Kreu Blog Faqe 1145

Shoqata “Sali Çekaj” në Zvicër feston -Darkën e Lamës

0
Pamje e pjesëshme nga salla, në – Darkën e Lamës – në Zvicër
Nga: Idriz Zeqiraj, Gjermani
 
* Përvijim historik i Shoqatave shqiptare në Diasporë
Tradita e Shoqatave dhe klubeve shqiptare në Mërgatë, zë fill qysh në nismën e dytë të shekullit 19-të. Rumania, Bullgaria, Egjypti, Turqija, Krimeja e Ukrainës, më vonë edhe Amerika, ishin shtetet ku shqiptarët kurbetçarë themeluan shoqëritë e tyre kulturore e politike, për t`u vënë në shërbim të Atdheut, Shqipërisë. Mërgimtarët e parë ishin, kryesisht, nga zonat jugore, që nga Korça e deri në Gjirokastër.
Në nismën e shekullit 20-të, shoqëritë shqiptare po politizoheshin gjithnjë e me shumë. Bërja e Shqipërisë të lirë dhe të pavarur, ishin ëndrra shumë-shekullore e shqiptarëve. Pas bërjes të “Shqipërisë londineze”, me coptimin e dhimbshëm, duke mbetur më shumë se gjysma e territorit shqiptar, jashtë kufijve natyral të Shqipërisë Etnike. Përpjekja e shqiptarëve vazhdoi betejën, për bashkimin e trojeve shqiptare.
    Në vitet `40-a, murtaja komuniste, e kryesuar nga krimineli, filosllavi, Enver Hoxha, me këlyshërinë bastarde të tij, ushtruan dhunë e terror në Shqipërinë londineze. Njëjtë vepruan edhe kriminelët komnistë, Tito-Rankoviç, në Jugosllavinë e re. Greqia, me qëllim të boshatisjes të shqiptarëve, nga trojet e tyre në Çamëri, shënoi masakrën e radhës, ndaj shqiptarëve, duke i vrarë dhe përzënë, dhunshëm, nga shteti helen. Në vitet `90-a, tashmë, në kohën e pas epokës së errët të komunizmit, me fitoren e pluralizmit politik, filloi emigrimi, pothuaj se, masiv të shqiptarëve, duke “vershuar” Evropën, e deri në Australinë e largët, tej oqeanike.
Shoqatat dhe klubët shqiptare, u shumëzuan gjeometrikisht, sepse prurjet në Mërgatë ishin numerike. Motivi politik u zvetnua dhe organizimet në Mërgatë, tashmë, janë të karakterit kulturor dhe humanitar. Megjithatë, politikanët e gjithë spektrit politik të Kosovës, së fundi, janë “përmallur” për Mërgatën dhe kanë shpeshtuar vizitat
Bashkëpunimi i Shoqatave emnake, “Sali Çekaj” në Gjermani dhe Zvicër
     Ndër Shoqatat më të zëshme, të epokës plurale, demokratike, shquhen dy Shoqatat me të njëjtin emër, të heroit Sali Çekaj, në Gjermani dhe Zvicër. Veçojmë këto dyja, pa anashkaluar edhe veprimtaritë e klubeve dhe të shoqatave simotra shqiptare, anekënd botës. Nëse klubet dhe shoqatat tjera kufizohen, identifikohen me emrin e qytetit, ku ato themelohen, Shoqata “Sali Çekaj”, në Gjermani dhe Zvicër, pa e përmendur vend-themelimin ku e kanë selinë, quhen Shoqata “Sali Çekaj” në Gjermani apo Zvicër. Sepse shtrirja e tyre i kalon jo vetëm qytetet, ku janë themelar, por edhe shtetet.
     Dhe, kjo ka ndodhur për dy arsye: Shoqatat në fjalë u themeluan në vitet 2008 dhe 2010, përkatësisht, në Gjermani dhe Zvicër.
E para, për shumë vite janë drejtuar nga dy bashkëluftëtarët e Heroit “Sali Çekaj”, në Gjermani nga Osman Ferizi dhe në Zvicër nga Saim Tahiraj.
E dyta, duke qenë veprimtarë të dëshmuar, ndjenjën e përgjegjësisë e kanë të zhvilluar në masën e duhur. Andaj, “trimi i mirë, me shokë shumë”, patën mirëkuptim me kryesitë e tyre dhe veprimtarët mërgimtarë, të qyteteve ku u themeluan, duke e shtrirë ndikimin në landët dhe kantonët e tyre, për të kaluar edhe në Landët dhe Kantonët e Gjermanisë dhe Zvicrës dhe më tej me shokë, miq e dashamirë, përtej kufijve shtetërorë.
     Kjo shtrirje në anëtarësi ka edhe një arsye shtesë: Veprimtaria e heroit Sali Çekaj nismon në Kosovë, vazhdon në Mërgatë, për t`u kthyer sërishmi në Luftën e Kosovës. Më parë kishte bërë emër me organizimin e Grupit të Djemëve të Armatosur të Deçanit. Grupi në fjalë i bëri aksionet e para të armatosura, kundër pushtuesit serbo-sllavë. Si jurist i diplomuar, së bashku me bashkëvendorin e tij, Zymer Lulaj, gjithashtu jurist i diplomuar dhe profesionistë të tjerë të jurisprudencës, ishin të parët që vunë në jetë, në komunën e Deçanit, aktin themeltar të Kosovës, Kushtetutën e Kaçanikut.
     Vërtet, u zgjata shumë me historikun e përbashkët të këtyre dy Shoqatave emnake. Por, së bashku, Shoqata “Sali Çekaj” në Zvicër dhe Gjermani, kanë realizuar disa projekte monumentale, siç është Kompleksi Momerial “Dr. Ibrahim Rugova”, Kulla dhe Shtatorja, në vendin e origjinës të Presidentit, në fshatin Malaj të Rugovës. Memoriali ka kushtuar 150 euro dhe është ndërtuar me kontributin e Shoqatave “Sali Çekaj”, në Zvicër e Gjermani si dhe Shoqata “Rugova”, me qendër në Amerikë. Kontribute kanë dhënë edhe individë nga shtete tjera, por, gjithnjë, përmes këtyre shoqatave. Ndërsa, përmendja e Gjermanisë, para Zvicrës, në fillim, shpjegohet me parësinë e themelimit, me dy vjetë diferencë.
“Darka e Lamës”, traditë e heshme ilire, e ripërtrirë nga Presidenti Rugova
     Motivi i këtij shkrimi është organizimi i “Darkës së Lamës. Edhe në shënimin e kësaj feste tradicionale shqiptare, që daton nga ilirët e hershëm, por të ripërtrirë në epokën e Presidentit Rugova, me nismën e Tij, këto dy Shoqata nderojnë njëra-tjetrën, me pjesëmarrje reciproke nga kryesitë e tyre.
     Pauzimi dy vjeçarë i shënimit të – Darkës së Lamës -, u kushtëzua nga Pandemia. Këtë vit filloi normaliteti. Një sallë e madhe, e mbushur me mërgimtarë dhe familjet e tyre. Pra, një mbremje familjare kolektive, me çmallje, si në një Kosovë në miniaturë. Një kryesi numerike, me emra veprimtarësh të dëshmuar, garancia e suksesit është e parathënë: Xhemajl Haxhiu – kryetar, Qamil Qekaj-sekretar, Lush Mulaj-arkatar, Muhamet Krasniqi-zëvendës arkatar, Muhamet Lekaj, Muhamet Hasanaj, Miftar Kryeziu, Metë Shala, Mahmut Gashi, Mahir Tolaj, Naim Hasanmetaj, Isa Lokaj, Hamëz Fejza, Hamdi Rrustemaj, Halil Shabanaj, Gëzim Hadërgjonaj, Fadil Tolaj, Dinë Gashi, Besim Lokaj, Bashkim Nitaj, Nezir Alimusaj, Asmon Krasniqi, Mustafë Ramosaj.
     Shumësia prodhon cilësinë. Angazhimi i shumë veprimtarëve, lehtëson në kryerjen e punëve të shumëta që ka Shoqata. Aq më parë një shoqatë pretenduese për parësi, në mesin e shoqatave dhe klubeve konkurrente. Emërtesa, veç kulturore, edhe humanitare, presupozon angazhime në kontribute, së pari, ndihmë Atdheut-Kosovë, por, edhe përtej, në pjesët e Etnikumit shqiptar.
Sofra e shtruar me pije dhe këngë, burrat shoqërojnë vëllezërit këngëtarë  – Alimusaj
     Në një atmosferë festive, shënimin e “Darkës së Lamës” e hapi sekretari i Shoqatës, Qamil Qeku, me lutjen e Presidentit Rugova, dedikuar, pikërisht, kësaj feste, e cila daton qysh prej Ilirëve Dardan, dikur në shekullin e V-të, para Krishtit:
     Të faleminderit, o Zot,
      për të mirat që na i fale
      në tokën tonë Kosovë
      Dardaninë Antike në këtë mot.
      Të lutem o Zot,
       të na falësh të mira
       edhe më shumë
       në tokën tonë Kosovë
       Dardaninë Antike
       në tjetrin mot, o Zot.  
      Festa e -Darkës së Lamës-, e ripëtrirë nga Presidenti Rugova, është gjithmonë aktuale dhe të pranishmëve u mbetet t`ia bëjnë “Aminin!”
     Moderatori Qekaj, ftoi në foltore kryetarin Xhemajl Haxhiun, i cili, duke uruar mirëseardhje, përshëndeti mysafirët dhe të gjithë të pranishmit. Me emër përshëndeti ushtarakët: Xhavit Sadriu, atashe ushtarak në Berlin, pastaj për Evropën; Skënder Budakovën, Zymer Tahiraj, Islam Sadiku; gazetarin, analistin, publicistin, Florim Zeqa, i ardhur enkas nga Italia; mysafirët nga Shoqata “Sali Çekaj”, Gjermani: Gazmend Dashi-kryetar; Shemsi Haziri-udhëheqës atistik i Shoqatë; Osman Ferizi- kryetar i Degës të LDK-së, për Gjermani; reporterin e luftës, Maxhun Smajli, zëdhënës i Nëndegës “Bajern i Epërm”, Idriz Zeqiraj, zëdhënës i Degës të LDK-së në Gjermani.
 
