Kreu Blog Faqe 1163

Të qeverisësh nën breshërinë e dezinformatave

0

Nga Dr Sadri RAMABAJA, Prishtinë

Lufta kundër dezinformimit si akt politik është në thelb të debatit publik.
Lufta në Ukrainë e ka bërë këtë betejë edhe më të ashpër. Është e vështirë të gjesh ndonjë çështje tjetër aktuale që është kaq lartë e ranguar në axhendat e politikëbërësve dhe subjekt i studimeve të panumërta shkencore sa aplikimi i dezinformatës si armë e lloit të vet.

Derisa fushata e ashpër e regjimit klerofashist serb kundër Kosovës dhe me theks qeverisë së saj thellohet, vala e re e dezinformimit përqendrohet më shumë në minimin e solidaritetit brenda Kombit dhe ndarjen e shoqërive shqiptare përmes dezinformimit — në mënyrë që t’ia pamundësoj përafrimin e dy qeverive të dy republikave tona, respektivisht realizimin e projekteve e marrëveshjeve për të cilat ato janë akorduar. Këtë strategji veprimi duhet ta kuptojmë se Beogradi I mbështetur nga aleatët e tij të hapur (Rusia…) dhe të fshehtë (një lagje shtetesh brenda BE-së) tashm e ka si pjesë përbërse të gjeopolitikës së saj postmoderne.

Beogradi po e shfrytëzon në maksimum luftën hibride të Rusisë kundër Perendimit, duke u përqëndruar në aplikimin e këtyre teknikave sidomos në Kosovë.
Kremlini aktualisht po ndërhynë në formimin e opinionit publik në mënyrë manipulative në tre fusha: nga njëra anë, frika nga një rënie dramatike në ekonominë evropiane për shkak të mungesës së furnizimeve me energji nga Rusia dhe nga trazirat sociale të shkaktuara nga rritja e çmimeve të energjisë dhe kostoja e shportës familjare, nga ana tjetër, ushqen frikën nga zgjerimi i mundshëm i luftës kundër Ukrainës në një luftë bërthamore — për të cilën Putin kërcënon ashpër dhe pa hezitim.

Së treti, regjimi rus po përdor numrin në rritje të refugjatëve në shtetet e BE-së për të nxitur pakënaqësinë e shfrenuar kundër emigrantëve në shoqëritë perëndimore. Në të njëjtën kohë, vetë Rusia po krijon qëllimisht lëvizje të reja refugjatësh: përmes luftës së saj të vazhdueshme në Siri, por edhe duke shkaktuar kriza globale ushqimore duke bllokuar eksportet e grurit ukrainas. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, me bombardimet e saj terroriste kundër infrastrukturës civile të Ukrainës, ajo synon të çojë miliona të tjerë ukrainas në Evropën Perëndimore në mënyrë që të mbingarkojë sistemet sociale lokale.[1]

Ndërhyrja e Beogradit në krijimin e opinionit publik në Kosovë është masive. Në masë të madhe ai këtë e bën përmes imponimit të agjendës së tij në diskursin politik opozitar, por edhe në atë medial. Mjafton që ky fenomen të ndiqet e të studjohet vetëm gjatë muajit nëtor, kur qendra e vendimmarrjes politike në Beograd kaloi në skenarin e ashpërsimit të betejës politike për t’ju shmangur dialogut rreth planit gjermano-francez për përmbylljen e ciklit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në relacionet Prishtinë-Beograd.

“Kush e ka Serbinë, e ka Evropën Juglindore”

Mbajtja e samitit BE-Ballkani Perendimor në Tiranë më 6 dhjetor mund të ndryshoj shumë nga strategjia vepruese e Beogradit në ditët e javët në vijim. Beogradi ka vite që është bindur se Perendimi me çdo çmim dëshiron që ta ketë në anën e tij, prandaj e kishte toleruar që të koketoj pa ndërprerë edhe me Moskën. Por fakti që Beogradi ka kryesisht Kosovën dhe Bosnjën në shënjestër të operacioneve jo vetëm të luftës hibride, por herë — herë edhe reale, korrespondon me mendimin gjeopolitik serb që nga projekti i parë nacional në këtë fushë — Naçertania, që i atribuohet Ilia Garashaninit, pavarësisht se autori i saj ishte një oficer polak i vënë në shërbim të kryeministrit serb. Atbotë [1875…] potencohej në dokumentet serbe të kësaj natyre se, interesi jetik srb është zgjerimi në Perendim. Por ishte Lufta e Lindjes dhe përplasjet e pritshme me interesat e habsburgve, që e detyruan të pajtohej me shtrirje në jug. Kjo shtrirje përfshiu territoret e katër

provincat e verilindjes shqiptare: Nishit, Pirotit, Vrajës dhe Toplicës — ku përfshiheshin përveç 8 qendrave urbane edhe plot 998 fshatra, një hapësirë që ishte pak më e madhe se sa Kosova e sotme.

Republika e Kosovës aktualisht është gjithashtu e përshtatshme si një objektiv i butë për luftën serbe të dezinformimit: ajo edhe pas 22 viteve të shkëputjes nga pozicioni kolonial serb dhe 14 vjetësh të shpalljes së pavarësisë, vazhdon të jetë e ndërlidhur dhe ndërvarur nga ekonomia serbe! Administrata e UNMIK-ut kishte ndërtuar këtë strategji ndërvarjeje nga e cila nuk u çliruan dot asnjë nga qeveritë pararendëse. Krijimi i tajfunëve të ekonomisë kryesisht nga shtresat e asaj pjese të popullsisë që ishte lojale ose kolaboratore me të gjitha pushtetet e Serbisë që nga pushtimi i Kosoëvs nga Serbia (1913), e bën këtë varësi ekonomike edhe më të ndjeshme.

Ofensiva serbe e veprimit kundërofenziv dha shenjat e para të “thyerjes së aleancave” perendimore në mbështetjen e procesit të ndërtimit të shtetit të pavarur të Kosovës si shtet unitar. Tashmë krijimi i një autonomie egjionale në veriun e Republikës sikur konsiderohet si akt i domosdoshëm. Çështja është se çfarë pushteti do t’i rezervohet, bazuar në përvojën e autonomive rajonale europiane apo insistohet që të kemi variantin e Republikës Serbska, pra shtetit brenda shtetit në trupin e Republikës!
Në rast se vazhdon rezistenca për shtyrjen e zgjedhjeve lokale në katër komunat e veriut për të përmbushur obligimet kushtetuese e ligjore pas tërheqjes së Listës Serbe (respektivisht seksionit të Partisë së Vuçiqit për Kosovë), atëherë krijimi i Donbasit serbo-rus në veriun e Kosovës mund të cilësohet si bombë e pistë e programuar.

Sulmi i përqëndruar dezinformues ndaj kryeministrit Kurti

Dezinformimi si akt subversiv shenjon përhapjen e informacioneve të rreme, qëllimi i të cilave është të mashtrojë shoqërinë, grupet individuale ose individët në aspektin e interesave politike ose ekonomike.[2]
Në literaturn profesionale informacioni i transmetuar si i tillë, jo vetëm që është i pavërtetë, rrjedhimisht kualifikohet si dezinformatë sipas standardeve objektive, por ai është plasuar qëllimisht nga autori me qëllim mashtrimi.

Për javë e muaj me radhë lufta hibride ishte përqëndruar ndaj Ministrs së Punëve të Jashtme zonjës Gërvalla. Ky sulm herë-herë shoqërohej me akuza banale dhe irituese. Një pjesë e mediave tona mirreshin me çdo cicërimë të saj në Twitter. Shpifjet ishin tejet të ulta, sidomos kur element primitiv nga mileu rural i propagandës e akuzonin atë se gjoja ajo ishte e është kundër UÇK-së!
Kjo luftë hibride konsiderohej se mund të rezultonte e sukseshme — që d.t.th se pritej të kurorëzohej me rrëzimin e qeverisë, meqë qendra e saj gjykonte se koalicioni ishte tërësisht i varur nga partneri i VV-së në këtë qeveri, pra Lista GUXO. Me javë të tëra mediat socila vlonin nga kjo propagandë e përqëndruar kundër zonjës Gërvalla.

Por, sidoqoftë, përqëndrimi i dezinformatës vazhdon të jetë tutje I orjentuar ndaj personit të kryeministrit. Mjetet e as metodat nuk përzgjidhen. Beteja është e formatit total. Jo rrallë ndodhë që brenda ditës dezinformimi që fabrikohet në Beograd shpejt gjen rrugën e tij dhe plasohet në mediat e njohura në Prishtinë e Tiranë, disa prej të cilave i përkthejnë pa i kontrolluar fare.

Janë të njohura sjelljet e kësaj lagjeje të mediave tona në raport me vendimet e qeverisë si për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe ashtu edhe të referendumit serb në Kosovë. Por mbi të gjitha intenca e qeverisë për të shtrirë pushtetin në veriun e Kosovës ka hasur në një veprim mirë të koordinuar të qendrës dezinformuese serbe në Beograd me strukturat e saj në Prishtinë.
Deklarata e tipit se “në veri kemi vakum pushteti”, apo se “po kthehemi në pozicionin para vitit 2011/13 (aludohet në marrëveshjet për “shkrirjen” e strukturave paramilitare serbe, si ato të “Rojeve të Urës” në Policinë e Kosovës dhe në Gjyqësor), janë pjesë e uftës hibride serbe për dobësimin e pozicionit të Kosoëvs në procesin e dialogut të imponueshëm me Beogradin.

Veprime si këto synojnë të ankorojnë narrativën serbe në publikun shqiptar se “veriu i përket Serbisë”! Kjo në mënyrë tepër e papërgjegjshme për të mos thënë cinike, e kthen përmbys situatën reale. Problemet aktuale që Kosova ka me veriun nuk shkaktohen nga masat për shtrirjen e sovranitetit të Republikës edhe në atë cep të saj, por ato janë produkt i politikës së dështuar të qeverive pararendëse. Janë ato politika që e kishin bërë Kosovën pothuajse të varuar nga një regjim kriminal siç është ky i Beogradit dhe ka ekspozuar arbitraritetin e tij shantazhues në raport me Kosovën, rrjedhimisht edhe me politikat e BE-së për rajonin.

Gënjeshtra kryesore e kësaj propagande, rezulton të jetë ajo që plasohet herë pas herë edhe në mediat tona, sipas së cilës Kosova, madje edhe Shqipëria politike, mund të përparojnë, mund të dalin nga ky izolim në të cilin po i mbanë tutje Europa, respektivisht aleatët e Serbisë brenda BE-së, vetëm nëse kemi marrëveshje të mira me regjimin serb, po përhapet me po aq padurim gjithandej në hapësirën shqiptare dhe produkt i këtyre pikëpamjeve ishte projekti për Ballkanin e Hapur që do të dominohej nga Serbia. Pre e kësaj propagande, qoftë edhe në heshtje, siç e kemi vu re, kanë rënë segmente të tëra të politikës sonë, me theks të mediave.

Gjakimi shqiptar për “marrëdhënie normale”

Përtej fjalës për integritetin territorial të Kosovës, një lagje politikanësh tanë tashmë hapur flasin për projektin e ndarjes së veriut në emër të shkëmbimit të territoreve që kishin aprovuar e tumirë kryeministrat tanë në vitet 2016/18. Ata përmes rikthimit në tavolinë të këtij projekti ose përmes krijimit të “Republikës Srbska” në veriun e Kosovës, duket se e shohin kthimin më të shpejtë të mundshëm në marrëdhëniet “normale” me Serbinë. Harrohen për një çast se Serbia me qeverinë aktuale është e pozicionuar fort në krah të Rusisë dhe tok me Rusinë sot janë katapultuar me vullnetin e tyre politik “jashtë rrethit të kombeve të qytetëruara” përmes krimeve të tmerrshme kundër njerëzimit. Lihet mënjanë fakti se ky “normalizim” ka ca parakushte elementare njeërzore e kushtetuese: Serbia duhet ta largojë Kosovën jo vetëm nga preambula e kushtetutës së saj, por edhe nga pjesët substanciale të saj, por edhe minimalisht të kërkoj falje jo vetëm për gjenocidin e fundit të ushtruar ndaj shqiptarëve (1989/99).

Fakti që ata abstraktohen nga kjo shkelje e qytetërimit nga Serbia është karakteristik për të gjithë zërat nga politika dhe publiku ynë i ashtuaquajtur opozitar, që bëjnë thirrje për ndjeshmëri ndaj palës serbe dhe rritje të “iniciativave diplomatike” ndaj Beogradit. Por pavarësisht kësaj gadishmërie permanente të “politikanëve tanë të matur” për “normalizim të marrëdhënieve” me Serbinë, Vuçiqi deri më tani ka hedhur poshtë me përbuzje të gjitha “përparimet diplomatike” nga ana e Perëndimit — projekti gjermano-frëng për normalizim sado që ka hequr dorë nga parimi themelor i së drejtës ndërkombëtare — njohja reciproke, po hasë në rezistencë të jashtëzakonshme të Beogradit.

Sot, prandaj, t’i quash aktet e agresionit të Serbisë në veriun e Kosovës “luftë politike” është në thelb banalizim i propagandës. Përkundrazi, ofenziva serbe n veri tashmë po hyn në fazën e pregaditjes së terrenit për aneksimin e veriut. Askush ndërkohë nuk flet për të drejtën e kthimit ët mbi 12.000 qytetarve shqiptarë në veriun e qytetit (Mitrovicë) prej nga u dëbuan në kushte “paqeje” në 4 shkurt të vitit 2000! Çka nënkupton afishimi e shumëzimi i deklaratave që bëjnë thirrje se
“shtatëdhjetë mijë serbët në Veri të Kosovës duhet ta dinë se janë të sigurt”.
Ky dyfishim i numrit të serbëve në veriun e Kosovës nuk mund të jetë krejt i rastësishëm. Atë nuk e ka pohuar deri sot as vetë Beogradi. Në këtë kurth/lajthitje të ambasadorit Kristofer Hill nuk vonoi e ranë edhe një lagje e politikanëve tanë të papërgjegjshëm dhe mediave tona. Si të komentohet ndryshe deklarata e një politikani tonë spordhjak kur tërheqë paralele mes sjelljeve të Milosheviqit në periudhën e apart’heidit në Kosovë (1989–1999) me gjoja sjelljet e qeverisë sonë me serbët në veri!

Beogradi pretendon ta zhdukë Republikën e Kosovës

Regjimi i Beogradit në objektivin e tij politik tashmë ka shpallur hapur asgjësimin e Kosovës si entitet politik, duke paralajmruar inkursionin e armatës serbe në veriun e saj. Regjimi i Vuçiqit do t’i qëndrojë këtij qëllimi për sa kohë të ekzistojë. Ky objektiv fundja është pjesë e identitetit thelbësor të mendësisë serbe të selitur që me krijimin e shtetit serb.
Prandaj “zgjidhjet diplomatike” të tipit të Asociacionit të Komunave Serbe de fakto do të ishin vetëm uverturë e pushtimit real në një të ardhme paksa më të largët. Në këtë rast do të kishim të bënim vetëm me një armëpushim të padeklaruar, respektivisht “paqe të ftohtë” që do t’i shërbente Beogradit për të mbledhur forcat e tij për valë të reja gjenocidi.

Shefi i Shtabit rus Valery Vasilyevich Gerasimov shkroi në një ese të shkurtit 2013 për të përjavshmen Voenno-Promyschlennyi Kur’er (“Kurrieri Ushtarak-Industrial”): “Luftërat nuk shpallen më dhe sapo të fillojnë, ato vazhdojnë në një mënyrë të panjohur. Modeli dhe mjetet joushtarake janë më të rëndësishme se kurrë, në raste të caktuara edhe më të rëndësishme se armët. Gerasimov shprehimisht e quan komunikimin si një mjet jo ushtarak. Luftërat nuk fitohen nga ata që kanë më shumë armë. Luftërat fitohen nga ata që kontrollojnë informacionin.[3]

Pavarësisht këtij fakti, avokatët e “diplomacisë” shqiptare “të urtë e të matur” e injorojnë me kokëfortësi këtë dimension të fushatës së shfarosjes së Serbisë dhe flasin sikur Kosova të ishte përgjegjëse për situatën e krijuar tashmë në veri.

Nënkryetarja e PDK, Vlora Çitaku, javën që lamë pas, përmes një deklarate të publikuara rreth gjendjes në veri, vetëm sa i ka shtuar një dozë perfiditeti këtij qëndrimi. Sipas kësaj logjike një “politikë e zgjuar” duhet të parandalojë fuqimë autoritare siç është Serbia, nga një sjellje edhe më agresive në të ardhmen, ​gjë që nënkupton se qeveria jonë po e shtyka Kosovën në një përballje të përshkallëzuar në kundrshtim me interesat tona!
Kjo deklaratë e zonjës Çitaku erdhi pikërisht në momentin kur Beogradi kishte nisur një fushatë dezinformimi që shpërtheu me histerizmin e Vuçiqit ndaj kryeministrit Kurti, kur nuk hezitoi ta cilësoj madje edhe si “llum të terrorizmit”!

Në vokabularin prej fashisti Vuçiqi dhe gjithë aparati propagandistik i Beogradit, gjatë gjithë kohës së luftës në Kosovë, UÇK e cilësonin organizatë terroriste. Sipas kësaj logjike kryeministri ynë nuk na qenka asgjë më pak a më shumë vetëm se “një mbetje prej terroristi” me ADN-ë e UÇK-së!
Por, si ta kuptojë këtë mesazh një zonjë jona që është katapultuar në politikë nga “sfilatat e modës” dhe “përkthimi simultan”?!

Se Serbia po pregaditet për betejën definitive për zhdujen e Kosovës si entitet politik, respektivisht mbajtjen e saj brenda danave të “konfliktit të ngrirër”, flasin bazat ushtarake e politcore (48 sosh) rreth e përqark kufirit tonë me Serbinë.

Duke marrë në konsideratë këtë objektiv të Serbisë dhe ofenzivën e paralajmruar të saj në veri, ka kohë që zërat e arsyeshëm të lidershipit tonë, sidomos në mediat prestigjioze të Perendimit kishin paralajmruar mundsinë e shprthimi të luftës mes Serbisë dhe Kosovës. Serbia agresore për kët fundja është armatosur me vite të tëra. Shih për këtë kryeministri jon me të drejtë po I bënte thirrje Perëndimit që të merrte masa parandaluese për të penguar Vuçiqin në këtë plan. Pavarësisht këtij paralajmrimi, veprimi dezinformativ vlonte në mediat tona, madje deri në përmasat e ironisë e sarkazmit primitiv.

Që atëherë është bërë e qartë se kunëdrvënia këtij paralajmrimi përmes dezinformimit klasik shërbeu si një përgatitje për gënjeshtrën e madhe propagandistike të Beogradit se Prishtina po planifikonte një sulm ushtarak rrufe në veri! Me këtë kundërveprim, Beogradi padyshim dëshiron të krijojë një justifikim për veprimet që planifikon në veriun e Kosovës.

Tërheqja e deputetëve të Listës Serbe dhe funksionarëve të pushtetit lokal tok me policinë e gjyqësorin në veri, është uvertura drejt një përballje që tejkalon përasat e luftës hibride.

Përmbysja e raporteve dhunues-viktimë

Qëllimi i operacioneve të tilla të Beogradit është të përmbysin marrëdhënien autor-viktimë në mendjet e publikut shqiptar, por edhe perendimor dhe të portretizojnë kryeministrin e Kosovës si një aventurier që mbetet jashtë kontrollit dhe dëshiron të zhysë popullin në luftë kotna si koti dhe ët rrezikojë projektin e Republikës! Nuk është Serbia, e cila po kërcënon haptazi me aneksimin e veriut, por na qenka Kosova, ajo që poprovokon destabilitet dhe luftë, si akt që do të cilësohet nga perendimorët si kërcënim për paqen në rajon dhe më gjerë! Rikthimi tek cilësimi i kryeministrit tonë nga ana e Vuçiqit si “llum i terririzmit” nuk rezulton të ketë qenë i paparamenduar.

Por lufta serbe e dezinformimit nuk është aspak e kufizuar në sajimin dhe përhapjen e gënjeshtrave të pacipë propagandistike. Fillimi dhe nxitja e debateve shpërqendruese është dëshmuar të jetë jashtëzakonisht efektive. Në një konferencë në Talin, Estoni, historiani ukrainas Andrij Portnov dhe politologu gjerman Andreas Umland e bënë të qartë këtë strategji që përdorë Rusia në raport me Ukrainën. Serbia në rastin tonë vetëm sa ka kopjuar strategjinë ruse.

Njohës të mirë në metodën e shpërqendrimit të dezinformimit janë ata përfaqësues të shquar të elitës intelektuale — ose ajo që konsiderohet si e tillë sot në Kosovë — të cilët, që nga çlirimi I Kosovës nga pushtuesit serb (qershor 1999), nuk janë lodhur kurrë duke propaganduar për nevojn që “edhe Serbia duhet të fitojë diçka”! Kjo lagje “analistësh” e opinionistësh prandaj janë përqëndruar rreth 3–4 portaleve më aktive në këtë plan dhe
2–3 studiove televizive.

Ata e kanë përdorur pa u lodhur praninë e tyre mediatike në muajt e fundit për të vënë në dyshim funksionalitetin e qeverisë dhe mbijetesën e saj. Prandj kanë propaguar si periudha të rnies së saj të pritshme herë pranverën e herë vjeshtën pasuese, duke mëtuar të krijojnë pasiguri tek qytetarët.

“Është e vështirë të imagjinohet një akuzë më groteske sesa mungesa e vëmendjes nga media nga goja e autorëve që janë mysafirë të rregullt në emisionet televizive dhe prania e të cilëve në radio, televizion, internet dhe mediat e shkruara është pothuajse e pashmangshme”4 do të shkruante edhe për rastin tonë studjuesi gjerman Richard Herzinger.
Prezenca kaq e theksuar e kësaj lagjeje opinionistësh e analistësh në mediumet vizive me pozicionim të hapur dezinformues, pavarësisht se ndonjëri sosh vazhdon të trajtohet dhe të ballafaqohet nga mediat si “mendimtar origjinal” është alarmuese. Në fakt shumica sosh janë thjeshtë “pozues narcisist dhe sharlatan pseudo-intelektual”, të cilët përfshihen gjithnjë e më shumë në tema për të cilat nuk kanë as dijet minimale teorike. Në fakt, që nga ardhja në pushtet i qeverisë Kurti II, kjo lagje propagandistësh kanë vepruar si apologjet të mprehtë të Beogradit.

Nevoja emergjente për publikun e informuar e formuar mirë

Realiteti në lëmin e informimit dhe formimit politik në Kosovë vazhdon të jetë I papëlqyeshëm; ai de fakto lë shumë për të dëshiruar. Meqë mediat vazhdojnë të jenë të kapura, ngjashëm si pjesa më e madhe e segmenteve të shoqërisë, në vend që të kemi një “opinion” të pavarur apo edhe “ekspertiza” të përhershme ekspertësh në mediat tona, terreni është lëshuar shumë në duar të gabuara. Madje edhe vetë RTK vazhdon të drejtohet nga joprofesionistët, thënë më së buti. Jo pak deklarata e qëndrime të shprehura në mediat tona nga politikanë të papërgjegjshëm të opozitës dhe të ashtuquajtur analistë, duhet të vlerësohen në të njëjtën mënyrë siç vlerësohen artikujt përkatës nga mediat serbe të kontrolluara nga Vuçiqi. Fakti që kjo nuk ndodh tregon se sa keq vazhdon të keqpërdoret e të futet në gracka e lajthitje të përditshme publiku shqiptar ndaj teknikave të përdorura nga specialistët e dezinformimit të Beogradit për të kontrolluar debatet në mediat tona.

