Kreu Blog Faqe 1162

Sqarim lidhur me propozimin që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i gjenocidit në Kosovë 

0

Kërkesa publike drejtuar institucioneve shtetërore dhe politike të Kosovës që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i vetëm përkujtimor i gjenocidit në Kosovë, ka gjetur mbështetje të gjithanshme dhe shfrytëzojmë rastin të falënderojmë përzemërsisht të gjithë përkrahësit e kësaj iniciative. Megjithatë nga disa dashamirë na është kërkuar të tregojmë arsyet e përzgjedhjes së lulëkuqes, për ta propozuar si simbol të gjenocidit në Kosovë. 

Prandaj sqarojmë me sa vijon: 

Po bëhet një shekull që në Mbretërinë e Bashkuar, në Kanada, në Skoci, në SHBA dhe në Zelandë të Re, lulëkuqet kanë shërbyer si simbol për t’i përkujtuar të rënët gjatë luftërave anekënd globit dhe secili nga këto shtete demokratike ka përcaktuar një dizajn të veçantë të lulëkuqes, për ta dalluar nga simbolet-lulëkuqe të vendeve të tjera.  

Forhåndsvisning av bilde

Po përmendim se edhe popuj të tjerë kanë përzgjedhur lule të ndryshme për simbol të përkujtimit të viktimave. Kështu për shembull, francezët zgjodhën lulen kokoçel i kaltër, për arsye të ngjyrës së kaltër që kishin uniformat e ushtarëve të vrarë, ndërkaq armenët u përcaktuan për lulen mosmëharro (lulja miosotis) për të përkujtuar viktimat e gjenocidit që kanë përjetuar në vitin 1915. 

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Pasi analizuam propozime të ndryshme, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” mbështeti idenë e Adnan Asllanit që lulëkuqja të jetë simbol i viktimave të gjenocidit në Kosovë.  

Duke u nisur nga fakti se në përkufizimin e gjenocidit hyjnë aktet kriminale të numëruara në dokumentet e të drejtës penale ndërkombëtare që janë bërë me qëllim që të shkatërrohet tërësisht ose pjesërisht një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar, si i tillë, ne jemi përcaktuar për lulëkuqen që ka ngjyrat kuq e zi të flamurit tonë kombëtar, sepse projekti i gjenocidit në Kosovë kishte për qëllim shkatërrimin e shqiptarëve, si grup kombëtar, i ndryshëm nga serbët. 

Pikërisht për këtë arsye ngjyra e petaleve të lulëkuqes që do të simbolizojë gjenocidin në Kosovë dallon nga nuancat e ngjyrave të kuqe që kanë lulëkuqet-simbole të shteteve të lartpërmendura: është ngjyra e gjakut të pafajshëm! 

Përveç nuancës së ngjyrës së kuqe të petaleve që e dallon nga ngjyra e petaleve që kanë lulëkuqet-simbol të vendeve të tjera, në simbolin e gjenocidit në Kosovë dallon edhe “zemra e lulëkuqes”: në vend të kokrrave të zeza të farës së lulëkuqes, në logon tonë janë prezantuar figura burrash, grash, djemsh dhe vajzash, për të kujtuar njerëzit e të gjitha moshave dhe të dy gjinive që ishin viktima të këtij gjenocidi.  

Në dallim nga lulëkuqet që përdoren si simbol në vendet e lartpërmendura, katër petalet e lulëkuqes në logon e dizajnuar prej tij paraqesin katër forma të akteve gjenocidare, që Serbia e zbatoi në Kosovë:  

  1. Vrasje  

Për të përfshirë mbi dhjetë mijë civilë shqiptarë të vrarë dhe të gjymtuar, të të gjitha moshave dhe gjinive, 

 2.Dhuna seksuale  

Për të përfshirë mbi njëzet mijë viktima të dhunës seksuale. 

  1. Spastrimi etnik  

Për të përfshirë rreth një milion viktima të spastrimit etnik. 

  1. Shkatërrimi i objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar  

Për të përfshirë shkatërrimi në vendbanimet shqiptare i 100589 shtëpive, i 358 shkollave, i 30 shtëpive kulturore, i 93 bibliotekave, i 123 institucioneve shëndetësore dhe i 220 objekteve të kultit fetar (215 xhami, teqe, tyrbe dhe 5 kisha katolike). 

Petalet e lulëkuqes në këtë logo janë të vendosura në formë të shkronjës X, për arsye se gjatë luftës, në disa vendbanime ku popullsia ishte e përzier në aspektin e përkatësisë etnike, okupatorët serbë kishin shënjuar shtëpitë e shqiptarëve me një X, me qëllim që të udhëzoheshin forcat e armatosura serbe drejt vendeve ku duhej të kryheshin krimet. 

Me një fjalë, forma e petaleve dhe figurat e burrave, grave, djemve dhe vajzave simbolizojnë mbi dhjetë mijë civilë shqiptarë të vrarë dhe të gjymtuar, të të gjitha moshave dhe të dy gjinive, mbi njëzet mijë viktima të dhunës seksuale, rreth një milion viktima të spastrimit etnik dhe qindra mijëra shkatërrime që u kryen gjatë zbatimit të gjenocidit në Kosovë.  

Si e tillë, kjo logo meriton të jetë simbol i përbashkët i përkujtimit të viktimave të gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.  

11 dhjetor 2022 

Kryesia e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” 

Kryetar: Bardhyl Mahmuti. Zëvendës Kryetar: Adnan Asllani 

Bardhyl Mahmuti 

Adnan Asllani 

Combat (1964) / Tregtia e jashtme e Shqipërisë – Intervista e Pierre Paraf me zëvendësministrin Gogo Kosma

0

Pierre Paraf (1893 – 1989)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Dhjetor 2022

“Combat” ka botuar, të mërkurën e 9 shtatorit 1964, në faqen n°4, intervistën ekskluzive të Pierre Paraf (shkrimtar dhe gazetar francez) zhvilluar asokohe me Gogo Kosmën (zëvendësministër i Tregtisë së Shqipërisë), të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

VII. Me Z. Gogo KOSMA, Zëvendësministër i Tregtisë

Nga Pierre Paraf

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

  1. Gogo Kosma, zv.ministër i Tregtisë i Republikës Popullore të Shqipërisë, i cili kishte në krah z.Theodor Fundo, Drejtor i Përgjithshëm i Eksporteve, më shpjegoi me dashamirësi, për të mirën e lexuesve të Combat, linjën e përgjithshme të tregtisë së jashtme e vendit të tij.

“Shqipëria, më tha ai, dëshiron të zhvillojë tregtinë e saj me të gjitha vendet, pavarësisht ndryshimit në regjimet politike, sepse është në interes të ekonomisë sonë, sepse kjo paqe përmes tregtisë, ashtu si paqja përmes kulturës, përbën një nga fazat e mirëkuptimit më të gjerë e më të thellë midis popujve.

Ajo ka shumë produkte eksporti dhe ka nevojë për të importuar pajisje për të përshpejtuar industrializimin e saj.

Ky bitum për të cilin ka folur Herodoti

Në fushën e mineraleve kemi krom, bitum natyral. (Ky bitum, për të cilin tashmë fliste Herodoti, i cili në mbrëmje hidhte flakë rrugëve dhe kalonte për të stimuluar barkun e grave që nguronin të lindnin.)

Nëntoka jonë përmban gjithashtu ferronikel, bakër, naftë bruto dhe nënprodukte të saj.

Grupi ynë i dytë i produkteve të eksportueshme vjen nga bujqësia jonë. Duhani, frutat, perimet e konservuara.

Ne gjithashtu mund të dërgojmë jashtë vendit leshin dhe lëkurat, drurin dhe nënproduktet e drurit (parket, kompensatë…), artikuj artizanalë si qilima dhe objekte argjendi të gdhendura, pije, duke përfshirë rakinë dhe ekstrakte të bimëve mjekësore.

Nga ana e saj, Shqipërisë ka nevojë të importojë letra të të gjitha llojeve, produkte kimike për prodhimin e ilaçeve, produkte të petëzuara (të mbështjellura), kamionë dhe të gjitha llojet e pajisjeve industriale.

Aktualisht, klienti më i madh i Shqipërisë është Kina. Por ne vazhdojmë të tregtojmë me vendet socialiste : Poloninë, Çekosllovakinë, Bullgarinë, Rumaninë (me përjashtim të Bashkimit Sovjetik). Kuba, e cila na dërgon sheqer, së bashku me Italinë, Austrinë, Finlandën, si dhe me Marokun, Algjerinë, Malin, Ganën, Irakun dhe Republikën e Bashkuar Arabe.

