Kreu Blog Faqe 1146

Paqë tani, më shumë se kurdoherë tjetër – 2023! Paqë e pajtim edhe për shqiptarët kudo që janë

0

Nga Frank Shkreli

Kjo është kërkesa e Sekretarit të Përgjithëshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres në mesazhin e tij drejtuar botës në vigjiljen e fillimit të Vitit të Ri, 2023.  “Pas një viti luftërash brutale nga Afganistani e deri në Ukrainë, duke detyruar një numër rekord njerëzish të largohen nga shtëpitë e tyre, bota ka nevojë për paqe në vitin 2023, “Më shumë se kurrrë më parë”, është shprehur udhëheqsi i OKB-së, në mesazhin e tij drejtuar mbarë botës, me rastin e Vitit të Ri, 2023. Peace needed now, ‘more than ever’: Guterres | UN News

“Le t’a bëjmë Vitin 2023 një vit kur rivendoset paqeja në jetën tonë, në shtëpitë tona dhe në botën tonë. Në vitin 2023, kemi nevojë për paqë, tani më shumë se kurrë. Paqe me njëri tjetrin, nepërmjet dialogut, për t’u dhënë fund konflikteve…”.

“Për një jetë me dinjitet, paqeja është gjithashtu e nevojshme brenda familjeve, ashtuqë gratë dhe vajzat të mund të jetojnë në dinjitet dhe siguri”, ka theksuar Sekretari i Përgjithshëm i OKB_së, Antonio Guterres.  “Por, paqe edhe për protestuesit paqësorë nepër rrugë, të cilët shpeshëherë janë subjekt hakmarrjesh dhe dhune nga forcat e sigurisë”, ka shtuar ai.  Demonstruesit dhe komunitete të tëra kanë nevojë që të drejtat e tyre të njeriut të mbrohen plotësisht dhe duhet të ketë paqe në hapësirat fetare dhe tolerancë më të madhe ndaj feve të tjera, është shprehur udhëheqsi botëror.  Antonio Guterres kërkoi gjithashtu paqe në internet — “online” — “ashtuqë të gjitha komunitetet të mund të përdorin Internetin “të lirë nga fjalët plot urrejtje dhe abuzime”.  Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i bëri thirrje botës që, “Në vitin 2023 të vendosim paqën në zemër të fjalëve dhe të veprave tona”, ashtuqë t’a bejmë Vitin e Ri, 2023 një vit kur të rivendoset paqeja në jetën tonë, në shtëpitë tona dhe në botën mbarë.”

Paqe e Pajtim edhe për Shqiptarët kudo që janë

Përfshir edhe botën shqiptare! Temat e mesazhit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Vitin e Ri 2023, si “Paqa e siguria”, “Të Jetuarit me dinjitet”, “liri nga urrejtjet dhe abuzimet” dhe “fund konflikteve” — për fat të keq janë fenomene dhe dukuri dominuese negative që kërcënojnë paqën dhe sigurinë – për të cilat foli Antonio Guterres në mesazhin e tij — edhe në shoqëritë shqiptare, në përgjithësi e sidomos në radhët e politikës.

Viti i Ri nuk është vetëm një ndryshim datash e vitesh, por është një rast për ndryshim drejtimesh, qellimesh e objektivash të reja me një angazhim serioz për realizimin e tyre.  Në 30-vitet e fundit “post-komunizëm” dhe pas luftës për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, shpresohej se do merrnin fund urrejtjet, antagonizmat, përçarjet, grindjet dhe ndasitë politike midis shqiptarëve, anë e mbanë trojeve të tyre shekullore — kryesisht si rrjedhim i regjimit komunist nën të cilin shqiptarët jetuan për një gjysëm shekulli. Shëmbja e Murit të Berlinit  shpresohej të shënonte një rend të ri shoqëror e politik për Europën dhe për shqiptarët, në veçanti.  Madje, fillimi i shekullit XXI është shikuar me aq optimizëm sa që  mendonim se, më në fund, ky do të ishte “shekulli i shqiptarëve”.

Por, jo! Asgjë nuk ka ndodhur gjatë këtyre tre dekadave që të na bejë të besojmë një gjë të tillë. Përkundrazi! Sulmi dhe shkatërimi i varrit dhe bustit të Midhat Frasherit, ditë e fundit, mu në zemër të Tiranës, tregoi qartë se për shoqërinë dhe shtetin shqiptar, gjoja “demokratik” dhe anëtar të NATO-s,  Lufta e Dytë Botërore nuk ka marrë fund ende. Një provë kjo e gjallë për të gjithë ata që mendonin se gjërat mund të ndryshonin në Shqipëri, në paqë e siguri, pa urrejtje dhe dinjitet për të gjithë dhe pa dallime politike,  ashtu siç bëri thirrje Antonio Guterres në mesazhin e tij drejtuar botës, për Vitin e Ri, 2023.  Lista e urrejtjes zyrtare ndaj ish-kundërshtarve të komunizmit barbar të Enver Hoxhës edhe sot e kësaj dite është shumë e gjatë ndaj më të mirëve të Kombit Shqiptar, si At Gjergj Fishta dhe Midhat Frasheri, e shumë e shumë të tjerë, të cilëve as varret nuk u dihen se ku i kanë, nëse i kanë.  Heshtja zyrtare ndaj këtyre akteve të shëmtuara kriminale inkurajon akte të tjera si kjo e ditëve të fundit në Tiranë. Duke përjetësuar kështu urrejtjen nga një brez në brezin tjetër midis shqiptarëve. E pa-falëshme!

Shqiptarët, ndonse të shpërndarë në pesë shtete, janë një komb, kanë një gjuhë dhe një histori, janë vëllëzër e motra të një gjaku.  Megjithkëtë, fatkeqsisht, historia dhe shpresat e fillim shekullit 21 kanë ndeshë përsëri në një numër trysnishë, kryesisht politike si rrjedhim i antagonizmave dhe përçarjeve midis partive të ndryshme, sa që edhe për optimistin më të madh, vihet në pikëpyetje të madhe gatishmëria dhe vullneti i klasës politike shqiptare të këtij çerek shekulli për të jetuar në paqe, harmoni dhe në vëllazërim kombëtar me njëri tjetrin.  Ishin këto 30-vjetë “post-komunizëm” që, fatkeqsisht, u dalluan nga mungesa e tolerancës politike, mungesës së kulturës politike dhe shoqërore ndaj njëri tjetri, pothuaj në të gjitha nivelet e shoqërisë, e sidomos në radhët e partive politike dhe të qeverive të drejtuara prej tyre. Askush nuk flet për pajtim midis shqiptarëve!

Rezultatet e kësaj politike shkatërruese kombëtare, besoj se sot shihen nga të gjithë.  Prandaj, si rrjedhim, 30- vjetë pas rënjes së Murit të Berlinit dhe me Kosovën e pavarur, ka ardhur koha që vullnet mirët dhe atdhetarët e vërtetë të konsiderojnë një fillim të ri politik dhe shoqëror, të vendosin për një angazhim serioz, për një harmoni me të vërtetë vëllazërore atdhetarizmi me njëri tjetrin, me gjithë ndryshimet  dhe pikpamjet politike që mund të ekzistojnë midis tyre. Rrugë tjetër nuk ka.

Duke shkruar këto mendime modeste, mu kujtua një shkrim i Ernest Koliqit, të cilin po e parafrazoj pasi nuk më kujtohet burimi i vërtetë për ta cituar tekstualisht, por duke folur për pajtim midis shqiptarëve, ai është shprehur se paqeja e njerës palë e siguruar nga gjaku dhe vuajtjet e gjysmës së palës tjetër nuk zgjatë shumë edhe nëqoftse mbahet në këmbë për një kohë. Që Kombi shqiptar të bëhet pjesë e paqës dhe pajtimit botëror dhe të një bashkjetese të harmonizuar botërore, logjika e kërkon se duhet më së pari që të pajtohemi ne, si shqiptarë, me njëri tjetrin. Që të jemi të bashkuar me mend e zemër, të gjithë pa dallim, si shqiptarë që Shqipërinë e duan SHQIPTARE.  Është pra, në dorë të shqiptarëve nëse ata zgjedhin paqën, harmoninë, bashkjetesën dhe pajtimin për një jetë të lumtur për të gjithë dhe pa dallim – pjesëmarrës të barabartë në proceset demokratike – apo do të zgjedhin grindjet, konfliktet dhe mos pajtimin midis tyre që çon drejtë një humnere të rrezikshme dhe të pafund, kombëtarisht.

Urojmë pra, që Viti i Ri, 2023, të shërbejë si një fillim i ri, si një rast që në Vitin e Ri, shqiptari të mos e përjashtojë dhe të  mos e urrejë shqiptarin, vetëm e vetëm, se tjetri ka pikëpamje të ndryshme politike.  Por të punojnë së bashku për dashurinë ndaj Shqipërisë dhe shoqi-shoqit si dhe për hir të përparimit ekonomik dhe politik të mbarë Kombit shqiptar.  Kështu do të ishte e mbara.

Ky pra është urimi për Vitin e Ri – por besoj se edhe i shumicës dërmuese të shqiptarëve kudo –që shqiptarët në përgjithësi dhe klasa politike shqiptare, në veçanti, të dëgjojë zërin e arsyes dhe tu tregojnë, “Miqëve dhe armiqve, anembanë botës, se shqiptarët janë të zotët ta bëjnë dhe ta mbajnë Shqipërinë të bashkuar, të fortë, madhështore dhe të denjë për Kastriotin, për stërgjyshërit tanë, për burrërinë dhe fisnikërinë shqiptare.” (At Anton Harapi).

Si është e mundur që shqiptari sot pajtohet, bëhet mik dhe quan vëlla turkun, grekun e serbin – por nuk pajtohet me vëllain e vet? Ne duhet ti kemi të gjithë këta miq, por vëllezër e motra janë ata të një gjaku, të një gjuhe e të një kulture, të një historie e identiteti! Të huajve u ndërtohen buste e monumente në trojet shqiptare, ndërsa personaliteteve të historisë së Kombit shqiptar u shkatërrohen ato natën për terr. Diçka nuk është në rregull me këtë vend, që të pakën deri tani ende e quajmë Shqipëri.

Historikisht, armiqtë e shqiptarëve i kanë dashur ata të ndarë e të pëçarë, politikisht dhe gjeografikisht, nga trojet e veta. Por fati i shqiptarëve është sot në dorë të vet shqiptarëve. Mos të humbet rasti historik që shqiptarëve tu jepet arsye dhe mundësi që të qëndrojnë në trojet e veta stërgjyshore dhe që të kenë besim në një Shqipëri e Kosovë demokratike ku të gjithë ta ndjejnë veten të barabartë dhe pjesëmarrës në proceset demorkatike dhe të mos marrin rrugët e botës, vetëm e vetëm se klasa aktuale politike me ndasitë dhe me përçarjet midis veti, po bjerrë aspiratat e

shqiptarëve për një jetë më të mirë, në paqe e siguri, pa urrejtje dhe me dinjitet në shtëpitë e tyre, në Atdheun e të parëve.

Urojmë Paqë e Pajtim midis Shqiptarëve në Vitin e Ri, 2023!

Vëllazërisht,

Frank Shkreli

Varri dhe Mithat Frashëri pro dhe kundër

Busti dhe varri i dhunuar i Midhat Frashërit në Tiranë, Dhjetor, 2022

A picture containing person, window, people, standing
Description automatically generatedKortezhi i përmortërshëm duke dalur nga Qendra Nenë Tereza – Kisha Zoja e Shkodrës, Nju Jork

A picture containing indoor, floor, wall, person
Description automatically generated

Në përcjelljen e eshtrave të Midhat Frasherit nga Nju Jorku për në Atdhe, Nëntor, 2018 – Mendonim, gabimisht, se riatdhesimi i eshtrave të Frasherit do hapte një kapitull të ri tolerance në Shqipëri. Fatkeqësisht, duket se e kundërta ndodhi – dhunimi i varrit të Midhat Frasherit dhe heshtja e Tiranës zyrtare ndaj këtij krimi taleban mesjetar, tregon se urrejtja politike — ndaj një shqiptari ndonëse i vdekur e që konsiderohet si kundërshtar politik pothuaj një shekull më vonë – është në kulmin e sajm, urrejtje e kaluar brez pas brezi.

Demokratizmi i Serbisë fashiste është tepër i vështirë

0

Bozhidar Jankoviq (Beograd, me 7 dhjetor 1849 — Herceg Nov, më 7 korrik 1920) ka qenë gjeneral serb dhe ministër i mbrojtjes. Jankoviq ishte pjesëmarrës i luftërave serbo-turke, serbo-bullgare, luftërave ballkanike dhe i Luftës së Parë Botërore. Ushtria e tij mizore ka kryer disa gjenocide ndaj popullit shqiptar. Hani i Elezit deri pas lirisë e ka mbajtur detyrimisht emrin e këtij gjenerali gjakatar dhe armiku të madh të popullit shqiptar, që njihet edhe për masakrat e mëdha të krahinës së Lumes.

Akademik Prof. Dr. Hakif Bjarami, historian nga Prishtina 

Serbia e ka të vështirë të zbres nga pozicioni fantazmë “popull i qiellit”, në popullsi normale civilizuese dhe demokratike. Lidhur me këtë, shqiptarët e kanë sot plotësisht të ditur se Serbia më 1877 bëri gjenocid ndaj 714 fshatrave dhe 6 qytete të Sanxhakut Nishit. Shqiptarët e kishin plagën e njomë se si u soll ushtria serbiane ndaj shqiptarëve gjatë Luftës Ballkanike (tetor-nëntor 1912). Serbia, gjatë viteve 1912-1914 i bombardoi 132 fshatra shqiptare, ndërsa i detyroi të shpërngulën në Turqi mbi 500 000 shqiptarë. Për këtë përpiekje për gjenocid, që manifestohet edhe me kolonizim dhe konvertim rreligjioz, sidomos në trevën e Rrafshit Dukagjinit, dëshmojnë dokumentet serbe dhe malazeze. Së këndejmi Serbia fashiste ndryshe nuk mundet të ekzistojë, pa bërë krime të papara, sepse është mësuar me mizori, të cilat ia toleron Evropa, dhe kështu po përfiton në çdo epokë historike.  

         Fenomeni i shqiptarëve pas fillimit të Luftës së Parë Botërore më 28 korrik 1914  

Dihet se më 28 korrik 1914 filloi lufta në mes Austro Hungarisë dhe Serbisë, e cila shumë shpejtë u kthye në luftë me përmasa botërore sa që në te muarën pjesë: 36 shtete me afro 1 miliardë banorë. Për luftë u mobilizuan 70 milionë ushtarë, ushtarë të vararë 10 milionë, ushtarë të plagosur 21 milionë. Lufta zgjati 4 vjetë e 3 muej e 15 ditë. Në luftime muarën pjesë 190 000 avionë, 9000 tanke, 140 000 mjetet trasportuese ushtarake. Në Luftën Ballkanike prej të gjithë të vrarëve 92% ishin ushtarë, 8% ishin civilë; në Luftën e Parë botërore 60% te të vrarëve ishin ushtarë, ndërsa 40% ishin civilë: në Luftën e Dytë Botërore 40% te të vrarëve ishin ushtarë, ndëra 60 % te të vrarëve ishin civilë. I prezantuam këto fakte sepse Serbia ishte shkaktare e luftës, për faktin se e kishte okupuar Kosovën, Maqedoninë dhe synonte për ta okupuar edhe Shqipërinë Bregdetare, prandaj në shkallë të rrufeshme u orientua për ta okupuar Bosnje Hercegovinën, por i hasi “sharra në gozhdë” të autriakëve. 

Historikisht dihet se Ushtria serbiane u vu në gjendje të mjerushme sepse ushtritë Austro Hungareze dhe Gjermane, do ta ndikin këmba këmbës, jo vetëm në Serbi, por edhe në tokën shqiptare, në Kosovë që e kishte okupuar me mizori ndër më të egrat në Evropë, deri atëherë. Dhe posa hynë ushtarët serbian në lokalitetet shqiptare në Kosovë, e pastaj në Shqipërinë Bregdetare, populli e sidomos shumë familje të veçanta shqiptare, duke e parë një ushtri të rraskapitur dhe të shkatrruar, do ta presin atë ushtri me bukë dhe sherbime të strehimit, për deri sa u erdhën anijet franceze dhe angleze për t` i tarsferuar nga Durrësi në Ujdhesën e  Kërfuzit. Për këtë siellje humane të shqiptarëve, posa ndryshuan rrethanat në favor të ushtrive franko-angleze, serbët e ndryshuan kursin dhe serish filluan të masakrojnë shqiptarë, sidomos në:  Rugovë me që rast në shkurt të vitit 1919 i masakruan 844 persona dhe i bombarduan 11 fshatra; i maskargruan në Plavë dhe Guci mbi 400 persona, të gjithë civilë duarthatë; i masakruan 16 fshatra të Anadrinit, 14 të Llapit, 12 të krahinës Shkupit, 19 fshatra të Kardakut dhe 16 të Ferizajit dhe Kaçanikut. 

Më 7 korrik 2022 Ushtria e Serbisë e përkujton 102 vjetorin e vdekjes së Gjeneral Jankoviqit.

Serbët më 1941 përjetuan të njejtin debakël nga ushtria naziste e Hitlerit dhe ushtria fashiste e Benito Musolinit. Është fenomen prap në një formë tjetër, se si disa shqiptarë idealist, do të pranojnë të luftojnë okupatorin nazifashist në të njetin front nacionalçlirimtar me serbian dhe malazezë. E ta ftoish shqiptarin në vitet 1941-1944 me thirrje të drejtë dhe pa prapavi politike: “Ejani e të luftojmë së bashku kundër nazifashizmit”, është teori i njejetë sikurse më 1944/45 ta ftoish popullin HEBRENJË: “Ejani e luftoni në anën e Hitlerit”. Si duket, nga ai realitet serbët kanë marrë pozitë, se janë populli “qiellor”, dhe për ta  duhet të sakrifikohën të tjerët. Por, populli serbian disi duhet ta kuptojë se këtij realiteti një ditë i vjen fundi, dhe Serbia duhet të mësohet të jetojë në kufijtë e saj të para Kongresit Berlinit (1878). Kjo do të thot: pa Sanxhakun e Nishit, pa Kosovën, pa Maqedoninë, pa Malin e Zi, pa Kroacinë, pa Bosnje Hercegovinën, pa Slloveninë e sidomso pa Vojvodinën që kurrë, kurrë nuk ka qenë nën sundimin e tyre, qoftë edhe e okupuar deri më 1918. 

Serbia si është siellë ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1918-1941, hapur deshmon se ka për synim shfarosjen e shqiptarëve. Ky realitet dëshmohet me pazaret që i bërë me Turqinë më 1926, 1933, 1934, 1938, 1939-me Italinë dhe kështu me radhë deri më 1999. 

       Serbia kurrë nuk do të vetdijësohet për deri sa të detyrohet për t` i paguar dëmet e luftës 

Serbian army marching to Mikra, near Salonika, WW1

Ushtria pushtuese serbe në afërsi të Selanikut …

Serbia sidomos ndaj shqiptarëve duhet fare mirë të mendojë sepse Republika e Kosovës një ditë do të bëhet antare e OKB-ës dhe sigurisht se do ta padis Serbinë për të gjitha dëmet e luftës, që ia ka shkaktura në çdo epokë. E vërteta, Serbia nuk mund të kuptohet sa çka synon në pjesëne dytë të shekullit XX-të se çfar fashizmi KULTIVON dhe programon, pa i lexuar këto programe neonaziste të saj. Pra duhet të studiohet: LIBRI I KALTER 1976, dokument ai që ishte një përpiekje ATENTATI ndaj Kushtetutës vitit 1974; duhet të studiohet MEMORANDUMI I AKADEMISE SERBIANE i vitit 1986, që ishte një ftesë që të themelohet Serbia homogjene dhe integrale në të cilën do të jetonin vetëm serbianët. Duhet të studiohet PROGRAMI JUGOSLLAV PËR KOSOVËN i vitit 1988. Lidhur me këtë “Program..” disa sheknctarë Evropian me kanë pyetur në Wjenë më 1989 se si “është e mundur që Kosova ka një dendësi të popullsisë 179 banorë në një kilometër katror, kurse Serbia i ka 76 banorë në një kilometër katror dhe prap planifikon të sjellë kolonistë serb në këtë trevë me 94% të popullsisë shqiptarë”. Përgjegja ime ishte se: Serbia deri me tash i ka përpiluar 34 programe për ta sllavizuar Kosovën, ashtu si e ka sllavizuar Sanxhakun e Nishit me gjenocid më 1877, me përkrahje të Evropës nepër Kongrese dhe Konferenca, po edhe me armatim dhe mercenarë të çdo lloji. Pra çështja se Serbia jeton mbi plagët e gjenocidit ndaj shqiptarëve, është meritë në një pjesë edhe e diplomacisë Evropiane, së cilës iu ka bashkuar Kisha Serbiane, e cila në çdo kohë ka qenë institucion rreligjioz shovinist. Pra, Serbia kurrë nuk do të pajtohet të jetë ndryshe-të demkratizohet, sepse prapa i qëndron edhe socialimperializmi rus,  për të mbetë në qendër të vëmendjës, duke u kërcnuar ndaj fqinjëve, e sidomos ndaj shqiptarëve. 

Realiteti i lartëtheksuar, e FTON ndërgjegjën njerëzore, sidomos fuqinë e NATO-s dhe BE-s që t` i dërgohet Beogradit një mesazh se rasti i 24 marsit 1999 mund t` i përseritet. Pra jo me “Tomahok” por me fjalë ushtrake që kanë peshë të Tomahokëve. E atë porosi edukative, deri me tash, e kanë shpërehë vetëm oficerët e SHBA-ve, por që në fund të luftës, farncezët, italianët, anglezët dhe holandezët me gjermanë prap kanë demonstruar pazare nazifashiste si është qasti me Veriun e Kosovës më 12 qershor 1999.  

Pse Serbia sot taktizon dhe paguan mercenarë nga çdo kënd i botës 

Dihet botërisht se Serbia më 1918 u zgjërua për pesë herë dhe në tërësi e realizoi kërkesën e “NAÇERTANISË 1844”. Këtë realizim nuk e ka bërë me forcën e saj, por me fuqinë ushtrake të Ushtrisë franceze, e cila përbëhej nga MERCENARËT SOMALEZ, njerëz të padhimbshëm por edhe të patrembshëm, sepse Parisi u kishte premtuar jo vetëm shpërbilme finansiare por edhe plaqkën që do ta bënin, nuk do t` u konfiskohej. Ishin pra këto pazare koloniale të shekujve të kaluar, që po përseriteshin në një tragjedi me tri akte: shprinësim, shpërngulje, shfarosje të shqiptarëve, me çdo kusht dhe pa kursyer asgjë. 

Sot, Serbia ka arritur ta relativizojë Vendimin e GJND përmes FUSNOTËS, fakt ky që është faj i politikës së shqiptarëve në dialog, si të papervojë dhe si të degur në famën e pushtetit të dirigjuar nga të huajt. Ky pozicion sot vërtetohet me realitetin, përmes ndarjës së Veriut të Kosovës, në të cilën trevë janë instaluar të gjithë kriminelët që e nxitën “JOGURT REVOLUCIONIN”, që shkaktuan mizori në Slloveni, në Kroaci, në Bosnje dhe sidomos në Kosovë drejtë  shembjes së Jugosllavisë federale 1989-1992. 

Serbia mori hov dhe u kthye në pozicion agresiv kur filloi epoka e këmbimit apo korigjimit të territoreve më 1994 

Po mos të harrojmë se politikës serbiane është kah i ndihmon ushtrimi naiv i politikanëve shqiptar, që bëjnë politikë me “fjolla bore” sikurse është fjala për “Këmbim të territoreve”, ose “Korigjim të territoreve”, krejtë një nëse i përkrah, sepse ke hy në Pazar dhe nuk mundesh me dalur i palagur prej tij. Në Kosovë dihen autrët e këtyre pazareve dhe ata sot respektohen, madje ndonjeri prej tyre quhet edhe personalitet “historik” nga viti 1994. Në diploamcinë makiaveliste evropiane këtij marifeti i thonë: “Lujeje macë kryet e bellit”. E për të gjitha kalkulimet serbe, Beogradi e ka një Pazar që ende askush nuk ia ka lexuar para turive. Fjala është se Boreli dhe Lajçaku e sidomos Gabriel Eskobar duhet të njihen me synimet serbe “ndrë tepih” se po deshtuan të gjitha kalkulimet, Beogrdai do t` i nxitë serbët lokal që të tbohen një ditë dhe ta: “shpallin njëanshëm autonominë substanciale të ko munave serbiane”. Kuptohet se ky “vendim” do ta ketë peshën e shumë referendumeve nga vitet nëntëdhjetë nepër ish Jugosllavi, por nga Kisha dhe politika serbiane do të provohet që popullin ende ta mbajë në iluxione, duke menduar se është kah jeton në shekullin XIX-të kur nuk kishte konkurencë aq të theksuar, sidomos në Ballkan, e sidomos kur shqiptarët ishin të lidhur me sulltanin si mishi e kocka. 

U takua edhe me Putinin, çka iu desht takimi i tillë Hashim Thaçit…?

Thaçi me Vuçiqin …

Si përfundim mendoi se pushteti në Republikën e Kosovës duhet zhvilloi një bisedë parimore dhe demokratike, por mbi të gjitha shumë të sinqertë dhe me garancione se shqiptarët kurrë nuk do të sillen ashtu si janë sielluar pushtetet e Beogradit ndaj shqiptarëve për dy shekuj. 

Synimi i Serbisë sipas të gjitha dokumentet sekrete të kohës kaluar dhe të sotme është një konstantë, që Kosova të shpallet zonë e pasigurtë për çdo INVESTIM nga jashtë. Prandaj ky shkrim është një alarm që të njihet bota e civilizuar se viset shqiptare janë të sigurta dhe populli që jeton ne to është i civilizuar, mikprtës dhe bujar. Unë popullit i besoj. 

Studimi iu kushtohet: Gjenral Tahir Sinanit dhe Shaban Shalës, Adem Demaçit dhe Sabit Kapitit! 

Prishtinë, më 29 dhjetor 2022

Presidenti historik Rugova, intervistë para 20 viteve: Kosova e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme  me Shtetet e Bashkuara të Amerikës 

0

Speciale – Nga Behlul Jashari 

 PRISHTINË, 29 Dhjetor 2022/ Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në një intervistë ekskluzive që kam zhvilluar para 20 viteve  - në fundvitin 2002 për gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja, kryeredaktor i së cilës isha, i pyetur se si e shihte të ardhmen, zgjidhjen e çështjes shqiptare, mes tjerash theksonte: Kosova e pavarur, shtet i njohur, i integruar në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është një vend që i pari është interesuar për ne dhe na ka ndihmuar, dhe që na ndihmon vazhdimisht. 

Intervistën me Presidentin Rugova  e zhvilloja pasi ishte kthyer nga festimet në Vlorë të 28 Nëntorit dhe pas një takimi që kishte me Sekretarin Amerikan të Shtetit Igëllberger. 

Gazeta Rilindja – botim special në ditën e 31 Dhjetorit 2002  për festën e Vitit të Ri 2003 e botoi intervistën në pesë faqe – 1,2,3,4 dhe 5, duke nisur me kryetitullin në ballinë “Kosova e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA”. 

Derisa zhvillonim intervistën Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova në Rezidencën Presidenciale në lagjen Velania të Prishtinës kishte në tavolinë dhe mbante në duar gazetën tradicionale e historike shqiptare të Kosovës Rilindja që kishte kryetitull “Kosova për herë të parë feston 28 Nëntorin me institucionet e saja të njohura ndërkombëtarisht”. 

Ishte ajo gazeta Rilindja që në jubileun e 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në 28 Nëntor 2002, doli me botim special festiv, siç theksonte në ballinë, me shkrime të autorëve dhe personaliteteve të shquara nga gjithë bota shqiptare, ndërsa u shpërnda në të gjitha trojet etnike shqiptare - në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Ulqin e lokalitete tjera në Mal të Zi. 

Intervistën e fundvitit 2002 e risjellim të plotë në prag të Vitit të Ri 2023 - të jubileut të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës të njohur ndërkombëtarisht, ideator dhe arkitekt i së cilës ishte Presidenti historik Rugova: 

  Forhåndsvisning av bilde

INTERVISTË EKSKLUZIVE E PRESIDENTIT TË KOSOVËS, DR. IBRAHIM RUGOVA, DHËNË GAZETËS “RILINDJA”   

KOSOVA E PAVARUR NË NATO E NË BE DHE NË MIQËSI TË PËRHERSHME ME SHBA 

Vlerësimet për progresin në Kosovë janë të përgjithshme – edhe nacionale, edhe ndërkombëtare, ky progres gjithsesi e shpie Kosovën më shpejt në njohjen formale të Pavarsisë.- Gjithsesi njohja formale e pavarësisë së Kosovës do t’i shpejtonte proceset, edhe ekonomike, edhe demokratike, edhe të integrimit të shoqërisë së Kosovës – dhe do të qetësonte edhe rajonin e Evropës Juglindore, apo të Gadishullit Ilirik; do të qetësonte edhe popullin e Kosovës.- Njohja formale e pavarësisë së Kosovës do t’i detyronte edhe disa fqinjë tanë ta pranojnë realitetin e ri që është krijuar pas fushatës së NATO-s për lirinë e Kosovës, do t’i detyronte të bashkëpunojnë dhe do të merrnin fund kalkulimet, manipulimet e ndryshme, disa, nëse mund të shprehem kështu, ëndërrime joreale për Kosovën, që ata kanë nga e kaluara. Njohja e Kosovës nga SHBA-të, Bashkimi Evropian, që do ta formalizonte OKB-ja, do të ishte rruga shumë më produktive, më e drejtë.- Unë insistoj që të njihet Kosova drejtpërdrejt, sepse ne kemi kryer negociata të ndryshme: ju kujtohen Rambujeja dhe Parisi. Pastaj erdhi intervenimi i NATO-s, kur u ndëshkua pala tjetër pse nuk pranoi.  

Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, priti në Rezidencën Presidenciale në Prishtinë Kryetarin e Këshillit Drejtues dhe Kryeredaktorin e gazetës “Rilindja”, Behlul Jashari, me ç’rast i dha një intervistë ekskluzive, duke i dhënë kështu edhe mbështetjen e fuqishme institucionale krijimit të mundësive dhe kushteve për rifillimin e botimit të gazetës simbol i traditës së informimit në Kosovë.   

RILINDJA: Z. President, kemi nderin dhe kënaqësinë që të kemi këtë intervistë në përfundim të një viti historik të bërjes së Kosovës me institucionet e njohura ndërkombëtarisht dhe në pritje të një viti tjetër shumë të rëndësishëm. Fillimisht, Ju lutem, si e vlerësoni vitin 2002?   

