Kreu Blog Faqe 1127

Ivica Daciq, me gojën përplot dialog në dëm të Kosovës!

0

Gani I. Mehmeti 

Daçiq, sonte tregoi realitetin se çka  duan në Serbi në dialogun me Kosovën. Sonte ka qenë real në fjalën e tij, prej kur e mbaj mend në politikë. Sonte e pranoi se Kosova nuk është serbe. Sonte ai tregoi se dialogu i tyre me Kosovën nuk është asgjë tjetër, përveç një plaçkë, sikur në treg, të marrësh sa më shumë dhe sa më lirë, merr sa të mundesh. Ai shikon interesin kombëtar e shtetëror serb me sa më shumë përfitime dhe me sa më pak dëm!  

Ky është shkaku i dialogut të Serbisë me Kosovën, jo se nuk kanë të drejta  serbët në Kosovë, që janë më të avansuarit nga pakicat në botë.  

Le të tregojë dikush se çfarë të drejtash e lirish kanë më shumë serbët në Serbi e që iu mungon serbëve në Kosovë!  

Pra, jo se Kosova ka qenë ndonjëherë serbe, siç kanë trumpetuar e trumpetojnë ende nëpër zyret evropiane, pse iu shkohet fjala e iu plotësohen kërkesat.   

As se serbët në Kosovë janë të rrezikuar, edhe pse nuk respektojnë shtetin ku jetojnë, edhe pse kanë bërë krime e bëjnë edhe tani. Ata mbajnë vetëm flamujt serbë, jo edhe të Kosovës, pse nuk e njohin shtetin e Kosovs dhe asgjë, askush nuk ua thotë asnjë fjalë. 

Në anën tjetër, Vuçiqi që i dirigjon kriminelët, pse edhe vet është i tillë, trajtohet si konstruktiv, pse ka Rusinë dhe armatimin që e ka marrë prej saj dhe prej Kinës, pse është bërë fuqi baroti në Ballkan.  

Pse, lufta e tretë botërore, nëse nuk ka nisur, mund të niset me Kosovën, ose, duhet thënë krejt siç kërkojnë serbët e Kosovës përmes Serbisë.  

Ja  ajo çka tha Daçiq:  

“Dua të theksoj edhe një herë se Serbia është e vendosur të vazhdojë dialogun si e vetmja rrugë për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura, përfshirë edhe çështjen e Kosovës. 

Sigurisht, në të gjitha këto duhet të merren të gjitha aspektet, duke pasur parasysh edhe interesat tona kombëtare edhe shtetërore, por edhe për të ardhmen e vendit tonë, si të arrihet një zgjidhje kompromisi me sa më shumë përfitime dhe me sa më pak dëm”, u tha Daçiç gazetarëve, shkruan Euronews Serbia. 

Pra, nuk i intereson dëmitimi i Kosovës me atë çka do të fitonte Serbia prej saj, vetëm ajo të ketë përfitime sa më të mëdha. 

SHBA dhe BE, merrni këto seriozisht, se Kosova është e vogël të japë territor qoftë sot, qoftë nesër, përmes asociacionit. Prandaj, eleminojeni Asociacionin e komunave me shumicë serbe.  Përndryshe, mbajeni mend se, Serbia do të kërkojë edhe referendum për bashkimine komunave në veri të Kosovës me Serbinë, e ju do t’ia aprovoni, me çka do ta dmtoni shumë Kosovën. SHBA dhe BE, përse heshtni e nuk i ktheni shqiptarët e ndjekur nga Mitrovica veriore, pse nën tytat dhe përcjelljen e mbrojtjen e KFOR-it serbët realizuan ndjekjen e tyre.  

SHBA dhe BE, përse heshtni atëherë për shqiptarët në Serbi ndaj të cilëve bëhet krim, diskriminim e ndiqen me qëllim që të shpërngulen. Mos i mbyllni syt përpara realitetit fatkeq të tyre në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. 

“Kosova”, Buxhovi dhe Diplomacia Publike për Interes Kombëtar 

Shkruan: Ramiz Tafilaj, drejtor i Shtepisë Botuese “Jalifat Publishing”, Houston-Texas  

Këto ditë, Asociacioni Amerikan i Historianëve me seli në Washigton DC, e ka pranuar historianin tonë, Jusuf Buxhovi, si anëtar të rregullt të këtij asociacioni që ka mbi 11 mijë anëtar. Pranimi i Buxhovit në këtë asociacion, tashmë është bërë publik, që do thotë se është një arritje e madhe kombëtare. Në këtë mes, është përfshirë edhe Shtëpia botuese “Jalifat Publishing”, me seli në Houston të SHBA-ve, botuese dhe promovuese e vlerave tona historike.  

Së pari, do të doja të theksoja se kur e kemi themeluar Shtëpinë botuese “Jalifat Publishing” në Houston, e kemi bërë vetëm me një mision të pastër kombëtar: t’i ofrojmë publikut amerikan (pikë së pari), por edhe atij botëror, historinë dhe rrëfimet e së vërtetës për Kosovën në veçanti, e shqiptarët në përgjithësi.   

Në kuadër të këtij misioni, projekti më i madh ka qenë përkthimi në anglisht, dhe mandej botimi i librit “KOSOVA”, e shkruar nga Jusuf Buxhovi. Ky libër voluminoz është përkthyer më shumë profesionalizëm e kujdes nga z. Avni Spahiu, Faton Bislimi e Getoar Mjeku. Pas botimit, ne jemi angazhuar në distribuimin e tij nëpër qarqe kryesore akademike në SHBA dhe në promovime kudo në trojet shqiptare.  

Forhåndsvisning av bilde

Ky botim i ka shkaktuar kokëqarje të madhe Serbisë, sepse në librin “KOSOVA” të Buxhovit, dokumentohet falsifikati i historisë serbe dhe vërtetohet vazhdimësia etnike e kombit tonë nga kohët më të lashta, e deri më tani.  

Një nga kulminacionet e arritjes do thoja ka qenë promovimi i librit “Kosova” në kupolën e vlerës akademike botërore, në Universitetin e Harvardit, në shkurt të vitit të kaluar (2022). Ky promovim në këtë Universitet u mundësua nga miku im, ish-studenti i Texsasit, Faton Bislimi, i cili vet ka studiuar dhe ka magjistruar në Harvard. Ky promovim i ka dhënë vulën e madhe të pranimit akademik, librit të Buxhovit.   

Edhe së fundi, anëtarësimi i Buxhovit si anëtar meritus në Asociacionin e Historisë së SHBA-ve me seli në Ëashington- DC, është një ngjarje që e nderon, jo  vetëm veprën e Buxhovit, por krejt Kosovën. Ka shumë kohë që si shtepi botuese, jemi angazhuar për të arrit deri tek ky anëtarësim. Dhe, më në fund ia dolëm suksesshëm, falë punës dhe angazhimit të Faton Bislimit.  

Nuk mundem pa e thenë se, nëse shqiptarët e kanë një çels të artë në SHBA, që e ka fituar respektin dhe vlerësimin e figurave më të larta politike e akademike të Amerikës, është pikërisht Faton Bislimi. Ju e keni parë edhe vet punën e Fatonit, me aq pak sa ai e bën publike, që është më e madhe, e më me shumë vlerë, potjuajse sa e krejt klasës politike të Kosovës. Por, ka edhe shumë punë të interesit madhor kombëtar, që Fatoni i bën, e nuk i publikon.   

Ai, këtë mision e nisi qysh në moshë të re, si student në Texas, kur u angazhue në Kongresin e SHBA-ve, respektivisht në Komitetin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kongresit në Ëashington-DC. Pra, për më shumë se dy dekada, Fatoni nuk iu nda këtij angazhimi. Arriti të krijoj lidhje e respekt, me zyrtarët më të lartë të Departamentit të Shtetit, e veçanërisht me liderët e politikës së jashtme në Kongresin dhe Senatin e SHBA-ve. Krejt këto, në bashkëpunim të ngusht dhe angazhim vetmohues, me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane të udhëhequr nga Joe Dioguardi e Shirley Cloyes.  

