Kreu Blog Faqe 1424

17 janari: në nderim të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, emocione dhe trishtim

2

Prof.dr. Eshref Ymeri

(Me një parantezë)

Për një periudhe të gjatë, në Tiranë dhe në Prishtinë, historianët kanë botuar vepra, në të cilat përshkruhen krimet e shumta që serbogrekët kanë kryer kundër shqiptarëve.
Mendoj dhe shtroj pyetjen:
Edhe sa dhjetëvjeçarë apo shekuj do të vazhdojmë ne shqiptarët të ekspozojmë faqe vetes dhe faqe botës iventarin e krimeve serbe dhe greke kundër kombit shqiptar? Mendoj se me ekspozimin e vazhdueshëm të këtij iventari për vite e vite me radhë, ne shqiptarët jemi bërë qesharakë në sytë e botës. Sepse vetvetiu asaj bote i lind pyetja:
Po ju shqiptarët ku keni qenë, me se jeni marrë kur serbët dhe grekët kryenin krime kundër jush, se ju keni qenë etnia më e madhe në Gadishullin e Ilirisë, çka dihet shumë mirë nga historia?
Jo më kot Shqiptari i Madh Mitrush Kuteli pati shkruar poezinë e famshme me titull “Sot jam këtu kur s’kish njeri, kur s’kish kufi, as fqinjëri, as shkja të zi”.
Dihet se kombi shqiptar u bë objekt i shfarosjes së heshtur nga ana e shovinizmit serbogrek pas Naçertanies së ministrit të jashtëm serb Garashanin (1812-1874) dhe Megalidesë së kryeministrit grek Koleti (1773-1847) të vitit 1844. Dihet, gjithashtu, se në vitin 1850, trojet shqiptare populloheshin nga 1 600 000 banorë, kurse Greqia dhe Serbia kishin respektivisht 1 200 000 dhe 600 000 banorë. Pra, popullsia shqiptare ishte gati sa popullsia serbe dhe greke të marra së bashku. Po atëherë si shpjegohet që serbogrekët të arrinin të kryenin ato krime të përbindshme kundër shqiptarëve, për çka edhe Bajroni (1788-1824) shkruante: “Dy shekuj gjenocid mbi shqiptarët. S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetet fqinjë”? Përgjigjja është fare e thjeshtë: sepse shqiptarët, tradicionalisht, duke filluar që nga pararendësit e tyre pellazgoilirianë, kanë qenë tragjikisht të përçarë dhe vazhdojnë të jenë të përçarë deri në ditët tona. Nuk jam në gjendje ta shpjegoj arsyen e kësaj përçarjeje tragjike, e cila të bën të mendosh se kemi mallkim hyjnor.
Një gazetar italian që pati ardhur për vizitë në vendin tonë në fillim të viteve ’90, qe shoqëruar nga një kolegu i tij shqiptar, i cili ka 22 vjet që jeton në Shtetet e Bashkuara. Në njërën nga bisedat e zhvilluara mes tyre, gazetari italian i pati thënë kolegut shqiptar:
“Para se të vija për vizitë, pata lexuar shumë për historinë e vendit tuaj. Nga sa lexova, erdha në përfundimin se ju shqiptarët, përveç periudhës së Pirros së Epirit dhe të Skënderbeut, nuk keni më histori”.
Mendoj se gazetari italian ka pasur shumë të drejtë. Pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët, në shumicën dërrmuese, përqafuan fenë e errësirës otomane, elitat e tyre hynë në shërbim të saj dhe nuk u mjaftuan vetëm me ndërr imin e fesë, por huazuan edhe të gjithë emrat e njerëzve të asaj errësire, duke braktisur emrat e bukur ilirianë. Që nga vdekja e Skënderbeut deri në shpalljen e pavarësisë, patën shpërthyer kryengritje të armatosura, sidomos në periudhën e Rilindjes Kombëtare, patën dalë në skenën e historisë një sërë trimash në udhëheqje të çetave kryengritëse që luftonin veç e veç, por nuk u vu re kurrë një vetorganizim mbarëshqiptar. Një vetorganizim i tillë nuk u vu re absolutisht edhe pas shpalljes së pavarësisë, deri edhe në ditët tona. Pikërisht për shkak të paaftësisë sonë për vetorganizim mbarëkombëtar, çka të ngjall shumë trishtim, Shqipëria londineze, si asnjë vend tjetër në mbarrë rruzullin tokësor, ka më shumë se një shekull që vazhdon të rrethohet ende nga troje amtare, të populluara nga bashkëkombasit tanë.

Kohët e fundit, mjetet e informimit masiv patën propaganduar gjithandej mendimet e historianit Aleksandër Lambert për shqiptarët, të cilët, sipas tij, kanë drejtuar botën në mesjetë. Po a duhet të mburren shqiptarët se 20 perandorë romakë dhe disa papë të Vatikanit kanë qenë ilirë? Se 36 kryeministra shqiptarë i kanë shërbyer perandorisë së errësirës otomane? Se shqiptarët, kur grekët fshiheshin ferrave, kryen revolucionin grek të vitit 1821 dhe, për pazotësinë e tyre, fitoren ua dhuruan grekëve, të cilët krerët e tyre i shfarosën një e nga një? Se 11 kryemistra shqiptarë i kanë shërbyer Greqisë? Se beteja vendimtare në Luftën e Krimesë të vitit 1856 midis trupave ruse dhe otomane, u fitua nga otomanët falë trimërisë së shqiptarëve? Se beteja vendimtare mes trupave otomane dhe trupave anglo-franceze në betejën e Çanakalasë të vitit 1915, u fitua nga trupat otomane po falë trimërisë së shqiptarëve? Se Mustafa QemalAtaturku (1881-1938) ka qenë shqiptar, por që nuk i ra asnjëherë ndër mend të kujtohej për prejardhjen e tij? Se kryeministri Italian Françesko Krispi (1819-1891) ka qenë shqiptar arbëresh, por nuk u bë i gjallë asnjëherë për të kujtuar rrënjët nga e kishte pasur origjinën?
Pra, rezulton se shqiptarët kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten mercenarë të zellshëm në shërbim të të huajve dhe varrmihës të vetvetes. Shembullin më të freskët të mercenarizmit, në vazhdën e mercenarizmit të kryeargatit të serbosllavizmit Enver Hoxha, po vazhdon ta japë Rama, si kryeservil i Beogradit, një kryeservil ky i përmasave të pështira me fjalën që mbajti online për parlamentin serb nga zyra e tij më 23 nëntor 2021.
Një rast tjetër i mercenarizmit dhe i servilizmit të kastës tradhtare në udhëheqjen e politikës shqiptare me Ramën në krye, u vu re edhe në ditën e parë të këtij viti, kur ministria e jashtme, më 01 janar 2022, botoi një komunikatë, në të cilën theksohej se vendi ynë do të fillonte zyrtarisht mandatin dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Me këtëtë rast, në atë komunikatë deklarohej në mënyrë të papërgjegjshme se mandatin Shqipëria do ta përdorte, demek, për avancimin e “çëshjes së Kosovës”. Kjo deklaratë është një idiotësi me brirë, se “çështja e Kosovës” është zgjidhur që më 17 shkurt të vitit 2008. Por Rama, si kryetradhtar i kombit shqiptar dhe argat i verbër i Vuçiçit, kërkon të jetë në një gjatësi vale me shovinizmin serbomadh dhe rusomadh, dy armiq të egër tradicionalë të kombit shqiptar, të cilët nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Me këtë deklaratë absurde, qeveria shqiptare e mercenarit Rama ka vënë në pikëpyetje sovranitetin e Republikës së Kosovës.
Pikërisht flirtet tradhtare të Ramës me Vuçiçin kundër Republikës së Kosovës bënë që Tirana zyrtare të heshtë si memece, të mos reagojë absolutisht kundër kërkesës së Brukselizmit dhe të Vashingtonit, të cilët, në një deklaratë të përbashkët të tyre, i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i lejonte serbët në Kosovë të votonin në referendumin kombëtar të Serbisë më 16 janar për ratifikimin e ndryshimeve kushtetuese në Serbi, referendum, të cilin shqiptarët e Preshevës e bojkotuan masivisht.
Po si shpjegohet që shqiptarët janë shquar kaq shumë në shërbim të të huajve, kurse vatrën e shtëpisë së vet e patën shuar me ujë? Si shpjegohet që shqiptarët, siç thotë historiani Aleksandër Lambert, nuk kanë sulmuar kurrë territore të huaja? Po a duhet të mburremi ne shqiptarët para botës se nuk kemi pasur synime për pushtim të territoreve të huaja? Sepse bota qesh me ironi dhe na nxjerr gjuhën kur dëgjon deklarata të tillë. Se ajo shtron pyetjen:
Mirë që s’keni pasur synime të pushtoni territore të huaja, por territoret e veta pse nuk i keni mbrojtur? Se territoret tuaja, një herë e një kohë, shtriheshin që nga Peloponezi deri në Danub, kurse tani territori juaj është katandisur sa një “fushë tenisi”?
Që të pushtosh territore të huaja, duhet të kesh siguruar ngjizjen brendakombëtare. Shqiptarët s’kanë qenë të aftë për ta siguruar një ngjizje të tillë, prandaj e kanë pasur të pamundur të pushtonin territore të huaja. Se nuk i ka pasë lejuar përçarja brenda tyre. Pikërisht për shkak të asaj përçarjeje të mallkuar, principatat e Ilirisë i hanin kokat njëra-tjetrës, ndërkohë që ardhacakët sllavë, të pagëzuar serbë me kalimin e kohës, filluan t’u zaptonin trojet dhe t’i vinin nën sundimin e tyre.
Prandaj mendoj dhe kam bindjen e plotë se shqiptarët duhet t’i japin fund ekspozimit kohë e pa kohë të iventarit të krimeve serbe dhe greke kundër kombit tonë, për të mos vazhduar të mbetemi qesharakë në sytë e opinionit ndërkombëtar për pazotësinë tonë, duke reklamuar përçarjen tonë.
Prandaj 17 janari, për çdo shqiptar me vetëdije të lartë kombëtare, është dita e nderimit të kujtimit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, sepse periudha skënderbejane mbetet më e ndritura në historinë e kombit shqiptar. Sepse Skënderbeu ishte gjenerali dhe strategu i shquar, i cili, me Lidhjen e Lezhës të 02 marsit të vitit 1444, hodhi themelet e krijimit të një shteti shqiptar, në të cilin, deri asokohe, princat shqiptarë i hanin kokat njëri-tjetrit. Ai, me largpamësinë e një ushtaraku dhe burrështetasi të madh, krijoi atë organizim mbarëshqiptar, i cili u kalli dërrmën hordhive të errësirës otomane për një çerek shekulli me radhë.
Çdo shqiptar me dinjitet kombëtar, përjetoi emocione të fuqishme kur para disa vjetësh mësoi se Vatikani paskej zbuluar diçka krejtësisht të panjohur për historinë tonë kombëtare. Asokohe qe botuar në internet informacioni në vijim:
“Për herë të parë del në dritë dokumenti ku është shpallur Skenderbeu mbret. Një akt diplomatik, mandat, në të cilin emërohet Martin Muzaka ambasador i Skënderbeut. Është një letër origjinale në pergamen me një vulë shtetërore të varur, që ruhet në Arkivin Sekret të Vatikanit, në fondin Miscellanease, volumi XXXIX, dokumenti 2398, nga viti 1458. Pikërisht në këtë mandat Skenderbeu quhet “mbret”. Ka qenë dr. Musa Ahmeti, një hulumtues i kahkohshëm i arkivave të Vatikanit që ka publikuar disa ditë më parë, në internet, mandatin e mbretërisë shqiptare” (Citohet sipas: “Skënderbeu është njohur si mbret i Shqipërisë dhe i Maqedonisë që në vitin 1458. Fakte që publikohen për herë të parë”. Nga Violeta Murati. Botoi në faqen e internetit Sitki Cerekja. 06 tetor 2015).
Gazetari turk Ahmet Dursun shkruan se Skënderbeu “… si një ushtarak i zoti, por me një diplomaci prej filozofi, u vendos në krye të një lëvizjeje për ta mbrojtur vendin nga ky sulm i çoroditur. Rezistenca e tij qartësisht tregon se sa mirë e ka njohur perëndimin, por edhe lindjen, dhe sa shumë i ka vlerësuar këto kultura që të mos hyjnë në një luftë direkte, e cila, si fillim, do të mund të shkatërronte perëndimin, por disa dekada më vonë, një sulm i ngjashëm me ato të kryqëzatave, mund t’i nxirrte turqit sërish nga Stambolli…” (Citohet sipas: “Gazetari turk: Skënderbeu, “tradhtari” që shpëtoi dy qytetërime…Nga Ahmet Dursun”. Faqja e internetit “voal.ch”. 06 korrik 2016).
Skënderbeu qe bërë aq shumë simbol i tmerrit për kryeagain e Stambollit, saqë ky i fundit i lutej për të lidhur një marrëveshje me njëri-tjetrin.
Faktet flasin me gjuhën e dokumenteve. Një hulumtues i talentuar shqiptar në Paris ka zbuluar një dokument të tillë, në të cilin thuhet:
“Në librin e autorit francez, Camille Paganel (1795-1859), me titullin “Histoire de Scanderbeg ou Turks et Chrétiens au XV siècle”, të vitit 1855, gjejmë një letërkëmbim diplomatik ndërmjet sulltan Mehmetit dhe heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit. Sulltani, në pamundësi të mposhtë “vëllain” e tij, ashtu siç i thur lajka në letër, i propozon disa kushte në këmbim të paqes. Gjergj Kastrioti, me zgjuarsi dhe kurajo, duke mos dyshuar aspak në dinakërinë e Mehmetit, i kthen atij përgjigjen e merituar, madje duke e trajtuar atë si Princ dhe jo si Sulltan dhe Emir” (Citohet sipas: “Zbulohen letrat: Kur Skënderbeu u përgjigjej kushteve të Sulltan Mehmetit”. Nga Aurenc Bebja, Francë, Faqja e internetit “Voal”. 25 shtator 2017).
Letra e Sulltan Mehmetit është e datës 06 maj 1461, kurse Letra e përgjigjes e Skënderbeut mban datën 01 qershor 1461.
Shqipëria, edhe në periudhën e diktaturës komuniste, edhe pas vitit 1990, ka pasur dhe vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me Republikën e Turqisë, çka është konkretizuar edhe me vizita të ndërsjella personalitetesh të niveleve të larta. Por udhëheqësit shqiptarë, çuditërisht, as edhe një herë të vetme, nuk i patën shtruar kurrë palës turke pyetjen se cila ishte arsyeja që perandoria otomane e pati trajtuar egërsisht popullin shqiptar, pavarësisht se ai, në shumicën dërrmuese, pati përqafuar fenë islame, pra, fenë e asaj perandorie pushtuese, elitat e tij hynë në shëbim të sulltanit, çka u konkretizua me 36 kryeministra shqiptarë. Por jo vetëm kaq. Ajo perandori na ndaloi edhe shkollat shqipe gjatë një perudhe më shumë se katërshekullore. Veç kësaj, pala shqiptare nuk e pyeti asnjëherë palën turke se pse Turqia, gjatë shekullit XX, pati nënshkruar marrëveshje me Jugosllavinë për pranimin e shqiptarëve të shpërngulur me dhunë nga trojet e veta amtare. Pra, në vend që popullin shqiptar, perandoria otomane ta trajtonte me shumë kimet, ajo, përkundrazi, pati mbajtur një qëndrim shumë të egër ndaj tij. Mos vallë kjo ishte një hakmarrje katërshekullore për inat të Skënderbeut që nuk e mposhti dot kurrë? Heshtja e palës shqiptare për këto çështje madhore, ka dëshmuar dhe dëshmon shkoqur fare se në marrëdhëniet me të huajt ajo nuk është çliruar kurrë nga kompleksi i inferioritetit, nga mercenarizmi, nga servilizmi dhe nga nënshtrimi para tyre. Pikërisht për shkak të servilizmit që ushqen ndaj të huajve, ajo nuk e ka vënë kurrë ujë në zjarr për fatet e bashkëkombasve tanë në vendet e huaja dhe përgjithësisht për diasporën shqiptare. Në Turqi jetojnë më shumë se 7 milionë shqiptarë, por Tirana zyrtare nuk është interesuar kurrë për fatin e tyre.

Kaliforni, 17 janar 2022

Në përkujtim të 40 vjetorit të vrasjes së Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla

Nga Xhafer Leci, Gjermani

Jusuf Gërvalla (1 tetor 1945-17 janar 1982), Kadri Zeka (25 prill 1953-17 janar 1982), Bardhosh Gërvalla (25 shkurt 1951-17 janar 1982)

Unë si njeri që isha shumë i brengosur për vrasjen e këtyre kolosve të kombit me kurreshtjen më të madhe kam përcjellë çdo shkrim në shtypin gjerman, disa shkrime më kanë ndihmuar ti përkthej shokët e mi. Këto 8 gazeta e revista gjermane janë të vitit 1982 për ngjarejt rreth vrasjeve të dëshmorëve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka,të kryer nga atentati i UDB-së Jugosllave,në Untergruppenbach, rrethi i Heilbronn-it, me 17 janar 1982.

Me këtë rast dëshioj të shpalosë këto shkrime, që dikur i kisha lexuar, të cilat sot për hir të historisë dëshiroj t‟ia bashkangjes këtyre kujtimeve si dëshmi mbi ngjarjet dhe fatet e popullit tonë.

U VRANË TRE EMIGRANTË JUGOSLLAVË
(Stuttgarter Zeitung – Gazeta e Stuttgartit, 19 janar 1982)

Nga anëtari i redaksisë sonë Untergruppenbach, rrethi i Heilbronn-it

Në Untergruppenbach, afër Heilbronn-it – shërbimi sekret jugosllav përgjegjës ?

Në një atentat, me siguri të motivuar politikisht, në natën e së hënës, në Untergruppenbach, afër Heilbronn-it janë qëlluar për vdekje tre jugosllavë që jetonin në egzil. Kur diku rreth orës 22, 15 h, tre të huajt nga një shtëpi në Untergrupenbach, deshën të largohen me automobil, për në vendbanimin e afërm për të telefonuar, janë qëlluar me armë zjarri nga persona të panjohur. Dy udhëtarë vdiqën në vend, ndersa i treti vdiq disa orë më vonë në spital, i cili arriti të thotë se përgjegjës për vrasjen është shërbimi sekret jugosllav. Të tre të vrarët ishin jugosllavë, me prejardhje shqiptare, të cilët angazhoheshin për pavarësinë e Kosovës, provincë kjo e shqetësuar në kufi me Shqipërinë.

Vrasësit janë zhdukur pa gjurmë. Dëshmitarët duket të kenë parë, menjëherë pas atentatit, dy meshkuj duke ikur. Sipas njoftimit të shërbimit shtetëror për kriminalistikë në Stuttgart, bëhet fjalë për viktima nga Jugosllavia që jetonin në egzil. Fjala është për Bardhosh Gërvallën (31), vëllaun e tij Jusufin (36) dhe gazetarin e radios Kadri Zekën (28), që jetonte në Zvicër. Ata nga fillimi i vitit të kaluar, banonin në një shtëpi në Untergruppenbach, përafërsisht 40 m. nga dera e garazhit, janë qëlluar me armë dhe në vend kanë mbetur të vrarë, vozitësi dhe personi afër tij, ndërsa Jusufi që ishte i ulur në karrigën e prapme, ishte i qëlluar rëndë në pjesën e epërme të trupit, vdes në mëngjës në spital.

Gërvalla, sikur vëllau i tij, jetonte si refugjat politik në Gjermani nga viii 1979. Qeveria jugosllave i kishte akuzuar të dy vëllazërit se janë pjesëtarë të një organizate që vepronte kundër shtetit jugosllav. Jusuf Gërvalla ishte cilësuar udhëheqësi kryesor i kësaj organizate. Sipas një njoftimi të policisë, Kadriu jetonte në Zvicër, ku kishte marrë strehim politik. Bardhoshi punonte si punëtor social, në AWO-në e Ludwigsburgut. Policia fare nuk ka njohuri për kryesit e këtij krimi. Në vendin e krimit nuk janë gjetur armë. Dy meshkujt që janë parë nga dëshmitarët kanë ikur këmbë nga vendi i krimit. Gjithashtu, policia nuk e di se sa herë kanë qëlluar vrasësit. Jusuf Gervalla, që ishte i lënduar rëndë, ishte goditur nga dy plumba në pjesën e epërme të trupit. Baden Würtemberg gjithnjë ishte fushë e parapëlqyer për konfliktin në mes të refugjatëve kroatë dhe shtetit jugosllav.

Deri tash sulmoheshin kryesisht refugjatët konservativë kroatë, kësaj radhe janë goditur papritmas, kundërshtarët e shtetit jugosllav. Për atentatet e deri-tashme mbi diplomatët jugosllavë, si të akuzuar paraprakisht ishin pjesëtarët e Këshillit Nacional Kroat, organizatë kjo që në vitet e kaluara e kishte përqëndruar aktivitetin në Stuttgart, në Mannheim, në Karlsruhe në rrethinën e Freiburgut, Lörachit, Offenburgut, si dhe në liqenin e Bodense-së. Qëllimi kryesor i organizatës ishte krijimi i shtetit të pavarur kroat, edhepse në të kaluarën brenda organizatës kishte konflikte të ashpra rreth asaj se a duhet ky të jetë një shtet i organizuar në baza socialiste apo të një demokracie parlamentare. Herën e fundit KNK-së i është dëgjuar zëri, atëherë kur Jugosllavia kishte kërkuar dorëzimin e tetë kroatëve, në shkëmbim të katër terroristëve gjermanë. Atëherë u organizuan disa protesta nga KNK-ja kundër kërkesave të qeverisë jugosllave, të cilat qeveria gjermane nuk i përfilli.

Nga gjermanishtja: Tefik Ramadani-Qarri

DHUNA
(Bild Zeitung – Gazeta ditore, 20 janar 1982)

Vrasja e tre refugjatëve jugosllavë në Heilbronn, të rikujton analizën e ministrit te brendeshëm Baum, të paraqitur në opinion në mënyrë shqetësuese në fund të verës së kaluar, në të cilën bëhej fjalë për një rritje të dukshme të terrorit shtetëror në Republikën Federale të Gjermanisë. Se a bën pjesë vrasja e trefishtë në këtë kategori, është ende çështje e hapur. Njëri prej viktimave, pak para vdekjes për atentatin e ka bërë përgjegjës shërbimin sekret jugosllav (UDB-en).Hedhja e fajit nga njëra palë tek tjetra, në mes të përfaqësuesve zyrtarë të shtetit jugosllav dhe organizatave 162 ekstremiste të refugjatëve Jugosllavë për vrasje dhe terror, është pjesë e repertoarit tanimë të njohur.

Sipas përvojës së deritanishme, kjo nuk është vetëm “propagandë tmerri”, sepse që disa vjet, vazhdimisht ndodhin sulme misterioze dhune me viktima nga të dyja anët. Nga e gjithë kjo, ka një dallim. Nuk është njësoj, kur një organizatë terroriste e refugjatëve jugosllavë e vret një diplomat jugosllav, sikur atëherë kur shteti jugosllav, nëpërmjet shërbimit të tij sekret, në mes të territorit gjerman, praktikon sulmet vdekjeprëuse dhe vrasjet. Për ne është e papranueshme që shërbimet e huaja sekrete të dërgojnë vrasës tek ne. Kjo vlen njësoj, sikur për revolverashët e shërbimit sekret të Shahut, ashtu sikur për figurat e errta të Gadafit dhe vlen, natyrisht edhe për ekzekutorët e Beogradit.

Nga gjermanishtja: Tefik Ramadani-Qarri

TERROR POLITIK
Një dëshmitar kishte vëzhguar vrasësit (gazeta e Stuttgartit)

Dy plumba ishin në gjoksin e tij. Jusuf Gervalla (36) kishte gjakderdhje të madhe. Ai gjendej i shtrirë në një batanije, në rrugën e mbuluar me borë “Auf der Habichtshöehe” në Untergrupenbaeh. Ai mundi t`i thoshte policisë, se përgjegjës për sulmin vrastar ishte UDB-eja. Të dielën mbrëma, rreth arës 22,15 h, u dëgjuan shumë të shtëna në lagjën e re. Plumbat kishin shpuar dritaren e djathtë anësore të BMW -së 316, ngjyrë të gjelbër dhe vranë në vend Bardhoshin (31) vëllaun e Jusufit dhe Kadri Zeken (28). Një mësues e kishte vëzhguar atentatin: “Unë dola në ballkon, që të thith pak ajër të pastër. I pashë tre jugosllavët (vëllazërit Gërvalla dhe Kadriun) duke dalë nga garazha me BMW-në e tyre, duke vozitur nga prapa shpejt, rreth nja 40 m. deri në udhëkryqin e afërm.

Kështu bënin ata gjithjë. Kur vetura u ndal tek drita e rrugës, nga punishtja e afërme doli një mashkull dhe iu aftua veturës. Pastaj i dëgjova 5-8 të shtëna. Vetura lëvizi përpara me shpejteëi dhe u përplas për derën e një garazhi. Ai që qëlloi dhe një mashkull tjetër me shpejtësi u larguan nga vendi i krimit.” Vëllazërit Bardhosh dhe Jusuf Gervalla, jetonin me gratë e tyre dhe pesë fëmijët në shtëpinë familjare në “Habiehtshöehe”. Këta burra luftonin kundër rrethanave politike në Kosovë, në vendin që ndodhet në mes të Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Në këtë shtëpi, si duket, ishte redaksia e gazetës “Zëri i Kosoves”.

