Kreu Blog Faqe 1129

Deklarohet Vuçiq pas takimit pesëshen e diplomatëve: Kam rezerva për një çështje, por nuk mund të tregoj cila është 

0

Nga: Gani Mehmeti

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë tha se në ditët dhe javët në vijim do të zhvillojë konsultime me anëtarët e qeverisë, parlamentit dhe të gjitha grupeve të rëndësishme shoqërore “se jemi gati të pranojmë konceptin dhe të punojmë për zbatimin e marrëveshjes së propozuar”. 

Vuçiq ka theksuar se ai ka treguar të gjithë shqetësimin dhe rezervën e tij për një çështje të rëndësishme, për një punë të rëndësishme”. 

“Sigurisht që nuk mund të flas për këtë sepse propozimi nuk është publik”, tha Vuçiq pas një takimi me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, të dërguarin special i Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këshilltarët për politikën e jashtme të presidentit francez dhe kancelares gjermane, Emanuele Bono dhe Jens Plettner, dhe këshilltares diplomatike të kryeministres së Italisë, Francesca Tala. 

Siç raporton “N1” , presidenti i Serbisë vlerësoi se “sot ka qenë bisedë shumë e vështirë, ndoshta biseda më e vështirë që kemi pasur”. 

“Ajo për të cilën jemi dakord është se një konflikt i ngrirë nuk është zgjidhje dhe se kur keni një konflikt të ngrirë, është vetëm çështje kohe kur dikush do ta shkrijë atë dhe individë të papërgjegjshëm do të rrëzojnë paqen dhe stabilitetin e të gjithë Ballkanit Perëndimor”, tha ai. 

Vuçiq tha se “ai ishte përballur pa mëdyshje me problemet dhe sfidat që do t’i viheshin shtetit tonë nëse nuk pajtoheshim me planin e propozuar”. 

“Në këto dhe këto kushte, kërkuam nga ‘katër plus Lajçak’ që të na ndihmojnë të gjithëve për të kapërcyer turbulencat me të cilat po ballafaqohemi në Kosovë dhe besojmë se është koha për të formuar Asociacionin, i cili jo vetëm u premtua, por edhe nënshkruar para 10 vjetësh. Dhe kjo është një çështje urgjente, sepse vetëm pas kësaj është e mundur biseda dhe kthimi në institucione dhe çdo lloj normalizimi i situatës”, tha Vuçiq. 

Ndërsa, Lajçak tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, gjatë bisedimeve me diplomatët perëndimorë në Beograd, “tregoi qasje të përgjegjshme dhe vullnet për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe perspektivës evropiane të Serbisë”. 

“Kemi pasur një diskutim intensiv, të vështirë, por edhe të hapur, dhe ndihemi të inkurajuar nga rezultati”, tha Lajçak. 

“Për ne, zbatimi në kohë i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është element kyç për stabilitet dhe jemi të bindur se plani që kemi paraqitur në shtator, dhe që diskutuam sot, është mënyra më e mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe integrimin e rajonit”, tha ai. 

Emisarët ndërkombëtarë shkuan në Beograd, pas takimit që patën në Prishtinë. 

Paraditen e 20 janarit, pesë diplomatët qëndruan në Prishtinë, ku u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. 

Pas këtij takimi, në një deklaratë para mediave, Lajçak tha se delegacioni i emisarëve ndërkombëtarë ka pritur më shumë mirëkuptim rreth mundësive që ofron propozimi për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. 

“Është shumë herët për të bërë deklarata dramatike, sepse, siç e dini, ne jemi në mesin e misionit tonë dhe do të vazhdojmë për në Beograd, kështu që nuk kam shumë çfarë të them. Por, dua të them se megjithatë, në këtë pikë, ne kemi pritur që të kuptohen më mirë mundësitë që i ofron ky propozim. Shpresoj të mbërrijmë atje, te mirëkuptimi i plotë, si dhe shfrytëzimi i plotë i potencialit që ka ky propozim. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë”, tha Lajçak të premten në Prishtinë. 

Propozimi i BE-së apo plani franko-gjerman, iu dorëzua autoriteteve në Prishtinë dhe Beograd në fund të verës dhe mbështetet nga Franca, Gjermania dhe SHBA-ja. 

Zyrtarët në Prishtinë kanë thënë se ky propozim paraqet një bazë të mirë për të vazhduar dialogun me Serbinë, ndërsa ata në Beograd kanë thënë se nuk është i favorshëm për ta. 

LAJÇAK, A E KA KUPTUAR VUÇIQIN?… 

Ndoshta po bëhem i teprt, por nuk po mundem të rri!  Ndoshta edhe askush nuk më lexo, por nuk do të ndalem. Edhe kësaj radhe, do e kem me Vuçiqin dhe me Lajçakun, si edhe disa here më pare. 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë tha se në ditët dhe javët në vijim do të zhvillojë konsultime me anëtarët e qeverisë, parlamentit dhe të gjitha grupeve të rëndësishme shoqërore “se jemi gati të pranojmë konceptin dhe të punojmë për zbatimin e marrëveshjes së propozuar”. 

Mirëpo, nuk tha se do ta pranojnë konceptim e marrëveshjes ! Vuçiqi është mashtrues si dhelpra dhe si macja që gjuaje nga ta gjuash, ajo bjen në këmbë, e jo në shpinë. Vuçiq me gojë shpesh pranon gjithçka, shpesh edhe nçnshkruan. Por, kur të vijë koha për të zbaruar, nuk I zbaton. Ndërkaq, për tjerët, kërkon të zbatohet gjithçka e nënshkruar. Dhe, për naivët, apo për ata që nuk e kuptojnë ose pse nuk duan ta kuptojnë, ai del “konstruiktiv”, për dialog, se do të mendohet! Dhe, edhe vetm me atë se dote mendohet, për Lajçakun mjafton, pse I jep krahun, pse edhe shteti I tij nuk e ka pranuar Kosovën shtet.  

Ndërkaq, Kurti “bjen shpejt  përtokë”, sepse thotë pa rrotlla, pa mashtrime, vetëm ashtu si është, prandaj është dramatike, por që nuk do të thuhet! Dhe, ne nuk I dime dy gjëra: Përse është gati dramatike, por që mbetet e fshehur tek Kurti, sipas lajçakut, dhe çka është  ajo e fshehta e Vuçioqit që nuk na e thotë: “Sigurisht që nuk mund të flas për këtë sepse propozimi nuk është publik”!  

Tek Kurti, me gjasë, ka qenë dramatike se nuk do të ketë asociacion një etnik! 

Te Vuçiqi mbetet e pathënë se, nuk do ta pranojë  Pavarasinë e Kosovës! 

… është koha për të formuar Asociacionin, i cili jo vetëm u premtua, por edhe nënshkruar para 10 vjetësh. Dhe kjo është një çështje urgjente, sepse vetëm pas kësaj është e mundur biseda dhe kthimi në institucione dhe çdo lloj normalizimi i situatës”, tha Vuçiq. Nga kjo thënie e tij, mbetet se gjithçka ka qenë e dirigjuar prej Vuçiqit në turbulencat në Veri të Kosovës, deri edhe me tërheqjen e policisë, prourorisë e gjyqësisë nga institucionet e Kosovës, dhe, ai është I gatshëm t’I kthejë të gjithë në vendet e punës, por me një kusht: Me themelimin e asociacionit serb. E, vënia e këtij kushti për lajçakun, nuk është diçlka e madhe, është diçka që e kërkon edhe ai vetë, prej kur ka ardhur në krye të bisedimeve në mes Kosovës e Serbisë. Ndërkaq, nuk është problematike për L00ajçakun kur Vuçiqi haptas e thotë se nuk do e pranojë kurrë Pavarësinë e Kosovës, madje e quan edhe konstruktiv! 

“Për ne, zbatimi në kohë i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është element kyç për stabilitet…” – vazhdon Vuçiqi, por, sërish, pa thënë se ai do ta pranojë apo jo Pavarësinë e Kosovës, për çka, unë shfaq jo vetëm dyshimin, por bindjen e plotë, se me formimin e Asociacionit do të fillojë destabiliteti i Kosovës nga vetë Vuçiqi përmes Listës Serbe dhe në thirrje të Asociacionit, në bazë të “drejtave” që do të fitonin përmes ktij Asociacioni. 

Prandaj, unë do propozoja të drejtën e një Asociacioni të njëjtë më Asociacionin e Komunave të Kosovës, njësoj me çfarë të drejtash kanë këto komuna, ta kenë edhe Komunat me shumicë serbe me asociacionin e tyre, por gjithsesi, do të duhej të jenë pjesë edhe e Asociacionit të të gjitha komunave të Kosovës. 

Unë e jap këtë prpopozim, pse me të drejtë po thuhet, mos jep vetëm kritika, por jep edhe zgjidhje. 

Vuçiq e ka lehtë, pse tjerët thotë ashtu si thot ai. 

Kurti e ka vështirë, pse që gjatë zgjedhjeve ka thënë se nuk do ta formojë kurrë Asociacionin një etnik me të drejtë dhe të gjithë i ka kundër, përveç shumicës së popullit. Të gjitha partitë, të gjithë (b)analistat i ka akuzues, të cilët, që prej fitimit të zgjedhjeve e akuzojnë edhe kur e ka mirë edhe kur nuk e ka mirë. Edhe kur gabon edhe kur nuk gabon. Kurti mendon vetm drejt, ashtu nuk kish në politikë. Në politikë duhet të jesh plot zikzake e labirinthe, por që vetë duhet të dijë dalësh prej tyre.  

Në politikë vie në shprehje që thuhet: Kurrë mos thuaj kurrë! 

Filozofia dhe politika sipas Dr. Ibrahim Rugovës 

0

Në foto: Ibrahim Rugova me Don Lush Gjergji

Nga: Don Lush Gjergji, Prishtinë

  • Refleksion në 17 vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova 

Fjalët, shkrimet, idetë, politika paqësore jodhunore e Dr. Ibrahim Rugovës ishte një risi dhe befasi gati për të gjithë, shqiptarë dhe ndërkombëtarë, sipas parimeve të Gandhit, të Martin Luther King-ut, deri diku Havelit, apo si thoshte ai, ishte strategjia jonë “tereziane” duke u referuar dhe frymëzuar në jetën dhe veprën e Nënës Tereze Bojaxhiu. 

Këtë përcaktim e shpjegonte kështu: edhe jemi të detyruar, sepse nuk kemi as ushtri, as polici, as armë, dhe ndoshta kjo atë herë ishte edhe fatbardhësia jonë (vërejtja ime), por edhe duam, sepse nuk besojmë në fitoren e luftës dhe të armëve, dhe ajo do ta përgjysmonte dhe pakësonte popullatën tonë, ndërsa ne dëshirojmë ta mbrojmë çdo jetë dhe çdo njeri… 

Ishte studiues dhe krijues burimor, njohës i thellë i traditës dhe kulturës sonë të lashtë, kritik letrar me aftësi të rralla shkoqitëse, njohuri të sakta, stil elegant, qëndrime gjithnjë pozitive dhe optimiste për kontekstin shoqëror dhe hapësinor shqiptar. Mbi të gjitha ishte strategu i politikës paqësore, do të thoja edhe më tepër, Profeti i Paqes, Gandi i ditëve tona në dimensione kombëtare dhe ndërkombëtare, njeri i cili shkencën, kulturën, artin, jetën e vuri në shërbim të politikës, ndërsa politikën në shërbim të të mirës së përbashkët, duke dëshmuar kështu një stil të ri tejet human të politikës paqësore dhe jodhunore. 

