Kreu Blog Faqe 1428

Kurti, Osmani dhe Konjufca pas takimit me ambasadorët e Quint-it: Jo referendum i Serbisë…, serbët pjesëmarrës të tij me postë ose në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë

0

Institucionet e Republikës së Kosovës, në një takim të përbashkët me Ambasadorët e Quint-it dhe përfaqësuesin e BE-së, paraqitën qëndrimin e tyre të koordinuar dhe të përbashkët lidhur me mbajtjen e referendumit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Përveç se u ritheksua se qytetarët serb të Kosovës me dyshtetësi do ta kenë të drejtën të votojnë në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare, pra nëpërmjet postës dhe në Zyrën ndërlidhëse, institucionet bënë të qartë se hapja e qendrave të votimit të Serbisë në territorin e Kosovës përbën shkelje të qartë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, si dhe praktikave ndërkombëtare. Për më tepër, një akt i tillë është shkelje e integritetit territorial nga ana e Serbisë në raport me shtetin e pavarur e sovran të Kosovës. Institucionet i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që në raport me Kosovën të aplikohen standarde të njëjta sikurse me çdo shtet tjetër, meqë pavarësia e shtetit tonë jo vetëm që është njohur nga shumica e vendeve demokratike anekënd botës, por edhe është vulosur nga GJND-ja.

Kushtetuta e Kosovës, ligjet e aplikueshme në Kosovë si dhe e drejta ndërkombëtare dhe praktika ndërkombëtare nuk e njohin të drejtën e një shteti për të realizuar referendum në territorin sovran të një shteti tjetër. Prandaj, praktikat e deritanishme të aplikuara që nga viti 2012, kanë qenë kundërkushtetuese, e si rrjedhojë nuk i obligojnë institucionet e tanishme të Republikës së Kosovës të dala nga vullneti i qartë i qytetarëve i shprehur më 14 shkurt 2021. Aq më tepër kur këto praktika kanë rezultuar vetëm me fuqizimin e strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë.

Për më tepër, institucionet e Kosovës kanë theksuar se çështja nuk është roli i OSBE-së, por roli i Serbisë dhe strukturave të saj paralele e ilegale në Kosovë. Sepse, para se OSBE-ja të bënte mbledhjen e votave, do të mbahej një proces tërësisht ilegal i hapjes së qendrave të votimit e kutive të votimit në territorin e Republikës së Kosovës për një referendum të një shteti tjetër, pra Serbisë, e ky proces do të organizohej nga strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë. Ashtu siç dëshmohet në letrën e dërguar OSBE-së nga ana e autoriteteve serbe, arsyeja pse Serbia insiston t`i hapë vendvotimet edhe në Kosovë është sepse e konsideron Kosovën pjesë të territorit të saj. Prandaj edhe dëshiron ta shfrytëzojë referendumin si mjet të shtrimit të sovranitetit të saj mbi Kosovën. Rrjedhimisht, qëndrimi i institucioneve të Kosovës nuk ka fare të bëjë me OSBE-në, por me kundërshtimin e kësaj tendence të vazhdueshme të Serbisë, e cila dëshmon pretendime të qarta territoriale ndaj Kosovës.

Institucionet e Kosovës mbesin falënderuese ndaj shteteve të Quint-it dhe të gjitha shteteve të tjera demokratike që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe shprehin mirënjohjen që edhe sot në takim u rikonfirmua mbështetja e tyre ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit tonë. Duke qenë kështu, institucionet e Kosovës i bëjnë thirrje të gjitha shteteve demokratike që ta mbështesin Kosovën në përpjekjet e saj për t`i ndalur veprimet e vazhdueshme të Serbisë që minojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe shtetësinë e Kosovës. Për më tepër, kjo praktikë e Serbisë, që po e ndjekë modelin rus, ka mbështetjen e plotë të Federatës Ruse, duke dëshmuar kështu tendencat e tyre për destabilizim të shpejtë të rajonit tonë dhe zhbërjen e sukseseve që Kosova dhe rajoni i kanë arritur në partneritet me vendet mike demokratike. Mosmbajtja e referendumit serb në territorin sovran të Republikës së Kosovës është hap i duhur në betejën tonë të përbashkët kundër autokracive dhe avansim i praktikave demokratike, përkushtim të cilin  Kosova e ka dhënë së fundi edhe në Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

***

Ka përfunduar takimi i krerëve të shtetit me ambasadorët e vendeve  të QUINT-it në lidhje me mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë pas takimit se më vonë do të lëshohet një komunikatë e përbashkët për media në lidhje me këtë çështje.

Ai po ashtu ka thënë se për nesër është thirrur një seancë e jashtëzakonshme në orën 14:00.

“Posa patëm një takim me ambasadorët e QUINT-it dhe atë të BE-së. Në takim ishim presidentja Osmani dhe kryekuvendari Konjufca, unë dhe dy zv/kryeministrat. Të tri insitucionet do të dalim me një komunikatë të përbashkët për shtyp, dhe pas kësaj do të mund t’iu përgjigjemi pyetjeve të juaja. Unë po shkoj në kryeministri për thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme për nesër në orën 14:00”, ka thënë Kurti.

**

Ka përfunduar takimi i mbajtur mes presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe ambasadorëve të vendeve të Quint-it, që për temë patën mbajtjen e referendumit serb në Kosovë.

Ambasadorët e Shtetet e Quint-it pas takimit nuk pranuna të deklarohen për media.

***

Ka përfunduar pas më shumë se një ore takimi në mes të ambasadorëve të shteteve të QUINT-it, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani në ndërtesën e presidencës së Republikës së Kosovës.

Një takim i tillë ka ardhur pas një komunikate të përbashkët të QUINT-it në të cilën kanë kërkuar që Kosova të lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë bazuar në praktikat e votimit të mëhershme.

Qeveria e Kosovës ka kundërshtuar organizimin e referendumit të Serbisë, derisa kanë theksuar se serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë me postë apo edhe në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë.

Nis takimi i ambasadorëve të QUINT-it me krerët e shtetit

Pas kërkesës ndaj Qeverisë për lejimin e mbajtjes së referendumit serb në Kosovë, ambasadorët e QUINT-it po zhvillojnë takim me krerët e institucioneve.

Në objektin e presidencës, diplomatët ndërkombëtarë po diskutojnë me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

Qeveria e Kosovës ka qenë e prerë në vendimin kundër lejimit të mbajtjes së referendumit serb në Kosovë më 16 janar.

Pas takimit me Kurtin, ambasadorët e QUINT-it nisen drejt Presidencës

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it kanë zhvlluar një takim me kryeministrin  e Republikë së Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Ky takimme Kurtin sapo ka përfunduar.

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it tashmë janë drejtuar drejt preisdencës për t’u takuar me presidenten Vjosa Osmani.

Një takim i tillë vjen pas letrës së dërguar në mëngjes, ku kanë kërkuar që të lejohen serbët të votojnë për referendumin e Serbisë bazuar në praktikat e mëhershme ku OSBE-ja merrej me grumbullimin e votave.

QUINT-i takon Osmanin, Konjufcën dhe Kurtin, kjo është arsyeja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti sot do të presin në takim përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it.

Mësohet se takimi do të zhvillohet në ora 12:00.

Në këtë takim do të marrin pjesë përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian në Kosovë.

Siç merret vesh, temë e diskutimit do të jetë lejimi i organizimit të referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës.

Presioni në lidhje me lejimin për organizim të këtij referendumi është rritur sidomos sot kur shtetet e QUINT-it kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të lejoj OSBE-në të organizojë referendumin e Serbisë në territorin e Kosovës siç ishte praktikuar më herët në procese zgjedhore.

Megjithëse presioni për Qeverinë e Kosovës që të lejojë këtë referendum ka ardhur edhe nga shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dy ditë më parë, Qeveria e Kosovës është treguar e prerë në këtë çështje.

Nga Qeveria kanë thënë gjatë të premtes se “Serbët në Kosovë që kanë dyshtetësi mund të jenë pjesëmarrës në këtë referendum nëpërmjet votimin me postë ose në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë”.

Kush është viktima e kush xhelati?

1

Akademik Prof. Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

KOSOVA DHE SHQIPTARËT SËRISH PARA THIKAVE HELMUESE TË EVROPËS

  • Le të dihet se kush është viktima e kush xhelati.

Një luftë çlirimtare ana e së cilës për të u denuar është kah tirret me racizëm serbian
Kombi im dhe ajka e tij, Uushtria Çlirimtare e Kosovës –UÇK është e AKUZUAR nga një tribunal që heton dhe akuzon vetëm shqiptarë. Ne, duhet të mbrohemi me argumente. Kundër kombi tim nuk është kësaj radhe vetëm Srerbia fashiste, por edhe BASHKIMI EVROPIAN dhe institucioni i tij më i lartë! E nëse nuk e zabrdhim të vërtetën e luftës sonë të drejtë, “njolla e zezë”, do të na qëndrojë mbi kokë me shekuj, sespe jemi akuzuar me trillime të masonerisë parafashiste, që e ka emerin “Kryqzatë antishqiptare”.

Nuk jamë i nagrkuar me shovinizëm fare sepse edhe tejtri që nuk është si ti, ka të drejta të njejta. E bota sot e dinë detalishtë se kush është Dik Marti dhe shtëpia e verdhë e “tij”, kush është Frano Barajberi (Kolumbian) dhe nxitësi i tyre ambasadori serb në Bern të Zvicrës Dr Millan S. Protiq,kush është Krlla Del Ponte, që shumë shpejtë u harruan. Por PISTA e tyre mbeti, e këtu ishte qëllimi i Beogradit. E rrieti i tyre tash është zgjëruar dhe po hudhë kryp e helm nepër palgët tona!. Ky shkrim ka për qëllim të zbardhë kush është viktima e kush është xhelati.

Po mbushën mbi njëzet vite që treva e Kosovës nuk është nën thundrën koloniale të Serbisë.

Gjithëashtu, po mbushën njëzet vjetë që LUFTA e Udshtrisë Çlirimtare të Kosovës, po sulmohet pamëshirshëm nga çdo anë. Herë nga vendimet që dualën nga negociatat e Vjenës, pa pushim nga qaqet maripnetë të UNMIK-ut, e në vijim nga makineria politike që quhet EULEX. Por, mbi të gjitha një shtresë tinzare politike e Kosovës, ku shquhen disa persona të dy tri partive që shumë shpejtë do të shfaqin simptome “invaliditeti”, kurrë nuk kanë pushuar së akuzuari UÇK-ën, an bllok. Po, në detale janë të njohua edhe 64 DOSJE (botohën integral me këtë shkrim-hb) që i ka dërguar pushteti neofashist i Beogrdait, Tribunalit të Hagës, në bashkëunim me disa mercenarë shqiptarë, të cilët sidomos janë shquar si hafije për dhuminin e afro 20 000 femarve shqiptare, për ndihmën kolatrale në varsejet në masë, nepër të gjitha viset e Kosovës. Ata me kohë janë strehuar nepër Evropë e gjetiu dhe sot janë persona të mbrojtur.

Madje, vetëm duhet një hulumtim shumë i shkurtër dhe do të dihej se kush i ka nxitur mercenarët, ushtarët dhe milicinë serbe të vrasin femra – nëna me fëmi në krahoror, qoftë nepër shtëia, qoftë duke u arratisë. I gjatë do të ishte tregimi trishtues për t` i rrëfyer të gjitha vuajtjet nën një rregjim që ka programuar: SHPRONËSIM, SHPËRNGULJE, SHFAROSJE të SHQIPTARËVE, saktësisht deri më 28 VI 1999. Dhe ky programim është heshtur nga qarqet evropiane edhe pse FERRIN INFEKTIV e kishte krijaur Serbia në trupin e saj, por që ishte rrezik të metastazojë, po mos të bombardohej nga NATO. Madje, nga KS OKB deri më 10 VI 1999, për Kosovën janë aprovuar KATËR RREZOLUTA (kryesore-hb) që meritojnë kujdes, sidomos për ta kuptuar se Evropa (BE) e ka NDIHMUAR SERBINË FASHISTE me finansa, edhe pse ishte me ekonomi, nën EMBARGO. Dihet saktësisht sa para i kanë dhuraur fashizmit Millosheviqit, krejtë me qëllim që krimet neofashite serbe t` i qesin nën hie krimet e Luftës Dytë Botërore dhe ta vëjnë nën hie Luftën e Ftoftë, prej së cilës në çdo sekondë sot bota është e rrezikuar (Lufta atomike, hidrogjenike dhe bilogjike, kibernetike). Frigën e kanë sot, sidomos shtetet kryesore të Bashkimit Evropan, sespe ashtu porgarmonin ambasadat e këtyre shteteve që ishin duke MRIZUAR në Beograd. Autorit i janë të njohura detalet edhe për furnizim të Serbisë fashiste, me armatim nga Rusia dhe tri shtete evropiane, në shkallë ilegale, e të cilat na shtihen se janë në miqësi me luftën e drejtë të UÇK-ës. Nën rrogoz, çështja është 180 sjkallë ndryshe, dhe ai qëndrim ndryshe ka baza rreligjioze.

Tani Kosova dhe shqiptarët në te, janë para një provimi shumë të komplikuar, edhe për faktin se jemi ushqyer në shkallë naïve se: “Evropa nuk është më ajo e vjetra”. Madje, se EVROPA është demokratizuar, se nuk është ajo Evropa e kryqzatave, se nuk është ajo Evropa e likuidimit të 12 milion plakave në Mesjetë, se nuk është ajo Evropa e vitit 1690, e, ku ka pasë gisht edhe Anadolli. E ne si popull, si komb jemi ndrydhë e shtrydhë, sikur të ishte gjaku jon një llaç për tiegulla. E vërteta, mos të keqkuptohem se jamë kah vuaj nga sindromi i inferioritetit. Jo, po vauj dhe nuk mund ta përmirësojë atë qëndrimin historik kur më 1939-1945 na thonin: “Luftoni ju kundër fashizmit, e bashkimi dhe themelimi i Shqipërisë Etnike, vjen pastaj”. Doli krejtë ndryshe, sa që as në Konferencën e Paqës nuk u ftuam si duhet. E “nevoit” që Mosha Piade dhe Alosh Bebler të na mbrojë. E Shqiptarët janë i vetmi popull në Evropë që i ka mbrojtur HEBRENJËT dhe i vetmi komb që i ka ÇLIRUAR trojet e veta vetëm me forca vetanake. Madje, shqiptarët janë i vetmi popull që nuk përfitoi asgjë nga “Plani Marshal”.

Po, po, nuk duhet harruar se shqiptarët e bërën politikën po edhe luftën kombëtare për çlirim, nga çdo robëri me adete dhe zakone që vështirë se mund të gjykohen për të keq. Por kjo Evropë para KREMATORIUMIT që ndodhi në SANXHAKUN E NISHIT ekskluzivishtë ndaj shqiptarëve (1 -26 XII 1877), pra Evropa e Kongresit Berlinit (1878) jo që nuk shfaqi asnjë ankesë ndaj mizorive serbe dhe mercenarëve të tyre, kundër një populli duarthatë, por e shpërbelu agresionin serbë, e që nominalishtë e ka nominimin e shpërbleu GJRENOCIDIN, sepse në 714 katune dhe 6 qytete të Sanxhut Nishit, nuk mbeti asnjë shqiptar i gjallë. E kur t` i shtohet fakti se populli autokton shqiptar në ato treva, atë pjesë e quante: SHIPNI I VJETËR, atëherë kuptohet tërë pesha krimnale edhe më e thellë e një politike koloniale që është ushtruar herë hapur, herë heshtur, deri në ditët e sotëme.
Po, kryegjenerali i ushtrisë serbe që qëndroi në Përpellac për 20 vjetë si “roje” kufitare shkrunate më 1897: se “lumenjët e Shqipërisë janë: Llapi, Sitnica, Ibri, Drini, Vardari, Shkumbimi, Vjosa Valbona.. Se malet e Shqipërisë janë….” E këta lumenjë Evropa më 1913 në Londër dhe më 1919 në Versaj, provoi t` i kthej në pronësi të sllavëve me organizimin e oficerëve fashistë freng, e të cilët e kishin kurdisë Aferen DRAJFUS (1895). Aty, në Versaj nuk ishte Rusia fare. Por mu aty gërshërët mbi tokat shqiptare, mbi trupin e shqiptarisë sharruan thellë e më thellë, edhe pse kishim qenë në luftë neutral. Madje, po ajo Rusi e para e publikoi Marrëveshjen sekrete të Londrës nga viti 1915, për coprimin edhe më të thellë të Shqipërisë Bregdetare.

Për ta kuptuar se Kosovës dhe shqiptarëve në te sot (2022), po i përgatitet një njollë e zezë, po nga ajo politikë koloniale evropiane, po kthehemi paksa prapa në histori, duke plasuar vetëm fakte. Më 15 janar 1877 Austro-Hungraia dhe Rusia në Wjenë lidhën marrëvesjje serete, për ndarjën e rroleve në luftë ndaj “Portës”, e që ajo luftë nuk kishte të bëjë fare me Portën e Stambollit. Në Wjenë, pushteti austrohungarez u obligua që ta ndihmojë Principatën e Serbisë të zgjërohet kah jugu, me që rast me një kasaphane mbi shqiptarë do të shfarosën 714 katunde atoktoktone shqiptare të Saxhakut Ninshit. Emrat e atyre katundeve rrezatojnë shqip edhe sot. Rusia në anën tjetër, më 15 janar 1877 në Wjenë u zotua që ta ndihojë Bullgarinë, krejtë me prapavi që të i afrohet Stambollit, për çka qëllimi u dëshmua në Shën Stefan në mars 1878. Edhe më konkretisht, më 28 qrshor 1881, Principata e Serbisë dhe Monrakia Austro Hungareze, mbështetur në paragrafet e Kongrsit Berlinit (1878) lidhen Marrëveshje sekrete që: “Serbia mos të përzihet në Bosnje, ndërsa Wjena si shpërblim, do ta ndihmojë Serbinë që t` i okupojë: Vilajetin e Kosovës, Vilajetin e Manstiriut dhe një pjesë të Vilajetit Shkodrës, fakt ky që ndodhi në tetor të vitit 1912. Se Lufta Ballkanike (1912) nuk ishte luftë “antiturke”, por luftë antishqiptare, vërtetojnë dy argumente historike: Në Shkupin e ÇLIRUAR nga Ushtria e Hasan Prishtinës, më 26 gusht 1912, tre përfaqsues të Fuqive Evropiane (një francez, një austriak dhe një rus) i drejtohën Hasan Prishtinës: “Çfardo rezultati të ketë lufta juaj, NDRYSHIMI i kufijëve të Perandorisë Osmane nuk është i pranueshëm”. (Posedohet dokumenti). E pse pati pas dy muajëve (nëntor 1912) në favor të fallangës sllavo ortodokse, është çështje që mban plagë të pasheruashme në trupin e Shqipërisë Etnike, edhe sot. Edhe më ARGUMENTUESHËM: më 20 tetor 1912, në tregjet e Vilajetit Kosovës me NJË (1) lIRË ARI JANË BLERË 82 FESA. NJË MUAJ MË VONË, në tregjet e Vilajetit Kosovës 82 lira arai ka kushtuar NJË FES. (Burimi nga Arkivi Ekonomik në librin “Nova Srbija” 1913). Çka do të thot ky realitet “eknomiko tregtar”? Do të thot se ushtria dhe mercenarët proserbian, kenë e kanë hasë në Kosovë me PLIS, aty për aty e kanë pushkatuar. E kenë e kanë hasë me FES, e kanë kursyer. Pra Lufta e Parë Ballkanike ka qenë luftë antishqiptare, luftë kundër PLISIT, e jo luftë antiturke, luftë kundër FESIT. E kulmi i kësaj tragjedie mbyllet jo sikurse u mbyll në Berlin (1878), por u korëzua në Londër (1913), sepse Rusia, Franca dhe Angalia ishin në një bllok- që quhej Antantë.

Më 15 shkurt 1913 në Londër Rusia, Franca dhe Anglia në një anë, Gjermania, Aystro Hungaria e Italia në anën tjetër, u pajtuan për 30 vjetë ta mbajnë sekret se: ”ia pranojnë Mbretërisë Serbisë dhe Mbretërisë Malit Zi, mbretërisë Greqisë dhe Mbretërisë Bullgarsië, rezultatet e luftës Ballkanike, me që rast në ankesin e marrëvesjës thuhet se këto dy shtete: “ Serbia dhe M e Malit Zi, kanë të drejtë ta SPASTROJNË çdo pllambë toke që e kanë përvetësuar, nga shqiptarët”. Madje, u pranohet se këto shtete kanë të drejtë edhe në KONVDRTIM të rreligjioneve, me kusht që mos të preket popullsia nga ish trevat e Portës që quhej “MILETI ZËIMË”. E vërteta, Mali i Zi “nxitoi në hapa”, dhe konvdrtoi edhe shqiptarë katolik në ortodoks në Rrafshin e Dukagjinit, për çka Wjena u kërcnua edhe me luftë të pashpallur. Dhe konvertimi do ndalet, por plaget kombëtare shqiptare do të mbesin.
Shkojmë me radhë. Më 10 shtator 1919 në Sen Zhermen (Paris) Zh. Klemanso dhe Nikolla PASHIQI do të lidhin Marrëveshje që Mbretëria SKS, nuk do t` ua pranoi asnjë të drejtë nacionale atyre popujve që Serbia i pati okupuar deri më 1 mars 1913. Në këtë kriter (Neni 9 dhe 10) hynin edhe Shqiptarët po edhe Maqedonët, të cilëve Mbretëria SKS (Jugosllave) nuk ua pranoi asnjë të drejtë nacionale. (Posedohen dokumenete sekrete). Ky realitet ndodhi duke i pasë Serbia para sysh dy qellime; Shqiptarët musliman do të DEPORTOHEN NË ANDOLLI ( Konventa Jugosllavo Turke 1933/1938, e kam botuar si monografi burimore, që i ka rrënjët në Marrëvesjën e Llozanës më 1923, që ishte një “hyrje” në tragjedinë e Çamërisë ), ndërsa (gjithnjë më 10 shtator 1919 në Sen Zheren), Maqedonët do të konvertohën në fisin serbianë, për të u bërë të gjithë më 1929 “Jugosllav’”, pa asnjë të drejtë nacionale.

Më 1946 në Parisë, prapa shpinës së Delegacionit të Shqipërisë, do të lidhet një Marrëveshje sekrete: Jugsllavi, Bullgari, Greqi, që Turqia të mos ketë probleme nëse dëshiron ta “grumbullojë popullsinë islame që i kishte mbetë nepër Ballkan, pas debaklit në tetor-nëntor 1912”. Dihet se mbi këto parime neofashite më 1953, Titoi arrijti të lidhë Marrëveshje XHENTELMNE me Fuat KYPRILIN, për DEPORTIMIN e të gjithë Shqiptarëve të Jugosllavisë në Anadolli (Edhe për këtë Marrëveshje fashisto komuniste kam botuar monografi të plotë, e cila është publike-hb). Me këtë do të fillojë tragjedia shqiptare të shfaqet sërish në tri pamje: SHPRONSIM, SHPËRNGULJE, SHFAROSJE. Kjo politikë do të drejtohet nga Shtabi i A. Rankoviqit dhe K. Crvenkofcit deri më 1966, për të ndryshuar vetëm fasada politike, por për të mbetë prap në brthamën e qëndrimeve të Evropës, për një Balkan të krishterë”. Dokuemnetet e kohës janë të pamëshirshme: Zbulojnë një fakt: Se Evropa të kupton vetëm kur i flet me gjuhën e pushkës!. (Dokumnegtet nga :KLUBI I LLOZANËS 1923-1933; 1949-1953, i kam të botuara në detale). Pasojat janë vetëm mbi trupin e moçëm por të përgjakur nga thikat e okupatorëve dhe politkat koloniale, ndaj trupit Arbror-shqiptar.

Ato forca ushtarke dhe policore, politike dhe rreligjioze që u dërmuan në Plenumin e Brioneve (Jugosllavinë totalitare komunisto-çetnie serbe) për intersa të fotelës së Titos, do të kalojnë në OPOZITË deri më 1981. Shumica e atyre forcave politike ishin shumë të pushuara dhe më 1981, kur shqiptarët provuan të ngritën në KRYENGRITJE (për çka nuk kishim ende as popull, e as dituri më të thellë, për ta përballuar politikën pansllaviste), e në anën tjetër deri më 1983, burgjet e RSF Jugosllavisë u mbushën me djemç dhe vasha shqiptare. Nuk kishte ditë, as javë që nuk mbaheshin procese gjyqsore, e prapa tyre mbetej gjaku nepër rrugë, mbetej gjaku nepër burgje, për ta ngjallë një pezmë, një urrejtje mbi rregjimin kolonial gjakatar. Ajo urrejtje,nuk la rrugë tjetër, por t` i “flitet” okupatorit, vetëm me gjuhën e pushkës. Nuk kemi pasë rrugë tjetër, përpos rruga e UÇK-ës. E Si të kuptohet ndryshe fjalia e Fadil Hoxhës: “Kam luftuar nazifashizmin. Tash jam në luftë kundër neofashizmin serb. Ja ku jam. Adem Demaçi, nëse më pranon, unë jam ushtarë i UÇK-ës së Adem Jasharit e Zahir Pajazitit”.( Fjalë e shpërthyer shqiptarisht në Zyrën Politike të UÇK në Prishtinë, ku shef ishte ADEM DEMAÇI i burgjeve 28 vjeqare).

Po, po duhet të thuhet në këtë eksplikim shkencor se: akuzat që i bëheshin rinisë dhe popullit shqiptar nga prijësit komunist, sidomos shqiptarfolës, do ta trimërojnë neofashizmin serbian, që pikërisht më 1983 t` i themelojë Brigadat dhe batalonet vrastare të LKJ nepër komuna, fakt ky që dëshmon se shteti (RSFJ) po kthehej në një kamp përqëdrimi për shqiptarë, sepse orët policore (shtetërrethimet) ishtin bërë një rutinë, prej së cilës jetonin politikisht të gjitha republikat (1981-1989). Në këto rrethana, shqiptarët në Kosovë po i nënshtroheshin një politike fashite, sepse çdo pore e jetës po serbizohej. Shqiptarëve pra nuk u kishte mbetë rrugë tjetër, vetëm t` i marrin armët, ato që i kishin siguruar nepërmjet kanaleve ilegale, apo edhe duke i blerë nga liferantët tregtar serbianë. Në bazë të arguemneteve të kohës, nuk është shënruar (1981-1989) se është vrarë asnjë civilë serb, edhe pse çdo shtëpi apo banesë serbe, ishte kthyer në bunker armatimi. (Dokumnetet e mbetuara të SPB-LKJ, e vërtetojnë këtë.).

Me shkatërimin e LKJ-ës (1989) do të themelohën parti politke në tërë vendin, pra edhe në Kosovë, kur LKJ do të konvertohet në LDK, e cila u regjistrua legalisht në Zyrën e V. Kambovskit në Beograd. E vërteta, për ekspertët e politkës dhe filozofisë së historisë, edhe partitë tjera që u themeluan, pothuej se ishin të ngarkuara me kontra ideologji. Këshu do të fillojë një etapë e re, që popullin ta “trasferojë” në gjumë “dimror”, se me sistemin shumëpartiak dhe me deklarata një ditë do të çlirohemi nga robëria serbe. Kjo amulli do të zgjatë dhjetë vejtë. Për fat, një pjesë e djalërisë shqiptare, lirimin nga sistemi totalitar politk neokomunisto çetnik, nuk do ta shohin si mundësi që Kosova të avansohet në Republikë për të cilën ishin bërë shumë përpiekje mbinjerëzore, medje duke u kalbur nepër brgje, vetëm pse shkruhen dy germa: KR (Kosova Republikë). Por, me themelimin e UÇK më 1993, dhe evolutivisht deri më 1 tetor 1997, përkatësisht deri më 28 nëntor te të njetit vit, UÇK do të lëshojë shtat dhe do të merr përmasa të ndritëshme dhe shpresëdhënse, për një pjesë të popullit që ishte lodhë nga robëria, thikat e së cilës nuk i duronte më. Në anën tjetër, kjo forcë ishte vënë para TRI ZJARREVE: Para propogandës se do të çlirohemi duke negociuar me okupatorin; se okupatori do të na shkatrrojë pa mëshirë sepse ka në disponim çdo gjë, medje edhe përkrahjen nderkombëtare, e cila faktkeqsisht nuk është në anën e drejtpsisë. Së treti, ishin zyrtarët e BE dhe jashtë saj ata (1993-1999), që nuk lëshoinin javë e muaj, e të e quanin UÇK “terroriste”. Madje, këtë tiradë na e kanë përplasë edhe para hundve e tona, e ne i dëgjonim me zemër të plasur. Pse e bënim këtë, sepse e dinim historinë dhe tretmanin që na ishte bërë në të kaluarën, si shqiptar që prap po progarmoheshim të jemi qytetar të redit tretë.

Nuk dua të lëshohem në analiza shekncore, më të thella, por mednoi dhe moti e kam shkruar dhe kuptuar se Ushtrai Çlirimtare e Kosovës është PROJEKTI më i drejtë që është realizuar ndonjëherë në Evropë, pas shembjës së komunizmit, pas Luftës Dytë Botërore. Prandaj, pikërisht më 4 korrik 1992, kur BADINTERI e shpalli Jugosllavinë të vdekur, mu në këtë kohë lindën shkendijat e para të UÇK-ës. E vërteta, pikërisht kur okupatori po përgatitej të largonte nja 56% të shqiptarëve nga trojet e veta, mu atëherë në Perendim porsi rrufeja lindi friga se Serbia e fashizuar do ta sulmoi një ditë edhe Maqedoninë, për çka Bullgaria nuk do të pushojë se alarmuari, se nuk do të qëndrojë anash Maqedonëve, si po “qëndron” hipotetikisht Shqipëria ndaj Kosovës. Mu për këtë, ndodhi tragjedia në Shqipërinë Bregdetare në mars prill 1997, me oragnizim perfekt të Beogradit dhe Moskës, në mënyrë që shteti i plagosur nuk do të ketë fuqi t` i ndihmojë bashkombasit e vet.
Sidomos ndaj UÇK-ës do të shquhen për akuza shumë qarqe në Paris, Vjenë, Berlin, Romë, Prag, Varshavë e Moskë, po edhe në Vahington dhe Athinë. Pse jo kur zëra dhe forca politike shqiptare e shfaqinin publikisht se: “Radhët e UÇK janë të mbushuar me njerëz të frustruar; pse jo kur burrshtetasi shqiptari i thot Milloshit në Kreta se: “Çështja e Kosovës, është çëshje e brendshme e Sebisë; pse jo kur tërë bota me embargo e luftonte Serbinë fashiste, neprëmjet Liqenit Shkodërs makienria vrastare serbe furnizohej me miliarda lirta naftë nga bota arabe, pa pagesë! Ja si na kanë respektuar edhe shtetet arabe”. Ndërsa në Athinë, Sofje e Ankara po shiqonin nga “bregu”, bota arabe sidomos, pati filluar ta furnizoijë Milloashin edhe me finansa të pastra, kesh dollarë. Dihet saktësisht sa para kanë shkaur në fabrikat e Jellcinit (Rusi), për ta armatosë makinerin fashite të Millosheviqit, me mercenarë dhe me municion, krejtë me qëllim për ta vrarë e shfarosë popullin shqiptar, që po armatosej si dinte e mundej, duke bartur “armë me gomar dhe në krahror”. Po, shumë dejm dhe vajza shqiptare, ende i kanë krahërorët e nzimë nga pesha e bartjës së armatimit, për të luftuar të PAKTËN DY, E TRI DITË ME FYTYRË TË PASTËR, duke u frigësuar edhe nga SABOTERËT shqiptarë. Po, po, edhe një pjesë e establishmenit politkik shqiptar, jo vetëm që moralizonte, por edhe akuzonte djalërinë shqiptare, se ka dalë “jashtë kodeksit demokratik të Evropës!” kurvë, e cila është përgjegjëse për të gjitha mizoritë që kanë ndodhë gjatë shekullit XX-të, mbi shqiptarë, sepse Serbia ka qenë e adhuaruar prej saj.

Nuk ka kaluar javë që pjesa legale poltike shqiptare në Kosovë të ketë pushuar, pa kërkuar REPUBLIKË, madje edhe shtet të pavaruar, pasiqë i thuhej se: “bashkimi kombëtar nuk ka shansë teorike të lejohet e të pranohet nga BE-ja”. Ja ky ishte fjalori i prerë i diplomatëve që vinin e shkonin me drafte, sikurse ato draftet e Abasadorit Kristofer Hill, që vinte nga Shkupi sa herë dëshironte. E vërteta, së pari shkonte në Beograd, e pastaj vinte në Prishtinë, për ta shprazë pazarin. E kur nuk i shitej asgjë në Zyrën Politike të UÇK-ës që e drejtonte Adem Demaçi, atëherë pasonte edhe ndonjë kërcnim: “Ju ende jetoni në të kaluarën, UÇK është terroriste”! Me këto fjalë operonte edhe Jirzhi Dinsbir, përfaqsues i BE-s.

Pse sot jemi para një rubikoni historik, tani gati me fajin tonë, apo me skenarin e vejtër të Evropës dhe gëneshtrat serbiane? Jo nuk ka qenë skenar i BE që në qershor 1998 që forca të tëra të FARK-ut të dezertojnë. Nuk ka qenë dëshirë e BE-s që në shtator 1998 të shkojë Delegacion shqiptar në Drenicë e t` u thot ÇLIRIMTARËVE: “DEMOBILIZONU, SE NA ÇLIROI “SHËN EXHIDIO, e fiksione tjera…..”!

Sot nuk mund të flitet për asnjë drejtësi sa i takon krimeve që u janë shkaktuar shqiptarëve, edhe pse ky realitet është aq i palëkundur për faktin sepse ILEGALISHT gati të gjitha shtetet e BE e përkrahnin dhe e përkrahin Serbinë neofashiste. Ky konkludim vërtetohet katerciprisht, me faktin se Republika e Kosovës është i vetmi vend në Evropë, që nuk i lejohen vizat, dhe është bërë vend më i izoluar në kontinet.

DOKUMENTIMI I faktit se kush ka dërguar dezinformata në Hagë

Burgimet që ndodhën në Republikën e Kosovës në fillim të nëntorit 2020, janë të ngjajshme me ato bastisje dhe arrrstimeve që i organizonte makienria fashiste e Millosheviqit. Si duket, policia e EULX-it nuk brengoset fare kur nepër shtëpia dhe banesa hyjnë policë dhe prokurorë dhe në ato rrethana po shkaktojnë TRAUMA NJERËZORE PSIKIATRIKE, pa bërë asnjë rrezistencë të akuzuarit. Po, librat shekncor të Jakup Krasniqit mund të gjinden në çdo librari. E kush ka dërguar dokumente në Hagë do të kishte një ngjajshmëri: Sikurse Nazistët të dërgonin dokumnete në NYRENBEGR më 1946, kundër Hebrenjëve e atyre dokumenteve Gjykata e Nyrenbergut t` u besonte më tepëer se çdo infomatae tejtër. Tash në rastin konkret, dihet se fashizmi serb ka bërë krime, madje ka bartur KUFOMA të masakruara të shqiptarëve deri në Beograd me destinim për t` i trasferuar në Rusi. Por askush për këtë planifikim deri me sot nuk i ka hapur dosjet. Tani dihet se Prokuroria serbe ka dërguar dokumnete në Hagë dhe ato mbajnë shenja (vula dhe nënshkrime të themelateve shtetërore serbe, të cilat po luftojnë që xhelatin (pushtetin serbian) të konvertojnë në viktimë!

Akuzat ndaj ÇLIRIMTARËVE TË KOSOVËS në esencë janë aq të përgjithësuara dhe në asnjë pozicion nuk janë konkrete. Me këto akuza duhet të kërkohet nga Parlamenti i Kosovës, që mirret si “themelues” i Gjykatës Speciale, të përqëndrohet se kush janë: “viktimat, a kanë emër dhe mbiemër, a kanë familje, a janë nga Kosova, apo janë jashtë Kosovës, a janë serb, a janë shqiptar, a janë malazezë, a janë rusë mercenarë, apo nga pakicat që kanë jetuar si qytetarë në këtë trevë. Nëse këto fakte mungojnë, e nuk vrehet se prokurori (prokurorët) e rastit (rasteve) nuk i dijnë, atëherë e tërë kjo “lojë” është një tragjedi e përgatitur për një qëllim polidiemnzional politik, për interesa të BE dhe Serbisë, për t` i mjegulluar mizoritë fashiste të saj, për ta barazuar viktimën me xhelatin. Nëse është kështu, e neve mendojmë se është, atëherë Kuvendi i Kosovës, në bazë të KUSHTETUTËS, duhet ta shpallë Gjykatën Speciale INEKZISTNTE ( e nuk mundet!!!), sepse i ka kaluar afati PESËVJEÇAR. Nëse edhe ky realitet i mundëshëm nuk ndodhë për shkak të oportunizmit politik, atëherë le te kuptptohet se HILEGJINJËTË janë ende në KUVEND të Republikës Kosovës, sespe disa prej tyre, janë po ata që e kanë votuar. E vërteta, nuk e kam hallin për individë, por me ketë po defaktorizohet lufta jonë e drejtë, po zbehet pavarësia dhe Serbia prap po kërcnohet.

Nëse është çmim që duhet ta paguajnë shqiptarët për ta joshë e pranuar Serbinë në BE, duke akuzuar, duke traumatizuar popullin shqiptar, duke burgosë ata që e kanë bartë barrën e drejtimit të UÇK-ës, policia e EULX-it me bastisje dhe mizori psikologjike që po i shkakaton, që u përngjanë hordhive bastisëse të Millosheviqit, prap është pyetje e pyetjeve, a po e kryen kjo polici “multinacionale” rrolin dupler të ish UDB-ës jugosllave. Përgjegja është jo lakonike, por e drejtë për drejtë se-PO. E çka të bëjmë ne shqiptarët në këto rrethana të konstruktuara me kujdes urrejtës nga: Karlla Del Ponte e Dik Marti me ideotaorë si Dr. Millan S. Protiqin e V Jeremiqin, e shumë të tjerë që maskohen pas tyre, e ku ka edhe shqiptarë të stërshitur, që kanë siguruar të janë “deshmitarë të mbrojtur”. Shtrohet pyetja, a ka pasë në Nyrenberg deshmitarë të mbrojtur. JO!
Kush e ndihmoi pushtetin fashit serb përmes informatave “humanitare”

Sipas hulumtimeve të Zyrës Politike të UÇK-ës që e drejtone ADEM DEMAÇI, në Kosovë vepronin porsi organizata “humanitare”, 23 firma të njohura. Ato në gjitha rastet e tragjedisë shqiptare nga dhuna serbe, kanë qenë mjaftë mirë të informuara, sepse kanë pasë leje veprimi dhe kanë bashkëpunuar me Sherbimin Sekret serbina. Ato organizata shkencatrët shqiptarë duhet t` i hulumtojnë se me çfarë veprimtarie janë marrë, sepse hapur janë parë duke koketuar me agjentët e spiunzhit që vet vranin serbë dhe ua mveshnin shqiptarëve, për të masakruar shqiptarë pastaj, ushtria dhe milicia me paramilitarë.

Ato orgnaizata “humanitare” janë: 1. UNHCR me seli në Prishtinë;2. UNICEF me seli në Prishtinë; 3. WHO (Organizatë botërorre e shendetsisë) me seli në “Dragodan”; 4. ICRC në Rrugën “Mostari” nr. 10, Prishtinë; 5. IFRC ; 6. IRC (Komiteti ndërkombëtar i shpërtimit),me seli në Prishtinë rruga “Konzujtë e Serbisë” nr. 14; 7. DPW (Mjeket e botës) me seli në Prishtinë; 8. MSF (Mjekët pa kufij),atëherë Ruga “Patriarku Varnava”, Prishtinë ; 9.PSF (Farmaceutët pa kufijë) “Taslixhe” II nr. 77; 10. OXFAM në Dragodan; 11. SAD (Ndihma për fëmijë), Prishtinë; 12. NCA (Ndihma e kishës norvexheze) rruga “Beogradi” nr. 18, Prishtinë; 13. NPA (vinin në Prishtinë kohë pas kohe me instrukcione që i merrnin në Beogrda dhe duke u kthyer lenin infirmata në Nish); 14.HI (Hrendikep Internacional) me seli në “Dragodan”; 15. MCI ( Mery Corp International) me seli filialë në Prishtinë; 16. CRS ( Sherbimi katolik për ndihmë) me drejtues një shtetas i një shteti mik në të cilin nuk ‘dyshonim”; 17. SDR ( në kuadër të Kryqit Kuq të një shteti mik); 18. KARITAS ( që ka lëshuar informata shumë të fabrikuara duke u quajtur refuxhatët e targejdisë shqiptare “turisë”; 19. SPASIMO( Organizatë “humanitre” Zvizrane); 20. SPF ( Ndihma e popullin francez) me seli në Prishinë, por që e informonte UDB-ën serbe për çdo lëvizje; 21. JEN ( Organizatë japoneze) me seli në Beograd me detyra speciale të porositura. 22. GVC ( Grupi vullnetar i qytetarëve) me seli në Velani e që mbain lidhje me Kryqin e Kuq të Serbisë; 23. ICS (Konzorciumi italin i solidarsisë). Siq shihet në këtë informatë që është zbuluar në “bërllogun” (mbeturinat) e dokumenteve kur janë arratisë sherbimet kriminale serbe.
Për shembull, çka iu nevotej këtyre oragnizatave të japin shënime oficerëve serbe, se me çfarë armesh bënin roje ushtarët e UÇK dhe me çfar armesh ishin të paisur ata në vijat e para të frontit. Mjafton vetëm kjo informatë. Mbi të gjitha këto organizata merrnin instrukcione edhe nga një parti politike shqiptare, e cila ka pas formuar “SHTAB për hulumtimin e krimeve sebe dhe të UÇK-s”, të cilin shab e drejtone Mr EQREM KRYEZIU ( arsimatr i gjuhës shqipe, me pseudonimin “Prizreni”, nga Prizreni! Dihen edhe bashkpuntorët e tij dhe shefi i tyre i përgjithshëm, i cili e nënshkruan dokumentin e themelimit.).

NË bazë të informatave të këtyre mercenarëve dhe (të jashtëm dhe të brendshëm), plus informatat që i tubonin sherbimet informative dhe kontrainiofromative ushtarke dhe policore serbe, Centralla fashiste e Beogrdait ka dërguar në Hagë këo infrmata në 64 dosje, të cilat UDBASHI kriminel Zoran Mijatoviq, ka botuar libër me titull: “OPELLO za DRZHNU TAJNU”, Beogrda 2004. Ky publikim është shpërndarë nepër Kosovë. Por është shitë edhe nepër libraritë publike në Serbi. Në publikimin e tij, Zoran Mijatoviq tregon edhe mënyrën se si është larguar Arkiva e krimeve serbe nga Kosova dhe është vëndosur në Nish. Shtrohet pyetja: pse Klint Viliamsoni (Prokuror i Gjukatës Speciale raciste në fillim) ka konstruktuar dhe hulumtuar rrena në Tropojë me Dik Martin e maskuar, (Shtëpia e Verdhë” ku “trnspalntohen organet njerëzore” pranë torishtës bagëtive (!!!, akuzë kjo që ka shërbyer si PISTË për të filluar operacioni i htuesisë dhe gjykatës. E tash çdo gjë është e kotë për prapakthim, sepse ata gjyaktës dhe hetues e ndihmësa që janë të punësuar aty, ata kanë rroga të majme, dhe deri ta konsumojnë atë buxhet, do të mbetën shqiptarët duke u hetuar dhe akuzuar. Ja kjo është Evropa dhe Parlamenti i saj i “ditur” dhe kujt i besohet tash!!!).

Pse nuk ka bërë Villiamason kurrë ndonjë vizitë në Nish dhe të mësojë për mizoritë e bartjës së kufomave nga Kosova deri në Beograd, të paktën, krejtë më qëllim që prej andej të trasferohen me tre aeroplana ushtarak në Rusi; pse Villiamson nuk e ka hretuar mizorinë në MEJË apo në Rahovec, e që janë raste të papara në historinë e krimeve!!. Po, na thonin se Gjykatën Speciale do ta themelojë KS OKB. Kurrë as Kina e as Rusia nuk do të pajtoheshin që të themlojnë Gjykatë që gjykon viktimën. E nëse do të vihej në aprovim, ku ishin SHBA, Britania dhe Franca. Kanë të drejtë në VETO. Madje në KS OKB thuhej hapur: “ Një presion i vogël dhe Shqiptarët e Kosovës e hanë këtë çervish pa asnjë vitaminë”!. Po, jo disa bajraktarë, sikur në rastin e kufirimit me Malin e Zi, ishin shumë “vizionarë”, se “ nuk humbim asgjë”(1989). Madje Albin KURTI në foltore të Parlamentit u pati thënë: “Unë nëse jam Kryetar i Qeverisë, nuk ju dorëzoi”. E tash, vendet e KUINTIT hapur bëjnë presion mbi Qeverinë Kurti që të lejojë VOTIM të seebëve nepër Territorin e Republikës Kosovës. Kjo mund të ndodhë, por OSBE e ka qendrën në Vjenë. E aty ka më shumë serbian se sa ka në Nish. Pra, objektivisht sebëve duhet t` u LEJOHET të votojnë, për REFERENDUMIN, të cilin neofashisti A. Vuçiq e ka organizuar për konsum të brendshëm. Dhe e dinë fare mirë rezultatin e tij. Pra serbët nëse kanë SHTETËSI të DYFISHTË të veprojnë sikurse qytetarët e vendeve sovarne. Serbët e Kosovës, duhet të votojnë në përfaqsitë e tyre diplomatike, ose me postë. Ky është realiteti. Pse Kosova të bëjë përjashtim.
Çka ka plasuar pushteti neofashist i Serbisë në Hagë më 2001/2
Dokummneti është marrë nga publikimi: “VAJTIM për FSHEFTËSINË SHTETRORE” ( Zoran Mijatoviq, Opello za drzhavnu tajnu, svedoçenje iz vrha Drzhavne bezbednosti, Beograd 2004 f 374 +). Ja faktet me 64 dosje me titull: “Dokumnetacija o zlloçinima OVK koju je SDB predala istrazhiteljima Tribunalla” Hag. (Dokumantacioni për krimet e UÇK-ës të cilat Sherbimi i Sigurimit Shtetëror ia ka dërëzuar hetuesisë së Tribunalit në Hagë). Ta themi edhe këtë se një dokumentacion kudër UÇK është dorëzuar në UNMIK edhe nga Shtabi prej 11 zyrtarëve të një partie të Kosovës. Ky realitet duhet të dihet, edhe pse ata që janë arrestuar (disa) e dijnë fare mirë kush ka dërguar dokumente falso në Hagë, për ta siguruar pushtetin e tyre prej ‘institucionalistësh”, ose për të shërbyer si “dëshmitar i mbrojtur”.
Edhe më tragjikisht tingllon kur një gazatar i në një televizion privat i quan dy ÇLIRIMTARËT (HYSNI GUCATIN DHE NESIM HARADININ) “shrallatana”, dhe moderatoi shumë gjakëftofë heshtë. LEXONI ME KUJDES dhe HULUMTONE REALITETIN, teksti pasues është dokuemt zyrtar serbian dedikuar Tribunalit Hagës, ku mbështetet edhe Gjykata Speciale raciste e BEës.

Librin që shitet nepër të gjitha libraritë e Serbisë janë prezantuar dosjet nominale:

“Dosja nr 1. “SHTABI KRYESOR I UÇK-ës, Shtabi kryesor (struktura organizative). Materiali dëshmues. Deklaratat që janë lëshuar, në përputhje me Ligjin për procedurë penale. Njësitet speciale të UÇK-ës. Materiale dëshmuese për aktivitetet e ekstremistëve dhe terroristëve shqiptar në Kosovë.

Dosja nr. 2. Pikat 9-35. Pasqyrë e përgjithëshme e pikave 9-35 (që janë dhe dokuemtohen edhe në dosjet tjera).

Dosja nr. 3. Pikat 1-7, Listat e DËSHMITARËVE POTENCIAL. Listat e kryesëve dhe mercenarëve emëror. Lista e përgjithëshme e pikave, lidhur me strukturën komanduese të UÇK-ës , që përmendën në dosjet përkatëse.

Dosja nr. 4.Pika 8. Aneksi 1-10. Personalitetet drejtuese të UÇK, me dokumente (THAÇI, HALITI, SYLA, KRASNIQI< BASHOTA, DOBRUNA< BUJA).

Dosja nr. 5.Pika 8. Aneksi 11-15. Personat drejtues brenda UÇK –ës ( Shala, Selimi, Grabofci, Halitjaha, Selimi S).

Dosja nr. 6. Pika 8. Aneksi 16. Personat drejtues brenda UÇK-ës (Tahir Zemaj). Publikimet. Fotoset.

Dosja nr. 7.Pika 8. Aneksi 17, 18, 20, 23, 24, 25, 26-45. Persona drejtues brenda UÇK-ës (Isufi, Shukri, Jashari, Mustafa, Lushtaku, Rama, Rama B, Krasniqi, Dervishaj, Gani Thaçi, Kodra, Lushtaku etj).

Dosja nr. 8Pika 8. Aneski 19/1 dhe 19/2. Prsonat drejtues në UÇK (Ramush Haradinaj).

Dosja nr. 9. Pika 8. Aneksi 50-79. Personat drejtues brenda UÇK-ës (Zyrapi, Berisha, Krasniqi Gj, Kuçi, Bytyqi, Basha etj).

Dosja nr. 10. Pika 8. Aneski 81-99. Personat kryesor në UÇK ( Ramadani, Lahi, Haradinaj Daut etj).

Dosja nr. 11. Pika 8. Aneski 100-182. Personat kryesor brenda UÇK-ës ( Dervishaj, Mazrekaj, Shatri Naser, Kadri Kstrati etj).

Dosja nr. 12.Pika 8. Aneski 182-230. Drejtues brenda UÇK-ës (Shumë emra).

Dosja nr. 13. ZONA EPERATIVE “PASHTRIK” I. Pika 1-7. Struktura komanduese. Dokumnetet lidhur me Shtabin Kryesor. Deklaratat. Urdhëresat ( detyurat.

Dosja nr. 14. ZONA OPERATIVE “PASHTRIK” II, Pikat 9 dhe 10. Urdhresat ( detyrat. Deklaratat. Detyrat ushtrake dhe raportet ditore.

Dosja nr. 15. ZONA EPETATIVE “PASHTRIKU” III, Pika 11. Raporte. Organizimi, Listat emrore. Kudestaritë etj.

Dosja nr. 16. ZONA OPRATIVE “PASHTRIK” IV PIKAT 12-16 dhe 18-19. Urdhëresat /detyrat. Raporte ditore. Deklaratat. Planet.

Dosja nr. 17. ZONA OPERATIVE “PASHTRIKU” V . PIKAT 20-24. Listat, Strategjia e UÇK-ës, Deklaratat. Struktura e UÇK-ës. Dosja e gjelbert. Fotografitë e armëve.

Dosja nr. 18. ZONA OPERATIVE “PASHTRIKU”- VI. Pikat 25. 31, 33. Njësietet speciale të UÇK-ës. Komandantët. Finasimi ( vërtetimet). Burgjet që i ka themluar UÇK.

Dosja nr. 19. ZONA OPERATIVE “DRENICA” I. Pikat 1, 3, 6, 8. 10. Struktura komanduese. Deklaratat. Raportet ditore.Fotogtrafitë.

Dosja nr. 20. ZONA OPERATIVE “DRENICA” II. Pikat 12, 13, 16, 21-25, 31, 33. Mjetet e lidhjeve. Lista e armëve. Fotose (ushtarë të UÇK; Objektet për ushtrime në Tropojë, Shqipëri). Lista e pjesëtarëve të njësive speciale. Struktura komanduese.

Dosja nr. 21. ZONA OPERATIVE “SHALA” I. Pikat 1-4, 6, 8-9. Struktura koamnduese. Deklaratat. Urdhërsta/ detyrat. Orari i raportreve ditore /kujdstaritë. Listat e personave që kanë hy në furnizimin e armatimit në Gllogjan. Raporte.

Dosja nr. 22. ZONA OPERATIVE “SHALA” II. Pikat 11, 12, 23, 24, 33. Listat. Urdhëresat lidhur me detyrat/kujdestaritë. Lista e armëve. Fotografi etj.

Dosja nr. 23. ZONA OPERATIVE “LLAPI” I Pikat 1, 2, 4, 8-10. Struktura komanduese. Urdhëresat ditore/detyrat. Deklatartat. Të dhënagt përsonale për ushtarët.

Dosja nr. 24. ZONA OPERATIVE “LLAPI” II. Pika 11. Doracak. Rregullat e sherbimit. Rregullat e luftës. Kodeksi diciplinor i UÇK-ës etj.

Dosja nr. 25. ZONA OPERATIVE “LLAPI” III.Pikat 12, 15, 16, 18-21. Logjistika. Furnizimi. Kërkesat. Lista e ushtarëve në UÇK nën emrin “LUMI” . Atrukuj gazatash.

Dosja nr. 26. ZONA OPERATIVE “LLAPI” IV , Pikat 23-25, 31, 33. Lista e antarëve të UÇK-ës, me data të antarësimit. Specifikimi i armatimitit. Ushtrimet e njëseve guerile. Llogaritë në bankat jashtëme dhe vëretimet për nxierrjen e parave. Deklarat e përfaqsuesëve të Shtabit kryesor etj.

Dosja nr. 27. ZONA OPERATIVE “NERODIME” dhe “KARADAK” I. Pikat 1, 3, 5-6. Struktura komanduse. Deklaratat .Fshati RAÇAK. Trbelë shifrash që sherbehen në UÇK.

Dosja nr. 28. ZONA OPERATIVE “ NERODIME” dhe “KARADAK” II. Pikat 9-11. Urdhëresa që u janë lëshuar njësive ushtarke. Deklarat. Raporte.

Dosja nr. 29. ZONA OPERATIVE “NERODIME” dhe “KARADAK” III. Pikat 12, 13. Struktura komanduse.Planet e sistemit të lidhjeve. Raprote ditore. Ditarë. Instrukcione lidhur me ushtrimet fizike. Planet e vrojtimit dhe koamdimit. Shifrat radio telegrafike.

Dosja nr. 30. ZONA OPERATIVE “NERODIME” dhe “KARADAK” IV. Pikat 14-16, 22, 24, 25, 31. Raportet ditore të Brigadës 161. Urdhëresa/ detyrime. Lista e armatimit. Ditari i Zavendës komandantit UÇKnë Kaçanik. Fotografi. Vërtretime për donacionet e Shqiptarëve nga Kosova dhe diaspora, për nevoija të UÇK-ës.

Dosja nr. 31. ZONA OPERATIVE “ MERODIME” dhe “KARADAK” V. Pikat 23/1, 23/2. Ushtrimet ushtarke (llogaritur edhe parashikemet e Ekrem Rexhës, për ushtrime dhe këmbësori). Deklarata.

Dosja nr. 32.ZONA OPERATIVE “DUKAXHIN” I. Pikat 1-2. Struktura koamduese. Lëndet dytësore. malltretime (Liqeni Radoniq, Ramush Haradinaj). Mbajtjet e paligjëshme. Shpërnguljet me dhunë. Shkatrrimi i pasurisë. Lokalitetet ku janë bërë likuidimet (Gllogjan, liqeni Radoniq). Sulmet në katunde. Kidnampimet ( ekzekutuesit siq është Anton Brunçeviq, nga Peja).

Dosja nr. 33. ZONA OPERATIVE “DUKAXHINI” II. Pikat 3-5. Shaiptarët nga disaspora që kanë qenë në UÇK ( Adem, Haradinaj Nasim e Agron, Shatri Naser, Niman Mustafaj, Grabofci Adem, Xhavit Halitaj, Sejdiu Naser, Bakalli, Shehu, Sejdiu, etj). Deklarata. UÇK në diaspori. Vendimet.

Dosja nr. 34. ZONE OPERATIVE “DUKAXHIN” III. Pika 6. Struktura koamnuese. Deklara.

Dosja nr. 35. ZONA OPERATIVE “DUKAXHIN” IV. Pikat 6/1, 6/2. Ditari i Rexhep Nikçit. Qendra koamnduese e zonës operative. Raporte. Lista e antarëve të UÇK-ës.

Dosja nr. 36. ZONA OPERATIVE “DUKAXHIN” V. Pika 8. Formularët. Urdhëresa, të nënshkruara nga Ramush Haradini. Lista.

Dosja nr. 37. ZONA OPERATIVE “DUKAXHIN” VI. Pikat 9-11. Autorizime. Formularë. Listat e të punësuarëve në UÇK. Vendimi për MOBLIZIM.Instrukcione për përdorimin e armëve. Urdhëresa ditore dhe orari. Kodeksi diciplinor. Faton Mehmetaj, komadnat informativ në luginën e Dukaxhinit.

Dosja nr. 38. ZONA OPERATIVE “DUKAXHINI” VII. Pikat 12-16. Raporte ditore. Urëdhëresa. Ditarë. Deklarata. Shkrimtorja për aktivitetet në ambulantën në Jabllanicë (komuna e Gjakovës). Transefrimi i brigadës 136, e cila quhej “RUGOVA”. Fotokopje të shumta, formularë dhe lista.

Dosja nr. 39. ZONA OPERATIVE “DUKAXHINI” VIII. Pikat 17-21. Shënime nga mbledhja në fshatin Rugova. Deklarata. Ditari i Nazim Ibrahimit. Fotokopje fletoresh, formularë dhe lista.

Dosja nr. 40. ZONA OPERATIVE “DUKAXHIN” IX. Pikat 22, 23. Lista e aratimit dhe municionit. Logjistika dhe ditari i furnizimit. Spitali ushtark i Kosovës. Shifra emrash. Njësitë speciale “ Shqiponjat e Zeza”. Daklarata. Fletorja e Shkelzen Haradinit. Disa ditarë nga pozitat e luftës. Caktimi i rojeve.

Dosja nr. 41. ZONA OPERATIVE “DUKAXHIN” X. Pikat 24, 24/1. Armatimi. Fotokopje fletoresh. Raporte për amrtimin. Deklarata. Fotografi të brigadës 136 të UÇK (gjithësejt 202 fotografi).

Dosja nr. 42. ZONA OPERATIVE “DUKAXHINI” XI. Pikat 25, 25/1. Policia ushtrake e UÇK-ës. Sherbimi informativ i UÇK-ës. Ditarë. Listat e ushtarëve. Struktura dhe orari i aktiviteteve të brigadës 133 të UÇK-ës.

Dosja nr. 43. ZONA OPERATIVE “DUKAXHINI” XII. Pikat 26, 28, 31, 31/1, 33. Njësitet speciale të UÇK-ës. Planet. Deklaratat. Lista e kujdestarive dhe obligimet. Lista e hargjimeve.

Dosja nr. 44. ZONA OPERATIVE “PASHTRIK” I. Pikat 2, 4, 8. Deklarata të deshmitarëve. Njësitë e UÇK-ës. Sulmet. Ngacmimet seksuale. Dhunimet. Informata mbi parninë e muxhahidinëve në radhët e UÇK. Deklarata të mdieshme argumentuese lidhur me bashkpunimin me UÇK-ën. Policia ushtrake, plani dhe programi. Urëresat. Doracak për ushtrim të këmbësorisë.

Dosja nr. 45. ZONA OPERATIVE “PASHTRIKU” II. Pika 12/ 1. Notesi personal i Naser Lekut. Teksti i betimit. Lejet për lëvizje. Shënime ushtarke. Listat e pjestëarëve të UÇK-ës dhe plani i oficerëve në detyrë. Lista e pjesëtarëve që janë pranuar nga koamandantët në UÇK në Rahovec. Pasqyra e kërkesave për kuzhinë të UÇK-ës në Poslishtë. Ditari i mirëmabjtjës së automjeteve të UÇK-ës. Listat e antarëve të UÇK-ës. Plani i patrullave të policisë ushtrake. Autrizimet e udhtimit. Raprte. Formularë blanko. Listat e mobilizimit të ushtarëve dhe komandantëve.

Dosja nr. 46. ZONA OPERATIVE “PASHTRIKU” III. Pikat 12/2. Listat e antarëve të UÇK-ës dhe patrullat. Lista e njësisë K-6 komandantët. Ftesat. Proçesverbali nga mbledhja në Lezë. Raporte. Lista e terroristëve-vullnetarë të UÇK në Prizren, Malishevë, Rahovec dhe vende tejra. Lista e personave të dyshuar për burgime. Urdhëresa udhtimi. Ditarë i terroristëve nga Seranda. Emra të shifruar. Ditari i raportrve të njësisë “LUMI” nga Malisheva.

Dosja nr. 47. ZONA OPERTIVE “PASHTRIKU” IV. Pika 12/3. Lista e antarëve të UÇK-ës nga Prizreni, Seranda, Malisheva, Peja dhe Burimi. Raport periodik në formë të ditarit. Doracak me strukturë ushtarke,armatim, dhe taktikë. Shënime nga mbledhjet. Raporte. Raporte informuese në lidhje me pozicionin e UJ-ës afër “Gurit Zi”. Urëdhëresa/ leje udhtimi. Regjistër i udhtarëve që kanë kaluar nepër pikën “VLORA-3”. Indeksi i antarëve të UÇK-ës, Shtabit Kryesor dhe pjestarëve të rojës nga Rahoveci(me radhë alfabetik).

Dosja nr. 48. ZONA OPERTIVE “PASHTRUIKU” V. Pikat 13, 17, 19, 21-23. Leje për lëvizje. Raporte. Betimi i UÇK-ës. Urdhëresa. Vrejtje. Informta, Doracak për rregullat ushtrake. Emrat e shifruar të njerzëve dhe vendeve . Kerkesa. DEKALRATE DESHMITARËSH. Struktura organizative e UÇK-ës në “PASHTIK” me emra të komandantëve.

Dosja nr. 49. ZONA OPERATIVE “PASHTRIKU” VI. Pika 24. Udhëzime për shfrytëzimin e radio stacionit. Lista e antarëve të UÇK-ës nga Rahoveci, Prizreni etj. me armtim të autorizuar. Instrukcione për mbikqyrëje, listat e të dyshuarëve. Raporte për posedimin e armëve. Inventar arnatimi.

Dosja nr. 50. ZONA OPERATIVE “PASHTRIKU” VII. Pikat 25, 28, 31, 33. Ditari i Sali Kokajt, antar e rojës profesionale “Skenderbeu”. Lista e njësive intervenuese nga Seranda. Raporte, struktura organizative. Informimi i Sigurisë Shtetërore. Lista e antarëve për veprime të shpejta me në krye Agim Shalën, me të dhëna të përgjithëshme. Listat e antarëve të UÇK-ës. Inventari i armatimit. Plani detal për luftë dhe mbrojtjën e Ponorcit. Vertetime për finasim dhe ndihmë tjetër. Kërkesë për sigurimin e veshës, gjsendeve për njësi të ndryshme. Fletorja e Selim Krasniqit. Lista e donatorëve. DEKLRATA TË DESHMITARËVE, informata për burgimin e Iliaz Rakajt.

Dosja nr. 51. ZONA OPERATIVE “DUKAXHIN” i Pikat 2, 8, 9. Fotografi nga ekzekutimet në liqenin Radoniq. Deklarata deshmitarësh, (para se gjithash nga obdukcionet). Intervist me portparollin politik të UÇK –ës Sokol Bashota. Ditari i Lahi Braimit. Ditari i Brahimaj Nazmiut në lidhje me ngjerjet që lidhen me emrin e Ramsuh Haradinit. Letërnjoftimet e antarëve të UÇK-ës të nënshkruara nga Ramush Haradinja dhe Fadil Nimanaj. FOTOGRAFI të Ramush Haradinit me Adem Demaçin. Urdhëresa. Listat e antarëve të UÇK-ës dhe armatimi që u është ndarë.

Dosja nr. 52. ZONA OPERATIVE “DUKAXHIN” II. Pika 11. Regjistri i pacientëve që sherohen në spitalin fushor të UÇK ku ka edhe fakte tjera. Programi arsimor për ushtrime të pjestarëve të UÇK-ës. Doracak për supervizor të njësive të luftës guerlie partizane. Kërkesë për gjëra ushqimore dhe medikamente. Listat e të plagosurve të UÇK-ës. Listat e stafit medicinal dhe invntarit medicinar.

Dosja nr. 53. ZONA OPERATIVE “DUKAXHINI” III. Pika 12/1. Formular blanko i UÇK-ës për leje udhtimi. Lista emrore e anatrëve femra të UÇK-ës, raporte ditore. Listat e personave që iu kanë shmangur MOBILKIZIMIT. STEMA DHE MEMORANDUMI I UÇK-ës. Formular vakun për t` u pranuar në UÇK. Lista e stafit medicianl dhe inventari. Plani i rojeve.

Dosja nr. 54. ZONA OPERATIVE “ DUKAGJINI” IV. Pika 12/2. Lista e rojtarëve me orar të caktuar. Lista e antarëve të UÇK=ës,armatimi dhe furnizimi që u është dedikuar. Struktura organizative. Lista e vullnetarëve dhe donatorëve të UÇK-ës. Raporte ditore. Municioni i fituar dhe paisja teknike. Notes me biografi të shkurtët të 7 antarëve të UÇK-ës. Doracak me rregulla për punë të shtabit kryersor për mbrojtëje të Krushefcit. Raport javor për punën. Urdhëresa. Proçesverbal nga mbledhjet. Leje çakullimi.

Dosja nr. 55. ZONA OPERATIVE “DUKAXHINI” V . Pikat 13, 16, 19, 21-23. Deklarata të dëshmitarëve. Shtrirja e forcave policore dhe planet e sulmit. Nomenklatura e gradave ushtarake. Doracak. Raporte ditore. LISTA E ISH PJESTARËVE TË SPB të inkuadruar në aktivitete të UÇK-ës. Shënime nga mbledhjet. Ditari i Milazim Gashit. Ditari i punës së Bekim Berishës.

Dosja nr. 56. ZONA OPERTIVE “DUKAGJINI” VI. Pika 24/2. Regjistri i antarëve të UÇK-ës,aramtimi që u është ndarë, armatimi i blerë për këmbësori etj. Fotografi të pjestarëve të UÇK, lista të ndryshme. Raporte. Dosja nr. 57. ZONA OPERATIVE “DUKAXHINI” VII. Pika 24/2. Raprti javor. Lista me emra, armatim dhe municion. Notesi.

Dosja nr. 58. ZONA OPERATIVE “DUKAXHINI” VIII. Pikat 25, 28, 29, 31, 33. Shenim nga mbledhja. Raporti javor. Fotografi të pjestarëve të njësisë speciale të UÇK-ës. Notes me emra të njësisë speciale. Shema dhe harta për planifikim dhe shtrirëja e forcave të UÇK. Shemat nga pozicioni i SPB—s *MUP it. Shifra blanko, vërtetime për vlera, listat e pagesave të UÇK-ës,lista të ndryshme dhe regjistra pagesash (oficerët me pagesë-X), Deklarata të dëshmitarëve.

Dosja nr. 59. SHTABI KRYESOR-KAPTINA 1. Kërkesa. UÇK broshurë, “LUFTA SPECIALE”. Raporte. Puna ditore në mbledhje. Udhëzim për shfrytëzim të mjeteve shpërthyese. Doracak për ushtrime të këmbësorisë.

Dosja nr. 60. PIKAR-SHTESË -1, 2, 9, 10, 15, 16, 19/1, 51, 68, 70, 122. Shenime zyrtare për intervistën e Bislim Zyeapit, Hashim Thaçit, Agim Çekut, Azem Sylës. Plani dhe programi i policisë ushtarake që e ka përëpiliar Sulejman Slimi. Librat ebotuara të Naim Malokut, Tahir Zemës, Ramush Haradinit. Dokumnete të Xhevat Berishës, Agim Kuçit, Skender Hoxhës, Nazmi Brahimajt.

Dosja nr. 61. ZONA OPERATIVE “NEROFDIME” dhe ANEKSI ZONA OPERATIVE “KARADAK” I. Pikat 2, 23, 31, 33. DEKLARATA E DESHMITARVE TË NACIONALITTIT SERBË.

Dosja nr. 62.ZONA OPERATIVE “SHALA” I. Pikat 2, 4, 24, 25. Deklarata të dëshmitarëve. Infrmata rreth pjesëmarrjës së vullnetarëve nga Shqipëria në luftimet e aramtosura në trevën e Kosvës dhe Rrafshit Duakgjinit.

Dosja nr. 63.ZONA OPERATIVE “DRENICA” I. Pikat 8, 16, 21, 23-25, 29, 31. Profakturë, vërtetime. Ditar të pjestaërve të UÇK. Notese nga raportet. Instrukcione për ushtrime të ushtarëve. Struktura e UÇK-ës, plani për sulm në Drenas.

Dosja nr. 64.ZONA OPERATIVE “LLAPI” I. Pikat 2, 12, 13, 21-24, 31, 33. DEKLARATAT E DËSHMITARËVE, raporte shëndetësore. Struktura.Fotografi të pjestarëve të UÇK-ës. Lista të ndryshme. Rapote. Orari i angazhimeve. Formularë. Shënime zyrtare rë SPB-s Prishtinë*. *.

Marrë nga libri i cituar më lartë f.342-358+)

A KANË LËSHUAR INFORMATA ORGANIZATAT JOQEVERITARE QË KANË SHERBYER NË KOSOVË më 1998/99.

Tash, çdo psim është për shkak të mungesësës së diturisë dhe prezencës së naivitetit politik, duke u bazuar se: “demokratizimi i Evropës është çështje e kryer”!.

Në Kosovë më 1998 kanë sherbyer 23 organizata joqeveritare. Ato, në bazë të informatave nuk kanë qenë gjithëmonë “humanitare”, ashtu si nuk janë as sot. E natyrëshme(!). Drejtuesit e tyre në shumë raste janë vrejtur dhe vrehën nepër kafenet e serbizuara me udbashët serbianë. Po ato edhe sot mund t` i kanë filialat individiale në Përshtinë, kurse drejtoritë i kanë në Beogrda.

Shtrohet pyetja: Si është e mundur që TRI HERË individë të caktuar të sjellin DOSJE në Kryesinë e OVL UÇK dhe sot e kësaj dite mos të dihet se kush i solli. Për të qenë tragjedia edhe më e përgjakshme, burgosen zyrtarët e OVL UÇK-ës pse keni lejuar me u siellë ato dosje në Kosovë nga “trezorët’ e Specialës. Kjo është një hipokrizi e shekullit. Por çka të bëjmë kur ne konsiderohemi si koloni i izoluar e BE-s, prandaj na duhet të kemi “qenë” besnik para çdo institucioni.

Këto infrmata (Dosjet nominative që janë 64) vërehet se janë siguruar edhe nga personat që kanë pasë njohuri për së afermi për UÇK, edhe pse analizat hermeneutike zbulojnë se ka shumë çka në to, të konstruktuar. Publikimi i këtij shkrimi është vrejtëje edhe për sot, se në Kosovë vepronjë disa sherbime të huaja që nuk janë miqësore.

Fati i dosjeve të siellura në Kryesinë OVL UÇK-ës dhe akuza: “Pse na keni lejuar t` ua siellim dosjet e armikut në zyret e jueja”, e ne ju burgosim, është spjegim i Gjyjatës Speciale, që po sillet me shqiptarë, po me ato metoda sikurse sillej Millosheviqi dhe nxënsit e tij sot në pushtetin e Beogradit. Për këtë skenar tragjik askush nga pushteti i Kosovës nuk flet, as nuk “dinë asgjë”?, të pakën publikisht, sepse “kulla po digjet e kurva po krehet”. Po, e di që çdo gjë nuk mund ta dinë populli i shkretë. Të paktën këshut duket atmosfera në Republikën e njomë të Kosovës. E kush paguhet për këtë, për të ditur çdo gjë-dihet?!!! Pse po heshtet, populli po pyet pushtretin. E kur populli do të shpërthej me urrejtëtje dhe revoltë, atëherë, nuk ka më riporvim, sepse më tutje ky popull nuk lejon të nepërkëmbet si në kohën e psikologjisë kolonializmit. E faktet disi po tregojnë se fryma e kohës robërisë nuk ka kaluar ende.

Bje fjala, midis Beogradit botoheshin dikur dokumente të PKJ se: “Kosova duhet t` i bashkohet Shqipërisë” (1949); se “Kosova duhet të avansohet në të ardhmën në Republikë Sovjetike (1972); se “Shqiptarët e Jugosllavisë duhet një ditë të bashkohen me Shqipërinë amë (1957). E këto fakte të shkruara janë nepër arkivat dhe librat e botuara në Beograd. E po t ` i botonte ndonjë historian shqiptar, fakt ky që janë botuar por të cituara striktoivisht, ai do të kalbej nepër burgje, ashtu si janë rrënuar shumë patriotë shqiptar të sakrificës dhe përkushtimit, për liri dhe çlirim. Opinioni shqiptar sot nuk mundet ta merr me mendë sa jemi kritikuar pse Enver Hoxha nuk e nëshkruante kurrë

Marrëveshjen e Helsinukut 1975. Sepse kishte katerciprishtë të drejtë se kufijtë janë të padrejtë ndaj shqiptarëve dhe duhet të korigjohën. E këtë qëndrim na e pati spejeguar detalisht Gjeneral Halil Katana më 1993 në Tiranë. E shtrohet pyetja: Çka ndodhi me BRSS, me Gjermaninë, Çekosllovakinë, RSF Jugosllavinë. U prishën kufijtë dhe Helsinku ma nuk ka moral politik të shpaloset si doktrinë strategjike, sepse ka shkuar në muzeun historik. Edhe 96 raste të reja janë në Evropë, që meritojnë korigjim kufijësh. Mu për këtë, Evropa e urren modelin e Kosovës dhe UÇK-ës.

Edhe një fakt po e palsojmë. Për ta dytësuar kusarin e Dosjeve dhe hajnin e 2 milionëve nga Trezori i shtetit (2020), me nxitim spektakular organizohet arrestimi i çlitrimtarëve në Kosovë. Këtë histeri evropiene dhe vendore, populli (shumica e popullit ), kështu po e spejgon, sepse qeveritë kukulla po kreheshin, e “kulla po digjej”. Ndërsa VETVENDOSJA AKUZOHEJ SE PO PENGON THEMELIMIN E SPECIALËS.

Fol Hashim Thaçi! Pra edhe në shpalljën e akuzës duke shkruar Presidenti në Vashington, edhe në kusarinë e dosjeve, në hajninë e trezorit, në dorëzimin e mësuesëve nga Turqia, dikush ka gisht, e ai gisht duhet të objektivizohet. Për ndryshe edhe pushteti do të konsiderohet hisedar në këtë katrahurë politike që po i ngulet por si thikë Republikës Kosovës, si zakonishtë, pas shpine. Populli më nuk do “vajtime”. Populli, donë liri të sigurtë, donë punë dhe dinitet njerëzor të njeriut aktiv dhe sovran, pa dallim gjinie, race, kombi e kulture. Unë popullit i besoj.

Më 14 janar 2022, Prishtinë

Kredhje në shpjegimin e Luljeta Aliut për divorcin, që ishte sa i dhimbshëm aq edhe i natyrshëm, bindës dhe pa asnjë element urrejtjeje

0
Lirim Gashi, Prishtinë
KRENAR ME GRATË KOSOVARE
Teksa shikoja dhe shijoja një emision televiziv në të cilin Luljeta Aliu rrëfeu përvojën e saj të dhimbshme të divorcit dhe sfidat me të cilat u përball për disa vite me radhë, ndesha një element të madhështisë së vërtetë njerëzore që haset rrallë jo vetëm në Kosovë por edhe në Evropë.
Pse po e them këtë?
Sepse, duke jetuar për një kohë të gjatë jashtë vendit, m’u lejua të shikoja, ndjeja dhe analizoja në detaje qasjen e shumicës absolute të grave gjermane ndaj kësaj teme sfiduese dhe në 80% të rasteve hasa në një qasje nihiliste të shoqëruar nga elementet tendencioze të natyrës jashtëzakonisht feministe.
Femrat gjermane duket se janë frymëzuar aq shumë nga shkolla, ose më saktë nga lëvizja ekstreme feministe “Alice Schwarzer”, saqë humbën arsyen e shëndetshme dhe qëllimin e justifikuar të barazisë gjinore gjithëpërfshirëse përmes një demonizimi tepër të njëanshëm dhe gjithëpërfshirës të botës mashkullore.
Kjo është njëherësh edhe arsyeja pse vrojtuesit e paanshëm shpesh e humbin jo vetëm mëshirën dhe simpatinë ndaj tyre por edhe solidaritetin.
Nga ana tjetër, shpjegimi i Luljetës ishte sa i dhimbshëm aq edhe i natyrshëm, bindës, kuptimplotë dhe pa asnjë element urrejtjeje, hakmarrjeje dhe krenarie të rreme.
Përkundrazi, ishte një shpjegim aq i nevojshëm, i dobishëm, human, ndriçues, dashamirës dhe ​dinjitoz për shoqërinë, kohën dhe hapësirën në të cilën jetojmë, saqë mund të merret si një paradigmë e sjelljes njerëzore, dobiprurëse, dinjitoze dhe profesionale, e cila ofron zgjidhje optimale për këtë fenomen kaq kompleks. .
Prandaj qasja e Luljetës mund të shihet si një model shumë më adekuat, korrigjues dhe profesional ndaj elementëve të shumtë të pabarazisë gjinore sesa modeli ynë shoqëror dhe institucional.
Sepse tek ne ndodhin vazhdimisht shkelje të rënda të ligjit gjatë zbatimit të drejtësisë në praktikë.
Pra bëhet fjalë për shkelje të panumërta të ligjit që i godasin rëndë të drejtat elementare të grave dhe fëmijëve dhe që e dëmtojnë akoma më shumë kredibilitetin e institucioneve përkatëse shtetërore.
Por kjo nuk është e gjitha.
Më pëlqeu shumë edhe niveli profesional i prezantueses së programit Antigona Kotorri, i cili ishte shumë më i lartë se niveli i zakonshëm kosovar, ballkanik dhe evropian, sepse përmbante po ashtu shumë elemente të dobishme shpjeguese.
Sepse nuk është e lehtë të mbash nivelin profesional kaq të lartë kur tema e bisedës është një problem kaq kompleks emocional, në një shoqëri kaq patriarkale, të dhunshme dhe provinciale të llojit “muskulor mashkullor”, që cenon dinjitetin e gruas aq keq sa nën kushte normale, duhet të prodhonte neveri kolektive.
Nëpërmjet këtij emisioni mësova diçka të re për femrat kosovare.
Diçka që më mbush me optimizëm, sepse femrat tona po arrijnë shumë më shumë suksese se sa meshkujt e prapambetur, në të gjitha fushat profesionale, pavarësisht faktit që u janë shkelur ndër shekuj të drejtat elementare njerëzore.

Letër dashamirëse kritikuesve të mij për të vërtetën që vret më shumë se sa plumbi …!

2

Në foto: Jakup Kastrati me Wokerin, te cilin Hashimi e kishte burgosur me 1998

Sinan Kastrati (Turjakë), Suedi

Nuk është hera e parë që i kam ndërprerë fejtonet e mia kur kam shkruajtur për ”komandantët” dhe viktimat.
Pas publikim të pjesës së dytë, në Drini.us, dje më 13 Janar 2022 me titull ”Për qentë besnik dhe për qentë e burrështetasëve …!” që gjithashtu ishte vazhdim i shkrimit “Elegji për Beckin”, Kujtime, Drini.us, 11 Janar 2022 mora letra nga më të ndryeshmet, kisha vendosur të flas vetëm për qen por po e nderpres me shpresë se do të vije një ditë kur të thuhen ato që fliten vesh më vesh por edhe shkruhen.
Ajo që dihet, është se Hashimi, të gjitha viktimat e veta, i bleu, i rehatoi duke iu dhënë poste qeveritare e në përfaqësi diplomatike (Gjergj Deda, Veli Bytyqi) ndersa disa të tjerëve iu mbylli gojën me … si Cen Deskun i cila pa fije turpi, RRENE.

Cen Desku afër këshilltarit të lartë politik të HTH, Smajl Sylës, në inaugurimin e Hashim Thaçit kur zgjidhet ”president”. Ceni është viktimë, por i ka ndryshuar fjalët …!

Hashimi ishte edhe në Turjakë, në Damanek e në Bubël. Aty ishte Cen Desku, te Ahmet Rrahmani. Pse shkoi Ceni te Hashimi?
Ishte edhe sekseri, Isni Kilaj, një ish nxënës, më vonë kryetar komune etj.
Dhe shkaku pse po e ndërpres është presioni me anë të letrave dhe thash e thënave që nuk po mund ti bëjë ballë më e as ti duroj.
Një nga letrat private ishte e shkruar me plot emocione për heroizmat e Fatmir Limës, Hashim Thaçi dhe të UCK-së?! “UCK eshte e shenjte per mua (uck si ushtri jo per individ te caktuar te pasluftes). Ata jane heronjte e mi qe i pres te vin te na shpetojne (nxjerrë nga kontesti, në kohë lufte). Dhe po, po te mos ishin ata … sot do isha e vdekur. Une do te vazhdoj ta dua ushtrine time po aq shume sa ate dite kur degjova per here te pare per ta. Kete adhurm per ushtrine tone do ta mbaje deri ne fund te jetes”.
Nuk i bejë publike emrat e atyre që më shkruajnë privatisht në adresat e mia e as nuk polemizoj. Është e drejtëe çdo njërit ose njërës që të përkrah ose jo një formacion ushtarak, siq quhej UÇK-ja apo FARK-u, sikurse është e drejtë që të kenë simpati ose jo për përsonat e caktuar.
Atherë, unë vërtetë se unë kam shkruajtura për Fatmir Limën dhe Hashim Thaçin dhe do të shkruaj përsëri. Nuk them se nuk gaboj por çdoherë bazohem në të vërteta. Ato të vërteta dikujt mund të mos i pëlqejnë duhet të ballafaqohemi me faktet e kohës.
Në oden e Musli Ali Dervishit, mahallë e Dervishve, kështu quhen pasi që katragjyshi i tyre kishim pas marrë dorë te Shehi Rahavecit, ishte bërë “dervish” ishte e vjerrur një fotografi e një ish komandanti.

Une (Sinan Kastrati) në mes me djemtë e Ramiz Hoxhes, i pushkatur me 1998, me Fadilin dhe Enverin …

Në odat e shqiptarëve, nuk është adet që të virren fotografi të personaliteteve, bile nëpër odat e kullat, mund të them asnjëherë nuk kam pa fotografi të heronjëve të kohës, as të Skënderbeut e as të J. B. Titos.
Fotografitë e Titos, Kardelit e të … Rankoviqit i kam gjetur të vjerrura në ballinat e mureve të ish komunistëve shqiptarë (ish LKJ-së) por shkaqe politike dhe ata njerëz, me anë të atyre fotove, kanë mbërri në majat më të larta të mundshme, por si karieristë dhe askush nuk iu ka besua atyre. I tillë është edhe kusheriri im Faruki, një djalë i ri që dorën në zemër nuk e njoh ani pse kam qenë disa herë ose më saktë sa herë që shkoi në Turjakë, shkoi edhe në Damanek te axha i tj, Haki Alia, vëllai i madh i Muslisë, plaku më i vjetër në moshë.
”Komandantin”, fotografia e të cilit ishte vjerrë, është Fatmir Lima.
Fatmir Lima, djalin e mixhës së Farukit, Halil Azem Kastratin e ka keqtrajtua bashkë me ”Ftyrën”, ”Bashkim Finon”, me Nexhmi Krasniqin dhe ia ka marrë pasaportën dhe 3.200 DM. në katundin Lladrofc. Për Fatmirin dhe Hashim kam shkruajtur disa herë, dhjetëra herë.
“Pse e ndërpreva fejtonin “A kishte luftë çlirimtare në rrethin e Llapushës” ?”

Pse e ndërpreva fejtonin “A kishte luftë çlirimtare në rrethin e Llapushës” ?


“Prokuror Millaku, urdhëro faktet, burgose Hashimin!”, SINAN KASTRATI, Bota sot, 9 DHJETOR, 2016 NË ORA: 08:35
https://www.botasot.info/opinione/620101/prokuror-millaku-urdhero-faktet-burgose-hashimin/
Rasti më i rëndë është pushkatimi Ramiz Haxhës dhe Selman Binishit, në pabesi afër Banjës dhe burgosja, gjithashtu tradhtisht e Jakup Kastratit dhe e Cen Deskut, në Dragobi, në fund të tetorit 1998.’
Unë kam shkruajtur një fejton me 18 vazhdime me titull “A kishte luftë çlirimtare në rrethin e Llapushës”, ku ”heronjë” kryesorë i kam Hashimin, Fatmiri, Sokol Bashotën, Bislim Zyrapin, Gani Gjemë Paqarizin, por edhe avokatin nga Tërpeza, Bajram Krasniqin, me vendbanim në Prishtinë dhe disa të tjerë ndoshta dhjetëra viktima që nuk janë vrarë nga serbët por, dyshohet se vrasës janë shqiptarët kur Hashimi e … Fatmiri ishin përgjegjës për at ”zonë”, ”Zonën e Pashtrikut” duke fillua nga Qabiqi e deri në Bllacë dhe nga Sferrka e Gashit, në Padrime (Rahovec).
Për më shumë mund të gjinden në vegzat që i dërgova apo edhe në Google, me autor: Sinan Kastratin.

Hashim Thaçi në katundin Bubel, te Ahmet Rrahmani ”pajtohen” me Cen Deskun. Ay ishte Jakup Kastrati dhe Isni Kilaj

Dëshmitë që i kam sjellur dhe janë publikikua askush nuk mund ti mohoj.
Njerëzit janë vrarë dhe nuk kanë as varr. Të gjithë kanë emra e adresa dhe te shumica kam qenë dhe i kam pyetyr (intervistua, fjalë e rëndë, sepse nuk jam hetues policor e sa prokuror).
Ato që janë publikua, janë të mjaftueshme për të bâmat e tyre të pista, të Hashimit dhe të Fatmirit por është e pakuptueshme se si ende i përkrahin kur dihet se Hashimi është akuzua për krime lufte kundër njerzimit dhe është në paraburgim në Hagë, me Rexhep Selimin dhe … Kadri Veselin.

Fakturat dhe falsifikimet se si plaqkiteshin mërgimtarët (Halil Kastrati)

Pjesa e dytë, plotësim i fakurës së parë.

Disa nga viktimat e rrethit tonë, afro 10, mund ti gjeni në dy shkrimet, vegëzat që iu dërgova dhe se si janë rrahur fshatarët e Qabiqit, fshati i Mujë Krasniqit. Ndër ta, është edhe baba e Berat Buzhalës të cilin me krye teposhtë e kanë fut në bunar (pus).

“Nëse Hashimi është i pastër, le ta dëshmoj atje ku duhet, në gjykatë !”, Revista Drini, 26 Qershor 2020

Nëse Hashimi është i pastër, le ta dëshmoj atje ku duhet, në gjykatë !

Me Haki Alinë, vëllain e madh te Muslisë dhe axhen e Faruk Musliut nga Damaneki

Fund

Malmö, 14 janar 2022

Çfarë kërkoni të gjallë mes të vdekurve?

0

Nga Aurel Dasareti

Le të besojmë se unë i shkreti nuk e di dhe nuk më intereson kush është Berisha, por e di që ai ka zhveshur lakuriq pengun e diktatorit mafioz të Shqipërisë, të pabesin Lul Brava (frymëzuesin e dhunës së 8 janarit) dhe e ka bërë kufomë politike. Kaq. Kjo është gjëja më e rëndësishme.

**

Tani, çdo mashtrim në vazhdim nga kushdo, se gjoja shqiptarët do të fitojnë nëse mbështesin gënjeshtarin kronik të PD-së dhe humbësin e përhershëm, do të shkaktojë një mallkim mes qindra mijëra shqiptarëve të vendit dhe diasporës që do kontribuojë në përbuzjen e mëtejshme për politikanët, në një kohë kur kemi nevojë për fuqi veprimi për ndryshim dhe kontroll.
***
Nuk mund të ndryshosh kurrë një qenie tjetër njerëzore, më së paku një person psikopat  . Ndryshimi duhet të ndodhë tek vetë personi.

Ajo që e karakterizon psikopatin është mungesa e ndërgjegjes, mungesa e ndjeshmërisë dhe paaftësia për të kontrolluar nevojat e veta. Ata krahasohen me grabitqarët. Ata jetojnë në kurriz të të tjerëve. Karakteristikat e njohura të psikopatëve janë se atyre u mungon ndjenja e përgjegjësisë dhe respekti për normat shoqërore. Morali. Ata janë të pamëshirshëm ndaj të tjerëve për të promovuar përfitimet e tyre.

***

Po filloj të pyes veten nëse dikush është mbjellë në PD për t`i shkatërruar nga brenda. Po. Kali i Trojës. Gurët e themelit të demokracisë janë, ndër të tjera, se aktivitetet e sektorit publik (të politikanëve) duhet të njihen gjerësisht, ndërsa aktivitetet e individëve fshihen, përveç rastit kur gjyqtari aprovon se ekziston dyshimi konkret për krim. Tani ne e kthejmë këtë përmbys – ku nuk arrijmë të dimë se çfarë po bëjnë autoritetet dhe ata marrin (kanë) një pasqyrë të plotë në aktivitetet tona dhe ne as që e dimë se kjo po ndodh! Le të mos i bëjmë njerëzit të imagjinojnë (të kenë iluzione) se është Kuvendi që qeveris vendin, sepse faktikisht, në Shqipëri, gjithçka është kapur nga nudisti i stërzgjatur dhe këlyshët e tij.

***

Kur isha nxënës në shkollën fillore, një ditë, mësuesja e klasës sime na tha: Unë do të ulem. Nuk mund të qëndroj në këmbë sepse jam pak shtatzënë.”
Unë e mora fjalën dhe i thash: “Zonja mësuese, ti nuk mundet të mbetesh vetëm pak shtatzënë. Ose je ose nuk je shtatzënë. Na trego të drejtën vëlla, a je apo nuk je shtatzënë?”

Ngjashmëri me të shkarkuarin problematik Lul Bravën. Ky është gjithçka e keqe dhe shumë i dëmshëm për opozitën e vendit dhe shqiptarinë në përgjithësi por jo demokrat. Nuk mund të jetë as pak demokrat. Por, është një milingonë. Është po aq e vështirë të jesh pak demokratik sa të jesh pak shtatzënë.

Dallimi midis milingonave dhe gjilpërave të fëmijëve është se gjilpërat e fëmijëve nuk kanë zgjidhje tjetër. Ka milingona. Dallimi midis milingonave dhe elefantëve është se kur një milingonë bën një zgjedhje, ajo mund të lëvizë një gjilpërë të vogël. Kur një elefant bën një zgjedhje, ai mund të lëvizë çdo gjë.

Duhet të luftosh për diçka, përndryshe zvarritesh për asgjë. Kur bëni një zgjedhje të guximshme, gjithmonë duhet të luftoni për të. Në këtë situatë indiference që gjenden duke mos ndarë shapin nga sheqeri, përparimi i shqiptarëve është një iluzion ekzistencial. Faktikisht, gjatë sundimit të xhaxhit shqiptarët kanë pasur iluzione, tashmë nën sundimin e të stërzgjaturit, pa asnjë opozitë reale, çdo iluzion pothuajse është zhdukur.
Ajo që shqiptarët e konsiderojnë si progres drejt demokracisë në politikë, është të shkojnë në zgjedhje. Megjithatë, sidomos prej vitit 2013 e deri tani, zyrtarisht bëhet zëvendësimi i një hajni me një tjetër.

Përparimi është mirëqenia njerëzore. A ka përparim nëse një kanibal përdor një thikë dhe pirun? Përparimi më së shpeshti gjendet aty ku njerëzit në një situatë të caktuar vendosin të refuzojnë të binden.

Nuk më pëlqen të jem trendi. Nuk më pëlqen të jem politikisht korrekt. Unë kam një kundërshtim fëmijëror (kureshtje fëmijërore) për të bërë gjërat e duhura. Nuk kam asnjë konflikt interesi në trojet e gjyshërve të mi. E dua Shqipërinë dhe i respektoj partitë nëse e meritojnë. Prindërit e mi, që në moshë të vogël, nuk më këshillonin se me kë të shoqërohem, por me kë të mos shoqërohem. Kjo sepse ata kishin më shumë se unë njohuri për mjedisin ku jetonin apo lëviznin disa të rinj të moshës sime, një mjedis që nuk më përshtatej.
***
Sa më e mirë opozita, aq më mirë kontrollohet qeveria.

Do doja që të gjitha partitë opozitare të unifikojnë qëndrimet dhe veprimet e tyre që të jenë në gjendje për t`u përballur me një kundërshtar shumë të rrezikshëm për Kombin dhe Vendin, regjimin antishqiptar që ka instaluar diktatori i radhës, i cili përveç tjerash ka kapur peng edhe kryetarin tashmë të shkarkuar të PD-së, të cilin duhet ta mbani sa më larg vetes që të mos ju infektoj me pabesi, mashtrime, korrupsion, gënjeshtra, trillime…

Shqipëria është në prag të shkatërrimit të plotë. Është urgjente që shqiptarët (brenda dhe jashtë kufirit të imponuar, përfshirë diasporën) të thirren për të ndryshuar nivelin e ndërgjegjes, për të arritur një qëndrim më të lartë moral dhe kombëtar.

Nëse ti je duke qëndruar në buzë të një shkëmbi, nuk është e sigurt që një hap përpara është një përparim!

______

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Gabimi Strategjik, sipas Korab Blakajt!

2
Korab Blakaj, Vjenë
_____
Mbretit Feisal i shkoi De Goli dhe i tha: njihe shtetin e Izraelit!
Jo i tha Feisali!
Por ai tashmë egziston, gëzon njohje faktike i tha De Goli!
Atëherë mjaftohuni me faktin ia ktheu Feisali.
Pse , e pyeti De Goli?
Sepse me mosnjohje formale unë ruaj të drejtën e kombit arab të luftojë për çlirimin e atdheut të vet të pushtuar në rrethana më të favorshme!
Me 1 gusht 2022 bëhën 47 vite nga nënshkrimi i Aktit Final të Helsinkit, në fund të Konferencës së parë për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë. Në marrëveshjen e rëndësishme diplomatike, u ra dakord për paprekshmërinë e kufijve të pas luftës në Evropë. Gjithashtu 35 vendet nënshkruese angazhoheshin të respektonin të drejtat dhe liritë bazë të njeriut. Ditët e fundit, në një ceremoni për nder të nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit, mbajtur në ndërtesën e Kongresit në Washington, sekretari i atëhershëm i shtetit Henry Kissinger tha se pavarësisht nga skepticizmi fillestar i Shteteve të Bashkuara, procesi i Helsinkit u kthye në një katalizator të lirisë në Evropë.
Pakti i Varshavës propozoi një konferencë për sigurinë në Evropë në vitin 1966 kur Lufta e Ftohtë ishte në kulmin e saj. NATO-ja nuk ishte shumë entuziaste në fillim për një konferencë të tillë. Një valë konsultimesh diplomatike pasuan, të cilat sollën si rezultat më 1 gusht 1975 në Helsinki të Finlandës nënshkrimin nga ana e 35 krerëve shtetesh Aktin Final të Helsinkit, ose Marrëveshjet e Helsinkit. Marrëveshjet u nënshkruan nga të gjitha vendet evropiane, përveç Shqipërisë, si edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja.
Arsyeja pse nuk e nënshkroi Shqipëria ishte mospajtimi me okupimin e territoreve shqiptare si dhe ruajtja e të drejtës së kombit tonë për luftë çlirimtare e bashkim kombëtar në rrethana tjera!
Njohja e ndërsjellë me Serbinë është GABIM STRATEGJIK.Nuk duhët të joshemi me gjysëmzgjidhjet jofunksionale!
Funksionalizimi i shtetit verior shqiptar është rruga e vetme e fitores,e cila falë rrethanave gjeopolitike që do ta dominojnë shekullin, së shpejti kulmon me rikthimin e Sanxhakut !
Shqiptarët janë pranë cakut të tyre politik, Krijimit të Shtetit Kombëtar në kufijtë e tij natyral dhe ekonomik! Marrëveshja definitive me Serbinë , pa fitoren tonë të plotë është pëngesa eventuale e radhës

Gjykata e pyet të madhin Nasim Haradinaj : Ju lutem, a jeni rritur në Kosovë?

0
Lirim Gashi, Prishtinë
Nasimi: Po deri ne moshën 17 vjeçare jam rrit në Kosovë e pastaj jam rrit nëpër burgjet e Serbisë.
Kur na arrestuan milicia serbe mua, baben, dhe motren 15 vjeçare , në burgje kam qendru deri në fillim të viteve të 90ta e pastaj pas angazhimit tim për pajtimin e gjaqeve kam qenë sërish në rrezik prej arrestimit dhe jam arratis për Suedi!
Nasimi është i biri i atdhetarit gjigant SMAJL HARADINAJ ????
PO PO I BIRI I ATDHETARIT GJIGANT SMAJL HARADINAJT ËSHTË I MADHI NASIM HARADINAJ????
Duhet me pas zemrën prej gurit për me përballu pa lot rrefimin e tij jetësor.
Të gjithë meshkujt dhe pothuajse të gjitha femrat e familjes ishim në burg ! – rrëfen Nasimi.
Kur u ktheva prej burgut shkova n’shpi, çka me pa, ma kishin burgos edhe vllaun 16 vjeçar Agronin.
Gjeta në shpi veç femna.
Familja e Smajl Haradinajt është vater dhe ikonë e rezistences shqiptare nëpër dekada, si dhe frymezim per brezat e luftës për liri, çlirim dhe pavarësi.
Lavdi veprave të juaja heroike per komb e atdhe familje e dashur e Baces Smajl ??????
Koment :
Mund ta burgosni Nasimin por kurrë nuk mund ta burgosni shpirtin e tij guximtar, fisnik, atdhedashës dhe liridashës.
E ju që talleni me fatkeqësinë dhe vuajtjet e Nasimit dhe familjes së Nasimit, ju jeni pakurrizorë dhe hardhucë të kotë, të pavlerë, bythlëpirës, të vegjël, të mjerë, të pafytyrë, të pa shpirt dhe të pa artikuluar.
Ju thjesht nuk vleni as sa leshi i rruar.
Ju nuk vleni as sa leshi i hoxhes beduin dhe popit çetnik.
Ju jeni hiqa dhe pikë.
Ju jeni të humbur në kohë dhe hapësirë prandaj vegjetoni si zombit dhe nuk i duheni as vetvetes as shtetit as kombit.
Juve ju ngreh si në paqe si në luftë gjithkush zvarrë për kupreshi, prandaj prej organeve anale dhe gjenitale ju ka kalu te goja, mjekra dhe hunda leshi.
Leshi i popave serb dhe hoxhallarve arab.
Ju jeni Vuçiqi, Millosheviqi, Arkani, Shesheli dhe Daçiqi në katror.
Sepse pa trimat si Nasimi do t’ua kullosnin derrat e shkive lulat dhe barin mbi vorr.
Ju ne fakt pa trimat si Nasimi as varre nuk do të kishit pas. Sepse do të kishit përfundu si skeleta nëpër thasë.
E pastaj do t’ju kishin hedhur shkijet nëpër moçale të gjarprinjve dhe bretkosave dhe do të kishin ndërtuar skulptorët e tyre figura komike prej koskave.
S’keni ku m’ia ngjit, prandaj ia përmendni nonstop tokën.
Ma mirë që e ka ble Nasimi se me pas marr pa pare Devollet dhe Ramiz Kelmendat udbash.
Çuditërisht asnjëri prej jush nuk e humbi asnjë fjalë të vetme për prejardhjen e pasurisë së familjeve udbashe në këtë vend.

Jeronim de Rada për Pellazgët

0

Shkruan: Fahri XHARRA, Gjakovë

( Fatbardhësisht në Kosovë të shkruar për pellazgët nuk është më tabu, populli e ka kuptuar mirë që ballafaqimi me spekulimet historike serbe e greke është shumë më rëndësi. Uroj që Shqipëria mos ta bëj tabu çështjen pellazgjike, miku e armiku duhet të pajtohet me të vërtetën tonë )

Romantiku i mirënjohur francez Aleksandër Dymasi, duke e pasur parasysh figurën universale të De Radës, me të drejtë do ta quante “Dante të Shqipërisë”. Një adhurues tjetër i De Radës, bashke kohaniku, po ashtu francez, Lamartini, më mirë se askush tjetër diti që me pak fjalë të spikasë kontributin e madh të De Radës dhënë kulturës, letërsisë, shkencë dhe publicistikës shqiptare, duke u shprehur: “Atë që bëri Skënderbeu me shpatë, E bëre ti me pendë, o i madhi De Radë!”
Megjithëqë pellazgët kanë qenë aspekt mjaft i rëndësishëm i veprimtarisë së De Radës, me të cilët ai ka lidhur shqiptarët dhe gjuhën shqipe, nga studiuesit e ndryshëm, që merren me veprimtarinë e këtij njeriu të madh, qëllimisht ose nga padija, ky aspekt mjaft i rëndësishëm është lënë në harresë. Në mënyrë anti- shkencore është hequr nga jetëshkrimi i dijetarit të madh arbëresh, e gjithë veprimtaria shkencore, ku De Rada bën fjalë mbi pellazgët, gjuhën dhe hyjnitë e tyre dhe i lidh ata me gjuhën shqipe dhe shqiptarët me pellazgët….
Natyra e njeriu janë të lidhur si trupi me shpirtin. Në pellgun e Mesdheut lartësinë më të madhe mbi nivelin e detit e kanë trojet iliro-shqiptare, që arrin mesataren 750 m mbi nivelin e detit, dy herë më e lartë, se mesatarja e platformës së kontinentit të Evropës, që vërtitet nga 330 deri në 350 m.
Një veçori e trojeve iliro-shqiptare është edhe drejtimi i derdhjes së lumenjve nga Lindja në Perëndim dhe aty, ku derdhen edhe “vdesin” të përjetuar, avullojnë, humbasin, përzihen me ujërat e tjera.
Drejtimi i lumenjve si rrjedhje, luginat e tyre kanë shërbyer si busull për shtegtim, për lëvizjen e iliro-shqiptarëve drejt Perëndimit. Vazhdimësia shikohet edhe në mënyrën e ritit të varrimit në Shqipërinë e Jugut apo të Dardanisë – Kosovës: varri ndërtohej në formën e një arkëze, e cila mbulohej me rasa guri. Vendosja e kokës së kufomës nga perëndimi me shikim nga dielli, është koncepti i riteve pagane, që kanë të bëjnë me adhurimin e diellit.
Cila është gjuha shqipe ? Gjuha e perëndive është cilësuar gjuha shqipe, çelësi i deshifrimit të gjurmëve pellazgjike e hyjnive. Lulëzimi i pellazgëve, siç nënvizon Jeronim De Rada, ka qenë 7-8 shekuj para Homerit. Gjuha shqipe është po aq e vjetër, sa raca “e bardhë njerëzore”8), ka nënvizuar Robert D`Anzheli.
Iliro-shqiptarët kanë qenë paganë, ata kanë qenë edhe janë tolerantë në aspektin fetar. Asnjëherë nuk kanë pasur parësore çështjen e fesë, se valët e pushtimeve kanë ndjekur njëra-tjetrën dhe për këtë arsye iliro-shqiptarët themelore në jetën e tyre kanë pasur dhe kanë çështjen e lirisë, sepse luftën e kanë zhvilluar për të mbijetuar, për të qenë të lirë në trojet e tyre.
Jeronim De Rada është një nga atdhetarët më të flaktë. Ai ka qenë i pari që ëndërroi Shqipërinë, kur ende Shqipëria nuk ekzistonte. Nuk ishte De Rada vetëm vizionar, se vizionar do të qe patjetër si të gjithë shkrimtarët e mëdhenj në botë, por ai la përshtypjen e një intelektuali që shihte të ardhmen e Shqipërisë, kur vetë shqiptarët as nuk e shikonin.
Kështu që ky kthim i De Radës është një fakt që na nderon si arbëreshë, si pasardhës të padenjë të De Radës, por njëkohësisht është një risi e shqiptarëve që nxjerrin në dritë identitetin e tyre të humbur.
Pellazgët janë populli më i lashtë, që është identifikuar në Europë, qysh gjatë gurvonit (neolit) në kulturën pellazge në Vinkë-Turdas-Dispilio, gjatë mijëvjeçarit të 6 p.e.s. Pellazgët janë të parët që përdorën gurin dhe baltën, prodhuan poçerinë e tyre të famshme, ata të parët filluan përdorimin e arave dhe ngritjen e fermave, me të cilat fillon bujqësia.
Rruga e ngritje së fermave, qe forma e re dhe më e përparuar, ku në arat e punuara mbillej fara e bimëve (nga fjala pellazge/shqipe FARA erdhi edhe emërtimi i organizimit të ri farma), në krahasim me formën e vjetruar mbledhës-gjuetarit, që kërkonte më shumë forca dhe kohë. Pellazgët të parët bënë tjerrjen e fijes dhe endjen e pëlhurës me vegjët e ndërtuar prej tyre, përpunuan të parët lëkurën dhe qumështin, prodhuan verën.
Ata përmenden se kanë shfrytëzuar të parët mineralin nga MINE (minierat) dhe shkrirjen e metalit-bakrin, më pas arin dhe argjendin, me të cilët bënë jo vetëm armë dhe vegla pune, por edhe zbukurime për gratë e tyre të bukura. Me anijet e tyre Direme dhe Trireme (me dy dhe tri radhë rremash) pellazgët zotëruan detin, prandaj quhen shpesh edhe “Njerëz të Detit”.
De Rada gjatë gjithë jetës së tij ka punuar nën botëkuptimin e tij të thellë për lidhjen e shqiptarëve me pellazgët, popullin më të vjetër të identifikuar në Europë. De Rada ka mbrojtur me prova të plota faktin, se gjuha shqipe rrjedh nga gjuha e lashtë pellazge dhe shqiptarët janë pasardhës të tyre… De Rada që në rininë e tij ka pasur miqësi dhe marrëdhënie mjaft të ngushta me dijetarin tjetër të madh arbëresh Zef Krispin. Nga idetë revolucionare të Krispi’t mbi prejardhjen pellazgjike të gjuhës shqipe, i riu De Rada u përfshi shpejt dhe u bë një përkrahës i zjarrtë mbi lashtësinë pellazge të gjuhës shqipe. De Rada në vitin 1840 botoi të parën vepër të tij mbi këtë problem të madh gjuhësor dhe historik nën emërtimin “Divinazioni Pelasghe” (Hyjnitë Pellazge). Më 1844 De Rada botoi veprën tjetër të tij në këtë fushë “Identita degli Albanesi con i Pelasghi” (Identiteti i shqiptarëve me pellazgët).Në vitin 1864 De Rada e zgjeroi më tej këtë tematikë me njohuri më të thella në librin “Antichita della Nazione Albanese” (Lashtësia e Kombit Shqiptar).Një studim mjaft i rëndësishëm i De Radës është edhe studimi “Pelasghi ed Elleni” (Pellazgët dhe helenët), që doli në vitin 1885. De Rada është studiuesi i parë, që ka mbështetur mendimin se të gjitha perënditë e lashta kanë prejardhje pellazge.
Çështja e pellazgëve ishte dhe është objekt shqyrtimi të dijetarëve antikë, mesjetarë dhe të kohës sonë. Pra, problemi pellazgjik dhe çështja e prejardhjes së ilirëve- shqiptarëve nga ky popull, mbetet gjithnjë aktual, aq më parë kur këtë të vërtetë historike mundohen ta mohojnë historishkrues të ndryshëm të arealit ballkanik. Këtu prinë padyshim pseudoshkenca serbe dhe greke, kryekëput në shërbim të politikës ditore e jo të shkencës së mirëfilltë. Kjo madje edhe nuk do të na befasonte, sikur të mbetej me kaq, por për fat të hidhur, në këtë valle, sado të kamufluar, janë futur edhe disa shqiptarë, për fat, jo nga radhët e shkencëtarëve dhe publicistëve të mirëfilltë, por disa anonimusa, padyshim rrogëtarë të atyre që nuk e kanë guximin e vet të dalin para publikut me qëndrime të tilla denigruese, jo vetëm ndaj personaliteteve të shquara të jetës shkencore kosovare, por madje edhe ndaj gjithë historiografisë dhe albanologjisë së Kosovës.
De Rada gjatë gjithë jetës së tij ka punuar nën botëkuptimin e tij të thellë për lidhjen e shqiptarëve me pellazgët, popullin më të vjetër të identifikuar në Europë. Nën këtë botëkuptim shumë të qartë De Rada ka mbrojtur me prova të plota faktin, se gjuha shqipe rrjedh nga gjuha e lashtë pellazge dhe shqiptarët janë pasardhës të tyre. Ky është boshti filozofik i trashëgimisë kulturore që ka lënë De Rada, nga e cila duhet të mësojmë të gjithë.
Por ç`po ndodhë në boten për rreth nesh ? Kroatet po kërkojnë mënyrë si te ikin nga sllavet dhe te identifikohen me popuj me te civilizuar, po fakti është se ata janë sllav te pasuruar me gjakun ilir dhe çka është tragjike i trashëguan viset dhe trashëgiminë me te bukur ilire:
“Kontakti më i lashtë, siç thekson gjuhëtari nga Zagrebi Radosllav Katiçiç në një takim të kohëve të fundit që i kushtohej pikëtakimeve Indo-Jugosllave, duhet kërkuar në fenë e hershme të Sllavëve, që në origjinë ishte Indiane, e përçuar përmes Persianëve. Megjithatë, ky fakt, i dëshmuar falë emërtimeve të perëndive, është diçka e përbashkët për të gjithë popujt Sllavë. “ Nuk është çudi , ne heshtim. !
De Rada është studiuesi i parë, që ka mbështetur mendimin se të gjitha perënditë e lashta kanë prejardhje pellazge. Gjatë shekullit të kaluar dhe sot shumica e studiuesve e kanë pranuar këtë fakt, por ende ka falsifikatorë, që perënditë pellazge ja atribuojnë grekëve apo latinëve
. “Gjuha shqipe do të ishte pra kështu në analizë të fundit ajo Gjuhë e Parë (lingua primeva), ose Gjuhë Mëmë ose së paku e afërmja e saj më e ngushtë e më përfaqësuese nga copëzimi i të cilës, si ai në Sakrificën e Madhe Kozmogonike, të nje Qenie Hyjnore, të gjitha gjuhët e tjera erdhën dhe u ndërtuan mënjanë”.( De Rada )

Referencat :

-Matteo Mandala:Jeronim de Rada dhe arbëreshët e Sicilisë
-„Pellazgët hyjnorë” Prof. dr. Skënder Rizaj
-LIDHJET E SHQIPTARËVE ME PELLAZGËT – Zef Mulaj
-DE RADA – FIGURË E MADHE LETRARE E MATANË DETIT- Sami Islami
-Lidhjet e shqiptarëve me pellazgët
-Autoktonia iliro-shqiptare dhe prirja properëndimore Prof. Dr. M Y S L I M I S L A M I
Gjakovë,13.01.22
– Problemi i autoktonisë së shqiptarëve në dritën e emrave të vendeve, Çabej Eqerem,
-Petro Zheji, ose kur flasin të mëdhenjtë, Shpëtim Kelmendi
-Origjina Pellazge e gjuhës Ilire e Shqipe. doc. Odise Çaçi
– Shqipja dhe Sanskritishtja, Çfarë parandjen Petro Zheji

Më 13.01.2022

Sekretari Blinken i shkruan kryeministrit Kurti: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë i kanë rrënjët në vlerat e përbashkëta demokratike dhe zotimin për Kosovë sovrane e të pavarur

0

Sekretari i shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken.

Prishtinë, 13 janar 2022

  • Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër nga Sekretari i shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken.

Sekretari Blinken ka thënë se marrëdhënia ndërmjet SHBA-së është e rrënjosur në vlerat e përbashkëta demokratike dhe zotimin për Kosovë sovrane dhe të pavarur.

Duke i strehuar me zemërgjerësi afganët që janë në pritje të rivendosjes, Kosova po tregon lidership në të cilin Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët mund të mbështeten, ka shkruar Blinken.

Ngjashëm, ka thënë ai, vendosja e përbashkët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me ushtrinë e SHBA-së në Kuvajt, vë në pah kapacitetin në rritje të Kosovës për të kontribuuar në sigurinë globale.

“Si mik dhe partner i Kosovës, Shtetet e Bashkuara presin të bashkëpunojnë me ju për ta zbatuar plotësisht agjendën e Presidentit Biden të përcaktuar për marrëdhënien tonë, përfshirë fuqizimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurimin e marrëveshjes së vonuar prej kohësh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me fokus në njohjen e ndërsjellë”, ka shkruar në letër Sekretari Blinken.

Lidhur me raportet ndërmjet Kosovës e Serbisë, Sekretari Blinken ka thënë se natyra e pazgjidhur e marrëdhënieve mbetet një pengesë e madhe ndaj anëtarësimit dhe integrimit të plotë në institucionet evropiane dhe euro-atlantike, i cili është një qëllim i përbashkët i Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

“Besojmë që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja mbetet forumi më i mirë për normalizimin e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ne koordinohemi nga afër me partnerët tanë në BE për këtë qëllim”, ka shkruar Blinken.

Në letrën drejtuar kryeministrit Kurti, Sekretari Blinken ka thënë se Shtetet e Bashkuara, shpresojnë në lidershipin tuaj personal për rikthimin e momentumit në procesin e dialogut duke i mbështetur zotimet paraprake të vendit tuaj, pastaj duke e nxitur transparencën, duke i shmangur veprimet apo retorikën që mund t’i rrisë tensionet dhe duke u angazhuar në negociata me fokusin, kreativitetin dhe urgjencën e kërkuar.

“Ju inkurajoj që t’i kushtoni vëmendje arritjes së marrëveshjes për energji elektrike në veriun e Kosovës dhe për avancimin e qëllimeve të përbashkëta në lidhje me personat e pagjetur. Është në interes të Kosovës që këto çështje të zgjidhen dhe të çojnë drejt një zgjidhjeje kompromisi në planin afatshkurtër, e që të mund të shërbejnë si bazë për progresin e mëtejshëm drejt normalizimit gjithëpërfshirës”, ka shkruar ai.

“Ju lutemi të punoni ngushtë me Ambasadorin Hovenier dhe Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sepse të dy janë plotësisht të autorizuar për t’i adresuar këto çështje me ju. Të dy janë të përgatitur për t’i diskutuar specifikat me ju dhe ekipin tuaj. Jemi të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për t’i arritur qëllimet e përbashkëta”, ka përmbyllur letrën dërguar kryeministrit të Republikës së Kosoëvës, Albin Kurti, Sekretari i shtetit i SHBA-së, Antony S. Blinken.

Letra e plotë:

Për qentë besnik dhe për qentë e burrështetasëve …!

3

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Nga Ditari im (2) për bagëtinë, ”shtazët” dhe qenët e ”qenët” njerëz-bisha

  • Vazhdon nga numri i kaluar ” Elegji për Beckin, Drini.us”, 11 Janar 2022 në rubrikën kujtime

Në vitin 2000 kur unë shkova për herë të parë në Turjakë, axhallarët e mi dhe djemt e axhallarëve: Jakupi, Januzi, Rahmani (nipi i mixhës Shaban), Sylyman Avdia, më luten që të shkojmë në Damanek, për një përhajr-gëzim. Martohej djali i Maliq Alisë e oda e Musli Alisë, vëllai i Maliqit ishte caktua vendi ku i pritnin dasmorët.

Si mysafirë që isha, hyra i dyti apo i treti, sipas moshës por s`mua durua kur pash se në murin e odës ishte i vjerrur një fotografi e një të dyshuari, për plaqkitje, keqtrajtime dhe vrasje të shqiptarëve, më 1998, 1999. Nuk u durova pa folur_

-Kush e ka vjerr kët foto në odë. Januzi e Rrahmani mu luten që të mos flas sepse kishte shumë njerëz që na njihnin e atmosfera prishej.

Po kush ishte ai që kishte vendos a vjerr fotografinë e …

Ai ishte djali i Muslisë që Beckin e kishte la gjallë e për gazep Musli Ali- Dervishi

Djali i bacës Musli, Faruk Musli (Alia) Kastrati

Ka punua si kamarier …. Tash punon në Postën e Telekomit të Kosovës në Malishevë

Pasi shkruajta për Beckin, qenin tim turjakas dhe për Hachin mora disa letra nga miq e mikesha por edhe kisha kujtimet e mia edhe për qenë të tjerë, për qenin e Ademit, vëllait tim, më të madh se unë, qenin e vajzës së vogël, tash shkrimtare e madhe Dafina Buçinca në romanin ”Femijë në luftë”, për qenin e saj ”pa emër”, për ”qente e qytetit”, te Dritëroi etj.

Dritëro Agolli kështu do të shkruante një nga shumë poezi për qentë:

 “Qyteti me shumë qen”

Ky qytet ka ndofta mijra qen,

Veç rrugica ime ka dyzet!

Po mërzitem shumë e keq më vjen,

Se ka qen dhe s‘ka asnjë poet.

Ah, sikur nga qentë veç një qen

Për çudi të kthehej në poet,

Sinqerisht, o miqtë e mi, ju them

S‘do ta kishte shokun ky qytet!”

O poeti i poemës “Nënë Shqipëri”, nuk pajtohem me ty, por ne në Kosovë, në vend të “poetëve” kem më shumë politik-uaj” se qen,e po ti falim të gjithë liderët tanë, por jo edhe qenin e qentë tanër sepse ata, edhe në kohë lufte, kur Serbia vritëte, prente e grinte çka i dilte përpara e çka gjente, qentë tanë në Turjakë, nuk u larguan nga shtepitë e oborret e tyre. Ata ndejtën aty dhe gjithë natën e ruajtën pragun e shtëpisë e ditën, u futën nën koshet e hambarët, aty ku i kishin “kolibat” e tyre.

Jo, jo më mire të ketë shumë qenë besnikë e pakëz politikanë e liderë mashtrues, hajna e tradhtarë, sikur “liderët” tanë në Kosovë e në Shqipëri, ose hiç fare, si në këto 20 a 30 vjetët e fundit.

A ka turp më të madh sesa RTK-ja çdo mbremje (tash nuk e shikoj RTK-në) kur me sloganin “Liria ka emër” paraqet Hashim Thaçin me presidentin e ri të tashëm të SHBA-së, Joe Biden që e quante Hashim Thaçin ‘George Washington’-in e Kosovës?

Dallimi në mes të Hashimit dhe George Washingtonit është shumë i madh dhe e ndajnë jo vetëm me mijëra kilometra tokë e det por edhe mallet më të larta, Alpet e Austrisë e Oqenani i qetë. Derisa George Washington’, e bashko Amerikën, Hashim Thaçi punoi për ndarjen e Kosovës.

Gjorgj Vashington (Xhorxh Uashington, 22 shkurt 1732 [11 shkurt 1731 sipas kalendarit Julian] – 14 dhjetor 1799) ishte presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1789-1797), Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Kontinentale gjatë Luftës Revolucionare Amerikane, dhe një nga Etërit Themelues të Shteteve të Bashkuara. Ai kryesoi konventën që hartoi Kushtetutën aktuale të Shteteve të Bashkuara dhe gjatë jetës së tij u quajt “Babai i vendit të tij”. Ai nuk i takonte asnjë partie (Marrë nga Wikipendia).

Por të këthehem edhe njëherë në Turjakë.

Trumi, qeni i Ademit

Për qenin e Ademit sot fola edhe me Bardhylin, djalin e madh të Ademit, nipin tim.

Ai që më tregoi se e ka koronavirusnin Pandemi 19 dhe nuk është mire. Kur e pyeta: -A je vaksinua?

-Po tha i kam marrë të dyja vaksinat.

Pastaj fillovat ë pyes për qenin, ”Trumin”

Edhe pse dija shumë për Trumin, prap mendova ta pyes Bardhylin.

Që në vitin 1990-1992, e njihja Trumin, si klysh shumë simpatik, të urtë e të dashur por edhe të hishëm e frikacak.

Nëse dikush thirrte te dyert e oborrit, ai aq shumë lihte sa ta merrte mendja se hynë ujqit në torishtë (vathë të dhive e dhenëv), por si hapej dera ai ikte te dera e shtëpisë, hypte në ballkonin e vogël dhe e luante bishtin sikur donte ti thonte të porsaardhurit:

-S`ka gjë, unë e kreva detyrën time, tash jemi miq.

Trumi ishte një qen shumë i dashur por frigacak i madh. Trumi vraponte te hyerja e derës së shtëpisë, para mysafirëve dhe mund të them se ai i ruante këpucët e jo oborrin por vetëm paralajmëronte ”rrezikun” nga ndonjë e papritur e hasmit.

Në fund të shtatorit 1992, Ademi bashkë me gruan dhe 4 djemtë vjen në Suedi. Baba Ukë, jetonte me fëmijët e vëllait të ndjerë Zeqës ndërsa Ademi e mbylli shtepinë dhe e la koshin përplot me kallamoq të “Nërvadave”, të Sylyman Cufës, arë te mullini dhe Trumin.

Baba tregonte se kur e kishte kohën e ushqimit, Trumi e kapërcente shtekun e vinte në oborrin e fëmijëve të vëllait dhe sapo e merrte copën e bukës, dilte në oborrin e vetë dhe e hante i qetë. Edhe axha Sefer, që me Ademin i kishin grate motra, tregonte Sanija,gruaja e bacës Hel (Seferit) vinte kur untohej (kishte uri) dhe, edhe atje, sapo e merrte hisen që i takonte, me të shpejtë e kapërcente rrugën dhe hynte në oborrin e vetmuar dhe hante ushqimin, shpejt si ushtar dhe sigurisht i mërzitur.

Bardhyli, djali i madhi Ademit sot kur fola më tregoi edhe shumë skena e ngjarje gëzimi të Trumit, por të pakapshme për trurin e mendjen e vogël të njeriut “kryet kosh e mendjen bosh”.

HashimThaçi me presidnetin Biden: “Ky është Xhorgj Washington!”

Bardhyli kishte shkua në Turjakë, për here të pare pas 7 vjetëve (më 1999), kur është martua. Kishte pasur dy gëzime, e merrte një nuse të bukur dhe e shihte qenin besnik, Trumin.

Po Trumi ishte gëzua më shumë sepse pas 7 vjetëve në oborrin që ai e kishte ruajtur, kishin ardhur të zotët e shtëpisë dhe disa qindra njerëz të njohur e të panjohur, të rinj e pleq, të veshur mire, të rruar e të pispillosur.

Trumi ishte më i gëzuari dhe me të gjithë antarët e familjes që kishin shkua nga Suedia, vraponte dhe i përshëndeste në mënyrën e vetë, duke lehur lehtë, duke e lakuar trupin e tundur bishtin e duke iu lëpirë duart e këmbët, Bardhylit e të tjerëve.

Vetmia dhe vuajtjet e Trumit

Heroizmin e vërtetë dhe stoicizmin, Trumi e kishte tregua në vitin 1998, 1999 kur policia serbe ishin vendosur në shtëpinë e Jakupit.

Trumi ditën ngjitej në maje të stogut me sane a tallë dhe shikonte policët serbë. Kur ata afroheshin, ai zbriste dhe mëshifej nëpër skutat e oborrit që vetëm ai i dinte e policët serbë e gjuanin por ai nuk largohej.

Sally, qeni i George HB Bush, para arkivolit të presidenti Bush

Në vitin 2002 Trumi kishte ngordhur në Turjakë.

Në mbrëmjet e gjata gjatë ayre viteve, 1992-2002, unë dhe Bardhyli i thonim Ademit:

-Qysh bre Adem (babë), ne ikëm nga Kosova e Trumi u tregua më burrë e besnik dhe e ruajti shtëpinë, pragun e shtëpisë dhe oborrin dhe nuk u frikësua e as nuk u dorëzua as nga shkitë (serbët) derisa sa iu dorëzoi shtëpinë juve, ai si vëllai jem më, që është shumë i ndieshëm fillonte të qaj me zë.

Motërzim, analogji që pakëz më parë e tregova për Dasmën dhe Musli Alinë

Në vitin 2000 kur unë shkova për herë të parë në Kosovë, të afërmit, baca Hel, Jakupi, Januzi e Rrahmani 1*) më luten që të shkoj me ta deri në Damanek se Maliq Alia e marton djalin.

Nuk iu prisha dhe shkova me ta sepse edhe kisha qef me i pa bacën Azem, Haki, Hasan e Haxhi. Odën ku do ti pritnin dasmorët e kishin caktua konakun e Musli Alisë, vëllai Maliqit.

Ishte dasma e parë pas 8 vjetëve dhe më kishte marrë malli që të dëgjoj fjalë të burrave e këngë të shahirave.

U trishtova kur në odën e madhe pash në njërin ballë të murit një fotografi të një ish komandanti, i dyshur për plaqkitje, keqtrajtime e vrasje të shqiptarëve.

-Po kush e kishte vendosur foton e ”komandantit” në odën e Dervishëve, pasardhës të Ali Agëve të Zatriqit?

Ai ishte djali i Musli Alisë i cili Beckin tim e kishte lânë gjallë e për gazep.

Faruk Musli (Alia) Kastrati

Faruki kishte pas punua si kamarier …. Por ”komandantin” e ”kryqin”, si pashallarët e dovletit (mbretit) i kishte pas për zemër dhe e kishte ruajt në gji. Kur ”komandanti” ishte akuzua nga Gjykata e Hagës, ai ia kishte dërgua një pagë mujore të kamarierit, të vogël por domethënëse. Kur ”komandanti” ishte lirua si i ”pafajshëm”, Farukun e kishte lyp me qiri e me pishë dhe zgjedhur me kakallë. Tash Faruku punon në Postën e Telekomit të Kosovës në Malishevë. Sigurisht se ka rrogë më të majme e bën punë më të lehte.

Letra e Jetës për qenin, Reks

E kam pa këtë filmin për Hachin para shumë vitesh. Është një film fantastisk dhe më ka prekur shumë.

E lexova edhe shkrimin për qenin tënd, Beckin. Se si me ktheu në femijërinë time kur jetoja në katund. Sa shumë i kanë maltretuar njerëzit e pashpirt kafshët e gjora pa asnjë arësye. Edhe unë dua të tregoj pak për qenin e familjes sime. Qenin e thirrnim (e quanim) Reksi. Jetonim në një katund kodrinoro-malor dhe prindëit kishin vendosur që nga katundi të zbresin e të jetojmë në qytet. I vetmi antar i familjes që asnjëherë nuk e la shtëpinë e vjetër në katund, ishte Reksi. Ai rrinte i vetmuar në oborrin e shtëpisë dhe priste me gëzim babain tim i cili çdo ditë shkonte te shtëpia e vjeter në katund dhe i dërgonte ushqim Reksit. Reksi gezohej kur e shihte kyeantarin e familjes që shkonte dhe nga gëzimi vraponte e vraponte dhe sikur donte ta perqafonte babën tim ia qitëte të dy këmbët në gjoks. Gjëja e vetme që Reksi nuk e bëri kurrë ishte se ai nuk pranoi ta lë pragun e shtëpisë së vjetër. Sa herë jemi munduar ta marrim te shtepia e re, në qyetet, por ai na ”tradhtonte”. Një fundjavë shkuam në katund dhe vendosem ta marrim me vete Reksin. Duke e ditur që Reksi nuk pranonte të udhtonte me veturë sikurse ne, unë, motra dhe vëllai vendosëm të shkonim këmbë deri në Vushtrri me qëllim që ta merrnim edhe Reksin te shtëpia e re, në vendbanimin e ri, në qyett. Mirëpo (edhe) kësaj radhe Reksi sikur na ”mashtroi”, thënë më së buti. Sapo e lam shtëpinë dhe oborrin dhe u larguam bukur larg, në dalje të katundit tonë, ai filloi të vraponte rreth nesh, sikur donte që të na thoshte, të na lutej e të na bënte lajka:

-”Kthehuni se jeni larguar shumë e shtëpia ka mbetur vetëm”! Pasi provoi të na kthente edhe neve ai u ndal dhe nuk pranonte të largohej më tutje. Ne provuam ta marrim me vete por ishte e kot. Ai ndaloi aty dhe nuk bënte as edhe një hap më tutje. Ne vazhduam rrugën duke e lutur që Reksi te vinte me ne. Dhe cfare bëri ai? Sa vinte te ne duke vrapuar, prap këthehej mbrapa sikur donte të na thoshte:

-”Mos më lini vetëm”! Ne vazhduam rrugën, kurse ai u kthye te oborri i shtëpisë së vjetër. Ai i qendroi besnik asaj shtëpie ku ishte rritur derisa pas shumë vitesh sipas fjaleve të një kusheriri që banonte afër shtëpisë sone të vjeter, na tha se e kishin vrarë gjuetarët. Derisa i shkrova këta pak rreshta per Reksin sytë mu mbushën me lot.

Qeni Reksi

”Jeta, një mësuese nga Kosova, tash me banim dhe punë në Suedi kur e kishte lexua shkrimin për Beckin dhe Hachin më shkruajti:

”E kam pa këtë filmin e Hacnit para shumë vitesh. Është një film fantastisk dhe që më ka prekur shumë dhe e vazhdon letrën, mësuesja.

E lexova edhe shkrimin për qenin tënd, Beckin. Se si më ktheu në femijërinë time tregimi për Beckin. Sa shumë i kanë maltretuar njerëzit e pa shpirt kafshët e gjora pa asnjë arësye. Dua edhe unë të tregoj pak për qenin e familjes sime.Qeni jonë quhej ”Reksi”. Familja ime ishim zhvendosur nga një katund rrëzë maleve të Qyqavicës në qytetin e Vushtrrisë. I vetmi antar i familjes që asnjëherë nuk e la shtëpinë e vjetër, ku ishte rritur në katund, ishte Reksi. Ai rrinte i vetmuar në oborrin e shtëpisë dhe priste me gëzim babain tim i cili çdo ditë shkonte te shtëpia e vjetër dhe i dërgonte Reksit ushqimin. Ai gezohej kur e shihte antarin e familjes që shkonte dhe nga gëzimi vraponte e vraponte dhe sikur donte ta perqafonte. Gjeja e vetme që Reksi nuk e beri kurre ishte se ai nuk pranoi ta le pragun e shtepise se vjeter. Sa herë jemi munduar ra narrim te shtepia e re, por ai na ”tradhtonte”. Një fundjavë vendosem ta marrim me vete Reksin. Duke e dit që Reksi nuk pranonte të ushetonte me veture sikurse ne. Unë, motra dhe vellai vendosem të shkonim kemb deri ne Vushtrri me qellim që ta merrnim edhe Reksin te shtepia e re. Mirëpo kesaj radhe Reksi sikur na ”tradhetoi”. Sapo u larguam ne dalje te fshatit tone ai filloi te vraponte rreth nesh dhe sikur donte që te na thoshte: ” kthehuni se jeni larguar shumë e shtepia ka mbetur vetem”. Pasi provoi të na kthente edhe neve ai u ndal dhe nuk pranonte të largohej me tutje. Ne provuam ta marrim me vete por ishte e kot. Ai ndaloi aty dhe nuk bente as edhe nje hap me tutje. Ne vazhduam rrugen duke e lutur qe Reksi te vinte me ne. Dhe cfare beri ai? Sa vinte te ne duke vrapuar dhe prap kthehej mbrapa sikur donte të na thoshte: ” mos me lini vetem”. Ne vazhduam rrugen, kurse ai u kthye te oborri i shteise se vjeter. Ai i qendroi besnik asaj shtepie ku ishte rritur derisa pas shumë vitesh sipas fjaleve të nje kusheriri që banonte afer shtepise sone të vjeter se e kishin vra gjuetaret. Derisa i shkrova keta pak rreshta per Reksin sytë mu mbushen me lot”.

1*) Jakupi, Januzi e Rrahmani. Jakupi është djalë axhe, djali i Bali Imerit. Ai ishte kryetar i LDK-së dhe kryetar i Komunës së Malishevës para e pas ”lufte”.

Edhe Januzi, është djalë axhe, djali i Reshit Imerit. Ai ishte kryetar i LDK-së për komunën e Malishevës, pas Jakupit, zv. Ministër, deputet i Kuvendit të Kosovës, derjor i gjimnazit etj.

Rrahmani, është djali i Muharremit, nipi i Shaban Seferit, babëgjyshat i kemi vëllezër. Ështe jurist dhe punon si avokat.

Vazhdon

Vazhdon me copëza të vogla për qenin Dafina Buçincës, ish vajzës së vogël drenicase e shkrimtares së madhe mbarëkombëtare dhe për Sully. Qenin e ish presidentit të ndjerë, George HW Bushnuk e braktisi as të vdekur presidentin, i ndejti afër arkivolit të presidentit të 41-të SHBA.

Malmö, 13 janar 2022