Kreu Blog Faqe 1423

Ekziston potenciali intelektual shqiptar për të rivendosur vlerat Iliro-Epirote

1

Fahri Dahri, studiues, Itali

Drejtë dhe saktë shtrohen pyetjet dhe mëdyshjet e profesor Eshrefit, në shkrimin: “17 janari: në nderim të Skënderbeut, emocione dhe trishtim“.

Shqetësimet e profesorit, ku përmblidhen ngjarjet më të rënda, më enigmatike, më të dukshme, që kanë dashur të thuhen dhe që i kanë shkruar sipas interesave të tyre pushtuesit afro 2300 vjeçar, sigurisht sot janë të mundshme për tu dhënë përgjigje.

Mjaft nga arësyet e fenomeneve të  këqia që i kanë ndodhur popullsisë iliro – epirote (e them kështu për të përfshirë gjithë periudhën dy e ca mijëvjeçare) janë spjeguar nga z. Eshref, pikërish nëpërmjet shtrimit të pyetjeve ( mos u habisni, por kërkohet të lexohet me qetësi dhe vëmëndje i gjithë artikulli).

Z. Eshref! Në këndvështrimin tim, duke ditur se çdo gjë që lind edhe do vdesë,  perandoria ilire, pa spjeguar arësyet e rënies (si ato të luftës iliro-romake, romako-maqedonase, sepse dihen shkaqet) jetoi aq sa ishin kushtet hitorike. Ajo ra. U ngrit perandoria romake, lulëzoi, vrau, preu dhe në kushte të reja histotike ra. Ranë njëra pas tjetrës edhe bizanti me sputnikët e saj bullgarë, serbë, gotë, ostrogotë, etj, sikundër edhe fati i otomanëve me komunizmin. Dialektika na mëson se çdo gjë është në ndryshim, në lëvizje të vazhdueshme, nuk ka status quo të qëndrueshme. Veç dialektikës, ne shqiptarët kemi dhe përvojën tonë të hidhur që ju e trajtoni shkencërisht në këtë shkrim që unë pa mëdyshje e vlerësoj “Manifesti historik 2300 vjeçar shqiptar”.

Ok. Një fjalë miratimi me përdorim të gjerë. Derisa gjithçka është në ndryshim, në lëvizje, nuk do të thotë se ndryshimi apo lëvizja të mos sjellin rikuperimin, dmth risjelljen e të shkuarës në një gjëndje më cilësore, më të fuqishme, në nivele më të përsosura nga qenia e dikurshme. Nëse do shpreheshim në mënyra figurative mund të vrejmë rikuperimet pas fenomeneve negative të natyrës, si sunamet, tërmetet, vullkanet etj. Nuk mohohet se mbas çdo shkatërrimi, qoftë edhe luftërave vjen një shkallë zhvillimi më e lartë. (Nuk dua të përligj luftërat, nëse dikush mundet të kuptojë ashtu). Kjo e vërtetë lidhet me forcën mendore dhe fizike të çdo shoqërie, lidhet me mos nënështrimin, beson dhe punon për të siguruar të ardhmen e saj. Është fakt se jashtë karakterit tonë kombëtar, na është mbjellë përçarja, një ves djallëzor, i cili na pengon në forcimin e unitetit dhe që personalisht mendoj se na është kultivuar jo nga besimet fetare, por nga drejtuesit, klerikët të cilët dukshëm kanë ndërsyer, në emër të besimeve ndarjet e mëdha mes popujve që rrethohemi, por dhe brenda lloit. Kjo djallëzi e priftërinjëve dhe imamëve, është e prekshme, e qartë që nuk është hyjnore, mbasi, personalisht nuk kam lexuar asnjë varg urrejtjeje ndaj besimeve as në Bibël, as në Kur’an.

Të rrethuar nga shtete që predikohen nga ideologjitë djallëzore, jo nga Bibla dhe Kur’ani, të vërtetuara sidomos, ashtu siç e theksoni qartë ju profesor, mbas shekullit XIX, ku Bibla është anashkaluar dhe vlerësuar “Naçertania” serbe dhe “Megalloidea” greke. Me këto dy straregji, kombi ynë është përballur me lloj lloj sulmesh fizike, predikime gjoja biblike, por aspak të sakta, kishat dhe xhamitë sulmuan egërsisht kombin tonë në të gjitha drejtimet tokësore, shpirtërore,  morale, materile. Rrjedhojat ishin të rënda, në shumicën e kohës shqiptari shkëputej nga parmenda dhe drapëri dhe krahqafë hidhte dyfekun. Vërtet veprime të tilla ishin të detyrueshme për vetmbrojtjen, por varfëruan tej mase jetën e njerëzve. Le ta mbyll këtë koment me atë që të gjithë e dinë se ç’farë pasoja sjell në gjithë shoqërinë varfëria e tejskamur.

Profesor Eshrefi, sido që të themi dhe shkruajmë, përgjigjet që kërkohen në shkrimin tuaj duhet ti japim vetë ne, shqiptarët, duke kërkuar që të vendosen në krye të shtetit dhe në strukturat e tij mendimtarë, të urtë, të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm. Kjo kërkon ndërgjegjësimin e të gjithëve, por nisja duhet filluar urgjentisht me edukimin familjar, shoqëror dhe atdhetar në kopshtet dhe bankat e shkollës.

Një temë që kërkon pjesmarrjen në dhënie mendimesh nga të gjithë mbarë shqiptarët. 

Më 17. 01. 2022

Kryeministri Kurti përkujton Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën, në 40 – vjetorin e vrasjes së tyre

0

Dubovik, Deçan, 17 janar 2022

Në 40 – vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, vizitoi kullën e familjes Gërvalla në Dubovik.

Aty u pritën nga znj.Suzana Gërvalla, bashkëshortja e Jusuf Gërvallës dhe znj.Donika Gërvalla, e bija e tij, si dhe familjarë e miq të veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare.

Nga aty, Kryeministri Kurti, Presidentja Osmani dhe Zëvendëskryeministrja Gërvalla, bën homazhe dhe vendosen kurorë me lule, te varrezat e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës.

Albin Kurti e Vjosa Osmani duke biseduar me Zonjën Suzana Gërvalla, bashkëshorten e heroit Jusuf Gërvalla.

“Ne erdhëm sot në Dubovik, në 40 vjetorin e vrasjes së trefishtë në Shtutgart, më 17 janar 1982, kur u vranë Kadri Zeka e Jusuf e Bardhosh Gërvalla, që të vizitojmë kullën e lindjes, jetës dhe rritjes së tyre, por edhe varrin ku prehen ata, për të treguar kujtimin e pashlyeshëm dhe nderimin e pafund që kemi për këta heronj, të cilët na e dëshmojnë një luftë edhe para luftës çlirimtare. Meqenëse në vitet e ‘80-ta shqiptarët jo vetëm që persekutoheshin e burgoseshin, por edhe vriteshin nga regjimi i atëhershëm okupator, për shkak se dëshironin liri, republikë, demokraci e përparim”, tha kryeministri.

 

Si institucione të Republikës, si Qeveri e Kosovës, ne do të bashkëpunojmë me shtetet e tjera, në veçanti me Republikën Federale të Gjermanisë, në mënyrë që të marrim vesh sa më shumë e që të zbardhet e vërteta edhe sa i përket edhe urdhërdhënësve edhe ekzekutorëve, bindjet dhe orientimi dhe qendra e të cilëve natyrisht se dihet, mirëpo emrat e përveçëm të atyre natyrisht se duhet të ndriçohen dhe asisoj të mundësohet drejtësia e ndëshkimi, tha ai.

Kryeministri Kurti theksoi se jemi të vetëdijshëm për kufizimet që kemi, që pas kaq shumë kohësh të arrijmë përnjëherë të zbardhim gjithë ato vrasje, meqenëse janë të shumta, ndërkohë që edhe regjimet, të cilët kanë marrë pjesë në ato vrasje, nuk është se kanë vdekur përfundimisht e në plotni. 

Në nderim të tre veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare, Kryeministri i Republikës së Kosovës, sot, në 40 – vjetorin e vrasjes së tyre, organizon Akademi Përkujtimore në Prishtinë.

 

Kryeministri Kurti bëri homazhe te busti i Kadri Zekës, në 40 vjetorin e vrasjes së tij

0

Në nderim të tre veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, dhe Kadri Zekës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, i ka përkujtuar ata sot, në 40 vjetorin e vrasjes së tyre.

Pas vizitës dhe homazheve në Dubovik të Deçanit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, bën homazhe edhe në Prishtinë. Ata vendosën kurorë me lule te busti i Kadri i Zekës në Prishtinë, para ndërtesës së ish-Radio Prishtinës, ku ai punonte.

Kryeministri Kurti theksoi nderimin e pafund për këta tre heronj, të cilët u vranë më 17 janar 1982, në Shtutgart të Gjermanisë.  

Fillon punën Ndërmarrja Shoqërore Brezovica

0

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë – Më 13 janar 2022 Bordi i Drejtorëve i AKP-së emëroi Bordin e ri të Përkohshëm Menaxhues për NSH Inex Sharr Planina Brezovicë, Shtërpce, në përbërje të gjashtë (6) anëtarëve. Kjo ndërmarrje me vendim të Bordit të Drejtorëve të AKP-së ishte vendosur më parë nën Administrim Direkt të AKP-së më 22 dhjetor 2020.

Më 14 janar 2022 Menaxhmenti i AKP-së mbajti një mbledhje përmbajtësore me Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të NSH Inex Sharr Planina Brezovicë.

Në këtë mbledhje, është biseduar për mbarëvajtjen e punëve në Brezovicë dhe është biseduar gjerësisht për obligimet e Bordit të Brezovicës për t’i përmbushur detyrat e tyre ligjore për funksionimin e tërësishëm të Brezovicës në bazë të ligjeve të Kosovës, duke përfshirë: Instalimin e arkave fiskale; Raportimin financiar e operativ në AKP; Deklarimin e rregullt të tatimeve te ATK si dhe zbatimin e ligjeve të Kosovës.

Po ashtu, në takim u pajtua që të fillohet sa më të shpejtë sezoni i skijimit, të mbahet bashkëpunimi i mirëfilltë dhe të vazhdohet me aktivitetet e ndërmarrjes, me ç ‘rast i gjithë operimi i ndërmarrjes do të bëhet sipas infrastrukturës ligjore të Kosovës.

Të gjithë anëtarët e Bordit te Brezovicës siguruan për bashkëpunimin e tyre, punën e mirë dhe respektimin e udhëzimeve të AKP-së dhe dispozitave ligjore të ligjeve të Kosovës.

Publiku njoftohet se skiliftat janë lëshuar në operim në mëngjes më 16 janar 2022 dhe se do të vazhdoj operimi i rregullt i Brezovicës.

Publiku ftohet që për çdo shërbim që pranojnë në këtë ndërmarrje të kërkojnë kuponin fiskal.

FUND

Gazeta që sfidonte ndalimin e të vetmes së përditshme shqipe në Kosovë

Gazeta Bujku-nr-1-18-janar-1991-ballina. foto nga Behlul Jashari, ne Arkivin peronal.


Shkruan: Behlul JASHARI, Prishtinë

-Në Prishtinë para 31 viteve, me datë 18 Janar 1991, nisi të dalë gazeta “Bujku”, gazetë e rezistencës, e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, isha themeluesi-kryeredaktori i parë, e nxirrnim gazetarët e punëtorët e tjerë të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja, të ndaluar nga Serbia okupatore. Në ballinë emri i gazetës “Bujku” shkruhej me shkronja të vogla nën një B të madhe logo. Ishte si Gazeta B, që zëvendësonte Gazetën A – Rilindjen, sfidonte ndalimin…/

-“Me emrin ‘Bujku’, këtu dhjetë vite ka mbajur të gjallë informimin e brendshëm në Kosovë”, e vlerësonte  gazetën e rezistencës Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova në funddhjetorin 2002 në Rezidencën Presidenciale në Prishtinë në pritjen që më bëri si kryeredaktor i gazetës Rilindja, me ç’rast më dha edhe një intervistë ekskluzive…/

Gazeta Bujku nr-1-18-janar-1991. Ballina, foto: Behlul Jashari, nga Arkivi i Kosoves

