







Sinan Kastrati, Suedi
Ndoshta 31 dhjetori është data më e dashur që ka vitit. Më 31 dhjetor i shkruajmë në letër e i themi me fjalë, dëshirat tona që kemi për vitin e Ri, dëshira që nuk na u plotësuan vitin e vjetër.
Dikur dërgonim e merrnim panorama të shkruara në letër.
Edhe njerëzit e ”mëdhenj” e të ”vegjël”, më 31 dhjetor kanë dëshira të ”mëdha” e të ”vogla”.
Dikur Kadareja i madh, më 31 dhjetor, shkruante:
”T’u uroja maleve pleqëri të mbarë,
Fusha dhe deleve pjellori ;
Oxhakëve – tym të zi ,
Nënave – qumësht të bardhë,
Rrugëve – zhurma kalamajsh,
Të rënëve – qetësi ”.
Kush mundet më mirë me na urua me dëshirat më të mira si ai?
Ai nuk kishte telefona të mençur, nuk kishte as kompjuter. Shkruante në një makinë shkrimi, sigurisht më të përparuar të kohës……“Hermes Baby”, ku u shkruajtën dhe shtypën romanet që u shkruan asokohe, duke përfshirë këtu “Dimri i vetmisë së madhe”, “Prilli i thyer” e “Pallati i ëndrrave”.
Dhe desha, s`desha edhe unë fluturova në Tiranë e në Turjakë, dy vendet më të dashura për mua. Në Tiranë, hyra në apartamentin e Kadaresë dhe të Dritëroit.
Pash gramafonin e viteve të hershme e dëgjova muzikën e dadës Fitnete Rexha. Kadereja dëgjonte Michael Jacksonin, “Sting”-un, “ABA”-n, Elvis Presleyn etj.
Pash edhe Oxhakun dhe librat e ndaluara që lexonte Kadareja ….
Eh ”Oxhaku”, po kush s`e deshi “oxhakun”, nuset, muzikën e poezinë. Në turjakasit i deshëm edhe gocat tiranase.
Dhe dua të këthehem përsëri në Turjakë.
Në Turjakë, të gjitha shtëpitë kishin nga një, dy, tre e katër oxhaqe. Nuk kishim pllaka gramafoni me Michael Jacksonin, “Sting”-un, “ABA”-n e as me Elvis Presleyn. Në gramafonat tanë, në Turjakë, dëgjoja aktorët e njohur shqiptarë që recitonin poezitë e Rilindasve dhe këngët plot atdhedashuri të kënduara nga Bik Ndoja, Shyqyri Alushi, Fitnete Rexha, AZIZ NDREU (VIN PAMPURAT PER RRETH DETIT), Tom Nikolla (Halil Gashi nji djal i ri), Ndue Shytin, Luçie Milotin, bilbilin e Shkodrës, Dervish Shaqën, Salih e Feriz Krasniqin, Tahir Drenicën e Hashim Shalen …
Dhe sot, më 31 dhjetor, të gjitha fletët e shkapërderdhura në tavolinën time të punës, në bibliotekën time të vogël me librat e klasikëve, gjuhëtarëve në zë e historianëve të letërsisë, i shikova me dhemshuri dhe fillova edhe unë të shkruaj për dëshirat e mia.
Pasi mora disa dhjetëra urime nga Kosova, Shqipëria dhe Mërgata, e veçova një të E. K. “Besimi është diçka që nuk të lë kurrë në baltë dhe nuk të lejon asnjëherë të biesh.
Në vitin e ardhshëm, lutu që të mos e humbësh asnjëherë besimin.
Gëzuar Vitin e Ri 2022!”.
Iu uroj të gjithë turjakasve/seve, tiranaseve e tiranasve vitin e ri me sa më shumë dëshira të mira, të gjithë analfabetëve e akademikëve e barinjëve e bujqëve të Turjakës!
Turjakasi në mërgim
Sinan Kastrati, Suedi
31 dhjetor 2021, Malmö

Nga: Fahri Xharra, Gjakovë
Kjo thënje nuk është e tanishme por qarkullon në shkrimet serbe që nga koha e pas Konferencës së Shën Stefanit ; dhe qarkullon ende sot e kësaj dite . E tmerrshme! Kishte me qenë e vetmuar sikur mos t ‘ishte bartur në kancelaritë europiane dhe sikur mos t ‘ishin mbyllur sytë nga Europa; mbyllje syve me qëllim !sepse ne as atëherë e as sot nuk kemi mundur ta bindim Europën që nuk jemi mbetje osmane. Po ,po “mbetje osmane” !Kujt t`ia mbyllim gojën së pari ? Europës “dashakeqe” , serbit , grekut apo shqiptarit dashakeq ?
Serbet shkruajnë edhe sot: “Kështu turqit në luftën e tyre kundër serbëve i angazhuan serbet e islamizuar dhe te shqiptarizuan nga Rashka, Mali I zi , Hercegovina, Bosna dhe Kosova . Pra të gjithë armiqtë e Serbëve i ç frytëzoi serbët e islamizuar dhe të shqiptarizuar të cilët sot janë ata që quhen “Šiptari “ në Kosovë e Metohi , Maqedoni , Mal të Zi dhe në Shqipëri (dr Vladan Đorđević u istorijskom osvrtu: “Arnauti” )
Kur edhe mediumet tona shkruajnë se ” shqiptarët, deri para vitit 1912, kanë qenë turq. Madje ka qenë Perandoria Osmane ajo që e krijoi kombin shqiptar “A është kjo thënje serbe apo shqiptare ?
Po, pse shqiptarit ? sepse kështu shkruhet nga vet shqiptarët : . “ Duke e parë shkatërrimin e Perandorisë Otomane në Ballkan , fuqitë e mëdha europiane të frikuara nga dalja e Serbisë dhe Greqisë në Adriatik; pas Kongresit të Berlinit , austriakët i zhvilluan disa projekte që nga muslimanët dhe të krishterët albanofon të krijon kombin Shqiptar (у Албанце, или shqiptarë.) Austriakët i shkruan tekstet e para për shkollat shqipe, austriakët e vjedhin Skenderbeun , shenjtorin e krishterë serbo malazez, dhe e shndërruan në hero nacional shqiptar, i mësuan shqiptarët të shkruajnë me shkronja latine dhe i mësuan se si të jenë armiq kundër Serbisë, Greqisë dhe Turqisë “’

Edhe kjo:” Shteti i formuar nga Europa i quajtur Shqipëri , e kishte për qëllim vetëm “ civilizimin “ e muslimanëve në shqiptar…. Marionetat , në krye të Shqipërisë që nga Princ Vidi , mbreti Zog e deri tek Edi Rama janë munduar të minimizojnë rolin e islamit në Shqipëri. Mu këtu ishte edhe arsyeje e vrasjes se Esad Pashës nga agjentet e Italisë , sepse Esati ishte dhe musliman e edhe mik i Serbisë.” (O.J ) Edhe kjo :”Problemi i banorëve të Shqipërisë Otomane për t’u bërë shqiptarë dhe ndarë nga koncepti i ‘turkut’ ka qenë i madh. Edhe në Shkodër ku katolikët dhe muslimanët, moralisht dhe shpirtërisht ishin thjeshtë turq edhe kaurë. Hafiz Dalliu tregon që në vitin 1908 kur Refik Bej Toptani që ishte kryetar i Xhemijetit (Xhon Turqve) të Tiranës dhe një nga pak propagandistët e shqiptarizmit, nisi të shpërndajë disa abetare me gërma latine në qytet, u përballë me rebelimin e popullit, hoxhallarëve, oficerëve, qeveritarëve, tregtarëve dhe pasanikëve. Një nga myderizat e sajoi edhe një vjershë: Tirande vardër ej babam, I a dinçei tahsin ider. Në rrugët e Tiranës, fëmijët ju bërtisnin ‘shqiptarëve’ ‘Ngordhi shqipja jahu!’ Ndërsa halldupët e Tiranës këndonin: Gjithë të zezat i kam punue / por shqip shyqyr s’kam këndue. Biles katunaria e Tiranës e cila ishte urdhëruar nga Xhon Turqit e Tiranës për të vrarë ‘kaurët shqiptarë’ kur del në qytet dhe takojnë Refik Bej Toptanit e pyesin: – zotni, po na thonë se jeni ba shqiptar. “Pra qartas shihet se ne vet e mohojmë të shqiptarinë tonë .
“Mosnjohjen e konceptit të shqiptarisë e rrëfen edhe Dom Ndoc Nikaj në kujtimet e tija, ku ndër të tjera tregon se fanatizma fetare kishte bërë ‘muslimant… të lidhur me rrajë me besimin muhametan qi nuk e dalloshin dot në kujtim se shkputja nga sundimi i Sulltanit ishte sikur mohimi i besimit të tyne… Shqyptar n’at kohë, prej të shumve, ishte nji fjalë qi i pershtatej vetëm Krishtianve.’ Këtë fakt e tregon edhe Eqerem Bej Vlora i cili tregon se: botëkuptimi i shumicës dërrmuese të shqiptarëve në vitet 1900 deri 1906 ka qenë për të ardhur keq. Askush nuk e ndjente veten pjesëtar të një populli: kudo që të ishte popullsia ndahej në dy kampe, të ndara e të prera si me thikë. Në njërin bënin pjesë ato tre të kartërta që pyetjes se çfarë ishin, i përgjigjeshin ‘tyrk elhamdylillah’ (turk, i qofshim falë Zotit)… çereku tjetër, shqiptarët ortodoksë dhe hera herë, (por rrallë) edhe katolikë quheshin gjaurr (kaur ), emërtim që jo vetëm i përçmonte, por edhe i ndante nga tërësia e popullit shqiptar, si një element i ndryshëm, madje, do të thosha i huaj.”Po sot ? Edhe sot ,
Mero Baze shkruan ato çka i thonë: Olsi Jazexhi, në një intervistë për gazetën TemA, thotë se shqiptarët, deri para vitit 1912, kanë qenë turq. Madje, sipas tij, ka qenë Perandoria Osmane ajo që krijoi kombin shqiptar.
Kësisoj pretendimesh vazhdimisht ka shfaqur Akademia Serbe ndaj shqiptarëve .Për të, Skënderbeu dhe Nëna Tereza janë figura fetare, ndërsa Rilindja e Naim Frashërit e sajoi Skënderbeun. “Në Shqipëri dhe Kosovë myslimanët përbëjnë shumicën e nuk mund të pranojnë si heronj figura nga propaganda katolike”, thotë ai. “Kur qeveritë në Kosovë dhe në Shqipëri mundohen të imponojnë një fe dhe të poshtërojnë një tjetër, njerëzit reagojnë kundër figurave që nxisin përçarje”. O.J thotë se “kemi qenë Turqi” deri në vitin 1912. Sipas tij, Perandoria Osmane nuk i ka pushtuar shqiptarët.
“Shqipëria është pjellë e Turqisë evropiane”, thotë ai, duke shtuar se historinë na e kanë shkruar italianët e austriakët. Ndaj, shprehet se shpreson se historia do të rishikohet dhe se në tekstet shkollore “do të mësojmë që përpara vitit 1912 kemi qenë osmanë, se Perandoria Osmane nuk ka qenë e keqe siç tregon historiografia katolike”.
Më 31.12.2021
Gazetari Behlul Jashari duke e intervistuar këngëtaren Parashqevi Simakun në një koncert në Prishtinë.

Shkruan: Behlul Jashari, Prishtinë
E risjellim shkrimin ashtu si u botua në Prishtinë në 4 Janar 1997 në gazetën e rezistencës “Bujku” pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, kryeredaktor i parë – themelues i së cilës isha, e që sfidonte ndalimin e dhunshëm nga Serbia okupatore të gazetës tradicionale Rilindja, të vetmes në gjuhën shqipe në Kosovë.
-Kosova në prag lufte, si e priti Vitin e Ri 1997 – me titullin “Shpresë se s’mdërrojnë veç vitet” para çerek shekulli, mes tjerash, shkruaja:
Ky Vit i Ri në Kosovë u prit për herë të parë me valimin e flamurit amerikan në Zyrën e USIA-s në Prishtinë. Vitin që shkoi për Kosovën kishte shumë momente të rëndësishme, dhe sigurisht më e rëndësishmja ishte dita historike e 5 qershorit, kur në Prishtinë u hap Zyra Amerikane, përfaqësia e prania e parë e një shteti në Kosovë, e me mesazhin e SHBA-ve që e përcolli ndihmëssekretari amerikan i shtetit Kornblum për popullin e Kosovës: “Jemi zotuar për të ardhmen dhe lirinë tuaj”./
-Presidenti i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova Vitin e Ri 1997 e priti në ambientin familjar në Prishtinë/
-Vitin e Ri 1997 në Kosovë – në Prishtinë e pritën edhe diplomati shqiptar Besnik Konçi dhe këngëtarja poashtu nga Shqipëria Parashqevi Simaku…Çka më thanë gjatë bisedave…/

PRISHTINË, Dhjetor 2021/ Si u prit Viti i Ri 1997 në Kosovë në prag lufte – shkruaja para çerek shekulli me titullin “Shpresë se s’mdërrojnë veç vitet”. Shkruaja në mëngjesin e parë të vitit 1997, të cilin në Prishtinë e pritën diplomati shqiptar Besnik Konçi – misioni diplomatik i ambasadës së Shqipërisë në kryeqytetin e federatës së atëherëshme, pjesë e së cilës ishte edhe Kosova e okupuar, dhe këngëtarja poashtu nga Shqipëria Parashqevi Simaku.

Gazeta Dielli e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA si dhe portali DRINI e risjellin shkrimin ashtu si u botua në Prishtinë në 4 Janar 1997 në gazetën e rezistencës “Bujku” pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, kryeredaktor i parë – themelues i së cilës isha, e që sfidonte ndalimin e dhunshëm nga Serbia okupatore të gazetës tradicionale Rilindja, të vetmes në gjuhën shqipe në Kosovë.

Gazeta-BUJKU-4 janar 1997- fq 17 – vijim shkrim Behlul Jashari
Shkrimin-raportimin e kam dërguar edhe në Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, për të cilën raportoja si korrespondent në Kosovë nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste parlamentare e presidenciale në Kosovë, kur Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President. Edhe duke marrë shkrimet nga kjo Agjenci – Agjencia Telegrafike Shqiptare e botuar në gazetën “Bujku”, që nga numri i parë që doli në 18 Janar 1991, themeluam bashkëpunimet e para të medias Kosovë-Shqipëri.

Në Biblioteken Kombëtare të Shqipërisë gjejë se shkrimi është botuar edhe në gazetën e ndaluar në Kosovë Rilindja që dilte në Tiranë, në 5 Janar 1997 – titulli “Shpresë se s’ndërrojnë veç vitet” në “33 regjistrime të gjetura” nën numrin rendor 14 në këtë lidhje:
https://alis.urt.al/cgi-bin/alis/opac-search.pl?idx=kw&q=behlul%20jashari%20&offset=0&sort_by=relevance_dsc
Shpresë se s’ndërrojnë veç vitet / Behlul Jashari.
Autorët: Jashari, Behlul .
Tipi i materialit: ArtikujNë: Rilindja : e përditshme informative e pavarur Nr. 1095, 5 janar, 1997, f.1
***
Shkrimi i përshkruar nga gazeta e rezistencës “Bujku” e 4 Janarit 1997 – faqe 1 dhe 17:
Mbititulli: KOSOVA NË NDËRRIM TË MOTMOTEVE
Titulli: SHPRESË SE S’NDËRROJNË VEÇ VITET
-Nëntitujt: Shumica në Kosovë natën e Vitit të Ri e kaluan në shtëpitë e familjet e tyre.- Në ambientin familjar Vitin e Re e priti edhe presidenti Rugova.-Diplomati shqiptar Besnik Konçi në pritje të Vitit të Ri në Prishtinë: “Shpresojmë se do të hidhen hapa konkretë në drejtim të zgjidhjes së çështjes së Kosovës”/
Kosova e priti Vitin e Ri 1997 para së gjithash me zotime për më shumë angazhim dhe punë, me besim, shpresë e urime për ndërrim jo vetëm të moteve, por mbi të gjitha të gjendjes së rëndë të okupimit, për realizimin e vullnetit kombëtar, politik e demokratik për lirinë e pavarësinë e Kosovës.
Shumica e kosovarëve natën e ndërrimit të motmoteve e kaluan nëpër shtëpitë e familjet e tyre, me gëzimet e jetës e me hallet e brengat e përditshmërisë, që vështirë harrohen, qoftë edhe për një çast.
Në ambientin familjar në Prishtinë Vitin e Ri e priti edhe presidenti i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova.
Ky Vit i Ri në Kosovë u prit për herë të parë me valimin e flamurit amerikan në Zyrën e USIA-s në Prishtinë. Vitin që shkoi për Kosovën kishte shumë momente të rëndësishme, dhe sigurisht më e rëndësishmja ishte dita historike e 5 qershorit, kur në Prishtinë u hap Zyra Amerikane, përfaqësia e prania e parë e një shteti në Kosovë, e me mesazhin e SHBA-ve që e përcolli ndihmëssekretari amerikan i shtetit Kornblum për popullin e Kosovës: “Jemi zotuar për të ardhmen dhe lirinë tuaj”.
Shumë shqiptarë nga Kosova e pritën Vitin e Ri në Shqipëri, si edhe nga Shqipëria në Kosovë. Shumë kalime të kufirit Kosovë-Shqipëri në vendkalimin kufitar në Vërmicë afër Prizrenit kishte në prag dhe pas natës së ndërrimit të motmoteve.
Ky është një realitet i një momenti tjetër të rëndësishëm të vitit të kaluar, hapit të parë që u bë në liberalizimin e hapjen e kufirit Kosovë-Shqipëri me heqjen e regjimit të vizave dalëse, duke filluar nga 1 prilli.
Viti i Ri u prit në Prishtinë e qytete e lokalitete të tjera edhe nëpër lokale hoteliere, në të cilat gjatë gjithë natës nuk pushoi kënga shqiptare e shumë artistëve të estradës nga Kosova e Shqipëria. Në Kosovë, në restorantin “Dora” në Prishtinë Vitin e Ri e priti edhe misioni diplomatik i ambasadës së Shqipërisë në Beograd, në krye me të ngarkuarin me punë në këtë ambasadë, Besnik Konçin. Këtu, si një surprizë ishte ardhja për herë të parë në Prishtinë e në Kosovë e këngëtares së mirënjohur nga Shqipëria Prashqevi Simaku, me këngët e së cilës kulmonte atmosfera festive. Pikërisht në orën e ndërrimit të motmoteve Simaku deklaroi për “Rilindjen” se “në Kosovë, në Prishtinë, në këtë mbrëmje ëndrrash e magjike midis motrave dhe vëllezërve kosovarë ndihem shkëlqyeshëm, shkëlqyeshëm, shkëlqyeshëm” dhe uroi të gjitha të mirat për Vitin e Ri.
Derisa nëpër familjet shqiptare jehonte programi festiv i Radiotelevizionit Shqiptar e nëpër ambientet hoteliere biçiste po ashtu kënga shqipe dhe të gjitha urimet kishin mesazhe lirie, paqeje e mirëqenieje, në Prishtinë e në anë të tjera të Kosovës në orët e ndërrimit të moteve pati një shfrenim provokues e kërcënues të shtënash nga armët e serbëve.
Që në minutat e para të Vitit të Ri në Kosovë u dëgjuan edhe vaje që sjellin gëzim, të foshnjave të porsalindura.
Një nënë shqiptare nga Suhareka lindi trenjakë menjëherë pas mesnatës, ndërsa fëmija i parë që lindi në këtë vit në maternitetin e shoqatës humanitare bamirëse “Nënë Tereza” në Prishtinë ishte vajzë. Vajza e posalindur u pagëzua Gonxhe, me emrin e nobelistes e humanistes së madhe shqiptare Nënë Terezës – Gonxhe Bojaxhiu. Sipas parashikimeve, brenda këtij Viti të Ri në Kosovë do të lindin më se 50 mijë fëmijë. Kosova do të shtohet për aq banorë sa ka sot qyteti i Gjakovës. Në Kosovë e pritën Vitin e Ri edhe shumë shqiptarë që ia dhanë lamtumirën mërgimit apo që erdhën për disa ditë për këtë festë në familjet e tyre nga Evropa Perëndimore e vendet e tjera të botës. Kthimi përgjithmonë në Kosovën e lirë është urimi e dëshira e tyre më e madhe.
Reporter: B.JASHARI

Fotoreporter: Ilaz BYLYKBASHI
(Fotoreporteri Ilaz Bylykbashi që nga periudha e luftës jeton në Australi)
DEKLARATË E DIPLOMATIT SHQIPTAR BESNIK KONÇI NË PRITJEN E VITIT TË RI NË PRISHTINË
VIT I RËNDËSISHËM PËR KOSOVËN
Diplomati shqiptar Besnik Konçi në orët e ndërrimit të moteve në pritjen e Vitit të Ri në kryeqytetin e Kosovës Prishtinë, i pyetur se si e vlerëson vitin e kaluar dhe cilat janë pritjet e tij në Vitin e Ri për Kosovën, për “Rilindjen” deklaroi:
Së pari dua gjithë popullit shqiptarë të Kosovës t’ia uroj nga zemra gëzuar Vitin e Ri 1997!
Qoftë ky vit i mbarë, i realizimit të dëshirave të të gjithë shqiptarëve të Kosovës, i lumturisë në familje dhe i prosperitetit në të gjitha fushat.
Kemi lënë prapa një vit pune, një vit përpjekjesh, një vit të mbushur me evenimente të rëndësishme dhe që padyshim ka pasur rezultate, dhe që natyrisht ka lënë diçka edhe për Vitin e Ri.
Uroj që ky Vit i Ri të jetë vit i realizimit të aspiratave të shqiptarëve të Kosovës, të cilët organizojnë rezistencën e tyre paqësore, dhe do të shprehja shpresën se viti 1997 do të jetë vit i rëndësishëm në realizimin e një dialogu ndërmjet Prishtinës e Beogradit në prani të një pale të tretë për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Shpresojmë se do të hidhen hapa konkretë në këtë drejtim gjatë këtij Viti të Ri, përfundoi i ngarkuari me punë në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd Besnik Konçi.
B.J.
Legjenda e fotografisë në faqen 17 të gazetës “Bujku”:
Diplomati shqiptar Besnik Konçi jep deklaratë për “Rilindjen” me rastin e Vitit të Ri
(Në foto me intervistuesin – gazetarin Behlul Jashari, në mbrëmjen e 31 Dhjetorit 1996 në Prishtinë)
FOTO NGA ARKIVI:
Këngëtarja shqiptare nga Shqipëria Parashqevi Simaku në pritjen e Vitit të Ri 1997 në Kosovë-Prishtinë duke i dhënë deklaratë gazetarit Behlul Jashari pikërisht në orën e ndërrimit të motmoteve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 31 Dhjetor 2021
“Stampa Sera” ka botuar, të hënën e 25 marsit 1968, në faqen n°7, një shkrim në lidhje me rolin e ri që do të luante asokohe aktori i famshëm shqiptar Bekim Fehmiu, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Fehmiu rikthen mjekrën e Uliksit për të luajtur rolin e Guevarës

Burimi : Stampa Sera, e hënë, 25 mars 1968, f.7
Aktori shqiptar protagonist i Odiseas televizive do të realizojë një film për jetën e guerrilasit kubanez.
Shërbimi ynë i veçantë
Milano, të hënën në mbrëmje.
“Jo, nuk vuaj shumë për të parë dallimin midis Odisesë sime në ngjyrë dhe asaj bardh e zi, që sheh publiku italian. Mua më duket pothuajse më aristokratike, më prerëse dhe nuk mendoj se filimi është e përkeqësuar. Në fakt, edhe unë doja që ngjyrat të ishin të lehta, të buta. I keni vënë re kostumet e Papas? Janë të piktorit Dario Cecchi, në ngjyrë jargavan, të verdhë, vjollcë”.
Regjisori Franco Rossi është i kënaqur me përpjekjet e tij televizive. Odisea është shfaqja e parë televizive evropiane me ngjyra, tashmë e blerë në Amerikë dhe Evropë, një vepër që do ta bëjë të njohur në të gjithë botën edhe nëse regjisori i “Amici per la pelle” ka punuar shumë jashtë vendit, kujtoni “Smog-un”, i gjithi i xhiruar në Kaliforni.
Seriali televiziv i Odisesë që zgjat rreth shtatë orë dhe kushtoi më pak se “I promessi sposi” – rreth 600 milionë – u interpretua në anglisht dhe regjisori, duke dëgjuar aktorët të flisnin një gjuhë që nuk ishte e tij, i dha një ndjenjë shkëputjeje, ftohtësie, ndoshta të dobishme. “Bashkëprodhimi shërben, sepse filmi kushton më pak”. Aktorët vijnë nga vende të ndryshme : Irena Papas jo vetëm u identifikua plotësisht në serial, sepse është greke, por bashkëpunoi dhe sugjeroi shumë gjëra. Skena e lotëve, kur Telemaku largohet, me shërbëtoret që godasin me grushte p.sh. “Papas në versionin origjinal këndon një vajtim helen, i pamundur për t’u përkthyer.”
Uliksi është shqiptar, Bekim Fehmiu. Ai ka lindur në Sarajevë 32 vjet më parë, tani jeton me tetë vëllezërit e tij në Prizren, një qytet që i ngjan Venedikut tonë me kanalet e tij. Babai i tij donte ta bënte hoxhë, por Fehmiu u rebelua menjëherë dhe vrapoi të regjistrohej në Akademinë e Artit Dramatik të Beogradit. Shumë shpejt dhe do ta shohim në ekranet tona në dy filma të rëndësishëm: “Takova edhe ciganë të lumtur” nga Aleksandër Petroviç, i cili tërhoqi vëmendjen e kritikës në Festivalin e fundit të Filmit në Kanë dhe në “Protesta” që fitoi në Festivalin e Filmit në Bergamo.
Për të respektuar të vërtetën homerike, aktorit iu desh të rriste mjekrën, gjë që e shqetësonte shumë, pastaj nxitoi ta priste menjëherë. Por ai do të duhet ta rrisë sërish atë për filmin tjetër mbi Che Guevara-n.
1.g.
* Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania) https://www.darsiani.com/la-gazette/stampa-sera-1968-bekim-fehmiut-do-t-i-duhet-te-rrise-serish-mjekren-e-uliksit-per-te-luajtur-rolin-e-che-guevara-s/.
Bajram Sefaj
(Përsiatje në vigjiljen e ndërrimit të moteve!)
Pse me ndrojtje, të mos them me siklet e hidhërim, me një farë ngurrimi (të mos them mosdurimi e urrejtje, ngase nuk është aspak e varetë, absolutisht nuk është e vërtet, (nuk mbaj hidhërim e inat me askënd, nuk urrej askënd), tani e një kohë të gjatë, disi me shtrëngim në zëmër, pres natën e festes së viti të ri! Kjo nuk është ide krejtësisht (frëng: n’est pas tout a fait!), origjinale, as e panjohur. Çdo gjë, qoftë edhe kur shkarazi e tërthorazi preket (fërkohet) me frikën dhe jetëgjatësinë e saj, si detyrimisht shpien të burimi i kësaj ideje fenomenale dhe e artë filozofike që, si e tillë ka hyrë tashme në të gjitha analet e mendimit filozofik të kohës. Roland Barthes (1915-1980), filozof i shquar francez i epokës së re, tha: Frika mbetët (frikë përgjithmonë), ndërkaq burimet i ndërrojnë! Një shembull sqarues: baba im është frikuar nga ujku në mal, unë frikohen nga avioni në hava!
Bëj bë në bukë e në krip, në çka të doni bëj bë, në kishë e në xhami, në begatinë ekstreme e tryezës e pritjes së vitit të ri, shtruar më gjithë të mirat e mrekullitë kulinare- gastronomike, gatuar në magjet (e gjysheve tona milionere!), dhe në gjithë kuzhinat të kësaj bote, betohem se kjo ndenje imja është moçme, gati moshatare me gjysmën e moshës sime jetësore. E kam ndie, e kam peshuar helmin e saj të pshurrtë edhe shumë herë përpara se të marrë vesh se: maskarenj, teveqelë, të frustruar, bythëgjela e frikacakë që tutën prej hijes së vetë, e maniakë, të kompleksuar, kurnacë, ndoshta edhe të mëdhenj se unë(!) ka boll. Bota është e mbushur plot, me të ta! Paska edhe shumë e shumë të tjerë, gjithkah dhe gjithkund, që mund të vërtiten rreth këtij pikëtakimi, rrethrrotullimi!.
Koha është që t’ia shkundi dushkun enigmës: sa herë që festa e vit të ri, nata më e gjatë dhe më dramatike, në ndarje (ndërrim) të dy motmotëve, nxiton dhe avitet, me kryeneçësi feste madje, të zë vendin vitin e vjetër, duke u krekosur pse është i ri, i panjohur dhe më i mirë se viti që, pas pak do të ik në të pa kthim, do të zhduket fare, me vë në siklet të madh që me gërryen e bluan së brendshmi. Derisa të tjerët, kushdo e, kudo qofshin ata, ngarendin, me nga një maskë gëzimi e hareje, në të shumtën e rasteve të rreme, mjerisht, të varur në (mbi) fytyrë, (me përjashtime të vogla, fëmijë dhe të rinjtë dhe të rejat optimistë dhe të padjallëzuar), me gëzim e hare falco e të stisur kryekreje, presin vitin e Ri. Unë ndërkaq, zhytëm në pusin vetmisë sime mbytur. Me çakërdisin çaponjtë e brengës katile, kur nis e kripem në be: se me natën e Vitit të ri e mbasandaj, do e le duhani (hajt ta ndezi e një të fundit, them!), se nuk do të pi më asnjë pikë raki, asnjë pikë pije tjetër alkoolike, të fortë as të butë, se nuk do të konsumoj kurrgjë, shumë e tej mase, asnjë gotë birrë as kurrgjë (hajt të ngre edhe një gotë me festuesit, derisa vendimi im bast nuk është bërë i plotfuqishëm e të merr vulën e prerë e, të pathyeshme të vendimit të përfundimtar!). Bëj be se nuk do të jam terpian e grykës. Nuk do të bluaj shumë, vakt e pa vakt. Nuk do të flas shumë fjalë boshe e llomotitje pa lidhje e fre. Nuk do të flas as për politikë. Kanë lenë fjalë porosie edhe të moçmit mendjendritur, kur thënë: politika është kurvë. Kurvat e kanë sherrin e madh. Dajma në përpjesëtim të zhdrejtë me birën, të qarën e qejfit, që kanë mes kofshëve. Putanat ta hanë kryet. Të madh e të vogël, përnjëherë e njëkohësisht.
Kështu thonë pleqtë!
Në marrëveshjen midis meje dhe vetes sime, ka edhe shumë pika e nënpika. Për shembull, do të flas më pak e më rrallë. Do të shfrytëzoj të drejtën e heshtjes, të dëgjoj të tjerët, edhe atëherë kur ata, nuk janë gjithaq të mençur, inteligjentë, origjinalë dhe aspak interesant. Edhe atëherë kur kanë e s’kanë të drejtë. Do të lexoj më shumë libra të mirë e të zgjedhur. Të nxjerr nga ta, sa më shumë urti dhe filozofi jetësore. Të mësoj mësim nga ta. Do të rri më pak ne kafenë. Nuk do të jem agresiv. Do të lahem shteç, (nëse jo për çdo ditë, në çdo të dytën ditë sakllamë). Do të zgjohem herët me sabah. Do të ndjek koncertin, tradicionalisht solemn të Filarmonisë vjeneze. (Atë fushëbetejë madhështore, përleshjeje instrumentesh muzikore!). Do të lëviz dhe do të eci shumë. Do të bëj gjimnastike…
Do të bëj të tilla mrekulli sa që as robët e sh’pisë të mos me njohin…
*
Nuk i vë kapak numërimit, as nuk shti, mësa ruspat në pe, gjithë ato baste e zotime, nga se, vargu i tyre, del shumë i gjatë dhe nuk do ta zinte zap as pashi i pestë i një viti, aq më pak, kur qëllon vit i brishtë…
Po nja njëqind e kusur marrëveshje e besëlidhje midis Unë dhe Meje, i lidh nyje, në heshtjen memece!
Me të ikur të vitit te vjetër, edhe bastet (besëlidhjet) e mia të mjera, shkrihen e tretën filhall. Shkojnë në bisht sorre!
Ani, gajle e vogël, Viti tjetër (vijues) i Ri, veçse nuk troket në derë!
Dr. Kujtim Çako
Kombi Shqiptar pasardhes i Pellazgo – Ilireve eshte ndër më të vjetrit në botë, „ i vjeter sa vete historia „ dhe qe flete „Gjuhen Shqipe -gjuhen e Perendive „ ende vazhdon të jetë i ndarë e i përçarë dhe i copetuar në 5 shtete fqinje , si nje shembell unikal ne bote .
Komb tone paqesor qe vjen nga lashtesia para krishtit me nje civilizem te vecante nuk ka qene kurre pushtues i trojeve te huaja.
Kultura dhe historia Pellazgo-Ilireo -Shqiptare eshte shkruar nga shkencetar vendas dhe te huaj , por ka patur dhe ka hajdute qe duan ta vjedhin , dhe ta tjetersojne nga shqiptare ne helene , turke apo sllave, duke arritur te bejne per vehte heronjte, artifaktet, te grabitin vete Historine e Shqiptareve . Paralelet historike vene dhe vijne.

⦁ PAK HISTORI PER COPETIMIN E TROJEVE SHQIPTARE
Traktati i Shën Stefanit 3 mars 1878 krijoi shtetin bullgar me kufij shumë të gjerë. Rumania, Serbia dhe Mali i Zi deri atëherë principata autonome nën vasalitetin e Perandorise Osmane, fituan pavarësinë e plotë.
Serbia u zgjerua nga jugu , duke zaptuar territore shqiptare të Kosovës.dhe sipërfaqja e saj u rrite nga 37, 7 mijë km2 në 52, 7 mijë km2.
Malit te Zi rritej siperfaqja nga 4, 7 mijë km2 u rrite në 15,7 mijë km2. , duke zaptuar vise të shqiptarëve, si Ulqinin, Tivarin, pjesën e sipërme të bregut të lumit të Bunës, gati krejt liqenin e Shkodrës, Hotin, Grudën, Plavën e Gucinë.
Greqia (e cila nuk përfitonte asgjë nga Traktati i Shën-Stefanit) . iu dhanë viset e Çamërisë.
Me vendimet e konferences se Londres iu dhanë Serbisë 21 qytetet e vilajetit të Kosovës si: Shkupi, Kumanova, Presheva, Bujanoci, Kaçaniku, Prishtina, Gjilani, Vushtrria, Mitrovica, Ferizaj, Peja, Jeni Pazari, Akeva, Trgovishta, Rozhaja, Plava, Gucia, Gjakova, Prizreni, Tetova dhe Gostivari. ( Fondi AQSh 846, dos. nr. 28/3)
Lidhja atdhetare e Prizrenit u themelua me 10 qershor 1878 . Ajo ishte lëvizja e parë e shqiptare administrative, politike dhe ushtarake mbas kohës së Skënderbeut. Rrethanat specifike të vitit 1878, detyruan qe shqiptarët te mblidhen ne një Kuvend Mbarëkombëtar, me objektiv bashkimin e trojeve te Shqipërisë.Eshte fakt , qe edhe mbas rreth 144 vjet nje aspirate e pa realizuar e popullit shqiptar.
“Abdyl Frashëri ishte trim, e kishte syrin si shigjeta, ishte i matun dhe nuk i’a hidhte dot as mbreti as krajli, ishte i përmendur në penë dhe dije”. (Faik Konica )
Abdyl Frashëri theksonte : “Qëllimi i Kuvendit është që t’ua presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”. aspirate e popullit shqiptar e pa realizuar edhe sot . “Abdyl Frashëri ishte trim, e kishte syrin si shigjeta, ishte i matun dhe nuk i’a hidhte dot as mbreti as krajli, ishte i përmendur në penë dhe dije”. (Faik Konica ) Objektivat kryesorë të Lidhjes ishin dy: a) ruajtja e tërësisë territoriale; b) autonomia administrative e trojeve shqiptare. Për realizimin e këtyre objektivave ata kërkonin: “një qeverisje autonome në vilajetet Kosovë, Manastir, Janinë me qendër në Manastir”.
Vendimet e Lidhjes së Prizrenit të aprovuara nga Dega e Dibrës dhe të nënshkruara nga Iljaz Pashë Dibra e Abdyl Frashëri përmbaninketo objektiva :
⦁ Të gjitha krahinat shqiptare të bashkohen në një vilajet, me një seli në një qytet, i cili do të jetë i afërt dhe i përshtatshëm për të gjitha viset e tij.
⦁ Të gjithë nëpunësit (me’mur) që shërbejnë në krahinat shqiptare të Arnautllëkut duhet të dijnë edhe gjuhën shqipe.
⦁ Të përhapet arsimi (mearif) dhe nëpër shkolla të mësohet gjuha shqipe.
⦁ Të zbatohen të gjitha vendimet që hyjnë në fuqi lidhur me përmirësimin dhe interesin e shtetit dhe të kombit të cilat mirren nga Kuvendi i Këshillit Qendror (Meclis-i Umumi), i cili do të mbahet në qendën e vilajetit duke e vazhduar punën e vet katër mujore në vit
⦁ Të caktohet një sasi e mjaftueshme nga të ardhurat e përgjithshme (varidat) të vilajetit, e cila të përdoret për zhvillimin e arsimit dhe ndërtimin publik (punë botore).
Ka ardhur koha per nje „ Lidhje te dyte te Prizrenit“, qe trojet shqiptare te jene te bashkuar me njohjen e Kosoves ( Dardanise ) si shtet i dyte shqiptar i pavarur .
II. „KRAHET E SHQIPES „ ME PROFIL KOMBETAR DHE NDERKOMBETAR .
Levizja Kombetare Atdhetare „Krahet e Shqipes „ me reputacion kombetar dhe nderkombetar u themelua ne vitin 2019 si nje nevoje ne periudhen e tranzicionit te tejzgjatur te kalimit nga socializmi ne kapitalizem e ndertimit te shtetit juridik te se drejtes dhe te nje shoqerie me demokraci hibride
Ajo lindi ne kushtet e reja kur politika shqiptare nuk merr pergjegjesite sa dhe si duhet :
⦁ nuk i pergjigjet proceseve demokratike , ekonomike dhe sociale;
⦁ akoma pronari nuk ka marre pronen e tij ;
⦁ ekonomia nuk ka aftesi punesimi e mireqenie sociale dhe shperblimi eshte nen minimumin jetik ;
⦁ mbi 650 mije pensionist dhe te varfer me nje ndihme ekonomike sa rreth 10-15 % e plotesimit te nevojave jetike ;
⦁ pasurite natyrore dhe shfrytezimi i tyre sjelle fitime per nje grusht njeresish kapitalistet e rinje apo koncensionere te huaj; Korrupsioni, nepotizmi dhe format e gjobitjes së qytetarëve dhe bizneseve shtrihet përmes tarifave të larta si dhe tatimet e super të larta për produktet vendore.
⦁ Lufta kunder korrupsionin politik dhe ekonomik akoma nuk po jepe rezultate ;
⦁ kodit zgjedhor duhet permiresuar , jo me emërtime nga Partia, por për zgjedhje të drejtpërdrejta nga populli.
⦁ Shqiptaret qysh nga 1878 , 1913 , 1919 dhe 1920 , nga renia e perandorise osmane , mbas luftes se I boterore , trojet shqiptare jane ende te copetuar ne 5 shtete .
⦁ Shqiptaret e diaspores akoma nuk votojne dhe vota elektronike nuk eshte miratuar për shqiptarët në emigrim.
⦁ Për të vazhduar tutje me ligje të tjera pas ndryshimeve të sipërpërmendura si;
⦁ Gjuha shqipe nuk eshte unifikuar për mësimdhënie në Diasporë,
⦁ emrat shqiptarë te njerezve dhe te trojeve pjeserisht jane tjetersuar dhe konvertuara ne sllavizma e greqizma duke marre qofte edhe prapashtesat -vic, oski
⦁ “Krahët e Shqipes” kane objektiv dhe besim të gjithë qytetarëve, shoqërisë civile, intelektualëve të pavarur, shoqatave dhe organizatave, veprimtarëve dhe atdhetarëve të vërtetë që t’i bashkohen misionit tonë të shenjtë për ndryshimin e Shqipërisë.
Lëvizja e re politike nga mërgata nuk guxon të jetë vazhdimësi dhe as levë e asnjë subjekti politik ekzistues..
III. KUSH ESHTE MARSELA KOCI NE KRYE TE KETIJ ORGANIZIMI „KRAHET E SHQIPES „.
Marsela Koci nje intelektuale rreth intelektualeve , me vlera e kontribute ne ceshtjen shqiptare . Ja cfare shkruan nje nga bashkethemeluesit e organizates „Krahet e shqipes „:
Gruaja e pare shqiptare ( M.Koci ) qe drejton nje levizje Atdhetare me bindje politike jashte kufijve te vendit me synim nderrimin politik ne Shqiperi. Asnje deri ne 2018 kur u krijua Levizja Atdhetare Krahet e shqipes s ka folur per ndryshime politike qe duhet te vijne nga diaspora. „ ( Altin B. Disha )
“Krahët e Shqipes” eshte person juridik me qendër në Londër, angazhohet për bashkimin e shqiptarëve për një alternativë të re me veprimtar e shquar shkrimtarja , poetja dhe gazetarja Marsela Koci, .
Marsela ka nje CV te pasur dhe brilante te intelektuales se arsimuar ne Perendim ne sherbim te ceshtjes shqiptare per bashkim dhe vellazerim te Shqiptareve.
Ajo u lind në Berat më 02 . 07. 1981 dhe u arsimua ne itali dhe pas 17 vitesh emigracion ne Itali aktualisht banuese në Londer prej 2019.
Eshte arsimuar në Universitetin e Milano, Fakulteti i Shkencave politike dhe gjuhe e te huaja per anglisht, spanjisht, italisht dhe gjuha amtare shqipe duke mbrojtur Diplomën Master në Gjuhë dhe Kulture për Komunikim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar
Ne vitin 2020 eshte regjistruar ne Regjistrin e Gazetareve te Lombardise, Milano Aktualisht eshte bashkëpunëtore si gazetare për Internationalwebpost.org bashkëpunime të mëparshme në të njëjtin pozicion për All-tv.tv dhe drejtuese e emisionit “Fluturim Shqiponjash” në webradio radiodirittozero.com
Si gazetare eshte bashkepunuese me gazete online, Dritare, Drini, Perqasje. Aktualisht drejtuese è Levizjes Atdhetare Krahet e Shqipes ne Londer. Drejtuese è shoqates kulturore Postriba ne Londer. Perfaqesuese è Levizjes Atdhetare Ilirida nga Maqedonia e Veriut ne Londer. Vazhdon si Promovuese dhe bashkëpunëtore me shoqata të ndryshme kulturore në Milano dhe organizata kundër dhunës gjinore si në Milano ashtu edhe në Shqipëri . Ajo ka qene Nënkryetare e Shoqatës Acmid Lombardia dhe ndërmjetësuese e projekteve të ndryshme kulturore dhe sociale në të njëjtën shoqatë, BaobabOnlus dhe shoqata të ndryshme që janë pjesë e realitetit të ri migrant në Lombardi, Associazione. Cittá Mondo
Vazhdon si bashkëpunëtore me shoqata të ndryshme kulturore shqiptare në Lombardi. (Fnai Federata è Shoqatave shqiptare, Lidhja e shkrimtareve dhe artisteve shqiptar) për promovimin dhe përhapjen e aktiviteteve dhe projekteve të tyre ne realitetin Italian. Njelkohesisht eshte bashkepunetore si mesuese e gjuhes italiane per Grate e huaja ne Milano me shoqaten Alfabeti dhe bashkepunuetore ne projekte per minorenet e huaj immigrant ne komunitetin Casa del Giovane, Pavia. Edhe ne fushen e perkthimeve eshte “ Perkthyese Legale „ dhe e sherbimeve sociale e sherbimit shendetesor ne Milano dhe vazhdon sot ne Londer.
Eksperte në kulturën dhe politikën e vendeve latine dhe dialogun midis shoqatave të ndryshme kulturore dhe kompanive latine në Milano për promovimin dhe përhapjen e artit, historisë dhe biznesit latin në Itali. Ajo ka nje rol bashkepunuese ne drejtesi kunder trafikimit te qenieve njerezore, Njerkohesisht eshte bashkepunuese ne Rrjetin e Bizneseve te Diaspores ne Itali. Ish Kryetare e Lobit Euro atlanti shqiptar ne Itali.
⦁ Lëvizja e re politike nga mërgata nuk guxon të jetë vazhdimësi dhe as levë e asnjë subjekti politik ekzistues. Ngase secila nga subjektet aktuale politike, për të mirë apo për të keq qe kanë kryer mandatin e tyre.
⦁ Kjo synon te krijoi një klase të re e të përgjegjshme politike, te aftë për ndryshime pozitive, do të krijonte kushtet për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë shqiptarët pa dallime partiake, ideologjike apo fetare.
⦁ Faktori shqiptar duhet te jete nje i perbashket dhe ne mbrojtje te kombit shqiptar . Pa Kosoven dhe pa njohjen e saje nuk mund te kete asnje zgjidhje dhe sukses. Qendrimi i Shqiperise dhe Kosoves duhet te jete nje, ne unison.
⦁ Faktori nderkombetar USA e sidomos BE duhet te njohi “jo ose- ose”, dhe te japin mbeshtetjen e plote ne njohjen perfundimtare te Kosoves dhe korrigjimin e Kushtetues nga Serbia , heqjen e varesise se Kosoves prej saje .
⦁ Bota e ka njohur dhe Republika e Kosoves se Pavarur duhet te antaresohet nga OKB.
⦁ E ardhmja e trojeve te bashkuara shqiptar eshte drejt perendimit me qasje euroatllantike dhe parnere strategjik USA, BE dhe Britani e madhe
⦁ Kushtet e reja te zhvillimeve aktuale diktojne nevojen e bashkimit shqiptar.
LEVIZJA KOMBETARE ATDHETARE „ KRAHET E SHQIPES „ ( LKAKSH 2018) ,ME KRYETARE MA. MARSELA KOÇIN me nje numur te konsiderueshem intelektual rreth saje mbetet gruja shqiptare e perkushtuar dhe me reputacion kombetar ne trojet shqiptare dhe nderkombetar Itali, Britani e madhe etj. Kjo bene nje perpjekje pozitive te vecanta dhe sensibilizon edhe opinionin nderkombetar si ate britanik , europian dhe amerikan per zgjidhjen e ceshtjes shqiptare.
„Krahet e shqipes „ me ne krye marselen bashkepunojne dhe koordinojne punen me cdo organizate shqiptare ne diaspore per zgjidhjen e ceshtjes shqiptare. E synon kete me qendrimin te bashkuar rreth nenes Shqiperi, Dardanise , Ilirides dhe Camerise e kudo ne trojet shqiptare,
Krahas kesaj Fuqite e Medha duhet te japin nje kontribut pozitiv si u veprua ne rastin e bashkimit te dy Gjermanive ( te pas L2B).


Gjergj – Bajram Kabashi
Me 3 tetor 2021 humbi jetën në një fatkeqësi trafiku artisti i madh suedez, profesori i teorisë së artit, skulptori e karikaturisti Lars Vilks, së bashku me dy policë që ishin roje e vazhdueshme e tij.
Vilks (Lars Endel Roger Vilks) ka lindur më 20 janar 1946 në Helsinborg në Suedi dhe vdiq me 3 tetor 2021 në Markeryd . Vilks vinte nga një familje latviase-suedeze, fillimisht ishte autodidakt si skulptor, por në vijim ngritjen akademike si kritik arti me gradën shkencore të doktorit e arriti në Univesitetin e Lund-it në vitin 1987.
Artisti i i njohur ishte përkohësisht profesor i teorisë së artit pranë Kungliga Konsthögskolan në Stockholm. Ai ka ligjëruar në Akademinë Shtetërore në Oslo nga viti 1988 deri më 1997 dhe ishte pastaj nga viti 1997deri 2003, profesor i teorisë së artit pranë Kunsthøgskolen i Bergen.
Vdekja e Lars Vilks, këtij gjigandi të paepur të shprehjes e mendimit të lirë, është një humbje jo vetëm për botën e artit, për Suedinë që nuk u kujdes e nuk i mori aq shumë parasysh mesazhet e artit të tij ndaj jo-lirisë dhe atyre që mendojnë se mund të debatojnë me një “kallashnikov në dorë”, është humbje për mbarë njerëzimin dhe një shembëlltyrë se si duhet luftuar të keqen, njëmendësinë dhe sjelljen oportune ndaj krimit dhe imponimit të kulturave të tjera në mënyrë të dhunshme.
Vilks është sidomos i njohur për veprën kundërthënëse “Nimis”, një skulpturë prej druri e ngjashme me pirgun, që gjëndet në rezervatin natyror Kulleberg afër brigjeve të Skåne, në jugun e Suedisë. Në imagjinatën e vet artisti e shpalli vendin si “Nimisis” si një shtet të pavarur, që artisti e emërtoi LADONIEN.
Në Ladonien gjëndet edhe vepra më pak e njohur e Vilks, “Arx” , si dhe një libër nga gurët, po ashtu me numrat e faqeve. Sadoqë “shteti Ladonia” i Vilks ngjante në një krijim-provokim imagjinativ, për të u interesuan mjaftë qytetarë të botës, madje pati të atillë që e shprehën dëshirën të ishin “shtetas të Ladonias”, me pasaportë dhe dokumente të legjitimitetit shtetëror të saj.

Skulptura prej drunjsh “Nimisis” e punuar nga artisti Lars Vilks në Skåne të Suedisë së jugut. Skultura pastaj është shitur si vepër arti tek Joseph Buys për t’iu shmangur kërkesave për ndërtim të paligjshëm në një vend të njohur si rezervat natyror nga ana e organeve suedeze.

Nga viti 2015 Lars Vilks gjithë kohën jetonte nën mbrojtjen e policisë
Jeta e njëmendt në ikje e fshehtësi e Lars Vilks, megjithatë filloj pasi ai në vitin 2007 e kishte vendosur kokën e profetit të myslimanëve Muhamadd-it në një trup qeni, kafshë që sipas bindjeve dogmatike-religjioze që vijnë nga Islami, “është e pa pastër”. Karikatura si shprehje satirike në artin e përbotshëm u prit me protesta të mëdha në mbarë botën myslimane, duke filluar nga Bangladeshi, ku pati demonstrata të mëdha, Islamabadi i Pakistanit, Lindja e mesme, Turqia etj.
Artistit Lars Vilks vitet e fundit i është dashur që të jetonte totalisht i izoluar, por ai edhe në rrethana të tilla vazhdoj me angazhim të plotë si artist deri në momentin e fundit të jetës, megjithëse jetoj me kërcënimet për ta vrarë pothuaj 20 vite të jetës së tij. Mbi dhjetë vitet e fundit i është dashur të banonte në një banesë të fshehtë e me roje policore vazhdimisht prezente kudo që ishte ai, pasi kërcënimet e terroristëve islamik i rrinin vazhdimisht mbi kokë. Që nga viti 2010 Lars Vilks është detyruar të jetonte pa qenë i lirë fare, pasi ai me vetëdije të lartë e kishte përdorur lirinë e shprehjes dhe lirinë artistike kundër mohuesve të lirisë dhe servilëve të tyre, pra ndaj atyre që në vendet demokratike vijnë me kodet e veta zakonore, me dogmat religjioze dhe kulturat e tyre klanore.
Ministrja e Kulturës së Suedisë Amanda Lind e ka përshkruar vdekjen e tij “si një “tragjedi të pabesueshme” dhe ka deklaruar se Vilks është detyruar të jetonte i fshehur për shkak të punës së tij”. Fjalët e saj nuk paraqesin asnjë teprim, megjithëse politika suedeze në përgjithësi është treguar indiferente ndaj ndjekjes së tij në vendin e vet nga ata që mund të kenë ardhur për të jetuar mu në atë vend. Prej vitit 2007 Lars Vilks u shndërrua në një objekt urrejtjeje për shkak të karikaturës së tij për Muhameddin, por artisti nuk është shprehur kurrë i penduar për karikaturën e tij, pasi liria e shprehjes, ajo e mendimit të lirë dhe edhe ajo e provokimit , në fund të fundit, duhen mbrojtur me çdo çmim e në çdo mënyrë. Nisur nga kjo, Vilks ka marrë pjesë në ligjërata e konferenca të shumëta për lirinë e shprehjes e të mendimit të lirë, megjithëse në disa raste për shkaktun e tij janë vrarë persona të pafajshëm, që nuk kanë qenë cak parësor atentatesh.
Presidenti i Iranit “u çmend” fare pas përdhosjes së figurës së profetit Muhamedd, sipas tij. Ndërkaq, rrugëve të Pakistanit u dogjën flamuj suedez si dhe figura-kukull e kryeministrit të atëhershëm të Suedisë, Fredrik Reinfeldt.
Në këtë vazhdë vazhduan premtimet për shpërblim ndaj atyre që kryejnë akt terrorist nga ana e organizatave të ndryshme terroriste. Al-Qaida fillimisht premtoj një shpërblim prej 100.000 dollarësh, shpërblim që do të rritej në 150.000 dollarë “nëse ai do të coptohet si një dele”, e sidomos që atij “ti shkëputej koka”, shkruante asokohe Aftonbladet e Suedisë.
Sipas shtypit suedez, norvegjez dhe danez, që nga ajo kohë Lars Vilks detyrimisht mbrohej e përcillej nga ana e policisë, duke qenë gjithnjë në lëvizje dhe gjithmonë me një kërcënim që i rrinte mbi kokë. Kërcënimet u bënë më të rënda në kohën e vitin 2009 kur në Suedi erdhi që ta vriste amerikani Colen LaRose, i njohur si “Jihad Jane”, i cili megjithatë nuk arriti ta kryente atentatin dhe u dënua me dhjetë vite burg.
Në vitin 2010 Lars Vilks u sulmua gjatë mbajtjes së një ligjërate rreth artit dhe lirisë së mendimit në Uppsala Universitet. Shumë persona u arrestuan, por Vilks shpëtoi i pa lënduar në atë tentim të aktit terrorist.

Katër ditë më vonë iu vu flaka shtëpisë së tij, mirëpo artisti fatmirësisht nuk ishte në shtëpi kur i ishte vënë zjarri.
E pabesueshme, por fatkeqësisht e vërtetë: Dy vëllezër “arnaut” në emër të “umetit të profetit” e pas thirrjes për hakmarrje Muslimane nga Al – Qaida etj., kishin dashur t’ia kallnin shtëpinë dhe artistin brenda saj, por për fat të mirë Lars Vilks nuk kishte qenë aty!

Pamje e karikaturës së Lars Vilks të publikuar në gazetën Nerikes Allehanda në korrik të vitit 2007.
Në librin e autorëve Helle Merete Brix dhe Uwe Max Jensen , të botuar vite më parë si bashkëbisedim me artistin , me titullin: Man forhandler ikke med et maskingevær ( një libër për njeriun dhe artistin Lars Vilks), që në përkthim i bije: Njeriu nuk mund të bisedoj me atë që e mbanë armën në dorë, në hyrje të librit citohet Lars Vilks:
“Une nuk jam pesimist prej natyrës. Une jam gjithmonë duke bërë diçka, që mua më bënë të lumur.”
Prandaj, megjithëse rrethanat e shkëputën Lars Vilks-in nga shoqëria, magjithatë ato nuk arritën ta shkëpusnin nga arti.
Me rëndësi ishte që artisti i madh në asnjë çast të jetës së tij nuk është penduar për rrugën e tij jetësore dhe artistike.
Përkundër situatave të rënda jetësore, para një kohe (paka para se të vdiste me 03.10.2021), Vilks e mohoi se pendohet për karikaturat.
– Jo , kurrë, tha Vilks për Svenske Dagbladet.
– Liria e mendimit dhe e shprehjes nuk mund të shijohet nga kushdo.
Prandaj gazetari suedez Per Gudmondson mendon që Lars Vilks-it duhet ti ngritet një monument për punën që ai e bëri për Suedinë, ndërkaq debatuesi i njohur Ivar Arpi mendon që Vilks është tradhëtuar nga bashkëvendësit e tij.

Lars Vilks tek vepra e tij skulpturale prej drunjsh “Nimisis” , ku i kaloj duke punuar shumë vite të jetës së tij artistike.
Në rrëfimin e tij të gjatë në librin e cekur, në faqen 34, Lars Vilks thotë: Une nuk do të vdes deri në vitin 2030, se une kam thënë, se une duhet ta mirëmbajë Nimis deri atëhere. Une do të mendoja që të varrosem afër Nimis, që pluhuri i trupit tim të shpërndahet aty. Arti im dhe vizatimet e rundkørselshundene (qeni me kokën e Muhammeddit, vër e autorit të shkrimit), do të jipeshin tek një institucion i artit botëror.
Në faqen 35 të librit, ku disa nxënës e kishin pyetur përmes e-mailit Larsin për lirinë e shprehjes, duke ia shtruar këto pyetje, artisti përgjigjet:
Pyetja: A mendon ti që ti i ke kaluar kufinjt?
Përgjigja: E mundshme në mes të Suedisë dhe Danimarkës.
Pyetja: Sa liri mendon ti që është e nevojshme?
Përgjigja: Ligji i vë kufinjt
Shqiptarët kanë një obligim të veçant për ta kujtue e nderua artistin e madh suedez Lars Vilks , parasëgjithash për arsyen se dy vëllezër islamist, ish-shqiptarë nga Suedia, Mentor dhe Mensur Alija, kishin tentuar t’ia kallnin shtëpinë me 15 maj 2010.
Lars Vilks flet për ngjarjen dhe gjyqin e mbajtur në librin bashkëbisedues.
“Zjarri
Në natën e 15 majit 2010 dy vëllezër me prejardhje suedeze-shqiptare kishin bërë shetitje dhe kishin hedhur benzinë brenda shtëpisë së Lars Vilks në Skåne. pastaj i kishiu vënë zjarrin shtëpisë. Qëllimi i Mentorit 21 vjeçar dhe Mensurit 19 vjeçar ishte që ta mbysnin Lars Vilks. Por nuk shkoj siç kishin menduar ata. Plani i vëllezërve ra në ujë. Vilks nuk ishte në shtëpi. Ai e kishte kaluar natën fatmirësisht tek një mike.
(…)
Pastaj e thyen vëllezërit një dritare, hudhen benzinë përmes vrimës dhe në atë mënyrë ia vunë zjarrin një gardine në kuzhinë.
(…)
Keq shkoj për Mensur Aliun i cili u dogj shumë në zjarr, në përpjekje për ta djegur shtëpinë e lars Vilks nga brenda.
(…)
Vëllezërit ishin të armatosur me thika, të cilat i hudhën në panik kur ikën nga vendi i krimit. Aty kishte rënë edhe një eksemplar i Kuranit të shenjt në tokë, derisa kishin ikur. Po ashtu edhe jakna e Mentor Alisë.
Në xhepin e jaknes ishte një ftesë tek mjeku i dhëmbëve, ku ishte emri dhe mbiemri i Mentor Aliut.
(…)
Në profilin e tij në Facebook , dilte se Mensur Alija ishte mik me predikuesin e urrejtjes Anas Khalifa,…
(…)
faqe 69.
Me 15 korrik 2010 vëllezërit u dënuan për përpjekje për vrasje përmes vënies së zjarrit në Gjykatën e Helsinborg. Vëllai i madh Mensur Alija u dënua me dy vite borg, derisa vëllai i vogël u dënua me tre vite borg.
“Ata nuk u dënuan me një gjykim të duhur në raport me atë se çka kishin bërë. Dy dhe tre vite burg është kalim i lehtë. Sidomos kur dihet se ata lirohen nga burgu kur gjysma e dënimit kalon,” ishte shprehur Lars Vilks në një koment.
faqe 70.
Mensur Alija kishte gënjyer që plagët e zjarrit i kishte marrë përderisa kishte qenë duke pjekur mish në plazh.
Por, Mensur Alija, e dinte se kush ishte Lars Vilks:
“Një idiot që i poshtëron muslimanët. 1,3 milardë e urrejnë atë,” kishte thënë Mensur Alia në sallën e gjyqit.
(…)
“Ai është një i pa besë. Armik i Allahut, armik i profetit. Armiku më i madh i Islamit është këtu. Por, kjo nuk do të thotë që une ishe në shtëpinë e tij.”, gënjente ai.
faqe 71.

Sipas shtypit suedez: Vëllezërit Mentor Alija, 21 vjeç dhe Mensur Alija, 19 vjeç nga Landskrona akuzohen për sulmin me zjarr në shtëpinë e artistit Lars Vilk në Nyhamnsläge në veri të Höganäs.
Natën e 15 majit, sipas aktakuzës, ata kanë ndezur një zjarr që paraqiste rrezik për shkatërrim të gjerë. Vëllezërit akuzohen për zjarrvënie. Vëllezërit të dënuar për atentatin e Vilks (BOTUAR 15 KORRIK 2010).
Dënimi ndaj dy vëllezërve që u akuzuan për zjarrvënien e artistit Lars Vilks ka rënë, vëllai i madh dënohet me tre vjet burg, i vogli me dy vjet. Akuzat kundër vëllezërve kishin të bënin me zjarrvënie, një krim që mund të rezultojë në nga dy deri në tetë vjet burg. Prokurori kërkoi gjashtë vjet burg për të madhin e vëllezërve, 21-vjeçarin dhe katër vjet burg për vëllain e tij dy vjet më të vogël. Vëllezërit janë dënuar për tentativë zjarrvënieje, pasi gjykata e rrethit nuk vlerëson se është vërtetuar rreziku konkret që nga perdja e djegur të përhapej në pjesë të tjera të shtëpisë. Lars Vilks nuk ka qenë në shtëpi kur ka rënë zjarr në shtëpinë e tij natën e 15 majit dhe zjarri është fikur vetë, por sipas shërbimit të shpëtimit ka pasur rrezik zjarri në të gjithë shtëpinë. ishte fqinji i Lars Vilk që zbuloi xhamat e thyer. Në brendësi të shtëpisë janë gjetur disa shishe kafshësh të mbushura me benzinë. Një zjarr i vogël kishte rënë në fasadë dhe ishte përhapur në banesë, por mesa duket ata ishin shuar vetë.
Pranë vilës policia gjeti një xhaketë me një celular dhe dy thika. Celulari bëri që policia të dinte menjëherë se kë të kërkonte. Mensur u shtrua në spital për djegie kur u arrestua. Mentori u arrestua në shtëpinë e nënës së tij, e cila gjithashtu u dërgua për t’u marrë në pyetje. Lajmi për atentatin e ri kundër Lars Vilks u përhap me shpejtësi në mbarë botën.
Prestigjiozja Washington Post kishte titullin “Artisti suedez ‘Muhamed’ fshihet pas sulmit”, agjencia ndërkombëtare e lajmeve AP dhe BBC britanike janë mediat e tjera që raportuan për zjarrin e vrasjes. Expressen ka ndjekur hapat e vëllezërve deri në arrestimin në fillim të javës. Mentori dhe Mensur Alija vitet e fundit janë parë gjithnjë e më shpesh vizitorë të kongregacionit islam në Landskrona, një kongregacion që, megjithatë, njihet për punën aktive për të qenë pjesë integrale e shoqërisë suedeze.
– Në këto ambiente janë të ndaluara diskutimet për Vilks. Ne nuk pranojmë thirrje për akte dhune, thotë kryetari Ahmed Zaidan. Në të njëjtën kohë, ai thotë se nuk mund ta kuptojë se si legjislacioni suedez mund të lejojë Lars Vilks të shkelë fenë e tyre.
– Ne nuk e vëmë në dyshim të drejtën e Vilkut për të pasur mendime, por ai dhunon profetin tonë, thotë Zaidan. As Mentori dhe as Mensur nuk kanë tërhequr ndonjëherë vëmendjen kur kanë vizituar xhaminë. Megjithatë, në faqen e tij në Facebook, Mensur Alija lidhet me një grup rreptësisht ortodoks dhe gjithashtu i përket një grupi interneti që shpreh në mënyrë aktive urrejtjen ndaj shtetit të Izraelit. Për disa vite, ata dhe motra e tyre jetuan me nënën dhe babanë e tyre në një zonë të ngjashme me vilë në Landskrona, pasi erdhën në Suedi në vitin 2001 nga Serbia-Mali i Zi i atëhershëm.
Vëllezërit u bënë shtetas suedezë në vitin 2007.
– Duhet të kërkoni qiramarrës më të mirë. Djemtë ishin gjithmonë miqësorë dhe të sjellshëm. Për pak u zemërova pak kur ata lëvizën, thotë kujdestari Tommy. Për familjen e vëllezërve, arrestimi i vëllezërve ka ardhur si një tronditje. Menjëherë pasi Mentor Alija u arrestua mëngjesin e së dielës në shtëpinë e nënës së tij, Expressen takoi motrën e tij. – Ai është shumë i mirë. Sigurisht, ai është fetar, por kjo nuk do të thotë se duhet ta bëjë një gjë të tillë, tha ajo. Përshkrimi “të lutem” përsëritet vazhdimisht në bisedat që Expressen ka pasur me njerëz që kanë njohur vëllezërit. Dy djem që jo shumë kohë më parë ishin më të interesuar për futbollin dhe lojërat kompjuterike.
Në vjeshtën e vitit 2005, kur Mentori është 16 vjeç, ai së bashku me një shok të tij u dyshua për vjedhje makinash nga policia. Prandaj, administrata sociale në Landskrona kreu një hetim. Mentori sapo kishte filluar programin Individual me fokus hotelet dhe restorantet në shkollën e mesme Elise Malmros. Mentor Alija ishte shpresëdhënës për të ardhmen dhe mendoi se kishte mundësi të mira për të filluar programin kombëtar të gjimnazit këtë pranverë. Ai luante futboll në kohën e lirë dhe takonte miqtë e tij në një internet kafe në Landskrona. Ai thotë se provoi të pinte birrë por nuk i pëlqeu. Ai kurrë nuk ka provuar ndonjë drogë tjetër. Sipas nënës, gjithçka funksiononte mirë në familje dhe Mentori ishte i dobishëm në punët e shtëpisë. Por ajo ishte e shqetësuar se djali i saj kishte kryer një krim, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Ditët e fundit, pas vendimit të arrestit, hetuesit e policisë së Helsingborgut po punojnë për mbledhjen dhe ekzaminimin e provave teknike ndaj vëllezërve. Hetimi paraprak tani drejtohet nga një prokuror i ri, zëvendëskryeprokurori Göran Olsson.”
***
Duhet theksuar se panislamizmi është shumë i qartë atëherë kur një ish-Shqiptar identifikohet në bazë të një përkatësia fetare me një religjion global … Apo sikurse e vë më qartë në pah njëri nga vëllezërit e akuazuar për tentim vrasje përmes zjarrvënies së qëllimshme, kur thotë se Lars Vilks është armik i 1, 3 milaiardë myslimanëve.
Edhe një kryeislamist politik i Kosovës flet në këtë mënyrë, por gjithsesi në “nivel më intelektual”, kur shprehet për diskriminimin e Ujgurëve në Kinë. Prandaj, propagandat e tilla panreligjioze kanë nxitur identifikime të tilla fetare të shumë të rinj naiv e të paformuar me kulturë kombëtare.
A nuk të ofron kjo gjuhë nepërke me frazeologjinë tashmë të njohur antishqiptare që panislamikët e BIK-ut e të bashkësive të ngjashme islame të “Arnautllukut”, ua kanë ofruar të ashtuquajturëve udhëheqësve tonë që nga paslufta, në Kosovë apo ngjeti?!
A nuk është kjo njësoj, apo a nuk shkon e gjithë kjo asaj rruge pa dalje, kah ndarja e kombit shqiptar në bazë të së ashtuquajturës përkatësi fetare të dikujt, duke e quajtur “shumica” atë pjesë të shqiptarëve , që sipas ca kuazikryeministrash e presidentësh, qenka lojale ndaj kombit dhe për këtë arsye për shkak të njëfar peshe u dashka pyetur e dëgjuar më shumë, thuajse uniteti kombëtar u ndaka në bazë të një religjioni a joregjiozitetit të tjetrit.
Pa asnjë dyshim se kah panislamizmi i sigurtë të shpie identifikimi religjioz dhe ndërtimi e meremetimi për këto qëllime antishqiptare qe mbi 22 vjet i xhamive nga ana e Turqisë neoosmane, që ndihmohet me vendosmëri e pandalshëm me ndihma e këshilla në rrugë operative nga shërbimet sekrete serbe.
Rasti i këtyre vëllezërve dhe i shumë të tjerëve që kryejnë detyra e obligime panturke e panislamike – pansllave (nuk është me rëndësi fare se a janë të vetëdijshëm a jo për krimin që e bëjnë), tregon se Shqiptari e Shqiptarja tashpërtash kanë shumë probleme me “njeriun e ri arnaut”, që bëhet pjesë e planeve e sherreve globale ndaj vendeve mikpritëse, e parasëgjithash ndaj kombit të tij të origjinës së deridjeshme.

Një panislamik apo një person që “kryeministrat tonë” e vendosin në kuadër të një përkatësie religjioze, duke e ndihmue verbnimin e tij kombëtar shqiptar, është më shumë i rrezikshëm dhe i dëmshëm për kombin se sa një çetnik serbomadh, sikurse është shprehur në mënyrë proverbiale shkrimtari Ibrahim Kelmendi.
Herdokur Shqiptarët duhet ti ngrenë një përmendore të madhe Lars Vilks-it, jo që i kanë ndonjë borgj njerëzor, por për shkak të paepjes së tij, shembullit të tij madhor se si ruhet fytyra humane njerëzore, duke e vënë vazhdimisht në pah një krim që vije në emër të drejtave e lirive njerëzore, por që ishte dhe është krejt e kunderta e tyre.

Na fal, Lars Vilks!
Megjithatë, probleme më të mëdha me “arnautët” panislamik kemi vet ne Shqiptarët, që do të na detyrojnë të luftojmë pandërpre, për jetë apo vdekje, përderisa ti mposhtim e zhbëjmë përfundimisht.