PRESIDENTI RUGOVA: Ju thatë se është një vit historik, por unë po them i rëndësishëm. Filluan punën institucionet qëndrore apo shtetërore të Kosovës. Në përgjithësi kemi vazhduar rrugën e progresit që po e shënojmë qe tri vite e gjysmë në Kosovë. Kemi një situatë shumë më të mirë të sigurisë, më shumë stabilitet dhe tolerancë. Natyrisht, ende ka probleme, ende ka incidente të ndryshme, por në përgjithësi – edhe ju e dini – është një situatë krejt tjetër. Edhe në planin ekonomik ka pasur një ecje, sidomos të sektorit privat. Sektori shtetëror punon tash me një kapacitet ekonomik më të vogël, dhe këtë sektor duhet ta privatizojmë. Për vitin e ardhshëm presim të vazhdojë gjithsesi në mënyrë më dinamike ky progres që e kemi pasur. Edhe institucionet e Kosovës do të jenë më të përgatitura – pra Kuvendi, Qeveria, Presidenca – po edhe ministritë, edhe shoqëria civile, që të ecim më shpejt në zhvillimin ekonomik, në privatizimin dhe në krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë e Kosovës. Po e theksoj këtë sepse kemi një popullatë të re që duhet t’i hapim përspektivë, dhe gjithsesi të krijojmë një stabilitet edhe më të madh politik, që të kemi investime, që të bëhet Kosova atraktive për investime në Kosovë.   

RILINDJA: Kosova po bëhet edhe me simbolet shtetërore. Në Festën e Flamurit e të 90-vjetorit të Pavarësisë Shqiptare dolët me propozimin për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës. Para pak ditësh, në 13-vjetorin e LDK-së, partisë që e udhëheqni Ju që nga fillimi si një lëvizje për liri, pavarësi e demokraci, përuruat edhe një monument, një shenjë shtetërore – Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës. Ju lutem të na flisni edhe për këto momente të rëndësishme në rrugën e bërjes së Kosovës shtet. 

PRESIDENTI RUGOVA: Gjithsesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës. Siç e dini, flamurin qe sa vite unë e përdor edhe si stemë të Presidentit të Kosovës, pra si emblemë, edhe në komunikime 

ndërkombëtare zyrtare, po edhe të brendshme. Edhe flamurin shtetëror duhet ta kemi, flamur që shpreh specifikën e Kosovës. Tani shenjat kombëtare i përdor Shqipëria si shtet aktual. 

Për himnin, do përkujtuar se është ajo kënga e dashur e 1912-tës, që e kanë kënduar të gjithë shqiptarët. Natyrisht do të ketë përpunim artistik, po them standarde artistike, po edhe standarde shtetërore. Për këto do të ndiqen procedurat, pra në konsultim me institucionet e Kosovës, me Parlamentin, me Qeverinë. Po edhe njerëzit le të diskutojnë, le t’i thonë hapur mendimet e veta. Por, besoj se shumica në Kosovë – e popullit, e intelegjencies, e klasës politike – janë dakord që të kemi simbolet tona. E kam marrë këtë si një inisiativë të Presidentit. Është në detyrën time t’i ec këto punë dhe besoj se së shpejti do të kryhen. Në këtë vazhdë ishte edhe përurimi i Shtëpisë së Pavarsisë. Dëshiruam të lëmë një monument, një traditë, atje ku janë krijuar institucionet e para të Republikës së Kosovës. Do të ketë një kompleks të Pavarësisë aty, që do të ketë objekte përcjellëse, ndërsa po ajo shtëpi nismëtare do të ruhet dhe do të ketë edhe karakter muzeal, po edhe aktiv. Do ta mbajmë gjallë atë kompleks. Pra, 

të krijojmë edhe një traditë. Ne kemi një traditë me Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, pastaj në Shqipëri është Shtëpa e Pavarësisë në Vlorë, edhe këtu tash Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, që ka simbolikën e vet. Kemi edhe një shenjë të veprimit, sepse të gjithë, i gjithë populli i Kosovës, kemi kaluar nëpër atë shtëpi që ka qenë një shtëpi e shpresës, e pavarësisë, e lirisë dhe e demokracisë. 

RILINDJA: Institucionet shtetërore të Kosovës së pasluftës, të zgjedhjeve të lira e demokratike, po përmbyllin vitin e parë të fuksionimit të tyre. Si e vlerësoni këtë periudhë të këtyre institucioneve, Presidencës, Parlamentit e Qeverisë, bashkëpunimin, edhe bashkëqeverisjen, e forcave politike të Kosovës, bashkëpunimin me administratën e OKB – UNMIK-un, si dhe procesin e kalimit të kompetencave nga ndërkombëtarët te vendorët? 

PRESIDENTI RUGOVA: Në përgjithësi, ky ishte viti i parë i funksionimit të institucioneve. Ishin çështjet teknike, praktike, kompletimi i Presidencës, do të thotë i administratës, i Qeverisë, i Parlamentit, i ministrive. Më shumë kemi punuar në këtë plan sivjet. Shpresoj se në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm do të kompletohen të gjitha këto institucione, që të jenë efikase. Poashtu ne kemi pasur një bashkëpunim të frytshëm në mes nesh, por gjithsesi edhe në kuadër të ndarjes së pushtetit, pushtetit legjislativ – Parlamenti, ekzekutiv – Qeveria, dhe Presidenti - Presidenca ai pushtet reprezentativ, përfaqësues i Kosovës, por edhe që garanton për funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës. Pra, gjithsesi, Presidenca u ka dhënë përkrahje Parlamentit, Qeverisë, ministrive, edhe shoqërisë civile. Mund të them se në këtë vit në plan të parë ishte funksionimi i institucioneve të Kosovës. 

Çështja tjetër është raporti me UNMIK-un, me pushtetet e rezervuara me 

kompetenca. Vitin e ardhshëm shpresojmë se do të punojmë më shumë që të kemi raporte produktive dhe forma produktive të bashkëpunimit me UNMIK-un. Siç e dini, për dy vite kemi punuar së bashku (me UNMIK-un), ndërsa tash janë krijuar institucionet e Kosovës dhe duhet të gjejmë forma më produktive të bashkëpunimit. Siç është e paraparë me dokumente, duhet të ketë bartje graduale të kompetencave në shtetin nacional, apo pushtetin kombëtar, të Kosovës.   

RILINDJA: Nga përfundimi i luftës kanë kaluar vetëm më pak se katër vjet, dhe edhe pse një periudhë e shkurtër, Ju vazhdimisht flisni për një progres të madh në Kosovë, ndërsa bashkësia ndërkombëtare ka vlerësime të larta, siç ishin edhe ato për zgjedhjet parlamentare si «të shkëlqyeshme e më të mirat në rajon», zgjedhjet lokale si «të standardeve evropiane, ndërkombëtare», vlerësime këto të Këshillit të Evropës, të OSBE-së, etj. Cila është rruga nëpër të cilën po shkon Kosova, nga e shpie Kosovën kjo ecje me vlerësime kaq të larta?  

PRESIDENTI RUGOVA: Gjithsesi, vlerësimet për këtë progres janë të përgjithshme – edhe nacionale, edhe ndërkombëtare. Ky progres gjithsesi e shpie Kosovën më shpejt në njohjen formale të Pavarsisë së Kosovës. Po ju përgjigjem kështu shkurt. 

Veç kësaj, ky përparim në këto tri vite shpie edhe në rrugën e një 

zhvillimi më dinamik ekonomik të vendit. Do të thotë janë krijuar parakushte edhe për investime, për zhvillim më të shpejtuar ekonomik. 

RILINDJA: Ju për shumë vjet keni folur për një Kosovë të pavarur, 

euroatlantike, për NATO-n në Kosovë. Ka vite më parë që keni deklaruar se Kosova ka çka t’i ofrojë NATO-s, keni folur për një protektorat ndërkombëtar si fazë kalimtare. Ishte ajo që si një formulë zgjidhjeje e keni theksuar vazhdimisht dhe shumë herë. Si e vlerësoni këtë fazë të zgjidhjes në të cilën ka arritur e nëpër të cilën po kalon Kosova dhe çfarë do të jetë e ardhmja?   

PRESIDENTI RUGOVA: Ky ishte, pra, objektivi yni qe sa vite, synim i popullit të Kosovës. Kërkesën për pavarësi e kam afirmuar unë si President i Republikës së Kosovës, dhe tash si President i Kosovës. Ishte rezultat i bazuar në Referendumin për Pavarësi të popullit të Kosovës që është mbajtur në shtatorin e vitit 1991. Pra, kjo ishte detyrë e institucioneve të Kosovës. E kërkonim edhe prezencën e NAT0-s, që është tashti në Kosovë. Sigurisht që me pavarësinë e Kosovës NATO do të ketë një mandat tjetër në Kosovë, do të ketë baza këtu. Kosova do të jetë anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, e strukturave euroatlantike. Edhe protektorati që, pas luftës pra, erdhi si një fazë kalimtare, nëpër të cilën tash po kalojmë, edhe që i jep një siguri Kosovës, një perspektivë. Gjithsesi njohja formale e pavarësisë së Kosovës do t’i shpejtonte këto procese – edhe ekonomike, edhe demokratike, edhe të integrimit të shoqërisë së Kosovës – dhe do të qetësonte edhe rajonin e Evropës Juglindore, apo të Gadishullit Ilirik; do të qetësonte edhe popullin e Kosovës. 

Pra e ardhmja, nëse doni t’ju përgjigjem shkurt, e ardhmja, po edhe e 

tashmja, është pavarësia e Kosovës, sa më shpejt. Pra, pavarësia 

formale, se ne de fakto jemi të pavarur. Pavarësia formale do të na hapte shumë dyer në planin e institucioneve financiare, të organizmave ndërkombëtare, në prezencën e drejtpërdrejtë në integrimet veriatlantike.   

RILINDJA: E ardhmja e Kosovës, siç thuhet edhe në mesazhet e ndërkombëtarëve, varet nga përmbushja e standardeve të domosdoshme, veçmas të atyre që kanë të bëjnë me komunitetet pakicë. Ju edhe shumë më herët, si kryetar i LDK e President i Republikës së Kosovës, vazhdimisht i keni theksuar, e i theksoni edhe tash, garancitë e shtetit të Kosovës për të drejtat e interesat e pakicave. Çka ofron dhe çka do të bëjë Kosova në përmbushjen e standardeve që kanë të bëjnë me komunitetet minoritare?   

