Kreu Blog Faqe 1166

Regim i Policisë së Kosovës, pas shpërthimeve në pjesën veriore të vendit

0

Policë të njësive speciale në Jarinjë, në muajin shtator 2021.

Në veri të Kosovës këtë të marët janë dëgjuar shpërthime e të shtëna me armë.

Për këtë Policia e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se “deri në këto momente nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente, përderisa raportohet se protestuesit kanë demoluar zyrat e komisionit komunal zgjedhor”.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë dhe vlerëson situatën e sigurisë në vend dhe ndërmerr masa të nevojshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës”, thuhet tutje në komunikatën e Policisë.

Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore, në vazhdimësi po angazhohet në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore komfor situatës dhe zhvillimeve në gjithë vendin, përfshirë zhvillimet në Veri të Mitrovicës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke u bazuar edhe në bashkëpunimin ndërinstitucional i ka bërë kërkesë Policisë së Kosovës për asistencë rreth përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat në veri të vendit.

Me këtë rast, Policia e Kosovës njofton opinionin publik në lidhje me zhvillimet e sigurisë në veri të vendit se, sot më datë 6 dhjetor 2022, në komunat Zubin Potok dhe Mitrovicë Veri, Njësitë policore të rendit publik kanë shoqëruar zyrtarët e Komisionit Komunal zgjedhor në zyrat e komisionit komunal zgjedhor, të cilat ndodhen në komunat Zubin Potok e Mitrovicë Veri me qellim të kryerjes së detyrave dhe kompetencave të tyre ligjore.

Në orët e para të pasdites së sotme, në disa zona të Zubin Potok-ut dhe Mitrovicës Veri janë regjistruar disa incidente (dyshohet shkrepje armësh e shpërthime), por deri në këto momente nuk janë raportuar lëndime nga këto incidente, përderisa raportohet se protestuesit kanë demoluar zyrat e komisionit komunal zgjedhor.

Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë dhe vlerëson situatën e sigurisë në vend dhe ndërmerr masa të nevojshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës.

A është atdheu, Shqipëria nënë në rrezik të coptimit? 

0

Sinan Kastrati, Suedi

Kurvat krihen e Stambolli digjet! 

Nuk është me rëndësi se kush digjet, ”mali”, ”shtëpia” apo qyteti kryesore, kurvat krihen.  

Porosia është: kurvat e bëjnë punën e vetë … 

“Kurvat krihen e Stambolli digjet, është ajo thënia e moçme e cila nuk ka si të mos na shërbejë edhe për një asociacion (e shumë më tepër) për situatën në të cilën Kosova ndodhet. Konteksti i diskutimit dhe grindjes në fjalë është jo vetëm i huquri dhe tejskajshmi por ai del të jetë edhe një argument më shumë që ky vend ka kohë që është i zhytur në luksin e (ish)lakmive për poste dhe me kaq mbyllet çdo gjë” (Beqë Cufaj). 

Dje lexova një analizë të Shaban Muratit për dëshirën e Micotakis për asosiacionin e komunave greke në Jug të Shqipërisë. Menjëherë iu shkruajta disa ish shokëve dhe miqëve të mi se a është e mundshme që edhe kjo të ndodh? 

Asociacionin 1*) e komunave greke në Shqipëri, pas serbëve në Kosovë, po e kërkon edhe kryeministri grek Micotakis (Kiryakos Miçotakis (Yunanca: Κυριάκος Μητσοτάκης, politikan grek, lindur më 4 mars 1968 në Athinë). 

Por të dalim në temë. Greqia don që komunat me shumicë apo pakicë greke të kenë të drejtën e qeverisjes, siq u bë zakon të quhet asociacion 

 ”Shaban Murati: Micotaqis zyrtarizon “asosiacionin e komunave greke” në Shqipëri”, Analizë, Drini.us, 4 Dhjetor 2022 

Ndërsa unë e lexoja analizën e Shaban Muratit, një miku im, Dr. Sadik Gjikolli ma dërgoj ta dëgjij edhe me zë 

”MITSOTAKIS ZYRTARIZON ASOSIACIONIN E KOMUNAVE GREKE NË SHQIPËRI” 

THESARI 

38 000 prenumeranter 

https://youtu.be/FsCO-EVG8UM 

 3 351 visningar  5 dec. 2022 

Faleminderit që më ndoqët! 

Na ndiqni në Facebook : https://www.facebook.com/thesari.portal/ 

Kur unë e dëgjoja, kishte vetëm 24 kommente 

Disa nga komentet:  

”Zoti e ruajt Shqiperinë” 

”Greku dhe shkau lehte e kane kur Edi Rama dhe Hashimi e Isa jane kaq tradhetare dhe antishqiptare …” 

”Politlkant tan jan injorant që nga Edi tradhtari i kombit shqiptar” 

”Shqiperia po coptohet “pse hesht ai popull “duhet ngritur e gjith Shqiperia ne kembe o te shushatur ”e keni ne gen mjerimin dhe poshterimin” 

”Ata që nuk duan antarsimin e Shqipëris në BE po mundohen nëpërmjet kërkesave absurde që të krijojnë përplasje mes vendit ton dhe atë të tyre për arsye që ne Shqiptarët e dim fare mir …Shqipëria jon e dashur në Be-n e (Kurva e Motit) ëndërruar do hyje pa brek (m’falni për fjalorin ?) … për ne çdo gja ësht e vështir” 

”O zot ku dolen greket ne shqiperi o zot. Ku je o plotike e qelbur” 

”Shaban Muradi i Dyte (te cilit i referohesh), eshte nje Islamist i thekur, dite e nate lutet dhe punon per neo-otomanine, projektin e Erdoganit turk qe per dy dekada me radhe, po e ben fakt te kryer kthimin e Shqiperise ne nje province avanpost anadolli. Per kete mbetje turkoshake, kur sulltan salepi i perdor Salehun dhe Edvinin, si Enuke te tij, eshte krejt ‘normale’!!” 

”Sa per Micon e Taqos, te vije sa here te doje ne Himare, po deshi te marre me vete edhe gabelin Alfred Beleri e V. Bollanon, ajo krahine ka per te ngelur gjithmone Shqiptare!” 

”Edhe BE vjen e be mbledhje me politikanet tane per marveshje ekonimike? cohuni o popull ik o shtet i shitur largohuni o cuba qe i beni shoqeri politikaneve.” 

”Kan vdek heroj kan vdek po ku mbeti historija e shkrumuar e shqiptarve ne trojet e veta ne greqi e shqiptarve ne serbi as qe vizitohen as qi perkujtohe bile me nje lutje qe asht derdh gjaku si lum” 

”Duhet ber atentat ne edi ramen sepse kjo s guxo te ndodh ne shqiperi or vllazer duhet patjeter te hjekim edin nga kjo bot” 

”Si gjithmone shqiptari eshte varrmihes i vetvetes. Cope nga nje cope do ta shesin gjithe Shqiperie.Fatkeqesisht ky eshte realiteti i hidhur i kombit tone i destinuar te zhduket.” 

”Nuk po kuptoj!!! Shqiptaret ne Greqi nuk kane te drejta por grekeve ne Shqiperi u mundesohet edhe asociacioni i komunave me banore grek !!!! Kjo nuk eshte normal. Sa grek ka ne Shqiperi??????!!!! A ka burre shteti Shqiperia a jo!!!” 

”Si Greqia e Serbia dhe Rusia jane me fe ortodokse dhe me Ideologie fashiste. Jane perhere kunder shqiptareve dhe vazhdojne me zhberjen e tokave shqiptare.” 

”Edhe ne saranda e njejta gje muzik greke Edhe nje her nuk ndegjova kenget shqiptare vetem ato greke po ne kena keng shum te mir pse duhet te ndegjojm o greke o te huaja ne greqi shqiptar nuk kan guxim ta ndezin nje muzik shqipe eshte e pa mundur” 

”Na mori lumi.” 

***

Pasi e shkruajta një mikut tim 

”Me çuditi nje shkr. i Shaban Muratit ”Micotakis zyrtarizon ”associacionin” …. ” dhe nje koment i Drinit. 

Ruajna Zot ! 

