Kreu Blog Faqe 134

Mos e mashtroni popullin me rrena !

2
MOS E MASHTRONI POPULLIN ME RRENA !
PSE INJOROHEN:OSO KUKA E TAHIR MEHA DHE LARTËSOHET ADEM JASHARI ?
Derisa ne jemi gjallë dhe lexojmë si po shtrembërohet historia bashkëkohore dhe heshtim, nuk duhët të habitemi për rrenat historike për të kaluarën e largët.
Në qershorin e vitit 1862, Oso Kuka bashkë me 40 trima të zgjedhur luftojnë kundër 3000 forcave malazeze. Në luftim e sipër, Oso Kukës i vriten 10 trima. Lufta ballë për ballë e 30 ushtarëve ishte e pamundur, andaj Oso Kuka vendosët në kullë që sherbente si depo e municionit. Kullën e rrethojnë mijëra ushtarë malazezë. Duke e parë rrezikun se vdekjen e kishin të sigurt, Oso Kuka vendos hedhjen në ajër të kullës së mbushur me municion eksploziv, vetëm pasi që ushtaret malazezë të afrohen e te fillojnë depertimin e tyre brenda në kullë. Me eksplodimin e kullës vdesin mbi 200 ushtarë malazezë , por edhe te gjithë ushtaret shqiptarë 30 sa ishin.
Maj i vitit 1981. Situata në Kosovë ishte e elektrizuar. Vetëdija kombëtare ishte më e ngritur së shumë dekada pas luftës së Dytë Botërore. Policia serbe, kishte rrethuar kullën e Tahir e Nebih Mehes. Tahir Meha rezistonte përballë mijëra ushtarëve dhe policëve serbë. Pas njê rezistence të gjatë, me tanks serbet shemben muret e kullës.
Mars 1998. Adem e Hamëz Jashari, u gjenden të rrethuar nga policia dhe ushtria serbe. Fillon rezistenca. Pasojat e kësaj rezistence janë te njohura për të gjithë shqiptarët.
Adem Jashari i shpall komandant legjendar, pa qenë komandant.
Tahir Meha dhe Adem Jashari duhët të kenë trajtim të barabartë, ngase asnjêri nuk ishte komandant e as luftëtar, por ishin trima të rrallë.
Oso Kuka mbetet i pa tejkalueshëm deri sot.

Heroizmi nuk matet duke rrëzuar heronjt të tjerë

2
(Reagim ndaj shkrimit të Reshat Sahitajt me titull: ” Mos e mashtroni popullin me rrena”!)
Debati mbi figurat e Oso Kukës, Tahir Mehës dhe Adem Jasharit është i ligjshëm dhe i nevojshëm për historinë shqiptare. Mirëpo, ai humb vlerën e tij kur shndërrohet në përpjekje për të zhvlerësuar njërin hero për të lartësuar tjetrin.
Oso Kuka mbetet një nga figurat më të ndritura të shekullit XIX. Qëndresa e tij kundër forcave shumëfish më të mëdha malazeze dhe flijimi i vetëdijshëm në Vraninë janë pjesë e pandashme e kujtesës historike shqiptare. Sakrifica e tij ishte simbol i mbrojtjes së trojeve shqiptare në një kohë kur kombi ende nuk kishte shtetin e vet.
Po aq e rëndësishme është edhe figura e Tahir Mehës. Në majin e vitit 1981, në një kohë kur pushteti jugosllav dukej i pathyeshëm dhe kur rezistenca e armatosur shqiptare ishte pothuajse e paimagjinueshme, ai ngriti flamurin e kundërshtimit të hapur. Qëndresa e Tahir Mehës në Prekaz,nuk ishte vetëm përballje fizike me forcat serbe, por edhe një mesazh politik e kombëtar për brezat që do të vinin.
Megjithatë, krahasimet e Sahitajt që synojnë të minimizojnë rolin e Adem Jasharit jo vetëm që nuk qëndrojnë por ato janë për një analizë më të thellë.
Adem Jashari nuk u bë simbol vetëm për shkak të mënyrës së rënies së tij. Ai u bë simbol sepse për vite me radhë ishte pjesë e organizimit të rezistencës së armatosur, e aksioneve të para të UÇK-së dhe e krijimit të strukturave që më vonë do të shndërroheshin në ushtrinë çlirimtare të Kosovës.
Ata që thonë se Adem Jashari nuk ishte komandant, shpesh e ngatërrojnë gradën formale me funksionin real historik. Në fazën embrionale të UÇK-së, kur nuk ekzistonin struktura klasike ushtarake, Adem Jashari ishte ndër figurat qendrore të organizimit, mobilizimit dhe drejtimit të rezistencës së armatosur. Pikërisht për këtë arsye ai u njoh dhe u pranua nga bashkëluftëtarët dhe nga populli si Komandanti Legjendar.
Dallimi kryesor mes Adem Jasharit dhe figurave të tjera historike nuk qëndron te niveli i trimërisë. Askush nuk mund të vendosë matës për trimërinë e Oso Kukës, Tahir Mehës apo Adem Jasharit. Dallimi qëndron te ndikimi historik që pati veprimi i tyre. Sakrifica e Oso Kukës frymëzoi breza të tërë shqiptarësh. Qëndresa e Tahir Mehës u bë pararendëse e rezistencës së mëvonshme. Ndërsa rënia e Adem Jasharit dhe e familjes së tij u shndërrua në pikën e kthesës që mobilizoi masivisht shqiptarët për luftën çlirimtare dhe e bëri çështjen e Kosovës një çështje ndërkombëtare.
Prandaj është gabim të shtrohet pyetja se kush ishte më i madh. Historia nuk funksionon si garë. Oso Kuka është hero i epokës së mbrojtjes së trojeve shqiptare. Tahir Meha është simbol i mosnënshtrimit në kohën e Jugosllavisë. Adem Jashari është simbol i luftës çlirimtare që çoi në lindjen e shtetit të Kosovës.
Secili prej tyre zë vendin e vet në panteonin kombëtar dhe asnjëri nuk bëhet më i madh duke u zvogëluar tjetrin. Përkundrazi, madhështia e historisë shqiptare qëndron pikërisht te fakti se ajo ka nxjerrë heronj të tillë në periudha të ndryshme, të cilët me gjakun dhe sakrificën e tyre e mbajtën gjallë idealin e lirisë.
Dhe krejt në fund, rëndësia e secilit duhet vlerësuar në kontekstin historik të kohës së vet dhe çdo përpjekje për injorim, mohim, minimizim dhe nënçmim bie në fahun e antishqiptarizmit.

