Kreu Blog Faqe 1139

Rëfim i një qytetari rreth civilëve me xhipa të blinduar që dje rrinin në gatishmëri pak përtej kufinit të Jarinjes, në Serbi

0

Më 07.01.2023

Raport – Rrëfim i personit “N.N”

Dje rreth ores 12:00 kam kalu kufirin ne Jarinje pasi kam hy ne SRB kam par 3 Jep Mercedesa te blinduar kolon me Tabela BG ,10 min brenda Territorien srb kan qen te maskuar ne 3 Gjypat ndersa ne anen Serbe te kufirit kan qen nja 4-5 veta grup Serb me 3 Vetura KM 1/2 që dyshoj se kan qenë në pritje të tyre dhe se ndryshimi deklarates se familjares Serbe per plagosje nga e paqellimshme ne te qellimshme dhe nga lirimi Barrikades ne bllokim te saj ka dore Serbe dhe 99% ndikimi ka qen I djeshem andaj behuni me vigjilent!kontrolloni me shum!2/2

Ora ka qen 11:15 kur kam mbrri ne Jarinje para meje kan qen nje 7 deri 10 vetura por ka shku shum shpejt ndoshta kam Prit deri 10 Minuta pasi kam hyr ne SRBI majtas kam verejtur 4-5 veta qe nga ana e kufirit Kosovës nuk duke ajo pjesë Pak sa me fell edhe pse jo e asfaltuar po vetem me zallin ishin parkuar 4-5 persona 28-40 vjeq me Syze dielli vetura KM të ndezura qe prisnin ne kemb dhe na shiquan me qe kishim Tabela te BE pasi hynem vazhdova pas verturave Serbe qe ishin para meje me shpejtesi te ulur deri ne rrugen qe te shpie per Novi Pazar aty ka qen sigurisht ora 11:45 besoj kur Jeep Mercedes te Zi te Blinduar 4-5 veta ne vetura te maskuar peeveq shoferat qe ishin me ?dhe syze me Tabela BG ne drejtim te Jarinjes koha Protestes përshtatet dhe ndikimi është shum i mundur. Gjithashtu transporti me KM vetura nga kufiri ka qen sigurisht me i lehtë me vetura që Jan me Tabela nga KM .

____

  • Emri i personit që njoftoi…, është i njohur për redaksinë.

Tashmë duhet të luftohet politizimi i policisë në Kosovë, dhe policët nuk duhet t’i takojnë asnjë partie

0

Përderisa Serbia edhe pas 24 vitesh nga koha kur Kosova e fitoj lirinë, vazhdon ta provokoj e ngacmoj me metoda të ndryshme luftarake vendin, Hajrullah Tërnava, ish- Zëvendës i Punëve të Brendshme të Kosovës nga koha e Autonomisë së KSAK dhe njohës i çështjeve të sigurisë, jep disa mendime thelbësore për gjendjen në policinë e vendit. 

Tërnava ka qenë edhe udhëheqës i Shkollës së Mesme të Milicisë nga koha e autonomisë së Kosovës, profesor i shquar i lëndëve të sigurisë dhe xhudist i njohur në mbarë ish-Jugosllavinë dhe i burgosur disavjeçar nga policia pushtuese e Serbisë në Kosovë.   

Kosova si pjesë përbërse dikur e Jugosllavisë, ishte krahinë autonome në përbërje të federatës jugosllave, sipas Kushtetutes së vitit 1974, por si pjesë përbërëse e barabartë me të gjitha republikat në Federaten e Jugosllavisë, që përbëhej nga 6 republika dhe dy krahina, me të drejta të plota që në federatë t’i kenë përfaqësuesit e saj, si të gjitha tjerat republika të federatës, e që e kishte të drejtën edhe sipas radhës ta kenë kandidatin si Kryetarin e Jugosllavisë, si përfaqësues nga Kosova.

Në ato kohëra sistemi i përgatitjes së policisë (milici) ishte sistemi i njejt i shkollimeve të kuadrove të policisë në tërë Jugosllavinë. Në kohën e ish Jugosllavisë në territorin e saj ishin gjashtë(6) shkolla të punëve të brendshme në Jugosllavi, njera nga to ishte në Vushtrri ku kadetët mesonin në dy gjuhë, në atë shqipe dhe serbe, një gjeneratë i kishte katër (4) paralele, në një gjeneratë, ishin tri (3) paralele në gjuhën shqipe, kurse një (1) ishte në gjuhën serbe, shkollimi zgjaste katër (4) vite, gjatë shkollimit të tyre ata ishin të obliguar të bartin uniformat gjatë gjithë qëndrimit në atë shkollë, e cila tani thirret Akademi Policore, dhe gjatë ditës mësonin mësimet e rregullta para dite dhe mësimin e obliguashëm pasdite, dhe gjate qëndrimit të tyre në atë shkollë ata përpos mësimit të lëndëve të përgjithshme kishin edhe lëndët profesionale si dhe lëndët ushtarake, dhe kadeteve kur e kryenin atë shkollë iu pranohej edhe ushtrimi ushtarak, sepse si kadetë në atë shkollë ata kane bërë roje, kujdestari, stërvitje ushtarake etj., prandaj iu njihej kryerja e ushtrisë, dhe me diplomimin e tyre caktoheshin nëpër komunat e Kosovës, që të punonin nëpër të gjitha stacionet policore. Ata që e kryenin këtë shkollë gjat shkollimit të tyre ishin të obliguar t’i krynin edhe kurset e notit, skijimit, patentshoferin, dhe kishin mundësinë të mirren me sportin të cilin ata vet e dëshironin, por në atë shkollë në Vushtrri ka qenë i zhvilluar sporti i xhudos, sa që klubi nga kjo shkollë në Jugosllavi ka marrë pjesë edhe në Ligën e Parë Federative të Xhudos në Jugosllavi, dhe ka pasur individë shumtë kampionë të asaj Jugosllavije, dhe falë kësaj shkolle ku është ushtrue ky sport në mënyre të vazhdueshme, edhe sukeseset e këtij sporti shihen tani në Kosovë, pasi ekzistojnë lidhshmëritë-rrënjët nga kjo shkollë e Vushtrrisë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Hajrullah Tërnava

Në ato kohëra kjo mënyrë e shkollimit ashtu si e ceka, ishte me plan programe i njejt në tërë Jugosllavinë, dhe 6 shkollat sikur e thash, ishin: ne Kamenice te Sremit – Vojvodinë, Lubjanë – Slloveni, Zagreb – Kroaci, Sarajevë – Bosne e Hercegovinë, Shkup-Maqedoni dhe Vushtrri-Kosovë. Meqenëse Jugosllavija ishte shtet monist, të gjitha ato shkolla i kishin programet e mësimit të njejta, të gjithë kadetët – nxënësit e kishin për obligim që të punojnë dyfishin e shkollimit të tyre sa zgjaste 4 vite shkollimi, pa e lëshue atë shërbim me vullnetin e tyre, vetëm nëse ka ndodhur që polici ka krye ndonjë vepër penale ai është larguar nga policija dhe është përgjegjur para gjygjit për veprën që e ka krye, përndryshe me e pas lëshue dikush shërbimin dhe me u punësue në ndonjë profesion tjetër jashta policisë, ai është dashur ta paguaj dyfishin e shkollimit të tij, që dot thotë se shkollimi ka zgjatë 4 vite, kurse ai është dashur ti paguaj hargjimet e 8 viteve, gjë që kjo ka ndikue në preventiv që askush nuk e ka lëshue atë shërbim. Gjat periudhave të shkollimit të kadetëve-nxënësve, ka pasur raste që koha e ka imponue që të pranohen kursista në atë shkollë, sepse është tregue e nevojshme për numër më të madh të policëve në Kosovë, dhe ata kandidatë që kanë konkurrue përmes kunkursit është dashtë ta kishin të kryer shkollën e mesme po ashtu edhe ushtrinë dhe që kanë qenë të pastër para ligjit, s’kan qenë në kundërshtime apo të përndjekur për vepra kriminale, me ligjet e asaj kohe për të kaluaren e tyre.

Pasluftes situatat e shkollimit të kuadrave policore kanë ndryshue, dhe tani policët pranohen përmes konkurseve që i parashohin ato kritere që kërkohen nga ata, që duhet ti plotësojnë: sikur aftësitë shëndetësore të tyre, ta kenë shkollën e mesme të kryer, aftësitë fizike, dhe nëse i plotësojnë këto kushte ata më të aftit (sipas numrave qe nevojiteshin në atë kohë, pranoheshin në polici dhe e fillonin kursin e tyre përgaditor disamujor. Me kryerjen e kursit caktoheshin të punonin nëpër stacione të policisë në mbarë territorin e Kosovës. Eshtë e kuptueshme se edhe kryerja e kursit mbahej në dy gjuhë, në atë shqipe dhe serbisht, dhe në atë kurs paranohen numër i caktuar sa i nevojiten për atë kohë shtetit në shërbimin policor.

Mangësitë e shfaqjes që po vërehen tash në Policinë e Kosovës, jane ato që një numër i madh pasluftës jane pranuar simpatizantë të vijave të ndryshme partiake, e sidomos të atyre të „fortëve“ që kanë rrahë gjoksa se e kanë „çliruar“ Kosovën, gjë që kjo i ka sjellë dëme të mëdha vendit, prandaj marrë në tërësi s’duhet të befasohemi pse tani e kemi situatën e tillë, sepse janë emrue në poste të rëndësishme epror “sipas njohësive” qoftë familjarë etj, pa i dhënë rëndësi aftësive personale – organizative policore dhe legjimitetit të individëve që e meritojnë, sepse me të njofshëm janë pranua numër i madh i policëve, sidomos në ato poste që i kanë vendosur – emrue që të pranohen ata “të mëdhenjt”, e që janë pranuar të afërmit e tyre, gjë që kjo dukuri paraqet probleme të mëvonshme, sepse krijohen grupacione që e dëmtojnë Policinë e Kosovës, dhe në ato mënyra nuk luftohet krimi në përgjithësi, në mënyrë ligjore ashtu si e parashohin ligjet, dhe gjithnjë përparësi tani kanë familjarët e farefisi i policëve, dhe kjo është pengesë e luftimit të krimit në përgjithësi.

Edhe ne Serbi tani egzistojnë vetëm kurse të policisë dhe ato shkolla të rregullta si dikur, sikur e shpjegova, më nuk egzistojnë, por e keqja e madhe është se në polici të Serbisë ka shumë nga ata që kanë qenë në lufta të tëra që janë zhvilluar në ato territore të ish Jugosllavise, sikur në Kroaci, Bosne e Hercegovinë, Kosovë etj, dhe ata asnjëherë nuk e kanë spastrue atë polici, që kush ka marrë pjesë në ato luftëra ti ndalohet shërbimi në polici, e sidomos nëse kanë krye krime edhe të përgjigjen para ligjit, sëpaku policija serbe që ka krye krime të rënda e pse jo edhe xhenocid në Kosovë, e që kur është krye lufta janë tërhjequr në Serbi, ku ka nga ata që edhe sot punojnë në ato shërbime të policisë, prandaj ata edhe më tutje mund të veprojnë dhe t’i keqpërdorin autorizimet e tyre ndaj popullatave të territoreve kundër të cilëve kanë luftuar, prandaj jo rrallë herë kemi ankesa e pse jo edhe burgosje të qytetarëve tanë të cilët udhëtojnë me automjetet e tyre nëpër territorin e Serbisë, dhe ka edhe shumë të pafajshëm që burgosen duke qenë për ta si të dyshimt, se kanë qenë në UÇK apo që kanë luftuar kundër serbëve.

Serbija në programet e saj me ato kurse që i shkollon kuadrat e saja policore, nuk ka ndonjë ndryshim, sepse i përmbahet atyre metodave që i kanë të trashëguara për policinë e tyre.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Hajrullah Tërnava si kuadër i ri i Milicisë së Kosovës…, qysh quhej në atë kohë.

Policija e Kosvës duhet që të shkollohet me shkollime të zgjatura e që janë shkolla të mesme, sikur që shkollohen policët e shteteve të BE, e qe ju zgjatin ato shkollime tri vjeqare dhe ju numrohen si shkolla te mesme.

Tani eshte koha t’iu shmangemi shkollimeve me kurse. Shkollimet me kurse mundemi ti aktivizojm në situata të caktuara nëse na imponohen, sepse kurset disamujore që ishin deri me tani, e sidomos pas luftës, e kanë një arsye se në ato kohëra na është dashur numër i madh i policëve, por tani mbas 23 viteve të pasluftës duhet të avansohet me shkollime të rregullta që i perngjajnë si shkollave tjera të mesme e që garantojnë në të ardhmen sukesese, dhe ata nxënës në ato shkolla të jenë apolitik, por edhe tani në polici duhet që të luftohet politizimi i policisë, dhe ata kurrsesi nuk duhet t’i takojnë asnjë partie, e jo sikur që kemi raste që nga një kohë e gjatë në komandimin e policisë, po ai komandant tani mbasi e kryen mandatin në polici, tani bëhet deputet në Parlamentin e Kosovës, kuptohet i asaj partije që i paska takuar gjithë kohën. Dukuritë e tilla tani për Kosovën dhe secilin shtet janë shumë të dëmshme, sepse policija, ushtrija, drejtësija, prokurorija etj, nuk duhen të jenë të ngjyrosura me ngjyra partiake, sepse ato i kushtojnë popullit dhe në ato shërbime duhen të gjitha ata të punojnë për të mirën e popullit dhe për shtetin e tyre. Sikur t’i kishim këto institucione të pastra ashtu si i parashohin ligjet ndërkombëtare, edhe tani nuk do ishim në situata të tilla si tani, që jemi shteti më i izoluar në botë.

Foto e Hajrullah Tërnavës para disa vitesh me ish – nxënësit e Akademisë , duke e festuar 30 vjetorin e kryerjes së matures të kësaj gjenerate nga Shkolla e Mesme e Milicisë në atë kohë, kur Tërnava ishte drejtor i saj.

“Rasti” i Shterpcës dhe armiqësia jonë me njëri-tjetrin

0

Prof. Bajram Binaku, Pejë

Ndodhi …! U plagosën dy qytetarë të Kosovës, rastësisht qëlluan të jenë të komunitetit serbë, ndërsa plagosja e tyre ishte aksidentale. Dhe rastësisht, personi qe plagosi ishte qytetar i Kosovës, shqiptarë,madje dhe pjestarë i FSK-së.

Rastësisht kishte qëlluar i biri i një familje dëshmori dhe i një rrethi, qe kishte dhënë shumë për Kosovën. Po, çfarë drejtimi mori e tërë ngjarja nga njerëz të arsyeshëm apo njerëz të pa ndërgjegjëshem, nga grupe apo përfaqësues të vendeve të ndryshme.

Deklaratat e pa matura, kryesisht u bënë nga ngutia, se cili, cila apo cilët do ta shënonin njëshin e shenjës. Shenja ishte i dyshuari e shigjeta i dëmtuari. Doli e para, shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, e cila veç se nuk volli për këtë akt “makabër”, doli zëdhënësi i BE-së me një deklaratë skandaloze, sikur ra një bombë mbi serbët e Kosovës. Poashtu doli përfaqësuesi amerikan, në emër të shtetit duke shpresuar qe gjykatat ta kryejnë punën ashtu siq duhet. Dhe të gjitha këto paraqitje publike e deklarata, nuk do të çonin peshë, sikur të reagonin për të gjitha ndodhitë e perditeshme në Kosovë.

Vritet në burgun serb, shqiptari i pafajshëm vetëm se kishte një tatu në trup; dhunohet e mbytet një i mitur jo serb; dhunohen e ngacmohen nxënëset e nuk marrin përmasat e një ngjarje sikur kjo, qe do të jetë temë edhe në Kombet e Bashkuara, edhe në Këshillin e Sigurimit. Këto ditë, aq sa e kam përcjellë shtypin, mediat e portalet serbe, poashtu i kam përcjellë dhe ato shqipe.

“Së pari Milazim Krasniqi, pastaj edhe Aleksandar Vuçiqi, si në kor, akuzojnë Albin Kurtin për plagosjen e dy serbëve në Shtërpcë!”

Çuditërisht konstatova se nga goja e shkronjat e shqipfolësve kemi më shumë opinione negative për shqiptarë e autorin e dyshuar, se sa nga ato serbe. Konstatova se fare nuk ka nevojë, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç të bëjë propagandë, po veç të shërbehet me ”arkivin” e ofruar nga shqiptarzinjët! Konstatova se kushdo qe na përfaqëson në konferencat ndërkombëtare e ka të kotë të dalë i pafajshëm nga një situatë e tej fryrë nga elementë anti kombëtare. Këto ditë u prompvue një libër i karakterit historik nga veprimtari e atëdhetari, Zymer Neziri, për masakrat e serbo-malazezëve mbi Rugovë e rrafshin e Dugagjinit. Paralelisht më këtë ngjarje të shenuar del një bashkëvendas, poashtu veprimtar kundër çështjes kombëtare, Sali Rexhaj e dru e gur nuk len pa levizur për ta devijuar ngjarjen e Shterpcës në dem të qeverisë e Albin Kurtit si kryeministër. Ai në një shkrim të gjatë, mes tjerash thot se, “Edhe pas 23 viteve, Albin Kurti vret fëmëjë serbë”!

