Kreu Blog Faqe 1131

Masakra e Korishës, një histori e shkurtër

Argjita Ukimeri – MA.SC. pedagoge 

Prizren – Janar 2023 

Historiku i shkurtër  

Historia është nëna e së vërtetës. Të gjitha gjërat i marrim  në kohë reale dhe në mënyrë faktike prej saj. Ngjarjet historike që kanë ndodhur, janë treguesi më i mirë për krijimin e një kombi në aspektin social, ekonomik, politik, kulturor dhe kombëtar. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me popullin tonë. Historia ka treguar që nga antikiteti e deri në ditët tona, në këto treva gjithmonë janë zhvilluar luftëra të ndryshme me pasoja të parezistueshme. Me krijimin e shteteve dhe të kombeve janë krijuar edhe dëshirat për zaptimin e territoreve. Historia dhe faktet tregojnë për Masakra që ndodhën në trojet tona, në periudha të ndryshme kohore. Një masakër e tillë ka ndodhur në periudhën e Perandorisë Osmane, ku ishim edhe si koloni e tyre. Përmes shtantazheve, Vrasjeve, Ndikimet e Fesë, Robërisë, Luftërave të ndryshme, mbetëm populli më i shtypur në të gjitha fushat. E njëjta histori ndodhi edhe në kohën e luftërave ballkanike, por edhe në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Kujtojmë MASAKRËN E KOLONJËS – 1944-1947,  është bërë masakra më e madhe në trojet tona. Ushtria gjermane përmes territorit grekë, arriti të persekutoi mbi 107 njerëz të pafajshëm. Burra, Gra, Pleq dhe të fëmijë të moshës nën 16 vjeç, që ishin viktima të këtij terrori. Një histori e tillë ka ndodhur edhe në vitet 1945-46, e njohur si MASAKRA E TIVARIT. Edhe këtu ishin bërë masakra të mëdha. Mbi 1000 persona u vranë dhe masakruan në mënyrën më mizore të mundshme. Kurse në vitet e 90, u përsëritë e njëjta histori. Përndjekje, Dëbime nga shtëpitë e popullatës së pafajshme, Mbyllja e shkollave, Spitaleve, e deri te vrasja e tyre ishin pasqyrim real për shuarjen e një kombi. Një histori e njëjtë ndodhi ehde në vitet e 90,  kur u bë shpërbërja e ish Jugosllavisë. Filluan luftërat në Ballkanin Perëndimor.  Në Kroaci, Slloveni, më pas lufta në Bosnje Hercegovinë. Në klëtë shtet ish jugosllav u bë edhe MASAKRA E SREBRENICËS. Llogaritet gjenocidi më i madh i kryer ndonjëherë nga ushtria dhe policia serbe. U vranë dhe u masakruan mbi 2000 burra e djem boshnjak. Edhe në Kosovë ndodhi e njëjta situatë. Vrasje, Përdhunime, Dëmime, Mbyllje e shkollave, Largime nga puna. Të gjitha këto ishin pjesë e dhunës psiqike dhe fizike në vendin tonë. Manipulime ndaj identitetit tonë kombëtar dhe shfarosja e territorialitetit tonë, ishte qëllimi i çdo agresori për pushtimin e trojeve tona.  

MASAKRA E KORISHËS  

13 maj 1999, ndodhi Masakra e Korishës. Njihet si ndër masakrat më të mëdha në vend dhe në botë, ndaj popullatës së pafajshme. Kjo masakër u kry nga policia dhe ushtria serbe, ku kreu sulme në fshatin Korishë dhe në fshatrat e tjera përreth. Në Korishë, Bllacë, Budakovë, Reshtan Mushtisht dhe Greikoc, u ndaluan 77 civilë, ku u vranë dhe u persekutuan në mënyrën më mizore të mundshme. Tjetër tragjedi që ndodhi një ditë më vonë me 14 maj 1999, Aeroplanët e Natos, bombarduan një kolonë të refugjatëve shqiptarë në afërsi të fshatin korishë. Ky operacion i NATO-s gjatë bombardimeve të Jugosllavisë nga ta (Nato), u vranë hiq më pak se 87 persona dhe u plagosën mbi 60 të tjerë. Këto sulme dhe bombardime u kryen me raketa. Pas këtyre bombardimeve, zyrtarët e ushtrisë së serbisë, morën të gjitha ekuipazhet televizive në vend ngjarje. Pastaj televiozioni serb tregoi skena shkatërrimesh, trupa të djegur, përtej njohjes dhe traktorë të karburantit të shpërndarë në vendin e sulmit. Poashtu, Qeveria jugosllave me këmbëngulje tregonte që NATO-ja kishte shënjestër popullsinë shqiptare në atë vend. Ndërsa popullsia e mbijetuar shqiptare pretendonte dhe tregonte që të e gjithë popullata e këtij vendi (Korishës), ishin vendosur nga Autoritetet Jugosllave. Sipas tyre kjo ka ndodhur dhe ka shërbyer si mburoja njerëzore, në mënyrë që ata të vriteshin nga bombardimet e NATO-s.. E gjithë ngjarja ka ndodhur në afërsi të Prizreni (diku 4.5km). Edhe këtu, tregojnë banorët e fshatit, pasi kishin vendosur të lëshojnë fshatin e të dalin të shëptojnë, ishin spiunuar nga disa gazetar dhe njerëz francez tek ushtria serbe, që fshati Korishë po fillon të boshatiset, dhe në kolonë me fshatrat tjera përreth në kolonë janë. Ku të gjithë së bashku vendosën të dalin andej kufirit. Kjo ishte arsyeja pse ushtria serbe, përdori këto metodologji vetëm e veëtm për ti vrarë të gjithë. Edhe pas 24 vitesh nga ky gjenocid, asnjëherë nuk është vënë drejtësia në vend. Ndërsa në çdo përvjetor, familjarët e viktimave të luftës dhe të gjenocidit Jugosllav, i kujtojnë me dhimbje të thellë dhe të madhe. Më poshtë do të lexojmë disa histori gojore të banorëve të këtij fshati të shpëtuar nga ky gjenocid. Ndryshe, çdo vit kjo ngjarje shënohet me datën 13 maj. Kujtohen të gjithë viktimat dhe heronjë e këtij fshati me dhimbje të thellë dhe me dashuri të paharruar  

20 vjet nga masakra serbe ndaj shqiptarëve në Korishë - inFokus

HISTORITË GOJORE TË LUFTËS SË FUNDIT NË KOSOVË 

FSHATI KORISHË – KOMUNA E PRIZRENIT  

  • Sipas historisë gojore nga banorët e fshatit, një masakër Brenda fshatit kishte ndodhur nga fqinjët serbë ndaj familjes Kabashi. Fqinjët serbë e kishin thirrur mashkullin e kësaj familje Avni Kabashi, për ti rregulluar diqka në shtëpinë e tyre. Viktima ishte me profesion mjeshtër ndërtimor dhe i pajisjeve elektrike. Pasi kishte shkuar Avniu në shtëpinë e fqnjëve për të ndrequr kinse gjërat në shtëpinë e tyre, ata (fqinjët), e kishin masakruar. Shqetësimi i familjes sa shkonte e rritej edhe më shumë. Nga meraku që kryefamiljari i tyre nuk kthehej në shtëpi, djali i avniut, Urimi (në atë kohë 17 vjeç), bashkë me djalin e hallës së tij kishin shkuar për me pa se ku ishte problem që familjari i tyre ishte vonuar. Por ndodhi e kundërta. Edhe dy djemtë e kësaj familje u masakruan, bahskë me familjarine  tyre. Pas masaskrimit të tyre. Kufomat u dogjën dhe u hodhën në rrugë.
  • Është e rëndësishme të ceket që edhe në fshatin Korishë, kishte pengmarrje, ku një munër i konsiderueshëm i banorëve u morën peng, ku u dërguan në vendbanime të ndryshme të Kosovës. Përmes bisedave të tyre, pas përfundimit të luftës, ata treguan që gjatë kësaj kohe sa ishim si rob lufte, bënim roje për ushtrinë serbe, ishim të urdhëruar të spiunojmë për popullsinë shqiptare, bënim poizicone të ndryshme dhe ndërtonim gardhe të improvizuara që ushtrinë serbe, që të mbroheshin nga sulmet e ndryshme.
  • Një histori tjetër tregohet nga banorët e fshtatit Korishë. Një pjesë e fshatit ishin nisur për në Shqipëri. Ata tregojnë tmerrin që panë nga ushtria serbe. Ata thonë që në kufi na ndaluan dhe na kërkuan gjëra me vlerë si mjete financiare dhe Ari (Dukat)., që kishin me vete. Nëse nuk ua jepshin ato, atëherë ne do të vriteshim. Ka patur raste, kur jemi rrahur dhe jemi kthyer nga  kufiri. Kjo ka ndodhur si pasojë e disa personave që kishin spiunuar tek Ushtria dhe policia serbe, që një koloni me popullsi shqiptare ishin nisur në drejtim të kufirit. Aty filluan vujatjet dge maltretimet tona. Ata që kishin gjëra me vete, ua jepshin ushtrisë serbe, ndërsa të tjerët që nuk kishin asgjë, ktheheshin dhe vriteshin. Kjo është historia jonë.
  • Një histori tjetër tregohet kështu: në Kabash të Prizrenit, kishte familje që jetonin atje, sepse kishin pronat e tyre. Ndër ta ishte edhe familja Kabashi. Haxhi Kabashi i njohur edhe si baci Haxhë, ishte plaku më i vjetër në fshat. Ishte edhe si plaku më i mençur aty. Njihej edhe për tregimet popullore që tregonte. Por më e rëndësishmja ishte se ky plak, kishte përjetuar 3 luftërat e fundit që kishin ndodhur në këto anë. Pas hyrjes së ushtrisë serbe në Korishë, Baci Haxhë kishte ikur në Kabasg, ku e kishte edhe shtëpinë e tin atje. Edhe në Kabash kishte depërtuar ushtria dhe polica serbe. Me të hyrë në këtë vend, filloi edhe kontrollimi i shtëpive – staneve atje. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe me shtëpinë e Haxhiut. Kur hynë policia aty, e panë plakune shtrirë në shtrat. Me disa shqelma dhe grushte që ia dhanë plakut, ky i fundit me mençurinë e tij u bë si i vdekur. Duke mos iu dhënë shenja që ishte gjallë. Vetëm e vetëm mos me ra në duartë e ushtrisëserbe për disa arsye: Most ë spiunoi asgjë për popullatën shqiptare s eku ndodhej, Most ë kryej ushtria serbe vrasje dhe masakra në vend dhe për me ruajtë veten dhe familjen e tij, nga gjenocidi serb.

                                                                                                                                     

