Kreu Blog Faqe 1427

Pashko Vasa për Pellazgët

0

Fahri Xharra, Gjakovë

Ne nuk jemi të veçantë. E duam vërtet vëndin tonë, por akoma më shumë duam të vërtetën dhe drejtësinë – thoshte Pashko Vasa. Cila ishte ajo e vërteta që e kërkonte Vaso Pashë Shkodrani ?
“Pellazgët, që zbritën të parët nga deti në stere, në tokat e Greqisë së sotme, kishin sjellë me vete dhe kultin e një feje fare primitive .Historianët e lashtë, i pari Herodoti, njoftojnë se pellazgët u bënin perëndive lloj-lloj flijimesh, porse nuk e kishin zakon t’u vinin emra të
posaçëm; ata nuk kishin hyjni të materializuara, idhuj të bërë nga dora e njeriut; adhuronin natyrën me dukuritë e saj mirëbërëse. Prandaj teogonia e tyre që më së fundi u përqafua e ndofta u përsos nga grekët, nuk ishte veçse fryt i vrojtimeve të lëvizjeve fizike të natyrës, të vazhdimësisë së kohës, të marrëdhënies së elementeve; me një fjalë ajo nuk ishte veçse një
seri rrjedhimesh logjike ose më mirë, një shpjegim fare primitiv i sistemit të botës, pemët e para të punës mendore të njerëzve në lëmin e filozofisë “ -shkruante Vaso Pasha me 1879 në “ Albanien und die Albanesen: eine historisch-kritische studie “
Edhe pse Johan fon Han, studiuesi i pare i kohës sonë, që i përcaktoi shqiptarët e sotëm si pasardhës të pellazgëve i cili i vazhdoi kërkimet e veta historike e gjuhësore gjatë 40 vjetëve (shërbeu si konsull i Austrisë në Janinë). por edhe Jeronim De Rada poeti dhe studiuesi arbëresh, mbrojti të njëjtën tezë, toponimet pellazge mund të shpjegohen vetëm nëpërmjet
gjuhës shqipe. Kur Kongresi i Berlinit e mohoi legjitimitetin e Shqipërisë, Pashko Vasa e mbështeti këtë argument, duke botuar në Paris dhe në Berlin, në gjuhen frënge dhe shqipe, veprën e tije të njohur “E vërteta për shqipërinë dhe shqipëtarët”.
“Çështja e prejardhjes së shqiptarëve nuk është vetëm një çështje e shqiptarëve, por ajo është një çështje e të gjithë rajonit ballkanik, pasi integrimi evropian mbi të cilin ne kërkojmë të aderojmë gjatë viteve të fundit, kërkon mbi të gjitha një aderim së pari kulturor dhe së
dyti vlerash e arritjesh të përbashkëta. Homo pelasgus, si një “stërgjysh” i përbashkët i shqiptarëve dhe thrakasve ashtu siç thonë autorët antik, prej poemave të Homerit e gjer tek Herodoti, Hesiodi e Straboni, vërtet nuk ka të bëj me grekët e lashtë, por i vënë përball një të vërtete të madhe, asaj të së vërtetës shkencore, duhet të zhvishet nga mitet e legjendat nacionaliste dhe të studiohet si pjesë e shkencës. (shkruan Bledar KOMINI )
Pra : “Pellazgët, që zbritën të parët nga deti në stere, në tokat e Greqisë së sotme, kishin sjellë me vete dhe kultin e një feje fare primitive. Historianët e lashtë, i pari Herodoti, njoftojnë se pellazgët u bënin perëndive lloj-lloj flijimesh, porse nuk e kishin zakon t’u vinin
emra të posaçëm; ata nuk kishin hyjni të materializuara, idhuj të bërë nga dora e njeriut; adhuronin natyrën me dukuritë e saj mirëbërëse. Prandaj teogonia e tyre që më së fundi u përqafua e ndofta u përsos nga grekët, nuk ishte veçse fryt i vrojtimeve të lëvizjeve fizike të
natyrës, të vazhdimësisë së kohës, të marrëdhënies së elementeve; me një fjalë ajo nuk ishte veçse një seri rrjedhimesh logjike ose më mirë, një shpjegim fare primitiv i sistemit të botës, pemët e para të punës mendore të njerëzve në lëmin e filozofisë.” ( P.Vasa )
Pashko Vasa vuri në dukje se, kur njerëzit janë të detyruar të shpërngulen, ata i emërtojnë vendet e reja sipas atyre të vjetrave, të cilat u duhej t’i braktisnin. Kështu, emri i lashtë i Maqedonisë ishte Emathia (shqip: e madhja) dhe pellazgët, të detyruar të shpërngulen në drejtim të trevave të sotme shqiptare, e emërtuan krahinën malore Matia ose Mat. Virgjili
pohon se heronjtë e mundur të Trojës bënë të njëjtën gjë kur u shpërngulën në Butrint; po kështu edhe arbëreshët kur mbërritën në Italinë e Jugut. Studiuesi J.Thomopullos radhiti një numër emërtimesh të tilla dhe, veç kësaj, tregoi se si fjalët etruske kishin të njëjtën rrënjë me përgjegjëset e tyre në shqip.
Zevsi bashkohet me Metis-in, Μήτις, zgjuarësinë, mendimin. Fjala Ment në gjuhën shqipe ka kuptim zgjuarsi, mendim. Grekët i kanë hequr n kësaj fjale dhe duke i shtuar pjesëzën e tyre – is kanë sajuar Metis. Mirëpo nga ky bashkim, pikërisht Zevsi Jupiteri lind Athenane Αθήνα (Minerva); por kjo lindje bëhet në kokën e Jupiterit, në selinë e zgjuarsisë, dhe jep Athenanë ose Athenën (Minervën) grekët nuk ruanin asnjë kujtim nga gjuha pellazgjike, kurrë nuk kanë mundur t’i japin një kuptim racional fjalës Athena; ata u kufizuan në hipoteza të thjeshta në të kundërtën gjuha shqipe na jep një shpjegim shumë të qartë e shumë bindës. Thane dhe thënë në gjuhën shqipe kanë kuptimin e foljes them. E thana dhe e thëna është të folurit;
Athena pra është fjala e perëndisë, po ajo fjalë që e gjejmë në të gjitha fetë të vjetrat dhe modernet, të coluri e Zotit të pellazgëve, që ka dalë nga Zeusi- forca, fuqia, dhe nga Metis- zgjuarsia e mendja. Rea në gjuhën shqipe do të thotë: re, qiell. (Marrë nga libri E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët i autorit Pashko Vasa )
Homo pelasgus, si një “stërgjysh” i përbashkët i shqiptarëve dhe thrakasve na vë përball një të vërtete të madhe, asaj të së vërtetës shkencore, e cila duhet të zhvishet nga mitet e legjendat nacionaliste dhe të studiohet si pjesë e shkencës.

Më 01.03.17

Tito, Enveri dhe Demokracia 

3
Prof. Bajram Binaku, Pejë
Ishin ditët, jo të kollajshme edhe gjatë epokës se “shendrritshme” të Mahmit Bakallit. Kosova mbase, kishte arritur një nivel më të lartë si autonomi politike e territoriale, prap ishte vendi i vetëm në ish Jugvgosllavi, më i shtypuri dhe më i përsekutuari. Atë kohë Kosova ishte komuniteti më i madh numerikisht, pas serbëve e kroatëve, por, qe nuk gëzonte statusin e kombit e as ate të republikës, sikur qe kishin gjashtë republikat tjera jugosllave.
 Burgjet mbusheshin përditë e me shumë, me shqiptarë, sidomos pas demonstratave të 81-shit.
Një fond i krijuar për zhvillimin ekonomik të viseve të pazhvilluara, do ti zente frymen zhvillimit politik, me represalje, përndjekje, burgosje  e në disa raste edhe vrasje në burgje.
Një aparat i ndërthurur mirë mes, shqiptarëve dhe serbëve, përmes interesit, kumbarisë, shoqërisë e tradhëtisë, mbanin një popull të shtypur për interesa serbe e jugosllave. Universiteti i Prishtinës po shkollonte kuadra, por jo të gjitha patriotike; një shumicë rrjedhte bash nga brumi i bashkëpunëtorëve të sistemit titistë. Të tillët kishin privilegje në punë, pozita e benificione tjera. Për këtë strukturë njerëzish, të vjetër e të rinj, të shkolluar e të pa shkolluar, për miqë e jarana, serbë e jugosllave,Tito ishte babë e nënë, ishte shok e mik, ishte Krisht e Muhamet. Për këtë pjesë, ideologjia e tyre ishte: “Je me Titën, je për bashkim–vëllazërin, je për Jugosllavi, je kundër Enver Hoxhës e Shqipërisë, pra je taman njeri”.
Kështu u krijue miti i pa qenë për Titën.
Në një takim rasti me një jurist, vendas, shqipfolës, qe ka punue në komunën e Istogut, para e pas lufte, me pati kërcënue, lidhur me një deklaratë kundër Titës, pas demonstratave.
Edhe parolla e pas vdekjes se Titës”pas titos Tito”, ishte e shumë përsëritshme tek sejcili titist shqiptar!
Miku e kolegu im, Ali Hasku, rahovecian, veç qe kishte thënë “hiqmu tij se veç sherr i kemi pa”një musafir, ishte çue nga shtepia e tij, kishte lënë meze e raki dhe e kishte lajmerue milicinë. Për gjysëm ore ishte arrestue dhe kishte mbajtë 30 ditë burg.
Pra në një ambient privat nuk kishte mujtë me u shprehë lirshem, profesori.
Këto fakte, qe janë si një pikë ujë në oqean i ceka, qe gjeneratat e reja ti kuptojnë gjyshërit e prindërit, se sa kanë hequr në sistemin titistë, apo se sa ishin të zhytur në baltën e atij sistemi.
Prandaj, gjithë ata, qe Titën e mbajtën për shumë vite në “badifokët” e tyre, sot kundershtojnë Enverin. Kundërshtojnë gjithë ato gjenerata, qe i gëzoheshin shtetit të tyre, pavarësisë se Shqipërisë e udhëheqësit Enver. Kundërshtojnë mijëra të rinj e të reja, qe kishin kaluar vite nëpër kazamatet jugosllave. Kundërshtojnë gjithë ata, qe u përjashtuen nga puna, u persekutuan dhe u burgosen.
Këta “enveristë” të kohës se Titos i futën fitilin Jugosllavisë, ua prishen bashkim-vëllazërimin, kumbarinë e shoqërinë me serbë e jugosllavë, gjithë atyre shqiptarëve të shitur e tradhltarë.
 Enver Hoxha u kishte shtirë frikën jugosllavëve, me ushtri, armatim, bunkerë e disciplinë!
Disa herë jugosllavët kishin derguar misione ushtarake në Shqipëri, për ta destabilizuar apo pushtuar, por ishin kapur në momentin e zbarkimit nga sigurimi shqiptar.
Pra, ne, gjithë ajo armatë, qe kemi kundërshtuar Titën e kemi madhëruar Enverin, sepse ai ishte i frikshëm edhe për jugosllavë.
Shqipëria ishte një kafshatë e vogël për Jugosllavinë, po të mos kishte një udhëheqje vizionare trime e të aftë për çfardo kundërvënie, qoftë ushtarake qoftë politike ekonomike e sociale.
Edhe sot kemi kritika drejtuar “enveristëve”, nga pasardhësit e ideve sllavo-titiste. Disa thonë, se enveristët janë komuniste, dikush, janë të kuq e të tjerët thonë, janë prorus e proserbë. Në fakt, janë vet ata komunistë, qe ushqyen Jugosllavinë e Titën, duke shtypur shumë shqiptarë, në emër të bashkim vëllazërimit dhe vazhdojnë akoma. Unë u them distancohuni, distancohuni nga Tita e bashkim-vëllazërimi me serbë. Unë e dij, qe këtë gjë nuk do ta bëni, sepse vet ishit titistë, ishit të shitur.
Pastaj kritikoni “enveristët” e shpifur nga ju dhe patronët tuaj sllavë. Ju, qe keni sulmuar edhe UÇK-në, ndërsa sot shtireni patriotë, kundërshtoni të arriturat e shqiptarëve dhe Shqipërisë, pas luftës se dytë botërore, ku ajo u radhit me shtetet antifashiste, hiqni titizmin nga memorja juaj dhe nostalgjinë për një sistem shtypës e okupues, kontrolloni badifokët,mos u ka mbetë fotoja e Titës aty, pastaj sulmoni, ke të doni.

Mjaft është mjaft –apo “mos i hani paret e krajlit se shenjë të zezë po i leni djalit!”

0

Nue Oroshi, Kiel, Gjermani 

Kohëve të fundit një pjesë e analistave, gazetarëve ,pronar mediash të cilët janë të lidhur kryesisht rreth vijës Sorosiane në Kosovë,mjaftë shpesh i kanë kryer vizitat e tyre në kryeqytetin e shtetit terrorist serb, në Beograd ku me shekuj janë planifikuar elaboratët famkeqe për vrasjen,dëbimin dhe shkatërrimin e qënies shqiptare.

Këta djem të rinj e disa më të vjetër, që rrjedhin shumica prej familjeve komuniste dhe shumë prej tyre edhe familjeve që bashkëpunonin haptas me Beogradin kanë filluar me një përkushtim të madh dhe më një besnikëri të përjetshme duke i zbatuar amanetët e baballarëve të tyre për ti shërbyer serish Beogradit dhe të shkatrrojnë shqiptarinë.

Këta baballarë të tyre që i kanë rritur këta femijë të proletarizmit jugosllav me lugë të arit,të cilët asesi nuk po e gjejnë qetësinë në shtetin e Kosovës dhe në rrugën e re të atdhetarizmës shqiptare, bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të përbashkët.Shtrohet pyetja se çka kërkojnë këta kapuqizinj modern në qytetët e Serbisë duke marrur pjesë nëpër konferenca të ndryshme që si duket janë vetëm si mbulesa për ta arsyetuar vetvetën por në anën tjetër janë duke e kryer vazhdimësinë e spiunimit të baballarëve të tyre.

Pse duhet të shkohët në Beograd,Nish,Novi Sad apo qytetet tjera të Serbisë kur në krye të Serbisë qëndron Ministri i Millosheviçit krimineli Vuçiç ndaj të cilit për 22 vjet Institucionet e Shtetit të Kosovës nuk e kanë ngritur asnjë padi për gjenocid dhe qe duhet ngritur patjeter?Pse duhet të shkojnë këta gazetar,analist, pronar mediash nga Kosova në shtetin e Serbisë kur ende ky shtet nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, por edhe për krimet shekullore që nga viti 1912- e deri më sot?

Kur lexon dhe shikon studimet e shumë autorëve për krimet serbe që do t´i botoj shumë shpejt Shoqata ‘‘Trojet e Arbrit‘‘ të rrëqethët trupi dhe nuk mund t´i ndalësh të dridhurat.Pse duhet të udhëtojnë në Serbi gazetarët,analistat e pronarët e mediave ku Serbia asnjëherë nuk e ka ndalur luftën politike kundër shtetit të Kosovës,nuk ka kërkuar falje për krimet, dhe nuk i ka kthyer me mijera të vrarë e të zhdukur në mesin e të cilëve hyn edhe atdhetari Ukshin Hoti?

Si është e mundur që disa pronar mediash të fitojnë milionat në një kohë shumë të shkurtër kur dihet se pa pasur burime financiare është e vështirë të mbahet një gazetë e mos të flitët për një televizion qendror?Kapuqzinj modern kuptojeni njëherë e përgjithmonë se kullotja në grazhdin e gabuar antikombëtar i shkakton deme shqiptarizmës.

Deri kur duhet që shqiptaria të duron familje të tilla që brez pas brezi kanë qenë dhe mbetën në shërbim të shkaut.Këta të rinj janë duke e dërguar deri në pakufi fjalët e pushtuesve serb që përdoren për shqiptarët që bashkëpunonin me Serbi në dem të shqiptarisë.Ata tipave të tillë iu thonin:“Sa ka në Kosovë djem të rij-që ju hjeshon krajli me kapuqa të zij-ju jep pas veti ka një allti-vllazniv t´juj me ju bë hafi-do ta sundojmë këtë shqiptari “.

Në këtë prizem institucionet shtetërore,pozitë dhe opozitë duhet të punojnë me një përkushtim që t´iu ndalet hovi personave që janë duke e vazhduar bashkëpunimin me Serbinë në dem të shtetit të Kosovës dhe personave që rrjedhin nga këto familje mos t´iu ipet mundësia të jenë në institucione shtetërore në pozitë apo opozitë, në legjislativ apo në egzekutiv.Ky bashkëpunim i këtyre personave me Beogradin po vjen si fryt i mosndeshkueshmerisë se baballarve të tyre nga shqiptarët atdhetar.Mjaft është mjaft.Nuk shkon gjithmonë kungulli mbi ujë.Ai do të fundoset gjithsesi.Por deri sa të fundoset po i shkaktohen deme të mëdha shqiptarizmës.