Shpesh thoshte: “Politika nuk është matematikë”, duke menduar dhe theksuar se njeriu nuk është kurrë vetëm numër, por person, individ i pacenueshëm, dhe se pakica dhe shumica duhet të bashkëpunojnë gjithnjë në kërkimin dhe zbatimin e paqes. 

Pastaj vazhdonte: “Arma jonë e fuqishme është lashtësia, tradita, kultura, rrënjët dhe identiteti ynë, si dhe rinia jonë…Ne duam dhe kërkojmë mënyra demokratike që të na pranojnë për atë çka jemi e pa e dëmtuar askënd…Nëse ne do ta mposhtim urrejtjen, ndarjet dhe përçarjet, sidomos traditën e gjak apo hak-marrjes, atëherë do të jemi të lirë dhe popull demokratik… Intelektualët shqiptarë duan të jenë në shërbim të popullit… Çka na duhet Kosova e përgjysmuar nga masakrimet apo përjashtimet…Tani është e rëndësishme ta shpëtojmë popullin. Do të kërkojmë prej bashkësisë ndërkombëtare një fazë kalimtare, protektoratin ndërkombëtar për disa vite, e pastaj do të punojmë së bashku për pavarësinë e Kosovës… Në mua kanë ndikuar shumë pozitivisht dy personalitete botërore, Papa Gjon Pali II dhe Nëna Tereze…”. 

Lidershipi i Dr. Ibrahim Rugovës dhe qëndrueshmëria e tij sot 

Vizioni i tij ishte mjaft i qartë, shumë i vendosur dhe shi për këtë së shpejti ishte shndërruar në Lider, udhërrëfyes dhe vizionar në nivelin popullor, te intelektualet, te rinia, me paraqitje të dinjiteteshme dhe të qeta, njëkohësisht të vendosura dhe parimore, por edhe të argumentuara dhe paqësore. Natyra e tij e butë, niveli i tij intelektual i lartë, largpamësie e tij pothuaj profetike e ndihmonin dukshëm në këto veprime. Nga bashkëpunimi dhe njohja ime që nga viti 1981 e deri në vdekje, kam pasur përshtypje dhe përvoja shumë pozitive. Dr. Ibrahim Rugova nuk “diti” dhe nuk deshi kurrë të mbrohet, por urtisht, guximisht dhe me shumë sukses e kudo e mbrojti popullin shqiptar, sidomos Kosovën. Ai nuk “diti” dhe nuk deshi kurrë ta sulmonte askënd, përpos të keqen, padrejtësinë, diktaturën, urrejtjen, rrenën, mashtrimin, dhe atë gjithnjë me fuqinë e së vërtetës, me strategjinë këmbëngulëse dhe frymëzuese për falje, pajtim, bashkëpunim dhe bashkëjetesë me të gjithë. 

Mu për këtë ishte dhe do të jetë përfaqësuesi ynë i denjë në luftë për liri dhe demokraci në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare gjatë viteve 1989-1999 si dhe pas Luftës, deri në vdekje (21 janar 2006). Do të thoja së bashku me Nënën Tereze se dr. Ibrahim Rugova “e dha pjesën më të mirë të vetvetes”. 

Bota dhe Dr. Ibrahim Rugova dhe trinomi: Liri, Pavarësi dhe Demokraci 

Trinomi: Liri, Pavarësi dhe Demokraci pa dyshim ishte filozofia dhe përcaktimi i tij politik dhe jetësor. Këtë e kanë cekur edhe autorët dhe studiuesit tanë dhe të huaj. Dr. Enver Bytyqi nënvizon politikën e tij kombëtare dhe ndërkombëtare kështu: “Madje vizioni i Ibrahim Rugovës nuk ishte shfaqur ndonjëherë në historinë e të gjitha vendeve ballkanike. Ai ishte një lloj lëvizjeje që synonte detyrimin moral, bazuar në vlera. Ajo ishte një lëvizje për çlirimin bazuar në virtyte, në moralin e shoqërisë njerëzore. 

Thelbi i lëvizjes së Rugovës për çlirim ishte mospërdorimi i dhunës… Para së gjithash kjo strategji kërkonte vetëdije të plotë politike, vetëbesim, si dhe përgatitje psikologjike, shpirtërore, sociale e shoqërore të njerëzve që e përfaqësonin… Dy milion shqiptarë ishin bashkuar në mbështetjen e tyre ndaj politikave të lëvizjes çlirimtare, të cilat i kishte prezantuar Rugova” (Enver Bytyqi, Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugovës, vep. e cit. fq. 81-83). 

Dr. Ibrahim Rugova dhe ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës dhe më gjerë, asaj shqiptare në Ballkan 

Ai sigurisht se ishte Lideri ynë që paraqiti kërkesat popullore dhe të drejtën themelore për liri, demokraci dhe vetëvendosje, pas gjithë asaj që kishim pësuar historikisht dhe aktualisht. Bindja e tij e thellë dhe jetësore se shqiptarët jemi në anën e të mirës, të drejtës dhe të vërtetës, pra, kemi argumente si historike, ashtu edhe aktuale, apo si e kisha formuluar unë: ne shqiptarët thënë figurativisht kemi mall të mirë, por jemi tregtarë të dobët, që Ibrahim Rugovës i pëlqente shumë, e shtynte atë për internacionalizimin dhe sensibilizimin e çështjes së Kosovës, sepse e dinte fare mirë se bota do të jetë me ne, jo pse jemi shqiptarë, apo kundër serbëve, por për hir të së drejtës dhe të vërtetës, kuptohet, nëse dimë ta paraqesim dhe mbrojmë botërisht. 

Kjo “luftë” mediale pamoro-dëgjimore e mjeteve të komunikimit, e qarqeve politike dhe diplomatike, dukej si ajo biblike mes Davidit dhe Goliatit, sepse serbët kishin çdo gjë në dorë. Mirëpo Presidenti Ibrahim Rugova shpesh më thoshte kështu: “Ne anën tonë është e vërteta, historia, toka e Kosovës”. 

Këtyre tri të vërtetave duhej t’i shtoheshin edhe dy shtylla të rëndësishme: vetëdija jonë kombëtare dhe përcaktimi ynë paqësor dhe jodhunor deri në fund, pa hequr kurrë dorë prej vetvetes dhe të vërtetës, lashtësisë, traditës, kulturës dhe qytetërimit tonë të lashtë iliro-shqiptar. 

Pa këtë fitore mediale dhe politike kurrë nuk do të vinte deri te ndërhyrja e NATOS, Lufta Çlirimtare e Kosovës, pra, deri te liria dhe pamvarësia e Kosovës. 

Dr. Ibrahim Rugova dhe personalitetet evropiane dhe botërore 

Para qëndrimit të tij paqësor dhe jodhunor, para argumenteve historike dhe aktuale, para dëshmive të terrorit dhe tmerrit shtetëror jugosllavo-serb, bota nuk mund të ishte indiferente, sepse ai e kishte prekur ndërgjegjen e Amerikës, të Bashkësisë Evropiane dhe më gjerë. Me Dr. Ibrahim Rugovën çështja jonë u bë tashmë çështje ndërkombëtare e ndërgjegjes së mbarë njerëzimit. 

Presidenti Ibrahim Rugova stërgjinë tonë e arsyetonte kështu: “Strategjia paqësore dhe jodhunore është një zgjidhje dhe një nevojë. Në shekujt e kaluar pati shumë lufta në Ballkan dhe ne shqiptarët jemi paditur si ata që e kishim “destabilizuar” paqen. Kështu e kemi zgjedhur strategjinë jodhunore për ta mposhtur këtë tezë…Tani kemi dëshmuar para botës se jemi një popull që ka zgjedhur paqen me mjete paqësore dhe jodhunore. Jodhuna është një mënyrë, sepse që tre vite kemi mbetur pa polici, pa parlament, pa qeveri, sepse serbët i kanë dëbuar shqiptarët nga këto institucione. Megjithatë strategjia jodhunore dhe paqësore është më tepër një përcaktim se një nevojë, në mënyrë që bota ta hetojë se jemi të nëpërkëmbur dhe të vetmuar nga të gjithë…” (Valentino Salvoldi – Lush Gjergji, Resistenza nonviolenta nella ex-Jugosllavia, EMI Bologna, 1993, fq. 29-30). 

Diplomacia dhe rezistenca paqësore jodhunore e dr. Ibrahim Rugovës 

Kjo diplomaci dha fryte ndoshta edhe të papritura dhe të paparashikueshme. Mirëpo si duket ne e kemi një “defekt” ndoshta edhe konstitutiv, të mirën e harrojmë shumë lehtë dhe shpejtë, e të keqen shumë ngadalë, mos të them kurrë. Kështu po ndodh edhe me figurën e Presidentit tonë të parë dhe historik Dr. Ibrahim Rugovën, ku ka pak studime, e ajo që është edhe më keq, aktualizime të porosive të tija. 

Dr. Enver Bytyqi strategjinë e Dr. Ibrahim Rugovës e vlerëson kështu në mënyrë përmbledhëse: “Kështu rezistenca e shqiptarëve ishte koncentruar në mosnjohjen e pushtetit serb, në refuzimin e këtij pushteti dhe ligjeve të tij në politikë, në arsim, në kulturë, në shëndetësi, në çështje sociale, në sipërmarrjet ekonomike e në sistemin e taksave. Bojkoti i shqiptarëve kishte sjellë me vete jo vetëm një risi të re në luftërat ballkanike për liri, pamvarësi e demokraci, por i kishte ndërgjegjësuar shqiptarët në Kosovë e në ish-Jugosllavi se kjo kishte qenë forma më e suksesshme e rezistencës…” (Enver Bityqi, vep. e cit. fq. 103). 

Presidenti dr. Ibrahim Rugova gjithnjë i pati në mendje dhe në zemër dy figura tejet të dalluara: Papën Gjon Pali II dhe Nënën Tereze. Këto dy figura markante kishin ndikim dhe frymëzim në jetën dhe në veprën e Ibrahim Rugovës, sepse ai, por edhe populli shqiptar, nëpërmjet tyre arriti ta informonte dhe sensibilizonte botën, mbi të gjitha Amerikën dhe Bashkësinë Evropiane, për gjendjen tonë reale, si dhe për të kërkuar dhe gjetur bashkë me miqët tanë rrugën e lirisë dhe të demokracisë, atë të bashkëjetesës dhe të dialogut ndëretnik dhe ndërfetar, kuptohet, në dobi dhe të mirë të të gjithëve (Lexo: Enver Bytyqi, vep. e cit. fq. 112-119). 

Takimet e mia dhe bashkëpunimi shumëvjeçar me Dr. Ibrahim Rugovën 

E kam takuar për herë të parë personalisht në vitin 1981, në Brezovicë, në Takimin e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ku ndër të tjera i kam dhuruar tri botime të mia të shtypura nëpërmjet shtëpisë botuese DRITA: “Krishti ndër ne”, katekizëm për rrëfim dhe kungim të parë; Pjesën e disertacionit tim “Roli i femrës shqiptare në familje dhe në shoqëri” dhe monografinë time të parë kushtuar Nënës Tereze “Nëna jonë Tereze”. 

Ishte shumë i kënaqur dhe i falënderueshëm për këto botime, sidomos për “Besëlidhja e Re”, botimi i “Dritës” dhe përkthimi i Dom Simon Filipaj. 

Më tha ndër të tjera: “Kjo qenka një mrekulli e vogël për ditët tona… Nëpërmjet shtypit të mirëfilltë po ringjallet tradita dhe po përtërihet kultura jonë biblike dhe kristiane. Katër libra që shënojnë katër binare tona: Biblën, katekizmin apo edukimin e mirëfilltë tonë, disertacioni i Juaj i rrallë, ndoshta edhe unik për femrën shqiptare, dhe ajo që në veçanti me pëlqen, monografia kushtuar Nënës Tereze… Do t’i lexoj sa më parë dhe pastaj do t’i diskutojmë dhe shqyrtojmë së bashku, sepse janë me interes të veçantë… Ne doemos duhet të takohemi dhe të bashkëpunojmë… Prej ditës së sotme Ju jeni anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, sepse ne kemi nevojë për njerëz dhe literaturë të tillë… Nga zemra u falënderoj!”. 

Nga kjo ditë dhe ky takim ne nuk u ndamë më, sepse mirëkuptimi, bashkëpunimi, përplotësimi ishte shumë i natyrshëm aq sa pata përshtypje se jemi rritur dhe edukuar së bashku. Hetova se kishte një kulturë dhe traditë shumë të dalluar, njihte fare mirë historinë e popullit dhe të Kishës katolike gjatë shekujve, sidomos atë gjatë sundimit shekullor turko-otoman. Ishte i hapur për çdo lloj bashkëpunimi dhe komunikimi. Për herë të parë nga goja, mendja dhe zemra e tij e madhe dëgjova fjalën dhe vlerësimin “Kisha jonë katolike ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për gjuhën, traditën, kulturën, qenien tonë kombëtare shqiptare… Mendoj se po vjen koha kur duhet prapë të takohemi dhe të bashkëpunojmë…”. 

Ky vlerësimi ishte për mua risi dhe befasi e dorës së parë, sepse siç dihet, gjatë komunizmit dhe ateizmit të Jugosllavisë së Josip Broz Titos, bashkësitë fetare, sidomos Kisha katolike, trajtoheshin si “armiq të Popullit dhe të Shtetit”. 

Mbi këtë takim e informova në hollësi Imzot Nikë Prelën, i cili më dëgjoi më vëmendje, por edhe me ndonjë dyshim dhe pyetje. Ndër të tjera ai më tha: “Kujdes, sepse ti je ende shumë i ri e nuk e njeh “politikën” e tyre… Unë i kam njohur mirë nëpër burgje dhe gjyqe, në lëkurën dhe shpinën time… Ndoshta po vjen ndonjë kohe e re”. Dhe i hapi krihet drejt qiellit dhe tha: “Dhashtë Zoti! Ne duhet të punojmë shumë, të lutemi dhe të shpresojmë. Shumë gjatë dhe padrejtësisht kemi vuajtur, e kush e di…”. 

Së shpejti qe organizuar një takim i Imzot Nikë Prelës dhe Dr. Ibrahim Rugovës. Që nga ky takim me pak fjalë, por me shumë ndjenja, intuitë, do të thoja edhe “shpirt profetik” këta dy Njerëz u kuptuan, fituan besimin dhe dashurinë për njëri-tjetrin, populli do të thoshte “u gjetën”. 

Në skenë ishte Kisha katolike Shkup-Prizren, e cila pa dashje u bë në një mënyrë “zëri i Zotit dhe i Popullit”, bartëse dhe përfaqësuese e shumë proceseve që ishin me shekuj të ngulfatura, të ndaluara, siç është liria qytetare dhe fetare, kultura alternative, jo më ajo komunisto-ateiste, e drejta e popullit Shqiptar në Kosovë dhe më gjerë. Pas vdekjes së Josip Broz Tito-s hetohej se hegjemonia komuniste dhe fryma “kolonialiste” ndaj Kosovës dhe Shqiptarëve nuk funksiononte më. Prej Vitit 1981, demonstratave studentore, punëtore dhe gjithëpopullore, populli ynë gjithnjë e më shumë vetëdijesohej se ndoshta erdhi çasti historik që edhe ne të jemi vetvetja, të lirohemi nga premtimet mashtruese të komunizmit. 

Në këto procese prijës dhe vizionar ishte Imzot Nikë Prela, i cili me shumë guxim, përkushtim e filloi “luftën” informative, me shkrime, letra solidariteti, proteste kundër dhunës, burgimeve, montimeve të proceseve gjyqësore, “spastrimeve” që i shkaktonte Jugosllavia ndaj nesh, më mirë të themi Serbia nëpërmjet Jugosllavisë. Gjatë kësaj periudhe dhjetëvjeçare Imzot Nikë Prela kishte takuar shpesh, gati rregullisht “Disidentin e fshehur” të sistemit, intelektualin e heshtur, por shumë të guximshëm dhe vizionar, Dr. Ibrahim Rugovën, atëherë pak të njohur nga opinioni i gjerë tek ne. 

Ky bashkëpunim qe përforcuar nëpërmjet prof. Anton Çettës, i cili e bindi edhe më shumë Imzot Nikë Prelën, ne, se Dr. Ibrahim Rugova është njeri i mirë dhe i besueshëm, me të cilin mund të bisedohet dhe bashkëpunohet lirisht dhe vëllazërisht. Urëlidhësi mes nesh dhe Dr. Ibrahim Rugovës, pa dyshim, ishte prof. Anton Çetta, i cili për së afërmi, do të thoja në shpirt e njihte, nderonte dhe donte Dr. Ibrahim Rugovën. 

Dr. Ibrahim RUGOVA – Katedralja “Nëna Tereze” në Prishtinë 

Gjatë ceremonisë së vënies së gurthemelit të Katedrales katolike në Prishtinë, më 26 gusht 2005, Presidenti Rugova tha: “Sot është një ditë e madhe për Kryeqytetin dhe për gjithë Kosovën, sepse po e bekojmë gurin e themelit të një tempulli të shenjtë, që i kushtohet Nënës së dashur shqiptaro-kosovare dhe Nënës së Njerëzimit – të lumturës Nëna Tereze – asaj që lartësoi nderin e Kosovës dhe të shqiptarëve në gjithë planetin duke i afirmuar vlerat tona dhe duke ndihmuar gjithë njerëzimin”. (Prishtinë, 26 gusht 2005) 

Mu për këtë unë do ta formuloja kështu vlerësimin tim ndaj tij: Dikush shkruan histori, dikush mbetet në histori, dikush është histori. Dr. Ibrahim Rugova shkruajti histori, si dhe mbeti në histori, dhe çka është edhe më e rëndësishme, Ai është për ne jo vetëm histori, por edhe e tashmja dhe ardhmëri. 

Prishtinë, 20 janar 2023

Kryeministri Kurti priti në takim Ambasadorin William Walker

0

Prishtinë, 20 janar 2023

Në shënim të 24-vjetorit të Masakrës së Reçakut, në mbledhjen e 118-të të Qeverisë u ndanë mjetet për librin e Ambasadorit William Walker, rreth masakrës së 15 janarit 1999, dhe peshës historike të saj.

Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim miqësor, Ambasadorin William Walker, me të cilin ndanë kujtimet e dhimbshme të së kaluarës, sfidat e shqetësimet e të tashmes dhe shpresat dhe besimet për të ardhmen. Ai e falënderoi për kontributin e tij të pazëvendësueshëm gjatë luftës së fundit në Kosovë, interesimin e përhershëm për Kosovën dhe gatishmërinë e plotë për të rrëfyer të vërtetën.

Ambasadori Walker do të jetë gjithmonë ambasadori i së vërtetës. Populli shqiptar dhe historia do të jetë përherë mirënjohës për përshkrimin dhe shpalosjen e krimeve kundër njerëzimit dhe masakrën e Reçakut, krime këto që synoheshin të fshiheshin atëherë e që mohohen edhe sot nga krerët e po të njëjtit shtet ekzekutues.​

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

 

Dr. Ibrahim Rugova President historik dhe i Pavarësisë së përjetshme të Kosovës u shua para 17 viteve 

-Për nder të kujtimit dhe trashëgimisë së Presidentit historik Rugova, nën përkujdesjen e Presidentes Osmani, ceremonia e vendosjes së kurorave, të pranishëm liderë institucionalë dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë/ 

-Intervistat ekskluzive që kam zhvilluar me Presidentin historik të Kosovës,  Dr. Ibrahim Rugova që nga e para e Shtatorit 1994 deri te e fundit në Shkurt 2005 dhe deklarata tjera/ 

  -Disa nga raportimet që kam bërë para 17 viteve, në Janar 2006/ 

 Nga: Behlul Jashari 

PRISHTINË,  Janar 2023/ Dr. Ibrahim Rugova – Presidenti historik dhe i Pavarësisë së përjetshme të Kosovës, ideator dhe arkitekt i së cilës ishte, u shua para 17 viteve në 21 Janar 2006. 

Me rastin e 17 vjetorit, për nder të kujtimit dhe trashëgimisë së Presidentit historik Rugova, nën përkujdesjen e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të shtunën e 21 Janarit 2023 nga ora 10 organizohet ceremonia e vendosjes së kurorave, ku të pranishëm do të jenë liderë institucionalë dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë. 

Në këtë vit 2023 të përvjetorit të 24-të të Lirisë së Kosovës, veprimtaritë përkujtimore zhvillohen në prag të jubileut të  15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të shpallur në 17 Shkurtin historik 2008. Në veprimtaritë përkujtimore theksohet se  në Lëvizjen për Liri e Pavarësi Dr. Ibrahim Rugova u bë simbol i rezistencës me përkrahjen e gjithë popullit të Kosovës, elitës intelektuale, patriotëve dhe të botës demokratike perëndimore. 

  Që para tre dekadave, Rugova hapur përcaktonte pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallte idenë për Kosovën shtet të pavarur. “Zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Shqipërisë e Serbisë dhe një administrim civil ndërkobëtar si fazë kalimtare”, theksonte e ritheksonte ai. 

Dr. Ibrahim Rugova, derisa ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, në 23 Dhjetor 1989 u bë themeluesi dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila më shumë se parti politike lindi si lëvizje gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci. 

Pas Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, që shpallte Kosovën Republikë, si dhe Referendumit për Pavarësi të fundshtatorit 1991, në 24 Maj 1992 Rugova në zgjedhjet e para pluraliste nacionale parlamentare e presidenciale u zgjodh President i Republikës së Kosovës, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik. 

Si gjithmonë, edhe në 4 Mars 2002, duke u inauguruar në Parlamentin e Kosovës President i pas zgjedhjeve të para nacionale të pasluftës – në liri, Rugova shprehej: “Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’”. 

Pavarësia e Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të saj, dhe si i vetmi kompromis, theksohej e ritheksohej vazhdimisht nga Rugova. 

 “I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, theksonte shumë prerë  Ibrahim Rugova në  6 Tetor 2005, në takimin e parë  me Grupin Negociator, formimi i të cilit me përfaqësim nga maxhoranca e opozita dhe shoqëria civile ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë. 

Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova në intervistën e parë ekskluzive që kam zhvilluar për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) ditën e enjëte të 22 Shtatorit 1994, në zyrën e tij, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, po edhe në raste të tjera, e falënderonte e vlerësonte shumë Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, korrespondent i së cilës isha mëse çerek shekulli, nga dita e 24 Majit 1992 kur u zgjodh President. 

“Falënderoj Agjencinë Telegrafike Shqiptare për informimin nga Kosova e për Kosovën. Edhe kjo që pata rastin të bisedoj për këtë agjenci, që reprezenton Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, është një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare. Edhe ne bëjmë përpjekje që këtu në Kosovë përmes Qendrës sonë për Informim të kemi një agjenci të vogël, e cila raporton për situatën e përditshme në Kosovë. Duhet një bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve dhe institucioneve të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri”, theksonte Presidenti Rugova në intervistë. 

Ajo intervistë e parë e një Presidenti të Kosovës për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë zhvillohej në kohë të rënda të okupimit e dhunës kundër shqiptarëve të Kosovës. “Një represion masiv në Kosovë ka rritur tensionet politike këtu dhe në rajon, ndaj është e domosdoshme prania ndërkombëtare”, e përshkruante situatën dhe e kërkonte zgjidhjen Presidenti Rugova, në intervistën ku fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”. 

Në intervistë, Presidenti Rugova tek fliste atëherë si për ëndërra parashikonte ngjarjet që pasuan, theksonte se “kishte kërkuar një mbrojtje për Kosovën para një viti e gjysmë, një protektorat ndërkombëtar civil, një administratë civile, që do të vendosej për një kohë në Kosovë, që të normalizohet jeta dhe më pas të bisedohej me serbët për ardhmërinë e Kosovës”. 
“Bisedimet shqiptaro-serbe duhet të zhvillohen në prani të një pale të tretë të autorizuar, që do të garantonte edhe dialogun edhe rezultatet e dialogut dhe që natyrisht do ta udhëhiqte atë. Kjo palë e tretë duhej të gjendej nga SHBA-të, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian”, theksonte Rugova. 
Ai besonte se mbrojtja ndërkombëtare në Kosovë do të mbërrinte.  

“Në planin ndërkombëtar ideja për mbrojtje ndërkombëtare në Kosovë shqyrtohet, do të thotë është marrë në konsiderim, dhe shikohen mundësitë si të aplikohet kjo dhe si të veprohet në këtë drejtim”, shprehej Presidenti Rugova.
Pyetjes se çfarë do të thotë politikë globale shqiptare dhe si mund të realizohet ajo në praktikë, në kushtet e ndarjes së shqiptarëve me shumë kufij, Presidenti Rugova iu përgjigj: “Kjo politikë do të shembë muret mes shqiptarëve”. 

“Praktikisht mund të themi se politika globale shqiptare ka nisur të realizohet. Përkundër pengesave të shumta, që ka sidomos Kosova, sot kemi kontakte të ndryshme, bashkëpunim, qoftë në planin kulturor, në planin arsimor, në planin politik. E kam thënë disa herë, por vazhdimisht duhet të përsëriten gjërat, se për herë të parë ne shqiptarët po bashkëpunojmë në planin politik”, theksonte Presidenti historik i Kosovës. 
 “Në këtë politikë globale shqiptare respektohet vullneti politik i shqiptarëve të Kosovës, pastaj i shqiptarëve në Maqedoni, i shqiptarëve në Mal të Zi e në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë. Do të thotë se kemi një vizion se ç’duhet të bëjmë në këtë drejtim. Dhe, mund të them se politika globale shqiptare përditë është prezente dhe realizohet hap pas hapi, nuk është diçka abstrakte”, shprehej ai. 

Forhåndsvisning av bilde
Rugova vlerësonte se, “politikë globale është se sot Shqipëria më shumë se kurrë e ndihmon çështjen e Kosovës dhe çështjen shqiptare në planin ndërkombëtar”. 

“Po ashtu, edhe Kosova me institucionet e saj, brenda dhe jashtë, e ndihmon Shqipërinë dhe në këtë plan ka një bashkëpunim, një mirëkuptim dhe një marrëveshje, që nuk e kemi pasur më parë ne shqiptarët”, vijonte ai.  

Në 11 Tetor 1991, në Prishtinë, ishte miratuar Deklarata politike e Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, kryetar i të cilit ishte kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova.  Deklarata kishte tre opsione për zgjidhjen e çështjes shqiptare. 

Presidenti Rugova në intervistën për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë vlerësonte se, “ky është një dokument mjaft i rëndësishëm, që i përfshinë të gjitha, pra edhe vizionin e një uniteti e një integrimi shqiptar”, se “opcioni i parë ishte një Kosovë e pavarur e neutrale”, dhe “që shqiptarët në Maqedoni si element i rëndësishëm i atij shteti apo asaj republike, që është në zhvillim e sipër,  të jenë shtetformues, ndërsa shqiptarët në Mal të Zi dhe në Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë të kenë një vetadministrim, një autonomi lokale”. 

Presidenti i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova në konferencën për shtyp  të para 25 viteve – 6 Shkurt 1998 duke u përgjigjur në pyetjet që i bëja theksonte se Bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërhyjë në Kosovë para se të ndodhë konflikti, ndërsa reagimi si komb i shqiptarëve është normal dhe e drejtë e çdo populli të rrezikuar. 

E pyeta se, duke pasur parasysh intensitetin e shpejtësinë e zhvillimeve të rrezikshme në Kosovë, a priten masa të mjaftueshme e me kohë të bashkësisë ndërkombëtare për parandalimin e konfliktit, ndërsa Presidenti Rugova u përgegjegj: 

“Ne kemi kërkuar që bashkësia ndërkombatare të intervenojë në Kosovë para se të ndodhin konfrontimet, e jo pasi të ndodhin, sepse do të bëhej vonë, dhe kemi bërë apel që të çmohet ajo që ka sakrifikuar populli i Kosovës për shumë vite që ta evitojë konfliktin. Masat parandaluese ndërkombëtare në radhë të parë duhet të jenë një presion shumë më i madh mbi Beogradin që ka përqëndruar forca të mëdh dhe kërcënon që edhe ushtarakisht ta godasë Kosovën”. 

Forhåndsvisning av bilde

Në pyetjen tjetër që i bëra, se si i komenton deklaratat e politikanëve shqiptarë në Shqipëri, Maqedoni, etj., për reagim si komb në rast konflikti në Kosovë, presidenti Rugova u përgjegj:  “Është i natyrshëm dhe mëse normal ky qëndrim i Shqipërisë, përkundër vështirësive që ka ajo sot. Shqiptarët janë të organizuar si shtet e si shoqëri edhe në Kosovë, edhe pse nën okupim. Edhe shqiptarët në Maqedoni kanë një organizim, që dita-ditës po përparon më shumë. Kemi tërhequr vërejtjen dhe të gjithëve u është bërë e ditur se po të fillojë diçka, më e keqja, në Kosovë, atëherë i gjithë rajoni do përfshihej, edhe Shqipëria, Maqedonia, Greqia, gjithësesi Serbia,  Mali i Zi dhe vende të tjera. Prandaj, është një kujdes i shtuar i bashkësisë ndërkombëtare”. 

Presidenti Rugova i bëri thirrje Beogradit që t’i kthehet dialogut me ndërmjetësim ndërkombëtar për Kosovën, që të  mos e provokojë edhe më tej situatën dhe të ndërpresë dhunën. Ai tërhoqi vërejtjen edhe për seriozitetin e pohimeve se në Vojvodinë (krahinë në Serbi) regjimi serb po rekruton rezervistë për t’i dërguar në Kosovë… 

Me Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova kam zhvilluar intervista ekskluzive, së pari për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë e pastaj të tjera për gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja, isha edhe në konferencat e shumëta për shtyp që mbante para, gjatë e pas luftës në Kosovë, ku bëja pyetje e merrja përgjigje, jam takuar edhe në raste të tjera. 

Në dokumentarin televiziv “Fakte - Konferencat për Shtyp të Presidentit Rugova”, autori Adnan Merovci - udhëheqësi i Protokollit të Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova gjatë viteve ’90-ta dhe deri në vitin 2000, mes gazetarëve të rregulltë që vendin ku do uleshin e kishin thuese të paracaktuar të parin më përmend mua… 

Para 24 viteve, në 5 Mars 1999, një takim i Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova me Senatorin Amerikan Robert Doll - të Dërguarin e Posaçëm për Kosovën të Presidentit të SHBA Bill Clinton, ishte edhe një paralajmërim lirie. Takimi shumë i rëndësishëm u mbajt në Shkup, pasi regjimi kriminal okupator serb e kishte pamundësuar në Prishtinë. 

Forhåndsvisning av bilde

Ishte koha kur konferenca ndërkombëtare për Kosovën – Konferenca e Rambujesë, e nisur në 6 Shkurt 1999,  u ndërpre në 23 Shkurt pa rezultate përfundimtare, ndërsa vazhdimi i saj u thirr për datën 15 Mars në Paris. 

Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova,  në Prishtinë i kthyer nga Rambujeja e para nisjes përsëri për atje drejt Parasit në një konferencë shtypi në 5 Mars paralajmëronte nënshkrimin  para 15 Marsit 1999 të Marrëveshjes së Rambujesë, për të cilën një ditë më vonë dha miratimin edhe Kuvendi Republikës së Kosovës së Deklaratës së 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990. Në konferencën për shtyp ku isha atëherë korrespondent i Agjencisë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë Presidenti Rugova paralajmëronte edhe vendosjen e NATO-s në Kosovë… 

  Forhåndsvisning av bilde

Dhe, vetëm pas më pak se tre javësh, në 24 Mars 1999 filloi fushata ajrore e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, pas së cilës nga mëngjesi i  Ditës së Lirisë -12 Qershorit 1999 forcat paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s nisën të hynin në Kosovë,  në vendin që në 2023-tën feston 24 vjetorin e Lirisë e 15 vjetorin e Pavarësisë së shpallur në 17 Shkurtin historik 2008. 

Ashtu si paralajmëronte Presidenti Rugova, në mes të marsit përfaqësuesit e Kosovës nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë/Parisit për Kosovën, ndërsa Beogradi – pala serbe refuzoi ta nënshkruajë. Ishte hapur rruga për ndërhyrjen ushtarake për Kosovën të NATO-s, forcës ushtarake më të madhe planetare, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

 Në 29 Maj 1998, Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova në Uashington ishte takuar me Presidentin Amerikan Bill Clinton. “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”, deklaronte Presidenti Rugova pas takimit. Ndërsa, Presidenti Clinton tha se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s… 

Në mbrëmjen e 24 Marsit 1999, kur ndodhi ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s me bombardimin e caqeve të forcave kriminale serbe, në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve të goditjeve nga qielli të aviacionit të forcës më të madhe planetare shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve. 

“Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodhë në Kosovë është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksone në atë ditë e orë historike Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton,  derisa nga Shtëpia e Bardhë  i drejtohej kombit amerikan, duke folur për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të  NATO-s… 

 Njëmbëdhjetë vite pas takimit në Uashington, në 1 Nëntor 2009 në Kosovën e lirë Presidenti Amerikan Bill Clinton, në fjalën e tij në Kuvendin e Republikës kosovare, por edhe në Sheshin me Emrin e Shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar. 
“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, tha Presidenti amerikan Clinton. 
“Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”,  ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve, Clinton gjatë vizitës në Kosovë. 