Unë, edhe sot e kësaj dite mbetem i habitun tejmase, se si është e mundur që Qeveria e Kosovës, edhe ato paraprake, nuk e afrojnë një njeri, si Fatoni. Nuk i ofrojnë përkrahjen e parezervë për punën që bën në favor të vendit. Jam thellësisht i befasuar edhe me partinë e tij, LDK-në!? Qysh është e mundur që e kanë një aset kombëtar, dhe e anashkalojnë?! Qysh është e mundur që një njeri, që ta njehë e ta vlerëson Departamenti i Shtetit dhe Kongresi i SHBA-ve, të cilin e ftojnë dhe e konsultojnë, thuaja se përgjithçka që ka të bëjë me Kosovën, të mos kishte qenë pjesë e vizitës së LDK-së, nën Abdixhikun në SHBA? Kjo besoj, s’ka arsye. Mund të ketë inate e mospranim të suksesit të tij, por nuk ka forcë që e ndal angazhimin e Fatonit, për vendin dhe kombin. E shoh të ndritur të ardhmën e këtij vendi, sa të kemi djem si Fatoni, koha e të cilit po vjen, më shpejtë se sa që disa mendojnë. E, disa që s’duan hiq, do jenë të parët që ta përqafojnë!  

 Si shqiptaro-amerikan, aktivist i kauzës sonë kombëtare, që bartë nderin më të madh civil, dekoratën e Arritjes Jetësore të ndarë nga Presidenti i SHBA-ve, flas nga zemra e përvoja ime direkte me punët tona në SHBA, dhe nga njohja e drejtpërdrejt e kontributit të Fatonit. Dhe, uroj që koha e tij të vij sa më shpejt, këtu në Kosovë, e atëherë do e shihni ndryshimin përnjëmend që i duhet këtij vendi, e jo atë që veç përfolet.  

Forhåndsvisning av bilde

Prishtinë, 24 Janar 2023  

  • Ramiz Tafilaj, themelues dhe drejtor i shtëpisë botuese “Jalifat Publishing” në Houston-Texas, si dhe aktivist i kauzës kombëtare në SHBA për gati pesë dekada, i nderuar me çmimin për Arritje Jetësore nga Presidenti i SHBA-ve. 

Turri i parahistorianëve për ta shkruar historinë dhe për ta rifallisfikuar atë

Nga: Nue Oroshi, historian

Shqipëria, Kosova , viset etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare kohëve të fundit është duke u ballafaquar me shumë paradokse,  anomali dhe gjëra të ndryshmë saqë është e vështirë që lexuesi i vemendeshem të kuptoj se pse ndodhin këto gjëra. Njëra ndër anomalitë që është duke ndodhur kohëve të fundit është edhe vrapi apo turri i disa parahistorianëve që as që dinë ta ndajnë periodizimin e historisë por që deshirojnë ta shkruajnë atë. E për qudi ata parahistorianë me profesione të dështuara ju kanë futur shkruarjes së historisë duke menduar se historia është një përrallë apo një lojë fëmijesh hu – hu, baba- hu, merr magarin e shko për dru.

Harrojnë para historianët se historia duhet të shkruhet me gjuhën e fakteve nga të dhëënat arkivore, nga burimet e dorës se parë që është arkiva, burimet e dorës se dytë që është literatura dhe burimet e dorës se tretë që janë dëshmitë e të gjallëve për përjetimet që ju kanë ndodhur ku në rastin e hershëm ku përfshihet mesjeta, koha e re apo ndonjë periudhë tjetër një rol të rëndësishem e kanë luajtur edhe kronikat , ku kronikanët shpeshherë kanë qenë edhe të njëanshem me faktin se cilit popull i ka takuar dhe shpeshherë e kanë shkruajtur për popullin e vet gjithmonë mirë kurse për popujt tjerë apo kundershtarët e luftës keq.

E keqja qëndron edhe në faktin se disa parahistorianë me profesione berbera,ingjiniera apo peshkatarë janë aq këmbngulës në shkrimet e tyre sa ta merr mendja se jau kalojnë edhe historianeve të vërtetë që terë jetën ja kanë kushtuar shkencës. Këta të mjerë ka ndodhur që ndonjëra apo ndonjëri të din ndonjë gjuhë të huaj ku marrin dhë i përshtatin mendimet e të tjerve ashtu siç ju kuvendojnë atyre dhe ja u shkrua historia.

U shkrua Historia thonë të gjorët se edhe periudhën e ripushtimit të Kosovës dhe viseve tjera etnike e shikojnë si normale. Harrojnë se Kosova dhe viset e tjera etnike i humbën mbi 47300 shqiptarë atdhetar. Harrojnë se u vranë dhe u masakruan familje të tëra shqiptare. Po i japim vetëm dy raste nga mijëra të tilla:´´ Familja Bardhecaj më, 5 janar të vitit 1945 e pësoj një masakër që dinë ta bëjnë vetëm kriminelët partizano-çetnikë të cilët në pamundësi që të përballën me luftëtarin e lirisë Rexhep Halit Bardhecaj në shenjë hakmarrje ja vrau komplet familjën prej 6 muajsh e deri në 50 vjeç.Pas lufte me qetniko partizan, Rexhepi u tërheq ngadalë pasi ishte i plagosur e takon Ali Mustafë Murselajn, i cili i ndihmon të afrohet të Lluga e Bardhecëve. I thotë Aliut të afrohet të shtëpia dhe ti lajmëroj familjarët që të ikin ka të mundën sepse unë kam luftuar kundër tyre prandaj ju pushkatojnë të gjithëve. Por ishte vonë sepse ushtarët partizan te Fadil Hoxhes kishin mbërri të shtëpia dhe i nxjerrin 11 anëtarët e familjes përfshirë këtu edhe një fëmijë të moshës 6 mujore. Komisari partizan e merr djepin me fëmijë e ngritë në ajër dhe zbrazë 24 plumba në të. Ky djep i bërë shoshë nga breshëri plumbash të një komisari mizor është ruajtur nga familja deri në luftën e fundit (1998-1999), ku është djegur bashkë me kullën e Bardhecëve.

Me këtë rast u pushkatuan:

Selman Halit Bardhecaj, vëllau i Rexhepit, 50 vjeçar,

Tima Bardhecaj, gruaja e Selmanit, 45 vjeçare,

Fatime Bardhecaj, vajza e Selmanit, 2 vjeçare,

Shaban Bardhecaj, djali i Selmanit, 17 vjeçar,

Fazë Bardhecaj, gruaja e Rexhepit, 48 vjeçare,

Halit Bardhecaj, djali i Rexhepit, 7 vjeçar,

Sadik Bardhecaj, djali i Rexhepit 5 vjeçar,

Hala Bardhecaj, vajza e Rexhepit, 18 vjeçare,

Sofa Bardhecaj, vajza e Rexhepit, 3 vjeçare,

Mejreme Bardhecaj, vajza e Rexhepit, 3 vjeçare

Fatime Bardhecaj, vajza e Rexhepit, 2 vjeçare,

Vasa Bardhecaj, vajza e Rexhepit, 6 muajshe, në djep.

Ka shpëtuar vetëm Hyla, vajza e Selmanit, 15 vjeçare, e cila ka arritë të ikte dhe të futet nën urë të Jazit ku ka qëndruar 24 orë. Pastaj ikën në fshatin Cerrcë, tek daja Tahir Bujupi.  

Një rast tjetër shumë i dhimshem është edhe ai i djegies së djalit të vëllaut të Ndue Përlleshit atdhetarit Zef Përlleshit .

Zefi kishte vetëm një djalë Tomën. Pas dy – tre ditësh që doli në mal Ndou me dy vëllezërit Hilin dhe Zefin në Paskalicë erdhi ushtria partizane e Brigadës së VII të Shaban Haxhisë  e cila ja futi zjarrin shtëpisë së Ndue Përlleshit  duke e nxjerr jashtë familjen dhe gjitha gjesendet tjera. Në këtë shtëpi u dogj për se gjalli djali Toma që ishte foshnje në djep dhe që ishte i vetmi fëmijë që i kishte jetuar  Zef Përlleshit për faktin se 9 të tjerë i kishin vdekur ndersa Zef Përlleshi u vra në vitin 1945 në fshatin Volljakë të Klinës  i cili ishte në roje të çetës se Ndout i cili u hetua nga Brigada serbo-qetnike partizane që erdhi nga gryka e Mirushës dhe u qëllua me armë snajperkë dhe u vra në vend.

Këtu shihet vrazhdësia e regjimit kriminal komunist i cili në pamundësi që të luftoj ballë për ballë me forcat atdhetare nacionaliste që udhëhiqeshin prej Ndue Përlleshit e bënte luftën më të papastër që njeh historia e njerëzimit duke kallur shtëpi e kulla dhe duke djegur fëmijë mbrenda këtyre kullave siç ishte rasti i djeg‘jës së kullës së Ndue Përlleshit dhe si pasojë e kësaj djeg‘je që ja bënë forcat kriminale partizane të Shaban Haxhisë që kishin ardhur t‘iu ndimojnë serbëve për t‘ia kthye sërish Kosovën, Serbisë la pa pasardhës familjen e vëllait të Ndue Përlleshit ,Zef Përlleshin rreth këtyre ngjarjeve gjatë një interviste të dhënë  kohë më parë vëllai i Ndue Përlleshit, Hili ai nder të tjera kur e shpjegon rezistencën antikomuniste të Ndue Përlleshit do të përgjigjet kështu:‘‘A nuk e kupton luftën vëlla-vrasëse? A nuk e kupton t‘i luftën e shqiptarit kundër shqiptarit? Për hesape të  huaja. Kush i mobilizoj të rinjët nga Dukagjini e Drenica për Istri dhe Srem?‘‘

Këtyre pyetjeve sigurisht do t’iu përgjigjet Fadil Hoxha. E në pyetjën e gazetarit se kush qëndron pas akteve në fjalë Hil Përlleshi përgjigjet:‘‘Kush tjetër pos partizaneve shqiptarë  të indoktrinuar e të veshur me të kuqe. Kush tjetër pos partizaneve (vëllezërve) tanë dorë për dorë të vëllazëruar e të bashkuar me serbët e malazezët. Partizanët e Enverit   vranë në vitin 1943 Patër Lorenc Mazrekun dhe Prenkë Prend Ademin. Me 1945 vranë Pjeter Jakun,Llesh Gjonin, Pren Laskun, Martin Qunin, Mark Sadrin, Ndue Mark Doden, Dakë Beqirin, Zef Pren Kolën, Mark Pren Gjinin, Tomë Gjinin, Pjetër Tomën, Mark Zefin, Hasan Shalën, Shaban Sadik Ramën, Lazër Berishën, Patër Bernard Llupin, Marie Shllakun, Pal Lumezin, Rexhep Hotin, Llesh Demirin, Emrush Miftarin.

Më 1945 brigadat vrastare partizane shqiptare vranë Zef Përlleshin, Pren Mark Bibën, Pal Mark Bibën, Ymer Berishën.

Më 1947 vranë Ndrecë Lleshin, Pren Mirakajn, Gjon Mark Qunin, Pren Ndue Ademin.

Më 1948 vranë Ndrecë Nikollën Kangjin, Shaban Demën, Pren Gojanin dhe në  fund në gushtin e vitit 1949 sigurimi shqiptarë pabesisht i vranë Ndue Përlleshin, Ndoc Mirakën dhe Ndue Fushën ndërkaq te plagosur shpëtuan Elez Myrta dhe  Metë Hasani nga Botusha por edhe shumë e shumë të tjerë.‘‘ përfundon Hil Perlleshi.

Parahistorian i dhashë vetëm këto dy dëshmi me ju tregu se ju që mbroni kriminelët komunistë që masakruan vëllezërit e tyre nëse do t´iu kishte ardhur dita edhe ju do ti kishit masakruar vëllezërit e juaj shqiptar, edhe ma zi se Enver Hoxha,Fadil Hoxha,Mehmet Shehu,Ali Shukriu,Toger Baba,Shefqet Peqi dhe shumë kriminel të tjerë që i maskaruan vëllezërit e tyre vetëm për t´ia rikthyer Kosovën dhe viset etnike shqiptare Serbosllavisë. Prandaj unë jam me Shaban Polluzhën, Mehmet Gradicën, Ndue Përlleshin,Profesor Ymër Berishën,Kapidan Mark Gjon Markun,Kapidan Llesh Gjon Markun,Ukë Sadikun dhe shumë atdhetarë të tjerë. Ju që e mbroni komunizmin dhe maskarat e kryera të tij mbi popullin shqiptarë duhet me ju ndjek edhe me ligje të Republikës së Kosovës për faktin se shteti i Kosovës është krijuar me një bazë të fortë shqiptare dhe direkt lufta e Adem Jasharit dhe shokëve të ti është luftë që është e trasheguar nga Shaban Polluzha,Mehmet Gradica,Ndue Përlleshi,Profesor Ymër Berisha,Ukë Sadiku i Gurgjevikut dhe shumë e shumë atdhetarë të tjerë.Kurse në anën tjetër për ta formuar dhe ndërtuar këtë shtet na ndihmuan miqtë e nacionalistëve shqiptar amerikanët, gjermanët, austriakët dhe të tjerë.Ndërsa miqtë tuaj serbët dhe rusët edhe sot janë duke luftuar që ta shuajnë shqiptarinë, me siguri llogarisin edhe në shërbimet tuaja qe edhe sot e kësaj dite i bëni Serbisë dhe Rusisë.

Policia e Kosovës lidhur ndodhinë e sotshme në Bistricë të Leposaviqit dhe identifikimin e du personave të përfshirë në shumë vepra kriminale

0

Prishtinë, më 23 janar 2023 

Sot, më 23 janar në Bistricë të Leposaviqit, një njësi policore ka qenë e caktuar me detyrë zyrtare në pikë kontrolli, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe parandalimit të krimit e kontrabandës. 
Njësia policore e cila ka qenë në pikë kontrolli, gjatë realizimit të detyrave policore ka tentuar ta ndalojë një veturë, e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri. 

Personat e dyshuar, së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke u kryer, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.  

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës për procedura të mëtejme. 

INFORMACION SHTESË  

Prishtinë, 23 janar 2023  

Referuar pyetjeve dhe interesimit nga media të ndryshme lidhur me rastin e ndodhur sot në Bistricë të Leposaviqit, ku janë rrezikuar zyrtarët policor gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, ju informojmë se;   

Policia e Kosovës sipas detyrës zyrtare ka ndërmarr veprimet e nevojshme operative hetimore dhe ka identifikuar dy persona të dyshuar, verifikimet e të cilëve kanë rezultuar me përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale.  

Personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast sipas të dhënave rezultojnë të jenë persona me të kaluar kriminale dhe të përfshirë në dhjetëra veprave penale dhe kundërvajtje si:

  1. I dyshuari mashkull kosovar me iniciale (D.S. 1991), dyshohet të jetë i përfshirë në mbi 80 vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, detyrim, armëmbajtje pa leje, sulm, pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kanosje, vjedhje e rëndë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, grabitje etj., etj. I njëjti ka kryer edhe mbi (20) kundërvajtje. 

Po ashtu,  

I dyshuari mashkull kosovar me iniciale (M.D. 1985), dyshohet të jetë i përfshirë në 17 vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, shtrëngim, armëmbajtje pa leje, vjedhje e rëndë, lëndim i rëndë trupor, kalim i paautorizuar i kufirit, manipulim me prova etj, etj. I njëjti ka kryer edhe (3) kundërvajtje. 

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve pa dallim, si dhe parandalimit të veprimtarive të ndryshme kriminale.  

Me respekt, 

Zyra për Informim e PK-së 

Presidentja Osmani u prit në takim nga Presidenti italian, Sergio Mattarella

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, u prit sot në Pallatin Kuirinale me nderime ushtarake nga Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella.

Dy presidentët konfirmuan raportet miqësore në mes të dy vendeve dhe pohuan përkushtimin për thellim të bashkëpunimit në dobi të qytetarëve dhe me qëllim të tejkalimit të sfidave të sigurisë në rajon dhe përtej.

Në takim, Presidentja Osmani foli për zhvillimet në Kosovë dhe prioritetet në fushën e politikbërjes, me ç’rast theksoi se Kosova është një partner serioz dhe një vend i gatshëm për avancim të aleancave me partnerët strategjik.

Forhåndsvisning av bilde

Ajo vlerësoi mbështetjen e Italisë për Kosovën në rrugëtimin drejt anëtarësimit në strukturat euro-atlantike, si dhe e falënderoi Italinë për mbështetjen e fuqishme në ruajtje të sigurisë dhe stabilitetit. Presidentja Osmani foli edhe për rëndësinë strategjike të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, me ç’rast veçoi anëtarësimin në Këshillin e Evropës, për të cilin kërkoi mbështetjen e Italisë.

