Kreu Blog Faqe 1420

Salafistët në sulm direkt kundër kombit

0
Afrim Caka, Gjakovë
Qenia fetare dhe politike shqiptare, tashmë shtrembëruar aq shumë sa që kërkohet kryengritje e madhe kulturore për ti kthyer gjërat në rrjedhën e vet e në shtrattin kombëtar.
Kudo ka ngritur krye neuroza fetare radikale dhe ajo politike. Ajo që na bënë të habitemi në karakterin fetar e politik të shqiptarëve të lashtë është vrulli i papërmbajtshëm i mosëmirënjohës ndajë kulturës dardane:
“Ky mister paradoksal i mizorisë së fundit fetare e politike po i rezervohet pikërisht brezit që po rritet”.
Talibanizmi po fiton teren!?…
Gjëja më e rëndë që ka ndodhur në historinë e Shqipërisë, Dardanisë dhe Iliridës në 100 vitet e fundit. Një qëndrim i tillë rrezikon të shkatërrojë vetë rrënjën, nga të cilit është ngritur kombi dhe kultura e shqiptare në Gadishullin ILIRIK.
Vdekja e një kulture. Kanë kaluar kaqë vjetë pasë luftës. E shija çdo dit, nuk i besoja syve. Pse i bëjnë këto punë të liga. Kanë bërë shumë zullume. I gëzohen vetëm kohës së vdekur. Këta jetojnë vetëm me të vdekurit. Ne jetojmë me të gjallët.
Shtrohet pyetja pse?
Afër Perëndisë ka vërtet më shumë besimtarë të pandershëm!
Hapësira e predikuesve të shtrembëruar fetar e politik, në dimensionin kulturor, historik dhe sociologjik, nuk ka munguar te ne dhe jemi bërë skllavër të tyre – më ka përballur me pyetjen – pse, pse?!? Shqiptarët kanë humbur shumë organe të shqisave, bie fjala nuhatjen për fe, politik, histori e kulturë. Shqiptari besimtar pothuajse e ka humbur shqisen e nuhatjes. Janë të vërteta, themë unë. Tani jemi të gjallë, po na mbysinë të vdekurit!?
Sot shkenca lulëzon dhe lë shenja të thella mbi fytyrë për të pasur ndërgjegjën e pastër, ndersa ajo në të cilën pak nga pak është shembur e gjithë filozofia e kohës kombëtare, këto mbetje të otomanonostalgjikëve, ka shkaktuar ndaj vetes mosbesim dhe dashaligësi, pse jo edhe sarkazmë dhe varfëri mendore. Otomanonastalgjikët e katandisur “në teori të shtrembërimit” në të vërtetë asgjë më shumë se sa një epokaliptikë e drejtuar dhe doktrinë e kreshmës, një filozofi e shtrembëruar fetare që nuk di të të shkojë përtej pragut dhe kundërshton me mundim të drejtën e hyerjes në kulturën shqiptare, kjo filozofi doktrinash fetare është në “frymëmarrjen e fundit”, një mbarim, e një agonie të një populli, diçka që ngjall keqardhje dhe sëmundje mendore. Si mund të sundojë një filozofi e tillë doktrinashë të shtrembëruara?
Me respekt u flas atyre që deshirojnë të arrijnë dëlirësinë:
“Mos e humbni kohën kot”.
Islamizimi i Dardanisë dhe Iliridës nga otomanonostallgjikët e Turqisë. Poplitikat turke dhe serbe që ndikuan në islamizimin e Shqipërisë, Dardanisë dhe Iliridës dhe karakteristikat shqiptare që lehtësuan islamizimin. Lexuesi do të gjejë paragrafë, me të cilën mund të mos jetë i një mendimi, por e vlen ta shfrytëzojë sidoqoftë këtë mundësi për të mësuar pikpamjen e nje politike e fetare të shtrembëruar nga islamizimi i shqiptarëve, për më tepër, të një ish klase politike të korruptuar. Kështu pas pesë shekujsh shtypjeje nga turqit, Shqipërisë, Dardania dhe Ilirida nuk janë të lira. Neoosmanët ishin larguar, por kishin mbetur otomanonostallgjikët.
Mirpo, një proverb shqip thotë:
“Shkoi thundra, mbeti gjurma e ndonjë testamentë i lënë përgjysmë”.
Unë nuk jam filozof dhe as shkrimtar, por fati i këtij populli (historia e tij) më shtyri të shkruaj rreth kësaj “masakre fetare”. Në Shqipërisë, Dardani e Ilirid, propaganda turke e asaj sllave për mes muslimanizmit dhe përmes ortodoksizmit ishte armik i nacionalizmit shqiptar. Ne tashmë pamë ndikimin e Erdoganit turk në rritje ku shpenzonin qindra e qindra miljona e miljona euro në vit për çështjen fetare fondamentaliste, përfshirë xhamitë e shumta, jo vetëm në qytetet kryesore të Shqipërisë, Dardanisë e të Iliridës, por madje edhe nëpër fshatrat, sidomos rreth qyteteve, duke qenë që të gjitha xhamitë nën përkujdesjen e hoxhallarëve, imamëve dhe argatëve të tyre shiqpfolës.
Në këtë mënyrë, pasuesi i fesë, i bazuar tek besimi dhe ndaj shtrembëruesve fetar jeton në injorancë, por mendon se zotëron diturit. Por kur ai përseritet pa ndërprerje, fillon të duket e vërtetë, sepse këta të fundit nuk e durojnë vetminë.
https://www.tetovasot.com/2021/02/themeloi-bashkesi-fetare-selefiste-ne-maqedoni-ja-cfare-thote-drejtuesi-i-saj-video/
Shumë kohë më parë hoxhallarët zbulun se shqiptarin mund ta detyrosh t’i besojë Zotit vetëm atëherë kur ai për ndonjë arsye të jashtme ka prirjen për të qenë kundër natyrës dhe kulturës shqiptare. Sapo ata shfaqnin një prirje të tillë, shndërrohen në skizofrenë. E tërë qenia shqiptare është pjesë e natyrës, ndërkohë që vetëm mendja tyre është kundër natyrës e kulturës shqiptare, sepse, vetëm ajo mund të programohet, por jo trupi. Çfarë e ka shtyrë shqiptarin apo besimtarin të jetë një preh shumë e lehtë për shtrembëruesit fetar me konceptin e tyre për Zotin, armiqësor ndaj natyrës, historisë dhe kulturës shqiptare?
Një thirrje vinde që andej vazhdimishtë nga shkretirat NEOOSMANE. Fara djallit ishte tani matanë, në trupin e tyre. Një thirrje për asimilim. Asimilimi sa vente e zbriste më thellë. Ajo donte të përjetësohej, duke u bërë natyrë e dytë e shqiptarëve. Shtrembërimi përpiqej në fillim ta mpinte mendjen shqiptare, për të shkuar më larg – ta thjeshtonte atë që ishte dashur qindra vjet të ndërlikohej: “Truri shqiptar”.
Pas kësaj, ajo të rrënonte kulturën, për ta zëvendësuar me një kulturë, histori dhe gjuhë të rreme.
Këta filozofë fetar që vijnë pa kollare tufa tufa, nuk ju kemi besë, janë miq të rinj apo nuk janë të rinj të “së vërtetës fetare”? Ka të ngjarë disi, meqenëse deri më sot të gjithë filozofët tufa – tufa nuk i kanë dashur të vërtetetat dhe kulturën shqiptare. Për ta, jeta shqiptare nuk mund të përfitohej veçse e gjymtuar prej luftës së qenieve fetare, prej urrejtjes, egërsisë dhe ndërprerjeve tragjike në mesë kombit dhe fesë.
Shqiptarët modernë, me topitjen e tyre mendore për çdo emërtese të fondamentalizmit, nuk e kanë më të njejtën ndjeshmëri për shkallën tmerrësisht sipërore që nuk e gjente dot ndjeshmërinë e lashtë në paradoksin e formulës “Kultura shqiptare gjithnjë në litar”.
Kudo ka ngritur krye neuroza fetare, ajo gjendet e gërshetuar me tri rregulla fetare të rrezikshme: vetmi, shtrembërim, errësirë dhe jo dritë. Drita dhe errësira nuk janë një qift, janë si gjurmë tӫ, para dhe mbrapa, gjatë ecjes. Pse shtrembëruesitë fetar nuk kërkojnë dritë. Dhe vetëm kjo dritë ndriçon me të vërtetë të gjitha skutat e errëta. Përse janë kundër kulturës shqiptare? Kjo është një strategji efektive psikologjike, që përmblidhet në faktin që, nëse ata janë programuar kundër çdo gjëje shqiptare.
Tani është duke lindur një racë e re filozofësh fetar të shtrembëruar: Unë po guxoj t’i pagëzoj me një emër të padëmshmëm. Kështu si i kuptoj unë, kështu si bëjnë dhe sillen në tempujtë fetar ata për t’i kuptuar – është pjesë e llojit të tyre që duan të ngelen të shtrembëruar në ndonjë anë enigma e tyre, këta fetar të shtrembëruar të së ardhmes dëshirojnë të kenë të drejtën dhe ndoshta edhe gabimet e tyre të quhen tunduese e të drejta. O Zot, thash e vete, kishin arritur ta verbonin, më në fund një popull të tërë. E kishin ndjellë me në fund me zgjedhjen fatale.
Po, sa herë duhet të themë i dëshpëruar që drejtësia shqiptare ka qaluar në të gjitha hallkat e saja. Dhe ky popull i “madh”, ky popull i deformuar shpirtërishtë, apo miqë të “fondamentalizmit radikal”! Dhe kështu shpresohet tek disa hoxhallarë dhe qindra ndihmës dhe zagarë të stërvitur me mjeshtri që të mund të shfaqen në kulturën dhe në shpirtin shqiptar, për ta bërë shtrembërimin e një kulture dhe të popullit të tij, për të shkruar këtu të vërtetën për shtrembërimin mendor të shqiptarëve.
Më kot “shkruajmë dhe flasim” vazhdimisht, për ta thënë këtu të vërtetën, dhe në mënyrë të dhimbshme e të piklluar, sesa e vështirë është për të gjetur “ndihmës dhe intelektual” për të vërtetën dhe për të gjitha gjërat që nxisin pikërisht kurreshtjen e çdo shqiptari.
Vishtërsia që hasim ne për t’u treguar të ditur për rrezikun e gjahut fondamentalistë ku janë të nevojshme guximi, zgjuarsia, shija e hollë në çdo kuptim, pikërisht atje ku fillon gjuha e trash e shtrembëruar, por edhe rreziku i madh: pikërisht aty në minaret e xhamive humbasim syrin, mendjen dhe hundën për të gjetur gjurmët e çkombtarizimit.
Për këto gumëzhitjeje me përvoja të rrezikshme e fatale – kush mund t’ia bënte këtë shtrembërim popullit…! Kush do të kishte kohë të priste shërbëtorë të tillë! Ata, siç duket, nuk rriten tepër rrallë, janë në këtë mënyrë të mundur në çdo kohë! Më në fund duhet bërë gjithçka vetë populli, për të mësuar diçka vetë: gjë që do të thotë se ka shumë punë për të bërë! Por ajo për një si intelektual apo nacionalistë ngelet një nga veset më të pakëndëshme, më falni për këtë! Doja të thosha – dashuria ndaj atdheut duhet të çmohet në qiell por edhe mbi tokë – jo të lihet në dorën e qenieve të shtrembëruara fetare.

