Kreu Blog Faqe 1142

Qysh jemi, ashtu i kemi punët…!

0

Kufiri me Kosovën është i mbyllur, SVT Text Onsd 28 dec 2022

Sinan Kastrati, Suedi

  • Si u parqit gjendja në pjesën veriore të Kosovës në kohën e barrikadimit ? 

Shtypi suedez i kushtoi një vëmendje të mjaftueshme e hapsierë të madhe ngjarjeve dramatike në Kosovë, duke e quajtur edhe luftë:”Luftë në Kosovë ? …  (”Krig i Kosovo? Serbien stänger gränsen, svär att skydda sin minoritet från påtvingade nummerplåtar, militären i hög beredskap – kris inom kosovanska poliskåren, etniska serber säger upp sig, ”Vi stödjer Belgrad i alla åtgärder som vidtas” säger Ryssland) 

Kush e ka nënshkrua marrëveshjen që fsk-ja nuk mund të shkoj në veri pa lejen e kforit dhe serbisë e serbëve? 

Kjo është shumë me rëndësi të dihet:  

-Cili politikan, President, Kryeministër ose Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës nënshkroi marrëveshje me KFOR-in.  

KFOR-i tha, në bazë të marrëveshjes që kemi, FSK nuk mund të shkoi në Veri pa pëlqimin tonë dhe kjo më bën të dyshoj se dikush nga shqiptarët është i përzier në këto marrëveshje (mutsihane) 

Por Kosova nuk e ka vetëm hallin me Serbinë, por gjithësesi me të madhin dert e ka si të mbrohet nga sulmet serbe. 

 

Ngjarjet e fundit të nëntorin dhe dhjetorit të vitit 2022 në Kosovë, që filluan me targat, me barrikadimin e rrugëve nga serbët ishin ndër ngjarjet kryesore që u përcollën me shumë shqetësime në Kosovë dhe jashtë saj, edhe pas më shumë se 23 vjetëve, nuk do të ketë qetësi as paqë.  

Edhe shtypi e RTV-suedez, programet kryesore TV 1 dhe TV 4 në emisinet e lajmeve qendrore, paraqitnin nga tereni, rrugët e bllokuara. 

-Më shkoi jeta tuj pre e e kep pantollë për burrë se s`ka tesh që i bjen taman. 

Prandaj para se të filloj të shkruaj për ato ditë e ato ndodhi që po përseritën në Veriun e Kosovës, dua të tergoj një ngjarje të vogël nga rrethi i jonë, i Llapushë, ngjarje të një grua e martuar në Panorcit që tash ndoshta ka vdekur, ndjesë. 

Një bijë e Kijevës, e familje së njohur të Tahir Hasanëve (Ramadan Shabanit) kur kish pas shkua te burri në Panorc, burrin e kish pas të vogël dhe sa herë që ai i blente teshat, setra e pantollë, k`mishë e t`lina, ato nuk i binin taman, i binin të mëdha. Gruaja puntore i merrte gërshërët e ia shkurtonte e teshat mandej, ia kepte përsëri, sipas masës së trupit. Kur ajo shkonte te prindërit në Kijevë, të afëmëve iu tregonte: 

-Më shkoi jeta tuj pre e e kep pantollë për burrë se s`ka tesh që i bjen taman. 

Foto e TV4, nga lamet qendrore

79 vjet nga nisja e Konferencës së Bujanit 

Sot është përvjetori i Konferencës së Bujanit 

Konferenca e Bujanit është mbajtur më 31 dhjetor 1943 në Bujan dhe ka përfunduar më 2 janar 1944. Aty është nënshkruar një rezolutë, ku Kosovës i njihet e drejta e vetëvendosjes deri në shkëputje dhe realizimi i dëshirës së popullit shqiptar të Kosovës për bashkim me Shqipërinë. 

Portalet në gjuhën shqipe e kishin kujtua këtë ngjarje me nga disa rreshta me titull afërsisht të njëjtë: 

“79 vjet nga nisja e Konferencës së Bujanit”. 

Ngjarje tjetër që ende po i dridh temelet e Klanit Pronto, Hashimit po edhe Edvin Ramës është një publikim-analizë e Kryeakademikut nga Kosova, Mehmet Kraja. Për të cilin pati e ka ende reagime, për e kundër me titull:  

“ASHAK nuk ndejti duar kryq “AShAK godet Thaçin dhe Ramën, i akuzon se luajtën në planin serb “të ndarjes së Kosovës” 

Akademiku, Mehmet Kraja 

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, e drejtuar nga Mehmet Kraja, ka targetuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, duke ia mëveshur rolin e “ndarësit të Kosovës” në një “analize” të publikuar më 22 nëntor në AShAK, raporton gazeta online Reporteri.net. Supozimi i tyre është se kjo “ide” e përcolli Thaçin mu pas themelimit të Gjykatës Speciale, “për ta shpëtuar veten”. 

Ndërsa portali “syri” shkruanta se ideja e ndarjes së Kosovës ishte ide e Edi Ramës, jo e HashimThaçit 

“Deklarata e fortë/ ‘Ideja e ndarjes së Kosovës ishte e Edi Ramës, jo e Thaçit’ 

Por një nga temat më të nxehta ishte ajo e vendosjes së barrikadave në Mitrovicën e Veriut e deri në hudut (kufi) siq do të thoshin pleqtë për kufirin shtetëror që, ne me Serbinë ende nuk e dim se ku do të ngulet guri i megjës që ndan Serbinë dhe Kosovën. 

U nis me tragat që dorën në zemër, nga diplomacia evropiane e amerikane, nuk patëm përkrahje. Qeveria e Kosovës kishte dhe ka të drejtë por as amerikanët nuk ishin krah neve dhe u shty ky sherr për më vonë.  

Serbët u larguan nga Qeveria e Kosovës dhe kryetarët nga 4 komunat me shumicë serbe. U larguan edhe policët. 

Kur serbëve dhe atyre që i nxisin, në Beograd, nuk iu dhezi kapsolli, sepse Qeveria e Kosovës, “shtyu” marrëveshjen për targat, ata gjetën një tjetër shkak dhe shkas u bë arrestimin e ish policit të Kosovës, Dejan Pantiq i akuzuar për terrorizëm..  

Por edhe Dejan Pantiqi u lirua. 

E tash? 

-Kush e liroj ish policin serb të akuzuar për terrorizëm? 

-A ishte lirimi i ish policit vendim politik por nga kush apo i bazuar në ligj? 

Kryeministri i Kosovës, Albini u betua se nuk e dinte kush e liroi Dejan Pantiqin. Adhe Albulena, Ministresha e Drejtësisë, gjithashu, nuk dinte gjë. 

Serbia nuk njeh gjykata as ligje, ajo i mbron terroristët 

Derisa udhëheqja politike e Kosovës nuk dinte pse dhe kush e liroi Dejan Pantiqin, ajo serbe u deklarua hapur, pra ishte ndikimi i presidentit serb, Vuçiq në organet e drejtësisë në Kosovë që Dejan Pantiqi iu zëvendësua masa e arrestit në shtëpi. 

“Suzana Pantiq, gruaja e ish-oficerit të policisë Dejan Pantiq, u gëzua kur mori lajmin se burri i saj po kthehej në shtëpi pas tre javësh paraburgim. 

“E mora vesh lajmin, më thirri presidenti Vuçiq para jush, më tha se i ka bërë të gjitha, se është munduar, se përpjekja ka pasur sukses. Më pyeti se si ndihesha”, ka thënë Suzana Pantiq, bashkëshortja e të arrestuarit Dejan Pantiq, arrestimi i të cilit u pasua me barrikada në Kosovë. … 

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka ndryshuar masën e paraburgimit Pantiqit në masë të arrestit shtëpiak. Pantiq akuzohet për sulm terrorist, nën dyshimet se kishte sulmuar zyrat e KQZ-së në veri të Mitrovicës. 

“Gruaja e Pantiqit falënderon Vuçiqin pas lajmit se burri po i kthehet në shtëpi: Dita më e lumtur e jetës sime” 

Po ambasadori amerikan në Beograd, çfarë roli po luan?   

