Kreu Blog Faqe 1133

Amelia Abercrombie: Diglosia dhe shumëgjuhësia si dhe standardizimi i gjuhës rome në Prizren

0

Nga: Amelia Abercrombie, Manchester

  • Diglosia dhe shumëgjuhësia: standardizimi i gjuhës rome në Prizren 

Përmbledhje 

Ky artikull merret me ndërveprimin midis diglosisë së brendëshme të gjuhës dhe shumëgjuhësisë në shoqëri, lidhur me formimin e gjuhës rome standarde në Prizren, Kosovë 

Në Prizren flitet shqipja, turqishtja, boshnjakishtja/kroatishtja/serbishtja dhe romishtja. Po vështroj lidhjen ndërmjet praktikave specifike të të folurit, të përdorura nga romët në Prizren- me të cilën kuptoj romishten e folur përditë- dhe formimin në tentativë të standardit të romishtes. 

E filloj duke vështruar ndërlidhjen midis standardeve të gjuhëve të tjera të folura në Prizren, ndikimin e dialekteve jo standard, të kuptuara si periferike dhe qendrimin ndaj standardit dhe varianteve jostandarde. Kjo më shpie në diskutimin për procesin e standardizimit të romishtes, çfarë përkufizon standardi, kush e ka tagrin të fusë standardin, dhe qysh është përhapur ai. Gjithashtu diskutoj problemin e të shkruarit dhe drejtshkrimit.  

Seksioni i fundit shqyrton politikën e kontaktit gjuhësor dhe qëllimet e standardizimit të romishtes. 

Fjalë kyçe: romishtja, standardizimi, shumëgjuhësia, Kosova, etnografia  

Hyrje 

Jam duke përcjellë etnografinë e njerëzve që flasin deri në katër gjuhë: romisht, boshnjakisht/kroatisht/serbisht, shqip dhe turqisht, duke pare qysh përdorimi i këtyre gjuhëve larmon nëpër hapësirë. Kam qenë me punë si vullnetar në një qendër fëmijësh në një zonë romësh dhe në një stacion radioje në gjuhën rome në Prizren. Metodologjia ime përfshin mësimin e këtyre gjuhëve përmes ‘të zhyturit’ në to; kështu, që të nxënit nuk është thjesht një përvetësim i aftësisë gjuhësore dhe kulturore, por gjithashtu më lejon të fitoj një kuptim më të thellë të qendrimeve ndaj këtyre gjuhëve dhe diskutimeve për to.  

Gjendja e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve (RAE) në Kosovë është komplekse. Në përgjithësi ata janë konsideruar në një pozitë shoqërore ekonomike më të ulët se sa pakicat e tjera, por ka mungesë të dhënash për këtë çështje. Duhet shënuar gjithashtu se pozita e tyre larmon si brenda ashtu dhe ndërmjet rretheve. Problemet që përballojnë këta grupe në përgjithësi mbulohen nga Strategjia për Integrimin e Bashkësive të Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve (2009-2015). Një dokument ky që mbështetet nga organizatat qeveritare dhe joqeveritare.1  

Ky dokument synon të shqyrojë problemet specifike ekonomike, sociale dhe politike që përballojnë RAE. Megjithatë, ndonëse ky dokument edhe qeveria e Kosovës në përgjithësi I mbrojnë de jure të drejtat e këtyre bashkësive, ndikimi i tyre faktik është i kufizuar.2   

Si shembull që ka lidhje me gjuhën, qeveria supozohet se garanton të drejtën për të ndjekur klasat e gjuhës rome, me dëshirë, kjo në fakt vihet re vetëm në katër shkolla fillore në Prizren. Në përgjithsi, situata socio-ekonomike e romëve është më e mirë në Prizren se sa në pjesë të tjera të Kosovës. 

Ndër informuesit e mij, brezi më i moshuar i romëve, në përgjithësi, i flet të katër gjuhët, ndërsa më të rinjtë (pas-lufte) boshnjakishten/kroatishten/ serbishten më pak, dhe në disa zona romishtja po zhduket fare. Ndonëse janë bërë përpjekje për standardizimin e romishtes në shkallë ndërkombëtate, kjo është e dallueshme nga gjuhët e tjera, pasi nuk ka një standard të zyrtarizuar, të udhëhequr nga shteti. Megjithatë, në Prizren po zhvillohet ideja e romishtes standarde, me disa mësime të gjuhës rome në shkolla si dhe me mediat e gjuhës rome.  

Modeli i humbjes së gjuhës, që kam hasur, është disi i ndryshëm nga ajo që prisja. Në përgjithësi, unë kisha supozuar se ruajtja e romishtes do ishte më madhe midis atyre që janë më të izoluar, dhe më pak të integruar në shoqërinë dhe arsimin jo rom. Por nxora që ata nga zonat më të skajuara, më të privuara janë më pak të aftë në romisht, ndërsa në Terzimahalla, ku punësimi është në shkallë më të lartë dhe pjesëmarrja në shkolla e plotë, gjithkush e flet rrjeshshëm romishten.  

Ndërsa unë kam ndërmend ta hulumtoj këtë më tej, për momentin mendoj që në zonat më të varfëra, më të skajuara, që janë në pozitë më të dobët, kanë nevojë të tregojnë një besnikëri më të fortë te shqiptarët. Romët dhe gjuha rome shpesh përballen me akuzën si “proserbe”. Ata ne zonat më qendrore- me nivel më të lartë arsimor- kanë më shumë qasje për të drejtat e veta dhe për mbrojtje e përfaqësim në nivelin politik. Ndërsa ata në periferi dhe në vendbanimet informale nuk e bëjnë dot. Kështu duke pranuar shqipen si gjuhë të parë, sikur duke pranuar të identifikohen si ashkali dhe egjiptian ,3 është një mënyrë për t’u pranuar më mirë nga autoritetet shqiptare. Ka një varg hierarkish komplekse lidhur me përcaktimin romë, ashkali dhe egjiptian në Kosovë; për një përshkrim të plotë të debateve lidhur me besnikëritë, ndryshimet dhe kufijtë ndërmjet RAE dhe marrëdhënieve të tyre me serbët dhe shqiptarët, dhe situatën e paskonfliktit në Kosovë shiko Lichnofsky (2013) 

Nuk duhet kuptuar që shqipja flitet e para ndër ashkalitë dhe egjiptianët dhe romishtja te romët; shumë vetë që deklarohen si romë dhe prindët e të cilëve flasin romisht tani e flasin shqipen si gjuhë të parë. Prandaj brezi më i moshuar mund ta ketë folur romishten si gjuhë të parë, serbishten si gjuhë të dytë ose gjuhë arsimore dhe pastaj turqishten dhe shqipen si gjuhë të tretë dhe të katërt të përdorur vetëm në diaa rrethana; njerëz të tillë tani komunikojnë me fëmijtë e vet në gjuhën e tretë dhe të katërt. Humbja e romishtes në vendet e tjera shpesh është shoqëruar me statusin social të romit dhe gjuhës rome, por në Kosovë, do të sugjeroja se ka një problem shtesë, romët trajtohen sikur kanë mbajtur anën e forcave serbe gjatë konfliktit. 

Në këtë artikull do të flas, së pari, rreth përceptimit të standardeve të gjuhës në kontrast me variantet e folur dhe qysh kjo ndërthuret me një dikotomi rurale urbane. Do vazhdoj duke hedhë vështrimin, veçanërisht, te romishtja: cilat tipare përceptohen si standard? Cilat kuptohen si të huaja ose të pasakta? Do tregoj kështu qysh krijohet një situatë diglosore. Pastaj do hetoj praktikat që kryhen në këtë proces të formimit dhe përhapjes së standardit të romishtes, duke përfshirë drejtshkrimin, Do e mbyll duke pyetur cili është qëllimi i standardizimit dhe i përhapjes së romishtes? 

Shumëgjuhësia në Prizren dhe standardi i romishtes 

Në përgjithsi, variantet e folur të çdo gjuhe kanë prirje të kuptohen si periferike dhe jo standarde. Njerëzit flasin gegërisht, boshnjakisht/kroatisht/serbisht ( e jugut) dhe turqisht (e Ballkanit). 

Njerëzit shpesh bisedojnë “duke mos e njohur as vetë gjuhën e tyre”. Kështu, për shembull, pasi pyes çfarë gjuhe flas unë, një kujdestar shkolle shqiptar më tha “ne nuk e njohim vetë gjuhën tonë, e flasim atë por nuk e zotërojmë gramatikën. Unë di serbisht më mirë se shqip, ndonëse jam shqiptar, gjithnjë kisha notën pesë4 për serbishten dhe 3 për shqipen”. Ngjashëm, kur pyesim për një fjalë (znaći- për të nënkuptuar) ndonjërin nga të ftuarit e mij romë, ai apo ajo përgjigjet duke thënë se do përdorte ‘znaqinela’5, por kjo është një fjalë serbe, që të jep me kuptuar që ajo nuk e dinte fjalën e vërtetë në romisht, sikurse “ne nuk e njohim gjuhën tonë vetë”, dhe sugjeroi të pyesja në stacionin e radios, se atje e dinë më mirë. Kështu, kur njerëzit thonë se nuk e njohin gjuhen e vet, këtë ata nënkuptojnë. 

Flasin rrjedhshëm por nuk e njohin standardin. Altenativisht, kur pyeten rreth versionit vendas të turqishtes të folur në Prizren një informues turk më tha se ajo përdoret në të folurën e përditshme, por e dinë qysh ta përdorin standardin kur janë në mbledhje. Njësoj për boshnjakishten, nga njëherë kam gjetur një theks vendas, vështirë për t’u kuptuar, dhe ai këmbëngulte “por ne të gjithë e dimë se si të flasim me gramatikë”. 

Kështu ata e caktojnë veten, si më shumë ose më pak “të kulturuar”. Këta qendrime i mbajnë njerëzit dhe tregojnë nivelin e arsimit të tyre. Idenë e tyre për të qenë më shumë ose më pak të arsimuar, të kulturuar ose të qytetëruar. Kështu, duke folur jostandardin, atë periferik, pa e ditur standardin mire, personi karakterizohet si më rural dhe më pak i arsimuar. 

 Kjo dikotomi në të kulturuar dhe të arsimuar, në kundërshti me të pakulturuarën dhe të paedukuarën mund të shihet si pjesë e një diskutimi më të gjerë në Ballkan ku niveli i arsimit, i kulturës së lartë dhe kozmoplitizmi çmohen në kontrast me atë rural, “ballkanas” tjetër. Ky diskutim është bërë për shembull nga Jansen (2005) dhe Spasic (2011) duke e parë kozmopolitizmin në kundërshti me etnonacionalizmin, dhe është ngulitur në fjalime për ballkanizmin. Fshatarët ruralë shihen si të parsimuar, të pakulturuar, ndërsa njerëzit e qytetit janë kozmopolitë dhe të arsimuar. Në rastin e Prizrenit, prandaj, të jesh qytetar dhe i arsimuar ka kuptimin jo vetëm të kesh një repertuor gjuhësor më të gjerë, por edhe dijeni më të mëdha të standardit. 

Ky interpretim i hierarkisë sociale nuk është i njëjtë ndër të gjithë grupet e folësve të çdo gjuhe. Kështu për shembull të flasësh turqisht, qoftë edhe në zonat periferike, është në përgjithësi e interpretuar si shenjë e qytetësisë. Brenda në qytet, njerëzit nganjëherë thonë për shqiptarët dhe shqipen si diçka më rurale (jo domosdoshmërisht në kuptimin negativ). Në fakt, kjo ka qenë përmendur një herë te unë nga një informues rom që “më përpara mund të dëgjonit këtu vetëm shqip gjatë të mërkurave, duke iu referuar faktit që e mërkura ishte ditë pazari, kur njerëzit vinin nga fshatrat për të shitur fruta dhe perime,. Më përpara, në këtë vlerësim, është pak e vështirë për t’u zbërthyer, por e përmendur te unë, do të thosh përpara lufte, dhe fakti që atje ka pasë një fluks migrantësh fshatarë që nga lufta. Një informues shqiptar turkofon më ka thënë se shqiptarët e qytetit duhej të përdornin turqishten për t’i shmangur këta të ardhur rishtazi, ndonëse e përmendi që ai nuk e miratonte këtë praktikë. Anasjellas, një informues shqiptar në Prishtinë më tha ai nuk është dakord që shqiptarët në Prizren flasin turqisht njëri me tjetrin, dhe se ata duhet të flasin gjuhën e vet. 

Këto hierarki brenda dhe ndërmjet gjuhëve prandaj duhet gjithnjë të trajtohen si kontekstuale. Eshtë e udhës  të citojmë këtu Blommeart-in, që argumenton se “ndryshimet në përdorimin e gjuhës përkthehen shpejt dhe mjaft sistematikisht ndërmjet folësve” (Blommaert 2003: 615). Megjithatë, ai shkon përtej idesë se pabarazisë si diçka e qenësishme, më tepër duke e parë atë si kontekstuale, duke gjetur që ka “mospërputhje të mëdha ndërmjet asaj që burimet gjuhësore dhe mënyrat e përdorimit të tyre do të thonë në mjedise vendore” (Blommaert 2003: 619).  

Nuk është thjesht që gjuhët dhe variantet e ndryshëm janë rregulluar në mënyrë hierarkike, por më tepër që këta ndryshime mund të jenë hierarkike në një kontekst të caktuar. Kështu, të folurit  turqisht jep shenjën se je qytetas, i arsimuar, në një kontekst tjetër mund të trajtohet si shenjë e tradhëtisë së kombit tënd dhe gjuhës kombëtare. Kështu, në disa kontekste “njerëzit me aftësi të larta shumëgjuhësore mund të ndjehen të paaftë në komunikim kur ata janë ‘jashtë vendit’” (Blommaert 20054:198)  

Kur ndodhesh në mesin e brezave të moshuar në Bosnie dhe boshnjakët atje ende kanë mendimin se boshnjakishtja/kroatishtja/serbishtja është një gjuhë e arsimuar, në rrethana të tjera ajo konsiderohet e shoqëruar me regjimin e Milosheviqit dhe luftën. Ka një prirje të përgjithshme, të paktën në popull, me iu referue gjuhëve si boshnjakisht, kroatisht ose jugosllavisht më tepër si serbisht, pikërisht për këtë arsye. Këtu mund të shohim një dallim ndërmjet etiketimit të emrit të gjuhës, bazuar në etninë e folësve, si e kundërta e të folmes vetë. Dallimi ndërmjet boshnjakishtes/kroatishtes/serbishtes dhe malazishtes në përgjithësi njihet si i bazuar në etninë e folësit, më tepër se në ndryshimet gjuhësore (ndonëse në veçanti, sipas argumenteve kroate, është fjala për dallime gjuhësore). 