EMRAT E VIKTIMAVE TË LUFTËS SË FUNDIT NË KOSOVË – KORISHË 13.05.1999 

FAMILJA AHMETAJ 

Bajram Ahmetaj 31.12.1930 – 13.05.1999 

Fatime Ahmetaj 1936 – 13.05.1999 

Besim Ahmetaj 28.02.1964 – 13.05.1999 

Feride Ahmetaj 26.11.1975 – 13.05.1999 

Destan Ahmetaj 12.07.1926 – 13.05.1999 

Fizë Ahmetaj  15.11.1926 – 13.05.1999 

Valon Ahmetaj  12.10.1983 – 13.05.1999 

Vlora Ahmetaj 17.09.1986 – 13.05.1999 

Halit Ahmetaj 10.03.1940 – 13.05.1999 

Bafta Ahmetaj 19.02.1948 – 13.05.1999 

Florentina Ahmetaj 20.10.1979 – 13.05.1999 

Sali Ahmetaj  31.12.1930 – 13.05.1999 

Sadri Ahmetaj 09.03.1943 – 13.05.1999 

Humrije Ahmetaj 28.02.1964 – 13.05.1999 

Leutrim Ahmetaj 18.11.1995 – 13.05.1999 

Arbresha Ahmetaj 13.12.1956 – 13.12.1999 

Zyrafete Ahmetaj 17.07.1992 – 13.05.1999 

Adem Ahmetaj 15.10.1965 – 13.05.1999 

Fatime Ahmetaj 04.04.1950 – 13.05.1999 

Brahim Ahmetaj 10.10.1942 – 13.05.1999 

Shefkije Ahmetaj 16.02.1950 – 13.05.1999 

Hyrë Ahmetaj  25.10.1976 – 13.05.1999 

Emine Ahmetaj 04.04.1978 – 13.05.1999 

Emine Ahmetaj 16.12.1978 – 13.05.1999 

Nebi Ahmetaj 01.01.1967 – 13.05.1999 

Emine Ahmetaj 02.12.1968 – 13.05.1999 

Hatixhe Ahmetaj 20.02.1935 – 13.05.1999 

Rrushe Ahmetaj 25.12.1968 – 13.05.1999 

Egzon Ahmetaj 10.10.1991 – 13.05.1999 

Rinor Ahmetaj 15.03.1999 – 13.05.1999 

Ardor Ahmetaj 26.10.1998 – 13.05.1999 

Hedije Ahmetaj 08.01.1974 -13.05.1999 

Arbëresha Ahmetaj 18.04.1992 – 13.05.1999 

Arbnor Ahmetaj 05.12.1994 – 13.05.1999 

Agon Ahmetaj 22.10.1989 – 13.05.1999 

Hamdi Ahmetaj 01.01.1953 – 13.05.1999 

Saranda Ahmetaj 04.11.1985 – 13.05.1999 

Arbnora Ahmetaj 18.08.1983 – 13.05.1999 

Bledion Ahmetaj 04.12.1998 – 13.05.1999 

Hysnije Ahmetaj 23.04.1972 – 13.05.1999 

Halim Ahmetaj 19.09.1979 – 13.05.1999 

Hamdi Ahmetaj 13.05.1998 – 13.05.1999 

Adem Ahmetaj 13.05.1999 – 13.05.1999 

FAMILJA REXHAJ 

Abaz Rexhaj 27.04.1952 – 13.05.1999 

Arife Rexhaj 04.06.1956 – 13.05.1999 

Burim Ahmetaj 24.06.1982 – 13.05.1999 

Sherife Rexhaj 06.01.1988 – 13.05.1999 

Zelfije Rexhaj 06.03.1962 – 13.05.1999 

Agron Rexhaj  05.07.1987 – 13.05.1999 

Ahmet Rexhaj  26.10.1988- 13.05.1999 

Nysret Rexhaj 12.04.1991- 13.05.1999 

Fatmir Rexhaj 24.03.1999 – 13.05.1999 

Shaqir  Rexhaj 13.05.1999 -13.05.1999 

FAMILJA SUKAJ 

 Hajradin Suka 13.06.1940 – 13.05.1999 

Hava Suka 10.05.1944 – 13.05.1999 

Lumnije Suka 11.12.1982 – 13.05.1999 

Avni Suka 12.05.1984 – 13.05.1999 

Akile Suka 29.11.1978 – 13.05.1999 

Fatjon Suka 23.09.1999 – 13.05.1999 

Fitim Suka 02.03.1999 – 13.05.1999 

FAMILJA XHAFERAJ  

Rasim.Xhaferi 18.05.1938 – 13.05.1999 

Rrezarta Xhaferi 20.08.1993 – 13.05.1999 

Saranda Xhaferi 17.01.1997 – 13.05.1999  

FAMILJA PALUSHI  

Diana Palushi  21.11.1994 – 13.05.1999 

Fahrije Palushi  03.09.1965 – 13.05.1999 

Sadie Palushi 06.11.1939 – 13.05.1999 

Mule Palushi 04.04.1939 -13.05.1999 

FAMILJA DAKAJ  

Zelfije Dakaj 10.05.1924 – 13.05.1999 

Hajrije Dakaj 10.05.1927 – 13.05.1999 

Përparim Dakaj 13.06.1986 – 13.05.1999 

Teuta Dakaj 15.09.1983 – 13.05.1999 

FAMILJA KUKAJ  

Florinda Kukaj 22.01.1994 – 13.05.1999 

Liman Kukaj 13.10.1942 – 13.05.1999 

Alban Kukaj 17.10.1985 – 13.05.1999 

Rexhep Kukaj 17.03.1999 13.05.1999 

FAMILJA BEJSELMANI  

Metush Bejselmani  17.10.1946 – 13.05.1999 

Hamide Bejselmani 08.06.1945 – 13.05.1999 

Valbona Bejselmani 01.09.1981 – 13.05.1999 

FAMILJA KABASHI 

Avni Kabashi  20.04.1955 – 13.05.1999 

Urim Kabashi 20.04.1982 – 13.05.1999 

Murat Kabashi 17.03.1952 – 13.05.1999

FAMILJA BALAJ 

Fadil Balaj  17.08.1998 – 13.05.1999 

Isuf Balaj 12.06.1998 – 13.05.1999

FAMILJA BEHLULI 

Rexhep Behluli  15.04.1973 – 13.05.1999 

FAMILJA SELIMAJ 

Vesel Selimaj  13.09.1977 – 13.05.1999 

FAMILJA MUÇAJ 

Besnik Muçaj  24.03.1999 – 13.05.1999

REZYME 

Populli shqiptar ndër shekuj kishte përjetuar luftëra dhe gjenocide të njëpasnjëshme dhe të ndryshme. Nga antikiteti, periudha e pushtimit të Perandorisë Osmane, e deri në luftën e fundit në Kosovë, janë kryer një mori krimesh dhe gjenocidesh kundrejtë popullatës së pafajshme. Vrasjet, Përdhunimet, Persekutimet ishin pjesë e pandashme e shoqërisë sonë. Lufta e fundit në Kosovë, shkaktoi probleme të shumta në të gjitha sferat. Sidomos në vitet e 90, kishim largime nga puna, përndjekje të figurave të ndritura të popullit tonë, mbyllja e shkollave, spitaleve, ndikuan negativisht në memorien tonë. Të gjitha këto ishin të papërballueshme dhe jashtë çdo imagjinate njerëzore. Përderisa në botën perëndimore kishte jjë avancim dhe një luzim të të drejtave njerëzore, arritje në fushën e ekonomisë, arsimit dhe shëndetësisë, në vendin tonë kishte filuar të lulëzonte robëria dhe ndalimi nga çdo gjë jetësore. Qëllimi i këtyre gjërave kishte një emërues të përbashkët – Mohimi i identitetit tonë kombëtar. Pavarësisht dhunës fizike, intelektuale dhe morale, populli shqiptar nuk hoqi dorë nga e drejta e tyre për arsimim, ekonomi dhe shëndetësi të pavarur. Aq më shumë për krijimin e shtetit të pavarur dhe Sovran. Vlen të përmendet që me fillimin e luftës në vitet 1997-1999, filloi një errësirë jetësore për ne. Era luftë filloi të ndihet gjithëandej. Largimi me dhunë nga shtëpitë, Shtëpitë e djegura, Përdhunimet e shumta, Masakrimet e mëdha që u bënë ndaj popullësisë së pafajshme në mbarë vendin, Përndjekja e njerëzve, Arrestimi i figurave të ndritura kombëtare, ishin ngjarjet më mizore që kishin ndodhur. Në të gjithë vendin në përgjigthësi, e në Prizrren në veçanti, u bënë masakrat më mizore që njehë ndonjëhere historia botërore. Në Krushë të Madhe, në Mehë të Gjakovës, në fshatrat përreth Prizrenit, e veçanërisht në Korishë, është kryer Masakra më e madhe që njehë historia jonë kombëtare. Qëllimi kryesor i agresorit ishte – Spastrim Ernik në trojet tona. Falë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Miqve tanë ndërkombëtar, Shteteve Perëndimore, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Aleatëve, arritëm të fitojmë luftën në mënyrën më të pastër dhe më dinjitoze ndaj armiqëve tanë shumëshekullor. Edha pse pas 22 viteve, nga çilirimi i vendit tonë, akoma nuk arrijmë të gjejmë qetësi dhe paqen e dëshirueshme. Mirëpo, falë luftës sonë të pastër dhe gjakut të derdhur për liri. Do të shohim dritë në fund të tunelit. Dhe amaneti i dëshmorëve tonë të shkojë në drejtimin e duhur dhe të shumë kërkuar. 

Thirrje për deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta dëgjojnë “zërin” e qytetarisë e jo të partisë!

0

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

(Apel; Votone projektligjinin për tërheqjen 30%shit nga Trusti dhe dëshmojeni kështu me votën Tuaj lojalitetin ndaj qytetarisë!)

Janë shumë arsye që mendoj se shkojnë në favor të kësaj kërkese që tashmë sa mbaj në mend është edhe kërkese publike e nënshkruar dhe e protokolluar nga qindra qytetarë të Kosovës;

Argumenti i parë dhe më i fuqishmi është se; gjitha ato mjete (ani pse i kontrollojnë dhe i menaxhojnë institucionet e Kosovës) të konservuara nga të ardhurat e qytetarëve të Republikës së Kosovës, janë mjete dhe djersë që janë akumuluar me ligjet dhe institucionet kosovare.

Dhe si të tilla, kujtoj që askush s’e ka të rezervuar të drejtën (juridike, e aq më pak morale) t’i privoj qytetarët nga (mos)tërheqja e këtyre parave nga llogaritë e tyre;

Argumenti i dytë, janë rrethanat sociale në të cilat po jetojmë si shoqëri, po edhe si shtetësi që përveç problemeve të natyrës ekonomike (papunësia e madhe) dhe atyre sociale (varfëri ekstreme, ku gati një e katërta e popullsisë së gjithëmbarshme, ka probleme ekzistenciale), jemi të ngërthyer edhe me problemet politike, ku Serbia ka dy dekada qe nuk është duke na lënë të ecim rrugëtimit tonë të shtendërtimit dhe përparimit në ndërtimin e demokracisë;

Argumenti i tretë, janë kërkesa e qytetarëve të Kosovës, të cilët brenda një kohe të shkurtër kanë deponuar 21 mijë e 393 nënshkrime (!) dhe kanë rikthyer projektligjin për Trustin.

Shenjë kjo që dëshmon si statusin social, ashtu edhe “deregjen” e tyre aspak të volitshme socioekonomike.

Deputetët që vetën e projektojnë edhe për një mandat në Parlamentin e Kosovës, duhet ta bëjnë një kalkulim të thjesht; Si do i sigurojnë votat qytetare, nëse nuk e votojnë shqetësimin e qindra mijëra nënshkruesve të peticionit për tërheqjen e 30-ishit?

Ç’na bëre kështu, o bir?

0

Don Lush Gjergji, Prishtinë

“Ai u përgjigj : “Po pse më kërkuat?  A nuk e dinit se më duhet të merrem me punët e Atit tim?”. Por ata nuk morën vesh çka deshi t’u thotë.”  

                                                                                            (Lk 2, 49-50) 

“Edhe ne duhet ta kërkojmë Zotin atëherë kur e kemi humbur, është larguar prej nesh. Ku? Siç bëri Maria: e gjeti në Tempull. Ta kërkojmë në heshtje, në uratë, në gjunjë, në Eukaristi dhe në vuajtje… Ne duhet si Mari t’i kërkojmë fëmijët tanë, siç bëri ajo kur Jezusi ishte tretur. Duhet të kemi kujdes ku gjenden fëmijët tanë. Vatra nuk është vatër pa fëmijë.”    

                                                                                            (Nëna Tereze) 

Virgjëra Mari së shpejti ishte gjetur rishtas në vështirësi: ikja në Egjipt me Jezusin dhe Jozefin. “Pasi u nisën Dijetarët, qe se, engjëlli i Zotit iu dëftua në ëndërr Jozefit e i tha: “Çohu, merre fëmijën dhe t’ëmën e tij e ik në Egjipt. Rri atje deri që të them unë, sepse Herodi do ta kërkojë fëmijën për ta vrarë”. Ky u çua, natën e mori fëmijën dhe t’ëmën e tij e shkoi në Egjipt.” (Mt 2, 13-14) 

Dëgjesa e menjëhershme dhe pa kushte ndaj vullnetit të Zotit, ishte stili i jetës së Virgjërës Mari, mësim dhe frymëzim edhe për ne. Herodi e paraqet luftën e së keqes, të djallit kundër Zotit. Edhe sot, kur në zemrën e njeriut nuk lind jeta sakramentore e hirit, njeriu është në rrezik të “mbytet” nga e keqja e mëkatit, egoizmit, egocentrizmit, robërisë… Është tejet i rëndë mëkati i “Herodve të ri”, të vetë prindërve të cilët vrasin fëmijën ende të pa lindur nëpërmjet dështimit, luftojnë në çdo mënyrë kundër jetës. Ky “masakrim” i fëmijëve të pafajshëm dhe të pambrojtur, është edhe më i rëndë se ajo çka bëri Herodi (krhs. Mt 2, 16-18). Është një klithje alarmuese për shoqërinë e sotme, që sipas Nënës Tereze “është rreziku më i madhi për paqe”.  

“Loja e Zotit vazhdon” me Virgjërën Mari… Një ngjarje tjetër që i shkaktoi asaj shumë dhembje, frikë, shqetësim, ishte gjetja e Jezusit dymbëdhjetëvjeçar në Tempullin e Jerusalemit. 

“Prindërit e tij për çdo vit shkonin në Jerusalem për të kremtuar Pashkët. Kur Jezusi i mbushi të dymbëdhjetat, u ngjitën sipas dokes së festës. Si kaluan ato ditë, ata u kthyen, kurse Jezusi ende fëmijë, u ndal në Jerusalem, pa dijen e prindërve të tij. Duke qenë të bindur se është me turmë, ecën ashtu një ditë rrugë e atëherë zunë ta kërkojnë ndër kushërinj e të njohur. Pasi nuk e gjetën, u kthyen në Jerusalem për ta kërkuar. 

Pas tri ditës e gjetën në Tempull mes dijetarëve duke i dëgjuar ata dhe duke u bërë pyetje. Të gjithë ata që e dëgjonin, i  mrekullonte dija dhe përgjigjet e tija. Kur e panë, u çuditën dhe e ëma i tha: “Ç’na bëre kështu, o bir? Ja, yt atë dhe unë të kërkuam plot pikëllim!” 

Ai u përgjigji: 

“Po, pse më kërkuat? A nuk e dinit se më duhet të merrem me punët e Atit tim?”.  

Por ata nuk morën vesh çka deshi t’u thotë.” (Lk 2, 41-50) 

Siç na thotë Ungjilli, Shën Jozefi dhe Zoja Mari shkonin për çdo vit në Jerusalem; kësaj here edhe më të gëzueshëm dhe më të kënaqur, sepse me ta ishte edhe Jezusi, për ta respektuar dhe zbatuar traditën e të parëve. Ky gjest shënonte fillimin e rinisë dhe të pjekurisë së Jezusit, ishte disi riti i inicimit. Çdo gjë kishte kaluar mirë. Të gjithë ishin të lumtur: Jezusi ishte për herë të parë në Jerusalem, pas paraqitjes në Tempull. Jerusalemi ishte kryeqyteti, qyteti i shenjtë, ku kishte filluar historia e shëlbimit, dhe ku Jezusi do ta përfundonte shpëtimin dhe shpërblimin me vdekjen dhe ngjalljen e tij të lavdishme. 

Dukej së kështu do të ishte edhe në kthim. Mirëpo, ia befasia, dhembja, frika, kërkimi… Jezusi ishte “zhdukur” pa gjurma. Nuk ishte me shokë të udhëtimit, mes miqve dhe të njohurve. Kjo çështje i shqetësonte edhe më tepër Jozefin dhe Marinë, sepse Jezusi ishte gjithmonë i dëgjueshëm, i saktë, shumë i përpiktë. S’kuptonin më asgjë. Frika, dhembja, pasiguria iu mjegullonte mendjen dhe turbullonte zemrën. S’dinin më çka të mendonin, frikoheshin më të keqes… Mund të paramendonin gjithçka, përpos asaj çka kishte ndodhur: Jezusi është në Tempull, në mes të dijetarëve, diskuton me ta qetë, si mos të kishte ndodhur asgjë. 

Tri ditë kërkimi, frike, pasigurie, shqetësimi, janë si tri javë, tre muaj, tre vjet, si amshimi… Shprehja “tri ditë” në Bibël domethënë shumë, sepse tri ditë zgjati vuajtja dhe vdekja e Jezu Krishtit; tri ditë zgjatet dhembja dhe dëshpërimi i apostujve për vdekjen e tij. Këto “tri ditë” përsëriten besnikërisht dhe përpikërish edhe në jetën e Kishës së çdo kohe, në jetën e çdo njeriu. 

Gëzimi, hareja, entuziazmi, lumturia e Jozefit dhe Marisë, është e pamasë, edhe pse ajo nuk mund mos t’ia thotë një lloj “qortimi” amësor: “Ç’ na bëre kështu, o bir! Ja, yt atë dhe unë të kemi kërkuar plot pikëllim!” (Lk 2, 48) 

Virgjëra Mari, është  e hutuar, humbur, shumë e lumtur, tejet e emocionuar, në gjendje ankthi dhe gëzimi, ndërsa Jezusi, dymbëdhjetë vjeçar, është tërësisht i qetë, si mos të kishte ndodhur asgjë, gati si mos t’i përkiste atij kjo “dramë” e Jozefit dhe Marisë. Mu për këtë përgjigja e tij ishte kjo: 

“Po, pse më kërkuat? A nuk e dinit se më duhet të merrem me punët e Atit tim?” (Lk 2, 49) 

Në një anë është kujdesi, dashuria e Jozefit dhe Marisë, pra, e njeriut për Zotin, por Jezusi ua kujton atyre një fakt themelor: Ai është para së gjithash Biri i Atit të amshuar, shprehje e dashurisë së Tij, dërgimit prej Tij për ta shëlbuar dhe shpërblyer njeriun dhe njerëzimin. Për këtë arsye Jezusi ua përkujton Jozefit dhe Marisë: është një përparësi, para të gjithëve dhe të gjithave Ati qiellor, pastaj Zoja Mari, Shën Jozefi, të tjerët… 

Ky vlerësim dhe qëndrim ndaj Marisë dhe Jozefit ishte i panjohur. Shi për këtë, Shën Luka shkruan kështu: “Por ata nuk morën vesh çka deshi t’u thotë.” (Lk 2, 50) 

Atyre iu dukej qëndrim i çuditshëm, me pak përgjegjësi, mirëpo për Jezusin kjo është e vërteta themelore, për të cilën Ai ishte mishëruar – bërë Njeri, për të na zbuluar dhe dhuruar Atin, jetën hyjnore, amshimin e lumtur. 

Jezusi, dëshiron t’i shpie në misterin e shëlbimit së pari Nënën Mari, pastaj rojësin Shën Jozefin, në “zinxhirin” e dashurisë mes Jezusit dhe Atit, pastaj Atit dhe neve. 

I njëjti Jezus më vonë do të thotë: “Për të vërtetë po ju them: nuk mund të gjendet një njeri që la për dashuri ndaj Mbretërisë së Hyjit, shtëpin ose gruan, ose vëllezërit ose prindërit ose fëmijët, që të mos marrë shumëfish edhe në këtë  e në botën e ardhshme jetën e pasosur” (Lk 18, 29-30) 

Virgjëra Mari ia bëri Jezusit një pyetje, por mori një përgjigje të “çuditshme.” Mirëpo, ajo nuk dorëzohet me kaq, por “E ëma i ruante me kujdes në zemër të gjitha këto ngjarje.” (Lk 2, 51) Kjo domethënë që meditonte, kërkonte, hulumtonte, shqyrtonte përmbajtjen dhe kuptimin e kësaj porosie. 

Kjo vlen edhe për ne. Jezusi, Ungjilli, vullneti i Hyjit, shpesh për ne na duken të pakuptimtë, të papranueshëm, të pamundshëm…, siç ishte shumë herë edhe për Virgjërën Mari. Mirëpo, ajo në vend që të dorëzohej, i ruante në mend dhe zemër, “bluante”, kërkonte ndihmën e Zotit, jetonte me Zotin. Kështu do të duhej të bënim edhe ne, me ndihmën dhe ndërmjetësinë e Marisë. 

Sipas nesh, Zoti na do shpesh, në një mënyrë të çuditshme, që na duket më tepër dënim se dashuri, nëpërmjet kryqit, vuajtjes, sëmundjeve…Mos të harrojmë këtë: ne Zotin kurrë nuk mund ta kuptojmë, por mund ta pranojmë, ta duam dhe vetëm kështu edhe ta zbatojmë vullnetin e tij. 

Shpesh jemi të shqetësuar dhe e pyesim Zotin: ku je tash? Pse po hesht? Pse po sillesh me mua kështu? Pse nuk e largon prej meje këtë kryq, fatkeqësi, luftë, tërmet, vërshim?… 

Pas shumë pyetjeve tona, vijon “heshtja e Zotit, ose përgjigja e kryqit, dashurisë në vepër, që për ne është e vështirë, por na zbulon qenësoren, dashurinë e Zotit që shprehet nëpërmjet kryqit, vuajtjes, vdekjes, siç bëri Jezusi për ne. 

Ja “shkalla” dhe përparësia e Jezusit: “Duaje Zotin, Hyjin tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd e me gjithë mendjen tënde Ky është më i madhi dhe i pari urdhërim. I dyti është i barabartë me të: Duaje të afërmin tënd porsi vetveten! Në këtë dy urdhërime varet i tërë Ligji dhe Profetët.” (Mt 22,  37-40) 

Pa ndihmën e Zotit dhe të Virgjërës Mari kërkesat e Zotit janë tejet të rënda, të larta, të pamundshme. Duhet hap pas hapi, siç bëri Maria, të kërkojmë, të lutemi, të meditojmë, dhe pas kësaj ta zbatojmë vullnetin e Zotit, gjithmonë në bashkëpunim dhe bashkëveprim me Të dhe me të afërmin. 

Kjo ngjarje ungjillore mund t’na duket neve, si edhe vet Zojës Mari dhe Jozefit, një  lloj “padëgjese”, një “lojë” e Jezusit  pa shije dhe pa hije. Ungjilli, vazhdon kështu: “Atëherë Jezusi u kthye me ta, erdhi në Nazaret dhe i dëgjonte”. (Lk 2, 51), për të dëshmuar se nuk ishte ashtu, por dëgjesa e përsosur ndaj Atit. 

Zoti neve na kërkon shumë, gjithçka: lirinë tonë, zemrën tonë, shpirtin tonë, sepse, siç kemi parë te Virgjëra Maria, Ai është dhe mund të jetë vetëm i Pari në jetën tonë, por dhuron edhe më shumë, vetveten. 

Shumë fjalë, sjellje, gjeste, porosi të Jezusit, Virgjëra Mari në fillim nuk i kuptonte, pranonte, por vetëm pas vdekjes dhe ngjalljes së Tij, me dritën  hyjnore të fesë, me fitoren e Pashkëve, arrinte te kuptimi i thellë dhe mirëfilltë. 

Jezusi e do Marinë dhe Jozefin: i nderon, është i nënshtruar dhe dëgjueshëm, por, edhe më shumë e do, i nënshtrohet dhe e kryen vullnetin e Atit. Sikurse Jozefi dhe Maria, ashtu edhe ne duhet të mësojmë këtë “urti” të vështirë, shpesh ndoshta edhe dramatike, por shëlbimpruese: Zoti është në vendin e parë, gjithmonë dhe absolutisht, dhe vetëm pas Tij, vjen i afërmi, së fundi vijmë edhe ne. Kjo është “logjika” hyjnore. 

Ne, shpeshherë i bëjmë Zotit shumë pyetje, kërkesa, pa pritë përgjigjen e Tij, ose, pa e ruajtur në zemër, siç bëri Virgjëra Mari (krhs. LG 57) 

Duhet të jemi të kujdesshëm, si Jozefi dhe Maria, të guximshëm, që sa më parë ta kërkojmë Zotin, kur jemi larguar prej Tij, apo Ai prej nesh. Thënë të vërtetën, Zoti kurrë nuk na braktisë, lëshon, nuk largohet prej nesh, por, ne bëjmë gjeste apo mëkate të tilla, duke dashur me këmbëngulje të jemi kinse të “lirë”, që domethënë faktikisht të robëruar nga e keqja dhe mëkati. 

Shën Jozefi dhe Zoja Mari e donin Jezusin, jetonin me Të dhe për Të, dhe fill pas një ditë udhëtimi, nisën ta kërkojnë. Nëse e duam vërtet Zotin, atëherë as një sekondë nuk duam dhe mund të jetojmë pa Të, apo siç thoshte Nëna Tereze: “Unë s’mund ta paramendoj asnjë ditë pa Krishtin, pa meshë dhe kungim, pa praninë dhe dashurinë e tij në mua, në jetën dhe zemrën time.” 

Nëse nuk jetojmë dhe nuk e duam Jezusin, atëherë as nuk e hetojmë mungesën e Tij në jetën tonë, nuk kemi ndjenja për ta kërkuar, për t’i kërkuar falje, për ta pranuar mëshirën e tij, për t’u pajtuar me Të. Kjo është gjendja e mjerueshme shpirtërore; një lloj indiferentizmi apo “ateizmi praktik”-  jetë pa Zotin dhe pa të afërmin. 

Papa Piu XII thoshte: “Mëkati më i rëndë i kohës tonë është humbja e ndjenjës së mëkatit.”  

Shën Maria Virgjër dhe Shën Jozefi e kërkuan Jezusin gjithkund ku mendonin se mund të gjendej: në mesin e kusherinjve, shokëve, të njohurve, miqve… E gjetën në Tempull, në “shtëpinë e Atit”. Kjo domethënë për ne shumë, Jezusi Zot është gjithkund i pranishëm, por, në një mënyre shumë të veçantë, Ai është në Kishë, me Kishën, në jetën sakramentale, në Sakramentin e dashurisë – Eukaristinë. 