Parlamentarizmi shqiptar në Mal të Zi (1990 – 2020)

0


Nail Draga, Ulqin

Periudha tridhjetëvjeçare në lidhje me skenën politike në Mal të Zi(1990-2020), përkatësisht parlamentarizmin është e mjaftueshme për analiza e përfundime për zgjedhjet parlamentare, pjesëmarrjen e partive politike, pozitën, opozitën e sidomos partitë politike të pjesëtarëve të popujve pakicë. Janë pikërisht këta parti të cilat kanë luajtur rol të rëndësishëm në demokratizimin e skenës politike në këtë mjedis multinacional e multikulturor. Në veçanti do të trajtohen modelet e sistemëve zgjedhore të cilat janë miratuar sipas shijës së shumicës parlamentare, duke mos përfillur vërejtjet dhe propozimet nga partitë politike të popujve pakicë. Dhe nga një qendrim i tillë dëshmon se kemi të bëjmë me një mjedis të pakonsoliduar, çështje e cila mbetet gjithnjë e hapur për të gjetur zgjidhje të pranueshme për të gjithë. Në këtë aspekt do të trajtohet pjesëmarrja e shqiptarëve në jetën parlamentare në Mal të Zi sipas pesë modeleve zgjedhore, përkatësisht sfidat e tyre në skenën politike në favor të barazisë qytetare e nacionale në këtë mjedis multinacional, sipas standardëve ndërkombëtare. Po ashtu jepen edhe propozime për modelin zgjedhor që do të ishte ma i përshtatshëm dhe i pranueshëm për shqiptarët, përkatësisht përfaqësimin e tyre autentik në Mal të Zi.
Nga monizmi në pluralizëm
Për ta pasë të qartë këtë periudhë tridhjetëvjeçare e kemi ndarë në tre faza të cilat kanë veçoritë e veta, në sajë të ngjarjeve politike të cilat kanë qenë me ndikim në Mal të Zi. Kemi të bëjmë me kohën e shkatërrimit të shtetit të ish-Jugosllavisë, formimin e bashkësisë së re shtetërore RFJ e përbërë nga Serbia e Mali i Zi dhe së fundit me pavarësinë e Malit të Zi, në sajë të refrendumit të mbajtur me 21 maj 2006. Nga ajo kohë e deri më tash proceset politike në Mal të Zi dëshmojnë se kemi të bëjmë me një mjedis të pa konsoliduar, sepse qytetarët të cilit ishin kundër pavarësisë se Malit të Zi, vazhdojnë me qasjen e tyre, që është dëshmuar në mënyrë praktike disa herë deri më tash, dhe së fundit në zgjedhjet parlamentare(30.8.2020).

1.Faza e parë(1990-1997)

Kjo fazë ka të bëjë me kohën posmoniste e cila në sajë të papërvojës në shumë aspekte i ngjasonte kohës së monizmit. Dhe nuk kishte si të ishte ndryshe sepse në pushtet e qeverisje ishin ata që ishin më parë, ndonëse deklaroheshin të moderuar të paktën në retorikën e përdorur, duke mos reflektuar se kemi të bëjmë ne demokracinë pluraliste.
Në këtë kohë kishim në praktikë dukuritë paradoksale, sepse të gjithë ata të cilët deklaroheshin së janë për pavarësinë e Malit të Zi cilësoheshin si armiq(!) ku bënin pjesë pjesëtarët e popujve pakicë(pakicat kombëtare) kryesisht shqiptarët e boshnjakët, e nga ata malazias ishin anëtarët e Partisë Liberale të Malit të Zi(LSCG). Një qendrim i tillë nga ana e pushtetit ishte dëshmi se ata ishin në mbeshtetje të politikës serbomadhe, ku bënte pjesë partia e DPS-it si dhe të gjitha partitë tjera serbe e proserbe në Mal të Zi.
Në këtë kohë me shpalljën e pavarësisë së Sllovenisë e Kroacisë me 25.6.1991 përfundoj së ekzistuari shteti i ish-Jugosllavisë.Deri në prill të vitit 1992 edhe dy republikat tjera Bosna e Hercegovina dhe Maqedonia kanë miratuar deklaratën për pavarësi, duke lënë në federatë vetëm Serbinë dhe Malin e Zi. Në lidhje me këtë çështje në Mal të Zi është mbajtur referendumi me 1 mars 1992, për të përfillur disponimin e qytetarëve se a janë së bashku me Serbinë për të formuar shtetin me emrin Republika Federative e Jugosëlavisë. Dhe pas një referendumi të tillë i cili ishte për një shtet të përbashkët me Serbinë, me me 27 prill 1992 formuan Republikën Federative të Jugosllavisë(RFJ). Në këtë krijesë shtetërore ishte edhe Vojvodina dhe Kosova, me status pothuaj kolonial, në sajë të eliminimit të autonomisë në vitin 1989.
Në aspektin politik partia kryesore(DPS) deri në vitin 1997 ishte unike në të njëjtin kurs politik sikurse partia e S.Millosheviqit në Serbi. Por, në këtë vit ndodhi distancimi nga politika e tillë nga ana e M.Gjukanoviqit, që ndikoj në ndarjën e kësaj partie(DPS) në dy pjesë ate promalazeze e disatncuar nga politika serbe në Beograd dhe partia tjetër(SNP) që ishte mbeshtetëse e politikës serbe në Beograd. Një ndarje e tillë ishte në favor të rrjedhave dhe të skenës politike në Mal të Zi, duke eliminuar monopolin e një partie politike, sikurse në monizëm. Kjo periudhë kohore veçohej me krizë ekonomike dhe inflacionin të panjohur deri më tash në prëmasa botërore. Nga një situatë e tillë dhe rrezhanave shoqërore dhe mbeshtetjës ushtarake të politikës serbe nga ana e pushtetit të Malit të Zi, një numër i konsideruar i shqiptarëve emigruan në botën e jashtme. Ishte ky vazhdimi i një pastrimi i heshtur etnik, që ndikoj në rënin e numrit të popullsisë shqipre si dhe shpopullimin e vendbanimeve të tyre.
Në sajë dekompozimit politik të partisë–shtet(DPS), në vitin vijues u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe u formu qeveria e re me pjesëmarrjën e përfaqësuesve të popujve pakicë(shqiptarët e boshnjakët).

2. Faza e dytë(1998-2005)

Kemi të bëjmë me një periudhë dinamike, sepse gjatë kësaj kohe në Mal të Zi kemi qeverinë pluraliste sepse për të parën herë marrin pjesë partitë politike të popujve pakicë duke ndikuar në avancimin e pozitës dhe statusit të tyre. Enkas në lidhje me këtë çështje u formu Ministria e popujve pakicë dhe të drejtave të njeriut e cila fillimisht dhe kryesisht është udhëhequr nga shqiptarët. Në këtë kohë kemi edhe ngjarjët rreth Kosovës dhe shpërthimi i luftës aty nga piushteti neofashit serb i S.Millosheviqit. Duke filluar nga shtatori 1998 e deri në qershor 1999, kur përfundoi lufta në Kosovë me ndërhyrjen e NATO-s, në Mal të Zi janë strehuar rreth 80.000 refugjatë nga Kosova, të cilët kanë qendruar këtu nga Rozhaja në veri e Ulqini në jug, të cilët një pjesë e madhe e tyre më pas janë vendosur në vende të ndryshme të botës.
Po ashtu duhet cekur se në këtë kohë ndryshoi edhe statusi shtetëror nga RFJ në Bashkësia Shtetërore Serbia e Mali i Zi(4.2.2003). Emërtimi i bashkësisë shtetërore nga dy ish republikat ishte sinjal i mjaftueshëm për të kuptuar së në Mal të Zi ndjenja e pavarësisë ishte në rritje, ndërsa mbajtja e referendumit për pavarësi ishte bërë temë dominuese të qytetarët në Mal të Zi.

3. Faza e tretë(2006-2020)

Në sajë të Deklaratës kushtetuese të Bashkësisë Shtetërore Serbia e Mali i Zi të miratuar me 4.2.2003, ku së cili shtet mund të kërkojë pavarësinë përmes referendumit, dëshmon se në këtë shtet së shpejti do të kemi ndryshime konstitucionale.. Pikërisht duke marrë parasysh këtë mundësi dhe disponimin e qytetarëve u bënë përgatitjet për mbajtjën e referendumit për Pavarësinë e Malit të Zi që është mbajtur me 21.5.2006. Në sajë të rezultatëve të referendumit ku për pavarësi janë deklaruar 55.5% e qytetarëve, ndërsa kundër ishin 44.5% e tyre. Kemi të bëjmë me ndarje të qytetarëve në dy blloqe politike, pro malazias e pro serb dukuri kjo që është e pranishme .edhe në vitët në vijim.
Në referendumin për pavarësinë e Malit të Zi rolin vendimtar e kanë pasur popujt pakicë, shqiptarët e boshnjakët, sepse pa mbeshtetjën e tyre nuk do të realizohej pavarësia nga Serbia. Mali i Zi e shpalli pavarësinë me 3.6.2006, ndërsa edhe Serbia e shpalli me 5.6.2006, ku mori fund Bashkësia Shtetërore Serbia e Mali i Zi.
Në vitin 2007, Kuvendi i Malit të Zi miratoi Kushtetutën e cila është e para në shtetin e pavarur, ndërsa në aspektin e mbrojtjës pranohet në NATO(5.6.2017).
Në këtë periudhë kohore pas pavarësisë ndarjës politike në Mal të Zi kanë mbetur konstante, që është dëshmuar përmes zgjedhjeve lokale e atyre parlamentare, duke dëshmuar se kemi të bëjmë me një mjedis të pakonsoliduar politikisht. Zgjedhjet parlamentare të mbajtura me 30.8.2020, pas tre dekadave të udhëheqjës së pushtetit nga ana e DPS-it në koalicion më parti tjera, kësaj here opozita ia arriti qellimit duke arritur fitore në zgjedhje. Kemi të bëjmë me një koalicion heterogjen i përbërë nga shumë parti politike ide dhe programe të ndryshme, të cilat i ka bashkuar energjia për të larguar nga skena politike pushtetin e DPS-it që ishte vazhdimësi e monizmit edhe në pluralizëm si në asnjë vend tjetër ne ish kampit socialist në Evropën Juglindore. Se si do të funksionojë pushteti i ri përkatësiht qeverisja e re a do të ofrojë risi apo do të jetë identike si pushteti i mëparshëm mbetët të shihet në të ardhmën.

(Pjesë nga kumtesa e paraqitur në Konferencën shkencore “Pluralizmi dhe shqiptarët ndër vite” në organizim të Fakultetit Filozofik të UP, mbajtur në Prizren më 10.6.2021

JO referendumit serb në Kosovë!

0

Florim Zeqa 

Kosova në asnjë rrethanë nuk duhet të lejojë që Serbia të mbajë referendum kushtetues në Kosovë, për faktin se referendumi kushtetues i Serbisë nënkupton ushtrimin e sovranitetit shtetëror në vendin tonë. Referendumi i Serbisë në Kosovë është atak i drejtëpërdrejtë politik ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë.

Nga shpallja e pavarësisë së Kosovës së 17 shkurtit 2008 e këndej, Serbisë në vazhdimësi, nga secila qeveri i është mundësuar mbajtja e zgjedhjeve nacionale në Kosovë, por e njëjta e drejtë iu është mohuar shqiptarëve të Luginës që të votojnë për zgjedhjet nacionale në Kosovë!

Si pasojë e këtyre lëshimeve, sot shteti serb provokon edhe me mbajtje të Referendumit (anti) kushtetues në shtetin tonë!

Mbështetur në “praktikat” e mëparshme të mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë, shtetet e QUINT-it i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës për lejimin e organizimit të procesit të votimit në përputhje me “praktikën” e mëhershme!

Pas mbështetjes së referendumit, gjegjësisht agresionit politik serb nga shtetet e QUINT-it, Qeveria dhe populli i Kosovës ndodhet para një sfide të madhe!

Referendumin e shtetit serb në Kosovë fillimisht e mbështeti përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borelli, pastaj Shtetet e QUINT-it (Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara) dhe Bashkimi Evropian, të cilat i kanë bëre thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në referendumin e Serbisë!

Na mbetët të shpresojmë që Institucionet e Republikës së Kosovës, përkatësisht kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe kryeparlamentari Konjufca edhe përkundër presionit ndërkombëtar nuk do të lëkunden nga qëndrimet për mos lejimin e organizimit të referendumit të Serbisë në Kosovë.

Hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Kosovës, përveçse poshtërim të institucioneve tona shtetërore, përbën shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, si dhe praktikave ndërkombëtare.

Kushtetuta e Kosovës, ligjet e aplikueshme në Kosovë si dhe e drejta ndërkombëtare dhe praktika ndërkombëtare nuk e njohin të drejtën e një shteti për të realizuar referendum në territorin sovran të një shteti tjetër.

Një akt i tillë eventual paraqet shkelje e integritetit territorial nga ana e Serbisë në raport me shtetin e pavarur e sovran të Kosovës, të njohur nga shumica e vendeve demokratike anekënd botës dhe vulosur nga GJND-ja!

Meqë është kështu, pse u dashka ne të lejojmë mbajtjen e referendumit të një shteti tjetër brenda territorit të shtetit tonë?!

Arsye shtesë për moslejimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë është fakti tjetër i pamohueshëm dhe pakontestueshëm nga bashksia ndërkombëtare, se në Kushtetutën e shtetit të njohur ndërkombëtarisht nuk permendet fare Reeferendumi si instrument demokratik, prandaj si i tillë është antiligjor dhe antikushtutes.

Motivet e Serbisë për mbajtje të referendumit në Kosovë janë puro politike, për këtë arsye ajo insiston që t’i hapë vendvotimet në Kosovë, sepse e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj. Prandaj dëshiron që përmes referendumit të dëshmoj në praktikë ushtrimin e sovranitetit të saj mbi Kosovën.

Vërtetë është për keqardhje qëndrimi i shteteve të Quint-it. Në vend që t’i parandalojnë veprimet e vazhdueshme të Serbisë në minimin e sovranitetit, integritetit territorial dhe shtetësisë së Kosovës ato po e bëjnë të kundërtën!

Tani kur është në pyetje sovraniteti dhe integriteti i shtetit tonë nuk ka ndarje partiake, nuk ka ndarje pozitë-opozitë, por duhet të bëhen bashkë të gjitha partitë parlamentare për t’i thënë JO referendumit serb në Kosovë.

Pavarësisht presionit të paparë ndërkombëtarë në përkrahje të referendumit (invazionit politik) serb, kësaj radhe nuk goxojmë të tërhiqemi nga qëndrimet e përbashkëta për mosmbajtje të referendumit një etnik (serb) në shtetin multietnik.

Me unitetin tonë duhet ta bindim bashkësinë ndërkombëtare se jemi të vendosur në mbrojtjen e interesave shtetërore dhe të drejtës natyrore për të qenë të lirë dhe të pavarur.

Kalimi me sukses i kësaj sprove politike nga institucionet shtetërore dhe partitë politike, do t’i detyrojë zyrtarët perëndimorë që të ndërrojnë çasjen ndaj zhvillimeve të mëpastajme politike, për faktin se ky mund të jetë një eksperiment i planifikuar i ndërkombëtarëve për ta testuar vendosmërinë dhe përkushtimin tonë në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit me legjitimitet ndërkombëtar.

U bëjë thirrje të zgjedhurve të popullit pa dallime partiake, që në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovëe të ngrisin zërin të gjithë kundër referendumit serb, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit të tyre.

Prandaj, jo vetëm përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, deputetët, liderët partiakë dhe politikanët, por të gjithë njëzëri duhet t’i themi JO referendumit serb në Kosovë!

Rikujtesë me shkas në 30 vjetorin e themelimit të Qeverisë komunale në Rahovec

0

Hamzë Morina, Rahovec

Rahoveci 3 Dekada më parë:

  1. Koha e ndryshimeve të mëdha dhe përpjekjet për Liri, Pavarësi e Demokraci

Ngrehina e Versajes, fillimisht si Mbretëri e SKS, e ndërtuar për të plotësuar huqet sllave dhe për të përmbushur apetitet ruse në Ballkan, gjatë viteve të 90 ta të shekullit të kaluar kishte filluar të jipte shpirt. Në Jugosllavinë e kësaj kohe nuk e ndjenin më veten mirë as kroatët e sllovenët që ishin pjesë e kësaj kontrate nga viti 1918, pasi hegjemonizmi serb po ngriste krye si gjarpër helmues. E si ta ndienin veten shqiptarët dhe te tjerët që ishin të diskriminuar në pozitën me poshtëruese, veçmas shqiptarët?! Ata nuk ishin pajtuar asnjëherë me këtë ngrehinë dhe kishin rezistuar në forma të ndryshme në të gjitha kohërat, si në kohen e  kësaj mbretërie ashtu dhe në Jugosllavinë e re të Titos, pasi ndaj tyre ishin përdorur metodat më të egra gjenocidale, tashmë me plan dhe Elaborate shtetërore si ai i Cubrilloviqit,  Andriqit, etj. Për fat të keq metoda të shpopullimit ishin aplikuar edhe më heret që nga vitet e Krizës lindore atëherë kur u bë zhvendosja e tërë popullates dhe zhbërja nga trojet etnike – Sanxhaku i Nishit, pra që nga Kongresi i Berlinit.

Rezhimi i Titos dhe komunistëve, anipse kishte ardhur me premtime për barazi menjëherë pas Luftës së dytë botërore, shqiptarëve nuk u kishte sjellë asgjë të mirë, anipse ligjet këtë nuk ua kontestonin. Përpjekjet për liri nuk do të ndalen asnjëherë. Por këto përpjekje do të shkatrrohen që në embrion nga klikat serbe nën udhëheqjen ish komuniste të RSFJ. Kërkesat për pavarësi s paten sukses as pas luftës kur në Prizren u aneksua teritori shqiptar i Kosovës edhe përkunder Marrveshjes komuniste të mbajtur në Bujan  të Shqipërisë, ku qe vendosur që secili pas lufte do të jetonte në shtëpinë e vet dhe secilit komb t i plotsohen të drejtat nacionale, pasi edhe vet lufta kishte synimin e tillë si Luftë nacionalçlirimtare dhe Kosova do t i bashkohej Shqipërisë. Aspiratat e shqiptarëve të Kosovës i shuan me gjak në Drenicën e Shaban Polluzhës dhe në persekutimin e nacionalizmit shqiptar në të dy anët e kufirit shqiptaro – shqiptarë, pasi ideologjia komuniste s njifte as komb as Atdhe. Këto aspirata u luftuan pa mëshirë edhe në përpjekjet e mëvonshme  të Demostratave te vitit 1968 dhe në ato te vitit 1981 kur kërkohej barazi me të tjerët në ish Jugosllavi. Si duket pritej të përfundonte detanti i Luftës së ftohtë mes aleancave botërore që shqiptarët t ja fillonin sërish luftës për liri e pavarësi.

