Kreu Blog Faqe 1130

Gjurmët në qytetin e Demastionit në trevën e Dardanisë qendrore

0

Në foto: Monedha e Damastionit 

Dr. Sc. Qazim Namani

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, IKMM, Prishtinë

qazimnamani@hotmail.com

GJURMËT NË QYTETIN E DEMASTIONIT NË TREVËN E DARDANISË QENDRORE

Qyteti antik i Damastionit

Damastioni ishte qendër e madhe xehëtare me rëndësi në Iliri, ku që nga shekulli i IV p.e.s, preheshin monedha prej argjendi. Në simbolet e përdorura mbi monedha është çekani i minatorit, që dëshmon se qyteti ishte qendër e një treve të pasur me miniera të arit dhe argjendit.

Damastioni është njëri nga qytet e rëndësishme ilire i cili ende nuk është zbuluar se në cilën hapësirë territoriale ilire ishte ngritur. Bazuar nga burimet antike ky qytet ishte bërë i njohur për përpunimin e arit dhe argjendit.

Minierat për rreth, dhe përpunimi i metaleve fisnike në këtë qytet kishin një rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, të jetës sociale e kulturore të asaj treve.

Gjurmët e vendndodhjes së këtij qyteti ende nuk janë të përcaktuara qartë, lidhur me këtë çështje janë ngritur shumë hipoteza, por nga mungesa e hulumtimeve në terren, nuk është vërtetuar, ku kanë ekzistuar gjithë ato miniera, dhe ku ka lulëzuar ky qytetërim.

Hipotezat e ngritura deri më tani dallojnë shumë mes veti, duke e kërkuar në disa qytete dhe vendbanime të ndryshme nëpër trevat e Ilirisë dhe Dardanisë antike në veçanti.

Shumë studiues për këtë qytet dhanë mendime të ndryshme, duke e kërkuar nga viset jugore të Shqipërisë, në Republikën e Maqedonisë Veriore, në Kosovë dhe në Serbinë e sotme.

Nga burimet e më hershme mësojmë se në këtë qytet përveç përpunimit të metaleve fisnike, u prenë edhe monedha me emër të qytetit dhe çekanin e minatorit, të cilat sot hasen në shume vendbanime të Gadishullit Ballkanik.

Nëse bazohemi në shkrimet e studiuesve antik, por edhe në mendimet e studiuesve tanë nga Kosova si: Zef Mirditës, Edi Shukriut etj, të cilët mendojnë se qytetin ilir Demastionin duhet kërkuar në Dardani, e pikërisht në lokalitetet e përpunimit të metaleve në rrethinën e Artanës, dhe bazuar në gjurmët arkeologjike dhe minerare, mund të konstatohet se kjo trevë, patjetër duhet të ketë qenë qendër primare për ekonominë dardane.

Përveç shumë lokaliteteve tjera arkeologjike, monedha të Damastionit janë gjetur edhe në Kështjellen e Veletinit afër Janjevës.[1] Është me rëndësi të ceket se rreth 3 km, në juglindje të Veletinit, pikërisht në hyrje të Janjevës, përball kodrinës Grab, ku janë zbuluar galeri të minierave është Gradina e Janjevës. Në anën veriore rreth 100m nga muret rrethuese të gradinës, janë zbuluar themelet e dy objekteve dhe disa monedha të antikitetit nga arkeologët serbë, andaj edhe këtë lokalitet arkeologjike duket marrë si të rëndësishëm në Dardaninë antike.

Ndër gjetjet e hershme arkeologjike, me rëndësi shumë të madhe është edhe reliefi i Dhemetrës. Në këtë relief, në qendër të tij është paraqitur Dhemetra duke e vrarë demin[2]

Dy bylyzyk prej materialit  të bronzit, të zbuluara në Janjevë, i përkasin periudhës dardane. Njëra që u zbulua në vitin 1934, ruhet në Muzeun Popullor të Beogradit, ndërsa tjetra gjendet në Muzeun nacional të Vjenës. Këto gjetje datojnë që nga shekulli VIII-VII, para lindjes së Krishtit.[3]

Rëndësia e këtij territori të Dardanisë dëshmohet edhe nga ekzistimi i shumë kështjellave dhe gradinave pranë galeriveve minerare që sot i hasim në terren.

Mbarimi i kulturës së bronzit që në malësinë e Galabit, dëshmohet me nekropolet e zbuluara në fshatin Bërnicë të poshtme, Grashticë (Istrinë) e Keqekollë, afër Prishtinës, filloj një kulturë e re ajo e hekurit.

Mbi fshatin Bërnicë, ngrihet kështjella e Siçevës, në Grashticë është fortifikata dhe vendbanimi antik i shtrirë ne disa hektarë. Në fshatin Keqekollë, ekziston një fortifikat që mendohet të jëtë Kështjella e Kekollës.[4] Qytetrimi dardanë në këtë trevë dëshmohet me një numër të madh të fortifikimeve dhe monumenteve të zbuluara.

Në periudhën e hekurit, në këto treva jetonin dardanët, të cilët ishin bartës të qytetrimit të ri, duke dëshmuar kontinuitet qytetrimi që nga parahistoria.[5]

Kjo periudhë e qytetrimit dardanë dëshmohet me vendbanimet e fortifikuara (qytezat), të cilat sot i gjejmë në tërë territorin e Kosovës së sotme e më gjërë.

Vendbanimet e tipit të fortifikatave në territorin e Kosovës, na shfaqen që nga mbarimi i periudhës së neolitit.[6] Kultura materiale e zbuluar në fshatin Damarocë, pranë lumit Morava Jugore, dhe në fshatin Vlashnje afër Prizrenit, i përkasin grupit: Iodertaro-humusor.[7] Supozohet se këto fortifikime të ngritura në epokat e hershme të historisë, kanë vijuar zhvillimin e tyre gjatë tërë epokës së bronzit, në mënyrë që në epoken e hekurit të bëhen si vëndbanime dominuese në zonat për rreth ku shtriheshin.[8]

Në trevën e burimit të Moravës Jugore, mund ta kërkojmë qendrën kryesore të qytetrimit në këtë zonë, dhe se zbulimet e kulturës materiale të epokës së hekurit, në këto anë ju përkasin dardanëve.[9]

Duhet theksuar se xeheroret e Kosovës janë shfrytëzuar që nga periudhat e hershme të metaleve, dhe kjo dëshmohet në tërë territorin e Kosovës.

Xehetaria si degë e rëndësishme ekonomike gjatë Mbretërisë së Dardanisë gjatë shekullit IV-III para erës sonë, ishte zhvilluar edhe jashtë kufijve verilindor të Kosovës së sotme. Minierat në rrethinë e Leskocit, Medvegjës, Vrajës, Bujanocit, Preshevës dhe Kumnovës, ishin degë kryesore të ekonomisë që ndikuan në zhvillimin e qyteteve në këto anë, gjatë periudhës helenistike, në antikitetin e vonë dhe mesjetës.

Emil Çershkov: gjatë hulumtimeve në terren ka shkruar se, në territorin mes Gjilanit dhe Bujanocit janë ruajtur gjurmët e xehetarisë së vjetër antike e mesjetare, të cilat me vështirësi dallohen, sepse gropat dhe galeritë janë shembur që moti dhe mezi mundë të shihen në terren.[10]

Për minierat e kësaj treve kemi të dhëna edhe nga autorët antik. Shkrimtari romak Straboni, i cili jetoi ne shekullin e parë para erës sonë, në librin e tij VII, ka shkruar se, dardan janë dhe Galabrët tek të cilët …..(mungesë në test), është një qytet i vjetër …. këta pra banojnë në thellësi të vendit.[11]

Është një fakt se Straboni e dinte për atë qytet, dhe e gjeti të udhës ta citonte me epitetin Arhaia e kjo tregon se nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë fortesë të zakonshme.[12]

Dardanët kanë qenë të organizuar në jetën politike, ekonomike dhe sociale prandaj si duket ky polis Arhaia ka qenë qendër e rëndësishme e fisit dardan Galabroi.[13]

Edi Shukriu, për ekzistimin e qyteteve në Dardani shkruan: Sipas burimeve antike në Dardani kishte qytete, kështu në shek. I p.e.re, autori antik Tit Livi bënë dallim midis vendbanimeve, duke i quajtur disa prej tyre me nacionin urbus, përderisa Straboni përmend një qytet të vjetër tek Galabrët dardan, pra një qytet që në shekullin e I p.e.re ishte i vjetër.[14]

Hatat që tregojnë shtrirjen e fisit të lashtë dardan Galabri

Dardanët kishin zhvilluar njësi minerare të ashtuquajtura fines, njësi këto që posedonin njësine administrative të quajtur vicus metallic.[15]

Monedha të prera dhe të prodhuara në qytetin e Damastionit, përveç Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, janë gjetur edhe në shumë lokacione të tjera, si: tetradrahma në Kulinë (ndërmjet Nishit dhe Leskovcit).[16]

Autori Petar Popović paraqet tri monedha të zbuluara ne Kërshevice, ndër të cilat një e prerë në Damastion kurse dy në Pelagia.[17]

Siç thamë më lart, monedhat e Damastionit u zbuluan në Dalmaci, Bosnje dhe Hercegovinë, në Shqipëri, përveç Shkodrës që u zbuluan 3 monedha, monedhat e Damastionit u zbuluan edhe në zonën e Elbasanit.

Sipas Imhoof-Blumer, monedhat e Damastionit u gjetën, afër Stobit, Shkupit, Vranjës, Kumanovës dhe Karatovës perëndimore. Paraqitja e monedhave Damastion u dëshmua në Janjevë, Prizren, Gjakovë dhe Pejë. Krahas lumit Morava në veri-lindje nga Vranja dhe Kumanova, konkretisht në Kulinë, afër Leskovcit në vitin 1923 u zbulua një grumbull i madh me monedha Damastion. Duke shkuar më tutje në lindje, gjenden 11 monedha të Damasionit në Muzeun Kombëtar të Sofjes në Bullgari. Të gjitha ato 11 monedha janë zbuluar në territorin e Bullgarisë. Edhe në Rumani u zbuluan monedhat e Damastionit. Në Dalmaci në Sinj, rreth 25 km afër Splitit, u zbuluan 30 monedha, në Risan (Rhizoni i lashtë), në Bocche di Cattarro, u zbulua një grumbull me monedha të Damastionit. Në disa monedha të Damastionit është shfaqur çekiçi i minatorit, i cili dëshmon se qyteti ishte qendra e një rajoni të pasur me minerale argjendi. Përderisa monedhat e Damastionit janë kryesisht monedha ari dhe argjendi, atëherë lirisht mund të pohojmë se Damastioni gjendej afër minierave të arit dhe argjendit, gjë që dëshmohet nga gjurmët e minierave që gjenden edhe sot në miniera të ndryshme, lumenj edhe të rajonit të Kosovës.[18]

Rreth vendndoshjes së qytetit të Damastionit, në mungesë të materialit tjetër të shkruar arkeologjik, janë shprehur disa mendime të kundërta, lokalizimi i këtij qyteti është përcaktuar në saje të monedhave të gjetura që janë prerë në shek. IV-III p.e.re. Sipas tipit, stilit dhe emrit të monedhës, Imhoof-Blumers dhe Gaebleres “Zeitshrift fur numismatic I“ 1874/99 ss dhe “Zeitshrift fur numismatic 37“ 1927 pag 245 ss, kanë menduar se ky qytet duhet të jetë diku afër Peonisë, madje Dyestoi sipas Gaeblerit, Dinastet do të jenë Peon. Më vonë Imhoof-Blumes e lypin diku në jug të Shqipërisë te Antigoneja respektivisht te vendi Dames nja 10 km në veri të Tepelenës, te lumi Vjosa. Philipson është i mendimit se Damastioni mund të identifikohet me Gjirokastrën e sotme.

Karl Paçi po ashtu mendon se duhet të gjendet në jug të Shqipërisë. V. Tomashek këtë qytet e lypë diku në trevën e Pirustëve, respektivisht në Mirditë, ku ka qenë i njohur aktiviteti i xehetarisë. Të njejtin mendim por më specifik e ka edhe R.L.Beau Mond, sipas të cilit Damastioniduhet të lypet diku në Mirditë ose në Dukagjin.

Megjithatë duhet theksuar, që me sa dihet deri me tani, në Shqipëri janë gjetur vetëm një numer i vogël monedha të Damastionit, gjë që është e pa kuptueshme të pranohet hipoteza e vendndodhjes të këtij vendbanimi, kudo qoftë në Shqipëri.

Vetë fakti se lokalizimi i këtij vendbanimi ka nxitur interes të madh, dhe mendimet për shtrirjen e tij, prej një vendi në një vend tjetër, tregon jo vetëm rëndësinë por dhe vështirësinë e kësaj qasje. Kështu Konstantin Jeriqeku mendon se vendndodhjen i tij duhet të lypet diku në veri të Dibrës. Mendimeve të K. Jeriqekut, ju afrohet dhe A. Majeri i cili këtë e lyp në veri të qytetit të Ohrit.[19]

Me gjithë mendimet e kundërta rreth vendndodhjes së këtij qyteti duke ndjekur metodën e rrahur deri më tani, bazuar në gjurmët e eksploatimit të xeheve dhe fortifikimeve, mendojmë se Damastionin duhet ta lypim në trevën qendrore të Dardanisë, respektivisht në trevën e sotme të Kosovës, Serbisë jugore dhe Maqedonisë perëndimore.

Në vitin 1961 në jugperëndim të Janjevës në vendin e quajtur “toka e bardhë” janë zbuluar mbeturinat e një vendbanimi antik, kjo trevë me Artanën (Novo Brdo)[20], dhe minierat e Kishnicës janë të njohura si vende të pasura me minerale.

Është me rëndësi të dihet, se në këtë trevë janë gjetur më së shumti monedha të Damastionit, kurse si Straboni ashtu edhe Palimpsesti i Vatikanit i përmendin xeheroret e argjendit të cilat gjendeshin në afërsi të Damastionit. Pikërisht këto të dhëna e bëjnë ta kërkojmë këtë qytet në afërsi të Kishnicës respektivisht Janjevës apo të Prishtinës shkruan Zef Mirdita.[21] Nga ky shkrim shihet se Zef Mirditës i kanë munguar hulumtimet në terren, në fshatrat tjera të kësaj treve.

Mendoj se mendimi i Zef Mirdites për vendndoshja e Demastionit në pjesën qendrore të Kosovës, e pikërisht në malet e Galabit, është i qëlluar, duke u bazuar te gjurmët xehetarie të cekura më lartë në rrethinën e Janjevës, Artanës dhe të Prishtinës. Është me rëndësi të shtohet edhe fakti se trevat verilindore dhe jugëperëndimore të Artanës janë shumë të pasur me lokalitete xehetarie, dhe gjurmë të lashta nga antikiteti për të cilat nuk është shkruar nga autorët bashkëkohor, pasi nuk janë bërë hulumtime të duhura arkeologjike në këto treva.[22]

M. Suici mendon se ky polis ishte qendër e një bashkësie territoriale. Identifikimin dhe vendndodhjen e kësaj qendre e ka dhënë edhe Ivan Mikulcici duke e lokalizuar me kalanë e Shkupit, e që me rezervë këtë mendim e merr edhe Fanula Papazoglu.[23]

Mendojmë se Ivan Mikulcici dhe studiuesit tjerë të cekur më lartë, për vendndodhja e këtij qyteti kanë ndjekur rrugën e gabuar, sepse duhet besuar se fisi i njohur dardan, Galabroi ka jetuar në territorin e Galabit të sotëm, pra në thellësi të Dardanisë antike, kurse qyteti i Shkupit nuk shtrihet në territorin e malësisë së Galabit, e as në pjesën qendrore të Dardanisë antike dhe kjo bie ndesh me të dhënat e Strabonit.

Bazuar në rezultatet e terrenit mendojmë se në të ardhmen këtë qytet duhet kërkuar në rrethinën e Artanës e pikërisht në Malësinë e Galabit.

Në bazë të burimeve të mbledhura nga terreni, del se edhe ana veriore e Prishtinës, nuk ka qenë mbrapa për nga zhvillimi i xehetarisë, krahasuar me anën përendimore, ku mund ti cekim gjurmët xehëtare dhe fortifikimet në fshatrat: Samaderxhë, Barilevë, Lupçë të ulët, Besi Tenezhdoll, Majac ( Kështjella dhe Gradina), Popovë, Patok, Kacanoll, Llapashticë, Pakashticë, Zhiti, Marincë, Murgullë, Bollostenë etj.

