Kreu Blog Faqe 1132

Dialog me Gjergj Kastriotin-dhe lufta për një Prizren Shqiptar

Nue Oroshi, historian

Aty në Kalanë e Krujës në Kastrinë e Mirditës në rrafshnaltën e Lezhës në Qendër të Prishtinës, ne Prizrenin historik, apo nëpër qytete të ndryshme të Evropës takova gjurmet që kishte lanë Gjergj Kastrioti. Ai sikur dëshironte një dialog në formë të përgjegjjës për pasardhësit e tij shqiptarë. Unë e thashë hero mos u dëshpro se pas kohës tënde heroike dhe vdekjës tënde 1468 kemi pasur 444 vjet robëri otomane dhe 100 vjet robëri sllave. Të dy këta pushtues që sunduan në trojet shqiptare kanë lanë kopilat e tyre që në formën e sythit të mbirë ata po dëshirojnë me tregu se nuk janë shqiptarë. Gjergji më përgjigjet:’’ Po si ësht katandisur në kët mënyrë Arbëria e ime!?” A ka ende djem shqiptarë në Tokën e Arbërit të cilët i dalin zot kësaj toke. Unë e bëra luftën që t’iu lidhi me Evropën dhe jo me Rusinë e Azinë. Unë i ndërpreva rrugën sulltanëve e pashallarve për t’iu treguar se kjo tokë ka zot shtëpie e zotët e kësaj toke janë Arbërorët. E unë i përgjigjem : Hero. Që nga periudha jote kemi problem me tradhëtarët. Edhe ti pate të tillë që ta kanë kthyer shpinën por nuk u dorzove. Ju tregove vendin spiunave të sulltaneve dhe të kraleve të ndryshme e orjentove Arbërinë në rrugën Evropiane. E mos harro Hero se të tillët janë shumuar. Kanë lanë pasardhës dhe janë përzier me farën e sulltaneve dhe krajlave të Serbisë dhe Rusisë. Ata janë në gjendje të bëjnë çmos që mos të egzistoj Shqiptaria. Hero atyre ju pengon edhe gjuha shqipe, edhe tradita shqiptare edhe shkrimtarët shqiptarë, edhe heronjët shqiptarë. Hero,të tillët edhe pushtimet aziatike dhe ato karpatiane po dojnë me na i shitë për çlirim. Hero 444 vjet pas teje Perendoria Osmane ka mbjellë kopila në trojet shqiptare. Hero edhe 100 vjet pas në trojet shqiptare sllavët kanë mbjell kopilat e tyre, ku e vazhduan pushtimin në trojet shqiptare aty ku e lanë osmanlit,ku osmanlit në ikje e sipër i dorzuan si peshqesh sllavëve,Plavën e Gusinë ,Ulqinin e Malsinë,. Kosoven dhe vise te tjera shqiptare.Hero edhe gjatë këtyre 100 viteve e ideoligjizuan kombin shqiptarë pro orjentimit rus, ku edhe na mbjellën një egjër me emrin komunizëm. Ajo egjër për 50 vjet u shëndrrua në murtajë, e cila vrau, preu dhe masakroj intelektualët dhe patriotët më të mëdhenj shqiptarë që e deshën orjentimin e shqiptarëve aty ku dielli lindë në perëndim.Hero ,kjo ideologji na i mori 47.300 shqiptarë mbi 95 % nuk u dihen varret, në Tivar e Bihor, u bën mish për peshq shqiptaret atdhetar. Më pas hero u vranë dhe u masakruan elita intelektuale që kishte kryer shkollimin nëpër universitetët perëndimore, qe ishin kunder që të mbillet fara e Rusisë në trojet shqiptare.Hero a nuk e tha Fishta në shprehjen e tij: “Çka të lanë kta katër ujq që i turrën shoqi shoj thonë do të dalë një djall i kuq që për të gjallë do t’ja vë thojtë. Atdhetarët do t’i qon drejtë qengelit ndërsa ata që i shpëtojnë qengelit merr e i qon në shkollë t’gabelit”. Po ku i kam kufijtë ore i nderuar? Ka shtrihët sot Arbëria ime?Pyet Kastrioti. Aty marrë frymë thellë. Hero ,Arberia të është ndarë në copa -copa por ende frymon. Djemtë e Arbërit i ke të ndarë në dy pjesë. Ata që janë shqiptarë dhe të cilët kanë një orjentim të pastër kombëtar që trojet shqiptare t’i bashkojnë dhe t’i orjentojnë në gjirin e familjës evropiane, që po ecinë rrugës që na e le ti, dhe të tjerët kopilat që na i lanë pushtuesit aziatikë dhe karpatian të cilët janë bërë se bashku dhe janë formu dy ideologji të reja ku secila ka nga dy krah, krahu i parë ndahet në dy pjesë: në Vehabizëm dhe në Erdoganizëm. Ndërsa krahu i dytë në Titizëm dhe Enverizëm. Të dyja këto ideologji janë kancer për kombin shqiptarë hero. Këto po bashkpunojnë ngushtë me Serbi, Rusi dhe Turqi dhe po dojnë që edhe një herë t’i kthejnë trojet arbërore në troje shkretirë, ku do të kullosin kuajtë e verbërt aziatik e karpatjan. Po ku mbeti lufta ime ore i uruar?Ku mbeti ndërgjegjja Kastriotase? Kur do të zgjohet kjo ndërgjegjje të kombi im shqiptarë? Aty kërkoj që ta pushoj dialogun për disa minuta dhe i mllefosur nga kjo gjendje që e ka kapluar Arbërinë e Gjergj Kastriotit – Shqipërinë e sotme etnike i dhashë këtë përgjigjje:Hero ta jap Besën e nderit se nuk do t’i lamë në trojet tona që të kullosin kuajt e varreve aziatike e karpatiane. Do ta ringjallin Beslidhjën Kastriotase dhe do ta bëjmë Shqipërinë Etnike pa ideologjinë e Vehabizmit, e Erdoganizmit, pa Titizëm e pa Enverizëm por me një nacionalizëm të pastër shqiptare duke afruar në Beslidhjën Kastriotase djem dhe vajza me ndjenja të pastra kombëtare. Hero nuk ka dalë fare të gjithë bijtë e shqipës. Ende ka shqiptarë që në gjakun dhe gjenin e tyre frymon koncepti Kastriotas. Të gjithë ata po e presin momentin që t’iu prijë një elitë e shëndoshë kombëtare me moton : ta bëjmë Shqipërinë Etnike e cila do të integrohet në gjirin e familjës evropiane. Deri sa e mbylla dialogun me Gjergj Kastriotin, mu kujtuan :’’ Lotët e Gjakut ’’ të patër Anton Harapit kur Shqipëria ra në duart e komunizmit pansllavist dhe papritmas nga sytë e mijë pashë dy kokrra loti, lotë të derdhur për një pjesë të vëllëzërve të mijë shqiptarë që e mohuan dhe po e mohojnë shqiptarizmin dhe duke ecur rrugëve të tradhtisë kombëtare gati e gjashtë shekuj me radhë i lanë vëllëzërit e tyre shqiptarë pa varre për një kocë të palarë që i afruan armiqtë e kombit tonë shqiptarë.

Forhåndsvisning av bilde

Lufta për një Prizren shqiptar

Lufta për një Prizren shqiptar nuk është një luftë e re. Ajo daton nëpër periudha historike qoftë në atë të pushtimeve osmane qoftë në atë të pushtimeve sllave. Sado që osmanët luftuan që ta humbin shqiptarizmën në Prizren prap Prizreni mbeti qendër e Kastriotizmit. Sado që turqit u munduan që të humbin çdo gjurmë shqiptare Prizreni u shëndrrue në Qytetin e Besëlidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878, ku u dha kushtrimi në luftë kundër turqeve. Sado që Prizreni u mundu të boshnjakizohet e sllavizohet dhe turqizohet në marrëveshjen e Splitit në mes të pushtuesve jugosllav dhe politikaneve turq për shënderrimin e familjeve Gashi,Krasniqi,Mazreku,Morina,Bytyqi, Surroi dhe shumë familjeve të tjera shqiptare në turq. Prizreni u forcue dhe u bë urë lidhëse e besëlidhjeve shqiptare dhe lëvizjeve kombëtare për Pavarsi dhe muranë e fortë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Epo tash çka duan forcat neotomane në Prizren për ta refuzuar Muranën e Gjergj Kastriotit me pyeti Kastrioti.Isha pak i nxanë ngushtë me këtë pyetje por ja dhashë përgjigjen:Hero këta që e kanë marrë vendimin me refuzu Muranën e Gjergj Kastriotit nuk janë shqiptar, nuk janë as nga rrënja arbërore por janë pasardhës të atyre familjeve endacake që kanë pas ardhur me deve për ti argëtuar osmanlitë. Ofshani thellë në shpirt Gjergj Kastrioti dhe tha:Arbëria duhet t´ia thotë disa fjalë shqiptarisë:Shqiptarët e sotëm janë arbëroret e djeshëm. E deri sa kujtimi për Gjergj Kastriotin më therë shpirtin në këtë 555 vjetor të kalimit në amshim,për shkak të gjendjes se ku ka ra shqiptaria, prap shqiptarët e vërtetë dhe atdhetarë do të tubohen për ta bërë Shqipërinë Etnike dhe për ta larguar farën pansllaviste dhe atë aziatike nga trojet shqiptare që e ka sjellë shqiptarinë në buzë të greminës.Hyrja në levizje e atdhetarizmës do ta bëj edhe një fitore të madhe në Prizren me vendosjën e Muranës se Gjergj Kastriotit si dhe ndertimin e Muzeut të Mesjetës shqiptare në Kalanë e Prizrenit. E deri atëherë duhet një mobilizim i forcave atdhetare shqiptare pa dallim krahine,feje apo ideje, por të lidhur ngushtë me besën e Zotit dhe flamurin e Gjergj Kastriotit se Shqiptaria nuk do të shuhej por ajo do të jetoj shekuj pas shekujsh.

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, pati forcën, vizionin, guximin, trimërinë t’i kthehet vetvetes

0

Don Lush GJERGJI. Prishtinë

Kaluan 550 vjet pas vdekjes së tij. Shumëçka ka shkruar historiografia botërore, diçka më pak ajo arbërore dhe shqiptare. Megjithatë kemi mjaft elemente për ta portretizuar dhe paraqitur atë në dimensione historike dhe aktuale. Figura e tij zgjon gjithnjë shumë mendime, vlerësime, shqyrtime, këndvështrime,  deri te kundërshtimi, urrejtja,  keqinterpretimi, frika nga e vërteta dhe jeta e tij. Kjo dëshmon bindshëm  që aktualiteti i tij,  “ballafaqimi” me të, siç duket, jo vetëm që nuk zbehet kurrë, por gjithnjë është personalitet, përmbajtje, porosi për të tashmen dhe të ardhmen tonë.

Ai popullit tonë Ilir dhe Arbëror ia gjeti rrënjët, ia gjeti damarin, ia ktheu besimin dhe dinjitetin, lirinë dhe pavarësinë, duke i përmirësuar gabimet e shumta të dinastive apo princave tanë, që të ndarë dhe përçarë, luftonin njëri – tjetrin duke u bërë “pré” e të huajve, në vend që të bashkoheshin për t’i luftuar armiqtë tanë të përbashkët dhe të përbetuar..