Në vitin 1989 bie Muri i Berlinit, simboli i ndarjes mes blloqeve dhe krijohet një atmosferë tjetër në marrëdhënjet ndërkombëtare. Lëvizjet demokratike në boten komuniste filluan ti shembin një nga një strukturat shtetërore të veshura me petkun e iluzioneve që ky sistem u kishte premtuar si sigurinë, barazinë dhe lirinë për të gjithë popujt pa dallim, gjë që nuk ndodhi. Kur u pa se të gjitha këto ishin vetëm iluzione komunizmi u degradua tërësisht edhe si sistem, me këtë filloi çmontimi final i këtyre ideologjive utopike. Kosova në këtë kohë ishte para sfidave të mëdha. Shteti shqiptar ku ajo kishte mbështetur shpresat për ndihmë kishte kaluar një rezhim  komunist specifik, që mbahej fort pas ideologjisë totale staliniste dhe që duhej të rrënohej gjithsesi, pasi në vend kishte gjeneruar një prapambetje të paparë. Përkundër kësaj, një pjesë e shqiptarëve të Kosovës ishin helmuar rëndë nga kjo ideologji e fryrë nga propaganda e saj dhe pamundësia për ta njohur, pasi ishte totalisht e mbyllur.  Në anën tjetër rezhimi i egër në Serbi  në krye me Milosheviqin filloi të ushtronte  një sistem të dhunshëm  ndaj shqiptarëve duke shfrytzuar mitet e rrejshme për Kosovën si djep serb që nga Lufta e Kosovës e vitit 1389, të cilin praktikisht e demonstroj me rastin e 600 vjetorit të saj duke sjellë mbi 1 milion serb në Gazimestan më 1989.

Klasa intelektuale në Kosovë e krijuar këto vite, sidomos pas hapjes së Universitetit të Prishtinës  dhe pas aplikimit të Kushtetutes së Kosoves të vitit 1974 hetoi se zezona për shqiptaret po fillon të përseritet. Kjo klasë intelektuale largpamëse filloi të lëviz dhe me  Apelin 215 të intelektualëve të Kosovës, sinjalizoi pushtetin serb se tashmë për  Kosovën ka kush  kujdeset dhe se nuk do të lejojnë që ajo sërish të mirret nëpër këmbë dhe  shenja se s ka ndërmend të gjunjëzohet. Pajtimet e gjaqeve dëshmuan gjithashtu se Kosova nuk është gjenerim i një populli  hakmarrës, ashtu si pretendonin  ta paraqisnin qarqet serbe, Akademia e shkencave dhe arteve të Serbisë dhe Kisha ortodokëse serbe që ishin koka të nacionalizmit shoven serb, por ndjenja e pajtimit është kultura e tyre e lashtë. Për këtë Lidhja e shkrimtarëve shqiptarë të Kosovës ngriti zërin në botë dhe bota demokratike filloi t i mirëkuptojë në këtë drejtim shqiptarët e ndarë me kufinj në Ballkan, një padrejtësi që duhej përmirësuar, pasi ishin po  këto elita politike të caktuara të vendosjes në Europë pas Luftës së parë botërore autorë të kësaj ndarje. Kështu, edhepse me vështirësi, klasa jonë intelektuale filloi të dalë përkrahë një politike tjetër të modeleve perëndimore të bazuara në Demokraci, ku liritë njerëzore, shprehja e lirë dhe lëvizja pa pengesa do të kenë përparësi duke u bërë pjesë e kulturës së re politike për të shmangur rrugën e mbrapshtë të Komunizmit sovjetik që kishte gllabëruar gjysmën e Europes dhe deri tash kishte shtrirë ndikimin edhe në proceset globale.

Formimi i Levizjes demokratike në Kosovë (LDK – së) dhe sistemit shumpartiak i dhanë fund ideologjisë së imponuar sllave të komunizmit edhe në Kosovë duke kthyer vemendjen e perëndimit nga kjo sjellje e re politike, në krye të së cilës do të vendosej intelektuali dhe demokrati në shpirt Ibrahim Rugova. Ai dhe intelektualët pranë tij për pak kohë do të përmbysin thellë mitet e rreme serbe për Kosovën si djep i Serbisë, duke fituar simpatinë e botës demokratike  edhe duke radhitur shqiptarët në anën e idealit liridashës perëndimor, pjesë e te cilit kishin qenë gjithmonë dhe historikisht, por të shkëputur dhunshëm vetëm nga pushtimi dhe ideologjia sllave.

Krejt kjo u reflektua edhe në Rahovecin e lashtë te njerëzit e saj punëtorë dhe liridashës, që nuk donin më të jenë të pushtuar dhe të përbuzur e të cilët me gjithë shpirt filluan ta përkrahin këtë lëvizje.

Akti i parë:

  1. Rahoveci dhe fillet e Lëvizjes demokratike

Ukshin Hoti

Ukshin Hoti që bashkë me intelektualët tjerë, si profesor në Universitetin e Prishtinës, që nga viti 1981 kishte kërkuar haptas statusin e barabartë të Kosovës me Republikat tjera në RSFJ dhe ishte burgosur bashkë me këtë grup të Universitetit te Prishtinës, që atëherë  ishte krijuar Platforma për Republikën e Kosovës. Jo rastësisht dhe kërkesa e përgjakur për Demokraci dhe Republikë po ndodhte në rrugën Krushë e madhe – Rahovec në Janarin e vitit 1990 ku shovenistët serbë  vranë  pa mëshirë rininë shkollore që po kërkonte Demokraci. Ukshin Hoti do ta shpaloste këtë si Fill të Lëvizjes demokratike për Liri, demokraci e Republikë në Kosovë. Në një artikull të mëvonshëm, “ Bëje ose vdis” të lexuar në Nagavc të Rahovecit ai këtë do ta ilustronte mirë dhe do ta krahasonte me qëndresen e Indisë kundrejtë kolonizatorëve, ku kishte triumfuar Vdekja mbi jetën, “Bëje ose vdis, për të vrarë vdekjen”.

Më 27 janar 1990 në fshatin Brestovc u vranë për të mos vdekur kurrë: Nesimi Elshani nga Nagavci, Agron Fetahu nga Celina, Hilmi Krasniqi nga Hoça e Vogël dhe Halim Hoti nga Krusha e Madhe, ndërsa ishin plagosur nëntëmbëdhjetë të tjerë. Në janar 1992, me rastin e dyvjetorit të vrasjeve në fshatin Brestovc nga forcat speciale të policisë serbe, Mr.Ukshin Hoti i përkujton të rënët dhe lexon para të pranishmëve  shkrimin: “Bëje ose vdis, për ta vrarë vdekjen!”.

Me këtë moto Ukshini në një odë, pasi institucionet për shqiptarët ishin mbyllur, në shkrimin e tij po citonte Bapunë i cili  kishte jetuar një kohë tjetër dhe në një vend tjetër, por siç thotë ai, – “Fjala Liri ishte e ngjashme në të dy rastet”. Djemtë në Bestovc ishin goditur nga predhat e policisë serbe vetëm pse ata po britnin në mënyrë paqësore “Liri, Demokraci” me dy gishtërinj të ngritur lartë dhe po gjakonin për Republikën. Bazuar në këtë ngjarje të atij janari të ftohtë kur bisedonim me Ukshinin ai gjithmonë e përseriste: – “ Këta djem janë martirët e parë  të Demokracise në Kosovë që   kërkuan haptas Lirinë e Republikën dhe u vranë. Të parët që me thellësinë e shpirtit kërkuan Republiken nën moton e Bapusë “Bëje ose vdis, për ta vrarë vdekjen”.

Foto e vajtimit te motres se Nasimi Elshanit që Georges Merillon e kishte shkrepur me këtë rast e që cilësohet si “Klithma e Kosovës”  që bëri bujë edhe në shtypin europian të kohës)

 Aty ai shkruan:

“… Dhe dëbora ishte skuqur. Aty ku s’kishte pasur borë, dheu ishte përzier me gjakun e tyre. Dita e janarit ishte përgjakur, ndërsa dielli kishte bërë sehir. Ngadalë kishte filluar të skuqej edhe ai. E kishte parë dheun e ftohtë të dimrit të përzier me gjakun e nxehtë të trimave dhe ishte fshehur pas një reje. S’kishte dashur ta besonte zallahinë që po ndodhte mbi tokë, por ajo kishte ndodhur. Vdekja ishte dukur e palogjikshme, por ajo e kishte pasur kuptimin e vet: e vdiste një realitet politik për ta lindur demokracinë. Mirëpo dielli megjithatë ishte skuqur ditën e katrahurës mbi dhé, atëherë kur në qiell fluturonin predhat për t’u ngulur më pas në trupin e njeriut. “MANTRA MË THOSHTE”, – kishte thënë Bapuja në një kohë dhe në një vend të largët, por që tani, si njëra, ashtu edhe tjetra, dukeshin njësoj të afërt -“BËJE OSE VDIS!”:
“BESATOHUNI ME ZOTIN DHE ME NDËRGJEGJEN TUAJ SI DESHMITARË SE NUK DO TË QENDRONI TË QETË DERISA NUK DO TA ARRINI LIRINË, DHE SE DO TA JEPNI EDHE JETËN DUKE E KËRKUAR LIRINË. AI QË E HUMB JETËN E TIJ DO TA FITOJË ATË, NDËRSA AI QË E KËRKON SHPËTIMIN E JETËS, DO TA HUMBË ATË. LIRIA NUK ËSHTË PËR QYQARËT DHE AS PËR FRIKACAKËT” (M.K.Gandi, My Non-Violencë, Navajivan Publishing House, Ahmedabad, 1960, f.195). Këta djem, në fshatin Brestovc të komunës së Rahovecit, e dhanë jetën për ta fituar atë. Nuk kishin dëgjuar ndonjëherë për Bapunë, por njësoj e kishin kërkuar lirinë dhe demokracinë dhe e kishin gjakuar Republikën. Dhe njësoj kishin mbetur të pavdekshëm.

Të nesërmen, mijëra të rinj, gra, burra, pleq e fëmijë, parakalonin rrugëve të fshatrave dhe të qyteteve të Kosovës. I kishin ngritur të dy gishtërinjtë në formë të shkronjës V. Vdekja ishte mbjellë nëpër të gjitha anët. Kosovën e kishte mbuluar tymi, të shtënat, autoblindat. Por rrezet e diellit e kishin depërtuar angushtinë. Çdo gjë kishte marrë fund. Demokracia ishte vetëlindur dhe e kishte hijeshuar Republikën. Më në fund fjalët e kishin gjetur kuptimin dhe tani e tutje kuptimi dhe fjalët do të bashkëjetonin.
Viti 1981 kishte përfunduar më 27 janar të vitit 1990

Pra këtu nga Rahoveci, ku mistika dhe heroizmi ishin ngjizur mirë që nga antika, kur Kohortat Dardane kishin përballuar hordhitë pushtuese romake, po fillonte Lëvizja që do të ia dilte të krijonte Kosovën Republikë, një gjakim i kahershëm.                                …et Sitae F(ilio) sumi cor(niculario) c(o) hor(tis) pri(mae)Dardanorum V(i) ixit an(nis) XXX b(ene) m(erenti) P(osuit). Kuptimi i së cilës është:  “… i Siti të birit Sume flamurtarit të kohortës së parë të Dardanëve”. (Mbishkrimi nga pllaka e mermerit e gjetur në Retijë të Rahovecit)

Akti i dytë:

Fetah Berisha

  1. Rahoveci dhe ndërtimi i trukturave të një pushteti moral në Platformën e Republikës

Kështu  si në mbarë Kosovën edhe në Rahovec fryma e re e demokracisë si formë e kërkimit të Lirisë po vazhdonte pa ndalur. Fillimisht LDK e udhehequr nga Fetah Berisha, Ukshin Hoti, Xhelal Canziba, Ibrahim Kryeziu… si Levizje për demokraci do të rritet në vitet e 90 ta dhe me aktet praktike si: Referendumi për Republikën, zgjedhjet e lira Presidenciale dhe Parlamentare, krijimi i Qeverisë komunale paralel me atë serbe dhe ndarja nga ai pushtet u shëndrruan në realitet të pranueshëm nga çdo qytetar i kësaj komune dhe  filloi të përkrahet nga bota demokratike. Serbia ishte alarmuar, dëgjohej nga vetë ata të thuhej se kishte humbur: “ – E kishim më lehtë me shqiptarët, – thonin ata, kur shiptarët në demostrata e protesta dilnin me grushta të ngritur ne i demaskonim  më lehtë si ekstremistë e marksistë para botës demokratike. Kësaj radhe na kanë hudhur në aut para demokracive të përparuara evropiane”.

Pra jehona e pajtimit kombëtar me Anton Ceten, Demostratat dinjitoze për Liri e demokraci në çdo kënd dhe Oshëtima e Luajve (minatorëve) nga thellësitë e nëntokës së Kosovës në Trepcë filloi të ndërgjegjësojë vetëdijen e fjetur të Europes  se kanë të bëjnë me një popull antik që ndër shekuj kishin tentuar ta zhduknin nga faqja e dheut por s ja kishin arrijtur.

Qeveria komunale – po ja humbiste legjitimitetin pushtuesit serb në Rahovec

Pas themelimit te LDKse me 23 dhjetor 1989 ne Prishtine edhe ne Rahovec formohet keshilli inicues i LDK per Rahovecin me 19 janar 1990, për ta themeluar degen e LDK te Rahovecit ne Konferencën themeluese në Krushë të madhe me18 mars 1990 me Shefqet Cenen kryetar. Po veprimtaret e devotshem të kësaj treve, të burgosurit politikë Ukshin Hoti, Fetah Berisha Xhelal Canziba dhe Ibrahim Kryeziu ishin në prapavi të krejtë kësaj veprimtarie që Dega e LDK së i kishte kursyer pasi ende egzistonte rreziku që ti arrestonte policia serbe sërish edhepse kishin kryer vitet e burgimit. Po këta së bashku me veprimtarë tjerë të shumtë në vitet në vazhdim do të kujdesen që në Rahovec t i qojnë përpara proceset politike dhe institucionale varësisht nga këshillat dhe instruksionet që do të marrin nga qendra në Prishtinë dhe me guxim të pashoq e me kujdes të posaçëm do të organizojnë jetën politike e institucionale ne komunë në të gjitha sferat duke u përballë me rreziqe të përditshme nga aparati policor e ushtarak serb, i cili ishte zhveshur nga çdo legjitimitet për të udhëhequr me Kosovën dhe në dorë kishte, si çdo pushtues, vetëm aparatin e dhunës që për botën demokratike dilte shumë i gërditshëm.

Tashmë kur kanë kaluar tri dekada të këtij organizimi dhe kësaj sakrifice, kujtojmë të gjithë ata që patën kurajo të marrin  mbi vete përgjegjësi për të udhëhequr këto procese që ishin shumë të ndërlikuara dhe të mbarsura me rreziqe. Po një gjë është e sigurtë, atebotë në skenë erdhën djem e vajza të sprovuara që me vullnetin e mirë  donin t i dilnin përballë çdo pengesë dhe rreziku që vinte nga armiku për ta mbajtur gjallë jetën dhe veprimtarinë e përgjithshme në Kosovë  duke u angazhuar në shoqata te ndryshme sindikale, lidhje e këshilla të shumtë për ta përmbushur zbrazëtinë institucionale që lanë pushtuesit pas largimit nga puna të të gjithë atyre që nuk pranonin ligjet diskriminuse të Serbisë që donte t i zbatonte jashtë vullnetit të shumices shqiptare në Kosovë pas pezullimit të Autonomisë dhe Kushtetutes së Kosovës më 1989.

Në Rahovec, si në gjithë Kosovën, organizohet suksesshëm Referendumi për pavarësi, ashtu siç organizohen edhe Zgjedhjet e lira demokratike  Presidenciale dhe  parlametare në Republikës së Kosovës, e që nga Rahoveci si deputetë zgjidhën: Fetah Berisha, profesor,  Xhelal Canziba, inxhinier e Ibrahim Kryeziu ekonomist, që të tre të dëshmuar në vitet e 80 – ta dhe te burgosur të ndërgjegjës. Në ndërkohë një punë e suksesshme ishte themelimi i  Qeverisë komunale e cila duhej të ishte plotësim i zbraztësisë institucionale  për t ju kundërvënë paralelisht pushtetit të instaluar dhunshëm të qeverisë serbe në komunë. Qeveria komunale themelohet në tetor të vitit 1992, pasi Fetah Berisha merr instruksionet e para nga Profesori Fehmi Agani  që nëpërmjet antarëve shqiptare te ish Kuvendit komunal te legjitimohet një Qeveri e pranueshme, pasi ishte konstatua se do të paraqiste rrezik eskalimi të situatës nëse pas zgjedhjeve të përgjithshme do të mbaheshin edhe ato komunale, duke ruajtur kështu kontinuitetin dhe kujdesin konfidencial sidomos  për resoret e Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Kandidatët e propozuar dhe të zgjedhur të Qeverisë Komunale ishin:

  1. Xhelal Canziba Kryetar i qeverisë, inxh. i gjeodezise
  2. Hamzë Morina  Për arsim
  3. Nahit Elshani  Për finansa
  4. Ibrahim Kryeziu Për ekonomi
  5. Osman Vucitrna Për shëndetesi
  6. Xhevdet Duraku Për inspeksion
  7. Esat Jaha Për mbrojtje
  8. Rexhep Oruqi  Për siguri

Në takimin e parë caktohet edhe sekretari i Qeverisë Xhemail Haxhimustafa  dhe shqyrtohen një varg çështjesh që kishin të bënin me rrethanat e krijuara në Komunë ku parësore ishte sigurimi i buxhetit për arsimin shqip dhe funksionalizimi i Këshillave për finansim në çdo fshat e lagje të komunës dhe mbarëvajtja e mësimit në të gjitha shkollat fillore dhe te mesme  si dhe sigurimi me kohë i dokumentacionit shkollor dhe teksteve mësimore si prioritet. Një interesim i veçantë ishte edhe përkrahja e familjeve me gjendje të rrezikuar sociale.

Takimi ishte i mbyllur dhe në të merrnin pjesë vetem antarët e Qeverisë komunale dhe Fetah Berisha, ideator i Qeverisjes dhe ndërlidhësi kryesor  me Qendrën e vendosjes në Prishtinë  pasi duhej ruajtur strikt konfidencialiteti i veprimit në kushte okupimi.

Secili nga të pranishmit mori mbi vete obligimet përkatëse dhe u zotua të hartonte planin e veprimit të mëtejmë, varësisht nga situata dhe rrethanat që do të krijohen. U vendos që në publik të veprohej përmes segmenteve legale që ishin krijuar për të realizuar çëllimet e përcaktuara. Arsimi të vepronte nën ombrellen e LASH “N. Frasheri” ndërsa finansat përmes Këshillit komunal për finansim e sistemet tjera si ai i Mbrojtjes dhe Sigurisë, që ishin më delikate të vepronin përmes Sindikatave të tyre legale për të realizuar detyrat operacionale pa përmendur fjalë të mëdha, duhej të kryheshin punë të duhura organizative. U vendos që secili resor të ketë ekipin e vet me të cilin do te kryente detyrat konform nevojave që paraqiten në ndërkohë.

Funksionimin e Qeverisë Komunale më vonë do ta ndihmojë edhe Statuti i Komunës i hartuar nga Sali Ceku, jurist e në fund edhe Hero i Kosovës si dhe një varg rregullash për arsimin “Kumtari” që rregullonte funksionimin e shkollave si sistem i pavarur të hartuar enkas për këtë veprimtari.Ndër segmentet që tashmë funksiononte si duhej ishte Arsimi, ku mbi 620 mësimdhënës në komunën e Rahovecit kujdeseshin që çdo ditë mësimi në shkolla të mbahej me rregull. Për këtë Përgjegjësi për arsim,  Hamze Morina kishte krijuar ekipin e vet, në përbërje:  1. Pedagogun e mirënjohur Ymer Ahmeti, që udhëhiqte me LASH “N. Frashëri” në Komunë,  2. Këshilltarin per Matematike nga Enti rajonal pedagogjik i Gjakovës për komunën e Rahovecit, Mr. Masar Rexhepin dhe 3. Inspektorin Shaban Dana. Konsultohej rregullisht me Këshillin komunal për finansim, përmes të cilit realizonte finansimin e arsimit shqip në Komunë dhe përmes Aktivit të drejtorëve të shkollave udhëhiqte me punët profesionale në formë operacionale.

Dokumente të kohës: Konkursi në shkollat e Komunës së Rahovecit viti shk.1992/93  (Dokument nga Shkolla fillore “Isa Boletini”)                              

Kështu ekipi profesional në bashkëpunim me  ekipin financues, Këshillin për finansim dhe Këshillat përkatëse rajonale krijuan kushte optimale që Sistemi arsimor të funksiononte në  rregull. Ndërsa për shkollat e mesme në Rahovec dhe paralelet ne Krushë të madhe, varësisht nga kushtet dhe rrethanat, Këshillat e prindërve ishin kujdesur që të siguronin lokale mësimore në Shtepitë shkolla dhe në jamitë e qytetit. Kështu kishim krijuar rrjetin e përkujdesjes që mësimi të zhvillohet normalisht duke ua  mundësuar të rinjëve të shkollës së mesme që të arsimoheshin në kushte minimale pasi pushteti kishte bllokuar lokalet e Gjimnazit dhe kishte pamundësuar arsimimin e tyre normal në objekte shkollore.

Në këtë rrjedhë para çdo fillim viti shkollor ekipet e caktuara kujdeseshin që shkollat të pajiseshin me nevojat elementare për punë, që tekstet shkollore të silleshin në shkolla para fillimit të vitit shkollor së bashku me dokumentacionin tjeter shkollor, Amzat, ditarët, dëftesat, librezat dhe materialin tjetër ndihmës të sigurohej me kohë. Kujdes të veçantë i kushtohej Finansimit të  rregullt në shumën e përcaktuar dhe ate në DM pasi Dinari jugosllav për shkak të devalvimit drastik nuk ishte masë e vlerës së punës për arsimtarët shqiptarë. Këshilli për finansim arrinte që të siguronte deri në 70% të mjeteve buxhetore ndërsa prej Këshillit Qendror në Prishtinë si donacion merrnim 30% të mjeteve nga fondi i Qeverisë së Kosovës. Kjo ishte një arritje e mirë në këtë drejtim.

            Dokumente të kohës: Vendimi për dhënjen e pëlqimit për emërtimin, riemërtimin dhe rikthimin e emrave të shkollave në Kosovë

Në bazë të këtij vendimi u dha pëlqimi që edhe disa shkollave në Komunën e Rahovecit tu rikthehen emrat që kishin si Isa Boletini dhe të riemërtojë të tjerat që kishin emra jo shqiptarë dhe të imponuar.

Kështu në 5 shkolla u rikthyen emrat e vjeter dhe u riemërtuan, kurse në 7 të tjera nuk pati ndryshime.

Emri i vjeter Emri i ri Vendi
Shkolla: Vëllazërim – Bashkim Shkolla: Isa Boletini Rahovec
Shkolla: 25 Maji Shkolla: 7 Shtatori Rahovec
Shkolla: Vuk Karaxhiq Shkolla: Mihail Grameno Rahovec
Shkolla: Boro e Ramizi Shkolla: Haki Stermilli Zaqishtë
Shkolla: Peko Tepavçeviq Shkolla: Martin Camaj Ratkovc
Liria Liria Ballacerkë
Ganimete Terbeshi Ganimete Terbeshi Xerxë
Jeta e re Jeta e re Radoste
Rilindja Rilindja Cifllak
Vëllezërit Frashëri Vëllezërit Frashëri Drenoc
Heronjtë e Kosovës Heronjtë e Kosovës Hoçë e vogël

 

Bajram Curri Bajram Curri Krushë e madhe

Emërtimet dhe riemërtimet në shkollat e Komunës së Rahovecit në bazë të Vendimit të caktuar të Qeverisë së Kosovës

Qeveria përmes përgjegjësit të resorit për arsim dhe ekipeve qe ai udhëhiqte bashkë  me Aktivin e drejtorëve të shkollave e në bashkëpunim me segmentet tjera përcillte trendet dhe merrte masa që të përmirësoheshin parametrat aty ku kishte ngecje.

Në tetor dhe nëntor të vitit 1994, Qeveria kishte kryer misionin e vet dhe me sukses po vazhdonte qëndresen kundrejtë pushtetit serb në Rahovec. Sitemi arsimor po funksiononte, ai financiar po konsolidohej. Ndihmat dhe solidariteti mes shqiptarëve     s po ndërpritej, kurse ndihma nga mërgata po shtohej dita – ditë duke u shtuar dhe vullneti popullor për sendërtimin e idealit të Lirisë dhe Pavarësisë. Bota vazhdonte tutje monitorimin e gjendjes, sidomos në mbrojtjen e të drejtave elementare njerëzore dhe ushtronte trysni mbi Serbinë që të përmbahej nga represioni brutal.

Meqenëse Lufta në Slloveni e Kroaci, e  më vonë edhe në Bosnje, po merrte përmasa tragjike, para resorit të Mbrojtjes dhe Sigurise në komunë lindi nevoja e formimit të Shtabit të mbrojtjes dhe të sigurisë ku të dyja resoret dhanë kontributin e vet. Ato siguruan ndërlidhjet me shtabin e Mbrojtjes në Kosovë dhe  në bazë të udhëzimeve filluan përgaditjet taktike për t ju përgjigjur provokimeve që priteshin të ndodhnin.

Të provokuar nga policia serbe dhe oponentet tjerë shqiptarë në ndërvarësi të pushtetit serb në komunë u  perpoqën që me metoda të ndryshme të pengonin punen e suksesshme të Qeverisë dhe shumë herë antarët e saj ishin cak i keqtrajtimeve, rrahjeve dhe burgosjeve.

Aktivë ishin tre oficerët e sigurimit serb të Prizrenit në teritorin e komunës së Rahovecit dy prej të cilëve fatkeqësisht shqiptarë: Ivica Gerkoviq, Hasan Rrustemi dhe Osman Uka, të cilët me rrjetin e tyre u vunë në funksion të pengimit të Qeverisë komunale dhe sidomos të Shtabit të mbrojtjes.

Shtabi Komunal i Mbrojtjes në Komunën e Rahovecit

Fetah Berisha                                    Komandant i shtabit

Xhelal Canziba                      zv. Komandant

Esat Haxhijaha                     shef për Mbrojtjen teritoriale në komunë ( kapiten rezervë)

Rexhep Oruqi                                    shef për punët e sigurisë

Hamzë Morina                                 për ndërlidhje

Nahit Elshani                       për prapavijë

Xhemail Haxhimustafa         anëtar

Sali Sokoli                              anëtar

Gani Mullabazi                      anëtar

Shtabi ishte organ i Qeverisë Komunale që duhej të kryente punët operative për përgaditje në rast lufte dhe  përcillte gjendjen e sigurisë në Komunë në koordinim me komunat tjera përreth saj dhe angazhohej në bazë të Udhëzimeve të Ministrisë së mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës përmes dokumenteve shumë konfidenciale (Sekrete) dhe ndërlidhjes me Koordinatorët e saj në Kosovë.

Fetah Berishen  vazhdimisht e ftonin në biseda informative, e shantazhonin dhe për çdo aksion e akuzonin. Kur me këto metoda  nuk arrinin ta gjunjëzonin filluan ta torturonin deri te denimi me burg, derisa në fund ndërmorrën edhe  masa më drastike, provuan ta eliminojnë, po asnjëherë nuk nxorën asgjë nga këto sekrete prej tij, pasi arsyetohej se ishte Kryetar i LDK së në Komunë, parti e regjistruar legalisht anipse e dinin se ai ishte kreu i gjithë këtyre organizimeve në Komunë. Heren e fundit e marrin në stacionin policor të Rahovecit dhe e rrahin pa mëshirë deri në alivanosje, për ta hedhur në rrugë në atë gjendje diku pasi errësohet qëllimisht që ta godasin makinat në lëvizje dhe të dilnin me alibinë se kishte  pësuar aksident. Po për fatin e tij të mirë, makina e parë që kalon e dikton se në rrugë kishte një njeri të shtrirë pa vetëdije dhe kur shoferi ndalon e merr vesh se ky ishte profesori i tij i dikurshëm i gjimnazit. Ky nxënës  e heq  shpejtë e shpejtë nga rruga dhe e dërgon deri te shtëpia e Ismet Tarës dhe  në Familjen e të cilit I jipet ndihma emergjente ku i  kurojnë plagët e hapura në trup nga lëndimet që kishte pësuar në stacionin e policisë dhe prej aty bartet në Spitalin e Gjakovës. Të njejten ditë policia kishte rrahur keq edhe vëllaun e Fetahut Kadri Berishën dhe aktivistin e devotshëm Ali Athemi nga Drenovci, të cilët i kishin bërë poashtu për spital.

Fetahun në Spitalin e Gjakovës mjekët e marrin seriozisht për shërim. Po as në spital Shërbimi i sigurimit serb si ndahet, por falë mjekut specialist Dr.  Fehmi Vula gjatë 15 ditëve me një përkujdesje dhe shërim intensiv arrin të ja lehtson plagët dhe pasi shërohet lirohet në shtëpi duke ju shmangur kontakteve me organet e sigurimit serb të cilat e kishin vazhdimisht në survejim.

Pos Fetahut e pësojnë edhe shumë të tjerë. Ukshin Hotin, policia serbe e rrahin disa herë dhe e maltretojnë derisa në fund edhe e burgosin. Nga ajo ditë ai më nuk është më ndër të gjallët, anipse nga burgu i Dubravës shpallet i liruar, ai edhe sot e kësaj dite llogaritet në të pagjeturit. E njejta ndodh edhe me Xhelal Canziben. Atij nga Qeveria komunale ku ishte kryetar i sugjerojnë që  të qëndrojë në Shqipëri dhe Maqedoni për hirë të sigurisë.   Por shpejtë ja vënë  kurthin në aeroportin e Shkupit, ku arrestohet nga autoritetet maqedonase me arsyetim banal për shumën e parave të gjetura me të cilat zhvillonte një biznes, për t ja dorëzuar policisë serbe, me ç rast bie e tërë Qeveria komunale. Nga këtu burgosen të gjithë antarët e Qeverisë dhe ndaj tyre shtrohen tortura të papara në Burgun e Prizrenit. Prej ku Gjykata e Qarkut në Prizren me aktgjykimin nr. 9/95  i denon: Xh. Canzibën, 6. 6 vjet; R. Oruqin, 6 vjet; E. Haxhijahën, 6 vjet; Xh. Haxhimustafën 5 vjet; N. Elshanin 4.6 vjet; bashkë me  antarët tjerë të Shtabit të mbrojtjes në Rahovec: G. Mullabazin, 5 vjet; S. Sokolin 5. 6 vjet dhe dhjetra të tjerë. Derisa Fetah Berisha dhe Hamzë Morina që gjatë bastisjes në shtepitë e tyre nuk ishin gjendur, ishin arratisur në Shqipëri  e Ibrahim Kryeziu ishte strehuar dhe fshehur për disa kohë në Kosovë.

Në Aktgjykimin nr. 9/ 1995 ( 208 faqesh), Gjykata e Qarkut në Prizren denon  5 antarë të Qeverisë komunale në Rahovec me mbi 28 vite burg dhe 2 antarët tjerë të Shtabit të mbrojtjes dhe sigurisë me 9 vjet e 6 muaj, pra afër 40 vite burg, pa llogaritur edhe dhjetra tjerë të implikuar me burgim nga 1 deri në 4 vite

Maltretime, rrahje dhe burgosje  pati në stafin e shkollave, sidomos të Shkollave të mesme si shkas i dokumentacionit, dëftesave dhe vulave me shenjën: Republika e Kosoves, si dhe për çështje tjera më banale, që ishin si pretekst për dhunë dhe frikësim. Por ajo që u interesonte më tepër ishte Shtabi komunl i mbrojtjes që funksiononte  dhe pregaditej për vetëmbrojtje në rast eskalimi të luftës e cila pritej, nga që skenaret ishin të gatshëm pasi konflikti ushtarak në Republikat tjera po ndodhte e pritej që këto flakë të luftës të zbrisnin edhe në Kosovë, aty ku kishte filluar kriza për shpërbërjen e Jugosllavisë. Që domosdo dhe do të ndodhë.

Një ndihmë veprimtarëve të palodhshëm u vinte nga organizata ndërkombëtare të instaluara në Kosovë për të mbrojtur liritë dhe  të drejtat të njeriut. Ndër to “Amnesty Internacional” e cila kërkonte nga autoritetet shtetërore Jugosllave të përmbaheshin ndaj dhunës së shfrenuar. Amnesty Internacional kishte dërguar Raport të veçantë edhe për Fetah Berishën ndaj të cilit ishte ushtruar dhunë e pa parë, ku kishte kërkuar nga autoritetet shtetërore serbe dhe ish jugosllave që të përmbaheshinn  dhe të respektojnë të drejtat dhe liritë njerzore në Kosovë që përgjatë tërë kohës ishin lënduara rëndë, pasi RSFJ e asaj kohe ishte nënshkruese e Konventave ndërkombëtare për Mbrojtjen e të drejtave dhe lirive njerzore!

Dokument: Raporti i detajuar i “Amnesty Internacional” që dëshmon për burgosjen dhe përndjekjen e vazhdueshme të njërit nga veprimtarët e palodhshëm të Rahovecit që nga viti 1981 e deri me arratisjen në Shqipëri.

Derisa Shtabi i përgjithshëm i mbrojtjes në Kosovë kishte rënë qe me 1993 dhe oficerët madhorë Hajzer Hajzeraj, Haxhi Ferati, Zaim Berisha … etj. ishin burgosur e Koordinatoret e saj për komunat përkatëse bashkë me Adem Shalën ( me pseudonimin “Arsimi”) që ishte koordinator edhe për komunën e Rahovecit kishin kaluar kufirin nga Maqedonia në Shqipëri, Shtabi I mbrojtjes në Rahovec kishte ngrirë aktivitetin me urdhër të koordinatorit të lart cekur. Po këtë vit kishte rënë edhe Shtabi i Mbrojtjes në Suharekë dhe ishte burgosur Ukë Bytyqi me te cilin kishim bashkëpunim të ngushtë, derisa në nëntorin e vitit 1994, me dorëzimin e Xhelal Canzibes nga autoritet maqedonase, bie edhe Qeveria komunale e Rahovecit dhe filluan të ndiqen kryesisht pjestarët e Shtabit të mbrojtjes dhe ata të sigurise në komunë e zingjiri  burgosjeve shkon edhe në komunat fqinje, në Prizren, Dragash, Suharekë e vende tjera. Fetah Berisha dhe Hamze Morina nuk gjenden në shtëpitë e tyre  dhe u kindnapohen vëllezërit Kadri Berisha e Xhafer Morina, të cilët në ndërkohë i lirohen, derisa me sugjerimin e Fehmi Aganit  Fetahu dhe Hanza kalojnë në Shqipëri ku vazhdojnë aktivitetin derisa dhjetra të tjerë burgosen dhe denohen me shumë vite burgim. Me këtë rast, pas rënjes së Shtabit të mbrojtjes në Kosovë me 1993 bije edhe ai  i Sigurisë në tërë Kosovën, në nëntor 1994.

Por me rënjen e Qeverisë komunale dhe burgosjen e saj, veprimtarët qe kishin mbetur e që kishin vepruar në strukturat komunale edhe më herët vazhdojnë të qëndrojnë dhe krijojnë rishtas strukturë të re qeverisëse në komunë duke stabilizuar gjendjen pas burgosjes së Qeverisë së parë komunale dhe pjestarëve të Shtabit të mbrojtjes, për ta vazhduar punën suksesshëm duke  ju kundervënë sistemit okupues në komunë ashtu si dhe në tërë Kosovën. Një pjesë e tyre do t i bashkangjiten më vonë Luftës çlirimtare

Akti i tretë:

Lufta çlirimtare dhe sakrificat që bënë shqiptarët në përpjekjet e fundit për Liri e Pavarësi do të jetë një kapitull i veçantë edhe për Rahovecin i cili nga qytetet kosovare  ishte më i prekuri gjatë luftës. Në fakt ishte një provë për përhapjen e luftës në pjesët urbane të Kosovës që kishte sjellë mjaft viktima nga popullsia e pambrojtur.