Gjatë hulumtimeve në terren në malësinë e Galabit, kemi hasur në mjaftë toponime që në njëfarë mënyre lidhen me minierat e argjendit, arit dhe qytetin e parë dardan Aria.

Është me rëndësi të ceket se lugu i “Gjytetit të Rimit” në fshatin Prapashticë sot quhet lugu i Arushës, ku tek banorët e kësaj ane nuk mbahet në mendje të jetë parë ndonjëherë ari në këtë lokalitet, kësaj duhet shtuar se në anën jugperëndimore të këtij lokaliteti fillon territori i fshatit Keqekollë ku kroi i këtij fshati quhet Kroi i Kikollit (Kroi i Gjytetit).

Në këtë fshat është zbuluar një kështjellë që mendohet të jete Kështjella e Kekollës, e cila gjendet në listën e rindërtimeve nga perandori Justinian.[24]

Në fshatin Keqekollë rreth 1km në anën jugore nga kroi i qytetit, një hyrje e galerisë nga popullata quhet “Shpella e Argjentit”. Në këtë fshatë janë regjistruar gjashtë vende, ku ishin tubuar skoriet (zgjyra e metaleve ose samakova), nga përpunimi i xeheve.

Sasia e grumbulluar e skorieve në Keqekollë, Ballaban, Brainë, Herticë, Prapashticë, Dabishec, Hajkobillë, Kremenatë, Strezoc, Bugjenicë, Gjyrishec, Kronidel, Krilevë, Marec, Gradina në lagjen Bullaj të Marecit, dhe fshatrave në rrethinën e Janjevës, Kamenicës e Gjilanit, është bartur dhe dërguar në shkritoren e Trepçës në vitet pesëdhjeta të shekullit XX.

Në Prapashticë ekzistojnë gërmadha të vendbanimit të lashtë, themelet e disa kishave, zgjyrë xehesh, varreza me trup vendosje dhe tumulare, kurse në hyrje të këtij lokaliteti një luginë quhet “Lugut të Arushës” ku është evidentuar rruga që ka ekzistuar që në kohët e lashta.

Në anën juglindore në fshatin Marec jo larg këtij lokaliteti gjendet lokaliteti arkeologjik i quajtur gradinë. Një mikrotoponim i ngjashëm e gjejmë edhe në fshatin Mramur, me emrin “Fusha e Arushës”. Në këtë fshat janë gjetur gjurmët e një qytetërimi antik, që vetëm e përforcon mendimin se qyteti Aria duhet kërkuar në vargun e mikrotoponimeve të ruajtura për “Gjytete (Qytete)”, në këtë trevë, që dëshmojnë një zhvillim të pa kontestueshëm në lashtësi, duke filluar prej Gjytetit të Istrinës (Grashticës), pikërisht lokalitetit arkeologjik që shtrihet dhe në territorin e fshatit Mramur.

Një fortesë e rindërtuar në Dardani nga mbreti Justinian quhej ARIA, që mendojmë se duhet lokalizuar me ndonjërën nga kalatë që ngritën mbi Gradinën e fshatit Siarinë.

Në fshatrat rreth Siarinës, pothuaj se në çdo fshat edhe sot vërehen gjurmët e përpunimit të metaleve, dhe gjatë rrjedhës së ujit në këto anë, kudo hasen skorie të mbetura nga përpunimi i metaleve. Në këtë zonë është e njohur miniera në fshatin Lece.

Pranë Gradinës së Siarinës në fshatin Sfircë, janë ruajtur toponimet “Birat e Arisë”, në fshatin Zajçec edhe sot ruhet toponimi “Bashqja e Arisë”, mikrotoponime këto që e përforcojnë mendimin tonë. Në fshatin Marec, gradina, lokalitet ky i rrethuar me shumë fortifikime dhe miniera. Pranë kësaj gradine ka sasi të madhe të mbetjeve të përpunimit të metaleve dhe galeri të minierave.

Në fshatin Gjyrishec, Velegllavë në kufi me fshatin Marocë, një vend shkrirje e mineraleve quhet “Shpella e Argjendit”, në këtë vend vërehen gjurmët e një galerie.

Pranë gradinës së Siarinës, një kështjellë sot quhet “Quka e Dukatit”, që mendojmë se emrin dukat (ari)[25], kjo kështjellë e mori pas pushtimit Osman, duke lënë të kuptohet se më parë është quajtur “Quka e Arit”.

Fshati Siarinë është lokalitet i njohur arkeologjik dhe i vetmi vendbanim i lashtësisë që karakterizohet me gejzerin me ujë shërues. Gradishta e këtij fshati që nga kohët e antikitetit dëshmon për një vendbanim të lashtë, që e kishte edhe banjën shëruese, prandaj deri më sot janë ruajtur emërtimet e fshatrave ‘’Banja e Vjetër’’ dhe ‘’Romabaja’’. Të dyja këto fshatra, duke i përfshirë edhe fshatrat përreth Siarinës, janë të njohura si vendbanime minerare të antikitetit.[26]

Nga shumë harta të botuara gjatë shekullit XIX, dëshmohet se malet e rrethinës së Artanës (Novo Brdës), janë quajtur Malet e Argjendit, fshatrat Strazha dhe Pogragja

Vërehet se edhe në përshkrimet e Ptolomeut për katër qytete urbane në Dardani Aribantioni është i renditur në relacionin rrugorë mes Naissusit (Nishi i sotëm), dhe Ulpianës pranë Prishtinës, çka i përgjigjet lokalitetit “Quka e Dukatit”.

Mita Rakiqi, në librin e tij “Iz Nove Serbije”, Malësinë e Galabit, nganjëherë e quante edhe Gulab i cili thekson se në bjeshkët e Galabit, duke e pasur parasysh trevën e Jabllanicës, jetonte elementi shqiptarë, ose siç ai e quante elementi arnaut.[27] Prania e dardanëve në rrethinën e Medvegjës është vërtetuar me gërmimet arkeologjike në tumat e kësaj treve, që kronologjikisht janë të kohës së mbarimit të periudhës së bronzit. M. V. Garashanin thotë se rajonin e Lebanit të Leskocit e kanë banuar pa dyshim dardanët.[28]  Në vitin 1858 disa fshatra të “Pustarekës” dhe të “Jabllanicës” i ka vizituar edhe Johann Georg Von Hahn. Hahni duke u bazuar në shënimet e Strabonit, thotë se në viset e Galabit ishte një qytet shumë i rëndësishëm antik, ai Artanën e quajti “E ëma e të gjitha qyteteve”. Hahni në Malësinë e Galabit qëndroi disa ditë, dhe vizitoi shumë fshatra.[29] Në bazë të këtyre të dhënave mundë të pohojmë se Hahniduke u bazuar në shënimet e Strabonit është nisur në kërkim të qytetit Arhaia (Aria) dhe Damastionin.

Mendojmë se në kërkim të Damastionit, nuk duhet anashkaluar fortifikimet dhe në fshatrat e pasura me minerale në “Mailin e Zi” të Shkupit, në fshatrat e Komunës së Kumanovës, Preshevës, Gjilanit e Vitisë. Në këto fshatra janë zbuluar gjurmë të eksploatimit të mineraleve. Në këtë zonë një numër i fortifikatave kanë dëshmuar për gjurmë të qytetërimit të hershëm. Në fshatin Llojan, Likovë janë gjurmët e minierave të vjetra. Në Vllanishtë afër Kështjellës së Brecës, janë gjurmët e një miniere. Në Dumanoc, ka gjurmë të qytetrimit, ky fshat shtrihet në mes tre fortifikimeve, Likovës (Kulina), Patlishanit dhe e Brecës. Llojani po ashtu është afër me Keshtjellen e Stanecit në komunën e Preshevës. Në Rahavicë të Preshëvës janë zbuluar monedha të shekullit të katër para erës sonë. Në këto male në territorin e Kosovës gjenden disa fortifikime si: Kështjella e Pogragjës, Zhegrës, Budrikës (Syri Ilir), Gradina e Vërbocit, Binçës, Gërnçarit etj. Pranë këtyre kështjellave në rrjedhat e ujit hasen mbetje të zgjyrës nga përpunimi i metaleve.

Bazuar në numrin e madh të fortifikimeve të identifikuara dhe atyre që janë bërë gërmime arkeologjike deri me tani, mund të supozojmë se në trevën e Mbretërisë së Dardanisë, të ketë pasur disa dhjetëra qytete, e të cilat për kah zhvillimi kulturor e urban nuk qëndronin prapa qyteteve të zhvilluar të kohës në Greqinë antike, Turqi së sotme, Shqipëri, Maqedoni, Bullgari e Rumuni.

Kohëve të fundit, në lindje të Bujanocit, përkatësisht në kështjellën e Kërshevicës gërmimet arkeologjike, kanë dëshmuar material mjaftë të pasur arkeologjikë, andaj në bazë të zbulimeve, shumë arkeologë këtë qytetërim e lidhen me qendrën e Damastionit. Përveç arkitekturës dhe themeleve të zbuluara të kësaj kështjelle, atje është gjetur edhe një monedhë e Damastionit, qeramikë dhe enë luksoze të kohës.[30]

Qyteti antik mes Bujanocit dhe Vranjës, ku u zbuluan mbetjet e një vendbanimi urban të shekullit të IV para Krishtit. Njihet në literaturën arkeologjike që nga viti 1966 dhe është hulumtuar që nga viti 2001 e deri në vitin 2011. Sipas rezultateve të deritanishme, vendbanimi mbulonte rreth pesë hektarë dhe ndodhej në një vend dominues pranë rrugës së rëndësishme që lidh Evropën Qendrore me Greqinë përmes luginës Moravë-Vardar.

Monedha e Damastionit dhe enë të zbuluara në Kështjellën e Kërshevicës.4[31]

Popullsia gjatë asaj kohe përdori të gjitha arritjet moderne të mënyrës së jetesës. Ata jetonin sipas parimeve që ishin përcaktuar tashmë në qytetet e Egjeut dhe Jonit.[32] Të njëjtën gjë e thot edhe Këshilltari në Muzeun Kombëtar në Vranjë, Goran Mitroviq.[33]

Pas fillimit të gërmimeve në vitin 2001, arkeologët serbë, për këtë qytet dardan, dhanë opinionet e tyre duke u munduar ta nxjerrin si qytetërim grekë, maqedonas e keltë. Këto pretendime të tyre, binin ndeshë edhe me të dhënat e autorëve antik të cilët Damastionin e quajtën qytet ilirë.

Nuk ka dyshim se në atë periudhë, në mes të poliseve të Mesdheut dhe dardanëve kishte shkëmbime të mallrave, andaj gjurmë të kulturës helenistike janë hasur në tërë territorin e Kosovës së sotme. Emil Çerskov, ndër të tjera shkruan se në kështjellen e Tenezhdollit, në mes të Prishtinës dhe Podujevës, dhe në Gumnishtën e arit (Zlatno gumno), në lindje të kështjellës së Artanës (Novo Bërdës), janë zbuluar gjurmë të kulturës material nga periudha helenistike.[34] Kjo nuk e vënë aspak në dyshim se qytetërimi në kështjellën e Kërshevicës afër Bujanocit, të jetë qytetërim që ka lulëzuar në kohën e mbretërisë së Dardanisë. Përveç Kërshevicës, në këtë zonë, gjurmë të vendbanimeve urbane janë të shumta.

Gjithnjë e më shumë ka dëshmi se qyteti ka shumë të ngjarë të jetë Damastioni i lashtë, tha, Nenad Radojçiq, këshilltar i Muzeut Kombëtar në Beograd. Sipas tij, një nga zbulimet më të mëdha që dëshmon për aftësinë e ndërtuesve të tij, është një cisternë me fuçi dhe qemer të harkuar që supozohet se është përdorur për furnizim me ujë të qytetit. Qyteti kishte të paktën tre mijë banorë dhe vendbanim që i mbulonte katër ose pesë hektarë. Ai deklaroi se aty jetonte një popullsi autoktone që nuk mund të quhej barbare, por një popullsi me një kulturë dhe mënyrë jetese aristokrate, tha Radojçiq.[35]

Ajo popullsi shumë e pasur kishte arsye për ta ndërtuan një vendbanim të fortifikuar në atë vend që dominon zonën e pellgun e Vranjës.[36]

Sipas rezultateve të deritanishme, vendbanimi ndodhej në një vend dominues, pranë rrugës së rëndësishme që e lidhë Evropën Qendrore me Greqinë përmes luginës së Moravës dhe të Vardarit. Ka gjithnjë e më shumë arsye për të supozuar se Damastioni ndodhej në luginën e Moravës Jugore, në vendin e Kalesë në Kërshevicë, por vetëm gërmimet e mëtejshme do të japin përgjigjen përfundimtare pohojnë arkeologët.[37]

Bazuar në zbulimet arkeologjike të deri tanishme në Dardani dhe rezultate, por edhe numrin e madh të fortifikimeve dhe gradinave të evidentuara, vërehet qartë se qytetërimi dardan nuk qëndronte mbrapa qytetërimit mesdhetar. Po ashtu zbulimet arkeologjike në territorin e Bullgarisë dhe të Rumunisë, dëshmojnë bindshëm se dardanët, dakët dhe traket, kishin qytetërime shumë të avancuara, andaj nuk qëndrojnë hipotezat se këta popuj ishin mbrapa qytetërimeve me poliset greke.

Përkundër rezultateve arkeologjike në Kështjellën e Kërshevicës afër Bujanocit, është vertetuar se Kërshevica si kështjellë, është njëra ndër fortifikimet e zhvilluara të asaj periudhe, por bazuar në numrin e madh të fortifikimeve në veriperëndim të kësaj kështjelle, pozitës gjeografike dhe strategjike të fortifikimeve tjera, mendojmë se Damastionin duhet kërkuar në pjesën më të thellë të maleve në Malësinë e Galabit.

Shumë studiues dhe arkeologë tjerë, e kanë shprehur mendimin e tyre, se qyteti i Damastionit, duhet të ketë qenë Artana (Novo Bërda) e sotme, duke u bazuar në disa gjetje arkeologjike në lokalitetin Gumnishtë, rreth 3 km në lindje të Kështjellës së Novo Bërdës.

Mendojmë se ka plotë arsye të mendojmë se Damastionin, duhet kërkuar në ndonjë lokalitet tjetër.

Damastioni nuk është lokaliteti arkeologjikë në Gumnishtë, pranë Artanës, sepse zbulimet arkeologjike që janë bërë në këtë lokalitet, nuk kanë dhënë dëshmi të mjaftueshme se kemi të bëjmë me një qytetërim të zhvilluar në këtë lokalitet në krahasim me lokalitetet tjera arkeologjike për rreth.

Kur bëhet fjalë për lulëzimin e Damastionit, në periudhën e Mbretërisë së Dardane, shekullin IV-III para erës sonë, qytetërim më të zhvilluar se Novo Brda, dëshmojnë dhjetëra fortifikime dhe lokalitete arkeologjike në këtë rajon. Mendojmë se Kështjella e Novo Bërdës dhe ajo e Cassovës, rreth 10 km në verilindje të Prishtinës, filluan të zhvillohen pas dyndjeve barbare që ndodhën në antikitetin e vonë, dhe shkatërrimin e qytetërimit në Justiniana Primë afër Medvegjës, Justiniana Secondës (Ulpianës afër Prishtinës) dhe Vendenisit afër Podujevës së sotme.

Një rrugë që e lidhte qytetin e Nishit me Shkupin, kalonte nëpër një vijë fortifikimesh e lokaliteteve arkeologjike në Malësinë e Gollakut (Galabit), e cila degëzohej në trevat e burimit të Moravës së Jugut, duke u bashkuar në afërsi të vendbanimit antik Statio Vectigalis, në fshatin Runjevë, me rrugën që vinte nga drejtimi i Ulpianës dhe qonte në qytetin e Shkupit.[38]

Duke i pasur për bazë gjurmët e xehetarisë në anën jugore, të Artanës, duke filluar që nga kështjella e Veletinit, Slivovës, Gllamës së LLajshecit, Vogoçincës, Vërbicës, Gadimës, Gadishit, Kishnopoles (Fusha e Kishës), Terpezës, Poneshit, Gllamës së Bresalcit, dhe kështjellat tjera në fshatrat e komunës së Gjilani, Vitisë, Vrajës, Medvegjës, Bujanocit, Preshevës e Kumanovës, Shkupit, nuk përjashtohet mundësia që ky qytet të kërkohet edhe në këtë zonë, ku gradinat në fshati Domarocë, mund të konsiderohen si qendër e këtyre vendbanimeve me gjurmë të lashta të qytetërimit, e përpunimit të metaleve.