Për sa i përket Anglisë, si Gjermania Federale, tregtia jonë është e kufizuar në shkëmbimet ndërmjet firmave private. Bisedimet janë duke u zhvilluar me Danimarkën për t’i furnizuar asaj doreza lëkure nga bagëtia e imët.

Sa i përket Francës, marrëdhëniet tona tregtare janë vetëm në vitin e dytë. Pra, ky është vetëm një fillim. Por, deri më tani, për gjysmën e parë të vitit, shifra e eksporteve në Francë është e rendit të një milion e gjysmë dollarësh (7 milion e gjysmë franga) dhe parashikojmë një rritje të konsiderueshme për muajt në vazhdim dhe veçanërisht për vitet e ardhshme.

Shqipëria dhe Franca janë të bashkuara nga një “traktat” i tregtisë dhe lundrimit dhe një traktat tregtar. Ne kemi eksportuar veçanërisht bitum (bitumi shqiptar ka mbuluar trotuaret e bulevardeve të Parisit) dhe duhan (për 1100 ton); shalqinj, lesh dhe lëkura. Në Francë, blemë karton për paketimin e letrës së cigareve, hekur të bardhë (llamarina) për fuçitë e bitumit dhe, së fundmi, 60 kamionë Renault, ku një anije e flotës sonë shkoi për t’i marrë në Le Havre.”

Zëvendësministri i Tregtisë, në përfundim të kësaj interviste, shprehu shpresën që këto shkëmbime të zhvillohen për shumë materiale të pajisjeve industriale. Z. Gogo Kosma synon të punojë efektivisht në fushën e tij për të forcuar marrëdhëniet që duhet ta bashkojnë më ngushtë Shqipërinë me Francën.

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),  https://www.darsiani.com/la-gazette/combat-1964-tregtia-e-jashtme-e-shqiperise-intervista-e-pierre-paraf-me-zevendesministrin-gogo-kosma/.

Kryeministri Kurti nuk shkon kurrë për uflla!

1
Shkruan: Refiqe R. Hamiti
KRYEMINISTRI ALBIN KURTI NUK SHKON PËR UFLLA , KURRË !
Këta shqipfolsa që po anojnë dhe po u dhimbset shkinia duhet të ulen diku dhe të flasin me zotin.
A e kanë mirë çfarë thonë ,a e kanë drejt dhe a janë në tokën e bukës!?
Në të gjitha gjuhët e botës ekziston shprehja: Do të luftojë për vendin tim,edhe jetën e jap për vendin tim !
Kjo është diçka shumë domethënëse!
Por:
Si ka mundësi që flitet për një rënie aq të madhe të vetmohimit kombëtar të atdhedashurisë dhe të emrit tonë shqiptar nga Edi Rama dhe disa ish deputet,ambasadore ,analista dhe deputete të Kosovës ?
Nëse ky vendi ynë ka mashtrues dhe antikombëtar kaq të mëdhenj, me u deklarue haptas që janë kundër fuqizimit të rendit ,ligjit dhe sovranitetit të Kosovës është njëlloj sikur aty në gjenet e këtyre “shqiptarëve të ndershëm” ka një dashuri të madhe për një qeveri tjetër ,pra një ” planet si të citateve të Edi Ramës”,me e frymëzue miletin me e dasht ish-Jugosllavin që nëpër mullarët e sanave për bagëti ka lidh fëmijë,gra ,pleq e burra dhe i ka djeg për së gjalli.
Kjo është arsyeja pse të gjitha qeveritë që ishin deri sot pëlqenin mashtruesit , e jo ata të mëdhenjit që u munduan dhe po mundohen për shtetin e Kosovës me pas rend dhe ligj kudo në Kosovë.
Mund ta kuptojmë që dikush është inteligjent nëpërmjet përgjigjeve që jep. Mund ta kuptojmë që dikush është i urtë nëpërmjet pyetjeve që bënë,
por shkallën e këtij niveli udhëheqës andej kufirit dhe fjalorin këndej nga ish deputetët e partitve opozitare i kemi të pakapshme logjikisht .
Vetëm njeriu që nuk është kacavjerrë kurrë në një pemë mund të krenohet se nuk është rrëzuar kurrë prej saj. Por rrëzimi i ish qeveritarëve nga pushteti ,i ka bërë disa deputet e deputete ,alamet ambasadorë me rrok malin, pa shej e dërma. Kjo të bënë të dyshoshë pse thirren në shqiptari kur i dëgjojmë të thërrasin Presidenten e Kosovës “mjerane ” dhe Kryeministrin e Kosovës ” jo trim”.
Në fillim janë ” njerëzit shqiptar”, (alias analista) ata që po përpiqen ta zotërojnë dhembshurin ndaj banditëve të veriut . Më këtë diapazan llomotitje nëpër portale (pa pas asnjë funksion në partit e tyre), përfundojnë të zotëruar prej antikombëtarizmin të tyre . Shifen dhe dëgjohen qart se çfarë funksioni kanë ,me e “rrëzue”,(hamamin e Hyres) Qeverinë Kurti ,prandaj nuk zgjedhin element dhe nuk kanë fije marrje se çfarë mundohen me kurdis.
Thellësia e së vërtetës varet nga fuqia e vështrimit që përmban gjaku në vena shqiptar.
Veç ndaluni pak, ju analista të portaleve,ish ministra,deputet e ambasador që po përvloheni për situatën në veri të Mitrovicës çfarë thotë pasardhësi i Millosheviqit: “Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se mesazhi i tij për serbët nga Kosova është se “nuk ka dorëzim dhe nuk do të ketë dorëzim”.
Edhe një regjisori serb, Boris Malagurski paska reaguar :Se Serbia nuk mund ta pushtojë veten – duke iu referuar me këtë gjë Kosovës…
Lexone pra qart se deri ku shkon egërsia e çetnikëve(pa marrë parasysh profesionin dhe intelektualizmin e tyre profesional, çfarëdo kalibri të elites serbe që u takojnë këta mbesin serbo-çetnik për shqiptarët gjithmonë ),këta nuk duan ta dinë se Kosova është shtet nga 17 shkurti 2008. Dhe Kosova o sot ,o kurrë duhet paqare me e shtri sovranitetin e saj në territorin e saj.
Andaj:
Bindja ime është se ekziston vetëm një e vërtetë e madhe e luftës që po përflitet dhe ka filluar të zbatohet në veri dhe se dikush e zotëron atë të vërtetë atje ,kjo është zanafilla dhe vazhdimësia e të gjitha të këqijave që ndodhin në Veriun e Mitrovicës, në gjene e kanë të fiksuar se si të përcëllohet tradita e çdo të dytën dekad ,me mbush enën me gjak shqiptari nga këta çetnikët .
Por:
Thuhet se :Shqiptarët janë më të fort se gjithë kombet e sinisisë së Ballkanit…
Vërtet çfarë durojmë ne si komb,kjo nuk i imponohet asnjë kombi mga vet shqipfolësit, e pastaj nga ata që po na mrizojnë mbi kokat tona!?
PS:
Nuk ka gjë më të mirë se vetëvlerësimi o popull , nëse vetëvlerësimi mbështetet mbi të mirën dhe të drejtën Kosova nuk humb asgjë.Të jesh antikombëtar është mjerim ,të jesh i verbër nuk është mjerim. Mjerim është paaftësia për ta përballuar verbërinë.
Me vdekë me nder është çelësi i artë, që hap dyert e përjetësisë. Kush arrin të mbretërojë mbi veten e të qeverisë pasionet, dëshirat dhe frikën e tij, ai njeri është më i pushtetshëm se një mbret.
Kjo qeverisje e tanishme po thyen murin që e ndante Amerikën me Kryeministrin Albin Kurtin dhe na ftohu gjakun krejtve. Mua po.
Po thuhet se Amerika dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Kosovën gjithmonë.
Se çfarë thonë linquesit unë konsiderojë që “unet e tyre”, për pushtet ,për bizneset e tyre në Veri i kanë verbue, i kanë ç’vesh nga çdo justifikim se janë shqiptar,kombëtar dhe atdhetar të Kosovës.
Pardon!

CAPITAL GROUP histori suksesi në Itali

0

Shkruan: Florim Zeqa

Tashmë kur të gjitha kompanitë private organizojnë darka të përbashkëta me punëtorë, edhe kompanitë shqiptare (kosovare) kanë filluar që ta aplikojnë një gjë të tillë, për të kremtuar së bashku me punëtorë përmbylljen e suksesshme të një viti kalendarik, të një pune të përbashkët, duke evokuar kujtime dhe momente të veçanta nga përvoja e punës dhe jetës.

Forhåndsvisning av bilde

Mbrëmje e hareshme

Në mbrëmjen e 9 dhjetorit, në Restorantin “Corte Maggiore” Montebelluna (TV-Itali), kompania CAPITAL GROUP, e udhëhequr nga afaristi i njohur Faton Kolgeci, e organizojë një darkë të përbashkët me punëtorë, bashkëpunëtorë dhe miq, për t’a përbyllur në mënyrë simbolike vitin kalendarik.

Ishte kjo një mbrëmje e mirë dhe e hareshme, ku të gjithë së bashku, punëtorë dhe stafi drejtues i kompanisë i cakërronin gotat së bashku. Gjatë ndejës dhe bisedës, më krijohej përshtypja sikur jam në një familje të madhe e jo në një kompani private që funksionon për mrekulli! E tillë dhe në të vërtetë është kopania CAPITAL GROUP. Vërtetë ishte kjo një ndjenjë e papërkshkruar më fjalë. Në sytë afaristit Kolgeci dhe fytyrat e punëtorëve vërehej kënaqësia dhe respekti reciprok, ku shumica prej tyre ishin djem të rinjë, madje disa prej tyre të sapoardhur nga Kosova.

Forhåndsvisning av bilde

Me këtë rast, ia vlenë të theksojë se janë me fat të rinjët e saporadhur nga Kosova dhe trojet etnike që punojnë për kompanitë private të udhëhequra nga bashkatdhetarët, ngase nuk i kanë shqetësimet dhe vështirësitë e komunikimit në punë siq i kishin gjeneratat tona.

CAPITAL GROUP me traditë të gjatë veprimi

Compania CAPITAL GROUP është njëra ndër kompanitë shqiptare (kosovare) me traditë më të gjatë veprimi jo vetëm nnë Provincën e Trevisos por në shtetin italian në përgjithësi. Kjo kompani është themeluar në vitin 2003, dhe deri më sot me sukses ka zhvilluar veprimtarinë e saj në izolimin dhe fasadimin e shtëpive. Nga një kompani e vogël që ishte në fillet e saj, sot kompania e Faton Kolgecit llogaritet të jetë njëra nga kompanitë më tëdha dhe më të sukseshme në Regjionin e Venetos si për nga numri i punëtorëve ashtu edhe për nga shtrirja gjeografike e operimit të saj.

Forhåndsvisning av bilde

Aktualisht CAPITAL GROUP i ka 35 punëtorë të rregulltë me dokumentacion dhe rregulla të plota, por ky numër gjatë periudhave të caktuara gjatë vitit ngritet deri në 50 e 60 punëtorë sezonal, për aq sa e kërkojnë kapacitetet e punës. Ky është një numër i kënaqshëm për kompanitë e huaja, përkatësisht për kompanitë e bashkatdhetarëve tonë në shtetin italian. Shtrirja gjeografike e operimit të të kësaj kompanie i kalon kufijtë provincial, ajo është e kërkuar të tërë Regjionin e Venetos dhe më gjërë.

Forhåndsvisning av bilde

Nuk është vetëm kompania e z. Faton Kolgeci, por janë edhe shumë kompani të tjera që operojnë me sukses prej vitesh në Itali, por kjo është vetëm njëra ndër to. Tradita 19 vjeçare e operimit të kompanisë CAPITAL GROUP është shëmbulli i mirë për kompanitë e reja që tashmë janë në fillet e veprimtarisë së tyre afariste.

Forhåndsvisning av bilde

Besa dhe fjala e dhënë, sjellja njerëzore, pagesat e rregullta dhe në kohë, kanë bërë që z. Faton Kolgeci të jetë i nderuar dhe respektuar nga të gjithë punëtorët e tij. Nuk është punë e vogël, që 35 familje e më shumë se kaq ta kenë të siguruar ekzistencën dhe mirëqenjen nga kompania e një bashkatdhetari.

Forhåndsvisning av bilde

Në fund ia vlenë për të theksuar se, afaristi Faton Kolgeci është sponsor i rregulltë i pothuajse të gjitha aktiviteteve të mërgatës sonë, duke u bërë kështu jo vetëm suporti material por edhe fizik me pjesëmarrjen e tij në aktivitete të ndryshme kullturore dhe sportive, të organizuara nga shoqatat dhe organizimet e të rinjëve në veçanti.

Forhåndsvisning av bilde

Shqiptarët në mbarë botën duhet mobilizuar për ta mbrojtur Kosovën, mjaft më xhami dhe pushtim i Kosovës edhe nga hoxhallarët turko – arab!

0
Gani QarriNga Gani Qarri

Qytetarë të dashur të Republikës së Kosovës është ditur me kohë, siç kemi tërhequr vërejtjen në vijimësi, se mbulimi i çdo cepi të vendit me xhami islamiste si dhe pushtimi i Kosovës nga hoxhallarët turko arab, të cilët përveç shkatërrimit të identitetit tonë kombëtar, dërguan edhe rreth 400 të rinj shqiptar, në luftërat të huaja, të terroristëve të ISIS-it, në Irak e Siri, duke mos pushuar për 20 vjet, sharjet dhe mallkimet, kundër vlerave të shteteve më demokratike, nga Evropa deri në Amerikë, se këta shpejtë do ta armiqësojnë Kosovën me gjithë botën, dhe ja më në fund erdhi, madje shumë më shpejtë nga sa e kemi pritur, ky moment i hidhur, që ta shohim të gjithë se si Kosova jonë e dashur, që nga paslufta e këtej, kurrë nuk ka qenë më në rrezik se sot, për zhbërje të përhershme!

Ndaj në këto çaste dramatike nëpër të cilat po kalon Kosova jonë, kërkohet një reagim gjithëqytetar, brenda dhe jashtë vendit, për mbrojtjen e shtetit të Kosovës, kurse Qeveria, duhet të insistojë urgjentisht, të vendos kontakt të drejtpërdrejtë me Presidentin Joe Biden, pasi që, përveç përfaqësuesve evropian edhe ambasadorët dhe emisarët amerikan për Ballkanin, së fundi kanë dalë tërësisht jashtë kornizave të Letrës së Presidentit Biden, duke kërkuar edhe ata publikisht, formimin e “zajednicës” kundër kushtetuese serbe, dhe mos përmendur më marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe pse vet presidenti Biden e theksonte, pikërisht njohjen e ndërsjellë, si pikën kryesore në letrën e tij!

Popull i dashur, qytetar dhe bashkëkombës të nderuar të Republikës së Kosovës, kudo që jeni, gjendja në veri të vendit tonë, të okupuar nga bandat kriminale serbe dhe terroristët rus, të organizatës “Wagner”, po shkon drejt eskalimit të përgjithshëm, plagosen policët tanë, gjuhen bomba, frikësohen qytetarët, digjen zyrat e KQZ-së, mbyllen rrugët dhe të gjithë ne heshtim, kjo nuk është në rregull, nuk është qëndrim korrekt, e nuk është as sjellje që përkon me situatën dhe realitetin kritik në terren, kur shteti ynë i shtrenjtë po rrezikohet me zhdukje, ndaj zgjohuni ti tregojmë botës se e duam vendin tonë, më shumë se çdo gjë dhe jemi në gjendje të flijohemi për të!

Kosova është atdheu ynë i vetëm, ne vend tjetër nuk kemi, është shumë e habitshme, se si për asgjë të parëndësishme, dhe kohë e pa kohë, nga persona të dyshimtë politik të partive të inkriminuara në sinkron me Vuçiqin, fare pa shkaqe thirrej për rrëzimin e Qeverisë, madje organizoheshin edhe protesta e demonstrata, të kamufluara me emërtime të “dhembshme”, qoftë nga Rrahman Jashari apo edhe nga kuazi-veteranët e Klinakut, po ashtu për ta rrëzuar qeverinë, por asnjëherë të vetme, nuk u reagua në mënyrë të organizuar edhe kundër ndërhyrjeve brutale të Serbisë, kundër shtetit tonë!

Ndaj, sidomos në këto momente të rënda, kur vendi, ndodhet në rrezik, heshtja nuk ka më, asnjë kuptim!

Mjaft më me heshtje, edhe qetësia e pakuptueshme dhe durimi ynë duhet ta ketë një fund dhe kufi!

Vritet Lavdrim Muhaxheri – familja hap derën për ngushëllime

Dy kryeterroristët që dolën nga “xhamitë tona”, Lavdim Muhaxheri nga Kaçaniku dhe Ridvan Aqifi nga Gjilani, qaë i dhanë jetëkotat për të ashtuquajturën “Toka e Shamit” dhe “Levanti”, që “janë aq të rëndësishme për Allahun” qysh pati deklaruar BIK kur i dërgonte të rinjt në rrugën pa kthim në luftën civile të Sirisë dhe Irakut. 