Ligji që do të propozoja për Edi Ramën do të quhej Korab Act

0
Ligji që do të propozoja do të quhej Korab Act.
Për Edi Ramën, ky do të ishte një instrument modern shtetëror për të mbrojtur sovranitetin ekonomik të Shqipërisë, pa prekur lirinë e shoqërisë civile, lirinë e organizimit apo të drejtën për protestë.
Parimi është i thjeshtë: Shqipëria është e hapur për investime, turizëm, zhvillim dhe debat publik, por nuk mund të lejojë që rrjete të huaja të financojnë struktura lokale për të prodhuar presion politik, dezinformim apo bllokim artificial të projekteve strategjike.
Korab Act do të krijonte një mekanizëm fiskal të posaçëm: Tatimin mbi Ndërhyrjen e Tërthortë. Ky tatim do të zbatohej ndaj financuesve të huaj që mbështesin OJQ, fushata mediatike apo lëvizje aktiviste me qëllim ndikimin mbi vendimmarrjen publike, investimet strategjike, projektet turistike, energjinë, infrastrukturën apo zhvillimin territorial të Shqipërisë.
Çdo financues i huaj do të ishte i detyruar të deklarojë publikisht: kush financon, sa financon, për çfarë qëllimi financon dhe cilat struktura shqiptare përfitojnë nga ky financim.
Në rast dezinformimi, manipulimi publik ose përdorimi të narrativave të rreme për të dëmtuar projekte me interes kombëtar, përgjegjësia nuk do të binte vetëm mbi OJQ-në lokale, por edhe mbi financuesin e huaj.
Masat do të përfshinin gjoba të rënda, pezullim të financimit, detyrim për korrigjim publik dhe, në raste të përsëritura, ndalim të përkohshëm të veprimtarisë së strukturës së financuar.
Ky ligj nuk do të ishte kundër ekologjisë, as kundër shoqërisë civile. Përkundrazi: do të ndante aktivizmin e ndershëm nga ndërhyrja e organizuar politike me para të huaja.
Shqipëria nuk mund të jetë laborator ideologjik për interesa të jashtme që fshihen pas fjalëve të bukura si “mjedis”, “interes publik” apo “shoqëri civile”, ndërkohë që në realitet prodhojnë bllokim, frikë dhe dezinformim.
Korab Act do t’i jepte qeverisë shqiptare një mjet të fuqishëm për të mbrojtur zhvillimin, investimet strategjike dhe sovranitetin vendimmarrës të vendit.
Kush financon ndikim politik në Shqipëri, duhet të deklarohet, të paguajë dhe të mbajë përgjegjësi ligjore.

Nëse do të bëhej fjalë për investime nga Erdogani, a do të kishit protestuar?

0

Nga: Arbana Xharra

Po shoh me shqetësim se si po qarkullojnë teori konspirative dhe narrativa që ushqejnë antisemitizmin, duke paraqitur investimet apo bashkëpunimet ekonomike si një “kolonizim” të Shqipërisë nga Izraeli.

Pretendime të tilla janë pjesë e propagandës që synon të mbajë Shqipërinë larg zhvillimit, larg investimeve dhe larg orientimit të saj perëndimor.

Shqipëria është njohur historikisht për tolerancën e saj dhe për mbrojtjen e hebrenjve gjatë Holokaustit, një trashëgimi që na ka bërë krenarë në sytë e botës. Kritika ndaj qeverive apo politikave është legjitime. Por kur diskursi kalon në teori për “marrje të Shqipërisë”, “koloni izraelite” apo narrativa të ngjashme, nuk kemi më debat politik, kemi propagandë te rrezikshme!

E kam një pyetje, a do të kishin protestuar nëse investitori do të ishte turk, arab apo nga një vend tjetër? Apo problemi është vetë fakti që bëhet fjalë për izraelitë?

Shalës së Bajgorës duhet t’i kthehet kujtesa historike !

0
Shalës së Bajgorës duhet t’i kthehet kujtesa historike !
Të dashur miq,
Sot isha përsëri në Bajgorë, së bashku me një mik të afërt, për të verifikuar edhe një herë koordinatat dhe vendndodhjen ku, me ndihmën e Zotit dhe mbështetjen e miqve e bashkëkombësve, synojmë të ndërtojmë Kishën Katolike në Shalë të Bajgorës.
Përgjatë rrugës ndaluam në Muzeun e Kristaleve të Trepçës. Aty njeriu përballet me një pasuri të rrallë natyrore që shpesh tejkalon edhe imagjinatën. Trepça nuk është vetëm ekonomi; ajo është histori, identitet dhe krenari kombëtare.
Vizitova gjithashtu edhe gërmadhat e Kishës së Sakseve në Stan Tërg, një dëshmi e gjallë e trashëgimisë sonë të lashtë. Më pas kalova edhe pranë objektit që sot njihet si Xhamia e Mazhiqit, për të cilin studiues, dëshmi lokale dhe kujtesa kolektive e banorëve flasin për një histori shumë më të hershme, të lidhur me qytetërimin iliro-arbëror të kësaj treve.
Këto vizita më bindin edhe më shumë se Shala e Bajgorës nuk ka nevojë për harresë, por për kujtesë. Nuk ka nevojë për fshirje të historisë, por për ndriçim të saj. Brezat që vijnë duhet ta njohin të kaluarën e kësaj ane, sepse pa të nuk mund të kuptohet plotësisht as historia e Mitrovicës, as historia e Kosovës.
Prandaj, pavarësisht kundërshtimeve, keqkuptimeve apo pengesave që mund të dalin në rrugë, unë nuk do të ndalem. Nuk zmbrapset Shqiptari kur beson se po punon për një kauzë që lidhet me kujtesën historike, identitetin kombëtar dhe respektin për trashëgiminë e të parëve.
Mbështetja që kam marrë nga miq, bashkëkombës dhe dashamirës të shumtë, brenda dhe jashtë Kosovës, më jep bindjen se kjo është një rrugë që ia vlen të ndiqet.
Historia na ka mësuar se Mitrovica dhe Shala e Bajgorës nuk janë thjesht pika në hartë. Ato kanë qenë dhe mbeten një nga shtyllat kryesore mbi të cilat është ngritur qëndrueshmëria ekonomike, politike dhe kombëtare e Kosovës. Janë pjesë e atij themeli pa të cilin nuk do të mund të flisnim sot për shtet, sovranitet dhe zhvillim.
Pikërisht për këtë arsye, Shalës së Bajgorës duhet t’i rikthehet kujtesa historike, sepse një popull që harron rrënjët e veta rrezikon të humbasë edhe drejtimin e së ardhmes.
“Në këto kodra dhe lugina nuk jeton vetëm e tashmja. Këtu frymon historia e një treve që meriton të kujtohet, të respektohet dhe t’u trashëgohet brezave.”