”Më vjen keq që u bombardua Serbia” 

Ambasori amerikan në Beograd, Hill (Christopher Robert Hill): Më vjen keq që u bombardua Serbia.  

Por ajo çka më së shumti më preku ishte një dekraratë, nga shumë të tjera të mëparshme të mjegulluara e ambasadorit amerikan në Beograd ” Më vjen keq që u bombardua Serbia”. Nuk më besohet por kjo është e vërtetë, e tha ai vetë me gojën e vetë. 

Ai, Hill ishte edhe si ndërmjetësues bashkë me Hollbrukun (Richard Holbrooke), në bisedimet Kosovë- Serbi më 1998, 1999. 

Për Gelbardin (Robert S. Gelbard) kam pas lexua. Ai ka qenë kundër Ushtrisë Çlirimtare e më vonë, Gelbardi me mish ka insistua që akuzat e Dick Martit, gjoja për trafikim organesh të hetohen, për çka askush nuk e besonte ”Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Robert Gelbard, ka deklaruar se akuzat e rënda të raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, ndaj kryeministrit Thaçi dhe ndaj UCK-së, duhet të hetohen”. 

Por tash na doli edhe Hill, si gaca e mlume në hi. 

Në dhjetor vdiq Edson Arantes do Nascimento, i njohur si Pelé vdiq sot në moshën 82-vjeçare. I konsideruar si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe i etiketuar si “më i madhi” nga FIFA, ai ishte ndër figurat sportive më të suksesshme dhe më të njohura të shekullit të 20-të. 

Aleksander Vucic, për 24 orë, barrikadat do të largohen, TV-4

Referencat : 

“79 vjet nga nisja e Konferencës së Bujanit”, Demokraciam, 08:13 | 31 Dhjetor 2022 

https://demokracia.com/79-vjet-nga-nisja-e-konferences-se-bujanit/ 

“ASHAK nuk ndejti duar kryq “AShAK godet Thaçin dhe Ramën, i akuzon se luajtën në planin serb “të ndarjes së Kosovës” 

21/12/2022 | 15:13 

https://reporteri.net/lajme/ashak-godet-thacin-dhe-ramen-i-akuzon-se-luajten-ne-planin-serb-te-ndarjes-se-kosoves/ 

“Deklarata e fortë/ ‘Ideja e ndarjes së Kosovës ishte e Edi Ramës, jo e Thaçit’ 

syri, 23:15, 26/12/2022 

https://www.syri.net/politike/558453/deklarata-e-forte-ideja-e-ndarjes-se-kosoves-ishte-e-edi-rames-jo-e-thacit/ 

“Reagim lidhur me analizën politike të Mehmet Krajës ‘Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor’ 

Epoka, 30 dhjetor 2022, 12:14 

Prof. dr. Sabit Syla, Instituti i Historisë – Prishtinë 

https://www.epokaere.com/reagim-lidhur-me-analizen-politike-te-mehmet-krajes-synimet-destabilizuese-te-serbise-ne-kosove-dhe-ne-ballkanin-perendimor/ 

“Politikani serb thotë se “kriminelët e Vuçiqit” po i rrahin serbët në veri, jo shqiptarët”, Zëri, December 25, 2022 – 12:20 

https://zeri.info/aktuale/475548/politikani-serb-thote-se-kriminelet-e-vuciqit-po-i-rrahin-serbet-ne-veri-jo-shqiptaret/ 

“Gruaja e Pantiqit falënderon Vuçiqin pas lajmit se burri po i kthehet në shtëpi: Dita më e lumtur e jetës sime” Bota Sot, 28 DHJETOR 2022 NË ORA: 13:06 

https://www.botasot.info/lajme/1923770/gruaja-e-pantiqit-falenderon-vuciqin-pas-lajmit-se-burri-po-i-kthehet-ne-shtepi-dita-me-e-lumtur-e-jetes-sime/ 

“Kurti: Jam kurreshtar ta di cili gjyqtar e la në arrest shtëpiak Pantiqin, të akuzuar për terrorizëm”, 28 DHJETOR 2022 NË ORA: 12:46 ‘

Bllokadat e rrugëve do të hiqen Raport, TV 1

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1923751/kurti-jam-kurreshtar-ta-di-cili-gjyqtar-e-la-ne-arrest-shtepiak-pantiqin-te-akuzuar-per-terrorizem/ 

”Avokati thotë se Pantiqit i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak” Bota Sot, 28 DHJETOR 2022 NË ORA: 12:09 

https://www.botasot.info/aktuale-lajme/1923730/avokati-thote-se-pantiqit-i-eshte-zevendesuar-masa-e-paraburgimit-me-arrest-shtepiak/  

Avokati i Dejan Pantiqit, Nebojsha Vllaiq, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se klientit të tij i është zëvendësuar masa e paraburgimit me arrest shtëpiak. 

“A i është rikthyer ambasadorit Hill dëshira për Kosovën me autonomi substanciale?, Epoka, 17 gusht17:10 

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA 

https://www.epokaere.com/a-i-eshte-rikthyer-ambasadorit-hill-deshira-per-kosoven-me-autonomi-substanciale/ 

“Ambasadori, Kristofer Hill, në vitin 1998 kërkonte nga kreu politik i Kosovës ta shpallte UÇK-në organizatë terroriste” Radiuo Kosova e Lirë, 16/10/2021 

https://www.radiokosovaelire.com/ambasadori-kristofer-hill-ne-vitin-1998-kerkonte-nga-kreu-politik-i-kosoves-ta-shpallte-uck-ne-organizate-terroriste/ 

“Gelbard: Akuzat duhet të hetohen“, Info Arkiva  

http://www.arkivalajmeve.com/Gelbard-Akuzat-duhet-te-hetohen.1046973077/ 

“Mehmet Kraja ka të drejtë: Hashim Thaçi ishte pro ndarjes së Kosovës!”, December 28, 2022December 28, 2022 

https://www.gazetaz.info/2022/12/28/mehmet-kraja-ka-te-drejte-hashim-thaci-ishte-pro-ndarjes-se-kosoves/ 

 

“KËRKESA JO KORREKTE PËR KOSOVËN E AMBASADORIT TË SHBA NË BEOGRAD, HILL“, Nga admin – Fjala e lirë, 7 Nëntor 2022077 

https://fjala.info/kerkesa-jo-korrekte-per-kosoven-e-ambasadorit-te-shba-ne-beograd-hill/ 

“Portali serb: Lirohet nga burgu në Kosovë serbi i dënuar për “nxitje të urrejtjes”, Reporteri, 28/12/2022 | 12:53 

https://reporteri.net/lajme/portali-serb-lirohet-nga-burgu-ne-kosove-serbi-i-denuar-per-nxitje-te-urrejtjes/ 

“Tahiri thotë së Kurti e pranoi Asociacionin: Barrikadat nuk do të hiqeshin pa marrëveshje politike“, Lami.net, 30/12/2022 12:06 

https://lajmi.tv/tahiri-thote-se-kurti-e-pranoi-asociacionin-barrikadat-nuk-do-te-hiqeshin-pa-marreveshje-politike/ 

”Politikani serb thotë se “kriminelët e Vuçiqit” po i rrahin serbët në veri, jo shqiptarët”, Zëri, December 25, 2022 – 12:20 

https://zeri.info/aktuale/475548/politikani-serb-thote-se-kriminelet-e-vuciqit-po-i-rrahin-serbet-ne-veri-jo-shqiptaret/ 

“Pas lirimit të Pantiqit, Gërvalla sulmon gjykatat dhe prokurorinë” Epoka, 28 dhjet.2022 

https://www.epokaere.com/pas-lirimit-te-pantiqit-gervalla-sulmon-gjykatat-dhe-prokurorine/ 

“KFOR: Serbia duhet të na njoftojë nëse i afrohet Kosovës më pak se 1 km, FSK në veri vetëm me lejen tonë“, Gazeta Express, 28/12/2022 15:43 

https://www.gazetaexpress.com/kfor-serbia-duhet-te-na-njoftoje-nese-i-afrohet-kosoves-me-pak-se-1-km-fsk-ne-veri-vetem-me-lejen-tone/ 

“KFOR: Serbia duhet të na njoftojë nëse i afrohet Kosovës më pak se 1 km, FSK në veri vetëm me lejen tonë” Reporteri, 28/12/2022 | 15:59 

https://reporteri.net/lajme/kfor-serbia-duhet-te-na-njoftoje-nese-i-afrohet-kosoves-me-pak-se-1-km-fsk-ne-veri-vetem-me-lejen-tone/ 

“Prokuroria: Dejan Pantiqi u dërgua në arrest shtëpiak për shkak të aspektit human, i njëjti kishte probleme shëndetësore“, telegrafi.com 

https://telegrafi.com/prokuroria-dejan-pantiqi-u-dergua-ne-arrest-shtepiak-per-shkak-te-aspektit-human-njejti-kishte-probleme-shendetesore/ 

“Goran Rakiq: Fola me Vuçiqin, më tha se është mirë të hiqen barrikadat”, Epoka, 28 dhjet.2022 

https://www.epokaere.com/goran-rakiq-fola-me-vuciqin-me-tha-se-eshte-mire-te-hiqen-barrikadat/ 

“Prokuroria Speciale e “merr përgjegjësinë” për Pantiqin, rikujton që shteti s’mundi ta dërgojë në paraburgim“, Gazeta Express, 28/12/2022 16:07 

https://www.gazetaexpress.com/prokuroria-speciale-e-merr-pergjegjesine-per-pantiqin-rikujton-qe-shteti-smundi-ta-dergoje-ne-paraburgim/ 

“Vuçiq: Për mua Kosova është Serbi dhe nuk do të jetë kurrë gjë tjetër“, Kosova Sot, E.K / 

29 December 2022 – 13:00 

https://www.kosova-sot.info/lajme/658255/vuciq-per-mua-kosova-eshte-serbi-dhe-nuk-do-te-jete-kurre-gje-tjeter/ 

“Biserko: Serbia nuk do normalizim të marrëdhënieve me Kosovën – ky është prioriteti i Rusisë“, telegrafi.com, 23.12.2022 • 20:11 

https://telegrafi.com/biserko-serbia-nuk-normalizim-te-marredhenieve-kosoven-ky-eshte-prioriteti-rusise/ 

“Kosovo stänger gräns mot Serbien” Aftonbladet, 28 december 2022 kl 16.47 

Emil Forsberg 

https://www.aftonbladet.se/nyheter/a/Rr77qd/aftonbladet-direkt?pinnedEntry=1027886 

Gränsstationen i Merdare. 

Gränsstationen i Merdare. Foto: Visar Kryeziu/AP 

Kosovo har stängt den största gränsövergången mot Serbien, uppger landets polis, enligt TT. 

Beskedet kommer efter att serber sent på tisdagskvällen använt lastbilar och traktorer för att blockera trafiken mot övergången vid byn Merdare. 

Kosovos polis menar att blockaden är oacceptabel då “den hindrar den fria rörligheten”. 

EU och USA uppmanar nu Kosovo och Serbien till lugn i ett gemensamt uttalande. 

”Vi uppmanar alla till maximal återhållsamhet, att vidta omedelbara åtgärder för att utan förbehåll trappa ned situationen och att avstå från provokationer, hot och skrämsel”. 

”Krig i Kosovo? Serbien stänger gränsen, svär att skydda sin minoritet från påtvingade nummerplåtar, militären i hög beredskap – kris inom kosovanska poliskåren, etniska serber säger upp sig, ”Vi stödjer Belgrad i alla åtgärder som vidtas” säger Ryssland 

Gränsövergångar mellan Kosovo och Serbien blockerades i protest mot föreslagna regler om registreringsplåtar 

50 000 bilar i Kosovo har serbiska registreringsplåtar, något regeringen i Pristina vill ändra på 

Kosovo ansökte officiellt om EU-medlemskap i december men landet erkänns inte av flera medlemmar 

Filip Lamperud, morgonposten, 29 december 2022, kl 14.11 

https://morgonposten.se/2022/12/29/krig-i-kosovo-serbien-stanger-gransen-svar-att-skydda/ 

“Vdes legjenda Pele” Zëri, December 29, 2022 – 20:02 

https://zeri.info/sport/476030/vdes-legjenda-pele/ 

“Legjenda Pele vdiq, por nëna e tij 100 vjeçare është ende gjallë” Gazeta Express, 30/12/2022 12:57 

https://www.gazetaexpress.com/legjenda-pele-vdiq-por-nena-e-tij-100-vjecare-eshte-ende-gjalle/ 

”REAGIME – Topi po qan! Pele vdiq!”, Nga Arian Jorgaqi -30/12/2022 

https://ata.gov.al/2022/12/30/reagime-topi-po-qan-pele-vdiq/ 

“Aeroplani me pasagjerë u nis nga Seuli në vitin 2023, ateroi në San Francisco në 2022″, telegrafi.com , 01.01.2023 • 10:41 

https://telegrafi.com/aeroplani-pasagjere-u-nis-nga-seuli-ne-vitin-2023-ateroi-ne-san-francisco-ne-2022/ 

Këtë shkrim e kisha bërë gati ta publikoj me 31 dhjetot 2022 e 1 e 2 janar 2023 me rastin e përvjetorit të Konferencës së Bujanit dhe të ngjarjev tjera shoqërore e sportive por për shkaqe përsonale e shëndetësor, nuk munda ta publikoj në kohë.  

Bllokadat do të largohen, TV 1

Malmö, dhjetor 2022, janar 2023 

sinan.kastrati@hotmail.com 

Sevdije Krasniqi, bashkëshortja e Jakup Krasniqit, e mbështetë nismën që lulëkuqja të jetë simbol i përkujtimit të të viktimave të gjenocidit në Kosovë

0

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur”: Një përkrahje tepër e veçantë!

Në vazhdën e përkrahjeve të kërkesës së Qendrën “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i përkujtimit të të viktimave të gjenocidit në Kosovë,  para pak çastesh u deklarua edhe Sevdije Krasniqi, bashkëshortja e Jakup Krasniqit intelektualit të shquar, historianit të mbi dhjetë librave që ndriçojnë aspekte të ndryshme të luftës çlirimtare dhe kontekstit historik nëpër të cilin ka kaluar Kosova në këtë çerek shekulli, Zëdhënësit të parë dhe Përfaqësuesit politik të UÇK-së, deputetit të shumëfishtë dhe Kryetarit të Kuvendit të Kosovë.

Duke shfrytëzuar profilin e vajzës së tyre Gresa Krasniqi në rrjetin social facebook, Zonja  Sevdije Krasniqi deklaron:

Unë mbështes nismën e Qendrës “GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR” nën udhëheqjen e mikut të Jakupit dhe intelektualit të shquar të çështjes kombëtare,  Bardhyl Mahmuti, që lulëkuqja me katër petale te bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

Sevdije Krasniqi – Notere

Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” falënderon përzemërsisht bashkëshorten dhe bashkëluftëtaren njërës nga figurat më të rëndësishme të historisë moderne z. Jakup Krasniqi që padrejtësisht mbahet në Hagë. Sapo u njoftua me këtë përkrahje, kryetari i Qendrës, Bardhyl Mahmuti e thirri në telefon dhe e falënderoi për këtë mbështetje shumë të rëndësishme dhe me vlerë të veçantë për të gjithë ne.

-- 
Gjenocidi në Kosovë - Plagë e hapur
1200 Genève

Mail:  info@kosovogenocide.com
Online: www.kosovogenocide.com

Ka i ki çadrat oj kryediplomate e Kosovës, Zonja Donika Gërvalla-Schwarz?!

0

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

Sepse, Serbia dhe kryediplomati i saj (një këlyshëz i Millosheviqit!) Ivica Daçiqi, ka kohë që na ka paralajmëruar për një numër të madh ÇNJOHJESH që i ka në “fiokën” e tij diplomatike, ndërkaq Ti ende merresh me “ngarkesa-shkarkesa” të administratës?! Një punë kjo kot së koti, që se ka asnjë vlerë e asnjë “peshë specifike”, në fahun që je i duke e ushtruar aktualisht. Ju lutem, si qytetar i thjesht i kësaj Republike, e kam të drejtën të pyes;

1. Çfarë është duke ndërmarr Ministria e punëve të jashtme që Ju e drejtoni, në lidhje me “ofensivat” serbe për çnjohje? Serbia, dhe kryediplomacia e saj ka shumë kohë që ka paralajmëruar për reduktimin e njohjeve që(na i sollën aleatët) ishin mbi 106! Ndërkaq, tani ky numër do zbres në 96!?