Raporti i arkatarit Lush Mulaj i begatshëm dhe domëthënës
     Arkatari Mulaj, pas përshëndetjes, drejtuar të pranishmëve në sallë, përkujtoi anëtarët e devotshëm të Shoqatës, të cilët, ndërkohë, kanë kaluar në amëshim:
1.) Baci Kadri Lokaj

2.) Demë Mulaj

3.) Musa Limani

4.) Ali Gashi

5.) Butrint Gashi

     Një simbolikë e harmonishme, e gjetur. Në – Darkën e Lamës -, vëmendje mori raporti financiar dy vjeçarë, përkatësisht, për vitin 2020-2021. Kjo shtyrje u kushtëzua nga Pandemia. Ndërkohë, raporti për vitin 2022, ende nuk ishte i kompletuar, andaj u la për një takim tjetër me anëtarësinë e Shoqatës.
     Veprimtari veteranë, njëherësh, arkatar i Shoqatës, Lush Mulaj, me punën e tij, na kujtoi një porosi të Dr. Ibrahim Rugovës: “Mos hidhni pare në kapuç!” Kjo porosi u dha në një kohë zezonë, në nismë të viteve `90-a, kur Millosheviqi kishtë shtrirë zullumin anepërtej Kosovës, duke larguar nga puna, në përmasën masive, shqiptarët e Kosovës. Duke shfrytëzuar këtë gjendje mjerane, Dr. Rugova, me shokë, hapi Fondin Shtetëror, të shprehur në 3 %-in. Ndërsa LPK-ja vilte “para në kapuç”, me një pako kartoni, të vënë mbi tavolinë, me shënimin – ndihmë për Kosovën -, pa emër dhe pa shifër monedhash! Abuzimi ishte i parathënë. Dhe, Dr. Rugova e denoncoi hilenë, andaj dha porosinë sintezë: “Mos hidhni pare në kapuç”, të cilën LPK-ja nuk ia fali kurrë, sepse ia pakësoi “taxhinë!”
     Arkatari Lush Mulaj paraqiti para anëtarësisë, simpatizantëve dhe të pranishmëve të tjerë, një raport të detajuar, qofshin kontribuesit me 5.000 apo ata me 100 euro, sipas mundësive të dhuruesëve. Kolegjialiteti i vendimeve në Shoqatë ka funksionuar, mrekullisht, mirë. Çdo anëtar i Shoqatës ka të drejtë të propozojë raste akute për ndihmë, duke dhënë arsyetimin bindës e meritor.
     Arkatari Mulaj ka bërë një raport të shkëlqyer, transparent e profesional, të detajuar. Por, për publikun jashtë Shoqatës, do ta zbatojmë një këshillë të etërve tanë: “Kur të falish diçka të varfërit, as dora e majtë, të mos e di atë që falë dora e djathtë!” Pra, të ndihmohet në heshtje e pa shumë fjalë, sepse falja fletë vet. Megjithatë, do të sjellim  vetëm disa nga destinacionet ndihmëtare, që ka dhënë Shoqata simpatike e zëmadhe, me emrin emlematik, Sali Çekaj, me një veprimtari politike e ushtarake, në shtrirje në kohë prej tri dekadash radhazi, deri në aktin sublim, rënien heroike, në luftim e sipër.
     Gama e veprimtarive kulturore, politike dhe humanitare e Shoqatës “Sali Çekaj”, në Zvicër, është shumëdimensionale. Kërkesat numerike për ndihmë vijnë nga të sëmurët rëndë, me trajtim të kushtueshëm, në klinikat e huaja, brenda apo jashtë Kosovës. Pajisjet e ndryshme mjekësore dhe invalidore, të cilat nuk arrijnë t`i përballojnë familjet e deri ke shtretërit e spitaleve. Ndërkohë, paguhen miliona euro në muaj, për shumë mijëra “veteranë” të rrejshëm, të imponuar nga komandantët mujëshorë, për interesa materiale dhe klientelëel elektorale. Do të mjaftonin këta miliona të abuzuar, kriminalisht, për të investuar më shëndetësi, duke e liruar humanitetin, për qëllime të ndihmave private, duke e zgjidhur përkujdesjen shtetërore.
     Shoqata ka një përkujdesje të veçantë e parësore, për luftëtarët e lirisë, në nevojë. Oficeri Xajë Çelaj, nga Tropoja, dy herë i plagosur në Luftën e Kosharës, bëhet me banesë në Kosovë, ku ka zgjedhur të jetojë. Participimi financiar i Shoqatës ishte i gatshëm. Ndërtimi i një shtëpie në Bupq, kushtoi 34.830 euro. Këtij projekti i është bashkangjitur edhe Shoqata “Mentori dhe Agimi” nga fshati Pobergj i Deçanit. Thonë se inderuari të nderon. Kryesia e Shoqatës autorizoi djalin nga Labëria, tashmë, pothuajse, i kosovarizuar, Marin Memaj, gazetar hulumtues, por me prirje edhe historian, për t`ia dorëzuar çilësat e shtëpisë, njeriut, që u bë me shtëpi të re. Njëjtë u veprua edhe me autorizimin e ish-luftëtarëve, Bekë Osmanaj dhe Bashkim Nitaj, të cilët i dorëzuan një invalidi karrocë elektronike. Shoqata është përkujdesur edhe për shërimin e fëmijëve me leukimi. Ka shfrytëzuar “Vitrat” dhe “Kurbanët” e besimtarëve, enkas për fëmijtë e sëmurë.
     Humanisti Asmon Krasniqi i Firmës “Rehabilitacion Sistem AG”, ka dhënë 40.000 Franga ndihma për Shqipërinë, shpenzimet e transportit i ka përballuar Shoqata “Sali Çekaj”. Njëherësh, ka ndihmuar edhe 12 familje në Durrës, që kanë pësuar nga termeti. Donacionin për Spitalin e Pejës, me vlerë 150.000 euro, në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore e Sportive “Liria”, në Vaxjo të Suedisë, duke realizuar transportin.
     Dy Shoqatat emnake, e Zvicrës dhe e Gjermanisë, kontribuan për projektin Muzeor, kushtuar Sali Çekaj, përkatësisht, me 18.975 euro. Me rastin e 30 vjetorit të Referendumit të Pavarësisë të Kosovës, dy Shoqatat në fjalë, sponzorizuan ngritjen e flamurit të Kosovës dhe fotografinë e Sali Çekaj në Capitoll HILL, në Washington D.C. Kjo u realizua me ndërmjetësimin e kuadrit Faton Bislimi, praktikant pranë zyrës së presidentit Biden, të cilit i shprehën falenderim për nismën e bërë dhe të realizuar suksesshëm.
     Bilanci i kontributeve nga anëtarësia dhe simpatizantëve të Shoqatës Kulturore Humanitare “Sali Çekaj”, për vitin 2020, kap shifrën e 98.957 Franga dhe 177.000 Euro. Ndërsa për vitin 2021 është 94.280 Franga; 4.820 Euro dhe 5.000 Dollarë. Këtu nuk janë përfshirë donacionet e Firmave dhe as dhurimet individuale, në mënyrën e drejtëpërdrejtë.
     Kryesia e Shoqatës, përgjatë pushimeve verore në Atdhe, organizon, me anëtarësinë e saj, vizita në disa Komplekse Memoriale të Dëshmorëve në Kosovë; Shtatorët e Presidentit Rugova në Prishtinë dhe Istog si dhe në vendet turistike në Rugovë dhe gjetkë.
     Kryesia e Shoqatës për aktivistët e dalluar të saj, ndau – Mirënjohje -: Nazmi Motina, G. Hoti, Nexhat Lokaj, Zeqir Fadil Tolaj, Sadri Gashi … (uroj të mos kemi harruar të tjerë.) Për shefin e Klubit të Shoqatës, Hamdi Rrustemaj, më thanë fjalë të mira, për ndihmën e dhënë Shoqatës, por, nuk mësova nëse e shpërblyen me -Mirënjohje-? Ndërsa, miku im, Fadil Tolaj, i shquar në luftë dhe në paqe.
     Organizatori kishte planifikuar për fjalë rasti dy nga mysafirët e pranishëm: Florim Zeqen nga Italia dhe Idriz Zeqiraj nga Gjermania, të cilët përshëndetën, falenderuan për ftesën dhe uruan anëtarët e Shoqatës dhe të pranishmit në sallë, për festën tradicionale, – Darkën e Lamës. Më këtë rast, mysafiri Zeqiraj, ia dhuroi kryetarit të Shoqatës, Xhemajl Haxhiut, disa ekzemplarë të revistës “Marshi i Mërgimtarit”, me botues reporterin e luftës, Maxhun Smajli. Kjo emërtesë simbolozon marshimin, me këmbë, nga Fulda e Gjermanisë, në Kosharën e Kosovës, për 78 ditë radhazi, për aq ditë sa kishin zgjatur bombardimet e NATO-Paktit, mbi caqet ushtarake serbo-sllave. Vlen të theksohet se kjo është e vetmja revistë shqiptare, që botohet në Kosovë dhe Mërgatë.

Në foto nga e majta: Idriz Zeqiraj, Have Nikçi-Bicaj, Naim Bicaj

     Have Nikçi-Bicaj, veprimtare e Shoqatës, ka siguruar e dhuruar shtretër për spitalin e Pejës, me vlerë 40.000 Franga, ndërsa shpenzimet për transportin i ka mbuluar Shoqata. Përkrah bashkëshorti i saj, veprimtari Naim Bicaj, ish-nxënësi im në vitet `60-a, më vonë, ish-i burgosuri politik, pinjoll i Familjes Bicaj, nga Vrella e Istogut, gjyshi i tij Tahir Alia Bicaj, me të vëllanë Smajlin, organizuan mbrojtjen e Sanxhakut shqiptar, në Luftën e Dytë Botërore, duke dërguar luftëtarë, për komandantët e Podgurit, Mulla Zekë Bërdynaj; bajraktarit të Radavcit, Kurt Abazi; Bajram Gashit të Uçës të Istogut. Për rrjedhojë, pas luftës, vuajtën burgun sketerrë të Golji Otokut. Qifti Bicaj, Hava me Naimin, me lindjen e vonuar të djalit të tyre bukurosh, Hekuranit, “i gëzoi edhe zogjtë e malit!” Asaj mbremje, Naimi u dekorua me – Mirënjohje -, për veprimtari aktive në Shoqatë.
     Njeriu i letrave, poeti dhe aktori veprimtar, i kudondodhur, Mentor Thaçi, u paraqit me Monologun, kushtuar – Darkës së Lamës -, i cili u pëlqye shumë nga të pranishmit:
    Nderim Presidentit Rugova, qe ripërtriu Traditën ilire
Në Lamën time, kohë e mot t`gjatë
O Hyji im, Rugovë, po shtroj darkë sublime,
për familjarë, për popull mbarë, për Komb të ndarë
njerëz gjaku, rreth oxhaku pranë,
po edhe me gjanë tanë, përanë!
Paj, qe tremijë vjetë, shtroj darkën në kasollën time
dhe n`kullën motake,
plot tremijë në shpi për fëmijë,
për vllazën e miq,
dhe tremijë tjera, kur n`ktë Europë t`lashhtë
s`pat njeri përveç njerëve t`mi!
Heu Zot i madh ty falë t`kjofshim,
por fort paska reshë e mbara në Shpi të Heroit Sali Çekaj
në Tërvezen e nipit të Marash Palit,
kënkan shtu të mirat e të mbarat me bollëk,
shtime t`mbara t`shendosha,
rritje e ngritje,
veç Zoti e bekoftë me t`mirë!
Sofra e begatë me gatime të traditës, nga nuset e anëtarësisë të Shoqatës/ Foto: Vesel Xhaferi
 
      Vëllezërit binjakë këngëtarë, Sami e Avni Alimusaj, me reportuarin e begatë dhe të larmshëm, të muzikës autoktone, krijuan atmosferë festive. Vallja kolektive, e preferuar nga mërgimtarët, vazhdoi deri në orët e vona të natës.

