ARKIVI:
19 Qershor 2026

Presidentja: Njerëzit si Jusufi, Bardhoshi e Kadriu njëherë hyjnë në histori në mënyrë meritore dhe mbeten përjetësisht aty

Shkrime relevante

Mjegull mbi Tiranë, mjegull mbi Prishtinë

(Kjo poezi satirike pasqyron zhgënjimin qytetar ndaj etjes për pushtet dhe...

Janë Shqiptarët për ty Shqipëri

Nikolin Sh. Lëmezhi, Shkodër

Një “PO” e madhe për gazin amerikan – Një investim në të ardhmen e Kosovës

Prof. Sabri Tahiri, Gjilan Kosova gjendet përballë një vendimi që tejkalon politikën...

Kur politika flet, por shkenca mungon: Si mbeti Kosova pa mendimin e saj energjetik

Agim Vuniqi, Vashington ____ Nga historia e zhvillimit industrial të Kosovës del një...

A po hyn Shqipëria në një fazë të mosbindjes totale qytetare?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog, Prishtinë Në traditën e demonstrimeve qytetëruese, apo...

Shpërndaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, së bashku me familjen e Jusuf e Bardhsosh Gërvallës, dhe me kryeministrin Albin Kurti, me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla si dhe me deputetë e përfaqësues tjerë të institucioneve kanë vizituar kullën e familjes Gërvalla, dhe kanë vendosur kurorë lulesh te varrezat e heronjve të kombit Jusuf e Bardhosh Gërvallës si dhe te shtatorja e Kadri Zekës, në 40 vjetorin e vrasjes së tyre.

Presidentja Osmani ka thënë se secila kohë i ka heronjtë e vetë dhe secili popull u falet atyre.
“Sot, nderuam kujtimin për heronjtë tanë të përhershëm, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën. Dyzetë vjet më parë, aktiviteti patriotik i tyre u ndal dhunshëm në një atentat në Gjermani, ku të tre heronjtë tanë u vranë nga UDB-ja e Serbisë”, ka thënë Presidentja.

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani:

Secila kohë i ka heronjtë e vetë dhe secili popull u falet atyre. Sot, nderuam kujtimin për heronjtë tanë të përhershëm, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën.
Dyzetë vjet më parë, aktiviteti patriotik i tyre u ndal dhunshëm në një atentat në Gjermani, ku të tre heronjtë tanë u vranë nga UDB-ja e Serbisë.
Jemi krenar për këtë brez heronjsh dhe përulemi para veprës së tyre. Kauza e tyre vazhdoi ndër breza dhe u kurorëzua më 17 shkurt 2008, kur Kosova u shpall Republikë e pavarur e sovrane.
Sot teksa kujtojmë këta patriotë, kemi mundësinë të reflektojmë për rrugën e zorshme, të cilën e ka kaluar populli ynë deri në bërjen e shtetit. Kjo rrugë ishte e mundimshme, por edhe e lavdishme.
Njerëzit si Jusufi, Bardhoshi e Kadriu njëherë hyjnë në histori në mënyrë meritore dhe mbeten përjetësisht aty!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu