Kreu Blog Faqe 1164

Shukrije Ramadani: lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë 

0

Shukrije Ramadani

Veprimtarja e njohur Shukrije Ramadani e cila është njëherësh edhe bashkëshortja e Heroit Agim Ramadani, i ka dhënë mbështetje kërkesës së Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i gjenocidit në Kosovë.  

Në postimin e saj ajo iu bënë thirrje institucioneve të Kosovës që ta miratojnë këtë kërkesë, duke theksuar se këtë e bënë si një aktiviste shumëvjeçare dhe si një grua që ka përjetuar trishtimin e luftës dhe humbjen e dashurisë. 

Forhåndsvisning av bilde

Ja postimi i saj i plotë: 

Si aktiviste shumëvjeqare dhe si grua që përjetova trishtimin e luftës dhe humbjen e dashurisë kërkoj,nga Institucionet e Kosovës dhe të Shqipërisê, që Logoja e krijuar në përkujtim të këtijë gjenocidi të pranohet zyrtarisht nga institucionet relevante. Çdo të thotë kjo logo e gjeni te “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, ku katër petalet e lulëkuqes paraqesin katër format e veprimeve të gjenocidit që u zbatuan në Kosovë: vrasjet, dhunimet seksuale, spastrimi etnik dhe shkatërrimi i objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar. Ndërsa në vend të kokrrave të zeza të lulëkuqes, në logo janë prezantuar figura burrash, grash, djemsh dhe vajzash për të përfshirë të gjitha kategoritë e shqiptarëve që ishin shndërruar në objekt shkatërrimi nga politika e gjenocidit të Serbisë. 

Enver Bytyçi rreth atentatit ndaj Sali Berishës

2

Si dhe cilët e thurën skenarin e atentatit ndaj Sali Berishës?

Atë ditë kur nisi bashkëpunimin me njeriun që e njihte më mirë se kushdo tjetër Sali Berishën, Edi Rama ishte shumë i lumtur. Kanë kaluar gati 20 vite nga ajo kohë. Të dy kishin të njëjtën armiqësi dhe kërkonin hakmarrje kundër tij. Të dy u bënë bashkë, sepse udhëhiqen nga e njëjta kauzë e përçarjes kombëtare! Lufta kundër Berishës është e gjatë, me intensitetin më të lartë që ka njohur ndonjëherë një konflikt politik e përtej politikës në Shqipëri e në rajon. Është një luftë e projektuar me urrejtje dhe hakmarrje, me ndarje dhe përçarje, megjithëse këtyre njerëzve Berisha iu ka dhënë njëmijë herë më shumë sesa ka marrë prej tyre. E them publikisht: – Ata që nuk kanë marrë prej Berishës, nuk e kanë tradhtuar asnjë ditë atë! Edhe nëse e kanë kritikuar, kanë dashur që ta shohin atë dhe Shqipërinë gjithnjë e më mirë! Dhe këta janë idealistët, njerëzit me parime, me rregulla dhe me kode të forta morale e familjare!

U poqën të rekrutojnë ndonjë verior

Por, le të kthehemi te çështja! Kush e projektoi atentatin kundër Sali Berishës të martën e shkuar? Pa asnjë dyshim që e projektuan ata që lobuan fort për ta shpallur atë non grata. Ndër ta dhe një gazetar i përkushtuar ndaj kryeministrit që kur më takon në rrugë më thotë se “Ti ishe komunist në rini dhe unë u bëra në pleqëri”! Është gjithashtu vetë Edi Rama!

Çfarë ndodhi konkretisht? Le ta përshkruajmë skenarin e hartuar pikë për pikë. Që në fillim po ju them se ky skenar që do ua prezantoj është real ose shumë, shumë afër reales, sepse unë kam shembuj tjerë të njohur për fabrikime, trillime dhe falsifikime me linçime nga ana e bashkëpunëtorit të ngushtë të Ramës, me të cilin i bashkon përkatësia e zonës operative dhe armiqësia kundër Sali Berishës!

Në momentin që PD shpalli protestën ditën e 6 dhjetorit, kur në Tiranë do të ishin shefat e qeverive dhe shteteve të Bashkimit Europian dhe PB, Rama është ndjerë shumë keq. Ai do të jepte miliona që ajo ditë të ishte plotësisht e tija! Por, milionat tashmë nuk i shkonin në PD. Atëherë thirri në ndihmë gazetarin e famshëm anti-Berishë dhe Fugën. Iu vu detyrë që të sajonin planin e diversionit, manipulimit dhe devijimit të protestës së shpallur. Këta projektuan atentatin kundër liderit të opozitës. Thashë këtë arsyetim nuk e bazoj vetëm te fakti që mediat e Fugës e gazetari i afërt anti-Berishë i Ramës bën të pamundurën që ngjarja të shitej si “armiqësi personale”!

Këta të dy hodhën në letër disa variante. U përpoqën të rekrutojnë ndonjë verior, mundësisht tropojan dhe në stilin e Fatos Klosit, ta shisnin atentatin si konflikt midis familjeve maloke bazuar në kodin e kanunit. Ka qenë dhe është objeksion i Edi Ramës që gjithçka ta kryejë me dorën e veriorëve kundër Sali Berishës. Edhe partitë politike të dala si fraksione të PD-së i donte dhe i dëshiron me personazhe nga veriu. E bëri këtë me Kreshnik Spahiun dhe Bamir Topin. Nuk e di nëse Josefina ra viktimë apo jo e kësaj skeme. Por, Lulzim Bashën e ushqen me idenë e përçarjes së PD-së ngaqë është nga veriu. Vetëm veriorët mund ta dobësojnë Partinë Demokratike, sipas pikëpamjes së Edi Ramës! Në rastin e atentatit në fjalë duket se nuk kanë gjetur asnjë kamikaz të tillë. Jo se nuk ka njerëz që nuk e duan Berishën në veri të vendit, por se askush nuk rriskon kaq shumë. Duke qenë se koha ishte e shkurtër, bashkëpunëtori-gazetar i Ramës ka propozuar emrin e një njeriu, të cilin ai e ka njohur prej kohësh. Jo thjesht se e ka nga ana e tij!

E dinte se atentatori do ta kryente detyrën me përpikëri. Dhe pikërisht këtë person ia rekomandoi shefave! Pasi bien dakord, ata bënë gjithashtu llogaritë për diskreditimin e protestës e të opozitës. Kishin besim të padiskutueshëm në atë që projektuan. Donin që Berisha të dëmtohej fizikisht në atë masë sa të mos kishte mundësi të dilte para protestuesve. Madje besonin se lideri demokrat nuk do të dilte para tyre edhe me plagë në fytyrë, sepse siç e paragjykojnë skenaristët “ai nuk pranon të paraqitet para tyre i lënduar”! Por ndodhi e kundërta!