Forhåndsvisning av bilde

Duke theksuar se Italia është në listën e top 10 vendeve partnere në fushën e tregtisë, Presidentja Osmani foli po ashtu për përparësitë e të bërit biznes në Kosovë. Me këtë rast, ajo prezantoi edhe mundësitë e shumta për bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët si siguria, energjia, kultura dhe të drejtat e njeriut.

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja Osmani dhe Presidenti Mattarella folën edhe për zhvillimet në Evropë si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, me ç’rast u dakorduan për rëndësinë e bashkëpunimit dhe thellimit të aleancave në mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe demokracisë.

Forhåndsvisning av bilde

Dy presidentët folën edhe për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe në rajon. Me këtë rast, Presidentja Osmani theksoi se Kosova ka qenë dhe mbetet përherë një vend paqedashës dhe, si e tillë, do të jetë gjithmonë në mbrojtje të paqes, demokracisë dhe vlerave demokratike. Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në Dialogun Kosovë – Serbi. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani theksoi se Kosova mbetet një palë e përkushtuar dhe konstruktive dhe se po angazhohet për një proces të përqendruar në njohje reciproke e që si përfundim garanton mbrojtjen e sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues.

Forhåndsvisning av bilde

Duke vlerësuar lartë mikpritjen dhe dashamirësinë e Presidentit Mattarella, Presidentja Osmani e ftoi atë për një vizitë zyrtare në Prishtinë, gjë që do të rezultonte në vizitën e parë të një presidenti italian në Republikën e Kosovës.

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Akademi përkujtimore me rastin 41 vjetorit të vrasjes së Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës  nga UDB-ëja jugosllave! 

0

  

Nga: Luan Dibrani, Gjermani  

Nata e 17 Janarit të vitit 1982 ishte një natë e kobshme nga krismat e pushkës së UDB-s jugosllave që iu murrën jetën vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës. 

Këta ranë nga dora mizore e asaj nate qe u mbushën plotë 41 vite nga përkujtimet që ju bëhen anë e mbanë botës shqiptare. Ajo natë e kobshme i vrau tinëzisht burrat ma të nderuar të popullit shqiptar. Por atë natë për historinë e re shqiptare linden tre burra, tre heronj, tre intelektual dhe tre luftëtarë që nuk do të vdesin kurrë! Vepra e tyre do të jetë e përjetshme ne zemrat e  çdo shqiptar. Ishin tre luftëtarë që i lëkunden themelet ish-Jugosllavisë. 

Për këta dëshmor është bërë traditë ndër shqiptarë që të kujtohen, e sidomos në Shtutgard me rrethinë, që lanë gjurmët e veprimtarisë se tyre. Për nder të përkujtimeve të këtyre martirëve shumë vite me radhë iu bënë homazhe në varrezat e Shtutgardit nga gjithë emigracioni shqiptar në Evropë. Këtu vinin më qindra autobusë ,me mijëra automjete , deri sa u bartën eshtrat e tyre për në Kosovë. Tani manifestohet në shoqata ,klube etj. 

Forhåndsvisning av bilde

Një tubim i këtillë u  mbajt  me 21.01.2023, Akademi përkujtimore , kushtuar vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.  

Forhåndsvisning av bilde

Organizimi u bë  nga Shoqata Kulturore Shqiptare „Kadri Zeka“ në Nurtingen.  

Forhåndsvisning av bilde

Akademia e hapi zotëri  Jahja Gashi, Kryetar i Shoqatës “Nëna Terezë “në Göppingen të Gjermanisë me etnonimin e himnit kombëtar dhe të Republikës së Kosovës si dhe një minutë heshtje për gjithë atdhetarët që ranë dhe u martirizuan për lirin e Kosovës dhe trojet shqiptare.  

Forhåndsvisning av bilde

Pamja  e dy veprimtarëve shume vjecar Jahja  Gashit dhe   Xhafer Leci udheheqes te takimit. 

Forhåndsvisning av bilde

Zotëri Jahja Gashi  e ftoj në foltore  veprimtarin  e madh  zotëri Xhafer Lecin kryetarë nderi i ShKSH „Kadri Zeka „ t’i përshëndetë të pranishmit dhe iu  uroj pjesëmarrjen  e tyre në këtë takim madhështor dhe kombëtar.  

Forhåndsvisning av bilde

Veçanërisht mirëseardhje  i uroj për Ambasadorit te Republikës së Kosovës Dr.Faruk Ajeti qe udhëtoj nga  Berlini .Ashtu i përshëndeti edhe  Lumturije Lipovecen konzulle e përgjithshme në Shtuttgart z. Besnik Miftaraj dhe gjithë stafin e Konsullatës në Stuttgart si dhe gjithë veprimtarët bashkëveprimtarët e vëllezërve Gërvalla . 

Z.Xhafer Leci shkurtimisht bëri një përshkrim për veprimtarinë kombëtare patriotike të vëllezërve Gërvalla dhe bashkëveprimtareve që dhanë jetën për kombin shqiptarë . 

Forhåndsvisning av bilde

Pastaj fjalën e morri ambasadori Dr.Faruk Ajeti që e përshëndeti akademinë dhe të pranishmit  me  një fjalim  përmbajtjesor .Ambasadori në fillim citoi fjalët e Jusuf Gërdallës që i kishte lënë me rastin e atentatit me 17 Janar 1982 në Untengrupenba afër  qytetit te Heilbronit. ku edhe kishin vizituar vendin ku ka ndodh atentati duke vënë kurorë me rastin e 41 vjetorit të vrasjes . 

Forhåndsvisning av bilde

Pos fjalimit te  zotiti Xhafer Leci Kyetar Nderi i Shoqatës “Kadri Zeka”  

1.-  dhe Zotëri  Dr. Faruk Ajeti, Ambasador i Republikës së Kosovës në Berlin,  fijen e morën edhe bashkëveprimtarët e këtyre 3 heronjve dhe veprimtar e artist e publicist 

2.Z Kolë Merturi dhe Nami Ramadani, ndërsa bashkëveprimtari i tyre z. Fahredin Tafallari, nga Kosova përshëndetë të gjithë të pranishmit e kësaj Akademie.    

3.Z. MentorThaqi,poet dhe veprimtarë i hershëm i çështjes tonë kombëtare,  

4.Z. Naser Hoxhaj, Kryetar, Shoqata “Dardania” Mannheim,  

  1. Z. Asllan Dibrani, ish i burgosur politik dhe publicist.

6- Z. Xhevdet Syla, Kryetar, Shoqata “Pavarësia” në Stuttgart 

Pjesmarres ishin edhe ; 

 7.- Z. Gani Kryeziu, veprimtar dhe veterani i arsimit,  

8.- Z. Refki Bytyçi,nënkryetar i Shoqata “Kosova” në Felbach, 

 9.- Z. Asim Lokaj,Kryetar i Shoqatës „ Malësia“ në Mössingen,  

10.- Gjylije Lecaj, Sekretare e Shoqatëse Qendra Kulturore Stuttgat,  

11.- Shefki Jakupi,veprimtar i hershëm,  

12.- Shaban Qlaj,veprimtar ,poet e këngëtar qe recitoj një  poezi kushtuar këtyre  heronjve., 13.- Z. Falënderojmë Qani Rexhepin, veprimtar dhe afarist, cili sot ka sjellë ushqime falas, por nuk ka mundur të marrë pjesë,  

14.- Në fund falënderojmë Z. Nue Lekaj, zyrtar në Komunën e Wernaus, cili e  ndihmon përherë për sigurimin e kësaj salle këtu dhe tjera ndihma tjera.  

Një kolorit shumëngjyrësh  e treguan valltaret nga Shoqata “Nënë Tereza” në Göppingen me një defilim  të bukur dhe tejet premtues e artistik. 

 U mirëpriten edhe recitimet e leximet e vargjeve të tyre në përkushtim të Akademisë Përkujtimore nga Mentor Thaqi, Xhevdet Syla dhe Shaban Çelaj që iu dhuruan emocione dhe kënaqësi të pranishmëve! 

