Kreu Blog Faqe 1147

Si të mbrohemi nga njerëzit e varfër në shpirtë!?

0

Florim Zeqa 

Sikurse për të mirë ashtu edhe për të keq asgjë nuk ndodh rastësisht. E mira i paraprinë të mirës, kurse e keqja të keqës. Disa njerëz të urrejnë, jo pse u ke bërë ndonjë të keqe atyre, por pse ti ke bërë diçka më mirë apo ke arritur më shumë sesa ata në jetën tuaj.

Urrejtja dhe xhelozia produkt i varfërisë shpirtërore

Urrejtja dhe xhelozia i shpie njerëzit drejt kreyerjes së veprimeve më të rënda monstruoze siq janë: tradhtia dhe urrejtja ekstreme e cila çon deri edhe në vrasje. Pasojat e xhelozisë janë të pranishme dhe të dhimbshme në ditët e sotme.

Xhelozi do të thotë të urresh sukseset apo të arriturat e të tjerëve.

Pse ndodh urrejtja?

Të gjithë njerëzit lindin me një dhunti (aftësi) të veçantë nga Zoti, por jo të gjithë arrijnë ta zbulojnë atë. Disa zbulohen nga prindërit, mësuesit apo rrethi shoqërorë, por disa vdesin pa e zbuluar dhuntinë e tyre natyrore!

Në asnjë rrethanë nuk duhet të kemi xhelozi ndaj njeri-tjetrit por duhet të jemi të kënaqur me atë çka Zoti na ka dhuruar. Ai që është i kënaqur me atë që i ka dhuruar Zoti, është njeriu më i pasur në botë dhe anasjelltas, ai që kërkon më tepër nga ajo që i ka dhënë Zoti, është njeriu më i varfër në shpirtë!

Sikurse zjarri që djegë drunjët, xhelozia i përvëlon shpirtat e varfër!

Për këtë arsye xhelozia nuk ka vend në zemrat e njerëzve të mirë dhe të pasur në shpirtë! Xhelozia është urrejtje shpirtërore dhe më e rrezikshme se çdo gjë tjetër për njerëzimin, është vet djalli në trupin e njeriut!

Xhelozia është reaksion kompleks shpirtërorë, sepse përfshin një sërë emocionesh, mendimesh dhe ndjenjash negative në mendjen e njeriut.

Prapaskenat veti e njerëzve të varfër në shpirtë dhe qyqarë

Veti e njerëzve të varfër në shpirtë është veprimi në prapaskenë, ngase nuk e kanë guximin e përballjes në publik dhe as në katër sy, siq e thotë populli.

Si pasojë e mungesës së guximit, të varfërit në shpirtë ta hedhin gjithnjë pas shpine, me organizimin e ndonjë komploti apo atentati me qëllim të eleminimit tuaj fizik.

Për ta mposhtur xhelozinë dhe urrejtjen e dikujt kërkohet durim dhe kohë, tolerancë dhe punë e pandalshme deri në relativizimin e varfërisë shpirtërore të atij që të urren.

Zbulimi i shkaqeve të xhelosisë së urrejtësit shënon fillimin e fitores përfundimtare ndaj tij.

Njerëzit e varfër në shpirtë në të shumtën e rasteve janë të sëmurë mental me sëmundjen patologjike të urrejtjes dhe xhelozisë.

Çdo gënjeshtër tingëllon bukur

Ne shqiptarët, mbase jemi i vetmi popull në botë që dallohemi për afinitetin e të besuarit verbërisht. Më lehtë i besojmë një gënjeshtre të bukur sesa një të vërtete të argumentuar!

Xhelozia e shqiptarëve nuk është racionale (nuk bazohet në asnjë fakt), thjeshtë është sëmundje patologjike. Kolektivisht shqiptarët xhelozojnë shpeshëherë pa asnjë arsye, e marrin për si shkas një paragjykim apo paranojë të pashpjegueshme!

Miqësia “virtuale” e rrjeteve sociale në të shumtën e rasteve është fallso, e cila është shndërruar në armikun më të madh të shqiptarëve. Ata që llogarisin në ndonjë interes personal të vardisen si miq. Në momentin që e realizojnë apo ju dështon qëllimi, të bëhen armiqt më të mëdhenj. Të lëvdojnë para syve, kurse pas shpine ta bëjnë hendekun!

Njeriu më i rrezikuar sot në Kosovë është njeriu i drejt dhe i sinqertë!

E vërteta e fotografisë së z. Ali Murat Murati nga Llapashtica e Poshtme e Podujevës, keqtrajtuar me 11 shkurt 1994 nga policia serbe

0
  • Sqarim për opinionin dhe z. Shkëlzen Gashi.

Një fotografi e të ndjerit Ali Murat Murati nga fshati Llapashticë e Poshtme e komunës së Podujevës, keqtrajtuar nga Policia serbe më 11 shkurt të vitit 1994 nën pretekstin e armëmbajtjes pa leje e publikuar nga publicisti Shkëlzen Gashi në rrjetin social Facbook, që pas pak minutave i vërshoi gazeta e portale na shtyri të sqarojmë me sa vijon:

Në periudhën kur është keqtrajtuar z. Ali Murat Murati në komunën e Podujevës kanë vepruar Lidhja Demokratike e Kosovës-dega në Podujevë dhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me Nënkëshillin e tij në këtë qytet.

Aktivistë të KMDLNJ-së dhe të Komisionit për Informim që vepronte në kuadër të LDK-së, në të gjitha qytetet e Kosovës, kanë evidencuar keqtrajtimet, burgosjet dhe vrasjet që i bënte Serbia mbi shqiptarët duarthatë dhe të pambrojtur.

Kushtet e punës ishin tepër të rënda e po ashtu ekzistonte rreziku i përhershëm për t’u kapur çdo çast nga policia serbe dhe shërbimet sekrete të saj.

Përkundër kësaj në vendngjarje pas largimit të ekspeditave policore në Llapashticë të Poshtme, patën shkuar Dr. Selman Hoxha dhe Sylejman Blaku, anëtarë të KMDLNJ-Nënkëshilli në Podujevë.

Aliu që në dokumente zyrtare datëlindje e kishte 11 shkurtin e vitit 1904, e që në fakt ishte i lindur më 11 shkurt 1913,ndihmën e parë në ditën kritike do ta marrë nga Dr. Selman Hoxha, kurse fotografitë me pamje nga rrahja çnjerëzore do t’i bëjë z. Sylejman Blaku.

