










Pergatiti: Fritz RADOVANI
AT GJERGJ FISHTA N’ AMERIKË,
dhe çeshtja e perparimit në Shqipni.
(Dokumenti i pabotuem origjinal asht në Arkivin e Shtetit Tiranë.)
Janë tre muej që At Gjergj Fishta O.F.M., Françeskan dhe Deputet në Këshillin Kombtar, gjindet n’Amerikë, e shumë kush nder Shqiptarë të ktûshem, qi endé s’kanë pasë rasë me u pjekë me Tê, janë interresue të dijnë qellimin e t’ardhunit të Tij në Botën e rè – n’Amerikë.
At Fishta i trembej coptimit të trojeve shqiptare, simbas interesave të grupeve politike, që lirinë e pamvarsinë e kishin kthye në një “vlerë” për nevojat e tyne, dhe jo për të mirën e Shqiptarve.
Edhé né të redaksisë së “Diellit” na ká rá me kênë të pvetun mbi ketë çeshtje; prandej, tue u ndollë në këto ditë At Gjergj Fishta këtû në Boston: Mbasi edhè ndjesi miqsore të kahershme e njëmori idealesh kulture e perparimi e lidhin me Kryetarin e Federatës “Vatra”, z. Faik Konitzen: Muerme rasen, njëditë që edhe në Redaksinë tonë, t’a pyesim familjarisht, se cili ishte qellimi, qi e kishte sjellë e prue këtû në ket dhé?
Fjala e At Gjergj Fishtës:
“Shqipnija, si dihet, sot âsht e lirë. Shka para këtyne pêsmëdhetë vjetve per né do t’ishte kênë teper anderr me e pasë pa, sot po e shofim të realizueme. Na sot kemi një Parlament t’onin, një Qeveri t’onen e një Këshill të Naltë Regjencet, që pervetson në vedi sovranitetin dhe pamvarsinë e Popullit Shqiptar. E as nuk ká mâ turqë në Shqipni, as grekë, as serbë, as italjânë: Ká vetëm Shqiptarë të lirë! Triumfi i idealit t’onë – I Françeskânve të Shqipnisë. Të tanë kombi e di, po, se me sa ndergjegje Françeskântë Shqiptarë janë mundue t’a kryejnë detyrën e vet ndaj Atdheut, në daçi me mjete kulturale, në daçi tue marrë pjesë aktive nder të gjitha levizjet kombtare per lirinë e Atdheut.
Endé qet avull gjaku i Françeskanit Shqiptar atjé në Kosovë, qi nëper bajoneta të sllavit ju bâ flij Atdheut! Por liria e pamvarsia e një shtetit nder kombe të qytetnueme nuk janë per këta, që ndonjë njeri ase ndonjë kastë e shtetit mund të losë me fatin e popullit si të duen, pa kontroll të tjerve; shka ndollë ndër shtete autokrate e despotike sidomos kombet barbare: Por per t’i sjellë të maren popullit, tuj e bâmë me perparue materjalisht e moralisht. Prandej, tue kênë se e mara e perparimi i një populli rrjedhin prej gjêjes së tij ekonomike e prej shkalles së zhvillimit të mendjes së tij, merret vesht mirë fillit, se prej një populli të qytetnuem, posë se i lirë politikisht, lypet që ai të jetë i lirë edhe ekonomikisht, e që qytetasit e tij të ndollin në një shkallë kulture të mjaftuehsme, për me dijtë me krye detyrat me ndergjegje e me perdorue tagret me kohë, me vend, me mënyrë; si edhé me pasë aq zotsi, sa me u bâ ballë si duhet e sa duhet nevojave të reja të jetës, në të vuemit e të cilave rrin perparimi i popujve të qytetnuem. Si shifet, prá, prej shkallës së kulturës së një populli mvaret e gjithë jeta e tij politike e ekonomike, si edhe i gjithë perparimi i tij.
Tash unë po pyes Zotnin t’uej; Populli Shqiptar, që sot politikisht âsht i lirë e i pamvarun, a ka një shkallë kulture aq të naltë sa me i kuptue si duhet e sa duhet detyrat e veta?
Puna e tij a prodhon aq sa lypet per me jetue mirë e pa u bâ ky robi i huej ekonomikisht? N’ atë shkallë kulture, n’të cilën gjindet sot shqiptari a âsht pernjimend i zoti të perparojë? Kur të vemë oroe, se sot per sot në Shqipni, pa kênë caktue endé kufijtë e sajë e tue u dijtë, se pa një Qeveri të vendasve shteti s’mund të ketë kredi perjashta e me vue oroe, po tham, se në pêsë javë mund të ndrrohen pesë Ministri: se shqiptarët, të cilët perpara u vritshin kokrra-kokrra, sot vriten çeta – çeta e jo, si motit, per pikë nderit a erzit, por per katër kamë të “kolltukut” të njanit a të tjetrit Minister a Deputet të kombit: bakajt, hamajt, matrapazat, teneqexhi, kallajxhi, analfabetë gjithfarësh, mund të vênë sŷnin me u ngjitë nder zyret edhé ma të naltat e Shtetit: se ushtria e jonë – mbrojtja e jetës kombtare – mund të lëshohet nder duer oficierash, qi, para këtyne dhetë vjetve kanë vra e pre, e vjerrë, e djegë, e pjekë shqiptarët, për arsye qi këta lypshin lirin’ e jetën kombtare; se nder zyre të financave tona mund t’u jepet punë edhe atyne mehmurve, qi kohen e kalueme kanë mujtë të jenë têja, a ma mirë me thanë, rrenimi i financave të një Shteti të huej: Kështu edhe kur të merret parasyshë, se edhe sot Shqiptari, me gjithë liri e pamvarsi të veten, han bukë thatë e bishta purrijsh, si perpara: Se Qeverija s’ka kenë e zoja as me çilë kund një pash rrugë të re, as me meremetue kund një pash aso rrugash, që na i lanë ushtritë e hueja: se taksa daganore mund të mos vehet mbas interresave të gjalla të kombit, due me thânë, mbas peprarimit të bujqësisë, të tregtisë, t’indrustrisë e mbas natyret të perpjekunave tona me Shtete të hueja, por mbas nevojës së kashës së Financave, sa per të mbajtë në kamë zyret me rroga àr, të cilat zyre, masandej, mund do të jenë të hapuna, ndoshta jo aq mbas nevojave të Shtetit, sa mbas numurit të kushrijve, miqve e të dashamirve të ministrave e të nëpunsave të naltë të tyne, mjerisht duhet me thânë, se populli Shqiptar s’ká as kuptimin e as ndergjegjen e vertetë të lirisë politike individuale e kolektive; s’ká zotsinë e mjaftueshme, per me mbajtë pamvarsinë ekonomike të veten, e se prandej, as gjindet në një shkallë kulture aq të naltë, sa me sigurue perparimin e vet, pa të cilat veti një popull as mund të jetojë e as s’duhet të jetojë si shtet i pamvarun.
– Un nuk e thashë ketë fjalë, na u pergjegjë; por fundi aty del.
Si janë njerzit e punët në Shqipni, sot per sot kurrkush s’ja shef hajrin pamvarsisë së Shtetit Shqiptar, perposë zyrtarësh e parlamentarësh. E po, a per të mbajtë me rroga àr nja tri a katërmijë zyrtarë, të cilët, jo se janë, por mbas mentalitetit, qi frymzon njerzit e punët në Shqipni, mund do t’ ishin edhe asish, që kanë mujtë me vra njerëz me pare: që kanë mujtë me vra bujqit per t’ju pushtue tokën: që kanë pushtue tokët “miris”; që per interresa të veta, per një “qifllik”, per një “titull”, do t’ishin gati të pshtyejnë n’Atdhé e n’ndijesitë mâ shêjta të jetës: vetëm për me mbrojtë, po thom, me rroga àr këta tri a katër mijë zyrtarë, Populli Shqiptar do të livroj tokën, do të bâjnë tregun, do të punojnë zanatin, do të marrë shtegun e të kalojë mal e dèt’ e të vijë n’Amerikë, të rreshket me natë e ditë në zjarm të fabrikave!
