Kreu Blog Faqe 1143

Kapiteni Legjendar i Kombëtares Shqiptare LORIK CANA, si dhe gazetarja e njohur nga Shkupi, Dijana Toska, e përkrahin simboliken e lulëkuqes

0

Kapiteni Legjendar i Kombëtares Shqiptare LORIK CANA, mbështet kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

Në një postim të tij në rrjetin social Facebook, Kapiteni Legjendar i Kombëtares Shqiptare Lorik Cana, ka mbështetur kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Ai ka shkruar:

Mbështes nismën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të shndërrohet në simbol të përkujtimit të viktimave të gjenocidit.

Romë 03.01.2023

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” falënderon nga zemra Kapitenin Lorik Cana për këtë mbështetje shumë të rëndësishme për ne dhe i është mirënjohës për gjithçka që ka bërë për të afirmuar kombin tonë në botë.

Forhåndsvisning av bilde

Dijana Toska, Shkup

Dijana Toska mbështet kërkesën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në KosovëDijana Toska, juriste, gazetare, producente, humaniste dhe intelektuale par excellence e njohur si fituese e çmimit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, e çmimit “Mbretëresha Teuta”, për kontribut në avancimin e pozitës së femrës shqiptare në botë dhe e shumë titujve prestigjiozë, producente e filmit të parë dokumentar në Kosovën e pasluftës “Lugina e dhembjes dhe e shpresës – Bllaca”,  autore dhe ideatore e projektit “Himni i Nënë Terezës” doli në përkrahje të kërkesës që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë dhe realizimin e kësaj kërkese e sheh si përgjigjja më civilizuese kombëtare kundër krimeve njerëzore.Në rrjetin social facebook zonja Dijana Toska shkruan:

Mbështes kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të përkrahet unanimisht si simbol unik i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.Meqë jemi në prag të 15 janarit, ditës së përkujtimit të gjenocidit në Kosovë, miratimi institucional i këtij simbol unik do të ishte përgjigjja më civilizuese kombëtare kundër krimeve njerëzore.Lulëkuqja me nuancat e ngjyrës së flamurit tonë kombëtar, le të na shërbejë si simbol i premtimit kombëtarë për të përkujtuar identitetin e gjakun e pafajshëm të viktimave që ishin pre e këtij gjenocidi në fund të këtij shekulli.Me respekt,Dijana ToskaShkup3.1.2023Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” falënderon përzemërsisht intelektualen dhe humanisten e shquar Dijana Toska për mbështetje të veçantë dhe mesazhin që përcjell nëpërmjet këtij publikimi!Me respekt të veçantëBardhyl Mahmuti, KryetarAdnan Asllani, Zëvendës Kryetar

-- 
Gjenocidi në Kosovë - Plagë e hapur
1200 Genève

Mail:  info@kosovogenocide.com
Online: www.kosovogenocide.com

Mendime se si vetëm vdekja na bashkon dhe shembulli i vdekjes së mëhershme tragjike të Sokol Olldashit

0

Gani I. Mehmeti 

Nga ditari im…

PËRSE, VETËM VDEKJA NA BASHKON!?

  • Përkitazi me vdekjen tragjike të Sokol Olldashit 

Me vdekjen tragjike e shumë të papritur të Sokol Olldashit, u prononcuan shumë polikaj, jo vetëm shqiptarë dhe jo vetëm të partisë që i përkiste, dhe jo vetëm miqë, shokë, familjarë, burrështetas, por edhe nga kundërshtarët e tij. Në këtë dhëmbje të madhe kombëtare, nuk mbeti askush pa lotët e dhembjes, pa lotët për një njeri që nuk do të shkonte shumë e do të vëhej në qendër të vemendjes shqiptare. 

Dhembjen për vdekjen e tij po e shprehnin haptas edhe kundërshtarët e tij politikë, madje pa ngurrim fare. Fjalët e kujt nuk të lënin përshtypjen dhe dhembjen më të madhe që do të ishte. Jo, nuk marrë këtu asnjërën nga thëniet e shokëve të tij, as nga bashkëpartiakët e tij, as nga miqtë e tij. Këtu do të vë disa nga fjalët, disa nga shkrimet a thëniet e kundërshtarëve të Sokol Olldashit. Ne lexuam në ekranet televizive shqiptare disa sosh, që na lanë përshtupje tejet të thella, prandaj edhe vendosa të shkruaj këta rreshta. 

Nuk është e thënë së koti se disa njerëz kontributin e tyre kombëtar e në të mirë të shtetit vazhdon të jetë edhe pas vdekjes së tyre, ashtu sikur i disa të tjerëve, vazhdon për se keqi edhe pas vdekjes e lëre më sa ata kanë qenë gjallë dhe të angazhuar në politikë. E, nëse ka diçka të mirë që ka dhënë edhe pas vdekjes së tij, ai është vetë SOKOL OLLDASHI.  

Sokolin e kam ndjekur përmes telecizionit në këto kohët e fundit, pra që prej fushatës parazgjedhore e deri me rastin e tij tragjik, që humbi jetën. Ai ishte shumë aktiv, ai dinte shumë, ai fliste qartë, herë-herë edhe ashpër. Ai kishte unin e vetë dhe nuk mund të ndikonte askush mbi të në rrjedhat politike ne Shqipëri, qoftë brenda Partisë Demokratike, qoftë në zhviullimin e jetës politike në Shqipëri.  

Një njeri e ka krijuar identitetin e tij politik, kur atë e vlerësojnë edhe kundërshtarët e tij politikë, apo të çfarëdo lloji krijues qoftë. Dhe, shih për këtë, edhe po se nuk derdhën lotë të gjithë, të gjithë patën ndjenjën e dhembjes me shkuarjen e parakohshme të Sokol Olldashit nga kjo jetë dhe në mënyrë tragjike. 

Mora nga ajo që kishte thënë kryetari i Kuvendit të Shqipërise, z. Ilir Meta, prej të cilit ka shumë për të marrë. Çdo fjalë, çdo fjali, çdo shprehje e tij, do të duhej analizuar  shumë, gjatë e hollë. Janë shumë të çmueshme fjalët e tij për politikajtë shqiptarë, që do të ishte mirë t’i marrin e në raste agresiviteti politik, t’i mesojnë këto fjalë të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë për ta zbutur agresivitetin e për të treguar se janë për dialog të shtruar jo si armiqë, por vetëm dhe vetëm si kundërshtarë, që me sa duket, Meta e respekton edhe kundërshtaruin politik, e sidomos në këtë rast. Respekton më shumë njeriun, pastaj politikën, kur thotë: Jemi njerëz në radhë të parë, pastaj politikanë! Pra, se secili që është njeri, ai do të veprojë ashtu, si njeri. Nuk do të dëmtojë farën a llojin e tij. E ne, më par të jemi shqiptar si farë e fis, pastaj edhe të ndarë në parti, por kjo e fundit duhet t’u nënshtrohet dy të parava – të qenit Njeri dhe Shqiptar. Edhe unë e vë më parë Njeriun se sa Shqiptarin, sepse nuk na duhet një shqiptar që nuk vepron si njeri. 

Bukur e vlerësuan si kundërshtar edhe Florenc Vangjeli e Ylli Rakipi. Unë çmoj këtu, siç thashë më herët, vclerësimin e kundërshtarit. 

Se kishin qenë kundërshtarë politikë e gazetareskë edhe me Ylli Rakipin dhe me Florenc Vangjelin, u pa në emisionin televiziv në ALARM, por që edhe kishin qenë shokë, ani pse të ndarë politikisht, u vërtetua nga të dy këta.  Prandaj, me vend ishte fjala e Florencit “Më mirë është ta kesh një kundërshtar të mençur, se sa një mik budalla! 

Deri sa vdekja e tij i bashkoi të gjithë krerët partiakë, të gjitha politikajt në pozitë dhe në opozitë, unë do të kisha ftuar të gjithë  që të jenë të bashkuar edhe jashtë rasteve të tilla. Dhe, kam bindjen, se në një shtet të mirëfilltë, ku nuk kultivohet korrupsioni, politikajtë nuk janë të armiqësuar sa në trojet shqiptare, qofshin në dy shtetet tani – Shqipëri dhe Kosovë, ashtu edhe jashtë tyre, si në Maqedoni, Mal të Zi e Serbi. Këtë nuk mund ta them edhe për shqiptarët e greqisë e pse jo edhe në Turqi, ku nuk e njohin fare kombin shqiptar se ekziston në to dhe se nuk kanë asnjë nga të drejtat e tyre kombëtare. 

Pra, lërini ndasitë partiake, fetare, interesat personale dhe tregohuni se jeni shqiptarë e BASHKOHUNI! 

Kështu, si çmohet Sokol Olldashi, tani kur nuk është më në jetë, do duhej të çmohej e nderohej sicili që e meriton edhe deri sa është gjallë.  

Gani I. Mehmeti 

  1. XI. 2013

Shteti është i të gjithëve, të gjithë jemi të shtetit!

0

Florim Zeqa 

Viti që e lam pas, ishte njëri ndër vitet më të rënda ekonomike. Atë që e kemi parë dhe përjetuar gjatë vitit 2022 ishte përballje me varfërinë dhe thyerjet shpirtërore nga denigrimi social. Përjetuam tronditje të thella nga rastet e njëpasnjëshme të dhunës në familje, të vrasjeve serike të motrave dhe nënave tona!

Rritje e kostos jetësore pa sigurime shëndetësore

Vuajtjet dhe peripecitë që i përjetuan familjet tona si pasojë e shkallës së lartë të inflacionit, e ngritjes së çmimit të energjisë elektrike, e ngritjes së çmimit të artikujve ushqimorë, derivateve, lëndëve djegëse, barnave dhe shërbimeve shëndetësore kanë shkaktuar gjendje depresive të pjesa dërmuese e qytetarëve.

Të gjitha këto së bashku e shkaktuan rritjen e varfësisë ekstreme, lëndimin e dinjitetit njerëzorë dhe përspektivën për ardhmëri.

Përderisa pagat në nivelin e lartë të sektorit publik (qeveri dhe parlament) janë më të lartat në rajon, ato të nivelit të ulët (administratë) janë nën mesataren e dëshiruar. Të mos flasim për pagat e ulëta dhe pasigurinë në sektorin privat, ku punëtorët nuk e gëzojnë asnjë të drejtë nga punëmarrësi dhe dhe asnjë garanci nga shteti!

Për këto 23 vitet e kaluara në liri, shteti përveqse nuk arriti të sigurojë shëndetësi cilësore në spitalet publike, nuk arriti që ta sigurojë asnjë bazë elementare të sigurimeve shëndetësore për qytetarët!

Jeta nën ankth dhe pasiguri në veriun e vendit

Kësisoji, faktorët ekonomik dhe social i thyen shpresat e të rinjëve për jetë në tërë territorin e Kosovës. Por, akoma më e rëndë dhe e papërballueshme është bërë jeta për shqiptarët në veriun e vendit, ku si pasojë e moszgjidhjes së problemit, gjegjësisht të mos shtrirjes së plotë të sovranitetit dhe barrikadimit nga ana e serbëve lokal, jeta në atë pjesë të vendit është kthyer në një ferr të vërtetë për shqiptarët!

Shqiptarët e pjesës veriore, për 23 vjet, jetën e kaluan nën ankthin e pasigurisë totale, duke e pritur natën në ferr dhe në terr, pa qenë të sigurtë sesi do t’i gjejë agimi i ditës së nesërme!

Për këtë padrejtësi njerëzore, përveq bandave kriminale në veri, fajtore është politika në Prishtinë, e cila asnjëherë nuk iu qas veriut siq duhet, duke e prolonguar zgjidhjen nga njëra qeveri tek tjetra!

Më shumë sesa paaftësia e zgjidhjes, është ikja nga përgjegjësia historike për veriun, përkatësisht ikja nga karremi i dështimit në veri. Mirëpo, kjo ikje nga përgjegjësia nuk e amniston asnjë qeveri dhe asnjë opozitë, asnjë legjislaturë të pasluftës në Kosovë deri tek kjo e fundit.

Të stimulohen nga shteti gardianët e qytetarëve 

Shteti është i të gjithëve dhe të gjithë jemi të shtetit, andaj të gjithë së bashku duhet t’i marrim meritat dhe përgjegjësitë që na takojnë për (mos) kryerjen e detyrave të shtëpisë, duke filluar nga institucionet e larta shtetërore, nga presidenca, qeveria dhe parlamenti, pa anashkaluar institucionet komunale dhe lokale deri tek qyetetari i fundit në Kosovë.

Të gjithë burrat dhe gratë që punojnë në institucionet shtetërore duhet t’i kryejnë me ndershmëri detyrat dhe obligimet e tyre kushtetuese. Secili qytetar i Republikës së Kosovës duhet të punojë pandërprerë për t’i siguruar vetes mirëqenje dhe ambient të pastër në lagjen ku jeton, secili banorë në fshatrat e Kosovës duhet të punojë tokën e vet bujqësore, të zhvillojë blegtorinë dhe të krijojë të mira për familjen e vet dhe të krijojë përfitime materiale nga puna e tij.

Vetëm kështu mund të jetohet ndershëm dhe krijohet përspektivë e shëndoshë për jetë në trojet tona etnike. Burrat dhe gratë, të rinjët dhe të rejat e këtij vendi duhet të angazhohen më shumë për familjen dhe për shtetin e tyre.

Përderisa njerëzit e uniformuar, policët, ushtarët dhe zjarrëfikësit e rrezikojnë jetën e tyre për sigurinë tonë, mjekët janë ata që kujdesën për shëndetin e qytetarëve, mësuesit dhe profesorët për edukimin e brezave dhe prodhimin e kuadrove të specializuar për të gjitha fushat e jetës.

Që këta të sipërpermendurit ta kryejnë punën me zell dhe përkushtim, me nder dhe dashuri, duhet të jenë të stimuluar nga shteti i tyre, e jo të ndodhë, që gjatë shërbimit ndaj qytetarëve, mendjen ta mbajnë tek ekzistenca e familjeve të tyre.

Mobilizim pas “armëpushimit” të vogël politik

Në harkun kohor prej 23 vjetësh, të gjitha forcat politike e shijuan ‘Altarin’ e psuhtetit, të bashkuar në koalicione të ndryshme parlamentare. Të gjitha u ballafaquan me vështirësitë e pushtetit, të cilat gjatë ushtrimit të detyrave kushtetuese, e provuan edhe kompleksitetin e qeverisjes me vendin. Qeverisjet e fundit, përveq ballafaqimit me problemet e qytetarëve, u përballen edhe problemet globale që shkaktoj pandemia dhe lufta e filluar në Ukrainë.

Mirëpo, realiteti i krijuar në veriun e vendit nga paslufta e fundit me Serbinë, e obligon secilin qytetarë që të merrë përgjegjësitë e veta, në veqanti politikanët, për të trajtuar me urgjencë problemin e veriut, gjegjësisht gjetjen e zgjidhjes përfundimtare në Dialogun e Brukselit.

Kërkohet mobilizim i të gjitha forcave politike, në pushtet dhe opozitë për t’u bërë bashkë në ballafaqimin politik me Serbinë. Nuk bën të relaksohemi shumë nga tërheqja e fundit e 14 barrikadave. Këtë duhet ta kuptojmë vetëm si një “armëpushim” të vogël politik para betejës finale me Serbinë.

Pa zgjidhjen përfundimtare me Serbinë, jo vetëm që nuk do të bëhet fjalë për sovranitet dhe pavarësi të plotë, nuk do të bëhet fjalë për zhvillim ekonomik dhe as integrim të shtetit të Kosovës në BE, OKB dhe NATO. Sikurse që nuk do të bëhet fjalë për ligjshmëri dhe demokratizim të vendit në përgjithësi!

Shqipnia e Patër Anton Harapit 

Nga: Nue Oroshi, historian 

(Kujtesë historike më rastin e 135 vjetorit të lindjes se Patër Anton Harapit) 

Lufta e njerëzisë me djallëzinë në trojet shqiptare nuk është një luftë personale në mes të  dy individëve por është një luftë e gjatë shekullore që po zgjatë edhe sot e kësaj dite tek ne shqiptarët. Shqipëria e Patër Anton Harapit ishte një Shqipëri ndryshe me atë që e kishin planifikuar klyshtë e Miskovit. Patër Anton Harapi e shihte Shqipërinë Evropiane dhe trojet shqiptare të bashkuara në një shtet të përbashkët ku i thuhej bukës – bukë e ujit – ujë. Frati atdhetar asnjëherë nuk hoqi dorë nga përpjekjet e ti atdhetare për një Shqipëri ndryshe pra,për një Shqipëri të shqiptarëve. Ai në jetën e ti sublime prej dritëjetës e deri të pushkatimi që i bënë klyshtë e Miskovit.Këta të mjerë i zbatonin urdhërat e komunistëve jugosllavë që ju kishin dhënë për shkatërrimin e klerit katolik në Shqipëri. Njëri ndër ato urdhëra ishte edhe ai i numrit dy të Beogradit Eduard Kardeli i cili në muajin tetor të vitit 1945 e porositë Enver Hoxhën: ´´Nëse do të mbajsh pushtetin në radhë të parë duhet të zhdukësh klerin katolik dhe krimineli Enver Hoxha ashtu bani e madje jo vetëm që e zhduki klerin katolik por i la edhe pa varre atdhetarët shqiptarë´´.   

      Patër Anton Harapi u lind në Shirokë më, 5 janar 1888 dhe u shkollua në Shkodër.Atij që në fëmijëri i rrinin në mendje vargjet e Filip Shirokës: ´´ Shko Dallëndyshe´´ vargje sa të dhimshme që Filipi i mërguar ju kushton prindërve të tij. Ai për tu pasuruar me dije vazhdon shkollimet në gjimnazet Françeskane në Meran dhe Hall të Tirolit, ku paiset dhe njihet me kulturën gjermanishtfolëse pa e lënë anash edhe kulturën e punës dhe këmbëngulësinë në realizimin e qëllimeve jetsore.Më pas vazhdoi studimet teologjike në Romë ku edhe u kompletua si intelektual por pa e harruar asnjëherë Shqipërinë e tij të dashur, Shqipërinë e Patër Anton Harapit, një Shqipëri etnike dhe demokratike, më një civilizim Evropian. Por këtë dije nuk e shpërndau nëpër vende të ndryshme të botës por u kthye në Shqiperi aty ku edhe e kishte filluar shtegtimin në marrjen e dritës së diturisë. Ai nga viti 1923 deri në vitin 1931 dha mësim në Shkodër dhe ishte edhe drejtor  i Kolegjit Françeskan. Nga shënimet e Enciklopedisë shqiptare ipen edhe këto të dhëna për Patër Anton Harapin:´´ Më 1910 kthehet në atdhe dhe shugurohet meshtar duke përmbushur kushtet e mbrame të Urdhrit Françeskan. Gjatë tetorit të vitit 1912 deri në prill 1913 kur Shkodra qe e rrethuar nga trupat malaziase e serbe, i përkushtohet shërbesave fetare dhe njerëzore në kishën “Zoja Rruzare” në Arrën e Madhe në Shkodër, ku ishte edhe Kuvendi Françeskan. Gjatë kohës së takimeve që i paraprinë pavarësisë së Shqipërisë kërkohet nga nëpunësit e Ministrisë së Jashtme të Perandorisë Austro-Hungareze si përkthyes gjatë bisedimeve që u zhvilluan mes kontit Berthold dhe Ismail Kemal bej Vlorës, në mungesë morën sivëllaun e tij françeskan P. David Pepën. Më 1916 në Dukagjin ra kolera, P. Antoni vajti si shërbetor pranë tyre, për t’i ngushëlluar dhe ndihmuar drejtpërdrejt nga ana profilaksike kundër kolerës. Dy vitet e fundme të Luftës së Parë Botërore e gjeti famullitar në Grudë të Malcís së Madhe. Organizon menjëherë tre bajrakët Hot, Grudë e Triepsh dhe ua uli parinë në Shkodër që t’i dorëzonin memorandumin e përgatitur nga ai vetë në vitin 1918, komandantit francez në Shkodër. Në bashkëpunim me Gurakuqin dhe Fishtën, hartoi peticionin e nënshkruar nga paria e 200 përfaqësuesve të tre bajrakëve të lartpërmendur, drejtuar përkatësisht Konferencës së Paqes në Paris, ministrave të Jashtëm të ShBA-së, Anglisë, Francës dhe Italisë. Në përkrahje të negociatave diplomatike, përfaqësuesit e Grudës, Hotit e Triepshit në Shkodër, organizuan demostratën te Ura e Maxharrit, duke brohoritur:  

“Hot e Grudë ishin betue 

Pa gjak malet mos me i l’shue…” 

Dallimi në mes të Enciklopedisë shqiptare dhe asaj gjermane që flet për patër Anton Harapin është në faktin se Enciklopedia shqiptare nuk i jep emrat e atyre që morën vendimin për vrasjen dhe pushkatimin e Patër Antonit. E ata ishin gjygjtari i përgjithshëm Irakli Bozo dhe prokurori  Misto Treska. Ndërkohë që enciklopedia gjermane jep edhe një vlerësim shumë të madh për Patër Anton Harapin ku thotë:  Harapi vleresohej shumë për patriotizmin dhe fuqinë e tij bindëse.Ai u vlersua shumë në mbarë Shqipërinë për thellësinë dhe elokuencën e leksioneve të tij dhe për erudicionin e tij në temat fetare.Kishte një tolerancë të madhe fetare dhe i respektonte religjionet tjera në Shqipëri. Është shumë interesant vlerësimi që bën Baronesha Godin për Patër Anton Harapin, ku fjalët e patër Anton Harapit të thëna para Gjykatës Komuniste ajo do ti boton në Kopertinën e librit Historik që kryekput do t’ja kushton Patër Anton Harapit:”Pushteti dhe forca janë të shkurtëra dhe kalimtare” -thoshte Pater Anton Harapi kundërshtar i Enver Hoxhës. Unë kam qenë dhe jam kundërshtari i juaj. Me qenë i lirë, gjithnjë isha angazhuar përsëri kundër jush, i kisha tubuar të tjerët që t´ju dëbojmë juve. Çka ju nevoiten dëshmitarët. Çka unë e kam bërë nuk e mohoj dhe nuk kam nevojë për mbrojtës.Unë e di se si ky proces do të përfundoi.Unë nuk kam frikë vdekjen dhe nuk pres ndonjë gjë tjetër nga ju. Turp dhe turp për mua do ishte mëshira e juaj, ç’nderim dhe turp është për mua hiri juaj. Unë nuk do të mbijetojë shëmbjen e Shqipërisë. Shqipërinë time të dashur, siç unë e kam planifikuar, siç unë e kam mbjellë dashurinë për atdheun. Ju jeni të korruptuar dhe të mashtruar përmes një mësimi të çmendur, që sot jeni plotësisht në shërbim të botës Sllave, që po ja bëni varrin atdheut tuaj. Për këtë çmenduri tuajën që jeni duke e bërë në shërbim të sllavizmit unë jam duke lotuar me lotë të përgjakur. ” (Pjesë nga procesi Gjygjësor kundër Pater Anton Harapit)Këto ishin fjalët përfundimtare të një njeriu dhe burri që jetën e tij ia kishte falur Shqipërisë, që si moto e kishte ta drejton Shqipërinë në një ardhmëri të lumtur, përfundon Baronesha Godin. Ajo gjithashtu në vepreën historike për veprën dhe jetën e Patër Anton Harapit, që në fillim thotë, se Patër Anton Harapi është pasardhësi i shkrimtarit të madh shqiptar Atë Gjergj Fishta. Ajo shkruan, se të gjithë e njohin Patër Anton Harapin prej Sarandës e deri në Shëngjin, prej Durrësit e deri në Pejë, ai ishte dy vite qeveritar Shtetëror i Qeverisë Shqiptare, derisa dha dorëheqje me ardhjen e komunistëve në pushtet. Ky liber është botuar në vitin 1963 nga shtëpia botuse “Steyer Verlag“, disa vite pasiqë kishte ndërruar jetë Baronesha Marie Amelie von Godin, dhe ka gjithsejt 207 faqe. 

Veprimtaria Politike e Patër Anton Harapit 

Pasi u zhbë zyrtarishtë bashkimi me Italinë atdhetarët shqiptarë hynë në veprim që sërish të shpallej Pavarsia e Shqipërisë. Patër Anton Harapi ishte krahu i djathtë i familjes së Kapidanit të Mirditës Gjon Marka Gjonit dhe tre djemve të ti Kapidan Mark Gjon Marku,Kapidan. Ndue Gjon Marku dhe Kapidan Llesh Gjon Marku. Ai pranoj që të jetë pjesë e Këshillit të lartë të Regjencës që ishte një Qeveri e Shqipërisë dhe që përbehej nga përfaqësuesit e katër komunieteve fetare. Për këtë në verën e vitin 1943 ja mbërrin ushtria gjermane e me të edhe një grup shqiptarësh nga Kosova në krye me atdhetarin Xhafër Devën. Kapidan dr Mark Gjon Marku duke e konsideruar faktin historik se gjermanët na kishin dhurue Kosovën e jo italianët, me shkue kundra tyre do të thoshte me mohue Kosovën. Më këtë bindje të thellë e te ndërgjegjshme vendos dhe shkon në Tiranë me ra në kontakt me komandën ushtarake gjermane e me të me shqyrtue probleme mjaft të nderlikueme të kohës. Atje në Tiranë është pritë me nderime dhe gjërmanet janë bindë se kishin të bëjnë më një përsonalitet politik të radhës se parë, prandaj caktuen një bashkëpunim reciprok duke i vënë në dispozicion një batalion luftëtarësh besnikë prej 350 mirditas, me kusht që mos me i përdor gjermanet në aksione të ndryshme ushtarake. Me atë batalion kapidan Mark Gjon Marku siguroi hapjen e KUVENDIT KUSHTETUES NË TIRANË në vitin 1943. Ky kuvend u hap më 23 tetor 1943 në ish-pallatin e ri Mbretëror, në rrugën Tiranë – Elbasan. Sipas rregullave të Kuvendit Kushtetues Kombëtare, në të cilën për herë të parë morën pjesë përfaqësues të zgjedhur të krahinave të ndryshme shqiptare jashtë kufinjëve të Shqipërisë, të shkëputura padrejtësisht nga shteti në vitin 1913, u zgjodh kryesia e përbërë nga Lef Nosi kryetar, kapidan dr Mark Gjon Marku nënkryetar dhe dr. Rexhep Krasniqi po ashtu nënkryetar. Me shkuarjen e Lef Nosit në Këshillin e Naltë të Rexhences, ku merrnin pjesë edhe Mehdi Frashëri, Patër Anton Harapi dhe Fuad Dibra dhe po të njejtën ditë që duhet të zgjidhej edhe atdhetari Idhomen Kosturi prej Korçës kryetar (atë e vranë pansllavisteët komunistë) ndërsa kapidan dr Mark Gjon Marku nga respekti qe kishte për Kosovën martire ja lëshoi vendin dr Rexhep Krasniqit që të bëhet Kryetar i Kuvendit Kombëtar Shqiptar. 

Kuvendi Kushtetues Kombëtar, i cili u sigurua nga 350 mirditas të ardhur enkas për këtë ngjarje në Tiranë, mori këto vendime: 

1.Anulimi i statusit që kishte kaluar Shqipëria gjatë okupacionit italian dhe Rishpallja e Pavarsisë Shtetërore Shqiptare. 

  1. 2. Anulimi i kushtetutes dhe i të gjitha ligjeve te imponuara gjatë okupacionit dhe kthimin e statusit ligjor të pavarësisë.
  2. Edhe për kundër pranisë se Ushtrisë Gjermane në tokat Shqiptare u bë shpallja e Neutralitetit Shqiptar.
  3. Në mbështetje të kërkesës se njëzëshme të përfaqësisë legale të tokave shqiptare, me deputetë nga të gjitha vendet e robëruara dhe në një atmosferë të një entuziazmi të papërshkruar u bë shpallja e bashkimit në një shtet shqiptar.

5.Zgjedhja e Këshillit të Naltë të Rexhencës, si autoritet shtetror suprem, të përbërë prej patrioteve më të shquar të kohës : Mehdi Frashëri, Patër Anton Harapi , Lef Nosi dhe Fuad Dibra.  

Këto vendime të Kuvendit Kushtetues Kombëtar defakto e kthyen Pavarsinë e Shqipërisë. Patër Anton Harapi pranoj që të jetë në katërshën e parë por asesi nuk pranoj që të jetë kryetar i Qeverisë për faktin siç deklaronte ai se nuk i nënshkruante vendimët në vdekje për shkak të veladonit të fratit Françeskan.Është për tu vlerësuar  se krahas Kapidan Mark Gjon Markut që nuk pranon ta lëshoj Shqipërinë por e vazhdon luftën antikomunsite një gjë të tillë e bënë edhe Patër Anton Harapi.  

Pas humbjes së luftës Botërore nga ana e gjermanëve ata filluan tërheqjën edhe nga Shqipëria jo qe kishte ndonjë rezistencë në Shqiperi siç e kishin fallsifikuar komunistët por gjermanët tërhiqeshin për shkak të humbjes së Luftës së Dytë Botërore. Patër Antonit i afrohet nga Hermann Neubacher shumë seriozisht të largohej nga vendi ku edhe iu sigurua një vend në aeroplanin e tij, por atdhetari shqiptarë Patër Anton Harapi pasiqë e falënderoj mikun e ti  përgjegjej në këtë mënyrë :“Zoti më ka thirur që të jem këtu ku jam në vendin tim, po të ishte vullnet i Zotit unë do të vdes aty ku janë detyrat e mia si prift “.    

Kjo tregon se Patër Antoni më shumë e donte Shqipërinë se sa jetën e vet dhe ishte i lidhur me përkushtimin më të madh për një Shqipëri siç e kishte planifikuar Patër Anton Harapi dhe plejada e madhe e intelektualëve shqiptarë nacionalistë që kishin kryer studimet e tyre në shumë shtete të Evropës. Pas arrestimit që i bënë forcat komuniste partizane që përbeheshin nga komunsitët serb e shqiptarë më 14 shkurt të vitit 1946 At Anton Harapi së bashku me anëtarin e Këshillit te Rexhencës Lef Nosi dhe ish kryeministrin Maliq Bej Bushati u dënuan me vdekje nga Gjykata Ushtarake e Tiranës.Kjo Gjykatë që punonte me urdhërat e Beogradit drejtohej nga gjygjtari i pwrgjithshëm Irakli Bozo dhe nga prokurori Misto Treska . Dega e Gjykatës se Beogradit me seli në Tiranë i dënoi me pushkatim, dhe mbrenda të njejtës natë Patër Anton Harapi, Lef Nosi dhe Maliq Bushati u morën nga Qelia e Burgut nga skuadra e Pushkatimit dhe pasi u vranë barbarisht, u varrosën në një varr të pashënuar, në një vend te pazbuluar diku në periferi të Tiranës. Ata u lanë pa varrë siç u lanë edhe 47.300 shqiptarë anë e kënd trojeve etnike. Atdhetari që i dha çdo gjë Shqipërisë më në fund ia dha edhe jetën dhe si mori asgjë, vdiq siç vdesin atdhetarët shqiptarë duke u sakrifikuar për një Shqipëri Etnike dhe Demokratke. Shqipëria e Patër Anton Harapit është Shqiperia Evropiane por jo në kufijtë e cunguar të sotëm por Shqipëria Etnike dhe Demokratike. Këtë Shqipëri e ndërtuan Patër Antoni me shokë. Edhe sot e asaj dite është duke u zhvilluar një luftë në mes të dy rrymave politike asaj të Patër Anton Harapit për një Shqipëri etnike , demokratike dhe Evropiane dhe rrymës politike pansllaviste për një Shqipëri në gjirin e Serbisë dhe Rusisë.  

E si përfundim të këtij shkrimi për njeriun eurudit autorin e “Andrres se Pretashit“ dhe shumë veprave tjera, atdhetarit që tërë jetën ia kushtoji Shqipërisë do ta përmbyllë këtë shkrim me fjalët e ti të thëna me plot krenari para gjykatës ushtarake komuniste ku thotë: “ Unë kam qenë dhe jam kundërshtari i juaj. Me qenë i lirë, gjithnjë isha angazhuar përsëri kundër jush, i kisha tubuar të tjerët që tju dëbojmë juve. Çka ju nevoiten dëshmitarët. Çka unë e kam bërë nuk e mohoj dhe nuk kam nevojë për mbrojtës.Unë e di se si ky proces do të përfundoi.Unë nuk kam frikë vdekjën dhe nuk pres ndonjë gjë tjetër nga ju. Turp dhe turp për mua do ishte mëshira e juaj, ç’nderim dhe turp është për mua hiri juaj. Unë nuk do të mbijetojë shëmbjen e Shqipërisë. Shqipërinë time të dashur, siq unë e kam planifikuar, siç unë e kam mbjellë dashurinë për atdheun. Ju jeni të korruptuar dhe të mashtruar përmes një mësimi të çmendur, që sot jeni plotësisht në shërbim të botës Sllave, që po ja bëni varrin atdheut tuaj. “ 

Gjurmëve të qytetit të Damastionit në trevat e Dardanisë qendrore

Hartat që tregojnë shtrirjen e fisit të lashtë dardan Galabri

Nga Qazim Namani: Dr. Arkeologji/Trashëgimi Kulturore

Damastioni ishte qendër e madhe xehëtare me rëndësi në Dardani, ku që nga shekulli i IV p.e.re, preheshin monedha prej argjendi. Në simbolet e përdorura mbi monedha është çekani i minatorit, që dëshmon se qyteti ishte qendër e një treve të pasur me miniera të arit dhe argjendit.

Damastioni është njëri nga qytet e rëndësishme ilire i cili ende nuk është zbuluar se në cilën treve ilire ishte ngritur. Bazuar nga burimet antike ky qytet ishte bërë i njohur për përpunimin e arit dhe argjendit.

Minierat për rreth, dhe përpunimi i metaleve fisnike në këtë qytet kishin një rol mjaft të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, të jetës sociale e kulturore të asaj treve.

Gjurmët e vendndodhjes së këtij qyteti ende nuk janë të përcaktuara qartë, lidhur me këtë çështje janë ngritur shumë hipoteza, por nga mungesa e hulumtimeve në terren, nuk është vërtetuar, ku kanë ekzistuar gjithë ato miniera, dhe ku ka lulëzuar ky qytetërim.

Hipotezat e ngritura deri më tani dallojnë shumë mes veti, duke e kërkuar në disa qytete dhe vendbanime të ndryshme nëpër trevat e Ilirisë dhe Dardanisë antike.

Shumë studiues për këtë qytet dhanë mendime, duke e kërkuar nga viset jugore të Shqipërisë, në Maqedoninë e sotme, në Kosovë dhe në Serbinë e sotme.

Nga burimet e më hershme mësojmë se në këtë qytet përveç përpunimit të metaleve fisnike, u prenë edhe monedha me emër të qytetit dhe çekanin e minatorit, të cilat sot hasen në shume vendbanime të Gadishullit Ballkanik.

Nëse bazohemi në shkrimet e studiuesve antik, por edhe në mendimet e studiuesve tanë nga Kosova si: Zef Mirditës, Edi Shukriut etj, të cilët mendojnë se qytetin ilir Demastionin duhet kërkuar në Dardani, e pikërisht në lokalitetet e përpunimit të metaleve në rrethinën e Artanës, dhe bazuar në gjurmët arkeologjike dhe minerare, mundë të konstatohet se kjo trevë, pa tjetër duhet të ketë qenë qendër primare për ekonominë dardane.

Përveç shumë lokaliteteve  tjera arkeologjike, monedha të Damastionit janë gjetur edhe në Kështjellen e Veletinit afër Janjevës.[1]

Rëndësia e këtij territori të Dardanisë dëshmohet edhe nga ekzistimi i shumë kështjellave dhe gradinave pranë galeriveve minerare që sot i hasim në terren.

Mbarimi i kulturës së bronzit që në malësinë e Galabit, dëshmohet me nekropolet e zbuluara në fshatin Bërnicë të poshtme, Grashticë e Keqekollë, afër Prishtinës, filloj një kulturë e re ajo e hekurit.

Mbi fshatin Bërnicë, ngrihet kështjella e Siçevës, në Grashticë është fortifikata dhe vendbanimi antik i shtrirë ne disa hektarë. Në fshatin Keqekollë, ekziston një fortifikat që mendohet të jëtë Kështjella e Kekollës.[2] Qytetrimi dardanë në këtë trevë dëshmohet me një numër të madh të fortifikimeve dhe monumenteve të zbuluara.

Në periudhën e hekurit, në këto treva jetonin dardanët, të cilët ishin bartës të qytetrimit të ri, duke dëshmuar kontinuitet qytetrimi që nga parahistoria.[3]

Kjo periudhë e qytetrimit dardanë dëshmohet me vendbanimet e fortifikuara (qytezat), të cilat sot i gjejmë në tërë territorin e Kosovës së sotme e më gjërë.

Vendbanimet e tipit të fortifikatave në territorin e Kosovës, na shfaqen që nga mbarimi i periudhës së neolitit.[4] Kultura materiale e zbuluar në fshatin Damarocë, pranë lumit Morava Jugore, dhe në fshatin Vlashnje afër Prizrenit, i përkasin grupit: Iodertaro-humusor.[5] Supozohet se këto fortifikime të ngritura në epokat e hershme të historisë, kanë vijuar zhvillimin e tyre gjatë tërë epokës së bronzit, në mënyrë që në epoken e hekurit të bëhen si vëndbanime dominuese në zonat për rreth ku shtriheshin.[6]

Në trevëne burimit të Moravës Jugore, mund ta kërkojmë qendrën kryesore të qytetrimit në këtë zonë, dhe se zbulimet e kulturës materiale të epokës së hekurit, në këto anë ju përkasin dardanëve.[7]

Duhet theksuar se xeheroret e Kosovës janë shfrytëzuar që nga periudhat e hershme të metaleve, dhe kjo dëshmohet në tërë territorin e Kosovës.

Xehetaria si degë e rëndësishme ekonomike gjatë Mbretërisë së Dardanisë gjatë shekullit IV-III para erës sonë, ishte zhvilluar edhe jashtë kufijve verilindor të Kosovës së sotme. Minierat në rrethinë e Leskocit, Medvegjës, Vrajës, Bujanocit, Preshevës dhe Kumnovës, ishin degë kryesore të ekonomisë që ndikuan në zhvillimin e qyteteve në këto anë, gjatë periudhës helenistike, në antikitetin e vonë dhe mesjetës.

Emil Cershkov: gjatë hulumtimeve në terren ka shkruar se, në territorin mes Gjilanit dhe Bujanocit janë ruajtur gjurmët e xehetarisë së vjetër antike e mesjetare, të cilat me vështirësi dallohen, sepse gropat dhe galeritë janë shembur që moti dhe mezi mundë të shihen në terren.[8]

Për minierat e kësaj treve kemi të dhëna edhe nga autorët antik. Shkrimtari romak Straboni, i cili jetoi ne shekullin e parë para erës sonë, në librin e tij VII, ka shkruar se, dardan janë dhe Galabrët tek të cilët …..(mungesë në test), është një qytet i vjetër …. këta pra banojnë në thellësi të vendit.[9]

Është një fakt se Straboni e dinte për atë qytet, dhe e gjeti të udhës ta citonte me epitetin Arhaia e kjo tregon se nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë fortesë të zakonshme.[10]

Dardanët kanë qenë të organizuar në jetën politike, ekonomike dhe sociale prandaj si duket ky polis Arhaia ka qenë qendër e rëndësishme e fisit dardan Galabroi.[11]

Edi Shukriu, për ekzistimin e qyteteve në Dardani shkruan: Sipas burimeve antike në Dardani kishte qytete, kështu në shek. I p.e.re, autori antik Tit Livi bënë dallim midis vendbanimeve, duke i quajtur disa prej tyre me nacionin urbus, përderisa Straboni përmend një qytet të vjetër tek Galabrët dardan, pra një qytet që në shekullin e I p.e.re ishte i vjetër.[12]

Dardanët kishin zhvilluar njësi minerare të ashtuquajtura fines, njësi këto që posedonin njësine administrative të quajtur vicus metallic.[13]

Monedha të prera dhe të prodhuara në qytetin e Damastionit, përveç Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, janë gjetur edhe në shumë lokacione të tjera, si: tetradrahma në Kulinë (ndërmjet Nishit dhe Leskovcit).[14]

Autori Petar Popović paraqet tri monedha të zbuluara ne Kërshevice, ndër të cilat një e prerë në Damastion kurse dy në Pelagia.[15]

Banja Luka. Siç thamë më lart, monedhat e Damastionit u zbuluan në Dalmaci, Bosnje dhe Hercegovinë. Në Shqipëri, përveç Shkodrës, monedhat e Damastionit u zbuluan në zonën e Elbasanit.

Sipas Imhoof-Blumer, monedhat e Damastionit u gjetën, afër Stobit, Shkupit, Vranjës, Kumanovës dhe Karatovës perëndimore. Paraqitja e monedhave Damastion u dëshmua në Janjevë, Prizren, Gjakovë dhe Pejë. Krahas lumit Morava në veri-lindje nga Vranja dhe Kumanova, konkretisht në Kulinë, afër Leskovcit në vitin 1923 u zbulua një grumbull i madh me monedha Damastion. Duke shkuar më tutje në lindje, gjenden 11 monedha të Damasionit në Muzeun Kombëtar të Sofjes në Bullgari. Të gjitha ato 11 monedha janë zbuluar në territorin e Bullgarisë. Edhe në Rumani u zbuluan monedhat e Damastionit. Sa i përket Shqipërisë në Shkodër u zbuluan 3 monedha të Damastionit. Në Dalmaci në Sinj, rreth 25 km afër Splitit, u zbuluan 30 monedha, në Risan (Rhizoni i lashtë), në Bocche di Cattarro, u zbulua një grumbull me monedha të Damastionit. Në disa monedha të Damastionit është shfaqur çekiçi i minatorit, i cili dëshmon se qyteti ishte qendra e një rajoni të pasur me minerale argjendi. Përderisa monedhat e Damastionit janë kryesisht monedha ari dhe argjendi, atëherë lirisht mund të pohojmë se Damastioni gjendej afër minierave të arit dhe argjendit, gjë që dëshmohet nga gjurmët e minierave që gjenden edhe sot në miniera të ndryshme, lumenj edhe të rajonit të Kosovës.[16]

Rreth ubikimit të qytetit të Damastionit, në mungesë të materialit tjetër të shkruar arkeologjik, janë shprehur disa mendime të kundërta, lokalizimi i këtij qyteti është përcaktuar në sajë të monedhave të gjetura që janë prerë në shek. IV-III p.e.re. Sipas tipit, stilit dhe emrit të monedhës, Imhoof-Blumers dhe Gaebleres “Zeitshrift fur numismatic I “ 1874,99 ss dhe “Zeitshrift furnumismatic 37 “ 1927 pag 245 ss, kanë menduar se ky qytet duhet të jetë diku afër Peonisë, madje Dyestoi sipas Gaeblerit, Dinastet do të jenë Peon. Më vonë Imhoof-Blumes e lypin diku në jug të Shqipërisë te Antigoneja respektivisht te vendi Dames nja 10 km në veri të Tepelenës, te lumi Vjosa. Philipson është i mendimit se Damastioni mund të identifikohet me Gjirokastrën e sotme.

Karl Paçi po ashtu mendon se duhet të gjendet në jug të Shqipërisë. V. Tomashek këtë qytet e lypë diku në trevën e Pirustëve, respektivisht në Mirditë, ku ka qenë i njohur aktiviteti i xehetarisë. Të njejtin mendim por më preciz e ka edhe R.L.Beau Mond, sipas të cilit Damastioniduhet të lypet diku në Mirditë ose në Dukagjin.

Megjithatë duhet theksuar, që me sa dihet deri me tani, në Shqipëri janë gjetur vetëm tri copa monedha të Damastionit, gjë që është e pa kuptueshme të pranohet hipoteza e ubikimit të këtij vendbanimi, kudo qoftë në Shqipëri.

Vetë fakti se lokalizimi i këtij vendbanimi ka nxitur interes të madh, dhe mendimet për shtrirjen e tij, prej një vendi në një vend tjetër, tregon jo vetëm rëndësinë por dhe vështirësinë e kësaj qasje. Kështu Konstantin Jeriqeku mendon se ubikimi i tij duhet të lypet diku në veri të Dibrës. Mendimeve të K. Jeriqekut, ju afrohet dhe A. Majeri i cili këtë e lyp në veri të qytetit të Ohrit.[17]

Me gjithë mendimet e kundërta rreth ubikimit të këtij qyteti duke ndjekur metodën e rrahur deri më tani, bazuar në gjurmët e eksploatimit të xeheve dhe fortifikimeve, mendojmë se Damastionin duhet ta lypim në trevën qendrore të Dardanisë, respektivisht në trevën e sotme të Kosovës, Serbisë jugore dhe Maqedonisë perëndimore.

Në vitin 1961 në jug-perëndim të Janjevës në vendin e quajtur “toka e bardhë” janë zbuluar mbeturinat e një vendbanimi antik, dhe me qenë se kjo trevë me Artanën (Bovo Brdo)[18], dhe minierat e Kishnicës janë të njohura si vende të pasura me minerale.

Është me rëndësi të dihet, se në këtë trevë janë gjetur më së shumti monedha të Damastionit, kurse si Straboni ashtu edhe Palimpsesti i Vatikanit i përmendin xeheroret e argjendit të cilat gjendeshin në afërsi të Damastionit. Pikërisht këto të dhëna e bëjnë ta lypim këtë qytet në afërsi të Kishnicës respektivisht Janjevës apo të Prishtinës shkruan Zef Mirdita.[19] Nga ky shkrim shihet se Zef Mirditës i kanë munduar hulumtimet në terren, në fshatrat tjera të kësaj treve.

Mendoj se mendimi i Zef Mirdites për ubikimin e Demastionit në pjesën qendrore të Kosovës, e pikërisht në malet e Galabit, është i qëlluar, duke u bazuar te gjurmët xehetarie të cekura më lartë në rrethinën e Janjevës, Artanës dhe të Prishtinës. Është me rëndësi të shtohet edhe fakti se trevat veri-lindore dhe jugë-perëndimore të Artanës janë shumë të pasur me lokalitete xehetarie, dhe gjurmë të lashta antikiteti për të cilat nuk është shkruar nga autorët bash kohor, pasi nuk janë bërë hulumtime të duhura në këto treva.[20]

  1. Suici mendon se ky polis ishte qendër e një bashkësie territoriale. Identifikimin dhe ubikimin e kësaj qendre e ka dhënë edhe Ivan Mikulcici duke e lokalizuar me kalanë e Shkupit, e që me rezervë këtë mendim e merr edhe Fanula Papazoglu.[21]

Mendojmë se Ivan Mikulcici dhe studiuesit tjerë të cekur më lartë, për ubikimin e këtij qyteti kanë ndjekur rrugën e gabuar, sepse duhet besuar se fisi i njohur dardan, Galabroi ka jetuar në territorin e Galabit të sotëm, pra në thellësi të Dardanisë antike, kurse qyteti i Shkupit nuk shtrihet në territorin e malësisë së Galabit, e as në pjesën qendrore të Dardanisë antike dhe kjo bie ndesh me të dhënat e Strabonit.

Bazuar në rezultatet e terrenit mendojmë se në të ardhmen këtë qytet duhet kërkuar në rrethinën e Artanës e pikërisht në Malësinë e Galabit.

Në bazë të burimeve të mbledhura nga terreni, del se edhe ana veriore e Prishtinës, nuk ka qenë mbrapa për nga zhvillimi i xehetarisë, krahasuar me anën përendimore, ku mund ti cekim gjurmët xehëtare dhe fortifikimet në fshatrat: Samaderxhë, Barilevë, Lupçë të ulët,Besi Tenezhdoll,Majac ( Kështjella dhe Gradina), Popovë, Patok, Kacanoll, Llapashticë, Pakashticë, Zhiti, Marincë, Murgullë, Bollostenë etj.

Gjatë hulumtimeve në terren në malësinë e Galabit, kemi hasur në mjaftë toponime që në njëfarë mënyre lidhen me minierat e argjendit, arit dhe qytetin e parë dardan Aria.

Është me rëndësi të ceket se lugu i “Gjytetit të Rimit” në fshatin Prapashticë sot quhet lugu i Arushës, ku tek banorët e kësaj ane nuk mbahet në mendje të jetë parë ndonjëherë ari në këtë lokalitet, kësaj duhet shtuar se në anën jug-perëndimore të këtij lokaliteti fillon territori i fshatit Keqekollë ku kroi i këtij fshati quhet Kroi i Kikollit (Kroi i Gjytetit).

Në këtë fshat është zbuluar një kështjellë që mendohet të jete Kështjella e Kekollës, e cila gjendet në listën e rindërtimeve nga perandori Justinian.[22]

Në fshatin Keqekollë rreth 1km në anën jugore nga kroi i qytetit, një hyrje e galerisë nga popullata quhet “Shpella e Argjentit”. Në këtë fshatë janë regjistruar gjashtë vende, ku ishin tubuar skoriet (zgjyra e metaleve), nga përpunimi i xeheve. Sasia e grumbulluar e skorieve në Keqekollë, Ballaban, Barainë, Herticë, Prapashticë, Dabishec, Hajkobillë, Kremenatë, Strezoc, Bugjenicë, Gjyrishec, Kronidel, Krilevë, Marec dhe fshatrave në rrethinën e Janjevës e Gjilanit, është bartur dhe dërguar në shkritoren e Trepçës në vitet pesëdhjeta të shekullit XX.

Në Prapashticë ekzistojnë gërmadha të vendbanimit të lashtë, themelet e disa kishave, zgjyrë xehesh, varreza me trup vendosje dhe tumulare, kurse në hyrje të këtij lokaliteti një luginë quhet “Lugut të Arushës” ku është evidentuar rruga që ka ekzistuar që në kohët e lashta.

Në anën jug-lindore në fshatin Marec jo larg këtij lokaliteti gjendet lokaliteti arkeologjik i quajtur gradinë. Një mikrotoponim i ngjashëm e gjejmë edhe në fshatin Mramur, me emrin “Fusha e Arushës”. Në këtë fshat janë gjetur gjurmët e një qytetërimi antik, që vetëm e përforcon mendimin se qyteti Aria duhet kërkuar në vargun e mikrotoponimeve të ruajtura për “Gjytete (Qytete)”, në këtë trevë, që dëshmojnë një zhvillim të pa kontestueshëm në lashtësi, duke filluar prej Gjytetit të Istrinës (Grashticës), pikërisht lokalitetit arkeologjik që shtrihet dhe në territorin e fshatit Mramur.

Një fortesë e rindërtuar në Dardani nga mbreti Justinian quhej ARIA, që mendojmë se duhet ubikuarë me ndonjërën nga kalatë që ngritën mbi Gradinën e fshatit Siarinë.

Në fshatrat rreth Siarinës, pothuaj se në çdo fshat edhe sot vërehen gjurmët e përpunimit të metaleve, dhe gjatë rrjedhës së ujit në këto anë, kudo hasen skorie të mbetura nga përpunimi i metaleve. Në këtë zonë është e njohur miniera në fshatin Lece.

Pranë Gradinës së Siarinës në fshatin Sfircë, janë ruajtur toponimet “Birat e Arisë”, në fshatin Zajçec edhe sot ruhet toponimi “Bashqja e Arisë”, mikrotoponime këto që e përforcojnë mendimin tonë. Në fshatin Marec, është gradina, lokalitet ky i rrethuar me shumë fortifikime dhe miniera. Pranë kësaj gradine ka sasi të madhe të zgjyrës.

Në fshatin Gjyrishec, Velegllavë në kufi me fshatin Marocë, një vend shkrirje e mineraleve quhet “Shpella e Argjendit”, në këtë vend vërehen gjurmët e një galerie.

Pranë gradinës së Siarinës, një kështjellë sot quhet “Quka e Dukatit”, që mendojmë se emrin dukat (ari)[23], kjo kështjellë e mori pas pushtimit Osman, duke lënë të kuptohet se më parë është quajtur “Quka e Arit”.

Fshati Siarinë është lokalitet i njohur arkeologjik dhe i vetmi vendbanim i lashtësisë që karakterizohet me gejzerin me ujë shërues. Gradishta e këtij fshati që nga kohët e antikitetit dëshmon për një vendbanim të lashtë, që e kishte edhe banjën shëruese, prandaj deri më sot janë ruajtur emërtimet e fshatrave ‘’Banja e Vjetër’’ dhe ‘’Romabaja’’. Të dyja këto fshatra, duke i përfshirë edhe fshatrat përreth Siarinës, janë të njohura si vendbanime minerare të antikitetit.[24]

Nga shumë harta të botuara gjatë shekullit XIX, dëshmohet se malet e rrethinës së Artanës (Novo Brdës), janë quajtur Malet e Argjendit

Vërehet se edhe në përshkrimet e Ptolomeut për katër qytete urbane në Dardani Aribantioni është i renditur në relacionin rrugorë mes Naissusit (Nishi i sotëm), dhe Ulpianës pranë Prishtinës, çka i përgjigjet lokalitetit “Quka e Dukatit”.

Mita Rakiqi, në librin e tij “Iz Nove Serbije”, Malësinë e Galabit, nganjëherë e quante edhe Gulab i cili thekson se në bjeshkët e Galabit, duke e pasur parasysh trevën e Jabllanicës, jetonte elementi shqiptarë, ose siç ai e quante elementi arnaut.[25] Prania e dardanëve në rrethinën e Medvegjës është vërtetuar me gërmimet arkeologjike në tumat e kësaj treve, që kronologjikisht janë të kohës së mbarimit të periudhës së bronzit. M. V. Garashanin thotë se rajonin e Lebanit të Leskocit e kanë banuar pa dyshim dardanët.[26]  Në vitin 1858 disa fshatra të “Pustarekës” dhe të “Jabllanicës” i ka vizituar edhe Johann Georg Von Hahn. Hahni duke u bazuar në shënimet e Strabonit, thotë se në viset e Galabit ishte një qytet shumë i rëndësishëm antik, ai Artanën e quajti “E ëma e të gjitha qyteteve”. Hahni në Malësinë e Galabit qëndroi disa ditë, dhe vizitoi shumë fshatra.[27] Në bazë të këtyre të dhënave mundë të pohojmë se Hahniduke u bazuar në shënimet e Strabonit është nisur në kërkim të qytetit Arhaia (Aria) dhe Damastionin.

Mendojmë se në kërkim të Damastionit, nuk duhet anashkaluar fortifikimet dhe në fshatrat e pasura me minerale në “Mailin e Zi” të Shkupit, në fshatrat e Komunës së Kumanovës, Preshevës, Gjilanit e Vitisë. Në këto fshatra janë zbuluar gjurmë të eksploatimit të mineraleve. Në këtë zonë një numër i fortifikatave kanë dëshmuar për gjurmë të qytetërimit të hershëm. Në fshatin Llojan, Likovë janë gjurmët e minierave të vjetra. Në Vllanishtë afër Kështjellës së Brecës, janë gjurmët e një miniere. Në Dumanoc, ka gjurmë të qytetrimit, ky fshat shtrihet në mes tre fortifikimeve, Likovës, Patlishanit dhe e Brecës. Llojani po ashtu është afër me Keshtjellen e Stanecit në komunën e Preshevës. Në Rahavicë të Preshëvës janë zbuluar monedha të shekullit të katër para erës sonë. Në këto male në territorin e Kosovës gjenden disa fortifikime si: Kështjella e Pogragjës, Zhegrës, Vërbocit, Binçës Gërnçarit etj. Pranë këtyre kështjellave në rrjedhat e ujit hasen mbetje të zgjyrës nga përpunimi i metaleve.

Bazuar në numrin e madh të fortifikimeve të identifikuara dhe atyre që janë bërë gërmime arkeologjike deri me tani, mund të supozojmë se në trevën e Mbretërisë së Dardanisë, të ketë pasur disa dhjetëra qytete, e të cilat për kah zhvillimi kulturor e urban nuk qëndronin prapa qyteteve të zhvilluar të kohës në Greqinë e sotme, Turqi, Shqipëri, Maqedoni, Bullgari e Rumuni.

Kohëve të fundit, në lindje të Bujanocit, përkatësisht në kështjellën e Kërshevicës gërmimet arkeologjike, kanë dëshmuar material mjaftë të pasur arkeologjikë, andaj në bazë të zbulimeve shumë arkeologë këtë qytetërim e lidhen me qendrën e Damastionit. Përveç arkitekturës dhe themeleve të zbuluara të kësaj kështjelle, atje është gjetur edhe një monedhë e Damastionit, qeramikë dhe enë luksoze të kohës.[28]

Qyteti antik mes Bujanocit dhe Vranjës, ku u zbuluan mbetjet e një vendbanimi urban të shekullit të IV para Krishtit. Njihet në literaturën arkeologjike që nga viti 1966 dhe është hulumtuar që nga viti 2001 e deri në vitin 2011. Sipas rezultateve të deritanishme, vendbanimi mbulonte rreth pesë hektarë dhe ndodhej në një vend dominues pranë rrugës së rëndësishme që lidh Evropën Qendrore me Greqinë përmes luginës Moravio-Vardar.

Monedha e Damastionit dhe enë të zbuluara në Kështjellën e Kërshevicës.4[29]

Popullsia gjatë asaj kohe përdori të gjitha arritjet moderne të mënyrës së jetesës. Ata jetonin sipas parimeve që ishin përcaktuar tashmë në qytetet greke në Egje dhe Jon.[30]

Pas fillimit të gërmimeve në vitin 2001, arkeologët serbë, për këtë qytet dardan, dhanë opinionet e tyre duke u munduar ta nxjerrin si qytetërime grekë, maqedonas e keltë. Këto pretendime të tyre, binin ndeshë edhe me të dhënat e autorëve antik të cilët Damastionin e quajtën qytet ilirë.

Nuk ka dyshim se në atë periudhë, në mes të poliseve të Mesdheut dhe dardanëve kishte shkëmbime të mallrave, andaj gjurmë të kulturës helenistike janë hasur në tërë territorin e Kosovës së sotme. Emil Çerskov, ndër të tjera shkruan se në kështjellen e Tenezhdollit, në mes të Prishtinës dhe Podujevës, dhe në Gumnishtëne arit (Zlatno gumno), në lindje të kështjellës së Artanës (Novo Bërdës), janë zbuluar gjurmë të kulturës material nga periudha helenistike.[31]Kjo në e vënë aspak në dyshim se qytetërimi në kështjellën e Kërshevicës afër Bujanocit, të jetë qytetërim që ka lulëzuar në kohën e mbretërisë së Dardanisë.

Gjithnjë e më shumë ka dëshmi se qyteti ka shumë të ngjarë të jetë Damastioni i lashtë, tha. Nenad Radojçiq, këshilltar i Muzeut Kombëtar në Beograd. Sipas tij, një nga zbulimet më të mëdha që dëshmon për aftësinë e ndërtuesve të tij, është një cisternë me fuçi dhe qemer të harkuar që supozohet se është përdorur për furnizim me ujë. Qyteti kishte të paktën tre mijë banorë dhe vendbanim që i mbulonte katër ose pesë hektarë. Ai deklaroi se aty jetonte një popullsi autoktone që nuk mund të quhej barbare, por një popullsi me një kulturë dhe mënyrë jetese aristokrate, tha Radojçiq.[32]

Këshilltari në Muzeun Kombëtar në Vranjë, Goran Mitroviq, tha se banorët e këtij qyteti, jetonin sipas parimeve dhe standardeve që ishin përcaktuar tashmë në qytetet greke në Egje dhe Jon. Aty jetonte një popullsi shumë e pasur dhe që kishte një arsye pse ata ndërtuan një vendbanim të fortifikuar në atë vend që dominon zonën e pellgun e Vranjës.[33]

Sipas rezultateve të deritanishme, vendbanimi mbulonte rreth pesë hektarë dhe ndodhej në një vend dominues, pranë rrugës së rëndësishme që e lidhë Evropën Qendrore me Greqinë përmes luginës Moravës dhe të Vardarit. Ka gjithnjë e më shumë arsye për të supozuar se Damastion ndodhej në luginën e Moravës Jugore, në vendin e Kalesë në Kërshevicë, por vetëm gërmimet e mëtejshme do të japin përgjigjen përfundimtare pohojnë arkeologët.[34]

Bazuar në zbulimet arkeologjike të deri tanishme në Dardani dhe rezultate, por edhe numrin e madh të fortifikimeve dhe gradinave të evidentuara, vërehet qartë se qytetërimi dardan nuk qëndronte mbrapa qytetërimit mesdhetar. Po ashtu zbulimet arkeologjike në territorin e Bullgarisë dhe të Rumunisë, dëshmojnë bindshëm se dardanët, dakët dhe traket, kishin qytetërim shumë të avancuar, andaj nuk qëndrojnë hipotezat se këta popuj ishin mbrapa qytetërimit me poliset greke.

Përkundër rezultateve arkeologjike në Kështjellën e Kërshevicës afër Bujanocit, është vertetuar se Kërshevica si kështjellë, është njëra ndër fortifikimet e zhvilluara të asaj periudhe, por bazuar në numrin e madh të fortifikimeve në veriperëndim të kësaj kështjelle, pozitës gjeografike dhe strategjike të fortifikimeve tjera, mendojmë se Damastionin duhet kërkuar në pjesën më të thellë të maleve në Malësinë e Galabit.

Shumë studiues dhe arkeologë tjerë, e kanë shprehur mendimin e tyre, se qyteti i Damastionit, duhet të ketë qenë Artana (Novo Brda) e sotme, duke u bazuar në disa gjetje arkeologjike në lokalitetin Gumnishtë, rreth 3 km në lindje të Kështjellës së Novo Brdës.

Mendojmë se ka plotë arsye të mendojmë se Damastionin, duhet kërkuar në ndonjë lokalitet tjetër.

Damastioni nuk është lokaliteti arkeologjikë në Gumnishtë, pranë Artanës, sepse zbulimet arkeologjike që janë bërë në këtë lokalitet, nuk kanë dhënë dëshmi të mjaftueshme se kemi të bëjmë me një qytetërim të zhvilluar në këtë lokalitet në krahasim me lokalitetet tjera arkeologjike për rreth.

Kur bëhet fjalë për lulëzimin e Damastionit, në periudhën e Mbretërisë së Dardane, shekullin IV-III para erës sonë, qytetërim më të zhvilluar se Novo Brda, dëshmojnë dhjetëra fortifikime dhe lokalitete arkeologjike në këtë rajon. Mendojmë se Kështjella e Novo Brdës dhe ajo e Cassovës, rreth 10 km në verilindje të Prishtinës, filluan të zhvillohen pas dyndjeve barbare që ndodhën në antikitetin e vonë, dhe shkatërrimin e qytetërimit në Justiniana Primë afër Medvegjës, Justiniana Secondës (Ulpianës afër Prishtinës) dhe Vendenisit afër Podujevës së sotme.

Një rrugë që e lidhte qytetin e Nishit me Shkupin, kalonte nëpër një vijë fortifikimesh e lokaliteteve arkeologjike në Malësinë e Gollakut (Galabit), e cila degëzohej në trevat e burimit të Moravës së Jugut, duke u bashkuar në afërsi të vendbanimit antik Statio Vectigalis, në fshatin Runjevë, me rrugën që vinte nga drejtimi i Ulpianësdhe qonte në qytetin e Shkupit.[35]

Duke i pasur për bazë gjurmët e xehetarisë në anën jugore, të Artanës, duke filluar që nga kështjella e Veletonit, Vogoçincës, Vërbicës, Gadimës, Gadishit, Kishnopoles (Fusha e Kishës), Terpezës, dhe kështjellat tjera në fshatrat e komunës së Gjilani, Vitisë, Preshevës e Kumanovës, nuk përjashtohet mundësia që ky qytet të kërkohet edhe në këtë zonë.

Gjurmët e minierave në rrethinën e Medvegjës së sotme, vendet e cekura më lartë në anën veri-lindore të Janjevës dhe Prishtinës, si dhe gjetjen e monedhave të Damastionit në rrethinën e Artanës, kemi arsye të plotë që ky qytet Ilir të kërkohet në Kosovën e sotme, pikërisht në fshatin Domarocë, që shtrihet rreth 15 km në lindje të Artanës (Novo Brdës).

Duke mos i lënë anash fshatrat tjera të cekura më lartë, për ta zbuluar vendndodhjen e qytetit të Damastionit vëmendja e arkeologëve duhet të përqendrohet në vijën e rrjedhës së lumit Morava Jugore, e pikërisht në fshatin Domarocë.

Në fshatin Domarocë janë dy gradina, të cilat kanë distancë mes veti më pak se 100m, ku njëra prej tyre sot njihet si Gradeci i Topanicës. Këto gradina janë ngritur pranë tarracave të lumenjve, Morava e Kamenicës dhe Hodonocit.

Duke qenë pranë, lumenjve, tokave pjellore dhe të rrethuara prej kodrinave të pasura me minerale, kanë krijuar parakushte për tu zhvilluar si vendbanim i hershëm.

Fotot e dy gradinave në fshatin Domarocë që sot njohen: Foto 1. Gradeci i Topanicës dhe Foto 2. Gradina e Domarocit

Hulumtimet arkeologjike dhe gjetjet e rastit që janë zbuluar deri me tani, kanë dëshmuar se ndërtimi i gradinave në trevën e Dardanisë, daton që nga koha e neolitit. Emil Cerskov, në mesin e gradinave në Kosovën e sotme e përmend edhe Gradinën e Domarocit, i cili shkruan se bënë pjesë në grupin e atyre që ka vijimësi kulturore, të Bubanj-Humit, Hallshtatit, dhe ato të më vonshme.[36]

Pozita gjeografike e fshatit Domarocë, mes Kështjellave, minierave, tokës pjellore dhe lumenjve

Këto dy gradina pranë njëra tjetrës, gjenden në një pikë strategjike, ku pranë tyre në një distancë prej rreth 200m bashkohen, dy degët e burimit të Lumit Morava, ajo që vjen prej Malit të Zit ë Shkupit (Morava e Binçës), dhe ajo që vjen prej Malësisë së Galabit (Morava e Kamenicës).

Fartifikimet në anën veri-perëndimore rreth Gradinës dhe Gradecit (Kështjellës), në fshatrat Domaroc e Topanicë

Siç shihet nga harta e paraqitur më lartë, vetëm në anën veriperëndimore, në drejtim të Artanës (Novo Bërdës) dhe Kamenicës, në një distancë, prej rreth 15 km, gradinën e Domarocit e rrethojnë më shumë se dhjetëra fortifikata. Sistem i ngjashëm i fortifikimeve rreth Domarocit është edhe në anën jugore e lindore, andaj duke u bazuar edhe në gjetjet arkeologjike që i ka përshkruar Cerskovi, kemi shumë arsye që vëmendjen ta përqendrojmë në këtë lokalitet arkeologjikë.

Domaroci, si vendbanim shtrihet në distancë prej rreth 15km, në lindje të kështjellës së Artanës (Novo Brdës), rreth 5 km në jugë të Kulinës së Kamenicës, rreth 3 km në perëndim të Kështjellës së Konçulit, dhe rreth 5 km në verilindje të Kështjellës së Pogragjës, lokalitete këto, që kanë dhënë dëshmi për një qytetërim të zhvilluar në këtë zone, këto gradina mund të kenë qenë qendër që i bashkon fortifikimet tjera për rreth.

Duke ju bërë një vështrim gradinave dhe gjurmëve arkeologjike, onomastike, gjeografike e strategjike mendojmë se Gradinat në fshatin Domoroc, ofrojnë më shumë argumente për të menduar se pikërisht këtu ishte Damastioni si qendër e minierave në Malësinë e Galabit dhe Malit të Zi të Shkupit. Kjo e dhënë dëshmohet edhe nga disa harta të publikuara gjatë shekullit XIX, në të cilat vërehet qartë se këto, quheshin Damantza, që në aspektin etimologjikë i përafrohet shumë emrit të Damastionit si dhe gradinave në fshatin Domarocë, (shih fotot).

Në hartat e publikuara nga disa gjeografë gjatë shekullit XIX, malet në verilindje të Prishtinës dhe Artanës (Novo Brdës ), i gjejmë të shënuara edhe si malet Domantza-Domacza, që lënë hapësirë të supozojmë se kemi të bëjmë me qytetin ilir Damastion

Përfundim:

Si përfundim mund të themi se qytetin ilirë Damastionin duhet kërkuar në territorin e Dardanisë qendrore, e pikërisht në dy gradinat e fshatit Domarocë.

Gjurmët arkeologjike kanë dëshmuar se kemi të bëjmë me një vendbanimtë hershëm, me kulturë material që nga periudha e neolitit, bronzit, hekurit e antikitetit.

Pozita gjeografike, dëshmitë arkeologjike, e minerare, numri i madh i fortifikimeve dhe galerive të minierave për rreth, burimet etimologjike dhe së fundmi edhe ato hartografike e përforcojnë mendimin se gradinat e Domarocit duhet të jenë qendra minerare ne Dardaninë qendrore.

Këto dy gradina, të ngritura pranë lumenjve, dhe tokave pjellore, në të dy degëzimet e burimit të Moravës Jugore, si dhe përpunimi I metaleve në atë zonë, janë parakushte që plotësohen tërësisht, për të menduar se kemi të bëjmë me qytetin e Damastionit.

[1] Edi Shukriu: “Kosova Antike”, Prishtinë 2004, faqe 69

[2] Qazim Namani: Arkivi i Kosovës, “Vjetari XXIX-XXX”, Lashtësia Iliro-shqiptare në Malësinë e

Galabit, Prishtinë, 2003, faqe 47

[3] Bashkësia e institucioneve shkencore të Kosovës: “Studime Libri 26”, Emil Cerskov: “Romakët në

Kosovë dhe municipiumi D.D. te Soçanica, e përkthyar nga Gani Luboteni, Prishtinë, 1973, faqe 13

[4] Po aty, faqe 13

[5] Po aty, faqe 13

[6] Po aty, faqe 13

[7] Po aty, faqe 15

[8] Emil Qershkov: “Romakët në Kosovë dhe municipiumi D.D te Soçanica”,  Prishtinë 1973 faqe 51-52.

[9] Ilirët dhe Iliria te autorët antik”,  Prishtinë 1979 faqe155.

[10] Fanula Papazoglu: “Srjednoballkanska Plemena u predrimsko doba”, Sarajevë 1969 faqe.367.

[11] Zef Mirdita: “Studime Dardane” Prishtinë 1979 faqe 97,

[12] Edi Shukriu: “Arkivi i Kosovës”,  “Vjetari XXVII-XXVIII”, “Gradina e Gushicës dhe municipiumi

Labutza”, Prishtinë 2002, faqe 23.

[13] Slobodan Duśanić: “Roman mining in Illyricum”, Historical Aspects, faqe, 257.

[14] Margaret Thompson, Otto Morkholm, Colin M. Kraay: “An Inventory of Greek Coin Hoards”.,Neë York 1973, faqe, 59-64.

[15] Petar Popović: “Numismatic finds of th 4th – 3rd centuries BC from Kale at Krševica (southeastern Serbia)”,  “Arheološki vestnik 58”, 2007, faqe, 156 – 416

[16] Margaret Thompson, Otto Morkholm, Colin M. Kraay: “An Inventory of Greek Coin Hoards”.,Neë York 1973, faqe, 59-64.

[17]Z. Mirdita: “Studime Dardane”, Prishtinë 1979, faqe 104

[18] Emërtimi në gjuhën shqipe dhe sllave për këtë kështjellë.

[19] Po aty fq.106

[20]Qazim Namani: Arkivi i Kosovës, “Vjetari XXIX-XXX”, Lashtësia Iliro-shqiptare në Malësinë e

Galabit, Prishtinë, 2003, faqe 47

[21] Zef Mirdita: “Studime Dardane”, Prishtinë 1979 faqe 97.

[22] Qazim Namani: Qazim Namani: Arkivi i Kosovës, “Vjetari XXIX-XXX”, Lashtësia Iliro-shqiptare në

Malësinë e    Galabit, Prishtinë, 2003, faqe 58

[23] Dukat, emërtim për arin në gjuhën turke.

[24]Qazim Namani: “Punim i doktoratës”,  ‘’Trashëgimia Kulturore dhe Historike e Kosovës gjatë shekujve

XIX,XX,XXI”, Tiranë, 2016, pp. 165

[25] Mita Rakic, Mita Rakic: “Iz Nove Serbije”, Leskoc 1987, faqe 17,

[26] Zef Mirdita: “Studime Dardane”, Prishtnë, 1979, faqe 37.

[27] Sabit Uka: Materiale nga sesioni shkencor i  mbajtur në Prishtinë me 7-8 dhjetor 1989, Prishtinë 1990, fq

385-386.

[28]https://www.blic.rs/kultura/vesti/izgubljeni-gradovi-u-srbiji-damastion-aleksandra-velikog/fezdzx7

[29]https://www.blic.rs/kultura/vesti/izgubljeni-gradovi-u-srbiji-damastion-aleksandra-velikog/fezdzx7

[30]https://www.nekretnine.rs/magazin/1116/damastion-izgubljeni-grad-aleksandra-velikog-u-srbiji/

[31] Bashkësia e institucioneve shkencore të Kosovës: “Studime Libri 26”, Emil Cerskov: “Romakët në

Kosovë dhe municipiumi D.D. te Soçanica, e përkthyar nga Gani Luboteni, Prishtinë, 1973, faqe 17

[32]https://www.blic.rs/kultura/vesti/srebrni-grad-aleksandra-velikog-izranja-iz-rusevina-kod-vranja/knvlkx4

[33]https://www.blic.rs/kultura/vesti/srebrni-grad-aleksandra-velikog-izranja-iz-rusevina-kod-vranja/knvlkx4

[34]https://www.nekretnine.rs/magazin/1116/damastion-izgubljeni-grad-aleksandra-velikog-u-srbiji/

[35] Bashkësia e institucioneve shkencore të Kosovës: “Studime Libri 26”, Emil Cerskov: “Romakët në

Kosovë dhe municipiumi D.D. te Soçanica, e përkthyar nga Gani Luboteni, Prishtinë, 1973, faqe 51

[36] Emil Cerskov: “Kosovo i Metohija u rimsko doba”, Beograd 1969, faqe 15

Don Lush GJERGJ e kujton Papa Benedikti XVI pas vdekjes më 31 dhjetor 2022

Don Lush GJERGJ, Prishtinë 

In memoriam  

Papa Benedikti XVI (2005-2013)   

                                           JETA  

Kardinali Joseph RATZINGER, papa Benedikti XVI u lind në Marktl të Bavarisë më 16 prill 1927, të Shtunë e Madhe, dhe po atë ditë ishte pagëzuar. Shugurohet meshtar më 29 qershor 1951 së bashku me vëllain e madh Don Georg Ratzinger. Në vitin 1953 ka doktoruar teologjinë themelore mbi Shën Augustinin. Nga viti 1957 ishte profesor i telogjisë fundamentale, ndërsa gjatë Koncilit të Dytë të Vatikanit, teolog i kardinalit të Mynihut Josepf Frings, pastaj edhe teolog dhe ekspert i teologjisë së bashku me Henry De Lubac, Jean Danielou, Yves Congar, Edwar Schillebeeckx, Hans Kung e shumë të tjerë. 

Emërohet ipeshkëv më 27 mars 1977, dhe kardinal më 27 qershor 1977. Emërohet Prefekt i Kongregatës për Mësimin e Fesë në Romë gjatë viteve 1981-2005.   

Ishte Kryetari i Komisionit për përpilimin e Katekizmit të Përgjithshëm të Kishës Katolike gjatë viteve 1986-1992.  

Zgjidhet Papë më 19 prill 2005 dhe e mori emrin Benedikti XVI.  