Nëse Berisha nuk do të dilte para protestuesve, fusha do të ishte e lirë për spekulime. Ishin përgatitur plane për të përhapur thashetheme në masën e tyre, edhe përmes ndonjë portali të Fugës e këshilltarëve të Ramës, se “Berisha ishte në gjendje të rëndë në spital”, ose se “ai kishte ndërruar jetë”! Qëllimi themelor ishte irritimi i demokratëve dhe shtytja e tyre në dhunë. Gazetari, bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës, e argumentoi këtë variant me shembullin e reagimit kur u vra Azem Hajdari. Dhe Rama e besoi plotësisht këtë variant të diskreditimit të opozitës dhe kreut të saj, Sali Berisha. Prej gati 20 vitesh bashkëpunëtori anti-Berishë i Ramës i ka shkëputur lidhjet me Doktorin dhe ai, për fatin e keq të tij, e projekton atë si të kohëve të viteve 1990. Nuk mund ta besojë faktin se sot Rama ka përballë një Berishë krejt tjetër. Të urtë dhe vigjilent deri në detaje për të vlerësuar ngjarjet dhe provokimet!

Irritimi i masës së njerëzve në protestë ishte synimi themelor i këtij atentati. Përmes irritimit vinte diskreditimi dhe deklaratat e dënimit të dhunës edhe nga Këshilli i Europës. Skenari është shumë i qartë, por dështoi. Dështoi kryesisht për shkak të pjekurisë, mençurisë dhe maturisë politike të Sali Berishës! Dështoi se ai nuk lejoi as të ushtrohet dhunë fatale ndaj atentatorit, gjë që po e prisnin me padurim organizatorët e tij!

Ata janë goditur në identitet dhe në trashëgiminë e tyre

Dështoi ish-bashkëpunëtori i Berishës, tani bashkëpunëtor besnik i Ramës, sepse ka shkëputur lidhjet me Berishën e sotëm. Ka humbur nuhatjen e evoluimit të tij! Ka krijuar në kokën e vet e të Edi Ramës shabllone, sipas të cilave “njeriu nuk ndryshon”!

Personi në fjalë është paguar nga kompania që paguan me porosi të Ramës edhe bashkëpunëtorin në komplote e intriga të kryeministrit të Shqipërisë. Gazetari komplotist ishte autor u qypit me guraleca, autor i mandateve fiktive të tërheqjes së dollarëve nga PS në Bankën e Kursimeve të parave të firmave piramidale dhe njëmijë falsifikimeve të tjera. Deri te koka e Gramoz Ruçit mbi trupin e Prokop Murrës! Kurthet, intrigat komplotet dhe skenarët e tmerrit shumëfishohen kur bashkohen njerëz me të njëjtin karakter dhe me të njëjtën mendësi urrejtjeje ndaj Sali Berishës! Aq më tepër njerëz me pushtet e të kalibrit të Edi Ramës!

Me të njëjtin skenar e nga të njëjtët persona është hartuar edhe projekti i dezinformimit për shpalljen e Sali Berishës non grata. Për mua që nuk jam shkëputur asnjë ditë nga dinamika e ngjarjeve të 32 viteve të fundit, kjo është një e vërtetë e padiskutueshme! Megjithatë atentati kundër liderit demokrat të opozitës si çdo e keqe pati disa efekte pozitive: – Mediat botërore e konfirmuan Sali Berishën si kryetar të opozitës, pavarësisht përpjekjeve për emërimin e kësaj opozite nga Edi Rama. Bota demokratike pa se nuk është e vërtetë që “Berisha është destruktiv”, siç asaj i ka thënë me lobingje e pa lobingje Edi Rama! Demokratët e dyzuar brenda opozitës janë bashkuar tashmë me PD-në. Mobilizimi e motivimi i demokratëve dhe shqiptarëve për ta rrëzuar këtë regjim është shumë më i madh!

Por, atentati ndaj Doktor Berishës është gjithashtu paralajmërim se mafia në pushtet e në të gjithë infrastrukturën e Shqipërisë përbën rrezik serioz për jetën e tij dhe të ardhmen e Shqipërisë. Dështimi I Edi Ramës nuk do ta bëjë kryeministrin më paqësor e më human. Përkundrazi, ai si kapobanda mafioze e këtij vendi, do të projektojë atentate të tjera kundër opozitës, kundër demokracisë dhe kundër Shqipërisë. Opozita duhet ta dijë se nuk ka përballë një regjim pa asnjë kacidhe në arkën e shtetit, si në vitin 1991. Por, ajo përballet me një regjim që përdor taksat e shqiptarëve dhe asetet e mafies për ta dhunuar e denigruar atë!

Shkrova këto rreshta për të diagnostikuar të keqen që po kap Shqipërinë dhe jo vetëm opozitën. Për të paralajmëruar se skenarë të tjerë do të ketë kundër opozitës dhe kundër Shqipërisë. Por këto shpjegime të miat kanë gjithashtu për qëllim që të nxisin edhe më tej për maturi e gjakftohtësi. Rama dhe bashkëpunëtorët e tij tmerrohen kur nuk funksionon kurtha që ai ngre! Atentati ndaj Sali Berishës është provokim i rëndë i demokratëve. Ata janë goditur në identitet dhe në trashëgiminë e tyre, jo vetëm në të sotmen e të ardhmen që synojnë. Por ky atentat duhet të jetë mësim për ta! Lufta është veçse politike. Dhe me asnjë njeri tjetër, përveçse kundër Edi Ramës. Ai është regjisori, skenaristi, sponsori dhe porositësi i të gjitha atentateve kundër opozitës dhe kreut të saj, Doktor Berishës! Mbrojeni opozitën, mbrojeni Sali Berishën nga këto kurthe. Dhe bashkohuni që ta çoni për skrap Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij të ndyrë!

Ju politikanë zuzarë, mos abuzoni me Mitrovicën e ndarë!

0

Florim Zeqa 

Mitrovica ishte krenaria jonë kombëtare rreth së ciles u bashkua e tërë Kosova pa dallim rajonal, fetar apo ideologjik. Kështu vazhdojë të jetë për një dekadë rresht, deri në përfundimin e luftës më 12 qershor 1999, kur edhe fillojë një epokë e re historike për Kosovën.

Mitrovica, dikur krenaria, sot plaga e Kosovës

Në fund të viteve të 80-ta, Minatorët e Trepçës më grevën tetëditëshe, më e madhja në historinë e minierave në mbarë Europen, dridhën thëmelet e ish Jugosllavisë. Kjo grevë kishte bërë që zëri i Kosovës të dëgjohej në të gjitha kancelaritë euro-perëndimore.

Greva e Minatorëve të Trepçës në shkurtin e 1989-s, ishte rezistencë e përmasave vetëflijuese për mbrojtjën e integritetit territorial e kushtetues të Kosovës.

Rezistenca e “heronjëve të nëntokës” siq quheshin asokohe minatorët e Trepçës, prodhojë efekte pozitive në unifikimin e solidarizimin e mbarë popullatës dhe faktorëve politik në Kosovën e atëhershme.

Epoka e lirisë dhe e pavarësisë së Kosovës që ngjalli shpresat e shqiptarëve të robëruar për jetë të dinjitetëshme në vendin e tyre, nuk erdhi njëjtë edhe për gjysmën Mitrovicasve të cilët mbetën nën hijën e errësirës së okupimit serb.

Narje fatkeqe dhe e planifikuar

Ndarja që i erdhi qytetit të Mitrovicës dhe veriut të Kosovës në përgjithësi pas 12 qershorit 1999, është një padrejtësi historike e radhës e ndërkombëtarëve, e cila edhe pas 23 viteve, jo vetëm që është akoma e tillë, por vazhdon të mbetët një “enigmë” e pa zgjidhur dhe pa sqaruar deri më sot nga asnjë politikan apo ushtarak i kohës sonë!

Mbetën të pa sqaruara rrethanat të cilat çuan në ndarjen e qytetit dhe pjesës veriore mbi Urën e lumit Ibër!

Ishte ky plan apo rastësi vendosja e forcave “paqëruajtëse” ruso-franceze mbi Urë më 12 qershor 1999!?

Ishte e rastësishme apo e obligueshme mos-shtrirja e trupave të UÇK-së në pjesën veriore pas çlirimit!?

Ishte ndarja pjesës veriore produkt i ndonjë marrëveshje të fshehtë apo e rastësishme!?

Janë këto pyetje, të cilat mbeten pa përgjigje tani e 23 vjet më parë, ashtu siq mbeti i ndarë veriu i vendit dhe qyteti i Mitrovicës në veçanti!

Mirëfilli dihet se për afro një javë pas çlirimit, pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës dhe veriut të Kosovës ka qenë e zbrazur tërësishtë nga serbët lokal!

Përderisa në të njëjtën kohë “çlirimtarët” e Kosovës vraponin pas zënjes së banesave dhe uzurpimit të pronave në kryeqytet e pjesë tjera të Kosovës, pjesa veriore mbeti e harruar nga të gjithë, nga ish politikanët e kohës dhe ish komandantët e luftës çlirimtare!

Ura simbol i ndarjes

Deri më 17 shkurt 2008, faji për ndarje (jo pa të drejtë) gjithnjë i vëhej bashkësisë ndërkombëtare, por pas kësaj date e tutje, përgjegjësia nuk është më vetëm e ndërkombëtarëve, për më tepër është e ‘Qeverive të Kosovës’, të cilat janë përgjegjëse për mos-shtrirjen e sovranitetit të shtetit në tërë territorin e vendit.

Aksionet sporadike të qeverive, për më tepër gjasonin në SHOW medial sesa në ndonjë përpjekjeje serioze për shtrirje të sovranitetit!

Tërheqja e qeverive tona nga veriu, nganjëherë edhe më pasoja tragjike, prodhojë efekte tejët negative për Kosovën. Përveq fuqizimit të serbëve, çojë në barrikadimin e plotë të pjesës veriore nga strukturat paramilitare dhe bandave kriminale serbe në veri të vendit.

Qasja e qeverive të Kosovës ndaj veriut në mënyrë sporadike e jo permanente, i ka sjellë dëme të pariparueshme veriut të vendit.

Pas çdo aksioni të paplanifikuar mirë dhe të pakoordinuar me partnerët ndërkombëtar, ka ndodhur një avansim i ri i serbëve në atë pjesë, qoftë me ndërrimin e formës së barrikadave apo të vendoesjes së shtatores së Car Lazarit në afërsi të Urës së lumit Ibër!

Përderisa në të kaluarën, Ura mbi lumin Ibër ishte sinonim i bashkimit të qytetit, tani është kthyer në një pikë të dhimbshme të ndarjes. Me ose pa barrikada, Ura është shndërruar në pikë të palegjitimuar kufitare mes pjesës jugore dhe veriore të Mitrovicës!

Ura është shndërruar në një simbol turpi të ndërkombëtarëve dhe qeveritarëve të Kosovës, të cilët nuk janë në gjëndje që ta sigurojnë lirinë e levizjes së lirë të njerëzve në të dy anët e qytetit si e drejtë universale, kur në të njëjten kohë e gënjejnë popullin më frazat utopike për integrime euro-atlantike, për bashkim kombëtarë, pa qenë në gjendje ta bashkojnë qytetin e ndarë!

Përderisa vazhdon të jetë kjo gjëndje në veriun e vendit, nuk ka arsye të mburret me lëvdata askush nga politikanët dhe as nga “patriotët”, për të marrë meritat e çlirimtarëve dhe shpëtimtarëve të vendit. Për më tepër se kaq, kush do që e thotë se vendi e ka fituar lirinë dhe pavarësinë e plotë, është një fyerje e rëndë për të gjithë banorët e pjesës veriore që tani e 23 vite jetojnë largë shtëpive të tyre si refugjat në Kosovën e “pavarur”!

Ju politikanë zuzarë, mos abuzoni me Mitrovicën e ndarë!

Shkrimtari i njohur Virion Graçi, kërkon që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë 

0

Virion Graçi

Shkrimtari i njohur shqiptar, Virion Graçi veprat e të cilit janë përkthyer në disa gjuhë botërore, u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë që të miratojnë kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë. 

Ai këtë e ka bërë përmes llogarisë së tij në facebook. 

Ja postimi i tij i plotë: 

Si njeri dhe si shqiptar kërkoj nga institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës të miratojnë kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë. 

Kjo lulëkuqe duhet të jetë simboli i përkujtimit dhe vigjilencës që gjenocidi të mos lejohet kurrë më në Kosovë. 