Tryeza (ime) e natës së Vitit të Ri 1994, tregim nga Bajram SEFAJ  

0

 

nga Bajram SEFAJ 

Tregim

1 

Në vend të urimit… 

Nata më e gjatë (cila është nata më e gjatë e cila është nata më e shkurtër, është çështje!) e vitit të ri 1994, kishte gjetur shtigjet dhe nëpër mijëra vrima e kthesa të tyre labirinte, e errët futë, ishte mbërthyer në dhomën time të vogël. Në dhomën fort të vocërr të ngrehinës  ku banoja. Më saktë: ku gjallëroja! 

Një godinë barok, rokoko a të ndonjë përkatësie tjetër arkitektonike. Jo Kurbiziene, gjithësi. Arkitekturë (e kohës së tij) të shkuar, sigurisht. Me mistere shekullore në kodin e saj të errët.  

Ngrehina ku banoja, ishte një nga ato shumë të ngjashme, që dergjeshin në rrugën e zhurmshme me emër të madh të Parisit, Rue de Rennes. Ndalej në numrin 163, të saj. Në arrondissement-in gjashtë. Ngjitur me lagjen (me kullë) Montparnasse. Rrugë kjo, në të cilën, ditë më parë,  pos tjerash, ishin zhvilluar edhe hy manifestime plot zhurmë e turbullirë. I pari: greva e motoçiklistëve. I dyti: greva e homoseksualëve. Të parët, motoçiklistët, pra, kërkonin një shteg të posaçëm rruge për ta. Vijë speciale nergut për ta, rrugëve të qytetit dhe, natyrisht (kuptohet), edhe përgjatë autostradave dhe rrugëve të tjera të pafund. 

Të dytët, homoseksualët, pra, kërkonin zgjerimin, deri në legalizim, të fushës së lirisë së manifestimit të epshit të tyre seksual që, deri dje, quhej devijues. Jonormal. Tash për tash, homoseksualët nuk kërkonin hiç më shumë se të jenë të barabartë me sivëllezërit,  bashkëndjesit  e tyre në Holandë, bie fjala, me të cilët, shpesh e dendur, këmbejnë përvojat dhe eksperiencat.  

Nuk dihet se me ç’tesha festive natë e Vitit të Ri 1994 kishte hyrë në shtëpitë e tjera në Paris. Ndërkaq, në dhomën time të vogël, fort të vocërr, sa një kuti shkrepëseje, (kur kishte  arkitekturë të brendshme jashtëzakonisht të habitshme, të përçudshme, të çoroditur, të bezdisshme,  aspak të lezetshme), ajo natë kishte hyrë veshur me tesha të zeza (të mos përsëdytët: futë). Dhe, ja se më (ç’plaçkë, katandi…) tryeze “solemne”, për vetëm një person, në festën e natës (të pajtohemi) më të gjatë të vitit, shtruar para vetës me kishte gjetur, mua të mërguarin e zi: një Tabasco (brans) peper salce –Mc ilheny CO, 57 ml. Avery Island LA, Made in U. S. A. Lutenko, pasterizan, Makedonija Negotino, lut dodok na jadenje. Harrisa – 2001, Fabrication artizanale, Poids Net 400 gr. Poivre noir – moulu, importé et distribué Epices Fuchs S.A.R.I. -95, 300 Herouvillr. Emina, ratlluk Soko-Sstark. Camembert, montorval, fabriqué en Normandie, poids 250 gr. 45 pour cent de matière grasse. Cérébos, sel fin, poid net 500 gr. Sel de table, Artrech, Made In China. Govedji narezak, Podravka, prehrambena industria Koprivica, Made in Croatia. Një domate AZURA. Dy fotografi (kartëpostale) të Gjenevës. Një recetë e gastronomit të njohur parisian, Bernard Loiseau, botuar në numrin e sotëm të gazetës javore “ Le journal du Dimanche”.  

Qëllimisht harroj një pjatë groshe të pardjeshme. Ca fije lakre turshi. Dy-tri kokë qepë e tre-ketër thelpinj hurdhe etj. etj…. Qëllimisht harroj një garniturë miniaturale enësh, lugësh e pirunësh, me mallkimin sipëri tyre se janë përdorur shumë herë nga dikush tjetër para meje! Qëllimisht kapërcej disa shihe birrash: Seize Cent Soixante Quatre – 1664 (viti i prodhimit tè parë), al. 6,3% vol, Bière speciale de haute tradition. Export Gold Nikshiçko pivo Béer. Swinkel, Anno 1719. Bière de luxe, importée de Hollande… Terë këtë (mrekulli) pijesh i unë, i Mërguari unë, e konsumoja në një tas dheu (i lënduar nga koha, kuptohet) mbi rrumbullakësinë e të cilit, qëndisur me nota muzikore, shënonte: Une petite note – Je t’aime ! Qëllimisht la anash disa pije të forta alkoolike. Sipëri dhe nën tryezën  “solemne” të festës së natës së Vitit të Ri 1994! Nga se edhe ashtu si ishte, me dilte një tryezë tejet ndërkombëtare, internacionale e, mbi të gjithat, kozmopolite. Një univers kozmopolitizmi në miniaturë që ka fuqi shkatërrimtare, që prish e shemb çdo iluzion, që, aty për aty, deziluzionon se gjendesh diku tjetër, diku larg. Diku, brenda një metropoli në zë, sikurse në zë është Parisi, në këtë rast. Por, fjala nuk është këtu!  

Është diku tjetër!   

Fjala është të pula! Te zogu i saj. Mbase te zogëza. Më  saktë, te dy eshtra të brishtë, në formë të shkronjës V, të hedhur diku (si pa dashje) në skeletin e saj. Kanë formë kërrabe. Të një hobe me të cilën fëmijët gjuajnë zogjtë. Në degë lisash e pemësh. Ata dy eshtra të brishtë pule,  kanë formën e dy gishtave të ngritur në ajër. Të shkronjës V-victoria. Me një fjalë, dy eshtrat e brishtë të pamjes se germës V, janë (krye)protagonistë, personazhe parësore, të këtij kallëzimi. Janë subjekt i tij…   

Gjersa në pritje të  festës së Vitit të Ri 1994 bashkë me pijet e forta (oh, pse nuk ishin vdekjeprurëse të uruarat, kur këtë e dëshiroja më se shumti!) tek micëroja e thërrmoja mishin e pulës, gatuar e pjekur, diku në rrugën famëkeqe Saint Denis, të Parisit X-të, kur pavetëdijshëm erdha te ata dy eshtra të vegjël skeletorë, si të sajuar për lojë  me hallin e tyre të pakët. Kurrë në jetë nuk kisha pasur  kërkesë, dëshirë dhe etje më të madhe që, pas një dollie, Gëzuar Vitin e Ri 1994, të lozja me ta. T’i këpusja me dike. Të luaj lojën e moçme të mashtrimit që, edhe sot e kësaj dite, gjallëron ndër vatrat tona. Digjesha të luaj jadec…! Nuk kisha me ke. Isha vetëm. Vetëm në qytetin me miliona frymë…  

T’i vë në lojë dy duart e mia!?! Të djathtën kundër të majtës? Të majtën kundër të djathtës? Nuk nxirrte krye hijeshie kjo lojë mashtrimi…  

Të thirrja në ndihmë lojë pasqyrash, për të riprodhuar siluetën time, dy fytyra rreth tryezës “solemne” të festës gjithënjerëzore, natën e pritjes së Vitit të Ri (1994), me dilte sprovë e rreme që lojës JADEC, do t’i ngjante më se paku! 

(Paris, 1995)

Prof. Dr. med. Salih Krasniqi, nga institucionet tona meriton nderimin me Medalje të Artë

0

Nga: Xhafer LECI

Duket lexuar postimet në Facebook-un  e Tij, të argumentuara me dokumente orgjinale dhe shkrime të tjerëve rreth Tij, kam krijuar bindjen se këtë Mjek, institucionet tona shtetërore, në shenjë respekti për punën e Tij të madhe, me shumë sfida e mundime të rëna, si edhe guximin e Tij, duhet ta nderojnë me Medalje të Artë.

Prof.Dr.med.Salih Krasniqi, është një kirurg i palodhshëm, para, gjatë dhe pas luftës. Ai pa-ndërprerë është vënë në shërbim të popullit tonë të shumëvuajtur, në spitalin e QKU në Prishtinë dhe në terren gjatë luftës 1998-1999.

Prof.Dr.med. Salih Krasniqi:

1) Është nënshkrues dhe shpërndarës i Apelit të 215 intelektualëve të Kosovës;

2) Është pjesëmarrës dhe bashkëkoordinator i 7 (shtatë) Spitaleve Ushtarake, në tri luftërat në trojet Shqiptare: Kosovë, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe në Maqedoni- Likovë, nga 1998-          2001;

3) Ka bashkëpunuar me Qendrën për Informim të Kosovës (QIK), Enver Malokun, tashmë, i ekzekutuar, për motive politike;

4) Ka shkruar për krimet e ndryshme, keqtrajtimet e personelit dhe mjekëve, në veçanti, të plagosurëve të luftës dhe të dyshuarëve tjerë;

5) Është autor dhe bashkautor i 10 librave.

Prof. Ass.Dr. Salih Krasniqi, kirurg i përgjithshëm – Laparoskopist.

Është lindur me 02.06.1956 në Tuxhec KK (Kamenicë) Dardanë – Kosovë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Mjekësisë ka mbaruar në Prishtinë. Specializimin nga kirurgjia ka mbaruar në Zagreb 1991. Studimet pasuniversitare ka mbaruar në Zagreb 1988-1989.

Prof. Krasniqi, duke ligjëruar online, në dhjetor 2020, ka pësuar sulm në kokë.

Gjendja e Tij shëndetësore, është duke u përmirësuar ngadalë, më të keqes i ka shpëtuar… Tani është pensionuar, e gëzoftë pensionin edhe shumë vite së bashku me familjen e Tij.

I uroj pleqëri të rehatshme e pa brenga!

Wendlingen,29.12.2022

Data 7 mars si shkolla e parë laike në gjuhën shqipe ASHT NJI FALSIFIKIM I HISTORISË nga komunistat shqiptar

1
Nga: Paul Tedeschini, Itali

Shkolla ne gjuhen shqipe jane hape nga kleri katolik shqiptar qyshe nga shekulli i 13-t e ne vazhdim. Per kete ka prova dhe jane ba shkrime me prova historike te pamohushme per te cilat nuk po flas ketu.

Shkolla e pare laike ne gjuhen shqipe asht shkolla e hapun ne Shkoder me kerkese te disa shkodranve drejtu Jezuitve, te cilet e hapen me 17 tetor 1877 (10 vjet para mesojtores se Korces me 7 mars 1887) tue fillu si klasa fillore dhe tue perfondu ne gjimnaz. Paralelisht me kete shkolle laike jezuitet paten edhe shkollen tjeter te pamvarun SEMINARIN per pregatitjen e priftenve.
Ne kete gjimnaz vec katolikve kan studju edhe djelm musliman dhe djelm ortodoks. Aty jane zhvillue te gjitha landet humane dhe shkencore si kudo ne Europe. Pose ketyne ka pase edhe nji biblioteke te pasun nji nder ma te pasunat ne Ballkan. Ne kete gjimnaz ka qene edhe stacioni i pare meteorologjik, te cilin e kena pa deri vone ne shkollen qe ma vone u quejt “Shkolla 11 janar”. Aty ne kete liber jepen edhe aktivitetet kulturore ku nder te tjera u hap Teatri i Pare Shqiptar ku u lujten pjese nga veprat klasike botnor si dhe shqiptare ku nder te tjera edhe mbi Heroin tone kombetar SKENDERBEUN.
Ky gjimnaz asht njofte nga shtete europiane te cilat pranojshin ne universitetet e tyne nxansi me deshmine e pjekunise te ketij gjimnazi.

Paul Tedeschini Shkodra

Ne vitin 1928, me rastin e 50 vjetshin e pare te ketij gjimnazi asht publiku nji liber historik (shqip natyrisht) mbi gjithe historine si filloi e u zhvillue ky gjimnaz, ku paraqiten shume fotografi laboratoresh te landve te ndryshme si dhe te aktiviteteve. Ne kete liber (te cilin un e kam te skannarizuem ne kompjuter) jepen edhe listat emnore te nxansve ku figurojne 180 musliman dhe 75 ortodoks. Numri i nxansve gjate 50 vjecarit te pare rrezulton 1345 nxansa.
Nga kjo liste rezultojne edhe shume figura shqiptare si Faik Konice etj. Aty kan studju edhe Qemal Stafa dhe kushrijt e tij Stafa. Aty jepet edhe lista e nxansve qe jane ba figura te kualifikueme ne te gjitha fushat e jetes ne Shqipni. Libri ka gjithsojt 175 faqe. Kete liber e ka sot edhe biblioteka e Jezuitve ne Shkoder si dhe shume familje shkodrane ku un e kam gjete dhe e kam skanarizu.
Gjimnazi vazhdoi deri kur ne Shkoder qe u futen komunistat ne Shkoder dhe e prishen krejtesisht, mbyllen shkollen, prishen laboratoret, biblioteken dhe teatrin, pose qe arrestuen dhe pushaktuen nji pjese te mesusve sepse ishin njikohesisht edhe priften.
Por komunistat nuk u mjaftuen me kaq. Komunistet quejten si shkolle te pare shqipe mesojtoren e Korces qe u hap 10 vjet ma vone, me qellim me zhduke cdo gjurme te punes se madhe kulturore te klerit katolik shqiptar. Natyrisht brezat e rij kete histori nuk e dijne, prandej na del neve per detyre te ua hapim mendjen te rijve mbi HISTRINE TONE KULTURORE, se NUK KEMI QENE KREJTESISHT POPULL BERR.
Ketu po jam fotografine e Kopertines se ketij libri.

Dy pamjet e daljes se argjente te derdhun me rastin e 50 vjetorit te pare te gjimnazit te Jezuitve ne Shkoder (1877 – 1928)

 

“Kuajt e Trojës” , gjithandej ndër ne …!

1

Kasam Shaqirvela, shkrimtar nga Shkodra 

KUSH PO VEPRON PËRMES KUAJVE TË TROJËS 

Një kohë të gjatë po veprohet përmes “Kuajve të Trojës” në institucione shtetërore si puna e ASHAK-ut dhe jo vetëm… siç po duket rasti nga reagimi i Seksionit të Shkencave Shoqërore… Shtrohet pyetja, kush janë ata “akademikë” të cilëve po u pengon demaskimi i vazalëve shqipfolës, i militantëve të kolonës së pestë, jo vetëm brenda në Kosovë por edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, në Çamëri, në Luginën e Preshevës, Malësinë në Mal të Zi, në Sanxhakun Shqiptar dhe jo vetëm kaq…?!  

Ata nuk mund të jenë, asesi, as shkencëtarë të mirëfilltë shqiptarë-akademikë të vërtetë dhe as luftëtarë të vërtetë të lirisë-siç ishin luftëtarët e UÇK-së…! Sepse ata që janë të vërtetë e kanë në zemër e në shpirt, në gjak e në mendje shqiptarizmin…! Nuk dëmtohet as imazhi i Akademisë e as imazhi i Kosovës dhe i asnjë vendi tjetër respektivisht shteti, pikërisht atëherë, kur demaskohen varrmihësit e e tyre, përkundrazi, mu  atëherë forcohen ato imazhe… të zbehta dhe, pa marrë parasysh se kush ishin dikur ata e kush janë tani po ata dhe se çfarë funksioni e pozite kanë ata që demaskohen..?  

Duhet mirë ta dijë gjithsecili se ata që kanë punuar(..punojnë akoma si dhe mund të punojnë në të ardhmen..) kundra interesit tonë kauzal-kombëtar shqiptar,…ishin, janë dhe do të mbesin përgjithmonë tradhëtarë…të kombit shqiptar,… me emër e mbiemër,… fare pak ka rëndësi adresa e tyre ku ishin më parë e ku janë apo ndodhen përkohësisht tani…?!  

Mundet që babai të të falë, madje dhe shoqëria të të falë porse Atdheu, jo, nuk të falë kurrë nëse i punon me hile…! Atdheu është i qetë vetëm atëherë kur tradhëtinë bashkë me tradhëtarin i gropos në vete apo i përbinë në brendinë e vet, duke i degdisur në at tartar(terr) te zi, qe ma kurrë mos të shohin dritë me sy..! 

Vëllezërit Blend dhe Eris Ejupi dhurojnë shtatë laptopë (Macbook) për nevojat e shkollave të Podujevës

0

Nga: Alketa Zejnullahu, Podujevë

Blend dhe Eris Ejupi nga Vendenisi i Podujevës duke parë si domosdoshmëri dixhitalizimin e shkollave të Republikës së Kosovës, sot sollën shtatë laptopë (Macbokk) në Drejtorinë e Arsimit të komunës së Podujevës, donacion nga organizata “Manchester Aid to Kosova” 

Këta laptopë brenda dy-tri ditëve do t’u ndahen tri Shkollave të Mesme të Ulëta të kësaj komune. 

Gjesti i vëllezërve Ejupi u vlerësua lartë nga zonja Marigona Lahu, Zëvendëskryetare e komunës së Podujevës. 

Zonja, Lahu e mahnitur me nismën e këtyre dy të rinjve me fjalët më të përzgjedhura i falënderoi ata. 

Asaj aq sa i bëri përshtypje dhurata e miqve anglezë, aq i bëri edhe ideja e këtyre djemve të shkëlqyer dhe vullnetmirë. 

Në këtë takim mori pjesë edhe z. Avni Fetahu, Drejtor i Departamentit të Arsimit në komunën e Podujevës. 

Edhe z. Fetahu, këtë moment e përshkroi si një moment gëzim dhe shprese, ngase ish-nxënësit e dikurshëm të gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” të komunës së Podujevës, me vepra konkrete po i ndihmojnë institucionet dhe shkollat tona. 

Fetahu, përveç vëllezërve Ejupi nga zemra falënderoi edhe organizatën “Manchester Aid to Kosova“ donatore e kësaj ndihme me mjaft vlerë. 

Blend Ejupi 22 vjeçar vitin që shkoi me rezultate të larta i ka përfunduar studimet në lëmin e Informatikës në “American University of Kosova” të Prishtinës. 

Ai falë aftësive të fituara gjatë studimeve menjëherë është inkuadruar në punë në organizatën Manchester Aid to Kosova, përfaqësia në Prishtinë. 

Rrugën e Blendit po e ndjek edhe i vëlla i tij 18 vjeç Eris Ejupi. Ai sivjet i ka filluar studimet në të njëjtën fushë në University of Northampton të Anglisë. 

Puna hulumtuese dhe projektet e prezantuara të tij janë mjaft shpresëdhënëse dhe me sinjale që edhe ai do të jetë i suksesshëm si në studime ashtu edhe në punën praktike. 

Kjo iniciativë humane e këtyre dy vëllezërve që ndihmon zhvillimin dhe progresin e vendit duhet të jetë inkurajuese edhe për të rinjtë e tjerë. 

Himara Shqiptare, propaganda greke dhe injoranca jonë rreth saj!

0

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë  

HIMARA DHE PROPAGANDA RETH SAJ 

 Vizita e Kryeministrit grek, Micotaqis, në darën  22 dhjetor 2022 nuk ishte e rastësishme, pasi data 22 dhjetor 1940, është data që, gjatë kundërsulmit të ushtrisë greke kundër asaj italiane (në Luftën Italo-Greke), ushtria greke “pushtoi” Himarën. Pas këtij pushtimi grek të Himarës, Benito Musolini deklaroi se “një nga shkaqet e humbjes ishte morali i lartë i trupave greke”, (sq.nëikipedia.org/Beteja e Himarës); ndërsa komanda e forcave greke  deklaroi: “çliruam Himarën tonë nga italia dhe nga shqiptarët”.  

Për këtë qëllim vizita e KM  Micotaqis u shty nga data 7 dhjetor 2022, kur e kish planifikuar me rastin e samitit të BE-së në Tiranë, por edhe që I kanë sugjeruar të vinte edhe me helikiopter ushtarak, për të simbolizuar pushtimin e Himarës të vitit 1940. Kjo bëri që, natyrisht, të kishte dhe ka reagime nga shumë intelektualë, analistë dhe ndonjë politikan shqiptarë.  

Mbështetur në zhvillimet e këtyre 2-3 dekadave të fundit në Shqipëri, mund të themi se çështjes nacionale me Greqinë politika shtetërore shqiptare i është shmagur, duke mos kërkuar as edhe të drejtat e popullsisë çame dhe të popullsisë tjetër shqiptare në Greqi, ku çështien nacionale, në shumicën e rasteve e kanë trajtuar si primitivizëm, duke deklaroi se ne “jemi patriotë civilë dhe jo nacionalistë” (F.Nano), gjë që do të thotë se ne nuk e mbrojmë me armë atdheun, por vetëm me politikë; prandaj dhe hapësirën ajrore ia kemi besuar ta kontrolloi Greqia. 

Të gjitha këto kanë çuar në rënien në gjumë dhe mos vënien re të veprimtarisë së programuar shoviniste të qarqeve të ndryshme greke, të cilat guxuan dhe e shpallën Himarën minoritet grek, duke ardhur edhe vetë Kryeministri i saj, dhe duke e thënë me të madhe në mes të Himarës! Për këtë qëllim aktivizuan edhe njërin prej ish sportistave shqiptarë me origjinë nga Himara, por i lindur, rritur e përgatitur si sportist në Tiranë, Piro Dhimën, të cilin Kryeministri Rama, në prezencë edhe të Micotaqis, e falënderoi në një farë mënyre, gjoja si për humor, pse ai është vetshpallur grek. Dimë që ky z.Piro Dhima në rastin e zgjedhjeve lokale të vitit 2000 financoi rreth 700 emigrantë ekonomikë himariotë që të vinin e të votonin për kanditaturën e një himarioti, i cili pat deklaruar se, po të fitonte ai si kryetar komune në Himarë do të kërkonte të bënte referendum për shkëputjen e Himarës nga Shqipëria dhe bashkimin e saj me Greqinë. Gjë që indirekt e shprehu edhe, në 22 dhjetor 2022, vetë kryeministri Micotaqis, duke kërkuar vetëvendosjen e Himarës; por që përkrahësit e verbër të këtij qëndrimi  pro të qeverisë së Tiranës, u munduan të na mbushnin mëndjen se u përkthye gabim!  

Ky pranim në heshtje nga KM Rama i dha kurajo edhe himariotit Fredi Beleri, pjesmarrës në vrasjet e ushtarëve tanë në Peshkëpi (Gjirokastër 1993) të deklaroi të nesërmen, më 23 dhjetor, në TV “SYRI” se është kandidati i vetëm pë kryetar bashkie në komunën e Himarës, edhe pse është i dënuar nga gjykata jonë.                        

Por, cila është e vërteta rreth Himarës “greke”? 

Për këtë po japim përmbledhtas dhe kronologjikisht disa të dhëna historike. 

Krahina Labe e Himarës përbëhët nga 7 fshatra të besimit ortodoks, 3 prej tyre janë bilinguiste  (që flasin shqip dhe greqisht): Palasa, Dhërmiu dhe Himara.  Veshjen, folklorin dhe zakonet Himara i ka të njëllojta me ato të Labërisë, me disa veçori karakteristike fare të vogla. Mbiemrat e shumë himariotëve, sikundër tregon e dhe Petro Marko, janë mbiemra të fiseve të shqiptarëve të lashtë që i gjen pothuaj në të gjithë Labërinë e brendshme, gjë që vërteton se janë të një trungu ilir, të Kaonëve. Këtë e vërteton edhe historiani i kohës antike greke,Tuqididi, i lindur në Athinë, në vitin 460 p.e.r., i cili në librin “Lufta e Peloponezit” shkruan: “Nga grekët ishin këta: ambrakiotët, leukadasit, anaktorianët dhe njëmijë oplitët e Peloponezit. Nga barbarët (barbarë quheshin të gjithë ata popuj që nuk  ishin grekë e që nuk flisnin greqisht-D.G.) ishin: njëmijë kaonë…”, (f.96.) 

Fjala “Epir” vjen nga greqishtja e vjetër, që do të thotë Kontinent, e që përfshin gjithë Shqipërinë e Jugut, prej Vjosës e deri në gjurin e Ambrakisë.  

Edhe historiani i shquar grek, Paparigallos, thotë se pellazgët të siguruar në tokat e larta në Epir, Maqedoni dhe Iliri, nuk patën asnjë raport race dhe afiniteti me grekët. Po ashtu, edhe Plutarku thotë se epirotasit ishin një popull që dallohej nga populli helen. 

Princesha  Ana Komnina është konsideuar nga himariotët si mbretëresha e tyre. Të mos harrojmë se ajo ka qënë motra e labit  Gjrgj Aranit Komneni nga Kanina, ish vjehri i Skëndërbeut.  

Po ashtu, nga historia dimë se luftrat e Skëndërbeut kundër turqve nuk mbaruan me vdekien e Skëndërbeut, por vazhduan. Faktikisht,Malësia e Shqipërisë së Jugut, (Labëria, ku përfshihet edhe Himara), u bë strehë dhe kështjellë natyrore e luftetarëve te Skëndërbeut dhe e familjeve të tyre që ikën prej krahinave që i pushtoi Turqia. Turqia dërgoi tre ekspedita kundër Himarës por nuk mundi ta nënshtronte, prandaj në vitin 1515 Turqia u detyrua nga rezistenca e përfaqësuesve të krahinës së Himarës në bisedime, të lironte djalin e Skëndërbeut që e pat zënë rob dhe t`i njihte Himarës disa privilegje (venome), si shpërblim i dorzimit nga ana e himariotëve të robërve turq të kapur nga himariotët, midis të cilëve edhe një gjeneral. Himara i gëzoi ato të drejta deri në Luftën e dytë Botërore. 

Në vitet 1830-1848, kur shpallet reforma centralizuese e Tanzimatit, e cila nuk i njihte venomet për himariotët, ata iu bashkangjitën kryengritjeve të Labërisë.  

Në vitin 1852, kur rrezikoheshin trojet veriore të Shqipërisë, së bashku me çetat e Labërisë nën komandën e Zenel Gjolekës, shkuan në luftë kundër Malit të Zi edhe çetat e Himarës të komanduara nga kapedan Gjik Thanasi, nga Qeparoi, ku që të dy ranë dëshmorë në atë luftë. 

Njëri prej dërgatës së Labërisë në kuvëndin e Lidhjes së Prizërenit ishte edhe djaloshi himariot nga fshati Vuno, Odise Nesturi, shok i Avdyl Frashërit dhe mik i Pashko Vasës. 

Kur u shpall pavarësia e Shqipërisë, në vitin 1912, himarioti Thanas Beni, luftëtar trim dhe poet popullor nga fshati Vuno i Himarës, la emigracionin në Amerikë dhe u bashkua me çetat e Labërisë, në luftë kundër andartëve (çetat hajdute e kriminele greke). Është po ky luftëtar i Luftës së Vlorës më 1920, i cili krijoi këngën perlë popullore të asaj lufte: “Evropa shkruajn` e thonë, / Ç`është kështu që dëgjojmë? / Bënet dyfek në Vlorë. / Shqiptarët po luftojnë, / Me një mbret 40 milionë.”  

Gjatë periudhës së Luftër Antifashiste Nacionalçlirimtare  Shqiptare pjesa më e madhe e djemve dhe burrave të Himarës u reshtuan në brigadat partizane, ku kanë rënë mbi njëqind dëshmorë, shumë prej të cilvë janë edhe Heronj të Popullit Shqiptar. 

Pse Greqia, atëhere, kërkon ta shpalli Himarën: minoritet grek?  

Përgjigjia më e saktë ndaj kësaj pyetjeje është kënga e popullit të Himarës, e cila fillon me vargjet: “Himara në breg të detit, /  Shtatë fshatëra në radhë, /  Është lule e vilajetit, / Gjit’ bota ia kanë sevdanë.” 

Propaganda e të qënit të Himarës “pjesë e Greqisë” i ka fillesat e saj pas fitores së pavarësisë nga vetë Greqia, pas vitit 1828. Greqia, krahas fuqizimit si shtet, duke shfrytëzuar propagandën turke, se të gjithë myslimanët janë turq, edhe ajo trumbetonte se të gjithë ortodoksët dhe myslimanët bektashinj janë grekë, propagandë e cila trumbetohet edhe sot nga grekët.  

Dimë që vitin 1847 filloi kryengrytja më e madhe në tërë Toskërinë dhe po atë vit del në skenë për herë të parë nga politikanët dhe historianët grekë teoria e “Vorio-Epirit” (Epiri i Veriut), me qëllim që të shfrytëzohej kryengritja e shqiptarëve për t`ia aneksuar  Shqipërinë e Jugut,  Greqisë. Në këtë periudhë, duke e parë se perandoria Turke po dobësohej, Rusia cariste u bë aktive për të depërtuar në Ballkan, prandaj doli si mbrojtëse e popujve ortodoksë të këtij gadishulli.  Sërbët, malazezët dhe grekët e shfrytëzuan përkrahjen cariste dhe, nga luftë të drejtë e shndruan atë në luftë grabitqare kundër trojeve shqiptare.  Prej kësaj periudhe fillon politika e tyre e hapur shoviniste  kundër popullsisë shqiptare, duke i vunë kazmën miqësisë së vjetër tradicionale që kishin popujt e Ballkanit midis tyre.  

Greqia, në vijim të kësaj politike, në vitin 1854 organizoi çeta të shumta dhe i futi ato brënda territorit të Shqipërisë: në Himarë, Janininë, Delvinë etj. Qëllimi i këtyre bandave ishte që në Shqipërinë e Jugut (Epir) të shkaktonte një kryengritje të përgjithëshme të kësaj popullsie dhe, duke shfrytëzuar luftën ruso-turke, të aneksonte Shqipërinë e Jugut. Në krye të kësaj ushtrie me çeta greke ishte gjenerali i ushtrisë greke, himarioti  Spiro Milo me origjinë nga Progonati i Kurveleshit, të cilit populli i këndon: “Spiro Milo Progonati, / Shih ku të çoi inati!”. E gjithë popullsia shqiptare e Toskërisë, përfshi edhe Himarën, reagoi menjëherë kundër këtyre çetave. Për këtë qëllim edhe Turqia i liroi kapedanët e kryengritjeve shqiptare të Shqipërisë së Jugut, që i kish burgosur para disa vitesh. “Kapedanët shqiptarë – shkruan historiani i shquar grek  J.Kordhatos në vëllimin III të Historisë së Greqisë, f.614 – organizuan luftën kundër forcave greke në Kallabak e Meçovë dhe bënë që të dështojnë plotësisht tentativat e para greke për pushtimin e Shqipërisë së Jugut (Epirin)”. 

Megjithatë, propaganda greke, për përvehtësimin e Shqipërisë së Jugut, u intensifikua edhe më shumë. Në këtë periudhë, në vitet 40-të të shekullit XIX, lind Rilindia Shqiptare, e cila iu kundërvu propagandës greke me penë e me organizim. Ajo bëri që të krijohet edhe Komiteti Shqiptar i Stambollit me në krye Abdyl Frashërin. Greqia, duke e parë se shqiptarët u bashkuan pa dallim feje e krahine, u hoq aleate e shqiptarëve  për luftë kundër turqve dhe filloi kontaktet me atë komitet. Por, kur e pa se përfaqësuesit ortodoksë të Rilindjes anëtarë të Komitetit të Stambollit nuk dallonin në qëndrime nga ato të shqiptarëve të besimit mysliman sunit, bektashinj e katolikë, dërgoi fshehurazi në Himarë, në gusht 1877, renegatin shqipëtar nga Qeparoi, Jorgji Stefani, për t’i bindur krerët e Himarës që t’i kundërviheshin Komitetit Shqiptar të Stambollit.  

Jorgji Stefani, pasi mbërriti në fshat, kërkoi takim me kapedanin me autoritet në të gjithë krahinën e Himarës, Sokrat Lekën, ku i propozoi planin grek për të zbarkuar në Qeparo.  Kapedan Sokrat Leka, pasi e dëgjoi i tha: “Hasëm familjar të kam, por turpin nuk ta dua sepse jemi shqiptarë… Kështu nuk i shërbehet vatanit, por shejtanit… Po u matët të zbrisni në  Qeparo, ta dish se do të vejë gjaku deri në gju, këmbë greku nuk ka për të shkelur në bregdet”.   

Grekët, duke parë se himariotët, si gjithë shqiptarët e tjerë, nuk mund të mashtroheshin, bënë tentativën e dytë ushtarake për të aneksuar me forcë Shqipërinë e Jugut . Për këtë, më 12 shkurt 1878 zbarkuan disa batalione në Lëkurs të Sarandës, ngaqë nuk mund të zbarkonin në Himarë. .Shqipëtarët ortodoksë e myslymanë të Himarës, Labërisë e Delvinës u organizuan e i shpartalluan forcat greke. Dhe populli e përjetësoi këtë luftë në këngë: “Sa zbret greku në Sarëndë, / Sokrat Leka pallë ergjëndë, / në emër të Bregdetit, / I bën haber vilajetit: / “Të gjithë jemi më këmbë, / Dërguam fuqi Sarëndë, / Këmbë dushmani mos lëmë, / Që të na e shkelë vëndë.” 

 

Përpjekja e tretë e Greqisë, për aneksimin me forcë të Himarës dhe pjesën tjetër të Shqipërisë, fillon në pragun e shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë, ku populli ynë kish më shumë se dy vjet që zhvillonte kryengritje të një pas njëshme.  

Dimë se në tetor 1912 shpërtheu Lufta e Parë Ballkanike, e cila kish për qëllim bashkimin e kombeve të Ballkanit,  dhe objaktivisht ishte përparimtare. Ajo luftë u përkrah edhe nga Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia.  Mirëpo Mali i Zi, Serbia, Bullgaria dhe Greqia, që i shpallën luftë Turqisë, atë luftë e zhvillua nën flamurin e interesave të ngushta nacionale, e përzier me tendenca fetare anti myslymane, gjë që e kthyen atë në një luftë grabitëqare kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë. Përfaqësuesit shqipëtarë bënë përpjekje që të anëtarësoheshin në Aleancën  Ballkanike, por ato shtete nuk pranuan, pasi shqipëtarët do të ishin palë me të drejta të barabarta në atë aleancë dhe kështu, nuk mund të copëtohej Shqipëria.  Ushtria greke, pasi i theu forcat Turke në Thesali, rrethoi Janinën si dhe pushtoi Himarën. Ky ishte rasti i parë dhe i vetëm në histori që  Himara pushtohet nga Greqia. 

Greqia, pasi pushtoi Shqipërinë e Jugut e quajti atë me emrin ” Vorio-Epir”. Mirëpo Fuqitë e Mëdha, pasi i dhanë Greqisë një pjesë të Shqipërisë, e njojtën Qeverinë e Vlorës dhe i dhanë urdhër Greqisë të tërhiqej tërësishtë nga Shqipëria e Jugut. Atëherë, Athina në verën e vitit 1913  krijon  repartet e  ” hierolohitëve”(kompanitë e shenjta),  duke deklaruar rrejshëm se në këto kompani bënin pjesë vullnetarët ortodoksë shqipëtarë. Këto forca drejtoheshin nga tradhëtari , major i ushtrisë greke, Spiro Spiromilo, (i biri i ish gjeneralit himariot tradhëtar Spiro Milo), i cili pat shpallur “autonominë e Himarës”. Ky major, së bashku me tradhëtarin pasanik Jorgo Zografi nga Lunxhëria, në atë kohë ishte ministër i jashtëm i Greqisë, organizuan në Gjirokastër kongresin dhe shpallën “autonominë e Vorio-Epirit”. Këtij tradhëtari, patrioti himariot, anëtar i komitetit të kryengritjeve të jugut, me kryetar Bajo Topullin, mjeku Foto Jani Rexha, nga Himara, i tha para popullit të qytetit: “Në qoftë se ke ardhur në Himarë për të nxjerrë mallin e vendlindjes, të urojmë me gjithë zemër… por ti na ke sjellë disa zagarë të hurit e të litarit. Ti kërkon të na vësh nën zgjedhën greke… Zgjedha, ç’do ngjyrë që të ketë, është zgjedhë, qoftë e turkut, qoftë e grekut”.(Zëroi i Vlorës, 5.10.1980).  

          Pse himariotët e flasin greqishten? 

Së pari, duhet të themi se nuk ka banor të Himarës, i çfardo moshe, që të mos dijë shqip. Së dyti, jo të gjithë himariotët dinë greqisht, por vetëm tre fashtra: Himara, Dhërmi, Palasa; dhe, së treti, jo të gjithë himariotët që e flasin greqishten dinë edhe ta shkruajnë atë.  

Po si ndodhi që greqishtja u bë gjuhë e dytë amtare për himariotët?  

Kjo, zanafillën e ka qysh kur Turqia e njojti dhe e lejoi kishën greke në Perandorinë Osmne, por në mënyrë të organizuar nis në periudhën e njohjes së “autonomisë së Vori-Epirit” nga qeveria e Princ Vidit dhe Fuqitë e Mëdha, ku u pranuan kërkesat e Zografos e të Spiro Milos që komunitetit ortodoks shqiptar t`i njiheshin disa të drejta të përcaktuara në ” Protokollin e Korfuzit ” 1914  si: hapjen e shkollave greqisht, dhe gjuhën greqishte ta zhvillonin vetëm në tre klasat e para të shkollës fillore, ndërsa në administratën lokale  të pranoheshin të dy gjuhët. 

Arësyet e tjere i shpjegon shkrimetari i madh shqipëtar nga Dhërmiu i krahinës së Himarës, Petro Marko, në librin e shkruar në vitin 1997 ” Intervistë me vetvehten”, ku shkruan : “Pra, ç’jemi ne ( himariotët)? Shqipëtarë! Po pse e humbëm gjuhën? Unë do të them ato që di: Pse nënat plaka, gjyshet dhe gjyshët dinë më mërë shqipe? Siç duket, që nga viti 1920 e tëhu, greqizimi u bë me qëllim politik nga vetë Greqia, që fitoi lirinë me gjakun e Shqipëtarëve… Suli dhe Himara ishin kurdoherë në luftë me Turkun. Erdhi koha që Himara u nda: Himara bregdetare mbeti e lirë dhe e krishterë, kurse Himara e brendshme, Labëria, Kurveleshi, Lumi i Vlorës e Dukati u myslimanizuan e u ndanë. Me gjithë se u ndanë në dy fe, nuk e humbën kurrë lidhjen e gjakut e të fisit”,- dhe më poshtë vazhdon: ” …Kur bëheshin operacionet ndëshkimore nga Turqit, bregasit nuk shkonin më në Laberi për tu mbrojtur, por iknin me barka në Korfuz… Aty rrinin shumë vite, gjersa mbaronin operacionet ndëshkimore… Pasjtaj shkollat ishin greke . Mesha këndohej greqishtë . Tregëtinë e bënin me Korfuzin.” ( f.48). ” Pak nga pak u shkëputën lidhjet me Laberinë . Greqia që u çlirua e para , thoshte se kudo ku janë ortpodoks janë grek ; myslymanët janë Turq… Pak nga pak propaganda greke bëhej më e madhe, duke pretenduar se Himara ishte krahina më heroike e Greqisë.” (f.49)… ” Himara është dhe mbetet shqipëtare. Ne e dimë gjakun tonë se nga buron.”(f 51). 

Me fillimin e proçeseve demokratike në Shqipëri, si rrrjedhojë  e përqëndrimit të vëmendjes nga politikanët shqipëtarë  në luftën midis tyre vetëm për pushtet, duke e harruar çështjen kombëtare, dhe duke u bërë servilë të qeverive fqinje, çështien kombëtare  e kalua në plan të dytë e të tretë. Kjo ka bërë që kryetar’ i Kishës Autoqefale Shqipëtare të vendoset greku Janullatos, duke harruar se Serbët dhe Grekët edukimin e ndjenjës kombëtare e fillojnë që me fëmijët, në kishë, dhe e vazhdojnë me të gjitha moshat.  

Edhe varfëria ekonomike ka ndikuar që emigrantët shqipëtarë në Greqi të ndërrojnë emrat dhe të deklarohen “jemi vorio–epiriotë”. Për këtë qëllim Athina ka vënë në qarkullim  dy  lloj dokumentash: kartën jeshile, që i jepet atij emigranti mbi pesë vjet por që nuk pranon të quhet “vorio–epiriot”, të cilët kanë të drejtë të hyjnë e të dalin nga Greqia, pa patur nevojë për vizë, por që është e përkohëshme dhe jo e sigurtë, pasi mund të ta grisi edhe një polic i thjeshtë. Karta e dytë është ajo me mbishkrimin “Vorio-Epir”, e cila shoqëron  pashaportën, lëshohet nga administratat qendrore dhe, me ato të dyja mund të lëvizësh lirshëm në gjashtëmbëdhjeçen evropiane. Pra, indirekt dhe në heshtje është bërë legalizimi i “autonomisë së shtetit të Vorio-Epirit”.  

Ata shtetas shqipëtarë, që kanë pranuar këtë lloj dokumenti e që janë të pajsur nga shteti shqipëtar me dokumenta pensioni pleqërie, u është dhënë nga shteti grek pension shtesë pleqërie deri në 150 Euro për çdo muaj.  Po kështu veprohet edhe me mësuesit minoritarë që zhvillojnë mësim në shkollat shtetërore në Shqipërinë e Jugut.  

23 dhjetor 2022 

Viti i Ri faqe e re në librin e jetës

0

Florim Zeqa 

Për dalim nga vitet paraprake, të cilat ishin vite të rënda të pandemisë globale, fillimi i vitit 2022 ishte vit i kalimit nga pandemia në luftën e paralajmëruar në Ukrainë, e cila ka shkaktuar krizë të thellë ekonomike dhe pasiguri në të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian.

2022 vit i zbrazjes dhe varfërimit!

Edhe optimistët më të mëdhenjë nuk mund ta ndjejnë vetën mirë në këtë fundvit, shkaku i dështimeve të mëdha të politikës dhe katandisjes së shtetit për shkak të politikanëve të papërgjegjshëm!

Me mundimet dhe problemet e vitit që po e lëmë pas, do e fillojmë edhe vitin e ri 2023.

Njerëzit e veshur me pushtet dhe ata që qëndrojnë afër tyre edhe më tutje do të mbushin xhepat me paratë e taksapaguesve të varfër të Kosovës, ndërsa në anën tjetër mijëra shtetas kosovar të zhgënjyer nga varfëria dhe denigrimi social janë duke e braktisur Kosovën, ndoshta për të mos u kthyer më asnjëherë vendlindjet e tyre!

Vëllezër dhe mota, qytetar të dashur të vendit tim dhe bashkatdhetarë në botën mbarë, përmes këtij shkrimi po e perfundojë edhe këtë vit kalendarik, duke ndarë me ju mendimet dhe opinionet, analizat dhe kolumnet politike.

Me këtë rast ju falenderojë të gjithëve nga zemra për kontributin e dhënë në mbështetjen dhe kritikat e shëndosha në funksion të ndryshimeve pozitive për të mirën e shtetit dhe qytetarëve.

Në kapërcimin kohor secili në mënyrën e vet bënë analizën e fundvitit, ç’bëra gjatë këtij viti, e çfarë dua të më sjellë viti i ri!?

Këto pyetje janë bërë si refren i çdo fundviti, përgjigjen e të cilave e gjejmë tek secili njeri i vendit tonë.

Pavarësisht përgjigjeve në pyetjet e mësipërme, pasqyrimi i realitetit është obligim qytetar i secilit prej nesh, e aq më tepër i një analisti dhe gazetari në përmbushjen e misionit fisnik ndaj shtetit dhe qytetarëve të vendit në përgjithësi.

