Kreu Blog Faqe 1426

Ambasadori Hovenier: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tanë u ngritën në mbrojtje të popullit të Kosovës

0

Reçak, 15 Janar 2022

-Fjala e  ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Jeffrey M. Hovenier gjatë ceremonisë përkujtimore të masakrës së Reçakut, 15 janar 2022/

Presidente Osmani, kryeministër Kurti, kryetar i Kuvendit Konjufca, mysafirë të nderuar, të dashur miq, ndjehem i përulur që jam sot këtu, si përfaqësues i popullit amerikan, për të nderuar dhe përkujtuar ata që humbën jetën këtu në Reçak 23 vjet më parë.

Ju faleminderit për mundësinë për t’ju bashkuar popullit të Kosovës në këtë ngjarje solemne për të përkujtuar dhe vajtuar ata njerëz, jeta e të cilëve u ndërpre tragjikisht atë ditë.

Askush të mos harrojë ose mohojë se çka ndodhi këtu ose përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tanë u ngritën në mbrojtje të popullit të Kosovës.

E mbaj mend atë ditë mirë. Si zyrtar në misionin e SHBA-së në OSBE, përgjegjës për Kosovën, mora një thirrje nga ambasadori Uilliam Uolker, shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të Kosovës, i cili sapo ishte larguar nga skena e tmerrit, tashmë i përqendruar në rekomandimet e tij për OSBE-në si përgjigje për vrasjen brutale të civilëve të pambrojtur.

Në përgjigje të kësaj mizorie dhe të tjerave, Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët tanë të NATO-s, vepruan për të mbrojtur civilët e pambrojtur në emër të paqes, lirisë dhe stabilitetit.

Këto qëllime i pasqyrojnë thellësisht vlerat amerikane dhe perëndimore. Ne besojmë që të gjithë popujt, pa dallim etnie apo feje, meritojnë dinjitetin për të jetuar në liri dhe siguri.

Jemi të vetëdijshëm për përpjekjet për të rishkruar historinë e dokumentuar mirë të kësaj masakre dhe për të minimizuar ose keqinterpretuar faktet rreth këtyre mizorive.

Më lejoni të jem i qartë për përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj të vërtetës. Siç ka thënë presidenti Klinton atëherë, e që e vërtetojmë sërish tani: „Ishte një akt vrasës i qëllimshëm dhe pa dallim që synonte të mbillte frikë te populli i Kosovës”.

Mohimi i këtyre ngjarjeve dhe lartësimi i krimeve të luftës çnderon kujtimin e të vdekurve, rihap plagët e të mbijetuarve dhe e kthen këtë rajon prapa në përpjekjet drejt konsolidimit demokratik dhe integrimit të plotë euroatlantik.

Paqja dhe drejtësia vijnë nga pranimi i qartë i krimeve të së kaluarës. Kjo është jetike për të siguruar që krime të tilla mizore nuk ndodhin më kurrë.

Por, pranimi i të vërtetës së të kaluarës është vetëm hapi i parë kah drejtësia.

Sot, më 15 janar është përvjetori i 23-të i masakrës së Reçakut. Rastësisht, sot është edhe ditëlindja e një prej liderëve dhe avokuesve më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për drejtësi dhe pajtim – Dr. Martin Luther Kingut.

Mendoj se është me vend që në këtë ditë, ndërsa reflektojmë mbi tmerrin dhe tragjedinë e asaj që ndodhi këtu më 15 janar 1999, të marrim parasysh edhe fjalët dhe trashëgiminë e Dr. King – të cilin e nderojmë dhe e përkujtojmë çdo vit në këtë ditë.

Padrejtësia, e as humbja, nuk ishin të panjohura për Dr. Kingun. Gjatë tërë përpjekjes së tij për avancimin e të drejtave të njeriut, ai u sulmua fizikisht, u margjinalizua, u kërcënua dhe në fund u vra.

Megjithatë, edhe përderisa lëngonte në një burg në Alabama për protesta paqësore kundër racizmit dhe ndarjes racore, ai shkroi për drejtësinë dhe pajtimin – me qëllimin përfundimtar jo vetëm barazinë, por fatin e përbashkët.

Në të famshmen „Letër nga burgu i Birmingamit” ai i shkroi fjalët mbresëlënëse: „Padrejtësia diku është kërcënim për drejtësinë kudo”.

Dr. Kingu na bëri thirrje për veprim, duke vërtetuar se ne e kemi fuqinë për të promovuar ndryshim pozitiv duke thënë: „Përparimi i njerëzimit kurrë nuk rrokulliset në rrotat e pashmangshmërisë”.

Por, ai gjithashtu na bëri thirrje që të mbajmë në mend më kryesoren: jo hakmarrjen, por pajtimin. I përsëris fjalët e tij, përkujtim i fuqishëm për të gjithë ne: „Qëllimi ynë përfundimtar duhet të jetë krijimi i komunitetit të dashur”.

Në frymën e këtij vizioni për një komunitet të dashur, dëshiroj të citoj edhe një tekst të fuqishëm që besoj mund të shërbejë si kuadër për mënyrën se si t’i nderojmë më së miri viktimat tragjike që po i përkujtojmë sot.

Nga Deklarata e Pavarësisë së Kosovës të 17 shkurtit 2008:

„Të zotuar për tu përballur me trashëgiminë e dhimbshme të së kaluarës së afërt në frymë të pajtimit dhe faljes. Të përkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit të diversitetit të popullit tonë”.

Le të na prijnë këto fjalë të gjithëve.

Ju faleminderit.

Në Zllakuqan të Klinës sot u përuruan dy libra të meshtarit dioçezian dhe kulturologut Dom Pashk Dani

0

Lekë Mrijaj, Klinë

SOT, NË ZLLAKUQAN TË KLINËS JANË PËRURUAR TË DY LIBRAT E MESHTARIT TONË DIOÇEZAN DHE KULTUROLOGUT SHQIPTARË, DOM PASHK DANIT

Dom Pashk Dani njihet me angazhimet e tija të mira në misionin e Kishës Katolike njëkohësisht dhe të çështjes kombëtare njihet jo vetëm si një misionar por më konkret e them edhe si ambasador i denjë i kulturës sonë mbarëkombëtare në përgjithësi. Tek ky meshtarë e kulturolog buron tamam arsimimi i tij klasik e teologjik dhe dikur oratoria e tij ishte tejët kulminante që e karakterizon një klerik shqiptar, por edhe me një kulturë me rrënjë, thjeshtë kulturore e kombëtare. Nëpërmjet pasqyrimit të një kaptine të veçantë për figurën e dom Pashkut identifikohet jo vetëm një një pjesë e kulturës por edhe të vuajtjeve të popullit shqiptar nëpër dekadat e shekullit të kaluar, ku përgjithësisht këto vuajtje të kombit shqiptar, rrënjët i ka të ngulitura thellë.

Lekë Mrijaj …

Ndaj sot, me 15. 1. 2022, në Qendrën Rinore “Dom Lush Lazri” në Zllakuqan të Klinës janë përuruar dy veprat e Dom Pashk Danit, qe titullohen: “Jeta e një meshtari – (Kujtime) dhe “Mitrovica me rrethinë ndër shekuj”.

Në këtë event promovimi morën pjesë shumë intelektual, miq dhe admirues të artit dhe të kulturës si dhe mediat tjera elektronike.
Manifestimin e drejtoi shkrimtari, Vilson Culaj i cili tha : Pra jemi sot  këtu në këtë tempull të kulturës ,, Dom Lush Lazri ‘’ ku falë angazhimit të Forumit të intelektualëve të Klinës ,,Luigj Gurakuqi”, i cili forum është promotor i shumë ngjarjeve kulturore në komunen tonë dhe Zyres Famullitare të Kishës Katolike Shqiptare “Shën Gjon Pagëzuesi” në Zllakuqan,  qe ti promovojmë dy vepra studimore të Dom Pashk Dant me titujt bosht : “Jeta e një meshtari – (Kujtime) dhe “Mitrovica me rrethinë ndër shekuj”.

 

Njëkohësisht moderatori Vilson Culaj, permëndi edhe profilin jetësor dhe veprimtarinë meshtarake, studimore, atdhetare dhe kulturore të Dom Pashk Danit, duke shtuar se të kesh motivacione, tema e arsye të shumta qe shpalosin përkushtimin, gjithherë në shërbim të popullit  dhe të kombit. Dom Pashku po ashtu qysh herët u  imponua në hapësirat tona dhe në vende të ndryshme të Europës e deri në Australinë e largët me aktivitete të ndryshme dhe veprimtari të shumta, që paraqesin interes jo vetëm për komunitetin  e brendshëm, por edhe të jashtë vendit, që kanë frymë ekskluziviteti, perkushtimi e vizioni human. Gjitha këto veprimtari të gjëra të drejtuara nga dom Pashku, për qëllim kishin mbajtjen gjallë të shpirtit kulturor dhe qenësinë shqiptare, këtu dhe në diasporë.

Shkrimtari Prend Buzhala duke folur para të pranishmëve …

Paraprakisht me nga një fjalë rasti për këtë event promovimi librash foli edhe nikoqiri apo famullitari i Kishës së “Shën Gjon Pagëzuesit” në Zllakuqan, Dom Alfred Sokoli si dhe dom Fran Sopi.
Nē këtë takim mori pjesë edhe nën/kryetarja e Komunës së Klinës, znj. Marqe Tanushi-Selmanaj, e cila me një fjalë rasti e përgëzoi autorin e librave Dom Pashk Danin. Njëkohësisht morën pjesë edhe drejtori i administratës publike z. Binak Syla dhe drejtoresha e DKRS, znj. Fatjona Gashi, si dhe shumë meshtarë të Kishës Dioçezane të Kosovës e struktura të tjera të pushtetit lokal, profesor universitarë, drejtorë e sekretar shkollash si dhe miq dhe intelektual të kulturës nga Klina, Mitrovica, Peja, Podguri, Gjakova, Prizreni pra Dukagjini, Drenica e trevat tjera shqiptare nga Republika e Kosovës dhe Shqipëria.

Pal Canaj …

Paneli drejtues i këtij eventi ishte në përberje prej: Dom Pashk Dani, dr. Bajram Preteni, Prend Buzhala, Fatjona Gashi (drejtoreshë e DKRS-së), Dom. Alfred Sokoli, Dodë Ndrecaj.
Për librat e autorit Dom Pashk Danit, ligjëruan: dr. Bajram Preteni, Prend Buzhala, Arben Arifaj, Mikel Gojani, Pal Canaj, Lekë Mrijaj.
Me një pikë artistike deklamimi poetik është paraqitur edhe mjeshtri i muzikës popullire, z. Gjergj Tunaj.
Pak para fundit të këtij promovimi, autori i të dy librave i falenderoj të gjithë pjesmarrësit e këtij eventi promovues së cilëve ua dhuroj kopjet e librave të tij.

