Kreu Blog Faqe 133

Pyetjet e Kreshnik Spahiut për protestuesit e Zvërnecit

0

Kreshnik Spahiu, Tiranë

  • 10 pyetje për protestuesit e Zvërnecit. Protesta e Zvërnecit mund të ketë 100 motive, por vetëm patriotike nuk është, sepse ajo mbështetet zyrtarisht nga Athina.

Dje po lexoja të gjitha mediat e huaja dhe ato kishin një titull të ngjashëm: “Mijëra protestues shqiptar kundër familjes Trump”. Po a ja vlen të protestohet kundër Donald Trump? Pa dyshim që po. Ka 1000 arsye të jesh kundër Trump, por ju për Zvërnecin.

Në 36 vite, qeveritë shqiptare, përfshirë dhe Ramën, kanë qenë pengesë për investimet e huaja në bregdet dhe ky është investimi i parë serioz i një korporate ndërkombëtare.

A ju kujtohet si e rrahën libanezin mafia shqiptare për ta larguar nga Gjiri i Lalzit?

A ju kujtohet si e vrau mafia gjyqtarin Skerdi Konomi për pronat në bregdet?

A ju kujtohet si e përzunë me dhunë kompaninë franceze Club Med në gjirin e Kakomesë, duke paguar 30 fshatarë me kazma dhe lopata?

Sa herë shfaqet një investim i huaj në bregdet, gjithmonë ndodh një rebelim i paguar nga mafia apo shërbimet inteligjente anti-shqiptare.

Për këtë arsye kam disa pyetje për patriotët e Zvërnecit:

Pse nuk protestuat kur deti Jon ju fal 6 milje Greqisë?

Pse nuk protestuat kur Porto Romano ju shit për 1 euro Serbisë dhe serbit Damir Fazlliç?

Pse nuk protestuat kur porti i Durrësit ju shit Arabisë? Pse nuk protestuat kur mjedisi u shkatërrua në Palasë?

Pse nuk protestuat kur investimet greke betonuan Dhërmiun dhe Drimadhën?

Pse nuk protestuat kur mafia shkatërroi gjithë shtëpitë e pushimit të kohës së Enverit?

Pse nuk protestuat kur mafia preu gjithë pishat e Gjirit të Lalzit?

Pse nuk protestuat për 200 pallatet që po ndërtohen në Qerret dhe po pritet çdo pemë?

Pse nuk protestuat për rosat e Shëngjinit apo zogjtë e Ksamilit kur bandat shqiptare ndërtuan pa kriter dhe pa leje ndërtimi?

Pse nuk protestuat për Marinën e Vlorës?

Përgjigjja është e thjeshtë: “ata nuk ishin amerikanë si në Zvërnec.” Protesta në shesh është shumë e bukur, vetëm sepse ajo nuk drejtohet nga Berisha, por edhe pse është në derën e qeverisë. Edi Rama duhet larguar nga pushteti, por jo për Zvërnecin.

Nëse ai do tërhiqej nga leja për investime në Zvërnec, ai do ishte tradhtar i interesave kombëtare dhe do bënte lojë anti-amerikane.

Resorti i projektuar nga Ivanka Trump dhe Kushner duhet përfunduar me çdo çmim, sepse përfitimet e Shqipërisë janë strategjike, ekonomike dhe gjeopolitike.

A e keni parë bregdetin turk?

90% janë investitorë gjermanë, rusë, amerikanë, francezë etj.

A i keni parë ishujt e Greqisë dhe investimet e huaja?

A e keni parë bregun francez apo spanjoll?

85% e ishullit Mallorca është blerë nga gjermanët dhe anglezët, madje nuk flitet spanjisht?

I gjithë bregu i Mesdheut dhe turizmi janë zhvilluar nga investimet e huaja dhe jo vendase. Injoranca shqiptare ka arritur në ato nivele sa mund t’i manipulosh duke i thënë që të gjitha tokat e Zvërnecit do merren me karrotrec dhe do transportohen në Izrael.

Fatkeqësisht, turma jo gjithmonë ka të drejtë.

Sidomos ato turma që heshtën kur bregdeti shqiptar iu shit Serbisë, Greqisë, Arabisë dhe u betonua në çdo cep nga mafia shqiptare, e cila pas çdo maune droge që shet, i pastron me hotele. Ata nuk protestuan aspak.

Lexojeni këtë analizë pas 3 muajsh, kur këta protestuesit të jenë duke notuar në plazhet me fekale dhe ujëra të zeza nga Saranda deri në Golem, dhe të kuptoni sa artificial është rebelimi i tyre në mbrojtje të zogjve të Zvërnecit.

Mision i errët që ta pengojnë zhvillimin ekonomik të vendeve të vogla dhe të mbajnë rajone të tëra të dobëta dhe të varfra