Mjaft më edhe me ata rraka-taka, që e kanë sjellë vendin në këtë gjendje kaq të rëndë. Mjaft më me xhamia, fe islamiste, e hoxhallarë turko-arab, që tash e mbi dy dekada, në vazhdimësi, po na armiqësojnë me krejt botën demokratike, duke i kthyer edhe miqtë tanë më të mëdhenj ndërkombëtar, në “armiq” të përbetuar të shtetit tonë të brishtë, të cilët shkaku i tyre, kanë filluar t`ia kthejnë shpinën Kosovës dhe dalin publikisht në mbështetje të Serbisë.

Mjaft më edhe me analistë të shitur, banalistë ordiner e interpretues perfid dhe propagandist konfidencial të Serbisë, në Kosovë, të cilët sikur mos të mjaftonin politikbërësit e partive të inkriminuara që janë vënë publikisht, në mbështetje të kriminelit Aleksandër Vuçiq , edhe këta për ditë, e bëjnë të mirëqenë çdo veprim armiqësor dhe terrorist të Serbisë hegjemoniste, veçanërisht në veri, kundër shtetit të Kosovës.

Qytetar të dashur të Republikës së Kosovës, zgjohuni më në fund, nga mpirja letargjike, dhe kërkoni unifikimin e të gjitha forcave politike në vend, për mbrojtjen e Kosovës, nga atakimet kriminale e terroriste të Serbisë, sepse pas këtij moment kritik dhe kaq vendimtar, mund të bëhet shumë vonë për çdo gjë!

Shqetësuese/ Veriu i Kosovës po kolonizohet – serbët blejnë shtëpitë shqiptare! - Bota Sot

Kolonizimi i pjesës veriore të Kosovës nuk ndalet qe 23 vite …

Kërkoni nga KFOR-i, NATO dhe SHBA, sa më zëshëm dhe me këmbëngulje, që pas 23 vitesh kaos e terror të vazhdueshëm, përfundimisht ta bëjnë dëbimin e të gjithë kriminelëve serb të luftës, të ardhur nga Republika srpska dhe Serbia si dhe të terroristëve rus të organizatës kriminale “Wagner” të futur ilegalisht në Veri të Kosovës, për përshkallëzimin e gjendjes, shkaktimin e gjakderdhjeve, pengimin e sovranitetit dhe pamundësimin e shtrirjes së shtetësisë së Kosovës edhe në këtë pjesë të pandashme të vendit tonë.

Drejtoni thirrjen tuaj të unifikuar dhe në mënyrë sa më të fuqishme NATO-s, KFOR-it, SHBA-ve dhe vendeve tjera mike nga BE, që nëse ata hezitojnë edhe më tej, ta spastrojnë veriun nga kriminelët dhe bandat terroriste të ardhura nga Republika srpska, Serbia dhe Rusia, të lejojnë Policinë Speciale të Kosovës, të zhbllokojë rrugët dhe të mos pengojë vendosjen e forcave të Ushtrisë së Kosovës, në veri, për mbrojtjen e kufijve tanë dhe tokave të shtetit të Kosovës.

Dhe përfundimisht bëjuani të gjithëve me dije, se përndryshe do rrezikohet ngritja e qytetarëve të frustëruar, brenda dhe jashtë Kosovës, për marshim kolektiv, në këtë pjesë të vendit tonë, prej nga përveç vrasjeve më makabre të dhjetëra qytetarëve dhe bashkëkombësve tanë, mëse 14 mijë shqiptar, janë shpërngulur me dhunë, nga bandat kriminale serbe, vetëm pas lufte nga Veriu i Kosovës, ku ata ende kanë themelet, shtëpitë dhe trojet e veta mijëravjeçare autoktone.

“Xhamia e Erdoganit” që po ndërtohet në kryeqytetin e Kosovës, pa e pyetur fare popullin shqiptar nga ministria turke për përhapjen e islamit në botë, sidomos në viset e ish- Perandorisë Osmane. Xhamizimi i vendit tonë përkthet vazhdimisht nga islamistët politik dhe hoxhallarët, ku lejet ndërtimore gjithnjë i japin kuadrot e korruptuara të shtetit, deri tek institucionet shtetërore.

***

Kurse nga Qeveria e Republikës së Kosovës, kërkoni edhe njëherë më tepër, me këmbëngulje, që sa më parë dhe në mënyrë urgjente, të vendos kontakt të drejtpërdrejtë me Presidentin Joe Biden, pasi që kohët e fundit, përveç evropianëve edhe ambasadorët dhe emisarët amerikan për Ballkanin, shkojnë aq shumë larg, jashtë kornizave të Letrës së Presidentit Biden, sa që kanë filluar të kërkojnë publikisht, formimin e “zajednicës” kundër kushtetuese serbe dhe as që përmendet më, tani as nga ata, marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe pse vet presidenti Biden e theksonte, pikërisht njohjen e ndërsjellë, si pikën kryesore në letrën e tij!

Një fotografi e rrallë

0

Nga Frank Shkreli

Foto historike (siç duket e datës 1 gusht, 1936) e ish-Ambasadorit amerikan në Tiranë, Hugh G. Grant, me Babain e Bektashianëve dhe me dervishët shqiptarë.

HUGH G. GRANT – Ish-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Hugh G. Grant ka shërbyer si Ambasador i Amerikës në Tiranë nga viti 1935 deri në vitin 1939, në një kohë kur Mbreti Zog ishte në krye të shtetit shqiptar. Përveç fushës së tij diplomatike, Zoti Grant ishte edhe autor i shumë librave dhe artikujve.

Sipas Zyrës së historianit të Departamentit Amerikan të Shtetit, (DASH) Z. Grant është emëruar Ambasador në Shqipëri më 9 gusht, 1935. Ka paraqitur kredencialet diplomatike Mbretit Zog më 8 nëntor, 1935, duke i dhënë fund misionit të tij në Tiranë më 8 prill, 1939, kur forcat fashiste italiane kanë okupuar Shqipërinë, më 16 shtator, 1939. Legata amerikane në Tiranë është mbyllur zyrtarisht më 16 shtator, 1939 dhe Ambasadori Hugh Grant është larguar nga Shqipëria më 27 shtator, 1939, gjithnjë sipas Zyrës së historianit

Fotoja e rrallë më poshtë është botuar në librin “Lincoln” të Xhevat Kallajxhi, ish-editorit të Zërit të Amerikës dhe ish-redaktorit të gazetës shqiptaro-amerikane, organ i Vatrës, ‘Dielli’. Libri i promovuar kohët e fundit në Kryeqendrën e Federatës Pan-Shqiptare Vatra, në Nju Jork, është botuar (botim i III) me ndihmën e Teqesë Bektashiane në Detroit, me një parathënie nga Babai aktual i Teqesë, i nderuari Eliton Baba Pashaj. Frank Shkreli/ Për Xhevat Kallajxhiun thëniet e Abraham Linkolnit: Mos u trembni nga e vërteta, “Armiqësi kundër askujt, mirësi ndaj të gjithëve”, udhërrëfyese në karrierën e tij | Gazeta Telegraf –

Çdo mosdënim i vendosur nga ana e BE-së dhe ShBA-ve i kësaj dhune të orkestruar do të inkurajojë Beogradin zyrtar për më shumë nxitje për destabilizim të Kosovës

0
Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
_________
Ka disa ditë që Serbia kërcënon Kosovën me agresion. Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë bëjnë thirrje për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Një mijë ushtarë thonë, duke u thirrur në Rezolutën 1244 (1999) të KS të OKB-së.
Ata duan një kthim të dyfishtë. E para, kthim në kohën e Milosheviqit dhe të luftës. Së dyti, që çështja e Kosovës të kthehet në OKB dhe sa më larg BE-së.
Si reagim ndaj propozimit të BE-së të mbështetur nga Franca e Gjermania (dhe ShBA-të), duan kthim te KS i OKB-së ku ndodhet vetoja e Rusisë (dhe Kinës).
Kosova është shtet evropian, demokratik dhe pro-amerikan. Me këtë udhëheqje që ka, Serbia është autokratike, pro-aziatike dhe luftënxitëse. Ne nuk duam konflikt, ne duam paqe dhe progres, por agresionit do t’i përgjigjemi me gjithë fuqinë që kemi.
Tash që as targat e automjeteve dhe as datën e zgjedhjeve nuk mund t’i përdorin si pretekst, strukturat ilegale të Serbisë të shndërruara në banda kriminale u zbuluan në etjen e tyre për zjarr e gjak.
Çdo mosdënim i vendosur nga ana e BE-së dhe ShBA-ve i kësaj dhune të orkestruar do të inkurajojë Beogradin zyrtar për më shumë nxitje për destabilizim të Kosovës.
Ministri i brendshëm Sveçla është në kontakt me Komandantin e KFOR-it Ristuccia. Barrikadat e kriminelëve me maska në veri duhet të hiqen menjëherë. Kosova është vend i qytetarëve të lirë e punëtorë, pa dallim etnie e feje, gjinie e moshe. Kriminelët dhe rusofilët do të dështojnë. Republika e Kosovës do të fitojë.