Një pamvarësi këso dore mund të hyjnë në punë, ndoshta, në Zanzibar, në Marok, në Turki, por jo në Shqipni!
Po s’perparoj Populli Shqiptar moralisht e materjalisht, né pamvarsija s’na duhet asgjâ.
Lirim, Pamvarsi, Qeveri, Parlament, Këshill’ i Naltë e s’di shka tjeter s’mund të kenë farë kuptimit per né, déri që populli mos të vêhet n’at shêj vendit që të perparojë; janë një lojë fjalësh, per të mbajtë popullin n’errsinë per dobi të do njerzve që kuptojnë Qeveri, por jo Atdhé. E ndoshta, shi per ketë punë i ngrati Populli Shqyptar, megjithse paguen tash dy vjet shtadhetenandë Deputetë, s’ka endé një statut, s’ka endé një formë politike të caktueme të shtetit të vet, e âsht i ngushtuem të mbahet per një ligjë ibride qi s’ âsht ekspresjoni i shpirtit të tij e që kurrsesi s’mund të perkojnë me nevojat t’jetës së qytetnueme të sotme.
Por, në tjeter anë, kur të vêmë oroe ushtarët Shqiptar, të cilltë, per kah dishiplina, per kah shpirti marcial e sjellje n’ushtrime, mund të percaktohen me ushtar t’ushtrive mâ të para t’ Europës:
Kur të vêmë oroe oficerat e rìj të tonët (pa)nderlikim besimit që, janë rritë me ndijesi kombtare e ushtrue nên dishiplinë të shkollave ushtarake të do kombeve qi trimnin e burrnin i kanë zanat, janë gati të bajnë flij per të mirën e Atdheut, jo vetëm vedin, por edhe shtëpijat e fshatet e veta: kur të vênë n’oroe prap zyrtarët e rìj tonë, që edhé këta rritë me ndijesi kombtare e frymzue me dashtni Atdhetare, jo vetëm që kanë kompetencen e punës, por edhé kuptojnë në të gjithë hapsinën e vet detyrën e nderen e zyreve adminstrative: e sidomos, kur të marrin parasyshë ndigjesen e popullit, që bân, sado që dron se djersa e tij derdhet kot nepër mejhana sidomos, të Tiranës, e nep djelmët e vet ushtarë, sado që shef se s’po i mbesin perballë t’anmikut në kufi t’Atdheut, por ferrave e shkurreve mbrenda Shqipnijet perballë të vllazenve të vet, tue luftue per shkas t’ambicjoneve të poshtme të do zyrtarve, që janë bâ “shqiptar” qyshëse kanë dalë rrogat àr e që kanë kênë, janë e kanë me kênë gjithmonë ekspresjoni i regresit e i barbarisë azjatike: pse ujku ndron qymen, por jo vesin: tuj marrë parasyshë, po thonë këto fakte, do të thonë edhe që Populli Shqiptar jo veç, se mund të jetojë, por se do të jetojë i Pamvarun.
Gjallnija e shpirtit Shqiptar âsht veshkë e jo tha: e kanë veshkë mentalitetet e hueja, që, si bimë parasite në një landë, janë shartue në tê perdhuni; prandej, po mujtem na me i krekcue me kohë këto mentalitete t’hueja–këto gallica parasite t’shpirtit Shqiptar, pamvarsija, sovraniteti e jeta kombtare e Popullit Shqiptar janë të sigurueme pergjithmonë.
– Mbas mendimit tem kishe me thânë, se puna ma e parë që do të bajnë Shqiptarët, per me pshtue kombin prej rrezikut, qi i kercnohet per shkak të ndryshimit të mentaliteteve âsht ky: mos me lanë të kenë dorë në Qeveri e n’adminstratë të gjithë ata Shqiptarë qi kanë kenë edukue mbas mentalitetit sidomos të Stambollit, t’Athinës e të Venedikut; pse, tue kenë këto tre qytete tri qendra të daluna mifshliz, këto s’kanë zotsinë t’a rrisin menden e nierit mbas ekzigjencave të kohve e të vendit, por vetem mbas andrravet të një lumnisë së kalueme: prandej kultura e këtyne qytetasve s’ká mujtë të formoj qytetas me ndijesi si e lypë nevoja e Atdheut, por kanë trajtue, individë të dhanun me mish e me shpirt mbas atyne popujsh, qi motit paten krijue këto tri kultura, aq sa me mrrijtë me u quejtë me emna të tyne e me lakmue me u bâ robt’ e tyne.”
Shenim F.R.: Dokumenti origjinal i perket vitit 1924.
Një gjendje shumë e ngjashme me të sotmen (Dhetor 2022.)
Melbourne, 26 Dhetor 2022.

Mevi Rafuna, Mitrovicë
Këtë deklaratë nuk do ta thoshte asni myfti patriot e atdhetarë , por për Naim Tërrnaven nuk vlejnë këto atribute, sepse prej qiellit shihet kujt i shërben ky person.
Për cilat xhami e ka fjalën, dihet… Xhamijat që e pushtuan Kosovën e pasluftës ku u ndërtuan në çdo cep e në çdo kënd të tokës sonë. Xhamijat ku imamët nga të cilët kurrë nuk është distancu Myftiu Tërrnava, predikohet Incesti, Pedofilia, Albanofobia dhe Dhuna në të gjitha format e saj.
Vetëm në luftën e Sirisë, qindra të rinjë nga Kosova u nxitën të shkonin nga imamët nëpër këto xhami, pastaj përdorën platformat online për ligjerata të çmendura dhe si rezultat qindra familje u shkatërruan, u vranë e mbetën në Siri, meshkuj dhe femra të manipuluar ndërsa kampet u mbushën me fëmijë jetim.
Për këto gjëra nuk ka folur asnjëherë Myftiu Tërrnava e as BIK-u. Madje në heshjte e kanë përkrahur shkatërrimin e Islamit Tradicional dhe shkatërrimin e harmonisë ndër-fetare.
Para dy ditësh u arrestuan pesë persona në Kosovë për terrorizem dhe lidhjen e tyre me Shtetin Islamik , por këto nuk i bëjnë përshtypje Tërrnaves, pasi që është i zanun duke e akuzuar Akademikun Mehmet Kraja , pse ai foli hapur për një të Vërtetë Historike- rikthimin e shqiptarëve me dhunë dhe terror në islam, përmes pushtuesve otomanë.
Terrnavë neve që nuk na pëlqejnë Xhamijat ku nuk keni arritur të ruani Njerëzinë , por keni kriju Bisha që flasin, nuk e kemi ndërmend të shkojmë në Beograd, e askund tjetër. Mijëra të rinjë shqiptarë i kanë marrë rrugët e Europës për punë, që t’i ndihmojnë vetes dhe familjeve të tyre sepse e kuptuan Kurthen në Xhamijat e tua. Kurthë e randë Antinjerëzore dhe Antishqiptare.
Sepse Zoti nuk e do terrorin dhe dhunën të cilën ju thirreni dhe e praktikoni. Sipas juve ne shqiptarët nuk kemi vend as në këtë botë e as në parajsë pasi që flasim Shqip dhe Allahu nuk e do gjuhën shqipe dhe kombin shqiptarë.
Ne nuk kemi Atdhe që ty dhe grupit tuaj t’ia lamë e të bahet këtu ma zi se në Iran dhe në Afganistan.
Toka e Kosovës- Dardanisë antike mbanë ende aromë gjaku dhe ëndrrat tona nuk kanë lidhje me Ferrin e kësaj bote të cilin ju e predikoni dhe praktikoni. Mjaftë e keni shfrytëzuar butësinë e popullit për të predikuar diçka që nuk na takon. Feja është personale dhe besimi apo mos besimi në zot është subjektiv.
Cili është mesazhi i kësaj deklarate në një Festë Krishtlindjesh?!..
E keni për mision Shkatërrimin e Akademisë dhe Shtetit të Kosovës dhe Kushdo që ka Guxim të dal kundër juve, ju e kërcënoni, ja gjuani pas ushtarët virtual dhe real të Xhihadit të mallkojnë e kërcënojē apo edhe të vrasin “armiqtë e juaj” me gurë midis sheshi.
Ashtu siç keni filluar të ngrisni padi në emrin e BIK-ut ndaj atyre që flasin e shkruajnë kundër juve në publik apo në rrjete sociale.
Tërrnavë ti njerën kambë e ke në Beograd dhe tjetrën e ke në Stamboll.
Ne nuk kemi Atdhe tjetër dhe nuk kemi ku të shkojmë…

Angelo Michele Ristuccia dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim komandantin e forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Angelo Michele Ristuccia dhe Shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Ëigemark.
Sipas Kurtit, në këtë takim është diskutuar edhe lidhur me veprimet e strukturave kriminale në veri të Republikës së Kosovës, që cenojnë rëndë sigurinë në vend.
“Konstatim i përbashkët nga ky takim është se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë”.
Në takimin e përbashkët me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u bisedua për bashkëpunimin e afërt ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës, Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe misionit EULEX, përbrenda mandateve që kanë.
U fol edhe lidhur me veprimet e strukturave kriminale në veri të Republikës së Kosovës, që cenojnë rëndë sigurinë në vend.
Konstatim i përbashkët nga ky takim është se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë.
Gjatë takimit u pajtuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe bashkërendimin e veprimeve, në shërbim të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që është qëllim dhe prioritet i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.
U theksua profesionalizmi, maturia dhe guximi i dëshmuar i Policisë së Kosovës, në ruajtje të sigurisë dhe rendit publik në mbarë territorin e Republikës së Kosovës.
Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia dhe shefi i misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, për më shumë se 40 minuta kanë zhvilluar diskutim me kryeministri Albin Kurti, për situatën e fundit në veri të vendit.
Këtë takim kryeministri Kurti e kishte paralajmëruar ditën e shtunë.
“Meqë sonte është Krishtlindja, ne duhet të kemi shumë shpejt pas saj një takim me komandantin e KFOR-it dhe unë si kryeministër, e në të cilën besoj që të sqarojmë gjithçka por, kjo nuk mund të tolerohet pafundësisht. Nga ai takim të cilin presim që ta kemi me komandantin e KFOR menjëherë pas Krishtlindjes besoj që do të sqarohet gjithçka dhe mund të ju japim përgjigje”, kishte thënë Kurti në konferencën e së shtunën.
Ndërkohë, takimi i sotëm ka përfunduar pa deklarime për medie.


Florim Zeqa
Entuziazmi i viteve të para të lirisë ishte i jashtëzakonshëm dhe i papërseritshëm, saqë me të drejtë shumë organizata botërore na krhasonin si populli më optimist në rruzullin tokësorë. Rindërtimi i shpejtë i shtëpive të rrënuara, krijojë përshtypjen sikur nuk kishte ndodhur luftë në këto hapësira!
Pas 17 shkurtit 2008 fillon zbehja e entuziazmit
Pas ri-shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit 2008, me kalimin e viteve, filloj të venitet entuziazmi dhe shpresa për jetë në Kosovë!
Fakultetet u shndërruan në fabrika të cilat prodhojnë vetëm diploma, por jo edhe kuadro të mirëfillëta, ndërsa fabrikat u mbyllen për të mos u hapur kurrë! Mungesa e zhvillimit ekonomik, i hapi rrugën zhvillimit të bizneseve komerciale, të cilat, përveq djersës, mundohen t’ua pinë edhe gjakun punëtorëve me orarë të stërzgjatur dhe të pandërprerë shtatë ditë në javë për një pagë të vogël, e cila as për së afërmi nuk i plotëson kërkesat për jetë të dinjitetshme të një familje mesatare në Kosovë.
Për çdo ditë shkollat po zbrazen nga nxënësit, universitetet po braktisen nga studentët, po shtohet numri i shtëpive të mbyllura, po zbrazen legje e katunde, po varfërohen edhe qytetet nga të rinjët entuziast. Spitalet publike po mbeten pa mjekë dhe infermierë, pleqët dhe të sëmurët kronikë po mbeten pa përkujdesje mjekësore.
Tregu i punës pothuajse është inekzistent shkaku i ikjes së të rinjëve me të përfunduar shkollat e mesme, studimet ndërpriten akoma pa filluar!
Kohëve të fundit kemi ikje masive të të rinjëve të punësuar në sektorin publik, përkatësisht nga Policia e Kosovës dhe FSK-ja, ndërsa bartësit e institucioneve shtetërore dhe politikanët në përgjithësi bëjnë sehirë sikur nuk është ndodhur asgjë në këtë vend!
Koha e një alternative të re
Mungesa e një alternative të re politike është duke e ndihmuar imigrimin dhe zbrazjen e Kosovës nga popullata e saj. Përderisa në të kaluarën jo shumë të largët, Kosova njihej si vendi me popullatën më të re në rajon dhe më gjërë, tashmë është shndërruar në vendin me ngritjen më të lartë të moshës së pleqërisë.
Sipas statistikave të fundit, mbi 70 % e të rinjëve nga mosha 18 deri 25 vjeç synojnë largimin nga vendi, bashkë me këtë edhe ankthin se Kosova do të shpopullohet shumë shpejt nga banorët e saj autokton.
Bazuar në këto të dhëna, së shpejti do të mbyllen shumë shkolla fillore në zonat rurale dhe ato do të konvertohen në shtëpi të të moshuarve, pasi kjo kategori po projektohet të jetë e “ardhmja” e vendit në pesë vitet e ardhshme!
ADN-ja forcë kreative dhe shpresë për ndryshime pozitive
Unë po shkruaj dhe po kritikojë pa ndalur si analist dhe vrojtues i ngjarjeve nga largësia, po mundohem ta bëjë më të mirën për shtetin dhe kombin, për qytetarët dhe bashkatdhetarët në mërgatë, por, po më mungon forca që t’a ndërroj rrjedhën e lumit i cili rrëmbyeshëm po na dërgon në humnerën e pakthim!
Angazhimi im politik apo Alternativa Demokratike për ndryshim (ADN) është që ta bëjmë një Kosovë ndryshe nga kjo e sotmja, për të cilën kemi punuar dhe kemi luftuar, për të cilën kanë rënë duke ëndërruar dëshmorët e lirisë.
Me dashuri për vendin, me qëllim të mirë mirë, përkushtim dhe vendosmëri, bashkëpunim reciprok dhe transparencë në veprime brenda një kohe relativisht të shkurtër mund ta bëjmë kthesen e madhe dhe epokale, me ç’rast popullatës do t’i kthehet besimi dhe shpresa për jetë në atdheun e vet.
Konrtibuti për vendlindjen dhe bashkatdhetarët duhet të jetë i pandalshëm dhe i përhershëm, me dashuri të pastër dhe pa asnjë llojë interesi personal siq e ndjejnë prindërit për fëmijët e tyre dhe anasjelltas. Dashuria prindërore dhe dashuria ndaj shtetit janë të shenjta të bekuara nga Zoti.
Mbase është momenti i fundit t’i ndalim ata pak të rinjë që kanë mbetur në Kosovë për t’i dhënë shpirtë dhe dritë atdheut tonë të shenjtë. Ata që e respektojnë vullnetin e popullit i do edhe Zoti, ndërsa ata që abuzojnë me vullnetin e tij i pret mallkimi popullit dhe ndëshkimi i Zotit!

(Naser Aliu)
ju merreni me vete vetëm krenarinë
unë krejt dhembjen
Mos qani nëna
ju vetëm m’i fshini lotët mua
djemtë tuaj u flijuan për drejtësi
Mos vështroni ashtu të pikëlluara nëna
unë jam ai që rënkon këtu
ju festoni
po mënjanojmë edhe fëmijët fashistë
për të mirën e popullit vëlla
Ju keni fat gra
fat se u bëtë nëna heronjsh
ato tjerat atje po qajnë nga turpi
ja pse lotët tuaj janë lot gëzimi
e lotët e nënave ukrainase
janë lot pendimi:
lot të kurvave
Mos dënesni nëna
mijëra veta vdesin në vit në komunikacion
dhe vdesin kot
thjeshtë në rrugë
ashtu kot
si rrugaçë
pa e denazifikuar vëllanë
si djemtë tuaj nëna
E shihni
është më mirë të vdiset për mëmëdhe
sesa në një fatkeqësie rruge
Nëna shumë të dashura,
s’lejohet përjetimi i dhembjes
sepse djemtë tuaj kaluan në jetën tjetër
ata nuk vdiqën
ata pas varrimit u rilindën si duhej
Këtë e dëshmon Kirili i Rusisë
si dje Kirili i Aleksandrisë
që copa-copa
të masakruar
hodhi në rrugë Hipatinë
filozofen e fundit të lashtësisë
Nëna
mos filozofoni
mos vini gjë në dyshim
është rrezik
mos i besoni dikujt tjetër
kujtoni Hipatinë
dhe
mijëra veta vdesin në vit nga „Vodka“ nëna
plot jargë e turp
duke u kalamendur rrugicave ruse
flokët shtëllunga
të ndyrë e erërëndë
jo si djemtë tuaj;
ata u vranë
duke kënduar për „Matushka Rasija“**
këtë fat nuk e ka çdo grua
atë fat të madh e kanë vetëm matushkat e zgjedhura nga zoti
E shihni
është më mirë të vdiset për mëmëdhe
sesa me vodkë në dorë nëna
E pastaj, nëna,
ju heroina ruse
*„e rëndësishme është se ne të gjithë jemi të vdekshëm,
se jemi në duar të perëndisë
dhe një ditë do të largohemi nga kjo botë.
Pyetja është si kemi jetuar!
Djemtë tuaj ia arritën qëllimit!
Ata jetuan.“
dhe u larguan
dhe u varrosën
të buzëqeshur e krenarë
“Unë dua që ju ta dini
se ne ndajmë këtë dhimbje me ju!”
Nëse dëshironi lekë nëna
na thoni
nëse dëshironi përqafime
kërkojini
nëse dëshiron burra për t’i zëvendësuar ata djem heroikë
mos na kurseni nëna
Gjenerali do të kujdeset personalisht
dhe
do të shtatznanojë
çdo nënë që e dëshiron
një djalë të ri
me plot mëmëdhedashuri
me plot patriotizëm
për „Matushka Rasija“
Merreni nga një gotë vodka nëna të heronjëve
pijeni me një gllënjkë
ju meritoni një fotografi me mua
të buzëqeshura
Mund edhe të më imagjinoni mbi ju
ose
më ëndërroni secila në mënyrë të vet
si operacion special
më ndieni si burrë mbi ju
apo si dashnor
si në ato çaste ku i krijuat ata djem
apo
përdormëni në fantazitë tuaj si ju pëlqen juve gra
dhe unë këtë ua lejoj vetëm heroinave
si ju
sepse kjo është kontratë speciale
që nënat e Rusisë e kanë me mua
Tani po fotografohemi nëna
mos harroni buzëqeshjen
…
25.11.2022 në fotografi diktatori rus me nënat e ushtarëve të rënë në Ukrainë dhe pasojat e “denazifikimit” me metoda fashiste…
* Nën thonjëza me shkronja të pjerrëta janë fjalët e Putinit të marra nga revista gjermane „Spiegel“
** Nëna Rusi „Matushka Rasija“

Gani I. Mehmeti
E keqja më e madhe për njeriun është kur dashurohet në vetveten! Atëherë njeriut i duket se nuk ka sikur ai, se ai është më i mençuri, më i dituri dhe më i bukuri, kur, pikërisht atëherë i mungojnë të gjitha!
Kështu janë bërë edhe politikajt serb sot: Ata dinë vetëm për veten të ankohen e të kërkojnë, pa u ndalur të vënë gishtin kokës se si veprojnë ata me të tjerët, e në veçanti me shqiptarët dhe Kosovën.
Për mua, një kërkesë e tillë e patriarkut është edhe e pakuptimtë, ndërsa provokuese, gjithsesi. Kaluan dy javë që me urdhërin e Vuçiqit janë vendosur barrikadat në Veriun e Kosovës dhe pengojnë lëvizjen e lirë të njerëzve, ndërsa në anën tjetër kërkojnë ta vizitojnë Kosovën! Kjo është e pashpjegueshme, e pakuptueshme, e paarsyeshme, jashtë logjikës, tërësisht provokuese dhe e papranueshme.
Patriarku, për të shkuar në Pejë, gjithsesi do duhej të hynte nga Serbia në Kosovë përmes vijës kufitare Jarinje, vijë kufitare që është mbyllur për lëvizje nga vetë serbët e Veriut të Kosovës. Nuk do të kishte nevojë të sillej ai përmes vijës kufitare të Merdarit kah Podujeva, se do i zgjatej rruga.
Vallë, që kur i vendosën barrikadat, nuk e ditën se janë Krishtlindjet e të zhbllokonin rrugët dhe kufirin përmes Jarinjes dhe Bërnjakut, dhe më pastaj shkon e ankohet Marko Gjuriq, ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje, duke e quajtur lejm të “trishtë në ditën e Krishtlindjes”! Të trishta janë veprimet e tyre.
”Autoritetet e Kosovës e ndaluan Shenjtërinë e Tij Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe të vizitojë selinë e kishës serbe në Pejë“. – shkruan Gjuriq.
E, unë pyes: A ka njeri të shenjtë në Serbi, patriarku, jo se jo, pse kurrë nuk ka folur për paqe, vetëm për luftë, sidomos kundër shqiptarëve!
Si janë kaq të pafytyrë, kur në njërën anë nuk lënë të keqe pa bërë ndaj Kosovës, e, në anën tjetër, nuk prajnë së kërkuari për vizita llojesh të ndryshme, qoftë edhe për Krishtlindje, festë që e shprehin vetëm për çështje politike e jo për festën në realitet. Ata, po të respektonin fenë, nuk do të vepronin kaq paskrupullt ndaj Kosovës. Prandaj, edhe vetë kërkesa e patriarkut është dhe mbetet e pakuptimtë dhe joserioze pas verpimeve të fundit të Serbisë ndaj Kosovës, ashtu e pakuptimtë dhe e tepërt mbetet edhe ankesa e Marko Gjuriqit.
Paska harruar Gjuriq, kur para pak ditësh, nga Serbia e kthyen zëvendëskryeministrin e Republikës së Koasovës, Besnik Bislimin e nuk e lanë të shkojë në Beograd, ku kishte qenë i ftuar!
Me këtë rast, ajo i ka falënderuar ushtarët për shërbimin e tyre në Kosovë dhe për mbështetjen e palëkundur ndaj vendit tonë.

“E lumtur që u bashkohem ushtarëve amerikanë dhe ambasadorit amerikan në Kosovë Jeff Hovenier në kampin Bondsteel për drekën tradicionale të Krishtlindjes. Përcolla mirënjohjen tonë për shërbimin dhe mbështetjen e palëkundur të tyre ndaj vendit tonë”, shkroi Osmani në Twitter.

Ajo tha se lidhja Kosovë-SHBA është më e fortë se kurrë.
“Lidhja Kosovë-SHBA është më e fortë se kurrë. Gëzuar Festat”.