2. Nëse, e keni disponuar si të saktë informacionin për aktet dhe faktet e çnjohjeve (nëntë të gatshme, kurse e dhjeta kutullaç… në tytën e Daçiqit) pse nuk keni ndërmarr asgjë për t’i zmbrapsur, ose të paktën me sjellë ndonjë njohje të re!? Çka bëjnë gjithë ajo eskortë “ekspertësh” që sillen vërdallë me mini çanta “ekspertizash”, rreth Teje!?

3. Pse Ju lutem nuk angazhoni ekipe të tëra për ta stopuar këtë “gjenocid” diplomatik të Serbisë!? Ju respektin mund ta fitoni vetëm me angazhime konkrete të diplomatëve të karrierës dhe atyre që e donë Kosovën. E jo duke e “ç’kapur” këtë sferë të ndjeshme për procesin e shtendërtimit, me kapje të reja militante!? E nderuara P.S. Kryediplomate, Ju me indiferencën Tuaj, po e cenoni seriozisht si interesin e shtetndertimit ashtu edhe atë te kombit

Ja çfarë deklaroj Presidenti serb Aleksander Vuçiq, ; “Ne jemi të vegjël, por sot, siç janë gjërat në botë, 106 vende nuk e njohin Kosovën. Gjithsej 94 e njohin pa mëdyshje, tre vende nuk e njohin atë. “Ne kemi nëntë vende që kanë tërhequr njohjen – Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Eswatini, Libia Guinea, Barbuda, Saint Lucia, Maldivet. Dhe ne presim të dhjetin”…!?

Në spitalin e Tetovë, të shërohesh apo të vdesësh?!

0
Nga: Emin Azemi
____
Duhet sa më parë të merr fund trajtimi çnjjerezor ndaj pacientëve të Spitali të Tetovës. Ky apel i drejtohet të gjitha strukturave qe merren me menaxhimin e këtij Spitali. Aktualisht në repartin e Pediatrisë po ngrijne se ftohti dy mbesat e mia te vogla, tê cilat kanë prit 2 ore per infusion dhe tash duhet te qendrojne aty 3 dite ne kushte frigiotefike. Me njê kujdes zero spitalor, pacientêt vijne te sherohen, por ata semuren edhe me teper. Keshtu do te ndodhe edhe me mbesat e mija te vogla. Ne emer te gjithe pacienteve, sidomos ne emer te mbesave te mia te vogla te cilat jane te pafuaishme te protestojne, lusim drejtorin e ketij Spitali ti vizitoj repartet e katit 4 dhe te sheh me çfare kushtesh jonjerezore po perballen pacientët. E pakta qe mund te bej drejtori , eshte qe te lejoj familjarêt e pacientëve te sjellin nga shtepite nxemëset. Nese drejtori i ndermerr sonte keto masa, sigurisht ketu do te ndalem me kete apel. Ne te kunderten neser ne te gjitha mediat , Spitali i Tetoves do te jete lajm kryesor….
Pacientët e Spitali tê Tetovës kërcenohen nga vdekja si pasoje e trajtimit aspak human
Tetovë, më 04 . 01. 2023
Emin Azemi

Përshpirtëria e Nënës Tereze 

0

Don Lush Gjergji, Prishtinë

“JE MË E BEKUAR SE TË GJITHA GRATË!” 

“Je më e bekuar se të gjitha gratë dhe i bekuar është fryti i kraharorit tënd! Dhe, nga e pata fatin të vijë tek unë Nëna e Zotit tim? Ja, se, posa zëri i përshëndetjes sate arriti në veshë të mi, foshnja prej haresë kërceu në kraharorin tim. E lumja ti që besove se do të plotësohet çka të qe thënë prej Zotit!”                                                                                                                                (Lk 1, 42-45) 

“Maria, nënë në pritje të Birit të Zotit, me shpejti shkoi te kushërira Elizabeta për t’i ndihmuar në shërbime, për të punuar në shtëpinë e saj si çdo grua tjetër, dhe atë e bëri me gëzim. Dhe kur erdhi në shtëpi të kushërirës, mori përshëndetjen e saj, dëgjoi një fakt të mrekullueshëm: fëmija i kushërirës kërceu me hare në kraharorin e nënës në afërsinë e Fëmijës së Marisë, ende i pa lindur, Shëlbuesi i njerëzimit. Jezusit “flet” nga kraharori i nënës. Në këtë jemi të ftuar të gjithë: ta bartim Jezusin me vete, atje ku atë ende nuk e njohin, t’ia zbulojmë praninë e tij botës, t’i bëjmë të vetëdijshëm njerëzit për dashurinë e tij…Çfarë thirrje e lartë, çfarë nderi, gëzimi, ta bartim Jezusin në vende kur nuk është i njohur, pranuar, dashur.” (Nëna Tereze) 

Maria, pasi ishte takuar me engjëllin, pati takime të shumta dhe të jashtëzakonshme. Një ndër ta ishte pa dyshim takimi me kushërirën Elizabetën, ku ndodhi një mrekulli dashurie dhe hiri. Takoheshin dy gra, njëra virgjër – Maria, e cila barte në kraharor Birin – Jezusin, dhe një grua tashmë e moshuar, beronjë, edhe ajo shtatzënë, me birin e saj – Gjon Pagëzuesin. Para se të takoheshin këto dy gra – nëna, takohen dy fëmijë ende të pa  

lindur, njihen dhe pranohen, dhe kështu japin shenjë gëzimi dhe pranie edhe nënave të tyre. Gjoni e njohu, qe gëzuar dhe e pranoi, adhuroi Shpëtimtarin dhe Shëlbuesin, Jezusin, dhe ia kumtoi nënës Elizabetës. 

Takimi mes dy nënave dhe dy fëmijëve ende të palindur shndërrohet në mister të madh të fesë, që pastaj dëshmohet dhe shprehet edhe nga të tjerët. 

Elizabeta, është e gëzueshme që e  sheh Marinë, por edhe që ishte në pritje të lindjes së Birit, Gjonit, por edhe më shumë që kishte si dhuratë njohjen e frytit të kraharorit të Marisë – Jezusin! Shi për këtë ajo klithi kështu: “Je më e bekuara se të gjitha gratë dhe i bekuar është fryti i kraharorit tënd!” (Lk 1, 42). Pastaj shpjegon edhe përse  të këtij lartësimi: ardhja e Nënës së Zotit, ndërsa ajo nuk ishte e denjë për një nderim dhe takim të tillë. (khs. Lk 1, 43). 

Ja misteri i vërtetë: “Ja, se, posa zëri i përshëndetjes sate arriti në veshë të mi, foshnja prej hareje kërceu në kraharorin tim” (Lk 1, 44).  Pastaj i dha një mirënjohje publike edhe Marisë, fesë së saj: “E lumja ti që besove se do të plotësohet çka qe thënë prej Zotit!” (Lk 1, 55). 

Pse thotë kështu? Sepse shi me fe dhe me dashuri Maria ka ngjizur të Birin, duke marrë pjesë në planin e shëlbimit. 

Kjo ngjarje është shembull tipik dhe karakteristik të marrëdhënies së të krishterëve ndaj botës. Mari u nis me ngutësi për ta ndihmuar kushërirën Elizabetën, dhe duke e ndihmuar, ia dha mundësinë që ta takonte, njihte dhe pranonte hrin e veçantë – Jezusin ende të pa lindur. Është e pamundshme të jetojmë, ta duam, ta shërbejmë, të jemi me Jezusin, e këtë mos ta hetojnë edhe të tjerët, nëpërmjet punës, jetës, dëshmisë. Kështu çdo veprim shndërrohet në dërgim të madh! 

“Maria, ishte misionare e vërtetë, sepse nuk pati frikë të ishte shërbëtorja e Zotit. Me ngutësi e shndërroi përvujtërinë e saj të ndritshme në një vepër dashurie, duke bërë punë te Elizabeta si shërbëtore, Ne dimë se çka kishte prodhuar kjo përvujtëri në fëmijën që ende s’kishte lindur: “Ai kërceu nga hareja në kraharorin e nënës”; ishte qenia e parë njerëzore që kishte njohur ardhjen e Krishtit; si pasojë Nëna e Shëlbuesit këndoi me gëzim, falënderim himnin Shpirti im e madhëron Zotin… Në përngjasim me Të: sa hire edhe më të mëdha kemi pranuar ne, aq më e madhe, më e ngrohtë le të jetë dashuria me të cilën punojmë me të braktisur, të varfër, të dëbuar…Në përngjasim me Të: ta pranojmë kryqin në çfarëdo mënyre do të vijë.” (Nëna Tereze)  

Dërgimi i çdo të krishteri është i madh, me përgjegjësi, me lumturi, për ta dëshmuar praninë e Zotit në botën e sotme. 

“Virgjëra Mari, më e bukura ndër të gjitha gratë, më e madhja, më e përvujta, më e pastra, më e shenjta, atëherë kur ndihej plotë me hir, plotë me Jezusin, me ngutësi niset në udhëtim. Ajo këtu është model për të gjitha gratë, sepse dëshironte fill ta dhuronte Atë që kishte pranuar. Ishte, të themi kështu, si një lloj thyerje të Bukës eukaristike; e dimë çka ndodhi me Shën Gjon Pagëzuesin: ai kërceu nga hareja duke përjetuar praninë e Zotit” (Nëna Tereze). 

Maria, pas këtij takimi të mrekullueshëm, klithi me hare kështu: “Shpirti im e madhëron Zotin” (khs. Lk 1, 46-58). 

“Magnificat është urata e falënderimit të Marisë. Ajo mund të na ndihmojë që ta duam në mënyrë të përsosur Jezusin; Vetëm ajo mund të na tregojë rrugën më të shkurtë kah Ai. Të shkojmë te Ajo me besim  dhe fe të madhe “ (Nëna Tereze). Ky himn i Marisë përkujton historinë e shëlbimit, profetët deri te plotësimi i të gjithave në Jezusin. Pra, është një “Ungjill i vogël”, dëshmie feje, sinteza e veprës së shëlbimit, nderim ndaj Zotit për veprën e Mishërimit, për kujdesin e Tij ndaj botës, sidomos ndaj të vegjëlve, të varfërve, duke dëshmuar madhërinë e Tij ndër ne. 

Jezusi, është plotësimi i profecive, përgjigja e Zotit ndaj pritjeve të njerëzimit, ku kremtohen dhe kujtohen mrekullitë e Zotit, efektet e pranisë së Tij në botë, që i zgjeron për mbarë njerëzimin, jo vetëm Marisë, duke u nisur prej Shën Gjon Pagëzuesit, Elizabetës… 

Maria, është bujare ndaj të afërmit, altruiste, e përkushtuar,  e dashur dhe  në shërbim ndaj kushërirës. Në këtë ngjarje lidhen mirë Fjala e Zotit, shpallja dhe prania e Tij në mesin e njerëzve, Eukaristia, që përsëritet dhe përjetësohet në kremtimin e Meshës, ku fjala e Zotit na përgatit për ardhjen e tij në Kungim. 

Kjo ngjarje ungjillore na jep mundësi që të meditojmë mbi rolin e Marisë, Elizabetës, të fesë – Jezusit, i cili vjen ndër ne dhe në mesin tonë, të cilin ne lypset dashur, dëshmuar dhe dhuruar të tjerëve, të gjithëve. Të bashkuar me Jezusin përballojmë jetën, punën, botën si dërgim. 

Prishtinë, 4 janar 2023 – Radio Maria – Kosovë

Aventurë me ujë, lule e gjarpën

0
Bukra Hysenukaj Kastrati, Tropojë – Tiranë
________
Aromat, kanë nji veti me t’kthye mbrapa n’kohë, si asgja e askush tjetër. Tuj pi nji çaj prej lule aguliçesh që m’i kish pas mbledh vllau pranverën e kalueme, avulli i tij n’ftyrë e aroma e fortë, m’sollën ndër mend nji prej aventurave ma t’bukura e ma t’rralla që mundet me përjetue nji fmij e ndoshta edhe i rritun. Duhet t’jetë kanë viti 1989-90, kur unë me dy prej vllazënve t’mij e nji çift prej nji familjeje kumarësh, dolëm n’bjeshkë n’pranverë t’hershme, kohë kur lulojke aguliçja, për me e mbledhë. Aq herët, rruga e zakonshme për n’bjeshkë, asht e bllokueme, vende-vende edhe me 2 metra borë. N’këto rrethana, përdoret e vetmja rrugë që t’lidhte me bjeshkën, ajo nëpërmjet Brodozhnicës, nji katund krejt i izoluem me pjesën tjetër t’Malsisë, me nji “urë” lidhëse t’vetme. Rruga deri te ura, përshkohet breg kanalit t’Begaje, që ke ndërtue gjatë sistemit për vaditje. Kisha ndigjue për kët urë e po ashtu për kët katund, mbasi disa bija Brodozhnice, ishin nuse n’katund tonin, prej ma t’mirave gra që kishim. Nuk kam me mujt kurrë me e harrue befasinë e mandej tuten që kam përjetue, kur m’thanë: “kjo asht ura”. Për’mi lumë, do shkopij t’hollë e t’gatë, t’ngulun gurëve t’shtratit, për skej shkamit që shërbejke si mjet mshtetës. Ata u lidhshin me dy drrasa paralele, në nji gjatësi ndoshta 20-30 m. I pari u nis vllai, i dyti kumara ynë, ma i madhi n’grupin tonë e mandej e shoqja. Vllai tjetër kish me ardhë mas meje. “Ura” shkojke si n’tojë. Me thanë jam ka tutna, s’ia lejojsha vetes kurrqysh. Mandej, guximi i atyne që kaluen para meje, sikur m’trimnoi. U nisa. Une para, e vllai i vogël mas meje. Edhe pse peshë krejt e papërfillshme, unë ja drisha kambt urës, po ma shumë m’i dridhke ura mue. Muj me thanë me bindje, se aty nuk t’majshin as kamt e urës, as kamt e tua, veç dora e Zotit. Mbas pak minutash makthi e tuta jeme e msheft, e ndoshta jo vetëm e jemja, muer fund. Kur kaluem n’bregun tjetër lums s’Gashit, tan ajo hjekakeqe na u shpërblue. Katundi Bradozhnicë, për mue ishte vendi ma i bukur që jo vetëm kisha pa detri at’herë, por që kam mujt me pa deri sot. Nji grumbull i vogël shpiash t’mëdha, ndërtue veç me gurë e dru, në nji quk si u rrethojke në tri anë prej malesh t’nelta e poshtë kish lumin. Si zonë breg-lumi, pranvera aty kish ardhë ma herët. Kish lulue gjithçka. T’pajke syni gjithfarë ngjyrash. Bukuri si ato vetëm n’prralla mundesh me i has. Katundi kish nji mini-hidrocentral për nevojat energjitike. Duhet thanë se, megjithëse nji zonë e izolueme, n’kushtet që përshkrova ma sipër, niveli shkollimit n’tana ciklet, ishte ndër ma t’mirët. T’çliruem e t’shpërblyem për sa hoqëm, vazhduem pjesën tjetër t’rrugës, për me mrri te stani, diku n’t’errun. Stani kisha dy margza (shtretën), ku u ndamë me fjetë tre burrat te njana e na femnat te tjetra. Nadje herët nisëm punën për t’cilën kishim dalë, për dy javë. Ish e lodhshme, po kaq e bukur. Aguliçja asht lule e magjishme, jo vetëm për vetitë e saj të forta kurative. Aguliçja t’befason. N’se nji shpat mali, sot asht i mbuluem me borë, nesër a masnesër, shpërthimi i aguliçes e ka diellue. Mas dy javsh, bahem gati herët me u djerg n’vrri e tash, edhe pse me shumë vështirësi, mundeshim me përdorë rrugën e zakonshme, se bora ish letue ndërkohë. Kur po çojshim shtrojat te margza jeme, prej murit, në nji pozicion bash përballë ftyrs teme kur fjetsha gjumë, del nji gjarpën, me t’cilin kisha pas fjetë dy javë ditë, krejt e sigurt.
***
P.s.
Ura që e sjell sot në foto, është në gjendjen aktuale dhe po ta krahasosh me atë të kohës për të cilën flas, ngjan me një kryevepër inxhinierike.
Mund të jetë një imazh i lule dhe natyra

Ata që nuk dinë me qeverisë kthehen në uzurpatorë!