0
007 – Tregtarët e së Vërtetës
Kur një konsorcium ndërkombëtar shpall një projekt gjigant për ta shndërruar bregdetin shqiptar në një nga destinacionet turistike më prestigjioze të Evropës, shumë njerëz e shohin atë si një mundësi historike. Hotele luksoze, marina moderne, investime miliardëshe dhe mijëra vende pune premtojnë ta transformojnë një rajon që për dekada ka mbetur prapa zhvillimit evropian.
Por pas protestave, sloganeve dhe fushatave virale që shfaqen papritur kundër projektit, shërbimet sekrete britanike zbulojnë diçka të pazakontë.
OJQ të panjohura fillojnë të marrin fonde nga burime të errëta. Influencues në rrjetet sociale shpërndajnë të njëjtat mesazhe në të njëjtën kohë. Media të caktuara përhapin histori që nuk mund të verifikohen. Grupe protestuesish shfaqen papritur në qytete të ndryshme, të ushqyer nga një makineri e sofistikuar dezinformimi.
MI6 zbulon se pas gjithë kësaj fshihet një organizatë sekrete e quajtur “Tregtarët e së Vërtetës”.
Qëllimi i tyre nuk është mbrojtja e mjedisit. Nuk janë të drejtat e njeriut. Nuk është as trashëgimia kulturore.
Misioni i tyre i vërtetë është shumë më i errët: të pengojnë zhvillimin ekonomik të vendeve të vogla strategjike dhe të mbajnë rajone të tëra të dobëta, të varfra dhe të varura nga interesat e fuqive të huaja.
Aty ku mund të lindë prosperiteti, ata mbjellin kaos.
Aty ku vijnë investimet, ata krijojnë frikë.
Aty ku shfaqet shpresa, ata prodhojnë zemërim.
James Bond dërgohet në Tiranë për të zbuluar organizatorët e kësaj lufte moderne hibride.
Hetimi e çon nga korridoret e pushtetit në kryeqytet, te qendra sekrete të të dhënave, kompani fantazmë, rrjete financiare ndërkombëtare dhe operacione të fshehta propagande që veprojnë në të gjithë Ballkanin.
Gradualisht, Bond zbulon se armiqtë e vërtetë nuk mbajnë uniforma dhe nuk komandojnë tanke.
Ata kontrollojnë narrativat.
Ata manipulojnë perceptimet.
Ata i kthejnë qytetarët në armë kundër interesave të veta.
Në përballjen finale në brigjet e Adriatikut, Bond duhet të ndalojë një operacion që synon të zhysë vendin në krizë politike dhe ekonomike, ndërsa ekspozon para botës arkitektët e një lufte të padukshme, ku fushëbeteja nuk janë më malet apo detet, por ekranet, rrjetet sociale dhe mendjet e njerëzve.
Këtë herë, kërcënimi nuk është bërthamor.
Këtë herë, arma më e rrezikshme është vetë e vërteta.
007 – Tregtarët e së Vërtetës
“Në një botë të sunduar nga informacioni, perceptimi është arma më vdekjeprurëse.”

Më 7 qershor, Mitrovica do të flas me zërin e qytetarëve të lirë, për shtetin, sovranitetin, për zhvillimin dhe të ardhmen

0
Sapo mora disa pamje nga përgatitjet që po bëhen për tubimin elektoral në Mitrovicë, pranë urës së Ibrit. Ato pamje nuk flasin vetëm për një tubim politik; ato përcjellin një mesazh shumë më të madh: mesazhin e një qyteti që nuk dorëzohet, të një populli që nuk pranon ndarje dhe të një vullneti qytetar që kërkon një shtet më të fortë, më sovran dhe më funksional.
Tashmë duket qartë se qytetarët kanë vendosur të mbështesin fuqishëm vazhdimin e rrugës së sovranitetit shtetëror. Por mitrovicasit e dinë mirë se fitoret e ngushta nuk mjaftojnë për të ndërtuar institucione të qëndrueshme dhe për të marrë vendime të mëdha në interes të shtetit. Ata e dinë se shumicat minimale shpesh prodhojnë bllokada, vonesa dhe pengesa në proceset jetike për vendin.
Prandaj, Mitrovica sonte po jep një mesazh të qartë: koha e bllokadave duhet të marrë fund. Ashtu siç janë larguar shumë pengesa në vitet e fundit, qytetarët janë të gatshëm të largojnë edhe pengesat politike që e mbajnë peng zhvillimin dhe forcimin e shtetit.
Mitrovica sonte frymonte lirshëm, frymonte sovranitet, dinjitet dhe besim në të ardhmen. Ajo nuk është vetëm një qytet. Mitrovica është simbol i qëndresës, simbol i bashkimit dhe simbol i vetë shtetësisë së Kosovës. Pa Mitrovicën e lirë, të sigurt dhe të zhvilluar, nuk mund të ketë as shtet të fortë e as sovranitet të plotë.
Por beteja nuk përfundon te politika ditore. Vota e 7 qershorit është edhe një votë për Mitrovicën e urave, jo të barrikadave; për Mitrovicën e bashkuar, jo të ndarë; për Mitrovicën si qendër ekonomike, industriale dhe zhvillimore jo vetëm të Kosovës, por të gjithë rajonit. Është një votë për një qytet që lidh njerëzit, tregjet, kulturat dhe perspektivat e së ardhmes.
Çdo qytetar ka jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin moral e qytetar që përmes votës së tij të vendosë për drejtimin e shtetit dhe të qytetit të vet. Breza të tërë kanë sakrifikuar për liri, për shtet dhe për sovranitet. Tani është radha jonë që këtë amanet ta mbrojmë me mjetin më demokratik dhe më të fuqishëm: votën.
Më 7 qershor, Mitrovica dhe Shala e Bajgorës do të flasin me zërin e qytetarëve të lirë. Do të flasin për shtetin, për sovranitetin, për zhvillimin dhe për të ardhmen.
Zoti e bekoftë Shalën e Bajgorës!
Zoti e bekoftë Mitrovicën!
Zoti e bekoftë Kosovën!

Protestat në Shqipëri janë të dyshimta

1

Nga dr. sc. Abedin Sutaj

Nga ajo qe shihet, krijon bindjen, se, protestat që po zhvillohen  në Shqipëri nuk mund të shpjegohen vetëm si reagim ndaj një projekti të caktuar investimi. Në thellësinë e tyre ideologjike e politike ato lidhen me rryma që prej kohësh kanë ushqyer mosbesim ndaj orientimit perëndimor të shqiptarëve, ndaj aleancave të tyre strategjike dhe, në veçanti, ndaj shtetësisë së Kosovës. Ato ideologji politike janë kundër Kosovës dhe kundër popullit dardan. Prandaj, duhet të shmanget përdorimi i simboleve të Kosovës në këto protesta, siç janë UÇK-ja dhe flamuri i Kosovës.

