Kreu Blog Faqe 1425

Ta kujtojmë të pavdekshmin e shqiptarëve, Gjergj Kastriotin, Shën Arbërin …!

0
Ahmet Asani, Zvicër
TA KUJTOJMË E PËRKUJTOJMË MBRETIN E GJITHË SHQIPTARËVE GJERGJ KASTRIOTIN – SHËN ARBËRIN*
▪︎ Nesër më 17 janar mbushen 554 vite nga vdekja Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti! Ne foto shihet vula e Gjergj Kastriotit me mbishkrimin GEORGIUS CASTRIOTUS SCENDARBIGO* që në gjuhën shqipe s’ka se si t’mos jetë:
GJERGJ KASTRIOTI SHËN ARBËRI !
▪︎ Gjergj Kastrioti ishte dhe mbeti shtylla, boshti, palca dhe e ADN-ja çdo shqiptari të vërtetë! Osmaneve nuk ju bënë punë 33 shartet e tyre dhe u mundën nga Gjergj Kastrioti dhe shqiptaret që kishin vetëm dy sharte: BESIMIN NË ZOT dhe BESËN SHQIPTARE, dy sharte keto të vetme të shqiptarit!
▪︎ Shfrytëzoj nga rasti që në këtë pervjetor të 554 , t’i përshëndes dhe t’ua përkujtoj gjithë shqiptarëve kudo që të jenë në botë, që të gjithë jemi gjaku i Gjergj Kastriotit dhe se gjaku nuk bëhet kurrë ujë!
▪︎ Vetëm duke i njohur, përkujtuar e ruajtur vlerat tona kombetare mund te ecim perpara dhe te japim vlera evolucionit te gjithëmbarshëm të njerzimit si individ e si komb! Lavdi jetes dhe vepres së SHËN ARBËRIT GJERGJ KASTRIOTIT !

Terrorizmi i regjimit të Iranit në 2021

0

Terrorizmi është i domosdoshëm për politikën e jashtme dhe diplomacinë e regjimit iranian dhe për më shumë se 40 vjet, ky regjim po e përdor këtë si mjetin kryesor kundër kundërshtarëve të tij jashtë vendit, si dhe kundër vendeve të tjera për shantazh.

Por duhet thënë se viti 2021 ishte një disfatë poshtëruese për regjimin në këtë fushë dhe regjimi më në fund u dha përgjegjësi për aktet e tij terroriste pasi disa nga rastet e tij më të dukshme terroriste kanë arritur në pikën e zgjidhjes.

Një nga këto raste është komploti i dështuar i regjimit me bombë në Francë, hetimi i të cilit daton në vitin 2018. Në korrik 2018, diplomati i qeverisë iraniane Assadollah Assadi, për të cilin sekretari i tretë i ambasadës së Iranit në Austri ishte vetëm një kamuflazh, u arrestua së bashku me tre bashkëpunëtorë. . Ai ishte një punonjës i lartë i Ministrisë së Inteligjencës të regjimit (MOIS) dhe një terrorist me përvojë, i cili gjithashtu kishte një rekord në Irak kundër Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Plani ishte të shpërthente një bombë që përmbante 500 gram TATP me eksploziv të lartë, i cili përdoret gjithashtu nga ISIS në operacione, në tubimin vjetor të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ku morën pjesë rreth 100,000 njerëz në periferi të Parisit.

Sipas zyrës së prokurorit, presidentja e zgjedhur e NCRI-së, zonja Maryam Rajavi, ishte objektivi kryesor i këtij komploti terrorist.

Hetimet e policisë zbuluan se shpërthimi i kësaj bombe do të kishte vrarë qindra njerëz dhe mijëra të plagosur. Hetimi vazhdoi që nga momenti i arrestimit të Assadit deri në fillim të vitit 2021. Më 4 shkurt 2021, gjyqtarët që procedonin mbi gjyqin penal morën rezultatet e një hetimi të gjerë që përfshinte jo vetëm policinë belge, por edhe atë federale gjermane, DGSE/DGSI franceze dhe të tjerë, përpara se ta dënonin Assadin me 20 vjet burg, dënimin maksimal për këtë lloj krimi. Tre bashkëpunëtorët e tij, mercenarë që ishin punësuar nga Ministria e Inteligjencës së regjimit, Mehrdad Arefani, Nasimeh Naami dhe Amir Saadouni, u dënuan përkatësisht me 18, 17, 15 vjet burg.

Këto dënime ishin shumë të rëndësishme sepse qeveria iraniane ka kryer të paktën 450 operacione terroriste në mbarë botën gjatë 40 viteve të fundit, por ky ishte i vetmi rast ku një diplomat i regjimit në detyrë është dënuar dhe burgosur.

Eksplozivët për komplotin e bombës u transferuan nga Teherani në Evropë nga Assadollah Assadi në bordin e një avioni. Bombën e mbante në çantë si një dërgesë diplomatike për të shmangur masat e sigurisë në aeroportet ku kalonte.

Ky vendim është i paprecedentë në historinë e Evropës. Në veçanti, aktgjykimi thotë se ky nuk ishte një akt individual, por një akt i kryer nën kontrollin e Ministrisë së Inteligjencës iraniane.

Mbledhjet e gjykatës u mbajtën edhe më vonë gjatë vitit më 17 dhe 18 nëntor 2021 ku u shqyrtua e gjithë çështja dhe procedurat u pasqyruan gjerësisht nga shtypi. Prokurori tregoi se si do të vendosej bomba, si u dorëzua, si u dorëzua dhe si duhej të hynte në ambientet e konferencës.

Nasimeh Naami pohoi se ishte një bombë zanore dhe nuk do të shkaktonte shumë viktima në rast të një shpërthimi. Megjithatë, dy ekspertë të bombave dëshmuan se bomba ishte vdekjeprurëse dhe kishte fuqinë për të vrarë deri në një rreze prej 53 metrash në një sipërfaqe prej 3000 metrash katrorë dhe sa më afër qendrës së shpërthimit të ishin njerëzit, aq më shumë viktima. do të kishte shkaktuar.

Kur flasim për terrorizmin e regjimit iranian, ne po përballemi me terrorizmin shtetëror dhe strukturor, një qeveri, e gjithë politika e jashtme e së cilës gjatë dyzet viteve të fundit është mbështetur në dy elementët e eksportimit të terrorizmit dhe fondamentalizmit.