Me këtë rast, duke mos qenë një rugovost, i arsyeshëm, ky erifi, bëhet një antishqiptar i pa arsyeshëm e i urryer edhe nga vllaznia edhe nga Rugova! Në fakt edhe urrejtja nuk arrinë t’a riparojë demin, qe po i shkakton shqiptarëve ky tipi dhe kreaturat e tilla.

Akademiku me letra, në fakt shërbëtori i përbetuar dhe i paguar nga qarqe të huaja sidomos nga lindja e Serbia, Milazim Krasniqi, poashtu gjuan dru e gur mbi qeverinë lidhur më rastin e kësaj plagosje.

Ai si bashkëpunëtor i Tërrnaves e sherbimeve antikombëtare pa pikë hezitimi e ndërgjegje deklaron: “I dyshuari mund të ketë lidhje me kryeministrin Kurti”!

Poashtu dhe një “shqiptar i ndershëm” Nexhmedin Spahiu, duke mbrojtur serbët e plagosur, kërkon dorëheqjen e komandantit të FSK-së dhe njollosjen e familjes emblematike, Jashari. Këto gjëra, qe po na ndodhin ne janë mirë të koordinuara, të përpunuara dhe të dirigjuara nga armiqët tanë. Mënyra më efikase do të ishte, qe propaganda kundër shtetit të ndëshkohet me ligj.

“As familja ime nuk më përkrahu kur thashë jam shqiptar”! Deputeti i parë shqiptaro-ortodoks në Maqedoni, një rrëfim që nuk duhet humbur

Nga: Bedri Islami, Shkodër

HYRJE: Xha Brankon e kam takuar vetëm dy herë në jetën time. Herën e parë përmes Ibrahim Kelmendit. Ai ishte njohur me xha Brankon në vitin 2006, kur ishte tërësisht i angazhuar në njerin nga problemet e mëdha të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, atyre ortodoksë, të cilët, me dhunë dhe detyrim shtetëror i kishin detyruar të deklaroheshin si maqedonas.

Ibrahim Kelmendi, ndër të tjera ka shkruar:

“Për shkak të keqardhjes se një shumicë e madhe e shqiptarëve në Makedoni, të cilët i përkisnin krishterimit ortodoks, po e fshihnin identitetin e tyre shqiptar, xha Branko ndërmori misionarizmin për t’i ndërgjegjësuar që të mos turpërohen e frikësohen më, por ta shfaqin hapur përkatësinë e tyre etnike. Më erdhi mirë që Xha Branko e mirëpriti përkrahjen time. Para se të njihesha me Xha Brankon, njoha pinjollë familjarë të Rilindasit Josif Bageri (i lindur në Nistrovë, e krahinës etnografike, pothuajse krejtësisht malore, Reka e Epërme (në mes të Gositvarit dhe Dibrës), të cilët nuk e deklaronin publikisht përkatësinë e tyre shqiptare.

Rrëfimet e shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni i kam përjetuar më tepër se tronditëse. Më erdhi keq që sëmundja në vitin 2013 ma pamundësoi angazhimin përkrahës që ata t’i rikthehen identitetit të tyre etnik, meqë edhe kërcënoheshin si tradhëtarë nga “makedonët” fashistoid, por edhe disa shqipfolës myslimanë e refuzonin reflektimin e tyre SHQIP. Bile kanë ndodhur edhe sulme fizike e vrasje...”

Kur unë e takova xha Brankon herën e dytë, në zyrën e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integerim, Ali Ahmeti, deputet i së cilës ishte zgjedhur, biseda e shkurtër me të ishte shumë inspiruese, e këndshme. Ai fliste qetësisht, duke i shtruar fjalët dhe i zgjedhur me kujdes ato. Kishte një ndjenjë të hareshme në vetvete, i bindur se kishte hyrë në një betejë të madhe, por të domosdoshme për identitetin e kombit që i takonte.

Shumë shpejt ai u bë simbol i njeriut të guximshëm, me shumë pasues, dhe vizioni që kishte, ashtu si përkushtimi i tij e bënë të dashur për të gjithë shqiptarët, por edhe përtej tyre.

Historia e shqiptarëve ortodoksë që jetuan në trojet e tyre etnike në Maqedoninë e Veriut është e dhimbshme, herë herë tragjike. Ajo ka qëndruar në heshtje dhe po zgjohet.

Ja edhe rrëfimi i xha Brankos, të cilin po e sjell në DITA:

“…Quhem Branko Manojlovski, i Nënës Zafira dhe Babait Manojl, i lindur me 19.08.1941 në Fshatin Kiçinicë, Reka e Epërme, buzë Mavrovës piktoreske. Shkollën 4-vjeçare e kam kryer në Belqicë, kurse 8-vjeçaren në Gostivar. Shkollën e mesme e kam kryer në Tetovë, kurse studimet në Zagreb në vitin 1967.

Deri në vitin 1945 e kishim mbiemrin familjar Tanashi.

Në vitin 1969 jam emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj prej vitesh jam edhe shtetas amerikan. Gjatë 9 viteve të fundit, sidomos qëkur jam pensionuar në ShBA, vij në vendlindje për t’u çmall, meqë pothuajse dy dekada nuk kisha mundësi të vija.

Që kur kam filluar të vij në vendlindje, i frymëzuar dhe i inkurajuar edhe nga demokracia amerikane, jam prezantuar siç ndihem dhe siç jam – shqiptar, meqë prindërit, gjyshërit, stërgjyshërit dhe paraardhësit e tjerë i kisha shqiptarë.

Nuk po ndruhem të prezantohem shqiptar, me mendimin se Republika e Maqedonisë (RM) nuk është ajo e viteve të para Pavarësimit të plotë shtetëror (1991), por e demokratizuar, me sistem pluralist demokratik, ku prononcimi si shqiptar nuk do të jetë më me rrezik, si përpara.

Fatkeqësisht, shumë shpejt u ballafaqova me një realitet të hidhur. As disa nga më të afërmit e familjes sime nuk e mirëpriten prononcimin tim publik se jam shqiptar. Dhe, mendoj, nuk po e mirëpresin kryesisht nga frika, meqë ata ende nuk janë liruar nga tmerri i të kaluarës se afërt, i cili zanafillën e kishte qysh kur hapësirat tona etnike i pat pushtuar Serbia imperialiste në vitin 1913.

Këtë vit me ndodhi një surprizë e këndshme, kur u informova se ca bashkëqytetarë këtu, në RM, kishin formuar Shoqatën Josif Bageri. Këtë personalitet të shquar, njëheraz bashkëvendas, e kisha idhull prej vitesh dhe po më vinte keq përse kaq gjatë ishte dënuar me harresë dhe mospërfillje.

Njësoj idhull e kisha edhe Birin e Josifit, Kriston, meqë Ai, në moshën 16-vjeçare, kishte rënë në Manastir, krah kryengritësve çlirimtarë maqedonas, kundër pushtimit shumëshekullor turk. Kjo kishte ndodhur në vitin 1906. Kurse Josifi, nëntë vite më vonë, në moshë 45-vjeçare, kishte vdekur në Prishtinë (në rrethana ende të pasqaruara), në krye të një misioni patriotik. Pra, Babë e Bir kishin dhënë jetën për çlirimin e popujve tanë, shqiptar e maqedonas, kundër pushtimit turk dhe serb…

Që kur kam kuptuar bëmat e Tyre njerëzore e patriotike, nuk kam ndier qetësi shpirtërore, përse ata ishin harruar. Qysh në kontaktet e para me këtë Shoqatë shpreha gatishmërinë për t’u angazhuar. Sidomos angazhimi i sivëllezërve dhe i simotrave, kryesisht të besimit myslimanë, me bënë të ndihem akoma me krenar – si shqiptar.

