Kreu Blog Faqe 1439

Numri i xhamive të ndërtuara me lekët e shërbimeve sekrete serbe, arabe dhe turke, në të cilat propagohet islami radikal është alarmant!

7
Në foto: Xhamia e Bresanes, Sharr, Prizren 
Lirim Gashi, shkrimtar, Prishtinë
Paraardhësit e turqve osmanët na futen me shumë zell nëpër xhamitë beduine dhe na ndaluan shkollat në gjuhën shqipe.
Serbët po ashtu na ndaluan shkollat në gjuhën shqipe, por kurrë xhamitë në gjuhën arabe.
Mamushën një fshat shqiptar të cilin UDB-a e konvertoi në fshat turk, Hashim Thaçi e ktheu në komunë turke, ani pse ashiqare përbëhet prej shqiptarëve të asimiluar në turq.
Pra Mamusha është dëshmi e qartë, se çka ndodh me një popull që identitetin kombëtar e zëvendëson me identitet fetar.
Ndodh natyrisht asimilimi.
Në Prizren më shumë flitet gjuha turke sesa ajo shqipe edhe pse vetëm familja Xhibo ka prejardhje turke.
Dhe jo vetëm kaq, por në Prizren dominojnë traditat, doket dhe zakonet turke.
Myslimanët e Bosnjës janë një dëshmi shumë më signifikante se çka ndodh me një komb që identitetin kombëtar e zëvendëson me identitet fetar.
Mbi 200.000 myslimanët të Bosnjës janë masakruar nga ushtritë e dy popujve prej të cilëve e kanë gjenezën.
Pra prej ushtrisë serbe dhe asaj kroate …
Çka bënë shqiptarët e dëbuar në Turqi?
E themeluan kombin dhe shtetin turk.
Dhe jo vetëm kaq, por kombit të sajuar nga qindra kombe të vogla anadollake, ia krijuan alfabetin latin dhe natyrisht përmes alfabetit latin e asimiluan vetveten shumë më lehtë në turq.
A po mësojnë shqiptarët nga historia e tyre?
Jo aspak.
Numri i xhamive të ndërtuara me lekët e shërbimeve sekrete serbe, arabe dhe turke në të cilat propagohet islami radikal është alarmant.
Pastaj po çuditemi që madje edhe aleatët tanë që na ndihmuan të çlirohemi dhe pavarësohemi nga Serbia e kanë humbur respektin ndaj nesh.
Po si mos ta humbasin, kur ne s’kemi vetrespekt, integritet dhe dinjitet njerëzor, kombëtar dhe shtetëror?
Si mos ta humbasin, kur lopozitaret tanë 20 vjet rresht sa ishin në pushtet, bënë gara me njëri tjetrin për ta vjedhur dhe rrënuar sa më shumë popullin dhe shtetin?
Jam i lumtur që Albin Kurti dhe Vjosa Osmani po e ndjekin një kurs të kundërt shtet-ndërtues edhe pse jo me shpejtësinë e duhur për shkak të nevojës urgjente për të pastruar sasi të paimagjinueshme llumi, që ua lanë prapa qeveritë pararendëse.
Unë personalisht besoj 100% në kombtarizmin e Albinit dhe Vjosës.
Fatkeqësisht po sabotohen nga lopozita dhe po sprovohen nga problemet globale si pandemia dhe kriza energjetike.
Megjithatë me ndihmën e popullit dhe Zotit shqiptar do t’ia dalin

Serbët e mashtrojnë boten, akademitë tona heshtin -pjesa e pestë-

0


Shkruan: Fahri Xharra

Në vend se Akadmitë tona të na japin ndonjë spjegim se nga rrjedhe emri serb, neve na duhet që shfletojmë faqe e faqe serbe që të nxjerrim një të vërtetë dhe t`iu përplasim në fytyrë “ serbëve” që as vet nuk e dinë se nga erdhën dhe se kush janë.
Një popull që u pranua nga Europa pas 1830-tës si komb i cili nuk kishte as flamur e as veshtje të tyre kombëtare ia mbushin mendjen botës me rrenat e tyre e duke e vjedhur lashtësinë tonë se ata janë “parët e kontinentit europian “. Ne heshtim.
Dikur kishim gojë por nuk dinim asgjë, tani që kemi gojë dhe dije nuk flasim. Një është e sigurt që vetëm individët me nismen e tyre ballafaqohen çdo ditë e më shumë me sajesat serbe. Akadamitë tona heshtin.
Çudi, për zotin çudi e madhe se sa shumë, ende e kemi frigën në palcë nga ata që mbytën, dëbuan dhe i morrën tokat tona. Jo poppulli por politikanët, e akademikët nuk guxojnë të flasin nga politikanët e sotë; qoftë në Kosovë apo në Shqipëri. Për ata të Maqedonisë as mos të flasin sepse ata kanë shkalluar gati terësisht.
A ju ka shkua ndërmend ndonjë herë se nga rrjedhë emri serb ? Ja pra, pse Car Dushan Nemana e ka thënë se fjala serb do të thotë ortodoks ( serb. pravosalavac ), sepse ai ishte tribal,dhe atë kohë nuk kishte serb, përveç një grusht sllavësh rus të ardhur nga Greqia.

Si të kishte serb në shekujt 12-13 kur Vaso èubriloviqi shkruan se me 1830 nuk kishte më shumë se 50 000-60 000 serbë . Por edhe kjo shifër është me pikpyetje të madhe.

Kjo nuk është përmendur kurrë, serbët dhe akademitë e dinë por duke e mbrojtuur kombin e pa qenë serb e me këta edhe shqiptarët ortodoks të familjes Nemani, nuk është guxuar të përmendet e vërteta.
Kush lexon më shumë i kanë parë harta e e shtrirjes së Serbisë gjatë shekujveve dhe para shekujve, dhe ata mbi tokat shqiptare.

Në “https://faktograf.hr/2020/01/15/ne-ova-karta-ne-sadrzi-istinu-koju-srbija-pokusava-sakriti/ shkruan : Në rrjetet sociale qarkullon harta e Serbisë në kufinjt e vitit 1878. “ Srbia së pari u pranua në vitin 1878 në kufinjt që i shihni në hartë, në të cilën nuk është As Vojvodina, as Sagjaku e as Kosova. Rrenacakët dhe krijuesit e miteve, rrenat e të cilëve nuk mesohen edhe në shkolla. SERBET DUHET RRAHUR ME TE VERETEN !

Institutet tona pafytyrësisht heshtin.

Në portalin akademik serb me titull “O poreklu imena “”” SRBIN””lexoj nga rrjedhë emri serb:” Historia ni serb Jovan Rajiç (1794 ), nga burimet e vjetra, emri serb është i origjinës nga Sabirët Hun”
(Srpski istoricar Jovan Rajic u “Istoriji Srba” (1794), iz starih izvora, izvodi poreklo Srba od Hunskih Sabira. Drugi izvori to izvode iz Srbata – Sarmata, a takodje i od reke Serbice (izmedju Eufrata i Tigra, Mesopotamija, danasnji Iraq). Neki autori ime Srba izvode iz reci Sobranie (zbor, sabor) i slicno, a neki ga prostorno vezuju za Sibiriju, jednu od nasih prapostojbina. Ceski istoricar Pavel Safarik vezuje srpsko ime za reci Sjarbin, Serb, Serbin, Sibrin, sto su sve oblici znacenja roda, naroda, a sto ima isto znacenje sa latinskom reci “gens” i “natio” ili indijskom reci Serim, sto znaci narod iste krvi.http://www2.filg.uj.edu.pl/~wwwip/postjugo/texts_display.php?id=436

Serbët, një popull i sajuar; pa traditë kombëtare, pa fe të veten pa veshje kombëtare, pa flamur kombëtar, pa tokë të veten le që na vrasin dhe terrorizojnë, por na vjedhin e dhe historinë
Së pari Kapuçi serb (shajkaqa)i krijuar nga Austria në fillim të shek 18-të, automatikisht iu jep të drejtën edhe vet atyre të dinë se që nga cila kohë Shajkaq u ba kapuç nacional serb. 

“КАКО ЈЕ ШАЈКАЧА ПОСТАЛА СРПСКИ НАЦИОНАЛНИ СИМБОЛ” Si i bë shajkaqa simbol nacional serb (https://petrovgrad.org/istorija-srp/kako-je-sajkaca-postala-srpski-nacionalni-simbol/ (Како се догодило да војничка капа добије толико на значају и постане више од националног симбола? Да бисмо покушали да одговоримо на то питање потребно је вратити се на почетак, а то је када причамо о шајкачи 19. век јер се тада она први пут појављује.) Si ndodhi që kapuçi ushtarak serb të bëhet simbol nacional.
Ata spjegojnë : “ Shajkaqa, pra kapuçi për ushtarë e ka formë e kufitarëve ( kete iu dha Austria fxh ), u legalizua në vitin 1870.. pra ky kapuç sumë shpejtë u bë edhe kapuç fshataresh dhe më vonë edhe obligim. Por në atë kohë lindën për ta edhe pantollonet, deri në gjunjë


Deri kur serbët e kanë përdorur fesin lexoni https://www.telegraf.rs/vesti/939364-srbi-nosili-fes-pre-turaka-pa-kupili-sajkace-od-austrougara
Serbët e paskan përdorur si kapuç, fesin para turqëve –osman kurse shajkaqa nga austriakët.