Gjurmët e minierave në rrethinën e Medvegjës së sotme, vendet e cekura më lartë në anën verilindore të Janjevës dhe Prishtinës, si dhe gjetjen e monedhave të Damastionit në rrethinën e Artanës, kemi arsye të plotë që ky qytet Ilir të kërkohet në Kosovën e sotme, pikërisht në fshatin Domarocë, që shtrihet rreth 15 km në lindje të Artanës (Novo Brdës).

Duke mos i lënë anash fshatrat tjera të cekura më lartë, për ta zbuluar vendndodhjen e qytetit të Damastionit vëmendja e arkeologëve duhet të përqendrohet në vijën e rrjedhës së lumit Morava Jugore, e pikërisht në fshatin Domarocë.

Në fshatin Domarocë janë dy gradina, të cilat kanë distancë mes veti më pak se 100 m., ku njëra prej tyre sot njihet si Gradeci i Topanicës. Këto gradina janë ngritur pranë tarracave të lumenjve, Morava e Kamenicës dhe Hodonocit.

Duke qenë pranë, lumenjve, tokave pjellore dhe të rrethuara prej kodrinave të pasura me minerale, kanë krijuar parakushte për tu zhvilluar si vendbanim i hershëm.

Fotot e dy gradinave në fshatin Domarocë që sot njohen: Foto 1. Gradeci i Topanicës dhe Foto 2. Gradina e Domarocit

Hulumtimet arkeologjike dhe gjetjet e rastit që janë zbuluar deri me tani, kanë dëshmuar se ndërtimi i gradinave në trevën e Dardanisë, daton që nga koha e neolitit. Emil Çerskov, në mesin e gradinave në Kosovën e sotme e përmend edhe Gradinën e Domarocit, i cili shkruan se bënë pjesë në grupin e atyre që ka vijimësi kulturore, të Bubanj-Humit, Hallshtatit, dhe ato të më vonshme.[39]

Pozita gjeografike e fshatit Domarocë, mes Kështjellave, minierave, tokës pjellore dhe lumenjve

Këto dy gradina pranë njëra tjetrës, gjenden në një pikë strategjike, ku pranë tyre në një distancë prej rreth 200 m. bashkohen, dy degët e burimit të Lumit Morava, ajo që vjen prej Malit të Zi të Shkupit (Morava e Binçës), dhe ajo që vjen prej Malësisë së Galabit (Morava e Kamenicës).

Fartifikimet në anën veri-perëndimore rreth Gradinës dhe Gradecit (Kështjellës), në fshatrat Domaroc e Topanicë

Siç shihet nga harta e paraqitur më lartë, vetëm në anën veriperëndimore, në drejtim të Artanës (Novo Bërdës) dhe Kamenicës, në një distancë, prej rreth 15 km, gradinën e Domarocit e rrethojnë më shumë se dhjetëra fortifikata. Sistem i ngjashëm i fortifikimeve rreth Domarocit është edhe në anën jugore e lindore, andaj duke u bazuar edhe në gjetjet arkeologjike që i ka përshkruar Çerskovi, kemi shumë arsye që vëmendjen ta përqendrojmë në këtë lokalitet arkeologjikë.

Domaroci, si vendbanim shtrihet në distancë prej rreth 15 km, në lindje të kështjellës së Artanës (Novo Bërdës), rreth 5 km në jugë të Kulinës së Kamenicës, rreth 3 km në perëndim të Kështjellës së Konçulit, dhe rreth 5 km në verilindje të Kështjellës së Pogragjës, lokalitete këto, që kanë dhënë dëshmi për një qytetërim të zhvilluar në këtë zone, këto gradina mund të kenë qenë qendër që i bashkon fortifikimet tjera për rreth.

Në hartat e publikuara nga disa gjeografë gjatë shekullit XIX, malet në verilindje të Prishtinës dhe Artanës (Novo Brdës ), i gjejmë të shënuara edhe si malet Domantza-Domacza, që lënë hapësirë të supozojmë se kemi të bëjmë me qytetin ilir Damastion

Duke ju bërë një vështrim gradinave dhe gjurmëve arkeologjike, onomastike, gjeografike e strategjike mendojmë se Gradinat në fshatin Domoroc, ofrojnë më shumë argumente për të menduar se pikërisht këtu ishte Damastioni si qendër e minierave në Malësinë e Galabit dhe Malit të Zi të Shkupit. Kjo e dhënë dëshmohet edhe nga disa harta të publikuara gjatë shekullit XIX, në të cilat vërehet qartë se këto, quheshin Damantza, që në aspektin etimologjikë i përafrohet shumë emrit të Damastionit si dhe gradinave në fshatin Domarocë, (shih fotot lartë).

Për të dëshmuar gjurmët e qytetërimit të zhvilluar në lokalitetet arkeologjike për rreth gradinave në fshatin Domarocë, po ofrojmë disa nga gjetjet e rastit në rajonin e Moravës Jugore, që dëshmojnë civilizim të lartë para dhe pas pushtimit romak.

Këto zbulime të rastit janë edhe një arsye shtesë për të menduar se në këto dy gradina, duhet bërë gërmime arkeologjike për të zbuluar nivelin e zhvillimit të qytetërimit dardan.

Foto1,2,3 nga rajoni Kamenicë, Fotot 4,4,6,7,8 nga rajoni i Preshevës, Foto 9 nga rajoni i Kumanovës, Foto 10, 11 nga rajoni i Vitisë. Fotot nga rajoni i Preshevës publikohen për herë të parë, dhe janë të njohura për autorin e fotografive dhe autorin e shkrimit.

Përfundim:

Si përfundim mund të themi se qytetin ilirë Damastionin duhet kërkuar në territorin e Dardanisë qendrore, e pikërisht në dy gradinat e fshatit Domarocë.

Gjurmët arkeologjike kanë dëshmuar se kemi të bëjmë me një vendbanim të hershëm, me kulturë material që nga periudha e neolitit, bronzit, hekurit e antikitetit.

Pozita gjeografike, dëshmitë arkeologjike, e minerare, numri i madh i fortifikimeve dhe galerive të minierave për rreth, burimet etimologjike dhe së fundmi edhe ato hartografike e përforcojnë mendimin se gradinat e Domarocit duhet të jenë qendra minerare ne Dardaninë qendrore.

Këto dy gradina, të ngritura pranë lumenjve, dhe tokave pjellore, në të dy degëzimet e burimit të Moravës Jugore, si dhe përpunimi i metaleve në atë zonë, janë parakushte që plotësohen tërësisht, për të menduar se kemi të bëjmë me qytetin e Damastionit.

Burimet dhe literatura:

  • Çerskov, Emil. (1969). Kosovo i Metohija u rimsko doba, Beograd;
  • Çerskov, Emil. (1973). Romakët në Kosovë dhe municipiumi D.D. te Soçanica, përkthyar nga Gani Luboteni, Prishtinë;
  • Duśanić, Slobodan. (2003). Roman mining in Illyricum, Historical Aspects, Belgrad;
  • Ilirët dhe Iliria te autorët antik, (1979). Prishtinë;
  • Mirdita, Zef. (1979). Studime Dardane, Prishtinë;
  • Miodrag Grbić:NOUVEAUX MONUMENTS MITHRIAQUES DE LA YOUGOSLAVIE, fq. 179, Source: Revue Archéologique, Sixième Série, T. 10 (JUILLET-DÉCEMBRE 1937), pp. 174-180;
  • Srpska Akademija Nauka i Umetnosti & Muzej u Pristini:Arheolosko blago Kosava I Metohije,  Od neolita do ranog veka, Pjesa e II,  Beograd, 1998,  fq.  228;
  • Namani, Qazim. (2003). Arkivi i Kosovës, “Vjetari XXIX-XXX”, Lashtësia Iliro-shqiptare në Malësinë e Galabit, Prishtinë;
  • Namani, Qazim. (2016). “Disertacioni i doktoratës”, Trashëgimia Kulturore dhe Historike e Kosovës gjatë shekujve XIX, XX, XXI, Tiranë;
  • Papazoglu, Fanula. (1969). Srjednoballkanska Plemena u predrimsko doba, Sarajevë;
  • Prendi, F. Ceka, H. Islami, S. Anamali, S. Ilirët dhe Iliria te autorët antik, (1965). Tiranë;
  • Popović, Petar. (2007). Numismatic finds of th 4th – 3rd centuries BC from Kale at Krševica (southeastern Serbia), Arheološki vestnik 58;
  • Rakic, Mita. (1987). Iz Nove Serbije, Leskoc;
  • Shukriu, Edi. (2002). “Arkivi i Kosovës”, “Vjetari XXVII-XXVIII”, Gradina e Gushicës dhe municipiumi Labutza, Prishtinë;
  • Shukriu, Edi. (2004). Kosova Antike, Prishtinë;
  • Thompson, M. Morkholm, O. Kraay, M. Colin. (1973). An Inventory of Greek Coin Hoards, Neë York;
  • Uka, Sabit. (1990). Materiale nga sesioni shkencor i mbajtur në Prishtinë me 7-8 dhjetor 1989, Prishtinë;

Burime nga internet:

https://www.nekretnine.rs/magazin/1116/damastion-izgubljeni-grad-aleksandra-velikog-u-srbiji/

https://www.blic.rs/kultura/vesti/srebrni-grad-aleksandra-velikog-izranja-iz-rusevina-kod-vranja/knvlkx4

https://www.blic.rs/kultura/vesti/izgubljeni-gradovi-u-srbiji-damastion-aleksandra-velikog/fezdzx7

http://www.zemrashqiptare.net/neës/54116/qazim-namani-gjurmet-arkeologjike-dhe-historike-ne-rrethinen-e-janjeves.html


[1] Edi Shukriu: “Kosova Antike”, Prishtinë 2004, faqe 69

[2] Miodrag Grbić:NOUVEAUX MONUMENTS MITHRIAQUES DE LA YOUGOSLAVIE, fq. 179

Source: Revue Archéologique, Sixième Série, T. 10 (JUILLET-DÉCEMBRE 1937), pp. 174-180

Published by: Presses Universitaires de France

Stable URL: https://www.jstor.org/stable/41728020

Accessed: 31-10-2019 19:39 UTC

[3] Srpska Akademija Nauka i Umetnosti & Muzej u Pristini:Arheolosko blago Kosava I Metohije,

Od neolita do ranog veka, Pjesa e II,  Beograd, 1998,  fq.  228, http://www.zemrashqiptare.net/news/54116/qazim-namani-gjurmet-arkeologjike-dhe-historike-ne-rrethinen-e-janjeves.html

[4] Qazim Namani: Arkivi i Kosovës, “Vjetari XXIX-XXX”, Lashtësia Iliro-shqiptare në Malësinë e

Galabit, Prishtinë, 2003, faqe 57

[5] Bashkësia e institucioneve shkencore të Kosovës: “Studime Libri 26”, Emil Cerskov: “Romakët në

Kosovë dhe municipiumi D.D. te Soçanica, e përkthyar nga Gani Luboteni, Prishtinë, 1973, faqe 13

[6] Po aty, faqe 13

[7] Po aty, faqe 13

[8] Po aty, faqe 13

[9] Po aty, faqe 15

[10] Emil Çershkov: “Romakët në Kosovë dhe municipiumi D.D te Soçanica”,  Prishtinë 1973 faqe 51-52.

[11] Ilirët dhe Iliria te autorët antik”,  Prishtinë 1979 faqe155.

[12] Fanula Papazoglu: “Srjednoballkanska Plemena u predrimsko doba”, Sarajevë 1969 faqe.367.

[13] Zef Mirdita: “Studime Dardane” Prishtinë 1979 faqe 97,

[14] Edi Shukriu: “Arkivi i Kosovës”,  “Vjetari XXVII-XXVIII”, “Gradina e Gushicës dhe municipiumi

Labutza”, Prishtinë 2002, faqe 23.

[15] Slobodan Duśanić: “Roman mining in Illyricum”, Historical Aspects, faqe, 257.

[16] Margaret Thompson, Otto Morkholm, Colin M. Kraay: “An Inventory of Greek Coin Hoards”.,Neë York 1973, faqe, 59-64.

[17] Petar Popović: “Numismatic finds of th 4th – 3rd centuries BC from Kale at Krševica (southeastern Serbia)”,  “Arheološki vestnik 58”, 2007, faqe, 156 – 416

[18] Margaret Thompson, Otto Morkholm, Colin M. Kraay: “An Inventory of Greek Coin Hoards”.,Neë York 1973, faqe, 59-64.

[19] Z. Mirdita: “Studime Dardane”, Prishtinë 1979, faqe 104

[20] Emërtimi në gjuhën shqipe dhe sllave për këtë kështjellë.

[21] Po aty fq.106

[22] Qazim Namani: Arkivi i Kosovës, “Vjetari XXIX-XXX”, Lashtësia Iliro-shqiptare në Malësinë e

Galabit, Prishtinë, 2003, faqe 57

[23] Zef Mirdita: “Studime Dardane”, Prishtinë 1979 faqe 97.

[24] Qazim Namani, Vep. cit, faqe 58

[25] Dukat, emërtim për arin në gjuhën turke.

[26] Qazim Namani, “Punim i doktoratës”, ”Trashëgimia Kulturore dhe Historike e Kosovës gjatë shekujve

XIX,XX,XXI”, Tiranë, 2016, pp. 165

[27] Mita Rakic, Mita Rakic: “Iz Nove Serbije”, Leskoc 1987, fq. 17,

[28] Zef Mirdita: “Studime Dardane”, Prishtinë, 1979, fq. 37.

[29] Sabit Uka: Materiale nga sesioni shkencor i mbajtur në Prishtinë me 7-8 dhjetor 1989, Prishtinë 1990, fq. 385-386.

[30] https://www.blic.rs/kultura/vesti/izgubljeni-gradovi-u-srbiji-damastion-aleksandra-velikog/fezdzx7

[31] https://www.blic.rs/kultura/vesti/izgubljeni-gradovi-u-srbiji-damastion-aleksandra-velikog/fezdzx7

[32] https://www.nekretnine.rs/magazin/1116/damastion-izgubljeni-grad-aleksandra-velikog-u-srbiji/

[33] https://www.blic.rs/kultura/vesti/srebrni-grad-aleksandra-velikog-izranja-iz-rusevina-kod-vranja/knvlkx4

[34] Bashkësia e institucioneve shkencore të Kosovës: “Studime Libri 26”, Emil Cerskov: “Romakët në

Kosovë dhe municipiumi D.D. te Soçanica, e përkthyer nga Gani Luboteni, Prishtinë, 1973, faqe 17

[35]  https://www.blic.rs/kultura/vesti/srebrni-grad-aleksandra-velikog-izranja-iz-rusevina-kod-vranja/knvlkx4

[36] https://www.blic.rs/kultura/vesti/srebrni-grad-aleksandra-velikog-izranja-iz-rusevina-kod-vranja/knvlkx4

[37] https://www.nekretnine.rs/magazin/1116/damastion-izgubljeni-grad-aleksandra-velikog-u-srbiji/

[38] Bashkësia e institucioneve shkencore të Kosovës: “Studime Libri 26”, Emil Cerskov: “Romakët në

Kosovë dhe municipiumi D.D. te Soçanica, e përkthyer nga Gani Luboteni, Prishtinë, 1973, faqe 51

[39] Emil Çerskov: “Kosovo i Metohija u rimsko doba”, Beograd 1969, faqe 15

Ish-negociatorët sa herë ktheheshin nga Brukseli, nga një gjëmë sillnin për Kosovën!

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
_____
Përtej një dekade, ish-negociatorët dialoguan për çështje politike, por shqiptarët i mashtronin se po dialogojmë vetëm për çështje teknike! Të njëjtit, sot, ankohen se nuk ka transparencë nga negociatorët për dialogun në Bruksel!? Gënjeshtër e radhës. Ajo që duhet ta dijë opinioni është thënë në konferencat për medie dhe lajme tjera.
Bën përshtypje se janë, pikërisht, ata që me pazaret e pista, me çmimin e nënshkrimeve, me elemente të bollshme të tradhtisë kombëtare, sot janë më të zëshmit në kritika, bile, edhe akuza ndaj Kurtit dhe ekipit të tij. Në vend që të japin llogari, pse ata u bënë argatë të Hashim Thaçit, në përpjekjet e tij të dështuara, për t`i shpëtuar drejtësisë, për krimet serike, ndaj shqiptarëve të pafajshëm, të kryera nga bandat e tij të uniformuara me siglën e UÇK-së, ata hidhën në sulm, sikur nuk ka ndodhur asgjë, pse qenkan vrarë shumë qindra ushtarakë luftëbërës; veprimtarë e luftëtarë për liri të LDK-së; gazetarë dhe idealistë veteranë të LPK-së.
Shqiptarët janë gërditur nga ish-negociatorët puthadorë e vasalë dhe shefat e tyre partiakë. Sa herë ktheheshin nga Brukseli, nga një gjëmë sillnin për Kosovën! Andaj, krrokama e tyre e sotme, kundër dialoguesëve aktualë, gjoja, joparimore e mashtruese, është “lehje në hënë”! Fundja, Kurti me ekipin e tij, po përballën me nënshkrimet, sa idioteske, aq edhe kriminale të ish-negociatorëve: 2.500 hektarë tokë të dhuruara FYROM-it; Demarkacioni me 8.200 hektarë tokë dhënë Malit të Zi; vendimi për 24 hektarë tokë të falura Manastirit të Deçanit, e deri ke Asociacioni fatal për Kosovën, janë nënshkrime kriminale të negociatorëve të Hashim Thaçit, me bandën e tij pushtetare partiake dhe koalicionin patericë e bisht të PDK-së, përkatësisht, PAN-it.
Akuzat të stisura dhe të shpifura, gjithë mëri e vrerë, për Kurtin dhe ekipin e tij, se, gjoja, ra në kurthën e Vuçiqit; në grackën e Borrellit, tashmë, janë demantuar me fund.
Sjellim disa fakte kronologjike:
Kryeministri Albin Kurti, më 18 nëntor, thotë: “Kosova është duke bërë çmos, për të ruajtur ligjëshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit tonë, nga njëra anë, dhe paqen e sigurinë, nga ana tjetër”.
Në një prononcim tjetër Kurti shprehet: “Unë jam optimist, por qasja e Beogradit ka qenë mjaft destruktive. Dhe, në ditët në vijim, do të shohim sa do të jemi të suksesshëm, në këto negociata të reja”?
Pra, kemi një paraqitje, vërtet, parimore, kreative dhe konstruktive të Kurtit, si bazë për të gjetur zgjidhje për çështjet që, aktualisht, janë në tavolinën dialoguese.
Nga ana tjetër, presidenti serb Vuçiq, në intervistën dhënë në TV Prva, më 20 nëntor, deklaron: “Unë po shkoj në Bruksel. Nuk besoj se mund të bëjmë diçka, por po shkoj, që të mos jap arsye që Serbia të akuzohet, se nuk dëshironë të bëjë asgjë!”
Pra, duket qartazi se Vuçiq e parathotë dështimin e takimit në Bruksel!
Qellimshëm solla pronocimet e akterëve në konflikt, për t`i dhënë mundësi opinionit të gjykojë, mbi bazën e fakteve, që i kanë paraprirë takimit të fundit, të thirur nga përfaqësuesi politik i BE-së, Josef Borrell. 
           
Opozita destruktive në një linjë me Beogradin!
Opozita PAN-iste e Kosovës, është në një linjë me Beogradin. Ashtu siç vazdon ta sabotojë çdo nismë të Qeverisë të LVV, në përpjekjen për realizimin e reformave të premtuara elektorale, ajo është gjithashtu e zëshme në akuza e shpifje. Po sjellim disa sosh: “Qeveria e Kosovës ka rënë në grackë. Tash, është fajësuar për dështimin! Kurti ka hyrë në qorr-sokak. Atë e mashtroi Borrell.” Dhe, “xhevahire” të tjera.
Njëra nga akuzat më të serta, të krerëve dhe kuadrove të partive-banda, të tufëzuara në akronimin PAN, është: “Integrimi i serbëve në veri të Kosovës, është kthyer në pikën zero!” Për çfarë integrimi të serbëve mund të bëhet fjalë, në veriun e Mitrovicës, përkatësisht të Kosovës, kur me një urdhër nga Shefi i tyre në Beograd, të gjitha intitucionet, të ashtuquajtura shtetërore, bien brenda ditës si ato komunale, gjyqësore, policore, doganore, dorëheqja dhe largimi i deputetëve nga Kuvendi qendror e lokal?! 
Kjo ishte një ngrehinë prej kashte e kartoni, një vetëmashtrim hipokrit, e maskuar me integrim! Jeta politike e shoqërore, në veriun e Kosovës, ka qenë dhe, mjerisht, vazhdon të jetë peng i qeverisë së Beogradit, në përpjekjen e etshme dhe të ethshme, që t`i zhvatet territor tokësor Kosovës. Dhe, kjo ka qenë e ditur prej tej dy dekadash. 
 
                       Arsyeja e “harresës” së veriut të Kosovës: 
                       komandantët e shantazhuar me dosje dhe 
                               kontrabanda e shpenguar e tyre
 
Por, ishin dy arsyet bazë, që disa komandantë pushtetarë, toleruan në heshtje “harresën” e veriut të Kosovës:
E para, krerët kryesorë, shtetërorë e pushtetarë, ishin të shantazhuar me dosje nga Serbia, sepse ajo posedon dosjet e krimeve makabre, që bënë disa nga”komandantët”, nën siglën e UÇK-së, ndaj kundërshtarëve politikë, bashkëkombas, për qëllime të ulëta karrieriste e pasurore;
E dyta, komandantët pushtetarë, e donin një veri të Kosovës në anarki të plotë, për ta bërë makro-kontrabandën e shpenguar, madje, jo me kuaj e gomerë, siç bënin në bjeshkët kufitare me Malin e Zi, por me kamionë e “teretnjak” (mauna). Komandantët, me kontrabandën industriale, penalizohen për dy krime – njëherësh: Krimin ekonomik, duke i kaluar mallrat pa vjelje doganore, duke i shkaktuar shtetit miliona euro dëme. Dhe, krimin politik, që konsolidonte dhe stazhiononte ripushtimin e veriut të Kosovës, deri në përmasën  e mosnjohjes të shtetit të Kosovës, edhe pse gëzonin privilegje enorme. Dëshmi e një gjendje kaotike atje, janë edhe mospranimi i targave të shtetit të Kosovës. 
Njëri nga eksponentët e krimit dhe të kontrabandës, me bandat serbe të veriut, në një debat televiziv, i ka përmendur me emra dhe mbiemra banditërit serbë të veriut, zotërues të bandave dhe të kontrabandës. Politikani shqiptar mburrej që kishte pasur komunikim dhe bashkëpunim me ata! Për çudë, të gjithë këta miq serbë, të cilët i citon me emër politikani ynë, Amerika i shpalli “non grata”, si krimiknelë të shumëfishtë! Dhe, në aryetimin e dhënë DASH, i denoncoi zyrtarët e lartë të Kosovës, policinë, doganierët dhe banditërit tjerë, të cilët nuk i pengonte fare “armiqësia” mbi bazën nacionale, në bashkëpunimin e tyre kriminal!!
Në përforcim të këtyre dy arsyeve, pse planet për ndarjen e Kosovës po retushoheshin më dukshëm, flasin edhe disa fakte domëthënëse. Edhe pse Hashim Thaçi shpalosi projektin e ndarjes së Kosovës, të kamufluar me këmbim territorësh, Kadri Veseli, të paktën, me fjalë, ishte kundër kësaj ideje të rrezikshme. Sepse këmbimi po bëhej brenda territorit të Kosovës. 
Por, në një takim, të cilin e drejtonte, ish- i burgosuri politik, Raif Çela, të organizuar në jug të Mitrovicës, me një grup të kuadrove dhe të qytetarëve vendorë, ishte, qartësisht, lobim legal e zyrtar, për ndarjen, deri në shprehjen “çfarë na duhet veriu i Mitrovicës, i banuar, kryesisht, me serbë. Dhe, kjo u tha në prezencën e Kadri Veselit, i cili nuk reagoi fare!
Retrospektivë:
Raif Çela ishte pjesë i grupit tonë ilegal, që nismon me veprimtarinë e tij, qysh në vitet `60-a, të kryesuar nga Kadri Osmani (Mani), (i dytë pas heroit Demaçi, me vite të vuajtjes në burgje), me qendër, fillimisht, në Istog, në bërthamën e të cilit ishin djemtë: Binak Ulaj, nga Vuthaj të Gucisë, Xhafer Shatri, Metë Shatri, Jashar Alijaj dhe të tjerë, vendorë, deri ke poetja Sadete Emrullahu-Presheva, nusja ideale e Avni Preshevës, profesor vendor. 
      Në vitet 70-a, autori i këtij shkrimi, arrestohet dhe dënohet në Tiranë! Shkas ishte një letër e dërguar nga Kadri Osmani (Mani), me shokë, pas lirimit nga burgu i parë, me pyetjen: "Ç`të bëjmë?" Letra ishte sjellur nga vajza e Preshevës, Sadetja, që mishëronte harmonishëm: guximin, zgjuarësinë dhe bukurinë. ("Në një letër dedikuese, për profesoreshën, ish-nxënësi i saj, në gjimnazin e Preshevës, tani gazetar, Dashnim Hebibi, i shkruante, veç shumë fjalëve respekti e adhurimi, vinte edhe kjo përmbyllje: "Pas Nënës, me je Ti"). 
 
     E mira Sadete Emrullahu-Presheva, erdhi për vizitë në Shqipëri, me studentët apsolventë të vitit të 4-të, të Fakultetit Gjuhë-Letërsi Shqipe. Letër-përgjigja ime, për shokët e ilegalës, titulluar "Taktika dhe strategjia për realizimin e Republikës të Koosovës", e shkruar në 4(katër) faqe A-4, më kushtoi me shumë vite burgimi. Ajo letër u konsiderua si "politikë subversive" kundër Jugosllavisë, me tendencë prishjen e marrëdhënieve Shqiptaro-jugosllave. Shtetarët e "Shqipërisë londineze", donin -statusquon- në Kosovë!  
Grupi ynë ilegal ishte më këmbëngulësi për lirinë, më jetëgjati në kohë, nga vitet `60-a​ e deri në vitet `80-a. Kishte shtrirje, pothuaj se, në të gjithë hapësirën gjeografike të Kosovës. Përgjatë tri dekadave, ky grup, është përballur me tre palë gjyqe të mëdha dhe disa gjyqe më të vogla, si dhe dënime drastike. 
Në gjykimin e grupit të tretë, pjesë e tij është edhe Raif Çela. Grupimi ynë ilegal, më i madhi dhe më i shtriri në Kosovë, pjesëtarët e tij kanë pasur drejtëpeshim atdhetar, idealistë të përkushtuar dhe kurrë nuk devijuan, nga programi fillestar, për ta çliruar Kosovën në kufinjtë ekzistues dhe për të punuar, në përspektivë, për bashkimin kombëtar. Pa dashur ta paragjykoj Raifin tonë, më shqetëson fakti që, pikërisht, ai drejtoi një mbledhje, takim në Mitrovicë, ku temë qendrore ishte ndarja e Kosovës!
 
Shefi i Shërbimit Sekret: “Hashim Thaçi është agjent i Francës”
Në dramën e përgjakshme të veriut të Kosovës, “lojëtarë” të pistë ishin Arnaud Danjean dhe Hashim Thaçi. Ish-shefi i Shërbimit Sekret francez, Pierre Seramy, në një dokumentar special të “CANAL +”, deklaron se “Hashim Thaçi është agjent i Francës. Sipas tij, në historinë e rekrutimit të Thaçit, ishte përfshirë Arnaud Denjean, në atë kohë oficer hulumtues, për çështje të Ballkanit, pranë DGSE” franceze. Ndërsa, denoncimin për rekrutimin e Hashimit, i pari e ka bërë Bardhyl Mahmuti, atëbotë, i ngarkuar nga LPK-ja, me punë Jashtme të Kosovës.
Viteve të fundit, po flitej, gjithnjë e më shumë, për arrestime të mundshme, nga Gjykata Speciale. Edhe të apostrofuarit  përforconin “rrethimin” mbrojtës, ngaqë e kishin “mizën pas veshit”. Andaj, edhe kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli, me shokët PAN-istë, iu bashkuan Hashim Thaçit, në lobimin kriminal për ndarjen e Kosovës! Kuadrot ministrorë, ambasadorë, zyrtarë të PAN-it, në veçanti nga radhët e PDK-së, përjashtim bënë kryetar Memli, të paktën, nuk e kemi dëgjuar, shtuan dozën e lobimit, madje, edhe me pagesa prej dhjetra-mijëra eurove!
Borrell “u zu me pelë për dore!” Tërësisht i njëanshëm!
Përfaqësuesi politik i BE-së, pas një pauze tre mujore, i ftoi, madje, me urgjencë palët në konflikt, Vuçiq dhe Kurti, për ta vazhduar dialogun, siç ishin dakorduar në tubimin e fundit. Dhe, fjala ishte për normalizimin e marrëdhënieve dy-palëshe. Por, Borrell e ndryshoi njëanshëm temën, duke e reduktuar vetëm në dialogun për targat ilegale. 
“Unë propozova 8 (tetë) variante, për zgjidhjen e çështjes së targave. Por, asnjëri nga propozimet e mia nuk u pranua! Ndërkohë, Vuçiq dha vetëm një propozim dhe për Borrell ishte – OK-ej. Rezultoi se Vuçiq e Borrell ishin marrë vesh, në konsultimin e tyre para takimit tonë. Përveç bisedës për targat, prisja negocimin për normalizimin e marrëdhënieve dy palëshe, pasi në takimin e gushtit, ishim dakorduar që në marsin e 2023, të përmbyllet, me marrveshjen finale. Por Borrell e heshti premtimin e dhënë, pa dhënë asnjë afat tjetër. Këtu reagova dhe Borrell shpërtheu në akuzën e rëndë”, – deklaroi kryeministri Kurti për media!
Pra, “dajak për Kosovën dhe kulaç për Serbinë”! Ai dëshmoi njëanëshmëri të skajshme. Rrjedhimisht, “u zu me pelë për dore”,- siç thotë populli. Denoncimi që i bëri rastit, ishte veprim i duhur i kryeministrit Albin Kurti. Është dinjitoze të respektosh personalitetet e botës, por, gjithnjë, dinjitetshëm, në mbrojtje të së vërtetës, aq më parë, kur është në pyetje interesi kombëtar. Bota u përket guximtarëve! Zvarranikët as “dynjanë dhe as ahiretin”, – thonin arabët e lashtë, por, e perifrazuar edhe nga popujt tjerë.
Reagimi i politikanit të parë të BE-së, ishte i vrazhdët dhe larg bontonit diplomatk! “Do të informojmë kolegët, partnerët tanë, për sjelljen jo konstruktive të palëve dhe për mungesën e respektit, ndaj obligimeve ligjore ndërkombëtare dhe më duhet ta them këtë, veçanërisht për Kosovën. E di që kjo çon sinjale shumë negative politike”, – shfryu Borrell gjithë mëllef!
Dhe, vërtet, Borrell njoftoi EULEX-in dhe KFOR-in, duke ua rikujtuar kompetencat e kufizuara, përkatësisht, rolin e neutralitetit, thënë troç, rolin e sihirxhinjëve, në raportet Kosovë-Serbi, duke toleruar veprimet provokative e kriminale, të bandave serbe, në veriun e Kosovës! 
Borrell: “KFOR-i dhe EULEX-i s`kanë as mandat, as kapacitet të zëvendësojnë policinë lokale”, në veriun e Kosovës.
EULEX-i e konfirmon deklaratën e Borrell-it dhe pajtohet me atë: “Kjo lë një vakum shumë të rrezikshëm sigurie, një vakum në terren, në një situatë, tashmë, shumë të brishtë”.
Përfaqësuesi i BE-së, Josef Borrell, jo vetëm shantazhon, por, realisht, ai kërcënon shqiptarët. Duke e siguruar Serbinë për neutralitet të BE-së, me levat e saj të Sigurisë formale, por, jo edhe faktike, dhe Kosovën duarthatë, ia jep Serbisë sinjalin e pritur, se “i zoti e nxjerr gomarin nga balta”, veproni si të doni, i keni duart e lira nga ne!
Qysh në ditën e braktisjes të institucioneve, nga serbët lokalë në veri të Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i duhej ta betononin kufirin Kosovë-Serbi. Të koordinoheshin me Qeverinë e Kosovës, për ta plotësuar vakumin me polici dhe ushtri. Nga ata 13 mijë veteranë të vërtetë, sa kishte Kosova, rreth 4.500 kanë qenë në luftën aktive të Kosovës dhe kanë përgaditje solide, për mbrojtjen e vendit. Dhe, duhet të vendoseshin në kufijtë klasik, ekzistues. Edhe policia është e bollshme, për t`i zëvendësuar të gjithë të larguarit serbë vullnetarisht.
Po zhurmohet shumë, për kthimin në punë, sërishmi, të atyre që braktisën, burracakërisht, vendet e punës. U larguan, për qëllime të liga politike, për të krijuar krizë qeverisjeje, jo vetëm në veri, por, në tërë Kosovën! Më shumë po ua qanë hallin opozita shqiptare, se sa vet Serbia. Realisht, ata nuk janë të denjë, për t`u kthyer në vend-punët e tyre dhe as që duhet pranuar më. Ka kuadro të mjaftueshëm serbë e boshnjakë, në veri dhe jug të Kosovës, për t`i zëvendësuar të gjithë të vet-ikurit. Kur Millosheviqi, me bandën e tij, i largoi dhunshëm shqiptarët, masivisht, nga puna, për një dekadë radhazi, askush nuk i luti që të kthehen, të punësohen. 
Këtë e përmenda si fakt, por, assesi si hakmarrje. Shqiptarët, në përgjithësi, janë fisnikë dhe falin lehtë. Megjithatë, nuk mund të fajësohet një popull, për veprimet që bëri një bandë kriminelësh, tej dy dekadave më parë. Nga ato që shohim e dëgjojmë, nga serbët, qofshin ata në jug apo veri të Kosovës, në shumësi absolute, e pranojnë bashkëjetesën me shqiptarët dhe duan të jetojnë në qetësi, harmoni dhe siguri të plotë. Dhe, të trija këto vazhdojnë t`i gëzojnë, pavarësisht plagëve të luftës dhe gjaku i derdhur shqiptarë, nga bashkëkombasit e tyre kriminelë e bastardë. Shqiptarët kanë ditur ta bëjnë dallimin dhe asnjëherë nuk e kanë menduar, e aq më pak tentuar hakmarrjen. Kosova është shpallur shtet multi-etnik dhe vazhdon t`i zbatojë të gjitha obligimet përkatëse ndërkombëtare e njerëzore.
Duhet pranuar se qeveritë e Kosovës, me gjithë premtimin, nuk kanë pasur qasjen e nevojshme, për një komunikim ndryshe me serbët vendorë të Kosovës. E kuptojmë se bandat serbe, të nxitura nga qeveria qendrore në Beograd, kanë penguar çfarëdo afrimi të serbëve, jo vetëm në veri, por edhe në jug të Kosovës. Megjithatë, duhej ngulmuar dhe bërë më shumë, në këtë drejtim.
 