Rasti i parë për të shprehur këtë ndjesi publikisht qe Simpoziumi shkencor kushtuar Josif Bagerit, mbajtur me 25 qershor në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Me atë rast u ndjeva i nderuar për mundësinë që m’u dha për të përshëndet pjesëmarrësit e simpoziumit, studiues nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria dhe Bullgaria, në cilësinë e kryetarit të nderit dhe në emër të Shoqatës Josif Bageri. Në të njëjtin Simpozium paraqita edhe kumtesë.

Këto ditë MTV2 emetoj një emision për Rekën e Epërme, me rrëfimet e mia, si dëshmitar autentik i të kaluarës se Familjes, Fshatit dhe Krahinës sime të dashur, Rekës së Epërme. Më pastaj pasuan reagimet. U ndjeva tepër i lumturuar kur vëllai, kushërinjtë, mbesat, po më përgëzonin për sinqeritetin dhe emocionet e mia të shpalosura në atë emision. Pasuan edhe përgëzimet tepër dashamirëse dhe njerëzore të bashkëkombësve të mi, kryesisht të besimit myslimanë, por tek tuk edhe të besimit ortodoks.

Në ndërkohë përmes telefonatave pata edhe kërcënime, të cilat m’u duken se ishin nga nacionalistët ekstremistë maqedonas. Këto kërcënime i heshta, sepse nuk dëshirova t’u shkaktoj panik të afërmeve të mi. Vetë nuk u ndjeva aspak i frikësuar, jo se shquhem për trimëri, por sepse nuk e di se si më ka përfshi një dëshirë e madhe të kem fatin të vdes në Kiçinicë, meqë do të kem fat të varrosem në varrezat pranë të parëve të mi, në oborrin e Kishës sonë të Fshatit, prej vitesh pothuajse e shkretëruar, për shkak të emigrimit tonë.

Hidhërimet m’u shtuan edhe për shkak të ca fotografive që po qarkullojnë në internet. Ato janë bërë para Kullës sonë madhështore. Sidomos një foto, ku jam fotografuar unë, në mes të dy vajzave të bukura shqiptare (të besimit mysliman), duke pasur përpara Flamurin tonë Kombëtar Shqiptar, mbi parmakët e shkallëve që  janë para hyrjes kryesore në Kullën, nxiten ca reagime shoviniste.

Ajo foto ishte bërë rastësisht, në momentin e gëzimit tim të papërshkrueshëm, nga se mbaja mend të me kishte rrëfyer Nëna Zafirë, se me Flamur Kombëtar Shqiptar ishte bërë dasma, kur ishte martuar me Babin tim, Manojlin.

Kundër vënies se Flamurit tonë Kombëtar u shprehen edhe ca njerëz të Familjes sonë të madhe. Atyre nuk u mjaftonin arsyetimet e mia, se e ndieja për Flamur të Kombit tim, se me atë Flamur ishte bërë dasma e prindërve të mi. Reagimi i tyre po më mërzit shumë, sepse atyre nuk ju ka mjaftuar që janë tjetërsuar në popull tjetër, maqedonas, por paskëshin ruajtur edhe paksa urrejtje ndaj Kombit dhe Flamurit të prindërve tanë

Prejardhja ime / jonë etnike

Mërzitë, shqetësimet, kërcënimet me shtynë të thërras në ndihmë kujtesën time, qoftë për ato që kisha përjetuar vetl, qoftë për ato që kisha dëgjuar nga prindërit. Njohuri nga leximet e librave histori kam pak, meqë nuk isha përcaktuar ndonjëherë për këtë lëmi dhe prandaj nuk kisha kohë për to.

Mbaj mend, – e si të mos e mbaja mend, – vrazhdësinë e mësuesit tim të parë në Belçicë. Në vitin 1948 në shkollë më dërgoi Motra ime, Jelica, pesë vite më e moshuar. Asnjëri nga fëmijët e fshatrave tonë, kur filluam shkollën, nuk dinim maqedonisht, meqë gjuhë amtare kishim gjuhën shqipe. Mësuesi, – jam në dilemë nëse duhet t’i them mësues atij, – më rrahu vetëm pse nuk dita si i thoshin kushëririt në maqedonisht. Që aty filluan peripecitë e ballafaqimit tim me asimilim të përdhunshëm gjuhësor dhe etnik…

Katragjyshi im, Manojli, i cili jetoi në vitin 1830 – 1903, ishte i emigruar në Stamboll, siç ishin emigruar shumë shqiptarë tjerë të këtyre anëve, sepse në vendlindje nuk kishin mundësi rrotjeje. Manojli dhe vëllai i tij, Lazari, në vitin 1882 ia dolën të ndërtonin atje një hotel, të cilin e emërtuan Arnautan, një emërtim që duhet të simbolizon përcaktimin e tyre etnik.

Atëherë ata e kishin mbiemrin Tanashi, sado që ka nga ata që mundohen të me bindin me falsifikime të sajuara nga pushtuesit serbë, se edhe para pushtimit serb stërgjyshërit e mi paskëshin pasur mbiemër te serbizuar: Tanasheviq. Asnjëherë nuk kam dëgjuar ndonjë rekas, të besimit ortodoks, te ketë shpreh dilemën, të kemi qenë ndonjëher serbë!

Në aspektin gjuhësor dhe etnik paraardhësit e mi ia kishin dalë të përballonin asimilimin nga sundimet pushtuese mijëvjeçare romake, bizntino-bullgar, bizantino-serb dhe otomane/turke. Edhe djali i Manojlit, Dhimitri, që jetoi gjatë viteve 1865-1932, fillimisht duhet ka ketë pas mbiemrin Tanashi. Pas pushtimit serb në vitin 1913, Familjes sonë iu imponua mbiemri Tanasheviq,

Atë mbiemër të serbizuar u detyrua ta mbaj edhe djali i Dhimitrit, gjegjësisht Babai im, Manojli, i cili lindi në vitin 1903 dhe rrojti deri në vitin 1983. Por pushteti komunist maqedonas Familjes sime ia ‘maqedonizoi’ mbiemrin, nga Tanasheviq në Manojlovski. Këtë ndryshim të imponuar e pata përjetuar vet, kur si i ri shkova për herë të parë në zyrë të vendit për të nxjerr certifikatë të lindjes për motrën dhe u befasova kur nëpunësi ma lëshoi me mbiemër Manojlovski. E kundërshtova, por ai me përzuri nga zyra, me shpjegim se tashmë ishim maqedonas…

Mbretëria serbe, nga viti 1913 deri në vitin 1941 ushtroi politikë tepër barbare ndaj popullsisë shqiptare, të besim fetar mysliman, ortodoks dhe katolik, por edhe ndaj popullsisë maqedonase. Bile, maqedonasit as që i njihte për popull, kurse shqiptarët myslimanë mundohej t’i tjetërsonte në turq. Por ama përqendrimin fillestar asimilues pushtuesi serb e koncentroi ndaj popullatës shqiptare me besim ortodoks, duke e shpërdoruar për këtë politikë asimiluese edhe kishën nacionaliste serbe dhe besimin e tyre, prandaj shqiptarët ortodoksë i pat “konvertuar” zyrtarisht në serbë…

Pas formimit të Republikës se Maqedonisë në vitin 1944, siç informova, një pjese të Familjes sonë përdhunisht iu ndryshua mbiemri nga Tanasheviq në Manojlovski, kurse një pjese tjetër, nga Tanasheviq në Lazarovski, sepse në pushtet erdhën sundimtarë ‘maqedonas’, të dresuar nga nacionalistët sundimtarë serbë, por tashmë të indoktrinuar edhe si komunistë…

Siç po vetëkuptohet, në vitet e para të Republikës të sapoformuar të Maqedonisë, pothuajse e tërë popullsia shqiptare e Rekës se Epërme, ortodokse dhe myslimane, gjuhë komunikimi në shtëpi e ka pasur vetëm gjuhën shqipe. Nënat tona nuk dinin asnjë llaf në gjuhën maqedonishte ose në ndonjë gjuhë tjetër.

Por ama tani, me fëmijët dhe nipërit e mi (në Amerikë) komunikoj kryesisht në gjuhë angleze, kurse me nipat e mbesat e mia këtu, të lindur pas viteve të 60-ta, më duhet të flas pothuajse vetëm në gjuhën maqedonishte. Dhe këta tani po shfaqin habinë e tyre, se përse unë nuk e kam harruar shqipen e prindërve të mi, edhe më shumë po shfaqin habinë, përse unë po potencoj identitetin tim shqiptar…

Për të sqaruar dukurinë e asimilimit tonë, meqë jam goxha i moshuar, po sjell tre emra konkret të personaliteteve tanë. Fillimisht do të përmend emrin e një personaliteti shumë të afirmuar e të respektuar edhe si Hero i Popullit. Ai është Video Smilevski – Bato, djali i Hallës sime, Velikës.

