Kreu Blog Faqe 1419

“Artisti” që u bë bishë

0

Besnik Gjongecaj

Jo pak herë e kam dëgjuar kryeministrin e vendit t’i drejtohet publikisht “artist” ish kryetarit të PD, atij që sot demokratët e quajnë z. Brava. O artist, i thotë kryeministri dhe jo në një kohë dosido, por të paktën atëhere kur gjërat komplikohen dhe z. Brava ngre tonin, shtrëngohet sa skuqet, ekzaktësisht si bëjnë kalamajtë në pelena. Për shkak të eksperiencës së gjatë, megjithatë, z. Brava nuk hutohet ashtu si do të bënte gjithkush në politikë pasi të dëgjonte që kryeministri i vendit e karakterizon me fjalën që më pak se çdo fjalë tjetër i shkon një politikani. Përkundrazi, z. Brava ngre kokën lart, perëndon sytë për të marrë pozën e mesisë që shikon përtej të vdekshmëve dhe bëhet gati për t’u fotografuar si udhëheqës. O artist, i thotë përsëri kryeministri i vendit dhe jo në një vend çfarëdo, por në parlament, ose në vendin më publik të shtetit. Atje ku nuk mbetet njeri pa parë dhe pa dëgjuar se si kryeministri i vendit te fjala “artist” vendos gërma “bolt”, e nënvizon atë me një buzëqeshje të pjerrët, të prodhuar nga kushedi se çfarë ndjesish që vlojnë brenda tij. Z Brava bën sikur nuk e dëgjon kryeministrin, sikur nuk kupton çfarë thotë ai nëpër dhëmbë dhe vazhdon të ndërtojë me zë të lartë fjali që si këmbana “bërtasin” për shkak të boshllëkut që i lind. Ç’është kjo fjalë, apo më mirë, ç’magji ka fjala “artist” që arrin të lidhë kryeministrin e vendit me ish kryetarin e opozitës, pra me atë që sot demokratët e quajnë z. Brava?! Instinkti më thotë që te fjala “artist”, të cilën në mënyrën më të çuditshme në botë një kryeministër e përdor për të karakterizuar kundërshtarin e tij më të madh në politikë, mund të zbulohet ekzaktësisht ajo që z. Brava e ka fshehur me kujdes nga publiku dhe veçanërsisht nga demokratët.

* * *

Pa nëntekst, shqeto, artist është personi që krijon art dhe këtë e kuptojmë të gjithë, sigurisht. Z. Brava nuk prodhon art, prandaj ky karakterizim rreth tij bëhet nul, nuk konsiderohet, që në fillim. Analiza logjike mund të vazhdohet më tej duke shqyrtuar karakterizimin “artist” sipas një konteksti të mundshëm. “Ai është njeri artist”- thonë shpesh njerëzit për dikë që është i shkëlqyer, që zotëron bukuri shpirtërore, ashtu si edhe vetë arti, i cili nuk mund të ekzistojë si i tillë veçse përmes kategorisë të së bukurës. Ky karakterizim, sipas këtij nënteksti, është i vërtetë, por i pamundur të përdoret nga një kryetar pozite për të përshkruar kryetarin e opozitës, kundërshtarin më të madh të tij. Aq më i pamundur bëhet kur mendon që kryetar opozite ka qenë një tip si z. Brava. Pra, edhe ky variant bie, sepse mundësia që të përdoret në rastin konkret është zero. Atëhere mbetet edhe një variant tjetër, i fundit në arsyetim, për të kuptuar përmbajtjen e karakterizimit “artist”, çka në fakt përputhet mrekullisht edhe me natyrën e njeriut që e ka prodhuar atë, kryeministrin e vendit. Të paktën, dhe kjo është e sigurtë, në zhargonin e rrugës, por edhe të çdo djali të rritur rrugëve të Tiranës, pra edhe të kryeministrit të vendit, karakterizimi “artist” serviret i mbushur plot me helm, sarkazëm, injorim, poshtërim, zgjyrë. Ai, prandaj, në fund të fundit mbetet të jetë një karakterizim për njerëzit me personalitet të shumëfishtë, që, pikërisht për këtë arsye, ndodhen edhe në prag të sëmundjeve të rënda psiqike, në mos janë duke i vuajtur ato. Po pse konsiderohet i tillë ky karakterizim, mund të pyesë gjithkush, megjithatë?! Ej çfarë artisti është ky – thonë njerëzit në zhargonin e rrugës kur kanë të bëjnë me një njeri që nuk e mban kurrë fjalën, përkundrazi, e ha atë sa herë që i krijohet mundësia; për një spiun, për një imoral, për një njeri pa pikë karakteri, për një nëntëdhjetëenënç në fund të fundit. Një mik i vjetër i imi, ndjesë pastë, që kishte ndodhur të ishte edhe një njohës i mrekullueshëm i karaktereve njerëzorë, herë pas here, për tipa të tillë thoshte: Ej çfarë artisti është ky; s’ta mban kurrë me një vend!

* * *

Dhe tani vijmë në pjesën më befasuese, por edhe më të dhimbshme të këtij shkrimi. Është jasht çdo dyshimi që, duke iu referuar edhe asaj që po ndodh sot në mesin e PD, karakterizmi “artist” i bërë nga kryeministri i vendit rezulton të jetë karakterizimi më realist, madje edhe pse është bërë kohë përpara se kryetari i PD të shndërrohej në z. Brava, madje edhe pse është bërë në një kohë shumë më të hershme se ky tip të shfaqej tjetër njeri para demokratëve dhe publikut. Mbetet që, logjikisht, të mendohet se kryeministri i vendit e ka bërë këtë parashikim sepse është një njeri me kapacitet të jashtzakonshëm vlersimi psikologjik, gjë që përjashtohet menjëherë duke njohur formimin e tij. Me siguri mathematike e vërteta është ndryshe. Dhe ja pse. Qartësisht, kryetari i PD para se të quhej z. Brava ka shfaqur të paktën dy personalitete në marrëdhënie me të tjerët. Ka qenë hermetik, lejfenist, i drunjtë, para demokratëve dhe, nga ana tjetër, është shfaqur “lakuriq”, ka hapur barkun, para kryeministrit të vendit. Me demokratët dhe publikun ka qenë njeriu i zbritur nga Hollanda dhe i edukuar në shkolla të mira, që bën dush çdo ditë dhe po çdo ditë ngjyen dhe kreh flokët me të njëjtin kujdes që i përkushtohet demokracisë dhe parimeve të saj. Në paraqitjet para kryeministrit të vendit, qartësisht, ai e ka “shtypur” fort personalitetin e parë dhe nga thellësia e psiqikës së sëmurë ai ka çliruar personalitetin e tij të dytë, në fakt atë të natyrshmin, të dominuar nga etja për pushtet, për para, në kurriz të fatit të demokratëve dhe shqiptarëve. Pa njohjen e të cilit askush, asnjë demokrat, asnjë qytetar i këtij vendi, nuk mund të spjegojë as futjen në çadër dhe as largimin e befasishëm prej saj; askush nuk mund të spjegojë pjesmarrjen e “artistit” në qeverisje sëbashku me kryeministrin e vendit! Pa njohjen e personalitetit të dytë të “artistit” askush nuk mund të spjegojë dhjetra fakte të lënies së demokratëve vetëm dhe pabesisht në fushën e aksionit kundër qeverisë. Dhe në fund, pa njohur personalitetin e tij të dytë, askush nuk mund të spjegojë pse kryeministri i vendit e karakterizon “artist”, madje kohë përpara se ai të bëhej z. Brava. Ekzaktësisht atëhere kur demokratët, dhimbshëm, i shkonin atij nga mbrapa, kokëulur. Në ditët me qiell të ulët dhe horizont të fshirë. Në ditët mynxyrë!

* * *

Megjithatë, në 8 janar të vitit 2022, psiqika e njeriut që demokratët e quajnë z. Brava nuk reflektoi asnjë nga personalitetet e përmendura. Në 8 janar të vitit 2022 z. Brava u shndërrua në bishë. Psikoanalistët e kanë një spjegim për këtë. Në gjendjen e psiqikës me personalitet të dyfishtë dhe në kushtet e një presioni shoqëror të lartë, ndodh që, megjithëse të largët me njëri tjetrin, personalitetet mund të takohen, të përplasen dhe në këtë rast ndodh një shpërthim psiqik, i cili në raport me njeriun që e përjeton ka madhësinë e një tsunami. Këtë rast psikologët e karakterizojnë si “borderline personality disorder”, ose “çrregullim i personalitetit kufitar”. Pas këtij shpërthimi njeriu i kthehet atij që në të vërtetë është. Ja pse, në 8 janar të vitit 2022, te demokratët z. Brava pa armiqtë e tij, realisht, dhe te kryeministri i vendit pa shpëtimtarin e tij. Ashtu si në fakt kishte ndodhur gjithmonë, por jo në sytë e demokratëve, jo në sytë e publikut, por fshehtas. Në 8 janar të vitit 2022 policia e thirrur prej z. Brava sulmoi papritur grumbullimin e demokratëve që qetësisht brohorisnin jasht hekurave të selisë së PD. Akoma e kam ndjesinë e helmit në grykë dhe atë të mbytjes që të krijohet nga mungesa e oksigjenit. Çka nuk na i bëri as Ramiz Alia kur rrëzohej busti i Enver Hoxhës. Ishte z. Brava, ose njeriu i shndërruar në bishë, që tentoi të vriste pa mëshirë demokratët, qytetarët e këtij vendi. Ja pse demokratët do të duhet të përcaktojnë mirë kush është ai që duhet të përgjigjet për 8 janarin, 2022. Nuk ishte kryeministri i vendit ai që kërkoi të vrasë dhe gjymtojë demokratët në këtë ditë tragjikisht të pabesë, por bisha! Kryeministri i vendit vetëm sa e ndihmoi në misionin e tij njeriun me dy personalitete, të cilin, ata, demokratët, e morën, e ushqyen e rritën që ai t’i kafshonte një ditë. Ja pse unë i kam hesapet me këtë bishë dhe këtë i kërkoj çdo demokrati dhe çdo shqiptari që e lexon këtë shkrim.

Eni Lena fiton çmimin Make Up Artistja Më e Mirë nga Nil Galeri Nju Jork 

0

Nga: Artemisa Kastrioti

Eni Lena e nisi vitin e ri 2022 me një bujë të madhe, duke bërë histori si një grimere tepër e talentuar që gjeti sukses të madh në Shtetet e Bashkuara. Me 10 janar 2022 ajo fitoi çmimin “Best Make Up Artist” nga New York Nil Gallery (NYNG) në Sh.B.A.

Gjithashtu Eni fitoi çmimin “Best Make Up Artist” në eventin prestigjioz Nentori Shqiptar, të mbajtur nga Fondacioni i Bamirësisë Artteam në Nju Jork në Capitale NYC më 26 nëntor 2021 për projektin “Buzëkuqi i kuq – Tetori nuk mjafton!”.

Ky projekt ishte një nismë solidare me impact socio-kulturor, që në thelb të saj kishte ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit. Finalizimi i kësaj nisme u zhvillua gjatë mbrëmje galeri në ambjentet e COD, në Kryeministri. Aty u paraqitën portretet e 12 grave të prekura nga kjo sëmundje ku produkti i kësaj nisme ishte kalerndari me 12 portretet për çdo muaj të vitit.

Secila prej këtyre vajzave dhe zonjave jepnin mesazhin e tyre sensibilizues. Mbrëmja Galeri me fotot e këtyre portreteve u hap në 15 nëntor 2021 dhe më pas u prezantua sërish edhe në
New York në datën 26 nëntor 2021.

“Jam shumë e lumtur që 12 portretet të përzgjedhura për kalendarin ‘Buzëkuqi i kuq’ dhanë një mesazh të fortë sensiblizimi dhe vetëbesimi. Tetori nuk mjafton për këtë kauz. Pata
vlerësimin dhe falenderime nga çdo institucion shtetëror apo edhe ato private,ku me mirënjohje e duartrokitën këtë nisëm time artistike”, tha Eni Lena.

“Eventi që u zhvillua në Nju Jork ishte një nga mbrëmjet që do mbeti gjatë në kujtime. Ishte pikërisht kjo mbrëmje Galeri që u zhvillua në Tiranë që do më çonte ne dimensione te tjera

profesionale, për të cilën pata ftesë nga autori i “Nëntori i Shqiptarëve NY” Eduart Deda.

Ky projekt “Red Lipstick” u prezantua në NY, ku u përgezova me çmimin si Make Up Artistja më e mirë e Shqiperisë dhe jashtë saj. Jam shumë e lumtur që vlerat e artit dhe eksperinca ime vlerësohet përtej kufijve tanë. Kjo mbrëmje në NY bashkoi të gjithë shqipëtarët e të gjithë trevave nga fusha të ndryshme profesionesh ku vlerësimet ishin për vlerat e tyre profesionale”, shtoi ajo.

Në dhjetor 2021 dhe janar 2022, Eni Lena fitoi dy nominime të fuqishme: Artistja gjysmëfinaliste në kategorinë më të mirë të fytyrës së plotë në IBI Awards 2022 në Nju Jork dhe finaliste në kategorinë e Artistes më të Mirë të Make Up në Galerinë Nil të Nju Jorkut (NYNG), edicioni i 5-të, ku edhe fitoi çmimin “Best Make Up Artist”. Të dy çmimet janë shumë të lakmuara me artistënga 45 vende që hynë në 2022 International Beauty Industry Awards dhe mbi 1236 aplikime për NYNG, nga të cilat 85 projekte ishin përzgjedhje zyrtare të programit 2022.

Një tjetër nderim erdhi në dhjetor 2021, ku Eni Lena u nderua me çmimin “Artistja e Vitit” në Washington DC. Me kërkesë të Senatorit të nderuar Charles E. Schumer, Flamuri Amerikan u valvit në ndërtesën e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara në Uashington DC më 10 dhjetor 2021, “duke nderuar artisten Eni Lena (Eneida Hoxhaj), Artistja e Vitit, për “arritjet e saj të jashtëzakonshme dhe kontribute të rëndësishme në artet krijuese në Evropë dhe SHBA.

Faleminderit për frymëzimin dhe fuqizimin e grave sipërmarrëse”. “Ky çmim dhe nderim nga Kongresi American ishte një nga emocionet e ralla. Jam krenare per këtë çmim ku vlerësimi ishte maksimal duke marrë në duar edhe flamurin American si shenjë falenderimi. Vazhdoj e motivohem akoma më shumë për Artin tim kur e shoh që jap kontribut për të gjithë shoqërinë në mbarë botën.

Stimujt dhe vlerësimet që marrë deri më sot pa kufij më bëjnë që ti amplifikoj në maksimum vullnetin dhe deshirën për të vazhduar rrugëtimin tim artistik dhe profesional,” theksoi Eni Lena.
Lindur dhe rritur në Tiranë, Eni Lena mori famë si një nga grimeret më të kërkuara të personazheve të famshëm dhe të spektaklit televiziv. Ajo është e njohur për bashkëpunimet e saj me markat luksoze të modës dhe shfaqjet e famshme televizive si Supermodel of the World dhe Miss Universe Pageants. Sot, Eni Lena është po aq e famshme, si në fillim të vitit 2000, kur la shenjën e saj në industrinë e bukurisë dhe botën e argëtimit për teknikat e saj të shkëlqyera të grimit.

Gjithashtu anëtare jurie si make up artistia më e mirë, ku ka gjykuar në 16 javë garën për talentet e make up-it tek Beteja e Bukurisë “E Diell,” Top Channel, si dhe anëtare jurie në Miss Universe Albania and Kosovo ku dha çmimin Miss Best Model 2020.

Kontributet e Eni Lenës në industrinë e bukurisë dhe të modës kanë fituar çmime të shumta të jashtëzakonshme në Evropë dhe SHBA, duke përfshirë: Artistja e Vitit (2022) në Uashington DC; Make Up Artistja më e Mirë (2022) nga New York Nil Gallery; Artistja më e mirë e Make-up-it e vitit 2021 nga NY Elite Magazine, duke zënë kopertinën e revistës qershor 2021; Makeup Artistia më e famshme nga NY Glamour Magazine (qershor 2021); Çmimi Kombëtar i Arteve nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj; Top Make Up Artist nga Geraldina Sposa Albanian Fashion Company (maj 2021); Master i Profesionit (tetor 2020); dhe ekselencë dhe arritje të jashtëzakonshme në industrinë e bukurisë dhe modës në Shqipëri nga Teatri Metropolitan (Nëntor 2020).

Kryeministri Kurti mori pjesë në takimin e Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19

0

Prishtinë, 20 janar 2022

Pas rritjes së ndjeshme të rasteve pozitive të Covid-19 gjatë ditëve të fundit, sot është mbajtur mbledhja e Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar se pothuajse të gjitha këto raste janë të variantit Omicron, i cili përhapet jashtëzakonisht shpejt dhe lehtë në krahasim me variantet e mëparshme të virusit Corona.

Varianti i ri i virusit Corona kërkon përditësim të masave bazuar në të dhëna, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të takimit.

Për shkak të natyrës jashtëzakonisht ngjitëse të variantit Omicron, rritja e rasteve, të paktën për një kohë, ishte e pashmangshme. Prandaj, kryeministri kërkoi nga ky Komitet, që masat e vendosura ta kenë si qëllim kryesor ngadalësimin e rritjes së rasteve.

Ngadalësimi i rritjes së numrit të rasteve do të sigurojë që funksionimi i sistemit shëndetësor të mos rrezikohet nga një fluks i madh dhe i përnjëhershëm i pacientëve nëpër spitale, apo nga mungesa e punonjësve shëndetësorë të infektuar.

Po ashtu, një ngadalësim i tillë do t’u japë kohë qytetarëve që të vaksinohen sa më masivisht, qoftë me dy dozat e para, qoftë me dozën përforcuese.

Kjo do t’iu ofrojë mbrojtjen prej infektimit apo sëmundjes së rëndë, si dhe do ta ndihmojë Kosovën në tërësi, që të kalojë sa më shpejt valën aktuale dhe me sa më pak pasoja.

Nga ky takim u bë thirrje për qytetarët, që të mos nënvlerësohet varianti Omicron. Të gjitha informatat nga vendet e tjera dëshmojnë qartë dhe pa asnjë dyshim, se ky variant mund të shkaktojë sëmundje të rëndë dhe humbje jete, sidomos mes personave të pavaksinuar dhe, deri diku, edhe mes atyre që nuk kanë marrë dozën përforcuese.

Prandaj, iu bëj thirrje qytetarëve, që të vaksinohen sa më shpejt dhe, në veçanti, ta marrin dozën përforcuese posa të kalojnë tre muaj pas marrjes së dozës së dytë. Si gjithmonë, mjeti më i fortë dhe më efikas për të mbrojtur vetveten dhe të tjerët përreth nesh, mbetet vaksinimi masiv.

Për romanin “Terra Nullius” të Bajram Sefajt

0

nga Alida Begolli

(e hënë, 9 maj 2011)

Rilexim nostalgjik
BAJRAM SEFAJ:”TERRA NULLIUS”

“Njeriu shkruan nga nevoja për të komunikuar me të tjerët, për të denoncuar atë që të shkakton dhembje dhe për të ndarë atë që të dhuron lumturi”- Eduardo Galeano (shkrimtar urugvajas)
Kur autori i romanit ta dhuron librin,jo vetëm se ke obligim moral ta lexosh, njëherit ke edhe frike nga vetvetja se do ta paragjykosh mikun dhe ke dilemë se a do të jesh e sinqertë nëse nuk do të pëlqej. Fatmirësisht,me të filluar leximin,çdo mëdyshje largohet,harron autorin dhe zhytesh në botën e Ndreut (të vetmit personazh) që, rresht pas rreshti,brenda përbrenda një labirinti mendor,shpalos botën e krijuesit gjatë procesit të të shkruarit.
Ndreu është karakter enigmatik,nuk kemi shumë të dhëna për te,pos asaj se jeton në ekzil në Francë,është në moshën e tretë dhe shkruan. Pra,romani nuk ka ngjarje klasike,nuk është ditarë,nuk është memoar,nuk i përket asnjë rryme letrare dhe asnjë modeli e forme të përcaktuar nga normat letrare. Është ndryshe!Me të vërtetë ndryshe!Ky është edhe qëllimi i autorit,i cili shkruan se “synonte të shkruante prozë ndryshe,jo vetëm nga ajo e shkrimtarëve para tij,por ndryshe edhe nga vetvetja…Të mos ketë përgjasime me asnjë tjetër.”
Unë do ta quaja Oda e Shkrimit,nga e cila,sikurse në Odën e Gëzimit të Betovenit shpërthen trishtimi,vuajtja,gëzimi,dashuria dhe të gjitha emocionet që i përjeton njeriu. E gjithë kjo e bën këtë roman të veçantë,që më kujton filmin intelektual francez,ku,përmes ngjarjeve të rëndomta,të përditshme,e që në fokus kanë njeriun,trajtohen tema filozofike,në esencë vet jeta. Ndreu,si shkrimtar që është, analizon çdo mendim që e preokupon,i përjeton ato me forcën më të madhe mendore që ka njeriu,i percepton edhe imtësirat më të vogla që në dukje janë të parëndësishme,duke krijuar kështu inspirime të pashtershme që vijnë,qoftë nga një fletëz që e përpëlitë era,qoftë nga një drekë e rëndomtë apo vetëm shikimi në ekranin e kompjuterit. Këto përpëlitje psikologjike,shpeshherë të shoqëruara edhe me një humor sarkastik,sa cinik,aq edhe rebelues, tentojnë ta demistifikojnë misterin e jetës, e në veçanti rolin e shkrimtarit dhe të letërsisë, si forma më e përkryer e artit të shkruar.
Pjesa më impresive dhe shumë e fuqishme e këtij romani,do të thosha se është kapitulli që analizon dhe i përgjigjet pyetjes së vetështruar se çfarë i mungon letërsisë sonë?Nuk do ta parafrazoj asnjë rresht,sepse kjo duhet të lexohet e të përjetohet!Është epike,do të thosha se është Testamenti i Letërsisë për gjeneratat e ardhshme!Aty qëndron përgjigjja e gjithçkaje që është shqiptare,të kaluarës e të tashmes,e epikës së trimërisë dhe viktimës. Kur lexoni se çfarë nuk ka letërsia jonë,jeni të shokuar me faktin se pse, asnjëherë, nuk keni menduar për diçka të tillë dhe e kuptoni se pse nuk kemi dalë nga ai rreth vicioz i identitetit kolektiv.
Në botën magjike të Ndreut, figura e femrës është pjesë e pandashme e gjithçkaje që e rrethon, ëndërron,përjeton,ajo është personifikim i bukurisë,dashurisë e seksualitetit. Me një gjuhë shumë të drejtpërdrejtë të imagjinatës senzuale,duke i përshkruar situatat e dashurisë fizike si diçka shumë normale,ashtu siç ndodhë në jetë ne të vërtet,autori e zhvesh nga petkat shekullore mitin e seksualitetit në letërsinë tonë. Akti seksual i dy të rinjve në një autobus që udhëton natën,diku drejtë vendeve perëndimore,është përshkrimi më i bukur,më spontan e më real që ta kem lexuar në romanet tona.Mentaliteti puritan nuk e pranon një shkrim të tillë,e konsideron vulgare dhe e ndëshkon me kodet e pashkruara të moralizimit të rrejshëm. Por,gjithmonë do të jetë dikush që do t i thyej tabu-temat dhe ky roman e bën këtë.
Deri në fund të romanit,ne mishërohemi me tundimet dhe golgotën e brendshme të Ndreut:”Si autor i këtij dorëshkrimi,boll ka vuajtur. Çdo hap që ka ndërruar,e ka qarë me lot. Me lot e ka larë çdo gurë,dru cung…Është mëkatar,kur nuk arrin të sendërtojë asgjë nga ato që i synonte. Toka i qoftë e lehtë!”Pothuajse çdo fjali në romanin “Terra Nullius” është inspiruese, të emocionon,nuk të shkakton keqardhje,por admirim, për këtë forcë të jashtëzakonshme të autorit për të na dhuruar një roman ndryshe!

Kur edhe pensionet dhurohen për Shoqatën “Papa Klementi XI Albani”, Suedi!

Nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë
”Papa Klementi XI Albani”, Suedi

Valdete Kryeziu, tashmë e ndjerë, kishte lënë porosi që pensionin e saj të fundit jetësor ta dedikonte për Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

Profesoreshë Valdete Kryeziu, një intelektuale nga Prizreni, ka qenë mbështetëse e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, duke vlerësuar lartë punën e anëtarëve të saj.
Në një bisedë me motrën e saj, Myvedete Kryeziu Basha, për veprimtarinë e së cilës shkruhet në numrin e 10 të librit “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi (f.64), znj. Valdete kishte insituar që pensionin e saj ta dhuronte për Shoqatën “Papa Klementi XI Albani”, Suedi. “E mbështes shumë Shoqatën e Shkrimtarëve “Papa Klementi XI Albani” në Suedi. Qoftë edhe një laps nëse i dhurohet një shoqate që kontribuon për librin dhe për kulturën shqipe, ti ke kontribuar sa të rritësh një fëmijë jetim”, kishte thënë Valdete Kryeziu.
Kështu, motra e saj, Myvedetja, e ka përmbushur dëshirën e Valdetes, menjëherë pas vdekjës, duke i shtuar asaj shume edhe shumën prej dy pensioneve të saj. “Unë dua që amaneti i motrës të përmbushet ende pa i rënë dheu syve, prandaj kërkova që të bëj këtë transfer menjëherë në shoqatën tuaj, 200 euro nga motra dhe 200 euro nga unë, që sado pak të kontribuojmë për botimet e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, thoshte znj. Myvedete Basha.
Në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, z. Rrahman Rrahmani, bashkë me Ymrije Beqirin dhe Hyrë Tejecin, ishin në vizitë në Prizen për të ngushëlluar familjen

Kryeziu. Z. Rrahman Rrahmani ndau Dekoratën “Papa Klementi” për znj. Valdete Kryeziu (postmortem) dhe znj. Myvedete Kryeziu Basha, si dy intelektuale të shquara, kontributdhënëse në të gjitha proceset për arsimin e Kosovës, iniciatore të shumë nismave për çështje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, humaniste të veçanta, si dhe si mbështetëse të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi.
Ndërkohë, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Suedia, kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, z. Hysen Ibrahimi, shprehu edhe njëherë ngushëllime për znj. Myvedete Basha, për humbjen e së motrës Valdete Kryeziu. Ai çmoi lart gatishmërinë e dy motrave për të kontribuar për shoqatën, duke thënë se vetëm personalitete dhe intelektuale që rrjedhin nga familje të ngritura dhe atdhetare, dinë të vlerësojnë dhe të çmojnë librin dhe përpjekjet për botimin e tij.
Delegacioni i Shoqatës bëri homazh edhe te varri i Valdete Kryeziut dhe la një buqetë me lule.
Znj. Valdete Kryeziu, ishte një ndër intelektualet e para të Kosovës. Ajo kishte lindur më 1953 në Prizren, e rritur në një familje atdhetare, e edukuar për arsimin shqip. Kishte qenë në radhët e studentëve të parë të Kosovës që kanë ndjekur studimet e larta të mjekësisë në kuadër të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Beograd. Ajo kishte diplomuar më 1973, si studente më e dalluara.

Në moshën 22 vjeçe ishte kthyer në Kosovë, duke dhënë kontribut të madh e duke ngritur shumë gjenerata në Shkollën e Mesme të Mjekësië “Luciano Motroni”, deri në pensionimin e saj.

Valdete Kryeziu ishte një atdhetare e madhe, duke i edukuar dhe frymëzuar edhe nxënësit e saj për atdhedashuri. Në këtë kuadër ajo ishte shumë parimore edhe në vlerësimin me notë, sepse vlerësonte të përgatitë dhe të nxjerrë nxënës dhe kuadro të mirë e profesionistë. “Serbia na don të dobët në të gjitha profesionet. Nuk fal asnjë notë, ndryshe nuk nxjerrim nxënës të mirë”, kujtonte fjalët e të motrës, znj. Myvedete Basha.

Profesoreshë Valdete Kryeziu kishte përjetuar bashkë me nxënësit periudhën e helimit në shkolla nga ana e pushtetit serb, në fillim të viteve 90-të. Ajo ishte helmuar rëndë atë kohë dhe si pasojë shqetësimet shëndetësore e kishin përcjellë deri në fund të jetës. “Por ashtu e sëmurë, nuk i linte nxënësit dhe as orët nuk i humbiste. Shkonte rregullisht në shkollë dhe në praktikën që kishin nxënësit”, kujton Myvedetja. Ajo i trajtonte nxënësit sikur fëmijët e saj, prandaj kishte sakrifikuar shumë për ta.
Pas luftës së vitit 1999, ajo ishte ftuar nga pjesëtarë të KFOR-it gjerman që të zhvillonte një program aftësimi me pjesëtarë të TMK-së. Ajo ishte e vetmja eksperte që kishte studiuar në degën “Patronazh- Kujdesi ndaj

Pacientit”, në Beograd, më 1973. Valdet Kryeziu kishte qenë njëra ndër femrat e para që ishte shkolluar jashtë Kosovës, duke thyer shumë tabu të
kohës.
Valdetja ishte vajza më e re e prindërve Ymer dhe Animshahe Kryeziu. Në Prizren njihet si një punëtore, intelektuale dhe humaniste e madhe. Familja e Ymer Kryeziut nga Prizreni ka dhënë shumë për kombin dhe shqiptarët. Një familje e përndjekur dhe e persekutuar në të gjitha gjeneratat, prej para
Luftës së Parë Botërore e deri në çlirimin e plotë të Kosovës. Trashëgimtarët e Ymerit e kanë ndjekur rrugën e të parëve me shumë dinjitet, duke iu bashkuar shumë iniciativave për liri dhe pavarësi. Ymeri kishte katër djemë e tri vajza, të gjithë të shkolluar dhe të edukuar për të dashur kombin dhe atdheun.
Femrat e kësaj familje kishin qenë shumë aktive, duke nisur që nga zonja Animshah (nëna e Valdetes), e cila kishte kontribuar shumë në ruajtjen e dokumenteve të rëndësishme të kohës. Ajo kishte qenë një grua vizionare dhe e kishte vlerësuar shumë shkollimin dhe edukimin e fëmijëve. Burri i kishte vdekur në moshë të re, duke e lënë atë të vetme me shtatë fëmijë.
Megjithë dhimbjen e madhe që kishte nga familja e saj, të cilës serbët ia kishte persekutuar të gjithë anëtarët e familjës, nëna Animshah, arrin t’ia dalë të punojë çdo gjë, punë fizike e punëdore, vetëm për t’i shkolluar fëmijët e saj.
Shkollimin e fëmijëve të Ymerit, e kishte ndihmuar edhe vetë intelektuali dhe atdhetari i madh, Prof. Anton Ҫeta, i cili e kishte njohur shumë mirë, Ymer Kryeziun dhe veprimtarinë e tij patriotike.
Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi, do të vazhdojë të identifikojë figura që kanë kontribuar për kombin shqiptar, në të gjitha kohërat dhe të shkruaj për to, si dëshmi e gjurmë që do të mbeten për gjeneratat e ardhshme.

Ky është Mikel Stak Mirdita, që u dogj për së gjalli nga serbët në “Furra Sava” me 24 Nëntor të vitit 1944!

Arbëresha Fazliu, Prishtinë
Ky është Mikel Stak Mirdita. Një figurë e rëndësishme intelektuale e patriotike e Prishtinës, gjatë shekullit XX. Stak Mirdita ka kontribuar shumë në organizimin e kryengritjeve anti osmane, anti serbe në kryeqytet e Kosovë. Stak Mirdita u dogj për së gjalli në furrë (furra Sava në kryeqytet) nga serbët me 24 Nëntor të vitit 1944!

Demokracia socialiste e Çoban Vuvuzeles!

0
Lirim Gashi, Prishtinë
E pyes tipin që është goxha lartë i ranguar në hierarkinë partiake dhe shtetërore : çka nënkupton ti me definicionin socialdemokraci?
Ma kthen përgjigjen :
Demokraci socialiste.
I them, nuk po të kërkoj sqarim të deformuar gjuhësor, morfologjik dhe sintaksor, por definicion të saktë politik.
Më thotë tipi : socialdemokracia është demokraci socialiste, gjithçka tjetër nënkuptohet.
I them, në këtë rast nënkuptohet vetëm mjerimi yt intelektual dhe i atyre që ta kanë dhënë votën.
Nese je mësimdhënës, si gjysmë analfabet gjuhësor je vetëm një gjysmë tragjedie, sepse e merr në qafë vetëm një shkollë.
Nëse si politikan i rangut kaq të lartë partiak dhe shtetëror zgjidhesh me votën e popullit dhe paguhesh nga kontributet e tij , atëherë je një tragjedi e madhe. Sepse e merr në qafë popullin që të paguan dhe shtetin që e përfaqëson.
Imagjinone, njerëzve të tillë edhe këshilltarët nuk u bëjnë punë. Sepse janë aq kokëboshë, saqë edhe memorien e kanë shoshë.
Çuditërisht nuk hezitojnë aspak që t’i zhytin hundët e qyrravta në punët që s’i njohin.
Sepse e nuhasin aromën e lekëve dhe privilegjeve si zagarët lepurin.
E pyes veten: Si ka mundësi që të kemi kaq shumë njerëz injorantë në të gjitha partitë politike ?
Rastësi?
Për hesapin tim jo.
Sepse injorantet hapin rrugë edhe më bërryla.
Pra nuk zgjedhin mjete për ta arritur qëllimin.
Por, si është e mundur që të kenë vazhdimisht qëllime kaq të padrejta, kaq të poshtra, kaq gllabëruese dhe kaq poshtëruese ?
Sepse janë injorantë për mbarësi dhe kampionë për mbrapshti.
Por, mua personalisht nuk më habit aspak fakti që është kaq i madh numri i njerëzve injorant në politikën, kulturën, arsimin dhe shkencën tonë.
Sepse në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar kemi pasur pa fajin tonë shkolla të improvizuara, ndërsa në njëzet vitet e para të këtij shekulli dhe mileniumi kemi pasur me fajin tonë trafikim diplomash.
Rezultati :
Na mbyti simulimi, improvizimi, aktrimi dhe turizmi në profesionet e panjohura.
Dhe rrjedhimisht na mbyti llumi.
Albin, nuk ke bagera sa ke llum në Parti.
E për partitë tjera as që ia vlen të flitet.
Ato janë të ndërtuara nga llumi.
Gabimete Musliu është lulë e dritë çka ka në Pdk.
Shtrohet pyetja çka i duhet popullit dhe shtetit pushteti që nuk e zgjidh asnjë problem si duhet?
Vetëm për ta financuar me tatime, taksa dhe dogana jetën luksoze të pushtetarëve parazitarë ?
Çfarë kuptimi ka një pushtet që është një tren i gjatë me mijëra vagona dhe kaq pak lokomotiva?
Çfarë kuptimi ka një pushtet që i tatimon pagat mizore si të Sri Lankes, për t’ia mundësuar pushtetarëve të paaftë dhe parazitarë një jetë të bukur si të Zotit në Paris?
Mirëpo ne në të kaluarën kemi pasur pushtete të cilat jo vetëm që nuk kanë zgjidhur probleme, por të cilat vazhdimisht kanë shkaktuar probleme dhe e kanë zbrazur vendin nga populli.
Në fakt krejt lehtë mund ta kuptoni pse jemi këtu ku jemi.
Lexoni me kujdes disa komente nën postimin tim paraprak dhe kjo mjafton.
Janë servilë që ia lehtësojnë aq shumë jetën luksoze dhe parazitare pushtetarëve të paaftë me botkuptimet e tyre tragjikomike, saqë është e pamundur.
Dhe a po më tregon tash dikush prej jush si do t’i përballojmë me paga kaq mizore çmimet kaq të papërballueshme, kur pushteti e pranon se nuk ka instrumente për frenimin e tyre ?
Si do ta paguajmë rrymën, ujin, qiranë, ushqimin, veshmbathjen dhe shërimin në këtë vend pa mbrojtje sindikale, pa sigurime shëndetësore dhe pa siguri në vendet e punës?
Si do të paguajmë kaq shumë çmime të papërballueshme me një pagë kaq mizore ?
Për çka zgjidhen Qeveritë me votën e popullit dhe financohen nga kontributet e tij?
Për ta lënë të njëjtin në mëshirën e oligarkeve të çmendur tregtar që nuk ngopen me asgjë?
Unë kur nuk di diçka pyes.
Pushtetarët tanë as nuk dijnë, as nuk pyesin dhe as nuk pranojnë këshilla.
Çka jemi ne për ta?
Financues të jetës së tyre luksoze.
Çka janë ata për ne ?
Janë barrë.
Pse janë barrë?
Sepse i tatimojnë pagat tona edhe ashtu mizore për ta financuar jetën e tyre luksoze.
Në anën tjetër e pranojnë se nuk kanë instrumente për ta frenuar çmendurinë gllabëruese të oligarkeve tregtar dhe të pronarëve të shitoreve të mëdha.
Por, a janë në gjendje të ndërmarrin masa urgjente sociale dhe ekonomike për zbutjen e pasojave nga pandemia globale dhe kriza energjetike?
Natyrisht që po.
Po pse atëherë s’po ndërmarrin, çka po presin?
Unë u kam propozuar pezullim të përkohshëm të Tatimit në Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe heqje të akcizave të dyfishta nga importi.
Sepse pezullimi i përkohshëm do t’i ulte çmimet, ndërsa pezullimi i njërës nga akcizat do ta lironte importin.
Të dyjat së bashku do ta rrisnin konsumin.
Lekët nga konsumi i shtuar do të futeshin në qarkullim dhe do të mund të tatimoheshin,
në mënyrë që barra e krizës energjetike dhe pandemisë globale të shpërndahej në shumë supe.
Pra në mënyrë që një pjesë e barrës të binte edhe mbi supet e oligarkeve, sepse i kanë shumë më të forta
Por ja që kam hasur në sy të verbër dhe veshë të shurdhër.
Pra po flas për pezullim të përkohshëm deri sa të sanohet kriza energjetike.
U jap këshilla gratis, u shkruaj shkrime gratis.
Çka marr prej juve?
Komente që më motivojnë t’ju them :
Aferim dhe pirolla ju qoftë!
_____________________
SOCIJALISTIČKA DEMOKRATIJA ČOBANINA VUVUZELE
(ovaj članak sam preveo samo zbog Duda Balje i Acka Abdi)
Autor : Lirim Gashi
Pitam tipa koji je prilično visoko rangiran u stranačkoj i državnoj hijerarhiji: šta podrazumijevaš pod definicijom socijaldemokracija?
Daje mi odgovor:
Socijalistička demokracija.
Kažem mu, ne tražim iskrivljeno jezično, morfološko i sintaktičko objašnjenje, nego preciznu političku definiciju.
Kaže mi tip: socijaldemokracija je socijalistička demokracija, sve ostalo se podrazumijeva.
Kažem mu, u ovom slučaju se podrazumijeva samo tvoja intelektualna bijeda i bijeda onih koji su za tebe glasali.
Ako si učitelj, kao napola jezično nepismen čovjek samo si pola tragedije, jer samo jednu školu uzimaš na vrat.
Ako si kao političar tako visokog stranačkog i državnog ranga izabran glasovima naroda i plaćen njihovim prilozima, onda si velika tragedija. Jer uzimaš na vrat i narod koji te plaća i državu koju predstavljaš.
Zamislite na trenutak : šta će takvim političarima savjetici kad imaju šupljine na površini mozga poput site od brašna ?!
Začudo, nimalo se ne ustručavaju zabadati svoj prljavi nos u stvari koje ne znaju.
Jer osjećaju miris novca i privilegija kao psi miris zečeva.
Pitam se: Kako je moguće da u svim našim političkim strankama ima toliko neznalica?
Koincidencija?
Ne .
Jer neznalice otvaraju sebi ​​put i laktovima.
Stoga ne biraju sredstva za postizanje cilja.
Ali kako je moguće da stalno imaju tako nepravedne, tako podle, tako razorne i tako ponižavajuće namjere?
Zato što su neznalice za kreiranje blagostanja i majstori za kreiranje zla.
Međutim, mene osobno uopće ne čudi činjenica da je u našoj politici, kulturi, obrazovanju i znanosti toliki broj neukih ljudi.
Zato što smo devedesetih godina prošlog stoljeća ne svojom krivnjom improvizirali škole, dok smo u prvih dvadeset godina ovoga stoljeća i tisućljeća svojom krivnjom imali trgovinu diplomama.
Rezultat:
Preplavile su nas simulacija, improvizacija, gluma i turizam u nepoznatim profesijama.
I posljedično nas je blato utopilo.
Aljbine, nemaš dovoljno bagera i bagerista koliko imaš smeća u Partiji.
A za druge stranke ne vrijedi ni govoriti.
Izgrađene su od smeća.
Gabimete Musliu je cvijet i svjetlo šta još ima u Pdk.
Postavlja se pitanje što narodu treba vlast koja niti jedan problem ne rješava kako treba?
Samo da bi porezima i carinama financirao luksuzne živote parazitskih vladara?
Koja je svrha tako dugog vlaka s tisućama vagona i tako malo lokomotiva?
Koja je svrha vlade koja oporezuje tako jadne plaće svojih birača poput onih u Šri Lanki, da omogući nesposobnim i parazitskim vladarima lijep život poput Boga u Parizu?
Ali mi smo u prošlosti imali vlade koje ne samo da nisu rješavale probleme, nego su stalno stvarale probleme i praznile zemlju od naroda.
Zapravo, lako možete razumjeti zašto smo ovdje gdje jesmo.
Pažljivo pročitajte neke komentare ispod mog prethodnog posta i to je dovoljno.
Toliko ima servilnih ljudi koji svojim tragikomičnim komentarima olakšavaju raskošan i parazitski život nesposobnih vladara, da je to nemoguće.
Može li mi sada netko od vas napokon reći kako ćemo se nositi s tako okrutnim plaćama sa tako nepristupačnim cijenama, kad vlast priznaje da nema instrumenata da ih obuzda?
Kako ćemo u ovoj zemlji plaćati struju, vodu, stanarinu, hranu, odjeću i liječenje bez sindikalne zaštite, bez zdravstvenog osiguranja i bez sigurnosti posla?
Kako ćemo platiti tolike nepristupačne cijene s tako jadnom plaćom?
Zašto se vlade biraju narodnim glasovanjem i financiraju njegovim doprinosima?
Da ostave narod na milost i nemilost ludih trgovačkih oligarha i ludih vlasnika robnih kuća koji se ničim ne zadovoljavaju?
Ja kad nešto ne znam pitam.
Naši vladari niti znaju, niti pitaju, niti prihvaćaju savjete.
Što smo mi njima?
Financijeri njihovih luksuznih života.
Što su oni nama?
Naravno teret, šta drugo ?!
Zašto su nam teret?
Zato što oporezuju naše ionako jadne plaće kako bi financirali svoje luksuzne živote.
S druge strane priznaju da nemaju instrumente da obuzdaju proždiruće ludilo trgovačkih oligarha i vlasnika robnih kuća.
No, jesu li u stanju poduzeti hitne društvene i ekonomske mjere za ublažavanje posljedica globalne pandemije i energetske krize?
Naravno da jesu.
Ali zašto onda ne poduzimaju, što čekaju?
Ja sam im recimo predložio privremenu suspenziju poreza na dodanu vrijednost (PDV) i ukidanje dvostrukih trošarina na uvoz.
Jer privremena obustava bi snizila cijene, a obustavom jedne od trošarina pojeftinio bi se uvoz.
I prvo i drugo bi povećali potrošnju.
Novac od povećane potrošnje puštao bi se u opticaj i mogao bi se oporezovati,
tako da se teret energetske krize i globalne pandemije prevalio na mnoga ramena.
Na taj način dio tereta bi pao na pleća oligarha, jer oni imaju puno jača pleća.
Ali eto, naišao sam na slijepe oči i gluhe uši.
Dakle, govorim o privremenoj suspenziji dok energetska kriza ne prolazi.
Dajem vam besplatne savjete, pišem vam besplatne članke.
Što dobijem od vas ?
Komentare, koji me motiviraju da vam kažem:
Aferim i pirola.

Cilët na qenkan “boshnjakët” e Malit të Zi?

0
Nga Fahri Xharra, Gjakovë

  •  “Kemi gjithë jetën që na detyrojnë të mos flasim gjuhen tone, por ne prape nuk e kemi harruar . E kemi kaluar njëri pas tjetrit me breza deri sot tek çikat 5 vjeçare të shtëpisë”-Sali Bajri 81 vjeç nga Uglla ( SANXHAK, Pazar i Ri).

Komunat shqiptare brenda kufinjve shtetetor te Malit te Zi,ndodhet ne skajin verior te Alpeve shqiptare.Shumica e shqiptarëve janë kthyer ne boshnjak dhe tashmë zyrtarisht nuk përbejmë më shumicën.

Një vendim i Kongresit të Berlinit (1878) që e pranonte Malin e Zi si shtet si lufta ballkanike e vitit 1912 , ia dhanë mundësinë që ky shtet i pa qenë kurrë në rris territoret e veta mu në tokat e shqiptarëve. Ajo kohë shënohet dhe mbahet në mend edhe për dhunën, vrasjet mbi popullatën e pa armatosur. Si pasojë e dhunës së pa parë ishte edhe ikja dhe zhvendosja e popullatës vendase shqiptare dhe ri popullimi me popullsi sllave.

Me anën e këtij shkrimi deshta t`i kundërvihem “vajit boshnjak” për tokat dhe “popullsinë boshnjake” që sot janë të okupuara nga malazezet. E që nuk është gjë tjetër vetëm se një shtrembërim i historisë dhe të vërtetës së saj por edhe përvetësim i asaj pak popullate shqiptare me konfesion mysliman që ende jetojnë në tokat e tyre në Mal të Zi.

Ja se çka ata shkruajnë se “boshnjakët” jetojnë në pjesën verilindore te Malit të Zi në Plevle, Bijelo Pole, Rozhajë, Palve, pra ne tokat që njohën si Sanxhaku Jugor dhe që janë popullsi shumicë; por një numër i tyre , “boshnjakëve” pra jetojnë në Tivar dhe Podgpricë, që në kohën e perandorisë Osmane ( deri më 1912 fxh) e bënin shumicën , por më vonë me dhune u larguan dhe ikën. Rasti më i rëndë ishte Nikshiqi , në të cilën “boshnjakët” ishin shumicë, por të cilët ikëm pas 1912-tës.

Image

Harta

Një manipulim i madh nga këta autorë dhe shumë të tjerë behët kur këta këmbëngulin në njësimin e popullatës sllavo-myslimane boshnjake me atë shqiptare-myslimane.

“Elajeti i Bosnjës ndahej në sanxhaqe, dhe një prej tyre ishte edhe ai i Novipazarit. Në periudhën 1455 deri më 1465 , sanxhaku i Novi pazarit bënte pjesë në Vilajetin boshnjak të perandorisë Osmane. Figura më njohur e kësaj ane ishte Gazi Isa-beg Isakoviqi ishte themeluesi i Novi Pazarit “ thonë autorët e shkrimit, por jo kjo është vetëm një zhvendosja datash dhe manipulim me njerëzit. “Novi Pazari është një qytet me një trashëgimi të shtrenjtë kulturore, qytet i shumë shtresave,ku nga çdo shtresim i gjejmë gjurmët e së kaluarës së posaçme. Është e njohur historikisht që banorët e parë të kësaj ane ishin Ilirët e pastaj Shqiptarët, të cilët u valavuan gjatë historisë me pushtimet romake, sllave dhe turke “.

Mund të merrej me mend se shfaqja e përzierjes asimiluese që manifestohej aty ku me dhunë ndërpriteshin lidhjet me vetveten që doemos do të pasonte me rikëndjelljen e brezave tjera të cilët do të ishin shumë të përsheshëm për ndërtimin e “njeriu të ri” të pastruar nga kujtesa dhe të gjitha ngarkesat tjera të cilat mund të paraqitnin pengesa drejt ardhmërisë “..që të bëhen “boshnjakët”.

Pasojat e presionit turko-serb ishin asimilimi fetar, humbja e vetëdijes kombëtare, mos hapja e shkollave shqipe dhe si pasojë edhe humbja e gjuhës shqipe. Është interesante se si sot Turqia po e përdorë myslimanizmin e shqiptarëve dhe “ boshnjakëve” të Sanxhakut si ambasada të interesave të tyre për të bërë një hap më të madh në Europë. E ne ,pa kurrfarë analize i vihemi pas. Për të treguar se këndej pari flitej shqip dhe besohej shqip, po i shënoj të ilustruara me fotografi, përshkrimet e disa kishave dhe manastireve “serbe” (përshkrimet për këto janë të përkthyera nga shënimet serbe), të rrethinës së Novi Pazarit.)

Autorët e përmendur, iu sqarojnë lexuesve se Novi Pazari s`ka qenë kurrë pjesë e Shqipërisë.

“Në të gjitha luftërat “ Boshnjakët” e Malit të Zi dhe të Sanxhakut paraqiteshin si subjektivitet i posaçëm kombëtar duke e dhënë një kontribut të madh në luftën antifashiste në “tokat “ e Malit të Zi,” Në fund të luftës së Dytë , “Boshnjakët”, ata e mendonin se nuk do të iu përsëritet e kaluara pas kongresit të Berlinit( nga studimi Boshnjakët në Malin e Zi ) . Por e jona është të pyesim se me çfarë të drejta historike këta dhe të tjerët mundohen të krijojnë një popullatë artificiale nga shqiptarët vendas?

Fjala e nxjerrë fjalën dhe kësi lloj shkrimesh janë me të madhe duke u shkruar e ne, në këtë rrëmujë kombëtare para të ardhmes sonë që po duket se po na troket në derë më në fund: “Të mendojmë pak”. Diçka që mendjet e shëndosha s’e kapin dot. Një mrekulli e llojit të vet, duan t’u tregojnë të tjerëve  ja ne jemi me gjak dhe mentalitet të turkut, myslimanë të përbetuar, qëllim ky për një provokim etjet banal, por edhe i rrezikshëm, një marifet i ngjashëm me atë të Beogradit, nga shqiptarët “dolën të lagtë”. Shini ku të çon naiviteti dhe primitivizmi i këtij shekulli, një kuku për shqiptarët edhe për përqasje shumë të gabuar, si një çifte me tyta në ballë të shqiptarëve. Në kohë, shumë të hershme, edhe pas shpalljes së Pavarësisë, thirrej mileti: ”Kush është turk me falë Bajramin”, edhe sot e njëjta gjë, në “kostum” më ndryshe. Shkuarja e lojtarëve në xhami, apo kishë, vërtet është çështje private, përderisa ata nuk shkojnë në kostume sportive, përkatësisht, të kombëtares, të cilitdo sport.

Kemi vërejtur me shumë kujdes, se çka mund të fshihet nën “plaf”. Duhet mos të harrojmë e as të mohojmë porositë e klerikëve në krye të BIK, që herë pas herë, u bëjnë sportistëve, për të bërë “duva” para se të hynë në fushën, apo sallën ku zhvillohen ndeshjet. Ky është një celebrim i panevojshëm, sidomos për shqiptarët, aq më parë, kur ende nuk jemi në “në sy për të mirë” në rrethinë dhe më gjerë. Kemi punë më të vlefshme dhe të rëndësishme, për të mposhtur bindjet negative ndaj nesh, e jo pak popujve ( nga Dedë Mirdita )” 280315
Pra pa fije fytyre mohohet përkatësia kombëtare e shqiptarëve myslimanë të Malit të Zi dhe Sanxhakut?

Kadare kishte për të thënë “Kurthi serb, turqizmi ynë dhe armiqësimi me Evropën”

Ndalonie “e-zanin” me altoparlant, se na i çmendet fëmijët dhe të gjithë neve!

0
Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan 
Apel për mirëkuptim me komunitetin islam, klerin fetar, Bashkësinë islame dhe komunën!
Të nderuara autoritete të përmendura më sipër, ju lutem të keni kujdes, në lartësinë e zërit të altopërlantëve gjatë thirrjes të “EZANIT” nëpër xhamitë të cilat janë shumë afër vendbanimeve dhe shkollave.
Prijësit fetar duhet ta dinë se çka do të thotë fjala “ezan”, ajo nuk është asgjë tjetër përveq një thirrje që ju bëhet apo ju bëhej qytetarëve në mesjetë pra atëherë kur nuk kishte matës të kohës, për ti lajmru ata apo turmën se jemi afër mëngjesit dhe me ezan janë thirrë ata që të zgjohën. Më pas vjen thirrja për mesin e ditës, drekën, pasdrekën dhe mbrëmjen apo kohën e darkës gjegjësisht përgatitja për gjumë. Kështu që imamët duhet të ju shpjegojnë ndjeksëve apo xhematit të tyre se tani në kohët moderne ku secili qytetar e ka një orë apo celular në dorën e tij, kështuqë nuk kemi nevojë fare për traumë dhe stres 5 herë në ditë që na shkaktohet nga qindra e mijëra altopërlant të vendosur nëpër minaret e xhamive.
Si një qytetar i lirë dhe pa obligime, gjatë kësaj kohe të lirë po dëshiroj ta shetis në natyrë mbesën time 2 vjeqare. Sot më rastisi të qëlloj mu pranë rrethojes së xhamisë, pa pritur u ndëgjua ulurima e altopërlantëve me kapacitete të larta, të instaluar në majën e minarës 30 metra të lartë të xhamisë. Drejtën me tregu kur ka fillu ulurima e altopërlantit më ka frigu pak edhe mua, kurse mbrea ime 2 vjeqare ka filluar vajin dhe tmerrin që asnjëherë nuk më ka rastisur ta shoh fëmiun në një gjendje të tillë.
Imami dhe ata pak aplikues të islamit duhet të jenë të kujdesëshëm, të falen e të luten sa të duan dhe kur të duan, por le ta din se falja e lutja është individuale, duke mos pas të drejt askush që për qefet e teket e tyre të naj traumatizojnë fëmijët e vegjël që duan të rriten pa zhurmë e pa ndotje akustike.
Shih videon:

Barku i fëmijëve nuk ngopet me dashurinë për Albinin a tjetrin

0
Lirim Gashi, Prishtinë
Jo që nuk duam por biologjikishit nuk është e mundur.
Dhe kjo vlen para së gjithash për ne që jetojmë dhe punojmë në Kosovë për paga mizore.
Pra po flas për njerëz që nuk mund t’i plotësojnë nevojat elementare dhe jo ato luksoze.
Çka nëse fëmijët sëmurën e prindërve nuk u dalin pagat as për qera dhe rrymë?
Çka nëse sëmurën prindërit psikikisht dhe fizikisht nga brengat ?
Mendoni se 10 Euro shtesa për pampersa e zgjidhin këtë problem?
Po flas për një vend ku oligarket e sektorit të tregtisë dhe pronarët e shitoreve të mëdha janë aq të pamëshirshëm ndaj konsumatorëve saqë është e pamundur.
Për një vend ku politika nuk e ka asnjë instrument për ta frenuar çmendurinë e tyre.
Për një vend ku konsumatorët janë të varur nga mëshira e Zotit, sepse asnjë njeri i gjallë që ka kompetenca vendimmarrëse në politikë nuk ka zgjidhje për problemet e tyre urgjente ekzistenciale.
Për një vend ku mungojnë kushtet bazike jo vetëm për jetesë të dinjitetshme por për mbijetesë.
Për një vend ku politika simulon dhe improvizon natë e ditë, pa e zgjidhur konkretisht asnjë problem akut ekzistencial.
Po flas për probleme akute ekzistenciale sepse nuk ka asgjë në këtë botë që e cenon dinjitetin e njeriut sa varfëria.
Pra nuk po ankohem prej qefit si gjermanët kur e ofendojnë qeverinë pse nuk ua paguan pushimet verore dhe dimërore, por po flas për brenga alarmante dhe urgjente ekzistenciale.
Po flas për një vend ku çdo këshillë mirëdashëse injorohet nga pushteti dhe ku çdo kritike mirëdashëse poshtërohet nga tifozët e çmendur të pushtetit që ende janë të dehur nga euforia e fitores madhështorë të 14 shkurtit.
Ajo që bie në sy për të keq, pikërisht mërgimtaret e permalluar për atdheun e tyre që ishin kontribuuesit më të mëdhenjë të ndryshimit janë shndërruar pa dashur në frenuesit më të mëdhenj të ndryshimit.
Sepse nuk jetojnë në Kosovë dhe nuk i ndjejnë drejtpërsëdrejti në lëkurën e tyre problemet për të cilat po shkruaj.
Prandaj duke e poshtëruar çdo kritikë mirëdashëse ata ia prejnë vetvetes degën mbi të cilën janë ulur, sepse i konsumojnë para kohës frytet e angazhimit të tyre të sinqertë dhe të palodhshëm për ndryshim.
Sepse pa këshilla dhe kritika mirëdashëse nuk ka trysni ndaj institucioneve vendimmarrëse dhe pa trysni nuk ka ndryshim.
Dhe kur kjo ndodh brengave akute ekzistenciale i shtohet një element eksploziv psikologjik, të cilin psikologët e njohur e quajnë psikozë kolektive afektive me potencial të lartë shpërthyes.
Dhe imagjinojeni kur unë si një përkrahës i palodhshëm dhe skajshmërisht i sinqertë i ndryshimit kaplohem nga një gjendje e tillë emocionale, çka do të ndodh me skeptikët dhe refuzuesit?
A thu e kupton së paku Albin Kurti dimensionin e ri të problemit për të cilin po shkruaj, apo duhet t’ia vizatoj?
Për krizën energjetike globale në ardhje kam shkruar disa herë së paku shtatë muaj më herët, kur mediat shqiptare, e veçmas ato kosovare, nuk janë marrë fare me këtë temë.
Biles dyshoj fuqishëm që nuk e kanë ditur fare se çfarë po ndodh.
Kam shkruar shumë artikuj sqarues dhe informativ ku e kam përshkruar në mënyrën më të saktë dhe më të detajuar të mundur krizën energjetike në ardhje.
Madje kam dhënë edhe propozime konkrete se cilat masa ekonomike dhe sociale mund ta amortizojnë dëmin që u shkakton konsumatorëve ngritja e çmendur e çmimeve.
Dhe jo vetëm kaq por kam dhënë propozime konkrete se cilat masa urgjente mund ta stimulojnë konsumin.
Dhe natyrisht ato shkrime dhe shumë të tjera ia kam dërguar Albin Kurtit në Email.
Dhe natyrisht askujt nuk i ka interesuar, e as Albin Kurtit.
Si duket shqiptarët nuk fascinohen nga elaborimet serioze shkencore, por vetëm nga shkrimet satirike, humoristike, senzacioniste dhe roz, ndërsa Albin Kurti beson se nuk ka nevojë për këshilla mirëdashëse, sepse për çdo problem ka përgjigje.
Sikur Qeveria Kurti asokohe të kishte vepruar urgjentisht, sot furnizimi me energji do të ishte shumë më i lehtë. Por jo nuk ka vepruar sepse nuk e ka asnjë ekspert të vërtetë, respektivisht asnjë ekspert të aktualizuar të energjisë, që është vazhdimisht në rrjedha globale informative dhe shkencore.
Edhe përkundër faktit që kjo Qeveri nuk ka faj për krizën energjetike globale, shtrenjtimi që pritet të ndodh do të shkaktojë rritje të papërballueshme çmimesh për njerëzit që jetojnë nga pagat e Kosovës, respektivisht që nuk e kanë askënd jashtë.
Dhe më besoni :
Numri i tyre nuk është i vogël.
Dhe si do t’i ushqejnë dhe ngrohin fëmijët e tyre prindërit e varfër që jetojnë në një vend kaq të varfër dhe me paga kaq të ulëta ?
Do t’i ushqejnë dhe ngrohin me dashurinë e tyre ndaj Albin Kurtit?
Apo do t’ju ndihmoni që t’i ushqejnë fëmijët e tyre, ju që jetoni në mërgim dhe që e doni aq shumë Albin Kurtin.
Sepse nëse e doni aq shumë Albin Kurtin sa deklaroni publikisht, atëherë si mund t’i lini pa ushqim fëmijët e prindërve të varfër të cilëve nuk mund t’ ju ndihmon Albin Kurti?
Ka dikush prej jush ndonjë përgjigje në këtë pyetje?
Dikush prej jush pat shkruar se diaspora është e gatshme të mbledhë lekë për blerjen e armëve në mënyrë që populli i Kosovës të mbrohet më mirë nga Serbia.
Ndoshta ai dikushi ka një propozim për Albin Kurtin se si ta mbrojë popullin e varfër nga uria?
Sepse nuk ka më lehtë sesa të japësh premtime të mëdha.
Por në të njëjtën kohë nuk ka më vështirë se sa t’i mbash premtimet e mëdha.
Nëse Qeveria nuk ka përgjigje në pyetjet me rëndësi ekzistenciale, atëherë kush ka përgjigje?
Sepse me arsyetime dhe sqarime nuk ngopen, ngrohen dhe shërohen fëmijët dhe as prindërit e tyre.
Zoti na ndihmoftë s’po di çfarë të them tjetër .
Apo ndoshta Albinit do t’i bie ndërmend që ka premtuar shumë dhe do të kalojë si Tito dikur nga fjalët në vepër?