Me shkas:

Kanë kaluar 3 dekada nga krijimi i kësaj Qeverie, por ende mbahen mend për të mirë  puna e saj efektive dhe besimi që qytetarët e Rahovecit kishin në të. Ishte krijuar një pushtet moral që nuk mbahet mend të ketë ndodhur diku tjeter përnga mirëbesimi që kishte krijuar me masat e popullit. Nga ky mirbesim i krijuar ata po i linin në dispozicion tërë kapitalin që kishin për t ja mundësuar këtij pushteti moral punën e pandërprerë drejtë fitores. Fitore e cila me ndihmen e faktorit kyq ndërkombëtar u kurorëzua me sukses në fundshekullin e kaluar falë rezistencës aktive dhe  Luftës çlirimtare. Luftë e cila falë edhe ndihmës së aleancës më të fortë në Botë – NATO – s   si engjëll shpëtimtar, me të cilët u realizua ëndërra që kërkuam  ndër shekuj, Liria dhe Pavarësia e Kosovës.

Ky shkrim bëhet në shenjë përkujtimi të këtyre përpjekjeve titanike që filluan para 3 dekadave dhe do të mbesin shembull i papërseritshëm dhe i pa parë në Historinë e popujve të Europës. Qëllimi parësor është përkujtimi i këtyre sakrificave të kohës, për të mos i mbuluar pluhuri i harresës dhe t u lihet gjeneratve një pasqyrë reale e asaj që ka ndodhur në realitet.

Popujt që harrojnë u përseritet historia në mënyrë tragjike!

Koha e UDB-ës dhe qëndresa Shqiptare

0

Shkruan:  Nafi  Çegrani

Skicë

KOHA  DHE  VLERAT

(…Gadishulli i Ballkanit ,ose Gadishulli Ilirik, është një rajon gjeopolitik dhe kulturor i Evropës Juglindore i cili shtrihet në Evropën Jugore dhe ka formën e një trekëndëshi, që futet thellë në Detin Mesdhe, midis Detit Adriatik. Detit Jon në perëndim, dhe Detit Marmara madje edhe Detit Egje në lindje, e që me dekada ishte nën ombrrellën e madhe komuniste të ideologjisë kominterniste, ku dirigjonin Moska dhe Beogradi ).

… Në fshatrat e varfëra shqiptare të bjeshkëve thepore të Malit të Thatë apo të Sharrit kreshnik, në shpatet e Lubotenit e të Korabit, torturave të UDB-së, proceseve të tmerrrshme bolshevike të saj, u nënshtroheshin edhe kosovarët, siç i nënshtroheshin në Shqipëri, gjatë regjimit me ideologji staliniste e moskovike të Enver Hoxhës dhe Partisë së Punës, e formuar me direktivën e KOMINTERNIT dhe sipas shijes së Stalinit, madje edhe përmes shijeve të  Titos, Miladin Popoviqit, Tempos, Rankoviqit etj. që bënin kërdi në mesin e popullit të vuajturë në Gadishullin e Ballkanit.

Nuk mund të përjashtohen këtu as dhëniet e marrjet me popujt e tjerë në kulturë, për të njëjtën kohë, dhe e tërë kjo ka të bëjë me stuhitë dhe valët  e detit që fryjnë me aromën e nargjilesë  dhe mediteranit që nga Ura e Gallatës dhe Anadollit  gjer në brigjet shqiptare ku kryqëzohen kultura dhe civilizime të hershme, që nga kohërat e Arbërve të Mesjetës ku vërejmë shenja simbolike të kultit të diellit,  të hënës ose të detit të tërbuar , dhe acare të vazhdueshme të cilat plotë ngrica përplaseshin mbi ballin e rreshkur të barit dhe tufës së tij!

Natyrisht duke jetuar me droje, me frikë, ngaqë njeriu nuk guxonte të jetonte me traditat dhe normat e identitetit të tij si racë,  sepse sundonin kohë tjera, sundonin të huajt e ardhur këtej që tanimë pas shekujsh e dekadash, sllavo-komunistët (serbosllav dhe sllavomaqedono-bullgar) kishin sjellur ideologjitë e tyre “modern” me pikëpamje djalli  dhe  me rrënjë nga Karpatet  bollshevike!

***

Në thellësitë e shumë ngjarjeve historike, kohë carash e sulltanësh, kraljash e regjimesh,  mbeten thellë shenja të madh në kujtimet kolektive të popujve të Ballkanit, sidomos për kohërat para dhe pas  zgjerimit apo edhe pas rënies së Perandorisë Otomane. Nga fundi i shekullit 16, ai ishte bërë forcë kontrolluese në rajon, edhe pse ajo ishte përqendruara rreth Anadoll. Shumë njerëz në Ballkan dhe Karpatet vendin e heronjve më të madhe të tyre popullore në epokën e as sulm ose tërheqje të Perandorisë Osmane. Në shekujt e kaluar disa, për shkak të luftrave të shpeshta osman në Evropë dhe rreth luftuan në Ballkan, dhe krahasuese izolimin Osmane nga përgjithshme e parë ekonomike (duke reflektuar zhvendosje të qendrës tregtare dhe politike të Evropës e gravitetit ndaj Atlantik), Ballkani, si në aspektin kolektiv, madje të kombeve, kulturave dhe traditave të tyre ka qenë më pak e zhvilluar si pjesë e Evropës.

Vendet e Ballkanit filluan të rifituar pavarësinë e tyre në shekullin e 19 (Greqia, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi), dhe në një Ballkan League 1912-1913 reduktuar e Turqisë në territorin e vet i pranishëm në masë të Luftës së Parë ballkanike. Lufta e Parë Botërore u nxit në vitin 1914 me vrasjen në Sarajevë (kryeqyteti i Bosnje dhe Hercegovinë) e Franc Ferdinandit Archduke të Austrisë. Perandori osmane ishte një nga tri partitë më të rëndësishme të pushtetit qendror. Një kontribut të rëndësishëm drejt fitores mirëkuptim u zhvillua në rajon, pasi Greqia u bashkua luftës në vitin 1917, me kapitullimin e Bullgarisë dhe perandorinë osmane, gjë që çoi në kapitullimin e shpejtë të Austro-Hungarisë.

Suksesi greke kundër forcave të Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe shqiptarë të mëvonshëm, greke dhe serbe të rezistencës, e ndryshuan kursin e luftës dhe iu dha aleatëve një hap vendimtar drejt fitores. Pas Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik dhe komunizmi ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në Ballkan. Gjatë Luftës së Ftohtë, shumica e vendeve në Ballkan ishin të sunduara nga sovjetiket i mbështetur nga qeveritë komuniste. Greqia mbeti jo vetëm vend Sovjetik, por ishte edhe i vetmi vend në Evropë në të cilën luftë e ftohtë u “nxehta” për shkak të luftës civile greke.

Me pushtimin e tokave të Ilirisë nga Bullgarët dhe Sërbët,  filloi një qëndresë e pa shembullt Iliriane, duke krijuar një gjysëm harrku  të krahut të djathtë të Drinit të zi, si një unazën mbrojtëse të trevës së  Gollobërdës së Dibrës. Pra Arbëria ishte kthyer tashmë në një shesh lufte. Dhe në vitin 1330-të perandori bizantin urdhëroi që në kështjellën e Dibrës  dhe mbi Kala të Tetovës të vendoseshin garnizone ushtarake Bizantine.

Historinë e një populli dhe origjinën e tij  nuk mund ta vjedhësh, ta tjetërsosh, dhe nëqoftë se arrin ta tjetërsosh prap se prap një ditë do të dalë në shesh. Në një libër të një historiani të huaj kam lexuar se “historia e grekëve një ditë do të shkruhej nga e para.”Besoj se është shumë e qartë thënia e këtij historiani dhe nuk do më koment. Pra duket shumë qartë se pushtimet e huaja sa herë që kanë ndodhur kundrejt nesh kanë lënë gjurmët e tyre. Rasti i mësipërm tregon qartë se pas largimit të Romakëve kemi një ndërhyrje tjetër nga ana sllave dhe këto ndërhyrje ne i lidhim edhe me emrërtimet slave ose ndryshim toponimesh që janë bërë, e   të cilat duhet shumë punë e kohë për përmirësime dhe kthim në gjëndje të ma parshme origjinale e autoktone shqiptare… Stuhitë dhe rrebeshet e kohës gjatë shekujve, nuk kalohen lehtë e pa pasoja. Ato janë si  një dridhje  e fuqishme toke e përzier me  erëra të forta dhe me valë të mëdha e të larta deti, të cilat shkatërrojnë çdo gjë që hasin para vetit.Përballë stuhishë të tilla dhe lufte vihen edhe popujt dhe perandoritë e ndryshme. Kjo ndodh edhe me fiset dhe popullin shqiptarë, duke u përplas here këndej e here andej monopateve të Ballkanit.  Nuk di pse po i flas disa gjëra kështu, por që jam i mendimit se,  të gjithë  këto  duhet t’i  lexoni dhe t’i  dijmë nga ky libër që po shkruaj. Por… duhet të dini edhe çdo  gjë më tepër, që ka të bëjë me stuhitë e jetës  dhe detin e tërbuar plotë tufane, e që lidhen me fatin tragjik, me fatumin e shqiptarit, edhe atëherë kur ishte bari delesh ose dhijar, edhe atëherë kur ikte nga hataja e tmerrreve dhe thikave të gjata të kriminelëve gjakatar greko-sllavo rus, duhet të shikoni dhe hedhni sytë, shikimet  të ishin edhe përtej kufijëve të horizonteve dhe stinës! Ishte gjallë atëherë dinastia e Mehmet Ali Pashë Tepelenës. Atëherë kur  shqiptarët u dëbuan prej hordhive greke  duke  lënë pas Çamërinë, shtëpiat, vatrat e lashta dhe varre të djegura, njashtu sië u larguan me dhunë edhe shqiptarë  nga trojet e tyre stërgjyshore, që nga Toplica e Vranja, nga  Molla e Kuqe në afërsi të  Nishit, në shekuj u dëbuan me dhunë, dhe gjithëåka mbeti histori…

Nëpër stuhi luftërash, konfliktesh dhe armiqësish, i vuajtur dhe i syrgjynosur, i lidhur në pranga, i robëruar e i shkelur, i djegur në barikada luftërash më barbarë e duke u kalamendur nëpër vorbulla jete dhe varre të djegura nëpër nëntë rrathët e ferrit, shqiptari e shkroi historinë e vet të bujshme me tragjedi, ndërkohë që perandoritë e ndryshme, cara e kralja, ose në vazhdë me ato rrëmete,  edhe shërbimet e tyre sekrete shkonin e vinin vërdallë duke e vrarë shqiptarin më shumë se plumbi, duke ia mohuar e falsifikuar historinë, duke përbaltur dhe denigruar pjesën më të shquar dhe më të ndershme të popullit tonë të shumëvuajtur…

Kosova dhe Çamëria, për shqiptarët janë dhe mbetën dielli i jetës së tyre, janë një pjesë e gjymtuar e trupit të tyre… Raca shqiptare, nëpër shekuj ka qenë dhe vazhdon të jetë faktor me rëndësi në Ballkan. Madhështia e qenies sonë shpirtërore e kombëtare është historike, siç është historike edhe çështja shqiptare. Gjithnjë i përbuzur dhe në rrrezik jete, shqiptari e ka shkruar dramën e madhe dhe të përgjakshme të trungut të vet, duke e ruajtur altarin e arbrit dhe lirinë, që donin t’ia rrëmbenin të tjerët. Lindte dhe ringjallej nga hiri si Feniksi, ose bëhej Promethe, që të bënte dy jetë e të vdiste vetëm një herë…  Sërish stuhi. Sërish shpresë dhe plotë ëndërrime.  Mbi një ëndërr dhe fate njerëzish lind një tjetër dhe sërish vijnë pranverat e vonuara edhe për bariun i cili me tufën e tij të deleve, ca dhi dhe një cjap ishin  gati për t’u nis kah bjeshka , atje ku do kalonin muajt e verës në stane, mbi bjeshkët baritore të Sharrit!

… Ishte kohë djajsh, por që është ajo më tragjikja dhe e keqja se edhe Sllavja dhe Ristja kishin kallauzët e tyre në fshat si Zilko (R.) Rezilin, i cili kishte miqësi me komandir Zdravkon  nga Vollokovia, fshat sllavomaqedon dhe bullgar dhe Despodin e Pozharanit, madje  Zeqiri i Litës  si kmet i fshatit me disa zagarë të tij, kishin  bashkëpunim të fshehtë  me disa zollumqarë të sistemit të kohës, të cilët kishin edhe përfitime  nga plaçkat që i  kanë ndarë  bashkë. Dhe,  një ditë mëngjesi herët, ende pa zbardhë dita, banda e tyre ia kishin mësyer fshatit, të armatosur me thika dhe nga një pushkë të prodhimit bullgar. Qent e fshatit lihnin nga çdo anë si të tërbuar, e kjo nuk u dukej shenjë e mirë  për fshatarët e varfër. Të pranishmit ulën kokat duke u thelluar në mendime se këtu  diçka po ziente, se këtu, tanimë ishin kohëra të trishtueshme devijante, e që sistemet dhe perandorëtë e shoqërive injorante ishin vetëm një adhurim i frikshëm…

***

Puna e bariu është ndër profesionet më të lashta tek ne shqiptarët, dhe kjo do të thotë, të jesh njeri me përkushtim për tufën, t’i duash delet ose të jesh dhijar i mirë, t’i duash qengjat dhe cjapin, duke filluar të jetosh bashkë me to dhe duke e mbajtë mbi supe rrebeshet e kohës dhe peshën e maleve, të jesh i fortë si shkëmbi që u bën ballë stuhive dhe rrëmujave që fryjnë gjithandej si tufane!

Me shekuj e shekuj shqiptarët si race e veçantë, duke jetuar si shiponja në maje kreshtash, në gryka malesh dhe pllaja, ose në rrënza të gjata bjeshke kanë bërë stane dhe janë marrë me blektori, duke ruajtur dhen e dhi… Delet apo tufa e dhive kanë qënë jeta e tyre ! I kullotnin sukave duke i ndjellë bariu me jehonën e fyllit, e në mbrëmje vonë, me perëndimin e diellit, ktheheshin tek stani varg e varg me blegërimën e tyre, ku bareshat i mbanin në rradhë duke i mjelur, e me qumështin e tyre përgatisnin bylmetin…Blektorët tanë kishin dobi edhe nga mishi dhe sidomos leshin që e grumbullonin gjatë pranverës së vonë, kur i qethnin delet e e tyre. Ajo ditë ishte e veçantë dhe gazmore për barinjt e bareshat shqiptare të cilët jetonin me harenë dhe brengat e tyre mes malesh, ku stanet strukeshin si kosherre bletësh…!

Gjatë mijë vjetëve të jetës shqiptare, delet dhe barinjtë duken të përhapur në tërë sistemet malore me gryka dhe shpatie, me bjeshkë baritore dhe krroje, jetonin barinjët shqiptarë. Të njohur i kemi , sidomos ata të Opojës, Prizrenit e Dragashit dhe andej majave të Sharrit gjer tek pellgjet e Korabit, Lubotenit , Maja e Zezë dhe gjer në Grykën e Kaçanikut. Të gjithë barinjt e këtyre maleve etnike jetonin me kulturën dhe traditat e tyre, nga një nga kulturat e para të barinjëve nomadë në Luginën e Beqesë. Disa dele u integruan në fermën e familjes së bashku me kafshë të tjera të tilla si pula dhe derra. Për të mbajtur një tufë të madhe, delet duhet të jenë në gjendje të lëvizin nga kullota në kullota. Kjo kërkonte zhvillimin e një profesioni të veçantë nga ai i fermerrit. Detyra e barinjve ishte që të mbanin kopenë e tyre të paprekur, ta mbrojnë atë nga grabitqarët dhe ta udhëzojnë atë në zonat e tregut në kohë për prerje. Në kohët e lashta, barinjtë zakonisht milingonin delet e tyre dhe bënë djathë nga ky qumësht; pak barinj ende e bëjnë këtë sot.

Në shumë shoqëri, barinjtë ishin një pjesë e rëndësishme e ekonomisë. Ndryshe nga fermerrët, barinjtë shpesh ishin pagues, duke u paguar për të parë delet e të tjerëve. Barinjtë jetonin gjithashtu larg shoqërisë, duke qenë kryesisht nomadë. Psh. Dikur blektorët shqiptarë nga treva e Pollogut, tufat e tyre gjatë stinëve të ftohta me dëborë, i çonin në vendet më të ngrohta si nomadë, duke i kullotur shtigjeve përtej majës së Taulit, përtej Velesit , brigjeve të Vardarit, gjer në pllajat e Gjevgjelisë. Por, që shpesh hasnin edhe në problem me grupe njerëzish të vendeve gjithandej të cilët ua grabisnin delet, duke u bërë ngatërresa nga më të ndryshmet, sidomos nga shkaku që këta barinjë ishin shqiptarë. Pra, të ishe barinj, nuk ishte lehtë, sepse ky profesion shte kryesisht një punë e meshkujve të vetmuar pa fëmijë, kështu që barinjtë e rinj duhej të rekrutoheshin nga jashtë. Barinjtë ishin më së shpeshti djemtë e rinj të fshatarëve që nuk trashëgonin asnjë tokë. Në shoqëritë e tjera, çdo familje do të kishte një anëtar të familjes për të kullotur kopenë e saj, shpesh një fëmijë, të rinj ose një plak, i cili nuk mund të ndihmonte shumë me një punë më të vështirë; këta barinj ishin plotësisht të integruar në shoqërinë malësore. Barinjtë normalisht do të punonin në grupe ose duke kërkuar një tufë të madhe, ose secili duke sjellë të tyren dhe duke bashkuar përgjegjësitë e tyre.