“Komentin e shkrova une. Si mendon ti? A është ok a jo? 

I lamë durte Sinan 

”Po na zhbëjnë e popullin e kanë shti me fjete”. 

***

Dhe hoqa dorë nga faqet e shtypit shqiptar që kisha mendua dhe premtua se do të flas:  

”Pse, pse ky popull kaq i vogël e lindi kaq shumë tradhtar !?” 

”Dedaj uron PDK-në për anëtarësim në ALDE” (një sahanlëpirës i untë për pushtet.) 

LAJMI I FUNDIT: “Këta janë gjyqtarët që do ta trajtojnë rastin e ”Thaçit dhe të tjerëve në Hagë” 

Kryetarja e Gjykatës Speciale në Hagë, e ka caktuar trupin gjykues që do ta trajtojë rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. 

Katër gjyqtarët që do ta trajtojnë rastin kryesor në Gjykatën Speciale janë: Charles Smith, Christoph Barthe, Guenael Metraux dhe Fergal Gaynor gjyqtar rezervë, raporton Nacionale. 

“28 Nëntori i bëri bashkë në Burojë Limajn, Lushtakun, Grabovcin, Kilajn…” (u bashkuan rreth sofrës me mish e raki e këngë. Kjo është kryevepër, “epopoe” e çliruesëve) 

”Familja Rugova merr shtetësinë shqiptare” (thua se s`kemi tjetër dert …) 

“Familja Rugova merr shtetësinë shqiptare, Veliaj: Krenar për kontributin që i keni dhënë Shqipërisë dhe Kosovës“, Shqiptarja.com, 31 Tetor, 14:08 | Përditesimi: 31 Tetor, 14:59 

“110-vjetori i Pavarësisë, Rama nuk harron Thaçin: Mungon përkohësisht por misioni vazhdon” (Edi e Hashimi janë të ngjashëm, si harrni për thes, e të pashëm, për “mashkullgji”) 

“Thaçi s’do ta festojë i vetëm pavarësinë e Shqipërisë në Hagë” (mire shumë, të gjithë si ai le të bashkohën si ”kapaku me tenxherenë” 2*), e ta kalojnë pleqërinë) 

Aktorja kosovare: “Kam parë ëndërr duke u martuar me Ronaldon!” 

“Me Ronaldon e vjetër kam parë ëndërr duke u martuar”/ Flet “pa doreza” Shota Baraliu 

Aktorja Baraliu: “Për një muaj ia kisha hekë nja 10 kilogram Ronaldos” (Sa mirë, aktorja qenka mjeke popullore. Na duhën këshillat. Po jetojmë në kohën e prapanicave)  

Limaj kritikon krerët e shtetit: “Flisnin për Ismail Qemalin nuk e thanë asnjë fjalë për çliruesit e Kosovës” (Çliruesit ? 

-Po kush janë ata çlirues o Fatmir? Ju mund të krenoheni e krekoseni por është meritë e juaja që Veriu na e muar Serbia e ju, hani e pini e … e këndoni si gjinkallat … ku e tash edhe një pjesë e detit shqiptar dhe tri komua me minoritarë grekë po duan vetëqeverisje e më vonë, bashim me Greqinë. A të kujtohet artaku yt, Jakup Krasniqi, kur ishte zëdhënës i uck-së, thonte se do ti bashkojnë tokat shqiptare në një shtet, edge Çamërinë) *3)   

Çitaku – Kurtit: “Mos na shit dushk për gogël” *4) (Vlorë, duhët thënë: “Mos na shit dushk për duhan e arra për gogla“. Vlorë Çitaku, kjo fjalë tregon se të dytë kanë qenë mashtrues dhe kanë ikur me të shpejtë duke mendua se e kanë mashtrua shoqi-shoin. Kur i kanë hapur thasët, kanë parë se nuk ka duhan por dushk. Edhe ai që ka mendua se ka blerë arra, në thes e sheh se ka vetëm gogla. 

Me fjalë tjera, partia jote që ti i ke pa hajrin, i keni shit popullit vetëm rrena e mashtrime (dushk e gogla ….)   

Komenti i mikut tim (Gj. B. K): 

”Populli shqiptar në mbarë hapësirën etnike dhe mërgatën e shpërndarë nëpër botë, do të duhej që përfundimisht ta largonte prej fjalorit akuzën e fajësimit për Europën dhe fuqitë e mëdha përgjithësisht. Përgjithmonë. Vetëm një popull NAIV dhe në fazën e parafundit të vetasimilimit kombëtar me rexhepqosjet e tij dhe këngëtarët tallava, iu beson naiviteteve të këngëtarëve tallava që i ndezin ndjenjat e tij pseudoatdhetare duke i kënduar Mollës së Kuqe apo Çamërisë përderisa fqinjët e afërt a më të largët lozin e tallen me ty natën e ditën, duke i realizuar të gjitha projektet për zhbërjen tonë kombëtare.
Eksperimenti më i kobshëm antishqiptar është ai i asciciacionit të komunave serbe (në Kosovë) e tash na dolën edhe “komunat greke” në Shqipëri?!
Pse jo?
Nëse për Turqinë u dashka të bëhet një Mamushë “turke” me mbiemrat Morinë, Krasniq, Mazrek e Berishë, pse të mos ketë edhe Himarë “greke”?
Pse të mos jetë Shqiptaria “vend multietnik” kur vet udhëheqësit “tonë” ia shtojnë Shqipërisë “nëntë pakica”, madje edhe “pakicën bullgare” në Malsinë e Kuksit?!
Ah këtë vendin tonë “e lëshoftë toka” po udhëheqësit që i dolën prej “gjirit të tij”. Secili ma në shërbim të armiqëve historik se sa tjetri!
Përderisa për interesat neoosmane u mbush Shqiptaria me xhami në kohën kur bota demokrtatike po heq dorë nga feja si “fëmijëni njerëzore”, “arnautët” ditën e natën në shërbim të Turqisë për tu vetshembur. Shembulli më i madh është megaxhamia e “Erdoganit” në Prishtinë, kur taksapaguesit turq i dhanë për ngritjen e saj 33 milionë euro. Bravo iu qoftë se “arnautët” duhet me i ngopur me islam e xhami, derisa të mos shohin gjë tjetër fare, njejt si imamët e tyre të shkretë për mend.
Me 7 dhjetor Micotaqis do ta vizitoj dhe promovoj “asociacionin e komunave greke”, duke nisë nga Himara e Qeveria e coftë shqiptare do t’ia jep në disponim edhe helikopterin qeveritar për tu endur në parashtetin helen.
Ani kur shqiptarët NAIV e të ndezur me atdhedashuninë që u mungon, këndojnë, vikasin e piskasin si histerik për Mollën e Kuqe dhe Çamërinë, ndërsa në anën tjetër nuk guxojnë të kalojnë lirshëm as në Graçanicë, Zubin Potok, tek Kodra e Minatorëve, Leposaviq apo në komunen e Gores, e të mos flasim për Gumenicën, Artën apo Prevezë.
Qe njëqind e kusur vite Faik Konica ka thënë se, pikësëpari duhet të bëhet Shqiptari në mënyrë që të na shkojnë punët mbarë e “udhëheqësit tonë” e bënë krejt të kundërtën duke u përqëndruar si hijena që ta shqyejnë e vrasin pikërisht ndërgjegjen e tij të pakët kombëtare, për hirë të “njeriut të ri arnaut” qysh deshtën Turqia neoosmane, Serbia e Greqia.
Çka kemi ne me folë më shumë për ligësinë tonë proverbiale, kur edhe Maqedonia (V) , që i ka pothuaj 60 % shqiptarë brenda saj, nuk të llogaritë fare që je gjallë, ta regjistron Lëvizjen Vehabiste si të ligjshme dhe si rrugë për theqafjen tënde e ta lë një aliahmet të plakur para kohe , duke ia krijuar iluzionin se gjoja bënë politikë në “shtetin multietnik” MV, që e udhëhqin demat maqedonas të shtetit njëetnik.
Mos e akuzoni askend për fajin ndaj vetvetës o Shqiptarë/e, se në këtë rreth vicioz e keni sjellë vetvetën.
Udhëheqësit janë tuajt dhe jetojnë me juve, në mesin tuaj, deshtët a nuk deshtët ta pranonit.
Janë mu këta udhëheqës që se hapen gojën qe 22 vite për dëbimin me metoda luftarake të pothuaj 20 mijë familjeve nga pjesa veriore e vendit tënd, Mitrovica andej Ibrit.
Eshtë pikërisht mendësia e “odës së burrave” ku “burrat e familejve të mëdha”, në kohën e vëzhgimeve e përgjimeve ndërplanetare, vazhdojnë ti dredhin mustaqet e mjerimit të kohës që e jetojmë.
Largoje mendjen dhe kokën nga xhamitë që po ti ngrenë me të shti në gjumin e vdekjes dhe ktheju vetëm vetvetës, se Gadishulli Ilirik (pjesa ku ti jeton) , nuk mund të ribëhet dhe forcohet nëse ti nuk je i zgjuar e mendon, gjykon dhe vepron vetëm si Shqiptar/e. “ 

Komenti im: 

“Ende nuk po mund të besoj:
– A është e vërtetë edhe kjo?
Tash ka mbetur që vetëm malazezët që e kanë pjesën më të madhe të detit Adriatik shqiptar, Liqenin e Shkodrës 2/3 dhe ish qytetet shqiptare e Plavë e Guci, Tivar e Ulcin të kërkojnë “asociacion” për malazezët në Shqipëri. Pastaj, radhën e kanë maqedonët që gjithashtu qytetet me popullsi e tokë shqiptare që nga Kumanova, Shkupi, Tetova … e deri afër kufirit me Greqi e Bullgari, dikur ishin shqiparë (Manastiri), do ta kërkojnë që Gllomboqi, vendlindja e Spasses në Shqipëri të bëhet kryeqytet e asociacionit me “shumicë” maqedone, bashkë me Liqenin e Poradecit.
Serbët, le ta kërkojnë “Durrsin”, sepse edhe kjo skele iu ka mbetur merak pa e marrë në Luftërat Ballkanike dhe Edin le të zgjedhin kryetar të grupeve e organizatave serbe në Shqipëri. “  

(Komentet janë publikua në Drini.us, faqja e komenteve, te analiza e Shaban Muratit: ”Micotaqis zyrtarizon “asosiacionin e komunave greke” në Shqipëri” 

***

1*) ASOCIACION m. spec 

Shoqërim. Asociacion përfytyrimesh (mendimesh). Asociacion idesh (fjalësh). Ngjall asociacione. 

Edhe pse është fjalë më e përdorshme në fjalorin politik, në fjalorin e shqipës ende nuk ka hy si “fjalë” politike. 

Asociacioni i Komunave Serbe (AKS), naziv je samoupravne zajednice opština i regiona na Kosovo, čije je formiranje predviđeno sporazumom Beograda i Prištine u Briselu. Planirano je da ovu zajednicu čine opštine Severna Kosovska Mitrovica, Zubin Potok, Leposavić, Zvečan, Štrpce, Klokot, Gračanica, Novo Brdo, Ranilug i Parteš. 

Zajednica, u biološkom smislu, podrazumjeva grupu organizama u međusobnom odnosu na određenom području. 

Kod ljudskih bića postoje zajednice namjere, vjere, resursa, opredjeljenja, potreba, rizika i brojne druge vrste zajednica uslovljenih drugim odrednicama koje predstavljaju zajdničku tačku koja utiče na identitet učesnika i nivo njihove povezanosmti.U sociologiji, koncept zajednice dovodi do značajnih rasprava. Sociolozi se još uvijek ne mogu dogovoriti o konačnoj definiciji ovog pojma. 

Prema tradiciji “zajednica” se definiše kao grupa ljudi koji žive u međusobnom odnosu na određenom području. 

Riječ “zajednica” se često odnosi na grupe koje su organizovane oko zajedničkih vrijednosti uz dodatnu društvenu povezanost unutar geografskog područja, općenito u društvenim jedinicama većim od domaćinstva. 

Riječ se, također, pojavljuje i kod “nacionalnih” ili “globalnih zajednica”. 

Zajednica općina, (složena kratica: ZO) označavala je posebnu društveno-političku zajednicu (DPZ) područnoga značaja koja samostalno obavlja određene poslove iz nadležnosti Republike te općina koje ju tvore. 

U Hrvatskoj su uvedene 22. veljače 1974., a ukinute 25. srpnja 1990. godine. 

Ustav SRH iz 1974. izričito je odredio osnivanje zajednica općina čiji se prostorni opseg utvrđuje društvenim dogovorom općina s Republikom. Ako se dogovor ne uspije postići, prostorni opseg im se utvrđuje zakonom. Zajednica općina donosi plan i program razvoja svoga područja i obavlja različite poslove od zajedničkog interesa za udružene općine. Ona ima svoj statut, upravna tijela, stručne službe, financira se vlastitim porezima utvrđenima zakonom, dio sredstava dobiva od Republike, te od općina za one poslove koji su im prenijeli u njezinu nadležnost. 

U Socijalističoj Republici Hrvatskoj ZO su od 1974. do 1986. bile definirane kao “samoupravne društveno-političke zajednice” i predstavljale su regionalni stupanj (samo)uprave (između općina i Republike); od 1986. promijenile su strukturu i postale “regionalne samoupravne zajednice” sa smanjenjim ovlastima. 

2*) TENXHERE f. 

Enë prej metali si kusi me kapak, që shërben për të zier gjellë, për të ngrohur e për të valuar ujë e lëngje të tjera; gjella a diçka tjetër që është në këtë enë; gjellë, ujë, qumësht etj. sa nxë kjo enë. Tenxhere e sheshtë (e thellë). Tenxhere bakri (alumini). Tenxhere me veshë. Tenxhere me presion enë e tillë me kapakun të puthitur plotësisht, në të cilën gjella zien më shpejt për shkak të shtypjes që krijon avulli. Kapaku (fundi) i tenxheres. Hëngrën një tenxhere me patate (me fasule). 

Vuri tenxheren në zjarr. 

* Ka gjetur tenxherja kapakun (u rrokullis tenxherja e gjeti kapakun) keq. kanë gjetur njëri-tjetrin (dy njerëz që janë njëlloj nga karakteri, nga zakonet etj.). 

3*) Çamëria 

Çamëria është një krahinë në Epir. Ky emërtim është i lidhur me çamët, popullsia autoktone dhe që përbënte shumicën e popullsisë së Çamërisë. Çamëria përbën një brez tokësor i cili shtrihet gjatë anëdetit lindor të detit Jon nga Butrinti e Bistrica deri në Gjirin e Prevezës. Në periudhën moderne, Çamëria i referohet shpesh të gjithë zonës etnike shqiptare në Greqi, konkretisht rajonit të Epirit dhe një pjese të Maqedonisë Perëndimore. 

https://sq.wikipedia.org/wiki/%C3%87am%C3%ABria 

4*) Mos na shit dushk për gogël” fjalë eurtë pop. Shqiptare që tash, edhe politikanët po e përdorin shpesh. Në Shqipëri ishte në përdorim një shprehje tjetër, shprehje banale (zhargon rruge): Mos na shit p… dha ! 

Vazhdon 

Sinan Kastrati, Suedi  

Malmö, 6 dhjetor 2022  

Sinan.kastrati@hotmail.com 

Anamneza e krijimit të shkrimtarit Besnik Mustafaj

0
Nga Jusuf BUXHOVI
______
ANAMNEZA E KRIJIMIT….
-Besnik Mustafaj: “Letrat e mia kredenciale (një rrëfim me Arta Markun”), botoi “Buzuku”,
Në filozofi, anamneza, është koncept i ringjalljes së kujtimive, të lindura para lindjes. Këtë teori ne e njohim nga dialogët e Platonit. Te “Menoni”, personazhi me të njëjtin emër, shtron para Sokratit çështjen, që më vonë do të identifikohet si “paradoks sofistik”.
Vepra “Letrat e mia kredenciale (një rrëfim me Arta Markun”), një libër i zhanrit intervistues, i pari i tillë në letrat tona, në disa segmente, po qe se i referohet dialogut të Menonit me Sokratin, mund t’i takojë edhe asaj që merret si “paradoks i njohurisë”, meqë kur i pari para filozofit të madh shtron pyetjen se si mund të njihet natyra e vullnetit të brendshëm kur, si e tillë, nuk shihet dhe, edhe po qe se ia arrin ta përshkruesh, ajo megjithatë mbetët e panjohur, Sokrati i Platonit, përgjigjet me teorinë e anamnezës.
Natyrisht se ringjallja e kujtimeve, qoftë edhe në formën e përkufizimit platonian, me atë se shpirti është i pavdekshëm meqë në “mbretërinë e ideve”, është pajisur me njohuritë e së vërtetës, prej nga ato, nëpërmes procesit të ri-kujtesës rikthehen, në krijimtari reinkarnimi i tyre, pamëdyshje se i atribuohet anamnezës.
Meqë raportet e saj në krijimtari varen nga krijuesi dhe ndërlidhja e tij me shpërfaqjen e “botës së brendshme”, gjë që atë e determinon si individualizëm që veprës i jep dimensionin e veçantë, me të cilën mandej lidhet lexuesi në forma të ndryshme intuive dhe përceptive, prej nga autori shkëputet nga vepra, pa kurrëfarë të drejte që ta interpretojë apo shpjegojë. Përkundër kësaj në universin krijues, veçmas atë letrar, përherë mbetet një hapësirë, si të thuhet, “e lirë” për autorin që “të manipulojë” me ide të caktuara, që i takojnë këtij universi. Natyrisht se ato, pa marrë parasysh volumin dhe thellësinë e shtrirjes, doemos se ndërlidhen me atë “paradoksin e njohurisë”, pikërisht me atë nga filozofia sokrato-platoniane, që te biseda e Besnik Mustafajt me Arta Markun, shfaqen “si kredenciale” të autorit bashkëbisedueses, me çka fitohet përshtypja se, si e tillë, doemos është dashtë të kenë për model dialogun që njohim nga filozofët antikë, jo që biseda të mbindertojë një diskurs mbi çështjet filozofike, të cilat edhe sot e gjithëditën mesin të hapura, por të pasqyrojë atë që A. Apolloni në hyrje e sheh si “marking-of që tregon prapaskenat e krijimit të veprave të autorit të njohur Besnik Mustafaj”, prej nga del vlerësimi se “veprat e këtij autori janë lexuar vetëm si rezultate, kurse prej tash ato i shohim edhe si procese”.
Vlerësimi i parjes së veprave të Mustafajt “si procese”, nga sfondi i përgjithshëm i bisedës me Arta Markun, përkundër njohurive që dalin rreth kohës dhe rrethanave nëpër të cilat ka kaluar autori, rrethana këto karakteristike për atë se kalojnë nëpër dy binarë thuajse asimetrik shoqëror-politik dhe kulturor të përthyerjeve mdis diktaturës dhe pluralizmit, gjë që ato pasqyrojnë brendinë e këtij kapërcimi vertikalisht dhe horizontalisht me një çasje ndër më origjinalet në letërsinë tonë, megjithatë, nxjerr në pah edhe raportet tjera. Nga ato që i takojnë kompleksitetit të njohjes, si dije, kulturë, e mbi të gjitha si pjesë e një kujtese, që shpalon ndjenja të thella shpirtërore që kanë ndikuar pasqyrimin e personazheve si karaktere të ndryshme. Nga këto shpalime, me interes të veçantë janë observimet e ndjenjave (dashuria – urrejtja, jeta – vdekja) si pikëpamje mbi të cilat ndërtohet individualiteti si dhe ato të raporteve të krijuesit me politikën, me shoqërinë, prej nga fitohet përshtypja për një krijues i cili, në të gjitha fazat, madje edhe ato të hershmet të jetës në dikaturë me diktatet e njohura soc-realiste, ka pasë parasysh krijimin si një akt të lirisë, fillimisht të brendshme, pra atë të ëdërruar, që nuk është e thënë që si gjendje të ndryshojë edhe në rrethanat e lirisë “së jashtme”, meqë ajo mbetët përherë e pakryer. Ky dimension më së miri paqitet në pyetjen rreth “lirisë së ëndërruar” dhe “lirisë së zhgjëndrrës”, me ç’rast Mustafaj thotë se: “Liria në zhgjëndërr është, në njëfarë mënyre, një ëndërr e re: po aq e mrekullueshme, e pakëmbyeshme me asgjë tjetër. Por në këtë e re shfaqen, megjithatë, pafuqitë e lirisë, që nuk ishin në ëndrrën e parë. Që do të thotë se bashkë me mrekullimin, në këtë ëdërr të re unë kam gjithë kohën ca ankthe e ca dëshpërime, që nuk i kisha në ëndrrën e parë, atëherë kur kjo ëndërr i përkiste botës së parealizhueshme, pra, ishte një ëndërr që më pëlqente, por nuk më ngjallte ndonjë shpresë…” Bashkëbisedue, me këtë rast shkrimtari Mustafaj, ankthin e “lirisë së zhgjëndrrës” e shpjegon me atë se zbulimi i saj (i lirisë) ka të bëjë me atë se ajo “ nuk është dhe nuk mund të jetë e përsosur”, vlerësim ky që lidhet me konceptin e një shkrimtari të madh gjerman (Gëte) i cili, lirie e definon si “të pakryer dhe asnjëherë të përhershme”, ngaqë varet nga raportet e njeriut me të… Nga ky këndvështrim shfaqet edhe “dëshpërimi” ngaqë në zhgjëndërr “liria jetohet si një realitet konkret”, aspekt ky që autorin e shtynë që ta përjetojë si “një ëndërr të dytë”. Në këtë “ëndërr të dytë”, ato mbesin të paprekura, diçka që ndjellin ankth dhe dëshpërim. Për ç’gjë Mustafaj sikur nxjerr “arsyetimin” me atë që thotë “se jeta pa to nuk do të ishte jetë… Do të ishte diçka tjetër…”
Këto dhe dilema të ngjashme, shumë herë të ngritura si deri tek përmasat e çështjeve filozofike, bashkëbisedimin e Mustafajt me Ana Markun, krahas pasqyrimit të raporteve të shkrimtarit me veprën nga brenda, e radhisin ndër veprat e para të llojit të tillë, ku anamneza, nxjerr në pah dimensionin e panjohur të botës së krijuesit nga thellësitë, që si të tilla, diskursit krijues i japin dimensionin e reinkarnimit imagjinativ të shpirtërores, asaj platonianës, që edhe më tutje ndikon edhe pavetëdijshëm vetëdijen tonë… Dorëzimi i kredencialeve, qoftë edhe i pjesërishëm, tumir këtë fatum të krijuesit…

Shpurdhjaku i Serbisë…!

0
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq: “Vëllezërit” e brengosur …Shpurdhjaku i Shqipërisë, sot në Tiranë, duke e mirëkuptuar i shqetësuar krye-Shpurdhjakun e Serbisë.
Sadri Ramabaja, Prishtinë
_________
Presidenti spordhjak në gëzofin e ujkut zbret në Tiranë
Me të zbarkuar në Tiranë para mediave që po përcjellin Samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, presidenti serb Vuçiq u shpreh:
“… sa i takon integritetit territorial të Serbisë … është shkelur në mënyrën më të tmerrshme në 99’ dhe në vitin 2008”.
Është momenti i mirë që t’i kujtohet Vuçiqit po në Tiranë se, ishte Serbia që ushtroi brenda periudhës 1878-1999 tri herë gjenocid ndaj popullit shqiptar.
Këto tri valë gjenocidesh u shoqëruan me shpërngulje masive të shqiptarëve nga trojet e veta.
Gjatë periudhës 1877/78 Serbia u zgjerua në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve, konkretisht nga provincat e Nishit, Pirotit, Vrajës dhe Toplicës – ku përfshiheshin përveç 8 qendrave urbane edhe plot 998 fshatra, një hapësirë që ishte pak më e madhe se sa Kosova e sotme.
Gjatë periudhës 1912/13 pushtimi i Kosovës dhe Sanxhakut të Novi Pazarit u shoqërua gjithashtu me gjenocid e shpërngulje të qindra-mijëra shqiptarëve…
Gjatë periudhës së apart’heidit (1989-1999) do të ushtrohej gjenocidi i tretë, i shoqëruar gjithashtu me shpërngulje të qindra-mijëra qytetarëve shqiptarë, që u kurorëzua gjatë vitiit 1999 me shpërnguljen biblike të shumicës absolute të shqiptarëve dhe vrasje e dhunime makabre.
Pretendimi i Serbisë për të aneksuar veriun e Kosovës, nuk fshihet dot me parollat për gjoja dëmtimin e integritetit të Serbisë në vitin 1999 dhe 2008. Prapa kësaj parolle fshihet projekti i Beogradit për korigjimin e kufijëve sërish në dobi të Serbisë.
Të qenunit realisht president spordhjak i një Serbie të stërfryrë në dëm të fqinjëve, nuk e bën dot Vuçiqin lider real të Ballkanit Perendimor. Përkundrazi, ai sot nën gëzofin europian sot ka zbritur në Tiranë ashtu si është në realitet: ujk i Stepave sllave.

Rus in urbe !*

0
Ndoc Bushgjoka, shkrimtar, Tropojë-Tiranë
RUS IN URBE !*
(Apo panairi i Soroçinit.)
Në Shqiperi , siç ndodh rëndom ne vilajet, herë pas here hidhet nën dorë nga një fashikull i romanir policor me… (luaj venit çuno), me rusë.
Subkoshienca e njeriut naiv punon me kapacitet te plote, dhe e pllenuar nga propoganda, ben qe ne çdo hap te fanitet dedektivi.
Papritur ne mugetiren e mbremjes, apo ne tisin gri te mengjesit, te fanepset ai ” kaftani i kuq “, dmth nje rus me kaskete.
“Kaftani i kuq ” ose djalli i kuq eshte nje rus safi qe sidoqe qe ti te besh, e sado i zgjuar te jesh ai do te te fuse ne xhep dhe do te programoje per qellimet e tij.
Se sa i zoti eshte ai rusi, u pa ne Amerike.
Ne te ndaren e portofolit te tij nuk ra ndonje ” rus in urbe “, por vete miliarderi dhe njekohesisht Presidenti Trump.
Dhe kur kjo ” fatkeqesi ” u ngjet miliardereve dhe presidenteve amerikane, sa e kote është ruajtja nga “rusët” në panairin e “Soroçinit”.
Atje, Avropi, ka vënë roje një zdap që nxjerr tym nga prapa e përpara:
Mu si qen bishtin e mblodhi,
dhe tym nga hundët i rrodhi.
Ai do mbrojë pra njerëzinë e kontinetiti nga “rusët”.
Pamja e tij është ca më keq se ai djalli me kaftan të kuq i Panairit.
Nga prapa s’gjan aq keq,
nga përpara është krejt si dreq.
Aq e neveritshme është pamja e tij sa njeriut i vjet aty për aty të pështyjë tri herë duke përseritur:
M’u hiq, m’u hiq nga sytë,
o ti djall i zi, hundoç i ndytë.
Por prapë ka që dridhen nga frika e rusëve.
Ketyre u duhet shtuar edhe perqindja e madhe e
RUS IN URBE qe gelojne si milingonat ne kercu neper udhet shqiptare.
Te gjitha punet ishin per se mbari ne Arnautistan derisa u shfaqen ata te mallkuar ruse.
—
* Rus in urbe ( lat ) – budallenj në qytet

Imzot Pjetër BOGDANI, njeri i Zotit dhe Popullit (1625 – 1689) 

Don Lush Gjergji, Prishtinë

(Profili shpirtëror dhe kulturor)  

Imzot Pjetër Bogdani lindi në “Guri ndë Hasit” në vitin 1625 dhe vdiq në Prishtinë në vitin 1689. Ishte meshtar, ipeshkëv, veprimtar i dalluar, atdhetar i kulluar, luftëtar për liri, shkrimtar i shquar, raportues i vëmendshëm dhe i saktë nga viset e ndryshme shqiptare, me një fjalë Njeri i Zotit dhe Popullit shqiptar. 

Vendlindja nuk dihet sot ku gjendet, në Breg të Drinit, në Gjonaj apo diku gjetiu, disa thonë ndoshta në Zym apo në Zhur.  “Guri i Hasit” përmendet qysh në vitin 1330, sot Shëngjeçi, afër Mazrekut, apo Guri, afër Zymit të sotëm. 1  

Nipi i tij Don Gjon Bogdani jep informata që Pjetrin e kishte rritur dhe edukuar  qysh në fëmijëri dhe në rini arqipeshkvi Andre Bogdani (1600-1683),  ungji apo axha i tij, së pari në kolegjin françeskan të Cipovecit (Bullgari), pastaj në Kolegjin ”Illiricum” në Loreto, afro 9 vite, ku edhe ishte shuguruar meshtar në vitin 1649. Më vonë ka vazhduar studimet në “Propaganda Fide”, ku kishte doktoruar filozofinë dhe teologjinë (1655).  Pas shugurimit meshtarak ka shërbye në ipeshkvinë e Pultit, diku gjatë viteve 1651 – 1656.  

Në vitin 1656 emërohet arqipeshkëv i Shkodrës, me shërbim 20 vjeçar, pastaj në Tivar në vitin 1677, afro 10 vite , së fundi arqipeshkëv i Shkupi në vitin 1677, për 12 vite, si dhe administrator apostolik i Serbisë dhe Bullgarisë, gati i gjithë Ballkanit. 

Jeta dhe vepra madhore e Imzot Pjetër Bogdanit nuk mund të kuptohet, edhe më pak të interpretohet, pa dimensionin e thellë të fesë apo besimit në dy drejtime: me Zotin, Krijuesin dhe Shëlbuesin e botës, si dhe me Popullin ilir, arbëror dhe shqiptar, ideale këto që ishin gjithnjë frymëzim i pashtershëm për jetën dhe veprimtarinë e tij në rrethana tejet të vështira, gati të pamundshme. 

Feja dhe jeta me Zotin dëshmohet bindshëm edhe me edukimin  e tij familjar, thirrja e tij  për jetën dhe shërbimin meshtarak, më vonë ipeshkvor, me zellin e tij të jashtëzakonshëm baritor për grigjën e besuar, me përgatitjen e shkëlqyeshme filozofike, teologjike, shpirtërore dhe kulturore të nivelit më të lartë të asaj kohe. 

Për shërbimin e tij baritor imzot Pjetër Bogdani pati këto synime: 

  • Ruajtjen dhe mbrojtjen e popullit shqiptar nga ndikimet dhe sundimet e huaja; 
  • Zhvillimin fetar, shpirtëror dhe kulturor të popullit shqiptar; 
  • Çlirimin e tij nga robëria e dyfishtë: injoranca, terri, primitivizmi, nëpërmjet zgjimit fetar dhe kombëtar, si parakusht për vetëdijesim dhe çlirim nga sundimi shekullor turko-otoman; 
  • Kjo mund të bëhet vetëm me fuqinë e fesë, ngritjen e kulturës, por edhe me luftë të armatosur, vëllazërisht dhe së bashku me aleatët dhe miqtë, sidomos Austro-Hungaria dhe gjenerali Piccolomini. 

Mu për këtë Imzot Pjetër Bogdani jetoi me Zotin dhe për Zotin, si njeri i kushtuar, meshtar dhe arqipeshkëv, me Popullin dhe për Popullin, me identifikimin e tij shembullor dhe ungjillor: Fati i Popullit tim është fati im. 

Shpresa e tij ishte e mbështetur në fe, në Zotin, dhe në Popullin. Ai ia besonte shpresës këtë mision: çlirimin nga herezitë dhe apostazitë, si dhe sigurinë se binomi fe dhe atdhe, që për të konkretizohen në Zoti dhe Populli, ishte lidhje e pathyeshme, si vetëdije historike, skenderbegiane, por edhe aktuale, kthimin në krishterim dhe në kulturën dhe qytetërimin evropian, ku ishim me shekuj, që nga zanafilla e krishterimit, për të tashmen dhe të ardhmen tonë sa më të mirë. 

Feja dhe shpreso do të ishin të mangëta, deri diku edhe abstrakte, pa zbatimin e dashurisë. Imzot Pjetër Bogdani ishte qenësisht, thellësisht dhe tërësisht i njësuar, bashkuar dhe dashuruar në Zotin dhe në Popullin tonë. Kjo dashuri, me krahët e fesë dhe shpresës, e bënte atë njeri të Zotit dhe të Popullit, veprimtar të shquar dhe te dalluar të kulturës, përpilues të kryeveprës “Çeta e Profetëve”, të shumë letrave, shkrimeve, relacioneve, shënimeve,  dërguar Selisë Shenjte, gati nga të gjitha viset dhe trojet tona, diku 128 relacione dhe 308 letër-shkrime. 

Pa jetën dhe veprën e frytshme dhe të gjithanshme të arqipeshkvit Pjetër Bogdani, shekulli XVII  për ne do të ishte i errët, pasi që raportet apo relacionet janë kryesisht turko-otomane apo greko sllave, dhe si të tilla shpesh të njëanshme dhe të magëta me informata të rëndësishme  për njohjen e kontekstit fetar, kombëtar, kulturor dhe shoqëror të asaj kohe. 

Dashuria e shtynte atë në veprim si meshtar, famullitar, më vonë si arqipeshkëv dhe delegat apostolik në vende të ndryshme Tivar, Shkodër, Shkup, Bullgari dhe Serbi, gjithnjë në kërkim të besimtarëve të krishterë, në lëvizje dhe në veprim, si një lloj “lypësi i Zotit” dhe “endacaku i Popullit”. 

Për mua Imzot Pjetër Bogdani ishte dhe mbetet Gjergj Kastrioti – Skënderbeu i dytë, njeri i cili në mënyrën më të mirë të mundshme e kishte kuptuar dhe interpretuar historinë tonë, kishte krijuar një “hallkë” për t’u lidhur me të kaluarën tonë të lavdishme, por pa harruar kurrë edhe lidhjen me të tashmen dhe projektimin e së ardhmes tonë fetare dhe kombëtare. 

Kjo e bënte atë filozof, teolog, biblicist, katekist, gjuhëtar, atdhedashës, veprimtar, vizionar të rrallë. Arqipeshkvi Pjetër Bogdani e shkriu jetën, punën, dijen, zemrën për Zotin dhe për Popullin, si paraardhës i largët i iluminizmit dhe rilindësve, duke u munduar që të na bënte të ngjashëm dhe të barabartë me popujt tjerë evropian. 

Pa imzot Pjetër Bogdanin do të rrezikonim shkrirjen e dyfishtë, fetare dhe kombëtare, dhe si të tillë do të ishim pa ndonjë identitet dhe personalitet, një popull masë, grumbull, turm dhe asgjë tjetër. 

Në çdo shkrim, letër, relacion, vazhdimisht flitet për Zotin tonë Jezu Krishtin, për Virgjërën Mari, për Kishën Katolike, për Popullin Shqiptar, për shëlbimin apo shpëtimin tonë. Këto tema janë boshti i jetës dhe shkrimeve, veprimtarive të tija pothuaj në vazhdimësi. 

Mendja e tij ndriçohej, ndërsa zemra e tij frymëzohej, për shërbim dhe flijim për Zotin dhe për Popullin. 

Ai si rrallë kush e  ka gjetur lidhjen dhe përplotësimin e hyjnores, njerëzores dhe kombëtares, dhe atë në rrethana kur çdo gjë ishte e rrezikuar. 

Bashkëpunimi me kardinalin  Gregorio Barbarigo (1625 -1697),  me të cilin ishte njohur dhe i kishte shërbye në Romë, ishte frytdhënës. Ai ishte përgjegjës i Kishës katolike për çështje lindore, dhe si i tillë kishte hapur një shtypshkronjë të veçantë në Padovë, “Tipografia del Seminario”, për botime në gjuhën hebraishte, aramaishte dhe arbërishte. Gregorio Barbarigon  ishte mik dhe përkrahës i Pjetër Bogdanit, me këtë edhe i Kishës dhe Popullit tonë, si dhe njeri me erudicion dhe mirësi të madhe, bamirësi, përshpirtëri dhe shenjtëri të dalluar. Mu për këto veçori dhe karakteristika, Papa Shën Gjoni XXIII e ka shpallur shenjt në vitin 1958. 

Prej vitit 1686 e tutje arqipeshkvi Pjetër Bogdani merrej intenzivisht me idenë e kryengritjes së armatosur kundër sundimit osman,  në bashkëpunim me gjeneralin Giovanni Norberto  Piccolomini (1650-1689),  me kontributin e pjesëmarrësve tanë.  Në këtë lëmi pati sukses në çlirimin e Prishtinës, por në Prizren mori sëmundjen e mortajës, nga e cila edhe vdiq më 6 dhjetor 1689, ndërsa para disa kohe kishte vdekur edhe gjenerali Piccolomini. Imzot Pjetër Bogdani nuk e kishte lënë të vetmuar Gjeneralin në sëmundje,  por e kishte shoqëruar në Prizren, ia kishte ndarë sakramentet, para vdekjes, në shenjë besnikërie dhe bashkëpunimi. Me vdekjen e këtyre dy kolosëve, Piccolomit dhe Bogdanit, vdiq edhe ideja  dhe organizimi i kryengritjes së armatosur.2 

Motivet e shkrimit dhe botimit të Çetës së profetëve 

  1. Atdheu dhe Populli po digjej në robëri të errësirës, i verbuar me dy mjegulla të zeza mbi faqe, që janë mëkati dhe mosdija, si pasojë e kësaj edhe robëria. “Pjetër Bogdani shpreh shqetësimin e përhershëm: lufta me “errësirën e paditurisë” si rrezik më i madh për shpirtërat”.3 
  1. Motivi i dytë nuk ishte lavdia e tij, “por për dobi të shntës fe”.4 
  1. Për të dhënë një kontribut të madh historik, gjuhësor, patriotik, për vlera të krishtera dhe evropiane, të vërtetat themelore të fesë së krishterë. Vetëdija e tij e lartë fetare, e krishterë, dhe kombëtare, arbërore – shqiptare, e frymëzonin atë për jetë dhe veprim të angazhuar në shumë lëmi.  

Arqipeshkvi Pjetër Bogdani  ishte klerik, atdhetar, gjuhëtar, dijetar, filozof, teolog,  prozator, poet, luftëtar për liri në të gjitha trojet shqiptare për afro 40 vite.  Mbi të gjitha bari i kujdesshëm për grigjën e besuar, për t’ia mësuar “doktrinën e krishterë”, për t’i mbrojtur nga ortodoksizmi dhe islamizmi. Ai si njeri i “vijës së parë”, pati shumë armiq dhe kundërshtarë, mbi të gjitha osmanët dhe Patrikanën serbo – ortodokse të Pejës. Ishte një vizionar i jashtëzakonshëm pan – ballkanik  për liri, me qëndresë dhe luftë me fuqinë e fesë dhe përkrahjen e atdhedashurisë, që konkretisht domethënë me kulturë dhe qytetërim,  tematikë që edhe sot  është aktuale, për kërkimin dhe në gjetjen e ndonjë zgjedhjeje fatlume dhe përfundimtare për Ballkanin e trazuar. 

Vuajtjen e popullit Shqiptar e krahasonte me vuajtjen e vetë Jezu Krishtit dhe të Virgjërës Mari, duke paraparë fitoren, ngjalljen. Ishte thellë i vetëdijshëm për rrënjët dhe prejardhjen ilire dhe arbërore, duke u kujdesur për pastërtinë shpirtërore dhe gjuhësore, apo pastërtinë e zemrës dhe të shpirtit të Shën Marisë Virgjër, që i krahasonte me pamjet e bukura gjeografike dhe historike të trojeve tona.  

Ishte një lloj “shtegtari” apo njeriu në ikje dhe në lëvizje, si detyra e bariut për grigjën e besuar, për t’i njohur, parë dhe përkrahur personalisht, por edhe nga përndjekjet e ndryshme turko – otomane. 

Në një bisedë me Dr. Ibrahim Rugovën, Presidentin e parë të Kosovës, studiuesin e njohur të Pjetër Bogdanite, e pyeta kështu: Për kë e ka shkruar ai librin Çeta e Profetëve, në një kohë të errët për Popullin tonë, kur nuk kishte shkolla, institucione,  populli pothuaj ishte analfabet? Ai më dha këtë përgjigje: edhe atëherë ishte një lloj elite, aristokracie, pra, njerëz të ngritur. Pastaj Bogdani ka dashur ta ngrite nivelin shpirtëror, kulturor dhe gjuhësor të popullit tonë. Mu për këtë ai e ka shkruar dhe botuar këtë libër. 

Porosia e jetës dhe veprës së tij 

  1. Imzot Pjetër Bogdani doli si pishtar i madh në një periudhë të errët dhe shumë të rrezikshme për shuarjen e vetëdijes kombëtare, me këtë edhe të gjuhës, traditës, kulturës, fesë së krishterë, qytetërimit tonë evropian.
  2. Fjalës së shkruar, librit, botimi, dijes,  ia beson detyrën për ta luftuar errësirën, mëkatin, të keqen, robërinë, që të jenë “çeta” që do të luftojnë deri te arritja e lirisë së vërtetë nga e keqja, sundimi i huaj, tjetërsimi, harresa, shkrirja në popull anonim, pa identitet dhe personalitet.
  3. Përshkrimet e gjendjes së mjerë ndoshta më së miri mund t’i përmbledhin këto fjalë: “gjithkund vdekje, gjithkund vajë, gjithkund shkretim, gjithkund përndjekje, gjithkund hidhërim…kishat e mbyllura, meshtarët e shpërndarë, populli në ikje… Jam i rrethuar në të gjitha anët dhe është një mrekulli që jam gjallë (1687)”. 5

Atëherë Imzot Pjetër Bogdani ishte i vetmi arqipeshkëv katolik në Ballkan, shkruante ai, dhe tinëzisht kishte hyrë në Prishtinë të Enjten e Madhe, për shugurimin e vajrave të shenjtë, por nuk e di kush dhe si do t’i shpërndajë dhe përdoroi. 

4.Për t’iu ikur kontrollimeve dhe identifikimeve turke, ai vishej si “lypës”, “tevdil” apo si katundar, kremtonte meshën dhe ndante sakramentet në shtëpia private, ishte vazhdimisht aty ku mundej dhe ku kërkohej. Figura e tij në popull ka mbetur si legjendë, me shumë emërtime të shpellave dhe vendstrehimeve të “Bogdanit”, ku ai fshihej dhe punonte, lutej, ndante sakramentet, gjatë natës, ndërsa  gjatë ditës, pushonte dhe planifikonte hapat dhe vizitat baritore. 

Flitet në popull që natën i vizitonte të krishterët, ndërsa ditën tërhiqej në male dhe vende të pabanuara, duke u ngritur  në lisa, lidhej për të pushuar dhe për t’u mbrojtur prej bishave të egra. Disa njerëz, duke mos e njohur jetën dhe veprën e tij, ato shpella apo strehime i kanë identifikuar si serbe apo sllave. 

  1. 5. “Dija dhe edukimi kishtar” ishin mjete për ta luftuar sundimin turko otoman dhe robërinë nga errësira e mosdijes, si dhe skizmën. Këtë ai i shprehte me identitetin e dyfishtë: clericus et libertas, klerik dhe liri. Mu për këtë Imzot Pjetër Bogdani “Çetën e Profetëve”  dhe kardinalin Barbarigo e konsideronte si “një krua i gjallë ku mendja dhe shpirti do të gjejnë kënaqësi dhe shqetësim intelektual , ku shumëkush mund të marrë ujë, e s’ do të shterret lehtë..”; “Varkë e Noes, strehim i sigurt për çdo njeri të pikëlluar, në të cilin unë vet, i trazuar nga uji i furishëm i persekutimeve otomane, gjeta hyrje të sigurt”, apo “ky libër do të jetë një kontribut në arsimimin e njerëzve nga i cili shenjat e shtypit, sikur rrezet e dritës, do t’u përhapin njohuritë e fshehtësive të fesë tonë të shenjt”, 6  gjithsesi  ogurmirë për Fe dhe Komb. 
  2. Imzot Pjetër Bogdani ishte besimtar dhe atdhetar i kulluar dhe shumë i dalluar, gjithnjë i frymëzuar dhe në veprim. Ideja e tij për bashkëpunim dhe solidaritet mes popujve, sidomos në luftë kundër robërisë dhe në kërkim të lirisë dhe pavarësisë, kishte nevojë për një organizim panballkanik, si parakusht për të arritur deri te 

Pjetër Bogdani - Wikipedia

Motoja e Çetës së profetëve “Salva nos Domine, perimus” – Na shpëto, o Zot, u zhdukëm, (krh.. Mt 8, 23 – 27; Mk 4, 35-41; Lk 8, 22-25), mbetet klithje feje dhe shprese, dëshmi dashurie, gjithnjë në emër të Kishës dhe Popullit, drejtuar Zotit, pra, si e tillë aktuale për të gjithë ne. 

Stubëll, 21. 09. 2019  

6 Pjetër Bogdani, Çeta e Profetëve, I, Rilindja, Redaksia e Botimeve, Prishtinë. 1989. F. 55¸67¸69. 

Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore në Shkup

Më 5 dhjetor 2022

Rrëfime për shkollën e parë shqipe në diasporë, në vitin shkollor 1992-1993

0

Nga: Shqiponja Panajoti

SHKOLLA E PARË SHQIPE NË DIASPORË ( 1992-1993)

Ja vlen ta lexoni dhe të jepni mendimin tuaj! Ndonëse “ kishte shkolla” edhe më parë nëpër diasporë por ato nuk ishin shkolla ,mbahej mesimdhënje nëpër klube ku mernin pjes 4-5 nxënës dhe jo rregullisht .me lejemarrje të Ambasades e cila pastajë ua ndaloi pë 20vjete. POR PASTAJË SHKOLLA E PARË SHQIPE OFICIALE NË GJITHË DIASPORËN-MËSUESE E PARË Besa Morina.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Gjin Morina

Me insistimin dhe kokëfortësinë e tij këmbëgulëse, e të pandalur deri në marrjen pozitive të vendimit të Ministrisë së Arsimit të Austrisë e arriti poeti dhe shkrimtari ynë gjakovar, Haxhi Morina i njohur më shumë me pseudonimin Gjini,në Steyr të Austrisë së Epërme, në vitn1992/93,ku ai banonte që nga viti 1989. Kjo shkollë u pranua dhe u hap oficialisht jashtë ombrelave jugosllave dhe planprogramit të tyre. Jashtë obrelave të të vetëquajturit atëherë shtet të Kosovës, të cilët edhe ata punonin akoma me planprogramë jugosllav dhe me fotografi të Titos. Kjo shkollë u pranua si Mësim plotësues në të gjitha shkollat aty ku kishte nxënës shqiptarë,me mësuesen e parë, bashkëshorten e poetit Besa Morina . Mësuesja në fjalë, ishte e punësuar me parë, e cila ushtronte mësimdhënjen e lëndës së gjuhes angleze.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Poeti vazhdoi të bënte publicitet me thirrjet e tija edhe në qytetet e afërta përreth ku ai banonte , që edhe ata ta e kërkonin këtë gjë, të gjenin arsimtarë dhe ti dërgonin fëmijët e tyre , gjë që kjo ndodhi pas një viti.Poeti nuk ndaloi të bënte thirrje edhe në shtetet tjera , ku pastajë u hapën gjithandejë, si Gjermani, Zvicer , Itali etj . Mësuesja Besa fillimisht ushtroi mësimdhënjen në të gjitha shkollat e qytetiti të Steyr-it por edhe udhëtoi 2 vite me rradhë 120 km largë në qytetin St. Georgen/ Attergau, si dhe në 17 shkolla tjera përreth Steyr ku vazhdon akoma si : Steyr , Wels , Kirchdorf , Micheldorf dhe Kremsmünster .

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Për këto 28 vite ajo nxori me qindra e qindra fëmijë, nxënës gjenerata të cilët sot e deri sa të janë gjallë do të flasin bukur , do të shkruajnë e lexojnë bukur dhe pastër shqip, e do të recitojnë e vallëzojnë ,si dhe do të dinë historinë e tyre se kush ishin dhe kush janë , doket dhe zakonet tona , pra thjeshtë do ti thonë veti Shqipëtarë !

FIFA hap procedurat kundër Serbisë, jo kundër Xhakës

0
Cyrih, 5 dhjetor -Pas letres se gazetes  zvicerane ne shqip Le Canton27.ch (Gazeta zvicerane në shqip “Le Canton27” i shkruan letër shefit të FIFA-së: Mos i mbyllni sytë para dhunës dhe racizmit serb në Katar) dhe mediave boterore, me ne fund FIFA ka reflektuar. E cila ka hapur procedusre, per te marre massndaj Serbise per arrogancen, huliganizmin dhe racizmin serbe ne Katar me 2 dhjetor 2022.

Ndërsa skuadra zvicerane kishte frikë se FIFA do të hapte procedim disiplinor ndaj Granit Xhakës pas incidenteve që prishën ndeshjen kundër Serbisë, nuk do të hapë. Përkundrazi, është Serbia ajo që e sheh veten në pikën e Komisionit Disiplinor të FIFA-s, njifton gazeta zvicerane necshqip Le Canton27.ch nga selia e FIFA-s

Zvicra mund të marrë frymë. Një ditë para finales së tij të 8-të kundër Portugalisë, Granit Xhaka nuk është objekt i një hetimi nga FIFA. Nga ana tjetër, ndaj Serbisë hapet një procedurë disiplinore.

Komiteti Disiplinor i FIFA-s saktëson se hapja e procedurës kundër Serbisë do të kishte të bënte me një shkelje të mundshme të 3 pikave të rregullores: sjelljen e lojtarëve dhe zyrtarëve (neni 12), aktet e diskriminimit (neni 13) dhe prishjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë ndeshjen (neni 16)

Çelësi i suksesit tonë diplomatik, gjëndet në duart e Britanisë së Madhe

0
Autor : Lirim Gashi, Prishtinë
__________
Sado i rrezikshëm të jetë ekstremizmi fetar islamik, ai nuk paraqet një kërcënim serioz për paqen botërore, sepse i vetmi shtet islamik që posedon një bombë bërthamore është Pakistani.
Por bomba bërthamore e Pakistanit mund ta shkaktojë vetëm një Hiroshima, në rastin më të keq.
Prandaj vetëm superfuqisë botërore Rusisë dhe homologes së saj rajonale Serbisë i konvenon të përqendrojnë politikën ndërkombëtare tek kërcënimi i vogël nga ekstremizmi fetar islamik, për ta shpërqendruar atë nga kërcënimi i tyre i madh dhe i drejtpërdrejtë ndaj paqes rajonale dhe botërore.
Pra, vetëm superfuqia botërore Rusia dhe homologja e saj rajonale Serbia mund të jenë të interesuara për një shpërqendrim të tillë të vëmendjes.
Ne shqiptarët asesi nuk arrijmë ta kuptojmë se jemi viktima të paaftësisë sonë për të kuptuar se çfarë është e dobishme për ne si individë, si kolektiv, si komb dhe si shtet.
Për shembull, potencimet e vazhdueshme të dashurisë dhe besnikërisë ndaj popullit, atdheut dhe shtetit tonë nuk na sjellin aspak dobi, nëse nuk ndërmarrim veprime konkrete për ta dëshmuar atë dashuri.
Një fjalë e urtë gjermane thotë:
“Aty ku ka vullnet ka gjithmonë një rrugë”, që në gjuhën tonë popullore do të thotë se “vullneti ynë nuk është real, por vetëm deklarativ, sepse ne shprehim dashurinë dhe besnikërinë tonë ndaj popullit, atdheut dhe shtetit, vetëm për të përmirësuar. reputacionin personal dhe jo për ta dëshmuar apo dokumentuar me veprime konkrete.
Nëse Albin Kurti çuditërisht do të më pyeste :
Cilat masa urgjente do ta ndihmonin aktualisht qeverinë dhe vendin tonë për të dalë nga ky rreth vicioz në të cilin e mban peng Serbia me ndihmën e Rusisë, vendeve kyçe evropiane që janë nën ndikimin e saj dhe bashkëpunëtorëve të saj shqipfolës që paguhen nga agjencitë e Sputnikut për të minuar themelet e Kosovës, atëherë unë do t’i përgjigjesha si më poshtë:
Britania e Madhe është e vetmja fuqi botërore e cila jo vetëm që nuk e ka ndryshuar kurrë besnikërinë e saj të plotë ndaj Kosovës, por edhe që e ka demonstruar vazhdimisht me mbështetje konkrete.
Të lutem përdore miqësinë dhe besnikërinë e sinqertë të Britanisë ndaj Kosovës për të rritur ndikimin e shtetit tonë në politikën amerikane dhe izraelite dhe brenda muajit do të bindesh se sa shpejt mund të ndodhë mrekullia.

Presidentja nxitoj në shpalljen e zgjedhjeve të lira, për veriun e Kosovës!

0

1.Zgjedhjet në veri që janë paraparë të mbahen sipas dekretit të Presidentes Vjosa Osmani, me 18 dhjetor për (Kryetar) katër komunat serbe të Kosovës dhe ato më 25 dhjetor (për këshilltarët komunal), sipas gjitha gjasave nuk do të mbahen fare! Dhe ate për ca shkaqe (që janë tërësisht të natyrës politike); bojkotit nē rritje nga presioni i Serbisë; elektrizimit të situatës midis qytetarëve serb; dhe “hidhërimit” me vendimin e Qeverisë së Kosovës për tabelat ilegale.

2. Ngase, tani botërisht po dihet që problemi me serbet (lexo; de facto me Serbinë) është shumë mē shumë politik se sa teknik. Kështu që në raporte të tilla të acaruata dhe të tensionuara atje, nuk ka shanse të mendohet se mund të mbahen çfardo zgjedhje të lira e demokratike, si zgjidhje adekuate. Ato, formalisht e teknikisht mund edhe të organizohen qoftë edhe nën mbikqyrjen e OSBE-s(!), anipse, mbikqyrja e OSBE-s, do ishte qartë kthim prapa në gërryerjen e sovranitetit (edhe ashtu) të cenuar të Kosoves, nga ana e Serbisë. Por, realisht ato nuk do mund të mbahen, për një arsye edhe shumē më të thjesht e banale, dosido; S’do mund të gjendet as edhe një serb i vetëm (përveç Nenad Rashiqit dhe Rada Trajkoviqit) që ia “kallen” truri Presidentin serb) para kutive të votimit në këto dy data të lartcekura.

3. Andaj, themi se “ekspertiza” (lexo; këshilltarët që edhe paguhen për këshilla të tilla profesionale e kompetente) Presidenciale, është dashur t’i kalkulojnë qetas dhe në mënyrë racionale të gjitha opsionet, sjelljet dhe veprimet e mundshme serbe, por, njëkohësisht edhe t’i ofrojnë zgjidhjet e shumta opsionale politike (që kujtoj nuk u “eksploatuan” sa dhe si duhet!). Sepse, që tani po shihet dhe kuptohet se në këto zgjedhje… s’do ketë “të zgjedhur”, e as “zgjedhës”. Ndonëse, atje edhe mund të gjendet ndonjē votues potencial, por, me origjinë shqiptare që banon andej. Atëherë, shtrohet pyetja kryesore, se përse po “organizohen” dhe për çfarë qëllimi ato shërbejnë? Kam përshtypjen që përgjigja po dihet…

…”ekspertiza” (lexo; këshilltarët që edhe paguhen për këshilla të tilla profesionale e kompetente) Presidenciale, është dashur t’i kalkuloj qetas dhe në mënyrë racionale të gjitha opsionet dhe veprimet e mundshme serbe, por, njëkohësisht edhe t’i ofroj zgjidhjet e shumta opsionale politike (që kujtoj nuk u “eksploatuan” sa dhe si duhet!).