PRESIDENTI RUGOVA: Po, ky, siç thuhet, është një prej standardeve. Po, njohja formale e pavarësisë do të jepte mundësi më të mëdha në të gjitha fushat. Sa i përket minoriteteve, ne kemi pasur progres në këto tri vite e gjysmë në Kosovë. Minoritetet tash janë prezente në Parlamentin e Kosovës, pastaj janë në Qeveri nëpër ministri, kanë dy poste ministrash, dhe tash kanë marrë pjesë në zgjedhjet e dyta vendore për pushtetin lokal. Por, gjithsesi, nuk po e them si sllogan, ka dhe do të ketë garanci dhe mbrojtje për grupet etnike, për minoritetet. Dhe, ju e dini, sot është e lirë gjuha për të gjitha minoritetet dhe po përdoret edhe në Parlamentin e Kosovës, që për një vend që ka dalë menjëherë pas luftës nuk është shumë e lehtë. Ju e dini se minoritetet kanë qenë të përfaqësuara edhe në qeverinë e përbashkët me UNMIK-un, në Këshillin e Përkohshëm Administrativ dhe në Këshillin Transitor, në ministri, në dokumente. Pra, ka progres edhe në këtë plan. 

Natyrisht, ende është një kohë me plagë nga lufta; janë ende të zhdukurit, ata që ende nuk u dihet fati. Por, vërtetë kemi ecur shumë, sepse populli i Kosovës është një popull tolerant, me bazë, edhe në praktikë, popull që i respekton të tjerët, por gjithsesi edhe pakicat duhet të tregojnë një vullnet që të integrohen. Ne duhet të garantojmë edhe si shtet, edhe si popullatë shumicë, për të ardhmen e tyre, për një integrim ku do ta shohin perspektivën e vet në planin social, ekonomik edhe politik, që ua garanton Kosova.   

RILINDJA: Evropa, ku Kosova dhe rajoni dëshirojnë të integrohen, ka edhe standardet e komunikimeve e integrimeve kombëtare, si dhe të bashkëpunimeve midis vendeve. Si e shihni bashëkpunimin e komunikimin ndërshqiptar, bashkëpunimin mes Kosovës e Shqipërisë, po edhe me vendet e tjera fqinje të rajonit?   

PRESIDENTI RUGOVA: Ne folëm pak për këto standarde, që i kemi tash në Kosovë. Me pavarësinë, në këto standarde të tjera, që i paraqesin Bashkimi Evropian dhe integrimet euroatlantike, do të shkonim shumë më shpejt. Gjithsesi, një prej pikave është edhe bashkëpunimi rajonal, apo bashkëpunimi me fqinjët. Me Shqipërinë kemi një bashkëpunim të mirë, në trembëdhjetë vjetët e fundit kemi zhvilluar një bashkëpunim me Shqipërinë, që, për shkaqe praktike ka qenë shumë i vështirë, por ka qenë produktiv. Tash pas luftës është një bashkëpunim në të gjitha fushat, në planin ekonomik, politik, etj. Gjatë këtij viti ishte një bum i vogël turistik i kosovarëve në Shqipëri, të cilin besoj se e kanë respektuar edhe autoritetet e Shqipërisë, edhe populli i Shqipërisë. Dhe, natyrisht, duhet të krijojmë edhe mundësi komunikimi, rrugë – rrugën që e kërkojmë ne, Prishtinë-Durrës apo Prishtinë-Lezhë, për në bregdetin shqiptar. Patjetër duhet të punojmë për këtë, duhet t’u krijojmë njerëzve mundësi si pushtet, edhe institucionet shtetërore të Kosovës edhe të Shqipërisë. Kosova ka një bashkëpunim të mirë reciprok me Shqipërinë. 

Gjithsesi do të bëjmë përpjekje që me Maqedoninë të zhvillojmë 

marrëdhënie… UNMIK-u bën disa përpjekje. Me Malin e Zi, siç e dini, marrëdhëniet janë të mira kështu, në heshtje. Mali i Zi ka qenë më korrekt në raport me Kosovën. Ndërsa me Serbinë ju e dini se momentalisht UNMIK-u i mban disa marrëdhënie. Është më vështirë, sepse Beogradi ende nuk e ka ndryshuar logjikën e vjetër, ende i ka disa ngarkesa, edhe pse janë bërë ndryshime në Beograd. Por, do të bëjmë përpjekje që me të gjithë fqinjët të kemi marrëdhënie të mira edhe me hapa praktikë. 

Për fat të keq, e theksoj edhe këtu, disa fqinjë tanë ende bëjnë pengesa që janë kundër OKB-së, kundër bashkësisë ndërkombëtare. Nuk njihen regjistrimet e targat e makinave të Kosovës, pasaportat e UNMIK-ut, pra të Kosovës…Kemi bërë disa përpjekje, por po ecën shumë vështirë, edhe UNMIK-u ka pasur vështirësi në këtë plan. Pra, ende janë ato alergjitë e vjetra, por shpresoj se shpejt do të thyhen edhe këto. 

Përsëri po them, ndoshta dikujt do t’i dukem i tepërt, por njohja 

formale e pavarësisë së Kosovës do t’i detyronte edhe disa fqinjë tanë ta pranojnë realitetin e ri që është krijuar pas fushatës së NATO-s për lirinë e Kosovës, do t’i detyronte të bashkëpunojnë dhe do të merrnin fund kalkulimet, manipulimet e ndryshme, disa, nëse mund të shprehem kështu, ëndërrime joreale për Kosovën, që ata kanë nga e kaluara. Pra, njohja formale e pavarsisë së Kosovës do të shpejtonte edhe procesin e marrëdhënieve pozitive apo fqinjësore, edhe miqësore, më fqinjët. 

RILINDJA: Shqiptarët jetojnë në trojet e veta etnike edhe në disa vende 

të rajonit, si në Maqedoni, në Luginën e Preshevës në Serbi, në Ulqin – 

Mal të Zi. Si e shihni të ardhmen, zgjidhjen e çështjes shqiptare, duke pasur parasysh edhe këtë fakt? Lidhur me këtë ekziston qe më se një dekadë edhe Dokumenti i opcioneve i partive politike shqiptare.  

PRESIDENTI RUGOVA: Po, është Dokumenti i ‘tri opcioneve’. Këtë 

politikë, për fat të mirë, e kemi bërë të gjitha partitë politike të trojeve shqiptare, dhe ai dokument i ka dhënë frytet e veta, do të thotë jemi organizuar. 

Zgjidhja e çështjes shqiptare, nëse duam të hyjmë kështu, në mënyrë 

globale, shihet: Shqipëria si shtet, që është e njohur, Kosova e 

pavarur, shtet i njohur, i integruar në Bashklimin Evropian, në NATO dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është një vend që i pari është interesuar për ne dhe na ka ndihmuar, dhe që na ndihmon vazhdimisht. Në Maqedoni shqiptarët gjithsesi të jenë element i shtetit, shtetformues; tash janë bërë hapat e parë, siç është Marrëveshja e Ohrit, pastaj integrimi i shqiptarëve në institucionet e tjera, që do të jenë element me rëndësi. Në Mal të Zi, poashtu, shqiptarët duhet të kenë një administrim të vetin, pra të kenë përfaqësim në nivel të Republikës së Malit të Zi në instiucione; edhe atje ka filluar një proces. Poashtu edhe në Preshevë, në Luginën e Preshevës, ka filluar një proces pozitiv; ka robleme, do të ketë probleme, por disponimet janë pozitive. Natyrisht, po e them në mënyre legale, ne, Kosova, do të interesohemi si shtet për shqiptarët në Mal të Zi, për Luginën e Preshevës, po edhe në Maqedoni, dhe nuk do të përzihemi në punët shtetërore, që të krijojmë çrregullime, siç dëshirojnë disa fqinjë ndaj Kosovës. 

Po e theksoj për ju, e kam theksuar edhe më parë, në Evropën Juglindore, në këtë pjesë të Evropës e të botës, popujt duhet ta njohin njëri-tjetrin: edhe historikisht, edhe në pikëpamje politike, edhe shtetërore, sespse kjo mungon. Për fat të keq, shumica e popujve në rajonin tonë kanë pasur atë logjikën e dominimit, kanë injoruar shqiptarët në përgjithësi, nuk i kanë njohur, ose janë përpjekur edhe të bëjnë eliminime të ndyshme. Prandaj është një plan perspektiv, për të cilin ne si Kosovë do të punojmë në të ardhmen. Duhet të njohim njëri-tjetrin në rajonin tonë, përndryshe mund të ketë probleme. Mirëpo, është pozitive se në përgjithësi tash në rajonin tonë shikojnë nga Evropa. Këtë nuk e kishim deri para disa vjetësh. Ndërsa ne, shqiptarët, në përgjithësi, kemi shikuar gjithmonë e shikojmë nga Evropa, nga integrimet evroalantike.   

RILINDJA: Z. President, të kthehemi edhe një herë te pyetja e parë. 

Thamë se pas një viti historik Kosova pret një vit tjetër shumë të rëndësishëm. Ka paralajmërime se në vitin 2003, ardhjen e të cilit po e festojmë, do të fillojnë negociatat për statusin, për pavarësisë e Kosovës, që do të njihet edhe ndërkombëtarisht. A mund të na thoni diç më shumë lidhur me këtë?  

PRESIDENTI RUGOVA: Ka spekulime të ndryshme se do të fillojnë 

negociatat, pikëpamje të ndryshme. Këto i shoh si pozitive. Të gjithë po e shohin se kjo është një domosdoshmëri që duhet të bëhet. Por, unë insistoj që të njihet Kosova drejtpërdrejt, sepse ne kemi kryer negociata të ndryshme: ju kujtohen Rambujeja dhe Parisi. Pastaj erdhi intervenimi i NATO-s, kur u ndëshkua pala tjetër pse nuk pranoi. Pra, është një epokë e re tani në rajonin tonë, të Evropës Juglindore, ndoshta edhe për shumë perspektiva në Evropë, në plan ndërkombëtar. 

Njohja e Kosovës nga SHBA-të, Bashkimi Evropian, që do ta formalizonte OKB-ja, do të ishte rruga shumë më produktive, më e drejtë, dhe do të krijonte mundësi më të mëdha për zhvillim të përgjithshëm, ndërsa populli i Kosovës dhe rajoni përgjithësisht do të qetësoheshin.   