Në kohët moderne, barazia ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Heqja e tokave të përbashkëta në Europë në shekullin e tetëmbëdhjetë dhe të nëntëmbëdhjetë u zhvendos nga nomadë të pavarur tek punonjësit e pasurive masive. Disa familje në Afrikë dhe Azi kanë pasurinë e tyre në dele, kështu që një djalë i vogël është dërguar për t’i mbrojtur ata, ndërsa pjesa tjetër e familjes kanë tendenca për punë të tjera…

Në territoret shqiptare, banorët, posaçërisht ato të veriut, jetonin për mijëra vjet si barinj, duke shpjeguar kështu rrobat e leshta, ose “tirqet”. Naim Frasheri ishte i pari që prezantoi kulturën e bariut shqiptar në libra e romane shqip. Barinjtë shqiptarë kontribuan shumë në kulturën e folklorit shqiptar, ku u bënë gjithçka nga rrobat , veshëmbathja me xhamadana, xhurdia të leshta dhe koprane të qepura nga qasha…

Malet që përfshihen në Gadishullin e Ballkanit për dhijarët dhe barinjët e tufave të deleve, rëndësi kanë gjitha  malet e Shqipërisë gjer në shpatie e gryka të Bjeshkëve të Nemura ose gjithandej e përten Grykës së Rugovës, si dhe ato të sistemit sharropin nga nga pllajat e Dragashit dhe Opojës, duke u thelluar sukave dhe grykave të Korabit,  Maja e Zezë, Luboteni e gjer në Karadak të Shkupit, të cilat janë vargmalale të larta, të pjerrëta, të rrëpinjta, të cilat ulen shkallë-shkallë në drejtim të ultësirës së Pollogut me ara të buta ku kultivohen të bardha dhe grunjere, sipër dhe poshtë Tetovës dhe Gostivarit.

(…Identiteti i Ballkanit është e dominuar nga pozicionin e saj gjeografik, historikisht zona ishte i njohur si një udhëkryq i kulturave të ndryshme. Kjo ka qenë një nyje midis organeve latine dhe greke ose të  Perandorisë Romake, destinacionin e një fluksi masiv të sllavëve paganë, një zonë ku ortodokse dhe katolike Krishterimi u takua, si edhe si pika e takimit mes Islamit dhe Krishterimit).

Kur po i afroheshim rrëpinës që ndante Sukën me Liqenin, në rrahën ku mrizonin bagëtia, Vlera e Çmendur më tha se aty merrrte fund rruga e Kolonelit të vrarë. Në pjesën e poshtme, ku hidhen karmat e cofëtinave, ishte hapur një gropë për të.

Këtu, nuk mjafton që të vrasin mizorisht, por edhe të nënçmojnë tmerrrësisht. Kjo i pëlqen turmës së mjerë! Tallandisën nga kjo ndjenjë!

Nuk po u besoja veshëve, sado që sytë ma zinin një grumbull dheu të freskët përballë…

Malet e Sharrit përfaqësojnë një zinxhir malesh që shtrihen nga pjesa jugore e Kosovës dhe Maqedonisë veriperëndimore në Shqipërinë verilindore.

Malet e Sharrit janë të famshme për relievin e tyre të thyer dhe majat e larta malore, dhe kanë rëndësi të madhe për gjithë mjedisin përreth për faktin se aty gjenden burimet ujore nga ku ushqehen lumenjtë e rajonit. Këto male bëjnë lidhjen midis tre zonave të mëdha ujëmbajtëse dhe janë të pasura me burime, lumenj, liqene dhe ujëvara. Një nga liqenet e ngrira më të mëdha në Malin e Sharrit është Liqeni i Livadicës, i cili gjendet menjëherë poshtë majës me të njëjtin emër në Kosovë. Liqeni është 230 m i gjatë dhe 120 m i gjerë, ndërsa thellësia e tij shkon deri në 7.3 m. Rrëketë dhe lumenjtë e shumtë rrisin nivelin e ujërave të tyre gjatë periudhës së shkrirjes së dëborës. Rrjeti hidrologjik i Malit të Korabit është shumë i dendur dhe karakterizohet nga përrenj të mëdhenj me prurje gjatë gjithë vitit, si dhe nga rrëke të vogla me prurje të përkohshme në stinën e shirave dhe në periudhën e shkrirjes së dëborës. Përroi i Veleshicës është më i madhi dhe është i mbushur gjatë gjithë vitit me ujë që mblidhet nga fushat e Korabit, Sorokolit dhe nga pjesa më e madhe e zonës kryesore perëndimore që gjendet në territorin e komunës së Kalasë së Dodës, për çfarë shpesh më rrëfente babai im gjërat më interesante të cilat i kishte përjetuar , duke u endur e kaluar shtigjeve të kësaj ane si i ri.Sepse këtej ka qenë e vetmja dhijare e cila i ka lidhur në rrugët malore për të vajtur në Tiranë apo në anët e Lurës…! Përveç përrenjve të kësaj zone, ka edhe shumë përrenj të tjerë të vegjël me rrjedhje sezonale dhe me ujë të pakët, nga të cilët malësorët e pllajave të gjata janë furnizuar me ujë për pije, për nevojat e staneve dhe bagëtive të tyre Të gjithë përrenj e prrocka kalojnë kund rrëzë shkëmbinjësh dhe të lakuar, derdhen në Drinin e Zi.

Kokëfortësia e kohërave dinake kominterniste !

Në kampin fushor, në hyrje të  Shkupit kah Gryka e Dervendit, gjeneralat bullgarë me përcjellësit e tyre, çadrat i kishin vendos në rudinën e fshatit tim, the nga aty, sa herë që u kujtohej, vërsuleshin duke prerr ndonjë kokër delje apo dhie, piqnin mish tek rrëza afër Dushkut të Eminit, aty  kishin zaptuar edhe ujin e ftohtë të Burrimit i cili delte nga shkëmbinjt e maleve të Opalit e  të cilët gjatë tërë  natës  bëheshin si të çarë duke  pirë , ishin shtrirë të dehur. Sharjet e tyre shoviniste ndaj popullatës vendase dëgjoheshin gjer në fshat. Edhe fëmijët dukeshin të trembur fare, dhe gjatë netëve të trishtuara nuk i zënte dot as gjumi. Pleqët më kot krekoseshin, dukeshin të friksuar fare.

Vukosavi, një kapiten serb, ishte ndier i fyer se Mbreti bullgar kishte dërguar një  rreshter dhe jo një autoritet më të lartë për negociata lidhur me pjesëmarrjen e fshatarëve shqiptarë në luftë.

Megjithatë kishte pranuar të bisedonte. Pasi ishin ulur në vendet e caktuara, në çadër kishin hyr tri femra shtat hedhura, me flokët të lëshuara përposh dhe me paraqitje krejt të shfrenuar, të sjellura nga anët e Crna Travës.

Njëra nga ato u kishte vendosur para gotat e metalta, tjetra  i kishte mbushur me verë dhe e treta i kishte përshëndetur, duke lëvizur e duke përdredhur shtatin para tyre… Stuhia  ballkanike po frynte disi me tërbim, sikur të paralajmëronte një hata që vjente përtej sukave  me maja thepore  të Taulit që formonin një system kodrash të lidhura si kurora gjer tek Gryka e lumit Iliridë, e që sllavët e kishin  emërtuar me toponimin  tyre “Gryka e Matkës” !

– Eh kakvo telo i kakvi gradi imaat! (Oh, çfarë trupi dhe çfarë gjoksi kanë)-, kishte thënë Vukosllavi  duke ngritur dollinë, ndërkohë që një femër zeshkane iu kishte ulur në prehër.  Kapiteni bullgar ishte ngritur në këmbë në kohën e dollisë, ndërsa Vukosllavi vetëm kishte drejtuar shtatin e bëshëm dhe në vendin ku ishte ulur dukej më i lartë se kapiteni, i cili ishte më i vogël me trup dhe përballej me cinizmin e kalorësit serb, që paraqitej me fodullëk se ishte  kapiteni i kryqtarëve.

… Gjatë bisedimeve  që kishin pasur me prijësit bullëgar dhe ndihmës së premtuar nga ata, si dhe bindjes që kishin krijuar se në muret e qytetit do të prisnin mijëra luftëtarë nga mbarë Rusia dhe Karpatet, të sigurt në fitore, ata nuk kishin paramenduar se gjatë rrugës mund të hasnin në ndonjë rezistencë. Grupet guerile të  ushtarëve  shqiptarë që kishin që kishin përjetuar edhe dyndje të tmerrrshme që nga Çamëria e gjer në Daradani, edhe aq më keq kishin përjetuar ardhjet dhe dyndjet e mijëra sllavëve nga  nga Banati e Shumadia, nga Nishi e Toplica, duke përfshirë këtu vendosjen e tyre edhe në anët e Rashkës dhe Sanxhakut, në anët e Moravës dhe Karadakut në fushëgropën e Shkupit, të shtrirë edhe më tej në viset jugore kah Velesi dhe Manastiri gjer në buzët e liqenit të Prespes dhe Dojranit: kishin raportuar se një forcë e madhe njerëzish, jo vetëm ushtarë por edhe gra e fëmijë ishin nisur për të shtegtuar drejt  Fushëgropës së Pollogut.Shumë prej tyre kishin raportuar se ajo forcë njerëzish ishte e çakërdisur, e dezorientuar dhe krejtësisht e shthurur, por ishte shumë mirë e armatosur, të gjithë kishin mburoja të metalta  e pancirë mbrojtës. Syrit të vëzhguesve turq nuk u kishte shpëtuar pa u vërejtur edhe fakti se kuajt mezi lëviznin nga ngarkesat, stolitë,  madje edhe armatimet e metalta me të cilat ishin veshur sipëri  kuajt e kalorësisë së lartë. Në përshkrimin e tyre të gjithë vëzhguesit pajtoheshin me një pikë se grupet ushtarake shqiptare  të pozicionuar rreth lumit Vardar dhe Iliridës me të gjithë vullnetarët malësor të Sëllarrevës, Gurguricës, Koritës, Strajanit, madje Çajla, Vardaria e Podgoria me Çegranin, më tepër dukeshin si ushtrarë të pathyer dhe të guximshëm e trima, që ktheheheshin me trofetë e fitoreve ndër  beteja,  sesa ushtritë sllavoserbo bullgare që  i kishin përballë.

Nga informatat që kishim, kuptuam se në çadrat e tyre të rrethuar me pisha të Petriqit ishin të pranishme edhe disa femra gjysmë lakuriqe, të cilat dukej sikur përkujdeseshin të venin rregull  mirëmbajtje dhe ushqimi brenda çadrës së madhe ku pushonte  Car Borisi.

– Sa ushtarë ka Brigada e guerileve shqiptare?-, kishte pyetur ai.

– Ata janë rreth  12.000 mijë, ndërsa ne rreth 19.000,- ishte përgjegjur  gjenerali Kamenov.

Vukosllavi kishte qeshur me zë dhe nuk i kishte dhënë rëndësi pranisë së tre të huajve edhe pse dyshonte se në rastin konkret mund të ishin dy spiunë, që kishin ardhur për të parë kampin nga brenda. Kjo madje i shkonte për mend që të fliste në superlativë dhe për të treguar epërsinë e ushtrisë së tij nga ana e Serbisë, duke i dhënë akcent të veçantë për luftë edhe Arradhës së tyre të cilët gjendeshin të vendosur në livadhet e Crna Travës.

-Nesër u dërgoj disa kalorës dhe bisedojmë për kushtet  e dorëzimit apo bashkimit me ne. Mirë që nuk jeni turq, edhe pse një farë e ligë jeni të gjithë, iu kishte thënë një  oficer i Komandës bullgare derisa ata po largoheshin. Përcjellësi i rojave të jashtme i kishte shoqëruar deri në dalje të Kampit, dhe ata ishin nis dhijaresë me gurishte drejtë brigjeve të lumit Crna, duke mbajtur si orientim  Majën e Zezë të Sharrit.

Një histori e tillë plot acar e ngrica akulli, rrëmujë e rrëmete uraganesh e stuhish që kanë fryrë të tërbuara mbi ballin rrënduar me rrudha e brenga jete dhe ekzistence në luftën për mbijetesë, i tërë fati i shqiptarit i përcjellë ndër shekuj e dekada ka qenë nën vrojtimin dhe ndikimin e kombinacioneve të betejave  serbo-sllav, me qëllim që  çështjen shqiptare në analet politike dhe diplomatike të mbetet e ndërlikuar dhe e pazgjidhur, duke u  bërë hije në sytë e Perëndimit, në veçanti përpara shteteve si SHBA, Anglia, Gjermania, Franca, etj.

Njashtu edhe politikat e fshehta, ato diplomatike e në veçanti, të spiunazhit në gjithë Ballkanin dhe më gjerë, sidomos pas ardhjes së sllavëve të jugut nga Karpatet në troje tona, sidomos serbosllavët dhe sllavo-maqedonasit me prejardhje bullgare, u ndeshën me shqiptarët etnikë në shekuj, u bënë përplasje të mëdha dhe u zhvilluan luftëra tmerrri dhe vdekje me prapavija të errëta, që edhe sot e kësaj dite, kanë specifikat e interesit të blloqeve dhe fuqive të mëdha, në rrethana të ndryshme Shqipërinë dhe shqiptarin i kanë përdorur si monedhë për të larë hesapet e tyre, si kurban në shtigjet e Ballkanit me male të egra. Me të vërtetë Shqipëria është “një pikë e vogël” në hartën gjeografike të botës, por pikë e madhe dhe me rëndësi për sa i përket kulturës njerëzore, tolerancës dhe shpirtit human si komb e si popull me specifikat e veta historike të traditës, gjuhës,   kulturës me përmasat ballkanike dhe europjane. Shqipëria si tërësi gjeografike në këtë cep të Ballkanit, shërben si urë civilizimi mes Lindjes dhe Perëndimit, e të mos flasim pastaj për aspektet gjeostrategjike, ekonomike, kulturore, ushtarake e demokratike për interesa mbarë njerëzore jo vetëm në Ballkan, por edhe gjithë Europën dhe Mediteranin e gjërë…

Shërbimi i Sigurimit Shtetëror Jugosllav !

/SLUZBA Državne Bezbednosti/

Shërbimi Shtetëror i Sigurimit  ( SDB  ) , zakonisht më i njohur me emrin e saj origjinal   si UDB-A, e cila eshte formuar me 13 maj 1946 dhe  në dekadat e saj e fundit ishte të përbërë nga gjashtë organizata gjysmë të pavarura të policisë sekrete – një për secilën nga gjashtë republikat federale të Jugosllavisë – koordinuar nga zyra qendrore federale e Beogradit.

Edhe pse është operuar me më shumë përmbajtje sesa agjencitë e tjera të policisë sekrete në diktaturat komuniste të Evropës Lindore,UDB-a ishte megjithatë një mjet frikë kontrollit. Pretendohet se UDB-a ishte përgjegjës për ” eliminatoret ” e dhjetra e armiqve të shtetit brenda Jugosllavisë dhe jashtë vendit ( vlerësimet rreth 200 vrasje dhe rrëmbime Eliminime të ndryshojnë nga ato të Luftës së Dytë Botërore Ustaše (fashiste ),   udhëheqësit Ante Paveliç dhe Vjekoslav Luburić ( në Spanjë dhe Argjentina ), ndaj emigrantëve kroat Bruno Bušić .

Me shpërbërjen e Jugosllavisë , ai vazhdoi të punojë si Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Republikës Federale të Jugosllavisë .

***

UDB-A , pra siç ceka më lartë, ndër vite u  riformuar si një pjesë e madhe e shërbimeve informative jugosllave nga 1946 e gjer më 1991, kur u shemb komunjizmi , dhe ishte kryesisht përgjegjës për sigurinë e brendshme të shtetit . Pas 1946 UDB iu nënshtrua të sigurisë dhe inteligjencës ndryshime të shumta për shkak të çështjeve aktuale në atë kohë , duke përfshirë : luftën kundër bandave , mbrojtjen e ekonomisë ; Kominformës / Informbiro ; dhe aspiratat burokratike . Në vitin 1945 dhe 1946 , për shembull ,UDB u organizua në rrethe . Në vitin 1950 , kur njësitë administrative -territoriale u hequr si autoritete , UDB u riorganizua sërish . Gjatë kësaj periudhe aktivitetet e zbulimit dhe sigurisë përqendruar më pak në inteligjencën dhe më shumë për sigurinë e brendshme . Nuk ishte një theks mbi kolektivizmit , vëllazërisë , harmoninë sociale , besnikëri , dhe tolerancës ndaj ata me pikëpamje të ndryshme . Devijimi nga ky grup vlerash u bë një çështje imediate për shërbimet e sigurimit .

Më vonë , përdorimi i forcës është zbutet dhe kur procesi i ” decentralizimit të pushtetit popullor ” filloi , inteligjencës dhe shërbimet e sigurisë iu nënshtruan riorganizimin e mëtejshëm me qëllim për të decentralizuar pushtetin dhe rritjen e efektivitetit . Akti për Punë të Brendshme  dheDekreti për Organizimin e Sekretariatit të Shtetit Punëve të Brendshme rregulluar autoritetin e sigurisë shërbimit të fshehtë si prerogativa e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme . Por që secila republikë jugosllave dhe ajo e Krahinës së atëhershme të Kosovës, ishin më vete sipas Riorganizimit,  pas rënies së Rankoviqit dhe Konferencës në Brione më 1966 dhe në vijim,  çështjet që lidhen me kompetencat e federatës ( sigurimit të shtetit , të trafikut ndërkufitar , qytetaret e huaj , pasaportat , futjen dhe shpërndarjen e shtypit të huaj  dhe droga ) mbetennën urdhërat, kompetencat dhe dirigjimet nga ombrella Federative (si SSDB me qendër në Beograd, thuajse ishte po e njejta “UDB” !).

SDB në republikat nuk ishte autonome , por ishte e lidhur me Shërbimin Federativ të RSFJ,  i cili ka koordinuar punën dhe të nxjerrë udhëzime .

Sigurimit të shtetit u rregulluar me legjislacion të fshehtë ( sekret Gazeta zyrtare ) , e cila e përshkruar përdorimin e operacioneve speciale . SDB kryer kërkime shtëpi, përgjimet e fshehta brenda lokaleve , përgjimin e telekomunikacioneve , përgjim të fshehtë e njerëzve , dhe zënie të fshehur të letrave dhe dërgesave tjera .

Me interes kryesor në SDB ishte siguria e brendshme , identifikimin dhe penguar aktivitetet e “armikut të brendshëm ” ( dmth” borgjeze djathtist ” , clericalists , anëtarët e Kominformës , nacionalistë , dhe separatistët ) . Puna Inteligjencës jashtë vendit është konsideruar më pak i rëndësishëm dhe ishte nën kontrollin federal .

SDB ishte një ” polici e fshehtë politike ” , përgjegjës për organizimin e partisë nga e cila ajo ka marrë udhëzimet e tij dhe për të cilën raportohet . SDB ishte rrënjosur aq thellë në sistemin politik se një nga detyrat e saj ishtepërgatitja e ” vlerësimit të Sigurisë politik ” , që është, vlerësimet më fjalë për fjalë të gjitha sferat e jetës .

Gjatë veprimtarisë së tij ,SDB gëzonte një gamë të gjerë të pushtetit , duke përfshirë fuqitë klasike policore ( identifikime , marrjes në pyetje dhe arrestime ) .

Organizata SDB është vazhdimisht në ndryshim dhe duke bërë përmirësime , por ai mbeti i lidhur me njësinë qendrore në kryeqytetet republikane dhe grupe më të vogla që punojnë në këtë fushë . Të gjitha informatat dhe të dhënat rrodhi në njësinë qendrore në kryeqytetet dhe dërguar në nga atje për të përdoruesit . Grupet në terren kishte kontakte pune me autoritetet vendore , por nuk iu përgjigj atyre .

*** 

Kur bie mbrëmja në në 12 fshatrat shqiptare  që struken si koshere bletësh mes kurorave dhe sukave të maleve të Sharrit, për banorët fillon gjendja e jashtëzakonshme. Shumë vetë nuk i lenë më fëmijët të luajnë jashtë, stallat mbyllen me kyç e kush del jashtë e bën këtë me shumë kujdes. Në  ato gryka malesh ulurin ujqërit dhe  ariu.

Gati çdo natë arinjtë e murrmë vijnë nga pyjet përreth dhe „shëtisin” deri në orët e mëngjesit nëpër fshat. Shpesh ata shkatërrojnë gardhe apo ara, hyjnë në stalla, hanë kafshët shtëpiake, nganjëherë sulmojnë edhe delet. Në zyrat e Bashkisë ve Lokale të  Lisecit, Shipkovicës, Gajres, Beshallës, Gjermës e gjer poshtë që nga Kalishti , Gjurgjevishti dhe Nerasha e Dobroshti  edhe zhvillimet protokollohen me kujdes. Në muajt  e vjeshtës egërsirat e malit  kanë dale gati çdo të tretën natë nëpër prona dhe kanë bërë dëme., duke ngrënë misrat dhe bereqetin.

Më kot ishin parashtruara ankesat e banorëve të kësaj ane tek organet e Komunës… Por, ata edhe atje kishin kokëçarje të tjera…dhe kujt nuk i hante palla pë hallet e fshatarit që përballej me egërsirat e maleve, sidomos të arinjëve të cilët iknin nga gjëmimi i armëve dhe bombardimet në Kosovë dhe suleshin këndej Sharrit që nga Vraca e gjer tek Majat e Lubotenit…

***

… Tufa e deleve si  fjolla  të  bardha shpëndahej pllajave, e bariu ishte i zhytur në mendime, se nëse nuk kujdesej me sy i zgjuar, bashkë dhe qeni i tij, ata sikur për çdo çast, mund të gjendeshin para çdo rrreziku, sepse malet ishin të mbushur me ujqër grabitqarë, dhe askush nuk ishte më tmerrrues se bariu.

“Kur ju blegëroni, Unë nuk kam gjumë o  delet e mia. Kur  Qeni im u rri pranë, o tufa ime ,  unë ndjej dhimbje. Kjo zemër e madhe, e ndarë me dyshë?! Pritni delet e mia, sat ë dal drita, o malet e mia thepore, Ju  djepi im keniqenë me shekuj , e do mbeteni gjithmonë, me maja si tunxhi… !”

( Vijon )

Arianit Bytyçi: Të ndërtohet Muzeu i Luftës së UÇK-së dhe Qendra Protokollare Shtetërore në Divjakë

0
Arianit Bytyçi, arkitekt, PrishtinëParmbrëmë në Radiotelevizionin e Kosovës u transmetua pjesa e parë e dokumentarit “Të harruar apo të neglizhuar” i autores Artë Avdiu, dokumentar i cili për herë të parë trajton në mënyrë gjithpërfshirëse dhe të argumentuar çështjen e mospërkujdesjes së duhur institucionale ndaj komplekseve memoriale dhe objekteve rjera që synojnë përkujtimin dhe valorizmin e vlerave të luftës çlirimtare të Kosovës.Dokumentari është përgatitur që nga vera e vitit 2021 e deri në dhjetor 2021.Në pjesën e parë të dokumentarit, janë shfaqur pamje dhe janë prezentuar rrëfime për Zonën e Interesit të Veçantë “Kleçkë, Divjakë – Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së”, konkretisht për mosndërtimin e Muzeut të Luftës së UÇK-së dhe Qendrës Protokollare Shtetërore në Divjakë dhe mungesën e konservimit dhe restaurimit të shtëpive ku ka vepruar Shtabi i Përgjitshëm.i UÇK-së në Divjakë. Edhepse ndërtimi i këtyre objekteve publike dhe konservimi dhe restaurimi.i shtëpive në Divjakē është obligim ligjor që e ka shteti i Kosovës, obligim ky i paraparë me Planin Hapësinor të Zonës së Interesit të Veçantë “Kleçkë, Divjakë – Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së”, ende nuk është ndërmarrë asgjë në këtë drejtim.Për këtë çështje, në dokumentar flet arkitekti Arianit Bytyçi, i cili thekson edhe obligimin e institucioneve të Kosovēs për përfundimin e punimeve edhe në Kompleksin Memorial në Kleçkë, ku është paraparë të ndërtohet Amfietari, Muzeu i Motovimit dhe parku i kompleksit. Poashtu, arkitekti Bytyçi thekson se sipas Planit Hapësinor të zonës, në Kleçkë duhet ndërtuar edhe Pushimorja e fëmijēve të dëshmorëve,  poashtu edhe shtigjet e biçiklistëve në gjithë territorin e zonës së interesit të veçantë “Kleçkë, Divjakë – Shtabi i Përgjitjsjëm i UÇK-së”, si dhe të bëhet konservimi dhe restaurimi i objekteve të rëndësisë hisorike në Kleçkë, Divjakë, Luzhnicë, Berishë, Fshat të Ri dhe fshatrat tjera, ku ka vepruar UÇK dhe institucionet e luftës, përfshirë Radion “Kosova e lirë dhe Agjencinë e Lajmeve “Kosovapress”.Në vazhdim.të pjesës së parë të dokumentarit ” Të harruar apo të neglizhuar” që është prodhim i RTK me autore gazetaren Artë Avdiu, janë trajtuar kompeksi memorial në Gllogjan dhe kompelset tjera memoriale në Prishtine, Lavdovicë, Likoshan, në Mitrovicë, Kamenicë, Shtime etj.E përbashkëta e shumicës së kompelseve memoriale, sipas hulumtimeve që shfaqen në dokumentar është mospërkujdesja e duhur institucionale që shfaqet përmes mospërfundimit të punimeve në këto komplelse memoriale, cilësisë së dobët të punimeve dhe në disa e raste edhe përmes mosqëmdrueshmërisë dhe moskreativitetit estetik dhe arkitektonik të projekteve të kompleksve memoriale të Kosovës.Për këtë temë, autorja e dokumentarit ka intervistuar edhe sociologun Shemsi Krasniqi, drejtorin e Agjencisë së Komplekseve Memoriale, Bislim.Zogaj, si dhe shumë veteranë të luftës anë e kënd Kosovës.
Një çështje tjetër me rëndësi që është trajtuar në pjesën e parë të dokumentarit është edhe përshirja e varrezave të veteranëve në të njejtat varreza me dëshmorëe e heronjtë. Shumica e të intervistuarve në dokumentar shprehin bindjen që në varrezat e dëshmorëve nuk duhet të varrosen edhe veteranët, por varrezat e veteranëve duhet të jenë të ndara për arsye se pas vitit 1999 nuk ka dëshmorë të lirisë së Kosovës.Në vazhdim, po ua prezentojmë linqet se ku mund ta ndiqni pjesën e parë dhe pjesën e dytë të dokumentarit “Të harruar apo të neglizhuar”:https://youtu.be/-NWBVvO97iEhttps://youtu.be/JfMAE-sEL5QPjesa e dytë e dokumentarit është shfaqur sonte (e enjte) në Radiotelevizionin e Kosovës në orën 22:00.Në këtë pjesë tē dokumentarit është  trajtuar ekskluIvisht kompleksi memorial “Adem.Jashari”, mos konservimi i Kullave të Rezistencës, mos ndërtimi i Obeliskut dhe Muzeut të Luftës në Prekaz dhe çështje tjera me rëndësi. Në këtë dokumentar trajtohen edhe komplekset e memoriale në Reçak, në Çabrat, në Mejë, Vushtrri, Rahovec, Dyz, Krushë të Madhe, Celinë dhe në vende tjera të Kosovës, ku institucionet e Kosovës nuk i kanë përmbushur plotësisht obligimet e tyre.

Frymëzimi heroik dhe veprimi patriotik

0

Shkruan Shefqet DIBRANI

Kritikë letrare:

Sami R. Dërmaku, ”TË NDRITURIT”, poezi, botoi Sh. B. “DRITAPRESS”, Prishtinë 2021, faqe 132, ISBN 978-9951-825-30-6. Redaktor: Kadri Rexha, Recensues: Sulejman Dërmaku & Shefqet Dibrani.

FILLIMI ose PROLOG PËR POETIN

Vargjet e librit, “TË NDRITURIT”, të Sami R. Dërmaku, janë poezi përkushtimi për ngjarje dhe personalitete të njohura të kulturës dhe të rezistencës shekullore të popullit shqiptar.

Poeti, ka qenë edhe vet pjesë e atyre zhvillimeve, bashkëveprimtar i heronjëve, dhe ka bashkëvuajtur për vite të tëra, dënimin e rëndë politik, nëpër burgjet serbe e jugosllave, duke përjetuar persekutimin barbar të politikës së Sërbisë kundrejt Kosovës dhe popullit shqiptar të saj.

Përmbledhja me poezi “TË NDRITURIT”, shoqërohet me mendimin e vyeshëm të Sami Frashirit:  “Liria është thelbi i shpirtit dhe mendjes; aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë”, (faqe 5). Ky mesazh e qartëson më mirë objektivin e autorit, i cili në fokus të përkushtimeve ka figura të shquara nëpër mes të të cilëve ai jep mesazhin se “Liria si nocion” është “Jeta si botëkuptim”, e Sami R. Dermakut, i cili tashmë është i njohur për kontributin dhe rezistencën që ka treguar nëpër burgjet e rënda dhe të gjata, dhe përkushtimi i tij i viteve të fundit për shtetndërtimin e Kosovës.

PA THYESHMËRIA DHE BESNIKËRIA E FISME

Pra, të gjithë ata që e njohin, Sami R. Dërmakun, përveç pamjes së njeriut madhështor dhe zërit të zotëriut autoritar, e dinë se ai gjithmonë është shquar për rezistencë të pathyeshme përpara hetuesisë, kurse me kalimin e kohës është shndërruar edhe vet Ai në simbol qëndrese shembullore, kudo nëper ato vende ku ka mbajtur burgun nëpër kazamatët serbe e jugosllave, dhe si njeri i përkushtuar për çështjen e Atdheut dhe të Lirisë, Sami R. Dërmaku, është vet Heroi i asaj rezistence, i asaj besnikërie të fisme që ka dominuar ndër të burgosurit politik, tregohet si shembulli i rezistencës idealiste, i qëndrueshmërisë dhe pathyeshmërisë në gjithë karrierën e tij jetësore.

PROMETEU I LIRISË ose SIMBOLI I REZISTENCËS KOMBËTARE

Promete, e thonë vargjet e poezisë kushtuar Simbolit të Rezistencës Kombëtare, Heroit të Kosovës, Adem Demaçi, poezi-poemë, kjo e vënë në fillimin e fillimeve të këtyre përkushtimeve poetike për të çartësuar lexuesin, për përmbajtjen dhe konceptin letrar të poezive, dhe për më shumë për ta kuptuar edhe mesazhin që përcjell kjo poezi, ende pa e shfletuar dhe pa e lexuar, dhe s’ka se si ndryshe kur të gjithë personalitet, duke përfshirë edhe vetën e tij, e kanë dëshmuar angazhimin e tyre në shërbim të kauzës kombëtare. Ja, se si, poeti i drejtohet Simbolit të Rezistencës Kombëtare:

Linde që të jetosh për jetë

Emri të të behët legjendë

Simbol lirie zë kushtrimi

I pa mposhtur zë bashkimi

 

Faqe 13.

E për këto epitete, të gjithë ata që e kanë njohur Adem Demaçin, i kanë parë, i kanë vërejtur në personalitetin dhe karizmen e tij njerëzore dhe si qytetar. Pastaj, në vijim të kësaj poeme, Sami R. Dërmaku, do t’i thur edhe epitete të tjera Heroit të Kosovës:

Shkrimtar pishtar në errësirë

Veprimtar zgjimi në gjakim

Qëndresë krenarie në çdo stinë

Trim tribun shembull për çlirim

Po aty, faqe 13.

Edhe këto epitete intelektuale janë merita dhe vazhdimësi e atij mozaikut të përgjithshëm që i kishte me bollëk Adem Demaçi, i cili ishte, pa dyshim, figura më karizmatike e historisë së Kosovës. Njeriu më i merituar për tu mbajtur ndezur motivi i lirisë dhe për të mos u shuar kurrë vetëdija nacionale për mëvetësi e indipendencë të Kosovës. Prandaj Adem Demaçi, në të gjitha etapat kohore ishte figurë unikate që ndikonte në vetëdijësimin e shoqërisë, më shumë dhe më tepër, se sa propaganda e sistemit komunist jugosllav, që ishte robëria, ishte pushtimi klasik i Kosovës.

Dhe, pa dyshim, të gjitha meritat, si karakteristika të jetës qytetare dhe të idealizmit patriotik që i posedonte Adem Demaçi, i kemi të kristalizuara në poezinë e Sami R. Dërmakut, kushtuar këtij kolosi e bashkëveprimtari, bashkëluftëtari dhe simbolit të Rezistencës Aktive, Heroit të Kosovës, Adem Demaçi, të cilit tashmë nga distanca i drejtohet:

U gëzuam Bacë erdhi demokracia

I tërë llumi u ngrit dhe zuri pritë

Vërshuan krimi dhe kleptokracia

Hajdutë spiunë dhe banditë

Faqe 18.

Prandaj thellësisht dhe kushtimisht, poeti është bindur se me Adem Demaçin, “… u frymëzua rinia” dhe se “Brezat e ardhmërisë me ty do të rritën/ Se ti ishe Promete se ti je vet Historia“, (faqe 20). Poezia “ISHE PROMETE, VETË HISTORIA”, të cilën poeti, ia ka kushtuar Simbolit të Rezistencës Kombëtare Adem Demaçi, është postulati më i saktë, me të cilin identifikohen sukseset e Lirisë së Kosovës, dhe përshkohet edhe kalvari i përpjekjeve të gjeneratave të tëra për të tashmën e arritur të Kosoves.

HUMANIZMI ËSHTË VIRTYTI NJERËZOR I POETIT

Poeti, Sami R. Dërmaku, është i njohur edhe për falje, sidomos kur janë në pyetje interesat e mëdha kombëtare, është i njohur për humanizëm, dhe posedon vlera njerëzore të shumta. Po me të njëjten ndjenjë humanizmi është shkruar edhe poezia kushtuar dr. Shaqir Shaqirit, me të cilin poeti ka vuajtur burgun. Dhe, të gjithë të burgosurit, e kanë të njohur raportin e tij me prof. dr. Shaqir Shaqiri, prandaj përkushtimi i Samiut, në këtë poezi ka më shumë humanizëm e ndjeshmëri, ka më tepër emocione të përjetimit real. Si të themi, edhe përmes poezisë dalin në pah, përpjekjet dhe sakrificat e Sami R. Dërmakut, atëherë sa ishin në burg, për t’ia shpëtuar shëndetin dhe jetën mikut dhe njeriut. Ndërsa tash, me këtë përkushtim, poeti mëton, për t’ia kthyer shpirtin, të paktën për ta rikthyer kujtimin e tij dhe të shokëve, për prof. dr. Shaqir Shaqirin. Kjo përpjekje poetike për ta kthyer mikun dhe shokun në mesin e të gjallëve është virtyt njerëzor që e posedojnë vetëm poetët. Në anën tjetër, poeti synon për t’iu treguar të gjithëve se Heronjtë nuk vdesin kurrë, ata ringjallën sa herë të ka nevojë Atdheu dhe Historia. Dhe s’ka si të jetë ndryshe kur poeti arrin për ta prezantuar pasaportën e njeriut ideal për të, e kjo pasaportë ishte për prof. dr. Shaqir Shaqirin, mikun e tij të burgut e të paqe, ku e lexojmë këtë shënim artistik:

Lufta kundër mortajës sllave kur nuk u ndal

Xhaxhain Jasharin të dënuar me pushkatim

Babai Emini veprimtar i Lidhjes së Pejës ilegal

Gjyshja bijë e oxhakut të Jakup Ferrit të luftëtarit trim

Faqe 61.

Kurse në strofën vijuese të kësaj poezi poeti çartëson edhe më shumë karakteristikat e protagonistit në poezinë e tij:

Kjo ishte pasaporta e Shaqës për armiqtë e tërbuar

Që në vegjëli e përcillnin udhëtimin e tij në jetë

Udhëtimin tënd nëpër teh shpate e kishe pranuar

Me këta armiq të egër të mjerë e të shkretë

Faqe 62.

Brenda poezisë kemi të ndërthurur edhe një element karakteristik për të plotësuar maksimen popullore se “Trimi i mirë është me shokë shumë”, d.m.th. se prof. dr. Shaqir Shaqiri, ishte i mirë, por rreth vetes kishte edhe shokë të mirë! Përveç autorit të librit (themi ne), kishte edhe:

Shoqërinë i kishe shokë të besës e të përzgjedhur

Teki Dervishi, MT, Kadri Rexha, Jusuf Gërvallën

Kujtimin Myftari, familja Dobruna, Nexhmedin Soba

Poetë shkencëtarë veprimtarë atdhetarë të përkushtuar

Në organizimet e thella ilegale Jusufi printe vallen

Faqe 64.

E, në vazhdim ai pohon se, “Ty dhe Kadriut torturat e tmerrshme ju shtuan”, por “Ju nuk pranuat asgjë…”, (faqe 64), duke materializuar sintagmën më simbolike të rezistencës dhe solidaritetit që ekzistonte në mes të burgosëve politik, të asaj kohe, mesazh ky që na thotë se vujatjet e këtij brezi duhet të jenë: “Porosia (më e mirë) që duhet të zë vend në zemrën e çdo atdhetari”, (faqe 68). Jo vetëm kaq, por kjo porosi duhet të zë vend në zemrën e çdo qytetari të hapësirës shqiptare në Ballkan dhe kudo të shqiptarëve në rruzullin tokësor, e themi ne.

HEROI I REZISTENCËS ËSHTË EDHE HERO I SAKRIFICËS

Poeti Sami R. Dërmaku, me kaq pietet flet edhe për bashkëvuajtësit tjerë me të cilët kishte mbajtur burgun politik. Janë këto veti dhe karakteristika të tija, pse ne besojmë se autori i librit është Hero i rezistencës aktive dhe sakrificës intelektuale e patriotike. Mjafton poezia kushtuar, Metush Krasniqi, i vrarë me tortura mizore nga UDB-ja, për ta besuar këtë që thamë, por më mirë le t’iu referohemi vargjeve të poetit:

Korbat UDB-eske gjakatare

Trupin tënd masakronin

Me metodat ma mizore

Për vdekje të torturonin

Faqe 27.

Dhe mbase për ta kuptuar lidhjen shpirtërore të autorit me protagonistin, duhet të mbash vet burgun e gjatë nëpër kazamatet serbo-jugosllave, ashtu siç e kaloi Sami R. Dërmaku, një pjesë të madhe të madhërisë së tij, por me përvojën jetësore, poeti shndërrohet në humanist, prandaj madhërinë, kurdoherë e kërkon në personalitetin e të tjerëve, mbase ky është motiv i heroik kur i drejtohet Metush Krasniqit:

O mësues i dashur farën e lirisë e mbolle

Dhe ne bijtë e shqipes do ta rrisim prore

Amanetin tënd do ta qojmë në vend

Për lirinë e Kosovës deri në fitore

Faqe 28.

Ky përkushtim është perlë përjetuese, është vlerë mora, është kult qytetar, është burrëri dhe fisnikëri, kur ia atribuon meritat Heroi – Heroit, të cilin përmes vargut poetik edhe një herë e rikthen kujtimin për Heroin Metush Krasniqi, në mesin tonë.

Frymëzim e përkushtim të tillë, shprehen  edhe për Komandantin Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, për të cilin shkruan se, “Po të jepej çmimi Nobel për një të tillë flijim“, (faqe 24), i takonte atij dhe Familjes Jashari. Në këtë rast poeti nuk dëshpërohet, sepse ai e din se: “…çmimin madhështor/ Familjes JASHARI ia dha mbarë kombi shqiptar“, sepse ai luftoi, “Për tokat e Arbërit, për Shqipërinë“, (po aty, faqe 24). Së këndejmi, Komandanti Legjendar, Adem Jashari, nuk është vetëm frymëzim por edhe motivim për unitet të kombit tonë:

Komandant ti je kushtrimi dhe liria jonë

Ti je simbol i unitetit dhe i bashkimit kombëtar

Ti je qëndresa frymëzimi dhe forca në çdo zezonë

Je legjendë e ditëve tona që çdo mit e tejkalon

 

Faqe 24.

 

HEROI I FLAMURIT

 

Fazli Grajçevci, për poetin dhe për breza të tërë, është Heroi i Flamurit, i sakrificës dhe i flijimit, si dhe i vazhdimsisë së përpjekjeve për Flamur, Liri dhe për Pavarësi të Kosovës.

 

Si gjithnjë mësues i dashur

Dritë diturie në errësirë

Nën robërinë e shpërfaqur

Mësues atdhetar zemër dëlirë

 

Faqe 31.

 

Tashmë dihet se Heroi i Flamurit, Fazli Grajçevci, amanetin e tij të fundit e kishte lënë, djalin ta pagëzojnë me emrin FLAMUR, pasi vet Fazli Grajçevci, për flamur po flijohej:

 

Amaneti yt i fundit

Për liri e flamur unë po vdes

Djalin Flamur të ma emëroni

Kjo ishte e vetmja kërkesë

 

Po aty, faqe 32.

 

Edhe Isa Kastrati, është një frymëzues tjetër i përhershëm i poetit, por Ai, është edhe personifikues i idealit dhe përpjekjeve për liri, luftës së pa epur dhe i sprovës së madhe:

 

I luftës së paepur dhe sprovës

I rritës së saj dhe i shpresës

Mendimet tuaja plot thellësi

Qiell me diell në kaltërim

 

Faqe 36.

 

Sepse Isa Kastrati ishte:

 

Rebel i shquar kryengritës

Në furtuna i paepur

Në dallgët e jetës i pa tretur

Sy patrembur trim luan

 

Faqe 37.

Me kaq pasion poeti i ka kushtuar poezi edhe bashkëluftëtarit tjetër, Rexhep Mala, madje duke na zbuluar edhe një sekret, për të mësuar se ku i paskan nisur fillet e poezisë së tij.

Vjershën e parë në jetën time

Po e shkruaj për ty o vëlla or shok

Përplot mbresa e kujtime

Zemra po më grihet po më bëhet copë

 

Për kujtime të pa harruara

Për qëndresë e trimëri

Për fjalët tua të pa shkruara

Për mirësjellje e mençuri

Faqe 47.

Ndërsa prindëri e Rexhep Malës, për poetin Sami R. Dërmaku, ishin  “Fytyrën reliev Kosove“, (faqe 51). E, Kamandant Plakun ose Xheladin Gashin, poeti nuk mund quante Plak kur nuk ishte plak?! Këto nuanca, janë vargje të pakta por janë përkushtime të mëdha për heroizmin e madh të të rënëve për liri dhe atdhe. Këta emra, të cilët i ka veçuar autori, janë vetëm disa nga ata qindra të tjerë të cilët i japin pamje “KOSOVËS SË PËRGJAKUR NËPËR SHEKUJ”, (titull poezie, faqe 69-74), në të cilën poeti është shprehur:

Me shekuj qëndrove në robëri

Deshën të të zhbëjnë nga faqja e dheut

Pesë shekuj nën Turqi e një nën Serbi

Të shkoi jeta gjithmonë e veshur në zi

Faqe 71.

Po ashtu në këtë libër gjejmë përkushtime e përjetime të rralla. Disi më i veçantë dhe mjaftë karakteristik, më duket të jetë ai për Shabi Hajdinin, nga fshati Çerkez i Kumanovës:

Nga dhimbja më dridhet zëri kur të kujtoj

Krenar që të patëm në një front

Mburrje që të kishim në mesin tonë

O shok, o vëlla, bashkëveprimtar i pandashëm

Nuk do të harrojmë kurrë

Ja pra me ne këtu ku jemi mbledhur

Në këtë mbrëmje përkujtimore

Që të kemi në mesin tonë shembull prore…

Poezia, “TË DUAM PËR JETË”, kushtuar Shabi Hajdinit, nga fshati Çerkez i Kumanovës, faqe 81.

Poezia “NË VIZITË”, iu kushtohet, Ahmet Haxhiut, Xheladin Rekaliut, Jashar Saliut, Xhavit Hoxhës, Fadil Vatës, Shabi Hajdinit, dhe shumë bashkëveprimtarëve të tjerë të shtrirë në spitalet e Zvicrës, të cilët nga sëmundjet vdiqën. Por përkushtimi i Sami R. Dërmakut, është virtyt për heroizmat e bashkëveprimtarëve. Andaj poeti me përkushtimet poetike shëmbëllen për mirësi e humanizëm në njërën anë, kurse në anën tjetër poezitë, janë uvertyra të realizuara me pasion dhe dashuri të rrallë.

Ishim të mbledhur aty në hol

Dhe pritnim të brengosur

Na thoshin të mos ju shqetësojmë

Se jeni në kllapi e të rraskapitur

Faqe 85.

Ose:

Ju e përbuznit vdekjen

As për vete nuk mendonit

Mendjen e kishit te Atdheu

Që tërë jetën ia kishit kushtuar

Idealit më të lartë lirisë

Dhe Atdheut…

Poezia “NË VIZITË”, faqe 85.

Pa dyshim të gjithë heronjtë e Sami R. Dërmakut, kanë bërë historinë e tyre dhe kanë treguar qëndresë e rezistencë të pathyeshme. Ashtu siq e theksuam më lartë edhe vet poeti, shndërrohet në Hero i Veprës së tij. Nga kjo na duket se Sami R. Dërmaku, përseri jep nga vetja, pasi të gjitha përkushtimet, heroizmat, qëndresa dhe pathyeshmëria janë përkushtime të tij për të tjerët, por në esencë e gjitha e ka burimin nga shpirti i tij fisnik, nga qëndrueshmëria dhe nga atdhedashuria që ka pasur gjithmonë, Heroi për Kosovën! Këto virtyte, edhe më tej materializohen tek poezitë: “Tryezë e shtruar”, “Lugetërit e errësirës”, kushtuar të burgosurëve në Burgun e Dubravës, e ndonjë tjetër.

MOTIVI PËR VENDLINDJEN

Motiv i ndjeshëm dhe i përjetuar, poezi me plotë dashuri, është ajo për fshatin e tij të lindjes, Shipashnicën me titull “Kujtesë për vendlindjen”, në të cilën poeti është shprehur:

Shipashnicë vendlindja ime

Dërmak i tërë fshati unikat

Bashkë në hidhërime e gëzime

Me bujarinë dhe trimërinë spikatë

Faqe 107.

Rezistenca anti osmane e antiserbe e familjes Dërmaku nga Shipashnica e Dardanës, e ka gjenezën e saj qysh nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e vitit 1878, kurse vargjet e më poshtme e dëshmojnë këtë fakt historik.

Në lëvizje kombëtare të angazhuar

Oficeri Ramë Dërmaku siguron objektin

Të lidhjes së Prizrent nga armiq e tradhtarë

Të lidhin besën të forcojnë unitetin

Faqe 108.

Vargjet të përjetuara emocianlisht, por në të njëjten kohë kuptohen edhe si rezistencë shekullore e bashkëfshatarëve të tij, nga të cilët e për të cilët, do të nis udhë edhe veprimtaria e tij dhe këto përkushtime të Samiut, po ashtu janë frymëzimi më heroik dhe perkushtimi patriotik i poetit.

Vendlindja ime gumëzhin nga shkollarë

Doktorë shkence, magjistra e profesorë

Mjekë e inxhinierë e të vyeshëm arsimtarë

Profile të ndryshëm veprimtarë e humanitarë

Faqe 124.

Kur jemi tek poezia kushtuar bashkëfshatarëve të vet, përmendoren që ia ndërton me këto vergje vendlindjes së tij, në imagjinatën e lexuesit, po aty ne Shipashnicë, do të shihet saktë, Permendorja e Veprimtarit dhe Heroit të gjallë Sami R. Dërmaku, i cili një jetë ia kushtoi veprimtarisë kombëtare dhe atdhetare. Pikërisht janë këto arsye, të cilat na shtyjnë që këtë shënim kritik, (në cilësin e recensuesit të librit), ta kompletojmë edhe me disa shënime kronologjike për veprimtarinë e tij.

EPILOGU ose SHËNIMI BIOGRAFIK PËR POETIN

Sami Rexhep Dërmaku, lindi më 7.11.1948 në Shipashnicë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe në Hogosht, ndërsa të mesmen (gjimnazin) në Dardanë dhe Gjilan. Fakultetin Elektroteknik e ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës. Është pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1968. Ka punuar arsimtar në fshatin e lindjes, etj.

Më 1970, me rastin e ardhjes së Titos në Kosovë, bashkë me Rexhep Malën dhe Isa Kastratin, e izolojnë dhe e burgosin në burgun e Gjilanit. Është dënuar tri herë me kundërvajtje me pesë muaj për veprimtari armiqësore dhe dy herë penalisht, me gjashtë dhe dy vjet, gjithsej 8.5 vjet burg. Pas mbarimit të fakultetit është punësuar në ndërmarrjen “Elektromontazha”, me drejtor Zaim Kurtin, babai i Albin Kurtit, të cilit, (edhe në libër), i ka shprehur mirënjohje për guximin e treguar me rastin e pranimit në punë, meqë atëherë paraqiste pengesa sigurimi shtetëror jugosllav.

Për t’iu shmangur burgimit të tretë, më 1986 emigron në Zvicër, dhe vendoset në Gjenevë. Sami R. Dërmaku, ishte njëri nga themeluesit e LDK-së, dhe ka qenë edhe Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Gjenevë, pastaj Kryetar i Parë, në Fondin HumanitarLDK-së, Fondit Humanitar Gjithëkombëtar dhe shtabit të mobilizimit në kuadër të Fondit Vendlindja thërret”. Sami R. Dërmaku edhe në kuadër të UÇK-së ishte i angazhuar qysh nga data 01.09.1998, kurse në muajin mars të vitit 1999 në Tiranë është angazhuar në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes të Qeverisë së Përkohshme. Kurse pas përfundimit të luftës, në Prishtinë, po në atë Qeveri, ka qenë ndihmësministër i mbrojtjes, nënkryetar i komisionit për kontrollim dhe evidentim të pronës private dhe shoqërore.

Për vite me radhë, ka punuar në Korporatën Energjetike të Kosovës, këshilltar i kryetarit të KEK-ut, menaxher projekti, koordinator i komisionit për kontroll financiar, udhëheqës i sigurisë në punë, udhëheqës i infrastrukturës dhe garazheve për termoelektranat A dhe B., etj. Përveç veprimtarive që i theksuam më lartë, Sami R. Dërmaku, ka botuar librat: “EKLIPSIMI I FIGURËS SË DËSHMORIT” (2015) dhe monografinë “SELMON Sh. DËRMAKU – Veprimtar e humanist” (2018). Vlenë të theksohet se redaktor i librit me poezi ”TË NDRITURIT”, është mr. Kadri Rexha, kurse recensentë: Sulejman Dërmaku dhe Shefqet Dibrani. Libri u botua nga Sh. B. “DRITAPRESS”, Prishtinë 2021.

Sami R. Dërmaku, tani është në pension, i paangazhuar politikisht. Jeton në Prishtinë dhe në Gjenevë të Zvicrës.

St. Gallen, 12 janar 2022.

Kosova, me moslejimin e referendumit të Serbisë , e mbronë sovranitetin shtetëror

0
Jusuf BUXHOVI, Prishtinë
Reagimi i krerëve të insitutcioneve më të larata të shtetit të Kosovës karshi ambasadorëve të vendeve të QUINT-it” që kërkuan mbajtjen e referendumit serb në Kosovë që lidhet me ndryshimet kushtetuese në Serbi, është i drejtë dhe në përputhje me sovranitetin shtetëror të Kosovës, shpesh herë të nëpërkëmbur gjatë këtyre viteve nga politikanët e Kosovës, në rapot me Serbinë. Me këtë rast , arsyetimi i krerëve të Kosovës se “qytetarët serb të Kosovës me dyshtetësi do ta kenë të drejtën të votojnë në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare, pra nëpërmjet postës dhe në Zyrën ndërlidhëse”, është në përputhshmëri të plotë me standardet ndërkombëtare që praktikojnë në raste të tilla vendet europiane. Andaj, veprimi ndryshe, pra i hapjes së qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Kosovës, siç u tha, përbën shkelje të qartë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, si dhe praktikave ndërkombëtare. Për më tepër, një akt i tillë është shkelje e integritetit territorial nga ana e Serbisë në raport me shtetin e pavarur e sovran të Kosovës.
Qendrimi i prerë i krerëve të institucioneve më të larta të Kosovës, që është kompatabil edhe me atë të opozitës, është hap i drejtë dhe më se i duhur që Kosova, më në fund, përkundër dëmëve të pësuara nga politika e deritanishme, të demonstrojë gatishmërinë për mbrojtjen e sovranitetit shtetëror edhe në rrethanat kur faktori ndërkombëtar kërkon “kompromise”, siç thuhet në kërkesën e vendeve të QUINT-it “për të çuar përpara dialogun midis Kosovës dhe Serbisë”, paçka se në një pasus vazhdohet praktika e zëvendësimit të predikatëve shtetërore me ato të toponomistikës (dialogu Beograd-Prishtinë në vend të Kosovë-Serbi).
Kan være et bilde av 1 person og tekst

Shkrimtari e historiani Jusuf Buxhovi …