Si u arrestova në Prishtinë nga policia serbe në Janar 1993

Shkruan: Behlul Jashari, Prishtinë

-Në Janar 1993 u arrestova në Prishtinë nga  Policia e Serbisë pse kisha botuar në gazetën tradicionale e historike Rilindja shkrimet për grevën e minatorëve të Trepçës në mbrojtje të Kosovës të Shkurtit 1989. Gazeta e rezistencës “Bujku” e datës 19 Janar 1993 raportonte për arrestimin dhe protestën e gazetarëve të Rilindjes…/

PRISHTINË, 19 Janar 2022/ Para 29 viteve, gazeta e rezistencës “Bujku” e datës 19 Janar 1993  shkruante dhe protestonte për arresimin tim në Prishtinë nga policia serbe…

Në Kosovë në vitin 1989 nga 20 deri 28 Shkurt, për tetë ditë me radhë,  u zhvillua greva  e urisë e 1.300 minatorëve të Trepçës, e cila ishte në mbrojtje nga sulmet e Serbisë, rezistencë e fuqishme kundër rrënimit të dhunëshëm dhe kundërkushtetues të autonomisë që me Kushtetutën e vitit 1974 kishte Kosova si element konstituiv me të drejtë vetoje i federatës, nga shpërbërja e së cilës pastaj dolën shtatë shtete.

Greva e minatorëve, e përkrahur nga populli dhe në kërkim të lirisë, demokracisë e të drejtave të plota për shqiptarët,  u pasua me demonstratat gjithëpopullore, në të cilat vetëm brenda dy ditëve, në 27 e 28 Mars 1989, në shtetrrethimin e hekurt ushtarako-policor të vendosur nga Beogradi u vranë 22 shqiptarë e plagosën qindra të tjerë në Prishtinë, Podujevë, Mitrovicë, Zhur e Dushanovë afër Prizrenit, Deçan, Gjilan e në anë të tjera të Kosovës.

Në këto rrethana tragjike terrori, Serbia në Kuvendin e saj në 28 Mars të vitit 1989 miratoi “kushtetutën e tankeve”, që përgjakshëm, me forcë e në mënyrë kundërkushtetuese rrënoi autonominë që kishte Kosova…

Në kohën e grevës së minatorëve të Trepçës në Shkurt 1989 isha redaktor – shef i deskut (për ngjarjet e ditës) në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja. Thuaja gjithë gazetën e mbushnim me raportimet e gjera të ekipeve speciale të gazetarëve e të korrespondentëve për grevën e minatorëve e kërkesat e tyre në mbrojtje të Kosovës, për liri e demokraci, për përkrahjen gjithëpopullore.

Pas grevës kishte arrestime, së pari e arrestuan gazetarin e redaktorin shumëvjeçar të Rilindjes, Zenun Çelaj, i cili gjatë gjithë kohës së grevës ka raporuar në krye të ekipit nga miniera e Trepçës në Stantërg…

Mua më arrestuan pse si redaktor i gazetës Rilindja kam botuar shkrimet për grevën, kërkesat e minatorëve e përkrahjen.

Ishte ditë e diel, 17 Janar 1993. Shkova në Pallatin Rilindja në zyrat e gazetës, nuk bëja asnjë ditë pushim për raportimet për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, nga teleksi – e vetmja lidhje e mundëshme në atë kohë nga Kosova në Shqipëri…Kur sapo dola, derisa po ecja fill vetëm një rrugice të afërt nëpër Lagjen Pejton të Prishtinës, policët serbë që kishin dalë në pritë më rrëmbyen, arrestuan… “Kaherë të kërkojmë…”, më thanë. Kishte kohë të gjatë që nuk u përgjigjesha ftesave të gjykatës serbe…

Gazeta Bujku 19 janar 1993. Foto-Behlul Jashari

Gazeta e rezistencës “Bujku”, e datës 19 Janar 1993, me titullin “U arrestua gazetari i ‘Rilindjes’ Behlul Jashari”, ka shkruar  se veprimtari i njohur i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut “avokati Bajram Kelmendi kuptoi se klienti i tij u mor në polici lidhur me një proces gjyqësor që zgjat që nga viti 1989 e që ka të bëjë me shkrimet e ‘Rilindjes’ në shkurt të atij viti për grevën e njohur të minatorëve të ‘Trepçës’”.

Gazeta shkruante se pasi më kishin mbajtur “deri dje në orën 8 të mëngjesit në një qeli të ftohtë” më dërguan në Gjykatën Komunale të Prishtinës, e cila më liroi pasi “gjyqi caktoi seancën gjyqësore për 29 Janar”.

“Protestë e gazetarëve të ‘Rilindjes’” ishte titulli tjetër i gazetës, e ku theksohej se protestohej kundër arrestimit tim dhe “përgjithësisht kundër respresionit të pushtetit serb ndaj gazetarëve dhe informimit shqiptar” dhe shprehej zotimi se “edhe në këto kushte të rënda do të vazhdojnë misionin”…

Kujtoj sot se kur më dërguan me pranga policia serbe, në Gjykatë pash se në mbështetje për lirimin tim bashkë me avokatin e veprimtarin për të drejtat e liritë njerëzore Bajram Kelmendi, të cilin me dy bijtë e tij në mars 1999 në Prishtinë  forcat serbe i rrëmbyn në shtëpi dhe i ekzekutuan, ishte edhe shkrimtari i njohur shqiptar Azem Shkreli. I kujtoj edhe sot e gjithmonë me shumë vlerësim e respekt…

ATSH-zyra-Kosovë në Pallatin Rilindja -Behlul Jashari – telexi iraportimeve nga 24-maji 1992 -Grevë e urisë gazetare 1993 . Raportimi bëhej nga një dhomë e vogël pa dritare.

Para 31 viteve, me datë 18 Janar 1991,  në Prishtinë nisi të dalë gazeta e përditshme “Bujku”, kryeredaktori i parë-themelues i së cilës isha,  e cila ishte gazetë e rezistencës, pjesë e lëvizjes gjithëpopullore të shqiptarëve në Kosovë për liri, pavarësi e demokraci, gazetë e parë e pavarur kosovare, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor, euroatlantik, të cilën me guxim dhe sakrifica, me standarde profesionale, e nxorëm gazetarët dhe punonjësit e tjerë të gazetës Rilindja të ndaluar nga Serbia okupatore. “Bujku” ishte gazeta që sfidonte ndalimin e të vetmes së përditshme shqipe në Kosovë…

Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës do ta rrisë mbështetjen për konsumatorët

0

Prishtinë, 19 jana​r 2022

Qeveria të cilën e përfaqësoj dhe udhëheq ka për qëllim të ndërmerr veprime të cilat do të adresojnë edhe efektin e menjëhershëm të kësaj krize por edhe atë afatgjatë, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e sotme për media.

Për t’u siguruar se Kosova do të pavarësohet nga aspekti energjetik, kryeministri bëri të ditur se Qeveria  po planifikon të shpallë ankandet e para për ndërtimin e kapaciteteve të reja të pastra dhe si aksionarë të vetëm të KEK-ut, revitalizimin e njësive të tanishme dhe diversifikimin e burimeve nga të cilat varet prodhimi i energjisë në këtë ndërmarrje.

Si pasojë e krizës globale energjetike që ka shkaktuar rritjen e çmimeve të energjisë në nivele të papara dhe për shkak të avarive në termocentralet e KEK-ut që e kanë rritur nevojën tonë për të importuar energji, ZRrE përkitazi me kompetencat dhe përgjegjësitë e saj që rrjedhin nga Ligji i Rregullatorit të Energjisë, ka filluar me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave.

Ligjërisht ZRrE-ja dhe bordi i saj janë të pavarur dhe nuk mund të ndikohen nga kushdo në marrjen e vendimeve të tyre, përfshirë edhe qeverinë tone, tha kryeministri.

Në konferencën e përbashkët me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kryeministri Kurti theksoi se Qeveria e Kosovës do ta rrisë mbështetjen për konsumatorët në nevojë të cilët nuk e kanë të mundur të paguajnë. Ata që do të preken më së shumti nga kjo rritje, do të këtë një rrjetë sigurie që do t’ua garantojmë konsumin për nevojat e tyre.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Duke marrë parasysh situatën e jashtëzakonshme dhe të paprecedentë në tregjet evropiane të energjisë elektrike që ka prekur edhe Kosovën, Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar të subvencionojë qytetarët e bizneset e Kosovës, me 75 milionë euro, duke i mbrojtur kështu nga rritja e tarifave.

Fatura që ne po paguajmë është ajo e mosveprimit prej më se dy dekadave në zhvillimin e qëndrueshëm të furnizimit me energji elektrike. Në të njëjtën kohë jemi duke ndjerë vjetërsinë dhe mungesën e investimit në njësitë tona gjeneruese, tha kryeministri Kurti.

Subvencioni i energjisë elektrike nga ana e Qeverisë do të ndikojë që tarifa për konsumatorët biznesor mbetet me 0% rritje, tarifa për konsumatorët shtëpiak deri në konsumin prej 600 kWh mbetet me 0% rritje, ndërsa tarifa e propozuar nga ZRrE për konsumatorët shtëpiak për konsumin mbi 600 kWh të reduktohet, duke pasqyruar çmimin e importit për këta konsumatorë dhe promovuar efiçiencën e energjisë.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

Të nderuar qytetarë dhe gazetarë të pranishëm,

Të hënën Zyra e Rregullatorit të Energjisë e ka publikuar raportin konsultativ për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave. Për fat të keq, deri më tani kemi dëgjuar interpretime të ndryshme të cilat nuk duket të kenë pasur për qëllim informimin e duhur të qytetarëve në Kosovë. Rrjedhimisht, edhe e kemi thirrur këtë konferencë për medie sot.

Si pasojë e krizës globale energjetike që ka shkaktuar rritjen e çmimeve të energjisë në nivele të papara dhe për shkak të avarive në termocentralet e KEK-ut që e kanë rritur nevojën tonë për të importuar energji, ZRrE përkitazi me kompetencat dhe përgjegjësitë e saj që rrjedhin nga Ligji i Rregullatorit të Energjisë ka filluar me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave. Ligjërisht ZRrE-ja dhe bordi i saj janë të pavarur dhe nuk mund të ndikohen nga kushdo në marrjen e vendimeve të tyre, përfshirë edhe qeverinë tonë.

Megjithëkëtë, pavarësisht se ZRrE ka për obligim reflektimin e çmimit të vërtetë të energjisë, me vite janë mbajtur kosto fiktive për qëllime elektorale. Për më tepër, janë larguar masa që ndikojnë në konsum më të kujdesshëm të energjisë, siç janë bllok tarifat. Pra heqja e tyre ka qenë gabim shumë i madh, dëmet e të cilit i kemi ndjerë e parë në vitet e shkuara e posaçërisht tani.

Kjo krizë vetëm sa i ka theksuar problemet të cilat ne i kemi trashëguar. Fatura që ne po paguajmë është ajo e mosveprimit prej më se dy dekadave në zhvillimin e qëndrueshëm të furnizimit me energji elektrike. Në të njëjtën kohë jemi duke ndjerë vjetërsinë dhe mungesën e investimit në njësitë tona gjeneruese. Institucionet kanë dështuar në të kaluarën që të japin sinjale te qytetarët se varësia për t’u ngrohur nga energjia elektrike nuk është e qëndrueshme si praktikë. Në vend se të investohej në gjenerimin e në zgjerimin e rrjetit të ngrohjes qendrore, çfarë kanë bërë është se e kanë aprovuar ndërtimin e mijërave banesave, ndërtesave, vendbanimeve që tani varen nga energjia elektrike.

Çmimet e tanishme të tregut të energjisë elektrike tregojnë se kriza do të zgjasë shumë përtej dimrit dhe është dilemë me të cilën ne si qeveri jemi duke u përballuar. Për të kufizuar nivel e dëmeve që këto praktika kanë shkaktuar për qytetarët, Ministria e Ekonomisë, përkatësisht Qeveria e Kosovës, ka shprehur gatishmërinë që të vë në dispozicion një subvencionim për sektorin e energjisë elektrike deri në 75 milionë euro, për t’u siguruar që për konsumatorët familjarë që konsumojnë deri në 600 kWh për muaj dhe të gjithë konsumatorët biznesor të mos ketë rritje të tarifës.

Kriza energjetike është shtrirë te të gjithë pjesëmarrësit e sektorit duke krijuar rrethana në të cilat nuk kemi fitues, por vetëm nivel të ndryshme të dëmeve që si Qeveri e Kosovës duhet të përpiqemi t’i sanojmë.

E kemi thënë edhe në konferencat e mëhershme por vlen të ritheksohet se janë dy faktorë kryesorë që kanë bërë që të kemi këtë krizë. Njëri është i jashtëm. Kosova, sikundër shtetet e tjera, një sasi të kërkesës së saj energjetike e mbulon nga importi. Kjo nuk na bënë më të dobët. Përkundrazi, karakteristikat e çdo vendi, ky hyjnë resurset natyrore, pozicionimi gjeografik, dhe zhvillimi teknologjik shpien drejt një miksi energjetik i cili jo në çdo moment është i mjaftueshëm për të mbuluar konsumin e brendshëm. Rrjedhimisht, çmimi e larta në bursat e energjisë ndërkombëtare ishin jashtë orbitës së ndikimit tim, si kryeministër apo Qeverisë së Kosovës. Me çmime  të larta u ballafaquan të gjitha shtetet në Evropë edhe ato në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Por, faktori tjetër, cili vazhdon të jetë determinues është edhe fakti që Kosova tani për 20 vite është lënë në mëshirë të tregtarëve të energjisë. Në vend së të investohet në ndërtimin e kapaciteteve energjetike në përputhje me rritjen e kërkesës dhe me shkallën e zhvillimit ekonomik, politik bërësit e kaluar në pozicionet vendimmarrëse nëpërmjet veprimeve të tyre – dhe shpesh edhe heshtjes, pra mosveprimeve – prioritet i kanë dhënë prodhuesve të tjerë në shtetet e rajonit.

Edhe pse në KEK që nga paslufta janë investuar më shumë se 1 miliard euro, gjendja e kapaciteteve prodhuese është njësoj sikurse ajo kur kemi dalur pas luftës. Në këto investime, po që se të mos ishte vjedhur pamëshirshëm, njësoj sikurse edhe në tenderët e panumërt sot gjendja me prodhim të kapaciteteve të KEK-ut do të ishte krejtësisht ndryshe e nuk do të kishte rënie të vazhdueshme të blloqeve siç po na ngjanë. Andaj edhe këto nuk mund t’i quajmë mbi 1 miliard investime po mbi 1 miliard mjete për KEK-un ku një pjesë e konsiderueshme nuk lejojmë t’i quajmë investime.

Në Kosovë që nga viti 2005 është filluar të flitet për ndërtim të kapaciteteve të reja prodhuese. Sikur të ishte filluar me kohë ndërtimi i kapaciteteve të reja apo edhe rindërtimi i Kosovës A, siç ka qenë një ide e shndërruar në projekt konkret para disa viteve, sot nuk do të kishte nevojë fare për import të energjisë por përkundrazi kriza energjetike do të mund të sillet përfitime për prodhuesit vendor.

Në rastet e rralla në këto vitet e pasluftës, kur investitorë seriozë përkundër imazhit që kemi përçuar, kanë vendosur të vijnë në Kosovë, ata janë ballafaquar më kërkesa joligjore nga personat që, në fakt, do të duhej të lehtësonin procese.

E me çdo ditë që kanë punuar pa një vizion afatgjatë të sigurimit energjetik të Kosovës, hendeku ndërmjet kërkesave të qytetarëve dhe mundësive të sektorit energjetik vetëm sa është thelluar.

Trajtimi i KEK-ut si një ndërmarrje kalimtare e jo si një aset i rëndësisë më të lartë strategjike në vend, e ka lënë burimin kryesor të energjisë në Kosovë në një situatë të mjerueshme, ku përkundër përpjekjeve të stafit gjendja në elektrana vazhdon të jetë e paparashikueshme. Në kohën kur prodhuesit e energjisë kudo janë në pozitë të shesin me çmime të mira, ne duhet të sigurohemi që elektranat tona mos të dështojnë.

Tani që unë dhe ministrja Rizvanolli po ju drejtohemi juve, masat që i kemi në dispozicion nuk mund t’i japin zgjidhje problemeve të shtresëzuara ndër dekada.

Por qeveria të cilën e përfaqësoj dhe udhëheq ka për qëllim të ndërmerr veprime të cilat do të adresojnë edhe efektin e menjëhershëm të kësaj krize por edhe atë afatgjatë.

Në qoftë se çmimi i Energjisë do të ishte rritur në mënyrë lineare për të reflektuar kërkesat e sektorit, ne nuk do të ishim në këtë situatë sikurse sot. Megjithatë, pasi që kjo nuk ka ndodhur, ZRrE-ja si autoritet i pavarur ka vënë para nesh zgjidhjen financiare të krizës.

Zgjidhja financiare që përfaqëson borxhin e akumuluar nga pjesëmarrësit e sektorit për t’i mbajtur dritat ndezur vjen me një çmim shumë të lartë. Çmimi i propozuar nga ZRrE është barrë shumë e rëndë për t’u përballuar nga qytetari në Kosovë. Rrjedhimisht, ne do të vëmë në dispozicion 75 milionë euro subvencion për të mos i prekur fare rritja e çmimeve të energjisë konsumatorët e amvisërisë që konsumojnë deri në 600 kWh, si dhe bizneset e Kosovës. Po ashtu kemi zvogëluar ndikimin nga rritja e çmimeve të konsumatorëve shtëpiakë të cilët konsumojnë mbi 600 kWh, e subvencioni i Qeverisë në dispozicion, që nuk është e thënë që të shpenzohet dhe që varet edhe nga çmimet në të ardhmen të energjisë në bursën ndërkombëtare, do të zbusë dukshëm rritjen tarifore detaje këto që do të jepen nga ministrja Rizvanolli.

Në të njëjtën kohë, për t’u siguruar se Kosova do të pavarësohet nga aspekti energjetik, po planifikojmë të shpallim ankandet e para për ndërtimin e kapaciteteve të reja të pastra dhe si aksionarë të vetëm të KEK-ut, revitalizimin e njësive të tanishme dhe diversifikimin e burimeve nga të cilat varet prodhimi i energjisë në këtë ndërmarrje.

Njëkohësisht, ngritja e tarifave nuk i ka prekur bizneset. Në këtë mënyrë, do të kufizohet ndikimi në rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve që ofrohen në ekonominë tonë.

Qeveria e Kosovës do ta rrisë mbështetjen për konsumatorët në nevojë të cilët nuk e kanë të mundur të paguajnë. Ata që do të preken më së shumti nga kjo rritje, do të këtë një rrjetë sigurie që do t’ua garantojmë konsumin për nevojat e tyre.

Subvencioni që kemi ndarë nuk mbulon të gjithë barrën e krizës sepse kjo do të thotë se linja tjera buxhetore do të zhdukeshin nga plani ynë. Një shkolle e re nuk do të ndërtohej, pensionistët nuk do të kishin ngritje të pensioneve. Por, po aq e rëndësishme, aftësia financiare e qeverisë për t’u siguruar që disa vite prej tash nuk do të kemi probleme të kësaj natyre.

Të nderuar gazetarë,

Rritja e çmimit të energjisë nuk ka ndodhur te pjesa e energjisë së prodhuar në Kosovë. Energjia që konsumatorëve u ofrohet nga prodhimi i KEK-ut ende e ka të njëjtin çmim. Ngritja ka ndodhur në pjesën e importuar. Importi është i lartë dhe kjo e ka rritur koston për të gjithë neve.

Unë tash po ia kaloj fjalën Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli e më pas do të mund t’ju përgjigjemi pyetjeve tuaja.

Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama- Erdogan?

0

Në fund të verës 2016, publikut shqiptar i’u treguan, njësoj si indianëve pasqyrat, disa pamje filmike të kryeministrit shqiptar duke bërë pasagjerin në veturën e drejtuar nga Rexhep Taip Erdogan. Ajo që dihej zyrtarisht ishte se Edi Rama ndodhej aty për inagurimin e urës së tretë madhështore mbi Bosfor. Por, ajo çka filmimet e shpërndara nga zyra e propagandës së kryeministrisë nuk e treguan ishte tjetër gjë.

Festa madhështore kishte notat e një neo- otomanizmi të theksuar. Ura e re, kjo vepër të cilën Erdogani e konsideron si një nga monumentet e plotfuqisë së tij, kishte marrë emrin e një sulltani që i zgjeroi së tepërmi kufijtë e perandorisë otomane, Selimit “të pamëshirshëm” (1512-1520). Dhe për të celebruar këtë, për herë të parë që pas kohës kur Ataturku shpalli republikën, ishin shfaqur gardistët me kostumet e meherëve, ish rojet dhe ngritësit e tendës së sulltanit.

Kjo nxjerje nga muzeumet e uniformave të një kohe të lavdishme, nuk qe aspak e rastësishme. Sepse edhe inagurimi i punimeve të urës ku kryeministri shqiptar po merte pjesë, kishte nisur në një ditë simbolike. Në përvjetorin e asaj që turqit e konsiderojnë si marrjen e Kostandinopojës, ndërsa europianët si rënien e kryeqendërs së bizantit.

Nxitja e otomano- nostalgjisë dhe rikthimi i lavdisë së perandorisë së dikurshme është një nga shtyllat e qëndrueshme të pushtetit autoritar të Erdoganit.

Jo më kot, në 10 gusht 2014 (nuk kishte kaluar as një vit që qeveria e rilindjes e kishte shpallur Turqinë një partner strategjik), i rizgjedhur për herë të parë presidenti i vendit të tij, Erdogan zgjodhi të festojë në një mënyrë të çuditshme.

Ai shkoi të lutet.

Dhe jo në një vend të çfarëdoshëm. Në xhaminë Ejup Sulltan, në brigjet e Bririt të Artë, ai hapi enkas sallën ku gjendet varri i një prej miqve të profetit Muhamed, i cili mbeti i vrarë gjatë rrethimit të parë të Kostandinopojës. Ai u përkul aty njësoj sikurse bënin sulltanët e dikurshëm, duke dëshmuar se misioni i këtij lideri modern është të bashkojë të shkuarën e lavdishme me të ardhmen e ndritur.

Dhe sundimi i partisë së tij, AKP, i ka të qarta objektivat. Ai vetë do të jetë në pushtet deri në 2029. Por, në 2023, në vitin e 100 vjetorit të themelimit të Republikës, Turqia duhet të jetë pjesë e klubit të ngushtë të superfuqive botërore.

Dhe për të arritur këtë strategjia është e qartë. Ajo është hartuar në detaje nga profesori dhe intelektuali islamik, i cili i shërbeu Erdoganit për një kohë të gjatë si ministër i jashtëm dhe më pas si kryeministër, Ahmet Davutoglu. Ai gjithnjë e ka mbështetur tezën e tij në faktin se fundi i luftës së ftohtë dhe rënia e komunizmit i jept shancin Turqisë të bëhej një fuqi botërore, me kusht që të ndiqte një politikë të jashtme ekspansioniste, të frymëzuar nga rizgjimi i otomanizmit dhe të mbështetur në ideologjinë islame.

Behlul Ozkan, profesor i marëdhënieve ndërkombëtare në universitetin e Marmarasë dhe ish student i Davutoglusë e shpjegon kështu filozofinë e ish mësuesit të tij: “Sipas Davutoglusë, Turqia duhet të dominojë fqinjët përreth saj -lindjen e Mesme, Ballkanin, kaukazin për të krijuar rreth vetes një “hayat alani” (hapsirë jetësore-përkthim i lapsi.al) – sepse vetëm kështu ajo do të mund të shndërrohej në fuqi botërore duke përfituar nga e shkuara e saj otomane dhe nga potenciali i saj gjeografik.

Pra sikurse shihet, vende si Shqipëria, një zonë me popullsi muslimane në Ballkan dhe që është ndarë e fundit mes shteteve të rajonit nga suaza e perandorisë osmane, mund të gjendet në qendër të kësaj strategjie.

Por pyetja është: a shkon kjo ndesh me aspiratën e shpallur të shqiptarëve për të përparuar drejt BE ? A mund të bashkëjetojnë dëshira e Turqisë për të krijuar në të ardhmen një pol të vetin si superfuqi me ndikim, me përkatësinë tonë europiane? A e di Edi Rama dhe Rilindja se përqafimi i kësaj rruge përmes shpalljes si “aleat strategjik”, mund ta shkëpusë vendin nga aleatët e vetë natyralë?

“Nëse Shqipëria është duke parë drejt Bashkimit Evropian, ashtu siç thuhet zyrtarisht, duhet të tregohet e kujdesshme në atë që dëshiron. Nuk duhet të lejojë Erdoganin të dominojë vendin. BE nuk do të pranojë asnjë anëtar të ri që është thellësisht i lidhur me Erdogan, veçanërisht tani që dëshira e tij e zbuluar për të dominuar Ballkanin mund të shihet nga të gjithë” shkruante Alon Ben-Meir në maj të këtij viti për The Globalist. Ai shpjegonte se “Investimet turke në Shqipëri janë selektive dhe të llogaritura në mënyrë strategjike. Ato përfshijnë pronësinë e bankës së dytë më të madhe në vend, hidrocentrale, metalurgjikun, si dhe ish-operatorin shtetëror ‘Albtelecom’ apo kompaninë celulare “Eagle Moblile”. Në konkluzion ai këmbëngulte se “qëllimi i Erdogan është që t’i ofrojë Shqipërisë disa doza të vogla zhvillimi ekonomik, deri sa vendi t’i nënshtrohet totalisht atij” (lexo ketu/Lapsi.al).

Po a ka filluar ky skenar që në pamje të parë duket i pabesueshëm?

Faktet nuk mungojnë. Lapsi.al, i është rikthyer edhe njëherë arkivave të tij për t’i qëmtuar ato.

Shqipëria ka treguar se nuk është në gjendje t’i thotë jo Turqisë në politikën e jashtme. Rasti më i debatuar ishte ai i votimin anti Trump për të dërguar në Jeruzalem ambasadën e shtetit të vet, duke e njohur praktikisht kështu si kryeqytetin e vetëm të Izraelit. Megjithëse shumë komentatorë mendojnëse se vota e Shqipërisë në OKB kundër qëndrimit amerikan ishe në sinkroni edhe me shtetet kryesore te BE-së, nuk janë të paktë ata që shohin nga pas dorën e Erdoganit. Dhe jo pa shkak. Pasi presidenti amerikan bëri të ditur vendimin e tij unilateral për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, Erdogan deklaroi në një miting politik në fillim të dhjetorit: ‘Ne do të luftojmë me të gjitha mjetet kundër këtij akti” (Lexo ketu/Lapsi.al).

Nuk dihet nëse një nga këto mjete u përdor edhe ndaj qeverisë Rama, por fakti është se edhe në mbledhjen e Organizatës për Bashkëpunim Islamik, që u mbajt në dhjetor në Stamboll edhe në votimin e rrezolutës së OKB-së, Tirana zyrtare u rrshtua mes vendeve më radikale kundër vendimit të Trump. Kjo e bëri gjithë politikën vendase edhe në Shqipëri edhe në Kosovë të thërrisnin skandal (lexo ketu/ lapsi.al). Ndërsa ish deputeti Ben Blushi tha: “Asgjë nuk e justifikon votën e Shqipërisë në OKB. As raporti me Evropën, as raporti me SHBA, as raporti me historinë dhe as raporti me të drejtën. Duke mos qenë as strategjike dhe as parimore vota kundër SHBA i vlen më shumë Turqisë se Shqipërisë dhe kjo është edhe më e rëndë më e shëmtuar dhe shumë më e padrejtë” .

Shqipëria nuk i ka thënë dot jo as kërkesave të vazhdueshme të Erdoganit për të përndjekur atë që politika zyrtare turke e emërton si organizata terrorriste FETO dhe e ka shpallur përgjegjëse për grushtin ushtarak të shtetit në verën e vitit 2016. Që në 5 maj të vitit 2015, kur tashmë konflikti i hapur me Fetullah Gylenin kishte filluar dhe përndjekja e strukturave të tij paralele kishte nisur (pas skandalit të përgjimeve dhe akuzave të ministrave për korrupsion), Erdogan iu drejtua liderve shqiptarë gjatë një vizite në Tiranë: “Ju jeni në dijeni që ne në Turqi po luftojmë kundër një strukturë paralele që është krijuar. Ne e konsiderojmë zyrtarisht organizatë terroriste që kërcënon shtetin tonë, popullin tonë. Luftën kundër kësaj organizate në vendin tonë dhe kudo do ta vazhdojmë pa ndërprerje. Unë e di që kjo strukturë ka veprimtarinë e vet edhe në Shqipëri, në këtë vend mik dhe vëlla”.

Por pas grushtit të shtetit presioni Turk u bë më i madh. Burime të besueshme flasin për rreth 450 kërkesa për ekstradime të Gylenistëve të ardhura nga Ankaraja. Në vend të tyre qeveria shqiptare deri më tani ka luajtur një lojë të dyfishtë. Ajo ka pranuar shitjen dhe ndërrimin e pronësisë të kolegjeve turke të akuzuara nga Turqia si organizëma paralele, por ajo është kujdesur t’i shkelë gjithnjë njërin sy Erdoganit.

Disa politikanë të lartë kosovarë pohojnë të kenë dëgjuar nga goja e kryeministrit shqiptar, se me një lider si Erdogani nuk bëhet shaka, pas skandalit që shpërtheu në Prishtinë me rastin e ekstradimit banditesk të 6 gylenistëve. Dhe i pari që i hoqi në kurriz pasojat e e kundërshtimit të këtij akti ishte kryeministri kosovar, Ramush Haredinaj. Autokrati turk e sulmoi atë brutalisht: “Si mund t’i ushqesh këta njerëz që kanë bërë një tentativë për grusht shteti ndaj Turqisë, e cila mirëpret Kosovën si një vëlla. Do të japësh llogari edhe t’i për këtë. Vëllezërit e mi kosovarë nuk i japin kredibilitet një kryeministri si ti. Vëllezërit e mi kosovarë, kosovarët që i njoh dhe i di, do të kërkojnë llogari prej teje për këtë. Unë e di edhe këtë” tha Erdogan gjatë një mitingu politik (lexo ketu/Lapsi.al).

Me sa duket ky qe një sinjal i mjaftueshëm për Ramën. Në të njëjtën valë, kryeministri shqiptar, në një intervistë me Ilva Taren u shpreh kundër asaj që mendojnë të gjitha demokracitë normale perendimore. Ai përqafoi publikisht tezën e Erdoganit se grushti i shtetit i korrikut 2016 është organizuar nga FETO. Ai i quajti ata “një rrjet i rrezikshën” dhe pohoi se qeveria shqiptare “po i mban në vëzhgim” (lexo ketu/ Lapsi.al).

Askush nuk mund të vërë bast pas këtyre deklaratave se ç‘mund të ndodh nëse presioni nga Ankaraja për përndjekjen e tyre do të shtohet….

Shqipëria po i gëzohet edhe investimeve turke pavarësisht nga prapavija politike që ato kanë si një zgjatim i idesë për ta shndërruar perandorinë e dikurshme në një superfuqi të botës së nesërme. Ankaraja është sot partneri i dytë më i rëndësishëm ekonomik i yni. Investimet turke kapin shifrën e 2. 7 miliardë USD, të punësuarit prej tyre plot 11 mijë shqiptarë, ndërsa vëllimi i shkëmbimeve tregtare që vërtitet rreth 460 milionë euro, synohet të dyfishohet, pohojnë me krenari diplomatët turq në Tiranë. Me të njëjtën ndjenjë triumfi Erdogan pohoi në një intervistë në “Top Story”: «Nuk e di se sa investime vijnë nga BE, mirëpo ne nuk do ndalemi».

Po ç‘farë ka pas kësaj dëshire për të mos u ndalur? A janë këto para të ardhura nga Anadolli një “Dhuratë e helmuar”? A ngjajnë investimet turke me 30 milionët e faluar nga Erdogani për ndërtimin e xhamisë së Tiranës? Prej kohësh qarkullojnë fjalë se Erdogan ka vënë kusht për pjesmarrjen në inagurimin e veprës që ka sponsorizuar vetë, kokën e kreut të muslimanëve shqiptarë, që ai e konsideron një element të rrjetit gylenist.

Shembulli më ilustrues i investimeve të dyshes Rama – Erdogan në Shqipëri është projekti i aeroportit të Vlorës. Të dy biznesmenët e caktuar nga politikanët përkatës janë të mbushur me hije dyshimi. Parneri turk, Mehmet Cengiz, ndërtuesi i aeroportit të Stambollit është pjesë e një kaste biznesmenësh, afër partisë së Erdoganit, AKP, të ashtuquajturit Tigrat e Anadollit. Gazeta prestigjioze gjermane Suddeutsche Zeitung ka raportuar se nga momenti që Erdogan u ngjit në pushtet në vitin 2002, Mehmet Cengiz ka fituar mbi 50 miliardë dollarë tendera, ose më shumë se 3 miliardë në vit (lexo ketu/ lapsi.al).

Ndërsa Uashington Post vlerëson se Cengiz është shembull i sistemit klientelist në Turqi. Në vitin 2012, kur Cengiz së bashku me dy kompanitë e tjera që kanë paraqitur ofertë për Aeroportin e Vlorës, fituan kontratën për aeroportin e Stambollit, Prokuroria turke, e cituar nga agjencia “Reuters”, lëshoi urdhra ndalimi për Mehmet Cengiz dhe disa biznesmenë të afërt me presidentin Erdogan. Natyrisht çështja ndaj tij u mbyll politikisht. Ndaj gazetarëve dhe prokurorëve që denoncuan korrupsionin e qeverisë turke filloi përndjekja.

Nuk ka nevojë të theksohet se ky shembull ngjan si dy pika uji me mardhëniet okulte që kryeministri Rama vendos me oligarkët shqiptarë. Modeli është frikshëm i njëjtë. Dhe kështu ka ndodhur edhe më kompaninë ajrore shqiptaro Turke, Albanian Airlines.

Për herë të parë, në mars 2017, Rama deklaroi në një intervistë: “Ne kemi një plan të themelojmë një kompani ajrore që si bazë do të ketë Shqipërinë, një kompani ajrore shqiptare në bashkëpunim me Turkish Airlines dhe kompaninë ajrore AtlasGlobal.” Pak më shumë se një muaj më pas ai priti në zyrë Drejtorin Ekzekutiv të Turkish Airlines, Ilker Ayci dhe të dy folën para mediave ku shpallën publikisht projektin për krijimin e linjës nën kujdesin personal të presidentit turk. “Presidenti ynë, Zoti Recep Tayip Erdogan, bashkë me Zotin Edi Rama kanë zhvilluar bisedime të ndryshme dhe një ndër çështjet që kanë trajtuar më shumë ka qenë bashkëpunimi në fushën e Aviacionit Civil, për të zhvilluar bashkëpunimin në këtë fushë dhe në udhëheqjen e fuqishme të Kryeministrit të Shqipërisë, bashkë me vizionin e tij, edhe ne si “Turkish Airlines” do të mbështesim arritjet e Shqipërisë në këto vite” deklaroi Ayci.

Por problemi është se si kompani shqiptare në këtë bashkëpunim, u shfaq ajo, MND Investment, e themeluar më 7 maj 2018, vetëm nëntë ditë para vendimit të qeverisë që e bëri atë ortake në Air Albania. Pronari i saj ështëpresidenti i Flamurtarit Sinan Idrizi. “Idrizi, një emër i panjohur për publikun, nuk ka asnjë aktivitet në Shqipëri dhe nuk ka treguar të ketë ndonjë biznes në ndonjë vend tjetër të botës. Në disa pronocime të fundit publike, ai është shprehur se ka lidhje biznesi në Turqi, ku duket se ka jetuar për shumë vite para se të kthehej në Shqipëri në vitin 2014, por nuk ka dhënë asnjë detaj apo referencë publike.
E vetmja gjë që dihet për të është se nga viti 2014 ai është një nga pronarët dhe administrator i Klubit të Futbollit Flamurtari”, raportuan për të mediat vendase (lexo ketu/Lapsi.al).

Ndoshta, nuk ka shembull më të mirë se ky biznesmen i lindur nga hiçi, për të përshkruar modelin erdoganesk që po përqafon ditë pas dite Edi Rama.

Gjithmonë e më shumë po bëhet e qartë se ky model nuk ka asgjë të përbashkët me atë të lirive, konkurencës së ndershme dhe një politike të jashtme pro perendimore, që përbëjnë traditën shqiptare të 3 dekadave të fundit.

Në fakt, deri këtu problemi është demokratik, por ai shndërrohet në strategjik, kur vjen puna tek synimet afatgjata të sulltanit të Stambollit. Endrra e tij për të ringjallur perandorinë e dikurshme në bazë të nostalgjisë otomane, investimeve strategjike dhe ringjalljes së islamit, po lë gjurmët e saj edhe në Shqipëri.

Tani për tani, Edi Rama bën sikur nuk e shikon atë. Sidomos në perëndim ai përdor një gjuhë të dyfishtë. Gjatë një interviste për France 24 në fund të majit 2018, ai u akomodua me mentalitetin evropian, duke e vënë Turqinë në një rang me Rusinë (lexo ketu/ Lapsi.al). Ai nuk përmendi asnjë term pozitiv për vëllain e tij të madh dhe e paraqiti Shqipërinë si një treg të lirë ku mund të investojë kushdo, përfshirë rusët dhe turqit, duke “harruar” se investime si ai i aeroportit, apo i linjës ajrore, nuk janë produkte të tregut të lirë, por fryte të vullnetit politik.

Deri kur kryeministri shqiptar do të vazhdojë me këtë gjuhë dhe qëndrim të dyfishtë?

Kjo është e vështirë të thuhet. Por ajo që dihet është se të dy projektet, ai i shqipërisë drejt BE-së dhe ai i Erdoganit për ta përfshirë atë në në suazën e një perandorie të ringjallur, nuk mund të bashkjetojnë. Përplasja do të ndodhë patjetër. Vetëm koha se kur nuk dihet.

  • Kjo analizë e Lapsi.al është shkruar më 08/08/2018. Ribotohet në Drini ndërkaq për arsyen e thjeshtë se përmbajtja dhe porosia e saj janë e vazhdojnë të jenë aktuale edhe sot.

Me poture ulur nderojmë sulltanin

0

Edi Rama i është rikthyer një manipulimi që e ka perfeksionuar deri në detaje: atij që tenton të hiperbolizojë një çikërimë qesharake, duke lënë në hije një të vërtetë të madhe. Këtë ka mëtuar të bëjë edhe pas vizitës së fundit të presidentit turk Erdogan dhe neverisë që ngjallën skenat e vasalitetit në sytë e shumë shqiptarëve.

Ai është kapur vetëm me një polemikë, atë të përkimit të vizitës së sulltanit të ri me datën e vdekjes së Gjergj Kastriotit.

Në një tekst drejtuar kritikëve të tij Rama u tall me ata që e interpretojnë historinë e sotme përmes heshtave dhe shpatave të dikurshme. Ai ironizoi se nuk ka asnjë lidhje mes republikës moderne turke dhe rethimeve të Krujës, mes një vendi aleat në Nato dhe luftrave të Gjergj Kastriotit kundër otomanëve, pesë shekuj më parë.

Në fakt, e vërteta është krejt tjetër. Që prej dy dekadash, kur AKP-ja islamo-konservatore e Erdoganit mori pushtetin, nostalgjia për fitoret e 39 sulltanëve me radhë, përfshirë këtu edhet ato në Ballkan, është bërë një konstante e politikës së re turke. Nuk ka studiues serioz sot që nuk flet për neo-otomanizmin si për një pushtet të butë, që autokrati i Ankarasë po përpiqet të instalojë në tokat e zaptuara dikur nga paraardhësit e tij. Me insistim, vetë Erdogan, gjatë një përvjetori të vdekjes së Ataturkut në 2016, këmbënguli se historia e Turqisë nuk ishte vetëm 90 vjeçare, por shekullore dhe se duheshin korigjuar të gjithë librat shkollorë që bazoheshin tek ky gabim.

Pra, pavarësisht se çfarë ushqimi për budallnj reket ti servirë kryeministri ynë popullit të vet, Erdogani e ka të lidhur fort ideologjinë e tij me betejat, rrethimet, dhe heshtat e periudhës osmane.

Këtë Edi Rama e di më mirë se kushdo tjetër.

Ai ishte vetë dëshmitar, në korikun e pesë viteve më parë kur Raisi turk i shërbeu si shofer, në inagrurimin e urës Osman Gazi, e cila u kurorëzua me emrin e themeluesit të dinastisë osmane. Ai e pa me sytë e tij se si, gjatë kësaj ceremonie, u përshëndet nga ushtarët e veshur me uniformat e meherëve, rojeve tradicionalë që ngrinin çadrat e betejave për sulltanët.

Edhe nëse nuk ka qenë dëshmitar, kryeministri ynë me siguri e ka lexuar se, kur u betua për herë të parë si president, Erdogani shkoi të përkulej në xhaminë Ejup Sulejman, në bririn e artë, aty ku të njëjtën gjë e bënin sulltanët e dikurshëm.

Ai e di se sa popmpozitet ka fituar rënia e Kostandinopojës – ose pushtimi i saj sipas disave-, që kur në Anadoll komandon “vëllau i tij”. Ai me siguri e ka lexuar se ç’ndodhi së fundi me Shën Sofinë, të cilën në 1934-ën, Ataturku, vendosi ti’a “dhurojë njerzimit”, por që në emër të së “drejtës së shpatës osmane”, islamo-konservatorët e rikthyen në xhami për të përkujtuar pushtimin e madh të qytetit të shenjtë nga Mehmeti II.

Pra, sado i tkurrur të jetë formimi i tij intelektual, sado i pavëmendshëm të ketë qenë si dëshmitar i mardhënies me Erdoganin, Edi Rama nuk mund të sillet sikur nuk e di se bedenat, rrethimet dhe lufrtrat e shekujve më parë përbëjnë brumin e me të ciliën partneri i tij strategjik, gatuan bukën e politikës së sotme. Neo-otmanizmi dhe shtrirja e influencës në trojet e dikurshme të perandorisë, janë në themel të saj.

Në emër të kësaj ideologjie lideri autoritar turk, vende si Shqipëria, dikur nën pushtimin osman, i quan pjesë të “kufijve të zemrës”. “Këto nuk janë botë të ndryshme, por copza të shpirtit tonë” thoshte ai në një fjalim në Bursa në 2016.

E pra, këtë janar, në Tiranë, Erdogan u soll fiks si padroni i këtyre kufijve imagjinarë. Pamjet që ne pamë, ishin ato të një vendi trishtueshmërisht vasal. Ceremonia tek Xhamia e Et’hem Beut, ku mbizotëronin flamujtë turq dhe banderolat në të njëjtën gjuhë, ku shqip fliste vetëm përkthyesi dhe jo prezantuesi, ku në podium shkruhej “arnautllëk”, ku lutjet u thanë në gjuhë të huaj nga një hoxhë i huaj, nuk janë parë kurrë më parë gjatë vizitës të ndonjë shtetari tjetër.

Erdogani dhe shpura e tij e kanë përdhosur për disa orë çdo lloj sovraniteti, pikërisht në sheshin që ironikisht mban emrin e heroit tonë kombëtar.

Në mënyrë përçmuese ai përjashtoi nga ceremonia e rikontruksionit të një xhamie, krerët e komunitetit musliman shqiptar që i etiketon si të kapur nga gylenistët. Pa pikë skrupulli ai kërcënoi edhe deputetët shqiptarë që duhet të dorëzonin këta terrorristë, të cilët bota demokratike refuzon ti njohë për të tillë.

Prapa gjithë këtij turpi, që e bën çdo qytetar me sado pak dinjitet, të neveritet nga vendi ku ka zgjedhur të jetojë, qëndron vetëm një njeri: Edi Rama. Eshtë ai që, në emër të bizneseve që ka me njerëzit e afërt të Raisit, apo si shpërblim për ndihmën ekektorale që ka marë, sot sillet si i vetmi mes udhëheqësve të ashtuquajtur pro perendimorë që njeh “fajtorët” e grushtit të shtetit dhe dorëzon gylenistët, në kundërshtim me ligjet e shtetit të vet.

Eshtë ai që pranon “kufijët e zemrës” të caktuar nga Erdogani dhe copëzat e shpirtit turk mbi botën tonë.

Pikërisht për të daravitur shijen e hidhur të këtij servilizmi të pështirë, kryeministri iu shmang thelbit të çështjes. Ai hyri në polemikë vetëm me atë pjesë tradicionalo-folkrorike që ishte prekur nga përkimi i vizitës së presidentit turk me datën e vdekjes së Sëkënderbeut. Këtë e bëri me qëllimin perfid për të fshehur turpin e vëtrtetë, atë të uljes së potureve përpara megalomanisë së Erdoganit. Sepse skandali i asaj që ndodhi në Tiranë në 17 janar, nuk ishte data e zgjedhur rastësisht, ose jo, nga “vëllai Taip” për të përçmuar Kastriotin, por qëllimi i dukshëm për të parakaluar këtu si pasardhës i sulltanëve.

Përpjekjet antishqiptare për “revolucion islamik” në Kosovë më 2011, me Shefqet Krasniqin, Fuad Ramiqin edhe “bëmirësi” Halil Kastrati thërriste për “tekbir”!

0

Afrim Caka, Gjakovë

Këto pamje ngjasojnë me përpjekjet për revolucion islamik në Lindjen e Mesme. Ndër protestuesit, si nxitës i turmes, është edhe Halil Kastrati.

Hoxhë Shefqeti mallkon Kuvendin e Kosovës, institucionin më të lartë të shtetit të Kosovës për të cilin shqiptarët dhanë edhe jetën, për çlirimin nga fashizmi i regjimit serb dhe për formimin e një shteti demokratik e laik. Hoxha më tej thotë që nuk bëjnë kompromise me shtetin laik, Halili thrret për „tekbir“.

Fundamentalistët islamikë, njejt si fashistët serbë, kanë problem me shtetin dhe institucionet tona demokratike dhe laike.
Në pranëverën arabe 2011 filluan kryengritjet popullore për liri dhe demokraci, por që u kidnapuan shpejt nga lëvizjet e mirëorganizuara fundamentaliste islamike të financuara nga Arabia Saudite, Katari dhe Turqia. Në Egjipt erdh në pushtet lideri islamik Mohamed Mursi i mbështetur nga Turqia, ndërsa në Siri gjëndja eskaloi në luftë ndërmjet fuqive sunite (Arabi, Katar, Turqi) dhe fuqive shiite (Asadi dhe Irani).

Në Kosovë me vite ishin instaluar hoxhallarë dhe organizata fundamentaliste islamike që indoktrinuan pjesë të popullatës të zhytur në mjerim ekonomik dhe arsimor. Mbillej urrejtja ndaj botës perëndimore, vlerave liberale dhe shtetit demokratik dhe sekular që paraqitej si shtypës nga eksponentët fundamentalistë islamikë. Duke parë shëmbullin e përmbyjseve të sistemit në botën arabe, edhe në Kosovë u përpoq që me anë të këtyre “protestave” tu bëhej presion institucioneve kosovare që të pranonin agjendat islamike në politikë dhe shoqëri, dhe të testohej potenciali për lëkundje të sistemit demokratik dhe laik.

Demagogjia sociale e mirëorganizuar, për ti dhënë hapësirë islamit politik edhe përmes mediave me shikueshmëni të naltë … Në foto bëmirësi islamik Halil Kastrati , duke i dorëzuar një fëmiu çelësat e një banese të ndërtuar me paratë e të tjerëve. Pasi e bëjnë me banesë, atë familje duhet vetëdijësuar se janë Muslimanë…?!

Pasi u pa që një përmbysje të sistemit demokratik e laik nuk do ta lejonin elita shqiptare dhe aleatët perëndimorë të Kosovës, fundamentalistët dërguan ndjekës të tyre të indoktrinuar që të luftonin për përmbysjen e regjimit shiit në Siri. Xhihadistët shqipfolës kryen krime të rënda në Siri dhe u bënë mish për top në shërbim të politikave hegjemoniale të Turqisë në rajon. Shqiptaria u dëmtua rënd në imazh dhe kjo çoi ujë në mullirin e propagandës serbe e cila gjithnjë mbanë qëndrimin që shqiptarët janë popull fanatik e terrorist islamik.

Përmbysjet e regjimeve dështuan. Në vendet shqiptare, plani për rrëzimin e shtetit demokratik e sekular nga jashtë ka dështuar. Tani aplikohet plani i marrjes së „kalasë“ nga brenda. Synohet që në një mënyrë më të butë, më të qetë dhe më afatgjate ngadalë të instalohen sa më shumë persona me pikëpamje fundamentaliste dhe antisekulare në pozita institucionale dhe me ndikim në shoqëri të clët, kur të arrihet masa kritike, ta bartin tranzicionin nga shteti liberal-demokratik e laik në një shtet të ndikuar nga feja.

Andaj, indoktrinimi dhe propaganda nga klerikët fundamentalistë ende vazhdon në platforma të ndryshme për ta rritur një brez sa më të gjerë për tranzicionin nga shoqëria sekulare në atë fetare. Mënyrat më të sofistikuara e të kamufluara vërehen edhe me shëmbullin e „bamirësisë” me fonde dubioze ku abuzohet me varfërinë e njerzëve dhe në prapavijë keqpërdoret për agjenda islamike.

Kolegji gati 300-vjecar italo-shqiptar Shën Adriano, i pozicionuar në komunën arbëreshe Shën Mitri (San Demetrio Corona), në Rajonin e Kalabrisë rrezikon të mos ekzistoj më.

Së shpejti pothuajse i gjithë territori i tij e zona të tjera përreth do të shndërrohen në “Parkun Eolik Scanderbeg”.

Departamenti për Zhvillimin ekonomik e Kulturor në rajonin e Kalabrias ka hapur procedurat finale për miratimin përfundimtar të projektit për ndërtimin e një parku eolik, i cili do të ketë një impiant energjie elektrike që do të prodhohet nga burime të ripërtëritshme të energjisë së erës,

Ky park eolik do të marr emrin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu e do të quhet ” Parku Scanderbeg” .

Do të përfshij disa territore të komunës arbëreshe Shën Mitri (San Demetrio Corona), e të qytezave kalabreze Corigliano Rosano e Terranova da Sibari.

Për nevoja publike, pra me qëllimin e ndërtimit të këtij parku eolik, Rajoni i Kalabrisë ka vendosur të shpronësoj disa territore e prona private e publike, në tre qytezat e mësipërme.

E mes pronave që do të shpronësohen është dhe kolegji italo-shqiptar Shën Adriano.

I ndërtuar më vitin 1732, me dëshirën e Papa Clementit të III, për të përgatitur klerin italo-shqiptar, ky kolegj qe institucioni i parë kulturor në Kalabri ku u formuan personalitete të kulturës arbëreshe, shqiptar e italiane.

Në këtë kolegj u formua e dha mësim patrioti shkrimtar Jeronim De Rada, u formua rilindasi shqiptar Luigj Gurakuqi e u bë pikë referimi i kulturës e gjuhës shqipe në Arbëri.

Në informacionin e shpërndarë sot nga rajoni i Kalabrias infomohet se ky projekt ka hyrë në fazën e tij përfundimtare e është bashkangjitur me një listë pronarësh e të dhënash kadastrale që do të shpronësohen për qëllim interesi publik, ndërtimin e parkut eolik “Scanderbeg”.

Në dokumentin shumëfaqesh, në faqen 18 të tij, janë pozicionuar territore të komunës arbëreshe Shën Mitri me pronarët përkatës, e gjendet i renditur shtatë herë dhe Kolegji italo-shqiptar Shën Adriano, por pa emër pronari, pasi ky kolegj është në pronësi të komunës.

Parku eolik “Scanderbeg” do përmbledh instalimin e 6 turbinave me erë me fuqi maksimale 29,995 MË.

5 prej turbinave do të instalohen në komunën arbëreshe Shën Mitri, ku është pozicionuar dhe kolegji shekullor Shën Adriano e 1 turbinë në komunën Corigliano Rosano.

Lidhja e gjashtë turbinave do të bëhet përmes një kanali kabllor nëntokësor me nënstacionin elektrik i quajtur Terranova e që gjëndet në qytezën arbëreshe Terranova da Sibari.

Siç shihet qartë, sipërfaqja më e madhe e këtij parku eolik, do të përfshij komunën arbëreshe Shën Mitri e me shumë gjasa kolegjin arbëreshë Shën Adriano.

Kolegji Shën Adriano është vlerësuar nga Presidenti shqiptar Ilir Meta me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e cmuar akademike në promovimin e gjuhës, letërsisë e kulturës arbëreshe, duke u kthyer në një vatër të rëndësishme të ruajtjes së trashëgimisë e formimit të të rinjve arbëreshë.

Në 7 nëntor të vitit 2018, në Kolegjin Shën Adriano u zhvillua dhe takimi e vizita institucionale mes Presidentit italian Sergio Mattarella e Presidenti shqiptar Ilir Meta.

Në fjalën përshëndetëse, Presidenti italian do të shprehej ndër të tjera se “Shqiptarë nga origjina dhe italianë prej më shumë se 500 vjetësh, kanë ruajtur me krenari traditat e lashta, ritet fetare, gjuhën e të parëve, duke dhënë, në të njëjtën kohë me kurajo dhe përmes idealeve të tyre, një kontribut të rëndësishëm lindjes dhe bashkimit të vendit.

Kolegji italo-shqiptar i Shën Adrianit, që na mikpret sot, dëshmon mbi rëndësinë dhe kuptimin e këtij gërshetimi, mbi këtë përzierje të thellë e të frytshme. Nën këto mure u formuan patriotë të flaktë, nxitës kurajoz të nismave kalabreze të 1844 e të 1848, eksponentë të ndritur të Rilindjes italiane, e më tej të asaj shqiptare.

Këtu studioi, ndër të tjerë, Jeronim De Rada, poet dhe themelues i L’Albanese d’Italia, e para gazetë në gjuhën shqipe në botë, – që dha kontributin e saj në pavarësinë italiane dhe shqiptare si dhe një kontribut të jashtëzakonshëm studimeve të rrënjëve të popullit shqiptar.

Rajoni i Kalabrias informon se informacioni për mbylljen e procedurës finale të aprovimit të Parkut Scanderbeg, do të qëndroj i publikuar në hapësirat publike të tre komunave të përfshira për 30 ditë rresht e se të gjitha aktet e këtij projekti do të depozitohen në Departamentin e Zhvillimit Ekonomik e Kulturor, në zyrën e sektorit të infrastrukturës energjike, burime të rinovueshme e jo të rinovueshme, e do të jenë në dispozicion të kujtdo që ka interes.

Brenda 30 ditëve të ardhshme është dhe afati i kohës së dorëzimit të vëzhgimeve, sugjerimeve e ankesave për këdo që ka interes privat e publik  mbi këtë projekt.

Rruga Press

_________

Agim Morina, Londër

Dy shtetet shqiptare, dy ministritë e jashtme dhe dy ministritë e kulturës, do të duhej me u alarmu nga ky lajm, me u organizu sa ma shpejt e me ndalë me çdo kusht mbylljen e këtij kolegji.
“Kolegji gati 300-vjecar italo-shqiptar Shën Adriano, i pozicionuar në komunën arbëreshe Shën Mitri (San Demetrio Corona), në Rajonin e Kalabrisë rrezikon të mos ekzistoj më.
(…)
Brenda 30 ditëve të ardhshme është dhe afati i kohës së dorëzimit të vëzhgimeve, sugjerimeve e ankesave për këdo që ka interes privat e publik mbi këtë projekt.”

Moisiu (Edi) …, jetën dhe vdekjen e tij e linte në dorë të Skënderbeut [Erdoganit]!

Përgatitur e përshtatur nga: Agim Morina, Londër
“Rojat sollën Moisiun [Edin], me brezin e kuq në qafë. Ai u afrua si i shtyrë nga jashtë, me të ecurit e lehtë dhe e dinte se gjithkush do të trembej dhe do të zmbrapsej përpara fatkeqësisë së tij.
Skënderbeu [Erdogani] nuk e njohu. Besoi se po shihte një hije.
Moisiu [Edi] u ul pak më tej pa folur, kokëjashtë, me fytyrën pa një pikë gjaku, me brezin e kuq që i përvëlonte qafën, dhe që do të thosh se jetën dhe vdekjen e tij e linte në dorë të Skënderbeut [Erdoganit].
(…)
Ky ishte Moisiu [Edi] dhe si mund të ishte ndryshe. Skënderbeu [Erdogani] liroi grykën dhe foli.
– A erdhe? – pyeti ai.
Zëri i tij pati një tingull të natyrshëm, sikur Moisiu [Edi] të ishte kthyer në shtëpi pas një shëtitjeje të shkurtër jashtë vetes.
– Erdha, po të duash, – tha Moisiu [Edi].
– Po hajde, pra, – tha Skënderbeu [Erdogani] dhe u ngrit më këmbë. – Çohu, vëlla, – tha prapë ai, dhe pa rrotull i turpëruar, që të gjente ndonjë mënyrë për ta mbuluar Moisiun [Edin] me kularin në qafe nga sytë e njerëzve.”
(Sabri GODO, “Skenderbeu”, 2005)

Ta kujtojmë Gjergj Kastriotin Skenderbeun, themeluesin historik të Shtetit Shqiptar

1
Spartak Ngjela, avokat, Tiranë
Si sot; në datën 17 janar 1468, ka vdekur heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbe.
Dhe, në të njëjtën kohë, duhet të kujtohemi se në të vërtetë ai është themeluesi historik i Shtetit Shqiptar.
Kurse, duhet të theksojmë gjithashtu se, të dy shtetet shqiptarë: Shqipëria dhe Kosova, e kanë kryer themelimin e tyre me Doktrinën Kastriotiane.
l.
Kastriotizmi është doktrina jonë, dhe kjo është njëherësh edhe doktrina e bashkimit kombëtar të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Është vetë Kastriotizmi ai i cili arsyetoi historikisht kalimin nga Arbëria në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Kosovë.
Të gjitha të tjerat janë abuzime.
Shqipëria ka si flamur kombëtar flamurin me shkabën dykrerëshe të Gjergj Kastriotit dhe, Kastriotizmi, si doktrinë, është sot bashkimi kombëtar i botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Arbëria kastriotiane është sot vetë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Edhe Ismail Qemali, kur u paraqit në Konferencën e Londrës, në vitin 1912-1913, e paraqiti pavarësinë e Shqipërisë si doktrinë kastriotiane të Arbërisë të Shekullit të XV.
Por, kastriotizmi u dëmtua rëndë në vitin 1913 dhe filloi ta marrë veten në vitin 1999 me bombardimet e Jugosllavisë për çlirimin e Kosovës nga Serbia.
ll.
Në funksion të Kastriotizmit sot, shqiptarët, kudo ku janë, duhet të evokojnë domosdoshmërisht Kastriotizmin e themeluar në vitin 1444 që erdhi dhe u risoll i përcjellë si heroikë shqiptare e vitit 1911-1912-1913; dhe krijoi pavarësinë e Shqipërisë, duke lënë jashtë 60 përqind të territorit arbëror, për të formuar një shtet shqiptar të gjymtuar nga fuqitë e mëdha.
Por sot, ashtu sikurse u theksua, Kastriotizmi, që nga lufta për çlirimin e Kosoves, ka 23 vjet që, si doktrinë, po shkon drejt ribashkimit kombëtar për krijimin e Arbërisë moderne.
Cila i takon të jetë sot Arbëria moderne?
Arbëria moderne është Shqipëria, Kosova, Presheva dhe Çamëria. E gjitha kjo plotëson të paktën 70 përqind të doktrinës kastriotinane të vitit 1912, të nxjerrë në pahun e historisë moderne nga Ismail Qemali dhe grupi i tij patriotik që luftoi për Shqipërinë etnike.
lll.
Por çfarë po ndodh sot me elitën politike që po drejton Botën Shqiptare, në Prishtinë dhe në Tiranë?
Asgjë e veçantë. Një mediokritet që kuptohet se po dëmton interesin kombëtar, si rrjedhoje e asaj që ka ndodhur në mese njëqind vjet në historinë e Shqipërisë.
Por nuk do të bëjnë dot gjë.
Megjithatë, këtë muajin e fundit; sikur po duket që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kaluar drejt historisë reale të Shqipërisë dhe shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.
Por kjo nuk mjafton.
Ndërkohë po kuptohet gjithashtu se politika amerikane kërkon, forcimin deri në bshkim të dy shteteve shqiptarë në Ballkan. Por, deri tani, të dy kryeministrat, Rama dhe Kurti, nuk po duket se kanë formuluar doktrinën gjithëshqiptare në Ballkanin Perëndimor; në një kohë kur historia jonë, që nga viti 1999, ka ecur drejt rivlerësimit të Kastriotizmit në funksion të të dy shteteve shqiptarë.
Prandaj; gjithkush, në Shqipëri dhe në Kosovë, po pret të shohë doktrinën e bashkimit kombëtar.
Por, na duhet të theksojmë se:
Kjo kohë ballkanike, është kohë shqiptare; çdo lider aktual që nuk e përdor këtë kohë, nuk është me interesin kombëtar shqiptar.
Këngë për Gjergj Kastriotin:

Kryeministri Kurti vizitoi Agjencinë Kosovare të Privatizimit

0

 Prishtinë, 19 janar 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizituan Agjencinë Kosovare të Privatizimit.Në takimin me Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, kryesuar nga z.Nazmi Mikollovci, u bisedua për punën e bërë nga muaji gusht i vitit të kaluar, pas votimit të Bordi të ri nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Kryeministri vlerësoi se bashkërisht janë arritur disa suksese shumë të vlefshme për interesin publik, shtetëror e ekonomik të Kosovës.Ai shprehu mbështetjen e plotë të Qeverisë për punën e AKP-së, si dhe përkushtimin për t’i përballuar sfidat, duke mos e kursyer vullnetin dhe duke shkëmbyer përvojat dhe dijet.

 Gjatë takimit u bisedua për Strategjinë përmbyllëse të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, e cila tashmë është hartuar, si dhe për rrugën përpara, drejt themelimit të Fondit Sovran.Tash së fundmi Qeveria e Republikës e ka pranuar nga grupi punues draftin përfundimtar të Koncept Dokumentit për Themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës.

Ky dokument përbën bazën konceptuale dhe strategjike për themelimin e Fondit Sovran,

përfshirë konceptin dhe hapat për vendosjen e bazës ligjore dhe institucionale të Fondit.Paralelisht me punën e këtij grupi punues, Bordi i AKP-së ka arritur që t’i evidentojë në një regjistër të përbashkët gjithsejtë 2364 asete të AKP-së, nga të cilat pas një analize të hollësishme e konkrete është vlerësuar se 1653 prej tyre do t’i barten Fondit Sovran, ndërkaq 771 do të vazhdojnë të ngelen nën portofolin e AKP-së.

 Kryesuesi i Bordit të AKP-së, Nazmi Mikullovci, bëri të ditur se tashmë janë bërë shkurtimet e shpenzimeve, në vlerë të gjithmbarshme prej mbi 2 milionë e 600 mijë euro. Kjo u vlerësua si e arritur shumë e vlefshme dhe e dobishme për agjencinë dhe Buxhetin e Republikës së Kosovës.

 U vlerësua lartë aktivizimi i Ndërmarrjes Shoqërore “Brezovica”, e cila tashmë është vënë në funksion, në përputhje të plotë me sistemin juridik të Kosovës.Fiskalizimi përbrenda ligjit dhe formalizimi i kësaj ndërmarrjeje u vlerësuan si parakushte për t’iu hapur rrugën investimeve për këtë qendër tejet të rëndësishme turistike për Kosovën me potencial të madh për vendin tonë.

 Kryesuesi i Bordit të AKP-së, Nazmi Mikullovci iu falënderua kryeministrit dhe ministrave për vizitën dhe takimin, si dhe për përkrahjen e dhënë nga Qeveria për punën dhe veprimet e muajve të fundit.

 Në përmbyllje të takimit u theksua se nëpërmjet bashkëpunimit e koordinimit institucional do të mundësohet tejkalimi i sfidave dhe krijimi i një baze zhvillimore për Republikën e Kosovë.​