Të shtunën në mbrëmje, erdhi nga Zürihu në Untergrupenbaeh Kadri Zeka, i cili ka të ngjarë të ishte kryeredaktor i kësaj reviste. Një zyrtar i policisë thotë kështu: Ata të tre donin të shkonin në kabinën telefonike, sepse në shtëpinë ku banonin nuk kishte telefon. Krejt kjo vepër kriminale, duket se ishte një ekzekutim. Rreth orës tre të natës, pas një operacioni urgjent Jusuf Gërvalla vdiq në spitalin e Heilbronn-it. Policia: “Dyshohet se arma me të cilën u krye krimi ishte një automatik i kalibrit 7,65 mm.” Angazhimi i zgjëruar për kapjen e kriminelëve mbeti pa rezultat.

Nga gjermanishtja: Tefik Ramadani-Qarri

SULM TERRORIST NË HEILBRONN
(Stuttgarter Nachrichten – Lajmet e Shtutgartit, 20 janar 1982)

Vrasësit ishin profesionistë Heilbron, 20, janar 1982

Dymbëdhjetë plumba ishin zbrazur në Heilbron-Untergrupenbach. Vozitësi i BMW-së, Bardhosh Gervalla (31), vdiq nga goditja me gjashtë plumba, ndërsa vëllau i tij Jusufi (36) dhe Kadri Zeka u goditën me nga dy plumba.

Komisioni i jashtëzakonshëm i zyrës shtetërore të krimeve, sipas zonjës Lamblin, ka konstatuar me sa vijon: “Këtu bëhet fjalë për vrasës profesionalë. Që të dytë kanë përdorur automatikët e kalibrit 7,65 mm.” Qeveria e Stuttgartit e kishte dënuar dje këtë atentat.

Kryeministri Späth, kishte ftuar konzulin jugosllav në Stuttgart, Dimitrijeviç, që t`i shpreh shqetësimet e tij, se kjo mund t`i dëmtojë marrëdhëniet e mira në mes të Baden Würtembergut dhe Jugosllavisë.

Nga gjermanishtja: Tefik Ramadani-Qarri

DORA E GJATË E BEOGRADIT SHTRIHET
DERI NË REPUBLIKËN FEDERALE

(Heilbronner Nachrichten – Lajmet e Heilbronnit, 21 janar 1982)

korrespondenti ynë: Horst Zimmermann

Edhe përkundër marrëveshjes komandotë vrasëse godasin sërish në mënyrë të përgjakshme BONN/ HEILBRONN

Nga Pas vrasjes së tre refugjatëve jugosllavë në Untergruppenbach afër Heilbronit, shtohen dyshimet te organet gjermane të sigurimit se shër-bimi sekret jugosllav (UDB-ja), angazhon sërish forca të shtuara të agjen-tëve vrasës në Gjermani, kundër refugjatëve ekstremistë jugosllavë, që 164 jetojnë në egzil. Marrëveshja e fshehtë e arritur në mes të ministrit të brendeshëm federal Baum, praneverën e kaluar dhe kolegut të tij nga Beogradi, Franjo Herleviq, është e pavlefshme, sepse Beogradi nuk po i përmbahet. Z. Baumi ia kishte bërë të qartë Herleviqit se veprimi i komandove vrasës të Beogradit në territorin e Republikës Federale nuk mund të tolerohet më (më gjatë).

Herleviqi la të kuptohet që Beogradi do të përmbahet nga marrja e masave vetjake për mbrojtje kundër aksioneve terroriste të refugjatëve jugosllavë, nëse organet gjermane janë në gjendje t`i marrin nën kontroll organizatat radikale të refugjatëve jugosllavë. Në kuadër të marrëveshjes së arritur, ishin zotuar për të marrë masa të rrepta të mbikëqyrjes për rreth 1600 refugjatë jugosllavë që konsideroheshin si ekstremistë, që nga ndalimi i marrjes me veprimtari politike e deri te kufizimi i qarkullimit.

Gjithashtu personat e cilësuar si posaçërisht të rrezikshëm, u vunë nën mbikëqyrjen e policisë. Menjeherë pas takimit Baum-Herleviq, u pa qartë se Beogradi në asnjë mënyrë nuk dëshironte t`i përmbahej marrëveshjes. Më 14 maj të vitit të kaluar në Frankfurt u qëllua Rasim Zenelaj (33), refugjat me prejardhje kombëtare shqiptare nga krahina e shqetësuar e Kosoves dhe për pasojë mbeti invalid i përjeteshëm.

Njëzet e katër vjeçarja Zorica Aleksiq, e ka pranuar se kishte qëlluar me armë, me urdhër të shërbimit sekret-UDB-së. Që në mesin e vitit të kaluar, u panë shenjat e ashpërsimit të raporteve të ndërsjella. Organizatat e refugjatëve jugosllavë grumbullonin në sasi të mëdha armë dhe mjete shpërthyese. Baum njoftonte për shenjat e shtimit të dukshëm të sulmeve të terrorit shtetëror. Konflikti i ndërsjellë në mes të organizatave të refugjatëve jugosllavë dhe shërbimit sekret (UDB-a), në këto 20 vjetët e shkuara, ka lënë gjurmë të gjata gjaku në Gjermani. Policia ka numëruar deri tash rreth 20 kufoma nga të dy palët.

Që nga Igo Kühe këtu vlen motoja nga testamenti i vjetër “dhëmb për dhëmb, sy për sy”. Njëherë shkojnë bombat paketë në Zagreb ose në trenin e shpejtë “Helas-ekspres”, herën tjetër noton një kufomë e një refugjati në Rajnë. Pas atentateve dhe sulmeve kundër punëtorit të konzullatës në Stuttgart, Milovanoviç, ose vicekonsullit, Topiq në Düseldorf, vinin gjuajtjet me armë ndaj refugjatëve radikalë jugosllavë. Një zyrtar i sigurimit na tha “Në fshehtësi ka filluar armatosja intenzive”.

Momentalisht si duket, posaçërisht të rrezikshëm, sipas organeve gjermane, janë anëtarët e grupit që grumbullohen rreth revistës “Revolucioni kroat”.

Nga gjermanishtja: Tefik Ramadani-Qarri

HEILBRONN: TRE REFUGJATË JUGOSLLAVË
U VRANË NATËN E KALUAR

(Stuttgarter Nachrichten – 19 janar 1982)

Nga një anëtar i redaksise sonë, Heilbronn/Stuttgart (Ppu)

Tre jugosllavë në egzil u vranë të dielën mbrëma, në Untergrupen-bach, afër Heilbronn-it, pas një sulmi, sipas te gjitha gjasave me motive politike, e nuk përjashtohet mundësia që në prapavi të jetë kjo vepër e shërbimit sekret. Sipas njoftimit të prokurorit në Heilbron, njëri prej tri viktimave, i cili vdiq nga pasojat e qëllimit me armë, pas katër orësh për gjakderdhjen e mbrëmshme. Per shkak të motivit politik të krimit të mbremshëm, hetimet për këtë rast i ka marrë përsipër zyra shtetërore e krimeve në Stuttgart.

Viktimat, në mesin e tyre dy vëllezër, janë jugosllavë, me përkatësi kombëtare shqiptare, të cilët kishin bërë përvojë në kundërshtimin e rrethanave politike në Kosovë, në kufi me Shqipërinë, duke u angazhuar për themelimin e Republikës së Pavarur të Kosovës. Emrat e tyre janë Bardhosh Gërvalla (31 ), Jusuf Gërvalla (36) dhe Kadri Zeka (28). Jusuf Gërvalla gjendej në Gjermani nga dhjetori i vitit 1979 si refugjat politik dhe së bashku me vëllanë e tij, duket të jenë fajësuar nga organet jugosllave si anëtarë udheheqës të një organizate antijugosllave. Kadri Zeka, gazetar i radiotelevizionit kishte jetuar në Zvicer.

Nga gjermanishtja: Tefik Ramadani-Qarri

NJOHURI MBI VRASJEN E JUGOSLLAVËVE
(Südwestdeutsche Zeitung, 30 janar 1982)

Stuttgart: Banesa e të huajve ishte vështruar kohë të gjatë para veprës

Dymbëdhjetë ditë mbas vrasjes së tre mërgimtarëve jugosllavë në Untergruppenbach të Heilbronn-i, Enti Kriminal Federal (EFK) Baden Württemberg ka marrë njohuritë e para mbi vrasësit e mundshëm dhe ka filluar kërkimet.

Organet hetuese i kërkojnë dy burra në moshë prej 30 dhe 35 vitesh, të cilët qysh se disa ditë para atentatit, duket e kishin vështruar banesën e dy vëllazërve të vrarë Bardhosh dhe Jusuf Gërvalla.

Përpos kësaj organet hetuese kërkojnë një jugosllav të moshës 30 vjeçare, i cili në gusht të vitit 1980 ishte burgosur me dyshim të veprimtarisë për shërbimin sekret jugosllav, mirëpo i cili ishte liruar përsëri, mbasi që atij asgjë nuk mund t’i dëshmohej me siguri, viktimat e atentatit, deri më tash më të rëndë në shtetasit e huaj në Baden-Württemberg, me prapavi të mundshme politike apo shërbim sekret, janë mërgimtarë jugosllavë me kombësi shqiptare, të cilët kanë vepruar për themelimin e një Republike të Pavarur të Kosovës në Jugosllavi.

EFK ka referuar në informata, në bazë të cilave 28 vjeçari Kadri Zeka, poashtu i vrarë gjatë atentatit, është dashur që të shtyhet për t’u kthyer në Jugosllavi. Në rast që nuk pranon, ai është kanosur se do të vritet. Edhe banesa e vëllazërve Gërvalla kishte qenë vëzhguar qysh moti, jo vetëm shkurtimitsht para atentatit. Ata dy burrat, të cilët kinse, shkurtimisht para atentatit e kanë vëzhguar benesën e dy vëllazërve, kanë bartur në bazë të njohurive të EFK, kësula të zeza.

Posa sërish kishte rënë në sy edhe dallimi i gjatësisë i të dy të dyshuarëve edhe veshmbadhja e çuditshme e njërit prej tyre, i cili kishte veshur një pallto ngjyrë kafendryshk, me jakë gëzofi të errët dhe pantollona të kuqe të ngushta. Është e mundur se ata kanë qenë duke udhëtuar me një veturë të markës Citroen Cx.

Personi i tretë si duket e ka “ndryshuar qarkullimin” e postave të bashkatdhetarëve me një mashtrim, dhe e ka përvehtësuar atë. Me ç`rast ai ishte mundur edhe për letrat e vëllazërve Gërvalla, të cilët mbi këtë çështje i kishte informuar policia.

Policia e kërkon jugosllavin Riza Salihu, i cili në vitin 1980 kishte sjellë në pronësinë e tij postën e bashkatdhetarëve të tij dhe kundër së cilit ekziston edhe fletarresti edhe për delikte tjera

Nga gjermanishtja: Muharem Halimi, përkthyes zyrtar

E TËRA DUKET SI NJË EKZEKUTIM
Der Spiegel (Revista pasqyra) Nr. 4/1982

Masakër ndaj shqiptarëve: Si siguron shërbimi sekret jugosllav detyra për vrasje në Republikën Federale (Gjermani, shënim i përkthyesit )

Vrasës të panjohur vranë, në afërsi të Heilbronn-it, tre jugosllavë. Për organet gjermane të sigurimit, është kjo masakër një kulminacion në luftën e nëntokës, të cilën e bëjnë shërbimet sekrete jugosllave kundër kundërshtarë-ve të regjimit të shtetit shumëkombësh në Republikën Federale. Mbas mër-gimtarëve kroatë tash regjimi i Beogradit, si po shihet i ka shpallur luftë të përgjakshme mërgimtarëve shqiptarë nga Republika e Kosovës. BMW-ja e gjelbër 316 voziti mbrapa prej garazhi. Vozitësi nuk deshi që të kthehej në borë dhe drejtoi veturën mbrapa 40 metra gjatë, deri te një udhëkryq. Kur vetura për një kohë të shkurtër u ndal te një dritë rruge, u paraqit një burrë nga vendpunishtja në anën e djathtë dhe prej një distance, përafersisht tri metra qëlloi në brendi të veturës.

Një burrë i dytë qëlloi poashtu, u ndal pastaj pranë veturës që nëpërmjet dritares së thyer anësore, të mund të bindej për ndikimin e goditjeve. Fqinjët, të frikësuar nga zhurma e të shtënave i panë dy burrat duke ikur. Mizershëm, çka dëshmuan banorët e lagjës “Habichtshöhe” të komunës së Untergruppebach-it, në afërsi të Heilbronn-it, të shohin pastaj natën e së hënes të javës së kaluar: Katërci-lindriku punonte ende me tërë rrotullimin, shoferi e kishte ende këmbën në këmbzën e gazit.

Pastaj, si duket, ai e lëshoi kupllungin, ai vdiq. Automjeti ngiste pa shofer në një gjysëmqark në të majtë dhe u ndesh me një derë të mbyllur të garazhit. Rrotat e nxitjes ishin gropuara thellë në dëborë, motorri ishte fikur, ishte qetësi. Në brendi të automjetit policia gjeti vozitësin Bardhosh Gërvalla 31 vjeçar jugosllavi i qëlluar nga gjashtë të shtëna, qëndronte i mbështetur mbrapa timonit, Bashkëvozitësin e tij Kadri Zeka, 28 vjeç, i vrarë nga dy të shtëna në pjesën e epërme të trupit, dhe vëllaun e vozitësit, Jusuf Gërvallën, 36 vjeç, i qëlluar poashtu nga dy të shtëna të rrezikshme për jetë.

