https://www.facebook.com/sazaniguri/posts/10216378755940180
https://www.facebook.com/watch/?v=245370364409602
https://www.facebook.com/sazaniguri/posts/10216378755940180
https://www.facebook.com/watch/?v=245370364409602
Gjilan, 17 janar 2022
I shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Hydajet Hyseni, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti përmbylli ditën e sotme me vizitë në shtëpinë e Kadri Zekës. Aty u mirëprit dhe bashkëbisedoi me bacën Shaip, vëllaun e heroit Kadri Zeka.

Gjatë ditës kryeministri Kurti kishte organizuar dhe kishte marrë pjesë në akademinë përkujtimore të Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës me rastin e 40-vjetorit të vrasjes së tyre dhe pastaj edhe në “Akademinë e Flakës”, kushtuar po ashtu jetës dhe veprës së Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, si dhe Nuhi Berishës, Rexhep Malajt, Zija Shemsiut e veprimtarëve tjerë.

Fehmi Ajvazi, Prishtinë
Ndoshta historia e marrëdhënieve shqiptaro – rumune, fillon papritmas në një kohë të largët, atëbotë kur s’kishte kombe të përkufizuara dhe as shtete të mirëfillta, moderne siç lindën dhe u krijuan pas krijimit të sistemit të Vestfalisë (1648). Një ndërmarrje e largët e perandorit romak Trajani në gjysmën e parë të shekullit të dytë pas Krishtit, e zhvendosi një fis ilir të quajtur “Perustët” në krahinën e Transilvanisë. Pse? Ilirët ishin njohës të mirë dhe mjeshtër të nxjerrjes dhe përpunimit të metaleve. Ata, u obliguan që të punonin në minierat e arit, por edhe që t’ua mësonin vendorëve mjeshtërinë e punës në miniera. Jo rastësisht, miniera më e madhe e arit në këtë rajon rumun, u quajt: “Vicust Peristorum”. Analogjia, asnjëherë nuk është e rastit. Historia shekuj më vonë, ajo “histori” që do ta përkufizoj heartlandin etnik dhe shtetërorë rumun, është e lidhur jashtëzakonisht shumë me komunitetin shqiptar i cili, për t’i shpëtuar robërisë otomane gjeti strehim në këto vise te këmbët e maleve Rodope.
Populli rumun, historia dhe shkenca rumune e di se për cilën periudhë historike e kam fjalën! Në kontekst, kam parasysh kontributin politik dhe organizativ të vënies së themeleve të shtetit rumun të familjes “Gjika” me prejardhje nga Shqipëria e jugut. Prandaj, sintagmat që e përkufizojnë jetën dhe të madhërishmen (Hegeli), nëse mbyllen ose përfundojnë në një etapë të caktuar kohore, riciklohen në etapa të tjera. Prandaj, erdhi njëherë edhe shekulli XIX-të dhe Rumania u shndërrua në një “shtëpi shqiptare”! Në kthinat e kësaj shtëpie, kishte mbërri renesanca dhe iluminizmi evropian të cilin, nuk e njihte dhe as nuk e absorbonte pushtuesi lindorë i Kostandinopojës: otomanizmi. Qindra mijëra shqiptarë që jetonin në Rumani dhe ata që u dynden drejt këtij vendi të bekuar, gjetën strehim dhe mikpritje.
S’i rrallëherë, historia e të dy popujve ishte mirënjohëse, duke e vënë në funksion “sintagmën e reciprocitetit”, si një mundësi dypalëshe për ta falënderuar historinë e përbashkët të afrimit e bashkëpunimit dhe të kontributit që të dy popujt i kishin dhënë njeri tjetrit. Në fund të shekullit XIX-të, radha ishte në anën rumune. Dyert e Konstancës, të Bukureshtit, të Jashit etj., u hapën krah e krah për shqiptarët. Pse? Shqiptarët që ishin të vonuar në procesin evropian të komb formimit dhe të shtet formimit, aspak me fajin e tyre por për shkak të gjendjes shekullore nën robërinë otomane, hynë në këtë valle të vështirë por të domosdoshme. Dhe, nuk është e rastit që pjesa më sublime e kësaj ndërmarrje nacionale shqiptare, pati s’i epiqendër Rumaninë. Këtu, kishte mbërri me kohë iluminizmi dhe moderniteti, ndërsa që shqiptarët patën mundësi historike që të organizohen, të zhvillojnë aktivitetet e asaj që ata e quajtën “Rilindja kombëtare”, një ndërmarrja e madhe me plotë sakrifica.
Disa shqiptarë të krishterë të pasur dhe inteligjentë, të cilët kishin ikur në kryeqytetin rumun pas shpartallimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), e ri themelojnë Shoqërinë shqiptare ‘Drita’, dhe e blejnë një shtypshkronjë të tyre për të vazhduar aktivitetin arsimor. Së shpejti pas kësaj, ata themelojnë edhe dy shoqëri shqiptare – ‘Dituria’ dhe ‘Shpresa’, të cilat mandej në vitin 1907 u shkrinë në një të vetme me emër të përbashkët ‘Bashkimi’ dhe nën udhëheqjen e Thoma Çejamit. Në një periudhë të shkurtër, këto shoqëri botuan në gjuhën shqipe rreth 150 vepra politike dhe letrare dhe, kanë botuar disa gazeta në gjuhën shqipe: ‘Shqiptari’, themeluar nga Nikolla Naço, ‘Toska’, ‘Besa’, ‘L’Etoile Albanaise’ (në gjuhën frënge dhe shqipe) dhe të tjera. Pa ekzagjerim, mund të thuhet se Bukureshti ishte një nga qendrat kryesore të propagandës arsimore shqiptare, prej vitit 1880 deri në vitin 1908. Në krye të kësaj ndërmarrje të rëndësishme me karakter nacional, qëndronin patriotët e shkëlqyeshëm: Nikolla Naço, Thoma Çejami, Visarion Dodani, Pandeli Evangeli, Pandeli Durmishi, Vasil Zografi, Hristo Meksi, Rafael Anastasi dhe shumë të tjerë.
Nuk ka dyshim që aktivitetet rilindëse, ndërlidheshin me pozitën e shqiptarëve në Rumani, një paraintegrim i tyre që, mundësonte jo vetëm kushte fizike por, edhe kushte kulturore, ekonomike etj. Rumania, ishte kthyer qyshkur si një “Shqipëri e dytë” për shqiptarët! Viktor Eftimiu dhe Elena Gjika, që të dy me prejardhje shqiptare, ishin integralistë të kulturës dhe shkencës rumune. E kundërta: historiani Nikolla Jorga, nënkuptonte krijuesin dhe historianin tipik shqiptarë! Pra, dua të them se në mes të shqiptarëve dhe rumunëve, ka lidhje të vjetra fizike dhe shpirtërore: aq shumë lidhje sa që, çdo shqiptarë në Bukuresht dhe çdo rumun në Tiranë apo në Prishtinë, të ndjehet edhe sot si në shtëpinë e tij!
Nuk paragjykojë të ndalem më tej në histori, por them me bindje të plotë se shkëputjet që u bënë më vonë, ato shkëputje që derivuan s’i rezultati e luftërave ballkanike (1912-1914) dhe pastaj përgjatë dy luftërave botërore, patën si epilog një periudhë kontradiktore harrimi dhe bashkëpunimi mes dy popujve. Po ashtu, për gjysmë shekulli tjetër, marrëdhëniet u rinovuan në periudhën komuniste megjithëse, në korniza politike dhe ideologjike të përkufizuara. Edhe vitet e mëvonshme postkomuniste, si rrjedhojë e transicionit postkomunist dhe e problemit të Kosovës
Dua të nënvizojë në këtë analizë se, përballë pozicionit aktual shqiptarë dhe ndër shqiptarë, ka vazhduar një fazë inerte, e amullt dhe jo fort e kënaqshme në rinovimin rilindës të marrëdhënieve shqiptaro – rumune. Ndoshta, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për rumunët! Në kontekst, nuk them dot se kush e ka fajin më shumë, sepse kjo nuk na ndihmon aspak, dhe as s’kemi arsye që të stërgjatemi në këtë drejtim. Megjithatë, është koha që të dy popujt duhet ta kthejnë kokën mbrapa në histori dhe të kujtohen se kanë qenë aq pranë njëri tjetrit dhe se, ndajnë aq shumë gjëra fizike, politike, kulturore, por edhe materiale e shpirtërore në mes tyre.
Harresa, është njerëzore por historia nëse nuk mësojmë prej saj, di të jetë edhe dëshpëruese!
Janar, 2022. Prishtinë
Nga Aurel Dasareti
Liria është një vlerë kaq bindëse dhe e rëndësishme që edhe diktatorët mizorë pretendojnë se e mbështesin atë. Tiranët kanë thanë dhe thonë se mbështesin “më shumë” liri si “siguria kombëtare”, “barazia ekonomike” ose “e mira e përbashkët”. Varret e historisë janë plot me kufoma të atyre që janë joshur nga pretendime të tilla.
***
Liria nuk shitet për të gjitha thesaret e kësaj bote. Në botën indiferente shqiptare, pavarësisht se i kërcënohet vdekja e sigurt nëse nuk i unifikojnë urgjentisht forcat dhe veprimet kundër kriminelëve, tradhtarëve dhe mercenarëve, gjithçka është e qetë dhe e zakonshme si çdo ditë tjetër. A nuk është kaq e ngjashme me përvojën e përditshme të kaq shumë njerëzve – sikur padrejtësia është më e fortë se drejtësia, korrupsioni se ndershmëria, urrejtja se dashuria, vdekja se jeta?
Njerëzimi është në kulmin e tij më të lartë kur është më i lirë. Kjo do të jetë e qartë nëse kuptojmë parimin e lirisë. Ne duhet të thirremi në parimin bazë të lirisë: lirinë e zgjedhjes, për të cilën shumë shqiptarë vetëm po flasin, por vetëm disa (një pakicë) e kanë atë në mendjen e tyre.
Të drejtat individuale janë mënyra të nënshtrimit të shoqërisë ndaj ligjit moral. Qëllimi nuk justifikon mjetet. Të drejtat e askujt nuk mund të sigurohen duke shkelur të drejtat e të tjerëve. Në një botë ku shumë njerëz kanë hequr dorë nga dashuria e tyre për jetën, është e rëndësishme të rinovojmë ato vlera njerëzore që janë kaq të dashura për ne, edhe atë tani, ndërsa ne ende mund të mendojmë ta bëjmë këtë.
Unë e di nga përvoja se nuk ka paqe në kontrollin e mendjes, sepse pa lirinë e mendimit, nuk ka vullnet të lirë, pa vullnet të lirë nuk ka asnjë manifestim të shpirtit. Si komb, fati ynë është në rrezik zhdukjeje përfundimtare.
Dashuria e lartë, Liria. Dashuria për atdheun dhe kombin do t’i japë një fytyrë të re kësaj bote të vjetër të rraskapitur. Është koha që edhe shqiptarët të ndalojnë masakrimin e njeri-tjetrit. Dielli, hëna dhe yjet që në fillim presin të shihen, dëgjohen dhe kuptohen, alfabeti i tokës të deshifrohet, rrugët e mëdha të universit për t’u udhëtuar, filli i ndërlikuar i kohës për t’u zbërthyer, aroma e gjithësisë për t’u thithur, varret e vuajtjes për t’u shkatërruar, Zoti në perde për t’u zbuluar (…). Është koha që populli jonë të ndalojë shkatërrimin e vetvetes dhe të bashkojë radhët e tij, për të kryer detyrën e përbashkët. Detyra është e madhe, por fitorja është e ëmbël. Çdo gjë tjetër është e kotë dhe boshe në krahasim me atë. Po, është koha. Tani. Menjëherë. Por vetëm disa do t’i kushtojnë vëmendje. Të tjerët duhet të presin thirrjen e dytë – për agimin e dytë.