Bahtiri: Jam takuar me Ramushin në shtëpinë e Radojçiqit në veri, pata menduar që e kanë kidnapuar

0
Shkruan: Refiqe R. Hamiti, Prishtinë
________
NË KOSOVË PO KËNDON KUMËRIA.
***
Bahtiri: Jam takuar me Ramushin në shtëpinë e Radojçiqit në veri, pata menduar që e kanë kidnapuar
E mos plas kur pyet Matoshi a është diçka kundërligjor pse ka bisedue me shkaun gu më gu?
Elementi parësor i manipulimit mediatik që e luan Matoshi është strategjia e shpërqendrimit, e cila konsiston në shmangien e vëmendjes së publikut nga problemet e rëndësishme dhe nga ndryshimet e vendosura prej elitave politike e ekonomike nëpërmjet përmbytjes së vazhdueshme me informacione të parëndësishme.
Të dëgjosh nuk do të thotë të flasësh veç kurvëri politike,por të zbulosh ashiqare pa dhunë,pa sy dhe vesh të mbyllur , se si e kanë transmetuar dhe aplikuar kurvërin politike ,ish udhëheqësit politik dhe shtetëror në Kosovë.
Prandaj këta udhëheqës tepër janë mirë mendërisht! Çdo gjë që u ka ardhë këmbësh këta e kanë ” allashtis”, veç me hyp në pozitë , “allashtisjen”, e kanë pas vegël parimore -funksionale duke harruar rrënjësisht edhe mbi gjakun e të vrarëve gjatë viteve1997, 1998,1999.
Të dëgjosh nuk do të thotë të shfletosh faqet e librit.Nuk do të thotë që në libër gjen frazat apo pjesët që ia vlejnë të dëgjohen apo rilexohen.
Të dëgjuarit ta vret mendjen se si një Lider i Kosovës me dy vëllezër fisnik e patrot të vrarë nga çetnikët është i përfshirë në kontekst më të gjerë patriotik se si të formohet Qeveria për të cilën ai nuk ka menduar dy herë ,por i ka ra trup e tërthor se si t’i zhvillojë bashkëpunimet veç me mbërri te caku i pushtetit ,pa derë e dërma.
Nuk ia vlen të dëgjosh e të lexosh një rrëfim nga z. Bahtiri ish kryetar komune thjesht duke ndjekur me sy dhe vesh alametet e bëra në Kosovën tonë , sepse këto alamete kanë përmbajtjen e të cilave nuk harrohen pas dhjetë minuta.
Qytetarë të Kosovës , dhe ju lexues të mi, këto rrëfime më mirë sot se kurrë , janë ushtrime intelektuale, të ciliat na e nxitin mendimin, na e nxitin sëgëlltin e shpresës, na e nxitin besimin ,dëshirën për të bërë pyetje: A jetojmë në kohën e imagjinatës apo në kohën e trushpërlarësve!?
Se kuptojë se si Ramush Haradinaj mundet me ma mbrojtë lirinë sot ,nga Kryeministri Albin Kurti, kur të bërat e ti për pushtet janë pis, e shprehjet e tij janë veç urrejtje , ose le të pranojmë se jemi dakord me doktrinat e Gebelsit e të Zhdanovit.
Edhe këta Gebelsit dhe Zhdanovët dikur në hiearkin e tyre mbronin me qejf të drejtën e shprehjes së ideve për mbretërim në opinjon, duke vjell vrerë për mbretrin e “Kitrave”,që u shkonin për shtat atyre vetë. Por në fund përfundonin në shtratin e atyre që para një dekade ua kishin pi gjakun në enën e argjend .
Liderin e AAK Ramush Haradinaj shumica e njerëzve e duan për atë që hiqet se është.
Kur Ramushi ka bër paqe me Radoiçiqin për pushtetin, bëhesh pushteti sido që arrihet ajo.
Kjo është pra kurvëria politike e çuditshme që kam dëgjuar dhe njohur ndonjëherë
Ekzistojnë kurvëri politike në Kosovë të njohura dhe të panjohura,për opinjonin shqiptar ,e në fund në midis tyre janë THE DOORS, për pushtet.
Unë nuk po mundem sot për sot me krijue iluzionin e përballjes sime të thellë me frikën. Politikanët tanë kanë krijue pushtet frike mbi ne . Frika e lirisë
orë e çast në Kosovë mpaket e davaritet.
Nuk mund të bërtas kurrë jam e lirë :
Pushtetari nuk më shpëton dot prej fatit të tij sepse fati im ka mbaruar nga mosbesimi.
Lider politikë është ai që të jep tërë lirinë e mundshme për të qenë vetvetja.
Lideri si Ramush Haradinaj nuk më pelqen sepse egoja e ti , shkund njerëz tjerë që ti bëjë të tjerët në foltorën e Kuvendit të ndjehen në siklet me foret e tij patriotike.
PS:
Nëse ka diçka që sonte e kam për synim është ideja,mendimi me i lut çlirimtarët , me na çlirue neve njerëzve nga mendjengushtësia e tyre me të cilën shohin dhe ndjejnë. Askush nuk do të kishte ndonjë interes ndaj çlirimtarëve , nëse ata do të ishin njerëz normal. Ish çlirimtarët tanë kanë thur filma e poezi për ekzistencën e tyre. Por përqindja e tyre bie çdo moment sepse ata ende mendojnë që të hiqen nga ajo se kush janë,duke mbyll sy e vesh me maskën e ferrit.
***
Në Kosovë sot nuk po këndon Kumëria ,
po këndon turreci (Bahtiri),në TV dhe po ta hap jorganin!?
E tash kush je ti komandant?
Pardon komandant!!!

Një ëndërr e një mjeku që kishte ëndrru me qenë mjek, kthehet e bahet prijës i lirisë