Vendi i ngjarjes në Untergruppenbach: dhjetë goditje në zemër, në mushkëri dhe qafë. Këto tri viktima u identifikuan dhe u klasi-fikuan politikisht shpejt: Mërgimtarë jugosllavë me prejardhje shqiptare nga Krahina e Kosovës në jug të shtetit ballkanik dhe të tre agjitatorë kundër qeverisë në Beograd. Edhe për dorasit kishte menjëherë njohuri.

Qysh në vendin e ngjarjes, Jusuf Gërvalla i pëshpëriti policisë, i cili më vonë vdiq: “Këtë e bëri SDB”-ja Shërbimi Sekret Jugosllav-“Sluzba Drzavne Bezbednosti.” Dymbëdhjetë herë ishte goditur nga dy revole të kalibrit 7,65 në tre burrat, dhjetë goditje e kishin goditur atë në zemër, mushkëri dhe qafë. Një polic në vendin e ngjarjes: “E tëra duket si një ekzekutim”. “Ishte ky verprim i përdorshëm i shërbimit sekret, sikur u shpreh Sigfried Hübner, instruktori policor dhe snajperist nga Stuttgart-i; katër goditje duhet të godasin, “tri që ta shtangin viktimën apo, nëse qëndron, ta rrëzojnë dhe ta bëjnë të paaftë për luftim, pastaj goditja e duhur vijuese, vdekjepruese”. Edhe kjo tregon për SDB. Që disa vjet zhvillojnë shërbimet sekrete jugosllave dhe kundërshtarët e regjimit, luftë të përgjakshme në botën e jashtme. Në shumë raste kanë sulmuar dhunshëm mërgimtarët militantë jugosllavë: ambsadat, konzulatat dhe përfaqësuesit e 168 vendit të tyre. Beogradi reagonte në vdekje dhe terror, gjithënjë me të njëj-tën mënyrë.

Vendveprimi i Shoot-out’it balkanik ishte gjithenjë Republika Federa-le dhe policia ishte deri më tash e pafuqishme që ta përfundonte këtë çështje. Me këtë rast janë përgjegjësitë të njohura. Beogradi iu frikësohet grupeve të angazhuara të mërgimtarve si vatër trazirash në shtetin shumëkombësh dhe lufton kundër tyre.Vrasësit e shërbimit sekret i kishin drejtuar revolet e tyre deri më tash, para se gjithash kundër kroatëve mërgimtarë. Në të shumtën e rasteve të vrasjeve në mërgimtarët kroatë pjesëmarrja e Beogradit është dëshmuar qartë. Për shembull: kur kroati Franjo Goreta, një burrë i dikurshëm i shërbimit sekret, me detyrë për vrasje në Republikën Federale, u shkëput dhe e vrau një oficer drejtues, dërgoi Beogradi një komando.

Vendi i vrasjes së Jusufit, Bardhit e Kadriut, në veturën BMW të Bardhit,
Heibronn-Untergruppenbach

Posa Goreta e përfundoi dënimin me privim lirie, e kryen njerëzit e SDB-së një atentat, të cilit Goreta mezi iu shmang. Në procesin vijues kundër të tre veprimtarve, shkroi gjykatësi një apel në vendimin gjyqësor, deri më tash të kotë, drejtuar Bonnit: “Nuk mund të pranohet, që në tokën tonë të zbatohen detyra për ekzekutim, të cilat porositen nga shtetet e huaja, për t’i kryer problemet e tyre ndërshtetërore”. Pranë kroatëve në ndërkohë kanë rënë edhe mërgimatarët shqiptarë në shënjestër të organeve shtetërore jugosllave. Prej se në pranverën e kaluar qendresa në Autonominë Shqiptare.

të Kosovës në Jugosllavi është zmadhuar në trazina të përgjakshme, ka konkluduar Beogradi, se mbrapa tyre ekzistojnë të huajt, që i tërheqin fijet prapa skenës. Konflikti dirigjohet prej shtetit fqinj, Shqipërisë dhe shërbimeve komuniste besnike ndaj Moskës, por edhe kështu, politikanët nga Beogradi, në masë të madhe nga Republika Federale. Me të vërtetë jetojnë vetëm në Baden Württemberg përafërsisht 2000 mërgimtarë shqiptarë nga Jugosllavia, pjesa dërmuese e tyre me azil politik. Mbi aktivitetet e tyre konzulata e Stuttgartit nuk është ankuar vetëm një herë.

Nga gjermanishtja: Muharem Halimi, përkthyes zyrtar

Wendlingen, 17.01.2022

Haptazi për Kryeministrin

0
Korab Blakaj, Vjenë
Rezultati i parë dhe më fatal që solli paslufta ishte rrënimi i klasave bujqësore, rënia e të cilave ishte në përpjestim të drejtë me shtimin e fuqisë punëtore në zona urbane, derisa më në fund ekuilibri u përmbys plotësisht.
Pëngesa e madhe e cila ndante të pasurit nga të varfërit tashmë u bë e dukshme.Luksi dhe varfëria jetojnë aq pranë njëri tjetrit saqë rrjedhojat janë të vajtueshme.Kërkesat dhe papunësia e vazhdueshme po krijojnë pështjellim të njerëzve,duke ngjallur paknaqësi dhe zemërim të madh.Rezultati i gjithë kësaj është ndarja e popullsisë në klasa politike.Paknaqësia po shtohet pavarësisht përparimit të tregtisë.Gjendja tashmë ka arritur në atë pikë saqë është krijuar bindja e përgjithshme se „ gjërat nuk mund të vazhdojnë më kështu siç janë“
Këto shenja tipike të dukshme të thellësisë ku ka arritur paknaqësia dhe rrjedhojat që priten të shfaqen, janë pasoja të deindustrializimit të kombit.Sa më tepër që „ tregtia me prodhime të huaja „ e merr në dorë kontrollin e shtetit, aq më tepër „paraja e shpejtë“ do të ngrihet në piedestalin e një përendije të cilës do duhët t‘i gjunjëzohemi e t‘i përulemi të gjithë.Zoti i Qiellit përherë e më shumë po del jashtë mode duke u strukur nëpër qoshe, dhe po hapet rruga e adhurimit të parasë.Kjo është përiudhë e degjenerimit të plotë e cila do të rezultojë tepër shkatërrimtare, sidomos tani kur kombi ka nevojë më tepër se kurrë për ide fisnike, përballë kërcnimit nga ora kritike.Kosova duhët të përgaditet të mbrojë „ me shpatë“ përpjekjet për të fituar bukën e gojës në mënyrë paqësore.
Përqarja ekonomike do të rëndohet edhe më tepër nga zhdukja e ngadaltë e humbjes së kontrollit përsonal mbi të drejtat e titujve të pronësisë , dhe gradualisht e gjithë supërstruktura ekonomike bashkë me pasuritë tona publike do të bjerë në duart e „ bursave dhe korporatave të huaja „! Për më tepër puna do të degradojë në objekt spekulimi në duart e shfrytzuesve të paskrupullt.
Humbja e karakterit përsonal të pasurisë është rritur në shkallë të gjerë. Qarqet e shkëmbimeve financiare po triumfojnë duke venë nën kontroll të gjithë jetën kombëtare.
Ndërkombtarizimi i strukturës ekonomike të Kosovës ka filluar para luftës, dhe kjo strukturë ekonomike në fund ra pre e sulmeve të bashkuara të kapitalit zhvatës, i cili në luftë u fut i nxitur nga larot besnikë të Jugosllavisë, që kulmoi me privatizimin tjetërsues,duke e rrënuar plotësisht strukturën prodhuese të kombit tonë drejt një strukture tregtare me prodhime të huaja. Mes qindra e ndoshta mijëra shembujve që na ofroi jeta ishte privatizimi për tu tjetërsuar i „Zastavës „Aty sot është ngritur plot turp një qëndër tregtare me njerëz që shërbejnë, shesin prodhime të parëndësishme.
Me të gjitha këto vetëm një pyetje është legjitime të shtrohet; si të dalim nga dekadenca ekonomike?
Për të dalur nga dekadenca ekonomike kemi nevojë për „një vullnet politik „, vullnet i cili u pren rrugën të ashtuquajturve „ eruditë gjithologë „Për sa kohë që ky vullnet politik topitet nga përfituesit përreth, duke u mbajtur hermetikisht i mbyllur nga ndjesi paranojake nuk do të shohim asnjë vendim të guximshëm që ndikon drejtëpërdrejtë në atë që unë e quaj „ Lufta e shenjt ekonomike „- e cila popullin tonë e orienton drejtë prodhimit , duke ia larguar njëherë e përgjithmonë titullin shërbyes punëtorit tonë për ta dekoruar me dekoratën fisnike të prodhuesit!
( vijon)

Didona e Kartagjenës, e dashura e Eneut të Trojës

0

Fahri Xharra, Gjakovë

Para mbërritjes së Eneas, Didona ishte sundimtare i sigurt dhe kompetente i Kartagjenës, një qytet që ajoe themeloi në brigjet e Afrikës së Veriut. Ajo ishte e vendosur, me vendosmërinë e saj për të mos u martuar më dhe për të ruajtur kujtimin e burrit të saj të vdekur, Sychaeus, vrasja e të cilit nga duart e Pygmalionit, vëllait të saj, e bëri atë të largohej nga vendlindja e Tirit. Pavarësisht nga këto trazira, ajo ruan fokusin e saj në përgjegjësitë e saj politike.
Virgjili përshkruan befasinë e ndryshimit që dashuria provokon te mbretëresha me imazhin e Didones si viktimë e shigjetës së Kupidit, e cila e godet atë pothuajse si çmenduri apo sëmundje. Didona i thotë motrës së saj se një flakë është rindezur brenda saj. Ndërsa flakët dhe zjarri janë imazhe tradicionale, pothuajse klishe të lidhura me dashurinë, zjarri është gjithashtu një forcë natyrore e shkatërrimit dhe kaosit të pakontrollueshëm. Didona rrezikon gjithçka duke rënë pas Eneas dhe kur kjo dashuri dështon, ajo e gjen veten të paaftë për të rimarrë pozicionin e saj dinjitoz. Duke e marrë Enean si të dashur, ajo komprometon besnikërinë e saj të pandotur më parë ndaj kujtimit të burrit të saj të vdekur. Ajo humbet mbështetjen e qytetarëve të Kartagjenës, të cilët e kanë parë mbretëreshën e tyre të kënaqet me një obsesion dashuror në kurriz të përgjegjësive të saj qytetare. Më tej, duke u tallur me një të huaj tjetër, Didona tjetërson krerët lokalë, të cilët i ishin afruar asaj si kërkues dhe tani përbëjnë një kërcënim ushtarak. Obsesioni i saj irracional e shtyn drejt një vetëvrasjeje të furishme, nga tragjedia e situatës së saj dhe dhimbja e dashurisë së humbur, por edhe nga ndjenja e mundësive të pakësuara për të ardhmen.

Didona e luan një rol në katër librat e parë të eposit të ngjashëm me atë që Turnus luan në fund. Ajo është një figurë e pasionit dhe e paqëndrueshmërisë, cilësi që bien ndesh me rendin dhe kontrollin e Eneas, dhe tipare që Virgjili i lidhi me vetë Romën në kohën e tij. Didona përfaqëson gjithashtu sakrificën që bën Enea për të ndjekur detyrën e tij. Nëse fati do ta lejonte të qëndronte në Kartagjenë, ai do të sundonte një qytet pranë një mbretëreshe që e do duke i duruar vështirësitë e mëtejshme të luftës. Enea ndeshet me hijen e Didones në botën e krimit pak përpara se t’i zbulohet trashëgimia e ardhshme e Romës, dhe përsëri ai pranon se braktisja e mbretëreshës nuk ishte një akt i vullnetit të tij. Ky takim me dashurinë e humbur, megjithëse prekës, zbehet nga zbulimi i mëvonshëm i Anchises për lavdinë e Romës. Nëpërmjet Didones, Virgjili pohon rendin, detyrën dhe historinë në kurriz të dashurisë romantike.
Detajet rreth karakterit, jetës dhe rolit të Didos në themelimin e Kartagjenës njihen më mirë nga tregimi i dhënë në poemën epike të Virgjilit, Eneida, e cila tregon historinë legjendare të heroit trojan Enea. Didona përshkruhet si një grua e zgjuar dhe me iniciativë që ikën nga vëllai i saj i pamëshirshëm dhe autokratik, Pygmalion, pasi zbuloi se ai ishte përgjegjës për vdekjen e burrit të saj. Nëpërmjet urtësisë dhe udhëheqjes së saj, qyteti i Kartagjenës themelohet dhe bëhet i begatë.
Didona mbetet një figurë e qëndrueshme në kulturën popullore, e paraqitur në shfaqje, vepra arti dhe media të tjera në shekullin e 21-të. Trashëgimia e saj është veçanërisht e fortë në Tunizi, gratë e së cilës nganjëherë quhen “Bijat e Didones” dhe ku ajo konsiderohet si një simbol kombëtar, madje duke u paraqitur më parë në monedhën e saj.
Personi i Didoness mund të gjurmohet në referencat e historianëve romakë për shkrimet e humbura të Timaeus të Tauromenium në Siçili (rreth 356–260 pes).
Historianët e lashtë dhanë data të ndryshme, si për themelimin e Kartagjenës ashtu edhe për themelimin e Romës. Appiani, në fillim të Luftërave Punike të tij, pretendon se Kartagjena u themelua nga njëfarë Zorus dhe Karchedon, por Zorus duket si një transliterim alternativ i emrit të qytetit Tyre, ndërsa Carchedon është vetëm forma greke e Kartagjenës. Timaeus e bëri gruan e Karkedonit, Elisa, motrën e mbretit Pygmalion të Tirit. Ende nuk janë gjetur dëshmi arkeologjike të vendbanimit në vendin e Kartagjenës para çerekut të fundit të shekullit të 8-të para Krishtit. Mungesa e materialit për këtë periudhë mund të shpjegohet me refuzimin e teorisë greke të epokës së errët.[10]

I vetmi rrëfim i plotë i mbijetuar përpara trajtimit të Virgjilit është ai i Gnaeus Pompeius Trogus bashkëkohor i Virgilit në historitë e tij filipike, siç përkthehet në një përmbledhje ose mishërim të bërë nga Junianus Justinus në shekullin III pas Krishtit.

Kartagjena nuk është ajo që e përshkruajnë romakët. Kartagjena dhe populli punik ishin pellazg- kjo pellazgji sa shumë fshehet dhe mohohet. Por do të mundohem në të ardhmen një pasqyrë të saktë të saj. Mos harroni, se grekët e rinj të pak shekujve para Krishtit e kanë turbulluar historinë në atë mënyrë që duhet qenë shumë i informuar për ta kuptuar të vërtetën pellazgjike. Vetëm një shembull . deri sa alfabeti pellazg i kishte 54 shkronja e këta ranë në24 shkronja atëherë kuptohen pshtellimet
(The Classical alphabet had 24 letters, 7 of which were vowels, and consisted of capital letters, ideal for monuments and inscriptions (https://www.britannica.com/topic/Greek-alphabet)

Paramendoni që shkronja beta , është humbur me qëllim dhe sot e asj dite lexohet Vita, me këtë çfarë ndërrime kolosale të pellazgjishtes kanë ndodhur.
Pjesa e parë, nese e dëshironi e ju pëlqen mund te vazhdoj me historinë e Kartagjens , popull punik pellazgjik
Referencat janë te autori i shkrimit. Mund te iu dërgoj atyre që iu duhen.

Më 16.01.2022

Jusuf Gërvalla përjetësisht do të mbetët kolos i kombit shqiptar

0

(Me rastin e 40-vjetorit të vrasjes së shkrimtarit, veprimtarit dhe ideologut Jusuf Gërvalla)

1

Jusuf Gërvalla qe intelektual i shquar dhe figurë shumëdimensionale e kohës. Jusuf Gërvallën natyra e kishte pajisur me një shpirt hipërsensibël dhe me një talent të rrallë artistik, por mbi të gjitha, natyra, atij ia kishte dhuruar një guximin të pashoq. Qysh në bankat e gjimnazit aftësitë e tij do të shpërthejnë në fusha të ndryshme: loja me kitarë, kënga, aktrimi, poezia, piktura. Më vonë dhuntitë dhe kërshëritë e gjëra të tij do të orientohen në interpretim, në kompozim, në gazetari dhe në letërsi. Dhe në secilën gjini ai do të japë rezultate të dorës së parë. Nuk është e rastit që Jusufi asokohe mbante epitetin: Styliani ynë, Lorka ynë, Neruda ynë. Jusufi punonte pandërprerë, punonte shumë, jo vetëm nga parandjenja, por sepse ishte më se i sigurt se puna e tij, herët apo më vonë, do të ndërpritej me dhunë: ose me burg ose me plumb. Prandaj, ai shpejtonte ta bënte edhe natën ditë. Nuk duhet harruar, ai njëherë për pak kohë e kishte provuar burgun, ndërsa nga mesi i viteve të ’70-ta anëtarësohet në organizatën ilegale LNÇKVSHJ, si ideolog i të cilës, më vonë, do ta gjejë edhe vrasja tragjike. Jusufi kishte dije të thellë të arteve, sidomos të filozofisë së arteve, të shkencave natyrore, shoqërore dhe historike, duke filluar nga antika e deri tek rrymat dhe drejtimet e shumta të shekullit tonë. Por mbi të gjitha ai e njihte shkëlqyeshëm traditën historike, kulturën kombëtare dhe filozofinë e popullit të vet në të gjitha aspektet. Këto pohime i ilustron më së miri vepra e tij: këngët, poezia, tregimet, romani, drama dhe publicistika e Jusufit.

2.

Vepra e Jusufit doli në dritë në kohën më të thirrur, kur një pjesë e poezisë sonë, sidomos ajo e krijuesve të rinj, po vritej nga hermetizmi, nga steriliteti i figurave, nga pagjakësia dhe nga monotonia, ndërsa publicistika e kohës, me përjashtime të rralla, po ecte hullisë së trasuar të bashkëjetesës dhe vëllazërim-bashkimit jugosllav. Vepra e Jusufit, asokohe, nga kritika letrare cilësohej se po sillte “një kthesë dhe një ton të ri në rrjedhat e poezisë së sotme te ne”. Natyrisht, Jusufi i kishte premtuar lexuesit dhe në mbarë veprën e tij letrare do ta mbante fjalën: “ndërmend s’e pata të bëhem poet i çmendur/ urtësi qartësi do t’i kem fjalë të para/ në ngushticë do të jem me ju/ për ju në festë do të këndoj”. Sepse atdheu i tij i robëruar, ku: “kahdo ka tokë nën këmbë por askund qiell mbi kokë“, kërkonte zë të ri dhe angazhim tjetër. Dhe, duke u përpjekur, që me fjalë ta krijojë këtë “qiell mbi kokë” ai me poezinë e tij sillte: “pak frymë njeriu e pak dritë qiriri”. Lexojeni një herë me përkushtim veprën letrare të Jusufit dhe do të binduni! Jo vetëm tema për njeriun dhe për ambientin, jo vetëm refleksionet e brendshme, jo vetëm imazhet plot ngjyra të gjalla, jo vetëm malli për një botë të largët dhe për frymën që zgjon, por kënga dhe vepra letrare e Jusufit, në qenësinë dhe në bërthamën e saj, e tëra është jetë, e tëra është dashuri, e tëra është liri, e tëra është shqiptare, e tëra është njerëzore.

3

Nga plejada e krijuesve shqiptarë të Kosovës Jusuf Gërvallën e dallojnë cilësi të theksuara, si: talenti i jashtëzakonshëm artistik, pajisja thelbësore me dituri të “leme” dhe të “bleme”, dashuria dhe serioziteti për secilën punë që do ta fillojë dhe në fund qëllimi i caktuar i secilës punë të nisur. Jusufi nga plejada e krijuesve shqiptarë të Kosovës dallon edhe për një cilësi të veçantë dhe të rrallë: gatishmërinë supreme për flijim në themelin e aspiratave të larta të popullit dhe të atdheut të tij: “Në ballë të këtij populli dhe te këmbët e këtij populli, flijimi dhe vdekja për realizimin e aspiratave të tij, do të na vijnë si përjetimi më i bukur e më fisnik në gjithë jetën. Dhe s’do të ketë forcë që të na ndalë në rrugën tonë të ndritshme…”. Ky betim i Jusufit nuk ishte një deklaratë e thatë e as pozë e personit që atdhetarizmin e ka tregti, por ishte ideal i shenjtë që u bë realitet në fushën e nderit. “Pa ideal s’ka fitore në asnjë luftë“, ishte besimi i patundur i Jusuf Gërvallës. Jusufi gjithçka që pati, edhe atë më të shtrenjtën, jetën, ia fali idealit të tij, popullit dhe atdheut, në kohën kur pushtetarët vasalë, intelektualët, krijuesit, etj. mendonin për pozita, për karrierë, për emër.

4.

Organizata Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe Viseve Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ), në të cilën veproi Jusuf Gërvalla ishte vazhdimësi e organizatës Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, e themeluar në vitin 1963 nga Adem Demaçi.

Kulla e Familjes Gërvalla në Dubovik …

Platforma e kësaj organizate, apo “qëllim i parë dhe i fundit i Lëvizjes ishte sigurimi i të drejtës për vetëvendosje deri në shkëputje për viset e banuara me shumicë prej shqiptarëve që gjenden ende nën administrimin e Jugosllavisë, dmth. çlirimi i krahinave shqiptare, të aneksuara prej Jugosllavisë dhe bashkimi i këtyre krahinave me nënën e vet- Shqipërinë”. Dhe, lidhur me realizimin e këtij qëllimi Lëvizja shpallte botërisht se do të përdorte të gjitha mënyrat dhe mjetet e mundshme- “prej atyre politiko-propagandistike, mjete paqësore e deri te lufta e armatosur dhe kryengritja e përgjithshme popullore – mjetet jopaqësore”. Edhe pse ideologët e kësaj Lëvizjeje, në vazhdimësi, do të burgosen apo do të arratisen jashtë atdheut, organizata në fjalë nuk do të shuhet, por do të përtërihet dhe do të rritet vazhdimisht. Jusuf Gërvalla në numrin e parë të organit “Lajmëtari i lirisë” (1980) platformën politike të Lëvizjes e shpalos me këto fjalë: “Kemi nderin, që në kushte jashtëzakonisht të vështira të ilegalitetit, të dalim para lexuesit shqiptar me një revistë të përdymuajshme, që e kemi emërtuar ‘Lajmëtari i lirisë’. Shpresojmë se nëpërmjet këtij organi do t’ia dalim me sukses të bëhemi zëdhënës të aspiratave të djalërisë shqiptare të Kosovës, e cila nuk e ndal dot luftën për çlirim nga robëruesi i egër jugosllav dhe për bashkim me vendin amë, Shqipërinë. Kështu shpresojmë të plotësojmë edhe një detyrë, një dimension të luftës sonë të përgjithshme: të demaskojmë botërisht armikun tonë shekullor, qeverinë shoviniste të Beogradit, dhe t’u bëjmë jehonë ideve dhe veprimeve të lëvizjes së përgjithshme nacionalçlirimtare në pjesën e robëruar të atdheut tonë, në tokat shqiptare të robëruara nga Jugosllavia…”. Edhe pse programi dhe statuti i Organizatës do të rishkruhet dhe do të pasurohet edhe në të ardhmen, në esencë, pra në thelbin e saj: bashkimi i Kosovës dhe i viseve shqiptare në ish-Jugosllavi me Shqipërinë nënë, do të ruhet me konsekuencë deri në vitin 1981, kur e tërë Kosova do të shpërthejë në demonstrata të përgjithshme.

5.

Gjatë demonstratave të marsit dhe të prillit në Kosovë, në të njëjtën kohë, do të shpalosen dy parulla kryesore: “Bashkim” dhe “Kosova Republikë”. Mendjet e ndërgjegjshme si dhe forcat e organizuara patriotike, të cilat nuk e kishin paraparë një shpërthim aq të furishëm e aq masiv, duke e vlerësuar situatën e përgjithshme ndërkombëtare si dhe situatën e brendshme mbarëshqiptare, ndikuan që për momentin të dominojë kërkesa e dytë. Pra, uragani i demonstratave të fuqishme të popullit të Kosovës, si edhe te organizatat tjera patriotike ilegale të kohës, ashtu edhe te LNÇKVSHJ-ja do të ndikojnë të bëhet një kthesë taktike në punën e mëtejshme, duke mos e cenuar kështu në vijë strategjinë e luftës së popullit shqiptar në perspektivën e saj. Këtë ndryshim taktik të platformës së Organizatës së tij Jusuf Gërvalla e shpjegon me konstatimin se Lëvizja ka “programin maksimum: luftën për realizimin e të drejtës demokratike për vetëvendosjen e popullit tonë deri në shkëputje, që është lufta për pavarësinë e plotë kombëtare e shoqërore të shqiptarëve në Jugosllavi”, si dhe “programin minimum të luftëtarëve të lirisë – luftën për Republikën e Kosovës, që s’është gjë tjetër pos lufta për autonominë e popullit shqiptar në Jugosllavi”. Lidhur me programin minimum Jusuf Gërvalla mbante këtë qëndrim: “S’ka kurrfarë dyshimi se kur të tregohet jo objektive pritja e mëtutjeshme për kërkesën Kosova Republikë, populli do të dijë ta hedhë vetë poshtë dhe të dalë me kërkesën dhe qëllimin e tij të fundit që është, ka qenë dhe do të jetë: bashkimi i ligjshëm i të gjithë shqiptarëve në shtetin e tyre kombëtar”. Gjatë vitit 1980 dhe 1981 e deri në vrasjen e tij, Jusuf Gërvalla, për shkaqe tani më të njohura, aktivitetin e vet politik dhe patriotik e zhvillon në Evropën Perëndimore, në mesin e emigracionit tonë politik dhe ekonomik. Nga RF Gjermane, ku ishte i strehuar politikisht, me Kosovën mbante kontakte të vazhdueshme dhe në mënyrë të veçantë me kryetarin dhe me kryesinë e “Komitetit të Deçanit”, si krah i ri dhe i fortë i LNÇKVSHJ-së, i cili me aktivitetin e vet e mbulonte mbarë Dukagjinin si dhe Universitetin e Kosovës. Në prag të demonstratave të marsit 1981, nga dheu i huaj Jusufi lëshonte sihariqin kushtrimtar: “Po bëhet gati populli për hakmarrjen e vet të madhe! Do ta derdhim edhe pikën e fundit të gjakut tonë dhe do të ngadhënjejmë mbi armiqtë e mbi tradhtarët e çdo ngjyre. Dita e lirisë po afrohet. Po vjen dita që armiku e tradhtari të japin llogari për krimet e poshtërsitë e bëra mbi popullin tonë… Vetëm të bashkuar e të vendosur, me besën e madhe shqiptare, do të arrijmë në fitoren tonë të sigurt…”. Shpërthimi i demonstratave Jusuf Gërvallën e gjeti të përgatitur në nivel të detyrës. Ngjarjeve të përgjakshme të Kosovës u dha përkrahje të madhe. Së pari filloi ta sqarojë opinionin ndërkombëtar lidhur me gënjeshtrat dhe dezinformatat e lëshuara nga Beogradi. Pastaj ndërmori masa lidhur me ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Sidomos pas tragjedisë së saj, ndërmori një veprim aktiv në planin e organizuar politik, i cili do të merrej me frymëzimin dhe orientimin e veprimeve e aksioneve të ardhshme në Evropën Perëndimore dhe kudo në botë. Së bashku me udhëheqës të organizatave tjera, e sidomos me përfaqësuesin e OMLK-së, Kadri Zeka, zhvilloi një bashkëpunim të frytshëm. Fryt i aktivitetit të tyre të përbashkët, në mes tjerash, ishin edhe demonstratat që u mbajtën në Bern, Cyrih, Gjenevë, Shtutgard, Dyzeldorf, Mynih, pastaj në Francë, Belgjikë, Suedi, SHBA etj., ku morën pjesë me dhjetëra mijëra mërgimtarë shqiptarë dhe qytetarë të vendeve përkatëse. Lidhur me rolin e LNÇKVSHJ dhe të Jusuf Gërvallës në demonstratat e vitit 1981, fjalën e vet do ta thotë historia, por një gjë dihet botërisht: nuk është zhvilluar asnjë proces politik në gjykatat serbe të Kosovës gjatë viteve të tetëdhjeta ku të mos jetë përmendur emri i Jusuf Gërvallës dhe gazetat e tij “Lajmëtari i lirisë” dhe “Zëri i Kosovës”.

6.

Jusuf Gërvalla sot është një nga personalitetet historike kombëtare më të mëdha. Vetë shembulli i tij, vepra letrare, veprimtaria atdhetare dhe akti i vrasjes së Jusufit u bë kambanë alarmi në ndërgjegjen e kombit. Prandaj, nuk është e rastit as dashuria, kujtimi dhe nderimi që Jusufit iu bë nga populli dhe që po i bëhet vazhdimisht. Figura e Jusuf Gërvallës u skalit në poezi, në prozë, në dramë, në pikturë, në skulpturë, në këngën popullore, në shënimet përkujtimore, në deklarata të miqve të tij, në shkrimet monografike, etj. Kujtimin dhe respektin për Jusuf Gërvallën populli do ta shprehë me emërtimin e shoqatave, klubeve, shkollave, me organizimin e tubimeve përkujtimore me rastin e vdekjes, me homazhet në varrezat e fshatit Bad Canstat si dhe tashti në Dubovik, me manifestimin kulturor tradicional “Flaka e Janarit”, me emërtimin e një brigade të UÇK-së me emrin të tij, me emërtimin e një kazerme të TMK-së, të SHF të Prapaqanit, të shtëpisë së kulturës në Deçan, të Teatrit të Pejës, me emërtimin e rrgëve, me hapjen e ekspozitave të fotografive për të, etj. Por, shtrohet pyetja, sa i kemi dalë borxhit figurës së Jusuf Gërvallës? Dhe sa kemi bërë që jeta dhe vepra e këtij personaliteti të njihet në popull, sidomos nga gjeneratat e reja? Nëse llogaritet mundi, përpjekjet dhe vepra kolosale që Jusuf Gërvalla e ka bërë për ne, rezulton se ne për Jusufin kemi bërë fare pak. Dhe, çka është edhe më keq, në shumë raste është provuar që figura e Jusufit të keqpërdoret. Të pamoralshmit, njerëz të pa etikë dhe të pa parime, e etiketuan herë si marksist-leninist e herë si demokrat borgjez, herë si ekstremist të majtë e herë si ekstremistë të djathtë, herë si prodhues të dogmës ideologjike e herë si intelektual i degraduar, herë agjitues politik e herë tru të kufizuar… Edhe partitë tona, të disiplinuara nga të huajt dhe të pa vizion kombëtar, bënë gara secila në mënyrën e vet, ta përvetësojnë Jusufin dhe ta fusin figurën e tij në kornizën e tyre. Nën petkun e politizimit u propozuan çmime me emrin e tij dhe u propozuan tituj për të, të cilat ose nuk u realizuan ose u realizuan njëanshëm. Shumëçka u zhvat nga gjaku dhe lavdia e Jusufit dhe shumëçka do të zhvatët edhe në të ardhmen. Nderi dhe turpi nuk hahen me bukë, as pihen me ujë. Secili ka të drejtë të zgjedhë nga këto të dyja, varësisht nga karakteri, nga ndërgjegjja. Në këto raste Jusuf Gërvalla është i pafajshëm. Fajin le ta bartin mbi sup të gjallët, të gjallët e vdekshëm. Pavarësisht të mirave dhe të ligave të bëra nga ne të gjallët, Jusufi i pavdekshëm, Jusufi tokësor dhe Jusufi hyjnor, për jetë e mot do të mbetet kolos i kombit shqiptar, dhe nuk do të ketë kornizë partiake e as kornizë lokaliste-klanore që figurën e tij ta mbërthejë brenda vetës, sot as nesër. Prandaj, sot e gjithë ditën, mbetet detyrë e shkencës së mirëfilltë që sa më parë të dalë para popullit me studime të veçanta apo me një monografi shkencore institucionale mbi jetën dhe veprën e Jusuf Gërvallës. Vepra e Jusufit është produkt i vuajtjeve dhe krajatave tona shekullore nën robërinë dhe nën terrin obskurantist serb. Ajo u shkrua me mundime të mëdha dhe u la me gjak. Vepra e plotë dhe e ndritshme e Jusufit duhet ta shohë dritën sa më parë. Ajo e tëra duhet të bëhet ushqim dhe pronë e mbarë kombit.

7.

Është i njohur roli i personaliteteve në momente të caktuara historike. Jusuf Gërvalla ishte figurë e dëshmuar dhe i kishte të gjitha cilësitë e një personaliteti të tillë. Jusufi ishte shkrimtar, Jusufi ishte politikan. Jusufi ishte diplomat. Jusufi ishte gjeneral. Jusufi kurrë nuk ka besuar se Serbia do ta braktisë Kosovën pa një luftë të tmerrshme për jetë o për vdekje. Sidomos gjatë vitit 1978 dhe 1979 Jusufi, me të madhe, hapur në mesin e shokëve, propagandonte idenë e luftës së domosdoshme kundër Serbisë.

 Jusuf Gërvalla me Nanën Ajshe Gërvalla

Gjithçka arsyetohet dhe shpaguhet kur fëmijët tanë do të rriten në atdheun e tyre të lirë, shprehej ai. Në ditët e para të ekzilit, në një intervistë dhënë një gazete gjermane, Jusuf Gërvalla pohonte se faza e parë e luftës në Kosovë është iluministe: vetëdijesimi i popullit përmes trakteve, gazetave, parullave, grevave dhe demonstratave, ndërsa “faza e dytë përmban luftën e armatosur”. Edhe pse Jusufi ka munguar fizikisht gjatë këtyre katër dekadave, qenia e tij, shpirti militant dhe fryma luftarake e tij, me gjithë pengesat absurde të lëvizjes pacifiste, ka qenë alfa dhe omega e Kosovës. Jusufin, gjatë harkut kohor të mungesës së tij fizike, vazhdimisht e kam parë në anën e së resë, në ballin e forcave të progresit historik dhe shoqëror dhe kurrsesi në anën që frenon, në anën e të nënshtruarve. Prandaj, në ecjen e Kosovës drejt pavarësisë, Jusuf Gërvallën e kam parë si prijës shpirtëror të rinisë shqiptare në demonstratat e viteve të tetëdhjeta, si prijës shpirtëror të minatorëve trima, si prijës shpirtëror të studentëve largpamës në vjeshtën e vitit 1997, si prijës shpirtëror të heroizmit të luftëtarëve të UÇK-së lavdishme, e kam parë në qëndresën legjendare të Jasharajve dhe të Haradinajve. Jusuf Gërvallën nuk mund ta përfytyroj ndryshe pos në pozitën vertikale. Jusuf Gërvallën e shoh në lartësinë e atdhetarit, i cili vdes por kurrë nuk bën kompromise dhe pazarllëqe me idealet e shenjta të popullit dhe të atdheut të tij. Jusuf Gërvalla ishte atdhetar i lindur. Pavarësisht rrethanave në të cilat po kalon Kosova dhe shqiptarët, Jusuf Gërvallën nuk mund ta përfytyroj ndryshe pos në ballë të këtij populli dhe të këmbët e këtij populli.

  • Shkrimtari Kadri Rexhaj është jetëshkrues i Jusuf Gërvallës.

Korali, poezi nga Atdhe Geci

0

Atdhe Geci

K   O   R   A   L   I

Në Roganë është një gur i lashtë

i lashtë sa stërgjyshërit  pellazgë

i lashtë  sa gjaku i gjuhës shqipe

dhe i një moshe me Thotin ilirik

Ai gur më ka rrëfyer plotë gjëra

për këngët e barit  dhe  të luleve

për këngët e  agimeve  në  djepa

dhe për këngët e Trojës dardane.

Ai gur i shenjtë  i  Roganës ilire

është  një  monument  i  natyrës

i mbrojtur  nga rrjedhat qiellore.

Sytë më japin  pamje  të  vërtetë

ai gur i vënë në  këmbë  të  veta

është nga neoliti i hershëm  dhe,

është i vjetër sa perënditë antike

dhe pjesëz e një vullkani vendas

Trim, mos e ndalë lërimin arave

se je zot i plorit për  të  mbjellat

Koral, ti e di se Guri fillimisht e

rrëfen jetën e vet, e krej mëpataj

jetën e  pemëve  dhe  të  zogjve,

jetën e natyrshme të stinëve dhe

jetën e pasur të kopshteve këtej!…

Atdhe Geci – Dortmund, 2022

Magjia e Sharrit – Qarri i katër stinëve …

Syrja Etemi, pedagog, Tetovë

Sharri… Eh, Sharri…Sharri…! Sharri që të magjeps. Sharri që të shashtrisë në të katër stinët. Ky masiv i madh malor, (në të cilin, shumë vonë kuptova se edhe “Unë paskam hise në këtë mall brezash”), për banorët rezidentë të kësaj zone, nuk paraqet dhe nuk duhet të paraqesë vetëm një reliev efiçentë me male e bjeshkë, kodra e shpatije, lugje e shullane, lumenj e xhole, por të “imponohet” edhe me një laryshi të jashtëzakonshme të specjeve të shumta të kafshëve, shpezëve, drunjve, pemëve e bimësive, me të cilat, banorët vendas kanë krijuar, bile edhe po krijojnë, përveç tjerash, edhe “idare” plotësuese për ekzistencë. Këtu, kah të kthesh kokën, gjen fruta plot shije të merme, që mbulojnë pjesë apo sipërfaqe të mëdha të kodrinave të maleve hijerënda e bjeshkëve nazemadhe. Diçka e ngjajshme është gjendja edhe me bimët “ilaçlie” apo shëruese…

Përveç brezave pyjorë me luginat lumore, livadhet dhe pllajat malore, lendinat e gjëra e të gjata, siç theksuam edhe më lartë, këtu lëshojnë shtat edhe numër të madh bimësh e barishtesh. Lulet e tyre parajsore, sidomos në stinën e pranverës dhe të verës, madje edhe të vjeshtës, me koloritin dhe tonet e larmishme, mbushin botën e mahnitshme të këtyre hapësirave, në të cilën pulson gëzimi dhe bukuria e jetës.
Fauna e Sharrit të stërmoçëm, nuk ngec për nga pasuria natyrore, në krahasim me masivet tjetra simotra. Këto bjeshkë e male të paana janë një mbretëri e vërtetë edhe për botën shtazore. Ujërat e cemtë të këtyre zonave, sikur janë të destinuara kastile për llojin e veçantë të peshkut, siç është trofta e Sharrit; gjeografia e këtyre hapësirave – për llojin special të qenit, siç është rasti me Qenin e Sharrit apo Deltari ilir, madje edhe të drurit nazeqar e të veçantë – vojzës shtathedhur që kap retë. Ajo që është më karakteristike për florën dhe faunën e këtushme, është “ekskluziviteti”, që të duket sikur çdo gjëje i lejohet të zhvillohet ashtu si kërkojnë ligjet e natyrës, luftës për ekzistencë dhe seleksionimit e përzgjedhjes së saj.


Kushtet tekanjoze klimatike të Sharrit janë mjaft specifike. Edhe pse ky masiv paraqet një hapësirë relativisht të vogël gjeografike, këtu ndërveprojnë edhe disa dukuri të veçanta mikroklimatike. Nga vendpozita dhe nga karakteristikat relievore të tij, mund të përshkohet klimë me karakteristika mediterane dhe kontinentale lindore. Për këtë, është evidente edhe klima lokale e lartësive. Vetëm në saje të këtyre ndryshueshmërive klimatike, determinohen edhe temperaturat e ajrit, variacioni i ndriçueshmërisë së diellit,
shpejtësia e erërave, intensiteti dhe sasia e të rreshurave në stinë të caktuara dhe ndryshimet tjera klimatike. Kështu, kur në qershorin e hazdisur apo korrikun e harbuar, ndodh që teperaturat në Pollog të jenë skajshmërisht të larta, në majat dhe luginat e Sharrit, vende-vende ende mund të zbardhëllojnë shtresat e dëborës. Për këtë arsye, këto terrene paraqesin një atraksion për turizëm veror apo pushime verore. Gjatë periudhës së dimrit, madje, kur në vendbanimet e Rrafshit të Pollogut temperaturat janë shumët të ulta, dhe, kur mbi kokat e tyre rëndojnë mjegullat e bezdisshme, në majat e larta të Sharrit, shpesh mund të zotërojë “verë e çoroditur”, dhe kështu, përveç skijimit dhe rrëshqitjes, edhe rrezitja dimërore mund të paraqesë një atraksion të vërtetë për shumë dashamirë të natyrës. Për këtë arsye, Sharri është tërheqës dhe me interes për pushim dhe rekreacion në të gjitha stinët e vitit.
Krejt këto mbushullime natyrore me spektaklet shpërthyese me bukuritë mahnitëse të Sharrit, indicojnë kushte reale për zhvillim të turizmit, si degë koxha fitimprurëse ekonomike. Këto perla të natyrës, ka mundësi që të valorizohen edhe materialisht.
Kohëve të fundit, të gëlon përshtypja se më në fund edhe bashkëvendasit e mi sikur janë zgjuar nga kllapia e injorancës, neglixhencës dhe arrogancës shekullore, dhe, gjithnjë e më shumë po pretendojnë të shfrytëzojë këtë mundësira, përkatësisht mundësinë e shfrytëzimit të resurseve natyrore që i ofron Sharri. Përveç objekteve të shumta (veçmë të njohura turistike)me hotele e pushimore të ndryshme për të gjitha moshat dhe kategoritë, është për t’u pikasur sidomos Qendra turistike: Kodra e Diellit, madje edhe Treujnat, Vërtishta, Mellova, ku kanë filluar dhe po vazhdojnë edhe mëtej ndërtimet e objekteve të reja e luksoze sipas shijes, stileve dhe preferencave e trendeve të kohës, si: vila, kamp – shtëpiza, vikendica etj. Kjo gjë nuk i ka lënë indiferent edhe banorët vendas të fshatrave të Sharrit dhe të Rrëzës së Sharrit në zhvillimin e turizmit rural-me hapjen e shumë lokaleve e restoranteve me gatime dhe shërbime: “a ll a-sh q i p t a r ç e”, si: “Parajsa e Sharrit”, “Driada”, “Matoshi”, “Te Gryka” etj.


Duhej të kalonte një kohë kaq e gjatë, për t’u bërë krejt kjo që dikur e bënin dhe po vazhdojnë ta bëjnë vendet e zhvilluara me pasuritë natyrore – për t’i shfrytëzuar ato për nevojat e veta. Janë këto vlera burimore shumë të begata – me pyjet e panumërta, majat atraktive për sporte dimri, hapësirat e paskajshme me fruta malore, bukuritë estetike të pejzazheve të papërsëritura, flora dhe fauna që mund të konsiderohen si “mall” shumë kualitativ, i cili mund edhe të “shitet” në hesap, dhe, kështu, nga këto resurse, s’ka pse të mos ketë qarr apo fitim e të mos jetohet mirë… Prandaj, mos të lakmojmë “të huajën”, duke e pasur tonën “në kopsht”! Të mendojmë për atë që kemi, jo për atë që na mungon.

Vuqiqit duhet dhënë leksion, sikurse Millosheviqit!

0

Skënder MULLIQI, Pejë

Pas Luftës së Dytë Botërore , dhe nga përvoja me Holokaustin , lufta formalisht dhe praktikisht është shpallur si jo ligjore . Dhe ,secili që në një formë apo tjetër e ka provokuar luftën është konsideruar nga bota demokratike si njeri i çmendur.Vëtem të para mendohet të vritën dhe masakrohen njerëzit e pafajshem është e pa kuptueshme për njerëzit normal të kësaj bote .Ideja së paqja është mbi të gjitha , dhe së është vlerë imediate njerëzore , është diqka shumë normale dhe shumë e natyrshme për secilin përson në këtë botë.

Të jesh kundër luftës në Serbi , që është shumë normale , nuk është normale për regjimet autokratike dhe fatkeqësisht edhe për shumcën e këtij populli të indokrinuar moti më logjikën e luftës. Aq me keq dhe tragjike për një shtet dhe për një komb është kur nuk e largon një logjikë të tillë pushtuese ndaj tokave të huaja.Dhe, aq më keq kur kjo rrjedhë nga shtresa intelektuale , Academia dhe nga Feja.E gjithë kjo fletë për rrënjët e mykura të hegjemonisë serbomadhe.

Më këtë logjikë të prishtë edhe e shkaktuan luftën më rastin e shpërbërjës të ish –Jugosllavisë.Nuk hoqën dorë nga logjika fashiste e luftës ndaj shqiptarëve .Vranë njerëz të pa fajshem, vranë dhe maskaruan gra dhe fëmijë .Kjo është karketeristikë e popujve te mbrapambetur dhe më kod gjenetik të prishur.Ska si të kuptohet ndryshe një logjikë e tillë e instaluar e luftës në këtë fillim shekull. Bota demokratike ishte dashur të jetë shumë më e rrept ndaj kësaj logjike e cila po e kërcënon paqën në Ballkanin Perëndimor.

Serbia kurrë nuk bëri një shoqëri të rregulluar dhe demokratike ,të nivelit të shteteve të civilizuara perëndimore .Serbisë të Vuqiqit duhet dhënë edhe një leksion , siq ju dha Millosheviqit në vitin 1999 nga NATO .Këta është vërtetuar së njohin vetëm gjuhën e forcës, e asgjë tjetër.Nuk bën që Serbia për të gjitha këto marifete politike por edhe të kërcenimeve më luftë të shpëton pa u ndëshkuar nga Evropa dhe Amerika .

Ekvivalenca e luftës , vrastarëve ,dhunuesve , rrënuesve të çdo vlere njerëzore , është e turpshme të tolerohet në shekullin 21. Kjo është tregues edhe e historisë se vërbuar serbe. Shumica sot e rinisë në Ballkan dhe në botë janë për paqe, zhvillim dhe për prosperitet…Popujtë e civilizuar duhet të krijojnë ura të ndërsjella ndërlidhëse , e jo të shkatërrojë ato ,siq po e bënë këtë Serbia., më një luftënxitës siq është presidenti Aleksander Vuqiq.

Vizita e Erdoganit nesër në Shqipëri, aspekti logjik dhe shpjegimi ndryshe i saj

1
Lum M. Gjikolli
* Vizita me datën 17 Janar e Presidentit Erdogan në Shqipëri në një aspekt logjik, dhe në një shpjegim të ndryshëm nga ana e saj mediale.
Ne Historinë moderne data 17 janar, cilësohet data kur në vitin 1945, është përmbysë një regjim, si ai Nazist, në qytetin e Varshavës, me hyrjen e forcave të Ushtrisë së Kuqe, të Bashkimit Sovjetik, dhe fillimin e evakuimit të cifutëve nga Aushvic në drejtim të perëndimit, që quhet ndryshe edhe marshi i vdekjes, ku qifutëve i u është ndaluar edhe ndalimi por edhe kthimi në zonat e jetuara nga ata.
Erdogan nesër vjen në Laç, në zonën ku historikisht kanë jetuar Shqiptarët katolik, duke ndërtuar një rezidencë, si ndihmë ndaj qytetarëve laçjan, që perjetuan tërmetin.
Atyre brenda rezidencës u janë ndërtuar xhami, pavarësisht që ata, shumica dërmuese, janë të besimit katolik!
Shtrohen pytjet: Pse mu në këtë ditë?
1) Erdogani nesër me anë të kësaj rezidence, krijon në një vend që cilësohet relativisht ne nevojë, një kamp, ku ata që i takojnë besimit katolik nuk mund të jetojnë dot.
2) Erdogani nesër me anë të kësaj rezidence, mbaron përfundimisht, idenë e demokracisë duke instaluar një regjim të ri socialist, e cila është e lidhur mu asi soji, me Turqinë, ashtu siç e kishte planifikuar edhe Neo-otomanizmin, sundimin e rajonit në Ballkan, me Diplomaci Humanitare dhe Diplomaci Ekonomike.
Rexhep Taip Erdogan, kryeislamisti politik numër 1 botës së sotshme që ndërton xhami gjithandej vendeve të dikurshme që ishin të pushtuara nga Perandoria Osmane për ta rikthyer ndikimin e Turqisë  neootomane … Tash me lejen e Edi Ramës ndërton xhami edhe në  Laçin e banuar nga komunitetin katolik.
3) Erdogani nesër, me anë të kësaj rezidence, krijon rrugën e re të evakuimit për komunitetin katolik në Laç, duke i thënë që rruga e vetme e juaja është ose kthimi në Islam, ose drejtimi nga perëndimi, e cila sot cilësohet, Selia e Shenjtë në Vatikan.
4) Erdogan nesër, me anë të kësaj rezidence, instalon në Laç, 3 shoqatat (organizatat) kyçe të Turqisë, Institutin Yunus Emre, TIKA, dhe Xhaminë e cila nuk është nën autoritetin e KMSH (Komuniteti Musliman i Shqipërisë) që është përgjegjës për Xhamitë, sepse e cilëson si organizatë e afërt me Gylen dhe shoqatat tjera që merren me Edukimin dhe Fenë. Në një takim të bërë para 3 viteve është cekë që, misioni i këtyre dy shoqatave është kthimi i trashëgimisë Otomane në zonat e okupuara, dhe, sundimi ekonomik dhe humanitar mbi komunitetin që do të sundoj komunitetin Katolik.
5) Pavarësisht të gjitha kundërshtimeve, vizita e Erdogan nesër, është cilësuar si rrezik i lartë për destabilizim rajoni, sepse mu nesër, krijohet lufta e fronit tjetër, të luftës së re të influencës greko-turke, në një zonë shumë në nevojë.
6) Pavarësisht të gjitha kundërshtimeve, vizita e Erdogan, do të simbolizoj, kthimin e një shteti të NATO, kundër vet Aleancës, duke instaluar fabrika të vaksinave në Shqipëri, të cilat do të prodhojnë vaksinën kineze, që është në kundërshtim me parimet dhe synimet e aleancës veri atlantike.

Mustafa Merlika- Kruja dhe ndihmesa e tij themelore në jetën kulturore e politike të Kombit shqiptar , me rastin e 135-vjetorit të lindjes (1887 – 2022)

Nue Oroshi, Kiel, Gjermani

Shoqata “Trojet e Arbrit “më 10 qershor 2022 në Prizren organizon sesionin e V-të, të veçantë shkencor me temën:“Personaliteti shumëplanesh i Mustafa Merlika- Krujes dhe ndihmesa e tij themelore  në jetën kulturore e politike të Kombit shqiptar , me rastin e 135-vjetorit të lindjes (1887 – 2022).”

Ftohen studiuesit shqiptarë të cilët kanë materiale arkivore,letërkëmbime, dhe materiale tjera, dhe qe janë njohës të kontributit kombëtar,politik,shkencor,dhe kulturor te atdhetarit Mustafa Merlika-Kruja që te paraqitën me temat e tyre deri më 30 prill 2022.Për t´iu orientuar se në cilën veprimtari mundeni të merrni temën tuaj po e japim një profil të shkurtër të nënshkruesit të Pavarësisë së Shqiperisë që në moshën 25 vjeçare atdhetarit,politikanit dhe studiuesit Mustafa Merlika –Kruja.

