Kreu Blog Faqe 1441

Serbët janë çmendur, edhe plisi dhe tirqit “qenkan“ të tyre !

3


Shkruan : Fahri Xharra , Gjakovë

E kam një pyetje për lexuesit dhe historianët tonë të “vyeshëm”, të cilët pa fije keqardhje për kombin tonë në zhdukje vetëm heshtin : A e keni lexuar ndonjë herë që serbët i përmendin shqiptarët ortodoks si pjesë të shqiptarisë? A ju ka shkuar mendja se pse? Ata neve na shohin vetëm si turq-musliman dhe si romano –katolik . Qëllimet e tyre janë shumë largëpamëse dhe shumë qëllim këqija.
Të flasim : flitet që islamizmi na shpëtoi nga “sllavizimi “ por sa nga ne u turqizuan. Turqizimi është me qindra herë më i madh se sllavizimi i shqiptarëve. Por, edhe kjo për kohën e sotme nuk ka rëndesi.
Sikur neve muslimanëve, shqiptarëve musliman të na kishin izoluar dhe përçmuar sikur ne që i kemi izoluar shqiptarët ortodoks, athua ku do të ishim dhe si dhe çfarë gjuhe do të flitshim?

Izolimi i shqiptarëve ortodoks ka ndodhur me të madhe në kohën e osmanlive. Kisha serbe e udhëhequr nga popat rus ishin më të mençur se ne, dhe i përvetësuan shqiptarët ortodoks.
Te ne në Kosovë ka filluar një “ringjallje dhe pse jemi shumë pak veta që shkruajmë , njerzit fatbardhësisht kanë filluar të kthjellen dhe të gjithë të pajtuarit me ne po i kërkojnë rrënjet tona.

E shoh një mjerim nag ata të Shqipërisë që nuk e hapin gojën dhe së paku një shkrim ta bëjnë në përkrahje të veshjeve tona kombëtare të cilat po vidhen dhe përvetësohen nga serbët.

“BECAUSE OF THE WHITE HATS ON THE HEADS OF THE SERBS, ALBANIANS ARE ADOPTING THE CHURCH IN THE LOWER Gushterica.” (Dragomir Stanisavljevic )

“Pra, shqiptarët, për shkak që po i shohin plisat e bardhë të serbëve po mundohen t`i përvetësojnë kishat serbe, si ështët rasti nga fotoja e vitit 1908 në Donja Gushterica të Lipjanit, para liturgjisë së në Kishën e Shën Princ Lazarit.” shkruan Dragomiri dhe vazhdon :” Fotoja ishte arsyeja që Feri Arifi dhe Qazim Namni e kanë bër pyetje çka lypin serbët këtu ? (This picture was the occasion of Feri Arifiju and Kazim Namanija to in the article “What Serbia is looking for in Kosovo” (“Çka po ask Serbia në Kosovë”) their church of Holy Prince Lazar and the Serbs himself from that place which makes up 95% of the locals, claiming that they are Serbianized Albanians. )

Me çfarë të drejte në takimin shqiptaro-serb në Vjenë, iu fal serbëve trashigimia kishtare e Kosovës? Ne i dimë emrat e nënshkruesve, por është mirë që ata vet të deklarohen dhe të kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese që të shpallen të pa vlerëshme. Kjo duhe të kryhet sa më parë. Po shkoi historia , shkoi edhe vendi !

Akademik Hakif Bajrami shkruan : “Në themelet e kësaj “shkolle të mashtrimeve” ndër të parët janë serbë, sepse i zbatonin dinakëritë vieneze dhe ruse me përpikëri, sidomos gjatë shekulit XIX-të. Lidhur me këtë, gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX kur u krijuan kombet në Ballkan, populli serbë do të themelojë shkollën në të cilën do të mësohet se rrena për ta plasuar në opnion “është malli më profitabil, që mund të prodhohet dhe të cilin tregu, për shkak të injorancës do ta konsumojë pa asnjë dilemë”.
Këtë shkollë, që u kultivua në Katedrën e Historisë, do ta drejtojë Panta Sreçkoviq.
Mësimet e tij mund të përmblidhën në qëndrimin e tij autorial: “Historia duhet të mbështetet në këngët me lahutë. Sidomos këngët që i kanë tubuar Dositej Obradoviq dhe Vuk Karaxhiq. Jo vetëm në këngë popullore, por shkrimeve të historisë duhet dhuruar ngjyrën e lavdisë për kombin serbian, se i ka hie të jetë një Piemont i Ballkanit, ku ai pastaj duhet ta ketë fjalën kryesore.
E për ta pasë fjalën kryesore, kombi serbian, tani për tani nuk ka HAPSIRË JETËSORE të atillë që do të imponojë histori, të cilën Europa pa dilemë do ta respektojë. E ajo hapësirë jetësore nuk do të ndërtohet duke u orientuar kah Perëndimi (Bosnja), sepse do të reagojë Wjena, por ekskluzivisht rreshtimi serbian duhet të drejtohet kah viset e Aranautllëkut (Sanxhaku i Nishit), pra kah Vilajeti i Kosovës. E kur ushtria serbiane të shtrihet këmbëryq në Fushën e Kosovës, duhet t` i ndajmë detyrat.
Një detyrë ushtria serbe do ta marrë për marrshim kah Durrësi, për të dalur në Detin Adriatik.”
Detyrën shkollore që e predikonte Illarion Ruvarac, serbianët duhej ta realizonin duke u mbështetë në shkollën Austro Hungareze, sepse të njejtën gjë e aspiron Bullgaria, e cila prapa e ka Rusinë, e cila është e madhe, sepse ka TEPËR hapësirë jetësore. E sa i takon Greqisë, Serbia nuk ka pengesa për ta nënshkruar një KONKORDAT me Kishën Helene, sepse është pjesë e saj. Madje, rrënjët e Kishës sonë janë në Hilandar, mësonte Ruvarac. Kjo duhet të ndodhë aq më parë kur Aranautët sot po bredhin prej një Beslidhje në tjetrën, dhe në kontinuitet po çkallmohen nga arma e Stambollit. Dhe është e natyrshme që armës shqiptare ne serbianët duhet t` i ndihmojmë; se në fund ata armë do të mbesin në duartë e atyre që për Evropën nuk është kurrfar mëkati për t` i denuar, sepse shumica apslute e Arnautëve janë të rreligjionit islam. E sot ta ndash fatin e kombit, nga fati i rreligjionit është sikurse ta ndukish thonin nga mishi që e furnizon me gjallëri”.


Një foto e vitit 1902 nga Zveçani me shqiptar ortodoks, kurse në origjinal shkruhet “ serbët në veshjen e tyre kombëtare “

O njerëz të Zotit , të kësaj shqiptarije që po humbet për ditë e më shumë, shkruani, hapni arkivat dhe flisni !

Më 30.12.2021

Nuk janë shumë, por rrinë dhe punojnë bashkë mortjet, dhe duken shumë, shumë …!

0

Nga: Sazan Guri

Në këto 30 vjet:

1. Djemtë e fuqishëm, ikën… .. sepse iu duhesh fortuna të reja të çanin;

2. Të rinjtë e të rejat e talentuar, u arratisën .. sepse këtejza nuk i mbante vendi, andejza me qiri i kërkonin;

3. Punëtorët u larguan… .., sepse këtejza s’kishte punë, andejza sa vinin e gjenin nga dy apo tri punë;

4. Të ndershmit, me vrap andejza rendën….. se këtejza do të vdisnin.

5. Krenarët ikën në terrin e natës .. .se këtejza shtypeshin në dritën me diell;

6. Besalinjtë ikën për pak besë më tepër, se këtejza i prene në besë.

7. Trimat ikën … se ketu i vrau tradhëtia.

8. Intelektualët ikën … se këtejza s’ka dhe nuk pyetet shkenca.

9. Artistët ikën për një art tjetër, sepse këtejza s’ka art.

10. Sportistët rrodhën si rrëke, sepse këtu s’bëhet më sport.

11. Doktorët nga sytë këmbët, se këtu nuk trajtohen.

12. Të mirët, hislinjt, fisnikët vendin dezertonin, se këtu shpirtin ja u shkretonin.

Bilanci i të mbeturve: Sipas ligjeve të fizikës – nuk ngelet vendi bosh. Ato u mbushën me hajdutë, me kriminelë, me imoralë, me servilë, me kurva e kurvica, me të pabesë e bukshkalë, me mashtruesë e injorantë, me dembelë e parazitë, me vrasës, me të djallëzuarit, me turkoshakët e xhihadistë, shkurt me armiq të kombit.

Dhe prap, miq të dashur, besomëni se i kam me studime, nuk janë shumë, por rrinë dhe punojnë bashkë mortjet, dhe duken shumë…. shumë…

E ardhmja dhe shpresa e vendit

1. Kthehen ata që ikën, të paktën ata 400;

2. Rrimë bashkë ne që jemi, të paktën ne 400;

3. Mbeshtesim të mirët, të ndershmit, të diturit, bujarët, besëlinjtë, hislinjtë, artistët, sportistët, doktorët, shkencëtarët, të varfërit, të moshuarit, fëmijët dhe mbi të gjitha nënat, gratë, femrat. Mesazhi E vërtetë ikën, dhe mjerë ata që mbetën se vendin e morën të poshtrit, dakord, por raca shqiptare i ngjan atyre të mbijetuarve nga virusi, dhe sikur 1% që ngelet i bënë ose i zëvëndëson nga e para ata që ikën.

Këtë ta thotë historia: p.sh., Romaket vranë parthinët (beratasit) 16 vjeç e lart, po Berati u ringrit prap; Turku e Serbi, jo thjesht vranë, por ropën për së gjalli, por shqiptari u riringrit, dhe ja ku jemi sot popull 60 milion, kështu edhe kjo…. miq të dashur!