Mentor Thaqi, Sekretar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, në emër të LKSHM-së dhe të Kryetarit Musa Jupolli, nderoi me Mirënjohje për veprimtari shembullore atdhetare asociacionet: Klubin Shqiptar “Bardhosh Gërvalla” në Ludwigsburg, Shoqatën Kulturore “Nënë Tereza” në Göppingen, Shoqatën Kulturore “Kadri Zeka” në Nürtingen, Trinomin e Nderit Kombëtar (post mortem): Enver Hadri, Vehbi Ibrahimi dhe Musa Hoti si dhe Atdhetarin e paepur (post mortem) z. Emin Fazliu, alias Emil Kastrioti! 

Akademia Përkujtimore u përmbyll me këngë kushtuar heronjve. Një byfè me ushqime tradicionale, kafe dhe verëra u soll nga z. Qani Rexhepi. Nga Shoqata  u gostitëm  edhe me raki shpie nga Nue Lekaj. Atmosfera ishte shume miqësore  me biseda dhe kuvendime të përzemërta dhe të ngrohta. 

Edhe sonte si përherë nuk munguan fotografimet dhe incizimet nga zonja Katarina Griesser dhe zotni Gani Kryeziu, kronistë besnikë të gjallimit tonë kombëtarë e shpirtëror! 

Familja shqiptare e dëmtuar rëndë nga liberalizmi perëndimor dhe pasojat e ekstremizmit fetar

0

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Nuk kanë kaluar më shumë se 32 vite dhe Shqipëria gjëndet  e rrezikuar të shpërbëhet përsëri, jo më nga ndonjë kërcënim apo pushtim ushtarak të egër si para 500 viteve, dhe as para pushtimit nazi-fashist, por nga influenca e madhe botërore  e dy ekstremeve sociale: nga demokracia liberale perendimore  dhe nga pasojat ekstremizmi fetar ndërkombëtar. Pak Histori. 

Kur Bashkimi Sovjetik u shemb, studiuesit perëndimorë shpallën me bollëk fundin e epokës së Luftës së Ftohtë, duke arritur në përfundimin se triumfi i rendit botëror liberal ishte ilaçi i vetëm apo `Panacea` për njerëzimin. Kjo dëshirë për të ndërtuar një rend botëror uniform të bazuar në konceptimin hegjemonist perëndimor ka qenë spiranca fletë e teorive të shumë studiuesve perëndimorë që atëherë  

Mesa duket bota heteropolare që është ngritur pas rënies së komunizmit po bien ë kundërshtim me dëshirën për vendosjen e një hegjemonizmi  liberal që kërkohet nga bota perëndimore  hegjemoni liberale perëndimore që do të udhëheqë jetën sociale në një Botë globaliste e cila do të jetë si një fshat i madh ku komunikimi nëpërmjet internetit dhe digitalizimi i i të gjitha  puënve qofshin ato mediatike apo të tjera do të jetë real në lehtësimin e jetës sociale. Problemi i madh ka ndodhur nga përpalsja e kulturave të vëneve të ndryshme. 

 Kështu që pas përpjekjeve jo shumë të suksesëshme të përhapjes së demokracisë liberale me dhunë pas viteve `90 (që të kujtojnë kërkesat e dikurshme të Faidel Kastros për përhapjen e  revolucioneve socialiste me dhunë), bota po kërkon një zgjidhje më të atrësyeshme. Sipas studiuesit  izraelitit Yoram Hazony i cili në një vepër novatore mbi nacionalizmin, ai kritikon ndërtimin liberal si “një formë të imperializmit”. Ai thotë se “si imperialistët e tjerë, ata janë të shpejtë për të shprehur neveri, përbuzje dhe zemërim kur vizioni i tyre për paqen dhe prosperitetin has në kundërshtim”. “Çdo komb gjykon në përputhje me perspektivën e tij. Nuk ka asnjë qenie njerëzore dhe asnjë komb që mund të pretendojë se ka kapur të gjithë të vërtetën për të gjithë të tjerët” (https://www.institutmontaigne.org/en/analysis/neë-order-blend-ëestern-liberalism-and-eastern-civilizational-nationalism). Disa studjues kërkojnë një zgjidhje më të arësyeshme  për të vendosur një rend të ri social siç mund të jetë  ai i një `Rendi i ri me një përzierje të liberalizmit perëndimor dhe nacionalizmit qytetërues lindor`. 

Përse Liberalizmi i demokracive perëndimore përbën një rrezik për Familjen shqiptare? 

Është e vërtetë që 45 vite diktaturë krahas pasojave negative të vrasjes me gjyqe politike të 7000 njerëzve, internimit të 100 mijë të tjerëve, varfërsië ekstreme, pati dhe disa shkëndija të mirë të socializmit të shoqërisë dhe të forcimit të familjes shqiptare jo më të asaj patriarkale  por të një familjeje normale pa eksese, gjë e shtoi popullsinë shqiptare deri në 3.2 milion njerëz për 45 vite nga 780 mijë që ishin në kohën e Zogut. 

Në Shqipëri hapja me perëndimin pas viteve `90,  krahas  të mirave për shoqërinë e mbyllur izolacioniste shqiptare (si ruajtja e traditës familjare dhe të komuniteteve të ndryshme në zonat  të ndryshme të Shqipërisë, mungesa e drogës, tutorëve seksualë krimit), solli dhe disa të këqija të cilat u nënvlerësuan në fillim, por duke kaluar nga izolacionizëm ekstrem në një liberalizëm ekstrem shoqëria shqiptare ngadalë filloi të çthuret; dhe në fillim duke  pësuar një emigrim galopant prej 1.7 milion njerëzish brënda 10 vjeteve të parë për shkak kryesisht të varfërisë, për shkak të ardhurave të pakta, për shkak të  dëshirës për të parë vëndet perëndimore  si vënde të parajsës materiale dhe shpirtërore, por edhe për tu larguar për shkak të pasigurisë në vënd, mungesës së një kujdesi  shëndetësor, mungesë së dritave, mungesës së një arsimimi adekuat, për shkak se një pjesë ishin ish sigurimsa apo ish bashkëpuntorë të sigurimit, pra në përgjithësi u larguan dhe po largohen për një jetë më të mirë, për të ardhura më të mëdha financiare. 

 Dihet se popullatat e vëndeve të vogla përpiqen të emigrojnë në vënde më të mëdha ku mundësitë janë më të mira për të jetuar. Përveç kësaj në Shqipëri pati një megrim brënda vëndit ku shumica e popullsisë shqiptare sot është kryesisht në Tiranë e Durrës, dhe në qytete duke zbrazur fshatrat,. Sigurisht një nga shkaqet e largimit është edhe konflikti i madh politik midis partive kryesore, korrupsioni galopant, frika nga hakmarrjet midis bandave të drogës, tutorëve, etj. 

 Tradita shqiptare e një Familjeje të mirë dhe të konsoliduar po humbet pikërisht edhe nga një factor tjetër, ai i presionit të shoqërive liberale perëndimore të cilat promovojnë të ashtuquajturën revolucion seksual, LGBTI (QA), në emër të liberalizmit futjen e kanaleve pornografike, promovimin në tv-të private të individëve pa identitet, të emisioneve argëtuese banale, dhe të një presioni mediatik të paparë konfliktual politik të cilat i bëjnë njerëzit të largohen apo të divorcohen. Sot 1 në 3 familje ka divorce kryesisht në familjet e reja. Divorcet kryesisht nga emigracioni, nga mungesa e të ardhurave, por edhe nga presioni i një liberalizmi toksik mbi shoqërinë shqiptare ku çdo gjë qënka e mundur. Pavarësisht se shteti shqiptar ka nënëshkruar ligjin për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të drejtën e pronës, në Shqipëri duke egzistuar `ligji i pa shkruar i mosndëshkueshmërisë`, ku politikani, pareliu, i forti, ku drejtësia mbetet totalisht e korruptuar,shumë njerëz harrojnë që liria nuk është absolute por mbaaron aty ku fillon liria e tjetrit. Pavarësisht se pjesa më e madhe e emigracionit shqiptar sjell të ardhura në Shqipëri , një pjesë e tyre janë të ardhura jo legale, dhe kjo ka sjellë largimin e të rinjve dhe e familjeve të reja duke menduar se jashtë jetohet më mirë dhe duke mos u lodhur e punuar si në Shqipëri ku të ardhurat janë të pakta. 