Mustafa Merlika – Kruja lindi në Krujë më 15 mars  1887, nga një familje me origjinë nga malësitë e Kurbinit. Mësimet e para i mori në Mejtepin e qytetit të lindjes, për të vazhduar më tej në Idadijen e Janinës e për të mbaruar shkollën e mesme në gjimnazin ” Numune-I Terakki  në Stamboll. Nëpërmjet konkursit të përvitshëm u pranua në Shkollën Civile Mbretërore ” Mylkije-i Sahane ( I njëmbëdhjeti në 70 pjesëmarrës për dyzet vende). U diplomua në Shkenca politike dhe administrative në moshën 23 vjeçare në vitin 1910. Gjatë studimeve u shqua për veprimtari atdhetare dhe demokratike, nëpërmjet shkrimeve të ndryshme në gazetat e Stambollit me pseudonimin Asim Xhenan.

Më 1910 u kthye në Shqipëri e i u fut profesionit të mësuesit por edhe veprimtarisë politike. Para Shpalljes së Pavarësisë, së bashku me Abdi Toptanin dhe Kapidanin e Mirditës shkoi në Shkup për të bashkërenduar veprimet me kryengritësit kosovarë të Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Nexhip Dragës, Isa Boletinit,Zef Kol Ndoka (Zefit i Vogël), dhe Pjetër Qeli, në cilësinë e sekretarit të kryengritjes shqiptare për Shqipërinë e Mesme e të Veriut.

Më, 28 nëntor 1912 ishte në Vlorë, si përfaqësues i zgjedhur i parisë së Krujës, ku firmosi Dokumentin e Pavarësisë dhe u emërua si zv. Prefekt e më vonë si sekretar i Këshillit të ministrave në moshën 25 vjeçare. Nga Vlora u emërua drejtor i Arsimit për qarkun e Elbasanit e, më pas, si këshilltar për Arsimin në qeverinë e Turhan Pashës. Luftoi rebelimin e Haxhi Qamilit e përkrahu ardhjen e Princ Viedit në Shqipëri. U burgos nga Esat pashë Toptani, atij që kish ngulur këmbë të shkruhej në Mylkije, mbas ikjes së Princ Viedit, i cili e dënoi me burgim, duke e çuar në Sicili nëpërmjet italianëve. Mbas dy vitesh u lirua nga burgu dhe u emërua kryeredaktor i gazetës Kuvendi, që botohej në Romë nga miku i tij, Sotir Gjika. U kthye në Shqipëri në dhjetor 1918 e mori pjesë në Kongresin e Durrësit, ku u emërua ministër i Postë-Telegrafave dhe sekretar i Dërgatës shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris, ku u shqua për hartimin e të gjithë dokumentacionit të Dërgatës në gjashtë muajt e parë të veprimtarisë.

Deputet i Kosovës në zgjedhjet e para parlamentare të Shqipërisë së pavarur më 1921, u bashkua me grupin e deputetëve shkodranë në parlament. Mori pjesë në Lëvizjen e marsit 1922, së bashku me Zija Dibrën, Elez Isufin, Bajram Currin ku u detyrua te mërgoj pas deshtimit të kësaj kryengritje.U kthye në Shqipëri në qershor të vitit 1924, për t’u larguar përsëri prej saj në Krishtlindjet e atij viti, mbasi kishte kryer detyrën e prefektit të Shkodrës, gjatë qeverisjes së Fan Nolit.      

Në 15 vitet e mërgimit në Zara, në Gjenovë e në Gjenevë, veç veprimtarisë politike e publiçistike, punoi në hartimin e Fjalorit të madh të Gjuhës shqipe. U rikthye në Shqipëri më 1939, i vendosun mos me marrë pjesë n’asnji qeveri pushtimi “. U emërua njëri ndër katër Senatorët e Mbretërisë dhe Kryetar i Institutit të Studimeve shqiptare. Në nëntor 1942 Mustafa Kruja u thirr nga Françesco Jacomoni, zëvendës i Mbretit në Shqipëri, për një bisedë tepër serioze, në të cilën ky i fundit i kumtoi krijimin e PKSH, të drejtuar nga emisarët jugosllavë dhe propozimin për të marrë në dorë qeverinë. Lajmi qe tronditës sepse, simbas mendimit të tij, përbënte një rrezik për t’ardhmen e Shqipërisë. U mendua disa ditë për propozimin e së fundi vendosi: “Nuk nguroj më: të dali ku të dali, vendos të marr mbi vete përgjegjësitë e mija”. Këto janë fjalët tekstuale, me të cilat i shpjegon Autoriteteve të Imigrimit të SHBA, në kërkesën për strehim politik më 1952. Më poshtë vijon: Po, kam pranuar me plot ndërgjegje këtë gjëndje. Kam besuar si një detyrë të shenjtë atdhetare t’i shmangia Vendit tim katastrofën më të madhe që mund të pësonte. Sikur t’ia kisha arritur qëllimit, epitetet e të sharat që më kanë përfolur me shumicë për të më njollosur, do të më kishin nderuar. Por dështova sepse qeshë viktimë e pabesisë fashiste. Nëse italianët do të më kishin dhënë ato që më premtuan dhe bashkatdhetarët e mij nacionalistë do të më kishin kuptuar, Aleatët perëndimorë do të kishin gjetur pa dyshim në nëntor 1944, në buzë të Adriatikut, një Shqipëri besnike ndaj tyre e mirënjohëse për lirinë e pavarësinë e tyre… “

Me disa kushte të kërkuara qeverisë italiane e të premtuara prej saj, Mustafa Kruja pranoi marrjen e qeverisë shqiptare nën kryesinë e tij. Por bashkëpunimi me qeverinë italiane dhe autoritetet e pushtimit nuk zgjati shumë. I nisur si një lëshim i mëtejshëm ndaj nacionalizmit shqiptar, simbas ministrit të jashtëm t’Italisë, ai erdhi duke u dobësuar e duke nxjerrë në shesh kundërshtitë. Kryeministri kishte kërkuar fonde për të krijuar e mbajtur në këmbë një trupë të milicisë shqiptare, por italianët nuk i a sendërtuan kurrë atë mundësi. Kryeministri kërkonte të çrrënjoste komunizmin në embrion, por italianët, për një zgjedhje strategjike të Boshtit, këtë e bënin për formë. Kryeministri, në rrethin e tij të ngushtë, kishte marrë një vendim tepër të fshehtë: të organizonte një forcë t’armatosur, e cila në çastin e duhur dhe në marrëveshje me forcat e vërteta kombëtariste, do t’i jepte goditjen ushtrive të pushtimit, duke shmangur nga ky veprim lëvizjen komuniste të drejtuar nga jugosllavët, duke rrezikuar kështu, siç ndodhi me të vërtetë, rikthimin e tokave të lirueme përsëri në administrimin sërb. Për të filluar sendërtimin e këtij plani strategjik ai mendoi t’a niste nga Vlora, krahina më e fuqishme e asaj lëvizjeje. Në këtë kontekst u emërua Qazim Koculi, miku i tij i vjetër dhe heroi i Vlorës 1920, si Komisar i Lartë i qeverisë, por italianët e nuhatën dhe e vranë atë nëpërmjet dorës së shqiptarëve. Atë çast, një nga më të hidhurit e jetës së tij, Mustafa Kruja e kuptoi se ishte goditur mbas shpine e se projekti i tij kishte dështuar. I kërkoi Jacomonit hetimin e shpejtë e të gjithanshëm të krimit e dënimin e dorësve e të shtytësve, por mori një refuzim të prerë. Vendosi të japë dorëheqjen e pakthyeshme e i kërkoi zyrtarisht Romës zëvendësimin e tij. Me këtë akt të datës 13 janar 1943 u mbyll kariera politike e Mustafa Krujës. Trembëdhjetë muajt e atij qeverimi qenë një pjesë e funksionimit të Shqipërisë etnike dhe institucioneve të saj, e heqjes së simboleve fashiste nga flamuri kombëtar, i hapjes së shkollave shqipe në Kosovë e në tokat e tjera të bashkuara shtetit amë, e shpëtimit të hebrenjve etj, etj.

Mustafa Kruja u largua nga Shqipëria në shtatorin e vitit 1944, si pasojë e një fatkeqësie familjare, mbasi djali i tij i vogël, Besimi, ishte shtruar me urgjencë në spitalin e Vjenës ku studjonte, e mjekët kërkonin praninë e tij, për të dhënë miratimin e tij për një ndërhyrje kirurgjikale të birit. Ai udhëtim qe fatal për jetën e të birit, por shpëtimtar për fatin e tij. Mbaslufta qe mjaft e vështirë për të në Itali, deri në vitin 1948, kur ai shkoi në Aleksandri të Egjyptit, i ftuar nga ish Mbreti Zogu I, të cilit i kishte njohur meritat që më 1943, dhe e quante si të vetmin personalitet shqiptar që mund t’a shpëtonte Shqipërinë nga katrahura, në të cilën ishte zhytur më 29 nëntor 1944.

Periudha 1948 – 1955 në Egjypt qe një periudhë studimesh e shkrimesh, të cilat i u lanë në trashëgimi motrës së tij Haxhire, e cila i ruajti me kujdesin më të madh deri në vitin 1992, kur u takua me familjen e ardhur nga Shqipëria dhe i a dorëzoi asaj. Nga ajo punë studimore, në vitet 2001 – 2017 janë botuar 18 vëllime të karakterit historik, gjuhësor, letërkëmbimesh, nga shtëpi të ndryshme botuese  si Sejko, Volaj, Camaj-Pipaj, 55, Botime Françeskane, Çabej, Omsca1, Klubi i Pezisë, Berk, në shumicën dërmuese me shpenzimet e vete familjes, pjesërisht me dëmshpërblimet e pakta që janë marrë nga pagesat e viteve të gjata të burgjeve të familjarëve të Tij. Mëkat që në këtë numër veprash mungon kryevepra gjuhësore e Mustafa Krujës, Fjalori i Madh i Gjuhës shqipe, i përfunduar dhe i lënë për botim në Institutin e Studimeve Shqiptare, në verën e 1944, siç del nga zbulimi kohët e fundit i letërkëmbimit mes Autorit dhe Institutit në fjalë. Mes shumë krimeve të regjimit komunist do të rradhitej edhe ai kulturor, i vërtetuar katërcipërsisht me zhdukjen e një seri veprash të autorëve shqiptarë, të marra nga ai Institut që më vonë do të bëhej Akademia e Shkencave dhe Arteve te RPSSH. Me zhdukjen e atij fjalori i është sjellë një dëm i pandreqshëm jo aq emrit të Mustafa Krujës se sa pasurisë gjuhësore të shkencës shqiptare.

Në vitin 1955 Mustafa Kruja shkoi në Francë, duke mbajtur gjithmonë në zemër mirënjohjen e thellë për ish kundërshtarin e tij politik, Mbretin Zogu I por atëherë mik i vërtetë, i gjindur ndër ditë tepër të vështira. Një vit më vonë ai u shpërngul për në SHBA, qeveria e të cilëve i kishte akorduar strehimin politik, e ku mundi të bashkohet edhe me djalin e tij, Bashkimin, që punonte atje si një ingjinjer kimist. Atje, në Vëndin e lirisë, ku kishin gjetur strehë aq shqiptarë të ikur nga regjimi komunist Mustafa Kruja kaloi dy vitet e fundit të jetës së tij, duke patur gjithënjë si një thikë në zemër dhimbjen për familjen që kishte kaluar dhjetëvjeçarë burgjesh e kampesh internimi. Atje, në Niagara Falls, n’afërsi të Ujvarës së famshme jeta e Tij u ndërpre papritmas, si pasojë e një ndërhyrjeje në tëmthin, në moshën 71 vjeçare, më 28 dhjetor 1958. E përcolli në udhëtimin e fundit, ndërmjet të tjerëve, një bashkëqytetar e mik i viteve të rinisë, i nderuari Abaz Kupi së bashku me të tjerë shqiptarë, mes të cilëve dhe djali i mikut të tij, Xhevat Korçës, Genc Korça. U kremua dhe hiri i tij priti gati një gjysmë shekulli kthimin në varrezat e qytetit të tij të lindjes. Ajo dëshirë e pasuar prej shpirtit të tij të Plotfuqishmit të përjetësisë u sendërtua më 2 qershor 2007, kur nën kujdesin e familjes hiri tij u preh më së fundi në tokën që e lindi.

Në këtë sesion të Shoqatës atdhetare Trojet e Arbërit, kujtesa historike e Mustafa Krujës ballafaqohet me mendimin bashkëkohor të përfaqësuesve të kulturës shqiptare të painfektuar nga ideologjia komuniste që, fatkeqësisht, është fort e pranishme në historiografinë zyrtare. Urojmë që ky ballafaqim të kthejë në opinionin e studiuesve shqiptarë të vërtetat historike të cilat janë masakruar që prej 80 vitesh nga historiografia zyrtare.

Të gjithë studiuesit që marrin pjesë në këtë sesion shkencor temat e tyre mund t´i dërgojnë në këtë email adresë:

nue_oroshi@yahoo.de

Ju mirpret kryesia e Shoqates se Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit”