Kreu Blog Faqe 1138

Oda e Junikut, institucion pleqnar në Dukagjin

0

Idriz Zeqiraj, Gjermani

Në foto: Pjesëmarrësit në takimin në Odën Pleqnare të Junikut, ke shtatorja e heroit, Edmond Hoxha, nip i Avdyl Hoxhës

Kulla e Hoxhajve të Junikut është ndërtuar në fund të shekullit 17-të. Ajo është kulla më e lashtë në Junik dhe ndër më të lashtat në Rrafshin e Dukagjinit. Ajo është rinovuar nga Fondi Ndërkombëtar, si dëshmi kulturore dhe historike. Kulla e Avdyl Imer Hoxhës (plakut), njihet si Selia e hartimit të 14 vendimeve, të cilat çuan në shpërthimin e kryengritjes shqiptare dhe shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, më 1912. Traditën e pleqërinë të odave e ka vazhduar trashëgimtari, Brahim Avdyl Hoxha. Kulla, brenda së cilës është oda, e njohur si -Oda e Junikut-, vazhdon ta luajë rolin e një gjykate tradicionale, popullore, vendimet e dala prej saj, nuk u vunë në pikëpyetje asnjëherë.

Oda e Junikut, përveç misionit pleqnar, siç është pajtimi i palëve në konflikt dhe ndarjes së drejtësisë, për çështje kontestuese, në mes palëve, që preferojnë gjykim jashtë gjykate, pra, gjykim pleqnar, Oda e Junikut organizon edhe shënimin e datave historike, manifestime kulturore, si orë letrare dhe të tjera.

Në Foto: Pamje e pjesëshme në -Odën e Junikut-

Në kuadrin e 110 vjetorit të Kuvendit të Junikut, rrjedha e jehonës së tij në letërsi, art e kulturë, u mbajt në Kompleksin e Odës Pleqnare të Junikut. Kësaj radhe, Lidhja e Krijuesëve Shqiptarë në Mërgatë, (LKSHM), takimet e veta tradicionale në Atdhe, i mbajti në bashkëpunim dhe koordinim me katër asociacione, në një Trup e Këshill Organizativ të përbashkët:

– LKSHM,

– Komuna e Junikut,

– Oda Pleqnare e Junikut,

– Shoqata e Intelektualëve të Pavarur e Deçanit,

– Shoqata e Krijuesëve të Deçanit,

nën përkujdesjen e Këshillit Organizativ, të përbërë nga:

Mentor Thaqi,

Adem Lushaj,

Murteza Osdautaj, 

Naser Hoxha

Bashkëskenaristë dhe moderues të këtij takimi dimëthënës, ishin Mentor Thaqi, Adem Lushaj dhe Murteza Osdautaj. Veprimtari i Mërgatës dhe i Kosovës, poeti dhe aktruesi i talentuar, Mentor Thaqi, hapi takimin, në Kompleksin e Odës së Junikut, duke iu uruar mirëseardhje mysafirëve të nderuar, që nga Amerika e largët, Evropa dhe i gjithë Etnikumi shqiptar.

Kryetari i i komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, si nikoqir komunal i këtij takimi, përshëndeti mysafirët e shumtë dhe vendorët e pranishëm. Ai bëri një përvijim të shkurtër të kësaj Ode, duke mos e fshehur krenarinë e ligjshme, për rolin e saj atdhetar, politik dhe shoqëror, në një kohëzgjatje ndër shekuj. Kryetari Shehu shprehu falenderimin për mysafirët e nderuar pjesëmarrës dhe uroi të ndjehen mirë në Junikun historik.

Shkrimtari dhe kritiku letrar, Prend Buzhala, bëri një vështrim rikujtese të Kuvendit të Junikut në 110 vjetorin e tij, respektivisht, rrjedhat e tij në letërsi, art e kulturë. Ai, si njohës i shkëlqyer i krijimtarisë letrare dhe artistike, përgjatë shekullit të shkruar, angazhimit të brezave dhe plejadave krijuese, kanë gjetur frymëzimin edhe në Odën e Junikut, në rolin e saj historik dhe edukativ, për harmoninë e brezave shqiptarë.

     Për temën qëndrore – Oda Pleqnare e Junikut, historia dhe tradita e saj -, foli pronari i Kullës dhe Odës të Junikut, Naser Hoxha, trashëgimtar i ligjshëm i saj:

“Kulla apo Oda shqiptare është njëra nga institucionet më të larta, të traditave dhe trashëgimisë sonë. Pra, i vetmi institucion kulturor e politik në gjuhën kombëtare. Nga këto Kulla apo Oda kanë dalur figura të ndritshme të kombit shqiptar, si: mendimtarë, dijetarë, atdhetarë po ashtu edhe guximtarë të shquar, dmth. ato pasurohen me burra.

Kullat e Dukagjinit kanë qenë shembull për rend, (kush e ka vendin e madh dhe vendin e nderit). Dhe, filozofia “ai që flet mirë dhe i ka fjala peshë”. Një prej tyre, Kulla e Brahim Hoxhës, trashëgimtar i së cilës jam unë, Naser Hoxha, është një monument me rëndësi historike dhe institucioni më i lartë i rendit shoqëror. Aty mendohej, trajtohej, bisedohej, kuvendohej, merreshin vendime, këshillime, lindshin ide, shprehej e thuhej krejt çka i duhej një populli, si kritika, lëvdata, pa ofendime, gjithnjë, me qëllime të mira. Gjithnjë u shtrua pyetja: „Çka u fol, e çka u tha?” Me kullën e Junikut janë të lidhura të gjitha traditat e zakonet tona. Ajo është simbol i kulturës kombëtare shqiptare.

Mëqense Oda e Junikut është që nga koha Lekë Dukagjinit, është vendos që përfaqesuesi i kësaj kulle, të jetë edhe kryeplak, i cili pleqnon pleqtë. D.m.th. nuk kanë thënë më Kulla e Imer Hoxhës, Brahim Hoshës apo sot, Kulla e Naser Hoxhës, por kane thënë Oda e Junikut, kurse kryeplak ka qenë plaku i familjes Hoxha, që është marrë me Kanunin e Lekës. Kjo familje është e vetmja në Kosovë, së bashku me familjen e Marka Gjonit të Oroshit në Mirëditë, të cilët janë kryepleqët për trevat shqiptare: I pari për Kosovë, e i dyti për Shqipëri. Kurse, pleq ka.

Kjo kullë dhe shumë kulla tjera, mbetën të shenjta për shqiptarinë. Ato kanë luajtur rol të shumëfishtë: Në të mësohej historia e vërtetë kombëtare, meqë kulla ishte edhe shkollë, edhe xhami, edhe universitet edhe kuvend. Mu në këtë kullë hidhej fara e dashurisë për vendin, për njerëzit. Në të hidhej fara e besnikërisë, bujarisë, trimërisë, guximit, durimit, mikpritjes. Aty flitej edhe për mikun dhe për armikun. Në të pajtoheshin gjaqe, aty përcaktohej fati i shumë familjeve, fiseve, katundeve, madje edhe fati i një rajoni apo edhe i mbarë vendit.

Në këtë godinë-Kullë, i morëm xixat e para të ndjenjës së dashurisë për Kosovën, për nënën Shqipëri, për heronjtë kombëtarë, siç ishin: Skënderbeu, Hasan Prishtina, Isa Boletini e shumë e shumë të tjerë. Edhe sot në këtë përurim librash, janë mbledhur poashtu figura të njohura të letërsisë shqiptare. Nga sot kësaj kulle po i shtohet edhe një epitet i ri, takimi letrar i poetëve shqiptarë. Unë, si nikoqir, iu dëshiroj mirëseardhje dhe uroj që ky takim të mos jetë i fundit”,- pëmbylli fjalën e tij, Naser Hoxha, krypleqnar i Odës të Junikut.

Takimi vazhdoi me prezantim botimesh në periudhën një vjeçare, që nga takimi i vitit të kaluar, në Prishtinë, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”. Për të vazhduar me – Orën e Madhe Letrare -, e LKSHM dhe të krijuesëve vendorë “Juniku dhe Oda Pleqnare 2022”.

Me krijimet e tyre poetike, letrare dhe aktrimet e monologjeve, u paraqitën , pothuaj se, të gjithë krijuesit e pranishëm.

                 Nderimi me -Mirënjohje- dhe -Plis-

E veçanta e këtij takimi, ishte nderimi meritor i shumë personaliteteve, me – Mirënjohje – dhe – Plis -. Nga 5 asociacione, në 110 vjetorin, secili nga 11 Mirënjohje me plis, gjithësejt 55 Mirënjohje me 55 plisa, të emërtuara sipas karakterit të veprimtarisë:

Nga e majta: Mentor Thaqi, Nazmi Rrahmani, Musa Jupolli

– Plisi i Nderit (Ramiz Tafilaj) – intelektual dhe biznismen i ardhur nga Amerika. Mori pjesë ne takime kulturore në Kosovë dhe Shqipëri. Bëri deklaratën domëthënëse, premtuese dhe fisnike: “Jam gadi të financoj botimin e librave shkencorë, politikë dhe letrarë, të cilët vlerësohen, për përmbajtjen dhe rëndësinë e tyre kombëtare. Premtimin e mbajti, financoi librin e studjuesit Adem Lushaj…

– Plisi i Miss Edith Durhamit (Dijana Tafilaj), nusja e zotit Tafilaj, intelektuale amerikane, me shqipen e mësuar mirë. Bashkëshorti Tafilaj, të gjithë arritjet e tij në Amerikë, ia dedikonte nuses Dianë.

– Plisi i Dodonës (Nimon Muçaj, Muradije Muriqi, … aktorët e nderuem), miku im artist dhe shkrimtar i talentuar Muçaj, dhe mikesha ime aktore e Teatrit të Gjakovës, Muradije, shkëlqyen me monologjet e tyre të përzgjedhura.

– Plisi i Onufrit (Prof. Nimon Lokaj dhe artistë tjerë), artisti Lokaj, më kujton profesorin tim, Sylejman Lokaj, aktorin e shquar, ndjesë pastë!

– Plisi i Luftëtarit (Prof. Sadri Lokaj, Prof. Hamdi Kurti, Tahir Cukaj, … dhe tjerë), nderim për luftëtarët.

– Plisi i Poetit Luftëtar (Ali Geci, …),  nder për Gecin poet dhe luftëtar!

– Plisi i Lajmtarit (Curr Mazrekaj, Rexhep Rifati, Halil Rrustemaj, Jeta Beqiraj,…), krijues të suksesshëm, lajmëtarë të lirisë.

– Plisi i Mërgatës (Musa Jupolli, Idriz Zeqiraj, Sylë Bajrami, …), Jupolli e Bajrami, botues të disa librave poetik e letrarë.

– Plisi i Malësisë (Sokol Ahmetaj, Ali Daci, Bekë Nikçi), krenaria e Sanxhakut, Daci me shokë, veprimtarë të palodhur.

– Plisi i Konstantinit (Ismet Azizi), kryetar i përkushtuar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, studjues dhe veprues, për zgjimin kombëtar të vëllezërve tanë, fort të rrezikuar nga asimilimi sllav. Ekspozita, kushtuar heronjëve të Sanxhakut, kryevepër e Ismet Azizit, Ali Dacit me shokë.

– Plisi i Gj. N. Kazazit (Aqif Shehu, Migena Arllati, Fahri Xharra, Arif Haxhija,…), gjetje e duhur emërtesa e Kazazit, për burrat e Gjakovës dhe të tjerët. Njeriu i mirë, Shehu, “Gjakova barometër e politikës”- kanë thënë. I lezetshëm dhe realist, që rrezaton pozitivitet. Xharra – luftë me arabë e sllavë! Pavarësisht përkatësisë fetare, rrjeshtimi i arabëve, është njësh me forcat regresive sllavo-bizantine! Nuk po i pengon feja, si lakej të rusëve!

– Plisi i Rapsodit (Zekë Lushaj, Shaban Krasniqi, Fazli Rashica, …), rapsodët përjetësojnë historinë në këngë. Poetin e ndjerë, Fran Tanushin, Krasniqi e ringjalli në këngë. Një mirënjohje artistike, për Franin tonë të dashur e njerëzor, i cili u amëshua në vitin 2021.

Një mysafir fort i nderuar, Faton Bislimi, ish-praktikant në zyrën e presidentit Biden, ishte i pranishëm. Por, një telefonatë domëthënëse nga Washingtoni, e porositi të kthehet në Prishtinë, për ta pritur një zyrtar të lartë amerikan. Zyrtarët në Prishtinë, duhet ta kenë në konsideratë angazhimin e tij special, për çështje që lidhën me dialogun dhe të tjera.

Oda Pleqnare e Junikut nderoi me – Mirënjohje-  të veçantë: Mentor Thaqin, Adem Lushaj, Murteza Osdautaj, Ajete Povataj, …

Me poeteshën Ajete u takuam pas plot 60 vitësh. Kemi qenë nxënës në Shkollën 8-vjeçare “Hysni Zajmi”, në Vrellë të Isogut. Vëllain, Rrustem Povataj e kishim arsimtar dhe kishin ardhur nga Stellci familjarisht. Ajo ka qenë një vajzë e zgjuar, me besim dhe integritet. E tillë kishte mbetur. Dhe, unë që nuk e kisha harruar asnjëherë ate, u gëzova shumë. U çmallëm, duke kujtuar Vrellën e atëhershme, me burimin ujëbollshëm, blirët aromatikë, shkollën e re, me klasët e nditshme dhe akustikë të mahnitshme. Pra, fshatin më të bukur të Kosovës. Mendoj se janë bukuritë piktoreske të Vrellës, që i kanë dhënë frymëzimin krijues poetës së ardhshme, Ajete Povataj.

Mentori, sekretar i SHKSHM, i kudondodhur, i cili përshkon rrugët e gjata të Gjermanisë dhe të Evropës, në aktivitetet kulturore, historike dhe politike. Krijues i frymëzuar, aktrues që zotëron skenën, komunikues i natyrshëm, me sharm dhe edukatë.

Adem Lushaj, i parë i Shoqatës të Intelektualëve të Deçanit, gazetar, studjues e botues i disa i librave, i vlerësuar edhe nga personaliteti Ramiz Tafilaj, veprimtar i angazhuar, në Amerikën zëmadhe.

E di Kullën konak të Osdautëve të Isniqit, por, me keqardhje, Murtezain pak e njoh. Duke qenë shok i shokëve të mirë, gjithësesi, duhesh të jesh i mirë. Skenari dhe moderimi i këtij festivali artistik, në Kompleksin e Odës të Junikut, nga trinomi në fjalë, ishte profesional dhe mbresëlënës.

LKSHM, si çdo vit, edhe kësaj here ndau çmimet tradicionale për vitin 2022:

Medaljoni “Dielli Dardan” 2022, për Veprimtari Krijuese Jetësore, shkrimtarit Nazmi Rrahmani nga LKSHM, ai ishte rinor, kur botoi romanin “Malësorja”, i rrallë vë vitet `60-a, që frymëzoi dhe edukoi brezat shqiptarë, ndër vite e dekada. Dhe, vazhdoi me krijimtarinë lerare, duke realizuar botimin e disa veprave. Urtak e njerëzor, ai me vëllazër, përbëjnë një ansambël intelektualësh familjar.

Medaljoni “Dielli Dardan” 2022, për Veprimtari Krijuese Jetësore, shkrimtarit Ibrahim Kadriu nga Klubi Letrar “Martin Camaj” Mynih, një krijues, sa sasior, aq edhe cilësor. Një shpërthim talenti për lakmi. Në shoqërim të dy zonjave të nderuara, Flora Brovina, poete dhe aktiviste shoqërore si dhe Shukrije Ramadani, nusja ideale e luftëtarit të lirisë, Agim Ramadani, Hero i Kosovës.

Medaljoni “Liria e Dardanisë 1999- 2022”, për Veprimtari Jetësore, Ak. Ali Aliu nga LKSHM, kritik letrar, studjues serioz, profesor Universiteti, bashkëpunëtor dhe mik i mirë i Presidentit Rugova.

Të gjithë medaljonët (të argjendtë) janë sponzorizim i artistit dhe afaristit Sokol Ahmetaj, sikurse edhe Pena e Artë “Martin Camaj”, që për vitin 2021, iu pat dhënë shkrimtarit Hamza Halabaku.

Në katin e dytë të Kullës, është Oda Pleqnare. Pjesëmarrësit e nderuar me Mirënjohje dhe Plisa, u ngritën në Odë, ulën -këmbëkryq-,  duke improvizuar një ndejë të traditës. Aty u bë edhe një bisedë e shkurtër, gjithnjë, në funksion që ka kjo Odë.

Naser Hoxha me nusen Kumrije Daci-Hoxha

Takimi me karakter historik, siç është përvjetori i 110 i Kuvendit të Junikut dhe letrar, me krijues të shquar të Kosovës dhe të Mërgatës, konfirmoi binsdshëm, se – Oda e Junikut -, vazhdon traditën si – Odë Pleqnare -, me trashëgimtarin familjar të Familjes Pleqnare Hoxha, Naser Hoxhën, jurist i diplomuar. Mbështetëse ideale, në veprimtarinë pleqnare, e ka bashkëshortën fisnike, Kumrije Daci-Hoxha, e cila, ashu si herë tjera, edhe kësaj radhe, mirëpriti, zemërhapur, mysafirët e shumtë dhe shërbeu me një koktej të begatë, me gatime të traditës, ashtu siç i ka hije Odës zëmadhe të Junikut. Për habi, pse u harrua pa -Mirënjohje- shkrimore, e reja e kryepleqnarit të djeshëm të Rrafshit të Dukagjinit, Brahim Hoxha, dhe nusja Kumrije e kryepleqnarit të sotëm, Naser Hoxha?!

Në largim nga Kompleksi i Odës të Junikut, pjesëmarrësit bënë një fotografi të përbashkët, para shtatorës, të ngritur në qendër të qytezës, të Heroit të Kombit, Edmond Hoxha, nipi i Avdyl Hoxhës,(plaku).

Prej andej, pjesëmarrësit bënë homazhe dhe vendosën kurora në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Kombit, në Kosharën heroike.

Në fund, në nderim të mysafirëve, kryetari i Komunës të Junikut, Ruzhdi Shehu, shtroi drekë.