Shkrimtari Mikel Gojani …

Krejt në përfundim të eventit, moderatori Vilson Culaj tha se në emer të forumit të intelektualeve të Klinës  në krye me me prof. Pal Canaj , prof Prend Buzhala, prof. Mikel Gojanit, prof Dodë Ndrecaj, Krijuesin e mirënjohur Lekë Mrijaj,  dhe Famullitarit të Zllakuqanit Dom Alfred Sokoli  i’u falenderojmë nga zemra të gjithë të pranishmëve që e keni zbukuruar dhe bërë të dinjitetshëm këtë promovim duke jetësuar edhe ëndrrën e dom Pashkut që të jetë gjithmonë i pranishëm me krijuesit, studijuesit , besimtaret, dhe njerëzit që e kaloj jetën plot me fryte e angazhime pozitive, hera heres edhe e stuhishme.
Në fund për të gjithë të pranishmit u shtrua një koktel rasti.

Lëvizja “Krahët e Shqipes”: Askush nuk mund të prek e të cënoj integritetin e Republikës së Kosovës

0
DEKLARATE Levizja “KRAHET E SHQIPES” për zhvillimet e reja në Shqipëri
THIRRJE E INTELEKTUALEVE SHQIPTARE ASKUSH NUK MUND TE PREK DHE KUFIJTE DHE TE CENOJE INTEGRITETIN E REPUBLIKES SE KOSOVES
Londër,16.01.2022
Lëvizja “KRAHET E SHQIPES”ne diaspore me qender ne Londër , si nje organizate politike -atdhetare e demokracise se lire ka ndjekur me vemendje zhvillimet e koheve te fundit ne rajon . Njekohesisht shpreh shqetesimin qe po cenohen themelet e demokracise dhe te shtetit te se drejtes te Republikes se Kosoves.
Veprimet e Serbise jane shkleje flagrante si shkelje te integritetit te Kosoves, nderhyrjet abuzive dhe antiligjore ne kundershtim ne te drejten nderkombetare te vetevendosjes dhe mosnderhyrjet ne punet e brendeshme te nje vendi.
Aktualisht vrehet se opozita ka dështuar në misionin e saje dhe mbeshtetjen e popullit opozitar përballje korrupsionit , vjedhjes, krimit dhe abuzimit me drejtesine .
Referendumi i dt 16 janar 2022 qe do te mbahet ne Serbi nuk ka te beje fare popullaten serbe qe jeton jashte kufijve te territorit te saje .
Serbia sa here qe Shqiptaret kerkojne nje te drejte te tyre, ngre hipoteza dhe fakte bosh te kamufluara gjasme sipas te Drejtave dhe Lirive te Njeriut , Jo vetem qe te heqe vemendjen nga problemet qe Shqiptaret ngrejne me te drejte, mbi fakte historike dhe politike, por synojne te coptojne dhe te marrin territore te Kosoves, sidomos ne veri te saje..
Qofte edhe te shperqendrojne vemendjen sidomos ne veri nga problemet e verteta te shqiptareve. Dmth, do humbe Parlamenti i Kosoves kohe tani te merret me teorizma e kotesira serbe per t ju plotesuar kapriocet pa baze ligjore shtetit Serb qe è di shume mire se vota e atyre dy veteve serbe ne territori te Kosoves nuk ndryshon asgje konsistente per qellimin e referendumit por ne praktike ata e dine shume mire se qellimi qe i kane vene vetes eshte destabilizimi i Rajonit, kerkesa e tyre e jashte ligjshme dhe endrra e tyre e vdekur qe kerkon te ringjallet ne shkeputjen e shume te deshiruares Mitrovice. Kete Serbia s do t’ja arrije kurre edhe sikur te kete miratimin e te gjitha shteteve Europiane me firem. E dini pse? Sepse Serbia ne teori as qe ekziston.
Ne intelektualet shqiptare i bejme thirrje Serbise :
Hiqni dore nga pretendime territorialendaj Republikes se Kosove.
Shfuqizoni nenin perkattes neKushtetuten e Sebise ku benefjale per Kosoven.
Kosova si Republike parlamentare respekton dhe mbron me ligj tere te drejtat e shqiptareve dhe te pakicave ,
Republika e Kosoves si shtet i Pavarur dhe Sovran resekton Konventat Nderkombetare per te Drejtat dhe Lirite Themelore te Njeriut .
Ajo ndjeke nje politike pro perendimore , Euroatllantike me nje aspiraten te qarte dhe i vedosur per antaresim ne BE , ne NATO dhe forcimin e aleances me SHBA.
Levizja „ KRAHET E SHQIPES „ ne diaspore dhe nje grup intelektualesh kane aprovuar dhe firmosur kete deklarate .

Miratohet nga Kuvendi rezoluta kundër referendumit të Serbisë në Kosovë

0

Kuvendi i Kosovës

Kronologjia për ndalimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë nga ana e Kuvendit të Kosovës

 

– Kjo është rezoluta e miratuar sot në Kuvend për ndalimin e referendumit serb

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot me 76 vota për rezolutën për ndalimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.

Përkrahje rezolutës i dhanë edhe dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Më poshtë është teksti i plotë i rezolutës që mori miratimin e Kuvendit të Kosovës.

1. Kuvendi i Republikës së Kosovës, si përfaqësues i qytetarëve të Republikës së Kosovës, shpreh qëndrimin e përbashkët se organizimi i referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës, cenon sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, është në kundërshtim me kushtetutën, dhe ligjet e Kosovës, si dhe me normat e praktikat ndërkombëtare.

2. Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria dhe institucionet gjegjëse të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin të gjitha veprimet brenda kompetencave të tyre për të mos lejuar cenimin e sovranitetit dhe rendin kushtetuese të Republikës së Kosovës nga mbajtja e referendumit të një shtetit të huaj në territorin e Republikës së Kosovës.

3. Kuvendi rithekson përkushtimin e Republikës së Kosovës për të garantuar dhe mbrojtur të gjitha të drejtat e shtetasve të Republikës së Kosovës në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjet.

4. Në këtë frymë Kuvendi i Republikës së Kosovës vë në pah të drejtën e qytetarëve me dyshtetësi që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në përputhje me standardet kushtetuese dhe praktikat ndërkombëtare. Në rastin konkret të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë edhe shtetësinë e Serbisë iu garantohet e drejta të votojnë përmes postës, apo zyrës ndërlidhëse në Kosovë.

6. Kuvendi shpreh kundërshtim ndaj veprimeve të vazhdueshme të Serbisë për të instrumentalizuar dhe keqpërdorur qytetarët serb të Kosovës në shërbim të politikave të veta armiqësore kundër Republikës së Kosovës.

7. Kuvendi i Republikës së Kosovës mirëpret qëndrimet e prera të Bashkësisë ndërkombëtare për sundimin e ligjit në Kosovë dhe pret mbështetje për të drejtat legjitime dhe qasjen parimore të Republikës së Kosovës, meqë vetëm duke trajtuar në mënyrë të barabartë gjitha shtetet e rajonit garantohet stabiliteti, demokracia dhe fryma euroatlantike e rajonit tonë. Gjithashtu, kërkon nga qeveria të vazhdojë bashkërendimin me partnerët strategjik të Kosovës në interes të ruajtjes së kushtetutshmërisë dhe sovranitetit shtetëror.

8. Kuvendi i Republikës së Kosovës mbetet i përkushtuar për të dhënë kontributin e tij për mbrojtjen e sovranitetit dhe rendit kushtetues, si dhe të drejtave kushtetuese të të gjitha qytetarëve të saj. Si dhe avancimin e demokracisë dhe agjendës euro-antalinke në rajonin tonë.

​Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 76 vota për rezolutën për ndalimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.

Përkrahje rezolutës i dhanë edhe dy partitë opozitare, LDK dhe AAK.

PDK nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme, ndërsa Lista Serbe ka braktisur seancën.

***

Kuvendi ka miratuar rezolutën kundër referendimit të Serbisë në Kosovë.

76 kanë votuar për, një abstenim dhe asnjë kundër.

​Kuvendi shkon në pauzë

Shefi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi, ka propozuar një pik që të përfshihet në dokumentin për rezolutë të paraqitur në Kuvend nga kryeministri Albin Kurti e që mban firmën e shefes së deputetëve të VV’së, Mimoza Kusari-Lila.

 “Marrë parasysh gjendjen e krijuar dhe paaftësinë e Qeverisë për të menaxhuar me situatën dhe të vetëdijshëm për rolin e faktorit ndërkombëtar, propozon këtë projekt rezolutë: Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria që të përdor praktikat më të mira ndërkombëtarë dhe të jetë në koordinim me partnerët ndërkombëtar”, ka thënë Gashi.

Ai ka deklaruar se kërkojnë që një pikë e tillë të përfshihet në propozim rezolutën e propozuar nga Kusari-Lila.

Pas kësaj, Kuvendi ka shkuar në pauzë për të diskutuar lidhur me draftin final të rezolutës.

​Abdixhiku pyet Kurtin: Çfarë vlere të shtuar i jep rezoluta për të ndaluar referendumin serb?

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abidixhiku, ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se çfarë vlere të shtuar i jep miratimi i rezolutës në Kuvend për të ndaluar mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, Abdixhiku tha se mbajtja e referendumit është i papranueshëm që cenon dhe integritetin territorial të Kosovës dhe rendit kushtetues. Por sipas tij, seanca e sotme është vetëm dramë e kryeministrit për populizëm.

Abdixhiku: Çfarë vlere të shtuar i jep rezoluta ndalimit të referendumit serb

“E paqartë mbetet nevoja e kësaj seance. Nxjerrja e një rezolute rekomanduese për qeverinë. Këtë s’mundem të kuptoj dot. Pasi së pari kryeministri ka detyrim dhe obligim kushtetues të zbatojë në plotëni dhe pa hezitim të gjitha mekanizmat që të sigurojë këtë rend kushtetues në Republikën e Kosovës. Edhe sikur të kishte një rezolutë tjetër këtu në Kuvend është Kushtetuta që ia ndalon një rekomandim të tillë. […] A ka diçka rezoluta që të ofron si mjet që përgjegjësia kushtetuese dhe definimi i rolit tënd kushtetuese nuk ta jep. A ka diçka shtesë që Kuvendi duhet të ofrojë ty si kryeministër që nuk mundesh ta zbatosh rendin kushtetues në tërë territorin e Kosovës. A të duhen mjete, të duhem forca shtesë, duhet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, çka të shton si vlerë të shtuar rezoluta”, tha ai.

Deputeti Abdixhiku tha se Kosova ka arsye të dyfishtë për të refuzuar mbajtjen e referendumit serb në territorin e vendit tonë.

Abdixhiku: Kosova ka arsye të dyfishtë për të refuzuar këtë referendum

“Kjo tendencë është praktikë e papranueshme ndërkombëtare dhe është praktikë në kundërshtim me parimet bazike të demokracisë dhe relacionet që shtetet sovrane tregojnë ndaj njëra-tjetrës. Në rastin specifik të referendumit të Serbisë, mohon integritetin territorial të Kosovës, rendin kushtetues dhe me referendum kërkon të dëshmojë shtrirjen e sovranitetit serb mbi Kosovën bëhet edhe më i papranueshëm. Prandaj Kosova ka arsye të dyfishtë për të refuzuar këtë referendum”, shtoi ai.

Megjithatë, Abdixhiku kritikoi Kurtin për mos unitet me bashkësinë ndërkombëtare për këtë vendim.

Abdixhiku: Refuzimi i referendumit është shoqëruar me përplasje me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë

‘Është e shoqëruar me përplasje me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë, në veçanti me shtetet e QUINT-it. Një qeveri që i trajton problemet me kohë do të kishte me veti edhe komunitetin ndërkombëtar edhe moslejimin e referendumit. Se kjo qeveri s’mundet të sjellë asnjëherë zgjidhje të mira kjo veçse po bëhet e ditur dhe e zakonshme. Ajo sikur shijon tensionin dhe përplasjen me faktorët ndërkombëtarë. Në muajt në vijim kjo përplasje mund të bëhet më e theksuar. Prandaj kryeministër më lejo që t’i kujtoj disa fjalë të një burri të madh shqiptar që nuk lejonte të krijonte asnjëherë dilema të tilla për popullin e vet, por i mbante edhe popullin edhe aleatët bashkë. ‘Drejtimi i shtëpisë pa miqtë është i pamundshëm’. Ibrahim Rugova, 16 tetor 1998”, përfundoi ai.

Kujtim Shala – Kurtit: Pse propozim-rezoluta e prezentuar mban firmën e Mimoza Kusari-Lilës!?

Nënkryetari i Kuvendi të Kosovës nga radhët e LDK’së, Kujtim Shala, e ka pyet kryeministrin Albin Kurti se pse rezoluta e propozuar është e nënshkruar nga shefja e deputetëve të VV’së, Mimoza Kusari-Lila.

“Po e pyes kryeministrin a është projekt rezolutë projekt propozim i Qeverisë, sepse në fund të tekstit është emri i shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka pyetur Kujtim Shala.

Kurti është përgjigjur, duke thënë se rezoluta është e të dyve dhe se s’dallojnë asnjë pik në qëndrim.

“Është edhe e imja edhe grupit parlamentar, dhe kemi vënë firmën e njërit, pikërisht që të mund të diskutohet me grupet parlamentare, për versionin final”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti: Ka diçka të veçantë në referendumin serb

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është hera e parë që Serbia po tenton të mbajë referendum të saj në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

Ka diçka të veçantë sepse më herët s’ka pasur referendum të Serbisë ka pasur zgjedhje, herën e fundit ka qenë referendumi i tyre në vitin 2006. Prej se është shpallur pavarësia kjo është hera e parë që Serbia dëshiron të mbajë referendum kushtetues në Kosovë. Tash të gjithë deputetët e kanë tekstin për çka ne se përjashtojmë edhe mundësinë e kontributit të të tjerëve”, tha Kurti.

Ai tha se Kuvendi e ka thënë gjithnjë fjalën e vet për çështje të sovranitetit.

“Kuvendi i Kosovës gjithnjë e ka thënë fjalën e vet për çështje të sovraniteti me këtë seancë kjo bëhet aktuale edhe sot, Kuvendi edhe rezolutën e vitit 2012 ka kërkuar nga qeveria është normale që Kuvendi kërkon nga qeveria dhe as tash s’ka si të jetë ndryshe. Kuvendi  e tregon vullnetin e vet politik dhe unë kam menduar që më së lehti është përmes kompetencës së kryeministrit për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme”, tha ai.

Gashi i LDK-së: Kam frikë për frikën që po e shfaq kryeministri 

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë që kryeministri Albin Kurti e ka shkelur Rezolutën për referendumin e Serbisë në Kosovës, duke mos e ndarë me deputetët, por duke e hartuar vet.

Gashi në Kuvendin e Kosovës tha se një nga pikat e kësaj Rezolute i është dukur epike.

“Vet kryeministri e ka shkelur që në fillim që tha një rezolutë të përbashkët e që prezantoi një Rezolutë që ne nuk e kemi. Akoma nuk e kemi në posedim. E lexoj kryeministri por besoj që pak nga ne mbajnë në mend se çfarë tha kryeministri, përveç një pike që mu duk pak më epike si pikë, ku kryeministri tha që Kuvendit t’i kërkojë kryeministrit që ta zbatojë Kushtetutën”, tha ai.

Deputeti i LDK-së deklaroi se nuk ka sens e as kuptim që një kryeministër t’i kërkojë Kuvendit që këta të fundit t’i kërkojnë atij që të respektojë kushtetutën.

“Nuk ka kurrfarë sensi dhe kuptimi kryeministër. Por ne jemi këtu për të diskutuar për çështje me interes shtetëror dhe nacional. Kur bëhet fjalë për këto diskutime ne jemi këtu të gjithë dhe kjo është një nga temat që ne jemi krejt bashkë dhe do të duhej që të ishim krejt bashkë, port çështja është se si të veprojmë drejtë”, tha ai.

Më tutje, Gashi deklaroi se është detyrë e kryeministrit që të veprojë në rastë të tilla pa e ngarkuar Kuvendin.

“Të them të drejtën kjo është detyrë e kryeministrit. Kryeministri e ka për detyrë, obligim kushtetues, ligjor dhe politik që të veprojnë. Ka nevojë që të ketë një ombrellë nga Kuvendi , hajde ta diskutojmë këtë draft-rezolutë  të shohim cilat janë pikat, të shtojmë edhe pikat e tona dhe t’ia japim atë mbështetje. Nuk po dalë këtu që ta dobësojë kryeministrin. Nga mënyra se si tingëllonte e draftuar Rezoluta e hartuar nga kryeministri, tingëllonte i frikësuar, i dobësuar. Ka nevojë për këtë trimërinë nga Kuvendi, këtu jemi dhe mundemi me ja dhënë”, ka thënë ai.

Gashi tha se ka frikë për frikën që po shfaq kryeministri Kurti në këtë rast.

“Nuk ka arsye që Parlamenti ta bëjë punën tënde. Nuk je kryeministër me korrespodencë, por je kryeministër i rregullt në të gjitha raste për të gjitha çështjet që të ngarkojnë me ligj dhe Kushtetutë. Këto janë detyrat e tua kushtetuese. Kryeministër po kam frikë për frikën që po reflekton sot ti në Kuvend”, tha ai.

Lista Serbe braktis seancën e Kuvendit për ndalimin e referendumit të Serbisë në Kosovë

Lista Serbe ka braktisur seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për ndalimin e mbajtjes së referendumit për ndryshime kushtetuese të Serbisë edhe në Kosovë.

Slavko Simiq nga Lista Serbe vendimin e institucioneve të Kosovës për ndalimin e mbajtjes së këtij referendumi e ka quajtur “shkelje të të drejtave të njeriut” dhe ka thënë se nuk dëshirojnë të qëndrojnë më tutje në seancë.

Simiq: Lista Serbe nuk do të merr pjesë në vazhdimin e seancës për referendum

“Me ndalimin që serbët të shprehen në referendum të dielën, kjo qeveri po vazhdon serinë e hapave antiserbe. Do të përkujtoj dërgimin e policisë speciale të armatosur deri në dhëmbë në mjediset serbe në veri, inicimin e proceseve gjyqësore të pabazuara kundër njerëzve tanë të shquar… Dhe tash si kurorëzim të gjithë kësaj, dëshironi që në zemër të Evropës të shekullit 21, të thyeni demokracinë dhe t’ua merrni serbëve të drejtën e shprehjes në referendum. E përsëris, ju po e shkelni të drejtat njerëzore dhe të drejtat demokratike, duke dashur që t’i mohoni… Ju bëj thirrje në emër të popullit serb dhe Listës Serbe që të rishikoni vendimin tuaj dhe të mundësoni shprehjen përmes referendumit në pajtim me parimet e deritanishme që kanë vlejtur në vitet e kaluara…Për të gjitha ato që u thanë, ju njoftoj se deputetët e Listës Serbe nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës së sotme”, tha Simiq.

​Kurti paraqet rezolutën 8 pikëshe për referendumin serb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paraqitur rezolutën tetë pikëshe para deputetëve për ta ndaluar mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

Në foltoren e Kuvendit, gjatë seancës së jashtëzakonshme, kreu qeveritar tha se përmes ndalimit të referendumit serb, askush, askujt s’po ia cenon të drejtën e votës, por vetëm po respektohen Kushtetuta dhe ligjet. Sipas tij, qytetarët serbë të Kosovës mund të votojnë përmes postës dhe Zyrës ndërlidhëse në Prishtinë.

Ai tha se praktikat e gabuara të kaluara nuk e arsyeton vazhdimit të gabimit të njëjtë.

Kurti: Një praktikë e gabuar e vendosur ndër vite nuk e arsyeton vazhdimin e gabimit të njëjtë

“Në situatën konkrete, askush, askujt s’po i cenon të drejtën e votës. Thjesht nisur nga fakti që detyrën e Ambasadës së Serbisë në Republikën e Kosovës e ushtron Zyra ndërlidhëse në Prishtinë, votimi për referendum mund të bëhet në këtë zyre në pajtim me ligjin dhe kushtetutën tonë. Natyrisht se duhet adresuar elefanti në dhomë, të gjithë e dinë se mbledhjen e kutive të qytetarëve të Kosovës për zgjedhjet në Serbi e ka bërë OSBE-ja në vitin 2012-2014-2016 dhe 2017. OSBE-ja këtë e ka bërë pas pëlqimit nga autoritetet vendore, por organizimin e zgjedhjeve siç e dimë e kanë bërë strukturat ilegale të Serbisë që janë financuar nga Beogradi. Serbët e Kosovës këto vite nuk kanë votuar si votues jashtë vendit, por si votues brenda vendit. Problemi nis te kushtetuta e Serbisë që e trajton Kosovën si njësi brenda Serbisë. Një kushtetutë që daton para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, përkatësisht nga vitit 2006. Megjithatë një praktik e gabuar e vendosur ndër vite nuk e arsyeton vazhdimin e gabimit të njëjtë. Pëlqimi i autoriteteve nuk është mbi ligjin e as më pak mbi kushtetutën. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe duhet të trajtohet si e tillë. Organizimi i votimit jashtë Zyrës ndërlidhëse është kundër parimeve kushtetuese të Kosovës”, tha ai.

Ai duke paraqitur rezolutën, tha se mbajtja e referendumit cenon sovranitetin dhe rendin kushtetutës në Kosovë.

Kurti: Mbajtja e referendumit cenon sovranitetin dhe rendin Kushtetues në Kosovë

“1. Kuvendi i Republikës së Kosovës, si përfaqësues i qytetarëve të Kosovës, shpreh qëndrimin e përbashkët se organizimi i referendumit të Serbisë në Kosovë cenon sovranitetin dhe rendin kushtetues të Kosovës si dhe është në kundërshtim me kushtetutën, ligjet dhe praktikat ndërkombëtare. 2. Kuvendi kërkon nga Qeveria dhe institucionet gjegjëse të Kosovës që të marrin të gjitha veprimet brenda kompetencave të tyre për të mos lejuar cenimin dhe rendin kushtetuese të Kosovës nga mbajtja e referendumit të një shtetit të huaj në territorin e Kosovës. 3. Kuvendi rithekson përkushtimin e Kosovës për të garantuar dhe mbrojtur të gjitha të drejtat e shtetasve të Kosovës në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjet. Në këtë frymë Kuvendi i Kosovës afirmo të drejtën e qytetarëve me dyshtetësi që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në përputhje me standardet kushtetuese dhe praktikat ndërkombëtare. 4. Në rastin konkret të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë edhe shtetësinë e Serbisë iu garantohet e drejta të votojnë përmes postës, apo zyrës ndërlidhëse në Prishtinë. 5. Kuvendi thekson se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Kosovës, sikundër përfshirja e grupacioneve apo strukturave ilegale përbënë shkelje të qartë të Kushtetutës dhe praktikave ndërkombëtare. 6. Kuvendi shpreh kundërshtim ndaj veprimeve të vazhdueshme të Serbisë për të instrumentalizuar dhe keqpërdorin qytetarët serb të Kosovës në shërbim të politikave të veta armiqësore ndaj Kosovës. 7. Kuvendi mirëpret qëndrimet e prera të Bashkësisë ndërkombëtare për sundimin e ligjit në Kosovë dhe pret mbështetje për të drejtat legjitime dhe parimore të Kosovës. Pasi vetëm duke trajtuar në mënyrë të barabartë gjitha shtetet e rajonit garantohet stabiliteti, demokracia dhe fryma euroatlantike. 8. Kuvendi mbetet i përkushtuar për të dhënë kontributin e tij për mbrojtjes e sovranitetit dhe rendit kushtetues, si dhe të drejtave kushtetuese të të gjitha qytetarëve të saj. Si dhe avancimin e demokracisë dhe agjendës euro-antalinke në Kosovë. Ky qëndrim është parimor dhe nuk është kundër askujt. Është për të mirën e të gjithëve pa diskriminuar dhe privilegjuar asnjëri. Është edhe vlerë dhe dobi edhe e drejtë edhe drejtësi”, shtoi ai.

Kurti tha se shtetasit me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në shtet tjetër, por vetëm duke respektuar rregullat e shtetit përkatës.

Kurti: Shtetasit me shtetësi mund të votojnë duke respektuar rregullat nga shteti përkatës

“Votimi për referendumin që do të mbahet nga Serbia i garanton komunitetit joshumicë serb në bazë të kushtetutës dhe ligjeve në fuqi në Kosovë. Por ushtrimi i kësaj të drejte mund të bëhet nën ombrellën e normave juridike tonave, duke respektuar në mënyrë analogjike rregullat për votim jashtë vendit që vlejnë për qytetarët e Kosovës dhe të parapara me ligjin për zgjedhjet. Kjo nuk është diçka e paprecedent, përkundrazi edhe praktika evropiane e thotë të njëjtët që shtetet anëtare duhet t’i mundësojnë qytetarëve të tyre të marrin pjesë në procese zgjedhore. Ne këtu e dimë se shumë qytetarë tanë që kanë dyshtetësi nuk është e thënë që votojnë vetëm në njërin shtet, e shfrytëzojnë të drejtën për të votuar edhe në shtetin tjetër kur kanë më shumë se një nënshtetësi. Por gjithmonë duke respektuar rregullat e vëna për këtë proces nga shteti përkatës kur kryhet votimi”, përfundoi ai.

Kryeministri Kurti i përgjigjet Listës serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur Listës Serbe, e cila ka thënë se qeveria po vepron kundër serbëve dhe ka përmendur aksionet ne vëri për krimin dhe korrupsionin, duke thënë se po bëhet qëllimshëm ndaj tyre.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit që po mbahet për të diskutuar për referendumin serb që dëshiron të mbahet në Kosovë, Kurti ka thënë se qeveri nuk është anti serbe dhe se ka ministër serb në qeverinë e tij, zëvendësministra e këshilltarë, përcjell Bota sot.

Ndërsa, për aksionet në veri, ai ka thënë se policia nuk zbaton urdhrat e qeverisë por të prokurorisë dhe se për krimin e korrupsionin nuk ka etni e nuk mund të ketë vetëm një etni që e bën atë.

Lista serbe ka thënë se nuk do të vazhdojnë të jenë pjesë e seancës pasi sipas saj është anti serbe.

Haradinaj: E mbështesim Qeverinë për referendumin serb

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se AAK-ja e mbështet vendimin e Qeverisë së Kosovës për moslejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

Haradinaj tha se votimi përmes postës dhe ai përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë i përmbush praktikat ndërkombëtare.

“AAK vlerësojnë se referendumi kushtetues i Serbisë në Kosovë është jo kushtetuese dhe jo ligjor. Votimi me postë dhe përmes Zyrës Ndërlidhëse në Kosovë i përmbush standardet ndërkombëtare të cilat poashtu i respekton edhe Republika e Kosovës. AAK=-ja kërkon nga institucionet e Kosovës që të mos lejojnë cenimin e rendit kushtueses”, tha ai.

Më tutje lideri i AAK-së u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

“AAK poashtu i fton qytetarët e Kosovës, veçanërisht të komunitet serbë në Kosovë që të respektojnë ligjet e Kosovës dhe poashtu mbështesin institucionet e Kosovës në zbatimin e ligjit. Me këtë rast AAK dhe grupi parlamentar i fton aleatët dhe ata të sigurisë që ta përkrahin Kosovën per ruajtjen e rendit kushtues të Kosovës”, ka thënë ai.

Lista Serbe vjen me një kërkesë për kryeministrin Kurti

Kryetari i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që ta ndryshojë vendimin dhe të lejojë mbajtjen e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë.

Simiç tha se nuk do të vazhdojnë të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme pasi sipas tij është anti-serbe.

“Nuk dëshironi që t’i lejoni serbët të shprehen në referendum, diskriminmi i popullit tonë është i qartë. Ju keni cenuar popullin tonë dhe t’ia vështirësoni serbëve jetën këtu. Çfarë të mirë ka sjellur aksioni që ju keni zaptuar disa shtëpi në veri. Në emër të Listës Serbe ju bëj thirrje që ta ndryshoni vendimin tuaj dhe të veproni mbi të gjitha ato parimet që jeni thirrur dhe të mos veproni në këtë kampanjën anti-serbe”, tha ai.

Tutje Simiq tha se s’do të vazhdojnë të jenë pjesë e seancës.

Ne nuk do të vazhdojmë të jemi pjesë e kësaj seance sepse nuk dëshirojmë të legjitimojmë diçka jolegjitime dhe anti-serbe”, tha ai.

Abdixhiku i drejtohet Kurtit: Nuk po guxon të marrësh vendime

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur në seancën e Kuvendit të Kosovës për çështjen e Rezolutës  për mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

Abdixhiku ka thënë se qëndrimi i LDK-së në këtë çështje është i ditur.

“Kjo nuk ka nevojë për trajtim të shumtë dhe parlamentar. Për LDK-në, mbajtja e referendumit të një shteti tjetër është çështje e mbyllur para se të nis. Përveçse jo-kushtetuese, është praktikë e papranueshme ndërkombëtare dhe në kundërshtim me parimet bazike të demokracisë. Në rastin specifik, referendumi i Serbisë mohon integritetin territorial të Kosovës dhe rendin tonë kushtetues”, ka thënë Abdixhiku.

Tutje, Abdixhiku ka thënë se Rezoluta s’ka kurrfarë fuqie, dhe një një situatë të tillë Kurti e ka obligim kushtetues që të veprojë për të siguruar mos-cënimin e integritetit territorial.

“LDK mirëpret respektimin e Kushtetutës, ky është qëndrimi ynë politik. E paqartë mbetet nevoja e kësaj seance dhe nxjerrja e një Rezolute. Këtë s’mund ta kuptoj dot. Kryeministri ka obligim kushtetues të zbatojë pa hezitim mekanizmat që sigurojnë rendin kushtetues.  Rezolutat janë shprehje e vullnetit politik që është shprehur publikisht dhe këto vullnete politike nuk guxojnë të definojnë vullnetin tënd kushtetues. A ka diçka rezoluta që të ofron si mjet, e që s’ta jep përgjegjësia kushtetuese.  Nëse në këtë seancë është provuar që të luhet pak shfaqje e fajësime, e shumë dramë, duhet ta kuptoni kryeministër për dallim nga praktikat destruktive në këtë Kuvend sa herë që Kosova është përballur me Serbinë, LDK refuzon të shkaktojë përçarje. Ne shohim përtej ngushtisë partiake”, ka thënë Abdixhiku.

Madje ai tha se një gjë është e qartë në këtë mes, se Kurti nuk po guxon të marrë vendim.

“Kryeministri nuk po guxon të marrë vendim. Ka zgjedhur Kuvendin ta ndajë presionin. Si duket, si me çdo temë. Ai nuk po arrinë t’i jap zgjidhjeve problemeve. Këto probleme që nuk zgjidhen me kohë, krijojnë situata tensioni”, ka thënë Abdixhiku.

“Në muajt në vijim, përplasja me faktorin ndërkombëtar do të vazhdojë. Ndërtimi i shtëpisë pa miq është i pamundshëm”, tha kreu i LDK-së.

Kusari-Lila (VV): Është momenti të mësojmë nga gabimet e së kaluarës – referendumi s’mund të mbahet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë në seancën e thirrur për mbajtjen e referendumit të Serbisë se ky proces nuk mund të mbahet në territorin e Kosovës.

“Nuk bën të  mbahet referendumi i asnjë shteti në një shtet tjetër dhe as në territorin e Republikës së Kosovës. Nuk haset praktikë e tillë në vendin tonë dhe asnjë shteti sovran”, është shprehur ajo.

Ajo ka pyetur vendet aleate “nëse shtetësia e Kosovës kontestohet apo statusi llogaritet si i papërfunduar për të bërë koncesione me Serbinë?”.

“Për Republikën e Kosovës nuk ka asnjë dilemë sa i përket zbatimit të ligjit në territorin e saj.  Nëse kemi gabuar si shtet është momenti të mësojmë nga gabimet”.

Kurti tregon pikat e Rezolutës për referendumin serb, kërkon nga Kuvendi t’ia votojë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot në seancën e Kuvendit për Referendumin që Serbia po tenton ta mbajë edhe në Kosovë.

Kurti ka treguar një pjesë të tekstit të Rezolutës që do të miratohet ose jo sot në Kuvend

“Kuvendi duke u mbështetur në Kushteutë që përcakton se sovraniteti është i pandashëm dhe i pacenueshëm. Duke theksuar obligimet për mbrojtjen e sovranitetit me të gjitha mjetet dhe duke u thirrur në ligj. Si dhe faktin që praktika ndërkombëtare nuk njeh rast të votimit të një referendum nga një shtet në shtetin tjetër. Duke riafirmuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës që qytetarët me dyshtetësi të realizojnë të drejtën e votës. Duke përsëritur përkushtimin e Kosovës për fqinjësi të mirë. Në mbështetje të nenit 65 të Kushtetuës, në mbledhjen e seancës miraton këtë rezolutë si më poshtë”, thuhet në fillim të Rezolutës.

Rezoluta ka disa pika të cilat i ka cekur Kurti:

Kuvendi shpreh qëndrimin e përbashkët se organizimi i referendumit cenon sovranitetin dhe është në kundërshtim me Kushtetutën.

Kuvendi kërkon nga Qeveria që të ndërmarrin të gjitha veprimet për të mos lejuar cënimin e integritetit dhe sovranitetit.

Kuvendi synon përkushtimin për mbrojtjen e të drejtave të të gjitha komuniteteve.

Kuvendi afirmon të drejtën e qytetarëve me dyshtetësi për ushtrimin e të drejtës së votës.

Kuvendi thekson se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në Kosovë si dhe përfshirja e strukturave paralele, përbën shkelje të sovranitetit.

Kuvendi shpreh kundërshtim ndaj veprimeve të Serbisë për të instrumentalizuar serbët e Kosovës.

Kuvendi mirëpret qëndrimet e prera të bashkësisë ndërkombëtare për mbrojtjen e stabilitetit dhe ligjit.

Kuvendi mbetet i përkushtuar për të dhënë kontributin e tij për mbrojtjen e sovranitetit, avancimit të demokracisë dhe agjendës demokratike.

Tutje, Kurti ka thënë se askujt s’po i cenohet e drejta e votës, mirëpo se kjo duhet të bëhet në bazë të rregullativave në fuqi.

“Dua të bëj të qartë se askush askujt s’po i cënon të drejtën e votë. Nisur nga fakti që rolin e ambasadës e ushtron Zyra Ndërlidhëse, votimi mund të bëhet aty. Të gjithë e dijmë se mbledhjen e kutive të votimit e ka bërë OSBE në vitet e kaluara me pëlqimin e institucioneve të Kosovës por me organizim të strukturave paralele. Serbët e Kosovës nuk kanë votuar si votues jashtë vendit, por brenda vendit”, tha Kurti.

“Një praktikë e gabuar e vendosur në vite, nuk e arsyeton vazhdimin e gabimit të njëjtë. Kosova është shtet i pavarur. Organizimi jashtë Zyrës është jashtë ligjeve. Votimi në këtë referendum mund të bëhet edhe përmes postës. Për ta bërë të qartë që një qëndrim vetëm i Qeverisë, unë ju ftoj që ta votoni një Rezolutë”, tha tutje kryeministri.

“Kosova është shtet i ri dhe jo i madh, po kjo nuk do të thotë që ne duhet të shkelim mbi ligjet tona. Nëse dikush nuk na njeh, kjo s’duhet të na lëkund neve për njohjen që duhet t’ia bëjmë vetvetes”, ka thënë kryeministri.

Kurti: Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, askujt s’po i mohohet e drejta për votim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i pari që ka folur në seancën e jashtëzakonshme për çështjen e mbajtjes së  referendumit të Serbisë në Kosovë.

Kurti ka thënë se votimi mund të bëhet vetëm me postë apo në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë dhe në asnjë formë tjetër.

Kreu i ekzekutivit thotë se Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik dhe nuk i mohon askujt të drejtën e votës.

“Po e filloj këtë fjalë duke përmendur disa nocioni që të gjithë këtu i dimë, dhe për të cilat edhe krenohemi shpesh: sovraniteti, barazia, demokracia, pavarësia. Të gjitha këto nocione integruara në Kushtetutë marrin kuptim të plotë dhe kanë vlerë. Kushtetuta jonë shprehimisht përcakton që qytetarët janë të barabartë para ligjit. Përcaktohet saktë edhe përkufizimi i shtetit tonë si i pavarur, sovran dhe demokratik. Shtet që është multietnik dhe që qeveriset në mënyrë demokratike. Shtet që garanton liritë dhe të drejtat e njeriut. Liritë dhe të drejtat themelore vlejnë për të gjithë qytetarët, vlejnë edhe për votimin.

“Ushtrimi i kësaj të drejte të votimit duhet të bëhet nën ombrellën e normave juridike tona. Duke respektuar normat për votimin jashtë vendit dhe ligjin zgjedhor. Askush askujt s’po i cenon të drejtën e votës. Votimi për referendum mund të bëhet në zyrën ndërlidhëse në pajtim me ligjin dhe kushtetutën tonë. Serbët e Kosovës në këto vite nuk kanë votuar si votues jashtë vendit, por si votues brenda vendit. Problemi nis te kushtetuta e Serbisë që e konsideron Kosovën brenda vendit”, ka shtuar tutje kryeministri Kurti.

“Megjithatë një gabim i tillë, nuk e arsyeton vazhdimin e një gabimi të tillë. Kosova është shtet sovran. Organizimi i votimit jashtë zyrës ndërlidhëse është jashtë ligjeve. Votimi në këtë referendum mund të bëhet në këtë zyrë apo përmes postës.

Për ta bërë të qartë që një qëndrim i tillë është i të gjithëve edhe Kuvendit dhe qytetarë, do ta lexojë tekstin e një Rezolute pas pak”, ka thënë Kurti.

Kuvendi me një minutë heshtje për Reçakun e fillon seancën e jashtëzakonshme

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të Masakrës së Reçakut.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga deputetët që me një minutë heshtje të nderojnë të rënët e Reçakut.

Image

 Kuvendi me një minutë heshtje për Reçakun e fillon seancën e jashtëzakonshme

FOTO GALERI

Të shtunën është shënuar 23-vjetori i masakrës së Reçakut, ku 45 civilë shqiptarë të pafajshëm ishin vrarë nga forcat ushtarake dhe policore serbe më 15 janar 1999.

LDK-ja e AAK-ja marrin pjesë në seancën për referendumin e Serbisë

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme në lidhje me referendumin e Serbisë në Kosovë.

Kurse deputetët e PDK-së nuk e shohin të arsyeshme mbajtjen e një seancë të tillë, prandaj edhe kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë.

Image

LDK-ja e AAK-ja marrin pjesë në seancën për referendumin e Serbisë

Kurti arrin në Kuvend, bashkë me të edhe LDK-ja

Kryeministri Albin Kurti ka arritur në sallën e Kuvendit për seancën e jashtëzakonshme rreth çështjes së mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila deri më tani ishte diskutabile nëse do të merrte pjesë, u pa në sallën e Kuvendit.

Image

LDK

Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.

Sot mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet lidhur me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në Kosovë. Seanca është thirrur pas kërkesës së kryeministrit Albin Kurti drejtuar kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Seanca do të mbahet në orën 14:00.

“Diskutim në lidhje me synimet e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Përmes një komunikate për media, Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se në seancë do të synohet të nxirret një rezolutë e përbashkët ku shprehet vullneti i deputetëve për mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca,  me kërkesë për Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendi/ Në përputhje me nenin 69 paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38 paragrafi 2b të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryeministri Kurti i është drejtuar Kuvendit me kërkesë për Seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, për nesër, e shtunë, me datë 15 janar 2022, në orën 14:00. Në rend të ditës së kësaj seance të jashtëzakonshme është diskutimi në lidhje me synimin e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës.  Diskutimi nga kjo seancë ka për qëllim të nxjerrë një rezolutë të përbashkët, në të cilën shprehet vullneti politik i deputetëve dhe grupeve parlamentare dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbi çështjen e lartshënuar”, thuhet në komunikatë.

BE-ja dhe shtetet e QUINT-it po kërkojnë nga kryeministri Kurti që të lejojë votimin e serbëve të Kosovës për referendumin që do të mbahet në Serbi të dielën bazuar në praktikat e më hershme të votimit, ku OSBE-ja ka mbledhur votat.

Këtë gjë po e kundërshton shefi i qeverisë së Kosovës me arsyetimin se “mbajtja e një referendumi në një shtet sovran i një shtetit tjetër s’është praktikë që pranohet nga asnjë shtet demokratik”.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se serbët e Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë përmes dy formave, asaj me postë dhe përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.

Ambasadorët e ShBA-së, Britanisë, Gjermanisë, Francës e Italisë sot i kanë shkuar në zyrë edhe presidentes Vjosa Osmani. Pas këtij takimi të përbashkët ka folur kryeministri Albin Kurti, i cili ka treguar se do të thërrasë seancë të jashtëzakonshme.

Më pas, përmes një deklarate të përbashkët, kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe kryekuvendari Konjufca, pas takimit me QUINT-in, kanë njoftuar se nuk janë lëkundur nga qëndrimi për mos lejimin e organizimit të referendumit të Serbisë në Kosovës, ku OSBE-ja do të merrej me grumbullimin e votave sikur në votime të së kaluarës.

Në këtë komunikatë tri institucionet kryesore të shtetit kanë përsëritur qëndrimin se serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë me postë apo në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.

Qytetarët e Serbisë, më 16 janar, do të deklarohen me “po” apo “jo” për një pyetje: “A jeni për konfirmimin e aktit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë?”.

Ndryshimet kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe Serbia është obliguar për to në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Siç kanë shpjeguar vazhdimisht përfaqësuesit e BE-së, qëllimi i ndryshimit të kushtetutës së Serbisë është që të arrihet një gjyqësor i pavarur, pa ndikim politik dhe për sundim të ligjit.

Si rrallë herë, partitë opozitare në vend i kanë dalë në mbështetje Qeverisë së Kosovës. LDK, PDK dhe AAK po e kundërshtojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

Përkundër presionit ndërkombëtar ndaj Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë, liderët e tri partive opozitare janë në një vijë me kryeministrin Kurti, kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovës.

Në anën tjetër Departamenti amerikan i shtetit ka publikuar në faqen zyrtare kërkesën e ambasadave të QUINT-it për lejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.

Zyra për media e Departamentit amerikan të shtetit e ka publikuar deklaratën e përbashkët mbi Referendumin Kombëtar të Serbisë më 16 janar.

Situata e sigurisë shkakton shqetësime në Suedi – dërgohen shumë ushtarë në Gotland

0
Bota/Kriza e Ukrainës
Në këtë foto shihen ushtarët suedezë që patrullojnë portet dhe aeroportet e Gotland, (në Østersjøen) në Detin Baltik në juglindje të Suedisë. Foto: Karl Melander, Reuters/NTB. 
Ministri suedez i Mbrojtjes dëshiron të tregojë se Suedia nuk është naive. Të premten vonë, ata dërguan ushtarë dhe makina të reja në Gotland.
Torkjell J. Trædal
Gazetar, Aftenposten
15 Jan. 2022 13:19
“Sigurisht që ka një rrezik. Një sulm ndaj Suedisë nuk mund të përjashtohet, ashtu siç themi në vendimin total të mbrojtjes në Riksdag. Ne kemi një situatë të tensionuar sot në Evropë që nuk është e mirë.
Kështu u përgjigj Ministri suedez i Mbrojtjes Peter Hultqvist, kur u pyet nëse ekziston rreziku i një sulmi nga Rusia kundër Suedisë.
Hultqvist thotë në një intervistë të gjerë me Sveriges Radio se situata në Evropë është e tensionuar.
Ushtarët patrullojnë rrugëve
Ushtarët suedezë po patrullojnë tani Gotlandin në Detin Baltik. Hultqvist thotë se vendi që kontrollon Gotlandin ka një ndikim vendimtar në veprimtarinë ushtarake në ajër dhe në det.
Një ndryshim në Gotland do të ndryshojë të gjithë tablonë e sigurisë në Evropë, beson ai. Autoritetet suedeze duan të tregojnë se po përshtaten me sinjalet nga lindja.
“Gotland, sikurse Åland dhe Bornholm, janë vende shumë strategjike. Është e rëndësishme që në këtë situatë të tregojmë se nuk jemi aspak naivë dhe se Suedia nuk do të zihet në shtrat nëse ndodh diçka. Ne mendojmë se është e rëndësishme të shënojmë dhe të dërgojmë një sinjal se e marrim situatën seriozisht,” thotë Hultqvist.
Rusia ka dërguar kohët e fundit disa anije që mund të transportojnë ushtarë dhe material ushtarak në Detin Baltik. Avionët luftarakë suedezë vëzhgojnë nga ajri. Rreth 100 ushtarë suedezë thuhet të kenë fluturuar në Gotland, por numri specifik është i panjohur.
Kriza në Ukrainë ngre shqetësime
Ka shqetësime në Europë. Rreth Ukrainës do të ketë 100,000 ushtarë rusë. Këtë javë, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia negociuan në Gjenevë. Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia po planifikon veprime të fshehura që mund të përdoren për të legjitimuar një pushtim të Ukrainës. Rusia ka paraqitur një numër kërkesash që duhen plotësuar për të shmangur luftën.
Ministri suedez i mbrojtjes Peter Hultquist tha në një intervistë të shtunën me Sveriges Radio se kërkesat përbëjnë një kërcënim të papranueshëm. Ata ndërhyjnë në sovranitetin e vendeve rreth Rusisë – të tilla si Suedia.
“Ata duan të ndërtojnë një sferë interesi, ku vendet rreth tyre nuk duhet të jenë në gjendje të bëjnë zgjedhjet dhe vendimet e tyre të politikës së sigurisë dhe as të bëjnë ushtrime ushtarake siç e shohin të arsyeshme ata. Ky është një kërcënim për rendin e tanishëm dhe sigurinë evropiane. Kjo e bën këtë të papranueshme për të gjithë ne,” thotë Hultqvist.
Për Rusinë, Suedia është e rëndësishme kryesisht në dy nivele,” thotë Ingerid Maria Opdahl, profesore e asociuar në Institutin për Studime të Mbrojtjes.
“Është një vend detar balltik. Deti Baltik është një rajon i rëndësishëm strategjik për Rusinë. Dhe pastaj Suedia është e rëndësishme sepse ata nuk janë anëtarë të NATO-s. Është e rëndësishme për Rusinë që të vazhdojë në këtë mënyrë dhe se nuk ka zhvendosje në politikën e jashtme,” thotë Opdahl.
______

Një referendum si rrugë në Condominium

0
Niq Krasniqi, Vjenë
NJE REFERENDUM SI RRUGE NE CONDOMINIUM
I.
Vjosa, si Presidente e Albini si Kryeminister duhet, jo vetem ta dijne ne teori se; cfare do te thote condominiumi* mbi Kosoven dhe se nje referendum i Serbise ne Kosove eshte element i shtrirjes se sovranitetit te Serbise ne Kosove, por ta (n)dijne se eshte pergjegjesi e tyre nese nje referendum i tille lejohet, apo mbahet (pa lejuar) ne Kosove.
Respektivisht ta (n)diejne pjesen praktike te kesaj situate, perfshi pergjegjesine (pertej pasojave nga keqperfaqesimi i deritashem qe ka lejuar mbajtje te zgjedhjeve te Serbise ne Kosove, qe tash provohet te pershkallezohet ne referendum), nisur nga ajo vetanake, ne kuptimin se cfare eshte bere, apo nuk eshte bere qe edhe BE dhe 5 shtetet e QUINT-it te dalin ne perkrahje te mbajtjes se ketij (preteks)referendumi te Serbise ne Kosove.
Presidentja Osmani, Kryeministri Kurti dhe Min. e Puneve te Jashtme dhe Diaspores, Donika Gërvalla duhet ta dijne se cili eshte roli i Politikes se Jashtme ne kete ceshtje, respektivisht ta dijne se cfare ka munguar ne punen e tyre ashtu qe qendrimi i shteteve mike te Kosoves, pra QUINT-it (por edhe i BE-se) nuk eshte ne perkrahje te qendrimit te Kosoves, apo me sakte: pse dolen ne perkrajhje te Qeverise e shtetit serb?
Ne keta 10-11 muaj ne pushtet, e Vjosa i ka disa me shume, eshte dashur te punohet me shume ne Politiken e Jashtme e Diplomaci, jo vetem per te parandaluar nje situate te tille, por per ti parapri aktivisht situatave te favorshme per Kosoven ne relacionet me shtetet tjera, aq me shume ne relacion me shtetet mike te pavaresise e shtetit te Kosoves.
Ne keta 10-11 muaj ne Politiken e Jashtme eshte dashur te punohet shume me shume se sa te kuptohet se zyrtaret e keqperfaqesimit te deri tashem Ministrine e Puneve te Jashtme e ministrite tjera i kane perdorur per zhvatje te shtetit, rroga pa pune e me ditje per shetitje (po edhe per kryerjen e marrjen e diplomave jasht). respektivisht ne keta 10-11 vjet te opozites eshte dashur te punohet qe “Alternativa” mos te jete nje broshure qe permbledhe deshira, por nje planprogram funksional i veprimit qe sjelle NDRYSHIMIN.
Te cilin qytetaret e Kosoves e kane kerkuar dhe e kane votuar!
Dhe i cili ndryshim shume me shume se retorike eshte praktike dhe ate praktike proatkive.
II.
Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj si kryetare te partive opozitare dhe vet partite opozitare qe me pare kane qene pjese te KEQperfaqesimit nuk mund ta shperlahen me deklarata kunder referendumit te Serbise ne Kosove, pasiqe secila prej tyre qe i ka shkuar pas apo ka bashkepunuar me prapshtine e Hashim Thacit, ka marr pjese ne formesimin e elementeve te Condominiumit mbi territorin e Kosoves e specifikisht mbi zonat te nominuara si “komuna me shumice serbe” dhe “zona mbrojtese”, qe nga viti 2011 e kendej, si me kthimin e fussnotes per Rez. 1244 mbi emrin e shtetit te Kosoves, si me marreveshjet per krijimin e nje “republika srpska” ne Kosove, te quajtur AKS apo “zajednica”, te nenshkruar dy here, njehere nga dyshja Thaci-Daciq. me 19 Prill vitin 2013 dhe njehere nga dyshja nga Mustafa-Vuciq, me 26 Gusht 2015, ashtu edhe me lejimin e mbajtjes se zgjedhjeve te Serbise ne Kosove, disa here me rradhe …
Dhe me shume prapshti tjera qe ia kane mundesuar Serbise, qe pas shpalljes se Pavaresise se Kosoves e perkrahjes se saj nga bota demokratike, gradualisht e hap pas hapi te ktheje keto vende ne perkrahje te planeve te veta per rikthim te sovranitetit mbi Kosoven, per te cilat plane ka punuar, jo vetem gjithe shteti serb e ‘bota serbe’, por edhe shume miq te saje, nder ta edhe shqiptare (shqipfoles).
Pune kjo e tyre antishqiptare dhe prapshti e shqiptareve qe i mundesoi Serbise, qe per keto 12 vjet te ngrit 12 “shule e veke” ne dem te Kosoves e shqiptareve. (Shih “Shule e veket e Serbise, Kosova dhe shqiptaret” www.facebook.com/niq.krasniqi/posts/10218670050692883) me te cilat duhet te ballafaqohet tash Qeveria e re dhe Kosova, respektivisht NDRYSHIMI POLITIK ne Kosove.
III.
Ballafaqim ky i cili per shkak te ndryshimit te politikave karshi Serbise do te shkaktoje edhe ndryshime kolaterale, te cilat ne asnje menyre nuk duhet te prodhojne ndyshim ne qendrime, aq me pak kundershti me/nga shtetet mike te Kosoves.
Ndryshime keto qe duhen te behen me maturi e gradualisht ne masen qe percaktohet nga (1) mundesite e faktoreve te mbrendshem dhe (2) gadishmeria e perkrahjes nga miqte nderkombetare, per te cilat duhet te punohet paraprakisht, sidomos me diplomaci dhe ne siguri.
Per te parandaluar “ratne igre” te Vuciqit, respektivisht te Serbise (dhe Rusise) ne Kosove, ne nje kohe kur Vuciq ka arritur qe permes prapshtise se Edvin Rames te eksponohet si “njeri i pajtimit e paqes ne ‘Ballkanin e hapur” dhe se bashku ta paraqesin Kosoven si kundershtare te ketij “pajtimi” dhe kesaj “paqe” (sipas mesimeve te Ivo Andriqit**)
Parandalim ky qe nuk behet ne muajin janar, ne javen e referendumit te planifikuar te Serbise dhe nuk behet me mungesen e (22) ambasadore ne ambasadat e Kosoves, dikund per disa vite si ne Britani e dikund per nje vit sikur ne keto vendet e QUINT-it qe tash dalin me nje deklarate te perbashket ne perkrahje te mbajtjes se referendumit te Serbise ne Kosove.
Fakt ky i cili nuk mund te arsyetohet as te tejkalohet me fajin e keqperfaqesimit te meparshem disavjecar dhe praktikat e demshme si pasoje, pasiqe ballafaqimi me kete situate ka qene i njohur, jo vetem pas largimit te KEQperfaqesimit me 14 Shkurt, por edhe me pare, respektivisht pikerisht dijenija per kete perballje do te duhej te prodhonte politika proaktive te cilat do te rezultonin me perkrahjen e ndryshimit polItik edhe nga miqte nderkombetare te Kosoves EDHE NE CESHTJEN E NDALIMIT TE REFERENDUMIT TE SERBISE NE KOSOVE! Aq me shume ne ceshtjet me peshe ne vijim!
Respektivisht perkrahje ne mbrojtje te pavaresise e sovranitetit te Kosoves dhe menjanim te nje condominiumi te praktikuar deri me tash: sidomos ne veri te Kosoves, po edhe ne “komunat me shumice serbe” dhe “zonat mbrojtese” neper Kosove.
IV.
Kjo perkrahje eshte e domosdoshme, shume me shume ne formen praktike, se sa ne formen deklarative e retorike, sidomos ne fushen e sigurise ne keto dite dhe ne fushen e diplomacise ne kohen ne vijim.
Andaj sigurimi i kesaj perkrahje eshte prioritet (i kushtezuar …) dhe eshte dashur te arrihet para deklarimit te BE-se dhe QUINT-it ne favor te mbajtjes se referendumit te Serbise edhe ne Kosove!
JO VETEM PER SHKAK te rendesise e peshes se MOS-mbajtjes se ketij referendumi ne Kosove, por SHUME ME SHUME PER SHKAK te parandalimit te pozicionimit te tyre ne keto pozita/qendrime, te cilat do te prodhojne kundershti e pasoja tjera.
V.
PER FUND eshte koha e fundit te kuptohet funksionalisht se cfare eshte politike aktive dhe cfare reaktive, respektivisht cfare sjellin ato.
* Se cfare eshte Condominiumi shih ne vegezen e bashkangjitur “Cfare eshte Condominiumi dhe cilat jane elementet e tija ne Kosove”, nga Janari 2015 deri ne Tetor 2021: www.facebook.com/niq.krasniqi/posts/10219435872677954 #mefokus ne:
“Cili është këtu roli i Marrëveshjes Thaci-Dacic, 19 prillit 2013 në Bruksel? Pse kjo marrëveshje dhe a tejkalon garancat kushtetuese të Republikës se Kosovës për sovranitetin mbi territorin dhe pasuritë e saj?
** Ivo Andriq eshte njeri prej perpiluesve te planeve te Serbise per shfarosjen e shqiptareve te cilin e citon Edvin Rama gjate vizites se tije ne Nish ne gusht te vitit 2016, duke i marr “mesimet” e tija si shembuj per pajtimin “serbo-shqiptar”.
Niq Krasniqi har lagt til 5 nye bilder fra 1. oktober 2021 kl. 07:23.
1. oktober 2021  
CFARE ESHTE CONDOMINIUMI DHE CILAT JANE ELEMENTET E TIJA NE KOSOVE
“Condominium është termi juridik që në të drejtën ndërkombëtare përdoret për të shënuar një pushtet, apo bashkësundim të dyfishtë, apo të shumëfishtë mbi një territor, përfshi pasuritë dhe popullatën.
In international law, a condominium is a political territory (state or border area) in or over which two or more sovereign powers formally agree to share equally dominium (in the sense of sovereignty) and exercise their rights jointly, without dividing it up into ‘national’ zones.
Kondominium oder Kondominat ist die gemeinschaftlich ausgeübte Herrschaft mehrerer Herrschaftsträger über ein Gebiet.”
Nga #mbamendja e FBut tash e sa vjet …

Anti Big Tech – Së shpejti Aplikacioni më i ri i Presidentit Donald J. Trump për mediat sociale TRUTH Social do të nisë më 21 shkurt

0
Klajd Kpainova, New York

“TRUTH Social, është platforma që do t’i bëjë ballë Tiranisë së Teknologjisë së Madhe, Big Tech, sepse ata po censurojnë zërat konsevatorë kundërshtarë të globalistëve në SHBA dhe kudo në botë. “Ne jetojmë në një botë ku talebanët kanë një prani të madhe në Twitter, por Presidenti juaj i preferuar amerikan është censuruar. Të gjithë më pyesin pse dikush nuk e përballon Big Tech? Epo, do të jemi ne së shpejti!”
– Donald J. Trump, President i 45-të i SHBA-së

Kërkesa për Presidentin Trump, udhëheqjen e tij dhe zgjidhjet e tij America First vazhdojnë të rriten, pavarësisht sulmit të Big Tech ndaj lirisë së tij të fjalës. Lëvizja e ndërtuar nga Presidenti Trump, është e gjithëpranishme në të gjithë mediat sociale, si një zinxhir blloku MAGA. Ndikimi i tij nuk është i kufizuar në asnjë llogari të verifikuar. Për të anuluar Trump, Tëitter, Facebook dhe platforma të tjera, do të duhej të anulohej shumica e përdoruesve të tyre më të angazhuar. Fakti, është se ju nuk mund ta anuloni MAGA-n, sepse MAGA është Amerika.” – tha Taylor A. Budoëich, në një deklaratë dërguar mediave.

Ish-kongresmeni konservator republikan i Kalifornisë Devin Nunes është caktuar një punonjës i profilit të lartë, që u njoftua pasi Nunes dha dorëheqjen nga puna në Kongresin Amerikan në fillim të këtij muaji, për t’u bërë CEO i Trump Media & Technology Group.

Një aplikacion vetëm për iPhone po vjen së shpejti dhe pritet të filloj më 21 shkurt 2022, sipas një faqeje për Truth Social në App Store të Apple.

Truth Social, është një platformë e propozuar e mediave sociale nga Trump Media & Technology Group (TMTG).

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ngriti mundësinë e ndërtimit të një platforme të re të mediave sociale, pasi u ndalua nga Facebook dhe Twitter në vitin 2021, pas sulmit të Kapitolit të Shteteve të Bashkuara të vitit 2021.

Në maj 2021, Trump lançoi një faqe, ku ai postoi njoftime të shkurtra. Më 20 tetor 2021, Trump Media & Technology Group, lëshoi ​​një deklaratë për shtyp e cila njoftoi se platforma do të kishte lançimin e saj publik më 21 shkurt 2022.

Shumë shpejt ose me saktë në muajin tjetër, një aplikacion i ri i mediave sociale nga ish-Presidenti Donald J. Trump, duket se është afër datës së lançimit, sipas një faqeje të dyqanit të aplikacioneve.

Truth Social, një aplikacion i ri i mediave sociale nga Trump Media & Technology Group, mund të lançohet më 21 shkurt 2022, sipas faqes së aplikacionit iOS nga Apple Inc. AAPL -1.18%.

Faqja e internetit Truth Social Media ofron një buton për të porositur paraprakisht aplikacionin në pajisjet iOS dhe për t’u regjistruar në listën e pritjes.

Nuk ka asnjë lidhje ose përmendje që aplikacioni të jetë në dyqanin Google Play nga Alphabet Inc GOOG -1,15% GOOGL -1,45% “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e porositjes paraprake! E verteta po vjen”, thuhet në faqen e aplikacionit.

Truth Social, është platforma e mediave sociale Tenda e Madhe e Amerikës, që inkurajon një bisedë të hapur, të lirë dhe të ndershme globale pa diskriminuar ideologjinë politike,” thuhet në faqen e internetit të kompanisë.

Trump Media & Technology Group planifikon të hyjë në Twitter Inc TWTR -2,88% dhe Meta Platforms Inc FB -1.27% me platformën e saj të re të mediave sociale.

Misioni i kompanisë është të “krijojë një rival të konsorciumit të medias liberale dhe të luftojë kundër kompanive Big Tech në Silicon Valley“.

Trump u ndalua nga rrjetet sociale komuniste liberale globaliste Titter dhe Facebook në vitin 2021 dhe Trump dhe forcat konservatore kanë kritikuar hapur platformat e mediave sociale. Përpara se të ndalohej, Trump ishte një nga llogaritë më të ndjekura në Twitter me 89 milionë ndjekës.

Lidhje e ngjashme: 7 Marrëveshje kryesore nga marrëveshja e Donald Trump SPAC.

Pse është e rëndsishme: Grupi i Medias dhe Teknologjisë Trump, njoftoi një bashkim SPAC me Digital World Acquisition Corp DWAC -3,87% në tetor.

Marrëveshja u prit mirë nga tregu me aksionet e DWAC, që përfundonin në vitin 2021, si IPO me performancën më të mirë me aksionet e përbashkëta të SPAC deri në 430%.

Aksionet arritën vlerën më të lartë prej 175 dollarë në 2021 dhe aksioni u bë një tregues kryesor në trend në shumë platforma të mediave sociale.

Aplikacioni, ka qenë në testim beta, për mysafirët e ftuar të paktën, që nga dhjetori i vitit 2021.

Kompania në fjalë tha se një prezantim kombëtar i Truth Social Media, ishte planifikuar për tremujorin e parë të vitit 2022.

Deklarimi i aplikacionit Truth Social Media, do të vinte në një kohë kur disa politikanë përfshirë Marjorie Taylor Greene dhe Rand Paul, janë kthyer në platforma alternative të mediave sociale në vend që të përdorin Twitter.

Rumble, i cili po bashkohet me CF Acquisition Corp VI CFVI -2,67%, së fundmi njoftoi se arriti gjerësinë më të lartë të brezit të videove të martën, më 4 janar 2022, një ditë kur Paul njoftoi se do të kalonte në Rumble.

Trump Media & Technology, do të përdorë teknologjinë Rumble për platformat e saj. Rumble, i cili gjithashtu e vlerëson veten si një alternativë ndaj Twitter dhe Facebook, e mbylli tremujorin e tretë të 2021 me 36 milionë përdorues aktivë mujorë.

Trump Media & Technology Group, parashikon të arrijë 16 milion përdorues për Truth Social Media në vitin 2022 dhe 3.7 bilion përdorues deri në vitin 2026, sipas një prezantimi investitor.

Aplikacioni falas, do të ketë disa përpjekje për fitim parash me qëllimin e kompanisë që të fitojë para 5% të përdoruesve në 2022 dhe 26% në 2026.

Përmbajtja transmetuese e kompanisë TMTG+ pritet të arrijë në 40 milionë abonentë deri në vitin 2026.

Trump Media & Technology Group, parashikoi se të ardhurat do të arrinin sa vijon në vijim:

  • 2022: 1 milion dollarë
  • 2023: 114.1 milionë dollarë
  • 2024: 835 milionë dollarë
  • 2025: 1.8 miliardë dollarë
  • 2026: 3.7 miliardë dollarë

Veprimi i çmimit: Aksionet e DWAC kanë rënë me 9,89% në 54,31 dollarë të premten në publikim.

Aksioni ka qenë shumë i luhatshëm, që nga shpallja e bashkimit dhe investitorët, duhet të jenë të vetëdijshëm, se bursat janë mbyllur më 21 shkurt 2022, për shkak të festës. (Chris Katje, Staff Writer të Benzinga)

TRUTH Social – Një zë i fortë për konservatorët botërorë

Forcat politike dhe shoqërore konservatore të djathta kudo në botë, permes TRUE – T, ose sikurse njihet Trump Media & Technology Group,  do të kenë mundsi të shprehin fjalën e tyre të lire, të botojnë lajme, dokumente, video, të cilat i janë mohuar (censuruar) apo delete (fshirë) nga rrjetet sociale komuniste Facebook, Twitter, Youtube, Google, etj., për të fshehur në publik të vërtetën, dhe korrupsionin galopant të forcave të majta komuniste dhe socialiste kudo në botë, ku ata drejtojnë me gënjeshtra dhe korrupsion.

Edhe shqiptarët konservatorë do të gjejnë ne ketë rrejet të ri social atë që media dhe rrjetet sociale nuk u lejojnë t’i bëjnë publike, për të mirën e vendit dhe popullit të tyre. Grupe, indivd, parti, organizata shoqërore dhe politike, konservatore do të gjejnë tek TRUE – T (Trump Media & Technology Group),  një zë shprese në të gjithë botën. Kjo lidhet me faktin se deri në vitin 2026, ky rrjet social do të arrij shifrën mbi 3.2 bilion perdorues në të gjithë botën.

Fundi i Big Tech nga braktisja e amerikanëve

Pothuajse draastike janë të ardhurat e Big Media si CNN, The Ndew York Tiumes, Washingotn Post, etj., të cilat kanë pësuar rënie deri në 90%, duke bërë që ata të shkurtojnë personelin e tyre. Në këto humbje janë edhe Facebook dhe Twitter, të cilat nuk mbështeten nga populli amerikan, qysh kur ato vodhen dhe manipuluan zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor 2020.

Edhe sot Presidenti Trump gëzon mbështetjen më të lartë popullore në SHBA dhe një admirim të madh nga forcat konservatore botërore. Për disa vite mediat sociale luajtën një rol kyç në garën presidenciale të ish kandidatit konservator republikan Donald J. Trump për Shtëpinë e Bardhë (2016) dhe ishin mjeti i tij i preferuar i komunikimit popullor edhe kur arriti të behet President i 45-të i SHBA-së.

Një version i hershëm i sipërmarrjes së tij të fundit, TRUTH Social, do të jetë i hapur për mysafirët e ftuar muajin e ardhshëm (shkurt 2022) dhe do të ketë një përhapje mbarëkombëtare dhe botërore të madhe, brenda tre muajve të parë të vitit 2022, sipas një deklarate nga Trump Media & Technology Group (TMTG).

Ekipi i President Donald J. Trump, po bën një punë të madhe me këtë. Ai dëshiron të krijojë një platform, që rivalizon Twitter ose Facebook, e cila do të ketë sukses, sepse TRURH, është kundër censures, që po ushtron Big Tech (Facebook & Twitter) ndaj popullit amerikan.

Ajo që mund të jetë është një version më i suksesshëm i platformave të tjera të mediave sociale fjala e lire, si: Parler, GETTR, GAB.

TMTG, të cilën ai e drejton, synon gjithashtu të nisë një shërbim abonimi video, sipas kërkesës. TMTG tha se shërbimi i tij video-sipas kërkesës do të paraqiste programe argëtuese, lajme, podkaste dhe më shumë.

Njoftimi i zotit Trump vjen disa muaj pasi ish ndihmësi i tij Jason Miller lançoi një kompani tjetër të mediave sociale të quajtur GETTR.

Trump ruan një kontroll të fortë mbi partinë republikane. Ai ka lënë të kuptohet se do të kandidojë sërish në vitin 2024, por nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar. Ai e ka mbajtur profilin e tij edhe me mitingje publike.

The Chicago Tribune (1929) / 50 shqiptarë sjellin nuset e tyre në Shtetet e Bashkuara

0

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Janar 2022

“The Chicago Tribune” ka botuar, të premten e 25 marsit 1929, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me udhëtimin e çifteve të sapomartuara shqiptare drejt SHBA-ve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

 50 shqiptarë sjellin nuset e tyre në Shtetet e Bashkuara

Rezervoni udhëtimin në bordin e Leviathan-it që lundron nesër

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Pesëmbëdhjetë çifte të porsamartuara shqiptarësh kaluan dje përmes Parisit, rrugës për në Cherbourg, për të pritur anijen kyesore të SHBA-ve, Leviathan-in, që do të lundrojë të shtunën.

Ky është kontingjenti i parë i 50 çifteve të rinjsh nga Shqipëria që kanë rezervuar muajin e mjaltit për në Amerikë në anijen Leviathan. Ata u shoqëruan në Paris dhe Cherbourg nga agjenti i përgjithshëm i linjës në Tiranë, z. Andrea F. Krasniqi.

Të martuarit janë shtetas amerikanë që kanë emigruar nga Shqipëria disa vite më parë dhe janë të punësuar si tregatarë frutash, ushqimesh dhe tregtarë të vegjël në Boston dhe përreth.

Edhe pse kuota shqiptare prej 100 në vit plotësohet për 50 vitet e ardhshme, një vajzë që martohet me një shqiptar të amerikanizuar fiton të drejtën për vizë pa kuota dhe shmang rregullat e kuotave.

Tri nga nuset që lundrojnë të shtunën janë nuse “foto”. Të tjerat janë vajza që pritën dashuritë e tyre të fëmijërisë për t’u vendosur në biznes në Tokën e Re përpara se të martoheshin.

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),linku: https://www.darsiani.com/la-gazette/the-chicago-tribune-1929-50-shqiptare-sjellin-nuset-e-tyre-ne-shtetet-e-bashkuara/.

Sot, më 15 janar 2022, në ora 19:30 , Shqiptarët ta kujtojnë gjenocidin serb ndaj tyre, duke ndezur qirinj për nderim të viktimave

0

GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR
1200 Genève
E-Mail: info@kosovogenocide.com Online: www.kosovogenocide.com

Njoftim

Me rastin e ditës së përkujtimit të Gjenocidit në Kosovë, Qendra „Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur“ fton të gjithë shqiptarët që më 15 janar 2022 duke filluar nga ora 19:30 të bëjnë ndezjen e qirinjve në shenjë respekti e përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Kosovë.
Në sheshin „Skënderbeu“ në Prishtinë, aktivistët e Qendrës do të bëjnë ndezjen e qirinjve. Ftohen qytetarët e Prishtinës që të bashkëngjiten në këtë aktivitet.
Qytetarët e qyteteve tjera, me vetiniciativë mund ta bëjnë ndezjen e qirinjve në sheshin e qyteteve të tyre.
Ata që nuk kanë mundësi të dalin në shesh, këtë ta bëjnë në ballkonet apo dritaret e tyre.
Po ashtu, ftojmë të gjithë shqiptarët anekënd botës që në ora 19:30, sipas kohës së tyre lokale, ta bëjnë ndezjen e qirinjve në ballkone e dritare në nderim të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Lusim qytetarët që dalin në shesh që të kenë parasysh masat kundër pandemisë Covid-19 duke mbajtur distancën e duhur.


Përkujtimi i viktimave të Gjenocidit në Kosovë është më e pakta që ne duhet të bëjmë në rrugëtimin për ngadhënjimin e drejtësisë dhe ndëshkimin e krimit!
Me respekt për të gjitha viktimat dhe familjarët e tyre.
Qendra „Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

At Gjon Shllaku – Shqyptari, Frati, Shqypnija

0

At Gjon Shllaku

Nuk dijm shka duem, pse nuk duem shka dijm Jemi mësue me i a lanë Turkut t’Azis tanë fajin e gjendjes së mbrapambetun të jetës s’onë morale, politike ekonomike. Kemi arrsye, por deri diku. Kallxohet per nji tregtár se kohen e pushtimit të vendit t’onë prej fuqivet austro-hungare po i hika’i ditë në duqan nji oficier austriak, edhe nder tjera, raká fjala mbi gjendjen e Shqypnís. Nisëka me theksue aj oficieri i huej se sa poshte e mbrapa kishte mbetë ky vendi i ynë nder tana pikëpamjet perposë gjitha Shteteve tjera të Ballkanit. «Do t’a dijsh zotní, -i a pritëka tregtari – se âsht Turku qi per katerqind vjetë e má nuk na ká lanë me çue krye e me perparue» e kështu vijueka me i a êndë gjânë e gjatë vuejtjet e kombit t’onë nen zgjedhe e robnís otomane. «Åsht e vertetë gjithëshka thoni Ju – i paseka pergjegjë ndéjëshem aj oficieri i huej-por njat pelhurë marimange qi po shoh njatjè në skaj të murit a thue ndoshta Turku i Azis nuk të ká lânë me e hjekë prej andej?»> Vendi i ynë âsht mbushë me këso marimangash qi me pelhurë të veta e kan mbulue kryekëput shpirtin e shqyptarit e vijojn gjithnji me ende lirisht në trollin e Shqypnis të zgjueme per me xâně në rret të vetin mizat e pakrye.

Kishem me thânë prá se âsht zhduke aj Turku i Azis prej këndej e s’kemi të drejtë me e perdorë må si pretekst per të mblue moskujdesin e plozhtësin t’onë kundrejt këtyne njollëve qi kanë mbetë endè në shpirtin e kombit t’oné. Parolla e zgjimit âsht dhanë me kohë prej së Nalti: të këthehemi kahë Prendimi e të shkundemi prej pluhnit të Lindjes. Të gjitha Shtetet Ballkanike kanë pësue prej shpirtit të fligtë t’Orientit, por kan dijtë me kohë me u kurue e nuk i janë nenshtrue smundjes prâse të fatalizmit azjatik. Perparimi e zhdrivillimi i ndergjegjes komtare të tyne ká shkue parë me intensitetin e qindresës, të luftës e të kundershtimit qi diftuen këto Shtete, shpesh herë edhè tuj marrë masa krejtë t’egra e barbare, kundra mikrobit qi kerkote me depertue e me paralyzue jeten e karakterin e këtyne kombeve. Faktori kryesuer, i vetmi të thuesh, qi u dha këtyne Shteteve atë forcë qindrese, atë guxim heroik e atë zgjim ndiesish komtare e patriotike kje Kisha greke. Këjo kje qi u dha nji sherbim të pamasë kombeve të kështêna në Ballkan. Kėjo ká mbajtë e ruejtë hullít a se caqet, mbrenda të cillave kombet ballkanike kanë muejtë me vijue e me rrnue, këjo u ká dhanë perballë pushtuesit turk nji lloj kohezjonit e u ká premtue të ruejshin kujtimin e origjinave të veta e ndiesít kombtare.

Gjatë kater shekujsh Kisha orthodokse në Ballkan ka ruejtë patriotizmin e atdhedashtënín e kështênë e nen hieje të sajë âsht gatue në shekullin XVIII lëvisja e madhe prej së cilës kanë dalë n’agimin e shekullit XIX kombet e shkeluna e janë zgjue per pamvarësín e vet! «<Kështû në boten kristjane të nenshtrueme Islamit, Kisha luejti nji rrol esencjal: ajo kje arka shêjte, kû u ruejten me fén e kështênë, gjuha e tradisjoni helenik» shkruen mâ i famshmi byzantinolog i kohëve t’ona, Charles Diehl, per kontributin e Kishës greke-orthodokse në formimin e sentimentit e l’unjisimit nasjonal nder Shtete ballkanike. Por vendi i ynë, fenomen kurjoz, i u shtrue fatit per arrsye qi historjakët e kanë me detyrë me i shqyrtue mâ îmtë e këthelltë e erdh tuj u zbé në plozhtësin e vet sá mâ fort shkoi tui u infiltrue aj virus i prujtun i osmanllizmit.

Qindresa e parë erdhi tuj u fikë dalë-kadalë nder çarqe qi u shtruen shpirtnisht mentalitetit të pushtuesit. Shqypja shqyptare hiku, muer malet e bâni çerdhen e vet nder këto bjeshkë vigâne të verit prej kahë orë e ças pritëte diten me u lëshue fulikare mb’anmikun e vet të perjetëshem qi isht’ galucue shì në zêmbren e Atdheut. Shka kje qi e mbajti gjáll ketë ideal kombsije, me të cillin shqyptari nuk e mbate as nuk e thirrte vetin Turk, Grek, Serb a Italjan por fjeshtë Shqyptár!

Na të gjith e dijm kush kje, e dijm, por në nji mënyrë latente, thue se na vjen marre me e dishmue botnisht, ndoshta pse ndiejm në vetveti plasen a gollen e tradisjonit me kohen e kalueme! Këndej vjen qi kerkojm me rrêjtë vetin tuj projektue ndertime e tuj hartue ideologjí n’ajrí, të bazueme nder perftime imagjinasjonesh poetike e asnjanse, pallavrash qi nuk ngrohin e s’mund të kenë vlerë të njimendtë per me i dhanë nji drejtim perkatës njerit si njeri e shoqnís shtetnore e kombtare. S’ká gjâ mâ të merzitëshme per kêdo se atëherë kur kujtohet kush per veti se ká udhtue per nji kohë të gjatë jashta rruge të drejtë e me kênë i ngushtuem me e njohtë gabimin e vet tuj këthye dalë kah pika e të nisunit.

Njimend se âsht vështirë por âsht i vetmi mjet me i pështue rrmores fatale në të cillen mund të biej tuj udhtue në terr: me vû gishtat kah ká vû thêmrat e me ra <<xhades»>. Repulsjoni qi mundet me ndie udhëtari ndaj harmonín per sỹ të tij monotone të rrugës së drejtë, nuk e perligjë kurrsesi sentimentin aventurjer e kryeneçësín e tij me e lëshue kû do rasha mos u vrasha, shteg pá shteg, jashta rrugës së drejtë.

________

Gjon Shllaku (Shkodër27 korrik 1907 – 4 mars 1946) ka qenë frat françeskan, mësues, publicist, drejtor i të përkohshmes françeskane Hylli i Dritës, dhe me marrjen e pushtetit nga regjimi komunist qe një periudhë të shkurtër anëtar i Frontit Nacional-Çlirimtar, por më pas u dënua me pushkatim.

Libri i tij: Shqyptari, frati, Shqypnija