Ambasadat e çdo vendi në mbarë botën janë në shërbim të një sërë çështjesh që ndjekin dhe zgjidhin problemet e njerëzve të atij vendi. Ambasadat e qeverisë iraniane janë qendrat nervore të spiunazhit dhe terrorizmit, dhe ambasadat janë të strukturuara rreth këtyre objektivave. Pra, kushdo që ka një gradë diplomatike është në shërbim të terrorizmit dhe shumë nga diplomatët e huaj të regjimit madje janë rekrutuar nga Forca Quds e Gardës Revolucionare terroriste .

554 vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut

0


Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë

Janari i viti 2022 përkon me 554 vjetorin e vdekjes së Skëndërbeut.
I. Në Janar të vitin 1968 u organizua Konferenca e Dytë e Studimeve Albanologjike, 12 deri18 Janar 1968, por kjo Konferencë me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Skëndërbeut. Ky ishte aktiviteti i parë shkencor shtetëror shqiptar për Historinë e Skëndërbeut. Në këtë Konferencë u mbajtën 58 Referate dhe 73 Kumtesa, prej të cilave 16 janë mbajtur nga Albanologë nga vende të ndryshme të Evropës; 41 diskutime dhe materiale plotësuese; 12 përshëndetje nga studjues të huaj, përfshi edhe përshëndetjet nga nga Ministri i Arsimit, Universiteti Shteteror i Tiranës dhe Instituti i Historise dhe i Gjuhesisë. Konkluzionet i bëri Androkli Kostallari.
Të gjitha këto materiale janë përmbledhur në 3 (tre) vëllime, secili vëllim me tirazh prej 4.000 kopje, me lidhje speciale, të titulluar “Konferenca e Dytë e Studimeve Albanologjike, 12-18 Janar 1968”, Tiranë, 1969. Gjithsej në 1477 faqe.
Në seancën plenare të asaj Konference Shkencore mori pjesë gjithë udhëheqja e lartë e partisë dhe e shtetit Shqiptar e asaj kohe.
Nga Kosova ishin ftuar: M.Krasniqi, F.Agani, I.Ajeti, S.Pupovci dhe Z.Mirdita. Punimet u ndoqën edhe nga delegacione të kolonive shqiptare të Argjentinës, Australisë, Austrisë, Bullgarisë, Egjyptit, Francës, Kanadasë, SHBA dhe Turqisë.
* * *
II. Me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, në vitin 2018, nuk u organizua asnjë aktivitet shkencor si nga institucionet shkencore dhe Qeveria shqiptare sin ë Rep. e Shqipërisë edhe në Kosovë, me përjashtim të Shoqatës historike-atdhetare-kombëtare “Lëvizja” e kryesuar nga Xhevat Gjini u organizua në Shkup simpozium shkencor, ku referoi historiani i mirënjohur Pr.Dr.Paskal Milo temën: “Nga Skënderbeu te Ismail Qemali, rikthimi i vonuar i Shqipërisë në Evropë” (gazeta “Panorama”), si dhe kumtesa “Disa përngjasime të taktikave të UÇK-së me ato të Skënderbeut” nga Shpëtim Golemi (revista vjetore “Lëvizja -2”).
* * *
III. Më 17 Janar 2022, burime nga Kuvendi dhe Qeveria e Shqipërisë bëhet ë të ditur se me rastin e 554 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, më 17 Janar 2022 do të çeleta seanca e parë e Kuvendit Popullor për vitin 2022, dhe po atë datë është ftuar të jep prezent në këtë seancë Presidenti turk Rexhp Ordogan(!)
Ndërsa me rastin e 554 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, Akademiku prej Kosove, Pr. Dr. Hakif Bajarmi boton në disa portale shqip në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Diasporë referatin me titull “Dorëshkrimi i parë serb për Gjergj Kastriotin-Skenderbeu më 1778-Parahistoria, shkaqet, shkasi dhe pasojat-çka, si dhe pse u provua të përvetësohet Gjergj Kstrioti-Skenderbeu”.
* * *
IV. Me rastin e 554 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut të pasqyrojmë disa pjesë prej përshëndetjeve të bëra nga disa albanologë të huaj, pjesmarrës në Konferencën Shkencore të vitit 1968, me rastin e aktivitetit të parë shencor shqiptar dhe i fundit deri sot, për historinë e Heroit tonë Kombëtar – Skënderbeut, që përkoi me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së tij:
1. E Patcelt (Austri): “…Jam shumë i lumtur që kam ardhur në Shqipëri dhe që po konstatoj përparimet e mëdha të arritura nga shkenca historike shqiptare. Nga heroi Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ne kemi mundur të gjykojmë vlerën e përpjekjeve shqiptare për pavarësinë e vendit. Referati i përgjithshëm i nxënësit tim Aleks Buda, që ishte aq i pasur, më ka pëlqyer shumë…”.
2. Karl Trajmer (Austri): “…Si albanolog i vjetër dhe si kryetar i studimeve juglindore në Vjenë po e marr fjalën për të përshëndetur kolegët. Ju falënderoj për mikëpritjen tuaj proverbiale, të cilën e provuam gjatë një jave…. Si shkencëtarë ne shohim këtu përpjekjet e Skënderbeut deri në frymën e fundit për të mbrojtur gjithë Evropën nga invazioni oriental…. 500 vjet kanë kaluar që nga vdekja e këtij burri gjenial. Sot është zhdukur përgjithnjë robëria. Prapambetjen e këtyre 500 vjetëve ju e keni kapërcyer në pak vjet. Ne të gjithë habitemi për përparimin e madh të vendit….Ne i shohim të gjithë sukseset tuaja edhe prandaj thërrasim: rroftë kombi shqiptar, rroftë Universiteti shtetëror i Tiranës, Vivat, floreat, cresteat!”
3. Vladimir Georgiev (Bullgari): “Shoku president, të dashur kolegë, të dashur miq! Në emër të Akademisë bullgare të shkencave, përfaqësues i së cilës kam nderin të jem, ju shpreh urimet tona më miqësore, më të sinqerta, me rastin e 500 vjetorit të heroit tuaj kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Skënderbeu është padyshim heroi më i lavdishëm i popullit shqiptar, por ai është në të njëjtën kohë një nga heronjtë më të përmendur të popujve të Gadishullit Ballkanik në luftën e tyre kundër pushtuesce…”
4. Fred Tirje (Francë): “…Përfaqësuesit e Universitetit francez falënderojnë nxehtësisht qeverinë dhe popullin shqiptar për pritjen miqësore….Theksojmë me gëzim se përkujtimi i heroit të madh kombëtar Gjërgj Kastriotit-Skënderbeut ka qenë rasti për të nxitur bashkëpunimin e dijetarëve të të gjitha vendeve për një njohje më të mirë të historisë shqiptare, ballkanike dhe evropianë… Jemi veçanërisht të lumtur që patëm mundësi të punojmë në mënyrë aq të frutshme në një vend, i cili, sikurse Franca, ndjek një politikë pavarësie të mbështetur mbi një traditë të përbashkët lirie.”
5. Johanes Irmsher (Gjermani): “…Megjithse vizitoj për herë të parë vendin tuaj dhe me institutet shtencore të Shqipërisë tani u njoha nga afër, lidhjet ndërmjet Institutit që merret me studimet antike greko-romake të Akademisë gjermane në Berlin, të cilin kam nderin ta përfaqësoj, dhe Albanologjisë dhe përfaqësuesve të saj ekzistojnë prej vitesh…. Shkencëtarët shqiptarë, pa patur ndonjë traditë, kanë arritur të kryejnë një punë të respektueshme sasiore dhe cilësore në fushën e filologjisë, historisë dhe arkeologjisë. Kjo Konferencë dëshmon urbi et orbi,… Tirana përbën sot qendrën ndërkombëtare në fushën e studimeve albanologjike.
Por ju më lejuat të marr pjesë jo vetëm në punën kërkimore mbi Skënderbeun, përfaqësuesin e pavarësisë së Shqipërisë dhe themeluesin e shtetit shqiptar, porse, . . më dhatë mundësi të kuptoj në mënyrë të shumëanshme që Skënderbeu nuk paraqet vetëm një kujtim historik në vendin tuaj, por një forcë të gjallë, e cila ka bartur në popullin shqiptar gjatë shekujve të sundimit të huaj dëshirën për liri dhe pavarësi, një forcë të gjallë që shoqëroi rezistencën e këtij populli në luftën kundër pushtimit fashist dhe që në ditët tona është një figurë udhëheqëse e shquar në ndërtimin e socializmit… Para se të ndahem nga rrethi juaj, më lejoni të thërras nga thelbi i zemrës: shumë faleminderit, mirëupafshim!”

6. Gjergj Daniel (Hungari): “Unë kam ardhur me gëzim të madh në Tiranë. Konferenca albanologjike i zhvilloi punimet në tokën shqiptare; Konferencën e përgatitën bijtë më të mirë të Shqipërisë. Këto fakte janë për mua një garanci që Konferenca do t’i shërbejë popullit shqiptar dhe zhvillimit të shkencës në Shqipëri. Ditët që kaluam në Konferencë vërtetojnë një gjë të tillë. Meqenëse po ndahemi, duhet të them se kur erdha isha i gëzuar, por tani që ndahem jam krenar; unë jam krenar që mora pjesë në këtë Konferencë, kjo ka qenë për mua vlerësimi më i madh. Rroftë populli shqiptar!”
6. Xhuzepe Skiroi (Itali): “…Me mbarimin e kësaj Konference të përmendshme i drejtoj së pari një falënderim të nxehtë Rektorit të shkëlqyer të këtij Universiteti dhe Drejtorit të Institutit të Historisë e Gjuhësisë…Si arbëresh e kam konsideruar veten të dërguar nga etërit dhe vëllezërit e mi e të gjithë Arbëreshëve për t’u paraqitur pasardhëvet të etërve tuaj, domethënë juve, o vëllezër, përshëndetjen e të gjallëve dhe përshëndetjen e të shumvet, pikë së pari me dëshminë e besnikërisë ndaj ndijesive, që pesë shekuj më parë bënë të rrahin në një hov të vetëm zemrat e etërve tanë, që qenë vëllezër…..E mbasi që kam pasur nderin dhe harenë të ndodhem në mes jush jo vetëm si arbëresh, por edhe si professor i Universitetit të Romës, unë ju shpreh urimin edhe nga ana e fakultetit tim dhe të kolegëve të mi: urimin për Qeverinë, urimin për popullin që ta shohën Shqipërinë të lumtëruar nga fate përherë më të shkëlqyera…”.
7. Francisk Pal (Rumani): “Historianët rumunë të ftuar në këtë Konferencë të II të studimeve Albanologjike në Tiranë, morëm pjesë me interes të madh në punimet e saj, kushtuar përkujtimit të 500 vjetorit të vdekjes të birit të madh, të famshëm dhe heroit të popullit shqiptar, i cili është njëkohësisht një figurë e ndritur e historisë botërore…”
8. Nexhip Alpan (Turqi): “Shumë të dashur shoqe dhe shokë. Me rastin e mbarimit të Konferencës II Albanologjike edhe të jubileut 5-shekullor të vdekjes të heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, më lejoni të përshëndes dhe t’u falënderoj nga zemra e zhuritur prej mërgimit, për kujdesjet që treguat rreth kumtesave tona, për punimet e mëdha që u bënë në këtë Konferencë!. . . Veçanërisht dua të falënderoj edhe një herë Universitetin Shtetëror të Tiranës edhe Qeverinë Shqiptare, që patën mirësinë të më japin rastin të vij e të shoh me sy edhe një herë vendlindjen time kaq të bukur, kaq të lulëzuar!
Jemi pritur fare bukur, sa as nuk e mendonim të na shkonte edhe në ëndërr! Kemi patur fatin e bardhë të pritemi e të takohemi me udhëheqësit e mëdhenj të Shqipërisë!

Rroftë Shqipëria përparimtare!
Rroftë populli shqiptar dhe vepra e tij madhështore!
Rroftë miqësia Shqiptare me Turqinë Qemaliste!
Rrofshin Skënderbejtë e rinj!”

(Nxjerrë prej vëll. I, f.636 – 640)

Mesazhi idiotesk i kryesindikalistit të arsimit ndaj nxënësve, studentëve, mësimdhënësve dhe familjeve të tyre!

1
Lirim Gashi, Prishtinë
ALBIN, I LUMI TI PËR NERVAT E TUA!
Kur Kryetari i Sindikatës së Arsimit, kontribut për ngritjen e nivelit të arsimit dhe trajnimit e konsideron vetëm rritjen e pagave të mësimdhënësve, por jo edhe rritjen e nivelit të mësimdhënies (siç dëshmohet nga rezultatet e nxënësve dhe studentëve tanë në studimin e Pizës) dhe Hashim Thaçin në këtë kontekst e quan kontribuuesin më të madh të arsimit në Kosovë, thua se i ka paguar pedagogët dhe mësimdhënësit nga xhepi i tij dhe jo nga kontributet e taksapaguesve, mua lukthi më rrotullohet për 180 gradë kur më bie ndërmend se çfarë paradigmash perfekte krijon ky (pa) njeri për prodhimin e antivlerave në këtë shoqëri dhe vend.
Mendoni që ky idiot (i cili e konsideron veten kryesindikalist kompetent vetëm pse vjen nga fusha e arsimit) e kupton se çfarë mesazhi u dërgon nxënësve, studentëve, mësimdhënësve dhe familjeve të tyre?
Mendoni që e kupton se u thotë nxënësve dhe studentëve të shkojnë në shkolla dhe fakultete vetëm sa për të shkuar?
Mendoni që e kupton se u thotë mësimdhënësve të shkojnë në shkolla dhe fakultete për rroga të majme dhe të bëjnë sikur po shkojnë nxënësit dhe studentët për t’i mësuar ?
Mendoni që e kupton se u thotë prindërve dhe familjeve të nxënëseve dhe studentëve; mos u shqetësoni nëse fëmijët e juaj mësojnë diçka apo jo, për jetën, punën dhe shkencën nga pedagogët dhe mësimdhënësit e tyre, sepse ata gjithsesi synojnë të migrojnë në perëndim, jug, lindje dhe veri.
Prandaj, nuk ka rëndësi nëse do të marrin diploma me meritë apo jo, sepse do të punësohen jashtë Kosovës si punëtorë krahu në bujqësi, blegtori, gastronomi, ndërtim dhe industri ?
Mendoni që e ka të qartë ky lugat faqezi, se çfarë gjenocidi i është bërë arsimit kosovar në dy dekadat e fundit përmes tregtisë së diplomave dhe manipulimit të provimeve pranuese ?!
Mendoni që e ka të qartë ky kriminel gjysmë analfabet se shkollat ​​dhe fakultetet tona kanë nxjerrë në dy dekadat e fundit vazhdimisht gjysmë analfabetë jofunksionalë dhe funksionalë ?
Mendoni që e ka të qartë ky përbindësh i shëmtuar se shkollat ​​dhe universitetet tona që do të duhej të ishin tempuj dijeje janë bërë në dy dekadat e fundit tempuj marrëzie dhe se diplomat që do të duhej të ishin vula dijeje janë bërë vula marrëzie ?
Mendoni që ky njeri jashtëzakonisht i pagdhendur dhe primitiv e ka të qartë se diplomat e Kosovës nuk vlejnë as sa prezervativët, sepse prezervativët mbrojnë nga sëmundjet e transmetueshme seksuale dhe shtatzënitë e paplanifikuara, ndërsa diplomat tona nuk mbrojnë askënd nga marrëzia?
Mendoni që e ka të qartë ky njeri i poshtër, i pa edukuar, i ndyrë, i papërgjegjshëm dhe i pandershëm, se sa i pamëshirshëm është ndaj fëmijëve dhe të rinjve të popullit të tij?
Mendoni që e ka të qartë ky përbindësh faqezi, se është gjithçka pos njeri ?
Hec e sve po spisku mos ja q…?

Ministri Sveçla: Nuk mund dhe nuk do të lejojmë që Serbia të ushtrojë kompetencat e sovranitetit në territorin e Kosovës

0

Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas miratimit të rezolutës kundër referendumit serb.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se shteti serb po vazhdon fushatën manipuluese ndaj qytetarëve serb të Kosovës, gjë e cila duhet të marrë fund.

Ministri siguroi “se do të kujdesemi maksimalisht që të veprojmë me transparencë të plotë, në pajtim me standardet demokratike dhe Kushtetutën tonë, për të garantuar kështu mbrojtjen e rendit kushtetues, integritetit territorial dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës sonë”, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë,

Ne nuk mund dhe nuk do të lejojmë që Serbia të ushtrojë kompetencat e sovranitetit në territorin e Kosovës, sepse Kushtetuta e Kosovës ka përcaktuar qartë që Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm. Pra, sovraniteti i vendit tonë dhe integriteti territorial i Republikës, është i pacënueshëm dhe i patjetërsueshëm.

Dua ti siguroj të gjithë qytetarët pa dallim, që ne nuk jemi kundër askujt dhe nuk mohojmë të drejtën e askujt për të zgjedhur. Por, ne nuk do të lejojmë që për qëllime politike të Serbisë, të shkelet rendi kushtetues dhe sovraniteti i vendit.

Serbia po vazhdon fushatën manipuluese ndaj qytetarëve serb të Kosovës, e kjo duhet të marrë fund. Qeveria e Kosovës, ka bërë të qartë që qytetarët serb mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre duke votuar me postë, në Zyrën Ndërlidhëse apo duke shkuar për të votuar në vendvotimin e tyre në Republikën e Serbisë. E njëjta mënyrë tashmë është përcaktuar edhe nga shtetet tjera demokratike, ku qytetarët serb mund të votojnë në ambasada si në Austri, Belgjikë dhe Luksemburg, Itali, Norvegji, Rusi, Francë, Kroaci, Gjermani, Zvicër. Njejtë votohet dhe në vendet fqinje si Maqedoni e Veriut e Mal të Zi.

Si Ministër i Punëve të Brendshme, ju siguroj se do të kujdesemi maksimalisht që të veprojmë me transparencë të plotë, në pajtim me standardet demokratike dhe Kushtetutën tonë, për të garantuar kështu mbrojtjen e rendit kushtetues, integritetit territorial dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës sonë.

Me këtë rast dëshiroj të shprehë falënderimin dhe vlerësimin tim për Policinë e Kosovës, Doganën e Prokurorinë, për profesionalizimin dhe koordinimin e treguar mbrëmë, në ndalimin e futjes së materialit për referendumin që do të mbahet në Serbi.

Jemi të përkushtuar që të vazhdojmë të punojmë me profesionalizëm dhe në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë ata që kontribuojnë në të mirën e përgjithshme, sigurinë e qytetarëve dhe vlerat demokratike të këtij vendi.

Në 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut, kryeministri Kurti bëri homazhe në varrezat në Reçak

0

Reçak, 15 janar 2022

Në 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca bënë homazhe dhe vunë kurorë lulesh të freskëta në Kompleksin Memorial të Reçakut, ku janë varrosur trupat e 45 viktimave të masakrës së kryer nga forcat serbe të sigurisë, më 15 janar 1999.

Pas homazheve, të tre udhëheqësit shtetërorë, së bashku me të mbijetuarin e masakrës së Reçakut, Ramë Shabani dhe dëshmitarin Metush Ramadani, ecën deri tek vendi i krimit, në lugun e quajtur Kodra e Bebushit.

Aty dëgjuan rrëfimin e të mbijetuarit Ramë Shabani, i cili ishte 33-vjeçar, kur më 15 janar 1999 forcat serbe të sigurisë ia vranë vëllain 22 vjeçar dhe 11 të afërm të tij.

Ekspozitë kolektive me fotografi të masakrës së Reçakut

0

Prishtinë, 15 janar 2022

Pas homazheve në Kompleksin memorial të Reçakut dhe ceremonisë përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës në Shtime, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u bë hapja e ekspozitës kolektive me fotografi të masakrës së Reçakut, organizuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, në përkujtim të 23 vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapje të ekspozitës së titulluar “Mos me harru”. I pranishëm ishte edhe Ramë Shabani, i mbijetuari i vetëm i Masakrës së Reçakut.

“Te Kodra e Bebushit e kanë goditur shumë herë shumë plumba por ka shpëtuar duke pasur shumë fat. Ishim bashkë sot në Reçak dhe jemi këtu në këtë ekspozitë të fotografive, të fotografëve tanë të mirënjohur, Hazir Rekës dhe Alban Bujarit por edhe të Nerxhivane Azizit, që ka qenë edhe ushtare e UÇK-së,” tha kryeministri Kurti.

Ai theksoi se rrëfimi i Ramës është tejet i veçantë, sepse ky është i mbijetuari i masakrës së Reçakut që e pati tronditur opinion publik mbarëkombëtar dhe ishte vendimtare për ndërhyrjen e NATO-s 68 ditë më vonë.

“Pra 68 ditë pas masakrës së Reçakut NATO-ja bombardon 78 ditë dhe ne çlirohemi si popull e si vend. Rama është dëshmitar i gjallë i asaj masakre mizore”, theksoi ai.

Kryeministri Kurti i falënderoi tre fotografët që kanë dhënë kontribut të madh në kushte tejet të vështira. “Këta janë fotografë të cilët po ashtu kanë pasur fat mbase, meqenëse në shumë zona të luftës kanë mundur kollaj të vriten nga forcat e Serbisë”, tha ai.

“Edhe ne i kemi kujtimet e freskëta nga 15 janari 1999, me një dimër të acartë, mirëpo kur i sheh njeriu këto fotografi e kupton përmasën e tmerrshme të kësaj masakre mizore të Serbisë që është dëshmi e gjenocidit të saj në Kosovë”, tha kryeministri.

Ekspozita me kurator Hazir Rekën, do të qëndrojë e hapur për 7 ditë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Opozitarizmi i shëmtuar i PDK-së dhe dualizmi i LDK-së!

0

Florim Zeqa   

Nga momentin i ri-shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, respektivisht nga fillimet njohjes ndërkombëtare të Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, e në veçanti pas njohjes nga shumica e shteteve të botës, bashkësia ndërkombëtare është dashur t’i kërkojë Serbisë heqjen nga Kushtetuta e saj të preambules e cila e përcakton Kosovën pjesë integrale të saj.

Ndryshimi i “Status Quos” politike, imperativ i ngutshëm kohor

Por, edhe pse kaluan 14 vite nga njohja ndërkombëtare e shetit tonë, Serbia jo vetëm që vazhdon të mbajë Kosovën në kushtetutën e saj, e trajton gjithnjë si pjesë të saj përmes terminoligjisë së stërvjetruar kishtare “Kosovo i Metohija”.

Kjo çasje agresive e Serbisë ndaj Kosovës, jo vetëm që nuk u bë asnjëherë pengesë për një pjesë të konsiderueshme të bashkësisë ndërkombëtare, në mënyrë të tërthortë u mbështet duke e mos e penguar Serbinë gjenocidiale, duke e ndihmuar në mënyrë të veçantë në arritjen e synimeve territoriale ndaj Kosovës përmes dialogut të Brukselit, me premtimin për formimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive, apo thënë më troç, në ndihmën për krijimin e një mini-shteti serb brenda Kosovës së vogël.

Rezoluta e minutave të fundit në mbështetje të ‘Qeverisë Kurti’

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës e datës 15 Janar 2022, për miratimin e Rezolutës që e kundërshton mbajtjen e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë, i nxori në shesh përseri kundërthënjet mes forcave politik dhe inatet personale në veçanti.

Bojkotimi i seances së Kuvendit nga partia më e madhe opozitare (PDK) ishte një ogurë i keq i funksionimit të parlamentarizmit kosovarë.

Mosprezencën e PDK-së në seancën e Kuvendit nuk duhet kuptuar si veprim pro mbajtjes së së refendumit serb në Kosovë, por si veprim inatçor kundër Albin Kurtit dhe qeverisjes së tij.

Një sjellje e këtillë e PDK-së, çfarë nuk jemi mësuar ta shohim këtyre viteve të fundit, e shpërfaqi opozitarizmin e shëmtuar të PDK-së.

Një parti shtetformuese siq e konsideron veten PDK-ja, kur është në pyetje interesi i shtetit në asnjë rrethanë nuk është dashur të bie pre e inateve personale, ndërskamcave dhe ambicieve politike për pushtet.

Prezenca e LDK-së në Kuvend, përveq konstruktivitetit politik si subjekt politik shtetformues dhe shtetndërtues e shpërfaqi edhe dualizmin e veprimeve të lidershipit aktual, Lumir Abdixhiku. Nga deklarimet e tij vërehet çartë se zoti Abdixhiku nuk është ai që vendosë për dhe në emër të LDK-së!

Janë dy fraksionet e figurave që i shkaktuan ndarjen më të madhe dhe përçarjen më të thellë LDK-së nga themelimi e deri më sot (Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani), ato që vendosin për pozicionimin e LDK-së në Kuvend.

Mbase ky fragmentizmim do ta përcjellë LDK-në deri në kuvendin e rregullt zgjedhor, nga i cili, do të dizajnohet çartë e ardhmja e saj në skenën politike kosovare.

Kur jemi tek partitë opozitare në parlament, duhet vlerësuar kontributin e AAK-së së vogël në të mirën e shtetit pa i anashkaluar ambiciet e mëdha që ëndërron për pushtetin e humbur.

Ja hunin ja tirqit

Kur vendi ndodhet në momente kritike siq është tani në raport me Serbinë e cila po e gëzon mbështetjen ndërkombëtarëve në realizimin e aspiratave territoriale ndaj shtetit të Kosovës, përveq pozicionimit të çartë politik duhen edhe veprime të guximshme të drejtuesve shtetërorë.

Bashkësia ndërkombëtare i çmon më shumë dhe i respekton më tepër ata që janë të vendosur në rrugën dhe idealin e tyre e jo ata që hamenden kah t’ia mbajnë.

Kosova nga paslufta e deri më sot asnjëherë nuk ka qenë në situatë më kritike. Vërtetë ndodhemi para situatës që të zgjedhim në mes të mundshmes dhe të dëshiuarës, apo siq na e mëson ajo thënja e moçme popullore “Ja hunin ja tirqit”! Prandaj shumë shpejtë Qeveria e Kosovës duhet të zgjedhë njërën nga dy opsionet përfundimtare që do t’i servohen në tavolinën e bisedimeve në Bruksel!

Historia e Kosovës së pavarur nuk mund të shkruhet pa Reçakun

0

Reçak, Shtime, 15 Janar 2022

Kryeministri Kurti: Mohimi i gjenocidit përpiqet të riformësojë historinë, të demonizojë viktimat dhe të rehabilitojë autorët

Të mohosh krimet gjenocidale që i ka faktuar  dhe dënuar një botë e tërë dhe të përsëritësh vazhdimisht si kërcënim mosnjohjen e Pavarësisë së Kosovës martire, do të thotë të qëllosh edhe të rënët e pavdekshëm edhe të gjallët e mbijetuar, do të thotë të shënjestrosh edhe ëndrrat dhe idealet e brezave të ri që vijnë, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë përkujtimore për 45 viktimat e Masakrës së Reçakut, të cilët u vranë dhe u masakruan sot e 23 vjet më parë.

Kryeministri Kurti tha se mohimi i gjenocidit përpiqet të riformësojë historinë në mënyrë që të demonizojë viktimat dhe të rehabilitojë autorët. Mohimi i gjenocidit është faza e fundit e gjenocidit. Është ajo që Elie Wiesel e ka quajtur një “vrasje e dyfishtë”, tha ai.

Historia e Kosovës së pavarur nuk mund të shkruhet pa Reçakun, tha kryeministri, njësoj qysh nuk mund të shkruhet pa Prekazin, Mejën, Krushën e Madhe e  Krushën e Vogël, Dubravën, Poklekun, Rezallën, Izbicën, Gjakovën, Qyshkun, Lybeniqin, Pastaselin, Arbrinë e Epërme, Qirezin e Likoshanin e shumë vende të tjera të Kosovës që ishin viktima të mbi 400 masakrave gjatë luftës së fundit të viteve ’98 e ‘99, dëshmi këto të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

“Unë, sa herë që vij në Reçak, ndjej përulje ndaj fshatarëve të Reçakut. Atë që e ka dokumentuar Human Rights Watch, KMDLNj, Fondi për të Drejtën Humanitare, është më së miri e rrëfyer në dhimbjen dhe traumën e fshatarëve të Reçakut dhe familjarëve të viktimave. Kjo histori nuk mund të harrohet dhe as të rishkruhet”, tha kryeministri Kurti.

Në këtë ceremoni përkujtimore të organizuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, fjalën mbajtën edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, kryetari i Komunës së Shtimes, Qemail Aliu, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier dhe Nazif Shabani, i biri i Ramë Shabanit, i mbijetuar i Masakrës së Reçakut.

Ambasadori i SHBA Jeffrey Hovenier

Ndërsa ambasadori amerikan William Walker, i cili në janar të vitit 1999 udhëheqte misionin e vëzhguesve të OSBE-së dhe ia kishte zbuluar dhe identifikuar bashkësisë ndërkombëtare krimin e forcave policore serbe në Reçak, iu drejtua të pranishmëve në ceremoninë përkujtimore nëpërmjet një video mesazhi, në pamundësi për të qenë fizikisht prezent shkaku i pandemisë.

Në fund të ceremonisë ansambli i tunxhit të Filharmonisë së Kosovës interpretoi tri vepra muzikore në nderim të viktimave dhe dëshmorëve të Reçakut.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

E nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu,

I nderuari Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca,

I nderuari ambasador i ShBA-së në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier,

I nderuari ambasador i BE-së, z. Tomáš Szunyog,

I nderuari ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, z. Nicholas Abbott,

I nderuari zëvendës ambasador i Italisë në Kosovë, z. Ugo Ferrero,

I nderuari ambasador i Republikës së Shqipërisë, z. Qemal Minxhozi,

I nderuar Kryetar i Komunës së Shtimes, z. Qemajl Aliu, 

I nderuari Kryetar i fshatit Reçak, z. Adem Ramadani,

I dashuri Ramë, i mbijetuari i masakrës së Reçakut,         

Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës,

Të nderuar deputetë,

Të dashur familjarë të dëshmorëve e të martirëve,

Motra dhe vëllezër,

Zonja dhe zotërinj,

Kujtesa jonë është e prekur përjetësisht sepse pamjet na e dhanë të gjallë tmerrin e tyre, tmerrin që kanë jetuar njerëzit tuaj, njerëzit tanë. Nëse nuk tronditemi sot, diçka nuk shkon mirë në ndërgjegjet tona.

Me 15 janar të vitit 1999, Reçaku në orët e hershme të mëngjesit u gjet i rrethuar nga policia speciale, forcat ushtarake dhe paramilitare serbe. Atë ditë ato vranë 45 civilë të paarmatosur e të pafajshëm, mes tyre edhe gra e fëmijë. Jehona e aktit të gjenocidit që ndodhi te “Pishat”, “Gështënjat”, “Rrasa e Çallakut” dhe “Çesta” përmbi Reçak kumboi në gjithë botën. Lajmi i krimit që ndodhi te shtëpia e Sadik Osmanit dhe “Kodra e Bebushit” mbërriti në çdo cep të botës.

Historia e Kosovës së pavarur nuk mund të shkruhet pa Reçakun. Njësoj qysh nuk mund të shkruhet pa Prekazin, Mejën, Krushën e Madhe e  Krushën e Vogël, Dubravën, Poklekun, Rezallën, Izbicën, Gjakovën, Qyshkun, Lybeniqin, Pastaselin, Arbrinë e Epërme, Qirezin e Likoshanin e shumë vende të tjera të Kosovës që ishin viktima të mbi 400 masakrave gjatë luftës së fundit të viteve ’98 e ‘99, dëshmi këto të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Fushata të tilla të vrasjeve masive, të ushtrimit të mizorive tmerruese ndaj civilëve sikurse në Reçak, kishin ndodhur dhe do të vazhdonin nëpër komuna dhe rajone anembanë Kosovës, duke konfirmuar që Jugosllavia e tretë, ajo e Millosheviqit, jo vetëm që e donte Kosovën pa shqiptarë, por po e zbatonte me forca të armatosura aktivisht këtë intencë të saj.

Unë, sa herë që vij në Reçak, ndjej përulje ndaj fshatarëve të Reçakut. Atë që e ka dokumentuar Human Rights Watch, KMDLNj, Fondi për të Drejtën Humanitare, është më së miri e rrëfyer në dhimbjen dhe traumën e fshatarëve të Reçakut dhe familjarëve të viktimave. Kjo histori nuk mund të harrohet dhe as të rishkruhet.

Vrasja e qëllimshme në formë të ekzekutimit arbitrar të personave civilë nga forcat e armatosura të shtetit serb, ishte forma më e zakonshme dhe më e shpeshtë e vrasjeve sipas mënyrës së ekzekutimit në vend nga afërsia e drejtpërdrejtë, të grupeve të personave civilë të pambrojtur pa dallim.

Kjo masakër e zbuluar dhe e identifikuar edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë, nga udhëheqësi i misionit të vëzhguesve të OSBE-së, ambasadori William Walker dhe përfaqësues të mediave ndërkombëtare bëri që qeveria e atëhershme jugosllave, më 18 janar 1999, ta shpallë William Walkerin persona non grata.

William Walker e pat cilësuar masakrën e Reçakut si “mizori e papërshkrueshme” (“unspeakable atrocity”) dhe si “krim i madh kundër njerëzimit” (“crime very much against humanity”), e që u dënua ashpër nga qeveritë e vendeve demokratike perëndimore dhe nga vetë Këshilli i Sigurimit të OKB.

Në 23 shkurt 1999, presidentja e Gjykatës Penale për ish Jugosllavinë i shkruante ministrave të jashtëm britanik e francez, z. Robin Cookut dhe z. Hubert Vedrineit: “Nuk duhet të sakrifikohen parimet mbi të cilët është themeluar Gjykata për hir të interesave politike afatshkurtër”. Ajo shprehej: “Nuk ka paqe pa drejtësi”.

Në gjendjen e rëndë planetare, qoftë në rendin politik, në kontratën shoqërore dhe natyrore, në bumin teknologjik të shkëmbimit dhe komunikimit, ne shohim se si grumbullohen rezultatet e dorëlëshimeve të demokracive dhe vetëkënaqësive të kancelerive. Por vjen një ditë kur përballë spektaklit të përgjithësuar të dhunës dhe problemeve të gjithskajshme vrasja duhet të marrë përmasat e gjenocidit, të marrë formën e masakrës, që ajo të mund të zgjojë vëmendjen publike. Vetëm si masakër çështja e fiton dinjitetin mediatik, vetëm atëherë viktima e një dhune të caktuar mund të mbërrijë e të çajë drejt një publiku që ka diçka në dorë. Duhet të shtohet aty edhe vëmendja dhe ndjeshmëria e disa personaliteteve diplomatike që mund të ngrenë zërin. Duhet edhe imazhi, edhe kamerat. Duheshin pra një mori faktorësh për të sjellur masakrën në skenën e gjithanshme publike.

Sa masakra janë kryer nga aparati shtetëror dhe parashtetëror serb në Bosnjë e Kosovë, të cilat nuk kanë patur favorin e këtyre faktorëve. Masakra që i ka mbuluar varri dhe heshtja në skenën e madhe publike. Por mbeten dëshmi vatrat e zbrazura, dheu i mbuluar nga radhët e varreve dhe dhimbja në shpirtra.

Duhej pra një Reçak që NATO dhe Perëndimi të kuptonin se kur kasaphana nuk ndalet, ajo mund të kthehet në normalitet. Pikërisht këtë Reçak e mohon sot Serbia. Sepse Reçaku nuk është vetëm një masakër, por edhe një datë vendimtare në shekullin tonë. Është data që shtyn një reagim ushtarak kolektiv dhe një kolektiv ndërgjegjesh politike, intelektuale, mediatike të marrin qëndrim dhe ta cilësojnë një sjellje ushtarake shtetërore si të papranueshme. Nuk vonoi shumë pas këtij akti gjenocidal në Reçak, dhe avionët e NATO-s bombarduan Jugosllavinë e Millosheviqit. Pra, ishte pikërisht një masakër e tillë që e vuri në lëvizje fuqinë më të madhe ushtarake në historinë e njerëzimit në mbrojtje të popullit tonë e kundër një shteti që projektonte shfarosjen e shqiptarëve.

Masakrat mbi popullin tonë po zgjonin, falë vetëdijes sonë, një ritëm tjetër të kuptimit të së drejtës.

Prandaj, të mohosh krimet gjenocidale që i ka faktuar  dhe dënuar një botë e tërë dhe të përsëritësh vazhdimisht si kërcënim mosnjohjen e Pavarësisë së Kosovës martire, do të thotë të qëllosh edhe të rënët e pavdekshëm edhe të gjallët e mbijetuar, do të thotë të shënjestrosh edhe ëndrrat dhe idealet e brezave të ri që vijnë.

Presidentja Vjosa Osmani 

Mohimi i gjenocidit përpiqet të riformësojë historinë në mënyrë që të demonizojë viktimat dhe të rehabilitojë autorët. Mohimi i gjenocidit është faza e fundit e gjenocidit. Është ajo që Elie Wiesel e ka quajtur një “vrasje e dyfishtë”. Mohimi vret dinjitetin e të mbijetuarve dhe kërkon të shkatërrojë kujtimin e krimit. Në një shekull të rrënuar nga gjenocidi, ne pohojmë domosdoshmërinë morale të kujtimit.

Ne jemi kundër hakmarrjes. Ne duam drejtësi. Dhe, ne refuzojmë të harrojmë.

Lavdi të rënëve!

Ju falemnderit të gjithëve.