Përsëritja e historisë sonë, në fillim – në fund të shekullit XX !

0
Nga Sheradin Berisha
_________
Lexoni që ta kuptoni si ndodhi:
Marrëveshjet dhe vendimet politike të fuqive të mëdha, nga Konferenca e Londrës (17.12.1912 – 29.07.1913) e tutje, gjatë sundimit të princit gjerman Wilhelm Wied (1876 – 1945) në Shqipëri (nga 7 marsi deri më 3 shtator 1914), në shumë aspekte janë të ngjashme me marrëveshjet, vendimet dhe zhvillimet e përgjithshme politike të fundshekullit XX (1998 – 1999 …), në Kosovë.
Në vazhdim sjellë 13 ngjarje historike të viteve 1912 – 1914 të cilat në kontekstin e marrëveshjeve dhe vendimeve janë të ngjashme me 13 marrëveshjet dhe ngjarjet historike të viteve 1998 – 1999 në Kosovë.
1.
– Në vitet 1912 – 1913 u zhvillua lufta e parë dhe e dytë ballkanike për çlirim nga Turqia …;
– Në vitet 1998-1999 u zhvillua lufta në Kosovë për çlirim nga Serbia;
2.
– Në dhjetor 1912 – korrik 1913 në Londër u mbajt Konferenca e ambasadorëve për t’i dhënë fund luftës në Shqipëri dhe përgjithësisht në Ballkan;
– Në shkurt – mars 1999 u mbajt Konferenca në Rambuje – Parisë për t´i dhënë fund luftës në Kosovë;
3.
– Në tetor 1913 me vendim të Fuqive të Mëdha u vendos Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (KNK) në Shqipëri;
– Në tetor 1998 me vendim të Fuqive të Mëdha në Kosovë u vendos Misioni paqëruejtës i OKB-së në krye me ambasadorin William Graham Walker;
4.
– Më 31 korrik 1913 në Londër Fuqitë e Mëdha vendosën, që Shqipëria të vihet nën protektoratin ndërkombëtar dhe të administrohet nga një princ i huaj dhe Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (KNK)…;
– Më 10 qershor 1999 Këshilli i Sigurimit të OKB-së në Nju Jork miratoj rezolutën 1244 e cila Kosovën e vë nën protektoratin ndërkombëtar të administruar nga një kryeadministrator i huaj i UNMIK-ut dhe KFOR-i,
5.
– Më 28 nëntor 1912 – janar 1914 në Shqipëri vepronin dy qeveri shqiptare: Qeveria e Përkohshme e Vlorës në krye me Ismail Qemailin, ndërsa në Durrës vepronte qeveria e ashtuquajtur “Pleqësia e Durrësit” në krye me Esat pashë Toptanin;
– Në mars 1999 – janar 2000, në Kosovë vepronin dy qeveri shqiptare: Qeveria e Përkohshme e Kosovës në krye me Hashim Thaçin dhe Qeveria e Kosovës në krye me Bujar Bukoshin;
6.
– Në janar 1914 nën presionin e Fuqive të Mëdha, pushojnë së funksionuari: qeveria e Vlorës dhe pak më vonë edhe “pleqësia e Durrësit” etj., dhe Shqipëria vihen nën administrimin e plotë nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit (KNK-së)…;
– Në janar 2000 pushojnë së funksionuari: qeveria e Hashim Thaçit dhe qeveria e Bujar Bukoshit (si dhe presidenca e Ibtahin Rugovës) dhe Kosova vihet nën administrimin e plotë të UNMIK-ut…;
7.
– Më 10.04.914 KNK-ja miraton përfundimisht “Statutin Organik të Shqipërisë”, i cili bazohej në vendimet themelore të marra në korrik 1913 në Konferencën e ambasadorëve në Londrër;
– Më 15 maj 2001 në Prishtinë nga UNMIK-u miratohet “Korniza kushtetuese për vetëqeverisje të përkohshme”, e cila bazohej në vendimet e konferencës së Rambujesë – Parisit (shkurt – mars 1999) dhe në rezolutën 1244 të miratuar më 10 qershor 1999 në KS të OKB-së;
8.
– Në 7 mars – 3 shtator të vitit 1914 në Durrës (gjatë sundimit të princit gjerman W.Wied) vepronte Qeveria e Turhan Pashë Përmetit, sipas Statutit Organik të Shqipërisë – pa kompetenca të plota ekzelutive;
– Në vitet 2001-2007 në Prishtinë (gjatë sundimit të kryeadministratorëve të UNMIK-ut) vepronte qeveria e Bajram Rexhepit, Bajram Kosumit dhe Agim Ҫekut pa kompetenca të plota ekzekutive, bazuar në “Kornizën kushtetuese për vetëqeverisje të përkohshme”;
9.
– Më 17 dhjetor 1913 Fuqitë e Mëdha dhe Greqia, në Firencë të Italisë nënshkruan marrëveshjen e ashtuquajtur “protokolli i Firencës” për tërheqjen e trupave ushtarake greke nga Shqipëria;
– Më 9 qershor 1999 NATO-ja me Serbinë, në Kumanovë nënshkruan “Marrëveshjen Tekniko – Ushtarake” për tërheqjen e trupave ushtarake serbe nga Kosova;
10.
– Në 7.03.1914, me vendim të Fuqive të Mëdha në Shqipëri vjen Princi gjerman, Wilhelm Wied;
– Më 10 qershor 1999 me vendim të KS të OKB-së në Kosovë vjen kryeadministratori i parë francez, Bernard Kushner;
11.
– Më 10.03.1914 arrihet marrëveshja Tomson – Karapano për të drejtat e grekëve “vorio – epirot” në jug të Shqipërisë;
– Më 5 nëntor 2001 në Beograd arrihet marrëveshja e kryeadministratorit Hans Hakerup -Nebojsha Çoviç për të drejtat dhe kthimin e serbëve në Kosovë;
12.
– Në maj 1914 në Korfuz zhvillohen bisedimet KNK – Greqi nën mbikëqyrjen e Fuqive të Mëdha dhe arrihet marrëveshja e ashtuquajtur “protokolli i Korfuzit”, për dy prefekturat në jug të Shqipërisë, Korçën dhe Gjirokastrën…, (ndonëse formalisht do të bënin pjesë në shtetin shqiptar), do të kishin një administratë më vete pothuajse autonome, nga pushteti qëndror i Durrësit;
– Në vitin 2006 – 2007 në Vjenë u zhvilluan bisedimet Kosovë – Serbi, nën udhëheqjen e emisarit të OKB-së Marti Ahtisari dhe arrihet marrëveshja e ashtuquajtur, “Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës”, ku në substancë ka “44 zona të veçanta eksteritoriale për kishat e manastiret serbe”, si dhe decentralizimin dhe formimin e 6 komunave të reja serbe përveç 4 komunave ekzistuese serbe në veri të Kosovës, të cilat shumë pak kontrollohen nga pushteti qëndror në Prishtinë!
13.
– Më 2 mars 1914, duke shfrytëzuar mungesën e një qeverie të plotfuqishme shqiptare, autoritetet greke, organizuan në Gjirokastër një “kongres epirot” dhe shpallën “autonominë e Vorio-Epirit”;
– Më 19 prill 2013 dhe më 25 gusht 2015 në Bruksel, Kryeministrat e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa nënshkruan marrëveshjet me kryeministrat e Serbisë, Ivica Daçiq dhe Aleksander Vuçiq, për themelimin e “Asociacionit të komunave me shumicë serbe” (Zajednica) ku do të përfshihen jo vetëm katër komunat matanë Ibrit (Mitrovica Veriore, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviçi), por edhe 6 komunat tjera serbe në brendi të Kosovës (Graçanica, Novo Bërdo, Parteshi, Kllokoti, Ranillugu dhe Shtërpca)…
***
Dhe sot kërkesa për të themeluar këtë “Zajednicë” është bërë si gangrenë, e cila po e shkatërron dalëngadalë republikën e Pakos së Ahtisarit, që u ngritë mbi gjakun e Adem Jasharit!
(…)
Ilustrime:
– Durrës, 7 Mars 1914: arritja e Princ Vidit në Shqipëri:
– Prishtinë, qershor 1999: kryeadministratori i UNMIK-ut, Bernard Kouchner dhe Gjenerali i NATO-s Majk Xhekson.