Me rastin e shuarjes në 21 Janar 2006 të Presidentit historik të Kosovës Rugova, Presidenti Amerikan Clinton shprehej: “Kam pasur nder ta mbështes luftën e tij për paqe dhe liri”… 

Në Kosovën e lirë nga Qershori 1999 i hyrjes së NATO-s në Kosovë,  për Presidentin historik e kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, ngjarje e vitit 2000 ishin zgjedhjet lokale të 28 Tetorit në Kosovë, ndërsa ngjarja që do ta shënojë vitin 2001 do të jetë mbajtja e zgjedhjeve nacionale presidenciale e parlamentare. 

“Të mira, të mira…”, përsëriti disa herë Presidenti Rugova, derisa e pyeta të deklarojë për gazetën Rilindja se cilat janë parashikimet e tij, në prag të Vitit të Ri 2001, për njohjen e pavarësisë së Kosovës. 

Për njohjen e pavarësisë së Kosovës “e presim momentin më të mirë, momentin e duhur, në kohën e duhur”, theksoi Rugova duke shtuar se “vendi është, është vendi i duhur”. 

Përgjigja u shoqërua me duartrokitje të gazetarëve të pranishëm dhe me urime, në një atmosferë të gëzuar të pritjes së organizuar në Rezidencën e Rugovës në prag të Vitit të Ri 2001 dhe të fillimit të Milenumit të Tretë. 

Ndërsa, duke u përgjigjur në një pyetje tjetër, Rugova tha: “Unë nuk i ndërroj fjalët shumë, por kur ndryshojnë gjërat i ndryshoj edhe fjalët. Jam duke punuar në ndryshimin e gjërave të mëdha, pra, si pavarësia, etj, që të njihen”. 

Presidenti historik Rugova edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, edhe në Amerikë e në shtetet e Bashkimit Evropian, kudo, fliste për Pavarësinë e Kosovës si zgjidhja më e mirë dhe kompromisi i shqiptarëve. 

 “Kosova e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA”, citoja kështu Presidentin Dr. Ibrahim Rugova në kryetitull të ballinës së gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja në fundvitin 2002, në intervistën ekskluzive që kisha zhvilluar pas kthimit nga festimet në Vlorë të 28 Nëntorit dhe takimit që kishte me Sekretarin Amerikan të Shtetit Igëllberger. 

 Në Rezidencën Presidenciale në Velani – Prishtinë Presidenti Ibrahim Rugova mbante në duarë dhe në tryezë gazetën Rilindja botim special festiv për jubileun e 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, të 28 Nëntorit 2002, derisa në atë kohë kur isha kryeredaktor i gazetës historike në fund të Dhjetorit 2002 zhvilloja intervistën ekskluzive për Rilindjen festive të Vitit të Ri. 

Më pak se një muaj para përurimit të Shtëpisë së Pavarësisë në Prishtinë, Presidenti Rugova në Festën e Flamurit e të 90 vjetorit të Pavarësisë Shqiptare kishte dalë me propozimin për simbolet shtetërore, për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës. 

Forhåndsvisning av bilde

“Gjithsesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës”, thoshte Rugova në intervistën ekskluzive që zhvillova në prag të Vitit të Ri 2003 për gazetën Rilindja. 

Mes pyetjeve që i bëra Presidentit Rugova, në bashkëbisedim, iu drejtova: “Kosova po bëhet edhe me simbolet shtetërore. Në Festën e Flamurit e të 90 vjetorit të Pavarësisë Shqiptare dolët me propozimin për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës. Para pak ditësh, në 13 vjetorin e LDK-së, partisë që e udhëheqni Ju që nga fillimi si një lëvizje për liri, pavarësi e demokraci, përuruat edhe një monument, një shenjë shtetërore – Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës. Ju lutem të na flisni edhe për këto momente të rëndësishme në rrugën e bërjes së Kosovës shtet”. 

Presidenti Rugova u përgjegj: “Gjithësesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës. Siç e dini, flamurin qe sa vite unë e përdor edhe si stemë të Presidentit të Kosovës, pra si emblemë, edhe në komunikime ndërkombëtare zyrtare, po edhe të brendshme. Edhe flamurin shtetëror duhet ta kemi, flamur që shpreh specifikën e Kosovës. Tani shenjat kombëtare i përdor Shqipëria si shtet aktual. 

Për himnin, do përkujtuar se është ajo kënga e dashur e 1912-tës, që e kanë kënduar të gjithë shqiptarët. Natyrisht do të ketë përpunim artistik, po them standarde artistike, po edhe standarde shtetërore. Për këto do të ndiqen procedurat, pra në konsultim me institucionet e Kosovës, me Parlamentin, me Qeverinë. Po edhe njerëzit le të diskutojnë, le t’i thonë hapur mendimet e veta. Por, besoj se shumica në Kosovë – e popullit, e intelegjencies, e klasës politike – janë dakord që të kemi simbolet tona. E kam marrë këtë si një inisiativë të Presidentit. Është në detyrën time t’i eci këto punë dhe besoj se së shpejti do të kryhen. Në këtë vazhdë ishte edhe përurimi i Shtëpisë së Pavarsisë. Dëshiruam të lëmë një monument, një traditë, atje ku janë krijuar institucionet e para të Republikës së Kosovës. Do të ketë një kompleks të Pavarësisë aty, që do të ketë objekte përcjellëse, ndërsa po ajo shtëpi nismëtare do të ruhet dhe do të ketë edhe karakter muzeal, po edhe aktiv. Do ta mbajmë gjallë atë kompleks. Pra, të krijojmë edhe një traditë. Ne kemi një traditë me Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, pastaj në Shqipëri është Shtëpa e Pavarësisë në Vlorë, edhe këtu tash Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, që ka simbolikën e vet. Kemi edhe një shenjë të veprimit, sepse të gjithë, i gjithë populli i Kosovës, kemi kaluar nëpër atë shtëpi që ka qenë një shtëpi e shpresës, e pavarësisë, e lirisë dhe e demokracisë”. 

Forhåndsvisning av bilde

Edhe tani dhe përjetshëm Flamuri i Dardanisë, i dizajnuar sipas idesë së Presidentit historik Rugova dhe Flamuri Kombëtar Shqiptar janë në të dy anët e Flamurit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Shtëpinë e Pavarësisë me emrin e Ibrahim Rugovës. 

 Presidenti Rugova kaherë theksonte idenë për autostradën Shqipëri-Kosovë, Rrugën e Kombit, nëpër shtigjet e vjetra historike, derisa shprehej se, “nëpër vendin tim kalojnë rrugë të rëndësishme evropiane, sikur ishte rruga antike Via Egnatia”. 

Me vendimin e Qeverisë kosovare, është emërtuar “Ibrahim Rugova” autostrada në Kosovë, e ndërtuar në vazhdim të autostradës në Shqipëri nga bregdeti shqiptar-Durrësi deri në portën kufitare në Morinë-Vërmicë, mes qytetit të Lidhjes së Prizrenit dhe Kukësit. 

Në Tetorin e vitit 2005,  Presidenti Rugova në takim me projektuesit thoshte se se ndërtimi i autostradës Prishtinë-Durrës tregon se, “ne jemi të aftë të bëjmë dhe mbajmë shtet, dhe se e meritojmë pavarësinë”. 

  “Kosova dhe populli i saj janë sot këtu që të kryhet edhe formalisht, apo zyrtarisht, si doni t’i themi, edhe njohja e pavarësisë, të jemi një anëtar i bashkësisë së kombeve të botës së lirë”, më thoshte Presidenti Dr. Ibrahim Rugova në një intervistë tjetër eksluzive në jubileun e 60 vjetorit të gazetës Rilindja, të 12 Shkurtit 2005, ku poashtu fliste edhe për autostradën dhe marrëdhëniet me Shqipërinë, edhe për garancitë e shtetit të Kosovës për pakicat kombëtare, për të gjithë qytetarët. 

“Pavarësia e Kosovës do të kishte efekt pozitiv edhe për të gjithë fqinjët tanë”, theksonte Rugova në intervistën eksluzive që në ballinë të gazetës Rilindja kishte kryetitullin: “Pavarësia e Kosovës është e mira e të gjithë qytetarëve dhe do ta qetësojë rajonin”. 

“Njohja sa më e shpejtë e pavarësisë së Kosovës do të ndihmonte edhe qetësimin e të gjithë shqiptarëve në këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, theksonte Rugova. 

Ndërsa, i pyetur për marrëdhënet e realiteteve të reja mes Kosovës dhe Shqipërisë, edhe sipas shumë vlerësimeve, shembull për rajonin dhe se si e shihte të ardhmen e këtyre dy vendeve, jo vetëm në marrëdhëniet e tyre, por edhe në integrimet euroatlantike, Rugova thoshte: 

“Po, ne gjithsesi do të kemi gjithnjë e më shumë marrëdhënie të mira me Shqipërinë në të gjitha fushat. Ju e dini, tashmë kemi edhe Marrëveshjen për Tregti të Lirë, pastaj, marrëveshje të ndryshme për bashkëpunim ekonomik, kulturor, etj., dhe gjithsesi do të ndikojë pozitivisht ndërtimi, nuk është e tepërt ta themi, i Autostradës Prishtinë-Durrës, që do të hapte edhe një lidhje tjetër të Kosovës me botën. Dhe, gjithsesi synimet tona, të të dy vendeve, janë integrimi në Bashkimin Evropian, pra Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera, dhe kjo është perspektiva dhe në këtë plan po punojmë me të gjithë”. 

Me rastin e pritjes që më bëri dhe intervistës ekskluzive në prag të 12 Shkurtit 2005 – ditës së 60 vjetorit të gazetës Rilindja, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Drejtues e Kryeredaktorit Presidentit Rugova i dhurova Pllakatin e Jubileut të 60 vjetorit të Rilindjes, punar me ar e argjend nga zejtarët e Prizrenit, qytetit ku ka dalë numri i parë i gazetës tradicionale e historike të Kosovës. 

Kjo ishte intervista e fundit ekskluzive që kam zhvilluar me Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, nga i cili  kam regjistruar edhe deklaratën e fundit  para përfundimit të vitit 2005. 

Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i lëvizjes së fuqishme gjithëpopullore demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në ditën e përvjetorit të themelimit të LDK-së,  partisë-lëvizje, që e udhëhiqte që nga fillimi, ritheksonte se pavarësia është e padiskutueshme, tek fliste jepte mesazh, si një amanet, në Rezidencën në lagjen Velania të Prishtinës, në 23 Dhjetor 2005, më pak se një muaj para se të kaloi në amshim në 21 Janar 2006.
“Objektivi kryesor është pavarësia e Kosovës. Do të punojmë në të gjitha segmentet që të jetë një pavarësi e qëndrueshme, që do t’u përgjigjet të gjithë qytetarëve të Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës”,  theksonte Presidenti Rugova në atë takim të fundvitit të tij të fundit, ku  paralajmëronte formimin edhe të dy ministrive të reja – të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Punëve të Jashtme të Kosovës. 