PRISHTINË, 17 Janar 2022/ Para 31 viteve, me datë 18 Janar 1991,  në Prishtinë nisi të dalë gazeta e përditshme “Bujku”, kryeredaktori i parë-themelues i së cilës isha,  e cila ishte gazetë e rezistencës, pjesë e lëvizjes gjithëpopullore të shqiptarëve në Kosovë për liri, pavarësi e demokraci, gazetë e parë e pavarur kosovare, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor, euroatlantik, të cilën me guxim dhe sakrifica, me standarde profesionale, e nxorëm gazetarët dhe punonjësit e tjerë të gazetës Rilindja të ndaluar nga Serbia okupatore.
Ishte 17 Janari 1991. Për ridaljen një herë në javë të revistës “Bujku”, ku do botoheshin edhe lajme dite, kishin dalë disa ide e propozime, edhe për fizionomi, edhe për kryeredaktor, por jo ndonjë zgjedhje e pranim detyre dhe po përfundonte mbledhja në lokalet e gazetës tradicionale Rilindja, të përditshmes së vetme në gjuhën shqipe në Kosovë, e cila që nga 7 Korriku i vitit 1990 ishte ndaluar e mbyllur me dhunë nga regjimi okupues i Beogradit.
Mora ushtrimin e detyrës së kryeredaktorit, kisha idenë dhe shkasin për ta nxjerrim “Bujkun”, jo si revistë, por si gazetë dhe të përditëshme “përkohësisht”.
Atë ditë kishte nisë lufta në Gjirin Persek, për të cilën Presidenti Amerikan Xhorxh Bush i drejtohej kombit, me një deklaratë të cilën gazeta e botoi në ballinë me titull “Tërheqje pas fitores”…Edhe me këtë shkas, shkruajta “Fjalën e Redaksisë” me titull “Përsëri ‘Bujku’…”, për faqen e parë të gazetës, ku theksoja se del si “gazetë e përkohëshme…edhe për shkak të nevojës që edhe lexuesit shqiptarë në Kosovë, në mungesë të gazetës së përditëshme, të kenë informacione sa më të gjera e me kohë në gjuhën shqipe për ngjarjen… fillimin e Luftës në Gjirin Persik. Për këtë shkak edhe me fizionomi e edhe me përmbajtje ky numër është i jashtëzakonshëm”.
Me përmbajtje të ngjashme, se nga e nesërmja do dalë një gazetë në terrin informativ të Kosovës shkruajta një letër për ta njoftuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, pasi kontaktova me Ambasadën e Shqipërisë dhe ua dërgova atyre me telefax që ta përcjellnin. Ajo letër sigurisht do të ketë gjetur mbështetje për ne, pasi edhe vazhdoi të dalë gazeta, në ballinën e së cilës “Bujku” shkruhej me shkronja të vogla nën një B të madhe logo. Ishte si Gazeta B, që zëvendësonte Gazetën A – Rilindjen…
“Bujku” ishte një revistë e përdymuajëshme që trajtonte kryesisht tema nga bujqësia, e që nuk kishte dalë fare një kohë, dhe duke e marrë atë emër nisi gazeta e përditshme, e paregjistruar te autoritetet okupatore serbe.

Presidenti Ibrahim Rugova dhe Behlul Jashari, intervistë fundviti 2002

Gazeta “Bujku”, me të cilën nisëm e themeluam  edhe bashkëpunimet e para të medias Prishtinë-Tiranë, në numrin e parë në ballinë theksonte “proceset demokratike në Shqipëri” mbi titullin “Zgjedhjet u shtynë për 31 Mars”. Në ambientet e kësaj gazete u bë edhe zyra e parë e korrespondenturës në Kosovë të Agjencisë Shtetërore Zyrtarë të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencisë Telegrafike Shqiptare, prej nga me lidhje telexi, e vetmja e mundëshme atëherë nga Kosova në Shqipëri, nisa raportimet nga  dita e 24 Majit 1992 e zgjedhjeve të para pluraliste parlamentare e presidenciale në Kosovë, në rrethana të rënda të okupimit  e të mbylljes së dhunëshme edhe të mediave kosovare në gjuhën shqipe. Zyra e telexit në ambientet e gazetës “Bujku” në Pallatin Rilinda – zyrë e Agjencisë Telegrafike Shqiptare u bë edhe si një përfaqësi e parë e Shqipërisë në Kosovë, prej nga bëheshin edhe komunikime tjera Prishtinë-Tiranë.
Në numrin e parë të gazetës “Bujku”, e cila u botua me tirazh të madh prej mëse 50 mijë ekzemplarësh, që e shfletoj edhe sot, shkrime të tjera nga Shqipëria ishin për tre këngëtare të Festivalit të Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar, Irma Libohova, Morena Reka e Redina Tili, si dhe reportazhi “Tirana e trishtuar”, në faqet e mesme, ku botohej edhe “Kalendari historik”, që  përkujtonte arritjen në qytetin e Lidhjes Shqiptare, në Prizren, në Dhjetor të vitit 1880, të Abdyl Frashërit…
E shkrimet për Kosovën e okupuar nga regjimi ushtarako-policor i Beogradit ishin raportime për masa të dhunëshme, për dëbimin e shqiptarëve nga institucionet, nga puna, për shkatërrimin e sitemit arsimor në gjuhën shqipe, për dhunën edhe kundër kulturës shqiptare, për burgosjet e keqtrajtimet nëpër qytete e fshatra, për vrasjet e ushtarëve shqiptarë në armatën jugosllave, protestat e indinjatën e thellë…

Gazeta e përditshme “Bujku” doli deri në prag të 1999-tës, të një viti tjetër të ri të luftës që po zhvillohej në Kosovë, derisa u dëbua me dhunë nga Pallati i Rilindjes nga administrata dhe forcat okupatore serbe.
Por, përsëri, gazetarët dhe punonjësit e tjerë të Rilindjes nuk u ndalën, në muajt e parë të vitit 1999, gjithnjë në kushtet e luftës, rikthyen dhe nxorën gazetën e përditshme me emrin Rilindja në Prishtinë,  duke punar nëpër shtëpitë e tyre, dhe në këto rrethana përkundër rreziqeve të mëdha gazeta doli derisa gazetarët dhe punonësit e saj u dëbuan bashkë me popullin edhe nga shtëpitë e tyre dhe nga Kosova.
Ekipi i gazetës Rilindja hyri në Kosovë me tanket e para të NATO-s në 12 Qershorin historik 1999, dhe të nesërmen u shpërnda në Prishtinë dhe në zona të tjera, ku po ndodhte liria, gazeta numër special e botuar në Shkup.
Ashtu siç kisha raportuar për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare një ditë më parë herët në mëngjes nga kolona e tankeve të para të forcës ushtarake më të madhe planetare, në faqen e parë të Rilindjes në kryetitull shkruhej: “Dje në orën 5.17 Trupat e NATO-s hynë në Kosovë”. Në Kosovën e lirë me popullin u kthye edhe gazeta Rilindja, që nuk  u ndal edhe kur u ndalua… Gazeta “Bujku” sfidoi ndalimin…
Gazeta tradicionale e historike e Kosovës Rilindja ka nisë të dalë në Prizren para 77 viteve, në 12 Shkurt 1945, në frymën e Konferencës së Bujanit e me angazhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja shqipe prej plumbi që u sollën me arka nga Tirana…

Shtypi i kohes, Rilindja per 2 Korrikun 1990. Bujku per referendumin per pavaresi, shtator 1991 tregon ngjarjet Behlul Jashari. Foto nga nje ekspozite ne Muzeun e Kosoves.

“Me emrin ‘Bujku’, këtu dhjetë vite ka mbajur të gjallë informimin e brendshëm në Kosovë”, e vlerësonte  gazetën e rezistencës Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova në funddhjetorin 2002 në Rezidencën Presidenciale në Prishtinë në pritjen që më bëri si kryeredaktor i gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja, me ç’rast më dha edhe një intervistë ekskluzive.
Në intervistë, i pyetur se si e shihte të ardhmen, zgjidhjen e çështjes shqiptare, Presidenti Rugova mes tjerash theksonte: Kosova e pavarur, shtet i njohur, i integruar në Bashklimin Evropian, në NATO dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është një vend që i pari është interesuar për ne dhe na ka ndihmuar, dhe që na ndihmon vazhdimisht.
Gazeta Rilindja – botim special në ditën e 31 Dhjetorit 2002  për festën e Vitit të Ri 2003 intervistën ekskluzive me Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, e botoi në pesë faqe – 1,2,3,4 dhe 5, duke nisur me kryetitullin në ballinë “Kosova e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA”.
Derisa zhvillonim intervistën Presidenti Rugova në Rezidencën Presidenciale në lagjen Velania të Prishtinës kishte në tavolinë dhe mbante në duar gazetën tradicionale e historike shqiptare të Kosovës Rilindja që kishte kryetitull “Kosova për herë të parë feston 28 Nëntorin me institucionet e saja të njohura ndërkombëtarisht”.
Ishte ajo gazeta Rilindja që në jubileun e 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në 28 Nëntor 2002, doli me botim special festiv, siç theksonte në ballinë, me shkrime të autorëve dhe personaliteteve të shquara nga gjithë bota shqiptare, ndërsa u shpërnda në të gjitha trojet etnike shqiptare – në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Ulqin e lokalitete tjera në Mal të Zi…

Regjia e turpshme e arrestimit spektakolar të Bedri Halimit pa u ditur nëse ishte apo jo fajtor

0

nga: Kushtrim Seladini

Tani më ka kaluar një javë ç`prej se Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedistit, z. Bedri Halimi, me 6 janar të vitit 2022 u arrestua nga policia e Kosovës, por opinioni publik ende nuk po qetësohet. Numri i personave që kanë reaguar me shkrim kundër arrestimit të tij të kundërligjshëm tani më e ka kaluar të njëqindëtin. Deri me tani nuk ka ndodhur që të jetë arrestuar një njeri e të kenë reguar kaq shumë njerëz. Regami i kaq shumë njerëzve kundër arrestimit të Bedri Halimit, flet shumë për pastërtin e tij të njohur për shumkënd në Kosovë.

Duke pasur parasysh se lejet ndërtimore të paligjshme në regjionin e Komunës së Shtërpcës i ka lëshuar ish-kryetari i kësaj komune i kombësisë serbe; duke pasur parasysh se Bedri Halimi nuk ka lëshuar asnjë leje ndërtimi në komunën e Shtërpcës, sepse as që ka pasur kompetnca për lëshimin e lejeve ndërtimore në këtë komunë; duke pasur parasysh se fajtori i vërtet (ish-kryetari i Konmunës së Shtërpcës) që ka lëshuar leje ndërtimore të kundërligjshme, është arrestuar dhe burgosur pothujse në anonimitet të plotë dhe, duke pasur parasysh se Bedri Halimi pa pasur objektivisht asnjë faj, u arrestua duarlidhur para kamerave televizive, kjo flet qartë se arrtestimi i tij, i tillë siç ishte, ka qenë i qëllimshëm dhe i paramenduar mirë.

Arrestimi i tillë i Bedri Halimit flet se ai është aranzhuar nga persona të caktuar me qëllim komprometimin dhe linqimin e tij publik, sipas të gjitha gjasave për shkak se Bedri Halimi uk ka pranuar të bëj shkelje ligjore në dobin e askujt. Me fjalë të tjera, Bedri Halimi është viktimë e pastërtisë së vet. Fatkeqësisht Kosova është bërë një vend ku papastërtia, hajdutllëku e korrupsioni të ngrisin lart, kurse pastërtia, respektimi i ligjit dhe moskorruptimi të qojnë në burg.

Shtrohet pyetja kush e bindi apo e detyroi prokurorin e Gjykatës Komunale të Ferizajt, z. Maloku, që ai ta urdhëronte, organizonte dhe të zabtonte arrestimin e tillë sa spektakolar aq edhe kompromitues të Bedri Halimit, ende pa e ditur ky prokuror nëse Halimi ishte apo nuk ishte fajtor!

Prokurori Maloku e ka futur vetën në grackë. Ai tani është i detyruar që viktimës së tij, Bedri Halimit, t`ia vesh ndonjë faj, sa për ta arsyetuar urdhërin e dhënë për arrestimin dhe burgosjen e paligjshme të tij me aq shumë pompoztet mediatik, sikur ai të ishte një kriminel.

Me që drejtësia në Kosovës është bërë si „litari në thes“, Bedri Halimit në kohën e mundshme, nuk i mbetet tjetër rrugë, veçse ta kërkoj të drejtën e tij në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut.

Për ju që keni vuajtur, e sidomos ju që u keni shkaktuar vuajtje të tjerëve!

0
Lirim Gashi, Prishtinë
MOS HARRONI JU QË KENI VUAJTUR, E SIDOMOS JU QË KENI SHKAKTUAR VUAJTJE
Politikanët, ushtarët dhe policët serbë të UDB-es dhe ata që i përkrahnin dhe akoma vazhdojnë t’i përkrahin, janë mjeshtër të masakrave të fëmijëve, përdhunimeve të grave dhe civilëve të paarmatosur.
Janë vampirë gjakatarë që në 99% të rasteve masakruan viktima të pafajshme dhe të paarmatosura në pragun e shtëpive të tyre.
As kufomave të masakruara nuk u dhanë qetësi, sepse i transportuan në Serbi me kamionë frigoriferikë dhe i varrosen në gropa të hapura që sot i quajmë varreza kolektive, ose i hodhën në Danub.
Tridhjetë vjet pas gjenocideve të shumta dhe të tmerrshme në të gjitha pjesët e ish-Jugosllavisë, serbët vazhdojnë t’i festojnë si
heronj Millosheviqin, Rankoviqin, Qosiqin, Arkanin, Legijan, Karaxhiqin, Mlladiçin dhe të gjithë shërbëtorët e tyre, edhe pse u treguan si frikacakët më të mëdhenj që fshiheshin nën fustanet e grave në stalla të kafshëve.
Ata ushqyen breza të tërë me ushqim urrejtjeje ndaj çdo gjëje që nuk është serbe, pa menduar për asnjë moment se ishte gjenocidi më i madh ndaj popullit të tyre.
E megjithatë ka mijëra shqipfolës që ende ëndërrojnë për kohën e vëllazërimit dhe bashkimit.
Mes jush jetojnë qindra udbash shqipfolës dhe ju shiten si engjëj, edhe pse janë dreqërit më të mëdhenj të historisë së njerëzimit.
Dhjetra sosh janë veshur me petkat e politikanëve dhe mbajnë ende funksione shumë të rëndësishme për sigurinë kombëtare dhe shtetërore, të cilën vazhdimisht e kthejnë në pasiguri, duke rrezikuar seriozisht interesat e popullit dhe të shtetit.
Qindra udbash janë të veshur me rrobat e klerikëve fetarë dhe janë në aksion ditë e natë, sepse misioni i tyre parësor është që t’i lajnë trurin masave të gjëra dhe t’i kthejnë ato në vegla të ekstremizmit fetar.
Fatmirësisht hapësira e tyre për manovrim po ngushtohet çdo ditë e më shumë, por kjo nuk mjafton.
Atyre politika shtetërore duhet t’ua heq sa më parë maskat e rreme hyjnore dhe patriotike dhe të publikojë emrat e tyre, në mënyrë që populli ta dijë se kush ia ka nxirë jetën në shtatë dekadat e fundit.
Nuk do të ketë kurrë qetësi në Ballkanin Perëndimor nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian nuk e shkatërrojnë folenë e ish UDB-es dhe ish KGB-es në Beograd, sepse ajo është burimi i të gjitha të këqijave në Ballkanin Perëndimor.
Sepse UDBA ka në mesin e politikanëve shqiptarë, maqedonas, boshnjakë dhe malazezë shumë shërbëtorë që mbajnë poste tepër të rëndësishme në hierarkitë shtetërore.
Sepse nuk luftohet e keqja duke i luftuar pasojat anësore por duke e shkatërruar burimin e saj.
THE US AND THE EU HAVE TO DESTROY NEST OF FORMER UDB AND KGB IN BELGRADE
Autor : Lirim Gashi
(në anglisht dhe gjermanisht)
Serbian politicians, soldiers and police officers of the UDB and those who have supported and continue to support them are masters of massacres of unarmed children and civilians and rape of women.
They are bloodthirsty vampires who massacred hundreds of thousands of innocent and unarmed victims on their doorstep 99% of the time.
They didn’t leave the massacred corpses alone either, because they were transported to Serbia in refrigerated trailers and buried in mines, which we now call collective cemeteries, or dumped on the Danube.
Thirty years after numerous and horrific genocides in all parts of the former Yugoslavia, the Serbs continue to celebrate as heroes Milosevic, Rankovic, Cosic, Arkan, Legija, Karadzic, Mladic and all their henchmen, although they have turned out to be the greatest cowards, for they hid behind women’s clothing or on animal farms.
They fed entire generations of hate for everything that is not Serbian without even thinking for a moment that this was the greatest cultural genocide of their people.
And yet thousands of Albanians still dream of the days of brotherhood and unity.
Hundreds of UDB servants live among you and are sold to you as angels, despite being the greatest demons in history.
Dozens of them wear political clothes and still hold very important national and state security functions, which constantly turn them into insecurity and seriously endanger the interests of the people and the state.
Disguised as religious ministers, hundreds of UDB officers work day and night because their main job is to brainwash the masses into tools of religious extremism.
Luckily, her leeway is getting tighter every day, but that’s not enough.
State politics must shed their false divine and patriotic mask and publish their names as soon as possible so innocent people will know who has ruined their lives for the past seven decades.
There will never be peace in the Western Balkans unless the United States and the European Union destroy the nest of the former UDB and former KGB in Belgrade, which is the source of all evil in the Western Balkans.
Because UDBA has many servants among Albanian, Macedonian, Bosniak and Montenegrin politicians who hold very important positions in state hierarchies.
Because evil is not eliminated by fighting the side effects, but by destroying its source.
________
USA UND EU MÜSSEN DAS NEST DER EHEMALIGEN UDB UND KGB IN BELGRAD ZERSTÖREN
Serbische Politiker, Soldaten und Polizisten der UDB und diejenigen, die sie unterstützt haben und weiterhin unterstützen, sind Meister der Massaker an unbewaffneten Kindern und Zivilisten und der Vergewaltigung von Frauen.
Sie sind blutrünstige Vampire, die in 99 % der Fälle Hunderttausende unschuldiger und unbewaffneter Opfer vor ihrer Haustür massakrierten.
Auch die massakrierten Leichen ließen sie nicht in Ruhe, denn sie wurden in Kühlanhängern nach Serbien transportiert und in den Minen, die wir heute Kollektivfriedhöfe nennen, vergraben oder auf der Donau versenkt.
Dreißig Jahre nach zahlreichen und schrecklichen Völkermorden in allen Teilen des ehemaligen Jugoslawiens feiern die Serben weiterhin Milosevic, Rankovic, Cosic, Arkan, Legija, Karadzic, Mladic und all ihre Schergen als Helden, obwohl sie sich als die größten Feiglinge erweisen haben, denn sie versteckten sich hinter Frauenkleidung oder auf Tierfarmen.
Sie nährten ganze Generationen mit Hass auf alles, was nicht serbisch ist, ohne auch nur einen Moment daran zu denken, dass dies der größte kulturelle Völkermord an ihrem Volk war.
Und doch träumen Tausende Albaner noch immer von der Zeit der Brüderlichkeit und Einheit.
Hunderte von UDB-Dienern leben unter Ihnen und werden Ihnen als Engel verkauft, obwohl sie die größten Dämonen der Geschichte sind.
Dutzende von ihnen tragen Politikerkleidung und bekleiden noch immer sehr wichtige nationale und staatliche Sicherheitsfunktionen, die sie ständig in Unsicherheit verwandeln und die Interessen von Volk und Staat ernsthaft gefährden.
Als religiöse Geistliche getarnt, arbeiten Hunderte von UDB-Beamten Tag und Nacht, weil ihre Hauptaufgabe darin besteht, die Massen einer Gehirnwäsche zu unterziehen und sie zu Werkzeugen des religiösen Extremismus zu machen.
Zum Glück wird ihr Spielraum jeden Tag enger, aber das reicht nicht.
Die staatliche Politik muss ihre falsche göttliche und patriotische Maske ablegen und ihre Namen so schnell wie möglich veröffentlichen, damit unschuldige Menschen wissen, wer ihr Leben in den letzten sieben Jahrzehnten ruiniert hat.
Auf dem Westbalkan wird es niemals Frieden geben, wenn die Vereinigten Staaten und die Europäische Union nicht das Nest der ehemaligen UDB und des ehemaligen KGB in Belgrad zerstören, denn es handelt sich um die Quelle allen Übels auf dem Westbalkan.
Weil UDBA viele Diener unter albanischen, mazedonischen, bosniakischen und montenegrinischen Politikern hat, die sehr wichtige Positionen in staatlichen Hierarchien bekleiden.
Denn das Böse wird nicht beseitigt, indem man die Nebenwirkungen bekämpft, sondern indem man seine Quelle zerstört.
_______
NE ZABORAVITE VI KOJI STE PATILI, A POGOTOVO VI KOJI STE PROUZROČILI PATNJE
Srpski političari, vojnici i policajci UDB-e i oni koji su ih podržavali i još uvijek podržavaju, majstori su pokolja djece, silovanja žena i nenaoružanih civila. Krvoločni vampiri koji su u 99% slučajeva masakrirali nevine i nenaoružane žrtve na pragu svojih domova.
Nisu dali mira ni masakriranim leševima, jer su ih hladnjačama transportirani u Srbiju i zakopali u kopove koje danas zovemo kolektivna groblja, ili ih bacili na Dunav.
Trideset godina nakon brojnih i strašnih genocida u svim dijelovima bivše Jugoslavije, Srbi i dalje slave kao
heroje Miloševića, Rankovića, Ćosića, Arkana, Legiju, Karadžića, Mladića i sve njihove sluge, iako su se pokazali kao najveće kukavice koje se kriju ispod haljina žena u štalama za životinje.
Hranili su cijele generacije hranom mržnje prema svemu što nije srpsko, a da ni na trenutak nisu pomislili da je to najveći genocid nad njihovim narodom.
A ipak postoje tisuće govornika albanskog jezika koji još uvijek sanjaju o vremenu bratstva i jedinstva.
Stotine udbaša koji govore albanski žive među vama i prodaju vam se kao anđeli, iako su najveći vragovi u povijesti.
Deseci njih su odjeveni u odjeću političara i još uvijek obnašaju vrlo važne funkcije za nacionalnu i državnu sigurnost, koje neprestano pretvaraju u nesigurnost, ozbiljno ugrožavajući interese naroda i države.
Stotine udbaša odjevene su u odjeću vjerskih klerika i danonoćno su u akciji jer im je primarna misija isprati mozak masama i pretvoriti ih u oruđe vjerskog ekstremizma.
Srećom, njihov je manevarski prostor svakim danom sve uži, ali to nije dovoljno.
Njima državna politika mora što prije skinuti lažnu božansku i domoljubnu masku i objaviti njihova imena, kako bi narod znao tko mu je ocrnio život u posljednjih sedam desetljeća.
Nikada neće biti mira na Zapadnom Balkanu ako SAD i Europska Unija ne unište gnijezdo bivše UDB-e i bivšeg KGB-a u Beogradu jer je on izvor svega zla na zapadnom Balkanu.
Jer UDBA ima mnogo sluga među albanskim, makedonskim, bosanskim i crnogorskim političarima, koji zauzimaju vrlo važne pozicije u državnim hijerarhijama.
Jer zlo se ne uklanja borbom protiv nuspojava već uništavanjem njegovog izvora.

La Clef du cabinet des souverains (1797) / Botojmë kopjet autentike të korrespondencës midis Pashait të Shkodrës dhe Napoleon Bonapartit për lexuesit kureshtarë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 17 Janar 2022

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Gazeta franceze “La Clef du cabinet des souverains” ka botuar, me 15 shtator 1797, në ballinë dhe faqen n°2, kopjet autentike të korrespondencës midis Ibrahim Pashë Bushatlliut dhe Napoleon Bonapartit, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar : 

Korrespondenca midis Bonapartit dhe Pashait të Shkodrës

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Milano, 25 gusht.

Këtu qarkullojnë kopje që duken autentike, të letrës së Pashait të Shkodrës drejtuar Bonapartit dhe të përgjigjes së gjeneralit francez. Të dyja pjesët janë të denja për vëmendjen e lexuesve kureshtarë.

Kopja e letrës së Pashait të Shkodrës drejtuar gjeneralit Bonapart.

Zoti është i madh dhe veprat e tij janë të mrekullueshme: për kryegjeneralin, mbrojtësin e ligjit të Isait, për njeriun e fuqishëm të Republikës Franceze, gjeneralin e gjeneralëve, Bonapartin, fitimtarin sublim të rajoneve të Italisë, gjeneralin e përgjithshëm, besnik, i nderuar, i mëshirshëm dhe mirëbërës.

Unë i dërgoj atij këtë shkresë :

Unë, princi i gjeneralëve.

U plotësofshin dëshirat tuaja; u konsolidoftë miqësia jonë e përjetshme; arritshin përshëndetjet e mia të sinqerta; qofsha i informuar me lajmin interesant për gjendjen perfekte të shëndetit tuaj dhe për shkak të kësaj miqësie që do të na bashkojë përgjithmonë dhe për të cilën dëshiroj t’ju jap provat më të informuara dhe më të shpeshta.

Miqësia që bashkon Portën osmane me Republikën Franceze nuk ka reshtur kurrë së qeni besnike dhe e sinqertë.

Dora e të fortit, e drejtuar nga dora e Zotit, duke asgjësuar fuqinë venedikase dhe duke e nënshtruar atë në ligjet tuaja, vendosi marrëdhënie të reja midis dy monarkive. Harmonia që ekziston mes tyre rritet kur dy popujt i afrohen njëri-tjetrit; dhe forcimi i ri i lidhjeve që na bashkojnë më detyron t’ju kërkoj një nder të ri. Ai konsiston në mbështetjen nga miku im i sinqertë që nënshtetasit dhe tregtarët e mi që tregtojnë në Venedik, të mbrohen në personat dhe në objektet e tregtisë së tyre; le t’u ofrohet mikpritje dhe le të shikohen me sy të mirë. Kjo është kërkesa ime e vetme; dhe për këtë ju kam dërguar këtë shkresë dhe ia kam përcjellë miqve më besnikë. Pas mbërritjes së këtyre pak rreshtave; pasi të keni kuptuar përmbajtjen e tyre, sipas kuptimit në të cilin i kam diktuar; shpresoj që tregtarët e Shkodrës, nënshtetasit e mi, të konsiderohen mirë, të mbrohen dhe të nderohen. Meqë jam i bindur se do të marr atë që kërkoj nga ju, kjo letër do të shërbejë njëkohësisht për t’ju shprehur mirënjohjen time.

Zoti është i madh dhe veprat e tij janë të mrekullueshme.

Le të mos reshtë kurrë miqësia që na bashkon.

Gjenerali i Shkodrës, Ibrahimi.

Përgjigjja e Bonapartit është pak më afër lakonizmit republikan.

Përgjigjjja e kryegjeneralit Bonapart për Pashain e Shkodrës Ibrahimin.

Kam lexuar me kënaqësinë më të madhe lavdrimet në letrën e shkruar nga Zotëria juaj. Republika franceze është një mike e vërtetë e Portës së Lartë; por ajo ka një konsideratë të veçantë, sidomos, për kombin trim shqiptar, i cili ndodhet nën urdhërat tuaja.

Kam dëgjuar me dhimbje fatkeqësinë që i ka ndodhur vëllait tuaj (E ka fjalën për Kara Mahmud Pashë Bushatin) : ky luftëtar i patrembur meritonte një fat më të denjë për trimërinë e tij ; por ai u shua nga një vdekje e guximshme.

I dërgoj Zotërisë suaj urdhërin e dhënë nga unë, që i lejon flotës osmane të lundrojë pa shqetësim në Adriatik. Turqit do të trajtohen si kombet e tjera, madje do të përfitojnë disa lehtësime : në të gjitha rastet, unë do të mbroj shqiptarët dhe do të jem i lumtur t’i shpreh Zotërisë suaj respektin e konsideratën e lartë që kam për të.

Nënshkruar : Bonaparti

Në shenjë miqësie, i lutem Zotërisë suaj të merrni katër arkat me pushkë që ju kam dërguar.

Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),  https://www.darsiani.com/la-gazette/la-clef-du-cabinet-des-souverains-1797-botojme-kopjet-autentike-te-korrespondences-midis-pashait-te-shkodres-dhe-napoleon-bonapartit-per-lexuesit-kureshtare/.

Kushtrimi i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë

 

Me 15 Janar, 1975 ndërroi jetë në Romë, shkrimtari, poeti, profesori dhe përkthyesi, Ernest Koliqi. Ndërsa me 17 Janar, 1468 shkoi në amshim në moshën 62-vjeçare, Heroi historik kombëtar, i përgjithëmonshmi i shqiptarëve, Zot i Arbërisë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Njëri i shpatës e tjetri i penës.

Frank Shkreli: Me rastin e 550-vjetorit të Gjergj Kastriotit-Skënderbe | Gazeta Telegraf

Frank Shkreli: Amaneti i Koliqit për Shkollën Shqipe | Gazeta Telegraf

Në këtë ditë të 17 Janarit që shënon kalimin në amshim të Gjergj Kastriotit-Skënderbe, sjellim një vjershë, në përvjetorin e ndarjes prej nesh edhe të Poetit e shkrimtarit, Ernest Koliqit, (1903–15 Janar, 1975), që ai i ka kushtuar Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, poemë e cila thuhet se ishte e para vepër letërare e Ernest Koliqit, botuar në vitin 1924.

Ernest Koliqi: Kushtrimi i Skanderbeut

Ç’asht moj Zanë kjo gjamë nga malet,
Ç’asht kjo ushtimë që kurr nuk ndalet,
L’shon kushtrimin Skanderbeu,
Dridhet toka, tundet dheu.

N’kambë shqiptarë ju me u çue,
Me ngjesh armët me luftue,
Ka ardhë dita e Lirisë,
Dërmen me ia dhanë Turkisë.

N’kala t’Krujës valon krenar,
Njaj flamuri fitimtar,
Njaj flamuri kuq e zi,
Që në shekujt veç ka pri.

N’Lezhë shpejt mblidhet nji kuvend:
Flasin princat rend me rend,
Skanderbeu nji fjalë ka thanë:
Të bashkuem t’jemi të tanë.

Lezhë qytet i Ilirisë,
Mblodhe burrat e Shqipnisë,
N’krye qëndron GJERGJ KASTRIOTI,
I Shqiptarve Princ Kryezoti.

Pa ndigjo Sulltan Murati,
Për njat kryq që mbaj në gji,
Me marrë Krujën je ba gati,
Gjithë ushtrinë kam me ta gri!

Fort tërbue asht Sulltani,
E ka dyndun gjithë ushtrinë,
Rrethim Krujës veç i bani,
Ban hesapet pa hanxhinë.

Se jo, Kruja nuk dorzohet,
Skanderbeu fort e mbron,
Njaj Murati krejt tërbohet,
Prej trishtimit ma nuk rrnon.

Gjith Evropa n’kamb asht çue,
Mbretën, Roma e Venediku,
Skanderbeu qoftë nderue,
Na ka mbrojt prej çdo rreziku.

Emni i tij me shkronja t’arta,
Rrin i shkruem në Histori,
Me levdatat ma të larta,
Përjetsisht i qoftë lavdi!

Çdo shqiptar për të krenohet,
Për kët Princ e luftëtar,
Brez pas brezi do të kujtohet,
Si Heroi ma i madh Kombëtar!

1924

Fotoja e marrë nga facebook “Gjergj Kastrioti -Skenderbeu”

Me rastin e “kremtimeve kastrotjane”, në 500-vjetorin e kalimit në amshim të Kryeheroit të Shqiptarëve, poeti i shekullit të kaluar , Ernest Koliqi do shkruante, ndër të tjera se, “Skënderbeu derdhi mund e gjak. Me mijëra Shqiptarë u bënë flije në luftime të udhëhequra prej Tij. Megjithëkëtë Shqipëria ra në një robëri shekullore. (Por) Ai la të mbjellur në zemër të popullit, dëshirën e lirisë dhe në mendje, vegimin e një Shqipërie të bashkuar…”.  Por, Koliqi shpreh shqetësim dhe paralajmëron se, “Ne nuk i njohim forcat e fshehta brenda gjakut arbënuer”, ndërsa shton se megjithëkëtë, “duhet të bindemi se kur ndiesitë vëllazërore çlirohen nga fundi i shpirtit tonë, ato davarisin tymnajën e ndeshtrashave të zeza, duke ndezur në natën e mjerimit, hyjtë xixëlluesa të shpresës”.