Megjithatë, këto teknika duhet të kuptohen në të gjitha dimensionet e tyre si pjesë përbërëse e agresionit ushtarak kundër Republikës sonë sa edhe kundër vet demokracisë.
Për ta përballur këtë lllumë të propagandës e dezinformimit serb, për ta shmangur këtë formë të luftës hibride serbe, kërkohet veprim urgjent. Institucionet shtetërore, shih për këtë, duhet të kalojnë në ofenzivë të plotë edhe në lëmin e propagandës; urgjentisht duhet të krijojmë një lloj sistemi të paralajmërimit të hershëm, i cili duhet të krijohet në bashkëpunim mes institucioneve shtetërore dhe organizatave civile, joqeveritare dhe iniciativave të ekspertëve, ku gjthësesi duhet të përfshihet edhe media progresive. Është tepër e rëndësishme të evidentohet e publikohet çdo dezinformatë e amplifikuar në media, madje në një fazë të hershme, të identifikohen krijuesit e saj dhe të informohet publiku për origjinën e tyre në kohën e duhur. Në këtë rast nuk bëhet fjalë për censurë, por për transparencë dhe ndërgjegjësimin e publikut me synimin për të imunizuar sa më shumë diskursin social e politik në gjithë habitusin tonë politik.
___________________________________________

  1. Richard Herzinger: https://internationalepolitik.de/de/das-dauerfeuer-der-desinformation
  2. Digitales Wörterbuch der deutschen Sprache, i shkarkuar më 10 mars 2021.
  3. Patrick Beuth, Marc Brost, Peter Dausend,Steffen Dobbert, Götz Hamann: Krieg ohne Blut. Në: Die Zeit, Nr. 9/2017
  4. Richard Herzinger: Po aty.

Ajo që është fituar me luftë dhe gjak, nuk mund të falet në tavolinën e bisedimeve

0

Hyzri Salihu, Ferizaj

Politika e Serbisë duhet të denoncohet si luftënxitës dhe destabilizuese. Grupet e armatosura terrorise serbe në Veriun e Kosovës janë duke rrezikura jo vetem Shtetin e Kosovës ,por edhe vetë Sigurinë Amerikane . Varjanti i shkëmbimit të territoreve ështē një “as nën mëngë” dhe një intrigë politike e Serbisë drejt “ Botës serbe”, i përkrahur nga politikanë të korruptuar shqiptarë.

Askush nuk mund të përfshihet në negociata të tilla “ për arritjen e marrëveshjeve me Serbinë për njohjen e Shtetit të Kosovës” , pa miratimin e politikës amerikane. SHBA mbajtën peshën kryesore në çlirimin e Kosovës dhe kanë përgjegjësinë e perspektivës dhe të shtetndërtimit të saj. Qëndrimi ndaj Serbisë Terroriste duhet te jetë i qartë, i palëkunder. Ajo mban përgjegjësi për gjenocidet historike dhe të kohës së sotme mbi popullësit e Ballkanit Perëndimor. Për shumë arsye dhe për shumë kohë ,serbia do të mbetet një armik i pakorrigjueshëm dhe i rrezikshëm ndaj kombit shqiptar dhe sigurisë Amerikane.

Prandaj urgjentisht të arrestohen ato grupe terroriste në veriun e Kosovës dhe të funksionoj rendi dhe siguria në Shtetin e Kosovës .

Më 09.12.2022

Çervishi pa t’lynë i Shoqërisë Lëvizja 

0

Nga: Ragip Shala  

Çervishi gatuhet nga perzierja miellit të  misrit  me ujë dhe  një fjalë e mçme thotë : ,, Behanja e çervishit një lugë t’lynë ‘’ , nëse çervishit i ka munguar t’lyni  atëherë ka mundur të gatuhej  gjithfarë  gjelle por vetëm çervish jo?!                                                            Shoqëria Lëvizja , akterët e saj  pasi i kanë   ,, ngjitur drynin ‘’ LPK-s , i kanë  dhënë  vetes kqompetenca në kuadër të shënimit të  40 vjetorit të themelimit të LPK-s të organizojnë tubime manifestive në Kosovë dhe gjithandej trojeve shqiptare . Kohë më parë , Shoqëria Lëvizja organizoi një tubim të tillë  edhe në Komunë të Malishevës me një  pjesëmarrje tejët modeste.                        

Me gjithë dëshirën e ligjerusëve për ta pasqyruar veprimtarinë e levizjes klandestine në përgjithësi , dhe të LPK-s në veqanti , nuk është pasqyruar as për së afërmi veprimtaria e LPK-s  në rajonin e Malishevës , mbase jo nga lëshimet e  ligjerusëve , sa  nga papërgjegjësia e krerëve të Shoqërisë Lëvizja .                               

 Veprimtaria e lëvizjes klandestine në përgjithësi , dhe LPK-s në veqanti në Komunë të Malishevës është tejët specifike në krahasim me komunat tjera në Kosovë.                        ,, Shipnia e vogël ‘’ në Përkorubë , siq e quante populli mbase ishte shkaku kryesor që  disa herë është shpërbër komuna në këtë rajonë , që ka rezulltuar me dezintegrimin e popullatës , dhe varfërinë ekstreme . Shpërndarja territoriale në 5 komuna , duhet t’i ketë shërbyer regjimit të Beogradit  për shtypje  ekonomike , politike , sociale , shëndetësore  në Përkorubë etj .                Këto rrethana kanë  diktuar veprimtari specifike të lëvizjes klandestine në përgjithësi dhe LPK-s në veqanti në rajon të Përkorubës . Pavarësisht dezintegrimit , shpërbërjes territoriale  ,dhunës ushtarako – policore ,  LPK-ja nuk ka nejtur duar kryq , por ka vepruar nën rrethanat specifike të kohës . Janë të shumta veprimtaritë e LPK-s në rajon të Përkorubës , por Shoqërisë Lëvizja do t’ua përkujtoj disa veprimtari konkrete.  

a ) Shkrurja e parullave  Kosova Republikë  

b ) Organizimi i demonstratës  në Malishevë pas vrasjës së tre qytetarëve në janar 1990  

c ) Themelimi i ndër të parit Këshill në Kosovë  për pajtimin  e gjaqeve në  Malishevë   

ç ) Themelimi i njësiteve guerile të UÇK  në  Përkorubë  

d ) Hartimi i ndër të parit Plan Operativë të UÇK-s                                                                                 

dh ) Strukturimi i njësiteve të UÇK-s në nivel  Brigade në rajonë të Përkorubës  

e ) Krijimi i një zone operative gjatë luftës së UÇK-s , që ka rezulltuar me selitë e disa institucioneve në shërbim të luftës së UÇK-s  etj .              

Rrethanat specifike të rajonit të Përkorubës , Komunës së Malishevës kanë  diktuar që plotë veprimtarë të lëvizjes klandestine , të LPK-s  nga Përkoruba të vepronin në rajonet tjera , sidomos në Prishtinë .  Prandaj do ti veqoja disa veprimtari konkrete të klandestinëve malishevas që së bashku me klandestinë të komunave tjera kanë  vepruar në Prishtinë.                               

a ) Janë klandestinët malishevas që së bashku me  klandestinë  tjerë  kanë arritë që tubimet e nëntorit 1988 t’i shëndrronin në demonstrata për Kosovën Republikë . 

b ) Janë klandestinët malishevas të LPK-s që së bashku me  klandestinë tjerë  kanë  organizuar grevën e studentëve në shkurt 1989 në Prishtinë . 

c ) Janë klandestinët malishevas të LPK-s që së bashku me klandestinë tjer kanë  zbritur në zgafellë të minierës së Trepçës gjatë grevës së minatorëve ( 1989 ) që të ndikonin tek minatorët për të kerkuar  Kosovën Republikë . 

ç )  Janë klandestinët malishevas të LPK-s që së bashku me klandestinë  tjerë  nën organizim të sekretarit organizativë të LPK , Afrim Zhitia  demonstruan më 30  dhe 31 maj 1989 në Prishtinë . 

d ) Janë klandestinët malishevas të LPK-s që së bashku me klandestinë tjer bën perpjekje të organizonin grevë të urisë në Prishtinë ( 1996 ) por që rezulltoi me peticinin e 550 studentëve  

  1. dh)  Janë klandestinët malishevas të LPK-s që për shkak të veprimtarisë politiko – ushtarake janë zën robë të UÇK- ( 1997 ) 

e ) Janë klandestinët  malishevas  të LPK-s ,që gjatë luftës së UÇK-s kanë  kryer detyrën anëtar i SH.P. të UÇK-s  

ë ) Janë klandestinët malishevas  të LPK-s , që gjatë luftës së UÇK-s kanë kryer detyrën e kordinatorit  në kuadër të SH.P. të UÇK-s për mobilizim dhe rekrutim të mërgatës shqiptare. 

Pastaj janë plotë klandestinë malishevas të ngarkuar nga LPK-ja  , të cilët kanë kryer detyrën në zanafillën dhe zhvillimin e UÇPMB-s dhe UÇ-Kombëtare . 

f ) Janë klandestinët malishevas  të LPK-s,  që janë përkujdesur  , angazhuar që Zëri i Kosovës , pas shumë vitëve  në emigracion të kthehej , të botohej në Kosovën e çliruar ( dhjetor 1999 )  

g ) Janë klandestinët malishevas të LPK-s , që nuk janë pajtuar me plotë akterët e tanishëm të Shoqërisë Lëvizja që LPK-s  mos t’i   ,, ngjitej dryni ‘’   

I rendita këto veprimtari të klandestinëve të LPK-s nga rajoni i Përkorubës , të Komunës së Malishevës për tua kujtuar Shoqërisë Lëvizja , pasi ata fare nuk e kanë  as idenë se qfar kanë  qenë  veprimtaritë  klandestine  të LPK-s  në rajon të Përkorubës e mbase edhe më gjerë  . 

Epo kështu rezulltonë kur në mungesë të kompetencave dhe përgjegjësisë  gatuhet çervish  pa as një lugë t’lynë , pastaj përbije nëse mundesh.        

Nëntori i krenarisë kombëtare

0

Dr.Nail Draga, Ulqin 

110-VJETORI I PAVARËSISË SË SHQIPËRISË 

Shënimi i Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit, shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë  të shqiptarët në Mal të Zi ka filluar nga viti 1991, nga partitë politike dhe shoqëria civile ndërsa nga viti 2008 organizohet nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, duke mbetur festa  që i bashkon shqiptarët  si në vend dhe në diasporë, duke përkujtuar  me pietet e  nderim të  gjithë ata qe kanë luftuar më pushkë e pendë për liri dhe çlirim kombëtar 

Zonja dhe zotërinjë, 

Të nderuar pjesëmarrës! 

Te rrallë janë ata popuj që kanë një datë ne historinë e tyre kombëtare siç janë shqiptarët, datë kjo historike e cila lidhet me identitetin dhe krenarinë kombëtare. Kujtesa historike na shpie ne Krujën legjendare, na kujton 28 nëntorin  e vitit 1443 dhe na ngjallë fuqishëm  epokën e lavdishme të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, i cili për një çerek shekulli mbrojti jo vetëm  lirinë dhe nderin e shqiptarëve, por edhe civilizimin evropian. Prandaj, heroi ynë kombëtar me kohë i ka kaluar përmasat e historisë kombëtare dhe është bërë pjesë e historisë botërore. 

Por, pas kësaj periudhe të lavdishme shqiptarët përjetuan  plot vuajtje e sakrifica, me ngritje e zbritje por arritën për të  ruajtur identitetin kombëtar. Ne këto kohëra te robërisë dhe te mbijetesës  edhe flamurin kombëtar e rrembeu vala shkatërrimtare. Kur armiqët tanë menduan se ai treti përjetë, ngjau katarza në zemrat tona. Patrioti, Faik Konica duke hulumtuar në histori, e rizbuloi dhe, pas katërqind e ca vitësh, sërish valoi Flamuri i Skënderbeut.  

