Kreu Blog Faqe 1151

Veriu “Nyje Gordiane”!

0

Florim Zeqa  

Po hyjmë në javën e tretë të barrikadimit të plotë të Veriut nga serbët lokal dhe asnjë veprim për zhbllokimin e asaj pjese nga politik-bërja kosovare! Sikurse “Nyja Gordiane” në mitologjinë greke që ishte një lidhje e komplikuar, edhe Veriu i vendit është kthyer në një problem kompleks dhe të pazgjidhshëm. 

Historia e “Nyjes Gordiane”

“Nyja Gordiane”, një term i përdorur për të përshkruar një problem kompleks dhe të pazgjidhshëm, e ka zanafillën që nga periudha e kohës antike, përkatësisht nga epoka e Aleksandrit të Madh.

Sipas legjendës, Phrygian-ët, që jetonin në Turqinë qendrore të sotme, ishin sugjeruar nga Orakulli që të bënin mbret njeriun e parë që do të shkonte në qytet me një qerre, fati e deshti që ky burrë të ishte një fshatar i varfër, Gordiani (Gordius).

Pas kurorëzimit, Gordiusi ia dedikoi qerren Zeusit dhe e lidhi në një shtyllë jashtë tempullit me lëvore thane që forcohej me kohën. Thuhej që kushdo që zgjidhte nyjën do të pushtonte Azinë.

Në vitin 333, pushtuesi maqedonas marshoi me ushtrinë e tij në kryeqytetin Phrygian të Gordium, Turqia e ditëve të sotme.

Me të arritur në qytet, ai gjeti qerren e lashtë të lidhur me disa nyje që ishin të lidhura aq fort dhe në mënyrë të ngatërruar sa ishte e pamundur të zgjidheshin!

Megjithatë, Aleksandrit të Madh i lindi ideja, kurreshtja dhe dëshira e zjarrtë për të zgjidhur “Nyjen Gordiane”.

Pasi u mundua për një kohë të gjatë, por pa sukses për ta zgjidhur nyjen, për një moment u kthye nga turma dhe tha: “Nuk ka asnjë rëndësi mënyra sesi duhet të zgjidhet” dhe menjëherë nxori shpatën duke e bërë cop-copë nyjen me një goditje të vetme.

Mirëpo sipas një versioni tjetër mitologjik thuhet, se Aleksandri i Madh nyjen e kishte zgjidhur nëpërmjet një gjilpërë!

Mirëpo, pavarësisht faktit se në çafrë mënyrë e zgjodhi nyjen, mbreti i ri u duartrokit si njeriu që zgjodhi “Nyjen Gordiane”.

Veriu në pritje të Gordianit 

Nga ajo kohë, shprehja “Nyjë Gordiane” ka hyrë në fjalorin popullor dhe politik, për të treguar pengesat e ndërlikuara, apo vështirësitë e pazgjidhshme nga qytetarët dhe politikanët. Ndryshe, prerja e “Nyjes Gordiane” përdoret si metaforë për të përshkruar një zgjidhje kreative apo vendimtare për një problem në dukje të pazgjidhshëm dhe të pakapërcyeshëm!

Shprehja “Nyja Gordiane” është përdorur mjaft shpesh përgjatë dekadave të fundit dhe deri në ditët e sotme nga politikanët dhe analistët në kuptimin si çështje që kërkon zgjidhje, përderisa shqiptarët e pjesës veriore të Kosovës e kërkojnë pandërprerë zgjidhjen e kësaj çështje për t’u kthyer në pronat dhe shtëpitë e tyre.

Barrikadat nuk janë risi në Veriun e vendit, ato si të tilla ekzistojnë që 23 vjet. Ndryshon vetëm në koha dhe përmbajtja e tyre.

Sikur të ishte e lehtë heqja e barrikadave dhe zgjidhja e problemit të veriut të vendit në veçanti, asnjëra nga qeveritë paraprake nuk do t’ua lente barrë në qafë qeverive pasuese, por do t’i merrte meritat historike siq e kanë zakon të thonë e bëjnë politikanët tonë fjalë shumë e punë pak.

Mirëpo edhe pas 23 vjetëve në liri dhe 15 vjetësh të Pavarësisë së Kosovës, Veriu i vendit ka mbetur “Nyje Gordiane” për politikanët kosovarë, nyje e lidhur fort dhe keq. Shpata është në dorën e atyre që e lidhën nyjen, pra në dorën e ndërkombëtarëve, për t’i hequr një herë e përgjithmonë vargonjët serbosllav nga qafa (Veriu) e Kosovës.

33 vjetori i themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të vazhdohet misioni historik