0

Florim Zeqa  

Edhe në vitin e sapohyrë 2023, shumë tema të vjetra do t’na përcjellin edhe përgjatë këtij viti, e mbase edhe për disa vite të tjera në vijimësi, si probleme që kërkojnë zgjidhje. Pa dyshim tema numër 1, apo më e nxehta e vitit 2023 do të jetë dialogu me Serbinë në Bruksel për Asociacionin e komunave serbe në veri!

Dialog maratonik me resultate simbolike pa asnjë zgjidhje të qëndrueshme 

Procesi i dialogut ka filluar me 8 mars 2011, pas Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cila mirëpriste mendimin këshillëdhënës të GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe mirëpriste gatishmërinë e BE-së për të lehtësuar dialogun Kosovë-Serbi.

Që nga fillimi i këtij procesi, trajta e tij ka ndryshuar nga ai që fillimisht quhej dialog teknik, në të ashtuquajturin dialog politik ose dialog për normalizimin e marrëdhënieve, i cili fillojë zyrtarisht më 19 tetor të vitit 2012. Në kuadër të dialogut deri më tani janë arritur mbi 35 marrëveshje, përfshirë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe të 19 prillit 2013-të (e ratifikuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës), përkatësisht të 25 gushtit 2015-të, të nënshkruara nga dy ish kryeministrat e vendit tonë.

Dialogu 12 vjeçar në mes Kosovës dhe Serbisë i filluar në marsin e vitit 2011 në Bruksel, do të vazhdojë përseri, por me një ritëm më të përshpejtuar.

Pasi, Kosova po përballet me situatën më paradoksale nga paslufta, me veriun e vendit tërësisht jasht kontrollit të institucioneve qendrore. Veriu i vendit është në dorën dhe mëshirën e anarkisë, të kontrollit të plotë nga serbët lokal dhe Serbia armiqësore me agresionin e saj politik, nën kërcënimet edhe për agresion ushtarak.

Një pozitë e pafuqishme për shtrirjen e sovranitetit në veri dhe një opozitë e çakorduar e cila në mendje e ka pushtetin dhe jo shtetin! Kjo e bënë edhe më shqetësuse gjendjen në të cilën gjendet veriu i vendit tonë sot!

Megjithatë, Kosova dhe populli i saj janë me fat dhe të bekuar nga Zoti, që ende e kanë përkrahjen e fuqishme të miqëve perëndimorë, SHBA-ve dhe BE-së që po na mbrojnë nga invazioni ushtarak, por jo edhe nga invazioni politik i Serbisë.

Nga invazioni politik i Serbisë duhet të mbrohemi vet, pasi i kemi të gjithë mekanizmat e nevojshëm shtetërorë, duke filluar nga Presidenca, Qeveria, Parlamenti, AKI-ja, etj!

Por, problemi është se institucionet tona nuk janë shumë aktive në ç’montimin e politikës destruktive të Serbisë!

Ta dëshmojë veten Qeveria me legjitimitetin më të lartë qytetarë

Qeveria me legjitimitetin më të lartë qytetarë nga paslufta duhet t’i kushtojë kujdes më të shtuar politikës së jashtme. Presidentja, kryeministri, zv. kryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, duhet të jenë më aktive në neutralizimin e politikës serbe në ç’njohjet e paralajmëruara, duke i sjellë njohje të reja shtetit të Kosovës.

Në të kundërtën, nëse nuk janë në gjendje ta bejnë një gjë të tillë, është mirë t’u hapin rrugë atyre që dinë dhe munden ta bëjnë një gjë të tillë.

Një fjalë e urtë italiane e thotë; “Kush nuk di të qeverisë është uzurpatorë”, por një thënje tjetër italiane thotë; “Çdo vend e ka qeverinë që e meriton” e cila e vërteton katërçipërisht realitetin e krijuar pas 14 shkurtit 2021, porqë e dëshmon edhe faktin tjetër, se një popull liridashësh nuk e meriton gënjeshtrën dhe mashtrimin, tradhtinë dhe poshtërimin.

Kur jemi në këtë segment, tek gjendja e krijuar në Kosovë, na del përpara thënja e të madhit dhe të pa vdekshmit, Prof. Fehmi Agani; “Koha sjellë çka investojmë ne dhe sa arrijmë ne në kohë”.

Ky mendim i logjikshëm na obligon të investojmë sa më shumë që është e mundur në realizimin e interesave të popullit dhe shtetit të Kosovës, si dhe në shfrytëzimin e kohës, si dhurata më e çmuar që na ofrohet çdo ditë nga i madhi Zot.

Prandaj si kurrë më parë, tani është koha që të largohemi nga e keqja që na ka mbërthyer. Të investojmë në angazhimin e forcave progresive dhe atdhetare, të shtresës intelektuale e akademike që të dalin në krye të qeverisjes së shtetit, sepse vetëm në këtë mënyrë qytetarit të Kosovës do t’i kthehet dinjiteti që e meriton. 

Të mos presim kot dhe as të mos vajtojmë për të kaluarën, por të punojmë për të ardhmen. Vendi ynë ka nevojë për ndihmën tonë. Kombi ynë ka nevojë për atdhetarë e jo për politikanë karrieristë, specie këto kancerogjene të demokracisë dhe shoqërisë njerëzore në përgjithësi.

Rrëfime për kohën dhe njerëzit realë

0

Nga: Hamzë Morina, Zvicër

Në “Le Quai des grottes” – Mu trazuan kujtimet
(rrëfime për kohën dhe njerëzit realë)

Nipi im Dioni kishte mësuar në shkollën shqipe në Zvicër për Skenderbeun, tashmë ai ishte rritur dhe derisa po shkëmbeja në telefon disa fjalë me mikun tim Agim Paçarizin që më kishte ftuar për paraqitjen e librit të tij në Gjenevë, nipi më rikujtoi premtimin që i kisha dhënë se do ta merrja me vete për të vizituar Gjenevën dhe bustin e Skenderbeut. Kishte dëshirë që në koleksionet e fotove të tij nga Prishtina Tirana e Kruja t ja shtonte edhe një kujtim për Heroin tonë – Gjergj Kastriotin nga Gjeneva.


Nipit tim ja plotsova dëshirën e madhe
Por vizita kësaj radhe nuk rodhi pa turbulenca në shpirtin tim të ndjeshëm. Herën e kaluarkur mora pjesë në një manifestim të shkollës shqipe në Gjenevë kisha takuar djemtë e bashkëfshatarit tim Tahir Dulaj që kishin ardhur në këtë program festiv bashkë me fëmijët e tyre. Atëherë mu pat bërë zemra mal kur pashë se të gjithë ata vazhdonin shkollën shqipe në Gjenevë. U gëzova pa masë dhe i përgëzova djemtë e bashkëfshatarit tim nga Polluzha që tashmë në qender të Gjenevës kishin dy restorane dhe po menaxhonin bisnesin e tyre të nderuar nga gjenevasit dhe shqiptarët me banim atje. U gëzova edhe për përkujdesjen që bënin për fëmijët që ata të mos e harrojnë gjuhën e tyre të bukur. Ishte një rast i mirë që edhe nipi im të njihej me ta.
Dy djemtë e Tahirit, Artani dhe Astriti me fëmijët e tyre në shkollën shqipe të Gjenevës

Në mbrëmjen promovuese filluan të rrokullisen njëra pas tjetrës kujtimet e së shkuarës që herë më mbushnin gëzim e herë më krijonin tallaze dëshprimi e mllefi, ishin valvitje të forta gati për ta përmbytur anijen e shpirtit tim në këto dallgë shkumbuese.

Albana nga UP po moderonte promovimin e librit të A. Pacarizit

Po vështroja ashtu padashtas vajzën e mikut tim dhe atdhetarit Sylejman Krasniqit, Albanën e cila kishte krijuar karierë të mirë në Universitetin popullor shqiptar të Gjenevës dhe po moderonte promovimin e këtij libri. Eh, sa kujtime mu shpërfaqen në këto momente për Bacën Sylë dhe sa rropatjet e tij në kohë të ndryshme më silleshin nëpër kokë! Pranë më qëndronte Agim Paçarizi që me librin që po i promovonim po dëshmonte përpjekjet 3 dekadëshe për të ruajtur gjuhën dhe kulturën e Atdheut e bartur nga qindra mijëra vogëlushë nga trojet shqiptare në Zvicër. Po fliste me zë që kumbonte rrjedhshëm arbërisht miku im arbëresh, Michele i ardhur si jashtëtoksor (siç e cilësoi Albana kur i dha fjalën) për ruajtjen 600 vjet të kësaj gjuhe tek arbëreshët në Itali.
Të gjithë këta së bashku më futen thellë në botën e hershme dhe më zhdaraviten kujtimet nëpër kohë. Lexova ngadalë rreshtat e recensionit të përgaditura për librin dhe u mbështeta, për tu mbajtur mirë në karrige nga droja se po rrëshqitja ngadalë në humnerën e dalldisë nga një ankth që më ishte mbledhur në grykë sa doja të pëlcisja.
Po e mbajta veten, derisa Michele me arbërishten e tij na ngjalli nostalgjinë e Motit të të madh, për hir të të cilit kishin ruajtur 6 shekuj amanetin e tyre – gjuhën e shenjtë!


Miku ynë arbëresh Michele rrëfente për 600 vjet të mos harresës së gjuhës tek arbëreshët

Përballë në publik pos tjerësh kisha Xhafer Shatrin, veprimtarin e palodhshëm të çëshjes shqiptare, heshtja e të cilit fliste shumë. Për një çast ndjeva se nga këto kujtime për atdheun, vendlindjen dhe gjithë tragjedinë shqiptare po më mundonte ky ankth, të cilit i droja se do të shpërthejë dhe anija e shpitit tim do të fundosej keq në këtë valëzim të furishëm. Po e mora veten dhe frenova që dallgët e ashpra të kujtesës të mos më përmbysnin edhe kësaj radhe në humbëtirë.
Atë natë e kalova mirë në darkë me mikun tim Agimin dhe familjen e tij të mrekullueshme, po as aty s kalova pa ndjeshmërinë e skajshme kur mu kujtua babai i tij i ndjerë Demir Aga i Dragobilit, të cilën kur e patëm vizituar me Gjyshin në Kosovë në pleqërinë e tij të thellë, hetuam se kishte një plagë të rëndë në shpirt që se thoshte, po donte të pëlciste. Si nëpër dhëmbë e pata dëgjuar atëherë ofshamën e tij: ” – Eh, e latë bosh këtë vend edhe ti e Agimi”… për të mos më lënduar më tepër pat heshtur. E pata kuptuar drejtë brengën e tij. Në shtëpinë e madhe tashmë kishte mbetur vetëm djali i tij i vogël, të tjerët ishin tretur nëpër botë, po me arratinë e Agimit shpirti i tij kurrë s ishte pajtuar. Më tha atë që më përseriste shpesh edhe nëna ime:
– Do të na mbesin varret të vetmuara në këtë tokë. Djemtë e mi po arratiseni të gjithë nëpër botë… që ma përseriste si refren sa herë që kthehesha në Kosovë.
Të nesërmen, derisa po kërkonim lokalin e mikut dhe bashkëfshatarit tonë Tahirit që na kishte ftuar që mbrëmë, në Sheshin e Shpellave, nga prapa dëgjoi një zë të butë djaloshi: – Këtu jemi mësuesi Hamzë, – duke më treguar drejtimin tek lokali i tij i stolisur bukur “Le Quai des Grottes”. Ishte Valdeti, djali i vogël i Tahirit, Valdeti i cili herën e fundit më pat habitur.
Derisa po pinim kafenë me Agimin dhe Xhafer Shatrin, unë u ngrita dhe bëra një foto me te. Kur u ula Xhaferi më pyeti: – Të pashë të shqetsuar dhe plot emocione, ç pate? I tregova për djaloshin e Fotografisë. Kjo histori pastaj u bë temë e bisedës.
Të dy miqëve ju lexova rreshtat e poezisë që Valdeti i vogël atëherë në klasën e parë, para gati 3 dekadash kishte recituar në programin shkollor në fshatin tim, kur unë mësuesi i tyre isha arratisur në Shqipëri:

Pat ikur mësuesi im në Turqi,
unë abetaren e laga me lot.
Në zemër më hyri fytyrë e tij
dhe s’më hiqet atë ditë e sot.
I vogël isha ahere, pak dija,
jeta më dukej lojë, dëfrim.
Por ngado që shkoja, kudo që vija
shihja fytyrën e mësuesit tim.
….

Valdet Dulaj bashkë me mësuesin që i kishte recituar poezinë para gadi tri dekadash

Edhe sot më turbullohen ndjenjat kur recitoj këtë poezi. Nuk kam kurajo të përmbahen. Në këta rreshta përmblidhet tërë tragjedia ime dhe e popullit tim që po vazhdon heshtur me tërë tragjiken e saj.
Herën e shkuar kur i takova djemtë e Tahirit, njihja vetëm Artanin për të cilin më kishte folur djali im i madh. Po Valdetin se kisha parë asnjëherë. Po herën që shkoi, ai mu afrua, më përqfoi me shumë mall dhe kur unë u dhashë komplimente të mira fëmijëve të familjes së tij për recitimet në programin e shkollës shqipe dhe u ndjeva dyfish krenarë që ishin bashkëkombas dhe bashkfshatarë të mi, Valdeti më tha: – Po, mësuesi Hamzë, ti nuk e di por edhe unë dikur kam recituar. Bile kur je arratisur ti në Shqipëri, unë kam recituar poezinë:
⦁ Pat ikur mësuesi im në Shqipëri
unë abetaren e laga me lot…
Kur e përfundova, – thotë ai, i gëzuar shumë nga duartrokitjet shkova te prindërit e mi, por u habita kur pashë se i gjithë fshati po derdhte lot. U habita pa masë! Atëbotë e recitova por nuk e kuptova ç do të thotë Mërgimi dhe loti i bashkëfshatrëve të mi.
Xhaferi që kishte të njejtën nostalgji më shikoi habitshëm, edhe Agimin e preku kjo histori.

Foto e shkollës ku shihen nxënësit e shkollës së vendlindjes ende recitojnë në Festa e gëzime

Po, heren e fundit u përmallova keq, u gëzova kur pashë që në bibliotekë ende i kishin ruajtur ata pak libra që pata grumbulluar si lektyrë shkollore vet për herë të parë dhe koleksionin e fotove si kujtim në koridorin e shkollës, po kisha ndjesi të përzier dhe nuk u përmbajta. Ata e hetuan. Fshatin tim të lindjes e kishte kapluar heshtja dhe mërzija. Njerëzit kishin humbur shpresën dhe më dukeshin të kalamendur.
Në oborrin e shkollës së re u përpoqa tu jap kurajo, anipse brenda tij ishte ngritur busti i të rënëve dhe martirëve të luftës së fundit çlirimtare, dy prej të cilëve ishin nxënës të mi për të cilët ndjeja dhimbje gjë që njëkohësisht më shtonte krenarinë. Po ajo tokë e pasur përreth me pemë e vreshta, tashmë e gjitha e mbuluar me barishte të egra dhe djerrë, ma gërvishte shpirtin. Agimi me Xhaferin e pinë edhe nga një gotë verë me Tahirin dhe u habitën kur unë e refuzova. E kam lënë thash qëkur u arratisa!

Me Xhafer Shatrin e Agim Pacarizin duke pirë kafenë në “Kalanë e shpellave” në Gjenevë

Ata nuk më thanë më asgjë, e kuptuan se Anija e shpirtit tim kishte filluar të mos u bëjë ballë më dallgëve të furishme të kujtimeve të hidhura, diktuan në sy shqetsimin tim dhe nuk më davariten më.
– E di tha Xhaferi, dikur ishim më të fortë dhe kishim shpresë, po duhet të përmbahemi. Shpirti ynë rron. Më dha kurajo mbrëmë Michele, ka 600 vjet që s harrojnë. Ndoshta edhe me ne do të ndodh mrekullia.
– Po, – i thashë, po Kronikat po thonë ndryshe, ti e di më mirë këtë Xhafer! Durrësi në Antikitet kishte mbi 30 000 banorë, tash pas afër 3000 vitesh nëse vazhdon ky trend sërish nuk do të mbeten më tepër se 30 000!? Nëse kronikanët nuk kanë gabuar, statistikat nuk na japin shumë shpresë.
Po, meqë shpresa vdes e fundit, mbetet – Të shpresojmë!

Kozeri: Klimaksi Nacional

Shkruan: Dijana Toska, Shkup

Zgjohesh bashkë me menopauzën.Falenderohesh për mundësinë edhe të një dite të jetuar që jeta yte të dhuroj. Jashtë borë megjithë natyrën e përkryer,brenda teje zgjohen reagime speciale ideoemocionale, të sforcuara nga vitet pasmenopauzale. Dhe posa hap portalet i lexon lajmet kinse nga ato më te rejat dhe me lehtësi konstaton se janë të njejtat, po të njejtat që sillen e pështillen një periudhë të gjatë kohore, me protagonist politikë të rinj e të vjetër, personazhe kukulla që vendosin në emër të jetës time, ndërkohë që unë nuk ua di as biografinë e tyre personale, apo së paku atë mentalen…

Tituj bombastik lajme boshe, doza servilizmi, kameleonizmi, të një superstrukture të shoqërisë mjerane që për vite prodhon dhe ofron rreth e perçarkë vetes e vetvetes hierarki mediokër, aparatçikë të tredhur në tru. Kjo piramidë tranzitore si fryt i indoktrinimit dhe kauzës së marksizëm leninizmit, mosdijes, injorancës morri vëmendjen e sforcuar amatoreske në propagandën e kohës sonë, njëlloj si në romanin satirik të Dritëro Agollit,“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo“.

Dhe sot të gjendur mes komikes e tragjikes të një burgu transnacional, jemi dorëzuar kemi humbur udhën tonë në oborin tonë. Rrugën e tranzicionit shoqëror si duket e kemi përzier me menopauzën si proces tranzitor në jetën e njeriut, burra e gra, padallim. Niveli i hormoneve na ka topitur ndjenjat kolektive,pjellshmërin mendore, ndjeshmërinë, na ka ul tensionin e gjakut sa që edhe nevojën me u anku publikisht e kemi futur në listën e luksit.Depresionin kolektiv si fenomen nacional po presim të na e shërojnë fuqitë e mëdha si regjisor të dramës tonë dhe të na caktojnë rolet globale që duhet ti luajmë pandam intereseve të tyre strategjike tranzitore në rajon.Ne jemi popull i miteve dhe me intelegjencë emocionale bukur mirë të zhvilluar kemi ditur maestralisht ti luajmë rolet tona tragjike në jetë, duke e përzier revolucionin me menstruacionin ndërkohë që me të njejtin gjak kemi shkruar historinë tonë të lavdishme.
Ne jemi popull i shpresës, kemi votuar Zyloshat e ditëve tona dhe natyrshëm po presim që të na zbukurojnë me trandafila rrugën false të jetës nacionale.Falë tyre jemi shpallur populli më i lumtur në rajon, madje falë pagesës së tyre sondazhet bulevardeske na kanë shpallur popull të adrenalinës që nga lavdia e rrejshme të egzaltohemi deri në atë masë sa duhet të harrojmë historinë e gjeografinë tonë. Ne jemi shndëruar në dëshmitarë historik të lajthitjeve nacionale dhe po heshtim pafalshëm në këto momente kritike hormonale, kundrejt atyre që na propagojnë klimaksin e kotësirave shqiptare, sepse na mban shpresa e shkretë infantile se i solli në skenë një erë që kundërmon ngjashëm me ciklin mujor të një adoleshenteje.
Klimaksi nacional me gjithë efektet e saja kriminogjene na ka bërë bashkëpjesëmarës të këtij trupi neurotik dhe nëse nuk ndërgjegjësohemi dhe kërkojmë terapi urgjente puro nacionale me multiplex efekte, do të mbetemi në mëshirën e vitamineve evropiane me afat të skaduar të cilat pothuajse në kontinuitet më shumë kanë prodhuar nus efekte, të cilat në vend që të na shëndrisin mendjen na kanë shtuar libidon si kontraindikacion kolektiv.

Rruga nacionale kërkon ndërgjegjësim kombëtarë, nevoj me mendu e reflektu, nevoj me protestu e me u bashku, nevoj me guxu, me u integru e mishëru me civilizimin. Nevoj imanente me e respektu vetveten pak më shumë, për ta tejkalu këtë tranzicion të klimaksit nacional me pak më shumë dinjitet e krenari.

KLIMAKSI troket një çast në jetën e çdo njeriu, a troket një herë, dy a tri varet nga porta mentale që ke vendosë në oborrin e ndërgjegjes tënde.Dashunia do të trokas në të gjitha fazat e nënfazat e jetës do të të thëras ti thyesh zinxhirët, ti flakësh pengesat, të dalësh në sipërfaqe, të dhurosh dashuni deri në dhembje, nëse do që të mësosh dhe perjetosh dashuninë e vertet e cila nuk është pronë e askujt por mision universal është rol i jetës tënde që do e luash vet në dramën e përgjithshme nacionale.

Aleat të dashur, respektoni standardet demokratike , duke vendosur qartë sankcione ndaj palës që në vazhdimësi ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës

2
Barrikadat e serbëve të pjesës veriore të Kosovës, që të nxitur nga Serbia fqinje i bllokojnë rrugët dhe qarkullimin e lirë të qytetarëve në veriun e vendit.
Dijana Toska, gazetare, Shkup
____
* Na lejoni ta ndërtojmë paqën!
Nuk mund të ndërtohet shtet pa strategji të përbashkët të të gjitha forcave politike pozitë e opozitë.
Nuk mund të rrumbullaksohet sovraniteti i shtetit duke u kthyer gjithmonë në pikat fillestare të bisedimeve me ndërmjetësim nga ndërkombëtarët.
Nuk mund të bisedohet deri në infinit për tema që vendosin sistemin e të drejtës dhe funksionimit normal të një shteti demokratik.
Nuk mund të bëhen gjithmonë kompromise në dëm të shtetësisë së Kosovës.
Nuk mund të shkilen të drejtat elementare njerëzore, kombëtare e shtetërore nga askush qofshin ata edhe aleatët tanë të përhershëm të cilët për interese të tyre luajnë me dinjitetin e një populli duke e mbajtur Kosovën përherë fajtor kujdestar para një agresori serb i cili aktualisht po luan bigjoz me gjithë spektrin ndërkombëtarë falë mosunitetit të tyre e tolerancës së pakoordinuar kinse në emër të një gjeostrategjie rajonale.
Nuk mund tu themi gjithmonë dhe për gjithëçfarë kërkese aleatëve tanë Amin , sidomos kur edhe ata e dinë se e drejta është në anën tonë.
Nuk mund të fitojmë respekt e as mirënjohje nga askush nëse nuk i mbrojmë me vendosmëri kufijt e shtetit tonë, sovranitetin e integritetin kombëtarë e shtetërorë.
Aleat tanë të dashur, në Amerikë e në Europë, respektoni standardet demokratike e konventat ndërkombëtare duke vendosur qartë sankcione ndaj palës e cila në vazhdimësi ndërhyn në punët e brendshme të RK, krijon kriza e tendosje të mardhënjeve nuk i zbaton marëveshjet e nënshkruara me prezencën tuaj, rrugë dhe zgjidhje tjetër nuk ka nëse dëshironi paqë e stabilitet në rajon.
Presidenti amerikan, Bill Klinton më 1999 menjëherë pas përfundimit të luftës në Ferizaj pati deklaruar,” ne e fituam luftën, ju ndërtoni paqën”.
Na lejoni ta ndërtojmë dhe gëzojmë paqën të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë ashtu siq na e garanton kushtetuta e Republikës së Kosovës.