Pas Nëntorit të Parë, përkulemi me respekt të thellë para emrit  dhe veprës së plakut të mençur të Vlorës, Ismail Qemalit i cili me 28 nëntor 1912, ngriti flamurin dhe shpalli Pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë, që ne histori njihet si Nëntori i Dytë.  

Festën e Flamurit, që është dita më e rëndësishme e historisë kombëtare, mjerisht nuk e gëzuan të gjitha trojet shqiptare, sepse ne saje të vendimëve të padrejta në  Konferencën e Ambasadorëve në Londër(1913), jashtë shtetit te sapoformuar shqiptarë mbeten më së gjysma e popullsisë dhe e trojeve shqiptare, të cilat u aneksuan nga shtetet fqinje. 

Edhe pse  për këto 110-vite  ne periudha te ndryshme shqiptarët jashtë kufinjëve politikë te shtetit amë përjetuan vuajtjet, persekutimet, diskriminimin  dhe ekzodet biblike, ata megjithë reduktimin e vazhdueshem te numrit dhe te territorit të tyre mbijetuan, duke u përpjekur vazhdimisht te konsolidohen dhe te avancojnë te drejtat kombëtare. 

Kosova  nga viti 2008 është shtet i pavarur, por ende pa konsilodim të pushtetit në terë territorin e vet.  

Shqiptarët ne Maqedoni dhe ne Luginën e Preshevës, pas luftës së  tyre për barazi kombëtare, janë ne pritje te realizimit praktik të barazisë kombëtare.  

Shqiptarët në Mal të Zi  angazhohen për avancim te statusit të tyre politik si dhe integrimin e tyre me identitet kombëtarë.  

Shqiptarët në Çamëri janë pothuaj të harruar, por ne kërkim të vazhdueshem për njohjen e ligjshme të  tyre mbi pronat dhe trojet e veta kombëtare. 

Ndërsa diaspora shqiptare e shpërndarë anë e kend botës paraqet ndërgjegjën tonë kombëtare e cila  ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm duke e ndihmuar çështjen kombëtare shqiptare e sidomos ne vitet 1991-1999, andaj meriton nderim te vazhdueshem. 

Shqiptarët  kur kremtojnë Ditën e Flamurit 28 Nëntorin, përkatësisht Pavarësinë e Shqipërisë, paraqiten të bashkuar por të tillë duhet të jenë vazhdimisht sepse çështja kombëtare nuk është çështje private, partiake apo e klanëve të ndryshme, sepse kombi, gjuha e flamuri kombëtar shqiptar mbetën mision i përjetshëm i botës shqiptare. 

Të ndëruar pjesëmarrës, 

Janë të rrallë ata individ që mund ta kenë ditëlindjen e tyre me datat madhore të historisë së kombit, por më këtë rast kemi një përjashtim sepse Dita e Flamurit-28 Nëntori përkon me ditëlindjen e  Adem Jasharit, Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Ai me aktin madhor të flijimit të tij dhe të tërë familjes, vulosi  fitoren e shqiptarëve me ç’ rast nisi një erë e re për shqiptarët duke i dhënë  kuptim ardhmërisë së lirë të qytetarëve të Kosovës.  

Dita e Flamurit-28 Nëntori, është datë historike dhe emblemë e fuqishme e përpjekjeve të pandërprera të popullit tonë për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtarë, andaj si e tillë është festa e të gjithë shqiptarëve.  

Ne këtë ditë të shenuar, shqiptarët si ne trojet e tyre etnike dhe ne diasporë,  kujtojnë me pietet dhe nderim të thellë të gjithë ata qe kanë luftuar më pushkë e pendë për liri dhe çlirim kombëtar. 

Eshtë kjo festa e shenjtë kombëtare qe i bashkon shqiptarët, rreth Flamurit të përbashkuar, si në Himnin Kombëtar.  

Ju faleminderit dhe gëzuar festën! 

Dr.Nail  Draga 

Fjala e mbajtur me rastin e shënimit të Ditës së Flamurit  në Ulqin  me 28 nëntor 2022)

Presidentja: Në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë

1

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka reaguar pas plagosjes së mbrëmshme të pjesëtarit të Policisë së Kosovës dhe pas sulmit ndaj gazetarëve.

Sipas Presidentes ky është veprim kriminal dhe i orientuar kundër rendit kushtetues e sovranitetit të Kosovës si dhe  kundër veprimeve për sundim të rendit e ligjit.

Statusi i plotë i Presidentes Osmani:
Kërcënimi i hapur për agresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste. Kjo duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie pikërisht në vitin 1999.
Plagosja e mbrëmshme e një pjesëtari të Policisë së Kosovës është veprim kriminal dhe i orientuar kundër rendit kushtetues e sovranitetit të Kosovës si dhe  kundër veprimeve për sundim të rendit e ligjit. Gjithashtu, sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë cenim flagrant të të drejtës për informim të lirë.
Autorët e këtyre krimeve, urgjentisht të sillen para drejtësisë, ndërkaq institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë.
Në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë! Ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të jetësohet kurr

Policia e Kosovës për situatën në pjesën veriore të vendit

0

Prishtinë,  më 9 dhjetor 2022 

Referuar zhvillimeve aktuale  në Veri të vendit, Policia e Kosovës në vazhdimësi po përcjellë dhe vlerëson situatën e sigurisë, konform të cilave edhe ka ndërmarrë masat e nevojshme duke rritur kapacitetet e saja policore me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së rendit e qetësisë publike, mbrojtjes së jetës e pronës si dhe parandalimit të incidenteve dhe akteve të ndryshme kriminale. 

Situata vazhdon të jetë stabile dhe e menaxhueshme nga ana policore, por e përcjellë me incidente të natyrave të ndryshme, ku individ apo grupe kriminale të orientuara për interesa të caktuara, përmes formave të ndryshme po kryejnë vepra kriminale me qëllim të frikësimit dhe cenimit të sigurisë së qytetarëve në komunat veriore.  

Edhe përkundër incidenteve dhe sulmeve të tilla të drejtuara ndaj institucioneve me mjete shpërthyese, sulmit ndaj zyrtarëve policorë siç ishte rasti i mbrëmshëm “Vrasje e Rëndë në Tentativë dhe Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm” si dhe rasti i ndodhur sot “Kanosje” ndaj dy gazetarëve të mediumit Kallxo.com, Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhimet e saja policore në interes të mbajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe mbrojtjes së rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Si pasojë e sulmit me armë zjarri ndaj njësitit policorë, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës ishte plagosur, i cili pas trajtimit mjekësorë është në gjendje të mirë shëndetësore. Në rastet tjera nuk ka pasur lëndime në njerëz përpos dëme të konsiderueshme materiale të shkaktuara në objekte dhe automjete.  

Policia e Kosovës, është duke zhvilluar hetime intensive drejt identifikimit të personave të dyshuar të involvuar në veprat e tilla kriminale si dhe  sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë. 

Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në realizimin e detyrave dhe autorizimeve policore, njëkohësisht fton të gjithë qytetarët për qetësi dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës e cila ç’do herë do të jetë  në shërbim të qytetarëve pa dallime. 

Kisha arbëreshe në mbrojtje të identitetit fetar  të krishterë (lindor) dhe  arbëror (shqiptar) 

Don Lush Gjergji, Prishtinë

  • Historiku i themelimeve të rëndësishme fetare dhe kombëtare 

Historia dëshmon dhe tregon që Kisha katolike arbëreshe, që nga zanafiljja e saj, kishte një shërbim të dyfishtë: fetar, të krishterë (lindor), dhe kombëtar – arbëror (shqiptar). 

Ja vetë kalimthi disa dëshmi bindëse: angazhimi i tillë fillon qysh me Kuvendin e Arbërit (1703), me themelimin e dy seminareve arbëreshe, emërimin e dy ipeshkvijve për Kalabri dhe Sicili. 

Seminari i pare është formuar nga Papa Klementi XII me bullën “Inter Multiplices” (1732), për “italo – shqiptarë” të ikur nga “Epiri”, që iu nevoitet kologji kombëtar në rrethana të reja ambientale dhe gjuhësore. Ai ndër të tjera e përkujton paraadhësin Papën Klementi XI – Albani, shqiptar, duke shkruan që “asnjë masë paraprake nuk është më e nevojshme se ngritja e një Kolegji të ritit grek në Ullano, për edukimin e djelmoshave të Epirit…”1  

“Shqiptarët (iatalo – shqiptarët) të pranuar mire në Itali, pas vdekjes së Skenderbeut (1468), mvareshin nga metropoliti ortodoks i Ohrit, i cili e shtrinte jurisdikcionin e tij edhe në Itali… Në këtë kontekst historik, arbëreshët, historikisht nuk duhet trajtuar si “uniat”, por si “bij” që i mbetën besnikë mashkimit të Firencës.” 2 

Hapi i dytë ishte emrimi i ipeshkvit për këto bashkësi, me rit lindor apo bizantin, nën jurisdikcionin e ipeshvijve vendor latinë- italianë. Kjo ndodhi për Kalabri nga Papa Klementi XII me Bullën “Suprema Disposizione” (1735), ndërsa në Sicili me Bullën “Commissa Nobis” (1784). 3 

Kështu de iure dhe de facto njihet dhe pranohet identiteti ynë i dyfishtë: fetar, si të krishterë lindorë apo bizantinë, dhe kombëtar, si arbëreshë apo italo – shqiptarë. 

Nga ana politike dhe shtetërore gjërat kishin vazhduar krejt ndryshe. Vetëm në vitin  1999 Parlamenti italian kishte njohur praninë e pakicave kombëtare shqiptare apo arbëreshe në Itali. 

Në shekullin XX gjërat përparojnë dukshëm me tri themelime: Eparkia e Ungras (Lungros) në Kalabri (1919), Hora Arbëreshe në Sicili (1937) si dhe kuvendi apo manastiri i etërve bazilianë, kryesisht arbëreshë, në Grottaferrata (1937). S’duhet harruar edhe krijimin e seminarit të përbashkët për  arbëreshët e Kalabrisë  dhe Sicilisë,  “Benedikti XVI” (1919).4 

Këto dhe shumë ngjarje, themelime, figura, personalitete dëshmojnë bindshëm që Kisha katolike në krye me Papën ka pasur në vëmendje, kujdes, përkrahje dhe dashuri të madhe për Arbëreshët tanë, për identietin dhe personalitetin e tyre në Itali dhe më gjerë. 

Imzot Eleuterio F. Fortino ndër të tjera shkruan kështu: “Idetë e Koncilit II të Vatikanit (1962-1965) ndihmuan që të merrej vendimi nga ana e Ipeshkvijve italo-shqiptarë e nga Kongregata Lindore, për përkthimin e tekstit të Liturgjisë Hyjnore, shtypur nga Tipografia e Vatikanit në vitin 1967 në dy botime: greko-shqiptar e greko- italiane. Në vijim heparkia e Lungros publikoi, në një botim trigjuhësh (greke-shipe-italiane)akolouthie-n e sakramenteve. 

Më 23 prill të vitit 1968, me rastin e kremtimit të 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skanderbegut, u kremtua Liturgjia Hyjnore e Shën Gjon Krizostomit në bazilikën e Shën Pjetrit udhëhequr nga tre ipeshkvijtë. Më 6 gusht të të njëjtit vit, ipeshkvi i Lungros publikoi një dekret për përdorimin e gjuhës së folur në liturgji, orientim i ripohuar nga Asambleja eparkiale e Lungros (1995-1996) për Shqiptarët eKalabrisë.” 5  

  • Themelimi i eparkisë – ipeshkvisë arbëreshe në  Ungra (Lungro) të Kalabrisë 

Më 13 shkurt 1919 papa Benedikti XV me bullën e veçantë “Catholici fideles” ka themeluar eparkinë – ipeshkvinë lindore të ritit grek, duke i ndarë nga ipeshkvijtë perëndimore italiane. Arsyeja e këtij vendimi dhe themelimi është kjo: “Besimtarët katolikë të ritit grek, banorë të Epirit dhe të Shqipërisë, duke u larguar në një numër të madh nga sundimi turk, kanë emigruar në Italinë e afërt, ku janë pranuar me dashuri dhe janë vendosur në krahinën e Kalabrisë dhe të Sicilisë, duke ruajtur, siç është e drejtë, traditat dhe institucionet, ritin e Kishës së tyre, si dhe të gjitha ligjet tjera zakonore  që i kanë pranuar nga paraardhësit e tyre, dhe që gjatë shumë shekujve i kanë ruajtur me kujdes dhe dashuri…” 6 

Bulla vazhdon kështu: “Shi për këtë Ne, me fuqi të plotë apostolike, vendosim që menjëherë të themelohet kanonikisht  një ipeshkvi e ritit grek në Kalabri, me emërtim e selisë në Ungra – Lungro, me katedralen e Shën Kollit nga Mira, ipeshkvin ordinar…”. 7 

Eparkia apo ipeshkvia e Ungras ka sot : 

  1. 800 besimtarë – katolikë; 29 famulli; 44 meshtarë; 32 murgesha.
  • Ipeshkvinjtë Arbëreshë të Ungras (Lungros) deri me sot: 

Imzot Giovanni MELE (1919 – 1979) 

Giovanni Mele lindi në fshatin arbëresh Acquaformoza (Firmoza) më 19 tetor 1885. Ka studiuar në Cassano, më vonë në Kolegjin Grek në Romë. Gjatë viteve të rinisë dhe formimit meshtarak ishte mjaft i zellshëm, shumë i vëmendshëm dhe i vendosur për jetën e kushtuar Zotit, Kishës, njeriut. 

Shugurohet meshtar më 7 qershor 1908. Gjatë viteve 1908 – 1913 ishte famullitar në Civita (Çifti), pastaj në Ungra (Lungro) në vitet 1913 – 1919. 

Emërohet ipeshkëv – epark më 10 mars 1919. Gjatë shërbimit të tij të gjatë dhe besnik baritor, dallohej në zell, përkushtim dhe kujdes atëror.  

Në qarkoren e tij të parë baritore ai kishte kërkuar prej klerit ndihmë dhe bashkëpunim për udhëheqjen sa më të mirë të eparkisë. 

Në vitin 1922, pasi kishte vizituar të gjitha famullitë, shkroi “Letrën baritore”, ku kishte theksuar sidomos dy gjëra: ruajtjen dhe kultivimin e traditës dhe të ritit grek-bizantin (lindor) dhe gjuhën arbërishte – shqipe. 

Në vitin 1925 ka filluar botimin e Fletushkës ipeshkvore të Ungras. Më vonë, në vitin 1940, organizohet në Grottaferrata Sinodi ndërdioqezan, ipeshkvia e Ungras,  Horës së Arbëreshëve (Piana degli Albanesi) në Sicili dhe  Abacia e Grottaferratës.  

Imzon Giovanni Mele ishte pjesëmarrës aktiv në Koncilin e Dytë të Vatikanit. Atë Vinçenc Matrangola e kishte definuar si “Njeri të qëlluar të Provanisë së Zotit, i fesë së gjallë dhe të dashurisë së krishterë”. 8 

Ai ishte edhe shkrimtar, poet, njeri i kulturës dhe krijimtarisë. Poezitë e tija janë të shkruara në gjuhën shqipe dhe italishte, si uratë, kërkim i Zotit, shërbim ndaj Kishës dhe njeriut, me plot fe dhe përkushtim. 

Mbi të gjitha Imzot Giovanni Mele ishte njeri i thjesht dhe shumë i përvuajtur. Në 80 vjetorin e lindjes së tij, ai ndër të tjera kishte thënë kështu: “Bëra atë që ma ka mundësuar dobësia ime dhe hiri i Zotit”. 

Kaloi në amshim më 25 qershor 1979. Pasardhësi i tij, imzot Giovanni Stamati, në varrimin e Mons. Giovanni Mele tha: “Imzot Giovanni Mele ishte Njeri i Zotit, Kishës, popullit Arbëresh…, duke ndihmuar që me një zë dhe zemër të lavdërohet Hyji”. 9 

Imzot Giovanni STAMATI (1979 – 1981) 

Mons. Giovanni Stamati lindi në Plataci ( Pllatëni) më 9 qershor 1912.  Përgatitjen  për meshtari dhe studimet i kreu në Grottaferrata dhe në Romë. Shugurohet meshtar më 2 maj 1935.  

Së pari ishte famullitar i Firmos, duke dëshmuar aftësitë e tija njerëzore dhe të krishtera. Pastaj qe udhëheqës i rinisë katolike në eparkinë e Ungrit gjatë viteve 1936 – 1965. Në vitin 1949 emërohet edhe udhëheqësi apo kryeprift për katedralen e Ungrit, kurse në vitin 1965 edhe Vikar Gjeneral. 

Më 25 mars 1967 Papa Pali VI e emëroi arqipeshkëv titullar dhe administrator apostolik “sede piena” të Ungrës. Shugurohet ipeshkëv më 29 qershor 1967. 

Pas vdekjes së Imzot Giovanni Mele, emërohet ipeshkëv i Ungras (Lungros). 

Gjatë    tërë jetës dhe shërbimit të tij kishtar kishte disa synime bazë: vlerësimin dhe ruajtjen e trashëgimisë liturgjike bizantine (lindore), si dhe të vlerave gjuhësore dhe kulturore arbëreshe. 

Në vitin 1968 e ka vendosur gjuhën shqipe, arbërishte, në liturgji, kuptohet, pas përgatitjeve dhe përkthimeve ndërdioqezane mes Horës Arbëreshe, Ungras dhe  Abacisë së Grottaferratës, me aprovim të Selisë Shenjte. 

Sa i përket natyrës, ishte i butë dhe gjithmonë në mesin e popullit dhe me popullin, me klerin vëlla dhe babë, prijës dhe shërbyes besnik i Krishtit dhe Ungjillit,  Kishës vendore. 

Vdiq pas shërbimit 52 vjeçar të meshtarisë, 19 vjeçar ipeshkvor, duke lënë gjurma të pashlyeshme në jetën e Kishës ndër Arbëreshë. 

Imzot Ercole Lupinacci (1987 – 2010) 

Mons. Ercole Lupinacci lindi në San Giorgio Albanese (Mbuzati) m 23 nëntor 1933. 

Ai kishte studiuar në seminarin Benedikti XV në Grottaferrata dhe në Romë. Shugurohet meshtar më 22 nëntor 1959. 

 Gjatë viteve 1960 – 1963 ishte ndihmës në San Dimetrio Magalomartire (Shën Mitri). Në vitin 1963 emërohet famullitar në San Cosmo Albanese (Strihari), deri te emërimi ipeshkvor. 

Papa Gjon Pali II e ka emëruar ipeshkëv të Horës së Arbëresheve (Piana degli Albanesi) në Sicili,  më 25 mars 1981; shugurohet ipeshkëv më 6 gusht 1981. E ka udhëhequr  këtë ipeshkvi (eparki) gjatë viteve 1981 – 1987.  

Papa Gjon Pali II e transferoi në selinë ipeshkvore të Ungras (Lungro) në Kalabri më 30 nëntor 1987. Më 17 janar 1988 e mori zyrtarisht udhëheqjen e kësaj selie ipeshkvore. Për arsye të moshës ka dhënë dorëheqje më 10 gusht 2010. Vdiq në San Cosmo Albanese (Strihari) më 6 gusht 2016, në 35 vjetorin e shugurimit ipeshkvor. 

Imzot Ercole Lupinacci ishte shumë aktiv në dialogun ekumenik mes Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse. Duhet theksuar që Arbëreshët janë të vetmit në botë gjithnjë katolikë, pra me Papën dhe Kishën e Romës, por gjithnjë edhe lindorë apo bizantinë. 

Mons. Ercole Lupinacci fliste rrjedhshëm gjuhën shqipe, italisht, greqishten e vjetër dhe të re, si dhe gjuhën frëngjishte. 

Në kumtesën e Eparkisë së Ungras për vdekjen e tij ndër të tjera shkruante: “Ka promovuar në mënyrë të thellë kulturën arbëreshe, liturgjinë dhe përshpirtërinë bizantine, dialogun ekumenik, dashurinë e ndritshme…”. 10 

Synimi dhe qëllimi bazë i tij ishte ky: të jetë e pranishme dhe e gjallë pasuria kishtare lindore edhe në perëndim, por edhe të ruhet lashtësia dhe tradita kulturore dhe gjuhësore arbëreshe. 

Ishte ipeshkëv i Horës Arbëreshe në Sicili gjatë viteve 1981 -1988, ndërsa i Ungras (Lungros) gjatë viteve 1988 -2016. 

Ai disa herë e ka vizituar Kosovën, së pari gjatë gushtit 1973, ku mori pjesë edhe në shugurimin dhe Meshën e Parë të Don Ndue Gjergjit, Don Aleksandër Kolës dhe Don Lush Gjergjit (11 dhe 12 gusht 1973).  

Gjatë vizitave dhe  takimeve me Imzot Nikë Prelën, me klerin tonë, me shumë famulli dhe besimtarë, ishte gjithnjë i hareshëm dhe frymëzues, sidomos përkrahës i flakët i revistës fetare kulturore “DRITA” dhe botimeve tona. 

Ai   ishte dhe mbetet urëlidhës e Kishës  Arbëreshe me Kishat në trojet tona. Ishte i deleguari i parë i Selisë së Shenjtë në Shqipëri, pas rrënimit të diktaturës komuniste ateiste shumëvjeçare, detyrë kjo që e kishte krye me shumë përkushtim dhe dashuri. 

Para se të emërohej Donato Oliverio ipeshkëv i Ungras (Lungros), gjatë viteve 2010 – 2012 administrator apostolik ishte Imzot Salvatore Nunnari. 

Imzot Donato  OLIVERIO (2012 – ) 

Imzot Donato Oliverio lindi në Cosenza më 5 mars 1956. Përgatitjen për jetën dhe shërbimin meshtarak e pati në Cosenza, më vonë në Grottaferrata dhe në Romë. Shugurohet meshtar në Ungras (Lungro) më 17 tetor 1982.  

Shërbeu në San Benedetto Ulano (Shën Benedhiti). Më vonë ishte përgjegjës për Zyrën katekistike deri në vitin 2003. Gjatë viteve 2003 – 2012 ishte koordinatori i Kurisë ipeshkvore.  

Papa Benedikti XVI e ka emëruar ipeshkëv të Ungras (Lungros),  më 12 maj 2012. 

Mons. Donato Oliverio ka vazhduar bashkëpunimin me Kishën Katolike në Shqipëri dhe në Kosovë. Ka organizuar festime për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe ka vizituar Shqipërinë dhe Kishën katolike në këto hapësira. Ai  ka marrë pjesë  po ashtu edhe në 100 vjetorin e lindjes së Shën Nënës Tereze në Prishtinë.  

Është njeri i hapur dhe dinamik, me plotë gjallëri dhe vullnet për punë, shërbim dhe dëshmi  për jetën e  krishterë, promovues për bashkëpunim vëllazëror ndërmjet Kishave dhe Shteteve tona. 

Nga Qarkorja e Eparisë së Ungras (Lungro) 

100 vjetori i Eparkisë së Ungras, 13 shkurt 2019 

“Më 13 shkurt 2019, në ora 16. 30 do të fillojë kremtimi i 100 vjetorit të Eparkisë sonë. Do të mblidhemi si Kisha e Eparkisë në Katedralen tonë, për t’u lutur dhe falënderuar Zotin, Atin, Birin dhe Shpirtin Shenjt për dhuratën bujare që ka dashur të na bëjë nëpërmjet Papës Bendektit XV, i cili më 13 shkurt 1919, kishte themeluar Eparkinë  e Ungras të Arbëreshëve të Italisë kontinentale. 