Masakra e Reçakut, e gjenocidit të Serbisë në Kosovë

0

-Ambasadori Amerikan William Walker, shef i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, në vizitën në vendin e ngjarjes masakrën në Reçak të para 23 viteve – 15 Janarit 1999 e cilësoi krim kundër njerëzimit. Në atë kohë raportoja për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë…

Shkruan: Behlul Jashari, Prishtinë

 

PRISHTINË, 15 Janar 2022/ Në Kosovë në 15 Janar 2022 organizohen ceremoni përkujtimore në 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca bënë homazhe në Kompleksin memorial të Reçakut dhe marrin pjesë në hapje të ekspozitës kolektive me fotografi të Masakrës. Ekspozita u hap në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në kryeqytet – Prishtinë. Në Reçak, fshat i Kosovës në komunën e Shtimes, në 15 Janarin e vitit 1999 forcat serbe rrëmbyen nga shtëpitë e tyre dhe ekzekutuan mbi 40 banorë civilë shqiptarë. Ambasadori Amerikan William Walker, në atë kohë shef i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, në vizitën në vendin e ngjarjes masakrën në Reçak e cilësoi krim kundër njerëzimit.

Në Kompleksin Përkujtimor Masakra e Reçakut, në Murin e Përkushtimit janë skalitur në mermer fotografitë e 44 martirëve-dëshmorëve.

Masakra e Reçakut është një nga dëshmitë rrënqethëse të krimeve në luftën e përfunduar në Qershorin e para 22 viteve në Kosovë, gjatë së cilës forcat serbe vranë e masakruan më shumë se 12 mijë shqiptarë e mëse 6 mijë rezultonin të zhdukur, derisa në fushatën e gjenocidit e spastrimit etnik rreth një milion i dëbuan, shumicën drejt Shqipërisë.

Po para 23 viteve, pas masakrës së Reçakut, pas intensifikimit të përgatitjeve për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, në Kështjellën e Rambujesë, afër Parisit, në 6 Shkurt 1999 filloi Konferenca e Rambujesë. Kosova përfaqësohej nga i gjithë spektri politik e ushtarak. Konferenca u ndërpre në 23 Shkurt pa rezultate përfundimtare, ndërsa vazhdimi i saj u thirr për datën 15 Mars në Paris.

Në mes të Marsit 1999 përfaqësuesit e Kosovës nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë/Parisit për Kosovën.  Beogradi – pala serbe refuzoi ta nënshkruajë. Ishte hapur rruga për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s për Kosovën.

Periudha në mes të dy takimeve të Rambujesë dhe Parisit u shfrytëzua nga regjimi i Beogradit për të dërguar në Kosovë trupa dhe pajisje të mëdha ushtarake shtesë. Numri i forcave serbe, në kulmin e luftës, sipas vlerësimeve të kohës, mund të ketë arritur në 130.000.

Në 24 Mars filloi fushata ajrore e bombardimeve nga NATO prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, pas së cilës nga mengjesi i 12 Qershorit 1999 forcat paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s nisën të hynin në Kosovë. Në këtë vit 2022 bëhen 23 vjet të Lirisë së Kosovës nga Qershori historik 1999…

Në atë kohë raportoja për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë…

MASAKRA E REÇAKUT, DISA NGA RAPORTIMET QË BËJA PARA 23 VITEVE:

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-01-15.ata.html

 [05] Serb forces attack Shtimje areas

PRISHTINE, Jan 15 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that Serb police and army forces had started early on Friday an offensive against Recak village, Shtimje area.

Sources of the Council for the Human Rights said that heavy artillery was bombing the village while Serb infantry was attacking Albanian villages.

There are no reports on the consequences of the attack but the population is fleeing the area. /pta/ak/

Albanian Telegraphic Agency

[12] Rugova urges deployment of NATO forces to calm situation

PRISHTINE, Jan 15 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that President of Kosova Ibrahim Rugova told a news conference on Friday that the situation in Kosova was worse, dangerous and tragic and deployment of NATO troops would calm it.

Rugova condemned the attempted assassination of the chief of the Kosova Information Office Enver Maloku calling it an attempt against the independent institutions of Kosova. He added that a “new climate of violence with unclear killings” was created in Kosova.

He called “dramatic” the presence of the Serbian army in Prishtina and blocking of access to Prishtina by Serb armed groups.

Rugova hailed the intervention of the OSCE chairman -in-office Knut Vollebaek and chief of the OSCE mission there William Walker and his staff in calming the worse situation created during the week.

But “the deployment of NATO troops in Kosova will calm the situation and guarantee safety for citizens and that part of Europe and world,” Rugova said. /pta/ak/

Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-01-16.ata.html

[22] 80 Albanians killed, massacred in Shtimje

PRISHTINE, Jan 16 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that some 60 to 80 Albanians were killed and massacred by Serb forces in Recak village, according to sources of the Kosova Democratic League in Shtimje.

Most of them were women, old men and children. They were killed while trying to flee the attack and found dead out of the village. Killed and massacred people were also found in houses with 24 persons killed in a room.

Eight out of all killed and massacred in Recak are KLA members. LDK sources in Shtimje said that there were no reports on casualties in Mollopolc and Petrove villages, which were the targets of the attack of large Serb military, police and paramilitary forces.

Sources said that identification of those killed and massacred was continuing. /lh/ak/

Albanian Telegraphic Agency

[24] Kosova leader urges NATO immediate intervention

PRISHTINE, Jan 16 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that the president of Kosova Ibrahim Rugova urged on Saturday an urgent intervention of NATO forces in compliance with the decision on immediate activation of the alliance.

Rugova said that an energetic and decisive international intervention could stop the Serb military and police machine and create preliminaries for a political solution to the Kosova issue. Rugova made the statement after yesterday’s massacres of Serb forces in Shtimje region.

He strongly denounced the massacre of the Albanian population and said that the heavy attack of Serb forces against the Shtimje region was undertaken while the international factors were engaged in finding a political solution to the Kosova issue.

The attack against the civilian population was a flagrant opposition to these efforts, Rugova said in his statement.

He urged international energetic intervention in Kosova in today’s meetings with an extensive delegation of the Foreign commission of the Norwegian parliament and Swiss ambassador to Belgrade Pol Vilfi.

Many political parties and organisations condemned the massive execution of Albanians in villages of Shtimje and asked for urgent deployment of NATO forces in Kosova. /lh/ak/

Albanian Telegraphic Agency

[26] Kosova president declares mourning day

PRISHTINE, Jan 16 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that the Kosova president Ibrahim Rugova declared Sunday a day of mourning in Kosova.

Sources of the presidency said that “following the massacres of dozens of Albanians in the commune of Shtimje by Serb military and police forces, the president of the Republic of Kosova declares Sunday, January 17, 1998 a mourning day in Kosova to honour the victims.” lh/ak/