                                                                                     – V i j o n –

Kadri Mani – pishtar i arsimit, i butë me nxënësit, i egër me pushtuesin

Nga: Xhelil Rama

  • Përkujtim në 10-vjetorin e amëshimit

Edhe pse kanë kaluar 60 vite, nga njohja me Kadri Osmanin dhe shumëçka është harruar, megjithatë, po provoj të rikutjoj diçka për kolegun tim të veçantë, Kadri Osmanin-Manin. Fillimisht ka punuar mësues në fshatin Kolaj, në paralelen e shkollës amë, “Rilindja” të Keqekollës. Pastaj ka vazhduar punën si arsimtar i gjuhës dhe letërsisë shqipe në qendër, në shkollën amë në Keqekollë, në periudhën e viteve 1964-1968. Angazhimi dhe kontributi i tij në profesion, ka qenë shumë meritorë dhe me përkushtim shpirtëror e patriotik. Profesionin e ka respektuar me seriozitet, jo vetëm si profesion, por edhe si mision në lëmin e arsimit dhe të kulturës.

Motivi i tij ka qenë i madh, por edhe nevoja për arsimtarë ka qenë e madhe. Duke qenë i vetëdijshëm për kushtet dhe kohën e vështirë kur, 95% e popullatës së Gollakut ka qenë analfabete, Kadriu është angazhuar, bashkë me trupin arsimorë, për të dhënë kontributin e duhur, në mënyrë që ta nxjerr popullatën nga terri i analfabetizmit shumëshekullorë. Kushtet kanë qenë të vështira, në mungesë të mjeteve dhe kabineteve shkollore. Megjithate angazhimi dhe vullneti i tij dhe i të gjithë arsimtarëve ka qenë i madh. Në këtë aspekt Kadriu ka qenë arsimtar i dalluar, me dijen dhe shkathtësitë e tij profesionale, ka arritur rezultate të dalluara.

Me iniciativën e Kadriut, shkollën amë në Gollakë, e kemi emërtuar Shkolla fillore “Rilindja”, Keqekollë. Kjo shkollë amë ka pasur në gjiun e saj 10 paralele në fshtatrat përreth: Prapashticë, Dabishevc, Hajkobillë, Gllogovicë, Balaj, Nishevc, Ballaban, Kolaj dhe Kurtaj, me gjithësejt rreth 3.000 nxënës dhe 120 arsimtarë dhe personel të shkollës. Ndërkohë, me iniciativën e Kadriut e kemi botuar revistën e shkollës me emrin “Ylli i dritës”, redaktor i së cilës ka qenë Kadriu. Shkolla ka pasur në program edhe aktivitete të lira: Grupin letrarë me emrin “Migjeni” edhe grupin e dramës, të cilat i ka udhëhequr Kadriu.

Kadriu ka qenë shumë i afërt me nxënës dhe i çmuar edhe nga prindërit e tyre. Gjithashtu Kadriu ka pasur autoritet dhe marrëdhënie të shkëlqyera, me rrethin shkollor, por edhe me mjediset tjera shoqërore të rajonit. Kadriu ka qenë i dashur edhe për gjeneratat e reja – kalamajtë, me të cilët ka komunikuar dhe ju ka kënduar vargje të vjershave, duke i mësuar që edhe ata të recitojnë, si për shembull: “Jam i vogël kurgja s`di, veç dy fjalë për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi”. Kudo që i ka takuar fëmijtë dhe brezin e ri, ju ka mësuar këso vjershash.

Kadriu ka qenë shumë real dhe i sinqertë, por edhe agresiv dhe intolerant, ndaj ngjarjeve dhe dukurive negative, për çka ka reaguar jo vetëm gojarisht, por edhe me shkrime në revista dhe në shtypin e kohës.

Me fjalë tjera Kadriu ka qenë një person me shpirt të pastër të intelektualit të lartë dhe patriotit të përbetuar. Kushdo që ka punuar apo ka pasur një takim rasti me Kadriun, do ta mbajë mend për një burrë trim, modest dhe i mençur Një intelektual i nivelit të lartë, me një përvojë nga jeta në kohë, situata e vende të ndryshme.

Mungesa e Kadriut e ka varfëruar artin, letërsinë, kulturën, shpirtin dhe bujarinë njerëzore si dhe humanizimin. Kadriu për ne është i pavdekshëm, sepse veprat e tij nuk vdesin kurrë, por gjithmonë do të jetojnë në kujtesën tonë.

Kadriun e kam pasur një prej shokëve më të ngushtë dhe bashkëpuntorin më të mirë të arsimit, në Shkollën fillore “Rilindja”, në Keqekollë, ku unë isha drejtor, por edhe shokun më të sinqertë në jetë. Për gjithëçka që ka bërë për arsimin, kulturën, për kombin dhe atdheun-Kosovë, i jemi mirënjohës dhe gjithmonë do ta kujtojmë me respekt.

Lavdi dhe falenderime përjetë – shoku im i veçantë, Kadri Mani!

Tradhëtia zakonisht vjen nga manipulimi, por edhe nga injoranca  

0

Dritan Goxhaj , Tiranë

Më datë 16 Janar 2023, gazeta Dita, e cila botohet këtu në Tiranë, ka publikuar një shkrim të ish-kryetarit të LPK-së, z. Bedri Islami, me titull “Kosova, Rama dhe Thaçi”. 

Në atë shkrim më tërhoqi vëmendjen një shprehje e veçantë, ku thuhet: “Ai (Hashimi) nguli këmbë për të krijuar Gjykatën Speciale përmes Paralamentit të Kosovës, duke shmangur mundësinë e dytë, përmes Këshillit të Sigurimit”. 

Edhe pse e mar me mend deri diku, sërish nuk arrij që t’i jap një shpjegim logjik arsyes, se përse ish kryetari i LPK-së, por dhe shumë të tjerë, në tentativë për të justifikuar Hashimin ose, rrallë herë edhe për ta denigruar atë, po tentojnë që të ngrejnë një narrativë (një rrëfenjë) të rreme për krijimin e Gjykatës dhe Prokurorisë Speciale në Kosovë. 

Rrëfenja e rreme që këta individë, dhe që nuk janë të pakët, dhe që kërkojnë ta potencojnë, është pjesa ku ata, si në kor ose sikur t’i ketë instruktuar e njëjta qëndër, deklarojnë: “Gjykata Speciale do të ngrihej nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, nëse nuk e ngrente vetë Kosova”.  

Për ta sqaruar njëherë e mirë dhe për ta rrëzuar këtë lloj narrative (rrëfenje), le të shohim pak historikun e ngritjes së kësaj lloj Gjykate Speciale dhe Prokurorie, dhe se kjo Gjykatë e kjo Prokurori nuk mund të ngrihej kurrë nga OKB-ja. 

Më 11 qershor të vitit 2007 deputeti i Parlamentit Europian Dick Marty bëri publike për herë të parë në Këshillin e Evopës një raport, në të cilin ai akuzon UҪK-në: për trafikim organesh njerëzore si dhe për krime lufte të kryera në Kosovë dhe në Veri të Shqipërisë.  

Me këmbënguljen e tij dhe lobimin rus e serb në KiE, ky organizëm në vitin  2011 miratoi një rezolutë me të cilën kërkon hetime për akuzat e Dick Marty. 

Si pasojë e këtij vendimi të Këshillit të Evropës, BE-ja, nëpërmjet misionit të EULEX-it në Kosovë, në muajin Shtator të vitit 2011 vendosi të krijojë një Task Forcë Hetimore Speciale (TFHS). Kjo Task Forcë filloi nga puna në Tetor të po atij viti, e kryesuar nga një amerikan, si mbështetje e shprehur kjo nga Amerika: “se kjo Task Forcë do të ndihmojë Kosovën të ndërtojë kredibilitetin e saj ndërkombëtar”. 

Për dy vite e gjysëm TFHS-ja ka zhvilluar hetime intensive për konstatimin e akuzave të ngritura në raportin e Dick Marty-t. Ky hetim përfshin intervistat e qindra dëshmitarëve nëpër vendet e Evropës dhe në Kosovë.  

Ai ka përfshirë shqyrtimin e mijëra faqeve të dokumenteve të përpiluara nga organizata dhe individë të shumtë, që ishin të angazhuar në Kosovë që pas mbarimit të luftës. 

Edhe pse kjo Task Forcë pretendonte se kishte bërë hetime intensive, ajo në fakt i ka bazuar të gjitha akuzat e saj mbi dy raporte të bëra në vitin 1999.  

Njëri prej atyre raporteve është bërë nga OSBE-ja, i titulluar “As Seen As Told” (Siç u pa, e siç u tha), dhe tjetri i bërë nga Human Rights Watch, me titull “Abuses Against Serbs and Roma in the New Kosovo” (Abuzimet kundër serbëve dhe romëve në Kosovën e Re); si dhe mbi disa mijëra dokumenta të përpiluar nga Qeveria e Serbisë. 

Ndërsa, për sa i përket akuzës për trafikim organesh, pas këtij hetimi, kjo Task Forcë deklaroi: “Kumtesat që janë dhënë nga disa njerëz, duke lënë të kuptohet që qindra njerëz janë vrarë për qëllimin e trafikimit të organeve, janë krejtësisht të pambështetura nga të dhënat që ne kemi dhe që Dick Marty kishte”. 

Ndërsa prokurori amerikan që udhëhiqte këtë Task Forcë, në deklaratën e tij bërë në vitin 2014 deklaroi: “Përsa i përket procesit, u kuptua nga fillimi kur BE-ja mori përsipër këtë çështje, që disa masa të jashtëzakonshme ishin të nevojshme për të zhvilluar hetimin dhe për të siguruar integritetin e një hetimi të kësaj natyre. Kjo çoi në vendosjen e TFHS-së, e një njësie hetimore autonome, me seli jashtë Kosovës, në Bruksel”. 

Dhe një vit më vonë, në muajin gusht 2015, Paralmenti i Kosovës miratoi ndryshimet kushtetuese dhe krijimin e kësaj Gjykate dhe Prokurorie Speciale!  

Sikundër shihet nga kjo kronologji e shkurtër, në gjithë këtë proces për ngritjen e kësaj Gjykate dhe Prokurorie Speciale, institucioni i vetëm i angazhuar për ngritjen e tyre dhe i interesuar, rezulton të jetë vetëm BE-ja.  

Dhe këtë, BE-ja e ka realizuar nëpërmjet disa organizmave të saj, të cilat janë: Shërbimi i Jashtëm i Bashkimit Evropian, Shërbimi i Komisionit Evropian për Instrumentin e Politikës së Jashtme dhe Zyra e Kapaciteteve për Planifikim dhe Drejtim Civil. 

Këtë e vërteton sërish kryehetuesi amerikan i kësaj Task Force, kur deklaron: “Duke e kaluar këtë nëpër burokracinë e institucioneve të ndryshme të BE-së, duke marrë konsensusin e 28 shteteve anëtarë, duke siguruar zotimin e një shteti nikoqir dhe duke i adresuar shqetësimet e tij, dhe më në fund, duke përmbushur hapat e nevojshëm ligjorë e ata proceduralë në Kosovë. për të krijuar këtë Gjykatë ka qenë një proces, i cili ka qenë pabesueshmerisht i ndërlikuar dhe që ka kërkuar shumë kohë. Përderisa shumica e këtyre hapave janë kryer, dhe Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës formalisht janë zotuar për të themeluar një Gjykatë me garancitë e duhura, Statuti i Gjykatës dhe ndryshimet e caktuara në ligjin Kosovar, duhej të viheshin në veprim para se Gjykata të mund të fillonte punë”. 

Natyrshëm lind pyetja: Përse BE-ja, nën ndikimin rus, serb dhe veçanërisht francez, kërkonte që kjo Gjykatë dhe kjo Prokurori të krijohej nga vetë Kosova?! 

Përgjigjja e kësaj pyetjeje qëndron në një paragraf të deklaratës së krye hetuesit amerikan të Task Forcës: “Realiteti është që TPNJ-ja (Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi) kishte juridiksionin për të ndjekur krimet që ndodhën gjatë periudhës së konfliktit të armatosur, pra deri në pikën kur përfundoi lufta në mesin e qershorit të vitit 1999”.  

Dhe realiteti është që kjo Gjykatë bëri hetime, por ajo nuk arriti kurrë të gjejë prova për këto krime të supozuara, ndaj dhe nuk arriti të ngrejë asnjë akuzë. 

Dhe BE-ja nuk e nxorri nga hiçi këtë lloj Gjykate e Prokurorie Speciale, por ajo e bëri këtë duke kopjuar praktikën e ngritjes së Gjykatës së vitit 1972 në Irlandë, për të gjykuar ish pjestarët e IRA (Irish Republican Army), e cila ishte një lloj Gjykate pa juri, njësoj si dhe kjo Gjykata Speciale e ngritur nga Kosova.  

Dhe Gjykata e ngritur në Irlandë ishte një Gjykatë ndaj të cilës edhe Amnesty International, si dhe vetë OKB-ja, nëpërmjet Unitet Nations Commission on Human Rights, (Komisioni për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara), kanë bërë raporte tepër kritike ndaj asaj gjykate, e cila është e ngjashme me Gjykatën dhe Prokurorinë Speciale që miratoi Hashimi me 82 deputetët e Parlamentit të Kosovës.  

Në raportet e këtyre dy organizmave ndërkombëtare kritikohet Gjykata e Irlandës: “Për procedurat e saj dhe për të qenë një Gjykatë Speciale, e cila rëndom nuk duhet të përdoret kundër civilëve”.  

Ndër kritikat e tjera janë edhe mungesa e një jurie, e ngjashme me Gjykatën Speciale e miratuar në Kosovë dhe përdorimi i Gjykatës për krimet të supozuara apo “të zakonshme”. 