Dëshiroj që mos të mungojë asnjë meshtar, diakon, murgeshë, që seë bashku me fëmijë, rini, të pjekur dhe të moshuar të bashkësive tona. Kush e do Kishën, duhet ta kuptojë rëndësinë e këtij përvjetori, që nuk domethënë shkuarje në Kishë, por duhet të kuptohet rëndësia e kësaj ngjarjeje të veçantë, që do të jetë para së gjithash  një ftesë për t’u thelluar në motivet dhe frymëzimin e këtij themelimi.  Ngjarje kjo historike me domethënie të madhe  për Shqiptarët e Kalabrisë, me kuptim antropologjik dhe shoqëror, dhe natyrisht, fetar”.11  

Ungri, 8 janar  2019                                          Imzot Donato OLIVERIO, ipeshkëv 

Gati të gjitha përkthimet liturgjike, biblike, katekistike dhe pastorale i ka bërë atë Emanuele GIORDANO (1920 – 2015). 

Nga kjo Kishë ishte edhe Imzot Eleuterio FORTINO (1938 – 2010), teolog, ekumenist, veprimtar arbëresh shumë i shquar dhe tejet i dalluar, njeri dhe meshtar që ka lënë gjurma të pashlyeshme jo vetëm në Kishën arbëreshe, por edhe më gjerë, në mbarë popullin tonë shqiptar. 

  • Dy fjalë për Imzot Eleuterio Francesco Fortino dhe Atë Emanuele Giordano 

Mons. Eleuterio Fortino u lind në San Benedetto Ullano, në Kalabri, më 2 prill 1938 nga prindërit arbëreshë (është vëllai i studiuesit dhe albanologut të njohur prof. Italo Fortinos, vr. ime). Pas seminarit dhe studimeve filozofiko- teologjike në Universitetin e famshëm Papnor të Gregoriana në Romë, më 24 nëntor 1963 qe shuguruar meshtar.
Prej vitit 1965 ka punuar me shumë zell, përkushtim dhe dashuri në Këshillin Papnor për Bashkimin e të Krishterëve, i ftuar personalisht nga kardinali Johannes Geradus Maria WILLEBRANDS, ku ka dhënë një kontribut tejet të çmueshëm deri në vdekje.
Për Mons. Eleuterio Forino ka çka të thuhet dhe të shkruhet, mbi të gjitha për fenë e tij të fortë, shpresën e tij të qartë dhe dashurinë e tij të zjarrtë ndaj Zotit, Kishës, bashkimit të të krishterëve, dialogut ndërfetar, kulturës së tij vërtet të thellë dhe enciklopedike, për zemrën e tij të hapur për çdo njeri.
Më se 25 vite ishte Nën-sekretari i Këshillit Papnor për Bashkimin e të Krishterëve, ku është dalluar gjithnjë për të mirë, për nisje dhe studime të shumta burimore, për përzemërsi dhe urti baritore, për kërkim të vazhdueshëm dhe pa kusht të bashkimit të të krishterëve, si thoshte ai “parakusht për të jetuar fenë e krishterë dhe për t’ua dëshmuar atë të gjithë njerëzve vullnetmirë”.
Kohën e fundit qe shpërblyer me disa mirënjohje të rëndësishme, si “Rosa d’argento” (2007) për marrëdhëniet mes Vatikanit dhe Kishës Ortodokse, si dhe “Shpërblimi Arbëria” (2009) në San Dimetrio Corone.
Mons. Fortino ishte “Shpirti, zemra dhe motori i ekumenizmit të Kishës Katolike në dekadat e fundit”, është vlerësimi i pothuaj të gjithë atyre që e kanë  njohur.
Në një ndër intervistat e fundit ai kishte thënë kështu:  

“Dialogu i dashurisë na ndihmon që në tjetrin ta shohim vëllain tonë dhe në anën tjetër i shkarkon çështjet dotrinore nga ngarkesat e llojllojshme…”. 

Një kapitull i veçantë është veprimtaria e tij për kultivimin dhe promovimin e gjuhës, traditës dhe kulturës shqipe ndër Arbëreshë dhe më gjerë, të cilën vazhdimisht e pat në mend dhe në zemër. Ishte themelues i Qendrës dhe Fletushkës “Besa” në Romë, bashkëpunëtor i rregullt në “Oriente cristiano”. Ka botuar “Liturgjia greke” /1970/, “Kisha bizantine arbëreshe në Kalabri”(2000),“Dialogu ekumenik”.12 

Për Nënën Terezë ndër të tjera më shkruante kështu: “Nëna Terezë është përfaqësuesja më e mirë e krishterimit tonë shekullor, e traditës dhe kulturës sonë familjare dhe shoqërore, mirësisë dhe dashurisë flijuese për të gjithë… Në të çdo njeri, aq më tepër çdo shqiptar, mund dhe duhet ta gjejë kuptimin e jetës dhe flijimit, domethënien e vuajtjes dhe amshimit…”.13
Dy muaj para se të kalonte në amshim unë i dërgova disa botime: “Nëna Terezë, Shenjtëresha e Dashurisë”, “Nëna Terezë, dashuria në veprim” dhe “Imzot Nikë Prela, Njeriu i Zotit, Kishës dhe Popullit”, në gjuhën shqipe dhe italishte. Ai ndër të tjera më shkruante kështu: “Kisha jonë, populli ynë ka nevojë për paraqitje sa më dinjitoze. Nëna Terezë dhe Imzot Nikë Prela e kanë nderuar dhe begatuar Kishën dhe Popullin Shqiptar…” 14 

Për monografinë “Lule për Nënën” , botimi italisht “Madre Teresa e le sue radici” (Nëna Tereze dhe rrënjët e saja), ndër të tjera shkruante kështu: “ Shumë prej tyre janë besimtarë katolikë, ortodoksë, myslimanë, por edhe jofetar… Të gjithë kanë gjetur frymëzim për krijimtari dhe për të qenë së bashku njëri me tjetrin…, si kontribut i vërtetë që një bijë e popullit shqiptar i dhuron qytetërimit të botës…” 15

Atë Emanuele Giordano (1920 – 2015) 

Atë Emanuele Giordano ishte një prift arbëresh- i mirë dhe i njohur, mjaft i dalluar dhe afirmuar, intelektual i dorës së parë, i afërt dhe shumë i dashur, njeri që la gjurma të pashlyeshme në kulturën arbërore-shqiptare, sidomos në lëmin e gjuhës dhe të liturgjisë. 

Ishte dhe mbetet  shtyllë e dalluar dhe shumë e shquar e identitetit dhe studiues i kulturës arbëreshe, apo siç e quanin me dashuri dhe simpati, papas Manoli qe një ekspert e studiues i vëmendshëm i filologjisë, letërsisë italiane e arbëresheve, është autor i shumë veprave të rëndësishme si fjalori madh “Arbëresh-italiano”, për leksikografinë arbëreshe, veprat “Gramatike Arbershe”, “Mbledhje këndimesh arbëreshe çë këndohen në Ejaninë e Frasnitë”; “Gramatikë arbëreshe”, “Vangjeli” (Ungjilli) etj. Figurë poliedrike, papas Manoli u mor me histori, letërsi, folklor e muzikë arbëreshe liturgjike e kombëtare.  

Është kujdesuar për botimin kritik të veprës së shkrimtarit arbëresh Bernardo Bilotta, me titull “Shpata e Skënderbeut ndë Dibrët poshtë”, botuar nga Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar.  

Hera e pestë, e fundit, u takuam kur pata përtëritjen shpirtërore për meshtarë dhe murgesha të Eparisë së Ungrit, me ftesë të Imzot Renato Oliverio (14 – 15 maj 2014). 

E përshëndeta dhe i dhurova disa libra nëpërmjet nipit të tij, Agustinit, me dëshirë që të shiheshim sa më pare për t’i përtërirë kujtimet tona. 

E gjeta në tavolinë të punës, të rrethuar me libra dhe shkrime. Ishte mjaft i freskët me mend dhe shumë i lumtur që rishtas ishim së bashku. I thashë: “Atë Emanuel, dashuria jonë është më e forte se koha dhe rrethanat e jetës. Ta solla edhe kësaj radhe një libër me meditime: “Të ftuar dhe të dërguar”.16 

Pas dy dite, u ktheva rishtas për ta parë dhe ftuar në manifestimin qendror të Pavarësisë së Shqipërisë. E gjeta më librin tim në tavolinë. Më tha: “Bukur, u kënaqa në lexim dhe meditim. Erdha deri te faqja 28. Gjithnjë lexoj ndonjë rresht, mendim apo faqe. Janë tekste të bukura dhe përmbajtjesore…”. 

U përgjigja unë: “Ti  më do dhe shi për këtë edhe me çmon dhe nderon, I shijon edhe dromcat e vogla nën sofër…”.  17 

Atë Emanuele Giordano qetë, ndërroi jetë; kaloi në amshim, u kthye në shtëpinë e Atit më 17 shkurt 2015, duke lënë pas vete një histori, shumë kujtime dhe botime, një jetë kushtuar Zotit, Kishës Katolike, Popullit Shqiptar, sidomos Arbëreshëve, shembull atdhedashurie nëpërmjet kulturës së jetës dhe qytetërimit të dashurisë. Miqësia dhe vëllazëria, komunikimi ynë tashmë vazhdon edhe në amshim nëpërmjet kujtimeve, fesë, uratës, mbi të gjitha dashurisë.18 

Don Lush GJERGJI 

(Punimi im për “Ditët e Dom Mikelit 2022” – Arbërshët – gjaku ynë i shprishur) 

  1. P. s.

Arbëreshët e Italisë kanë marrë pjesë në konkursin e përpilimit të monografisë kushtuar Nënës Tereze, “Lule për Nënën”, DRITA, 1986, me disa krijimtari të bukura dhe të dalluara, si në poezi dhe në prozë:  

Në poezi: Mëmë Tereza (Antonio Macaluso); 

E, kjo Mëmë, kjo Mëmë (Giuseppina Cuccia); Motra jonë (Tommasina Guarino – Cillufo);
Në prozë: Ëndrra e Nilësës ( Antonio Bellushi). 19 

Le Matin (1921) / Kur senatori francez D’Estournelles de Constant mbronte Shqipërinë ndaj Lidhjes së Kombeve

Paul d’Estournelles de Constant (1852 – 1924)

Nga: Aurenc Bebja

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ne kemi marrë letrën e mëposhtme :

Paris, 1 korrik.

Zoti kryeredaktor,

Lexova në “Le Matin” e ditës së sotme protestën bujare, tepër të justifikuar, që frymëzon kolegu dhe miku im, deputeti Justin Godart, mbi mohimin e drejtësisë prej të cilës u bë viktimë Shqipëria.

Dua t’i bashkohem, me disa nga miqtë më të devotshëm të Lidhjes së Kombeve, kësaj proteste. Është tepër e vërtetë që për një kohë të gjatë Shqipëria konsiderohej nga fuqitë e mëdha si një pronë pa zot, një pre për t’u ndarë, një monedhë shtesë për të rregulluar tregjet e fshehta të politikës. E pajisur me një bollëk pasurish të lakmuara natyrore, Shqipëria e dobët nuk kishte të ardhme tjetër veçse të shtypej dhe të shfrytezohej keq. Por kjo nuk duhet të jetë më e vërtetë pasi ekziston Lidhja e Kombeve.

Të gjithë ata që, si unë, besojnë në Lidhjen e Kombeve; të gjithë atyre që shohin tek ajo të fundit, të vetmen shpresë shpëtimi kundër luftërave të reja dhe kundër anarkisë përfundimtare universale, do t’u vijë keq ta shohin atë t’i kthejë shpinën misionit të saj. Ajo e mohon këtë mision nëse braktis një popull që me energjinë e tij për shekuj ka shpëtuar pavarësinë, gjuhën, traditat e tij. Ajo e braktis këtë popull; ajo bën shumë më keq; ajo braktis vetveten; e dorëzon veten duke dorëzuar, pa e dëgjuar, një nga anëtarët e saj në arbitraritetin dhe fshehtësinë e nuk e di se çfarë negociatash qeveritare.

Mua më intereson Shqipëria pa dyshim, ashtu siç mbrojta popujt e tjerë të shtypur të Gadishullit Ballkanik. Por është një viktimë, për fat të mirë, që ka një jetë të vështirë, si Franca, dhe që do të mbetet mjaft e guximshme për t’i mbijetuar padrejtësisë dhe për të triumfuar ndaj saj. Ajo që më shqetëson mbi të gjitha është fati i Lidhjes së Kombeve që është, ose duhet të jetë, ndërgjegjja dhe streha jonë.

E përgëzoj z. Godart që nuk pati frikë të kompromentonte veten duke u dëshpëruar që Lidhja e Kombeve u bindet ndikimeve qeveritare, për të braktisur një popull që i beson asaj dhe për të hequr dorë nga detyra e saj të paanësisë, arsyeja e saj e të qenit.

D’Estournelles de Constant,

senator.

__________

 *Aurenc Bebja, Francë. ), https://www.darsiani.com/la-gazette/le-matin-1921-kur-senatori-francez-d-estournelles-de-constant-mbronte-shqiperine-ndaj-lidhjes-se-kombeve/.

Në Komunën e Sarajit më mirë do ishte që të hapej klinika, në vend të gjimnazit …

0

Shkruan: Emira Selimi, Shkup

Të gjithë e dimë mjaftë mirë se hapja e shkollave të mesme nëpër vendet më largë qendres së qytetit janë propaganda politike.

E sidomos kjo ndodhë dhe diskutohet vetëm për nxënësit shqiptar! Pse? Për t’i larguar nxënësit shqiptar nga socializimi dhe t’i izolojnë në Komunat e tyre?!

Të njejtën propagand kanë dashur ta bëjnë edhe me Komunën e Haraçinës, por kanë dështuar këto propagandat e ndyta nacionaliste.

Shqiptarët të gjitha shkollat i kanë në Komunën e Çairit dhe nuk ka nevojë të hapen shkolla të tjera…!

Përndryshe, shkollat e bashkëqytetarëve tanë ndodhën të gjitha në qendër, e pse ne jo?

Tani mundohen që edhe më shumë të na izolojnë por JO.

Shumë mëkat për nxënësit e Komunës së Sarajit!!

Fëmijët e shqiptarëve nuk janë përbindësha që të izolohen.

U desht klinika me kohë e për shkollë nuk kishte fare nevojë.

Gjergj Kastrioti në rrjedhë të shekujve, në letërsi dhe historiografi

 

Sipas studiuesit të njohur shqiptar Prof.dr. Shaban Sinani , më  datën 01 dhe 02 .12. 2005 në Napoli , të Italisë u zhvillua Konferenca shkencore ndërkombëtare “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në histori dhe në letërsi”.

Konferenca u organizua nga Departamenti i Studimeve për Europën Lindore dhe Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Universitetit “L’Orientale” të Napolit, me rastin e 600-vjetorit.

Komiteti shtetëror për pakicat etno-gjuhësore në Itali mbështeti veprimtarinë.

Morën pjesë studiues vendës dhe të ftuar nga disa qendra akademike dhe universitare albanologjike e ballkanistike në Europë; specialistë të historisë dhe të letërsisë së mesjetës, albanologë, orientalistë.

Ishin të ftuar gjithashtu punonjës të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë, si institucion bashkëpunues prej shumë vitesh. Konferenca pati si qëllim të çmojë rolin historik-kulturor të figurës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut përmes burime letrare dhe historiografike   si dhe të ndriçojë epokën në të cilën u zhvillua veprimtaria e tij.

Gjatë punimeve të Konferencës referuan 25 kumtues. Në referimet e mbajtura u paraqit kryesisht vështrimi i shkencës perëndimore dhe i asaj ballkanike për historinë e qendresës shqiptare në fund të mesjetës dhe vendin e saj në kujtesën e shkruar dhe atë gojore të shqiptarëve, të popujve të Ballkanit dhe të botës europiane.

Drejtori i Departamentit të Studimeve për Europën Lindore Italo Costante Fortino, duke vlerësuar punimet e Konferencës, theksoi dy prirje themelore konvergjente të saj: vështrimin filologjik-fetar dhe atë filologjik-laik.

Këto dy prirje, u tha në përfundimet, ndihmuan shkëlqyeshëm njëra-tjetrën për të paraqitur cilësitë më të rëndësishme të Gjergj Kastriotit dhe të epokës së tij, rolin që luajti për bashkimin e krerëve të Shqipërisë në një konventë të gjithë parësisë arbërore; po ashtu dhe rolin si mbrojtës i qytetërimit europian, i traditës dhe kulturës së të parëve të vet e të gjithë kontinentit.

Pikërisht ky rol e ka kthyer atë në një mit historik jo vetëm të shqiptarëve, por dhe të shumë popujve të tjerë, që e kanë bërë të pavdekshëm në veprat e tyre letrare. Konferencës iu paraqitën burime të reja arkivore dhe historike që e theksojnë këtë përfundim.

U pohua se, në një edicion tjetër të kësaj Konference, që mund të mbahet pas dy vjetësh, edhe kjo nga Universiteti “L’Orientale”, duhet të bëhen më shumë përpjekje që të sigurohet prania e përfaqësuesve të shkencës bashkëkohore osmane, nga institucione kërkimore-studimore turke ose qendra të tjera të orientalistikës në Europë e në Ballkan. Konferenca e ardhshme do të zhvillohet në titullin “Perandoria osmane dhe Ballkani në histori e në letërsi”.

Punimet e Konferencës u hapën me një fjalë përshëndetëse nga Rektori i Universitetit “L’Orientale” Pasquale Ciriello dhe përfaqësues të institucioneve të tjera bashkorganizatore.

Në vijim, në katër seanca, u paraqitën kumtesat e pjesëmarrësve.

Sergio Bertolissi (Universiteti “L’Orientale” i Napolit), mbajti kumtesën “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu dhe strategjia e tij për bashkimin e Shqipërisë”, në të cilën u theksua se në studimet historike kjo figurë paraqitet kryesisht si udhëheqës ushtarak dhe kondotier i rezistencës antiosmane, duke u kushtuar më pak vëmendje vështirësive që iu desh të kalonte deri në njësimin e qëndrimeve të krerëve dhe prijësve arbër, duke u bërë figura e parë historike që arriti bashkimin e tyre.

Giovanna Motta (Universiteti “La Sapienza” i Romës) u përqendrua në temën “Perandoria Osmane, Mesdheu dhe Europa”, në të cilën u vunë në dukje ekuilibrat delikate politike dhe ekonomike të periudhës kur jetoi e veproi Gjergj Kastrioti; veçmas roli i Adriatikut në këto ekuilibre.

Adriano Papo (Universiteti i Udine-s) mbajti kumtesën “Janosh Huniadi dhe Gjergj Kastriot Senderbeu  – aleatë të qendresës antiosmane”, në të cilën u përmendën burime arkivore që lidhen me betejën e Moravës, ku protagonisti i rezistencës shqiptare braktisi përgjithnjë shërbimin ndaj ish-Perandorisë Osmane dhe u kthye për të organizuar rezistencën në vendlindje. Studiuesi theksoi se aleanca midis dy prijësve fillimisht u zhvillua si një përputhje interesash strategjike të tyre kundër të njëjtave ushtri pushtuese, derisa më 1448, me rastin e fillimit të një fushate të përbashkët antiosmane, dëshmohet që ajo të ketë marrë formën e një traktati me shkrim. Nga studiuesi u fol për një letër të mbretit Vladislao të Polonisë drejtuar Skënderbeut në kërkim të një aleance më të gjerë, që u kurorëzua me betejën e famshme të Varnës.

Gaetano Platania (Universiteti i Viterbo-s) kumtoi rreth temës “Lidhja ndërkishtare, lufta antiosmane dhe ideja e një kryqëzate në fundin e mesjetës: roli i kardinalit grek Bessarione (Visarion) të Nikeas, një thuajse bashkëkohës i Gjergj Kastriotit”. Në këtë kumtesë u vu në dukje se qëllimet e kardinalit Visarion për të organizuar një kryqëzatë ndërkishtare në rajonin e Ballkanit, me qëllim çlirimin e Kostantinopojës dhe mbrojtjen e vlerave kulturore tradicionale nga shkatërrimi prej pushtuesve të Bizantit, e bënë atë “një burrë të denjë për një kujtim të pavdekshëm”, sipas një shprehjeje të Enea Piccolomini-t, njëkohësisht një figurë të humanizmi evropian  , sikurse Gjergj Kastrioti.

Pastaj Marko Jačov (Universiteti i Lecce-s) mbajti kumtesën “Skënderbeu në botime historiografike të shekullit të 16-të dhe të 17-të”. Kumtuesi theksoi se Gjergj Kastrioti, në vështrimin e historiografisë perëndimore të kësaj periudhe, cilësohet “princ i Epirit, që sundoi në zotërimet e të atit, Gjon Kastrioti, në atë pjesë të Shqipërisë që gjendet midis Matit dhe Tumenstit (?); si dhe në ato të trashëguara nga nëna, Vojsava, bijë e një fisniku nga Pollogu”. Ai u ndal më gjerësisht në veprën “Commentario delle cose de Turchi”, të Paolo Giovio-s, botuar në Venezia më 1541.

Studiuesi rumun Turcuş Şerban (Universiteti i Cluj-it , Rumani) foli për temën “Historiografia rumune për raportet midis Skënderbeut dhe Ianu de Hunedoara”. Kumtuesi përmendi se prijësi i rezistencës hungareze Janosh Huniadi, duke qenë rumun (transilvan) me origjinë, ndikoi për të bashkuar në një aleancë me Gjergj Kastriotin edhe prijës të tjerë rumunë e transilvanë, si Stefani i Madh ose Vlad Tepeş. I vetmi aleat nën Danub për krerët e rezistencës rumune antiosmane ishte Gjergj Kastrioti. Midis studiuesve rumunë që kanë përshkruar këto aleanca janë: Costantino Marinescu, Francisc Pall, Camil Mureşanu.

Në kumtesën e tij Shaban Sinani (Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë – Tiranë) u përqendrua në temën “Tipare të një figure të Rilindjes Europiane në figurën e Gjergj Kastriotit”. Sipas studiuesit, përcaktimi i tipologjisë së kësaj figure ka ndryshuar përgjatë rrjedhave të historisë. Më shumë është zhvilluar pikëpamja etnocentriste dhe më pak janë spikatur cilësitë që e bëjnë atë një figurë të Rilindjes Europiane. Sipas autorit, nëse kjo figurë në veprën e Barletit përfaqëson një hero tipik të letërsisë së periudhës së humanizmit, atëherë duhet shtruar pyetja nëse ishte i tillë dhe si protagonist i historisë. Në vijim nga autori u paraqitën burime të reja që dëshmojnë se Gjergj Kastrioti gjendet në lidhje e bashkëveprim me një yllësi personazhesh historike, të brendshme dhe të jashtme, që e bëjnë atë një figurë të humanizmit europian para dhe pa Barletin. Studiuesi theksoi se për të kuptuar përmasën europiane të figurës së Skënderbeut Rilindja Europiane duhet kuptuar jo si nocion i gjeografisë kulturore, por si një lëvizje e përgjithshme e popujve, në të cilën pati ndihmesa të përveçme.

Pietro De Leo (Universiteti i Kalabrisë) kumtoi rreth temës “Skënderbeu në historiografinë “contra turcos”. Ai përmendi se figura e Skënderbeut në botimet kushtuar qëndresës antiosmane gjendet e pranishme në mbi 300 vepra, nga të cilat 53 të shtypura në Venecia (gjithësej 92 të botuara në Itali). Sipas autorit, fjala çelës për të kuptuar personalitetin e Gjergj Kastriotit është lufta “contra turcos” ose “fryma e kryqëzatës”.Studiuesishqiptar  Willy Gjon Kamsi, ish-ambasador i Shqipërisë në Vatikan, mbajti kumtesën “Vokacioni i krishterë dhe evropian i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”. Autori theksoi se formimi i krishterë i Skënderbeut u bë në një kohë ekspansoni të ushtrive osmane në Ballkan dhe në Shqipëri. Ky formim shpjegon edhe kthimin e tij në vendlindje dhe më pas rritjen e vëmendjes së autoriteteve të rëndësishëm të kishës ndaj tij. Fryma europiane e kësaj figure shprehet në orientimin e tij drejt aleancash të tilla, si ajo me republikën e Raguzës, me Huniadin dhe të tjerë.

Në kumtesën e tij Ivan Biliarsky (Universiteti i Sofjes) paraqiti të dhëna të hartografisë bullgare të shekullit të 13-të “Mbi kuptimin e “tokave shqiptare” në sistemin administrativ të perandorisë së dytë bullgare”. Harta ku tokat shqiptare përkufizohen sipas etnonimit të banuesve të tyre gjendet në “Privilegium per i ragusiani” lëshuar në emër të car Ivan Asenit II (1230).

Antonello Biagini (Universiteti “La Sapienza” i Romës) foli për temën “Diaspora shqiptare në rrjedhë të shekujve”. Në këtë kumtesë u shpjeguan rrethanat e mërgimit të shqiptarëve pas vdekjes së Skënderbeut dhe roli i mitit të heroit kombëtar në mbijetesën e vetëdijes arbëreshe. Sipas autorit, procesi i islamizimit, që ishte i pjesshëm, duhet kuptuar në mënyrë relative,  duke e dalluar prej konceptit të otomanizimit, që ishte i përgjithshëm. Po ashtu ai theksoi idenë se, qoftë dhe për arsye pragmatiste (sepse një “milet” duhej të paguante më shumë taksa, që të privilegjohej një “milet” tjetër), absolutizimi i tezës së islamizimit të dhunshëm të popullsisë së Ballkanit do të çonte në një shtrembërim të së vërtetës. Studiuesi theksoi se figura e Gjergj Kastriotit nuk mund të kuptohet pa njohur ndikimin e gjeografisë politike mbi historinë dhe anasjelltas.

Studiuesi shqiptar Zef Mirdita (Universiteti i Zagrebit), mbajti kumtesën “Lidhja Shqiptare ose Lidhja e Lezhës”, në të cilën u përshkrua fati historik i hapësirës shqiptare prej pushtimit anzhuin deri në kthimin e Gjergj Kastriotit; u parashtruan fakte rreth raporteve të vështira midis princërve shqiptarë, duke përfshirë dhe ndikimin përdallues të dy kishave, faktorë që e bënin të ndërlikuar rrugën deri tek e para aleancë politike-ushtarake e shqiptarëve.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Ignazio Parrino (Universiteti i Palermo-s) kumtoi për temën “Skënderbeu dhe Bessarione (Visarioni) në traditën social-politike e kulturore të greko-shqiptarëve të Italisë”. Autori përmendi fakte që lidhen me heraldikën, historinë kishtare dhe atë laike për lidhjet midis kardinalit Visarion dhe shqiptarëve të vendosur në jug të Italisë, me veprimtarinë e manastirit të shën Salvatorit të Messina-s në përkrahje të tyre. Kumtuesi theksoi se, nën ndikimin e Visarionit, të Costantino Lascaris dhe të figurave të tjera, u arrit që të ruhej riti bizantin dhe kultura klasike në ngulimet e të shpërngulurve, deri në lindjen e aspiratës për një union të kishës greke dhe asaj romane.Kumtesa e Attilio Vaccaro-s (Universiteti i Kalabrisë) titullohej “Rruga e zhvillimit të studimeve për Gjergj Kastriotin”. Autori i solli audiencës një vështrim informues panoramik të arritjeve më të rëndësishme të këtyre studimeve prej periudhës klasike deri në ditët tona në Shqipëri dhe në qendra albanologjike në botë.

Studiuesi shqiptar Imri Badallaj (Universiteti i Prishtinës) foli rreth temës “Figura e Skënderbeut në revistën “Ekskluzive”.

Në vijim Amedeo Di Francesko   (Universiteti “L’Orientale” i Napolit) mbajti kumtesën “Një këngë historike hungareze e shekullit të 16-të për Gjergj Kastriotin”, në të cilën autori përshkroi historinë e përgatitjes dhe të botimit të kësaj poeme, me autor Miklós Bogáti Fazakas, klerik me origjinë italiane që shërbente në Transilvani. Poema është shkruajtur hungarisht dhe është botuar për herë të parë më 1579 dhe për herë të dytë më 1587. Në botimin e parë Skënderbeu cilësohet si “heroi që jetoi në kohën e Janosh Huniadit”, kurse në botimin e dytë ai cilësohet “aleat i Huniadit”. Si burim bazë ka shërbyer “Historia e Skënderbeut” e Barletit. Sipas autorit, poema, për të cilën Akademia Hungareze e Shkencave po përgatitet një botim kritik, ka rëndësi për mesazhin historik dhe ideologjinë që përcjell, për teknikën e ndërthurjes së oralitetit me traditën e shkruar, si dhe për mundësitë krahasuese që ofron për të sqaruar raportet hungaro-shqiptare dhe evolucionin e tyre gjatë epokës së Skënderbeut.

Ndërsa Pierfranco Bruni (Ministria e Kulturës) trajtoi temën “Përfytyrimi i Skënderbeut nga një shkrimtar”, në të cilën ai veçoi dy vlera historike të figurës së Gjergj Kastriotit që e bëjnë atë tërheqëse për letërsinë: mundësia për të shërbyer si model historik për një personazh letrar, për shkak të historisë, fatit dhe aventurës, nga njëra anë; si dhe ngjashmërinë me personazhe me karakter universal në letërsinë mesdhetare, duke filluar prej Aleksandrit të Madh deri te heronjtë letrarë të Homerit e të Virgjilit. Një krahasim më i detajuar u bë nga studiuesi midis modelit që ofron figura e Skënderbeut dhe modelit të trashëguar përmes personazhit të Eneas. Përgjithësisht raporti Lindje-Perëndim, ikje-kthim dhe të tjera cilësi e bëjnë këtë ngjashmëri më të dukshme.

Kumtesa e Jorgo Bulos (Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë -Tiranë) titullohej “Për një tipologji të eposit për Skënderbeun në letërsinë shqiptare të romantizmit”. Autori theksoi se kujtimi i rezistencës arbërore të shekullit të 15-të me kohë jo vetëm u bë pjesë e ndërgjegjes historike të shqiptarëve, por edhe faktor për zhvillimin e kulturës së re të tyre. Në vijim ai u ndal në shqetësimin e romantikëve shqiptarë për një epope që duhej t’i ishte kushtuar kësaj rezistence. Ky shqetësim, që u shpreh në përpjekjet për rindërtimin e një epopeje në traditën popullore, shfaqet edhe te shkrimtarët rilindës të Shqipërisë, edhe tek ata të arbëreshëve të Italisë. Studiuesi dalloi dy tipe të poemës epike kombëtare të krijuar në këtë periudhë: poema me individin në qendër, e prirur nga zhvillimi romanesk  ,sikurse vërehet në veprën e De Radës; dhe poema me bashkësinë etnike në qendër, që përfaqësohet nga “Historia e Skënderbeut” e Naim Frashërit. Për të parin veprimi parësor është drama shpirtërore e njeriut, kurse për të dytin – drama e një populli që vuan.

Prof.Dr.Ymer Jaka (Universiteti i Prishtinës) mbajti kumtesën “Skënderbeu në letërsinë frënge”, duke u ndalur në poemën e Pierre de Ronsard (1576), në veprën e Lavardin-it, në poemën “Les Tragiques” të Agrippa d’Aubigne” dhe në veprën “Les Essais” të shkrimtarit Michel de Montaigne.Kumtesa e Edmond Çalit (Universiteti “L’Orientale” i Napolit) titullohej “Figura e Skënderbeut në “Histori e skënderbeut” të N. Frashërit”. Përkundër një mendimi tradicional për vlerat estetike të kësaj poeme, që u shkruajt kryesisht me funksione patriotike dhe për komunikim gojor, autori shprehu mendimin se mjete të tilla si rikthimi, përsëritjet, vonesat, nuk janë mangësi të veprës, por procedime të mirëfillta letrare. Për këtë autori iu referua koncepteve të U. Ecco-s. Më pas ai paraqiti aplikimin analog të këtyre koncepteve edhe në disa vepra të I. Kadaresë.

Costantino Nikas (Universiteti “L’Orientale” i Napolit) foli për temën “Gjergj Kastrioti në veprën e Kritobulit të Imbros (Michele Critobulos)”. Vepra e këtij peshkopi kronikan u shkrua në Malin e Athosit në vitin 1470 dhe u referohet viteve 1450-1467. Autori theksoi rëndësinë burimologjike të veprës “Histori” në pesë pjesë të kronikanit, duke pasur në konsideratë se ai ishte bashkëkohës i Skënderbeut, kishte parë vetë pushtimin e Kostantinopojës dhe ishte i shqetësuar për fatin e Ballkanit të krishterë.Pastaj Agostino Giordano  (drejtor i së përkohshmes “Jeta arbëreshe”) kumtoi rreth temës “Variante të “Shpata e Skanderbekut ndë Dibrët Poshtë” të B. Bilotta–s”, në të cilën ai përshkroi evolucionin e kësaj vepre në katër botimet e njohura, nga të cilat tri të pjesshme. Sipas autorit, redaktimi i herëpashershëm i kësaj vepre nga Billota dëshmon se cila ishte rëndësia që ai i jepte asaj. Ai përmendi se botimi përfundimtar i kësaj poeme nga vetë autori (1890) ka njohur edhe një botim jointegral në Tiranë më 1968, nën kujdesin e Emanuele Giordano-s, në 500-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut.

Përkujdesësi shkencor i gjithë veprimtarisë Italo Costante Fortino (Univer

siteti “L’Orientale” i Napolit) kumtoi rreth temës së titulluar “Një poemë e pabotuar e G. A. Nociti-t për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun”. Autori theksoi se ka shumë vepra të autorëve arbëreshë që kanë mbetur të pabotuara deri në kohën e sotme, pa folur për arkivat, të cilat përmbajnë burime me vlerë të jashtëzakonshme për historinë e qëndresës shqiptare në periudhën e Gjergj Kastriotit. Një nga këto vepra, pjesë përbërëse e një dorëshkrimi heterogjen (miscellanea), është libri me kalimere “Rrëmenxa t’arbresha” (“Rime albanesi”) i Giuseppe Angelo Nociti-t (1832-1899), si dhe poema “Ndihmja e Krojës” (“Mbrojtja e Krujës”) shkruar më 1857 dhe e përbërë nga tri këngë në vargje 12-rrokëshe. Botimi kritik i këtyre veprave është një përgjegjësi parësore e studiuesve filologë. Pasurimi i burimeve, tha autori   , që është gjithashtu botuesi i parë i “Rrëmenxa t’arbresha”, do të bëjë të mundur që vendi i figurës së Gjergj Kastriotit në letërsi dhe histori të kuptohet më mirë. Në përfundim ai theksoi nevojën që në konferenca të tilla të mundësohet përfaqësimi i të gjitha pikëpamjeve dhe qëndrimeve shkencore, duke përshirë ato të “palës tjetër”, që ka interes jo vetëm të dëgjohet, por edhe të mirëkuptohet.