Sikurse deri më tani, edhe në vitin 2023 do të jemi së bashku në shërbim të vendit dhe qytetarëve, pa u dorëzuar asnjëherë përballë sulmeve dhe kërcënimeve të hijenave partiake, klaneve dhe grupeve të interesit.

Vazhdon “Status Quo” dhe vendnumërimi politik

Vitet po ikin, Kosova vendnumëron pa ndryshuar asgjë sa i përket zhvillimit ekonomik dhe zbutjes së varfërisë së qytetarëve. Bilanci edhe i këtij fundviti është i njëjtë; përderisa qeveritarët i numërojnë “sukseset” imagjinare, qytetarët i numërojnë ditët e fundit para largimit nga Kosova!

Shteti i ri për “dikë është bërë nënë e për dikë tjetër njerkë” siq e thotë populli, dikujt i mundësoi t’i ketë të gjitha të mirat e kësaj bote, e dikujtë tjetër asgjë, Kosova u bë parajsë për pushtetarët dhe u shndërrua në ferr për qytetarët!

Të rinjët kosovar e kanë të vështirë të gjëjnë motivimin për jetë në atdheun e tyre. Përfundimi i studimeve, të rinjët i gjenë pa shpresa për punësim shkaku i mungesës së zhvillimit ekonomik, nepotizmit dhe familjarizmit qeveritar.

Edhe përkundër ndërrimit të pushtetit në nivelin qendrorë dhe ndërrimit të pushteteve në nivelin lokal, mentaliteti i politikanëve dhe çasja në qeverisjen e vendit mbeti e njëjtë.

Kosova duhet të bëhet vendi ku qytetari ndëshkon pushtetin kur e keqëpëdor shtetin, e shteti t’a ndëshkojë qytetarin kur ai e shkelë ligjin.

Kjo klasë politike, pa dallim pushtet dhe opozitë për dy dekada rresht asnjëherë nuk ka qenë e përkushtuar për të ardhmen e qytetarëve, por, për interesin personal, grupor dhe partiak.

Avazi i keq-qeverisjes ka vazhduar nga njëra legjislaturë në tjetrën, nga njëra qeveri në tjetrën deri tek kjo e fundit, e cila përveç retorikës, nuk dallon me asgjë tjetër nga qeveritë paraprake.

Barrikadat nuk janë risi në Veriun e vendit, ato si të tilla ekzistojnë që 23 vjet. Ndryshon vetëm koha dhe përmbajtja e tyre.

Me këmbë të mbarë në Vitin e Ri 2023

Të gjithë kemi dëshirë që ditën e parë të vitit të ri ta fillojmë mbarë. Dita e parë e Vitit të Ri është një emocion i veçantë në jetën e njerëzve. Secili i projekton dëshirat dhe të arriturat në 12 muajt e ardhshëm të vitit me plot shpresë dhe optimizëm.

Viti i Ri është një faqe e re në librin e jetës, është një fillim i ri me çdo gjë të re, një mundësi e mirë për ta lënë pas të kaluarën dhe për të filluar kapitullin e ri të sukseseve personale dhe familjare, për t’a lëmë pas të keqën, bashkë me këtë edhe vitin e vjetër.

Përfundimisht kemi arsye të ngremë dolli e të festojmë, sepse po e lëmë pas një nga vitet më të rënda dhe më të mundimshme, më të frikshme dhe të pasigurta për të ardhmen, për të vazhduar rrugëtimin me shpresën për ndryshime pozitive drejt shtigjeve të ardhmërisë në Republikën e Kosovës.

Urime viti i ri 2023, qoftë ky një vit i mbarë dhe i suksesshëm për të gjithë shqiptarët në trojet etnike dhe diasporë. Urojmë që në vitin 2023 të ketë më shumë unitet e më pak përçarje mes shqiptarëve, të ketë më shumë dashuri dhe më pak urrejtje mes shqiptarëve, të ketë më shumë festa e gëzime brenda qenjes sonë kombëtare.

Faleminderim për famullitarin don Agim Qerkini, që ishte në mesin tonë dhe të këshilltarëve të famullisë “Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë 

0

Shkruan: Lekë Mrijaj  

Famullia e “Zojës së Këshillit të Mirë” në Klinë ashtu sipas të dhënave zyrtare shpallet famulli me dekretin zyrtarë të imzot Nikë Prelës, ipeshkëv i Kosovës, është themeluar 39 vite më parë apo me 31 dhjetor të vitit 1983, që menagjohej nga dom Fran Sopi, famullitari  cili është edhe meritor në ndertimin e Kishës “Zoja e Këshillit të Mirë”. 

Kjo famulli ritet liturgjike meshtarake me besimtarë dhe katekizmin e saj me nxënësit i kryenin pothuajse nëpër katakombe apo me konkret në varrezat e “Shën Kryqit” në Kryshevë të Vogël dhe në Kapelen e varrezave të Shën Mëhillit në Deiç të Klinës e cila Kishë, është menagjuar së ndertuari e meremetuari nga don Agim Qerkini dhe nên pjesmarrjën e shumë besimtarëve permes meshës e liturgjisë shënjte është Bekuar me 29 shtator 2022 nga Shkelqësia e Tij, imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Ipeshkëvisë Prizren-Prishtinë. 

Forhåndsvisning av bilde

Ishin klerikët shqiptarë dioçezian të Kosovës të cilet vepruan në kuadër të famullisë së Klinës, e qe paraprakisht ishte i pari, don Fran Sopi (i cili veproj në këtë famulli për 24 vjet me radhë) pastaj, don Lenc Sopi (veprimtarin në këtë famulli e zhvilloj për 13 vjet me radhë), ndërsa për afro katër vite e deri me sot, me 31 dhjetor 2022, don Agim Qerkini, ( paraprakisht ishte edhe vikar i famullisë së Klinës, qe nga viti 1996-2000 i cili edhe veq tjerash siq e potenconte shumë herë në ndeje të ndryshme dhe në  pretkun e Lajmit të Mirë, se periudha e paraluftës, luftës, pas luftës së Kosovës në këtë famulli, don Agimit, i mbeten kujtime me momente të paharruara pikërisht misioni tij gjatë atyre kohërave, pra në sherbim të Kishës së Zojës së Këshillit të Mirë dhe grigjës së famullisë së Klinës), të cilët të radhitur njëri pas tjetrit, përmes misionit të tyre të shënjtë e Kishës në fjalë bënë fillet e para të historisë së Kishës Katolike “Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë. Njëkohësisht këta ishin famullitarët e sipërpërmendur që për asnjëherë edhe përkundër sfidave të natyrave të ndryshme asnjëherë nuk e ndalën me veprimtarin e tyre shpirtërore, kombëtare, kulturore e njerëzore. 

Forhåndsvisning av bilde

Dita e sotme, është dita në të cilën miku ynë i shtrenjtë i përshpirtshmi e kulturologu ynë i vlerave multidimensionale, dom Agim Qerkini, famullitar i Kishës sonë i cili deri me sot, me 30 dhjetor 2022, qëndroj në altarin e Kishës sonë “Zoja e Këshillit të Mirë” i përshpirtshëm dhe virtytshëm si njē Job biblik i cili edhe e ka thënë meshën lamtumirëse. 

I dashtun don Agim, në këtë pikë, unë edhe në cilësin e këshilltarit tuaj e të Kishës së Klinës, është e vështirë të them diçka tjetër pos një Falënderimi të madh! Faleminderit Zotit që ishit në mesin tonë dhe të këshilltarëve tuaj, qe ju i keni zgjedhur dhe ju ke besuar detyrën, dhe Falenderimi ecën edhe për Shkelqësin e Tij, imzot Dodë Gjergji, qe ju dërgoi në bashkësinë e famullisë sonë, në mënyrë që ti kaloni këto afro katër vite të mrekullueshme me ne, ndaj kushtimisht e them se edhe në këshilltarët e Kishës, me juve kemi ndier një motivim, inspirim shpirtëror, kulturor me dashuri të vërtetë… 

Forhåndsvisning av bilde

E them edhe nga këndveshtrimi im për sa qendruat në këtë famulli ishit një shembull në punën dhe veprimtarin tuaj reflektuese.  Jam i sigurt që veq tjerëve Këshilltarë edhe unë, jam një nga dëshmitarët dhe i’u jam mirënjohës për këtë.  Mirënjohje të veçantë ju shprehi edhe në emër të këshilltarëve për punën tuaj misionarike e vetëmohuese, në fakt përmes veprimtarisë suaj shpirtërore, grigjës së famullisë së Klinës më shumë krenari, lumturi dhe kënaqësi. 

Faleminderit që sherbyet dinjitetshëm në famullinë tonë tamam seriozisht me një përgjegjësi dhe u përpoqët të na jepni përshpirtëri që ju dha Zoti, njëkohësisht edhe që ju e keni shpërndarë te ne duke interpretuar Deshmit e Jezusit dhe Shëmbëlltyra të tjera biblike e ungjillore. Ju falënderojnë për çdo Eukaristi që na prezantuat të dielave duke na interpretuar e deshmuar “Lajmin e Mirë” si një misionar me zemër, me pikëpamje të gjerë dhe me diapazon të thellë, pranë grigjës së famullisë sonë, në nxitje dhe përhapjen e besimit në Zot dhe në mbështetje të të gjithëve të tjerëve me nevoja… 

Në këto afro katër vite në mes nesh, ju keni qenë gjithmonë këtu, me ne dhe për ne ashtu siç edhe jeni thirrur përmes Eukaristisë na keni frymëzuar e inspiruar me predikime nxitëse, lutje dhe thirrje për pajtim me Zotin.  Ne ju Faleminderojm për çdo shërbim qe keni bërë në rregullimin dhe plotësimin e infrastrukturës së Kishës, sallës së kulturës, bibliotekës, dhe oborrit të saj si dhe mbi të gjitha për shaka, buzëqeshje, ndihmë për nevojtarët, për çdo lamtumirë të dashurve tanë pikërisht për çdo fjalë të bukura dhe ngushëlluese! Faleminderit për gjithçka që keni bërë për kishën tonë të “Zojës së Këshillit të Mirë” në Klinë qe bartë emrin e një Hyjneshe mbrojtëse dhe shpëtimtare për komunitetin tonë që për ne Shqiptaret njihet edhe me konkret si “Zoja e Shkodrës”. Faleminderit! Faleminderit sinqerisht për çdo fjalë të mirë, dashuri, gëzim bekim që na sollët në zemrat e këshilltarëve dhe të mbarë famullisë.  

