Kreu Blog Faqe 135

Alarm në disa qarqe: Shqipëria po zhvillohet, duhet ndalur me çdo kusht!

0
Duket se disa njerëz nuk po e përballojnë dot idenë që Shqipëria të tërheqë investime të mëdha turistike. Sapo u përfol projekti i Zvërnecit, nisi paniku: “Po sikur Shqipëria të ketë më shumë turistë? Po sikur të hapen vende pune? Po sikur ekonomia të përfitojë?”

Sipas ironisë së momentit, shqiptari mund të ndërtojë vetëm kioska e jo resorte, mund të presë turistë vetëm me çadra plazhi dhe jo me investime miliardëshe. Kur investimet bëhen në vende të tjera quhen zhvillim, kur diskutohen në Shqipëri quhen katastrofë kombëtare.

Ndërkohë, mbështetësit e projektit argumentojnë se investimi në Zvërnec mund të sjellë mijëra vende pune dhe ta forcojë pozicionin e Shqipërisë në tregun ndërkombëtar të turizmit. Sipas deklarimeve publike, projekti parashikohet të kapë vlerën e disa miliardë eurove dhe të ketë ndikim të rëndësishëm ekonomik. 

Natyrisht, debatet për mjedisin, pronësinë dhe transparencën janë legjitime dhe duhen trajtuar me seriozitet. Por sipas humorit që po qarkullon këto ditë, problemi kryesor nuk është nëse projekti respekton ligjin apo mjedisin, por fakti që ndodhet në Shqipëri.

Në fund të fundit, sipas “ekspertëve” të ironisë, shqiptari duhet të mbetet gjithmonë spektator. Sepse kur ngrihen Dubai, Mykonos apo Monte Carlo është sukses, por kur Shqipëria tenton të bëjë një hap më shumë, dikush gjithmonë gjen një arsye pse nuk duhet. 
Saranda TV

Një përgjigje shovenizmit grekomadh nga studjuesi Mark Palnikaj

Masakrat dhe gjenocidet e grekërve ndaj shqiptarëve janë të shumëta. Pamje nga masakrat greke ndaj çamëve.


Mark Palnikaj, studjues, Tiranë

Të nderuar ndjekës të faqes time! Dua të sjell në vemendjen tuaj një artikull të botuar nga ana ime në gazetën NACIONAL në vitin 2023 mbi pretendimet absurde të disa shoqatave dhe të qeverisë Greke mbi gjoja minoritetet greke në vendin tonë. E bëra këtë postim mbas pretendimeve dhe qëndrimeve të turpshme të qeverisë greke për problemin e resortit në Zvërnes të Vlorës. Ju faleminderit.
Basilianët dhe Kisha e Shën Thanasit në Dhërmi
(Gazeta Nacional 1 shtator 2023)
Ka disa ditë që vazhdon polemika në mediat vizive dhe të shkruara për shembjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi. Në media vihen re dy qëndrime nga këndvështrime diametralisht të kundërta, diku politike dhe diku shkencore. Disa segmente të shoqërisë mundohen të nxjerrin përfitime politike nga kjo ngjarje kurse disa të tjerë e trajtojnë problemin në mënyrë shkencore duke sjellë fakte historike të pamohueshme për historikun e kësajë kishe dhe vendin e sajë në historiografinë shqiptare.
Qëndrime shkencore kanë mbajtur me publikimet në media shumë persona por vlen të merren në konsideratë sidomos shkrimet e Matteo Mandalas dhe i Moikom Zeqos. Ka edhe disa qëndrime, të cilët në forma të ndryshme, mbi bazën e fakteve historike, kanë mbrojtur të drejtën e trashëgimisë kulturore shqiptare për kishën e Shën Thanasit dhe për rolin e fratit siçilian Nilo Katalano në historikun e kësaj famullie dhe të kësajë kishe.
Nuk kam ndërmend të përsëriti ato që kanë shkruar në gazeta, në televizione dhe në mjetet elektronike personat që i përmenda më sipër duke e quajtur të mirëqënë se lexuesit janë të njohur me këto debate dhe me argumentet e kundërshtarëve të tyre të publikuara tashmë në media.
Dua të sjell disa argumenta, në mënyrën time, të bazuar mbi dokumente histrorike arkivore që i kam marrë nga arkivat kryesisht të Vatikanit.
Para se të jap mendimin përfundimtar për këtë problem, më duhet të bëj një historik të shkurtër të kishës në Shqipëri dhe posaçërisht të Basilianëve.
Deri në ndarjen e kishave në kishën Romake dhe në atë Bizantine, shqipëtarët ishin të gjithë besimtarë të krishterë sepse nocioni katolik dhe ortodoks nuk kishte lindur akoma. Mbas ndarjes së kishave në Romane dhe Bizantine, Shqipëria gjeografikisht u ndodh në lindje, pra me Kostandinopojën por nga ana fetare trevat shqiptare të bregdetit deri në qytetin e Tivarit ku ishte Dioqeza më veriore e sajë dhe deri në pjesët më jugore dhe deri në Shkup nga ana lindore, i qëndruan besnike besimit të mëparshëm dhe ishin katolik të ritit Basilian. Në mesjetë, deri në vitin 1656, kur u paraqitën françeskanët për të ringritur kishën e rrënuar në trevat shqiptare, u ruajt riti perëndimor dhe ishin manastire të Basilianëve në Himarë, Durrës, Lezhë, Ohër, Shkup, Prizren, Dioqezat e Pultit, Sapës dhe Tivarit. Në atë kohë grekët nuk e kishin shtetin e tyre dhe nuk ishte problemi i barazimit të fesë me kombësinë siç është tani. Pra për besimtarët shqiptar akoma nuk kishte filluar ekspansioni fetar i patriarkanës greke.
Unë kam kryer një studim të thelluar për Dioqezën e Pultit të cilin e kam në përfundim e sipër. Më ka rezultuar që kisha e Shën Gjonit në Vark, e Shën Sofisë në Luxajë, e Shën Dhimitrit (San Demetrio) në Rajë, kisha e Mavriqit në Dukagjin dhe shumë kisha të tjera ishin Basilianë por nuk kishin kaluar në skizmë, pra nuk ishin bërë ortodoks. Me qëllim gjetjen e dokumentave që flasin për këtë periudhë, mora në Vatikan, në Manastirin e San Nilos në Grotaferrata dhe në Bibliotekën Mbretërore të Napolit dokumenta që hedhin dritë për periudhën nga pushtimi osman deri në vitin 1912. Mora në këto arkiva mbi njëmijë faqe dorëshkrime origjinale të kësajë periudhe dhe më rezulton se pushtuesi turk ka pranuar të bashkëjetojë me kishën ortodokse në Kostandinopojë dhe, kisha ortodokse dhe pushtuesi turk, kanë arritur akorde midis tyre për të bashkëjetuar. Por kjo nuk ka ndodhur me Basilianët e disa krahinave. Konkretisht në Dioqezën e Pultit turqit kanë djegur dhe rrënuar shtatëdhjetë e tetë kisha që ishin tërësisht të ritit Basilian. Kjo konfirmohet nga dokumenti i Benedikt Orsinit i datës 31 gusht 1628 ku shkruhet: “Kjo krahinë ka shtatëdhjetë e tetë kisha dhe ndër to kanë qënë njëzet e tre kisha famullitare, të pajisura me tokë buke, vreshta, livadhe dhe qe pune, me një fjalë në gjendje të tillë sa nuk mbetej prapa asnjërës krahinë të krishtërimit, por në kohën e sotme nuk ka veç tre priftër që e mbajnë të gjith atë vend, bile njëri prej tyre pak kohë më parë vdiq. Gjithashtu kanë qënë edhe këto manastire: Shën Mëhilli në Kir, të Ngjitunit e Zojës në Artivojë, Shën Gjonin e Varkut dhe Shën Sofinë në Luzajë por sot janë të rrënuara dhe pa asnjë rregulltar.”APF,SRCG, Vol. 262, faqe 171
Pra pushtuesit turq, po shkatërronin me përzgjedhje kishat duke rrafshuar kishat që kishin lidhje me perandorinë Romake dhe duke toleruar kishat që ishin të lidhura me kishën Bizantine.
Zonat fushore dhe ato në kufi me zonat e pushtimit turk, filluan të ktheheshin në skizmë, pra gradualisht, ata filluen ti bindeshin kishës së Kostandinopojës. Disa kisha nuk pranuan të kalonin në ortodoksi dhe nën patronatin e Kostandinopojës. Ne kemi të dhëna për kishën Basiliane të Ohrit kur ajo ka kaluar nën varësinë e Kostandinopojës.
Në listën e hierarkisë kishtare të Ohrit të publikuar në “Cronologia e cronotassi di:Vescovi nominati da Ocrida, Vescovi ordinanti per gli Italo-Albanesi in Italia, di Calabria fino al 1919, Vescovi di Lungro ,Vescovi di Piana (e ordinanti di Sicilia fino al 1937), Abati (Nullius dal 1937) di Grottaferrata ” lexojmë:
– “ 1660 Atanasio è l’ultimo Arcivescovo di Ocrida a professarsi cattolico.
– 1664 Sesta migrazione : gli albanesi proveniente da Maida (in Morea) si installano a Barile. Il monastero di Mezzojuso viene affidato ai Basiliani che (fortemente latinizzati) tentano invano di eliminare il rito neo-sabaita. A Firmo , in Calabria, viene fondato il seminario dei S.S. Pietro e Paolo”.
Siç shifet në shënimin e mësipërm, del krejt e qartë se deri në vitin 1660 Arkipeshkvi i Ohrit ishte i ritit katolik dhe i fundit që shërbeu në këtë rit ka qënë Atanasio.
Por kjo që ndodhi me Arqipeshkvinë e Ohrit dhe me disa kisha të tjera nuk ndodhi me Pultin as me Himarën. Në Pult, gjatë njëqind e pesëdhjetë viteve nuk erdhi askush nga Roma të kujdesej për këtë komunitet katolik të rrënuar nga turqit. Nga viti 1574 deri në vitin 1656, pra për rreth njëqind e tetëdhjetë e dy vjet, dioqeza e Pultit nuk pati fare ipeshkëv. Asnjë meshtar nuk kishte në këtë Dioqezë por shërbimet kryheshin nga persona brenda komunitetit, pa asnjë shkollim, të quajtur meshtarë fshatarë që në atë kohë në gjuhën latine quheshin “sacerdotes rusticis”. Këta meshtarë fshatarë kishin të drejtë të bekonin lidhjet e martesave dhe të pagëzonin fëmijët ashtu siç ishte vendosur nga Pal Engjelli në vitin 1462.
Në atë kohë, me datën 8 nëntor 1462, kryeipeshkvi i Durrësit dhe në të njëjtën kohë edhe këshilltari i Skëndërbeut, Pal Ëngjëlli, në një sinod me pjesëmarrjen e disa meshtarëve nga e gjithë Shqipëria, shkruan një Qarkore që kishte fuqinë e një Kushtetute (Constitute) baritore që u drejtohej meshëtarëve të fshehur nëpër male dhe shpella të malësive, mbi aktivitetin baritor që nevojitej të ndërmerrnin, dhe mbi doktrinën e krishterë të sakramenteve bazë, themelore. Kushtetuta baritore e Pal Ëngjëllit është e shkruar në gjuhën latine, por duke marrë parasysh se shumë meshtarë “fshatarë” nuk e kuptonin gjuhën latine, ai spjegon se si duhet të pagëzohen fëmijët. Ai shkruan: “Duke qitur ujë të rrjedhshëm tre herë në ballë në formë kryqi dhe duke thënë një herë Uratën, FORMULËN E PAGËZIMIT, të cilën ai e ka shkruar në gjuhën shqipe “E (Emri i fëmijës).. Unë po të pagëzonj n’emër të Atit, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë”.
Fotokopje me ngjyra e formulës së pagëzimit. Origjinali në Firence, Itali.
Identike si në Dioqezën e Pultit ka qënë qëndresa e katolikëve të Himarës, të cilët asnjëherë nuk ju nënshtruan kishës lindore të Kostandinopojës. Tani të ndalemi dhe të sqarojmë këtë qëndresë më duket e tepërt sepse ajo është e pasqyruar shumë qartë në librin e Nilo Borgias “Murgjit Basilianë të Shqipërisë” të botuar nga Instituti për Europën Lindore në Romë në vitin 1942 dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga Mimoza Hysa në vitin 2014.
Ajo që duhet kuptuar nga të gjithë lexuesit është se Himarjotët nuk ishin pjesë e kishës greke por ishin në varësi të manastirit të San Nilos në Grotaferrata. Me këmbënguljen e himariotëve Roma dërgoi në kishën e Shën Thanasit në Dhërmi klerikun e nderuar nga Siçilia Nilo Katalano.
Ai e kreu në mënyrë heroike me trimëri, por edhe shembullore si shkencëtar, shërbimin e tij kishtar dhe patriotik duke hapur shkollën shqipe me tetëdhjetë nxënës, duke hartuar tekste dhe një gramatikë të gjuhës shqipe. Ai dhe pasuesit e tij në atë kohë janë përballur me ndërhyrjet arrogante të kishës lindore për tu asimiluar por, të mbështetur edhe nga populli i Himarës siç del nga burimet historike të ruajtura në Vatikan dhe në Grotaferrat, i përballuen me sukses këto ndërhyrje. Ai është varrosur në kishën e Shën Thanasit dhe për shqiptarët është një shenjëtor i cili duhet respektuar dhe përkujtuar në jetë të jetëve për kontributin e tij.
Por çfar ka ndodhur më vonë? Shteti komunsit ka shkatërruar kishën e Shën Thanasit. Ky ka qënë një gabim i madh sepse përveçse një objekt kulti kjo kishë ka qënë edhe një objekt i rëndësishëm historik për qëndresë dhe për gjuhën shqipe. Për këtë pikë të gjith biem dakort.
Po më vonë çfar ka ndodhur?
Mbas vitit 1990, aty mbi themelet e kësajë kishe është ngritur një kishë tjetër por tashmë ortodokse, me emër në varësi të kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, por në fakt aspak autoqefale por të dominuar në mënyrë agresive dhe të dhunëshme nga kisha Ortodokse Greke. Është zhvarrosur edhe Nilo Katalano në mënyrë vandale.
Se e kujt është ajo kishë e ka treguar me studimin e tij para tetëdhjetë vitesh Nilo Borgia në punimet e tij historike dhe i ka përsëritur me shumë saktësi Matteo Mandala në punimin e tij të fundit mbi këtë temë prandaj nuk kam pse zgjatem të bëj sqarime.
Kisha e sotme e emërtuar Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka të drejtë të ngrejë kisha sipas ligjit, duke blerë tokën, duke marrë leje ndërtimi dhe miratim nga shteti Shqiptar sipas ligjit. Për këtë nuk ka asnjë kundërshtim nga askush. Kështu është vepruar në komunën e Sukthit ku ata kanë blerë një objekt pronë e shtetit dhe disa hektarë tokë dhe kanë ndërtuar një objekt kishtar që kurrë nuk e kanë patur të tyren. Por e kanë marrë sipas rregullave në fuqi. Shqipëria është realisht vend i tolerancës fetare dhe gjithkush është lejuar të ushtrojë besimin e tij i pa penguar nga shteti por edhe i pa trazuar nga besimet e tjera fetare, larg çdo vandalizmi dhe fondamentalizmi që vihet re në vendet e lindjes së mesme apo edhe në disa vende të tjera. Krahasimi nga qarqet zyrtare greke i veprimit të organeve shtetërore për shembjen e kishës së ndërtuar pa leje mbi themelet e një kishe tjetër që nuk ishte e tyre, me veprimet e ISISit që shkatërron vepra arti të mbrojtura nga UNESCO dhe që përbëjnë thesare të kulturës botërore, në emër të zhdukjes së një feje dhe dominimit nga një fe tjetër, por edhe për qëllime të një trafiku galopant të veprave të artit që fshihet pas veprimeve të ISIS, është një mashtrim dhe një turp. Këtë nuk e beson askush që ka sado pak njohje për realitetin shqiptar dhe për tolerancën fetare në Shqipëri. As regjimi komunist i cili i shembi nga themelet objektet fetare, nuk e kreu këtë veprim në favor të një feje dhe në dëm të një tjetre por me prapavijë politike për unifikimin e kombit shqiptar të ndarë në shumë besime fetare dhe për të mundësuar futjen e një kulture masive në popull, të unifikuar për të gjithë dhe të sunduar nga ideologjia komuniste që ishte ideologjia e partisë shtet që sundoi në atë kohë.
Kurse ndërtimi mbas vitit 1990 i kishës ortodokse mbi themelet e kishës së Shën Thanasit, duke e quajtur apriori pronë të tyre, pa pyetur të zotët e punës, pa leje ndërtimi dhe pa miratimin e organeve kompetente shtetërore nuk është një veprim as i drejtë as ligjor. Në mënyrë arbitrare kisha ortodokse ka vepruar edhe në vende të tjera të Shqipërisë si në Korçë, Përmet etj duke dhunuar varre dhe objekte të tjera. Reagimi i shtetit ka qënë i dobët dhe për arësye të pozicionit që shteti grek zotëron në Bashkimin Europian, shteti Shqiptar ka qënë i detyruar në shumë raste të heshti para këtyre veprimev arbitrare dhe të padrejta. Deri nesër priftërinjët grekë mund të kërkojnë të ndërtojnë kishë ortodokse edhe në Abacinë e Mirditës me pretendimin se kjo ka qënë kishë Basiliane dhe aty ka qënë koka e Shën Aleksandrit e konservuar në një kuti metalike që është djegur kur është djegur kjo kishë në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Ata mund të kërkojnë të ndërtojnë kishë ortodokse në kishën e Shën Dhimitrit në fshatin Rajë të Tropojës sepse ka qënë edhe kjo kishë Basiliane. Mund të kërkojnë të ndërtojnë kishë ortodokse në kishën e Shën Sofisë në Curraj të Tropojës sepse edhe kjo ka qënë e ritit Basilian. Kanë qënë Basilian por asnjëherë ortodoks. Por kjo nuk mund të ndodhi sepse populli i këtyre zonave ja u vë kufirin te thana këtyre zotërinjëve.
Në Himarë dhe në disa zona të tjera, organizata greke që nuk u dihet burimi as origjina, kanë financuar rrogat e mësuesve në disa zona të minoritetit siç e quajnë ata, kanë dhënë edhe pensione deri në dyqind e pesëdhjetë euro në muaj për “minoritarët e varfër” dhe nga varfëria dhe mungesa e prosperitetit shumë persona i kanë pranuar këto “ndere” nga pala greke. Në Himarë flitet edhe gjuha greke nga shumë banor të kësaj treve, por duhet dijtur se Himara ka qënë një pikë e rëndësishme tregëtare e mesdheut dhe gjuha greke ka qënë gjuha e tregëtarëve dhe e biznesit të kohës për shumë persona. Por nuk mund ti quajmë italjan përshembull durrsakët vetëm sepse një numër i madh i tyre flasin edhe italisht për shkak të lidhjeve dhe të afërsisë me italinë.
Në Bashkinë e Himarës, sipas statistikave zyrtare banojnë rreth njëmbëdhjetë mijë banorë të përfshirë në qytetin e Himarës dhe nëntë fshatra të sajë. Edhe sikur të gjithë këta banorë të jenë grek safi, me gjuhë dhe kombësi greke, kjo nuk do të thotë se Himara është tokë greke dhe pjesë e shtetit grek siç kemi dëgjuar në shumë raste të shprehen në media persona mediokër apo fondamentalistë. Në një lagje të qytetit të Nju Jorkut, në Bronx, banojnë tridhjet mijë shqiptarë dhe kurkush nuk pretendon se Shqipëria ka pretendime mbi lagjen Bronx. Raste si ky mund të përmendim me shumicë në shumë vende të tjera por ajo që na shohin sytë dhe na dëgjojnë veshët për Himarën nuk ndodh me asnjë vend tjetër. Aty vijnë qytetarë dhe zyrtar deri edhe deputet të parlamentit grek me pretendime nga më absurdet.
Unë që po shkruaj këto radhë, di raste që musliman nga rrethe të veriut, persona që i njoh dhe kam patur me ta lidhje pune, kanë ndërruar emrat nga muslimanë dhe kanë vënë emra grek, kanë ndërruar fe dhe kombësi dhe janë pajisur me pasaporta si shtetas grek. Ky veprim është kryer në kushtet kur Shqipëria nuk ishte pjesë e marrëveshjes Shengen dhe shqiptarët e kishin të vështirë të pajiseshin me viza. Por këtë veprim qeveria greke e ka bërë me prapavijë politike, për të bindur Europën se në Shqipëri ka një minoritet të madh grek që u shkelen të drejtat dhe kinse këta po i mbrojnë këta minoritarë.
Kjo gjë ka ndodhur edhe me një pjesë të komunitetit himarjot. Të nxitur nga këto favore, pensione, rroga, pasaporta etj janë vetëquajtur grekë pa qënë të tillë. Ne kemi parë në televizion se sa qëndrime ekstremiste dhe arrogante kanë mbajtur në raste fushatash elektorale qytetarë nga Himara dhe nga shteti grek, deri edhe deputetë të parlamentit grek. Për arësye që i shtjellova më sipër, reagimi i shtetit shqiptar ndaj këtyre qëndrimeve ka qënë i dobët deri në inekzistent. Një shprehje popullore thotë se “me e dijtë lopa pse ja hedhin ballgurin, ajo nuk e ha”.
Kjo ka kuptimin se lopës ja hedhin ballgurin (që është misër i jomë dhe i pa pjekur mirë i copëtuar me sopatë që lopët e pëlqejnë shumë dhe ato shëndoshen kur e hanë këtë lloj ushqimi) ja japin për ta shëndoshur dhe për ta prerë për pastarma. Një pjesë e mirë e minoritetit grek por edhe e jo minoritetit e kanë ngrënë ballgurin e sajuar nga shteti grek për shqiptarët në varfëri mbas vitit 1990. Por besoj tek zoti se më vonë do ta kuptojnë dhe kjo nuk do tu vlejë shumë qarqeve më reaksionare dhe antishqiptare të greqisë që e sajuan këtë lloj ushqimi për fqinjët e tyre të varfër.
Në rastin e kishës së Shën Thanasit kemi një qëndrim të palejueshëm të qeverisë greke, të bërë publike nëpërmjet Ministrisë së Punëve të jashtëme të sajë. Ata e krahasojnë qëndrimin e shtetit shqiptar ndaj arrogancës fetare që spjegova më sipër, me veprimet e ISISit në Siri dhe Irak. Kjo është as më pak as më shumë, një veprim i turpshëm. Është ndërhyrje e hapur në punët e brendëshme të shtetit Shqiptar. Le të na thonë zotërinjtë grekë a do të lejonin ndërtimin e një xhamie pa leje në zonën e Çamërisë apo në zona të tjera me besim jo të krishterë. Përse nuk quajn veprim të tipit ISIS dhunimin e varrit me trupin e Nilo Katalanos nga kisha e Shën Thanasit. Përse nuk prononcohen për këtë veprim. Se çfar qëndrimesh kanë mbajtur ata ndaj popullsisë çame në kufi dhe në territorin grek e kemi parë me dhjetëra herë në televizione. Të ketë qëndrime mospajtuese nga grupe të ndryshme politike, fetare dhe organizata ekstremiste ndaj një veprimi të shtetit në Shqipëri apo kudo gjetkë është e mundur. Por qëndrime të tilla nuk mund të jenë të lejueshme të bëhen qëndrime zyrtare për një shtet anëtar i Komunitetit Europian, me nëpunës të shkolluar dhe me mendësi Europiane. Është e pa lejueshme që qeveria dhe ministria e punëve të jashtëme e një shteti të Komunitetit Europian të bëjë të tijën kauzën e një grupi fanatikësh me mendësi bizantine, si para treqind vjetësh, për probleme të ngushta të interesit të tyre.
Reagime me sfond politik, shumë larg atij patriotik dhe kombëtar, kanë mbajtur edhe segmente të caktuar të opozitës politike në Shqipëri për këtë problem. Është e palejueshme që për të fituar kredo politike tek pjesa më injorante dhe fanatike e popullsisë, të sakrifikohesh aq shumë sa të propogandohet një qëndrim kundra ndaj organeve shtetërore për një problem kaq delikat me sfond të theksuar kombëtar. Pjesa intelektuale e popullit, madje edhe e komunitetit në Himarë, siç po e shohim në ekranet e televizioneve, janë distancuar nga qëndrime të tilla të papërgjegjëshme të opozitës duke demostruar se nuk e hanë ballgurin e sajuar nga cilido në Shqipëri apo në Greqi. Qëndrimi i komunitetit himarjot, së paku nëpërmjet televizioneve, ka qënë në nivelin e duhur, në shkallën më të lartë të qytetarisë. Shpresoj se nuk do ju çojnë ballgur me shumicë dhe me i bindur me ndërrue qëndrim. Unë kam besim të pa tundur tek kultura fetare dhe qytetaria e popullit të Himarës se ajo do të dijë të mbajë qëndrimin e duhur dhe do ti tregojë kujtdo vendin që meriton. Njëkohësisht do të vihet me të gjitha nderimet e duhura, në vendin historik që i takon kisha e Shën Thanasit e restauruar dhe memoriali i klerikut të nderuar Nilo Katalano.
Dr. Ing. Mark Palnikaj

Sado që një grua të zbukurohet prej së jashtmi, bukuria nuk do të bëhet kurrë e saj, nëse ajo nuk buron së brendshmi

0
Si nona si mami, dy gratë me impaktin më të madh në jetën time, besojnë fort se bukuria tek një grua, vjen vetëm nëse e thërret atë. Po shpjegohem:
Sipas dy “filozofeve” të mia, sado një grua të zbukurohet prej së jashtmi, bukuria nuk do të bëhet kurrë e saj nëse ajo nuk buron së brendshmi. Bukuria nis nga shpirti padyshim por çfarë bën fjala, gjesti e përkëdhelja e ëmbël për zhvillimin e saj të mëtejshëm është e habitshme.
Të gjithë ne i dallojmë menjëherë gratë e bukura, ato që zgjohen në mëngjes me këngë e ledhatime për fëmijët, bashkëshortët e njerëzit e familjes. Ato që ndërsa pastrojnë, gatuajnë, shkojnë në punë e kudo ndodhen kanë një fjalë të ëmbël e një buzëqeshje gjithnjë gati. Ato që dinë të përkëdhelin, që lehtësojnë dhimbje të dukshme e të padukshme, që një pjesë të shpirtit të tyre e ushqejnë nëpërmjet asaj çka japin, jo asaj çka marrin. Lum kush i ka në krah!
Nona më thoshte: “çile lulen tue pà me sy bir, t’derdhet dashnia për t’mirën qysh pri t’pames, pri t’folmes. Nji gru e bukur n’shpirt qit mjoltë pri goje me nonën, t’fohet zemra ty ene tjetrit. Bohesh e bukur përditë ma shumë, si tranofili m’gem ene njelesh e bukur gjithë jetën”.
E dini çfarë fuqie prej së brendshmi i jep një fëmije, por dhe një të rrituri po ashtu, çfarë sigurie e qetësie të papërshkrueshme i ngjitet në trup e mendje kur mama e zgjon në mëngjes duke i thënë: “gjithë bota me nji anë e ti m’anën tjetër, ti pesho ma shumë biri nonës”. Unë ia di mirë vlerën kësaj shprehjeje!

Kur zgjohet rinia, dridhen elitat…, a po vije fundi për ndryshim në trojet shqiptare?!

0

Nga Frank Shkreli

Për më shumë se tri dekada, politika në Shqipëri, Kosovë dhe në hapësirën shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka ndërtuar një sistem që ka prodhuar një paradoks të dhimbshëm: brezi më i arsimuar në historinë moderne shqiptare është bërë, njëkohësisht, brezi më i zhgënjyer i shqiptarëve në histori. Të rinjtë kanë studiuar më shumë se prindërit e tyre, kanë akses më të madh në informacion, njohin më mirë botën demokratike dhe standardet perëndimore.  Por, ndërkohë, në jetën e tyre të re dhe veprimtarinë e tyre, përfshir shkollat e universitetet, janë përballur me korrupsion, nepotizëm, mungesë meritokracie dhe institucione shtetërore që shpesh kanë shërbyer më shumë interesat e pushtetit dhe të klasës politike sesa interesin e publikut shqiptar.

Për vite me radhë, elitat politike janë mbështetur në një llogari të thjeshtë, por ndoshta të gabuar se rinia shqiptare ose do të heshtë, ose do të largohet nga trojet e vete stërgjyshore për një jetë më të mirë e normale në shekullin XXI.  Dhe në masë të madhe ky realitet fatkeq ka ndodhur.  Qindra mijëra të rinj shqiptarë kanë zgjedhur emigrimin si votën e tyre më të fortë kundër një sistemi që nuk u ofronte shpresë as perspektivë për një jetë më të mirë në tokën e të parëve të tyre. Nuk është e nveojshme të lexoni studime, raporte ose deklarata të qeverisë.  Mjafton të udhëtosh nepër aeroportet e Evropës për të parë se ato janë shndërruar në qendrat më të mëdha të protestës së heshtur shqiptare.

Por, sot shohim se po shfaqen shenja se ky cikël mund të mos vazhdojë pafundësisht.  Nga protestat studentore dhe lëvizjet qytetare, deri te angazhimi në mbrojtje të mjedisit, transparencës dhe të drejtave civile, duket se po krijohet një brez shqiptarësh që nuk po kërkon thjesht rotacion pushteti. Por ai po vë në pikëpyetje vetë mënyrën se si është ndërtuar pushteti. Kjo është arsyeja pse zgjimi i rinisë përbën zhvillimin më të rëndësishëm politik në hapësirën shqiptare, sot për sot, por edhe këto 35-vjet tranzicion të pafund.

Frika më e madhe e establishmentit politik nuk është opozita tradicionale politike. Opozitat kanë qenë të parashikueshme, të integruara në lojën e zakonshme të pushtetit të radhës. Sot frika e vërtetë e klasës politike shqiptare, është një brez që nuk ndien detyrim ndaj miteve politike të viteve ’90, që nuk voton sipas besnikërive familjare apo partiake por që kërkon llogari nga të gjithë, pa dallim ngjyrash politike të partive shterpa politike të ashtuquajturit “tranzicionit post-komunist”.

Në Shqipëri, protestat kundër korrupsionit në çdo nivel të shoqërisë, të qeverisë e të shtetit, për mbrojtjen e hapësirave publike, mjedisit, dhe interesit komunitar kanë treguar se shumë të rinj nuk janë më të gatshëm të pranojnë vendime të marra pa konsultim. Edhe në Kosovë, votuesit e rinj kanë luajtur rol vendimtar në transformimet politike të viteve të fundit, duke sfiduar partitë tradicionale politike. Në Maqedoninë e Veriut, me protesta e tyre të fundit, studentët dhe aktivistët e rinj shqiptarë vazhdojnë të jenë ndër zërat më kritikë ndaj dështimeve institucionale dhe të partive politike shqiptare.

Megjithatë, pyetja kryesore mbetet: a mjafton zemërimi për të sjellë ndryshim?  Historia na mëson se jo. Zemërimi mund të rrëzojë sisteme, por nuk ndërton institucione. Protesta mund të zgjojë shoqërinë, por nuk e reformon automatikisht shtetin as qeverinë. Ndryshimi i qëndrueshëm kërkon organizim, vizion, lidership dhe këmbëngulje.

Rreziku më i madh për rininë shqiptare sot është që energjia e saj të kanalizohet nga të njëjtat struktura që ajo kërkon të ndryshojë. Gjatë viteve, politika shqiptare ka treguar një aftësi të jashtëzakonshme për të absorbuar kritikët, për t’i shndërruar rebelët në pjesë të sistemit dhe për të neutralizuar çdo lëvizje që kërcënon status quo-në dhe privilgjet e tyre. Pikërisht, këtu do të matet pjekuria e brezit të ri në këtë moment të historisë kombëtare.

Por një gjë është e qartë: trojet shqiptare nuk vuajnë nga mungesa e burimeve, as nga mungesa e inteligjencës. Por ato vuajnë nga mungesa e besimit te drejtësia, meritokracia dhe shteti ligjor. Dhe askush nuk ka më shumë interes për t’i rikthyer këto vlera sesa brezi që do të jetojë për dekada, me pasojat e vendimeve të sotme të klasës politike aktuale – pozitë edhe opozitë.

Por, nëse rinia shqiptare arrinë të shndërrojë pakënaqësinë në angazhim qytetar, protestën në pjesëmarrje dhe idealizmin në përgjegjësi publike, atëherë ajo mund të bëhet forca që do të thyejë ciklin e tranzicionit të pafund shqiptar. Nëse jo, atëherë, vendet shqiptare do të vazhdojnë të humbasin kapitalin e tyre më të çmuar: njerëzit e rinj, të cilët të zhgënjyer do marrin rrugët e botës.

Prandaj, çështja nuk është më nëse rinia mund të sjellë ndryshimin. Çështja është nëse ajo do të ketë guximin, durimin dhe vendosmërinë për ta imponuar atë përballë një sistemi që ka mësuar prej kohësh t’i rezistojë ndryshimit.

Sepse unë besoj se çdo brez qet njerëzit e vet dhe se çdo epokë ka momentin e saj vendimtar. Dhe ndoshta momenti i brezit të ri shqiptar ka ardhur. Nëse ai do të shfrytëzohet apo do të humbasë, kjo nuk varet më nga elitat e vjetra politike të këtyre 35-viteve tranzicion të pafund. Varet nga vetë rinia.

Megjithatë, mes apatisë dhe zhgënjimit të akumuluar prej vitesh e dekadash, fakti që gjithnjë e më shumë të rinj e të reja po refuzojnë të heshtin është në vetvete një lajm i mirë. Është një shenjë pozitive se shoqëria shqiptare në përgjithsi ende ka energji për tu përballur me problemet e saj, përfshir klasën politike të dështuar, që udhëheq sot.  Ndoshta është tepër heret të flitet për një transformim të madh, ose për një “Pranverë shqiptare”. Por është e qartë se një brez i ri shqiptarësh po troket në derën e historisë. Dhe pyetja nuk është më nëse rinia shqiptare është zgjuar ose jo. Pyetja është nëse politika aktuale shqiptare, anë e mbanë trojeve shqiptare, është gati ta dëgjojë atë.

Ngjarjet në Vlorë dhe hijet e agjenturave të huaja: kush po e ndez zjarrin kundër zhvillimit shqiptar?

0

Luan Dibrani, Durrës

Shqipëria mes zhvillimit europian dhe frikës së organizuar

Ngjarjet e këtyre ditëve në Vlorë, Zvërnec dhe Nartë nuk mund të shihen më vetëm si një protestë lokale kundër një projekti turistik. Në ditën e tretë të zhvillimeve, situata ka marrë përmasa më të gjera: politike, mediatike, ideologjike dhe gjeopolitike.

Ajo që nisi si shqetësim i banorëve për pronën, mjedisin, transparencën dhe ndërhyrjen në një zonë të ndjeshme, tani po rrezikon të kthehet në fushëbetejë propagandash. Dhe pikërisht këtu duhet të jemi të kujdesshëm, por edhe të guximshëm.

Projekti per Gadishullin e Zvernecit Media amerikane “Bloomberg”

Shqipëria nuk mund të kërkojë zhvillim europian dhe njëkohësisht të ketë frikë nga çdo investim i madh. Nuk mund të ëndërrojmë ekonomi të fortë, turizëm elitar, vende pune, standarde europiane dhe kapital ndërkombëtar, ndërsa në momentin që shfaqet një projekt i madh, të shpërthejmë në panik, parulla, shpifje dhe teori të errëta.

Prej vitesh kam folur se Shqipëria po hyn gradualisht në radarët e kapitalit ndërkombëtar. Vizitat, interesimi dhe projektet e emrave të fuqishëm ndërkombëtarë, përfshirë Jared Kushner dhe Ivanka Trump, nuk duhen parë automatikisht si kërcënim. Ato tregojnë një fakt të rëndësishëm: Shqipëria po fillon të shihet si vend me potencial real zhvillimi.

Kjo nuk do të thotë se duhet të heshtim. Jo.

Duhet transparencë.
Duhet mbrojtje e natyrës.
Duhet kontroll shtetëror.
Duhet respektim i pronës.
Duhet dëgjim i banorëve.
Duhet hetim për çdo abuzim.

Por nuk mund ta kthejmë frikën nga zhvillimi në filozofi kombëtare.

Zhvillimi nuk ndërtohet me verbëri, por as nuk bllokohet me propagandë

Nëse duam ekonomi më të fortë, më shumë punësim, turizëm cilësor, investime serioze dhe standarde europiane, duhet të kuptojmë një të vërtetë të thjeshtë: kapitali i madh nuk investon në vende ku çdo projekt i madh anatemohet para se të shqyrtohet.

Dubai nuk u ndërtua nga frika.
Kroacia nuk u ngrit nga paniku.
Emiratet nuk tërhoqën miliarda duke menduar si komentues të rrjeteve sociale.
Vendet që ecin përpara ndërtojnë me vizion, me kapital, me standarde dhe me ambicie.

Por këtu duhet bërë dallimi i madh: nuk po flasim për betonizim të egër. Nuk po flasim për zhdukje të natyrës. Nuk po flasim për shkatërrim të trashëgimisë. Nuk po flasim për projekte që bëhen pas shpinës së qytetarëve.

Projekti i vilave ne ishullin e Sazanit Kompania private “Affinity Partners” planifikon të zhvillojë dhe ishullin e Zvërnecit në Shqipëri, duke synuar të prezantojë disa resorte kryesore me afro 10,000 njësi vilash dhe dhoma hoteli. Vetë dhëndri i ish-presidentit Donald Trump në një intervistë për “Bloomberg”, shprehu admirimin e tij për ishullin e Sazanit, duke e përshkruar atë si një nga brigjet më të pacenuara dhe unike në botë.

Po flasim për zhvillim inteligjent.

Zhvillim që mbron natyrën dhe njëkohësisht hap vende pune.
Zhvillim që ruan bregdetin dhe njëkohësisht sjell turizëm elitar.
Zhvillim që respekton qytetarin dhe njëkohësisht tërheq kapital ndërkombëtar.
Zhvillim që e fut Shqipërinë në hartën e ekonomisë moderne, jo në hartën e kaosit ballkanik.

Kjo është sfida reale e dekadës së ardhshme për bregdetin shqiptar.

Nëse shteti fsheh dokumente, gabon.
Nëse investitori nuk sqaron pronën, gabon.
Nëse siguria private përdor dhunë, duhet ndëshkuar.
Nëse policia raporton gabim, duhet mbajtur përgjegjësi.
Por nëse protesta e drejtë kthehet në histeri kundër çdo investimi, atëherë edhe qytetari duhet të ndalet e të pyesë: kush po e nxit këtë frymë?

Kur protesta qytetare rrezikon të rrëmbehet nga hijet e huaja

Pikërisht këtu lind pyetja më e rëndë: a kemi të bëjmë vetëm me zemërim qytetar, apo dikush po e përdor këtë zemërim për interesa të tjera?

Në rrjete sociale, portale dhe parulla të ndryshme po qarkullon akuza se “tokat shqiptare po i shiten Izraelit”. Kjo është një fjali e rëndë, që nuk mund të hidhet në publik pa dokumente. Nëse dikush ka prova se toka shqiptare i është shitur shtetit të Izraelit, le t’i publikojë. Nëse jo, atëherë kemi të bëjmë me një manipulim të rrezikshëm.

Sepse këtu nuk po flitet më vetëm për pronë. Këtu po tentohet të futet në lojë një konflikt i huaj, një ngarkesë fetare, një frymë anti-izraelite dhe një narrativë që nuk lind domosdoshmërisht nga interesat shqiptare.

Shqipëria ka të drejtë të mbrojë tokën e vet.
Shqipëria ka të drejtë të kërkojë transparencë.
Shqipëria ka të drejtë të hetojë çdo marrëveshje.
Por Shqipëria nuk ka pse të importojë konfliktet e Lindjes së Mesme në Vlorë.

Vlora nuk është Gaza.
Zvërneci nuk është front lufte.
Sazani nuk është tribunë propagande fetare.
Bregdeti shqiptar nuk është vend ku duhet të përplasen agjenda të huaja.

Prandaj është e ligjshme të ngrihet pyetja: kush po i fryn zjarrit?

A janë vetëm aktivistë mjedisorë?
A janë vetëm banorë të shqetësuar?
A janë vetëm kundërshtarë politikë të qeverisë?
Apo në këtë vorbull po hyjnë edhe rrjete të huaja, agjentura rajonale, qarqe greke, serbe, islamiste apo struktura që duan ta shfrytëzojnë Vlorën për qëllime që nuk kanë lidhje me interesin shqiptar?

Këto nuk duhen thënë si akuza pa prova. Por duhen ngritur si pyetje kombëtare dhe si kërkesë për hetim.

Sepse historia na ka mësuar se kur Shqipëria dobësohet, gjithmonë dikush rri gati ta shfrytëzojë.

Agjendat greke, serbe dhe islamizmi politik: hipotezë që kërkon hetim serioz

Nuk është sekret historik se qarqe të caktuara greke kanë pasur interes të vazhdueshëm në jugun shqiptar. Nuk është sekret se Serbia ka punuar për dekada për ta dobësuar faktorin shqiptar në Ballkan. Nuk është sekret se islamizmi politik, në forma të ndryshme, ka vepruar në hapësirat shqiptare duke tentuar ta zëvendësojë identitetin kombëtar me identitete fetare të importuara.

Këto janë realitete historike dhe politike që nuk mund të fshihen.

Por sot pyetja është konkrete: a ka dorë të këtyre qarqeve në ndezjen e situatës në Vlorë? A po përpiqet dikush ta shndërrojë një debat për zhvillim dhe pronë në konflikt fetar, etnik apo gjeopolitik? A po përdoret emri i Izraelit për të ndezur emocionet e një pjese të opinionit që ndikohet nga propaganda e islamizmit politik?

Këto janë pyetje që nuk mund t’i anashkalojmë.

Sepse kur në një protestë për tokë shqiptare fillojnë të dominojnë parulla anti-izraelite, kur përmendet Gaza, kur projekti paraqitet sikur Shqipëria po i dorëzohet një fuqie të huaj, atëherë dikush po përpiqet ta zhvendosë debatin nga interesi kombëtar shqiptar në një terren tjetër.

Dhe ky është rreziku.

Nëse protesta është për tokën, le të flitet për pronën.
Nëse protesta është për mjedisin, le të flitet për ndikimin ekologjik.
Nëse protesta është për transparencë, le të kërkohen dokumentet.
Nëse protesta është për ligjin, le të kërkohet drejtësi.

Por nëse protesta kthehet në luftë kundër Izraelit, kundër investitorit të huaj si të huaj, kundër zhvillimit si koncept, atëherë kauza qytetare rrezikon të rrëmbehet nga forca që nuk punojnë për Shqipërinë.

Islamizmi politik nuk është feja e shqiptarëve

Këtu duhet bërë një ndarje e qartë, sepse çdo fjalë e paqartë mund të keqpërdoret.

Myslimanët shqiptarë nuk janë problem. Ata janë pjesë e kombit shqiptar, pjesë e historisë sonë, pjesë e familjeve tona, pjesë e flamurit tonë. Shqiptarët myslimanë, katolikë, ortodoksë, bektashinj dhe ata pa besim kanë ndërtuar së bashku kombin shqiptar.

Problemi nuk është feja. Problemi është islamizmi politik.

Problemi është kur feja përdoret si projekt pushteti.
Problemi është kur identiteti shqiptar zëvendësohet me identitete të huaja.
Problemi është kur konflikti i Gazës sillet në Vlorë.
Problemi është kur parullat fetare apo anti-izraelite përpiqen të mbulojnë çështjen reale të pronës, ligjit dhe zhvillimit.

Kushdo që e do Vlorën, le ta mbrojë si shqiptar.
Kushdo që e do tokën shqiptare, le ta mbrojë me flamurin kuqezi.
Kushdo që kërkon drejtësi, le të kërkojë dokumente, ligj dhe transparencë.

Por mos ta kthejmë Vlorën në skenë për luftëra që nuk janë tonat.

Shqipëria nuk është laborator i islamizmit politik.
Shqipëria nuk është shtojcë e propagandave të huaja.
Shqipëria nuk është hapësirë ku agjendat e jashtme duhet të provojnë fuqinë e tyre.
Shqipëria është atdheu ynë.

Dhe atdheu nuk mbrohet duke e çuar popullin në histeri. Mbrohet duke i dhënë popullit të vërtetën.

Zhvillimi duhet mbrojtur nga korrupsioni dhe nga armiqtë e zhvillimit

Unë nuk jam kundër zhvillimit. Përkundrazi, besoj se Shqipëria duhet të zhvillohet, të hapet, të tërheqë kapital, të ndërtojë turizëm elitar dhe të dalë nga mentaliteti i varfërisë.

Por zhvillimi duhet të jetë shqiptar në interes, europian në standarde dhe transparent në procedura.

Projekti i vilave ne ishullin e Sazanit Jared Kushner, ish-këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë dhe dhëndri i Presidentit Donald Trump.

Nuk ka zhvillim të vërtetë nëse banori ndihet i përjashtuar.
Nuk ka zhvillim të vërtetë nëse shteti nuk publikon dokumente.
Nuk ka zhvillim të vërtetë nëse natyra shkatërrohet.
Nuk ka zhvillim të vërtetë nëse siguria private sillet si pushtet paralel.
Nuk ka zhvillim të vërtetë nëse qytetarët nuk dëgjohen.

Por po ashtu nuk ka shtet serioz nëse çdo projekt madhor sulmohet me parulla, frikë, shpifje dhe teori konspirative. Nuk ka të ardhme nëse çdo investitor i madh paraqitet si pushtues. Nuk ka zhvillim nëse Shqipëria tremb kapitalin serioz dhe mbetet peng i varfërisë, xhelozisë, mediave të paguara dhe portaleve që jetojnë nga zjarri publik.

Le ta themi troç: Shqipëria nuk ka luksin të trembë çdo investitor serioz.

Por Shqipëria ka detyrimin të kontrollojë çdo investitor.
Ka detyrimin të mbrojë natyrën.
Ka detyrimin të ruajë sovranitetin.
Ka detyrimin të mos lejojë korrupsion.
Ka detyrimin të hetojë çdo ndërhyrje të huaj në opinionin publik.

Ky është ekuilibri që na duhet: as nënshtrim para parasë, as luftë e verbër kundër zhvillimit.

Kush po i financon zërat që i fryjnë zjarrit?

Sot duhet bërë një pyetje e thjeshtë, por e madhe:

Kush po i financon zërat që po i fryjnë zjarrit?
Kush janë portalet që po e shtyjnë më fort narrativën se Shqipëria po i “shitet Izraelit”?
Kush përfiton nëse Shqipëria përçahet?
Kush përfiton nëse projekti bllokohet?
Kush përfiton nëse qytetarët kthehen kundër çdo investimi perëndimor?
Kush përfiton nëse Vlora shndërrohet nga çështje zhvillimi në konflikt fetar?

Këto pyetje nuk janë sulm ndaj protestuesve të ndershëm. Përkundrazi, janë mbrojtje për ta. Sepse protestuesi i ndershëm nuk duhet të përdoret nga agjenda të errëta.

Banori që kërkon pronën e tij duhet dëgjuar.
Aktivisti që kërkon mbrojtjen e natyrës duhet respektuar.
Qytetari që kërkon transparencë duhet mbështetur.
Por kushdo që e përdor këtë kauzë për të ndezur urrejtje anti-izraelite, fetare, anti-perëndimore apo anti-shqiptare duhet demaskuar.

Sepse kjo nuk është më mbrojtje e Vlorës. Kjo është përdorim i Vlorës.

Thirrje për hetim shtetëror, transparencë dhe maturi kombëtare

Sot nuk mjafton të bërtasim. Duhet të mendojmë. Nuk mjafton të akuzojmë. Duhet të hetojmë. Nuk mjafton të mbrojmë zhvillimin me fjalë. Duhet ta bëjmë të pastër, të ligjshëm dhe të drejtë.

Prandaj kërkoj:

Të publikohen dokumentet e plota të projekteve në Zvërnec, Nartë dhe Sazan.

Të sqarohet statusi i çdo parcele, çdo lejeje dhe çdo vendimi shtetëror.

Të hetohet dhuna e sigurisë private dhe përgjegjësia e policisë.

Të dëgjohen banorët dhe të mos trajtohen si pengesë për zhvillimin.

Të hetohet kush po e financon propagandën që e paraqet Shqipërinë sikur po “i shitet Izraelit”.

Të hetohet çdo përfshirje e mundshme e agjenturave greke, serbe apo rrjeteve të islamizmit politik në nxitjen, financimin ose devijimin e protestave.

Të ndahet protesta qytetare nga çdo agjendë e huaj.

Të mbrohet zhvillimi, por të mbrohet edhe dinjiteti i qytetarit shqiptar.

Sepse Shqipëria nuk mund të jetojë më në dy ekstreme: ose t’i falet verbërisht çdo investitori, ose ta shpallë armik çdo investim të madh.

Shqipëria duhet të rritet.
Shqipëria duhet të zhvillohet.
Shqipëria duhet të bëhet pjesë e hartës botërore të turizmit cilësor.
Por Shqipëria nuk duhet të humbasë shpirtin, tokën, natyrën dhe sovranitetin.

Vlora nuk është as plaçkë, as tribunë propagande

Vlora nuk është plaçkë pazari.
Vlora nuk është laborator i islamizmit politik.
Vlora nuk është vegël e agjenturave të huaja.
Vlora nuk është skenë për propagandë greke, serbe, anti-izraelite apo anti-perëndimore.
Vlora është zemra e flamurit shqiptar.

Nëse dikush po abuzon me pronën, të dalë para ligjit.
Nëse dikush po fsheh kontrata, të dalë para popullit.
Nëse dikush po përdor dhunë, të ndëshkohet.
Nëse dikush po përdor fenë për politikë, të demaskohet.
Nëse dikush po përdor Vlorën për agjenda të huaja, të hetohet pa mëshirë.

Por në të njëjtën kohë, Shqipëria nuk duhet të trembet nga zhvillimi. Nuk duhet të trembet nga kapitali ndërkombëtar. Nuk duhet të trembet nga turizmi elitar. Nuk duhet të trembet nga hyrja në hartën botërore të investimeve.

Ajo që duhet të na trembë është një gjë tjetër: që zhvillimi të bëhet pa transparencë, ose që protesta të rrëmbehet nga propaganda.

Prandaj sot qëndroj në një vijë të qartë:

Po zhvillimit.
Po investimeve serioze.
Po turizmit cilësor.
Po standardeve europiane.
Po mbrojtjes së natyrës.
Po transparencës.
Po hetimit të çdo ndikimi të huaj.
Jo korrupsionit.
Jo maskave.
Jo dhunës.
Jo islamizmit politik.
Jo agjenturave që luajnë me zemërimin shqiptar.
Jo propagandës që e kthen Shqipërinë në fushëbetejë të huaj.

Shqipëria duhet të ecë përpara, por me kokën lart.
Me ligj.
Me dinjitet.
Me vizion.
Me unitet kombëtar.

Sepse bota ecën shpejt. Dhe vendet që ecin përpara janë ato që dinë të mbrojnë natyrën dhe njëkohësisht të lejojnë zhvillimin inteligjent.

Kjo është sfida e Vlorës.
Kjo është sfida e Shqipërisë.
Kjo është prova jonë kombëtare.

Vlora nuk duhet të digjet nga propaganda. Vlora duhet të ndriçojë nga zhvillimi, ligji dhe dinjiteti shqiptar.

Protestat në Zvërnec janë lidhur edhe me disa qarqe islamiste, që e kanë problem ndërkombëtarizimin e Shqipërisë

0

Pas shkrimeve të mia për dëmin që këto protesta i bëjnë investimeve, dua të hyj në një temë shumë më të thellë.
Sipas meje, ajo që po ndodh nuk është thjesht një debat për një projekt, për një tokë apo për mjedisin. Kjo është një përplasje mes dy vizioneve të Shqipërisë.
Nga njëra anë janë ata që duan një Shqipëri të hapur, të pasur, të integruar në ekonominë globale, me investime ndërkombëtare, turizëm luksoz, vende pune me paga të larta dhe një standard jetese europian.
Nga ana tjetër janë ata që ushqehen me frikë, teori konspirative dhe narrativa identitare për të bllokuar çdo ndryshim.
Gënjeshtra se “Izraeli po blen Shqipërinë” nuk lindi rastësisht. Ajo u shpik sepse disa e dinë shumë mirë se si të manipulojnë emocionet e njerëzve. Mjafton të përmendet Izraeli, hebrenjtë ose Palestina dhe menjëherë mobilizohet një pjesë e opinionit publik që nuk e njeh fare projektin, por reagon emocionalisht.
Kjo nuk është mbrojtje e Shqipërisë. Kjo është propagandë.
Por unë besoj se prapa kësaj fshihet edhe një frikë tjetër, shumë më e madhe.
Frika e qarqeve islamiste nga një Shqipëri që bëhet e pasur.
Sepse le të jemi të sinqertë.
Çfarë ndodh kur një vend varfër është i izoluar, pa perspektivë dhe pa investime?
Njerëzit bëhen më të lehtë për t’u manipuluar. Të rinjtë nuk shohin të ardhme. Mungesa e shpresës krijon terren ideal për ideologji, radikalizëm dhe kontroll social.
Por çfarë ndodh kur vijnë miliarda euro investime?
Ndërtohen hotele, marina, aeroporte, qendra biznesi dhe infrastrukturë. Hapet ekonomia. Krijohen vende pune. Rriten pagat. Të rinjtë mësojnë gjuhë të huaja. Hapin kompani. Udhëtojnë. Bashkëpunojnë me europianë, amerikanë dhe investitorë nga e gjithë bota.
Dhe pikërisht këtu fillon problemi për islamistët.
Sepse një i ri që po mendon si të hapë një biznes, si të blejë një shtëpi, si të ndërtojë karrierë dhe si të përmirësojë jetën e familjes së tij, nuk është më i interesuar të dëgjojë çdo ditë predikime ideologjike.
Një Shqipëri e pasur e zvogëlon automatikisht ndikimin e ekstremizmit.
Një Shqipëri e orientuar nga Evropa dhe Perëndimi e bën islamizmin politik gjithnjë e më të parëndësishëm.
Prandaj unë besoj se beteja e vërtetë nuk është për një projekt turistik.
Beteja është për drejtimin kulturor dhe ekonomik të Shqipërisë.
A do të bëhet Shqipëria një vend modern mesdhetar, i pasur, me turizëm elitar, investime ndërkombëtare dhe standard jetese europian?
Apo do të mbetet peng i frikës, teorive konspirative, propagandës anti-perëndimore dhe njerëzve që shohin armiq kudo sa herë që dikush dëshiron të investojë?
Historia është e qartë. Asnjë vend nuk është pasuruar duke refuzuar kapitalin, duke demonizuar investitorët dhe duke protestuar kundër zhvillimit. Të gjitha vendet që sot admirohen – nga Zvicra te Emiratet, nga Singapori te Kroacia – janë hapur ndaj botës dhe kanë tërhequr kapital, talent dhe investime.
Prandaj pyetja e vërtetë është e thjeshtë:
Kush përfiton nga një Shqipëri e varfër, e izoluar dhe e frikësuar nga investimet?
Sigurisht jo qytetari i zakonshëm. Jo i riu shqiptar. Jo familjet shqiptare.
Ata që përfitojnë janë pikërisht ata që e dinë se sa më e varfër të jetë shoqëria, aq më e lehtë është ta kontrollosh. Dhe kjo është arsyeja pse debati i sotëm është shumë më i madh sesa një projekt apo një copë tokë. Ai ka të bëjë me të ardhmen që Shqipëria zgjedh për veten.

Kush përfiton nga një Shqipëri e varfër, e izoluar dhe e frikësuar nga investimet?
Sigurisht jo qytetari i zakonshëm. Jo i riu shqiptar. Jo familjet shqiptare.
Ata që përfitojnë janë pikërisht ata që e dinë se sa më e varfër të jetë shoqëria, aq më e lehtë është ta kontrollosh. Dhe kjo është arsyeja pse debati i sotëm është shumë më i madh sesa një projekt apo një copë tokë. Ai ka të bëjë me të ardhmen që Shqipëria zgjedh për veten.

Disa duan ta lënë Shqipërinë në gjendje nënzhvillimi, me shkurre, baltë dhe tokë të pashfrytëzuar, por nuk reagojnë për xhamitë që i ndërton Turqia

0
Paramendojeni: disa duan ta lënë Shqipërinë në gjendje nënzhvillimi, me shkurre, baltë dhe tokë të pashfrytëzuar, ndërkohë që investitorët duan ta kthejnë atë zonë në një destinacion turistik luksoz të nivelit boteror.
Po flasim për projekte që mund ta vendosin Shqipërinë në hartën botërore të turizmit elitar, me hotele si Cheval Blanc, simbol i luksit absolut ndërkombëtar. Dhe çfarë kërkojnë “idiotët e dobishëm”? Jo zhvillim, jo investime, jo vende pune, jo rritje ekonomike — por shkurre, izolim dhe varfëri romantike.
E njëjta histeri u pa edhe me aeroportin e Vlorës. Sot, ata që bërtasin kundër çdo projekti madhor, në fakt po mbrojnë nënzhvillimin si model shoqëror.
Kjo zonë ka mundësinë të bëhet një nga rajonet më të pasura të Ballkanit dhe një destinacion luksoz me famë botërore. Pasojat do të ishin direkte: rritje e vlerës së pronave, biznese të reja, punësim, turizëm cilësor dhe pasurim i shqiptarëve të asaj zone për disa gjenerata.
Shqipëria nuk ka nevojë për nostalgji të varfërisë. Ka nevojë për kapital, vizion, infrastrukturë dhe guxim për t’u zhvilluar.
Kur investohet në xhami nga Turqia, askush nuk flet për ndikim të huaj.
Por kur vijnë investitorë ndërkombëtarë për me zhvillu një rajon luksoz, me vende pune, paga të mira dhe prestigj për Shqipërinë, menjëherë dalin disa me protestu.
Kjo nuk është mbrojtje e vendit. Është manipulim nga OJQ dhe interesa që e luftojnë zhvillimin, e dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe e lënë të mbijetojë narrativa e vjetër se Shqipëria është vetëm vend i trafikut dhe krimit.
Një Shqipëri moderne, e pasur dhe atraktive për investime është përgjigjja më e mirë ndaj këtyre stereotipeve.

Nga Katari në Zvërnec!

0
NGA KATARI NË ZVËRNEC!
Kush janë investitoret e vërtetê?
investimet globale dhe projekti që po tërheq vëmendjen në Shqipëri
Në brigjet e qeta të Zvërnecit, aty ku Laguna e Nartës takon detin dhe ku natyra ka ruajtur një nga peizazhet më të veçanta të Shqipërisë, po projektohet një nga zhvillimet turistike më të diskutuara të viteve të fundit. Pas këtij vizioni qëndrojnë emra të njohur të biznesit ndërkombëtar, mes tyre vëllezërit Moutaz dhe Ramez Al-Khayyat, sipërmarrës që kanë ndërtuar një perandori ekonomike nga Katari deri në tregjet më të rëndësishme të botës.
Me origjinë siriane dhe të rritur në Katar, vëllezërit Al-Khayyat u formuan në një familje të lidhur prej dekadash me sektorin e ndërtimit. Në vitin 2011 ata themeluan Power International Holding dhe United Construction Company (UCC), duke e shndërruar grupin e tyre në një konglomerat ndërkombëtar që operon në ndërtim, energji, shëndetësi, telekomunikacion, turizëm, bujqësi dhe pasuri të paluajtshme. Sot aktivitetet e tyre shtrihen në më shumë se njëzet vende.
Në Lindjen e Mesme ata njihen për projektet e mëdha infrastrukturore dhe energjetike, ndërsa në Katar fituan vëmendje të veçantë përmes kompanisë Baladna, e cila luajti një rol kyç në garantimin e sigurisë ushqimore të vendit gjatë krizës së vitit 2017.
Interesi i tyre për Ballkanin ka ardhur paralelisht me rritjen e rëndësisë së Shqipërisë si destinacion turistik dhe investues. Në këtë kuadër, emri i tyre është përmendur në lidhje me projektet turistike të promovuara nga Jared Kushner, investitor amerikan dhe dhëndër i ish-presidentit amerikan Donald Trump. Bashkëpunimi është raportuar në kuadër të strukturave investuese që synojnë zhvillimin e projekteve turistike luksoze në Shqipëri, veçanërisht në zonën e Sazanit dhe Zvërnecit.
Pikërisht këtu historia globale e kapitalit takohet me një nga zonat më të ndjeshme dhe më të bukura të bregdetit shqiptar. Përkrahësit e projekteve argumentojnë se investimet mund të sjellin zhvillim ekonomik, vende pune dhe promovim ndërkombëtar të rajonit. Nga ana tjetër, kritikët kërkojnë garanci për mbrojtjen e mjedisit dhe transparencë në proceset e zhvillimit.
Ndërkohë, emri i vëllezërve Al-Khayyat është përmendur edhe në një proces gjyqësor civil në Londër, ku në një padi u ngritën pretendime për financim të grupit Al-Nusra gjatë konfliktit sirian. Ata i mohuan vazhdimisht të gjitha akuzat. Pas disa vitesh procedurash, çështja u mbyll pa një vendim fajësie dhe pa konstatim gjyqësor të përgjegjësisë së tyre. Për rrjedhojë, nuk ekziston asnjë dënim penal apo vendim që i shpall ata fajtorë për pretendimet e ngritura në atë proces.
Sot, Moutaz Al-Khayyat si kryetar dhe Ramez Al-Khayyat si drejtues ekzekutiv vazhdojnë të udhëheqin një nga grupet më të mëdha private të rajonit. Nga projektet energjetike në Lindjen e Mesme deri te investimet turistike në brigjet shqiptare, aktiviteti i tyre pasqyron mënyrën se si kapitali ndërkombëtar po kërkon destinacione të reja zhvillimi.
Dhe në këtë hartë globale investimesh, Zvërneci nuk është më thjesht një fshat bregdetar pranë Vlorës. Ai është kthyer në një pikë takimi mes natyrës shqiptare, interesave strategjike të investitorëve ndërkombëtarë dhe vizioneve të reja për turizmin e së ardhmes.

Opozitë…, me pamje makabre !

0
KJO OPOZITË TË OFRON NJË REALITET TË FRIKSHËM ME NJË PAMJE MAKABRE
Opozitë, analista e Zajednicë ju urrej!
Ju vraftë zoti, njerëz të ndyrё!
Opozitarët e analistët mundohen të jenë mjegulla e jonë. Përndryeshe ajo do ta shkatërronte ngrehën e brishtë të shpirtërave dhe trupave tanë. Ata kanë nevojë për një vello të tillë. Në menyrë që e vërteta të mos mbrrijë gjer tek ne.
Me veprimet sistematike, veç të tjerash, iu shtua edhe doza e mizorive si dhe një mbishtresë e shpifjeve. Me sa duke, jeni rasti i vetëm që njihet në Botë, kur opozita e analistët marrin pjesë në shkallë kaq të drejtpërdrejtë në përpunimin e një cikli epesh, në manipulimin, si të thuash, e pse jo, në zvetënimin e së keqës.
Manipulimi i tyre, kumtet e pazbërthyeshme e sidomos pafytyrësia e tyre, i kthenin ato në armë tejet të rrezikshme. Mjegulla që kishin me vete ishte thesar i paçmuar për mashtruesit dhe për mbrojtjen e çështjeve të dyshumta politike të tyre…
Më në fund, zbuluam se kush ishin ato shpirtra të këqij opozitar e analista që dëshirojnë të udhëheqnin shqiptarët tanë në rrugë të gabuar. Kjo është jo vetëm shenjë e rënies historike e kulturore, por e një prishjeje të përgjithshme. Partitë politike e analistët u jepninë rëndësi gjërave të mëdha e antikombëtare apo, më mirë të themi, u ishin “përkushtuar shërbimit ndaj paras, tradhëtisë”, korrupsionit dhe servilizmit etj.
Prandaj, nuk kemi pse habitemi nëse, me adhurimin e këtyre të këqijave, do të zhduket një herë e mirë sensi i heroizmit. Pasi e tashmja është vetëm fryt i asaj që ka mbjelle shkuara e keqe opozitare… Ngjizja e së keqës te opozita e analistët vjen si egërsirë dhe jo dialogu, strukturë dhe rrugaqëri, ku përplaset e keqja me intelektualët. Ku e keqja afron një realitet të frikshëm, një pamje makabre të “krimit politik” dhe të pasojave të tyre në përditshmërinë tonë.
Të gjitha këto simptoma që paraqesin kolapsin e qenies sonë kombëtare si dhe pasigurisë së përgjithshme. Kjo mungesë rrodhi edhe për shkak të zakonit të bërjes së gjërave përgjysmë, që nga sistemi arsimor, ngurrimi, mungesa e dëshirës për të mbajtur përgjegjësitë dhe, së fundi, toleranca ndaj kufirit dhe të këqijave tjera që dihen sa shkatërrimtare ishin ato në bashkpunim me Zajednicen e Radojçiqit…
Pagjumësia e mergatës, i ka rrënjet thellë për të mos e lënë kombin në gjumë. `
Mërgata shqiptare duhet të bëhet një subjekt i rëndësishëm i botës shqiptare, sot kur mbi gjysma e kombit ndodhet jashtë Atdheut. Mërgata shqiptare duhet të bashkohet rreth programit të Albin Kurtit dhe shpëtimit kombëtar: Bashkimit rrethë kësaj lëvizjeje dhe integrimin e vendit. Shqiptarët e mërgatës duhet të bashkohen dhe me votën e tyre për t’i dhënë fund këtij kanceri malinj. I kemi sa e sa parti opoitare politike e zajednicën, por këta opozitar s’kanë udhëheqje e ndërgjegjje kombëtare! Shpirtërat e këqinjë nuk duhet lejuar të zgjihen.
Mergata duhet të shpreh qëllimet kryesore të angazhimit dhe të rolit të saj gjatë votimit, për t’i ruajtur trojet nga coptimi e opozita. Programi përcakton format e organizimit mërgatës dhe daljes në mënyrë masovike në zgjedhje. Bërthamë e organizimit duhet të jetë bashkësia shqiptare, që formohet nëpër qytete a rajone të një vendi. Të gjitha bashkësitë formojnë Mërgatën Shqiptare në një shtet për ta larguar këtë llojë epidemie dhe nga rituali i kryqëzimit të Dardanisë. Organi më i lartë i mërgatës, e cila drejton veprimtarinë e saj në seksione të veçanta: politik, ekonomik, kulturor, arsimor, social, humanitar ndajë opozitës dhe analiste të shitur, të blerë e të shitblerë etj.
Por shkruaj, shkruaj, çudi nuk ndjej as lodhjen, mesa duket dhe, KOHA na paska tradhëtuar. Vdekja zgërdhihet, gjen strehë në vargëzimet e Vuçiqit/ Ama gjallë rrethuar me maskarenj nuk rrihet! Kështu, Lidhja e Mërgatave Shqiptare do të ishtë një lloj lobi shqiptar në botë, që do të luante rol të rëndësishëm në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe në forcimin e me pushtetin.
Po ashtu, ajo do të mbronte mërgatën shqiptare nga procesi i shpërbërjes dhe dukuritë e ndryshme të kriminalizimit nga opozitarët. Mërgata Shqiptare do bëhej urë e Atdheut me shqiptarët në Dardani, do ta përfaqësonte denjësisht atë me votën e tyre dhe do të kontribonte shumë për mbrojtjen kombëtare nga coptimi i terrritoreve shqiptare. Degët praktike opozitare në mërgatë duhet të shuhen fare, sepse janë kërpurdha, që janë bërë përçuese të ndarjeve e përçarjeve ideologjike e krahinore, madje jane shndërruar edhe në mafia të aferave skandaloze.