Ushtria e Kosovës nuk është produkt i një individi, ajo është rezultat i një strategjie afatgjatë të SHBA-së, NATO-s dhe institucioneve të Kosovës

0
Ushtria e Kosovës nuk është produkt i një individi apo i një qeverie të vetme. Ajo është rezultat i një strategjie afatgjatë të SHBA-së, NATO-s dhe institucioneve të Kosovës
Pretendimi i Ramush Haradinajt se ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, doli personalisht për ta pritur dhe se dha “dritën e gjelbër” për Ushtrinë e Kosovës, duhet parë me kujdes.
Nga faktet publike dihen disa gjëra: Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në forcë me kapacitete ushtarake nuk ishte ide që lindi në vitin 2017 me qeverinë Haradinaj. Ai ishte një proces afatgjatë që filloi menjëherë pas pavarësisë së Kosovës dhe mbështetjes amerikane për ndërtimin e institucioneve të sigurisë. Në mars 2008, administrata e George W. Bush autorizoi ndihmë ushtarake për Kosovën, ndërsa NATO dhe KFOR filluan përgatitjet për krijimin e FSK-së.
FSK-ja u themelua zyrtarisht në vitin 2009 si forcë e lehtë e sigurisë, me mbikëqyrje të NATO-s. Që atëherë, objektivi strategjik i shumë qeverive të Kosovës ka qenë evoluimi gradual drejt një ushtrie moderne.
Në vitin 2018, gjatë mandatit të Haradinajt si kryeministër, Kuvendi i Kosovës miratoi paketën ligjore që hapi rrugën për transformimin e FSK-së në ushtri. Ky ishte një moment i rëndësishëm politik, por ai erdhi pas shumë vitesh planifikimi institucional dhe mbështetjeje amerikane e perëndimore. Nuk ka ndonjë dokument zyrtar amerikan apo deklaratë publike të Pentagonit që thotë se Mattis personalisht “e autorizoi” krijimin e Ushtrisë së Kosovës në kuptimin juridik ose politik.
SHBA e mbështeti transformimin, por vendimi ishte sovran i institucioneve të Kosovës dhe pjesë e një procesi të gjatë shtetformues.
Prandaj, nëse Haradinaj thotë se Mattis e priti dhe i dha mbështetje politike, kjo mund të jetë e besueshme si pjesë e kontakteve të nivelit të lartë mes qeverisë së Kosovës dhe administratës amerikane. Por nëse krijohet përshtypja se Ushtria e Kosovës lindi vetëm nga një takim Haradinaj–Mattis, kjo nuk përputhet me historinë e procesit.
Ushtria e Kosovës nuk është pra, produkt i një individi apo i një qeverie të vetme. Ajo është rezultat i një strategjie afatgjatë të SHBA-së, NATO-s dhe institucioneve të Kosovës, e nisur pas luftës së vitit 1999, e formalizuar pas pavarësisë më 2008 dhe e konkretizuar ligjërisht në vitin 2018.
Pra, më afër së vërtetës është të thuhet se Haradinaj ishte njëri nga aktorët politikë që e shtyu përpara fazën vendimtare të transformimit në vitet 2017–2018, por projekti i Ushtrisë së Kosovës ishte shumë më i hershëm dhe kishte rrënjë që nga periudha e administratës Bush dhe procesit të pavarësisë së Kosovës.

Ftesë Zyrtare për Festimin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

0

Me kënaqësi të veçantë, Shkëlqesia e Tij, z. Avnija Nasufoski, është i ftuar nga Misioni i Përhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pranë Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në Gjenevë, për të marrë pjesë në pritjen solemne që organizohet me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ceremonia festive do të mbahet më 30 qershor 2026, në orën 13:00, në një pritje kopshti të organizuar nga Misioni Amerikan, ku do të marrin pjesë përfaqësues diplomatikë, personalitete ndërkombëtare dhe të ftuar të nderuar.

Ky jubile historik shënon 250 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, duke reflektuar vlerat e lirisë, demokracisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Pjesëmarrja në këtë ngjarje përbën një nder të veçantë dhe një mundësi për forcimin e lidhjeve të miqësisë, dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ftesa e adresuar ndaj z. Avnija Nasufoski përfaqëson gjithashtu një vlerësim të angazhimit të tij në promovimin e projekteve të mëdha ekonomike dhe zhvillimore në nivel ndërkombëtar. Aktiviteti i tij është shtrirë në iniciativa strategjike që synojnë zhvillimin ekonomik, investimet dhe partneritetet afatgjata, jo vetëm në kontinentin afrikan, por edhe në rajonin e Lindjes së Mesme dhe tregje të tjera me rëndësi globale.