Të gjithë gamën e këtij aktiviteti historik dhe artistik, e përcolli RTV -Fontana-, gjegjësisht, drejtori i saj, Zeqir Mehmetaj dhe medie të tjera.

Miqësia e vërtetë dhe e përhershme me Amerikën

0

Nga MSc. Agim Aliçkaj 

  • Çështja jonë e drejtë, interesat e përbashkëta strategjike dhe lobimi në Washington e bëjnë të mundur mbështetjen amerikane. 

         Amerika është vendi i drejtësisë dhe demokracisë, ruajtëse dhe garantuese e paqes botërore. E krijuar nga kombet e të gjithë botës, edhe pse joperfekte, ndien përgjegjësi, synon dhe punon me përkushtim në ruajtjen e rendit botëror.  

         Nuk ka dyshim se Amerika është shpëtimtarja e Kosovës, drita dhe shpresa e mbarë kombit shqiptar. Interesat tona strategjike në masë të madhe përputhen me ato amerikane. Roli, fuqia dhe rëndësia e Amerikës janë të qarta. Por, si vend i të gjithëve, këtu mund të depërtojnë edhe armiqët tanë. Për t’i bllokuar ata, me Amerikën duhet punuar në mënyrë të përhershme.  

         Ata që e njohin sistemin amerikan e dinë fare mirë se Amerika në plan të parë i ka interesat e veta nacionale. Politikanët i japin përgjegjësi vetëm votuesve të vet dhe popullit amerikan. Demokracia amerikane funksionon në mënyrë impresive me dy parti kryesore dhe tre degë të qeverisjes, ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore. Secila degë i ka detyrat e veta, bashkëpunojnë me njëra tjetrën por edhe e kontrollojnë njëra tjetrën.  

          Për afër katër dekada të bashkëpunimit intensiv me Amerikën, Kosova ka patur përkrahje të jashtëzakonshme, por edhe probleme, sidomos me degën ekzekutive, me disa zyrtarë të administratave të ndryshme. Disa të influencuar nga Serbia, tjerët për interesa taktike të ruajtjes së qetësisë relative në Ballkan ose të lënies së përgjegjësisë në kompetenca të Evropës.           

         Është interesant se shumë ambasadorë amerikan që kanë shërbyer në Beograd e kanë mbajtë anën e Serbisë, si Zimmerman, Eagleburger, Montgomery etj. Shihet se edhe ambasadori Hill ka filluar të ketë mirëkuptim për veprimet destruktive të Beogradit, jashtë sjelljeve normale diplomatike. Serbia gjithmonë e ka gjetë mënyrën t’i përvehtësojë diplomatët e huaj në mënyra të ndryshme. 

         Rast i veçantë ishte ambasadori Grenell i cili pas përpjekjeve të dështuara për ndarjen e Kosovës dhe rrënimin e demokracisë, u shëndrrua në një pro-serb të dalldisur. Marrëveshja e tij, nënshkruar në Washington, e ndryshuar nga ajo politike në atë për kinse “normalizim të marëdhënjeve ekonomike,” ishte sa e çuditshme e utopike, aq edhe anti-shqiptare. Populli amerikan e shpëtoi Kosovën nga Z. Grenell.  

         Kosova prapë doli me fat sepse u njoh nga Izraeli gjë që ishte në interes të kampanjës Trump dhe Izraelit për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Për këtë u zotua edhe Serbia por nuk e realizoi kurrë dhe askush nuk e përmendë më, madje as vet Grenelli. Serbia i thyen marrëveshjet ndërkombëtare sipas qejfit dhe perëndimoret nuk brengosen fare.  

Forhåndsvisning av bilde

         Përuljen pa kushte ndaj diplomatëve amerikanë dhe evropianë e proklamojnë dembelat, qyqanat, naivët, mashtruesit, karrieristët e sëmurë për pushtet dhe tradhëtarët. Sipas tyre, Amerika “i di dhe i kontrollon të gjitha punët tona, na mbronë dhe na i rregullon të gjitha”. Na i mbjellë edhe specat në kopsht, ne veç duhet t’i pjekim e t’i hajmë, edhe nëse janë të idhëta. Kjo për ta është “miqësia e përhershme me Amerikën”! 

         Nuk e kanë të qartë se Amerika, nuk i do qyqanat, kriminelët dhe politikanët e korruptuar. I përdorë për t’i arritur qëllimet e veta taktike dhe i hedhë sipas nevojës. I kupton dhe respekton, në afat të gjatë, ata liderë që e mbrojnë lirinë, demokracinë dhe interesat e veta të drejta kombëtare dhe shtetërore, që kanë plan të qartë dhe strategji të veprimit, si dhe punojnë me zell për t’i arritur. Kritikat dhe mospajtimet janë gjë normale, zakonisht të përkohshme dhe të ndryshueshme varësisht nga situata. 

         Disa deklarata të fundit të emisarit amerikan Gabriel Escobar ishin të paqarta dhe kundërthënëse. Kërkesa e tij për asociacion i cili nuk e cënon Kushtetutën dhe nuk e dëmton funksionalitetin e shtetit të Kosovës ishte në rregull, por ndryshoi brenda disa ditësh. Gazetarët e pavarur shqiptar, do të duhej ta pyesin ate dhe ambasadorin Hovenier për arsyen e këtij ndryshimi dhe se a është i informuar për këtë Presidenti Biden. 

Forhåndsvisning av bilde

        Edhe budallai më i madh e kupton se kërkesa për krijim të Asociacionit të pastër etnik me kompetenca ekzekutive nuk ka të bëj asgjë me të drejtat e njeriut të minoritetit serb, pasiqë ata kanë të drejta më shumë se çdo minoritet tjetër në botë, por është kundër Kosovës, me qëllim të shkatërrimit të shtetit të Kosovës. Është edhe kundër vlerave të proklamuara multietnike evropiane dhe amerikane.           

         Deklarata e ambasadorit amerikan në Beograd Christopher Hill se “i vjen keq që është bombarduar Serbia” është e pamatur dhe jodiplomatike. E rehabiliton shtetin serb dhe e ndihmon për të vazhduar me veprime kriminale. Kjo është edhe kundër interesave kombëtare amerikane. Imitimi i ish ambasadorit Grenell nuk i shkon për shtati një diplomati të emëruar nga presidenti Biden.                   

          Ai e di shumë mirë se vendimi për bombardimin e Serbisë gjenocidale është marrë në mënyrë demokratike me miratimin e Kongresit Amerikan. Për më tepër, ai dhe të gjithë ata që përpiqen të përdorin fuqinë e Amerikës për të ndërmarrë veprime të pajustifikuara dhe për të mbështetur kauzat e gabuara, duhet të kuptojnë se kjo ka kufij. Amerika ka forcë për të mposhtur shtetet kriminale, fashiste si Serbia dhe Rusia, por jo për të nënshtruar popujt që luftojnë për liri, drejtësi dhe demokraci.          

         Mbështetja e popullit amerikan është thelbësore për vendimet me interes jetik të SHBA-së. Zoti Hill, diplomatët dhe zyrtarët amerikanë duhet t’i arësyetojnë veprimet e tyre përpara Kongresit Amerikan. Një shembull i ballafaqimit me zyrtarë të tillë është puna e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në Washington, e udhëhequr nga legjendat e lobimit Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi. Kjo punë e madhe është e dokumentuar mirë dhe mund të mësohet përmes faqes së internetit “aacl.com”. 

      Forhåndsvisning av bilde

          Përfundimisht, me Amerikën nuk ka nevojë për përulje qorre pa kushte. Duhet konsultim, bashkëpunim dhe bashkëveprim i përhershëm. Qëndrimet e kundërta duhet të argumentohen me fakte. Mospajtimet duhet të shprehen me respekt, pa frikë, dhe në takime të mbyllura. Çështja jonë e drejtë, interesat strategjike të përbashkëta dhe veprimtaria në Washington e mundësojnë përkrahjen e përhershme amerikane. 

Kjo është miqësia e vërtetë me Amerikën. Kjo është rruga e vetme e shpëtimit dhe ndërtimit të shtetit të Kosovës.  

         Evropa është e komplikuar. E përbërë nga shtete me interesa të ndryshme, me kombe dhe besime fetare të ndryshme, e ngulfatur me probleme të shumta, me padrejtësi të theksuara dhe paragjykime ndaj kombit shqiptar. Po të mos ishte Amerika, rusishtja do të ishte gjuhë zyrtare në Evropë. 

         Përkedhelja e vazhdueshme e Serbisë, tolerimi i kërcenimeve me luftë, përkrahja e hapur e veprimeve vandaliste, kriminale dhe terroriste, si dhe presioni nga Evropa mbi Kosovën për ta akomoduar Serbinë, të cilave ju bashkangjitën me deklarata të paqarta kontradiktore edhe disa diplomatë amerikanë, janë të padrejta dhe po bëhen të neveritshme.  

         Përpjektet e dëshpruese të Evropës për ta tërhjekë Serbinë nga Rusia në kurriz të Kosovës janë të kota. Nuk do të ndodhë edhe nëse ja japin, jo Kosovën, por edhe gjysmën e Evropës.  

         Serbia është shtet kriminal, fashist, racist, shovinist dhe hegjemonist, njësoj si  Rusia, e kontrolluar plotësisht nga Rusia. E sëmuar nga urrejtja për shqiptarët dhe kombet tjera përrreth. Fati i Kosovës, Ballkanit dhe mbarë Evropës është se Serbia nuk kufizohet me Rusinë. E rrethuar nga shtetet e NATO-s nuk ka kaqik për të shkaktuar ndonjë luftë tjetër frontale dhe okupuese.                       

         Barrikadat janë mjet për të ushtruar presion mbi Kosovën. Ato janë edhe dështim i KFOR-it për kryerjen e detyrës së ruajtjes të rendit dhe qetësisë në Ballkan. Pretendimet serbe dhe evropiane se janë mjete të protestave paqësore, janë qesharake.        

        Shqyrtimi i vonuar i kërkesës serbe për kthimin e forcave të tyre terroriste në Kosovë dhe hezitimi për refuzimin e saj nga KFOR-i, është gjithashtu një formë presioni ndaj Kosovës. Ata duhet të kuptojnë se çdo ushtar apo polic serb në territorin e Kosovës, me ose pa lejen e KFOR-it, do të konsiderohet armik dhe do të luftohet me të gjitha mjetet e mundshme. 

         Lejimi i kthimit të kriminelëve serbë në vendin e krimit është i papranueshëm. Do të ringjallë komandantin Adem Jashari dhe do të ngrejë në këmbë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e cila ende ekziston në mendjet dhe zemrat e çdo shqiptari.         

         Republika e Kosovës e udhëhequr nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryeministri Albin Kurti, në përballje me Serbinë fashiste, po mbron lirinë dhe të drejtën e saj për të ekzistuar, si dhe vlerat demokratike perëndimore. Të gjitha vendimet dhe veprimet e deritashme ishin të matura dhe të drejta. Më të mirat të mundshme në ballafaqim me dreqin. Kishte lëshime taktike por jo strategjike, të cilat mund të cënojnë fuksionimin e shtetit. Kjo duhet vazhduar me forcë dhe vendosmëri. 

         Njohja e pavarësisë së Kosovës është e pamundur derisa të krijohet presioni real ndaj Serbisë. Dialogu i udhëhequr nga evropianët është një dështim, i padrejtë dhe i mbrapshtë, i projektuar vetëm për të akomoduar Serbinë. Kosova nuk ka zgjidhje tjetër veçse të marrë pjesë në të, por nuk duhet të presë ndonjë rezultat të mirë dhe nuk duhet të nënshkruajë asnjë marrëveshje finale që nuk përfshinë njohjen reciproke. Pikë.          

         Ata që trumbetojnë se Serbisë duhet t’i jepet diçka për të arritur një marrëveshje përfundimtare dhe se veriu “është edhe ashtu i humbur”, janë torollakët dhe halldupët më të mëdhenj të shekullit XXI. Kjo nuk është mënyra për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Serbinë hegjemoniste. Pas çdo marrëveshjeje të arritur me kompromis dhe lëshime, do të ketë kërkesa të reja deri në shkatërrimin e plotë të Kosovës. Veriu nuk do të humbasë kurrë për sa kohë që ushtria serbe nuk lejohet të shkelë atje.         

         Serbisë duhet ndalur turri dhe t’i thyhen dhëmbët që të mos kafshojë më. Nuk ka rrugë tjetër. Vetëm fuqizimi i policisë, njësive speciale dhe ushtrisë së Kosovës do t’i ndalë veprimet e saj agresive. Forcat e NATO-s e parandalojnë luftën frontale, por vetë Kosova duhet të merret me strukturat ilegale, terroriste serbe në veri. Ato duhet të neutralizohen gradualisht përpara se të jenë në gjendje të kryejnë sërish akte kriminale. Është më e lehtë të mos lejosh barrikada sesa t’i heqësh ato me dhunë. Mbështetja e fondit të sigurisë është me rëndësi jetike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. 

         Krahas sigurisë dhe mbrojtjes ushtarake, duhet luftuar korrupsioni, ndërtimi i ekonomisë dhe shërbimeve sociale, demokracia dhe funksionimi i shtetit, bojkotimi i produkteve serbe, reciprociteti i të drejtave, kthimi i familjeve shqiptare në veri, ndëshkimi i kriminelëve serbë, kthimi i të zhdukurve me dhunë, dëmshpërblimet e luftës, luftimi i propagandës mashtruese serbe, infiltrimi i diasporës në institucionet perëndimore, shtimi i përpjekjeve lobuese në Amerikë dhe gjetkë, luftimi i ekstremizmave fetarë, reduktimi i imigrimit të të rinjve, rritja e lindjeve dhe forcimi i familjeve. 

         Është koha e fundit që opozita e Kosovës t’i korrigjojë gabimet e së kaluarës dhe të rreshtohet me pozitën në përballje me Serbinë. Vetëm në këtë mënyrë ata mund të fitojnë mbështetjen e popullit, përndryshe do të përshëndeten me pushtetin për dekadat e ardhshme. Të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe Mediat dhe politikanët e të gjitha Trojeve Shqiptare. Është momenti i fundit që kryeministri shqiptar, z. Edi Rama t’ua kthejë shpinën kriminelëve Vuçiç dhe Putin dhe t’i bashkohet përpjekjeve të kombit të tij dhe botës demokratike për një të ardhme më të mirë dhe të sigurt. 

         Bashkëpunimi me armikun e vetëshpallur e të dëshmuar të popullit shqiptar, Serbinë hegjemoniste, në çfarëdo forme dhe mënyre, është tradhti kombëtare. 

         Me strategji kombëtare dhe përpjekje të përbashkëta të të gjithë shqiptarëve të mirë dhe patriotë fitorja përfundimtare ndaj Serbisë fashiste është e sigurt. 

Shqipëria: mohimi i të kaluarës otomane

Prof. Tomasz Kamusella 

Universiteti i St Andrews 

Shqipëria: mohimi i të kaluarës otomane1 

Përmbledhje 

Në shkollat e paskomunizmit në Shqipëri, si rregull, tekstet shkollore të historisë, po ashtu atllaset e gjeografisë, janë përdorur si tekste përshkrues ose ndihmës. Në tregimet dhe faktet në tekste dhe harta, e kaluara otomane, për kureshti, është deformuar dhe margjinalizuar. Periudha e sundimit ottoman që zgjati për pesëqind vjet, nga 1380 deri 1912 në vendet etnikisht shqiptare, mbulohet kryesisht duke u vatërzuar, së pari, në qendresën e suksesëshme të kryeluftëtarit katolik Skënderbej ndaj otomanëve në shekullin 15 dhe, së dyti, në ngritjen e lëvizjes kombëtare etnolinguistike gjatë shekullit 19.  

Ndërhyrja e rëndësishme për shekujt 16-18 që formësoi në mënyrë vendimtare kulturën shqiptare dhe i bëri shqiptarët ata që janë sot është shkurtuar në dy tre faqe. Si rezultat, një shqiptar i zakonshëm mbetet i paaftë të shpjegojë, përse Shqipëria mbizotërohet nga myslimanët, por njëkohësisht karakterizohet nga një shumësi fesh tolerante, që asnjëherë nuk është përkthyer në pogrome ose konflikte fetare gjatë më shumë se një shekulli të ekzistencës së shtetit kombëtar të pavarur të Shqipërisë. Sepse të dyja dukuritë janë pjesë e trashëgimisë otomane. 

Për më tepër, edukimi historik shkollor në Shqipëri propagandon ndjenjat jo reflektive antiosmane, të përmbledhura në stereotipet si “zgjedha turke” ose “pesë shekuj pushtim turk”. Ky anti-otomanizëm thjeshtëzues i përdorur për ndërtimin kombëtar është përhapur në shtetet kombëtare të krishtera ideologjike, formimi i të tëcilëve u shoqërua me dëbimin periodik të myslimanëve gjatë shekujve 19-20.  

Ky antiotomanizëm, i bërë zakon, i kulturës shqiptare dhe i ligjërimeve publike është i çuditshëm kur kemi parasysh larminë në karakterin mysliman dhe shumëfetar të Shqipërisë. Veçanërisht kur vërehet një bashkëekzistencë paqësore e feve të ndryshme ne vend, që trajtohet si një sukses dhe arritje pozitive e politikës shqiptare e që qendron kundërshti të zymtë me fetarësinë etnike thelbësore, nga natyra e saj, kur u shpërbë Jugosllavia.   

Fjalë kyçe: Shqipëria, antiotomanizmi, dhimnia, nacionalizmi etnogjuhësor, nacionalizmi etnofetar, sistemi i milleteve, tregimet mjeshtërore kombëtare, Perandoria Otomane, politika e kujtesës, atllaset shkollorë të historisë, edukimi historik shkollor, tekstet shkollore të historisë.  

Tekstet shkollore dhe Politika e Kujtesës 

Gjatë udhëtimeve të mija jashtë shtetit, kam pasë zakonin të blej tekste shkollore të historisë që përdoren ne vende të ndryshme. Po kështu kam kërkuar atllase të histories, në gjininë e teksteve të rregullta ose ndihmëse. Kolegët e mij kanë qenë hutuar sepse qendrimet jashtë duhet të ishin më argëtuese se sa të futeshe në klasat mësimore, madje kombëtare. Por shoferët e taksive, ndihmësit e shitoreve, pronarët e kafeneve, profesorët dhe udhëtarët vendas, që i kam takuar nëpër vende të vizitave të mia, duhet të mësonin pikërisht me këto tekste dhe atllase të historisë. Në periudhën e arsimit të detyrueshëm atyre duhej t’u ngulitej në mendje pikërisht një përfytyrim i caktuar. Tani, për mirë ose keq, si të rritur, ata e vëzhgojnë realitetin në prizmin e këtyrëe përfytyrimeve (më tepër stereotipeve) që janë mbjellë në mendjet e tyre, të përforcuara dhe që janë bërë “të vërteta”, dogma kombëtare, një matës ideologjik, përkundër të cilit ngjarjet në shtetin e tyre kombëtar dhe jashtë duhet të vlerësohen.  

Është gati e pamundur të çlirohemi nga këto shfaqje me gjyra kombëtare, sepse, në vend të pare, cilido e vë re me vështirësi ekzistencën e tyre. “E vërteta e tekstit shkollor” për “kombin tonë” dhe botën më të gjerë bëhet e natyrshme. Rrallë mund të largohemi nga kjo vetëkënaqësi e lehtë, më së shumti kur u flasim saktësisht për të njëjtat ngjarje nga e kaluara njerëzve që janë arsimuar në një vend tjetër. Ne befasohemi po kaq shumë nga :interpretimi i tyre jo i drejtë i këtyre ngjarjeve ashtu sikurse ata me interpretimin tonë. Mund të fyhemi ose të vendosim ta shmangim tjetrin për njerëzi. Si rezultat, është një mënyrë e gërshetuar me nacionalizëm, sikurse synohet nga ministri ynë i arsimit, në një vijë me programet kombëtare, që duhen ndjekur nga të gjithë nxënësit në mbarë vendin.  

Një numër i madh mospërputhjesh dhe keqkuptimesh ndër njerëzit që vinë nga vende të ndryshme- qoftë vetiakë apo në nivelin e politikës dhe profesoratit- e kanë burimin në edukimin shkollor me prirje kombëtare. Në moshë të njomë, falë idealit të arsimit pa pagesë dhe të detyrueshëm për të gjithë, fetë janë prirë të fusin stereotipe në kokat e fëmijëve. Në ditët e sotme kur ne jemi të përmbytur nga informacioni tekstual dhe audioviziv në internet, trojektorja ‘e drejtë dhe e këshillueshme” e të menduarit kombëtar për të shkuarën dhe të tashmen është caktuar në atë që quhet politika e historisë, politika e kujtesës, që drejtohet nga shteti. Me mbështetjen bujare qeveritare, “që premton” zhvillohen projekte kërkimore, libra “të përshtatshme” botohen me shpejtësi, prodhohen filma për “historitë e lavdishme” kombëtare dhe përmbajtja, “nga ana kombëtare” e drejtë, përpilohet në faqe në internet. Kjo valë e fryrë e të menduarit “të drejtë” për të shkuarën i mbyt krejt gjitha pikëpamjet e tjera dhe interpretimet, duke i shtyrë ata nën rubrikat e shënuara si “jo të besueshme”, “ekcentrike”, “të gabuara” , “përhënësore”, “të fandaksura”. (cfTraverso 2012) 

Në këtë mënyrë, faktet dhe ngjarjet, që nuk përputhen me tregimtarinë kombëtare mjeshtërore fshihen krejt për publikun, ulen poshtë në statusin e “zhurmës informative”, që kushdo qytetar i edukuar “si duhet” është i kushtëzuar t’i hedhë poshtë, që me leximin apo shikimin e parë, duke i quajtur ato “jo të drejta”. 

Diskutimet e dikusrhme të pikëpamjeve të ndryshme zëvëndësohen nga dueli brutal përmes volumit të ngritur fort të “informacionit të duhur” që është më i shpejtë dhe më gjerësisht i mbjellur kudo. Kjo është frikshëm e ngjashme me Cyberwar (cfEnnis 2015; Poindexter 2013; Springer 2015). Kjo histori kombëtare fiton, sepse përsëritet më shpesh dhe jepet me përdorimin e më shumë burimeve të kudondodhura dhe ndërhyrëse në internet dhe mjetet jo në internet.  

Ka një thënie popullore nga shekulli 20, që shprehet “një gënjeshtër e përsëritur një qind herë bëhet e vërtetë” dhe punon (cf Joseph Goebbels 2015). Prandaj një qytetar i zakonshëm ka dëgjuar kaq shumë për historinë gjermane, amerikane (SHBA) ose ruse, por pothuaj asgjë për atë shqiptare, për Burkina Fason apo Laosin, aq më pak për të shkuarën e nënshteteve ose rajoneve përtej kufirit dhe popullsive të tyre. Në këtë botë të globalizuar të sotme, një çift tregimtarish të tilla kombëtare mjeshtërore (i superfuqive) përbëjnë skeletin e modernitetit (medimin modern) me të cilin duhet të përputhen të gjithë historitë kombëtare të tjera (cfIriye 2014, Osterhammel 2014)  

Tekstet shqiptare të historisë  

Në fund të nëntorit 2015 unë përmbusha një ëndërr njëzetvjeçare për ta vizituar Shqipërinë, me ftesë të Bardhyl Selimit, një mësues në pension i matematikës dhe një esperantist udhëheqs në vend. i nxitur nga dëshira ime për atllaset shkollore, Bardhyli më shoqëroi nëpër Tiranë, në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë. Një kërkim i shkurtër në katallogun e bibliotekës nxori pesë tituj atllasesh të tillë. Të botuar gjatë periudhës komuniste. Bardhyli nuk më ndihmonte dot, pasi të dy djemtë kishin kryer shkollën fillore para rënies së komunizmit. Gjatë kohës së lire, ndërmjet ligjëratave dhe zotimeve të tjera zyrtare, unë ngula këmbë dhe mësova për këto atllase nga fëmijët e vegjël. Ata më pohuan që të tillë atllase ekzistojnë. Atëhere del se Biblioteka Kombëtare ose nuk i mbledh ato, ose ka prapambetje në katallogët deri në fillim të viteve 90. Kjo nuk më befason kur kujtojmë ngjarjet e vitit 1997, kur strukturat e shtetit shqiptar paskomunist u shkatërruan, ekonomia pësoi një goditje të madhe dhe pasoi një luftë civile (Krech 1997, Lubonja 2014). 

Klima mesdhetare e Tiranës dhe forma kompakte e qendrës së saj e bëjnë qytetin miqësor për të huajt, megjithë trafikun e rënduar, megjithë ngushtësinë ose mungesën e trotuarëve, mosshtrimin e rrugëve dhe gropat e ujrave të zeza me kapak të hequr. Unë shijova shumë shëtitje nëpër qoshet e ndryshme të tij, përfshi edhe shitore librash të panjohura për turistët. Zbulova gjithashtu që, ashtu si në Turqi, tekstet shkollore mund të gjenden më shumë në shitoret e stacioneve se sa në ato në bulevarde. Arrita të blija shtatë atllase shkollore të historisë të botuara në shekullin 21. 

Dy nga këta atllase janë përshtatje dhe përkthime të pjesëshme nga origjinalet gjermanë dhe italianë (Birken dhe Gerlach 2003, Hoti, Treska dhe Memeti 2005). Të gjithë mbulojnë historinë botërore me përjashtim të një atllasi të vetëm kushtuar tregimtarisë kombëtare mjeshtërore shqiptare (Thëngjilli dhe Vlashi 2003). Njëri nga atllaset është botuar në Maqedoni dhe shpërndarë edhe në Shqipëri e Kosovë (Hoti, Treska dhe Memeti 2005). Shumica e këtyre atllaseve janë shënuar për klasat shkollore, të katërt (Thëngjilli 2010), të gjashtë (Meksi dhe Lleshi 2005), të shtatë (LLeshi 2007) dhe të tetë (Lleshi 2007; Thëngjilli dhe Vlashi 2003). 

Atllaset e historisë botërore në gjuhën shqipe, me vatërzim të parashikuar për Europën, veçojnë ose seksione tematikë special, ose harta kushtuar historisë shqiptare (Birken dhe Gerlach 2003; 10, 16, 28, 31, 34-345, 41, 58-60, 70, 85; Hoti, Treska dhe Memeti 2005: 64-91; LLeshi 2007: 17-19, Lleshi 2007b: 10-11; Meksi dhe Lleshi 2005:9, 23-25; Thëngjilli 2010: 17, 21-26).  

Unë bleva edhe dy tekste historie alternativë që jepen mësim në Shqipëri për klasën 12 të shkollës së mesme, sepse ata tërësisht i kushtohen historisë shqiptare (Thëngjilli, Rama, Shahu, Lorenc dhe Guga 2011; Zotaj dhe Kasmi 2011). Shtova tre atllase shkollorë të gjeografisë botërore (Atlas 2014; Atlas 2008; Pepivani 2014) dhe tre të tjera të gjeografisë së Shqipërisë (Doka 2009; Trandafili dhe Doka 2007; Qiriazi dhe Doka 2015), sepse ata ofrojnë një përfytyrim gjeografik të “Botës Shqiptare” dhe i përgjigjen ngushtësisht tregimtarisë mjeshtërore kombëtare, që propagandohet në tekstet e historisë dhe në atllaset shkollorë të historisë. Të gjitha atllaset shkollorë të gjeografiosë janë parashikuar t’i kushtohen “Shqipërisë Etnike”, të kuptuar si e përbërë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia perëndimore. 

Për më tepër, të tre atllaset, përjashtimisht për gjeografinë e Shqipërisë, përmes hartave me këtë temë, propozojnë hapur që kjo “Shqipëri etnike e vërtetë” përbëhet nga Shqipëria vetë, Kosova, Maqedonia perëndimore (përfshi kryeqytetin Shkupin), rrëshqet në Greqinë e Veriut (Ҫamëri, dmth Τσαμουριά në greqisht), në pjesën më jugore të Malit të Zi (përfshi kryeqytetin Podgoricë) dhe një pjesë të të skajit më jugor të Serbisë (dmth Lugina e Preshevës ose Прешево në serbisht)2  

Këta gjashtë territore janë të përshkruara si “ishuj” tipikë të ndarë nga e tëra kombëtare e gjërë në të bardhë (që pa dyshim nuk ekzistojnë të përfaqësuara në terrem), duke shtjerë ndër mend këtë ndarje të padrejtë dhe që do të kapërcehet në të ardhmen (Doka 2009:24; Trandafili dhe Doka 2007: kapaku; Qiriazi dhe Doka 2015: 5). Mjëerisht, kjo paraqitje e vendeve etnike (ose etnolinguistike) të shqiptarëve (dmth të shqipfolësve) mbjell në mendjet e nxënësve përfytyrimin që e ardhmja mund t’i vërë ata në fqinjësi me Shqipërinë dhe Kosovën,  

Sikurse dihet, mëtimet etnolinguistike dhe historike për territore, të propozuara nga elitat politike dhe profesorët me mendje nacionaliste nga shtetet kombëtare të Ballkanit, që të kënaqen pl;otësisht, do kërkonin një Gadishull Ballkanik disa herë më të madh se sa është tani.  

Identiteti kombëtar: Feja dhe Gjuha  

Shqiptarët janë, me të drejtë, krenarë për faktin që ata kanë ndërtuar një shtet kombëtar shumëfetar, ku grindjet dhe konfliktet etnofetare kanë munguar krejt. Sipas numërimit të popullsisë në 2011, afër 60 % e banorëve të vendit janë të fesë islame (përfshi bektashinjtë), 10 % janë katolikë dhe pothuaj 7 % ortodoksë, ndërsa pjesë tjetër 23 % ose nuk janë deklaruar fetarë ose janë ateistë (Simoni 2014:3). Tablloja është tepër e ndryshme në Kosovën e sotme, ku pothuaj 96 % e popullsisë janë myslimanë. Pjesa tjetër janë katolikë dhe ortodoksë dhe jo besimtarë.  

Në Kosovë, ndarja fetare përputhet pak a shumë me ndarjen etnike.3 Shqiptarët (94.5 %, boshnjakët 1.7 %, turqit 1.1 % priren drejt myslimanizmit, ndërsa serbët 4 % ortodoksë (Demografia e Kosovës 2015). 

Kosova ndjek tiparin ideologjik të shteteve të tjera kombëtare, ku kombi është përkufizuar në termat etnolinguistike dhe etnofetarë. Prandaj një “kosovar i vërtetë” (ose shqiptar Kosovar) duhet të jetë një mysliman shqipfolës, një “grek i vërtetë” duhet të jetë një ortodoks greqishtfolës, një “bullgar i vërtetë” duhet të jetë ortodoks bullgarishtfolës, një “serb i vërtetë” duhet të jetë një ortodoks serbishtfolës, një “boshnjak i vërtetë” duhet të jetë një mysliman boshnjakishtfolës, një “malazez i vërtetë” duhet të jetë një ordodoks malazishfolës, një “maqedon i vërtetë” duhet të jetë një ortodoks maqedonishtfolës, një “turk i vërtetë” duhet të jetë një mysliman turqishtfolës, një “kroat i vërtetë” duhet të jetë nja katolik kroatishtfolës ose një “rom i vërtetë” duhet të jetë një ortodoks rumanishtfolës. 

Përkundrazi, për një “shqiptar të vërtetë” nga Shqipëria mjafton të flasë shqip vetëm dhe asnjë tipar fetar nuk e përkufizon atë si shqiptar, gjë që është praktikë në shtetet kombëtare, brenda kufijve të shtetit kombëtar shqiptar. Megjiothatë kjo situatë shkakton një çarje paradoksale brenda përkufizimit më të gjerë të shqiptarisë, që gjithashtu përfshin zonat etnike shqiptare të vendosura jashtë Shqipërisë. Shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni janë pothuaj myslimanë (Demografia e Kosovës 2015; Demografia e Malit të Zi 2015). Prandaj një “shqiptar i vërtetë” në këta dy shtete duhet të jetë një mysliman shqipfolës. Kjo mbivendosje ndërmjet fesë dhe gjuhës tipike për pjesën tjetër të Ballkanit, është në kundërshti me përkufizimin e pastër etnolinguistik të shqiptarisë në Shqipëri.  

Vetëm shqiptarët e Malit të Zi që janë ose myslimanë ose katolikë, në shumëfetarësinë e tyre ngjajnë me shqiptarët e Shqipërisë (Demografia e Republikës 2015).    

(vërejtje: edhe në Kosovë katolikët janë shqiptarë, në Maqedoni ka shqiptarë ortodoksë- Bardhyl Selimi) 

Shumë shqiptarë të edukuar në shkollë me dëshirën për një “Shqipëri më të madhe” do përfshinte të gjithe shqipfolësit në një shtet të vetëm, gjatë jetës mund të zbulojnë që shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë janë tepër të ndryshëm nga shqiptarët (dhe malazezët). Të parët priren të jenë dyshues ndaj prirjes së lehtë dhe të paideologjizuar të këtij të fundit, ndërsa të dytët janë mosbesues ndaj fiksimit ideologjik të të parës mbi fenë, që në realitet është shumë pranë asaj që perceptohet në mënyrë stereotipike si “islamizëm” (të gjithë, shpesh dhe jo drejt, trajtohen si islamistë fundamentalistë). Kjo ndarje e brendëshme ndërshqiptare mund të bëhet një pengesë e madhe për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.  

Nga pamja e fesë dhe e gjuhës, të dy shtetet shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës janë tepër të ngjashëm me Gjermaninë dhe Austrinë. Të dyja këto të fundit kanë të njëjtën gjuhë standard gjermane, por Austria është, nga pikëpamja fetare, më homogjene (katolike) sikurse Kosova, ndërsa Gjermania është heterogjene në këtë drejtim (protestantë dhe katolikë), sikurse Shqipëria vetë. Për më shumë, gjuha standarde gjermane, e bazuar në dialektet e mesme (lindore) gjermane të Gjermanisë qëndrore të sotme ndryshon nga dialektet e epërm gjermanikë (alemanikë) të Gjermanisë jugore (Bavarisë) dhe Austrisë (cf Ammon 1995). Ngjashëm gjuha standard gjermane e bazuar në dialektin tosk të Shqipërisë jugore e lë mënjanë dialektin geg të Kosovës dhe Shqipërisë veriore.  

Sistemi i milleteve  

 Krijimi i shteteve kombëtare të krishtera në Ballkan, në zonat e marra nga Perandoria Otomane gjatë shekullit 19, i pasua nga themelimi i Shqipërisë në 1912 dhe shkatërrimi i perandorisë me fillimin e Luftës së Parë Botërore. Shteti kombëtar turk laik (por me kulturë islamike) e zëvëndësoi Perandorinë Otomane në Anadoll dhe në qoshen më juglindore të Gadishullit të Ballkanit. Në Perandorinë Otomane në Anadoll “popujt e Librit” (Book’ (أهلالكتاب‎′Ahl al-Kitāb në arabisht, Ehl-ikitap në osmanisht) dmth me një fe, (në kuptimin myslimanë, hebrej dhe të krishterë të besimeve të ndryshme), konsideroheshin si Ehl-iZimmi (Osmanllinj për “popujt e mbrojtur”), dhe po kaq tolerues dhe të përfshirë në një strukturë shtetërore nëpërmjet fesë/ kishës të bazuar në autonomi jo territoriale (personale) (cf Hizmeti 2006: 158; Somel 2005: 254). Autonomia për besnikëri të një lloj monoteizmi, bashkë me strukturat klerikale të autonomisë, u njohën si millet (nga arabishtja mلةillah për “bashkësitë fetare”). 

Milleti Rum (romanët4) ka qenë për të krishterët e Perandorisë Otomane i kryesuar nga Patriarku Ekumenik në Kostandinopojë. Judët (hebrejtë) ishin grupuar në milletin e tyre hebre. Besnikët e Kishës Apostolike Armene përbënin milletin armen. Myslimanët nuk qenë të organizuar si një millet i veçantë mysliman, por pozita e tyre e privilegjuar në perandori siguronte që kjo popullsi dhe institucionet e saj, për të gjitha arsyet praktike, funksiononte si një millet i këtij lloji (cf Carleton 1937; Michael, Tassos dhe Verdeil 2015). Për më tepër, kur sulltanët otomanë donin t’u referoheshin tërësisë së myslimanëve që jetonin në perandorinë e tyre, ata flisnin për ta në mënyrë të pandryshueshme si “millet i Islamit” (Jaber 1967: 212). 