Dodik gjatë TV duelit me liberalin Ostojiq: Me Trumpin Kosova do të zhbëhej, me Biden po e kthen politikën e jashtme amerikane në kohën e Bill Clinton

3
Lirim Gashi, shkrimtar, Prishtinë
Milorad Dodik gjatë TV duelit me liberalin Ostojiq i tha mes tjerash këto fjali :
Citat:
“Që Amerika di edhe ndryshe e dëshmuar njerëzit e Trumpit që i përkrahnin ashiqare agjendat tona të drejta dhe legjitime. Fatkeqësisht njerëzit e Biden po e kthejnë politikën e jashtme amerikane aty ku ishte në kohën e Bill Clinton, kur u bombarduan caqet e armatës sonë në Bosnjë dhe qytetet serbe në Serbi.
Në anën tjetër në Gjermani ka ardhur në pushtet një koalicion totalisht anti serb, që është i ngjashëm me atë që e mori vendimin për bombardimin e caqeve ushtarake serbe në Kosovë para marrëveshjes së Kumanovës”, -fund i citatit.
Ostojiq Dodikut :
Citat:
“Kështu ndodh kur ti ia lejon vetvetes që Putini të të keqpërdor si leckë për hakmarrje ndaj perëndimit, ndërsa ti kontaktin e drejtpërdrejtë me të si levë populiste për sigurimin e votave të ndyra të serbëve radikalë.
Është e vërtetë që sikur të rizgjidhej Trump Kosova nuk do të ekzistonte ma si shtet, sepse Veriu do t’i takonte Serbisë ndërsa pjesa e mbetur do t’i bashkangjitej Shqipërisë.
Vuçiq në fakt e dëshironte një përkufizim përfundimtar me shqiptarët. Mirëpo çdo ndryshim i kufijve në Ballkan krijon domino efekt, sepse nuk mund të realizohet pa luftë.
E meqenëse ju politikanet e dështuar dhe korruptuar që njëherësh jeni edhe shovinistë të pa përmirësueshëm, nuk mund të mbijetoni në politikë pa krime ndaj njerëzve të pafajshëm dhe pronës së tyre, atëherë është mrekulli e Zotit që në USA dhe Evropë po përfundon dominimi i Partive të ekstremit të djathtë dhe po kthehen në pushtet partitë socialdemokrate.
Lista e Zezë e Biden ku po përfundojnë njerëzit e sojit tënd do të zgjerohet pafundësisht, prandaj këto janë shkelmat e fundit të politikanëve të tipit horror kudo në Ballkan dhe Evropë”.-fund i citatit.
Koment :
Unë Lirim Gashi këto fjalë ua kam thënë shqiptarëve të të gjtha trevave etnike së paku dhjetë vite para liberalit serb Ostojiq.
Fatkeqësisht, kam hasur në sy të verbër dhe veshë të shurdhër të njerëzve që nuk marrin erë as nga politika, as nga kultura, as nga letërsia, as nga religjioni dhe as nga shkenca.
Dorën në zemër, nuk kam pritur që të më mirëkuptojnë njerëzit e thjeshtë, barinjtë dhe fshatarët që janë kryeprotagonistët e poemës se Naimit “Bagëti dhe Bujqësi”.
Shumë më tepër kam pritur që të më mirëkuptojnë njërzit që vetës i thonë intelektualë, pavarësisht se a merren me politikë, kulturë, fe, apo shkencë.
Çuditërisht dhe mrekullisht ka ndodhur e kundërta :
Shumë më tepër më kanë mirëkuptuar protagonistët kryesorë të poemës se Naimit, respektivisht njerëzit e thjeshtë, barinjtë dhe fshatarët.
Dhe kjo është një dëshmi e qartë se intelektualet e vërtetë shqiptarë të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Mal të Zi, Turqisë dhe diasporës janë pikërisht këta të fundit.
Pra janë njerëzit që jetojnë në popull dhe që i ndiejnë në lëkurat e tyre pasojat e politikës kriminale dhe tradhtare të kleptokratëve feudal vendorë.
Sepse vuajnë më shumë, mësojnë më shpejtë dhe ndryshojnë më shpejtë për të mirë.
Prandaj shqiptarë të dashur:
Kur i dëgjoni debatet dhe lexoni shkrimet e politikanëve, analistëve dhe gazetarëve udbashë, nxirrne thjesht mesazhin e kundërt nga ai që ua përçojnë.
Sepse mesazhi i tyre është një shigjetë helmuese që ua shpon trurin dhe zemrën tejpërtej.
E para se gjithash mos i votoni kurrë ma politikanët që nuk mund të mbijetojnë në politikë pa trazira ndëretnike dhe përçarje ndërshqiptare.
Sepse te tillët i keqpërdorin këto trazira dhe përçarje si jorgan për mbulimin e plaçkës së tyre shumëdimensionale.
Sepse përmes shkaktimit të trazirave ndëretnike dhe përçarjeve ndërshqiptare, ata e krijojnë shansin për t’u dëshmuar si patriotë me rrota nga karrota, pavarësisht faktit që pranojnë pafundësisht fusnota.
Këtë e bëjnë me shpresën se populli do t’i shoh si shpëtimtarë nga politika klerofashiste serbe dhe do t’ua japë votën përjetësisht, pa i pyetur kurrë se nga e ka prejardhjen gjithë ajo pasuri e tyre.
Për mua është prej vitesh e qartë :
Opozita jonë që keqsundoi dhe shtet-rrënoi dy dekada rresht, gjithnjë e më shumë po dëshmon se ka funksionuar dhe po vazhdon të funksionojë si një fabrikë që prodhon pandalshëm korrupsion, krim të organizuar dhe tradhti.
Prandaj si e tillë është e padenjë madje edhe për të mbijetuar në politikë, e lërë ma për t’i përfaqësuar interesat e popullit dhe shtetit.
Mos harroni shqiptarë të dashur :
Hashin Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli, Avdullah Koti e kështu me radhë, kur bënin natën biznes me kriminelët serbë të veriut të Kosovës dhe të Serbisë, merreshin vesh me ta për t’i trajtuar ditën si armiqë dhe anasjelltas.
Pra ky është ai dushku i natës që ia shisnin ditën për gogla shqiptarëve idiotikë të Kosovës dhe serbëve idiotikë të Kosovës dhe Serbisë.
Sepse cubat e Hashim Thaçit dëshironin të përjetohëshin prej shqiptarëve idiotikë të Kosovës si shpëtimtarë nga politika Klerofashiste e Vuçiqit, ndërsa cubat e Vuçiqit që jetojnë në Veri të Kosovës, dëshironin të përjetoheshin nga serbët e Kosovës dhe Serbisë si shpëtimtarë nga politika pseudo patriotike e cubave të Hashim Thaçit.
Pra këta faqezi shqipfolës që i kanë më shumë se dy dekada karrierë keqbërëse politike, ekonomike, sociale dhe pseudo shkencore, takoheshin natën për biznes po me të njëjtit kriminelë serbë të luftës dhe paqes nga Veriu i Kosovës, të cilët i kishte aboluar (falur) paraprakisht Hashim Faqeziu nga përgjegjësia dhe llogaridhënie për masakrat e shumta ndaj shqiptarëve të pafajshëm të Kosovës dhe djegien dhe vjedhjen e pronave të tyre.
Pra takoheshin dhe bënin biznes me të njëjtit kriminelë që më vonë e kishin themeluar “Listen Serbe” dhe marrë peng pushtetin dhe shtetin e Kosovës.
Hec e mos plas.

Nipi dhe Gjyshja

0

Fahri Dahri 

NIPI DHE GJYSHJA (*)

Lindi një jetë, lindi një fëmijë. Gëzim në familje dhe më gjerë. Fryt i një dashurie dhe njëherazi i një përsosmërie të përkryer. Një krijesë e vogël, por e kompletuar dhe e veçantë me krijesat pambarim të këtij planeti.

Synimi i përsosmërisë!

Njohje e nderim për ‘të, dhe dëshira për ndryshime periodike dhe në vazhdimësi, pengesa për të keqen, përkundrejt horizonteve pa kufi për të mirën. Kështu qoftë dhe u realizoftë!

Gëzim i vërtetë dallon dukshëm në fytyrat e të gjithëve, në shprehjet e shumta të urimit, edhe shtëpia, gjithshka të duken të hareshme, të gëzuara. Të gjithë të gëzuar, emocione, moral i lartë, kush e kush pa rezerva dhe individualisht, natyrshëm shfaqin gëzimin.

***

Gjyshja! Sa lindje të tilla ka pritur! Por, gëzimi tek ajo nuk është shteruar, ndonse mbart në jetën e saj edhe vuajtje, hidhërime, përcjellje të më të dashurve, të afërmve, dhembje të forta, shkëputje copash të shpirtit të saj. E, ajo, gjyshja sot është e gëzuar, shumë e gëzuar. Shpirti, zemra i gufon, thua se edhe ajo është në fillim të jetës!

Sa burim i pashtershëm qenka gëzimi! Ditët dhe netët i lënë vend njëra- tjetrës. Nis një fillim i ri, e aty ku mbaron një fillim, nis përsëri një fillim tjetër i ri, e kështu pambarim dhe për gjithçka. Mendoj se kjo është ajo që “shpirtërat nuk vdesin”.

Nipi rritet, të qarat foshnjore, këta tinguj të ëmbël çajnë ajrin dhe shkojnë edhe tek veshët e gjyshes, e ajo me buzë në gaz që edhe rrudhat e viteve duket sikur i humbin për një çast, vrapon tek nipi për ta qetësuar. Mjafton vetëm përkëdhelja e gjyshes dhe nipi fillon të sjellë buzët pak në gaz, por që gjyshes i sjellin shumë lumturi. Ajo i flet me fjalë të tilla, që edhe vetë gjyshja nuk e di nga i burojnë dhe as se ç’farë i thotë! Në anën tjetër edhe nipi bëlbëzon dhe gjyshja lumturohet shumë, shumë!

Nipi-fëmijë nuk artikulon dot fjalë me kuptim, por gjithsesi gjyshja e kupton, e don dhe e ndihmon me përkëdheli e me pamasë dashuri. Kështu nipi rritet, gjyshja madhohet, vjetërohet dhe të dy, nip e gjyshe e duan shumë njëri-tjetrin.

Sa shpejt ikin ditët e netët për gjyshen. Nipi u rrit, u madhua, gjyshja gjithnjë e më shumë plaket, fuqitë kufizohen, pamja zvogëlohet, dëgjimi rëndohet..!

Sa keq për gjyshen! Ajo ndjen fundin e fillimit të aj, shikimi, fuqia dhe dëgjimi janë afruar shumë tek kufiri i “zeros”, por dashuria për nipin mbetet e lartë, e pa tronditur. Përsëri gëzimi mbetet i lartë, burimi i tij – i pashmangshëm tek gjyshja!

Ndryshe ndodhi me nipin. Ai e don gjyshen, e respekton, por seç filluan të shfaqen mërzitja dhe padurimi tek nipi, ato kanë filluar të zënë vend pak e nga pak, për atë, gjyshen e dashur-gëzim pashterurën!.

Gjyshja vdiq!

***

Nipi rri e mendon i penduar: Pse vallë mërzitja dhe padurimi erdhën dhe u shtuan tek mua ndaj gjyshes?. Ajo nuk u mërzit asnjëherë, as nuk u bezdis me mua kur unë isha si “ajo”! Si është e mundshme që unë nuk arrita t’i ktheja asaj ato që ajo më fali mua?!”

Mos vallë ky është fenomen, që “natyra” e ka pjesë të përsosmërisë, për të lehtësuar dhembjen e madhe që shkakton “humbja e njerëzve të dashur” për ata që mbeten të gjallë, ndaj atyre që përfundojnë fillimin e tyre?!. Apo, mos ndoshta njeriu duhet të shlyej “detyrimin” e tij vetëm një herë, duke i dhuruar gëzimin e përkujdesjen e tij vetëm për rastet e fillimeve të reja?! Ndofta, nuk e di!

Por di se, sidoqoftë, dashuria, respekti, përkujdesja, ndihma e ndërsjelltë mes njerëzve, tolerancat nuk duhet të ketë kufizime kohore. Gjithmonë duhet të kemi dashuri, dhembshuri, durim dhe respekt ndaj njëri-tjetrit.

E vjetra i lëshon vendin të resë dhe e reja zëvëndëson të vjetrën!. Kjo është keshtu kudo. Po, edhe në politikë.

_________

Për të gjithë miqtë dhe shokët:

GËZUAR VITIN 2022. QOFTË VIT I MBARË DHE ME BEGATI. ME SHUMË PRITSHMËRI NDRYSHE NGA VITI 2021.-

* Shënim: Pjesë nga libri: “Princesha e Ballkanit” – Botim i vitit 2009 – autor: Fahri Dahri”.

Fahri Dahri Itali, më 30 tetor 2021.

Rama nxjerr nga “kasaforta aletet” politike të Bashës

0

Prof.dr. Eshref Ymeri

Njëri nga mjetet e informimit masiv, përcolli sot (29 dhjetor 2021) informacionin në vijim:
“Strukturat e Partisë Demokratike në Dibër kanë braktisur deputetin Lulzim Basha, i cili, këtë të mërkurë, ka zhvilluar një takim në qytetin e Peshkopisë. Demokratët e Peshkopisë i kërkuan Lulzim Bashës që të respektojë vullnetin e anëtarësisë, e cila më 18 dhjetor e shkarkoi me 43 835 vota, ndërsa theksuan se nuk do të lejojnë që Partinë Demokratike ta marrin peng ata që janë pakicë brenda Partisë Demokratike”.
Njëri nga të intervistuarit, anëtar i Partisë Demokratike, deklaroi:
“Brenda në sallën ku bëri takimin Bashë Brava, janë futur më shumë të majtë, sesa anëtarë të Partisë Demokratike. Ndër këta, janë futur shumë eksponentë të majtë, si babai i kryetarit Agron Cerri të Partisë Socialiste për Dibrën, Haxhi Cerri, që ndodhet në sallë, në takim me Bashën. Kështu që Basha, automatikisht, nuk është më i PD-së” (Citohet sipas: “Basha braktiset nga demokratët e Dibrës, strukturat e PD: Në takim persona që nuk janë pjesë e PD-së”. Kanali tv “Syri”. 29 dhjetor 2021).
Dihet që, natën duke u gdhirë 18 maji i vitit 2017, Rama arriti objektivin kryesor në luftën e tij kundër opozitës – synimin për përjetësimin e pushtetit nëpërmjet tredhjes politike të kryetarit të saj.
Basha, si i zhveshur krejtësisht nga tiparet e burrërisë, pra, nga besa e fisnikëria, si cilësi të larta morale, braktiksi përkrahësit e tij në çadër dhe pranoi të shkonte në atë takim të fshehtë me Ramën. Takimet e fshehta domosdo që bëhen për punë të pista, prandaj edhe quhen të tilla. Ai takim sigurisht që do të mbetej i fshehtë, por pasojat e tij do të viheshin re shumë shpejt në qëndrimet e Bashës ndaj qeverisjes antikombëtare të Ramës. Gjatë më shumë se tetë vjetëve, Rama shpalosi me tërë energjinë e vet fushatën e varfërimit të pandalshëm të njerëzve të thjeshtë, një pjesë e të cilëve, prej më shumë se gjysmë milioni, të lemerisur nga kushtet e rënda të jetesës, u larguan për në emigracion. Por Basha s’u bë i gjallë për të demaskuar Ramën për politikën e tij të varfërimit, në parputhje me strategjinë e serbosllavizmit për shpopullimin e trojeve shqiptare dhe shpërbërjen tërësore të kombit shqiptar. Sigurisht që Basha nuk mund të bëhej i gjallë, se në atë takim të fshehtë të majit 2017, Rama ia pati “blerë aletet” politike dhe e pati shndërruar në “eunuk” politik. Duke pasur parasysh qëndrimet soditëse të Bashës ndaj politikës antikombëtare të Ramës gjatë gjithë këtyre viteve, lind dyshimi se Rama duhet t’i ketë “blerë” me çmim shumë të lartë “aletet” politike të Bashës, të cilat i ka pasë mbajtur “të mbyllura në kasafortë” dhe me siguri që ia ka shkelur syrin kohë pas kohe:
“Ej, ki kujdes, se këtu i kam, në “kasaforë”, se po e shkele në qëndrimin ndaj meje, t’i nxora në mejdan”.
Në gjendjen ku e katandisi Basha Partinë Demokratike, Prof.dr. Sali Berisha, muajt e fundit, për arsyet që dihen, duke e ndier thellë pulsin e bazës demokratike, e quajti për detyrë rikthimin në politikën aktive, të mishëruar në zhvillimin e 30 foltoreve në mbarë vendin, të konkretizuara me Kuvendin e 11 dhjetorit dhe me Referendumin e 18 dhjetorit, në të cilët u votua me shumicë dërrmuese për shkarkimin e Bashës nga posti i kryetarit të partisë.
Në këto kushte, duke e ndier që Basha po rrezikohej të shndërrohej në një dordolec politik, Rama, në përpthje me marrëveshjen e fshehtë të natës së 17 duke u gshirë 18 maji 2017, vendosi t’i nxjerrë nga “kasaforta aletet” politike të Bashës, tashmë jo për ta damaskuar, por për t’i dalë në mbrojtje, për ta shpërblyer për shërbimet e çmuara që ky i pati bërë me heshtjen e tij më shumë se 8-vjeçare në krye të opozitës. Dhe shpërblimi u duk sheshit në Kvendin që Basha organizoi më 18 dhjetor në sallën e pallatit të kongreseve, e cila mund të marrë, e shumta, duke qendruar edhe më këmbë, deri në 2000 apo 2200 veta, ndërkohë që vegla e verbër e Bashës që hapi Kuvendin, Jemin Gjana, deklaroi se në Kuvend na qenkeshin të pranishëm “5004” delegatë! A duhet dyshuar se në përbërjen e “5004”delegatëve ka pasur edhe majtistë të Ramës? Takimi i Bashës në Peshkopi dëshmoi se nuk duhet dyshuar, pasi në sallë paskan qenë të pranishëm edhe majtistë, siç ishte rasti i babait të kryetarit të partisë socialiste të Dibrës.
Gjasat janë që Rama i ka ofruar Bashës “varkën e shpëtimit”, prandaj edhe ka folur publikisht për një bashkëqeverisje, pa përmendur konkretisht se me kë, por që nënkuptohet vetvetiu se e ka fjalën pikërisht për “eunukun” e tij. Pranda s’ka asgjë për t’u habitur nëse në vitin 2022 “eunukun” në fjalë do ta emërojë zëvendëskryeministër, kurse disa ministreshave të veta t’u thotë ta lënë kolltukun, për t’u zëvendësuar me argatë ose argatesha të Bashës.

Kaliforni, 29 dhjetor 2021

Gjekë Gjonaj – “E meritojnë nderimin” (Figura shqiptare të shekullit XX)

0

Nga: Frank Shkreli

Muajt e fundit më kanë arritur në kutinë postale, por edhe me dërgesë elektronike, disa botime me rëndësi historike, kulturore dhe gjuhësore për fushën e studimeve shqiptare në përgjithësi. Një ndër këto libra është edhe një kopje elektronike e veprës së autorit nga Ulqini, me prejardhje nga Trieshi i Malësisë së Madhe, Zotit Gjekë Gjonaj. Përveç përmbajtjes, e përzgjodha këtë libër për t’ia paraqitur publikut, për dy arsye: e para se pse autorët nga trojet shqiptare në Mal të Zi, fatkeqësisht, nuk tërheqin vëmendjen që meritojnë nga Tirana dhe Prishtina dhe e dyta është solidarizimi im me autorin, për faktin se jemi bashkvendas dhe vijmë nga një krahinë krenare e quajtur Malësi e Madhe.  

 Libri i autorit Gjonaj me titullin “E Meritojnë Nderimin (Figura Shqiptare të Shekullit XX), një monografi dokumentuese, botuar nga Art Club në ULqin — është një kontribut tjetër i vyer i autorit të trojeve shqiptare në Mal të Zi, Z. Gjekë Gjonaj.  Është një libër i shënueshëm që i bashkohet 8 veprave të tjera të botuar më heret nga ky autor i palodhëshëm i trojeve shqiptare të Malësisë së Madhe,por që tani jeton e vepron në Ulqin.  Ashtu si edhe librat e mëparëshëm me përmbajtje historike, etno-linguistike dhe kulturore, edhe libri më i fundit i Gjekë Gjonajt, “E Meritojnë Nderimin” (Figura Shqiptare të Shekullit XX), është gjithashtu një vepër shtesë dhe një kontribut i shënuar i historisë kombëtare shqiptare, ku pasqyrohen kontributet nepërmjet profileve të 36 figurave shqiptare të shekullit XX të përzgjedhura nga vet autori për meritat e tyre, sipas vlerësimit të Z. Gjonaj. Ata janë përfaqësues të denjë, kryesisht, nga trevat e banuara me shqiptarë në Malin i Zi, por nuk mungojnë as personalitete të shquara nga Kosova, Shqipëria dhe nga diaspora — të njohura dhe jo aq të njohura për publikun e gjerë.  

Në vend të parathënjes, autori shprehet se “Trojeve tona kombëtare dhe etnike nuk i kanë munguar kurrë figurat historike, kulturore, arsimore, fetare dhe atdhetare që kanë dhënë kontribut të paçmuar në vendosjen e fateve historike të Atdheut. Figura të tilla nga trojet tona kombëtare duhet të shkëlqejnë duke zbuluar nga pluhuri i harresës, jetën dhe veprimtarinë e tyre në shërbim të Atdheut, Kombit dhe lirisë”, shkruan ai, duke arsyetuar pikërisht përzgjedhjen e 36 personaliteteve shqiptare, të cilët, sipas autorit Gjekë Gjonaj, “E Meritojnë Nderimin”, për punën e tyre në fushat e veprimtarisë së tyre përkatëse.  Në këtë vepër, që është një libër i karakterit publicistik, autori trajton personalitete dhe intelektualë (shumica post-mortem të shekullit të kaluar, por disa që ende jetojnë), të fushave të ndryshme të shkencës dhe të dijes: akademikë, gjuhëtarë, punonjës të arsimit, mjekë, gazetarë, autoritete fetare, rapsodë popullorë, biznesmenë dhe mërgimtarë shqiptarë, njerëz, që, sipas autorit Gjekë Gjonaj, me jetën dhe veprimtarinë e tyre kanë lenë gjurmë në historinë e trojeve shqiptare.  Personalitete historike që me potencialin dhe rrethanat e tyre ku kanl jetuar e punuar — në një mënyrë ose në një tjetër — kanë dhënë kontribut të paçmuar në vendosjen e fateve historike të Atdheut”, shprehet autori.  

Është e natyrshme se një përzgjedhje e këtyre 36 figurave të përfshira në këtë libër, që vet autori i ka zgjedhur si të “merituara” për tu përfshir në librin e tij“E MERITOJNË NDERIMIN (FIGURA SHQIPTARE TË SHEKULLIT XX), mund edhe të ketë ndonjë vërejtës kritik që të thotë se figurat e radhitura në këtë libër përbëjnë një përzgjedhje subjektive se mund të ketë dhe natyrisht që edhe ka, ndoshta, figura edhe më të merituara, por që mund të jenë pasqyruar nga autorë të tjerë.  Por, as vet autori nuk pretendon se kjo listë është një listë gjithpërfëshirse dhe se nuk ka të tjerë të merituar nga kjo zonë.  Ndoshta ia vlen që Z. Gjekaj të marrë parsysh botimin e një villimi të dytë të kësa natyre ku të përfshihen, eventualisht, edhe figura të tjera aktuale dhe nga e kaluara e trojeve të rrethit të Ulqinit e më gjerë.  Por në lidhje me përzgjedhjen e këtyre personaliteteve të merituara, Z. Gjonaj shkruan se, “Me rikujtimin e këtyre personaliteteve të dalluara shqiptare, tentova që vepra dhe kontributi i tyre të mos harrohet kurrë”.  Janë pra këto figura shqiptare që autori ka vlerësuar se, “Meritojnë Nderimin”, për tu përfshir në këtë vëllim, pasi disa prej këtyre figurave të dalluara, mund të jenë hedhur në harresë — me dashje ose pa dashje — nga entet shkencore, kulturore, por edhe nga publicistika aktuale. Kjo është, pikërisht, sipas meje, arsyeja që autori Gjekë Gjonaj ka përzgjedhur për të pasqyruar jetën dhe veprimtarinë e këtyre 36 personaliteteve, përfshir, për shembull, Dr. Athanas Gegaj, intelektualin e përmasave kombëtare, por i pavlerësuar sa duhet, as nga Shqipëria dhe as nga Kosova. 

Në shkrimet e mia modeste gjatë viteve, jam munduar që vazhdimisht të ve në dukje krimet e komunizmit anë e mbanë trojeve shqiptare.  Më pëlqen fakti që Z. Gjekë Gjonaj i kushton një vëmendje të veçantë martirëve të diktaturës komuniste në trojet tona, një fakt me të cilin,  bota shqiptare ende refuzon të ballaqohet, qoftë me krimet komuniste të Enver Hoxhës në Shqipëri, qoftë me krimet e komunizmit jugosllav kundlr shqiptarëve në trojet e veta, përfshir masakrën e madhe të Tivarit, ku sipas historianëve, kishin gisht dy regjimet komuniste të kohës, ai jugosllav dhe ai shqiptar. Siç më duket shumë me vend edhe fakti se në librin e autorit Gjonaj, nuk mungojnë së përmenduri edhe kontributet e disa figurave të njohura të diasporës.     

Libri i Z. Gjonaj nuk është një libër ku lexuesi mund të mësoj të gjitha të dhënat për jetën dhe veprimtarinë e këtyre figurave të pasqyruara në këtë përmbledhje publicistike, por është një burim kontribues dhe shtesë — si ngacmues për lexuesine interesuar për të kërkuar informacione të mëtejshme për këta kontribues të shkencës, kulturës, arsimit, traditës, besës e burrërisë, e fushave të tjera, sidomos për brezin e ri të shqiptarëve në trojet shqiptare në Mal të Zi, që mund ose jo, të kenë dijeni për këto figura të  kulturës shqiptare dhe si rrjedhim të ndërmirren hulumtime të mëtejshme rreth tyre.  

Libri i publicistit Gjekë Gjonaj,  “E Meritojnë Nderimin” (Figura Shqiptare të Shekullit të XX), në vet-vete është një kontribut i vyer ndaj kulturës shqiptare në përgjithësi, përtej trojeve shqiptare në Mal të Zi. Sepse, siç është shprehur, Ernest Koliqi, “Kultura ashtë shpirti i kombësisë. “Kush nuk njeh historinë e vendit të vet, nuk njeh vetveten. Kush nuk ka dijeni për fytyrat e jetës shqiptare që shfaqen në vjersha, në tregime, në përshkrime e përshtypje, në syzime e studime të shkrimtarëve shqiptarë, nuk din me u dhanë zhvillim shkaseve që ndien në gjak të vet. Kush nuk etshohet nga nevoja të dijë shka bluajnë mendjet ma të ndritura të bashkgjakasvet…atëherë ai veçse ka emnin shqiptar, por sa për tjera ai mund të ndjehet i huaj në rrrethin tonë”.  Shqiptarët e trojeve shqiptare në ish-Jugosllavi janë pjesë e një Kombi të vetëm shqiptar, sit ë tillë duhet të trajtohen nga Tirana dhe Prishtina zyrtare — nuk guxojnë të lihen në dorë të fatit – “që të ndjehen si të huaj në rrethin tonë”.   

Kjo, ndër të tjera, është merita e këtij libri.  Se nepërmjet 36 profileve të këtyre kontribuesve të merituar — në fusha të ndryshme të aktivitetit të tyre, të përmbledhur dhe renditur mjeshtërisht nga Z. Gjonaj në shtatë kapituj — lexuesi ka mundësi të mësojë diçka më shumë se çka “bluajnë” disa prej mendjeve më të ndritura të bashkombasve të vet në rrethin e Ulqinit dhe të Malësisë së Madhe. Ashtuqë shqiptarët e atyre anëve të mos ndjehen të huaj në truallin e vet stërgjyshor, sidomos kur është fjala për zhvillimin e kulturës (“shpirtit të kombësisë”, E. Koliqi) dhe ruajtjen e trashëgimisë dhe kulturës shqiptare në trojet tona në Mal të Zi dhe më gjërë. 

“Ky libër në vetvete përbën një enciklopedi të figurave shqiptare dhe si i tillë autori ia ka arritur t’i radhisë me një vijueshmëri të ngjarjeve, peshën që zë çdo figurë e shquar e trevave shqiptare në Mal të Zi, Kosovë e Shqipëri”, shprehet recensuesi i këtij libri, Dr. Nexhat Avdiu, intelektuali shqiptar nga Ulqini. Ndërsa, recensuesi tjetër, Msc. Mark LucGjonaj vlerëson librin me këto fjalë: “Autori, Gjekë Gjonaj, nuk do asgjë më shumë me këtë libër, thjeshtë t’i nderojë, t’i vlerësojë e t’i vendosë në “Log” para lexuesve e historianëve. Ai do që vepra e sakrifica e këtyre njerëzve mos të harrohet sepse është i vetëdijshëm se nëse nuk njohim të shkuarën, do të humbasim të ardhmen. Prandaj, autori e vlerëson shumë jetën, veprën e sakrificën e këtyre figurave të larmishme në veprimtari, dhe me gjithë forcën që ka pena e tij, Ju ka kushtuar këtë lapidar”, vlerëson intelektuali shqiptar nga Tuzi. 

Libri i autorit Gjekë Gjonaj është një kontribut i rëndësishëm në këtë fushë. Z. Gjonaj nga Trieshi i Malësisë së Madhe, me punën e tij të vazhdueshme, me vendosmëri dhe ndershmëri kombëtare, vazhdon pa u lodhur, të promovojë dhe të përhapë përparim kulturor, historik dhe politik, në përpjekje për të ruajtur lavdinë e të parëve tanë në radhët e shqiptarëve në Mal të Zi dhe më gjërë.   

KUSH ËSHTË GJEKË GJONAJ

Jetëshkrim i Shkurtër i Autorit

– Gjekë Gjonaj lindi më 20 mars 1958 në Triesh (Malësi), Komuna e Podgoricës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Tuz. Diplomoi për gjuhë dhe letërsi shqipe në Kosovë. Tetë vjet ka punuar si mësimdhënës në vendlindje.  Në vitin 1986 angazhohet si gazetar në Radion e Malit të Zi. Është njëri nga themeluesit e emisionit të parë në gjuhën shqipe në Televizionin e Malit të Zi “Kronika e Javës”. Aktualisht punon si gazetar profesionist – korrespondent i rregullt i Programit në gjuhën shqipe dhe i Programit informativ në gjuhën malazeze në Radion e Malit të Zi dhe ndihmës-kryeredaktor i revistës “Buzuku”. Është kryetar i Këshillit Programor të gazetës “Koha Javore”. Është anëtar i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, Ulqin. Ka qenë redaktor përgjegjës i shtojcës në gjuhën shqipe “Polis” në Podgoricë. Bashkëpunon rregullisht me gazetat “Koha Javore” Podgoricë “Koha jonë” Tiranë, “Bota sot” Prishtinë, “Illyria” Nju-Jork, me shumë portale në gjuhën shqipe brenda dhe jashtë shtetit. Ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit, “Ulqini”.  Deri më tani ka botuar 8 libra.

Po ashtu ka përkthyer, redaktuar dhe korrektuar disa libra të autorëve shqiptarë.

Jeton dhe vepron në Ulqin. 

                             Botime të tjera nga autori Gjekë Gjonaj 

Gllogja, vendi ku mëkohet tradita dhe modernja

1

Shkruan: Syrja ETEMI, Tetovë

Në rrugëtimin e beftë përgjatë vendbanimeve të vargëzitur në brezin ylberosh Rrëzësharrit, kësaj radhe – të krahut verilindor të Tetovës, ndali revanin në katundin mjaft pitoresk e të qetë. Ndali hapin aty ku banorët më shumë veprojnë e më pak flasin. Sepse për ta flet me krenari vet puna, djersa dhe angazhimi. Aty ku njerëzit dinë të çmojnë e vlerësojnë, posaçërisht – të mbarën dhe kametin; të bukurën dhe estetiken; historitë dhe legjendat, zakonet dhe traditat, por edhe bashkëkohoren dhe modernen pozitive. Kur futesh më në brendësi të këtyre njerëzve punëdashës, veneron ashiqare se gllogjanët me dashurinë dhe kompetencën më të madhe flasin jo vetëm për të tashmen, por, kurrë dhe assesi nuk lënë mangët pa mos u kredhur edhe në të kaluarën e vendbanimit dhe pa mos të gostitur edhe me dromca meselesh, me ndonjë mahi, madje edhe me ndonjë këngë. E, ty të duket se legjendat në këtë vendbanim s’kanë të sosur, sikur mëkojnë njëra tjetrën. Përcillen e barten nga brezi në brez për të arritur deri në ditët e sotme. Banorët e këtij fshati me shumë kujdes i ruajnë dhe i rrëfejnë ato. E, si mos t’i kesh “zili” këta banorë rezidentë?

DISA TË DHËNA TË RËNDËSISHME …

Në kilometrin e katërmbëdhjetë të rrugës: Tetovë – Jazhincë gjendet fshati Gllogjë – në lartësi mbidetare prej 550 m. Etimologjia e emrit të këtij vendbanimi ka domethënie bizantine, k a ll o gj e r, që do të thotë: murg. (D.m.th. emërtim sacral – me kuptim nga zhargoni fetar)
Nuk posedojmë të dhëna të shkruara se prej kur ekziston ky vendbanim dhe, nëse ka ekzistuar, si është quajtur ai. Së pari e hasim në Dokumentet Turke të sh.XV, përkatësisht në vitet 1481-1482, i cili ka pasur: 31 familje, më 1544-1545, ku për herë të parë janë të regjistruara 7 familje muslimane, 27 familje të krishtera, kurse më 1568-69 ka pasur 10 familje muslimane dhe 15 të krishtera.
Sipas Statistikave zyrtare më të fundit, ky fshat ka 1295 banorë, prej të cilëve 76% (985 banorë) janë shqiptarë. Kufizohet me Përshevcën në perëndim, me Dobroshtin në lindje dhe me Jelloshnikun në veri (i cili sot llogaritet vendbanim i braktisur pa asnjë banor).

DISA TË DHËNA GOJORE NGA BANORËT E FSHATIT

…Me këtë rast, fillimisht do të shtroj disa shënime që i kam “qëmtuar” nga i ndjeri tanimë, z. Shefki Haliti, i cili posedonte dhe ruante disa të dhëna evidente dhe mjaftë të rëndësishme për historikun e Gllogjës, me disa plotësime, në këtë shkrim pretendues.

“Në fillim të sh. 16 (aty ka vitet 1520-1530), d.m.th. para 490 apo 500 viteve, në Gllogjë, në këtë vend me shumë bahçe me florë dhe faunë të pasur dhe me fusha e tokë pjellore në rrafsh dhe me zabele, pyje, male e bjeshkë të begatë, nuk dihet para sa e sa kohësh në thellësi të historisë, është vendosur shqiptari mysliman, Selman (Sulejman) Lika (Lita), i cili paraprakisht duhet të ketë ardhur në fshatin Strazhë të Kaçanikut, mandej, bashkë me nënën e tij, për nja 2-3 muaj përqëndrohet në Parcë, e mëpastaj për t’u ngulitur në Gllogjë, pasi më kishte blerë tokë nga spahiu, Ibrahim Begi (një batakçi dhe njeri i dhënë pas bixhozit).
Selmani pasi “rehatohet” në vendbanimin në fjalë, nga Gllogjani i Kosovës e merr edhe nipin (djalin e vëllaut), Demirin, i cili këtë vend ku jetonte mixha Selman, ia vëndoi emrin prej nga vinte, d.m.th. Gllogj(an). Sipas disa gojëdhënave që janë ruajtur deri në brezat e sotëm, të parët e Likajve rrjedhin nga nënfisi ilir, Likaj, që i përkiste fisit të madh ilir Dalmatët. Në mesjetë, të parët e këtij fisi kanë pasur marrëdhënie martesore me fisin kryesisht shqiptar, Berishë, nga i cili rrjedh vëllamëria Kryeziu. Nga fisi më i madh që përmendëm, pjesëtarë të fisi përhapen në Veri të Shqipërisë (në Buzmadh -200 familje, nga ku rrjedh edhe i pari i themeluesit të Gllogjës), në Kosovë, por edhe në viset shqiptare të Maqedonisë. Konkretisht në Gllogjë, siç përmendëm më lartë (gjithnjë sipas shkrimit të personazhit që përmenda më lartë), së pari vjen Selmani i cili ka patur 5 djem e dy vajza. Djemtë kanë qenë: ISMAILI, ELEZI, HAJREDINI, MUSTAFA dhe ARIFI ….Dhe, prej këtyre emrave janë formuar mëhallë me të njëjtët emra, duke shtuar këtu edhe Demirin (nip i të parit, Selmanit). Familjet më të njohura në Gllogjë janë : selmanallarët që njihen si familia më e madhe, sadikallarët, amitallërt, çuçat, blokat etj”.
Të dhënat e mësipërme kishin të bëjnë me disa thekse që kanë të bëjnë me të kaluarën e fshatit, prejardhjen, dëshmi këto të përligjura me dëshmi të shkruara dhe gojëdhëna të ndryshme, kurse, në vazhdim t’u qasemi edhe disa premisave komplementare të nxjerruna nga prononcimet e banorëve të fshatit, duke filluar nga të dhënat plotësuese për të ashtuquajturat: LAMËT E SPAHIJVE. Kështu nënvizonte në shkrimet e tija vendaliu i këtij fshati, z. Aliti:
“Ky është vendi ku kryqëzohen katër rrugë fushe, ku janë mbledhur nga turqit frutat dhe prodhimet bujqësore, bile edhe oriz e pambuk, madje edhe drithëra, si: grurë, misër, groshë, konop, hashash, etj.

Para shumë vitesh, fshati ka patur furrë buke, pusin e mullirin e fshatit. Më vonë, në kohën e ekupimit serb, prej vitit 1915, ka funksionuar shkolla në gjuhën serbe – në katundin më të afërt, Dobrosht dhe, diku rreth vitit 1925 këtë shkollë e kanë mbaruar dy vajzat e hoxhës, Halit Aliti (motrat: Emine dhe Fikrije-nëna e Prof. Dr. Salajdin Memedit), si dhe Izet Elezi dhe Refet Qazim Aliti (babai i Shefki Alitit, nga i cili janë marrë këto të dhëna).
Fshati ka patur shkollën fillore shqipe prej vitit 1945 – me mësuesin e parë, dibranin, Halil Gola.
Për fenë islame kanë zhvilluar mësimin, Efendi Islami nga Dobroshti dhe Efendi Hasani nga Përshevca, që të dy – me fakultet Teologjik – në Stamboll.
Kur jemi te zhvillimi i aktivitetit fetar në këtë vendbanim, vlen të theksohet edhe fakti se, Gllogja, që para njëqind vitesh ka patur autoritet fetar, përkatësisht, Mulla Musë Efendiun – me Fakultet Teologjik të Stambollit, i cili, akoma në këtë anë përmendet si Musë Klloxha”.
Sipas disa shkrimeve të autorëve sllavë, sidomos ato të viteve 1947,48, Gllogja (në këtë kohë) ka patur edhe shtëpi me banorë krishterë, të ardhur nga vise të ndryshme të kësaj zone, sidomos, karakteristike është popullata e ardhur nga Dufi i Gostivarit, përkatësisht Rekës së Epërme, në këtë kohë: 15 shtëpi (Familja Popoj – familje shenjtorësh), për të cilën, banorët shqiptarë i konsiderojnë si shqiptarë të ritit ortodoksë, të cilët deri vonë në familje apo në shtëpi kanë folur dhe kënduar shqip, por që i ka dalluar vetëm përkatësia fetare.

Legjenda e varrimit të nuseve te vendi Ermish

Legjendat e fjetura sikur zgjohen nga gjumi. Ato sikur janë lidhur nyjë te Dy Vidhat e stërmoçëm. Aty ku shekuj e shekuj pleqtë e fshatit zgjatnin muhabetin deri në netët e gjata të dritës së hënës. Aty rrëfehen meselet e ndodhitë e e që kanë lënë nishan në këto vise, e posaçërisht te vendi i quajtur Ermish. Kështu, mësuesi i këtij katundi sakral, z.Rasim Elezi, i ngërthyer nga dehja e nostalgjisë, kështu e fillon rrëfimin: “Dikur në këtë vend (s’mbahet mend se kurrë),”nji defa krushësh pi ka Nerashti, marën nause pi ktua katundet këndi Klloxhës, e, nji defa qietër xhi kishin mar nause pi kataundet andi ka Odri, zatieken te Di Vejdhët n’Klloxh, ktau te jën sot Vuaret e Krushve. Simas zakuanit t’at’hiershëm, krushët me nause nuk duhet ta liruëjn udhën… Kur zatiekën ktau të di palët, zihen se kush du “çiele udh”. Nejsën lufta e madhe. Krushët faruhan kejt. Jesën vetëm di nauset e rieja. Ma n’fund, ene ktua zihen, ene vrejtën tu dijët. Kejt xhenazet xhi kajn mbiet, i varuasin n’at viend xhi jan vra: Te Vuaret e Krushve”. Ene ner vuan ktau ka ardh era xhak, “era mish”. Për ashtau ktaj viendit ndrejshe i thaujn ene Te Vuaret Ermish”. Për të njëjtën legjendë, prof. Femi Memeti nga po i njëjti fshat, deklaron: Në fshatin Gllogjë është akoma gjallë njeri nga vidhat që para nja 20 viteve është tharë. ( Themi “njëri”, sepse ka patur dy vidha). Ky duhet të ketë mbi 500 vjet vjetërsi. Thuhet se midis tyre qëndron varri i nuseve që, sipas legjendës janë vrarë njëra me tjetrën – pasi të dy palët e krushqive qenkan ngrirë me shpata e thika, për të mos i liruar rrugë, njëri-tjetrit.

VENDEMËRTIMET E GLLOGJËS

Fshati Gllogjë ka një toponimi dhe mikrotoponimi shumë të pasur, e cila të duket se ruan me besnikëri timbrin e emërtimeve të të parëve të këtij vendbanimi. Në vazhdim do të paraqesim disa syresh, dhe që do të jetë një material i vyeshëm për shumë kërkues, studiues e, eksplorues të ndryshëm:
AGAÇE, ARËT E PULËS, ARËT E VAKAUFIT- Kanë qenë djerrina, kurse tani – ara të mbjella me pemë frutore, BAFÇJA MULLEJNIT, BAFÇJA E SHKIEVE, BELLOSHI – Vend me ara në Pollog, ndryshe quhet edhe Sibinka. BRAZDA- Vend me livadhe, në të djathtë të rrugës: Tetovë – Jazhincë. ÇAUKA- Kodrinë në Sharr në atarin e Gllogjës, në bregun e majtë të lumit. ÇESHM’E SLLOGJEVE- Çesmë që gjendet në këtë vend. ÇESHM’E PREJFTIT, ÇESHM’E RUPËVE- Çesmë që gjendet në Rupe. ÇESHM’E VËRBICËS- Çesmë që gjendet në Vërbicë (në fushë).
ÇANËNKA (KODRAKI), DAUÇE, DUBRAVA- Vend me ara pjellore në Pollog, në afërsi të Jegunovcës. GJURISHTJA (Kamenjaçe)- Vend me toka të punueshme në Pollog. DUSHK’I MADH, GJUR’I MADH- Vend ku janë kryer shumë rite të ndryshme. GJUR’I VOGËL, HAJMALIET-Vend me ara në formë trekëndëshi. HAZËRKAT, JARUViEC- Vend me kullota ku fshati merr ujë për pije. KAMERICA, KLENI- Vend me ara, në të djathtë të rrugës: Tetovë-Jazhincë. KOTARI-Vend me livadhe, në të djathtë të rrugës: Tetovë- Jazhincë, TE LËMËT E SPAHIJVE, LIDIN’E BURISIT- Djerrinë rrëzë Sharrit. LIDIN’E MADHE- Djerrinë shumë e madhe rrëzë Sharrit. LIDIN’E VOGËL- Djerrinë e vogël rrëzë Sharrit. LIPA, LIVADHET E PREJFTIT, LUG’I STUPËNIT, LLAGAÇE- Vend me ara në Pollog. LLAZIJA- Vend me ara, livadhe në Pollog; me megje dhe shumë therra. MLLAKA- Gjendet rrëzë Sharrit. Ka burim dhe tokë moçalike. MOMILLKA, MULLEJN’I VJETËR, NDËRORMË- Vend në fushë e me ara, orma dhe moçalishte. OGRADE- Vend me livadhe, në të djathtë të rrugës: Tetovë-Jazhincë. OTAVA, ORMËNET- Orman nga verejshkët në Pollog. PADINA- Vend me livadhe dhe gështenja, rrëzë Sharrit- deri te varrezat. POROVEJSHT- Vend me lym aluvial, në të majtë të të rrugës: Tetovë- Jazhincë. PREKAÇE- Vend me ara në Pollog. PROJ GREJSHTES- Përrockë e vogël që kalon përmes Grejshtes. PEFÇEJNA, REZINA (KALAViESHI), RUPE-Vend me ara e me lagështi. RUPËT E GJATA, SLLOGJE- Vend me ara, livadhe e zabele në Pollog ku ka edhe burime uji. SIBINKA, SIMUNKA, SURIQASE- Vend me livadhe në të djathtë të rrugës: Tetovë- Jazhincë. TE BOTA- Vend me tokë argjilore. TE KSHTËJËT- Vend rrëzë Sharrit me shumë gështenja. TE GJURZIT- Vend me shumë gurëz të mëdhenj të shkaktuar nga lumi i Bistricës. TE VuARET ERMISH (Vendemërtim që lidhet me legjenda të stërlashta), TE VuARET, VuARET E KRUSHVE (Sqarim i mësipërm), TUMA – Vend në lindje të fshatit, në mes Gllogjës dhe Jegunovcës, që në jugperëndim kufizohet me Përshevcën dhe njihet edhe me emrin TE LEKË(T), VËRTIPRAE – Vend me ara në Pollog, VNiESHTËT- Vëreshtët e fshatit, rrëzë Sharrit, VEJA E QIRËS, ZENDELOVA – Orman më verejshka në fushë, ZUKA- Vend me livadhe në afërsi me Jegunovcën – janë të rrethuar me muranë apo grumbuj gurëzish.

Kështu, po e përfundoj shkrimin për këtë vendbanim mjaft karakteristik, duke qenë gjithnjë i vetëdijshëm se nuk janë thënë të tërat. Kanë mbetur edhe shumë gjëra për të shprehur e për të shkruar. Por, mendoj se kjo që është thënë, është bërë me një dashamirësi dhe përkushtim shumë diskret dhe të çiltër, në mënyrë që të lë shkas për ndonjë rast tjetër e për ndonjë reportazh më inkluziv e më gjithëpërfshirës.

Lugina e Preshevës në bashkëpunimin kulturor në nivel rajonal e më gjerë

0

Xhemaledin Salihu, Preshevë

“Dhuna dhe egërsia i fshehin kulturat në shkurë të helmuara. Por, kultura është dritë që, edhe kur të duket e fshehur, nuk asgjësohet dhe shpejt ose vonë, del dhe vezullon në një trevë kulturë të zhvilluar me fisnikëri të vërtetë…” Nermin Vlora Falaski/f.12/
Kur bëhet fjalë për bashkëpunimin kulturor në nivel Rajonal e më gjërë, kryesisht merret parasysh bashkëpunimi kulturor i Luginës së Preshevës me viset shqiptare për rreth, sidomos me Shqipërinë dhe Kosovën, në realizimin e programeve të ndërsjella kulturore.
Lugina e Preshevës, sidomos Presheva realizoi programe të shumta kulturore e artistike dhe bashkëpunim kulturor në Maqedoni, në Mal të Zi, në Shqipëri e sidomos në Kosovë, gjatë vjetëve të fundit të shekullit XX. Poashtu edhe këto vise shqiptare participuan në zhvillimin e jetës kulturore të Luginës së Preshevës.
Vlen të theksohet se bashkëpunimi i ngushtë i Luginës së Preshevës me kulturën e Shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, Shqipëri e Kosovë,me të cilin u realizuan shumë aktivitete kulturore e bashkëpunime kulturore dha kontribut të veçantë në realizimin e jetës kulturore shqiptare shumë të begatshme.
Ky bashkëpunim filloi shumë herët qysh në vitet 60-ta 70-ta, të shekullit XX, atëherë kur ansambletë e shoqërive kulturore artistike erdhën në Preshevë nga Kosova e Maqedonia, për të dhënë programe me këngë e valle popullore shqiptare, sikur SHKASH “Hajdar Dushi” e më vonë “Afërdita” e Mushitishtit, me Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Lumnije Ibrahimi, Bege Gashi e tjerë.
Poashtu Preshevën e vizituan edhe grupe të këngëtarëve të njohur nga Kosova, sikur Qamili I Vogël, Ismet Peja, Njijazi Nikoliqi e të tjerë.
Bashkëpunimi i parë kulturor e arsimor me Shqipërinë u realizua më 1979, atëherë kur një numër i punonjësve kulturorë e arsimorë vizitoi Shqipërinë dhe u njoftuan me arsimin dhe jetën kulturore në Shqipëri.
Në Shkodër, grupin e preshevarëve e priti Grupi i Këngëtarëve të Shkodrës, e cila i argëtoi me muzikë të mirëfilltë shqiptare.Pos kësaj punonjësit arsimorë dhe kulturorë vizituan shumë Parqe arkeologjike, Kala, shkolla, e tjerë.
Ky bashkëpunim vazhdoi edhe më vonë deri më sot, jo vetëm me ardhjen e ansambleve me këngë e valle popullore shqiptare, por edhe me teatro nga Kosova, Maqedonia..
Të theksojmë se shumicën e programeve kulturore, Presheva i mori me lehtësime financiare apo edhe falas nga Shqipëria dhe Kosova.
Kështu, në një bisedë të viteve të 70-ta të shekullit XX, në Sekretariatin Krahinor të Kulturës/atëherë/ tashti Ministria e Kulturës-tashti/ nga sekretari i këtij Sekretariati, Shefki Stublla e morëm zotimin që Ansambletë kulturore dhe shërbimet kulturore të Kosovës do të jenë minimale për Preshevën. Në bisedë me të ishte Hasan Hajrullahu, udhëheqës komunal dhe kryetar i Këshillit për kulturë në Lidhjen Socialiste të Preshevës dhe drejtori i Shtëpisë së Kulturës, Xhemaledin Salihu/atëherë Universiteti i Punëtorëve/.
Bashkëpunimi i këtillë filloi të realizohet dhe Presheva të ketë beneficione dhe çmime më të ulta për programet dhe shërbimet kulturore të Ansambleve dhe Shërbimeve të Kosovës në Preshevë.
Bashkëpunimi i parë, i realizuar ndodhi më 1975, kur Biblioteka e Qytetit dhe NGBG “Rilindja” nënshkruan Kontratë të Përhershme për sigurimin e botimeve në gjuhën shqipe që dalin në “Rilindje”, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe botimeve import nga Shqipëria. Kjo kontratë u realizua deri më 1989, deri atëherë kur u suprimua Autonomia e Kosovës, poashtu u shkëputë edhe konktrata në fjalë.
Më 1975, në Preshevë u hap skena e përhershme e Teatrit të Prishtinës, në periudhën 1975-1983, me rëndësi të madhe shoqërore e kombëtare është hapja e Skenës së Përhershme e Teatrit të Prishtinës në Preshevë, për realizimin e së cilës u nënshkrua Kontrata nr.24 e dt. 14 janar 1975, në mes të Teatrit Krahinor të Prishtinës/atëherë/ dhe Shtëpisë së Kulturës në Preshevë. Pra, Teatri në fjalë pasuroi dhe edukoi jetën kulturore, sidomos jetën teatrale në Preshevë.
Më 1980, Preshevën e vizituan Teatri Popullor “Migjeni” Shkodër, Radio Shkodra me këngëtarët e mirënjohur:Bik Ndoja, Shyqri Alushi/i ndjer/, Violeta Zefi, Violeta Gjergji, e tjerë dhe Ansambli Artistik “Kuksi i Ri” nga Kuksi.

Bashkëpunimi kulturor me Shqipërinë ndodhi kështu:
Enti Republikan për Bashkëpunim shkencor, arsimor, kulturor dhe teknik i Serbisë , me shkresën nr. 88 të datës 27.08.1980 propozoi që të japim propozime lidhur me bashkëpunimin kulturor me Shqipërinë, për vitin 1981, 1982 dhe 1983.
Këtë kërkesë e shqyrtuan Seksioni për Arsim, Kulturë dhe Kulturë fizike i KK i LSPP në Preshevë, Komisioni për arsim, shkencë dhe kulturë i KK i Sindikatit në Preshevë dhe Komisioni për marrëdhënie ndërnacionale i KK të LKJ në Preshevë dhe sollën konkluzën që ta përkrahin këtë bashkëpunim dhe u aprovua alternativa 1, shiko f.3 të kësaj shkrese.
Universiteti i Punëtorëve, gjegjësisht Shtëpia e kulturës , në mbështetje të Konkluzave të këtyre komisioneve hartoi një kërkesë për realizimin e programeve kulturore e artistike nga bota e jashtme në Preshevë dhe hartoi Programin e Aktiviteteve kulturore nga Shqipëria për vitin 1981,1982 dhe 1983.
Programi iu dergua Enti Republikan per Bashkëpunim kulturor dhe Qendrës kulturore-propagandistike krahinore të Kosovës në Prishtinë, nëpërmjet të së cilës i realizuam programet kulturore e artistike dhe programet nga jashtë.

Presheva organizoi që nga vitet e 90-ta të shekullit XX shumë festivale kombëtare: Festivalin “Kosovarja Këndon” më 1992, Festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” që nga viti 1995 u themelua Festival i Komedisë dhe ky Festival ka legjtimitetin dhe legalitetin që të mbahet në Preshevë, sepse për të janë nënshkruar marrëveshje në mes të Shtëpisë së Kulturës dhe LASH-it të Maqedonisë, Kosovës, pastaj të Shqipërisë dhe Malit të Zi.Pastaj u realizuan Festivali i Recitueve në Preshevë, unik për të gjitha trojet shqiptare, Festivali i Këngës dhe Valles së përpunuar në Preshevë apo i SHKASH-ve shqiptare dhe Festivali i Fëmijëve “Gëzimi Ynë” që mbajnë vulën e kohës dhe janë Festivale të Preshevës.
Andaj në mbështetje të kësaj që thamë më lartë, kërkohet një bashkëpunim më i mirëfilltë i Tiranës dhe I Prishtinës, për të realizuar programe konkrete kombëtare kulturore dhe arsimore në Luginën e Preshevës, sigurisht, jo vetëm për ta zhvilluar kulturën shqiptare, por edhe për ta mbajtur ndezur e gjallë kulturën shqiptare në Luginën e Preshevës, e harruar nga Serbia, por edhe nga Tirana dhe Prishtina.
Poashtu, Lugina e Preshevës dhe shoqëria civile e saj kanë nevojë të madhe për financimin e programeve dhe projekteve kulturore që kanë taban kombëtar, sepse ato nuk i financon as shteti i Serbisë, me pak mjete komuna e Preshevës, ajo e Bujanocit kujdeset për financimin e projekteve dhe programeve të shoqërisë civile, me taban kombëtar, vetëm të atyre me seli në Bujanoc.
Më 26 tetor 2019 në Preshevë u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit kulturor ndërmjet Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore në Preshevë, Shoqatës Mbarëkombëtare “Bytyçi” në Tiranë, Shoqatës për Shkencë dhe Kulturë “Pellazgët” në Tetovë, Qendrës për Studime dhe Hulumtime në Mitrovicë dhe Bashkësisë kulturore Shqiptare “Perspektiva” në Bujanoc, me qëllim të bashkëpunimit kulturor dhe organizimit të Festës së Plisit të Bardhë.
Me Kosovën, me Shqipërinë, në realitet me Ministritë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe me ato të Arsimit duhet të nënshkruhen bashkëpunime kulturore dhe arsimore me lehtësira financiare ose të financimit të plotë të programeve kulturore e arsimore që do të shfaqen dhe ndodhin në Luginë të Preshevës.

Kënga e Mal Ukës për Destan Begun dhe kënga e Riza Bllacës për Destan Beun!

0
  • Kushtuar miqve që komentonim në Bota Sot, më 2013, 2014, 2015 . Kjo është një “elegjii”, këngë për disa nga miqt e Mal Ukës që komentonim para disa viteve në Bota Sot. Pastaj, të gjithë u larguam nga Bota e kaluam në “shqiptari.eu” dhe më vonë, ikëm edhe nga “Shqiptari”, e erdhëm në “Drini.us”.
    Disa kanë vdekur. Aktiv është vetëm Mal Uka dhe Gjakovari.
    “Komentin” e gjeta në Arkivën time.
    Qe vjersha ose kënga:

E rroka çiftelin` e telat ia kam shtërngu

Nipin e thirra pak per mem ndihmu

Bash si Augustini ia nisa me k`ndu

Nuk jam unë që po thâm i pari

Kenga ne çifteli thon` âsht vaj shqiptari

Nipi violinës zânin holl ia qon 

Pak u g`zuem o Beg ky vit që po shkon 

Eshte fundi i tij dymie pesem`dhjete

Politika e poshter nuk na la të qete

Pra po i gezohem vitit shyqyr që na shkoj

Isa me Hashimin fort e qatalloj

Barutin Ramushi si dhurate ua qoj

Albini e dhezi dhe e bani tim

Kushtetuta e jone u ba per mjekim.

Hashimi e Isa pa u nale kanë punu

Kushtetuten tone e kan` sakatu

Tapallice do jet` sa duket tan jeten

Hashimi me Isen ku duan me e vra veten ?

Une po uroj: Për hajr Viti i Ri

Pershendeti ren, tan at shoqni 

Me disa jemi nguce e kemi bâ mahi 

Pershendete Zefin e nusen nga Deqani

Qe iken prej Botes e prej istikami

Pershendete Hapin, burrin ”Mergimtar”

Iku prej gazetes (Bota sot) e i bani zarar

Çiftelin e nala kângen e mbarova

Vitin qe po vjen me zemer jau urova

E gezofshi te gjith o ju miqet e mi

Ne gezime u takofshim me plot lumturi ! 

Mal Uka 

P. S. Destan Begu për të cilin vjershëron Mal Uka, ka vdekur para 4 vitesh në Mitrovicë.

Përgatiti për shtyp: Sinan Kastrati

__________

Rizah Bllaca – Destan Begu – YouTube

Kryeministri Kurti mbajti konferencën e fundvitit me gazetarë

1

Prishtinë, 29 dhjetor 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur sot, konferencën e fundvitit me gazetarë, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së 52-të të Qeverisë së Kosovës.

 Në fjalën e tij, kryeministri Kurti përmblodhi vendimet e mbledhjes së sotme dhe rëndësinë e tyre dhe po ashtu listoi të arriturat kryesore të Qeverisë që nga koha e marrjes së mandatit qeverisës.

“Në këtë vit, i kishim gjithsej 52 mbledhje, 485 vendime, 119 projektligje, 60 emërime, 16 koncept dokumente, 10 udhëzime administrative, 7 projekt rregullore dhe 5 nisma legjislative”, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti u shpreh i lumtur që po përmbyllet viti me një menaxhim të shkëlqyeshëm të pandemisë dhe se projekti kryesor me siguri që ishte ai i vaksinimit ku është arritur që të administrohen 1.65 milionë doza të vaksinave pa e marrë asnjëherë në konsideratë mundësinë  e vaksinave nga lindja dhe verilindja, pra vetëm me Pfizer dhe Astrazeneca të verifikuara nga FDA dhe EMA.

“Gjithashtu e arritur e theksuar në këtë vit është rritja ekonomike, praktikisht dyshifrore e cila ka bërë që të kemi një bonus prej 800 milionë euro në ekonominë tonë. Janë rritur të hyrat, janë zvogëluar shpenzimet e qeverisë. Janë rritur të hyrat buxhetore, janë zvogëluar shpenzimet qeveritare. Të hyrat buxhetore janë rritur përafërsisht për 30 për qind, eksportet krahasuar me vitin 2020 për 60 për qind e mandej për 90 për qind krahasuar me vitin 2019. Investimet e huaja direkte janë rritur krahasuar me vitin e kaluar 53 për qind krahasuar  e 80 për qind  krahasuar me vitin 2019 sa i përket muajve të parë të vitit apo tre çerekeve të parë siç bëhen matjet”, veçoi kryeministri.

Tutje, kryeministri tha se Doganat e Kosovës kanë grumbulluar 1.32 miliard euro që është për 1/3 ma shumë se vitin e 2020, që është për 17.5 për qind më shumë sesa në vitin 2019 dhe për 21 për qind më shumë se në vitin 2018.

“I kemi formalizuar gjithsejtë 10 mijë vende të reja të punës dhe Administrata Tatimore e Kosovës ka inkasuar mbi 588 milionë euro meqë rast kjo është për më shumë se ¼ krahasuar me vitin e kaluar, më shumë se sa 1/8 krahasuar me vitin 2019 dhe 28 për qind krahasuar me vitin 2018”, tha ndër tjera ai.

Në aspektin e luftimit të krimit e korrupsionit, kryeministri Kurti bëri të ditur se janë realizuar 509 operacione, 117 plane operative dhe bastisje 893 sosh me 799 kallëzime penale natyrisht që ky numër rritet nga dita në ditë.

Për kryeministrin Kurti,  një e arritur që natyrisht është e veçantë, është ajo për ushtrinë e Kosovës, prej zbarkimit të përbashkët në Kuvajt me ushtrinë amerikane, te Defender Europe 21.

Duke ua uruar vitin e ri 2022 me të gjitha të mirat, në fund të fjalës së tij, kryeministri Kurti i falënderoi të gjithëve gazetarët për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për raportimet që kanë bërë e temat që kanë trajtuar.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti në konferencë:

Të nderuar gazetarë,

Ju faleminderit, që iu keni përgjigjur pozitivisht thirrjes sonë për këtë konferencë për media në fundvit, pas mbledhjes së fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e 52-ta me radhë në Qeverinë tonë, ku i kemi marrë 27 vendime gjithsej, ndër të cilat kemi miratuar edhe shtatë projektligje të tjera, të reja, shumë të rëndësishme.

Kemi miratuar Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës, sipas të cilit, do të përcaktohet përbërja, mandatet, kompetencat e Qeverisë dhe anëtarëve të saj; Projektligjin për plotësim ndryshimin për Financimin e Subjekteve Politike, nëpërmjet të cilit, do ta rritim transparencën dhe llogaridhënien e subjekteve politike; pastaj Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Pra, në qeverisjen tonë, ne filluam me miratimin e Koncept Dokumentit për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe këtë vit po e përfundojmë me Projektligjin për Byronë Shtetërore, e cila do të jetë në funksion të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, nëpërmjet konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, si dhe Projektligjin për Ushqim, me të cilin synohet mbrojtja e shëndetit të njerëzve dhe interesave të konsumatorëve.

E kemi aprovuar propozimin preliminar të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për Shpronësimin e Pronave të Paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike.

Gjithashtu, dhamë mbështetjen tonë ndaj kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, për pagesat e orëve shtesë të punës gjatë këtij viti, për zjarrfikësit e njësive nëpër komunat e vendit, me vlerë prej 513 mijë e 872 euro.

E kemi emëruar Sekretarin e ri, të Përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z.Blerim Hasanin dhe Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme, znj.Fahrije Tërrnava-Sheremeti.

Kemi vendosur ligjshmërinë, duke shfuqizuar vendimin e vitit 2020, me të cilin në mënyrë të jashtëligjshme vazhdohej mandati i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës.

Kemi miratuar gjashtë koncept-dokumente, tri të propozuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, një nga Ministria e Ekonomisë, një nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe një nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Kemi miratuar koncept-dokumentin për gjendjen civile, për shtetësinë, për të huajt, për burimet e ripërtëritshme të energjisë, për tokën bujqësore për fushën e shpronësimit.

Ndërsa, me qëllim të mirëfunksionimit të tregut, mbrojtjes së industrisë vendore dhe konsumatorëve, për shkak të evidentimit nga terreni dhe numri i ankesave të konsumatorëve, sidomos në lidhje me cilësinë dhe çmimet e produkteve në treg, sot kemi themeluar Task-Forcën për Mbrojtjen e Tregut të Republikës së Kosovës.

Tek të ndryshme, i kemi pasur dy pika, një Ministria e Drejtësisë në lidhje me Udhëzimin Administrativ Aktual për Tarifat e Përkohshme, i cili do të mbetet në fuqi deri në hartimin e udhëzimit të ri nga Ministria dhe tjetrin, nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për Ndarje Buxhetore në vlerë prej 3 milionë euro për zbatimin e masës 4.6 te pakos së Ringjalljes Ekonomike, mbështetje për Ndërmarrjet Publike, përkatësisht për “Trepçën”.

Në këtë vit, mund të themi, që e kemi përmirësuar edhe më tutje procesin planifikues qeveritar dhe tanimë veç e kemi dorëzuar draftet e para të planeve strategjike dhe operacionale të azhurnuara për 2022-tën.

Si Qeveri, Kryeministri dhe 15 ministri, jemi duke punuar për t’i quar përpara gjatë këtij mandati qeverisës 88 qëllime strategjike, 264 qëllime nënstrategjike, 1030 objektiva operacionale, 4111 tregues kryesor të proceseve dhe 3314 indikatorë kyç të performancës.

Jemi duke e transformuar mënyrën e planifikimit nga e pamatura në përgjithësi në këto 20 vitet e fundit, në planifikim të bazuar në performancë.

Këto procese planifikuese, janë duke u fascilituar nga Sekretariati Koordinues i Qeverisë, në bashkëpunim me Shefin e Stafit të Kryeministrit dhe shefat e kabineteve dhe sekretariateve të ministrive.

Përfaqësuesit politikë po bashkëpunojnë shkëlqyeshëm si kurrë më parë me stafin civil dhe për këtë u jam falënderues.

Pra, në këtë vit, i kishim gjithsej 52 mbledhje, 485 vendime, 119 projektligje, 60 emërime, 16 koncept dokumente, 10 udhëzime administrative, 7 projekt rregullore dhe 5 nisma legjislative.

Jemi shumë të lumtur që po e përmbyllim vitin me një menaxhim të shkëlqyeshëm të pandemisë dhe projekti kryesor me siguri që ishte ai i vaksinimit ku kemi mbërri që t’i administrojmë 1.65 milionë doza të vaksinave pa e marrë asnjëherë në konsideratë mundësinë  e vaksinave nga lindja dhe verilindja pra vetëm me Pfizer dhe Astrazeneca të verifikuara nga FDA dhe EMA, ndërkaq sot që po flasim është kaluar për popullsinë mbi 18 vjeçare tash e disa javë vaksinime me mbi 2/3 me një dozë ndërkaq me mbi 60 për qind me të dy dozat. Në fakt këto po mbërrihen edhe për popullsinë mbi 16 vjeçare që ka qenë zotim i yni në shkurtin e këtij viti që ngadalë po e lëmë pas.

Gjithashtu e arritur e theksuar në këtë vit është rritja ekonomike, praktikisht dyshifrore e cila ka bërë që të kemi një bonus prej 800 milionë euro në ekonominë tonë. Janë rritur të hyrat, janë zvogëluar shpenzimet e qeverisë. Janë rritur të hyrat buxhetore, janë zvogëluar shpenzimet qeveritare. Të hyrat buxhetore janë rritur përafërsisht për 30 për qind, eksportet krahasuar me vitin 2020 për 60 për qind e mandej për 90 për qind krahasuar me vitin 2019. Investimet e huaja direkte janë rritur krahasuar me vitin e kaluar 53 për qind krahasuar  e 80 për qind  krahasuar me viti 2019 sa i përket muajve të parë të vitit apo tre çerekeve të parë siç bëhen matjet.

Është interesante që në tre mujorin e dytë kishim rritje ekonomike prej 16.3 për qind ndërkaq në tre mujorin e tretë 14.5 për qind. Unë në veçanti iu falënderohem doganave të Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës. Doganat e Kosovës kanë grumbulluar 1.32 miliardë euro që është për 1/3 ma shumë se vitin e 2020, që është për 17.5 për qind më shumë sesa  në vitin 2019 dhe për 21 për qind më shumë se në vitin 2018.

I kemi formalizuar gjithsejtë 10 mijë vende të reja të punës dhe Administrata Tatimore e Kosovës ka inkasuar mbi 588 milionë euro meqë rast kjo është për më shumë se ¼ krahasuar me vitin e kaluar, më shumë se sa 1/8 krahasuar me vitin 2019 dhe 28 për qind krahasuar me vitin 2018.

Në aspektin e luftimit të krimit e korrupsionit janë realizuar 509 operacione, 117 plane operative dhe bastisje 893 sosh me 799 kallëzime penale natyrisht që ky numër rritet nga dita në ditë dhe  një e arritur që natyrisht është e veçantë është ajo për ushtrinë e Kosovës. Prej zbarkimit të përbashkët në Kuvajt me ushtrinë amerikane, te Defender Europe 21 ku nga 27 shtete pjesëmarrëse ne ishim madje në mesin e  16 shteteve nikoqire me 330 ushtarë dhe natyrisht që vitin e ardhshëm do ta kemi një buxhet për herë të parë tre shifror milionësh pra mbi 100 milionë euro.

Unë ju falënderoj edhe të gjithë juve për bashkëpunimin e deritanishëm  për raportimet që keni bërë e për temat e çështjet që keni ngritur e i keni trajtuar dhe ua uroj vitin e ri 2022 me të gjitha të mirat për ju e më të dashurit e juaj.