Kreu Blog Faqe 1141

Kolonel Tahir Zemaj, komandant i UÇK-së

Nga: Frashër DEMAJ 

Strellc 4 janar 2023 

KOLONEL TAHIR ZEMAJ  KOMANDANT I UÇK-SË  

(28 DHJETOR 1952 – 4 JANAR 2003)  

Në mozaikun e personaliteteve që u flijuan për lirinë, shtetin, pavarësinë, paqen, demokracinë, dhe perspektiven kombëtare bën pjesë edhe kolonel Tahir Zemaj një nga komandantët më të shquar të luftës së UÇK-së.  

Në këtë kumtesë të hollë për nga vëllimi por të ngjeshur dhe peshuar nga përmbajtja do të perpiqem të risjellë në kujtesen e miqve, ish officerëve dhe bashkpunëtorëve të Tahir Zemajt, vlerën e një njeriu të përcaktuar dhe të palëkundur në rrugëtimin drejt Lirisë së Kosovës, liri të cilën e endërruan por nuk e panë breza të tërë që sakrifikuan jetët e tyre, por që me vete morën pikëpyetjen e madhe pa e ditur si do të bëhet fati i Kosovës.   

Tahiri u lind në Strellc me 28 dhjetor 1952. Shkollën fillore e përfundoi në Strellc dhe Isniq kurse të mesmen në Gjimnazin “11 Maji” në Pejë. I shtyrë nga dëshira e babait ai regjistrohet në Akademinë Ushtarako-Teknike në Zagreb. Vitin e dytë me sygjerimin e Gjeneral Ramiz Abdylit kalon në Akademinë Ushtarake të Forcave Tokësore në Beograd. Në këtë Akademi kishte takuar 28 kadetë shqiptarë, në mesin e tyre edhe Ahmet Krasniqin. Në vitin e tretë dhe të katërt Zemaj vazhdon specializimin dhe diplomoi në Akademinë Ushtarake në Sarajevë. Që nga viti 1973 ai e filloi karrieren, fillimisht si nëntoger e pastaj në pozita më të larta në hierarkinë ushtarake në qytete dhe postkomanda të ushtrisë përfshirë këtu edhe shërbimin në Pejë dhe Prishtinë. Gjatë viteve të tij të sherbimit ai krijoi një eksperiencë prej ushtaraku të cilën e shfrytëzoi në interes të lirisë së popullit të Kosovës, atëherë kur ai dhe officerët tjerë të karrierës u ftuan për mobilizim nga institucionet e Republikës së Kosovës. Me ndihmën e Sali Çekajt, ai vuri kontakte me përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës në ekzil. Salihu e kishte sygjeruar Tahirin edhe për kontaktet me forcat amerikane në Qendren për Zbulim dhe Kundërzbulim për Europen Juglindore në Augsburg. 

Më 21 qershor 1998, Kolonel Tahir Zemaj, së bashku me qindra ushtarë dhe eprorë ushtarak, në prezencën e ministrit të Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqit, u betua para flamurit duke marrë nën komanden e tij Brigadën 134 dhe bërthamat e Bigadave 131 dhe 133 të UÇK-së. Ministri Ahmet Krasniqi i kishte dorëzuar Zemajt Flamurin e Luftës duke e urdhëruar që të mos lejojë asnjëherë që ky flamur të bie në duart e armikut. Gjatë marshimit nga Shqipëria për në Kosovë kolonel Zemaj në krye brigadave 131,133 dhe 134 pati edhe pengesa të ndryshme nga elementë të papërgjegjshëm, sjellja e të cilëve krijonte përshtypjen se ata ishin pjesë e një orkestre enigmatike sabotuese e cila nuk kishte nxjerrë në sipërfaqe dirigjentin e saj. Sidoqoftë Tahiri dhe officerët tjerë të matur dhe të vetdijshëm për arsyen e hyrjes së tyre në Kosovë përpara kishin vetëm një armik dhe ato ishin forcat e armatosura të ushtrisë, policisë, njesiteve elitare dhe paramilitare serbe. Prandaj asnjëherë nuk ranë pre e kokëboshësisë dhe dashakeqësisë së eksponentëve me pikëpyetje dhe shumë të panjohura.  

Pas hyrjes në Kosovës, Zemaj e udhëhoqi me sukses luftën e Loxhës, njërën ndër betejat më të suksesshme në të cilën forcat policore dhe ushtarake serbe numëruan humbje të konsiderueshme në njerëz dhe teknikë luftarake. 

Veprimtaria e kolonel Zemaj mund të analizohet nga këndvështrimi politik dhe ushtarak. 

Në rrafshin politik Tahir Zemaj njohu dhe respektoi Platformen Politike, Kushtetuten e Kaçanikut, Institucionet e Republikës së Kosovës përfshirë këtu Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës nën autoritetin e ministrit Ahmet Krasniqi dhe për komandant suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës njihte autoritetin e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova. 

Në rrafshin ushtarak ai ishte doktrinar dhe profesionist i shkelqyer që tregoi dije, guxim dhe devotshmëri. Tahir Zemaj ishte drejtues, ideator dhe udhëheqës i betejave ushtarake që kishin për qëllim çlirimin e përfundimtar të Kosovës. Ai e kishte të qartë gjithnjë se e vetmja rrugë për çlirimin e Kosovës ishte afirmimi i çështjes së Kosovës, krijimi i miqëve dhe përkrahja e diplomacisë ndërkombëtare për tu pasuar me luftën e armatosur për çlirim kombëtar. Pra, kolonel Zemajn mund ta konsiderojmë si një nga personalitetet e rralla të UÇK-së që kishte sens prej institucionalisti e ushtaraku, i ndergjegjshëm për pergjegjësinë historike që barti mbi supet e tij, bashkpunëtorëve, officerëve dhe ushtarëve të përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. 

Tahiri foli në dy vëllimet e tij për të verteten, luftën dhe sakrificat e ushtarëve dhe officerëve të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, në Shqipëri, në Kosovë dhe në betejat e luftës kundër Serbisë.  Ai e la amanetin e tij të stampuar e zeza mbi të bardhë për të verteten historike në të cilën besonte, rrëfimet, kronikat, ditarët, kronologjinë, fotografitë dhe faktet e pa kontestueshme që udhërrefejnë një histori të zhvillimit të ngjarjeve në vitet 1998-1999.  

Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova e vlerësonte colonel Tahir Zemajn si një burrë i madh i Kosovës që punoi për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e vendit të tij. Ai është shembull i ushtarakut me kulturë shtetërore, gjithmonë i gatshëm për të mbrojtur e nderuar vendin e vet.   

Për të njohur meritat ushtarake të kolonel Zemaj, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, e dekoroi me urdhrin “Heroi i Kosovës”, kurse në përvjetorin e shtatë të pavarësisë së Kosovës, kolonel Zemajt u dekorua nga presidenti shqiptar Bujar Nishani me medaljen “Nderi i Kombit”. 

Tahiri i dha lirisë së Kosovës jeten e tij të çmuar pa pasur frikë nga vdekja! 

Tahri, Hasani dhe Enisi u vranë për shkak të bindjeve të tyre politike dhe institucionale si shkakpasojë e logjikës së degraduar dhe primitive të mbeshtetura në parullat e ideologjisë komuniste “kush nuk është me mua është armiku im” e cila rëndon mbi ndergjegjen e munguar të atyre që kishin qëllim pa pasur arsye. Sot në  20 vjetorin e vrasjes sa tinzare poaq edhe qyqare gjejmë zërin e arsyes për të nderuar kolonel Tahirin, Hasanin dhe Enisin për kontributin e tyre të pashoq për lirinë, pavarësinë dhe ndertimin e Kosovës Demokratike. 

Zelenski: “Vetëm atëherë kur lufta do të përfundojë dhe kur ushtarët rusë të largohen nga Ukraina ose të dëbohen”

0

Fotoi: Mandel Ngan / AFP

Ivar Benxhamin Østebø

“Lufta do të përfundojë vetëm kur ushtarët rusë të largohen nga Ukraina ose të dëbohen,” tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një deklaratë të enjten mbrëma.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan foli si me Vladimir Putin, ashtu edhe me Volodjmir Zelenski në telefon më parë të enjten.

Të dy ishin të qartë se të flasësh me njëri-tjetrin është jashtë diskutimit për të ardhmen e parashikueshme, sipas Reuters.

Putin tha në bisedë se Rusia ishte gati për bisedime paqeje, por vetëm nëse Ukraina ishte gati të “pranonte realitetet e reja territoriale,” në mënyrë implicite pushtimin e pjesëve të mëdha të rajonit të Donbas.

Ukraina e konsideron kërkesën krejtësisht të papranueshme. Ata janë të qartë se nuk do të heqin dorë nga asnjë nga territoret e pushtuara – as ato vende që Rusia i ka aneksuar që nga 24 shkurti dhe as territoret e pushtuara që nga viti 2014.

Në vitin 2014, Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë, i cili më pas u inkorporua në vend në shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Që nga viti 2014, separatistët pro-rusë kanë pushtuar pjesë të qarqeve Donetsk dhe Luhasnk në Ukrainën lindore, duke iu referuar vetes si republika popullore.

Dagbladet

Rusët e dënuar amnistohen pas pjesëmarrjes në luftë, thekson udhëheqësi i Grupit Wagner, Jevgeni Prigozhin

0

Udhëheqësi i Grupit Wagner, Jevgeni Prigozhin, këtu tek varri i njërit prej mercenarëve rusë të vrarë në Ukrainë. Foto: AP / NTB

Grupit të parë të rusëve të dënuar, të cilët kanë qenë mercenarë në Ukrainë, tani i është dhënë amnistia pas përfundimit të kontratës së tyre me Grupin Wagner.

Udhëheqësi i Grupit Wagner, Jevgeni Prigozhin, i cili në bashkëpunim të ngushtë me Kremlinin ka dërguar mercenarë në një numër vendesh, kohët e fundit mirëpriti një grup ish të dënuarish të kthyer nga Ukraina.

“Ju e keni përmbushur kontratën. Ju keni bërë një përpjekje të nderuar e dinjitoze,” tha Prigozhin në një video lëshuar nga agjensia e lajmeve RIA Novosti, duke ju drejtuar grupit të burrave. Fytyrat e njerëzve janë të lodhura e disa prej tyre janë të plagosur.

Prigozhin tha se burrat duhet të trajtohen me respekt të thellë në shoqërinë ruse pas kompletimit të kontratës gjashtë-mujore që iu ofrua në këmbim të lirimit dhe amnistisë.

“Mos pini kaq shumë, mos abuzoni me drogën, mos përdhunoni gratë, mos sajon asnjë budallallëk,” thuhet në këshillën e tij drejtuar burrave.

Prigozhin është konsideruar një aleat i ngushtë i Presidentit Vladimir Putin dhe ushtarët e Grupit Wagner marrin pjesë me ushtarë në një numër zonash lufte dhe konflikti, duke përfshirë Sirinë, Libinë, Malin dhe Republikën e Afrikës Qendrore.

Një zëdhënës për Këshillin e Sigurimit Kombëtar të Presidentit Joe Biden, Xhon Kirbi, vlerësoi pak përpara Krishtlindjeve se grupi Wagner përbëhet nga rreth 50,000 trupa. 10,000 prej tyre thuhet se janë të trajnuar mirë, ndërsa të tjerët janë ish të dënuar.

Aftenposten

SHBA dhe Gjermania dërgojnë makina të mëdha të blinduara në Ukrainë

0

SHBA do të furnizojë Ukrainën me makina të këtilla të blinduara. Foto: AP / NTB

sot ne 19:45 minuta
NTB

SHBA do të sigurojë rreth 50 automjete të blinduara Bradley për Ukrainën si pjesë e një pakete ndihme ushtarake me vlerë tre miliardë dollarë, thanë zyrtarët amerikanë.

Makinat e blinduara janë të blinduara lehtë, të armatosura dhe mund të mbajnë rreth 10 ushtarë. Ushtria amerikane ka përdorur makina të tilla të blinduara për vite të tëra, por prej kohësh ka menduar t’i zëvendësojë ato me versione më të reja.

Paketa e ndihmës pritet të paraqitet zyrtarisht të premten, i thanë të enjten agjensitë e lajmeve Reuters dhe AP burime pa emër.

Reuters raportoi të enjten mbrëma se edhe Gjermania kishte vendosur të dërgonte automjete të blinduara Marder në Ukrainë.

Të mërkurën, u njoftua se Franca do të dërgojë tanke të lehta në Ukrainë.

Ministri Xelal Sveçla takoi sot Stuart Peach, të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

0

Sveçla takon Peach: Kosova u sfidua vazhdimisht nga faktorë të jashtëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka takuar sot Stuart Peach, të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.

Sveçla e ka njoftuar atë se Kosova është sfiduar në vazhdimësi në aspektin e sigurisë nga faktorë të jashtëm me qëllim të destabilizimit.

“Kisha nderin e veçantë që të pres sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme Lord Stuart Peach, i dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor. E njoftova Lord Peach mbi angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme sipas prioriteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës në sundimin e ligjit dhe luftimin e pakompromis të krimit dhe korrupsionit si dhe për arritjet tona në këtë fushë. Duke qenë se Republika e Kosovës është sfiduar në vazhdimësi në aspektin e sigurisë nga faktorë të jashtëm me qëllim të destabilizimit të vendit tonë, ritheksova përkushtimin tonë për stabilitet e paqe të qëndrueshme dhe për mirëqenie e siguri për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim. Me Mbretërinë e Bashkuar gëzojmë bashkëpunim të shkëlqyer andaj e falënderova Lord Peach për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për avansimin e shtetit tonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ukraina nuk e pranon propozimin e Rusisë për armëpushimin 36 orësh, Presidenti Biden thotë se Putin po kërkon “oksigjen”

0

Mykhailo Podolyak shkroi në rrjetet sociale se një “armëpushim i përkohshëm” do të ishte i mundur vetëm kur Rusia të largohej nga territori që ka pushtuar në Ukrainë.

“Federata Ruse duhet të largohet nga territoret e pushtuara – vetëm atëherë do të ketë një “armëpushim të përkohshëm”, tha ai.

“Mbani për vete hipokrizinë tuaj”, shkroi këshilltari presidencial në llogarinë personale në Twitter.

I pari i shtetit rus, Putin ka urdhëruar ministrin e Mbrojtjes të ndal sulmet gjatë 36 orëve të ardhshme në mënyrë që të kalojnë në paqe Krishtlindjet Ortodokse.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme material.

Ndërkaq, Presidenti amerikan Joe Biden thotë se beson se presidenti Vladimir Putin po përpiqet “të gjejë pak oksigjen” me deklaratën e një armëpushimi rus në Krishtlindjet ortodokse.

Ukraina e ka hedhur poshtë deklaratën si propagandë hipokrite.

Ministrja e jashtme gjermane Analena Baerbock kritikoi gjithashtu masën e Putinit.

“Një armëpushim i ashtuquajtur nuk sjell as liri dhe as siguri për njerëzit që durojnë frikën e përditshme nën pushtimin rus,” shkroi Baerbock në Twitter.

Ideali dhe parimësia – ishin unike në jetën e Kadri Manit

Idriz Zeqiraj, Gjermani

Familja, vëllazëria, miqësia, shokët dhe dashamirët, përkujtojnë, me dashuri e nderim të thellë, qendresëtarin dhe luftëtarin e përkushtuar të çështjes kombëtare, Kadri (Os)Manin. Pothuajse, të gjithë ne, e kemi njohur veprimtarinë e gjithmonshme, të larmishme: arsimore, krijuese, publicistike, botuese e, mbi të gjitha, atdhetare.

Për jetën, veprën dhe kujtimet e begata, që ruaj për mikun tim të rinisë dhe të pleqërisë, i kam shpalosur në Akademinë Përkujtimore, kushtuar Kadri Manit, të organizuar në Shtutgart të Gjermanisë, me rastin e shuarjes fizike të tij. Pastaj, për veprimtarinë jetësore dhe kujtimet e kohës, për bacën Kadri, i kam thënë edhe në Akademinë Përkujtimore, me rastin e një-vjetorit, të organizuar në Prishtinë. Andaj, sot, mendoj të ju kursej në kohë, duke respektuar auditorin dhe folësit tjerë.

Jeta dhe veprimtaria e Kadri Manit, mund të përkufizohet në katër kohë:

1)Kadri Mani, pishtar i arsimit;

2) Qëndresëtar në tre gjykime, i dënuar me 25 vjetë burg të rëndë, prej tyre 17 vjetë të vuajtura në burgjet: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Beograd, Pozharevc, Nish, Leskovc, Maribor, Zagreb, pothuajse, në të gjithë gjeografinë ish-jugosllave;

3) Mërgimtar në Shqipëri dhe Zvicër;

4) Rikthimi në Kosovën e lirë. Burgjet e gjata dhe mërgimi kishin ndërprerë studimet post-diplomike. Për rrjedhojë, në moshën 70 vjeçare magjistroi dhe 5 (pesë) vjetë më vonë bëri përgaditjet e duhura, për mbrojtjen e doktoraturës. Por, pikërisht, në moshën 75 vjeçare, pushoi së rrahuri zemra e madhe e Kadri Manit. Duke lënë një veprimtari krijuese prej 10 librash, tashmë, të botuara, si dhe materialin e dosuar edhe për 10 libra të tjerë, që presin botimin, duke rrumbullaksuar shifrën në 20 libra, krijimtari letrare dhe publicistike.

Bashkëjetesa në arsim dhe në veprimtarinë ilegale

Kadri Manin, e njoha në vitet `60-a, kur ai erdhi në Gjimnazin dhe Normalen e Pejës, nga Revista letrare “Jeta e Re”, ku ai punonte, për të abonuar shkollarët e mesem, me këtë revistë letrare. Hyri në klasë, i shoqëruar nga Prof. Sylë Dreshaj. Na solli të falat e Dr. Esad Mekulit dhe prosinë e tij, “për lexim e studim. Ai vazhdoi, duke thënë se leximi letrar, është alfa dhe omega e mësuesëve. Si nxënës, keni edhe lehtësira pajtuese”. Disa nga ne aprovuam menjëherë, por, abonenti i parë ishte Ibrahim Rugova.

Dy vjet më vonë Kadri Manin e takova në Shkollën 8-vjeçare “Rilindja” në Keçekollë, përkatësisht, Kolaj. Kemi ndarë dhomën dhe ushqimin. Ndonëse një 10 vjeçarë më madh në moshë, më trajtonte si vëlla dhe shok. I përkushtuar për arsimin dhe fort i pasionuar pas librit dhe shtypit. Mungonte biblioteka dhe gjithëçka tjetër, përveç librave shkollorë. Me porosi të bacës Kadri, trokita në të gjitha redaksitë e Prishtinës, përfshi edhe magazinën e Librit Shkollor. Prej andej, në redaksinë e “Nova Makedonia”, në Shkup, ke xhaxhi shkrimtar, Mehmedali Hoxha, drejtor i botimeve në gjuhën shqipe, përfshi revistat “Pionieri” dhe “Gëzimi”.

Në përgjithësi, pritje fisnike, por, në një rast, në Prishinë, edhe burokratik.

Ne ishim modest në kërkesa: abonime me gjysmë-çmimi, për revistat dhe librat falas, të mbetura stoqe, për dobësi menaxhimi në shitje, për 10 shkollat e zonës. Siç thotë urtësia: “Lypja të koritë, por, nuk të lënë pa gjë”

Veprimtaria ilegale me Kadri Manin, është një kapitull në vete. E veçanta është se ishte një letër e Kadriut, me shokë, që u bë shkak i prangosjes të njëkohshme, edhe pse në dy shtete: Kadriu në Jugosllavi, ndërsa unë në Shqipëri!

Kadri Mani – një jetë për Atdhe

Për drejtëpeshimin dhe drejtorientimin kombëtar, Kadri Mani, u referohej të burgosurëve politikë familjarë: “Vëllait Ramiz Osmani, i dënuar me 18 vjetë burg politik, me kushërinjtë: Shefki Osmani, Nuhi Osmani, Musli Osmani dhe fshatari ynë, Zylfi Musliu, të cilët kanë merita burgu, të orientimit të drejtë politik, si pjesëtarë të NDSH-së, në vazhdën e Mulla Idriz Gjilanit dhe të Gjon Sereçit”.

Kadri Mani konsiderohet si rreze e shqiptarizmës, i cili, me fjalën e shkruar dhe veprimin e provuar, frymëzoi brezat shqiptarë, qoftë si mësues; qoftë në gjyqe e burgje; qoftë në veprimtarinë aktive në Mërgatën shqiptare.

Pararendës mentorë, si frymëzim jetësor, kishte politikanët luftarakë, Hasan Prishtinën dhe Ymer Berishën, me brezin e tyre idealistë; rilindasin Sami Frashëri dhe urtësinë unike të Ibrahim Rugovës.

Me botimin e revistës, “Shqipëria Etnike”, nga Kadri Mani, lëndëzohet, qartazi dhe pa ekuivoke, djathtizmi i trashëguar familjar i tij. Fati më ka buzëqeshur, të jem kryeredaktor i kësaj reviste politike, shoqërore dhe letrare, me redaktorët, djalin e zgjuar tropojan, të zbritur në Tiranë, krijuesin e talentuar, Zeqir Lushaj dhe rapsodin Agim Gashi, me shokë, me dhimbje – deri në lot, të dytë të shuar kësaj bote. Revista në fjalë, ishte botim i veçantë, por botohej edhe në Portalin e hershëm shqiptar “Zemra Shqiptare.net”, të menaxhuar nga mjeshtri i letrave, atdhetar i devotshëm, zadrimori lezhjan, Shqipëri, Gëzim Marku.

Politika redaktuese, dinjitoze e profesionale, me tematikë, thellësisht, atdhetare, të Portalit “Zemra Shqiptare.net”, me qendër në Londër, që mbulon gjithë Etnikumin shqiptar dhe Diasporën shqiptare, bëri emër të mirë. Lexuesit e bollshëm e motivuan edhe më shumë vullnetin botues të bacës Kadri. Nderimi që botuesi -par exelance- , Gëzim Marku, i bënte Kadri Manit, qoftë në gjallje, qoftë edhe pas shuarjes fizike të tij, është proverbial, që dinë ta bëjë vetëm intlektuali për intelektualin, fisniku për fisnikun.

Zhgënjimi i skajshëm dhe pengu i madh i bacës Kadri

Kadri Mani kishte guximin intelektual, si rrallë kush. Kurrë dhe asnjëherë nuk e joshi lakmia materiale dhe aq më pak ndjenja e karrierizmit. Fat jetësor e pati martesën me nusen Shukrije Bunjaku-Osmani, e cila, me përkujdesjen të pashoqe, për rritjen, edukimin dhe shkollimin e fëmijëve: Hidajetës, Rabitit dhe Ylberit, ia lehtësoi dhe mundësoi bashkëshortit Kadri, t`i përkushtohet, tërësisht dhe jetësisht, çështjes kobmëtare. Si bashkëshorte dhe nënë ideale, asnjëherë nuk është dëgjuar të ankohet për mungesën e babait të fëmijëve në shtëpi, duke akceptuar dhe arsyetuar objektivisht burgun, sa të gjatë, aq edhe të rëndë, duke dëshmuar atë thënien lapidare se “gruaja është shtylla e shtëpisë!”

Kadri Mani dhe brezi ynë, ndjenjën e idealizmit e kishim shumë të zhvilluar. Mendonim, më saktë, ëndërronim se në Atdheun e lirë – Kosovë, shqiptarët do jenë në punë dhe, pas saj, në  bibliotekë publike apo në atë të shtëpisë. Sepse qëllimi i bacës Kadri, me shokë, ishte begatimi dhe prosperimi i Kosovës. Por, zhgënjimi ishte i skajshëm.

Edhe pse lufta kishte mbaruar, lirinë e sollën fluturaket e NATO-paktit, me hedhjen e bombave të tyre, kundër pushtuesëve serbo-sllavë, disa “komandantë”, me uniformën e UÇK-së, të instruktuar enkas, nga UDB-a e Serbisë dhe SHISH-i enverist i Shqipërisë, vrisnin shqiptarët, kryesisht, ushtarakët luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës, veprimtarët e LDK-së dhe kuadrot e hershëm të LPK-së, thjeshtë, për motive politike, për pushtet e para.

Këto krime të ngeshme, paraprakisht, të amnistuara, ishin zhgënjyese, dëshpruese madje tmerruese, për Kadri Manin. Rrjedhimisht, Baca ynë zemrak e luftarak, sa i përkushtuar, aq edhe i përvuajtur, për ta bërë Atdheun të lirë, iku kësaj bote, me pengun e madh të pasigurisë, iku me buzëqeshjen e ngrirë, sepse kriminelët bredhin të lirë.

Përkujtimi adhurues, për jetën dhe veprën e Kadri Manit, do të rrojë ndër breza.

Përjetësisht Lavdi!

Tolerimi i mëtejmë i Serbisë rrezikon përshkallëzime serioze në Ballkan

0
Uashington DC – 5 Janar 2023
Tensionet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë janë të nxitura nga përpjekjet e vazhdueshme dhe afatgjata të Serbisë për të minuar sovranitetin, integritetin territorial dhe përparimin demokratik të Kosovës, të gjitha të arritura me mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, BE-së dhe parterëve tjerë. Aleksandër Vuçiq dhe regjimi i tij vazhdojnë të paraqesin rrezik serioz ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon, kryesisht për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Putinin dhe Kinën, të cilat Perëndimi është duke i nënvlerësuar me naivitet. Kosova, ashtu si Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina, shihet nga Vuçiqi si një pengesë ndaj qëllimeve të tij radikale, të njëjta me ato të mentorit dhe paraardhësit të tij, Sllobodan Millosheviq, për krijimin e Serbisë së Madhe. Ne të nënshkruarit, duke paraqitur pikëpamjet e gati një milion shqiptarëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, e konsiderojmë të pafalshme që demokracia më e re dhe më pro-amerikane në botë vazhdon të përballet me trysni të jashtëzakonshme nga diplomatët e BE-së dhe ShBA-së.
Insistimi i Zëvendësndihmës Sekretarit të Shtetit Gabriel Eskobar dhe Ambasadorit Amerikan në Beograd, Z. Kristofer R. Hill që Kosova të bëj lëshime shtesë do ta minonte qartë qëndrueshmërinë e saj si shtet sovran dhe demokratik. Krijimi i një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe, siç po kërkohet, do të ishte shkatërrues ndaj rendit kushtetues dhe karakterit shumetnik që Kosova e mishëron, duke e bërë shtetin jofunksional dhe të paqeverisshëm, ashtu siç ka ngjarë në Bosnje. ShBA-ja dhe BE-ja duhet ta kuptojnë qartë dhe ta pranojnë që gjendja aktuale nuk është çështje e të drejtave të pakicës serbe. Pakica serbe ka të drejta të mëdha – të garantuara me kushtetutën e Kosovës – të cilat ne vetëm mund t’i dëshirojmë që Serbia t’ua njohë mbi 100,000 shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.
Ne jemi po ashtu seriozisht të shqetësuar nga deklarata vijuese e Ambasadorit Hill, që ka të bëj me kthimin e trupave serbe në Kosovë: “Natyrisht se qeveria e Serbisë ka të drejtë t’i drejtohet KFOR-it, por ajo mbetet çështje politike”. Kjo e dobëson rolin e ShBA-së dhe NATO-s dhe e rritë rrezikun e shtimit të tensioneve ndëretnike dhe të përshkallëzimeve. Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka rekrutë nga të gjitha etnitë, përfshirë serbët e Kosovës. Nëse ka nevojë për ta siguruar dhe mbrojtur Kosovën përtej asaj që KFOR-i e garanton, FSK-ja mund të ngritet në krye të detyrës. ShBA-ja dhe BE-ja duhet të përqendrohen në mbështetjen e FSK-së dhe në përgatitjen e Kosovës për NATO dhe BE, duke i kundërshtuar prerazi aludimet se është e tolerueshme që Serbia qoftë edhe të mendojë për ta sulmuar Kosovën përsëri. Ne besojmë vendosmërisht që nëse edhe vetëm një ushtar serb e kalon kufirin, atëherë Kosova dhe shqiptarët nuk do të kenë zgjidhje tjetër përpos të mobilizojnë kapacitetet e tyre mbrojtëse dhe t’i dëbojnë të gjitha trupat pushtuese nga vendi, krimet e të cilave janë ende të freskëta në mendjet tona.
ShBA-ja dhe BE-ja duhet të pushojnë së ledhatuari Serbinë dhe duhet ta refuzojnë lëvdimin e Vuçiqit dhe bashkëmendimtarëve të tij për shuarjen e kërcënimeve dhe problemeve të cilat i krijuan vet vetëm javë më parë. Politika e kohëve të fundit për barazimin e rremë të fajit në Ballkanin Perëndimor e ka nxitur një agresion të ri serb me qëllime hegjemoniste. Duke i paraqitur të dyja palët si përgjegjëse për përshkallëzimet dhe aktivitetin kriminal të mbështetur nga Beogradi, BE-ja dhe NATO janë duke e trimëruar agresionin dhe revizionizmin serb. Ne e shohim kundërproduktive dhe të papranueshme që, për shembull, ShBA-ja dhe BE-ja i quajnë barrikadat forma të “protestimit paqësor”. Raportimet nga mediat dhe burimet e besueshme dëshmojnë që barrikadat janë ngritur nga grupet kriminale dhe paramilitare, të komanduara nga Beogradi në bashkërendim me “Qendrën Humanitare Ruse” në Nish të Serbisë dhe me mercenarët rusë të Grupit Wagner.
Përderisa ShBA-ja dhe BE-ja i shohin barrikadat dhe kërkesat e Serbisë për kthimin e ushtarëve serbë si forma të trysnisë për detyrimin e Kosovës që të bëj lëshime, ata duhet të jenë syçelë ndaj pasojave: lejimi i Serbisë që të sillet me agresivitet rrezikon shkatërrimin e përpjekjeve për paqe dhe investimet që ShBA-ja, BE-ja dhe shtetet tjera demokratike i kanë bërë në Ballkan me dekada. Ky është një moment kyç në histori që të adresohet jostabiliteti i krijuar nga interesat hegjemoniste të Beogradit dhe të kthehet rajoni në rrugën e paqes dhe mirëqenies ekonomike. E vetmja mënyrë për ta arritur këtë është duke ia bërë me dije Serbisë – pa humbur kohë – që ajo ose e pranon pavarësinë e Kosovës ose e gjen veten në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Perëndimin, NATO-n, dhe çdo aspiratë që mund ta ketë për të hyrë në BE.
— Për më shumë informata ju lutem na kontaktoni ne info@thepaac.org
Nënshkruesit e deklaratës, Organizatat shqiptaro-amerikane:
Federata Pan Shqiptare – VATRA 
Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA)
Batalioni Atlantiku – Atlantic BattalionShoqata Malesia e Madhe, New YorkShoqata Malesia e Madhe, 
Michigan Komuniteti Shqiptaro-Amerikan nga Illinois (KShAI)Rrjeti i Bizneseve të Diasporës ShqiptareShoqata Peja – New YorkShoqata KrajaShoqata Ulqini – ChicagoShoqata ÇameriaShoqata Prespa – Chicago 
Shoqata UskanaFondacioni Plavë GuciShoqata Ana e Malit Shoqata Valet e LiqenitShoqata Jehona – Michigan
***
Further Appeasement of Serbia Risks Serious Escalations in the BalkansWashington, D.C. – 5 January 2023,The recent tensions between Kosova and Serbia are fueled by Serbia’s ongoing efforts and long term plans to undermine Kosova’s sovereignty, territorial integrity, and democratic progress, all of which have been achieved with strong support from the United States, EU, and their partners. Aleksander Vucic and his regime continue to pose a serious threat to peace and stability in the region in large part due to his close ties to Putin and China, which the West has been naïvely underestimating. Kosova, along with Bosnia and Montenegro, is seen by Vucic as an obstacle to his radical aims consistent with those of his mentor and predecessor, Slobodan Milosevic, namely the creation of Greater Serbia. We the undersigned, representing the views of nearly one million Albanians living in the United States, find it inexcusable that the youngest and most pro-American democracy in the world continues to face inordinate pressure from EU & US diplomats.
The insistence by DAS Gabriel Escobar and the US Ambassador to Belgrade, Mr. Christopher R. Hill, on further concessions by Kosova would clearly undermine its viability as a sovereign and democratic state. The creation of an Association of Municipalities with Serbian Majorities, as being advocated, would be detrimental to the very constitutional order and the multi-ethnic character Kosova embodies today, threatening to make the state dysfunctional in a way we have seen with Bosnia. The US and the EU ought to understand and accept that the current situation is not an issue of Serbian minority rights. The Serbs from Kosova have extensive rights – enshrined in Kosova’s constitution – which we could only wish Serbia equivalently granted to over 120,000 Albanians in the Presheva Valley.
We are also gravely concerned by Ambassador Hill’s declaration that “[of] course, the government of Serbia has the right to address KFOR, but this remains a political issue,“ as it pertains to the return of Serbian troops to Kosova. This weakens the role of US and NATO and increases the risk for more ethnic tensions and escalations. Kosova Security Force (KSF) has recruits from all ethnic backgrounds, including Kosova Serbs. If there is a need to secure and defend Kosova beyond what KFOR guarantees, KSF can rise to the task. The US and EU should focus on supporting KSF and Kosova to be ready for NATO and EU while vehemently reject allusions that it is tolerable for Serbia to even think about assaulting Kosova another time. We firmly believe that if a single Serbian soldier were to cross the border, then Kosova and Albanians will have no choice but to mobilize their defenses and chase out any invading troops.
The US and the West need to stop appeasing Serbia and reject praise for Vucic and his cronies for solving threats and problem mere weeks after he engenders those himself. The recent policy of falsely equalizing blame in the Western Balkans has encouraged renewed Serbian aggression and hegemonic aims. By depicting both sides as responsible for Belgrade-backed criminal activity and escalations, the EU and NATO are emboldening Serbian aggression and revisionism. We see as counterproductive and unacceptable that, for instance, the US and the EU are calling the barricades as means of “peaceful protests.” Reports from reliable sources and media prove that the barricades have been erected by criminal and paramilitary groups, commanded by Belgrade in coordination with the ‘Russian Humanitarian Center’ in Nis, Serbia and the Russian mercenaries from Wagner Group.
While the US and EU may see barricades and agitating requests for the return of Serbian soldiers as means of pressuring Kosova into making concessions, they must be acutely aware of consequences: letting Serbia act aggressively risks wrecking the peace efforts and investments the US, EU, and other democratic governments have made in the Balkans for decades. This is a key moment in history to resolve the instability generated by Belgrade’s hegemonic interests and return the region to a path of peace and economic prosperity. The only way to achieve it is by making it clear to Serbia – without delay – that it either accepts Kosova’s independence or it shall find itself decisively against the West, NATO and any possible aspirations, if any, it may have for joining the EU.
—
Signatories of the Statement, Albanian American Organizations:
Pan-Albanian American Congress (PAAC)Pan Albanian Federation of America VATRABatalioni Atlantiku – Atlantic Battalion 
Albanian-American Community of Illinois (AACI)Malesia e Madhe Association, New YorkMalesia e Madhe Association, MichiganAlbanian Diaspora Business NetworkPeja – New York AssociationKraja Association Ulqini Association – Chicago 
Çameria Association 
Prespa Association – Chicago 
Uskana AssociationPlavë Guci FoundationAna e Malit Association 
Valet e Liqenit AssociationJehona Association – Michigan

Interesat kombëtare e shtetërore s’mund të “mirëmbahen”, e aq me pak të afirmohen me diplomaci diletante amatoreske e injorante!

0

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

  • Diplomacia bashkëkohore pa lobim strategjik, mbetet veç monolog vetëkënaqësie!
  • Vazhdon (Pjesa e dytë)

1. Lobimi për njohjet dhe bisedimet e gjertanishme rreth Kosovës, ashtu siç e dimë të gjithë janë zhvilluar kryesisht përmes propozimeve të aleatëve tanë, e jo përmes ideve, e koncepteve “made in Kosova”. Bile thuhet që edhe agjendat ishin që të gjitha të tyre, dhe të kundërshtarëve tanë. Por, fajet e ngecjes së njohjeve s’e besoj që “adresën” e tyre e gjejmë vetëm jashtë Kosovës. Për faktin se qeveritarët tanë “lobues”, ishin dhe mbetën vetëm ‘postierë’ të asaj që në përvojën e marrëdhënieve ndërkombëtare, njihet dhe shquhet si teori dhe praktikë e “zgjerimit të ndikimit” diplomatik. Ata që merren me diplomaci, e kuptojnë saktësisht kuptimin e prejudikimit tim…!

2. Nga 17 shkurti 2008, Kosovën e kanë njohur 115 shtete, ndërkaq, vazhdon mosnjohja e pesë shteteve anëtare të BE-e. Diplomacia serbe, aktualisht ndaj Kosovës është në ofensivë të ashpër në dy fronte; a. frontin e parandalimit të njohjeve të reja eventuale, dhe; b. frontin e kontestimit të njohjeve të vjetra. Ideja dhe synimi kryesor i Serbisë, në këtë ndërkohë të bisedimeve… për “normalizim” (jo njohje, e as pranim dosido të sovranitetit!) me Kosovën, është që para debatit publik për anëtarësim në KB, ta zbres numrin e njohjeve në 96 (që nënkupton 50% e vendeve anëtare) njohje! Në mënyrë që edhe më shumë ta vështërsoj “ulësen” në OKB-ara, që në fazën tjetër (pasi që të anëtarësohet në BE-ne), edhe ta kontestoj skajshmërisht deri në rraskapitje dhe dorëzim.

3. Deri në vetin 2023/25, nëse diplomacia kosovare nuk e shton apo të paktën nuk arrin ta mbaj numrin e njohjeve në 117 (sa po thotë që i ka arritur), e jo 107, (sa po thotë ajo serbe) numrin e njohjeve, gjasat për ta kontestuar e bllokuar tërësisht Kosovën në procesin e zgjerimit të anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në Bashkësinë Evropiane, janë shumë reale dhe afër mendjes. Mirëpo, mosnjohja e Kosovës nga ana e Serbisë, nga prizma e marrëdhënieve të reja komplekse ndërkombëtare që po pretendojnë me u krijua pas invazionit rus të Ukrainës (natyrisht; nëse, ky okupim legjitimohet dhe legalizohet me “vulën” dhe aminin e Amerikës dhe Kinës) ka shumë gjasa reale që jo vetëm të prolongohet, por, realisht edhe të mos ndodh fare në asnjë variant gjeopolitike e as sosh gjeostrategjike!

Sëkëndejmi, politika gjithëshqiptare kujtoj që duhet urgjentisht; t’i bashkoj; si dijen (për mënyrat e reja lobuese) ashtu edhe përvojën (e bazuare në diplomacinë se Shqipërisë) dhe resurset shkencore njerëzore diplomatike (që duhet të”armatosen”dhe të “mirëmbahen ushqehen” me patriotizëm shtetëror) me ato ushtarake e gjeostrategjike, ato ideologjike, e politike, ato civile e institucionale, në mënyrë që me mjete paqësore e diplomatike ta bëjmë ëndrrën e bashkimit realitet. Ngase, interes mbi interes se sa ky synim (që fatmirësisht po përputhet edhe me interesat globale amerikane) i kamotshëm shqiptarët s’kanë dhe s’e besoj që mund të kenë në ketë shekull.

Projekti i bashkimit kombëtar, nuk mund të arrihet me diplomatët (e sistemit aktual) partiak, e aq më pak sish ideologjik, që në rastin e Kosovës përveç injorancës, amatorizmit dhe diletantizmit të theksuar, nuk kanë dëshmuar asgjë më shumë!?

Kryeministri Kurti pranoi kërkesën e Ministrit Rashiq për vizitën e Patriarkut Porfirije në Kosovë

0

Prishtinë, 5 janar 2023 

Sot në mesditë, Ministri për Kthim dhe Komunitete, z. Nenad Rashiq, kërkoi nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, që t’i lejohet Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe që të hyjë në Kosovë, në kuadër të përgatitjeve për festën e Krishtlindjes Ortodokse. 

Patriarku Porfirije ka paralajmëruar që sot pasdite do të vijë te vendkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se dëshiron të hyjë pa truprojet e tij, edhe pse nuk ka bёrё kёrkesё pёr vizitё sipas dispozitave tё marrëveshjes ekzistuese. Ministrit Rashiq, Kryeministri Kurti iu përgjigj pozitivisht. 

Paralajmёrimi i Patriarkut Porfirije se planifikon tё hyjё pa truproje nё Kosovё është edhe një dëshmi e radhës se Kosova është vend më i sigurt se Serbia.