Në këto protesta shfaqen individë e grupe që, sipas vlerësimit tim, përfaqësojnë qarqe anti-amerikane dhe anti-izraelite, të cilat kundërshtojnë jo vetëm një investim të caktuar, por edhe vetë frymën politike që e ka orientuar kombin shqiptar drejt Perëndimit. Krahas tyre vërehen mbetje të ideologjive të vjetra neo-komuniste, enveriste e mugoshiste, si dhe grupime të tjera radikale që historikisht kanë mbajtur qëndrime kritike ndaj pavarësisë së Kosovës, ndaj identitetit të saj shtetëror dhe ndaj lidhjes së saj të natyrshme me botën demokratike.

Pikërisht për këtë arsye, përdorimi i flamurit të Kosovës, i identitetit dardan dhe i simboleve të UÇK-së në këto protesta më duket jo vetëm i papërshtatshëm, por edhe keqpërdorim i një trashëgimie historike që është ndërtuar mbi sakrificën për liri, demokraci dhe orientim euroatlantik. Simbolet e Kosovës nuk mund të përdoren për të legjitimuar mesazhe që bien ndesh me vetë filozofinë politike mbi të cilën është ngritur shteti i Kosovës.

Në gjykimin tim, është veçanërisht shqetësues fakti që këtyre protestave po u jepet ngjyresa sikur në to marrin pjesë edhe kosovarët, qe mund te kete grupe, sikur ato përfaqësojnë edhe qëndrimin e Kosovës. Jo. Kosovarët, dardanët e sotëm, në shumicën e tyre dërrmuese, e dinë mirë se liria e Kosovës nuk erdhi nga rastësia dhe as nga mëshira e historisë. Ajo erdhi falë sakrificës së popullit të saj dhe falë mbështetjes vendimtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të tyre perëndimorë.

Prandaj, kur dëgjohen thirrje se “Izraeli po e blen tokën tonë”, se “këtu është kufiri Izrael–Shqipëri”, ose kur shfaqen flamujt e Kosovës dhe emblemat e UÇK-së në tubime me retorikë anti-izraelite dhe anti-amerikane, unë e shoh këtë si një përpjekje për ta instrumentalizuar Kosovën për qëllime që nuk kanë lidhje me interesat e saj kombëtare dhe shtetërore.

Kosova është ndërtuar mbi vlerat e demokracisë, lirisë dhe bashkëpunimit me botën perëndimore. Shumica e qytetarëve të saj vazhdojnë t’i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës aleatin më të rëndësishëm strategjik dhe mbështesin ruajtjen e marrëdhënieve miqësore me Izraelin. Ky është një orientim që buron jo nga interesat e çastit, por nga përvoja historike e një populli që e ka njohur çmimin e lirisë dhe vlerën e miqve të tij.

Për këtë arsye, çdo përpjekje për ta lidhur emrin e Kosovës, flamurin e saj dhe trashëgiminë e UÇK-së me lëvizje që promovojnë mesazhe anti-amerikane, anti-izraelite ose kundër orientimit euroatlantik të shqiptarëve nuk përfaqëson domosdoshmërisht qëndrimin e qytetarëve të Kosovës. Simbolet e Kosovës duhet të qëndrojnë mbi përplasjet e ditës dhe mbi interesat e grupeve të ndryshme ideologjike. Ato janë simbole të një shteti që e ka zgjedhur rrugën e lirisë, të demokracisë dhe të aleancës me botën perëndimore, dhe nuk duhet të përdoren për të mbështetur agjenda që bien ndesh me këtë orientim historik e strategjik.

Komunistet e Shqipërisë, fundamentalistët radikalë islamikë, turkofil, mugoshjanët, një pjesë e radikalëve ortodoksë grekofilë, si dhe enveristët e Shqipërisë, sipas vlerësimit tim, përbëjnë grupet më të fuqishme anti-Kosovë, të dëshmuara përgjatë historisë për qëndrimet e tyre kundërshtuese ndaj shtetësisë dhe interesave të Kosovës, ndonëse shpesh janë paraqitur të maskuara pas parullave patriotike dhe kombëtare. Këtë frymë anti-Kosovë e shprehin me frymën anti-perëndimore dhe anti-amerikane e kanë formësuar dhe frymëzuar për një kohë të gjatë në Shqipëri islamistët, turkofilët, grekofilët, komunistët dhe enveristët mugoshjanë, si dhe shumë hoxhë e intelektualë të tjerë nga veriu dhe jugu.

Këtë frymë e kanë ndihmuar edhe disa radikal-hoxhë në Shqiperi, Maqedoni dhe Kosovë, si dhe „intelektualë“ e “akademik“, që në Kosovë janë bërë emra të njohur. Po ashtu, edhe disa parti politike, për qëllime elektorale dhe për përfitime materiale në formë lobimi, me siguri të mbështetura nga shtete me frymë anti-perëndimore, i kanë dhënë krah kësaj fryme, e cila shihet edhe në këto protesta.

Qeveria e Shqiperis, dhe paraqitja e kryemniostrit Edi Rama, drejtuar “muslimanve“eshte perseri nje propaganda e keqe qe ky shtet po ia ben vetvetes…???!!!

Duhet ta dij Shipnia, se, Kosova asht gjithmon me Shtete e Bashkuara Amerikane dhe me Perendimin dhe me Izraelin dhe asht falemneruese gjithmon, dhe do te jete ne krahun e tyne.

Dhe investitoret Amerikan, Izraelit, dhe perendimore jane te mireseardhun ne tokat tona, Dardane.

Beogradi jo veç që merr investime prej Turqisë apo Izraelit, por edhe prej Kinës e Evropës, ndërsa “ne” protestojmë për Zvërnecin

1
Valla-bilahi, me qenë Jared Kushneri, ia kisha lanë krejt projektin në Shqipëri. Se qysh e lexova, ai paska edhe një projekt në Beograd.

Shqiptari nuk i meriton investimet kur sillet kështu. E meriton me mbetë qashtu siç është: shkrum.

Kurse Beogradi jo veç që merr investime prej Turqisë apo Izraelit, por edhe prej Kinës e Evropës.

