Kreu Blog Faqe 1126

Kush po cakton temat për çka të bisedohet mes Kosovës dhe Serbisë 

0

Gani I. Mehmeti 

ME BASHKËBISEDUESIN, A SHKOHET NË DIALOG ME VIJA TË KUQE? 

Me vetë përcaktimin e vijave të kuqe nga Vuçiq para disa ditëve dhe Daçiq sot, del se dikush  është duke i përkrahur këta se në çka të nguilin këmbë që të mos pranojn dhe çka të kërkojnë, kur dihet mirë shkalla e jhegjemonizmit të serbëve ndaj tokave shqiptare. 

Më 13 janar 2023 shkruan REL: Vuçiq e ka informuar Cholletin për “vijat e kuqe” lidhur me Kosovën. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i tha këshilltarit të lartë të DASH-it, Derek Chollet, se për shtetin e tij çdo formë e njohjes formale apo joformale e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimi i saj në Kombet e Bashkuara paraqesin “vija të kuqe”.  

A do të thoë kjo se Serbia nuk do ta njohë Kosovën? Dhe, për deri sa Serbia nuk e njeh Kosovën, a mund të ketë normalizim të raporteve mes këtyre dy shteteve, kur Serbia pretwendon në ndarjen e Kosovës, që deri atëherë edhe nuk do ta njohë Kosovën. 

A ishte një provokim dhe një sfidim I Vuçiqit nda BE dhe ndaj vetë SHBA, kur këtë ia thotë në gojë Këshilltarit të lartë të DASH-it, Derek Chollet, në Beograd 12 janar 2022, ndërsa Chollet nuk reagon fare ndaj këtyre vijave të kuqe të Vuçiqit, dhe sërish, Vuçiqi konsiderohet si tepër konstruktiv në dialog nga emisarët e BE, Lajçak e Borell, tani edhe nga SHBA=të. 

Pas Vuçiqit, lajmërohet edhe Daçiq:  

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha në Bruksel se gjatë diskutimeve me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ua ka bërë të ditur se anëtarësimi i Kosovës në OKB është “vijë e kuqe” për Beogradin dhe se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe duhet të mos kontestohet. 

“Ata shprehën dëshirën që të mos merren më me konfliktet javore që ndodhin në Kosovë dhe Metohi, për të cilat sipas mendimit tonë Kurti është fajtor, por të arrihet një marrëveshje që do të ofronte garanci më të forta dhe do të siguronte paqen dhe stabilitetin. Në këtë kuptim, ata vlerësuan në mënyrë konstruktive angazhimin e presidentit Vuçiq dhe Serbisë”, tha Daçiq, raporton Tanjug. – shkruan BOTA SOT.  

Këtu nuk ka nevojë për koment. Deri sa Serbisë i lejohen VIJAT E KUQE, përse Kosova nuk paska të drejtë. Derisa, Serbia pengon Kosovën të jetë shtet, përse Kosova të ketë Asociacion të komunave me shumicë serbe, përse kjo nuk paska të drejtën e  sajë të vë VIJA TË KUQE? 

Dhe, nëse ndërmjetësuesit, bashkë me BE dhe SHBA, pranojnë kërkesat e papranueshme, aq më keq edhe VIJAT E KUQE të Serbisë, a ka kuptim dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ? 

SHBA dhe BE, zgjohuni nga amullia, kujdes në kërkesat e Serbisë në dëm të Kosovës, se po kthehet atje ku ka qenë, me ndihmën tuaj, në realizimin e qëllimeve të saja ndaj Kosovës.  

Urgjentisht duhet të kërkohet që Serbia ta largojë nga Kushtetuta e saj Kosovën. 

Më në fund, këto të dyja do të ishin VIJA TË KUQE të KOSOVËS ndaj Serbisë: 

  1. Heqja e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë si pjesë e saj, dhe 
  1. Mosformimi i ASOCIACIONIT të komunave me shumicë serbe. 

Apo, mos u shitën ndlrmjetësuesit e bisedimeve tek Serbia. Këtu ka diçka, se janë tepr të njëanshëm dhe të dëmsjhëm për Kosovën. 

Të vonuar dhe të dëmtuar!

0

Florim Zeqa

Përvjetori i 15-të i pavarësisë po e gjenë Kosovën të vonuar në procese integruese dhe të dëmtuar politikisht, të ndarë dhe përçarë si asnjëherë më parë! Sindroma e ndarjes në momentet kyqe historike, përveqse me humbje territoresh, na ka kushtuar edhe me shpopullim të trojeve enike shqiptare. 

Uniteti i viteve të ’90-ta, unitet biblik i shqiptarëve

Pa unitet asnjë popull gjatë historisë nuk ka mundur t’i arrijë objektivat strategjike kombëtare. Sa herë që kemi qenë unik gjatë historisë kemi dalë fitimtarë, dhe po aq herë që kemi qenë të ndarë dhe të përçarë kemi dalë humbës në tavolinat e bisedimeve!

Mirëpo, ky nuk është problemi i vetëm i shqiptarëve!

Parashtrimi i kërkesave minimaliste përballë ndërkombëtarëve, gjithnjë na i ka sjellë rezultatet margjinale apo minimale!

Pavarësia e Kosovës ishte kërkesë reale e kohës, por tejët minimale për aspiratat e një populli të pushtuar dhe coptuar në disa shtete! Mbase sikur të mos ishte vendosmëria e Ibrahim Rugovës në kërkesën e tij dhe lufta çlirimtare, pavarësia e Kosovës do të na mbetej vetëm një ëndërr e parealizuar siq ka mbetur bashkimi i trojeve etnike shqiptare.

Mungesa e unitetit tonë politik na është shpërfaqur në të gjitha takimet ndërkombëtare që nga Konferenca e Rambujesë e deri tek dialogu i Brukselit.

Në veçanti, në dialogun e Brukselit, Kosova gjithnjë ka qenë e ndarë dhe e përçarë. Opozita asnjëherë nuk e ka mbështetur pozitën në dialog, madje në raste të caktuara është kundërshtuar dhunshëm deri në flakvënje të institucioneve shtetërore!

Uniteti që na është dashur dje, na duhet sot, nesër dhe përgjithmonë për arritjen e objektivave strategjike kombëtare.

Të gjitha partitë politike duhet të vetëdijësohen, për ndaljen e përçarjeve dhe për krijimin e një uniteti ndërpartiak për të nxjerrur më të mirën e mundshme nga dialogu përfundimtar me Serbinë në Bruksel.

Asociacioni “Kalë Troje” i përçarjes së shqiptarëve

Të mos na bëhet Asociacioni “Kalë Troje” i përçarjes tonë, por të mobilizohemi në të dyja nivelet e qeverisjes (qendrore dhe lokale) për të parandaluar kompetencat ekzekutive të këtij asociacioni njëetnik, respektivisht në parandalimin e subjektivitetit politiko-juridik të kësaj krijese rrënuese për shtetin tonë, të votuar në Parlamentin e Kosovës në vitin 2013.

Subjektiviteti juridik i Asociacionit të Komunave Serbe e bën Republikën e Kosovës jo funksionale dhe me sovranitet të dyfisht.

Partitë politike duhet të unifikohen për sjelljen e “Planit Franko-Gjerman” në Kuvend për diskutim dhe jo vetëm, duhet të kërkohet shqyrtim dhe sqarim publik për opinionin e gjërë, ngase jo vetëm qytetarët, por as deputetët nuk e kanë të kjartë se çafrë përmban në esencë ky plan konfuz dhe me dualizëm të interpretimeve!

Duhet treguar të gjithë qytetarëve të vendit se plani franko-gjerman nuk e parasheh njohjen reciproke dhe as në qendër siq po e kërkon kryeministri ynë! Në fakt, plani franko-gjerman për synim e ka njohjen dhe pranimin e gjendjes faktike, me theks të veçantë realitetin e krijuar në veri me Asociacionin (Zajednicën).

Pranimi i gjendjes aktuale sipas planit franko-gjerman e nënkupton prezencën e Serbisë në Kosovë, por jo edhe të Kosovës në Luginën e Preshevës! Në këtë rast kemi humbje të sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial pa fituar asgjë në këmbim! Pra, sipas këtij plani Kosova përfundimisht do të mbetet pa Luginën, pa anëtarësim në BE dhe pa ulëse në OKB!

Kaq poshtë na ka rënë pazari politik!

Qofsha i gabuar në konstatimin tim analitik!

Pirro Prifti në zejen e parapëlqyer të servilizmit

2

Nga: Eshref Ymeri 

Në numrin e djeshëm (23 janar) të Portalit “Fjala e Lirë”, ishte botuar analiza e dr. Pirro Priftit, me titull “Pasojat e ekstremizmit”.

Dr. Pirro Prifti e ka të pamundur të heqë dorë nga zeja e servilizmit para agait të vet Rama, kalorësit të helenizmit. Sipas dr. Priftit, siç thuhet në analizën në fjalë, Shqipëria ka “pësuar një emigrim galopant prej 1.7 milionë njerëzish brënda 10 vjetëve të parë për shkak kryesisht të varfërisë, për shkak të të ardhurave të pakta…”.

Pra, dëmin më të rëndë për shpopullimin e vendit tonë e paskan sjellë vetëm ato 10 vitet e para të pluralizmit. Po si shpjegohet që dr. Pirros nuk i paska bërë fare përshtypje fakti që, pas vitit 2013, vendin e kanë braktisur 750 mijë bashkatdhetarë? E po nuk mund t’i bëjë përshtypje, se në shtator të vitit 2013 u bë kryeministër Rama, të cilit dr. Pirroja i serviloset me shtatin të përkulur deri në tokë dhe mëkatet e rënda të Ramës i vlerëson si virtyte në procesin  e shpopullimit tragjik të vendit tonë.

Po a e di dr. Pirroja që, në vitin 2011, kur kryeqeveritar nuk ishte agai i tij Rama, fshati Shishtavec, në Kukës,  kishte 3800 banorë, kurse tani kanë mbetur vetëm 67 pleq? Ata pleq të gjorë ankohen se kur t’u vijë vakti për t’u larguar për në atë botë, s’do të ketë njeri për t’i përcjellë për në banesën e fundit.

Mirë do të ishte që dr. Pirroja, si mjek që është, të mundohej të ngjitej deri në Shishtavec, për të vizituar ndokënd nga ata pleq, se mos është i sëmurë, se, sipas zërave që qarkullojnë gjithandej, mjekët dhe infermierët e Kukësit kanë “avulluar” drejt vendeve perëndimore gjatë viteve që agai i tij Rama është kryeministër. Se drejt atyre vendeve Rama i ka dërguar për një “teferiç të gjatë turistik”.

Është e çuditshme! Dr. Pirroja s’u bë që s’u bë dot vetvetja, s’hoqi që s’hoqi dot dorë nga zeja e servilizmit ndaj Ramës. E ka të pamundur, i shkreti, se zeja e servilizmit ka peshë të rëndë dhe nuk e lë kurrë të drejtojë kurrizin. Pikërisht si puna e agait të tij Rama, të cilit medalja e kalorësit të helenizmit, me të cilën patrikana e kishës ortodokse greke e dekoroi në Jeruzalem në dhjetor të vitit 2015, i varet në qafë si gur mulliri dhe e nxit orë e çast për kryerjen e detyrave që i ka vënë Athina. Prandaj edhe s’pati burrërinë t’i thoshte Micotaqisit:

“Ore kryeministri grek! Eja për vizitë në Tiranë, jo në Himarë, se Himara nuk është tokë greke!”.

Mirë që e priti në Himarë, po pse nuk u bë burrë dhe t’i thoshte me zë të lartë, që atje ta dëgjonin edhe  fëmijët e djepit:

“Ti, ore kryeministri grek, erdhe për vizitë këtu, ku nuk të takon të vish. Atëherë dil e më prit mua për vizitë atje ku më takon të vij, në trojet shqiptare të Çamërisë, që shtrihen deri në Artë e në Prevezë!”.

Lexuesi i nderuar mund të pyes:

“Po si nuk pati burrëri ky Rama për t’ia shtruar një kèrkesë të tillë Micotaqisit, në takimin që pati me të Himarë?”.

Po si mund të kishte burrëri për shtruarjen e një kërkese të tillë, kur dihet që medalja e kalorësit të helenizmit i pëshpërit në vesh orë e çast shprehjen në vijim:

“Kujdes!Vazhdo të kryesh detyrat tona dhe mos luajë nga vija!”.

Dhe, në zbatim të atyre detyrave, Rama ka menduar me kohë për krijimin rreth vetes të kopesë së servilëve të kallëpit të dr. Pirro Priftit, të cilët vetëm zvarriten para tij, se s’çohen dot më këmbë për shkak të mungesës së shtyllës kurrizore.

Xheksonvil, Florida

24 janar 2023

Kush është Dr.Pirro Prifti 

Pirro Prifti është me nënshtetësi shqiptare. Ka lindur në Tiranë në 1951. Ka titullin Profesor Doktor, mjek specialist Anestezis& Reanimator.

Ka punuar si mjek specialist ne QSUT. Është Pedagog dhe Dekan në Shkollën e Lartë të Infermjerisë Tiranë (sot FSHMT), pedagog i jashtëm në Fakultetin e Mjekësisë, pedagog i jashtëm në Albania University, dhe së fundmi pedagog UET dhe në UAMD.

Aktualisht është Pedagog dhe Dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore  në UET.

Ka 45 vjet përvojë, si mjek dhe si Specialist Anestezist-Reanimator.

Ka fituar titullin “Doktor i Shkencave” në 1996.

Ka fituar titullin “Profesor i Associuar” në 2001.

Ka fituar titullin “Profesor” në 2015. Ai fitoi gradë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës.

Është botuesi i disa teksteve shkollore mjekësore dhe shumë artikuj të shkencave mjekësore.

Në fillim të karrierës së tij si mjek ai ka punuar si Mjek dhe Shef i Qendrave Shëndetësore Zapod, Myc-Mamës Kukes nga viti 1974-1981.

Më vonë, si Specialist Anesteziolog & Resuscitator në QSU Tiranë nga viti 1981-1999.

Ka qene Dekan i Shkolles se Larte te Infermjerise Tirane (Sot Fakulteti i Shkencave teknike Mjekesore), nga viti 1999-2003.

Ka vazhduar si Pedagog i Universitetit `Aleksander Moisiu` nga viti 2009-2018 si Drejtues i Departamentit Mjeksi/Infermjeri.

Vazhdon si Pedagog dhe  Dekan i Fakultetit te Shkencave Mjekesore Teknike ne Universitetin Europian Tirane- UET.

Gjate vitee 1988 e deri ne vitet 2009  me ndërprerje te pakta, ka qene Pedagog i jashtëm ne Fakultetin e Mjekesise Tirane, dhe ne  Shkollen e Infermjerise Tirane

Ka qene Drejtor i Spitaleve ne Ministrine e Shendetesise nga viti 1997-1998.

Ka punuar në EMS (Shërbimi i Urgjencës Mjekësore) part tima në 1999, gjatë viteve të luftës në Kosovë dhe më gjerë. Ai ishte drejtori i Drejtorisë së Spitalit në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ka qënë Dekan i parë dhe pedagog i Universitetit të Shkollës së Lartë të Infermierisë në Universitetin e Tiranës (sot Fakulteti i Shkencave Teknike Mjekësore të Tiranës), më vonë si Shef i Departamentit të Departamentit të Shkencave Teknike Mjekësore në Universitetin Publik “Alexander Moisiu” Durrës .

Ka shkruar dhe botuar dhjetëra artikuj si një publicist mbi problemet e Arsimit të Lartë dhe Shëndetit, si dhe shumë botime në mediat serioze shqiptare.

Merr pjesë aktive në problemet e reformës së arsimit të lartë, veçanërisht në atë të Arsimit të Lartë Profesional Mjekësor.

Ekspertiza ime profesionale është mjekësore dhe saktësisht: Anestezia- Kujdesi Intensiv – Emergjencat Mjekësore- Farmakologjia Klinike.

Artikujt e botuar brenda dhe jashtë vendit ne revista shkencore-kërkimore përmblidhen rreth 40 artikuj shkencorë kerkimore në Mjekësi.


Librat e botuar Mjekësore   janë si më poshtë:

1.MONOGRAFIA me temë `Anestezia Mbajtese me Tiopental në  operacionet e ndryshme kirurgjikale`, viti  2000  Tiranë.

1.Teksti   `REANIMACIONI`  viti 2000 Tiranë

2.Teksti  `ANESTEZI – REANIMACIONI DHE NDIHMA E PARE`  viti 2002 Tiranë

3.Teksti    `TRAUMA`viti 2003 (i perpunuar me 2012), Tiranë

4.Teksti ‘FARMAKOLOGJIA KLINIKE’, 2010, Tiranë

5.Teksti ‘DERMATOLOGJIA’  2010, Tiranë

6.Teksti `PSIKOLOGJIA DHE DEONTOLOGJIA MJEKESORE` viti 2002 Tiranë.

7.Teksti `TERMINOLOGJIA MJEKESORE LATINE`viti 2003 Tiranë.

8.Teksti `MJEKSIA E URGJENCES` viti 2013, Tiranë

Libra si Udhëheqës Shkencor dhe si bashkeautor janë:

-Teksti `INFERMJERISTIKA E PERGJITHSHME` viti 2001 Tiranë

-Teksti `BIOLOGJIA MJEKESORE` viti 2003 Tiranë

-Teksti `SEMUNDJET INFEKTIVE`viti 2002 Tiranë

-Teksti `ANATOMIA NORMALE`viti 2001 Tiranë

-Teksti `FIZIOLOGJIA`viti 2002 Tiranë

-Teksti `MIKROBIOLOGJIA`viti 2003 Tiranë      

-Teksti  `GERIATRIA`, vitit 2005, Tiranë

-`PRAKTICUM`- Infermjeri e Përgjithshme-Praktika për-Mami për Programet Bachelor dhe Master`, viti 2017.

-Leksione si pedagog i jashtëm për Specialitetin e Anestezi-Reanimacionit nga viti 2000 e në vazhdim.


Botime te teksteve mesimore per Fakultetin e Mjekesise dhe per Infermjerinë  7 tekste mësimore rreth 3000 faqe, me referencat përkatese.

Hapje degesh te reja Profesionale me kurrikulat e programet perkatëse– të parat në Arsimin e Larte si: ‘Logopedi’, ‘Teknik Laboratori’, ‘Infemjeri e Përgjithshme’ dhe ‘Mami’ sipas kërkesave të Deklarates së Bolonjës.

Ç’do vit pas vitit 2000, ka  pjesmarje ne konferenca shkencore te Specialitetit Anestezi-Reanimacion dhe në Konferenca dhe Aktivitete të Shoqatave Mjekësore Kirurgjikale dhe të Traumës.

Ka botuar me dhjetra Artikuj kërkimorë shkencorë në revistat jashtë vendit dhe brënda vendit.

KArtikujt brënda vendit janë botuar në revistat Demografia, Medicus, Medicus I UET, etj.

Anëtar i Shoqatës se `Anestezi – Reanimacionit` të Shqipërisë  dhe të  Shoqatës së Dhimbjes.


Si autor librash publicistikeë dhe Artistikë janë si më poshtë:

–       Ka botuar Librin `Të Penduarit` – viti 1999.

–       Ka botuar volumin me Tregime `Buzeqeshje Hipokrite` viti 2007

–       Ka në botim e sipër volumin e Peste te Librit publicistike `Kombi Shqiptar Univers Historik dhe Fetar` që do botohet brënda vitit 2021,

–       Ka në botim e sipër një volum te dyte me tregime i cili do të botohet brenda vitit 2021.

–       Volume Publicistike me titullin `Kombi Shqiptar Univers Historik dhe Fetar`  në katër volume, botuar gjate viteteve 2013-2020.

Kryeministri Kurti mirëpriti Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Bjørnstad

0

Prishtinë, 24 janar 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjørnstad.Diskutuan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë dhe mundësitë për thellimin e tyre me theks të veçantë bashkëpunimin në sektorin e energjisë.

Forhåndsvisning av bildeKryeministri Kurti falënderoi Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Bjørnstad për mbështetjen e deritanishme të Norvegjisë për Republikën e Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm për zhvillimin dhe sigurinë e rajonit. Ndërkaq, e njoftoi për të arriturat dhe sukseset e Kosovës në vitin që lamë pas në fushën e sundimit të ligjit, për reformat e ndërmarra, progresin demokratik dhe ekonomik.

Forhåndsvisning av bildeNë këtë takim gjithashtu u diskutua për çështjet rajonale si dhe procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën për intensifikim të tij drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër.

Forhåndsvisning av bilde

“Pajtimi” mes krishtërimit dhe Niçes dhe filozofia e re e antiglobalizmit

0
Në foto: Filozofi gjerman Friedrich Nietzsche 

Mailinda Zeneli, Fier, Shqipëri

Në kohën e Niçes, autoriteti absolut i Krishtërimit uniformëzoi vlerat, moralin, të drejtat dhe liritë, ndërkohë që i vuri lakun në fyt individit, i grabiti deri edhe liritë më ekzistenciale, ndërhyri edhe në gjenezën e tij, duke marrë nën kontroll deri edhe instinktin njerëzor. E gjithë filozofia e Niçes ishte rebelim radikal në kërkim të shëndetit dhe ekuilibrit shoqëror. Misioni niçean i “Lirisë Individuale”, në 1870-1880, kur Krishtërimi ishte pushtet absolut, ishte mision ne avangard.

Në themel, Krishtërimi ka mision mbrojtjen e pjesës më të pambrojtur të njerëzimit, në mënyrë metaforike është “NE”, ndërsa misioni i Niçes është “UNË”. Dy misione ekstreme, në dukje dy vektorë pa asnje pikë takimi.

Në një paralelizëm më shprehës, “UNI” është instinkt, ndërsa “NE” është arsye. Instinkti (UNI) është ADN, ndërsa arsyeja (NE) është traditë, urtësi, përvojë stërgjyshore e konservuar, është moral normativ, bashkëjetesë komunitare.

Sot, një shekull e gjysmë pas Niçes, kur globalisht kemi humbur frikshëm deri edhe liritë më themelore, do duhet të pranojmë se e gjithë qënia jonë njerëzore duhet te vendoset ne një ekuilibër te dyzuar mes “UNI”-t dhe “Ne”. Që do të thotë se do duhet të “pajtojmë” Krishtërimin dhe Niçen, “UNI”-n tim me UNI-n e gjithësecilit prej “NESH”.

Nuk ka finalizim dhe qëndrueshmëri të Lirisë Individuale (UNI-t), pa bashkangjitur betejat individuale në beteja dhe interesa mbarë shoqërore të të gjithë “NEVE”.

Ideologët e tiranisë globaliste e dinë mirë, ndaj i bien fort “daulleve” për “liritë e skajshme të individit”.

“Kultura të cilën sot po e jetojmë është ‘kultura e narcisizmit’ në të cilën marrëdhënia me tjetrin reduktohet në përmbushje personale dhe larg një marrëdhënie të shëndoshë njeri-njeri. Ana e errët e individualizmit të skajshëm është qendërzimi në vetvete, gjë që i bën jetët tona të varfra deri edhe pa kuptim, shumë më pak të lidhura me shoqërinë. Në një shoqëri ku secili mbyllet në vetvete (izolohet), ku individët janë jo aktiv politikisht, qeveria e atij vendi s’ka se si te jetë tjetër përveç se despotike”- “Etika e Autenticitetit”, Charles Taylor.

“Synimi i çdo qeverisje tiranike është instalimi i izolimit. Kjo është aryeja pse ne këmbëngulim t’i përkasim komunitetit, sepse lidhja njerëzore është njëra ndër veprimet më të guximshme dhe rezistuese kundër shtypjes”- Hannah Arendt

Vjosë, nuk përshëndetet me “tre majet e gishtave…”?!

0
Afrim Musliu, Suedi
____
Vjosë, Selia e Shejtë është autoritare e despotiane që don respekt. Me shku në Vatikan me kërku njohje nga Vatikani e me kërku ndikimin e Papës për njohje nga Amerika Latine, e me i’a zgjatë Papës tre majet e gishtave të dorës, jo vetëm se është mungesë respekti ndaj Selisë së Shejtë dhe sjellje tejet jo-diplomatike, por është edhe nënçmim i rëndë ndaj Papatit.
Unë të kuptoj se për arsye të familjes wehabiste të Prindonit e për shumë arsye tjera të partneritetit politik që ke në vend nuk ke guxu me e puthë Unazën e Selisë së Shejtë, gjë që është traditë qindra vjeçare. Mirëpo, të paktën një përshëndetje më të ngrohtë me i’a ofru Papës, siç i ka hije një diplomati, do të kishte qenë ajo që kërkohet në vizita të tilla.
Po mundohesh me e emitu Presidentin Rugova, mirëpo nuk je ka din, oj vajzë. Nuk ke as këshilltarë që dinë me të mësu sjellje protokollare, sepse nuk ke mujtë me gjetë këshilltarë me kompetenca të duhura nga rrethi yt familjarë e në një grup të vogël rrebelësh politikë, me të cilët e ke mbushë presidencën.
Në terenin vendorë, kryeministri me nguti shkoi tek kryemyftiu Naim Tërnava po të njejtën ditë, sepse frikësohej se vizita e presidentes në Vatikan, do t’i hidhërojë e do ti çmendë votuesit e tyre të ekstremit islamik.

Dialog, dialog … dhe pyetja se kush është më e fuqishme në SHBA, serbofilia apo shqiptarofilia?

0
Ibrahim Kelmendi, Gjermani
____
Më tepër se mjafë, që shumë vite, po dhunohen qytetarët me tashmë fantazmën, apo telenovelën, e quajtu “dialog”.
Në fakt nuk është dialog, sepse janë pjesëmarrës më shumë se dy palë. Tjetra, nuk duhet të quhet dialog, meqë janë negociata mes shteteve, me ndërmjetësim ndërkombëtar.
Herë pas here, me takt kam shtjelluar faktin e hidhur se serbofilia në USA është shumë më e madhe dhe më e fuqishme se shqiptarofilia. Në kohët e reja serbofilia ka zanafillën nga konflikti i Jugosllavisë me Bashkimin Sovjetik, në vitin 1948. Kulmon me Traktat të miqësisë të vitit 1950, në mes të RSFJ-së dhe USA-vë, e firmosur në emër të Jugosllavisë nga Eduard Kardel. Pra, atëherë në USA që përvijuar një jugosllavofili, pothuajse e barbartë me izraelofilinë. Ndërsa në vitin 1990 ajo jugosllavofili amerikane u konvertua në serbofili, sepse Beogradi kishte rrol ekstra për trashëgiminë nga Serbia të favoreve që ka gëzuar Jugosllavija, pothuajse në gjithë botën. Kjo ka bërë që administrata shetërore amerikane të vazhdon të dominohet nga miqësia tashmë tradicionale Vashington Beograd.
Për t’a konsoliduar kontinuitetin e asaj miqësie janë angazhua sidomos ministrat e jashtëm amerikanë Henry Kissinger, James Baker dhe Lawrence Eagleburger. James Baker eskaloi në ato përmasa, sa të mban fjalim në miting në Beograd, me pjesëmarrje të gati të një milionë serbëve unitaristë, të cilët i trimëroi me përkrahjen amerikane për ta ruajt unitetin e Jugosllavisë, duke kërcënuar separatistët kroatë, sllovenë, shqiptarë. Ndërsa serbofili Lawrence Eagleburger poshtroi veten deri në atë nivel, sa të bëhet tregtar operativ për plasim të automobilit italiano-serb “Yugo” në USA. Nga ato kohë deri tani Serbia nuk duhet të ketë pas lobist e përkrahës më të madh politik, se Henry Kissinger, i mitizuar si buldozer në diplomacinë botërore…
Fatmirësisht, aksidentalisht, në Konferencën e mbajtur në Rambuje, që e kishte për bazë përcaktimin amerikan për viktimizimi të Kosovës, i bërë publik nga ambasadori Chistopher Hill në nëntor 1998, ndodhi mrekullia: ai komplot USA-Rusi-BE, u ndryshua për 180 shkallë! Meritorët kryesor UÇK, sepse kishte sfiduar forcat serbe, të cilave USA dhe aletatët e saj ua dhanë miratimin e heshtur që ta ngjasonin UÇK-në deri në fund të dimrit 1998/99. Por edhe Slobodan Millosheviq pat rrol të madh. Ai idiot, tashmë i dominuar nga deliri i madhështisë, refuzoi propozimin e USA-BE-Rusisë, i cili, i tëri e i bëri ishte pro Serbisë. Serbisë iu dha shansi i fundit në mesditën e 23 marsit 1999, kur i shkuan ta lutin serbofilët Hill (US), Petritsch (Petriç / BE) dhe Majorski (Rusi). Në atë takim edhe Majorski u ndi i poshtëruar nga Millosheviqi, prandaj duhet të ketë shpërthye: “Nga ky moment nuk e ke më mbrotjen politike e ushtarake të Rusisë” (siç ka rrëfye Ambasdorit Petritsch). Raportimi i asaj Tresheje në Vashington, Bruksel e Moskë qon të vendimmarrja për t’i bombardarduar objektet ushtarake e policore nga NATO – vetëm për të evituar katastrofën humanitare në Kosovë!
Dështi fati që Kosova të çlirohet nga forcat pushtuese të Serbisë, meqë Millosheviqi pranoi kapitullimin që u sanksionua në Marrëveshjen “teknike-ushtarake” të Kumanovës, më 9 qershor 1999.
Kryesisht për hir të rrethanave në terren dhe për shkak të destruktivitetit fashistoid të Beogradit, Aleanca Veriatlantike u përcaktua ta përkrah shpalljen e pavarësisë shtetërore të Kosovës, e cila ndodhi në ceremoninë solmene të Kuvendit të Kosovës, më 17 Shkurt 2008!
KTHESA E KEQE
Fatkeqësisht Shtetit të sapokrijuar i takoi sundimtar KM Hashim Thaçi, të cilin e kishte penetruar e afirmuar kryesisht DGSE-ja serbofile franceze (e cila ka më shumë kompetenca në Francë se CIA në USA). Në ndërkohë, duke analizuar komplotet që po ia bënte Shtetit të brisht të Kosovës, fillova të dyshoi se ai, pos që kishte qenë marionetë e DGSE-së, ishte kuisling edhe i Beogradit. Mënyra e qeverisjes se tij u dha shansin serbofilëve dhe pacifistëve në Perëndim, ta përvijojnë përherë e më shumë një politik favorizuese për Serbinë, duke u bërë piçman pse kishin bombarduar Serbinë dhe pse e kishin përkrah Kosovën për të shpall pavarësi shtetërore. Atij procesi duhet shtuar fati i keq që pati Kosova dhe Bota – zgjedhja e marionetës ruse, Trump, për president i USA-ve. Ajo administratë kulmoi me nënshkrim të “letër-gatishmërive” që firmosi Kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiq, në Shtëpinë e bardhë, në prani të Presidentit famëkeq amerikan Trump, në shator 2020.
Megjithatë, “minishengeni” i firmosur në Shtëpi të bardhë ishte një shans i volitshëm për Kosovën dhe Serbinë për t’i minimizuar anomizitetet shoviniste dhe angazhimet diversioniste e subresioniste të Serbisë ndaj Kosovës.
Fatkeqësisht KM Kurti, duke simuluar sovranistin popullist, injoroi atë “marrëveshje” që kishte firmos KM Hoti në Prani të Presidentit amerikan, duke menduar se Presidenti Biden do bënë kthesë 180 shkallëshe në politikën amerikane ndaj Kosove. Delirantizmi i madhështisë pamundësoi KM Kurti të kuptonte se nuk ishin serioze prononcimet e Adeministratës Biden (ndoshta edhe e vet Presidentit Biden), se njohin dhe i përmabahen “marrëveshjes” se shtatorit 2020. Përkundrazi, me arrogancë idiotike, disa herë, jo vetëm që refuzoi për t’u përfshi në “minishengen”, gjegjësit në “open balkans”-in pasues, por edhe fye edhe Administratën e USA-ve që përkrahte “open balkans”.
Pasuan edhe aventurat pseudosovraniste të quajtura “targat”, vetëm se përshkoi gabimisht që ato aventura do t’i sjellnin shumë vota në zgjedhjet lokale, meqë shumë shpejt e kishte komprometuar autoritetin e tij që ia dhanë votat e shkurtit 2021. Qytetarët e ndëshkuan duke ia përgjysmuar votat në zgjedhjet lokale.
Qysh atëherë KM Kurti duket se e ka humbur ekuilibrin e racionalitetit dhe pragmatizmit, për të kuptuar se Kosova po ndërron vendin me Serbi për fajësi, në perceptimin e Brukselit dhe Vashingtonit.
Tashmë kemi arritur në pikë kritike kur Brukseli dhe Vashingtoni as nuk po taktizojnë më, siç ndodh në diplomaci oprative, por me arrogancë po urdhërojnë KM Kurti: “O prano, o ik nga politika!”
HILLARY CLINTON – PËRFAQËSUESE E PËRSHTATSHME E KOSOVËS NË NEGOCIATA ME SERBINË
Qysh kur Hill u rikthye ambasador në Beograd më zuri firika se USA do ndryshoi radikalisht qasjen politika ndaj Kosovës.
Për mos me i ra trup nga Kina, alarmimi që më përfshiu më shtyri t’i përcjell propozim-lutje KM Kurti, përmes dy bashkëpunëtorëve të tij të afërt: në këtë situatë është taktikë pragmatike ta përvetëson Zonjen Hillary Clinton dhe avokatin shqiptaro-amerikan Ilir (Ahmet) Zherka si përfaqësues të tij në negociata me Serbinë. Ilirin sepse ka qenë kuadër në shtabet zgjedhore qëndrore të Bill Clintonit dhe Hillary Clintonit, prandaj do të ishte ndërlidhje praktike për komunikim, se si do të duhej Zonja Clinton ta përfaqësonte KM Kurti gjatë negociatave. Sigursht, niveli i honorarit për Zonjen Clinton do të duhej të ishte më i lartë se sa e paguan Serbia mercenarin Tony Blair.
Meqë as nuk më kanë falënderuar (po vetëkuptohet privatisht), e bëra kësaj radhe publike këtë propozim-lutje, sepse shumë tifozë kurtianë po hanë mjaltë, më shumë se mjaftë, pse nuk e kam kritikuar KM Thaçi kur i bënte komplotet, ndërsa tifozët thaçistë ma shurdhojnë edhe b…, pse nuk e kam këshilluar Thaçin atëherë.
KM Kurti dhe tifozët e tij destruktivë duke se nuk janë fare të vetëdijshëm për hatan që mund të na ndodh: Presidenti amerikan të urdhëron tërheqjen e ushtrisë amerikane nga Kosova, siç ndodhi me Avganistanin fatkeq, i cili u katandis në barbari mesjetare, fashistoide, muhamedane…

Në Shqipëri dielli shndërrohet në errësirë ​​dhe hëna në gjak

0

Nga Aurel Dasareti

Shqipëria është një vend i vogël në buzë të botës. “Drejtohet” (është kapur tërësisht) nga një mafioz pervers cullak qesharak, i cili në raport me të huajt ka një ekspozitë kompleksesh inferioriteti deri në tallje dhe përbuzje.  

*** 

Porta e dashurisë mes krye-kuislingut shqipfolës Rama dhe terroristit serb Vuçiç ishte e lehtë për t’u hapur, dhe tashmë e vështirë për t’u mbyllur. Dhe nuk është dashuria e tyre për njëri-tjetrin ajo që është e verbër, por xhelozia. Dashuria e pazakontë (e çuditshme) mes tyre nisi me një manovër rrethimi dhe do të përfundojë si një betejë për pozicione në të cilat Rama do të humbasë. 

Projekti për shpërbërjen e kombit shqiptar është në fazën kritike. I gjithë ky aparat banditësh, e gjithë përbërja e regjimit aktual në shtetin vasal Shqipëri, duhet të përmbyset, të zhduket përgjithmonë. Askush (nga të huajt) nuk do të na japë liri, kështu që ne vetë duhet fituar atë, mbrojtur dhe ruajtur. 

Aty ku mbaron ligji, fillon tirania. Tirania është një formë qeverisjeje ku një person, tirani, në thelb ka të gjithë pushtetin dhe mund të sundojë si të dojë (në mënyrë arbitrare), pa asnjë bazë ligjore apo kufizime të tjera, dhe shpeshherë në mënyrë të dhunshme. 

Shqipëria nën sundimin e tiranit, përndryshe Kalorësit të Ortodoksisë Greke, është në proces të shkoj në shtrat me djallin. Ai është më çetnik se serbët. Vetëm ndonjë idiot mund të mendoj se është i përshtatshëm për të mbrojtur interesat e shqiptarëve. Ka qenë, është dhe mbetet një shkatërrues i Kombit Shqiptar dhe një djall i dobishëm për punëdhënësit e tij të fuqishëm! Dhe, njerëzit shpirtrob, apo ata që nuk e shikojnë rrezikun, janë ulur dhe e kanë lënë që kjo të ndodhë, si lopët në rrugën e tyre për në thertore.  

Një diktator i korruptuar, që duhet të dënohet me burgim të përjetshëm për Tradhti ndaj Vendit, që vetëm e vjedhë dhe shpopullon Shqipërinë, dëshiron të përfshihet në gjithçka që ndodh rreth tij. Një kryeministër joligjor, bandit që shkakton varfërinë, me qëllimin djallëzor që rinia të humbë shpresën dhe të braktisë atdheun; për të boshatisur Vendin që do të kolonizohet dhe trashëgohet nga të huajt e të gjithë rruzullit tokësor. Mendimi i tij është i domosdoshëm për të gjitha çështjet e rëndësishme dhe jo thelbësore dhe fiksimi i tij me kontrollin arrin një nivel kaq ekstrem sa do të ishte më i lumtur nëse do të mund të përcaktonte çdo lëvizje dhe reagim të njerëzve që e rrethojnë. Bota e tij shembet plotësisht kur kupton se nuk mund të ndikoj në diçka dhe zhgënjimi për shkak të njohurive të sipërpërmendura shfaqet përmes histerisë në të gjitha format e mundshme. 

Për të gjithë tiranët ka një justifikim: nuk është faji i tyre se rrethina është frikacake. 

Shqipëria nuk është më një shtet që shkonte drejtë mirëqenies. Kuislingu po gllabëron popullin e saj. Shteti i mirëqenies është një ndërtesë e brishtë, gati për t’u shembur tërësisht. Ne duhet ta mbrojmë atë kundër regjimit kriminal. Shqipëria është para vdekjes, shpëtojeni!  

*** 

“Analistët” dhe kuislingët e opozitës (grupime analfabetësh) që janë vënë në shërbim të pushtuesit (tradhtarët me damkë), për të ardhur në pushtet favorizojnë Serbinë për copëtimin e Kosovës. Me propagandën e tyre pallin si në korin e gomarëve kinse minoriteti i privilegjuar serb në Kosovë (2% e banorëve, ardhacakët, të përkëdhelurit e BE-së), që faktikisht i kanë të drejtat e pakufizuara – na qenkan viktimë, ndërsa viktima e vërtetë (shqiptarët etnik, përbëjnë 97% të banorëve), që janë masakruar nga barbarët serbo-çetnik me qindra herë në këto 100 vitet e fundit – na qenkan xhelatë.  

Këta “analistët” dhe “politikanë” përçarës që duhet të jenë pas hekurave (për akte korrupsioni dhe tradhtie) kryejnë haptazi veprimtari armiqësore edhe në forma spiunazhi kundër popullit të vetë duke bashkëpunuar me armiqtë pushtues nazistë-terroristë për shfarosjen e Kombit Shqiptar. Dalëngadalë vdes ai që bëhet skllav i sjelljes së tij shkatërruese, ai që çdo ditë endet brenda të njëjtave gjurma. 

Veproni në një front të përbashkët kundër së keqes. “Ndërmjetësuesit” dhe “lehtësuesit” ndërkombëtar, përndryshe ledhatuesit dhe përkëdhelësit e Serbisë pan-sllaviste naziste terroriste, duke luajtur dhe duke bërë kërdi me të vërtetën, marrin anën e gjakatarëve pushtues duke kërkuar në “dialog” asociacion – faktikisht një republikë serbe në mes të Kosovës. Kjo rrezikon qenien tonë kombëtare, sepse kërkojnë lëshime të pashtershme nga viktimat shqiptare të Dardanisë ilire-pellazge. Kur flasin paratë, e vërteta është e heshtur.  

Ata janë kalimtarë të rastësishëm në histori, vdekatarë të zakonshëm, ndërkaq, Atdheu mbetet i përjetshëm. Patjetër të mbrohet, së bashku.  

BE-ja demokritike akoma nuk donë ta kuptoj se: Në të “vërtetën” e serbëve ka material shpërthyes rus! 

Djalli Hashim Thaçi dhe mumia Isa Mustafa, e nënshkruan asociacionin (bashkimin e botës serbe – një Serbi në midis të Kosovës) sepse janë kriminelë, të korruptuar dhe shantazhuar, kuisling, mercenarë, tradhtarë, në shërbim të armikut-pushtuesit barbar. 

A  mendoni se është mirë t`i  respektojmë ata tradhtarë (analfabetë të vetëshpallur politikanë e qeveritarë) të Kosovës, tashmë në opozitë ndaj LV (Lëvizja Vetëvendosje), që në bashkëveprim me armikun e egër, duke shkelur mbi gjakun e të masakruarve gjatë vitit 1998/99, para disa viteve, në Kuvend, votuan pro Serbisë. Miratuan copëtimin e Kosovës, të maskuar si “asociacion”?! Bajgat kanë kryer veprën penale më të rëndë: Tradhti ndaj Vendit. 

Të gjitha llojet e asociacioneve (serbe) janë vdekjeprurëse për Kosovën. Duhet refuzuar. Asociacioni pa kompetenca ekzekutive, apo me kompetenca ekzekutive,  faktikisht është i njëjtë. Është vetëm çështje kohore, kur gradualisht (në një proces gradual), ai pa kompetenca do bëhet me kompetenca. 

Nëse duhet t’i përmbahemi terminologjisë ushtarake, kundërshtari që beson se ka pushtuar një pozicion të rëndësishëm në luftën kundër palës rivale, nuk është i interesuar të bëjë kompromis por e përdor këtë pozicion si pikënisje për të pushtuar një pozicion të ri. 

*** 

Krimi është një shprehje që përdoret për veprime që janë objekt i dënimit. 

Kriminal– është një parashtesë që përdoret për diçka që lidhet me veprat penale dhe shkelësit e ligjit. Një vepër kriminale është shkelje ligjore e një dispozite që i nënshtrohet kanosjes së dënimit. 

Kriminel është njësoj si krimi, dikush që shkel ligjin (ai që kryen ose ka kryer një krim), ai që bie nën ligjin penal. 

E nënshkruan dhe miratuan “zajednicën” për të shpëtuar prapanicën. A janë kriminelë mercenarët që me të katër këmbët kanë Shkelur Kushtetutën e Vendit – duke rrezikuar jetën e juaj? 

*** 

Koha është e errët si rreth nesh ashtu edhe brenda nesh. Megjithatë, drita gjithmonë do të fitojë mbi errësirën dhe shpresa largon dëshpërimin dhe dekurajimin. 

Çdo akt i madh politik përbëhet nga thëniet e gjërave drejt dhe fillon me të. Çdo imtësi politike përbëhet nga fshehjet dhe errësimin e gjërave. 

Synimi i përkthyer në veprim është çelësi i suksesit. Dhe, jeta merr kuptim vetëm përmes veprimit. Por fakti që një veprim është dashamirës në asnjë mënyrë nuk do të thotë se diçka e mirë do të vijë prej tij, nëse nuk është projektuar siç duhet. 

Si mund ta dijë dikush se cili është mendimi pas asaj që thoni, nëse nuk është i dukshëm? Prandaj, për të ditur se çfarë nënkuptojnë njerëzit në të vërtetë, duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje asaj që bëjnë sesa asaj që thonë. 

Kohët e vështira kërkojnë prioritete. 

Tragjedia jonë kombëtare është se edhe kur vendi dhe kombi kërcënohen me jetë nga armiku i përjetshëm, ata ndahen edhe më shumë në vend që të forcojnë unitetin. Shqiptarët sillen si fëmijë, ndërsa pushtuesit pan-sllavist dhe grek si të rritur. Të gjithë fëmijët humbasin, ky është thelbi i fëmijërisë, që ju humbni të gjitha duelet me të rriturit. 

Bëni detyrën tuaj atdhetare, patriotike, nëse jo për ju atëherë për hir të fëmijëve të juaj, pasardhësve. Armikun e shpellave e keni në prag të derës, dhe ai ndihmohet nga sivëllai egër. Bashkohuni menjëherë. Fituesit nuk presin derisa të kenë mundësinë – ata e krijojnë atë. Nëse humbisni, duroni, thjesht mos harroni qëllimin tuaj, le të jetë vullneti juaj prej çeliku – provoni përsëri! Është e shëndetshme të jesh skeptik, por marrëzi të jesh aq skeptik sa të humbasësh mundësitë e arta. 

Asgjë nuk është më e dëmshme për një njeri sesa mungesa e rezistencës ndaj të keqes. Domosdoshmërish të konsolidojmë radhët tona. 

Çmontimi i kësaj fatkeqësie kombëtare është obligim i çdo atdhetari. 

Shpresat, planet dhe iluzionet janë elementë rinovues të jetës. Ata janë e kuqja e mëngjesit, shkëlqimi i të cilëve magjeps vazhdimisht. 

PS: Disa njerëz e bëjnë botën të veçantë vetëm duke qenë në të! 

________

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

Veprimtaria bamirëse kulturore dhe atdhetare e shoqatës “Sali Çekaj” në Zvicër

0

    

Përgatitur nga  Abas Fejzullahi 

Në shenjë nderimi dhe përkujtimi të merituar, të dy figurave me rëndësi historike  për Kosovën në veçanti dhe shqiptarin  në përgjithësi nga ana e kurbetçarëve në Zvicër,  për veprimtarinë e tyre atdhetare kushtuar lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, me rastin e 17 vjetorit të kalimit në përjetësi të kryetarit të parë dhe historik  të Kosovës  dr. Ibrahim Rugova (1945-12-02 – 2006-01-21) dhe rënies heroike të heroit kombëtar Salih Çekaj në betejen e Kosharës ( 1956 -06-22  –  1999-04-10)  SHBK”SALIH ÇEKAJ” në Zvicër , në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Kosovës  në Zofingen të Zvicrës, hapen ekspozitën lëvizëse më 2023-01-21 dhe 22  me titull: “ Veprimtaria  atdhetare  e heroit të kombit Salih Çekaj “përgatitur nga bashkautorët  Ma. Besnik Rraci dhe  Dr. Skënder Krasniqi.   

Folësi për paraqitjen dhe drejtimin e programit organizativ me rastin e hapjes së ekspozitës. Z. Qamil Çekaj, në orën 11:00 bëri njoftimin për përmbajtjen e programit për të pranishmit dhe i përshëndeti përzemërsisht  për pjesëmarrjen e tyre, tue i njoftuar edhe me organizatorët e këtij organizimi, tue ua dhënë fjalën me rradhë sipas programit organizatorëve lidhur me këtë organizim  kulturor.

 

Forhåndsvisning av bilde

Z.Saim Tahiraj, kryetar i SHBK ”Salih Çekaj” në Zvicër, përshëndeti e falënderoi pjesëmarrësitnë fjalën e rastit në vijim kushtuar këtij organizimi kulturor me rndësi të veçantë. 

 

“ E nderuara familje Çeku!   

Të nderuar bashkautor të Ksaj Ekspozit, Zotrinjë Sadik Kradniqi dhe Besnik Rraci. Të nderuar të prsnishëm!  

Jam shum i nderuar që në emër të kryesisë së SHBK ” SALIH ÇEKAJ” në Zvicër të ju përshëndes dhe të ju falëmnderoj për pjesmarrje. Përshëndetje për shoqatën “Nëna Terezë” dhe nëndegët të LDK-së: Ollten, Burgdorf, Wolen-Bremgarten, Wilisau,Zûrich dhe Zofingen. Këto nëndegë i falëmnderij për kontributin finaciar në realizimin e kësaj Ekspozite! Shumë autorë librash, qofshin ata shkrimtar apo historian, shkruan për LDK-n dhe Presidentin Rugova si prietare e proqesëve politike nga vitet e 90-ta, dhe pothuajse pjesa dërmuese e tyre e paraqesin LDK-në si një lëvizje paqsore dhe presidentin Rugova si Gandin e Ballkanit.

Të gjithë këta studiues dhe hulumtues u moren vetëm me njerën anë të medaljes, ate të rrezistencës paqësore, ndërsa shumë pak prej tyre për mos me thënë asnjë,u moren me anën tjetër të medaljes. atë të rrezistencës së armatosur. Rrezistenca e armatosur ishte po aq e rëndësishme sa edhe rrezistenca paqsore, dhe asnjëra nuk mundë të qendroj ndaras nga tjetra sepse i takojnë dhe përbëjn të njejten medalje. Kjo ishte filizofia politik komplete e LDK-së dhe presidentit Rugova, kombinimi i rrezistencë paqsore me atë të armatosur.  

E Kush më mirë se heroi ynë kombëtar Salih Çekaj personifikon këtë lëvizje politike? Aji me veprimtarin e tij shumdimensionale zbatoj në përpikmëri at filozofi politike dhe është demanti më i mirë ndaj propagandes LPK-iste se LDK dhe Presidenti Rugova ishin kundër luftës. Salih Çekun e kemi; si jurist të zotin, si politikan dhe veprimtar të fuqishëm në LDK, si komandan të njesitit gueril të Deçanit dhe kordinator me njesitet tjera guerile, si kordinator në mes poitikes dhe gueriles,me trurin e asaj lëvizje politike prof. Aganin dhe së fundi komandant dhe bashkideator i luftës së hapur në Kosovë.   

Me këtë Ekspozit, autoret Krasniqi dhe Rraci në mënyrën më autentike dhe profesionale e parsqesin sakt dhe fuqishëm figuren e heroit Salih Çekaj në kėto përmasa. Përmes figurës së Salih Çekut në mënyrën prefekte paraqesin anėn tjetër të medaljes, ate të rrezistencës së armatosur duke ja dhuruar vizitorëve medaljen komplete. Kjo bëhet për herë të parë nga një institucion prestigjioz shtetëror Muzeu Kombėtar i Kosovës dhe meritën kryesore për këte e kan bashkautoret e kësaj Ekspozite z.Besnik Rraci dhe z.Sadik Krasniçi. Në emër të SHBK” SALIH ÇEKAJ” në Zvicër ju përgëzoj për punën tuaj serioze, të përkushtuar dhe shumë profesionale. Ju falëmnderoj për bashkounimin e sinqert dhe korrekt me shoqaten ton. Ju uroj edhe shumë suksese tjera ”  

 

Forhåndsvisning av bilde

Nga e majta në të djathtë folësi dhe drejtuesi i programit Z. Qamil  Çekaj,  Z.Saim. Z. Saim Tahiraj, kryetar i SHBK”Salih Çekaj” në Zvicër,  Dr. Skënder Krasniqi & Ma.Besnik Rraci, përfaqësues të Muzeut Kombëtar të Kosovës  dhe bashkautor të ekspozitës dhe librit katalog monografik me rreth 300 fotografi kushtuar jetës dhe veprës së heroit kombëtar Slih  Çekaj. 

 

Dr. Skënder Krasniqi, përshëndeti dhe falënderoi pjesmarrësit e pranishëm, SHBK “Salih Çekaj“ në Zvicër dhe kryetarin e saj Z. Saim Tahiraj në veçanti për përpjekjet  dhe bashkëpunimin e tij në vazhdimsi për ndihmesën materiale të projekteve të drejtimit të historisë të Muzeut Kombëtar të Kosovës për figuratë më me rëndësi historike të rrjedhave dhe ngjarjeve të Kosovës nënë drejtimin e kryetarit të parë dhe historik të Kosovës  Dr. Ibrahim Rugovës dhe bashkëpunëtorit të tij të ngushtë si në drejtimin politik dhe në veçanti të atij ushtarak  të heroit të kombit Salih Çekaj  që sot keni rastin për të parë ekspoziten e titulluar : „ VEPRIMTARIA ATDHETARE E HEROIT TË KOMBIT SALIH ÇEKAJ „  me  rreth 300 fotografi, dokumente e dëshmi tjera përcjellëse nga shtypi dhe arkivi historik. që paraqesin jetën dhe veprimtarin e heroit në kohë dhe hapësirë, si intelektual, jurist, politikan, veprimtar dhe në veçanti si ushtarak e strateg i luftës guerile i njohur edhe me emrin “ VETERANI“ për bashkëpunëtorët e tij dhe bashkëluftëtarët.   

Pa ndihmen materiale të kurbetçarëve e në veçanti të SHBK „Salih Çekaj“ në Zvicër, ky projekt s’kishte me u jetësuar, andaj edhe u jemi mirënjohës dhe u falënderojm përzemërsisht në emrin Muzeut Kombëtarë të Kosovës.   

Forhåndsvisning av bilde

Valon Islamaj  Këndon para pjesëmarrësve këngën kushtuar heroit Salih Çekaj 
 

Pamje gjatë përcjelljes së këngës kushtuar Heroit të kombit Salih Çekaj nga Valon Islamaj 

 

Një foto e përbashkët nga disa pjesëmarrës  pas përfundimit të programit  që bashkëbisedonin 

 

Forhåndsvisning av bilde

Më datën 21 nistor (janar) 2023 SHBK ”Salih Çekaj” në Zvicër në Klubin “Dardania” Bleiche Areal nr.16  4800 Zofingen në Zvicër,SHBK” Salih Çekaj” në Zvicër ka bërë organizimin kulturore në bashkëpunim me Muzeun Kombëtarë të Kosovës, që në ora 11:00, me hapjen e ekspozitës lëvizëse me titull: ”Veprimtaria Atdhetare e Heroit Sali Çekaj ” e të njejtin titull e mban edhe libri jetëshkrimor nga bashkautorët: Ma.Besnik Rraci dhe Dr.Sadik Krasniqi. Botues: Muzeu Kombëtar i Kosovës. Prishtinë,  2022   

Me rastin e këtij organizimi kulturor në mërgatë,  mu dha mundësia të bëjë një vështrim vlerësues  të shkurtër për librin në emrin e Shoqatës: BISHZ (Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë  në Zvicër).  

VLERËSIM PËR LIBRIN 

“Veprimtaria  Atdhetare  e Heroit Salih Çekaj”  

Bashkautorë: Ma.Besnik Rraci  &  Dr.Sadik Krasniqi 

Libri jetëshkrimor kushtuar heroit kombëtar Salih Çekaj, është punuar me përkushtim e profesionalizëm nga bashkautorët: Ma.Besnik Rraci  &  Dr.Sadik Krasniqi  në 156 faqe. 

Fillon me parathënien e mbarshtruar rrjedhshëm, shtjelluar e përpunuar me kujdes dhe përmbledhur në dymbëdhjetë kapituj, plotësuar me rreth 300 fotografi, si dëshmi për veprimtarinë atdhetare të heroit kombëtar Salih Çekaj. 

 S’thuhet kot mes tjerash se: “…një fotografi flet më shumë se 1000 fjalë ” ku s’bashku me dokumentet arkivore, shtypin e kohës, xhirimet filmike, bashkëbisedimet me familjarët, bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët si dhe hulumtimet e bëra në kohë dhe hapësirë nga bashkautorët e librit, paraqesin jetëshkrimin në mënyrë të rrjedhshëm të heroit Salih Çekaj tue përfshi histrorikun e trungut familjar, e në veçanti jetëshkrimin në të gjitha periudhat jetësore të herot që nga lindja me 1956-06-22 deri në rënien heroike gjatë luftimeve në Kosharë, më 1999-04-19 për lirinë dhe pavarësin e Kosovës. 

Megjithate, veprimtaria atdhetare, intelektuale dhe profesionale në hollësi e thellësi e heroit të kombit Salih Çekaj, është një gurrë e pa shterrshme për të hulumtuar të dhëna e dëshmi shtesë për studiuesit e ri, libri i bashkautorëve në fjalë do jetë bazë shumë e mirë për punënën e tyre hulumtuese kërkimore dhe shkencore në këtë drejtim.          

Fillimi i librit me thënien:“Ne nuk kemi pushkë për shqiptarët, atë e drejtojmë vetëm ndaj armiqëve të kombit” … 

Kjo thënie është shumë domethënëse për veprimtarinë atdhetare të Salih Çekajt, pasi që plotësisht përputhet me jetën dhe veprën e tij atdhetare. 

Nëse me kujdes shtjellohet dhe përpunohet kjo thënie, mund të shkruhen disa vëllime librash, për të pasqyruar të vërtetën me të dhëna e dëshmi, të cilat në kohë dhe hapësirë janë fshehur e tjetersuar me qëllime të caktuar nga pushtuesi shekullor dhe bashkëpunëtorët e tij në kohë dhe hapësirë.  

Studiuesit e ndërgjegjshëm e të përgjegjshëm bazuar në këtë thënie mund të nisin hulumtimin dhe përpunimin e materialeve me të dhëna e dëshmi në mënyrë profesionale e shkencore që do të ndriçoheshin shumë ngjarje me rëndësi ende të pa ndriçuara apo edhe të penguara për t’u ndriquar nga ata të cilët janë shërbyer me veprimet e tyre të territ e tmerrit, me prita e ndërskamca, shpifje dhe trillime si nga ana e pushtuesëve e për fatin e keq të kombit edhe nga bahkëpunëtorët, lakmiçrë e karrjerist vendor në kohë dhe hapësirë, ku ka çfarë të hulumtohet, studiohet dhe të shkruhet Historia me të dhëna e dëshmi për të vërtetën dhe për brezin e ri…!     

Nëse libri: ”Veprimtaria Atdhetare e Heroit Sali Çekaj ” nga bashkautorët: Ma.Besnik Rraci  &  Dr.Sadik Krasniqi,  lexohet  nga lexuesit me mendje në sy e shohin vetëm pamjen e jashtme , kurse ata që e lexojnë me sy në mendje e shohin realitetin. 

Ma.Besnik Rraci  &  Dr.Sadik Krasniqi me librin: ”Veprimtaria Atdhetare e Heroit Sali Çekaj” e cila është me rëndësi të veçantë sa dokumentare dhe historike është edhe një dhuratë me vlerë për trashëgimin kulturore kombëtare për Muzeun dhe Bibleotekën kombëtare të Kosovës në veçanti dhe për lexuesit në përgjithësi. Autorëve ju përket një falënderim për këtë dhuratë të çmuar dhe Ju, prift e mbara e shëndeti në krijimtarin e tyre letrare  dhe shkencore.  

Abas  Fejzullahu, kryetar i BISHZ      2023-01-21     Zofingen – Zvicër 

Forhåndsvisning av bilde

Nga e djathta në të majtë i dyti në rradhë Magjistër Besnik Rraci përmbylli fjalimin e tij nga programi organizativ  me fjalën e tij në vijim:  

“ Fjala e mbajtur e Ma. Besnik Rraci  përfaqësues i Muzeut Kombëtar të Kosovës me rastin e hapjes së Ekspozitës  në Zofingen të Zvicërs , me rastin e hapjes së Ekspozitës më 2023-01-21 kushtuar Heroit të Kombit  Salih Çekaj. 

“Të nderuar zonja dhe zotërinj, e nderuara dhe shumë e respektuara, familja Çekaj, i nderuari kryetar i shoqatës  “Salih Çekaj” dhe bashkëluftëtar i heroit  Salih Çekaj z. Saim Tahiraj. Të nderuar përfaqësues të Ministrisë së Mbrojjtjes së Kosovës, përfaqësues  të brigadës 138, “Agim Raamadani”, të nderuar përfaqësues dhe anëtarë të shoqatës “Salih Çekaj” në Zvicër  dhe Gjermani, të nderuar përfaqësues nga jeta politike , publike dhe kulturore. Të nderuar pjesëmarrës, të nderuar zonja dhe  zotrinj. 

Më lejoni që së pari të elaboroj shkurtimisht ecurinë e këtij projekti në përgjithësi, në cilësinë e bashkautorit  të ekspozitës me titull:” Veprimtaria  Atdhetare e Heroit  të Kombit Salih Çekaj”, me bashkautorë: PhD. Besnik Rraci dhe dr. Sadik Krasniqi. 

Muzeu Kombëtar i Kosovës, përkatësisht  Sektori i Historisë, në vazhdën e aktiviteteve  projektuese, trajton figurat të rëndësishme historike  në aspektin historiko-muzeor, të cilët në faza  të ndryshme kanë dhënë kontributin dhe kanë lënë gjurmë të pashlyeshme  në shërbim të çështjes  kombëtare në përgjithësi, dhe çlirimit të Kosovës në veçanti. Në këtë kuadër , para disa viteve kemi vlerësuar dhe kemi planifikuar që t’a prpmovojmë në dimensionin ekspozicional dhe muzeor , figuren emadhe  të historisë më të re  të Kosovës  Heroin e Kombit , Salih Çekaj.  Në këtë kontekst,  me iniciativën  e shoqatave  humanitare simotra , Salih Çekaj” me seli në Zvicër  dhe Gjermani, të cilat e kanë financuar këtë projekt. Ndërkaq Muzeu Kombëtar i Kosovës , përkatësisht  Sektori i Historisë, dhe ne si bashkautorë në pikëpamje  profesionale, kemi realizuar projektin në fjalë. 

Në vlerësimin tonë si bashkautorë, kemi praparë që projekti t’ i ket ë tri faza të realizimit të tij,  fazës së parë i ka paraprirë hulumtime  të materialeve  në  teren,si: hulumtime në Kosovë dhe jashtë vendit , në Shqipëri, Gjermani, Zvicër,etj. dhe kështu duke na mundësuar të kemi një fond  me koleksione të pasura muzeore që pasqyrojnë në mënyrë fakto-grafike veprimtarinë atdhetare  të heroit të kombit “Salih Çekaj” dhe periudhës së tij. 

Mbi këtë bazë është realizuat ekspozita statike me tirill: “Veprimtaria Atdhetare e Heroit  të Kombit Salih çekaj” e cila është hapur zyrtarisht  me 17 shkurt  2021 , për nder të 13 vjetorit  të shpalljes së  Pavarësisë së Kosovës . 

Në këtë kontekst, në kuadër të kalendarit  të përbashkët kulturor  në mes  të republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës ,  përkatësisht , Muzeut Historik Kombëtar dhe Muzeut  Kombëtar të Kosovës , është hapur  më 05.10.2022, ekspozita lëvizëse me të njëjtin titull:,  e cila ka qëndruar e hapur  për vizitor  deri më 16 tetor , 2022. 

Ndërsa , në bashkëpunim me shoqatën “Salih Çekaj”, me seli në Zvicër, sot po e hapim këtu këtë ekspozitë( jo ratësisht me këtë datë) me 21 janar 2023, pikërisht me rastin e 17 vjetorit të vdekjes  së presidentit  Historik të Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova, me të cilin , heroi Salih Çekaj kishte bashkëpunuar aq  shumë në shërbim të lirisë dhe  pavarësisë së Kosovës, deri në rënien e tij. 

Mendojm që këto dy figura të ndritura të kombit tonë, padyshim jan nder personalitetet më të shquara  të historisë më të re  të Kosovës. Për të cilët  sektori  historisë në Muzeun Kombëtar të Kosovës  ju ka dhënë proritet të veçantë, fillimisht duke i realizuar ekspozitat statike  dhe disa ekspozita  tjera lëvizëse në disa qendra  të rajonit  dhe  të Evropës, me qëllim të afirmimit  dhe promovimit  të kontributit atdhetar të këtyre  dy figurave  para emigracionit shqiptar në diasporë në veçanti dhe opinionit evropian në përgjithësi, që rezulton dhe me përmbylljen e fazës së dytë. Ndërsa sa i përket fazës së tretë dhe të fundit  të këtij projekti, sot po përmbyllim me publikimin dhe promovimin e librit (katalogu) monografik, i cili për herë të parë do të promovohet  këtu në Zofingen të Zvicrës. Përveç materialeve të prezentuar në ekspozitë, libri në fjalë do të përmbledhë tërë materien e aktiviteteve  politike, intelektuale, patriotike dhe ushtarake të heroit Salih çekaj, siç jan: gjenealogjia  familjare, formimi i personalitetit të tij, intelektual, politik dhe ushtarak, aktivitetet e tij të viteve të 90-ta, kontributi i tij profesional në harmonizimin në pikëpamje juridike, statutin e komunës  së Deçanit në përputhje me kushtetuten e Kaçaniku, aktiviteti i tij politik në diasporë, përkatësisht në Shtutgard të Gjermanisë, kontributi i tij në përgatitjet  e formacioneve  të para ushtarake  në kampin Surrel në Shqipëri, gjatë periudhës  kohore tetor –dhjetor  1991, pjesëmarrja e tij dhe grupit të tij  gueril me atentate  të ndryshme  ndaj stacioneve policore  dhe postblloqeve  të policisë serbe, të kryera ndërmjet viteve  1991-97, organizimi dhe pjesëmarrja  e tij aktive  prej eprori të lartë të UÇK-së, në  rrafshin e Dukagjinit , gjatë viteve 1998-99, e deri te  akti më sublim, i rënies së tij heroike  në betejën e  lavdishme  të Kosharës, më 19. Prill 1999. 

Në këtë ekspozitë do të prezentohen këto materiale ekspozuese, si: 

1.Rreth 30 fotografi të ndryshme 

2.Disa objekte  trefimensionale , uniformat personale civile dhe ushtarake të Sali çekaj 

3.Shtypi i kohës, etj. 

Duke mos dashur  të zgjatë më shumë, dhe duke ju falënderuar për këtë pjesëmarrëje( masive), do ju lë ekskluzivitetin juve, që ju vet të shihni ekzpoziten, dhe të vlerësoniatë, pse jo edhe t’na  jepni ndonjë vërejtje  ose kririkë konstruktive. 

Ju faleminderit ! “  

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Pamje nga pjesëmarrësit në ekspozitë tue përcjellur vlerësimin për libër dhe ekspozitën.

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Deklarata e Koncilit të Dytë të Vatikanit mbi marrëdhëniet e Kishës me fetë jo të krishtera “NOSTRA AETATE” – Në Kohën Tonë 

Nga: Don Lush Gjergji, Prishtinë

Koncili i Dytë i Vatikanit (1962 – 1965) 

Deklarata mbi marrëdhëniet e Kishës me fetë jo të krishtera “NOSTRA AETATE” – Në Kohën Tonë  

Kjo Deklaratë është e shkurtë me 5 numra, por për ne ka një rëndësi dhe domethënie të veçante lidhur me dialogun ndërfetar krishtero – mysliman. Ja, pra, një paraqitje përmbledhëse e këtyre çështje në shpirtin e NA.  

Kisha Katolike dhe dialogu ndërfetar krishtëro-mysliman  

Kisha Katolike qysh me Koncilin e Dytë te Vatikanit, sidomos  në LUMEN GENTIUM (Drita e Popujve, 1964) dhe me Deklaratën mbi marrëdhëniet e Kishës me fetë jo të krishtëra NOSTRA AETATE (Koha e jonë, 1965) ka dhënë shenja të qarta  dhe pozitive mbi dialogun ndërfetar, sidomos me religjionet monoteiste, hebraizmin dhe islamizmin (Khs. Lumen Gentium, nr. 16 dhe Nostra aetate, nr. 2-4).  

Numri 16 LG pasi i analizon marrëdhëniet e Kishës Katolike me Hebrenjët, mbi fenë myslimane ndër të tjera shkruan kështu: “Mirëpo vendimi i shëlbimit përfshin edhe ata të cilët besojnë në Krijuesin, në mes të tyre në të parin rend myslimanët, të cilët, duke pohuar se mbajnë fenë e Abrahamit, adhurojnë së bashku me ne një të vetmin dhe të mëshirshmin Hyj, i cili ka për të gjykuar njerëzit në ditën e Gjyqit” (LG, 16).   

Deklarata  NA për islamizmin thotë kështu: “Kisha shikon me vlerësim edhe myslimanët që adhurojnë Hyjin e vetëm,  të gjallë dhe ekzistues, mëshirëmadh dhe të plotfuqishëm, krijues të qiellit dhe të tokës, që ka folur përmes njerëzve. Ata përpiqen t’i nënshtrohen me gjithë zemër dekreteve të Hyjit edhe atyre të fshehta, ashtu si është nënshtruar edhe Abrahami, të cilit me dëshirë feja islamike i referohet. Edhe pse  ata nuk e njohin Jezusin si Hyj, megjithatë e nderojnë si profet; nderojnë nënën e tij virgjër, Marinë, ndonjë herë edhe i luten asaj me nderim. Po ashtu presin ditën e gjykimit, kur Hyji do t’i shpërblejë të gjithë njerëzit e ngjallur. Po ashtu vlerësojnë jetën morale dhe adhurojnë Hyjin, sidomos me lutje, lëmoshë dhe agjërim.  

Nëse, përgjatë shekujve, jo pak mosmarrëveshje dhe armiqësi kanë lindur mes të krishterëve dhe myslimanëve, Koncili i shenjtë i nxit të gjithë që të harrojnë të kaluarën dhe të ushtrojnë sinqerisht mirëkuptimin e ndërsjellë, si edhe të mbrojnë dhe të nxisin së bashku për të gjithë njerëzit drejtësinë shoqërore, vlerat morale, paqen dhe lirinë.”   

Qëndrime të ngjashme  gjejmë edhe në dokumentet tjera kishtare, sidomos në enciklikën e famshme e Papës Gjonit XXIII “Pacem in terris” (Paqa në tokë, 1963) dhe në enciklikën e Papës Pali VI “Ecclesiam Suam” (Kishës së Tij, 1964), në enciklikën e Papës Gjon Pali II “Redemtoris Missio” (Misioni Shëlbues, 1990); Papa Françesku “Fratelli tutti” (Të gjithë vëllezër, 2020). 

Rëndësi të madhe kanë pasur edhe disa dokumente kishtare lidhur me dialogun ndërfetar krishtëro-mysliman: 

  • Segretariato per i non Cristiani, Cristiani e Musulmani, Orientamenti per il dialogo, E.M.I., Bologna, 1970. 

       –   Pontificio Consiglio per il Dialogo Interreligioso – Congregazione per l’ Evangelizzazione dei Popoli, Dialogo e Annuncio, 1991. 

       – Pontificio Consiglio per il Dialogo Interreligioso, Il dialogo interreligioso nel Magistero Pontificio, Documenti 1963-1993, Libraria Editrice Vaticana, Citta’ del Vaticano, 1994. 

     –   Pontificio Consiglio della Pastorale per i Migranti e gli Itineranti, Erga migrantes caritas Christi, 2004.  

Në këtë stil kishte vepruar gjithnjë edhe papa Gjon Pali II, sidomos me Takimin Ndërfetar Botëror të Uratës në Asizi në vitin 1986.  

Sipas dëshmisë së Imzot Pietro Rosano-s, para këtij takimi të uratës botërore për paqe, Gjon Pali II kishte thënë këto fjalë: “Dua të shtegtoj në Mekë, jo vetëm në Jerusalem. Atje do t’i lutem të vetmit Zot, Hyjit të Abrahamit, Atit të Hebrenjëve, të krishterëve dhe të myslimanëve” (Jacek  MOSKWA, Pontifex Maximus, Misteri personali, pubblici, eterni, VELAR, Bergamo, 2004, f. 134).  

Gjatë një audience me ipeshkvinjtë dhe patrikanët e Lindjes Gjon Pali II, ndër të tjera tha: “Tani s’ka më lufta fetare, edhe as që mund të jetë një “luftë e shenjtë”, sepse vlerat e adhurimit, të vëllazërisë dhe të paqes, të cilat lindin prej fesë në Zotin, na thërrasin në takim dhe në dialog” (Po aty, f. 134).  

Gjatë luftës në Bosnje, Papa Gjon Pali II e kishte organizuar një lutje të përbashkët krishtëro-myslimane në Asizi (10. 01. 1993) dhe ndër të tjera ai fuqimisht theksoi: “Çdokush duhet ta pranojë tjetrin ashtu siç është dhe duhet çmuar si vëlla apo motër në njerëzinë e përbashkët dhe në bindje personale. Dallimet që na ndajnë mbesin, por gjëra më e rëndësishme është që mund të vijmë deri te pranimi dhe nderimi i ndërsjellët me identitetin e çdonjërit prej nesh” (Po aty, f. 137).  

 Në vitin 1994 çshtë formaur Këshilli për Marrëdhënie mes Kishës Katolike dhe organizatave islamike. Gjatë vizitës së Papës Gjon Pali II në Tunizi (15 prill 1996), toka e dikurshme e Shën Augustinit, Papa guximisht tha: “Hapja ndaj  të tjerëve është në një mënyrë një përgjegjësi e Hyjit i cili i lejon dallimet egzistuese mes nesh dhe dëshiron që të njihemi më mirë…” (Po aty, f.139).  

Gjatë Jubileut të Madh për 2000 vjetorin e krishtërimit Gjon Pali II kishte shprehur dëshirën që ta festonte së bashku me Hebrenjtë dhe Myslimanët me një shtegtim biblik në vendet e shenjta të përbashkëta. Mirëpo  rrehanat politike fatkeqësisht atë nuk ia kishin mundësuar. 

Më 24 shkurt 2000 Gjon Pali II në Kairo tha kështu: “Ardhja e islamit ka dhuruar vepra të ndritshme të artit dhe të mësimeve që kanë pasur ndikim vendimtar në botën arabe dhe në Afrikë” (Po aty, f. 140).  

Në Jordani më 20 maj 2000 Gjon Pali II kishte pohuar mbi tri fetë monoteiste: “Tri fetë historike monoteiste përfshijnë paqen, të mirën dhe nderimin për njeriun si vlera më të rëndësishme. Shpresoj nxehtësisht që vizita ime të përforcojë dialogun tashmë të frytshëm mes të krishterëve myslimanëve” (Po aty, f. 141).  

Kulmi i këtyre takimeve ishte pa dyshim 6 maji 2001, vizita e parë historike e një Papës  në një xhamie, Omayyadi, të cilën të krishterët me shekuj e kanë nderuar si varrin e Shën Gjon Pagëzuesit, së bashku me Muftiun e Madh të Sirisë, Ham Kifarin.  

Papa me atë rast pati thënë kështu: “Dy fetë tona nuk duhet të paraqiten në kundërshtime, si ka ndodhur shpesh në të kaluaren, por në bashkëpunim për të mirën e mbarë njerëzimit”(Po aty, fq. 142; Krh. Vittorio PERI,  Giovanni Paolo II, Karol il Grande, VELAR, ELLEDICI, 2005, f. 23-24).  

Gjatë vizitës së tij në Kazakistan (24 shtator 2001), Gjon Pali II mbi islamizmin tha: “Kisha katolike nderon islamin, islamin e vërtetë, islamin që lutet, i cili është solidar me nevojtarë… Urrejtja, fanatizmi dhe terrorrizmi profanojnë emrin e Zotit dhe shëmtojnë fytyrën burimore të njeriut”  (Po aty, f. 143).  

Më 29 mars 2003, lidhur me luftën në Irak, Gjon Pali II tha:
”Mos të lejojmë që një tragjedi njerëzore të bëhet edhe një katastrofë fetare” (Po aty, fq. 243).  

Me një fjalë qëndrimi i Papës Gjon Pali II ndaj islamizmit mund të përmblidhet  me këto fjalë dhe porosi thelbore: “Të krishterët dhe myslimanët kemi shumë gjëra të përbashkëta, si besimtarë dhe si njerëz” (Vittorio Peri, vep. e cit. fq. 24. Më gjerësisht lexo:  Don Lush GJERGJI, I Pavdekshmi” Gjon Pali II (1920-2005), Misioni Katolik Shqiptar në Kroaci, 2006, f. 47-53).

Këtë qëndrim dhe përcaktim e ka vazhduar edhe Papa në dorëheqje, tashmë i ndjeri  Benedikti XVI, si dhe Papa i tashëm Françesku. Letra e parë e drejtuar Papës Bvenedikti XVI,  më 13 tetor 2006, ishte nëshkruar nga 38 studjues dhe intelektualë islamikë. Një vit më vonë, pikërisht më 13 tetor 2007 nënshkruesit e letrës, porosisë drejtuar Papës, Kishës Katolike në botë, në një mënyrë të gjithë të krishterëve, ishte nënshkruar nga 138 përfaqësues të 43 popujve dhe vendeve të ndryshme islamike (tani numri i tyre është rritur në 216).  

Në këtë porosi janë të pranishme dy grupet e mëdhaja myslimane, sunitët dhe shitët, si dhe pakicat tjera nëpër Evropë dhe në botë.  

Pse kjo porosi ka kaq shumë rëndësi? Sepse çdo e vëretetë e fesë myslimane mbështetet në tri shtylla kryesore: në Kuran, në traditën muhamedane dhe në pëlqimin apo miratimin e bashkësisë islamike (ijmaa).  

Shtylla e parë dhe e dyta janë përdorur pothuaj gjithnjë, kurse e treta fare pak, sepse kishte dhe ende ka dallime të mëdhaja dhe të rëndësishme ndër myslimanët në botë. 

Letra apo porosia e lartëpërmendur e 138 autoriteteve myslimane në krye me mbretin e Jordanisë dhe themelimin Aal-al Bayt, të vetë familjes së Profetit Muhamet, është një kërkim i pëlqimit apo miratimit të të gjithë myslimanëve.  

Letra ka disa  aspekte të reja dhe mjaft pozitive: 

  • Të nënshkruarit janë nga përfaqësitë e ndryshme myslimane; 
  • Porosia i drjetohet në rend të parë Papës Benediktit XVI, Kishës Katolike, por edhe të gjithë të krishterëve; 
  • Letra ka qëndrime pozitive dhe kërkon, thekson elementet e përbashkëta mes krishterimit dhe islamizmit.

Edhe titulli i kësaj porosie është simbolik dhe përmbajtësor: “Një fjalë e përbashkët mes nesh dhe jush”, të cilin Kurani shqip e përkthen kështu: “O ithtarë të librit ejani (të bashkohemi) të një fjalë që është e njëjta (e drejtë) mes nesh dhe jush”. Këto janë fjalët e Muhametit drejtuar të krishterëve, së paku për ta nderuar  dhe adhuruar një Zot të vetëm. 

“Të mos adhurojmë, pos Allahut…” (Kaptina 3, 64).  

Letra ndahet në tri pjesë: 

  1. Dashuria e Hyjit; 
  1. Dashuria për të afërmin; 
  1. Ftesa për një besim të përbashkët: Ejani për një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush.

Përmbajtja dhe porosia e Letrës: Porosia bazë që e lidh letrën e parë me të dytën është dashuria e Zotit dhe e njeriut për të gjithë.  

Fjalori për të afërmin, është terminologji tipike e krishterë, e huazuar nga Besëidhja e Re, nga vetë Jezu Krishti.  

Në Kuran po ashtu nuk flitet aq për Zotin Dashuri, por theksohet nënshtrimi ynë ndaj Tij, ndërsa letra e përdor terminologjinë e krishterë për Zotin dhe për të afërmin, për mbarë njerëzimin, që është një risi e madhe dhe e rëndësishme.  

E vërteta më e bukur e kësaj Letre është kjo: tash e tutje të krishterët, hebrenjët dhe myslimanët e kanë një zemër të përbashkët të fesë në dashurinë e Zotit për të afërmin, si risi absolute për islamizmin. 

Përzgjidhja e teksteve biblike dhe kuranike është bërë me qëllim të paralelizmit, ngjashmërive, për t’i theksuar themelet apo burimet e përbashkëta, sepse të krishteët dhe myslimanët në botë përbëjnë 55% të mbarë njerëzimit (ana praktike e bashkëpunimit dhe e paqes).  

Letra përfundon me një citat të bukur kuranik për bashkimin në dallime: “Sikur të donte Allahu, do t’ju bënte një popull (në  fe e sheriat), por shi t’ju sprovojë në atë që iu dha juve, andaj ju (besimtarë) përpiquni për punë të mira. Kthimi i të gjithë juve është te Allahu, e ai do t’ju njoftojë me atë që kundërshtoheshin”  (Kaptina 5, 48).  

Ky rresht apo tekst kuranik thotë se dallimet apo dasitë fetare i do dhe i pranon vetë Zoti. 

Nga kjo Letër mund të theksojmë edhe disa anë pozitive: 

  • Për herë të parë nisja apo iniciative vjen nga pala myslimane për dialog ndërfetar krishtero – mysliman; 
  • Letra vlen për mbarë botën myslimane, dhe ajo i drejtohet të gjithë të krishterëve, deri diku edhe hebrenjve. 
  • Bota myslimane ka një rast shumë të volitshëm që të përcaktohet përfundimisht rreth disa çështjeve themelore që e rëndojnë dhe e kompromitojnë islamizmin, si p. sh. e drejta e lirisë fetare, vlera absolute e të drejtave njerëzore, lidhja mes fesë dhe shoqërisë, apo ndarja e fesë nga shteti, pushteti qytetar (civil), dënimi i dhunës … 
  • Nga këto përcaktime do të kishte dobi së pari vetë islamizmi, e më këtë kuptohet, edhe të tjerët, së pari fetë monoteiste, për orientime, përcaktime dhe veprime të përbashkëta rreth paqes dhe bashkëjetesës në botën bashkohore. 

Kryetari i Këshillit Papnor për Dialog Ndërfetar kardinal Zhan Lyi TORAN lidhur me Vitin e Dialogut kulturor të shpallur nga Komisioni i Brukselit  dhe me Letrën e dërguar nga ana e 138 përfaqësuesve myslimanë ndër te tjera tha: “Mendoj se do të jenë tri tema kryesore: së pari nderimi i mirëfilltë i dinjitetit të njeriut dhe i të drejtave të tij, në radhë të parë kuptohet, i së drejtës për lirinë e ndërgjegjes dhe të fesë. Pastaj nevoja e dialogut ndërfetar, i cili krijon kushtet për njohjen  objektive të fesë së tjetrit. Së fundi, siç shkruan kardinali Bertone në Letrën e tij, edukimi i të rinjve me frymën e nderimit të ndërsjellët të tolerancës. 

Duhet të caktohet data, por mund të themi se të dyja palët kanë vullnetin e mirë, gjë kjo që më jep plotë shpresë për këtë takim (mendohet në takimin e përfaqësuesve myslimanë me Papën Benediktin XVI, vr. ime),  i cili besoj se do të përfundojë me sukses”.  

Më 3 dhe 4 mars 2008 u mbajt në Vatikan  një takim teknik pune mes Kishës Katolike  dhe Bashkësive Islame në botë. Tema bazë  e takimit ishte “Besimi në Zotin dhe dashuria për të afërmin”.  

Me këtë rast është themeluar Forumi i parë krishtero – mysliman dhe është vendosur qe Seminari i parë i këtij lloji do të mbahet në Vatikan më 3-6 nëntor 2008, me praninë e Papës Benedikti XVI.  

Kjo është arritja më e madhe e deritanishme mes Kishës Katolike dhe Bashkësive Islame.   

Dialogu ndërfetar dhe Papa Françesku   

Enciklika “Fratelli tutti” (Vëllezër të gjithë, 2020)  është fryt i dialogut ndërfetar, sidomos krishtero-mysliman, që Papa Françesku e ndërlidh  me çështjen e vëllazërisë së përgjithshme dhe miqësisë shoqërore.  

Në Abu Dhabi në shkurt të vitit 2019 është shpallur dhe nënshkruar Deklarata e Vëllazërisë njerëzore: nga imami i madh i xhamisë al Azhar të Kairos Ahma dal – Tayyeb dhe Papa Françesku.  

Në enciklikën Fratelli tutti, për herë të parë përmendet dhe citohet mendimi i një imami, si aftësi e dialogut për ta çmuar dhe nderuar mendimin dhe pikëpamjen e tjetrit.    

Megjithatë kjo inciklikë nuk është një dokument për marrëdhëniet ndërfetare, por gjithënjerëzore, duke u mbështetur me të parat, por për krijimin e kulturës së jetës dhe qytetërimit të dashurisë, në stilin e Nënës Tereze.   

Për krijimin e kësaj vëllazërie gjithëpërfshirëse na duhen dy parime: e vërteta dhe dashuria.

Prishtinë, 24 janar 2023 – Radio Maria – Kosovë