Ka shkruar dhe shpallur këto enciklika:  

  • “Deus caritas est” – Zoti është dashuri, 2006; 
  • “Spe salvi” – Të shpëtuar me shpresë, 2007; 
  • “Caritas in veritate” – Dashuria në të vërtetë, 2009.  Papa Benedikti XVI është një ndër teologët më të famshëm të Kishës katolike, studiues dhe shkrimtar shumë i frytshëm.
  • Gjatë pontifikatit ka botuar trilogjinë mbi Jezu Krishtin:
  • Jezusi i Nazaretit, 2007; 
  • Jezusi i Nazaretit. Nga hyrja në Jerusalem deri te ngjallja, 2011; 
  • Fëmijëria e Jezusit, 2012.  Më 11 shkurt 2013 Benedikti XVI dha dorëheqje na shërbimi papnor në Selinë Apostolike nga 28 shkurti 2013.
  • ENCIKLIKA “CARITAS IN VERITATE  Papa Benedikti XVI në vitin 2009 e shpalli enciklikën “CARITAS IN VERITATE” (Dashuria në të Vërtetën), duke iu bashkangjitur kështu shtyllave dhe mësimit të Kishës për çështje aktuale shoqërore në botën e sotme.  Struktura e kësaj enciklike është kjo:  Hyrja (1-9); Kreu i parë: Porosia e “Populorum Progressio” (10-20); Kreu i dytë: Zhvillimi njerëzor në botën tonë (21-34); Kreu i tretë: Vëllazëria, zhvillimi ekonomik dhe shoqëria civile (35-42); Kreu  katër: Zhvillimi i popujve, të drejtat dhe detyrat, ambienti (43-52); Kreu i pestë: Bashkëpunimi i familjes njerëzore (53-67); Kreu i gjashtë: Zhvillimi i popujve dhe teknika (68-77); Përfundimi (78-79).  Papa Benedikti XV në enciklikën “Caritas in Veritate” e bën rivlerësimin e enciklikës së Palit VI “Populorum Progressio” në kontekstin e Traditës dhe të Fesë së krishterë jo vetëm për çështje apo tematikë shoqërore, por si tërësi vlerësimi dhe mësimi e porosisë së krishterë (Khs. CV 10). Këtë e bën në kontekstin dhe rëndësinë e Koncilit të Dytë të Vatikani (KDV), sidomos të “Gaudium et Spes” – Gëzimi dhe Shpresa.  “E tërë Kisha, në tërë qenien dhe veprimin e saj, kur shpallë, kremton dhe vepron në dashuri, synon promovimin integral të njeriut” (CV 11).  Pa prizmën e fesë, jetës me pasion “zhvillimi njerëzor në këtë mënyrë mbetet pa frymëmarrje” (CV 11).  Mu për këtë Papa Benedikti XVI ndër të tjera haptas dhe qartas thotë: “Ungjilli është elementi themelor i zhvillimit, sepse në atë Krishti, duke zbuluar  dashurinë e Atin dhe dashurinë e tij, zbulon në plotësi edhe njeriun njeriut” (CV 18).  Mungesa e vëllazërisë së përgjithshme është shenjë që pa fe dhe jetë të krishterë s’ka as barazi, vëllazëri, thirrje tashendentale – të matanshme  të Zotit për njeriun (Khs. CV 19).  Në kreun e tretë të enciklikës “Carias in Veritate” flitet për vëllazëri, për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror civil, ku njeriu është dhuratë, dhe si i tillë duhet të jetë i solidarizuar me të tjerët, pa të cilët s’ka drejtësi shoqërore. “Logjika e tregut” e shndërron njeriun në mjet, në vegël, në mall, pa “vetëdije morale dhe përgjegjësi personale dhe shoqërore” (CV 36).  Mungesa e vetëdijes morale, shpirtërore dhe fetare e degradon njeriun aq shumë sa që e bënë atë pa vlera dhe pa virtyte, rrezik për vetveten dhe për të tjerët.  “Çdo vendim ekonomik ka ndonjë pasojë të karakterit moral” (CV 37). Këtë e thoshte shumë bukur edhe papa Gjon Pali II kur në “Centesimus Annus” që kishte theksuar nevojën e një sistemi me tri subjekte: tregtia, Shteti dhe shoqëria civile” (CV 38).  Përse duhet kjo? “Për qytetërimin e ekonomisë” sipas nevojës dhe kërkesave të njeriut dhe të kohës (Lexo: CV 39-42). Papa ndër të tjera rreth globalizimit shkruan kështu: “Globalizimi është një fenomen shumëdimensional dhe polivalent, që kërkon të praktikohet në të gjitha dimensionet e llojllojshmërisë dhe të bashkimit, si dhe në aspektin teknologjik. Kjo do ta mundësojë të jetohet dhe orientohet globalizimi i njerëzimit në terminet e racionalizmit, të bashkësisë dhe të bashkëndarjes” (CV 42).  Aty ku mungojnë të drejtat dhe detyrimet, respekti dhe zbatimi i tyre, pa dyshim shkohet kah arbitrarizmi, si formë e vrashtë dhe jonjerëzore e mbrojtjes së vetvetes, apo të sulmeve ndaj të tjerëve (Khs. CV 43).  Që ekonomia të jetë vërtet njerëzore, në shërbim të njeriut, të familjes dhe të shoqërisë, “ajo ka nevojë, pra, për etikë për funksionimin e saj të drejtë, jo për çfarëdo etike, por për etikën mike të personit” (VC 45).Pa një etikë të mirëfilltë ekonomia, nëpërmjet saj edhe shoqëria, është në rrezik, siç shohim gjithnjë dhe kudo, me rrënimin e ambientit, njeriut, familjes dhe shoqërisë.  Papa BenediktiXVI insiston: “E vërteta dhe dashuria nuk mund të prodhohen, mund vetëm të pranohen. Burimi i tyre i fundit nuk është, nuk mund të jetë njeriu, por Zoti, Ai i cili është e Vërteta dhe Dashuria” (CV 52).  Zhvillimi ekonomik s’mund të jetë pa njerëz, pa politike dhe ekonomi e cila synon dhe vepron për të mirën e përbashkët (Khs. CV 71).  Përfundimi i papës Benedikti XVI është i mrekullueshëm: “Pa Zotin njeriu nuk di ku shkon dhe nuk e kupton kush është…”Pa mua s’mund të bëni asgjë” (Gjn 15, 5)… Humanizmi i cili e përjashton Zotin është humanizëm jonjerëzor…” (CV 78).  “Zhvillimi ka nevojë për të krishterë me duar të hapura kah Zoti në gjestin e uratës, të krishterë që janë të lëvizur nga vetëdija që dashuria e plotë me të vërtetën, caritas in veritate, prej të cilës rritet zhvillimi burimor, nuk prodhohet prej nesh, por na dhurohet” (CV 79).  Vlerësimi thelbësor e kësaj enciklike nuk është aspak i lehtë dhe mund të jetë edhe i njëanshëm dhe cungues. Sipas leximit dhe vlerësimit tim të thjeshtë mund të them kështu:  
  • Enciklika Caritas in Veritate thekson mjaft mirë dhe bindshëm njeriun, zhvillimin dhe përparimin e tij integral dhe solidar, elemente këto që gjenden po ashtu edhe në enciklikën e Papës Pali VI “Popoulorum Progressio”. 
  • Teknokracia disi ka zëvendësuar ideologjitë dhe rrezikon njeriun modern, sepse e shndërron atë në mjet pune, fitimi, teknicizmi, si vegël për t’i sunduar apo “blerë” të tjerët në të ashtuqajturin “tregun e lirë”. 
  • Globalizimi gjithsesi na afron me të tjetër, sepse janë procese që gjithnjë e më shumë përhapen, pranohen, bëhen pjesë e jetës dhe e veprimeve tona, por fatkeqësisht nuk na vëllazëron, sepse ekonomia botërore, me këtë edhe shoqëria, është në krizë të madhe. 
  • Zhvillimi njerëzor nuk është shpërndarë kudo në botë në mënyrë të njëjtë por ka krijuar shumë dallime dhe diskriminime, aq sa ekonomia është bërë mjeti modern i sundimit, shfrytëzimi, kushtëzimit. Pa një ekonomi solidare, njerëzore dhe vëllazërore, s’ka përparim. Prandaj edhe vetë titulli i jep të drejtë dhe primat Dashurisë mbi të Vërtetën dhe vetëm të dyja së bashku kanë mjete për zhvillim dhe emancipim të njeriut dhe të shoqërisë. 
  • Pra, në qendër të vëmendjes është njeriu; 
  • Në qendër të jetës është dashuria; 
  • Në qendër të kërkimit është e vërteta; 
  • Në qendër të veprimit është solidariteti; 
  • S’ka ndarje mes Dashurisë dhe të Vërtetës.  

PAPA BENEDIKTI XVI DHE SHËN NËNA TEREZE   

Papa Gjon Pali II kishte një nderim, admirim dhe bashkëpunim të veçantë me Shën Nënën Tereze. Ajo pati ndikuar që ky Papë vërtet i madh të ishte edhe miku dhe përkrahësi i Kishës dhe Popullit Shqiptar në  shumë kushte dhe rrethana. 

Këtë drejtim dhe orientim e ka  pasur edhe papa Benedikti XVI i cili në disa raste edhe botërisht e ka lavdëruar Nënën Tereze duke e paraqitur atë si shembull jete dhe dëshmitare  bindëse të dashurisë së krishterë.

Në enciklikën e parë të tij “Deus Caritas est” (Hyji është Dashuri) Papa shkruan kështu për Nënën Tereze: “E Lumja Nënë Tereza e Kalkutës është një shembull shumë i dukshëm i faktit se koha që i kushtohet Hyjit në lutje jo vetëm nuk e dëmton efektshmërinë dhe zellin e dashurisë për të afërmin, por në realitet është burimi i pashterëshëm i saj. Në letrën e saj me rastin e Kreshmeve të vitit 1996 e Lumja shkruante kështu; “Ne kemi nevojë për këtë lidhje intime me Hyjin në jetën tonë të përditshme. E si mund ta sigurojmë? Përmes lutjes!”.  (Benedikti XVI, Hyji është Dashuri, Letra enciklike mbi dashurinë e krishterë, Nën kujdesin e Arqipeshkvisë Shkoder – Pult, Qershor 2006, nr. 36, f. 98).  

Më 16 dhjetor 2007, e diela e III-të e Ardhjes Benedikti XVI ndër të tjera tha: “Gëzimi i krishterë buron nga kjo siguri: Zoti është afër nesh, është me mua, është me ne, në gëzime dhe në pikëllime, në shëndet dhe në sëmundje, si miku ynë besnike…  

E Lumja Nëna Tereze e Kalkutës a nuk ishte ndoshta dëshmitarja  e paharrueshme e gëzimit ungjillor në kohën tonë? Ajo jetoi për çdo ditë në lidhje me mjerimin, degjenerimin e njeriut, me vdekjen. Shpirti i saj e ka njohur sprovën e natës së errët të fesë. Mëgjithatë ajo iu ka dhuruar të gjithëve buzëqeshjen e Zotit.  

Në një shkrim të saj lexojmë: “Ne e presim me pa duresë parajsën, ku është Zoti, por ne kemi mundësi të jemi në parajsë qysh tani sa jemi në këtë botë, shi nga ky çast. Të jemi të lumtur në Zotin domethënë: të duam si do Ai, të ndihmojmë si ndihmon Ai, të dhurohemi si dhurohej Ai” (La gioia di darsi agli altri, Ed. Paoline, 1987, fq. 143).  

Po, gëzimi depërton në zemrën e atij që  vihet në shërbim të të vegjëlve dhe të varfërve. Kush dashuron kështu, Zoti banon në të, shpirti i tij është në gëzim…”  

Papa Benedikti XVI më 4 janar 2008 e vizitoi shtëpinë e Misionareve të Dashurisë  “Dono di Maria”  (Dhurata e Marisë), të cilën Papa Gjon Pali II para 20 viteve ia kishte dhuruar Nënës Tereze në Vatikan, para Sallës së Audiencave “Pali VI”, për t’i pranuar dhe strehuar të varfrit e Romës, ata që nuk kanë as kulm mbi kokë.  

Kjo shtëpi-strehimore pranon në ditë deri në 100 vetëve, disa edhe për bujtje  apo për kërkim të punës dhe për çështje tjera, për një kënd sigurie dhe dashurie në botën anonime që shpesh i përbuzë të mjerët, sidomos botën femërore.  

Edhe ky gjest dëshmon bindshëm sa Papa Benedikti XVI çmonte jetën dhe veprën e Nënës Tereze dhe dëshminë e dashurisë së krishterë të Misionareve të Dashurisë, si dhe të varfrit.  

Me këtë rast ai ndër të tjera  i tha fjalët e Nënës Tereze: “Është Krishtlindje sa herë i krijojmë Jezusit mundësinë t’i dojë të tjerët përmes nesh”.  

Dhe vazhdoi kështu: “Vite të tëra, kur isha Prefekti i Kongregatës për Doktrinën e Fesë, kam kaluar shumë orë të mia afër  këtij institucioni të merituar, që e ka dëshiruar paraardhësi im, Shërbëtori i Zotit Gjon Pali II, i cili ia ka besuar këtë të Lumes Nënës Tereze të Kalkutës…  

Kushdo që trokit në derën tuaj merr si dhuratë nga Maria pritjen me krahë të hapur nga ana e motrave dhe e vullnetarëve… Uroj që ky stil i dashurisë ungjillore ta vulosë e ta dallojë gjithnjë thirrjen tuaj në mënyrë që, përpos ndihmës materiale, t’iu komunikoni atyre që i takoni për dite, të njëjtin zjarr për Krishtin, që gjallëroi gjithnjë jetën e Nënës Tereze…”.  

Papa Benedikti XVI e  kishte përfunduat këtë vizitë me këto fjalë: “Kjo shtëpi e ka një emër të bukur “Dhurata e Marisë”, dhe na fton të gjithëve, në fillim të vitit të ri, ta dhurojmë jetën tonë pa kurrfarë lodhje”.  

Papa në dorëheqje Bendekti XVI ndërroi jetë dhe qetë kaloi në amshim më 31 dhjetor 2022. Fjalët e tij të fundit ishin: Jezus, të dua, ndërsa me dorë të tij i shkroi këto fjalë: nuk po vdes, por po shkoj në takim!  

DISA VLERËSIME PËR PAPËN BENEDIKTI XVI  

“Vetëm Zoti e di vlerën dhe fuqinë e ndërmjetësimeve të tija, të flijimeve të tija për të mirën e Kishës.” (Papa Françesku) 

“Benedikti XVI ka qenë një Papa i madh në kryerjen e shërbimit të tij me çiltëri dhe të madhe. Ai gjithmonë ka mbetur i thjeshtë… Trashëgimia e tij do të ketë ndikim në madh në të ardhmen.” (Kardinali Reinhard  Marx, arqipeshkëv  i Munihut dhe Freissingut)  

“Vdekja  e Papës Benedikti XVI do të mbesë e paharrueshme për popullin italian.” (Sergio Matarella, Presidenti i Italisë)  

“Papa Benedikti XVI ishte gjiganti i fesë dhe arsyes… Një i krishterë, një bari, një histori e madhe e cila kurrë nuk do të harrohet.” (Giorgia Meloni, Kryeministër e Italisë)  

“Ishte njeri i kujdesshëm ndaj tjetrit, plot dashuri për bashkimin e Kishës, tejet i angazhuar për zbatimin e Koncilit të Dytë të Vatikanit.” (Matteo Zuppi, arqipeshkëv i Bolonjës dhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Italisë)  

“Papa Benedikti XVI ishte teolog i jashtëzakonshëm i cili tërë jetën ia ka kushtuar Kishë.” (Joe Bidenm Presidenti i SHBA-së)  

“Mendimet e mia janë me katolikët e Francës dhe të mbarë botës…Ai ka punuar për një botë më vëllazërore me shpirtin e tij inteligjent…” (Emanuel Macron, Presidenti i Francës) 

Prishtinë, 2 janar 2023  

Ali Ahmeti – Lider i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kërkon zyrtarizmin e lulëkuqes si simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit

0

Lideri i Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut Zoti Ali Ahmeti, e ka mbështetur kërkesën të cilën Qendra “Gjenocidi në Kosovë Plagë e Hapur” ia ka drejtuar institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Në profilin e tij në rrjetin social Facebook ai ka theksuar:

Rreshtohem në mbështetje të fushatës së inicuar nga miku im Bardhyl Mahmuti dhe Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” që ai drejton, për të përcaktuar lulëkuqen me katër petale si simbol unik të përkujtimit të viktimave të gjenocidit që shkaktoi Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës. 

Iniciativë e qëlluar për të memorizuar përjetë kujtimet e një episodi të errët, e një qëndrese heroike përballë një ideologjie të errët pushtuese, e një ngjarje që nuk duhet përsëritur kurrë.

Uroj formalizimin sa më të shpejtë të kësaj iniciative, edhe atë që nga 15 janari kur Kosova shënon Ditën e Gjenocidit.

Forhåndsvisning av bilde

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” i është mirënjohës Zotit Ali Ahmeti për këtë mbështetje dhe e falënderon përzemërsisht.

Vetëm së bashku ne mund të arrijmë rrugën drejt drejtësisë për viktimat e gjenocidit në Kosovë.

-- 
Gjenocidi në Kosovë - Plagë e hapur
1200 Genève

Mail:  info@kosovogenocide.com
Online: www.kosovogenocide.com

Shqipëria e 2023 – a është Shqipëria që duam? 

0

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

  • Pak filosofi politike për sistemin demokratik perëndimor dhe opsionet e tjera. 

Demokracia perendimore nuk eshte nje nga sistemet me te mira por nuk ka tjeter. Ivetmi qe po e sfidon eshte sistemi kinezi Ten Hsiao Ping-ut,  sistem te cilin e mori idenw nga NEP i Leninit, ne te cilin theksohej nevoja e nje partie drejtuese por me nje system ekonomiko financiar te tegut te lire capitalist.  Sistemi komunist i vendosur nga Stalini dhe Lenini deshtoi per shkak te se ashtuquajtures pike te dobet apo thembres së Akilit te sistemit komunist – rentabiliteti i dobët në raport me rentabilitetin më të lartë ekonomiko-financiar capitalist.  