Forhåndsvisning av bilde

I dashtun don Agim, ju po shkoni nga kjo Famulli për në Famullin e Prishtinës, thjeshtë për të kapur apo ushqyer zemrat në detin e jetës me rrjetën e Fjalës së Zotit. Lum aty ku shkoni në mision për tju dërguar dhe t’ju jepni e ushqeni me besnikëri Fjalën e Jezusit Zot qe është dhe mbetët Alfa dhe Omega e njerëzimit të botës mbarë.  Ne këshilltarët e famullisë emër për emër dëshirojmë dhe lutemi qe në famullin e Prishtinës që ju të pranoheni dhe të vlerësoheni dinjitetshëm për vlerat tuaja shpirtërore, kulturore e njerëzore për të cilin nuk e kemi as me të voglin dyshim për juve… 

Forhåndsvisning av bilde

Do të përmend fjalët e Nënë Terezës: “Jo të gjithë ne mund të bëjmë vepra të mëdha, por mund të bëjmë vepra të vogla me dashuri të madhe. Fryma e Shenjtë ju ruajt dhe ju udhëzoftë në rrugën tuaj të mëtejshme të jetës shpirtërore, kulturore e njerëzore. Zoti ynë i mirë ju bekoftë dhe ju ruajt në çdo hap të jetës! E them se ky shkrim artikulues nuk është një shkrim lamtumirës për kalimin tuaj në tjetër famulli, por thjeshtë një Falënderim për gjithçka që i keni dhënë këshilltarëve dhe Kishës së famullisë sonë. Faleminderit edhe një herë don Agim, për vitet tuaja të mrekullueshme që keni kaluar me ne dhe Zoti ju udhëzoftë në udhë të drejtë dhe Shën Luka ungjilltar qoftë ndërmjetësi juaj në rrugëtimin tuaj shpirtëror të meshtarisë dhe në jetën tuaj. 

Dhe në fund duam të themi edhe një herë: Faleminderit për gjithçka. Tu rrit pushteta. Shihemi serish dhe u mirëutakofshim! 

(Biografia e don Agim Qerkini: I lindur më 02.11.1971 në Stubëll të Epërme nga prindërit: Pashk Qerkini dhe Monika. Shkollën fillore e kreu në vendlindje gjatë viteve 1978-1986. Ndërsa shkollën e mesme e vazhdoi në Seminarin klasik në Shkup. Aty përfundoi dy vitet e para (1986-1988), ndërsa dy vitet tjera i vazhdoi në Seminarin klasik “Paulinum” në Suboticë (1988-1990). Pas përfundimit me sukses të maturës u hapi rrugën studimeve të tjera në vijim. Kështu, më 1990., filloi studimet në fakultetin filozofike teologjike në Zagreb në të cilin diplomoi më 15. korrik 1996. U shugurua xhakon në Zagreb, pranë Misionit Katolik Shqiptar më 25 shkurt 1996 nga Nunci apostolik në Kroaci, Mons. Giulio Einaudi, ndërsa meshtar shugurohet nga Imzot Mark Sopi me 4 gusht 1996., në Kishën e Stubllës, dhe në po të njëjtin vend Meshën e parë e kremtoi me 4 gusht 1996. Menjëherë pas shugurimit për meshtar veprimtarinë në jetën pastorale si vikar e nisi në famullinë e Klinës në shtator të vitit 1996. Aty veproi për katër vite me radhë si vikar i famullisë. Në vitin 2000 i mundësohet të filloj studimet pos diplomike në Fakultetin Teologjik të Luganos në Zvicër që do të thotë se më 15 tetor 2003 mbrojti temën e magjistraturës e titulluar: “Kisha ndër Shqiptare dhe reformat liturgjike pas Koncilit të II të Vatikanit”. Pas kthimit të tij në Kosovë, më 31 gusht 2004., emërohet rektor në Seminarin “Imzot Lazër Mjeda” në Prizren.

E vazhdoj misionin për meshtarë në Zagreb dhe për shumë vite ishte misionar në “Mision Katolik Shqiptar” në Luzern të Zvicrës dhe për katër vite apo deri më sot, me 31 dhjetor 2022 në famullin e Klinës).
 

Faik Konica – personalitet i veçantë i kulturës shqiptare

0

Nail Draga, Ulqin

KONICA- PERSONALITET I VEÇANTË  I KULTURËS SHQIPTARE

(Më rastin e 80-vjetorit të vdekjës) 

Faik Konica, Shqipëria, kopshti shëmbor i Evropës Juglindore, Botoi: “Gjon Buzuku”, Prishtinë, 1991 

Në sajë të kursit ideologjik që u instalu në Shqipëri nga fundi i vitit 1944 që zgjati deri me rënien e sistemit  socialist(1990) shqiptarët si brenda dhe jashtë Shqipërisë mbetën të pa informar për jetën dhe veprimtarinë e disa personalitetëve  me rëndësi  kombëtare. Ishte kjo koha e anatemimit dhe të margjinalizimit që ishte pjesë e strategjisë së pushtetit ndaj figurave eminente kombëtare. Kemi të bëjmë me  një goditje të rëndë për kulturën kombëtare nga vet fakti se si bazë  e çdo gjëje ishte çelsi ideologjik pa marrë parasysh vlerat kombëtare e ato artistike. 

Nder ata figura të anatemuara bën pjesë edhe intelektuali, eseisti, publicisti, shkrimtari e diplomati  Faik Konica(1876-1942), veprimtaria e të cilit për rreth pesdhjetë vite ishte e panjohiur për opinionin e gjerë kulturor e shkencor shqiptar. 

Nuk ka dilemë se një vlerësim të tillë çdo lexues mund ta ketë  po që se do ta shfletojë botimin “Fjalori enciklopedik shqiptar”,botuar në Tiranë në vitin 1985, ku në njësinë bibliografike për F.Konicën(f.521-522), nuk është shënuar vepra kryesore e tij “Shqipëria, kopshti  shkëmbor i Evropës Juglindore”.  

Një e dhënë e tillë thënë më së buti  dëshmon qasjen subjektive përkatësisht joserioze te hartuesve të njësisë përkatëse në këtë botim, duke marrë parasysh  se kjo vepër ka qenë e botuar në vitin 1957 në Boston, dhe e njohur për opinion shkencor e kulturor anglishtfolës. 

Një nder kontrbutet me vlerë që i ka dhënë kulturës shqiptare Federata Pan-Shqiptare e Amerikës –VATRA, është padyshim  edhe botimi i veprës së Faik Konicës “Shqipëria, kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore”, botuar në Boston të SHBA-ve në vitin 1957. Pasi libri është shkruar në gjuhën angleze për një botues të huaj, të paktë kanë qenë ata intelektualë shqiptarë qe e kanë lexuar dhe përdorur  këtë libër me vlerë. 

Dhe për çudi kaluan mbi pesë dekada nga dorëshkrimi i tij dhe mbi tri dekada që kur botohet anglisht, ndërsa lexuesi shqiptar ishte i privuar nga përmbajtja  e këtij libri, të cilin censura socrealiste  e menjanoi si dhe vet autorin  e librit. Atë që nuk e bënë ata që ishin kompetentë e bëri NB”Gjon Buzuku” nga Prishtina,  e cila e botoi dhe e përktheu  në gjuhën shqipe  nga prof. dr. Abdullah Karjagdiu, për të parën herë veprën e F.Konicës “Shqipëria, kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore”, duke iu dhuruar lexuesve  një vepër madhore të kulturës sonë, me ç’rast mori fund një padrejtësi e madhe si ndaj shkrimtarit  dhe një padrejtësi edhe ndaj kulturës shqiptare në përgithësi. 

Në hyrje të librit që është shkruar nga Q.Panariti, i cili ka bërë edhe redaktimin e këtij libri njoftohemi se dorëshkrimi u zbulu rastësisht  në vitin 1952, ndërsa pas përgatitjes për botim  iu dorëzua për vlerësim  Fan S.Nolit dhe dr. Endru D.Eliasit, miq të vjetër  dhe të ngushtë të Konicës. 

Në fjalën e vet Noli, që është botuar si parathënie e këtij botimi, ne mes tjerash thekson se “vërtet libri mbeti i pakryer për shkak të vdekjes së parakohshme të autorit, por ne na vjen mirë që e kemi edhe në këtë formë të papërfunduar” me çka dëshmohet se përmbajtja e tij është e cilësisë së lartë. 

Pas  parathënies Q.Panariti në artikullin me titull “Faik Konica një kalorës i atdhedashurisë shqiptare”, ka shkruar deri më tash biografinë me të plotë për ketë personalitet të rëndësishëm të kulturës shqiptare. Librin e përbëjnë gjithsej dhjetë ese, shtojca dhe fjala e botuesit. 

Nga lënda e shtjelluar në këtë botim lirisht mund të themi se nuk mund të supozohet që ndonjë libër si shkrim të synojë  t’i thot të gjitha ato që e bëjnë të veçantë historinë e popullit tonë, veçoritë nacionale, traditën si dhe natyrën e tij, por një ideal të tillë, e themi pa ngurrim e ka arritur F.Konica në këtë libër, i cili është një projekt i mirëfilltë i enciklopedisë shqiptare. 

Në këto ese vërehet se Konica është përpjekur të jetë sa më objektiv dhe i paanshëm në trajtimin e lëndës përkatëse. Në përgjithësi esetë janë shkruar në mënyrë  sintetite, ku trajtohen disa çështje të veçanta nga disa këndvështrime. 

Po ashtu me mjaft sukses ka shfrytëzuar një literaturë selektive nga autorë të ndryshëm evropianë, të cilët kanë shkruar për shqiptarët dhe Shqipërinë. 

Pas leximit të këtij libri lexuesi shqiptar me siguri do të shqetësohet  nga vet fakti se si ka qenë e mundur që deri më tash të mos ketë pasur mundësi ta ketë në gjuhën shqipe  këtë vepër të çmuar. 

Por siç kemi cekur më lart, puna krijuese  e F.Konicës  e kësaj “enciklopedie që ecën” siç e ka quajtur poeti i shquar francez G.Apolineri, vazhdon të jetë ende e shpërndarë nepër vëllime të ralla apo e strukur nëpër revista të ndryshme. 

Po të mblidhën dhe të renditën sipas kriterit tematik do të kemi një seri vëllimesh  që do të pasurojnë  trashëgiminë kulturore, letrare e shkencore. Atëherë do të shihet se F.Konica ka qenë gjuhëtar, letrar, publicist, kritik, historian, diplomat dhe etnograf i orëve të para të shkencës dhe të kulturës shqiptare.  

Po ashtu do të shihej se ai si stilist  ishte nxënës i Kristoforidhit dhe i Naimit, por i tejkaloi  siç ishte e natyrshme duke shtruar trasenë e gjuhës letrare shqipe, shkruante me një rast studiuesi i historisë Kristo Frashëri. Ndërsa Fan Noli shkruan se “të gjithë shkrimtarët shqiptarë që erdhën pas Konicës-janë nxënësit e tij”, duke përfshirë edhe vet Nolin. 

Andaj me botimin e këtij libri  për të parën herë  në gjuhën shqipe, nxënësve, studentëve, intelektualëve dhe lexuesve të pasionuar  u dhurohet një vepër e veçantë  për kulturën tonë, nga një “stilist i vërtetë, dijetar i shkëlqyer dhe atdhetar i madh shqiptar” siç e quante ate Noli, ku çështja kombëtare shqiptare ishte ideali i jetës së tij.  

Dr.Nail  Draga 

(Lexuar më rastin e shënimit të 80-vjetorit të vdekjës së F.Konicës në Ulqin me   22 dhjetor  2022)