0
Jusuf Buxhovi*, historian dhe shkrimtar nga Prishtina
_______
Me moton për liri, barazi dhe demokraci dhe në saje të përfshirjes të gjitha shtresave shoqërore dhe politike në të, Lidhja Demokratike e Kosovës, e themeluar më 23 dhjetor 1989 nga brezi i intelektualëve që mori përgjegjësinë për fatet e vendit në rrethanat vendimtare, kur Kosovës iu mor autonomia me dhunë nga Beogradi dhe federata kishte filluar shpërbërjen, shpejt u kthye në lëvizje kombëtare. Si e tillë vuri në binarë dy procese historike: rrënimin e strukturës së lidhjes komuniste e me të edhe të ideologjisë së saj, si dhe shkëputjen nga pushtimi serb, zhvillime këto që ia hapen rrugën shtetndërtimit të Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës në ato rrethana arriti të bëjë një kthesë edhe të mendësisë politike të deriatëhershme, e cila shquhej për orientimin totalitar, duke e kthyer nga vlerat demokratike dhe konceptet euro-atlantike. Orientimi i ri politik, i përqafuar nga të gjitha shtresat e popullatës, bëri që çështja e pazgjidhur e Kosovës të vështrohet nga një prizëm tjetër nga shtetet e perëndimit, duke kaluar në një stad të ri ndërkombëtarizmit si dhe kthimi përnjëhershëm të vëmendjes ndaj një popullatë e cila më herët shihej si politikisht e dezintegruar dhe e manipuluar. Kthimi i vëmendjes nga Kosova bëri që njëkohësisht faktori ndërkombëtar të marrë edhe obligime rreth gjetjes së një modusi të zgjidhjes së këtij problem të ndjeshëm jo vetëm ballkanik, pore dhe më gjerë.
Në këtë rrugëtim historik, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dy pamje. Atë të rezistencës institucionale, me shtetin paralel, që mori përsipër proceset e shtetndërtimit, së cilës, me shpalljen e Deklaratës për Pavarësitë 2 korrikut 1990, Kuvendit të Kaçanikut të 7 shtator 1990, dhe Referendumit për Pavarësitë 26 shtatorit1991 e deri te zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale të 24 prillit 1992, iu krijua infrastruktura e legjitimiteti demokratik.
Kjo pamje, që filloi më 23 dhjetor 1989 dhe zgjati deri më 12 qershor 1999, është historike.
Pamja e dytë, është e partisë politike, në përputhje me rrethanat e reja që solli protektorati ndërkombëtar nga 12 qershori i vitit 1999 deri te koha jonë.
Pamja si parti politike në kuadër të jetës parlamentare të vendit, po ashtu, ka dy faza të tjera: atë të suksesit – nga viti 2000 deri në 2007, me ç’rast, LDK-ja, doli fituese në zgjedhjet e para lokale në vitin 2000, ato vendore në vitin 2001 dhe 2004. Dhe, nga viti 2007 e deri te koha e fundit, ka fazën e rënies dhe të humbjes së rëndësisë së saj si parti kyçe në jetën parlamentare të vendit.
Në këtë ndërkohë LDK humbi radhazi të gjitha zgjedhjet deri te këto të fundit. Tatëpjeta e LDK-së sa ka të bëjë me vdekjen e parakohshme të presidentit historik dr. Ibrahim Rugova si dhe boshllëkun drejtues që la. Ka të bëjë po aq edhe me luftën e brendshme për pushtet të grupeve të ndryshme, që partinë e çuan deri te përçarja si dhe margjinalizimi i saj në jetën politike dhe shoqërore të vendit.
LDK duhet ta kuptojë se është parti misionare, gjenerator i ideve dhe koncepteve demokratike, por edhe zbatuese e këtyre koncepteve në jetën institucionale shtetërore, për të cilat pati dhe ka ende përkrahjen e gjerë ndërkombëtare. Që të vazhdojë këtë mision ajo duhet të reformohet thellësisht, t’u kthehet vlerave burimore duke bërë ripërtëritje të vazhdueshme si me kuadër ashtu edhe me ide të reja, duke pranuar mendimin ndryshe, pa përjashtuar këtu edhe fraksionet e brendshme, të cilat, po qe se dalin me koncepte dhe programe të reja, pse jo, t’u mundësohet edhe garimi për timonin e partisë. Demokratizimi i brendshëm do ta lironte partinë nga hipoteka e kapjes nga grupe të caktuara ose feude rajonale, që pengojnë ndryshimin në përputhje me kërkesat e kohës.
Pra, sot kur vendi po përballohet me sfidat e shuma të njëpasnjëshme, ku edhe sloganet e “ndryshimeve” mund të riciklojnë krizën po qe se një klan politik zëvendësohet me një tjetër, LDK- ja ka nevojë për një reformim të thelle bazik në të gjitha strukturat e saj në mënyrë që skenës politike t’i kthehet kredibiliteti i humbur edhe me fajin e saj. KOhëve të fundit, vëherehen disa ndryshime formale, por jo edhe përmbajtësore, gjë që le për të dëshiruar. Ndryshe do të mbetet një parti që as e ushtron misionin për të cilin është themeluar, e as lejon hapësirë për një forcë të re të këtij orientimi. Ndaj, nëse nuk ndryshon qasja e tanishme në përputhje me ndryshimet që i duhen kauzës së ardhmërisë për t’u kthyer në promotor të një ndryshimi rrënjësor, LDK do t’i takojë historisë vetëm për periudhën e aktivitetit të saj gjatë kohës së paraluftës, kur ishte faktori dominues politik dhe e vetmja lidhje me qendrat e vendosjes.
*Autori ishte Koordinator i Grupit Nismëtar për themelimin e LDK-së, hartues i dokumenteve të partisë dhe Sekretar i Përgjithshëm nga 23 dhjetori 1989 deri më 5 maj 1991 si dhe anëtar i Këshillit Qendror deri në vitin 1993.
(Fotot: I. Bylykbashi)

Dreqi brenda nesh

0
Afrim Caka, Gjakovë
***
… Opozitarët janë shumë më ndërlikues dhe kundërshtues ndaj pushtetit sesa qëndrimi ndaj Vuçiçit dhe kulishëve të tij…
Më lejoni të nderuar pozitë e opozitë, Ju bëjë thirrje majtas e djathtas, qeveritar e opozitar të hapim sytë për parë çfarë po ndodhë rrethë nesh, në Mitrovicë dhe do të ketë pasoja të pakthyeshme për interesin tonë kombëtar për mundesi konfliktesh të inicuara nga Vuçiqi dhe bashkpunëtorët e tij shqiptar.
A do shporret koha e maskarenjëve! Dardania ndodhet sot në nivelin më të keq të ndotjes morale e etike që ka njohur ndonjëherë. Prapa tyre qëndron një klan që e ka zili mbi Dardaninë.
E akuzoj këtë rracë tejet mizore, këta këmbzbathur e breg grisur. Që bezdisin rracën shqiptare!!!! Opozitarët pa rendë e moral! “Bojkotojeni këtë antishqiptarë!
“Opozitarët e bën këtë vend që t’i ngjan një province serbe!”
Këta arrestuan Lirinë e Kombit!
Këta që ja morrën nderin shqiptarit…
Shpura e partisë së tyre para së gjithash nënpunësi më i vogël dhe sipërmarrësitë e partisë vetëkuptohet presin nga fitorja e udhëheqësit të tyre shpërblim përsonal: poste apo përfitime të tjera.
Absurdi i tyre, qenka marramendës… Kori i lebërve, kur skllavërohen. Të jesh opozitarë. Kur ulërimat e klithmatë e tyre bëhen pranga burgu.
Opozitarë dhe analistë dhe “miqësia e tyre” 21 vjeçare me jeniqerët dhe azapët e Serbisë.. Edukimi i opozitarëve dhe i profesionistëve analistë e modernizues me kultur sllave e ligjërimit kritik dhe etosit racional e teknik universalist, i lidh këta me homologët e tyre ne vendet tjera të ndryshme, por në shërbim të “politikës ditore të Vuçiçit”, pra të bashkpunëtorëve të tyre etnik e civil. Rapsodi i orëve të para, që me porosi të partisë… ku janë e ku nuk janë fillojnë nga ato të shkruarat në pergamenë nga autorët me emrat e “lashtë” banal Valon, Valon, Memli, Dulla, Abdixhiku, Gjeneral Berisha, Xhelili, Pantina e Zana, Kajtazi, Abdullahu dhe shumë opozitar tjerë…
“Ama, këta që duan të përfitojnë nga fatkeqësia e mjerimi i shqiptarëve tanë do të marrin ndëshkimin që meritojnë dhe që do vijë nga gjyqësia dhe drejtësia e kombit dhe që do të jetë krejt i pamëshirshëm dhe i rreptë”.
Sjelljetë e këtilla e të turpshme dhe të papërgjegjeshme të opozitarëve tanë, madje edhe të oligarkëve opozitar… Të thuash se këto janë një sjellje jonormale dhe e pahijshme, pak është. Jo. Këto sjellje janë diçka e paparë dhe e dëgjuar. Një skandal i rrallë!
Shtrohet, prandaj: si është e mundur që këta njerëz të tillë, të papargjegjëshëm, ta ushtrojnë edhe me tutje detyrën me përgjegjësi të deputetit?! Në shekullin që jetojmë, në kohën e triumfit të sajesave artificiale, imituese, sintetike, të gjithfarë surrogateve, që zëvendësojnë vlerat e mirfillta, nuk është ndonjë gjë e papritur prodhimi i kinse legjendave (pseudolegjendave ). 80 legjenda legjendave.
Opozitarët – “Me sa duket, që nga sot, qeveria e Kurtit në syrin kritik të tyre.
Është, me sa duket, rasti i vetem që njihet, kur bota ushtarake opozitarësh e analistesh merr pjesë në shkallë kaq të drejtpërdrejtë në përpunimin e një cikli epesh, urrejtjesh e mashtrimesh, në reduktimin, si të thuash, e pse jo, edhe në zvetënimin e saj të pangupur e të paknaqur ndajë qeverisë të pakorruptuar”.
Si ka mundesi që të lejohet kjo racë e “felliqur” analfabetësh te denigrojë jetën tonë kulturen tonë, shijet tona, të na bëjë Atdheun ferr. Deri kur do te vazhdojë vrugu dhe llumi i opozitarëve te mbuloje floririn e kombit, Albin Kurtin e Vjosa Osmanin dhe Donika Gërvallën…
Opozita në Dardani është bërë zëdhënëse e Serbisë, në kritikat ndaj Qeverisë së Dardanisë. Me të vertetë është tepër e dhimbëshme. Kur shikoj këtë masaker “opozitarësh e analistësh intelektualë” që po bëjnë në media e TV-ë, me bekimin e oligarkëve partiakë me famë botërore për korrupsion, nuk ndihem i qetë me ndërgjegjen time, për vendimin gjatë 20 viteve.
Sipas meje, psikologjija e pavetëdijës është burim i motivacioneve tona, qofshin ato dëshira të thjeshta të Serbisë apo psikologjike, kompulsione neurotike apo motive për ushqim gojor. Me rrufjanët tanë, belaja na polli! Analistët e skiptarisë, erdhi edhe bashkepunëtori i tyre rrufjanisi Baton HAXHIU! Një luftë në mes të mires dhe të keqes… Në ç’vend kemi lerë, krenar e të dhjerë!.. Në Dardani! Ku në te hedhin më shumë baltë. Që armiku është dhe kish qenë me TA!!!
“Mos harroni kurr, nëna lindë gjeni, nëna lindë tradhtar”.
Qëndrimi i tyre politik i opozitarëve është më i vështirë për t’u përshkruar, pas këta asnjëherë nuk dhanë një formulim e tyre sistematik. Opozitarët janë shumë më ndërlikues dhe kundërshtues ndaj pushtetit sesa qëndrimi ndaj Vuçiqit dhe kulishëve të tij…
“Kërkoni llogari dhe mos u merrni me jashtqitjet ditore të ish kryeministrave lapangjoz! Opozitarët janë lëshuar rrugëve dhe po lehin me jargë nëpër gojë duke vjellë gjithëfarë idiotesirash. Këta lapangjoz duhet dhe do të përgjigjet dhe të japë llogari. Kërkoni hesap… ndërsa jashtqitjet lërjani ti përtypinë vetë”.
“Tradhtar pa fre!”, edhe analistët lehin me jargë nëpër gojë, vjellin gjithëfarë idiotësirash. Oligarkët janë lëshuar rrugëve dhe po lehin me jargë nëpër gojë duke vjellë gjithëfarë poshtërsirash. Qëllimi është i qartë. Ju lëshoni jashtëqitjet propagandistike, që të gjithë të merren vetëm me to dhe të mos kërkojnë llogari”, thotë populli. Batoni është lëshuar mediave dhe rrugëve të Tiranës dhe po leh me jargë nëpër gojë duke vjellë gjithëfarë bajgash.
Albini e ka shumë vështirë, i ka armiqtë edhe brenda edhe jashtë.
Qëllimi është i qartë.
Ata lëshojnë jashtëqitjet e tyre propagandistike, që të gjithë të merren vetëm me to dhe të mos kërkojnë llogari për veten e tyre. Vetem maska qensore i ka gënjyar prontistët… Holiganët e prontistët e pa bindur leksion për shqiptarët kokë ulur. Vitet e fundit ishin katandisur edhe më keqë, sepse dorzohemi vetëm me një urdhër të Grenellit e të Vucicit për të shpëtuar bythen e tyre. O mjerë ne! O mjerë opozitarët që veprojnë si kusaritë e shumëfishuar sepse janë trima…!!!
Një gjë e di: “Ju opozitar dhe analistë e mbroni mediokritetin e halaqëve dhe të zullumçareve”. Shqiptarët dhe miqesia 21 vjeçare, por thonë po të rrishë gjatë me një personë merrë pamjen e politikanëve të korruptuar. Po qëndrove gjatë me një vendë me ta nisë të zë ajo që tani që ajo që quhet sindromi i Stolkolmit si jeniqerët e azapet e azizë së vogël…
Ç’pandeni Ju zot. Opozitarë banal e delikat. Shumë analistë e politikanë shtrembërojnë realitetin politik në vendë. “Në Dardani ka opozitar erotik”. Merë djepi që i ka përkundë, shokët e tyrë si gjenë kundë. Ngjarjet e tilla nxjerrin anën e errët të opozitarëve në shoqërinë tonë… Është e rëndë për Dardaninë që opozitarët “non grata” vazhdojnë t’i përdhunojnë mediat publike.
Sa shumë moral kemi parë e dëgjuar nga imoralët.
Opozitar të kalbur… Duke punuar si politikan, politikanët ishin të dehur që u jepte fuqia në media duke mos pasur akcesë në politikën e jashtme e të brendëshme.
Nuk besoj se gjenden në botë opozitar më të pluhurosur se opozitarët tanë. Sjelljetë e tyre ishinë të prishura, të gjithë ishin pa ngjyrë. Gjithçka shkatrruan, pa shprehje. Gjithçka shndrruan në kufom e moqal. As dekompozimi i vdekjes nuk do të na përçudnonte më keq sa kaq. Nuk e di ç’më shtyu t’i shkruaja këto fjalë.
Çfarë kuptojmë ne më fjalën “ANALIZË POLITIKE” dhe kush duhet te mirret me këtë filozofi politike:
“Opozitarët tanë banal apo intelektualë të pjekur e të shtruar…”
Populli im duhet të të thërrasë e të pëlcasë, por nuk ka zë. Goja e mbyllur qelbet erë. Si mundë të vijnë këta opozitar në studio dhe mos të pyeten për miljonat që kanë dhe flasin pa përgjegjësi morale dhe etike. Punojnë kundër interesit kombëtar duke manipuluar faktet dhe publikojnë lajme të deformuara. Këta janë shumë të talentuar në fushën e hipokrizisë dhe nëpërmjet të këtyre deformimeve kanë dhënë kontribute të paçmueshme për të na mbytur në mediokritet.
Abuzimi i moderatorëve dhe mënyrat e shfaqjes së tyre mediave! Ca me syrin e Hashimit, ca me syrin e Lushtakut, ca me syrin e Ramushit, ca me syrin e Limes, ca me syrin e Dulles, ca me syrin e Mustafës (“Isa Mustafa është mesi i artë i audijencës së hajdutëve e paolitikanëve të majtë e të djathtë”) dhe ca me syrin e shumë Abdixhikëve… “Me leksionet e tyre i bënë hajdut të famshëm në Dardani çdo politikanë të pa korruptuar Shqiptar”. Një Dardani e gjorë e rrethuar dhe e kafshuar rëndë nga një tufë opozitarësh e hijenashë të liga duke mos e toleruar Dardaninë të ecte me këmbët e saja. Të gjitha janë të lidhura pashmangërishtë njëra me tjetrën.
Por nuk do të ishte e mjaftueshme të flasësh për pasionin e opozitarëve por për të pa vërtetën e tyre, dhe të mos përmendësh një ndër cilësitë e tyre më të jashtëzakonshme:
“Gënjeshtrat dhe shpifjet e tyer të ulëta”.
“Shumë analistë dhe opozitar kanë brenda qenies së tyre pasionin dhe hapën një luftë të brendëshme për arsyen dhe të pa vërtetën, interesin, pushtetin, agjenturat e huaja, kulisatë e nëndheshme, tradhëtitë prodhuan tradhëti pas tradhëtie duke i dhënë një udhë të errët e të pasqaruar si duhet. Ky parim i kombinimit të “gomerëve absolut” me përgjegjësinë absolute do të bëjë të lind një grup i zgjedhur udhëheqësish në mesin e “gomerëve”, çka nuk mund të mendohet në kohën e tyre në mediat e papërgjegjshëme. Leshi i bardhë i fytyrës nuk e mbulon dot faqen e tyre të zezë.”
Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe teksti

Rendësia e kombësisë dhe rreziku i utopizmit sipas Sir Roger Scruton

0
Nga Albert Bikaj, Tuz
_____

Gjuha, territori, kultura, tradita dhe historia janë elemente që i bashkojnë individët duke i shndërruar në bashkësi që ndan interesa, të drejta dhe detyrime të përbashkëta. Kjo ndërlidhje shoqërore, e zhvilluar në koncept politik përgjatë historisë së qytetërimit njerëzor, që nga gjeneza e saj ka qenë dhe sot e kësaj dite vazhdon të mbetet e lidhur ngushtësisht me dëshirën për liri dhe vetëqeverisje të një populli. Kjo dëshirë, e transformuar përgjatë historisë në ide politike, ka qenë dhe mbetet burim i virtytit të lashtë të atdhedashurisë – virtyt i zhvilluar veçanërisht në qytetërimin greko-romak, nga antika, mesjeta e deri më sot.

Me këtë mendim pajtoheshin shumica, por mbas katastrofës së gjysmës së shekullit XX, duke vazhduar deri në kohët e sotme, pikëpamjet mbi kombin dhe atdhedashurinë kanë ndryshuar rrënjësisht.

Një pjesë e konsiderueshme e intelektualëve dhe e politikanëve me ndikim ndajnë mendime diametralisht të kundërta lidhur me konceptin e kombit. Pjesa që do frymën e re, duke e parë shtetin-komb si të mangët, si anomali dhe vazhdimisht duke promovuar ide dhe politika gjoja në emër të paqes e kozmopolitizmit, konceptin e kombit dhe veçanërisht shtetin-komb duan që ta zëvendësojnë me një sistem të ri utopik–shumëkombësh–global.

Si pasojë, sot koncepti i kombit në botën perëndimore është shumë në rrezik, e bashkë me Perëndimin, në forma të ndryshme, përballen edhe kombet e tjera të Evropës, e ndër to edhe ai yni.

Kjo është edhe arsyeja e përzgjedhjes, përkthimit dhe botimit të këtij libri në gjuhën shqipe, në të cilin Sir Roger Scruton, nga perspektiva angleze, ndonëse duke mbajtur qëndrim kritik ndaj nacionalizmit, mbron në mënyrë elokuente konceptin dhe rolin e rëndësishëm të atdhedashurisë dhe kombësisë, si dhe paralajmëron pasojat fatale në rast të shkatërrimit të këtij koncepti. Sipas tij, kozmopolitizmi utopik është po aq i rrezikshëm sa nacionalizmi shovinist.

Për filozofin konservator anglez, kombi është arritje e suksesshme e qytetërimit perëndimor të cilin e mbron si gur themel të shtetit dhe shoqërisë bashkëkohore, duke argumentuar se shteti-komb historikisht është sprovuar të jetë organizimi shoqëror më i qëndrueshëm për sa i takon rendit, lirisë, drejtësisë dhe demokracisë moderne. E vërtetuar edhe në rastin e shqiptarëve, me kombin tonë të bazuar në konceptin rilindas të shqiptarizmit – i cili mbetet gur themel i pazëvendësueshëm i bashkimit, lirisë së kombit dhe shtetit shqiptar. Koncepti i rilindësve shqiptarë e ka impresionuar Scruton-in, i cili nuk e ka lënë pa e trajtuar duke u shprehur:

Ky është një vend ku të krishterë dhe myslimanë kanë jetuar për pjesën më të madhe të kohës në mirëkuptim, duke ndarë dashurinë e tyre për vendin dhe vullnetin për ta mbrojtur atë. Në varrezat e fshatit ata prehen pranë e pranë, me dallimet e tyre fetare të kandisura në simbole të vogla mbi gurët e varreve të tyre. Ky ishte një nga vendet e para në botë, ku identiteti kombëtar zëvendësoi fenë si burim të rendit shoqëror, një fakt i cili me siguri duhet të jetë burim udhëzimi se si t’i mbijetojmë një bote të re tensionesh fetare. Shqipëria ka vështirësitë e saj; por te të rinjtë pikasa shpresën dhe angazhimin që do ta futë këtë vend plotësisht në rrjedhën e jetës evropiane, një simbol i ‘unitetit në diversitet’, që ka qenë tipari i kulturës sonë të përbashkët që nga iluminizmi.

Pikërisht koncepti i shqiptarizmit ka filluar të sulmohet dhe përbuzet, duke bërë thirrje për ndryshim apo zëvendësim te tij me koncepte të tjera eksperimentale të cilat mund të kenë pasoja të rënda jo vetëm për kulturën, identitetin apo dy shtetet shqiptare, por edhe për rendin shoqëror dhe liritë themelore. Ndër to, liria e besimit dhe harmonia fetare që janë karakteristikë dhe thesar i paçmueshëm i kombit tonë. Këto liri i kanë rrënjët te koncepti ynë tradicional i shqiptarizmit – që mbetet garantuesi më i mirë i ushtrimit të të drejtave të tyre.

Harmonia fetare dhe shqiptarizmi qëndrojnë si kundërpeshë ndaj tendencave radikale të çdo lloji. Prandaj, përgjatë leximit të këtij libri lexuesi mund të mësojë nga filozofi anglez se atdhedashuria dhe kombi, veçanërisht në rastin tonë shqiptarizmi, nuk duhet të merren si të mirëqena, aq më pak si ide të vjetruara.

Alternativa utopike që na ofrohet, si çdoherë tjetër në të kaluarën e njerëzimit, mbetet eksperiment tejet i rrezikshëm. E pikërisht, historia na mëson se gjërat e çmuara krijohen me vështirësi, por mund të humben shumë lehtë; pasojat e eksperimenteve të përmasave të tilla kushtojnë shumë shtrenjtë për qytetërimin, lirinë dhe mbi të gjitha jetët e njerëzve.

-Albert Bikaj

*shkëputur nga fjala e përkthyesit  Nevoja për Kombe, Roger Scruton.