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë, e mbanë konferencën e saj të XVI -të në Londër

0

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nga: Hajriz Mamaj

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë Përmbylli Aktivitetin e saj në Londër për vitin 2022  

Reportazh nga Londra 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Dr. Aurora Dollenberg

Aurora Dollenberg, një vajzë që ka lindur në Patos të Shqipërisë, po e rritur dhe shkolluar në Tiranë është bërë emër shumë i dashur për mjekësinë shqiptare dhe atë evropiani. 

Studimet si studente ekselence i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë po në mungesë të mos gjetjes së një vendi pune detyrohet të merr rrugën e mërgimit dhe vendoset në qytetin e Wölffenbütel  të Gjermanisë ku arrin të merr titujt shkencor dhe sot drejton dy ordinanca private si mjeke familje dhe Psikoterapeutike. 

Në shikim të parë, të pushton me mikpritje dhe bujari , e në profesion me dije dhe aftësi organizative në të mirë të njerëzimit dhe arritjeve shkencore në fushën e mjekësisë. Qëllimi i këtij reportazhi nuk është të portretizoj zonjën Dollenberg, por rezultatet e  saja , si presidente e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë së cilës i prinë ajo.  Deri sa pinim  kafe në një nga Restorantet e Londrës me zonjën Dollenberg dhe me mjekët që kishin ardhur nga shumë vende evropiane për Konferencën e XVI të organizuar nga Federata së cilës i prinë ajo, na shoqëronin edhe disa mjekë të cilët i gëzoheshin ardhjes në Londër dhe prezantimit të punimeve  të tyre shkencore  në konferencën e XVI ndërkombëtare në Londër.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Me ne është edhe  pianistja Lule Elezi që ka ardhë nergut nga Kosova e cila aktivitetin e Federatës e përkrahë që nga  Konferenca e parë në Kosovë.  Me ne janë edhe mjekët:  Dr.Afrim Shabani ,Dr. Negjip Sopa, Dr. Hafije Zogaj, Lumnije Kqiku në Austri, Dr. Bernarda Radonçiç,  avokatja Teuta Abazi , mjekja Gylistane Mehdiu  e unë si me shaka  me batutat e mia kërkoj ta marr mendimin e presidentes dhe mjekëve se cila nga Konferencat e deri tashme kanë qenë më të suksesshme.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Teuta Abazi,avokate

Te gjithë në vlerësimet e tyre nxjerrin atë në Tiranë dhe Prishtinë. Aurora si një humaniste që është pajtohet me diskutuesit por shton se  secila nga Konferencat ka vlerën e vet në edukimin e pacientëve sidomos ato Konferenca që për  temë qendrore kanë patuar  luftën kundër Covid 19. Pajtohem me ju se dega e AMFE në Shqipëri është shumë aktive dhe deri më sot kur po flasim ka organizuar disa Webinare  online në tema të ndryshme.

Këtu po i përmend disa prej tyre: 2 Prill 22 “Kanceri i Mushkërive”, më 23 Korrik 2022” Patologjitë më të shpeshta gjatë stinës së verës dhe kujdesi ndaj tyre”, 15 Tetor”  Shëndeti i gruas dhe kujdesi mjekësor” , 22 Tetor 2022 “ Diagnostika dhe trajtimi i Limfomave”, 26 Tetor 2022 Konferencë fizike dhe online me temën : “ Kanceri i gjirit “e mbajtur në Prishtinë që me sukses e drejtuan Elion Kollçaku dhe Gjergji Pashaj si dhe ajo e  12 Nëntorit 2022” Virozat stinore, trajtimi dhe kujdesi ndaj tyre” Ky aktivitet është mërit e Kryetares së degës së AMFE zonjës  Dr. Esmeralda  Babamusta dhe sekretarit të përgjithshëm të AMFE zotëri Gjergji Pashaj për çka nga këtu i falënderoj shumë për angazhim të jashtëzakonshëm . Me të drejtë e shpallëm si më aktiven në kuadër të aktivitetit  tonë të përgjithshëm. Me pëlqimin e të gjithë anëtarëve këtë herë të gjithë vendosëm të jemi në Londër dhe të themelojmë degën tonë këtu për të shpërnda edhe në Londër aktivitetin tonë ku kemi një numër të madh mjekësh shqiptarë po edhe shumë mërgimtarë nga trojet shqiptare që kohëve të fundit është bërë edhe mollë sherri edhe në parlament anglez. Pikërisht për këtë, Federata jonë ka vendosur që të sjellë në Londër edhe atë pjesën intelektuale nga shumë shtete Evropiane  në Konferencë. 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Pjesëmarrës …

Me kujtohet kur isha studente kur prindërit na udhëzonin të punojmë për rezultate sa më të mira e të ruhemi nga gojë kqinjët më thoshte nëna: “Fjala është si çelësi bija ime, nëse e përdorë si duhet mbyll çdo gojë dhe hapë çdo zemër” .Ne me urtësinë dhe dijen tonë do shërojmë dhe ndihmojmë çdo njeri që ka nevojë për ne. Mendoj që prezenca jonë si mjekë dhe profesionistë mjekësor këtu do të nderojë në radhë të parë shkencën me arritjet tona ,dhe e dyta vendin mikpritës ku  qindra bashkatdhetarë tanë   jetojnë në Londër. A ka ma kënaqësi kur dëgjon ligjëratën e Prof. Dr. Kita Sallabanda  Diaz, një neurokirurg i njohur në Spanjë njëherit edhe Kryetar i Shoqatës së Neurokirurgëve të Spanjës, mendoj që ky emër i bënë nder kombit shqiptarë dhe Federatës ku ligjëratat e tij janë një vlerë e çmuar për shkencën e mjekësisë.  Pastaj Dr. Negjip Sopa një gjinekolog i njohur në Danimarkë, Prof. Dr. Vedat Eljezi, anesteziologë në Francë,  Prof.Dr. Afrim Shabani, profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Kosovë dhe Oftamologë i njohur në Prishtinë , Dr. Ardian Fandi specialist i mjekësisë familjare në Londër, Dr. Skënder Brataj ,drejtues i Spitalit të Urgjencës në Tiranë, Dr. Gazmend Berisha një anesteziologë i njohur në Norvegji ,Dr. Geriolda Topi një shkencëtare e njohur në Suedi ,Dr. Viola Halili një eksperte e mjekësisë ligjore në Shqipëri e cila që nga dita e parë është në aktivitet me Federatën të mos e harroj edhe Dr. Sabri Trepça ,specialist në Londër, Dr. Gylistane Mehdiu , mjeke  specialiste nga Kosova, Dr. Genc Kelmendi në Gjermani ,kryetar i degës , Dr. Besnik Nurboja ,specialist i urgjencës në Londër, Laidon Shapo, specialist i Epidemiologjisë në Londër, Dr. Mirela  Hasanaj e në veçanti dëshiroj ta falënderoj një vajzë të re nga Gjermania, Teuta Abazi/ Avokate për të cilën federata ka patuar shumë nevojë. Besoj që edhe me këtë profil e kemi plotësuar Federatën.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Presidentja Dollenberg me zv ambasadorën Albana Bylykbashi dhe pianistja Lule Elezi

Zonja Dollenberg derisa cakërronte gotat me kolegët për rezultatet e Federatës për vitin 2022 u vu në siklet se ndoshta mos ka harruar ndonjërin që ka kontribuar në federatë e nuk e ka përmend. Besoj që do më falin.Puna e secilit prej tyre besoj që ka depërtuar tek studentët dhe pacientët. Unë si me shaka i them nuk ta zënë për të madhe se Ti je shumë  e angazhuar në këto organizime dhe shumicën e punës e bënë vet. Këtë e vërejta sot kur po përgatitej salla për fillimin e konferencë. Ju lumtë dhe aferim do thoshte nëna ime doktoreshë . Për ata kolegë që sot nuk janë  me ne në Londër, dëshiroj që me ju ta ndaj kënaqësinë për urimet dhe përgëzimet që dje morra nga dy ambasadat tona këtu në Londër, nga ambasadori I Republikës së Shqipërisë zotëri  Qirjako  Qirko dhe nga ai I Republikës së Kosovës Ilir Kapiti. Të dy ambasadorët aktivitetin tonë e përshëndeten dhe shprehen gatishmërinë ta ndihmojnë sa herë që kemi nevojë për ndonjë aktivitet tonin këtu në Londër. Besoj që edhe ju do më shoqëroni për një falënderim që do ia nisim bashkë  ZV. Ambasadores së Kosovës zonjës Albana Bylykbashi  i cila dje ishte në sallë për të përshëndetur mjekët pjesëmarrës në Konferencë. 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Dr.Negjip Sopa dhe Dr.Bernarda Radonçiç