Në mënyrë që cilësia e fotografive të jetë sa më e mirë Ibrahimi dhe Ganiu, djem të Aluit e sjellin atë në studion “Konica” të vëllezërve Sabit e Naim Kqiku, të cilët me origjinë ishin nga komuna e Gjilanit, por veprimtarinë e tyre e zhvillonin në Podujevë, në lokalin e marrë me qira nga z. Faik Maçastena.

Fotografët Sabit e Naim Kqiku dhe Lulzim Agush Blakçori patën shprehur gatishmërinë që çdo rast keqtrajtimi ta fotografonin pa kompensim, por të keqtrajtuarit duhej të silleshin fshehtas në studiot e tyre, ngase druanin që aktiviteti i tyre mund të zbulohet nga policia serbe.

Një pjesë të madhe të fotografimeve në terren e kryenin edhe anëtarët e KMDLNJ-së, Sylejman Blaku Dr. Selman Hoxha, Nexhmi Balaj dhe Fehmi Rrahman Blakçori.

Të shumtën e rasteve i shoqëruar nga anëtari i KMDLNJ-së-Nënkëshilli në Podujevë z. Arif Ejupi të keqtrajtuarit në shtëpitë e tyre apo ilegalitet i fotografonte Lulzim Agush Blakçori, atëherë vetëm 19 vjeç.

Ai më 28 gusht të vitit 1993 pasmesnatës pati shkuar në familjen Dudi të Llaushës së Podujevës, ku i pati fotografuar të keqtrajtuarit rëndë Liman Ajet Dudi, Bedri Liman Dudi,Nexhmi Liman Dudi dhe Hilmi Ilaz Dudi.

Kurse ndihmë mjekësore të lënduarave u ofronin mjekët : Selman Hoxha, Ali Lahu, Bardhyl Abrashi dhe Muharrem Avdiu.

Ndërkaq, rastet e rënda me çrregullime kardiake dhe komplikime të frymëmarrjes i trajtonte prof.dr.Abdylatif Fusha, mësimdhënës i lëndës së sëmundjeve të brendshme në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Kosovës, që së bashku me kolegun e tij prof.dr. Shaban Geci e mbanin një Ordinancë private në Prishtinë.

Fotografët, Kqiku dhe Blakçori çdoherë një kopje të fotografive ua jepnin personave të autorizuar nga KMDLNJ – Nënkëshilli në Podujevë.

Pas mbajtjes së mbledhjeve të rregullta të shumtën e herëve në Mini-marketin “Vlora”të pronarit Behxhet Shala-Bajgora e herë-herë edhe në ambientet e xhamisë “Met Podujeva” fotografive u bashkëngjitej teksti mbi ngjarjen dhe një dokument identiteti.

Pastaj dosjet e kompletuara përcilleshin në selinë e KMDLNJ-së dhe në Qendrën për Informim të Kosovës, në Prishtinë.

Pjesa e teksteve në Prishtinë përcillej nga tele-faxi i zotit Astrit Shabani i cili e kishte një pikë grumbullimi të kërpudhave në Podujevë të destinuara për ndërmarrjet sllovene.

Të nesërmen të gjitha ngjarjet Qendra për Informim e Kosovës, i përmblidhte në Informatorët e saj ditor të publikuar në Gjuhën Shqipe dhe Angleze.

Ndërkaq, KMDLNJ përgatiste Buletin Javor në shqip-dhe anglisht, i cili përcillej në qendrat vendimmarrëse të botës.

Këto informata botohe shin edhe në gazetat “Zëri i Ditës”, “Bujku” dhe “Forumi “ Rasti i z. Ali Murat Murati në Amnesty Internasional të Londrës është përcjell nga QIK-u dhe KMDLNJ.

Përfaqësues të KMDLNJ-së, kanë prezantuar në të gjitha Nënkomisionet e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut të mbajtura dy herë brenda një viti në Gjenevë të Zvicrës.

Atyre ky prezantim u është mundësuar nga “Fédération internationale pour les droits humains” e Parisit. Edhe pse në kushte të rënda delegacionet e KMDLNJ-së, kanë bërë punë të jashtëzakonshme.

Ato të përfaqësuara nga prof.dr.Zenjullah Gruda, ekspert i të Drejtës Ndërkombëtare Publike, prof.dr.Ymer Jaka, profesor shumëvjeçar në Katedrën e Frëngjishtes së Universitetit të Kosovës, prof. Ismet  Berdynaj, njohës i shkëlqyer i gjuhës angleze dhe me një përvojë prej përkthyesi në Shtëpinë e Bardhë në SHBA dhe të rejave Zinaide Kuçi e Mimoza Ahmetaj të gjitha vrasjet, keqtrajtimet dhe format e tjera të dhunës në Kosovë të ushtruara nga Serbia në këto Nënkomisione janë prezentuar ashtu siç duhet.

Në mbarëvajtjen e punëve kanë ndihmuar edhe inxh. Ibrahim Sh. Makolli i cili si njohës i programeve të shumta të informatikës me orë të tëra ka punuar në shtypjen dhe sistemimin e materialeve.

Ai një pjesë të punës sidomos në orët e vona të natës e bënte së bashku me z. Lufti Kelmendi, bloger i portaleve “Kosova.info” dhe “Trepça.net “

Po ashtu  Ministria e Informatave të Kosovës në Gjenevë e udhëhequr nga zoti Xhafer Shatri, të gjitha materialet që vinin nga Kosova dhe trojet tjera shqiptare i përkthente në gjuhën frënge si dhe ato në anglisht të përgatitura në Prishtinë, porsa i pranonte i shpërndante në mijëra adresa në Evropë e SHBA.

Në anën tjetër nën përkujdesjen e prof.dr.Ymer Jaka dhe z. Arif Ejupi në qytete të ndryshme të Zvicrës dhe Francës janë prezantuar ekspozita të shumta me pamje nga tmerret në Kosovë.

Falë prezantimit të këtij gjenocidi me prova në adresë të zotit, Jaka dhe  zotit, Ejupi vije edhe kjo letër falënderimi.

Pastaj, organizata të shumta dhe individë nga mbarë Franca dërgojnë kontingjente me ndihma në Shqipëri, enkas për të ikurit e luftës nga Kosova.

Përpjekjet e disa individëve për ta mohuar punën e një brezi të tërë dhe për t’i hedhur baltë punës së tyre me njëmijë sakrifica janë të ulëta dhe aspak njerëzore.

ARIF EJUPI

P.S. Autori është aktivist shumëvjeçar i KMDLNJ, dhe përfaqësues i tij më 1999 në Nënkomisionet e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut pranë OKB-së, në Gjenevë.

Serbisë i pengon angazhimi ynë për luftim të krimit dhe terrorizmit brenda shtetit tonë

0
Xhelal Sveçla, Ministër i Brendshëm i Republikës së Kosovës
________
Republika e Kosovës nuk ka qasje agresore e me aspirata pushtuese si Serbia. Republika e Kosovës ka synim paqen e stabilitetin ndërsa Serbia e ka destabilizimin dhe luftën.
Deklarimet se Republika e Kosovës ka ngritur gjendje gatishmërie janë tërësisht të pavërteta dhe janë pjesë e propagandës së dyshes Serbi- Rusi. Është pikërisht Serbia e ndikuar nga Rusia ajo që ka ngritur gjendje gatishmërie ushtarake, po urdhëron ngritjen e barrikadave të reja, për të arsyetuar dhe mbrojtur grupet kriminale që terrorizojnë në veçanti qytetarët e etnisë serbe që jetojnë në Kosovë.
Nuk jemi të interesuar për luftë por angazhohemi për luftim të krimit dhe terrorizmit brenda shtetit tonë. Kjo i pengon Serbisë sepse ndër vite ka mirëmbajtur në të gjitha format grupet kriminale në veri të vendit.
Policia e Kosovës është duke zbatuar si kudo në Republikën e Kosovës mandatin e saj ligjor. Ka detyra të përditshme të tyre e jo gatishmëri për luftë. Kjo vlenë edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës e cila kryen detyrat e saj të përditshme dhe as që bëhet fjalë për ngritje të gatishmërisë apo angazhim të rezervistëve.
Institucionet e Republikës së Kosovës janë në koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtar që kjo çështje të zgjidhet pa asnjë eskalim të mundshëm. Ky fakt dukshëm po i pengon Serbisë e cila po angazhohet maksimalisht që barrikadat të prodhojnë qoftë edhe viktima në njerëz dhe kjo dëshmohet nga sulmet e njëpasnjëshme të armatosura ndaj zyrtarëve policor, pjesëtarëve të EULEX e së fundmi edhe ndaj KFOR-it.
Me barrikadat si mjet, Serbia po lufton sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit fqinj, Kosovës, ndërkaq ne jemi të interesuar të luftojmë krimin dhe bandat kriminale, brenda shtetit tonë, të kujtdo qofshin ato.
Kurdo që lufta kundër krimit po shpërfaq që ushtrimi legjitim i kompetencave në vendin tonë është në dobi të secilit qytetar pavarësisht etnisë, Serbia me në krye Vuçiçin, po tenton me çdo kusht të cenojë vlerat demokratike që shteti ynë ka promovuar dhe do të vazhdojë të mbrojë.
Andaj, ne nuk do të ndalemi drejt mbrojtjes së këtyre vlerave demokratike dhe të qenurit pranë të gjithë qytetarëve tanë pa dallim, pavarësisht tendencave kërcënuese.

DBK-ja (UDB-ja) e Makedonisë ka bërë transportin transit të Hashim Thaçit nepër Makedoni gjatë kohës së Luftës në Kosovë!!

0

Foto: Hashim Thaçi në malet e Zatriqit, qershor 1998

Ibrahim Kelmendi, Gjermani
EDHE NJË DËSHMI TRONDITËSE!
Më datë 25 nëntor (2022), pasi përcolla intervistën e gjatë të një Ushtaraku të Ushtrisë së Shqipërisë, i cili ka qenë zv-shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, i pata shkruar atij në privat për ta falënderuar për informimin, për mua tronditës. Tronditës, sepse e kisha dëgjuar shpesh nga protagonisti Zemri Qamili, kryepolic në Makedoni, i cili ka qenë edhe zv-ministër i brendëshëm i Republikës së Makedonisë. Atij nuk i besoja krejtësisht, sepse nuk i dekonspironte edhe emrat, kush e kishte urdhëruar ta bënte transportin transit të Hashim Thaçit nëpër Makedoni, gjatë Lufte në Kosovë, me atomjet policie.
Po e perifrazoj:
“Më 7 mars 1999 nga Tirana u nisem me tre foristrada [xhipa]. U nisëm ndaras, që të mos binim në sy dhe për hir të sigurisë. Ishim dhjetë veta. Gjashtë ushtarakë. Dy të Ushtrisë Shqiptare. Katër ish-ushtarakë të Ushtrisë Jugosllave. Ishim me Hashim Thaçin dhe me Dajen e vogël [është fjala për kushërini e Azem Sylës, tashmë shqiptaro-amerikan]. Donim të shkonim në Kosovë, por duke kaluar nëpër Maqedoni. Në Maqedoni na priti kryepolici Zemri Qamili. Ai na shoqëroi deri sa kaluam kufirin në mes të Maqedonisë dhe Kosovës…”
Pra, tani u informova edhe nga protagonisti që ka qenë zv-shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Ky po dëshmonte se vërtet Zemri Qamili kishte rrëfye të vërtetën për atë shërbim që ia kishte bërë Hashim Thaçit.
Në vitin 2013 rastisi që Bashkëveprimtari Rrahim Rama, ish-shefi i Agjensisë për menaxhim të gjerave të bastisura e të konfiskuara nga institucionet e Kosovës, – tashmë i shkarkuar nga Ministrja Albulena Haxhiu, – të më telefonote për t’ia aranzhuar një takim me Zemri Qamilin, i cili atë kohë e ushtronte të njëjtin funksion në Makedoni. Rrahimi dinte se isha në Makedoni si korrespondent i gazetës “Epoka e re” dhe prandaj kisha njohje me funksionarë shtetërorë shqiptarë.
Për Rrahimin kam pas respekt ekstra, qysh kur jemi njohur në Hamburg, kur ai pat ardh në ekzil dhe e vazhdoi veprimtarinë e tij çlirimtare në kuadër të Lëvizjes. E mbaja mend qysh në vitin 1982, kur pat plas armiqësia në mes të Sabri Novosellës dhe Abdullah Prapashticës. Edhe pse Sabriu e kishte dit që Abdullahu ka qenë një nga kryeshefat në SDB (UDB) në Prishtinë, tani, pasi zunë të simulonin armiqësinë mes tyre, ia përmendte Abdullahut se e kishte përgjakur Rrahim Ramën në burgun hetues në Prishtinë…
Meqë Rrahimi po shfaqte adhurim entuziast ndaj shefit të tij, – siç e quante ai Hashim Thaçin, – e pata informuar edhe për shërbimin që ia ka bërë DBK-ja (UDB-ja) e Makedonisë Hashimit gjatë Lufte, me lutjen “vëllazërore” që duhet t’ia kishte bërë simotra BIA (UDB-ja) e Serbisë. Atëherë nuk më pat besuar.
Aranzhova takimin në një restorant simpatik pranë selisë së Kryeministrisë së Makedonisë në Shkup, meqë Zemria shprehu dëshirën të na qeraste me drekim. Gjatë muhabeteve tejet shoqërora i fola Zemriut: “Të lutëm, informoje Rrahimin për shërbimet që ia ke bërë Hashimit gjatë Lufte, sepse do t’i bëhet qejfi kur të informohen për kontributin tënd patriotik.”
Zemria nuk e dinte përse e pyeta ashtu dhe aty. Rrëfeu me mburrje. Rrahimit ia pata hetuar sikletin, sepse nuk më kishte besuar kur ia kam pas rrëfye unë në Prishtinë. Tashmë po e dëgjonte nga vet protagonisti Zemri Qamili…
***
Këshillë avokatëve të Hashimit, por edhe Hashimit:
Që Hashimi të mos dënohet fare apo të dënohet me dënim simbolik, do të duhej të ketë kurajën të dekonspironte të qenurin e tij marionetë e BIA së Serbisë dhe i DGSE-së së Francës dhe se prej tyre ka qenë i komanduar çfarë duhej të bënte gjatë Lufte, në Konferencë në Rambuje, dhe si “kryeministër”, duke rrëfyer bindshëm se ato shërbime e kanë detyruar t’i bënte ato që i ka bërë.
Unë do të isha i gatshëm të dëshmoj për shefin e DGSE-së franceze (drejtoria për Jugosllavi), Zotëriu Danjean Arnaud, i cili më 8 qershor 1999 pat ardh në Köln, për të simuluar si shok rrolin e këshilltarit politik të Hashimit, në takimet me kryeministra që ishin pjesëmarrës në Samitin ndërkombëtar për Kosovën, që po mbahej nën patronazh të kancelarit gjerman. Besoj edhe Zemri Qamili do pranonte të dëshmonte për shërbimin që ia ka bërë Hashimit. Edhe Ushtraku Dritan Goxhaj nuk do të refuzonte të dëshmonte për përjetimet e tij me dy ushtarakët francezë pranë Drejtorisë së UÇK-së për Kundërzbulim (kryeshef Kadri Veseli). Por edhe ky Koloneli i Ushtrisë Shqiptare do të dëshmonte për përjetimet e 7 dhe 8 marsit 1999, të cilat tashmë i ka bërë publike në libër dhe në intervistë televizive.
“Gjykata speciale” njeh të drejtën e atëhershme kushtetuese të angazhimit të institucioneve serbe në Kosovë. Që do të thotë se e njeh të drejtën juridike edhe të BIAs serbe për rekrutim të Hashimit, për ta penetruar si informues e sabotues në “LPK-në dhe në UÇK-në terroriste”. Duke i dekonspiruar Hashimi angazhim të tij inkriminuese, do të mund t’i arsyeton se duhet t’i ketë bërë, meqë është urdhëruar.
Nëse Hashimi do të posedonte kurajën për këtë dekonspirim, do t’i quhej vlerë patriotike siç i quhen angazhimi i tij për formim të “gjykatës speciale” dhe respektimi me qetësi i urdhërarrestit të lëshuar nga ZPS-ja, edhe pse ishte Kryetar i Kosovës. Ky lloj dekonspirimi do të ishte në interes të UÇK-së dhe Shtetit të Kosovës dhe do të kontribuonte për komprometim ekstra të Serbisë dhe Francës së atëhershme serbofile.
(ibrahim Kelmendi)

Për mercenarët e pistë shqipfolës

0

Nga: Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike – ushtarake, SHBA

Mercenarët e pistë shqipfolës, tradhtarë kriminelë me prejardhje të dyshimtë familjare, përndryshe-bastardë të lindur (gomarë dhe gomarica), të vetëshpallurit:

·       hoxhallarë

·       priftërinj ortodoks

·       politikanë

·       gazetarë

·       intelektualë

të shtetit amë Shqipërisë, Kosovës, FYROM-it (…) për përfitime personale, edhe në këto çaste dramatike kur serbo-barbarët dëshirojnë të rikthehen (me luftë) në Dardaninë ilire-shqiptare, në vend që të bashkohen, vihen në shërbim të pushtuesve dhe armiqve të përhershëm të Vendit dhe të Kombit të tyre.

Shqiptaria ka lindur shumë heronj por edhe shumë minj të kanalizimeve, që shesin gjithçka, (përfshirë më të afërmit e tyre) vetëm për të mbetur atje ku janë…

Bastardë të gërditshëm shqipfolës, që adhurojnë vrasësit e tyre barbarë…

“Viti i Ri” – Poezi nga Behlul  Jashari

0

Behlul  Jashari, Prishtinë

Viti i Ri

Viti plak ka lëshue mustakë

Viti i ri – vjen gëzim i ri

Duke e pritur ç’më zgjaten veshtë

si t’mi ngrehin për ditëlindje

dymbëdhjetë muaj pres në rresht –

vetëm për një vit rrite.

Ruaji veshët më thotë dikush

se mos bëhesh lepurush!

Vjen me një balon peshqeshe

Babadimri ynë i mirë

Sikur të ishin ato pesëshe

Sa shumë, sa shumë kam dëshirë!

Mësuesja thotë – dëshirë e mirë,

e plotëson vetëm kush mëson.

S’pikë e mira vet nga qielli

as Viti i Ri vet s’e sjell

flet bab’dimri si bab’gjyshi

gjithë e korrë atë që e mbjell

Mos u bën përtac thotë prralla

se i bie fyellit si gjinkalla

Tek dëgjoi i curroi veshtë

si në orë mësimi

vjet për vjet vijnë klasët rresht

më rritë shkolla e gëzimi.

Rritu pa dro, thotë gjithkush –

njeriu s’bëhet lepurush.

(Shënim i 26 Dhjetorit 2022: Kjo është një vjershë e fëmijërisë sime, që e përshkruajta sot nga dorëshkrimi. Është një nga dorëshkrimet e mia letrare të pakëta që i shpëtuan zjarrit e zhdukjes gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999. Pas muajëve që i kalova si refugjat lufte, kur u ktheva në Kosovë shumë dorëshkrime të tjera, mes tyre dy libra poezishë, nuk i gjeta ku i kisha lënë a fshehur. Forcat serbe edhe kishin uzurpuar banesën time, ku nuk munda të shkoja kur duke raportuar si gazetar i akreditur te forca më e madhe ushtarake planetare nga kolona e tankeve të para të NATO-s  që hyri në Kosovë në Ditën e Lirisë –  12 Qershor 1999 mbërrita në Prishtinë…)

Të bllokohet Autostrada Nr-1 në Preshevë e Buajnoc, që lidhë Serbinë me Maqedoninë, Greqinë, Bullgarinë, Turqinë dhe Gadishullin Ballkanik! 

2

Shkruan: Luan (Asllan) Dibrani, Gjermani 

Është bërë një  kohë që nga vendosja e barrikadave në veri të Mitrovicës nga grupe serbësh ne format me kriminale dhe barbare!. 

Barrikadat e vendosura në veri të Kosovës prej 18 ditësh kanë bllokuar rrugët që të çojnë në drejtim të kufirit të Jarinjes dhe Bërnjakut. Kjo po merr dimensione  te përditshëm edhe me te madha nga  shtytjet  e faktorit ndërkombëtar , atyre lokale serbe, por edhe duke i fryrë  zjarrit edhe disa analiste e po thuajse e tere  opozita   në Kosovë, por edhe  nga pasivizimin politik  i Shqipërisë ,Maqedonisë dhe politikes qyqare te Luginës së Preshevës.Rritja e tensioneve ne  veri dhe rreziqet e nga barrikadat e  vazhdueshme midis Serbisë dhe Kosovës mund  te qoj deri te shpërthimi i konfliktit dhe , përshkallëzimit te situatës  sporadike të dhunës dhe sulmeve  ndaj  organeve  tona shtetërore, ndaj gazetarëve ,qytetarëve madje dje sulmuan edhe KFOR-in !?.  

Situata  u tensionuar edhe  me shume pas deklaratës se përfaqësuesve  te  ndërmjetësimit  te  BE-s përmes  Borelli dhe Lajcakut , qe fajësuan  Kosovën për bisedimet dhe i dhanë jehonë ndërkombëtare se”Kosova po e pengon paqen” Barrikadat e serbëve, zakonisht lindin si reagim ndaj operacioneve të Policisë së Kosovës në veri dhe vendimeve të Qeverisë së Kosovës qe te funksionoj  ligji dhe  sovraniteti   në gjithë Kosovën. Prandaj lind pyetja pse ne  shqiptarët nuk bëjmë një politikë te njëjtë si serbët ne këtë stil bllokadash  të rrugëve qe ta bllokojmë  Autostradën   Nr-1 qe  vjen nga Beogradi  kalon nëpër tokat tona Bujanoc ,Preshev , Kumanove  dhe Shkup?!.  

Të bllokohet  Autostrada Nr-1 ne Presheve e Buajnoc  qe lidh Serbinë me  Maqedoninë ,Greqinë, Bullgarinë Turqinë dhe Gadishullin ballkanik!   

Presheva dhe  Bujanoci janë dy komuna  që pemës tyre kalon Autostrada dhe Hekurudha si lidhje tokësore që lidhin Beogradin e Athinën dhe shtet tjera të rajonit. 

Lugina e Preshevës si tërësi shtrihet në një territor prej afro 1.250 km², në të cilin jeton një popullatë shqiptare rezidenciale prej rreth 100.000 banorëve, që aktualisht përbëjnë rreth 80% të popullsisë së përgjithshme rezidenciale të rajonit. Nga 136 vendbanime, sa ka ky territor, popullata shqiptare shtrihet në 64 sish të tipit rural dhe në tri qendra të karakterit urban (Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si seli komunale). Përmes  përpjesëtimit po del, se ne atje shqiptar kemi sa tre fishi i serbëve në Kosovë, por me një politike shumë qyqare. Ballkani i trazuar nuk mund të qetësohet nëse në të nuk i marrim seriozisht minoritetet që kanë autoktoni historike-politike, e një ndër ta jemi  edhe në Luginën e  Preshevës! 

Pas shpërbërjes së rendit komunist dhe shpalljes së pluralizmit socio-politik në Evropën juglindore, bashkësia ndërkombëtare e shteteve është marrë me shtetet veç e veç, me ndryshimin, transformimin dhe me menaxhimin e tranzicionit socio-politik e ekonomik të tyre. 

Bashkësia ndërkombëtare nuk u marr  kurrë me minoritet e Ballkanit!!! Kjo për mendimin tim është një e metë e  politikës së jashtme evropiane  siç po vepron sot me Mitrovicën e veriut? 

I vetmi minoritet i cili është trajtuar drejtpërdrejt në historinë e këtyre viteve politike të Ballkanit është ai Serb në Kosovë, i cili është përkëdhelura aq shumë sa që edhe vetë ndërkombëtarët e pranojnë pas përkeqësimit  te gjendjes politike ne Evropë  posaçërisht  luftës se Ukrainës.  

Ky fenomen politik dhe i përbuzur i nëpërkëmbur  nga Serbia  kam bindjen se nuk gjendet askund në Evropë, por ndoshta dhe më gjerë.   

Ku është Shqipëria, dhe forcat politike në Maqedoni , Mal të Zi dhe ato ne veçanti  te Luginës se Preshevës? 

Lidhur me këto veprime tejet skandaloze   të serbëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për çdo problem duke vendosur barrikada, bllokime rrugësh , mohimin  e shtetit të Kosovës , kërcenim dhe  vandalizëm te përditshëm  qe të gjitha të orkestruara dhe dirigjuara nga Serbia.Ne saje te këtyre rrjedhave politike   prap shpërfaqet pyetja, se ku është Shqipëria, ku janë  politikajtë  e Maqedonisë qe sot shumicën  e popullsisë   e ka shqiptare?. 

Ku janë   forcat shqiptare  në Mal te Zi qe tani edhe kryeministëri është shqiptar. Pse nuk i dalin në ndihmë dhe në  përkrahje  Kosovës  në  këto çaste dramatike? Pse nuk  e ndjekin nja politike  ndaj popullatës se vet, sikur Serbia qe po i ndihmon serbet  edhe me krijuar një serbska  Republike nga  30.000 mije banore?. 

Thirrje  urgjente  udhëheqësve shqiptarë ne Luginën  e Preshevës,  Bllokone Autostradën e Serbisë   qe ti tregohet Evropës  ta përmirësojnë njëanshmërinë politike.  

“Rreziqet që rrjedhin nga pretendimet dhe   veprimet  antikosovare, duhet e na shërbejnë si një kushtrim,thirrje urgjente te ndërgjegjeje tonë dhe te  zgjohemi e te bashkohemi  duke  i bllokuar  edhe ne rrugët,  si pore kryesore e Serbisë Autostradën  nga Bujanoci deri në Shkup. 

Thirrje  urgjente  udhëheqësve shqiptarë ne Luginën  e Preshevës,  Bllokone Autostradën e Serbisë   qe ti tregohet Evropës  ta përmirësojnë njëanshmërinë politike. 

 Iu bëjë thirrje kryetarit e PVD-së dhe deputetit, z. Shaip Kamberi; kryetarit të  Alternativës për Ndryshim dhe kryetarit të Komunës së Preshevës, z. Shqiprim Arifi; kryetarit të PD-së dhe kryetarit e Komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi; kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Ragmi Mustafi; kryesuesit të Kuvendit Komunal në Preshevë, z. Sami Salihu; kryetarit të LPD-së z. Shqiprim Musliu;  kryetarit e AFEDS, z. Muharrem Salihu;  si  përfaqësues Preshevë, Bujanoc e Medvegjëq e sa me pare organizoni popullin ta bllokojnë  Autostradën  qe lidh Serbinë me Gadishullin ballkanik  përmes trojeve tona , si shenje proteste për  të drejtat e shqiptarëve ne Serbi. Pra, Komunat e kësaj Krahine kanë rëndësi strategjike dhe  posedojnë potencial dhe janë zona kyçe të transportit ballkanik në drejtimin te Serbisë dhe Evropës perëndimore. Kriza politike e Luginës së Preshevës, është vetëm njëra nga krizat e shumta të pakicave kombëtare në Ballkan, e cila doli në  sipërfaqe me fillimin e shpërbërjes së ish Jugosllavisë, dhe në përgjithësi të ndryshimeve  gjeopolitike në Evropën juglindore pas viteve të nëntëdhjeta. Pra kemi  shume arsye ta  ngrehim  sa me lartë zërin   në arenën ndërkombëtare për çështje  e Luginës se Preshevës  me cenimin  e te drejtave të tyre  në gjuhë, kulturë, dhe ta ndalim  fushatën  aktuale  zhdukjen e pronave dhe  fshirjen e banorëve shqiptare nga ato vendbanime!. 

Prandaj  situata aktuale   me rastin  e barrikadave te rrugëve ne Veriun  e  Mitrovicës është  një motiv qe te veprohet njëjtë  edhe  atje te bllokohet Autostrada që Serbia shkarravitet  qe 110 vjet !

Prizreni historik dhe ndriçimi dhe bukuria e tij në festat e fundvitit

0

Nga: Hajriz Mamaj 

Prizren, Dhjetor 2022

Reportazh në Familjen e Rasim Sopaj  

Sukseset e mia dhe punimin e Doktoratës ia dedikoj prindërve të mi dhe  Nartit djalit tim që sivjet ndjek mësimet në klasën e parë pohon Dr. Edona  Sopaj specialiste e Radiologjisë dhe ligjëruese në Universitetin AAB në Prishtinë 

Prizreni, një qytet me plotë bukuri që natyra i ka falë pa kursim xhevahiret e saj ,është atraktiv për të gjithë vizitorët, jo vetëm për bukuritë që ka, por edhe për peshën historike që mban mbi supe. Dhjetori është muaji që bashkon mërgimtarë për festat e motmotit , Kërshëndellat dhe vitin e Ri. Shtëpitë guzhmojnë nga zërat e fëmijëve,  e tryezat mbushën me ushqime dhe dhurata për më të vegjlit. I përmalluar për këtë qytet ngase bukur një kohë nuk e kisha vizituar vendosa ta shohë se si duket Prizreni në prag të ndërrimit të moteve.  Përveç  bukurive që i ka dhunti të natyrës dua ta shoh  si dora e njeriut në këtë fund vit ia ka shtuar bukurinë. Stoli dhe llamba ndriçimi në çdo skutë të qytetit. Po shumica e prindërve në qytet i nxjerrin më së shumti nipat dhe mbesat, sepse ata presin dhuratat nga babagjyshi i vitit të Ri  e në realitet këto dhurata i blejnë gjyshërit dhe gjyshet për ti kënaqur fëmijët në ndërrimin e moteve duke u veshur në kostume të babagjyshit dhe posa të ndërrohet ora , ata trokasin në derë dhe i gëzojnë fëmijët. Duke ecur përbri Lumëbardhit në drejtim të Lidhjesh Shqiptare të Prizrenit, aty në hyrje takoj një mik që shumë kohë nuk e kisha takuar me të cilin shumë pak kohë edhe kishim punuar në Gjimnazin “Jeta e Re” e për fatin tim unë u largova për filluar punën në Televizionin e Prishtinës, po që na kishte mbetur një respekt i veçantë për këtë periudhë të shkurtër pune në Therandë. 

Prizreni nis përgatitjet për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit - 04 Online

Rasim Sopa,  elektroinxhinieri i parë në Komunën e Therandës  në ato pak minuta sa ishim bashkë, ishte i rrethuar me familjarë dhe nipa e mbesa. Për dore e mbante nipin e tij  Nartin  dhe vajzat  me fëmijë që festa i kishte bërë bashkë e gjyshi iu fliste për Shtëpinë muze të Lidhjes së Prizrenit dhe heronjtë që i rrinë roje të shndërruar në bronz. U përqafuam dhe shkëmbyem pak fjalë ngase  do flluska bore sikur na hynin në mes të fjalëve dhe na bënin me dije të kërkojmë një ambient të mbyllur për të kujtua  njohjen tonë në gjimnaz. E ftova për një kafe po nuk e aprovoj ftesën time. Ne jemi në shtëpinë tonë këtu e ti je mërgimtar. Neve na takon të japim kafe. Për ato pak minuta sa ishim bashkë vetëm sa e nisëm muhabetin.  Meqë je në pushim nesër të presë për kafe në shtëpi.  Me  plotë dëshirë ia kthej unë.   Kthehem në shtëpi dhe nuk bëjë gjumë të rehatshëm. 

Prizreni Shpenzon Për Dekorim më Shumë se Vitin e Kaluar

Është dimër dhe nata sjellë gjithëçka.Ca riga shiu shtrihen në xhamat e dritareve të shtëpisë she paralajmërojnë një ditë më shi e në kokë më sillen shumë kujtime të cilat do i shndërroj në pyetje për të shkruar një reportazh në familjen e Rasim  Sopajt nga Bukoshi i Suharekës. Mëndja më thotë ta nisë nga fshati i tij i lindjes, realiteti tregon  se zoti Sopaj nga mosha 14 vjeçare është larguar nga Fshati Bukosh dhe jeton në Prizren. Vetëm 18 kilometra larg Therandës gjendet Prizreni.  Të nesërmen trokas në Derën e Zotit Sopaj dhe nuk mungon bujaria dhe mikpritja shqiptare. Kafja është shërbimi i parë që i ofrohet një miku që vjen në konak tek shqiptarët. Duke e pirë kafen me një gotë ujë Prizreni që buron nga  Kalaja që e mbron nga erërat dhe stuhitë, biseda bëhet më e lehtë dhe miqësore. Rasimi me shpjegon për periudhën e largimit nga Bukoshi në moshën 14  vjeçare duke u ndarë nga nëna Naile dhe babai Avdi Sopa me të vetmin qëllim që ti rrekët shkollimit dhe të arrij aty ku çdoherë i rrinte mëndja. Kishte nga fshati jonë djem që kishin vazhduar studimet si Muharrem Sopaj, Bujar Bukoshi,  Mazllum  Baraliu, po elektron nuk e kishte studiuar askush e unë ëndërroja të jem i pari në Komunën e Suharekës.

Prizreni ndër qytetet më të bukura në botë - Albinfo

Dhe si me shaka ia them unë. U bëre i pari. Po u bëra thotë me plotë krenari zoti Sopaj.  Nga këndi tjetër ia merr fjalën zonja e shtëpisë Zyrafete Kukaj një heroinë e ardhur para 75 vjet nga Malësia e Shkodrës në Prizren e që u martua me elektroinxhinierin e parë në Komunën e Therandës. Si me shaka vajzat Edona, Leonora dhe Leonita i bëhen krah nënës.  Babi morri  nuse në shehër ,ndërsa djemtë Enveri dhe Rinori janë në anën e babait. U martuan se të dytë ishin të bukur dhe dashuria i bëri bashkë dhe nga kjo dashuri shtëpia u mbush përplot me djem dhe vajza, nipa e mbesa. Si me shaka zonja Zyrafete një grua shumë bujar pak si me të qeshur ma dëfton një sekret që lidhet me vajzën e saj Edonën e cila si fëmijë kur lozte me kukulla e luante rrolin e mjekës duke i dëgjuar me stetoskop dhe gjithmonë thoshte se do bëhet mjek dhe tani u barazua me bashkëshortin tim. Vërtet ai u bë elektroinxhinieri i parë në Therandë po edhe vajza jonë u bë Doktorantja e parë në fushën e Radiologjisë në Therandë, madje ajo këtë titull e mbrojti në Tiranë.  Ndoshta Edona ka trashëguar tiparet e babait dhe ka arrite edhe t’ia kaloj atij.

Shtyhet hapja e “Tregut të Fundvitit” në Prishtinë - Lajmet e fundit - Zëri

Duke renditur rezultatet e fëmijëve zonja Zyrafete dhe bashkëshorti i saj zoti Sopaj ndihen krenar për arritjet e fëmijëve të tyre. Enveri është ekonomist, Leonora është gjithashtu ekonomiste , ligjëruese në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”,,Leonita ,ka kryer Fakultetin Teknik ndërsa djali i vogël Rinori, sugari e ndoqi rrugën e babait të vet u bë elektroinxhinier  thotë zonja Zyrafete  Sopaj. Bisedë pas bisede shtohet edhe interesimi im për të mësuar edhe më shumë për arritjet e kësaj familje sa bujare po edhe mikpritëse. Vajzat që në këtë festë janë bërë bashkë mundohen secila ta ndihmojnë  nënën në përgatitjen e ushqimeve dhe dekorimin e bredhit, ndërsa Edona ,doktoresha e babit për gjyshin ia kishte mësuar një vjershë djalit  Nartit që sivjet është në klasën e parë t’ia bëjë surprizë gjyshit për festën e Buzmit. Nartit i vjen turp nga unë dhe pret lutje. Por kur i thotë gjyshja  ai ia fillon: 

“ Buzmi bujar, buzmi bujar, po vjen me këmbë të mbarë. Po Vjenë për festën e motmotit, po vjen me të gjitha të mirat e zotit” Dhe pas kësaj këngë shpërthejnë të mirat,  dhe dhuratat për të gjithë fëmijët nga prindërit dhe gjyshi e gjyshja. Me një gotë verë të kuqe zoti Sopaj na ftonë për një dolli nëpërmjet të cilës dëshiron të na kumton dhuratën që ky vit i solli atij. E para është shëndeti dhe e dyta është dhurata që na solli vajza jonë Edona që me sukses e mbrojti  punimin e Doktorratës në Tiranë dhe kështu u bë me titullin e lart shkencor ëndërr imja dhe bashkëshortes time. Tani sipas traditës i dyti që duhet të ngrit  dolli është Edona.   

Dekorimi i qytetit të Prizrenit për festat e fundvitit do të kushtojë 36 mijë euro - 04 Online

Si fëmiu i dytë i qiftit Sopaj e morri gotën e mbushur me verë dhe u ngrit në këmbë. Jam shumë e emocionuar babi sonte. Më bërë të përlotur për deri sa flisje. E di me çfarë mundi e sakrifice na ke shkolluar të gjithëve. Të gjithë u jemi falënderues për mundin dhe sakrificën tënde dhe të mamit. Unë i dhashë vetes për obligim që punimin e Doktoratës ta dedikoj  Ty dhe mamit dhe t’ju bëjë të lumture juve në këtë ndërrim motesh. Emocione që rrallëherë një gazetar i përjeton, po ja që në familjen e Rasim Sopajt e përjetova dhe u lumturova për arritjet e një djaloshi që rrënjët i ka në një fshat që më së shumti i ka dhuruar intelektual Komunës së Therandës e sot krenohet me arritjet e fëmijëve të vet. 

Edona e emocionuar nga fjalët që ia dhuroi babait është e rezervuar të flasë për veten sepse më shumë flasin rezultatet e saja  se sa fjalët. Me ndihmën e nënës e fillon rrëfimin  Edona për rrugëtimin e saj deri tek  rezultati i fundit, mbrojtja e doktoratës në shtator të 2022. 

Dëshira ime ka qen në mes të gazetarisë dhe mjekësisë, po ja e zgjodha mjekësinë. Si e vogël i kontrolloja kukullat me stetoskop dhe me lugë ua ipja  si rupin.  Edhe gazetaria dhe mikrofoni me pëlqenin si moderatorë në programet shkollore, po më në fund u përcaktova për mjekësinë. 

Pamje mahnitëse nga Prizreni ❤ - Albeu.com Kosova | Facebook

Studimet i mbarova në Prishtinë dhe specializimin në Prishtinë.  Në Tiranë mbarova  doktoratën me plotë sukses dhe sot jam e punësuar në Spitalin “Olive” në Prishtinë si Specialiste Radiologe dhe  jam angazhuar si ligjëruese në Universitetin AAB   në lëndën e Radiologjisë. 

viti i ri prizren - PrizrenPress - Portal informativ

Të shkruaj edhe për arritjet e fëmijëve të tjerë nuk më premton koha ngase në këtë familje rezultatet nuk paskan të ndalur. Këtë herë po ndalëm këtu ngase arritjet e familjes së mikut dhe kolegut Sopaj janë për tu lakmuar edhe nga të gjitha familjet shqiptare si shembull i investimit në edukimin e fëmijëve sepse çdo investim për fëmijë kthehet një ditë me rezultate që  do jenë frytdhënëse për familjen dhe shoqërinë dhe kombin.  Le të merret si shembull  i mirë kjo familje për gjeneratat e reja. U përshëndeta me zonjën Zyrafete dhe bashkëshortin e saj Rasimin me dëshirë që ky vit i Ri dhe festa e Buzmit t’ju sjellë shëndet e të mira në Jetë dhe familje. 

Gëzuar dhe me fat ndërrimin e motmoteve! 

“Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit”, edhe në “TEXAS SOUTHERN UNIVERSITY” 

0

 Shkruan: Ramiz Tafilaj 

Interesimi për t’u njohtë me të vërtetën e krimeve serbo-sllave në Kosovë, dita ditës po vjen duke u shtuar. Institucionet e ndryshme amerikane, qofshin të drejtësisë apo arsimore, dëshirojnë që sa më shumë të kenë informacione se çfarë ka ndodhur në ish Jugosllave, e me theks të veçantë në Kosovë. e, për t’u njoftuar më për së afërmi për krimet serbe të kryera në Kosovë, konkretisht në Komunën e Deçanit, më 24 dhjetor 2022, isha i ftuar për të qenë mysafir  në Universitetin “TEXAS SOUTHERN UNIVERSITY” (TSU) në Houston-Texas, ftesë e ardhur nga Profesori i Gjuhës dhe Letërsisë, Derick Hughes.

Forhåndsvisning av bilde

Ftesa më ishte bërë si drejtor Shtëpisë botuese “Jalifat Publishing”, e cila është duke botuar numër të shumtë të librave që pasqyrojnë historinë dhe kulturën shqiptare. Profesori Derick Hughes, më kishte ftuar që jemi prezent në universitetin ku ligjëron, me qëllim të njohjes nga afër me Kosovën, për historinë dhe sfidat me të cilat ishte përballuar vazhdimisht populli shqiptar në ish Jugosllavi, e veçanërisht në Kosovë. Në këtë kontest, nuk mu deshtë për të folur shumë, ngase kisha marrë me vete librat me dëshmi të krimeve serbo-sllave, që pasqyrojnë realitetin e vuajtjeve dhe krimit serbo-sllav ndaj shqiptarëve, sidomos gjatë viteve 1998/99. Vepra e autorit Adem Lushaj, “Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit”, kishte zgjuar interesimin e profesorit Hughes dhe kolegëve të tij, ngase dëshmitë në këtë libër tregonin për gjenocidin serb ndaj banorëve të Deçanit dhe Junikut, dëshmi të ilustruara me foto të tmerrit.

Forhåndsvisning av bilde

Profesori Derick Hughes, e dëshmon  interesimin e tij për Kosovën, për Deçanin, duke e vendosur mbi tavolinën e punës hartën, duke e vënë gishtin mbi territorin e Deçanit, si dëshmi e interesimit të kamotshëm për këtë vend. “Unë kam pas miq dhe të afërt të cilët kanë shërbye në Kosovë në këto 20 vitet e fundit, prandaj edhe interesimi im është i madh për këtë shtet të ri, dhe në formim”, ka thënë Hughes, i cili mundohej që çdo fotografi në librin e dhuruar, donte ta kuptonte dhe studionte në thellësi. “Urrejtja kaq e tmerrshme ndaj një populli liridashës, sikurse janë shqiptarët, nuk mund të kuptohet te shtetet e civilizuara dhe demokratike. Siç shprehët Derick Hughes, në shtetet perëndimore “shteti dhe feja janë të ndara dhe duhet për të qenë te ndara, mirëpo kjo gjë shihet qartë se mungon në shtetin e Serbisë. Po themi mungon, sepse “vetëm një institucion fetar i ngritur në urrejtje, mundet me mbajt gjallë urrejtjen për një kohë kaq të gjatë, qysh po ndodh nga serbët”.  

Si botues dhe drejtor i “Jalifat Publising”, profesorit Derick Hughes dhe kolegëve të tij, iu kam premtuar edhe libra të tjerë që dëshmojnë për krimet serbe të kryera ndaj shqiptarëve, sikurse që dëshmojnë për historinë, kulturën dhe artin shqiptar, libra që dëshmojmë se jemi nga popujt më të vjetër në Ballkan dhe më pro amerikan. Me Hughes dhe kolegët e tij, jemi pajtuar se gjatë semestrit të ardhshëm të studimeve t’i bëhet ftesë autorit të librit “Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit”, Adem Lushaj, që të jetë i pranishëm në Universitetin “TEXAS SOUTHERN UNIVERSITY” (TSU), dhe nga afër të prezanton të dhënat mbi krimet serbe në Kosovë, e në veçanti ato në Komunën e Deçanit. 

Forhåndsvisning av bilde

Libri “Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit”, sikurse libri me dëshmi të shumta për krimet serbe ndaj pacientëve dhe personelit në Qendrën e Klinikave Universitare të Prishtinës,, të autorit Salih Krasniqi, tashmë janë nëpër shumë institucione të drejtësisë, dhe biblioteka të shumta universitare.  

Bërrylash

0

Mund të jetë një imazh i 1 person

Mentor Thaqi

BËRRYLASH
____
Kenka dalë po flet Myftiu
Aq me zell e me plot hugjut,
Gati toka sa s’na përbiu,
Sa larg na gjuejti bre, me hudut!
*
Fort po i rrehë kumontë e huaja,
Tue i dhânë davran telalli,
Bani iu bâ kabull duaja,
Na muer dreqi, do t’na merr djalli!
*
Ka bâ pare rrast delenxhia,
Prej dy duarve i ka bâ dhetë,
Kur pat nisë me iu ndalë taxhia,
E dha alarmin drejt në Hyrjet!
*
Për fjalë t’tij turmat drejt Shamit,
Pa e bâ hesapë as veten,
Shehid t’dreqit e t’satanit,
Pa e ditë kuj ia falin jeten!
*
E kur flet me aq zjerm shpirti,
Ta merr mendja s’ka k’si shqiptari,
Mos shpurdh n’jetë të k’tij ¢afiri,
Dreq punëdhânës del gospodari!
*
Eh, t’lumtë ne për turmat tona,
Që symshelun ia puthin doren,
Me bejte e sure iu del sezona,
Myhyb te dreqi heret dorë moren!
…
Mentor Thaqi
25 Dhjetor 2022