Kam drojë se duke marrë parasysh se si trajtohet sot Gjergj Kastrioti -Skenderbeu nga vetë shqiptarët, por dhe nga “miqtë e tyre strategjikë”, (kujt i duhen armiqët, me miq të tillë strategjik!?)  Koliqi mund të ketë qenë tepër optimist në entuziazmin e tij “për hyjtë xixëlluesa të shpresës”.  Uroj në këtë përvjetor të shkuarjes në amshim të Gjergj Kastriotit– Skenderbe se Perendia nuk e ka harruar Kombin shqiptar, se më në fund, me një “marrëveshje vëllazore”, do të mund të plotësohej porosia që ka lenë Skënderbeu.  Sot me 17 Janar, 2022, në këtë përvjetor të vdekjes së Kryetrimit, më ka mbuluar “duhma e qelbur e kënetës së dyshimeve”, se shqiptarët mbrenda dhe jashtë trojeve të veta do të ruajnë besnikërisht porositë e Gjergj Kastriotit Skenderbe.  Atij Skenderbeu, i cili shqiptarëve u dha “Atdhe  Arbrin dhe shqiponjën, si simbol fluturimesh të lira dhe la nji trashëgiumi të çmueshme nderi e fisnikërie”.

Në Muzeun Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Edhe në këtë përvjetor të 17 Janarit të shkuarjes në amshim të Gjergj Kastriotit Skënderbeu , normalisht, tragjeditë që ka pësuar Kombi shqiptar gjatë historisë, do duhej të ishin një shkak bashkimi dhe fuqizimi mbarëkombëtar  dhe jo shkak përçarjeje për shqiptarët në rrënjët e tyre të identitetit arbëror mija-vjeçar.  Në një përvjetor si ky, duhej të ishte dhe një mësim, që as sot të mos humbet as të mos harrohet drejtimi as rruga që njerzit e mëdhej të Kombit shqiptar, si Gjergj Kastrioti-Skenderbeu i kanë përcaktuar Kombit.

Sot, në këtë përvjetor të ndarjes së tij nga kjo botë, shekuj më parë, Skënderbeu i Madh jep kushtrimin duke bërë thirrje për rrugën që duhet të ndjekin sot shqiptarët, para se të jetë tepër vonë!

Fitorja e unitetit politik

0

Florim Zeqa

Doli të jetë plotësisht i saktë konstatimi im në shkrimin paraprak “ky mund të jetë një eksperiment i planifikuar i ndërkombëtarëve për ta testuar vendosmërinë dhe përkushtimin tonë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit me legjitimitet ndërkombëtar”.

Uniteti politik në Rambuje, fitorja e parë kundër Serbisë

Nga historia e kemi të mësuar, nga përvoja e kemi të dëshmuar se, sa herë që jemi bashkuar i kemi arritur synimet tona kombëtare dhe e kundërta, sa herë që kemi qenë të ndarë, armiku na ka mundur e dëmtuar.

Nuk ishte aspak e lehtë arritja e unitetit politik në Rambuje, por falë kompromisit të presidentit historik Ibrahim Rugova, i cili, edhe pse president legjitim i shtetit dhe udhëheqës shpirtëror i shqiptarëve të Kosovës, u tërhoq nga drejtimi i delegacionit për t’i lënë vendin një anonimusi politik siq ishte atëherë Hashim Thaçi!

Falë atij uniteti politik në Rambuje e kemi fituar betejen e parë politike kundër Serbisë, me ç’rast kjo e fundit u përball me intervenimin 78 ditësh ushtarak të forcave të NATO-s.

Ishte ky intervenimi më i madh i aleancës më të fuqishme ushtarake që ka njohur ndonjëherë historia për të ndaluar krimet, dhunën dhe spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës nga Serbia.

Për më tepër se befasi, ishte ky një realitet i ri dhe i pa parë deri më tani në këtë pjesë të Evropës dhe botës. Pak kush e kishte pritur ngritjen e aeroplanëve luftarak nga Aviano, madje as drejtuesit politik të shtetit italian të asaj kohe.

Të mos personalizohet beteja e fituar

Thyerja e Serbisë për mbajtjen e referendumit kushtetues në Kosovë, duhet t’na shërbejë si mësim i mirë për të ardhmen, por nuk guxon të na krijojë vetëkënaqësi për relaksim të gjatë, për shkak se kemi të bëjmë me një armik shekullor i cili nuk heq dorë aq lehtësisht nga ambiciet territoriale ndaj vendit tonë.

Kjo fitore e madhe ndaj Serbisë assesi nuk guxon të personalizohet dhe as t’i atribuohet një subjekti politik, por duhet trajtuar si fitore të përbashkët shtetërore, e cila duhet të avancohet me unitet të spektrit politik edhe në dialogun e Brukselit, që i bie, se Albin Kurti në dialogun përfundimtar, gjithpërfshirës dhe obligues për të dyja shtetet, duhet ta ketë me vete edhe opozitën.

Para çdo vendimi përfundimtar në Bruksel duhet të njoftohet me kohë i gjithë spektri politik, shoqëria civile dhe mediat, në mënyrë që të mos mbetët asnjë hapësirë dyshimi apo paqartësie, në mënyrë që të gjithë së bashku të pranojmë ose refuzojmë njëzëri ofertën përfundimtare nga bashkësia ndërkombëtare.

Kështu do ta forcojmë shtetin tonë dhe do të jemi më të respektuar nga bashkësia ndërkombëtare, në veçanti do të jemi të nderuar nga miqët tonë, me ndihmën e të cilëve e arritëm lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

Pavarësisht rrethanave politike të krijuara, populli shqiptar i Kosovës përgjithmonë do t’u jetë mirënjohës SHBA-së dhe shteteve më të fuqishme të Bashkimit Evropian për ndihmën e pakursyer në çlirimin e vendit tonë, rindërtimin dhe konsolidimin e shtetit, ndihmë e cila po vazhdon edhe në ditët e sotme.

Efektet e testit politik

Kalimi me sukses i kësaj sprove politike nga institucionet shtetërore dhe partitë politike, do t’i detyrojë zyrtarët perëndimorë që të ndërrojnë çasjen ndaj zhvillimeve të mëpastajme politike, përfshirë fazën e përmbylljes së dialogut me Serbinë në Bruksel.

Pra, tani e tutje ndryshe do të jenë deklaratat dhe veprimet e zyrtarëve të BE-së karrshi Kosovës, shtetit të pa njohur nga ana e tyre, të cilin deri dje e konsideruan të pabarabartë në dialogun e Brukselit.

Pas kalimit me sukses të testit të vënë nga shtetet e QUINT-it, nuk guxon të personalizohet beteja e fituar pa e fituar luftën politike me Serbinë! Liderët shtetëror të Kosovës duhet të udhëhiqen nga ndjenja e përgjegjësisë shtetërore e jo e glorifikimit të sukeseve personale.

Urime Kosovë fitoren e unitetit politik!

Të bashkuar mund t’i fitojmë edhe betejat e radhës me Serbinë…!