Përmes bashkëpunimit me institucione, investitorë dhe aktorë ndërkombëtarë, ai ka kontribuar në nxitjen e projekteve që mbështesin rritjen ekonomike, zhvillimin e infrastrukturës dhe krijimin e urave të reja të bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe rajoneve të ndryshme.

Kujtojmë këtu se z. Avni Nasufoski është diplomat pranë Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, ku ushtron një rol të rëndësishëm në përfaqësimin dhe promovimin e interesave të 35 shteteve anëtare të Unionit Afrikan në forumet ndërkombëtare. Krahas angazhimit të tij diplomatik, ai njihet edhe si një biznesmen i suksesshëm me veprimtari në Zvicër dhe në arenën ndërkombëtare, duke qenë i përfshirë në zhvillimin dhe koordinimin e projekteve strategjike globale në fushat e investimeve, infrastrukturës, energjisë, zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Përmes rrjetit të tij të gjerë institucional dhe ekonomik, ai kontribuon në ndërtimin e partneriteteve ndërmjet Afrikës, Lindjes së Mesme, Evropës dhe rajoneve të tjera të botës, me fokus në zhvillimin e qëndrueshëm dhe nxitjen e investimeve afatgjata. Marrë nga zyra informative: 🇨🇭🇨🇭🇺🇳🇺🇳 🇪🇺 DIPLOMACIA SHUMËPARALESHE. BASHKËPUNIMI EKONOMIK GLOBAL. Ambasadori Avni Nasufoski është vëzhgues i përhershëm në Kombet e Bashkuara në Gjenevë CEO – GRUPI PLANETECONSTRUCTIONS www.planeteconstructions.com www.eaa-wsa.org

E përgatiti: Safet Sadiku

Zvërneci dhe prapavija e një proteste që iu duhet atyre që se duan përparimin dhe zhvillimin kombit shqiptar

0
Kombi shqiptar duhet të tregoj vëmendje vëmendje të madhe dhe sidomos policia profesioniste shqiptare.
Dallaverxhinjve të politikës nuk duhet t’u besojmë se kanë dhënë prova se po e ndihmojnë shkatërrimin e natyrës së kombit. Islamin dhe islamizimin e shoqërisë shqiptare po e rritë dhe edukon për interesat antishqiptare ai që iu duartroket xhamive që po i meremeton e ndërton Turqia neoosmane, per interesat e saj gjeostrategjike.
Pra ai që heshtë dhe në heshtje pajtohet me shkaterrimin e popullit të vet. Ai/ata që po e bëjnë atë që e bënte Vaso Çubriloviq për të na shkatërruar sa ishte gjallë me Islam. Interesat gjeostrategjike të Turqisë, njëherit janë interesa te Greqisë, Serbisë dhe të Federatës Ruse.
Të cilat në asnjë mënyrë nuk duan të na shohin ata që na ka falë Natyra-Arbnorë, por vetëm Muslimanë! Kujdes…! Ai që nuk e kujton kohën e pushtimit të Perandorisë Osmane dhe sidomos vitin 1912 , e edhe më herët, kur sherri i vdekjes identitare që na e shkaktoj Islamizimi që ndikoi të humbnim aq shumë toka, ai nuk eshte Njeri!
Prandaj, ai që paraqitet si nje ndër udhëheqesit e kryengritjes haxhiqamiliste të Zvernecit,  ai asht panislamik, verbërinë e të cilit e shfrytezojnë armiqet e shqiptarisë. Ai është xhihadisti që para një kohe e ktheu pas Ushtria e Izraelit, pasi donte “ta ndihmonte” popullin palestinez të Rripit të Gazës ! Por, qëllimeve antishqiptare u ndihmon secili protestues, që nuk e din sakt pse po protston.
Natyrisht, çështjet pronësore duhet vlerësuar me transparencë të madhe. Njerëzit e tillë duan konflikte të huaja në Vlorë apo kudoqoftë, qofshin ata ish-shqiptarët e myslimanizuar të Mitrovicës apo “vorioepirotasit” që vijnë me autobusë nga Greqia.
Me “turistët” e tillë policia profesioniste duhet te tregohet e pamëshirshme – do të thotë që t’i kthej pas, andej prej nga kanë ardhë.
Në protestat e Zvërnecit andaj duhet parë prapavijën e atyre që nuk duan që Shqipëria të zhvillohet, por të mbes një vend i varfër dhe i paardhmëri.
____
Shih videon:

Alarm në disa qarqe: Shqipëria po zhvillohet, duhet ndalur me çdo kusht!

0
Duket se disa njerëz nuk po e përballojnë dot idenë që Shqipëria të tërheqë investime të mëdha turistike. Sapo u përfol projekti i Zvërnecit, nisi paniku: “Po sikur Shqipëria të ketë më shumë turistë? Po sikur të hapen vende pune? Po sikur ekonomia të përfitojë?”

Sipas ironisë së momentit, shqiptari mund të ndërtojë vetëm kioska e jo resorte, mund të presë turistë vetëm me çadra plazhi dhe jo me investime miliardëshe. Kur investimet bëhen në vende të tjera quhen zhvillim, kur diskutohen në Shqipëri quhen katastrofë kombëtare.

Ndërkohë, mbështetësit e projektit argumentojnë se investimi në Zvërnec mund të sjellë mijëra vende pune dhe ta forcojë pozicionin e Shqipërisë në tregun ndërkombëtar të turizmit. Sipas deklarimeve publike, projekti parashikohet të kapë vlerën e disa miliardë eurove dhe të ketë ndikim të rëndësishëm ekonomik. 

Natyrisht, debatet për mjedisin, pronësinë dhe transparencën janë legjitime dhe duhen trajtuar me seriozitet. Por sipas humorit që po qarkullon këto ditë, problemi kryesor nuk është nëse projekti respekton ligjin apo mjedisin, por fakti që ndodhet në Shqipëri.

Në fund të fundit, sipas “ekspertëve” të ironisë, shqiptari duhet të mbetet gjithmonë spektator. Sepse kur ngrihen Dubai, Mykonos apo Monte Carlo është sukses, por kur Shqipëria tenton të bëjë një hap më shumë, dikush gjithmonë gjen një arsye pse nuk duhet. 
Saranda TV

Një përgjigje shovenizmit grekomadh nga studjuesi Mark Palnikaj

Masakrat dhe gjenocidet e grekërve ndaj shqiptarëve janë të shumëta. Pamje nga masakrat greke ndaj çamëve.


Mark Palnikaj, studjues, Tiranë

Të nderuar ndjekës të faqes time! Dua të sjell në vemendjen tuaj një artikull të botuar nga ana ime në gazetën NACIONAL në vitin 2023 mbi pretendimet absurde të disa shoqatave dhe të qeverisë Greke mbi gjoja minoritetet greke në vendin tonë. E bëra këtë postim mbas pretendimeve dhe qëndrimeve të turpshme të qeverisë greke për problemin e resortit në Zvërnes të Vlorës. Ju faleminderit.
Basilianët dhe Kisha e Shën Thanasit në Dhërmi
(Gazeta Nacional 1 shtator 2023)
Ka disa ditë që vazhdon polemika në mediat vizive dhe të shkruara për shembjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi. Në media vihen re dy qëndrime nga këndvështrime diametralisht të kundërta, diku politike dhe diku shkencore. Disa segmente të shoqërisë mundohen të nxjerrin përfitime politike nga kjo ngjarje kurse disa të tjerë e trajtojnë problemin në mënyrë shkencore duke sjellë fakte historike të pamohueshme për historikun e kësajë kishe dhe vendin e sajë në historiografinë shqiptare.
Qëndrime shkencore kanë mbajtur me publikimet në media shumë persona por vlen të merren në konsideratë sidomos shkrimet e Matteo Mandalas dhe i Moikom Zeqos. Ka edhe disa qëndrime, të cilët në forma të ndryshme, mbi bazën e fakteve historike, kanë mbrojtur të drejtën e trashëgimisë kulturore shqiptare për kishën e Shën Thanasit dhe për rolin e fratit siçilian Nilo Katalano në historikun e kësaj famullie dhe të kësajë kishe.
Nuk kam ndërmend të përsëriti ato që kanë shkruar në gazeta, në televizione dhe në mjetet elektronike personat që i përmenda më sipër duke e quajtur të mirëqënë se lexuesit janë të njohur me këto debate dhe me argumentet e kundërshtarëve të tyre të publikuara tashmë në media.
Dua të sjell disa argumenta, në mënyrën time, të bazuar mbi dokumente histrorike arkivore që i kam marrë nga arkivat kryesisht të Vatikanit.
Para se të jap mendimin përfundimtar për këtë problem, më duhet të bëj një historik të shkurtër të kishës në Shqipëri dhe posaçërisht të Basilianëve.
Deri në ndarjen e kishave në kishën Romake dhe në atë Bizantine, shqipëtarët ishin të gjithë besimtarë të krishterë sepse nocioni katolik dhe ortodoks nuk kishte lindur akoma. Mbas ndarjes së kishave në Romane dhe Bizantine, Shqipëria gjeografikisht u ndodh në lindje, pra me Kostandinopojën por nga ana fetare trevat shqiptare të bregdetit deri në qytetin e Tivarit ku ishte Dioqeza më veriore e sajë dhe deri në pjesët më jugore dhe deri në Shkup nga ana lindore, i qëndruan besnike besimit të mëparshëm dhe ishin katolik të ritit Basilian. Në mesjetë, deri në vitin 1656, kur u paraqitën françeskanët për të ringritur kishën e rrënuar në trevat shqiptare, u ruajt riti perëndimor dhe ishin manastire të Basilianëve në Himarë, Durrës, Lezhë, Ohër, Shkup, Prizren, Dioqezat e Pultit, Sapës dhe Tivarit. Në atë kohë grekët nuk e kishin shtetin e tyre dhe nuk ishte problemi i barazimit të fesë me kombësinë siç është tani. Pra për besimtarët shqiptar akoma nuk kishte filluar ekspansioni fetar i patriarkanës greke.
Unë kam kryer një studim të thelluar për Dioqezën e Pultit të cilin e kam në përfundim e sipër. Më ka rezultuar që kisha e Shën Gjonit në Vark, e Shën Sofisë në Luxajë, e Shën Dhimitrit (San Demetrio) në Rajë, kisha e Mavriqit në Dukagjin dhe shumë kisha të tjera ishin Basilianë por nuk kishin kaluar në skizmë, pra nuk ishin bërë ortodoks. Me qëllim gjetjen e dokumentave që flasin për këtë periudhë, mora në Vatikan, në Manastirin e San Nilos në Grotaferrata dhe në Bibliotekën Mbretërore të Napolit dokumenta që hedhin dritë për periudhën nga pushtimi osman deri në vitin 1912. Mora në këto arkiva mbi njëmijë faqe dorëshkrime origjinale të kësajë periudhe dhe më rezulton se pushtuesi turk ka pranuar të bashkëjetojë me kishën ortodokse në Kostandinopojë dhe, kisha ortodokse dhe pushtuesi turk, kanë arritur akorde midis tyre për të bashkëjetuar. Por kjo nuk ka ndodhur me Basilianët e disa krahinave. Konkretisht në Dioqezën e Pultit turqit kanë djegur dhe rrënuar shtatëdhjetë e tetë kisha që ishin tërësisht të ritit Basilian. Kjo konfirmohet nga dokumenti i Benedikt Orsinit i datës 31 gusht 1628 ku shkruhet: “Kjo krahinë ka shtatëdhjetë e tetë kisha dhe ndër to kanë qënë njëzet e tre kisha famullitare, të pajisura me tokë buke, vreshta, livadhe dhe qe pune, me një fjalë në gjendje të tillë sa nuk mbetej prapa asnjërës krahinë të krishtërimit, por në kohën e sotme nuk ka veç tre priftër që e mbajnë të gjith atë vend, bile njëri prej tyre pak kohë më parë vdiq. Gjithashtu kanë qënë edhe këto manastire: Shën Mëhilli në Kir, të Ngjitunit e Zojës në Artivojë, Shën Gjonin e Varkut dhe Shën Sofinë në Luzajë por sot janë të rrënuara dhe pa asnjë rregulltar.”APF,SRCG, Vol. 262, faqe 171
Pra pushtuesit turq, po shkatërronin me përzgjedhje kishat duke rrafshuar kishat që kishin lidhje me perandorinë Romake dhe duke toleruar kishat që ishin të lidhura me kishën Bizantine.
Zonat fushore dhe ato në kufi me zonat e pushtimit turk, filluan të ktheheshin në skizmë, pra gradualisht, ata filluen ti bindeshin kishës së Kostandinopojës. Disa kisha nuk pranuan të kalonin në ortodoksi dhe nën patronatin e Kostandinopojës. Ne kemi të dhëna për kishën Basiliane të Ohrit kur ajo ka kaluar nën varësinë e Kostandinopojës.
Në listën e hierarkisë kishtare të Ohrit të publikuar në “Cronologia e cronotassi di:Vescovi nominati da Ocrida, Vescovi ordinanti per gli Italo-Albanesi in Italia, di Calabria fino al 1919, Vescovi di Lungro ,Vescovi di Piana (e ordinanti di Sicilia fino al 1937), Abati (Nullius dal 1937) di Grottaferrata ” lexojmë:
– “ 1660 Atanasio è l’ultimo Arcivescovo di Ocrida a professarsi cattolico.
– 1664 Sesta migrazione : gli albanesi proveniente da Maida (in Morea) si installano a Barile. Il monastero di Mezzojuso viene affidato ai Basiliani che (fortemente latinizzati) tentano invano di eliminare il rito neo-sabaita. A Firmo , in Calabria, viene fondato il seminario dei S.S. Pietro e Paolo”.
Siç shifet në shënimin e mësipërm, del krejt e qartë se deri në vitin 1660 Arkipeshkvi i Ohrit ishte i ritit katolik dhe i fundit që shërbeu në këtë rit ka qënë Atanasio.
Por kjo që ndodhi me Arqipeshkvinë e Ohrit dhe me disa kisha të tjera nuk ndodhi me Pultin as me Himarën. Në Pult, gjatë njëqind e pesëdhjetë viteve nuk erdhi askush nga Roma të kujdesej për këtë komunitet katolik të rrënuar nga turqit. Nga viti 1574 deri në vitin 1656, pra për rreth njëqind e tetëdhjetë e dy vjet, dioqeza e Pultit nuk pati fare ipeshkëv. Asnjë meshtar nuk kishte në këtë Dioqezë por shërbimet kryheshin nga persona brenda komunitetit, pa asnjë shkollim, të quajtur meshtarë fshatarë që në atë kohë në gjuhën latine quheshin “sacerdotes rusticis”. Këta meshtarë fshatarë kishin të drejtë të bekonin lidhjet e martesave dhe të pagëzonin fëmijët ashtu siç ishte vendosur nga Pal Engjelli në vitin 1462.
Në atë kohë, me datën 8 nëntor 1462, kryeipeshkvi i Durrësit dhe në të njëjtën kohë edhe këshilltari i Skëndërbeut, Pal Ëngjëlli, në një sinod me pjesëmarrjen e disa meshtarëve nga e gjithë Shqipëria, shkruan një Qarkore që kishte fuqinë e një Kushtetute (Constitute) baritore që u drejtohej meshëtarëve të fshehur nëpër male dhe shpella të malësive, mbi aktivitetin baritor që nevojitej të ndërmerrnin, dhe mbi doktrinën e krishterë të sakramenteve bazë, themelore. Kushtetuta baritore e Pal Ëngjëllit është e shkruar në gjuhën latine, por duke marrë parasysh se shumë meshtarë “fshatarë” nuk e kuptonin gjuhën latine, ai spjegon se si duhet të pagëzohen fëmijët. Ai shkruan: “Duke qitur ujë të rrjedhshëm tre herë në ballë në formë kryqi dhe duke thënë një herë Uratën, FORMULËN E PAGËZIMIT, të cilën ai e ka shkruar në gjuhën shqipe “E (Emri i fëmijës).. Unë po të pagëzonj n’emër të Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë”.
Fotokopje me ngjyra e formulës së pagëzimit. Origjinali në Firence, Itali.
Identike si në Dioqezën e Pultit ka qënë qëndresa e katolikëve të Himarës, të cilët asnjëherë nuk ju nënshtruan kishës lindore të Kostandinopojës. Tani të ndalemi dhe të sqarojmë këtë qëndresë më duket e tepërt sepse ajo është e pasqyruar shumë qartë në librin e Nilo Borgias “Murgjit Basilianë të Shqipërisë” të botuar nga Instituti për Europën Lindore në Romë në vitin 1942 dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga Mimoza Hysa në vitin 2014.
Ajo që duhet kuptuar nga të gjithë lexuesit është se Himarjotët nuk ishin pjesë e kishës greke por ishin në varësi të manastirit të San Nilos në Grotaferrata. Me këmbënguljen e himariotëve Roma dërgoi në kishën e Shën Thanasit në Dhërmi klerikun e nderuar nga Siçilia Nilo Katalano.
Ai e kreu në mënyrë heroike me trimëri, por edhe shembullore si shkencëtar, shërbimin e tij kishtar dhe patriotik duke hapur shkollën shqipe me tetëdhjetë nxënës, duke hartuar tekste dhe një gramatikë të gjuhës shqipe. Ai dhe pasuesit e tij në atë kohë janë përballur me ndërhyrjet arrogante të kishës lindore për tu asimiluar por, të mbështetur edhe nga populli i Himarës siç del nga burimet historike të ruajtura në Vatikan dhe në Grotaferrat, i përballuen me sukses këto ndërhyrje. Ai është varrosur në kishën e Shën Thanasit dhe për shqiptarët është një shenjëtor i cili duhet respektuar dhe përkujtuar në jetë të jetëve për kontributin e tij.
Por çfar ka ndodhur më vonë? Shteti komunsit ka shkatërruar kishën e Shën Thanasit. Ky ka qënë një gabim i madh sepse përveçse një objekt kulti kjo kishë ka qënë edhe një objekt i rëndësishëm historik për qëndresë dhe për gjuhën shqipe. Për këtë pikë të gjith biem dakort.
Po më vonë çfar ka ndodhur?
Mbas vitit 1990, aty mbi themelet e kësajë kishe është ngritur një kishë tjetër por tashmë ortodokse, me emër në varësi të kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, por në fakt aspak autoqefale por të dominuar në mënyrë agresive dhe të dhunëshme nga kisha Ortodokse Greke. Është zhvarrosur edhe Nilo Katalano në mënyrë vandale.
Se e kujt është ajo kishë e ka treguar me studimin e tij para tetëdhjetë vitesh Nilo Borgia në punimet e tij historike dhe i ka përsëritur me shumë saktësi Matteo Mandala në punimin e tij të fundit mbi këtë temë prandaj nuk kam pse zgjatem të bëj sqarime.
Kisha e sotme e emërtuar Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka të drejtë të ngrejë kisha sipas ligjit, duke blerë tokën, duke marrë leje ndërtimi dhe miratim nga shteti Shqiptar sipas ligjit. Për këtë nuk ka asnjë kundërshtim nga askush. Kështu është vepruar në komunën e Sukthit ku ata kanë blerë një objekt pronë e shtetit dhe disa hektarë tokë dhe kanë ndërtuar një objekt kishtar që kurrë nuk e kanë patur të tyren. Por e kanë marrë sipas rregullave në fuqi. Shqipëria është realisht vend i tolerancës fetare dhe gjithkush është lejuar të ushtrojë besimin e tij i pa penguar nga shteti por edhe i pa trazuar nga besimet e tjera fetare, larg çdo vandalizmi dhe fondamentalizmi që vihet re në vendet e lindjes së mesme apo edhe në disa vende të tjera. Krahasimi nga qarqet zyrtare greke i veprimit të organeve shtetërore për shembjen e kishës së ndërtuar pa leje mbi themelet e një kishe tjetër që nuk ishte e tyre, me veprimet e ISISit që shkatërron vepra arti të mbrojtura nga UNESCO dhe që përbëjnë thesare të kulturës botërore, në emër të zhdukjes së një feje dhe dominimit nga një fe tjetër, por edhe për qëllime të një trafiku galopant të veprave të artit që fshihet pas veprimeve të ISIS, është një mashtrim dhe një turp. Këtë nuk e beson askush që ka sado pak njohje për realitetin shqiptar dhe për tolerancën fetare në Shqipëri. As regjimi komunist i cili i shembi nga themelet objektet fetare, nuk e kreu këtë veprim në favor të një feje dhe në dëm të një tjetre por me prapavijë politike për unifikimin e kombit shqiptar të ndarë në shumë besime fetare dhe për të mundësuar futjen e një kulture masive në popull, të unifikuar për të gjithë dhe të sunduar nga ideologjia komuniste që ishte ideologjia e partisë shtet që sundoi në atë kohë.
Kurse ndërtimi mbas vitit 1990 i kishës ortodokse mbi themelet e kishës së Shën Thanasit, duke e quajtur apriori pronë të tyre, pa pyetur të zotët e punës, pa leje ndërtimi dhe pa miratimin e organeve kompetente shtetërore nuk është një veprim as i drejtë as ligjor. Në mënyrë arbitrare kisha ortodokse ka vepruar edhe në vende të tjera të Shqipërisë si në Korçë, Përmet etj duke dhunuar varre dhe objekte të tjera. Reagimi i shtetit ka qënë i dobët dhe për arësye të pozicionit që shteti grek zotëron në Bashkimin Europian, shteti Shqiptar ka qënë i detyruar në shumë raste të heshti para këtyre veprimev arbitrare dhe të padrejta. Deri nesër priftërinjët grekë mund të kërkojnë të ndërtojnë kishë ortodokse edhe në Abacinë e Mirditës me pretendimin se kjo ka qënë kishë Basiliane dhe aty ka qënë koka e Shën Aleksandrit e konservuar në një kuti metalike që është djegur kur është djegur kjo kishë në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Ata mund të kërkojnë të ndërtojnë kishë ortodokse në kishën e Shën Dhimitrit në fshatin Rajë të Tropojës sepse ka qënë edhe kjo kishë Basiliane. Mund të kërkojnë të ndërtojnë kishë ortodokse në kishën e Shën Sofisë në Curraj të Tropojës sepse edhe kjo ka qënë e ritit Basilian. Kanë qënë Basilian por asnjëherë ortodoks. Por kjo nuk mund të ndodhi sepse populli i këtyre zonave ja u vë kufirin te thana këtyre zotërinjëve.
Në Himarë dhe në disa zona të tjera, organizata greke që nuk u dihet burimi as origjina, kanë financuar rrogat e mësuesve në disa zona të minoritetit siç e quajnë ata, kanë dhënë edhe pensione deri në dyqind e pesëdhjetë euro në muaj për “minoritarët e varfër” dhe nga varfëria dhe mungesa e prosperitetit shumë persona i kanë pranuar këto “ndere” nga pala greke. Në Himarë flitet edhe gjuha greke nga shumë banor të kësaj treve, por duhet dijtur se Himara ka qënë një pikë e rëndësishme tregëtare e mesdheut dhe gjuha greke ka qënë gjuha e tregëtarëve dhe e biznesit të kohës për shumë persona. Por nuk mund ti quajmë italjan përshembull durrsakët vetëm sepse një numër i madh i tyre flasin edhe italisht për shkak të lidhjeve dhe të afërsisë me italinë.
Në Bashkinë e Himarës, sipas statistikave zyrtare banojnë rreth njëmbëdhjetë mijë banorë të përfshirë në qytetin e Himarës dhe nëntë fshatra të sajë. Edhe sikur të gjithë këta banorë të jenë grek safi, me gjuhë dhe kombësi greke, kjo nuk do të thotë se Himara është tokë greke dhe pjesë e shtetit grek siç kemi dëgjuar në shumë raste të shprehen në media persona mediokër apo fondamentalistë. Në një lagje të qytetit të Nju Jorkut, në Bronx, banojnë tridhjet mijë shqiptarë dhe kurkush nuk pretendon se Shqipëria ka pretendime mbi lagjen Bronx. Raste si ky mund të përmendim me shumicë në shumë vende të tjera por ajo që na shohin sytë dhe na dëgjojnë veshët për Himarën nuk ndodh me asnjë vend tjetër. Aty vijnë qytetarë dhe zyrtar deri edhe deputet të parlamentit grek me pretendime nga më absurdet.