Shteti kombëtar serb u formua me 1810 për të krishterët ortodoksë sllavofonë të Patriarkanës së Pejës (shfuqizuar me 1766). Shteti kombëtar grek i formuar gjatë dhjetëvjeçarit në vijim të shekullit 19 aspironte për të përfshirë të gjithë milletin ortodoks (Rum) në një komb grek. Por otomanët arritën ta frenojnë këtë aspiratë etnofetare të grekëve, të kombinuar me ngritjen e nacionalizmave të mbështetura entolinguistikisht të sllavëve ortodoksë, duke e kufizuar shtetin grek me ortodoksët greqishtfolës, bashkë me një pjesë jo greqishtfolësish që pranonin edukumin në greqisht dhe komunikimin në greqishten e shkruar. (cfAnzulopvic 1999: 25-26, 28, 71; Jelavich dhe Jelavich 1977; Roudometof 1998). 

Duke u përballur me mbizotërimin ushtarak të Perëndimit dhe Rusisë që ndërhynte në tokat otomane, sulltani miratoi vijat e reja të ndarjes, për sa kohë nuk cënohej integriteti i Perandorisë Otomane (Jaber 1967: 216-217, 223). 

Për shembull, në vitin 1870 sulltani pranoi formimin e Ekzarkatit Bullgar që përfshinte territoret e Bullgarisë së sotme, Maqedoninë, Greqinë e Veriut. Në këtë mënyrë, uniteti i milletit ortodoks (rum) i shpartallua, më në fund, dhe të krishterët sllavofonë të Perandorisë u organizuan si një lloj “millet i ri bullgar”. Ky zhvillim ideologjikisht dhe politikisht e bllokoi ekspansionin e Greqisë në very, deri në Luftrat Ballkanike dhe Luftën e Madhe në 1910 (Konortas 2013: 78-79). 

Krijimi dhe ekspansioni i shteteve kombëtare në rritje i territorializoi milletet dikur jo territorialë (cf Veioglu 2013: 242-243). Shteti kombëtar “i vetë” pas-otoman u projektua për një millet të vetëm, pa marrë parasysh ndonjë ndryshim në vernakulën aktuale. Në këtë mënyrë, Serbia u ngrit si shtet kombëtar për besnikët sllavishtfolës të fragmentit autocefal të milletit rum (ortodoks) me qendër në Patriarkanën e asaj kohe të Pejës (cf Kalkandjiva 2014:49; Lewis 1988:132). Greqia u ndërtua si shtet kombëtar për besnikët e milletit rum (ortodoks) që përdorinin gjuhën greke të Ungjillit në liturgji. Bullgaria u ndërtua si shtet kombëtar sllavofon për milletin bullgar (dmth Ekzarkatin Bullgar), ndërsa Turqia dhe Izraeli si shtete kombëtare mblodhën brenda kufijve të tyre anëtarët e milleteve myslimanë dhe hebrej, përkatësisht (cf Weiss dhe Gross- Horowitz 2013: 10-12, 170).  

Nuk ka dyshim, sikurse dihet mire, shteti kombëtar turk u kufizua me myslimanët në Anadoll, që flisnin turqisht, me kurdët, Lazët (gjeorgjianët), Cirkazianët, shqiptarët, tatarët ose gagauzët, ndër të tjerët (cf Brockett 2011: 40-41).  

Dilema shqiptare  

Pas 1878 vilajetet me mbizotërim shqipfolës (rajone administrativë otomanë) të Shkodrës, Janinës, Kosovës dhe Manastirit u bënë një pjesë gjysëm e izoluar e Perandorisë Otomane e rrethuar nga detet Adriatik dhe Jon në perëndim, ndërsa në veri dhe jug nga shtetet kombëtare të krishtera dhe fuqitë e Malit të Zi, Austro-Hungarisë, Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë. Frika ishte se, në se gërryerja e Ballkanit Otoman vazhdon në përputhje me parimin një millet dhe shtet kombëtar, kjo do të kish kuptimim e copëtimit të shqipfolësve ortodoksë te Greqisë, e shqipfolësve katolikë te Mali i Zi dhe Austro-Hungaria (ose mundësisht të Italia), ndërsa shqipfolësit myslimanë fë deboheshin si “turq” për “të shkuar në shtëpi” dhe për t’u bërë një shtet i vogël turk në Anadoll (cf Judah 2008: 46; McCarthy 1996). 

Një prandjenjë e frikshme e një skenari të tillë shpuri në qendresën që pasoi në formën e Lidhjes se Prizrenit në 1878-1881 dhe në ngutësinë si rrjedhojë të konceptit të pastër etnolinguistik të kombit jo-millet (jo fetar) bazuar në shqipfolësit. Udhëheqësit e lëvizjes ishin ndarë midis otomanizmit dhe idealeve politike shqiptare për të ndjekur një rrugë autonome brenda Perandorisë Otomane (cf Vezenkov dhe Marinov 2015: 435). Një zgjidhje do të ishte një autonomi për disa vilajete shqiptare (rajone) (Vickers 1995: 34), por ndryshe nga rasti me të krishterët, sulltani nuk ishte gati ta merrte parasysh këtë zgjidhje për një pjesë të milletit mysliman. Sipas tij, kjo do ta dobësonte unitetin e Perandorisë Otomane në themelet e saj demografike myslimane, ose milletin e islamit. Nga ana tjetër, elita shqiptare dhe shqiptarët e zakonshëm e quajtën vendimin e sulltanit si rrezikues për ta në këtë qoshe të perandorisë nga fqinjët dhe fuqitë rrethuese të krishtera që nuk flisnin shqip (Rizaj 1978: Skendi 1967). 

Kur nisi Lufta e Parë Ballkanike, shqiptarët nuk kishin zgjidhje tjetër veçse ta merrnin fatin e tyre në duar e veta, dhe kështu e shpallën shtetin e tyre kombëatr me 1912. Për fatin e tyre, asnjëra nga Fuqitë e Mëdha Europiane nuk donte ta forconte ndonjë shtet kombëtar në Ballkan duke i dhënë toka të banuara etnikisht nga shqiptarët, sepse kjo do i jepte një përparësi klientit të fuqisë tjetër të madhe në rajon. Historia është shumë e njohur dhe është shkruar në shumë botime me rastin e kremtimeve të 100- vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë (cf Kulla 2012: 24-124). Nuk është për t’u befasuar, kjo është gjithashtu historia kryesore e treguar në tekstet shkollorë të historisë të përmendur më sipër (cf Thëngjilli, Rama, Shahu, Bejko, Lorenc dhe Guga 2011: 85-109; Zotaj dhe Kasmi 2011: 84-105), në atllasin shkollor të historisë shqiptare (Thëngjilli dhe Vlashi 2003: 22-39), ose në atllaset shkollorë të përgjithshëm të historisë (cf Hoti, Treska dhe Memeti 2005: 76-85; Lleshi 2007a: 17-19).  

Trashëgimia otomane e mënjanuar 

Ajo që nxënësit dhe lexuesit e tjerë të teksteve dhe atllaseve të historisë nuk mund të mësojnë është se në ç’mënyrë shqiptarët që jetojnë në Shqipërinë e sotme u bënë shumëfetarë dhe pse ndryshimësia fetare nuk ka shkaktuar ndonjë tension të konsiderueshëm politik dhe identiteti, që është (ka qenë normë) normë në shtetet e tjerë kombëtarë pas-otomanë në Ballkan dhe Anadoll (cf Hirrschon 2008: Mojzez 2011). Historia e hershme moderne e Shqipërisë është ndërtuar si një periudhë që shtrihet nga Mesjeta dhe tek themelimi i shtetit kombëtar shqiptar (cfZotaj dhe Kasmi 2011: 68-93). Nga ana tjetër, fillimi i kohëve moderne përkufizohet si vendosja e mbizotërimit otoman në vendet etnolinguistike shqiptare ndërmjet viteve 1380 dhe 1410 (cf Thëngjilli. Rama, Shahu, Bejko, Lorenc dhe Guga 2011: 70). 

Por në seksionet kushtuar kësaj kohe moderne ose periudhës otomane, tekstet shkollore dhe atllaset japin krenarinë e vendit, nga njëra anë, për përpjekjet e sipërpërmendura të shtetësisë kombëtare shqiptare, nga ana tjetër për princin katolik të kthyer në vasal të sulltanit, Skënderbeun (Gjergj Kastrioti 1405-1468) i cili, së pari, u konvertua nga i krishter ortodoks në mysliman me emrin Iskender5 dhe u bë bej otoman.  

Pastaj titulli i tij i plotë fitoi formen e latinizuar Skanderbeg (cf Francus 1544). Me 1443 ai dezertoi nga otomanët dhe pasi u konvertua në katolik, formoi një shtet të krishterë në Shqipërinë e sotme veriore. Nën udhëheqjen e Skënderbeut, popullata e krishterë e përbërë nga folës shqiptarë- sllavë- grekë dhe vllehë (arumunë) i përballoi me sukses sulmet otomane në terrenin malor edhe pas një dhjetëvjeçari kur vdiq Skënderbeu dhe vendi ra nën zgjedhën e otomanëve në 1478 (Hodgkinson 1999). 

 

Të dy tekstet shkollorë të historisë që po shqyrtoj i kushtohen Skënderbeut, përkatësisht nëntë dhe 10 faqe (Thëngjilli, Rama, Shahu, Bejko, Lorenc dhe Guga 2011 10-18; Zotaj dhe Kasmi 2011: 68-77) ndërsa 25 dhe 22 faqe ngritjes së lëvizjes kombëtare shqiptare (përkatësisht 85-109 dhe 84-105). Si rrjedhojë, në këto tekste mbeten vetëm 5 dhe 6 faqe kushtuar tërë periudhës otomane më shumë se 500 vjeçare. (79-84 dhe 78-83) 

Ironia është që gjysma e hapësirës gëlltitet nga dy gjysëmshtetet e ngritura nga kryebejlerë shqiptarë, Kara Mahmut Pasha (1749-1796) të Sanxhakut të Shkodrës dhe Ali Pashë Tepelena (1740-1822) të Janinës. Ky bej i dytë kontrollonte shumicën e Greqisë Veriore të sotme dhe Shqipërinë e Jugut (82-84, 81-83). Prandaj, në fakt, periudha otomane diskutohet më shumë skematikisht në vetëm tri faqe në të dy tekstet shkollore. (79-81 dhe 78-80 përkatësisht).  

Për krahasim, këto dy tekste shkollore u kushtojnë përkatësisht 25 dhe 21 faqe ilirianëvë antikë dhe shteteve të tyrë, të parë si origjina etnike e shqiptarëve (18-42 dhe 23-43). Nuk është për t’u befasuar, çdo shqiptar që kam takuar ishte gati të tregonte diçka rreth lavdisë se Ilirisë antike “shqiptare” (cf Korkuti 1969), ndërsa miku im Bardhyl Selimi madje ka marrë emrin e një mbreti ilir. Emri Bardhyl është shqipëruar nga emri i mbretit Bardylis (Βάρδυλις) që sundoi Mbretërinë e Dardanisë (më e gjërë se Kosova e sotme) gjatë gjysmës së parë të shekullit 4 para Krishtit (Cabanes 1988). Miti i “Ilirisë shqiptare” është kultivuar për nacionalizëm deri sot, për të “provuar” autoktoninë e shqiptarëve në Ballkanin perëndimor, ku ata jetojnë tani dhe, së dyti, për të mbështetur idenë e “Shqipërisë më të madhe” (cf Fine 1983: 10). Pikërisht në antikitet, të gjithë “ilirët hipotetikë” jetonin në një mbretëri të vetme, kështu që në kohën e sotme kjo duhet arritur për të gjithë shqiptarët, gjithashtu (cf Endressen 2010: 247). Ironia është se gjatë viteve 1830 deh 1840 kroatët/sllavët e jugut (jugosllavët) dhe pansllavistët dhe nacionalistët e përdornin termin “ilir” për të shënuar gjuhën e tyre dhe lëvizjen nacionale (Despalatovic 1975). 

Në të dy atllaset e historisë në diskutim, dy dhe katër faqe, përkatëisht i janë lënë historisë së Skënderbeut (Hoti, Treska dhe Memeti 2005: 71,73; Thëngjilli dhe Vlashi 2003: 13-16), një dhe dy faqe, përkatësisht, për të paraqitur Kara Mahmut Pashën dhe Ali Pashë Tepelenën (Hoti, Treska dhe Memeti 2005: 74; Thëngjilli dhe Vlashi 2003: 19-20), dhjetë dhe 18 faqe përkatësisht për rritjen e lëvizjes kombëtare shqiptare (76-85 dhe 22-39), ndërsa vetëm nga dy faqe nç të dy atllaset i kushtohen mbulimit të kohëve otomane (72,75; 17,21).  

Dhe përsëri këta dy atllase diskutojnë ilirët në tri dhe 6 faqe përkatësisht (64-66; 4-9).  

E kaluara otomane refuzohet 

Autori i mirënjohur botërisht, Ismail Kadare, (lindur me 1936) është gjithashtu drejtpërdrejt i pranuar brenda vendit si shkrimtari më i madh i gjallë. Por një seri anti-otomanizmi i papenduar thuret përmes prozës së tij hipnotike kristalore. Disa institucione otomane- që duken të çuditshëm në syrin modern perëndimor- Kadare i përdor në librat e vet she tregimet e veta si metafora për të përshkruar tepërimin e pushtetit në një shtet autoritar, për shembull, praktika e ruajtjes së regjistrimeve të shkruara të ëndërrave në një arkiv (Kadarë 1993), duke përdorur verbërinë për qëllime administrative (Kadare 20106), ose duke mbajtur postin e mallkuesit (Kadare 2006). Kjo kritikë e fshehur e realiteteve të zymta në Shqipërinë komuniste me përdorimin e metaforave të ndërfutura otomane, për fat të keq, e detyron një shqiptar të zakonshëm të ketë tashmë një përfytyrim tepër negativ për të kaluarën otomane, si në kohën e komunizmit edhe sot (cf Sulstarova 2006).  

Ky është një rast i përshtatjes së orientalizmit me shumicë (Said 1978) ose e Perëndimores (europianes), që e shtrëmbëron dhe e stereotipizon përceptimin e Ballkanit (Jazernik 2004), për ta menduar të kaluarën otomane të Shqipërisë. Shumë nga këta stereotype, si ato të “pesë shekuj pushtim turk (ottoman)” , “zgjedhë otomane” ose “mizori turke (otomane)”, dikur qenë ushqimi kryesor i propagandës specifike të krishterë të drejtuar kundër perandorisë myslimane otomane. Me rritjen e shteteve kombëtare të krishtera në Ballkan, këto metafora u bënë guri i themelit i tregimeve të tyre kombëtare mjeshtërore (Jazërnik 2010; Miloshevic 2011).  

Perandoria otomane ka qenë dhe ende bëhet fajtore për të gjitha sëmundjet deri sot të shteteve të Ballkanit, veçanërisht për prapambetjen e tyre ekonomike (duke e matur me atë të Gjermanisë [perëndimore], ku qindra mijra emigrantë nga vendet pas- otomane kanë gjetur punësim që nga vitet 1950) (cf Chin 2007, Gurses, Kogoj dhe Mattl-Wurm 2004). Laikët turq dhe historianët nacionalistë, politikanët dhe intelektualët kanë përshtatur gjithashtu disa nga këto stereotipe antiotomane, por pa dyshim jo ato që mund të interpretohen si antiturke. Për më tepër, ata i përgjigjen stereotipit “mizori turke” me “mizoritë e krishtera” të tyre vetiake që kanë qenë barabar (ose madje më shumë) në numër dhe kanë zgjatur shumë më tepër, dmth nga shekulli 18 deri në shekullin 20 (cf Mc Carthy 1996). Si shtesë, ata kanë zhvilluar një stereotip specifik turk të “pabesisë tradhtare” në anën e shteteve pas otomanë të Ballkanit, përkundër “sundimit dashamirës otoman”.  

Së fundi, por jo e fundit, që nga 2003, kur Turqia u gjend nën sundimin e laikëve, por me drejtësinë fort proislamikë dhe Partinë e Zhvillimit, të prirë nga Rexhep Erdoan, e kaluara otomane e këtij vendi është reabilituar në rritje duke përfshirë tregimtarinë nacionaliste mjeshtërore turke. (Reinkowksi 2011). 

Antiosmanizmi i Kadaresë, i ndarë me një shqiptar të zakonshëm, duket se është prodhim i propagandës së modernizuar dhe i përpjekjeve në Shqipërinë komuniste, që themeloi atë Tjetrën historike të saj pëe Perandorinë Otomane, “ për sjelljen e saj borgjeze, shtypëse, të prapambetur dhe thelbësisht mesjetare”. Ky përfytyrim i botës myslimane ishte gjerësisht i përhapur në Bashkimin Sovjetik, ku Kadare ka studiuar (cf Kadare 2014) dhe ka qenë gjithashtu në vendet e tjera të bllokut sovjetik ku shumë shqiptarë kanë kryer studimet universitare, para se të prishej Tirana me Moskën, në fillim të viteve 1960. Këta studentë i kanë sjellë këto përfytyrime negative prap në shtëpi, kështu duke forcuar ndjenjat vendase antiotomane. (shprehje të tilla si “pesë qind vjet pushtim turk/Osman/ottoman ose “zgjedhë turke/osmane, otomane” janë futur sërish në botimet zyrtare shqiptare dhe në monografitë akademike, që botohen në Shqipëri dhe Kosovë (cf Bozohori 1967; Brestovci 1983:16, 17; Buda 1988:134, 189; Elezi 2006:68; Koxha 1985: 12; Misha 1997: 19, 25; Rahimi 1969: 101; Rusha 1999:38, 39, 57; Sulstarova 2006: 52,60, 125, 217; Xholi 1987: 6,76, 168; Xhyra-Entorf 2006:199;).  

Në dijeninë time, askush prej atyre që ishin në radhët e “shtresave të elitës”, nuk u kujdes të thosh se këto stereotipe antiosmane vëtëmbrojtëse ishin drejtuar edhe kundër vetë të kaluarës së Shqipërisë dhe shumicës myslimane të popullsisë së saj. Është një rast i një vetëurrejtjeje të kryer jo plotësisht, që prodhon vazhdimisht breza të rinj të “myslimanëve që urrejnë myslimanët”. Për më tepër, ky qendrim këmbëngulës negativ ndaj të shkuarës otomane, që aktualisht e ka bërë Shqipërinë atë që është, ushqehet sërish me antiotomanizëm nga shtetet kombëtare ballkanase, ideologjikisht të krishtera, që provojnë në sytë e tyre që kjo ndjenjë “duhet të jetë e drejtë”, kur madje edhe shqiptarët myslimanë bëjnë garë me ta në këtë çështje. 

As Kadare nuk del të shënojë ironinë e këtij paradoksi (gjithashtu të përfshirë në vetë emrin e tij islam “Ismail”; shumica e emrave dhe e mbiemrave, po ashtu, islamikë shqiptarë), që mund të përbëjnë një roman të tërë idesh që do kapërcente paragjykimet dhe opinionet nacionaliste. Prapa metaforave të sipërpërmendura, të drejtuara kundër autoritarizmit, metafora të ndërtuara mbi stereoptike antiosmane, Kadare paraqet futjen e islamit te shqiptarët si një diçka autoritare e përdhunshme (Kadare 1987), gjë që e devijonte Shqipërinë në mënyrë ogurzezë nga “rruga e drejtë (lexo e krishterë dhe europiano-perëndimore) e zhvillimit” (Kadare 1998). Ai i bën elozhe (me mënyrën e tij tipike) qendresës këmbëngulëse ushtarake të Skënderbeut kundër otomanëve (Kadare 2008).  

Në një roman të shkurtër shkrimtari vatërzohet gjithashtu në ngjarjen historike të 1830, në masakrën e rreth 500 bejlerëve myslimanë jugorë (toskë) (dmth kryetarë, prijës ushtarakë, kryepleq) në Manastir (Bitola), si një shembull të qartë të tradhëtisë otomane (Anscombe 2014: 79-80), Kadare (2010). 

Pa dyshim, masakra mund të interpretohej barabar si një rivendosje, e pritur gjatë, e ligjit dhe e rendit, e cila, në fund të shekullit, 18 ka qenë, nga koha në kohë, e prishur në këtë zonë nga sundimtarë të tillë me etni shqiptare si Kara Mahmud Pasha ose Ali Pashë Tepelena, sigurisht në bashkëpunim me bejlerët vendas. 

Të dy sundimtarët mashtrues janë lavdëruar në tekstet shkollorë të historisë shqiptare të sipërpermendur dhe në atllaset shkollorë të historisë, pothuaj si prijës të hershëm kombëtare shqiptarë, pavarësisht faktit që ata “kanë sunduar popullsi shumëetnike dhe shumëfetare, që ka qenë një normë në mbarë Perandorinë Otomane. Për kureshti, më i suksesëshmi nga këta zyrtarë shqiptarë otomanë të kthyer në mashtrues, Muhammad Ali Pasha i Egjiptit (Mehmet Ali Pasha në shqip, Kavalalı Mehmet Ali Paşa në turqisht, (1760-1849) nuk fiton ndonjë përmendje në tekstet shkollore. Kur mbaroi pushtimi napoleonian i Egjiptit (1798-1801), si një komandant otoman midis viteve 1801-1805, Muhammad Ali e kapi pushtetin shkallë shkallë në këtë provincë otomane të pasur dhe të zgjeruar, me universitetin më të vjetër në botë atë të Al- Azharit (themeluar në vitin 972). Ai i shfrytëzoi me zgjuarsi përpjekjet për mbizotërim që bëheshin midis elitës së vjetër memluke (paraotomane) dhe otomanëve. Më 1805 sulltani e njohu Muhammad Aliun si sundimtar (Wali) të Egjiptit, por Muhammad Ali parapëlqente ta quante veten Mëkëmbës (Khedive) (Famy 2009). Në 1811 Muhammad Ali e vulosi marrjen e pushtetit në Egjipt duke masakruar elitën memluke (rreth 500 zyrtarë dhe pronarë tokash) gjatë një banketi (McGregor 2006: 59), ashtu sikurse otomanët do bënin me bejlerët shqiptarë në Manastir 19 vjet më vonë. Prandaj, mund të dilet në përfundimin që otomanët e kanë mësuar këtë masakër të egër nga shqiptarët. 

Elita e luftëtarëve memlukë, që e kish sunduar Egjiptin për pothuaj gjashtë shekuj, që nga viti 1250, u zëvëndësua brenda natës nga Muhammad Ali dhe ushtarët e tij shqiptarë. Elita e re etnikisht shqiptare ndën Muhmmd Aliun (i njohur formalisht si dinastia Alawiyya), sundoi dhe e modernizoi Egjiptin, duke e kthyer atë në një perandori rajonale që, me kohë, u zgjerua nga Peloponezi, Kreta, Qiproja dhe Siria në very, të Sudanit, Eritresë dhe pjesë të Somalisë së sotme në jug, dhe te ajo që është tani Arabia Saudite në lindje (Abir 1977; Egypt 2011). Kjo dinasti shqiptare dhe sundimi i elitës zgjati deri në 1953, kur u shpall republika kombëtare arabe në Egjipt dhe monarkia u prish 4000 familje shqiptare (dmth 20000 njerëz) në tërësi u dëbuan nga vendi (Elsie 2010:126).  

Në dijeninë time, nuk ka asnjë monografi apo roman kushtuar këtij shekulli e gjysëm të mahnitshëm të aventurës shqiptare në Egjipt. Tema po pret “Kadarenë e vet”, që do bënte drejtësi për të. 

Pa dyshim, këto ngjarje nuk janë përmendur në tekstet shkollore të historisë dhe në atllaset shkollore të historisë që kam parë unë. Kjo histori i bën keq kurrikulave kombëtare me ndjenja antiosmane dhe vatrës së kërkuar të tokave të banuara kompaktësisht nga shqipfolësit. Që shqiptarët mund të përparonin nën sundimin ottoman dhe të udhëhiqnin ballin e frontit perandorak drejt modernizimit, madje pa u bërë mashtrues. Shtegu tipik i karierës së suksesëshme në kuadrin e sistemit zyrtar ottoman, ofrohet në shembullin e familjes shqiptare Köprülü (Qyprilliu ose Kypriljoti në shqip) nga qyteti Köprü (ose Velesh në Maqedoninë e sotme), shtatë anëtarë të së cilës kanë shërbyer si vezirë të mëdhenj të sulltanit otoman (kryeministra) ndërmjet viteve 1656 dhe 1711 (Agoston dhe Masters 2009: 313-319). Mijëra dhe mijëra shqiptarë të tjerë kanë hyrë në burokracinë dhe ushtrinë otomane po të ishin myslimanë, ose janë zotuar në fushën e tregtisë dhe artizanatit kur vinin nga fetë e tjera. Ata përfituan nga qarkullimi i lirë dhe i sigurt brenda kufijve të perandorisë, qarkullimi i mallrave dhe ideve që nga Algjeria e sotme në perëndim deri te Turqia e sotme në lindje, nga ajo që sot është Ukraina jugore ose Hungarian në very, në Egjiptin e sotëm, Jemen dhe Oman në jug. 

Me 28 nëntor 2015 kisha privilegjin të merrja pjesë në një konferencë ndërkombëtare “Tranzicioni në retrospektivë: 25 vjet pas rënies së komunizmit” organizuar në Tiranë nga Universiteti i Nju Jorkut Tirana (UNYT). Në panelin e “Analizës historike dhe krahasuese të tranzicionit” unë dëgjova ligjëratën e profesorit Fatos Tarifa (rektor i UNYT) për “Pabarazitë dhe universalet komuniste dhe paskomuniste”. Gjatë kësaj bisede dhe në diskutimet e mëpastajme, u befasova kur dëgjova që “pushtimi otoman mbahej përgjegjës për prapambetjen relative ekonomike dhe teknologjike të Shqipërinë së ditëve të sotme”(padyshim duke u matur me Gjermaninë dhe Republikën Ҫeke, jo me Moldavinë dhe Bjellorusinë). Unë propozova që sistemi komunist dhe vetëizolimi i dhunshëm i Shqipërisë komuniste mund të ishin kandidatë më të mirë për të qenë fajtorë për këtë. 

Sidoqoftë, në përgjigje, unë dëgjova klishetë e zakonshme të stereotipeve antiosmane që nuk përbëjnë ndonjë argument të bindëshëm, që do ta lidhte me siguri sundimin otoman me prapambetjen e Shqipërisë. Nga ana tjetër, unë bëra aludime për disa zhvillime ndën sundimin ottoman, që në teorinë e Perëndimit shihen në dritë pozitive. Pikërisht, jeta politike, ekonomike, sociale dhe kulturore e Perandorisë Otomane që u shpalos fuqishëm nëpër qendrat urbane, qoftë edhe të vogla. Urbanizimi i hapësirës dhe shoqërisë, që pasoi vendosjen e perandorisë në Ballkan dhe paqja e qendrueshme dhe e gjatë (Pax ottomanica), ka qenë mjaft e paparë në Ballkan dhe ishte në kundërshti me karakterin e ekonomisë të përqendruar në fshatra në zonat e krishtera, që i rrethonin zotërimet otomane në Europën juglindore (cf Ҫiçek 2001: Kia 2011: 75-90). 

Ky urbanizim otoman solli ekonomi monetare në zonat e pushtuara rishtazi, ku shkëmbimi jo monetar ka qenë tipik për periudhën para otomane. Ka rëndësi që sistemi i bujkrobërisë, që gjatë periudhës së krishterë i kish lidhur fshatarët me tokën dhe i detyronte ata të punonin angari në bujqësi për pronarët e tokave, mori fund në Ballkanin nën sundimin otoman (Hahn 2015: 24-25; Islamoglu- Inan 1994: 1-18).  

Bujkrobëria, që përjetësonte karakterin rural (dhe kështu paramodern) të shoqërisë dhe ekonomisë, këmbëngulte që nga Prusia në veri deri te Perandoria Autriake në jug (dmth Austria e sotme, Polonia perëndimore, Republika Ҫeke, Sllovakia, Hungaria, Sllovenia dhe pjesa më perëndimore e Kroacisë) deri në mes të shekullit 19 (Niederhauser 2004). Mund të argumentohet që sundimi otoman, në vend që ta mbajë Ballkanin në prapambetje, aktualisht i dha rajonit një fillim të ri në këtë vështrim duke e emancipuar fshatarësinë. Për fat të keq, kjo përparësi e çmueshme u shpërdorua gjatë luftrave të shumta në shekujt 19 dhe 20 (për çështjen e një territori kombëtar “të drejtë” etnik dhe historik), e pasuar nga dëbime shumëpalëshe dhe nën trysninë e fuqive të mëdha europiane, që u imponuan shteteve kombëtare termat r mospërparësive ekonomike sdhe politike. (cf Bartov dhe Ëeitz 2013).  

Për më tepër, çmontimi i sistemit të bujkrobërisë në Perandorinë Ruse (dmth që nga Lituania e sotme, Bjellorusia dhe Polonia Lindore në very, deri te Ukraina dhe Moldavia në jug) nisi vonë në vitet 1860 dhe vijoi deri në Revolucionin Bolshevik në 1917 (KIeniewicz 1969: Moon 2014[2001].  

Përfundim: A është Shqipëria një ruajtëse e pavetëdijshme e vlerave otomane?  

Refuzimi i shqiptuar i të kaluarës otomane si burimi i drejtpërdrejtë dhe i rëndësishëm i Shqipërisë së sotme, po ashtu i shoqërisë së saj dhe i cultures, krijon një paradoks intelektual dhe ideologjik, që nuk qendron (skizofrenetikisht) përkundër asaj që përfaqëson shqiptaria sot. Shqiptarët vetë bashkë me politikanët dhe intelektualët shqiptarë, duhet të jenë krenarë nga karakteri paqësor dhe harmonik fetar i shtetit të tyre kombëtar (Endresen 2013; Poulton 1997:24). Por, është për të ardhur keq, që shumica dërrmuese e tyre nuk janë në gjendje që të shohin se ky realitet përparësor sociopolitik i Shqipërisë është një trashëgimi otomane. 

Kur Perandoria Otomane u nda në shtetet kombëtare të njëpasnjëshëm, milletet e mëparëshme jo territorial, u territorizuan dhe secili u mbyll brenda kufijve të shtetit kombetar të vet. Milletet me karakter fetar u shndërruan në kombe etnofetarë, që nga ana tjetër u kërkuan të bëhen etnogjuhësisht homogjenë (Saunders 2011: 96-98). 

Si rezultat, në Ballkanin e sotëm shtetet kombëtare janë të ndarë njëri nga tjetri nga një pengesë e dyfishtë e gjuhës dhe e fesë (ose autoqefalia kishtare në rastin e shteteve ortodokse sllavofonë). Vetëm Shqipëria iu shmang kësaj ndarje të thellë të ndërtimit të shtetësisë, ligjësisë dhe mirëvajtjes. Në një farë mënyre, (nëse këmbëngulja e qartë kombëtare në karakterin e saj në homogjenitetin etnolinguistik neglizhohet për një moment), Shqipëria mund të shikohet si e vetmja pjesë e mbetur e Perandorisë Otomane, e vërtetë për nga organizimi sociopolitik i asaj mbretërie të hershme. Pikërisht, milletet ndjehen mirë në shtetin kombëtar, dmth myslimanët, katolikët dhe ortodoksët. Do të përmendja gjithashtu edhe një të katërt, milletin hebre. Gjatë Luftës së Dytë Botërore Shqipëria ishte vendi i vetëm në Europë, i pushtuar nga Italia dhe Gjermania, ku jo vetëm praktikisht u ruajt çdo hebre vendas, por numri i tyre u rrit njëmbëdhjetë herë nga 24 në 300 (Elsie 2010:218-219), sepse shumë hebrej nga jashtë këtij vendi u shpëtuan në Shqipërinë e kohës së luftës nën pushtimin italian dhe gjerman (Myslimanët shqiptarë 2005; Sinani 2014). Historia trimëruese meriton të njihet më mirë në mbarë botën, dhe të bëhet një shtyllë e ndritshme e tregimtarisë mjeshtërore kombëtare të Shqipërisë së sotme, duke iu përputhur këtij postkomunizmi të ri të integrimit europian dhe globalizimit. 

Përveç hebrejve, Shqipëria ka shpëtuar gjithashtu rreth 25000 ushtarë italianë, që u gjuajtën pa mëshirë dhe u vranë nga trupat gjermane (dhe austriake) pasi Italia ndryshoi pozicion në 1943 gjatë Luftës së Dytë Botërore (Brunetta 2006: 501; D’Elia – Zunino 2009: 185). Sjumë prej tyre iu bashkuan qendresës shqiptare (Neuwirth 2008: 120). Sjellja tipike mikpritëse shqiptare (me myslimanët mbizotërues) qĝ u shtri edhe ndaj pushtuesve të dikusrshëm italianë (lexo: armiqtë dhe “të pabesët”) dhe hebrejtë e përndjekur i referohet traditës shqiptare të Besës ose detyrimit për ta mbrojtur mikun në shtëpinë e vet me çfarëdo kosto (Axelrod 2009; Brazza dhe Sarfetti 2010; Gershman 2008; Gjeçov 2003; Sarner 1997).  

Mirë, kjo mund të jetë e vërtetë por një shpjegim tjetër ofrohet nga institucioni otoman (ose më gjerë islamik) i Dimmi, për përsonat e mbrojtur, ( i përkthyer si Zimmi në osmanisht), qĝ shtrihej edhe te monoteistët jo myslimanë të të gjitha besimeve në mbarë Perandorinë Otomane. 

Ky institucion përbënte gurin ligjor të themelit të sistemit perandorak të milleteve (Fattal 1958; Fierro dhe Tolan 2013, Jaber 1967:213, 216). Dhe në ditët e sotme, për kureshti, i pakuptuar (pothuaj në nënvetëdije), pa emër dhe i pa vënë re, ky sistem milletesh otomane të gjithë Dhimmis (tani myslimanët përfshihen në numrin e tyre) të feve të ndryshme, në mënyrë të vijuehme, përshkon shoqërinë dhe politikën në Shqipërinë e sotme. 

Mbase do kish më shumë kuptim për të ardhmen europiane të Shqipërisë në botën e globalizuar për ta përqafuar me vetëdije të kaluarën otomane të vendit, sigurisht suke mos i lënë mënjanë qoshet e errëta të sundimit otoman, por duke i dhënë drejtësi arritjeve të çmueshme të tij. Kjo, ndër të tjera, duhet të përfshihet në tekstet shkollore të historisë dhe në atllaset shkollore të historisë me më shumë thellësi dhe në një mënyrë për të ndershme dhe objektive. Perandorisë Otomane i duhet dhënë më shumë hapësirë si dhe rolit të shqiptarëve në atë mbretëri shumëfetare transkontinentale dhe rrjeteve ndëretnike se sa prejardhjes mitike nga ilirët të kombit shqiptar.  

Skënderbeu tashmë funksionon si heroi kryesor kombëtar i miratuar nga shteti dhe duhet mbajtur për të ruajtur ndjenjat kombëtare dhe kohezionin, që përfytyrimi i tij prodhon. Stema e komandantit të luftës me shqiponjën dykrenore (byzantine dhe ortodokse të krisherë) mbi një sfond të kuq shërben si flamuri kombëtar i Shqipërisë. 

Por mbulimi në tekstet shkollore i luftës së Skënderbeut kundër otomanëvë mund të racionalizohej dhe ulej pak, aq sa të shikohet si një tranzicion i shkurtër nga sundimi i krishterë në gjysëm mijëvjeçarin Pax- Otomanica në tokat shqiptare. Duke e përdorë mirë këtë periudhë relativisht të qendrueshme dhe të begatshme, shqipfolësit kanë krijuar kulturën dhe kombin e tyre modern, madje edhe në kohët në kundërshti me dëshirat e qeverisë otomane. Në mënyrë kumptimplote, ndryshe nga bullgarët, grekët, serbët dhe malazezët- shqiptarët asnjëherë nuk ndërmorën një luftë të plotë7 ndaj perandorisë otomane. Po ta kishin bërë këtë, sigurisht ushtarët shqiptarë, në masë të barabartë do kishin luftuar në dy anët e këtij fronti hipotetik shqiptaro-otoman (turk) , dhe me shumë gjasë, do e humbisnin mundësinë e krijimit të një shteti kombëtar shqiptar shumëfetar sikurse është Shqipëria sot.  

Ky kapital i çmueshëm social dhe politik i është dhënë Shqipërisë për të ardhmen nga perandoria otomane.  

Dhjetor 2015  

Përktheu: Bardhyl Selimi, Tiranë 9 janar 2023 

Kuvendim me kohën, poezi nga Nue Oroshi

0

Nue Oroshi

Poezi

Kuvendim me kohën

Çfarë ka toka që nuk e sheh qiellin?

Pse retë e bardha s´kuvendojnë me diellin?

Ku janë gjuajtur zogjtë e malit?

Qe e kapin lartësinë e mallit.

Pse s´flet fjala as nuk ndëgjohet kanga?

Çfarë të mire ju ka sjell endja?

Ta shikosh me sy një vepër

Ta menosh si shkruhet n`letër.

Ec me kohën e përvlon diellin,

Me meteor e shikon qiellin.

Një muzë sillet rreth e rrotull

Nuk gabon por është e vogël.

Prej një zjarri të përshpirtnisë

Sillen kohërat e bukurisë.

Ec me kohën më tha djalëria

Ku kanë mbetë ndjenjat e mija?

Ndalo në rrugë e medito!

Kohën kot kurrë mos e qo!

Fali kohës ma t´bukurën ndjesi,

Jepi mendjes krenari.

Mos u ngut me folë pa vend,

Fjala e folur mbetët n´kuvend.

Askush nuk thotë a je i ri a i vjetër

Fjala e thënë shkruhet në letër.

Pse nxiton e nuk ecë me kohën

Kur promovon traditë e nderë.

Mos u ndal me tha një tjetër

se mendja e madhe nuk t´sjell nderë.

Kur kujton besën e burrit

Lidhej Shqipja rreth flamurit.

E tash që ju ka humb burrëria

Lotë gjaku derdh Arbëria.

Sikur toka që lëshon zanin

Kur e mendon një gjamë përballë.

Kur i ndalen rrezët e diellit

Kur si ke vëllëzerit të gjallë.

Në një hark të kohës së shkuar

Zgjohën ndjenjat  e janë trazuar.

Për një kujtim që e mendon

Ta therë shpirtin e ta përvëlon.

Nuk është gjuajtur prushi n´hi

Sa herë flas për këtë djemni.

Nuk valon flamuri i parë

Pse nuk rrini o tmjerë shqiptar?!

Jeni mbetë as n`tokë as n´qiell

Ju gjuajnë shkelma e ju lanë djerr

As në qiell e as në tokë

Do t´iu mbesin kockat bosh.

Për një koc që ju dhanë me l´pi

E harruat këtë shqiptari

Punoni për turk e punoni për shka

More t´mjerë me ju çka u ba?

Nderruat flamuj e bëtë tregti

Me varrosë këtë shqiptari

Nuk e menduat të mbramën hiq

Keni mbetur qiri i flliqtë.

Kur trazohet jehu i këngës

E dëgjon britmën e nënës.

Që s´din djali ku i ka mbetur

E mendon për t´gjallë e vajton për t´vdekur.

8 janar 2023

Papa nga Përtej-Jeta i përgjigjet Poetit, poezi nga Andris Lleskai

1

Andris Lleskai, Tiranë

Poezi

Papa nga Përtej-Jeta i përgjigjet Poetit
___
Para disa ditësh vajta të flisja me Papën,
në bllokun e homazheve
më thanë faqen e parë ta lija bosh,
ndarja nga jeta s’kishte mbushur as javën,
e unë mbushja vargje strofë mbi strofë.
*
Për mbi 30 minuta 3 faqe poezi mbusha,
12 zanore secili varg,
në bllokun tjetër ngjitur meje
vinin e iknin njëri pas tjetrit,
unë duke shtyrë kohën nga pak, nga pak,
në shqip praktikoja
matematikën e Dante Aligerit.
*
Por Papa s’ma foli asnjë fjalë…
Mbase do i kishte mbetur në mendje ndonjë varg
se pas 2 ditësh
dikush në “Poezitë e Shpirtit”
më bëri “tag”.
*
Fjalët e atij 3-faqëshit të bllokut faqebardhë,
Librit të Ngushëllimeve për Papën në ikje
në “Nunciturën Apostolike”*
ku nënshkroi Presidenti, e me radhë,
ngjitur fotos së Papa Ratzinger
në Dhomën e Pritjes perdekuqe,
i mora, fotokopjova,
e u nisa për “Kongres” në Lushnje.
*
Atje nga “Altari i POEZISË”
më vlerësuan “Fitues i Çmimit Special”,
mënyrë tjetër si ta marr s’do kishte
veçse si të Papës përgjigje.
Nunciturën Apostolike* – Ambasada e Vatikanit (në Tiranë).

Vajzat e fshatit tim

0
Kjo është shkolla 8-vjeçare e fshatit tonë, ku shërbyen një brez i pakrahasueshëm arsimtarësh, pa kontrubitin e të cilëve, nuk do ishim këto që jemi sot. Mirënjohje pa fund !
Bukra Hysenukaj Kastrati, Tropojë – Tiranë 
____
Në një bisedë tavoline ditët e fundit, po flisja për zonën time dhe veçoritë e saj, që ndër më të spikaturat, janë vajzat. Në atë bisedë më erdhi dhe titulli i këtij shkrimi “Vajzat e fshatit tim”, që ngjan si lasgushian në fakt.
VAJZAT E FSHATIT TIM
Fshati im është i vogël në numër shpish e banorësh, megjithëse ka një shtritje gjeografike relativisht të madhe dhe pushon nën hijen e Shkelzenit.
Prej shumë cilësive karakteristike, vajzat janë ylli më i shndritshëm i fshatit tim. Nuk po ndalem te bukuria fizike pasi nuk është meritë e tyre, por e gjeneve të trashëguara, të favorizuar nga klima, terreni etj. Ajo çka i bën të veçanta vajzat e fshatit tim, është mençuria, forca dhe guximi i tyre për t’u bërë ballë sfidave të shumëfishta. Vetëm duke u ndalur te brezi im, mund të sjell shembuj të denjë për skenarë filmash të arrirë, çka ishte dhe është jeta e këtyre vajzave.
Ne jemi brezi që përjetuam më të keqen e dy epokave, para dhe pas ’90, fundin e njërës e fillimin e tjetrës, kur dhe po formoheshim dhe përgatiteshim për t’u hedhur në jetë.
Sa drama janë luajtur në atë kohë me vajzat e fshatit tim dhe kjo nuk kish të bënte vetëm me mentalitetin patriarkal, (për hir të së vërtetës jo aq i ashpër), por me pasojat e atij tranzicioni që nuk kuptohej ç’ish e ku do na çonte.
Por koha që kaloi tregoi pikërisht atë vlerë të pashoqe të këtyre vajzave, për sa po përpiqem të përcjell. Ato ja dolën të bëjnë revolucion. Shumë prej tyre, refuzuan zgjedhjet e bëra në emër të tyre dhe u çprangosën në emër të lirisë dhe asaj çfarë janë bërë sot.
Pavarësisht asaj të kaluare por dhe paragjykimit si “të ardhura”, këto vajza, të shumta në numër në raport me popullsinë e zonës nga vijnë, shkëlqejnë sot kudo ku kanë arritur t’i bëjnë vend vetes me aftësitë e tyre.
Vajzat e fshatit tim i gjen sot kudo, si kontributore të vlera në çdo fushë të shoqërisë. Ato janë të penës, të artit, të shkencës, biznesit. Ato i gjen në media, në letërsi, në arsim, shëndetësi, në çdo nivel përfaqësimi në administratë, në vendlindje apo në kryeqytet, në profesione të ndryshme.
Të tjera që zgjodhën, apo fati i çoi larg Shqipërisë, janë integruar denjësisht, disa prej tyre si sipërmarrëse të suksesshme. Ka kaq shumë për të folur për to !
Vajzat e fshatit tim, janë heroinat e mija, janë emri më i bukur që mund t’i vendoset vendlindjes sonë të përbashkët.

Nuk ka paqë të qëndrueshme nëqoftëse Tirania triumfon mbi lirinë dhe demokracinë

0

Nga Frank Shkreli

“Po e largojnë Shqipërinë dhe shqiptarët nga Evropa e lirë e demokratike, ku e duan shumica dërmuese e shqiptarëve, por që klasa aktuale politike nga, dita në ditë dhe nga viti në vit, po e bën Shqipërinë pjesë të një aleance autoritarësh e tiranësh modernë lindorë – historikisht – pushtues e zaptues të tokave dhe shkatërrues të identitetit kombëtar të shqiptarëve ndër shekuj. Kombi shqiptar nuk ka pasur as nuk ka asgjë të përbashkët me vlerat dhe as me “kulturën” e këtyre tiranëve”

 Kështu foli javën e kaluar në Oslo të Norvegjisë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg. I ftuar në mbledhjen vjetore të Konfederatës së Sipërmarrjeve të Norvegjisë me 5 janar, 2023, kreu i Aleancës së Atlantikut Verior, theksoi se, “Armët – në fakt – sigurojnë paqën” dhe shtoi se, “Nuk do të ketë paqë të qëndrueshme nëqoftëse shtypjet dhe tirania triumfojnë mbi lirinë dhe demokracinë”. Ai nënvijoi nevojën që Aleatët në NATO të investojnë më shumë për mbrojtjen e përbashkët, të eliminojnë varësinë nga regjimet autoritare dhe të jenë të bashkuar në mbështetje të lirisë dhe të demokracisë.” Z. Stoltenberg e përqendroi fjalimin e tij në agresionin rus kundër Ukrainës dhe bëri thirrje për kujdes ndaj regjimeve të tjera autoritare, siç është Kina. Sipas tij, gjëndja aktuale në Ukrainë, “është pjesë e një politike ku Moska përdor forcën ushtarake për të realizuar objektivat e saj politike.”  Lufta në Ukrainë, vazhdoi Stoltenberg, nuk ka filluar shkurtin që kaloi, por në vitin 2014, kur Moska ka aneksuar Krimenë dhe Ukrainën lindore.

Në fjalimin e tij, udhëheqësi i NATO-s paralajmëroi në Oslo se nëqoftëse Putini fiton në Ukrainë, kjo do të ishte një tragjedi, jo vetëm për ukrainasit, për mbarë botën, “por edhe për ne”. Optimizmi për një Evropë të bashkuar e në paqë, pas shembjes së Murit të Berlinit, është zëvendësuar, nënvijoi Z. Stoltenberg me “regjime autoritare, që po shtohen dita ditës”, ndërkohë që “Demokracia është në rënje dhe globalizmi ka marrë tatëpjetën”. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s paralajmëroi se, “Nuk do të ketë paqë të qëndrueshme në botë, nëqoftëse shtypjet dhe tirania triumfojnë mbi lirinë dhe demokracinë.” Ai theksoi se “Pa marrë parasysh se kur e si do të marrë fund kjo luftë, ne duhet të pranojmë se gjëndja e sigurisë në Evropë ka ndryshuar përgjithmonë”,- ka thënë ai. Regjimi i Moskës do dëshironte një Evropë tjetër, -është shprehur Z. Stoltenberg, duke shtuar se, Moska “dëshiron të kontrollojë vendet fqinje, ndërsa e shikon lirinë dhe demokracinë si kërcënime për objektivat e saj, diçka që e ka vendosur Rusinë në një konflikt të vazhdueshëm me Perëndimin”. “Varësia tek regjimet autoritare është e rrezikshme”,- vazhdoi ai, duke u kujtuar të pranishmëve se disa kohë më parë, shumë njerëz besonin se blerja e gazit nga Rusia ishte thjeshtë një çështje tregtare. “Realiteti, është se tregtia është gjithashtu edhe një çështje politike. Ka të bëjë me sigurinë tonë. Tregtia është gjithashtu edhe politikë!”,- ka theksuar Z. Stoltenberg. Ai u tha të pranishmëve, por edhe një audience evropiane jashtë sallës, se duhet pasur kujdes që ai gabim me Rusinë të mos përsëritet më me regjime të tjera autoritare, duke përmendur, specifikisht, Kinën, si një prej atyre vendeve. “Interesat afat-shkurtëra ekonomike nuk duhet të përdoren kurrë në dëm të interesave themelore kombëtare”,- është shprehur lideri i Aleancës ushtarake perëndimore. Z. Stoltenberg paralajmëroi edhe kundër asaj që ai e cilësoi si, një “bashkëpunim në rritje e sipër, “midis regjimeve autoritare”, duke venë në dukje bashkëpunimin midis Moskës dhe Pekinit, “një partneritet strategjik dhe pa kufi”, siç është cilësuar nga ata vetë. Regjimet autoritare janë regjime të ndryshme, të cilat promovojnë një rend tjetër botëror, -tha udhëheqësi i Aleancës ushtarake të Atlantikut Verior në fjalimin e tij në Oslo.

“Optimizmi për një Evropë të bashkuar e në paqë, pas shembjes së Murit të Berlinit, është zëvendësuar, nënvijoi Z. Stoltenberg me “regjime autoritare, që po shtohen dita ditës”, ndërkohë që “Demokracia është në rënje dhe globalizmi ka marrë tatëpjetën”. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s paralajmëroi se, “Nuk do të ketë paqë të qëndrueshme në botë, nëqoftëse shtypjet dhe tirania triumfojnë mbi lirinë dhe demokracinë.”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Z. Jens Stoltenberg duke folur në mbledhjen vjetore të Konfederatës së Sipërmarrjeve të Norvegjisë me 5 janar, 2023 në Oslo.

“Ato regjime promovojnë vlera që dhunojnë e shkelin vlerat tona të lirisë e demokracisë”. Prandaj është e rëndësishme që të gjithë ne që besojmë në liri e demokraci, të jemi të bashkuar, përballë regjimeve autoritare “pasi ne ndajmë të njëjtat vlera” me njëri tjetrin,- ka përfunduar Z. Stoltenberg fjalimin e tij, drejtuar Konfederatës së Ndërmarrjeve Norvegjeze në Oslo të ënjten e kaluar. Siç duket, Z. Stoltenberg paralajmëroi edhe disa vende anëtare të NATO-s, me regjime me prirje autoritare—siç është edhe Shqipëria, që të mbrojnë lirinë e demokracinë në vendet e tyre dhe të rrinë larg nga regjimet autoritare dhe të “mbrojnë interesat e tyre kombëtare.” Prandaj, nëqoftëse Shqipëria – si vend anëtar i NATO-s është e interesuar të mbrojë lirinë dhe demokracinë për veten dhe për të tjerët, Tirana zyrtare do bënte mirë që të dëgjonte këshillën dhe paralajmërimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës, NATO, Z. Jens Stoltenberg, se pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin tregon pse vendet, që e konsiderojnë veten demokratike duhet të jenë të kujdesshme në marrëdhëniet e tyre me vendet që, botërisht, njihen si regjime autokrate, tiranike dhe antidemokratike. “Varësia tek regjimet autoritare është e rrezikshme”, paralajmëroi Z. Stoltenberg, vendet si Shqipëria, duke shtuar se një prirje e tillë është – jo vetëm kundër sigurisë së përbashkët, që është misioni kryesor i NATO-s – por është edhe kundër interesave kombëtare të shqiptarëve, Autokratët dhe tiranët përdorin tregëtinë për realizimin e objektivave të tyre politike, paralajmëroi lideri i NATO-s. Fatkeqësisht, Shqipëria zyrtare, por edhe disa elementë në Kosovë lakmojnë ende nga lindja – megjithëse Kombi shqiptar ka vuajtur 500-vjetë nën pushtimin turk, gjysëm shekulli nën diktaturën më të egër komuniste sllavo-aziatike në Evropë, shkatërrimin e identitetit kombëtar nën revolucionin kulturor kinez. Por edhe megjithë plagët e freskëta e të pashëruara të luftës së fundit në Kosovë të terrorit serb për spastrimin etnik të shqiptarëve nga trojet e veta shekullore, e të tjera fatkeqësi ndërkombëtare të shqiptarëve nën sundimin ose influencën e tiranive të huaja – disa prej të cilave Tirana zyrtare i ka shpallur “partnerë strategjikë”. Z. Stoltenberg e këshillon Tiranën dhe të tjerët me prirje autoritare lindore:- duartë larg prej tyre. Ndërsa, shqiptarët e lodhur me sundimet e diktaturave të huaja ndër shekuj dhe nga influencat majtiste autoritare sllavo-aziatike, po largohen masivisht si në kohën e Gjergj Kastriotit -Skënderbe drejt Perëndimit. Ndërkohë që liderët e tyre politikë shikojnë gjithnjë nga lindja dhe flirtojnë me liderët më autoritarë, që njeh sot bota mbi faqen e dheut, si Vuçiç, Erdogan, Putin, e të tjerë. Për fat të keq, megjithëse, historikisht, Kombi shqiptar ka treguar gjithmonë dhe me shumicë prirjet dhe preferencat e tij pro-perëndimore se është pjesë e Evropës dhe e perëndimit. Liderët shqiptarë, prap se prap, nuk ndjekin dëshirat e Kombit të vet, por për interesa personale dhe anti-demokratike, andej shikojnë e lakmojnë – nga Lindja 30 e sa vjet nga shembja e Murit të Berlinit. Duket se atje në Lindje, si ndjekës të autoritarizmit sllavo-aziatik, liderët shqiptarë sot e gjejnë veten më rehat në shoqërinë e autoritarëve dhe tiranëve të lartë përmendur që – sipas Z. Stoltenberg –po sjellin botën mbrapsht duke kërcënuar lirinë dhe demokracinë e popujve – sesa në rrethin e udhëheqsve perëndimorë, siç është Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s.  Liria e demokracia, por as atdhetarizmi i vërtetë as siguria e përbashkët perëndimore nuk promovohen me çanta grash, me flamurin shqiptar, me një çmim prej mijëra dollarësh, ose me orë zvicerane me portretin e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut. E vërtetë se Flamuri shqiptar është më i bukuri në botë (jo meritë e këtyre) dhe Gjergj Kastrioti – Skënderbe ishte Kryetrim dhe mbetet, jo vetëm, Kryetrimi dhe i Përgjithmonshëm i Kombit shqiptar, por edhe Shpëtimtari i Evropës. I asaj Evrope nga e cila klasa aktuale politike shqiptare, po e largon gjithnjë e më shumë Kombin shqiptar, në favor të bërjes biznes me autokratët dhe tiranët sllavo-aziatikë të lindjes. Po e largojnë Shqipërinë dhe shqiptarët nga Evropa e lirë e demokratike, ku e duan shumica dërmuese e shqiptarëve, por që klasa aktuale politike nga, dita në ditë dhe nga viti në vit, po e bën Shqipërinë pjesë të një aleance autoritarësh e tiranësh modernë lindorë – historikisht – pushtues e zaptues të tokave dhe shkatërrues të identitetit kombëtar të shqiptarëve ndër shekuj. Kombi shqiptar nuk ka pasur as nuk ka asgjë të përbashkët me vlerat dhe as me “kulturën” e këtyre tiranëve. Këta tiranë, autokratë, përfaqësues regjimesh diktatoriale të lindjes sllavo-aziatike, “Promovojnë vlerat që dhunojnë e shkelin besimin dhe vlerat tona të përbashkëta të lirisë e demokracisë”, në favor të “një rendi të ri botëror”, anti-demokratik – ishte paralajmërimi dhe thelbi i mesazhit të Sekretarit të Përgjithëshëm të NATO-s, Z. Jens Stoltenberg në Oslo, të ënjtën e javës që kaloi.

ADN shkëndijë shprese për ndryshim!

0

Florim Zeqa

Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN) ësht një nismë e re politike, nuk është e përmasave mbarëkombëtare, por është një shkëndijë shprese në këtë situatë të rënduar politike në të cilën po kalon shteti i Kosovës.

Kalimi në sistemin Presidencial

Sikurse ADN, asnjë nismë tjetër nuk duhet të jetë vazhdimësi dhe as levë e subjekteve aktuale politike. Ngase secila prej tyre, për të mirë apo për të keq, e kanë dëshmuar vetën. Ardhja në pushtet e një klase të re e të përgjegjshme politike, e aftë për ndryshime pozitive, do të krijonte premisat për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallime etnike, partiake, ideologjike apo fetare.

Insistimi im i vazhdueshëm për ndryshimet pozitive në vendin tonë, nuk e nënkupton ‘pasurimin’ e skenës politike edhe me një subjekt të ri, por në esencë, është përpjekja ime për finalizimin e projektit madhor për themelimin e një subjekti politik, i cili në gjirin e vet do të tubojë elektoratin e zhgënjyer nga të gjitha partitë politike, sa të dështuara, po aq të konsumuara përgjatë këtyre 24 viteve të fundit.

Nisma ime, Alternativa Demokratike për Ndryshim, nuk e ka thjeshtë vetëm qëllimin për ndërrimin e pushtetit në Kosovë, por, për ndryshimin e mentalitetit qeverisës dhe ndryshimin rrënjësor të sistemit qeverisës në vend, gjegjësisht kalimin nga sistemi Parlamentar në atë Presidencial.

Sistemi Presidencial i qeverisjes së vendit, do ta nxjerrë Kosovën nga “çarku i mbyllur” politik.

Sistemi Presidencial, përveçse do të pamundësonte kontrabandimin e postit të presidentit nga partitë politike, do të pengonte edhe ndërhyrjet e tmerrshme nga jashtë, siç ishte rasti i zgjedhjes së presidentes përmes zarfit në vitin 2011, dukuri kjo e paprecendent në vendet e lira dhe demokratike.

Sistemi Presidencial paraqet çelësin e evitimit të ngërçeve politike dhe krizave artificiale pas-zgjedhore të paraqitura në mënyrë serike në Kosovën e pasluftës, si dhe krijon premisat e bipolarizimit të skenës politike, gjegjësisht krijimin e dy blloqeve të forta parazgjedhore.

Zgjedhjet e brendshme partiake, vazhdimësi e elitave politike

Partitë aktuale, proceset e brendshme zgjedhore i shfrytëzojnë për ruajtjen e vazhdimësisë së elitave politike në partitë tyre, pa e dhënë asnjë sinjal për reformimin e tyre kundrejt kërkesave të vazhdueshme të elektoratit.

Arsyeja e pengimit të reformave në partitë aktuale, janë klanet dhe grupet e interesit të rreshtuara pas liderëve të partisë, të cilat e ngulfatën çdo përpjekje për ndryshim përmbajtësorë në këtë vend.

Vonesa e marrëveshjes, pengesë e zhvillimit ekonomik

Jo vetëm vonesa e aktit final të marrëveshjes, por i tërë dialogu politik mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel është bërë pengesë serioze e zhvillimit ekonomik, shëndetësor, arsimor, kulturor, etj, për shkak se të gjitha qeveritë e deritanishme të Kosovës pa dallim deri tek kjo e fundit, energjitë politike i kanë shpenzuar tek dialogu, gjegjësisht tek pakica serbe që nuk e njehë dhe as pranon Republikën e Kosovës si shtet të vetin, duke i sfiduar dhe lënë menjëanë interesat e shumicës së popullatës, në këtë rast të shqiptarëve që sakrifikuan shumë dhe pritën jashtëzakonisht gjatë për krijimin e shtetit të tyre.

Pa zgjidhjen finale, nuk hiqen vargonjët serbosllav nga qafa e Kosovës!

Ashtu sikurse ngjyrat në formën e gjysëmharkut në logon e ADN-së që simbolizojnë Ylberin i cili i ndalon të reshurat (keq-qeverisjet) e pandërprera, edhe tre shkronjat ADN simbolizojnë ADN-në politike të shqiptarëve në trojet etnike, të cilat do të ndalojnë katandisjen e mëtutjeshme politike të shtetit të Kosovës.

Si nuk reagon askush ndaj sulmeve serbe ndaj Shqiptarëve…?

0

Pamje nga protesta e serbëve sot në Shterpcë

Gani I. Mehmeti 

MOSREAGIMI I SHQIPTARËVE, SERBËVE DHE NDËRKOMBËTARËVE NDAJ SULMEVE SERBE MBI SHQIPTARËT NË SERBI, PËRSE?

Kur ndodh ndonjë incident a ekces ndaj serbëve në Kosovë, çohen të gjithë dhe e dënojnë rastin. Krejt në rregull. Por, shpesh ndodhin reagimet tepër shpejt, dhe nga të gjithë, përfshirë liderët shtetërorë, e partiakë të Kosovës, nga ndërkombëtarët e të mos flasim edhe nga serbët, që çohen i madh e i vogël edhe jo vetëm reagojnë dhe dënojnë, por ata edhe sulmojnë rëndë e më rëndë, sepse është dëshirë e tyre që të ketë ekcese ndaj serbëve në Kosovë për t’u ankuar deri edhe në Kombet e Bashkaura, shpeshherë menjëherë pas ekcesit. Këto reagime bëhen menjëherë, pa pritur zbardhjen e rasteve të ekcseve nga dëshmitarë të rastit e nga gjykata. Bëhen reagime të furishme, të ashpra e të papërmbajtura  në sulme ndaj shqiptarëve në Kosovë. 

Mirëpo, nuk ngjet njësoj me sulmet e shqiptarëve në Serbi nga vetë serbët. 

Vetëm kohën e fundit ndodhën disa raste dhe askush asnjë fjalë nuk e tha, madje as sa për t’u zbardhur e vërteta se pse dhe për çka ka ardhur deri tek ekcesi, sa do që, nuk është ekces mbytja e të riut në burgun e Beogradit shqiptar nga Kosova, i cili ishte edhe me shtetësi të Norvegjisë.  

Pak ditë m parë u arrestua edhe një tjetër shqiptar dhe përveç informimit se u arrestua, nuk pati ndonjë reagim tjetër nga askush, as nga Kosova, as nga ndërkombëtarët, që për këtë çështje janë këtu, për të qenë të barabartë për të gjithë, edhe për serbët edhe për shqiptarët, mbasi këta dy popuj janë në konflikt mes tyre.  

Po sot, sipas një njoftimi nga FB në BOTA SOT (8. 1. 2023), u infrmuam se është arrestuar nga agjentët e Serbisë një 25 vjeçar shqiptar, i cili po udhëtonte për në shtetet perëndimore. As për rastin nuk ka reagime! Ky, si 25 vjeçar, a mund të ketë akuzë nga serbia pse ka qenë pjesëmarrës i UÇK, pse atëherë ai ka lindur?! 

More, a jemi ne njerëz? Po, edhe kafshë po të ishim, do duhej të kishte ndonjë reagim për rastet ekscesive që po ndodhin ndaj shqiptarëve në Serbi, qoftë nga grupe kriminale apo nga vetë organet shtetërore serbe.  

Një gjë po ua them se, shumë më të mbrojtur janë drunjtë e kafshët në perëndim, se sa shqiptarët, ku do që janë në botë. 

Çfarë buje u bë me rastin e arrestimit dhe paraburgimit të ish policit serb në veri të Kosovës, i cili sulmoi hapatas Kosovën dhe KFOR-in? A u çua në këmbë e gjithë bota, nisur nga Serbia, Borelli, Lajçaku, Stane, shtete në botë sa desh u ndez Lufta e Tretë Botrore, deri sa Gjykata Themelore në Prishtinë ia ndryshoi statusin e të paraburgosurit me burg shtëpiak! 

Ndodhi rasti i plagosejes, me keqardhje, në Shterpcë, pa ditur fare për rastin se si kishte ndodhur, kush ishte iniciatori, u çuan të gjithë në këmbë e reaguan, nga Kosova, Serbia e të gjithë ndërkombëtarët, përfshirë Borellin, Lajçakun, Stanen edhe ambasadorët e shteteve të akredituara në Kosovë. 

Në rregull, mund të themi, pse duhet të lufohen ekceset, të mos ndodhin ato. Por, përse nuk reagohet kur sulmohen edhde shqiptarët?  

Vallë, mos ne jemi disi si tepricë tekologjike që thoshim për ndonjë mall të tepërt dikur! 

Mos ne nuk jemi të nënave?  

Dhe, në këso rastesh, do duhej të parët të ngrenë zërin në Serbi, kur ndodhin atje, pastaj gjithsesi nga Kosova dhe do duhej të shihnin njësoj ekceset, në këtë rast edhe për vrasjen e të riut në burgun e Beogradit edhe vetë ndërkombëtarët, deri sa ata janë këtu dhe përpiqen të ndërmjetësojnë mes Serbisë e Kosovës, në uljen e tensioneve për të shkuar deri tek marrëveshja përfundimtare, siç po thuhet. 

Këto që ndodhin në Serbi,  gjithsesi janë edhe frut i atij Ballkanit të Hapur të përqafuar edhe nga Edi Rama, si kryeministër i Shqipërisë që qenka për “lëvizje të lirë”, i cili, kurrë as një zë nuk e lëshoi në mbrojtje të shqiptarëve, qoftë nga Serbia, qoftë ngq Greqia. 

E, sa u përket shqiptarëve në Kosovën Lindore, atje janë shumë-shumë keq, e hiç asnjë fjalë nuk e flet për ta dhe për shtetin “demokratik” të Serbisë, në krye me kryekriminelin Aleksandër Vuçiq.  

Të gjithë i kanë shti veshët në lesh!… 

Përse?… 

Kosova është shtet i pavarur për pjesën dërmuese të banorëve të saj, andaj statusi i saj nuk mund të negociohet kurrë

1

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

Në kohën e fundit është rritë numri i atyre bukëpërmbysve që do të kishin dëshirë ta relativizojnë sado edhe pak, rrolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që është krenari lavdie. Po, doli një drejtues Akademie këto ditë dhe volli shumë çka kundër luftës sonë, sidomos kundër drejtuesve kryesor të saj.  Mendoi se me ia kthye pushkën veti, është më tragjedi se vetëvrasja. E po ka zëra që besojnë symbyllas, duke propoganduar se: “UÇK e vrau këtë dhe atë politikanë shqiptarë”. Ore të gjorë akuzues, po a e dini pse u vra ai që provoi ta bashkoi UÇK-ën me FARK-un, mjedis Tirane. U vra vetëm pse në Osllo kishte nënshkruar së bashku me Adem Demaçin, shkrirjën e FARK-ut në UÇK në luftë, në një front. Dokumentet sekrete kur të botohen, ju nuk do të keni as vend për varre. Po, po jeni bërë e keni bërë shumë akuza, keni sajuar shumë intriga. Madje, shumë u gëzuat kur Sali Mustafa u denua 26 vjet burg, më shumë se çdo kriminel serbian deri me tash.Mos harroni, se i dijmë shkaqet dhe kriteriumet e dyfishta edhe atje. Madje, me akuza po shkoni aq largë sa që po i akuzoni edhe ata që janë në burg në Hagë, e ata ta dini atje janë për ta dëshmuar pastertinë e luftës së drejtë, prej së cilës sot jeni të lirë dhe gllabëroni beneficione. E dijmë se keni nxituar të mbuloni emra të rrugëve, shesheve dhe librave, thue se nuk e dijmë ku keni qendruar gjatë luftës, thue se nuk e dijmë pse asnjë bustë, asnjë shesh nuk karakterizohet me emrat e kolosëve të lirë si Adem Demaçi e Adem Jashari. 

Edhe një fakt. Më tepër keni entuziazëm të thoni, na çliruan të tjerët, sesa të ndërtohet Shqipëria Etnike. Edhe këtë proponagë e beni me hile, thue si UÇK e mohon ndihmën e miqëve, sidomos miqëve të respektuar Amerikanë. Ta dini se UÇK ka bërë luftë të DREJTË dhe prej çdo akuze do të dali e liruar. E shihni su uluroni edhe me gënjeshtra: “Na prishi Albin Kurti me amerikanë”. Albini është nxënës i Adem Demaçit dhe politika  e tij është në vijën e drejtë të UÇK-ës, për të cilën nuk ka kursyer asgjë.  Keq jeni kah trilloni.  E pra, RROFTË MIQËSIA SHQIPTARO-AMERIKANE!  

         Telallgjinjtë e “bullëvardit” shtyhen cili po sulmon shqiptarë më ashpër 

 KFOR-i një institucion serioz i NATO-s në Kosovë i ktheu përgjegje negative, se “Ushtria serbiane nuk mundet të hyjë në asnjë rrethanë në Kosovë”. E të kuptohemi nazifashisti A. Vuçiq pati kërkuar në vlugun e barikadave në veri të Ibrit, që ushtria e tij të marrshojë drejtë Kosovës, për të venë rend dhe ligje, sikur bota nuk  e din se kërkonin me hy e me vra sërish shqiptar. E po të pyeteshin Nexhemdin Mitrovica dhe Milazim Gazatari, ushtria serbiane, do të hyne pa probleme në Kosovë. Ndërsa, për të “treguar” se ka pasë të drejtë makineria nazifashiste e A. Vuçiqit organizoi më 8 janar 2023 protestë në Veri të Ibrit. Protestuesit kinse e kritikonin A. Vuçiqin dhe Listën Serbiane për dy qellime meskine: 1.Për ta hiekur përgjegjësinë e A. Vuçiqit se me urdhër të tij ishin vënë barikadat.2. Për të treguar para opnionit se kinse serbët gjithëandej me vetiniciativë i kanë venë barikadat. Këtë “fiskulturë” politike që i infekton muskujt Vuçiqi e bënë edhe për konsum të brendshëm sepse rrena për te është “art” i vjetër serbian. Edhe një vrejtje gazetarëve të nderuar: Kurrë asnjë minut Princ Lazari nuk ka qenë “car”. Po pse ua glorifikoni serbianëve hsitorinë. Lerëni të rrejnë vetëm ata të paktën.  

Pra, politika serbiane nuk do të lërë mjet pa përdorë me që e ka humbur Kosovën, vetëm e vetëm të paktën si propogandë ta konsideroi statusin e këtij shteti diskutabil dhe të paqëndrueshëm. Për të mbetë ky parim i diskutueshëm për statusin e shtetit Kosovës, nepër çarqet serbiane tani është ngritur akuza dykuptimësore: “Kush e ka shitë, apo kush e ka blerë shtetin e dytë shqiptar-Kosovën”. Në këtë drejtim, në propogandën serbiane janë kah investojnë në rend të parë tregtarët e armëve, pade mos po hapet ndonjë treg i shitjës së tyre në Ballkan. Në këtë drejtim, agjenturat e koncerneve që shesin armë, vitin e kaluar më tepër kanë investuar në agjentura propoganduese nepër televizione dhe portale po edhe në agjentë të sporvuar, se sa që kanë fituar, sepse nuk pati luftë, që t` u shitën armët. Prandaj, me kohë u zbulua se të gjitha bankat shtetërore sot në Serbi duke investuar në politikë “ekstraktive” të shitjës së armëve, janë në humbje. Ato, për të humbur gjurmë, tani kanë krijuar një devizë plagiat puro greke: “veprimtaria mafioze të paguhet vetëm me qenë borqëli”. Dhe kanë hyrë në borqe marramendëse, të cilat shpresojnë se në rast të një lufte të nivelit rregjional do t` i nxierrin barqet me kamatë, pra do të fitojnë diçka. 

 Kjo atmosferë e pasigurisë, është krijuar sidomos pas sulmit agresiv të Rusisë në Ukraninë më 24 shkurt 2022. Po, mos të harrojmë se njohësit e thellë të lëvizjes së kriave kanë ardhur në përfundim qysh tani se është krijuar koncepti se: Rusia as nuk mund ta fitojë luftën, as nuk guxon të jetë humbëse. Kjo fonemë e përkthyer shqip, do të thot se lufta do të zgjatë një kohë të pacaktuar, pa asnjë dritë në fund të tunelit ushtraka dhe politik për mizoritë e sllavëve ndër veti. Kështu Ukraina po bëhet fati tragjik i pafuqisë së Evropës, për të fituar si në Luftën e Parë ashtu edhe në Dytën Botërore Amerika. E vërteta SHBA kanë mbetur pas shembjës së komunizmit e vetmja superfuqi ekonomike dhe ushtarake në glob. Në këto rrethana shtrohet pyetja, ku është Kosova, sepse pozicionin Amerikan disa qendra informative të ndihmuara nga Beogradi, po propogandojnë me gjysëm zëri se: “Kursi i Vashingtonit ndaj Kosovës ka ndryshuar më 2022”! Lidhur me këtë, jo që mendojë, por është krejtë ndryshe pozicioni, se kursi i SHBA-ve nuk ka ndryshuar fare. Dhe le të dihet publikisht se kursi amerikan ndryshon, nëse shqiptarët thonë hapur: “Kosova duhet të kthehet në kuadër të Serbisë”. E kjo thënje mund të ndihet si teoriçkë, por vetëm në Beograd, gjetiu jo, sepse fuqia e shtetit Kosovës për çdo muej po vjen duke u forcuar dhe duke iu afruar objektivit që të jetë antare e NATO-s, Këshillit Evropës, OKB-ës e një ditë edhe i BE-s.   

Sot  shumica apsolute e shqiptarëve mendojnë se statusi i Kosovës është zgjidhur më 1999 për gjithëmonë. Megjithë këtë, i ngarkuari special për Kosovën nga BE Vladisllav Lajçak në dhjetor 2022 do të thot hapur: “Më 2023 shpresojmë se do t` i mbyllim bisedimet për Kosovën. Gjithnjë sipas palnit Gjermano-Francez, që do të thot Kosova antare e OKB-ës dhe Serbia në BE. Por, tha më tutje Llajçak, nëse viti 2023 nuk sjellë rrezultate, atëherë bisedimet do të sillën në pikën zero”. Kjo do të thot, tha ai se pastaj bisedimet do të fillojnë nga e para”. Dhe këtë konstatim Llajçak disi nga grimasat në fytyrë, shihet se e shprehi me ENTUZIAZËM. E përkthyer shqip, ky fakt tregon se Sllovakia është shumë e entuziazmuar që nuk e njeh Kosovën shtet. E këtij pozicioni i gëzohet dhe Josip Borel si përfaqsues i BE dhe diplomat spanjoll, shtet ai që ka mendim identik me atë të Rusisë dhe Serbisë, Iranit dhe Vatikanit për Kosovën. Ja pra, me kend kanë punë pushtetarët shqiptarë, të cilët, duket se as nuk kanë dije, as nuk i kuptojnë fiskulturat e diplomacisë, të cilat në shumë raste matin pulsin: sa jemi serioz dhe të vendosur. 

                                  Një realitet që e defaktorizon disi shtetin e Kosovës 

Defaktorizimi si luftë speciale nuk është në ofenzivë vetëm nga ana e Beogradit, Iranit dhe Rusisë. Por një pjesë e establishmenit politik shqiptar duke u pozicionuar në luftën e egër vetëm për pushtet, është bërë armik i Kosovës, gati më i rrezikshëm se sa vet armiqët si Serbia dhe Rusia së bashku. Në këtë drejtim, sidomos Lidhja Demokratike e Kosovësm me politikën e saj antishqiptare, ende po provon që të gjitha vrsjet dhe mizoritë që kanë ndodhë në Kosovë t` ua japi ngjyrën politike, t` ia adresoi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, drejtuesëve kryesor të saj, gjithnjë duke u pozicionuar në armiqësinë që ka ekzistuar në mes të UÇK-ës dhe FARK-ut, ku fjalën kryesore e kanë pasë tre kallauzë (I+B+I) , kurse disa ushtrakë që nuk kuptonin politikë mësa pula në telefon, vetëm sa kanë notuar nepër ujin e ndotur, pa dijtë fare se si ai “ujë”  është infektiv nga brenda. E ky realitet duhet të dihet se ishte derivat i një bindje puro politike që i tregua e deshtuar, po në atë moment kur ranë bombat e para të NATO-s mbi terrirorin e Jugoslavisë Tretë sikurse Rajhu i Tretë. Madje, mu këta e quanin palen kundershtare (UÇK-ën) njerëz të frustruar dhe me ideologji komuniste. Ndodhte ky realitet për faktin hipokrit, në stilin: “T` i them, sa nuk më ka thënë”! 

                             Gjykat nderkombëtare me dy drejtësi në rikverc   

Tani e shtrojmë pyetjen pse u denua Salih Mustafa me 26 vjet burg, kurse kriminelët serbian si: Nikolla Shainoviq me 22 vejt, Dragolub Ojdaniq me 15 vjet, Nebojsha Pavkoviq 22 vjet, Vlladimir Llazareviq 15 vjet dhe Sreten Llukiq 22 vjet burg. Tani vetvetiu shtrohet pyetja: Kush është fajtor për 20 000 persona të dhunuar në Kosovë, kush është fajtor për bartjën e kufomave të shqiptarëve deri në Batajnicë të Beogradit e gjetiu, kush është fajtor për 14000 civilë shqiptarë të masakruar; për 600 varreza masive; për 120 000 shtëpi të rrënuara; për 1200 fshatra të bombarduara; për afro 1 000 000 shqiptarë të deportuar me dhunë jashtë Kosovës; për katër kampe të përqëndrimit: Bllacë, Stankovec, Çegran, Kukës dhe me dhjeta kampe më të vogla nepër Kosovë, përpos këta serbianët e lartëckur. E Salih Mustafa denohet me 26 vejt burg, “për një njeri të vrarë, për dy malltretime”, të dy rastet që nuk i pranon dhe hapur rrezulton nga dokumentacioni i gjyqit se procesi është politik dhe i montuar. Megjithë atë në një përkujtimin mortor këto ditë u aludua publikisht për një oficerë të vrarë shqiptar se: “përgjegjës janë kundershtarët ushtrak të FARK-ut”? Në esencë atë person e ka vrarë sherbimi kontrainformativ serbian, me të njjetin skenar sikurse në rastin “PANDA” në Pejë.  

                            Albanofobia në Evropë është racizëm dyshekullor 

Në këtë rrethana nga psikoanaliza e historisë shtrohet pyetja ideore dhe teorike: a do të vijë koha që në Beograd ta kemi bustin e Adem Demaçit dhe Adem Jasharit. Ndërsa në Prishtinë do ta kemi bustin e  Dimitrije Tucoviqit dhe Kosta Novakoviqit. Me këtë me duhet konstatuar se vetëm atëherë BE do ta kuptoj se kush është gjelati (Serbia) dhe kush është viktima dyshekullore (Shqiptarët). Por, atëherë do të jetë shumë porofitabile, vetëm dituria dhe puna për prosperitet ekonomik. Dhe, menjëherë shtohet payetja a do të jetë KFOR gjithëmonë në Kosovë? Në lidhje me këtë, jo që mendoi por është e sigurtë se NATO (KFOR është derivat i NATO-s) gjithëmonë do të jetë këtu, si faktor i sigurisë. Në anën tjetër, nuk dihet a do të qëndrojë Beogradi pranë qendrimit se duhet Ushtria serbe të futët në Kosovë. E misioni i saj dihet. Ajo ushtri nuk vjen në Kosovë për siguri të askujtë, por vjen për të vrarë shqiptarë, siç ka vepruar qe dy shekuj. Madje, lidhur me këtë S. Millosheviqi pati deklaruar se: “shqiptarëve u kemi treguar kush jemi më 1945 kur i kemi vrarë të gjithë, dhe ky solucion nuk është i pamundur në çdo kohë”. 

Tani Republika e Kosovës sikur është pozicionuar në udhëkryq, jo pa fajin e ndërkombëtarëve. Kjo për faktin se Kryeministi Albin Kurti po pengohet në çdo hap për ta zbatuar pushtetin e së drejtës. Dhe ky fenomen disi po shiqohet pa invencë, nga miqësia dhe besimi i plotë në SHBA, sepse as shtetet e fuqishme dhe me traditë nuk kanë persepktivë pa mbështetëje nga investimet e hueja. E ato investime i sigurojnë psiqikisht qëndrimet “me fjalë” të SHBA-ve dhe BE, por të cilat po mungojnë tani për tani. Pse? Sepse A. Vuçiq në anën tejtër, ka krijaur hapsirë dhe po luan me zjarr sepse shumë vendime  që kana rriedhë nga bisedimet, kanë brenda tyre dykuptimësi. Ajo dykuptimësi po shkon deri aty sa që Kryetari i Serbisë hapur e ngritë gatishmërinë ushtrake për të ndërhy në Kosovë (dhjetor 2022), dhe nuk i thuhet fare se çka do të thot qëndrimi i KFOR-it në Kosovë dhe çka përmban VERDIKTI I Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Lidhur me këtë, në opinion po shtrohet pyetja: tani për tani Serbia është nën hien e Putinit. Por bëri e u këndell në tru, dhe Serbia u kthye kah Perendimi, a duhet që së pari Beogradi do t` i vejë skansione Rusisë, e pastaj çështja do të tregohet lakuriq ndryshe për gjeostratgjinë e Ballkanit në përgjithësi. Mu për këtë, po dëshmohet se Perendimi e mbanë Kosovën në pozicion të një “invalidi”, sepse i dron bashkimit të shqiptarëve në një front, mudnësi kjo që Qeveria e Edi Ramës me “OPEN BALLKNANIN” po investon prapa shpinës Kosovës e në dobi të agrsionit serbo-rus. Ndoshta, piktori këtë e bënë pa vetdie. Por ka tipa që edhe sot provojnë ta rehabilitojnë Esat Pashën. Dhe, jo vetëm kaq.  

                 Po insitimi i SHBA-ve për asociacionin e komunave serbiane në Kosovë 

Insitimi i SHBA-ve që të themelohet asociacioni i komunave me shumicë serbiane, po spjegohet si prioritet. Në prononcimet lidhur me këtë, fare nuk thuhet ai asociacion a do jetë i themeluar mbi bazat e Kushtetutës Republikës Kosovës, apo do të jetë një “vlerë” shtesë, që del jashtë kornizës Ahtisarit, ku serbët psojnë “diskriminim pozitiv”. Ky parim hipokrit, duhet të pozicionohet se pas nderhyrjës ruse në Ukrainë, Amerika terthorazi ma nuk është në gjendje të bëjë “shatëll” diplomaci të shkollës Hollbrukut, Vesli Klarkut me vulë të Klintonit dhe Ollbrajtit! Pra asociacion të komunave, duhet të thuhet për serbian po, por jo me kompetenca ekzekutive. E pse mos ta shtrojmë edhe këtë pyetje. E e lansojnë këtë pozicion zyrtarët e larë të SHBA-ve për matje pulsi, apo janë serioz dhe brutal sikurse Hollbruk kur shprthente se “UÇK është terroriste”. Dhe, kur e pa seriozitetin tonë për sakrificë dhe luftë të drejtë, u ndal dhe tha: UÇK NUK ËSHTË TERRORISTE. Dhe nuk shkoi largë dhe erdhi 24 marsi 1999. 

                  A do ta përkrahë shtetin e Kosovës ndonjera prej 5 shteteve të BE-s 

Dihet se për shkaqe të brendëshme Kosovën ende nuk e njohin: Rumunia, Greqi, Spanja, Sllovakia dhe Qipro. Prej tyre më së afermi për ta njohur në bazë të traditës popullore do të ishte Rumunia. Madje edhe Spanja dhe Greqia nuk e kanë asnjë arsye që nuk e njohin Kosovën, përpos nga dy arsye fiktive puropolitike. Por, mbi të gjitha kjo mosnjohje e kurajon Serbinë nazifashiste që të provojë për ta destabilizuar Kosovën në çdo moment. Madje ka zëra që thonë se kjo po ndodhë sepse Republikën e Kosovës nuk e njeh shteti i Vatikanit. E pse mos t` ia shtojmë faktin se Vatikani bile nuk propogandon antishqiptarizëm. Ndërsa Rusia, Serbia dhe Iarni propogandojnë antishqiptarizëm qi i afrohet pozicionit adekuat të nazifashistëve ndaj hebrenjëve. 

 E vërteta,e kaluara e Kosovës është tani për tani e njohur. Prandaj, edhe ardhmëria e saj është e siguruar për aq sa vlen njohja e së kaluarës saj. Dhe po të shiqohet se kush prej okupatorëve të saj më shumë “ka të drejtë”, për ta kërkuar, atëherë atë të “drejtë”(!), duhet ta gëzojnë osamnlinjët, sepse  si okupatorë të saj (dhe jo vetëm të saj) kanë sunduar mbi 500 vjetë. Mbi këto parime më së pakut prej të gjithë okupatorëve të Dardanisë kanë të “drejtë” serbianët. Për këtë konstatim duhet të mësohet mirë historia. E nga ky realitet, Serbia kohë pas kohe do të ngacmojë në realitetin e Kosovës, sot me kërcnim me barikada, nesër me kërcnim se: ushtria është në gjendje mobile; se ushtria do të vendoset në veri të Ibrit; se ushtria do t` i siguroj enklavat serbe nepër Kosovë; se ushtria duhet t` i sigurojë kishat e gjepura tjera, thue se në te nuk janë 94% e popullsisë shqiptarë, edhe atëherë kur u ndertuan këto kisha. E po, lexoni mirë faktet e reja historike. 

               Çështja e barikadave ishte një matje pulsi ku është Kosova, BE dhe SHBA? 

Fakti në momentin aktual, që A. Vuçiq tha në Rashkë: “i hiqni barikadat, ishte argument se ai u ka thëni huliganëve serbian: “i veni barikadat”. Dhe këtij realiteti duhet venë përball një realitet tjetër, kuptohët nga kohërat tjera.Bje fjala, Hitleri më 1945 po të thoshte i “hiqni kampet e përqendrimit”, askush nuk do t` ia falte krimin që kishte ndodhë, sepse, se ai ishte urdhërdhënësi i tyre. Madje, S. Millosheviqi më 1999 do të kritikohet nga kisha, dhe me 5 tetor 2001, do të largohet nga pushteti, jo pse beri krime në Kosovë, por pse nuk ua kreu detyrën kishës, partive dhe akadmisë nazifashiste serbiane, që t` i shfarosë shqiptarët e Kosovës në tërësi, ashtu si ishte paraparë me Konventën Jugosllavo-Turke me 11 korrik 1938, ashtu si u goditën Tito-Kyprili më 1953 në Split e aktualizuan pazarin për deportimin e shqiptarëve në Turqi. Dhe rrezultati ishte 24000 familje sllave kolonizohen në Kosovë me detyra UDBASHE, MILICË dhe NEPUNËSA të çdo lloji. Por mbi të gjitha 415000 shqiptarë deri më 1966 u shpërngulën në Anadolli, si pasojë e terrorit shtetëror serbian. Këto realitete sot nuk i dijnë diplomatët e SHBA-ve e as ata të BE-ës, prandaj. Po, nuk them që diplomatëve duhet mbajtur leksione nga historia, por ato kanë pasoja për neve, sepse kur po flasin bje fjala: Eskobar, Borel, Lajçak, në grimasat e tyre në fytyrë, po lexojmë se në trevat shqiptare sikur nuk ka ndodhë asgjë?!!! 

        Okupimi i Kosovës nga Serbia dhe okupimi i një pjese të Ukrainës nga Rusia 

 Serbia i ka okupuar 714 katune shqiptare të Sanxhajut Nishit më 1877, për 28 ditë. Dhe atë realitet e pranoi Kongresi i berlinit më 1878. Ndërsa, okupimi i Kosovës nga Serbia gjatë shekullit XX ka ngja tri herë: më 1912-1914; 1918-1941; 1945-1999. E në lidhje me këtë realitet, okupimin e parë (1912) dhe të tretë (1945) Serbisë ia kanë siguruar: Rusia,Franca dhe Anglia në Paris më 1946; kurse, okupimin e dytë Serbisë zgjëruar ia ka siguruar Franca dhe Anglia, më 1919 në Versaj. 

Ukraina n` anën tjetër ishte shtet i pavarur, por që me “vetëdeshirë” pati hyrë në “komonvelltin” sovejtik, dhe e ruajti edhe antarësinë në OKB. Lidhur me këtë realitet të kurthuar, duhet të dihet se Serbia më tepër e don Rusinë, kurse Rusia më tepër e donë Bullgarinë. E pse është kështu? Sepse ky realitet është konceptuar më 15 janar 1877, në të ashtuquajturën Marrëveshjen e Bukureshtit, kur Rusia adhe Austro Hungaria e ndanë sferat e interesit në Ballkan.Wjena e mori për detyrë ta ndihmojë Serbinë për  ta okupuar Kosovën. Ndërsa, Peterburgu e mori për detyrë ta ndihmojë Bullgarinë, në mënyrë që t` i afrohet Bosforit dhe Dardaneleve, për të dominuar në Stamboll dhe në tërë Ballkanin, krejtë me qellim që ta rikrijojë Romën e Dytë. 

Tani shtrohet pyetja a ka ndryshuar gjeostrategjia e asaj kohe, përgjegja është se jo, sepse vetëm është ndryshuar një pjesë e akterëve, kurse Rusia ka mbetë rrezik konstant, herë hapur e herë heshtur, por interesi ka mbetë i pashkëputur. E mbi këto pozicione Serbia agresore dhe nazifashite nuk do të demokratizohet kurrë, pa e ndier në kurriz populli serbian pagesën e reaparacioneve, kuptohet se duhet paguhen dëmet e luftëtave që ia ka bërë Serbia duke i okupuar viset e hueja. 

Të përfundoj. Kur i pyeta fëmijët gjerman si historian: a ka gabuar Hitleri 1939-1945, të gjitha, pa dallim u përgjegjën se PO!. Po kur i pyetja fëmijët serbian a ka gabuar Millosheviqi 1989-1999? Të gjithë pa dallim u përgjegjën JO. Pra, çka flasin fëmia, vepron edhe Vuçiqi, nëse i jipet shansa. Unë mendoi se Serbia më 2023, duhet ta ndien atë peshë të fajit-krimit, që e ka ndier kombi gjerman më 1945. Ju kujtohet lexues të nderuar kur Helmut Koli thoshte se kam hanger sinap-bari, se ishim gjerman të shpallur me faj. Pa këtë katarzë që duhet ta ndiejnë në kurriz serbianët,nuk ka paqe në Ballkan. Serbia duet t` i paguaj dëmet e luftës. Pa këtë obligim që duhet ta kryej populli serbian, qetësi në Ballkan nuk do të ketë. E, UÇK ka bërë luftë REFLEKTUESE, për të siellë liri, barazi dhe dinjitet njerëzor, për çdo popull, kulturë, racë, rreligjion dhe komb në tërë Globin.  

Prishtinë, më 8 janar 2023