Sidoqoftë Sistemi i  Komunizmit dha disa reforma te mëdha ne drejtim te barazisë së gruas me burrin -emancipimi, sistemi I centralizuar per nje fare kohe pati rendiment te madh por deshtoi kur sistemi centralizoi  totalisht ekonomine dhe financat. Arsimimi falas në idenë leniniste të Universiteteve të Puntorëve të Fshatarëve, pati sukses, Mjekësia falas pati sukses,, një shoqëri e titpi bashkim-vëllazëri që eliminonte rracizmin pati suksës. Dështimi erdhi kur gjërat u bënë me detyrim dhe filluan raprezaliet dheinternimet e kundërshtarëve politikë.  

Sot Demokracia perëndimore krahas suksesve të mëdha ka arrtiur në një moment ku demokracia perëndimore është kapur nga korrupsion ekonomiko-financiar, kur shoqeria kapitaliste është bllokuar dhe paralizuar nga përhapja e drogës dhe e prostitucionit duke shkaktuar një degjenrim të madh moral dhe etik, ku gjeopolitike e shteteve të mëdha kapitaliste kërkon përhapjen me dhunë të demokraicsë perrëndimore njëlloj si dikur Fidel Kastro shpallte parrullën ; Kapitalizmi përhap Kapitalin dhe ne do të përhapim Revolucionin. Pra bipolariteti i dy sistemeve vazhdoi deri në `90 kur Gorbacovi nënëshkroi fundin e bllokut komunist me Reganin duke lënë të lirë të vendosnin ish shtetet e Europës lindore dhe Qëndrore, duke lejuar bashkimin e Gjermanive dhe duke lëënë të lira vëndet e ish BRSS, gjë që nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë më vëndet perëndimore të cilat asnjë shtet colonial të tyren nuk e lëshuan pa luftë. Sot gjeopolitika e SHBA dhe BE përpiqen të hegjemonizojnë demokracinë perëndimore me dhunë dhe gjatë 302 viteve janë rreth 30 vënde ku SHBA dhe vëndet e BE kanë ndërhyrë më dhunë për të vendosur demokracinë perëndimore. Dalja e Kinës dhe e Rusisë madje dhe e Indisë, Brazilit, si vënde me popullatë e potenciale ekonomike dhe ushtarake në rritje, lufta në Ukrainë për të ndaluar `kordonin sanitar` rreth Rusisë` krijuan një disekulibër politik. Dugin një analist politik rus ka shkruar: ` Konflikti në Ukrainë është “lufta e parë multipolare” në botë, në të cilën Rusia po lufton për të drejtën e çdo qytetërimi për të zgjedhur rrugën e vet, ndërsa Perëndimi dëshiron të ruajë globalizmin e tij totalitar hegjemonist, tha Aleksandr Dugin për RT në një intervistë ekskluzive të premten. Multipolariteti “nuk është kundër Perëndimit si i tillë”, tha Dugin, por “kundër pretendimit të Perëndimit për të qenë modeli, për të qenë shembulli unik” i historisë dhe i të kuptuarit njerëzor. Rusofobia aktuale dhe urrejtja ndaj Rusisë, argumentoi ai, janë një relike e të menduarit të Luftës së Ftohtë dhe “të kuptuarit bipolar të arkitekturës së marrëdhënieve ndërkombëtare”. Kur Bashkimi Sovjetik u vetëshkatërrua në dhjetor 1991, ai la “qytetërimin global liberal perëndimor” në kontroll të botës, vuri në dukje Dugin. Ky hegjemon tani po refuzon të pranojë të ardhmen në të cilën do të ishte “jo një nga dy, por një nga [të] pakët pole”, i vendosur në vendin e duhur si “vetëm një pjesë, jo e tëra, e njerëzimit”. “Obsesioni ndaj të mirave materiale (vanitie) përfundon duke skllavëruar njerëzit” është thelbi i problemit dhe askush nuk mund të hedh poshtë logjikën e përgjithshme të ndonjë gjëje tjetër që thotë Dugin 

 (Ukraine is ‘first multipolar’ conflict – Dugin — RT Russia & Former Soviet Union). 

Çfarë ndodhi në Shqipëri pas viteve `90? 

Demokracia në Shqipëri  pati këtë tranzicion të zgjatur pikërisht sepse – sistemi komunist u shkaterrua me urdhër të Gorbaçovit, për shkak sepse ky system la një varfëri të madhe sidomos në Shqipëri, por edhe të detyruar nga Perëndimi, nga OSBE, për të ndrruar systemin dictatorial, nga frika se mos ndodhte e njëjta gje e Rumanisë në Shqiperi, – Ramiz Alia improvizoi duke bërë një pseudo-pluralizëm partiak me dy parti të majta dhe dy parti te djathta me një parti për minoritetet e ardhshme (sepse ne Shqiperi minoriteti grek nuk ishte në fakt minoritet por më tepër një komunitet bilingual).  

Në krye të tyre vendosi drejtues partiake dhe sigurimsa. Brënda këtyre partive futi rreth 120.000 ish bashkëpuntorë të sigurimit dhe miq të tyre. Kështu filloi demokracia në Shqipëri e cila ashtu gjysmake sic ishte vendosi si parrullë primare, parrullën e studentëve `E duam  Shqiperine si gjith Europa`. Kryetar Partie të PD vendosi pa zgjedhje Berishën. Kryetar Partie të PS vendosi Maqo Lakrorin por ai u tërhoq, dhe Alia vendosi Fatos Nanon. Kryetar t PR vendosi një sigurims të mire Sabri Godon, dhe në Krye të PPDNJ vendosi një ish bashkuptor të sigurimit- burrë të mirë z. Melo. SHBA i kërkoi prishjen e të gjithë industrisë shqiptare të ndërtuara në kohën e Diktaturës. U prishën të gjitha. Rast i pazakontë për ish vendet e tjera të bllokut komunst të cilat nuk i prishen te gjitha. Shqiptaret i prishën.  U prishën rreth 600 uzina fabrika e ndërmarrje me pretekstin se do vinte chek i bardhë nga SHBA por q nuk erdhi.  u bë ligji 7501, një nga ligjet që dëmtoi rëndë pronën dhe pronarët privatë duke u a dhënë tokat dhe ndertimet njerzve të partive të sapo ndertuara. Erdhën në tokat e NBSH dhe të ushtrisë njerëz nga veriu dhe pak më vonë nga jugu e Shqiperisa e mesme dhe morën tokat e ushtrise, NBSH, tokat në bregdet.  

Akumulimet në materialet ushtarake, thesari i shtetit, rezervat shteterore, u morën u shitën u përvehtësuan nga ish drejtuesit partiakë dhe miqtë e militantët. Ligji u shkel dhe askush nuk u denua. U ringjall besimi fetar por u ringjall pak më vonë edhe LGBTi (QA). Shoqeria per 32 vjet u kriminalizua u krijuan shoqata te drejtuara nga ish drejtuesit komuniste e miqtë e tyre.  

Nga Kapitalizmi  perëndimor erdhen: Droga-prostitucioni me tutorë,- kontrabanda-krimi me vrasje- dhe gjithë veset më të ndyra të njerzve dolën nepah madje edhe promovoheshin në media e tv.  

Shqipëria sot nuk dallohet nga Tailanda dhe nga klubet e ndyra e perverse  të natës. Kjo është demokracia e sotme ku cdo gjë është mall që shitet dhe blihet. I ndershmi është nëëkokërr budallai kurse  maskarai bën përparime dhe nderohet, kur intelektualet e katundit të dikurshem drejtojnë vendin, ku amatorët dhe vajzat e reja bëhen drejtoresh dhe ministresha, ku Meritokracia ka vdekur zinxhiri profesional është këputur, emigrimi  ka shkaktuar nje moshe te trete dominante në popullatë prej 700.000 vetësh, sepse rinia ka ikur, profesionistët  me moshë të mesme dhe të tretë, luajnë domino dhe shohin gojë-hapur lakuriqesinë televizive, ku mediat dhe gazetat janë blerë nga të korruptuarit, ku liria e shpifjes është mbi lirine e fjales dhe te drejtat e njeriut, ku votohen ata që kërkojnë partitë, njerëz me të kaluar kriminale, ku pushtetarët e çdo lloji korruptohen lehtësisht. 

 Ky është kapitalizmi shqiptar. Cfarë mund të bëhet për të shpëtuar nga  mëkatet e demokracisë Perëndimore? Mos duhet një diktature e re apo duhen dicka tjetër? 

priftipirro2017@gmail.com      

Gjenocidi i çetnikëve ndaj popullsisë së Bihorit, përkujtim i 80 vjetorit të masakrave në këtë krahinë shqiptare

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami 

                    GJENOCIDI I ÇETNIKËVE NDAJ POPULLSISË  BIHORIT  

                                                     3 -7 JANAR 1943 

  • Me rastin e 80 vjetorit gjenoidit serbian në Krahinën shqiptare të Bihorit 3-7 janar 1943 

Asnjë pushtetarë serbian nuk e ka mbaruar karierën prej se kanë ardhur në viset e Ballkanit,  pa e lërë një program për shfarosjen e shqiptarëve. Lidhur me këtë, në kohën e Luftës së Dytë Botërore Drazha Mihajloviq do ta përpilojë Programin e tij për shfarosje te të gjithë muslimanëve të Ballkanit në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti, më 20 dhetor 1941. Në program thuhet tekstualisht: “ Duhet krijuar Serbinë e madhe, duke shfarosur popullsinë joserbe nepër Mal të Zi, Bosnje Hercegovinë, Kosovë, Mqedoni dhe Shqipëri Veriore. Pjesët e spastruara duhet kolonizuar me malazezë dhe serbianë, ndërsa ata shqiptarë që nuk mundemi për t` i shfarosë duhet shpërngulur në Turqi, sipas akordit të Stambollit 1938”. (shiqo: ZBORNIK NOR. Tom XIV. 1. f. 93-100, i botuar si dokument i përshtatur; E posedojmë origjinalin dhe e botojmë besnikërisht të përkthyer). Në bazë të këtij Programi, Luba Novakoviq do t` i drejtohet Kosta Peçancit në fund të vitit 1941: “Kur nisem në rrugën me fat, e di se çka mendoj dhe çfar planesh thuri për jugun tonë. Besoj që në Sanxhak, në Dukagjin dhe në Rrafshin e Kosovës nuk do të mbetët asnjë PLIS për farë. Lumenjët Llapi e Sitnica po edhe Drini, do të bartin dy muaj koka shqiptarësh”. (shiqo: AVIIB, K. 19, F. 1. d. 14; K. 33/11, d. 15). 

Konstantin “Kosta” Milovanović Pećanac                             

Tre shembuj me një kuptim 

Këro ditë (fundi i dhjetorit  2022) Kryetari i Serbisë doli me thirrjen në Rashkë: “I hiçni barikadat nga rrugët”. Me atë ftesë u tregua se ai u kishte thënë më parë kriminelëve serbianë: “ i veni barikadat në rrugët kryesore, me mundësi që të vjen deri te vrasjen e kujdoqoftë, në pjesën veriore të Kosovës”. Lidhur me këtë, në një simpozium më 1973 në Beograd, do të provohet rehabilitimi i Drazha Mihajloviqit, duke thënë një historian serbian këtë: “Drazha Mihajloviq u kishte urdhëruar çetnikëve të Mashan Gjuroviqit që:  “nuk keni guxuar t` i masakroni civilët e Bihorit, të cilët ndiheshin për shqiptar”. Por, kur në simpoziumin e njejtë të vitit 1973, iu shtrua pyetja të pranishëmve: “A ka reaguar Shtabi i Drazha Mihajloviqit për mizorinë ndaj civilëve shqiptarë e boshnjakë në 52 katunde të Bihorit, kuptohet ku kishte edhe katunde të pjesës tjetër të Sanxhakut?”. Përgjegja ishte se Drazha Mihajloviqi jo që i ka qortuar por i ka DEKORUAR kriminelët nga 10-13 janari 1943 në Ravna Gorë, me iniciativë të pesë popave serbianë. Edhe më kjartë, këto hipokrizi serbiane, njëherë ta bërin krimin, e pastaj  t` iu thuhet kinse:  “pse e keni bërë krimin”, i bjen sikurse Hitleri më 1945, t` u drejtohej Gebellsit, Himlerit, Ribentropit, Openhajmerit  etj: “Pse i keni krijuat kampet e përqëndrimit dhe pse i keni vrarë 6 milion hebrenjë”. Edhe më konkretisht, Kisha Ortodokse Serbe, nga koha kur u themelua (shekulli XIII, nga Sava Nemanja, të cilin i vllai ia verboi të dy sytë, ndaj arbanasëve do të sillet sikurse Hitleri me hebrenjë gjatë luftës së Dytë Botërore”, do të shkruaj popi Nikollaj Velimiroviq, më 1942. (Shiqo: Gllas Srpske Crkve 1942). 

 Ndërsa kohën e viteve 2000/2001 Kisha Serbe me në krye Patrikun Pavle, e kritikonte Sllobodan Millosheviqin. Por ajo kritikë, nuk bëhej pse ka bërë Kasapi i Jugosllavisë krime, por kritkohej: “PSE NUK I KA SHFAROSË SHQIPTARËT NË PËRGJITHËSI”.  Ky realitet i hipokrizisë serbe mund të gjëndet si shembull, në çdo etapë historike. Madje serbiani mund të dëgjohet në vende publike kah e shanë: Zotin, Krishtinë, Bogorodicën (nënën e Krishtit) dhe prap popi e ka gojën plotë fabula biblike, dhe kurrë nuk është dëgjuar që në liturgjitë e tyre të predikohet mos-shraja e zotit dhe shën Marisë. (Shiqo: Memorandum SPC o Kosovu i Metohiju 1992 dhe 2002; gaztarë; shkoni në ndonjë gosti serbe dhe dëgjoni fyerja dhe shraje që nuk i dëgjon askund në botë!). 

Gjenocidi në Bihor është provuar të harrohet në RSFJ        

Në fillim të vitit 1943, çetnikët  dhe çarqet policore italiane do të organizojnë ËRRFI-rrethim ushtrak  ndaj 52 katundeve shqiptaro-boshnjake në Krahinën e Bihorit. Krematoriumi ishte organizuar në bazë të Programit të Stevan Moleviqi, Srbia homogjene (1941, në bazë të Programit Drazha Mihajloviqit, Likudimi i popullsisë islame në Ballkani (1942); dhe për hir të këshëndellave  (Bozhiqeve serbe-(katoliko-italiane)- do të përgjaket një popullsi e tërë. 

Sulmi ndaj Bihorit si krahinë e njohur shqiptare, do të pasoj nga 25 dhjeyori i vititi 1942 dhe 3 deri 7 janar 1943, duke hudhur granata në shtpia dhe në rrugë ku kishte popullsi. Sulmi, sipas dokuemneteve gjermane drejtohet nga tri drejtime: 

 Nga JUGU do të sulmojnë Bihorin dy batalone çetnike malazeze,ku si logjistikë ishte edhe një njësi e SIM-it italian, të gjithë të armatosur me automatik dhe tre pushkomitralozë; 

 Nga LINDJA, do të sulmojë Bihorin një njësi çetnike serbe e drejtuar edhe nga dy popa dhe pesë italian, të gjithë të paisur vetëm me pushkë dhe një mitralozë; 

 Sulmi i tretë do të pasojë nga PERENDIMI. Sulmuesit  qëllonin nga afersia. Armatimi i tyre ishte prodhim italian. Në sulm ishin edhe tre popa serbian, të cilët kufomat provonin t` i kontrollojnë dhe t` ua grabisin unazat, sidomos femrave, theksojnë dokuemnetet gjermane. 

                                   Itinerari i krimit 

Së pari do të sulmohet  më 3 janar 1943 një xhami në fshat, me që rast 53 persona në te do të vritën me mitraloz. Pastaj, do të sulmohen familjet e njohura, prej të cilave nuk do të lejohet për të shpëtuar njeri i gjallë. Lidhur me këtë, popullsia që kishte mbetur do të largohet nga shtëpitë që u ishte dhënë flaka. Deri më 7 janar 1943, sipas dokumenteve të Komitetit Kosovës dhe Lidhjës Popullore Shqiptare, në rrugën kryesore të Bihorit, do të tubohen 3999 persona. Prej tyre 2560 ishin femra. Njësia çetnike “Veriu”, pasi që i kishte sistemuar nga katër, masën e femrave do t`  i drejtojë kah Kraleva. Ato femra (gra dhe vajza), sipas popit Nikollaj Velimiroviq, pas 15 ditëve do të gjënden në Frushka Gorë (?). Kuptohet se kundër kësaj mizorie do të oragnizohen  demonstrata  shqiptare në Prizren, Prishtinë, Gjakovë dhe Pejë. Në Pejë vritën 2 agejntë italian. Pastaj do të pasojë diegja e pazarit Pejës nga forcat italiane. Në 52 fshatra të Bihorit janë dëmtuar 9500 persona, do të reagojë Kryetari i Partusë FASHISTE SHQIPTARE Kolë Bib Mirakaj. Por, një fenomen, potencojnë dokuemnetet gjermane, është për t` u shënuar se në qytetet kryesore të Kosovës po reagojnë së bashku shqiptarët e rreligjionit islam dhe shqiptrët e rreligjionit katolik”.  

Konvertimi i dhunshëm i të mbijetuarve në Bihor

          Dokumentet shqiptare për gjenocidin në Bihorit 5-7 janar 1943 

Sllavët nga 6 prilli  1939 e kishin “një adut më tepër” për ta luftuar kombin shqiptar, sepse shteti i tyre Shqipëria ishte okupuar nga Italia fashiste. Çka është edhe me keq, menjëherë pas okupimit ishin lajmëruar lideruca shqiptarë me në krye Shefqet Verlacin i cili dikur planifikohej të ishte viehërr i  Ahmet Zogollit. Shefqet Verlaci si kundershtar i Zogollit tash, me shpejtësi e kishte organizuar një delegacion dhe kishin vajtur në Romë, për t` ia dorëzuar Kurorën Mbretërore shqiptare Viktor Emanuellit, i cili ishte dhëndër i Kral Nikollë Petroviqit  Malit Zi. Mu për këtë fakt, Benito Musolini i kishte mësuar emisarët e tij që të ishin shumë i kujdesëshëm në Vjenë (maj –qershor 1941) kur i ndanë zonat e interesit  (mexhat –kufijët nazifashist) me Adollf Hitlerin. Në Vjenë  Mali i Zi u vëndos që të pranohet si zonë e interesit strategjik italian. Dhe me që Zona e interesit  gjerman mbeti Mitrovica, Vushtrria, Llapi dhe një pjesë e Sanxhakut, për shkak të XEHËS në Trepçë, serbo malazezët në këto rrethana shumë të volitëshme për ta, do të provojnë me të gjitha mjetet për ta shfarosur përgjithëmonë kombin shqiptar. Provën e parë me qëllim që ta realizojnë programin e Moleviqit (Serbia homogjene 1941) dhe Drazha Mihajloviqit (likudimi i muslimanëve më 1942), ishte pikërisht në krahinën e Bihorit, prej kah ishte planifikuar aksioni i gjenocidit. Ajo krahinë e lashtë shqiptare (BIHORI)  syrvejohej natë e ditë sidomos nga koloneli çetnik Mashan Gjuroviq. Ky me ekipin e tij do të vijnë në përfundim se momenti më i mirë  për t` u “treguar shqiptarëve se çka synojnë sllavët ndaj tyre”,  ishte që të sulmohet Bihori pikërisht natën e Këshëndellave (Bozhiçeve sllave)  nga 3 e deri më 7 janar 1943.(shiqo: 1. Bedri Pejani, Mizoria në Bihor dhe rrethinë ishte provë për ta frigësuar popullin shqiptar, kudo gjetiu , janar 1943; kundër kësaj mizorie do të shkruaj edhe Aqif Blyta, një patriot dhe politikanë i njohur). 

 Siç kam shkruar në hyrje, Krahina e Bihorit do të rrethohet nga tri anë: nga jugu dhe lindja do të përgatitën çetnikët serbian më 25 dhjetor 1942. Ndërsa nga 3 janari 1943 atyre do t` u bashkohën edhe dy brigafda çetnike nga Mali i Zi. Rrethimi i Bihorit ishte i asaj  mase, krejt me qëllim  që të shkaktohet një lëvizje e popullsisë shqiptare kah Kosova. Ndërsa sulmi nga perendimi do të pasojë nga 5 e deri më 7 janar 1943. Sulmi drejtohej nga njësitet çetnike malazeze që i drejtonte Mashan Gjuroviq, me qendër në Kollashin.                                             

                          Si ndodhi gjenocidi në krahinën e Bihorit 

Çka ndërmorri Qeveria kuisllinge shqiptare e Eqrem Bej Libohovës, në Tiranë që të mësohet opinioni shqiptar sidomos, se Bihori shqiptar ishte sulmuar nga të gjitha anët. 

Eqrem Bej Libohova, pas krimit mosntruoz (kjo do të thot se nuk kishte informata për përgatitjen e gjenocidit)  themelon Komision hetimor për gjenocidin në Bihor.  Pas një debati shumë të nxehtë, Qeveria e Eqrem Bej Libohovës do ta themelojë një Komison hetimor. Në krye të Komisionit ishte Qazim Bllaca. Antar të Komisionit ishin: Thoma Luarasi, tre oficerë italian (emrat nuk u dihen), Demë Ali Pozhari, Emrush Miftari, Bajram Gashi, Mulla Osman Petinca dhe nga DY përfaqsues të çdo fshati kur shkonte komisioni për hetime. Për 15 ditë pune, Komisoni sajoi një raport prej 57 faqesh ku thekoshet se është fjala për gjenocid në 82 lokalitete të Bihorit dhe më gjërë. (shiqo: Arkivi shtetëror në Tiranë, Dosja e Qazim Bllacës 1943; shiqo: Dokumente gjermane të pabotuara në AVIIB. NOB. K 1211, Dosja Çetnikët në Bihor 25 XII 1942- 3-7 janar 1943). 

E vërteta, me që Qeveria e Eqrem Bej Libohovës ishte në fron vetëm 30 ditë, detyrën Komisioni i autorizuar do ta vazhdoi sikur mos të ketë ndodhë asgjë. Prandaj me tragjedinë shqiptare në Bihor do të mirren sidomos edhe: Bedri Pejani, Hajro Plava, Hysni Zajmi, Avokati (vllau u Hajros), Aqif Blyta, Ali Draga (Kryetar i Lidhjës Popullore Shqiptare 1941-1944 me seli në Beograd) e shumë personalitet tjera shqiptare dhe boshnjake. 

                 Edhe Qeveria e Maliq Bej Bushatit mirret me tragjedinë e Bihorit  

Pas ndryshimit të pushtetit në Tiranë, Komisioni i themeluar më parë do të kërkojë që të hetohen dhe denohen të gjithë ata popa, të gjithë ata çetnikë, të gjithë ata nëpunsa serbian e malazezë që për tri ditë rreshtë i festuan “Bozhiqet”, duke kënduar mbi dhe për rreth kufomve të masakruara shqiptare”, shkruan Hajro Plava. Për këtë tragjedi shqiptare do të interesohet edhe një oficer gjerman me merin Eberberhart. Tani shtrohet pyetja ku ishte dhe pse nuk bzanë Xhafer Deva për këtë mizori? Nuk bzante sepse tri ditë ( më 22 dhjetor 1942) kishte biseduar me Mashan Gjuroviqin për furnizim të njësive çetnike me bukë gjatë dimirit. Por, Eberhart dhe Husiding  do ta ftojnë në bisedë, sidomos Ali Dragën për t` ia treguar rezultatin se duhet të udhëzohet popullsia shqiptare se nep[r tregje do të blehet i tërë mielli për nevoja të ushtrisë”. Nuk thuhet për nevja të çetnikëve. E për realitetin se çka ka ndodhë në fshatrat e Bihorit, gjatë kësaj kohe, përgjegjën do të marr Opinioni nga Lidhja Popullore Shqiptare, se është: “fjala për një urrejtëje patalogjike serbe ndaj shqiptarëve që viset shqiptare të shfarosen në kohë lufte kur as pushtuesit, as qeveritarët vendor nuk kanë kohë të mjaftueshme të mirren me kriminelë, të cilët nuk kishin adresë, nuk kishin vendstrehim, por kishin firmë se u takonin njësiteve të rregullta çetnike serbe e malazeze”.(AVIIB, Lidhja Popullore Shqiptare, referat i sajuar më 25 janar 1943 në gjuhën shqipe).    

Në lidhje me këtë bandë kriminale çetnike, pushteti nazist në Beograd kishte marrë të gjitha masat që fajtoret të gjinden dhe kinse  të ekzekutohen. Por pushteti kuislling në Podgoricë me ndihmën e fashistëve italian, tërë krimit do të i japin ngjyrë kunderthënjesh të fiseve shqiptare, me fiset sllave, të cilat shekuj më parë ishin konvertuar nga shqiptarët në sllavë, dhe tash armiqësia në mes rreligjioneve të tyre po shpërthente në një formë tragjike”. Lidhur me këtë, fjala ishte për arbansë që dikur kishin qenë të rreligjionit katolik dhe tash si ortodoks “sllavë”, të veshur me bojë çetnike po atrocitonin popullin që ishte konvertuar në Islam por që nuk  e kishte ndrruar kombin. Pra, kishin mbetur shqiptar ashtu si kishin qenë më parë”. (referati i Lidhjës  Popullore Shqiptare, i njjeti).  

E vërteta, krimi në Bihor është ngjarja më tragjike për një krahinë në tërë trevën e Ballkanit. Jo vetëm kjo ngjarje  janarit 1943, por një vit më vonë të njejtat formacione çetnike do të provojnë të bëjnë mizori në trevat: Llap, Fushë-Kosovë, Ferizaj-Kaçanik-Shkup-Tetovë-Gostivar-Dibër. Por u penguan në pikën strategjike të Perpellacit me kërcnim se: “Mund të provoni me hy në Kosovë, por asnjë i gjallë nuk do të mbetet, sepse ju nuk keni për qëllim largimin për Greqi, por  keni për qëllim shfariosjen e shqiptarëve”. Këtë znat, serbianët nuk e kanë pushuar kurrë, tregojnë argumentet arkivore te të gjitha kohrave. E treguan edhe në luftën 1998/1999 në Kosovë, me që rast u detyraun në Kuamnovë ta nënshkruajnë KAPITULLIMIN.  

Pamje nga Bihori dikur …

Si përfundim, në një shkrim korespodencë të Mashan Gjuroviqit thuhet tekstualisht:  Në Bihor dhe në tërë Sanxhakun duhet të perseritet rasti i Sanxhakut Nishit, me që rast në 714 katunde dhe 6 qytete nuk mbeti arrnaut i gjallë”. Të njejtin mendim e shprehteb Arkani nga Prishtina më 28 mars 1999: Në Kosovë deri më 28 qershor 1999 nuk guxojmë ta lëshojmë shansën historike, sepse këtu nuk duhet mbetet asnjë shqiptar i gjallë. Kosova duhet të frymojë çirilicë, aq më parë kur një pjesë shumë e madhe e shqiptarëve e urrenë të ashtuquajturn: Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ne e kemi NATO-n mbi kokë, por toka është e jona”. Edhe Mashan Gjuroviqi më 10 janar 1943 shkruante: “Ne e kemi Sanxhakun para thikës sonë. Kjo tokë shumë shpejtë do të serbizohet”. Qëndroni shqiptar, dhe përçanu në trafe politike, mësoni nga  e kaluara edhe sot në shekullin e internetit. Shiqoni se si Zelenski i Ukrainës nuk e hjek uniformën ushtarke kurrë. Ndërsa te ne UÇK anatemohej dhe akuzohej si agjenturë e frustruar!  

Unë i besoj amanetit të Fehmi Lladrofcit! 

Prishtinë, më 2  janar 2023

Albert Ajnshtajn (Einstein), relativisht mosbesues

0
Ibrahim Kelmendi, Gjermani
_____
Si besimtarët ashtu edhe ateistët kanë qenë në gjendje të identifikohen me Ajnshtajnin deri më tani. Gjeniu i fizikës ka komentuar vazhdimisht për fenë dhe besimin – ndonëse në një mënyrë, ka lënë shumë interpretime të hapura. Një letër tani zbulon qëndrimin e Ajnshtajnit ndaj fesë.
Tashmë një letër e Ajnshtajnit, pak e njohur, është shfaqur dhe do të dalë në ankand në Londër këtë javë. Dokumenti ishte në pronësi private për mbi 50 vjet. Në këtë letër Ajnshtajni distancohet me fjalë të qarta nga ideja biblike e një Zoti personal, të cilën ai e përshkruan si “besëtytni fëmijërore”: “Për mua, fjala Zot nuk është gjë tjetër veçse një shprehje dhe produkt i dobësive njerëzore; Bibla është koleksion legjendash të nderuara, por mjaft primitive”, shkruan Ajnshtajni. “Asnjë interpretim delikat nuk mund ta ndryshojë këtë. Këto interpretime të rafinuara janë… jashtëzakonisht të ndryshme dhe nuk kanë pothuajse asnjë lidhje me tekstin origjinal.»
Ajnshtajni i shkroi letrën më 3 janar 1954 filozofit fetar Erich Gutkind, i cili, ashtu si Ajnshtajni, ishte hebre.
Ajnshtajni gjithashtu ka komentuar edhe Judaizmin: “Për mua feja e pastër çifute, si të gjitha fetë e tjera, është një mishërim i bestytnive primitive. Dhe populli hebre, të cilit jam i lumtur që i përkas dhe me mentalitetin e të cilit jam thellësisht i lidhur, për mua nuk ka cilësi të ndryshme nga të gjithë popujt tjerë. Për sa i përket përvojës sime, ai nuk është më i mirë se grupimet e tjera njerëzore, megjithëse të siguruara kundër teprimeve më të këqija nga mungesa e fuqisë. Përveç kësaj, nuk mund të shoh asgjë të ‘zgjedhur’ tek ai.”
Pavarësisht mosbesimit dhe rezervave të tij për fenë, Ajnshtajni kurrë nuk e quajti veten ateist. Përkundrazi, ai e hodhi poshtë etiketën për veten e tij, duke thënë se problemi ishte “shumë i madh për mendjet tona të kufizuara”.
Shumica e asaj që ai thotë sugjeron se hyjnorja dhe feja kishin një kuptim krejt të tyre për të – një që kishte të bënte me rendin e kozmosit dhe natyrës. Kur u pyet nga një rabin i Nju Jorkut nëse ai besonte në Zot, Ajnshtajni u përgjigj: “Unë besoj në Zotin e Spinozës, i cili zbulon veten në harmoninë e ligjshme të qenieve, jo në një Zot që merret me fatet dhe veprimet e qenieve njerëzore”. Dhe në një letër ai shkruante: “Ajo që shoh në natyrë është një strukturë madhështore që ne mund ta kuptojmë vetëm në fragmente. Kjo strukturë duhet t’i japë çdo njeriu që mendon një ndjenjë përulësie – një ndjenjë autentike fetare që nuk ka të bëjë fare me misticizmin.”
[Shkrimin e huazuar nga linku i gazetës gjermane TAGESPIEGEL, e shqipërova unë – ibrahim KELMENDI.]