Kreu Blog Faqe 1165

Imzot Pjetër Bogdani – profili shpirtëror dhe kulturor 

0

Don Lush Gjergji, Prishtine

Imzot Pjetër Bogdani lindi në “Guri ndë Hasit” në vitin 1625 dhe vdiq në Prishtinë në vitin 1689. Ishte meshtar, ipeshkëv, veprimtar i dalluar, atdhetar i kulluar, luftëtar për liri, shkrimtar i shquar, raportues i vëmendshëm dhe i saktë nga viset e ndryshme shqiptare, me një fjalë Njeri i Zotit dhe Popullit shqiptar. 

Nipi i tij Don Gjon Bogdani jep informata që Pjetrin e kishte rritur dhe edukuar  qysh në fëmijëri dhe në rini arqipeshkvi Andre Bogdani (1600-1683),  ungji apo axha i tij, së pari në kolegjin françeskan të Cipovecit (Bullgari), pastaj në Kolegjin ”Illiricum” në Loreto, afro 9 vite, ku edhe ishte shuguruar meshtar në vitin 1649. Më vonë ka vazhduar studimet në “Propaganda Fide”, ku kishte doktoruar filozofinë dhe teologjinë (1655).  Pas shugurimit meshtarak ka shërbye në ipeshkvinë e Pultit, diku gjatë viteve 1651 – 1656.  

Në vitin 1656 emërohet arqipeshkëv i Shkodrës, me shërbim 20 vjeçar, pastaj në Tivar në vitin 1677, afro 10 vite , së fundi arqipeshkëv i Shkupi në vitin 1677, për 12 vite, si dhe administrator apostolik i Serbisë dhe Bullgarisë, gati i gjithë Ballkanit. 

Për shërbimin e tij baritor imzot Pjetër Bogdani pati këto synime: 

  • Ruajtjen dhe mbrojtjen e popullit shqiptar nga ndikimet dhe sundimet e huaja; 
  • Zhvillimin fetar, shpirtëror dhe kulturor të popullit shqiptar; 
  • Çlirimin e tij nga robëria e dyfishtë: injoranca, terri, primitivizmi, nëpërmjet zgjimit fetar dhe kombëtar, si parakusht për vetëdijesim dhe çlirim nga sundimi shekullor turko-otoman; 
  • Kjo mund të bëhet vetëm me fuqinë e fesë, ngritjen e kulturës, por edhe me luftë të armatosur, vëllazërisht dhe së bashku me aleatët dhe miqtë, sidomos Austro-Hungaria dhe gjenerali Piccolomini. Pa jetën dhe veprën e frytshme dhe të gjithanshme të arqipeshkvit Pjetër Bogdani, shekulli XVII  për ne do të ishte i errët, pasi që raportet apo relacionet janë kryesisht turko-otomane apo greko sllave, dhe si të tilla shpesh të njëanshme dhe të mangëta me informata të rëndësishme  për njohjen e kontekstit fetar, kombëtar, kulturor dhe shoqëror të asaj kohe. Për mua Imzot Pjetër Bogdani ishte dhe mbetet “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” i dytë, njeri i cili në mënyrën më të mirë të mundshme e kishte kuptuar dhe interpretuar historinë tonë, kishte krijuar një “hallkë” për t’u lidhur me të kaluarën tonë të lavdishme, por pa harruar kurrë edhe lidhjen me të tashmen dhe projektimin e së ardhmes tonë fetare dhe kombëtare. Motivet e botimit të Çetës së profetëve si dhe te veprimtarive tjera: 
  1. Atdheu dhe Populli po digjej në robëri të errësirës, i verbuar me dy mjegulla të zeza mbi faqe, që janë mëkati dhe mosdija, si pasojë e kësaj edhe robëria. “Pjetër Bogdani shpreh shqetësimin e përhershëm: lufta me “errësirën e paditurisë” si rrezik më i madh për shpirtërat”. [i] 
  2. Motivi i dytë nuk ishte lavdia e tij, “por për dobi të shentës fe”. [ii] 
  3. Për të dhënë një kontribut të madh historik, gjuhësor, patriotik, për vlera të krishtera dhe evropiane, të vërtetat themelore të fesë së krishterë. Vetëdija e tij e lartë fetare, e krishterë, dhe kombëtare, arbërore – shqiptare, e frymëzonin atë për jetë dhe veprim të angazhuar në shumë lëmi.  Jeta dhe porosia e tij për ne sot: 
  • Imzot Pjetër Bogdani doli si pishtar i madh në një periudhë të errët dhe shumë të rrezikshme për shuarjen e vetëdijes kombëtare, me këtë edhe të gjuhës, traditës, kulturës, fesë së krishterë, qytetërimit tonë evropian ilir dhe arbëror – shqiptar. 

Fjalës së shkruar, librit, botimi, dijes,  ia beson detyrën për ta luftuar errësirën, mëkatin, të keqen, robërinë, që të jenë “çeta” që do të luftojnë deri te arritja e lirisë së vërtetë nga e keqja, sundimi i huaj, tjetërsimi, harresa, shkrirja në popull anonim, pa identitet dhe personalitet. 

  • Përshkrimet e gjendjes së mjerë ndoshta më së miri mund t’i përmbledhin këto fjalë: “gjithkund vdekje, gjithkund vajë, gjithkund shkretim, gjithkund përndjekje, gjithkund hidhërim…kishat e mbyllura, meshtarët e shpërndarë, populli në ikje… Jam i rrethuar në të gjitha anët dhe është një mrekulli që jam gjallë (1687)”. [iii] 

Atëherë Imzot Pjetër Bogdani ishte i vetmi arqipeshkëv katolik në Ballkan, shkruante ai, dhe tinëzisht kishte hyrë në Prishtinë të Enjten e Madhe, për shugurimin e vajrave të shenjtë, por nuk e di kush dhe si do t’i shpërndajë dhe përdoroi. 

Për t’iu ikur kontrollimeve dhe identifikimeve turke, ai vishej si “lypës”, “tevdil” apo si katundar, kremtonte meshën dhe ndante sakramentet në shtëpia private, ishte vazhdimisht aty ku mundej dhe ku kërkohej. Figura e tij në popull ka mbetur si legjendë, me shumë emërtime të shpellave dhe vendstrehimeve të “Bogdanit”, ku ai fshihej dhe punonte, lutej, ndante sakramentet, gjatë natës, ndërsa  gjatë ditës, pushonte dhe planifikonte hapat dhe vizitat baritore. 

Flitet në popull që natën i vizitonte të krishterët, ndërsa ditën tërhiqej në male dhe vende të pabanuara, duke u ngritur  në lisa, lidhej për të pushuar dhe për t’u mbrojtur prej bishave të egra. Disa njerëz, duke mos e njohur jetën dhe veprën e tij, ato shpella apo strehime i kanë identifikuar si serbe apo sllave. 

  • “Dija dhe edukimi kishtar” ishin mjete për ta luftuar sundimin turko otoman dhe robërinë nga errësira e mosdijes, si dhe skizmën. Këtë ai i shprehte me identitetin e dyfishtë: clericus et libertas, klerik dhe liri. Mu për këtë  Imzot Pjetër Bogdani “Çetën e Profetëve”  dhe kardinalin Barbarigo e konsideronte si “një krua i gjallë ku mendja dhe shpirti do të gjejnë kënaqësi dhe shqetësim intelektual , ku shumëkush mund të marrë ujë, e s’ do të shterret lehtë..”; “Varkë e Noes, strehim i sigurt për çdo njeri të pikëlluar, në të cilin unë vet, i trazuar nga uji i furishëm i persekutimeve otomane, gjeta hyrje të sigurt”, apo “ky libër do të jetë një kontribut në arsimimin e njerëzve nga i cili shenjat e shtypit, sikur rrezet e dritës, do t’u përhapin njohuritë e fshehtësive të fesë tonë të shenjt”, [iv]  gjithsesi  ogurmirë për Fe dhe Komb. 