Ndërsa në institucione përdorimi i boshnjakishtes është i pranueshëm, në rrethana të tjera më pak formale, ajo shpesh i referohet serbishtes, që në disa rrethana nënkuptohet si nënçmuese. 

Pavarësisht këtij ndërveprimi kompleks hierarkish, përzierja e gjuhëve është e përgjithshme  si brenda ashtu edhe ndërmjet të folurave; dhe njerëzit, nganjëherë, e përshkruajnë këtë si një mënyrë prizrenase të foluri. Me këtë, ata nënkuptojnë përzierjen e disa gjuhëve, por përdorimi i turqishtes bashkë me gjuhët e tjera theksohet si diçka specifike prizrenase. Kjo ka lidhje me Prizrenin si kozmopolit, shumëkulturor, otoman dhe – në një kontekst- më islamik se pjesët e tjera të Kosovës. Kjo përzierje e përditëshme e gjuhës, prandaj, kontraston me ideologjinë e standardeve si tërësi etnike. Njerëzit kështu i përziejnë variantet periferikë ndërsa kanë shkallë të larmishme dijenish të standardeve. 

T’u rikthehemi interpretimeve të njerëzve për shumëgjuhësinë, romët që kanë zënë historikisht një pozitë socio-ekonomike më të ulët, priren të flasin më shumë gjuhë, si mënyrë mbijetese dhe biznesi me grupet e tjera gjuhësore, dhe dihet gjerësisht që të gjithë folësit e rritur të romishtes janë plotësisht diglosorë ose edhe shumëgjuhësorë. (Matras 2002: 238). Kështu, në një kuptim, romët që flasin më shumë gjuhë mund të interpretohen me termat e kozmopolitizmit, qytetësisë. Ndërsa romët (veçanërisht ata të Terzimahalla) e përshkruajnë këtë të tillë, nuk kam dëgjuar të përshkruhet kjo nga jo romët. Po, është një dëshirë, e udhëhequr nga intelektualët për të përmbushur një standard, që të jetë më i ngjashëm me grupet e tjera etnike, – i dallueshëm dhe i barabartë. Hulumtimet e mia parësisht vatërzohen te njerëzit nga Terzimahalla) ku ka edhe shumëgjuhësi në nivel të lartë, të kuptueshme nga banorët në termat e kozmopolitizmit dhe një dëshirë për një standard të dallueshëm.  

Në se marrim parasysh faktin që gjuhët mund të përzihen lehtë në një kontekst të dhënë, ose të përdoren si standard, të dallueshme te të tjerët, mund të shohim që kufijtë midis gjuhëve mund të forcohen ose të thyhen, varësisht nga konteksti. Ato nuk janë të qendrueshëm dhe përmbajtësore, instinktivisht. Gal dhe Irvine 1995) argumentojnë që “kufijtë e gjuhëve nuk janë natyrorë ose plotësisht jashtë vullnetit të njeriut dhe forcave politike” (Gal dhe Irvine 1995: 992). Kufijtë e gjuhës, atëhere mund të shihen si kontrukte kontekstuale, por jo të tilla që janë krejtësisht arbitrare. Liria e individit për të zgjedhur dhe për të përzier është subjekt për kufizime njohëse, gjuhësore dhe sociale. Disa tipare janë ndërtuar si të qendrueshme brenda një situatë të dhënë, mbi bazën e repertuarit të individit, të mësuar me përvojën e konteksteve të tjerë socialë. Kufijtë ndërmjet gjuhëve mund të shihen kësisoj si një proces diferencimi, prodhuar në një kontekst të dhënë dhe bashkë me një larmi ndikimesh sociale dhe ideologjike, të tilla si nevoja për të treguar një dijeni për një standard të qendrueshëm, të papërzier ose nevoja për të treguar besnikëri ose përkatësi grupi.  

Standardet dhe diglosia ne romisht 

Te romët, me të cilët punoj, unë gjykoj për atë që është romishte e saktë dhe e pasaktë. Njerëzit flasin për përdorimin e gjuhës dhe më mësojnë mua të flas romisht në një mënyrë të caktuar, që i referohet diçkaje si gramatikë, romishte standard apo të pastër, në kontrast “me mënyrën që flasim ne” ose “mënyrën që ne flasim në mahalla”. Kjo është shpesh- por gjithmonë- e referuar me terma puriste (pastrimi). Me këtë nënkuptoj që ata e cilësojnë çfarë është e saktë duke e përshkruar atë si e pastër, pagabime dhe pa ndikim të huaj. Kështu për shembull disa fjalë të përdorura në të folurën e përditëshme konsiderohen “të huaja” dhe prandaj jo të sakta. Kështu gindinava (unë mendoj) parapëlqehet ndaj mislinava, sepse mislinava ka prejardhje serbe dhe shajnava (unë mund) parapëlqehet ndaj mozhinava për të njëjtën arsye. Ngashëm, fjalët që janë përceptuar sikur janë me prejardhje turke fliten si të jenë jo romishte, për shëmbull jevtisar parapëlqehet ndaj afikya (për më vjen keq). Disa herë kam mësuar një fjalë të përdorur në të folurën e përditëshme, që njihet si serbe ose turke nga prejardhja; pastaj më kanë thënë që, në vend të saj, të përdorim një fjalë që duket- për mua- me prejardhje romishte. Për shembull, më kanë thënë që numa ka mundësi që vjen nga rumanishtja numai;  që ajo duhej përdorur për “por” në vend të ama. Ngjashëm, kam qenë dëshmitar në një debat, qysh të themi “unë pëlqej”, ku një informues më tha të përdor beginava (që është forma e përdorur në Terzimahalla) ndërsa një tjetër argumentoi që man plaqe është termi i saktë. Personi i parë debatoi për të, duke thënë se ajo e ka prejardhjen nga shqipja më pëlqen, por ajo duket më tepër se vjen nga rumanishtja îmi place. Është skajshmërisht e pamundur që ata të cilët më mësonin mua, nuk e njohin rumanishten, dhe fakti që ajo është më pak e njohur e bën të duket më shumë romisht.. Rumanishtja, sigurisht, nuk flitet në Prizren. Prandaj këto fjalë janë më pak të njohura në kontekstin e Prizrenit, kështu interpretohen si më identike me romishten. 

Njerëzit, që e njohin këtë variant standard, shpesh e ndreqin njëri tjetrin dhe veçanërisht mua- si një nxënës i gjuhës, që do të mësojë variantin më të mirë. Megjithatë, ata vetëm se priren të bëjnë kështu në një kontekst të dhënë. Këto janë më tepër kontekste institucionale, pikërisht të stacionit të radios në romisht, të teatrit në gjuhën rome dhe të klasave shkollore. Ka edhe intelektualë vendas që quhen si autoritete në gjuhët dhe do të ndreqin ose informojnë të tjerët për mënyrën si duhet folur, dhe nganjëherë argumentojnë ndër vedi se cili variant duhet përdorur. 

Këta interpretime se çfarë është e saktë dhe jo e saktë, ose e huaj dhe romisht, shpien në një situatë diglosore. Dmth format e sakta përdoren në institucione, ndërsa “jo të saktat” ose format e huaja pranohen më shumë në shtëpi. Kjo nuk është një ndarje e qartë, megjithatë, si rregull, edhe në institucione përdoren forma jozyrtare/jokorrekte në disa kontekste.. E kundërta është më pak e zakontë. Kështu, në një emission, format e sakta përdoren më shumë ndërsa në një bisedë kafeneje për këtë nuk ka shumë trysni. 

Procesi i standardizimit 

Matras përshkruan se qysh “ shumica dërrmuese e teksteve të prodhuara në romisht nuk formojnë pjesë të përpjekjeve për planifikimin gjuhësor të koordinuar. Më tepër ato janë një rezultat i nismave të prodhimit të teksteve nga vendas dhe individë” (Matras 2002: 254) 

Ky është sigurisht rasti në Prizren ku, me gjithë disa ndikime të jashtëme, nismat vendore janë qendrore në formimin e ndonjë standardi. Ndërsa në gjuhët e tjera standardet janë tashmë, pak a shumë, të vendosura nga institucionet shtetërore, standardizimi i romishtes po ndjek një proces. Kjo nuk do të thotë se standardet e tjera janë të fiksuara, por që ata janë të paktën më të fiksuara. Përzgjedhja dhe kodifikimi i normave të romishtes ndodh në një nivel relativisht vendor.  

Me termat e formës së gjuhës, çfarë është standard dhe jo standard, më shumë diskutohet në një nivel leksikor. Kam dëgjuar rrallë, ose asnjëherë për diskutime morfosintaktike. 

Drejtshkrimi është një pikë kyçe e përmbajtjes. Tani njerëzit , me të cilët unë punoj në Prizren përdorin një drejtshkrim të ngjashëm me shqipen, me përjashtim të përdorimit të >j< për /ʤ/ dhe <y> për /j/, duke shtuar >th<, <ph>, <qh> dhe <kh> për bashkëtingëlloret e dëshiruara. Dallimi ndërmjet /l/ dhe /ł/, (që në shqip merret si <ll> dhe <l> dhe në sëerbisht me <l> dhe <lj>), ekziston në romisht, por të dyja shkruhen si <l>. Sipas Kruezi (2008: 27), dallimi duhet të jetë i qartë varësisht nga zanorja pararendëse. Në përvojën time, ky nuk është gjithmonë rasti, ndonëse nuk është e qartë në se kjo bëhet falë drejtshkrimit, apo përdorimit të saj në kontekste të dhëna. 

Ky drejtshkrim përdoret gjithashtu edhe në RTK2 (Radio Televizioni Kosova 2- seksioni për gjuhët e pakicave). Është shpallur nga Selahatin Kruezi (nga Prizreni, por që jeton jashtë vendit), për shembull Kruezi (2008), po ashtu nga mësuesi në pension dhe botuesi i revistës në gjuhën rome, Ibrahim Elshani (nga Prizreni por edhe jeton në Prizren), i cili thotë se kjo ka qenë përdorur në Kosovë (dhe përtej) prej rreth 40 vjet (Elshani, 2011: faqe 9). 

Në praktikë, shumë njerëz e përziejnë drejtshkrimin rom me të tjerët (parësisht me shqipen) dhe ka pak përmbajtje. Kështu, për shembull, e njëjta fjalë mund të shqiptohet ndryshe nga i njëjti person dhe madje brenda të njëjtit tekst. Kjo dukuri, megjithatë, nuk është e vetme te romishtja, por edhe te shqipja në Kosovë. Kjo do sugjeronte që, të paktën në nivelin e drejtshkrimit, përmbajtësia e formës mund të mos quhet një tipar qendror në përkufizimin e romishtes standard.  

Pak më pare, ministria e arsimit (në bashkëpunim me politikanët romë) ka vendosur të përmbushë një drejtshkerim të ri rom, bazuar në kroatishten, që përdor diakritiket më të zakonta të gjuhëve sllave me alfabet latin. Për më tepër hollësi, shiko raportin e Radios Suedeze (2014), që përimton konferencën e Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës (PREBK), Ministria e arsimit, e shkencës dhe e teknologjisë, dhe intelektualët e ndryshëm. Kjo ngjalli një farë qendrese në Prizren. Ndërsa forma e mëparëshme e drejtshkrimit është ende jo shumë e përhapur, sa të krijonte problem, ajo ka më shumë gjera të përbashkëta me shqipen. Standardi i ri synon të kuptohet më mirë në tërë Europën Juglindore, por në Kosovë ai shoqërohet me serbishten. Shoqërimi i romëve me serbët është një problem serioz në shumë bashkësi rome- sikurse pasqyrohet në një artikull që thotë që shumica e romëve shkuan në shkollat serbe dhe nuk e kanë mësuar shqipen.6 

Kjo buron nga një varg incidentesh gjatë dhe menjëherë pas luftës në Kosovë, ku romët shigjetoheshin, krahas serbëve, gjatë sulmeve hakmarrëse.7 

Kështu, një alfabet që shoqërohet me serbishten mund të shihet si kërcënues. 

Këtu mund tës hohim që, në përputhje me përshkrimin e Haugenit (1966) për standardizimin, “përzgjedhja e formave” dhe “kodifikimi i formave” po zhvillohen në romisht. “Përpunimi i funksionit” dhe një shtrirje pak a shumë e madhe e “pranimit nga bashkësia” po ndodh. Kështu romishtja po standardizohet, por me një larmi mënyrash të ndryshme (Haugen 1966, f. 933). Megjithatë, ndërsa modeli i Haugenit sugjeron një përparim të renditur nëpër këto faza, në rastin e romishtes së Prizrenit mund të shohim që përzgjedhja dhe difuzioni i normave nuk janë procese të dallueshëm, por të kombinuar dhe shpesh ndodhin spontanisht. Për shembull, gazetarët shpesh formojnë neologjizma në mënyrë krijuese, kur është e nevojshme, nga kalke të tjera, prej njërës nga gjuhët rrethuese, në romisht, ose, në disa raste, formojnë një fjalë romisht nga një rrënjë anglisht, me drejtshkrimin dhe sintaksën rome.  

