Kreu Blog Faqe 1149

Avdyl Uka mbetët flakadan i ndezur i mbrojtjes së pragut  të shtëpisë 

0

 Nga Osman Ahmetgjekaj  

Në organizim të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “Papa Klementi i XI Albani”, në Åkarp të Suedisë, në praninë e një numri të konsiderueshëm të dashamirëve të fjalës së shkruar, u përurua libri “ Avdyl Uka hero i dëshmuar i atdheut-2”, i autorit Hysen Ibrahimi, i cili, njëherit është edhe Kryetar i kësaj shoqate të vyer. Kjo vepër madhore e Hysen Ibrahimit është një punë shumë e rëndësishme e punuar me një kujdes rreth përmbajtjes së vetë aktit të kryer heroik si dhe të dëshmive të tjera që janë paraqitur aq bukur në këtë libër bukur voluminoz. Në të vërtetë autori bënë një përmbledhje të pjesëve më interesante të librave të botuar nga vetë personazhi i kësaj vepre, duke komunikuar në mënyrë profesionale secili rrëfim i paraqitur ndërmjet veti. 

Hysen Ibrahimi është autor dhe bashkautor i 19 veprave letrare e publicistike, redaktor, recensent dhe opinionist i dhjetra veprave në mërgatë dhe troje etnike shqiptare dhe kësisoj është bërë emër i njohur për lexuesit jo vetëm në Suedi por edhe më gjerë. Avdyl Uka, hero i gjall, hero i dëshmuar, siç e quan autori dhe siç e titullon edhe veprën, Hysen Ibrahimi ia ka kushtuar dy vepra, studime, në formë të kritikës letrare, në të cilat pasqyron realisht ngjarjen e 22 qershorit të vitit 1991, që ka lënë gjurmë të pashlyer në historinë patriotike të kombit shqiptar.  

Për këtë libër referuan Prof. Osman Ahmetxhekaj, poeti Remzi Basha, Prof. Rexhep Jashari dhe Rrahman Rrahmani. Fjalë miradije për këtë libër dhe për aktin patriotik të Avdyl Ukës folën edhe Prof. Dr. Muhamet Shatri, Avdi Rama, Ramadan Reshitaj, Avdyl Uka, personazh i këtij libri, dhe autori y. Hysen Ibrahimi. Referuesit e këtij libri, pos tjerash, theksuan se Avdyl Uka nuk është vetëm krenaria e Vushtrrisë por ka mbetur emër i përveçëm i patriotizmit në tërë shqiptarinë, sepse me aktin e tij heroik të vrasjes së kriminelit serb Tomasheviq shpëtoi familjen 27 anëtarëshe Uka. Kësisoj Avdyl Uka mbetët një hero i gjallë, një flakadan i ndezur i mbrojtjes së pragut të shtëpisë. Në të vërtetë. Pshka heroike e Avdyl Ukës ishte një krismë që zgjoi nga gjumi dhe ndërgjegja shumë patriotë të idealit kombëtar dhe dërgoi një mesazh të qartë se ka ardhur momenti që Kosova të filloi përgatitjet luftarake ngaqë barbarët serb kishin shtuar terrorin mbi popullatën e pafajshme shqiptare, bile edhe të hynin nëpër shtëpi shqiptare. Kështu vepruan edhe në natën e 22 qershorit të vitit 1991 në familjen Uka. Avdyli ishte i vendosur që të mos largohet nga shtëpia për shkak se nga krimineli serb Tomasheviq rrezikohej likuidimi i 27 anëtarëve familjes, që tentonte t’i tubonte në një dhomë. Avdyli nuk kishte kohë të mendoj gjatë me me plumb në kokë vrau këtë terrorist, i cili kishte hyrë befas në këtë shtëpi i armatosur me automatik. Fjalë miradije referuesit patën edhe për ish- gjyqtarin Gani Rexha nga Prekazi i Epërm, anëtar i familjes se patriotit Ahmet Delija, i cili këtë akt e kishte kualifikuar si mbrojtje të nevojshme, e cila kryhet për të zbrapsur sulmin e kundërligjshëm, përkundër asaj se prokurori serb kishte mendim tjetër se kishte tejkalim të mbrojtjes së nevojshme. Avdyli ishte liruar nga të gjitha akuzat, por për çudi pa praninë e tij në korrik të vitit 1997 ishte dëuar me gjashtë vite burg. Avdyli veç kishte ardhur në Suedi dhe kkishte fituar qendrim të përhershëm dhe ky shtet nuk i kishte marrë parasysh kërkesën e Serbisë për ta ekstraduar këtë patriot të gjallë të shqiptarisë. 

Edhe folësi Ramadan Reshitaj tha se është bërë punë e mirë, e angazhuar dhe e përkushtuar me mund e sakrifica për ta bërë këtë vepër. Nuk është lehtë të shkruhen mbi 500 faqe. Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar “Papa Klementi i Xi Albani” vërtetë po bënë një punë të vyer, tha ndër tjera ky folës. Ndërkaq, Prof. Dr. Muhamet Shatri  theksoi se ne shqiptarët  nuk kemi lënë gjurmë historike edhe pse është dhënë shumë për atdheun, për kombin por fatkeqësisht diçka të shkruar për këtë histori të lavdishme të të parëve tanë ka pak diçka të shkruar. Ndërkaq, punën që po bënë shoqata e juaj po dëshmohet e kundërta. Rasti i Avdyl Ukës është i veçantë, i cili po nderon komunitetin shqiptar në Suedi, sepse raste të tilla janë të rralla dhe ato kanë pasur jehonë aq më shumë kur edhe sot jemi në luftë me Serbinë, përfundoi ai. 

Avdyl Uka personazh i librit e falënderoi autorin për këtë vepër si pjesëmarrësit që ishin prezent në këtë event. Për dallim nga librat tjrë, tha ai, në këtë vepër që tash po promovohet  Hysen Ibrahimi bënë një analizë dhe shkëput mendime, shprehje, opinione, mendime nga më tepër se 20 personalitete të ndryshme. U falenderua edhe autori Hysen Ibrahimi. 

Për këtë trim të paepur Remzi Basha dhe Idriz Gashi, që e moderoi shkelqyeshëm këtë event, lexuan disa vjersha që i kishin shkruar dhe dedikuar Avdyl Ukës.  

Për më hollësisht e keni gjirimin në këtë link në youtube: 

https://www.youtube.com/watch?v=pgSAmE2_S7I&t=3663s 

Kryeministri Kurti vizitoi Janjevën për ditën e Krishtlindjes

0

Janjevë, 25 dhjetor 2022 

Në ditën e Krishtlindjes, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi fshatin Janjevë. Fillimisht Kryeministri takoi famullitarin e kishës së Shën Kollit në Janjevë, Don Matej Paliq si dhe ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.

Forhåndsvisning av bilde

Biseduan për historikun e komunitetit kroat në një fshat të bukur si Janjeva, fshat ky i vizituar dhe nga Nëna Terezë në vitin 1981, e i cili njihet edhe për bashkëjetesën e shkëlqyer mes komuniteteve.

Gjatë këtij takimi u diskutua dhe për mënyrat e thellimit të bashkëpunimit për të kontribuar në zhvillimin e Janjevës, dhe në rritjen e mirëqenies së komunitetit kroat dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë në Janjevë.

Forhåndsvisning av bilde

Pas takimit, Kryeministri Kurti mori pjesë dhe në meshën e mbajtur në kishën e Shën Kollit në Janjevë, ku takoi qytetarët e komunitetit kroat dhe shqiptar, dhe u uroi festën e Krishtlindjes.

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja Osmani mbrëmjen e Krishtlindjes në fshatin Pjetërshtan

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmjen e Krishtlindjes e ka kaluar në fshatin Pjetërshtan, për t’ua uruar kremtën e Krishtlindjes dhe më pas vizitoi familjen Simoni.

Mbrëmjen e Krishtlindjes e kaluam në fshatin e bukur të Pjetërshanit.
Qytetarëve të këtyre fshatrave bujare ua uruam kremtën e Krishtlindjes e pastaj u mirëpritëm edhe në Famulli.
Kremta vazhdoi në familjen Simoni, me gjithë mikëpritjen tradicionale shqiptare. Nga aty uruam edhe një herë që paqja dashuria, mirëkuptimi dhe toleranca të mbizotërojnë gjithmonë ndër ne.
Gëzuar Krishtlindjen!

Atdhetari i shquar nga SHBA Ekrem Bardha, mbështetë kërkesën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë 

0

Ekrem Bardha, SHBA 

  1. Bedri Islami, shkrimtar dhe udhëheqës i Lëvizjes Popullore të Kosovës në momentet vendimtarë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka njoftuar në rrjetin social Facebook se veprimtari i shquar i çështjes kombëtare në SHBA, Z. Ekrem Bardha i gëzohet krijimit të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” dhe i jep mbështetje që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i gjenocidit në Kosovë.

Qendra “Gjenocidi në Kosoë-Plagë e hapur” falënderon veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare në SHBA, Z. Ekrem Bardha për mbështetjen që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i gjenocidit në Kosovë.  

Të bashkëngjitur keni publikimin e plotë të z. Bedri Islami:  

ATDHETARI I SHQUAR EKREM BARDHA MBËSHTET LËVIZJEN “GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR” 

Ekrem Bardha, njëra ndër figurat më domethënëse të lëvizjes atdhetare në Shtetet e Bashkuara, drejtues i njohur dhe mbështetës i fuqishëm i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, i pari që ka folur para Kongresit Amerikan në emër të mërgimtarëve shqiptarë në Amerikë, atdhetari , ndoshta i vetmi që në jetën e tij politike është takuar me 7 presidentë të SHBA-së, përkrahës i fuqishëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me familjen e tij, ka mbështetur Lëvizjen “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur”. 

Përmes një mesazhi që më ka drejtuar ai cilëson, mes të tjerave, se “Gëzohem që në Kosovë është ngritur struktura “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur”. 

Me dëshirë për të mbështetur Lëvizjen “Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur”, jam dakord që logoja e propozuar prej tyre të jetë simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë”. 

Miku juaj, Ekrem Bardha. 

Serbia e trajton pjesën veriore të Kosovës, sikurse Greqia “Vorio-Epirin!”

1

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami 

  • Pse Greqia e ndihmon terthorazi Serbinë në destabilizimin e Kosovës nga 12 qershori 1999 e deri më 2022     

Ministri i Punëve të Jashtëme të Grqisë erdhi për vizitë “ilegale” në Republikën e Kosovës më 20 dhejtor 2022. Me rastin e vizitës Ministri grek nuk pranoi të përdorën flamujtë e të dy shteteve, sikur të ishte përfaqsues i Beogradit. Kjo për faktin diplomatik se Greqia nuk i njeh Republikën e Kosovës, gjithnjë për hatër të Beogradit. Lidhur me këtë, dihet se çfar traviatash shtetërore ka pasë Maqdonia deri sa nuk e detyroi për ta ndryshuar edhe emrin zyrtar shetetëror Maqedoni e Veriut. 

Dy ditë më vonë, më 22 dhjetor 2022 Kryeministri i Greqisë Myqotakis e vizitoi Himarën, krejtë me qëllim për ta promovuar edhe mëtej zgjatjen e gjendjes së Luftës me Shqipërinë, gjendje ao që Shqipëria as nuk ishte e lirë e as që e kishte organizuar atë luftë. Pra, tjetër kund themb dhambi e tjetër kund kërkohet dhëmbja, sepse Greqia ka padronë të fortë dhe sillet si sillet: ditën është me Anglinë, mdërsa natën është me Rusinë. Ky realitet, ndodhë që Shqipëria mos të kërkojë përmes Gjykatës Nderkombëtare të Drejtësisë Krahinën e Çamërisë historikisht shqiptare, me qytetet: Janinë, Micikovë, Artë, Pargë, Sivasta, Gumenica. E lidhur me këtë, dihet shkencorisht se në Himarë nuk ka pasë grekë kurë*(*Shiqo: Actes signes a Lausanne le 30 janvier et le 24 juillet 1923 Imperimerie Natonale, Paris 1923;Turqisht: Lozan Konferansi ve Lozan muahedenamesi, Istambull 1933 në 142 nene; dokumentet posedohën.).Në bazë të dokuemneteve, Greqia nuk do të pranojë kurrë hekjen e gjendjes së luftës me Shqipërinë, krejtë me qëllim që shteti shqiptar mos të mirret me Konventën e Lozanës në mes Turqisë dhe Greqisë më 24 korrik 1923, e ku gati një gjysmë milioni shqiptar të rreligjionit islam u konvertuan se “kanë origjinë osmane”!!!; Marrëveshja në mes Turqisë dhe Greqisë për KËMBIM TË POPULLSISË, më 25 gusht 1923. Sidomos kush është Çamëria duhet hulumtuar dokumenetin, kur Greqia i drejtohet Shoqatës së Kombeve në Gjenevë, për ta penguar DËBIMIN e grekëve nga Stambolli dhe për spjegimin e Marrëveshjes paqesore. Duhet konsultuar Paktin Greqi-Turqi (ku rregullohet definitivisht çështja e KËMBIMIT të popullsisë) më 10 qershor 1930, përkatësisht Ratifikimi i Konventës prej 27 X 1930 për pakicat, për tregitinë, për trafikimin, për këmbimin e popullsisë. Duhet të konsultohet Vendimi i Qeverisë Rexhep Mitrovica, ku unanimisht hiqet gjendja e Luftës me Greqinë. Nëse shqipëria më 1940 kur u sulmua nga ushtria fashiste italiane ishte kuisllinge, atëherë edhe Qeveria Rexhep Mitrovica ishte kuisllinge por me proveninecë gjermane. E shtrohet pyetja pse qeveria Greke nuk reflekton? 

Në të njejtën kohë edhe Jugosllavia mbretërore do të provojë metoda identike si ato Greko-Turke, gjithnjë me Turqinë për ta DEBUAR me dhunë shtetërore popullsinë shqiptare në Anadolli. Beogradi me që nuk kishte pëlqim në fillim me Stambollin, për pazare si Grqia, do t` i përdorë këto metoda krimianle ndaj një popullsie të pambrijtur shqiptare si: Granatimi i lokaliteteve civile sidomos nepër Kosovë;  Aksionet e spastrimit të fshatrave shqiptare; aksioni kinse po e çarmatosim popullsinë; aksioni kinse po i ndikim kaçakët, zakonisht aty ku nuk ishin; Aksioni e deportimit të familjeve të kaçakëve në kampe të përqëndrimit në: Nish, Leskofc, Çaçak dhe Nikshiq; Grabitja e pronave tokësore në komplekse për të ndertuar fshatra sllave; Detyrimi i shqiptarëve për ta punuar tokën e vet në favor të kolonistëve sllavë. 

Sot, tërë bota e civilizuar në saje të shkrimeve tona i njeh këto mizori detalisht të dokumentuara. Pra, prapa perdeve po ndodhë një luftë speciale krejtë me qëllim për ta diskredituar Republikën e Kosovës përmes grumbullimit të elementit kriminal serbian që është promovuar nepër tërë ish Jugosllavinë, me gjenocid të paparë. Gati i tërë ai arsenal kriminelësh, që prenë e vranë në Kosovë, gjatë qershorit e korrikut 1999, është stacionuar në Veriun e Kosovës, duke e ndarë me leje të faktorit ndërkombëtar Mitrovicën në dy pjesë, ashtu si u nda Berlini, pas Luftës Dytë Botërore. E nëse Lufta e Dytë Botërore i ka pasë dy anë të “medales”, duke e ndarë Berlinin dhe Gjermaninë në dy pjesë, Bota Perendimore (NATO) pas bombardimeve 78 ditëshe mbi institucionet e Jugosllavisë  fashiste të Zhablakut si shtet krimianl, pas mbarimit të Luftës, me rastin e ndarjes së Mitrovicës përmes Lumit Ibër ndodhë i njejti krim me moton se po i mbrojmë serbianët duke i grumbulluar në një hapsirë në tri komuna: Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, sikurse me Berlinin, sikurse veproi Greqia me Korçën, Gjirokastrën dhe Himarën më 1913/1914, sikurse u veprua me Gjermaninë pas Luftës Dytë Botërore. Dhe shtrohet pyetja: kush t` i kompenzojë këto vuajtje të popullit pambrojtur në Veriun e Kosovës: ata që e bërën rregjinë, apo ata që ishin kriminelë e u instaluan aty. Atë kompenzim faktori ndërkombëtar qe 22 vjet po ua FAKTURON shqiptarëve. E serbianët e instaluar aty nuk paguajnë taksa: rrymë, ujë, tatim në pornë, mbeturina etj sepse ua paguajnë shqiptarët e Republikës Kosovës. 

Në këto rrethana faktet flasin se shqiptarët prap po mbesin në maje të thikës, sepse ata që i kanë shtëpitë në veri të Ibrit, janë qytetarë që nuk kanë asnjë vlerë, për faktin se pushteti në Prishtinë ka heshtë dhe ka qenë nën trysninë e guvernatorëve të UNMIK-ut e pastaj të EULX-it, dhe gjendja është si është e pasigurtë dhe e dyshimt, në të cilën Beogradi po llogaritë atë atmosferë ta konvertojë në tërë Kosovën. E këtë realitet të qëllimshëm duhet ta mësojnë aleatët si BE dhe SHBA.Prova me eklatante fashiste që ndodhë në Veri të Kosovës është se shqiptarëve nuk u lejohet t` i rindertojnë shtëpitë e tyre ku jetonin den baba den. 

PORTOKOLLI I KORFUZIT 10-17 MAJ 1914 dhe “PORTOKOLLI I MITROVICËS” 12 ERSHOR 1999 

                     Ngjajshmëritë dhe domethënja stratetgjike për interesa meskine 

Pas Luftës Ballkanike, politika greke synonte për ta okupuar Korçën dhe Gjirokastrën, por edhe 14 fshatra të Himarës që kishin qitë zërin se “i takojnë” Vorio Epirit. Pas shumë peripetishë, ma në fund diplomacia Britanike arrijtë përmes KNK (Komisoni Ndërkombëtar i Kontrollit) për Shqipërinë e 29 korrikut 1913, t` i apstrofojë tri krahina që i synonte Greqia të kanë njëfar “statusi” diskutabil për fillim dhe ku do të zbatohen kto parime “shtetërore”: 1.Administratë gjysëm autonome, 2. Qeveria emron vetëm me leje të KNK nepunësit e lartë, 3. Xhandarmeria të jetë lokale; 4. Ushtria shqiptare nuk ka të drejtë për të hy në krahinat e Korçës dhe Gjirokastrës me Himarë; 5. Komuniteti Ortodoks është çështje juridike e posaçme; 6. Në shkolla arsimi zbatothet vetëm greqisht; 7. Gjuha shqipe aplikohet në shkolla vetëm në 3 klasët e para; 8. Dy gjuhët në administratë janë në përdorim; 9. Këto 8 pika i grantojnë fuqitë e Madha. (Zbatimi nga: Qeveria Shqiptare dhe Qeveria e Vorio Epirit!). 

Portokolli i MItrovicës i 12 qershorit 1999 ka mbetë i shkruar po i panënshkruar sepse guvernatori i Kosovës konsideonte se është e mjaftuar prezenca e Ushtrisë franceze, të cilët edhe gjatë bombardimeve është vërtetuar shkencorisht se kanë sabotuar, duke i hudhë bombat në Detin Adriatik, e jo ku kanë qenë të destinuara! Prandaj shtrohet pyetja: në Kosovën Veriore kush ka mundur në “ilegalitet” ta dinë prapavinë i ndarjes së Mitrovicës më 12 qrshor 1999? 

 Dihet se Kosova çlirohet më 12 qershor 1999, duke u vëndosë në te ushtria e NATO-s në pesë zona. Zona Britanike me qendër në Prishtinë; Zona Amerikane me qendër në Ferizaj; Zona Gjermane me qendër në Prizren; Zona Franceze me qendër në Mitrovicë; Zona Italiane me qendër në Pejë. Në të gjitha zonat rrolin e adminstrimit në emër të OKB e merr institucioni i quajtur UNMIK. Ndërsa, rrolin e sigurisë dhe mbrojtjes e merr NATO, institucioni i të cilit quhet KFOR. Pas këtij instalimi do të vrehet hapur se Marrëveshja e Rambujesë nuk do të zbatohet me atë përpikëri që mendohej dhe frigohej populli dhe UÇK, për çka kishte bërë luftë frontale çlirimtare. Lidhur me këtë gjendje më 2006, do të fillojë bisedimet në Vjenë, në mes përfaqsuesëve të Kosovës, përfaqsuesëve të Serbisë dhe ndërmjetësve nderkombëtar të kryesuar nga Matri Ahtisari. Si rrezultat i atyre bisedimeve më 17 shkurt 2008 do të shpallet nga Kuvendi i Kosovës pavarësie e Kosovës. Më 11 qershor 2008 miratohet Hymni i Repupblikës Kosovës. Më 13 qershor 2008 Kushtetuta e Ahtisarit hyri në fuqi. Menjëherë fillojnë të shfaqen reagimet në Beograd kundër shpalljës së pavarësisë Kosovës, drejtuar OKB-ës. Në anën tjetër ankesën e Serbisë sekretari i OKB e drejton në Gjykatën Nderkombëtare të Drejtësësë në Hagë. Kurse më 9 shtator 2010 Asambleja e OKB-ës e merr verdiktin PËRFUNDIMTAR të GJND-ës, me çka Kosova, thuhet aty, nuk e cenon të drejtën nekombëtar me rastin e shpalljës së pavarësisë. Pas këtij aktij akti, Grupi i Drejtësisë Nderkombëtar (ISG) shpallë aktin që Deklarata Përfundimtare e Mbikqyrjës për Kosovës më 10 shtator 2012, me çka merr formë të fundit zyrtare pavarësia. Më 1 ërill 2016 në Kosovë nisë punën Marrëveshja e Stabilizim Asocimit. Ndërsa, më 14 dhjetor 2018 Kosova bëhet me Ligjin për themelimin e Ushtrisë dhe Ligjin për pronën mbi Trepçën. Krejtë këto ndryshime e kanë një emrues të përbashkët, e ai ishte se në Kosovë mbahën zgjedhjet parlamentare nën kujdesin e OSBE-s dhe organizatave civile vendore e  nderkombëtare, pa snjë problem. Të gjithë nacionalitet përfaqsohën në Kuvendin e Kosovës, pa asnjë ankesë. 

                       Po si erdhi deri te ndarja e Mitrovicës dhe kush e inskenoi?    

Qyteti i Mitrovicës e ka një brengë sekrete që rrallë kush që e njeh. Kjo brengë sekrete vjen nga shkaku se serbët e Kosovës nuk mund ta durojnë kurrfar barazie me shqiptarë, janë mësuar të përfitojnë dhe synimi i tyre i vetëm është Trepça dhe pasuria minirale e Zonës nga Gërdeçi në Jug e deri te fundi i Kopaonikut në Veri. Pasuria nëntoksore e asaj zone llogaritet si një nder më të pasurat në Evropë( Raport i Institutit Francez më 1974). Mu për këtë shkak, një pjesë e kolonistëve sllavë anë e mbanë Kosovës, nga nënshkrimi i kapitullimit të Ushtrisë Serbe në Kumanovë më 9 qershor 1999, do të lagrohen nga Kosova, sespe nuk e duron barazinë, sepse është mësuar të jetojë duke dhunuar me ushtri dhe polici fqinjët shqiptar. Në këtë kaos politik, qarqet serbiane që i drejtonte Zoran Angjellkoviq, do të insitojnë që pjesa dërmuese e kolonistëve serbian të stacionohen në Veri të Ibrit, në komunat: Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut dhe Leposaviq. Lidhur me këtë andej urës në qyetin e Mitrovicës do të vëndosen të ashtuquajtuart “Rojet e Urës”, kryesisht nga ata që i kishin duartë e përgjakura. Pas një kohe fare të shkurtër, do të themelohet Mbrojtja Civile, e angazhaur për siguri dhe ambient të kontrolluar. Prej tyre, me iniciativë të Beogradit do të themelohet Brigada e veriut dhe Patrullat Popullore, të cilat kishin për detyrë që të përciellin çdo lëvizje të shqiptarëve në veri dhe ato lëvizje të denohen deri me vrasje mizore, krejtë në mënyrë që ajo pjesë të frymojë çirilicë e jo me dygjuhësi dhe barazi ekonimike dhe sociale (shqip dhe serbisht). 

Në fillim, grupet e lartëcekura instruksionet i merrnin në Rashkë, Kushumli dhe Vrajë. Ndërsa, qendra e instruksioneve ishte vëndos në Nish. Kurse, Shtabi Suprem me instruktorë rusë dhe serbian ishte në Beograd deri më 2008. Kështu informojnë dokumentet e UNMIK-ut në atë trevë, në saje të pazareve politike do t` i ndalohet hyrja Turupave Mbrojtëse të Kosovës, dhe pastaj do të ndalohet edhe Forca e Sigurisë Kosovës-Ushtrisë Kosovës, ndalesë kjo që vlen edhe sot, më 2022. E vërteta, ndalesa ose leja është kompetencë speciale e KFOR-it. Kjo do të thot se në ndarjën e Mitrovicës ka pasë gisht:UNMIK-u (Bernard Kushner), KFOR-i anglezi gjenral Xheksoni dhe një oficer i lartë gjerman. E vërteta Gjermani e kishte bindjen se Kosova po ndahej sikurse Gjermania dhe Berlini në te më 1945. Prandaj, prezenca e tij vinte nga një nostalgji e fatit historik, por mbi të gjitha shprsohej se Serbia do të detyrohej për t` i paguar REPARACIONET e luftës për një kohë të gjatë derisa të diciplihohej si populli gjerman, e mos t` i bje në mend më për luftë kurrë. Nga pala serbe në “pazarin” e shekullit në Mitrovicë, ishte në korrent  Zoran Angjelkoviq. Po nga pala shqiptare kush ka mundur të jetë pasi që dokumentet sot e kësaj dite, nuk janë publike. Ka mundur të jenë së pakut tre perosna. Emrat e tyre nuk i dijmë. Por B. Kushner i dinë fillë e për pe. Me këtë realitet sovarniteti në atë pjesë të Kosovës, do të shndërrohet në pronë të askujt, realisht në “pronë” të bandave serbe të plagosura rëndë e që kishin për pasojë mosaftësinë për të kontrilluar çdo kontrabandë, organete shtetërore ordinere të Republikës Kosovës . Me fjalë tjera, ajo zonë është krijuar për të lulzuar kontrabanda e çdo lloji. Pra, krejtë me qëllim që aty të zhvillohet një kontrabandë me mallra dhe një korrupsion enorm, sidomos kur kemi të bëjmë me Zveçanin ku ishte Drejtoria e Trepçës. Kështu “fejesa e krizës”, “kurorëzimi i luftës” dhe “divorci i pasojave”, do t` i mbetet “qytetit fantazmë”-Mitrovicës me 650 shqiptarë të vrarë, me 7000 shtëpi të djegura, ku në fshatin Çabër prej 142 shtëpive vetëm një nuk ishte rrënuar deri në themel. 

Si përfundim qyteti i ndarë i Mitrovicës është mbushë me ambicje dhe sherre të çdo lloji, jo pa fajin kryesor të pushtetit ndërkombëtar, që nuk është në nivelin e besuar të drejtësisë dhe demokracisë. 

Shkrimi iu kushtohet hronjëve: Mujë Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Daut Haradinit, që më 27 nëntor 1997 i treguan botës se Ushtra Çlirimtare e Kosovës do t` i dali zot popullit dhe Kosovës, sa herë që është nevoja. Koha e miteve ka mbauar. Ndërsa rrenave serbe nuk po u shkon më kungulli mbi ujë. UÇK i ndryshoi deveret historike dhe e filloi EPOKËN e NELUFTËS!  

Prishtinë, më 25.12.2022 

Barometri patriotik!

0

Florim Zeqa  

Përderisa niveli diplomatik matet me suksesin në fushën e politikës dhe diplomacisë, niveli patriotik matet me respektin dhe mirënjohjen e vlerave të individit nga shumica qytetarëve (mërgimtarëve) në një vend.

Populli barometri më i saktë

Më një fjalë, populli është barometri më i mirë patriotik për secilin dhe në çdo periudhë kohore. Që niveli i barometrit patriotik të jetë i kënaqshëm, secili veprimtar, aktivist apo poltikian duhet të respektojnë disa rregulla të pashkruara të KODIT patriotik siq janë; transparenca dhe llogaridhënja ndaj anëtarësisë, morali, sinqeriteti, besnikëria, dhe shumë vlera të tjera njerëzore dhe kombëtare.

Më një fjalë patriotizmi është dashuria ndaj atdheut, është forca shpirtërore e një kombi, ndërsa pseudopatriotizmi është hipokrizia apo mashtrimi i elektoratit (anëtarësisë) me fjalë të mëdha të mbështjellura më petkun patriotik!

Populli është barometër aktiv dhe i përhershëm. Edhe atëherë kur nuk flet, vlerëson saktë dhe drejt. Secili që nuk i respekton rregullat e pashkruara të kodit patriotik, barometri në fjalë, pra populli e ndëshkon qoftë përmes votës së lirë apo anashkalimit dhe harresës, si njreëz të pavlerë dhe panderë!

Populli i ngjet një fëmije të vogël, i cili edhe kur nuk flet e shprehë në forma të ndryshme dashurinë dhe mirënjohjen për atë që e donë dhe ledhaton, ushqen dhe mbronë nga të këqijat e ambientit që e rrethon.

Rënja e interesimit të qytetarëve (mërgimtarëve)

Sikurse që kemi rënje të interesimit të qytetarëve për votim të partive aktuale politike, kemi rënje enorme të anëtarësimit të mërgimtarëve nëpër shoqata. E gjithë kjo vjen si pasojë e mungesës së transparencës dhe llogaridhënjes së aspekteve financiare.

Për më tepër se kaq, kapja e partive politike në Kosovë dhe shoqatave në Diasporë nga grupet e interesit, i ka irrituar qytetarët (mërgimtarët). Mosmbajtja e zgjedhjeve të rregullta dhe moslëshimi i postit të kryetarit, i ka shndërruar partitë (shoqatat) në korporata fitimprurëse për kryetarët historik dhe sejmenët e tyre përreth.

Mirëpo, për fatin e mirë, kemi parti dhe shoqata që mbajnë kuvende të rregullta zgjedhore, të cilat reflektojnë suksese dhe mirëbesim të ndërsjellë, gjegjësisht me ngritje të anëtarësimit nga ana e qytetarëve (mërgimtarëve).

Aty ku mbahen zgjedhje të rregullta nëpër parti dhe shoqata sukseset flasin vet, gjithnjë ka ngritje të numrit të anëtarësisë dhe shtim të aktiviteteve, bashkë me këtë edhe rritje të numrit të nxënësve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Diasporë.

Kryetari historik

Kur e pyetën një kryetar historik të një shoqate, sa vite keni që jeni kryetarë?

Përgjigja ishte e shkurtër dhe e prerë, ka shumë vite, nuk e di!

Kur e pyetën sa anëtarë të rregulltë i keni?

Përgjigja përseri ishte e njëjtë, nuk e di!

Për më tepër se kaq, nuk e dinte as numrin e saktë të anëtarëve të kryesisë!

Në pyetjen, cilat janë shkaqet e rënjes së numrit të nxënësve nëpër shkollat shqipe, fajin ua hodhi prindërve të “painteresuar” për fëmijët e tyre!

Atij i bënte përshtypja vetëm shkronja “K”, e cila ngërthen në vete shumë emra të përveçëm dhe të përgjithshëm, por vetëm një i bënte përshtypje, ajo e kryetarit!

Andaj pandërprerë, e përseriste të njëjtin refrenin;

Unë jam kryetari,

unë jam kryetari,

unë jam kryetari!

Kryetarët historik fajtorin për shkaqet e rënjes së numrit të anëtarësisë duhet ta gjejnë tek vetja e tyre e jo ta hudhin tek të tjerët. Ngase aty ku ka largim të anëtarësisë, faji nuk është i atyre që ikin, por i atyre që i detyrojnë të largohen!

Në një shoqëri, kur të gjithë janë të verbër, njëri me një sy bëhet mbret!

Albin Kurti pret takim me KFOR-in pas Krishtlindjes, për të “sqaruar gjithçka” rreth veriut

0
Barrikadat ne Bernjak

Kur janë bërë 15 ditë qëkur rruga për në veri të Kosovës është e pakalueshme shkaku i barrikadave të vendosura nga serbët lokalë, kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur që për këtë çështje do ta ketë një takim me KFOR-in, pas Krishtlindjes. Takimi është paralajmëruar në kohën kur nga misioni i NATO-s në Kosovë është bërë e ditur se zgjidhja e tensioneve në veri duhet të kërkohet nëpërmjet dialogut.

                                   Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar takim me komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-i për ta sqaruar situatën me barrikadat e vendosura tash e 15 ditë në veriun e Kosovës. Pas Krishtlindjes, ka qenë afati që ka dhënë ai.Të shtunën në konferencë për media ka thënë se i ka dhënë mjaftueshëm kohë KFOR-it për veprim, teksa ka thënë se situata në veri nuk mund të tolerohet pafundësisht, tash kur janë bërë dy javë prej se rrugët në drejtim të pikave kufitare me Serbinë, në Bërnjak e Jarinjë, janë të bllokuara.

“Meqë sonte është Krishtlindja, ne duhet ta kemi shumë shpejt, pas Krishtlindjeve, një takim me komandantin e KFOR-it e në të cilin besoj se do të sqarojmë gjithçka. Por kjo s’mund të tolerohet pafundësisht. U bënë dy javë e s’mund të lejojmë që edhe javë e javë të kalojnë e të mos kemi lirinë e lëvizjes. Nga ai takim që e presim menjëherë pas Krishtlindjes besoj se do të sqarohet gjithçka e do të japim përgjigje”, ka thënë Kurti.

Kryeministri ka thënë se këto barrikada nuk janë civile duke lënë të kuptohet se ato janë të dirigjuara nga struktura ilegale e nga shtetit fqinj. Ka thënë se janë 11 barrikada në veri të lumit Ibër dhe po pengojnë lirinë e lëvizjes.
“KFOR-i gjithmonë është zotuar për ambient të qetë e të sigurt me vlerë kryesore lirinë e lëvizjes. Ka qenë vlera kryesore të cilën e ka afirmuar KFOR-i në këto 23 vjet e më shumë të pasluftës në Kosovë. Edhe ne i kemi dhënë kohë KFOR-it pikërisht për shkak se liria e lëvizjes është konsideruar vlera themelore në Kosovë nga pikëpamja e KFOR-it. E tash lirinë e lëvizjes nuk e kemi, sepse janë 11 barrikada, që siç e dini, s’janë civile, si të protestuesve francezë më 1968 në Paris, por janë të uniformuar, të armatosur e të pozicionuara asisoj që më shumë kanë të bëjnë për ta mbrojtur personin e uniformuar e armatosur që të shtinë mbi veturat që vijnë sesa të mos lejojnë tejkalimin e automjeteve në anën tjetër të barrikadës”, ka thënë Kurti.

Ky paralajmërim i Kurtit ka pasuar deklaratën e lëshuar një ditë më parë nga KFOR-i, në të cilën shprehet kërkesa që zgjidhja rreth situatës në veri të gjendet nëpërmjet dialogut.

“KFOR-i ka shtuar praninë dhe patrullimet gjatë muajve të fundit. Ne mbetemi vigjilentë dhe plotësisht të aftë për të përmbushur mandatin, sipas Rezolutës 1244 të vitit 1999, për të gjitha komunitetet në Kosovë. Zgjidhjet duhet të kërkohen nëpërmjet dialogut. Është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën”, ka deklaruar KFOR të premten.

Në Bashkimin Evropian nuk kanë bërë të ditur nëse lidhur me çështjen do të zhvillohet një rund i ri i negociatave në Bruksel.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një përgjigje për “Kosovapressin” ka shprehur angazhimin e vendeve të bllokut evropian për lehtësimin e situatës në veri.

“BE-ja, së bashku me partnerët e saj, vazhdon të angazhohet plotësisht në lehtësimin e deeskalimit të situatës në veri të Kosovës, në mënyrë që të sigurohet një mjedis i sigurt, i qetë, dhe liria e lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë. Përfaqësuesi i lartë, Borrell, ishte shumë i qartë javën e kaluar se barrikadat duhet të hiqen. Borrell dhe Lajçak janë në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë akterët dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë, pikërisht siç e ka përshkruar tashmë përfaqësuesi i lartë. Kur është fjala për takimet e radhës të dialogut, si gjithmonë, ne do të njoftojmë nëse ka dhe kur të jetë e përshtatshme”, ka thënë Stano.

Serbët lokalë kanë bllokuar rrugët duke thënë se veprimin e kanë bërë si protestë ndaj arrestimit të ish-policit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, si të dyshuar për sulm ndaj Policisë së Kosovës dhe Komisionit Qendror Zgjedhor.

Por shqetësimin rreth tensioneve në veri e ka shprehur edhe politikani gjerman e ish-emisari evropian për statusin e Kosovës, Wolfgang Ischinger.

“Thellësisht i shqetësuar për tensionet e vazhdueshme. Veprimi/roli vendimtar i BE-së urgjent. A është vënë në dijeni Serbia se nxitja e dhunës në shtetin fqinj, Kosovë, do ta bënte të pamundur vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE”, ka thënë Ischinger, të shtunën.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pati paralajmëruar se në rast se kjo forcë ndërkombëtare nuk vepron drejt heqjes së barrikadave, atëherë veprimi do të ndërmerret nga institucionet e Kosovës.

“Mënyra më e mirë është largimi i atyre që i kanë vendosur. I kemi të gjitha kapacitetet e nevojshme për largim të barrikadave. Presim sa më parë të veprohet nga KFOR-i. U bënë 13 ditë dhe situata vazhdon të jetë e njëjtë, apo mund të themi që është renduar. Po presim që sa më shpejt të largohen dhe nëse kjo nuk ndodh, ne kemi kapacitete për ta bërë vetë”, ishte shprehur Sveçla.

Të shtunën rreth largimit të barrikadave në veri ka folur edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq. Ajo ka thënë se nuk beson në një skenar në të cilin Policia e Kosovës do të largonte me forcë barrikadat në veri të Kosovës.

“Unë nuk besoj në një skenar të tillë. Ka kuptim të mjaftueshëm nga ana e aktorëve ndërkombëtarë, mbi të gjitha KFOR-it”, ka thënë Brnabiq.

Ajo vuri në dukje bashkëpunimin e mirë me KFOR-in, si dhe seriozitetin e treguar sepse siç ka thënë, ata janë ende duke e shqyrtuar kërkesën e Serbisë për kthimin e një pjese të forcave në Kosovë sipas Rezolutës 1244.

Prej 10 dhjetorit, rrugët që çojnë në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak kanë mbetur të bllokuara, për shkak të barrikadave të vendosura nga serbët e veriut.

Naim Tërnava me “Fatwa” kundër Akademik Mehmet Krajës: “Kush s’mund ti shoh xhamitë në Kosovë, le të ia mësyjë Beogradit…”

1

Në foto: Naim Tërnava në varrimin e nënës së Rexhep Taiyp Erdogan … Një afri e madhe e prijësit të komunitetit më të madh fetar të Kosovës, me kryeislamistin politik botëror …?! 

***

Nga xhamia e fshatit Revuq të Podujevës, myftiu Naim Tërnava i është kundërpërgjigjur kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, pasi në faqen zyrtare të AShAK’ut, ditë më parë, u publikua dokumenti “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.

Në këtë dokument të shkruar nga Mehmet Kraja është përmendur edhe feja islame dhe xhamitë e Kosovës, të cilat kanë bërë që të reagojë ashpër myftiu Tërnava.

“AShAK flet q’është një e keqe flet për fenë islame, dhe flet pa asnjë turp, flet me një injorancë të paparë, flet për dicka që nuk e njeh, nuk e dinë, nuk e ka sttudiuar, flet me raporte që nuk kanë të bëjnë me neve shqiptarëve muslimanë, dhe mundohet që përmes atij shkrimi të na degradojë, dhe të na qes fenë tonë kinse feja jonë ka qenë në shërbim të armiqeve tanë këtë mund ta thon vetëm kokat e prishura, njerëzit e prishur shpirtërisht, e moralisht ngase e vërteta është krejtësisht ndryshe”, tha myftiu Tërnava.

Po ashtu, për fund myftiu tha se “Kush s’mund ti shoh xhamitë në Kosovë, le të ia mësyjë Beogradit. Përndryshe na do të jemi këtu, do të ndërojmë xhami, shkolla, spitale edhe rrugë edhe prapë do të flijohemi nëse e lyp nevoja, sepse jemi në tokën tonë, s’ja kemi marrë askujt”.

Seksioni i Shkencave Sociale në AShAK, përmes një komunikate për media, njoftoi se autor i tekstit të botuar në faqen zyrtare të AShAK-ut është vetë Kraja dhe se nuk kishte autorizim për publikim.

Njoftim historik: Në liqenin e Ujmanit janë përmbytur 14 kisha dhe 2 manastire arbërore

0
Prishtinë, 23 dhjetor 2022
_______
Në kuadër të relacionëve Kosovë – Serbi, agjenda diplomatike Liqenin e Ujmanit e ka përkufizuar vetëm si çështje uji dhe energji elektrike ?!
 Por çështja e Liqenit të Ujmanit është më tepër se kaq!
Klubi Politik ,, Afrim Zhitia ” njofton se nën ujërat e liqenit ndodhen themelet 18 lokaliteteve arkeologjike ndër të cilat janë :
a ) 10 nekropole të Dardanisë antike
 b ) 14 kisha paleokristiane arbërore
 c ) 2 manastire të moqme arbërore
d ) 4 kështjella
e ) dhe mijëra varre arbërore
Prandaj regjimi politik i Beogradit e ka përmbytë me qellim për ta zhbërë e për të zhdukur gjurmët e civilizimit dardan dhe vazhdimësinë iliro – arbërore – shqipëtare në Kosovë.
Në të kundërten, sikur kjo të ishte trashëgimi arkeologjike serbe , atëherë kurrë nuk do ta lejonte Beogradi, as kisha ortodokse serbe që ta mbulonte uji.
Në baz të këtyre fakteve, Klubi Politik “Afrim Zhitia” i bënë thirrje institucionëve shtetërore : Kuvendit, Presidencës, Qeverisë si dhe Akademisë së Shkencave, Instituteve të Historisë dhe Albanologjisë, që pa humbur kohë Liqenin e Ujmanit ta shpallin zonë të rëndësisë së veqantë historike për Republikën e Kosovës.
Gjithashtu kërkojmë nga shetet e Kuintit që ta mbështesin këtë inisiativë të Klubit Politik ,,Afrim Zhitia”.
Kërkojmë edhe nga bashkësitë fetare, sidomos nga komuniteti i krishter shqiptar, që t’i bashkohet  inisiativës së Klubit Politik”Afrim Zhitia”.
Klubi Politik ,,Afrim Zhitia” vlerëson se bazeni arkeologjik nën ujërat e Liqenit të Ujmanit, është tapia e popullit shqiptarë për të drejtën historike, etnike, fetare dhe politike në Republikën e Kosovës.
Liqeni i Ujmanit është Atlantida e Kosovës
Klubi Politik ,,Afrim Zhitia”
Kryetari Ragip Shala    

Prishtinë 23 .12.2022

Kryeministri Kurti në pritjen e organizuar për Krishtlindje nga Ipeshkvia e Kosovës

0

Prishtinë, 24 dhjetor 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me ftesë nga Ipeshkiva e Kosovës, mori pjesë në pritjen e organizuar për Krishtlindje.

Forhåndsvisning av bilde

Në qendrën “BogdaniPolis” në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, Kryeministri Kurti i uroi ipeshkvit Dodë Gjergji dhe besimtarëve katolikë​ Krishtlindje të gëzuar.

Forhåndsvisning av bilde