Kreu Blog Faqe 1140

Propaganda fetare që kërcënon Kosovën

0

Përmbajtje të rrezikshme të cilat promovojnë islamin politik, ekstremizmin fetar, përfshirë ‘luftën e shenjtë’ (xhihadin) për krijimin e shtetit islamik dhe mosbindjen ndaj kushtetutës së vendit, vazhdojnë të jenë prezente në qindra faqe të internetit në gjuhën shqipe.
KALLXO.com, në hulumtimin e tyre të kryer për Qendrën Kundër Dizinformimit të Ballkanit Perëndimor, udhëhequr nga Fondacioni Metamorfozis, ka gjetur se gjatë vitit 2022 qindra materiale që promovojmë islamin politik, që janë prodhuar apo përkthyer në gjuhën shqipe, janë publikuar në internet dhe shpërndarë në rrjetet sociale.

Edhe pse institucionet e sigurisë thonë se kanë mbyllur qindra faqe të tilla, shumë prej postimeve vazhdojnë të jenë ende të qasshme për publikun.

Ndërkohë që institucionet e sigurisë vazhdojnë të merren me këto përmbajtje, Qeveria ende nuk ka arritur të miratojë një plan strategjik për t’iu kundërvënë kësaj narrative me kundërnarrativë dhe qasje delegjitimuese.

Një deklarim i një politikani se nuk e njeh Kushtetutën e Kosovës dhe që kërkon përfshirjen e fesë dhe legalizimin e shamisë në shkolla u shprënda në 174 faqe të rrjeteve sociale.

Hulumtimi i publikimeve të bëra gjatë vitit 2022 tregon se dominojnë publikimet që mbështesin narrativën që promovon viktimizimin e muslimanëve në Kosovë dhe botë.

Të dhënat tregojnë që nisma për lejimin e shamisë në shkolla mori hiç më pak se 37 mijë shprëndarje në rrjetin social Facebook.

KALLXO.com ka gjetur se 2,500 artikuj u publikuan në rrjetin social Facebook bazuar në deklaratat e bëra nga një përfaqësues që promovon rrymat e ‘Shea’ për marrëdheniet familjare. Kjo përfaqësuese, Igballe Huduti që është cituar në 2,500 artikuj kishte publikuar fotografi në Iran përkrah ish-liderit Ahmedin Nexhat.

Termi “Islam politik”, në fjalorin e Oxfordit, i referohet në përgjithësi çdo interpretimi të Islamit që shërben si bazë për identitetin dhe veprimin politik. Më konkretisht, i referohet lëvizjeve që përfaqësojnë mobilizimin politik modern në emër të Islamit, një prirje që u rishfaq në fund të shekullit të 20-të. Çdo lëvizje që synon që të marrë qeverisjen dhe të ndërtoj ligjet shtetërore duke u thirrur në rregullat e fesë, quhen islam politik.

Në fund të shekullit 20 dhe nisjes së shekullit 21 dhjetëra kosovar u shkolluan në shkollat fetare të lindjes së mesme. Disa nga këto shkolla promovonin islamin politik si zgjidhjen e vetme të problemeve botërore.

KALLXO.com ka gjetur se disa nga të shkolluarit në Lindjen e Mesme janë dëuar nga Gjykatat e Kosovës për financim dhe shtyrje në terrorizëm.

Një analizë e kryer nga Njësia e Antiterorrorit në Policinë e Kosovës tregon se promovimi i ekstremizmit dhe terrorizmit nisi në fund të shekullit 20-të dhe nisjen e shekullit 21, fillimisht me përkthimin e literaturës dhe ligjëratave të cilat promovonin frymat e tjera të islamit e më pas edhe promovimin e këtyre frymave duke përdorur ligjëratat e drejëpërdrejta të imamëve.

“Me përhapjen e përdorimit të internetit, propaganda është fokusuar në një numër të limituar të ueb-faqeve, e posaçërisht në forumeve të mbyllura. Megjithatë me zhvillimin e teknologjisë dhe zhvillimin e platformave të rrjeteve sociale dhe aplikacioneve tjera të komunikimit, propaganda në drejtim të përhapjes së ideologjive ekstremiste është fokusuar në këto aplikacione, duke zgjedhur vazhdimisht aplikacionet më të reja”- thuhet në përgjigjen e Policisë, bazuar në analizën e bërë nga Njësia e Antiterrorit.

Të dhënat tregojnë se më shumë se 400 kosovarë i ishin bashkuar organizatës terroriste ISIS dhe organizatave të tjera që luftonin në Siri. Njëra nga strategjitë e rekrutimit, sipas aktakuzave të ngritura nga Prokuroria në Kosovë, ishte edhe propaganda.

Thelbi i narrativës që është përdorur ishte viktimizimi i myslimanëve dhe thirrja që nëpërmjet dhunës dhe xhihadit të ndalohet viktimizimi, pastaj vijnë mohimi i vlerave evropiane, thirrjet kundër rendit kushtetues, promovimi i dhunës si forma e vetme e zgjidhjes së problemeve, tentativa për të imponuar normat shoqërore, dëmtimi i imazhit të prijësve fetar, mosbindja ndaj qeverisë dhe sistemit të drejtësisë, tentativa për të ndryshuar rendin ekonomik e po ashtu tentativa për të promovuar rryma të reja të islamit, janë disa nga narrativet që janë shpërfaqur fuqishëm në publik gjatë këtij viti.

Përkundër arrestimeve që janë bërë nga Policia e Kosovës, KALLXO.com ka gjetur se vazhdon të bëhet promovimi i xhihadit, kryesisht në faqe të internetit që bazën e kanë në vendlindjet e personave që iu ishin bashkuar luftës në Siri.

“Nëna palestineze duke mbajtur djalin e saj, i cili ra shehid (insha’Allah) dje”- ky është mesazhi i publikuar në faqen në Facebook “Hani i Elezit si Paris”.

Mesazhi i publikuar në këtë faqe në Facebook është pjesë e propagandës që promovon xhihadin dhe vdekjen për sakrificë politike dhe shoqërohet me një fotografi të një nëne duke bartur një arkivol gjatë një varrimi në Palestinë, por thuhet se gjoja është e gëzuar.

“Fytyra e saj është e buzëqeshur sepse ajo beson dhe shpreson se djali i saj i dashur nuk ka vdekur, por është gjallë duke u ushqyer tek Zoti i tij. Djali i saj, i cili u vra dje, në një mesazh zanor dërguar pak çaste para vdekjes, thoshte: “Shokë, pas pak do të bie shehid (Insha’Allah). E dua shumë nënën time”- thuhet tutje në këtë postim të bërë në këtë faqe në Facebook “Hani i Elezit si Paris”.

Hani i Elezit është komunë në Republikën e Kosovës me rreth 10 mijë banorë. Nga kjo komunë mbi 20 qytetarë shkuan në luftën në siri dhe Irak. Hani i Elezit kufizohet me komunën e Kaçanikut, atje ku lindi një pjesë e propagandës që më vonë do të ndikonte në rekrutimin e personave në ISIS.

Akuzat e Prokurorisë

Grupi më i madh terrorist i shekullit 21, ISIS kishte arritur të ndërtonte një redaksi dhe të kishte edhe redaktorë në gjuhën shqipe duke u kujdesur që përpos propagandës të dërgonte edhe kërcënime mjaft serioze për qytetarët dhe shtetet e Ballkanit.

Pa dyshim njëri nga njerëzit që akuzohet për problemet më të mëdha dhe kontribut në luftën hibride është Ardit Ferizi nga Gjakova. Ai ishte  dënuar me 20 vjet burgim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vepra terroriste. Ferizi, 25 vjeçar është një shtetas i Kosovës, i cili u deportua nga Malajzia në SHBA në vitin 2016 për t’u përballur me akuzat për terrorizëm. Ai u shpall fajtor për qasje të paautorizuar në informacionet kompjuterike, të dhëna që ua kishte dërguar një grupi terrorist. Këto të dhëna, kryesisht të ushtarëve dhe punonjësve qeveritarë amerikan, ua ka kaluar pjesëtarëve të të ashtuquajturit, Shteti Islamik (IS).

Ferizi u lirua në dhjetor të vitit 2020 dhe u urdhërua deportimi i tij për në Kosovë pasi përfitoi nga lirimi i parakohshëm për shkak të pandemisë COVID-19.

Pa kaluar shumë kohë nga ky rast, IS-i i kishte publikuar të dhënat në rrjetin Twitter dhe kishte tërhequr vërejtjen se do të “sulmonte në qafën tuaj, në tokën tuaj”.

Ishte qershori i vitit 2015 kur ISIS për herë të parë i drejtohet me kërcënim shqiptarëve që jetojnë në Ballkan. Në një video propagandistike në internet të publikuar së fundi me logon e “Alhayat Media Center”, e cila njihej si media e ISIS, kërcënohen shtetet ballkanike.

Video është e gjatë rreth 20 minuta dhe në të flasin edhe dy persona në gjuhën shqipe, të cilët i cilësojnë shqiptarët kryesisht si ateistë dhe i kërcënojnë.

Dy personat që flasin shqip në video prezantohen si Al-Albani dhe Al-Kosova, përkatësisht njëri nga Shqipëria dhe tjetri nga Kosova. Duke iu drejtuar shtetasve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore, por edhe shteteve të tjera ballkanike, ata shprehen:

“Do të vijnë ditë të zeza për ju. Ne nuk i harrojmë ato që ju u keni bërë myslimanëve; do të keni frikë të ecni në rrugë; do të keni frikë të punoni nëpër zyret e tuaja; do tmerroheni edhe në shtëpitë tuaja. Ne do të veprojmë me ju, ashtu siç kemi bërë në Irak me ushtrinë e tyre. Ne do t’iu vijmë me njerëz që e duan vdekjen më shumë se jetën. Ne do të luftojmë derisa ta ngremë fjalën e Allahut në atë vend dhe kjo gjë do të ndodh së shpejti”.

Po ashtu, në tetor të vitit 2015, arriti një mesazh kërcënues në redaksitë e mediave ballkanike përmes të cilit kërcënohen kryeministrat e Ballkanit, duke përfshirë edhe kryeministrin e Shqipërisë. Ata kërcënonin me nisjen e sulmeve në vendet e Ballkanit dhe të parët që u paralajmëruan ishin kryeministrat e këtyre vendeve me mesazhin si në vijim:

“Shteti Islamik po vjen në Ballkan, po ju paralajmërojmë se nuk kemi harruar se çfarë krerët dhe ndihmësit e tyre i bën vëllezërve dhe motrave tona në Ballkan. Pa diskutim që kemi mbështetës dhe motra vëllezër kudo në Shkup, në Tiranë, të cilët janë të etur për gjak. Do ishte mirë që këta kryeministra të ruajnë veten. Kalifati po vjen në Ballkan dhe aty kemi plot vëllezër të etur për gjak. I themi gjithashtu Putinit që të na sjellë ushtarë dhe do ia kthejmë mbrapsht kokat e tyre” – thuhej në mesazhin e dërguar nga një person i quajtur Abu Turab.

ISIS kishte edhe redaksinë e tyre në gjuhën shqipe ku përmes ueb-faqe “hilafeti.wordpress”, publikonin materialet dhe njoftimet e tyre, ndërsa përmes kësaj faqeje edhe përshëndetnin sulmet terroriste duke glorifikuar sulmet terroriste në vendet perëndimore.

Krahas redaksisë që prodhonte materiale të tilla, IS kishte edhe rekrutues fizik.

Një dosje e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës e bën përgjegjës ish-imami i xhamisë El-Kudus në Gjilan, Zekerja Qazimi, për rekrutim të terroristëve. Qazimi ishte shkolluar në Kajro të Egjiptit.

“Mjafton të shikohen emrat e atyre që kanë shkuar në Siri për të konkluduar se Zekerja Qazimi kishte sukses”, kishte thënë prokurori special Elez Blakaj në fjalën e tij përfundimtare në gjyqin e Qazimit.

Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, që nga fillimi i luftës në Siri në vitin 2011, Qazimi ka filluar të mbaj ligjërata fetare në organizatën “Rinia Islamike”, në Kaçanik. Rëndësia e xhihadit ishte kryefjala e këtyre ligjëratave, duke e krahasuar një orë luftimi me 30 orë ibadet (Lutje).

Shumica e pjesëtarëve të kësaj organizate në Kaçanik, përfshirë edhe Lavdrim Muhaxherin, kanë përfunduar në zonën e luftës ku iu ishin bashkangjitur Al Nusras dhe ISIS-it.

Sipas prokurorisë, ligjërata nga Qazimi u mbajtën edhe në Gjilan e Han të Elezit, dhe në to u fol për ‘tokën e shenjtë të Shamit’ si dhe rëndësinë e bashkangjitjes në ISIS dhe Jabbat AL-Nusra.

Aktakuza e ngarkonte Qazimin se u ka dhënë instruksione, udhëzime dhe të holla atyre që kanë shkuar për të luftuar në Siri.

Në muajin qershor 2014, sipas prokurorisë, Qazimi ka marrë vendim që udhëheqësi i shqiptarëve në Siri të jetë Ridvan Aqifi në vend të Lavdrim Muhaxherit.

Qazimi përpos rekrutimit në terrorizëm akuzohet edhe për veprën penale të nxitjes së urrejtjes. Prokuroria atë e ngarkon se si imam i xhamisë EL-Kudus në Gjilan, publikisht ka nxitur dhe përhapur urrejtje fetare në atë mënyrë që me anë të një incizimi të postuar në YouTube në vitin 2013, ka thënë “Gjaku i kufarëve është pija më e mirë për ne”.

Qazimi u dënua me 10 vite burg, ndërsa së bashku me të u dënuan edhe 6 persona të tjerë për akuza që lidhen me terrorizmin.

Redaksia e ISIS në vazhdimësi synoi të tregoj prezencën e organizatës edhe në Kosovë. Një grup i kësaj organizate u arrestuan gjatë një tentative për të prodhuar një material ku ata shfaqeshin të armatosur duke lexuar betimin e ISIS.

Rasti i njohur si – Badovci, evidenton se si 5 persona kishin për synim xhirimin e një videoje propagandistike për të dëshmuar shtrirjen e ISIS-it në Kosovë në afërsi të Liqenit të Badovcit, prej nga furnizohet gjysma e Prishtinës me ujë.

Sipas aktakuzës, pesë të akuzuarit në korrik të vitit 2015 kishin shkuar te Liqeni i Badovcit, afër Prishtinës, me qëllim që të incizojnë një video propaganduese, në të cilën planifikonin ta lexonin betimin ndaj udhëheqësit të organizatës terroriste “Shteti Islam”, i njohur me shkurtesën ISIS.

Në korrik të vitit 2017 Gjykata Themelore e Prishtinës në rigjykim i gjeti fajtor dhe i dënoi me burgim të akuzuarit e këtij rasti rastit. Besnik Latifi u dënua me 4 vjet e 6 muaj burgim, kurse Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj dhe Enis Latifi u dënuan me  nga 3 vjet e 6 muaj heqje lirie. Fehmi Musa u dënua 3 vjet burgim, por pastaj u lirua përfundimisht nga Gjykata Supreme e Kosovës.

Një rast tjetër i kësaj natyre, rezultoi një hetim i Prokurorisë Speciale të Kosovës që në korrik të vitit 2016 kulmoi me arrestimin e dy personave që dyshohet se merreshin me përhapje të propagandës terroriste në Kosovë.

I arrestuari N. K., ishte pejani që dyshohet se si themelues i “Radio Ansar”, transmetonte për vite me radhë ligjerata fetare të imamëve të dënuar për nxitje të terrorizimit. Zëri i Zeqrija Qazimit dhe imamit tjetër, Rexhep Mimishit nga Maqedonia, ishte skemë programore e secilës ditë në Radio Ansar.

Për veprimtari të ngjashme, por për një rast tjetër në këtë kohë ishte arrestuar Rakip Avdyli, ai u dënua me 17 muaj burgim pasi shprëndau në youtube një material ku bënte thirrje për xhihad. Prokurorja Merita Bina- Rugova gjatë leximit të aktakuzës tregoi se çfarë ka thënë Avdyli në një incizim me titullin “Në Tokën e Shqiponjave do të Vijë Hilafeti”. Në këtë incizim, sipas prokurores Avdyli bën thirrje për sulme vetjake e në grupe, duke kërkuar të kapen armët për të sulmuar qeverinë dhe ambasadat.

Një gurp i imamëve të tjerë në Kosovë ishin arrestuar në mes viteve 2014-2018. Ata u lanë të pafajshëm për shkak se prokuroria nuk gjeti prova fajsuese se mesazhet e tyre ishin thirrje për luftë.

Njëri nga imamët më të ndjekur në rrjetet sociale është Shefqet Krasniqi, i cili ka afër 400 mijë ndjekës në Facebook. Krasniqi ishte arrestuar në 2014, por u la i lirë pas një konstatimi të gjykatës se ligjëratat e tij nuk përbënin vepër penale. Bashkësia Islame në përgjigjen e saj për gjykatë kishte thënë se ligjërimi i Krasniqit nuk ishte në frymën e BIK-ut.

Mos-pranimi i Kushtetutes së Kosovës

Prokuroria pretendonte që ligjëratat e Shefqet Krasniqit, në të cilën pretendohet se kishte thënë se sekti “Rafedi”, me prejardhje nga Irani ka shkaktuar shumë të këqija dhe tregon se fryma e saj ka arritur edhe në Kosovë, fillimisht në Prizren e më pas edhe në Prishtinë përmbanin gjuhë të urrejtjes.

Ndërsa, sipas dosjes së Prokurorisë në videoincizimin e dytë, të titulluar “Ligji për Sirinë dhe thirrja për të mos shkuar”, Krasniqi dëgjohej duke kritikuar deputetët kosovarë të cilët kanë miratuar Ligjin për ndalimin e qytetarëve për pjesëmarrje në lufta të huaja.

Në gjykim, Krasniqi tha se është e drejtë e tij që ta kundërshtoi Ligjin që parandalonte shkuarjen në luftëra të huaja, pasi sipas tij, një gjë të tillë e kanë bërë edhe rreth 30 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Në pyetjet e Prokurorisë se a ishin ligjëratat e Krasniqit në përputhje me frymën e Bashkësisë Islame të Kosovës, keta të fundit ishin përgjigjur se dy ligjëratat për të cilat u pyet nuk janë në frymën e interpretimeve parimore islame dhe nuk përputhen me mësimet, udhëzimet dhe parimet e kësaj feje.

“Dy ligjëratat në fjalë nuk janë në frymën islame dhe konsiderojmë se nuk janë në gjuhën tradicionale. Gjuha e vrazhdë nuk përkon me kushtetutën dhe rregullat tjera të Bashkësisë Islame”, thuhej në njërën nga përgjigjet e BIK-ut.

Krasniqi më datë 23 mars 2018 u shpall i pafajshëm ndërsa ky vendim u vërtetua edhe nga Gjykata Apelit. Ai vazhdon të jetë njëri nga imamët më të ndjekur në internet dhe në media sociale.

Një grup tjetër i hoxhallarëve u akuzuan për vepra të terrorizmit. Ata u lanë të lirë me vendim të gjykatës. Imamët Bedri Robaj, Idriz Bilibani, Enes Goga dhe Mazllam Mazllami (mbi 42 mijë ndjekës në facebook), si dhe Fuad Ramiqi, akuzoheshin për vepra që lidhen me terrorizëm dhe thirrje për rezistencë.

Sipas aktakuzës, Bedri Robaj që nga viti 2012 e deri në gusht të vitit 2014 në Prishtinë, në xhaminë e improvizuar te “Termokosi”, ku ka shërbyer si imam, gjatë predikimeve dhe ligjëratave private ka mbështetur xhihadin-shehidllëkun në Siri. “Xhamia” te “Termokosi” ka vepruar jashtë juridiksionit të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Ndërsa, Idriz Bilibani (6 mijë ndjekës në facebook) akuzohej se që nga viti 2012 e deri në kohën e arrestimit, në Prizren dhe në vende të tjera në Kosovë, si hoxhë gjatë mbajtjes së ligjëratave fetare në xhami – OJQ-në “El Bejan” dhe paraqitjet e tjera publike të incizuara në video, ka përcjellë mesazhe shtytëse që persona të pacaktuar t’i bashkohen organizatës terroriste “Al Nusra” në Siri.

Kurse, Enes Goga (27 mijë ndjekës në Facebook) akuzohej se në pozitën e hoxhës në Pejë, në një ligjëratë fetare para besimtarëve në Pejë, përmes “Audionur” më datën 10 mars 2014 të publikuar në YouTube, në të cilën kanë qasje një numër i pacaktuar i personave, publikisht ka nxitur urrejtje ndaj grupeve fetare të besimtarëve të krishterë.

Fuad Ramiqi akuzohej se prej fillimit të muajit shtator 2014 në paraqitjet e tij publike në mjetet e informimit, në televizione, gazeta dhe rrjete sociale, ka bërë thirrje për rezistencë ndaj organeve të drejtësisë.

Sipas Prokurorisë, me anë të këtyre veprimeve të akuzuarit Bedri Robaj dhe Idriz Bilibani kanë kryer veprën penale shtytje për kryerjen e veprave terroriste, kurse të akuzuarit tjerë Enes Goga e Mazllam Mazllami, akuzoheshin se kanë kryer veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Imamët e liruar vazhdojnë të kenë prezencë të madhe në rrjetet sociale.

Vite më vonë në 2022, ish-kryetar i LISBA-s, Fuad Ramiqi, në një debat televiziv ka thënë se nuk e pranon Kushtetutën e Kosovës, për shkak se nuk i përshtatet parimeve të tij.

“Unë nuk e pranoj këtë kushtetutë, sepse nuk korrespondon me mua”, ka thënë ai. Ky mesazh i tij u mor dhe u shprënda në dhjetëra faqe të rrjeteve sociale.

Ramiqi filloi të rishfaqet në media pas një incidenti në të cilin një imam ishte sulmuar në komunën e Podujevës. Gjatë debatit ai përmendi akuzën se institucionet e sigurisë janë kundër islamit, ndërsa njëra nga akuzat më të rënda u drejtua ndaj Bashkësisë Islame të Kosovës.

Intervista e tij e shprëndarë në 174 faqe në rrjetete sociale ndër të tjera ndërton një narrativë kundër imamëve të vendit.

“Në Kosovë te hoxhallarët ka më së paku Islam të gjithë janë servil, 99% janë servil të pushtetit dhe Bashkësinë Islame e shfrytëzojnë si oligark për të ruajt pozitat e veta”, ka deklaruar Ramiqi.

Shpallja e imamëve si ’qafir’, apo të korruptuar është njëra nga format e rënda të radikalizimit. Të dhënat nga Shërbimi Korrektues i Kosovës tregojnë që pjesa më e madhe e të burgosurve për terrorizëm refuzuan të takojnë imam të cilët janë në linjë me Bashkësinë Islame të Kosovës.

Narrativet e përhapura në 2022 

Edhe gjatë vitit 2022 janë regjistruar disa probleme, të cilat e kanë burimin në ideologjitë ekstremiste.

Një imam u rrah në rajonin e Podujevës, ndërsa janë regjistruar edhe disa mesazhe të cilat tregojnë për propagandë kundër vlerave evropiane, kundër rendit kushtetues e vlerave të tjera shoqërore.

Në mes të vitit 2022 kishte një fushatë kundër këngëtares Dua Lipa, e cila prezanton vlerave europiane.  Dua Lipa është njëra nga këngëtaret më të famshme shqiptare në botë.

Ajo është shndërruar në idolin e miliona njerëzve në botë dhe është shndërruar në përfaqësuesen e vajzave të suksesshme shqiptare që tregojnë frymën europiane të vendit.

Në kulmin e mbështetjes ndaj saj, kur ajo po mbante një koncert në Prishtinë, mbi 100 postime në faqet e Facebook synonin ta dëmtonin imazhin duke përdorur një fotografi të nënës së heroit Adem Jashari e cila shpërfaqet në atë fotografi me një shami tradicionale.

“Paramendo sikur kjo grua të ishte e bija e Dukagjin Lipës, të ishte e lindur jashtë, të kishte lloj- lloj frajera molera , të na bënte “krenarë” me muzikën e saj…, a do të rrit burra siç ishin baca Hamëz e Adem”, shkruhej në postim.

Ky mesazh u shprënda në mbi 100 postime, ndërsa synonte demonizimin e Lipës duke e quajtur të pamoralshme.

Burimet e postimeve janë të paidentifikuara, por në bazë të kontentit që kanë shpërndarë ato shihet se janë faqe në Facebook që synojnë promovimin e rrymave të islamit, të cilat nuk lejojnë muzikën dhe synojnë të promovojnë bartjen e shamisë.

Një narrativë kundër të drejtave të njeriut nga faqet e ngjashme ishte bërë me rastin e diskutimit të Kodit Civil, që mundësonte njohjen e bashkësisë civile në mes gjinive të njëjta.

Reagime kishte edhe kur Qeveria e Kosovës vendosi që të ngjyroste objektin e qeverisë së Kosovës me ngjyrat e flamurit që përdorëin komuniteti LGBTI. Njëri nga imamët e Vushtrrisë e quajti flamur të turpit, ndërsa në vend pati edhe reagime kundër paradës.

Qeveria e Kosovës tentoi që gjatë vitit 2022 të kalonte edhe në Kuvend Kodin e ri Civil, i cili parashihte regjistrimin e lidhjes në mes personave të gjinisë së njëjtë.

Udhëheqësit e katër bashkësive fetare në Kosovë njoftuan se kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës bëhet thirrje që në Projektkodin Civil, të mos bëhen ndryshime sa i përket martesës dhe familjes.

“Të prekësh ripërkufizimin e martesës dhe të pjesëmarrësve në të, pra të burrit i lindur mashkull, dhe të gruas e lindur femër, mendojmë se po cenohet drejtpërdrejt fjala e vullneti i Zotit si dhe mbulesa e tij e shenjtë për të gjithë familjen njerëzore e cila ka nisur prej një burri e një gruaje me bekimin dhe urdhërimin e shumëzimit të përjetshëm”, thuhej në deklaratë.

Narrativa dhe reagimet në publik si dhe kundërshtimi nga disa deputetë bëri që nisma për miratim të Kodit Civil të dështoj dhe e njëjta është kther në qeveri për ridraftim.

Partia që qeveris me vendin, Lëvizja Vetëvendosje mori një qëndrim që disa prej deputetëve të saj të shkarkoheshin nga pozitat udhëheqëse në parti për shkak të qëndrimeve rreth këtij kodi. Deputeti Visar Korenica deklaroi se u shkarkua nga pozita në parti për shkak të këtyre qëndrimeve.

Njëra nga narrativet e përmendura në vazhdimësi është ajo që shteti i Kosovës është kundër muslimanëve dhe i përndjekë ata.

Në njërin nga debatet ishte përmendur që AKI e Policia janë kundër muslimanëve, ndërsa të dhënat nga gjykatat tregojnë që një pjesë e të dënuarve për terrorrizëm nuk e njohën gjykatën dhe e akuzuan policinë për dhunë ndaj muslimanëve.

Nismat për shaminë në shkolla

Gjatë vitit në vend pati disa nisma të cilat dëshmonin tentativa për shtrirjen e islamit në insitucionet arsimore.

Tentativat nisën me kërkesat për krijimin e dhomave të lutjeve brenda shkollave, siç ishte rasti i shkollës “Gjin Gazulli”. Kjo nismë përfundoi pa sukses.

Një debat tjetër gjatë vitit u zhvillua edhe rreth mbajtjes së shamisë në shkolla.

Ministria e Arsimit ka nxjerrë një udhëzim administrativ me të cilin ndalon përdorimin e simboleve fetare, përfshirë shamitë, në shkollat e vendit duke synuar të mbrojë karakterin laik të sistemit arsimor parauniversitar.

Juristi Durim Berisha, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, dorëzoi një kërkesë formale në Ministrinë e Arsimit për ndryshimin e udhëzimit në fjalë me pretekstin që kjo përbën shkelje të të drejtave të njeriut dhe Konventës Europiane.

Pas dorëzimit të kërkesës një grup aktivistësh, përfshirë aktivistin Liridon Kurti nga Mitrovica, nisën një fushatë në rrjete sociale për ndryshimin e udhëzimit. Kampanja mori mbi 20 mijë nënshkrime dhe pati mbi 37 mijë shpërndarje në rrjete sociale.

Kurti, në një reagim për KALLXO.com, ka thënë se kjo nismë ishte me qëllim të implementimit të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. “Kërkesa dhe kampanja kanë pasur për qëllim eliminimin e një dispozite të paligjshme (ashtu si theksonte dikur edhe vet Kryeministri Kurti se nuk është ne pyetje lejimi i shamisë në shkolla, por eliminimi i një pengese të paligjshme)”- ka thënë Kurti në reagim. Lexoni  reagimin e plotë në link

Në anën tjetër, një grup tjetër në rrjetet sociale nisi fushatën tjetër për ndalimin e bartjes së shamisë në shkolla. Kjo fushatë mori më pak përkrahës në rrjetet sociale.

Pas presionit publik, kryeministri Albin Kurti dha një qëndrim të ri sa i përket shamisë. Ai tha se shamia do të duhej të lejohet mbi moshën 16-vjeçare.

Vetëm pasi çështja e shamisë ishte kryetemë për disa ditë në rrjetet sociale, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci dha qëndrim të qartë që udhëzimi nuk do ndryshohet.

Të drejtat e grave 

Imamët me prirje të theksuar radikale promovojnë dominimin ekstrem të burrave mbi gratë. Gjuha e përdorur promovon lejen që burrat duhet t`u japin grave për lëvizje, punë vizita, etj., ndërsa edhe në çështjet e pronës ka narrativ që gruaja të mos e trashëgoj pronën e paluajtshme.

Në këtë temë, janë evidentuar narrativa të tilla që bien ndesh më të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, siç është e drejta e martesës. Sadullah Bajrami, një imam shqiptar nga Maqedonia, që predikon se vajza nuk guxon të martohet pa lejen e babait të saj. Ky mesazh ishte shprëndarë në të paktën 7 faqe në rrjetet sociale, të cilat kanë ndjekës edhe nga Kosova.

Narrativë e ngjashme u shpërfaq nga imami nga Mitrovica, Irfan Salihu. Ai në postime në rrjetet sociale citohet të ketë thënë që vajzat nuk mund të martohen pa lejen e babait.

Përpos familjes narrativet janë përhapur edhe kundër festave kombëtare festave tradicionale dhe atyre pagane.

Pyetjet se a lejohet festimi i Vitit të Ri, a lejohet festimi i Halloween, a lejohet shënimi i festave të natyrës kombëtare përpos atyre etnike, zgjojnë debate të ashpra të cilat janë edhe të mbushura me gjuhë të urrejtjes në rrjetet sociale.

Imami nga Shkupi, Rexhep Memishi në një deklarim të tij ka thënë se ata që festojnë 7 Marsin, ditën e mësuesit – dalin nga feja. Ai ishte dënuar me 7 vjet burg nga Gjykata Penale e Shkupit. Përveç tij, si pjesë e grupit ishin dënuar edhe 6 persona të tjerë. Të gjithë këta persona kishin pranuar veprën dhe në marrëveshje me prokurorinë dhe palën mbrojtëse iu është shqiptuar dënimi më i ulët se ç’mund të pritej. Të 12 personat ishin arrestuar në kuadër të aksionit policor “Celula”.

Narrativat kundër feve të tjera 

Edhe pse Kosova vlerësohet me një tolerancë të madhe për fetë ka pasur raste kur është zhvilluar diskurs publik kundër figurave historike shqiptare siç është Nëna Terezë apo Skënderbeu.

Shembull, në fillim të vitit 2022 është keqcituar një deklarim i bërë nga ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Paskal Milo rreth figurës së Skënderbeut.

Ai në një debat kishte thënë se Skënderbeu ka lindur si ortodoks, ndërsa mediat e kishin keqcituar duke e vendosur në titull gjoja se ai ka thënë se “Skënderbeu ka qenë sllav”.

Përveç kësaj, ishte publikuar një video me sekuenca të shkëputura nga deklarimi i Paskal Milos. Në një sqarim, Milo tha se ishte deformuar ajo që kishte deklaruar.

“E di ku ishte deformimi? Ata kishin marrë e qepur fraza të shkëputura nga gjithë debati 2 orësh i kishin ngjitur me njëra-tjetrën për të krijuar atë përshtypje që donin të krijonin”, kishte thënë Milo duke shtuar se një montim i tillë ishte bërë nga qarte radikale islamike që janë prezente në Shqipëri. Video ishte publikuar në youtube nga faqja “TheOsmanlit”.

Një faqe me të njëjtin emër është funksionale edhe në Facebook, ndërsa bën postime pro muslimanëve dhe Rusisë në luftën kundër Ukrainës.

Po ashtu ndërtimi i Katedrales “Nënë Tereza”, i parapriu protestës së parë të mbajtur për ndërtimin e xhamisë në oborrin e UP-së përballë katedrales “Nënë Tereza”. Një pjesë e komunitetit mysliman kishin bërë kërkesë publike që të ndërtohej një Xhami të madhe në kampusin e Universitetit të Prishtinës, përballë Katedrales.

Në këtë proteste kishte marrë pjesë edhe Lavdrim Muhaxheri, më vonë iu bashkua organizatës terroriste ISIS. Kauzën për ndërtim të Xhamisë në qendër të Prishtinës më vonë e kishte marrë Lëvizja për Bashkim – LISBA e udhëhequr nga Fuad Ramiqi dhe vetëm pastaj kjo iniciativë ishte marrë nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Pjesë e diskursit kundër publik në Kosovë është edhe çështja e konvertimeve në fenë islame ku nuk janë të rralla rastet ku evidentohet se me sa pompozitet pasqyrohen rastet e tilla dhe pastaj shpërndahen nga një rrjet i tërë i ueb-faqeve duke marrë kështu jehonë dhe duke krijuar percepsionin rreth konvertimeve.

Lajmi mbi konvertimin e gruas gjermane në Mitrovicë siç evidentohet në platformën Crowdtangle është shpërndarë mbi 100 herë në ueb-faqe të ndryshme.

Fryma iraniane 

Igballe Huduti, një përkrahëse e frymës iraniane të ‘Shia’ frymë kjo që nuk është e përkrahur nga Bashkësia Islame e Kosovës mori vëmendje të skajshme për shkak të një deklarate që e dha lidhur me martesat.

Po ashtu, Huduti pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani në një sulm me dron të kryer nga ushtria amerikane kishte shpërndarë në llogarinë e saj në “Facebook” një status me përmbajtje e cila dyshohet se përmbante thirrje për hakmarrje.

“Populli irakian doli në rrugët e Irakut menjëherë pas krimit amerikan, për të dënuar ashpër padrejtësinë që iu bë dy figurave eminente në Irak e Iran dy gjeneralëve të tyre Gjeneral Sulejmani dhe Gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi. Zoti i dhashtë durimin ngase të mbysësh zotin e shtëpisë i ke mbytë tërë anëtarët e shtëpisë, e pastaj hakmarrja është obligim por nuk ka kufi”, citohet një shkrim i saj i datës 4 janar 2020.

Huduti ishte arrestuar në vitin 2020, por më vonë ishte liruar si e pafajshme. Vetëm gjatë vitit 2022 pati të paktën 2,539 artikuj në Facebook në të cilin përmendej emri i saj, ndërsa ajo u ftua në mbi 20 emisione televizive. Fryma e saj u kundërshtua nga imam të BIK-it.

Burri i Hudutit njihet si nëj person që merret me shitëblerje të patundëshmërive. Në raportin e Global Initiative “Prurje Financiare të Paligjshme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut” thuhet se sektori i patundshmërive përdoret për shpërlarje të parave.

Huduti numëron afër 38 mijë ndjekës në rrjetin “TikTok”, ndërsa në platformën Crowdtangle evidentohen 87 postime me përmbajtje kundër Hudutit.

Narrativat lidhur me ndalimin e marrjes së kredive apo lartësinë e kamatave apo rregullimin ekonomik të vendit janë po ashtu prezente në diskursin publik në vend. Këto narrativa shpesh shoqërohen me shembuj sesi shtete tjera jashtë Kosovës me modele tjera të qeverisjes sikurse është Turqia – janë treguar të sukseshme – sepse janë kundër kamatës – si dicka e ndaluar fetarisht.

Burimi i propagandës

Dokumentet e deritanishme strategjike të vendit përfshirë strategjinë për parandalimin e ekstremizmit dhe  terrorizmit e identifikojnë internetin si burim të rrezikshëm të ekstremizmit të dhunëshëm dhe terrorizmit.

Si rrjedhojë, në mes viteve 2012-2022 institucionet e sigurisë në Kosovë kanë mbyllur qindra faqe e platëforma ku jane shprëndarë materiale të cilat janë konsideruar si pjesë e propagandës e cila promovon islamin politik dhe terrorizmi fetar.

Në mesin e faqeve dhe platformave të mbylluara kishte radio online kanale në youtube dhe faqe të rrejteve sociale si facebook ku ishin përhapur materiale të ndaluara.

Analizat e kryera nga njësiti antiterror tregojnë që materialet fillestare ishin importuar në formë fizike. Në vitet e pasluftës libra e broshuara të përkthyera me mesazhe të islamit politik ishin shpërndarë në vend. Të njëjtat kanë arritur të digjitalizohen dhe sot të jenë të qasëshme në internet.

“Policia e Kosovës në disa raste të caktuara, ka identifikuar burime të financimit që përfshijnë persona në vende tjera, duke përfshirë edhe në vende të zhvilluara, por edhe në së paku një rast edhe propagandë nga një shtet i caktuar. Megjithatë çështja e financimit mbetet një sfidë, jo vetëm e Institucioneve të Republikës së Kosovës, por edhe të vendeve të zhvilluara”- thuhet në përgjigjen e policisë.

Të njëjtat tregojnë që gjatë kësaj kohe ka pasur edhe një ndryshim të qasjes dhe burimeve të këtyre informacioneve

“Fillimisht kanë dominuar materiale të të ashtuquajturave dijetar fetar të vendeve të Lindjes së Mesme. Pastaj pas fillimit të konfliktit në Siri dhe Irak, materialet propaganduese, kryesisht përmbanin elemente dhe imazhe nga këto zona të konfliktit. Ndërsa viteve të fundit janë evidentuar edhe materiale në gjuhën shqipe, apo të përkthyera me titra në gjuhën shqipe”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Në vitin e ardhëshm Qeveria e Kosovës në kuadër të Strategjisë kundër terrorizmit ka paraparë nisjen e hartimit të një strategjia e cila synon identifikimin dhe luftimin e narrativave ekstreme.

Shënim teksti është edituar dhe plotësuar në përmbajtjen kur flitet për nismën për shaminë në shkolla. Aty janë plotësuar të dhënat rreth kësaj nisme nga deklarata e Liridon Kurtit duke përfshirë edhe reagimin e tij në artikull.

____

Labinot Leposhtica është Koordinator i Monitorimit të Gjykatave dhe i Zyrës Ligjore të BIRN Kosova. Labinoti është diplomuar për juridik, ndërsa në studimet master i ka kryer në drejtimin “Kontratat Komerciale”, çka lë të nënkuptojë se problemet e natyrës civile-juridike janë të parapëlqyerat e tij, por nuk i shmanget as rasteve të natyrave tjera juridike. Disa procese gjyqësore, përveç rëndësisë profesionale që përbëjnë, e argëtojnë pa masë edhe në një nivel intelektual dhe njerëzor. Labinoti është lindur dhe jeton në Prishtinë.

Kreshnik Gashi

Punën si gazetar e filloi në vitin 2007 në gazetën Kosova Sot. Në vitin 2012-të Kreshnik Gashi iu bashkua Internews Kosova së pari në pozitën e Gazetarit Hulumtues e më pas në pozitën e Redaktorit dhe Moderatorit të Drejtësia në Kosovë. Ka studiuar në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Juridik dhe momentalisht ndjek studimet Master në Drejtimin Penal në po këtë universitet. Gjatë karrierës së tij është shquar për hulumtimet e skandaleve të korrupsionit në gjyqësor, prokurori dhe polici. Nga të gjeturat e hulumtimeve të publikuara në Drejtësia në Kosovë deri më tani, janë ngritur dhjetëra aktakuza ndaj zyrtarëve shtetërorë, përfshi gjykatës, prokurorë dhe policë. Gjatë karrierës së tij për punën në gazetari Gashi është shpërblyer me katër çmime prestigjioze nga UNDP Agjencioni Kundër Korrupsionit, Asociacioni i Gazetarëve dhe Bashkimi Evropian.

Jo “Rrip të Gazës” në Ballkan!

0

Florim Zeqa, Itali 

Për të ardhur deri tek shteti që e kemi sot është derdhur shumë gjak dhe janë bërë sakrifica të panumërta, andaj askush nuk e ka të drejtën të luaj me atë gjak dhe ato sakrifica, qoftë ai president apo kryeministër dhe askush tjetër.

Formimi i një qeverie të shpëtimit kombëtar

Nuk duhet të zhgënjehemi nga kushtëzimet e vëna nga ndërkombëtaret dhe as të zmbrapsemi nga kërcënimet e pushtuesit verior. Ngase e gjithë kjo mund të jetë një sprovë për t’na e matur impulsin tonë sesa jemi në të vendosur në mbrojtjen e shtetit, për arsye se është thënë në qarqe të ndryshme ndërkombëtare, se shqiptarët e Kosovës nuk janë të zotët ta mbajnë shtetin e tyre!

Që kjo të mos del e vërtetë, Parlamenti i Kosovës duhet të tubohet në një seancë të jashtëzakonshme për të shtyrë tutje Qeverinë aktuale në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare që ka marrë Kosova nga marrëveshjet ndërkombëtare në Bruksel për Asociacionin e komunave serbe në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Kësisoji, Albin Kurti i kanë mbetur vetëm dy rrugë; ecjen përpara sipas rekomandimeve të miqëve ndërkombëtar ose dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Ndryshe nuk mund të luaj “qoke” me ndërkombëtarët siq është mësuar të luajë me qytetarët e Kosovës.

Ngase, themelimi i Associazionit të Komunave Serbe (ASK) është rekomandim i prerë edhe i SHBA-ve, sponsorit dhe aleatit numër 1 të shtetit tonë, pa të cilin shtetësia jonë mund të zhduket si një “vesë mëngjesi”.

Në të kundërtën, nëse kjo qeveri nuk është në gjendje të bëjë hapa përpara, atëherë të zgjedhurit e popullit duhet të inicojnë procedurat për shkarkimin e ‘Qeverisë Kurti’ për shkak të rrezikimit të interesave shtetërore pas lëndimit të raporteve me SHBA-të dhe formimin e ‘Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar’, të përbërë nga një spektër më i gjerë politik, nga diplomatë karriere dhe ekspert politik në Kosovë dhe mërgatë deri në përmbylljen e marrëveshjes finale me Serbinë në Bruksel.

Tek pastaj duhet t’iu vie radha mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme, të lira dhe demokratike në tërë territorin e vendit.

Qytetarët duan zgjidhje, jo prolongim të problemeve me Serbinë

Protesta e paralajmëraur e serbëve në veri, përveqse enigmë, është sfidë dhe provokim i radhës për shqiptarët e jo ndarje e serbëve në raport me Kosovën.

Siq dihet, më 9 janar, tek monumenti i Car Llazarit në qendër të pjesës veriore të Mitrovicës është paralajmëruar protestë e serbëve të ‘pakënaqur’, siq thonë ata me politikën e Listës Serbe dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq karrshi Kosovës pas heqjes së barrikadave!

Ky përveqse një skenar i ri i Vuçiqit, është një paraljmërim i skenarëve të tjerë të dhunshëm në veri të vendit tonë dhe jo vetëm, dhe se në Serbi po përgatitet një agresion i ri ndaj Kosovës.

Ngjarja në Shtërpcë, përkatësisht plagosja e dy të rinjëve serbë në fshatin Gotovush, na kujton rastin “Panda” në Pejë, kur shërbimet sekrete serbe vet i vranë 6 të rinj serbë, që të fajësojnë shqiptarët dhe këtë ta përdorin si pretekst për sulm të zgjeruar ndaj shqiptarëve.

Andaj, përballë kësaj situate nuk guxojmë të rrijmë duarkryq, por duhet të mobilizohemi edhe ne në përmasa mbarëkombëtare, për t’u përballur me sfidat e radhës.

Në këtë rast, pozita dhe opozita duhet ta kalojnë testin për shtetin, në të kundërtën, karremi i dështimit do të bie mbi të dyja palët.

Në asnjë rrethanë nuk duhet lejuar që veriu i vendit të mbetet peng i zhvillimit të Republikës së Kosovës dhe as të kthehet në “Rrip të Gazës” në Ballkan. Një vatër e ndezur e krizës në Ballkan nuk i konvenon askujt në Gadishullin Ballkanik, e më së paku neve shqiptarëve dhe Kosovës në veqanti si shtet i ri dhe i pakonsoliduar në aspektin ekonomik dhe ushtarak.

Duam zgjidhje përfundimtare e jo stabilitet artificial dhe të përkohshëm politik, siq e duan serbët dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare. Duam liri të lëvizjes, siguri dhe mirëqenje siq e kanë qytetarët në të gjitha vendet e lira dhe demokratike të kontinentit evropian.

Në fund shtrohet pyetja logjike; ku mbeti dhe ku treti truri i kombit, ku mbeti guximi qytetar dhe mbeti vrulli rinor i kombit tonë, i cili asnjëherë dhe në asnjë periudhë historike nuk u gjunjëzua sikur është gjunjëzuar sot para kësaj klase të papërgjegjshme politike.

Kujdes nga politika putiniste në Ballkan!

Nga Frank Shkreli 

(Një paralajmërim i para 13-viteve më parë mbi ndërhyrjet ruse në Ballkanin Perëndimor, përball krizës serioze të ditëve të fundit në veri të Kosovës dhe bllokimit të rrugëve me barrikada për 20-e sa ditë — që analistë dhe media ia kanë faturuar ndërhyrjeve të drejtë për drejta të Moskës gjatë viteve në rajonin e Ballkanit. Rusia ka mbështetur në vazhdimësi të gjitha kërkesat absurde të Serbisë ndaj shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës dhe ka mbështetur nismën “Ballkani i Hapur” – një krijesë kjo e Beogradit dhe Tiranës zyrtare – duke lenë jashtë Kosovën, pasi Serbia refuzon ta njohë shtet të pavarur).                          

***             

Kohet e fundit po flitet dhe po komentohet shume ne lidhje me perpjekjet e Rusise per te rivendosur influencen e Rusise ne bote, nepermjet masash te ligjshme e te paligjshme. Nje perpjekje e tille u pasqyrua me se miri para disa javesh, kur Shtetet e Bashkuara arrestuan nje dyzine spiunesh ruse ne disa qytete te Amerikes, te cilet duke u paraqitur si njerez te thjeshte, kishin infiltruar shoqerine amerikane. Dje ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara u mbajt nje sesjon mbi Kosoven, ku ambasadori rus tha se asgje nuk ka ndryshuar edhe pas vendimit te Gjykates nderkombetare te Drejtesise, qe shpalli legjitime pavaresine e Kosoves.  Gjithashtu, ditet e fundit ne shtypin shqiptar flitet per marredhenjet shqiptaro-ruse, duke u bazuar ne nje fjalim qe paska mbajtur ambasadori shqiptar ne Moske, ne fillim te ketij viti. Nuk dua te komentoj fjalimin dhe komentet e ambasadorit shqiptar ne Moske, pasi nuk kam tekstin e komenteve te tij, por dua te theksoj shqetsimet qe jane shfaqur ne Perendim ne lidhje me perpjekjet e Moskes per te vendosur influencen e saj politike e ekonomike ne Ballkan, nje fakt ky qe, kryesisht, duhet te shqetesoje shqiptaret.    

Pasi c’prej vitit 1991, Rusia u la menjane nga politika evropiane, politika e Moskes dhe strategjia e saje afatgjate — nen udheheqjen e Presidentit Putin dhe tani Kryeministrit Putin — vazhdon te jete dominimi i tregut te energjise ne Evrope dhe ne te njejten kohe eshte duke u perpjekur te perdore burimet e saje energjetike per te rivendosur influencen politike qe dikure gezonte Bashkimi Sovjetik ne Evropen Lindore. Sic duket, kejo politike nuk ka per qellim krijimin e nje blloku te ri, pasi realiteti i sotem ne Evrope eshte ndryshe, por synon prishjen e planeve amerikane per nje “Evrope te tere e te lire”, si edhe politiken e sigurimit te perbashket te Organizates e Atlantikut Verior (NATO).  Per me teper, strategjia putiniste ka si qellim perfundimtar vendosjen e nje monopoli e kontrolli te plote energjetik, e si rrjedhim edhe politik, duke perdorur kompanine Gazprom per ndertimin e linjave te shperndarjes se gazit ane e mbane Evropes.   

Por eksperte te ndryshem thone se strategjia (energjetike) ruse ka permasa me te gjera dhe perfshine elemente te tjere politike e ekonomike.   Sic dihet, Moska, ka patur dhe vazhdon te kete lidhje te ngushta historike, kulturore dhe fetare ne Ballkanin Perendimor, vecanarisht me Serbine dhe Malin e Zi.  Sidomos Serbia ka qene gjithmone syte dhe veshet e Rusise ne Balkan.  Lojerat e Rusise ne Balkan jane pjese e nje strategjie gjeopolitike te Moskes, qe kane per qellim prishjen e tendencave pro-perendimore ne kete rajon dhe te pakten balancimin, per te mos thene pakesimin e influences amerikane dhe te Bashkimit Evropian ne kete rajon.  Influenca politike dhe financiare ruse ne Ballkan sa vjen e shtohet ne Serbi, ne entitetin serb ne Bosnje dhe ne Mal te Zi, ku te ashtuquajturit bisnesmene rus kane marr nen kontroll shumicen e firmave private e shteterore dhe tani pothuaj kontrollojne industrine e turizmit ne Mal te Zi, qe eshte baza kryesore e te ardhurave te shtetit malazez. Gjithashtu, Rusia dhe Serbia kane nenshkruar nje marreveshje qe deri me 2012 te ndertojne ne qytetin serb Nis, nje qender “humanitare” te nderhyrjes se shpejte, qender kejo qe mund te kete aplikime ushtarake, dhe do te ishte qendra e pare logjistike ruse jashte territorit te ish-Bashkimit Sovjetik.  Per me teper, gjate muajve te fundit ne shtyp ka patur lajme te pa-vertetuara se Rusia ka ne plan te vendose nje baze ushtarake ne jug te Serbise, afer kufirit me Kosoven.   

Nje angazhim me i madh i Moskes ne Balkan, inkurajimi dhe pranimi i ketij angazhimi rus nga vendet e Balkanit Perendimor,per hir te marredhenjeve te mira e “normale” jo vetem qe nuk sjelle asgje te mire per kombin shqiptar, por mund te shkaktoje probleme te pa-parashikueshme per stabilitetin e rajonit, po te merret parasyshe perkrahja historike fanatike e Rusise ndaj interesave sllave ne kete pjese te botes, ne kurriz te interesave shqiptare. Putini dhe bashkpuntoret e tij mafioze te bizniseve ruse kane vazhduar perkrahjen e tyre per Serbine, nderkohe qe Moska, me te gjithe potencialin e saje diplomatik e politik, vazhdon te kundershtoje pavaresine legjitime te shtetit te Kosoves. Interesi i Rusise eshte mos-stabiliteti i rajonit, me qellim qe te gjuaj peshke ne ujera te turbulleta.   

 Ne debatin e djeshem ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara, Ambasadori rus Vitaly Churkin, i cili eshte kete muaj dhe president i Keshillit te Sigurimit, nuk la asnje dyshim se asgje nuk ka ndryshuar ne politiken ruse karshi pavaresise se Kosoves — bile edhe pas vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise (GJND), ne favor te pavaresise se Kosoves. Rusia, si anetare e Keshillit te Sigurimit me te drejte vetoje, nepermjet ambasadorit te saje  e beri te qarte se Moska do te perdore veton per te blokuar cdo perpjekje per anetaresimin e Kosoves ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara, synim ky qe Ministri i Jashtem te Kosoves, Skender Hyseni e quajti si nje hap natyral.  Shpresohej qe, sic tha edhe zevendes-ambasadorja e Shteteve te Bashkuara ne OKB, Rosemary Di Carlo, se vendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise do te sherbente si baze per te kapercyer pertej debateve te se kaluares, ne mbeshtetje te paqes dhe stabilitetit ne rajon. Kejo nuk ndodhi dhe duket se nuk ka te ngjare se do te ndodhe ne nje te aferme te shpejte, fale politikes anti-shqiptare serbe, te perkrahur vendosmerisht nga politika ruse.   

Rusia dhe Serbia, por edhe vende te tjera duhet ta kuptojne se pavaresia e Kosoves, eshte sic tha edhe Rosemary Di Carlo, gjate debatit ne Keshillin e Sigurimit, e pakethyeshme dhe kufijte e saje te padhunueshem. Eshte mire qe aleatet e shqiptareve si Amerika e Anglia perkrahin kete parim dhe te drejte te shtetit te Kosoves. Po cila duhet te jete politika shqiptare karshi kesaj politike te eger anti-shqiptare ruse ne forumet nderkombetare, sidomos ne lidhje me pavaresine e Kosoves?  Politika shqiptare duhet te thote pa asnje dyshim dhe me bindjen me te thelle se stabiliteti ne Balkan minohet nga obstruksioni ose pengesat ruse ndaj njohjes se Kosoves si shtet i pavarur. Duke heshtur ndaj ketij obstruksioni, ndihmohet perjetesimi i mos-stabilitetit ne rajon, nga i cili shqiptaret do pesonin pasojat me te këqia.  Drua se politika shqiptare nuk ka qene aqe e vendosur ne kudershtimin e ketij obstruksioni. Nuk me duket se eshte e arsyeshme qe te quhen “marredhenie normale” ato me Rusine, kur ky vend nuk njeh, lere me interesat jetike, por as ekzistencen e gjysmes se Kombit shqiptar. Kapitullimi para interesave te perkoheshme ekonomike e financiare, ne kurriz te interesave kombetare eshte i papranueshem.   

Stabiliteti i Ballkanit eshte me i qendrueshem me pavaresine e pakethyeshme te Kosoves, si edhe me kufizimin e politikes ekspansioniste serbe dhe me mos-nderhyrjet obstruksioniste ruse. Eshte e pakuptueshme se pse lejohet pasardhesi i Stalinit te kete nje pikembeshtetje ne Ballkan, duke e lejuar Mosken te vendos pengesa ne rrugen e zgjerimit te Bashkimit Evropian, ndersa vendet e atij rajoni nuk marrin asgje ne shkembim, bile as vullnetin e mire. Pikesepari u takon vendeve te rajonit te kundershtojne obstruksionin rus ne Ballkan, pasi stabiliteti rajonal eshte ne interesin jetesor te tyre. Vendet e Ballkanit duhet te zene vendin qe u takon si shtylla te sigurimit dhe stabilitetit evropian, në bashkpunim me dhe antarësim në Bashkimin Evropian.  

Eshte e doemosdoshme dhe ne interesin kombetar qe si Shqiperia ashtu edhe Kosova te kene marredhenje te mira, ne te gjitha fushet, e me te gjitha vendet e botes — te medha e te vogela — duke perfshire ketu edhe Rusine e Serbine, por keto marredhenje duhet te ndertohen e te kultivohen ne baze te interesit kombetar të shqiptarëve dhe pastaj ne interesin e perbashket dhe te respektit reciprok midis vendeve.  

*Ribotim nga data 04.08.2010. 

Deklaratë mbështetëse nga Fakulteti i Arteve për lulëkuqen si simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë

0

Profesorët e poshtëshënuar, të këtij fakulteti, e mbështesin, pa rezervë, idenë e propozuar që dizajnimi, përkatësisht logoja e Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur”, të miratohet në instancat kompetente dhe të shndërrohet në simbolin zyrtar, përkatësisht në shenjën identifikuese për kujtimin e gjenocidit në Kosovë;Logoja, pra simboli i propozuar nga kjo Qendër, është ideuar, konceptuar dhe e mirërealizuar, në të gjitha aspektet e saj përmbajtësore, formale, artistike dhe estetike, prandaj, në gjykimin dhe bindjen tonë të thellë, si i tillë, ky simbol i plotëson të gjitha kushtet profesionale, të domosdoshme, për të qenë një simbol unik, zyrtar dhe identifikues për kujtimin e gjenocidit, që ka ndodhur në Kosovë gjatë luftës së fundit.Nga pikëpamja kuptimore, Lulëkuqja është gjetje adekuate, që identifikon origjinalitetin, autenticitetin, por edhe shpreh simbolikën e ngjyrave. Ndërsa, nga pikëpamja artistike, vlerësojmë se Lulëkuqja është rimodeluar me gjetje, ide e invencion artistik, çka e bën këtë propozim të veçantë edhe unik në raport me simbolikën dhe mesazhin që përçon propozimi;Mbi të gjitha, ne mendojmë se Kosova dhe shqiptarët, në përgjithësi, kanë nevojë për një simbol të veçantë, që shpreh më së miri dhimbjen e pafund për tragjeditë, për dhunën, mizoritë e përjetuara, por edhe ndjenjën e përkujtimit, respektit dhe nderimit, për të gjitha viktimat e gjenocidit në Kosovë, prandaj vlerësojmë se ky propozim, më së miri, i plotëson kushtet dhe kriteret për të qenë simboli zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.Ne vazhdojmë të besojmë se mënyra më e mirë dhe e më e duhur është që të kujtojmë për të mos harruar, prandaj, ky simbol na duhet që të përkujtojmë vazhdimisht, e të mos harrojmë asnjëherë.

Profesorët e Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës:

Prof. dr. Hazir Haziri, aktor, dekan i fakultetit

Prof. Mehmet Behluli, piktor, prodekan

Prof. Asc. Besar Zahiti, akor, prodekan

Prof. Asc. Drinor Zymberi, kompozitor, prodekan

Prof. Adem Rusinovci, skulptor

Prof. Faik Krasniqi, dizajner

Prof. Ismet Jonuzi, skulptor

Prof. Eshref Qahili, piktor

Prof. Bardhyl Bejtullahu, grafist

Prof. Mirsad Lushtaku, grafist,

Prof. Visar Mulliqi, piktor,

Prof. Betim Krasniqi, trombonist

Prof. Blerim Grubi, violinist

Prof. Misbah Kaqamaku, pianist

Prof. Sylejman Kllokoqi, kameraman

Prof. Trimor Dhomi, kompozitor

Prof. Ismet Sijarina, regjisor filmi,

Prof. Agnes Nokshiqi, aktore

Prof. Valbona Rexhepi, piktore

Prof. Drita Begolli, regjisore, aktore

Prof. Agim Selimi, regjisor teatri,

Prof. Asc. Fatmir Hoxha – skulptor

Prof. Asc. Sabri Shaqiri, skulptor

Prof. Asc. dr. Arian Krasniqi, skenarist, dramaturg

Prof. Asc. Shkumbin Bajraktari klarinetist

Prof. Asc. Ekrem Xani, regjisor filmi

Prof. Ass. Guri Çavdarbasha, skulptor

Prof. Ass. Rreze Kryezi Breznica etnomuzikologe

Prof. Ass. Mjellma Goranaci, dizajner

Prof. Ass. Vlora Ismaili Kosumi, dizajnere

Prof. Ass. Zeni Ballazhi, dizajner

Prof. Ass. dr. Rrezeart Galica, dizajner

Prof. Ass. Genc Rezniqi, dizajner

Prof. Ass. Yllka Fetahaj, dizajnere

Prof. Ass. Latif Hasolli, kameraman/montazher,

Prof. Ass. Isak Duraku, kameraman

Ass. Ariana Nila dizajnere

Ass. Jeta Bajrami skenografe

Luan Kryeziu, ligjerues, Regjisor

Bekim Sele, ligjerues, Regjisor

https://arte.uni-pr.edu/page.aspx?id=1,35,646

-- 
Gjenocidi në Kosovë - Plagë e hapur
1200 Genève

Mail:  info@kosovogenocide.com
Online: www.kosovogenocide.com

Universiteti i Bolonjes dhe partizanët me gjysëm opinge

Paul Tedeschini, Itali

 

1) Universiteti i Bolonjes (që nga viti 1088) Universiteti i Bolonjes ka origjine shume te vjeter dhe per kete arsye ai konsiderohet universiteti i pare i botes Prendimore. Historia e ketij universiteti nderthuret me ate te personazheve te mdhaj qe punuen ne fushen e shkencave dhe te letersise dhe asht nji referim i pamohueshem ne panoramen e kultures europiane. Si date e lindjes se Universitetit te Bolonjes asht fiksue viti 1088, dmth 929 vite ma pare, date e percaktueme nga nji grup historianesh te kryesuem nga Giosuè Carducci (1835 –1907 – çmim nobel per letersi).

 

Ne fakt Institucioni, qe neve sot quejme “Universitet”, filloi te marri forme ne Bologna andej nga fillimi i shekullit te XI kur specialistet e gramatikes, te retorikes dhe te logjikes filluen ti dedikohen edhe te “Drejtes Ligjore”. Nder studiuesit e pare kan qene Pepone dhe Irnerio. Irnerio (1060-1130) ka qene nji mesim-dhenes specialist ne matematike, gjeometri, astronomi, gramatike, retorike, dialektike, dhe muzike. Ai konsiderohet si i pari qe te “Drejten Romake” ia ka pershtate Kultures Prendimore, nderkaq qe ne Bolonga kishin ardhe disa pergamena te Ligjve te Perandorit Justinian.

. 

Ne baze te mendimit te grupit te formuem prej kater doktorve (ne shkenca) nxansa te Irnerios, Federiku i I-re shpalli ne vitin 1158 dekretin “Costitutio Habita” simbas te cilit Universiteti i Bolonjes me ligje bahet nji vend ku kerkimet shkencore zhvillohen ne menyre te pamvarun nga çdo pushtet tjeter legjislativ. (Ne foto hyrja e fakultetit te shkencave politike ne Universitetin e Bolonjes)

Qe nga shekulli i XIV shkollave (fakulteteve) te juristve iu bashkangjiten shkolla (fakulteti) e quejtun e “artistve”, e studjuesve te mjekesise, te filozofise, te matematikes, te astronomise, te logjikes, te retorikes dhe gramatikes. Ne vitin 1364 u shtue edhe mesimi i teologjise. Ne Bologna studjuen per nji fare kohe intelektualt me fame botnore si Dante Alighieri, Francesco Petrarca, Guido Guinizelli, Cino da Pistoia, Cecco d’Ascoli, Re Enzo, Salimbene da Parma e Coluccio Salutati. Ne shekullin e XV u shtue studimi i gjuhes greqishte te vjeter dhe te hebraishtes, ndersa ne shekullin e XVI u shtue studimi i shkencave eksperimentale. Studjuesi Ulisse Aldrovandi zgjanoi studimet ne fushen e fermakopese, ne studimin e kafshve, te fosileve dhe shume mrekullive te natyres, te cilat i grumbulloi dhe i klasifikoi. Ne shekullin e XVI Gaspare Tagliacozzi realizoi studimet e para mbi kirurgjine plastike. Periudha e arte e mjeksise bolonjeze perputhet me mesimdhanjen e Marcello Malpighi, i cili ne shekullin e XVII perdori mikroskopin per studimet anatomike.

Fama e Universitetit te Bolognes u perhap qyshe ne kohen e mesjetes ne te gjithe Europen dhe u ba vendi ku i drejtojshin syte personazheve te njohtun si Thomas Becket, Paracelso, Raimundo de Pegñafort, Albrecht Dürer, san Carlo Borromeo, Torquato Tasso e Carlo Goldoni. Aty ka studjue edhe astronomi i famshem polak Nikolò Koperniku. Me zhvillimin e Revolucionit Industrial ne shekullin e XVIII Universiteti i Bolonjes promovoi zhvillimin e shkencave teknologjike. Kesaj periudhe i perkasin studimet e Luigi Galvanit, te Alessandro Volta, Benjamin Franklin e Henry Cavendish, themeluesit e eletronikes moderne. Ne vitin 1888 u festue tetqindvjetori i Studimeve ne kete universitet.

Ky event i madh lidhi Bolonjen me te gjitha universitetet e tjera te botes tue e nderue ate si “Nana e Universiteteve” ose ndryshe “ALMA MATER STUDIORUM” . Ceremonia u shndrrue ne nji feste te madhe nderkombetare te studimeve universitare mbasi ato njohten tek universiteti i Bolonjes rrajte e veta, elementat e vijushmenise dhe idealet e perparimit dhe te tolerances.

2) Partizanët me gjysëm opinge

(Ne foto komandanti sllav Tito me kriminelin, trathtarin e shqiptarve, bashkepuntorin e sllaveve, komandantin e partizanve me gjysem opinge Enver Hoxhen)

Rilindja italiane mbas shekullit te XV u perhap dhe ndriçoi me dije dhe perparim te gjithe Europen, perveç tokes shqiptare, 80 milje larg, e cila pikrisht ne shekullin XV ra per pese shekuj te gjate nen pushtimin e errte dhe injorant turk-osman.

Mbas Pamvarsise ne vitin 1912 per 32 vite rresht deri ne vitin 1944, me mijra te rij e te reja shqiptare studjuen ne universitetet ma te mira europiane dhe te terhjekun nga atdhedashuria u kethyen te punojne dhe te kontribuojne ne vendin e vet.

“Por hasmi s’flè!”

Per eleminimin e ketyne intelektualve shqiptare me kulture europiane anmiku shekullor i sllaveve te jugut me Titon ne krye organizoi ne token shqiptare veglen e vet trathtare, antishqiptare, lakmitare per pushtet, “Partinë e partizanve me gjysëm opinge”, te cilet zbriten si bisha te egra nga malet dhe nen udhezimet e jugosllaveve titist eleminuen keto intelketual shqiptar kudo qe ishin, tue i arrestue, tue i torturue, tue i burgose, tue i internue dhe tue i pushkatue me gjygje e pa gjygje.

(Ne foto krimineli Enver Hoxha me agjentin jugosllav Miladin Popoviç)

Keto partizanë me gjysëm opinge zhgatrruen edhe te gjitha bibliotekat, muzeumet me fame ballkanike si dhe shkollat e ngrituna me kaq djerse e munde shume vjeçar, tue krijue keshtu nji shkretetine te plote kulturale e morale.

Mbi kete shkretetine keto partizanë me gjysëm opinge ngriten diktaturen kriminale te tyne, nen te cilen vuejti per gjysem shekulli populli shqiptar deri sa ma se fundi ato ia hengren koken edhe njeni tjetrit dhe falimentuen ne vitin 1990.

Paul Tedeschini, 07.02.2010

Interesimi i satelitit të Rusisë – Serbisë, për ta destabilizuar rajonin më i madh se asnjëherë më parë

0

-Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani  në takim deputetin britanik David Lammy, njëherësh sekretar i Jashtëm nën hije i Partisë Laburiste/ 

-Kryeministri Kurti, theksoi nevojën për rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe Britanisë së Madhe në luftimin e akterëve malinj që synojnë destabilitetin e Kosovës dhe rajonit. 

PRISHTINË, 6 Janar 2023

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim deputetin David Lammy, njëherësh sekretar i Jashtëm nën hije i Partisë Laburiste në Mbretërinë  Bashkuar. 

Në takim me deputetin Lammy, Presidentja Osmani ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës që nga vitet e 90-ta dhe në këtë kontekst kërkoi mbështetje të metëjme për sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova në këtë periudhë. 

Presidentja theksoi se Kosova, si një sukses i përbashkët i popullit të saj dhe aleatëve ndërkombëtar, ka bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e demokracisë, sikurse edhe të sundimit të rendit dhe ligjit. Duke qenë gjithnjë në anën e drejt të historisë, Kosova është rreshtuar krah aleatëve edhe me vendimet për sanksione ndaj Rusisë e në mbështetje të Ukrainës. Por, siç potencoi Presidentja Osmani, interesimi i satelitit të Rusisë, Serbisë, për ta destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor, është më i madh se asnjëherë më parë, për shkak se Serbia është e interesuar të bllokojë suksesin në dialog dhe të arrijë qëllimet e saj me dhunë e nëpërmjet bandave kriminale. 

Prandaj, Presidentja Osmani shtoi se Kosova ka ende nevojë për mbështetjen e aleatëve sikurse Mbretëria e Bashkuar, në mënyrë që të bëhen hapa përpara në forcimin dhe konsolidimin e mëtejmë të pozitës ndërkombëtare si dhe në luftimin e tendencave destabilizisuese ruso-serbe. 

Në veçanti, Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e mbështetjes për anëtarësim në Këshillin e Evropës si dhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s, si prioritete imediate. 

Në takim është diskutuar edhe për procesin e dialogut me Serbinë ku Presidentja Osmani ka përsëritur faktin se Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive, e cila po përballet me obstruksionet e vazhdueshme të Serbisë. 

Ajo potencoi se është me rëndësi që Mbretëria e Bashkuara ta vazhdojë trashëgiminë e saj të mbështetjes ndaj Kosovës jo vetëm në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, por edhe në intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të dyanshëm.

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri Kurti priti në takim Sekretarin e shtetit në hije për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit, David Lammy 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Sekretarin e shtetit në hije për Çështjet e Jashtme, Komonuelth dhe Zhvillim, David Lammy.

Në bashkëbisedimin e ngrohtë, kujtuan zhvillimet e vitit 1999 dhe rolin vendimtar të Britanisë së Madhe në çlirimin e Kosovës nën drejtimin e laburistëve Tony Blair dhe Robin Cook. Kryeministri e falënderoi z. Lammy për kontributin e vazhdueshëm të Britanisë së Madhe ndaj Kosovës. 

Në këtë takim, Kryeministri Kurti theksoi progresin në Kosovë, duke përmendur faktin që përkundër krizës botërore me pandeminë COVID-19 dhe krizën energjetike, ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje të konsiderueshme. Së bashku me përmirësimet në indekset e demokracisë dhe sundimin e ligjit që renditin Kosovën të parën në Ballkanin Perëndimor, Kosova është vend ideal për investime për kompanitë nga Britania e Madhe që kërkojnë near-shoring, theksoi Kryeministri. 

Kryeministri Kurti veçoi mundësitë për rritjen e shkëmbimit tregtar mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, si dhe investimet në sektorin energjisë. 

Ndërsa z. Lammy ofroi bashkëpunimin e tij, ai theksoi nevojën e identifikimit sa më shumë fusha të bashkëpunimit dhe partneritetit në mes të dy vendeve, ashtu që Britania e Madhe të mund të ndihmojë sa më shumë Kosovën. 

Në takim u diskutua edhe për çështjet aktuale, duke përfshirë dialogun dhe nevojën për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, si dhe çështjet e sigurisë. 

Kryeministri Kurti, theksoi nevojën për rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe Britanisë së Madhe në luftimin e akterëve malinj që synojnë destabilitetin e Kosovës dhe rajonit. 

SHBA ofron paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën deri tani

0

Presidenti Joe Biden u vizitua nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Uashington pak para Krishtlindjeve. Foto nga arkiva: Endrju Harnik / AP / NTB

Shtëpia e Bardhë ka paraqitur një paketë të re ndihme ushtarake me vlerë totale prej 3.75 miliardë dollarë për Ukrainën dhe vendet në krahun lindor të NATO-s.

Ndër të tjera, Ukraina do të marrë për herë të parë rreth 50 makina të blinduara të tipit Bradley.

Paketa e ndihmës ushtarake e paraqitur të premten është më e madhja që kur Rusia pushtoi Ukrainën. Kjo përfshin materiale ushtarake të siguruara nga vetë rezervat e Pentagonit. Kjo ka një vlerë prej 2.85 miliardë dollarë dhe do të dërgohet drejtpërdrejt në Ukrainë.

Përveç kësaj, administrata e Xho Bajden do të japë një shtesë prej 225 milion dollarë në fonde ushtarake për të ndërtuar dhe modernizuar ushtrinë ukrainase në një afat më të gjatë, sipas Shtëpisë së Bardhë. Paketa përfshin gjithashtu 682 milion $ në fonde ushtarake për aleatët evropianë , për t’i ndihmuar ata të zëvendësojnë mjetet ushtarake që i kanë dhuruar Ukrainës.

“Lufta është në një pikë kritike dhe ne duhet të bëjmë gjithshka mundemi për të ndihmuar ukrainasit t’i rezistojnë agresionit rus,” tha të premten sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Zhan-Pierr.

Aftenposten

Haxhi Qamili dhe hijet e Protokolit të Korfuzit që edhe sot e kësaj dite vërtiten si argument në kokat e ithtarëve të Megali-Ideas

Nga: Armand Plaka, Tiranë, 6 janar 2023
____
Duke ripostuar kete fotografi, meqe m’u dha rasti, dua te shtoj se megjithe konsensusin ne pergjithesi per vepren e kolonelit holandez Thomson, ka indicie te qenesishme per te rivleresuar rolin e tij ne mbjelljen dhe miratimin e atij qe ne historiografine tone njihet si: “Protokolli i Korfuzit” e qe paradoksalisht fale Luftes se Pare e zhvilimeve qe pasuan pas saj u zerua teresisht.
Megjithese Mehdi Frasheri ka dhene nje shpjegim thuajse shterrues ne lidhje me hartimin dhe rrethanat qe cuan ne miratimin e tij, mbeten hije te forta dyshimi rreth rolit te Thomson-it ne lidhje me kete Marreveshje, e cila per pak do e kthente Shqiperine ne nje vend jo-unitarist, te percare, te dobet politikisht dhe edhe me te dobet ekonomikisht.
Per me shume, hijet e Protokollit te Korfuzit vertiten edhe sot e kesaj dite shpesh si argument ne kokat e idhtareve te Megali-Idese.
***
Armand Plaka
6 janar 2022
Foto ne kete postim eshte marre nga arkivat franceze dhe na paraqet trupat e drejtuara nga Esad Toptani ne vitin 1915, plot 106 vite me pare, ndersa po ndermerrnin inkursione per te penguar kryengritesit e Haxhi Qamilit, te cilet kishin qene te suksesshem prej gati nje viti, ndersa ishin bere shkaktare kryesore te deshtimit te Princ Vidit (pasi nje shkak tjeter madhor ishte dhe shperthimi i Luftes se Pare Boterore).
Duke ia nisur nga fillimi i vitit 1915, haxhiqamilistet organizuan një mbledhje në Tiranë, ku dolen me vendimin se qeveria e Esad Pashës ishte jolegjitime, ndersa pohuan nderkaq edhe neutralitetin e shqiptarëve në Luftën e Parë Botërore qe tashme kishte 4-5 muaj qe kish nisur.
Marshimi i Haxhi Qamilit vijoi deri muajin qershor te atij viti, ndersa me 9 maj 1915 po në Tiranë, në një tjeter mbledhje të Pleqesise ai u zgjodh Komandant i Përgjithshëm.
Pleqesia, e orientuar nga Musa Qazimi, pas realiteteve te reja ndersa shihte pushtimin e jugut nga andartet greke, zbarkimin e italianëve në Vlorë dhe rrezikun qe vinte nga Serbia nuk hezitoi t’u dërgonte letra edhe Beogradit zyrtar dhe fuqive të mëdha, duke marre keshtu prerogativat e nje keshilli te larte legjislativ e qeverises, e duke i bere karshillek njekohesisht Esad Pashes qe tashme kishte bere nul edhe vendimet e meparshme te Qeverise se Vlores, te Vidit e te KNK dhe kish forcuar marredheniet me qeverine serbe dhe ato te Antantes, edhe pse vendimi per shpalljen lufte Austro-HUngarise do ta merrte ne fund te atij viti, pasi kishte përzene me pare përfaqësuesit diplomatikë të Vienës dhe Sofies nga Durrësi.
Nga ana tjeter kryengritesit haxhiqamiliste ne perpjekje per të mos u dhënë shkas që të pushtoheshin, u propozonin me letrat e tyre fuqive te medha dhe Serbise paqen dhe zotoheshin që të mos shërbenin si mercenarë me asnjërën palë ndërluftuese të luftës botërore.
Sidoqofte, ushtria serbe mësyu ne Shqipëri duke ardhur nga rajoni i Dibres më 2 qershor 1915. Trupat e Haxhi Qamilit i bënë një pritë të fortë në Qukës dhe Qafë Krrabë, por u thyen. Myftiu i Tiranes, Musa Qazimi dhe kreu ushtarak i kryengritesve, Haxhi Qamili u zunë rob nga serbët, të cilët pas 9 ditesh, më 11 qershor mbërritën në Tiranë dhe pas dy ditëve në Durrës, ku jo vetem liruan Esad Pashën nga rrethimi që i kishin bërë kryengritësit, por i dorëzuan atij dy krerët e kryengritjes te cilet u dënuan me varje nga një gjykatë ushtarake e drejtuar nga Xhelal bej Zogu. Kesisoj Haxhi Qamili u var më 16 gusht dhe bashke me te u denuan me varje e pushkatim edhe krerë të tjerë.
Thuhet se ne fjalen e fundit, Haxhi Fejza dmth Haxhi Qamili pohoi se borxh edhe ne boten tjeter i kishte vetem Pashai dmth Esad Pashe Toptani, pasi ne vend te ujit i paskesh dhene urine, nje akt shume i ulet i padegjuar deri me atehere.
Menjehere pasi rimori frenat e pushtetit ne Shqiperine e Mesme ne muajt ne vijim, Esad Pasha nisi disa reforma per te vene nje fare rendi e drejtesie ne vend, duke ia nisur me regjistrat kadastrale ne qytetet ku kryengritesit kishin shkelur me pare duke shkaterruar ndoshta per jete te jeteve edhe plot materiale arkivore me vlere te pacmuar.
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Në shërbim të bashkatdhetarëve!

0

Shkruan: Florim Zeqa

Të nderuar bashkëpunëtor medial, miq vizuel dhe virtual, aktivist dhe veprimtar, qytetar të vendit dhe bashkatdhetarë, edhe përgjatë këtij viti do ta vazhdojmë rrugëtimin e përbashkët për mirëqenjen tonë dhe për një përspektivë të mirë dhe të shëndoshë në trojet tona etnike.

Paanësia në prezentimin e ngjarjeve

Sikurse në të kaluarën, edhe tani e tutje veprimtarinë time atdhetare do ta zhvillojë krejtëisht në baza vullnetare për të mirën e qytetarëve (bashkatdhetarëve) kudo që ndodhen ata. Pavarësisht konesguencave, do të vazhdojë që ta themë të vërtetën ‘lakuriqe’ ashtu siq është e jo siq e duan partitë politike dhe mbështetësit e tyre morbid. Do të vazhdojë që ta prezantoj çdo ngjarje dhe çdo zhvillim pozitiv në mesin e mërgatës sonë.

Paanësia ime partiake ndaj shoqatave dhe organizimeve tjera, e bën më të mprehtë analizën time, më të lehtë punën dhe angazhimin tim prej gazetari dhe analist të pavarur, duke iu qëndruar pranë bashkatdhetarëve si në momente të bukura gëzimi ashtu dhe në momente të hidhura pikëllimi.

Nuk kanë mundur dhe nuk do të mund ta pengojnë punën time në shërbim të mërgimtarëve sabotimet e grupeve të interesit dhe as komplotistët, të cilët i vardisen çdo pushteti për interesa personale apo grupore (klanore).

Askush nuk do të mund e ndal zërin tim kritik ndaj dukurive negative në vendlindje, sikurse që nuk mund ta ndalin as mbështetjen time për organizimet e shëndosha dhe në frymën e pastër kombëtare në mërgatë.

Zëri kritik, thirrje ndërgjegjës së pastër kombëtare

Në kohën kur gënjeshtra dhe mashtrimi janë bërë standard i jetës, kur hajnia dhe zhvatja e buxhetit të shtetit janë bërë objekt i pasurimit të politikanëve dhe sejmenëve të tyre në Kosovë dhe Diasporë, zëri kritik dhe thënja e së vërtetës kumbojnë si kushtrim në ndërgjegjën e pastër të qytetarëve (mërgimtarëve).

Si rezultat i kësaj, pas çdo shkrimi apo analize politike më vijnë më qindra komente, mesazhe dhe telefonata mbështetëse nga bashkatdhetarët, por nuk mungojnë as kritikat dhe akuzat e atyre që e kanë “mizën nën kapele”, të cilët me gjuhë fyese dhe denigruese mundohen të më thyejnë moralisht, që të më pengojnë në misionin tim jetësorë për një shoqëri të lirë dhe demokratike në trojet tona etnike.

Sikurse deri më tani, do të jemë gardian i të drejtave të mërgimtarëve në shtetin ku jetojë, duke e kundërshtuar fuqishëm çdo padrejtësi apo krim që bëhet ndaj bashkathdetarëve të mi, siq ishte rasti i vrasjes së dy të rinjëve shqiptar nga Kosova në Regjionin Marche nga punëmarrësi i tyre në mesin e shtatorit 2014, me ç’rast reagova me shkrimin tim “Nuk po u mjafton djersa, e duan edhe gjakun tonë!”, botuar më 20.09.2014, pothuajse në të gjitha gazetat ditore dhe portalet shqiptare të kohës. http://www.zemrashqiptare.net/news/37746/florim-zeqa-duan-edhe-gjakun-tone.html

Kur jemi në këtë segment, krahas reagimit tim, të vetmit që reaguan ishin shoqata “Skanderbeg” në Fermo dhe Arbëreshët e Italisë! Asnjë reagim nga përfaqësitë diplomatike të dy shteteve tona, asnjë reagim tjetër nga asnjë parti apo shoqatë, nga asnjë politikan apo veprimtar!

Forhåndsvisning av bilde

E lehtë është të shitësh patriotizëm folklorik, por e madhërishme është ta dëshmosh në vepër atdhedashurinë dhe respektin ndaj bashkatdhetarëve, duke ju qëndruar atyre pranë në momente të rënda pikëllimi, qoftë edhe me një fjalë të vetme.

Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti pritën në takime të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach   

0

Presidentja Osmani priti në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach, të cilin e ka uruar për emërimin në Dhomën e Lordëve.  

Në takim me Lordin Peach, Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara dhe të angazhuara për paqe dhe siguri. 

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja Osmani vuri në pah se Kosova vazhdon të jetë e koordinuar me partnerët ndërkombëtar për adresimin e sfidave të sigurisë dhe në këtë kontekst ka kërkuar përfshirje më të madhe të Britanisë së Madhe si një anëtare kyçe e NATO-s dhe një partnere historike e Kosovës.  

Teksa e ka njoftuar për zhvillimet e fundit në vend, Lordin Peach, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova në vazhdimësi është palë konstruktive në raport me dialogun me Serbinë, porse pala serbe nëpërmjet përpjekjeve për destabilizim të Kosovës përpiqet ta zhvendosë fokusin nga dialogu. 

Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka kërkuar që ndaj tendencave destabilizuese të Serbisë, bashkësia ndërkombëtare ta mbajë një qëndrim unik duke dënuar veprime e tilla dhe duke mos bërë barazimin e palëve kur dihet qartë se kush është agresori. 

Forhåndsvisning av bilde

Sipas Presidentes Osmani, në veriun e Kosovës, sfidimi i rendit ligjor dhe juridik po ndodh nga banda kriminale të armatosura, të dirigjuara nga lidershipi i Serbisë, të cilat ndodhen në listën e zezë të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe. 

Kësisoj, Presidentja Osmani theksoi se është nën përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për ta siguruar sundimin e ligjit, paqes dhe sigurisë në mënyrë të barabartë në të gjithë Republikën e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët pa dallim. 

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri Kurti takoi Lord Stuart Peach, i dërguar i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor 

Prishtinë, 5 janar 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mirëpriti të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, që shoqërohej nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Nicholas Abbott.

Në takimin e parë në këtë vit, kryeministri Kurti dhe Lord Peach diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për mundësitë e reja përgjatë vitit 2023. Kryeministri Kurti theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe rëndësinë e mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar për Republikën e Kosovës, sidomos në fushën e sigurisë.

Forhåndsvisning av bilde

U diskutua edhe për sfidat me të cilat po përballet rajoni i Ballkanit Perëndimor, rrezikun që paraqet për sigurinë dhe progresin ndikimi i Rusisë dhe rolin e rëndësishëm të NATO-s në parandalimin dhe sprapsjen e synimeve të Moskës për rajonin tonë. Kryeministri Kurti tha se në Kosovë ka progres demokratik, ligjor, ekonomik dhe social, që duhet të mbrohet, bashkë me partnerë dhe aleatë.

Ai po ashtu shprehu falënderimin e tij për angazhimin aktiv të Mbretërisë së Bashkuar në proceset integruese të Republikës së Kosovës. ​