Kur flasim për sukseset e konferencës besoj që të gjithë njëzëri do shprehim kënaqësinë tonë që Konferenca ka arrite  edhe këtë herë ti  përmbush objektivat e saj në prezantimin e  temave të parapara nga mjekët që punimet e tyre i kanë paralajmëruar me kohë. Ajo çka më gëzon mua dhe të gjithë anëtarët e federatës sonë është fakti që këtë herë kishim në Konferencë edhe mjek të rinj nga Kosova dhe Islanda.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Mjekët pjesëmarrës në Konferencën e XVI

Konferenca e sotme shton presidentja Dollenberg përveç anës shkencore ka përmbushë edhe një ëndërr të mjekëve që Festën e flamurit ta kremtojmë këtu në Londër dhe të bashkojmë shkencën me artin tonë shqiptarë që në skenë do e sjellin fëmijët mërgimtarë që pa dëshirën e tyre rriten në atdhe të huaj. Këto emocione do i shijojmë gjatë mbrëmjes që Shoqata “ Ardhmëria” ka marr përsipër të organizoj Festën e Flamurit 28 nëntorin dhe 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Me këtë rast dua ta falënderoj zotëri Lutfi  Vata, kryetar i kësaj shoqate i cili shprehu gatishmërinë në organizimin e federatës.  Derisa unë  shijoja Verën e bukur Londineze për nder të festës së 28 nëntorit me edhi në mendje ta prek pak edhe kontributin e Institucioneve tona shtetëror në ndihmë aktiviteteve të shoqatës që në këtë fund vit natyrisht se duhet shprehë  falënderimin për bashkëpunim dhe përkrahje. Aty e kisha mendjen më thotë presidentja Dollenberg.

Nuk do e kisha mbyllur bisedën me ty pa iu falënderuar të gjithë ata që gjatë gjithë aktivitetit tonë kanë qenë dora e djathtë e aktiviteteve tona duke filluar nga Konferenca e parë e deri me sot. Me këtë rast dua të falënderoj të gjithë ata që në forma të ndryshme kanë motivua dhe ndihmua Federatën në aktivitetin e saj. Dua ta falënderoj nga zemra ambasadoren e Republikës së  Shqipërisë në Danimarkë zonjën Elida Petoshati , Konsullatën e Republikës së Kosovës Në Stuttgart të përfaqësuar nga  zonja Lumturie Lipoveci, konsulle , e  cila na ftoi në takimin me Kryeministrin e Republikës së Kosovës zotëri Albin Kurti i cili i shoqëruar nga Dr. Faruk Ajeti, ambasador i Republikës së Kosovës në Berlin organizuan një bashkëbisedim me bashkatdhetarët. 

Madje ZV. Ministren  në Ministrinë e Punëve të Jashtme zonjën Liza Gashi, për përkrahje të jashtëzakonshme në aktivitetin tonë, zotëri Afrim Nura , Konzull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Münich, Dr. Eshref Januzaj përfaqësues i shoqatës “Dija”e.V. Një falënderim të veçantë për prkrahje të aktivitetit të Federatës dhe angazhimin e tyre në aktivitetet tona, zonjën  Sonilla Hysi, Anila Hyka, Brikena Muharremi, zotëri Avni Dervishi ,politikolog ,zotëri Haxhi Dulla kryetar i Shoqatës Polako – Shqiptare në Poloni dhe dy xhiruesit e aktiviteteve tona të përhershëm  zotëritë  Avni Picari dhe Ardit Mamaj. 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Do i falënderoj edhe të tjerët që sadopak na kanë ndihmuar e që për momentin nuk po me bien në mend. Urimi im për të gjithë shqiptarët dhe pacientët  në botë ku do që jetojnë të kenë shëndet dhe sa më pak të kenë nevojë për ndihmën e mjekut.

Gëzuar Vitin e Ri 2023 . Ndoshta do ishte mirë ta përfundonim bisedën me këngën për Buzmin që si fëmijë na këndonin nënat. 

Po vjen Buzmi bujar . Po vjen për festë të motmotit . Po vjen me të gjitha të mirat e zotit. 

Gëzuar!

Ore ambasador! Kush është fajtori i vërtetë?!  

0

Eshref Ymeri  

Në Portalin “Fjala e Lirë” të datës 08 dhjetor, lexova artikullin me titull “Ambasadori shqiptar, Qirjako Qirko, godet “fushatën e diskriminimit” të shqiptarëve”.  

Në atë artikull lexova disa gjëra të pakëndshme që nuk ia ngrenë autoritetin ambasadorit Qirko në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ishte ftuar nga deputetë britanikë për t’iu përgjigjur disa pyetjeve lidhur me shtimin e fluksit të emigrantëve shqiptarë që kalojnë Kanalin e Lamanshit. Ajo që binte në sy në takimin me ata deputetë, ishte shmangia e tij pothuajse tërësore nga përgjigjja për pyetjet që i qenë drejtuar. Është shumë e çuditshme për lexuesin se si ka mundësi që ambasadori të deklarojë se vetë ai dhe qeveria që ai përfaqëson, nuk kanë informacion për shtimin e numrit në rritje të shqiptarëve që emigrojnë drejt Britanisë së Madhe. Po ata shqiptarë të gjorë nuk zbresin nga Hëna, ata largohen përmes pikave kufitare të vendit tonë, duke filluar nga aeroporti i Rinasit.   

Për të tjera pyetje që iu drejtuan, ambasadori vazhdoi po me të njëjtin avaz: nuk e di, nuk është problemi im, nuk dua të komentoj, nuk më lejohet të komentoj, nuk është përgjegjësi e qeverisë shqiptare, nuk kam detaje”. Atëherë rezulton se ai qenka jo ambasador, por thjesht një figurant-kukull në Mbretërinë e Bashkuar. Por më befasuese në atë takim me deputetët britanikë, ishte deklarata e tij: 

“Shqipëria është një vend i sigurt”. 

Vajmedet! Po atëherë cilat na qenkan arsyet, kush është fajtori që shqiptarët e shkretë braktisin vendin dhe nisen marrafrymas drejt Britanisë, se dihet që Evropa brukseliane është raciste në qëndrimin ndaj tyre? Po si qenka e mundur që Shqipëria të jetë një “vend i sigurt”, kurse njerëzit të largohen prej saj si djalli prej vetëtimës? Vallë mund të jetë i sigurt një vend, ku shumicën  dërrmuese të banorëve të saj e ka pllakosur varfëria, një vend, ku gjenocidi ekonomik që qeveria antikombëtare e Ramës ka ushtruar dhe vazhdon ta ushtrojë pa mëshirë gjatë këtyre më shumë se nëntë vjetëve që kanë kaluar? Pra, sipas ambasadorit Qirko, rezulton se shqiptarët e braktiskan vendin  e vet, si një “vend i sigurt”, jo për shkak të varfërisë, por thjesht për një “turizëm të përhershëm”. 

Analizën mjaft tronditëse, me titull “Të gjithë duam të ikim. Reportazhi i “The Guardian”: Varfëria, jo krimi, nxit dëshirën për të ikur nga Shqipëria”, të botuar në Portalin “Fjala e Lirë” më 07 nëntor 2022, një analizë kjo tepër demaskuese për Ramën  dhe për rrethin e puthadorëve të qeverisë së tij, a nuk do të ishte mirë që ambasadori Qirko ta vendoste në një kornizë të posaçme dhe ta varte në kabinetin e vet në selinë e ambasadës? 

Sipas analizës së lartpërmendur, Dr Ilir Gëdeshi, eksperti kryesor i migracionit në vend, “i frikësohet një ikjeje të paparë truri”. “Të gjithë duan të ikin”, – thotë Arta Jorgi, e cila është 47 vjeç, flet tri gjuhë dhe ka tri diploma, por aktualisht, tundohet në operacionet mjekësore. “Korrupsioni është si kanceri këtu”, thotë ajo. 