Është e qartë që romishtja nuk ka struktura shtetërore në vend, për t’i përhapur këto norma. Difuzioni i standardit, në mungesë të strukturave shtetërore, kërkon institucione të tjera. Në rastin e Prizrenit, këto janë klasat me zgjedhje të romishtes , tash në katër shkolla fillore; media në gjuhën rome, radio në gjuhën rome dhe revistat si dhe teatri në gjuhën rome. Këto janë gjithçka për përzgjedhjen dhe difuzionin e normave. Ndërsa klasat ende kanë një pjesëmarrje të ulët, media ka rritje dhe radioja po dëgjohet bukur gjerë në Prizren. Pjesët teatrale gjithashtu po luhen shpesh mirë dhe po priten mirë nga romët vendas. Kështu, një standard romishteje po përhapet në një nivel vendor dhe shpesh informal.  

Politika e kontaktit gjuhësor: romishtja më sferën publike 

Tani do diskutoj për romishten në kontekstin e kontakteve të saja gjuhësore. Kontakti ndikon në standardizimin e romishtes në tri mënyra.  

Së pari në konvergjencën strukturore me gjuhët e kontaktit të romishtes. Kjo merr formën e purizmit8  

Së dyti, ata, që formulojnë standardin, përpiqen të diferencojnë atë nga gjuht e kontaktit. Kjo merr formën e purizmit, sikurse u përmend më herët.  

Së treti, standardi vetë konceptohet ndryshe në lidhje me gjuhët e tjera. Standardi nevojitet së pari për të cilësuar romët si një komb, me romishten si gjuhë kombëatre (sikusre në gjuhët e tjera). Ai nevojitet gjithashtu sepse standardet konceptohen në kundërshti me periferinë, (dialektizmat); duke bërë një gjuhë rome standard kjo është shenjë e të qenit qytetës, i arsimuar dhe i kulturuar. Në kontekstin e Prizrenit, atëhere përpjekjet për ta bërë standardin krijojnë një situare diglosore, ku format jo të sakta, të përziera, të të folurit ekzistojnë paralelisht me gramatikën. Duhet më shumë të flitet –ky është çelësi- romishtja standard, jo si diçka që ka nevojë të kalojë nëpër procesin e përzgjedhjes dhe kodifikimit para përhapjes, por më tepër si diçka që ekziston- një standard i kodifikuar- që ka nevojë të përhapet më shumë. Kur njerëzit thonë se “nuk e njohim gjuhën tonë” ata duan të thonë se romishtja ekziston në një formë të pastër, por ajo ka nevojë të rimësohet dhe përhapet më mirë, në të njëjtën mënyrë, për shembull, sikurse standaedi tosk i shqipes. 

Mund të shohim këtu se si po përhapet ideologjia e pasjes dhe njohjes së një standardi. Megjithatë, situata e romëve në Kosovë është shumë e ndryshme nga ajo e nacionalizmit romantik të gjuhëve për rreth, kur ato janë standardizuar. Si e tillë, është e nevojshme të pyesim se cili është qëllimi i krijimit të standardit të romishtes: a do formojë ai një bazë për një komunikim më të gjerë, apo është parësisht diçka simbolike? 

Matras (1999) argumenton, duke parë standardizimin, se “duhet të kemi parasysh jo vetëm formën dhe përmbajtjen e strukturave nën kontroll, por gjithashtu edhe qëllimet vepruese prapa tyre”, duke vazhduar të dallojmë te ata si funksione komunikuese, emblematike dhe mobilizues-mbledhëse. (Matras 1999, f. 484). Sikurse e kam thënë, stamdardi i romishtes nevojitet për të ndihmuar në ngritjen e romëve si një komb plotësisht i mbrojtur, barabar me kombet e tjerë. Ky është roli simbolik i standardizimit. Në një nivel funksional, standardi i romishtes nevojitet për komunikimin në romisht në një nivel më të gjerë tejkombëtar. Kjo është një detyrë, që lëvizjet ndërkombëtare të romishtes janë përpjekur ta arrijnë për një kohë të gjatë. Për shembull, në 1990, IRU (Bashkimi Ndërkombëtar rom) adoptoi drejtshkrimin e ndërtuar nga Marcel Courthiade, që synonte të përfshinte të gjithë dialektet rome përmes përdorimit të grafikëve si <θ > dhe < З>, që të shqiptoheshin në mënyrë të larmishme në përputhje me dialektin e folësit. Duhet sa më shumë që alfabeti bazohet në “një alfabet meta-fonologjik, që do lejonte variacionet dialektale të përshtaten me nivelin fonologjik dhe morfo-fonologjik” (Matras 2002: f.252).  

Ndërsa njëri nga informuesit e mij e përdor këtë alfabet (ka studiuar jashtë shtetit), të tjerët ose e njohin atë ose ankohen se ai është tepër i vështirë, veçanërisht në shkrim në tastierë.  

Ky process, pra, ekziston në shkallë të ndryshme. Procesi i standardizimit në një shkallë vendore, në Prizren ka ecur në shkallë më të gjerë. Parapëlqimi për fjalët me prejardhje jo serbe ose jo turke shpjegohet nganjëherë me termat e funksionit, që ato do të kuptohen në vendet fqinje, më tepër si purizëm simbolik. Për shembull, një informues më shpjegoi që unë duhet të përdor hramina në vend të pishina për “ne shkruajmë”, jo sepse kjo është “gramatika”, por sepse “çdo njeri, madje edhe ata që nuk e dinë serbishten, do ta kuptojë këtë. Njerëzit në Maqedoni, për shembull, do ta kuptojnë këtë”. Megjithatë, komunikimi ndërkombëtar nuk përshkruhet shpesh si parësi ndër informuesit e mij. Në fakt, dikurse shihet në diskutimet për drejtshkrimin, nevoja për të treguar besnikësri ndaj atyre në pushtet, (të themi autoritetet shqiptare) dhe të theksosh ndryshimin me autoritetet e mëparërshme serbe, mund të jetë shumë më tepër e rëndësishme se nevoja për t’u lidhur me romët nga vendet e tjera. 

Duke pasur parasysh klasat e gjuhës rome, qëllimi duket se është edhe për ta përhapur standardin, edhe për t’u mësuar romishten atyre që nuk e dinë atë. Lidhur me dy studime rastesh të arsimit në romisht (Burgenland dhe Rumani), Halwachs (2012) thekson aspektet politikë mbi ata pedagogjikë të arsimit në romisht, por shton gjithashtu se ai ka funksione pedagogjike; ‘nga njëra anë, romishtja përdoret si mjet ndihmës për të dhënë mësimin e gjuhës të shumicës dhe nga ana tjetër funksionon si gjuhë për të dhënë mësim shkrim e këndim” (Halwachs 2012: 256). Megjithatë, këta funksione pedagogjikë nuk janë të dukshëm në klasat e romishtes në Prizren, sepse nxënësit mësojnë, si gjuhën e shumicës dhe shkrimin e këndimin në klasat kryesore, ndonëse klasat e romishtes ofrojnë ca mbështetje për shkrim- këndimin dhe numërimin për ata që përpiqen. Fëmijët e përziejnë të folurit romisht dhe të folurit jo romisht, dhe nga sfondi familiar më i përzier (disa janë relativisht të pasur, me prindër të arsimuar, ndërsa të tjerët janë nga zonat ku shumë njerëz nuk kanë punë ose nuk frekuentojnë shkollën). Si të tillë, u jepet mësim atyre që kanë pak dijeni- ose dije pasive- të romishtes, disa fjali dhe fjalë bazë; dhe u jepet mësim atyre që e dinë “standardin “ e romishtes, u tregojnë atyre kur po përdorin fjalët jo romisht (sepse fëmijët nuk janë shpesh të sigurt se në cilën gjuhë është një fjalë) dhe i mësojnë ata të përdorin shkrimin e romishtes në shkollë. Ky funksion i fundit mund të shihet sërish si parësisht simbolik, por këtu është themelor. Qëllimi nuk është t’u jepet mësim atyre drejtshkrimi i romishtes, dhe në fakt drejtshkrim i shqipes përdoret më shumë, por më tepër për ata që e flasin dhe e shkruajnë romishten në kushtet e klasës dhe prandaj e shoqërojnë atë me edukim, dhe prandaj e përdorin atë jashtë shtëpisë ose mahallas.  

Shkrimi i romishtes në shtëpi ose në një qendër fëmijësh nuk është e njëjta gjë. Institucionalizimi i romishtes përmes shkollës, radios e kështu me radhë, është një mjet për ta vendosur atë në sferën publike, më tepër se sa një gjuhë e kufizuar ose shtëpiake. Ruajtja e gjuhës dhe përparimi drejt sferës publike (më tepër se komunikimi ndërkombëtar) duket se është balli i luftës për standardizimin e romishtes. 

Përfundim 

 Në këtë artikull diskutova për ideologjitë lidhur me gjuhët standarde, si edhe për ndikimin e etnopolitikës në standardizim dhe në ndërrimin e repertuarit gjuhësor. Natyra periferike e gjuhëve të folura në Prizren na shpie në situate diglosike, ku variantet informale, të përziera, kontrastojnë me standardet formale, të dalluara. Në rastin e standardizimit të romishtes duket që kjo diglosi dhe këto qendrime të lidhura me të janë riprodhuar. Motivet për standardizim janë, sidoqoftë, shumë të ndryshme. Ndërsa objektivi, pjesërisht, është i thjeshtë, për të pasur një gjuhë standard, si një artefakt kulturor, standardizimi është gjithashtu me synim për ta ruajtur dhe shpënë përpara romishten, krahas problemeve që përballin romët në Kosovën e pasluftës. 

Referencat 

Blommaert, J. (2003). Commentary: A sociolinguistics of globalization. Journal of Sociolinguistics, 7 (4), 607-623.  

Blommaert, J., Collins, J., & Slembrouck, S. (2005). Spaces of multilingualism. Language & Communication, 25 (3), 197-216.  

Elshani, I. (2011). Romani Problematika. Yekhipe,40, 7-9. 

Friedman, V. A. (1984). Romani te in a Balkan Context. Jezykoëe udia balkanistyczne. 

Friedman, V. A. (1985). Balkan Romani Modality and Other Balkan Languages. Folia Slavica 7:3, 381-389. 

Friedman, V. A. (1991). Case in Romani: Old Grammar in Neë Affixes. Journal of the Gypsy Laë Society, 1:2, 85-102. 

Friedman, V. A. (2001). Romani multilingualism in its Balkan context. Sprachtypologie und Universalienforschung, 54, 148-161. 

Gal, S., & Irvine, J. T. (1995). The boundaries of languages and disciplines: Hoë ideologies construct difference. Social research, 62 (4), 967-1001.  

Halëachs, D. (2012). Romani teaching: some general considerations based on model cases. European Yearbook of Minority Issues 9, 249-269. 

Haugen. (1966). Dialect, Language, Nation. American Anthropologist 68:4, 922-935. 

Jansen, S. (2005). Who’s Afraid of White Socks? Toëards a Critical Understanding of Post-59 Yugoslav Urban Self-Perceptions. Ethnologia Balkanica, 9, 151-167.  

Kruezi, S. (2008). Standardizumi Romani Qhib. Prizren: Berati. 

Lichnofsky, C. (2013). Ashkali and Egyptians in Kosovo: Neë ethnic identifications as a result of exclusion during nationalist violence from 1990 till 2010. Romani Studies, 23: 1, 29–59. 

Matras, Y. (1998). Utterance modifiers and universals of grammatical borrowing. Linguistics 36-2. 281-331. 

Matras, Y. (1999). Writing Romani: the pragmatics of codification in a stateless language. Applied Linguistics 20, 481-501. 

Matras, Y. (2002). Romani Linguistics. Cambridge: Cambridge University Press. 

Matras, Y. (2011). Universals of Structural Borrowing. In Siemund, P. (ed.). Linguistic Universals and Language Variation. Berlin: de Gruyter. 

Spasić, I. (2011). Cosmopolitanism as Discourse and Performance: A View from the Semiperiphery. Revija za sociologiju, (3), 269-290.  

Human Rights Watch. (1999). Federal Republic Of Yugoslavia: Abuses Against Serbs And Roma In The Neë Kosovo. Human Rights Watch, 11: 10 (D). Retrieved from www.hrw.org/reports/1999/kosov2/ (accessed 18.06.2104). 

Nait Vrenezi, N. & Thaçi, J. (2009). The Position of Roma, Ashkali and Egyptian Communities in Kosovo. Prishtina: Kosovo Foundation for Open Society. Retrieved from kfos.org/the-position-of-roma-ashkali-and-egyptian-communities-in-kosovo-baseline-survey/ 

Kohavision. (2014). Romet Ne Kosove Mesojne Serbisht. KTV Lajme. Retrieved from ëëë.youtube.com/watch?v=rëëGc64iE3E 

Memorandum of the European Roma Rights Centre. (2005). In the Aftermath of Ethnic Cleansing: Continued Persecution of Roma, Ashkalis, Egyptians and Others Perceived as “Gypsies” in Kosovo: June 27, 2005. Roma Rights Journal. Retrieved from www.errc.org/article/in-the-aftermath-of-ethnic-cleansing-continued-persecution-of-roma-ashkalis-egyptians-and-others-perceived-as/2460.  

Operation for Security and Co-operation in Europe. (2012). Contribution to the Progress Review of the Action Plan of the Strategy for the Integration of Roma, Ashkali and Egyptian Communities in Kosovo, 2009–2015, OSCE Mission in Kosovo Resources. Retrieved from www.osce.org/kosovo/94856  

Radio Television Kosova 2 . (2014). Programi pe Romani Qhib ani Radio Kosova 2. Retrieved from RTK www.rtklive.com/new/ro/ RTK.  

Sveriges Radio. (2014). Nevi ABC e romenge ani Kosova. Retrieved from sverigesradio.se/sida/artikel.aspx?programid=2122&artikel=5821074 

Përktheu: Bardhyl Selimi, Tiranë, 16 janar 2023 

Beogradi dëshiron të krijojë Rusinë e vogël në rajon, Evropa nuk mund të jetë neutrale për vetë sigurinë e saj

0

Më poshtë gjeni intervistën e përkthyer në shqip të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me gazetaren italiane, Letizia Tortello, të realizuar me 14 janar 2023 dhe publikuar në La Stampa më 16 janar 2023.

