Kreu Blog Faqe 1128

Na duhet një front uniteti, si kurrë më parë!

0

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

Na duhet një front uniteti, si kurrë në parë!

(Sepse, fitoret (afatgjata)gjeostrategjike nuk guxojmë t’i humbim me lojra (afatshkurtra) gjeopolitike)

1. Jam më se i bindur që; Në rast se e pranojnë VERSIONIN serb të Asociacionit, si Qeveria ashtu edhe Opozita do anatemohen e do penalizohen aq shumë nga elektorati, sa që kenë shumë vështirë t’i konsolidojnë si “radhët” partiake ashtu edhe “eskadronët” e tyre ideologjike…!

2. S’këndejmi, Partitë dhe liderët aktual DUHET sa më parë ta kuptojnë që s’jemi më në vitet 90-ta kur mjaftonte vetëm një prononcim disaminutësh i Ibrahim Rugovës, për t’u përmbyllë ndonjë vendimmarrje e re. Por, jemi nē vitin 2023, kur na duhet dosido një UNISON shumë më koheziv dhe mê FLEKSIBIL; ndërqytetor, ndërpartiak, mediatik, civil e akademik…!

3.Përçarja, në këto momente (midis tjerash edhe) historike, përveç që do na i dëmtoj interesat tona afatgjata shtetërore e kombëtare në rajon e kontinent, do na e prolongoj po edhe kontestoj në vijimësi kohore ambicien dhe synimin tonë për bashkimin e paevitueshëm, në horizont…?

Rrëfime për vuajtjet në ushtrinë jugosllave: Golgota njerëzore e Sinan Kastratit dhe pësimi im i vogël, por i paharrueshëm nga “APJ”!

0

Nga: Gjergj – Bajram Kabashi

Golgota (Golgata) është emri i vendit në Jerusalem (Izrael), ku është kryqëzuar Jezu Krishti, sipas katër Ungjijve të Biblës.
Emri vjen nga arameishtja Gûlgaltâ, ndërsa në latinisht quhet Calvaria. Në Greqisht, sipas Wikipedia-s, përdoret emri Κρανίου Τοπος. 

Disa mendime për Sinan Kastratin dhe vuajtjet e tij në Burgun e Prishtinës dhe Ferizajt, si dhe për poshtërimin dhe terrorizimin që e përjetoj në Doboj, si ushtar i “APJ”-së

Në të vërtetë, une do ti flas dy-tre fjalë për një person të munduar në jetë, sikurse që janë të munduar e poshtëruar shumë shqiptarë të tjerë në periudhën e gjatë të pushtimit serb, me ndihmën e pakursyer të “UDB-ashëve tonë”.

Fjalën e kam për Sinan Kastratin, që tash jeton në Suedi. Kam qenë një apo dy vite pas tij në fakultet, si student i letërsisë në Universitetin e Prishtinës. Ka qenë një student i shkëlqyeshëm i letërsisë. Për kulturën dhe zellin e tij studimor më ka pas folur shumë vite më vonë edhe profesori i Letërsisë Botërore dhe ndoshta themeluesi i kritikës letrare ndër ne në Kosovë, Hasan Mekuli, tashmë i ndjerë, përderidsa e zhvillonim një bashkëbisedim të gjatë për krijimtarinë e tij si kritik i letërsisë etj. Profesori Mekuli e kujtonte Sinan Kastratin si një student të shkëlqyeshëm dhe atdhetar të sinqertë. Rruga jetësore e Sinan Kastratit, është një rrugë e pa fund e vuajtjeve dhe qëndresës së një atdhetari dhe idealisti të pathyeshëm e të ndershëm në veprimet e tij, i cili nuk e ka aktruar kurrë atdhedashurinë. As dje e as sot!

Sinani për së gjalli e ka përjetuar ferrin jetësor, kryqëzimin dhe gozhdimin e tij në jetë, qoftë prej armiqëve apo edhe prej shërbëtorëve të tyre shqipfolës, andaj jeta e tij është një Golgotë e pa fund, deri në ditën e sotshme.

Në Revistën Drini une ia kam botuar me dëshirë e kurreshtje profesionale një varg fejtonesh dhe dosjesh nga rrëfimet e tij të hidhura e të pasosura nga dhuna e vuajtjet që ia kanë shkaktuar atij dhe të tjerëve si ai. Sinani i tregon disa të vërteta të hidhura për jetën nëpër të cilën kemi kaluar dhe që e kanë detyruar të kalonte vet dhe me shokët e tij, të tilla që të rikthejnë në kujtesë acarin e madh të pushtimit serbomadh.
Për çudinë e shumëkujt, megjithëse kanë kaluar mbi 40 vite nga burgosjet e të rinjve, ku ishte edhe Sinani ndër studentët kryengritës të UP-së, bijt e familjeve “patriotike” të paracaktuara për të aktruar atdhetarinë shtinjake udbashe, apo vet dhunuesit, vazhdojnë ta shqetësojnë Sinan Kastratin për faktin e vetëm se po kallxon se çka i ka ndodhur dhe prej kujt. E shqetësojnë jo vetëm atë, por edhe mua që i lë hapësirë shprehjes së lirë të tij. Mua më vije jashtëzakonisht keq që këtë burrë të paepur dhe aq të torturuar e të keqtrajtuar, vazhdojnë ta shqetësojnë edhe sot.

Kjo është e trishtueshme dhe flet mjaft keq për ne si popull.

Sidoqoftë, une do të vazhdoj pa u hamendur që atij dhe jo vetëm atij t’ia çeli dyer e dritare, në mënyrë që njerëzit si Sinan Kastrati të shprehen deri në fund. Ata që nuk pajtohen me mendimet e tij le të shkruajnë dhe ta thonë të kundërtën e asaj që ky e thotë, kuptohet nëse kanë çka të thonë, e jo ta shqetësojnë atë dhe tjetrin me letra anonime apo hapur, siç tregon Sinan Kastrati.
Duhet ta kuptojmë e mbajmë në mend se Kosova nuk ia ka la borxhin Sinan Kastratit dhe shumë të tjerëve si ai.

* I burgosur në vitin 1981.
* I munduar dhe torturuar mizorisht në Burgun e Prishtinës dhe Ferizajit.
* I “vizituar” dhe mashtruar nē burg nga patriot të UDB-ës, të cilëve ua sheh sherrin edhe në ushtri, në Doboj, kur e riburgosin.
*Në Doboj të Bosnjes për ta arrestuar e burgosur ia kishin inskenuar “vjedhjen” e shulit të pushkës automatike, me qëllim që ta akuzonin dhe burgosnin, siç e burgosën.
* Pas burgut, për të mbijetuar, në situatën kur “askush se donte armikun e shtetit”, Sinani detyrohet që për një kohë të bëhet “çoban lopësh”, e pastaj që të punoj edhe konduktor autobusësh të Kosovatransit.
* Ne Suedi ka punuar gjithë kohën deri Sot si arsimtar i mësimit plotësues të gjuhës amtare.
Siç më tregoj së fundmi, ai nuk ndihet mirë me shëndet, andaj po nxiton me kallxue sa më shumë nga përjetimet e tij të hidhura në jetë.

Të premten më 18 shtator 2020, më kishte shkruar Sinani, kisha disa analiza (shtypjen, peshën, gjatësinë, frymarrjen, zemrën, mushkëritë dhe EKG-në me një aparat, në trup) e dje i bëra disa fotografime në trup (Rentgen).
Natyrisht që Sinani ka çka me kallxue, por dikujt po i pengon shumë ajo që është duke e rrëfyer!

Ky është një gabim i madh. Rrëfimet e tij janë rrëfimet e tij nga përjetimet që i ka pasur në jetë. Rrëfimet e mija, janë rrëfimet e mija. Ato mund të vërtetohen lehtë, nëse ka interesim për t’i vërtetuar. Nëse une, për shembull, nuk ia paskam qëlluar për një ngjarje, ndodhi, person, le të më demantojnë. Kjo është e tëra. Kaq mjafton.
Mendoj që ata të cilëve s’po u pëlqejnë rrëfimet e Sinan Kastratit, duhet ta vënë gishtin në kokë e t’i thonë vetes se nuk duhet të ndihen fajtorë për “bëmat” e të tjetëve, qoftë të prindit, vëllait, axhës, apo të birit.

Nëse dikush e paska mashtruar dhe tradhëtuar Sinan Kastratin përderisa ishte në burg, “nuk e ke tradhëtuar ti”, por ai!

Përgjejgësia është individuale, e jo familjare !

Golgotha në Jerusalem, Izrael

Përjetimet e mija në ushtrinë jugosllave, kur shërbeja në kazermën e Nikshiqit në Mal të Zi

Pas vitit 1981 Ushtria Jugosllave, një pjesë të madhe të së cilës e bënin shqiptarët, e ndryshoj diametralisht qëndrimin ndaj ushtarëve shqiptarë, të cilët deri në atë kohë ishin në rrugë të trajtimit të barabartë me ushtarët e tjerë të etnive të ndryshme që e përbënin atë shtet që nuk ekziston më.
Fryma e asaj “barabarësie” ende hetohej edhe kur une pata shkuar ushtar në Nikshiq, në fillim të korrikut 1983.
Për befasinë time të madhe pjesa më e madhe e dhjetarëve (serbisht=desetari) ishin shqiptarë. Gjithsej nja 12, sa më kujtohet. Në mesin e tyre ishte edhe një djal i ri nga rrethinat e Prishtinës, B.M., që tash punon në shërbimin administrativ të Policisë së Kosovës, një person tejet entuziast, por pak euforik, që sapo i kishte mbushur 19 vjet jete. Ishte një djalosh simpatik me mustaqe të zeza, karakteristike, që ia shtonin seriozitetin dhe ia “mbulonin” botëkuptimet e tij të thuash ende fëminore. Kur në disa raste e vërejta  duke iu bërtitur ushtarëve me ashpërsi:
-“Mir-noooo!”
-“Na le-voooo!
-“Na de-snooo!” etj.
Përpos që më mbërthente gazi me anën komike të britmave të tilla në një atmosferë që sa vije zymtësohej për ne, e mora për detyrë që me sjellje të mira qysh ai djalosh e meritonte, t’ia tërhiqja vërejtjen që të sillej më me butësi. Të tjerat nuk ia thash. Nuk kaloj një kohë e gjatë kur pas ankesave të ushtarëve ndaj sjelljeve “të ashpra të dhjetarëve shqiptarë”, shërbimi sekret ushtarak e organizoj rrahjen e pothuaj të gjithë dhjetarëve shqiptarë (desetari), në mesin e të cilëve më së shumëti pati pësuar një dhjetar me mbiemrin Krasniqi, të cilin e patën dërmuar dhe la në gjak.
Një mbrëmje , një maqedonas, më njoftoj se si “ai shoku yt B.M.” është duke u ngatërruar me një ushtar nga Sanxhaku, Nazif Koziq-in. Vrapova shpejt dhe kur hyna në vendin ku ishin grumbulluar ushtarët, e shoh Nazifin se si e kapi pushkën automatike nga gryka dhe po e ngriste lartë që ta godiste “desetarin” B.M në kokë me shul pushke ?!
Atëhere, kam bërtitur aq sa kam mundur në drejtim të Nazif Koziqi-it, me të cilin kisha raporte të mira:
“Nemoj …, Nazife ! …”.
Si e ka kthye shikimin drejt meje, Nazifi e uli pushkën.
Sidoqoftë, une e falenderoj sot e kësaj dite Nazif Koziq-in, shqiptarin e asimiluar gjuhësisht të Sanxhakut, që më dëgjoj dhe nuk e goditi dhjetarin B.M., që fatkeqësisht për shkak të moshës tejet të njomë si shumë ushtarë të tjerë të rinj shqiptarë në atë kohë, ende mendonin se ajo ishte ushtrija jonë dhe se ne mund të “komandonim” të barabartë me të tjerët.
                                                   *    *    *

Duke menduar rreth inskenimit mizor të “vjedhjes së shulit të pushkës” automatike të Sinan Kastratit, kur ishte i detyruar të shërbente në ushtrinë jugosllave (e njohur si “APJ”), si shkas për ta burgosur, mu kujtua një provokim i ngjashëm ndaj meje në kazermën e atëhershme ushtarake të “APJ” në Nikshiq të Malit të Zi. “Në Ushtri”, siç thuhej në atë kohë, kisha shkuar që nga fillimi i korrikut 1983, sapo i kisha mbushur disa muaj si gazetar fillestar i gazetës Rilindja, ku vetëm mua nuk ma dhanë vendimin e punës. Kështu që mosbesimi ndaj meje në kolektivin e gazetës Rilindja, vazhdoj në Nikshiq të Malit të Zi shkëmbor gjatë gjithë kohës së shërbimit të deyrueshëm në Ushtrinë Jugosllave. Kësaj i thonë Ndjekje, apo jo? Pasi e kishim kryer pjesën përgatitore-ushtrimore (serbisht=obuku), mua për të më poshtëruar si gazetar dhe intelektual të ri shqiptar, më dërguan në “Tovarni Vod”, që me disa ushtarë “të hunit e të konopit” të kujdeseshim për kafshët shtëpiake, kuajt, derrat, delet, qentë etj, etj. Në të vërtetë në atë njësi ushtarake, sikurse e kuptova më vonë, i qonin vetëm ata që në një mënyrë apo tjetër, sipas dosjes së tyre civile, tregohej se kanë rënë në kundërshtim apo e kanë shkelur ligjin apo të tjerë si une, që vija nga një “familje e papërshtatshme”!

Qysh në fillim, në mbrëmje, filloi provokimi i rrezikshëm ndaj meje.

Na thanë se duhej të shkonim “Tek Kuajt”, në “Tovarni Vod”.

Një serb që kishte përgjegjësinë si kujdestar aty, mua mi zgjodhi “dy kuaj më të urtë” (sipas tij!), njërin që quhej “Tosha” dhe tjetrin “Vidra”. Më këshilloj se si duhej “ti qasesha kalit” që ta zgjidhja e dërgoja me pij ujë. Por, kjo kishte qenë një kurth e parapërgatitur. Pasi kalit i drejtohem sipas urdhërit “ushtarak”: “Primi Tosha!”, u ngrit “Tosha me dy kambët e mbrama sa për një qime floku desh më mbyti!”.

Atëhere une mbeta në mes të ndarëses së kuajve me drunj special dhe po të mos ishte një person që do t’ia përmendi vetëm inicialet e emrit e mbiemrit, M.K. nga Vushtria, ndoshta sot nuk do të isha i gjallë apo do të kisha vuajtur si invalid gjithë jetën. Ai më tregonte me kënaqesi (!) se është HAJN dhe rrëfente me lumturi e ngazëllim të madh për hajnitë e tij dhe vjedhjet “artistike” kur vishej si “intelektual” dhe ulej në trenin e Akropolis-it në relacionin Beograd-Fushë-Kosovë etj. Apo kur i priste njerëzit me orë të tëra në “Tregun e Gjave” (Tregu i Kafshëve), derisa t’i shnin qetë (kitë e zgjedhës) dhe ua merrte paret. Tregonte se si një operativist nga policia e Vushtrrisë i ka zbuluar vjedhjet e tij etj. Më vonë nga literatura e pata kuptuar se etja e tij për të vjedhur ma shumë kishte qenë një vuajtje psiqike, që quhet Kleptomani.