Shqiptari bërtet, sepse është nën ndikim. Por edhe sepse nuk ka krye. Nuk sheh më larg se hunda e vet.

Popull ma të poshtër nuk kish pas.
Përderisa të tjerët garojnë për investime, vende pune dhe zhvillim, ky del në rrugë me i largu ata që duan me sjellë kapital.

Për me “shpëtu” disa këneta, po e sakrifikojnë të ardhmen.

Pastaj, nesër, të njëjtit kanë me e lanë Shqipërinë për me shku në Evropë.

Çfarë ironie. Çfarë mendësie e mjerë.
Pastaj ankohet pse është i varfër.

Xhamitë po i turqizojnë Shqiptarët, çduhet të bëjmë që të mos zhdukemi?!

0
XHAMITË PO TURQIZOJNË SHQIPTARËT. Ç’DUHET TË BËJË KOMBI SHQIPTAR, QË TË MOS ZHDUKET?
XHAMITË NË MAQEDONI KANË PRODHUAR 70961 TURQË, NË KOSOVË AFËR 20000 E NË SHQIPËRI AFËR 2000.
Në Maqedoninë e veriut kanë ardhur nga Turqia dhe 16 589 turqë nga Turqia. Ç’është kjo çmenduri shqiptare? Përse nuk kanë reaguar qeveritë shqiptare dhe Partitë shqiptare në maqedoninë e Veriut?
Ç’DUHET TË BËJNË SHQIPTARËT, QË TË MOS ZHDUKEN: Ata kanë vetëm 3 rrugë: 1. TË LARGOHEN NGA ISLAMI? 2 . TË NDALOJNë FENË ISLAME? 3 . TË SHEMBIN XHAMITË?
Nëqoftëse Shqiptarët nuk do të reagojnë ata DO TË ASIMILOHEN, DO TË BËHEN TURQË!
Turqia u rikthye me revansh politike me anën e fesë Islame. Turqia, meqenëse nuk e lejon Amerika ta pushtojë hapsirën Shqiptare, bën pushtimin shpirtëror me anën e Fesë Islame. Ky pushtim paqësor turk është tepër i rrezikshëm! Turqit deri tani kanë pushtuar pjesë të Maqedonisë së Veriut! Ata ,në hapsirat ku jetojnë “turqit” shqiptarë do të krijojnë Republikën Minoritare Turke në maqedoninë e Veriut dhe Republikën Turke minoritare në Prizren, ju jetojnë tashmë 5.6 % turqë (shqiptarë të turqizuar).
I drejtohemi Qeverisë së Shqipërisë, Qeverisë së Kosovës dhe Partive Politike të Shqiptarëve të Maqedonisë: A DO TA LEJONI JU TURQIZIMIN E SHQIPTARËVE ME ANËN E F ESË ISLAME? A DO TË LEJONI JU ASIMILIMIN ESHQIPTARËVE? Asimilimi ka filluar në sulm frontal nga të gjithë armiqt e djeshëm! Ku shkojmë qeveritarë shqiptarë?

Protestat në Shqipëri po intensifikohen për resortin luksoz mbështetur nga Kushner…!

0
“The Guardian”, Britani e Madhe
___
Protestat në Shqipëri po intensifikohen për resortin luksoz të mbështetur nga Kushner
Protestat në Shqipëri kundër restortit luksoz të propozuar dhe të mbështetur nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, pritet të intensifikohen pasi kundërshtarët e projektit refuzuan ofertën e kryeministrit Edi Rama për të diskutuar zgjidhje, shkruan “The Guardian” të enjten..!
Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Tiranës të mërkurën për të katërten ditë radhazi.
Disa prej tyre mbanin flamingo të fryra si simbol i dëmit të mundshëm mjedisor që, sipas tyre, do të shkaktojë projekti. Ndërkohë po shtohen thirrjet për bllokimin e tij..!
Protesta janë planifikuar edhe në jug të vendit,ku së fundmi kanë nisur punimet për kompleksin me vlerë 1.6 miliardë dollarë, në një zonë që konsiderohet prej kohësh si një nga hapësirat më të ndjeshme mjedisore në Mesdhe.
“Nga fillimi deri në fund ka pasur mungesë të plotë transparence”,tha Aleksandër Trajçe, drejtor ekzekutiv i organizatës mjedisore PPNEA.
“Nuk kemi parë asnjë konsultim publik dhe asnjë dokument publik lidhur me lejet. Prandaj po themi se,nëse largohen buldozerët,hiqet rrethimi dhe habitatet rikthehen në gjendjen e mëparshme, atëherë mund të fillojmë të flasim”.
Kryeministri Edi Rama,i cili e ka mbrojtur projektin si një moment kyç në transformimin e Shqipërisë nga një shtet ish-stalinist në një destinacion turistik elitar,propozoi të martën një takim me protestuesit për të zbutur përplasjen. Megjithatë,ai theksoi se investimi nuk do të ndalet.:
“Nuk ka absolutisht asnjë mundësi që ky investim të ndalet sa kohë që unë jam këtu”, deklaroi Rama.
Si organizata më e vjetër mjedisore në Shqipëri,PPNEA ngriti alarmin kur u shfaqën paralajmërimet se një zonë me biodiversitet unik kaqe te mash dhe vlera të rëndësishme kulturore rrezikonte të dëmtohej nga projekti..!
Më herët këtë vit,Ivanka Trump zhvilloi vizitë të papritur në Shqipëri së bashku me një grup arkitektësh duke inspektuar zonën ku kompania investuese e bashkëshortit të saj Affinity Partners, planifikon zhvillimin e resortit..!
Resorti parashikohet të shtrihet në një sipërfaqe që përfshin ishullin e pabanuar të Sazanit,i vetmi ishull i Shqipërisë si dhe ligatinat dhe habitatet bregdetare të parkut detar kombëtar përreth. Këto ujëra konsiderohen si një nga strehat e fundit të fokës mesdhetare,ndërsa zona është habitat për më shumë se 200 lloje shpendësh,shumë prej tyre të rrezikuara, përfshirë flamingot dhe pelikanin kaçurrel.
Pjesë e projektit janë edhe sipërfaqe të mbrojtura bregdetare në veri të fshatit Zvërnec,mes Lagunës së Nartës dhe detit.
“Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë në zonat e mbrojtura të Shqipërisë. Jo vetëm që është e paprecedentë, por kemi shpërfillje të plotë të sundimit të ligjit,pa asnjë konsideratë për shoqërinë,mjedisin apo procedurat ligjore. Thjesht kanë hyrë buldozerët”, ka thënë Trajçe..!
Sipas tij, shqetësimi publik u shndërrua në zemërim kur punëtorët nisën vendosjen e një gardhi me bazë betoni dhe tela me gjemba pranë Zvërnecit, angazhuan kompani private sigurie dhe makineritë e rënda filluan të shkatërronin dunat e lashta dhe pyjet mesdhetare me pisha për të hapur rrugët hyrëse.
“Në atë moment banorët vendas u zemëruan vërtet. Njerëzit që kanë toka ose punojnë aty papritur nuk mund të hynin më në pronat e tyre. Kjo nuk është më vetëm një çështje mjedisore. Është bërë një çështje qytetare dhe shumë më e madhe se kaq”, shtoi ai.
Këtë javë, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi se ka nisur hetime lidhur me ndryshimet ligjore të miratuara në vitin 2024 për zonat e mbrojtura, të cilat kanë shkaktuar debate të shumta.
Nga ana e tyre,zhvilluesit e projektit deklarojnë se do të veprojnë me përgjegjësi. “Fokusi ynë mbetet menaxhimi i përgjegjshëm, përmirësimi i mjedisit, krijimi i vendeve të punës dhe sjellja e përfitimeve afatgjata për komunitetet lokale. Ne respektojmë proceset publike dhe institucionale në vazhdim”, tha Asher Abehsera, drejtues i kompanisë Sazan Real Estate Development LLC, e cila po zhvillon projektin në partneritet me Affinity Partners.
Edhe Rama mohon se projekti do të rrezikojë vijën bregdetare të paprekur të vendit. Kryeministri, i cili fitoi mandatin e katërt me premtimin për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, e konsideron të domosdoshëm tërheqjen e investimeve të mëdha në një nga vendet më të varfra të Evropës.
Më 1 qershor ai deklaroi në Kuvend se negociatat për projektin janë ende në zhvillim dhe se propozimi përfundimtar nuk është miratuar ende. Në një reagim të mërkurën,Rama tha se është shumë e rëndësishme që Shqipëria të mbetet mikpritëse dhe e drejtë ndaj investitorëve, pa krijuar imazhin e një vendi ku ata përballen me armiqësi..!
Shqipëria,e izoluar për gati 50 vjet gjatë regjimit komunist që ndalonte udhëtimet jashtë vendit,është shndërruar vitet e fundit në një destinacion gjithnjë e më të preferuar turistik falë bukurive natyrore dhe kostove të përballueshme.
Mbështetësit e projektit argumentojnë se tërheqja e investitorëve të nivelit të lartë është e domosdoshme për të shmangur problemet që sjell mbingarkesa turistike. Por kundërshtarët besojnë se polemikat kanë nxitur pakënaqësinë ndaj qeverisë.
“Dhee zemërimi i qytetarve shqiptar nuk drejtohet aq shumë ndaj Kushnerit apo Ivanka Trumpit,sa ndaj qeverisë e Kr.ministrit Rama dhe mënyrës se si ajo e ka menaxhuar këtë proces”, perfundon gazeta britanike, “The Guardian”..!

Ku është Kisha e Istogut?