Intervista e Kryeministrit Kurti për gazetën italiane, La Stampa

Përkthim jo zyrtar

Albin Kurti “Putini luan me lëkurën e Kosovës, kështu Serbia dëshiron të minojë Ballkanin”

Kryeministri i Kosovës: “Beogradi ka një pakt me Moskën, BE-ja duhet të ndërhyjë, kufiri mes NATO-s dhe Rusisë kalon edhe përmes nesh. Duhen më shumë ushtarë, mirë nëse italianë.”

Mund të ketë marrëveshje me Vuçiqin nëse ai e njeh shtetin tonë. Me pakicën serbe aplikojmë të drejtat e Kushtetutës

Barrikadat në veri të vendit u infiltruan nga elementë pro-rusë, nga Night Wolves deri te mercenarët Wagner

Beogradi dëshiron të krijojë Rusinë e vogël në rajon, Evropa nuk mund të jetë neutrale për vetë sigurinë e saj.

Letizia Tortello

Nga Ukraina në Kosovë, “Armiku është i njëjti: Putin. Serbia ka marrëveshje me Kremlinin për të destabilizuar Rajonin. Kufiri mes NATO-s dhe Rusisë është edhe këtu, në Ballkan”. Kryeministri kosovar, Albin Kurti, më 15 Dhjetor ka paraqitur kërkesën për anëtarësim në BE. Sot merr frymë, pas javësh tensionesh dhe përplasjesh në veri të vendit, me minoritetin serb që ngriti barrikada. Kujtimi i luftës (1998-99) është shumë afër, dhe shumë i dhimbshëm, për të menduar për një konflikt të ri. Armiqësitë në këtë plan duket se vetëm janë shtyrë për ca më vonë, para zgjedhjeve të prillit. Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është më larg se kurrë. Sipas Kurtit, sepse Beogradi e kundërshton. Si një lloj dere rrotulluese nga e cila Moska dëshiron të kërcënojë indirekt edhe BE-në.

Kryeministri Kurti, vendi juaj, më i riu i lindur në Evropë, 15 vite më parë, po përjeton muaj të rrezikshëm për stabilitetin e tij. Si planifikoni të parandaloni një përshkallëzim?

“Vendi ynë ka pasur një vit të mbarë. Ne jemi dëshmia se demokracia dhe zhvillimi ekonomik ecin krah për krah, me rritje 4%, eksporte +23, investime të huaja direkte +47. Jemi përmirësuar me 17 pozicione në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, e njëjta gjë për lirinë e shtypit. Jemi në vendin e parë në Ballkan Perëndimor për shtetin e së drejtës. Por marrëdhëniet me Serbinë nuk janë normale dhe ne duhet t’i normalizojmë”.

Por një marrëveshje midis jush dhe presidentit serb Vuçiq duket e pamundur. Ju jeni në një debat me pyetje dhe përgjigje të ashpër. Deri në çfarë pike jeni të gatshëm të shkoni për paqen në vendin tuaj?

“Normalizimi i marrëdhënieve duhet të ketë në thelb njohjen reciproke. Serbia duhet ta njohë Kosovën. Besoj se propozimi i BE-së i shtatorit të kaluar mund të shërbejë si një bazë e mirë për diskutimet e mëtejshme drejt këtij qëllimi demokratik. Duhet të bëhet një presion ndërkombëtar”.

Gjithashtu edhe nga ana juaj pra, duhet të ketë një hap drejt Beogradit. I dërguari i SHBA-së në Prishtinë, Derek Chollet, ju ka tërhequr vëmendjen, duke ju kujtuar të respektoni marrëveshjen për formimin e Asociacionit të Komunave Veriore në shumicë serbe. A do ta bëni?

“Paraardhësit e mi kanë lidhur 33 marrëveshje në dhjetë vjet, në bisedime në Bruksel. Njëra prej tyre është edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. E vetmja marrëveshje që dështoi në testin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Prandaj, ne gjendemi në këtë vështirësi. Mendoj se Kosova garanton nivelin më të lartë të të drejtave të pakicave. Sidomos për minoritetin serb. Shteti ynë është i përbërë nga 93% shqiptarë, gati 5% serbë, pjesa tjetër janë boshnjakë, romë, ashkali, egjiptianë, turq dhe goranë. Ne zbatojmë në mënyrë të njëanshme parimet e Kushtetutës sonë të shkruara nga ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari në periudhën para Shpalljes së Pavarësisë. Bëhet fjalë për standardet më të larta evropiane. Një asociacion etnik i komunave bie ndesh me frymën e Kushtetutës sonë”.

Beogradi flet për diskriminim serioz ndaj popullatës së tij. A ka ndonjë të vërtetë?

“Beogradi insiston në këtë pikë sepse ai nuk dëshiron të ketë një marrëveshje. Nuk mund ta kompensoj Serbinë për humbjen e luftës në 1999. Në realitet, ajo që duhet është që Serbia të njohë krimet e saj në historinë e saj të vonë, të distancohet nga e kaluara e saj, Millosheviqi, dhe nga e tashmja e saj, Putini. Për sa më takon, si kryeministër, unë jam këtu për nevojat e qytetarëve serbë. Kosova duhet të jetë një shoqëri multietnike dhe sovrane. Mendoj se është koha për të gjetur një dialog me Serbinë. Por nga propozimet e BE-së, të refuzuara nga Beogradi më 27 tetorin e kaluar, ata duan të nxjerrin vetëm atë që i përshtatet.”

Çfarë roli po luan Rusia në Ballkan?

“Kosova është obsesioni i Putinit. Vuçiqi, në vitet 1990, kishte si slogan “Serbia e Madhe”, ndërsa tani e ka ndryshuar në “Bota Serbe”, imitim i shprehjes ruse Russkiy Mir. Beogradi është regjimi klientelist më i afërt dhe më i fortë me Kremlinin. Serbia dëshiron sërish Serbinë e Madhe, dëshiron Republikën Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, dëshiron të transformojë Malin e Zi në Ukrainë dhe dëshiron të na e marrë veriun e Kosovës. Kur është fjala për Asociacionin e Komunave nuk bëhet fjalë për të drejtat e serbëve, por për territorializimin e të drejtave. Një mentalitet i ngjashëm me atë të presidentit despotik Putin.”

Vuçiq, megjithatë, po demonstron me deklarata se dëshiron të distancohet nga Moska. A po luan një lojë të dyfishtë, sipas jush?

“Serbia ka bërë një zgjedhje. Ka nënshkruar tre marrëveshje të mëdha me Rusinë: në maj, për gazin me çmimin më të lirë, në shtator, me marrëveshjen midis ish-ministrit të Punëve të Jashtme Selakoviq dhe ministrit rus Lavrov në Nju Jork për të sinkronizuar politikën e jashtme. Së fundmi, politikani serb më pro-rus, Aleksandar Vulin, ish-nënkryetar i partisë së udhëhequr nga gruaja e Millosheviqit, Mira Markoviq, tani është shefi i inteligjencës së Serbisë. Ka nga ata që nuk duan të shohin, kjo është shumë e qartë për mua”.

A mendoni se BE-ja po bën mjaftueshëm për të shmangur një prani ruse në Ballkan?

“BE duhet të jetë më e qartë dhe më e vendosur. Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse, nuk dënoi agresionin ukrainas dhe Kisha Ortodokse Serbe është në të njëjtën linjë me Kirillin. Prandaj mendoj se BE-ja duhet të jetë e guximshme. T’i thotë të vërtetën Beogradit dhe të veprojë në bazë të rrjedhojave. BE-ja nuk duhet të jetë neutrale ndaj një shteti që nuk është neutral ndaj Rusisë”.

Cilat janë rreziqet?

“Rreziku konkret është se 48 baza operative janë të vendosura rreth kufirit të Kosovës nga ana e ushtrisë serbe dhe xhandarmërisë, më pak se 5 kilometra larg nesh. Aty qarkullojnë Night Wolves rusë (banda me motoçiklistë shumë afër Putinit shën. red.), dhe gjithashtu mercenarë dhe paraushtarakë Wagner. Ka foto me stemat e tyre. Ata ishin të pranishëm edhe në barrikadat në veri. Ato 16 barrikada ishin barrikada të Wagnerit”.

Keni frikë se veriu i Kosovës do të kthehet në Krimenë tuaj?

“Mendoj se Serbia dëshiron të jetë Rusia e vogël në Ballkan, ku Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë do të jetë Bjellorusia e vogël, dhe Mali i Zi do të bëhet Ukrainë. Për veriun e Kosovës rreziku është transformimi i tij në Transnistri, si p.sh në Moldavi. Kjo është ajo që ata duan: një pjesë të territorit në Kosovë, por që ata gjithsesi e kontrollojnë për të minuar vendin në tërësi, por edhe Evropën”.

Çfarë prisni nga NATO?

“Kufiri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bërë kufiri midis NATO-s dhe Rusisë. Mendoj se nevojitet më shumë mbështetje nga NATO me më shumë ushtarë, përfshirë edhe italianë, në Kosovë dhe mbështetje për ushtrinë tonë”.

Çfarë prisni nga Italia?

“Italia është fqinji më i madh i Ballkanit Perëndimor. Është partner dhe aleat. Duhet të jetë më aktive dhe të na ndihmojë në ruajtjen e një paqe afatgjatë.”

Si e shihni Kosovën pas dhjetë vjetësh?

“Një muaj më parë e bëmë kërkesën për anëtarësim në BE. Në të kaluarën, më të shpejtat për t’u integruar ishin Suedia dhe Finlanda në tre vjet. Qipro dhe Malta, 14 vjet. Do të doja të qëndroja në mesatare, 9 vjet. BE-ja është projekti politik dhe procesi më i rëndësishëm historik i paqes dhe prosperitetit të planetit pas Luftës së Dytë Botërore. Ne duam të hyjmë për të dhënë ndihmesën tonë”.

Si e njoha Kadri Manin?

0
   

Fazli Maloku

* Kujtime në dhjetëvjetorin e shkuarjes në amshim të atdhetarit të madh.

     Në mesin e viteve `60-a, isha pranuar në detyrën e mësuesit, në shkollën 8-vjeçare të fshatit Kolaj. Përveç dëshirës së madhe që ta kryej këtë detyrë të shenjtë, ndjeja se isha i papërgatitur në shumë drejtime. Për fatin e mirë, aty gjeta shokë të çmuar: Kadri Manin, Idriz Zeqiraj, Xhelil Rama – drejtor shkolle e të tjerë. Kadriu, duke hetuar zbraztësitë e mia, filloi të punojë me mua, si mësuesi i mirë me nxënësin. Fillimisht, më ofroi ta lexoj romanin e ndaluar “Gjarpijt e Gjakut”, të Adem Demaçit, i botuar në dy numra të Revistës letrare “Jeta e Re”. Idrizi, kishte sjellur nga shtëpia libra e romane, me dhjetëra sosh, dhe i kishte vendosur në dhomën ku banonim. 

     Kadriu, me pedantërinë e tij, me veshjen elegante, me afërsinë vëllazërore, të përvetësonte me të parën. Ishte një pedagog i shkëlqyer. Kadriu dhe Idrizi, në disa raste, ua blinin nxënësve skamnorë veshjen, që nga opingat e deri në kapele, vetëm të mos e ndërprenin mësimin. Por, veprimtaria e Kadriut nuk mbaronte me përfundimin e orarit mësimor. Kadriu, lëvizte lagje me lagje, fshat më fshat, në Malësinë e Gallapit të Prishtinës, për tu njohur më për se afërmi me hallet e shumëta të fshatarëve skamnorë. 

     Pushteti pushtues ua kishte lëshuar mbi supe policët e uniformuar, spiunët pa uniforma, administratorët e zyrave civile, tagrambledhësit, e deri tek rojet e pyjeve. Banesa e Kadriut në fshatin Keqekollë ishte shëndrruar në një advokaturë të vërtetë, ku shkruheshin: lutje, kërkesa, ankesa e padi, në mbrojtje të interesave të fshatarëve, në veçanti të atyre skamnorë. Kadriu ishte mishëruar me jetën e vështirë dhe ju jipte shpresa e kurajo dhe guxim që të mos nënshtrohen, duke ua kthyer shpresën e humbur. Kadriu ishte i gatshëm të sakrifikonte jetën e tij, duke mbrojtur fshatarin skamnor. 

     Një fshatar i Keqekollës kishte një arë vizavi me oborrin e shkollës sonë, nga e cila mundohej tua siguronte bukën familjes. Por, derrat e Dragan Filipoviqit, zv. komandant në stacionin policor në Keqekollë, për çdo pranverë ia lavronin arën, bile herë-herë edhe oborrin e shkollës sonë. Ky zullumqar, ishte i njohur për të bëmat e tij antishqiptare. Fshatari ia qanë hallin Kadriut. Ky e pyet fshatarin: -A ke pushkë në shtëpi? Po, – ia kthen fshatari. -Shko merre pushkën me fishekë, eja te ara. Vrasin dosën, e cila posa kishte bërë jo më pak se 13 derrkucë. 

     Kjo ngjarje u përhap si era në gjithë Gallapin. Çeshtja vajti deri tek organet më të larta të Krahinës së Kosovës. Në shkollën tonë erdhi përsonalisht Xhevdet Hamza, sekretar i Sekretariatit të Punëve të Brenshme të Kosovës, një goxha burrë. Na futi në një klasë policë e punëtorë të arsimit. Problemet dhe raportet tejetë të ashpërsuara polici-punëtorë të arsimit, u shoshitën me orë të tëra, në një atmosferë shpërthyese. Xhevdet Hamza mbajti qëndrim parimor. Mori vendim që Dragani të transferohej menjëherë si fajtor! Kjo fitore u arrit falë aftësisë dhe guximit të të madhit-Kadri Mani.

         Formimi i Organizatës ilegale “Partia e Luftës”

     Muaj maj 1983. Kadri Mani erdhi nga burgu i dytë nëntëvjeçar. E martë, ditë tregu në Prishtinë. Rastisi që në “Tregun e Gjelbërt” të takoj Kadriun, ashtu siç e kisha dëshiruar. Fillimisht, shikuam njëri-tjetrin me mallëngjim e dashamirësi. Pastaj u përshëndetëm dorë me dorë. Vazhduam të ecnim nepër treg, sikur dëshironim të blinim diçka. Me iniciativën time u futëm në një çajtore e quajtur “Kafeja e Fetah Penuhës”, e njohur për të keq. Dhe, kujt do ti shkonte mendja se aty do të qëndrojë Kadri Mani?! 

    Pyetja ime e parë për Kadriun ishte: – Shoku Kadri, do ta pushosh pakëz këtë shpirtin tënd, gjerësa ta marrësh vetën apo do të veprosh? Përgjigja si zakonisht ishte e prerë. -“Nuk kemi kohë për pushime, duhet vepruar”. Pastaj më pyeti: – Ka ende shqiptarë që kanë vullnetin dhe guximin të veprojnë”? Kishte parasyshë se në vitet 1981-83, kishin rënë në burgjet serbo-jugosllave mijëra shqiptarë, duke u dënuar me shumë vite burg. UDB-ja, kishte arritur t`i zbulojë, pothuaj se, të gjitha grupet dhe organizatat ilegale të deritashme, të cilat vepronin në të gjitha trojet Arbërore, nën pushtimin jugosllav. 

     Shqiptarët jetonin në panik. Ishte krijuar bindja e rrejshme, e propoganduar nga njerëzit e pushtetit pushtues, sidomos nga UDB-ja, se në çdo familje shqiptare ka depërtuar sigurimi me njerëzit e tij. Në Beograd, udhëheqja shtetërore serbo-jugosllave ngritnin dolli, duke gënjyer vetën, se me shqiptarët në Jugosllavi, përfundimisht e zgjidhëm problemin. Dhe, për një kohë të gjatë, nuk do të ju shkojë mendja të mirren me veprimtari armiqësore ndaj shtetit. 

     Përgjigja ime ishte: -Po, do të gjejmë, njëri nga ta është ky që po bisedon me ty. Kadriut i shkëlqyen sytë nga gëzimi. U morëm vesh për takimet e radhës. Gjatë ditës me orar pune, takimi do të realizohet në dyqanin e rrobaqepsisë “Nora”, pronar, Mustafë Gashi. Aty punonte edhe vllai im Nebihu. Takimet e natës në shtëpitë tona. Në familjen time Kadriu prezentohej me nofkën “Katrani”, ndërsa unë në familjen e tij “Mësuesi”. Në Organizatën “Partia e Luftës”, Kadriu mbante emrin konspirativ “Shpata”, ndërsa unë “Shpati”.

     Organizatën “Partia e Luftës” e formuan: Kadri Mani, Rexhep Mala, Nuhi Berisha dhe nga jashtë, Xhafer Shatri. Meqenëse në organizimet e më hershme ilegale veprohej me metodën “TRESHE”, ishte nxjerrur konkluzioni se kjo metodë nuk dha rezultatet e duhura, sidomos në ruajtjen e konspiracionit. Drejtuesit e organizatës “Partia e Luftës” morën qëndrim që të punohet me metodën e re “DYSHE”, që rrjedhimisht doli mjaft e suksesshme. 

     U krijuan edhe organet drejtuese të organizatës: Shtabi profesional, Shtabi qendror, Shtabet rajonale dhe Shtabet lokale. Në një takim pune, në shtëpinë time, me Kadriun, u përcaktuan drejtuesit e Organizatës për qytetin e Prishtinës. Qyteti u nda në dy pjesë gjeografike, Veri-Jug. Vija ndarëse ishte rruga që vinte nga Fushë Kosova, për në Malet e Gërmisë. Pjesën jugore do ta mbulojë “Celula e Parë”, Kadri Mani dhe Ramush Jashari. Pjesën veriore të qytetit, “Celula e Dytë” do ta mbulojnë Fazli Maloku dhe Sokol Duraku.

      Dita-ditës, Organizata rritej, duke marrë shtrirje dhe formimi i “Celulave” në gjithë territorin e Kosovës. E vetmja komunë, e cila mbeti e pambuluar me celula, ishte komuna e Besianës, (ish Podjeva), e cila do të duhej të lidhej me aktivitete me Shalën e Bajgorës, ku, tashmë, nga patrioti i shquar, revolucionari, Mehë Uka, (tani dëshmor), ishin krijuar celulat.

   Kah fundi i dhjetorit 1983, Kadri Mani, do të vizitojë Shqipërinë, ilegalisht. Në Shqipëri, siç shpjegonte Kadriu, nuk i plotësohet dëshira, për ta takuar Enver Hoxhën, për shkak të shëndetit të dobët të Enverit, por kjo mbahej tepër sekret nga Shteti Shqiptar. Realizon takim me Nexhmije Hoxhën. Kadriu shpjegonte: Me Nexhmijen biseduam orë të tëra. I shpjegova, gjerë e gjatë, ku është ardhur niveli i organizimit të Organizatës “Partia e Luftës”. 

    Kërkesa ime dhe e Organizatës ishte që Shqipëria të na mbështesë, si dhe të na furnizojë me armatim, për një kryengritje të armatosur kundër Jugosllavisë, me qëllim të çlirimit të Kosovës dhe pjesëve tjera shqiptare dhe bashkimin me Shtetin Amë-Shqipërinë. Nexhmija më dëgjoi me vëmendje dhe foli: Kam besim të plotë në gjithë atë që ju shpjeguat. Por, gjendja dhe rrethanat e brenshme të Shqipërisë me Enverin e sëmurë si dhe faktori i jashtëm nuk janë në favorin tonë. Të fillojë kryengritja e armatosur në Kosovë sot, në këto rrethana do të ishte vetëvrasje jo vetëm për Kosovën, por edhe për Shqipërinë.

     Porosia ime është, ju ta ruani si deri më sot e ta kultivoni në popull edhe më tutje dashurinë për Atdheun, urrejtjen për pushtuesin, frymën luftarake për çlirim e bashkim, frymën e lirisë. Kosova do të çlirohet vetëm atëherë kur të shkatërrohet Federata Jugosllave. Rruga për çlirim do të jetë e gjatë dhe e vështirë, por, kjo ditë do të vjen e sigurtë.

     Kadriu, nga kjo vizitë u kthye mjaft i dëshpruar. Neve na porositi: Të punojmë edhe më tutje me këtë vrull, me këta hapa të sigurtë drejt lirisë, duke u mbështetur në forcat tona. Jam shumë i sigurtë se Dita e Çlirimit, Dita e Lirisë do të vijë!

     Fillimi i vitit 1984, do të jetë edhe fundi tragjik i Organizatës “Partia e Luftës”. Vrasja e Rexhep Malës e Nuhi Berishës, si dhe arrestimi i Kadri Manit, tri shtyllat kryesore themeluese të Organizatës, nuk la mundësi, për të vazhduar aktivitetin më tutje, sipas programit të saj. Megjithate, fryma liridashëse-revolucionare e Organizatës “Partia e Luftës”, për çlirim dhe bashkim kombëtar u manifestua tek brezat, deri tek dalëzotësja USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS (UÇK), e cila, së bashku me paktin NATO, realizoi, pjesërisht, amanetin e heronjve e dëshmorëve të Kombit të të gjithë brezave. 

  Fakti se me arrestimin e Kadri Manit, falë qëndrimit të tij titanik dhe konspiracionit të shkëlqyeshëm e punës në “DYSHE”, nuk u zblua qoftë edhe një “celulë” e vetme e Organizatës, është një dëshmi e padiskutueshme, për rezultatin e dëshirueshëm të saj.

   Kadri Mani, i denuar me 27 vite burg dhe mbi 17.5 vite burg të mbajtura, do të mbetet njëri nga kolosët më besnikët, më revolucionarët, ndër më të merituarit, me përmasa kombëtare shqiptare. Kadriu, idealisti i papërmirësuari deri në frymën e fundit, për çlirimin e tokave Arbërore, nga pushtuesi jugosllav dhe bashkimi i tyre me Nënën Shqipëri.

     I paharruar për jetë e mot, i madhi, Kadri Mani!

Kujtime në dhjetëvjetorin e amshimit: Kadri Mani, luftëtar i përjetshëm për Kosovën e Shqiptarinë

0
Binak Ulaj, Vuthaj – Prishtinë
 
BINAK ULAJ, kryetar i Shoqatës të ish-Bugosurëve Politikë të Kosovës
* Në 10-vjetorin e amëshimit

      Sot, kur shënojmë 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të Kadri Manit, e kujtojmë me respekt të veçantë përkushtimin dhe sakrificën e tij, por edhe të familjes së tij, në Lëvizjen Kombëtare Çirimtare të Kosovës. Falë veprimtarisë, zgjërimit dha avancimit të vazhdueshëm të kësaj Lëvizjeje, u arrit të formohej UÇK-ja, e cila na e solli lirinë që e gëzojmë sot, me çka iu kthye dinjiteti popullit dhe Atdheut tonë. Edhe unë kam pasur nderin që, së bashku me Kadriun, t’i përkas kësaj Lëvizje që nga njohja me të, në tetor të vitit 1968. Për t’u njohur me Kadriun më kishte këshilluar Idriz Zeqiraj, të cilin atëkohë e kisha përcjellë për në Tiranë, me qëllim që prej andej të na njoftojë për qëndrimin e Tiranës dhe të na dërgojë literaturë të nevojshme, gjë që edhe do ta bëjë përmes vëllait të tij, Seferit dhe të axhës, Rexhepit, që punonin në mërgim.

     Që nga njohja e parë do të më bëjë përshtypje qëndrimi i çiltër i Kadriut dhe besimi për të bashkëvepruar, sikur të njiheshim që prej shumë vitesh. Duke vlerësuar lart demonstratat e vitit 1968 dhe jehonen e tyre brenda dhe jashtë vendit, pa humbur kohë, do t’ i qasemi punës, do të përpilojmë, shumëzojmë e shpërndajmë traktin, me të cilin i ftonim studentët dhe popullin të ngriteshin përsëri në demonstrata e protesta. Por, për shkak të kohës së shkurtër të përgatitjes, do të zbulohemi e arrestohemi pas pak ditësh. Ishte kjo sprova e parë e qëndrimit dhe përkushtimit ndaj kauzës, të cilës kishim vendosur t’ ia kushtonim jetën. Por edhe sprova e parë ndaj qëndrimit e përkushtimit ndaj njëri- tjetrit. Asnjë fajësim i shokut, por vetëm përpjekje që të gjithë peshën e dënimit të të tjerëve, ta merrnim mbi vete.

     Burgu dhe torturat, gjendja e rëndë ekonomike e familjes, masat e rrepëta të përndjekjes e represionit, nuk do ta ndalin Kadriun me shokët: Xhafer Shatrin, Jashar Alinë dhe Binak Ulajn, ta vazhdojnë veprimtarinë atdhetare dhe ta shpien përpara atë, ndonëse e dinin se do t`i prisnin dënime edhe më të rënda dhe mund t`u kushtonte edhe me jetë. Këtu edhe qëndron madhështia e veprimtarëve të Lëvizjes. Falë këtij vullneti, ky grup do të njihet e lidhet edhe me veprimtarë tjerë të Lëvizjes, si me Mehmet Hajrizin, Rexhep Malën, Hydajet Hysenin, Gani Sylën, Nuhi Berishën, Jakup Krasniqin e të tjerë, gjë që do të avancojë nivelin e organizimit dhe të zgjërimit, jo vetëm në Kosovë, por edhe në vise tjera, madje edhe në diasporë, duke marrë kështu përmasat e një organizate të mirëfilltë.
      Duke vlerësuar rolin e mjeteve të informimit, grupi i emëruar “Grupi Revolucionar të Kosovës” (GRK), do ta përgatisë e nxjerrë edhe oragnin e vet të shtypit me emrin “Zëri i Kosovës”, që ishte gazeta e parë ilegale pas Luftës së Dytë Botërore, (LDB). Për shkak të veprimtarisë gjithnjë e më intensive, por edhe për shkak të përcjelljes së rreptë të organeve të shtetit policor, çfarë ishte ish- Jugosllavia, në fillim të majit të vitit 1974, do të zbulohet e arrestohet vetëm një pjesë e grupit: Kadriu, Xhafer Shatri, Jashar Aliu dhe Binak Ulaj. As tani, bashkëveprimtarët tjerë nuk zbulohen. Ky qëndrim i paepur i veprimtarëve do të mundësojë që GRK, të jetë grupi më veprimtari më jetëgjatë, duke përfshirë edhe periudhën e formimit të UÇK-së. Se ç`peshë i jipte Kadriu moszbulimit të shokëve, do ta thotë e shkruajë disa vite më vonë: “Disa herë e kam parë vdekjen me sy dhe kam menduar edhe në vetëvrasje. Futet thika në zemër, sikur në mollën e kalbur, para se të përmendet, qoftë edhe një emër i një verimtari.”

     Me këtë rast po e veçoj edhe një të dhënë për veprimtarinë e GRK-së: Traktet e shumëzuara janë shpërndarë, kryesisht, në konviktin e studentëve dhe te punëtorët e minierave, në Stan-Tërg, Tunel të Parë, Golesh, Magurë, Kishnicë, por dhe në lagjën e punëtorëve të kombinatit “Ramiz Sdiku” në Prishtinë. Në asnjë tekst, a shkrim të botuar, për grevën historike të minatërëve të Trepçës, kur ata për tetë ditë radhazi, nga 20 deri me 28 shkurt1989, qëndrojnë të mbyllur në zgafellë, nuk është theksuar ky fakt.

     Nga burgu në burg, në Prishtinë, Mitrocicë, Pejë, Beograd, Nish, Leskovc, Maribor, Lubjanë, Zagreb, ndonëse edhe me shëndet të rënduar, Kadriu, sapo do të lirohej, do ta vazhdojë veprimtarinë, duke i mbetur besnik programit atdhetar të Lëvizjes dhe motos së GRK-së: “Çdo gjë për çështjen, asgjë mbi çështjen.” Dhe, në vitin 1983, së bashku me Rexhep Malën, Nuhi Berishin, guerilët e parë të Lëvizjes të rënë dëshmorë, do ta formojnë “Partinë e Luftës të Kosovës”, (PLK).

     Përsëri arrestim dhe dënim maksimal me burg. Po, Kadriu, do të qëndrojë. Për këtë qëndresë ai do t’ i jetë mirënjohës familjes e, në rend të parë bashkëshortës, për të cilën do të shkruajë: “Edhe pse kam qenë në burg, kam qenë i lirë si zogu në degë, duke iu falënderuar gruas time të devotshme, Shukrie Bunjaku-Osmani, e cila ka qenë shtyllë e shtëpisë, si dhe, në raste të tjera, të shokëve të mi”. Këtë përkrahje e qëndrim e të zonjës Shukrie e kam përjetuar edhe unë.

     Dhe, po e përsëris diç që s’mund të mohohet. Pa përkrahjen dhe solidaritetin e familjarëve të të burgosurve politikë, Lëvizja çlirimtare e Kosovës nuk do të ishte e suksesshme. Këto familje duke u njohur e solidarizuar njëra me tjetrën, do të përbëjnë një kategori shoqërore, e cila do t’i bëjë ballë dhunës e persekutimeve. Veçmas duhet vlerësuar qëndrimin e bashkëshorteve, për të cilat pak kemi folur e shkruar. Kadriu është njëri ndër ata, i cili qëndresës së grave ia ka kushtuar librin “Nuset tona”.

     Për ndjenjën solidare të Kadriut dhe të shoqes të jetës së tij, Shukries, do ta përmendi një rast të veçantë:

Meqë isha nga një cep i largët i Ardheut dhe banoja me qira, së bashku me nënën e moshuar, Kadriu, i cili kishte arritur ta ndërtojë një kat përdhesë të shtëpisë, do të më thotë : “Eja e punoje një kat për vete. Falë të qoftë”. Tani, pas kaq vitesh, kur e mendojmë gjithë atë sakrificë të brezave e brezave, atë solidaritet, gjendjen në të cilën është Kosova sot, s’ka si të mos pyesësh: Po ç’ndodhi me ne, kur pas më së një shekulli, na u dha rasti të punojmë të lirë, për popullin dhe atdheun tonë?

     Para sa vitesh, ambasadori i Kroacisë në Kosovë, pat akuzuar: “E keni shndërruar Kosovën në lopë mjelëse…’’ Dhe ja, edhe shumica e punëtorëve të arsimit bien në të njëjtin nivel, të pa ndodhur kurrë më parë në historinë e arsimit shqip, për pak para, t’i lënë një muaj, afro 400 mijë fëmijë e nxënës pa shkollë. Kush ka mundur ta marrë me mend diç të tillë? Prej tyre kjo s’mund të arsyetohet!

     E përmend këtë rast, jashtë frymës së kësaj akademie, për arsye se jam i bindur se veprimet e vetjeve të caktuara, edhe Kadriun do ta kenë zhgënjyer. Prandaj do të ndryshojë edhe qëndrimi i tij e që binte ndesh me veprimtarinë e tij atdhetare, e cila assesi dhe kurrë nuk mund të mohohet.

     Lavdi jetës dhe veprës atdhetare të Kadri Manit! Lavdi gjithë të rënëve në altarin e lirisë së Atdheut tonë!

Për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti -Skënderbeu- ku janë eshtrat? 

Prof. Pirro Prifti

(me rastin e 555 vjetorit të vdekjes) 

Me 17 janar 1468 bëhen 555 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. 

Sipas Marin Barletit thotë se: ““Trupi i tij u varros në Lezhë në Katedralen e Shën  Nikollës, sipas zakonit të stërgjyshërve të tij, varrimi u bë me një ceremoni plot zi dhe dhimbje të pamatë nga kapedanët dhe ushtarët e princave fisnikë aleatë të tij. Askush nuk e kishte menduar se në Shqipëri në ato vende të krishtërimit do të derdheshin aq shumë lot“,.…; 

Pra jo sipas riteve katolike se ndryshe, përse do të përmendte Barleti ritet e varrimit? Madje u varros ne parcelën e të krishterëve orthodoksë sipas një historian francez. 

 Dihet se popullata qytetare dhe fshatare në atë kohë ishte ortodokse në të gjithë Arbërinë dhe Epirin me përjashtim të qyteteve Lezhë, Shkodër, Drisht, Tivarr Durrës, të cilat kishin nga dy lloj kishash-katolike dhe ortodokse në atë kohë.  

Për shumë kohë është menduar se ushtria osmane e cila pushtoi Lezhën Njëmbëdhjetë vjet më vonë, kur turqit pushtuan Lezhën në vitin 1478, sipas Marin Barletit biografi i parë i Skënderbeut, Barleti, në librin e tij “Historia e Skënderbeut” na jep këtë pasazh: 

“Turqit dhe Barbarët duke u bërë zotër të qytetit të Lisos, gjetën dhe nxorën nga varri me dëshirë shumë të madhe trupin e Skënderbeut. Te eshtrat dhe varri i tij u mblodhën që të gjithë kush e kush më parë, sepse kujtonin se do të ishe fatbardhë, shumë i lumtur ai që do të siguronte për vete një copëz prej tyre, të cilën e qepnin dhe e zbukuronin një palë me argjend, një palë me ar dhe e varnin në qafë, si ndonjë gjë hyjnore, të shenjtë dhe vendimtare për fatin e tyre dhe e nderonin me respekt shumë të madh, duke kujtuar se të gjithë ata që i mbanin me vete ato thërrmija do të kishin në jetë po atë fat e mbarësi që pat edhe gëzoi sa qe gjallë vetë Skënderbeu”. 

 Sidoqoftë tete shkruesit e fitoreve osmane në Arbri dhe Epir nuk e përmëndin këtëë fakt të shkruar nga Marin Barleti: 

1)-“Tursun Beu;Tarih-i ebu’l-feth(Historia e atit te pushtimeve) 

2)-“Kevami;Fetih-name-i Sultan Mehmed (Veper mbi fitoret e Sulltan Mehmetit) 

3)-“Idriz Bitlisi(14?!-1520); Hest Bihist (Tete Parajsat)”;…. 

4)-“Kemal Pashazade/Ibn Kemali(1468-1534);Tevarih-i al-i Osman (Historia e Dinastise Osmane)-Defteri/Vellimi i VII-te”;…. 

5)-“Hoxha Saddedin/Hasan Xhan bin Hafiz Muhammed isfahani(1536-1599);Tac-ut-tevarih (Kurora e Historive)”;… 

6)-“Ali/Mustafa bin Ahmed bin Abdullah al-Mavla Celebi(1541-1600);Kunh-ul-ahbar (Berthama e lajmeve)”; 

7)-“Sollakzade/Mehmet Hemdemi(?!..-1657);Fihrist-i Sahan(Pasqyra e mbreterve)ose Tarih-i Solakzade(Historia e Sollakzadese)”… 

8)-“Mynexhimbashi/Dervish Ahmed dede bin Luftullah(1631-1702);… 

Pra nuk shkruajnë asnjëri nga ata se u hap varri i Heroit kombatar nga osmanet të cilët i `përdorën kockat si talizmanë` por japin dëshmi tjetër dhe na pohojnë se turqit prishën edhe varrezat e dikurshme të kishës duke i hedhur eshtrat e varreve në lumin Drin që ndodhej aty pranë (Harvat Glasnik XXI, Dok 83). Pra, ajo që thuhet se turqit u përpoqën të zhduknin plotësisht kujtimin e Skënderbeut mund të jetë e vërtetë. Sidoqoftë nuk përmëndin faktin që përmënd Marin Barleti` se i morën kockat për talismanë` , ndoshta sepse Barleti nuk deshte që Skënderbeu të kishte varr sepse nuk ishte katolik. Mendoj se këta shkrues janë më të saktë për ngjarjet e atyre viteve se i panë me sy kurse Barleti shkrovi sipas kujtimeve të të tjerëve. 

Sami Frashëri, eruditi më i madh i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, në veprën e tij enciklopedike “Fjalor i Përgjithshëm i Historisë dhe i Gjeografisë”, botuar në Stamboll në vitin 1889, në zërin Lezha, shkruan se: “Ajo kishte ndërtesa të bukura dhe fortifikime, ishte mjaft e madhe dhe e lulëzuar. Nga pesë kishat e mëdha të asaj kohe, njëra u shdërrua në xhami dhe pastaj u rrënua. Thuhet se në rrethet e kësaj është varrosur Skënderbeu, megjithatë varri nuk gjendet kurrkund” (Sami Frashëri. Vepra iI. Tiranë 1988. Fq 352). Pra Skënderbeu duhet të jetë varrosur në Kështjellën e Lezhës, dhe jo jashtë saj. 

Rivarrimi i eshtrave të Heroit Kombëtar duket se ka patur tërësisht aspektin fetar për shkak të varrezave të Familjes Kastrioti në Manastirin Orthodoks Hilandar. Nje dokument venecjan me date 17 Gusht 1424 na tregon shkruan ai se përfaqësonjësi i Gjon Kastriotit, AtDhimitri, i paraqit një kërkesë Senatit në gjuhen greke, gjë që dëfton se ai ishte ortodoks oriental edhe jo-katolik latin. Po si qëndron e vërteta? Argumenti qëndron se Bashkëshortja e Heroit Kombëtar Donika Kastrioti  (Androniki Arianiti motra e Shën Angjelinës sipas mbiemrit vajzëror) e dinte se egzistonte varreza e Familjes Kastrioti në Manastirin e Hilandarit tek Pirgu Arbanas (Pirgu -Kullë i Shën Gjergjit) ku ishin varrosur i jati, Gjon Kastrioti me 2 maj 1437 (si Murgu Joakim), Reposh Kastrioti me 25 korrik 1431, dhe Kostandin Kastrioti vdekur (??). Kështu që gjatë kohës prej dhjetë vjetës derisa u pushtua Lezha, Bashkaëshortja e Heroit do ti ketë lëvizur eshtrat e Heroit Kombëtar. Kjo vërtetohet se Donika Kastrioti ka drejtuar principatën gjatë kësaj kohe por ka lëvizur disa herë gjatë këtyre viteve si në Napoli me djalin e saj, duke dërguar fshehurazi dhe vajzën 7 vjeçare me emrin Maria të Kontit Drakula duke e quajtur si vajzën e saj. Kështu ajo para se të largohej nga Arbëria i çvarrosi eshtrat e Heroit Kombatar  dhe i dërgoi fshehurazi në Manastirin Hilandar aty ku i vjehrri Gjon Kastrioti, kishte pronën e tij në Manastirin Hilandar. sipas Adelfateve të viti 1426 dhe 1430.  

Sipas A Xharas, Andronika, e cila në historinë e Arbërisë njihet me emrin Donika, mbërriti në itali më 23maj të vitit 1468, për më shumë por ka dëshmi se Andronica Commeno ose Cominata, pat jetuar disa kohë në Monte S. Angelo edhe në vitin 1467, dhe se ajo Gjon Kastrioti kur erdhi në trevat Napolitane, gjeti strehë në atë feud ose në Napoli, ndërsa Kruja u ishte lënë në posedim dhe mbrojtje venecianëve.“Më 27 gusht 1468 ajo u zhvendos nga feudet që mbreti Ferdinand, ia kishte dhënë të shoqit në Salento drejt Napolit, dhe në 1501 u largua për në Valencia ku edhe vdiq dhe u varros ne 1505 në shtator në Manstirin Trinitti. (https://www.academia.edu/41269447/Dhjet%C3%AB_misteret_e_Donika_Kastriotit?auto=download). 

Çvendosja është bërë brënda kësaj hapësire kohore pas 17 janarit 1468 deri në 23 maj 1468. Perse? Sepse Donika Kastrioti nuk mund të linte eshtrat e burrit të saj në një vënd që mund të pushtohej nga dita në ditë nga hordhitë osmane dhe së dyti , dihet se mos besimi ndaj Republikës së Shën Markut (Venedikut), ndaj të cilit kishte dyshime të forta se Heroi Kombëtar mund të ishte helmuar nga ata për shkak se Venediku kishte një marëveshje të fshehtë paqeje me osmanët që para vdekjes se Skënderbeut dhe se prania e tij rrezikonte paqen. 

Ku mund të jetë rivarrosur Heroi Kombëtar në Manastirin e Hilandarit? Ka dy vënde. Njëri është tek varri i Stefan Dushanit, sepse në Epitafin e tij dhe në të majtë sipër kur e sheh përballë, gjëndet stena e Kastriotëve. 

 Pse mund të jetë varrosur aty brënda një varri të huaj dhe jo tek Pirgu Arbanas? sepse dihet nga frika se osmanët mund të përdhosnin eshtrat e Heroit Kombëtar. Tjetri mund të jetë tek varri i një serbi tjetër Grur Braknovic i cili u varros me nofkën -Germanus nga nipi i tij murg. Dihet që në vitin 2001 u dogj Manastir aty pranë Pirgut Arbanas dhe kjo ndoshta për të zhdukur gjurmët.  Dihet se në Manastirin e Hilandarit janë varrosur ndër vite .edhe njerëz që nuk ishin pjestarë të Manastirit por që ishin njerëz të shquar. Heroi ynë Kombëtar e kishte vëndin e tij pushimit të përjetshëm në Manastirin e Hilandarit pranë Pirgut Arnanas. Ky Pirg deri në shek e XVII u mirëmbajt nga Princët vllehë, ndoshta nga që Donika Kastrioti ndihmoi bijën e Drakulës për të dërguar në Itali. Më vonë nuk u mirëmbajt.  

Shpresojmë që shteti ynë dhe KOASH të vënë dorë mbi këtë vënd të shënjtë për ta mirëmbajtur dhe ndoshta për të bërë një ADN, aty ku është rivarrosur Gjergj Kastrioti -Skënderbeu.  

priftipirro2017@gmail.com 

Kush më i fortë, Republika e Kosovës apo asociacioni serb?

0

Gani I. Mehmeti 

KUSH MË E FORTË REPUBLIKA E KOSOVËS APO ASOCIACIONI SERB? 

Janë çaur në këmbë të gjithë ndërkombëtarët, por edhe opozita në Kosovë dhe bëjnë trysni kryeminstrit Albin Kurti për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe! Madje, opozita në Kosovë, disi na del si e kënaqur nëse Kurtit i duhet ta bëjë këtë, pa e menduar se edhe nëse po, ky është gatuar nga vetë opozita e sotme kur ishin në pozitë. 

E  unë kam një pyetje  për të gjithë ata që kërkojnë themelimin e këtij Asociacinoni se, kush do të mbetet më i fortë, Republika e Kosovës apo Asociacioni, cili mund ta dirigjojë tjertrin? Po dua t’i bijë si shkurt: Mund ta zhbëjë Republikën e Kosovës në të ardhmen Asociacioni që do të lind nga kjo vetë, apo Asociacionin një ditë, sipas nevojë, mund ta zhbëjë Republika e Kosovës?  

Po eshtroj këtë pyetje se, nuk do të mund të shkojnë gjatë bashkë! 

Populli ynë, me kohën e ka një fjalë të urtë që thot:  

DY ATLLARË NUK  BËJNË NË NJË MULLAR! 

Pra, nuk do të mund të jenë edhe këto me të drejta të barabarta bashkë. Njëra duhet të ketë më shumë të drejta. E, me sa po shihet, deri sa Qendra nuk do të mund të ndërhyjë në Asociacionin serb, do të thtë se, Asociacioni do të ndërrhyjë në Qendrën (kupto: Republikën e Kosovës) dhe dalëngadalë do ta zhvlerësojë deri sa ta hajë e do ta zhbëjë tërësisht. 

Prandaj, ju lutemi, duhet të keni kujdes. Të sqarohet mirë kush deri ku mund të shkojë.  

Nëse, Ministritë nuk do të kenë ingerenca mbi drejtoritë e formuara nga Asociacioni, atëherë nuk do të jetë në rregull, pse asnjëra nuk do ta pyet tjetrën, apo drejtoritë e dala nga Asociacioni do të dalin më të forta, pse do të punojnë kokë më vete. Kjo nuk ka ndodhur në asnjë vend, në asnjë shtet deri sot. Kjo do të jetë vetëvrasje e Republikës së Kosovës. 

Prandaj, për fund, shtroj pyetjen: 

Me asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, a më i fortë do të jetë Asociacioni i këtyre komunave, apo Republika e Kosovës? 

Natyrisht, kisha dashur të marrë përgjigje në këtë pyetje. 

 

Shtatë mendime për një krizë

0

Lis Bukuroca, Gjermani
(Naser Aliu)
1.Serbia dëshiron Republikë Serbe në vendin, që e konsideron Krahinën të veten, në  Kosovë dhe Metohi: diçka shumë të madhe, brenda të voglës. Ajo republikë e quajtur „Zajednicë“, do t’i mundësonte asaj kontrollimin e Kosovës. Si në Bosnje „Sërpska“. Thaçi e Mustafa degraduan shtetin e Kosovës në krahinë serbe dhe pas çlirimit nga Serbia, i mundësuan Serbisë ta rindërtojë Kosovën përbrenda.

 

2.

Nëse Serbia nuk do ta njohë Kosovën, siç përsërisin Vuçiq e Daçiq, atëherë ajo dëshiron të mbetet me Rusinë. Le të mbetet. Perëndimi nuk duhet të shtiret se pa të do të fundosej, në fakt, do t’ishte e kundërta. Serbia duhet të fundoset politikisht për ta rindërtuar shtetin demokratik konkretisht. Shtëpia e re në të njëjtin oborr nuk ndërtohet pa rrënimin e së vjetrës. Ka ndodhur kudo kështu dhe nuk do të bëjë përjashtim as ajo.

Serbiua nuk dëshiron të jetë me Perëndimin si e barabartë me kombet tjera të Ballkanit. Ajo parapëlqen të jetë e privilegjuara e Rusisë dhe të mbetet marionetë e saj për t’i dominuar fqinjët.

3.

Mirëkuptimi ndaj radikalizmit serb, toni urdhërues ndaj Kosovës, trimëron edhe më shumë ekstremizmin serb dhe mund të nxisë revoltën shqiptare. Mbështetja e Vuçiqit dhe Daçiqit është motivim i nacionalizmit ekstrem serb. Serbia nuk mund të mbijetojë e rrethuar me shtetet e BE-së dhe NATO-s, prandaj nuk duhen lutje, por urdhër kategorik ose sanksione.

4.

Pranimi, durimi, përligjja e barrikadave të kriminelëve serbë e rusë dhe trajtimi i radikalizmit serb në Ballkan si revoltë normale demokratike, mund t’ia fusë zjarrin Ballkanit edhe njëherë. Pikërisht këtë e dëshiron fashisti rus, Putini.

5.

Krejt vendet e Ballkanit kanë ndryshuar, vetëm Serbia ka ngelur ajo e Millosheviqit, ku jo vetëm se në pushtet gjendet njerëzit e tij, por edhe shumica e popullit nuk ka ndryshuar: ai po ruan e kultivon urrejtjen dhe përbuzjen ndaj fqinjëve siç e kishte në shekullin XIX dhe XX.

6.

Katundet serbe, që Mustafa e Thaçi i shndërruan në komuna për të mundësuar Bashkësinë  Serbe me pushtet ekzekutiv, si askund në botë, por që kryetarja e atëhershme Atifete Jahjaga ua parandaloi me dërgimin në Gjykatën Kushtetuese, ka brenda vetes edhe tri komuna me shumicë shqiptare: Artanën (Novobërda), Kllokotin dhe Shtërpcën. Këtë e shkruan portali serb “normalizacija.”

Tërrnoci i Madh i Luginës i ka 8.893 banorë, shumica absolute shqiptarë, por sipas ligjit serb, ai është katund. Presheva ka gati 40.000 banorë, por e shndërruar me ligje serbe në fshat. Parteshi komunë me 1,785 banorë. Pse? Sepse dy politikanë shqiptarë menduan se Serbia duhet të dëmshpërblehet dhe të trajtohet si viktimë.

7.

Albin Kurti po merret me administrimin e problemeve, të cilat i kanë prodhuar Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. Meqenëse ndërtimin e Bashkësisë Serbe e kërkon edhe Perëndimi, ai duhet ta themelojë në pajtim me Kushtetutën dhe si kryetar të parë të propozojë Mustafën. Si kryetar të nderit, Hashimin…

P.S. Lartë harta e Kosovës me katundet serbe të shpërndarë nëpër Kosovë, që do të krijojnë një lloj principate serbe. Nëse do të ndërtohet me pushtet ekzekutiv, atëherë do t’i ketë dy pushtete: një në Kuvendin e Kosovës dhe një në autonominë e vet…

E vërteta e Reçakut: Barbarizëm serb dhe krim kundër njerëzimit

Nga Frank Shkreli   

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani: “Të kthehemi në Reçak e në çdo vend tjetër ku barbaria serbe la gjurmë tmerri, ta themi me zë të lartë se këtu kanë ndodhur krime kundër njerëzimit, siç e tha ambasadori Walker para njëzet e katër vjetësh; ta dëshmojmë të Vërtetën e Reçakut e të gjithë Kosovës, sepse vetëm e Vërteta ndihmon në ndërtimin e një të ardhmeje të bazuar në paqe.” (15 Janar, 2023)  

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti: “Reçaku është një nga dëshmitë kryesore që na kujton rrënjët dhe çmimin e lirisë sonë. Në 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, nderojmë 45 shqiptarët civil të masakruar nga forcat e Serbisë.  Ne përkulemi para vuajtjes e sakrificës së njerëzve tanë. Shteti ynë demokratik, nuk i amniston kriminelët dhe nuk i harron krimet e luftës. Populli ynë i është gjithmonë mirënjohës e falënderues Ambasadorit William Walker, për rolin e kontributin e punës së tij për të vërtetën dhe Kosovën.” (15 Janar, 2023)  

24-vjetë më parë, me 15 Janar të vitit 1999, në fshatin Reçak, komuna e Shtimes, jo më larg se 30 kilometra në jug të Prishtinës, forcat serbe të diktatorit terrorist të Serbisë, Millosheviçit, vranë 45 persona civil shqiptarë të pafajshëm. Dje, të dielen (15 Janar, 2023) në atë fshat u mblodhën një numër i madh qytetarësh, në një tubim përkujtimor në nderim të viktimave, udhëheqsit më të lartë të Republikës së Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, si dhe Ambasadori William Walker, i cili 24 vjetë më parë i kumtoi botës lajmin e zi të masakrës në Reçak të 45 shqiptarëve. Kosova shënoi 24-vjetorin e këtij krimi kundër njerëzimit, përvjetorin e kësaj ngjarjeje tragjike, e cila konsiderohet si pikëkthesa kryesore e ngjarjeve të mëvonshme në Kosovë, sulmet ushtarake të NATO-s kundër objektivave ushtarake dhe industriale serbe, përfshir kryeqytetin e Sebisë, Beogradin. Ajo ishte një ndërhyrje që më në fund, detyroi largimin e forcave terroriste ushtarake dhe policore serbe nga Kosova, duke i dhënë, kështu, fund luftës në Kosovë.  

Ishte ambasadori amerikan Uilliam Uoker, në atë kohë Shef i Misionit Verifikues i Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Europë, (OSBE) ai, i cili në atë kohë, zgjoi nga gjumi letargjik ndërgjegjen e botës mbi barbarizmat që makineria ushtarako-policore dhe paramilitare e Serbisë po bënte në Kosovë, si të donte dhe kur të donte, pa asnjë ndëshkim.   

Ambasadori amerikan Uoker ka thënë në të kaluarën se, ato që ai ka parë me sytë e tij në Reçak janë ato që ai i konsideron si prova dërmuese të së vërtetës që ka ndodhur aty. Të vërtetën, që ai i kumtoi botës, në atë kohë, se forcat ushtarake, policore dhe paramilitare të Serbisë — kishin kryer masakra dhe krime të rënda kundër njerëzimit ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës. Pasi kishte parë kufomat e shqiptarëve të vrarë në Reçak, Ambasadori amerikan e ka dënuar masakrën si një “barbarizëm të pabesueshëm”, ndërsa i ka cilësuar vrasjet në fshatin Reçak si, “një krim kundër njerëzimit”, duke i thënë në atë kohë gazetës amerikane “Nju Jork Tajms” se, ”nuk dëshironte të hezitonte asnjë minutë që të akuzonte, drejtpërdrejtë, forcat qeveritare serbe si përgjegjëse të kësaj masakre”.  

Deklarata e ambasadorit Uolker bëri jehonë anë e mbanë botës, në atë kohë, por shkaktoi reagime të ashpra, sidomos, në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë. Ish-Presidenti amerikan Bill Klinton ka reaguar atëherë ndaj deklaratës së ambasadorit Uolker duke thënë se: “Masakra e Reçakut, ishte një akt vrasës i qëllimshëm dhe pa dallim, që synonte të frikësonte popullin e Kosovës”.  

Ndërsa ministri i Jashtëm i Gjermanisë gjatë shpërthimit të krizës në Kosovë, Joschka Fischer duke folur në emër të Bashkimit Europian ka thënë, pas zbulimit të masakrës në Reçak nga ambasadori Uoker, se: “Ata që janë përgjegjës për këtë akt, duhet ta dinë se komuniteti ndërkombëtar nuk do të pranojë kurrë masakrimin brutal dhe vrasjen e popullsisë civile”.  

Masakra e shqiptarëve civilë nga forcat serbe në Reçak ishte vetëm një nga sulmet e forcave terroriste serbe kundër popullsisë shqiptare të Kosovës gjatë atyre viteve, për të cilat bota nuk ishte e informuar. Por, më në fund ka qenë deklarata e ambasadorit Uilliam Uoker, si dëshmitar okular i masakrës në Reçak, ajo që më në fund bëri jehonë në median botërore dhe si rrjedhim shkaktoi një ndryshim të dukshëm të politikës së vendeve perëndimore karshi gjendjes në Kosovë dhe njëkohësisht, shërbeu si një katalist për ndërhyrjen eventuale të NATO-s, për të dëbuar forcat serbe nga Kosova. Gazeta e kryeqytetit amerikan, Uashington Post, shkruante në prill të vitit 1999 se pas një shqyrtimi të vendim-marrjeve në Shtëpinë e Bardhë dhe në kryeqendrën e NATO-s në Bruksel, shihet qartë se masakra e Reçakut transformoi politikën e Perëndimit ndaj Ballkanit si asnjë ngjarje tjetër më parë. Masakra e Reçakut, sipas gazetës “Uashington Post”, bindi qeverinë amerikane dhe aleatët e saj në NATO se, politika e tyre e ndjekur deri atëherë duhej të ndryshohej fund e krye.  

Politika amerikane ndaj Kosovës, deri atëherë, bazohej në atë që njihet si  “Paralajmërimi i Krishtlindjeve”, një telegram prej një fjalie që administrata e Presidentit Bush të parë i kishte dërguar Millosheviçit më 24 Dhjetor 1992, vija e kuqe, e që ishte një telegram shumë i shkurtër  dhe pa stërhollime, por tekstualisht përmbajtja e tij u citua nga “Uashington Post”, të ketë qenë fjalia që vijon: “Në rast të një konflikti në Kosovë, që shkaktohet nga ndërhyrja e Serbisë, Shtetet e Bashkuara do të jenë të gatshme të përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe brenda Serbisë”.  Ky kërcënim u përsërit disa herë edhe nga ish-Sekretari i Departamentit të Shtetit Uorren Kristofer, në mandatin e parë të Presidentit Klinton, por deri në masakrën e Reçakut mbeti vetëm një kërcënim në letër. Ishte pra masakra e Reçakut dhe dëshmia e një ambasadori amerikan, mbi këtë tragjedi, tragjedinë që kishte parë në atë fshat ambasadori Uoker, që zgjoi, më në fund, ndërgjegjen e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në NATO, por edhe të botës mbarë, e cila bëri që paralajmërimi kërcënues i administratës së Xhorxh Bushit të parë, me rastin e  Krishtlindjeve të vitit 1992, më në fund të zbatohej.  

Si përfundim, më 13 tetor 1999, për herë të parë në historinë e saj, organizata e Atlantikut Verior, NATO autorizon komisionin ushtarak të saj që të fillonte planifikimin për ndërhyrje ushtarake në Kosovë.  Shpesh mendoj me vete, po të kishte qenë në atë kohë në Kosovë ndonjë përfaqësues tjetër nga ndonjë vend europian e jo Uilliam Uoker, si Shef i Misionit Verifikues i Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Europë, çfarë do të kishte ndodhur me rrjedhat historike të Kosovës dhe me të VËRTETËN e Reçakut? A do kishte pasur një përfaqësues tjetër fuqinë dhe ndërgjegjen morale që të shkonte e të vërtetonte vet se çka kishte ndodhur në Reçak. Ose çfarë do të kishte ndodhur në qoftë se ambasadori Uoker nuk do të kishte shkuar fare për të parë vetë me sytë e tij tragjedinë në Reçak. Unë besoj se, si rrejdhim, do të kishte pasur masakra të tjera si ajo e Reçakut, anë e mbanë Kosovës dhe askush nuk do të dinte gjë për to, sot e kësaj dite. Ambasadori Uoker kollaj mund të kishte shkruar raportin nga një zyrë e ngrohtë në Prishtinë e ta dërgonte në Vjenë, duke informuar OSBE-në se, ‘sipas raporteve thuhet se ka ndodhur një tragjedi në Reçak, por rrethanat dhe hollësitë nuk dihen’.  Dhe me aq ai e kishte kryer detyrën e vet. 

Por jo! Ai si diplomat i regjur e me përvojë, e ka ditur se një raport i tillë nuk do të kishte pasur kurrë efektin që do të kishte dëshmia e tij e gjallë, duke vajtur vet në vendin e ngjarjes tragjike në Reçak, duke e bërë kështu më të besueshme deklaratën e vet mbi masakrën që kishte parë në atë fshat.  

Andaj në këtë 24-pëvjetor të atij krimi të shëmtuar nga forcat  kriminele serbe, të kujtojmë, natyrisht, me respekt dëshmorët dhe martirët e rënë të Reçakut në solidaritet me familjet e tyre, por njëkohësisht, të mos harrojmë as diplomatin amerikan, ambasadorin Uilliam Uoker, i cili me guximin dhe kurajon e tij zgjoi ndërgjegjen morale të botës, e cila falë dëshmisë së tij, u njoh për së afërmi me barbarizmat që po bënte Serbia, me dekada në Kosovë, kundër shqiptarëve dhe më në fund, bëri që NATO të vendoste që të ndërhynte për t’i ndaluar masakrat serbe kundër shqiptarëve, duke ndërmarrë sulme ajrore kundër Serbisë dhe forcave të saja në Kosovë.  

Të rënëve, Zoti u faltë paqën, familjeve të dëshmorëve, Zoti u dhashtë forcë! Ndrësa mikut tonë, Ambasadorit Uilliam Uoker — i cili për shumicën e shqiptarëve kudo, ka lenë gjurmë të thella dhe vulë të pashlyeshme në historinë e Kosovës dhe të mbarë Kombit shqiptar — Zoti i faltë jetë të gjatë dhe shëndet, ashtuqë të dëshmojë të VËRTETËN e Reçakut për një kohë të gjatë!   

Rroftë ndër shekuj, Kosova e pavarur, e lirë dhe demokratike! 

Bilde

BildeFotot nga tubimi përkujtimor janë marrë nga portali i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku mund të shikoni edhe foto të tjera nga ky përvjetor përkujtimor 

Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e përkujtuan Masakrën e Reçakut

0

Fjalimi i Presidentes Osmani në Akademinë Përkujtimore me rastin e 24 vjetorit të Masakrës së Reçakut 

Të nderuar qytetarë të Reçakut e të Shtimes,    

I nderuar kryetar i Kuvendit, z.Konjufca 

I nderuar kryeministër Kurti 

Shumë i nderuar Ambasador Walker 

I nderuar kryetar Aliu 

Zëvendëskryeministra, ministra, deputetë, zotëri ish-president 

Të nderuar shkëlqësi ambasadorë që jeni sot në mesin tonë 

Shumë të nderuara familje të viktimave të masakrës së Reçakut 

Të nderuara familje të dëshmorëve, të martirëve 

Të nderuar të mbijetuar që jeni sot sërish në mesin tonë 

Të dashur të pranishëm, 

Forhåndsvisning av bilde

Jemi mbledhur sot që sërish të kujtojmë krimet monstruoze të 15 janarit të vitit 1999 në Reçak, të cilat shërbyen si një moment i kthesës historike, jo vetëm ngase aty mizoria e regjimit të Millosheviqit ndaj civilëve shqiptarë mori trajtën më çnjerëzore, por edhe ngaqë shënoi një moment në të cilin vetëdija ndërkombëtare u zgjua përfundimisht.  

Masakra e Reçakut bëri që qendrat vendimmarrëse demokratike të mobilizoheshin për ta mbrojtur një popull që po vuante nën kthetrat e një regjimi gjenocidal, por edhe për të dëshmuar se qytetërimi perëndimor nuk mund të dorëzohej para hegjemonive, prandaj Kosova duhej të ndihmohej e të mbrohej.  

Reçaku dëshmoi se Kosova ishte edhe sfida e përballjes së botës demokratike me këtë dilemë: a do të dorëzohej një qytetërim i tërë para një barbarie, apo do të vepronte në mbrojtje të vlerave të veta, duke e mbrojtur një popull të shtypur, që rrezikonte të shfarosej nga një regjim që kishte qëllime të pastra gjenocidale.  

Ky moment kthese lidhej edhe me një emër e një njeri, i cili, kishte marrë përsipër të udhëhiqte misionin vëzhgues në Kosovë: Ambasadori William Walker, i cili edhe sot, njësoj sikurse në vitin 1999 e çdo vit pas tij është këtu bashkë me banorët e Reçakut, bashkë me familjen e bashkë me gjithë Kosovën.  

Krimet e kryera këtu në Reçak, njëzetë e katër vjet më parë, kur civilë shqiptarë u shuan mizorisht nga forcat e regjimit gjenocidal serb, i dëshmuan botës për tragjedinë të cilën po e përjetonin shqiptarët, por e bën të pashmangshme edhe ndërhyrjen e botës demokratike për ta ndalur këtë makineri vrastare. 

Kodra e Bebushit, siç njihet nga banorët lokalë, por edhe i gjithë Reçaku, u shndërrua në vendin në të cilin krimet kundër njerëzimit nuk mund të fshiheshin më nga makineria Millosheviqiane. Por, të masakruarit mbase do të vriteshin për së dyti, nga proparaganda e makinerisë e gënjeshtrës informative, të cilën asokohe e udhëhiqte Presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuciq sikur shefi i verifikuesve të OSBE-së, Ambasadori Walker, i cili doli në vendngjarje, të mos kishte lëshuar kushtrimin gjithandej botës pa asnjë hezitim të vetëm, duke e cilësuar me të drejtë këtë ngjarje si një krim të rëndë kundër njerëzimit.  

“Nga ajo që pashë, nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time”, deklaronte atëbotë Ambasadori Walker.  

Kjo frazë e tij mbeti përjetësisht në kujtesën e shqiptarëve, por u shndërrua po ashtu në jehonë të cilën bota demokratike e dëgjoi të kumbonte gjithandej. Duke e cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit dhe duke kërkuar drejtësi për viktimat, ambasadori Walker u shndërrua në zërin e viktimave dhe në zërin e gjithë Kosovës në kohët më të rënda në historinë tonë. Kushtrimi i lëshuar prej tij ia dëshmoi botës jo vetëm të drejtën e popullit shqiptar për të jetuar i lirë, por edhe mizorinë e regjimit të Millosheviçit, i cili duhej të ndalej nga të gjithë ata që besonin në vlerat e lirisë e të demokracisë.  

Forhåndsvisning av bilde

Të nderuar të pranishëm, 

Të dashur familjarë e të mbijetuar, 

Sot, kur i kujtojmë me dhembje të dashurit tanë, të cilëve makineria e dhunës ua këputi jetën vetëm e vetëm pse ata ishin shqiptarë, pse donin të jetonin të lirë, detyrimi për të siguruar drejtësi për ta e për të gjitha të viktimat gjithandej Kosovës bëhet synimi ynë më i rëndësishëm. Sepse, historia e gjithsecilit prej tyre është historia e vet Kosovës, vendit që u ngrit mbi dhembjen, trishtimin për humbjen e njerëzve tanë, të cilët prehen në varrezat e Reçakut e në shumë e shumë varreza të tjera gjithandej Kosovës. Ata thërrasin për drejtësi sot e kurdoherë. Ata trokasin çdo ditë në ndërgjegjen e secilit prej nesh, duke kërkuar që të bëjmë edhe më shumë për drejtësi për ta, por edhe për gjetjen e mbi 1600 të dashurve tanë të zhdukur me dhunë, të cilët Serbia e ministrit të atëhershëm të Informimit e presidentit të sotshëm, i mban ende peng, duke dëshmuar se asnjëherë nuk ka ndryshuar as mendësi e as qëllim. Prandaj, të mos harrojmë kurrë që çdo varr në Reçak ka një histori tmerri. Secili prej tyre dëshmon për tmerrin e përgjithshëm që e përjetuan shqiptarët për shkak të hegjemonisë së një regjimi vrastar e diktatorial. Këto tmerre  janë dëshmia për rrugën e kaluar, por edhe drita udhërrëfyese për ne për rrugën që duhet ndjekur përpara, që është zhvillimi e forcimi i shtetit tonë e integrimi i tij në strukturat euroatlantike së bashku me vendet demokratike që na qëndruan pranë në kohët më të rënda në mënyrë që të punojmë që të gjithë bashkë që histori të tilla tmerri mos të ndodhin kurrë më në asnjë vend të botës. 

Pavarësisht se dikush mund të mos kuptojë plotësisht kur ne e ngremë fort zërin për viktimat e luftës së fundit në Kosovë, ne duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë, sepse duhet ta kujtojmë e ta dëshmojmë vazhdimisht të vërtetën, duhet ta themi zëshëm atë, këtu e kudo tjetër në botë. Sidomos kur përballemi me aq shumë tendenca për ndryshim e falsifikim të historisë.  

Prandaj, si popull që sakrifikuam gjithçka për lirinë tonë, sot duhet të luftojmë për kujtesë e kundër harresës, gjithnjë duke shikuar drejt së ardhmes. Të kthehemi në Reçak e në çdo vend tjetër ku barbaria serbe la gjurmë tmerri e gjenocidi, ta themi me zë të lartë se këtu kanë ndodhur krime kundër njerëzimit, siç e ka thënë ambasadori Walker në vitin ‘99, ta dëshmojmë të vërtetën e Reçakut e të gjithë Kosovës, sepse vetëm e vetëm e vërteta ndihmon në ndërtimin e një të ardhmeje të bazuar në paqe të qëndrueshme e afatgjatë. Ta ruajmë përkushtimin tonë për lirinë, të cilin e dëshmuan vajzat e djemtë e UCK-së, ta kultivojmë këtë ndjenjë lirie, të bëjmë gjithçka që paqja të mbretërojë në vend e në gjithë rajonin tonë, por gjithnjë duke u bazuar në të vërtetën e duke luftuar mashtrimin. Duke qenë të gjithë dëshmitarë e viktima të një regjimi gjenocidal, populli i Kosovës e kupton më thellë se kushdo tjetër vlerën e kujtesës. Prandaj, do ta ngremë zërin kundër gjenocidit gjithandej nëpër botë ashtu siç po bëjmë edhe sot. Reçaku është dhimbja jonë e përhershme, por edhe nevoja për ta ruajtur paqen dhe dinjitetin njerëzor. Nga këtu filloi të marrë formë liria jonë.  

Qoftë i paharruar kujtimi për të rënët në Reçak! 

Forhåndsvisning av bilde

Kryetari Glauk Konjufca bëri homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak 

Sot, me rastin e 24 vjetorit të masakrës së Reçakut, kryetari Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule në Memorialin Përkujtimor në Reçak. 

Po ashtu kryetari Konjufca mori pjesë në ceremoninë përkujtimore, e cila u mbajt në Shtëpinë e Kulturës në Shtime, me prezencën e drejtuesve më të lartë të shtetit, përfaqësuesve të institucioneve të tjera qendrore e lokale, familjarëve të viktimave e qytetarëve të shumtë.  

Forhåndsvisning av bilde

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe ish-shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Wiliam Walker.  

Forhåndsvisning av bilde

Më 15 janar 1999, në Reçak forcat pushtuese serbe vranë dhe masakruan 45 civilë shqiptarë, përfshirë edhe shumë fëmijë e pleq.  

Kryeministri Kurti bëri homazhe në Reçak

0

Reçak, 15 janar 2023

Në 24- vjetorin e Masakrës së Reçakut, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Presidenten Vjosa Osmani- Sadriu, Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, bën homazhe dhe vendosën kurora me lule në kompleksin memorial, në Reçak, në nderim të viktimave civile të masakruara nga forcat serbe, më 15 janar 1999.

Pas homazheve, në shoqëri edhe të ambasadorit William Walker, përfaqësuesve diplomatikë të akredituar në Kosovë dhe në prani të shumë qytetarëve, kryeministri Kurti ka vazhduar me nderime te varrezat e të vrarëve nga forcat serbe, si dhe ka vizituar shtatoren e ambasadorit Walker.

Duke nderuar viktimat e masakrës së Reçakut, kryeministri Kurti tha se çdo fillim vit në mes të janarit dhe sa herë që vijmë për vizitë dhe homazhe në Reçak, përballë faqes së murit të memorialit që mbanë 45 portretet e viktimave civile të vrarë në fshat të Shtimes, pashmangshëm na rikthehen në kujtesë pamjet e trupave të tyre, të masakruar më 15 janar 1999 nga policia e Serbisë.

Forhåndsvisning av bilde

Pas homazheve, kryeministri Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimore, në 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut, aktivitete këto që u organizuan nga Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, e ku nga një fjalë rasti mbajtën presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe ambasadori William Walker.

Forhåndsvisning av bilde

​Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde