Kreu Blog Faqe 1150

Kosova feston gëzuar Krishtlindjen

0
Foto: Shugurim në Katedralen “Nënë-Tereza”- Prishtinë- Marjan Cubi

-Meshë Solemne e Koncert në Katedralen Shën Nënë Tereza në Kryeqytetin e Kosovës – Prishtinë/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 24 Dhjetor 2022/  Kosova feston gëzuar Krishtlindjen 2022 me urimet edhe për 2023-tën e 24 vjetorit të Lirisë e të 15 vjetorit të Pavarësisë.

“Për shumë mot Krishtlindja dhe Vit të Ri në paqe dhe bekime!”, ka uruar në porosinë e tij  Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Imzot Dodë Gjergji. E udhëhequr nga Ipeshkvi në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës,  Mesha solemne e Krishtlindjes mbahet  nga mesnata në Katedralen Shën Nënë Tereza në Kryeqytetin e Kosovës, të shuguruar para pesë vitesh në 5 Shtator 2017, në njëvjetorin e shenjëtërimit të shenjtëreshës shqiptare.

Shumë solemne dhe madhështore ishte festa – shugurimi i Katedrales-Shenjtërores Shën Nënë Tereza në Prishtinë nga i Dërguari i Posaçëm i Papa Françeskut, Kardinali shqiptar Ernest Simoni – Troshani, e me pjesëmarrje edhe vatranësh nga SHBA, të cilët edhe u vlerësuan e falënderuan për kontributet. Madje, ishte edhe pjesë e celebrimit në meshën solemne të shugurimit Marjan Cubi, anëtar i Kryesise së Vatres, njëherësh  arkëtar si dhe kryetar i Komisionit për mbledhjen fondeve për ndërtimin e Katedrales, i cili kishte ardhë në Kosovë bashkë me bashkëshorten Dila.

Brenda Katedralës në meshën solemne të shugurimit nga vatranët e SHBA ishte edhe Zef Balaj,  anëtar i Kryesisë së Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, që kishte ardhë në Kosovë bashkë me bashkëshorten Lina, anëtari i Këshillit të Vatrës, Lek Përlleshi, me bashkëshorten Vera, anëtari i Komisionit për mbledhjen fondeve për ndërtimin e Katedrales, Fran Marku, si dhe Nue Balaj, nip i Zefit, Tomë Paloka që do e botonte së shpejti librin “Shqiptarët më të mirë në Amerikë që i njoha unë”…

Në Kosovë një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2017 ishte  shugurimi i Katedrales-Shenjtërores Shën Nënë Tereza në Prishtinë…

E për festën e Krishtlindjes 2022, para meshës solemne  të nisur në mesnatë në Katedralen Shën Nënë Tereza të kryeqytetit të Kosovës mbahet Koncerti i Krishtlindjes.

Nesër, në Ditën e Krishtlindjes, nga ora 11:00 mbahet Mesha në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë. Imzot Dodë Gjergji do të kremtojë meshën e Ditës së Krishtlindjes në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren, në orën 11:00.

.Në Kosovë, mesha  mbahen edhe në kishat tjera katolike, ndërsa tradicionlisht festimet për Krishtlindjen nisin në mëngjesin e 24 Dhjetorit  dhe vazhdojnë në mbrëmje nëpër familje me ritet e Buzmit bujar, një feste të lashtë iliro-shqiptare që ruhet ende në shumë vise të vendit.

Krishtlindja festohet nga qytetarë edhe të besimeve tjera të shtetit të Kosovës,  me vlerë tradicionale themeltare tolerancën dhe mirëkuptimin ndërfetar, të ndërtuar e të kultivuar ndër shekuj, të theksuar edhe në urimet e drejtuesve institucionalë, politikë e fetarë.

Krishtlindjet në Kosovë festohen tradicionalisht, e në vitin 1999 për herë të parë në liri dhe në vitin 2008 për herë të parë në pavarësi.

Krishtlindjet janë festë zyrtare e përcaktuar me Ligjin për festat zyrtare në Republikën e Kosovës miratuar në Kuvend në 21 Maj 2008 – vitin e shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurtin historik.

Dekretimi i  këtij ligji si dhe i 40 ligjeve tjera të  dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet e ditës së 15 Qershorit 2008 të hyrjes në fuqi të Kushtetutës, e cila është miratuar nga Kuvendi  para më shumë se 14 vitesh në 9 Prill, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“QATAR 2022” apo fundi i një epoke të emrave të mëdhenj të futbollit botëror ?!

0

Nga: Alketa Zejnullahu

Ngjarja më e madhe e futbollit konsiderohet Kupa e Botës e cila zhvillohet çdo katër vjet.

Ajo për dallim nga herët tjera këtë vit u zhvillua në prag të stinës së dimrit dhe në një vend krejt të papërvojë për organizimin e ngjarjeve kaq të rëndësishme sportive.

Në këtë ngjarje të madhe sportive konkurrojnë të gjitha vendet e globit. Gjithçka zhvillohet nën mbikëqyrjen e vendeve nikoqire dhe kompetencat e FIFA-s.

Kampionati i parë për Kupën e Botës në futboll u mbajt më 1930, ku në ndeshjen finale Uruguai në praninë e mbi 90 mijë shikueseve në stadiumin Montevideo e mund Argjentinën, 4-2,duke u kurorëzuar me titullin e më të mirit.

Kurse, katër vjet më vonë Kupa e më të mirit në botë do t’i takojë kombëtares italiane.

Ajo në Romë pas vazhdimeve të lojës shtesë në praninë e 45 mijë spektatorëve e mund 2-1 kombëtaren çeko-sllovake, të njohur si kombëtarja e Çekosllovakisë.

Italianët patën shënuar nëpërmjet Orsit dhe Schiavios, kurse çeko-sllovakët, nëpërmjet Puc.

Edhe më 1938 në ndeshjen finale të zhvilluar në Paris të Francës, italianët mposhtin Hungarinë me 4-2, dhe me plotë meritë për herë të dytë kthehen në Romë me Kupën e botës.

Në vitin 1950 organizimi i kësaj ngjarje të madhe të futbollit i besohet Brazilit. Me gjithë faktin që Brazili ishte nikoqir dhe skuadër e kompletuar të gjithë prisnin që trofeu i më të mirit të mbetej në këtë vend të Amerikës latine.

Pritjet ishin të arsyeshme sepse kombëtares braziliane për të qenë fituese e garave në takimin final i mjaftonte edhe rezultati baras.

Mirëpo, ëndrrën e  miliona brazilianëve e shuajnë futbollistët uruguaianë Schiaffino dhe Gigghia.

Me golat e tyre Uruguai e mund Brazilin 2-1, dhe e çon në sirtarët e tij për herë të dytë Kupën e botës.

Më 1954 në ndeshjen finale të zhvilluar në Bernë të Zvicrës, kombëtarja e Gjermanisë Federale e mund Hungarinë 3-2 dhe kështu për herë të parë fiton titullin e më të mirit në botë.

Në dy kampionatet e viteve 1958 dhe 1962 të mbajtura në Suedi gjegjësisht Kili, futbollistët brazilianë me demonstrim të lojërave të shkëlqyera nuk lejojnë befasi.

Ata në Stokholm mundin 5-2 Suedinë. Katër vite më vonë në stadiumin “Santiago” të Kilit nga Brazili në ndeshjen finale me rezultat 3-1 mposhten edhe çeko-sllovakët.

Brazilianët me talent të shumtë të futbollit fitues të Kupës së botës do të jenë edhe në vitet1970,1994 dhe 2002.Pas tyre pasojnë gjermanët dhe italianët. Ata fitues të kësaj Kupe janë nga katër herë.

Argjentina me fitimin e Kupës së sivjetme në “Qatar 2022” radhitet e treta. Me gjithsej tri Kupa të fituara.

Dy të ngjashme i ka fituar më 1930 dhe 1950 edhe fqinjë i tyre Uruguai. Këtë trofe të çmuar më 1998 dhe 2018 e sjell në Paris edhe Franca.

Ndërkaq, Anglia dhe Spanja ëndrrën e tyre të madhe për të qenë fitues të kësaj Kupe e realizojnë vetëm nga njëherë. Më 1966 anglezët në Londër pas lojës shtesë mundin me 4-2 kombëtaren e Gjermanisë Federale.

Spanjollët edhe pse me skuadra prestigjioze të futbollit për ta prekur këtë trofe të derdhur në ari duhet të presin deri në vitin 2010.

Ata në Botërorin e futbollit të organizuar në Afrikën e Jugut e mundin Holandën 1 me 0,dhe kështu për herë të parë Kupa e Botës në futboll shkon në Madrid.

Kuptohet që në të gjitha kampionatet e deritashme të futbollit kanë prezantuar futbollistë të shkëlqyer.

Mirëpo: adhuruesit e këtij sporti të popullarizuar do t’i kujtojnë gjatë lojtarët si: Edson Arantes Nascimento i njohur si Pele,  Diego Maradona,  Michel Platini, Bobby Charlton, Alfredo Di Stefano, Ferenc Puskas, Francisko Dos Santos Garrincha,  Ferreira da Silva- Eusebio, Johan Cruyff,  Franz Beckenbauer e shumë e shumë të tjerë.

Ne gjeneratave të reja për të qenë të joshur si djem ashtu dhe vajza pas futbollit na ka bërë loja e bukur e plotë atraksione e dy futbollistëve të mëdhenj  Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Ata përgjatë dy dekadave të gjithë adhuruesve të futbollit u kanë ofruar spektakël të vërtetë qoftë në ndeshjet me ekipet ku kanë luajtur qoftë me kombëtaret e tyre.

Të gjithë jemi dëshmitarë që në finalen e madhe të 18 dhjetorit 2022 që u zhvillua në Katar kombëtarja e Argjentinës mundi me ekzekutim të saktë të penalltive atë të Francës.

Ngaqë edhe minutat shtesë nuk e përcaktuan fituesin, pasi që Kylian Mbappe barazoi rezultatin në 3 me 3.

Mbase ky Kampionat Botëror do të jetë i fundit për disa nga yjet e futbollit, të cilët vite të tëra me lojën e tyre të bukur tërhoqën vëmendjen e të gjithëve sportdashësve në të katër anët e globit.

Lionel Messi, që me kombëtaren e Argjentinës debutoi në Botërorin e vitit 2006, tani është 35 vjeç dhe e ka të vështirë që si 39 vjeç të paraqitet prapë me petkun e Argjentinës në Botërorin e ardhshëm të futbollit.

Pavarësisht të ardhmes Messi do të mbetet një nga yjet e futbollit argjentinas dhe botëror.

Ai në këtë ngjarje të madhe sportive që u karakterizua me plot befasi dhe të papritura për kombëtaren e tij ka shënuar gjithsej 7 gola.

Në anën tjetër ai ka fituar shtatë herë edhe Topin e Artë (Ballon d’Or) gjë të cilën ende nuk e kanë arritur të tjerët.

Messi, aktualisht është lojtar i Paris Saint-German të Francës. Ai në këtë skuadër që ka tubuar emra të njohur të futbollit botëror kaloi më 2021, nga FC Barcelona, tek e cila pati debutuar si 17 vjeçar.

Cristiano Ronaldo, tre vjet më i moshuar se konkurrenti i tij Lionel Messi me kombëtaren e Portugalisë u paraqit në botërorin e vitit 2006, Ai fanellën e vendit të tij në kampionatet botërore e ka veshur hiç më pak 20 herë dhe ka shënuar 8 gola.

Prandaj, Ronaldo dhe Messi, padyshim llogariten si dy yje të dekadave të fundit në historinë e futbollit.

Po ashtu edhe Ronaldo është fitues për të pestën herë i Topit të Artë. Ai karrierën e ka nisur në Sporting Clube de Portugal, për të vazhduar më pastaj si 18 vjeçar tek Manchester United, skuadër me shumë famë në Angli dhe arenat ndërkombëtare.

Real Madrid dhe Juventus i Torinos ishin dy ekipe të tjera të Ronaldos, me të cilat mbërriti majat e suksesit. Falë Ronaldos edhe kombëtarja e Portugalisë u bë rrezik serioz për të gjitha kombëtaret që e konsideronin veten si të pamposhtura.

Meqenëse ai u rikthye vitin e kaluar në Manchester United, po vërehet qartë që këtë skuadër e ka për zemër. Përkundër moshës Ronaldo nuk mendon të dorëzohet. Ai planifikon që përsëri të ndërrojë ekip.

Se cila do të jetë skuadra ku ai do ta përfundojë karrierën prej futbollisti që kurrë s’do të harrohet ende nuk dihet.

Neymar një tjetër futbollist i njohur që luan si sulmues në kombëtaren e Brazilit, sivjet i ka mbushur 30 vjet. Ai në kampionatet botërore të futbollit debuton më 2014.

Neymar që shquhet për precizitet në pasim të topit është edhe golashënues mjaft efikas.

Ai në kampionate botërore i ka 13 paraqitje dhe 8 gola të shënuara. Para fillimit të këtij botërori ka deklaruar se ndoshta kjo do të jetë edhe paraqitja e tij e fundit me fanellën e Brazilit.

Neymar përkundër paralajmërimeve për t’i dhënë fund karrierës ende është lojtar aktiv i PSG-,të Francës.

Robert Levandovski po ashtu një futbollistë i rryer dhe i aftë për të shënuar nga çdo pozitë me kombëtaren e Polonisë, ka debutuar më 2018, dhe ka shënuar dy gola.

Levandovski 34 vjeç tani është lojtar i repartit sulmues të FC Barcelona të Spanjës.

Luis Suarez, 35 vjeç është një nga sulmuesit më të mirë të futbollit modern dhe është golashënuesi kryesor i Uruguait, në dy dekadat e të fundit.

Botërori i vitit 2010 ishte i pari për të. Ai zhvilloi 16 ndeshje dhe në këtë garë shënoi shtatë gola. Suarez tani është lojtar i Club Nacional.

Edinson Cavani në Kampionatin Botëror debutoi në të njëjtin vit me Suarezin. Me kombëtaren e Uruguait në këtë garë zhvilloi 17 ndeshje dhe shënoi pesë gola. Cavani edhe pse 35 vjeçar me mjaft sukses po luan në Valencia të Spanjës.

Luka Modriç lojtari më i mirë i kombëtares së Kroacisë dhe fitues i Topit të Artë, më 2018, në kampionatet botërore të futbollit është paraqitur 18 herë dhe ka shënuar dy gola.

Modriç moshatar me bashkëlojtarin e tij të dikurshëm Cristiano Ronaldo,dy herë radhas e çon vendin e tij në gjysmëfinale.

Kombëtarja kroate në “Qatar 2022” nga vazhdimi i mëtejmë i garave e eliminon edhe Brazilin e njohur, pasi që në ekzekutimin e penalltive tregohet e pagabueshme.

Portieri i Gjermanisë, Manuel Neuer, filloi ta mbrojë portën gjermane në kampionatin botëror të vitit 2010. Ai si debutues në mes shtyllave të Gjermanisë do t’i zhvillojë edhe 19 ndeshje në kuadër të Botërorit.

Neuer 36 vjeç për momentin është pjesë e klubit Gjerman, Bayern Munich. Në portën e Gjermanisë, Neuer, paraqitet pa i mbushur ende 24 vjet. Falë mbrojtjeve të tij bravuroze Gjermania, më 2014 stoliset me Kupën e botës.

Thomas Muller po ashtu një lojtar tjetër i Gjermanisë, do ta trasojë rrugën e babai të tij Gerd Muller,i cili në vitet e 70-ta, shkëlqen si qendërsulmues i Gjermanisë.

Muller junior botërorin e parë me Gjermaninë e zhvilloi më 2010. Ai, sot 33 vjeç realizoi 10 gola në 18 ndeshje të kampionateve botërore.

Thomas Muller si sulmues i spikatur dhe me përvojë bart tash sa vjet shiritin e kapitenit në ekipin e Bayern Munich.

Dani Alves 39 vjeç që me të drejt mund të quhet edhe veteran i kombëtares braziliane në kampionatet botërore të futbollit, petkun e vendit të tij e vesh 11 herë.

Atij përzgjedhësit e Brazilit ia besuan edhe shiritin e kapitenit. Me gjithë përpjekjet e pareshtura për të shënuar Alves mbeti jashtë listës së golashënuesve.

Alves aktualisht luan për ekipin Club Universidad Nacional, ku mendohet se edhe do ta mbyll karrierën.

Thiago Silva po ashtu futbollist i Brazilit i ka 15 paraqitje në kampionatet botërore dhe dy gola të shënuara. Silva është pjesë e klubit anglez, Chelsea, ku përveç përkrahjes së trajnerit gëzon edhe simpatinë e mijëra e mijëra shikuesve të kësaj skuadre angleze.

Eden Hazard e fillon rrugëtimin me kombëtaren e Belgjikës në botërorin e vitit 2010.

Në një ngjarje si kjo Hazard prezantoi 14 herë dhe shënoi tri gola. Hazard 31 vjeç mbron ngjyrat e Real Madridit.

Hugo Lloris portier perspektiv me kombëtaren e Francës për herë të parë do të shfaqet në Kampionatin botëror të vitit 2010.

Ai dhe bashkëlojtarët e tij pas tetë vjetëve për herë të dytë do ta bëjnë Francën fituese të Kupës së Botës.

Lloris përherë në formë të kënaqshme në gara të ngjashme si këto nga përzgjedhësit e kombëtares së Francës ftohet edhe 18 herë të tjera.

Ai si 35 vjeç ende po tregon formë të shkëlqyer, ku me shumë sukses që nga viti 2012, po e ruan portën e FC.Tottenham Hotspur.

Olivier Giroud qendërsulmues i Francës paraqitjen e parë në Kampionat Botëror e bën më 2014.

Ai i aktivizuar në 17 ndeshje ka shënuar 5 gola. Gëzimin dhe shijen e këtij trofeu të vlefshëm e ndjeu kur vendi i tij Franca , më 2018 doli fituese e garave.

Giroud që po i ofrohet pensionimit nga futbolli është pjesë e ekipit italian, AC Milan.

Sergio Busquets, futbollist i Spanjës e njëkohësisht edhe kapiten i saj në kampionate botërore debuton më 2010.

Siç po shihet ai ishte me fat sepse kombëtarja spanjolle rrëmben për herë të parë Kupën e Botës në garat e zhvilluara në Afrikën e Jugut.

Busquets 34 vjeç që nga viti 2008 është pjesë e ekipit katalonas, FC Barcelona.

Atij bashkëlojtarët dhe stafi udhëheqës i këtij Klubi ia kanë besuar edhe shiritin e kapitenit.

Botërori 2010, nxjerr në pah edhe talentin e jashtëzakonshëm të argjentinasit Angel Di Maria.

Ai sot 34 vjeç me fanellën e Argjentinës u paraqit në18 ndeshje. Gjatë afatit kalimtar të verës që e lamë pas Angel Di Maria u bë pjesë e Juventusit të Italisë.

Pepe i Portugalisë po ashtu ka një përvojë të gjatë në këtë kombëtare. Fillimet e tij në Botëror datojnë që nga viti 2010.

Pepe 39 vjeç është pjesë e ekipit të Portos. Mbase së shpejti do të ndahet nga futbolli për ta ushtruar profesionin e trajnerit në ndonjë klub futbollistik.

Gjatë kësaj analize shënuam data dhe dhamë moshën e disa futbollistëve si paralajmërim që ky Kampionat Botëror mund të jetë edhe i fundit për ta.

Sidoqoftë të gjithë futbollistët e përmendur me lojën e tyre të bukur ndër vite kënaqën miliona adhurues. Andaj, patjetër emrat e tyre do të jenë pjesë e historisë së futbollit evropian dhe atij botëror.

Falë lojës së tyre të shkëlqyer sy e vesh i drejtuam kah ekranet televizive edhe fushat e futbollit.

Me çfarë u relaksuam për pak çaste nga stresi dhe ankthi që e sjell jeta. Nëpërmjet futbollit shuhen hasmëritë kaq të theksuara dhe pandonjë arsye dhe ndërtohen miqësitë gjithandej rruzullit tokësor.

Kampionati i sivjetmë do të vlerësohej pa eksese sikur atij të mos t’ i qite hije të zezë Serbia.

Ajo në pamundësi për ta harruar urrejtjen ndaj shqiptarëve kudo që i jepet rasti ndaj tyre tregohet agresive dhe e dhunshme.

Plejadën e futbollistëve të përmendur dhe të cilësuar si yje shpresojmë që do të zëvendësojnë lojtarët e rinj si: Kylian Mbappe, Pedro Gonzales Lopez i quajtur shkurtas Pedri, Pablo Martin Paez-Gavira i njohur më tepër si Gavi dhe Jude Bellingham.

Futbolli e mbron shëndetin dhe rifreskon mendjen. Prandaj të gjithë të rinjtë energjitë negative duhet t’i lirojnë duke u marrë me këtë sport, nga më të popullarizuarit në botë.

Bashkëpunimi i policisë me profesionistët  e shëndetit mendor, çelës i parandalimit të   shumë sjelljeve negative në shoqëri! 

0

Shkruan: Lule Alidema, Psikologe Klinike , Prishtinë

Me gjithë respektin që kam për Policinë e Kosovës, sot nuk dua t’i duartrokas. E kuptoj mirë se sa punë të vështirë e me përgjegjësi kanë, deri aty ku me raste bën fjalë dhe për jetën e tyre, mirëpo arsyeja se pse nuk dua t’i duartrokas është sepse dyshoj që nga një aspekt intervenimi po mungon qasja e drejtë. 

Të kemi parasysh se, asnjë problem e asnjë parregullsi nuk ndodhë me mendje të qetë, apo edhe të shëndoshë, mbase edhe mund ta ka një arsye ajo sjellje, madje deri edhe te shkelja e rregullave të komunikacionit që e konsideroj si parregullsinë më të thjeshtë të mundur në vend. Gjithmonë pas çdo lloji sjellje ka një arsye, dhe se asnjë problem nuk ndodhë aty për aty. Po, ndodhë kur ndodhi atëherë veçse doli në sipërfaqe. 

Jam e sigurt se secili njeri njeh familjarin e vet, dhe secili e njeh se sa dhe çka ndjenë, sa dhe si arrin t’i menaxhoi situatat, në këtë rast them, ato konfliktuoze. 

Prandaj, asnjëherë nuk duhet neglizhuar në rast se sjellja frustruese e familjarëve del jashtë kontrollit deri aty ku bëhet krizë emocionale e pakontrolluar. Pavarësisht se nuk kam kurrfarë interesi, e as nuk jam ajo që dua ta ndryshoj asnjë rregullore ligji në veprim, por ndjej obligim moral, profesional, qytetar, familjar, shoqëror që me vetiniciativë t’a them atë që mendoj që nuk është në rregull në lidhje me zgjidhjen e parregullsive në vend dhe që mund të ndryshohet në dobi të: fillimisht të individëve që shkaktojnë problemin, familjarëve, policisë dhe mbarë shoqërisë në vend. 

Kuptohet se parregullsi, probleme, kishte, ka dhe do të ketë gjithmonë mes njerëzve. Mirëpo, intervenimi i drejtë mendoj që mund t’i minimizoi rastet e formave të ndryshme të problemeve.  

Mendoj që, parandalim i problemeve nuk është vetëm dënimi, sepse dënimi ndodhë pas veprimit, andaj shumë më e arsyeshme është të veprohet para se të dënohet. 

Sipas mendimit tim duhet filluar me identifikimin, zbulimin e arsyes se pse po ndodhë sjellja ndryshe (problemi), dmth trajtimi apo shërimi i personave që paraqesin problem në familje dhe shoqëri. Meqë, çdo ditë po kemi parregullsi, probleme deri në ato më fatalet, mendoj që është koha kur duhet filluar ndryshe nga që ishte me veprimet e deritanishme, nëse nuk funksionuan mjaftueshëm apo fare deri sot, e që me këtë lloj strategjie të formave parandaluese e ndihmuese duket se problemet po vazhdojnë e po rriten në shoqëri. 

Nëse ndalemi dhe analizojmë për arsye e faktorë shkaktues, bindshëm them se janë plotë arsye e faktorë ndikues se pse sot po ndodhin e rriten tutje rastet me karakter negativ, mirëpo dyshoj se është tepër vonë të ndalemi për t’i analizuar arsyet e faktorët shkaktues të deritanishëm që i përbëjnë pasojat e parregullsive të së sotmes. 

Në vazhdimësi po i përcjellë nëpërmjet e informimit, takimet, aktivitetet e shumta që po mbahen (me pjesëmarrje të policisë) me qëllim parandalimi dhe informimi të opinionit në lidhje me masat parandaluese të problemeve, gjë që i falënderoj për çdo përpjekje të tyre në mbarëvajtjen e rendit dhe parandalimit të problemeve në shoqëri. Por, mendoj se sikurse puna e tyre (policisë) në përditshmëri apo në çdo rast, po ashtu sikurse edhe këto takimet, aktivitetet, diskutimet e mbajtura, të jenë gjithmonë në bashkëpunim edhe me profesionist të shëndetit mendor si: psikiatër dhe psikolog. 

Madje, mendoj se brenda policisë duhet të ketë të punësuar thuajse po aq sa policë, aq edhe psikiatër e psikolog. Me një fjalë po dyshoj se mungon ky bashkëpunim që do të duhej të ishte i pandashëm dhe si pikë kyçe parandaluese dhe stopimi i shumë problemeve në shoqëri. 

Numëroj dhjetëra raste (raste që nga mospërfillja e drejtë e policisë që u drejtuan te psikologu për ndihmë (unë), gjë që psikologu në të tilla raste, as nuk ka kompetencë e as fuqi ndikimi për ndihmë) kur familjarët drejtohen te organet e rendit, siç ata (policia) më mirë mund ta dijnë kur nëna, babai, motra, vëllai paraqet rastin në polici me arsyen që familjari i tyre po paraqet sjellje ndryshe (jonormale), dhe përderisa vet familjari po e paraqet rastin, atëherë brenda këtyre rasteve bëhet fjalë për problem serioz, problem që diçka nuk është aspak në rregull ose me mendjen e personit (problem mendor) ose është i ndikuar nga substancat e ndryshme, me një fjalë është jashtë vetes. 

Dmth, në të tilla raste ka diçka që kërkon urgjencë, kërkon hetime më të thella se sa ajo që shihet nga vizita e ekipit policor në shtëpi apo kudo që ftohen për probleme. 

Nuk mjafton vizita e policisë vetëm sa të dërgohet ekipi i policisë ta shoh se çfarë po ndodhë dhe të vlerësoj për fakte e argumente të dukshme nga momenti, sepse janë disa çrregullime mendore që janë vështirë të identifikueshme apo vështirë dallueshme edhe nga profesionistët e shëndetit mendor psikolog e psikiatër e assesi nuk ka as të paktën mundësi polici ti njoh. Psh, një ndër çrregullimet mendore të tilla është psikopatia, çrregullim mendor ky që edhe profesionistët e fushës mendore e kanë të vështirë identifikimin, diagnostikimin e tyre. 

Psikopatët mund të paraqesin sjellje normale në përditshmëri e aq më normale kur vëzhgohen, janë aktor, modifikues, manipulues, gënjeshtarë deri aty saqë krijojnë bindje se ata janë njerëzit më të dashur, të parrezikshëm, joproblematikë etj, por në të kundërtën në mendjen e tyre është e instaluar ideja e të bërit keq, keqveprimeve sepse pikërisht nga këto ide ata përmbushen emocionalisht dhe ndjejnë kënaqësi. 

Nuk do të thotë se ata nuk janë njerëz të mirë, nuk janë të arrirë, nuk kanë momente të sjelljeve normale porse natyra e tyre në brendësinë e tyre e ka mungesën e ndjesisë së dhembshurisë, vlerësimit të pasojave që veprimi i tyre mund ti shkaktoj. Me një fjalë përmbushja e egos së tyre bëhet në këtë formë. Psikopati është lehtë i ndikueshëm dhe lehtë veprueshëm deri te veprimet më fatale. Mjafton për ata një moment acarimi, mospërshtatje, pakënaqësi, mosrealizim qëllimi, etj, sa ata të kalojnë në zonën e çrregullimit të tyre dhe në të tilla momente ata veprojnë deri në veprime më fatale si vrasje. 

Çka dua të them se, psikopatët dijnë të janë aq manipulues saqë pa asnjë dyshim them se mund ta bindin policin se ata janë shumë në rregull, mbase ata në momentin e bindjes së palës tjetër ndryshe ngaqë janë përjetojnë kënaqësi. Ata manipulojnë në vazhdimësi me intrigat e tyre si në familje e rrethin ku jetojnë edhe në sjelljet më të thjeshta, sepse strategjia e manipulimit është lloji i jetesës së tyre. Andaj, me këtë shkrim timin desha tu sqaroj organeve të rendit në vend që: po që se pranoni çfarëdo ankese nga familjarët për familjarin e tyre duhet merren parasysh me seriozitetin më të madh të mundshëm. Nuk ka familjarë që e paraqet anëtarin e familjes në polici pa një arsye të fortë. 

Jam e sigurt se paraqitja në polici e familjarit është preventiva e fundit që ai po bën ta ndihmoj familjarin e vet, dhe se nuk i mbeti rrugë tjetër se sa tu drejtohet organeve të rendit. 

Nuk është fare e lehtë të bëhet kjo ankesë, mirëpo prapë kjo shihet ndihma apo mundësia e fundit për tu marrë me problemin që familjari e ka. 

Nuk do të ishte zgjidhje e drejtë ti thuhet nga policia, psh kur një nënë kërkon ti ndihmohet në rastin e djalit të saj adoleshent që: bëni çfarë të doni me të, trajtojeni ju vet, bëjani analizat vet (dyshime për përdorim të narkotikëve), apo kur familjari tjetër ju thërret (policinë) se kanë shqetësime nga familjari, e policia ta dërgoj ekipin në shtëpi dhe ta shoh se çfarë po ndodhë dhe meqë nuk ka argumente e fakte kthehen sikur gjithçka është në rregull. Jo, kjo nuk mjafton e as nuk është masë parandaluese e aspak ndihmuese por është zvarritje dhe thellim i problemit. 

Këto raste dhe ankesat e tilla duhet të merren shumë seriozisht nga organet kompetente, madje personat problematik të dërgohen në shtëpi korrektuese (korrigjuese) dhe tu vëzhgohet sjellja nga psikiatri e psikologu më së paku në afat një muaj. Të vlerësohen, testohen deri në dyshimin e fundit për çrregullime mendore. 

Po që se nuk përdoret kjo formë intervenimi, atëherë dyshoj se nuk parandalohet as ndryshohet asgjë. 

Krishtlindja – histori, mrekulli dhe dashuri 

0

Don Lush Gjergji, Prishtinë 

Historia e njerëzimit ndahet në dy pjesë themelore: para dhe pas Krishtit. Pyetja kryesore është kjo: çka ka ndryshuar me lindjen, ardhjen, mishërimin e Jezu Krishtit prej Virgjërës Mari në shpellën e Betlehemit? Shumë, gjithçka, pasi Zoti dhe Njeriu nuk janë më të largët, të panjohur, armiq, por afër – bashkë, sepse Ai erdhi për ta ndërruar, përmirësuar, pajtuar njeriun me Zotin, të afërmin, vetveten. Më  njeriu nuk është më vetëm njeri, por edhe më shumë, Vëlla apo Motër, në Krishtin parafytyrim i vetë Zotit, pasi Ai është identifikuar me çdo njeri.

Më nuk ka njerëz të privilegjuar, sundimtarë, dhe njerëz të nënshtruar dhe robëruar, gjësend, objekt, që mund të shiten dhe të blihen.  

“Nuk ka hebrenj – grekë! Nuk ka më skllav – i lirë! Nuk ka më mashkull – femër! Të gjithë ju jeni NJË në Krishtin Jezus!” (Gal 3, 28), bij apo bija të Zotit, të lirë, përgjegjës për vetveten, njëri-tjetrin, të frymëzuar dhe të motivuar nga e Vërteta dhe Dashuria.  

Mirëpo historia fatkeqësisht përsëritet. “Në bujtinë nuk pati vend për ta” (Lk 2, 7, flitet për Marinë shtatzënë dhe  për Jozefin në Betlehem. Edhe sot shumë njerëz janë të mbyllur, të ngujuar dhe të robëruar prej materializmit, konsumizmit, hedonizmit, relativizmit dhe ateizmit praktik, kështu që në jetën, zemrën, ndërgjegjen e tyre, nuk ka vend për Zotin – Dashuri dhe për Vëllain apo Motrën – Njeri, si do të thoshte Shën Nëna Tereze. 

“Në atë vend ishin disa barinj, të cilët e kalonin natën përjashta, për të ruajtur grigjën e vet” (Lk 2, 8), kategoria e parë, e thjesht, e varfër, që njihet me këtë risi të madhe, lindjen e Jezu Krishtit. Ata rrinë të zgjuar, domethënë i kanë sytë, veshët, mendjen dhe zemrën e hapur për t’i njohur dhe plotësuar nevojat e grigjës, kërkesat e tjerëve. Shumë njerëz edhe sot janë në gjumë, në kllapi, në komë,  të egoizmit dhe indiferentizmit, të robëruar nga lakmia, suksesi, pasurimi, nami dhe fama, në “kurriz” të tjerëve.  

Barinjët thanë: “Ejani të shkojmë, pra,  deri në Betlehem, e të shohim çka ndodhi – ngjarjen që na e kumtoi Zoti” (Lk 2, 15). Vëllazërisht dhe bashkarisht jemi në udhëtim kah Betlehemi – amshimi, në bashkëndarje të jetës dhe punës me njëri-tjetrin. 

“U treguan çka u tha engjëlli për Foshnjën” (Lk 2, 17), pra, janë bartës, shpallës, lajmëtar dhe dëshmitarë të Ungjillit, Lajmit të Mirë për të tjerët, për të gjithë njerëzit e mendjes dhe zemrës së mirë dhe të hapur për risi. 

“Maria i mbante  mend me kujdes të gjitha këto ngjarje dhe i shoshiste në zemrën e vet” (Lk 2, 19). Ne sot rrezikojmë ta harrojmë historinë, të kaluarën, t’i harrojmë gjerat e bukura dhe të mrekullueshme, ndërsa t’ i mbajmë në mend dhe në zemër vetëm gjërat e këqija dhe negative. Na udhëheq urrejtja, jo e vërteta, dashuria dhe falja. 

 Ja si e përjeton dhe i këndon Nëna jonë Tereze Krishtlindjes: 

Çdo herë është Krishtlindje 

kur i buzëqeshësh vëllait 

dhe atë e mbanë përdore. 

Çdo herë është Krishtlindje 

kur je në heshtje 

për ta dëgjuar tjetrin. 

Çdo herë është Krishtlindje 

kur nuk i pranonin parimet 

që helmojnë të ndrydhurit 

në anësimet e shoqërisë. 

Çdo herë është Krishtlindje 

kur shpreson në të dëshpëruarit 

në varfëri fizike dhe shpirtërore. 

Çdo herë është Krishtlindje 

kur pranon me përvujtëri 

kufizimet dhe dobësitë tua. 

Çdo herë është Krishtlindje 

kur ia mundëson Zotit 

për të rilindur ne ty dhe për t’ua dhuruar tjerëve. 

                                    Shën Nëna Tereze Bojaxhiu 

Shkup, 23 dhjetor 2022   –  Don Lush GJERGJI 

 

Aktuale – Faqe 4 – ITSH

Pritja solemne për Krishtlindje në Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup (ITSHKSH) 

Kan komme 40 cm

Dhjetë pyetje të Shkëlzen Gashit për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës

0

Shkëlzen Gashi, Prishtinë

1. Pse gati të gjitha publikimet i keni të autorëve shqiptarë e në gjuhën shqipe e gati asnjë publikim në gjuhën angleze?

2. Pse qe dhjetë vjet, ndonëse i keni marrë gati 12 milionë € nga buxheti i Kosovës – shtetit më të varfër në Europë – i keni finalizuar vetëm dy projekte të mëdha: Monografinë «Kosova – vështrim monografik» dhe «Fjalorin Enciklopedik të Kosovës»?

3. Pse të gjitha projektet i keni projekte kombëtare, e për dallim nga akademitë përreth, nuk e keni asnjë projekt ndërkombëtar?

4. Pse prej rreth 12 milionë € që keni marrë nga Buxheti i Kosovës, rreth 2/3 e këtij buxheti i keni çuar në paga dhe mëditje?

5. Pse honorari – për anëtarin e rregullt 1.429.54 €, e për anëtarin korrespodent 1.283.34 € – është trefish më shumë sesa i kolegëve tuaj nga vendet përreth, ndonëse Kosova është ndjeshëm më e varfër sesa vendet përreth?

6. Pse gati 90% e anëtarëve të rregullt të AShAK-ut nuk kanë pasë punime të publikuara në revista akademike ndërkombëtare, ndërkaq angazhime nëpër parti politike kanë pasë më shumë se gjysma e anëtarëve të rregullt të këtij institucioni?

7. Pse keni pranuar të udhëhiqeni nga një person i dënuar nga gjykata me 18 muaj burgim me kusht për shpërdorim të detyrës zyrtare?

8. Pse i pranoni në radhët tuaja të paktën tre plagjiatorë – Nexhat Daci, Sabri Hamiti e Arsim Morina – të akuzuar publikisht nga Musa Limani, nga Sali Bytyçi, e nga Talat Gjinolli, me dëshmi të forta, se veprat e tyre janë plagjiaturë?

9. Pse faqen zyrtare në internet e keni jofunksionale, të papërditësuar, dhe, mbi të gjitha, vetëm në gjuhën shqipe, e pothuajse asgjë në gjuhën angleze?

10. Pse prej 13 qëllimeve që ua përcakton ligji, ju e keni realizuar vetëm njërin: përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve të punës të anëtarëve të Akademisë?

Dëshmi e mbijetesës dhe trashëgimisë kulturore

0

Nail Draga, Ulqin

  • Xhelal Muja, “Ublat- trashëgimi kulturore dhe jetike në Krajë”, Art Club, Ulqin, 2021 

Ndonëse me herët për krahinën e Krajës, përkatësisht Krajën e Shkodrës është shkruar në mënyrë fragmentare nga autor të ndryshëm, nga miratimi i pluralizmit ne këtë aspekt janë botuar studime e botime të veçanta me vlera shumëdimensionale.  

Cekim me këtë rast botimin e librit Kraja me veçantitë shestanase në rrjedhën e shekujve (Kumtesat e Konferencës shkencore, Ulqin 7-8 tetor 2011), botuar në vitin 2013, me qasje shumëdimensionale si i vetmi i tillë deri më tash. Ndërsa me studime apo botime të veçanta janë paraqitur edhe  Z.Jankaj, I.Doda, H.Koliqi, A.Gjeçbritaj, H.Muja, H.Alaj, N.Draga etj., duke ofruar të dhëna me interes nga profili i tyre krijues. 

Autorëve të tillë iu bashkangjitet Xhelal Muja, i cili ditë më parë opinionit i prezantohet me librin  “Ublat – trashëgimi kulturore dhe jetike në Krajë”, duke qenë botim i veçantë i trashëgimisë kulturore në hapësirën etnogjeografike mbarëkombëtare. 

I lindur dhe rritur në Krajë, autori nuk ka qenë indiferent  ndaj trashëgimisë kulturore të kësaj krahine etnografike, por është angazhuar me pasion duke mbledhur  të dhëna me interes për ublat, që janë simbol jetik i këtij mjedisi. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse ata janë identiteti i kulturës materiale të shqiptarëve  në Krajë, të cilat kanë nxitur kureshtjen e studiuesve të ndryshëm. 

Dukuri e terreneve karstike 

Dihet se ublat janë të pranishme në terrenet karstike, si të vetmet objekte për të siguruar ujin për popullsinë vendore. Pikërisht në sajë të ndërtimit të tyre personat përkatës kanë treguar mjeshtri në artin e ndërtimit, duke dëshmuar  se në këtë krahinë etnografike  jeta është e hershme e cila ka pasur vazhdimësi deri në ditët tona. Në lidhje me këtë çështje autori ka hulumtuar në terren duke ofruar të dhëna për 397 ubla, duke dëshmuar se Kraja në këtë aspekt  paraqet mjedis të veçantë në tërë hapësirën etnogjeografike shqiptare. 

Libri është i ndarë në dy pjesë: ku në pjesën e parë  ofron të dhëna historike e gjeografike për Krajën dhe vendbanimet e saj, nga Shiroka e deri në Selcë, ndërsa në pjesën e dytë në detaje ofrohen të dhënat për ublat në Krajë sipas vendbanimeve,ku përveç koordinatave të tyre ofrohen edhe fotografitë përkatëse,  duke qenë dëshmi autentike në ketë mjedis.  

Ublat, pjesë e identitetit socio-kulturor 

Në rrethana të reja  shoqërore ublat kanë humbur rolin e tyre,  por ata janë pjesë e identitetit social e kulturor të popullsisë së Krajës. Ublat duhet trajtuar ne kontekstin të raportëve shoqërore me qasje shumëdimensionale, sepse ata kanë qenë vend i takimeve, ngjarjeve të ndryshme por edhe të njohjeve të te rinjëve. Dhe nuk ka pasur mundësi të jetë ndryshe sepse ata ishin simbol i jetës në këtë krahinë etnografike. 

Libri ka si mision për të informuar  lexuesit e pasionuar por në mënyrë të  veçantë  brezat e ardhshëm  të njihen me një pjesë të historisë  dhe mënyrën e të jetuarit  të paraardhësëve të tyre, sepse duke njohur të kaluarën me drejtë vlersohet e tashmja dhe planifikohet e ardhmja.  

U PËRURUA LIBRI “UBLAT – TRASHËGIMI KULTURORE DHE JETIKE NË KRAJË” I  AUTORIT XHELAL MUJA

Iniciativë për në UNESCO 

Andaj duke marrë parassh vlerat  e tyre për jetën dhe mbijetesën e popullsisë në Krajë, mendoj se duhet të inicohet nisma qe disa prej tyre të mbrohen nga UNESCO-ja, si monumente të kultures materiale.  

Në këtë aspekt mendoj për ublat në Ostros të Madh, Brisk Posht dhe Ljare, andaj për këtë ide duhet përgatitur kërkesa dhe të drejtohet në adresen e duhur  sa ma parë,  sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët. 

Përfundimisht autori në sajë të pasionit dhe  angazhimit në terren ia ka arritur qellimit duke i ofruar opinionit një botim me vlerë  nga trashegimia kulturore dhe antropologjia sociale. 

Leksikon i trashëgimisë etnokulturore 

Nuk ka dielmë se më këtë botim autori ka kryer një obligim moral në nderim të gjithë atyre qe realizuan këto vepra jetësore për popullsinë e Krajës  duke mbetur monumente të trashëgimisë etnokulturore shqiptare. 

Andaj si i tillë ky botim, që lirisht mund të quhet leksikon i trashëgimisë kulturore është i mirë se ardhur  në mënyrë të veçantë   për kranjanët të lindur këtu, por edhe  për ata të cilët janë me origjinë nga Kraja, si dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të njihen me mbijetesën e popullsisë së Krajës nga kohërat me të hershme e deri në ditët tona. 

Nail  Draga 

(Lexuar më rastin e përurimit në Ostros (Krajë), me 11.5.2022) 

Para 33 viteve u themelua Lidhja Demoratike e Kosovës – lëvizje gjithëpopullore për Liri, Pavarësi e Demokraci 

0

Nga Behlul Jashari 

-Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova – themeluesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës/ 

 -Nga arkivi-6 Gusht 2016: Me Vatranët e SHBA aty ku u themelua LDK…/ 

   PRISHTINË, 23 Dhjetor 2022/ Shënon 33 vjetorin Lidhja Demoratike e Kosovës (LDK), e themeluar në 23 Dhjetor 1989, nga Ibrahim Rugova, derisa ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës i zgjedhur edhe në krye të partisë, dhe nga intelektualë të tjerë shqiptarë kosovarë. 

Më shumë se parti, LDK në fillimet e saj lindi si një lëvizje gjithëpopullore për Liri, Pavarësi e Demokraci, në rrethana të rënda okupimi e të dhunës së egër të Serbisë në Kosovë. 

Pavarësia e Kosovës është e padiskutueshme dhe objektivi kryesor. Kështu deklaronte para 17 vitesh Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i lëvizjes së fuqishme gjithëpopullore demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në ditën e përvjetorit të themelimit të Lidhjes Demoratike të Kosovës,  partisë-lëvizje, që e udhëhiqte që nga fillimi. Tek fliste jepte mesazh, si një amanet, në Rezidencën në lagjen Velania të Prishtinës, në 23 Dhjetor 2005, më pak se një muaj para se të kaloi në amshim në 21 Janar 2006.
“Objektivi kryesor është pavarësia e Kosovës. Do të punojmë në të gjitha segmentet që të jetë një pavarësi e qëndrueshme, që do t’u përgjigjet të gjithë qytetarëve të Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës”,  theksonte Presidenti Rugova në atë takim të fundvitit të tij të fundit, ku  paralajmëronte formimin edhe të dy ministrive të reja – të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Punëve të Jashtme të Kosovës. 

Në Rezidncën Presidenciale në Velani, ku regjistrova për të fundit herë deklaratat e Presidentit historik Rugova,  në 23 Dhjetorin 2005, ai kishte takime të veçanta – priti kryetarët e degëve të LDK-së në Kosovë dhe diasporë me rastin e 16 vjetorit të themelimit të LDK-së, e më pas kishte takim pune me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës Bajram Kosumi. 

“Unë e vlerësoj si vit të suksesshëm për qeverinë dhe institucionet tona për punën që është bërë, ndërsa në një moment me rëndësi është edhe hapja e bisedimeve për të ardhmen për pavarësinë e Kosovës që është rezultat i punës që e ka bërë qeveria, institucionet dhe populli i Kosovës”, tha Presidenti Rugova, ndërsa përsëriti insistimin e tij për njohjen direkte të pavarësisë së Kosovës, e cila theksoi se do të qetësonte këtë pjesë të Evropës dhe të botës. 

Sa i përket çështjes së decentralizimit, të shtruar nga gazetarët, Presidenti Rugova tha se procesi i bisedimeve ka filluar tash, ndërsa ka pika të ndryshme. 

Forhåndsvisning av bilde
“Decentralizimi siç e kemi thënë është çështje e Kosovës, pra mund t’i dëgjojmë edhe palët tjera. Mund të bisedohet si pako shtesë e pavarësisë, unë kështu e quaj, se pavarësia është e padiskutueshme, prandaj ne siç e dini kemi filluar një fazë të privatizimit me pilot projektet që ka qenë hap mjaft i guximshëm dhe më vonë do të shikojmë një reformë të përgjithshme të pushtetit lokal që më lehtë do ta bënim me njohjen e pavarësisë së Kosovës”, tha Presidenti Rugova. 
Presidenti historik i Kosovës shtoi se gjithmonë mbesin punët që nuk mund të kryhen. “Ne i përmendëm vetëm ato punë që i kemi kryer dhe që janë mjaft të rëndësishme, ndërsa objektivat dhe programin për vitin e ardhshëm e paraqet qeveria dhe institucionet e Kosovës. Punë që ka mbetura e madhe pa u kryer është çështja e njohjes së pavarësisë”, tha ai. 

Ndërsa, sa i përket formimit të ministrive të reja, Presidenti Rugova tha se së shpejti do të vendoset për këtë. 

Forhåndsvisning av bilde

Ndërkohë, në 25 dhjetor 2005, me një shkresë dërguar shefit të UNMIK-ut e autoriteteve më të larta të Kosovës katërmbëdhjetë përfaqësues të jetës publike të Mitrovicës, përmes nënshkrimeve të tyre, kërkonin që, me qëllim të inkurajimit të integrimit të qytetit të Mitrovicës dhe të injektimit për zhvillim ekonomik, dy ministritë e Kosovës në formim – Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë të vendosen në qytetin e Mitrovicës, më të madhin verior të Kosovës… 

Kur u themelua Lidhja Demoratike e Kosovës ishte koha kur po para 33 viteve, në rrethana tragjike terrori, Serbia në Kuvendin e saj në 28 Mars të vitit 1989 miratoi “kushtetutën e tankeve”, që përgjakshëm me forcë e në mënyrë kundërkushtetuese rrënoi autonominë që kishte Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 si element konstituiv me të drejtë vetoje në federatën e atëhershme, nga shpërbërja e së cilës pastaj dolën 7 shtete të pavarura. 

Në demonstratat  gjithëpopullore në mbrojtje të Kosovës nga sulmet e Serbisë, vetëm brenda dy ditëve, në 27 e 28 Mars 1989, në shtetrrethimin e hekurt ushtarako-policor të vendosur nga Beogradi u vranë 22 shqiptarë e plagosën qindra të tjerë në Prishtinë, Podujevë, Mitrovicë, Zhur e Dushanovë afër Prizrenit, Deçan, Gjilan e në anë të tjera të Kosovës. 

Që në atë kohë, Rugova dhe LDK hapur përcaktonin pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallnin idenë për shtetin e Kosovës, ndërsa theksonin se, “zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Shqipërisë e Serbisë dhe një administrim civil ndërkombëtar si fazë kalimtare”. 

Forhåndsvisning av bilde

Formimi i LDK-së dhe disa partive tjera, e pastaj Deklarata Kushtetuese për Pavarësi e 2 Korrikut e Kushtetuta e Republikës e 7 Shtatorit 1990 dhe Referendumi për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur i zhvilluar nga 26 deri në 30 Shtator 1991 me pjesëmarrje 87,01% e votim pro 99,87%, u pasuan me zgjedhjet e para pluraliste parlamentare e presidenciale, të 24 Majit 1992, në të cilat Rugova u zgjodh President i parë i Republikës së shpallur, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, por megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik të popullit mbi 90 përqind shumicë shqiptare, si edhe pjesëtarëve të komuniteteve pakicë. 

Pavarësia e Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të saj, dhe si i vetmi kompromis, theksohej e ritheksohej vazhdimisht nga Rugova. 

 “I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, theksonte shumë prerë  Presidenti Rugova në  6 Tetor 2005, në takimin e parë  me Grupin Negociator, formimi i të cilit me përfaqësim nga maxhoranca e opozita dhe shoqëria civile ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë. 

Si rezultat i lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci dhe i bisedimeve për statusin, Kosova pavarësinë e njohur ndërkombëtarisht deri tani nga 117 shtete të botës e ka shpallur në 17 Shkurtin historik 2008. 

Forhåndsvisning av bilde

“Kur Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur kjo shtëpi do jetë muze”, thoshte  Presidenti Rugova në vitet e rënda të nëtëdhjeta të okupimit në shtëpinë e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ku është themeluar LDK, e të shndërruar edhe në seli të institucioneve të Republikës së shpallur me Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990. 

Forhåndsvisning av bilde

 “Kjo shtëpi është shtëpi e Pavarësisë së Kosovës, shtëpi e lirisë, shtëpi e demokracisë, shtëpi e rezistencës së gjithanshme të popullit të Kosovës”, thoshte Rugova duke e përuruar muzeun më të ri të kryeqytetit të vendit, në Dhjetor 2002. 

Shtëpia ku u themelua LDK – Muzeu tani ka emrin “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”. 

Forhåndsvisning av bilde

AXHENDA – 33 VJETORI I THEMELIMIT TË LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS 

Me rastin e 33 vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë i kanë bërë homazhe Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.  

Kryetari Abdixhiku ka nderuar figurën e Presidentit Rugova, si prijësin e shqiptarëve në periudhën më të vështirë të popullit tonë, njëkohësisht themeluesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.  

Në vitin 1989, burrat e gratë më të mirë të vendit, në kohën më të vështirë u rreshtuan krah Rugovës dhe ndërtuan programin më të madh politik shqiptar të fundshekullit XX; lëvizjen për liri, pavarësi e demokraci. Rruga e Presidentit Rugova dhe LDK-së vazhdon të mbetet e njëjtë dhe ky projekt i nisur 33 vite më parë ende nuk është i përfunduar. Kosova duhet të bëhet shtet anëtar në NATO e BE dhe kështu të plotësohet një endërr e nisur 33 vite më parë.  

Sipas axhendës së dërguar nga LDK, sot në mbrëmje zhvillohet ngjarja kryesore për 33 vjetorin e themelimit , ndërsa gjatë ditës mbahen Tryeza e diskutimit “Roli i Gruas në LDK ndër vite” dhe Ekspozita “33 vite LDK”. 

Forhåndsvisning av bilde

NGA ARKIVI-6 Gusht 2016: VATRANËT E SHBA NË SHTËPINË E PAVARËSISË SË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA - ATY KU U THEMELUA LDK… 

Në Prishtinë, verë - 16 Gusht 2016: President i Lirisë e Pavarësisë së Kosovës përjetësisht…Përgjithmonë mirënjohës, falënderues…Shkruajnë vatranët nga SHBA në librin e pafund që shkruhet përditë nga populli në shtëpinë e vogël të punëve të mëdha e historike, e cila prej vitesh është e emërtuar: Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Këtë shtëpi-muze në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, e viziton nga mesdita e 16 gushtit 2016 delegacioni i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, kryesuar nga zv/kryetari Agim Rexhaj, ku janë edhe Laura Rexhaj, Marjan Cubi – arkëtar i Vatrës, Dila Cubi, Fran Marku, Mhill Gjuraj, Pashk Maksuti, Mëhill Velaj dhe unë-korrespondent në Kosovë i Gazetës Dielli – organ i Vatrës, pasi të gjithë së bashku u pritëm me shumë nderim e respekt në Ipeshkvinë e Kosovës dhe në Katedralen “Nënë Tereza” nga Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji, e me ftesën e tij ishim pjesëmarrës edhe në ceremoninë e promovimit të Pullës Postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë”… 

Në Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova së pari hymë në dhomën e vogël që ishte zyrë e Presidentit historik, pastaj në sallën ku priste delegacione më të mëdha e mbante konferenca për shtyp, në dhomëzen ku ishte teknika e komunikimeve me botën e për shpërndarjen e informacioneve, duke kaluar nëpër korridorin një pjesë e të cilit ishte byfe…Shumë vjet të kohës së lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci, kam kaluar nëpër këtë shtëpi historike dhe në ditën e vizitës së Vatrës shqiptare nga SHBA flas edhe si ciceron… 

Forhåndsvisning av bilde

“Kur Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur kjo shtëpi do jetë muze”, thoshte  Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova….  Këte e shumë momente tjera e zhvillime historike për shqiptarët e Kosovën, në këtë verë 2016, i përkujtojmë me Agimin-zv/kryetarin e Vatrës, mikun e bashkëpunëtorin e afërt të Presidentit historik Rugova, themeluesin e udhëheqësin e LDK-së në SHBA, derisa hyjmë në këtë shtëpi të ëndërrave e idealeve të mëdha, mbi portën e së cilës nga fundviti 2002 ishte vendosur mibishkrimi Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, e pastaj Shtëpia e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova… 

Forhåndsvisning av bilde

Edhe të gjitha këto i biseduam e kujtuam me delegacionin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra derisa vizituam Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës e pastaj edhe derisa në ëmbëltoren e afërt ku pinte kafe Presidenti historik Rugova pinim kafe edhe ne… 

Forhåndsvisning av bilde

Për një variant të dështuar në Demokracinë e sotme në Shqipëri

1

Pirro Prifti, Tiranë

Berishizmi nje variant i dështuar në Demokracinë e sotme në Shqipëri. 

Kur pas 22 marsit 1992 Partia Demokratike mori pushtetin  per herë të parë pas 45 vjetësh diktaturë të një partiake komuniste, gjithkush mendoi se filloi një epoke e re që u kishte munguar shqiptarëve për shumë vite e shekuj- epoka e Demokracisë dhe e pluralizmit partiak. 

Sigurisht njeriu  i Ramiz Alisë I caktuar për të drejtuar një nga partitë e reja pluraliste më të mëdha në Shqipëri, nuk mund të drejtonte me mënyra të tjera vëndin përveç se me metodat politike të cilat i kishte mësuar gjatë diktaturës- drejtimin me dorë të hekurt të vëndit duke anash kaluar dy parimet kryesore të Demokracisë pluraliste, dhe duke përdorur një formë të kamufluar të diktaturës atë Berishizmit; 

-Kalimin në mënyrë paqësore të pushtetit nëpërmjet votës së lirë, pra Rotacioni paqesor i pushteteve nga një Parti apo koalicion partish në parti apo koalicion partish sipas shumicës së votave të fituara.  

-Pavarësinë e Tre pushteteve që drejtojnë një shtet: Pushteti Legjislativ, Pushteti egzekutiv dhe  Pushteti juridk 

Megjithse Shqipëria para vitit 1998, vit kur u bë Kushtetuta e parë demokratike, funksiononte me paketa kushtetuese të ndihmuara nga KE dhe OSBE, kjo periudhë tranzicioni ishte aq e vështirë dhe me aq probleme sociale-ekonomike-financiare dhe politike të cilat rridhnin nga mos eksperienca se si funksionon një shtet pluralist si në demokracitë perëndimore, por kryesorja mbeti roli negativ dhe roli paradoksal i drejtuesit të shtetit shqiptar të asaj kohe. Roli paradoksal ishte sepse drejtuesi i asaj kohe ishte një person më një të kaluar komuniste si drejtues i një organizate të rëndësishme partie e cila funksiononte si njësi luftarake ashtu si gjithë organizatat e tjera partiake të diktaturës, pra si drejtuese dhe manaxhuese e situatës duke shkleur me këmbë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe sigurisht të drejtat e lirsë të pronës dhe saj fetare. 

 Ky person drejtues në periudhën e tranzicionit shqiptar, drejtoi Shqipërinë në mënyrë paradoksale sepse zbatoi të gjitha parimet marksiste-leniniste me të cilat drejtonte organizatën e partisë së punës-në një shtet që ndryshoi sistemin nga diktatura në sistemin e demokracisë perëndimore  duke zbatuar në thelb po ato norma të diktaturës por të veshura me petkun blu të demokracisë perëndimore. 

 Shumëkush u gënjye nga ndërrim kostumi politik dhe shprehu admirim për këtë ndryshim 180 gradësh të një ish drejtuesi Partie, por ata që e mbështetën më tepër ishin: 

  • Ish bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit që përbënin një masë të madhe rreth 120.000 njerëz të shpërndarë me urdhër të Ramiza Alisë në të katër partitë e para pluraliste, njerëz të cilët u vunë të drejtonin dhe administronin Partitë dhe të rrëmbenin buxhetin  e shtetit rezervat e shtetit, ato ushqimore, industriale, ushtarake,  financiare, etj. 
  • Grupet e popullatës të cilat duke përfituar nga ligji 7501 rrëmbyen tokat e ish-NBSH, dhe të ish-pronarëve (në fakt tokat me tapi të rregullta të pronarëve) të ciliët në fillim kryesisht nga veriu dhe më vonë edhe nga jug dhe Shqipëria e mesme dëmtuan rëndë systemin e pronave në Shqipëri, madje duke mos respektuar tapitë  që ishin në kadastrat e vëndit 
  • Migrimi masiv brënda vëndit drejt qyteteve të mëdha e krysisht drejt Tiranë dhe bregdetit. Ku vetëm në Tiranë dhe rrethina, jetojnë  sot rreth 1.2 milion banorë.  
  • Emigracioni masiv që kaloi 1 milion njerëz deri në 1998 dhe deri në 2022 janë 1.4 milion njerëz  (afërsisht edhe duke para lëvizjet brënda dhe jashtë vëndit) 

Faktori negativ që ndikoi në krijimin e Berishizmit ishte vetë karakteri personal i drejtuesit,  një karakter tipik malësori narcissist por të varfër, që do vetëm veten e tij, që nuk ka dhëmbshuri për të tjerët, që përdor dhunën me vënd e pa vend, që për vete i lejohet të shkelë ligjin, kurse për të tjerët që e kundërshtojnë jo. Pra Berishizmi kërkon të përfitonjë sa më shumë të ardhura për vete e familjen, por edhe duke përdorur një rrugë djallëzore,  duke lejuar edhe të tjerët përreth  dhe në drejtim, që të shkelnin ligjet dhe të korruptoheshin në mënyrë që të justifikojë vetën dhe ideologjinë para ligjit. Kështu që Demokracia në Shqipëri nuk u instalua ashtu si në vëndet perëndimore, por vëndi kaloi në një tranzicion të vonuar dhe Shqipëria u bë një `Han pa porta` për një kohë të gjatë.  

Faktorë të tjerë që ndihmuan strategjinë e Berishizmit për të qëndruar dhe mbajtur pushtetin sa më gjatë me qëllim fitimi por edhe për të shmangur dhe justifikuar shkeljet e ligjit ishin: 

  • Shvlerësimi i meritokracisë 
  • Prishja e zinxhirit të kualifikimit dhe vlerësimit professional 
  • Vjedhjet sistematike të votave gjatë zgjedhjelokale e qëndrore sipas parimit stalinian: votat nga populli- numurimi nga `unë` 
  • Përfshirja e militantëve dhe amatorëve në drejtimin e qeverisjes lokale dhe qëndrore 
  • Vendosjen ne sistemin gjyqësor (pushteti i tretë) i gjyqtarëve, hetuesve dhe prokurorëve jo të kualifikuar mirë dhe militant të partisë së tij duke degraduar systemin 
  • Korupsionin galopant në çdo sector, mitmarrjen shitblerjen e votës 
  • Shkeljen faktike e të drejtave dhe lirive të njeriut si dhe të pronës deri në luftë civile në 1997, rrahjen dhe bastisjen e kundërshtarëve politikë, deri në  përprlsje me grusht shteti në 1998, vdekjet në Grdec 2007, vrasjet e njerzve në Tiranë me 21 janar 2011 

Berishizmi si ideologji post komuniste pati dhe ka edhe një karakteristikë të veçantë të ngjashme me diktaturën: kundërshtari nuk quhej opozitar por armik! 

Së dyti Berishizmi si ideologji radikaliste e majtë gjithmonë ka patur si parim marrjen e pushtetit me dhunë duke ashpërsuar luftën e klasave (porse Berishizmi e ka metamorfozuar luftën e klasave në luftë veri-jug duke nxitur përçarje dhe armiqësi), nëse nuk e fitonte dot me vota. Këtë ide e ka përmëndur edhe sot e kësaj dite `non gratta`, duke përmëndur rrugën e revolucionit për marrjen e pushtetit te dhunë me pretekstin se `vota vidhet` nga kundërshtari,; gjithmonë duke patur si alibi apo justifikim se nëse humbet zgjedhjet, zgjedhjet janë të manipuluara,  por- nëse i fitojnë zgjedhjet përkrahësit e Berishizmit- atëhere zgjedhjet janë të rregullta??!!! 

 Së treti Berishizmi mbahet gjallë edhe nga mungesa e demokracisë brënda partisë, nga mungesa e transparencës, nga bërja e zgjedhjeve brënda partisë sipas dëshirës së drejtuesit por të maskuara me terma demokratik `një anëtar nj votë“ apo zgjedhje për `primaret`. 

Disa nga karakteristikat e Berishizmit janë të trashëguar nga diktaura dhe egzistojnë edhe në disa parti të vogla dhe të mëdha, sepse partitë në demokraci në të vërtetë përfaqësojnë grupe interesash të cilat reflektojnë gjithashtu intersat e atyre që votojnë këto parti, por se akoma partitë në Shqipëri vuajnë nga mungesa e demokracisë brënda partisë 

Së fundmi Berishizmi ka krijuar një metodë të re të mbajtjes së pushtetit brënda partisë, atë të përfshirjes në drejtim të `pseudo-intelektualëve` nga rrethet e vogla, duke patur frikë nga intelektualët e qyteteve të mëdha sepse ata duke qënë më të ndërgjegjëshëm në punë,  mund ti nxirrnin probleme, dhe të kundërshtonin nismat jo-ligjore apo korruptive.  

Kështu që Berishzmi – pranon të drejtojnë pushtetet  ekgzekutive qëndrore apo lokale dhe pushtetet legjislative përfshi dhe pushtetin , të personave jo kompetentë dhe nga zona rurale, sepse duke qënë të papregatitur profesionalisht, mund tu a hedhin lehtësisht fajin dhe përgjegjësinë atyre. Në këtë mënyrë kanë shpëtuar vetë nga përgjegjësistë ligjore duke ngarkuar me përgjegjësi ata të mësipërmit. Kjo po ndodh edhe me qeverisjen e sotme. 

Duke qënë një ideologji pos komuniste e përshtatur ashtu si dhe në vëndet e tjera ish komuniste të lindjes, Berishizmi, i ka shkaktuar Shqipërisë një tranzicion të zgjatur dhe një vonesë të madhe në integrimin e vëndit, dhe një dëm të pallogaritshëm në humbjen e meritokratëve, profesionistëve, të shoqëruar me një emigracion masiv. 

Qeveria e sotme gjithashtu ka elementë të Berishizmit të cilat e kanë penguar të punojë ashtu si duhet në dobi të popullit, qoftë për shkak se ideatori i kësaj ideologjie vazhdon të jetë në politikë dhe ndërsen masat për revolucion, por edhe se Berishizmi është transformuar në një farë mase si metodë e preferuar për të drejtuar pa probleme, të drejtuesve aktualë,  të vëndit, sepse akoma, krahas arritjeve në vetting dhe në disa fusha, problem mbetet emigrimi i të rinjve, rrogat e ulta, mungesa e një ligji për këshilltarët (që duhet të jenë Profesioniste dhe me eksperiencë të gjatë pune) e Ministrave, Kryeministrit dhe e bashkiakëve, si dhe mbajtja dhe futja në drejtim të militantëve, amatorëve, servilëve të pushtetit,  në vënd që të vendosen kritere të ashpra për të rivendosur meritokracinë, profesionistët, zinxhirin professional, dhe rritjen e rrogave, duke bërë që rrogat në privat të jenë më të mëdha se rrogat në administratë, pra një reformë në paga.  

priftipirro2017@gmail.com 

Koha kur duhet të marrim ca VENDIME unanime historike!

0

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

1. Kosova, si një rast “sui generis” që ende është në proces të; vetëkërkimit, verifikimit dhe vetëdëshmimit të organizimit të jetës sociale, politike dhe asaj ekonomike, KA NEVOJË SHUMË për një strategji dhe ekspertizë të nivelit kombëtar e shtetërorë. Dilema mbetet vetëm se; Kush Duhet ta bëjë, të shkretën, kur na ka kaplue histeria e inateve, hedonizmit, servilizmit, poltronizmit e konformizmit social, politik e kulturor…;

2. Është kjo (jo dëshirë më!) NEVOJE që do ndihmonte jo vetëm në profilizimin, por, edhe artikulimin e qartë të disa kërkesave fundamentale, e ekzistenciale që i takojnë sferës së interesit kombëtar, siç janë:

A. Definimi i qartë i sovranitetit pezull dhe të pambaruar, në këtë vorbullën e re të ridefinimit të rendit të ri botërorë…

B. Heqja e dilemave rreth (mos)bashkimit me Shqipërinë. Ne qysh tani, duhet ta kemi vizionin e këtij bashkimi…

C. Kyçjes në BE, që ka mbetur galuc midis dy ekstremeve; atyre integruese dhe atyre dezintegruese…

D. Profilizimin kulturor dhe ideologjikë, ku partitë e vjetra duhet ose të shkojnë në “histori” ose të kapin trendin e kohës së ridefinimit të rendit të ri…
E. Konsolidimit të demokracisë, ku qartazi duhet t’a dëshmojmë edhe me veprime e aksione konkrete orjentimin tonë properërndimor…

3. Dilema e vetme, tani mbetet; Kush duhet të futet në këto “beteja” që përveç tjerash, e kanë edhe peshën e “bukës së përditshme” (ekonomike) dhe të sjell Vendime historike?

– partitë politike (që më shumë po i kushtojnë “llukut” ideologjik e inateve idiotike, se sa interesit kombëtar);

– klasa “afrikane” e të papunëve (që sytē po i mban vetëm kah arratisja sa më e shpejt, në tregjet evropiane);

– studentët e blerë me “qetësi sociale” nga politikanët e pangopur për fuqi ndikuese (që si makiavelista të regjur, nuk po zgjedhin “mjete” për mbetur në pushtet!);

– akademikët e senilizuar që (më interesant po u duken tema e BIGBROTHER VIP Kosova!) mrizojnë si “ariu siberian” ku i vetmi satisfaksion u ka mbetur nxjerrja e pamfleteve që avokojnë ekskluzivisht kauza ideologjike, në vend të atyre shtetërore e kombētare?!); Kush??

Nuk mund të bëhet fjalë “për një Mitrovicë pa krim, banda dhe barrikada”, pa u arrestuar këta persona, mendon Armend Muja

0

Armend Muja publikon një listë me emrat e organizatave kriminale serbe dhe udhëheqësit e tyre: Rekomandoj arrestime

Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka rekomanduar listën për arrestime “për një Mitrovicë pa krim, banda dhe barrikada”

Muja tha se “propaganda e Vuçiq e ditëve të fundit, me qëllim të frikësimit të qytetarëve të komunitetit serb propagandon kinse lista të gjera të njerëzve që do të arrestohen. Në Kosovë nuk ka lista për arrestim të qytetarëve”.

Megjithatë, Muja ka thënë se ekzitojnë disa grupe kriminale që veprojnë dhe i sfidojnë qytetarët dhe shtetin e Kosovës.

Muja ka bërë të ditur organizatat kriminale serbe dhe udhëheqësit e tyre.

“(1) Civilna Zaštita (Mbrojtja Civile) që janë krijuar nga Goran Rakić, Igor Simić, Slavko Simić, Miloš Perović, Nenad Djurić dhe Stevan Pavičević,

2) Severna Brigada (Brigada e Veriut) që është krijuar nga Andrija Vučić (vëllau i Presidentit serb), Milan Radoičić, Zvonko Veselinović dhe Radule Stević,

(3) Oragizatat e ekstremit të djathtë të lidhura me Rusinë, Kishen Ortodokse Serbe dhe Akademinë e Shkencave të Serbisë – Narodna Patrola (Damnjan Kežević, Danilo Vičić (djali i Presidentit serb) dhe Aleksandar Filipović. Dihet që Presidenti serb Vučić, vëllau i tij Andrija, djali i tij Danilo, Shefi i BIA Aleksandar Vulin dhe Ministri i Brendshëm Bratislav Gašić janë duke e bërë këtë lojë”, ka shkruar Muja.

Ai tha se Severna Brigada (Brigada e Veriut) dhe Civilna Zaštita (Mbrojtja Civile) duhet të shpallen organizata terroriste, pasi personat kryesorë të këtyre bandave janë prapa barrikadave që janë duke bllokuar disa rrugë në veri të Kosovës.

“Severna Brigada dhe Civilna Zaštita duhet të shpallen organizata terroriste. Qytetarë tanë në komunat veriore vazhdimisht informojnë që operativët kryesorë të këtyre bandave të armatosura dhe prapa barrikadave janë: Milan Radoičić, Zvonko Veselinović, Radule Stević, Aleksandar Filipović, Nenad Djurić, Stevan Pavičević, Aleksandar Jevremović, Marjan Radojević, Miloš Milovanović, Vladimir Radivojević (Mami), Marko Vukašinović, Lazar Radenković, Milorad Jevtić, Nemanja Jevremović, Srdjan Vulović, Dejan Vulović, Vladica Jovanović, Dragan Radulović, Ivan Aksenijević, Miloš Vlašković, Slobodan Vučinić, Zoran Stevanović, Milan Kompirović, Radovan Radić, Ivo Vučinić, Zvezdan Milojević dhe Goran Živković”.

Muja tha se “Grupi i kriminelëve është më i kufizuar seç mendohet dhe raportohet. E kaluara e tyre është kriminale dhe kanë për tu përgjigjur para drejtësisë”.