Një individ është i aftë për dhembshuri të madhe dhe indiferencë të madhe. Ai ka mënyra për të inkurajuar të parën dhe për të kapërcyer të dytën. Asgjë nuk është më e fuqishme se një individ që vepron sipas ndërgjegjes së tij, duke ndihmuar kështu në ringjalljen e ndërgjegjes kolektive. Ethet njerëzore janë transformuese. Ethet e luftës mund të kthehen në ethet e paqes. Ethet e bollëkut të grumbulluar, ethet e dashurisë së grumbulluar. E tillë është alkimia e shpirtit shqiptar, të cilës ju jeni thirrur ta zbatoni dhe t’i mësoni. Bota shqiptare është e mbuluar nga injoranca, epshi i saj është turbulluar nga verbërimi, servilizmi ndaj “politikanëve” analfabet, mercenar mafioz, është ndotur nga mashtrimi dhe vuajtja e shtyp atë me frikë.
Të qeverisësh do të thotë t’u japësh njerëzve injorantë dhe të dobët diçka nga vullneti i vetë udhëheqësit. Dashuria e përgjithshme ndaj shtetit amë Shqipërisë, Kosovës (Dardanisë), trojeve të FYROM-it, Kosovës Lindore, Malit të Zi dhe Çamërisë i bashkon të gjitha forcat aktive brenda shqiptarëve kudo që gjenden (përfshirë Diasporën) dhe duhet t’i udhëheqë drejtë së mirës së përbashkët, pa ndërhyrë në të drejtën e tyre për vetëvendosje. Çdo sundimtar regjimi që është pa dashuri dhe që për motive egoiste u imponon të tjerëve vullnetin e tij dhe që shkel të drejtën e tyre për vetëvendosje, e kthen veprimtarinë hyjnore të sundimit në tirani satanike.
Nëse liria duhet të jetë qëllimi më i lartë politik, atëherë cila është baza për këtë qëllim? Nga kjo vepër duhet të jetë e qartë, para së gjithash, se liria është një parim moral i bazuar në natyrën njerëzore. Në veçanti, është parimi i drejtësisë, refuzimi i dhunës agresive ndaj të pafajshmëve, ndërhyrja në gjëra dhe në jetën e njerëzve të tjerë. Pra, për të qenë të bazuar dhe për t’u marrë me të siç duhet, synimi i gjithë shqiptarëve duhet të jetë në frymën e adhurimit të zjarrtë të drejtësisë.
Liria është të bësh ato gjëra që nuk i lëndojnë të tjerët.
Dashuria për lirinë dhe kërkimi i saj janë dy aspirata themelore të njerëzimit. Midis të gjitha racave dhe në të gjitha mesditat, në të gjitha vendet dhe në çdo kohë, motoja themelore e të torturuarve, e mpirë nga vuajtjet e njerëzimit, ka qenë gjithmonë vetëm – Liria!
Kërkimi i realitetit është më i rrezikshmi nga të gjitha përpjekjet, sepse do të shkatërrojë „botën“ në të cilën jetoni. Por nëse motivi juaj është dashuria për të vërtetën dhe jetën, nuk duhet të keni frikë. Harrojeni interesat private në kurriz të të tjerëve, patjetër të punohet për të mirën e përbashkët. Bukuria nuk është në fytyrë, bukuria është dritë në zemër.
Fëmijët janë fara e së ardhmes. Mbillni dashuri ndaj Kombit dhe Vendit në zemrat e tyre dhe vërshoni ata me urtësi dhe mësime të jetës.
Unë apeloj për të ardhmen; i bëj thirrje një kohe kur urrejtja dhe mizoria ndërmjet shqiptarëve nuk do të kontrollojnë dhe komandojnë zemrat tona. Kur mund të mësojmë me arsye dhe gjykim, mirëkuptim dhe besim se ia vlen të shpëtojmë çdo jetë dhe se dhembshuria dhe solidariteti ndaj më të dobëtëve në shoqëri është karakteristika më e lartë e shqiptarit.
Pa liri, vlera të tjera njerëzore nuk janë të mundshme.
Liri do të thotë të bëjmë atë që duam për aq kohë sa i nuk i detyrojmë të tjerët të bëjnë diçka që është kundër tyre. Liri do të thotë që mund të shoqërohesh me të tjerët vullnetarisht, mund të flasësh lirshëm, të publikosh, të praktikosh fenë e zgjedhur (atje ku duhet) ose të mos praktikosh asnjë fe, të ruash atë që fiton, të drejtosh biznesin tënd dhe të duash e të jetosh ashtu siç dëshiron, përderisa nuk shkel të drejtat e të tjerëve. Ne kemi nevojë për lirinë – për të menduar, për të krijuar dhe për të përmbushur mundësitë tona individuale dhe unike.
Kur hiqet liria, atëherë ekonomitë ngecin, kulturat dështojnë, shkenca përkeqësohet, standardet e jetesës keqësohen dhe shpirti njerëzor bie. Njeriu është kryesisht mënyra se si mjedisi, ashtu si skulptori, e skalit dhe i jep formë. Nëse ai do të jetë në gjendje të kapërcejë ndikimin e mjedisit varet nga forca e karakterit të tij. Nëse ai qëndron i vendosur, atëherë do të mbetet i lirë në mendime dhe vepra dhe nuk do të varet nga veprimet dhe reagimet e mjedisit të tij. Nëse ai është i dobët, do t’i nënshtrohet ndikimit të tyre. Edhe një person i fortë mund të tërhiqet nga një valë e fuqishme e mënyrës kolektive të jetesës dhe të menduarit. Është e vështirë t’i rezistosh frymës së kohës dhe të mos biesh në grackën e rrethanave. Pavarësisht se sa shumë përpiqet të rezistojë, një burrë apo grua ka shumë të ngjarë të pushtohet nga një valë dërrmuese e pasionit kolektiv ose të kapërcejë një formë të caktuar të të menduarit. Në përgjithësi është e vështirë të rezistosh dhe të kapërcesh ndikimin e mjedisit; është më e lehtë të shpëtosh prej tij. Shumë njerëz do të jetonin një jetë më të pastër dhe më të drejtë nëse nuk do të rrethoheshin nga hajnat, dobiçët, luksi dhe tundimet.
Liria është nevoja jonë e natyrës PSIKOLOGJIKE, ashtu si ushqimi dhe ajri janë nevojat e natyrës sonë BIOLOGJIKE.

Nue Oroshi, Kiel, Gjermani
Sot e 554 vjet më parë më 17 janar 1468 u nda nga jeta heroi më i madh i të gjithë shqiptarëve Gjergj Gjon Kastrioti.Kjo është një ditë ku shqiptaria ka mort.Në këtë ditë të gjithë politikanët nga të gjitha trevat shqiptare është dashur ta vizitojnë vendvarrimin e Gjergj Kastriotit në Lezhë.Por fati i keq është kur e ke armikun të ligë ai ta prishë edhe ditën e mortit, dhe mundohet ta shënderroj në darsëm apo festë.Po si nuk i mjaftuan sulltan Erdoganit që edhe vet nukë e di se çfarë prejardhje kombëtare ka që ta vizitoj Shqipërinë, 364 ditë të tjera dhe e gjeti pikërisht ditën e mortit të Shqiptarisë që ta vizitoj Shqipërinë.Por ky nuk ka faj.Faji është tek ky mekshi apo kishku ynë Edi Rama, personi i cili e ka humbë vetëdijen dhe ka kohë të gjatë që gjindet në komën politike.Kjo komë politike e këtij mekshi ka orientimin e vijës politike Beograd-Stamboll-Moskë,që ësht shfaqur hapur permes ides se Serbis per Ballkanin e hapur.ku Erdogani, Rama edhe Vuqiqi kanë një shef të përbashkët Putinin. Kishk kuptoje more i mjerë se orientimi i shqiptarëve është në vijën politike Berlin-Bruksel-ëashington. Lavdi marrisë, rrnoftë Shqiperia Etnike, jashtë vijës politike Beograd-Stamboll-Moskë.Shqiperia është e shqiptarëve e jo e klyshve të Miskovit kanë thënë dikur atdhetarët shqiptarë edhe pse kishku ynë Edi Rama e ka një vella biologjik në Rusi, si pasojë e martesës se babait të ti Kristaqit me një grua ruse.

Shqiptarët e kanë zgjedhur rrugën e perëndimit, e ky kishku mundet mi zgjedh tre vende për varr: Beogradin,Stambollin apo Moskën.
Shqipëra e shqiptarëve-Vdekje tradhtarëve!
Nga Shpëtim Golemi
DISA PËRNGJASIME TË TAKTIKAVE TË UÇK-SË ME ATO TË SKËNDERBEUT
(Kumtesë)
Në kuadër të 550 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombtar dhe 36 vjetorit të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) më lejoni që, përmes kësaj kumtese të sjell disa përngjasime të luftës për liri e pavarësi të popullit shqiptar në Kosovë dhe trojet e tjera shqiptare jashtë kufijve politikë të Republiks së Shqipërisë londineze.
I
Nga historia dimë se një pjesë e Kosovës u pushtua nga forcat osmanenë vitin 1455. Ndërsa menjëherë pas vdekjes së Skëndërbeut osmanllinjtë krijuan këtu një njësi administrative të veçantë, të quajtur “Vilajeti Vukut” (nga emri i ish sundimtarit serb të krahinës), duke bërë edhe regjistrimin e pronave dhe të popullsisë në një defter të veçantë. Brenda kësaj njësie administrative u përfshinë nahija e Rozhajës, Drenica, Dollci, Morava, Vushtria, Topollnica, Prishtina dhe Llabi. Jashtë këtij vilajeti të atëhershëm kishin mbetur Prizëreni, Gjakova, Peja dhe Istogu. Vetëm gjatë mbretërimit të Sulltan Mehmetit II (1451-1481) e tërë hapësira e Kosovës ra përfundimisht nën sundimin osman.
II
Gjergj Kastrioti-Skëndebeut prej shkullit të XV e në vijim ka qenë e ka mbetur burim frymëzimi jo vetëm në Kosovë, por për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për rezistencë e luftë për të shpëtuar nga shtypja e të huajve, por edhe për të ruajtur ndjenjën kombëtare ndër të gjithë shqiptarët, si të atyre që kanë jetuar e jetojnë në trojet shqiptare, por edhe të gjithë shqiptarëve të tjerë që kanë lindur e jetojnë ndër shekuj larg këtyre trojeve, përmes njohjes së epokës së lavdishme të Skënderbeut. Kjo edhe ngaqë Skënderbeu u shndërrua dhe ka mbetur simbol i kombit shqiptar dhe i krenarisë së tij.
Kthesa rrënjësore e rezistencës së shqiptarëve pas vdekjes së Skëndërbeut, edhe në Kosovë, ishte një vazhdim i natyrshëm i kryengritjeve të shqiptarëve për liri, të cilat u shkaktuan nga ndryshimet thelbësore që sillnin në jetën e shtresave të ndryshme të shoqërisë së atëhershme përpjekjet e osmanllinjve për të vendosur pushtetin e tyre nëpërmjet zbatimit të sistemit të timarit.
Ndërsa në kohën e Skënderbeut, në shekullin XV, është Shqipëria e Mesme me Krujën heroike në krye ajo që qëndroi si kështjellë e pamposhtur, ndërsa në shekullin e XVI dihet që u bë Dukagjini vatër trazimesh e kryengritjesh kundër sistemit timareve, e cila ju imponua, dhe që e shohim te fermani i 22 shtatorit 1560, ku thuhet:
“Në sanxhakun e Dukagjinit në krye të lëvizjes së shquar kryengritëse gjendet personalitetit i quajtur Pjetër Bogdani, nga fshati Dush.” (Gjyshi i Pjetër Bogdanit ishte prift letrar)
Përsëri në fermanin e datës 28 shkurt 1565 bëhet e ditur se: “18 fshatra të krishterë të Dukagjinit janë në gjendje kryengritëse”.
Ndërsa viti 1568 është pothuaj vit kryengritjesh, që përfshimë gati të gjithë fshatrat e vilajetit të Kosovës, të cilën na e tregojnë fermanët e Portës së Lartë në Tetorin dhe Nëntorin e vitit 1568.
Edhe në vitin 1569, si dhe 1570, në vitin kur formohet “Lidhja e Shenjtë e Shteteve Eropiane” kundër turqve, të cilën na e konfirmon një ferman i vitit 1570, vërtetihet se edhe në kohën e sulltanit Sulejman të Madhërishëm, u përdor çdo mjet për të qetësuar dukagjinasit duke shkaktuar dëme të mëdha me ekspeditat e tij të ndëshkimore kundër shqiptarëve kryengritës.
Dhe po të vijojmë e t’i rreshtojmë të gjitha kryengritjet dhe rebelimet e ndryshme të shqiptarëve në Kosovë, pas nënshtrimit të plotë të saj nga Perandoria Osmane e më pas, prej vititve ’70 të shekullit të XIX nën pushtimin serb e deri në Luftën Çlirimtare në fund të shekullit të XX, (1997-1999), për gati 530 vjet pushtim, rezulton se mesatarisht kemi pasur një kryengritje apo një revolë në çdo 3 vjet, të cilën e tregon bukur edhe vargu popullor:
Kosova e ka adet,
Për çdo vit
Vret ka nji mbret.
III
Nuk thuhet më kot, se historia përsëritet. Dhe është shumë interesante se si themelimi i Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK e më pas LPK), thënë ndryshe “Lindja e përgjakur” e LPK-së, ndodh pikërisht në ditën e 514 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut; saktësishtë më 17 Janar 1982!
Jo vetëm që kjo ishte thjeshtë një lindje e lëvizjes për rezistencë të armatosur për liri e popullit shqiptar që jetonte në ish-Jugosllavi, por edhe një vdekje dhe betim si ai i 17 janarit të vitit 1468 para trupit pa jetë të Skënderbeut. Ndërsa në këtë rast, para trupit pa jetë të vëllezërve Gervalla dhe Kadri Zekës.
Themelimi i LPRK ishte një vijim i rezistencës të pandërprerë 514 vjeçare e popullsisë shqiptare në viset shqiptare në Jugosllavi.
Ajo Lëvizje lindi kur kriza politike e regjimit serbo-sllav të pushtimit në Kosovë kishte arritur në një ashpërsim të madh e shprehur kjo më fuqishëm me demonstratat e vitit 1981 jo vetëm në Kosovë porn ë të gjitha trevat shqiptare në ish Fderatën Jugosllave, të cilat përbëjnë një epope shqiptare.
Shqiptarët në Kosovë dhe ish-Jugosllav për herë të parë treguan një vitalitet të tillë masiv që nuk ishte njohur deri atëherë në të tilla përmasa. Ata, gjithashtu, bënë të ditur se janë popull me vetëdije të formuar kombëtare; se kanë synime të qarta politike dhe se rrethanat historike dhe tragjeditë nëpër të cilat kaluan, nuk arritën të zhbëjnë substancën e tyre.
Përmes demonstrative të viteve 1981-1982 faktori shqiptar, për herë të parë pas një kohe të gjatë, bëhet i rëndësishëm në Ballkan. Demonstratat e vitit 1981-1982 ishin vazhdimësi e atyre të vitit 1968. Në ato demonstrata morrën pjesë të gjitha shtresat e popullsisë, përveç burokracisë politike dhe shtetërore dhe inteligjencës krijuese shqiptare, (pavarësisht se ka pas intelektualë të veçantë prej tyre që u aktivizuan në ato demonstrata). Numerikisht më të shumtë në ato rebelime dhe më të vendosur ishin të rinjtë, studentët dhe nxënësit, pastaj popullsia e qyteteve dhe pjesërishtë fshati. Por, kur shpërtheu Lufta Çlirimtare në vitet 1997-1999, raporti i popullsisë pjemarrëse në luftë kaloi në anën e popullsisë fshatare.
Dalja në skenë e legjendës Adem Jashari nuk ishte rastësi, por vijim i asaj rezistence, e cila rezultoi me krijimin e një ushtrie të vërtetë çlirimtare, me emërin Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
IV
Nëse do të analizojmë artin e luftës të përdorur nga UÇK-ja kundër pushtuesve serbë, me syrin e një ushtaraku që e ka pëtrjetuar këtë luftë, na rezulton se ajo në shumë aspekte, për bazë politike ka pasur pothuajse të njëjtën strategji politike si të Skënderbeut: Luftën për mbrojtjen e popullsisë dhe çlirimin e Kosovës; ndërsa, si detyrë të largët, bashkimin e Kosovës dhe gjithë trojet e tjera shqiptare në një shtet të vetëm.
Në këtë kumtesë do të përqëndrohem kryesisht në paraqitjen shkurtimisht të disa prej tipareve karakteristike të strategjisë dhe taktikave të UÇK-së krahasuar me strategjinë dhe taktikat e përdorura nga Skënderbeu.
Dimë që strategjia e taktikat që përdori Skënderbeu ishin bazuar në luftën e gjatë
popullore. Fillimish edhe strategjia dhe taktikat e UÇK-së u bazuan në luftën e gjatë popullore, sipas strategjisë: armikun e fuqishëm mund ta mposhtësh duke e asgjësuar pjesë-pjesë, për ta detyruar ai të heqi dorë nga pushtimi shekullor, pavarësishtë se kushtet dhe rrethanat politike ndërkombëtare e detyruan më pas UÇK-në të hiqte dorë nga lufta e gjatë popullore.
Forma kryesore e luftës së UÇK-së, që solli përfundimisht çlirimin e Kosovës, ishte
mësymja, sikundër ishte edhe tipari kryesor i gjithë luftrave të Skënderbeut.
Ashtu sikundër Skëndërbeu kombinonte veprimet mbrojtëse me ato të grupimeve
sulmuese, ky tipar u vërejt edhe në shumë etapa të luftës së UÇK-së, sidomos në Zonën e Dukagjinit.
Ashtu sikundër Skënderbeu nuk i kishte asnjëherë të njëllojta formacionet e veta
luftarake, edhe brigadat dhe zonat operative të UÇK-së nuk ishin asnjëherë të njëllojta; madhësia e tyre duhej të ishte në përshtatje me hapësirën ku vepronin dhe me sasinë e pritshme të armikut në ato drejtime.
Forma më e përshtatshme e manovrës së Skënderbeut ishte shpinëmarrja dhe
krahmarrja, duke i gërshetuar ato me goditjen përballë. Në shumë raste, këtë lloj manovre e përdorën edhe një pjesë e zonave operative të UÇK-së, por me një ndryshim: në shumicën e kohës UÇK-ja i dha përparësi mbrojtjes, prandaj pësoi edhe një lloj disfate në luftën e saj gjatë verës së vitit 1998.
Ashtu sikundër Skëndërbeu, i cili, në themel të strategjisë kishte parimin: Me forca
më të pakta ta detyronte armkun të hiqte dorë nga lufta; edhe UÇK-ja, përmes zbatimit të këtij parimi e detyroi në shumë raste armikun të hiqte dorë nga reprezaliet. Kjo arrihej falë faktit që UÇK-ja kishte epërsi morale në raport me forcat e armikut.
Taktika e Skëndërbeut u dallua nga përpjekjet për t’i rrëmbyer inisiativën armikut;
këtë taktikë e patën edhe disa nga zonat operative të UÇK-së, si në Dukagjin dhe në zonën e parë e të dytë operative, pore dhe në malësinë e Gollakut, pavarëishishtë se jo në të gjitha rastet iu arrit qëllimit.
Skënderbeu grushtin kryesor e jepte jashtë kështjellave, në atë drejtim dhe kundër
atij objekti që duhej, për ta shpartalluar armikun pjesë-pjesë. E tillë ishte edhe strategjia dhe taktika e UÇK-së në disa nga rastet më vendimtare. Ndër më tipiket mund të përmendim atë të sulmeve të njëkohëshme nga shumë drejtime prej Brigada 153 e Zonës Operative të Llapit, datat 1 dhe 2 maj 1999.
Ngjashëm ndodhi edhe me forcat e Zonës së Dytë Operative dhe një pjese të
Zonës Parë Operative, në mesnatën e 31 mars 1999 duke gdhirë 01 prill. Mund të themi se ndodhi ngjashëm si në rrethimin e dytë të Krujës nga sulltan Murati. Ai shpërthim rrethimi nga ana e forcave tona, duke e vënë armikun midis dy zjarreve nga një ushtri guerile, në mënyrën më të befasishme të 4.000 forcave tona, në sektorin më të fuqishëm të armikut, ku as që mund ta parashikonte. Kjo bëri të mundur që forcat serbe të hiqnin dorë nga ai rrethim me perimeter prej 33 km si dhe nga “Operacioni Potkoi”.
Kjo disfatë e atij Divizioni të Këmbsorisë së Motorizuar i Ushtrisë Serbe, mund të themi pa droje, se është e ngjashme me heqjen prej Sulltan Muratit të Rrethimit të Dytë të Krujës. Ngjashmërinë e gjejmë të përshkruar prej Barletit, i cil shkruan: “Murati vendosi ta largonteushtrinë nga Epiri e të kthehej në Adrianopojë, pasi e shikonte se për atë qytet duheshin forca më të mëdha. Kështu, pra, ditën para një gushtit mblodhi e nisi përpara, me një pjesë të kalorësisë, gjithë plaçkat dhe stremat. Të nesërmen u nis edhe vetë pas tyre bashkë me ushtrinë tjetër në kohën sapo kishte lindur dielli dhe pas një zhurme që lëshuan me anë të mjeteve të luftës, duke fluturuar të gjithë nga gëzimi dhe duke bërtitur.” (Barleti, f.301).
Edhe forcat e motorizuara e të blinduara të armikut që ishin grumbulluar në luginën e lumit Mirushë, kur e panë se nga rrethues ishin shndërruar në të rrethuar, u bindën se nuk mund ta mbanin më rrethimin, dhe sapo zbardhi dita pas një zhurme që lëshonin motorrat e mjeteve të shumta luftarake, u tërhoqën. Popullsisë gati 150 mijëshe, e cila kishte lënë 60-70 fshatrat si dhe shumë qytetarë të Malishevës, Shtimjes, Suharekës e Gllogovcit dhe prej gati dy javë ishte grumbulluar në malet e Berishës, iu lehtësua së tepërmi pikëllimi dhe u rrit shpresa dhe besimi që kishin te UÇK-ja; dhe, me të ikur armiku u kthye shëndosh e mirë në vendbanimet e tyre.
Skënderbeu dhe ushtria e tij kishin besim në fitore. Edhe Ushtria Çlirimtare e
Kosovës dhe pjesa massive e popullsisë së Kosovës kishin besim në fitoren e luftës. Kjo shpjegohet me faktin, se Lufta Çlirimtare e Kosovës shpërtheu në formën e një bumi menjëherë pas betejës së Prekazit, edhe pse pothuajse të gjithë udhëheqësit e forcave politike shqptare të Kosovës si dhe pjesa dërmuese e inteligjencës së saj deklaruan botërisht, se “UÇK-ja nuk mund ta fitoi luftën me Kallashnikovë”. Kjo propagandë titiste-shqiptare anti-UÇK, thënë ndryshe armiqësi e popullit shqiptar në gjirin e vet popullit, ndikoi negativisht pothuajse në shumicën e formacioneve të UÇK-së pranverën dhe verën e vitit 1998, gjë që solli tërheqjen e ndjeshme nga sulmi. Por, falë faktit që në fillim të Gushtit 1998 në krye të politikës udhëheqëse të UÇK-së doli simboli i rezistencës shqiptare, Adem Demaçi. Marrja në dorë e udhëheqjes politike të Luftës Çlirimtare në Kosovë nga ana e Adem Demaçit ndodhi korigjimi si në strategji edhe në taktika nga ana e UÇK-së, gjë që bëri të mundur të fitohej përsëri besimi në fitore.
Përfundimisht mund të them se, Arti Ushtarak i Skëndërbeut s’është gjë tjetër veçse Arti Ushtarak i kombit luftarak shqiptar; prandaj, edhe studimi i Luftës Çlirimtare të Kosovës për shkencën tonë ushtarake, nuk duhet të ketë për qëllim vetëm njohjen e historisë së kësaj lufte çlirimtare, por edhe për të nxjerrë në pah veçori të tjera të Artit Ushtarak Shqiptar.

Nga: Skender Karaçica
Ngjyra jete
Forcat ushtarako-policore dhe paramilitare të Serbisë, Asdren Karaçica nga Gllogovci i Drenicës e kishin dëbuar më familje nga shtëpia dhe më qindra të tjerë shqiptarë të kësaj ane i dërguan në kampin e refugjatëve në Stankovec të RMV-së. Pas shtatë javësh në këtë kampë të refugjatëve, Asdreni më 24 qershor 1999 niset bashkë me familjen për Amerikë për të gjetur strehim sipas programit në qytetin mikpritës të Çikagos.

Dhe këtu, për Asdrenin nis udha e jetës, së pari në shkollën fillore dhe në gjimnaz për të vazhduar më tej në synimet e tij që të bëhej biznesmen i jetës ekonomike në tempullin e dijes… E kishte lënë Drenicën e djegur nga dora vrastare serbe dhe, tërë kohën kishte një ëndërr se si të ndihmojë Kosovën, siç e kishte dëgjuar shpesh herë babain e tij duke thënë: Nuk kemi tjetër atdhe pos tokës së shqiptarizmës, për plisat dhe lisat e Drenicës…!

Nëpër vite dhe rritja e shtatit të Asdren Karaçica, një ditë ëndrrat e tij nisën të bëhen pjesë e jetës së tij. Kishte nis punën në kompanitë më të njohura të biznesit ndërkombëtar dhe brenda rrafshit ekonomik në shtetin e Amerikës për të marrë të mbarën duke themeluar kompaninë e tij “Trucking Group USA” në Çikago dhe natyrisht synimet i kishte që, projektin e tij të biznesit të zbret në Prishtinë.
Kompania e Asdren Karaçica nga Çikago dhe që ka zbritur edhe në Prishtinë, në fund të vitit 2021 mori një nismë humanitare për të ndihmuar fëmijët më sëmundjen e kancerit. Tërë ekipi i kompanisë në Prishtinë, për nismën grumbulluan pesë mijë euro dhe i dëguan përmes aksionit ATG: “Care for Kosovo Kids” në Klinikën Pediatrike të QKUK-së në Prishtinë dhe kanë ndarë dhurata për fëmijët e shtrirë në këtë klinikë për shërim nga sëmundja e kancerit.

Pos kësaj, kompania e Asdrenit ka menduar që të ndihmojë edhe në furnizimin me barna për fëmijët e sëmuar, që, në programin e tyre ata kishin një dëshirë, fëmijët e kësaj klinike ti shohin të buzëqeshur për shërim dhe rrita e mbarë e tyre. Në këtë nismë duhet përmendur angazhimin e Patrycja Deszcz, e cila ishte në krah të stafit në zyrën e kompanisë nga Çikago të hapur edhe në Prishtinë.
Për fund, duhet theksuar se ëndrra e Asdren Karaçica u bë pjesë e jetës së tij dhe, synimet e tij janë të zgjerojë fushën e biznesit në relacionet Amerikë-Kosovë dhe sa më shumë të rinj shqiptarë të punësuar, ndonëse kahet e zhvillimit ekonomik të shtetit të Kosovës, janë parakushtet që brezi i ri dhe i shkolluar të qëndrojë më të dy këmbët në tokën e vet shqiptare dhe, mos të lejojmë që, në shekullin e ri, shqiptarët të mbesin të varfër dhe duke kërkuar punë e mirëqenie nëpër meridianët e botës. Për diasporën shqiptare nëpër botë, Asdren Karaçica e ka një porosi:
Mos të merren më “politikë” dhe shteti i Kosovës nuk duhet që të shtrëngojë diasporën me “politikën e ditës” dhe tash e tutje “vota” më e mirë për shtetin (tonë) të Kosovës është të kthehemi në tokën tonë me ato pak investime dhe, një ditë Kosova duhet të marrë primatin e shtetit më ekonomi stabile dhe të zhvilluar në parametrat e ndarjes ndërkombëtare të punës.
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

Nga shkrimtari i stafit, Iran Probe
Sipas mediave shtetërore të Iranit, parlamenti i regjimit klerikal është gati të miratojë një ‘ligj për mbrojtjen’ e internetit, duke kufizuar edhe më tej internetin dhe liritë e internetit të vendit.
Projektligji, i cili zyrtarisht quhet ‘Mbrojtja e të drejtave të përdoruesve të hapësirës kibernetike dhe rregullimi i shërbimeve kryesore në internet’, do të ndërpresë aksesin e qytetarëve në shërbimet ndërkombëtare, kryesisht mediat sociale, dhe do të lejojë aparatin e sigurisë së regjimit të kontrollojë portat e internetit në mënyrë që të intensifikojë shtypjen e mospajtimit. .
Në fjalimin e tij më 20 korrik 2021, udhëheqësi suprem i mullahëve, Ali Khamenei, shprehu frikën e tij të plotë ndaj mediave sociale, duke e përshkruar nevojën për ta kontrolluar atë si ‘detyrën e rëndësishme të regjimit të tij në dorë’. Ai shtoi se zyrtarët duhet t’i kushtojnë vëmendje asaj si një ‘çështje kyçe’.
“Hapësira kibernetike dhe media sociale janë jashtë kontrollit tonë. Kjo është një [çështje serioze]. Mediat sociale nuk duhet të përdoren ashtu siç duan [njerëzit]. Ashtu si uji, ai duhet të kanalizohet siç duhet. Të tjerët tani po menaxhojnë mediat sociale dhe ne nuk duhet të rrimë duarkryq”, tha Khamenei, sipas Agjencisë së Lajmeve Tasnim, një medium i lidhur me Forcën Quds të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).
“Armiku ka marrë një formacion luftarak përmes mediave sociale. [Regjimi] duhet gjithashtu të marrë pozicionin e vet dhe të përgatitet”, pranoi Khamenei.
Zyrtarë të tjerë të regjimit kanë shprehur frikë të ngjashme. ‘Është njësoj si t’i dorëzosh [mediat sociale] armikut që të mund të kryejë operacione psikologjike në mes të luftës ekonomike,’ i tha agjencisë shtetërore të lajmeve ISNA, gjeneral brigade Gholamreza Jalali, kreu i Organizatës së Mbrojtjes Civile të regjimit, në mars 2021.
Dy protesta të mëdha mbarëkombëtare tronditën themelet e regjimit në 2018 dhe 2019. Njerëzit bënë thirrje për ndryshim regjimi dhe demokraci. Kur regjimi filloi shtypjen e tij brutale, gazetarët qytetarë dhe rrjeti social i opozitës kryesore iraniane përhapën shpejt lajmin për veprimet e egra të regjimit dhe thirrjet e njerëzve për demokraci në komunitetin botëror. Përveç kësaj, protestuesit dhe opozita përdorën mediat sociale për të organizuar protesta të mëtejshme.
Regjimit iranian iu desh të impononte një ndërprerje të internetit për të parandaluar kryengritjet shtesë dhe për të ndaluar rrjedhën e lajmeve dhe informacionit në botën e jashtme.
Duke miratuar projektligjin e ri për të kufizuar internetin, regjimi synon të parandalojë rënien e teokracisë në pushtet. Do të ketë gjithashtu pasoja të rënda ekonomike për miliona iranianë që fitojnë jetesën përmes mediave sociale, veçanërisht gjatë përkeqësimit të krizës Covid-19.
Për rreth një milion iranianë, platformat e mediave sociale si Instagram, Telegram dhe Twitter shërbejnë si biznese virtuale. Projektligji i propozuar kërkon që firmat ndërkombëtare të teknologjisë të kenë një përfaqësues ligjor në Iran si një mjet për të bashkëpunuar me Teheranin për të rritur mbikëqyrjen në internet.
Kompanitë që strehojnë aplikacione të paregjistruara të mediave sociale në Iran do të rrezikonin dënime. Miliona iranianë ose duhet t’i drejtohen platformave të lidhura me regjimin dhe të rrezikojnë liritë e tyre themelore ose të rrezikojnë të zhyten më thellë në varfëri.
Ish-ministri i Teknologjisë së Informacionit të regjimit, Mohammad Javad Azari Jahromi, pranoi se ligji shkurton aksesin në informacion dhe çon në një ndalim të plotë të aplikacioneve të njohura të mesazheve.
Pavarësisht urdhrit të drejtpërdrejtë të Khameneit për kontrollin e mediave sociale, deputetët e tij të zgjedhur në parlament po hezitojnë. “Çështjet më elementare janë lënë të pambikëqyrura në vendin tonë për shkak të keqmenaxhimit. Më pas ne kërkojmë miratimin për të ndërhyrë në privatësinë e njerëzve dhe nën pretekstin e mbrojtjes, të ulim shpejtësinë e internetit dhe gjerësinë e brezit”, tha një deputet, Ruhoallh Hazrat-Pour, më 14 nëntor, sipas agjencisë së lajmeve Khan-e Mellat. .
Regjimi është në një pengesë serioze. Nëse miraton projektligjin, do të rrezikonte protesta të mëdha nga një popullatë tashmë e zemëruar. Dhe nëse jo, atëherë më shumë të rinj do t’i bashkohen MEK-ut dhe protestat do të bëheshin më të organizuara dhe më të shpeshta. Ky është vetë përkufizimi i një regjimi të dëshpëruar, ditët e të cilit janë të numëruara, sepse i ka mbaruar opsionet dhe nuk mund të gjejë rrugëdalje nga krizat e ndërlikuara.