Kreu Blog Faqe 1418

Marrëzitë antishqiptare nuk janë të rralla në Qeverinë e Shqipërisë!

0
Afrim Caka, Gjakovë
Ky dënim në fakt ishte i tillë, që Rama s’kishte pse ta thoshte:
“Ndëshkimi tij ndaj Skënderbeut – mbulimi me çarçafë të zi do të ishte më i madh nga ç’mund të durohet!”
“Shqiptarët faqe Zi!” Mjaftonë të hapinë tinguj antishqiptar. Edhe kjo hata e ka shpjegimin e vetë. Vjedhin dhe tradhtojnë pasi janë në tërheqje nga politika! Këta i ngjajnë ushtrive pushtuese. Këta vjedhin, përdhunojnë, masakrojnë e tradhtojnë. Këta janë më të zezat e të gjitha kohërave të historisë shqiptare”. Me një karakter të theksuar shumë etnik, pa vetëdije kombëtare e përgjegjësi shtetërore, me një etje ekstreme për fitimin e përfitimin personal, me një urrejtje patoligjike ndaj kombit etnik shqiptar, paria e Ramës bëri gjithçka për të mbtur pronare e kombit shqiptar dhe e ekonomisë kombëtare.
Domëthënia e shtrembëruar e nocionit të interesit vetjak, që përshkonë shoqërinë bashkëhore shqiptare, ka krijuar pretekste për sulme kundër Shqipërisë dhe demokracisë nga ana e ideologjive totalitare korruptive të llojeve të ndryshme. Kjo ideologji e “sinqeritetit” ka për qëllim të mashtrojë ata që kanë rënë nën pushtetin e oligarkëve, dhe t’i lehtësojë asaj shfrytëzimin dhe manipulimin e tyre. Jo vetëm kaq, por ideologjit korruptive e ngatërrojnë çështjen duke u kamufluar si ithtarë të parimit të disinterisimit, kur lejojnë shtetin, si në tërësi, të ushtrojë parimin e egoizmit të pamëshirshëm. Çdo qytetar i Shqipërisë ka përdetyrë ta sakrifikojë veten për hir të së mirës së përgjithshme, kurse shtetit i lejohet të shikojë interesat e veta pa llogaritur të mirën e kombeve tjera.
Çdo epokë e ka llojin e saj të patëkeq të veçantë “hyjnor”, sjelljet e të cilëve mund të kihet zili nga epokat tjera gjatë sundimit të komunizmit sllav për të shuar e zhdukur çdo gjurmë të shqiptarëve. Promovohet hapja e xhamive të reja e mbështet ardhjen e Erdoganit dhe pakicat e të gjitha llojeve dhe nuk respekton figurën dhe vdekjen e të madhit Skënderbe.
Dhe sa djallëzi, të nderuar, lexues dhe pafundësisht djallëzi ngalakaqe ka në qeverin e tij në besim epërsie të kryeministrit të paditur e mediokër, në ndërgjegjen e papastër të lëshimit të tij, në bindjen e tij jo të çiltër, pa dyshime, me të cilën instikti i tij e trajton qenien shqiptare si një lloj më të ulët dhe me pak vlerë, përtej, larg dhe në pjesën e sipërme të së cilës ai vetë është rritur e edukuar, të gjithë ata kryeministra xhuxhmaxhuxha dhe harbutër të mëdhej, punëtor të shkathët në dallavere e intriga dhe të zellshëm në grumbullimin e materjaleve të ideve antikombëtare, të ideve të mbrapështa politike, fetare dhe antikombëtare.
Në këtë epokë mund të krenohet kryeministri Rama për ndjenjën e tij jo shqiptare, mbijeton në mënyrë e tij që shumë frikë, aq shumë besëtytni nga frika përballë “drejtësisë mizore” . Kjo ndodhë sepse kur të humbim respektin për veten, gjithkush mund të bëjë ç’ka të dojë me dhe me figurën e Skënderbeut.
Projekti i tyre antishqiptar territorial po çon në kolonizimin e shtetit shqiptar me krijimin e një Shqipërie të sundur nga pakicat turko, serbe dhe greke. Të gjitha këto projekte janë joshqiptare, shqiptar-urrejtës si Olsi Jazexhi, (si Haxhi Qamili në litar), Janullatosi, Edi Rama etj., dhe lihen të ecin më tej me kohë do të jenë ashtu si janë menduar e planifikuar: “Shqiptar-vrasëse”. Ata së bashku me projektet e tyre antikombëtare që do të çojnë herët a vonë në vllavrasjen e shqiptarëve dhe në zhdukjen tonë si komb.
Pse sillen kështu? Sepse kombi shqiptar është pengesa e tyre kryesore. Këta duan të thonë se njeriun e bën vetëm gjuha, por njeriu mund të flasë shumë gjuhë, por ka vetëm një origjinë etnike e një lidhje gjaku që është thelbi i kombit. Shqiptarin e lind nëna dhe shqiptar nderi të bën shërbimin që i bën kombit shqiptar, njëlloj si shqiptari etnik kur numerohesh më së pari e mbi flamur, me gjak shqiptar.
Duke mos pasur këtë vetëdije politike, sepse origjina e tyre nuk kanë lidhje me shqipatrët, por me perandoritë e shtet e ndryshme, mbeturina të të cilave janë, këta luftojnë me çdo mënyrë e me çdo mjet për me ndotë historinë tonë. Këta punojnë ditë e natë për t’ia ndërruar vetë thelbin kombit shqiptar duke na lidhur me simbolet formale, me gjuhën e jo me gjakun, duke e shtrembëruar kuptimin e vërtetë të të qenit shqiptar.
Kjo ndodhë sepse oligarkët duan vetëpërfshihen në shtetin shqiptar, duke thjeshtuar dhe duke na hequr veçantinë dhe autoritetin që e kemi prej të parëve tanë, në tokën tonë, në kombin tonë dhe në shtetin tonë, në dashtë i madhi Perëndi. Por këta janë antishqiptarë, dhe shqiptarë-vrasës, sepse vetë një komb normal nuk mund të jetë.
Objektivat politike të jashtme që pondiqen nga kjo pari e Edi Ramës janë tërësisht absurdë. Këto bjektiva janë të formuara qëllimisht në mënyrë që të ruhet e të kultivohet oligarkia e parisë dhe sistemet e ndërtuara prej saj. E megjithatë, këtu në Shqipëri është ngritur një kapitalizëm katundar, klanor, i egër në ekstrem, i lidhur me krimin, dhe nuk prodhon asgjë me një kontroll të hekurt mbi monopolet e burimet ekonomike jetike përmes të cilit është krijuar e mbahet oligarkia dhe krimi i organizuar.
Ekonomia është e varur nga borxhet, huat me kamatë të rëndë të cilin e paguan shqiptari i ngratë, në varësi të kapitalit të huaj dhe sherben si treg ku hidhen politika të ndyra e dorës së tretë ku ligjin e bëjnë oligarkët…

Bahri Shyti shndërrohet, me të drejtë, në cilësi me ndjenja hyjnore si poet

0

Nga Hysen Ibrahimi
Forslov, Suedi, 03.11.2021

Doli nga shtypi libri i poetit Bahri Shyti, i titulluar “KUSH TROKET”. Botues: Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

Duke e ditur se poezia, me anë të shprehjes, zbulon shumë për opinionin dhe qartëson kuptimin dhe idenë e secilit poet për lëvizjet e kohës, ngjarjet e jetës dhe interesat kombëtare, duke qëndruar fuqishëm mbi artet e tjera në fushën e krijimtarisë. Kështu, siç duket, poeti Bahri Shtyi e ka kuptuar mjaftueshëm këtë ide dhe me përsosmëri të lartë ka arritur të krijojë vargje nga më të ndryshmet, madje me një përsosmëri të natyrshme. Kjo arritje e tij plotëson autorin Bahri Shyti, brengën e tij të kahershme për të publikuar nëpërmjet vargut atë që e ka pasur si brengë në jetë, pra, për t’i publikuar vargjet e tij për lexuesit, pse jo për t’i lënë dëshmi historigrafisë shqiptare idenë preokupuese të shprehur nëpërmjet poezisë.
Autori me librin e tij të gjashtë të radhës të titulluar “KUSH TROKET” (2022), ka goditur shenjën e synuar të jetës, që ngre lart shpirtin e poetit. Poezia e tij në këtë libër me përmbledhje, e bën aq gjenial poetin Bahri Shyti, sa që edhe poetët më të mëdhenj të gjinive letrare ia kanë lakmi, për formën e mjeshtrisë së të krijuarit varg poetik, për mënyrën se sa përshtatshëm paraqet të vërteta të reja të kohës kur ne po flasim, për intuitën e tij të lartë se si i qartëson ngjarjet nëpërmjet poezisë e nëpërmjet vargjeve të veçanta, duke shprehur brengën e çdo të keqeje që i vjen popullit shqiptar, por edhe lumturinë e të arriturave shoqërore e familjare. Kjo është vërejtur qysh herët, se autori është rritur në frymën e inspirimit patriotik aq të madh dhe të denjë dhe, në këtë formë, autori shndërrohet me të drejtë në cilësi me ndjenja hyjnore si poet.
Gjatë kritikës sime letrare për poezinë e autorit, kam kuptuar se talenti i tij për ndërtimin e poezisë asnjëherë nuk ka munguar, kuptimi i brendshëm ka motive të forta dhe asgjë nuk lëshon pa e përfshirë me një realizëm njerëzor e që më pas e jep formën e bukurisë artistike e ideale, që pastron zemrat e lënduara. Pra, me fjalë të tjera, poeti Shyti arrin që secilit lexues t’ia mbushë shpirtin me mendime të pakufishme nëpërmjet vargut.
Shumë herë, duke e lexuar poezinë, krijohet përshtypja se nuk jemi në gjendje të themi se deri ku mund të arrijë poezia e këtij poeti të madh në të ardhmen. Në anën tjetër, mund të konstatojmë se autori në kokën e tij ka aq shumë brumë poetik të larmishëm të jetës së tij, saqë shumë herë ai arrin ta gjallërojë dhe poezia e tij të interpretohet edhe nëpërmjet

këngës, gjë që dëgjohet me ëndje në brendinë e botës shqiptare. Kam krijuar bindjen se poeti Bahri Shyti është një burim i pashtershëm në fushën e krijimtarisë.
E them këtë me bindje, duke e dëshmuar me fakte përcjellëse, sepse si poezia, ashtu edhe kënga e tij, në shumë raste, sidomos kur përkushtohet në sakrifcën personale njerëzore, janë shndërruar në përmbajtje të rëndësishme historike të jetës së autorit, e që ka të bëjë me historinë e jetës së tij të përvuajtshme, duke mbrojtur interest kombëtare qysh nga mosha e tij e rinisë. Pastaj, në anën tjetër, ai arrin fuqishëm e duke krijuar me përkushtim historinë që flet për lavdinë e popullit shqiptar, lartëson trimëritë e trimave të rënë në beteja, duke mos përjashtuar veset e atyre njerëzve që u kanë shkaktuar dëme interesave kombëtare, pa potencuar emra të përveçëm. Këtu autori tregon nivelin e tij të lartë kombëtar, me pretendimin se me çdo kusht duhet ruajtur ardhmëria e shëndoshë e kombit tonë.
Ndjenjat e poetit Shyti për poezinë e rilindasve tanë e në veçanti për Naimin e Migjenin, i kujton me nostalgji dhe shih për këtë sa bukur krijon vargje në poezinë e titulluar “S’JAM”,

S’jam Naimi as Migjeni
Ndjenjat e tyre mund t’i kemi
Ata ishin dhe do të mbesin
Në letërsi kurrë s’do t’vdesin

Si Naimi s’mund të shkruaj
Edhe pse kemi diç ngjashmëri
Shumë shkrime ai botoi
Jashtë atdheut nënës Shqipëri

Kjo na është pikë e përbashkët
Veç frymëzimi është në mërgim
Kur po shkruante ”Bagëti e bujqësi”
Thuajse të njëjtën për vendin tim…

Mund të konstatojmë se poeti – nëpërmjet vargut – korrenspondon me rilindasit tanë, si me Naimin, ashtu edhe Migjenin, duke u kushtuar vargje nga shpirti i tij. Në jetë, kur rilindasit tanë na kanë rrëmbyer zemrën me krijimtarinë e tyre të çiltër e me mesazhe të qarta, janë inspirim për ne shqiptarët kudo që ndodhemi, që ta vazhdojmë rrugën e tyre. Kurse poetët tanë të kësaj kohe, siç është tani z. Bahri Shyti, me shumë të drejtë shpalosin vargje nga më të mirat, që tregojnë se shpirti i tij nuk ngopet kurrë duke i kujtuar. Emrat e tyre te poeti Shyti janë të gdhendur në thellësinë e shpirtit të tij. Kjo shihet në secilin libër të tij, ku autori ka një përkushtim të veçantë për poetët që i takonin fazës së Rilindjes sonë kombëtare.
Autori në këtë libër, nëpërmjet vargut të tij, nuk merret vetëm me një drejtim, por përfshin çështje të natyrës kombëtare, humanitare e shpirtërore. Megjithëkëtë, vendin më të madh e zë kujdesi ndaj vendit, ndaj padrejtësive që i bëhen shqiptarisë, duke i vënë në thumb, me satirë, tërthorazi.
Në brendinë e librit do ta gjeni poezinë e titulluar ”Dardanisë”, ku autori i shkruan këto vargje:

Dardani pashë atë Zot
Ku ma ke lënë flamurin sot
Ku m’i ke krushqit e vjetër
Ata s’duan flamur tjetër

Kuqezi gjithmonë e pata
I burgosën shumë gjenerata
Na i vranë shumë patriotë
Shumë na i zhdukën e s’i pamë dot

 

Na përcjell deri tek varri
Është i skuqur me gjak shqiptari
Edhe atje ne na shoqëron
Dheun e varrit na e lehtëson

Dardani më nxore lot
Kam qarë dje e po qaj sot
Po kam frikë prapë do t’qaj
Padrejtësitë nuk mund t’i duroj…

E tërë poezia e poetit Bahri Shyti sillet rreth një boshti të çelikosur, e ky bosht është BOSHTI POETIK E PATRIOTIK i tij, që është i pathyeshëm. Mbi të gjitha është poet që mbështetet në idenë, vizionin e porosinë e tij, në përpjekje kulturore, artistike e patriotike.
Sigurisht është edhe një porosi e madhe e poetit për pushtuesin serbo-sllav (pushtues barbar, me forcën brutale e kriminale, duke vrarë, burgosur dhe detyruar shqiptarë për t’u shpërngulur nga trojet e veta stërgjyshore, donte t’i shtypte të gjithë ata intelektualë që kishte vërejtur se janë atdhetarë dhe të palëkundur për idealet e tyre, e në mesin e tyre ishte edhe vetë poeti Bahri Shyti), se jeni pushtues i pafuqishëm kundër vrullit të një populli, e po ashtu edhe kundër poetit Shyti, i cili do t’i këndojë dhe do t’i shkruajë të këqijat e pushtuesit dhe, sigurisht, në anën tjetër t’i madhërojë fitoret dhe gëzimet e tij për Shqipërinë, Dardaninë, Çamërinë, Iliridën dhe mbarë trojet etnike shqiptare, si në vendlindje, ashtu edhe në mërgatë.