Ja, pra, kjo është ajo Shqipëria, “vend i sigurt”, sipas ambasadorit Qirko, i cili u përcjell deputetëve britanikë një informacion të rremë, një gënjeshtër me bisht. Domosdo, imiton  Ramën. Se dihet ajo punë: kur gënjen prindi, fëmija infektohet menjëherë nga gënjeshtrat e tij. Kur gënjen ai që është në krye të vendit, vartësit e tij e pasurojnë edhe më shumë arsenalin e gënjeshtrave. 

Një analist i njohur shkruante dikur për gënjeshtrat e Ramës në periudha fushatash zgjedhore: 

“Ia nis përherë me rrena të stërmëdha, pastaj me ironi që këto kohë bëjnë veç atë për të qeshur…” (Citohet sipas: Agim Xhafka. “Rama si “Nevojtore” shëtitëse”. Faqja e internetit “Syri.net”. 28 qershor 2019). 

Ja një rrenë e stërmadhe e Ramës, të cilën ia pati shprehur opinionit publik gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2013: 

“Ju do të merrni mbrapsht shërbimin shëndetësor falas brenda katër viteve të para të qeverisjes sonë… Shkoni shikoni spitalet, shkoni. Shkoni hapni sytë atje, si janë spitalet. Dhe kemi dëgjuar shumë nëpër lajme, media dhe kudo që shëndetësia është falas. Ku kujdesi shëndetësor ofrohet falas për të gjithë! Unë do t’ju jap këtë kopje të programit që unë po jua jap si kujtim nga kjo ditë dhe ju keni të drejtën që, pas katër vitesh, të vini të ma tundni dhe të thoni ku i ke, s’i ke mbajtur” (Citohet sipas: “Gënjeshtra e Edi Ramës”. Facebook. 13 janar 2021). 

Pas katër vjetësh, askush nuk shkoi t’ia përplaste Ramës në fytyrë atë programin plot me gënjeshtra edhe për mjekësinë “falas”. Sigurisht, askush nuk mund të shkonte se dihet historikisht që populli dhe përgjithësisht mbarë kombi ynë, nuk ka pasur aftësi vetorganizuese. 

Ambasadori Qirko shpreh pakënaqësinë e vet për “fushatën  e diskriminimit” të shqiptarëve në Britani. Po Rama si reagoi ndaj asaj “fushate”? Rama “e krahasoi retorikën e qeverisë britanike me “ulërimat nga një çmendinë”” (Citohet sipas reportazhit të përmendur më lart të gazetës “The Guardian”). Pra, Rama, pa pikë turpi, i përcolli qeverisë britanike një fyerje shumë të rëndë. Pas kësaj fyerjeje të Ramës në adresë të qeverisë britanike, do të kishte qenë fantastike sikur ambasadori Qirko të shfaqte burrërinë, guximin dhe vendosmërinë e vet, duke dhënë dorëheqjen nga mandate i ambasadorit. Normalisht, një ambasador me dinjitet të lartë personal dhe diplomatik, do të jepte dorëheqjen menjëherë, se do ta ndiente veten shumë ngushtë jo vetëm para qeverisë britanike, por edhe para krejt opinionit publik britanik. Do të më kujtonte burrërinë, guximin dhe vendosmërinë e atyre ambasadorëve, të cilët, në mbrojtje të dinjitetit të tyre personal, në mbrojtje të  bindjeve të tyre të patundura në shërbim të popullit të vet, kanë dhënë dorëheqjen pa hezitimin më të vogël. 

Gjatë viteve 2017-2018 patën dhënë dorëheqjen ambasadorët amerikanë në Moskë, në Panama, në Estoni dhe i ngarkuari me punë në Kinë. Ata i lanë mandatet diplomatike për shkak të mospranimit të vendimeve politike të Presidentit Tramp. Në vitin 2020 dha dorëheqjen ambasadori i Bjellorusisë në Sllovaki, për shkak se nuk pajtohej kurrsesi me qëndrimin e Llukashenkos ndaj protestave që patën shpërthyer për shkak të manipulimit të zgjedhjeve presidenciale, zgjedhje, të cilat ai i ka manipuluar vazhdimisht, duke përjetësuar postin e presidentit që prej vitit 1994. Dhe  ambasadori, duke mbajtur  një qëndrim  burrëror, braktisi mandatin dhe doli në përkrahje të protestuesve. 

Rama s’mund të reagonte ndryshe, se fyerjet i përdor gjithmonë si një metodë argëtimi, paçka se të tjerët i poshtëron në një mënyrë tejet skandaloze. Leksiku vulgar që përdor në raste të tilla është karakteristikë për rrugaçë të regjur. Për qëndrimin që Rama mban ndaj kundërshtarëve të vet, analisti Agim Xhafka, në analizën e sipërcituar, ia ka dhënë shuplakën paq. Kundërshtarët e vet Rama i quan “derdimenë, dylqinja, noc rrokër, të hani atë që s’thuhet, iu zëntë në grykë, të na rruani l…, jeni trapa, do vrisni veten, do ju burgos, do ju izoloj, s’keni shpëtim… Nëse nuk je shqiptar, më e pakta, e merr për ndonjë aktor që luan role të caktuara kafshësh. Se ai qesh si dhelpër, këlthet si qen, ulëret si ari, shfryn si hipopotam. Por nëse e njeh, i fut frazën klishe: na doli prapë ky trapi!” (po aty). 

Duhet pasur parasysh se Rama “e kishte një arsye madhore” për një fyerje të tillë për qeverinë britanike: si kalorës i helenizmit dhe si mik i kriminelit të popullit të Dardanisë, Vuçiçit, ai ka më shumë se nëntë vjet që po punon intensivisht për shpopullimin e Shqipërisë, Pikërisht ky është synimi i tij kryesor, kurse qeveria britanike i bëhet pengesë në arritjen e atij synimi. Dhe faktet janë tronditëse deri tani: për shkak të lakut të varfërisë që Rama, gjatë qeverisjes së tij antikombëtare, i ka hedhur në qafë shumicës dërrmuese të njerëzve që prej vitit 2013, vendin e ka braktisur më shumë se 25% e popullsisë. Sipas të dhënave statistikore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për të cilat ambasadori Qirko është plotësisht në dijeni, “popullsia shqiptare rrezikon të katandiset me 860 mijë banorë deri në vitin  2100” (Faqja e internetit “Gazeta Si”. 09 maj 2022). 

Nëse Shqipëria do të ishte “një vend i sigurt”, siç shtrembëron të vërtetën ambasadori Qirko në deklaratën e vet para deputetëve britanikë, ajo nuk do të shpopullohej në një mënyrë kaq katastrofike. Por ai deklaron asisoj se ashtu ia do puna, se është i detyruar të mos dalë nga hullia e mashtrimeve të agait të vet Rama. Një vend, ku shumicën dërrmuese të popullsisë, Rama dhe qeveria e tij e kanë mbërthyer në darën e varfërisë, nuk mund jetë absolutisht i sigurt për jetesën e njerëzve. Prandaj ambasadori Qirko le të ketë guximin burrëror dhe ta pranojë publikisht se fajtori kryesor për fluksin e emigrantëve shqiptarë në Kanalin e Lamanshit e ka Rama dhe vetëm Rama me tufën e tij qeverisëse, që nuk e çajnë kokën absolutisht për fatet dhe mirëqenien e popullit, por mendojnë vetëm për vetëpasurim. Presidenti i Shteteve të  Bashkuara të Amerikës, Franklin Ruzvelt (Franklin Roosevelt – 1882-1945), ka thënë:  

“Progresi ynë verifikohet jo me shtimin e bollëkut tek ata që tashmë zotërojnë shumë pasuri, por me aftësinë tonë nëse jemi në gjendje t’i sigurojmë në një mënyrë të mjaftueshme ata që kanë shumë pak pasuri”. 

 Pikërisht politikanët oligarkë, me Ramën në krye, janë varrmihësit më të pamëshirshëm të vlerave morale të njeriut në vendin tonë. Me babëzinë dhe makutërinë që i ka karakterizuar dhe që vazhdon t’i karakterizojë, ata kanë kultivuar me shumë kujdes praktika mëkatare në mjedisin shqiptar dhe madje e kanë infektuar kaq rëndë mbarë popullin, saqë jo pak njerëz, për shkak të varfërisë që i ka pllakosur, i kanë shndërruar në mercenarë fort të rëndomtë, saqë, gjatë zhvillimit të fushatave zgjedhore, janë katandisur ta shesin veten për një thes miell, kurse pjesa tjetër ka marrë rrugët e emigrimit nëpër botë. 

Kaliforni, 10 dhjetor 2022