Unë që po shkruaj këto radhë, di raste që musliman nga rrethe të veriut, persona që i njoh dhe kam patur me ta lidhje pune, kanë ndërruar emrat nga muslimanë dhe kanë vënë emra grek, kanë ndërruar fe dhe kombësi dhe janë pajisur me pasaporta si shtetas grek. Ky veprim është kryer në kushtet kur Shqipëria nuk ishte pjesë e marrëveshjes Shengen dhe shqiptarët e kishin të vështirë të pajiseshin me viza. Por këtë veprim qeveria greke e ka bërë me prapavijë politike, për të bindur Europën se në Shqipëri ka një minoritet të madh grek që u shkelen të drejtat dhe kinse këta po i mbrojnë këta minoritarë.
Kjo gjë ka ndodhur edhe me një pjesë të komunitetit himarjot. Të nxitur nga këto favore, pensione, rroga, pasaporta etj janë vetëquajtur grekë pa qënë të tillë. Ne kemi parë në televizion se sa qëndrime ekstremiste dhe arrogante kanë mbajtur në raste fushatash elektorale qytetarë nga Himara dhe nga shteti grek, deri edhe deputetë të parlamentit grek. Për arësye që i shtjellova më sipër, reagimi i shtetit shqiptar ndaj këtyre qëndrimeve ka qënë i dobët deri në inekzistent. Një shprehje popullore thotë se “me e dijtë lopa pse ja hedhin ballgurin, ajo nuk e ha”.
Kjo ka kuptimin se lopës ja hedhin ballgurin (që është misër i jomë dhe i pa pjekur mirë i copëtuar me sopatë që lopët e pëlqejnë shumë dhe ato shëndoshen kur e hanë këtë lloj ushqimi) ja japin për ta shëndoshur dhe për ta prerë për pastarma. Një pjesë e mirë e minoritetit grek por edhe e jo minoritetit e kanë ngrënë ballgurin e sajuar nga shteti grek për shqiptarët në varfëri mbas vitit 1990. Por besoj tek zoti se më vonë do ta kuptojnë dhe kjo nuk do tu vlejë shumë qarqeve më reaksionare dhe antishqiptare të greqisë që e sajuan këtë lloj ushqimi për fqinjët e tyre të varfër.
Në rastin e kishës së Shën Thanasit kemi një qëndrim të palejueshëm të qeverisë greke, të bërë publike nëpërmjet Ministrisë së Punëve të jashtëme të sajë. Ata e krahasojnë qëndrimin e shtetit shqiptar ndaj arrogancës fetare që spjegova më sipër, me veprimet e ISISit në Siri dhe Irak. Kjo është as më pak as më shumë, një veprim i turpshëm. Është ndërhyrje e hapur në punët e brendëshme të shtetit Shqiptar. Le të na thonë zotërinjtë grekë a do të lejonin ndërtimin e një xhamie pa leje në zonën e Çamërisë apo në zona të tjera me besim jo të krishterë. Përse nuk quajn veprim të tipit ISIS dhunimin e varrit me trupin e Nilo Katalanos nga kisha e Shën Thanasit. Përse nuk prononcohen për këtë veprim. Se çfar qëndrimesh kanë mbajtur ata ndaj popullsisë çame në kufi dhe në territorin grek e kemi parë me dhjetëra herë në televizione. Të ketë qëndrime mospajtuese nga grupe të ndryshme politike, fetare dhe organizata ekstremiste ndaj një veprimi të shtetit në Shqipëri apo kudo gjetkë është e mundur. Por qëndrime të tilla nuk mund të jenë të lejueshme të bëhen qëndrime zyrtare për një shtet anëtar i Komunitetit Europian, me nëpunës të shkolluar dhe me mendësi Europiane. Është e pa lejueshme që qeveria dhe ministria e punëve të jashtëme e një shteti të Komunitetit Europian të bëjë të tijën kauzën e një grupi fanatikësh me mendësi bizantine, si para treqind vjetësh, për probleme të ngushta të interesit të tyre.
Reagime me sfond politik, shumë larg atij patriotik dhe kombëtar, kanë mbajtur edhe segmente të caktuar të opozitës politike në Shqipëri për këtë problem. Është e palejueshme që për të fituar kredo politike tek pjesa më injorante dhe fanatike e popullsisë, të sakrifikohesh aq shumë sa të propogandohet një qëndrim kundra ndaj organeve shtetërore për një problem kaq delikat me sfond të theksuar kombëtar. Pjesa intelektuale e popullit, madje edhe e komunitetit në Himarë, siç po e shohim në ekranet e televizioneve, janë distancuar nga qëndrime të tilla të papërgjegjëshme të opozitës duke demostruar se nuk e hanë ballgurin e sajuar nga cilido në Shqipëri apo në Greqi. Qëndrimi i komunitetit himarjot, së paku nëpërmjet televizioneve, ka qënë në nivelin e duhur, në shkallën më të lartë të qytetarisë. Shpresoj se nuk do ju çojnë ballgur me shumicë dhe me i bindur me ndërrue qëndrim. Unë kam besim të pa tundur tek kultura fetare dhe qytetaria e popullit të Himarës se ajo do të dijë të mbajë qëndrimin e duhur dhe do ti tregojë kujtdo vendin që meriton. Njëkohësisht do të vihet me të gjitha nderimet e duhura, në vendin historik që i takon kisha e Shën Thanasit e restauruar dhe memoriali i klerikut të nderuar Nilo Katalano.
Dr. Ing. Mark Palnikaj