Imzot Pjetër Bogdani ishte besimtar dhe atdhetar i kulluar dhe shumë i dalluar, gjithnjë i frymëzuar dhe në veprim. Ideja e tij për bashkëpunim dhe solidaritet mes popujve, sidomos në luftë kundër robërisë dhe në kërkim të lirisë dhe pavarësisë, kishte nevojë për një organizim panballkanik, si parakusht për të arritur deri te bashkëpunimi me popujt evropianë. 

Motoja e Çetës së profetëve “Salva nos Domine, perimus” – Na shpëto, o Zot, u zhdukëm, (khs. Mt 8, 23 – 27; Mk 4, 35-41; Lk 8, 22-25), mbetet klithje feje dhe shprese, dëshmi dashurie, gjithnjë në emër të Kishës dhe Popullit, drejtuar Zotit, pra, si e tillë aktuale për të gjithë ne.  

Prishtinë, 6 dhjetor 2022

Jezusi i Ungjillit dhe Kishës

0

Don Lush Gjergji, Prishtinë

Përshpirtëria e Nënës Tereze (25-vjetori i vdekjes) 

JEZUSI I UNGJILLIT DHE KISHËS 

“Mbasi Hyji herë mbas here dhe në mënyra të ndryshme, në të kaluarën, u ka folur etërve me anë të profetëve, së fundi, në këto ditë, na foli edhe neve me anë të Birit, të cilin e bëri trashëgimtarin e të gjitha sendeve, nëpër të cilin edhe e krijoi gjithësinë.” 1 Heb, 1, 1-2) 

“Të gjitha fjalët do të jenë të padobishme , nëse nuk rrjedhin nga thellësia e zemrës. Fjalët që nuk përhapin dritën e Krishtit, rrisin errësirën… Qenësore nuk është ajo çka themi, por ajo çka na thotë Zoti, dhe çka u thotë të tjerëve nëpërmjet jetës tonë.” Nëna Tereze) 

Bibla është libri më i përkthyer dhe lexuar në botë, pohojnë statistika të shumta. Madje, ka njerëz që i dinë përmendsh disa pjesë të Biblës, sidomos në mesin e protestantëve. Pas Koncilit të Dytë të Vatikanit, fatbardhësisht, Bibla lexohet, meditohet, vlerësohet, komentohet, shpjegohet shumë më tepër edhe në Kishën katolike, si Fjalë e Zotit. 

Thuhet që Papa i Mirë – tash Shën Gjoni XXIII – në një rast si në hoka kishte thënë një të vërtetë të thellë: “Falënderojmë Zotin, edhe ne katolikët kemi “zbuluar” që e kemi Biblën!”  

Personaliteti kryesor dhe qendror i Biblës është Jezu Krishti. “Në të vërtetë, dërgoi Birin e vet, domethënë Fjalën e amshuar, që i ndriçon të gjithë njerëzit, që t’u tregonte njerëzve dhe t’u shpjegonte fshehtësitë e Hyjit (krh. Gjn 1, 1-18). Pra, Jezu Krishti, Fjala e mishëruar, i dërguar si “njeriu tek njerëzit”, “flet fjalët e Hyjit” (Gjn 3, 34) dhe çon në plotësi veprën e shpëtimit e cila i është besuar prej Atit (krh. Gjn 5, 36; 17, 4), me vetë faktin e pranisë së tij dhe me të shfaqurit e vetvetes me fjalët dhe veprat, me shenjat dhe mrekullitë, e veçanërisht me vdekjen dhe me ngjalljen e tij prej të vdekurve, e në fund me dërgimin e Shpirtit Shenjt, si të vërtetës…”  (DV 4) 

Disa e lexojnë Biblën si çdo libër tjetër, mërzitën, nuk zbulojnë asgjë të veçantë, bile thonë: pothuaj të gjitha i kam lexuar, dëgjuar, janë të njohura… Ky qëndrim është krejtësisht i gabuar dhe njëanshëm, sepse Fjalën e Zotit dhe porosinë e tij e trajtojnë si çdo fjalë apo libër. 

“Prandaj Krishti Zot, në të cilin gjen plotësim i gjithë zbulimi i Hyjit të Tejetlartë (krh. 2 Kor 1, 30; 3, 16-4, 6), u urdhëroi Apostujve që Ungjilli, më parë i premtuar nëpërmjet profetëve dhe prej tij i plotësuar dhe i përhapur personalisht, prej tyre t’u predikohet të gjithëve si burim i çdo të vërtete të dobishme dhe të çdo rregulle morale, duke u komunikuar atyre kështu dhuratat hyjnore.” (DV 7) 

Ungjilli, mund të lexohet, meditohet, pranohet vetëm me fe, në gjunjë, me zemër të pastër dhe të hapur, duke dashur ta dëgjojmë dhe të komunikojmë me Jezusin. 

Edhe ata që janë indiferent sa i përket fesë, Ungjillit, Kishës, pranojnë dhe thonë: “Nëna Tereze është vërtetë e mirë, e shenjtë…” Dy gazetarë rus, gjatë pranimit të Shpërblimit Nobel për Paqe, patën thënë kështu: “Ne besojmë në Zotin tënd, Nëna Tereze.” Pse s’do të mund të thuhet kështu për çdo të krishterë? 

Nuk është fjala vetëm për takimin me Jezusin historik, atë të dymijë vjetëve më parë, por atë të gjallë dhe aktual, të sotëm, i cili dëshiron të ketë dialog me ne, të na zbulohet dhe dhurohet neve, të na afrojë me Atin.  “Zoti nuk na imponohet. Ju jeni ata që mund ta mbushni botën me dashurinë që Zot iu ka dhuruar. Bota ka etje dhe uri për Zotin Dashuri”, (Nëna Tereze) 

Zoti nuk mund të gjendet dhe të dëgjohet në zhurmë, në tollovi, në shqetësime dhe ngarkesa. Natyra na mëson: drunjtë, lulet, edhe fëmijët; çdo gjë rritet në heshte të thellë… Yjtë, hëna, dielli veprojnë në heshtje. Zoti na dëgjon dhe na flet në heshtje.  

“Heshtja e brendshme është shumë e vështirë, por duhet të mundohemi që të mund të lutemi, meditojmë, adhurojmë, ta dëgjojmë zërin e Zotit në intimitetin e zemrës tonë.” (Nëna Tereze) 

Sot, disa thonë kështu: Krishti i Ungjillit është i mrekullueshëm, ideal, i jashtëzakonshëm…, mirëpo çka vlen kur pak fjalë dhe porosi të tij janë realizuar? Ai është i mrekullueshëm, mësimi i tij, projekti i jetës ungjillore, është diçka mahnitëse, por pak kush jeton, pra është një lloj “utopie” dhe iluzioni, sepse vetëm “Jezusi e ka realizuar Jezusin”, domethënë ishte koherent, atë çka mësonte edhe zbatonte dhe jetonte. 

Teologjikisht nuk janë dy “Jezusa”, historik,  i Ungjillit, i lindur në Betlehem, që ka jetuar në Nazaret, ka vdekur dhe është ngjallur në Jerusalem, dhe ai i Kishës, i sotëm, i sakramenteve. Kisha, i afron vërtet njerëzit kah Jezusi, duke e bërë atë më të besueshëm dhe tërheqës, apo e mbulon, errëson, njollosë, ndoshta pjesërisht edhe i largon njerëzit prej Tij? Kjo pyetje na përket të gjithëve. 

Nëna Tereze një herë u pati thënë ipeshkvijve, meshtarëve dhe seminaristeve kështu: “Karizma juaj është ta shpallni Fjalën e Zotit dhe t’i ndani sakramentet. Kjo është puna juaj, punë kjo që vetëm ju mund ta kryeni dhe  për çka Zoti u ka zgjedhë dhe privilegjuar. Të varfëritë kanë uri për Fjalën e Zotit, për Bukën e Jetës. Është detyra juaj t’ua shpërndani atyre bukën e Krishtit” .  

Thënë të vërtetën, Kisha e shpallë Fjalën e Zotit, Ungjillin, ungjillëzon, katekizon, shpërndanë sakramentet, mirëpo të shpallja e  Ungjilli nuk domethënë vetëm në fjalë, shpjegim, sqarim, apo të bësh diçka për Zotin, për Kishën, për njerëz, por edhe më tepër domethënë vërtetim dhe dëshmim i të vërtetave ungjillore me jetë tonë. 

Tagore i madh shkruante kështu: “Ata që janë të angazhuar shumë për të bërë mirë, nuk kanë më kohë të nevojshme për të qenë të mirë”, duke theksuar se veprimi, edhe pse i mirë, pa brendi, fe, dashuri, uratë, na lenë të zbrazët, dhe në mënyrë afatgjate, as që mund të vazhdohet. 

Sot, Krishti i Ungjillit duhet të mishërohet ne jetën dhe dëshminë tonë. A mund të themi edhe ne me Shën Palin: “Jetoj, por jo më nënë mua jeton Krishti. E këtë jetë që tani e jetoj në trup, e jetoj në fenë e Birit të Hyjit, i cili me deshi dhe e flijoi vetveten për mua”  (Gal 2, 20), apo…? 

Sot, shumë të rinj thonë kështu: Krishti po, duke menduar në Krishtin e Ungjillit, atë “burimor”, Kisha jo, duke menduar në jetën dhe veprimtarinë e Kishës. Pa hyrë në diskutime teologjike rreth këtij pohimi, si dhe mbi dëbimin e strukturave kishtare, të gjithë jemi të ftuar me ngutësi dhe përgjegjësi: ta mishërojmë Krishtin e Ungjillit në jetën tonë. Atëherë Krishti i Ungjillit dhe Krishti i Kishës do të jetë i njëjtë, një, i pandashëm, jo vetëm në mësime dhe parime, por edhe në jetë, në përvojën e dëshmisë së krishterë. Atëherë Kisha do të jetë një, ajo e Krishtit, që do t’i ndihmojë njerëzit që të jenë të bashkuar me Zotin dhe me njëri-tjetrin. 

Prishtinë, 7 dhjetor 2022  –  Radio Maria – Kosovë  

Kafshimi i Qenëve të Dushanit

0
Dushan Mugosha (poshtë majtas), Enver Hoxha (poshtë djathtas) dhe Miladin Popoviçi (në këmbë majtas)
Ndoc Bushgjoka, shkrimtar, Tropojë-Tiranë
_____________
Qentë e Dushanit kafshojnë.
“Ndër egërsirat paske ikur, o gjykim.”
Shekspir “Jul Cezari” Akti III, Skena II.
Duhet theksuar EX ABRUPTO, se sulmi ndaj opozitës, nuk është as i pari dhe as i papritur.
Janë mbushur 78 vjet qëkur ajo luftë zhvillohet herë e hapur , e herë e mbuluar me mjegullnajë propagande. Por, nuk ka reshtur për asnjë çast.
Mbarsja e limerit kurveleshian, prej dy bajlozëve serbomëdhenj, polli lemerinë, që do i bënte gjëmën Shqipërisë. Pas ndërzimit djallëzor, bastardët lindin atje si në fushat e helmëta serbe. Dhe ajo çka e bën edhe më të rëndë gjendjen dhe jetën shqiptare, është se me ekspedientë s’ka asnjë shpresë shërimi.
Kush ka sy e mendje i ka parë qartë. Periudha 29 nëntor 1944 deri në vitin 1991 s’ka nevojë për kallauz. Pas atij viti, bastardët revanshistë edhe dy herë e thyen kupën e bashkëjetesës.
Në vitin 1997 e morën pushtetin përseri me grykën e armëve dhe terror.
Në vitin 2013 e morën me mashtrime, me përkrahjen e ndërkombëtarëve antishqiptarë, të uritur të dy palët për të shqyer Shqipërinë. Dhe sapo morën pushtetin, hoqën maskat, flakën demagogjinë dhe pllakosën terrorin.
E çuditshme se si dr Berisha, që patjetër e dinte, u tërhoq duke i lënë vendin një buratini të lyer e zografisur, për të luajtur si klloun në skenën e tragjedisë.
Ata që shihnin dhe analizonin, panë se rënja e Doktorit dhe demokratëve ishte rënje e Shqipërisë, Kombit, ekzistencës sonë:
O, what a fall was there, my countrymen!
Then I, and you, and all of us fell down,
Whilst bloody treason flourished over us
(Oh, ç’rënje qe ajo, o qytetarë !
Ahere un’ e ju e gjithë ramë,
Dhe na përmbysi tradhëti e gjaktë.)
Shekspir “Jul Cezari” Akti III, Skena II
Shtypja dhe terrori i revanshistëve dushanistë, sot, peshon rëndë mbi gjithë Shqipërinë, por eshtë dërrmonjëse për veriun. Këta nuk kanë asnjë të drejtë politike dhe qytetare. Nuk kanë asnjë mundësi mbrojtje kushtetuese dhe ligjore. Pushteti revanshist i terrorit u ka zënë rrugë, shtek e shtigje. U ka mbyllë dyer e dritare, duke u lënë hapur vetëm tunelin e ikjes pa kthim. E pastaj egërsirat ta plaçkitin e ta shesin vendin toptan.
Ajo, çka e bën edhe më të rëndë gjëndjen, është se në kançelaritë europiane s’e çan njeri kokën për shqiptarët. Përfaqësuesit e tyre dhe ata amerikanë, janë fort të lumtur, nga që kanë zbuluar se Arnautistani qënka fort zengjin dhe i darovit mirë që të mbyllin gojën, e nganjëherë të thonë duke u mbllaqitur me gjakun e shqipove se “Allbenia ka bërë hapa përpara !”
Ndaj s’ka asnjë befasi edhe për sulmin e bashibozukut tepelenas, dje, ditën më diell, ndaj liderit të opozitës, pa asnjë shkak, pa asnjë provokim, pa asnjë llogjikë njerëzore.
Sulmi i pabesë e burracakëror, i organizuar nga revanshistët dushanistë, padyshim ishte dhe dobro pozhalovati për serbomadhin Vuçiç, i cili ishte fort i qederosur e i zemëruar pse në Tiranë ka ardhur edhe Presidentja e Kosovës.
Ai sulm ishte dhe një meze e dëshirueshme për ngjelo – merot e gjithë ushakët e tipit frrokçupsa me togëqenëri. Këta në delir e të lumturuar, nga njëra anë proklamojnë çmendurinë e mercenarit tepelenas, e nga ana tjetër lartësojnë aktin e tij barbar.
Llogjikë skëterre, egërsirash. Që mund të përkufizohet plotësisht me vargun e Shekspirit.
O judgment, thou art fled to brutish beasts,
And men have lost their reason!
Goditet në fytyrë Sali Berisha, kreu i PD-së u sulmua me grusht nga  31-vjeçari Gert Shehu - YouTube
Njëkohësisht edhe një kambanë ogurzezë për çdo njeri, që i vjen era njeri, si paralajmërim i banditëve revanshistë, që duhet kuptuar fare thjesht kumti i tyre që thotë: “ne mund t’iu godasim, por, po të duam edhe ju vrasim. Prandaj mbyllni gojën dhe mos u ndieni !”
Vuçiç ndryshon mendje për samitin e BE-së: Rrugës për në Tiranë, gjëra shumë të mira na presin | Gazeta Koha Jone
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

QUINT-i të na tregoj se a ka “Asosiacion të komunave meksikane”, “algjeriane”, “turke”, “afrikane”, “arbëreshe” në ShBA, Francë, Gjermani, Britani të Madhe e Itali?

0
Shaban Murati, veteran i diplomacisë shqiptare nga Tirana
***
Pyetje retoriko-diplomatike për Quintin
-A ka “Asosiacion të komunave meksikane” në ShBA?
-A ka “Asosiacion të komunave algjeriane” në Francë?
-A ka “Asosiacion të komunave turke” në Gjermani?
-A ka “Asosiacion të komunave afrikane” në Britaninë e Madhe?
-A ka “Asosiacion të komunave shqiptare” në Itali?
Përse kërkoni “Asosiacion të komunave serbe” në Kosovë?
Nëse nuk ka qeveri të një shteti të Quintit të guxojë të shkelë Kushtetutën e vendit të vet dhe as të shkelë vendimet e Gjyatës Kushtetuese të vendit të vet, nuk kuptohet logjika e Quintit që i kërkon qeverisë së Kosovës të shkelë Kushtetutën e vendit dhe të shkelë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të ashtuquajturin “asosiacion të komunave serbe”. Nuk mund të mos quhet çudi diplomatike ose shkurtpamësi gjeopolitike fakti që nuk paska mjaftuar vatra vullkanike e destabilizimit serb dhe e separatizmit të të ashtuquajturës “serpska republika” në Bosnje-Hercegovinë, që po sjell vërdallë gjithë Perëndimin prej 27 vitesh, por iu dashka diplomacisë së Perëndimit një “serpska republika” tjetër në Kosovë, një vatër e re trazirash rajonale .
Me dashje apo pa dashje dikush apo disa në diplomacinë perëndimore po bëjnë lojën e Rusisë për një Ballkan Perëndimor si gjenerator i destabilizimit të pëhershëm. Mund të flasësh plot fjalë të bukura dhe të bësh komunikata të gjata për frenimin e influencës së Rusisë në Ballkan. Por nëse krijon artifise diplomatike dhe gjeopolitike mina me sahat si “serpska republikat” e njëpasnjëshme në Bosnje-Hercegovinë dje, në Kosovë sot, dhe nesër në Malin e Zi, kjo nuk është më vetëm dashuria gjenetike shekullore e një apo dy shteteve europiane për Serbinë. Në thelb kemi të bëjmë me një intrigë bizantine, që në strategjinë e saj të largët i shërben Rusisë dhe zgjerimit të influencës ruse në Ballkanin Perëndimor.
Nuk besoj se ka njeri iluzionin që diplomacia perëndimore nuk e din që faktori serb në Ballkan është faktor rus. Diplomacia perëndimore e din si dreqi, e megjithatë po ushtron mbi Kosovën presione të jashtëzakonëshme, të papërputhëshme me normat ndërkombëtare dhe me ligjet e vendit përkatës, që të hapë derën e prishjes sështetit dhe të vendosë gjeneratorin e destabilizimit me emrin “asosiacion i komunave serbe”. Që ironia të jetë sa më e madhe, disa diplomaci europiane bëjnë sikur janë shqetësuar për fatin e Donbasit në Ukrainë, dhe nga ana tjetër po kërkojnë krijimin e një Donbasi serb (dhe rus) në Ballkan.
Duket sikur po vjen era Mynih 1938.

“Kosova”, “Maqedonia” dhe “Kongresi i Berlinit” të historianit Jusuf Buxhovi, në Bibliotekën e Teqes Bektashiane të Detroidit

Në kuadër të vizitave të frytshme komunitetit shqiptar të Detroitit, drejtori i shtëpisë botuese “Jalifat Publishing” nga Houstoni, zoti Ramiz Tafilaj, vizitoi Teqen e Bektashinjve me ç’rast u prit nga kryshehu, dërvishi Elton Pashaj.
Gjatë takimit dërvishi Pashaj iu falemëndërua botuesit amerikan për donacioni kësaj teqe me disa nga veprat e historianit Jusuf Buxhovi : 250 komplete të “Kosovës” në anglisht, 30 librave “Maqedonia” dhe 25 ekzemplarëve të studimit monografik “Kongres i Berlinit dhe Lidhja Shqiptare 1878”.
Botuesi amerikan premtoi se Teqen e Bektashinjve në Detroit, këto ditë, do ta furnizojë edhe me libra e dr S. Krasniqit për gjenocidin serb në QKUK dhe të A. Lushajt për krimet serbe në pjesën e Deçanit.

Zaptuesi i gjithë Shqipërisë e shqiptarëve, nuk largohet vullnetarisht…

2

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA                           

Përshëndetje bashkëkombësve të vendit dhe diasporës!                                                    

Përpjekja e diktatorit terrorist cullak çmendarak kusling antikombëtar (dhe qenve zgjebarak të tij) për të vrarë Opozitën duke përdorur edhe atentatin kundër Kryetarit të saj, e rrezikon jetën e të gjithë shqiptarëve që mendojnë ndryshe, dhe në të gjitha aspektet dëmton rëndë Shqipërinë, e cila për shkak të këtij kryekrimineli është në shpërbërje e sipër – si Komb dhe Vend.

Dhe, kryekrimineli që ka zaptuar gjithçka në Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve, nuk largohet vullnetarisht…

E vërteta…Kujtime nga Ekrem Bardha

Nga Frank Shkreli

Në një nga aktivitetet tona të përbashkëta me Z. Ekrem Bardha, në Kongresin Amerikan, në fillim të viteve 1990-ta duke u përshëndetur me ish-Ambasadorin amerikan në Shqipëri, Z. Ëilliam Ryerson
Në një nga aktivitetet tona të përbashkëta me Z. Ekrem Bardha, në Kongresin Amerikan, në fillim të viteve 1990-ta duke u përshëndetur me ish-Ambasadorin amerikan në Shqipëri, Z. William Ryerson

Titulli i plotë i librit është: “E VËRTETA: PAVARËSIA E KOSOVËS, AMERIKA DHE DIASPORA”, e autorit Ekrem Bardha, njërit prej eksponentëve dhe aktivistëve më të njohur të diasporës shqiptare në 60-vitet e kaluara – emigracionit të vjetër dhe të ri – gjithnjë aktiv në mbrojtje të çështjes kombëtare këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në botën shqiptare, por edhe atë amerikane, Ekrem Bardha njihet si biznesmen i suksesshëm, filantrop, aktivist i palodhur i komunitetit shqiptaro-amerikan. Mbi të gjitha, gjatë dekadave, ai e ka dalluar veten si promovues dhe mbështetës i palodhur i të drejtave të shqiptarëve në Shqipëri, në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare. Por, njihet, sidomos, dedikimi i tij ndaj “çështjes së Kosovës”, siç i referoheshim në atë kohë dramës njerëzore nëpër të cilën po kalonte Kosova, veçanërisht gjatë 1980-1990-ave, por jo vetëm Kosova.

Kopertina e librit të autorit, Z. Ekrem Bardha

Lista është e gjatë e presidentëve, senatorëve, e kongresmenëve amerikanë dhe sekretarëve Amerikanë të Shtetit, me të cilët ka bashkëpunuar Z. Bardha në mbrojtje të interesave kombëtare këtu në Amerikë: përfshirë edhe disa udhëheqës evropianë dhe personalitete të tjera amerikane dhe botërore, një listë që autori Bardha e boton në librin e tij. Ai i falënderon të gjithë në emër të diasporës shqiptare në Amerikë dhe në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) për ndihmën që i kanë dhënë çështjes shqiptare në përgjithësi gjatë dekadave të fundit të shekullit të kaluar dhe në fillim të shekullit XXI.

Në librin e tij më të fundit, “E Vërteta: Pavarësia e Kosovës, Amerika dhe Diaspora”, Ekrem Bardha thekson se ai e botoi këtë libër pasi: “Me keqardhje ka konstatuar se roli i diasporës për çlirimin e Kosovës, ose është lënë në hije ose është harruar”, -shkruan ai. “Prandaj, e shoh detyrim ndaj çdo përfaqësuesi të Diasporës të hedhë dritë mbi të vërtetat e këtij kontributi, sipas rolit që ka luajtur, për ta bërë të plotë, sa më të vërtetë fitoren dhe pavarësinë e Kosovës”,- nënvijon autori Ekrem Bardha.

Rolin që ka luajtuar dhe influencën që ka ushtruar komuniteti shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara, për pothuaj një gjysëm shekulli në mbrojtje të drejtave të shqiptarëve dhe çështjes kombëtare, në përgjithësi, Zoti Bardha e krahason me periudhën e artë të Skënderbeut kur Kryetrimi i shqiptarëve Gjergj Kastrioti-Skënderbe ka bashkuar principatat shqiptare për të mundur hordhitë otomane në tokën shqiptare dhe bën një krahasim edhe me kohën e Nolit e të Konicës, në fillim të shekullit të kaluar, kur të bashkuar në Vatrën shqiptare, diaspora shqiptare në Amerikë ndihmoi në shpëtimin e Shqipërisë nga coptimi i saj.

I kishte ardhur radha brezit të shqiptarëve si Ekrem Bardha me shokë – burri i mirë me shokë shumë – për të bindur “Aleatin e madh të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se gjysma e Kombit shqiptar ishte në rrezik të zhdukjes – spastrimit etnik nga Serbia terroriste. Se “shqiptarët e Kosovës duhej të shpëtonin nga gjenocidi i egër serb”, një objektiv që “komuniteti ia arrijti këtij qëllimi”, me ndihmën e madhe të aleates së vjetër të shqiptarëve, Amerikës,- shkruan Bardha.

Ai vë në dukje se rreth emrave në listën e gjatë të politikanëve më të lartë amerikanë nga të dy partitë kryesore politike të Amerikës, republikanë dhe demokratë – aktivistët e komunitetit shqiptaro-amerikan ishin të bashkuar me një mendim e me një qëllim, dhe me shumicë dërmuese, pa dallim, në këtë kauzë mbarë kombëtare, me miqtë dhe mbështetësit tanë amerikanë. Kësaj kauze, thekson Bardha, iu bashkuan shqiptarë nga të gjitha trojet arbëroro-shqiptare: “Mund të ishim kolonjarë apo çamë, rugovas, shkodranë apo malësorë…Mund të kishim kundërshti për shumë gjëra, por e ndjenim veten shqiptarë-kosovarë”,- shkruan Bardha në librin e tij më të ri.

Në të vërtetë, ashtu siç jam shprehur në një intervistë, që Z. Bardha më ka nderuar duke e botuar pjesërisht librin e tij. Komuniteti shqiptaro-amerikan, sado i vogël dhe pa ndonjë influencë të madhe në jetën politike amerikane deri atëherë, ishte përballë një armiku të fortë. Ish-Jugosllavia e asaj kohe gëzonte një status të veçantë në Washington dhe ndonëse kishte një regjim komunist, konsiderohej si një “komunizëm me fytyrë njerëzore”, nga një pjesë e madhe e botës perëndimore të asaj kohe. Por këtij vlerësimi i doli boja shumë shpejt dhe ishte pikërisht komuniteti shqiptaro- amerikan ai i cili, eventualisht, bindi Washingtonin se të drejtat e njeriut, e sidomos të drejtat e shqiptarëve po shkeleshin pa asnjë ndëshkim nga regjimi jugosllav, në kundërshtim me çdo marrëveshje ndërkombëtare dhe dokumentash për të drejtat e njeriut, të nënshkruara nga ish-Jugosllavia komuniste. Ndoshta shembulli më flagrant i shkeljes së të drejtave të njeriut që u “hapi sytë” amerikanëve, të paktën fillimisht, ishte “rasti i Pjetër Ivezaj”, një malësor nga Malësia e Madhe nën Mal të Zi, i cili, gjatë një vizite në vendlindje, qe dënuar me shtatë vjetë burg nga ish-Jugosllavia komuniste, i akuzuar për pjesëmarrje në demonstrata anti-jugosllave në Detroit, por i cili u lirua pastaj me ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara.

“Rasti Ivezaj” u soll në vëmendjen e autoriteteve qeveritare të Washington nga Z. Ekrem Bardha nëpërmjet mikut të tij, njërit prej përfaqësuesve të shtetit Michigan në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, Z. William Broomfield. Kongresisti Broomfield kishte organizuar me kolegët e tij sesion-dëgjimi për këtë rast në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

Më kujtohet si të kishte ndodhur dje, pasi isha duke raportuar për Zërin e Amerikës, zhvillimet e punës së Komisionit për Punët e Jashtme të Kongresit, ku komuniteti shqiptar i Detroitit më në krye Z. Ekrem Bardha, i kishte kërkuar Kongresistit William Broomfield nga zona e tij elektorale që Kongresi amerikan të shqyrtonte rastin e arrestimit të Pjetër Ivezajt. Besoj se për herë të parë në Ëashington u pa fillimi i rolit dhe influencës së komunitetit shqiptaro-amerikan, në ekspozimin e shkeljes së të drejtave të shqiptarëve nën ish-Jugosllavi. Ishte gjatë atij sesioni-dëshmi të Kongresit që miku i Z. Bardha, kongresisti William Broomfield u ngrit nga karriga dhe vajti për t’i telefonuar “live” nga salla e Kongresit, ambasadorit amerikan në Beograd për t’i kërkuar atij shpjegime nga autoritetet jugosllave për burgosjen dhe lirimin e menjëhershëm të Pjetër Ivezajt, shqiptaro-amerikanit me shtetësi amerikane. Ashtu edhe ndodhi. Ai u lirua pothuaj menjëherë nga burgjet jugosllave dhe “rasti Ivezaj” shënoi fillimin e venitjes së statusit të Jugosllavisë si shtet i favorizuar në Washington, fal komunitetit shqiptaro-amerikan në Detroit dhe mikut të Z. Ekrem Bardha, kongresistit William Broomfield. Si asnjë herë më parë, arrestimi i Pjetër Ivezajt nga jugosllavët dhe ndërhyrja e kongresistit Broomfield për lirimin e tij, bëri që Kongresi amerikan të kthente sytë dhe të fokusohej, më seriozisht se kurrrë më parë, drejt çështjes shqiptare në ish-Jugosllavi.

Ky rast, ndoshta, do të përbënte provën më të mirë të rolit dhe fillimit të influencës që do të ushtronte, për dekada më vonë, komuniteti shqiptaro-amerikan në qarqet më të larta të politikës së Shteteve të Bashkuara në favor të çështjes kombëtare dhe të drejtave të njeriut për shqiptarët në trojet e veta shekullore.

Ashtu siç sugjeron edhe titulli i librit të Zotit Bardha, “E Vërteta: Pavarësia e Kosovës, Amerika dhe Diaspora”, një vepër prej 525 faqesh, i kushtohet kryesisht Kosovës, por edhe periudhës së rivendosjes së marrëdhënieve shqiptaro-amerikane në mars, 1991: shumë kujtimeve personale të tija me udhëheqësit më të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe të veprimtarive të shumta që Z. Bardha ka ndërmarrë në bashkërendim dhe bashkëpunim me shumë bashkatdhetarë të tjerë këtu në Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë kontribuar gjithashtu masivisht, duke e bërë lobimin shqiptar ndër më të fuqishmit në atë atë kohë, në Washington.

Libri i Z. Bardha është një vepër që dokumenton me burime dhe dokumenta të dorës së parë, përfshirë fotografi, rrugëtimin e vështirë drejt luftës për liri e pavarësi të Kosovës dhe të drejtave të njeriut për shqiptarët anë e mbanë trojeve shqiptare. Dokumenton të Vërtetën, siç sugjeron edhe titulli i librit, rolin personal të autorit me zyrtarë të lartë amerikanë dhe bashkëpunimin e tij për lirinë e Kosovës dhe për të drejtat e njeriut për të gjithë shqiptarët, me protagonistë të tjerë shqiptaro-amerikanë. Z. Bardha i ofron lexuesit fakte dhe raste që publiku i gjerë nuk besoj se i di, ndërsa ai paraqet dokumentacion, fotografi, komunikime, letër shkëmbime, përshkruan takime, lobime dhe qasje të guximshme sfiduese për të gjitha palët, qoftë edhe në radhët e komunitetit, po edhe me bashkëbisedues të ndryshëm, të interesuar për çështjen shqiptare në Ballkan.

Vepra e Z. Bardha është një libër i pasur me kujtime, që dëshmon rrugëtimin e vështirë drejt pavarësisë së Kosovës dhe rolin e protagonistëve kryesorë të Diasporës shqiptare në Amerikë, siç është Z. Bardha. Libri është i pasur me fakte që shumë nuk i dinë, përfshirë takime, lobime, qasje shpesh herë të guximshme dhe sfiduese, tensione të lloj-llojshme, përgjegjësi dhe emocione intensive – shpesh edhe me përfaqësues të niveleve më të larta të vendim-marrjes qevritare amerikane, qoftë nga dega legjislative, qoftë nga një pjesë e medias, qoftë nga diplomacia amerikane që besonte në stabilitetin e Ballkanit – shpesh në kurriz të të drejtave të njeriut dhe nuk dëshironte t’i turbullonte moçalet politike të Ballkanit. Një libër që teksa rrëfen lirisht, e zhvendos lexuesin emocionalisht dhe shpirtërisht në përjetimin e një prej ngjarjeve tragjike, por më thelbësore të shqiptarëve në historinë e fund shekullit të kaluar dhe në fillim të shekullit të ri, jo vetëm të historisë kombëtare të shqiptarëve, por edhe të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës në tërësi.

Çështja e Kosovës: liria dhe pavarësia e saj si shtet, shembja e Murit të Berlinit dhe tranzicioni post-komunist në Shqipëri, ishin kauza historike kombëtare që kumbonin vazhdimisht, natë e ditë, në veshët tonë gjatë periudhës për të cilën shkruan z. Bardha në librin e tij: “E Vërteta: Pavarësia e Kosovës, Amerika dhe Diaspora”. Liria dhe demokracia e vërtetë për Shqipërinë dhe për Kosovën ishin kauza dhe ide që në rininë tonë, na entuziazmonin të gjithëve, sepse kishin të njëjtin kuptim dhe rëndësi për mbijetesën e Kombit shqiptar në pavarësi, liri e demokraci, për një shumicë dërmuese të shqiptarëve, të pakën këtu në Shtetet e Bashkuara, për rolin e të cilit shkruan autori Bardha.

Libri i Z. Bardha është një dokument që tregon se komuniteti shqiptaro-amerikan luajti rolin dhe kreu misionin, që u kishte ngarkuar historia shqiptarëve të Amerikës – për të dytën herë në historinë e këtij komuniteti në SHBA – në fillim dhe në mbarim të shekullit të kaluar. Libri, “E Vërteta: Pavarësia e Kosovës, Amerika dhe Diaspora” është një dokument i të vërtetës ashtu si mund t’a pasqyrojë një protagonist kryesor i komunitetit shqiptaro-amerikan, si Z. Ekrem Bardha, një pjesëmarrës patriot shqiptaro-amerikan me ndërgjegje të shëndoshë njerëzore dhe me dashuri të sinqertë për Kosovën dhe Shqipërinë. Por edhe me mirënjohje të thellë për ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës: këtij vendi të bekuar për të gjithë ne, për ndihmën e pakursyer të Amerikës gjatë historisë, në mbështetje të ekzistencës së racës shqiptare dhe të drejtave kombëtare të shqiptarëve. Përfshirë historinë moderne të angazhimit të përbashkët të komunitetit shqiptaro-amerikan në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor, për të cilën lexojmë në kujtimet e bashkatdhetarit Ekrem Bardha, të cilin e përgëzoj për punën e vlefshme dhe për ndërmarrjen bujare për të qitur në dritë të Vërtetën, siç e ka përjetuar ai vet.

Duke marrë parasysh situatën politike aktuale në Shqipëri dhe në Kosovë, por edhe marrëdhëniet midis tyre uroj që përpjekjet, mundi dhe investimet e komunitetit shqiptaro-amerikan gjatë gjysëm shekullit të kaluar të mos kenë shkuar më kot. Të gjithë e dijmë se gjëndja është serioze, sidomos, largimi në masë i shqiptarëve të dëshpëruar sidomos nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, drejt Evropës Perëndimore, për një jetë më të mirë, më të lirë dhe më të drejtë për të gjithë e pa dallim – kauza këto për të cilat luftoi komuniteti shqiptaro-amerikan për dekada, për t’ua siguruar bashkëvëllezërve tanë në trojet shqiptare. Le të shpresojmë se ndonëse situata aktuale politike dhe ekonomike në Shqipëri dhe në Kosovë është tepër serioze lutemi që mos jetë e pa shpresë!

Vasfije Krasniqi i drejtohet Presidentes Osmani rreth kërkesës së Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” për Lulëkuqen si simbol përkujtimor i gjenocidit

0

Vasfije Krasniqi-Goodman, jeta pas tmerrit dhe lufta me padrejtësinë - Bota Sot

Vasfije Krasniqi Goodman

E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, Zonja Vjosa Osmani
I nderuari Kryeministër i Republikës së Kosovës, Zoti Albin Kurti.
I nderuari Kryetar i Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca
Të nderuar ish kolegë të mi, deputetë të Kuvendit të Kosovës,
Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Në cilësinë e ish deputetes së Kuvendit të Kosovës dhe si njëra nga viktimat që denoncoi publikisht dhunën seksuale që paraqet formë të gjenocidit që Serbia zbatoi mbi popullin tonë, kam marrë një kërkesë nga Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” drejtuar institucioneve shtetërore dhe forcave politike të Kosovës që kërkesë nga Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” që Lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

Dita ditës njerëzve u bëhet e qartë se plani i Serbisë për gjenocid në Kosovë kishte për qëllim shkatërrimin e shqiptarëve si komb dhe për realizimin e këtij qëllimi ata vranë shqiptarë të të gjitha moshave dhe gjinive, dhunuan seksualisht mbi 20 mijë femra dhe meshkuj shqiptarë, dëbuan nga vatrat e tyre mbi një milion shqiptarë dhe shkatërruan mbi 100 mijë shtëpi, objekte arsimore, monumente kulturore dhe historike që lidhen me identitetin e shqiptarëve.

Pasi lexova me vëmendjen e duhur arsyetimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” për domosdoshmërinë që të kemi një logo të vetëm që do të simbolizonte krimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe përfshirjen e çdo forme të akteve gjenocidare në njërën nga petalet e lulëkuqes, vendosa t’u bëj thirrje publike në emrin tim personal, dhe në emër të organizatës “Drejtësi Për Të Gjithë” që ta përkrahni këtë iniciativë dhe të ndërmerrni të gjitha hapat e nevojshëm për zyrtarizmin e këtij simboli gjithëpërfshirës, si simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

Prishtinë, më 6 dhjetor 2022 ​​​​​
Me respekt
Vasfije Krasniqi Goodman.

Në Amazon dhe Barnes & Noble botohen dy libra kushtuar Presidentit Donald J. Trump shkruar nga studiuesi e publiçisti Klajd Kapinova 

Si e njoha Tomë Mrijajn? - PrizrenPress - Portal informativ

Tomë Mrijaj 

Eshtë rasti i radhë në historinë e publiçistikës shqiptare në vendlindje dhe diasporë, që një shqiptaro-amerikanë shkruan dy libra voluminoz kushtuar një figure të madhe dhe të shquar amerikane Presidentit të 45-të të SHBA republikanit Donald J. Trump.  

Autori Klajd Kapinova, për 30 vjet me radhë, është një aktivist dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Kishës dhe Shtypit Katolik Shqiptar në vendlindje dhe SHBA, duke qenë editor dhe autor i disa librave dhe qindra shkrimeve mbi historinë e kishës martire shqiptare në Shqipëri dhe kontributin e shquar të Klerit Katolik Shqiptar gjatë shekujve deri në ditët tona. 

Forhåndsvisning av bilde

Lexuesit shqiptaro-amerikanë dhe në vendlindje me anën e librave: “Presidenti Trump dhe këneta globaliste” (Edicioni i Parë në vitin 2021 në Shkodër dhe Edicioni i Dytë SHBA, 2022) dhe “Trump kishte të drejtë për gjithçka”, (Këndvështrime), të shkruar me shumë kujdes dhe përkushtim nga penda e publiçistit Klajd Kapinova, mund të mësojnë shumë gjëra interesante mbi kulturën, historinë dhe politikën bashkëkohore amerikane.  

Unë si redaktor i librave, mendoj se veprat e reja, që lexuesit kanë në dorë, mund të quhen ditare dhe analiza të mprehta historiko-politike, të pasura në brendsi me përshkrimet interesante të ngjarjeve dhe datave mbresëlënëse, të cilat gjërësisht pëfshijnë periudhën e suksesshme historike 4-vjeçare 2016-2020 të Presidentit të 45-të të SHBA-së republikanit Donald J. Trump, i cili, me fakte dhe prova (për të mirën e popullit amerikan), radhitet si kyetar shteti më më i suksesshëm, në të gjithë historinë e presidentëve të Amerikës. 

Unë qysh me marrjen e shtetësisë amerikane, katër dekada më parë, jam rregjistruar si votues me bindje demokrate. Historinë e lavdishme të Amerikës përparimtare e kam ndjekur me shumë kujdes, qysh në bankat e shkollës së mesme në vendlindjen time në Kosovë dhe për shumë dekada në SHBA…  

Forhåndsvisning av bilde

Sikurse mësojmë edhe në libër autori e vë theksin ndër të tjera tek fryma dhe praktika konservatore amerikane e Presidentit Trump kundër abordit, një plagë serioze dhe shqetësuese sot në botë, me të cilën Kisha Katolike dhe Selia e Shenjtë në Vatikan janë përballur vitet e fundit në SHBA dhe Europë, ku forcat politike liberale, komuniste dhe ateiste janë shfaqur hapur pro abordit, duke i hequr të drejtën e jetës fëmijëve të palindur dhe porsalindur. 

Në saj të politikës së zgjuar dhe largpamëse të Presidentit Trump, SHBA arritën një zhvillim ekonomik shumë të lartë si asnjë vend tjetër i botës, duke mbuluar edhe prapambetjen që la si trashigim admistrata demokrate e presidencës Obama-Biden 1 dhe 2.  

Këto aspekte pozitive shumë të rëndsishme të sukseseve të Presidentit Trump, ka zbardhur përmes faqeve të librave të ri autori i komunitetit tonë.  

Ai, i ka hartuar shkrimet e tij të bazuar në burime e fakte të sakta historike amerikane dhe dëshmive të ndryshme nga shtypi periodik dhe librat e reja në ditët tona.  

Gjatë vitit 2020, asnjë lider demokratë, senatorë, kongresmenë, governatorë, dhe kryetar bashkie si dhe funksionar të tjerë zyrtrë demokratë, nuk kanë kritikuar protestat e dhunshme, djegiet e flamurit amerikan, djegiet e bisneseve të gjithë njerëzve me ngjyrë, të bardhë, spanjolë etj., rrëzimin e 185 monumenteve të historisë amerikane, ku janë vrarë 30 policë dhe plagosur 700 të tjerë në të gjithë vendin nga protestuesit e dhunshëm marksistë. 

Në faqet e librit historik, mësojmë se në mesnatën e mbrëmjes së 3 nëntorit 2020 gjatë zgjedhjeve presidenciale, Presidenti Trump ishte përpara me më shumë se 110,000 vota në Wisconsin dhe më shumë se 290,000 vota në Michigan. Në shtetin Georgia, epërsia e tij ishte në avantazh me 356.945 vota; dhe sërisht Trump udhëhoqi në Pensilvani me 600,000 vota.  

Kështu në gjashtë shtete kryesore konservatore Presidenti Trump doli fitues me diferencë të madhe votash, në zgjedhjet e vitit 2016, si: Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Pennsylvania dhe Wisconsin. Trump, arriti të marrë mbi 75 milion vota reale. Gjatë asaj nate ndodhi absurdi.  

Mbas 2 vjetëve, pikërisht manipulimi dhe vjedhja masive e votave po vërtetohet sot në dhjetor 2022 nga bossi i ri i Twitter multi bilioneri i suksessshëm Elon Musk me publikimin e dokumenteve sensitive korruptive të Skandalit të Madh të Shekullit nga ish bossi i rrjetet sociale si Twitter, Facebook, Google, YouTube etj., të cilat po bëjnë bujë kudo në botë në ditët tona.   

Big Tech, FBI etj., me paramendim fshehën me qëllim të vërtetën e u bënë pjesë e lojës së madhe manipulative të korrupsionit, që ata organizuan hapur kundër zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe ndaj vetë Presidentit Donald J. Trump.  

Një aspekt i rëndsishëm i librave, është tema e ebrejve në trojet etnike shqiptare, ecuria e tyre deri në ditët tona. Dihet se populli i lashtë ebrejt dhe ai iliro-shqiptar, historikisht kanë pasur marrëdhënie shumë të mira me njeri-tjetrin edhe pse në territorin iliro-arber-shqiptar, besimi islam-otoman, zë përqindjen më të lartë të popullisë. 

Praninë e hershme të ngulimeve hebreje në Kosovë kryesisht në territorin e Novobërdës e dëshmon defteri otoman i vitit 1498-1499, në të cilin përmendet se aty kishte gjashtë shtëpi hebraike.  

Asokohe pushtuesi kolonizator osman ankohej se gjatë revoltave shqiptare kundër shtetit islamik perandorak turk në vitin 1911, pakicat hebraike në Shqipëri u akuzuan se kishin bashkëpunuar dhe mbështetur rebelët shqiptarë. Kosova u bë si pikë tranziti e rëndsishme për emigrantët ebrejt. Mijëra hebrenj, që shkuan në Shqipëri asokohe e përdornin territorin e Kosovës si pikë tranziti.  

Si pasojë e marrëdhënieve shumë të mira Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhëniet diplomatike. Meritë për këtë ngjarje historike të madhe ka Presidenti i 45-të i SHBA-së republikani Donald J. Trump. Më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, Kosova dhe Serbia, fatmirësisht nënshkruan dakordimin, për normalizimin ekonomik, ndërmjet tyre në praninë e presidentit amerikan Donald J. Trump.  

Pjesë e mirëkuptimit ishte edhe dakortësia e Izraelit, për njohjen e Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, e cila e bën Izraelin shtetin e 117 që e njeh Republikën e Kosovës. 

Fatmirësisht deri tani administrata Trump, falë një pune përkushtuese, arriti të bej realitet platformën elektorale të republikanëve patriotë, nën moton e suksesshme: America First.  

Shumë pak shqiptaro amerikanë e mbështeten kandidatin republikan Donald J. Trump, sepse nga vendet ku kishin origjinën ish emigrantët nga Shqipëria dhe Kosova, historikisht nuk kanë pasur asnjëherë sistemin kapitalist dhe levizjen politike me traditë të mirëfilltë të djathtë patriotike përparimtare.  

Megjithatë duhet thënë ana pozitive, se shtetet tona si Shqipëria dhe Kosova, vazhdimisht janë ndër vendet kryesore në botë, për simpatinë dhe respektin e veçantë, që tregojnë gjithnjë për SHBA-në, pavarësisht se kush drejton politikisht shtetin republikanët patriotë apo ekstremistët e majtë demokratë. 

Trump dhe administrata e tij, me enërgji të pashtershme bëri investime të mëdha në bujqësi, për fermerët amerikanë. Mallrat e prodhuara me marken Made in USA, janë cilësore, të forta dhe me garanci prodhimi, në krahasim me produktet e dobëta dhe të lira kineze etj. 

Gjatë kësaj periudhe, sipas shifrave të pavarura mujore, del se papunësia ra në masën 3.6%, duke qenë një rekord në të gjithë historinë e SHBA-së për gati 50 vjet, duke hapur mbi 10 milion vende të reja pune.  

Këto tema interesante dhe të tjera, janë bërë objekt i këndvështrimeve edhe në këtë libër enciklopedik, të veçantë në llojin e vet në botën shqiptare. 

Amerika, me gjithë baticat dhe zbaticat e veta historike, shpreson dhe beson shumë në Zotin dhe drejtësinë, se një ditë ajo do të fitoj.  

Trump kishte të drejtë për gjithçka 

Libri i dytë: “Trump kishte të drejtë për gjithçka”, me autor Klajd Kapinovën, është një vepër e re me këndvështrime të historisë dhe politikës bashkëkohore amerikane, e cila trajton në gjërësi dhe thellësi, me fakte serioze shkaqet e rënies drastike të demokracisë dhe krenarisë SHBA-së, nga paafësia e Joe Biden, gjatë periudhës së shkurtër nga muaji janar 2021 dhe deri në ditët tona. 

Të gjithë arritjet pozitive të Presidentit Donald J. Trump, gjatë vitëve 2016-2020, sot nën Biden, janë përmbysur dhe zhdukur me shpejtësi të gjithë aspektet e sukseseve të brendshme dhe të jashtme të politikës, jetës, ekonomisë, shoqërisë amerikane. 

Kjo katastrofë e pashembullt, në historinë e kombit tonë, shprehet me të gjithë treguesit negativ në politikën e jashtme dhe brendshme kontradiktore të qeverisë si shembull negativ i degradimit të vazhdueshëm të demokracisë dhe lirive të të drejtave të njeriut, fjalës etj., të cilat fatkeqsisht po shihen qartë dhe me keqardhje të madhe nga kushdo sot në botë. 

Në ditët tona, niveli i inflacionit në SHBA, fatkeqsisht është rritur në shifra të frikshme të krahasuar me vitin 1970, duke risjellë fenomenin katastrofik të Recensionit të Madh, e shoqëruar kjo me çvlerësimin e monedhës dhe ngritjen e mëtejshme të çmimeve, në të gjitha fushat e jetës së qytetarëve amerikanë.  

Forhåndsvisning av bilde

Papunësia si plagë e madhe, gjatë periudhës së administratës së Presidentit Trump, ishte ulur shumë në shifrat rekord në të gjithë historinë e SHBA-së, kurse sot fatkeqsisht nën Biden ajo është rritur në shifra më të larta në shkallë kombëtare, brenda komunitetëve, grupmoshave dhe gjinisë së aftë për punë, si për shembull në komunitetin afrikano-amerikanë, komunitetin ispanjik (latin), komunitetin aziatik dhe më së shumti për vajzat dhe gratë amerikane.  

Libri i ri Kapinovës, me detaje, fakte dhe prova të marrë nga burime të pavarura amerikane trajton korrupsionin e familjes Biden ndër vite… Ky libër ri me risitë e tij, është një kronikë, këndvështrim dhe analize e detajuar e ngjarjeve dhe skandalëve të panumërta të ditëve tona në SHBA, të cilat janë zbardhur dhe argumetuar me një analizë të mprehtë dhe ilustruar me prova e fakte të ditëve tona. (New York, 2022)  

Kërkesat e hapta serbe për gjenocid kundër shqiptarëve dhe kroatëve, janë pasqyrë e frymës politike në të cilën ata janë edukuar!

0

Bardhyl Mahmuti, shkrimtar 

Indiferenca ndaj kërkesave serbe për gjenocid shpërfaqë hipokrizinë dhe inkurajon përsëritjen e krimeve 

Jo vetëm në tribunat e stadiumeve në Serbi, por edhe në tribunat e stadiumeve në shteteve ku mbahet kampionati botëror i futbollit, publiku serbë brohoret njëzëri: 

Ubi! Zakoli! Dok šiptar ne postoji! (Vra ! Ther ! Derisa të mos ketë më shqiptarë!) 

Dhe  

Ubi hrvata, da šiptar nema brata! (Vraje kroatin që shqiptarë të mos ketë vëlla! 

Kërkesat e hapta serbe për gjenocid kundër shqiptarëve dhe kroatëve janë pasqyrë e frymës politike në të cilën ata janë edukuar!

Mirëpo nëse nuk harrojmë se pikërisht njerëzit e kësaj logjike kanë kryer gjenocid kundër boshnjakëve, kroatëve dhe shqiptarëve gjatë luftërave që e shoqëruan shpërbërjen e Federatës së Jugosllavisë, atëherë është për t’u brengosur kur sheh me çfarë indiference sillen institucionet politike, kulturore dhe sportive kombëtare dhe ndërkombëtare. 

Imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse tifozët kroat apo ata shqiptarë do të brohorisnin, për shembull, një mesazh të kësaj natyre: 

Ubi srbina, da rusin nema sina! (Vraje serbin, që rusi të mos ketë djalë)! 

Kam bindjen e plotë se jo vetëm në strukturat drejtuese të FIFA-s, por kjo çështje do të ishte ngritur edhe në Këshillin e Sigurimit edhe në OKB! 

  • Bardhyl Mahmuti është aktivist i njohur i çëshjes kombëtare. Jeton në Zvicër.