0

Blerim Nika, Zvicër 

Ka kaluar gati një muaj që nga publikimi i shkrimit tim të parë lidhur me çështjen e Kishës dhe të tokës për varreza për shqiptarët katolikë në Komunën e Istogut. Në atë reagim publik kërkova llogaridhënie nga personat që janë deleguar ta ndjekin dhe ta procedojnë këtë çështje, një çështje që nuk lidhet me interesa private, por me të drejtat themelore fetare, njerëzore dhe kushtetuese të një komuniteti të tërë. Gjatë gjithë kësaj kohe kam pritur një përgjigje, një sqarim apo të paktën një komunikim elementar mbi ecurinë e procesit. Megjithatë, askush nga personat përgjegjës nuk ka ndjerë nevojën të japë llogari. Madje as Don Alfred Sokoli, prifti i këtij rajoni, nuk ka kontaktuar, ndonëse kishte premtuar se do të kthehej me një përgjigje.
Për të mos u keqkuptuar nga askush, e konsideroj të domosdoshme të bëj një sqarim. Për aq sa kam informacion, çështja e Kishës dhe e tokës për varreza në Komunën e Istogut nuk është duke u penguar dhe as duke u neglizhuar nga vetë Komuna e Istogut. Përkundrazi, problemi duket se qëndron te mungesa e veprimit, e komunikimit dhe e llogaridhënies nga ata persona që janë deleguar për ta çuar këtë çështje përpara. Pikërisht për këtë arsye, kërkesa ime për përgjegjësi nuk i drejtohet Komunës, por atyre që kanë marrë nga duart tona nënshkrimet e mbledhura, atyre që kanë pranuar detyrën për ta përfaqësuar komunitetin në këtë proces dhe atyre që kanë pasur obligimin ta ndjekin atë deri në fund. Nëse komuniteti ka besuar, ka nënshkruar dhe ka deleguar persona për ta çuar përpara këtë kërkesë, atëherë është krejtësisht legjitime që sot të kërkojë llogari pikërisht nga ata.
Në çdo shoqëri normale, kur dikush merr përsipër një përgjegjësi publike, ai ka edhe detyrimin moral për të raportuar mbi të. Askush nuk po kërkon mrekulli dhe askush nuk po kërkon të pamundurën. Kërkesa është shumë e thjeshtë: transparencë. Kërkohet të dihet se çfarë është bërë deri më sot, ku ndodhet procesi dhe cilat janë pengesat që po e mbajnë të pazgjidhur një çështje që zvarritet prej vitesh.
Disa mund të mos pajtohen me tonin e ashpër të reagimeve të mia të fundit. Mirëpo, për të gjykuar drejt një reagim, duhet parë edhe kronologjia e ngjarjeve që e kanë prodhuar atë. Fillimisht është kërkuar informacion me qetësi dhe respekt. Më pas është pritur. Pas pritjes ka ardhur heshtja. Heshtja është pasuar nga zhgënjimi, ndërsa zhgënjimi nga humbja e durimit. Nuk është vrazhdësia ajo që prodhon mungesën e llogaridhënies; përkundrazi, shumë herë mungesa e llogaridhënies është ajo që prodhon vrazhdësinë. Askush nuk zgjohet një mëngjes me dëshirën për të folur ashpër ndaj priftit, ndaj përfaqësuesve të komunitetit apo ndaj kujtdo tjetër. Por kur kalon kohë e gjatë pa përgjigje, pa raportim dhe pa rezultate, atëherë zemërimi bëhet pasojë e natyrshme e shpërfilljes. Për këtë arsye, në vend se të fokusohemi te forma e reagimit, ndoshta do të ishte më e drejtë të fokusohemi te shkaku që e ka prodhuar atë.
Megjithatë, fokusi nuk duhet të jetë te toni i reagimit tim, por te problemi që vazhdon të mbetet pa zgjidhje. Çështja është Kisha e Istogut. Çështja është toka për varrezat. Çështja janë qindra shqiptarë katolikë të kësaj komune, tradicionalë dhe të rikthyer, të cilët kanë të drejtë të kenë një vend ku të luten dhe një vend ku të prehen me dinjitet. Sot gjithnjë e më shumë njerëz po më kontaktojnë për të pyetur se ku ndodhet procesi dhe çfarë po bëhet me këtë kërkesë. Shqetësimi i tyre është real. Ata kanë frikë se një ditë mund të largohen nga kjo botë pa pasur mundësinë të varrosen sipas riteve të fesë së tyre. Për dikë që e sheh këtë çështje nga larg, mund të duket një debat administrativ. Për ne nuk është. Është çështje identiteti, dinjiteti dhe lirie fetare.
Është e papranueshme që në shekullin XXI shqiptarët katolikë të një komune të tërë të mos kenë ende një përgjigje të qartë për një nevojë kaq themelore. Po aq e papranueshme është që ata që kanë marrë përsipër përgjegjësinë për ta ndjekur këtë proces të mos japin asnjë informacion para komunitetit. Prandaj kërkoj publikisht që personat e deleguar të dalin dhe të tregojnë qartë se çfarë është bërë deri më tani, ku ndodhet procesi, cilat janë pengesat dhe kur mund të pritet një zgjidhje konkrete. Kjo nuk është një kërkesë armiqësore. Është një kërkesë legjitime për llogaridhënie.
Njëkohësisht, kërkoj që deri në muajin korrik të këtij viti të ketë një sqarim serioz dhe publik mbi këtë çështje. Në të kundërtën, do të jem i detyruar ta ngre këtë problem në instancat më të larta të hierarkisë kishtare, duke filluar nga Ipeshkvia e Kosovës dhe deri te Selia e Shenjtë, nëse kjo do të jetë e nevojshme. Kjo nuk bëhet për konflikt, as për protagonizëm. Bëhet sepse askush nuk ka të drejtë të marrë përsipër një përgjegjësi dhe pastaj të heshtë pafundësisht përballë njerëzve që pretendohet se i përfaqëson.
Në fund, dua t’u drejtohem të gjithë shqiptarëve katolikë të Komunës së Istogut, tradicionalë apo të rikthyer. Mos e humbni besimin dhe mos u shqetësoni. Çështja e Kishës dhe e tokës për varreza nuk do të harrohet. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë atë që na takon me të drejtë: një Kishë për komunitetin tonë dhe një vend të denjë ku secili prej nesh të mund të prehet sipas besimit të vet. Këto nuk janë privilegje. Janë të drejta që burojnë nga dinjiteti njerëzor, nga liria fetare dhe nga ligjet e Republikës së Kosovës. Për aq kohë sa kjo çështje mbetet e pazgjidhur, unë do të vazhdoj të kërkoj përgjigje, sepse heshtja nuk mund të jetë zgjidhje dhe llogaridhënia nuk mund të mbetet zgjedhje.
Zoti Krisht i bekoftë dhe i ruajtë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
Sinqerisht
Blerim Nika
04.06.2026
ISTOG

Shqiptarëve të asimiluar iu pengon Flamuri shqiptar

0

Prof. Dr. Nail Draga, Ulqin

Diskursi politik

Dukuria e animozitetit kundër  identitetit të  shqiptarëve  në Mal të Zi nuk është  e panjohur, sepse si më parë në monizëm është e pranishme  edhe  në pluralizëm, ku rasti i fundit  në Tuz  dëshmon se  disa individë   të infektuar  me virusin e albanofobisë, e kanë të vështirë të pranojnë realitetin  etnodemografik  në Tuz e tërë Malësinë

Me rastin e festave të ndryshme në çdo qytet është bërë praktikë dekorimi i tyre me flamuj  nga shërbimet e qeverisjes lokale. Vendosja e flamujve  si shtetëror  e te pjesëtarëve të popujve që jetojnë  ne ato mjedise  është e rregulluar  me ligje të miratuar nga Kuvedni i Malit të Zi.

Por, në këtë aspekt individë të ndryshëm  ne kundërshtim  me etikën qytetare i kanë dhënë vetës autorizim për çështje  që nuk kanë kompetencë të tyre.

Incidenti  në Tuz

Pikërisht  në lidhje  me këtë çështje  mediat  informuan se  në prag të festimeve për Ditën e Pavarësisë së Malit të Zi, me 21 maj,  në Tuz është shënuar një incident lidhur me vendosjen e flamujve në hapësirat publike.

Sipas informacioneve nga terreni, disa ditë më parë një grup individësh nga Tuzi kanë vendosur flamujt e Malit të Zi në qendër të qytetit, në hapësira publike. Ndërkaq, kur autoritetet e Komunës së Tuzit kanë tentuar të vendosin flamujt zyrtarë, ashtu siç bëhet çdo vit, përfshirë edhe flamurin shqiptar krahas atij malazez, një grup individësh ka penguar vendosjen e tyre. Në vendngjarje kishte mbërritur edhe policia.

Ngjarja ka shkaktuar reagime në opinionin publik dhe interpretime të ndryshme politike.

Ngjarje të tilla kanë nxitur debat edhe më herët në Malësi. Kjo nuk konsiderohet hera e parë që individë vendas, shqiptarë të asimiluar, shfaqin kundërshtim ndaj pranisë së flamurit shqiptar në aktivitete publike në Tuz.

Çështja e tillë ndonëse mund të trajtohet e izoluar, ajo ka peshë të veçantë në raportët shoqërore në Malësi përkatësisht në Tuz, sepse kemi të bejmë me veprime të cilat irritojnë qytetarët në këtë mjedis, që mund të ndikojnë ne raportët shoqërore në këtë mjedis.

Shqiptarët e asimiluar

Në sajë të rrethanave shoqërore e politike  në veriun e hapësirës etnogjeografike shqiptare  në të kaluarën një numër i konsideruar i shqiptarëve janë përfshi në procesin e asimilimit. Historikisht dihet se nga shek.XVII, krahina e Kuçit  e cila ishte e banuar me  shqiptarët katolikë filluan të asimilohen në aspektin fetar në ortodoks  e më pas edhe në aspektin gjuhësor  duke përfunduar me ate kombëtar. Një dukuri e tillë  më pas i ka përfshi shqiptarët edhe  në krahinën e Plavë-Gucisë, Rozhajës, Tutinit, Peshterit etj.

Një dukuri e tillë në këto mjedise  mori përmasa të mëdha pas vitëve 1912/13 ku në sajë të ndryshimëve të pushtetit, shqiptarët e përkatësisë fetare islame u asimiluan gjuhësisht e me te edhe në aspektin kombëtar. Se si ka evoluar përkatësia kombëtare në disfavor të shqiptarëve, dëshmohet nga regjistrimi i vitit  1908/09,  ku në Rozhajë  në këtë vit  shqiptarë ishin 86.5%, në Plavë  82.6 %  dhe në Tuz  100 %. Por, nga ajo kohë situata ka ndryshuar në disfavor të shqiptarëve ku në gjithë këto qytete duke përjashtuar Tuzin, shqiptarët u asimiluan në musliman sllavishtfolës  e më pas në boshnjak duke u bërë popullsi shumicë.

Por, procesi sociologjik  i asimilimit të popullsisë shqiptare  ka vijuar edhe pas Luftës së Dytë Botërore, në kohën e sistemit socialist ku ideologjia komuniste në mënyrë perfide ka mbeshtetur asimilimin, ku të dhënat nga regjistrimet e popullsisë dhe kontaktët  e drejtpërdrejta me këtë popullsi e dëshmojnë në mënyrë transparente një konstatim të tillë.

Individët albanofob në Tuz

Nuk është befasi nëse  themi se dukuria e albanofobisë në Malësi është e pranishme e ate në  veçanti në Tuz, që deri më tash në opinion është manifestuar në disa raste. Si duket kemi të bëjmë me një grup të indvidëve të cilët jetojnë jashtë realitetit shoqëror, duke harruar se jemi në pluralizëm, ku të gjithë qytetarët duhet të realizojnë në praktikë të drejtat e tyre qytetare e kombëtare. Dhe të tillët janë pjesëtar të komunitetit  sllavishtfolës me përkatësi fetare islame(muslimane) ndërsa për nga origjina janë shqiptarë te asimiluar. Por, rasti i paraqitjës së tyre në opinion nuk është i rastësishëm, sepse duke qenë afër pushtetit në të kaluarën, atyre iu pengon çdo e arritur e shqiptarëve në Malësi e sidomos nga konstituimi i komunës së pavarur  për territorin e Malësisë me seli në Tuz.

Origjina nuk mund të mohohet

Pasi territori i Malësisë është i vogël, njihen të gjithë pothuaj në detaje nga  përkatësia  familjare e fisnore, është dëshmi e mjaftueshme për të përcaktuar origjinën e tyre. Ndonëse, është e drejtë e çdo individi të deklarohet sipas dëshirës se vet në aspektin kombëtar, gjuhësor e fetar, por origjina nuk mund të mohohet dhe të shlyhet me gomë, sepse argumentët janë të qendrueshme.

Individët e tillë në vend që të heshtin,  duke dëshmuar tolerancë dhe kulturë qytetare, ata me veprimet e tyre dëshmojnë albanofobi që paraqet çështje për hulumtim të veçantë. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse atyre iu pengon çdo gjë që ka të bëjë e  identitetin shqiptarë si  komuna e pavarur e Malësisë, gjuha  shqipe, ëmblema e re e  klubit të Deçiqit  dhe së fundit edhe Flamuri shqiptar

Përfundim

Duke marrë parasysh se në Malësi, përkatësisht në komunën e Tuzit pushtetin lokal e kanë shqiptarët përmes  subjektëve të tyre  politike incidentët e tilla mbesin njollë e individëve apo të sponzorëve të tyre të cilët pasi kanë humbur privilegjët  nga e kaluara, tentojnë të prezantohen në opinion si shpetimtarë të shtetit. Por, të arriturat e komunës së Tuzit, janë dëshmi e punës dhe te funksionalitetit të qeverisjës lokale, në favor të gjithë qytetarëve sipas ligjeve dhe standardëve ndërkombëtare.

Nuk ka dilemë se të asimiluarit janë specie e veçantë  me komplekset e tyre, andaj me këtë kategori të qytetarëve  nuk ia vlen të trajtohen çështjet  identitare. Sepse çështjet e identitetit kombëtar të shqiptarëve  në Malësi si në tërë Malin e Zi, në viset e tyre autoktone janë ekskluzive të tyre e jo te të tjerëve, që janë definuar me kushtetutë  e ligje, që janë në favor të barazisë qytetare e kombëtare në Mal të Zi, si mjedis specifik multinacional, multigjuhësor e multikulturor si asnjë vend tjetër në Evropën Juglindore.

Zvërneci mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës: Çfarë po ndodh realisht?

0

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan

____

Protestat e ditëve të fundit në Zvërnec kanë krijuar një debat të madh publik në Shqipëri dhe më gjerë. Nga njëra anë qëndron qeveria shqiptare, e cila e konsideron projektin një investim strategjik që mund ta ngrejë Shqipërinë në një nivel të ri të turizmit elitar. Nga ana tjetër qëndrojnë banorë, ambientalistë, organizata të shoqërisë civile dhe qytetarë të shumtë që shprehin shqetësime për dëmtimin e një prej zonave më të ndjeshme natyrore të vendit.
Për ta kuptuar drejt situatën, duhet të pranojmë se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një përplasje të thjeshtë mes “progresit” dhe “prapambetjes”, por me një konflikt mes dy interesave legjitime: zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së trashëgimisë natyrore.
Mbështetësit e projektit argumentojnë se Shqipëria ka nevojë për investime të mëdha ndërkombëtare. Sipas tyre, resortet moderne, marina turistike dhe infrastruktura e nivelit të lartë mund të sjellin vende pune, të rrisin të ardhurat nga turizmi dhe të përmirësojnë imazhin e vendit në tregun ndërkombëtar. Kryeministri i Shqipërisë ka deklaruar se vendi nuk duhet të krijojë reputacionin e një shteti që i pret investitorët me armiqësi dhe ka mbrojtur vazhdimësinë e projektit.
Nga ana tjetër, kundërshtarët e projektit nuk e paraqesin veten si kundërshtarë të zhvillimit ekonomik. Shqetësimi i tyre kryesor lidhet me faktin se zona e Zvërnecit dhe kompleksi Vjosë-Nartë konsiderohen ndër habitatet më të rëndësishme në Shqipëri për biodiversitetin, shpendët migratorë, lagunat, dunat ranore dhe ekosistemet bregdetare. Ata argumentojnë se ndërhyrje të kësaj shkalle mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme në mjedis.
Një tjetër element që ka nxitur zemërim publik është perceptimi për mungesë transparence. Shumë protestues kërkojnë publikimin e plotë të dokumentacionit, studimeve të ndikimit në mjedis dhe konsultime më të gjera me komunitetin lokal. Situata u tensionua edhe më shumë pas vendosjes së gardheve dhe fillimit të punimeve përgatitore, gjë që u interpretua nga kundërshtarët si një veprim i nxituar dhe i imponuar.
Një dimension tjetër i debatit lidhet me çështjen e pronësisë së tokës. Disa banorë pretendojnë se interesat e tyre pronësore nuk janë trajtuar si duhet dhe se procesi ka krijuar paqartësi dhe pakënaqësi lokale. Kjo ka bërë që protesta të mos mbetet vetëm një çështje mjedisore, por të marrë edhe karakter social e qytetar.
Po aq e rëndësishme është edhe pyetja që po qarkullon në opinion: a janë këto protesta të nxitura nga faktorë të jashtëm, si agjentura greke, serbe apo ruse?
Deri tani nuk ekzistojnë prova publike serioze që të mbështesin pretendimin se protestat janë organizuar ose kontrolluar nga struktura të tilla. Është e vërtetë se në Ballkan çdo krizë e brendshme mund të shfrytëzohet propagandistikisht nga aktorë të ndryshëm rajonalë dhe ndërkombëtarë. Megjithatë, bazuar në informacionet e deritanishme, arsyet kryesore të protestave lidhen me shqetësime mjedisore, pretendime për mungesë transparence, çështje pronësie dhe pakënaqësi më të gjera ndaj mënyrës së qeverisjes. Edhe në diskutimet publike dhe reagimet qytetare dominojnë këto tema, jo motive gjeopolitike.
Një zhvillim me rëndësi është edhe fakti se institucioni antikorrupsion SPAK ka nisur verifikime dhe hetime lidhur me çështje që lidhen me projektin dhe ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura. Vetë ekzistenca e këtyre procedurave tregon se debati nuk është thjesht emocional apo politik, por ka edhe dimensione ligjore dhe institucionale që kërkojnë sqarim.
Në fund, pyetja thelbësore nuk është nëse Shqipëria duhet të zhvillohet apo jo. Shqipëria ka nevojë për investime, vende pune dhe turizëm cilësor. Por po aq e vërtetë është se pasuria natyrore është një nga asetet më të çmuara që vendi zotëron. Sfida e vërtetë është gjetja e ekuilibrit mes këtyre dy objektivave.
Nëse projekti arrin të provojë me transparencë të plotë se nuk cenon ekosistemin, respekton ligjin dhe garanton përfitime reale për komunitetin lokal, ai mund të shndërrohet në një model zhvillimi të suksesshëm. Nëse jo, rrezikon të mbetet një simbol i konfliktit mes kapitalit, politikës dhe mbrojtjes së natyrës.
Për këtë arsye, debati për Zvërnecin nuk duhet parë si betejë mes patriotëve dhe tradhtarëve, as mes ambientalistëve dhe zhvillimtarëve. Ai duhet parë si një provë e pjekurisë demokratike të Shqipërisë për të vendosur se si dëshiron të zhvillohet në dekadat që vijnë.

Më 4. Qershor 2026