Edhe përmes Gjykatës Speciale e ngritur në Kosovë, ish pjesëtarët e UҪK-së po gjykohen dhe akuzohen edhe për vepra të supozuara, të kryera mbas lufte. Por pas lufte të gjithë këta individë janë civilë dhe jo ushtarakë, ndaj mbi ta nuk mund të përdoret një Gjykatë Speciale, por, nëse ka prova për ato vepra që pretendohet, duhet t’i gjykojnë gjykatat e tjera në Kosovë.  

Ndërsa, për ata që do pretendojnë se kjo gjykatë po gjykon edhe vepra të supozuara të ndodhura gjatë luftës, në radhë të parë, duhet të rilexojnë sërish deklaratën e krye-hetuesit amerikan të Task Forcës Speciale, të cilën e kam cituar më lat, se këto krime i përkisnin si gjykim Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi.  

Së dyti, tashmë, këta ish-pjestarë të UCK-së që akuzohen dhe dënohen si në rastin e Sali Mustafës, pas plot 22 viteve, ata janë civilë dhe jo ushtarakë, pasi UҪK-ja ka pushuar së ekzistuari që në Qershorin e vitit 1999.  

Dhe, në gjithë këtë shpjegim të sipërcituar gjënden dy nga faktet kryesore që hedhin poshtë narrativën (rrëfenjën) e rreme të z.Bedri Islami dhe gjithë të ngjashmëve të tjerë, andej e këtej lumit Drin, se gjoja kjo Gjykatë Speciale do të krijohej nga OKB-ja. 

Fakti i parë është se, OKB-ja e ka krijuar një Gjykatë për Krime Lufte, dhe ajo është Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi. Dhe, duke qënë se edhe Kosova ishte pjesë e ish-Jugosllavisë, atëherë Kosova nuk do të mund të krijonte një Gjykatë tjetër Ndërkombëtare të veçantë për këtë zonë gjeografike. 

Fakti i dytë, Kosova nuk mund të krijonte një gjykatë të ngjashme me një për të cilën një nga organizmat e saja ka përpiluar një raport tepër kritik për këtë lloj gjykate. 

Fakti i tretë, që hedh poshtë këtë narrativë të rreme, është se krijimi i një gjykate apo edhe miratimi i një rezolute nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kërkon votimin unanim të të gjithë anëtarëve të saj. Pasi në këtë Këshill asnjë vendim apo rezolutë nuk quhet e miratuar me shumicë votash, ngaqë ekziston e drejta e vetos. 

Dhe një gjykatë të tillë, ashtu siç pretendojnë z.Bedri dhe gjithë të ngjashmit e tjerë, për më shumë edhe e propozuar nga Rusia, në asnjë mënyrë nuk do të votohej nga SHBA. Dhe kjo, sidomos mbas vitit 2014 kur Rusia aneksoi Krimenë! Qysh pas atij viti, të gjitha institucionet ligjore në Kosovë, po të kishin qënë sadopak të vëmëndshëm dhe hulumtues, do ta kishin konstatuar, se në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nuk ka kaluar asnjë rezolutë e propozuar nga Rusia, pasi Amerika nuk e ka votuar atë.  

Dhe, pas gjithë këtij sqarimi pak të gjatë, lind pyetja : Këta që vazhdojnë të krijojnë narrativën se kjo gjykatë do të krijohej nga OKB-ja, nëse nuk e miratonte vetë Kosova, janë ose të paditur, ose janë manipulues? 

Un nuk e di se ç’janë. 

Por ama e di, se edhe injoranca edhe manipulimi të çojnë në tradhëti, sikundër i çuan Hashimin dhe shokët e tij në tradhëti kombëtare, me miratimin e kësaj Gjykate dhe Prokurorie Speciale. 

Dhe, po të tradhëtosh UҪK-në dhe idealin e saj do të thotë të tradhëtosh Kosovën dhe, rrjedhimisht, do të thotë ta shesësh atë. 

Ps: Kolaboracionisti Mit’hat Frashëri thoshte: “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhëtarëve”. 

Tiranë, 17 janar 2023 

Minator në Atdhe, minierë në mërgim …!

0

Hysen Ibrahimi 

Sot doli nga shtypi një libër i veçantë autor i të cilit është Fetah Bahtiri. Libri mban titullin ”FEJZË HALILI, MINATOR NË ATDHE, MINIERË ATDHETARIE NË MËRGIM”, dhe fund e krye i kushtohet veprimtarit Fejzë Halili i cili më datë 13 janar 2023 ndërroi jetë në Suedi ku jetoi e veproi gjatë 34 viteve të fundit të jetës së tij dhe më datë 19 janar u varros në varrezat e qytetit të Mitrovicës, në Shipol. 

     Lajmi i hidhur për vajtjen e Fejzë Halilit në amshim i goditi rëndë të gjitha ata që e njohën këtë njeri punëtor, të sinqertë, të ndershëm, të palodshëm dhe patriot të madh. Autori i librit, Fetah Bahtiri, e ka pasur bashkveprimtar dhe bashkëpunotor për më shumë se tri dekada, prandaj vdekja e tij atë e ka goditur rëndë. Shi për këtë arsye ka vendosur që ta shkruaj këtë libër.  

     Autori që në fillim sqaron: “Verba volant, scripta manent që do të thotë: Fjalët fluturojnë, e shkruara mbetet është një thëne latine e cila më trokiti menjëherë në tru. Kjo bëri që ia hyra punës për shkruarjen e këtij libri për njeriun e denjë për respektin më të madh që ndokush nga bashkëpunëtorëte mi e ka gëzuar në Suedi.”  

     Në këtë libër paraqitet veprimtaria e veprimtarit Fejzë Halili duke vërtetuar çdo gjë me shumë dokumente, lista, vërtetime e procesverbale në të cilat ndodhet nënshkrimi të ndjerit Fejzë Halili. Këto gjurmë të tij kanë mbetur për jetë dhe një ditë do të mburret e tërë familja, pasardhësit e tij, Mitrovica, minatorët dhe mbarë Dardania e kombi shqiptar. Nga dokumentet e prezantuara shihet qartazi se Fejzë Halili ishte çdo herë aty ku kërkohej për të qenë në shërbim të atdhuet, në shërbim të njerëzve me nevojë, në shërbim të çështjes shqipatare, duke punuar me orë të tëra, edhe me nga 12 orë në ditë, në Zyrën e Fondit të Republikës së Kosovë në Suedi.       

     Kontaktet e tij me bashkatdhetarë në tërë Suedinë ishin të përhershme dhe asnjëherë nuk diti të thoshte se ishe i lodhur. Pjesëmarrja e tij në takime me bashkatdhetarë ka qenë e mirëpritur, sepse ai çdoherë ka rrezatuar çiltërsi, besnikëri dhe atdhetari. 

     Dëshiroj t´i shtoj edhe dy-tri fjalë për autorin e këtij libri, Prof. Fetah Bahtirin. 

     Prof. Fetah Bahtiri, i çaset kësaj vepre si diçka që e ka ndjerë në shpirt, diçka kur ai shkuarjen e veprimtarit Fejzë Halili në amshimalili në amshimH e ka ndjerë me dhimbje të madhe, ndarje jo e zakontë nga jeta, diçka emocionuese. Për këtë arsye me ide shumë mobilizuese, arrin në kohë rekode ta nxjerrë këtë vepër tejet me rëndësi.  

     Autori, personazhin e kësaj vepre e përshkruan mbi bazë të  fushëveprimtarisë së tij, e që edhe më herët kishte shkruar për personalitetin e Fejzë Halilit. Përveç shkrimeve të mëhershme autori motivohet edhe nga njohja e tij e drejtpërdrejtë me personazhin pasi që gjatë disa dekadave kanë punuar dhe vepruar bashkërisht për çështjen kombëtare në Suedi dhe në atdhe. Kështu, Prof. Fetah Bahtiri në detyrën prej shkrimtari për këtë vepër bëri më tepër se sa që mund të bëjë një shkrimtar i zakonshëm.  

     Unë konsideroj se ky libër është një vepër me rëndësi kombëtare, historike e letrare duke zgjedhur dhe vënë në letër  fuqishëm veprimtarinë atdhetare e humane të personazhit me emrin Fejzë Halili.  

          Ky libër me dedikim për Fejzë Halilin, jam i bindur se do të mirëpritet me interesim të madh nga të gjithë veprimtarët dhe bashkatdhetarët shqiptarë në Suedi dhe më gjerë, jo vetëm se e pasqyron bindshëm veprimtarinë e Fejzë Halilit, por edhe për faktin se do të jap impulse të reja për krijues të tjerë që duan të shkruajnë për këtë personalitet dhe personalitete të tjera të merituara. 

     E përgëzoj autorin Prof. Fetah Bahtirin, i cili me një sinqeritet të jashtëzakonshëm, nuk harron veprën e një bashkëatdhetari të respektuar nga të gjithë siç ishte Fejzë Halili. 

Ka vepruar “Komiteti i Deçanit” në kuadër të LNÇKVSHJ-së?

Nga: Ibrahim Kelmendi, Gjermani, aktivist i njohur i çështjes kombëtare në mërgatë
___
Dje u bë perurimi i librit “Komiteti i Deçanit”, i Bashkëthemeluesit dhe Veprimtarit veteran çlirimtar, Magjistrtit Hasan Ukëhaxhaj.
Për ata që kanë pas dëshirë me marrë pjesë, por nuk i kanë pas mundësinë, po e afishoj video-inçizimin e gjithë ceremonisë peruruese.
Meqë nuk kam qenë i pranishëm me e turbullua rrjedhën ceremoniale, po shfrytëzoj këtë mundësi komunikimi me bë për një moment avokatin e djallit, siç është bë modë të thuhet për veprim të ngjashëm, duke bërë pytjet publike për Bacin Hasan, por edhe gjithë pjesëmarrësve (si zakonish pothuajse krejtësisht mashkuj të thinjur):
Ka dikush informacion konkret, KUSH, KU, KUR, e ka themeluar Lëvizjen Nacional-Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ)?
Si ka mund Jusuf Gërvalla me udhëzu formimin e Komitetit të Deçanit, në kohën kur ai e kishte ngri veprimtarinë në kuadër të LNÇKVSHJ-së, me arsyetim se nga 15 dhjetori 1979 (kur është arratis nga Prishtina), deri në prill 1981, kishte shkëput komunikimin me LNÇKVSHJ, sidomos me “udhëheqësin e tij, Sabri Novosella?
Sipas rrëfimit të Bacit Hasan, në mars 1980 Smajl Haradinaj, duke shfrytëzuar lidhje familjare, paskësh konsultuar Jusuf Gërvalla. Ka pasuar nisma e Smajlit për formim të “Komitetit të Deçanit”. Ajo nismë është konkretizuar me formim të “Komitetit të Deçanit”, më 28 qershor 1980, nga pesë Bashkëthemelues.
Siç del nga korrespodenca e Jusuf Gërvallës, ai deri në fund të korrikut 1981 nuk ka qenë pjesëtar i asnjë lloj komiteti të LNÇKVSHJ-së. Në fund të korrikut 1981 Sabri Novosella i ka informuar njekohësisht Jusuf Gërvallën dhe Xhafer Durmishin, se janë kooptuar në Komitetin Qendror. Që do të thotë, deri kur ka ndodh ai “kooptim”, nuk kemi informim konkret, cilën përgjegjësi ka pas Jusufi në LNÇKVSHJ.
E vërteta e hidhur është, LNÇKVSHJ-a ishte sajuar nga UDB-ja në Prishtinë, me gjasë nga kryeshefi Ibush Kllokoqi, dhe Sabri Novosolla është caktuar si udhëheqës i saj (komplotist). Pra, ajo organizatë virtuale asnjëherë nuk ka pas komitet qëndror apo ndonjë organ tjetërfare udhëheqës, por vetëm Sabri Novosella i ka manipuluar e viktimizuar idealistët e interesuar për veprimtari klandestine çlirimtare.
Themelimi i grupeve dhe organizatave, të ashtuquajtura ilegale, duhet të ketë qenë gjetje origjinale e shërbimeve jugosllave, si mënyrë diverisioniste e preventive për t’i luftuar ata që përcaktoheshin për ta luftuar atë pushtet monist e pushtues.
Në pamundësi për të siguruar dokumente të UDB-së, ku duhet të qëndron e protokolluar vendimmarrja për të sajuar grup e organizatë “ilegale”, në rastin e LNÇKVSHJ-së kam shfrytëzuar deklaratat, letrat, intervistat e Sabri Novosellës, por edhe të Selatin Novosellës, të Xhafer Durmishit dhe viktimave të Sabri Novosellës. Ato i kam sistemuar, duke paraqit kundërthëniet, në librin “Gjurmë dhe fërkemë”.
Siç e ka thënë shpesh Jusuf Gërvalla, UDB-ja përmes veprimtarisë diversioniste të formimit të organizatave ilegale çlirimtare, ka mbajt gjallë frymën e nevojes për organizim klandestin çlirimtar. Këtë e dëshmon edhe formimi i “Komitetit të Deçanit” dhe komiteteve në Komuna tjera, që i kanë formuar pesë Bashkëthemluesit e “Komitetit të Deçanit”. Pra, aty e tutje ato komitete, krejtësisht në mënyrë autonome, kanë ushtruar veprimtarëinë patriotike çlirimtare, dhe kjo ishte vlerë, sidomos në zgjerimin dhe thellimin e patriotizmit çlirimtar.
Po shpresoj Baci Hasan ia ka dalë, pas 42 vjetëve, t’i paraqet e shtjellon identifikimet dhe arrestimet nga ana e UDB-së, nëse ato ishin pasojë e pakujdesisë apo e spiunimeve.
Me erdhi keq që dëgjova informimin nga Hydajet Hyseni, se Shoqata e të burgosurëve politik, e cila është botuese zyrtare e librit, nuk i paskës pas financat modeste për botim të librit të Bacit Hasan, por ishte shtyp me vetëfinancim. Nuk më besohet se nuk do të kishin gjet donator, nëse do të kishin kërkuar…
Edhe njëherë, urime Bacit Hasan për botim të librit “Komiteti i Deçanit”, dhe respekt për vprimtarinë e tij jetësore shkencore e çlirimtare!
(ibrahim KELMENDI)
***
Ketu viedeo-inçizimi i manifestimit perurues:

Kontribut për gjeografinë historike të popullit shqiptar

Prof. Dr.Nail  Draga, Ulqin 

Peter Bartl-Injac Zamputi, Vincenzo Zmajevich- Relacion i gjendjes së Shqipërisë  e Serbisë(1702-1703), Botoi:  Albanisches Institut –Faik Konica, St.Gallen-Prishtinë, 2022 

Në jetën e një populli  nuk janë të rrallë rastet ku disa personalitete kanë luajtur rol të rëndësishëm në ngjarje të ndryshme, të cilat janë bërë pjesë e historisë kombëtare. Ne këtë gamë të çështjeve  te shqiptarët  në të kaluarën  vend nderi  zënë klerikët e nderuar si Buzuku, Bogdani, Bardhi, Budi etj., ndërsa  këtyre iu shtohet edhe teologu Vinçenc Zmajeviqi i cili veçohet me dy kontribute me peshë të veçantë. E para është roli i tij në organizimin e Kuvendit të Arbrit(14 janar 1703) dhe e dyta, ka të bëjë  në emigrimin dhe vendosjën e shqiptarëve nga krahina e Krajës dhe e Shestanit në Zarë  të Dalmacisë në vitin 1726. 

Por, ky personalitet  i nderuar në sajë të angazhimit jo vetëm teologjik ka mbledhur të dhëna me interes për shqiptarët që i ka shkruar në veprën Relacion i gjendjes së Shqipërisë  e Serbisë(1702-1703) e cila për një kohë të gjatë ka qenë e panjohur për opinionin e gjerë, por në sajë të angazhimit të përbashkët në mes Institutit Shqiptar në St.Gallën në Zvicër dhe SHB”Faik Konica”në Prishtinë, na vjen e botuar në shqip në vitin 2022. 

Në sajë të informacionit që disponojmë, Relacioni i ipeshkvit Vincenc Zmajeviqit i vitit 1702/1703 është vepër e tre autorëve: Vincenc Zmajeviq, Peter Bartl dhe Injac Zamputti. Zmajeviqi e ka shkruar këtë relacion nga vizita apostolike në ipeshkvitë e Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë më 1702/1703. Këtë relacion e ka botuar italisht (versioni i arkivit të Vatikanit) Peter Bartl më 1979 në librin “Quellen und Materialien zur albanischen Geschichte Im 17. Und 18. Jahrhundert“ fq. 1-186, përcjellë me shpjegime e shënime nga vet Bartl-i. Ndërsa në shqip është përkthyer nga Injac Zamputti më 1988, që ishte përkthim i pabotuar deri tani. 