Besëlidhja e Lezhës (1444), akti kulmor i urtisë dhe strategjisë vizionare të tij,  ku u vunë themelet për shtetin arbëror, me kohezion dhe bashkim në çdo kuptim dhe drejtim për formimin e binomit Shtet dhe Komb.

Hapi tjetër i strategjisë dhe urtisë së tij ishte bashkëpunimi me aleatet perëndimor, ndër të cilët duhet përmendur Mbretërinë e Napolit,  atë të Venedikut, Raguzës, Papatin, Hungarinë, sidomos  trimin JanosHunyadi, por edhe shumë të tjerë. Këtu erdhi në shprehje  aftësia e tij në diplomacinë  e mirëfilltë dhe komunikim i vazhdueshëm me qendrat e rëndësishme evropiane.

Në këtë punë tejet të madhe dhe vendimtare Gjergj Kastrioti i ndriçoi dhe vlerësoi rrënjët tona ilire, pra, lashtësinë, traditën, kulturën, qytetërimin, krishterimin tonë që nga kohët apostolike, duke u frymëzuar nga këto vlera dhe virtyte ai dhe populli ynë, si pasardhës të Aleksandërit të Madh, të Ilirikut antik, të një historie dhe tradite të gjatë dhe të lavdishme shekullore, që qëllimisht ishte mbuluar me harresë dhe mospërfillje.

Nëpërmjet Jeroni De Radës, më vonë rilindësve tanë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ishte “ngjallur” edhe një herë në popullin tonë, në histori, traditë, kulturë, qytetërim, si model dhe ideal për çdo shqiptar, si mundësi për rikuperimin e historisë, ndërgjegjes, vlerave dhe virtyteve tashmë të harruara dhe tjetërsuara.

Nga ajo që dimë dhe mund të theksojmë:

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, pati forcën, vizionin, guximin, trimërinë t’i kthehet vetvetes, rrënjëve ilire dhe arbërore, fesë së krishterë dhe të vërtetës historike. Kthimi te burimi është porosi dhe testament shpirtëror i tij edhe sot për ne, kaq të ndarë dhe të përçarë, të shkapërderdhur anekënd, pa ndonjë identitet dhe personalitet bazik, pa vetëdije dhe përcaktim në këto tri pika: kush jemi, çka duam dhe si duam të realizojmë atë çka vërtet duam.

Ai nuk e kishte humbur kujtesën historike personale, familjare, fetare dhe kombëtare. Edhe pse babai i tij Gjon Kastrioti qe i detyruar t’ua dorëzonte Gjergjin në moshën e brishtë 9 vjeçare, diku në fillim të vitit 1415, Gjergji ynë i mbeti besnik historisë familjare, kombëtare dhe fetare.

Ai është shembull i shkëlqyer i përfaqësuesit të “diasporës”, i cili nuk mendonte me “bark”, por me krye, vlerësonte me mendje dhe me zemër, dhe thënë me gjuhën e Shën Nënës Tereze, e “jep pjesën më të mirë të vetvetes”, por për të tjerët, për të mirën e përbashkët për të gjithë, si model flijimi dhe dhurimi, altruizmi dhe atdhedashurie shembullore. Shtyllë jete dhe veprimi pati BESËN, dhe me Besëlidhjen Shqiptare më 2 mars 1444, vuri themelet e reja dhe të vjetra tona kombformuese dhe shtetformuese, duke nderuar traditat e përbashkëta, simbolet, mbi të gjitha synimet, idetë dhe idealet tona, nën flamurin e përbashkët drejt historisë dhe ardhmërisë.

Ai është dhe mbetet model i intelektualit, filozofit, dijetarit, vizionarit, burrështetasit, luftëtarit të pashembullt për popullin tonë ilir dhe arbëror, për ta gjetur edhe një herë vendin dhe dinjitetin e humbur, bashkimin dhe vëllazërinë gjithëkombëtare me popuj dhe vendet e qytetërimit të krishterë dhe evropian.

Kështu unë e vlerësoj figurën më madhore të historisë sonë, Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, i cili së bashku me Shën Nënën Tereze, është përfaqësuesi më i mirë i lashtësisë, autoktonisë, krishterimit, traditës, kulturës dhe qytetërimit tonë shekullor ilir, arbëror dhe shqiptar, Njeri i Provanisë së Zotit dhe historisë sonë, figurë për nderim, admirim, mbi të gjitha imitim dhe vijim për çdo shqiptar. Historia, si Mësuesja e jetës, edhe një herë na fton dhe na mëson për atdhedashuri dhe vëllazëri gjithëshqiptare, si parakusht për zhvillim dhe përparim të gjithanshëm.

Kryetari Konjufca nderoi heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, bëri homazhe dhe vendosi lule në varrezat e heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla, në Dubovik të Deçanit, në 41 vjetorin e vrasjes së tyre nga shërbimi sekret serbo-jugosllav. 

Forhåndsvisning av bilde

Më pas, kryetari Konjufca vizitoi edhe Kullën-Memorialin e familjes Gërvalla, ku të pranishëm ishin edhe familjarë e qytetarë të tjerë. 

Forhåndsvisning av bilde

Po sot, krytari Konjufca bëri homazhe dhe vendosi lule edhe te busti i heroit Kadri Zeka, në Prishtinë. 

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Shtatorja e Gjergj Kastriotit në Prishtinë – Rugova: Ditë e madhe për Kosovën­

Kujtime: Ngrihet Shtatorja Gjergj Kastrioti – Skenderbeu në Prishtine me 28 Nëntor 2001

-Monumenti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Prishtinë si në Krujë, vepër e skulptorit Janaq Paço. Raportime të 28 Nëntorit 2001 dhe të vitit 2012/  

Behlul Jashari  dhe Presidenti i atëhershëm Ibrahim Rugova

 

Nga: Behlul Jashari, Prishtinë  

PRISHTINË, 17 Janar 2023/ Shtatorja e Heroit Kombatër Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në Prishtinë, kopje e monumentit në Krujë – vepër e skulptorit Janaq Paço, është ngritur në 28 Nëntor të vitit 2001 në një ditë feste të madhe të Pavarësisë së Shqipërisë, të tretën në Kosovën e lirë, të cilën presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova e vlerësonte ditë të madhe për Kosovën.  

“Zonja dhe zotërinjë, qytetarë të nderuar të kryeqytetit, qytetarë të nderuar të Kosovës, mysafirë të nderuar nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi e Presheva, të nderuar miq ndërkombëtarë dhe përfaqësues diplomatikë në Prishtinë. Sot është një ditë e madhe për Kosovën, sepse po e përurojmë monumentin e Heroit Nacional të shqiptarëve në Prishtinë”, tha në fjalën përuruese Rugova, duke folur para mijëra shqiptarëve nga trojet etnike e diaspora.  

Ai vijoi se,  shumë gjenerata të mëparshme si dhe gjenerata jonë e kemi ëndërruar këtë ditë.  

“Gjeneratat e reja, fëmijët tanë do të rriten me Skënderbeun, do të rriten me Heroin e vet dhe me fat të rinjve të Kosovës”, theksoi Rugova.  

  Forhåndsvisning av bilde

Më tej tha se, do të ndiehen edhe më të qetë edhe dëshmorët e shumë brezave dhe ata të luftës së fundit për liri dhe pavarësi të Kosovës.  

“Sot Kosova është e lirë, e bënë të lirë nipat dhe miqtë e Skënderbeut. Gjergj Kastrioti ndihet i lumtur për lirinë e Kosovës, të Dardanisë antike. Ndihet i lumtur, sepse miqtë e tij janë në Kosovë dhe me Kosovën, se Kosova dhe shqiptarët po bashkohen e integrohen në botën perëndimore, aty ku e kanë vendin. Në atë botë që e mbrojti me dinjitet dhe i hapi perspektiva për shekujt e rinj evropianë e perëndimorë, për prosperitetin e civilizimit njerëzor”, u shpreh Rugova.  

  Forhåndsvisning av bilde

Akademik Mark Krasniqi

Shtoi se, shekuj me radhë Skënderbeu ishte simbol i lirisë dhe i pavarësisë për shqiptarët, ishte simbol i lirisë dhe i pavarësisë për Kosovën.  

“Poashtu, shekuj me radhë Skënderbeu ishte simbol i lirisë dhe pavarësisë për shumë popuj evropianë dhe të botës. Ishte simbol edhe për lirinë dhe pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai e vazhdon këtë mision edhe sot”, theksoi presidenti historik Rugova.  

 Ai falënderoi profesor Mark Krasniqin për angazhimet për ta sjellë e ngitur në Prishtinë  monumentin-shtatoren e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe për ta vendosur në monument i kishte sjellur “një ari natyral të kristaleve të Kosovës”.  

  Forhåndsvisning av bilde

“Me fat Prishtinë, me fat Kosovë, zoti e bekoftë Skënderbeun siç e ka bekuar. Zoti e bekoftë Kosovën, ju falenderit dhe urime për monumentin e Skënderbeut…Ju falendroj shumë juve qytetarë që keni ardhur ta ndani gëzimin së bashku këtu në Sheshin Skënderbe të kryeqytetit të Kosovës sonë të dashur. Me fat”, tha në përfundim të fjalës Ibrahim Rugova.     

Pastaj akademik Mark Krasniqi ia dorëzoi monumentin madhështor kryetarit të atëhershëm të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Salih Gashi, i cili u shpreh: “Më në fund erdhi edhe ky monument i shumëpritur dhe i lavdishëm për popullin tonë- ngritja e përmendores së Skënderbeut në Prishtinë”.  

  Forhåndsvisning av bilde

Në festën e ngritjes së shtatores së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prishtinë folën edhe Namik Dokle, kryetar i atëhershëm i Parlamentit të Shqipërisë dhe ish-kryeministri në ekzil i Kosovës, Bujar Bukoshi.  

NË PRITJE TË ZBULIMIT TË MONUMENTIT TË SKËNDERBEUT NË PRISHTINË

PRISHTINË, 28 nëntor 2001 (QIK) – Asnjëherë në kryeqytetin e Kosovës nuk ka pasur më shumë njerëz në sheshin kryesor “Nëna Tereze” dhe nëpër të gjitha rrugët e rrugicat e Prishtinës. Me mijëra njerëz kishin ardhur nga të gjitha qytetet e Kosovës, nga territorët etnike shqiptare dhe nga diaspora.

Forhåndsvisning av bildeAsnjëherë nuk është ndjerë atmosferë më solemne dhe më madhështore se sa ditën e sotme – më 28 Nëntor. Qendra e qytetit ishte në shenjë të këtij solemniteti: aparatura e zërimit, bina solemne dhe njerëzit që poashtu, me një durim të mahnitshëm presin fillimin e manifestimit qendror – zbulimin dhe përurimin e monumentit të Skënderbeut në Prishtinë.   

Mirëpo, edhe pas pritjes së gjatë dhe fillimit e mbarimit të Akademisë solemne në Teatrin kombëtar të Prishtinës, zbulimi i monumentit të Skënderbeut nuk u bë. Në vazhdim u komunikua se akti i zbulimit solemn do të bëhet në orën 15,00. Arsyetimi: shtatorja e Heroit tonë kombëtar, nuk kishte arritur në Prishtinë, edhe pse mbrëmë në measnët e kishte kaluar kufirin e Kosovës.  

Një rrugëtim i shkurtër nga Prizreni në Prishtinë po zgjat si tepër shumë dhe me ngathtësi. Njerëzit filluan të hedhin pakënaqësitë e para si “punët tona janë kështu…” deri në shpresën se koha do të shkurtohet. Por sheshi “Nëna Tereze” nuk zbrazej, sikurse që nuk zbrazej dendësia e njerëzve përreth bazamenti të monumentit të Skënderbeut, që priste të vëhej në vendin e vet…     

RAPORTIME TË VITIT 2012:     

08/04/2012  

KOSOVË/ SHTATORJA E SKËNDERBEUT NË PRISHTINË ZBRET PËRKOHËSISHT NGA “FRONI” PËR T’U NGRITUR MË LART     

PRISHTINË, 8 Prill /ATSH-Behlul Jashari/.-Shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prishtinë është zbritur përkohësisht nga “froni” për t’u ngritur në të njëjtin vend dhe më lart në verë, në punimet e filluara këtë pranverë për ndërtimin e Sheshit të Pavarësisë Ibrahim Rugova në kryeqytetin eKosovës.  

     Deri atëherë Shtatorja e Kryetrimit Skënderbeut hipur mbi kalin e tij është e vendosur e mbulur për të mos u dëmtuar në oborrin e një prej ndërtesave qeveritare, pranë Flamurit Kombëtar Shqiptar.     Ndërtimi i sheshit, sipas projektit, përfshin nivelizimin e sipërfaqes tek Shtatorja e Heroit Kombatër, Skënderbeut, e cila është ngritur në 28 nëntor të vitit 2001 në një ditë feste të madhe të Pavarësisë së Shqipërisë, të tretën në Kosovën e lirë.  

     Projekti për ngritjen e Sheshit të Pavarësisë Ibrahim Rugova në Prishtinë, përballë selive të Kuvendit dhe të Qeverisë kosovare është përuruar pak ditë pas 17 Shkurtit historik 2008, të shpalljes së shtetit të Kosovës.  

     Për lirimin e hapësirës  për sheshin fillimisht janë rrënuar disa objekte të vjetra, që kryesisht shfrytëzoheshin nga tregëtarët dhe zejtarët, e që nuk kishin ndonjë rëndësi të trashëgimisë kulturore e historike.  

     Ndërsa, pranë sheshit pritet të rinovohet një ndërtesë  që dikur ishte hotel një kohë me emrin “Skënderbeu”, projektuar nga një arkitekt austriak  dhe ndërtuar në vitin 1927 dhe që paraqet vlerë të arkitekturës dhe kulturës evropiane të fillimshekullit XX.  

     Sheshi i Pavarësisë Ibrahim Rugova do ketë 12 mijë 800 metra katrorë, ndërsa për ndërtimin e tij komuna e Prishtinës ka ndarë 4 milionë e 375 mijë euro.     Në hapësirën e sheshit do jenë edhe tre fontana, një prej të cilave te Shtatorja e Skënderbeut. Ndërtimi në qendër të Prishtinës i  sheshit me emrin e Presidentit historik, ideatorit e arkitektit të pavarësisë kosovare,  do përfundojë në këtë vit të festës së madhe të gjithë  kombit – 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë./f.n/    

04/07/2012  

PRISHTINË/ SKËNDERBEU PËRSËRI NË “FRON”   

     PRISHTINË, 4 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është ngjitur përsëri në “fron” në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, gjatë punimeve që vazhdojnë për ndërtimin e Sheshit të Pavarësisë ‘Ibrahim Rugova’ në këtë vit të jubileut të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. “Froni” është i ri dhe është vendosur edhe më lart, edhe më afër ndërtesës kryesore të qeverisë së shtetit më të ri evropian.     Shtatorja e kryetrimit Skënderbe, hipur mbi kalin etij, është zbritur përkohësisht nga ‘froni’  në  pranverë, dhe deri tani qëndroi e vendosur  në oborrin e një prej ndërtesave qeveritare. Sipas projektit, ndërtimi i Sheshit përfshinte edhe nivelizimin e sipërfaqes tek Shtatorja eHeroit Kombëtar, Skënderbeut, e cila është ngritur në Prishtinë në 28 Nëntor të vitit 2001.     Projekti për ngritjen e Sheshit të Pavarësisë ‘Ibrahim Rugova’ në Prishtinë, përballë selive të Kuvendit dhe të Qeverisë kosovare, është përuruar pak ditë pas 17 Shkurtit historik 2008, të shpalljes së shtetit të Kosovës. Për lirimin e hapësirës së paraparë për sheshin fillimisht janë rrënuar disa objekte të vjetra, që kryesisht shfrytëzoheshin nga tregtarët dhe zejtarët, e që nuk kishin ndonjë rëndësi të trashëgimisë kulturore ehistorike. Ndërsa, pranë sheshit ka filluar të rinovohet një ndërtesë që dikur ishte hotel një kohë me emrin “Skënderbeu”, projektuar nga një arkitekt austriak dhe ndërtuar në vitin 1927, e cila paraqet vlerë të arkitekturës dhe kulturës evropiane të fillimshekullit XX.     Gjatë punimeve për ndërtimin e Sheshit të Pavarësisë ‘Ibrahim Rugova’,  që përfshinin edhe Sheshin Skënderbeu, janë zbuluar edhe gjetje arkeologjike, mes të cilave një krua i ndërtuar para mëse 500 viteve, i cili  pritet të konservohet dhe restaurohet.     Sheshi i Pavarësisë ‘Ibrahim Rugova’ do ketë 12 mijë 800 metra katrorë, ndërsa për ndërtimin e tij komuna ePrishtinës ka ndarë 4 milionë e 375 mijë euro./s.s./   

VIDEO-MONUMENTI I SKËNDERBEUT NË PRISHTINË, FLET PRESIDENTI HISTORIK I KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA, 28 NËNTOR 2001:

https://www.youtube.com/watch?v=r8Ah6LuS5o4

Kryeministrit Kurti për gazetën zvicerane Tages-Anzeiger: “Serbia asnjëherë nuk është distancuar nga Millosheviqi”

0

 Foto: Joel Saget (AFP)

Intervista e Kryeministrit Kurti me gazetën zvicerane Tages-Anzeiger       

Më poshtë gjeni intervistën e përkthyer në shqip të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me gazetarin Stephan Israel, të realizuar më 9 janar dhe publikuar në gazetën Tages-Anzeiger, më 16 janar 2023.

Përkthim jo zyrtar

Intervistë me Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës

“Serbia asnjëherë nuk është distancuar nga Millosheviqi” 

Shefi i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, para vizitës së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, paralajmëron rrezikun e “hegjemonisë pansllave” të Serbisë dhe Rusisë në Ballkan. 

Zoti Kurti, ju do të shkoni në Forumin Ekonomik Botëror në Davos këtë javë, cili është mesazhi juaj atje?

Vizitoni dhe investoni në Kosovë! Sepse Kosova është një vend progresiv, pro-evropian dhe demokratik. Kosova është një histori e dyfishtë suksesi. Në vitin 1999, shtetet demokratike të NATO-s ndaluan gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Që atëherë, ne kemi dëshmuar se zhvillimi ekonomik dhe demokracia shkojnë me njëra tjetrën. 

A do të takoheni me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe do të kërkoni një zgjidhje në marrëdhëniet e bllokuara mes Beogradit dhe Prishtinës?

Kjo varet nga i dërguari i posaçëm i BE, Miroslav Lajçak. Ne jemi të interesuar për të arritur një normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, bazuar në njohjen reciproke. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për një dialog konstruktiv. 

Kohët e fundit, megjithatë, qëndrimi i juaj i ashpër në mosmarrëveshjen për njohjen reciproke të targave ka  kontribuar në një përshkallëzim të situatës.

A do ta pranonte Zvicra nëse një pakicë në vend do të udhëtonte me targa italiane apo franceze për vite me radhë? Shumica dërrmuese e serbëve në veri të vendit tonë nuk kanë asnjë problem me targat e Kosovës. Një grup i vogël instrumentalizohet nga Beogradi. Njerëzit e armatosur pas barrikadave nuk janë të interesuar për të drejtat e njeriut, por për territor. Ata duan të mbrojnë veriun e Kosovës si zonë pa ligj. Ne kemi shkatërruar gjashtë laboratorë droge në komunat veriore dhe laboratorë për prodhimin e kriptovalutave që kanë përfituar nga rryma falas. Atje askush nuk i paguan faturat e energjisë elektrike. 

Serbët janë dorëhequr nga puna në polici dhe gjyqësor. Ky është një kthim prapa në integrimin e pakicës serbe.

Unë nuk mendoj kështu. Gjatë dhjetë viteve të fundit ne kemi pasur një integrim të rremë. Zyrtarët serbë kryesisht i kanë bojkotuar seancat. Me ministrin tim të ri serb dhe këshilltaren e tij, tani kemi një integrim të vërtetë. Ata janë dy personat e urryer në Beograd edhe më shumë se unë. 

Dikur i fituat zgjedhjet duke premtuar se do ta luftoni korrupsionin e kohës së pasluftës. Nga ana tjetër, marrëdhëniet me Serbinë nuk i kishit prioritet. A ishte ky një gabim?

Beogradi është nervoz sepse ne po ecim mjaft mirë edhe pse nuk na njohin. Sipas ekspertëve ndërkombëtarë, ne kemi bërë përparim të madh në luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe lirinë e mediave. 

Por prapëseprapë, Kosova pa rregulluar marrëdhënien me Serbinë mbetet pezull.

Sigurisht, fqinji ynë në veri do të jetë aty. Por kam mjaft për të bërë në shtëpi. Buxheti ynë është 17 për qind më i lartë se një vit më parë dhe kemi pasur mbi 10 për qind rritje gjatë vitit të kaluar. Me fjalë të tjera, ne jemi në një rrugë të mirë, pavarësisht mosnjohjes nga Beogradi. Kur zgjohem në mëngjes dhe mendoj për prioritetet e ditës, Serbia nuk është e para. 

Ju dëshironit të kërkoni dialog me serbët vendas në vend të Beogradit. Kjo nuk u vu re shumë.

Asnjë shef i qeverisë para meje nuk ka pasur kaq shumë takime me përfaqësues të shoqërisë civile serbe. Por ne nuk e bëjmë atë publikisht. Unë punësova një këshilltar serb në fillim të mandatit tim të parë. Sapo emërimi i tij u bë publik, ai dhe gruaja e tij u kërcënuan aq shumë sa i riu dha dorëheqjen nga posti. Të tjerë para tij që donin integrim janë vrarë. 

Të rinjtë po votojnë me këmbë, jo vetëm pjesëtarët e minoritetit serb, por edhe shumë shqiptarë të Kosovës po largohen nga Kosova.

Sigurisht, për fat të keq është kështu. Ne po punojmë për të ndryshuar trendin. Unë jam edhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Por, siç ka thënë së fundmi presidenti amerikan Joe Biden, njohja reciproke duhet të jetë në qendër. Deri më tani, në dialogun e Brukselit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, gjithmonë na është kërkuar të bëjmë kompromise dhe lëshime, me idenë se Serbia në fund do të na njohë. Por kështu kjo nuk do të ndodhë kurrë. 

A nuk është BE-ja më e rëndësishme për Kosovën sesa ShBA-ja?

Të njëjtën gjë ka thënë edhe Olaf Scholz, edhe pse Biden e tha i pari. Por BE-ja duhet të mendojë nëse dëshiron të vazhdojë të japë fonde pa kushte. Beogradi nuk ka miratuar sanksionet kundër Moskës dhe merr gazin më të lirë nga Rusia. Për Beogradin, marrëdhëniet me Rusinë dhe gjithashtu me Kinën kanë prioritet. Kjo duhet të ketë një çmim. 

Presidenti Vuçiq ishte ministër i propagandës i diktatorit Slobodan Millosheviç, ndërsa ju u dërguat në Beograd si i burgosur politik. A ndikon kjo në bashkëpunimin tuaj?

E di me kë kam të bëj. Gjermania pati denazifikimin pas Luftës së Dytë Botërore. Serbia nuk është marrë me të kaluarën e saj. Aleksandar Vuçiq më ka përshkruar në mediat e tij propagandistike si llum terrorist. Në të njëjtën kohë, gjeneralëve serbë të dënuar për krime lufte u jepet një post në akademinë ushtarake pas përfundimit të burgimit të tyre në Beograd. Çfarë duhet të ligjërojnë ata aty? 

Nga këndvështrimi juaj, normalizimi me fqinjin më të rëndësishëm, pra, nuk është i mundur?

Serbia nuk është një vend normal, sepse nuk është distancuar nga trashëgimia e kohës së diktatorit Slobodan Millosheviq. Tani shtojini kësaj mos distancimin ndaj Vladimir Putini dhe luftës së tij në Ukrainë. Demokracia ishte një interludë e shkurtër në Serbi pas përfundimit të diktaturës. Së shpejti do të bëhen 20 vjet që kur kryeministri properëndimor serb Zoran Gjingjiq u vra në Beograd. Që atëherë, forcat e errëta në Serbi festojnë rikthimin. Beogradi kërkon një marrëdhënie me fqinjët e tij të ngjashme me atë që ka Moska me Ukrainën dhe Bjellorusinë. Prandaj kjo fqinjësi është një rrezik sigurie për ne. 

A mund të imagjinohet një konflikt më i madh si në vitet 1990?

Do të ishte e papërgjegjshme të thuhet se nuk ka rrezik përshkallëzimi. Që nga sulmi i Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt, ne kemi parë indikatorë të një hegjemonie pansllave, siç janë stërvitjet e përbashkëta ushtarake midis Serbisë dhe Rusisë. Edhe disa qindra njerëz mund të shkaktojnë dëme të mëdha. 

Çfarë kuptoni me hegjemoninë pansllaviste?

Serbia dëshiron Republikën Serbe në Bosnjë, Malin e Zi dhe veriun e Kosovës dëshiron ta kthejë në një sferë të ndikimit. Njëjtë siç sillet Rusia me Bjellorusinë dhe Ukrainën. Problemi ynë është se partnerët tanë perëndimorë besojnë se Serbia po udhëhiqet vetëm nga oportunizmi, se është në pritje të përfundimit të epokës së Putinit dhe pastaj do të orientohet qartë drejt Evropës. Kjo është naive. Aleksandar Vuçiq më shumë pret kthimin e Donald Trump në Uashington sesa fundin e luftës në Ukrainë. 80 për qind e popullsisë ka një opinion pozitiv për Vladimir Putin. Serbia e sheh veten si pjesë e një sfere pan-sllave, ortodokse jashtë Evropës. 

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, kohët e fundit ju akuzoi se jeni pengesa kryesore për bllokimin e bisedimeve të normalizimit me Serbinë. Pse nuk i zbatoni marrëveshjet si ato për autonominë e një asociacioni serb të komunave?

Në dhjetë vitet e fundit kemi nënshkruar 33 marrëveshje me Serbinë. Pothuajse asgjë nuk është zbatuar. Disa nga këto marrëveshje do të ishin edhe në interesin tonë, por Beogradi gjithmonë insiston në autonominë të komunave me shumicës serbe. Pse mendoni që është ashtu? Serbia dëshiron që Kosova, sikurse Bosnja, të ketë shtet në shtet me Republikën Srpska, pra të bëhet jofunksionale. I thashë Vuçiqit se nëse vërtet dëshiron të bëjë diçka për minoritetin serb, duhet ta njohë Kosovën. Ai nuk mund të thotë se Kosova është “shtet i rremë” dhe në të njëjtën kohë të kërkoj autonomi komunale brenda këtij shteti. Është si të porosisni çaj pa filxhan. Ne nuk jemi budallenj. 

Ukraina, një vend në luftë, i është dhënë statusi i kandidatit për në BE. Më shumë se 20 vjet pas përfundimit të luftës, Kosova është larg kësaj. A jeni të zhgënjyer në BE?

Nuk kemi alternativë ndaj BE-së. Nuk ka kuptim të jesh i hidhur apo i zhgënjyer. Isha shumë krenar kur më 15 dhjetor dorëzova aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. A e dini se çfarë bëri presidenti i Serbisë? Ai u ka shkruar të gjitha pesë shteteve mos-njohëse në BE që të mos e pranojnë aplikimin e Kosovës. Jam shumë i lumtur që Ukraina mori statusin kandidat. Ukraina e meriton. Ukrainasit meritojnë solidaritet të plotë në luftën e tyre kundër fashizmit rus. 

Më 1 janar të vitit të ardhshëm, Kosova do të jetë vendi i fundit ballkanik që do t’i jepet viza pa viza për zonën Shengen. A do të përshpejtohet atëherë eksodi i të rinjve?

Njerëzit me arsim tashmë marrin viza pune. Gjermania është tërheqëse dhe e uritur për punëtorë. Kushdo që donte të shkonte e ka shfrytëzuar shansin e tij prej kohësh. Disa kthehen dhe më pas investojnë këtu. Por është e rëndësishme që vizitat familjare të bëhen më të lehta dhe njerëzit të mund të vizitojnë Evropën Perëndimore, pa pasur nevojë të shpenzojnë shumë para për një vizë. 

A nuk është problem edhe për Kosovën eksodi? Kompanitë tani po marrin punëtorë nga India ose Tajlanda.

Është një problem i madh. Ne kemi shumë juristë dhe politologë që duan të bëhen diplomatë. Por ne kemi vetëm 30 ambasada. Si mund t’i akomodojmë të gjithë këta diplomatë? Ajo që i mungon tregut tonë janë, për shembull, kuzhinierë të trajnuar, muratorë apo floktarë. Kjo është arsyeja pse ne po punojmë për të zbatuar një sistem dual të arsimit si në Zvicër apo Gjermani.

Para 30 viteve, në 17 Janar 1993, si u arrestova në Prishtinë nga Policia e Serbisë

Foto: Gazetari Behlul Jashari – në kohë lufte në Kosovë, i ndaluar nga forcat serbe
-Ishte ditë e diel, 17 Janar 1993. Shkova në Pallatin Rilindja në zyrat e gazetës, nuk bëja asnjë ditë pushim për raportimet për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, nga teleksi – e vetmja lidhje e mundëshme në atë kohë nga Kosova në Shqipëri…Kur sapo dola, derisa po ecja fill vetëm një rrugice të afërt nëpër Lagjen Pejton të Prishtinës, policët serbë që kishin dalë në pritë më rrëmbyen, arrestuan… “Kaherë të kërkojmë…”, më thanë. Kishte kohë të gjatë që nuk u përgjigjesha ftesave të gjykatës serbe…/

Behlul Jashari, Prishtinë

PRISHTINË, 27 Janar 2023/ Para 30 viteve, gazeta e rezistencës “Bujku” e datës 19 Janar 1993  shkruante dhe protestonte për arresimin tim në Prishtinë nga Policia e Serbisë…

Në Kosovë në vitin 1989 nga 20 deri 28 Shkurt, për tetë ditë me radhë,  u zhvillua greva  e urisë e 1.300 minatorëve të Trepçës, e cila ishte në mbrojtje nga sulmet e Serbisë, rezistencë e fuqishme kundër rrënimit të dhunëshëm dhe kundërkushtetues të autonomisë që me Kushtetutën e vitit 1974 kishte Kosova si element konstituiv me të drejtë vetoje i federatës, nga shpërbërja e së cilës pastaj dolën shtatë shtete.

Greva e minatorëve, e përkrahur nga populli dhe në kërkim të lirisë, demokracisë e të drejtave të plota për shqiptarët,  u pasua me demonstratat gjithëpopullore, në të cilat vetëm brenda dy ditëve, në 27 e 28 Mars 1989, në shtetrrethimin e hekurt ushtarako-policor të vendosur nga Beogradi u vranë 22 shqiptarë e plagosën qindra të tjerë në Prishtinë, Podujevë, Mitrovicë, Zhur e Dushanovë afër Prizrenit, Deçan, Gjilan e në anë të tjera të Kosovës.

Forhåndsvisning av bilde

Në këto rrethana tragjike terrori, Serbia në Kuvendin e saj në 28 Mars të vitit 1989 miratoi “kushtetutën e tankeve”, që përgjakshëm, me forcë e në mënyrë kundërkushtetuese rrënoi autonominë që kishte Kosova…

Në kohën e grevës së minatorëve të Trepçës në Shkurt 1989 isha redaktor – shef i deskut (për ngjarjet e ditës) në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja. Thuaja gjithë gazetën e mbushnim me raportimet e gjera të ekipeve speciale të gazetarëve e të korrespondentëve për grevën e minatorëve e kërkesat e tyre në mbrojtje të Kosovës, për liri e demokraci, për përkrahjen gjithëpopullore.

Pas grevës kishte arrestime, së pari e arrestuan gazetarin e redaktorin shumëvjeçar të Rilindjes, Zenun Çelaj, i cili gjatë gjithë kohës së grevës ka raporuar në krye të ekipit nga miniera e Trepçës në Stantërg…

Mua më arrestuan pse si redaktor i gazetës Rilindja kam botuar shkrimet për grevën, kërkesat e minatorëve e përkrahjen.

Ishte ditë e diel, 17 Janar 1993. Shkova në Pallatin Rilindja në zyrat e gazetës, nuk bëja asnjë ditë pushim për raportimet për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, nga teleksi – e vetmja lidhje e mundëshme në atë kohë nga Kosova në Shqipëri…Kur sapo dola, derisa po ecja fill vetëm një rrugice të afërt nëpër Lagjen Pejton të Prishtinës, policët serbë që kishin dalë në pritë më rrëmbyen, arrestuan… “Kaherë të kërkojmë…”, më thanë. Kishte kohë të gjatë që nuk u përgjigjesha ftesave të gjykatës serbe…

Gazeta e rezistencës “Bujku”, e datës 19 Janar 1993, me titullin “U arrestua gazetari i ‘Rilindjes’ Behlul Jashari”, ka shkruar  se veprimtari i njohur i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut “avokati Bajram Kelmendi kuptoi se klienti i tij u mor në polici lidhur me një proces gjyqësor që zgjat që nga viti 1989 e që ka të bëjë me shkrimet e ‘Rilindjes’ në shkurt të atij viti për grevën e njohur të minatorëve të ‘Trepçës’”.

Gazeta shkruante se pasi më kishin mbajtur “deri dje në orën 8 të mëngjesit në një qeli të ftohtë” më dërguan në Gjykatën Komunale të Prishtinës, e cila më liroi pasi “gjyqi caktoi seancën gjyqësore për 29 Janar”.

“Protestë e gazetarëve të ‘Rilindjes’” ishte titulli tjetër i gazetës, e ku theksohej se protestohej kundër arrestimit tim dhe “përgjithësisht kundër respresionit të pushtetit serb ndaj gazetarëve dhe informimit shqiptar” dhe shprehej zotimi se “edhe në këto kushte të rënda do të vazhdojnë misionin”…

Kujtoj sot se kur më dërguan me pranga policia serbe, në Gjykatë pash se në mbështetje për lirimin tim bashkë me avokatin e veprimtarin për të drejtat e liritë njerëzore Bajram Kelmendi, të cilin me dy bijtë e tij në mars 1999 në Prishtinë  forcat serbe i rrëmbyn në shtëpi dhe i ekzekutuan, ishte edhe shkrimtari i njohur shqiptar Azem Shkreli. I kujtoj edhe sot e gjithmonë me shumë vlerësim e respekt…

Para 32 viteve, me datë 18 Janar 1991,  në Prishtinë nisi të dalë gazeta e përditshme “Bujku”, kryeredaktori i parë-themelues i së cilës isha,  e cila ishte gazetë e rezistencës, pjesë e lëvizjes gjithëpopullore të shqiptarëve në Kosovë për liri, pavarësi e demokraci, gazetë e parë e pavarur kosovare, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor, euroatlantik, të cilën me guxim dhe sakrifica, me standarde profesionale, e nxorëm gazetarët dhe punonjësit e tjerë të gazetës Rilindja të ndaluar nga Serbia okupatore. “Bujku” ishte gazeta që sfidonte ndalimin e të vetmes së përditshme shqipe në Kosovë…

Në atë kohë në Kosovë, nga 24 Maji deri në  3 Qershor 1993, zhvillohej edhe një grevë e madhe e urisë e gazetarëve dhe shkrimtarëve shqiptarë, në kërkim të lirisë dhe në mbrojtje të fjalës shqipe, Ndërmarrjes Rilindja, në kohë të stuhishme, të rënda të pushtimit e të dhunës së egër nga regjimi okupues serb në Kosovë.

Ishte kohë okupimi, shqiptarët u dëbuan  kolektivisht nga puna e nga institucionet, nga universiteti, edhe fëmijtë shqiptarë u dëbuan nga shkollat e çerdhet, foshnjoret…

“Kjo është dëshmia: Pushteti serb pengoi fillimin e mësimit në shkollat shqipe në Kosovë… Serbia mbyll shkollat e shqiptarëve”, flisja në dokumentarin e grevës së urisë në Pallatin Rilindja – lexoja titujt e mëdhenj në ballinën e gazetës “Bujku” të datës 3 Shtator 1991.

Forhåndsvisning av bilde

Në filmin dokumentar shihet: Data 31 Maj 1993, ora e mbrëmjes vonë…

Në atë kohë, në dokumentar flas, lexoj edhe titujt e numrit vijues të gazetës që nuk u ndal edhe kur u ndalua: “U ndalua gazeta ‘Bujku’ e 3 shtatorit (viti 1991). U ndalua sepse shkroi se policia serbe nuk lejoi nxënësit shqiptarë të hyjnë në shkolla”…

Kisha edhe ndalime e arrestime tjera nga forcat serbe në Kosovë…

Koncili i Dytë i Vatikanit (1962 – 1965) rreth edukimit të fëmijëve dhe adoleshentëve sot

0

Don Lush Gjergji, Prishtinë

Koncili i Dytë i Vatikanit (1962 – 1965) 

FAMILJA DHE EDUKIMI I  FËMIJËVE DHE ADOLESHENTËVE SOT 

Çdo prindër dëshiron edukimin e mirë të fëmijëve, kështu që ata më vonë të jenë të mirë, të sigurt dhe të lumtur në jetë. Mirëpo kjo fatkeqësisht nuk ndodh. Përse? 

Ka shumë shkaqe dhe arsyje. Unë do t’i numëroj vetëm disa: 

  • Së pari plotësimi i të gjitha dëshirave të fëmijëve, aq sa fëmija sot është bërë pothuaj “diktator” për familje, kërkon dhe kushtëzon çdo gjë dhe menjëherë, dhe prindërit duken të paaftë, disi lëshojnë pe, dorëzohen para këtyre kërkesave, gabojnë rëndë duke menduar dhe thenë: s’dua që fëmija im të vuaj si unë. 
  • Mungesa e vlerave dhe virtyteve personale, familjare dhe shoqërore, si dhe munegsa e madhe e modeleve kulturore dhe shpirtërore. Adoleshentët s’duan dhe s’mund të jenë më si prindërit e tyre, sidomos për familje në rrethe të huaja, në diasporë, si dhe për prindër të varfër dhe të pashkolluar, të trajtuar si “primitive” dhe të prapambetur. Prindërit s’janë gati aspak të përgatitur për rrethe të reja, për edukim të ri, të hapur, ku lypset kërkuar të mirën e përbashkët nëpërmjet bisedimeve, dialogut dhe komunikimit, por më tepër insistojnë në rregullore, në dishiplinë, në autoritet edhe të “grushtit” të fortë. 
  • Disorientimi edukativ, sepse tashmë askush nuk e di saktësisht dhe përfundimisht çka domethënë të jesh prindër, edukator, pasi ka ndryshuar botëkuptimi i jetës dhe i punës, tradita, kultura, ekonomia, politika, shkenca, arti, gati çdo gjë. Globalizimi e ka përfshirë mbarë botën, por më tepër në dukuri negative, sidomos me anën e mjeteve pamoro-dëgjimore, duke ia imponuar njerëzimit materializmin, hedonizmin, indiferentizmin dhe ateizmin praktik, me pasoja tejet të rënda për jetën kulturore dhe shpirtërore.

1. KRIJIMI I PERSONALITETIT DHE IDENTITETIT 

Pa njeri s’ka as familje as shoqëri. Edukimi familjar është baza e çdo edukimi të mëvonshëm, sepse në familje formohet personaliteti bazor dhe identitetit personal. Çka domethën personaliteti bazor?  

Pranimi i prinërve, vëllezërve, motrave, rrethit familjar, si dhe pranimi i vetvetes në prizmën pozitive, me procesin e identifikimit me prindër, me procesin e socializimit – hapjes dhe bashkëpunimit, bashkëjetesës me të tjerët. Pa këto dy procese bazore s’ka as fëmijëri as rini.  

Shprehja edukimi, edukata vjen nga latinishtja dhe ka dy vështrime: educare – të ushqesh, apo e-ducere = të nxjerrësh jashtë, të udhëheqësh, të drejtosh kah. Prandaj ushqimi duhet të jetë i trefishtë: trupor, mendor (psikik) dhe shpirtëror. 

Të nxjerrësh jashtë, të drejtosh dhe të udhëheqësh dmth. se adoleshenti është qenie njerëzore, person, qysh nga ngjizja, lindja, prandaj duhet zbuluar në të mundësitë, aftësitë për ta nxjerrë nga bota e vogël, nga barku i nënës dhe i familjes, për t’u bërë vërtet njeri i matur dhe i pjekur, qytetar i botës  (mondialiteti).  

Edukimi duhet të zbulojë aftësitë e fëmijës, adoleshentit, ato duhet përkrahur dhe zhvilluar, duke nderuar natyrën, karakterin, talentet, moshën, gjininë… për ta ndihmuar dhe drejtuar kah vlerat dhe virtytet.  

Familja duhet të edukojë sidomos:  

Me PRANIMIN e gjithanshëm të fëmijës, ashtu si është, e jo ashtu si mendojmë dhe dëshirojmë ne, sepse ashtu e ngarkojmë apo projektojmë sipas dëshirave dhe nevojave tona. Prinëdrit të cilët nuk janë të kënaqur me vetveten, me palën martesore, mundohen nëpërmjet fëmijëve ta realizojnë veten me pretendime: biri apo bija ime do të bëhet…, do të jetë…, do të fitojë… Kjo mënyrë e ngarkon dhe rrënon fëmijën, sepse ia cakton një rol, një detyrë, një mision të pamundshëm, t’iu përgjigjet nevojave dhe kërkesave, ëndërrimeve të prindërve. Fëmija gjendet gjithnjë në konflikt me vetveten, me prindër, me shoqëri, dhe së fundi rrezikon identitetin: kush jam unë, çka dua unë, dhe si dua unë të realizohem. 

Çdo njeri së pari duhet të jetë vetvetja, pastaj mund të jetë edhe me të tjerët dhe për të tjerët. 

  • T’i edukojmë fëmijtë, adoleshentët për jetë dmth. t’i AFTËSOJMË për ballafaqime me të tjerët, jo për të sunduar mbi të tjerët, tendencat diktatoriale, apo për t’iu nënshtruar të tjerëve, tendencat për servilizëm. Edukimi i rreptë dhe me ndalesa, ndoshta edhe me ndeshkime, fëmijën e bën të pasigurtë, prandaj e shtyn që të mbëshetet në të tjerët, pa formimin e unit, ego-s, kështu që gjithnjë do të jetë i mvarur prej të tjerëve. 
  • Çdo regull, ligj, normë pa motivim, mirëkuptim dhe dashuri, e edukon fëmijën për DYFYTYRËSI, sa për sy e faqe dëgjon dhe vepron sipas kërkesës së prindërtve, por pa bindje, përcaktim, vetëm formalisht. Ose skajimi tjetër mund të jetë anarkist – t’i urrejë dhe kundërshtojë të gjitha rregullat, ligejt në fëmijëri dhe në rini, sepse si fëmijë ka pësuar jetën, s’ka pasur fëmijëri dhe rini të qetë dhe të bukur. 

 

Familjet e rrepta dhe represive edukojnë hajna, rrenca, mashtrues, kriminelë, ata të cilët s’kanë pasur përvojë dashurie, përgjegjësie, por lirinë e kërkojnë në anarki dhe në shkelje të noramave familjare, shkollore, shoqërore dhe fetare.   

2. TË JESH PRINDËR SOT  

Shumë prindër nuk dinë më çka domethënë të jesh babë apo nënë, pra, s’dinë si duhet të jetojnë dhe të veprojnë mes tyre, edhe më pak me fëmijë. Fëmijtë nëse pranohen si fryt i ndërsjellët i dashurisë, ndihmojnë shumë edhe çiftin martesore, kërkimin e bashkëshortisë, sepse: 

  • zgjerohet dhe thellohet komunikimi ndërpersonal në martesë dhe në familje; 
  • shtohet dhe begatohet jeta afektive dhe emotive, dashuria; 
  • rritet pjesëmarrja e të gjithëve në jetën familjare.

Lindja dhe edukimi i fëmijëve, adoleshentëve, tregon aftësinë e prindërve për jetën martesore. Vetëm pas lindjes së fëmijës hetohen më qartas qëllimet e martesës, që mund të jenë të llojllojshme: 

–     për t’i ikur vetmisë, familjes së preardhjes, e cila është e rrebtë dhe s’lejon asgjë;   

–     për të pasur së paku dikë (fëmijën) dhe diçka (familjen) për vete;  

–     për të qenë i rëndësishëm para të tjerëve;  

–     për të siguruar pasardhësin, sidomos tek ne shqiptarët, me djalin…;  

–     për të dalur prej rrethit të ngushtë, tek shqiptarët martesa është shndërruar edhe në bisnis, për të shkuar në botë, jashtë Kosovës, me fejesa dhe martesa për vizë…  

Nëse nuk është në rregull marrëdhënia martesore, s’do të jetë në rregull as ajo me fëmijë, me të tjerët, sepse pakënaqësia, mosrealizimi, frustrimi, hurxhi, konfliket, krijojnë mosdurim, agresivitet, shpërthime në grindje  dhe përçarje të vazhdueshme.  

Pas lindjes së fëmijës burri mund ta ndijë veten i përjashtuar dhe i harruar, sepse s’është më në qendër të vëmendjes, pra, mund të lind edhe xhelosia, sipas fjalës së urtë shqiptare:  “Fisnike, tash je përtej djepit dhe detit! “, që dmth. se mes nesh është djepi, fëmija, që na largon si deti, si dy bota.  

E vërteta themelore është kjo: fëmijtë nuk janë për prindër, por prindërit për fëmijë! Kjo vlen në veçanti për botën femrore shqiptare, sepse femrat tona mundohen zbrazëtitë e tyre afektive dhe emotive, jetësore t’i mbulojnë dhe projektojnë në fëmijtë e tyre me motivime si: së paku jam nënë, kam fëmijë, ata le të jenë të lumtur, sepse edhe ashtu s’kam asgjë nga jeta përpos vuajtjes dhe fëmijëve…  

Prindërit që s’janë të bashkuar dhe koherentë, u japin fëmijëve porosi të gabuara, sepse njëri thotë po, tjetri thotë jo, duke shkaktuar kështu pasiguri, nevrozë, frikë, shqetësim, dyshim dhe thyrje psikike.  

Pjekuria personale dhe martesore, familjare është PARAKUSHT për edukimin e fëmijëve, sepse nuk edukojmë me fjalë, me porosi, por më tepër me shembëll dhe me jetë. Në familje të papjekur apo në konflikt, fëmijtë shpesh shndërrohen në “OBJEKT”, lodër apo vegël për ta luftuar çiftin martesor, duke rrënuar kështu veten, por edhe fëmijën dhe fëmijërinë e tyre. Pytja: kë e do më shumë? A je me mua apo me… janë “lojëra” dhe ngarkesa shkatërruese, sepse fëmija kështu disorientohet, habitet, s’di më më kë duhet të  jetë, herë anon kah babai herë kah nëna.  

Familja, edhe pse ka pësuar ndryshime të mëdhaja dhe rrënjësore, prapë mbetet rrethi  i parë natyror  i çdo edukimi, përgjegjësie  për fëmijë dhe për rini. Mu për këtë familja s’mund të jetë indiferente, neutrale, t’i edukojë fëmijtë vetëm për përshtatje ndaj jetës dhe punës, por duhet t’ua jep përvojë kujdesi, mirësie, butësie dhe dashurie, sepse është bartëse dhe edukuse për jetë dhe për vlera. 

Edukimi është kryesisht aftësimi  i fëmijës për ZGJEDHJEN E VLERAVE DHE TË VIRTYTEVE, si ndërmjetësim mes familjes, shkollës, shoqërisë.  

Si mund ta bëjnë prindërit këtë?  

  • Me dialog të hapur dhe të sinqertë në familje, në shkollë, kudo… me të gjithë ata që merren me edukimin e fëmijëve. Tek ne qysh moti është rrënuar hallka apo zinxhiri FAMILJA- SHKOLLA – FEJA – SHOQËRIA, dhe secili vepron si di dhe si do, por pa ndonjë harmonizim dhe bashkëpunim. 
  • Me edukim në vazhdimësi (permanent) të prindërve, si proces jetësor për vete dhe  për të tjerët. Tek ne pak i jipet rëndësi edukimit dhe formimit permanent, si në anën profesionale, ashtu edhe familjare, sepse mendojmë se dimë dhe mundemi edhe pa këtë. 
  • Me angazhim të vazhdueshëm për t’i njohur nevojat, dëshirat, problemet e brezit të ri, dhe për të qenë në shërbim të tyre.

Sot fëmijtë kanë shumë vështirësi dhe halle të ndryshme, si p. sh. frika, mosbesimi, mbyllja në vete, vetmia, shqetësimi para luftës, terrorizmit, varfërisë, papunësisë,  ndarjes së prindërve, garimi, rivalitetet, mosdurimi… 

Dikur edukimi familjar, por edhe shkollor, fetar dhe shoqëror, ishte për të gjithë i njëjtë, me rregulla të përbashkëta dhe të sigurta, që mund të shprehet edhe kështu: Si të tjerët, si të gjithë!  

Sot kërkohet më tepër EDUKIMI PERSONAL DHE NDËRPERSONAL, sipas moshës, gjinisë, aftësive, nevojave, rrethanave, mundësive…Tashmë s’mund të thirremi në autoritet të rolit: unë jam prindi yt…, mësuesi, prifti…duke pasur ndonjë rol të caktuar. Të gjitha këto autoritete vetvetiu janë në krizë dhe në rishqyrtim. I vetmi autoritet i pamohueshëm ka mbetur DASHURIA, mirësia, duresa, shembulli i mirë, sepse kështu të gjithë edukohemi së bashku dhe edukojmë njëri-tejtrin. Për këtë të gjithë jemi nevojtarë për informim dhe për formim permanent , por të udhëhequr  dhe të motivuar nga kujdesi dhe dashuria. 

Nuk mjafton dija për të qenë të mirë, por nevojitet angazhimi i tërë personalitetit në kërkimin, gjetjen dhe zbatimin e të mirës së përbashkët.  

Njeriu si qenie shoqërore dhe në marrëdhënie gjatë tërë jetës gjendet para zgjidhjeve apo marrëdhënieve me rrethin e jetës dhe të punës. Nga kjo kryesisht edhe mvaret suksesi apo mossuksesi i jetës, çka japim dhe çka marrim, çka zgjedhim në jetë si vlerë, si ide, ideal, orientim dhe përcaktim jetësor.  

Çdo zgjidhje në jetë ka për qëllim:  

  • Krijimin apo ruajtjen e drejtpeshimit, të harmonisë mes njeriut dhe rrethit për ruajtjen dhe zhvillimin e jetës. Ta marrim një shembull nga jeta e përditshme: kur është ftohtë, vishemi, kur është nxehtë, zdishemi, kur jemi të uritur, ngrënim, të lodhur, pushojmë… Kështu është edhe në jetën psikike, mendimore, dhe shpirtërore, sidomos në dashuri, në shkëmbimin e përvojës dhe të jetës .
  • Çdo zgjidhje ka ndikim për të tashmen, por edhe për ardhmërinë tonë, sepse çka mbjellim sot do të korrim nesër. Shi për këtë nevojiet PËRGJEGJËSIA e PËRBASHKËT për jetën tonë dhe të tjerëve, sidomos të prindërve ndaj fëmijëve, sepse ata ende s’janë të aftë për jetë, për zgjidhje – pa prindër. Prindërit duhet t’i edukojnë dhe aftësojnë fëmijtë e tyre për ZGJIDHE ME PËRGJEGJËSI, sepse kjo është baza e lirisë njerëzore. Çdo njeri, person është i papersëritshëm, burimor, unikat, dhe si i tillë meriton kujdes, përkrahje në edukim që të JETË VETVETJA.

3. NJERIU – QENIE E PËRBËRË  

Njeriu është qenie e përbërë prej shumë faktorëve, trup, psikë dhe shpirt; e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja; unë – ti = ne… Unë do t’i përmendi tre faktorë të rëndësishëm të përbërjes së njeriut:  

  1. Trashëgimia, ana ose pjesa gjenetike; 
  2. Rrethi, ana familjare, edukative, morale, fetare dhe kulturore; 
  3. Zgjidhjet apo përcaktimet jetësore, ana personale.  Çdo njeri është njësi e veçantë gjenetiko-kromozoike, sepse i ka 23 kromozome nga ana e babait dhe 23 tjerë nga ana e nënës. Në çdo qelizë gjenetike janë më se 30.000 gjene, gjë kjo që krijon mundësi të panumërta të kombinimeve. Edhe kjo dëshmon se njeriu është qenie e veçantë  dhe e papersëritshme. Mu për këtë edukimi duhet të drejtojë fëmijën si qenie të përbërë dhe burimore që të jetë vetvetja, t’i aktivizojë dhe realizojë mundësitë e ndryshme që i ka në vete.  Ana gjenetike ndikon mjaft, por nuk kushtëzon tërësisht jetën e njeriut, sepse përpos trashëgimisë gjenetike, ndikim të madh ka edhe rrethi familjar, ambienti edukativo-arsimor, marrëdhëniet ndërnjerëzore. Nga studimet e deritanishme mund të themi se trashëgimia gjenetike ndikon në njeriun afro 50%, edukimi, rrethi, familjar po ashtu afro 50%, apo thenë figurativisht: fara ka rëndësi 50%, por edhe toka ku bie fara 50%. Pa farë të mirë dhe arë të mirë s’ka fryte. Mos t’ishte kështu, njeriu s’do t’ishte i lirë dhe përgjegjës për jetën dhe veprimet e veta.  Edukimi familjar së pari, pastaj shkollor, fetar, moral, ndikojnë dukshëm në zhvillimin e mundësive gjenetike për njeriun. Mënyra më e mirë, dhe pothuiaj e vetmja për edukim të mirëfillët të fëmijës është DASHURIA, si fuqi tërheqëse që zgjon te tjetri nevojën, dëshirën dhe kënaqësinë e SHKËMBIMIT, apo si do të thoshte Shën Nëna jonë Tereze, “njeriu e jep pjesën më të mirë të vetvetes”. Edukimi familjar dhe shkollor e aktivizon dhe drejton trashëgiminë gjenetike që nga mundësia, potenciali, të shndërrohet në zbatim dhe në realitet.  Njeriu ka në vete dy lloj gjene:  
  • GJENOTIPI – është tërësia e trashëgimisë dhe e karakterit të një organizmi njerëzor; 
  • FENOTIPI – është tërësia e individit, si fryt i gjenotipit  (trashëgimisë gjenetike) dhe e fenotipit (i edukimit). Mund të themi edhe kështu: gjenotipi është mundësi, fenotipi është konkretizimi i mundësive, sepse e tërë jeta është proces në zhvillimi dhe në kërkim.  DASHURIA është “mjekimi” i çdo varre dhe aktivizimi i çdo mundësie që bën kalimin prej trashëgimisë gjenetike në realizimin fenotip të njeriut. ZGJIDHJET dhe përcaktimet, krijimi i unit, mvaret kryesisht prej dy faktorëve të lartëprmendur, atij gjenetik dhe të rrethit, por sidomos prej orientimit jetësor. Edukimi i rrebtë familjar, si dhe plotësimi i lehtë i shumë dëshirave të fëmijëve, i bënë ata pasivë, të paaftë për ta përballuar jetën dhe sfidat e ndryshme. Fëmijtë  e tillë presin gjithçka prej të tjerëve, janë kritikë ndaj çdo gjëje, dinë vetëm të sulmojnë dhe të rrënojnë, por jo edhe të ndërtojnë dhe bashkëpunojnë.  Orientimi i parë për fëmijë është familja, dhe nga kjo përvojë mvaret mjaft jeta e mëvonshme. Disa fëmijë thonë kështu: s’kam sukses, sepse s’kam fat, sepse të tjerët më pengojnë, qëndrim ky që fajëson të tjerët , për ta shfajësuar veten, pasivizim dhe ikje prej përgjegjësisë; të tjerët thonë: s’kam sukses sepse s’kam punuar, s’jam munduar, s’jam flijuar, qëndrim pozitiv dhe me përgjegjësi .  Fëmijtë e formojnë unin, ego-n, konceptin mbi vetveten në dy drejtime: 
  1. Pozitiv: dua, mund, duhet, do të provoj, sepse ka besim në vete dhe në të tjerët, prandaj mundohet, jep çdo gjë prej vetes, por edhe bashkëpunon me të tjerët. 
  2. Negativ : s’dua, s’mund, s’ka kuptim, sepse i mungon besimi në vete dhe në të tjerët, mbetet pasiv, mundohet në shpinë të tjerëve të ketë sukses, mvaret shumë prej të tjerëve.  Prindi në asnjë mënyrë nuk duhet ta zëvendësojë fëmijën në asgjë, sepse kjo e rrënon tek ata vetëbesimin dhe sigurinë. Rrethi nuk duhet t’i zgjedhë vështirësitë, detyrat, problemet e fëmijëve, por duhet t’i nxisë ata në angazhim, në punë, në mësim, në ushtrim, në kërkimin e zgjidhjeve. Ne duhet t’i përcjellim fëmijtë kështu: mëso, puno, kërko, unë apo ne të përcjellim, jemi afër teje dhe me ty! Kush prêt në mënyrë pasive apo të gatshme zgjidhje prej të tjerëve, është i “robëruar” prej tyre, s’ka liri dhe pavarësi, identite dhe personalitet.  4. SI PËRFUNDIM      Sot në shumë raste mungon familja, jeta familjare,  fëmijtë jetojnë shumë jashtë familjes, në çerdhe, në  mësime parashkollore, në shkollë, në aktivitete të lira…, sa që pak jetojnë në familje dhe me familje. Edhe atë pak kohë që e kalojnë me prindër, e kalojnë keq, sepse prindërit janë të ngarkuar me punë, me lodhje, me halle të ndryshme, kështu që fëmija trajtohet më shumë si ngarkesë, pengesë, peshë, se si gëzim, dhuratë, mundësi…       Ne shqiptarët e kemi një traditë të mirë dhe të shenjtë, të shëndoshë familjare: pranimin e fëmijëve si dhuratë të Zotit dhe të dashurisë dhe dhurimit martesor. Këtë traditë duhet ta ruajmë dhe kultivojmë edhe në rrethana të reja, edhe në botën e jashtme, sepse përndryshe do të vijmë deri te   vetëshkatërrimi, si ndodh pjesërisht në Perëndim me  dëbimin e fillimit të jetës, fëmijës, si dhe mbarimin e saj, pleqërinë, duke “seleksionuar” jetën vetëm në rini dhe në pjekuri..  Kjo vlen për jetën e re, fëmijtë, si dhe për të moshuarit, sipas parimit: S’ka shtëpi pa pleq dhe pa fëmijë dhe: Mjerë ajo shtëpi që s’ka pleq dhe fëmijë!  Edukimi është proces jetësor, ku rol vendimtar kanë prindërit, pastaj edhe anëtarët tjerë të familje, por edhe fëmijtë. Edukojmë me jetë, shembëll, dëshmi, e jo me fjalë, porosi, ligje, ndalime. Prishtinë, 17. 01. 2023  –  Radio Maria – Kosovë 

Ukrainasit në Davos luten për më shumë armë

0

Vitali (majtas) dhe Vladimir Klitshko në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të hënën. Foto: Gian Ehrenzeller / Keystone / AP / NTB

Një delegacion ukrainas kryesuar nga Zonja e Parë Olena Zelenska po bën thirrje për më shumë mbështetje dhe armë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos.

Vëllezërit e famshëm Klitschko janë gjithashtu të pranishëm në qytetin alpin zviceran.

“Është shumë e rëndësishme të kesh një lidhje personale,” tha Vitali Klitshko, kryebashkiak i kryeqytetit Kiev dhe ish kampion i botës në boks.

Vëllai i tij Vladimir Klitschko, i cili është gjithashtu një ish-kampion i botës në boks, do të përpiqet gjithashtu të mbrojë rastin e Ukrainës në WEF. Olena Zelenska është caktuar të flasë të martën.

Burri i saj, Presidenti Volodymyr Zelensky, do të flasë nëpërmjet video-lidhjes një nga ditët në vijim.

Një qëllim i rëndësishëm është të bindë vendet perëndimore të vazhdojnë dhe të rrisin mbështetjen për forcat ukrainase që po përpiqen të sprapsin pushtimin e Rusisë.

Aftenposten

Unë nuk jam politikisht korrekt. Gjithë jetën kam shkuar kundër rrjedhës

0

Nga Aurel Dasareti

Çdo akt i madh politik përbëhet nga thëniet e gjërave drejt dhe fillon me të. Çdo imtësi politike përbëhet nga fshehjet dhe errësimin e gjërave. Ne nuk e kemi problemin më të madh me të huajt keqdashës, por me të gjithë llojet e kriminelëve shqipfolës.  

*** 

Është e domosdoshme  që edhe në trevat shqiptare të sundojë ligji, i njëjtë për të gjithë, askush para ligjit. Në Shqipëri dhe Kosovë ligjet janë si rrjetat e merimangës, kapin mizat e vogla, ndërsa grerëzat dhe mushkonjat depërtojnë. 

Kush mund ta tradhtojë Shqipërinë? Kosovën? Interesat e shqiptarëve në trojet etnike të FYROM-it, Kosovës Lindore dhe të Malit të Zi? Për çfarë? Parajsë për hajnat. Shitën gjithçka. Vodhën gjithçka. Servilët e armiqve të jashtëm. Ligjërisht, ndoshta mund të trajtohet si tradhti, por është krim i pastër. Ata gënjejnë, vjedhin, vrasin njerëz dhe më pas e mbulojnë duke gënjyer përsëri, duke vjedhur dhe madje duke vrarë edhe disa tjerë. Shqipëria është një shtëpi e mjerë sepse “koka e shtëpisë” është një nudist i droguar, megaloman i papjekur që rreh gjithë familjen, pastaj vjedh edhe pensionin e gjyshes për të paguar kurvat. Kryen spastrim etnik të shqiptarëve, gjenocid, sidomos duke shkaktuar kushte të pashpresës (përmes varfërisë) që rinia, personalitetet shëndetësore dhe ata me certifikata profesionale për lëndë të ndryshme të braktisin atdheun që shpopullohet me një shpejtësi të tmerrshme.  

Situata është ashtu siç është, nuk mund ta ndryshojmë duke e mohuar. Unë nuk do t’i gënjej njerëzit (kombin tim) me të cilët kam lidhje gjaku (të njëjtën gjenetikë-bimë e trashëgimisë) sepse është në modë sot. Nuk do të gënjej sepse është bërë sjellje e pranuar. Ne nuk mund të pretendojmë se gjithçka është në rregull dhe në këtë mënyrë të zgjidhim problemet e njerëzve, jetët e të cilëve kalojnë në mjerim, ndërsa të gjithë bëjnë oferta. Kur shtëpia juaj është në zjarr, ju së pari përpiqeni ta shuani atë. Por nëse vonoheni dhe flakët bëhen shumë të mëdha, kurseni nga ajo ç’të mundeni, fillimisht njerëzit dhe më pas vlerat, nuk shkoni nëpër fshat për të mbledhur nënshkrime nga fqinjët që mendojnë se shtëpia juaj nuk është në flakë. 

Është një demagogji e ndyrë politike që u jep njerëzve shpresa të rreme, u jep atyre një imazh të rremë për ne si një lloj fituesish, ndërkohë që ne të gjithë digjemi. Kjo bëhet sepse ata (hajnat) janë humbës. Ata humbën gjithçka, në emrin tonë. Duke e mohuar atë, ne jemi vetëm më larg nga fitorja e vërtetë, që është se njerëzit për lirinë dhe cilësinë e jetës së të cilëve jemi përgjegjës, kanë një shans për një jetë normale. Slogani im do të jetë gjithmonë që njerëzit të kenë të drejtë të presin që shteti t’u sigurojë së pari kushtet për një jetë normale dhe më pas gjithçka tjetër. 

Ekziston një besim i përbashkët se është besimi i përbashkët i “popullit” se ata kanë frikë nga e vërteta. Unë nuk mendoj se “populli” është budalla, por mendoj se politikanët janë treguar të vrazhdë për një kohë të gjatë dhe po abuzojnë me pragun e lartë të tolerancës që ekziston te “populli”. 

Kjo çështje është marrë kryesisht nga ata që tashmë ishin përpjekur të zgjidhnin diçka, kështu që ne nuk pamë asnjë rezultat dhe për mrekulli, problemi nuk u zgjidh vetë.  

Kryeministri duhet të jetë një lojtar i vështirë për armiqtë e vendit – i arsimuar, parimor, i mprehtë, që nuk mund të korruptohet, të bëhet pre e shantazhit apo frikësohet.  

PS: Shantazhi është kur dikush kërcënon dikë (që e ka mizën nën kapelë) të paguajë para, përndryshe ai do të përhapë informacione ose akuza të pafavorshme për të. Kallëzimi i dikujt për një vepër penale ose dhënia e një deklarate dëmtuese nuk është e paligjshme, me kusht që vepra të jetë kryer në të vërtetë ose pretendimi të jetë i vërtetë. 

Shqiptari nuk duhet të notoj në ujërat e ndotura të kanalizimeve. Duhet t’i pastrojnë dhe të mbjellin diçka të këndshme. Ky është plani. Për sa kohë që politikanët bëjnë strategji për të notuar në ujërat e ndotura, qytetarët do të mbyten në të. Shqiptari i vërtetë nuk duhet për të hyrë në politikë që gjërat të mbeten të njëjta dhe të ndryshojnë vetëm aktorët. Shqipëria (Kosova dhe trojet tjera nën okupim) është plot me njerëz të mrekullueshëm, të zgjuar dhe të aftë. Edhe partitë politike janë të mbushura me disa njerëz të tillë, por nuk shihen sepse “nuk dinë not”, sepse nuk janë grabitqarë të mësuar të gjuajnë në baltë. Nuk duhet të jetë kështu. Nuk mund të vazhdojë të jetë kështu, sepse shteti është shtyrë në pikën e thyerjes. 

Historia e mirësjelljes dhe vrazhdësisë është qesharake në ditët e sotme. Kur dikush rreh një grua, ai është një ngacmues, kë thërrisni atëherë? Ju nuk thërrisni një instruktor gjimnastike ose teleshikuesit pervers të Big Brother. Ju telefononi policinë sepse policia ka të drejtë, madje edhe detyrim, ta pengojë atë, dhe nëse ai nuk dëshiron të shkojë me ta dhe ta lërë gruan të qetë, nëse ai reziston dhe vazhdon tërbimin e tij, zotërinj dhe zonja të policisë kanë çdo të drejtë dhe mundësi për ta arrestuar, ta përplasin si gomarin.  

Ne vuajmë poshtërimin, ata na vidhosin trurin dhe abuzojnë me imperativin e mirësjelljes. Askush nuk flet për vrazhdësinë dhe paturpësinë. 

Nuk jemi në një situatë normale politike, jemi të pushtuar nga një grup kriminal, mercenar, kuisling të droguar e shumë i organizuar, por për fat të mirë edhe shumë të korruptuar. Ata janë të shpenzueshëm sepse nuk kanë asgjë të përbashkët përveç interesave private, sepse në thelb janë të paaftë për asgjë, sepse janë të këqij dhe të korruptuar dhe të metat e tyre tashmë kanë filluar të punojnë kundër tyre, po shemben nga brenda. Pra, ata nuk janë politikanë, ata janë kriminelë. 

Mund të mallkosh kur dikush po të ngucën sepse nuk dëshirosh të jesh pjesë e ekipit të keq. Nuk është një kontradiktë, është një konsistencë. Ti nuk duhet të bëhesh një shërbëtor për ta. Nuk ke pse t`i votosh sepse të kanë thënë. Nuk duhet të bësh asgjë. Asgjë nuk do të ndodhë me ju. Ata janë djaj të mjerë.  

Ndizni dritën dhe frika do të zhduket. Duhet të jemi në takt me situatën. Kur fryjnë erërat e ndryshimit, disa ndërtojnë mburoja nga era, ndërsa të tjerët ndërtojnë mullinj me erë. 

Kriminelët e nënshkruan copëtimin e radhës të Kosovës, fshehtas, pa i treguar sovranit (popullit) se për çka bëhet fjalë. Nënshkrimet e atyre 2 kriminelëve kryesor për t`ia dhuruar Kosovën e të gjithë shqiptarëve armikut të përhershëm – janë të pavlefshme. Nuk ua ka pjellë nëna e tyre. Për këtë çështje jetike (të jetosh apo vdesësh), të paktën duheshe të bëhet një Referendum me pyetjen e vetme: A dëshironi një Republikë Serbe brenda Kosovës?   

_____

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

Paul Tedeschini: Nuk ka “Histori mjeksie shqiptare” pa Dr. Kadri Kerçikun!

1
Çdokushi që shkruen diçka, ban pa tjeter nji punë shumë të vlefshme dhe jep nji kontribut të madh per plotësimin gjithnji e ma teper të boshlleqeve të “Historisë dhe Kultures Shqiptare” në çdo aspekt.

Do të ishte e tepert të filloj me shkrue këtu per qytetin 2400 vjeçar të Shkodres, brì Liqenit të Shkodres, kalasë së Rozafes, malit Tarabosh, lumit Buna dhe lumit Drin, që ka qenë kryeqendra e Ilirisë, vend-qendrimi i mbretenve ilir, e Gentit, e Teutes, e Bardhylit, e Glaukut, e Klitit, e Agronit etj. Do të ishte e tepert të filloj të shkruej se Shkodra edhe gjatë pushtimit turk ka qenë qendra e vilajetit ma të randësishem në trojet mbar-shqiptare, me portin në lumin Buna, që derdhet në detin Adriatik, port që ka qenë shume i randësishem per Ballkanin jug-prendimor.

E natyrisht në këtë qender të madhe, të zhvillueme, pa tjeter ka pasë edhe nji mjekesi ma të zhvillueme se në të gjitha trojet e tjera të banueme nga popullsia shqiptare. Dhe asht pikrisht per këtë aresye që Docent Dr. Kadri Kerçiku kandidat i shkencave mjeksore, i diplomuem në universitetin e Grazit në Austri dhe me nji kulturë me të vertetë europiane, ka shkrue librin-monument shkencor: “Zhvillimi i Shëndetësisë në Shkoder gjatë shek. XVLLL-XX (Kontribut per Historinë e Pergjithëshme të mjekesisë në Shqipri)” , prej 300 faqesh, të botuem në Tiranë në vitin 1962, i cili fillon keshtu:

“Mjekut të cilesuem “Me duar t’arta”, mjekut ma të shquem që lindi qyteti i Shkodres Federik Shirokes (1907-1955), i cili dijen e vet e vuni me vetmohim në sherbim të popullit tue dhanë kontribut të çmueshem në zhvillimin e shendetësisë gjatë ndertimit të socializmit në vendin tonë, shokut të studimeve e të punes, ia kushton autori”.

Në këtë liber të Dr. Kerçikut janë paraqitë 103 tebela statistikore të nxjerruna me shumë durim dhe profesionalitet nga rregjistra të ndryshem sidomos nga regjistrat e Kishes Katolike në Shkoder mbi regjistrimin e popullsisë katolike, mbi lindjet, rregjistrimet dhe vdekjet ku janë shenue edhe shkaqet e vdekjeve. Per shkak se per popullsinë muslimane nuk ka pasë kurr regjistra dhe të dhana zyrtare, thotë autori, atëherë konkluzionet janë nxjerrë per analogji edhe per të gjithë banort e Shkodres e rrethina me malsì.
Ky liber ka 74 fotografi të rralla të institucioneve mjekesore, të mjekve të huej dhe vendas, të farmacistve të huej dhe vendas, dentistve të huej dhe vendas dhe të personalit mjeksor në pergjithësi. Permban po ashtu 103 tabela statistikore simbas viteve, smundjeve, shkaqeve të smundjeve, moshave të smurve etj. si dhe 46 grafikë të mbeshtetun në këto statistika. Po ashtu ka Listen Emnore të 120 mjekve civil dhe ushtarak shqiptar që kan sherbye në Shkoder si dhe vitet gjatë të cileve ato sherbyen, listen emnore të 75 mjekve turq civil dhe ushtarak me sherbim në Shkoder si dhe vitet e sherbimit, listen emnore të 44 mjekve italian civil dhe ushtarak si dhe vitet e sherbimit, listen emnore të 20 mjekve austriak dhe gjerman si dhe vitet e sherbimit, listen emnore te 26 mjekve civil dhe ushtarak të kombësive të ndryshme dhe vitet e sherbimit, listen emnore të 94 farmacistave shqiptar dhe vitet e sherbimit, listen emnore të 29 farmacistave turq dhe vitet e tyne të sherbimit, listat emnore të 9 farmacistave italian, austriak, gjerman dhe të kombësive të tjera dhe vitet e sherbimit. Po ashtu ka listen emnore te 111 priftenve katolik që kan qenë famullitar dhe kan ba regjistrimet në “Librin Defuntorum= Të vdekjeve” dhe në “Librin Baptisatorum= Të pagzimeve” në qytetin e Shkodres, neper fshatrat per rreth si dhe neper malsina. Ka po ashtu dy Shtojca mbi “Smutoren e Sckodres” në vitin 1904 dhe atè të vitit 1905, ka permbledhjen anglisht të permbajtjes së librit, ka dhjetë faqe Bibliografi, Indeksin e vendeve dhe personave simbas faqeve perkatëse, indeksin e çeshtjeve simbas faqeve, ka pasqyren e klisheve si dhe natyrisht edhe pasqyren e landes e cila ndahet në gjasht kapituj:

Kapitulli i parë: Pershkrimi i shkurten i gjendjes gjeografike, politike dhe shoqnore të qytetit dhe të krahines (Ambjenti gjeografik, veshtrimi historik, Shkodra në shekujt XVLL-XX),

Kapitulli i dytë: Levizja demografike e popullsisë katolike të qytetit (Mbi popullsinë e qytetit gjatë shekujve XVLL-XLX (17-të-19-të), të dhana mbi levizjen demografike të popullsise katolike në Shkoder në vjetet 1757-1947: martesat, lindjet, vdekjet, mortaliteti infantil, vdekjet e femijve 1-4 vjeç, vdekjet aksidentale, vitaliteti demografik),

Kapitulli i tretë: Smundjet epidemike në qytetin dhe rrethin e Shkodres (Perhapja e smundjeve epidemike në Shkoder-veshtrim i pergjithëshem, Mënyra e varrimit dhe perhapja e smundjeve infektive, murtaja-pestis, lija-variola, kalera-cholera),

Kapitulli i katert: Mbi smundjet e tjera akute dhe kronike infektive (Fruthi-morbilli, kolla e keqe-pertussis, skarlatina-scarlatina, hardhuca-diphteria, lengjyra-typhus abdominalis, dizenteria, tifa e morrit-typhus exanthematicus, kolifiksa-tuberculosis, gerbula-lepra, malarja),

Kapitulli i pestë: Të dhana mbi historinë e mjeksisë së Shkodres (Veshtrim i pergjithëshem, mjeksia popullore në fshatrat dhe qytetin e Shkodres, mjekët e Shkodres, farmacistat e Shkodres, dentistat, mamitë),

Kapitulli i gjashtë: Institucionet shendetësore në qytetin e Shkodres (Spitali civil vendas, sherbimi ambulator, banjat në qytetin e Shkodres).

Kapitulli i pestë fillon me “Veshtrimin e pergjithëshem”, vazhdon me Mjeksinë popullore dhe mandej me mjekt e huej që kan sherbye perkohësisht në Shkoder qyshë nga shekulli i Xlll e deri tek mjeku i parë me banim të perhershem në Shkoder Doktor Emidio Tedeschini (1730-1800) nga Mbretnia e Napolit, i cili permendet nder shumë dokumenta. I pari kontakt me këtë mjek asht letra e tij e dates 23 nandor drejtue zyres së tregetise së Venedikut si dhe në librin e Pagëzimeve të Kishes Katolike në lagjen Tophanë të Shkodres, ku me daten 27 janar 1966 ai figuron në regjistrat e Kishes katolike në Shkoder si kumbar pagëzimi. Ma vonë ky mjek u transferue në Durrës ku u emnue Konsull i Venedikut. Të bijtë e tij farmacistat Gjuzepe Tedeschini (1782-1858) dhe Francesco Tedeschini ( 1785-1868) u bane ma vonë Konsuj të Pergjithëshem të Austro-Hungarise per të gjithë territorin shqiptar nen Turki. Farmacisti Francesco Tedeschini krijoi lidhje martesore me familjen tradicionale farmacistash Ashiku në Shkodre. Thuhet se mbas Dr. Emidio Tedeschinit ka qenë me banim te perhershem në Shkoder ndonji mjek shqiptar i diplomuem ne Itali, por i pari mjek shqiptar me banim të perhershem në Shkoder, që dihet me siguri dhe me dokumenta, asht doktori Kol Mark Suma (1768-1828) i mbiquejtuni edhe Kol Heqimi ose Nikolò Mediko i diplomuem mjek në Venecia. Ky ka qenë i martuem në vitin 1792 me të motren e farmacistit Dr. Francesco Tedeschini. Permbi Dr. Kol Suma-Heqimin, të vllajn e tij dr. Simon Sumen (farmacist) dhe paseardhësit e tij, si nji nder familjet ma të vjetra të Shkodres, nga e cila kan dalë mjekë dhe farmacista, per të cilët ka shkrue kardiologia e njohtun Dr.Terezina Suma (Medicinae doctor) në vitin 2003 nji liber shumë interesant, prej 130 faqesh dhe me fotokopje dokumentash dhe fotografì të rralla.

Per mjekun Kol Suma-Heqimi do te shkruej nji herë tjeter.

Paul Tedeschini, 17.01.2007