Mirëpo M. K. , si një person “i hunit dhe konopit” nuk e dij as vet se si i hyni kalit nën bark, duke e kapur për organin gjenital!

E pabesueshme por, e vërtetë …

Atëhere, M. më tha: “Largou se sa ta mbajë kështu, ky jo që nuk lëviz por ka me ndejt si qingj!”. Dhe ndodhi mu ashtu … M.K. nga Vushtria kurrë më nuk e kam takuar në jetë, por nuk ia kam harrue as emrin e as mbiemrin e as veprën e tij tejet njerëzore ndaj meje, një veprim në dukje banal por që mua ma pati shpëtuar jetën, ku për pak pata ra, si thotë kënga e vjetër popullor për Rexhën:  “N’grazhd t’kalit!” të ushtrisë jugosllave?! …
Aty arrita ta kuptoja se “sa ishte ora” për mua dhe çka mund të më ndodhte në çdo moment, pasi ishte e qartë se tashmë kishin qëllim të më përgatisnin ndonjë gropë a kurth që të më përcillnin në shtëpi “n’sanak” (arkivol), si shumë shqiptarë të tjerë të pafajshëm në atë kohë. Natyrisht që ruhesha ma shumë se që duhet të ruhet njeriu, pasi përreth silleshin disa ushtarë shqiptarë të poshtër e rrugaç, provokatorë e ngucakqinj njëherit. Sidomos ishin të rrezikshëm ushtarët serb me arsimim universitar, nja dy prej të cilëve më ngacmonin në mënyrat më perfide të mundshme.

“Tovarni Vod-in” e udhëhiqte një major me mbiemrin Perishiq, që ishte doktor i veterinarisë. Megjithëse në atë kohë me njohjen e “serbishtes sime” nuk ia lija aspak mangut, sytë nuk donte të mi shifte …

Kot sillesha mirë dhe rrija urtë. Thjeshtë, pa e bërë asnjë problem, sytë nuk mund të mi lëshonte. Perishiq-i nuk mund të më duronte sepse ai më kishte “pa” mirë në Dosje dhe aty nuk më kishte “pa” si një Njeri e Shqiptar, por si një ndër “irredentistët …” e urryer, armiqët e ish-Jugosllavisë.

Të këtillë ishin ushtarakët e asaj kohe, sidomos ata që ishin të shërbimit të fshehtë ushtarak.
Në një ditë të prillit 1984, Major Perishiq më pati nxjerrë prej rreshtit ushtarak përderisa ishim përjashta në pistë duke pritur të hynim në kuzhinën ushtarake që të ushqeheshim, duke më bërtitur e më turpëruar para të gjithë ushtarëve që ishin aty, si të ishte i çmendur:
– “Kabash, dil prej rreshtit!”, më tha me ashpërsi, duke më ekspozuar dhe rrezikuar  para mbi 100 ushtarëve që prisnin t’u vinte rendi që të drekonin, për të cilët nga ai moment tragjik për mua, une “isha armik i Jugosllavisë”. Do të thotë mund të rrezikohesha prej kujtdo. Qiste shkrumb e vrerë prej goje Majori Perishiq, duke vazhduar të më bërtiste dhe fyente. I bindur në pafajësinë time absolute dhe i bekuar që në atë kohë e njihja serbishten shkëlqyeshëm, pasi tashmë më kishte larguar në një distancë që e kishte parë të arsyeshme dhe tashmë nuk mund të më ndëgjonte askush prej ushtarëve të tjerë, ia ktheva me zë bukur të ngritur, kuptohet me fjalorin e matur kulturor-politik që përdorej në Jugosllavinë e kohës.

Fjalë pas fjale, megjithëse nuk përmendi ndonjë emër, më tha që “ti je i afërt me armiqët e Jugosllavisë që qëndrojnë në Zvicër!”. Meqenëse ato ishin sajime provokative të mendjes së tij, ia ktheva se krejt çka je duke thënë janë trillime, pasi une nuk kam asnjë afri me askend për të cilin ti po aludon. Shihej qartë se aludimi ishte në Xhafer Shatrin, të cilin e njihja nga koha kur isha fëmijë, si nxënës i klasës së tetë të fillores.
Asgjë më shumë …
Nuk vonoj shumë dhe erdhi 13 Maji 1984, që njihej si Dita e Sigurimit Shtetëror të Jugosllavisë.

Vodnik-u, një boshnjak, më tha se une e disa të tjerë DUHEJ të shkonim në një stadion që ishte i ngritur mes shkëmbinjsh në Nikshiq, që t’i dëgjonim fjalimet e eprorëve ushtarak “për atë ditë të rëndësishme”. Natyrisht që nuk kisha rrugë tjetër, pos që të shkoja. Ec e guxo të kundërshtosh! Aty i takova nja dy të rinj shqiptarë, ushtar “shtalba”, të cilët posa i kishin mbushur 18 vjet jete dhe i kishin flugur në ushtri. Edhe ata i kishin sjellë aty. U ula me ta në shkallët e gurta të atij stadioni dhe përderisa e mbante fjalimin e tij një gjeneral malazias i Luftës së Dytë Botërore, fjalimin e të cilit e përcillja “shumë i koncentruar”, në anën tjetër të stadionit gjatë gjithë kohës nuk na i ndanin sytë disa epror të lartë ushtarak!

Për fat të mirë, dy ushtarët e ri shqiptar nuk kuptonin asgjë nga domethënia e asaj atmosfere dhe as une nuk isha aspak i interesuar që t’i informoja.

E kështu me rradhë.
Dikund kah fundi i muajit maj 1984 apo fillimi i qershorit të atij viti, kur më kishin mbetur edhe një muaj ditë që ta kryeja shërbimin ushtarak, na mblodhi Majori Perishiq dhe nisi të na fliste të gjithëve që ishim në shërbim tek “Tovarni Vod”, duke e mbajtur shikimin ma shumë nga une. Kisha një parandjenjë të keqe. Përderisa vazhdonte të fliste e bërtiste, kur po thotë: “Përderisa mbrëmë pas mesit të natës kujdestar i “Tovarni Vodit” ka qenë ushtari Kabashi, këtu ka ndodhur një sabotim i madh, duke dashur që t’i shpërthenin “bojler-ët” e mëdhenj të ujit dhe t’i mbysnin të gjithë kuajt?!

Rrenë mas rrene. Shpifje mas shpifjeje. Intrigë pas intrige.

Si të ruheshe kur ishe aq i pafuqishëm nga eprorët e një armate mizore, tashmë qartësisht antishqiptare.
____
Me 5 korrik 1984 vetëm kur erdha te Shpija në Gurrakoc, arrita ta kuptoja se e kam kryer ushtrinë, atë tmerr e ferr të kohës që e kujtoj edhe sot për pasojat tragjike për shumë ushtarë shqiptarë.
I vetmi ngushëllim është që Jugosllavia Serbe që na mundonte e vriste pandërpre, nuk ekziston më!

_____

Ky dhe shkrime të tjera që i kam shkruar ndër vite, do të ribotohen sërish pasi Drini vazhdon të sulmohet vazhdimisht dhe shumë shkrime po zhduken në mënyrë të pakuptueshme. Shkrimi që ribotohet më herët është botuar në Revista Drini më 22 Shtator 2020

Fantazmat e Hitlerit, Milosheviqit dhe Putinit paralajmërojnë shqiptarët për dridhje të tjera tektonike

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami 

Zajednica nuk është asociacion kushtetues i Republikës Kosovës, por është derivat i Dejtonit  për një Republikë sebe numër 2 në Ballkan. Lidhur me këtë, deri sa Eskobar ta sheh Zajednicën si zgjidhje e jo asociacionin kushtetues puro serbian brenda Kosovës, duke kërkuar në të njejtën kohë TRI zajednica  jo njënacionale në Serbi: një në Luginën e Preshevës, një në Sanxhak dhe një në Vojvodinë, duke ia venë në të njejtën kohë Vuçiqit pagesën e REPARACIONEVE të luftës, Beogrdai nuk dinë të ndalur dhe nuk e kupton se kohërat e Kongresit Berlinit, Konferencës së Londrës dhe “Paqës” së Versajit kanë shkuar në arkiva. Bëri e u ngajllën si ide, ato ideatorin do ta diegin vet, sepse  ka gjasa që do të digjen edhe ata që i kanë ideuar si kryqzatë mesjetare antishqiptare. Po shtrohet pyetja çka do të propozojë Eskobar neser në Maqedon apo në Greqi, ku shqiptarët nuk kanë kurrfar autonomie. 

Shumë llogati i kishte qitur në letër Hitleri më 1923, por kur i hyri punës për t` i bërë reballansin atyre llogarive më 1939-1945, atëherë duhej për ta kërkuar birën e minit. Edhe Milloshi, dihet se nepër mitinxhet e “jogurt rrevolucionit” i kishte qitë eshtrat e princ Lazarit për t` i shetitë, gjithëandej kah është një varr serbian”, por më në fund nuk pati varrë as për veti as për familjën e tij dhe u gjykua si krimienl, edhe pse denimi mbeti i pashqiptuar. 

Putini shumë ka premtuar dhe shumë ka viellë zjarrë deri me tash sa që me mija e miliona nëna ruse po e mallkojnë se si një ditë do ta shoqërojnë në çemdninë, do ta shohin si Milloshin kah trasferohet në Hagë, ose do të arratiset duku në Hilandar aty ku Kisha Serbe i pati premtuar Hitlerit strehim më 1945, ndoshta në të njejtën dhomë, por pa pasë të drejtë t` ia siellin një sasi droge, deri sa t`i shkruaj kujtimet. 

Bota sot po bëhet e vogël edhe për ata që posedojnë arseanl nuklear, sepse përdorimi i tij nuk do t` i kursente edhe ata që e përdorin apo posedojnë. Së këndejmi në rastin Kosovë –Serbi kemi të bëjmë me dy shtete armiqësore që nuk kanë aramtim nuklear. Por, ardhja e një amerikani, një gjermani, një frncezi, një italiani dhe një shefi Sllovak që nuk e njeh Republikën e Kosovës, pa një përfaqsues britanik do të thot diçka misterioze, jo që shkakton frigë në Kosovë, por ngjallë dilema të reja në Beograd, sepse Beogradi i frigohet gjuhës së përbashkët të Perendimit. Së këndejmi, a e ka ndarë mendimin Londra lidhur me shqiptarë sikurse më 1913, do të tregoi fjalori i Gabriel Eskobarit për “zajednicën”. Diçka pra ka ndryshuar por ende nuk po tregohet se kush është shefi, ai i BE-s apo ai i SHBA-s. Për shqiptarë është krejtë e njejtë. Kemi deshirë të jetë ai i Amerikës, por ne jemi popull shumë i vogël e t` ia caktojmë fatin veti. Vaj Vatani e mjerë mileti… 

Sa i takon relacionit armiqësor Ukrainë-Rusi, dihet se Rusia është fuqi nukleare. Ndërsa Ukraina është një shtet që ka arseanl armesh ndër më të ndryshmet. Atje, Rusia nuk guxon të humb, Ukraina nuk guxon të fitojë, sipas kutit politik dhe ushtarak rus. Por, sipas kutit historik, Ukraina deri me tash është një humbëse teritori dhe humbëse e një pjese popullsie, sepse lufta po zhvillohet në territorin e saj. Por Ukraina sot është fituese morale, madje edhe fituese e motivit për luftë sepse është kah bën luftë drejtë si dje Kosova. Ndoshta do të fitojë si ne më 1999. Por?!     

                                                                       I 

                      ASPIRATAT RUSE PËR FITORE NË UKRAINË JANË ILUZION  

Rusia me agrsion klasik e ka sulmuar Ukrainën, kuptohet pasi që e ka okupuar me anshllus Krimenë më 2014. Lidhur me këtë shtrohet pyetja, nëse e fiton Rusia luftën (?), duhet të dihet se në radhë janë Moldavia, Rumunia Lindore, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia Verilindore. Në këtë luftë imperialiste nuk është largë mendjës se Rusia në këtë dilirium të triumfit, do t` ia mësynte edhe Gjeorgjisë dhe Kazakistanit një ditë. Krejtë kjo fushatë është e mundur të ndodhë nëse Kremlini ka vëndosë ta shkatrrojë Botën në luftën nukleare. 

NATO, dihet se ka nxituar për t` u zgjëruar në ish republikat sovejtike, por tani kur Ruisa është kah e vrenë nga “bregu” se çka i ka ndodhë me shembjën e komunizmit, sikur është kthyer për t` i përtrirë kufijtë i fundit të shekullit XX. Me gjithë këtë, nga shkrimet zyrtare ruse vrehet se shumë më rëndë Kremlini e ka përjetuar antarësimin e Finaladës dhe Suedisë në NATO se sa antarësimin e disa ish republikave sovjetike Balltike. Prandaj, nuk është largë realitetit se sulmi me raketë mbi teritorin e Polonisë më 15 nëntor 2022, është një vrejtje për ta kompenzuar humbjen si paralajmërim në Ukrainë, me rastin e largimit nga Krahina e Holmsit, por sipas të gjitha informatave, raketa ishte bredharake nga vetë ukrainasit. Ky fakt u pranua edhe në NATO, dhe çështja pushoi. 

Agresioni rus pas Luftës Dytë botërore është i njohur si dukuri, dhe mbetët vrejtje për popujtë e vegjël. Ja shembujt historik.1.Sulmi i Rusisë në Hungari, ku një popull i tërë u kthye në kamp përqëndrimi deri më 1955; 2.Sulmi i Rusisë në Çekosllovaki më 1968, me që rast Rusia hapur e shpalli doktrinën e “Sovranitetit kufizuar”, për çdo shtet që nuk i bindet ideologjisë komuniste. Atëbotë pasojë vetdiegja e Jan Palahut dhe Rusia sovjetike disi mbeti me një turp në historinë e saj agresive; 3. Rroli i Rusisë në luftën Irako-Iraniane, është për studim sepse 65 agjentura ruse vepronon në Irak, ndërsa 66 agjentura vepronin në Iranë, gjithëmonë duke nxitur që lufta mos të pushojë e duke iu shitë armë tinzisht të dy palëve, deri në vetshkatrrim. Dihet se kjo luftë përfundoi  në kufijtë që ishin caktuar më parë; 4. Sulmi i Rusisë në dhejtor 1979 në Avganistan është një ndër mizoritë më të egra që i ka ushtruar imperializmi rus në ndonjë popull.  Ajo luftë pushoi vetëm atëherë kur populli rus e pa në TV, që qeni i Avganisatnit ia hante mushkritë ushtarit rus që ishte vrarë në fushëbetej. Vetëm  atëherë erupcioni antiluftë erdhi nga brendia e Rusisë, dhe lufta imperialiste disi pushoi. 

  1. Rusia më 1989/91 fillon epokën e shpartallimit

Sistemi komunist në fund të shekullit XX tregoi se nuk i përballon dot kërkesës teknologjike në nivel global. Prandaj, solucioni më i mirë për të gjithë ata popuj që ishin të ngushtuar në te, provuan të lirohen nga pesha e pushtetit qendror, që zakonisht ai separatizëm i drejtë ishte i dirigjuar nga populli shumicë. Kështu filloi shkapërderdhja e Rusisë Sovejtike, dhe e shumë shteteve që ishin themeluar në epokën e imperializmit si: Çekosllobakia, Jugosllavia etj. Në këtë aspekt dy shtete do të mbesin me “vajë në buzë”, pse u prishën planet e tyre të denacionalizimit të popujve që i robëronin. Në Rusi u ndanë: Estonezët, lituanezët,Letonezët, Azerët, Armenët, Moldavët dhe shumë popuj tjerë që nuk janë rus e ku prijnë Ukrainasit, me siperfaqe dhe pasuri shumë lakmuese për çdo shtet imperialist. Në këtë frymë së pari Rusia e shkrepi fuqinë e saj në Krime më 2014, krejtë me qëllim që ta zotërojë një pjesë të konsideruar të Detit Zi, dhe njëherit  t` i tregoi Ukrainës se është fuqi e madhe tokësore dhe eknomike, por edhe t` ia përkujtojë Turqisë se ëndrrat e vejtra nuk janë shuar për ta zotëruar Rusia Bosforin. Mu për këtë, Ruisa më 24 shkurt 2022 e sulmoi Ukrainën, për t` i treguar NATO-s se nuk do ta durojë që t` iu afrohet kufijëve stratetgjik jugor, ashtu si e lejoi  në Veri, në rastin estono-lituano-letonez. E vërteta, në Rusi mendohej se Ukraina do të okupohet për një kohë fare të shkurtër, dhe se pastaj nuk i dihej a ishin në radhë shtetet tjera sepearatiste. E ato shtete duhej ta dinin dhe e dijnë se Ukraina po lufton edhe për sovranitetin e tyre. Kështu pas dhjetë muaj luftimesh dhe humbjesh në njerëz dhe ekonomi, Rusia ka arritur që të shkaktojë një KRIZË ekonomike  globale , sidomos në vendet e Evropës po edhe më gjërë. Por, nuk i dihet qëllimi se në fund të tetorit 2022 u paralajmërua terhekja nga një pjesë e territorit okupuar Ukrainas ku përfshihet tërë  Krahina e Hersonit. 

  1. Rusia në aspektin taktik terhiqet nga Krahina e Hersonit

Tani për tani nuk dihet se kjo tërhiekje a është taktike apo pasojë e humbjes në fushat e betetjës. Por një fakt dihet, se në Rusi nacionalizmi po vlon që të gjejë model për ta rrëxuar Putinin  nga pushteti i fashizuar deri në çmenduri sa që mund të shkaktoj luftë nukleare në botë, që do të thot se Vladimir Putini nuk është njeri normal. 

Në realitet, Rusia në Ukrainë nuk guxon ta humbë luftën, por nuk mundet as ta fitojë. Kjo do të thot se lufta do të jetë shumë e gjatë dhe me humbje të pafriparueshme nënjerëz dhe në eknonomi në përgjithësi, sepse edhe bota jashtë kësaj treve ndërluftuese është përfshirë në një inflacion të tmerrshëm global. 

TRENGER VÅPEN: En Ukrainsk stridsvogn skyter mot en russisk stilling i Luhansk-regionen. Landet trenger langt flere våpen fra Vesten for å kunne slå hardere tilbake mot de russiske styrkene. Foto: AFP/NTB.

KËRKOJNË ARMË: Një tank ukrainas qëllon në një pozicion rus në rajonin e Luhanskut. Vendi ka nevojë për më shumë armë nga Perëndimi në mënyrë që të luftojë më fort kundër forcave ruse. Foto: AFP/NTB.

Tani lufta në Ukrainë ka kaluar në një fazë të re. Viti 2023 po trrgohet se do të jetë më i vështirë për rusët, sepse dimri i truegua paksa dorëlirë për të varfurit dhe të shtypurit nga dora e kapitalit mishngrënës. 

                                                                  II 

SERBIA ME LUFTË E KA HUMBË KOSOVËN DHE KA NËNSHKRUAR KAPITULLIMIN MË 1999 

                   Nuk ka shansë teorike që Kosova të reintegrohet në Serbi 

Serbët kanë dëshirë të janë ekscitatio- në vëmendje sidomos të Evropës, sepse Franca dhe Anglia është dashur ta plasojnë në humbës më 1919. Nga ajo kohë kur u krijua Serbia e Madhe, ky popull me nxitëje të kishës provon ta palsojë Rusinë në Adriatik. Prandaj, i mveshur me këtë politikë, kurrë nuk do të pushojë, deri sa të detyrohet t` i PAGUEJ REPARACINONET-dëmet e luftës, që ua ka shkaktuar të tjerëve me gjenocid nga viti 1878 e deri më 1999, në rend të parë shqiptarëve. Pra vetëm atëherë serbia do të ia thot mendjës se çka ka bërë për dy shekuj sidomos ndaj shqiptarëve. 

 Faktori i dytë, që e vetëdijëson pushtetin nazifashist serbian, është kur popujt për rreth të fuqizohen ushtrakisht dhe atëherë Serbia do të japi “eselam”, në të katër anët. Rrugë të tretë nuk ka. 

                          “Konflikti i ngrirë në Kosovë” shprehje serbe që kërcnon  

 Me gjithë këtë, Serbia e konsideron Luftën në Kosovë më 1998/99 “konflikt të ngrirë”. Kjo do të thot se Serbia “kur të dojë sipas Grenellit dhe Eskobarit që po kërcnohet me “zajednicë” brenda Kosovës, mundet duke i fjetur “disa njerëz të tjerë” ta ndryshojnë  gjininë”, thue se nuk e dijmë se sa e kush është arratisë nepër Evropë e SHBA dhe ka ndryshuar identitet, pale mos po i krijon Serbisë një shansë të re e për ta kthyer parap këmbëkryq në XHANDAR të Ballkanit. E këtë pozitë do ta fitonte me ato metpda duke vrarë shqiptarë e duke i kauzuar shqiptarët pale mos po plasë në mes tyre lufta qytetare. E ky realitet i mundshëm ma kujton kohën e R. Hollbrukut ku me tërë gurmazin kërcnohej se “jeni terroristë”. E Baca Adem si njeri joinferior në atë sqena të dnesjeve dhe brengave i kundervihej duke i thënë: “Kemi vendosë me vdekë për liri. Ne jemi populli i okupuar, prandaj fjalëve të askujtë nuk ju frigohemi. Mos na ndihmoni Ju lutëm në këtë mënyrë sepse mikun e dijmë se si është e sa peshon në ditë të vësnhtira. Madje ne kemi kanale tjera dhe do ta njohtojmë Zonjën Sekretare Madlen Ollbatjt dhe Presidentin Klinton”. Pas këtyre fjalëve, Hollbruk zbutej dhe zverdhej paska për t` u kërcnuar sërish, por pak më but.   

Serbia me të gjitha mjetet ushtrake, policore dhe politike, duhet të dihet se kanë provuar ta shfarosin popullin shqiptar në Kosovë, për dy shekuj, pa ndërprerëje. Strategjia e Serbisë parafashiste, fashiste dhe neonazifashiste,ishte dhe mbetëtë konstantë që ta spastrojë Kosovën nga 93% shqiptarë, dhe të përgatitë rrethanat për ta kolonizuar me sllavë sikurse Sanxhakun e Nishit (Shipni e Vjetër e quante populli-HB) më 1877. Pstaj, Ushtria serbe shpreson për të shpërthyer në Durrës, dhe shpertheu, në fund të vitit 1912. Në vijim, Serbia e programoi luftën për ta okupuar Maqedoninë, për të dominuar në Rrugën e Vardarit, deri në Selanik më 1913. Këto ide u panë të realizueshme në Beograd, Paris dhe Petrogradi, jo vetëm në Luftën e Parë Ballkanike (1912), por sidomos në të Dytën (1913), kur Ruisa duke e pasë Bullgarinë aleat të sigurtë, që do t` i ndihmojë për ta okupuar Stambollin, ia mbajti krahun Serbisë, duke e ndarë paksa nga Franca dhe Anglia. E vërteta, këto aspirata, do të kurthohen me Luftën e Çanakalas më 1916, kur Franca dhe Anglia e humbën luftën për dominim në Bosfor dhe Drdanele. E faji për atë humbje iu mvshej shqiptarëve trima (1916), realitet ai që Londra dhe Parisi do t` i hakmerrën Shqiptarsië më 1919 në Versaj, duke e krijuar Serbinë e Madhe, me emrin Mbretëria SKS (1919-1929), përkatësisht Mbretëria Jugosllave (lexo serbiane 1929-1941). Mbretëria SKS do të trimërohet sidomos me hekjën e Halifatit nga Mustafa Kemal -Ataturku më 1924. Kjo për faktin se për shqiptarë u hapën pazaret “nëntokëosre”, që të deportohen në Anadolli.  Ato pazare shqiptaro-turke nuk munguan dhe u forcuan me marrëveshje suksesive si: në Lozanë më 1923, në Satmboll më 1933, në Beograd më 1934, në Ankara më 1938 dhe në Split më 1953. Me këto marrëveshje parashihej nga Shtabi i A. Rankoviqit dhe K. Cervenkovskit  që Kosova dhe Maqedonia të serbizohën deri më 28 qershor 1969. E vërteta, Plenumi i Brioneve i LKJ-ës ua prishi synimet, të cilat Tito i kishte skucuar si strategji nga vitit 1959, por jo pa ndihmën e Flotës Gjashtë të SHBA-ve.  

Dokumentet sekrete serbe vërtetojnë se tërë ky programim do të mbahet në sirtarë të Gjneralshtabit serbian deri me shpërthimin e luftës përbrenda Jugosllavisë  më 1991-1995, kur synimet serbomëdha dualën publikisht para opinionit. E lufta që do të zhvillohet  në: Slloveni,  Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë, tregoi se në rendë është Kosova e pastaj Maqedonia. Në këto republika jugosllave Serbia më 1991, i pati themeluar tri republika serbe, me emra të ndryshëm: një në Srem, një në Knin dhe një në Bosnje-Hercegovinë, pa egzistuar kurrë. Ndërsa, në Kosovë çdo gjë u kthye që të frymoi në çirilicë.  E vërteta, S. Millosheviqi dhe F. Tuxhmani në Dedinje do të zhvillojnë pazarin e “shekullit” (1992), për ndarjën e Bosnjës, prej së cilit pazar doli Republika sebiane në Bosnje, pa qenë kurrë ajo njësi shtetërore, të paktën si njësi administrative e veçant. Por, tani për tani nuk dihet Republikën Serbe në Bosnje a e krijoi Marrëveshja sekrete Millosheviq-Tuxhman, si derivat,  apo politika amerikane më 1995 në Dejton të Ohajos. Pra, ajo Republikë serbe brenda Bosnjës, që frymon edhe sot (2023), që është një errësirë krininale e foramtit ri sllavo-serbina, krejtë me qëllim për ta krijuar Serbinë e Madhe, është një rinxitëje serbe për dhunë të formateve të reja, siç po sillet mafia e Beogradit sot në Kosovë, me metoda makivalesite, me barikada e me trillime se “shqiptarët do ta vrasinnjëri tjetrin”, si pikënisje e luftës së shkrirë. Kjo do të thot, se në luftën e fundit (1991-1995), SHBA e kanë ndihmuar Serbinë edhe duke e kursyer nga pagesa e reparacioneve,  pra më shumë se çdo vend tjetër. Por serbët, e kritokojnë Amerikën, për t` i mshefë qëllimet para rusëve dhe iranianëve.  Sot, ç` është e vërteta, në saje të asaj ndihme që iu servirë në Dejton më 1995, Serbia i kontrllon lumenjët kryesor të Ballkanit si: Danubin, Drinën, Tisën, Savën, Drinën, Moravën. Dhe, prap Serbianët janë prorus deri në nazifashizëm eklatant. Në këtë reshtim, Serbia dhe aspiratat e saj, kurrë nuk do të pushojnë, sidomos për t` i okupuar të Dy Drinat shqiptar, sepse synon të dali në brigjet e Adriatikut shqiptar, për t` ia hapur Rusisë bazat strategjike për eskpansion. Ky synim e spjegon faktin, se Serbia e ka të programuar që kur ta krijojë shansën, ta fshinë Shqipërinë nga harta e shteteve sovare. Në këtë programim është në fokus të saj edhe Maqedonia dhe Mali i Zi, ku tani për tani, Kisha e ka në dorë  mindilin e vallës përgjakur. Ndërsa një shqiptar mendjelehtë dhe kokëpocerk e kanë caktuar t` i prijë valles që fundin mund ta ketë të përgjakur. 

 Ja, lexues të ndruar, kjo është gjeostrategjia e Palnit serbian: “Depërtimi në det” i përpiluar qysh më 1881. Ky plan u detalizua nga Millutin Grashanini më 1886 me titull: “Zgjërimi i Serbisë në Kosovë dhe Maqedoni”. Pas këtij plani më 1910 Beogrdai nxorri në plan të parë programin: “Çka don Serbia”. E çka donte Serbia, u pa në Luftën e Parë Ballkanike (1912), ku “definitivisht” sipas saj e okupoi Kosovën, për t` iu afruar Durrësit, dhe me Luftën e Dytë Ballkanike(1913), ku sipas saj, definitivisht e okupoi Maqedoninë, për t` iu afrua Selanikut. Në këtë politikë Beogradi jo gjithëherë e ka pasë ndihmën e Moskës. Por, duhet të mësohet se Serbia e ka luajtë lojën e saj të “madhe”, pa ndërprerëje me ndihmën e Francës dhe Anglisë.  Ky realitet duhet të publikohet sot dhe ta dinë populli anglez dhe populli francez në detale, sepse i kanë dokumentet e pazareve në arkivat  e tyre. 

Cari i Rusisë me ultimatumin e 1 jnarit 1916 në anën tjetër u kërcnohej Parisit dhe Londrës, si aleatë të Entantës që ishin se: “Ose e ndihmoni ushtrinë e rraskapitur dhe të shkatërruar Serbiane në Durrës dhe Shën Gjin, ose ne Rusët do të bëjmë Marrëveshje separate me Gjermaninë”. Me këtë politikë të Makiavelizmit, nuk ka rëndësi a: “është maca e kuqe apo e zezë, me rëndësi është a e hanë minin”. Pra ideologjia politike pansllaviste nuk përjashton nga “loja” si mjet publik ushtrak, por me ngjyra rreligjioze plasohet në ekscitatio- që Serbia të jetë në vëmendje . E mësimi i kësaj politike, sidomos për shqiptarë është me peshë, sepse shqiptarët nuk dijtën të mprohen dje, por sot dhe  nesër, duke i mësuar gabimet nuk guxojmë të deshtojmë, sepse i dijmë aspiratat nazifashiste serbane në detale. Pra e këshillojmë Zotëriun e nderuar Gabriell Eskobar që ta konsultojë urtësinë dhe mos të na krijojë Republikë serbe në Kosovë, sepse koha e Dejtonit (Ohajo) dihet se ka proddhuar paqe, por kanë ngecur plagët e pasheruara. Prandaj, le të dihet: ASOCIACION në bazë të Kushtetutës dhe Marrëveshjes 2015 Po, kurse “Kushtetutë e Ahtisarit PLUS” JO.    

Serbia nuk ka hequr dorë nga lufta imperialiste 

Krejtë në lidhje me këtë që u tha më lartë sot (2023), dalja e përfaqsuesëve serbian nga puna në Republikën e Kosovës (nëntor 2022), është prova më eklatante se Serbia nuk ka hiekur dorë nga orinetimi i saj që ta riokupojë Kosovën, qoftë edhe përmes dizajnit inhibitativ “Open Balkan”, ku së pari provon ta shtrojë për dhe shqiptarinë ekonomikisht, e pastaj ushtarakja pason më lehtë sepse “devret”, shpreson se do të ndryshojnë. Kështu Beogradi ka zgjidhë mundësinë që përmes largimit të deputetëve serbë nga Kuvendi i Kosovës, përmes largimit të policëve, gjykatësve, prokurorëve dhe nëpunësve tjerë serbianë nga puna, ta krijojë një atmosferë politiko psikologjike të atij dimenzioni, që kinse këtu po ngjanë diçka e ngjashme, se ‘lufta e ngrirë” mund të shkrihet; se sikurse janë siellë serbët me shqiptarë më 1990/91/, duke i larguar nga puna me dhunë shtetërore, të gjithë, historia mund të përseritet. Të paktën Serbia, po provon që të lërë përshtypje, të krijojë vëmendje (ekscitatio)  në botën Perendimore, se situata është e njetë me vitet 1989/91, dhe dikush do t` u  besojë. Madje,  këtë idiotizëm dinë ta shprehë “politikisht” njëfar Dardan Molliçaj edhe në televizion! Sigurisht këtë pozitë e ka mësuar nga Kina apo Irani. Poshtë ka rënë katundi, thonë në Llap dhe Drenicë. E ndoshta jo vetëm për këtë atmosferë, por paksa për hatër të saj, reaguan si ide së pari francezët e pastaj, asaj qerrëje politike iu bashkuan edhe gjermanët, të cilët ende dridhën nga obligimet që patën duke i paguar dëmet e Luftës Dytë Botërore, edhe atyre që patën bërë pakt ushtarak (serbët) me ta, siç ishte Mbretëria Jugosllave, në mars 1941, duke lansuar në opinion Planin Gjermano-Francez për Kosovën (nëntor 2022). E lidhur me këtë në këtë Plan, do të japi jo vetëm mednim, por edhe sugjerim që Qevera e Republikës Kosovës ta refuzojë kategorikisht, nëse ai plan implikon shembullin e “dy Gjermanive”. Kjo për faktin se plani nuk u botua në emër të ruajtjës nga opinioni. Por kur iu lexua në gjep krijuesëve të tij, atëherë  Parisi dhe Berlini e shpikën spjegimin se: Plani është operacional dhe ka të bëjë me dy etapa të impelmentimit: E pra, është zgjatja e tabelave të veturave për dhjetë muaj. Faza e dytë ka të bëjë me zgjidhjën përfundimtare. E ky spjegim i ri lexohet kështu me dy fjalë: Franca dhe Gjermania si pleqnare luftojnë me blerë kohë. Por SHBA kohën nuk ua blen pa e qitë në shishë e në  sitë sepse nuk ju beson, jo për hatër të shqiptarëve, por për kriterium të drejtësisë. 

Pazari i dy Gjermanive për Kosovën është provë që e kthen Kosovën në Serbi! 

Gjatë nëntorot 2022, Frnaca dhe Gjermania lansuan planin për zgjidhjen e kundërthënjeve në mes Serbisë dhe Kosovës, në atë mënyrë që për atë zgjidhje do të vlente shembulli i dy Gjermanive 1946-1990. Ide e pamundur, ta them menjëherë. Së pari, problemi Kosovë-Serbi është kunderthënje në mes dy popujve të ndryshëm. Së dyti, realisht Serbia e ka okupaur Kosovën me luftë më 1912, dhe e ka humbë me luftë me 1999, të cilën luftë Serbia e ka pasë si rezervë të politikës nazifashiste për ta shfarosë popullin shqiptar, nëse është e mundur me shpërngulje në Anadoll.  Ndërsa, kur të sosën këto mundësi të shfarosjës së shqiptarëve (Lexone Qubrilloviqin etj-hb) të pasojë lufta që me çdo kusht të realizohet plani i “tokës së djegur dhe varreve që duhet të rrafshohen thue se në të, nuk ka pasë shqiptarë kurrë”. Pra plani embrional serbian, për shfarosje të shqiptarëve është i vitit 1853, dhe është zbatuar së pari në Sanxhakun e Nishit më 1878.(shiqo: Plani i popit Dionisije Deçanski, më 1890, i zbulon të gjitha metodat që janë zbatuar dhe ato që duhet përdorë. E kam botuar më 1990!). Nuk dua të elaborojë mëtej.  

Ndërsa, çështja gjermane ka qenë pasojë e një lufte imperialiste të cilën fuqitë ngadhnjyese e kanë ndarë si denim dhe si “pronë” të fitorës mbi armatën nazifashiste. E vërteta, Gjermania Federale kurrë nuk ka sajuar asnjë lloj programi që ta shfarosë Gjermanin Lindore, sepse është fjala për popull të njejtë. Së treti, Kosova kurrë nuk ka qenë e denuar, sepse nuk ka bërë luftë pushtuese ndaj askujt. Së katërti, nëse Gjermania Federale ka qenë e denuar për faktin se është e denuar t` i paguaj reparacionet, Serbia as që dëshiron t` i paguaj reparacionet ndaj Kosovës, dhe as që mednon dikush t` i thot këtë që duhet të ia thot, sepse deri më 1912 shqiptarët kanë jetuar të okupuar së bashku nën Perandorin Osmane. Së pesti, Gjermania Lindore ka qenë e denuar të ndërtojë sistem sovjetik, sepse i është përcaktuar t` i takojë sferës sovjetike, sepse Rusisë i janë bërë dëme të mëdha në njerëz dhe në ekonomi 1941-1944. Së gjashti, Kosova duhet të ndihet se çdo marrëveshje mos të shpresojë askush se një ditë do të ketë bashkim me Serbinë, sikurse ka ngja me dy Gjermanitë, sepse në rastin gjerman, është bashkuar një popull që ka qenë i bashkuar dhe ai bashkim e ka gëzuar përkrahjen civilizuese globale. E zgjidhja më e mirë do të ishte në rastin e Kosovës, që të thuhet në Planin Gjermano-Francez se:  “Republika e Kosovës, pas një, dy e tri dekadash, do të ketë të drejtë të votojë populli me një refrendum; a dëshiron të jetojë si Republikë e Kosovës; a dëshiron t` i bashkohegt Shqipërisë”, pasi që 93% e popullsisë në Republikën e Kosovës është shqiptare.              

‘Sa përzihet Rusia në Serbi për aq duhet të përzihet Amerika në Kosovë’ 

 Këtë fjali që e  plasuam si titull, do të shkruaj popi serbian Fillaret më 28 qershor  1999. I njejti pop do të shkruaj se: “katër armiqë janë sot të shqiptarisë: Shpërngulja, vdekjet, nataliteti  dhe nëse u imponohet lufta në të cilën do të humbin  përgjithëmonë. Kjo për faktin se Evropa nuk e do popullin shqiptar në asnjë variantë, si na donë neve serianëve”. 

Prandaj, mendoi se Plani Gjermano-Francez është një atentat siu geneisë i përgatitur nga qarqet “globaliste”, që këshillojnë në Beograd si ai që është nga Toni Bleri, A. Sorrosi etj. Prndaj, francezo- gjermanët kanë zgjedhë edhe si të tyre, sepse këtë Plan, së pari e pati belbzuar  seriozisht Vollgang  ISHINGERI, dhe e refuzoi fuqishëm me katapulkt dipmomatik Adem Demaçi, legjenda e të gjitha fitoreve të Kosovës, duke i thënë në sy Hollbrukut  se: “Kjo ide është e Millosheviqit. Këtë kaçamak shqiptarët nuk e hanë, aq më parë kur vjen nga rusët dhe Irani”!. Asgjë nuk do të përfundojë si planifikon Serbia, na pati sugjruar Baca Demë edhe pas takimit me Ishingerin, ku isha prezent si këshillatar diplomatiko-historik. 

E pra, shqiptarë, mos e harroni faktin se më 14 nëntor 2022, Asamblea e OKB-ës e akuzoi Rusinë me Rrezlutë që t` i pagoi të gjitha dëmet e luftës në Ukrainë. Rezolutën e votuan afër 100 shtetet më të fuqishme të botës. Nga kjo praktikë, duhet të dridhet edhe Serbia dhe çdo agresor në tërë globin, aq më parë kur një ditë ky obligim që t` i paguaj reparaconet i dedikohet edhe Serbisë okupatore mbi viset shqiptare. Kjo për faktin se më 15 nëntor 2022 Donallt Tramp e shpalli kandidatutrën për Presidentë të SHBA, që do të thot se as Demokratët nuk do të ndalen në luftën e tyre për t` u treguar se janë në pushtet të Superfuqisë numër NJË në Botë. E një shqiptar i rendomët, këto ditë, sikur iu përgjegjë D.Trampit kur tha se: “ Baci Tramp do ta dërgoi Amerikën në Mars”. Prandaj shqiptari shtoi Ai: “Nëse Republikanët e drgojnë Amerikën në Marës, që ua urojë nga zemra, atëherë Demokratët do ta dërgojnë Amerikën natyrshëm, në çdo plagë sheruese  ku e ka bota sociale  këtu, e pastaj në Hënë do të shpallin sovranitet të diturisë dhe urtisë njerëzore, dhe kjo begati do t` u takoi edhe shqiptarëve të Marsit sigurisht sepse Amerikën e duam sikurse vetën tonë!”. 

                                                       SHQIPTARË!  

Shqiptarë pra pa Amerikën jeta jonë do të ishte llotari dhe mjegull sespe serbia ka aspirata okupuese ndaj tokave tona stërgjyshore. Pra, ua përkojtojë  shqiptarëve një realitet që ka ndodhë para disa vitesh e që quhej: “Pranvera arabe”. Ajo pranverë filloi si farsë e doli si tragjedi, sepse u përzien gishtërinjët e agjentutave ruse që shesin naftë  dhe gas. Lidhur me këtë, po ua përkujtojë se Serbia kurrë nuk do t` i ndalë rrenat ordinere. Shembulli më eklatant është se Serbia ua ka plasuar si statu Princ Lazarin andej Urës Ibrit. Aty ua ka plasuar nominimin se është fjala për një “Car Lazar”!. Këtë rrenë serbët e bëjnë për t` u dukur se në histori janë faktor, janë në qendër të vëmendjës botërore. E them me përgjegjësi të plotë porfesionale, se Princ Lazari kurrë, kurrë nuk ka qenë car, sepse carevina e tyre NËNTË vjeçare ( E Dushanit 1346-1355) ka përfunduar më 1355 edhe ajo si: “Carevinë e Serbëve, Arbansëve dhe Grekëve”. Pra, sidomos ju gazetarët shqiptar, injorone dhe mos e quani princin “car” se nuk ishte. Konsultoni enciklopedinë serbe. 

Po mos harroni se këto ditë popat serbian kanë lanësuar rrenën e radhës për Jugosllavinë (Lexo Serbinë) e katërtë, ku do të përfshihet: Serbia (Shumadia), Vojvodina, Republika Serbe e Bosnjës, Sanxhaku, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Si parathënje për këtë plan kanë zgjedhë daljen e të gjithë serbëve nga organet shtetërore të Republikës Kosovës. Këtë plan e ka sajuar një grup popash me disa politikanë që shtihen edhe si shkenctarë, me titull:”Menagjimi i krizave”, që do të thot:  prodhim i krizave, për të fituar: “ujqit në miegull”. E kësaj shkolle neofashiste ia kam pas gjetur emrin qysh më 1975, duke e nominuar me titull sepse intrigat e tyre kurrë nuk kanë pushuar: “ZIERJE TË BRETKOCAVE NË PEZHGVE, pa vaj dhe me krypë në varrë”. Këtë gjellë le të kuptohet, se populli shqiptar nuk e hanë në asnjë variantë . 

                                                              PËRFUNDIM 

Në një element përputhën Hiteri, Milloshi dhe Putini. Hitleri kur e krijoji Programin e luftës shkruante se do ta themelojë Gjermaninë e madhe deri atje ku ka gjermanë”. Miloshi thoshte se do ta krijojë Serbinë e madhe deri atje ku ka një varr serbian”. Putini do ta krijojë Rusinë deri aty ka ka rus etnik, pa marrë parasysh kufijtë e pranuar ndërkombëtarisht”. E këtë konstatim Putini e thot në bazë të ish fuqisë BRSS dhe të arsenalit berhamor, që luftën nuk guxon ta humbë, por nuk mundet as ta fitojë. 

E Milloshi dhe klyshët e tij “Konfliktin e ngrirë” munden ta shkrijnë, por mos të çuditët askush se shqiptarët ma nuk janë ata që do të respektojnë kode dhe besa pa i çliruar trojet që u janë grabitë nepër kongrese e konferenca Evropiane. 

Ambasadori i SHBA në Tiranë kohë më parë pati deklaruar: Ju shqiptarët e doni Amerikën. Falem nderit. Por ju nuk e doni vendin e juej! Po i përgjigjem shkurt e shqip: Ne zotëri Donard Lu e duam atdheun tonë dhe për te i kemi bërë mbi 100 luftëra të drejta kundër okupatorëve. E dyta, Ju zotëri ambasador nuk na doni neve sa ju duam ne JUVE. E realiteti në Versaj më 1919 dhe në Paris më 1946 e tregon se ku ishim, ku jemi sot, të ndarë me gërshërë në pesë shtete. Pra e kemi luftuar Bizantin, sllavin dhe osmanlinë, dhe të gjithë ata që u janë mësy trojeve tona gjatë shekullit XX-të. Ne, Shqiptarët jemi i vetmi vend në Evropë që  i kemi ndihmuar Hebrenjët, ne , Shqiptarët jemi i vetmi vend në Evropë që jemi çliruar nga nazifashizmi vetëm me armet tona, me adetet dhe zakonet tona. Në luftën e fundit që e bëri Kosova për t` u çliruar nga nazifashizmi serbian , ia filliam luftës vetëm duke shpresuar në armet tona. Por, ndihma e NATO-s pra sidomos e Amerikës na ka siellë gëzim e dashuri që ta duam edhe lirinë e të tjerëve sepse jemi nxënës të Gjergj Kastriotit Skenderbeut, të Adem Demaçit dhe NËNË TEREZËS. Po mos e harroni Adem Jasharin, që e vuri Jugosllavinë e Tretë për muri me moton: Për fitore të drejtë, sakrifikohemi të gjithë, nga djepi e deri në krroqe. Ne mikun nuk e harrojmë, po ai neve si po na trojton?! U mbushën 23 vjetë. Mjafy më me dredhi dhe premtime. Duam liri, e jo të na trajtoni sikrse vizat. Më 22

Prishtinë, janar 2023 

La Turquie (1910) / Suksesi i shfaqjes shqiptare “Golfo” në Théâtre des Variétés (Kostandinopojë) nën praninë e Dervish bej Himës dhe Fehim bej Zavalanit

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Janar 2023

“La Turquie” ka botuar, të hënën e 7 marsit 1910, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me suksesin e shfaqjes shqiptare “Golfo” në Théâtre des Variétés (Kostandinopojë) asokohe nën praninë e Dervish bej Himës dhe Fehim bej Zavalanit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Teatër shqiptar

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shfaqja shqiptare “Golfo” e së shtunës mbrëma në “Théâtre des Variétés” tërhoqi një turmë të konsiderueshme shqiptarësh; të pasur e të varfër, të mëdhenj e të vegjël, deputetë e fshatarë, myslimanë e të krishterë, të gjithë të vëllazëruar në shpërthimin e entuziazmit më të lartë patriotik. 

Këtë e vuri në dukje, në një improvizim brilant, gjatë “entr’acte-it”, Dervish bej Hima, drejtori simpatik i gazetës “Shqipëtari”, i cili renditi përfitimet e panumërta që do të rrjedhin nga ky solidaritet vëllazëror në realizimin e veprës qytetëruese. 

Fjalimi i tij u duartrokit për një kohë të gjatë, si ai i bashkatdhetarit të tij që e pasoi, Fehim bej Zavalani, president i klubit shqiptar të Manastirit. 

Shfaqja e luajtur nga të rinjtë shqiptarë pati shumë sukses; nuk e prisnim një interpretim kaq të mirë nga këta artistë të improvizuar. 

Vallet dhe këngët shqiptare u duartrokitën pa masë.

Eskobari, do me na dal ma i zi se Grennelli!

0

1. Diplomati amerikan, Gabriel Eskobar në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, ka deklaruat se”…Si pikë e parë dua të them se të dy gjërat (Asociacioni dhe Plani franko-gjerman) nuk janë plotësisht të lidhura. Asociacioni është një detyrim ekzistues dhe duhet të zbatohet. Propozimi franko-gjerman është një propozim shumë i mirë që u mundëson të dyja vendeve të përparojnë drejt paqes së qëndrueshme…”!?Është kjo një deklaratë (që për formatin e nivelit të Tij dhe mendimin tim) tejet skandaloze! Po krejt veriun e Kosovës me ia pas lënë në amanet këtij diplomati amerikan, babai i tij trashëgimi Ai s’do duhej të deklarohej në këtë mënyrë!? Dëgjoni, çfarë thotë, ky diplomat: “Ne do ta bëjmë, (aludimi është në Zajednicē!) atë duke gjetur partnerë, ka shumë njerëz që dëshirojnë të shohin marrëdhënie më të mira mes serbëve në veri dhe në pjesën tjetër të vendit. Këtë muaj do të fillojmë të flasim me njerëz që kanë ide të mira…”

2. O Zotëri, kush janë këta “partnerë e njerëz…që kanë ide të mira..”? Se Kosova, s’është as Afganistan ë as Kurdiskan, ku mund te ndërrohen njerëzit sa herë që të dëshironi! Kosova,o i nderuar e ka një, qeveri legjitime e (keqe e mirë, qikjo që është, me 51% elektorat) legale që është zgjedhur përmes votës së lirë. Tani, nëse Ju me intencën dhe intuitën Tuaj diplomatike, aludoni apo mendoni e gjykoni se këta “partnerë e njerëz… që kanë ide të mira”, do i hasni te opozita kosovare, jam shumë i bindur që gabim e keni! Sepse, te opozita nuk besoj që mund të gjesh dike që me dorë të vetë guxon ta nënshkruaj Zajednicen (si po ë kërkon Serbia), e në ndërkohë, të planifikoj të jetoj e veproj në po këtë nënqiell të Kosovës, qetas e pa e bre ndërgjegjja fare!? Kosova nuk është sa Amerika e madhe, në mënyrë që këtyre “partnerëve e njerëzve…” do u mundësonte me e fshehë, apo me e ndërruar identitetin…! Unë s’e besoj këtë! E nëse mendon dhe aludon që këta “partnerë e njerëz…që paskan ide të mira..”, do i gjesh te shoqëria civile apo te ndonjë medie sociale cilido qoftë ai, po ua them që prapë gabim e keni, Z. Eskobar! Sepse, do ishte skandal mbi skandal, sikur këta “partnerë e njerëz…”, në të cilët po aludoni dhe shpresoni (e të cilët ashtu sikurse Ai djaloshi…Grennel, i joshi me “kurorë” pushteti e me privilegje) të marrin përgjegjësi e kompetencë te flasin publikisht dhe të nënshkruajnë publikisht hatri Yt, lloj lloj Zajednica, pa mandatin e fituar dhe të ngarkuar nga qytetarët e Kosovës!?

3. Argumenti tjetër edhe shumë më i fuqishëm Z.Eskobar është, se sot; shqiptaret ë Kosovës (si qytetar por edhe si shoqëri) nuk janë më sikurse ata të viteve 90-ta, kur u mungonte legaliteti dhe legjitimiteti juridik (shkaku i okupimit klasik nga Serbia!) Ne atëbotë,edhepse e kishim një legalitet e legjitimitet shumë më shumë moral se sa juridik e faktik, me qëndrimin e Ibrahim Rugovës, u thamë; Jo zgjedhjeve të Kosovës, në Serbi!? Andaj, Ju lus që të mos bëni “pazare” pa hanxhiun, se edhe Ai djaloshi…para teje Z. R. Grennell loboj kogja shumë ta kontrabandoj te njëjtën Zajednicë, përmes “kanaleve” tjera, por dështoi! Amerika, sa kuptojmë, nuk ngurron t’i zëvendëson personat e diplomacisë jomeritokrate. Ajo nuk “tregton” me askënd në botë, kur janë në pyetje interesat e saja strategjike e gjeopolitike. Amerika, është shumë më superiore se që duket; shumë më serioze, se që mund të paramendohet; shumë më e fortë se që e prezantojnë; Palmer, Grenell, Escobar dhe së fundi edhe Kris.Hill…!

(P.S. S’fundmi; Z.Gabriel Escobar, do ishte mirë të na tregonte se përse akuzohet për shkelje të betimit! Shih.vegëza në vijim; https://www.richtvx.com/escobargate-what-in-the-world-is-really-wrong-with-gabriel-escobar/?fbclid=IwAR2AUPIRXxwriFBE8Udv7cQpXxlOJwjHlP0NtSL52ypERB1kJU2UVWlcAu0

Të kujtojmë përjetësisht Presidentin Ibrahim Rugova! Me rastin e 17 – vjetorit të kalimit në amshim

Nga: Frank Shkreli

 

“Sot bashkë me Kryeministrin Kurti dhe ambasadorët e akredituar në Kosovë, e kujtuam me respekt Presidentin historik, dr. Ibrahim Rugova, njeriun i cili krijoi miqësi, ndërtoi aleanca dhe la trashëgimi të begatshme për brezat dhe Republikën tonë. Presidenti Rugova është vizionari i lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës, i cili mbetet udhërrëfyes i yni për një Kosovë të fortë në rrugën euroatlantike. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!” (Nga portali zyrtar i Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, 21 Janar, 2023
***
Kur fliste e shkruante për Shqipëri, Ernest Koliqi nuk kishte në mend vetëm Shqipërinë e kufijve të sotëm, por një Shqipëri që përfshinte shqiptarët e të gjitha trojeve autoktone në Ballkan. Nepërmjet tre poetënve imagjinarë në “Symfoninë e Shqipevet”, ai ka shprehur besimin e tij në një Shqipëri e cila megjithë — “errësitë e natës”, gjatë historisë së saj – Koliqi, prapseprap, shpreson dhe beson se virtytet e mëdha tradicionale të Kombit shqiptar, do t’i mbeten trashëgimi brezave të tanishëm dhe të ardhëshëm, anë e mbanë trojeve shqiptare. Ai ka shprehur besimin e tij së bashku me tre poetët e “Symfonisë së Shqipevet” — në një Shqipëri të lirë dhe me drejtësi, në vëllazërim dhe hare, drejt agimeve të reja dhe më të drejta të barabarta për të gjithë shqiptarët.

“BESOJMË në Shqipni edhe në virtytet e mshefta që ruen gjaku illyro-thrak i bijve të saj.

BESOJMË në misjonin e naltë që Perendia, siç do kombit në botë, i shënoi edhe kombit të vogël shqiptar, mot e sot, në vallen e shekujve të palindun.

BESOJMË në vëllaznimin e madh të Shiptarëve që tue u forcue, ka me i falun fisit t’onë agime ma të drejta.

BESOJMË në punën e Shqiptarëve të vëllaznuem e në lumninë që ka për t’i sjellë kombit parmenda e bujkut, veli i detarit, penda e dijetarit, kullma e farkatarit, buza e poetit, spata e druvarit, mësimi i fetarit, kur këto të lëvizin e të kumbojnë tue veprue n’emnat e ngjitun e të pandamë të Perëndisë e të Shqipnisë.

Hovenier bën homazhe te shtatorja e Ibrahim Rugovës - KOHA.net

BESOJMË në fisnikinë e gojdhanave stërgjyshore dhe në lulzimin e ri të këtyne, ndër breznina që ecin prej territ kah drita.
BESOJMË në Flamur t’onë edhe në frytin e vuejtjeve që për Të u bajten në dobinë e gjakut që për Të u derdh.

BESOJMË në drejtësinë vëllaznore që Flamuri i Shqipnisë ka me sigurue tue rrah i lirë në qiejt që presin diella ma të ndritshëm and’e kand n’atë tokë, ku na përkundi në djep kanga e nji nane arbënore dhe në gji të së cilës shpresojmë me u dhanë pushim këtyne eshtënave të lodhun.”

Ky është Besimi në Atdhe i Ernest Koliqit, i shprehur nepërmjet poemthit “Symfonija e Shqipevet”. Unë besoj se ky ishte edhe besimi dhe kredoja filozofike e Presidentit të parë historik të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës. Prandaj po e sjell në përkujtim të Dr. Ibrahim Rugovës, në këtë përvjetor të kalimit të tij në amshim.

Ky është edhe Besimi në virtytet e mëdha tradaicionale të Kombit, që duhet të ketë çdo shqiptar kudo, por sidomos elita aktuale politike në Shqipëri dhe në Kosovë.

Qoftë i përjetëshëm kujtimi i Ibrahim Rugovës!

Se detaljer om beslektet bilde

Ibrahim Rugova me Frank Shkrelin

Si u hap shtegu për coptimin e Kosovës ?

0
Xhafer Shatri, Zvicër
______
Kur u nënshkrua Marrëveshja për funksionalizimin e Asociacionit, më 2015, Tomislav Nikoliq, kryetar i Serbisë deklaroi se tash e kemi edhe një Republika Srpska në Kosovë… Sipas Vuk Drashoviqit, kjo deklaratë ua hapi sytë shqiptarëve dhe filluan ta kundërshtojnë kolektivisht.
Ndërkaq, Vuçiq, kur flet për negociatat me përfaqësuesit e Kosovës, është edhe më konkret:
„“Më 2010 u mor vendimi katastrofik, kur ne i jemi drejtuar me letër Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ta pyetur se a është shpallja e Pavarësisë së Kosovës ilegale apo jo, dhe morëm përgjigjen se vendimi nuk ishte ilegal. Po të ishin shqiptarët të mençur, në Këshillin e Sigurimit etj, do t’i përmbaheshin vetëm këtij vendimi, e jo në atë që i zura dhe i munda lehtë, si Plani i Ahtisaarit e çdo gjë tjetër, (në atë rast) ne do ta kishim shumë më vështirë”
Pikërisht anashkalimi nga ana e pushtetarëve të Kosovës i këtij themeldokumenti dëshmon rrëknimin e negociatave me Serbinë drejt dështimit të pashmangëshëm. Sepse Kosovën, që nuk i ka as 11’000 km katror, Marrëveshjet për Zajednicën e bëjnë vend me dy kryetarë, me dy parlamente, me dy qeveri, me dy sisteme të ndryshme të sigurisë, të drejtësisë, të shëndetësisë, të arsimit etj…
Çka është më e rënda dhe më e papranueshmja, sipas këtyre marrëveshjeve, Prishtina do të qeveriste me shqiptarët dhe disa minoritete, ndërsa Zajednica me serbët. E me këtë të fundit do të udhëhiqte Beogradi.
Se çka do të thotë Zajednica për Kosovën e ka shpjeguar qartë, veç të tjerësh, edhe analisti i njohur amerikan, Janusz BUGAJSKI. Ja çka tha ky, para dhjetë ditësh, për Albanianpost:
„“Kosova duhet të fokusohet në decentralizimin dhe vendimmarrjen lokale për të menaxhuar çështjet komunale. Plus, grupi i plotë i të drejtave kolektive etnike në gjuhë, arsim, kulturë, simbolikë dhe rituale fetare është i rëndësishëm për serbët dhe kombësitë e tjera në Kosovë. Megjithatë, krijimi i çdo organi administrativ me bazë etnike ose fetare brenda vendit është një “recetë” për mosmarrëveshje, konflikte dhe manipulime të huaja nga Serbia dhe Rusia.
BE-ja dhe SHBA-ja do të ishin të marrë të vendosnin një tjetër bombë me sahat në Kosovë pas gabimit që bënë duke krijuar entitete me bazë etnike në Bosnje-Hercegovinë …“
2.
Kur flasim për këtë temë përvëluese nuk mund të flitet për mosdije, mungesë përgjegjësie etj. të udhëheqësve të Kosovës asokohe, Hashim Thaçit e Isa Mustafës. Se këtë zezonë ata, ashiqare, e kanë bërë, sepse duhet të jenë shantazhuar me dosje. E them këtë, duke qenë larg çdo mendësie bardh-zi, pasi që, për çdo mendje të shëndoshë, nuk mund të ketë shpjegim tjetër.
Për Thaçin dihej se shantazhohej me dosje që i ishin dorëzuar apo që pritej t’i dorëzoheshin Gjykatës Speciale, ndërsa për Isa Mustafën do ta tregojë koha.
Natyrisht se përgjegjësia bie edhe mbi krejt grupin negociator, që po heshtin si peshqit, sepse asnjëri prej tyre deri sot nuk dha shpjegime për shkaqet dhe rrethanat në të cilat kufijtë dhe sovraniteti i Kosovës u nxorën në pazar si të ishin plaçkë lufte.
Se sa të rëndësishme ishin dhe vazhdojnë të jenë për Serbinë marrëveshjet Thaçi-Daçiq dhe Mustafa-Vuçiq e tregon fakti se Serbia, sot më shumë se asnjëherë tjetër, po këmbëngul që me çdo kusht dhe menjëherë të themelohet Asociacioni. Në këtë këmbëngulje ajo ka mbështetjen e plotë të fuqive perëndimore, në radhë të parë të SHBA-së.
3.
Nga tërësia e debatit që është shpërfaqur në Serbi lidhur me këtë temë, del se strategjia e udhëheqjes serbe ishte dhe mbeti që, si hap i parë, të krijohet në Kosovë, të paktën, një etnitet serb, përmes të cilit në hartën e sovranitetit të saj të hapet një hulli që, më vonë, me kohën të kthehet në kufi shtetëror.
Mirëpo Serbisë i ngutej, ajo donte që sa më shpejtë dhe me çdo kusht ta vërë kufirin me shqiptarët dhe njëherë e përgjithmonë. Epërësia e parë ishte se njeriun kryesor të Kosovës, Hashim Thaçin, në një mënyrë, Serbia e kishte në dorë, sepse kishte dosje për të dhe përmes tyre e disiplinoi gradualisht derisa e bëri pulë. Pazari duhet të ketë qenë i thjeshtë: “nëse merresh vesh me ne do t’i shpëtosh burgut, nëse jo, atëherë, këto dosje ne do t’i çojmë atje ku duhet, në Hagë…“
Kjo u dëshmua kur, më vonë, filluan negociatat për copëtimin e Kosovës, dhe në tavolinë, krahas hartave dhe gërsherëve, ishte edhe karrota për abolimin e dyanshëm të krimeve.
Në anën tjetër, rrethanat gjeopolitike kishin ndryshuar rrënjësisht e në favor të Serbisë: Amerikën e udhëhiqte një kryetar aksidental që nuk kishte as njohuritë elementare për politikën e jashtme, BE ishte dobësuar dukshëm pas largimit të Britanisë, Rusia i aneksoi Krimenë, Luganskin e Donbasin dhe Perëndimi nuk e lëvizi as gishtin, as gjuhën…
Në këto rrethana, për të qenë e suksesshme në copëtimin e Kosovës, Serbia kishte nevojë ta shtrijë ndikimin e saj te udhëheqja e Shqipërisë. Kjo ishte një strategji e vjetër, të cilën elitat serbe nuk e kanë fshehur asnjëherë, të paktën tash 60 vjet e këtej.
Pa hyrë në numrimin e shkaqeve po ndalem te synimi: përmes bisedimeve të drejtpërdrejta me Shqipërinë, Serbia shpresonte dhe vazhdon të shpresojë se e ndanë Kosovën më lehtë, merr më shumë territor dhe e zgjidh problemin me shqiptarët njëherë e përgjithmonë pa pasur nevojë ta njohë Kosovën.
Në anën tjetër kjo do të kapërdihej shumë më lehtë nga opinioni serb.
4.
Pikërisht për këtë qëllim, Vuçiqi iu afrua Edi Ramës. Rrugët që çuan deri te bashkëpunimi mes tyre nuk dihen krejt, por ajo që dihet është se një kontribut madhor në këtë drejtim ka dhënë Toni Bler, ish-kryeministri britanik, personalitet që gëzonte autoritet ikonik në Kosovë dhe te shqiptarët për shkak të angazhimit të tij maksimal në bombardimin dhe defaktorizimin e Serbisë.
Në vitin 2013, menjëherë pas zgjedhjeve në Shqipëri, Toni Bler u emërua kryekëshilltar i kryeministrit Rama.
Me 19. 06. 2014, Bler u ftua në Beograd dhe takoi A. Vuçiqin.
Duhet theksuar se në vitin 2000, Gjykata e Qarkut në Beograd, për shkak të rolit të tij në bombardimin e Serbisë, e kishte dënuar Tony Bler me 80 vjet burg!
Pas takimit, Vuçiq deklaroi se ky ishte një rast shumë i mirë për Serbinë!
Burime të besueshme pohojnë se takimin Rama-Vuçiq, që u mbajt në Beograd, më 10 nëntor 2014, ku kryeministri shqiptar e tha atë fjalinë e “famshme“: “Kosova e pavarur është një realitet i pamohueshëm rajonal dhe evropian…“ ishte organizuar me detaje nga Toni Bler dhe ekipi i tij.
Në vitin 2015, Toni Bler u bë zyrtarisht këshilltar edhe i kryeministrit serb, Aleksander Vuçiq.
Se çka ka ndodhur ndërkohë, do ta shpjegojë historia një ditë kur nuk do të jemi ne, por faktet flasin se, më 14 tetor 2016, në Nish u mbajt një forum biznesor ku merrnin pjesë mbi 300 ndërmarrës të të dyja vendeve.
Njëkohësisht u mbajt një takim kokë më kokë, mes Ramës dhe Vuçiqit. Ky i fundit atë ditë deklaroi:
“Shqiptarët dhe serbët janë dy popujt më të mëdhenj në Ballkan dhe nuk duhet të lejojnë që marrëdhëniet e tyre në të ardhmen t’ua rregullojnë të tjerët.“
Njohësit e historisë e dijnë se të njëjtat fjalë i fliste, kudo që i jipej rasti, edhe Nikolla Pashiqi, këtu e një shekull më parë. Që ndryshe do të thotë: Lërini të qetë ujkun dhe Qingjin që t’i sheshojnë punët e tyre…
Ai takim, që shënoi kthesën e madhe në marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë, ishte përgatitur gjatë dhe mirë nga rrethi më i ngushtë i të dy kryeministrave.
Për këtë flet një detaj interesant: Dy javë më parë, konkretisht më 2 tetor 2016, kryetari Thaçi e kishte emëruar Bedri Islamin, këshilltar të jashtëm. Në fakt B. Islami ishte dërguar aty nga Edi Rama.
E përmend këtë rast, sepse flet shumë dhe flet vetë: më 1998, kur Kosova po digjej flakë, shteti shqiptar e eliminoi udhëheqjen autentike të LPK-së Emrush Xhemajlin, Ali Ahmetin, Muhamet Kelmendin, Gafurr Elshanin dhe vuri në krye të LPK-së, Bedri Islamin. Falë këtij të fundit, Hashim Thaçi me shokë u bënë drejtues të UÇK-së.
Këtu e tutje lufta për çlirimin e Kosovës u kthye në luftë për pushtet dhe me rreziqe serioze për konfrontime brendashqiptare.
5.
Bisedimet e fshehta për ndarjen e Kosovës u intensifikuan pasi Thaçi u zgjodh kryetar i Kosovës (7 prill 2016). Për t’ia arritur kësaj ai kishte përdorë të gjitha mjetet e mundshme: shantazhin me dosje, paratë, premtimet me poste etj. Këtë “trofe“ Thaçit ia mundësoi Lidhje Demokratike e Kosovës.
Zgjedhjen e Thaçit për kryetar, e kontestoi fuqishëm opozita në krye me Lëvizjen Vetëvendosje, aktivistët e të cilës e penguan jo pa sukses inaugurimin e tij.
Ishte bërë një vit pas themelimit të Gjykatës Speciale, dhe Thaçi nisi ta kuptojë se ia kishte vënë vetës litarin në qafë. Prandaj u përpoq, qe disi, ta sheshojë fatin e vet. Kjo nuk mund të bëhej ndryshe pos duke krijuar kaos gjithandej në Kosovë.
Në rrethana të çuditshme, më 5 gusht 2016, Kuvendi i Kosovës sulmohet me minahedhës. 20 ditë më vonë për këtë akt terrorist policia arrestoi 6 aktivistë të LVV, mes tyre Astrit Deharin. (Më vonë, Gjykata të arretuarit i shpalli të pafajshëm.)
Me 5 nëntor 2016 u mbyt mizorisht në burg Astrit Dehari. Të gjitha veprimet, deklaratat, informatat e dezinformatat realisht dilnin nga kabinetit i Thaçit.
Çdo gjë që bëhej kishte një qëllim: me e kallë Kosovën, me e shpallë LVV të jashtëligjshme dhe pastaj me i zgjidhë njëherë e mirë dhe njëkohësisht çështjet me Serbinë dhe me Gjykatën Speciale.
Por Hashim Thaçi nuk ia arrijti këtij qëllimi, sepse Albin Kurti nuk ra në kurthë, nuk organizoi manifestime publike, u mjaftua vetëm me denoncime verbale.
Pas disa muajsh u provua edhe skenari tjetër, por për qëllime të njëjta, me dosjen e shpifur “Syri i Popullit“… Edhe kjo përpjekje dështoi. Dështoi keq.
Me 9 shtator 2017, përmes koalicionesh të habitshme e të papritura, duke shkelur çdo parimësi, Ramush Haradinaj u zgjodh kryeministër i Kosovës.
Njëri prej kushteve të Hashim Thaçit për krijimin e koalicionit ishte që jo qeveria, por kryetari i shtetit do t’i udhëhiqte bisedimet me Serbinë.
Këtë shkelje të Kushtetutës, më vonë, Haradinaj e arsyetoi me një fjali modeste: “…jam tërhequr nga dialogu, sepse nuk jam specialist i dialogut. I di të metat e mia…“

Xhafer Shatri në atë kohë i ka ndihmuar financiarisht komplotet e bandës së Xhavit Halitit, Azem Sylës dhe Hashim Thaçit

Nga: Ibrahim Kelmendi, aktivist i njohur i çështjes kombëtare
___
XHAFER SHATRI – UK I MOÇEM
***
Shoku i kohës së studimeve në Prishtinë, tashmë i agravuar në kurtian 24-karatësh, para 10 orëve ma ka bërë publikisht pyetjen:
“Në një postim Xh.Sh. zbërthen zhvillimet në LPK në vitin 1998. Kopjova një pjesë të këtij shkrimi. Si do ta komentosh ti, meqë ishe njëri nga personat krucial të kësaj kohe?”
Bajrami, si ilustrim, kishte zgjedhur një fragment nga shkrimi i Xhafer Shatrit (të cilin edhe unë po e përdor për ilustrim):
“E përmend këtë rast, sepse flet shumë dhe flet vetë: më 1998, kur Kosova po digjej flakë, shteti shqiptar e eliminoi udhëheqjen autentike të LPK-së Emrush Xhemajlin, Ali Ahmetin, Muhamet Kelmendin, Gafurr Elshanin dhe vuri në krye të LPK-së, Bedri Islamin. Falë këtij të fundit, Hashim Thaçi me shokë u bënë drejtues të UÇK-së. Këtu e tutje lufta për çlirimin e Kosovës u kthye në luftë për pushtet dhe me rreziqe serioze për konfrontime brendashqiptare.”
Bajramit ia kthva këtë përgjigje:
Xhaferi (Shatri) ka shpërdorua ca të vërteta, duke i shtrembëruar ato për ta harrnuar shkrimin e tij lajthitës.
E vërtetë është që Xhavit Haliti, Azem Syla dhe Hashim Thaçi komplotuan shokët e tyre, Emrush Xhemajlin, Ali Ahmetin, Muhamet Kelmendin, Gafurr Elshanin, por kjo ka pas ndodhur para se Bedri Islami të zgjedhej Kryetar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes (LPK-së, Dega jashtë vendit).
Më konkretisht: Xhavit Haliti dhe Azem Syla, me fajin kryesisht të Emrush Xhemajlit, Ali Ahmetit dhe Gafurr Elshanit, u katapultuan në krye të një strukture të UÇK-së në formim, të cilën e pat formuar Këshilli i Përgjithshëm (KP) i LPK-së në dhjetor 1993. E patëm emërtuar Sektori i rëndësisë së veçantë (SRV). I patëm caktuar funksionin për ndihmim të formimit të ushtrisë, për formimin e të cilës kishte vendos Mbledhja e 4-tërt e përgjithshme, e mbajtur në Prishtinë më 26 e 27 korrik 1993 në Prishtinë. KP ngarkoi Kryesisën t’i caktonte personat e SRV, për hir të konspiracionit, meqë KP ishte forum me shumë anëtarë. Ajo Kryesi e atëhershme, pos Emrush Xhemajlit (sekretar), Ali Ahmetit, Muhamet Kelmendit (nënkryetar), Gafurr Elshanit (arkatar), kishte Fazli Veliun (kryetar), Xhavit Halitin (anëtar) dhe dy të tjerë që për momentin nuk po mëm kujtohen. Por ajo Kryesi vendoste si Emrush Xhemajli, Ali Ahmeti, Gafurr Elshani dhe Xhavit Haliti. Të tjerët aty ishin pothuajse vetëm statist dekorues, meqë ajo katërshe nuk i përfillte. E pra, ajo Kryesi pat caktua Ali Ahmetin, Azem Sylën dhe Xhavit Halitin në SRV. Fatkeqësisht Xhaviti dhe Azemi bëhen dyshe bashkëvepruese, komplotiste, jo pse ata kishin ngjashmëri apo mirëbesim shoqëror ekstra, por sepse duhet t’i ketë komanduar BIA e Serbisë që ta sabotonin e komplotonin UÇK-në në formim. Ajo dyshe, me përkrahjen operative të Emrush Xhemajlit, Ali Ahmetit dhe Gafurr Elshanit, mundi të sabotonte e komplotonte UÇK-në der në mars 1998, kur tashmë edhe këta u binden se Xhaviti dhe Azemi na kishin tradhtuar.
Meqë për shkak të sabotimit dhe komplotimit të Xhavitit dhe Azemit UÇK-në marsi 1998 e gjeti pa strukturë qëndrore komanduese, Kryesia e përbërë nga personat që ceka më lartë, provizorisht, mori rrolin e një shtab të përgjithshëm, deri sa t’ia delnim ta formonim në Kosovë. Në fakt ajo Kryesi, në nentor 1994, kishte formuar Shtabin Qendror, në krye me “kooperuesin” Nait Hasani, siç e quanin atëherë, por ai që shpërbë në fund të janarit 1997, kur qe kidnapuar (arrestuar) Nait Hasani nga policia e Serbisë. Në fund të marsit 1998 Xhavit Haliti kërcënoi Kryesinë e atëhershme të LPK-së që të ikte nga Shqipëria, përndyrshe do t’i thoshte Kryeministrit Fatos Nano t’i dëbonte apo burgoste. Fatkeqësisht ajo u tremb nga kërcënimi i shokut të tyre. Prandaj u detyruam të mbajmë Mbledhje e 6-të të përgjithshme që ta analizonim atë gjendje pas komplotit (puçit) dhe të zgjedhnim kryesi të re. Mbledhjen e 6-të të përgjithsme e bëmë në fillim të majit 1998.
Deri në Mbledhje të 6-të të përgjithshme Bedri Islami nuk ishte anëtar në strukturat kryesore të LPK-së, por vetëm në Nëndegë në Gjermani. Mbledhja e 6-të e përgjithshme, pa asnjë votë kundër apo apbstenim (pos votes se tij), zgjodhi Bedriun Kryetar. Që do të thotë, komplotin kundër LPK-së dhe UÇK-së Xhavit Haliti, Azem Syla dhe Hashim Thaçi e kanë pas bërë para majit 1998, kur qe zgjedh Bedriu Kryetar i Kryesisë së LPK-së.
Për shkak se UÇK-ja nga marsi 1998 ishte Kryengritje e armatosur çlirimtaren em Vegjëlisë çlirimtare të Kosovës, dhe jo ushtri klasike, Xhaviti Azemi dhe Hashimi nuk munden të bënin puç klasik, siç ndodhin rëndom në ushtri, por vetëm arrati t*ia grabiste financat dhe ta sabotonte furnizimin me armë e municion. Por, pothuajse asnjër nga komandantët e vetemruar apo të zgjedhur nga bashkëluftetarët në terren, nuk ia vari fare asaj treshe komplotiste, të cilën edhe unë po e diskualifikoj si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” (NPK), siç i ka akuzuar ZPS-ja. Përpara i diskualifikoja me zhargonin “shtabi i rognerit”. Ajo Kryengritje, nën akronimin UÇK, që tashmë ishte mitizuar e legjendarizuar, ia doli deri në fund të majit 1998 të formonte Shtabin e Përgjithjshëm të UÇK-së në Kosovë, pa u komanduar nga asnjë emigrant (as nga emigarntët Xhavit Haliti, Azem Syla dhe Hashim Thaçi, që po sabotonin e komplotonin në Shqipëri).
Fatkeqësisht Hashim Thaçi, i komanduar nga DGSE-ja serbofile franceze dhe BIA serbe, më 12 qershor 1998 shpërdori Jakup Krasniqin, të cilin e caktoi për zëdhënës, të publikonte formimin e Shtabit të Përgjithshëm. Fatmirësisht as atë Shtab të Përgjithshëm nuk mundi ta kapte NPK-ja, meqë bertham operative e SHP i njihnin ata tre komplotistë dhe prandaj nuk u varën në veprimtarinë operative. Fatkeqësisht Bashkësia “ndërkombëtare” (USA, BE, Rusi) ia doli të organizon konferncë komplotiste, e cila u mbajt në Rambuje pranë Parisit, dhe si delagacion të UÇK-së caktuan pjesëtarët e NPK-së. Fatmirësisht komploti i Konferncës në Rambuje dështoi, por për shkak të Millosheviqit, i cili nuk e miratoi tekstin e marrëveshjes pro Serbisë. Epilogu i Luftësa çlirimtare e dimë. UÇK-ja doli e fituar, sepse pos që mundi të sfidonte Serbinë pushtuese, sfidoi edhe marionetat e saj, Xhavit Halitin, Azem Sylën, Hashim Thaçin, Rexhëp Selimin, dhe ca legena të tyre.
Që ta përmbyll, Kryesia e re, që e kishte për Kryetar Bedri Islamin, – isha edhe unë anëtar i Kryesisë, – nuk ia doli të sanonte sabotimet dhe komplotet që kishin bërë Xhavit Haliti, Azem Syla dhe Hashim Thaçi, spese tashmë ajo bandë kriminale kishte përvetësuar përkrahjen e disa personaliteteve të LPK-së, siç ishte Jashar Salihu (nënkryetar i Kryesisë dhe Kryetar i Këshillit të Fondit “Vendlindja rhërret”), dhe disa tjerëve, emrat e të cilëve i ka përmend herë pas here, prandaj nuk po i pëärmend edhe kësaj radhe. Kryetar Bedri Islami kontribuoj që “fraksionet”, tashmë të përvijuara në LPK, të mos vriteshim mes nesh, prandaj i duhej të bashkëpunonte edhe me Xhavitin, Azemin e Hashimin, edhe pse e dinte cilët ishin ato marioneta. Por, siç u mundova të sqaroj, komplotin kundët LPK-së dhe UçK-së, Xhaviti, Azemi dhe Hashimi e kishin bërë para se Bedri (Zenel) Islami të bëhej Kryetar. Po vetkuzpotohet ata i kishin bërë komplotet kryesisht me ndihmë të BIAs serbe, DGSE-së franceze dhe të kuislingut Fatos Nano.
PS.:
Fatkeqësisht “qeveria” e Bujar Bukoshit, ministër i së cilësh ishte edhe Xhafer Shatri, i ka ndihmuar financiarisht komplotët e bandës së Xhavit Halitit, Azem Sylës, Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, duke ua dhënë disa milionë USD…
(Ibrahim KELMENDI)
Xhafer Shatri
Ist möglicherweise ein Bild von Text

Me “shpatën” e njerëzisë dhe të krenarisë Shqiptare, kundër mburrjes gjithëislamike të fshehur pas parullës “Islami na bashkon!”

0
Gjergj Kabashi
____
Mjafton vetëm ta shikosh titullin e “organizimit madhështor” islamik Sot në Zvicër. Të tjerat vetshpjegohen. Shumëkush e ka theksuar gjithë këto vite që i kaluam , se nuk ekziston me islami i dikurshëm, islami i strukur në fshatra të humbura, kur populli bënte hajgare odave me hoxhën, por është islam i rrjedhave globale.
Islam që është në shërbim të Islamit Politik Botëror, pikërisht ashtu siç e ka parapa profeti musliman Mohammadi, pra Islam që ka detyra dhe obligime për të qenë të bashkuar rreth “çështjes muslimane!”
Në mënyrë që “kur ti dhemb” diku Ujgurit në Kinë, domosdo ti dhemb edhe Muslimanit në “Arnautlluk!”
Këta që i shohim në foton e përbashkët dhe shumë të tjerë që janë bërë emra në mbarë hapësirën ku jeton shqiptarët në Gadishillin Ilirik (Ballkan), identifikohen me çdo mysliman të botës para se me u identifikue me Ibrahim Kelmendin, Lis Bukurocen, Lirim Gashin, Mevi Rafunën, Selatin Retkocerin, Illyrian Max Maxhunin, e shumë e shumë të tjerë.
Këtyre nuk u intereson as Kosova e as Shqipëria, por vetëm “Arnautlluku” mysliman.
Këta janë të dehur – me Islam!
Sidoqoftë, une çuditem me ata njerëz që pranojnë ti shkojnë pas, qoftë edhe në heshtje, udhëheqësit të një komuniteti fetar që e thekson hapur se hero kombëtar-fetar e ka Sulltan Muratin.
Une më parë kisha me vdekë , se me e praktikue “fenë e tij!”
Rri i pa fe fare, por mos i shko si delja e plagosur ujkut , atij që hero “kombëtar ” e ka Sulltan Muratin apo Slobodan Milosheviqin!
Kurrë e në asnjë rrethanë …!
Mendoj që shpejt ka me ardh dita që të përfundoj mëdyshja që iu imponue ketij populli me propaganda të huaja mizore: Ose je Shqiptar, ose je M…!
Këta që u dogjën e po bëjnë propaganda legale në hapësirat shqiptare për të na lidhur me Islamin Global, janë jo vetëm shovenistë religjioz , por armiqët më të mëdhenj që i kemi tashpërtash, prandaj duhet ta kuptojmë se nuk janë duke bërë hajgare.
Hajgare po bënë ti që je duke heshtur aq shumë – për të keqën tënde!
Hajgare po bëjmë “të gjithë ne” që vazhdojmë të flasim përmendësh për radikalizmin dhe ekstremizmin fetar dhe i akuzojmë ata që shkuan për të luftuar (e disa edhe i dhanë jetëkotat) për të ashtuquajturën “Toka e Shamit” dhe “Levanti”, për të cilën BIK-u në një thirrje publike , që është lexuar në të gjitha xhamitë e Kosovo*-s, në fillim të korrikut 2013, flitej për domosdonë e nevojës për ta mbrojtur atë që e quajnë “Toka e Shamit …, që është aq e rëndësishme për Allahun”.
Ekstremistër religjioz islamik nuk meritojnë të akuzohen aq shumë, se ata janë “rritur e frymëzuar nëpër xhamitë tona”, që na i meremetoj e ndërtoj Republika e Turqisë, sa do të meritonin që jo vetëm që të kritikoheshin, por edhe tu mbyllej goja, imamëve të shumtë,  mësuesve të tyre.
Sikurse që janë këta “dijetarë të islamik” që duan ta thonë e shprehin hapur krenarinë e mburrjen panislamike Sot, më 21 janar 2023 në Bazel të Zvicrës,  në tubimin “madhështor” me moton:”Islami na bashkon!”
Në të vërtetë Islami burimor apo bashkëkohor, “arnautët” i bashkon me turqit, arabët, ujgurët e Kinës, somalezët, dagestanasit, azerbejxhanasit, boshnjakët mysliman, malajziasit etj. A nuk është ky panislamizëm?
A nuk rrjedh pastaj prej panislamizmin krenaria panislamike dhe xhihadizmi?!…
Këta që flasin si ushtarët e dalë prej barkut të “Kalit të Trojës”, janë armiqët tanë, gjithsesi armiqët tanë më të mëdhenj, pasi neve pa përjashtim na bashkon vetëm njerëzorja dhe përkatësia jonë kombëtare shqiptare.
Na bashkojnë vetëm trimat e historisë sonë të lavdishme si Gjergj Kastrioti e shumë të tjerë si ai që luftuan dhe vdiqën për këtë Dhe…!
Një shqiptar i muslimanizuar nga Maqedonia, pasi që sihte bërë historian e kishte  vlerësue figuren “serbe” të Gjergj Kastriotit.
“Vlerësues” të tillë të historisë, përpos në Shqipëri, kemi mjaft edhe në Prishtinë…!
Shihet qartë se shumëkujt në fqinjësi me shqiptarët , e sidomos atyre që e kanë lënë “lëkurën” apo përkatësinë shqiptare, vazhdon tu pengoi Gjergji Kastrioti, kryeshenja e identitetit kombëtar dhe kryeheroi i kombit.
Qazim Namani , arkeolog dhe historian nga Prishtina, e ka sqaruar bukur e shkencërisht se kush janë “servet”, sikurse edhe historianë të tjerë.
Një tjetër “arnaut” me emrin Enver Shabani, e paska përkrahur mendimin antishqiptar të ish-shqiptarit të Maqedonisë , me këto fjalë arabe-muslimane:
“ALLAHU ju rujt e ju shpêrbleft ty e familjen tende komplet. Selam mualejkum we rahmetullah we berekatehu”
Mund të jetë një imazh i teksti
Një temë tjetër, me pak islamizëm…!
Në kohën e “fshatit global” kur bota po bëhet gjithnjë e më e integuar, duke jetuar përkrah e afër njëri-tjetrit njerëz të përkatësive të ndryshme etnike dhe religjioze, të këmbëngulësh si Serbia për “komuna serbe” në Kosovën multietnike, megjithëse vendi banohet me mbi 90 % shqiptarë, është një shenjë mjaft ndjellakeqe dhe kobndjellëse.
Eshtë punë me parandjenja ndjellakeqësie, pasi e gjithë kjo po bëhet nën presionin e Serbisë, vendit që banohet me më shumë se 40 % pakica kombëtare. Ky fakt nuk po mirret parasysh prej askujt nga fakti se me gjasë sikur nuk duan ta shqetësojnë vendin që gjithnjë e më shumë po ngritet si faktor i madh destabilizues në raportet me Kosovën dhe rajonin.
Por, a do të ndihmoj kjo qasje ndaj Serbisë, marrja kaq e madhe me të mirë e saj…?
Serbët deshtëm e nuk deshtëm ta pranojmë janë fqinjët e Shqiptarëve , por përpjekjet e tyre për komuna të shpërndara “etnike serbe” gjithandej Kosovës, na i rikujtojnë kohërat e e hidhura për shqiptarët të kolonistëve serbë e malazez , që i patën vendosur në Kosovë me të ashtuquajturën “Reforma Agrare” në ish-Jugosllavi.
Pasi ata ishin njerëz që i kishin sjellë për shtetin “në një mjedis armiqësor për ta”, edhe po të jetonte një serb a malazez i vetëm në katund në mesin e shqiptarëve, ai e “udhëhiqete krejt katundin”.
Kuptohet , si “element i sigurtë” për shtetin dhe për sherre të ndryshme , pasi kishte obligim ta njohtonte shtetin për gjithçka që mund të ndodhte.
Zakonisht, kolonët më të shquar e më të ngritur në pikëpamje arsimore , atëhere punonin në “Vojni Odsek”, në polici, (sidomos në Državna Bezbednost/ Sigurimin Shtetëror) , apo në “Mesnu Zajednicu” (Zyrën e vendit), pra aty ku ishin para të dhënave për shtetasit e që kishin mundësi ta shihnin e përcillnin “popullin”!
Kryetari i komunës së Shtërpcës, Jeftiq, këtyre ditëve në një intervistë për një portal të Serbisë kishte paralajmëruar se mund të ketë “një sulm tjetër”, deklaratë që nuk ishte në frymën e shtetasve normal si të tjerët në vend, por në frymën e kolonëve të dikurshëm, që si të pa rrënjë e shpirt që ishin, mund t’ia fusnin flakën kur tu tekej.
SHBA e ka formuar në mënyrën më të qytetëruar të mundshme Kosovën pas bombardimeve të pranverës së vitit 1999, për dallim nga Rusia Cariste, BRSS dhe Federata Ruse sot e kësaj dite, që janë sponzoret kryesore të gjenocideve ndaj shqiptarëve për pothuaj 200 vite me radhe , pasi janë mu Rusët që gjithmonë kanë dashur shtrirjen e serbëve në tokat e shqiptarëve edhe përmes gjenocideve, shkretimeve, vrasjeve, plagosjeve, dëbimeve.
Fuqitë e Mëdha (nën presionin e Rusisë Cariste ndaj Perandorisë Osmane) e sollën në vitin 1902, pra dhjetë vite para rënies së Kosovës nën pushtimin serbomadh dhe dhjetë vite para pavarësimin të Shqipërisë, Konsullin rus Grigorije Stepanovič Šcerbin në Mitrovicë, ku ai pas pak kohe i organizoj serbët dhe ortodoksët shqiptarë që ishin shumicë në atë kohë, në kryengritje ndaj shqiptarëve të Shalës së Bajgorës, Vushtrrisë, Drenicës dhe anëve të tjera të Kosovës, që udhëhiqeshin nga mendja e Hasan Prishtinës e në terren nga Isa Boletini e trima të tjerë.
Konsulli rus Šcerbin ishte diplomat mjaft i zgjuar (në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë Cariste ishte punësuar në moshën 23 vjeçare) , një njohës i shumë gjuhëve, kryesisht të popujve që ishin nën Perandorinë Osmane, sikurse edhe i gjuhës shqipe që e njihte shkëlqyeshëm pasi më parë kishte shërbyer edhe në Shkodër dhe kishte mbledhur e shënuar shumë këngë popullore shqiptare.
Në Bajre të Mitrovicës, sipas kronikave diplomatike të kohës, Šcerbini i ri , veshur me rroba kozakësh dhe hipur në kal, i udhëhiqte serbët në një betejë kundër shqiptarëve. Një ditë më pas, saktësisht më 30 mars 1903, ai plagoset rëndë nga roja e depos së barotit Ibrahim Haliti, dhe si rrjedhim i atyre plagëve vdes pas disa ditësh në Shkup.
Kur një serb që i kishte përcjellë shtegtimet e tij ndër shqiptarët , e kishte paralajmëruar se mund të vritej nga shqiptarët, ai i ishte përgjigjur: “Ku me e marrë të vritem , se vdekja ime do t’ju bënte shtet”.
Kështu është deklaruar në vitin 1902 apo 1903.
Edhe sot e kësaj dite në pjesën veriore të Kosovës (që nga paslufta), sëbashku me serbët e nxitur për mospranimin e shtetit të Kosovës, gjithmonë gjenden në barrikada edhe ambasadorë rusë, diplomatë rusë, agjentë rusë, gazetarë rusë apo edhe ndonjë ushtarë rusë.
Gjërat nuk kanë ndryshuar fare, andaj mund të thuhet se edhe në këtë shekull Rusia e vazhdon armiqësinë ndaj popullit shqiptar.
Serbët krejt atë që e kanë bërë në hapësirat e ish-Jugosllavisë dhe të Kosovës, e kanë bërë të nxitur nga Federata Ruse.
Madje, edhe trimëria e tyre është e porositur nga Rusia…!
Nuk kam si me e ditë se si do të shkojnë punët e raporteve Kosovë – Serbi, por e dij mirë se çdo pranim i “komunave serbe” në Kosovën multietnike, mund të paraqes rrezik të paparashikueshëm për shtetin e Kosovës pasi ashtu ata gjithnjë do të rrijnë duke u ankuar dhe shpikur e shpifur probleme. Secila formë e “asociacionit” ata do ti shndërroj në “pyka” për shtetin e Kosovës, pasi këtë mendësi koloniste të pranisë së tyre në Kosovë për qëllime të tilla e ka menduar ASHAS (SANU) dhe Ushtria e Serbisë dhe shtabet akademike e ushtarake ruse që u qëndrojnë pas.
Pse të mos ketë edhe më shumë serbë në Kosovë, mirëpo duke mos i lënë në “komunat e tyre”, që i mendojnë vetëm për vete – por në Kosovën që është edhe e tyre, që në fund të fundit do të jenë të këqija për ta, për Kosovën, për Serbinë si nxitëse dhe shkaktare e provokimeve të këtilla me qëllime pushtuese, por edhe për mbarë rajonin.
***
Bota e mençur Serbe dhe bota e marrë “Arnaute!”
Zyrtarët e Listës Serbe ishin të pranishëm në festën antikushtetuese të Dodikut në Bosnje e Hercegovinë