Para 32 viteve nisi të dalë gazeta e rezistencës “Bujku” që sfidonte ndalimin e të vetmes së përditshme shqipe në Kosovë Rilindja

Gazeta Bujku , nr-1-18-janar 1991-ballina-foto-Behlul Jashari-ne Arkivin peronal

Shkruan: Behlul Jashari, kryeredaktori i parë – themeluesi i gazetës

PRISHTINË, 18 Janar 2023/ Para 32 viteve, me datë 18 Janar 1991,  në Prishtinë nisi të dalë gazeta e përditshme “Bujku”, kryeredaktori i parë-themelues i së cilës isha,  e cila ishte gazetë e rezistencës, pjesë e lëvizjes gjithëpopullore të shqiptarëve në Kosovë për liri, pavarësi e demokraci, gazetë e parë e pavarur kosovare, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor, euroatlantik, të cilën me guxim dhe sakrifica, me standarde profesionale, e nxorëm gazetarët dhe punonjësit e tjerë të gazetës Rilindja të ndaluar nga Serbia okupatore.

Ishte 17 Janari 1991. Për ridaljen një herë në javë të revistës “Bujku”, ku do botoheshin edhe lajme dite, kishin dalë disa ide e propozime, edhe për fizionomi, edhe për kryeredaktor, por jo ndonjë zgjedhje e pranim detyre dhe po përfundonte mbledhja në lokalet e gazetës tradicionale Rilindja, të përditshmes së vetme në gjuhën shqipe në Kosovë, e cila që nga 7 Korriku i vitit 1990 ishte ndaluar e mbyllur me dhunë nga regjimi okupues i Beogradit.

Forhåndsvisning av bilde

Mora ushtrimin e detyrës së kryeredaktorit, kisha idenë dhe shkasin për ta nxjerrim “Bujkun”, jo si revistë, por si gazetë dhe të përditëshme “përkohësisht”.Atë ditë kishte nisë lufta në Gjirin Persek, për të cilën Presidenti Amerikan Xhorxh Bush i drejtohej kombit, me një deklaratë të cilën gazeta e botoi në ballinë me titull “Tërheqje pas fitores”…Edhe me këtë shkas, shkruajta “Fjalën e Redaksisë” me titull “Përsëri ‘Bujku’…”, për faqen e parë të gazetës, ku theksoja se del si “gazetë e përkohëshme…edhe për shkak të nevojës që edhe lexuesit shqiptarë në Kosovë, në mungesë të gazetës së përditëshme, të kenë informacione sa më të gjera e me kohë në gjuhën shqipe për ngjarjen… fillimin e Luftës në Gjirin Persik. Për këtë shkak edhe me fizionomi e edhe me përmbajtje ky numër është i jashtëzakonshëm”.Me përmbajtje të ngjashme, se nga e nesërmja do dalë një gazetë në terrin informativ të Kosovës shkruajta një letër për ta njoftuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, pasi kontaktova me Ambasadën e Shqipërisë dhe ua dërgova atyre me telefax që ta përcjellnin. Ajo letër sigurisht do të ketë gjetur mbështetje për ne, pasi edhe vazhdoi të dalë gazeta, në ballinën e së cilës “Bujku” shkruhej me shkronja të vogla nën një B të madhe logo. Ishte si Gazeta B, që zëvendësonte Gazetën A – Rilindjen…

“Bujku” ishte një revistë e përdymuajëshme që trajtonte kryesisht tema nga bujqësia, e që nuk kishte dalë fare një kohë, dhe duke e marrë atë emër nisi gazeta e përditshme, e paregjistruar te autoritetet okupatore serbe.

Gazeta “Bujku”, me të cilën nisëm e themeluam  edhe bashkëpunimet e para të medias Prishtinë-Tiranë, në numrin e parë në ballinë theksonte “proceset demokratike në Shqipëri” mbi titullin “Zgjedhjet u shtynë për 31 Mars”. Në ambientet e kësaj gazete u bë edhe zyra e parë e korrespondenturës në Kosovë të Agjencisë Shtetërore Zyrtarë të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencisë Telegrafike Shqiptare, prej nga me lidhje telexi, e vetmja e mundëshme atëherë nga Kosova në Shqipëri, nisa raportimet nga  dita e 24 Majit 1992 e zgjedhjeve të para pluraliste parlamentare e presidenciale në Kosovë, në rrethana të rënda të okupimit  e të mbylljes së dhunëshme edhe të mediave kosovare në gjuhën shqipe. Zyra e telexit në ambientet e gazetës “Bujku” në Pallatin Rilinda – zyrë e Agjencisë Telegrafike Shqiptare u bë edhe si një përfaqësi e parë e Shqipërisë në Kosovë, prej nga bëheshin edhe komunikime tjera Prishtinë-Tiranë.

Në numrin e parë të gazetës “Bujku”, e cila u botua me tirazh të madh prej mëse 50 mijë ekzemplarësh, që e shfletoj edhe sot, shkrime të tjera nga Shqipëria ishin për tre këngëtare të Festivalit të Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar, Irma Libohova, Morena Reka e Redina Tili, si dhe reportazhi “Tirana e trishtuar”, në faqet e mesme, ku botohej edhe “Kalendari historik”, që  përkujtonte arritjen në qytetin e Lidhjes Shqiptare, në Prizren, në Dhjetor të vitit 1880, të Abdyl Frashërit…

E shkrimet për Kosovën e okupuar nga regjimi ushtarako-policor i Beogradit ishin raportime për masa të dhunëshme, për dëbimin e shqiptarëve nga institucionet, nga puna, për shkatërrimin e sitemit arsimor në gjuhën shqipe, për dhunën edhe kundër kulturës shqiptare, për burgosjet e keqtrajtimet nëpër qytete e fshatra, për vrasjet e ushtarëve shqiptarë në armatën jugosllave, protestat e indinjatën e thellë…

Gazeta e përditshme “Bujku” doli deri në prag të 1999-tës, të një viti tjetër të ri të luftës që po zhvillohej në Kosovë, derisa u dëbua me dhunë nga Pallati i Rilindjes nga administrata dhe forcat okupatore serbe.

Por, përsëri, gazetarët dhe punonjësit e tjerë të Rilindjes nuk u ndalën, në muajt e parë të vitit 1999, gjithnjë në kushtet e luftës, rikthyen dhe nxorën gazetën e përditshme me emrin Rilindja në Prishtinë,  duke punar nëpër shtëpitë e tyre, dhe në këto rrethana përkundër rreziqeve të mëdha gazeta doli derisa gazetarët dhe punonësit e saj u dëbuan bashkë me popullin edhe nga shtëpitë e tyre dhe nga Kosova.

Ekipi i gazetës Rilindja hyri në Kosovë me tanket e para të NATO-s në 12 Qershorin historik 1999, dhe të nesërmen u shpërnda në Prishtinë dhe në zona të tjera, ku po ndodhte liria, gazeta numër special e botuar në Shkup.Ashtu siç kisha raportuar për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare një ditë më parë herët në mëngjes nga kolona e tankeve të para të forcës ushtarake më të madhe planetare, në faqen e parë të Rilindjes në kryetitull shkruhej: “Dje në orën 5.17 Trupat e NATO-s hynë në Kosovë”. Në Kosovën e lirë me popullin u kthye edhe gazeta Rilindja, që nuk  u ndal edhe kur u ndalua… Gazeta “Bujku” sfidoi ndalimin…

Gazeta tradicionale e historike e Kosovës Rilindja ka nisë të dalë në Prizren para 78 viteve, në 12 Shkurt 1945, në frymën e Konferencës së Bujanit e me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja shqipe prej plumbi që u sollën me arka nga Tirana…

“Me emrin ‘Bujku’, këtu dhjetë vite ka mbajur të gjallë informimin e brendshëm në Kosovë”, e vlerësonte  gazetën e rezistencës Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova në funddhjetorin 2002 në Rezidencën Presidenciale në Prishtinë në pritjen që më bëri si kryeredaktor i gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja, me ç’rast më dha edhe një intervistë ekskluzive.

Në intervistë, i pyetur se si e shihte të ardhmen, zgjidhjen e çështjes shqiptare, Presidenti Rugova mes tjerash theksonte: Kosova e pavarur, shtet i njohur, i integruar në Bashklimin Evropian, në NATO dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është një vend që i pari është interesuar për ne dhe na ka ndihmuar, dhe që na ndihmon vazhdimisht.

Gazeta Rilindja – botim special në ditën e 31 Dhjetorit 2002  për festën e Vitit të Ri 2003 intervistën ekskluzive me Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova,  e botoi në pesë faqe – 1,2,3,4 dhe 5, duke nisur me kryetitullin në ballinë “Kosova e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA”.

Derisa zhvillonim intervistën Presidenti Rugova në Rezidencën Presidenciale në lagjen Velania të Prishtinës kishte në tavolinë dhe mbante në duar gazetën tradicionale e historike shqiptare të Kosovës Rilindja që kishte kryetitull “Kosova për herë të parë feston 28 Nëntorin me institucionet e saja të njohura ndërkombëtarisht”.

Forhåndsvisning av bilde

Ishte ajo gazeta Rilindja që në jubileun e 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në 28 Nëntor 2002, doli me botim special festiv, siç theksonte në ballinë, me shkrime të autorëve dhe personaliteteve të shquara nga gjithë bota shqiptare, ndërsa u shpërnda në të gjitha trojet etnike shqiptare – në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Ulqin e lokalitete tjera në Mal të Zi…

Spanja, 8 shekuj e pushtuar nga arabët (711- 1492) dhe rikthimi në kulturën spanjolle pas 781 viteve pushtim e muslimanizim!

0

Nga: Skender Shala

Kjo pjesë e shkurtër nga historia spanjole, por shumë e vecant, sëpsë mbas 8 shekujve, kanë vendosur ti kthehën origjinalitëtit të vetë, duke vendosur gurthemelin shtëtror dhe kombtar të cendrushëm njëhër e përgjithmon! – Kjo është kur dinjetëti i një kombi, i qëndron besnik identitëtit të vet të natyrshëm, si vlerë sublime! Prandej Spanja mëriton të jetë komb i rrespektuar për tardhmen e vet, por i bekuar dhe i rrespektuar edhe të Zoti për besnikrin eorigjinës së vet! 

 Pra atë kohë në shek. e VII-të një forcë nga arabët musliman të përbër edhe me bërbër, të Afrikes Veriorere sulmuan Spanjën, e cila askohë ishtë përfshirë në një luftë civile të përgjakshme si një pasojë e ndasive politike të princave sundimtar vendas. Madje thuhet së nga rrëmuaja dhe gjendja e mbrendshme e përgjakshmë spanjole, qeverisja muslimane u pritë mirë nga vendasit sëpsë ishin lodhur nga lufta e përgjakshme civile! Thuhet së një numër prej tyrë pranuan edhe besimin e ri duke u konventuar në islam. 

 Arabët sulmojnë edhe Francën jugorë, por mbas një luftë të rrept, prap tërhiqën duke u përqendruar më shumë në themelimin e islamit në Spanjë, të cilin  ata i quajtën më vonë ,,el-Andalus”. 

Pra, Spanja pushtohet pjesën më të madhe të vendit, vetëm veriu mbetët një zone e lirë në të cilën përcendrohet popullata e krishtër e vendit. Ku më vonë mbas shumë shekujvë, pikrisht nga kjo zonë fillojnë luftën e organizuar për debimin e arabve nga gadishulli Iberik, dhe për lirin e vendit të tyrë.                                                                        – E vecanta e kësajë ngjarjë është së, mbas gati 8 shekujsh pushtim dhe tjetërsim edhe fetar, u bë pastrami i vendit me ,,teshë-e-koteshë”, pra me veti ju dhanë edhe faltoret e shumta të 8 shekujve, që vetëm atyre u duhen 

 Pikrisht me 2 Janar 1492, ai komb e kthen identitëtin e vet të natyrshem, njëhëre e përgjithmon mbas plot 781 vitevë pushtim e muslimanizim! 

Me ketë luftë shumë vjecare, të organizuar mirë nga të gjitha anët përfundimisht i lirojnë tokat e veta nga të gjitha mbeturinat arabe. 

In der Mezquita in Cordoba

Si përfundim; 

Duke bërë disa krahasime me mashtrimet e medha që janë bërë me kombin tonë, vetëm në ketë 200 vjetshin e fundit me tjetërsimin për mes klerit dhe ,,shtëpive të zotit”, sot kemi plot ,,boshnjak – muslimon”, ,,maqedon dhe sërb”, pa i llogaritur në Turqi, e vendë arabe, duke përfshirë edhe Greqinë (Junanin). 

Si duhet (ç)vlerësuar raportin që Jusuf Gërvalla ia ka dërguar Sabri Novosellës?

0
Nga: Ibrahim Kelmendi, aktivist i çështjes kombëtare në mërgatë
____
[Jusuf Gërvalla është shpërdor politikisht, sidomos nga familjarët e tij dhe nga UDB-ashët e kamufluar të sojit Sabri Novosella e Sabri Hamiti. Këta dezinformonin për Jusufin se paskësh qenë anti enverist, anti marksist-leninist, duke e diskualifikuar e diskredituar vetëm Kadri Zekën, bashkëveprimtarin e Jusufit, si enverist dhe marksist-leninist.
Fatkeqësisht për Jusuf Gërvallën ende nuk dimë kur është angazhuar në një organizatën virtuale, ende e pa definuar, nëse ishte simulim i UDB-së apo krijesë autentike, meqë ende nuk janë ofruar dëshmi konkrete, kush, ku, kur, e ka themeluar organizatën: Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ).
Nga ditari, raporti, dhe letrat e Jusufit dimë se Jusufi ka qenë pjesëtar i asaj organizate, se është arratis nga Prishtina më 15 dhjetor 1979, për shkak se në mengjesin e 14 dhjetorit 1979 është arrestuar Hyseni, vëllai i tij më i moshuar. Për Jusufin nuk dimë nëse ishte vetëm anëtar apo edhe kuadër udhëheqës i asaj organizate. Por dihet se Jusufi nuk kishte asnjë lloj komunikimi e bashkëpunimi me udhëheqësin e tij, rrobaqepësin anadollak Sabri Novosellën, nga 14 dhjetori 1979 deri me 13 prill 1981. Prandaj gjatë kësaj kohe Jusufi nuk dinte çfarë të bënte në aspektin organizativ. Ndërsa Xhafer Durmishi ka (dez)informuar se Sabri Novosella i ka kooptuar në të njëjtën kohë Jusufin dhe Xhafer Durmishin në Komitet Qendror të asaj organizate, në fund të korrikut 1981. Gjithashtu ende nuk dimë nëse Jusufi kishte informacion se udhëheqësi i tij, Sabri Novosella ishte marionetë e kamufluar e kryeUDBashit Ibush Kllokoçi (me gjasë i vrarë me urdhër të Azem Sylës që të mos rrezikohej zbulimi i marionetizmit të Azemit dhe të tjerëve si ai). Etj., etj.
Fatmirësisht Jusufi ia doli të çlirohet nga tutela e Sabri Novosellës vetëm më 2 janar 1982, prandaj më 17 Janar 1982 bashkëthemeloi Lëvizjen për Republikën e Kosovës…
Kësaj radhe po e publikoj një raport që Jusufi duhet t’ia ketë dërguar Sabri Novosellës më 31 korrik 1981:]
Jusuf e Bardhosh Gërvalla
JUSUF GËRVALLA:
Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare
– Komitetit të Degës “Hasan Prishtina”
RAPORT
mbi disa çështje rreth punës së organizatave Grupi komunist “Zëri i Kosovës” dhe Fronti i Kuq Popullor.
Nga dita e arratisjes sime në RF të Gjermanisë, më 14 dhjetor 1979, këtu kam pasur kontakte me përfaqësues të Grupit komunist “Zëri i Kosovës” dhe pastaj me ata të organizatës Fronti i Kuq Popullor. Le të më lejohet të shënoj këtu disa përshtypje dhe disa vrojtime lidhur me punën e tyre, aq më parë lidhur me punën e Frontit të Kuq, pasi Dega “Hasan Prishtina” mendon se është e arsyeshme të thërriten edhe përfaqësuesit e tij për bashkimin e organizatave dhe të veprimtarisë sonë.
Me përfaqësuesin kryesor të Grupit komunist “Zëri i Kosovës” jam njohur, pra, në fund të dhjetorit 1979. Quhet Riza Salihu, nga fshati Mushtisht. Ra fjala për organin e LNÇK “Zëri i Kosovës” dhe ai, me një ton të ashpër, shprehu dyshimin jo vetëm në ekzistencën e këtij organi dhe të LNÇKVSH, por edhe në besnikërinë time. Arsyeja ishte se ai qëndronte vetë në krye të Grupit me të njejtin emër dhe, meqë, siç del logjikisht, nuk dinte për ekzistimin e LNÇKVSH dhe kishte edhe vetë një logjikë të kufizuar, kurrsesi nuk ia kapte rradakja të bënte dallimin në mes një organizate me emrin “Zëri i Kosovës” dhe një organi me titull “Zëri i Kosovës” që i takonte koinçidentalisht një organizate krejt tjetër. Po atë natë, ai më njohu mua dhe vëllaun tim me dy shokët e tij, Hysen Gega (tani i burgosur në burgun e Prishtinës) dhe Maksut Saramati, me punë të përkohshme në RFGJ. Që në fillim ra në sy kapadaillëku në rigorozitetin prej një shefi bande i Riza Salihut dhe natyrshmëria e zgjuarsia e dy shokëve të tij (anëtarë të KQ të “Z.K.”).
Me Hysenin e Maksutin u pamë dhe ndjenjëm disa herë me radhë dhe e pritëm bashkë Vitin e Ri 1980. Hyseni lente të kuptohej se kishte diku në Gjermani një shok më të mirë se Rizanë, një student. Ai fliste dendur për të dhe vëllaut tim, Bardhit, që kishte njohur kohë më parë një person të tillë, i shkoi mendja mos ishte fjala për njëfarë Ibrahim Kelmendin. Por Hyseni e fshehte, prandaj nuk ngulëm këmbë për t’u njohur. Pak ditë më vonë vijnë te Hyseni e Maksuti dhe na tregojnë se si Rizai kishte ardhur, që në takimin e parë me mua, në përfundim se unë jam “i dërguar special i UDB-së” dhe se u kishte propozuar haptazi Hysenit e Maksutit të më likuidonin bashkë me vëllaun, Bardhin. Ata u hapën në “muhabet” për dy arsye, sipas pohimit të tyre: e para, lidhur me Rizanë kishin pasur disa dyshime më përpara, dhe e dyta, tashmë ishin takuar me Ibrahimin dhe ai i kishte këshilluar të më afroheshin se gjoja ai e ditka kush jam dhe se jam “i mirë”.
Këto ishin dyshimet e shokëve më të ngushtë të Rizasë lidhur me veprimtarinë dhe me personalitetin e tij:
– Rizai jetonte me vite në Gjermani, por as punonte as kishte zënë banesë të përhershme. Me se mbahej, pos me paratë e punëtorëve tanë?
– Rizai e kishte theksuar vazhdimisht domosdoshmërinë e moralitetit, te çdo patriot e revolucionar. Vetë jetonte me një serbe dhe kishte me te një djalë me emër sllav. Këtë e kishin zbuluar shokët, e nuk ua kishte thënë ai vetë.
– Ç’është më me rëndësi, mënyra e organizimit të Grupit “Z.K.” ishte bërë e dyshimtë edhe për bashkëpunëtorët më të ngushtë të Rizasë. Sipas kësaj mënyre, në organizatë mund të hynte çdo shqiptar që “do të luftoj për atdhe”. Çdonjëri që hyn në organizatë duhej të jepte shënimet e sakta biografike (emri, mbiemri, vendlindja, datëlindja, vendi i punës) dhe, mbi të gjitha, këto shënime si dhe betimin ta bënte me shkrim, me dorë të vet. Nga listat me të dhëna të tilla të hollësishme, një mbahej nga shokët e tyre në atdhe dhe një tjetër nga Rizai në RFGJ. Para se të arrija unë këtu, pothuaj të gjithë njerëzit e organizuar prej Rizait (kryesisht në Ferizaj e në Prizren) ishin burgosur pa mundimin më të vogël nga policia, sepse arrestimet ishin bërë në bazë të listave të përmendura. (Mërgimi mund ta dij për çfarë të burgosurish është fjala: kur ishim në atdhe, ne gjatë takimeve kemi pas biseduar me të disa herë lidhur me një grup të rinjsh ferizajas, që vepronin demonstrativisht nëpër qytet nën hundët e policisë. Unë këtu kur kuptova hollësitë lidhur me organizimin e “Z.K.”, supozova se ishin pikërisht ata të arrestuar.) Edhe Rizai, më vonë, e H. dhe M. që në fillim, i thoshin edhe me emra shokët e tyre të burgosur, kryesisht në dy qytetet e përmendura. Tre apo katër prej tyre përmenden në artikullin e parë të “Lajmëtarit” Nr. 1.
Nga bisedat që kam pasur me H. e M. kam kuptuar se puna e Grupit komunist të tyre konsistonte në radhë të parë në botimin e disa trakteve (nëse më bie në dorë ndonjë prej tyre do t’jua dërgoj) dhe në shfaqjen e disa filmave të huajtur nga shokët gjerman, miq të RPSSH. (Kur unë vetë mora kontakt me këta shokë gjermanë, më thanë se pas një kohe janë detyruar ta largojnë Rizanë nga lokalet e partisë së tyre, për shkak të arrogancës së tij.)
Përafërsisht katër muaj pas takimit të parë me Rizanë, u takuam edhe njëherë, në banesën e H. Ishim prezentë unë e vëllau, pastaj Ibrahim Kelmendi (ishim njohur me të ndërkohë), Hyseni e Maksuti dhe Rizai. Ne u fjalosëm keq me të, sepse patëm rastin të hetojmë që të gjithë se ai kishte prirje të gënjejë dhe t’i shmanget bisedës parimore. Këto ishin pikat që rrahëm: Pse ai, pa verifikuar dyshimet e veta, që në takimin e parë kish kërkuar nga shokët e vet të më likuidonin mua dhe vëllaun; pse, me muaj të tërë, në stacionin hekurudhor të Shtutgartit, ku dalin e rrinë punëtorët tanë, kishte agjituar kundër meje (pa i vërtetuar akoma dyshimet) me fjalët: “Ruajuni se këndejpari vepron filan fisteku, i dërguar special i UDB-së; Pse ai vetë (edhe pse ia kisha tërhequr vërejtjen që në takimin e parë), vazhdonte kontaktet me njëfarë Adem Povataj nga Strellci, i cili, pasi kishte marrë më qafë disa punëtorë stinorë në Titograd, më 1978, duke i ngashënjyer së pari për punë patriotike e pastaj duke ua dorëzuar komplet UDBsë (që Rizai kishte kontaktuar dhe vazhdonte të kontaktonte me këtë njeri, ia thoshin ndërsy shokët H. e M.); pse ai, si komunist që i thoshte vetes, edhe pasi kishte parë rezultatet e hidhura të mënyrës së organizimit me lista të anëtarëve të organizatës, vazhdonte punën me të vjetrën dhe merrte njerëzit më qafë. Gjatë gjithë bisedës ai mbajti një qëndrim qyqar, që s’kishte aspak të bënte me qëndrimin e një komunisti shqiptar. Në fund ai pranoi se kishte gabuar sa u përket shpifjeve të pabazuara rreth meje e vëllaut dhe premtoi se nuk do ta përsëriste. Por, që të nesërmen ai e përsëriti, në Stacionin e Shtutgartit.
Nga gjysma e gushtit të vjemë te unë erdhi në banesë policia kriminalistike gjermane (po atë orë Bardhi ndodhej në qendrën e kësaj policie në Shtutgart, ku e kishin marrë nga puna). Ata na morën në pyetje veç e veç. Çështja kishte të bënte me Riza Salihun. Ai kishte hapur në postën e Shtutgartit 14 fah-postale në emër të 14 njerëzve të ndryshëm, ku ndalte letrat e këtyre dhe i lexonte për nevojat e veta. Mes të 14, kishim qenë unë e vëllau, Hysen Gega, Ibrahim Kelmendi etj. Policia e kishte zënë, e kish hedhur në burg dhe dyshonte se është agjent i UDB-së. Ndërkohë që Rizai kishte shpallur ndër punëtorë sesi ka kërkuar azil politik në Gjermani, ai kishte qenë pesë herë, në prag të burgimit, në konsullatën jugosllave në Shtutgart. Këto i kishte të shënuara në bllokun e shënimeve. Për mua, vëllaun dhe Ibrahim Kelmendin kishte dhënë te policia deklarata shumë të liga me shkrim, me plot gënjeshtra edhe për dy takimet që kishim pasur e ku kishim shumë dëshmitarë. Policia në fjalë kërkonte prej nesh: të thoshim edhe ne se Rizai është spiun jugosllav. Natyrisht, ne s’bënim dot një gjë të tillë pa qenë të sigurt, dhe insistimet e policisë, të bazuara nga ana e saj në disa fakte që ne s’na e mbushnin mendjen, i kthenim mbrapshtë me arsyetimin se UDB-ja ka mundësi të mëdha të kurdisë gracka, e kështu ka mundur të veproj edhe me R. S. Pastaj tërë vjeshtën dhe tërë dimrin s’dëgjuam gjë për të. Të tretën herë u takuam me të në demonstratat e punëtorëve tanë në Shtutgart. Ishte vënë në bisht të kolonës, me duar në xhepa dhe pas asnjë shok me vete. Pas demonstratës m’u afrua. Përshëndeste punët e mia, lavdëronte (ishim më këmbë dhe s’pata si ta pyesja për çfarë punësh e kishte fjalën) dhe thoshte se do të kish qenë mirë të bisedonim. Aty për aty ishin zënë me Ibrahim Kelmendin dhe Ibrahimi ia kishte ndaluar pjesëmarrjen në demonstratat e ardhshme. Unë e qortova Ibrahimin, se s’bënte ashtu, dhe Rizait, ndërsy Ibrahimit, i thashë që e kish derën hapur për ta thënë mendimin e vet. Ai tha se më ka diçka borxh dhe se do të bënte një autokritikë. Unë i shpreha gatishmërinë se do ta dëgjoja kur të ketë qejf, por atë ditë e sot as më kërkoi më dhe as e kërkova unë. Tani po dëgjoj se paska ndërruar mendje lidhur me mua dhe nëpër njerëz nuk flitka më keq.
Lidhur me këtë person ka edhe një të dhënë me rëndësi. Diku nga viti 1976, Rizain e ka plagosur me thikë një kroat. Kroati i ofron një hartë dhe Rizai e refuzon me fjalët “Nuk e pranoj një Jugosllavi të tillë, e cila s’e ka edhe Kroacinë brenda.” Në spitalin e Shtutgartit pastaj e kanë vizituar njerëzit e konsullatës jugosllave dhe e kanë mburrur për patriotizëm jugosllav. Disi pas këtij rasti fillon edhe veprimtaria partiotike (?) e Rizait.
Me përfaqësuesin e Frontit të Kuq Popullor, Ibrahim Kelmendin, jam njohur në janar të vitit 1980. Më ka sjellë për t’ia korrigjuar disa artikuj të përgatitur për gazetën “Bashkimi” dhe më ka propozuar që të shkruaj edhe unë për këtë fletushkë. Pasi e kisha lexuar numrin e saj të parë qysh në vendlindje dhe e dija se gazeta bie në duar të popullit, bile në një gjendje jo të lakmueshme e pashë të arsyeshme t’i përgjigjem pozitivisht për propozimin dhe konkretisht fillova me bashkëpunimin. (Bashkëpunimi im fillon me atë numrin, që ia kam dërguar Mërgimit, ku në faqen e parë është një vizatim që paraqet grushtet e të burgosurve tanë që shpërthejnë grilat e dritares së burgut.)
Më vonë Ibrahimi ka ardhur bashkë me e Maksut Saramatin dhe kanë kërkuar prej meje që të vihem në krye të tyre e t’i udhëheq (tashmë Hyseni e Maksuti e paskëshin braktisur Rizain dhe kishin kaluar në anën e Ibrahimit). Unë e refuzova kërkesën e tyre, se s’bënte të jem njëkohësisht në dy organizata. Përveç kësaj, ua kisha tërhequr që më parë vërejtjen se konspiracioni duhej mbajtur i pacënuar edhe këtu ashtu si në vendlindje. Kërkesa e tyre e dytë ishte që së paku t’i këshilloja, si “njeri me përvojë”, dhe unë tërë kohën atë punë bëja. Por, ndërsa kërkonin këshilla dhe i aprovonin ato, në punën e tyre ishin mësuar të vepronin krejt ndryshe dhe s’hiqnin dot dorë nga mënyra që i kishte rrëmbyer dhe ua diktonte çdo hap. Përveç tjerash, me gjithë sqarimet e shumta nga ana ime, ata konspiracionin e konsideronin si frikë, zhburrërim dhe jopatriotizëm.
Që të mos zgjatem me detaje, ja vrojtimet e mia në pika të shkurtra lidhur me veprimtarinë dhe personalitetin e I. Kelmendit. Kurdoherë ka anuar nga aksione të natyrës terroriste dhe në këtë drejtim i ka nxitur edhe shokët e vet. Unë ia kam tërhequr vërejtjen se kjo gjë është e dënueshme edhe nga pikëpamja e PPSH. Më vonë kam vërejtur, në librin që ma ka dhënë hua për lexim, se i ka pasur të nënvizuara pikërisht mendimet e Leninit lidhur me kotësinë dhe rrezikshmërinë e terrorizmit në lëvizjen revolucionare. Kam ardhur kështu në përfundim se ai ka një prirje të natyrshme kah terrorizmi dhe e bën me vetëdije. Pikërisht në kohën që jam njohur unë me të, ai ka pasur kontakte, madje edhe negociata me emigracionin reaksionar shqiptar për një veprimtari të përbashkët në mbledhje armësh dhe mjetesh materiale. Madje në atë kohë, Ibrahimi kërkonte një njeri “të ndershëm e trim”, që për një kundërshpërblim prej nja 50 mijë markash gjermane, do të kryente në Kosovë një aksion sipas porosisë së reaksionit shqiptar antikomunist.
(Lidhur me këto çështje kemi pasur një dialog të përbashkët dhe bukur të rreptë në praninë e tij unë dhe dy shokë nga Vjena, lidhur me këtë është dashur të jetë i informuar patjetër Profesori, në qoftë se është i informuar për çkado lidhur me I. Kelmendin.)
Ka pasur vërejtje rreth Kushtetutës së RPSSH dhe rreth përgatitjes “luksoze” të librave të shokut Enver në “dëm” të botimeve letrare të RPSSH! Vërejtjen e parë na e ka thënë hapurazi mua dhe shokëve të Vjenës, të dytën vetëm mua. Arsyetohet se ka të drejtë të bëjë vërejtje gjithfare dhe këto dilema të tij nuk i paraqet te masat, por i diskuton vetëm me shokë. Unë s’mund ta di a është e sakt kjo.
Ka dyshuar me këmbëngulje në drejtësinë e artikullit të “Zërit të Popullit”, ku shprehej gatishmëria e RPSSH për t’u ardhur në ndihmë popujve jugosllavë po të kërcënohen këta nga BRSS, dhe dyshimet e tij kanë qenë edhe të shokëve të tij.
Përkundër bindjeve të mia se është e panevojshme dhe e pamirë një gjë e tillë, jam detyruar të udhëtoj me qindra kilometra për ta “arsye¬tuar” te shokët e tij artikullin e përmendur. Ai më ka propozuar pastaj me këmbëngulje që këtë gjë ta përsëris edhe me shkrim në artikullin e “Bashkimit” me titull “Zëri i Popullit – zë i të gjithë shqiptarëve” (këtë numër s’e keni pasur prandaj po jua dërgoj). (Pas kësaj, kam vendosur të mos bashkëpunoj më me të dhe kam vendosur ta nxjerr “Lajmëtarin e lirisë”. Kështu kam vepruar nga gushti 1980, deri në fillim të vitit 1981, kur më ka ardhur në derë me disa materiale të çoroditura për numrin e ri të “Bashkimit”. Ndërsa ishim duke punuar në këtë numër (që Mërgimi e ka veçuar si më të mirin), ai në ndërkohë e kishte lejuar Hysen Gegën të shkonte për kryerjen e një aksioni në Kosovë. Gjoja Hyseni e paska përberë që të mos më tregoj mua për këtë gjë, se unë s’e lë të shkojë. Vërtetë nuk do ta lija, se ai kishte respekt ndaj meje dhe, meqë aksioni ishte i natyrës terroriste, e dinte edhe mendimin tim. Pas disa ditë qëndrimi ilegal në Kosovë, bashkë me njeriun me të cilin ishin nisur prej këndej – një njeri i dyshimtë edhe për mendimet e Ibrahimit e të Hysenit, Sadik Blakaj, për të cilin Mërgimit i kam shkruar më herët – Hyseni bie në burg, kurse Sadiku kthehet në Gjermani shëndosh e mirë. Fajin për burgosjen e Hysenit unë ia vë Ibrahimit.
Nëpër të ashtuquajtura klube kosovare në mërgim, që ishin dhe shumica vazhdojnë të jenë çerdhe agjenturore të përfaqësive diplomatike jugosllave në Perëndim, I. K. është ekspozuar në masën më të madhe të mundshme edhe para përfaqësuesve diplomatikë jugosllavë. Ua ka thënë hapurazi të gjitha të palarat e Jugosllavisë titiste. Pasoja pozitive ka qenë inkurajimi i punëtorëve kosovarë, pasoja negative – dëmtimi i disa punëtorëve që kanë marrë pjesë në klubet ku është paraqitur I.K. Këta punëtorë ndodhen në burgje jugosllave.
Është nip i një agjenti me zile të UDB-së, i quajtur Ramë Nikçi ose Ibërdemaj, punon në postën e Pejës. I biri i këtij Ramës ndodhet me punë në Mynhen dhe ka qenë aktivist i dalluar, madje edhe kryetar klubi në Mynhen. Ibrahimi kritikon hapurazi si agjent dajën, por ka kontakte të vazhdueshme me djalin e dajës dhe, për sa mund të vërehet, edhe simpati ndaj tij. Ka provuar t’ia plotësojë këtij daje të vogël (Gani Ibërdemajt – edhe lidhur me këtë njeri është dashur të jetë i informuar Profesori) dëshirën për t’u takuar me mua. Më vonë, kur ka qenë puna që të formojmë këndej një shoqëri kulturo-artistike të punëtorëve të mërguar, me shokun e “Lirisë” e kemi provuar Ibrahimin lidhur me dajën e tij të vogël: meqë ky Ganiu qenka këngëtar dhe instrumentist i mirë në vegla muzikore folklorike, Ibrahimi propozoi që edhe ai të hynte në atë shoqëri. Po kur erdhi puna te aktiviteti konkret, Ibrahimi tha se Ganiu donte pak “lutje”. Në anën tjetër, më 25 maj, në festën jugosllave të rinisë, Ganiun e gjejmë në ballë të një orkestrine dhe të ca valltarëve shqiptarë e jugosllavë, bashkë me të shoqen, në Stadiumin e Mynhenit. E kemi konsideruar të panevojshme të kërkojmë ndonjë sqarim nga Ibrahimi, dhe ky vetë s’e ka marrë mundimin të na sqarojë, as lidhur me këtë rast dhe, përgjithësisht, as për raste të tjera. Tash i gjithë Mynheni flet çmos pikërisht për këtë farë Ganiun.
Në kufirin gjermano-zvicëran, Brahimit dhe Hysenit u ka zënë policia e huaj disa qindra ekzemplarë të “Bashkimit” dhe ua ka marrë. Me këtë rast, Ibrahimi nuk është treguar i gatshëm për të pranuar kritikat. Përgjithësisht, nëse ia numëron gjestet dhe punët e kritikueshme, ai thotë: “Mos m’u kap vetëm për disa gabime, të vogla”. Menjëherë pas kësaj, bashkë me shokët, kanë vazhduar rrugën për në Çekosllovaki, në gjurmim të armëve (ndoshta profesori mund të ketë ndonjë informim nga ana e shokëve të Pragës lidhur me sjelljet e tyre në atë vend, sepse e di që shokët e Pragës kanë pasur kontakte dhe bile disa mosmarrëveshja me ta, sipas fjalëve të I. dhe H.). Vetë më ka treguar gjoja për disa sugjerime, që i kanë bërë shokët e organizatës së tij në vendlindje, dhe të cilave ai nuk u është përmbajtur fare. Të imponohet përshtypja se as që ka shokë të tillë në Kosovë. Përshtypja e parë dhe e fundit lidhur me këtë çështje është se ai, përveç disa punëtorëve të tubuar rreth tij në botën e jashtme, të paorganizuar po vetëm të furnizuar me literaturë revolucionare dhe të inkurajuar, tjetërkë as që ka prapa vetes. Kjo, edhe në një mënyrë mund të provohet bindshëm. Më vjen një ditë, (vitin e kaluar), në derë me disa shkresurina që vetëm titullin e kishin të qartë: Programi dhe Statuti i Frontit të Kuq Popullor, dhe më lutet t’ia korrigjoj në pikëpamje drejtshkrimore. Më pastaj më autorizon që të preki, po e pashë unë të arsyeshme, „si njeri me përvojë“, edhe në anën materiale të pikave të përfshira në program e statut. Mirë, them, dhe meqë përmbajtja e shkresurinave ishte pa kokë pa bisht, i hy unë punës me gjithë seriozitetin dhe ato pak njohuri që kisha. Gjithmonë kisha parasysh, pas punës sime, ai do t’ua kthente shokëve për diskutim Programin dhe Statutin e Organizatës së tyre. Por, doli ndryshe. Doli se I. K. i ishte tekur të bënte një natë pa gjumë dhe të hartonte këmbadoras një program dhe statut të një organizate revolucionare, të cilin e botoi dhe e shpërndau si „literaturë revolucionare“ menjëherë pas „korrigjimeve“ që i bëra unë. E puna që kisha bërë unë më atë rast, s’ishte punë korrigjimi. Shokët e Vjenës e mbajnë larg. Bile, kur njërit prej këtyre shokëve, i cili më qortoi pse rrija me I. K., i thash se është një njeri që imponohet me këmbëngulje dhe unë, si shqiptar, nuk mund ta përzë nga shtëpie ime, ky m’u përgjegj fjalë për fjalë kështu: “Ia paske frikën, prandaj s’e përzen si qenin!”
Ka disa muaj që i kam ndërprerë marrëdhëniet me të. Kur takohemi rastësisht flasim, por punë të përbashkëta nuk kemi. Bashkëpunimi me të gjatë demonstratave të mbajtura në Perëndim ka shkuar përmes shokut të “Lirisë”. Kështu e kam parë unë të arsyeshme të veproj, duke marrë për bazë vrojtimet e parashtruara më sipër si dhe disa anë negative në sjelljen elementare të I. K., që herë duken agjamillëk, herë djallëzi të thella.
Përndryshe, një meritë të tij, mendoj nuk mund ta përbuzë askush: që nga viti 1977 e këtej, i vetëm, po me një vitalitet të pashoq, ka bërë shumë në shpërndarjen e literaturës revolucionare, si ka mundur e si ka ditur, dhe në njëfarë politizimi spontan të një pjese të mirë të punëtorëve tanë në botën e jashtme. Është njeri komunikativ dhe i popullarizuar te punëtorët. Udhëton shumë, vlon prej idesh, shpesh naive e të papërpunuara, ndonjëherë edhe të qëlluara.
SOKOLI [Jusufi]
[Ky raport është publikuar për herë të parë në portalin www.albaniapress.com, 2 tetor 2011 nga Faridin Tafallari, dhe e ka ripublikua Xhafer Durmishi, në VEPRA E JUSUF GËRVALLËS, f. 246-250.]
(Ibrahim KELMENDI)
Varri i Jusuf Gërvallës dhe Bardhosh Gërvallës në Dubovik të Deçanit

Zija Çela: O ndaluni, pash sytë e ballit, ndaluni !

0
Apeli drithërues i shkrimtarit të shquar për çatdhesimin. Përse shqiptarëve po u ikën nga zemra vetë Shqipëria? Prej emigrimit masiv në qyteza e fshatra të shkretuara shihen lot në sytë e prindërve të vetmuar. Thonë se, kur për fëmijët nëna bën vaj, sa ka deti kripë, aq kanë lotët e saj

Shkrimtari Zija Çela

Pyetjet për emigrimin masiv po marrin gjithfarë përgjigjesh gjatë debateve. Ndërkaq, në qyteza e fshatra të shkretuara shihen lot në sytë e prindërve të vetmuar. Por një si rrëqethje e vetvetishme, e pandalshme e trishtuese, tashmë po bëhet e përgjithshme në familjet tona. Sepse është e dhimbshme kur sheh shqiptarët të ikin vrullshëm nga Shqipëria. Dhe akoma më e dhimbshme dilema: Përse shqiptarëve po u ikën nga zemra vetë Shqipëria?

“O ndaluni, pash sytë e ballit, ndaluni!”, pata dëgjuar një nënë, që në portin e Durrësit u thërriste bijëve.

Me gjasë, donte t’u thoshte se shpresa nuk ka vdekur me gjithsej dhe, duke qenë e natyrës shpirtërore, ka njëkohësisht diçka hyjnore. Madje, në këtë rast ia vlen të theksohet fort: Për sa kohë njeriu është në jetë, ka dy gjëra për të cilat asnjëherë nuk duhet nxituar, vetëvrasja dhe çatdhesimi.

O ndaluni, ndaluni bre, se edhe sytë e ballit po u plasin pleqve prej hallit. Për këtë përvëlimin thonë… Hë pra, çfarë thonë? Thonë se, kur për fëmijët nëna bën vaj, sa ka deti kripë, aq kanë lotët e saj.

Aktivitete si ky, më së shumti i shkojnë për shtati Serbisë e Rusisë se sa të Kosovës e Shqiperisë dhe shqiptarëve në Maqedoni, Luginë e Malsi?

0
Nga: Ing. Ahmet Asani, Zvicër
_____
Fjala e urtë gjermane “Dosiss macht gift” – në shqip “Sasia e bënë helmin”, flet për faktin se çdo gjë që teprohet është e dëmshme apo haram – fjalë kjo të cilën në të folurit shqip e kanë futur klerikët shqiptarë të religjionit islam!
▪︎ Kur do ta kuptojnë këta klerikë të këtij aktiviteti në foto, që aktivitetet e tilla si ky, më së shumti i shkojnë për shtati politikave të Serbisë e Rusisë se sa të Kosovës e Shqiperisë dhe shqiptarëve në Maqedoni, Luginë e Malsi?
▪︎ Kur do ta kuptojnë këta klerikë që gjermanet, austriakët, zvicranet, e popuj tjerë të perëndimit, ku punojnë e jetojnë mbi 1 milion shqiptarë, nuk i pëlqejnë dhe u friksohen aktiviteteve të tilla?!
▪︎ Pse aktivitete të tilla me moton
” Islami na bashkon” nuk mbahen në shtete islamike si Turqia, për t’i vetëdijësuar e bashkuar mbi 5 milion shqiptarë atje, në rrugëtimin e tyre për të drejta kombëtare të cilat ua mohon Turqia, por mbahen në shtete të krishtera sikur Zvicra, e cila ka dekada që na strehon, punëson, e lejon hapjen e shkollave shqipe në kuadër të objekteve shkollore të Zvicrës?
▪︎ E nisa shkrimin me fjalën e urtë gjermane “Sasia e bënë helmin” dhe po e përfundoj me fjalën e urtë shqipe: “Si t’jetë vendi bahet kuvendi” dhe lutjen: Perëndi na ndihmo që ta ruajmë miqësinë me Amerikën dhe Perëndimin!

Documents diplomatiques français (1933) / Takimi i ambasadorit francez me Mbretin Zog në Tiranë — Dokumenti Top Sekret dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme të Francës

Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Janar 2023

 “Documents diplomatiques français” kanë botuar, dokumentin Top Sekret (1932-1939. Seria e parë, 1932-1935. 3, 17 mars – 15 korrik 1933 / Ministria e Jashtme, 29 maj 1933, f.588-591) të takimit të zhvilluar asokohe midis ambasadorit francez Georges Degrand dhe Mbretit Zog në Tiranë dhe dërguar në vijim Ministrit të Punëve të Jashtme të Francës Joseph Paul-Boncour, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

  1. Degrand, Ministër i Francës në Tiranë,

Për Z. Paul-Boncour, Ministër i Punëve të Jashtme.

Burimi : gallica.bnf.fr / Ministère des Affaires étrangères

Burimi : gallica.bnf.fr / Ministère des Affaires étrangères

  1. Nr. 90 deri 100. Top sekret.

Tiranë, 29 maj 1933.

(Marrë : 6 qershor, ora 11:30) 

Gjatë audiencës që më dha mëngjesin e sotëm, Mbreti për herë të parë më priti pa praninë e ministrit të Oborrit, i konsideruar nga të gjithë kolegët e mi si informatori i legatës italiane. 

Gjithashtu për herë të parë ai foli për çështjet politike dhe aksionin e Francës në Shqipëri. 

Fillimisht ai u interesua për negociatat e konferencës së çarmatimit dhe Paktit Katërpalësh. Unë iu përgjigja se Franca, e preokupuar me ruajtjen e paqes, kishte bërë lëshime të mëdha, por nuk mund të hiqte dorë nga garancitë e sigurisë. 

Mbreti më tha se pozicioni ynë ishte i pakundërshtueshëm dhe se shtetet që na refuzuan ndihmën e tyre nuk mund të dyshonin për këtë. 

Ai gjithashtu më tha se ishte për të ardhur keq që Franca dhe Gjermania nuk u morën vesh, sepse, shtoi ai, Gjermania nuk ka çfarë të kërkojë në perëndim, ku çështja Alsace-Lorraine është zgjidhur përfundimisht, dhe duhet të kufizohet në avancimin ekonomik dhe intelektual në lindje. 

Ai e sheh akoma më pak të kuptueshme mosmarrëveshjen italo-franceze, por shpreson se … (2) e marrëdhënieve të treguara nga Z. de Jouvenel me të ngarkuarin me punë të Shqipërisë në Romë, do të rriten. 

Ai më është dukur se fajësonte italianët edhe më shumë se gjermanët, pa dyshim, sepse mendonte për mosmarrëveshjet e tij me Romën. 

Pas një digresioni për çështjen e S.V.E.A.-së, Mbreti trajtoi me qartësi çështjen e marrëdhënieve franko-shqiptare dhe aksionin e Francës në Shqipëri : 

“Franca, më tha ai, e ka gabim të shpërfillë problemin shqiptar. Shqipëria është një vend i vogël, por që mund të thirret për të luajtur një rol të rëndësishëm në lojën e shahut ballkanike. 

Franca është e dashur dhe e respektuar mes nesh: shkoni në fshatin më të vogël dhe pyesni fshatarët tanë; të gjithë kanë ruajtur kujtimin e ushtarëve tuaj, të gjithë e dinë se Franca është një komb i madh, trim dhe bujar.

Ju e dini gjithçka që kam bërë vetë për të zhvilluar kulturën franceze, e cila sot ka përparësi ndaj të tjerave në Shqipëri. Do të vazhdoj duke fortifikuar gjimnazin e Korçës. Sapo dhashë urdhrin për të përkthyer për shkollat tona librin e admirueshëm të Presidentit Doumer, ‘Le livre de mes fils’.

Burimi : gallica.bnf.fr / Ministère des Affaires étrangères

Burimi : gallica.bnf.fr / Ministère des Affaires étrangères

Por, që prej dhjetë vitesh, përfaqësuesit e Francës, padyshim me udhëzime nga qeveria e tyre, kanë mbajtur distancë ndaj punëve të mia. 

Franca praktikon një politikë fshirjeje (pothuajse mungon) në Ballkan. Është një gabim, çështja ballkanike është e rëndësishme.” 

Pas kësaj parathënieje, të zhvilluar në një notë keqardhjeje pa ashpërsi, mbreti vazhdoi : 

“Franca është një komb i fuqishëm, sot më i pasuri në botë, është bujare me të vegjlit. Ajo u erdhi në ndihmë jo vetëm miqve të saj, por edhe Austrisë, Hungarisë, Turqisë, armiqve të saj të dikurshëm. Ne kemi nevojë për mbështetje financiare. A do të jemi të vetmit që nuk dëgjohen? Shqipëria është një vend i pavarur si gjithë të tjerët dhe unë do të siguroj që të mbetet i tillë. A nuk do të bëni asgjë për ne?” 

Unë iu përgjigja mbretit se ndihma e dhënë Austrisë dhe [Hungarisë] ishte dhënë pas ndërhyrjes së Lidhjes së Kombeve dhe me ndihmën e qeverive të tjera, dhe i kërkova t’i adresohej Gjenevës dhe të kërkonte që të dërgohej një hetues këtu, siç kishte bërë Shqipëria në vitin 1922. 

“Ne nuk kemi vetëm miq në Gjenevë, u përgjigj mbreti, dhe atëherë është një proces shumë i gjatë, situata jonë kërkon zgjidhje të shpejta. Kisha menduar për një ndihmë amerikane, por amerikanët kanë aq vështirësi saqë hoqa dorë.” 

Ndërsa, në vazhdim, ai aludoi për Antantën e Vogël, unë e devijova bisedën te marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave, të cilat janë përmirësuar prej disa kohësh : 

“Nuk kam asgjë për t’u ankuar ndaj Beogradit, – më tha ai, – sepse ata respektojnë agjitatorët shqiptarë që kanë emigruar atje. Por Jugosllavia, nga ana e saj, nuk ka asgjë për të më qortuar. Unë kurrë nuk i kam hapur asaj ndonjë telash. Njerëzit bëjnë një gabim në Beograd kur kërkojnë një afrim me Sofjen. Asnjë marrëveshje nuk do të jetë e mundur nga kjo anë derisa të ekzistojë Komiteti Maqedonas. Asgjë e ngjashme mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë dhe do të doja një afrim dhe marrëdhënie miqësore me jugosllavët.” 

Mbreti iu kthye temës që e preokuponte, por unë munda ta devijoj intervistën edhe një herë rreth çështjeve ekonomike dhe shfrytëzova rrethanat për t’u ankuar për inercinë e administratave dhe tregtarëve shqiptarë, si dhe pasaktësitë në statistikat doganore të qeverisë së tij. 

Ai më kërkoi t’i çoja ankesat e mia drejtpërdrejt tek ai, sepse, shtoi ai, “unë nuk jam mbret me të drejtë hyjnore, jam shërbëtori i parë i popullit tim”. 

Në fund të takimit, ai më përsëriti se Shqipëria ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një shtet plotësisht i pavarur dhe më lejoj të largohem duke më thënë se do të më kontaktonte (ftonte) së shpejti. 

Është një formulë të cilën ai e përdor me dëshirë dhe e cila deri më tani nuk është ndjekur me shumë efekt.

Deklaratat e mbretit Ahmet Zogu nuk kanë asgjë që duhet të na habisë.

Burimi : gallica.bnf.fr / Ministère des Affaires étrangères

Burimi : gallica.bnf.fr / Ministère des Affaires étrangères

Siç e theksova në letrën time nr. 29, ai më kishte sugjeruar tashmë nga një nga të besuarit e tij. Që atëherë, një thashethem, burimin e të cilit nuk kam mundur ta zbuloj, ka bërë të ditur se, Italia duke mos përmbushur angazhimet e saja, qeveria franceze ka vendosur t’i vijë në ndihmë Shqipërisë. 

Nga ana tjetër, ndryshe nga sa u kishte pohuar disa kolegëve të tij, ministri italian nuk firmosi çekun prej tre milionë e gjysmë franga ari për të paguar kompanitë e punëve publike; ai duket se dëshiron të përfshihet në një politikë presioni financiar dhe para nisjes së tij për në Romë la të kuptohet se do të këshillonte qeverinë e tij të mbyllte të gjitha çezmat. Se si iu përgjigj Duçe sugjerimeve të tij do ta dimë së shpejti, pasi zoti Koch do të kthehet nesër në Tiranë. 

Së fundi, S.V.E.A. thuhet se ka informuar qeverinë shqiptare se është dakord të shtyjë bisedimet për huanë e vitit 1926 për më 30 qershor, por duke kuptuar se propozimet e saj të mëparshme do të shërbenin si bazë për negociatat e reja, domethënë në kushtet ku vetë parimet e të cilave ishin hedhur poshtë prej saj. 

Mbreti Ahmet Zogu gjendet në një udhëkryq. Qëndrimi i tij prej disa muajsh sugjeron se ai është gati të rezistojë dhe një nga miqtë e tij më tha sot se, megjithëse e dinte se i kërcënohej pasuria dhe madje edhe jeta e tij, ai vendosi të shkëputej nga Italia dhe të rifitonte lirinë e plotë edhe pse qeveria italiane do të rifillonte pagesat e saj; Ai pushoi oficerët italianë të shtëpisë së tij ushtarake dhe të shkollës profesionale. Pjesën tjetër do ta pushojë gradualisht. 

Në politikën e tij të re, Mbreti Ahmet Zogu mbështetet nga i gjithë opinioni publik me përjashtim të katolikëve të Shkodrës, të cilët i ka pakënaqur me ligjin e tij shkollor, por, nga ana tjetër, arkat janë bosh dhe buxheti do të paraqitet vetëm pasnesër në Dhomë : ai përfshin reduktime serioze dhe, nëse është e nevojshme, një draft i dytë do t’i paraqitet Parlamentit, i cili do të sjellë një reduktim masiv të shpenzimeve ushtarake. Tani e tutje, duke filluar nga mbreti, të gjitha pagat do të ulen me një të dymbëdhjetën. Nuk është e thënë që këto masa do të mjaftojnë për të arritur një ekuilibër absolut.

Ministri i Mbretërisë të S.H.S, më tha se, nëse mbreti Ahmet Zogu jepte garanci, veçanërisht duke zvogëluar fuqinë e ushtrisë, Antanta e Vogël ndoshta nuk do të refuzonte t’i vinte në ndihmë për ca kohë për t’i dhënë atij mjetet për funksionuar. Ministri rumun, duke avancuar përpara si gjithmonë, thuhet se i ka kërkuar zotit Titulesco të studiojë kushtet e ndihmës financiare, megjithëse ky i fundit, më tha, se nuk ishte shumë në favor për një ndërhyrje të menjëhershme në çështjet shqiptare. Nuk do të habitesha nëse ministri rumun, i cili u prit nga Mbreti javën e kaluar, të mos e kishte nxitur apo të paktën ta inkurajojë që të na drejtohej.

Burimi : gallica.bnf.fr / Ministère des Affaires étrangères

Burimi : gallica.bnf.fr / Ministère des Affaires étrangères

Nuk do të mungoj ta mbaj të informuar Shkëlqesinë Tuaj për zhvillimin e kësaj situate dhe veçanërisht për qëndrimin e qeverisë italiane, e cila, për mendimin tim, mbetet faktori përcaktues për një ndërhyrje zyrtare të Antantës së Vogël në Shqipëri. Nëse mund të pranohet se Jugosllavia nuk qëndron joaktive dhe nuk refuzon ndihmën e kufizuar dhe të fshehtë për Mbretin Ahmet Zogu për ta penguar atë të bie sërish nën zgjedhën italiane, unë besoj se Antanta e Vogël, dhe aq më tepër Franca, mund t’i vinin në ndihmë vetëm nëse ai do të arrinte të çlirohej përfundimisht dhe nëse kabineti i Romës do ta pranonte publikisht këtë fakt të kryer.

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),  https://www.darsiani.com/la-gazette/documents-diplomatiques-francais-1933-takimi-i-ambasadorit-francez-me-mbretin-zog-ne-tirane-dokumenti-top-sekret-derguar-ministrit-te-puneve-te-jashtme-te-frances/.

Nga turpi qava, Arbëri!

Nga: Frank Shkreli                         

15 Janari (1999) shënon një ngjarje, ndër më tragjiket në historinë e Kombit shqiptar.  24-vjetë më parë, me 15 janar të vitit 1999, në fshatin Reçak, komuna e Shtimes, jo më larg se 30 kilometra në jug të Prishtinës, forcat serbe të diktatorit terrorist të Serbisë, Millosheviçit, vranë 45 persona civil shqiptarë të pafajshëm dhe të pa armatosur. Frank Shkreli – E vërteta e Reçakut: Barbarizëm serb dhe krim kundër njerëzimit | Gazeta Telegraf – Të dielën (15 janar, 2023) në atë fshat u mblodhën një numër i madh qytetarësh, në një tubim përkujtimor në nderim të viktimave, udhëheqësit më të lartë të Republikës së Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, si dhe Ambasadori William Walker, i cili 24 vjet më parë i kumtoi botës lajmin e zi të masakrës në Reçak të 45 shqiptarëve.

Unë nuk e di se cili do të ishte sot realiteti politik i Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi, nëse atë ditë fatzezë të 15 janarit, 1999, Ambasadori William Walker nuk do të kishte marrë guximin dhe të shkonte në Reçak për të parë për veten e tij, masakrën që forcat terroriste serbe kishin kryer në atë fshat, një krim të vërtetë kundër njerëzimit. Kosova shënoi të djelën, 24-vjetorin e këtij krimi barbar, përvjetorin e kësaj ngjarjeje tragjike, e cila konsiderohet si pikëkthesa kryesore e ngjarjeve të mëvonshme në Kosovë, si sulmet ushtarake të NATO-s kundër objektivave ushtarake dhe industriale serbe, përfshirë kryeqytetin e Sebisë, Beogradin. Ajo ishte një ndërhyrje që më në fund, detyroi largimin e forcave terroriste ushtarake dhe policore serbe nga Kosova, duke i dhënë, kështu, fund luftës në Kosovë dhe duke çuar, më në fund, në pavarësinë që Kosova gëzon sot. Republika e Kosovës – ashtu siç e ka zakon, nderoi dhe vlerësoi Ambasadorin amerikan William Walker për rolin e tij. Ndërkaq, njoftohet se në Tiranë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekoroi të hënën me një nga medaljet më të larta të Republikës së Shqipërisë — atë të “Kalorësit të Urdhrit të Flamurit” – Ambasadorin William G. Walker për kontributin e jashtëzakonshëm për paqën, demokracinë dhe lirinë e popullit të Kosovës si dhe për denoncimin e genocidit serb në Reçak.”

Bravo, Presidentit Begaj për dekorimin e Ambasadorit William Walker duke e vlerësuar atë me fjalët më të përshtatshme dhe më të merituara për rolin e diplomatit amerikan, 24 vjet më parë në Kosovë.  Me të drejtë, Z. Begaj, e cilësoi Amb. Walker si, “një mik i shqiptarëve dhe si “njeriu që ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës, rajonit tonë dhe të vetë NATO-s”. Por edhe si një person, i cili “krijoi një lidhje të pazgjidhshme me kombin shqiptar”, por edhe dhe si “një personalitet ndërkombëtar, diplomat dhe humanist.” Shumë bukur deri këtu.  Por, mjerisht, diçka mungonte, tmerrësisht, në këtë ceremoni. Nuk dua të paragjykoj se ku mund të jetë faji dhe kush mund të jetë përgjegjës për këtë mangësi të pafalshme diplomatike, njerëzore dhe shqiptare në ceremoninë e dekorimit të Amb. William Walker në Presidencë. Shqiptari i trajton shumë më mirë se kështu, miqtë e Kombit.  Mungesa e përfaqësuevse të popullit shqiptar në atë ceremoni ishte tepër evidente, ndoshta e qëllimshme – si rrejdhim, m’u duk një atmosferë e turpshme, që nuk u ka hije shqiptarëve. Ku ishte Kryeministri dhe përfaqësuesit e qeverisë që nuk morën pjesë?!. A mos vallë, me mos marrjen pjesë në një ceremoni të tillë në Presidencë, donin të dërgonin ndonjë mesazh, ndokujt më larg dhe përse?!

Po, ku ishte opozita dhe përfaqësuesit e saj – sado të ndarë e të përçarë që janë – për faqe të zezë të tyren?! Po pse nuk ishte aty përfaqësuesi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe përfaqqsues të tjerë diplomatikë perëndimorë në Tiranë dhe pse nuk morën pjesë?! Ku ishin përfaqësuesit e komuniteteve fetare – që normalisht tregohen si përfaqsuesit më të përbashkuar të popullit shqiptar në raste të tilla?! Për më tepër, kush janë këta përfaqësues politikë e të tjerë të Kombit shqiptar, që në kapacitetin e tyre zyrtar, pretendojnë të jenë përfaqësues të Kombit, po që nuk marrin pjesë në nderimin nga Presidenti i Republikës të një miku të madh të shqiptarëve – siç është, Amb. William Walker?! Çka po ndodhë në kryeqytetin e shqiptarëve?! E pashë ceremoninë në Presidencë dhe më erdhi të qajë, jo nga gëzimi, që do duhej të ishte një rast i tillë, i gëzuar, falënderues e mirënjohës për një personalitet të madh, mik i shqiptarëve – por m’u mbushën sytë me lot nga dëshpërimi dhe hidhërimi ndaj një shfaqjeje të tillë mosrespektimi ndaj këtij miku të madh të Kombit, i cili, sipas Presidentit Bajram Begaj, “me punën dhe kontributin e tij krijoi një lidhje të pazgjidhshme me Kombin shqiptar”, për të gjithë shqiptarët, pra, pa dallim. Dëshpërimi dhe hidhërimi im personal – thjesht si shqiptaro-amerikan – u këthyen në një ndjenjë imponuese turpi. Dhe në mungesë të mundësisë për të bërë ndonjë gjë për ta ndryshuar atë dukuri, m’u kujtua poezia e Azem Shkrelit: Sonte!


Qava sonte për ty
Arbëri!
Nuk më vjen turp
pse qava.
Më vjen turp pse s’munda
të bëj tjetër…
Nga turpi qava (Azem Shkreli)

Dhe thashë me veten, miqtë e Kombit shqiptar, siç është Ambasadori William Walker, në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje, meritojnë të trajtohen dhe të nderohen më mirë dhe më shumë se kështu! Por hajde, kujt t’i thuash.  Frank Shkreli/ Thirrja e Ambasadorit William Walker: Punoni për kauzën që bashkon të gjithë shqiptarët | Gazeta Telegraf