Video Smilevskin edhe mund ta quajnë maqedonas, por ama Hallës sime, Velikës, me ç’të drejtë mund t’i tjetërsohet identiteti i saj shqiptar!? Me këtë rast po sjell vetëm bisedën kundërshtuese të tij, që unë të mos emigroja në Amerikë. Ai arsyetonte mosshkuarjen time me përkrahjen që më kishte bërë për studime në Zagreb dhe se shtetit i duhesha si kuadër i ri. Kurse unë i thoja se nuk mund të vazhdoja të qëndroja me identitet të dubluar etnik, atë shqiptar në Shtëpi, deri te dera e oborrit, dhe atë të imponuar, maqedonas, jashtë Shtëpisë. Për këtë qëndrim timin ai qe hidhëruar, por nuk pat marr masa ndëshkuese, siç i kanë ndëshkuar të tjerët …

Tani po sjell dy emra të akademikëve që akoma jetojnë, e uroj të jetojnë sa më gjatë, për të shpjeguar se jo vetëm në nivel politik, por edhe atë akademik, ka ndodhur tjetërsimi i dhunshëm etnik i shqiptarëve ortodoksë në maqedonas. Pothuajse të gjithë qytetarët e Republikës se Maqedonisë e kanë dëgjuar emrin e ish Kryetarit të Akademisë se Shkencave të Maqedonisë, Poetin e mrekullueshëm Mate Matevski.

Babai i tij ka qenë mik me Babain tim në Stamboll. Kur ai u kthye nga Stambolli, me sa mbaj mend të kem dëgjuar, në moshë 14-vjeçare, gjuhë amtare e kishte shqipen. Ai nuk dinte fare maqedonisht. Krijimtarinë fillestare letrare e pat filluar në gjuhë shqipe në revistën letrare “Jeta e re”…

Akademiku i shquari Matevski vazhdon të heshtë se prindërit e tij ishin shqiptarë. Do të bënte gjynah nëse do të thoshte se ata ishin tjetër soj…

Kisha një shok timin të ngushtë në shkollën 8-vjeçare në Gostivar. Me te flija në të njëjtën dhomë në konvikt. Emrin e ka Gligor Jovanovski. Ky tani është anëtar i Akademisë se Shkencave të RM-së. Para 6 vitesh mësova se ky shoku im është stërnip i Josif Bagerit, pra, djali i Isaiisë, që ishte djal i Manojlit, e ai ishte vëllai i Josifit. Qysh që pesë-gjashtë vite nuk kemi komunikuar më Gligori dhe unë, nga ai hidhërim që patëm, kur e luta të bëjmë diç për afirmim të Josifit…

Tani, kur po ballafaqohem edhe me kërcënime fizike, pse po prononcohem publikisht se jam shqiptar, po i kuptojë Mate Matevskin dhe Gligor Jovanovskin, pse nuk duan të pranojnë publikisht të vërtetën – se janë bijë të prindërve shqiptarë dhe se gjuhë amtare e kanë shqipen, të cilën e zotërojnë më mirë se unë.

Që të dy, dhe të tjerët, që nuk po ua përmend emrat, i kuptoj se janë ambientuar e afirmuar si maqedonas dhe prandaj, po u prononcuan se janë të paktën me prejardhje shqiptare, do kenë vështirësi, të ngjashme me të miat, edhe në familje të tyre të ngushtë. Po vetëkuptohet se si do i linçonin pastaj nacionalistët e thekur maqedonas…

Para pesë gjashtë viteve me rastisi të jem në Kullën tonë në Kiçinicë, kur erdhi për të bërë reportazh një ekip i MTV-së (televizionit shtetëror maqedonas). Më thanë se Enti për mbrojtje të monumenteve kulturore i kishte shpallë kullat tona objekte të mbrojtura. Me pyetën për traditën arkitektonike maqedonase. Po sa u thashë se janë kulla shqiptare, të financuara nga stërgjyshërit tonë shqiptarë dhe të ndërtuara nga mjeshtër shqiptarë, ata u hidhëruan dhe u larguan pa bërë reportazhin. Që atëherë edhe Enti përkatës nuk është përkujdesur fare për kullat tona. Kundër shembjes se tyre po angazhohemi vetë, edhe pse ne to nuk jeton më njeri.

Angazhimi im / jonë i preferuar

Njerëz të mirë, shqiptarë e maqedonas, por edhe ju që jeni të indoktrinuar me urrejtje shoviniste, nacionaliste e fetare, ju lutëm, me mirëkuptoni dhe me besoni, se unë nuk po ua shpjegoj shqetësimet e mia i shtyrë nga ndonjë motiv patriotik kombëtar shqiptar, aq më pak nga ndonjë motivim nacionalist shqiptar, por sepse jam i merakosur për bashkëjetesën njerëzore në mes të popujve tanë, jam i merakosur për ardhmërinë e Republikës se Maqedonisë.

Nuk e fsheh, e bëjë këtë i shtyrë edhe nga keqardhja dhe dhimbjet që ndjejë sidomos për prindërit tanë. Ata kanë vdekur dhe po vdesin duke e vuajtur në mënyrën më barbare këtë lloj asimilimi. Derisa burrat, bijtë e bijat e tyre, për të mbijetuar dhe për të qenë të favorizuar në punësime, kanë mësuar gjuhën maqedonase, nënat tona asnjëherë nuk ia dolën të harrojnë gjuhën e tonë amtare shqipe, duke e zëvendësuar me maqedonishte.

Jam dëshmitar se nënat tona e kanë pas të ndaluar të flisnin jashtë pragut të banesës ose të shtëpisë në gjuhën shqipe, pasi janë shpërngul në qytete, kanë shëtitur trotuareve si memece, ose duke biseduar fare me zë të ulët me burrat dhe fëmijët e tyre, që të mos di njeri se ato janë shqiptare, gjegjësisht vetëm shqip-folëse. Fantazitë e politikës asimiluese ndaj tyre kanë shkuar deri atje, sa ato të privohen nga punësimi, meqë nuk i kanë punësuar as si “maqedonase” që dinë vetëm gjuhën shqipe.

Kam dëgjuar për rast makabër, kur nga varfëria e rëndë një Nënë ka pranuar kushtëzimin të shtirret si memece, që të mund të punësohet si “maqedonase” (meqë ajo nuk ka ditur fare maqedonisht)…

Vetëm ne shqiptarët e besimit ortodoks mund të dimë se çfarë politike e rëndë asimiluese është zbatuar ndaj nesh, sepse e kemi të përjetuar dhe të vuajtur shpirtërisht në secilin hap…

Uroj që ajo kohë dhe ato vuajtje, nën pushtimin serb dhe nën sundimin komunist “maqedonas”, të mos na përsëriten asnjëherë!

Ridefinimi etnik

Nga investigimet e mia, më bëhet sikur aktualisht qytetarët e RM-së, me prejardhje shqiptare, të besimit ortodoks, janë sërish në dilemë dhe në udhëkryq, në kohën kur po debatohet e po merren vendime për prejardhjen etnike të popullit maqedonas. Sikur të ishin vetëm disa dhjetëra ose qindra qytetarë të komunitetit tonë, nuk do ia vlente të shfaqja shqetësimet dhe sugjerimet e mia. Por, bëhet fjalë për qindra mijë qytetarë, anë e këndë RM-së, që kanë prejardhje nga shqiptarët ortodoksë.

Siç po dëgjojmë dhe po e përjetojmë, jemi të ballafaquar me dy rryma kryesore, sa i përket përcaktimit për prejardhjen etnike të popullit maqedonas: Rryma “komite”, dominuese, se populli maqedonas ka prejardhje nga maqedonasit antikë dhe rryma “partizane”, minore, se populli maqedonas është popull sllav.

Personalitetet me prejardhje shqiptare, si Filip Brajkovski, Video Smilevski, e të tjerë, patën luajtur rol me rëndësi kur e pavarësuan Republikën e Maqedonisë nga pushtimi serb në vitin 1944, por cilin qëndrim duhet të mbajnë tani bashkëqytetarët e komunitetit tonë, që kanë prejardhje nga shqiptarët ortodoks, e sidomos ata që, pos prejardhjes, kanë kurajë (si unë), të deklarohen se janë shqiptarë ortodoksë?

Nuk dua të besoj, se bashkëqytetarët e mi, me prejardhje shqiptare (ortodokse), që para demokracisë pluraliste ishin të detyruar të deklaroheshin si maqedonas (sllavë), pothuajse si unë deri sa emigrova në Amerikë, do të përkrahnin variantin “partizan” – se populli maqedonas është popull sllav. Nëse ka të tillë, atëherë më bëhet sikur ata u ngjasojnë shqiptarëve të dikurshëm, që Perandoria turke i avanconte me funksione të larta perandorake, dhe pastaj, të tillë shqiptarë morbidë, bëheshin edhe më turq, se sa vetë turqit (siç kemi të tillë edhe tani).

Populli ata i quante turkoshakë. Pikërisht të tillët, shpirtshitur të tjetërsuar, silleshin më se keqi ndaj popullit shqiptar, për të përfituar besnikëri e poste sa më të larta në Perandori. Mund që pikërisht për këtë arsye, pothuajse vetëm popullit shqiptar Perandoria turke nuk i njihte asnjë lloj autonomie gjuhësore, kulturore, arsimore, fetare, siç ua njihte, ta zëmë, popujve serb, bullgar, grek, etj.

Më e logjikshmja dhe më njerëzorja, do të sugjeroja unë, do të ishte, që bashkëqytetarët e komunitetit tonë, t’i riktheheshin vetes se tyre – të përcaktoheshin si shqiptarë, siç e kanë prejardhjen shqiptare, pavarësisht se brezi i ri është privuar nga të mësuarit dhe të folurit e gjuhës amtare shqipe. Nëse janë tjetërsuar në përmasa të pakthyeshme, atëherë do të sugjeroja që provizorisht të përcaktoheshin për të përkrah variantin e prejardhjes etnike nga maqedonasit antikë.

Them kështu, sepse maqedonasit antikë ishin kryesisht pellazgo-ilirë dhe prandaj, edhe kështu do t’i riktheheshim identitetit tonë etnik. Për këtë dëshmon edhe një përcaktim yni shekullor – askund dhe asnjëherë, miti legjendar për Lekën (Aleksandrin) e Madh, si Hero legjendar ilir, nuk ka qenë më i fuqishëm se sa te shqiptarët ortodoks të Rekës se Epërme dhe të krahinave të tjera në hapësirat e RM-së se tanishme…

Qëndrimi “neutral” i bashkëqytetarëve të komunitetit tonë – që kanë prejardhje ose që ndjehen shqiptarë (ortodoksë), është qëndrimi më dekonstruktiv, më zuzar, nuk është fare pozicionim qytetar. Kjo do mund të keqkuptohej, të presim cili opsion po del i fituar dhe pastaj të “integrohemi”, duke përfituar poste e privilegje…

Përshpejtimi i anëtarësimit të Shtetit tonë në NATO dhe Bashkim Evropian

Sigurisht që na shqetësoi bllokada që po i bëri Shtetit tonë qeveria greke, me “arsyetim” se nuk e pranonte emërtimin Maqedoni. ky shqetësim me ka nxiti të këmbësoroj afër 400 km, në moshën time 70-vjeçare, që të lus popullin dhe qeverinë greke, të bëhen paksa më zemërgjerë ndaj Shtetit tonë. Me këtë rast unë i dhashë vetës të drejtën qytetare (individuale), që të dilja me propozimin për emërtim: Maqedonia Ilire.

Përzgjodha këmbësorimin përgjatë Lumit Vardar, nga Burimi (Vrutok / Gostivar), deri në Detin Egje (Greqi), të gjatë pothuajse 400 km, për të fuqizuar uratat e mia, për disa arsye. E kam me të dëgjuar se Lumi Vardar ka qenë i shenjtë për popujt antik pellazgo-ilir – dardanët dhe makedonët. Ndonjëherë, fatkeqësisht, në disa shtrirje të tij, ka qenë edhe Lum kufitar mes atyre popujve (Dardanisë dhe Makedonisë) dhe prandaj ka qenë edhe njëri nga shkaqet për luftë në mes tyre. Por ajo është histori e lashtë.

Fatkeqësisht edhe sot e kësaj dite, një pjesë e rrjedhës se këtij lumi trajtohet si kufi virtual në mes të popullit shqiptar dhe maqedonas Sidomos shtrati i tij përmes Kryeqytetit Shkup, përflitet, për të mos thënë trajtohet, tani të paktën simbolikisht, si “kufi ndarës” në mes të “Shkupit shqiptar” dhe “Shkupit maqedonas”. Se përse vazhdon të trajtohet heshtazi kështu, nga një pjesë e maqedonasve dhe nga pjesa më e madhe e shqiptarëve, ata që kanë jetuar vetëm këtu, duhet ta dinë më mirë se sa unë, meqë unë mbi gjysmën e jetës e kalova në Amerikë. Por, jam i mendimit, kryesisht politika diskriminuese “maqedonase” ka imponuar këtë lloj kufiri ndarës në mes te maqedonasve e shqiptarëve. Kjo politikë diskriminuese ka nxitur edhe urrejtjen etnike dhe fetare…

Me këtë rast uroj dhe i lutem Zotit, që këto urrejtje nacionaliste e fetare të minimizohen, të rritën barazia demokratike dhe bashkëjetesa e qytetëruar në mes të popujve tanë!

Jam i mendimit se kontributin më të madh, për stimulimin e mirëkuptimit ndëretnik dhe ndërfetar në mes të popujve tanë, mund ta japin sidomos bashkëqytetarët e komunitetit tonë, ata që kanë prejardhje nga shqiptarët ortodoks, ose që vazhdojnë të ndihen shqiptarë ortodoksë. Ndikimi i tyre mund të jetë i madh, sepse shumë personalitete të komunitetit tonë kanë pozicione të larta në qeveri, politikë, arsim, kulturë, shkencë, administratë shtetërore, etj.

Pastërtia e Lumit Vardar ka rëndësi jetike

Arsyeja tjetër është mesazhi që dua të jap, për t’u angazhuar të gjithë, bashkëqytetarët dhe qeveria, që uji i Lumit Vardar të mos ndotet gjatë rrjedhës se tij nga ujërat e zeza, bërlloku dhe mbetjet kemikale të fabrikave të vjetra. Për këtë shkak, në Vend-burim të Lumit (Vrutok / Gostivar) mora ca ujë, e barta me vete gjatë gjithë kembësorimit, për ta derdhur me duar të mia në Detin Egje, duke uruar:

I gjithë uji i Lumit Vardar, siç del i pastër në Burim, po kaq i pastër u derdhet në Detin Egje!

UROJ TE ME KENI MIREKUPTUAR !

Paraprakisht Ju falënderoj për mirëkuptim dhe përkrahje, të gjithë bashkë-shtetasit, pavarësisht përkatësive të tyre etnike dhe fetare! AMEN!

I juaji me tërë qenien shpirtërore dhe fizike,

Branko Manojlovski Tanashi

Ish deputet i Bashkimit Demokratik për Integrim

____

“As familja ime nuk më përkrahu kur thashë jam shqiptar”! Deputeti i parë shqiptaro-ortodoks në Maqedoni, një rrëfim që nuk duhet humbur

Në Zvicër dhe Danimarkë organizohen tubime përkujtimore në shënim të ditës së përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë

0

Danimarkë: Organizohet tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë 

NDIZE NJË QIRI PËR VIKTIMAT E GJENOCIDIT NË KOSOVË 

Është motoja nën të cilën në Danimarkë do të organizohet tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë. 

Ftohen të gjithë bashkatdhetarët që të marrin pjesë në këtë tubim përkujtimor i cili i kushtohet viktimave të gjenocidit në Kosovë. 

Tubimi përkujtimor mbahet më 15 janar 2023, ora 15:00 në këtë adresë: 

Herlevgårdsvej 18-20
2730 Herlev 

Për informacione shtesë mund të kontaktoni këtë numër: 25116271 

Për shkak të numrit të kufizuar të ulseve duhet të konfirmohet pjesëmarrja. 

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” 

Zvicër: Organizohet tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë 

NDIZE NJË QIRI PËR VIKTIMAT E GJENOCIDIT NË KOSOVË 

Është motoja nën të cilën në Zvicër do të organizohet tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë. 

Ftohen të gjithë bashkatdhetarët që të marrin pjesë në këtë tubim përkujtimor i cili i kushtohet viktimave të gjenocidit në Kosovë. 

Tubimi përkujtimor mbahet më 15 janar 2023, ora 14:00 në këtë adresë: 

Wydehof
Wyde 1
5242 Birr (AG) 

Për informacione shtesë mund të kontaktoni këtë numër: 076 268 12 14 

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” 

Përfaqësuesit të Moskës në selinë e OKB-së në Gjenevë Boris Bondarev iu dha azil politik në Zvicër

0
Nga Claudio Del Frate

 

Përfaqësuesi i Moskës në selinë e OKB-së në Gjenevë tha në maj “Më vjen turp për vendin tim”. Autoritetet zvicerane po e monitorojnë nga frika e hakmarrjes nga Kremlini.

Boris Bondarev, diplomati rus që dha dorëheqjen në maj për shkak të pushtimit të Ukrainës, ka marrë azil politik në Zvicër. Ish-përfaqësuesi i Moskës në selinë e OKB-së në Gjenevë dhe një ekspert i armatimeve vazhdon të jetojë në qytetin zviceran dhe thotë në një intervistë për uebsajtin Moscow Times se është në kërkim të punës. “Ndërkohë po debatoj në twitter dhe jam me macet e mia”, thotë ai.

Boris Bondarev, 41 vjeç, kishte qenë ndër të parët që shprehu kundërshtimin e tij ndaj vendit të tij të origjinës pas shpërthimit të luftës. “Më vjen turp nga Putini”, deklaroi ai më 22 maj, duke e bërë të qartë kundërshtimin e tij ndaj agresionit të Ukrainës. Dukej se ishte fillimi i një rrënimi progresiv të konsensusit të klasës sunduese ndaj carit (disa ditë më parë ish-zëvendëskryeministri Anatolij Chubais kishte përplasur derën) dhe në vend të kësaj kishte shumë pak “komisa të mëdhenj” rusë. të revoltohet në Kremlin.

Diplomati disident kishte vite përvojë në sfidimin e teatrove si Mongolia dhe Kamboxhia dhe ishte caktuar në Gjenevë për vite me radhë për t’u marrë me dosje të tilla si traktatet e çarmatimit. Në qytetin e Calvinos ai ishte befasuar nga shpërthimi i luftës shkurtin e kaluar.

“Unë nuk jam duke punuar, kam shumë kohë të lirë, kështu që kaloj shumë në rrjetet sociale”, thotë Bondarev për Moscow Times. Në Twitter, ai la komente sarkastike nën profilin e ish-presidentit Dimitrij Medvedev, i cili ka marrë rolin e “skifterit” të regjimit të Putinit dhe bisedon me ish-kolegët e tjerë nga zyrat diplomatike në mbarë botën. Ai nuk donte të tregonte saktësisht se ku jeton: Zvicra ka vendosur një regjim të posaçëm vëzhgimi për të, nga frika e hakmarrjes nga vrasësit e dërguar nga Moska.

“Kam qenë prej kohësh i pakënaqur me mënyrën se si funksiononte qeveria ruse, me korrupsionin, me shtypjen, me mungesën e transparencës. Lufta ishte shtysa për marrjen e vendimit përfundimtar”, tha ai përsëri për Moscow Times. Një detaj intim: Bondarev thotë se vendosi të dilte haptas vetëm pasi gruaja e tij arriti të kthehej në Gjenevë nga Moska duke marrë me vete macen e familjes.

Përktheu: Paul Tedeschini, Itali

Ylldrit Jakupaj , raperi emergjent nga Gjakova: “Shpesh jam pesimist, por mos harrojme se pesimistët janë optimistët më të mëdhenj të kësaj Bote”

Marsela Koçi

  • Intervistë me Ylldrit Jakupaj, raperin emergjent nga Gjakova

“Shpesh jam pesimist, por mos harrojme se pesimistët janë optimistët më të mëdhenj të kësaj Bote”

Djali që i ka 200 klikime, por që është më i talentuar se ata me 200.000 klikime. Meqenëse klikimet s’janë matës të talentit, klikimet janë thjesht veç numra nëse arti nuk paraqet mesazh, revolt, forcë dhe realitet kolektiv.

E kush më mirë se zhanri i muzikes Rap Hip Hop e paraqet këtë gjë?! E nisëm kështu këtë shkrim për t’ju prezentuar me një Rap Artist që në llojin e tij është unik dhe i veçantë, është fjala për Ylldrit Jakupaj djaloshi që vjen nga qyteti i Gjakovës, qytet i artit dhe vlerave muzikore.

Ylldrit Jakupaj që nga mosha 15 vjeçare ka filluar të merret me muzikë, arma më e fortë e tij janë tekstet, ku gjithsecili prej nesh mund ta gjej veten. I ashpër aty ku duhet, kritik aty ku duhet, ‘’vullgar’’ aty ku duhet, agresiv dhe realist aty ku duhet. E tillë është edhe kënga e tij e fundit me videoklipin që titullohet; ‘’PESIMIST’’ , këngë e cila flet nga fëmijëtia e tij e deri me sot, në fakt të gjithë ne mund te ndihemi pjesë e atij texti, sepse të gjithë ne si shoqëri kemi kaluar nëpër këto kushte dhe rrethana.

Domosdoshmërisht, shpesh ndjehemi ‘’Pesimist’’ sepse vendi ku u rritem dhe jetojmë ta krijojnë këtë përshtypje. Nuk po duam të sjellim te ju ‘’Pesimizëm’’ sepse siç thotë edhe vet autori Ylldrit Jakupaj: ‘’Shpesh jom pesimist, po pesimistat jonë optimistat ma t’mdhaj’’. Në fakt kështu duhet të jemi të gjithë përballë rrethanave dhe kushteve të jetës që na ofrohet.

Ylldrit Jakupaj Fotogaleria

Nga lind dëshira për të kënduar, dhe a ka familjarë artistë në shtëpinë tuaj?

Ylldrit Jakupaj:  Dëshira për të kënduar (Repuar) ka buruar nga ndjenjat emocionale për të pasqyruar realitetin në të cilin i riu jeton në Kosovë, dhe si pasqyrim i kësaj jete janë shprehur ndjenjat individuale, dhe si reflektim në përgjethsi i të rinjëve në Kosovë. Kjo është shprehur në aspektin individual të jetës sime, nga kjo ku edhe ka dalë teksti i kësaj kënge si pasqyrim i kësaj gjendje reale të jetës, që shumë të rinjë në Kosovë e përjetojnë por që nuk mund ta shprehin. Nuk e kam të trasheguar muzikën në familje, por kjo ka lindur si aftësi e personalitetit tim.

Kush të ka ndihmuar të realizosh videoklipin e parë?

Ylldrit Jakupaj: Ndihmën për realizimin e videoklipit tim të parë, përveç familjes time të ngushtë nuk ma ka dhënë askush, familja më ka përkrahur moralisht dhe financiarisht, dhe vazhdojnë ende. Pa ta unë s’do mund të bëja asgjë, realisht.

A ka ndikuar lufta në brezat tuaj dhe si? 


Ylldrit Jakupaj: Lufta ka ndikuar shumë në të gjitha aspektet e jetës në përgjithësi, si në aspektin ekonomik, intelektual dhe psiqik. Sepse, këto janë të ndërlidhura në mes vete, në mënyrë të kushtezuar. Në aspektin ekonomik, jeta kishte më qenë shumë me e favorshme, në aspektin arsimor do të zhvillohej jeta me e begatshme, në kushtet arsimore dhe materjale në pergjuthësi, dhe kur kanë munguar këto rrethana edhe kanë ndikuar në nivelin intelektual dhe psiqik të të riut që gjendja e luftës e ka krijuar te i njejti.

Kënga e juaj, a e denoncon gjendjen aktuale të të rinjëve Kosovarë?

Ylldrit Jakupaj: Kënga e ime e denoncon gjendjen aktuale të të rinjëve Kosovarë, sepse e përshkruan në mënyrë reale jetën dhe sfidat e saj në Kosovë, dhe realitetin më të cilat i riu ballafaqohet në të gjitha aspektet, si ekonomik politik dhe intelektual. E që reflektohen në jetën e tij.

Çfarë mendon se kanë nevojë të rinjtë sot, në Pavarësi?

Ylldrit Jakupaj: Kanë nevojë që të ecin në nivelin bashkëohor, me trendet e zhvillimeve ekonomike, teknologjike, dhe përgatitjeve profesionale me trendet bashkohore të Botës së përparuar, ku për fat të keq i riu në Kosovë edhe pse e ka pavarësinë figurative, në realitet nuk egziston për të ajo, sepse është i mbyllur mbrenda shtetit të vet për shkak të mos lejimit të levizjes së lirë, e cila është element themelor për zhvillim të gjithmbarshëm me botën e përparuar. Pavarsisht komunikimeve teknologjike.

Ylldrit Jakupaj - YouTube

Çfarë kanë nevojë sot të rinjët e Kosovës për të ecur përpara në fushen e artit?

Ylldrit Jakupaj: Esenciale është që i riu nga Kosova të ketë kushtet ekonomike, dhe përkrahje materiale për avancimin e artit të tyre në të gjitha aspektet. Sepse në jetën aktuale në Kosovë nuk ekzistojnë kushtet minimale për veprimtari dhe zhvillim te Artit.

Ne Ylldritit i dëshirojmë së pari shendet dhe shoresojmë të mos ndalet në rrugtimin e tij muzikor, dhe të na sjellë sa më shumë këngë të bukura.

https://youtu.be/LXZkaP8MTjo

Gazetari francez i Comoedia-s (1927) : “Unë arrita të kaloj disa momente me Aleksandër Moisiun në vilën e tij në Firencë”

Aleksandër Moisiu (1879 – 1935)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Janar 2023 

“Comoedia” ka botuar, të martën e 20 shtatorit 1927, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me vizitën e gazetarit francez tek Aleksandër Moisiu në Firence, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Letër nga Austria

Tek Aleksandër Moisiu para ardhjes në Paris

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Vjenë, shtator. 

(Nga një prej korrespondentëve tanë) 

Ne e dimë që aktori i madh austriak Aleksandër Moisi, i cili do të vinte pranverën e kaluar për të luajtur në gjermanisht në Paris, shtyu këtë vizitë për arsyet që i kemi shpjeguar. 

Megjithatë shfaqjet e Aleksandër Moisiut do të zhvillohen, nga date 8 deri në 20 tetor, në “Théâtre de l’Atelier”, pasi z. Moisi dëshiroi të mbante premtimin e dhënë ndaj z. Charles Dullin. Aktori i madh do të luajë në gjermanisht “Kufomën e gjallë” dhe “Othellon”; Aktualisht, ai po përgatitet për këtë udhëtim në Paris, të cilit i kushton rëndësinë më të madhe. 

Unë arrita të kaloj disa momente me të në vilën e Firences që ai zotëron në periferi. Kjo vilë ngrihet mbi një kodër, e rrethuar nga një park me pemë njëqind vjeçare, i cili shtrihet në tarracë drejt një lugine të gjelbër. Disa pjergulla, shkurre, përreth vaska fildishi dhe lule kudo : trëndafila mëllagë dhe dahlias. Endemi me kënaqësi në këtë kopsht ëndrrash, i mbyllur nga mure të larta dhe rreth të cilit mundohen me pamundësi ta adhurojnë admiruesit të ndaluar nga një udhëzim i rreptë. 

Ky banim i qetë dhe përrallor, që fle në diell, u krijua për aktorin e madh, në mënyrë që ai të gjente një ndalesë aty pas etheve të jetës teatrale. Gjithçka është qetësi dhe bukuri. Në dhomat e mëdha shoh, mbi qilimat orientalë, tavolina të ulëta dhe gotat kristalit të tejmbushura me frutat e panumërta të pemishteve fqinje. 

Disa tufa lulesh kurorëzojnë vazot e Italisë me linja të pastra. Në sfondin e një perspektive, një Budë ëndërron dhe, jo shumë larg, qëndron ikona hieratike e Krishtit. 

E tillë m’u shfaq, gjatë një prej mungesave të tij, banesa e aktorit të shkathët me sy ngjyrë kafe (gështenjë), të këtij njeriu, zëri i të cilit është nga më tërheqësit që ekziston dhe që ngjall personazhet e Rilindjes me një kompleks shqetësues. 

  1. Garry.

*Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/gazetari-francez-i-comoedia-s-1927-une-arrita-te-kaloj-disa-momente-me-aleksander-moisiun-ne-vilen-e-tij-ne-firence/. 

Kryeministri Albin Kurti takoi gazetarët ukrainas në Kosovë

0

Prishtinë, 7 janar 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me 12 gazetarët ukrainas që po banojnë në kryeqytetin e vendit, në kuadër të programit të mbështetur dhe financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Journalists-in-Residence (JiR Kosovo).

Ai u uroi mirëseardhje në Zyrën e Kryeministrit Lyudmilas, Serhit, Marinas, Victoriias, Lyudmilas, Irynaas, Oksanas, Katerynas, Lyudmilas, Olgas, Anastasiias dhe Olenas dhe vajzës së saj gjashtë vjeçare që së fundmi i është bashkuar në Prishtinë. “Është nder dhe kënaqësi e veçantë të ju takoj në këtë ditë feste dhe pushimi”, u shpreh kryeministri Kurti, duke shtuar se ai dhe populli i Kosovës bashkëndjejnë me dhimbjet e humbjet e tyre dhe se ndjejnë detyrë humane, qytetare dhe institucionale që të ju ndihmojnë. Ai i falënderoi për qëndresën në Ukrainë, ku partnerët e dy gazetareve janë në front të luftës, si dhe për punën e tyre në Kosovë nëpërmjet artikujve të ndryshëm gazetaresk.

Forhåndsvisning av bilde

Gazetarët shprehën mirënjohjen e tyre të thellë për mbështetjen dhe mikpritjen e ngrohtë që u ka ofruar Kosova dhe populli i saj. Kjo i ka bërë të ndjehen si në shtëpi në këto kohë të vështira për ta, popullin dhe vendin e tyre. Ata ndanë me kryeministrin nga përvojat e tyre në Kosovë dhe angazhimet profesionale.

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri Kurti u uroi Krishtlindjet Ortodokse gazetarëve ukrainas me besim ortodoks që festojnë edhe sot. Krishtlindja ortodokse këtë vit për herë të parë po shënohet në dy data, me 25 dhjetor dhe 7 janar, me vendim të Kishës Ortodokse të Ukrainës (OCU) pas invazionit të paprovokuar të Federatës Ruse mbi Ukrainën.

Forhåndsvisning av bilde

Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, zbatues të programit JiR, dhe Qendrës Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medies (ECPMF).

Forhåndsvisning av bilde

Ndize një qiri për viktimat e gjenocidit në Kosovë më 15 janar 2023 , duke filluar nga ora 19:30

NDIZE NJË QIRI PËR VIKTIMAT E GJENOCIDIT NË KOSOVË 

Me rastin e Ditës së Përkujtimit të Gjenocidit në Kosovë, Qendra „Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur“ fton të gjithë shqiptarët që më 15 janar 2023 duke filluar nga ora 19:30 të bëjnë ndezjen e qirinjve në shenjë respekti e përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Kosovë. 

Në sheshin „Skënderbeu“ në Prishtinë, aktivistët e Qendrës do të bëjnë ndezjen e qirinjve. Ftohen qytetarët e Prishtinës që të bashkëngjiten në këtë aktivitet. 

Qytetarët e qyteteve tjera, me vetiniciativë mund ta bëjnë ndezjen e qirinjve në sheshet kryesore të qyteteve dhe të fshatrave të tyre. 

Organizimi me vetiniciativë edhe i qytetarëve në qytetet jashtë Kosovës është i mirëseardhur, andaj ftojmë të gjithë shqiptarët kudo që janë të bëjnë nderimin e viktimave të gjenocidit pikërisht më 15 janar 2023 nga ora 19:30. 

Ata që nuk kanë mundësi të dalin në shesh, këtë ta bëjnë në ballkonet apo dritaret e tyre. 

Po ashtu, ftojmë të gjithë shqiptarët anekënd botës që në ora 19:30, sipas kohës së tyre lokale, ta bëjnë ndezjen e qirinjve në ballkone e dritare në nderim të viktimave të gjenocidit në Kosovë. 

Forhåndsvisning av bilde

Ftojmë gjithashtu organizatat joqeveritare, veçanërisht ato që në fokus të aktivitetit të tyre e kanë çështjen e viktimave të luftës që të bashkangjiten në këtë aktivitet përkujtimi. 

Përkujtimi i viktimave të Gjenocidit në Kosovë është më e pakta që ne duhet të bëjmë në rrugëtimin për ngadhënjimin e drejtësisë dhe ndëshkimin e krimit! 

Me respekt për të gjitha viktimat e gjenocidit në Kosovë dhe për familjarët e tyre. 

Qendra „Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” 

7 janar 2023