Në Rezidncën Presidenciale në Velani, ku regjistrova për të fundit herë deklaratat e Presidentit historik Rugova,  në 23 Dhjetorin 2005, ai kishte takime të veçanta – priti kryetarët e degëve të LDK-së në Kosovë dhe diasporë me rastin e 16 vjetorit të themelimit të LDK-së, e më pas kishte takim pune me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës Bajram Kosumi. 

Ibrahim Rugova u lind në 2 Dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, të komunës së Istogut, në një familje të madhe që kishte prejardhjen nga krahina e Rugovës, ndërsa u shua në 21 Janar 2006. 

  Forhåndsvisning av bilde

 “Presidenti Ibrahim Rugova ndërroi jetë”, bënte të ditur Presidenca e Kosovës në komunikatën e dërguar në 21 Janar 2006, në mesditë. 

 “Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, prijësi i Kosovës në vitet e mëdha të procesit për pavarësi të vendit tonë,  ndërroi jetë sot (e shtunë) në ora 11:38. 

Presidenti Rugova ndërroi jetë në shtëpinë e vet në Prishtinë, duke pasur përreth familjen e tij, mjekun personal me stafin ndihmës nga vendi, si dhe mjekë amerikanë”, thuhej mes tjerash në komunikatën e Presidencës së Kosovës. 

Më shumë se gjysëm milioni njerëz u mblodhën në Prishtinë, gjithë bota nderoi në përcjelljen e fundit për Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova, i cili prehet në amshim në lagjen Velania te Bregu i Diellit, të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës. 

GAZETA RILINDJA E 27 JANARIT 2006: BOTA NDEROI PRESIDENTIN HISTORIK TË PAVARËSISË SË KOSOVËS, IBRAHIM RUGOVA 

Para 17 vitesh, gazeta tradicionale e Kosovës, Rilindja, kryeredaktor i së cilës isha, ka raportuar se, më shumë se gjysëm milioni njerëz u mblodhën në Prishtinë, gjithë bota nderoi në përcjelljen e fundit për Presidentin historik të Pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili prehet në amshim në lagjen Velania te Bregu i Diellit, të kryeqytetit. 

Gazeta Rilindja në botimin special, në kryelajmin lart krahas logos-emrit shkruante: 500.000 NJERËZ – MË SE 500.000 NJERËZ NËPËR RRUGËT DHE SHESHET E PRISHTINËS, NË SALLËN “1 TETORI”, TE VARREZAT E DËSHMORËVE E HERONJËVE TË KOMBIT NË LAGJEN VELANIA NË BREGUN E DIELLIT I SHPREHËN NDERIMET MË TË LARTA KOMBËTARE E NDËRKOMBËTARE PRESIDENTIT HISTORIK TË PAVARËSISË SË KOSOVËS, DR. IBRAHIM RUGOVA. 

Kryetitulli i ballinës në gazetën Rilindja ishte BOTA NDEROI e nëntitulli NDERIMET MË TË LARTA KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE. 

Në ballinën e gazetës Rilindja paralajmëroheshin tre intervista ekskluzive të gjata që ribotoheshin në faqet e brendshme, e që i kisha zhvilluar me Presidentin historik Ibrahim Rugova në kohën e lëvizjes e luftës së Kosovës për liri, pavarësi e demokraci dhe pas luftës në Kosovën e lirë: PRESIDENTI RUGOVA PARASHIKOI DHE KRIJOI TË ARDHMEN E KOSOVËS DHE TË SHQIPTARËVE. TRI INTERVISTA EKSKLUZIVE, E PARA PARA 12 VJETËVE. 

Fotoja e vetme në ballinën e gazetës Rilindja ishte pamja nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, para Kuvendit e Qeverisë, ku tash është sheshi me emrin e shtatoren e Presidentit të parë e historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Në atë pamje-fotografi, në plan të parë ishte një pano-bilbord-kornizë ngjyrë ari me portretin e Presidentit historik me Flamurin e Dardanisë në anën e djathtë, nën të cilën ishte shkruar: Dr. IBRAHIM RUGOVA President i Kosovës (1944 – 2006). 

  1. IBRAHIM RUGOVA PRESIDENT HISTORIK I PAVARËSISË SË KOSOVËS PËRGJITHMONË, shkruante me shkronja të mëdha gazeta Rilindja nën fotografi dhe me këtë përmbyllej imazhi i faqes së parë.  

KOMEMORACION NË RILINDJE - NDERIMET MË TË LARTA PËR PRESIDENTIN E PAVARËSISË, DR. IBRAHIM RUGOVA 

Prishtinë, 24 janar 2006 /TN /QIK - Ndërmarrja Rilindja në një mbledhje komemorative ka shprehur sot nderimet më të larta për Presidentin e Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova. 

Presidenti historik i Pavarësisë së Kosovës me penën, fjalën e veprën e tij madhore gjithmonë ishte dhe do të jetë në Rilindje, tha krytetari i Këshillit Drejtues e Kryeredaktori Behlul Jashari, duke përkujtuar se kishte nderin që Dr. Rugovës t’i dhuronte Pllakatin e Jubilet të 60 vjetorit të gazetës tradicionale të Kosovës, të shkruar me ar e argjend. Drejtori i Shtypshkronjës Vesel Makolli në fjalën e tij tha se Rilindja, shtypshkronja e saj, ishte botuesi më i madh i librave – veprës së madhe letrare të Dr. Ibrahim Rugovës, Presidentit të Kosovës. 

Të pranishmit e shumtë në koomemoracion i shprehën ngushëllimet më të thella e më të sinqerta familjes Rugova.   

DISA NGA RAPORTIMET E MIA PËR AGJENCINË SHTETËRORE ZYRTARE TË LAJMEVE TË SHQIPËRISË PARA 17 VITEVE, JANAR 2006:   

PIKËLLIM I MADH NË CERRCË, TEK MOLIKA E MBJELLË NGA IBRAHIM RUGOVA

– Nga Behlul Jashari –

     PRISHTINË, 22 Janar /ATSH/ - Pikëllim i madh ka rënë në vendlindjen e Presidentit Ibrahim Rugova, në Cerrcë të Istogut, te molika që ai kishte mbjellë në oborrin e shtëpisë, kur ishte tetë vjeç. Presidenti Rugova vdiq në moshën 61-vjeçare, molika vazhdon të rritet në vendlindjen e tij edhe pas 53 vjetëve.
     Rreth asaj molike u tubuan njerëzit e fshatit, sapo morën lajmin për vdekjen e Presidenti dhe si në një vend të bekuar qëndrojnë të bashkuar edhe sot, kur kanë kaluar më shumë se 30 orë nga lajmi i hidhur. 
     “Me duart e veta e pat mbjellë këtë molikë”, thotë xhaxhai i Ibrahim Rugovës, Ali Rustë Rugova, njeriu që e rriti dhe e shkolloi dhe që sot pret ngushëllime. “A ende e paske molikën time?”, e kishte pyetur Rugova i lumtur xhaxhain  në vizitën e fundit që i bëri vendlindjes.
     Në luftën e fundit, forcat serbe dogjën e rrënuan shtëpitë e familjes Rugova. Aliu tregon me dorë andej ku tani nuk ka më shtëpi dhe thotë: “Në këtë vend ka lindur Ibrahimi, këtu e kemi pasur truallin e shtëpisë”.
     Por historia e familjes Rugova është edhe më e hidhur. Vetëm një muaj pasi lindi, foshnja që e kishin quajtur Ibrahim, mbeti pa babanë: Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor 1944, ndërsa më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë i pushkatuan babanë, Ukë Rugovën dhe gjyshin, Rustë Rugovën. Ky i fundit ishte luftëtar i njohur kundër grupeve çetnike që kishin depërtuar gjatë Luftës II Botërore në krahinën e Rugovës.
     “I kanë vra në Kullën e Popit. I vrau OZNA, UDB-ja. As sot nuk ua dimë eshtrat”, tregojnë njerëzit e familjes Rugova. Më e moshuara e Cerrcës, Rabë Rugova, mbi njëqind vjeçe, tregon edhe histori të tjera. “Uka, babai i Ibrahimit, ka pasë lindë pas gjashtë vajzave dhe ishte gëzim i madh për familjen e farefisin. Kur Ukën e vranë, për Ibrahimin u kujdes vëllau im, Aliu, si për djemtë e vet”.
     Në Cerrcë tregojnë se plaka Rabë shpesh çohet edhe natën dhe e puth fotografinë e të nipit, President i Kosovës. Tregojnë edhe histori të tjera. Tregojnë se tek i biri, Uka, Ibrahim Rugova ka përtërirë emrin e të atit, Ukës së vjetër. 
     Bashkë me të tjerët, pret ngushëllime edhe Ajet Hasanaj, shok i fëmijërisë dhe i shkollës i Ibrahim Rugovës. “Ibrahimi ishte i gjithë Kosovës”, flet ai me dhembje të madhe për humbjen e madhe. “Kosova do shkojë përpara edhe pas Rugovës, se ka veprën e tij të madhe. Ibrahim Rugova do mbetet përgjithmonë President i Pavarësisë së Kosovës”, thonë njerëzit në Cerrcë, në vendlindjen e Presidentit Rugova.
/pas/s.s./ 

KOSOVË, 15 DITË ZI KOMBËTARE PËR PRESIDENTIN RUGOVA
 

     PRISHTINË, 22 janar /ATSH-Behlul Jashari/ - Këshilli Organizativ i Varrimit të Presidentit Rugova ka shpallur 15 ditë zi kombëtare në Kosovë, duke filluar nga dita e hënë, 23 janar 2006, për nder të Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili ndërroi jetë të shtunën, më 21 janar 2006. 
     Për katër ditë, prej të hënës deri të enjten, në datat 23-26 janar 2006, institucionet arsimore të të gjitha niveleve në Kosovë nuk do të zhvillojnë mësim. 
     Dita e varrimit të Presidentit Rugova, e enjte, më 26 janar 2006, do të jetë ditë kur nuk do të punohet në asnjë institucion. 
     Këshilli Organizativ i Varrimit të Presidentit Rugova njofton se homazhet publike fillojnë nesër, ditë e hënë, më 23 janar 2006, duke filluar nga ora 12:00, në Kuvendin e Kosovës.      
     Qytetarët do të mund të bëjnë homazhe deri në ora 18:00. 
     Në dy ditët e tjera, të martën dhe të mërkurën, orari për homazhe publike do të jetë prej orës 09:00 deri në ora 18:00. Homazhet bëhen edhe paraditën e së enjtes, deri para nisjes së funeralit për në ceremoninë qendrore dhe varrimin, që do të bëhet në Prishtinë. 
     Qytetarët e Kosovës do të mund të shkruhen në Librat e Zisë për Presidentin e Kosovës,  Ibrahim Rugova. 

Forhåndsvisning av bilde
     Librat do të vendosen në të gjitha komunat e Kosovës, në Bibilotekën Kombëtare dhe Universitare dhe në Teatrin Kombëtar në Prishtinë. Ndërkaq, Libri i Zisë për Trupin Diplomatik do të vendoset në Kuvendin e Kosovës./ a.jor.    

PRISHTINË, FLAMURI AMERIKAN ULET NË GJYSMË SHTIZË 

     PRISHTINË, 23 Janar /ATSH-Behlul Jashari/ – Zyra e SHBA-së në Prishtinë uli sot (e hënë) flamurin amerikan në gjysmështizë, në nderim të Presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, gjatë një ceremonie të shkurtër, të drejtuar nga Shefi i Misionit, Philip Goldberg.
     Në fjalën që mbajti me këtë rast, z.Goldberg tha se me ndarjen nga jeta të Presidentit Rugova, Kosova ka humbur një udhëheqës të madh, por edhe SHBA humbi një mik të madh e të përkushtuar. 
     “Në botë nuk ka shumë udhëheqës apo popuj, të cilët kanë aq shumë dashuri dhe respekt për Shtetet e Bashkuara, siç pati Presidenti Rugova dhe siç ka populli i Kosovës. Dhe, për shkak të respektit për të, për miqësinë e tij me Shtetet e Bashkuara dhe respektit për popullin e Kosovës, unë e ndjej se është me vend që edhe ne të ulim flamurin amerikan në gjysmështizë gjatë periudhës së zisë”, tha z. Goldberg. 
     “Kjo ka një domethënie të madhe për ne dhe jam i sigurtë se do të ketë edhe për popullin e Kosovës”, theksoi ai, ndërsa komandanti i njësisë së Marinës së SHBA-së uli flamurin amerikan në gjysmë shtize. 
    Shefi i Misionit Goldberg solli dhe kujtimet e tij të 18 muajve të fundit, nga koha kur ai drejton Zyrën Amerikane në Prishtinë, si dhe të takimit të parë me Presidentitn Rugova, para njëmbëdhjetë vitesh, në Uashington.
    “Veç asaj që ai bëri si udhëheqës – dhe me të vërtetë si një simbol i Kosovës për botën – unë e njoha atë edhe si një njeri shumë të këndshëm dhe të përzemërt”, tha shefi i Misionit të SHBA-së në Prishtinë, duke propozuar një minutë heshtje në nderim të Presidentit Rugova.
/klod/pas/ 

  Forhåndsvisning av bilde

GEORGE Ë. BUSH: HUMBJA E RUGOVES NE KETE KOHE VENDIMTARE, TRAGJIKE

-Presidenti i SHBA i shkruan familjes së Rugovës dhe popullit të Kosovës- 

     PRISHTINE, 23 Janar /ATSH Behlul Jashari/ – Zyra e Shtypit e SHBA-së në Prishtinë sapo ka shpërndarë për mediat letrën që Presidenti i SHBA-së George Ë. Bush i ka nisur  familjes së Presidentit Rugova dhe gjithë popullit të Kosovës. Në letrën e nisur nga Shtëpia e Bardhë shkruhet: “Me pikëllim të thellë e mora lajmin për vdekjen e Kryetarit Ibrahim Rugova. Kryetari Rugova për shumë vite udhëhoqi fushatën për paqë dhe demokraci në Kosovë dhe fitoi respektin e botës për qëndrimin e tij parimor kundër dhunës.
     Shtetet e Bashkuara kanë humbur një mik të vërtetë. Gjatë viteve të konfliktit, Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe maturisë që i ndihmoi popullit të Kosovës për të vënë bazat për një të ardhme paqësore. Humbja e këtij zëri, në këtë kohë vendimtare, është posaçërisht tragjike për Kosovën. Më lejoni t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për të punuar me gjithë njerëzit e Kosovës për ndërtimin e një ardhmërie që është stabile, demokratike dhe përparimtare. 
     Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, unë dhe Laura i shprehim ngushëllimet tona familjes së Kryetarit Rugova dhe gjithë popullit të Kosovës”. 

AEROPORTI I PRISHTINËS DO NDIHMOHET EDHE NGA PISTA TE TJERA FQINJE

     PRISHTINË, 23 Janar /ATSH-Behlul Jashari/ - Aeroportit të Prishtinës do t’i vijnë në ndihmë edhe disa aeroporte fqinjë, pasi ky i vetëm nuk mund t’i përballojë fluturimet e shumta speciale të delegacioneve që do marrin pjesë në  varrimin e Presidentit Ibrahim Rugova. 
     Zyrtarë të këtij aeroporti thanë sot (e hënë) se kanë shumë kërkesa për ulje dhe se për shkak të kapaciteteve të kufizuara, shumë fluturime do drejtohen për në aeroportin e Shkupit, në Maqedoni. Sipas të njëjtave burime, do shikohen mundësitë që për këtë qëllim të shfrytëzohet edhe një pistë tjetër uljeje afër Gjakovës.
 /pas/ 

KOSOVE, RRADHË TË GJATA QYTETARËSH PRESIN TË BËJNË HOMAZHE PRANË TRUPIT TË PAJETË TË  PRESIDENTIT RUGOVA 
 
     PRISHTINË, 23 Janar /ATSH-Behlul Jashari/ - Shumë qytetarë kosovarë janë mbledhur sot (e Hënë) para Kuvendit të Kosovës, në pritje për t’i bërë homazhe Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.   
     Shumë prej tyre kanë ardhur nga e gjithë Kosova dhe hapësirat e tjera shqiptare dhe kanë mbushur sheshin Skënderbej dhe rrugën “Nënë Tereza” në Prishtinë.  Qindra qytetarë presin të nënshkruajnë Librat e Zisë, që janë vendosur në Bibliotekën Kombëtare e Universitare dhe në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.
     Kosova mban zi sot për Presidentin e saj, Ibrahim Rugova, i cili vdiq të shtunën, në moshën 61 vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë.
/s.s./lira/   

  Forhåndsvisning av bilde

 

Atentatet …!

0

Prof. Bajram Binaku, Pejë

Mbaj mend defatoret moti kur i bijshin defit e u dalldisshin gratë me nga gjysëm kilogrami dukat rreth qafe e duarve. Atëherë nuk ishte në modë me qitë dukat rreth këmbëve se edhe i kishin qitë rreth qorapeve të “vunicës”,të cilat i kishin të mbathura atë kohë. Vonë e mora vesh qe edhe këto vargje u këndoheshin nga defatoret, grave të hazdisura gjatë kërcimit para tyre:”kceni gra rend me rend, j’au bëftë punën gabeli jem”-u këndonin defatoret. E ato mule e fute dorën në gjirin e tyre e nxjerr marka gjermane me grusht.

Atentatët e përfolura mbi disa burra e liderë bajagi, qe i thonë veti,me duket se nuk paska qenë më shumë se sa kënga e defit të defatoreve. Njëfarë defatore me një emër shumë tërheqës, Shukrije, paska zbuluar një “burim të saktë”, qe po pregatiteshin atentate mbi disa figura shumë popullore, si Abdullah Hoti, Memli Krasniqi, Ganimete Musliu, Lumir Alixhiku e disa gjynaha, qe tybe edhe në “mahallën e Batës” m’i marr gjumi e me kalue natën në njerën nga rrugët e kësaj lagje, kush s’e kthen kryet prej tyre, bile as Sejdi Makaqi i zi, qe i themi ne një burri me të meta mendore! Nuk do të ishte aktuale e as interesante postimi i Shukrijes, se sa publiciteti qe ju dha këtij lajmi nga mediat dhe akterët e përfolur për atentat.

Në selitë partiake u bë rrëmujë, sikur ta kishte përfshi një zjarr i furishëm. I pari se priti të fundit për ta lajmërue rrezikun e vrasjes se disa figurave kyqe partiake. Të drejtën me thënë nga LDK-ja nuk u befasova aq sa u befasova nga PDK-ja. Deri më tani vetem Xhavit Haliti kishte paraqitur një kërcënim nga PDK. Si u bë të ndjehet Memli i kërcënuar apo i paralajmëruar për atentat, kur dihet se babën e ka në qendër të informacionit të BIK-ut dhe sherbimeve të huaja. Po Ganja? Si mund të jetë i pregatitur ndaj saj atenteti? Ajo, veç nese kërcënohet për shkak të kerkimit të një bashkëshorti, për asgjë tjetër. Partia “shtetformuese” e ka zanat me u trembë pa e thirr askush.

Nuk e ka sefte, prandaj çdo “të nime”e bën top lajm të ditës apo të javës. Tri shtylla i ka për vota, kjo: E para, si pasuese e Ibrahim Rugovës E dyta, si parti shtetformuese E treta, si parti e viktimizuar. Dyshoj se ndoshta “ja ka ni erën” e zgjedhjeve të jashtë zakonshme(me kutin e saj), mos po bëjnë ndërkombëtarët presion në qeveri për asociacionin e Albini mund të jep dorëheqje. E ka sllogan politik, LDK, sidomos para zgjedhjeve: “Të zbardhen vrasjet e figurave politike të LDK-së. Ndoshta ju duket naive ky sllogan,po edhe lumi krijohet nga prrockat. Projekti i viktimizimit të një partie, është i ngjashëm, sikur viktimizimi i Serbisë karshi Kosovës në opinionin ndërkombëtar! Në këtë rast dua të cekë edhe rrezikun qe mund të vie nga jashtë.

Duke qenë në një situatë ku kemi probleme të pa zgjidhura me Serbinë, korrupcionin, drejtësinë, sherbimet anti shqiptariçe janë shumë të interesuara t’a krijojnë një situatë “karamboll”, ku qeni të zonë nuk e njef! Nga kjo situatë mund të përfitojë LDK-ja poena politike, por Kosova do të degradohet në një shkallë të pa parashikueshme. Mbaj mend edhe atentatin ndaj Ibrahim Rugovës, kërcënimeve me likfidim, ndaj Albin Kurtit, por kurr nuk janë bërë aq publike sa qe u bë lajmi i atentatit të disa përsonave tani. Prandaj mos e merrni edhe jo serioze këtë jehonë për pregatitje të atentateve, sepse mund të shërbejë si ide e Vuçiçit, armiqëve të shumtë të lindjes, qe mund të na dëmtojnë rëndë, jo vetëm shtetin po dhe qenojen tonë kombëtare.

Sidomos kur dihen tendencat për ç’kombëtarizim me metoda e mjete nga më të ndryshme!

Ramush Haradinaj: William Walker, Heroi i së vërtetës për krimet serbe në Kosovë

0
Ambasadori William Walker mbetet Heroi i së vërtetës për krimet serbe në Kosovë. Njeriu i cili me cilësimin e masakrës së Reçakut si krim kundër njerëzimit, zgjoi ndërgjegjen e botës për krimet serbe në Kosovë!
Sot, kishim nderin ta kemi në vizitë z. William Walker, me të cilin evokuam kujtime nga e kaluara dhe njëkohësisht zhvilluam bisedë miqësore për zhvillimet aktuale në vend.
Fjalët e tij për masakrën e Reçakut u bënë pikë kthese në sensibilizimin e opinionit dhe akterëve kryesorë ndërkombëtarë për nevojën e intervenimit, në mënyrë që të ndalej gjenocidi dhe spastrimi etnik kundër popullsisë civile. Me këtë rast, Ambasadorit Walker i ndava medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për kontributin e tij në çështjen kombëtare.
Mikun e madh të shqiptarëve e falënderova edhe njëherë për gjithçka që ka bërë për Kosovën.
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe kostumMund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Kryeministri Kurti priti në takim emisarët ndërkombëtarë Lajčák, Escobar, Plötner, Bonne dhe Talò

0

Prishtinë, 20 janar 2023 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi u takua sot me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministres së Italisë,  Giorgia Meloni, Francesco Maria Talò dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Forhåndsvisning av bildeKjo është hera e dytë që kryeministri Kurti priti në takim këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri, Plötner dhe Bonne, pas takimit të parë më 9 shtator 2022. Kësaj radhe atyre iu bashkëngjitën edhe këshilltari diplomatik i Kryeministres së Italisë, Talò dhe emisari amerikan, Escobar. Për më shumë se dy orë u diskutua për propozimin evropian, të cilën Kryeministri Kurti e vlerëson si bazë të mirë për diskutim të mëtejshëm për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër. U diskutua edhe për të drejtat e pakicave, për çka kryeministri ka shprehur konsideratën edhe në kornizën e përgjithshme për marrëveshje të propozuar nga vetë ai me 18 gusht 2022 në Bruksel. Kryeministri Kurti, ndër të tjerash, theksoi nevojën e Kosovës për njohjen nga shtetet mosnjohëse dhe anëtarësimin në organizata kyçe ndërkombëtare dhe trans-atlantike.Forhåndsvisning av bildeAi i njoftoi emisarët për të arriturat dhe sukseset e Kosovës në vitin që lamë pas në fushën e sundimit të ligjit, për reformat e ndërmarra, progresin demokratik dhe ekonomik, si dhe për aplikimin e Kosovë në Këshillin e Evropës në maj të vitit të kaluar dhe në Bashkimin Evropian në dhjetor, si hapa historik për Kosovën.