0
Agim MORINA, Londër
____________
Në një ditë si kjo, një vit e tre shekuj më parë, vdiq Pjetër Bogdani, një nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare. I lindur në një katund të Hasit të Prizrenit, që sot nuk ekziston më, i edukuar në një rreth kulturor hasjan mjaft të çmuar për kohën, ai u shkollu për prift në Ciprovec të Bullgarisë dhe në Kolegjin e Propagandës Fide në Romë, megjithëse pati dëshirë të studionte për mjekësi. Ndoshta një nga arsyet që e ktheu nga kjo rrugë ishte fakti që i përkiste një familjeje me tradita klerikale. I ungji i tij ishte Ndre Bogdani, argjipeshkëv i Ohrit dhe i Shkupit. Këtë rrugë do të vazhdojë edhe nipi i tij, Gjergji. Por nuk ka qenë pa ndikim edhe synimi që, si prift, të bënte përpjekje, sa të ishte e mundur, me rujtë substancën e fesë katolike ndër shqiptarë, me idenë që duke e rujtë katolicizmin do ta runte edhe shqiptarinë. Kështu orientimi i tij profesional nuk ishte vetëm përcaktim personal, por edhe mision fetar e kombëtar. Prandaj, për shkak të rrethanave të kohës, një mjek i ardhshëm u bë jo vetëm pjesë e synimeve të Vatikanit, e Propagandës Fide, për të shpëtu çfarë mund të shpëtohej nga feja katolike, që po shkërmoqej çdo ditë e më shumë në trojet arbërore, por u bë edhe luftëtar i rezistencës kombëtare kundër pushtimit otoman. Misionarizmi i një pjese të madhe të klerit katolik shqiptar nuk mund të kuptohet ndryshe, pos me këtë kompleksitet rrethanash, me këtë ndërthurje të domosdoshme fetaro-kombëtare. Njësoj do të ngjajë më vonë edhe me klerikët ortodoksë e islamë shqiptarë, të cilët do t’i prijnë luftës për emancipim dhe çlirim nga pushtuesit. Çfarë ësht kombëtare në këtë kohë? Lufta për mbrojtjen e gjuhës shqipe, lufta për çlirimin e shqiptarëve nga pushtimi, përpjekja për krijimin e shtetit të pavarur kombëtar.
Shpjegimi për këtë situatë ësht i thjeshtë: shtresa e vetme e arsimuar e kohës ishte shtresa religjioze e popullsisë. Kjo shtresë për të qenë e frytshme në punën e saj për një mision religjioz, përgatitej nga institucione shum cilësore të kohës. Por, kjo kishte edhe kundërefektin e saj: prodhonte një klasë të ndërgjegjshme për vetveten, për prejardhjen, për veçantinë kombëtare e gjuhësore. Dhe, në një mënyrë, ishte unitet i interesave të kundërta, veçorive që fërkoheshin mes vete duke i pagu një çmim njëra-tjetrës.
Edhe veprimtaria e Pjetër Bogdanit, dhe e shtresës që i takonte, nuk mund të kuptohet pa këtë kundërthënie të brendshme. Nga një personalitet i naltë fetar, edhe në hierarkinë e administratës kishtare, edhe në hierarkinë ditunore të kohës – Bogdani ishte doktor i teologjisë dhe filozofisë – ai do të bëhet edhe aktor i rëndësishëm politik shqiptar, në mos më i rëndësishmi i kohës. I gjendur në pikën më kritike të lëvizjeve tektonike politike, ky klerik u kthy në udhëheqës të një lufte për liri të popullit të vet. Sidoqoftë, për të arrijtë deri këtu Bogdani u desh të paguajë dhe pagoi një çmim: për Vatikanin flijoi dëshirën e tij për me u bë mjek, për popullin e vet flijoi jetën e tij. Brenda flijimit të parë, ai pagoi edhe një çmim tjetër: u bë pjesë e një ideologjie prapavajtëse dhe anti-iluministe, pjesë e lëvizjes kundërreformiste, që kishte nisë dhe vepronte me një ashpërsi të madhe nga Vatikani në atë kohë. Në pamje të parë duket se ideologjikisht, Bogdani i kundërvihej lëvizjes që i takonte Buzuku, reformizmit dhe lëvizjes iluministe të kohës, që kishte nisë në Europën Perëndimore një shekull e gjysmë më parë. Kur analizohet vepra e tij, Çeta e Profetëve, çdo argument i tij fetar nis e mbaron në këtë sferë të propagandës së skajshme katolike të kohës. Fjala vjen, Bogdani mbështet, pa asnjë ngurrim, teorinë gjeocentrike të sistemit diellor, nuk bën dallim të qartë mes astrologjisë dhe astronomisë, bëhet bartës i ideve të jezuitëve kundër kalvinistëve dhe hebraizmit. Por, në mënyrë të veçantë Bogdani kundërshton islamizmin. Ky qëndrim i ashpër dhe i pakompromis nuk vinte vetëm nga botëkuptimet dhe kundërshtitë religjioze, por në radhë të parë nga ballafaqimi politik: islami ishte religjion i një shteti që e kishte pushtu atdheun e tij.
E tërë kjo, megjithatë, ësht vetëm pamja sipërfaqësore. Këmbëngulja e tij që libri të botohej në shqip, i kushtoi atij një pritje prej gati 20 vjetësh, sepse Vatikani nuk pranonte botimin vetëm në shqip. Por, edhe më vonë, kur Bogdani e përktheu në italishte e latinishte, si duket, në Vatikan nuk kishte një gatishmëri që të botohej kjo vepër. Prandaj, ai u detyru të lusë mikun e tij, kardinalin Barbarigo, që ta ndihmonte me botimin e veprës në Padovë.
Botimi i veprës dëshmoi se këmbëngulja e Bogdanit kishte qenë e arsyeshme. “Çeta e profetëve” paraqet margaritarin, ndër më të shkëlqyeshmit, në historinë e letërsisë shqipe, për gjuhën e rrjedhshme, të saktë, të përpunuar deri në nivele që ndonjë studiues të huaj e ka bë të mahnitet dhe të mos besojë që shqipja e kohës ka mundë t’i qëndrojë shtyllës italishte e latinishte përbri. Por, Pjetër Bogdani, megjithatë, ia doli. Vepra e tij e dëshmon këtë sot e gjithë ditën. Në këtë vijë nuk do të duhej të humbej nga vështrimi ndihmesa jashtëzakonisht e madhe e ungjit të tij, Ndre Bogdanit, të cilit Pjetri ia din shumë për nder dhe e falënderon në parathënien e tij. Nëse kemi parasysh që i ungji ishte autor i një gramatike shqipe të shkruar në gjuhën latine, atëherë mund të kuptojmë jo vetëm peshën e ndikimit të tij tek i nipi, por edhe zhdërvjelltësinë e gjuhës së Çetës, që na mahnit edhe sot. Gramatika e Ndre Bogdanit u tret si kripa ndë ujë gjatë arratisjeve nëpër male të Pjetrit për shkak të përndjekjeve të qeveritarëve otomanë. Megjithatë, gramatika e të ungjit vazhdon të jetojë jetën e vet në veprën Çeta e Profetëve. Një analizë e plotë e sistemit gramatikor të Çetës, doemos, duhet të na shfaqë një pamje të vijave themelore të gramatikës së Ndre Bogdanit. Kështu që duke lexu Çetën e Profetëve, na lexojmë idetë e Pjetrit, nëpërmjet thellësisë dhe saktësisë gramatikore të Andresë.
Pas fërkimeve të përhershme me autoritetet otomane, gjatë gjithë jetës së tij, ardhja e armatës austriake në Gadishullin Ilirik, e me këtë edhe në trojet shqiptare, ngjalli shpresat e çlirimit nga pushteti otoman. Pjetër Bogdani mobilizoi të gjithë shqiptarët, pa dallim feje, qysh e dëshmon edhe vetë në letrat e tij, dhe iu bashku kësaj lëvizjeje anti-otomane. Bile u vu në krye të saj. Mirëpo fatet e luftës u kthyen përmbys. Gjenerali Picolomini, u sëmur nga murtaja dhe vdiq në Prishtinë. Pjetër Bogdani, i cili ishte me të dhe kreu ritet e fundit, u infektu edhe vetë dhe vdiq me 6 dhjetor 1689. U varros në oborrin e asaj që sot ësht Xhamia e Sulltan Mehmetit II në Prishtinë. Ushtria austriake, pas vdekjes së gjeneralit Piccolomini, pësoi humbje pas humbjesh. Bile pati edhe gverra të ushtrisë austriake me vetë shqiptarët, për shkak të sjelljeve të pamatura e të pamend të zëvendësit të tij, Toma Raspasanit.
Një veprim makabër ndodhi më pastaj. Në raportin që nipi i Pjetër Bogdanit i shkruan Propagandës Fide, dhe tregon se me largimin e armatës austriake dhe kthimin e otomanëve në Prishtinë, kufoma e ungjit të tij, Pjetrit, u nxor nga varri dhe iu hodh qenve në rrugë. Liria e mundshme, aq e afërt, u shkërmoq prej dhambësh të qenve bashkë me trupin e këtij pishtari të diturisë e të lirisë.
Për këtë arsye, 6 dhjetori shënon një ditë sa krenare, aq edhe të zymtë në kalendarin tonë kombëtar. Në jetën dhe vdekjen e Pjetër Bogdanit u ndërthur gjithë tragjedia shqiptare, tragjedia që kishte nisë që me epokën e Skënderbeut dhe do të vazhdonte deri në ditët e sotme: tragjedi e një populli që e pëson për shkak të rrymimeve të interesave të ndryshme të fuqive të mëdha, që vijnë e lidhen nyjë në mënyrë të kobshme mbi fatet e një populli që ka qëllu me qenë në këtë pikë gjeografike. Kështu, një klerik, që kishte ëndrru me qenë mjek, kthehet e bahet prijës i lirisë. Dhe në këtë përpjekje flijohet. Ashtu si shumë heronj të tjerë kombëtarë që u flijuan duke pa edhe shfaqjen, edhe shuarjen e rrezeve të lirisë, në çastet e fundit kur po shuhej edhe jeta e tyre.
6 dhjetor 2022

Libër për pagëzimin e fëmijëve

0

Nga: Afrim Morina, Prishtinë

PAGËZIMTAR, PËR T’I PAGËZUAR FËMIJËT TANË 

Vështrim për fjalorin “Emërtar shqip”, të autorit Tafil DURAKU, botuar nga SHBA “Drenishta”, 2022. 

PIKËPAMJE 

            Këto ditë, nga Shtëpia Botuese Artistike “Drenishta”, doli një libër i veçantë, me titull  “EMËRTAR SHQIP”, i autorit, tashmë të njohur në letrat shqipe, në letërsi e publicistikë, i poetit Tafil DURAKU, libër që i ka munguar shumë gjuhësisë, sidomos, fjalorit të emrave shqip, të përdorur nëpër shekuj, dhe sot. Në këtë PAGËZIMTAR, siç do të shprehet autori, që në vete ngërthen rreth gjashtëdhjetëetemijë (68 000) emra, janë të perfshirë: emra njerëzish, vendesh, sendesh, kafshësh, bimësh, zogjësh, nga anatomia, astronomia…, që nga parilirët, ilirët, e deri më sot, të pasqyruar nga të dyja gjinitë. 

            Gjithë kjo punë bukur me peshë, jep për të kuptuar, se, që në moshën rinore, Ky autor i është përkushtuar një pune bukur serioze, kur moshatarët e tij, veç sa kishin dalur nga bangat e shkollave fillore. Që atëherë, si dhjetëvjeçar, kishte filluar të mbedhë fjalë nga rrëfimtarët, e, më vonë, si gjimnazist, do të konslutojë edhe një mori dokumentesh, kryesisht fjalorë, që i paraqet në shfrytëzim literature, që jep për të kuptuar, se sa me siriozitet e ka filluar dhe mbaruar këtë projekt studimor, me peshë kombëtare. Puna merr kahën e seriozitetit, të cilën punë duhej ta bënin një ekip studiuesish, atëherë, kur kishte filluar t’i mbedhë fjalët e para. Nuk kishte menduar kurrë, se, pas më shumë se gjysmë shekulli, libri i tij do të jetë fjalori i vetëm në këtë fushë, që ka një vlerë të çmuar e të pakontestur shkencërisht, që, të paktën, bashkatdhetarët tanë, ta përdorin për pagëzimin e fëmijëve, e, pastrim të të gjithë atyre emrave, pa marrë parasysh në cilën fushë, dhe, të regjistrohen e shqiptohen ashtu siç duhet. 

            Qëllimin e tij, e thotë edhe në parathënien, shumë modeste: 

            “Ruajtja dhe begatimi i emrave me tëban iliro-shqiptar, gjithsesi, ka qenë qëllimi parësor, duke pasë për kriter dhe për bazë lashtësinë e fjalëve tona. Dhe, emrat tanë i pamë e i shohim dhe i gjejmë në tërë shtrirjen natyrore të Ilirisë e rreth saj” 

            Në kapitullin “Shpjegues i shkurtër emrash”, jep disa shembuj për secilën shkronjë, që përdoruesi ta ketë më të lehtë ta shfrytëzojë e konsultojë këtë fjalor, por, parasegjithash, edhe ta kuptojë drejt. Për ilustrim po i marrim vetëm disa emra, për t’ia sjellë lexuesit këtë punë e përkushtim të autorit, Tafil DURAKU: 

            A 

            Acaran, m.; Acaranë, f.= gur vatre, vatërtar, vatërgur 

            B 

            Barmir, m.; Barmirë, f.= bari i mirë i një ane barmirët shërues… 

            C  

            Caran, m.; Caranë, f, = gur vatre 

            Ç 

            Çaçalb, m.; Çaçalbë, f.= sa alb je, sa shqiptar je 

            D 

            Drijon, m.; Drijonë, f. = lumenjtë tanë, drinat tanë… 

            DH  

            Dhok, m.; Dhokë, f.= shkurticë e Bardh-ok, Bardhokë. Dhokan, m.; Dhokanët, f. = Bardhokan, Bardhokanë. 