Gjakovë, më 01.01.2022

Përkujtesë historike: Konferenca e Bujanit dhe Rezoluta Ideologjike për Vetëvendosje dhe për bashkim me Shqipërinë

0
Nga: Jusuf BUXHOVI, historian dhe shkrimtar nga Prishtina
Konferenca e Bujanit, e mbajtur nga 31 dhjetor 1943 deri më 2 janar 1944, paraqet një ngjarje të rëndësishme nga lufta antifashiste nacional-çlirimtare, ku u shqyrtua e drejta për vetëvendosje dhe për bashkim me Shqipërinë sipas Kartës së Atlantikut, por mbi konceptin ideologjik të imponuar nga komunistët shqiptarë dhe ata jugosllavë, që kishin përvetësuar luftën antifashiste, gjë që nuk mund të përfundonte ndryshe pos me një ripushtim tjetër nga jugosllavët, siç ndodhi në të vërtetë.
Mbledhja e Konferencës u mbajt në kullën e Sali Manit, Bajraktarit të Krasniqes, pranë bazës së Shtabit Kryesor të UNÇ të Kosovës dhe të Komitetit Krahinor për Kosovë e Rrafshi i Dukagjin it, ku morën pjesë 49 delegatë (43 shqiptarë, tre serbë, dy malazias dhe një turk) që përfaqësonin të gjitha viset dhe shtresat shoqërore të Kosovës. Midis pjesëmarrësve kishte komunistë, nacionalistë dhe atdhetarët të tjerë demokratë, përfaqësues të Forcave të Armatosura, të rinisë e të gruas antifashiste etj të rreshtuara në kuadër të Frontit Antifashist Nacional-çlirimtar të Kosovës. Konferenca shqyrtoi tri ditë radhazi problemet që dilnin nga lufta kundër pushtuesit. Ajo zgjodhi kryesinë prej 9 vetash: Mehmet Hoxha (kryetar), ish-prefekt i Elbasanit, Rifat Berisha (nënkryetar), Pavle Joviqeviçin (nënkryetar), Xheladin Hana (anëtar), Fadil Hoxha (anëtar), Hajdar Dushi (anëtar), Zekeria Rexha (anëtar), Milan Zeçarin (anëtar), Xhevdet Doda (anëtar).
Konferenca e Bujanit doli me një dokument përfundimtar, me rezolutë të miratuar, ku pos tjerash thuhet:
“Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është nji anë, e cila popullohet në pjesën ma të madhe nga popullsia shqiptare, e cila, si gjithmonë, dëshiron edhe sot të bashkohet me Shqipërinë. Prandaj, e ndjejmë për detyrë ta vëmë në dukje rrugën e vërtet në të cilën duhet të ecë populli shqiptarë për të realizuar aspiratat e vehta. Rruga e vetme për t’u bashkuar me Shqipërinë, për shqiptarët e Kosovës dhe të Rrafshi i Dukagjinit, asht lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë”.
Konferenca e Bujanit si dhe rezoluta e saj, duhet parë si një koncept ideologjik të të majtës shqiptare, të dirigjuar nga komunistët jugosllavë, që në njërën anë kishte për qëllim kundërvënien e krijimit të shtetit shqiptar me përkrahjen e fuqive të boshtit në tetor të vitit 1943 në përputhje me rezolutën e Kuvendit të Dytë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që anuloi okupimin e Shqipërisë nga fashistët italianë dhe riktheu pjesën më të madhe të tokave shqiptare të pushtuar nga serbët, grekët dhe malaziasit në vitin 1912, dhe në tjetrën anë, kishte për qëllim që ta pengojë konfirmimin e idesë së bashkimit shqiptar në kuadër të koncepteve demokratike, siç i parashihte edhe Karta e Atlantikut, për të cilën u angazhua NDSH-ja dhe forcat tjera nacionaliste sado të shkapërderdhura gjatë dhe mbas luftës, të cilat dështuan ngaqë u mungoi përkrahja e Perëndimit, i cili, në Konferencn e Jalltës ishte pajtuar për ruajtjen e Jugosllavisë së Versajës nën formatin e AVNOJ-it, të imponuar nga Titoja. Kjo u pa më së miri me zhvlerësimin e saj, në Konferencën e Prizrenit, më 10 korrik 1945, kur koncepti i “luftës së përbashkët me popujt tjerë të Jugosllavisë”, pasi që forcat partizane jugosllave të kenë depërtuar në Kosovë, me pajtimin e Enver Hoxhës me Titon në nëntor të vitit 1944 dhe, në rrethanat e një shtetrrethimi dhe të gjendjes së luftës, nën pretekstet e shfaqjes së “kundërrevolucionit”, t’i kenë qëruar hesapet me të gjitha forcat patriotike që luftuan aleancën komuniste shqiptaro-jugosllave, siç ndodhi në Drenicë, Tivarë dhe gjetiu, ku u vranë rreth 50 mijë shqiptarë. Pra aleanca ideologjike midis komunistëve shqiptarë dhe atyre jugosllavë, solli ripushtimin e Kosovës, ndërsa “e drejta për vetëvendosje” do të kthehet në “deklarim për bashkim me Serbinë”!
Edhe përkundër epilogut tragjik, formula ideologjike e bashkimit shqiptar, e inspiruar nga Konferenca e Bujanit, vazhdoi të shfaqej edhe në vitet e gjashtëdhjeta, të shtatëdhjeta e deri vonë, e rinkarnuar në iredentizëm ideologjik, anipse kërkesa për Republikën e Kosovës, e kishte zhvendosur nga binarët e legjitimitetit politik në të cilët do të vendosej procesi i shtetndërtimit të Kosovës, i cili do të përmbyllet më 17 shkurt 2008.

Valon Krasniqi Artisti që po shkëlqen si aktor në Serialët Televizive Gjermane RTL,ZDF,WDR

1

Shkruan Hajriz Mamaj

Berlin -Köln

Dhjetori është muaji i festave të fund vitit. Festën e kërshendellave besimtarët e krishterë e presin me të gjitha të mirat e zotit. Këtë herë më buzëqeshi fati të jem i ftuar në një familje të besimit të krishter në Hürth një qytezë afër Kölnit.Vizita ime në këtë familje ka një arësye të veçant jo vetëm për festën e Krishtlindjes por për intervistën që do e bëjë me njërin nga fëmijët e kësaj familje që si dhuratë për Kërshendella ia ka bërë Jonida nusja e djalit të xhaxhait.
Me Joniden u njoha nga një program festiv që Shoqata 12 Qershori në Vjenë organizoi me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë e unë dhe Jonida e moderuam këtë program që mbetet një kujtim i mirë .Të gjithë musafirët që ishim në festë u ndamë me shpresë që të takohemi në ndonjë festë tjetër kombëtare a familjare.Pas shumë vitësh morra një ftesë pikërisht nga familja e Deanit dhe Jonida Krasniqi të jem musafirë për festën e Kërshendellave në familjen e tyre dhe të zhvilloj një intervistë me një anëtar të kësaj familje të cilit do ia bëjnë dhuratë për sukseset e tij Deani dhe Jonida për festë. Mu lutën që qëllimin e vizitës time ta mbaj sekret deri sa të shpalosën dhuratat. Nuk me zbuluan shumë por më thanë se kemi një djalë të gjagjait të Deanit ,bashkëshortit tim që po luan në shumë seriale televizive në Gjermani dhe është aktor i mirë. Është 21 vjeçar. Kaq për fillim.Kur te vjen do mësosh edhe më shumë. Me kënaqësi e morra ftesën.
Udhëtimn për në Kölln do e bëj me trenin e shpejt që pasdite të jem në familjen e Valon Krasniqit, nikoqir. Fluskat e borës më shoqëronin pothuajse gjatë gjithë rrugës e treni i shpejt e çante rrugën pa asnjë problem. Në mëndje më silleshin lloj lloj mendimesh. Nganjëherë thoja me vete si është e mundur që një aktor me kaq suksese të mos përfaqësohet në asnjë medie shqiptare me kaq angazhim në Gjermani. Po e bëjë unë thash me vete. Në Köln me pret Valoni për të më shoqëruar deri në familjen e ti në Hürth ku jetojnë familja e tij.


Jo larg Kölnit gjindet qyteza Hürth. Valoni cingërron në zile për ti dhënë sinjalin prindërve arritjen e musafirit nga Berlini me të cilin nuk ishin parë asnjëher. Me një buzëqeshje dhe shtërngim dore mirëseardhje me urojnë prindërit e Valonit zotëri Nue dhe Vjollca Krasniqi nga fshati Nepole komuna e Pejës. Përbri tyre rrinë Ilirjana,Taulanti dhe Dardani vëllezërit dhe motra e Valonit. Është nata e Buzmit e të mirat që sjellë kjo festë e motmotit janë më bollekë në familjen e Nue e Vjollca Krasniqit. Dekorimi i bredhit dhe simbaolika e buzmit me pushtojnë me ambientin e bukur për festë . Nga një gotë verë e kuqe që pihet sipas traditës e qelë bisedën time me familjen e zotëri Nue Krasniqit një burr që në vete ka një histori të veçantë pasi me profesion ështe historjan dhe me kënaqësi me shpjegon për historinë e festës . Në anën tjetër zonja Vjollca si mësuese e muzikës kujdeset për muzikë për festë që e shtonte harenë e pritjes. Mirë se të ka pru zoti për këtë festë të motmotit mu drejtu për dolli i zoti i shtepisë me një gotë verë Kosove. Kjo është vera e vendlindjes dhe do e pimë me qef sepse mendjen përherë e mbajmë atje. Derisa ne ngritëm dollin e dytë dëgjohet cingërrima e zilës ,shenjë që tregon ardhjen për festë edhe të familjarëve të tjerë që vinin për urim.
Në dhomë hynë Jonida me bashkëshortin Deanin dhe tre djemtë Leonardin,Luanin dhe Lorikun.


Dhuratat për rreth bredhit i shtonin bukurinë dhe shtonin kurreshtjen e fëmijëve që të zbulohet se çka ka brënda. Zonja e shtepisë e buzëqeshur shprehë kënaqësinë që shtëpia i është mbushur me familjarë për festë. Si me shaka i themë zonjës Vjollcë,nënës së Valonit se fëmijët tu paskën rritur vetëm Valonin e paske më të riun. Po ma ktheu ama këta të Jonidës dhe Valoni do shpalosin dhuratat që ne e kemi traditë ti dhurojmë njëri tjetrit.Fëmijët e Jonidës e shikojnë në sy nënë Vjollcë se kur do e jep urdhërin për këmbimin e dhuratave. Zoti Nue si kryefamiljar i ftonë voglushët ti hapin dhuratat po edhe ata më të rriturit.Valonit ,familja e Deanit dhe Jonidës ia bënë befasinë e festës me një dhuratë të mbyllur në një kuvertë ngjyrë të kuqe dhe e ftojnë ta hapë. Në letër shkruante:
I dashur Valon ,sonte në këtë natë feste kemi ftuar të festojmë së bashku me ne, gazetarin Hajriz Mamaj që talentin dhe angazhimin tënd në Serialet Televizive ta pasqyroj nepërmjet një interviste me ty dhe opinionit shqiptar ti ofron të dhëna për sukseset tua në fushën e artit dhe filmit. Urime dhe të prift e mara.


Pas kësaj befasie të këndshme atmosfera e kremtës u pasuru edhe me një motiv më tepër për të kremtu e shiju festën dhe të mirat që sjellë festa për të gjithë familjarët. Unë ndihesha i nderuar dhe i lumtur që po shijoja një traditë kremteje që moti se kisha përjetuar.Më të gëzuar ishin fëmijët e Jonidës dhe Valoni që u priviligjuan nga familjarët por edhe unë që do intervistoj një djalosh që ka lindur në Gjermani dhe sa po ka mushur njëzet e një vite jete.
Tani nga tia nisi me lindi dilema e parë.Të shpalosi pak histori nga familja e Valonit që ka shumë për tu thënë apo me Valonin që mezi pret të na rrefej për jetën dhe sukseset e tij që çdo i ri shqiptar do ia merr lakmi. I zoti i shtepisë me gotën mbushë verë të kuqe mu drejtua për dolli dhe me udhëzon që bisedën ta vazhdoj me Valonin sepse historia ime i talon të kaluarës ndërsa e Valonit i takon së ardhmës. Ky ka nevoj të shpalos arritjet dhe ambicjet e tij. Valoni tashmë i rryer me prezentime televizive nuk ngurron ti përgjigjet pytjeve të mija në prezencën e të gjithëve.
E nisë bisedën me Valonin në gjuhën shqipe me insistimin e tij edhepse ka lindur në Gjermani po deshiron ta sprovoj vetën me një gazetar se sa bukur dhe rrjedhshëm flet shqip.
Po si ke arritur të flasësh kaq bukur në shqip i derjtohem Valonit . Si mos të flas shqip kur të dy prindërit i kam pedagog. Babai prof i Historisë e nëna e muzikës . Shqipja në shtepinë tonë është e obligueshme,sepse vetëm në këtë formë lidhemi me atdheun ,Kosovën.
Menjëherë kalojmë në temën e aktrimit me Valonin e të tjerët na dëgjojnë thua se jemi në ndonjë studio televizive.
Si të lindi dëshira për artin e pyes Valonin. E nisa krejt rastësisht.Shikoja shumë filma dhe si fëmijë thoja me vete a thua edhe unë mund të bëhem si ata. Këtë pasion e kishte edhe një shok imi i klasës. Po ai kishte ambicje të bëhet regjisor.E nisëm si loj në shkollë.Unë aktor e ai regjisor.E bëm një film të shkurtër ku unë e luaja rrolin e bokserit. Ishte sprovë shakaje dhe hobi por që ma von talenti im iu ra në sy mësuesve të gjimnazit e u pëlqy edhe nga producent e dashamirë të artit. Nga loja nisi edhe angazhimi në projekte tjera televizive.
Angazhimin e parë arrita ta realizoj në Serialin Televiziv “ Alles Was Zält” në Televizionin Gjerman RTL me regjisor Andreas Stenschke. Ishte hera e parë që unë lozja përkrah artistëve profesionistë në rrolin e një të riu që e humb nënën nga një fatkeqësi komunikacioni. Një rrol shumë emocional.
Kritika më vlerësoj shumë dhe më dha kurrajo dhe besim që ti përkushtohem këtij profesioni.
Tani prisja ndonjë angazhim të ri ngase i pari më dha optimizëm. Nuk vonoi dhe erdhë angazhimi tjetër. Këtë herë për film dhe ate në Filmin”Plünderisch”që trajton temën sociale.
Në pyetjen time se si ndihet në mesin e artistëve profesionistë apo edhe atyre amator si një i huaj që ka arritur të depërtoj vetëm në saje të talentit,dhunti e zotit apo punës.Valoni me përgjigjet:
Të dyja bashkë edhe puna dhe angazhimi dëshmojnë talentin tim në skenë dhe film. Angazhimet e mia në Serialet “Alles Was Zählt” RTL, ”How to sell drugs online/fast/” Netflix. ”Aktenzeichen XY” ZDF, ”Bettys Diagnose” ZDF si dhe në Filmin “Plünderich” WDR janë shpresa ime që një ditë të marrë ndojë ofertë edhe më me peshë dhe të shpalosë talentin tim edhe më tepër se deri me tashë.Unë kam lozur edhe në filma të shkurtër siç janë “Are we letting go”, “Way Out”,”Morast” pondoshta këta kanë qen motiv për sprovimin tim si artist.


Edhe pse i ri në moshë Valoni ka njohuri për artin shqiptar dhe artistët të cilët i zë në gojë si model që dëshshiron një ditë të jetë në ndonjë rrol së bashku me ta. Me plot mburrje prej shqiptari përmend idhujt e tij shqiptarë si Bekim Fehmiu,Bruno Shllaku, Robert Drenika,Nik Xhelilaj,Astrit Kabashi,Yllka Gashi e shumë e shumë aktor tjerë.Ka simpati të veçant për artistin gjerman Daniel Brül. I pelqen zhanri dramatik,aksion.
Për Valonin me nota të larta flet edhe kritika e në veçanti regjisori i flimit”Plünderich” zotëri Tim Kochs i cili talentin e Valonit e vlerëson si një të ri që eshtë i pasionuar pas filmit me një përkushtim intelegjent i cili do arrijë majat e artit dhe të filmit dhe një ditë shumë shpejt Valoni do jetë një emër i kërkuar në film sepse ky zhanërr i flen në shpirt. Nga ambicja që Valoni ka për artin ka filluar të shkruaj një skenar për një film të ri me një regjisor tjetër por këtë projekt mendon ta përgadisë sa më mirë për çka i duhet shumë kohë.
E sa i përket angazhimit në ndonjë projekt shqiptar është i gatshëm dhe mëzi pret ftesat nga ndonjë regjisor nga vendet shqipfolëse.

Akademisë së Kosovës dhe asaj të Shqiperisë ! Zotërinjëve Gjinushi dhe Kraja !

0

Nga: Fahri Xharra, Gjakovë

Ju akademik që sorollateni kafeneve në orarin e punës, ky kryetari i joni bën Fjalor Enciklopedik për të fituar ndonjë euro, kurse ai kryetari i Akademisë së Shqipërisë, i harxhon miliona lek ne “Hotel Plaza” me të gjithë akademiket për të ndjekur kurset se si të mbrohen nga pandemia e Covidit , nuk e thonë asnjë fjalë për sulmet sllave ndaj prejardhjes sonë . Tekstin po e postoj në “bosanski “ ( serbisht, origjinal si është shkruar ) duke llogaritur që Kryeakademiku i Kosovës është i Krajës dhe di serbisht, kurse zëvendësit të dikurshëm të Ramiz Alisë , Gjinushit le t`ia përkthejë Baton Haxhiu, sekretari i Rames.

Lexuesit le ta shfrytëzojnë Google-n

Nama Ilirima nisu sudbine iste, pa nam ni prica nije ista.
Meni moja vjera, jezik i nacija, a vama vasa.
Niko ne mora biti moje vjere, jezika i nacije, pa samim tim ni ne dopustam da mi iko odredjuje ko sam , sta sam i koje sam loze. Loze sam bosanske plemenite i ponosne.
Bosanske Loze koja nikad drugima i razlicitima od sebe nije cinila zlo.
Za Hrvatsku i Srbiju znam da zele po pola dio bosanskog kolaca, nije ni vrijeme u pitanju kad ko sta , a to je dokazano da zele. E sad hoce li ga dobiti? Nece.
Zato zalud im trud.
Ono sto se kuha je pitanje sta sad Albanija hoce? I Albanci?
Kad govorimo o ilirskom jeziku koji je bosanski jezik, dakle moj maternji jezik za koji imam dokaze da je to ilirski jezik, nerazumijem ove Albance koji tvrde da je ilirski jezik njihov albanski jezik?! Kako to kad ih ni rijeci ne razumijem. Albanci koji smatraju da je ilirski jezik danasnji albanski jezik nek iznesu dokaze o tome. I to dokaze unazad 300, 400 ili 500 godina. Gdje su dokumenti, knjige , prilozi na ilirskom jeziku da bi ga mogli uporediti sa albanskim i reci jest to je to! Imate li dokumente ovog tipa? ( Jasmina Muranović Lepuzanović ) nga Ilirskim tragovime
(https://www.facebook.com/photo?fbid=1438758883188548&set=gm.1188622234996908

Me plotë përgjegjësi:

Fahri Xharra, më 01.01.2022

Kisha në fshatin Vinarci i Epërm të Mitrovicës

Dr.Sc. Pajazit Hajzeri, Mitrovicë

Abstrakt:

Nga rezultatet e terrenit, në çdo fshat (është fjala për fshatrat e rrethinës së, Mitrovicë), ku shkon është pothuajse e pamundur mos të takosh toponime dhe mikrotoponime që lidhen me besimin e kultit katolik në një të kaluar historike”. Ndër toponimet dhe mikrotoponimet më të shpeshta që hasim janë: “Muret e Kishës”, “Kroni i Kishës”, “Birat e Kishës”, te “Kisha e vjetër”, etj. janë vetëm disa nga emrat e vendeve, të cilat sjellin një pasqyrë të ekzistencës së kishave në gjithë rajonin e Mitrovicës dhe më gjerë.

Si rezultat i kësaj ne njoftohemi për të kaluaren katolike të paraardhësve të këtyre trevave, një ndër to është edhe fshati që do flasim dhe fshatrat përreth.

Kisha si aset i Trashëgimisë kulturore ka një rëndësi të madhe në këtë regjion po ashtu e  pasqyron artin e ndërtimit, besimin e kahmotshëm dhe fanatizmin për ta ruajtur të patjetërsuar dedikimin e ndërtimit, edhe pse pelegrinët e saj tashmë kishin ndrruar kahje në besimin e tyre nga të krishter në islam.

Fjalët kyqe: Toponim 1, kishë 2, art 3, arkitekturë 4.

                        Vendbanimi, shtrirja dhe pozita

Fshati Vinarc shtrihet rreth 6 – 7 km. në perëndim të Mitrovicës dhe ndahet në Vinarcin e Epërm dhe në Vinarcin e Poshtëm. Kisha për të cilën ne do të fokusohemi, gjendet në Vinarcin e Epërm.

Vendbanimi i takon tipit të shpërndarë. Vinarci është një prej vendbanimeve më të vjetra të kësaj treve. Kjo dëshmohet me gjurmët e shumëta në mbarë lokalitetin e këtyre dy vendbanimeve.

Në këtë vendbanim janë gjetur disa objekte – gjetje arkeologjike që dëshmojnë vjetërsinë e tij. Në bazë të gjetjeve spontane të eksponateve të ndryshme arkeologjike të shtynë të mendosh se vendbanimi ishte i banuar nga koha antike (mirëpo, nuk kemi gërmime arkeologjike të mirëfillta që janë kryer në këtë lokalitet), por vetëm duke u bazuar në gjetjet e rastit dhe në bazë të legjendave të përcjella brez pas brezi.

Nëpër fshatin Vinarc, dikur kalonte rruga kryesore që shkonte nga Mitrovica për Pazarin e Ri, lumi Ibër kalon përgjatë gjithë fshatin nga ana jugore, ku i ofronte ketij fshati dhe fshatrave nga të dy krahet si Qabra dhe Gushavci toka shumë pjellore nga ana verore kishin edhe vise gjysmë të larta malore.

Afërsia me Ibrin, tokat pjellore, rruga kryesore, kullotat malore e bënë këtë fshat të përshtatshëm dhe ndoshta si qendër kishtare në periferi të Trepçës dhe Zveçanit, e them këtë pasi që kisha në fshatin Vinarc daton shumë kohë para themelimit të qytetit të Mitrovicë.

Në fshatin Vinarc afër rrugës Mitrovicë – Kollashin, tek vendi i quajtur “te Ledinat” janë gjetur copa qeramike, enë të ndryshme, copa tjegullash të vjetra, gurë varresh dhe kocka njerëzish, etj. Në pjesë të tjera të fshatit janë gjetur edhe themele të vjetra që japin dëshmi të një vendbanimi të vjetër[1].

Kisha në Vinarcin e Epërm

Objekti më i vjetër në fshatin Vinarc i Epërm, është kisha katolike në majë të një bregoreje të fshatit. Kjo kishë është e ndërtuar nga materiali ndërtimor: gurë dhe materiali lidhës gëlqerorë. Sipas gojdhënave të popullatës, kishën e kanë ndërtuar “rimët”, “rimlanët” (romakët) në antikitetin e vonë. Ndërsa sipas stilit të ndërtimit kisha i takon shek. XIII – XIV.

Kisha e Vinarcit të Epërm, është me një anëjat, e cila përfundon me një absidenë rrethore.[2] Popullsia këtë monument të kultit të krishterë e ka ruajtur edhe pse e gjitha është e besimit islam. Popullata e fshatit Vinarc nuk i lejoj serbet të bënin ndërhyrje dha ta përshtatnin, duke i dalur në mbrojtje kësaj kishe, pasi që kishte tentime disa herë për ta tjetërsuar sidomos gjatë viteve të 90-ta, kur Kosova ishte e pushtaur dhe nën masa të rrepta policore dhe ushtarake serbe.

Kisha si monument kulture, është e lënë pasdore dhe në mëshirë të natyrës pa përkujdesje institucionale, përveç të tjerash asnjëherë nuk janë bërë gërmime arkeologjike për të përcaktuar lashtësinë e saj. Kisha ka një sipërfaqe rreth e përqark, me një oborr ku mendohet se një pjesë e tij është e mbushur me varre të vjetra.

Kisha e Vinarcit, është e ndërtuar në një bregore në rrjedhën e majtë të lumit Ibër, në largësi rreth një kilometër nga lumi dhe me një pozitë shumë të favorshme mbi fshat. Kisha është e përbërë nga një ndërtesë, e cila nuk përciellet me asnjë ndërtim tjetër, hyrjen e ka nga perëndimi, ndërsa nga lindja përbëhet nga një absidë.

Kisha ka një hapësirë prej 5.30 m. ana jugore, ndërsa ana veriore 5.40 x 4.90. Ajo relativisht është e vogël dhe ka një sipërfaqe prej rreth 25 m2.[3] Është e ndërtuar nga materiali ndërtimor gurë dhe material lidhës gëlqeror. Në raste më të rralla, janë përdorur edhe tullat. Në pjesën e brendshme të kishës, dyshemeja është tërësisht e rrafshët, ndërsa tavani është në formë harkore (qemer) të zgjatur nga hyrja deri në pjesën fundore, në pjesën fundore apsida del jashtë murit në formë gjysmë rrethore. Si brenda ashtu edhe jashtë, është e suvatuar me llaç gëlqereje dhe e gëlqerosur me gëlqere të bardhë. Nuk mund të vërehet asnjë afreskë murale në murin e brendshëm, përveç një papastërtie krijuar nga tymi i zjarrit të ndezur nga njerëz të ndryshëm për arsyet të paqëllimta për ta dëmtuar, por për ngrohje gjatë ditëve të ftohta, duke e kullotur bagëtinë rreth kishës.

Kisha, përveç derës në formë harkore, në muret anësore, përkatësisht në murin jugor, ka një dritare të siguruar me grila të hekurta me dimensione 0.83 x 0. 50 m. dhe një dritare në formë frengjie e njëjtë me frengjitë e kullave me dimensione nga brenda 0.53 x 0.38 m, ndërsa nga jashtë me dimensione 0.38 x 0.10 m. Po ashtu në pjesën fundore të kishës, pikërisht në hapësirën e absidës gjendet një dritare në formë frengjie me dimensione nga brenda 0.35 x 0. 53 m. dhe nga jashtë 0.10 x 0.53 m., ndërsa ana veriore dhe ana perëndimore nuk kanë hapësira në formë dritareje.

Brenda kishës në anën lindore, në anën e djathtë të anjadës, kemi një dollap në formë katrore me dimendione 0.53 x 0.72 m, ndërsa në anën veriore kemi një dollap në formë harkore

me dimensione 0.40 x 0.45 m. Dera ka dimensione 1 x 2.70 m. ndërsa trashësia e murit është rreth 0.60 m.

Kulmi i kishës është i ndërtuar nga gurët dhe ka dy ujëra, me shtresën më të lartë të mbuluar me llaç cimentoje. Në pjesën fundore të kulmit, pikërisht mbi anjadë, ka pasur një kryq, i cili është i dëmtuar, ndërsa mbi derë në hyrje gjithashtu, ka pasur një kryq në mur, i cili ishte dëmtuar shumë.

Kisha e Vinarcit, për nga hapësira nuk lejonte të mbante numër të madh besimtarësh, mirëpo u shërbente banorëve të kësaj ane për t’i kryet shërbesat fetare, derisa popullsia ishte e ritit krishter. Aty pranë kishës para disa dekadash, dalloheshin qartazi disa varre të vjetra, por që tani janë rrafshuar dhe nuk dihen as ku kanë qenë.[4] Fillimisht, kisha u shërbente banorëve të fshatit Vinarc dhe fshatrave përreth, për t’i kryer ceremonitë fetare dhe për të pagëzuar fëmijët, ngase fshati ndodhej disa kilometra larg qendrave urbane.

Është interesant fakti se banorët e fshati Vinarc as sot nuk kanë objekt kulti (Xhami) për shërbesat e veta, mirëpo këtë kishë e kanë ruajtur dhe nuk e kanë shndërruar në objekt kulti islam, siç kemi raste të shumëta të konvertimit të objekteve të kultit nga kisha në xhami ose anasjelltas[5].

Praktika e konvertimit të monumenteve të kultit në Kosovë, është një praktikë e hidhur me të cilën dëmi më i madh u është bërë objekteve të kultit të krishterë duke i kthyer në objekte të kultit ortodoks sllav nga strukturat pushtuese serbe në Kosovë deri në vitin 1999.

Gjatë gërmimeve të bëra përreth kishës së Vinarcit për largimin e lagështisë dhe evitimin e shkatërrimit të kishës, puntorët kanë hasur në varre pranë mureve të kishës, Kjo gjë dëshmon se oborri i kishës ishte i mbushur me varreza, që sot është vështirë të identifikohen pa gërmime arkeologjike.

Konkluzion

Monumentet e trashëgimisë kulturore që i përkasin kultit do duhet të kenë një trajtim dhe një kujdesë shumë më të madhe nga institucionet përkatëse shtetërore pasi që pasqyrojnë një kulturë sa shpirtërore aq edhe kombëtare mbi historinë e rrugtimit të popullit tonë nëpër duar të pushtuesve të ndryshëm dhe presionin e vazhdueshëm dhe shumë të madhe për të kaluar nga një besim fetar në tjetrin. Prandaj, edhe pse popullata kishte kalur në besimin e ri që tashmë e ka, ate islam, me shumë fanatizëm e ruajti këtë objekt fetar që i përkiste një besimi të shkuar por asnjeher të harruar.


[1] Jusuf Osmani, “Vendbanimet e Kosovës, Mitrovica, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku”, Prishtinë, 2003, pp. 124, 125.

[2] F. Dranҫolli, N. Halimi, V. Aliu, A. Zeneli, “Trashëgimia e evidentuar e Kosovës, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit”, Prishtinë, 2003, p. 189.

[3] Isa Behrami, “Lugina e Ibrit të Epërm”, Mitrovicë, 2012, p. 178.

[4] I. Behrami, op. cit. p. 178.

[5]Enis Kelmendi, Pajazit Hajzeri, The Religious Coexistence of Albanians – a Good Experience for the European Union, International Conference, Balkan and Baltic States in United Europe – History, Religion  and Culture II, Balkan Ethnology Department, Institut of Ethnology and Folklor Studies with Ethnographic Museum, Bulgarien Academy of, Sciences, Sofia, Bulgari, 2014, p. 47.

Vrap , në teposhtëze!

1
Në foto shihen Ish-kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, (tashmë president turk) me Hashim Thaçin dhe Naim Tërnavën duke u lutur… Ku dhe per çka?
Afrim Musliu, Suedi
Në njërën anë dalin “arnautët” me propaganda islamiste se “çdo javë me mijëra europianë katolikë e protestantë konvertojnë në fenë islame”, e ndër ta na qenkan edhe shumë nga shqiptarët katolikë. Pra, duke mos i përmendur fare as shqiptarët e as popujt tjerë ortodoks. Se ne shqiptarët jemi 95 përqind “myslimanë” etj, etj. Ndërsa në anën tjetër, dalin disa me propagandat se shumë shqiptarë po i kthehen besimit të stërgjyshërve tanë katolikë.
E tërë kjo bëhet për joshje të shqiptarëve që doemos t’i takojnë ndonje religjioni, ngase religjionet funksionojnë njejtë sikurse edhe partitë politike. Disa nga taborri islamist shkojnë edhe më larg dhe thonë se stërgjyshërit tanë ishin shumica ortodoks, me qëllim që të na mbajnë sa më të ndarë nga shqiptarët katolikë, njejtë siç na mbanin vezirët turq e imamët qerkezë gjatë pushtimit pesëshekullor osman, e gjatë një shekulli pushtimi serbosllavë, të cilët na thonin se “feja islame më të afërt e ka sllavin se latinin” dhe “kur kalon latini, myslimani për me ruajtë fenë duhet të fshihet pas trupit të sllavit për mos me u përpjekë me latinin”. (* llatin i quanin shqiptarët katolikë)
Unë si Afrim, as nuk jam mysliman, as katolik, e as ortodoks! As babë e as babëgjysh nuk i kam pasë fetarë. Kam lindur si shqiptarë në frymëzim kombëtarë të trashëguar nga babë, babëgjysh e stërgjysh. Assesi në frymëzim fetar. Ekstremizmin e çfarëdo forme çdoherë e kam kundërshtuar. Jo vetëm ekstremizmin fetarë, por besa edhe atë nacionslist. Unë jam për atdhedashuri, e jo për nacionalizëm, të cilin e konsideroj si tejet të dëmshëm.
Shumë më janë hidhëruar pse nuk jam rënditur pas turmave. Disa, madje, shkuan aq larg saqë më etiketuan me fjalë të ndryshme të cilat jam mëse i bindur se ata vetë nuk ua dijnë kuptimin, por vetëm e kanë ndëgjuar apo lexuar diku nëpër portalet indoktrinuese islamiste. Çdoherë i kam injoruar ato etiketime sepse nuk është me rëndësi Ç’KA të thotë dikush, por me rëndësi është se KUSH ta thotë.
Unë, si qytetarë i lirë i kësaj bote, çdoherë e kam shfrytëzuar të drejtën time të jam ai që jam dhe asnjëherë nuk kam ndjekur as turmat e as imponimet. Sepse, turmat i ndjekin insektet, ndërsa imponimet fëmijët e vegjël e ende mentalisht të pazhvilluar. Unë çdoherë e kam ndjekë intuitën, dëshirën dhe vullnetin tim personal dhe atë çka unë e shihja dhe vlerësoja si të drejtë e të vlefshme. Këtë e bëjë edhe sot e në vazhdim e deri në frymën e fundit.
Pra, me babë, babëgjysh, stërgjysh e më larg jam shqiptar dhe vetëm shqiptar dhe dëshira më e madhe e jetës sime është që në këtë vend të huaj edhe gjeneratat pas meje të mbesin shqiptarë! As katolikë, as myslimanë, as protestantë… por vetëm SHQIPTARË! Kjo ishte një paraqitje se si funkcionoj unë si individ.
Tani të kalojmë tek problematika shoqërore për këtë çështje e që e ka marrë teposhtëzen me një vrap e shpejtësi tmerrësisht të madhe! Para ca ditëve e lexova një shkrim të bukur nga i nderuari z. Gani Mehmetaj, i cili e përshkruante aq bukur se si Presidenti Rugova ishte kryqëzuar nga Papa Gjon Pali II dhe është pagëzuar me emrin Pjetër. Theksi i shkrimit të z. Mehmetaj nuk ishte konvertimi i Presidentit Rugova në besimin katolik, por ishte si vërejtje për klasën e sotme politike të cilët flirtojnë për vota me BIK-un dhe komunitetin e ri mysliman të krijuar në Kosovë tash e dhjetë vite. Pyetja me vend e z. Mehmetaj ishte se si Presidenti Rugova i cili asnjëherë nuk flirtonte me BIK-un dhe komunitetin mysliman e i cili ia mbylli dyert Turqisë dhe vendeve arabe, e i cili përqafoi besimin katolik dhe ishte i afërm me Papatin dhe Vatikanin dhe botën perëndimore, prap se prap në çdo zgjedhje merrte shumicën e votave të shqiptarëve të Kosovës dhe ishte i pranuar e i respektuar edhe nga të gjitha trojet tjera shqiptare, përfshirë këtu edhe shqiptarët në Maqedoni dhe Luginë, të cilët sot janë të islamizuar e osmanizuar tmerrësisht.
Poshtu z. Mehmetaj pyeste, përse klasa e sotme politike aq shumë rëndësi i japin flirtimit me komunitetin mysliman dhe aq shumë e faktorizojnë atë, kur në epokën jo fort moti të Rugovës kjo fare nuk kishte rëndësi?!
Presidenti Rugova thoshte: “Është rrezik kur cilido religjion fillon të bëhet politikë.” Andaj, në epokën e Tij religjioni kurrë nuk zuri vend në politikë. Këtë e çmonin edhe vendet perëndimore, të cilët falë politikës së mençur së Rugovës edhe na çliruan nga robëria shekullore e na krijuan shtet të pavarur e sovran me Kushtetutën me demokracinë dhe lirinë më të përsosur në botë. Pra, si shtet sekular!
Naim Tërnava në varrimin e nënës së Erdoganit …?! 
Kjo që po ndodhë sot në Kosovë me këtë çoroditje fetare, fajin kryesorë e bartin klasa politike e Kosovës të cilët në peshkimin e votave, fenë islame e shndërruan në një faktor shumë të rëndësishëm politik në Kosovë. I’a hapën dyert Turqisë dhe vendeve arabe. Madje edhe Iranit e Pakistanit. I’a hapën dyert islamit politik.
Aspak i kujdesshëm … Demagogu Lutfi Haziri duke u falur në një xhami të Gjilanit.
Nuk mungojnë as postimet e politikanëve me klerin fetar të BIK-ut dhe me ata imamët ekstremë e të “pavarur”, vizitat e tyre nëpër objekte fetare të “shumicës myslimane”, e deri në pjesëmarrje nëpër lutje të premteve (xhumasë), të cilët na servojnë si diçka të rëndësishme për kandidimin e tyre. Absurde dhe totalisht e parëndësishme për trurin e shëndoshë! Sot, ndikimi turk është aq i madh në Kosovë, saqë presidentja e vendit si dhe ministri i mbrojtjes së Kosovës kërkojnë anëtarësim në NATO nga ministri turk, e jo nga çlirimtarët, gardierët dhe krijuesit e Kosovës dhe ushtrisë së saj, SHBA-të.
Albin Kurti me Naim Tërnavën
Sot, aq i madh është ndikimi turk, arabo-aziatik, e me ata edhe i komunitetit të faktorizuar mysliman në Kosovë, saqë kryeministri i Kosovës del dhe e citon profetin arab, Mohammedin, dhe thotë se “shqiptarët ditën ta ruajnë islamin gjatë dekadave…”. Me këtë deklaratë, ai automatikisht i futë shqiptarët në të njejtin thes me ”mbrojtësit e islamit” si jihadistët, muxhahedinët, Hamasin, Hizbollahun, talibanët dhe IS-in, të cilët thirren në mbrojtje të islamit. Madje edhe duke vrarë qytetarë me bomba-jelekë dhe armë të ndryshme nëpër vende perëndimore ku kanë gjetur liri dhe demokraci të pakufizuar. Organizata të klasifikuara si ekstreme e terroriste edhe nga BE-ja e edhe nga SHBA-të.
Ibrahim Rugova me Papa Gjon Palin e II-të
Komisioneri i BE-së për zgjerim, hungarezi Olivér Várhelyi, para ca ditëve tha se, “myslimanët e Bosnjës, Kosovës dhe Maqedonisë Veriore janë problem për zgjërimin e BE-së në Ballkanin Perëndimorë”. Në mbështetje të kësaj deklarate doli edhe kryeministri hungarez, Victor Orban. Ndërsa liderët tjerë të BE-së nuk reaguan fare, gjë që kuptohet se atë deklaratë e mbështesin në heshtje. Ai poashtu e potencoi edhe ndikimin e Turqisë dhe vendeve arabe në këto vende si problem të madh për Bashkimin Europian.
Ndërsa Serbia është vetëm një hap në prag të anëtarlsimit të saj në BE. Këto janë pasojat e shndërrimit të religjionit së “shumicës” në një faktor të rëndësishëm politik – nga vetë klasa politike e Kosovës.
Këto janë pasojat e ndërtimit të pakontrolluar e të panevojshme në dekadën e fundit të mijëra xhamive nëpër trojet tona. Këto janë pasojat e ndikimit turk e arabo-aziatik në trojet shqiptare. Këto janë pasojat e flirtimit të klasës politike me komunitetin e formuar mysliman dhe faktorizimin e religjionit në politikën shtetërore. Këto janë pasojat e islamit politik në trojet shqiptare.
Kur vrapon në teposhtëze vështirë është të ndalesh. Kur mundohesh me frenu, atëherë rokullisesh në teposhtëze me pasoja e lëndime të mëdha trupore. Njejtë gjindet edhe kombi ynë në një vrap të shpejtë në teposhtëze e drejtë humnerës dhe theçafjes kolektive.
E tëra kjo për shkak të flirtimit të klasës politike me një religjion të cilin shqiptarët nuk e kanë me të leme, por me të bleme. Për shkak të indoktrinimit të fesë islame në trojet tona. Për shkak të islamit politik në trojet shqiptare.
Mjaft më!
Kthjelluni!
Më mirë vonë se kurrë!

Iku viti i vjetër dhe erdhi i Riu, por ne do të vazhdojmë t’ua shqyejmë maskat njerëzve të këqinj

0
Nga: Xun Çetta
Për vendin dhe kombin tonë, të gjithë, bash të gjithë, tërë jetën kemi bërë, por mjerisht jo pak nga ne, vetëm keq e zi kanë bërë dhe mjerisht po vazhdojn ti sjellin të këqija vendit, gjakut tonë të cilin jo pak e kanë helmuar dhe jo leht tani më e kuruar.
Lufta për çlirimin e vendit ka mbaruar, u pa krejt kush qka kemi bërë e punuar, por ja se lufta ndryshe mjerisht po vazhdon, kjo është një betejë tjetër të cilën duhet gjithësesi ta fitojm. Në këtë betejë nuk ka pardon, ngase kjo pastaj po na kushton.
Vertetë jemi në një situatë të vështirë ku nuk mund ti bëjsh bashkë të gjithë njerëzit e mirë ngase të këqijt, fal lirisë, jan zgjidh dhe tani po lehin e hajn gjithë çfarë u ka mbet, madje edhe duan që në histori ata ti fusim ne vet !!!.
Larg duart nga ky krim i cili nuk ka emer tjetër veqse mallkim. Unë nuk dua të mallkoj e as të jem i mallkuar për vendin tim, më të keqin në emer të bashkimit kurr nuk dua bashkëpunim.
Toleranca e madhe, perkdhelja e askushave për ti rreshtuar në rrugë, mjerisht gjithë neve na ka futur nen rrugë dhe sot kjo rrezikon të na kushton, një rrezik ky të cilin as Serbia nuk ka mundur të na bënë.
Politika e sotme nuk donë transparencë e as sinqeritet, por ja se unë isha ky vet dhe pa politikë e them, nga tani, nuk dua me më fal kush për gjithë çfarë vendit i kam bërë apo vazhdoj ti bëjë keq, dhe anasjelltas, kurr nuk kam kujt më ja fal ngase kam gabuar kur kam dasht që më tolerancë të gjithë më i rreshtuar vetëm për vendin më punuar. I pa besi në këtë tolerancë, po del se ka perfituar, ka mjaftuar vetëm i lirë më u shoqëruar.
As ata, që më pa të drejtë kundershtar politik kanë vrar, nuk jan më kriminel sesa këta të cilët kudo, më politikat e tyre porosi, interesin e vendit dhe historinë tonë janë duke e ther.
Ti i keq kudo që je, nga ky fillim viti të lutëm më rri në distancë ngase unë kriminel nuk jam, por edhe më duruar sa durova, mendjën nuk e kam.
Kam thënë dikur dhe po e thëmë :Vitrinat e librarive dhe aty këtu bibliotekave po mbushën më botime të gjithëanshme, libër të keq nuk ka, kështu kanë thënë por, kur ato botime historike diku, diku shkrime më para, biejn në kundershtim më realitetet e shkruara më aq mund e sakrifica faktësh, aty jo vetëm se mbytet vlera, por lexuesin e gjeneratave e fut në luftë të re klasash e ky, del një krim tjetër më vonë i cili vendit prap i kushton. Kush shkruan dhe bënë historira më para, denimin neser do ta ka.
Ky ishte mesazhi im i sinqert për këtë fillim viti dhe të tillë do të jenë gjithë ata të cilët për vendin do vazhdojn të bëjn, a këtë realitet publik si unë, nuk do t`ju thojn juve të këqinj që bash askund vend nuk doni më na lënë, fal lirisë që u kemi dhënë.
Pakicë dua të jem, por realitetin në kohën e duhur dua ta thëm, kujdesë çfarë po bëjmë.
Luzern, me 01.01.2022

Trashëgimia shpirtërore e Monsinior Dr. Zef Oroshit (1912-1989)

0

 


Tomë Mrijaj

  • Një monument mirënjohje i Mons. dr. Zef Oroshit në
    Lezhën e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit

Jeta e një njeriu të shquar ka më shumë ngjarje dhe episode, pika kulminante, që lanë gjurmë të pashlyeshme ndër dekada, në historinë dhe ndërgjegjën e komunitetit tonë të madh shqiptaro amerikanë. Tre dekada histori e lavdishme, të një pune dhe misioni të madh brenda komunitetit tonë, mbetet jeta dhe veprimtaria e pasur e klerikut të shquar mons. dr. Zef Oroshit, themeluesit të Kishës së Parë Katolike Shqiptare në SHBA, me emrin kuptimplotë “Zoja e Këshillit të Mirë” (sot “Zoja e Shkodrës” në Harsdale New York), e cila për shumë dekada mbeti dëshmitare e gjallë e shumë përpjekjeve të vazhdueshme të themeluesit të saj, për të bashkuar dhe mbajtur pranë votrës së dashur të Zotit të gjithë bijtë e shqipes, të shpërndarë për arsye të ndryshme udhëve të botës.
Mirënjohja, si gjest fisnikërie është karakteristikë e kombit shqiptar, që e kanë shoqëruar brezat njeri pas tjetrit. Ne, sot me nderim dhe respekt rikujtojmë me nostaligji bariun tonë shpirtëror mons dr. Zef Oroshin, që është vetë historia e komunitetit shqiptar në SHBA.
Sa herë që shkon në kishën Zoja e Shkodrës këtu në Harsdale New York, edhe sot në natën e Krishtlindjes 2021, në orën 12:00 të natës dhe në situatë kohë epidemie mbarëbotërore të Covid-19, sheh me kënaqsi shqiptarët me makina dhe familjarisht të bashkuar si çdo të diele, që festojnë me gëzim festat e mëdha si Krishtilindjet dhe Pashkët.
Kisha e jonë ishte e tejmbushur nga besimtarët shqiptarë të komunitetit tonë: katolikë, muslimane dhe ortodoks, të cilët ishin mbledhur në këto ditë të ftohta dhe dëgjonin me kujdes predikimin e thënë me shumë emocione nga meshtari i nderuar I Përndershmi dom Pjetër Popaj, i cili me devocion po ecën në gjurmët e rrugës binomit fetarë dhe atdhetarë, të hapur me shumë mund, sakrifica dhe përkushtim nga bariu ynë i shquar shpirtëror mons. dr. Zef Oroshi.


Dhe pikërisht kjo ishte dhe mbetet një nga synimet finale dhe meritë e madhe dhe largpamëse e meshtarit të paharruar, liderit tonë dhe intelektualit erudit, themeluesit të kishës së Parë Katolike Shqiptare në SHBA, të paharruarit mons. dr. Zef Oroshit.
Për të nderuar dhe vlerësuar punën dhe përkushtimin e tij prej shumë dekadash për Fe e Atdhe, kisha menduar që krahas 4 librave që kam botuar, për jetën dhe veprimtarinë e tij këtu në SHBA, si një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij, të fillojmë me miqët dhe të afërmit e tij në Lezhë dhe Mirditë, që të bëjmë realitet ëndrrën time, për të vendosur në përjetësi monumentin e prelatit tonë në këto dy qytete, me një histori të lashtë të popullit shqiptar.
Me mikun dhe gazetarin e mirënjohur të komunitet tonë Beqir Sina, ishim bërë gati të shkonim në Lezhë. Ne i kishim prerë biletat, se do të ishim atje me 23 nëntor 2021, që korrespondon me ditëlindjen e personalitetit të shquar të botës shqiptare në atdhe dhe diasporë mons. dr. Zef Oroshit. Me gjithë përpjekjet tona të vazhdueshme, leja e vendosjes së monumentit të tij u vonua dhe kjo bëri që ne të anulojmë biletat e udhëtimit…
Sot më në fund, jam krenar e i lumtur, që kjo dëshirë që më vlonte në gji u bë realitet, mbas dy viteve luftë dhe përpjekje, për t’a kurorëzuar idenë dhe qëllimin tim fisnik, në bashkëpunim të ngushtë me meshtarin e palodhur historianin dhe pedagogun e shkollës Teologjike në Shkodër dom dr. Nikë Ukgjinin, familjen dhe farafisnin e tij në Lezhë dhe Mirditë.
Duhet ti kujtoj lexuesve shqiptarë kudo që janë, se vite më parë skulptorja profesioniste amerikane Carolyne D. Palmer i dhuroi falas kishës katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale New York, bustin kushtuar mons. dr. Zef Oroshit.

Mons dr. Zef Oroshi në vite…

Kanë kaluar tre dekada nga koha që prelati ynë i shquar Monsinjor dr. Zef Oroshi ndërroi jetë. Ai dje dhe sot mbeti përsonaliteti më i shquar i komunitetit shqiptaro amerikanë si një model i një njeriu shembullor, që la gjurmë drite të pashlyeshme në SHBA dhe Europë.
Për të shënuar këtë rast, ne dëshirojmë ta rikujtojmë atë, për përpjekjet e tij të palodhshme, për të ruajtur fenë katolike, identitetin kombëtar dhe trashigiminë kulturore të shqiptarëve në Amerikën e Veriut.
Mons. dr. Zef Oroshi, përshkroi veprimtarinë e shtypit katolik, që lulëzonte në Shkodër, gjatë vitëve 1930. Intelektualët më të permendur shqiptarë në mergim, ende me respekt dhe admirim e kujtojnë zhvillimin e diturive të ndryshme e të shkelqyeshme, që u botuan në qytetin e Shkodrës. Kështu ndër autorët më të përmendur ishin disa nga shqiptarët më të aftë dhe profesionistë. Revistatat në fjalë asokohe ishin: “Ylli i Mëngjesit” dhe “Zani i Shnanoit” të Etenve Françeskanë. “Leka”, “Përparimi” dhe “Lajmtari i Zemrës se Shejt” i Etenve Jezuite. “Kumbona e së dielës” dhe “Kulluesja”, që mbahej dhe drejtohej nga një grup  katolikësh shkodranë, me nji stil të këndshëm popullor.
Trinomi apo parulla udhëheqëse e përbashkët e shkollave Françeskane dhe Jezuite ishte: FE, ATDHE, PERPARIM. Perveç besimit (fesë) aty jepnin të gjitha lëndët mësimore. Të dy institucionet në fjalë i vinin rëndsi të veçantë, artit, letërsisë, teatrit, muzikës dhe traditave shqiptare. Ata, në mënyrë të veçantë u dalluan në përgaditjen e nxënësve në gjuhët e hueja dhe ato klasike, që ata ta kishin më të lehtë që të pranoheshin në universitetet europiane.
Mbasi mbaroi stervitjet (ushtrimet shpirtërore prej dy javësh, shenimi im T.M.), dom Zef Oroshi ndihet si meshtarë. Ai në vitin 1936 u dergua në Universitetin Propaganda Fide në Romë. Aty ai u bashkua edhe me 14 studentë të tjerë shqiptarë. Ky grup studentësh formoi një shoqëri letrare të quejtur: Shoqnia Letrare “Shën Asti”.
Studentët në fjalë, u kerkuan shkrimtarëve më të njohur shqiptare të asaj kohe, si: Fishtës, Mjedës, Koliqit, Haxhidemit, Pogradecit, Nolit e të tjerëve, tu dërgonin kopje të shkrimeve të tyre.
Shumica e aurorëve në fjalë u derguan atyre librat, të shoqëruara me letra inkurajuese në punën e tyre si shkrimtarë. Kur studenti Oroshi u zgjodh kryetar i Shoqatës Shën Asti, ai u kërkoi eprorëve të tij të ftojnë At Gjergj Fishtën si folës kryesor, gjatë një mbledhjeje me të gjithë shqiptarët studentë atje, për ta nderuar dhe vlerësuar me respekt poetin kombëtarë.
Mons. dr. Zef Oroshi me këtë rast, u takua për herë të parë me At Gjergj Fishtën O.F.M. Ai i mbaroi studimet bazë universitare në vitin 1938, ku u shugurua meshtarë.
Për arsye të fillimit të Luftës së Dytë Botërore dhe kur Shqipëria u pushtua nga Italia Fashiste më 7 prill 1939, meshtari i ri, u shqetësua shumë pse nuk u lejua të vazhdonte studimet e larta drejt doktorimit.
Atij iu kërkua të shërbente si ndihmës dhe sekretar i Abatit imzot Frano Gjini në dioçezen e Mirditës. Ai u emnue gjithashtu administrues i kishes se Shën Kollit në Spaç.
Gjatë kohës që dom Oroshi sherbeu si prift, ai e kuptoi se si mund të perfitonte dituni nga eprorët e mësuesit dhe profesorët e tij. Ai vuri re në mënyrë të plotë dhe e admiroi Abatin mons. Frano Gjinin, për këshillimet e tij të vlefshme, elokuencën, përvujtërinë, diturinë, urtinë, përkushtimin e tij fetarë dhe atdhetarë. Imzot Frano Gjini si abat i fundit i Miditës, u ekzekutua barbarisht, më 8 mars të vitit 1948, bashkë me 18 meshtarë dhe laikë të tjerë nga rregjimi komunist.
Monsinjor dr. Oroshi, kishte respekt për ipeshkvin Abat Preng Doçin e Mirditës, njeriun më largpamës e më të dijshëm i autoritetëve kishtare katolike dhe atdhetare.
Abat Doçi, i cili u internua për 20 vite nga qeveria otomane -turke, përpara Pavarësisë së Shqipërisë, ishte prifti i parë shqiptar që shërbeu në Newfoundland të Amerikës Veriore. Mbasi shërbeu dy vjet në Abaci dom Zef Oroshi u emrua prift i kishës së Shën Magdelenës në Ungrej të Mirditës.


Rreth vitit 1946, kur Ipeshkvi e caktoi dom Oroshin si këshilltar të dioçezit, përveç detyrës që bënte si meshtarë, Kisha Katolike ishte prekur keq nga faza e parë e persekutimeve, mbas luftës së Dytë Botërore, kur në Shqipëri vendoset komunizmi dhe ateizmi.
Dom Zef Oroshi, ishte në dijeni me detaje rreth ketyre ngjarjeve dhe shumë i kujdesshëm. Ai qendroi i vendosur për mbrojtjen e fesë, me gjithë dhunën dhe trazirat, që u bënë në atë periudhë nga komunistët dhe diktatura e re. Plani për arrestimin e tij qëllimisht, u shty për më vonë, për t’a zënë në kurth (befasisht).
Tregimi prej 75 faqesh në anglisht, rreth planit për arrestimin dhe ikjen e tij, vërteton deshpërimin, tmerrin dhe pështjellimin (disorientimin) e tij. Dom Zef Oroshi, u paralajmerua se do të arrestohej, gjatë kohës që thoshte meshën e shejte.
Ai mori disa gjëra, që përdoreshin për thënien e meshës. Ai u largua nga kisha, kur ishte duke thënë meshën dhe u bashkua në male me luftëtarët e lirisë, që vazhdonin me armë në dorë qendresën e fortë antikomuniste.
Dom Zef Oroshi, çoi meshë e i tha sakrametntet e shenjta me të gjithë luftëtarët antikomunistë në male për 7 muej, duke qenë kushtet atmosferike tejet të vështira, ku ai kaloi duke u fshehur nepër male bashkë me të arratisurit e tjerë.
Më në fund, ai bashkë me një grup luftetarë të lirisë, kaloi kufirin dhe hyri në Jugosllavi, në qershor të vitit 1951. Kërkesa e Oroshit për të thënë meshë, për shqiptarët katolikë nuk iu pranua nga autoritetet jugosllave, megjithë ketë, ai u lejua të rrinte në një famulli në Beograd dhe aty vazhdoi mësimet në Teologji dhe Filozofi, pranë Universitetit të Beogradit deri në vitin 1954.
Pas pak kohe, atij iu dha leja për tu larguar nga Jugosllavia, për të shkuar në Itali. Ai mbërriti në kryeqytetin italian në Romë…


Shënime:

Jeta Katholike Shqiptare, New York, 1966 f.1.
Në nderim të Shën Astius-it Ipeshkvi i parë i Durrësit i martirizuem, gjatë persekutimeve nga Parandori Troianius 98-117 mbas Krishtit.
Për të dhënat të tjera, në lidhje me martirizimin e Abatit imzot Frano Gjini, shiko Prof. Gjon Sinishta “Premtimi i Plotsuem, Nji Pershkrim Dokumentar i Persekutimeve Fetare ne Shqipni”, San Francisco California, Ignatius Press, 1976, f.91-94.
Mehem Mubarak “Abat Preng Doçi banues i parë shqiptar në Amerikë”, në Buletinin Katolik Shqiptar 1986-87.
Në vitin 1956 mons. dr. Zef Oroshi, botoi nji broshurë, për refugjatët shqiptare me titull: “Pasunia Shpirtnore dhe Mesimet e Doktrinës së Krishtenë”, Romë 1956.
Zevendsi i mons dr. Zef Oroshit, dom Rrok Mirdita u shugurua Kryeipeshkev i Durrësit e Tiranës, më 25 prill 1993 në Shkodër nga Papa Gjon Pali II.

NJI PËRSHKRIM I SHKURT I JETES SË MONSINIOR DR. ZEF OROSHIT

1912 (23 Nanduer) leu në Kaftall, Mirditë, Shqipni.
1927 Dom Engjell Serreçi S. J., vuni re zgjuetsinë e të riut Zef Oroshit dhe mundsinë e llojit të punës dhe e dergoi atë në Seminarin Pontefikal, Shkodër.
1936 u regjitrue ne Kollegjin e Propagandes Fide, në Romë të Italisë.
1938 mbaroi studimet bazë universitare në Teologji.
1940 mbaroi studimet pasuniversitare në Teologji dhe u shugurue prift nga Kardinali Fumasson Biondi, Prefekt i Kongregacionit të Shejt të Propagandes Fide.
1940 u kthye në Shqipni dhe u emnue nga abati i Mirditës asokohe imzot Frano Gjini si Sekretar i tij në Dioçezin e Mirditës. Ai njikohsisht u caktue si meshtar pranë kishës së Shën Kollit në Spaç të Mirditës.
1942 u emnue prift i kishës së Shën Magdalenës, në Ungrej të Mirditës.
1946 u emnue këshilltar i dioçezit të Mirditës, por tuej vazhdue gjithashtu detyren ne kishën ku shërbente.
1950 u bashkue me luftetarët e lirisë, qe vazhdonin qendresën kundër kununizmit dhe shërbeu si udhëheqës shpirtnor i tyne.
1951 u arratis në Jugosllavi, ku atje kërkoi tu shërbente katolikëve shqiptarë për çeshtjet fetare, por nuk u lejue nga regjimi serb në atë vend.
1952 u rregjistrue në Universitetin e Beogradit në degën e Filologjisë dhe Filozofisë.
1954 siguroi lejen për të shkue në Romë të Italisë.
1955 Kapidani i Mirditës Gjon Markagjoni i dërgoi garancinë, për të udhëtuar në Itali, ku atje u emnue si pergjegjes – kapelan, për të gjithë Refugjatët Katolikë Shqiptarë në Europën Perendimore. Ai gjatë kohës që ishte në Itali, u rregjistrue në Universitetin e Romës, ku vazhdoi mesimet në degen e Letërsisë dhe Filozofisë.
1956 botoi “Thesarin Shpirtnor dhe Mesimet e Doktrinës së
Krishtene”, në gjuhën shqipe, për refugjatët shqiptarë.
1958 u rregjistrue në Univrsitetin Angelicum në Romë, në landet e teologjisë, për tu pergaditun per mbrotjen e doktorës.
1960 u doktorue në Teologji dhe botoi në formë libër xhepi Ugjillin dhe Testamentin e Ri, simbas Shën Matteo.
1961 emigroi në Shtetet e Bashkueme të Amerikës. Ndejti nji kohe të shkurt në Boston, ku punoi në projekte ekumenike.
1962 formoi Lidhjen Shqiptaro-Amerikane në New York.
1965 u emnue me dekret zyrtar, si ndihmes meshtar i dioqezit të New York-ut, me të gjitha të drejtat dhe detyrat, simbas ligjeve kanunore kishtare.
1966 themeloi revisten “Jeta Katolike Shqiptare”, qe botohej njihere në tre muej, për të komunikue ma mire me njerzit.
1968 u emnue si ndihmes prift në kishën e Shen Rejmondit në Bronx.
1968 u bani thirrje të gjithë besimtarëve katolikë, muslimanë e ortodoks shqiptare për ndihmë, për krijimin e nji Qendre Katolike Shqiptare në Bronx. Përgjegjeja e shqiptarëve për krijimin e kësaj qendre ishte shembullore.
1969 me 15 Nandor u dha leja, që në kishën katolike shqiptare “Zoja e Këshillit të Mirë”, 4221 Park Avenue, Bronx, New York, të thuhej mesha e shejte.
1970 me 12 prill u shugurue kisha “Zoja e Këshillit të Mirë”.
1972-1973 Me këmnguljen e vazhdueshme të mons dr. Zef Oroshit, duke pa se famullia shqiptare po rritet në numër, Kryeipeshkvia e New York-ut, kërkoi në rrugë zyrtare, nga kryeipeshkvia e Tivarit në Mal të Zi të dergoj një meshtarë shqiptar, për të ndihmue meshtarin Oroshi.
1973 me 10 korrik Shkelqësia e tij Kardinal Terrence Cook e emnoi Monsinior dr. Oroshin administrator të kishës “Zoja e Këshillit të Mirë”.
1973 me 6 shtator i perndershmi dom Rrok Mirdita, erdhi nga Mali i Zi dhe filloi punën si meshtar i përhershme si ndihmës i Monsinior Oroshit.
1974 me 24 kallnor Papa Pali i VI i dha dom Zef Oroshit titullin Monsinior, në shej nderimi për veprimtarinë e tij për Bashksinë Katolike Shqiptare në Europë dhe SHBA.
1978 me 13 kallnor, mons. dr. Zef Oroshi botoi në gjuhën shqipe: “Shkrimi i Shejt, Katër Ungjijt dhe Punët e Apostujvet” në Vatikan, Romë.
1978 inagurohet kisha e re “Zoja e Këshillit të Mirë” (sot “Zoja e Shkodrës” në 361, West, Hartsdale Ave, Hartsdale, New York 10530).
1986 Monsinjor dr. Zef Oroshi, Themeluesi i Kishës së Parë Katolike Shqiptare në Hemisferën Perëndimore, SHBA doli në pension.
1989 me 15 mars mons. dr. Zef Oroshi ndrroi jetë, mbas nji semundje të pashërueshme, në Albert Einstein-Wesler të Qendres Spitalore Monefior në New York.

Katër persona ekzekutohen në Iran

0

Numri i ekzekutimeve të regjistruara ndërmjet 22 nëntorit dhe 21 dhjetorit 2021 arriti në të paktën 44. Shtatë ishin gra dhe tre ishin persona që kanë qenë nën 18 vjeç në momentin e arrestimit.

Rezistenca iraniane u bën thirrje edhe një herë Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe shteteve të tij anëtare të marrin masa efektive dhe praktike për të shpëtuar jetën e të dënuarve me vdekje. Çdo marrëdhënie me fashizmin fetar të Iranit që sundon vetëm me ekzekutime dhe tortura, është shkelje e rëndë e parimeve të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhe vetëm sa do ta inkurajojë këtë regjim për t’i vazhduar dhe intensifikuar krimet e tij. Drejtuesit e këtij regjimi janë përfshirë drejtpërdrejt dhe në mënyrë të vazhduar në gjenocid dhe krime kundër njerëzimit për katër dekada, dhe duhet të vihen para drejtësisë.