Autoritet i kohës së tij  

Vincenc Zmajeviqi ka lindur në Perast (Mali i Zi i sotëm) më 23. 12. 1670 në një familje kroate e njohur në historinë e rajonit dhe më gjerë.  Me ndihmen e xhaxhai i tij, Andrija Zmajeviqi,i cili  ishte ipeshkëv i Tivarit (1671- 1694),  dërgohet në “Collegium Urbanum” në Romë, ku përfundon studimet në filozofi e teologji, ku edhe   doktoroi më 30. 03. 1695. Pas shugurimit meshtarak, më 1696 kthehet në vendlindje dhe emërohet famullitar në Perast. Më 1701 papa Klementi XI e emëroi ipeshkëv të Tivarit me dekretin: “Vicentius Zmajevich, archiep. Antibarensis 8 Iulii 1702 deput. visit. apost. ecclesiarum et missionum prov. Epiri seu Albaniae iuxta decr. S. Congr. Prop. 13 Iun. 1702 emanatum et a S.S. 19 Iun. 1702 approbatum”. Vincenc Zmajeviqi ishte ipeshkëv i Tivarit deri sa u emërua ipeshkëv i Zarës në Kroaci, më 1713, ku edhe vdiq më 11.09.1745.  

Pas emërimit të tij ipeshkëv i Tivarit më 1701, Papa Klementi XI (Giovanni Francesco Albani) emëroi Zmajeviqin Vizitator Apostolik në Shqipëri, Serbi, Maqedoni e Bullgari, dhe këtë vizitë e filloi në shtator të vitit 1702 e që zgjati deri në shkurt 1703.  

Pasi Zmajeviqi kishte vizituar si i dërguar i Vatikanit ipeshkvitë në Shqipëri, Maqedoni, Serbi e Bullgari, kishte parë gjendjen e mjerueshme të katolikëve shqiptarë, jo vetëm materiale por edhe organizative, strukturore nën Perandorinë Osmane. Një situate e tillë aspak e favorshme  ndikoj  që  ai të ndërmarrë diçka konkrete për Kishën Katolike në trojet shqiptare. Kështu falë Zmajeviqit u thirr dhe u organizua  Kuvendi i Arbrit i cili u mbajt më 14 dhe 15 janar 1703 në Mërçi në afërsi të Lezhës, ku u tubuan ipeshkvijtë e klerikët katolikë, apo më mirë të themi, përfaqësuesit kishtarë shqiptarë për të diskutuar dhe vendosur rregulla për jetën kishtare në trojet shqiptare. 

Gjatë historisë kishtare, organizime ipeshkvore apo ndëripeshkvore ka pasur edhe më parë  por “Kuvendi i Arbrit” ishte me përmasa të mëdha, pasi për këtë ishte informuar mirë Papa Klementi XI dhe dokumentet e botuar pas Kuvendit ishin të shumta, latinisht e pastaj edhe shqip, me interes shumëplanesh studimi,  si kishtare, historike, gjuhësore, gjeografike e  etnografike, duke qenë i rëndësishëm për historinë e popullit shqiptar. 

Relacioni i vitit 1702/03 i Zmajeviqit nuk është me interes vetëm për historianët e shekullit XVII. Përmbajtja e tij do të mund të përshkruhet në pika të shkurtra kështu. Faqet e para ia kushton gjendjes jo vetëm historike shqiptare, por edhe asaj ekonomike, pozicionit gjeografik, dioqezave në trojet shqiptare, gjendjes së mjerueshme të të krishterëve nën sundimin e Perandorisë Osmane, por edhe kritikat ndaj klerit katolik nuk mungojnë. Në këtë pjesë, Zmajeviqi shkruan se duhet thirrur një koncil provincial shqiptar, çka edhe bëri më 1703 (Kuvendi i Arbrit).  

Përshkrimet e Zmajeviqit në këtë relacion janë detaje për kohën, jo vetëm për jetën e besimtarëve apo të klerikëve, për hapësirën gjeografike që ai vizitonte, për shkatërrimin e kishave, tjetërsimet nëpër kisha, por jep edhe numra të saktë të besimtarëve katolikë nëpër famulli. Në këtë kohë, siç dihet, islamizimi kishte shtrirë rrënjët jo pak në popullin shqiptar dhe jeta ishte tejet e vështirë jo vetëm për të krishterët, por edhe për ata që ishin islamizuar. Kishte edhe të tillë që, në brendi mbaheshin të krishterë, kurse jashtë si myslimanë.  

Relacioni trajton, me nga një kapitull të veçantë, dioçezat që ai vizitonte e ku jetonin katolikët, si ato të: Tivarit, Shkodrës, Pultit, Sapës, Lezhës, Administratën e Durrësit, Budues, gjendjen e kishave të Serbisë dhe Administratën e Shkupit, gjendjen e të krishterëve në Bullgari. Jep po ashtu edhe ide për dalje nga kjo gjendje e mjerueshme, nevojat e misionarëve françeskanë etj. Kemi të bëjmë me një relacion të detajuar nga një indvidë I përgatitur jo vetëm në aspektin teologjik, që ishte model për kohën kur është shkruar,por e them pa hezitim se  mund të shërbejë model edhe për kohën tonë, duke ofruar të dhëna me interes  shumëdimensional. 

Vendbanime të shpopulluara 

Duke  analizuar  këtë botim ku ofrohën të dhëna për një numër të konsideruar të vendbanimeve, unë me këtë rast jam përcaktuar për disa vendbanime të cilat sot janë në kuadër të Malit të Zi. Pikërisht duke marrë parasysh   të dhënat  për vendbanimet e prezantuara në kuadër të famullive të tyre, del qartë se në ditët tona pas me shumë se tre shekujve disa vendbanime nuk ekzistojnë me. Ata janë shpopulluar  për shkaqe të ndryshme të kohës qoftë  në sajë të emigrimit, sëmundjeve të ndryshme apo çështje të tjera sociale  dhe si të tilla i takojnë gjeografisë historike. Në këtë aspekt na ndihmojnë edhe hartat e publikuara për kohën përkatëse për të deshifruar më saktë vendndodhjen e tyre. 

Shasi-famullia kryesore në Anë të Malit  

Me këtë rast dua të ceki disa të dhëna qe kanë të bëjnë me famullitë në  Anë të Malit,  sepse kemi të bëjmë me disa  të dhëna me interes gjeografik, historik e etnografik.  

Kështu për famullia krysore e Anës së Malit është ajo  e Shasit  e cila përbëhëj nga  9 vendbanime (Brija, Shasi, Milla, Krytha, Kllezna, Brajsha,Selita, Suma dhe Bukmira)  të cilët gjithsejt kanë 114 shtëpi me 923 banorë, ndërsa në aspektin fetarë ishin: 69 shtëpi katolike dhe 602 banorë, 41 shtëpi myslimane me 290 banorë si dhe 4 shtëpi ortodokse me 31 banorë.  

Nga këto vendbanime më së shumti shtëpi katolike  kishte Milla 18 shtëpi me 171 banorë, duke pasuar nga Brija e Kllezna. Ndonëse ishte seli e famullisë Shasi kishte 1 shtëpi katolike me 3 banorë,ndërsa kishte 12 shtëpi myslimane me 90 banorë, dëshmi e  procesit të islamizimit të popullsisë shqiptare, duke filluar nga viti 1571, nga koha kur Shasi  është okupuar e shkatërrur nga Perandoria Osmane. Ndonëse para okupimit Shasi ishte ipeshkvi, nga ajo traditë kishtare tash kishte statusin e famullisë, me numër minimal të banorëve.  

Në relacion V.Zmajeviqi  për Shasin  ofron të dhëna për të kaluarën e tij duke cekur disa kisha me emër, të cilat në kohën tonë tash dihet me emër vetëm për dy prej tyre(katedrala e Shën Gjonit brenda qytetet dhe ajo e Shën Mrisë, jashtë mureve të qytetit). 

Bria dhe Bukmira i takojnë gjeografisë historike 

Nga  numri I përgjithshëm të vendbanimeve  të cilat prezantohen në këtë botim dy vendbanime janë të diskutueshme. Fjala është për dy  vendbanime në Anë të Malit, e ata janë  BRIJA, e cila gjindej në pjesën veriore  të liqenit të Shasit, ku sot gjindet vendbanimi me emrin Kllezna  Poshtë. Në vitin 1703 kishte  11 shtëpi katolike  me  115  banorë, ndërsa  të fesë islame ishin 3 shtëpi me 25 banorë. Por, nga të dhënat e mëvonshme ky vendbanim nuk figuron, sepse sipas një informacioni që disponoj në vitin 1756 popullsia e  42 shtëpive e tëra ka emigruar në Itali. Nuk ka të dhëna se kush ishte motivi i emigrimit kolektiv, ku supozohet sëmundja e kohës apo ndonjë motiv tjetër social.  Por, nga ajo kohë e më pas këtu është vendosur një popullsi e ardhur nga Mirdita, dhe Shkreli që është e pranishme edhe në ditët tona. Nga ajo kohë humbi emri I mparshëm BRIJA, ku si dëshmi janë gërmadhat e shtëpive të asaj kohe, ndërsa me banorët e rinjë vendbanimi quhet Kllezna Poshtë, në analogji me vendbanimin e njëjtë i cili quhet Kllezën, e më pas Kllezna e Sipërme(Naltë). 

Nga këtë aspekt kemi edhe  vendbnimin BUKMIRA, në afërsi të Shasit të sotëm, e cila kishte  4 shtëpi katolike me  41  banorë dhe 2 shtëpi të fesë islame me 13  banorë. Kemi të bëjmë me një vendbanim me pozitë të përshtashme gjeografike me resurse natyrore që sipas të dhënave është vendbanim i vjetër dhe i banuar. Në atë kohë  këtu bëhët fjalë për kishën Shën Pelegrinit, për të cilën sot nuk dihet. Por, nga ajo kohë e me pas nuk ekzistojnë të dhëna se popullsia është rritur, por e kundërta duke mbetur pas Shasit.  Mbetet të hulumtohet për ish popullsinë e Bukmirës dhe numrin e tyre me pas, sepse ka mbetur pa banorë. 

I cekëm këto dy vendbanime sepse me pas ata nuk figurojnë, sepse popullsia  për shkaqe të ndryshme ka emigruar, që mbetën çështje për hulumtim, ku si të tilla këto vendbanime i takojnë gjeografisë historike.  

Nuk ka dilemë se një çështje e tillë ekziston edhe në dioçezat tjera shqiptare  ku iu takon studiuesve të japin kontributin në hulumtimin e tyre në terren, por edhe të emërtimi, sepse disa kanë evoluar për nga forma që paraqet   vështirësi në  identifikimin  e tyre. 

Nga ana tjetër duhet cekur se V.Zmajeviqi përveç përkatësisë fetare katolike e islame të popullsisë ofron të dhëna edhe për përkatësinë fetare ortodokse të vendbanimeve shqiptare. Këtu mendoj për  disa vendbanime në famullitë në Anë të Malit e në   Krajë e cila  më pas  është eliminuar  duke kaluar në ate islame, që  dëshmohet me pas në sajë të dhënave  në terren në këto mjedise. Ndërsa të dhënat në këtë relacion për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kelmendi në vitin 1700 të  rreth 250 familje për në Peshter, Novi Pazar, Rozhajë etj., të cilët si të përkatësisë  fetare katolike ne mungesë të meshtarëve rrezikonin të asimiloheshin në mysliman apo ortodoks sllavë, dukuri e cila më vonë ndodhi në realitet, duke humbur identitetin kombëtar. 

Përfundimisht analiza e vendbanimeve në kuadër të dioçezave, përkatësisht të famullive përkatëse nga ajo kohë e deri në ditët tona ofron mundësi për analiza të ndryshme. Pikërisht në këtë aspekt ky relacion do të    nxitë kureshtjen  e lexuesve, sepse kemi të bëjmë me një botim i cili i ka munguar literatures shqipe. Ndërsa i botuar në prag të vitit jubilar të  Kuvendit të Arbrit është një dhuratë  jo vetëm për  studiuesit e profileve  shkencore por edhe  për opinion e gjerë.                                                                                                                   

(Lexuar me rastin e shënimit të 320-vjetorit të Kuvendit të Arbrit, në Merçi-Lezhë, më 14 janar 2023) 

Shpallet viti jubilar i Kuvendit të Arbërit, në kujtim të 320-vjetorit të tij në Janar 1703 

Nga Frank Shkreli                      

  • Me rastin e 320-vjetorit – Janar 1703                

 Papa Klementi XI Albani 

 Ishte viti 1703 – më saktësisht – 13, 14, e 15 Janari i atij viti që në Mërçi të Lezhës është organizuar Kuvendi Kishtar i Arbrit – ose ndryshe Koncili i Kishës Katolike në trojet Shqiptare, i thirrur nga Papa Klementi i XI – Françesk Albani, me origjinë shqiptare. Organizimin e këtij Kuvendi me rëndësi të madhe kombëtare, Papa Klementi ia besoi Kryeipeshkvit të Tivarit në atë kohë, Imzot, Vinçenc Zmajeviqit.  

Me atë rast, ipeshkvijt katolikë të trojeve shqiptare, pjesëmarrës në Kuvendin e Arbrit – shqyrtuan, në përgjithësi gjëndjen e përgjithëshme, kryesisht, të mjerueshme të Kishës Katolike në ato anë nën sundimin ottoman. Përveç çështjeve kishtare, Kuvendi i Arbrit ka analizuar edhe çeshtje të tjera me rëndësi kombëtare, përfshir rrezikun që i kanosej jo vetëm fesë katolike, por edhe gjuhës shqipe dhe me të edhe identitetit kombëtar nën administratën e egër pushtuese otomane, në një situate tejet të vështirë dhe sfiduese për shqiptarët në trojet e veta.  

  Forhåndsvisning av bilde

Për të shënuar këtë ngjarje me shumë rëndësi për ruajtjen e historisë, gjuhës dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve, Dioqeza e Lezhës dhe Bashkia Lezhë, organizuan fund javën që kaloi, pikërisht në ambijentet e Kishës së Shën Gjonit (në rinovim e sipër)ku është mbajtur Kuvendi i Arbrit 320-vite më parë, Kishë kjo që nën drejtimin dhe udhëheqjen e të palodhurit Dom Nikë Ukgjini dhe bashkpuntorëve të tij, po rinovohet – ashtu siç janë rindërtuar një numër objektesh të tjera kishtare historike në ato anë, falë vullnetit, dedikimit dhe vendosmërisë së tij personale, fetare e kombëtare të tij dhe ndihmës së shumë prej bashkpuntorëve të tij, të cilët – në mungesë arrogante të ndihmës qeveritare për objektet kulturore – shumë prej këtyre patrirotëve nuk kursejnë asgjë për rindërtimin e këtyre objekteve me rëndësi kombëtare historike dhe fetare. Frank Shkreli: Kanë filluar punimet për rehabilitimin e Kishës së Kuvendit të Arbërit afër Lezhës | Gazeta Telegraf 

   Forhåndsvisning av bilde      

Në frymën e bashkpunimit dhe mirëkuptimit mbarëkombëtar të Kuvendit të Arbrit, Janarin e vitit 1703,ku e kur u mblodhën burrat e dheut për të biseduar për fatet e Kombit — MËRQIA- KISHA E KUVENDIT TË ARBRIT, NË TË KALUARËN DHE SOT – Dielli | The Sun (gazetadielli.com) –-fund javën që kaloi Dioqeza e Lezhës dhe Bashkia Lezhë organizuan një tubim për të shënuar këtë përvjetor duke shpallur vitin 2023, si Vitin jubilar të Kuvendit të Arbrit, me rastin e 320-vjetorit. 

Forhåndsvisning av bilde

Shihet se për nga pjesëmarrja në këtë tubim e studiuesve dhe personaliteteve akademike nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga diaspora, organizatorët duket se janë munduar, me të drejtë, t’i japin kësaj ngjarjeje të rëndësishme një pamje të karakterit mbarëkombëtar. Në kishën e Shën Gjonit ku është mbajtur Kuvendi i Arbrit më 1720 – ndoshta më i rëndësishmi në historinë e shqiptarëve, pas Besëlidhjes së Lezhës nën drejtimin e Kryetrimit të Kombit, Gjergj Kastriotit -Skenderbe – ishin mbledhur klerikët nga diqoezat e Lezhës, Shkodrës e Tivarit. Morën pjesë gjithashtu edhe studiues, akademikë dhe mysafirë të ftuar nga mbarë trojet shqiptare, të ardhur nga Shkupi, Prishtina, Ulqini, Tivari, Tirana e Shkodra, në shenjë nderimi dhe respekti për Kuvendin historik të Arbrit, por edhe për rëndësinë që ka edhe sot –jo vetëm fetare, por edhe atdhetare e kulturore, për mbarë Kombin shqiptar – edhe si shembull i ruajtjes së gjuhës dhe identitetin kombëtar të shqiptarëve, anë e mbanë trojeve të veta. Organizuesit e kësaj ngjarjeje me rëndësi historike, fetaro-kulturore, falënderuan edhe kontribuesit nga vendi dhe jashtë vendit — pa ndihmën financiare të cilëve – do ishte pothuaj i pamundur rindërtimi dhe meremetimi i Kishës së Arbrit dhe ambienteve për rreth. Është meritë e tyre dhe udhëheqsit të punimeve të meremetimit,  Dom Nikë Ukgjinit, që sipas fotografive që kam parë, ky objekt historik, çdo ditë e më shumë, po merr shkëlqimin e vet të merituar e të munguar për shumë dekada me radhë. U lumtë këtyre burrave të dheut, të kohërave tona, të cilët kanë marrë përsipër përgjegjësi për ruajtjen dhe meremetimin e objekteve kombëtare, që në një shtet normal, janë përgjegjësi të qeverisë e të shtetit. 

Me këtë rast përkujtimor, të djelën që kaloi, të Kuvendit të Arbrit në Mërçi të Lezhës u promovua edhe relacioni i autorit të punimeve të Kuvendit të Arbrit, delegatit të Papa Albanit,  Imzot Vincenc Zmajeviq, i botuar në gjuhen shqipe, nga AIlbanisches (Albanishes) Institut, St. Gallen dhe shtëpia botuese, Faik Konica Prishtinë.  Tubimi i javës së kaluar në Lezhë, shënoi gjithashtu edhe fillimin e Vitit Jubilar të 320-vjetorit të Kuvendit të Arbrit, me premtimin për tu takuar gjatë këtij viti për ngjarje të tjera, në kujtim të këtij përvjetori jubilar. 

Forhåndsvisning av bilde

Në tubimin, me rastin e 320-vjetorit të Kuvendit të Arbrit, folën një numër studiuesish e historianësh, disa prej të cilëve mund ti ndjekni në këtë link më poshtë. PERKUJTOHET NE LEZHE 320 VJETORI I KUVENDIT TE ARBERIT. Bashkia dhe Dioqeza e Lezhes kane perkujtuar 320 vjetorin e Kuvendit te Arberit, nje nga… | By Rrok | Facebook — Por, si pasqyrim të punimeve të tubimit, javën që kaloi, foli edhe Dom Nikë Ukgjini, drejtuesi dhe udhëheqsi i projektit të madh të rinovimit të Kishës së Arbrit, ku 320-vite (14, 15 e 16 Janar, 1703) më parë u mbajtë Kuvendi i Arbrit. Në fjalën e tij, Dom Nik Ukgjini tha se kjo datë është një themel i rëndësishëm për mbrojtjen dhe ruajtjen e identitetit shqiptar., duke dhenë një historik të shkurtër të Kishës së Arbrit, ku 320-viet më parë u mbajt Kuvendi i Arbrit. 

Forhåndsvisning av bilde

Lezhë, Mërçi, 14 janar, 2023 

Fjala përshëndetës dom Nika 

Shpallja e vitit Jubilar, 320 vjetori i Kuvendit të Arbrit 

Të nderuar pjesëmarrës, 

Kuvendi apo Koncili kishtar i Arbërit që u mbajt në Kishën e Shën Gjonit të Merçisë, nën drejtimin e Imzot Vinçenc Zmajeviçit, kur ai kishte vetëm 31 vjeç, ishte me rëndësi të jashtëzakonshme për fatet e Kishës katolike në trojet shqiptare, të gjuhës shqipe e të identitetin etnik të kombit shqiptar. Ishte data 14 janar e Kuvendi do të vijonte edhe  më 15 e 16 janar 1703, kur në përfundim të punimeve, baritë e të gjitha trojeve të Kishës Katolike, si dhe delegatë të tjerë, nënshkruan dekretet e Koncilit të Arbnit, te cilat u botuan  në latinisht  e shqip ne vitin 1706, nga Imzot Zmajeviçi e ku përmes së cilës shihet qartë se kleri katolik shqiptar, përkundrejt torturave nga pushtuesit, i qëndroi pranë në gaz e në vaj, popullit të vet dhe i parapriu rilindjes së tij kombëtare.  

Imzot Zmajeviçi i nxitur nga Papa Francesk Albani, u kujtoi të gjithë ipeshkvijve pjesëmarrës të Kuvendit të Arbërit detyrën që të kujdesën me të gjitha forcat për ringjalljen e jetës fetare të popullit, e të punojnë për përtëritjen dhe rritjen e klerit si dhe për lirinë fetare të kultit e të popullit.  

Nisur nga ajo  se çfarë është shkruar për Kuvendin e Arbrit, mund te themi se në ketë ambientin ku gjendemi, u vendos një gur i rëndësishëm themeli për mbrojtën dhe ruajtjen e identitetit kombëtar dhe fetar të arbërve përballë zgjedhës së rëndë të robërisë nën turqit osmanë dhe depërtimit të dhunshëm të islamizmit, i cili kishte arritur fazën e tij kulmore në fund të shek. XVII e fillim të shek. XVIII. 

Sulltanati i Stambollit duke reflektuar thellë, kuptoi se Kuvendi i Arbrit ishtë një veprimtari sa kombëtare aq ndërkombetare, një nga ngjarjet me të mëdha ballkanike, ishte konkretisht një reagim strategjik i Evropes Perëndimore ndaj Shqipërisë, prandaj në vitet në vazhdim, ky objekt  legjendarë, do pësonte dëmtime, rrënime të shumta si dhe ringritje. Do  përmendim këtu dëmtimet goditëse e të parat që kishin ndodhur gjatë rivalitetit në mes Karamahmud Pashë Bushatliut dhe Mehmet Pashë Çaushollit besnikut të sulltanit, gatë viteve 1785-1796, e ky ipeshkvi Mikel Kryziu në vitin 1789, thotë se Kisha është aq e prishur sa duket se do të rrënohet në mos sot o nesër dhe mezi qëndron në këmbë. Po kështu dëmtime te kësaj natyre shënohet sa ka pasur edhe në vitet në vazhdimësi. Ajo e fundit ka ndodhur nga esadistët shqiptarë në vitin 1915 dhe me pas gjatë diktaturës së egër komuniste, e cila e dominoj për 45 vite tokën e Arbrit. 

Me ardhjen e demokracisë në mars të viti 1991, Kisha Katolike si pjesë e këtyre vuajtjeve të këtij populli, me këtë rast filloi edhe ajo ringjalljen e saj. Meshtarët, përpos punës intensive baritore, ju desh të merreshin edhe më ringritjen e mureve të rrënuara të disa objekteve të kultit. Kështu ndodhi edhe me Kishën legjendare të Kuvendit të Arbrit, e cila gjatë kohës se komunizmit kishte degraduar tepër, prandaj u pa e nevojshme ndërhyrja restauruese e cila ndodhi në mënyrë serioze por dhe modeste vitin 1996.  

Duke qenë të bindur se çdo aset të Trashëgimisë tonë Kulturore Kombëtare, përfaqësojnë vertebrat e shtyllës kurrizore të identitetit tonë kombëtar, dhe që kjo pjesë e historisë sonë të marrë edhe më tepër jetë, një grup vullnetmirësh me ide e financime arritëm gjatë vitit 2022, të ia shtojmë dinjitetin këtij objekti duke rindërtuar e meremetuar, por dhe duke shtuar gjerat të nevojshme, në Kishë dhe ambientin për rreth e qark. 

Duke falënderuar te gjithë kontribuuesit financiarë nga brenda dhe diaspora deri tani kemi arritur për ta përmbyllur fazën e parë të rindërtimit, me shpresë se do i gjejmë mundësitë për përmbyllur deri në fund projektin e hartuar.  

Me ketër rast të 320 vjetorit te Kuvendit të Arbrit, gjej rastin ti falënderoj edhe atyre që na shtuan madhështinë e kësaj feste duke na mundësuar  promovimin e relacionit të Imzot Zmajeviqit në gjuhën shqipe e i cili si vend takimi historik e kishte pikërisht në Kishën e Merqisë ku sot jemi bashkuar.”  Fjala e Dom Nikë Ukgjinit në përvjetorin e 320-të Kuvendit të Arbrit. 

Kryeministër mos i lëndo qytetarët e vendit tuaj!

0

Florim Zeqa 

Përveç zhgënjimit të qytetarëve të vendit, politikanët e papërgjegjshëm kosovarë i kanë zhgënjyer edhe miqt më të mëdhenj të Kosovës, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre evropian.

Adoleshenca politike dëmtoi interesat e Kosovës 

Rihapja e Asociacionit të Komunave Serbe në fazën finale të dialogut, përveçse zhgënjyese, është edhe sfiduese për pavarësinë e Kosovës. Faza finale e dialogut e gjenë Serbinë në një pozitë të fuqishme politike, ndërsa Kosovën në një pozitë të skajshme inferioriteti, shkaku i klasës adoleshente dhe të papjekur politike.

Këshillat e Gabriel Escobar, emisar special i ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi për themelimin e Asociacionit, duken të jenë ultimative për ‘Qeverinë Kurti’, e cila pa humbur kohë duhet të ofrojë propozimin final në përmbylljen e dialogut me Serbinë, në të kundërtën mund të mirret një vendim unilateral nga bashkësia ndërkombëtare për veriun e vendit, të cilin nuk do të mund ta ndryshojmë më, siq nuk mundem ta ndryshojmë realitetin e krijuar 24 vite më parë në atë pjesë të vendit tonë!

Prolongimi i përmbylljes së dialogut, gjegjësisht zgjidhjes përfundimtare me Serbinë jo vetëm që nuk e ndihmon Kosovën, i shkon për shtati aspiratave hegjemoniste të Serbisë ndaj shtetit tonë.

Albin Kurti i kanë mbetur vetëm dy rrugë; ecjen përpara sipas rekomandimeve të miqve ndërkombëtar ose dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Ndryshe nuk mund të luaj me ndërkombëtarët siq është mësuar të luajë dhe mashtrojë qytetarët e Kosovës.

Tashmë është e qartë, themelimi i Associazionit të Komunave Serbe (AKS) është rekomandim i prerë edhe i SHBA-ve dhe BE-së, andaj çdo ikje nga obligimet ndërkombëtare që ka marrë Kosova në Bruksel, do të jetë sfidë e papërballueshme për Kosovën.

Qytetarët janë lodhur me mashtrime, duan zgjidhje

Problemi i veriut të vendit nuk zgjidhet me politikë populliste dhe as me folklorizëm patriotik. I kaluam 24 vite duke ëndërruar, duke kënduar e vajtuar, duke gënjyer dhe zhgënjyer vetveten se një ditë do të bashkohet qyteti i Mitrovicës.

Atë që nuk mundi ta bëjë shumë vite më parë ylli i muzikës shqiptare, e madhja Shkurte Fejza me këngën; “Jo nuk ndahet Mitrovica”, provuan ta bëjnë edhe liderët tonë disa herë në vazhdimësi përmes fushatave zgjedhore, por na ndodhi e kundërta e saj, barrikadimi dhe vendosja e shtatores gjigante të Car Llazarit përballë Urës së lumit Ibër!

Vargu më kulmor i këngës; “pa u farue me djem e qika, jo nuk ndahet Mitrovica”, në vend që të kthehet në kushtrim mbarëkombëtar, u kthye në mashtrim nga politikanët tonë. Ata politikanë që dje kërkonin bashkimin kombëtar dhe të Mitrovicës në veçanti, sot po u thurin lavde rojave të Urës dhe kriminelëve serbë që vranë më dhjetëra shqiptarë të pjesës veriore dy dekada më parë!

Heronj (të vetëm) të gjallë janë ata pak banorë shqiptar të mbetur në pjesën veriore, të cilët me prezencen e tyre fizike janë duke u munduar t’i dalin zot trojeve te veta stergjyshore, përderisa kryeministri i tyre i thurë lavde vrasësit të familjarëve të tyre (të cilin e quante pikërisht kështu si opozitarë)!

Veprimet e ditëve të fundit të kryeministrit Albin Kurti, përveqse skandaloze dhe të dëmshme për shtetin, janë poshtruese dhe fyese për familjarët e të vrarëve nga kriminelët serb të pjesës veriore! Kryeministër mos i lëndo qytetarët e vendit tuaj, ngase përveq mallkimit të tyre, edhe Zoti të ndëshkon!

Vuçiqi, secesionizmi, pushtimi dhe çlirimi

0

Gani I. Mehmeti  

Ngjan që njeriu si është vet, ta quajë atë tjetrin, kështu si secesionisti Vuçiq, e quan secesionist Kurtin! 

Vuçiq tha se marrëveshja mund të arrihet pasnesër, për të premten, “nëse Kurti heq dorë nga idetë e tij secesioniste”. 

“E shihni në këtë letër të Bashkimit Evropian, thonë se të gjithë secesionistët duhet të sulmohen. Dhe ata secesionistët, kanë bërë një shkëputje të dhunshme të një pjese të territorit tonë. Pra, deri ku mund të shkojë kjo paturpësi. Ju nuk mund të duroni. Unë nuk kam fjalë për të përdorur. Ata duan të dënojnë ata që mbështesin shkëputjen, mendoj pjesë të Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës. Ata që bombarduan një vend dhe bënë një shkëputje të dhunshme. Dhe ju nuk besoni kur e lexoni”, tha Vuçiqi. 

Sipas shkrimit të Vuçiqit, sikur ai na del i turpshëm dhe nuk bën paturpësira, pse vrasja e popujve tjerë, siç veproi ai në luftërat e Jugosllavisë, nuk qenkan të turpshme, madje na del se paskan qenë të ndershme!!!  
Deri sa Vuçiqi flet për secesionizmin, ai nuk na jep sqarime të mjaftueshme se kush është secesionist e kush pushtues në këtë rast.  

Apo, mos Vuçiqi ende është duke ëndërruar se Kosova është “pjesë” e Serbisë, ashtu siç ishte që prej pushtimit më 1912 e deri më 1999.
Një vend që nuk është i yti, mund ta pushtosh, por vetëm si të pushtuar mund ta mbash, ku lufta për çlirim e atij vendi do të vazhdojë deri në fund, ashtu siç ka ndodhur gjatë gjithë shekullit që e lamë prapa e deri  me çlirimin e Kosovës, që Serbia e kishte ndarë nga shteti Shqiptar, ende pa u çliruar mirë nga Perandoria Osmane. 

Tani, kur Kosova është shtet i pavarur, e pranuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, secesionist është vetë Vuçiqi, i cili, duke qenë i vetëdijshëm se Kosova është e Pavarur, ai përpiqet t’ia ndajë katër komunat në veri të Kosovës, me çka do të pajtonte ta pranonte Kosovën shtet.  E, deri sa Vuçiq përpiqet të ndajë një pjesë të Kosovës, ai vetë është secesionisti. 

Vuçiq, secesionist mbetesh ti në rastin konkret, jo Kurti.  

Madje, sikur të kërkohej edhe kthimi i territoreve të pushtuara prej të parëve tuaj që më 1877/78, nuk do të ishte secesionist, por do të ishte e drejtë e plotë për kthimin në tokat e tyre të pasardhësve të atyre që u ndoqën atë kohë nga sanxhaku i Nishit e nga Toplica me vrasje, plaçkitje e ndjekje, që qe bërë spastrim tërësisht etnik nga shqiptarët.  

Kosova vetëm sa u çlirua nga ju secesionistët e vitit 1912. Tani sërish përpiqeni të bëheni secesionist, me përpjekjet për ndarjen e veriut të Kosovës, që edhe këtu, sidomos në Mitrovicën Veriore, i ndoqët shqiptarët në vitin 2000, me ndihmën e KFOR-it, të cilët penguan kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre në veri, me një prapavi që sot po shihet. 

Ne, shqiptarëve, nuk na është dhënë rasti të jemi secesionit, as që na ka shkaur në mendje, përveç luftës për çlirim kundër secesionistëve si Vuçiqi!