Forhåndsvisning av bildeI falënderoi të gjithë emisarët dhe vendet e tyre për përkushtimin dhe angazhimin në procesin e dialogut dhe rrugën përpara, duke shprehur gatishmërinë e tij për takime të radhës të nivelit të lartë politik dhe intensifikim të procesit.

Pas këtij takimi, emisarët udhëtuan për në kryeqytetin e fqinjit verior të Republikës së Kosovës.

Forhåndsvisning av bilde

Atentatet …, atentatet …, analizë e një shkrimi të Enver Malokut e datës 20 tetor 1998

0
Nga: Ibrahim Kelmendi, Gjermani
_____
Rëndom, gënjeshtra (pseudolajmi) për planifikim të atentateve politike kësaj radhe u bë për të simuluar rrolin e viktimave, sepse në mjedise dekadente kjo shpifje të faktorizon dhe të shton vota. Përndryshe, personat e apostrofuar për t’u vra, nuk e “meritojnë” të vriten as nga shërbimet armiqësore, as nga kundërshtarët pariakë e politikë, bile as nga gratë e tyre, sepse për aske nuk janë protagonistë as armiqësorë e as autorativë.
Në raste tjera lajmet e rrëme bëhen për të devalvuar rrolin e madh që kanë atentatet politike. Gjermania, qysh nga koha e Hitlerit, ndihet e turpëruar pse të paktën nuk kishte një budalla me përcaktim e trimëri – që ta vriste Hitlerin. Gjithandej glorifikohen meritat që paskëshin pas gjermanët për tentimvrasje të Hitlerin. Ato ide e përpjekje i zmadhojnë, që ta kompensojnë turpin që ndiejnë, për durimin aq të gjatë e poshtëruesi të një diktatori kriminel…
Të ne vetëm zhurmojmë për vrasjet politike, pa bërë analiza, kush është vra, pse është vra, kush duhet ta ketë vra. Fatkesësisht zhurmohet pothuajse vetëm kur protagonistëve iu duhen për t’i rrit reputacionin politik dhe votat. Prandaj akuzohen si vrasës apo urdhërdhënës kundërshtarët partiakë dhe politikë.
Për vrasjet politike që i kanë bërë guerilët e UÇK-së deri në qershor 1999 kryesisht kemi hesht deri sa janë angazhuar EULEX dhe Dhomat e specializuara. Këto struktura kanë shqyrtuar e gjykuar disa raste. Por, hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët e Republikës së Kosovës vetëm se kanë simuluar që po hetojnë…
Vrasjet politike janë të shumëllojshme, ato kanë motive të ndryshme. Vrasje politike janë edhe kur pushteti diktatoril kriminal i vret kundërshtarët e tij politikë, çlirimtarët, siç na i ka vra Jugosllavija e Serbia shumë veprimtarë çlirimtarë. Por vrasje politike ishin edhe kur guerilet e UÇK-së vrisnin pjesëtarë të strukturave policeske jugosllave e serbe dhe marioneta të tyre shqipfolëse. Pra, kemi vrasje të pa arsyeshme dhe të arsyeshme.
Këto ditë rastisi të lexoj një shkrim të Enver Malokut, i publikuar edhe në “bota sot”, më 25 tetor 1998. Përmbajtja e atij shkrimi duhet të ketë qenë motiv që shërbimet armiqësore të vendosin për ta dënuar ENVERIN me vrasje, sepse duhet të kenë gjykuar se ndikon në frikësim dhe diciplinim të dëgjueshëm pas kuislingut Ibrahim Rugov. Njësoj e kam pas zbërthye edhe vrasjen e Komandantit të UÇK-së dhe Parlamentarit Smajl Hajdaraj, pak ditë pas vrasjes së tij.
Në historinë tonë kemi mitizuar atentatin që Heroi Avni Rrustemi i ka bërë tradhtarit Esat Pashë Toptani. Vetëmë cilësimi pasha i Esatit, ka mjaftuar për ta vra dhe do të çmohej si vrasje politike patriotike…
Edhe pse sundimtarët kriminelë, në Lindje e Perëndim, Veri e Jug, për interesa të tyre i kanë i kanë diskualifikuar si krim atentatet politike ndaj sundimtareve diktatorë e kriminelë, në fakt ato atentate janë akte fisnike për të mirë të njerëzimit.
Ta zëmë, sa dobi ka pas USA dhe Bota të vritej Trump që të mos provokohej edhe lufta civile në USA, apo të vritej Sali Berisha para se ta qonte Shqipërinë në luftë civile. Atentatori i presidentit Erdogan do të çmohej hero edhe nga populli turk, siç e çmojmë ne Avni Rrustemin. Atentatori i kriminelit Putin do shpallej kryehero në gjithë botën demokratike.
Uroj të jemi më racional dhe më të përmbajtur, – për të mos hëngër tepër shumë mjaltë, – kur shpifet, flitet e spekulohet për vrasjet politike, apo për planifikim të tyre.
Uroj që institucionet kompetente të Republikës së Kosovës të duan, të guxojnë dhe të aftësohen për t’i zbardh e gjykuar të gjitha vrasjet politike.
(ibrahim Kelmendi)
Mund të jetë një imazh i teksti

Trusti ,… apo kur e kanë keq opozita dhe pozita ?!

0
Ibrahim Kelmendi, Gjermani
____
TRUSTI…, TRUSTI…
Fatkeqësisht të dy palët e kanë keq. Edhe kuvendarët e opozitës (populistë naivë) që kërkojnë t’u kthehet një pjesë e kursimeve kursimtarëve, edhe kuvendarët e pozitës që i “mbrojnë” ato, me arsyetim se janë në interesi i kursimtarëve, që të marrin pension sa më të madh. Në fakt ato kursime, për momentin, janë në “pronësi” të holandezëve kriminelë.
U them kriminelë, sepse ata që kanë korruptuar administratorin përkatës të UNMIK-ut, të gjitha kursimet në Trust të deponoheshin në Holandë për menaxhim nga fondi i spekulantëv (nuk ia di emrin).
Për idiotët që nuk e dinë: edhe kursimet që i mbajnë në jastëkë, dollap, sejf, por edhe në bankë, u “flenë” vlera nëse nuk janë në qarkullim. Ato nuk shtohen. Ato zvogëlohen, sepse para dy viteve, ta zëmë litra e vajit ushqimor ka kushtuar rreth 1 Euro, tani në mbi 2 Euro.
Pra, paraja ka vlerë për aq sa e ka fuqinë blerëse në momentin e caktuar.
Kuvendi do të duhej të precizon ligjin për Trust, duke e definuar nëse është Trust shtetëror apo privat, dhe të definohet, kush i garanton kursimet.
Ta zëmë, fondi holandez që është duke i menaxhuar ato duke i investuar në aksione të ndryshme botërore, nëse zhbëhet (bankroton), kush ua jep pensionet kursimtarëve, nëse kursimet e tyre shkojnë për “lesh”.
Ta zëmë, Gjermania e ka të ndaluar me ligj që kursimet për pension, shtetëror apo privat, të dalin jashtë Gjermania, sepse shteti edhe të gjitha kursimet për pensione private i garanton me 2,4 % kamatë vjetor, nëse bankroton kompania peivate. Kështu, edhe pensionarët e ardhshëm janë të sigurt se do t’i marrin pensionet e tyre, edhe ekonomia gjermane ka më shumë financa për investime.
Pra, Kuvendi duhet ta ndryshon ligjin, në vend që kursimet pensionale të investohen jashtë shtetit, ato të investohen vetëm brenda Shtetit të Kosovës, dhe ato të jenë të garantuara nga Shteti me kamatë minimale 2 % në vit. Shumë i fituar do të ishin kursimtarët dhe e ekonomia e Kosovës, nëse Trusti do të investonte për ta ngrit një termolektranë me kapacitet 1.000 MW në orë. Trusti do të fitonte neto minimum rreth 300 milionë Euro (gjegjësisht rreth 30 % do kishte rritje vjetore ai investim).
Fondet e pensioneve në USA i kanë bizneset e tyre ku i investojnë kursimet për pensione private qytetarët.
Trusti, në kooperim me Postën, do të mund të hapnin bankë të përbashkët për të kredituar investime kapitale me kamatë 3 % e më lartë.
Për këso zgjidhesh racionale, fitimpruse, zhvillimore do të duhej të mendonin e vendosnin ata që duan fuqizimin e Trustit, pensione të sigurta e sa më të larta, dhe zhvillim të përshpejtuar energjetik e ekonomik të Kosovës.

Historiani Jusuf Buxhovi, anëtar i asociacionit amerikan të historisë

0
Historiani Jusuf Buxhovi pranohet anëtar i rregullt i American Historical Association (Asociacionit Amerikan te Historisë), me seli në DC. Sot u bë konformimi zyrtar nga American Historical Association!
AHA promovon punën historike dhe rëndësinë e të menduarit historik në jetën publike. Themeluar me akt (vendim) te Kongresit te SHBA-ve me 1889, misioni i saj është ngritja e punës së historianëve në bazë të standardëve profesionale e etike, dhe plrkrahja e kërkimeve inovative e lirisë akademike si dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Si organizata më e madhe e historianlve (me mbi 11,000 anetare), AHA i shërben të gjithë historianëve nga secila fushë.
Pranimi i Historianit Buxhovi në AHA paraqet një mirënjëhje ndërkombëtare për punën e tij hulumtuese shkencore, që doli në pah me veprln “Kosova” në tetë vëllime e përkthyer në anglisht nga shtëpia botuese “Jalifat Publishing” e Houstonit, por njëherit paraqet të arritur edhe për historiografinë shqiptare në përgjithësi.
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "AMER CAN H STOR CAL ASSOCIATION To: JUSUF BUXHOVI Congratulations! Đou habe receibed an Emeritus fembership in the American Distorital Assoriation, the largest professional organișation serving historians all fields and all professions. Dated this 19t day of January 2023 Washington, historians.org @AHAhistorians members@historians.org"