Largimi jashtë vëndit dhe përplasja me realitetin e huaj ku shqiptarët shikohen si qytetarë të dorës së dytë, prania e grupeve shqiptarësh të cilët punojnë në punë të zezë apo dhe kriminale me apo pa dëshirën e tyre, ka shkaktuar një fenomen social negativ që shpesh quhet liberalizëm negativ.  

Çfarë është liberalizmi negativ? Liria negative është liria nga ndërhyrja e njerëzve të tjerë. Liria negative ka të bëjë kryesisht me lirinë nga kufizimet e jashtme dhe është në kontrast me lirinë pozitive (zotërimi i fuqisë dhe burimeve për të përmbushur potencialin e dikujt).  Kjo po ndodh në Shqipëri dhe në shqiptarët jashtë vëndit në vëndet e demokracisë perëndimore. Kjo shkakton prishjen e familjeve shqiptare si jashtë vëndit ashtu dhe brënda vëndit. Faktori i fundit që nuk duhet lënë pa përmëndur është ateizmi.  

 Mungesa e besimit të Zoti. Mungesa e kufizimeve që feja e krishterë ka vendosur të cilat janë edhe në kushtetuën e të gjitha vëndeve perëndimore si martesa 1 burrë-1 grua, sipas 10 urdhëresave të Zotit drejtuar Moisiut, ka shkaktuar shkatërrimin e Familjes e cila është njësia kryesore e shoqërisë. Dhe kjo njësi po prishet kryesisht në vëndet perëndimore.  

Roli social i doktrinës së ekstremizmi fetar të tipit `sharia`, ka filluar të përdoret edhe në Shqipëri në fillim duke lejuar martesat me më shumë se një grua, dhuna ndaj gruas, përdhunimet, krijimi i urrejtjes ndaj `qafirëve`, vazhdon të ndikojë në shoqërinë e vëndeve të vogla si Shqipëria dhe Kosova si dhe në Ballkan. Kjo është ana tjetër e presionit ekstrem mbi shoqërinë shqiptare e cila gjëndet si përherë sot e prej 1000 vitesh në presioniin ekstrem liberal perëndimor dhe tëashtuquajturit nacionalizëm lindor  të civilizimit.  

Nga duhet të shkojmë? Nga rendi liberal perwndimor ekstrem material ku paraja është Zot? Apo nga rendi nacionalist lindor ku mbizotërojnë kufizimet sociale?  

priftipirro2017@gmail.com 

Presidentja Osmani u prit në Selinë e Shenjtë nga Papa Françesku 

0

Sot, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u prit në audiencë nga Ati i Shenjtë, Papë Françesku. Në këtë takim të ngrohtë, Presidentja Osmani e falënderoi Papë Françeskun për kujdesin e vazhdueshëm të cilin Selia e Shenjtë dhe vetë Ati i Shenjtë kanë treguar ndaj Kosovës.   

“Kam ardhur këtu për t’jua shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për kujdesin që keni treguar ndaj vendit tim, duke i ndenjur afër vazhdimisht”, tha Presidentja Osmani.  

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja Osmani e njoftoi Papë Françeskun mbi orientimin e Kosovës si pjesë e qytetërimit të hershëm evropian dhe vizionin e vendit për integrim në strukturat euroatlantike. 

Forhåndsvisning av bilde

“Njohja e sakrificës qëndron në themel të besimit për të ardhmen”, tha Presidentja. “Populli i Kosovës është ringritur mbi hirin e kësaj sakrifice të shumë brezave dhe përpjekjeve të tyre për liri. Tani Kosova po e ndërton sigurt të ardhmen e saj, brenda familjes së gjerë të popujve të lirë. Njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë ndikon në fuqizimin e mëtejmë të shtetësisë sonë dhe për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike. Synimi i Kosovës për njohje nga Vatikani kontribuon në thellimin dhe avancimin e mëtejmë të raporteve tona shekullore si dhe në rrugën evropiane të vendit tonë”, tha Presidentja Osmani.   

Presidentja Osmani e falënderoi Papë Françeskun për vendimin e tij të vitit 2018 për ta ngritur Administratën Apostolike të Kosovës në nivel të Dioqezës.  

Forhåndsvisning av bilde

“Në pesë vjetorin e vendimit tuaj për avancimin e statusit të Administratës Apostolike në Kosovë, duke e ngritur atë në nivel të dioqezës, jam shumë e lumtur që mund t’ju falënderoj personalisht për kujdesin dhe t’ju siguroj se vlerat tona të përbashkëta, mbi të cilat janë krijuar historikisht raportet tona do të vazhdojnë të mbeten themel i fuqishëm i lidhjes sonë, të cilën ne synojmë ta thellojmë më tej”, tha Presidentja Osmani.  

Më tej, Presidentja Osmani dhe Papë Françesku biseduan për raportet ndërmjet dy vendeve dhe kujdesin të cilin Vatikani e ka treguar ndaj popullit tonë, duke njohur vlerat qytetëruese të tij, të cilat bota i ka parë të mishëruara në personalitetin e Nënë Terezës.  

Forhåndsvisning av bilde

 “Raportet tona janë shumë të hershme dhe tepër të fuqishme, ngase burojnë nga përkushtimi për paqen, tolerancën dhe harmoninë mes njerëzve. Ato na kanë bashkuar tradicionalisht”, tha Presidentja Osmani. Ajo kujtoi që në vitet ’90, kur popullit po i kanosej ekzistenca, Kosova e udhëhequr nga Presidenti Rugova frymëzimin e gjente edhe në qëndrimin e Papës Gjon Palit të Dytë, dhe në përpjekjet e Vatikanit për t’i ruajtur e promovuar vlerat qytetëruese dhe lirinë e popujve”.   

Më tej, Presidentja foli për progresin në Kosovë, me theks të veçantë për mënyrën e funksionimit të bashkësive fetare në Kosovë dhe vendosmërinë e shtetit të Kosovës që t’i njohë e promovojë më tej liritë fetare.  

Forhåndsvisning av bilde

Po sot, Presidentja Osmani do të pritet edhe nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Parolin. 

Forhåndsvisning av bilde

Mosvendosmëria e fortë e Gjermanisë për ta shkelur Rusinë 

0

Tanket gjermane Leopard, që aq shumë po i kërkon Ukraina , por që Gjermania ende vazhdon të jetë e pavendosur për dërgimin e tyre …

Prof. Tomasz Kamusella, Universiteti i Shën Andreas 

Në ngurrimin e saj për ta ndihmuar Ukrainën me vendosmëri, Gjermania duket keq në sytë e aleatëve të saj europianë dhe të Atllantikut të Veriut.  Dykuptimet dhe premtimet e shumta të papërmbushura të Berlinit janë një përparësi e pëlqyeshme dhe strategjike për Kremlinin. Ajo që në të kaluarën ishte bërë shkak, i diktuar nga historia e errët e Gjermanisë, tani me sa duket  mori formën e një loje të paprinciptë të pritjes. Berlini duket se është gati të mbajë anën e cilësdo palë fitimtare, në favorin e të cilës mund të kthehet lufta. Me gjithë protestat për të kundërtën, demokracia nuk shfaqet me këto përllogaritje.  

Lufta imperialiste e Rusisë  

Të enjten fatzezë të 24 shkurtit 2022, paqja dhe stabiliteti në Europë erdhi në një fund të papritur, por të parathënë prej një kohe të gjatë.  Europa e Marrëveshjeve të Helsinkit, që mbështeteshin në gurthemelin e mos cënimit të kufijve, mbërriti në ditën e zhvlerësimit të Helsinkit. Me luftën e paprovokuar dhe të pajustifikuar për pushtimin imperialist, Rusia e sulmoi Ukrainën nga lindja në Donbas, nga jugu për gjatë bregdetit të Azovit dhe Detit të Zi dhe nga veriu. Sulmi i fundit ishte më i pabesi, sepse ishte Bjellorusia që i lejoi tanket ruse të drejtoheshin në kryeqytetin ukrainas Kiev. 

Përballë këtij gjigandi ushtarak, vetëm falë trimërisë së paparë të ukrainasve vetë (padashje të ndihmuar nga vetë Kremlini që ishte i bindur se do fitonte brenda disa ditëve) ofesiva me tre ballë u ndalua. Kievi u shpëtua. Gjysmën tjetër të marsit 2022, kundërofensiva ukrainase i përzuri trupat e mërzitura ruse nga afërsitë e kryeqytetit.  

“Paqë për gjenocidin e Rusisë në Ukrainë” 

Në prill dhe maj 2022, mu dha rasti të jap mësim në universitetin e Jenës në Gjermani.  Pas përzënies të parregullt të forcave ruse për rreth Kievit, u bënë të njohura për të gjithë shkalla e shkatërrimeve dhe e humbjeve të jetëve.  Kjo ishte e paparë në Europë pas Luftës së Dytë Botërore. Masakrat gjenocidale ruse në Bucha dhe Borodyanka e shokuan botën. Ndërkohë, rrethimi rus i portit Mariupol në Detin Azov. po shkonte drejt fundit. Rusët e shkretuan qytetin dhe varrosën dhjetëra mijëra viktima civile nën gërmadhat e apartamenteve.  

Me kohë, grupime dhe parti të ndryshme, përfshi anëtarët e partisë drejtuese të Gjermanisë, SPD, organizuan “demonstrata paqësore” në Jena dhe nëpër Gjermani. Hapur ose heshturazi, paqja e synuar lidhesh me mos dërgimin nga Gjermania të armëve në Ukrainë, ndërkohë që ky vend  pësonte sulmet ruse dhe mund të kapitullonte.  

Por kjo nuk u bënte përshtypje pacifistëve gjermanë, që ndërkohë  Kremlini mund të ushtronte trysni me një program gjenocidal dhe asgjësimi të Ukrainës  dhe ukrainasve si shtet  dhe si komb, që mund të asgjësonte elitën ukrainase dhe vendi të ‘fshatarizohej”, ndërkohë që shumica e banorëve do përfundonin në mërgim në Siberi ose në kampet e detyrueshme të punës.  Që Ukraina do kthehej në një provincë tjetër ruse dhe potenciali i saj njeërzor dhe ekonomik do shfrytëzohej për pushtimet e ardhëshme neoimperiale në vendet midis Rusisë dhe Gjermanisë. Propagandistët rusë kërcënonin gjermanët me marshimin e tankeve rusë drejt Berlinit, përsëri, prandaj ata të mos guxonin ta kundërshtonin Moskën.  

Hutimi gjerman  

Disa ditë pas sulmit rus në Ukrainë, qeveria gjermane e dënoi zyrtarisht Kremlinin dhe premtoi të dërgojë armë, si ndihmë për mbrojtjen e Ukrainës. Por ajo që ndodhi më pas  ishte një varg i gjatë vonesash dhe dykuptimesh. Një përfundim jo i habitshëm, duke ditur se ish kancelari gjerman, Gerhard Shrëder, mbetet një anëtar i SPD, mban kartën e saj. Ai është një mik ‘për kokë’ i tiranit rus Vladimir Putin dhe mban përgjegjësi se e bëri Gjermaninë të tejvarur ndaj naftës dhe gazit të Rusisë. Askush tjetër, përveç Shroderit dhe partisë së tij SPD nuk i mundësoi Putinit që t’ i bënte hidrokarburet në një mjet presioni politik dhe shantazhi për shpërbërjen e Bashkimit Europian dhe NATO- s.  

Schröder dhe të ngjashmit me të janë pasuruar në këtë proces. Tani ata duan të mbajnë pasurinë e tyre të fituar jo ndershëm, dhe të gëzojnë njëkohësisht respektin si ‘demokratë shembullorë’. Ata shpresojnë për një kthim të statuskuosë së vjetër, të korruptimit përmes naftës dhe gazit të lirë për gjermanët, si shpërblim për ta lejuar Kremlinin të plotësojë ambiciet e tij imperialiste në “zonën ndërmjetëse’ midis Gjermansië dhe Rusisë. Një paqtim i stili të ri në emër të ‘biznesit të dobishëm’ me një kosto ‘të pranueshme’, përfshi 8 milionë refugjatë nga Ukraina dhe 6.5 milionë refugjatë brenda Ukrainës dhe 40 000 civilë të vrarë. Në të ardhmën e afërt, të tri shifrat e mësipërme do rriten më tej.  

‘Maturia’ e Berlinit  

Pasi Ukraina e rimori qytetin jugor të Hersonit, në nëntor 2022, fronti ndali. Mbeti i palëvizëshëm, me gjithë shkëmbimet e vazhdueshme të zjarrit me intensitet dhe zgjatje të paparë, që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky bllokim zgjati deri në mes të janarit 2023, kur trupat ruse kapën qytetin mineral të Soledarit, pranë Bakhmutit në Donbas. Po vjen momenti i të vërtetës.  

Ndërkohë, në pranverë 2022, Berlini premtoi të dërgojë 100 tanke në Ukrainë. Por pak më vonë, qeveria gjermane i hëngri fjalët duke thënë se në situatën kërcënuese në Europë, Gjermania duhet t’i mbajë këta tanke për vete. Ҫfarë shembulli i madh maturie cinike dhe spektakulare.  

Në maj 2022, Gjermania premtoi 15 tanke Gepard anti-avion për Ukrainën. Një veprim i mirëpritur ky, por pa e shoqëruar me municionin përkatës. Një punë ideale për Rusinë, Ukraina mbeti me armët perëndimore, pa municion. Në fund të 2022, Kievi mori dyfishin e numrit të Gepardëve të premtuar. Megjithatë, kjo nuk ndihmoi shumë. Gjatë çerekut të katërt të 2022, raketat ruse shkatërruan gjysmën e infrastrukturës energjitike dhe atë tjetër kritike. Kur po mbaronte 2022,  2- 10 milionë ukrainas mbetën pa elektricitet dhe ngrohje.  

Koha po mbaron  

Nuk ka rëndësi për gjermanët, se miliona ukrainas jetojnë në kushte emergjence strehimi. Gjermanët nuk duan t’ia dinë se ukrainasit përjetojnë në temperaturat nën zero mungesë energjie dhe ngrohje. Vetë gjermanët nuk janë të uritur ose të etur. Marrja e bukës dhe e ujit të përditshëm në Gjermaninë e sotme nuk bëhet nën sjell një zjarr mortajash dhe raketash të tërbuara ose përballje me rrezikun gjithnjë e më të madh të vdekjes,nga raketat ruse, që bien si breshër nga qielli.  

Pa dyshim, tani Kremlini po përgatitet për ofensivën e pranverës. Materiale dhe trupa po grumbullohen masivisht në frontin e Donbasit. Kohët e fundit, Rusia mobilizoi 300 000 rezervistë. Tani, Moska po mendon të mobilizojë një milionë rekrutë. Nuk ka rëndësi për Rusinë dhe për opinionin publik të vendit që, deri tani, kanë vdekur në luftë më shumë se 100 000 ushtarë rusë. . Rekrutë të shumtëpo  detyrohen të futen në mullirin e mishit të luftës ruse.  

Nga ana tjetër situata është kritike për Ukrainën dhe Europën. Ajo që ka rëndëai është çështja ekzistenciale nëse ukrainasit dhe europianët do të jetojnë nën demokraci apo do triumfojë totalitarizmi neo- imperialist i Rusisë. Anëtarët pas-komunistë dhe pas-sovjetikë të BE dhe NATO-s, ndjejnë bashkë me ukrainasit një ndërgjegjësim të mprehtë për këtë gjendje të zymtë që haset në kontinent. Por Estonia dhe Letonia dërguan pothuajse 1% të PKB-së së tyre në Ukrainë, si ndihmë, ndërsa Polonia pothuajse 0.5%. Nga ana tjetër, dhuruesit më të mëdhenj në terma absolutë janë SHBA, BE dhe MB. Gjermania me ekonominë e saj më të madhe në Europë dhe e pesta më e madhe në botë mbetet në mënyrë të konsiderueshme pas Britanisë dhe është vetëm pak para Kanadasë për të ndihmuar Ukrainën. Nuk është shenjë e mire kjo. Që nga shtatori i vitit 2022, bëhet thirrje gjithnjë e më shpesh për t’i dhënë Ukrainës tanke moderne luftimi Leopard.  

Gjermania dhe aleatët e saj europianë të NATO-s i kanë këto tanke me shumicë, rreth 2,000. Rusia tashmë humbi 2,000 tanke në Ukrainë, por ende ka 2,000 më shumë për t’I dërgimuar në front. Ja pse Leopardët janë të nevojshëm urgjentisht për të thyer bllokimin në front. Këto tanke do të ndihmonin Ukrainën të fitonte epërsinë përballë avantazhit të Rusisë në numrin e madh të tankeve dhe trupave të mobilizuara.  

Berlin: Një hapje e re?  

Më në fund, realiteti i luftës totale të Rusisë për shkatërrimin e plotë të Ukrainës u duk se zbardhi me qartësi të kristaltë mbi qeverinë gjermane dhe elitën e vendit. Politikanët finlandezë ekritikuan Berlinin që nuk dërgon Leopardët në Kiev. Berlini nuk e përjashtoi këtë mundësi. Por vetëm një ditë më pas, ai botoi një deklaratë se nuk kishte plane për këtë qëllim. Të zhgënjyer nga një tjetër dykuptim i Gjermanisë në kontekstin e rrezikut ekzistencial, si për Ukrainën, ashtu edhe për Europën, Franca dhe Polonia ushtruan trysni mbi Berlinin që të ndryshojë sjelljen. Varshava madje deklaroi se mund të kalonte rezervat e saja (mjaft të pakta) të Leopardëve në Kiev, edhe pa pëlqimin e Berlinit.  

Ministri i ri i mbrojtjes i Gjermanisë u emërua në Berlin me 19 janar 2023. Aleatët e NATO-s dhe BE-së shpresonin se ky hap administrativ dhe simbolik jep shpresë  që Gjermania të dërgojë Leopardë në Ukrainë. Por, për zhgënjimin e të gjithëve, në 20 janar, në takimin e 50 vendeve në bazën ushtarake të SHBA në Ramstein, ministri i ri gjerman i mbrojtjes u dykuptimua ashtu si paraardhësi i tij. Ai tha: ‘Jam shumë i sigurtë se do të ketë një vendim në afat të shkurtër, por nuk e di se si do të duket vendimi. Për të zvogluar dëmin që i është shkaktuar reputacionit tashmë të njollosur të Gjermanisë, ministri tha se vendi i tij ‘sigurisht nuk do të ndalet së mbështeturi Ukrainën’.  

Në rrethana jo-ushtarake, kjo ‘sigurisht’ do të tingëllonte si një ‘Jo’. Në këtë luftë, që do të vendosë të ardhmen e menjëhershme të Europës, ‘një mosvendosmëri për këtë çështje është një fitore strategjike për Kremlinin. Kjo pavendosmëri po vret edhe më shumë ukrainas të pafajshëm. Dhe me dashje ose jo, Berlini i dha presidentit rus më shumë kohë për të përgatitur një ofensivë të suksesshme këtë pranverë. Nga ana e vet, Kievi dhe Europa janë lënë të zhgënjyera nga vendi që e stilon veten si udhëheqës i demokracisë dhe Perëndimit në Europë.  

A është qeveria aktuale gjermane vërtet kaq miope? A duhet të ballafaqohet ajo me të ngjashmit e zotit Putin dhe Schröder lidhur me planin e ‘paqes ruse’ (Russkii mir) për Ukrainën (dhe Europën)? A janë totalitarizmi dhe imperializmi ende kaq të dëshirueshëm në Europën e shekullit të 21-të, për shkak të naftës apo jo naftës? Tani për tani, aleatët e Gjermanisë e shohin këtë. Por Moska e miraton dhe, në të njëjtën kohë, përdor kërcënimin e tankeve sovjetike, që hynë në Berlin në vitin 1945. A do t’i dorëzohet Berlini propagandës ruse, lidhjeve të saj të vendosura mirë me Moskën dhe, si rezultat, a do ta braktisë demokracinë dhe Europën e integruar?  

Janar 2023 

Përktheu: Bardhyl Adem Selimi, Tiranë

Fara e keqe e njohin vetëm paranë e pistë!

0

Florim Zeqa 

Të qëndruarit vertikalisht është gjëja më e vështirë, por edhe më e mira në këtë botë. Për të mbajtur rrugën e drejtë nuk është aspak e lehtë, por është nder dhe krenari. Të thuash të vërtetën në kohën kur gënjeshtra dhe mashtrimi janë bërë standard i jetës, edhe pse sfidë dhe sakrificë e mundimshme, është pak më tepër se heroizëm, është martirizim!

Ja vlenë të rrezikohet për të vërtetën

Në kritikat e mia ndaj politikanëve, sikurse që nuk ka asnjë lloj subjektivizmi, nuk ka sharje dhe as ofendime, ironizim dhe as inate personale. Në të gjitha shkrimet e mia analitike mundohem të përçojë mesazhin pozitiv tek qytetarët e vendit, e bashkë me këtë edhe opsionet e mia për zgjidhjen e problemeve.

Përveq kërcënimeve dhe shantazheve, jam duke e paguar një çmim tejët të lartë me mbylljen e studiove televizive dhe portaleve, por unë do të vazhdojë t’i qëndrojë besnik idealit dhe misionit tim, të vërtetës dhe dhe drejtësisë, dhe jo vetëm që nuk do të pendohem asnjëherë, përkundrazi me vendosmëri akoma më të madhe do ta vazhdojë rrugëtimin tim jetësorë në shërbim të qytetarëve (mërgimtarëve) dhe vendit tim të shenjtë, duke e thënë gjithnjë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.

Nxjerrja në shesh të së vërtetës lakuriqe nga ana ime, shpeshëherë ua ka prishur strofullën grupeve të interesit. Sa herë që e kam ngritur zërin ndaj abuzuesve të parasë publike, aq herë jam sulmuar nga grupet e interesit në Kosovë dhe në Diasporë.

Sa herë që grupet e interesit janë munduar të ma kufizojnë hapësirën mediatike, aq më tepër jam forcuar dhe kam fituar besimin e qytetarëve (mërgimtarëve), kurse shpirtëzinjët dhe fatzinjët e kombit janë mbetur gjithnjë më të varfër dhe më të izoluar në lëvozhgën e tyre.

“DJALLI MË NJË SY”, roman i bazuar në ngjarje të vërteta

“Gjithmonë e keni përkrahjen e bashkatdhetarëve i nderuari analist dhe gazetarë, na ushqejnë dhe japin kënaqësi shkrimet dhe artikujt tuaj lidhur me ngjariet aktuale politike, kulturore dhe arsimore…”, ishte ky komenti i ditëve të fundit nga një bashkatdhetarje nga Shqipëria.

“Gazetari ka të drejt, të gjitha që ai i shkruan janë të vërteta të pamohueshme dhe të pakontestueshme nga askush, por ju, jeni ata që po mundoheni të abuzoni me neve kundër këtij njeriu të ndershëm dhe atdhetar”, ishte përgjigja e bashkatdhetarit tjetër nga Kosova dhënë grupeve të interesit, të cilët u vërsulen kundër meje sikurse qenët e tërbuar.

Aq shumë kam për të shkruar e për të thënë, saqë është e pamundur të përfshihen të gjitha në një apo dhjetra artikuj gazetaresk. Prandaj, për këto rrëfime të gjata dhe shumë interesante e kam filluar së printuari romanin e shkruar në ditarin tim; “DJALLI MË NJË SY”, në të cilin do t’i përfshijë të gjitha organizimet dhe prapaskenat e grupeve të interesit, me ç’rast do t’i çmontoj të gjithë një nga një sikurse kokrrat e misrit.

Më herët thuhej se “çdo fis e ka nga pis”, kurse sot, gati çdo familje e madhe e ka nga një pis!

Po ndodhë pikërisht kështu për arsyen e thjeshtë të humbjes së respektit dhe homogjenitetit familjarë! Futja e disa partive në një familje e ka dëmtuar në themel bërthamën e shëndoshë të shtetit-Familjen!

“Më e mirë është një njollë në fytyrë sesa një pikë e zezë në tru”, e thotë një fjalë e urtë popullore, të cilën unë e përshtati në këtë mënyrë, “Më i mirë është njeriu me një sy sesa një njeri me dy sy, por që është i verbër në kokë”! Për fatin e keq, sot disa, me të dy sytë e ballit hapur janë bërë të verbër në kokë; nuk njohin miq e dashamirë, fqinjë e farefis, me një fjalë janë bërë farë e keqe, që njohin vetëm interesin personal dhe paranë e pistë!