Në festën, të cilën entiteti gjenocidal i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska (RS) e feston me këmbëngulje – ndonëse është festë jokushtetuese pasi e mohon vazhdimisht  tërësinë shtetërore të B e H.
Të pranishëm në festën serbomadhe ishin edhe përfaqësuesit e partisë udhëheqëse të serbëve të Kosovës, Lista Serbe;
* Milloviq, Jankoviq dhe Todosijeviq deri vonë ishin të angazhuar edhe në institucionet e Kosovës.
* Dragisha Milloviq ishte kryetar i Komunës së Zveçanit, sipas sistemit të Kosovës. Por, në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, ai dha dorëheqjen si pjesë e dorëheqjes kolektive të serbëve nga institucionet e Kosovës në veri të vendit, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me ri-regjistrimin e automjeteve me targa të Serbisë në ato të Kosovës.
* Vuçina Jankoviq, gjithashtu ishte kryetar i Komunës së Zveçanit deri në tetor të vitit 2021, ndërsa Ivan Todosijeviq ishte pjesë e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Republika Sërpska e shënon 9 janarin, si datën në të cilën, në vitin 1992 u shpall Deklarata për Republikën e popullit serb, si njësi e pavarur në Bosnje e Hercegovinë, me qëllim që t’i bashkohej Jugosllavisë.
Atë ditë Millorad Dodik i ndau dekoratë Vladimir Putinit, personit që nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës , duke mos u dhënë pesë pare për BeH, Ukrainën, Europën apo SHBA-të.
“Si pjesë e kësaj, është paraqitur ngjarja në Sarajevën lindore [festimi i Ditës së Republikës Sërpska], ku ishin të pranishëm përfaqësues të Qeverisë së Malit të Zi, nga Kosova dhe Serbia.
Pra, këtu demonstrohet uniteti gjithëserb, e jo si ai i imamëve antishqiptarë që sot mbajnë tubim “madhështor” në Zvicër, me titullin: “Islami na bashkon”
Eh, Shqipe, qysh po e vëren më në fund, këta po kërkojnë asociacion “komunash serbe” të Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Lutfi Hazirit-bythcullakut, që shkonte në “namaz” për t’iu vardisur dikujt mëkot fetarisht, pra harronte që ka shkuar me bythë të shplume!
Këta, pra, po luftojnë për unitetin gjithëserb dhe botën serbe, përderisa “udhëheqësit tonë”, me apo pa vetëdije, po ia fusin thikat në kurriz dhe shpirt popullit shqiptar, për hirë të “unitetit” të miletit/umetit Musliman dhe sevapit “kardashian” të Rexhep Taip Erdoganit , për t’ia ngritur vëllait të gjymtë e qorr “arnaut” hallall – xhaminë e madhe, me kapacitet ushtarak për namaz prej 14 mijë vendesh, ku mund të edukohet joshqiptari për tu shndërruar në burrë e grua me ndërgjegje Muslimane, si luftëtarë i gatshëm për Islamin!
“Ish’Allah” Zoti e vraftë cilindo shqiptar e shqiptare që se kundërshton, lufton e mposhtë të marrin a të marren (budallain a budallicën) “arrnaute”!
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë
Serbët e “komunave serbe” të Kosovës, që prej paslufte e mohojnë hapur shtetin e Kosovës, këtu shihen disa përfaqësues të tyre në festën serbomadhe të Milorad Dodikut, aty ku iu nda medalje edhe Vladimitr Putinit.
***
Islamofobia apo Shqiptarofobie ?
Pjesës dëmuese të Shqiptarëve as që u intereson islamofobija (termi është i Vëllazërisë Muslimane të Egjiptit dhe përdoret nga Islami Politik Global), por vetëm Shqiptarofobia …!
Përdorimi i këtij termi ka qëllime tejet djallëzore dhe është i mendur që të na tremb e të na detyroj që të mos bëzajmë derisa të fundosemi nga islami, duke na shndërruar në pjesë të thesit me m.. të miletit/umetit “të profetit!”
E gjithë kjo djallëzi ndërlidhet “me të drejtat e liritë njerëzore”, duke menduar se ne jemi Popull Naiv e nuk e kuptojmë se s’ka “liri njerëzore” për shkatërrimin e një kombi e natyrës së tij.
S’ka liri “njerëzore” që të jep ndonjë të drejtë për shkatërrimin e familjes tënde të ngusht apo familjes së gjerë të kombit!
Shqiptarëve su interesojnë punët dhe llogaritë huaja, mirëpo Shqiptarfobinë nuk do ta lënë të qetë për asnjë çast të vetëm dhe ndaj atyre që janë shqiptarofob do të sulen pamëshirshëm me shpatat e gatshme si Gjergj Kastrioti dikur me ushtrinë e tij ndaj armiqëve të paftuar të asaj kohe.
***
Një Dosje interesanter me gjëra pak a shumë të njohur nga dy gazetarë hulumtues të Kallxo.com, që ma nisi miku im e kolegu i hershëm Fadil Gashi, redaktor i Radio Televizionit të Kosovës.
Por, vërehet se edhe në këtë dosje (sigurisht pa fajin e gazetarëve) po fshihet e vërteta e njëmend rreth islamizimit të Kosovës Shqiptare.
Krejt atë që e deshtën ekstremistët religjioz (si këta dy në foto) si dhe mësuesi i tyre Ridvan Qazimi , e arritën udhëheqësit e BIK-ut. Xhamia stërmadhe nuk u ngrit aty ku deshtën dy xhihadistët atëhere të rinj , Lavdërim Muhaxheri, Ridvan Aqifi e disa të rinj të tjerë Musliman, por po ngritet “pak me tej” si një kazermë stërmadhe ushtarake e Turqisë, ku ka vend për “namaz” për afro 14 mijë veta , e të cilën po e ngritë krejt gratis për “vëllezërit arnaut” Dyjaneti, i lidhur drejtpërdrejt me Qeverinë e Turqisë.
Në të vërtetë në këtë Dosje mjaft të mirë ka edhe pasaktësi të tjera, ku për shembull thuhet se në disa xhami janë berë thirrjet për rekrutim për luftën fetare të Sirisë e Irakut, për të ashtuquajturën Toka e Shamit dhe Levanti.
E vërteta është kjo: BIK-u e ka lexuar një letër (qarkore) për “xhematin” e 900 xhamive në mbarë Kosovën në fillim të korrikut 2013, për ti dalë zot “Tokës së Shamit” , që sipas BIK-ut, “është aq e rëndësishme për Allahun”.
Me gënjye nuk duhet kur e vëreta është pak më ndryshe dhe se islamizimin antishqiptar të Kosovës Shqiptare , nuk ka pasur mundësi ta bënte imami Ridvan Qazimi, as “shehidët” Lavdërim Muhaxheri , Ridvan Aqifi, Naman Demolli e shumë të tjerë, por BIK-u së bashku pothuaj të gjithë udhëheqësit e Kosovës në këto 23 vite, me përjashtim të Ibrahim Rugovës, që kishte fuqi simbolike dhe që realisht nuk mundti të pengonte gjë për së gjalli, pasi që atëhere e sidomos pas vdekjes së tij, ishin PDK me LDK-ën , që ia vunë bazat e islamizimit dhe xhamizimit antishqiptar të vendit, duke e vazhduar edhe me LVV-ën.
DRINI.US
Propaganda fetare që kërcënon Kosovën – DRINI.us
***
Kur në vitin e largët 2006 e pata nisë punën me portalin Drini (tash: www.drini.us ), që arrita ta stabilizoja si portal vetëm pas pesë vitesh, për shkak të sulmeve të pandërprera panislamike dhe u nisa me vullnet të madh me luftue ndaj Islam Agës, ndihesha shumë i vetmuar, megjithëse shembëlltyra ime, pellazgu i njohur Miran Kelmendi , godiste pandërpre, sëbashku me Kadri Manin e ndjerë, Lis Bukurocën, (Naser Aliun), Ilir Dardanin , Gëzim Markun e portalit Zemra Shqiptare, teologun shkupjan Tim Shkupi etj.
Por , nuk jam ndalë për asnjë çast, pavarësisht se çetnikët islamuca me kanë goditë vazhdimisht.
19 herë ma shkatërruan Drinin në këto vite …
Viteve të fundit kam mbetë pas në sulme dhe nuk po mundem ta përdori shpatën gjergjkastriotase si dikur, pasi Islam Agen dhe ushtrinë e tij “arnaute” tashmë po i luftojnë të tjerët më mirë e më fort se une, tuj nisë nga Lirim Patriot Gashi, Arben Gashi, Mevi Rafuna, Ilirian Max Maxhuni e shumë e shumë trima e trimnesha të Gjergj Gjon Kastriotit!

Politikan, o “Skënderbe”, dëshmoje veten me armik e jo me vëlla!

0

Florim Zeqa 

Për këto 24 vite liri dhe 15 vite pavarësi, sa e sa rrëfime i dëgjuam prej politikanëve dhe ish komandantëve të luftës për trimëri dhe heorizëm, për burrëri dhe besnikëri, për moral dhe ndershmëri, për sinqeritet dhe atdhedashuri, por as njërën prej tyre nuk i dëshmuan në vepër!

Mes trimërisë dhe viktimizimit

Kufiri mes trimërisë dhe tradhëtisë, mes besnikërisë dhe prerjes në besë mes shqiptarëve është më i hollë sesa fija e flokut. Kur njeriu i zakonshëm i dëgjon “trimëritë” e deputetëve në Parlament, mbetet i habitur sesi ka mundësi të jemi kaq të padurueshëm e trima me njëri-tjetrin, e sa të durueshëm dhe zemërgjerë me armikun!

Edhe përkundër faktit se e kemi një numër të madh të partive politike dhe një armatë politikanësh “trima”, asnjëri(a) prej tyre për këto 24 vite nuk e mori guximin që të inicojë në Kuvend heqjen e mbishkrimeve “Republika Serbija” të shkruar në çirilicë nëpër komunat e shtetit sovran të Kosovës!

Heshtja përballë këtij realiteti të krijuar nuk është trimëri, por viktimizim dhe dorëzim i vetëdijshëm politik.

Pushteti ua turbullojë mendjen kryeministrave të “guximshëm”

Edhe përkundër ndërrimit të shpeshtë të qeverive, çasja qeverisëse ka mbetur ende e njëjtë. Pa dashur që t’i personalizojë, deri më sot, të gjithë kandidatët për kryemistra, gjatë fushatave zgjedhore, përveqse premtuan më shumë sesa është e mundur të realizohet në praktikë, na u paraqiten trima dhe atdhetarë të mëdhenj, me kauzën e bashkimit kombëtar në maje të gjuhës!

Mirëpo, në momentin e ardhjes në pushtet ndryshojnë gjërat! Secilit prej tyre ju “çfryen gomat” në momentin përballjes së parë me serbët e veriut dhe Serbinë.

Me ardhjen në pushtet e harrojnë trimërinë, i gjejnë justifiket dhe fillojnë me viktimizimin në emër të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit politik. Të gjitha qeveritë dhe të gjithë kryeministrat e deritanishëm bëhen sikur e harrojnë sovranitetin e dyfisht në shtetin e Kosovës.

Në komunat ku shumica është shqiptare e kemi sovranitetin e shtetit të pavarur dhe sovran të Republikës së Kosovës, ndërsa në komunat me shumicë serbe, jo vetëm në veri por edhe në brendi valojnë flamujt dhe mbishkrimet e Republikës së Serbisë!

Mirëpo, për habi apo për mungesë trimërie dhe guximi asnjëherë dhe për as një çast nuk u hoq asnjë flamur i Serbisë në territorin e Kosovës!

A është ky respektim i “multietnicitetit” në shtetin më etnik në Ballkan apo mungesë e guximit politik!? Këtë duhet ta thonë politikanët të cilët me trimëritë e tyre në Parlament dhe Studiot Televizive ia kalojnë edhe heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut!

Politikan o “Skënderbe” dëshmoje veten me armik e jo me vëlla!

Mallrat serbe vërshojnë tregun e Kosovës

Invazionit ekonomik të Serbisë, jo vetëm politikanët, nuk munden t’i bëjnë ballë as qytetarët e varfër të këtij vendi, të cilët duke i numëruar centët e fundit në xhepat e cekët të tyre, me të (pa) drejtë nuk iu bëjnë shumë përshtypje përmbajtja dhe prejardhja e produkteve në supermarketat dhe hipërmarketat e ortakëve serb që i sjellin ato nga Serbia në Kosovë, por preferencë i kanë çmimet më të lira, e jo produktet më të mira!

Nuk mjaftojnë vetëm reklamat “Jo produkteve serbe, konsumo produkte vendore, forcoje shtetin me nacionalizëm ekonomik”, por duhen paraprakisht veprime dhe dëshmi konkrete nga politikanët tonë që janë duke e bojkotuar Serbinë me mallra dhe nacionalizëm politik.