            E  

            Eart, m.; Eartë, f. = i/e artë 

            Ë  

            Ëmblart, m.; Ëmblartë, f. = e ëmbël nga njerëzorja, i/e tokës 

            F 

            Famian, m.; Famianë, f. = janë me famë, janë me nam, të famshëm 

            G 

            Gacan, m.; Gacanë, f. = gacë e një ane, e një visi 

            GJ  

            Gjakion, m.; Gjakionë, f. = është e gjakut tonë, del prej gjakut tonë 

            H  

            Had, m.; Hadë, f. = në mitologjinë ilire, perendi i nëntokës, Biri i Kronit dhe Resë, vëlla i Zeusit dhe Posejdonit 

            I  

            Ideart, m.; Ideartë, f. = me plotë ide arti e diturie 

            J  

            Jaklur, m.; Jaklurë, f. = jakë lure, jak luriane, cep 

            K 

            Kanarin, m.; Kanarinë, f. = zog këngëtar dhe i bukur 

            L  

            Laert, m.; Laertë, f. = babai i Odiseut 

            LL 

            Llamb, m.; Lambë, f. = mjet drite 

            M  

            Madhar, m.; Madharë, f. = armadh/e, arshumë 

            N  

            Najad, m.; Najadë, f. = mitologji, nimfa të burojave (burimeve) 

            NJ 

            Njohalb, m.; Njohalbë, f. = i njoh albët, albanët, albanoit, shqiptarët 

            O  

            Orart, m.; Orartë, f. = mitologji, që ka orë të pacënuar, orë të paprekur, njeri me Orë 

            P  

            Pahjan, m.; Pahjanë, f. = duken, shihen, janë në pah 

            Q  

            Qaforit, m.; Qaforitë, f. = rit qafe, qaforit/ë 

            R  

            Ream, m.; Reamë, f. = at i reve, emë e reve  

            RR 

            Rrapnis,  m.; Rrapnisë, f. = i,e fortë, i,e qendrueshëm(me), si rrap, Nisrrap 

            S  

            Sydren, m.; Sydrenë, f. = me sy si të drerit, si të drenushës 

            SH 

            Sheg, m.; Shegë, f. = pemë e mesdheut iliro- shqiptar në tre dete tona 

            T  

            Tienis, m.; Tienisë, f. = ti nisë diçka, ti e nisë i pari 

            TH 

            Thanoar, m.; Thanoarë, f. = arë me thana, thanishtë 

            U  

            Udhar, m.; Udharë, f. = njeri që çelën udhë, prijës 

            V  

            Valb, m.; Valbë, f. = shkurtore e valalb, valalbë 

            X  

            Xehemir, m.; Xehemirë, f. = xehet tona të mira 

            XH 

            Xhanian, m.; Xhanianë, f. = i dashur, i shpirtit, i zemrës, xhan/e 

            Y  

            Yllalb, m.;  yllalbë, f. = shkurtore e yllalbian/ë 

            Z  

            Zank, m.; Zankë, f. = zanë e vogël, në zë 

            ZH 

            Zhurm, m.;  Zhurmë, f. = me zhurmë, me gjallëri 

            Kjo është porosia që del nga ky mendim, por edhe nga vetë fjalori, që kemi në duart tona: 

            “Dhe, për fund, uroj që të gjithë ata që pagëzohen nga ky pagëzimtar shqip t’u prijë fati në jetë dhe në kohë, t’u ecën gjithçka mbarë dhe të jenë me jetë të gjatë sa malet dhe alpet e Iliri- Shqipërisë.” 

            Edhe ne, i urojmë autorit të fjalorit të parë, “Emërtar shqip”, shëndet dhe vazhdimësi në shkrimet e tij letrare e publicistike dhe të jetë nun në pagëzim të fëmijëve! 

Prishtinë, 4. 11. 2022 

p.sh. Postoi Atdhe Geci

Plagët historike të derës dhe kullës së Sali Berishës

Nga: Ramiz Lushaj

Dera e kulla e Sali Berishës, luftëtarët e saj, në genet e tyre, ndër shekuj, kanë marrë plagë lufte në beteja historike me pushtuesit e huaj për pa e ndalun asnjëherë rrugëtimin e tyre për kombin e vet.

Babagjyshi i tij, Isuf Rexha Berisha (që jetoi 120 vjet: 1793-1913) i ka pasë marrë dy plagë, në luftë me sllavët në mbrojtje të tokave shqiptare në Malin e Zi të sotëm.

Axha i tij, Zeqir Halili Berisha (që jetoi 97 vjet: 1887-1984) i ka pasë marrë tri plagë lufte në gjoks e në këmbë në Kosovën dardane, i cili ka luftuar kundër sllavëve (serbë e malazezë) e otomanëve (turqve).

Image
Zeqir Halil Berisha

FOTO GALERI

Edhe dy axhallarët e tij kanë marrë plagë lufte: Ahmet Xhema Berisha është plagos në Dibër të Madhe, kurse Idriz Bek Berisha plagos në krahëror, në vendlindjen e tij -Tropojë.

Këta luftëtarë të trupit genetik të Sali Berishës kanë edhe një të veçantë, se plagët e luftës i kanë marrë nga pushtuesit e huaj në luftëra, kryengritje e beteja në krejt hapësirën e Shqipërisë së vërtetë, natyrale, etnike: në Shqipëri, në Kosovë, në Mali i Zi, në Maqedoni e Veriut.

Sali Berisha kurrë nuk ka folur ndonjëherë për këto plagë lufte të kullës së tij, të derës së tij, të babagjyshit e axhave (mixhëve) të tij. (E, Sali Berisha nuk ka ba mirë që nuk ka folë kurrënjiherë për këto plagë lufte). E thanun ndryshe: këto plagë e rritën Sali Berishën. E banë Sali Berishë.

Image

Idriz Bekë Berisha

Po plaga ma e randë, ma e ligë, ma e poshtër, ishte kjo e ditës së sotme, kur një shqiptar pa shqiptari, me antivlera njerëzore e jetësore, ordiner kriminal, e goditi keqas e pabesisht me grusht Sali Berishën përgjatë marshimit demokratik, në ecje të paqtë, në Protestën e Opozitës të Bashkuar me 6 të dhjetorit 2022, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”…!

Kjo plagë ndaj Sali Berishës është vet plaga e Shtetit, plagë kundër Shtetit, plagë që mori dhe Demokracia në Shqipëri, edhe rendi, siguria e qetësia shqiptare, se u godit ish-Presidenti i Shqipërisë dhe ish-Kryeministri i Shqipërisë,  se u godit një lider historik i Demokracisë Shqiptare nga Dhjetori ’90 në dhjetorin 2022; se u godit në krye të detyrës Lideri i Opozitës Shqiptare në atë Protestë Paqësore në qendër të kryeqytetit; se u godit në një nga ditët e Sigurisë ma të lartë kombëtare shqiptare, në një nga ditët më të rëndësishme shqiptare të mbajtjes për herë të parë në Shqipëri të Samitit BE-Ballkani Perëndimor me prani të krerëve më të lartë të 26 shteteve të Bashkimit Europian dhe të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Image

Ahmet Xhema Berisha

Kjo ishte një plagë kriminale që nuk e tërhoqi atdhetarin kombëtar e politikanin tribunal, 78-vjeçarin Sali Berisha, nga rrugëtimi i tij i asaj dite (dhe në asnjë ditë të jetës së tij në çdo të nesërme), shembulltarisht, njejtësisht, sikurse dhe paraardhësit e tij në historinë shqiptare mbi tre shekullore të kullës së tyre historike që morën plagë lufte nga pushtuesit e huaj po nuk e ndalën rrugëtimin e tyre për Liri e Pavarësi Kombëtare Shqiptare.

Më pak fletë, më shumë vlerë 

0

Skicë për ese nga Bajram SEFAJ 

Shënime për libra 

(Fjala është për monografinë “Kushëriri i engjëjve” të Kadaresë dhe broshura “Retorika e heshtjes” të Ag Apollonit). 

Autori i parë është: mësuesi, Ismail Kadaré nga Tirana. Autori tjetër, i dyti, është: nxënësi i tij, Ag Apolloni, nga Prishtina. Librat e  tyre që, merren në shqyrtim, kësaj radhe, janë: “Kushëriri i engjëjve” , (Kadare) dhe “Retorika e heshtjes” (A. Apolloni).  

E përbashkëta e këtyre dy veprave është se të dyja janë të holla në fletë, të mëdhenj në vlerë. Libri monografik “Kushëriri i engjëjve” i Kadaresë, ka gjithsej trembëdhjetë kapituj. Lënda (duke llogaritur këtu edhe parathënien nga pena e koreografit të mirënjohur  Agron Aliaj, Artist i Popullit)),  zë  vetëm 77 faqe libri formatit standard që, për shtyp e ka përgatitur Bujar Hudhri, ndërsa redaktore letrare është Afërdita Cesula. Në ketë botim të radhës janë radhitur njëmijë e dyqind e dyzet e pesë (1.225) radhë (rreshta). Në botimin e  katërt më radhë, (që e kam në dorë), Onufri -2012, në kapakun përmbyllës shënon: ”Sprova ”Kushëriri i engjëjve” është shkruar në Marbella të Spanjës, më 1991.  “Kushëriri i engjëjve” përbën pjesën e parë të një libri të botuar nga Qendra e Baletit Evropian, kushtuar balerinit dhe koreografit të madh francez me zanafillë shqiptare, Angjelin Prelocajt. Gjysma e dytë e librit përbehet nga dialogu midis Prelocajt dhe Roman Polanskit, kineast i klasit botëror”. (Ah, sa me forcë dëshire do të lexoja edhe atë dialog midis këtyre dy viganeve “aziliantë të përjetshëm”, të natyralizuar në Francë. (Ajo “pjesë”  kurrë nuk me ka rënë në dorë, mjerisht!).  

Ky ishte, me shifra e fakte, paraqitja e librit “Kushëririt…” të “mësuesit shqiptar, botërisht të njohur, Kadare”, fill pasi të shpalos, prapë me shifra e fakte, librin “Retorika e heshtjes” të nxënësit të Kadaresë, Ag Apolonit, që, me sukses të pandalshëm, shkelë gjurmëve të mësuesit të tij, do t’ia shqyej grykën enigmës misterioze, pse e bëj gjithë këtë denjova të them publikish. 

* 

Libri i Ag Apollonit, “Retorika e heshtjes”, nuk është libër, është broshurë, kështu thotë vet autori dhe shpjegon: “Arsyet  pse këto poezi po i botoj në formën e një broshure [fr. brochure – që qepet me broche (gjilpërë), ose që mbahet me kapëse metalike dhe honorifike…  Ky libërth,  librush, apo libelllum, nuk është koleksion, por seleksion poezish…, është i vocërr, sa s’ka ku shkon më, më i vogël. Ka gjithsej 30 faqe, format i vogël. To pak faqe të formatit të vogël, i mbushin ndërkaq 16 poezi, më 338, vargje antologjike, secili më mire, më i goditur se shoqi. Një mrekulli gjerdanësh të paparë dhe të pa dëgjuar asnjëherë më parë. Nëse e merr mundin që me “kushum” të kuq, apo me ndonjë ngjyrë tjetër!, të provosh të shquash, të veçosh e të nënvizosh, ndonjë varg, lapsi të ngel (të vdes) në dorë, i pa shpirt, nga se nuk di ku ta ngulesh! 

I veçova këto dy botime, të dy autorëve  tonë të shquar me qëllim, inat mllef të caktuar, ku janë gjithë ata kritikë tanë (në  Shqipëri dhe në Kosovë) që monografinë “Kushëriri i engjëjve” nuk e radhiten, nëse jo të parën, atëherë ndër të parat vepra të rëndësime të kësaj gjinie në letrat shqiptare. Ndoshta kanë ngurruar ta bëjnë këtë nga se “Kushëriri…” është mbështjellë në vetëm 60-70 faqe të në libri të vocërr në fletë e madh në vlerë artiske. Kështu mendova  e thashë e gjykova, atëherë kur, para shumë vjetësh e lexova për herë të pare, ashtu mendoj edhe sot, ndoshta sot, po sot, edhe më fort, ngre zërin e vëmendjes se fjetur, në favor të kësaj vepre të madhe të gjeniut I. Kadare.  

Ngjashëm e “Kushëririn…” , është edhe rasti me “Retorikën…” e Ag Apollonit. Kritikët (që s’i kemi”) në Kosovë, sikur kaherë kanë rënë në gjumë të thellë, a pije shprese se do të (ri)ngjallën një ditë e të këndellen e të shohin se ç’po rreth tyre… 

(Gaillard, 22.11.2022)  

Legjenda: 1.“Kushëriri…” pa kushërinj të vëmendshëm!             

  1. “Retorika e heshtjes”, në heshtje!   

Kryeministri Kurti priti në takim Imzot Vincenzo Paglia

0

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Imzot Vincenzo Paglia, Kryetar i Akademisë Papnore për Jetën dhe Kancelar i Institutit  “Gjon Pali II”, së bashku me z.Mario Giro, ish-zëvendësministër i Jashtëm i Italisë.

Në takim u diskutua për fushat potenciale të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës me Selinë e Shenjtë në Vatikan, në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

Forhåndsvisning av bilde

U bisedua për të drejtat dhe liritë e qytetarëve, në veçanti liritë fetare dhe trashëgiminë kulturore. U theksua se mbrojtja e tyre sigurohet përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve të veçanta.

U theksua se Kosova është vend demokratik, i ndërtuar mbi bazën e sigurimit të respektimit të drejtave dhe lirive të barabarta për të gjithë qytetarët e saj. Po ashtu, se mbrojtja e trashëgimisë kulturore paraqet një prej prioriteteve programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Forhåndsvisning av bilde

Në këtë takim u vlerësua pasuria kulturore e vendit tonë, si vlerë universale dhe çelës për krijim të ndërveprimit shoqëror dhe tejkalim të dallimeve ndërmjet komuniteteve të ndryshme. që jetojnë në shtetin tonë.