Shqipëria nga zoti e bekuar, por me njerëzi të mallkuar

0


shkruan Fahri Xharra, Gjakovë

“ Shqipëri O VEND I BEKUAR. _
Ku i lamë malet O te bekuar ku i lamë krojet me ujë te kulluar ?
Ku i lamë pyjet o njerëz te mire ku i lamë dhe fushat qe punonim me aq dëshirë_Pse vajton qyqja tek varret e fisit Pse s’këndon bilbili tek pylli i lisit.
Te shtëpia e vjetër mbuluar me ferra s`ka asgjë tjetër veç rriska te nxjerra.
Dhe bijtë ikin larg e më larg nuk din nga ikin pastrues ne çdo prag. “(https://forumijone.online/o-vend-i-bekuar-ku-i-lam-malet-ote-bekuar-ku-i-lam-krojet-me )
Si është e mundur që një vend i bekuar nga zot, me të gjithë atë pasuri nëntokësore të ketë 51% të popullatës, nga varfëria në kufijtë e ekzistencës ?

Të më falin të ndershmit dhe varfanjaket e këtij vendi të bekuar nga zoti, për këto fjalët e mia, por ja që situata e sotme që po e kalon vendi im më detyroi t`i shkruaj disa rreshta dhe të shprehi revoltën time.
Kush janë të mallkuarit? Një pyetje shumë e rendë për t`u përgjigjur, një pyetje që i prek mu ata që janë të mallkuar dhe nuk dinë ta njohin vetveten, që prek mua ta që fshehën si gjarpinjtë në dushkun e malit dhe presin çdo moment që ta helmojnë këtë vend të bekuar.

Më interesuan rezervat nëntokësore e pasurisë së madhe që i kemi dhe të cilat fshehën dhe shumë kush nuk i di, dhe përpëliten në varfërinë e tyre ; të përçmuar dhe presin rastin vetëm të ikin. Mjerimi nuk ka kufij !
Pasuria që e kemi , ku shkon ? kush punon me te ?

Të cekim më të thjeshtën ; E dini që Shqipëria i ka rezervat e bitumit 100 milion tonë ?
Krom 36,9 milion ton, Gurë gëlqeror dhe gurë dekorativ 1336 milion ton. Bakër 27 milion ton .
Po të tjerat? Këto nxirren nga toka dhe shiten. Ku janë paratë ?
Bitumi i Selenicës shtron rrugët e Parisit, Kajros dhe Stambollit, jo te Tiranës.
Çfarë janë bitumet?
Bitumet, zifti ose asfalti natyror, janë hidrokarbure, janë një ” nafte” e ngurte e rende e amorfe ne disa raste, sepse ingradentet fluide e likuide te naftës, largohen nëpër te çarat e shkembijve, se gjenden fare pranë sipërfaqes.
Ne te njëjtën kohe, ndodh dhe një fenomen oksidimi i naftës, kur ajo behet viskoze, pa u kthyer ne bitum.
Bitum )et janë deri 10 herë me te shtrenjte se nafta, zakonisht mbi 500$/ ton.(nga Shqiptaret janë Ilirë

Më dhëmbje për varfanjakët e Shqiperisë

Me 21.01.2022

Rusia përjashton luftën totale në Evropë, por jo edhe pushtimin e Ukrainës

0
Ushtarët e Ukrainës në roja …

Nga Dr Sadri Ramabaja, Prishtinë

Negociatat po vazhdojnë të ushqejnë shpresën për parandalimin e luftës në Ukrainë. Këshilli NATO-Rusi po takohet gjithashtu për herë të parë pas më shumë se dy vjetësh. Bëhet fjalë për sigurinë e Evropës.

Zëvendësministri i Jashtëm dhe kryenegociatori rus me Shtetet e Bashkuara për sigurinë e ndërsjellë strategjike Sergei Ryabkov, të mërkurën që lamë pas, duke folur në Klubin Ndërkombëtar të Debatit, Valdai, shprehu besimin e tij se lufta totale në Evropë apo kudo tjetër tani është e pamundur.

Ai siguron popujt e Europës se nuk do të kemi të bëjmë asesi me luftë totale, por lë në heshtje mundësinë e luftrave lokale që parashihte në doktrinën e tij Gerasimov, kur bënte fjalë për mbrojtjen dhe sigurimin e interesave jetike ruse.

Ryabkov si për ta vënë në gjumë Perendimin, pohoj me këtë rast se, Rusia nuk po planifikuaka të ndërmarrë asnjë veprim agresiv kundër vendeve të tjera, përfshirë Ukrainën, ndërkaq marshin ushtarak të mijëra trupave ruse (127.000) drejt kufijve të Ukrainës, e cilëson si “lëvizje të rregullta ushtarake në territorin e saj”. [1]

Por ky zyrtar i larët rus nuk harron të kujtoj me këtë rast se, parandalimi i aderimit të Ukrainës në NATO mbetet në qendër të interesave të sigurisë së Rusisë dhe se Moska do të bëjë gjithçka që është e mundur brenda diplomacisë për të “përmbysur këtë situatë”, citon RIA Novosti të ketë thënë Ryabkov. Ky është pikërisht qëllimi i propozimit që Moska i bëri Uashingtonit në Gjenevë javën e kaluar, vazhdon ai.

Ryabkov theksoi se Moska ende nuk ka marrë përgjigje me shkrim për pyetjet e saj për garancitë e sigurisë nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO, por se pret që dialogu të vazhdojë.

Por me këtë rast ai nuk ngurroj ta shpreh padurimin rus në raport me sjelljet e Perendimit, duke futur në mes rreshtash, në deklaratën e tij, ngjyresat e një lloj ultimatumi të nënkuptueshëm.

“Ne nuk jemi gati të presim pafundësisht, nuk jemi gati të zhytemi në trazirat e zakonshme diplomatike dhe burokratike, se cilat formate janë optimale për këtë. Ne kemi nevojë për një përgjigje të drejtpërdrejtë dhe të kuptueshme, me shkrim”, tha një diplomat i lartë rus.

Ai shtoi se Rusia ka nevojë për garanci ligjore detyruese se Ukraina dhe Gjeorgjia nuk do të bëhen anëtarë të NATO-s.

Këto deklarata të Zëvendësministrit të Jashtëm dhe kryenegociatorit rus me Shtetet e Bashkuara për sigurinë e ndërsjellë strategjike, Sergei Ryabkov, duket se janë ngjizur në thellësi të shekujve edhe si rezultat i përvojës historike ruse.

Mediat perëndimore i cilësojnë veprimet e Putinit kundër Ukrainës “një tringëllimë e pamend earmëve”, shkruante britanikja The Spectator javën e kaluar. Autori i tekstit, Tim Marshall, thekson se arsyet e grumbullimit të forcave ruse janë produkt i frikës dhe kujtimeve të luftërave të përjetuara në të kaluarën. Në mendjen ruse, shkruan ai, sulmet shekullore të përgjakshme ndaj vendit të tyre nga Perëndimi, nuk mund të fshihen nga disa dekada paqësore.[2]

Kur Vladimir Putin-i e pat cilësuar rënien e Bashkimit Sovjetik si “katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit”, ai de fakto kishte paralajmruar objektivin strategjik për korrigjimin e pritshëm të atij dështimi. Tim Marshall pohon se Putini mund të mos jetë i interesuar të rikrijojë perandorinë sovjetike, e cila u shemb saktësisht 30 vjet më parë, por ai beson se Putini dëshiron të kompensojë humbjet që Rusia ka pësuar që nga fundi i Luftës së Ftohtë dhe të zgjerojë sferën e saj të ndikimit, duke ndërtuar një zonë tampon rreth Federatës Ruse.

Këtë projekt ambicioz Putini po e realizon hap pas hapi. Pushtimi i Krimesë (2014) ishte hapi i parë më i rëndësishëm që i parapriu lëvizjes së ushtrisë në dhjetorin e vitit që lamë pas.

A jemi në prag të një rikorigjimi të pjesshëm të asaj “katastrofe gjeopolitike të shekullit” që pësoi ish BRSS-ja në përfundim të Luftës ës Ftohtë? Gjasat janë se po. Pasi tanket ruse do të “hyjnë në Kiev brenda një dite”, thotë një bashkëpunëtor i lartë i institutit britanik, gjë që mund të ndodhë në rast lufte, “në aspektin politik, ngjarja do të shkaktojë shumë zhurmë dhe dënime, por nuk priten tërmete të mëdha”. [Po aty]

Rusia aktualisht ka rreth 127,000 trupa në kufirin me Ukrainën, sipas Intelegjencës ushtarake ukrainase dhe burimeve perëndimore. Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë vlerësuar se Kremlini ka hartuar plane për një operacion ushtarak që përfshin deri në 175,000 trupa që mund të fillojë në javët e ardhshme.

Krejt çfarë pritet si reagim nga Perendimi pas një aksioni të tillë blic rus, janë ca masa në lëmin e ekonomisë. Le të kujtojmë se me rastin e pushtimit të Krimesë, Rusia qe përjashtuar nga G8 dhe nga pjesëmarrja në Këshillin e Evropës. Kaq! Këto masa të ashpra “nuk ia vlenin asnjë kokërr rërë nga plazhet e Krimesë”, shprehet Tim Marshall në analizën e tij në fjalë.

Me interes të posaçm për ne është pohimi i Tim Marshallit se, Putini besohet të ketë qenë një nga skifterët e politikës së jashtme gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, duke e bindur presidentin e atëhershëm rus Boris Jelcin të dërgonte një kolonë automjetesh të blinduara në aeroportin e Prishtinës përpara se të arrinin forcat e NATO-s. Kjo ishte një pikë kthese, beson autori, dhe aleanca e NATO-s mori një sinjal: “Kufiri është këtu, nuk ka më tej”. [Po aty]

Duket se edhe vizita e amabasadorit rus në kazermën serbe afër kufirit në veriun e Kosovës në shtatorin e kaluar, i rikujtoi Perednimit po të njejtin sinjal, që nënkupton gjakimin e Moskës dhe Beogradit për bartjen e kufirit tek Ura e Ibrit.

Rusët në këtë betejë për korrigjimin e “katastrofës gjeopolitike” duan ta sigurojnë një qeveri pro-Moskës jo vetëm në Ukrainë, siç e siguruan një qeveri të kësaj natyre në Podgoricë përmes klerofashizmit serb (2020), por të tilla t’i mbajnë tutje si në Banjallukë edhe në Beograd.

Prandaj, ngjashëm, siç kishte vepruar Putini, kur grushti i shtetit ndodhi në Ukrainë, duke inicuar një kryengritje në Donbas dhe duke aneksuar ndërkohë Krimenë, ai po pretendon të reprizojë ngjarjet e Donbasit në Bosnjë, në Veriun e Kosovës dhe Sangjak, por edhe për ndarjen de fakto dhe de jure të Bosnjës e Hercegovinës (aneksimin e Republikës Srbska — Serbisë), mundësisht duke u akorduar në tavolinën e diplomacive, pa dhënë shkas për nj luftë totale në Europë!

Kolegu i Tim Marshall-it përtej Atlantikut, Alexander Markovsky, një këshilltar i lartë në Qendrën e Londrës për Kërkime Politike, i cili pikërëndesë të studimeve të tij ka sigurinë kombëtare, energjinë, rreziqet dhe çështje të tjera të politikave publike, në American Thinker shkruan se, pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe Paktit të Varshavës, NATO shkeli një marrëveshje gojore midis Sekretarit të Shtetit, James Baker dhe Ministrit të Jashtëm rus Eduard Shevardnadze dhe filloi një zgjerim në shkallë të gjerë në lindje. [3]

Në këtë tekst relativisht të gjatë, ka diçka me shumë interes për të rikujtuar sot — pikërisht paralajmrimi pothuajse profetik i George Kennan-it . Në këtë analizë ai kujton se më 5 shkurt 1997, George Kennan, një diplomat amerikan dhe autor i koncepteve dhe politikave të “mirëmbajtjes së Luftës së Ftohtë”, paralajmëroi në New York Times për rreziqet e një politike të zgjerimit të NATOs:

“… Zgjerimi i NATO-s do të jetë gabimi më fatal i politikës amerikane gjatë periudhës së pas Luftës së Ftohtë… Një vendim i tillë mund të pritet të forcojë tendencat nacionaliste, antiperëndimore dhe militariste në opinionin publik rus; do të ketë pasoja negative për zhvillimin e demokracisë në Rusi, do të ringjallë atmosferën e Luftës së Ftohtë në marrëdhëniet Lindje-Perëndim dhe do ta shtyjë politikën e jashtme të Rusisë në drejtime që nuk na pëlqejnë.”

Pse rikujtohen teza të kësaj natyre tashti, kur kanë rifilluar bisedimet e nivelit të lartë mes Moskës e Uashingtonit dhe kur ushtria ruse është dislokuar pranë kufijve të Ukrainës dhe pret sinjalin për marrsh drejt Kievit?
Veprohet kështu meqë diplomacia ka dhënë tashmë sinjale për qëndrimin e tërhequr të Perendimit në rast aneksimi të Ukrainës nga ana e Federatës Ruse, apo për faktin se Perendimi nuk është në unison për një agjendë të qartë veprimi…?

Ngjarjet aktuale burojnë nga ky gabim “fatal”, thuhet në tekstin në fjalë dhe shtohet se Rusia e sotme është në gjendje t’i japë fund kësaj dhe se Putini ka vënë vijën e kuqe në të gjithë Ukrainën.

Ky është fundja edhe arsyetimi i Kremlinit.

Sidoqoftë, këto kalkulime analitike që publikohen në shtypin konservator (opozitar) në Uashington apo në Londër dhe jo vetëm, sikur sinjalizojnë për mundësinë reale të një marrëveshjeje të gjakuar nga që të dy qendrat — Uashingtoni dhe Moska. Këto tone sikur paralajmrojnë marrëveshjen për një lloj stabiliteti strategjik, qoftë edhe në dëm të Ukrainës.

Mënyra dhe vet përmbajtja që ibën mbulimit nga pozicione krejt të kundërta të bisedimeve SHBA-Rusi në mediat ndërkombëtare, nga pozicione krejt të kundërta, duket të jetë treguesi më i mirë që dëshmon se diplomacia ende funksionon dhe koha për ta hedhur atë në koshin e plehrave nuk ka ardhur ende.

Perëndimi i sheh bisedimet kryesisht si një rrugë për de-përshkallëzimin e situatës jo vetëm rreth Ukrainës, ndërkohë që refuzon kërkesat e Rusisë për garanci sigurie për zgjerimin e NATO-s, për kufizime për vendosjen e raketave sulmuese në vendet fqinje me Rusinë dhe përgjithësisht reduktimin e infrastrukturës ushtarake të SHBA-së dhe NATO-s në Evropën Lindore. deri në nivelet e vitit 1997.

Nga ana tjetër, Rusia i sheh bisedimet në radhë të parë si negociata për këto garanci sigurie, ndërsa situata rreth Ukrainës është e rendit të dytë. Ajo duket se ia ka arritur objektivit të parë: rikthimit në tavolinën e diplomacisë si superfuqi e ringjallur.

Të gjitha vlerësimet realiste mbi gjendjen në Europën Lindore e atë Juglindore, flasin në favor të tezës se anëtarësimi në NATO për Ukrainën ose Gjeorgjinë nuk është në fare në agjendën e Perendimit. As SHBA dhe as Evropa nuk futen dot në një luftë të re për Ukrainën apo Gjeorgjinë, duke pasur parasysh se Rusia itrajton si vende që i përkasin zonës së influencës ruse dhe rrjedhimisht hyjnë në perimetrin e interesit jetik rus.

Strategjikisht, potencon politologu Gerhard Simon, ligjërues në Universitetin e Këlnit, Putini dëshiron të krijojë “një lloj toke të askujt” pikërisht në Ukrainën lindore. Kjo mund të minojë sovranitetin e Ukrainës dhe të ketë një levë për të destabilizuar përgjithmonë vendin.[4]

Kjo përplasje mes Perednimit dhe Rusisë gjithësesi na rikthen në epokën e filleve të Luftës së Ftohtë, kur po rikthehej në përdorim ushtarako-politik nocioni “sferë ndikimi” midis BRSS dhe Gjermanisë në Evropën Lindore, por edhe tek traktatet e para që përmendin termin “sferë ndikimi”, të nënshkruara midis Britanisë dhe Gjermanisë për ndarjen e Gjirit të Guinesë në vitet 1880.

A do të shpërbëhet tutje Ukraina dhe territoret e saj lindore do t’i aneksohen Rusisë? A do të ketë sanksione nga Perendimi kundër Rusisë pas operacioneve luftarake ushtarake? Apo ka gjasa të arrihen ujdi të pranueshme mes Perendimit e Rusisë, natyrisht qoftë edhe me çmimin që të dëmtohet Ukraina? Këto janë pyetje të cilave diplomacia sot nuk mund t’ju jap shpjegime definitive. Sidoqoftë, ajo, pra diplomacia, po vazhdon të dëshmohet si preventivë e domosdoshme kundër luftës.
__________________________________________

1. https://www.geopolitika.news/vijesti/rjabkov-nece-biti-totalnog-rata-u-europi/

2. https://www.spectator.co.uk/article/putin-s-ukraine-aggression-is-a-sign-of-weakness

3. https://www.americanthinker.com/articles/2021/12/ukraine_nato_and_the_most_fateful_error_of_american_policy.html.

4. https://www.deutschlandfunk.de/ukraine-konflikt-die-diplomatie-ist-in-der-falle-100.html

Nikë Gjeloshi flet sërish për emrin e UÇK-së

0
Nikë Gjeloshi, Zvicër
Nikë Gjeloshi dëshmon…/Rrenat e Zekës
Flet autori i emrit UÇK
Nga kush u themelua Ushtria Çlirimtare e Kosovës?
Sipas Gjeloshit, rezulton se Xhavit Haliti ka gënjyer, dhe ka dashur që ta përvetësojë të vërtetën e autorësisë së emrit UÇK.“Të gjitha ato grupe (edhe të LPK-së unë i kam sistemuar në Ministrin e Mbrojtjes, si Ministër dhe kanë qenë në disponim, d.m.th. të Ministrisë edhe me shkrim…”, thotë Gjeloshi.
Në fund të vitit të kaluar, si zakonisht duke nisur me festën e Flamurit – 28 Nëntorin, fillojnë debate të ndryshme dhe hapen polemika për histoinë, edhe atë më të renë.
Disa nga to, më vonë zgjaten qëllimisht për të sulmuar kundërshtar dhe për të synuar të diskreditojnë edhe figura historike.
Së fundi, ulët shumë ulët u godit presidenti Rugova nga një studiues, nga një ligjërues në UP, që shpesh vetëquhet filozof.
Ai ishte i përfshirë edhe në debatin për krijimin e UÇK-së, emërtimin e saj dhe historinë. As për këtë histori se kish idenë, të gjithën e mbështeste në propagandë dhe si thotë ai shpesh, ‘me të dëgjume e kom”. Shprehje filozofike për “filozofin”, që ende si ka kuptuar parimet themelore të të bërit shkencë, le më të njoh ndonjë prej metodave apo shkencave tejet të koklavitura që presidenti Rugova i njihte shkëlqyeshëm, që nga strukturalizmi francez, dekonstruktivizmi dhe shkencën e re, si quhej aso kohe, semiotikën.
Për të thelluar studimet në këtë fushë kishte ndjekur një kurs ligjërimi dy vjeçar, specializim te njëri nga themeluesit e semiotikës, Rolan Bart, dhe njëri prej dijetarëve më të mëdhenj të shekullit të 20-të.
E si duket ky “filozofi’ kur ka dal prej fshati në Prishtinë, ka menduar që “krejt boten ka me cill në gisht”!
Goditja e tij ishte aq e ulët, sa nuk ia vlen ta debatosh, ishte ‘një vazhdim me mjete të tjera’ për njollosjen e kundërshtarëve politik (dikur), tani për njollosjen e figurave historike.
Emërtimi UÇK
Tema që kemi diskutuar me personalitetin që ia la emrin UÇK-së e jep përgjigjen edhe se kush ishte Rugova, në esencën e tij jo publike, por diskrete, se si ai e udhëhiqte bërjen e luftës së vërtetë, jo të mashtrimit!
Ai është ish ministri i parë i Mbrojtjes Nikë Gjeloshi dhe zëvendëskryeministër, tani punëtor shkencor në Zvicër dhe në Kosovë, autor librash dhe publicist, që nuk është shkëputur kurrë nga politika.
“Emrin ia kam dhënë unë Ushtria Çlirimtare e Kosovës (me akronimin e nënkuptuar UÇK), të tjerët e kanë tjetërsuar pas luftës”, na thotë shkurt Nika.
Por, në të njëjtën kohë lë të kuptohet se gjërat tjera që janë bërë në emër të saj, jo të mira, kanë çuar në tjetërsimin e saj.
Për shumë vite ai kishte heshtur, kishte gëlltitur shumë debate publike, dhe në fund pranoi të shkruante, ta dëshmonte autorësinë.
“Po, ma në fund unë shkrova sepse më thanë edhe shumë luftëtar të gjallë- shkruaj”.
Këtë që thotë ai, se ai është autor i emrit UÇK është pranuar edhe nga një eksponent i të majtës, nga Dr.Sadri Ramabaja, sot mbështetës i Vetëvendosjes.
Por, për dallim nga Ramabaja që e deklaron thjesht si emërtues, Gjeloshi ka një shtjellim tjetër. Derisa Ramabaja mundohet të dëshmojë, se emërtimi është bërë thjesht nga një person, por në një takim të LPK-së, Gjeloshi e ka një shpjegim më të gjatë.
“Të gjitha ato grupe (edhe të LPK-së) unë i kam sistemuar në Ministrin e Mbrojtjes, si Ministër dhe kanë qenë në disponim, d.m.th. të Ministrisë edhe me shkrim…”, thotë Gjeloshi, që me fanatizëm e ruan dokumentacionin dhe dëshmitë për ngjarjet e rëndësishme.
Gënjeshtra e Halitit
Sipas Gjeloshit, rezulton se Xhavit Haliti ka gënjyer, dhe ka dashur që ta përvetësojë të vërtetën e autorësisë së emrit UÇK, kur ka deklaruar se ai e ka pagëzuar.
Në një intervistë në “Pressing T7”, me 16.08.2021 (min.74:40-75:43), sipas Gjeloshit, Haliti deklaron se ai është autori i emërimit të UÇK-së: “Po, unë jam. Po, unë kam propozue, LPK-ja e ka miratue, Kryesia e LPK-së, në vitin 94”.
Gjeloshi e kujton saktë takimin që ka pasur me Xhavit Halitin. Ishte viti 1994, disa javë para se të mbahej takimi i LPRK-së, me 17 nëntor 1994. “Në emër të Kryesisë së LPRK-së (Dajës-Fazli Vliut e Abazit-Ali Ahmetit), kërkon takim me mue “për ni konsultë”, në Zürich. Unë e caktoj takimin në “Restorantin Kely”, Farbhof/Altestetten. Aty do të bisedojmë për problemet në organizimin ushtarak. Kohë më parë për ato probleme kisha biseduar me Fehmi Lladrovcin, i cili shoqërohej me Abazin (A. Ahmetin). Xhaviti (Zeka) më thotë: “Sipas rekomandimeve të kryesisë së LPRK-së kërkohet mendimi Yt për emërimin e formacioneve luftarake, nëse shpërthen lufta.” Ai, i thekson disa emërtime që përfolen ndër ata, edhe emërtimin “Njësiti Gueril …”, që e thotë në “PresingT7” (me 16.8.21). Unë, u rekomandoj: “Nëse shpërthen lufta e armatosur në Kosovë ato formacione mund të emërohen vetëm Ushtri Çlirimtare“! Xhaviti më pohon se “do ta përcjellë këtë mendim t‘uajin.”
Por, para se të ndodhnin këto takime, konsultime, në vitin 1991, zëvendëskryeministri Gjeloshaj e kishte autorizuar zv.ministrin Ramush Tahiri, që të kontaktonte me eprorët ushtarakë shqiptarë të Ish-Jugosllavisë dhe me ushtarët që po e braktisnin atë ushtri, në mënyrë që pastaj të fillonte strukturimi i Ministrisë së Mbrojtjes. Takimet kishin filluar nga 19 tetor 1991.
“Ramush Tahirin, tashmë i ndjerë, atë kohë e kam autorizuar unë, që t‘i kontaktonte oficerët e ushtarët që e braktisnin ushtrinë jugosllave dhe luftën, derisa të arrija unë. Pas ca javësh, me të arritur në Slloveni do t’i takoj ata ushtarakë e shumë luftëtarë në Slloveni, Kroaci e vende tjera në Europë. Do të filloj strukturimin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke i ofruar e sistemuar, pa dallim ideologjie, të gjithë ata shqiptarë që deklaroheshin se do të vepronin për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Në strukturën e mbrojtjes e sistemoj edhe grupin e Bekim Berishës-Abe bashkë me Fehmi Lladrovcin-Feja, me të cilët njihesha nga vitet e ‘70-ta, dhe ishin miq të mi të dashtun”, thotë Gjeloshi.
E informoi Presidentin Rugova
Por, kush e dinte këtë sekret, a i ishin vetëm politikan, vetëm luftëtarë apo edhe njerëz me ndikim, udhëheqës të institucioneve.
“Me shpërthimin e luftës kam thënë duhet të ketë një emër: Ushtria Çlirimtare. Për këtë e ka ditur edhe Adem Jashari, Fehmi Lladrovci, Bekim Berisha-ABE-ja, etj. kuptohet edhe I.R.!”, thotë Gjeloshi, i cili presidentit Ibrahim Rugova, i referohet vetëm me inciale, I.R.
I pyetur se kur, në cilin vit i kanë ditur personat e përmendur, Gjeloshi më thotë prerazi, “në vitin 1994”. Po Rugova a ishte i informuar apo i konsultuar, Gjeloshi eksplicit, thotë: “Kjo punë dihej”!
Gjeloshin, me të cilin njihemi prej vitesh, refuzon të sqarojë më shumë për publikun, ende. “Kjo punë është një histori më vete, dhe e thellë, për të cilën nuk shkruaj tash më shumë, por e lë për më vonë…”, thotë Gjeloshi.
Për shkak se ka qenë Ministër i Mbrojtjes, i pari i Republikës së Kosovës, Gjeloshi ishte dënuar në mungesë me 10 vjet burg të rëndë, në vitin 1995 nga regjimi i Beogradit, me akuzën: “…luftë të armatosur kundër shtetit dhe popujve të Jugosllavisë…”.
“Punët e mia, nga Këshilli KOO, Referendumi i shtatorit 1991, zgjedhjet 24 maj 92 etj., në vazhdim; me mbështetje të Vatikanit e Vien-ës kanë ba që çështja jonë-e Kosovës të zgjidhet… Ndryshe nuk do të merrej kush me Ne edhe për një shekull tjetër jete… e ka ditur vetëm IR. Ma vonë e dinë edhe miqtë deri në Uashington”, thotë Gjeloshi.
Gjeloshi, thotë se njerëz të pakët kanë arritur të depërtojnë në ato kanale, njëri prej tyre është ish-presidenti kroat, mik i shqiptarëve, Stipe Mesiq. “S. Mesiq, shumë muaj pas meje ka hy në lidhjet që unë i kam patur më herët dhe ka marrë mbështetjen për shkëputje… Ai dy herë është bërë president”.
Ai shpjegon se tani për tani e ka një mision tjetër, “mbrojtjen e shtetit dhe rrëzimin e qeverive të këqija për vendin”.
“Unë tash me miq luftojë: si të mbrohet shteti që u krijue, por edhe si të bien qeveritë e këqija; për katër të fundit prej tyre kam ndihmuar që të bien”, thotë Nikë Gjeloshi.
——————
PS: 1.Denimi ne vitin 1995: „…nga Gjykata Ushtarake Supreme e Jugosllavise, ne Beograd (serb.VVS SRJ).
2. Për Qeverinë aktuale: „…ne shtetin tim ku unë kam pushtet, ky kryeminister nuk do te vinte kurr ne krye te pushtetit, kurse subjektin e tij e kisha shpalle te jashteligjshem!”
3. Ketë qendrim timin e dine edhe miqt!

Monolog “në vijen e Teodosit”

0
Nga: Fehmi Ajvazi, shkrimtar, Prishtinë
MONOLOG NË VIJEN E TEODOSIT
1. Luftëra politike dhe fetare.
2. Kombe politike – të panatyrshme.
3. Shtete politike – të panatyrshme.
4. Burime të pashterrshme konfliktesh.
5. Beteja me mullinjtë e erës.
6. Maksima gjithnjë aktuale: divid et impera.
7. Kombi që i mbeti flamuri i përkatësisë në pragun e shtëpisë.
8. Dy luftëra ballkanike dhe një luftë botërore – bonus i heartlandit.
9. Plotë luftëra lokale.
10. Plotë ëndrra mitike dhe një perandori ballkanike që s’bëhet…!
11. Nga Aleksandri i Madh – te eunukët, beglerët, murtatët, hafijet, kumbarët, fashistët, zboristët…
12. Toka e heronjëve dhe martirëve.
13. Minierat e arta dhe raca e tradhtueme nga fuqia e natyres.
14. Fati sipas “Abilit e Kabilit”.
15. Robi nuk i beson as vetës së tij.
16. Gjuha shqipe, është gjuhë kodike: i jepni asaj fuqinë që e ka !
17. Beteja vazhdon: nuk është mbyllur konflikti në vijen e Teodosit.
18. Pse po përpiqeni t’i shërbeni ligësisisë e propagandës: jeta u rikthye pas kataklizmës ( kiametit ) në viset më të larta, dhe jo në lugina e ultësira sepse, uji ishte kudo…
19. Dy shenjtorë që e shkatërruan Ilirinë: ata, kanë pasur të njejtën origjinë.
20. Dashuria është e natyrshme, interesi është politik dhe material. Nuk ka tjetër…!
21. E vërteta, është shkencë, e pavërteta, propagandë dhe injorancë.
22. Skizma, është bërthana fatkeqe në vijen e Teodosit.
23. Krijuam qytetërime, shkencë, shtete, ligje, urbanizëm, libra e arkiva, gjuhë e kombe, armata e shtete, por e humbëm sensin mbi kujtesën dhe veten. Shumëçka, u kthye kundër dalëzotësve…
24. Sa e vështirë të jetosh në vijën e Teodosit, njësoj si mbi “kanalin e zjarrit” që e mbështjellë botën.
25. Ia kemi dalë të mbijetojmë në robëri e luftëra, me paqe nuk po mësohemi të vetqeverisemi.
26. Ka shpjegim: bëjeni Kosovën një “piramidë” të lartë, më të lartën të mundëshme…!
27. Forca, është ligji i natyrshëm i egzistencës, por ajo nuk arrihet kurrë pa sferë unike materiale.
28. Turmat, janë të rrëmujshme, pakicat të artikuluara.
29. Inteligjenca, është mjeti i vetëm, por i dyzuar: edhe pozitiv, edhe negativ.
30. Pse i dua shqiptarët e mi, sepse i kan të dyjat. Por, ka ardhur koha t’ua heqin skizmën !
31. Beteja në vijen e Teodosit mbyllet kur shqiptarët hyjnë në aleancë të përjetshme me veten e tyre.
32. Jemi asimiluar skajshmërisht, jemi shprëndarë shumë por, gjithmonë gjenden formula bashkuese.
33. Pse i duam armiqt tanë ? Sepse, ata jemi ne !
34. Kush vazhdon të na robërojë dhe të na përqesh ? Janë ata që vet i krijuam.
35. Barabarësia jonë gjinore, është kulmore: ne kishim mbretëreshë ! Cilën luftë e bëm ne, pa i pasur në krah të djathtë nënat dhe motrat ! Civilizimi, nuk zhvillohet mbi letra që e durojnë të zezen mbi të bardhë…!
36. Nëse kjo tokë e lindi Aleksandrin, Konstandinin, Pirron, Skënderbeun, ishte logjike të lindëte një Nanë Tereze, një Adem Jashar, një Rugovë, një Kadare etj.
37. Anarkia, i ka arsyet e veta: vjen si pasojë e propagandes dhe e luftes speciale.
38. Sa shumë heronjë individual, sa pak heronjë kolektiv. Mos e besoni vetëm të shpenzueshmen- materialen, vetëm të vdekshmen. Janë ligje që s’kan ndryshuar kurrë. As, s’do ndryshojnë..
39. Dallimet janë pasuri, heshtjet arë, dijet të domosdoshme.
40. Troja, ka ekzistuar me 7 qytete. Këndej pari: lexojeni me kujdes Homerin.
41. Pse kemi gjithë dallimet e mundëshme ? Sepse, kemi pasur aq pak dallime dikur kur ishim shumë, e zotërues !
42. Mëso: rruga e vetme e fuqisë.
43. Energjia e dritës është e pafundët, ajo që e siguron ardhmërinë njerëzore…
44. Perëndia dëshpërohet, jo duke mos e kujtuar orë e çast, por duke e gënjyer orë e çast…
45. Jetojmë mbi një tokë përrallore: sa pak dimë për te !
46. Vija e Teodosit, është një mallkim i çuditshëm. Një varr ! Ajo, do shërim inteligjent.
47. Shqiponja në flamurin tonë ka dy koka. Është shenja që duhet të na e kujtojë fatkeqësinë e hershme të ndarjeve tona.
48. Në fillim, është fjala. Në fund, vepra…
20.01.2022

A po e përgjon Serbia shtetin e Kosovës përmes Kinës?

0

Hajrullah Tërnava

Kosova po rrezikon të përgjohet falë disa pajisjeve kineze të gjurmimit të vendosura në shumë vende, nëpërmjet Serbisë. Beogradi fshehtas po financon përpjekjet për të instaluar kamera mbikëqyrëse dhe të jashtëligjshme kineze në Kosovë.

Ish zëvendësministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava në një prononcim thotë se në rrethana në të cilat tani gjendet Kosova si shtet i ri dhe në ndërtim e sipër me institucionet e saj, duhet të ecë në hap me kohën, dhe t’iu jepet rëndësi kuadrove të shkolluara ashtu si duhet, e sidomos kuadrove profesionale që punojnë në punë të ngjashme me teknikat e përgjimit të përsosura tani që e kanë përfshi botën.

“Këtyre kuadrove që e kanë si profesion t’i përcjellin të arriturat teknike qoftë të përgjimeve e që këto kuadro kryejnë edhe shkollime speciale si në shtetin tonë, ashtu edhe jashtë në shtetet mike tjera që na qëndrojnë pranë. Këto kuadro i përkasin shërbimeve speciale sikur që janë shërbimet sekrete e që punojnë në mënyrë permanente në mbrojtjen e shtetit, e sidomos shteteve që janë armiqësisht të orientuara ndaj shtetit tonë, e që po ato shtete bëjnë ҫ’mos t’i arrijnë qëllimet e tyre dhe të depërtojnë në thellësitë e institucioneve të shtetit tonë, prandaj ato shtete investojnë edhe në bashkëpunëtorë t’i paguajnë mirë, e që e kanë për detyrë që të kontribuojnë dhe t’iu kryejnë detyrat e atyre shteteve nga të cilat janë të paguar t’ua mbajnë sekretin e tyre, dhe e kanë për detyrë që në asnjë mënyrë të mos dekonspirohen-zbulohen, të gjithë ata bashkëpunëtorë janë të përbetuar që deri në vdekje të punojnë për atë shtet, i cili edhe investon shumë në ta”, thekson Tërnava.

Ai thotë më tutje se, në të arriturat shkencore tani nëse kemi kuadro të tilla të atyre profileve dhe niveleve të shkolluara dhe që punojnë në shërbimet e shtetit tonë, këto kuadro nuk e kanë aq të vështirë që t’i zbulojnë ato pajisje përgjuese dhe t’i bllokojnë ato, sepse edhe gjatë punës së tyre ballafaqohen me këto çështje, dhe vetvetiu e kanë për detyrë që t’i zbulojnë këto përgjime e për të cilat punë edhe paguhen nga shteti.

“Prandaj, në këtë pikëpamje shtetet mike që kanë tradita më të gjata dhe më efektive në bazë të përvojave të tyre dhe teknikave që i posedojnë, e që po edhe ato shtete njëjtë i kanë bashkëpunëtorët e tyre në po ato shtete që kanë interesa për to, dhe që i kanë nënkontrollë dhe duan të jenë në rrjedha të ndodhive botërore dhe t’i zbulojnë të gjitha edhe ato fshehtësi të atyre shteteve që janë armiqësisht të orientuara ndaj tyre, sepse kur ai shtet t’i zbuloj ato fshehtësi, tani më ai shtet nuk llogaritet si i rrezikshëm, sepse shteti që i ka zbuluar e ky është kundërzbulimi, tani i ndërton mënyrat teknike dhe taktike të këtij lloji sekret të zhvillimeve, dhe të ndikimeve edhe të shtetet tjera që kanë qëllime të tilla ndaj atyre shteteve”, thekson ai.

Tërnava: Nuk është ndonjë befasi kur dihen qëllimet e saj shekullore

Tutje ish zv/ministri i MPB-së, thotë se tentimi i Serbisë që të zhvilloi aktivitete të tilla sekrete përmes shërbimit të saj BIA me teknika të përgjimit, nuk është ndonjë befasi kur dihen qëllimet e saj shekullore.

“Nëse një shtet i huaj arrin t’i montoj teknikat e përgjimit në ato vende ku është e interesuar, atëherë ai shtet e ka të lehtë t’i arrij qëllimet e saj politike informuese si apo dezinformuese, për qëllimet e saj në politikat që i zhvillon në atë shtet, dhe të zhvilloj dezinformime që lidhen me atë shtet dhe shtetet tjera që është e interesuar t’i kyq në acarimin e marrëdhënieve shtetërore edhe me tjerat shtete, që i shkojnë për shtati shtetit në fjalë e që është armiqësisht e orientuar ndaj shtetit tonë. Prandaj shteti duhet t’iu kushtoi rëndësi të posaҫme atyre që punojnë në ato shërbime sekrete, që i takojnë shtetit tonë, dhe kuadrat e saj t’i shkolloj në ҫdo aspekt dhe t’i pajisë me teknikat më të avancuara, dhe me benifite dhe paga të mira e sidomos kuadrove udhëheqëse t’ju kushtojë rëndësi të posaҫme në ҫdo aspekt”, vlerëson eksperti Tërnava.

Ibrahim Rugova ishte në ballë të luftës të popullit të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi

0


Sinan Kastrati, Suedi

Partitë politike dhe pluralizmi 1*) politik në Kosovë në fund të viteve të 1980-ta të shekullit të kaluar.
Zgjedhjet e para presidenciale dhe ato parlamentare
Rexhe Qosja dhe Adem Dema
Ibrahim Rugova dhe lufta popullit të Kosovës për pavarësi
Partitë politike dhe pluralizmi 1*) politik në Kosovë në fund të viteve të 1980-ta të shekullit të kaluar.
Zgjedhjet e para presidenciale dhe ato parlamentare.

Vazhdon nga numri i kaluar ”Lufta e “Don Kishotit dhe Sanço Panços” ndaj Rugovës apo rrahja e Gjergj Dedajt nga Hashim Thaçi dhe dashuria e mirëkuptimi mes tyre!” botuar në ”Drini.us”, 19 Janar 2022, në rubrikën ”Dossier”

Që në fillim dua të informoj lexuesin e Drinit se Rexhepin e kam pasur profesor të Estetikës.
Sebep për këtë shkrim pakëz të gjatë u bë një debat i Blerim Latifit dhe i Skënder Hysenit në TV-e, Pressing në T7. Latifi: ”Nëse nuk ish derdh gjaku i UÇK’së, sa për Rugovën kishim përfunduar në autonomi”, Gazeta Express, 17/01/2022 21:39
Profesori universitar Blerim Latifi thotë se pa luftën e UÇK’së vendi ynë s’do të pavarësohej.
Latifi dhe Skendër Hyseni kanë debatuar në emisionin Pressing në T7.
“Z.Hyseni (Skender) tha se e kemi refuzuar më 1995 autonominë. Unë po të garantoj se nëse nuk kish shpërthyer lufta e UÇK’së na kishim përfunduar me një autonomi sa për që Rugova kish refuzuar”, tha Latifi.
Po kjo është më e pakta që thot Blerim ”filozofi” për ”luftën e UÇK’së” dhe Ibrahim Rugovën. Qe pse, kur I. Rugova filloi luftën politike dhe diplomatike, Blerimi sigurisht luante me maca e vjeta ose shkonte në shkollat e natës që tash, e kemi ”profesor”.
Ibrahim Rugovën filluan ta sulmojnë qysh herët. I pari ishte ish kolegët e punës, R. Qosjen si drejtor i IA (Institutit Albanalogjik) që në vitin 1980 dhe në fillim të vitit 1981, para demonstratave. Ishte vetë R. Qosja që paratë që ia kishte ndarë IA për një libër, ai i kishte keqpërdorur dhe kishte shkruajtuar një libër krejt tjetër, një pamflet kundë Ibrhim Rugovës, Hilmi Aganit, Rexhep Ismailit, Hysni Hoxhës, dge Ali Podrimjes.
Kur libri doli në shitje, më 1981, pati reagime të shumta në shtypin e kohës. Fehmi Agani, profesor univerziteti dhe vëllai i Hilmi Aganir reagoi fuqishëm në Rilindjen e asaj kohe, në faqen e kulturës në dy të shtune rresht me një proverb latin ”Testimonium paupertatis” (Varfåerim faktesh).
Pakëz të dhëna dhe historia 30 vjetëve të fundit, e fund shekullit të kaluar dhe e fillim shekulit të tashëm, për I. Rugovën dhe R. Qosjen e … Adem Demaçin, ”mohikanët” e fundit enverist.

Me Ibrahim Rugovën dhe Jakup Kastratin, ish kryetar i LDK-së në Malishevë

Më 24 maj 1992 u mbajtën zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Republikën e atëhershme të Kosovës.
Unë zgjodha një shkrim nga Behlul Jashari që do ti referohem, ”KUJTESË-24 MAJI 1992, DITA E ZGJEDHJEVE TË PARA TË KOSOVËS REPUBLIKË”, Publikuar më 25 Maj, 2020
SPECIALE E GAZETES DIELLI
24 MAJI 1992, DITA E ZGJEDHJEVE TË PARA TË KOSOVËS REPUBLIKË
” -Si sot e diel 24 Maj në vitin 1992 ishte dita kur Republika e Kosovës e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990 dhe Referendumit të 26-30 Shtatorit 1991 mbajti zgjedhjet e para pluraliste me pjesëmarrje masive mbi 89 përqind dhe Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i parë/
Ishin ato zgjedhje të rezistencës gjithëpopullore kosovare të shqiptarëve që krijuan një rend demokratik dhe forcuan institucionalisht Republikën e shpallur të Kosovës në zhvillime historike, që pasonin Deklaratën e Pavarësisë të 2 Korrikut e Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumin e 26 deri 30 Shtatorit 1991, në të cilin për shtet sovran dhe të pavarur u deklaruan 99,87 përqind e qytetarëve pjesëmarrës masivisht në votim – 87,01 përqind.
Partia e parë e pluralizmit kosovar, Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ishte angazhuar edhe për formimin e partive të tjera, në 8 Maj 1992 deklaronte se, “duke qenë se zgjedhjet e 24 Majit, të shpallura nga Kuvendi i Republikës së Kosovës i konsideron jo si luftë të partive politike të Kosovës për pushtet, por si përpjekje e organizuar e masive për të mos pranuar strukturat e pushtetit dhe statusin që po përpiqet të na imponojë Serbia, LDK-ja do të përpiqet që fushata parazgjedhore, organizimi dhe realizimi i zgjedhjeve të zhvillohen në frymë të bashkëpunimit të plotë, në mënyra e forma të ndryshme, në mes të të gjitha partive politike e të subjekteve të tjera politike”.
Lidhja Demokratike e Kosovës, shkurt LDK, është parti politike në Kosovë.
Si parti politike shikuar nga jashtë dhe si lidhje shqiptare brenda Kosovës u formua më 23 dhjetor të vitit 1989 në Prishtinë nga një grup intelektualësh.
Ibrahim Rugova ka qenë kryetar i partisë që prej themelimit dhe deri në janar 2006, kur ndërroi jetë. LDK u formua si bashkim i intelektualëve dhe popullit të Kosovës në kohën e shpërbërjes së Lidhjes Komuniste të Kosovës. LDK u angazhua për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike.
LDK-ja prej fillimit e deri më 2007 ishte forca kryesore politike në Kosovë. LDK ka fituar të gjitha zgjedhjet e zhvilluara në Kosovë, si lokale ashtu edhe parlamentare, në vitet 2000, 2001, 2002 dhe 2004. LDK ka pësuar rënie kohë pas kohe, ndërsa pas vdekjes së Rugovës, një pjesë e partisë ndahet dhe formon një parti të re politike, që reflektohet edhe me humbje të elektoratit. LDK-ja udhëheqë me 5 ministri në qeverinë e Kosovës dhe mban postin e presidentit të Kosovës.
Në zgjedhjet e para parlamentare të pas-luftës (2001), LDK, me 48 % të votave, kishte hyrë në koalicion të gjerë me PDK (26 %) dhe AAK (7%). Pas zgjedhjeve të 2004, formon koalicion qeveritar me AAK (për t’i dhënë AAK postin e kryeministrit), duke lënë PDK në opozitë. Pas vdekjes së kryetarit Ibrahim Rugova (edhe President i Kosovës), në janar 2006, kryetar i LDK-së zgjedhet Fatmir Sejdiu. Pas zgjedhjeve të 2007, LDK hyn në koalicion me partinë e saj rivale, PDK, koalicion ky që prishet pas dorëheqjes së Fatmir Sejdiut nga posti i Presidentit të Kosovës.
Në Kuvendin e partisë që u mbajt në nëntor të vitit 2010, kryetar i LDK-së me shumicë votash zgjedhet Isa Mustafa. Në zgjedhjet parlamentare në dhjetor 2010, LDK fiton 27 mandate deputetësh dhe, për herë të parë, kalon në opozitë.
Numri i mandateve në Kuvendin e Kosovës:
• 2001-2004: 65
• 2004-2007: 60
• 2007-2010: 25
• 2010-2014: 27
• 2014-2017: 30
• 2017-2019: 25
• 2019-2021: 28
• 2021-: 15
Personalitete nga LDK[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
• Ibrahim Rugova – Presidenti i parë i Kosovës (24 maj 1992 deri më 21 janar 2006)
• Fehmi Agani (Marrë nga Wikipendia)

Nxjerrë nga libri ”Morfologjia e një fushate”, Rexhep Qosja

”KUJTESË-24 MAJI 1992, DITA E ZGJEDHJEVE TË PARA TË KOSOVËS REPUBLIKË”, 25 maj 2020

KUJTESË-24 MAJI 1992, DITA E ZGJEDHJEVE TË PARA TË KOSOVËS REPUBLIKË

Qosja versus LDK: Saga e debatit vazhdon
Postuar në 13 Dhjetor, 2011 08:58
http://www.respublica.al/arkiv-lajme/qosja-versus-ldk-saga-e-debatit-vazhdon
Në këtë deklaratë, ata rrëzojnë dhe ‘legjendën’ e kontributit të tij në luftë apo të lidhjeve të tij me UÇK-në: “[Qosja] prapë u mundua të mashtrojë duke shpikur lidhje me UÇK-në, lidhje që nuk i pati kurrë. Ai luftën e ndjeu vetëm kur iku nga Kosova, i rruar e i kruar”.
Rexhep Qosja dhe sulmet e tij kundër Dr. Rugovës!
Nga Vigan Qorrolli – 15:53, 05/11/2019
Sulmet e vazhdueshme dhe të shpeshta të Qosjes kundrejt dr. Rugovës janë patologjia e një urrejtjeje shumëvjeçare të personit të parë kundër figurës së të dytit.

Në veprën autobiografike “Morfologjia e një fushate” të botuar në vitin 1980 nga Instituti Albanologjik i Prishtinës – autori Rexhep Qosja tregon për fushatën sistematike kundër vetë atij, të bërë nga qarqe të ndryshme dhe autorë të ndryshëm, të cilëve u pengon “personi Qosja”. Veç të tjerash, në parafjalën e librit (fq. 9), ai shprehet: “Ka disa vjet – në mënyrë të organizuar dhe pa ndërprerje prej vitit 1974, por veç e veç dhe me ndërprerje prej vitit 1972 – që një grup individësh më ka bërë objekt të një fushate, gjithsesi, deri sot të pashembullt në historinë e letërsisë shqipe.”

Në faqet dhe kapitujtë në vijim të titulluar “Tipologjia e tri memorieve negative”, Qosja, i rendit shkaqet e goditjeve ndaj tij, si xhelozia, smira, por edhe veprimtaria e tij nacionaliste e politike, deri tek ajo krijuese në shkruajtjen e veprës për Fan Nolin, dhe një mori shkaqesh të tjera, të cilat ai i përmend si “arsyet” e sulmeve kundër personit të tij. I rendit kronologjikisht autorët e sulmeve kundër tij, si Ali Podrimja, Hilmi Agani, Hysni Hoxha dhe të tjerë – duke ju dhënë atyre nga një hazërxhevap në stilin parodik të një ciniku briliant.
E mbyll këtë pjesë duke e përdorur një proverb të moçëm popullor shqiptar, ku thotë: “kur i ke mashat – mos e prek vetë zjarrin”.

Profesor Rexhep Qosja, pa rreshtur dhe në vijimësi pas vdekjes (sidomos) e anatemon, godet, linçon dhe e përdor emrin dhe figurën e dr. Ibrahim Rugovës – për motive të cilat lexohen lehtësisht në veprën e tij “Morfologjia e një fushate”, ku ai përmes kundërpërgjigjeve flet për sharësit e tij.

Qosja sot është shndërruar në sharësin atipik të dr. Rugovës – për motive krejtësisht iracionale, të pasinqerta dhe mbi të gjitha xhelozie kundër Ibrahim Rugovës si politikan dhe më pak si shkrimtar dhe studiues. Kjo vërtetohet përmes sulmeve që ai i bën “personit Rugova” si kryetar i një partie të caktuar politike (LDK) dhe si president i Kosovës në periudhën 1992-2006.
Do të ishte e udhës dhe krejtësisht e moralshme që profesor Qosja të bëjë një “mea culpa” dhe me një qytetari dinjitoze të HEQ DORË nga sharjet e vazhdueshme kundër dr. Rugovës – meqenëse siç e thotë edhe ai vetë në veprën në fjalë, citojë (fq. 341): “Athua askush prej këtyre intelektualëve ska menduar se fushatat e grupeve kundër individit në çdo kohë dhe në çdo kulturë janë treguar të rrezikshme për kulturën në të cilën janë organizuar?”.
Pra, fortë i dashur Prof. Qosja, pasi që sharja dhe baltosja e një individi na qenkan të rrezikshme për kulturën e një populli – ju lutem bëjeni gjumin rehat dhe lëreni të qetë “armikun tuaj të përbetuar” dr. Rugovën të qetë në utopinë e përbotshme të qiellit.

Alea iacta est, thoni ju. Meqë e citoni Cezarin me të famshmen e tij “vdekja është larg” – lëreni shpirtin tuaj të vlojë nga dashuria dhe jo nga urrejtja!
© SYRI.net
https://www.syri.net/syri_kosova/op-ed/63981/rexhep-qosja-dhe-sulmet-e-tij-kunder-dr-rugoves/
“Rexhep Qosja: Ibrahim Rugova tradhtar dhe njeri i Millosheviqit”, PERISKOPI.COM 21 JANUARY 2017, 14:44

Rexhep Qosja: Ibrahim Rugova tradhtar dhe njeri i Millosheviqit

https://m.facebook.com/RugovaNaMungon/photos/a.543456432375006/593671154020200/?type=3
I dyti e pas Qosjes, por edhe këtu, Qosja qëndron pas, është Adem Demaçi i cili deri sa vdiç Rugova, dhe pas vdekjes e sulmoi pa zgjedhur as edhe një fjalë të mirë që do ta mbanim mend.
”Të pavërtetat e Milazim Krasniqit për Adem Demaçin kundër Ibrahim Rugovës”
Akademik Milazim Krasniqi befason kur thotë se “Adem Demaçi kurrë nuk i ka bërë asnjë dëm Kosovës!?” Pavarësisht nderimit që kemi për Demaçin, e vërteta, qoftë edhe e hidhur, duhet thënë në gjallje dhe pas saj.
Faktet dëshmojnë të kundërtën. Demaçi, nga një frymëzim i popullit dikur, u bë përçarës i tij. Metamorfozën e Demaçit, na jep bashkëvuajtësi i tij, Metush Krasniqi, Hero i Kosovës: Nëse Demaçi vdes në burg, do të mbetet si simbol i rezistencës shqiptare, por nëse lirohet nga burgu, do ta shihni se asgjë nuk ka mbetur në të”.

DEMAÇI ËSHTË TRIM, POR RUGOVA ISHTE TRIM I MENÇUR
Të pavërtetat e Milazim Krasniqit për Adem Demaçin kundër Ibrahim Rugovës
”Lista për vrasjen e Rugovës, Aganit e Malokut u përpilua në PPK; Demaçi, Qosja dhe Bakalli përgatitën puq politik”
NGA DRILON RRAHMANI MË 6 PRILL 2019
Adem Demaçi, Rexhep Qosja, Mahmut Bakalli dhe Sali Rexhaj
Intervistë ekskluzive me ish anëtarin e PPK-së dhe veprimtarin, Sali Rexhaj
Lista për vrasjen e Rugovës, Aganit e Malokut u përpilua në PPK; Demaçi, Qosja dhe Bakalli përgatitën puq politik
”Mero Baze: Njeriu që tradhëtoi iluzionet e veta për Kosovën”
Ndërsa kishim filluar të krijonim rankimet e para të atyre që kishin bërë më shumë vite burgje në vitin 1991, Adem Demaçi u shfaq papritur në krye të listës së bashku me Pjetër Arbnorin. Të dyve u llogariteshin rreth 28 vite burg, me nga tre dënime në kohë të ndryshme. Dhe portretet e tyre filluam ti formatojmë njësoj në kokën tonë, si “luftarë të lirisë”. Por iluzioni i lirisë për ta ishte e ndryshëm. Në Kosovë liria ëndrrohej duke ëndërruar shtetin e Enver Hoxhës në Shqipëri duke ëndërruar rrëzimin e tij.
Mero Baze: Njeriu që tradhëtoi iluzionet e veta për Kosovën
”Rexhep Qosja: Deshi të më vriste Fehmi Agani!”, Dita, March 27, 2014 08:35

Rexhep Qosja: Deshi të më vriste Fehmi Agani!

”Akademiku i njohur, Rexhep Qosja, në një intervistë për “Shqip” të Rudina Xhungës flet për Pavarësinë e Kosovës, Rambujenë, Adem Jasharin dhe Ibrahim Rugovën. Ai tregon pse e ka zhgënjyer Hashim Thaçi, dhe çfarë do të ndodhe me Kosovën dhe shqiptarinë, pas erës Rama”.
Bisedë me Rudina Xhungën
Në të vërtetë nuk është Rambujeja simbol i shtetit kosovar, simbolet e Kosovës së pavarur janë dy, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari.
Përgjigja e Qosjes:
Them se ky është një krahasim i gabuar, i padrejtë dhe historikisht i paqëndrueshëm. Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova janë figura të ndryshme, me jetëshkrime të ndryshme, me fate të ndryshme dhe me merita të ndryshme. Adem Jashari është një figurë e madhe historike vetë dhe figurë e madhe historike me familjen e tij. Adem Jasharin e bëri figurë të madhe historike jetëshkrimi i tij, nisma e tij, përkushtimi i tij. Ai ishte i pari që e nisi luftën çlirimtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, i pari dhe u bë simboli rreth të cilit u mblodhën, i cili i mobilizoi, i afroi të tjerët për këtë luftë. Ibrahim Rugova ishte tjetër njeri dhe unë them se është e padrejtë dhe mëkat historik që të krahasohen këto dy figura. Ibrahim Rugova bënte një politikë partiake, të një partie, që, të mos harrojmë dhe s’duhet harruar, ishte e regjistruar në Ministrinë e Drejtësisë në Beograd dhe kjo parti dhe ky njeri kishte filluar politikën për një autonomi të Kosovës dhe politika që bëri deri në fund, deri në luftë por edhe gjatë luftës ishte e ashtuquajtura politikë paqësore që kishte disa ide herë për pavarësinë dhe herë për autonominë e Kosovës, që ishte një politikë të cilën e përkrahnin ndërkombëtarët plotësisht të bindur dhe të sigurt se do të mbajnë paqen në Jugosllavi, se kjo parti nuk do të lejonte të bëheshin kryengritje dhe luftëra në Kosovë që do mund të prishin paqen në Jugosllavi dhe vetë Jugosllavinë. Ajo ishte, pra, partia Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kryetar i saj ishte Ibrahim Rugova: ishin parti dhe subjekt me të cilin ndërkombëtarët do ta ruanin Jugosllavinë të tillë siç ishte dhe Kosovën në pozitën në të cilën ishte, pra, në pozitën e autonomisë! A mund të krahasohet tani Adem Jashari i cili donte të bënte luftë për lirinë, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës me një parti dhe një njeri që bënte politikën paqësore për ruajtjen e Jugosllavisë dhe realisht, objektivisht, del – për statusin ekzistues që kishte Kosova në atë kohë. E po kjo është e padrejtë, është antihistorike dhe kjo do të kalohet. Tani partitë po bëjnë gara për njerëzit e vet, për pozitat e veta, për politikën e vet, për fitoret e tyre të supozuara në zgjedhje dhe kështu bëjnë disa krahasime të paqëndrueshme, të padrejta dhe historikisht të gabuara.
E megjithatë edhe PDK shkon dhe i përulet varrit të Rugovës.
I shkon Thaçi, por nuk mund të them që i shkon PDK-ja sepse PDK-ja si parti me të gjithë anëtarët e vetë nuk përkrah ato që bën Thaçi duke shkuar tek varri i Rugovës dhe vendosja e luleve te përmendorja e Rugovës. Këto nuk janë sjellje, veprime, gjeste që shprehin një qëndrim real, objektiv, të drejtë të Partisë Demokratike dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj Ibrahim Rugovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
http://tetovalajm.blogspot.com/2014/02/rexhep-qosja-pse-jam-zhgenjyer-nga.html
Në pamundësi që ta gjej Rilindjen Janarit apo shkurtit të vitit 1981, ku akademik Fehmi Agani, me argumente ia hap sytë Rexhep Qosjes, po e publikoj një motërsim të një shkrimi tjetër, pa asnjë ndërhyerje:
Vesi I Rexhep Qoses Për Të Sulmuar Intelektualët
Uploaded by Sadullah Avdiu

Vesi i Rexhep Qoses për të sulmuar intelektualët, sipas stomakut komunist, e kanisur fushatën më 1980-n
Posted by: LuginaLajm
Pjesë nga botimi i akademikut Agani
“Turpi i varfërisë i Rexhep Qoses”,
botuar së pari, më 24 maj 1980
Rexhep Qosja nuk është i ri në fushatat e tij kundër intelektualëve shqiptarë, këndej e andej kufirit, veçanërisht kundër atyre qëushqenin shqiptarinë e vërtetë e nuk ishin zgjatime të nomenklaturës që prodhonte propaganda serbomadhe. Në vitin 1980,Rexhep Qosja i kushtoi një vepër të tërë agresionit të tij kundër inteligjencies shqiptare në Kosovë, dhe agresioni i tij u mbështetfuqishëm nga pushteti komunist në Jugosllavi, duke angazhuar krejt propagandën e vet, për ta paraqitur Rexhep Qosen si “ndërgjegjen e kohës”, si shqiptarin e ndershëm të Kosovës. Sipas kësaj paradigme, të pandershmit dhe tradhtarët ishin IbrahimRugova, Fehmi Agani, Rexhep Ismajli, Ali Podrimja, Esad Mekuli, gazetarët e Rilindjes dhe inteligjencia e Kosovës. Tashmë kur meortakërinë komuniste të Beogradit dhe të Tiranës, Rexhep Qosja ka nisur një fushatë të re kundër intelektualëve në Prishtinë eTiranë, po ribotojmë profilin që Akademik Fehmi Agani i pat bërë Rexhep Qoses, jo vonë, por në dy shkrime të së përditshmes “Rilindja”, më 24 maj dhe 7 qershor 1980, me titullin “Turpi i varfërisë”, pjesë që është përfshirë edhe në vëllimin nr.8 “Intervista e reagime” të akademik Aganit, publikuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, në vitin 2002. Në pjesën e parë të profilit, flitet kryesisht për motivet që kanë shtyrë Qosjen të publikojë një libër të tërë kundër intelektualëve të Kosovës, të cilët i akuzon sikonspiracionistë kundër tij.

(Testimonium paupertatis shën. imi)

Kopertina e librit: Rexhep Qosja ”Morfologjia e një fushate”

Turpi i varfërisë i Rexhep Qosjes
Në njërin nga sesionet që organizonte Instituti Albanologjik para pak vitesh, fjalën e vet të hyrjes R. Qosja e përfundonte dukecituar një autor, me një frazë që atij i dukej se do të bënte efekt dhe do të tingëllonte si jokonvenciale (jodogmatike, mendon ai): “Pohistoria?, zotërinj, do të gënjejë si gjithmonë”! “Me konsiderata të këtilla ndaj historisë, u ngut t’i dorëzojë asaj (këtë radhë shkencësh
historike të letërsisë) edhe një dokument, MORFOLOGJINË, e cila, si thotë vetë, është “patologji e një mentaliteti”, pasojat e të cilitështë duke i vuajtur akoma.
Pamfleti u botua dhe u shit shpejt dhe u lexua “me ëndje”, si e parashihte autori. As që mund të ishte ndryshe veçanërisht kurdihet se që në parathënie paralajmërohej përshkrimi i një meçi a ndeshjeje shumëvjeçare, madje të një proporcioni të paparë: njëme pesë! Parajalmërimi tjetër, që në parathënie, se autori e kishte shkruar librin zgërdhishëm, do të thotë “me buzë në gaz”, shtonte doemos kureshtjen dhe interesimin. Proporcionet në arenë ndryshonin. Kundërshtarët herë ishin pesë, herë bëheshin pesë a gjashtë, herë dilnin shumë më tepër.
Por, kjo s’mund të ndryshonte gjë në thelb. Ata do të humbnin. Populli e thotë dhe R.Q. e di dhe e citon: “siç do të thoshte populli, disa ulokë e të sëmurë një të shëndoshë e bëjnë urë”! Por populli e thotë dhe e thotë kot! Sepse këtu nuk ngjet ashtu. Ose nuk ishte i shëndoshë, i shëndoshi ynë, ose për ndonjë arsye tjetër, por nuk ngjau si thotë populli. Përkundrazi, kundërshtarët ishin të dështuar që më parë, kurse numri i tyre, sa më i madh të ishte, vetëm do ta shtonte famën e Të Vetmit! Ky, madje, ka aq fuqi sa as nuk shikon vetëm t’i godasë kundërshtarët, por duke qitur shqelma në të katër anët, dëshmon se mund të terrorizojë këdo dhe tëgjithë menjëherë.
Kundërshtarët vërtet janë të vegjël, të dobët, “pa kulturë letrare, artistike, teorike, metodologjike, e të mos flasim për kulturën etyre estetike dhe filozofike”! (Ndokush mund të mendojë se është më mirë “të mos flasim” se sa në këtë mënyrë kontradiktore e tëpakuptim!). Kundërshtarët janë diletantë, antitalentë ose, të shumtën, gjysmëtalentë. Ata “përziejnë ide, kritere, koncepte, shije” në
veprat e tyre “të paqena”, “duke mos e njohur kurrë dhe kurrkund idenë e totalitetit”! (fq. 316). Edhe kur shkruajnë kritika, kritika etyre është “ekzemplar tipik i kritikës dogmatike analfabetike”. Kritikës së tyre “i mungon dinjiteti elementar i kritikës letrare: ajo ështëkritikë e poetikë, sepse është kritikë e paestetikë”! Kjo kritikë “në të vërtetë” nuk është kritikë. Ajo është “ose hermeneutikë diskreditimi, ose hermeneutikë reklame”! (fq. 316). Të gjorët, d.m.th. kundërshtarët e imagjinuar, të kredhur në provincializëm nuk do t’i njohin kurrë “idetë universale, jetike dhe vizionet e gjera, planetare”! (fq.317).
Vogëlsia e kundërshtarëve të supozuar e komprometon nevojën e një lufte të madhe kundër tyre, e bën të pakuptimtë tëshkruhet për ta një libër i tërë, madje nga R.Q. Por, jo, imagjinatës së sëmurë i nevojiten pikërisht kundërshtarë të këtillë, objekte të manipulimit, për të krijuar dhe për të forcuar kontrastin me madhështinë e Të Vetmit. Vogëlsia si kontrast i madhështisë, “varfëria provinciale” si kontrast i “ideve universale”, i “vizioneve të gjera, planetare” të R. Qosjes.
Vërtet mund të thuhet, madje me të drejtë, se madhështia që e ndien kaq shumë nevojën për kontrastin, që e mbështet thuajaekzistencën e vet në këtë kontrast të projektuar, duket si të mos kishte bazë në veten e saj. Por, pamfleti as nuk është shkruar për ata që fort të mendojnë. Ndryshe, si mund të ishte aq konfuz e kontradiktor, sa njëra faqe nuk e di ç’thotë faqja që i paraprin! Qëllimi i autorit të pamfletit është kompleks. Në qoftë se Iluzionet që do të priten si “bombë intelektuale”(!), nuk arritën të mbërthejnë për një kohë të gjatë vëmendjen e opinionit për R.Q., në qoftë se Anatomia me pretendimin absurd që të jetë shprehje e vetëdijes së kulturës sonë për “domosdonë e vetëdijes së vet, të kritikës dhe të teorisë”, kaloi pa zgjuar fort interesim dhe pa lënë fare gjurmë; në qoftë se, më në fund, në këto kohë orientimesh dhe interesimesh të diversifikuara dhe të afrimeve të vlerave dhe tëkrijuesve të ndryshëm ekziston droja të bjerë në harresë fare R.Q., atëherë pamfleti i titulluar Morfologjia, qoftë edhe në mënyrëskandaloze, duhet të tërheqë vëmendjen kah R.Q. dhe të konfirmojë prezencën qendrore të tij në jetën tonë kulturore!Qëllimi i autorit është që, njëkohësisht, të zhdukë (pikërisht: të zhdukë!) kundërshtarët e supozuar, ata që nuk pajtohen,mendojnë ndryshe ose kanë qëndrim negativ ndaj vlerës së aspekteve të ndryshme të veprimtarive, të sjelljeve dhe të krijimtarisësë tij. Për këtë qëllim, kritika që, për nga vokacioni do të duhej të ishte para së gjithash humaniste, me pasion psikopatik bën “obduksione”, përpiqet të masakrojë, nuk heziton as nga trillimi dhe shpifja. Dhe, ndërsa kujton se i njollosi për turp kundërshtarët esupozuar, e pikturon në të vërtetë me ngjyrat më të zeza dhe në mënyrë të neveritshme qenien e vet morale dhe intelektuale.
Por qëllimi kryesor i pamfletit është të konstituojë R.Qosjen si vlerën kryesore, krijuesin e vërtetë, si “ndërgjegjen e kohës” sonë(!). Ky qëllim përshkon edhe shumë vepra të tjera të R. Qosjes, gati të gjitha veprat e tij, por është leitmotivi I Iluzioneve, i Anatomisë. Dhe, definitivisht do të duhej të arrihej ky qëllim me “jehonën bombatomike” të Morfologjisë. Kujt i duket ky pohim inxituar, i pabazë, le të lexojë fq. 307: “Duke ndjekur krijuesin, klani objektivisht bëhet denimi…që një shtresë, një mentalitet, njëmjedis apo, më në fund, një kohë i shqiptojnë përmes klanit ndërgjegjes së asaj kohe” (!). (Ç’barbare kjo koha jonë, që përme sklanit i bën dënimin, linçimin, i thotë më parë, “ndërgjegjes së kohës”, “krijuesit të vërtetë”, si do të thotë pak rreshta më poshtë R.Q.!).Sado të jenë skandaloze këto pretendime dhe vetëlavdime, prapë, mund të thuhet se nuk janë të paktë ata që pak a shumëmund të kenë iluzione për veten e tyre, për mundësitë, rezultatet, misionin dhe funksionin e vet. Bile, këto iluzione herë-herë mund të jenë edhe inspirim dhe nxitje për punë krijuese. Më në fund, askujt s’mund t’i ndalohet të ketë iluzione për veten e e vet. Por, s’mund të tolerohet, për shkak të pasojave të rënda kulturore dhe shoqërore, brutaliteti me të cilin R. Qosja përpiqet t’ia imponojëopinionit, të përligjë e të zyrtarizojë këto iluzione të madhështisë së tij, s’mund të lejohen skandalizimet kur këto iluzion edhe pretendime të tij nuk pranohen, s’mund të mos shihet dëmi kulturor i pseudoproblemeve që po i imponon për këtë shkak R. Qosja”

Vazhdon

1*) PLURALIZËM m.
1.filoz. Doktrinë filozofike idealiste, sipas së cilës qeniet, sendet e dukuritë e botës kanë disa fillime dhe janë të pavarura e pa lidhje të brendshme ndërmjet tyre.
pluralism pluralismi pluhurizë pluhurizim pluhurizohet pluskim pluhurizoj pluhurohem pluhurosem

Malmö, 20, 21 janar 2022

Aroma e atdhedashurisë në librin “Reflektim” të Prof. Fetah Bahtirit

0

Suedi, Förslöv, 10.01.2022

PROF. FETAH BAHTIRI NË KËTË LIBËR REFLEKTON AROMË TË ATDHEDASHURISË

Doli nga shtypi libri i autorit Prof. Fetah Bahtiri, i titulluar “REFLEKTIME”. Botues: Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

Emri i Prof. Fetaha Bahtirit, në Suedi, nuk nënkupton vetëm një veprimtar, atdhetar, humanist, krijues, gjuhëtar e jurist i mirë, por sa herë që përmendet ky emër nënkuptojmë se kemi të bëjmë me një figurë të madhe emblematike që di t´i drejtojë faktet, por edhe ta përcaktojë rrugëtimin e veprave me vlera të mëdha kombëtare e njerëzore. Ai, jo vetëm veprat e tij personale, por edhe veprat e shumë krijuesve që janë përcaktuar në rrugën e krijimtarisë dhe publicistikës i ka vlerësuar përmes recensioneve, opinineve, punimeve shkencore e kujtimeve të tij. Në veprat e tij, çdoherë si lëndë të parë i hasim e i gjejmë ato shkrime që kanë rëndësi historiografike nga veprimtaria njerëzore e shpirtërore e që të gjitha të botuara, të dëshmuara e të promovuara vite më parë. Me fjalë të tjera e tërë krijimtaria e pasur e tij, është rezervuar për të lënë gjurmë të pashlyera për të ardhmen e historisë shqiptare. Në realitet ai çdo herë ka vendosur për të shkruar atëherë dhe vetëm atëherë, pasi që ka vlerësuar se puna e tij do hyjë në përdorim si material i rëndësisë së veçantë për historinë shqiptare. Kështu ai tanimë është shndërruar si një faktor në mesin e krijuesve që e rrethojnë në Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani” në Suedi dhe më gjerë, me punën e tij si metodë dhe mënyrë e trajtimit të veprave pubicistike, letrare e shkencore, duke qenë çdo herë objektiv në analizën e fakteve.
Edhe libri i tij më i ri i titulluar ”REFLEKTIME” që përfshin veprimtari nga një periudhë mbi dhjetëvjeçare, me recensione, opinione, kujtime, kontribute etj. është një vepër e rëndësisë së veçantë letrare, studimore e kombëtare.
Të gjitha këto recensione, opinione, punime shkencore, kujtime të përfshira në librin e titulluar ”Reflektime” të autorit Prof. Fetah Bahtiri, janë një punë e tij e botëkuptimit që shfaqet jo vetëm përmes ideve, por
edhe përmes shprehjes së kritikës letrare për disa vepra që reflektojnë si
mesazhe drejtuar në radhë të parë lexuesve, e pastaj edhe krijuesve që ta mbajnë gjithnjë në gji idenë e krijimtarisë në shërbim atdhedashurisë e të njerëzimit. Ai madje, për të dëshmuar këtë, ka zgjedhur që librin ta fillojë me recensionin e parë të tij, shkruar për librin e titulluar ”NEZIR ZAELLA LUFTËTAR DHE ATDHETAR I PËRBETUAR” i autorit Avdyl Uka, ku me të drejtë Prof. Fetah Bahtiri, këtë libër me rëndësi historike, e vlerëson lart dhe në hyrje të recensionit, shkruan, citat: ”Dua të theksoj se libri është një dokumentar me shumë e shumë të dhëna interesante e të hollësishme për jetën dhe heroizmin e një tribuni – Nezir Zasella”, fund citati. Këtu shohim qëndrimin e Prof. Fetah Bahtirit, i cili shfaq jo vetëm idenë, por edhe përmes shprehjes së tij në tërësi, ai ngrit lart tribunin Nezir Zasella, sikurse edhe autorin e librit z. Avdyl Ukën, i cili, po ashtu është një tribun i gjallë, e që për fat të mirë, Avdyl Uka ka shpëtuar duke mbrojtur pragun e shtëpisë nga planet hegjemoniste serbe për ti çfarosur familjet shqiptare nga ky trull i Gadishullit Ilirik. Kjo është vetë porosia e Prof. Bahtirit, që gjithësesi, vlerësohet lart sepse secila vepër me karakter atdhetar që është vepër fisnike. Sigurisht se kjo është një vepër me vlerë të vërtetë historike, që përmes recensionit të Prof. Fetah Bahtirit, në mënyrë profesionale e shndërron atë në

vepër me aromë dashurie për vendin, për atdheun me mesazhin se si duhet sakrifikuar për një jetë më të mirë të kombit shqiptar, pa anashkaluar edhe shumë figura të tjera të mëdha kombëtare dhe kuvendet rajonale dhe ndërrajonale të rajonit të Shalës së Bajgorës dhe më gjerë.
Në vazhdim të recensioneve autori Prof. Fetah Bahtiri, pa u shkëputur nga autori Avdyl Uka dhe veprat e tij, paraqet recensionin për librin e titulluar ”DËSHMORËT E KOMBIT ABAZ DHE ISAK IBRAHIMI”, autor Avdyl Uka. Këtu shohim se si Prof. Fetah Bahrtiri, i kushton rëndësi të veçantë jo vetëm veprës së autorit, por edhe faktit se kush është autor i këtij libri. Ai, si kritik letrar, në këtë recension dëshmon se ka prirje dhe talent të rrallë si pakkush për ndërtimin e një recensioni apo opinioni për një vetër të caktuar. Pse e themi këtë? Sepse, në hyrje të recensionit të librit ”DËSHMORËT E KOMBIT ABAZ DHE ISAK IBRAHIMI”, autor Avdyl Uka, shkruan, citat: ”Autori i këtij libri, Avdyl Uka, është hero i gjallë i vili vendosi të shkruaj për dy dëshmorë të Atdheut – për Abaz dhe Isak Ibrahimin, dy kushërinj të cilët i bënë kurban dhe u vendosën në themelet e Republikës së Kosovës”, fund citati. Madje edhe vetë recensionin e ka titulluar: ”Një hero i gjallë për dy dëshmorë”.
Kjo është ideja e tij që përmbush idealin kombëtar, pa anashkaluar asnjëherë vlerat letrare të formuluara me ide e shprehje të bukura, si askush tjetër. Recensionet dhe opinionet e tij të paraqitura në këtë libër janë model për të gjithë ne krijuesut e tjerë. Në këtë formë të të shkruarit të recensioneve, opinione, punime shkencore e kujtime të tija, si rrallë ndonjë shkrimtar tjetër në mërgatë, dallohen edhe aftësi të shkëlqyera të tij për të manifestuar disiplinë të mjaftueshme në formulimin e fjalëve e të fjalive artististike.
Kur e kemi fjalën te punimet shkencore të cilat i hasim në këtë libër, ndoshta vlen ta përmendim punimin e tij shkencor të mbajtur në Landskrona të Suedisë, më 25 maj 2013 në kudër të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shhqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi. Në këtë punim shkencor ai ndër të tjera shkruan, citat: ”Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi ”Papa Klementi XI Albani” është përcaktuar shpirtërisht që ta përmbushë një obligim moral që e ka ndaj popullit të vet, ndaj mëmëdheut prej nga e kemi prejardhjen dhe ndaj atdheut tonë të dytë – Suedisë dhe qytetarëve të saj të cilët ishin aq miqësorë, aq të afërm me ne, aq shumë na ndihmuan e na inkurajuan në çastet më të vështira e më të duhura e edhe sot veprojnë me të njëjtat ndjenja të mirësisë e njerëzisë. Dëshira së pari lind në shpirt. Neve na ka lindur dëshira e vullneti që t`i shërbejmë popullit tonë, historisë sonë dhe atdheut tonë. Prandaj, ne jemi përcaktuar që shprehjen e moralit dhe të dinjitetit njerëzor të bashkatdhetarëve tanë dhe të populli mik suedez ta evidencojmë e të shkruajmë për sa më shumë vepra, veprime e veprimtari të këtilla. Ne sot punojmë shumë për të sotmen, por më shumë punojmë për dekadat e ardhshme… ”, fund citati.
Unë pikërisht këtu e deshifroj edhe titullin e këtij libri ”Reflektime”. Nga këtu del dhe e gjejmë të dhënën se si reflekton truri dhe mendja e tij për tërë atë atë që njeriun e bën njeri, për atdhedashurinë, kombin e Atdheun.
Autori reflekton edhe me Kujtimet e tij për më të dashurit, të cilat ”do të më shoqërojnë derisa unë të ndahem nga kjo botë” – thekson ai. Në të vërtetë, me Kujtimet e tij të paraqitura në këtë libër, autori shpërndan në eter fisnikërinë dhe bujarinë me të cilat është i pajisur shpirti dhe zemra e tij.
Një storje e veçantë është vendi që u jep pishtarëve të arsimit shqip në Komunën e Mitrovicës për periudhën 1915 – 1959. Ai ka synimin që ”t´i përkujtojmë përjetë me pijetet disa nga kontributdhënësit më të njohur në fushën e arsimit gjatë kohës së robërisë shekullore kur përdorimi i gjuhës sonë të bukur shqipe ishte i ndaluar dhe konsiderohej vepër e tëndë penale armiqësore”.
Prof. Fetah Bahtiri në këtë libër të rëndësishëm reflekton me dashuri e respekt edhe për punën dhe bashkëpunimin me anëtarët e Shoqat¨åes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi për arsye e këtë bashkëpunim e ka ”përjetuar si kënaqësi, dëfrim, ëndje e lumturi”.
Kështu, pra, autori i librit të titulluar ”REFLEKTIME”, Prof. Fetah Bahtiri, krahas prirjes dhe synimit të tij për të lënë gjurmë për kohërat e ardhme, krahas angazhimit të tij maksimal në luftë për të shkruar sa më shumë që është e mundur për kombin shqiptar, krahas dashurisë dhe mallit për vendin e tij të lindjes por edhe persiatjeve të tij të përhershme për atdheun, gjuhën, kulturën, për të komunikuar në mënyrë të urtë me mikun me miqtë e tij real, me një fjalë krahas vetëdijes së lartë atdhetare, morale, shoqërore, ai në këtë libër shfaq edhe një vetëdije dhe përgjegjësi të lartë krijuese, e cila manifeston ATDHEDASHURI.

Arbëreshët me famë në Itali dhe në Botë

shkruan: Fahri Xharra, Gjakovë

Se sa pak i njohim arbëreshët e Italisë kjo dihet, por kur të lexoni më poshtë në këtë shkrim se kush ka dalë nga ata, atëherë do të bindemi se na kanë lënë shumëmbrapa me informim për gjakun tonë të shprishur (të shpërndar) nëpër botë.
Aty gjejmë shqiptar nga Morea të ikur në shekujt 14 dhe 15-të, shqiptarë të ikur pas vdekjes së Skënderbeut, por më e madhja është se aty kishte shqiptar ( etrusk edhe ilir ) edhe para formimit të Perandorisë së Romës.
Eshtë interesante të përmendet se pse ne pranonim një dezinformatë (italiane ) se aty pas vdekjes së Skënderbeut kishin ikur 500 mijë shqiptar ! Pse u tha kjo? Me qenëse numri i arbëreshëve autokton ishte ende i madh ( në shekujt 14-15-të), atëherë për të na dhënë statusin e ardhacakut numri i tyre ishte fryrë aq shumë sa edhe ne i besonim. Nga shenimët e Vatikanit del se numri i të ikurve nga Shqiperia e pushtur nga osmanët ishte jo më i madh se 31 mijë. Fatkeqësia e ikjes së kohës si nga Morea ashtu edhe pas Skënderbeut ishte ikja e trurit të kombit, fisnikëria pra elita e kohës. Dëm i madh që i duhen disa shekuj për t`u arritur ai nivel.
Të nxitur nga dashuria për atdheun e të parëve dhe nën ndikimin e interesit që shfaqte në gjysmën e parë të shek. XIX shkenca gjuhësore evropiane për gjuhën shqipe, intelektualët arbëreshë filluan të merreshin me studimin e historisë, të folklorit dhe të gjuhës së këtyre kolonive, si dhe në përgjithësi me historinë e mëmëdheut të tyre të dikurshëm. Në kohën kur filluan të bëheshin hapat e parë të gjuhësisë krahasuese dhe u zbuluan lidhjet gjenealogjike të një vargu gjuhësh, studiuesi arbëresh.

Në kolonitë arbëreshe, sidomos të Kalabrisë dhe të Sicilisë në Itali, filluan të dukeshin shenjat e para të një lëvizjeje në përkrahje të çështjes kombëtare shqiptare. Ngjarjet që po zhvilloheshin në këtë kohë në Shqipëri, kryengritjet e njëpasnjëshme, përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë për arsimin dhe kulturën kombëtare tërhoqën vëmendjen e një vargu intelektualësh të dalë nga gjiri i kolonive arbëreshe. Intelektualët arbëreshë ndiqnin me vëmendje ngjarjet që po zhvilloheshin në vitet 30-40 të shek. XIX në Shqipëri. Veprat e tyre jo vetëm u bënin jehonë këtyre ngjarjeve, por edhe, duke evokuar të kaluarën, ngrinin probleme të rëndësishme, si ato të luftës së armatosur për liri, të bashkimit të popullit shqiptar etj.)

Politikë

• Giorgio Basta – gjeneral i Perandorisë së Shenjtë Romake (1591–1606.)
• Antonio Gramsci – filozof, shkrimtar, politikan dhe teoricien politik – anëtar themelues dhe drejtues i Partisë Komuniste të Italisë.
• Juan Pedro Aladro Kastriota – fisnik, arbëreshe spanjoll, diplomat dhe pretendent i fronit të Shqipërisë
• Giuseppe Salvatore Bellusci – politikan.
• Nicola Barbato – doktor dhe politikan, ndër themeluesit e Lëvizjes së Punëtorëve Sicilianë.
• Joseph J. DioGuardi – ish-kongresmen Amerikan.
• Stefano Rodotà – politikan italian.
• Antonio Rodotà – drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA), që e drejtoi nga 1997 deri në 2003
• Victor Hugo Schiro – kryetar në dy mandate (17 korrik 1961 – 2 maj 1970) i ​​New Orleans, Luiziana
• Terenzio Tocci – politikan
• Sal Albanese – politikan
• Mario Tanassi – politikan italian, i cili ishte disa herë Ministër i Republikës Italiane
• Richard Caliguiri – politikan
• Basilio Giordano – politikan, gazetar italian dhe kanadez

Shkencë dhe kulturë
• Girolamo de Rada – Jeronim de Rada, shkrimtar dhe figurë e rëndësishme e Rilindjes Kombëtare Shqiptare
• Giulio Variboba – Jul Variboba, poet
• Giuseppe Serembe – Zef Serembe, poet lirik.
• Carmine Abate – novelist dhe shkrimtar i tregimeve të shkurtra.
• Domenico Bellizzi a.k.a. Vorea Ujko – Prift dhe poet
• Mario Bellizzi – poet
• Bernardo Bilotta – prift, poet dhe folklorist
• Demetrio Camarda – Dhimitër Kamarda, meshtar i ritit bizantin, studiues i gjuhës shqipe, historian dhe filolog
• Nicola Chetta – Nikola Keta, prift i ritit bizantin, etnografik, shkrimtar dhe poet
• Giuseppe Crispi – Zef Krispi, prift dhe filolog, një nga figurat kryesore të komunitetit arbëresh të Siçilisë së kohës së tij.
• Giuseppe Schirò – Zef Skiroi, poet, gjuhëtar, publicist, folklorist dhe atdhetar shqiptar, ndër figurat më përfaqësuese të letërsisë arbëreshe të shekullit XIX
• Gabriele Dara – politikan dhe poete, e vlerësuar si një nga shkrimtarët e hershëm të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
• Leonardo Lala – shkrimtar italian
• Giuseppe Schirò Di Maggio – Zef Skiroi di Maxho, poet, gazetar, eseist, dramaturg dhe shkrimtar, ndër eksponentët më me ndikim dhe më të frytshëm të letërsisë bashkëkohore arbëreshe
• Eleuterio Francesco Fortino – prift i Kishës Italo-Shqiptare në Kalabri dhe shkrimtar i kulturës Bizantine dhe Shqiptare
• Angelo Masci – shkrimtar
• Luca Matranga – Lekë Matranga, prifti i ritit bizantin, një nga shkrimtarët e parë në gjuhën shqipe
• Francesco Antonio Santori – shkrimtar, dramaturg dhe poet i Rilindjes Kombëtare Shqiptare
• Laura Mersini-Houghton – kozmologe amerikane
• Ferruccio Baffa Trasci – peshkop, teolog dhe filozof
• Tom Perrotta – shkrimtar dhe skenarist amerikan
• Marco La Piana – studiues italian me origjinë arbëreshe
• Maria Antonia Braile – shkrimtare italiane arbëresh dhe gruaja e parë shkrimtare shqiptare, që botoi ndonjëherë letërsi në gjuhën shqipe
• Francesco Altimari – Françesko altimari, studiues italian në fushën e albanologjisë
• Pasquale Scutari – Passkual Shkodra, gjuhëtar dhe albanolog italian
• Giuseppe Schirò (i ri) – Zef Skiroi, studiues dhe historian italian

Letërsi
• Daniela Gioseffi – poete, shkrimtare, kritike letrare, eseist
• Ernesto Sabato – shkrimtar argjentinas, eseist, piktor dhe fizikan i etnisë arbëreshe dhe italiane
• Pema Browne – artiste e artit abstrakt amerikan

Ushtri
• Mercurio Bua – (kapiten stradiot) dhe komandant i ushtrisë veneciane
• Theodore Bua – kapiten shqiptar i regjimenteve straiote të Republikës së Venecias
• Demetrio Reres – fisnik Kalabri
• Graitzas Palaiologos – komandant i garnizonit bizantin
• Khoja Zufar – kapiten, guvernator, tregtar dhe gjeneral
• Demetrio Capuzzimati – kapiten i stratioti në Pulja

Biznes dhe shoqëri civile
• Enrico Cuccia – bankier, themelues i „Mediobanca“ dhe figurë e rëndësishme në rindërtimin industrial italian pas luftës.
• James J. Schiro – afarist amerikan
• Nicolas Berggruen – filantrop dhe investitor
• Anselmo Lorecchio – avokat, gazetar, politikan, poet dhe shkrimtar italian
• Luigi Giura – inxhinier dhe arkitekt.
• Ercole Lupinacci – peshkop i Kishës Italo-Shqiptare të Eparkisë së Lungro.
• Ofelia Giudicissi Curci – poete dhe arkeologe italiane
• Vëllezërit Vaccaro – biznesmenë italo-amerikanë

Religjion
• Papa Klementi XI – Papë nga 23 nëntori 1700 deri në vdekjen e tij në 1721
• Sotir Ferrara – ipeshkëv i Kishës Italo-Shqiptare të Eparkisë së Piana degli Albanesi.
• Donato Oliverio – peshkopi i Eparkisë së Lungro, dioqezë e Kishës Katolike Italo-Shqiptare në Kalabri të Italisë
• Giorgio Demetrio Gallaro – peshkop i Eparkisë së Piana degli Albanesi, një dioqezë e Kishës Katolike Italo-Shqiptare në Siçili, Itali
• Nikollë Filja – prift i ritit bizantin arbëresh dhe shkrimtar i shekullit të XVIII.
• Antonio Ciliberti – kryepeshkop katolik romak.
• Alessandro Albani – jurist dhe administrator i shquar i papës.
• Annibale Albani – kardinal, Itali.
• Gian Girolamo Albani – kardinal katolik-romak, Itali.
• Giuseppe Schirò (kryepeshkop) – Zef Skiroi, shkrimtar arbëresh i shekullit të 18-të
• Gian Francesco Albani – kardinal katoliko-romak
• Giuseppe Albani – kardinal katoliko-romak
• Ferruccio Baffa Trasci – peshkop italian, teolog dhe filozof italian
• Eleuterio Francesco Fortino – prift italian i Kishës Katolike Italo-Shqiptare
• Pietro Parente – teolog me shërbime në Zyrën e Shenjtë të Kishës Katolike
• Raffaele Castielli – peshkop italian
• Famullia Arbëria – Famullia e Krishterë Ortodokse Lindore
• Guxeta (1682 – 1756), lindi tek Hora e Arbëreshëve, ishte prift bizantin, apostull i shqiptarëve të Sicilisë.

Film
• Regis Philbin – personalitet i mediave amerikane, aktor dhe këngëtar.
• Aleksandër Moisiu – aktor teatri, Austri.
• Bettina Moissi – aktore gjermane e skenës dhe e filmit.
• Gedeon Burkhard – aktor gjerman i filmit dhe televizionit.
• Nick Mancuso – aktor kanadez dhe dramaturg.
• Alan Barillaro – regjisor, animator dhe shkrimtar kanadez.
• J. J. Philbin – producent dhe skenarist amerikan.
• Aroldo Tieri – aktor italian.
• Mario Sábato – regjisor dhe skenarist i filmit argjentinas.
• Mike Bongiorno – moderator i televizionit italo-amerikan.
• Mitchel Musso – aktor, muzikant dhe këngëtar amerikan.
• Tracee Chimo – aktore amerikane.
• Greg Cipes – aktor amerikan, aktor zëri, këngëtar, muzikant dhe surfer profesional.
• Antonio Albanese – komedian, aktor, regjisor dhe shkrimtar italian.

Arte dhe argëtime
• Renzo Rubino – kantautor,  këngëtar i popit italian.
• Michele Perniola – këngëtar italian, i njohur për përfaqësimin e San Marinos në Junior Eurovision Song Contest 2013.
• Joe Lala – perkuzionist dhe aktor amerikan.
• Bino – perkuzionist dhe aktor amerikan.
• Tito Schipa – tenor italian.
• Tito Schipa Jr. – kompozitor italian i lindur në Portugali, këngëtar, tekstshkrues, producent, shkrimtar dhe aktor.
• Marco Basaiti – piktor i Renesancës.
• Francesco Albani- piktori i barokut.
• Cosimo Damiano Lanza – pianist italian, klaviçembalist dhe kompozitor.
• Olivier Berggruen – historian i artit dhe kurator gjermano-amerikan.
• Nik Spatari – piktor, skulptor italian, arkitekt dhe studiues i artit.
• Soledad Onetto – prezantues i TV-së kiliane.
• Gabriella Cilmi – kantautor australian.
• Kara DioGuardi – kantautore, këngëtare amerikane, producente, editore e muzikës, A&R, komponiste dhe personalitet i TV-së.
• Drita D’Avanzo – personalitet televiziv.
• Michael Bellusci – muzikant dhe baterist.
• Steven Parrino – artist dhe muzikant amerikan i lidhur me nihilizëm punk energjik.
• Bobbi Starr – aktore pornografike.

Modele
• Cecilia Bolocco – aktore kiliane, udhëheqëse  TV dhe mbretëresha e bukurisë Miss  Çile 1987 dhe Miss Universi 1987.
• Diana Bolocco – gazetare kliliane, e njohur si motra e Cecilia Bolocco, Miss Universi 1987.
• Valeria Mazza – supermodele dhe biznesmene argjentinase.
• Graciela Alfano – artiste, modele, dhe aktore argjentinase.
• Maria Perrusi – mbretëresha dhe modelja italiane e bukurisë, Miss Italia 2009.

Sport
• Tatiana Búa – teniste argjentinase
• Giuseppe Bellusci – futbollist italian
• Mateo Musacchio – futbollist argjentinas
• Luca Rizzo – futbollist profesionist italian që luan për klubin e Bolonjës Seria A.
• Darío Benedetto – një futbollist profesionist argjentinas që luan si sulmues për Boca Juniors.
• Daniel Caligiuri – futbollist profesionist gjerman, që luan si mesfushor për Schalke 04 në Bundesliga.
• Marco Caligiuri – futbollist gjerman.
• Tomás Guidara – futbollist profesionist argjentinas.
• Stefano Fiore – menaxher i futbollit italian dhe ish-lojtar, i cili luajti si një mesfushor sulmues ose anësor.
• Andy Varipapa – lojtar profesionist bouling.
• Francesco Pianeta – boksier profesionist italian.
• Antonio Giovinazzi – shofer italian i garave me makina.
• Nicola Legrottaglie – futbollist në pension italian, që luajti si mbrojtës qendror dhe është asistent menaxher aktual në Cagliari Calcio.
• Luigi Mastrangelo – volejbollist italian.
• Andy Parrino – ish-lojtar profesionist amerikan i bejzbollit.
• Andrea Tripicchio – futbollist profesionist i Italisë.

Arbëreshët nuk e kanë harruar vendin e të parëve dhe ruajnë të gjalla zakonat e tyre të pasura, si gjuhën, veshjet dhe ritet e doket që kishin në Mëmëdhe. Një nga veçoritë që karakterizon shumë këtë popull është, përveç gjuhën dhe veshjet popullore, që ruajtën me heroizëm deri sot edhe ritin fetarë krishterë ortodoks-bizantin. Gjatë shekujve arbëreshët kanë arritur të ruajnë dhe zhvillojnë identitetin e tyre, në sajë të këmbënguljes së tyre dhe vlerave kulturore të ushtruara kryesisht nga dy komunitete fetare të Kishës Arbëreshe Bizantine-Ortodokse: bazuar në Kalabri “Kolegjin Korsini” (1732) në Shën Benedhit, pastaj “Kolegji Shën Adriani” transferuar në 1794 në Shën Mitri, dhe në Sicili “Seminarin Italo-Shqiptar” të Palermos (1735), që u transferua në Horën e Arbëreshëvet në 1945. Shumica e pesëdhjetë komuniteteve arbëreshë ruajnë fenë krishtere ortodokse. Ata i përkasin dy dioqezave: Ungra për arbëreshët e Italisë jugore dhe Hora e Arbëreshëvet për arbëreshët e Sicilisë. Lidhur historikisht me komunitetin arbëresh është Manastiri i Grotaferratës në Romë, ku ka shumë murgj arbëreshë. Eparkit bizantine, me murgjit dhe priftërinjtë e tyre, me nga një bashkësi shqipfolëse në Itali, janë pjesa më e rëndësishme për të ruajtur dhe për të mbajtur traditat etnike, gjuhësore, fetare, tradicionale dhe identitetin e pakicës etnike shqiptare.
Në shekujt e shtatëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë ka pasur një rigjallërim të përgjithshëm të jetës kulturore në komunitetet arbëreshe, sidomos ndër arbëreshët e Sicilisë. Intelektualë, kryesisht kishtarë, u interesuan për të kaluarën historike të atdheut, për të mbledhur dëshmi folklorike, fakte dhe shifra lidhur me traditat dhe zakonet e tyre. Ndryshim tjetër i madh në këtë periudhë historike është lulëzimi i letërsisë, në formën e poezisë popullore që u bë një zhanër shumë i popullarizuar dhe u bë pjesë e folklorit tradicional.
Pas Luftës së Dytë Botërore letërsia shqiptare e arbëreshëve merr përsëri fuqinë dhe vitalitetin. Nga gjysma e parë e shekullit të njëzetë dhe në vazhdim ka një vëmendje në rritje për një ngjallje kulturore që u zgjerua në vitet gjashtëdhjetë

Referimet :
– Lis Bukuroca (https://letersi-perkthime-artikuj.blogspot.com/2019/12/lista-e-arberesheve-te-famshem.html
– Kellner, Heidrun : Die albanische Minderheit in Sizilien: eine ethnosoziologische Untersuchung der Siculo-Albaner, dargestellt anhand historischer u. volkskundlicher Quellen sowie eigener Beobachtung in Piana degli Albanesi. (=Albanische Forschungen. 10), Wiesbaden 1972. -Giovanni Armillotta : The Arbëreshët. The Christian Albanian emigration to Italy. In: L’Osservatore Romano, Jg. 141, Nr. 139 (20. Juni 2001) -https://iltorinese.it/italiani-origine-albanese-si-distinti-secoli/ -https://www.genealogy.com/forum/regional/countries/topics/italy/36735/ – Fahri Xharra: Roma fliste shqip, 2019

I lus lexuesit , se nëse vërejnë që mungon ndonjë emër në listën e më sipërme , ta shkrujanë në komentet e tyre.

Me 20.01.2022