RILINDJA: Viti i ardhshëm do të jetë edhe i një momenti të rëndësishëm 

për gjithë njerëzimin, e që ka të bëjë me një shqiptare, Nënën Terezë, 

Shenjëtërimin e saj, që e ka paralajmëruar edhe Papa Gjon Pali ll, të 

cilin në Urimin e Krishlindjeve e keni ftuar të marrë pjesë në vënien e gurthemelit të Katedrales në Prishtinë…   

PRESIDENTI RUGOVA: Po, do të jetë padyshim një vit i veçantë. 

Parashikohet shenjtërimi i Nënës Terezë. Këto ditë Ati i Shenjtë e 

njohu, e pranoi, një mrekulli që ka ndodhur me Nënën Terezë, pra, me njerëzit që janë shëruar edhe me kultin e saj, me mrekullinë e saj… Se ajo vetë ishte një mrekulli, një nënë kosovare-shqiptare, por edhe një nënë universale e njerëzimit. Dhe do të jetë edhe ky një simbol i madh për Nënën Terezë, që i takon gjithë botës, po edhe për shqiptarët në përgjithësi, edhe për Kosovën si shtet, që ajo e çmonte, e donte, e respektonte, dhe të cilën e ndihmonte. 

Ju e dini, veprimi i shoqatës me emrin e Nënës Tereze ka qenë jo vetëm 

një simbol, por edhe një ekzistencë e njerëzve tanë në planin e shërimit, të mjekësisë, të jetës sociale në Kosovë, që ka luajtur rolin e një ministrie në dhjetë vitet e kaluara. Edhe tash, në kohën e pasluftës, u tregua se kjo shoqatë mund të ekzistojë si pjesë e shoqërisë civile që i duhet shtetit. Pra, do të jetë një simbol për të gjithë shqiptarët. Skënderbeu ishte një simbol i Evropës, i botës – njihet. Nënë Tereza sot është një simbol universal, i njerëzimit, dhe ne jemi krenar që është shqiptare, që ka dalë nga bota shqiptare, prej popullit shqiptar. 

Dhe, gjithsesi, edhe katedralja që parashikon Ipeshkvia ta ndërtojë në 

kryeqyetin e Kosovës do të jetë me rëndësi, një simbol dhe një vepër që 

i duhet kryeqytetit të Kosovës. Unë, si President i Kosovës, e kam 

përkrahur, dhe natyrisht e njoftova në emër të popullit të Kosovës Atin e Shenjtë për atë që do të bëjmë. Pra, për Pashkët do të vendosim gurin e themelit të katedrales, që do të jetë një qendër fetare dhe kulturore me objekte përcjellëse, që do të jenë për të gjithë qytetarët e kryeqytetit e të Kosovës. Vërtet na duhet katedralja. Ju e dini: ka qenë në qendër të Prishtinës një kishë e vjetër katolike shqiptare, që është larguar dikund pas viteve 60-të, që është prishur a është shkatërruar. Katedralja në Prishtinë do të jetë edhe një simbol për Kosovën. Do ta përkrahim të gjithë, do ta përkrahin të gjithë qytetarët e kryeqytetit e të Kosovës. 

  Forhåndsvisning av bilde

RILINDJA: Z. President, falemnderit për këtë intervistë për botimin 

special të gazetës «Rilindja» për Vitin e Ri. Kemi edhe një falënderim të madh për Ju zoti President i Kosovës për mbështetjen dhe angazhimet për një zgjidhje institucionale për gazetën tradicionale të Kosovës «Rilindja», të cilës shpresojmë se së shpejti do t’i krijohen kushtet dhe mundësitë të rifillojë botimin e rregullt. Mendojmë që është një rast shumë i mirë që «Rilindja» të rifillojë botimin e rregullt në ditën e përvjetorit të saj të 58-të, më 12 shkurt 2003. Shfrytëzojmë rastin, dhe kemi nderin dhe kënaqësinë, që qysh tash t’Ju ftojmë në festën, në solemnitetin që do të bëjmë, edhe për Ditën e Rilindjes edhe për rifillimin e botimit të gazetës «Rilindja».   

PRESIDENTI RUGOVA: Unë ju kam premtuar përkrahje edhe më herët. Duhet të shikojmë, po flas praktikisht, si ta aktivizojmë 

gazetën, që ka një traditë. S’po flasim më shumë, e dimë të gjithë. 

Pastaj, me emrin «Bujku», këtu dhjetë vite ka mbajur të gjallë informimin e brendshëm në Kosovë, pra derisa bëmë edhe Televizionin Satelitor. Kjo ka qenë shumë e rëndësishëme. Pra, ishte një bazë e informimit në Kosovë. Dhe, një mirënjohje për ju dhe të gjithë ata që në këto vite të vështira punuan dhe mbajtën të gjallë informimin në Kosovë. 

Duhet të shikojmë praktikisht si të aktivizohet gazeta «Rilindja», t’i sigurohet vendi. Duhet të bisedohet dhe të shihen mundësitë. Edhe zyra ime për informim do të interesohet për këtë çështje; besoj edhe komisioni për media i Parlamentit, që është krijuar tash së voni, edhe institucionet e tjera. Duhet parë punën e statusit të «Rilindjes». Ju mund të jeni si gazetë e pavarur, por duhet të shikojmë sa mund të ndihmoheni nga institucionet tona. 

Është shumë mirë që gazeta “Rilindja” edhe në këto kushte gjatë kësaj 

kohe të fundit ka dalë me botime të kohëpaskohshme për ngjarje e data të rëndësishme, duke vazhduar të jetë histori e shkruar e Kosovës, dhe ruan në një mënyrë vazhdimësinë deri në rifillimin e botimit të rregullt. 

RILINDJA: Z. President, Ju falënderojmë shumë për këtë përkrahje të 

madhe për “Rilindjen”. Shfrytëzojmë rastin, kemi nderin dhe kënaqësinë, që t’ Ju urojmë: Gëzuar Vitin e Ri 2003, më shumë shëndet, mbarësi, suksese për Ju dhe për gjithë Kosovën.   

PRESIDENTI RUGOVA: Urime, poashtu, edhe Juve, me shumë suksese dhe për punën që po bëni, për “Rilindjen”, që ta kemi së shpejti përditë. Falemnderit.   

Legjenda e fotografisë në faqen 1: 

Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, priti në Rezidencën Presidenciale në Prishtinë Kryetarin e Këshillit Drejtues dhe Kryeredaktorin e gazetës “Rilindja”, Behlul Jashari, me ç’rast i dha një intervistë ekskluzive, duke i dhënë kështu edhe mbështetjen e fuqishme institucionale krijimit të mundësive dhe kushteve për rifillimin e botimit të gazetës simbol i traditës së informimit në Kosovë. Është shumë mirë që gazeta “Rilindja” edhe në këto kushte gjatë kësaj kohe të fundit ka dalë me botime të kohëpaskohshme për ngjarje e data të rëndësishme, duke vazhduar të jetë histori e shkruar e Kosovës, dhe ruan në një mënyrë vazhdimësinë deri në rifillimin e botimit të rregullt, tha Presidenti Rugova 

BOXA – THEKSIME NGA INTERVISTA:    

Gjithsesi njohja formale e pavarësisë së Kosovës do t’i shpejtonte këto procese – edhe ekonomike, edhe demokratike, edhe të integrimit të shoqërisë së Kosovës – dhe do të qetësonte edhe rajonin e Evropës Juglindore, apo të Gadishullit Ilirik; do të qetësonte edhe popullin e Kosovës. 

Pra e ardhmja, nëse doni t’ju përgjigjem shkurt, e ardhmja, po edhe e 

tashmja, është pavarësia e Kosovës, sa më shpejt. Pra, pavarësia 

formale, se ne de fakto jemi të pavarur. Pavarësia formale do të na hapte shumë dyer në planin e institucioneve financiare, të organizmave ndërkombëtare, në prezencën e drejtpërdrejtë në integrimet veriatlantike. 

Përsëri po them, ndoshta dikujt do t’i dukem i tepërt, por njohja 

formale e pavarësisë së Kosovës do t’i detyronte edhe disa fqinjë tanë ta pranojnë realitetin e ri që është krijuar pas fushatës së NATO-s për lirinë e Kosovës, do t’i detyronte të bashkëpunojnë dhe do të merrnin fund kalkulimet, manipulimet e ndryshme, disa, nëse mund të shprehem kështu, ëndërrime joreale për Kosovën, që ata kanë nga e kaluara. Pra, njohja formale e pavarsisë së Kosovës do të shpejtonte edhe procesin e marrëdhënieve pozitive apo fqinjësore, edhe miqësore, më fqinjët.  

Zgjidhja e çështjes shqiptare, nëse duam të hyjmë kështu, në mënyrë 

globale, shihet: Shqipëria si shtet, që është e njohur, Kosova e 

pavarur, shtet i njohur, i integruar në Bashklimin Evropian, në NATO dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është një vend që i pari është interesuar për ne dhe na ka ndihmuar, dhe që na ndihmon vazhdimisht. Në Maqedoni shqiptarët gjithsesi të jenë element i shtetit, shtetformues; tash janë bërë hapat e parë, siç është Marrëveshja e Ohrit, pastaj integrimi i shqiptarëve në institucionet e tjera, që do të jenë element me rëndësi. Në Mal të Zi, poashtu, shqiptarët duhet të kenë një administrim të vetin, pra të kenë përfaqësim në nivel të Republikës së Malit të Zi në instiucione; edhe atje ka filluar një proces. Poashtu edhe në Preshevë, në Luginën e Preshevës, ka filluar një proces pozitiv; ka robleme, do të ketë probleme, por disponimet janë pozitive. Natyrisht, po e them në mënyre legale, ne, Kosova, do të interesohemi si shtet për shqiptarët në Mal të Zi, për Luginën e Preshevës, po edhe në Maqedoni, dhe nuk do të përzihemi në punët shtetërore, që të krijojmë çrregullime, siç dëshirojnë disa fqinj.

Konferenca e “Vatrës” për krijimin e Fondit Monetar Kombëtar

0

Nga: Edlira Ruzi

TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra”, zhvilloi një konferencë të një rëndësie të veçantë më 29 dhjetor 1918.

Nën kryesinë e Anastas Pandele, përfaqësues të “Vatrës” u angazhuan dhe apeluan për krijimin e një Fondi Monetar Kombëtar, i cili do t’u kushtohej delegatëve të zgjedhur për të mbështetur çështjen e të drejtave kombëtare në Konferencën e Paqes në Paris.

Në përgjigje të thirrjes, emigrantët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mblodhën një shumë prej 150 mijë dollarësh, pjesa më e madhe e së cilës iu dërgua përfaqësuesve të “Vatrës” në Paris, në ndihmë të përpjekjeve të tyre në mbrojtje të pavarësisë dhe të tërësisë tokësore të Shqipërisë.

Më herët në 1918-n, “Vatra” pati bërë të ditur qëndrimin që mbante lidhur me protektoratin italian mbi Shqipërinë, në paraprijë të punimeve të Konferencës së Parisit, e cila do të mbahej më 18 janar 1919.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Në Brazil homazhe e lot në nderim të gjeniut të futbollit Edson Arantes Do Nascimento , i njohur si Pele

0

Arif Ejupi

Sot, në spitalin Sao Paulo të Brazilit ka ndërruar jetë Edson Arantes do Nascimento i njohur si Pele. 

Ai përveç që arriti zenitin me kombëtaren e Brazilit arriti të jetë edhe futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave në botë. 

Pele lindi më 23 tetor 1940,në Tres Coraçoes të Brazilit. Ai si fëmijë i një lojtari profesionist karrierën sportive e nisi në skuadrën FC. Bauru, ku qëndroi deri në vitin 1956. 

Edson Arantes do Nascimento-Pele famën prej gjeniu të futbollit do ta mbërrijë në Klubin e njohur brazilian FC. Sao Paulo. Ai me këtë skuadër do ta fitojë titullin e më të mirit në Brazil, gjatë viteve 1958,1960,1961,1962,1964,1967,1968 dhe 1974. E, më 1968 edhe Kupën e këtij vendi. 

Falë lojës si tij magjepse adhurues dhe ekspertë të futbollit nisën të pyesin “se a është lindur Pele për futbollin apo futbolli është projektuar enkas për te” 

Pele njohurit e tij prej futbollisti gjenial do t’i shfaq edhe më 1958 në Kampionatin Botëror të mbajtur në Suedi. 

Ai ende pa i mbushur të 18-tat,në ndeshjen finale do t’i shënojë dy gola sa të bukura aq edhe të rëndësishme kundër kombëtares suedeze. 

Brazili në praninë e 50mijë shikuesve e mund Suedinë në Stokholm me rezultatin 5-2, dhe kështu bëhet fitues i trofeut më të çmuar-Kupës së Botës. 

Me legjendarin Pele kombëtarja e Brazilit me trofeun e më të mirit në botë do të stoliset edhe më 1962 dhe 1974. 

Pele me kombëtaren e Brazilit do të dalë fitues edhe i Kupës së Amerikës së Jugut në vitet 1961 dhe 1962. E, më 1962 edhe i asaj interkontinentale. 

Pele në pozitën e sulmuesit me fanellën e kombëtares braziliane është paraqitur 84 herë dhe ka shënuar hiç më pak se 85 gola. 

Golin e tij të njëmijtë Pele e shënon më 19 nëntor të vitit 1969 në prezencën e 200mijë shikuesve të tubuar nga i gjithë Brazili në stadiumin gjigant Marakana të Rios. 

Pele më 1974 kalon në skuadrën FC.”NEW YORK COSMOS “ të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Ai gjatë qëndrimit trevjeçar në këtë ekip miqësohet me personalitete të njohura të jetës publike dhe të sportit.  

Pele që nga fillimi i karrierës së tij më 1956 e deri në përfundimin e saj më 1977, ka shënuar 1281 gola. 

Më 22 nëntor të vitit 1999 në një nga mbledhjet e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik të njohur me shkurtesën (CIO) me seli në Lozanë të Zvicrës, ku Edson Arantes do Nasimente-Pele do ta marrë çmimin “Atlet i shekullit “ thuhet se ai ishte futbollisti më miqësor dhe më modest në historinë e futbollit brazilian dhe atij botëror. 

Përpos Pele këtë çmim që u ndahet sportistëve të dalluar të disiplinave të ndryshme e pati fituar edhe Franz Beckenbauer, lojtar i kombëtares gjermane dhe i FC. Bayern Munich. 

Pele jo rastësisht më 1970 nga gazeta prestigjioze e Britanisë së Madhe “The Sunday Times” gjatë mbajtjes së Kampionatit Botëror të futbollit në Meksikë është quajtur edhe “Zot” i futbollit. 

Edhe pas tërheqjes nga futbolli Pele s’do të pushojë së vepruari . Ai do të marrë pjesë në mijëra manifestime sportive të organizuara nëpër vende të ndryshme të botës. 

Të gjithë udhëheqësit shtetëror të Brazilit në prononcimet e tyre në Media të shkruara dhe ato vizive  thanë “Edson Arantes do Nascimento-Pele, ishte dhe mbetet Ambasadori më i suksesshëm i vendit tonë.” 

Pele në periudhën janar 1985, janar 1999 e kreu edhe detyrën e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Brazilit. Ky njeri shpirtmirë që ndër dekada kultivoi paqeje dhe dashuri e meriton lotin dhe dhembjen. 

Sot, jo vetëm Brazili por e gjithë bota përparimtare u lut që shpirti i këtij margaritari të papërsëritshëm të futbollit të pushoj në paqeje të përhershme ! 

Lirimi i turpshëm i Pantiçit!

0

Florim Zeqa

Për ta kuptuar lojën e trupshme dhe dorëzimin e institucioneve tona ndaj Vuçiqit pas zavëndësimit të masës së paraburgimit me arrest shtëpiak për policin serb, Dejan Pantiç, të akuzuar për terrorizëm, fillimisht për lexuesit po i prezantoj deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, të ministres së punëve të jashtme, Donika Gërvalla dhe Këshillit Gjyqësorë të Kosovës (KGJK).

Tre deklarata (të sinkronizuara) paradoksale!

Deklarata e Albin Kurtit: “Ajo që unë kam dëgjuar është se meqënëse ishte në grevë urie dhe kishte probleme me zemrën do duhet të dërgohej në spital. A është e arsyeshme dhe e kuptueshme këtë e vendos gjyqësori. Mirëpo kur ke një akuzë për terrorizëm e të dërgohesh në arrest shtëpiak, jam shumë kurioz të shoh se cili prokuror e ka bërë këtë kërkesë e kush është ai gjyqësor që e aprovon. Një person që akuzohet për tërrorizëm nuk mund të lihet në arrest shtëpie, ai ka qenë në grevë urie dhe ka patur probleme me zemrën dhe për këtë është dërguar dhe në spital. Nuk e di çështjen gjyqësore të të pandehurit që mbahet në Jarinje për shkak se nuk mund të dërgohej në burg zyrtar. Ai ka statusin e të paraburgosurit, por njëkohësisht është i pandehur për terrorizëm”.

Deklarata e Donika Gërvallës: “Vendimi i sotëm për dërgimin në arrest shtëpiak të personit të dyshuar për terrorizëm shënon një goditje të rëndë për kredibilitetin edhe ashtu shumë të dëmtuar të prokurorisë dhe gjykatave në Kosovë. Prandaj vetingu është kaq i domosdoshëm. Të gjithë ata, brenda dhe jashtë vendit, të cilët përpiqen të na bindin se është i panevojshëm, sot kanë marrë përgjigjen përfundimtare. Drejtësi dhe barazi para ligjit, ky është shteti ligjor”. 

Deklarata e Këshillit Gjyqësor të Kosovës: “Kryeministri Albin Kurti është kureshtar të dijë se cili është prokurori që e bëri kërkesën dhe cili gjyqtar e aprovoi ndërrimin e masës ndaj Dejan Pantiqit, nga paraburgimi në arrest shtëpiak. KGJK publikisht e informon Kryeministrin Kurti se bazuar në Kushtetutë dhe Ligj, personi zyrtar kompetent që ka marr këtë vendim quhet Gjyqtar i Republikës së Kosovës, vendimet e të cilit duhet të respektohen pa i komentuar, pa përjashtim, përfshirë edhe Qeverinë”! 

Pantiçi shkas por jo edhe qëllim i barrikadimit 

Siq dihet nga fillimi, arrestimi i policit serb, Dejan Pantiq u bë shkas i vendosjes së barrikadave të para, por bllokimi i veriut të vendit me barrikada dhe së fundmi edhe i pikës kufitare në Merdare nuk e kishin për qëllim lirimin e tij, por krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të vendit. Këtë të vërtetë e dinë të gjithë, i madh dhe i vogël në Kosovë, por çuditërisht nuk po duan ta pranojnë liderët shtetërorë.

Këtë të vërtetë ua përseritën disa herë edhe ndërkombëtarët, përfshirë miqtë amerikan, por problemi është se këta “supermenët” tonë nuk po duan apo nuk e kanë guximin të përballen me realitetin e krijuar në veri tani e 23 vjet më parë.

Kur nuk dijnë, është mirë të mësojnë edhe nga armiku

Siq e ceka edhe më lartë, për të akuzuarin për terrorizëm, policin Dejan Pantiç u ngrit në këmbë një shtet i Serbisë, me barrikada dhe kërcënim për luftë. Po çfarë bëjmë ne kur arrestohen bashkatdhetarët tonë në territorin e Serbisë, kur dënohen, torturohen dhe vriten në burgjet e Serbisë!?

Asgjë dhe asnjë reagim drejtuar organizatave ndërkombëtare kundër veprimeve të shtetit të Serbisë!

Serbët edhe për gjëra më elementare e alarmojnë Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Kurse neve, edhe pse, për 12 ditë na mbetën policët e bllokuar në pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjakë, nuk ndodhi asnjë kërkesë drejtuar organizatave humanitare ndërkombëtare për tërheqjen e policëve të bllokuar derisa KFOR-i i shpëtojë pas reagimit të Sindikatës së Policisë, pas përkeqësimit të gjëndjes shëndetësore të disa pjestarëve të policisë kufitare.

Lirimi i Pantiçit fitore e Serbisë

Pavarësisht faktit se a do të ndodh heqja e mënjëhershme e barrikadave në veri të vendit apo jo, lirimi, përkatësisht ndryshimi i masës së sigurisë, nga paraburgimi (në stacionin policorë) në arrest shtëpiak për personin i cili ka sulmuar me bombë anti-shok anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Veri është fitore e pastër e Serbisë.

Deklaratat e sinkronizuara mes lidershpit shtetërorë dhe KGJK-së, nuk janë gjë tjetër veqse lojë për të mbuluar humbjen e kredibilitetit dhe dështimit në menaxhimin e krizës së krijuar në veri.

E keqja nuk përfundon më kaq, pas këtij lirimi të turpshëm të Pantiçit, nuk do të ndodh më asnjë ndjekje penale apo arrestim i barrikadueseve “paqësorë” dhe asnjë ndjekje apo dënim për sulmuesit e pjestarëve të policisë së Kosovës dhe gazetarëve përgjatë 20 ditëve të fundit në Veri!

Urojmë që ky të jetë dështimi i fundit i institucioneve shtetërore në shtrirjen e sovranitetit në veri! “Një dorë që nuk mund të thyhet, nuk bën të puthet assesi”, për fat të keq kështu ndodhi, personi i cili i sulmoi institucionet shtetërore, lejohet për t’u mbrojtur në liri!

Shkodër 1940, Krishtlindja italiane e Luftës së Dytë Botërore – Historia në 10 foto të rralla

0
Nga Adi Darsi, Tiranë – 25 dhjetor 2022   

Pemë e Krishtlindjes zbukuruar më predha e karikatorë fishekësh. Një pamje sa e rrallë aq edhe groteske. E fiksuar në disa foto historike.

Janë Krishlindjet e vitit 1940 në aerodromin ushatarak në Shkodër. Italianët janë në delirin e pushtimeve të mëdha. Kanë nisur ‘festimet’ për ringjalljen e Perandorisë së Romës. Kanë pushtuar Shqipërinë që më 7 prill 1939. Aerodromet lokale shqiptare në Tiranë, Shkodër, Korçë e Gjirokastër janë kthyer në platforma për nisjen e sulmeve kundër Malit të Zi, Jugosllavisë e Greqisë. Në aleancë me Hitlerin, i cili që në shtator 1939 pushtoi Poloninë e një vit më pas me Blitzz Creig (sulm rrufe) edhe Norvegjinë, Holandën, Belgjikën e Francën, trupat italiane do të përparonin deri në Ukrainë. Është vetëm faza e parë e Luftës së Dytë Botërore. Fundi më pas dihet.

Është klima e marrëzisë së Luftës. Krishtlindja, një festë e paqes u transformua në festë lufte. Pema e saj u militarizua plotësisht.

Në Shkodër, atë fund dhjetori kishte rënë shumë borë. Kjo e bënte festën më të bukur.

Krishtlindje e bardhë nga natyra!

Fusha e Shtojit ishte në atë kohë një nga 9 fushat e kthyera në aerodrome në gjithë vendin që gjatë kohës së Zogut. (Bashkë me Laprakën në Tiranë, dhe fusha të tjera në Kukës, Peshkopi, Elbasan, Korçë, Devoll, Vlorë e Gjirokastër).

Aerodromi i Shtojit, 2 kilometra larg Shkodrës, ishte plotësisht i bardhë.

Atë dimër në fushën e bardhë uleshin avionët e errët bombardues. Mbushur me furnizim lufte, tonelata predha e karikatorë fishekësh.

Në atë bardhësi, ato ditë feste, diku në cep një pemë e vogël u zbukurua nga ushtarët dhe oficerët si pemë e Krishtlindjes. (Pema duket si një fik. Do të duheshin edhe dy tre vite vite dhe miliona të vdekur që Italia fashiste të binte nga fiku!) Vendosën mbi pemën e improvizuar topa të bardhë bore, një predhë e rripa me karikatorë të zinj. Festën e plotësuan me një “BUON NATALE” po mbi predha!

Krishtlindje e nxirë nga lufta!

Më shumë se 80 vjet më vonë, në fotot e asaj feste shfaqet edhe më qartë marrëzia njerëzore e luftës! Asaj tragjedie sot ja dimë pasojat e rënda që pati. Për fat të keq kërcënimi është prapë aty.

‘Mësojmë nga historia, që nuk mësojmë nga historia’, ka shkruar shekuj më parë Hegeli.

Ndërron jetë Marte Palokaj, nëna e Unikkatilit dhe u varros në varrezat e Gurrakocit së bashku me hirin e bashkëshortit Lush Palokaj

0
Dita e hënë me 26 dhjetor 2022 ishte një ditë zie për reperi e njohur shqiptar, Unikkatil.

Kjo sepse nëna e tij, Marte Delija-Palokaj ka ndërruar jetë.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar vëllai i reperit, Mentori përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Ai tha se nëna e tyre ka vdekur natën e Krishtlindjeve duke shtuar që bashkë me të ndjerën do të varrosin edhe hirin e babait të tyre.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

Nëna jonë, shpirti jonë, Marte Delija-Palokaj na la natën e Krishtlindjeve. Thonë që më të mirët vdesin në këto ditë por kjo nuk e zbutë dhimbjen që e ndjejmë. Gjithmonë do i kujtojmë, buzëqeshjen, trimërinë, mirësinë e veprat e saj humanitare ndaj mijëra njerëzve në nevojë. Mburremi me ty nëna jonë!Lamtumira e fundit i jepet te restauranti Fenix në Klinë të marten (me 27.12.2022) prej orës 09:00. Varrimi të njëjtën ditë te varrezat e kishës se Gjurakocit në ora 13: 00.

Mund të jetë një imazh i 2 persona

Me rastin e varrimit do të varroset dhe hiri i babës tonë Lush Palokaj. Dy engjëj të dashuruar shkojnë bashkë.

Barrikadat serbe në veri të Kosovës, Kurti: Veprim i paligjshëm, i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet

0
Nga  Behlul Jashari

-Në përputhje me vlerësimet e sigurisë, ne i kemi dhënë kohën dhe hapësirën e nevojshme KFOR-it për të vepruar, por sigurisht që kjo kohë po shteron me shpejtësi/

PRISHTINË, 28 Dhjetor 2022/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,  tha sot se sa i përket situatës në komunat në veri të Kosovës, veprimeve e vendimeve të ligjshme të Qeverisë e Institucioneve tjera të Kosovës i janë kundërvënë kriminelët, duke sfiduar organet e zbatimit të ligjit por edhe duke cenuar sigurinë në vend. 

“Fatkeqësisht, këta kriminelë, të sanksionuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, po mbështeten nga Presidenti dhe Qeveria e Serbisë me qëllim destabilizimin e rajonit, përveçse cenimin e integritetit territorial të Republikës sonë”, theksoi Kryeministri Kurti. 

Ai shtoi se, Institucionet e Kosovës nuk do të bisedojnë e bashkëpunojnë me kriminelë, por do t’i arrestojë ata. 

“Përfaqësuesit legjitimë nga komuniteti serb dalin përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, kurse të drejtat e qytetarëve burojnë nga Kushtetua e Republikës’, u shpreh Kryeministri i Kosovës. 

Kurti ritheksoi qëndrimin se, vendosja e barrikadave në rrugë është veprim i paligjshëm, i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet. 

“Në përputhje me vlerësimet e sigurisë, ne i kemi dhënë kohën dhe hapësirën e nevojshme KFOR-it për të vepruar, por sigurisht që kjo kohë po shteron me shpejtësi. 

Ne kemi bashkëpunim e bashkërendim me KFOR-in, prandaj edhe kjo kohë e hapësirë e nevojshme i është dhënë KFOR-it dhe me këtë rast një gjë duhet të kuptohet, se nuk mund të  qëndrojë edhe parimi i lëvizjes së lirë edhe barrikadat në rrugë, që e pengojnë lëvizjen e lirë”, përfundoi Kryeministri i Kosovës.

Kryeministrit Kurti foli në mbledhjen e 116-të të Qeverisë së Kosovës që e drejton.

“Sot, në mbledhjen e 116-të të radhës, shënojmë vitin e dytë kalendarik të qeverisjes sonë. Me plot 578 vendime të miratuara, përfshirë këto të mbledhjes së sotme. Pra, në krahasim me vitin e kaluar, jemi 19 për qind më lart. Ndër to, 71 projektligje të miratuara, 70 emërime, 23 koncept-dokumente, 13 udhëzime administrative, 9 projekt-rregullore dhe 6 nisma legjislative. 

Ka qenë një vit me sfida, por edhe me arritje, ngritje dhe zhvillim të gjithmbarshëm.

Kthesën e Kosovës drejt zhvillimit e progresit tashmë e kanë vërtetuar edhe matjet e pavarura të raporteve ndërkombëtare”, tha, mes tjerash, Kryeministrit Kurti.

KFOR: Mbetemi jashtëzakonisht vigjilent për të ofruar një mjedis të sigurt

0

Nga: Aatila Kota / ATSH

TIRANË, 28 dhjetor /ATSH/- Pas raportimeve se ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, dhe shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviç, kanë vizituar pak ditë më parë njësitë e Forcave të Armatosura Serbe (SAF), të dislokuara në zonën e Rashkës, rreth 2 kilometra nga Vija Kufitare Administrative (ABL) me Kosovën, është e dobishme të kujtojmë se Forcat e Armatosura Serbe nuk kanë nevojë për autorizim nga KFOR-i për të lëvizur dhe trajnuar në territorin serb, sipas një deklarate zyrtare të KFOR.

“Në përputhje me marrëveshjet ekzistuese, SAF duhet të informojë Shtabin e KFOR-it vetëm në rast se disa nga njësitë e tyre duhet të afrohen më shumë se 1000 metra nga ABL.

Informacioni duhet t’i jepet KFOR-it nga JIC, Komisioni i Përbashkët Zbatues, misioni i të cilit është të lehtësojë komunikimin dhe mirëkuptimin ndërmjet komandantit të KFOR-it dhe Forcave Serbe të Sigurisë.

Përsa i përket Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), dislokimi i tyre, sipas marrëveshjeve ekzistuese, kërkon pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it për të shkuar në veri të Kosovës.

KFOR-i, në përputhje me mandatin e tij, mund të angazhohet me përfaqësues legjitimë të komunitetit lokal në veri të Kosovës, si pjesë e këtij procesi të harmonizimit.

Kujtojmë se të gjitha palët kanë respektuar gjithmonë marrëveshjet ekzistuese dhe i bëjmë thirrje që të vazhdojnë ta bëjnë këtë.

KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe ka aftësinë dhe personelin për të ofruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet sipas mandatit tonë të OKB-së, bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999.

KFOR-i vazhdon të monitorojë nga afër situatën në terren dhe aktivitetet përgjatë ABL, duke mbështetur dialogun për të gjetur një marrëveshje për të zbutur tensionet në veri të Kosovës|, thuhet në deklaratë. //a.i/