Mbrëmja e Xhubletës, u zhvillua në Tiranë

0

Në Pallatin e Brigadave në Tiranë u zhvillua sot mbrëmja e Xhubletës, tashmë pasuri nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Xhubleta si një ndër kostumet më të vjetra në Evropë, është një veshje tipike e grave në Shqipërinë Veriore, në Malësinë e Madhe, Rugovë e Dukagjin. Xhubleta më së miri është ruajtur dhe kultivuar në zonën e Malësisë së Madhe, e që vazhdon të vishet edhe sot e kësaj dite në formë ceremoniale në festa dhe logje.

Në ceremoninë e zhvilluar në Tiranë ishin të pranishëm ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, studiues, gra dhe vajza nga Malësia e Madhe të veshura me xhubletë, etj.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në fjalën e saj tha se “ kjo veshje kaq magjike me kaq hijeshi e thjeshtësi i kthen këto gra në zana dhe këtë objekt në log bjeshkësh”.

Gjatë mbrëmjes së organizuar në ambientet e ministrisë vajza e gra treguan për të pranishmit teknikat e qepjes dhe qëndisjes së xhubletës.

Në këtë mbrëmje e pranishme ishte edhe Tole Lekja Berishaj, 96 vjeçarja nga Tuzi, e cila foli për vlerat e xhubletës. Tole Lekja me duart e saja, pothuajse gjithë jetën e sajë ka punuar xhubleta malësore.

Tole Lekja – Berishaj

“Xhubletën e kam mësuar 70 vite më parë dhe nuk e kam lëshuar kurrë. Nuk e mendoja se do të vinte kjo ditë edhe pse e kam dashur me zemër. E kam punuar këtë veshje me qejf ditë e natë, që kjo kulturë të përhapet e mos të humbët”, tha ajo.

Tole Lekja në shënjë mirënjohje i ka dhuruar Kryeministrit Edi Rama një xhubletë të punuar nga duart e saj, e cila iu dorëzua ministres së Kulturës.

Ministrja Margariti tha se “do të jetë pjesë e koleksionit të muzeut të dhuratave të çmuara në Kryeministri”.
Xhubleta shqiptare u pranua në 28 nëntor të këtij viti në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Xhubleta – Tiranë, dhjetor 2022

/MALESIA.ORG

Micotaqis kërkon vetëvendosjen e “asosiacionit të komunave greke” në Shqipëri!

0

Nga: Shaban Murati, veteran i diplomacisë shqiptare nga Tirana
________

Kryeministri i Greqisë Kiriakos Micotaqis në 22 dhjetor 2022 e nguli zyrtarisht flamurin ilegal të “Vorio Epirit “ në Himarë dhe në Shqipërinë e Jugut. Në fjalimin e mbajtur ditën e enjte në qytetin shqiptar të Himarës, Micotaqis shpalli kërkesën zyrtare greke që “Shqipëria është e detyruar të respektojë të drejtën tuaj për vetëvendosje”.

Deri tani kryeministrat dhe ministrat e jashtëm grekë e kanë kërkuar nga zyrat e tyre në Athinë vetëvendosjen e minoritetit grek në Shqipëri. Nga Athina politikanët grekë mund të kërkojnë në daç Himarën dhe në daç Tropojën, se nuk reagon njeri në Shqipëri.

Por është hera e parë që një kryeministër grek vjen dhe e shpall në tokën shqiptare, mu në surrat të politikës dhe të publikut shqiptar dhe konkretisht në Himarë. Nuk dihet se si dhe me çfarë mënyrash kryeministri grek arriti që për këtë provokacion skandaloz antishqiptar në territorin  shqiptar të ketë lejen e qeverisë aktuale të Shqipërisë, e cila me këtë veprim ka kryer një akt të paprecedent antikushtetues, antishtetëror dhe antikombëtar .

E ashtuquajtura vetëvendosje e “asosiacionit të komunave greke” në Shqipëri, të cilin e zyrtarizoi kryeministri grek me vizitën e sotme, është dhunim flagrant i Kushtetutës e Shqipërisë dhe i rendit kushtetues, një shkelje flagrante e sovranitetit dhe integritetit territorial të Shqipërisë. Greqia legalizon Jugun e Shqipërisë si provincë të saj, përderisa kryeministri grek fluturon direkt nga territori grek në stadiumin e Himarës, pa qenë fare për vizitë zyrtare në Tiranë dhe në Shqipëri.

Kemi aktin e paligjshëm të ringritjes nga varri të protokollit famëkeq të Korfuzit të vitit 1914 për të krijuar me vetëvendosje të ashtuquajturën “Autonomi të Vorio Epirit”. Këtë ditë të zezë përuroi sot kryeministri i Greqisë në Shqipëri.

Programi aneksionist i helenizimit zyrtar të Shqipërisë së Jugut arrit sot një avancim të madh. Ndaj dhe kryeministri Micotaqis nuk e përmbajti dot euforinë nacionaliste greke në fjalimin, që mbajti para “Omonias” sot në Himarë: “Ky është një moment special  për mua dhe për helenizmin kudo. Unë ndjehem i nderuar të jem kryeministri i parë grek, që vizitoj Himarën. Ju falenderoj që keni mbajtur lart flakën e helenizmit dhe të ortodoksisë”.

Sot në Himarë u shkel Kushtetuta e Shqipërisë. Sot në Himarë kryeministri i një shteti të huaj rivendikoi vetëvendosjen dhe krjimin e një harte të re politike me zonën e re vetëvendosëse greke në territorin e Shqipërisë.

Sot Micotaqis zyrtarizoi “asosiacionin e komunave greke” në Shqipëri. Nuk ka informacion nëse nëpër vizitat e tij në komunat e këtij “asosiacioni grek” u valëvit ndonjë flamur i reckosur i qeverisë greke të “Vorio Epirit”, e cila me forcat ushtarake greke kishte pushtuar Jugun e Shqipërisë në vitin 1914.

Pas 30 vitesh demokraci apatride, qeveria e Shqipërisë ka vendosur të plotësojë orekset e vjetra aneksioniste dhe shoviniste të Greqisë për Shqipërinë e Jugut.

Spartak Ngjela me tone të ashpra ndaj vizitës së Mitsotakis në jug të Shqipërisë: Nuk ka grekë në Himarë, ja frika pse Athina nuk e heq “Ligjin e Luftës”

0
Në emisionin “Frontline”, në “News24”, temë e diskutimit ishte vizita e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në jug të Shqipërisë.

I ftuar në panel, avokati Spartak Ngjela, u ndal veçanërisht në ndalesën e kryeministrit grek në Himarë, ku theksoi se aty nuk ka grekë.

Ai shtoi se kryeministri Edi Rama nuk e njeh mirë historinë dhe apeloi që ajo nuk duhet të preket.

“Ata që e pritën ishin të paktë në numër. Ku ka grek në Himarë. Asnjëherë nuk e kanë konsideruar vetë grekët minoritet Himarën, e duan shumë, por nuk ndez”, ka thënë ai, duke shtuar:

“Këto janë kot, nuk e di çfarë bën Rama. Rama nuk e njeh mirë historinë. Këta duhet të diskutojnë për heqjen  e ligjit të luftës. E mbajnë sepse ka frikë që Shqipëria të mos kërkojë tokat deri në Prevezë.

Këta tjerët janë të ardhur të tërë. Kurse 4-5 mln që janë arvanitasit janë të tanët pavarësisht se nuk flasin shqip se i kanë ndaluar dhe janë histori të mëdha. Rama e di të vërtetën për gjyqin që do të bëhet. Historia e konfliktit ë Korfuzit. janë dëmtuar dy anije angleze.

Kjo u quajt incidenti i Korfuzit dhe e hodhën në Gjykatë Ndërkombëtare dhe Enver Hoxha e pranoi. Strasburgu e hetoi dhe tha se anijet ishin brenda territorit shqiptar. Enver Hoxha atje e çoi kufirin ku tha Strasburgu. Pagoi paratë, ata kishin arin. E mbajtën atje deri sa të paguanin dëmshpërblimin. Në fuqi qe dhe është vendimi i Strasburgut”, tha ai.

Ndër të tjera shtoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbështetet te Strasburgu:

“Rama e di këtë sepse e ka diskutuar me mua. Do të dalin dokumentet. Rama e di historinë. E kemi biseduar bashkë. Por a do të shkojë avokati shqiptar të thotë se mbaron loja. Si do të rrëzojnë vendimin e Strasburgut?”

Kryeministri i Greqisë, Mitsotakis pas vizitës në Himarë: Grekët dhe ortodoksët këtu kanë kaluar vite të vështira

0
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka vizituar këtë të enjte Himarën.

Ai shoqërohej nga peshëngritësi Pirro Dhima.

Në përfundim të vizitës, kryeministri grek ka ndarë disa foto në rrjetet sociale, ndërsa shkruan:

“Sot është një moment i veçantë për mua personalisht dhe ndihem veçanërisht i emocionuar që kam nderin të jem kryeministri i parë grek që viziton Himarën.

Dua t’ju them një falenderim të madh për kalimin e viteve shumë të vështira, dhe po i referohem veçanërisht atyre më të moshuarve nga ju, duke shuar flakën e grekizmit dhe ortodoksisë në zemrat tuaja.

Dhe dua ta dini se në fytyrën time minoriteti kombëtar grek i Shqipërisë do të ketë gjithmonë, jo thjesht një mik, por një mbështetës të palëkundur në kërkesat e saj të drejta.

Ju qe keni zgjedhur te qendroni ketu ne Himare jeni ure miqesie dhe bashkepunimi mes Greqise dhe Shqiperise.

Ju falenderoj nga zemra për pritjen e ngrohtë dhe dashurinë tuaj.

Ju uroj perzemersisht gezuar Krishtlindjet, gezuar festat, shendet dhe lumturi per ju dhe familjet tuaja”.

Çoki, tregim nga Bajram Sefaj  

0

nga Bajram Sefaj 

Çoki 

tregim 

I l, tejet i vogël, që t’ia di kuptimin e fjalës që e thotë, shqipton. E do të thotë:shoku(i). E shkurton, e zvogëlon këtë fjalë për t’ia përshtatur madhësisë miniaturale të trupit të vet. 

Çoki im, kështu e thërret shokun, një mikun më të ri, që është “moshatar” i tij, hiç më i moçëm se ai, pos për nja gjashtë dhjetëvjetësh. Garant!.  

Hej, heroi i këtij rrëfimi të dashur, sa do që i hidhur është në brendinë  e tij të hidhur, ka një subjekt me histori të dendur jetësore, njëqind herë më të vëllimshme e  tragjike se që mund e bartin supet e tij të pafuqishme, kur janë sa grima, me pak tejkalim, mund të thuhet, mikroskopike. 

Dy historitë ngutën që, përnjëherësh, të hyjnë në këtë kallëzim.  

E para qet hap (kokë), para të dytës, nga se është më e re në sajimin e saj. 

“Transmetohet”, riprodhohet tamam ashtu siç ka ndodhur në të vërtetë, realisht, në paketim origjinal, pa iu shtua a mungua, as një fjalë e vetme, as një presje, madje… 

 “… derisa sa rrinim e gjerbnim nga një kafe-makiato (me a sucrine, aman, se na mbyti diabeti!) të mëngjesit, në njërën nga kafeteritë e frekuentuara të qytetit, humbur e tretur pas shumë temash që i shoshitim çdo ditë, sa që tanimë kemi humbur në llumin e tyre të dendur, tavolinës tonë i afrohet silueta e një krijese aq e vogël, sa mos ta vëresh fare, kur koka si mbërrinte  as deri mbi lartësinë e tavolinës. Aq më të padukshme atë krijese e bënte biseda jonë e nxituar e me ritme të shpejta e gjeste të ashpra. Disi si nëpër ëndërr dëgjoj atë refren të shëmtuar: ik, shmangu, lëna rehat tashti!  

Hiç me shumë nuk kam regjistruar në diskun e rradakes time të stërmbushur me probleme jetësore. Miku i radhës, ishte paksa më i vrazhdët, më i egër se zakonisht, ndaj  dorës së shtrirë… Tek atëherë kur me është afruar ngatë silueta e asaj qenie të brishtë, duke bërë me  dorë nga unë dhe duke shqiptuar fjalë plot inat e mllef ndaj vrazhdësisë se bashkëbiseduesit tim, thotë: ky çoki këtu,(lexo: shoku!) ka pale në xhep!” – dhe dorashkën e vogël sa grima, si pa gishtërinj fare ta kishte, e palosë për xhepin e setrës sime të kadifetë. Sikur të me shkoqte kllapie gjumi të rëndë, një lajm i mirë, përnjëherësh kthjellohem dhe para vetës shoh një qenie të imtë hyjnore, sikur të kishte pikur nga pala e shtatë e qiellit të paanë. Po, axha ka “pale!” sa të duash, i them dhe, me nxitim e zjarrmi, lëshoj dorën në thellësinë e errët të xhepit të shterur dhe nga andej e kthej me ca centë të imtë, destinuar për një bukë, a nja dy gazeta të ditës. Vogëlushi, a hija e tij e tejdukshme, bashkë me lekët imtë në grushtin e vogël, shmanget duke me dhenë një përshëndetje të bardhë miqësore. Me dorashkën e ngritur në ajër, zhduket si mos të ishte fare, si të ishte hije fantazme, në pikë dite me diell, të verës që sa po bëhej vjeshtë… Tjetër nuk di. Asgjë nuk mbaj mëndë. Ç’u bë, nga vajti, nga humbi e treti. Njëmend, ç’u bë, o zot! E përpiu toka. E gëlltitën avujt e ditës se nxehtë të vjeshtës së parë. U shndërrua në zokth krahëlehtë.  

Fluturoi! 

*** 

Ditë më vonë, gjersa këputja shtegun të shëtisë së përditshme mëngjesore, një zë i ëmbël, si një cicërimë kanarine, sikur me hyri përnën setër, m’u ngjit trupit për të  m’u ndalur në guacën e veshit.. 

– Hej, çoki im, çoki! 

Ai zë i çiltër, melodik, sa hyjnor, o zot! – nuk vinte nga larg. Për cepin e sakos me ishte  ngjitur, ishte kacavjerrë,  po kush tjetër pos Çoki-t, tim që, për pak, sa nuk e kisha harruar, nuk e kisha qitur pas mendsh.  

Tani sikur nis rrugën një miqësi e paprerë dhe, kjo, lirisht mund të thuhet, është gjysma e dytë e rrëfimit. Tashmë kur jemi çokë, (shokë) në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, (sado që tingëllon pak si e stisur dhe e trilluar kryekreje që, në ditët e sotme të ngarkuara dhe të elektrizuara, me halle e derte, të  lind miqësi e madhe dhe respekt i ndërsjellë midis një lypsari të imtë të pa moshë dhe të një të moshuari, kur rrugët e Prishtinës, sikur edhe të çdo qyteti tjetër në Kosovë, janë plotë me kërkues lëmoshe, me të tillë që, shpeshherë, janë rebelë, të pandërgjegjshëm, të papërshtatshëm dhe agresivë, madje. Duke përjashtuar, për një çast mundësinë që, në mesin e tyre, mos të këtë edhe shtihanë, simulantë, gënjeshtarë, asi që kanë të fshehurat e tyre dhe nuk dinë pse lypin, veçse janë lypsarë të bezdisshëm!). 

***  

Si fidan i brishtë  mbjell aty, midis lisave shtatgjatë të avenysë që, një ditë të afërt, do të bëhet edhe më e bukur së që është, veçse të shmanget perdja e llamarintë dhe të kallëzojë katedralen  në terë bukurinë e saj, Çoki ngjanë edhe më i imtë se që është në të vërtetë. Ka zënë atë pikë strategjike, pas hamendjes dhe të shtyrë besimi, të atyre që e kanë hak ekzistencën dhe rritën, dosido, të pjesëtarit të familjes se tyre, se përballë një tempulli fetar, në ndërtim e sipër, zemrat e kalimtarëve do të jenë më të buta, e duart do t’i kenë më të lira. 

E kush është, cila është familja e Çokit? 

Çoki nuk ka familje. Ose e gjithë bota është familje e tij.  

Nuk është as i falur, as i gjetur, rastësisht. 

Është zog shtegtar pa fole, as strehë. Shtroje e ka tokën e dheut të Kosovës,  mbulojë qiellin e paanë. Nuk ka as babë, as nënë. Ose i ka që dytë bashkë, që, mbase matanë lisave shtathedhur të avenysë, me shikim të fshehur ndjekin çapkënllëqet e tij. Kurrë nuk i afrohen,  sa për t’ia  shpupuritur flokët e shpeshtë e kaçurrelë, së paku. 

Kur miqësia me Çokin zu të rritej të lëshojë shtat, kur racionet, ndër me të ndryshme të kafjallit a drekës nuk mungonin, kur bashkë kthenim edhe në shitore këpucësh e veshmbathjes tjetër për të, një mesogrua shkoqet nga lukuni fëmijësh barkzbrazur e symëdhenj, në lakmi të përhershme, grumbull në livadh para Filologjikut, si për të la një borxh ndaj meje. Shkurt e më zë-shterur, me thotë: Eduard e ka emrin. E thërrasim Edi. Është katër vjeç. Nuk është i imi. Është i tufës sime. E dua, shumë e dua. Nuk e ndaj prej fëmijëve që i kam lindur. Edhe fëmijët e mi e donë shumë. Benjamin e kemi… 

– E si mos ta duan, i flas vetës në heshtje të thellë intime, kur është aq bukur, krijesë lozonjare, bonbone…, ta pish me gotë uji si sherbet! Me ata sy të zjarrtë e të lëvizshëm minuku.  

Sytë, gati të rrëmbushur lotësh, përnjëherë  i lëshoj andej nga katedralja në ndërtim, ku është sektori i përkohshëm i punës se Edit! 

Nuk guxoj t’i jep shenj me dorë, as t’i lëshoj zë Çoki-t tim të dashur, tani kur emrin  ia di në të dy motërzimet: Eduard dhe Edi. Me duket emër i madh për atë cep trotuari që zë. Nuk kam guxim ta thërras me zë të lartë nga se, jam i bindur, do të merrte vrap trup rrugës me shumë automjete në fugim. Pamëshirshëm do të me ndrydhin Çokun, qenushin tim të dashur, mikun Eduard. Edi. Lulin e Vocërr të shekullit njëzet e një! (At i ynë, bukën tonë të përditshme falna sot!). 

– Hej, Edi, Eduard … i flas vetës, a bisedoj me hyjnitë e qiellit. A do të jam gjallë  e, dëshiroj…  

____  

(Prishtinë, 9 tetor 2009) 

Gjergj Kastrioti, në Tuz të Malësisë! Po Ulqini çka pret!?

0

Nga Frank Shkreli               

Një ditë pasi Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias deklaroi — gjatë një vizite zyrtare në Tiranë — se “Skënderbeu është një hero kombëtar në të dy vendet tona”, u njoftua se Kuvendi Komunal i Bashkisë (Komunës) Tuzi, miratoi të mërkurën vendimin për të vendosur në Tuz, përmendoren kushtuar Heroit të Kombit shqiptar, Gjergj Kastrioti -Skenderbeut. Natyrisht, se vendimi i ditës së mërkurë për të vendosur permendoren e Gjergj Kastriotit — Skenderbe në Tuz ishte i rastësishëm, sa i përket vizitës së ministrit grek në Shqipëri, por ishte një përgjigje si e porositur nga Perendia për shovinistët grekë –sidomos në mungesë të ndonjë deklarate zyrtare nga Tirana për të kundërshtuar pretendimet greke, madje edhe ndaj Heroit Kombëtar të Shqiptarëve.  Kjo nuk është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë, që zyrtarë të lartë dhe akademikë të huaj të gjitha ngjyrave –sidomos, turqë, serbë e grekë – të cilëve, fatkeqësisht, nganjiherë u bashkohen edhe shqiptarë — që ngrejnë dyshime mbi identitetin dhe historinë e vërtetë të Skenderbeut. Hedhin pretendime të tilla djallëzore, nga koha në kohë, për të provokuar me qëllim për të turbulluar ujërat ballkanikë, në përpjekjet e tyre shekullore për të hedhur dyshime me qëllim zbehjen e historisë dhe të identitetit të shqiptarëve në trojet e veta. Në të kaluarën, shqiptarëve, anë e mbanë trojeve tona, na ndryshonin emrat duke i sllavizuar/grekizuar/turqizuar ato, e ku ta di unë. Përveç ndryshimit të emrave shqiptarë këto hiena anti-shqiptare vazhdojnë të luftojnë identitetin shqiptar duke hapur varreza “heronjsh” të rrejshëm të tyre e duke ndërtuar permendore anë e mbanë Shqipërisë, edhe mu në mes të Tiranës, “heronjve” të huaj, si veç për të ndryshuar dhe për të pretenduar se edhe ata kanë hise në atë tokë. Është e vështirë të merret me mend se si dhe pse qeveria e Republikës së Shqipërisë, por as Republika e Kosovës dhe as akademitë shkencore të dy kryeqyteteve shqiptare nuk reagojnë ndaj provokimeve të tilla greko-turko-serbo-maqedonase, ndaj identitetit të shqiptarëve dhe ndaj të Përgjithëmonshmit të Shqiptarëve, siç e ka cilësuar Papa Pali i VI, (më rastin e 500-vjetorit të Skenderbeut, 1968) Heroin dhe Kryetrimin e shqiptarëve dhe shpëtimtarin e Evropës — Gjergj Kastriotin -Skenderbe.  

Kush janë, ku janë dhe pse janë “të parët” e shqiptarëve sot që do duhej të reagonin?  Detyra numër një e të cilëve duhej të ishte mbrojtja e sigurisë terriotirale dhe interesave kombëtare, në të gjitha kuptimet dhe nënkuptimet, përfshir mbrojtjen e identitetit, gjuhës dhe kulturës shqiptare – përfshir edhe Heroin Kombëtar Gjergj Kastriotin – Skenderbe. Turko-serbo-grekët sikurë veprojnë në bashkpunim dhe në garë me njëri tjetrin, kur bëhet fjalë për përvetësimin ose denigrimin e personaliteteve të historisë kombëtare të shqiptarëve, si Gjergj Kastrioti-Skenderbeu dhe Nënë Tereza. Provokojnë, dinakërisht, në këtë mënyrë, sepse e dijnë se ndaj sulmeve të tyre grabitqare kundër shqiptarëve, nuk reagon askush në mbrojtje të interesave të shqiptarëve dhe identititetit të tyre – as në Tiranë, as në Prishtinë.  Për pothuaj një gjysëm shekulli, sllavët e jugut – serbët dhe maqedonasit – e kishin bërë të vetën Nënë Terezën, sepse origjina e saj shqiptare nuk mbrohej nga askush, për arsye që dihen.  Shyqyr që u shemb komunizmi se bota do e “njihte” atë gjithnjë si “sllave” ose “maqedonase”.  

Por, fatbardhësisht, në venat e disa shqiptarëve, pa dallim, vlon ende ai gjaku identifikues i shqiptarit me heroin e tyre të Përgjithëmonshëm, Gjergj Kastriotin -Skenderbe.  Pardje, arrijti një lajm i mirë nga Komuna e re e Tuzit, në Malësinë e Madhe. “Në Malësi është ditë me shumë rëndësi, ditë historike. Kem tri pika dhe tri mesazhe në agjendën e sotëme. Mesazhi i parë është miratimi i buxhetit. Mesazhi i dytë është që të respektojmë të kaluarën. Për këtë, kemi miratuar vendosjen e permendores së Gjergj Kastriotit-Skenderbe në Malësi dhe mesazhi i tretë është se ky institucion, ky pushtet, që jemi këtu, do ta mbrojmë tokën e Malësisë”, është shprehur Nikë GJeloshaj, i pari i Komunës së Malësisë në Tuz. 

Kuvendi i Bashkisë Tuz, (nën Mal të Zi) miratoi vendimin për vendosjen e përmendores së Skënderbeut në Tuz, vitin e ardhshëm, “sepse pa të nuk mund të krijojmë të ardhmen”, u shpreh Kryebashkiaku i Malësisë, Nikë Gjeloshaj. Eh, vaj medet, sikur të gjithë udhëheqsit shqiptarë, anë e mbanë trojeve shqiptare të mendonin, ose të pakën të shpreheshin, si Nikë Gjeloshaj, se pa Gjergj Kastriotin -Skenderbe, Kombi shqiptar nuk ka të ardhme, as drejtim.  Gjergj Kastrioti-Skenderbe, qoftë edhe me praninë e një permendoreje në atë krahinë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, u tregon shqiptarëve rrugën që duhet ndjekur.  

Vendimi i Komunës Tuzi për të ngritur në kryeqytetin e Malësisë së Madhe – në Tuz — permendoren e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, në vet-vete është një hap i parë por i madh që duhet të vlerësohet, pasi dihet se për realizime të tilla, asgjë nuk është e lehtë, në trojet shqiptare – siç është edhe rasti i Ulqinit, ku për një kohë tashti pengohet vendosja e monumentit të Skenderbeut edhe në atë qytet të lashtë iliro-arbëror.  Pyetja ime për autoritetet e Bashkisë së Ulqinit është: Deri kur me këto pengesa dhe pse kështu!?  (Lexoni shkrimin e bashkvendasit tim, Xheladin Zeneli) — Kujt i pengon ndërtimi i monumentit të Gjergj Kastriotit-Skenderbeut në Ulqin? (ulqini-online.com). 

Prandaj, në rastin e Tuzit, fjala e dhënë është fjala e mbajtur, për malësorët. Tashti, pasis është marrë vendimi për ngritjen e monumentit të Heroit Kombëtar, është e rëndësishme që ky projekt të realizohet sa më parë që të jetë e mundur, pa vonesa e pengesa politike ose burokratike, të cilat jam i bindur se janë të shumta, por të shumtë mund të jenë edhe personat që nuk dëshirojnë të shohin një monument të tillë në Tuz. 

Nuk jam i sigurt nëse ka një marrëveshje se në cilin mjedis të qytetit të Tuzit do të vendoset përmendorja e Heroit dhe e Simbolit të përjetëshëm të identitetit të Kombit shqiptar, Gjergj Kastriotit – Skenderbeut. Por duke marrë parasysh se largësitë gjeografike nuk janë aqë të prononcuara në ato anë – nuk besoj të jetë shumë larg nga Deçiqi, ku është zhvilluar beteja midis forcave të malësorëve shqiptarë dhe atyre osmane – që sipas historianëve, shënoi një këthesë të rëndësishme në shkëputjen e shqiptarëve nga Perandoria Osmane. Pikërisht, malësorët kishin vendosur që ta largonin njëherë e mirë turkun nga Deçiqi, duke valvitur Flamurin shqiptar të Gjergj Kastriotit – Skenderbe në vend të flamurit të Turkisë. Pas 5 shekujsh, për herë të parë ç’prej kohës së Skenderbeut, në trojet shqiptare me 6 prill, 1911, u ngrit flamuri kuq e zi — i pa njolla — i Gjergjit të Madh – Skenderbeut.  Frank Shkreli: Kreshniku kombëtar Dedë Gjo’ Luli – “Malësori që mujti” | Gazeta Telegraf  

E përjetëshme qoftë trashëgimia e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, si dhe kujtimi i Ded Gjo Lulit dhe i kryengritësve të Malësisë së Madhe.  I Madhi Zot e bekoftë Kombin Shqiptar, një kohë e trazuar për fatin e tij sot — me besimin dhe shpresën se drita e agimeve të reja do të shëndritë mbi fatin e shqiptarëve kudo që janë dhe bashkë me të edhe rrezja e bekimit të Madhit Zot. Këthehu, o Gjergj Kastrioti -Skenderbe! 

Kuvendi i Komunës së Tuzit miratoi me shumicë votash ngritjen e përmendores së Heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skenderbeu në Tuz, në vitin 2023. (Malësia.org) 

    Tv Boin / Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj mbi masat lehtësuese |  Tv BoinKryetari i Komunës së Tuzit, Z. Nikë Gjeloshaj 

  Aprovohet stema e komunës së Tuzit - Komuna e Tuzit

Seancat - Komuna e Tuzit

Kuvendi i Komunës së Tuzit