Kreu Blog Faqe 1442

Komandantë dhe luftëtarë nga Europa Perëndimore, që shërbyen ushtarakisht nën urdhërat e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut

0
Paulin Z. Zefi, historian, Lezhë
Fitoret e njëpasnjëshme të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut kundër Perandorisë Osmane, fama dhe reputacioni i tij gjithnjë në rritje si një udhëheqës ushtarak i pathyeshëm, krijimi i aleancave politiko-ushtarake me shtete të rëndësishëm dhe thirrjet e vazhdueshme të papëve (Nikolla V, Kaliksti III dhe Piu II) drejtuar vendeve katolike për t’iu bashkuar kryqëzatës antiosmane, bënë të mundur që në Arbëri të vijnë me qindra e mijëra ushtarë nga vendet e Europës Perëndimore, por edhe disa kapitenë dhe komandantë të njohur, të cilët ju bashkuan ushtrisë arbëre. Këto kontingjente përbëheshin nga kryqtarë, vullnetarë dhe luftëtarë aventurierë, por sidomos nga reparte të rregullt me kalorës dhe këmbësorë, që u dërguan në Arbëri prej monarkëve aleatë. Në vjeshtën e vitit 1449, si pjesë integrale të forcave ushtarake që luftonin nën urdhërat e Prijësit Arbër gjatë luftës për çlirimin e kështjellës së Sfetigradit, gjejmë plot 4.200 ushtarë të huaj: 1.200 veta të dërguar nga mbreti i Napolit, Alfonsi V i Aragonës, dhe 3.000 luftëtarë aventurierë nga vende të ndryshme të Europës (1). Burimet e kohës përmendin reparte me kryqtarë gjermanë, italianë, sllavë dhe frëngë (2). Këta të fundit përfaqësoheshin nga një repart artilerie prej 50 vetash dhe kishin marrë përsipër të drejtonin disa makineri të vogla rrethimi për të goditur muret e kështjellës (3). Kryqtarët gjermanë dhe italianë ishin të pajisur me armë zjarri të tipit arquebus dhe me akrepë (hagrepë) dhe ndërsa sllavët, të cilët ishin bashkuar vullnetarisht me ushtrinë arbëre nga dëshira për të grumbulluar plaçkë, ishin mjaft të njohur për aftësitë e tyre në përdorimin e shpatës (4). Praninë e trupave të huaja në rradhët e ushtrisë arbëre e gjejmë edhe nëpër garnizonet e kështjellave kryesore të Shtetit të Lidhjes së Lezhës dhe sidomos në Krujë. Gjatë luftës heroike për mbrojtjen e këtij qyteti gjatë Rrethimit të Parë nga sulltan Murati II Kodja, në peridhën kohore 14 maj – 26 tetor të vitit 1450, garnizoni i kështjellës, i cili luftoi nën komandën e Vrana Kontit, përbëhej nga 1.500 ushtarë (5), prej të cilëve: 1.100 veta ishin arbër dhe 400 të tjerët ishin kryqtarë italianë, gjermanë, dalmatë (kroatë) dhe frëngë. Prandaj, sa herë që Vrana Konti mbante fjalime përpara të gjithë efektivit në fjalë, sipas M.Barletit, ai u fliste “në gjuhë shqipe e italike, herë vetë dhe herë me përkthyes (6)”. Ushtarët arbër ishin të famshëm për aftësitë e tyre të spikatura në përdorimin e harkut me shigjeta, por gjithashtu edhe në përdorimin e shpatës në luftimet trup më trup. Ndërsa ushtarët italianë, gjermanë, dalmatë dhe frëngë, ishin të specializuar në përdorimin e armëve të zjarrit dhe për këtë arsye atyre ju besuan mjetet e artilerisë, pushkët dhe mjetet e ndryshme piroteknike. Duhet theksuar se 30 topat e vegjël të artilerisë mbrojtëse, rezulton të jenë përdorur kryesisht prej artiljerësh frëngë (7). Në mesin e ushtarëve perëndimorë të garnizonit të Krujës, M.Barleti i thur veçanërisht lavdi një reparti prej 60 pushkatarësh gjermanë (arkebuxhierë), që, të nxitur nga “furor teutonicus”, dhe të përzier me ushtarë arbër guxuan të dilnin jashtë mureve të kështjellës dhe të ndërmerrnin sulme të fuqishme, duke iu shkaktuar turqve osmanë humbje të pazakonta (?. Disfata e turpshme që pësoi sulltan Murati II Kodja në muret e Krujës dhe në Arbërinë e Mesme gjatë fushatës së udhëhequr prej tij më 1450, mori një jehonë të jashtëzakonshme në çdo cep të Kontinentit Plak. Menjëherë pas këtij triumfi të shumëpritur të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, drejt Arbërisë vërshuan me qindra e mijëra kryqtarë dhe luftëtarë aventurierë nga vendet e Europës Perëndimore, të cilët dëshironin të luftonin nën udhëheqjen e tij. Burimet e kohës japin njoftime të bollshme mbi praninë në vendin tonë të ushtarëve italianë, spanjollë, frëngë, gjermanë, anglezë etj. Ndërsa pas nënshkrimit të Traktatit të Gaetës ( 26 mars 1451) midis Alfonsit V të Aragonës dhe Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, i cili ishte një veprim strategjik i llogaritur mirë nga ky u fundit, në Arbëri do të dërgoheshin herë pas here, jo vetëm ndihma financiare dhe armatime, por sidomos trupa ushtarake për të mbështetur luftën kundër Perandorisë Osmane. Më 31 maj të vitit 1451, Alfonsi V i Aragonës dërgon në Arbëri 2 oficerë dhe 100 këmbësorë së bashku me një “komisar” të vetin me emrin Bernard Vaquer, të cilët u vendosën në kështjellën e Krujës (9). Pak më vonë këtij kontingjenti të vogël do t’i shtohen edhe 100 këmbësorë të tjerë nga Mbretëria e Napolit. Më 22 shkurt të vitit 1454, krahas ndihmës financiare që i bashkangjitej asaj të Papës (3.000 dukatë dhe disa gjërave me vlerë prej 1.000 dukatësh), Alfonsi V i dërgon Gjergj Kastriotit-Skënderbeut një repart me 500 këmbësorë (10). Më 22 maj të vitit 1455, me qëllim për të mbështetur rrethimin e Beratit, Alfonsi V, dërgoi në Arbëri 1.200 këmbësorë, nën komandën e kapitenit napolitan, Antonio de Palerino, 500 kalorës të komanduar nga Tezeo Savello së bashku me Sancto Garrillo dhe po ashtu, disa reparte artilerie të pajisur me 18 topa (11). Përveç ndihmës së dhënë prej Alfonsit V, osmanologu më i besueshëm turk, Halil Inalcik, shton se Heroi jonë Kombëtar, asokohe ishte përkrahur edhe nga frëngët, gjermanët, serbët dhe anglezët, të cilët ishin inkurajuar nga Papa (12: Napali’yi ziyaret ettikten sonra 1455 yazında 1 000 kişilik bir Napoli kuvvetinin de yardımıyla Berat’ı kuşattı […]. Fransız, Alman, Sırp, ingiliz gibi çeşitli milletlerden maceracılar papanın teşvikiyle gelip bu kuwetlere katılmışlardı). Pavarësisht disfatës që ushtria arbëro-napolitane pësoi pranë Beratit më 26 korrik 1455, si rezultat i paaftësisë së Antonio de Palerinos dhe Muzakë Topisë, Afonsi V i Aragonës nuk e ndërpreu dërgimin e trupave të armatosur në ndihmë të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Në fillim të muajit janar 1456, ai dërgoi në Arbëri Rinaldo del Duce me një kontigjent këmbësorësh, më vonë Jean de Soto, me një kontigjent shtesë, që përbëhej nga harkëtarë dhe në muajin mars dërgoi harkëtarë të tjerë nën komandën e gjermanit, Gisbert Rafon (13). Gjatë pranverës së vitit 1456, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut ju dërguan nga Mbretëria e Napolit rreth 1.000 kalorës (14). Po ashtu, në pranverën e vitit 1456 në Arbëri mbërrin edhe kasneci i Filipit të Mirë, dukës së Burgonjës, me 50 ushtarë, të cilët u inkorporuan në ushtrinë arbëre për të shërbyer aty për një vit (15) dhe ky kontigjent i vogël, por shumë cilësor, komandohej nga kalorësi frëng me emrin Montreal. Një pjesë e forcave ndihmëse të dërguar nga Alfonsi V u angazhuan në rradhët e ushtrisë arbëre në betejën e dytë të Oranikut, më 20 maj 1456. Njoftimet e kohës vënë në dukje se repartet e pushkatarëve, që ishin të pajisur me arkebuzë, luftuan nën komandën e drejtpërdrejtë të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, duke dhënë një ndihmesë mjaft të çmuar. Vetëm 4 ditë përpara zvhillimit të kësaj beteje, më 16 maj 1456, Papa Kaliksti III kishte caktuar kalorësin e njohur anglez dhe kamerlengun e Alfonsit V të Aragonës, John of Newport, si komisar papnor për Arbërinë, Bosnjën dhe Skiavoninë. Një vit më vonë, John of Newport mori pjesë në betejën e Albulenës, më 2 shtator 1457, ku komandoi një repart me harkëtarë dhe balestrierë nga Britania, të cilët i kishte sjellë në Arbëri dëshira për të luftuar nën komandën e Udhëheqësit të saj të lavdishëm. Historiani mason, David Harrison, i cili njihet ndërkombëtarisht si eksperti akademik kryesor në studimin e “Freemasonry”, në studimin e tij me titull “Skanderbeg and the English Adventurer, John Newport (Skënderbeu dhe aventurieri anglez John of Newport – P.Z.)”, e pohon se John of Newport, më 1457, ka udhëhequr një grup harkëtarësh profesionistë anglezë dhe ndoshta edhe wellsianë të pajisur me “Harkun e gjatë anglez (16).” Po i njëjti autor, shton se, pavarësisht se ka pak të dhëna dokumentare mbi jetën e John of Newport, shërbimi i tij për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun sigurisht që paraqet një pasqyrë se si veprimtaritë ose sipërmarrjet ushtarake të Skënderbeut u respektuan shumë nga qarqet e tjera ushtarake europiane dhe se si ai tërhoqi pranë vetes komandantët e tjerë europianë për t’i shërbyer ushtarakisht (17). D. Harrison, konkludon se harkëtarët anglezë që ishin në ndihmë të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në vitin 1457 dhe prania e John of Newport, dëshmon rëndësinë e fushatave ushtarake të Skënderbeut kundër turqve si jetike për mbijetesën e Europës (18). Tre muaj pasi arriti në Romë lajmi i fitores së shkëlqyer në betejën e Albulenës, që padyshim është edhe më e shënuara për Arbnorin e Madh, Papa Kaliksti III, me anën e një dekreti pontifikal, që mban datën 23 dhjetor 1457, e emëroi atë “Kapiten i Përgjithshëm i Selisë së Shënjtë” në luftë kundër Perandorisë Osmane (19). Kësisoj, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu u bë pika kryesore e referimit për të gjithë Botën e Krishterë dhe tashmë shërbimi ushtarak i çdo luftëtari të krishterë nën urdhërat e tij, pikë së pari konsiderohej si obligim shpirtëror, por sidomos një privilegj i veçantë. Shpërthimi i luftës Veneto-Osmane (1463-1479), lutjet e Senatit Venecian dhe nevoja jetike për krijimin e një fronti të përbashkët antiosman, solli afrimin e pashmangshëm të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut me Republikën Veneciane. Pasi prishi marrëveshjen e paqes me sulltan Mehmetin II Fatih, ai siguroi prej venecianëve ndihma të ndryshme dhe sidomos dërgimin në vendin tonë të një kontingjenti ushtarak. Në vitin 1464, në Arbëri, gjendet komandanti venecian, Antonio da Cosenza ose Cimarosta, në krye të 1.000 trupave mercenare veneciane (500 kalorës dhe 500 këmbësorë), të cilët u inkorporuan në ushtrinë e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Ata do të marrin pjesë në betejën e zhvilluar pranë Ohrit më 14 gusht 1464 dhe po ashtu gjatë rrethimit të këtij qyteti në muajin shtator të po këtij viti. Ndërsa në vitin 1465, nën urdhërat e tij do të angazhohet një kontingjent me trupa napolitane (kryesisht arkebuxhierë) të dërguar prej Ferdinandit të Aragonës, dhe prania e tyre përmendet në betejat e zhvilluara kundër ushtrive osmane të komanduara nga renegati arbër, Ballaban Pashë Badera, në Vajkal, në Meçad dhe në Fushën e Sfetigradit. Në vitet 1466-1467 vërehet një prani e shtuar e trupave veneciane, sepse shumë prej tyre i gjejmë të inkuadruar në garnizonin e kështjellës së Krujës nën komandën e ushtarakut të njohur venecian, Baldassare Perducci, dhe princit e komandantit arbër, Tanush Topia. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, si pjesë integrale e garnizonit të Krujës ishte edhe një repart me 200 balestrierë dhe arkebuxhierë napolitanë të dërguar nga Ferdinandi i Aragonës (20). Në pranverën e vitit 1467, ushtrisë së përbërë prej 13.400 vetash dhe të komanduar nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, përveç trupave të udhëhequr nga Leka III Dukagjini, Nikollë Dukagjini dhe atyre veneciane me në krye Nikollë Monetën, iu bashkuan edhe 500 këmbësorë italianë (21). Ndërsa, më 26 tetor 1467 Senati Venecian do të miratojë vendimin për dërgimin e menjëhershëm të 1.000 këmbësorëve, të cilit ia kishte premtuar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut që më 28 korrik të atij viti (22) dhe kjo ngjarje shënon ndihmën e parafundit me trupa ushtarake ndihmëse të dërguar nga Republika Veneciane. Kontigjenti i fundit ndihmës iu dërgua pak përpara zhvillimit të betejës së Kirit, më 14 janar të vitit 1468, dhe trupat veneciane që u angazhuan në këtë betejë ishin pjesë e garnizonit të kështjellës së Shkodrës. Prandaj si përfundim, mund të thuhet se teza që mbizotëron prej vitesh në historiografinë tonë zyrtare ku i mëshohet pambarimisht mendimit se ndihmat me forca ushtarake të vendeve perëndimore në shërbim të luftës antiosmane të popullit arbër nën udhëheqjen e Heroit tonë Kombëtar ishin të papërfillshme, madje inekzistente, është tërësisht e gabuar dhe në kundërshtim të plotë me të “Vërtetën histotike”, e cila pasqyrohet shumë qartë në burimet e shumta dokumentare dhe në veprat e autorëve bashkëkohës.
BIBLIOGRAFIA:
1)- G.Biemmi, Istoria di Giorgio Castrioto, detto Scander-Begh, f.205-206.
2)- L. de Meneses, Exemplar de virtudes morales en la vida de Jorge Castrioto, llamado Scanderbeg, Principe de los Epirotas, y Albaneses, Offrecido a la ilustre juventud portuguesa, Lisboa, En la officina de Miguel Deslandes, Año 1688, f. 120.
3)- M.Barleti, Historia e Skënderbeut, f.236; J. Lavardin, Histoire de Georges Castriot Surnomé Scanderbeg, Roy d’Albanie, f.186; Shih edhe J.P.Fallmerayer, Elementi shqiptar në Greqi, f.246.
4)- C.C.Moore, George Castriot, surnamed Scanderbeg, King of Albania, f. 168.
5)- Historia e Popullit Shqiptar, vëll. I. Tiranë: Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë. Toena. 2002. f. 413; Sh.Leka, Skënderbeu, Strateg dhe komandant legjendar, f. 97; A.K.Brackob, Scanderbeg: A History of George Castriota and the Albanian Resistance to Islamic Expansion in Fifteenth Century Europe, f. 84; K.Frashëri, Skënderbeu, Jeta dhe vepra, f. 166; K.Biçoku, Skënderbeu, f.124.
6)- M.Barleti, vep. cit. f. 255.
7)- H. Hodgkinson, Scanderbeg: From Ottoman Captive to Albanian Hero, f. 104.
8)- M.Barleti, Historia e Skënderbeut, f. 259-260; Shih edhe J.P.Fallmerayer, Elementi shqiptar në Greqi, f.248.
9)- Јован Радонић, Ђурађ Кастриот Скендербег и Арбанија у XV веку, (историска грађа), Споменик XCV, Други разеред, 74, Београд: Српскa краљевскa академијa, 1942, f. 27-28, Doc. Nr. 47.
10)- Јован Радонић, Ђурађ Кастриот Скендербег и Арбанија у XV веку, (историска грађа), Споменик XCV, Други разеред, 74, Београд: Српскa краљевскa академијa, 1942, f. 43, Doc. Nr. 76.
11)- J.Pisko, Skanderbeg, Historische Studie, f. 138; Јован Радонић, Ђурађ Кастриот Скендербег и Арбанија у XV веку, (историска грађа), Споменик XCV, Други разеред, 74, Београд: Српскa краљевскa академијa, 1942, f. 53, Doc. Nr. 93.
12)- H. İnalcık, İskender Bey, Diyanet İslam Ansiklopedisi, 2000, cilt. 22, f. 561-563.
13)- A.Gegaj, L’Albanie et l’invasion turque au XVe siècle, f.110-111.
14)- R.Fabrini, Scanderbeg, f. 65.
15)- A.Gegaj, L’Albanie et l’invasion turque au XVe siècle, f.111.
16)- D. Harrison, Skanderbeg and the English Adventurer, John Newport, March 27, 2019…
17)- Po aty …
18)- Po aty …
19)- F.Hadri, Skënderbeu në historiografinë evropiane, f.108; Shih edhe K.Frashëri, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, jeta dhe vepra, f.357; Dh.S.Shuteriqi, Moti i Madh, f.. 243.
20)- O.J.Schmitt, Skënderbeu, f.372.
21)- D. Franco, Historia e gloriosi gesti e Et vittoriose imprese fatte contra Turchi dal signor D. Giorgio Castriotto, detto Scanderbeg, Prencipe d’Epirro, f. 191.
22)- G.Valentini, Skënderbeu dhe Papati, f. 433; Јован Радонић, Ђурађ Кастриот Скендербег и Арбанија у XV веку, (историска грађа), Споменик XCV, Други разеред, 74, Београд: Српскa краљевскa академијa, 1942, f. 205-206, Doc. Nr. 380.
Kan være et bilde av 1 person, står og utendørs
Paulin Z. Zefi
Lezhë: 29.12.2021

Viktor Hygo për gruan

0

Dilaver Goxhaj, Tiranë

VIKTOR HYGO PËR GRUAN

Ai që thotë dashuri – thotë GRUA. Ah! Ah! Në botë ka një krijesë të plotëfuqishme – dhe kjo është GRUAJA. Pyetni atë demagogun Marius është apo s’është skllav i asaj tiraneshës së vogël Kozetë. Dhe është me pëlqimin e tij të plotë! GRUAJA! S’ka Robespier në botë që t’i qëndrojë asaj, GRUAJA është ajo që sundon. Unë s’jam më monarkist vecse per këtë lloj monarkie, po. Ç’është vallë Adami? Është mbretëria e Evës. S’ka 1789-të për Evën. Skeptri mbretëror e ai perandorak kishin në majë një lule zambaku, ai i Luigjit të Madh ishte prej ari, revolucioni i mori dhe i shtypi këta skeptra mes gishtit të madh dhe gishtit tregues, si ca fije kashte që s’bënin dy prara; mbaroi, u thye, u përdhos, s’ka më skeptër; por bëmëni, ju lutem, një revolucion kundër asaj shamie të vogël të qëndisur që mban erë trëndelinë! Ashtu t’iu shihja njëherë! Pa provon njëherë! Pse, mos është e fortë shamia? Po ajo ësht një copë leckë!? ….

Me një fjalë, njeriu gjithmonë duhet t’i dashuroi gratë. Mos i dashuroni po ua mbajti! Këto shejtane janë ëngjëjt tanë. Po, dashuria, gruaja, puthja janë një rreth; dilni po jua mbajti… Hyn një grua në skenë, ngrihet një yll; dhe ne biem në gjunjë! . . .

Qysh prej gjashtëdhjetë shekujsh burri dhe gruaja e hedhin lumin duke dashuruar. Djalli, që është dhelparak e shpirtlig, filloi të urrente njeriun; njeriu, që është më dhelparak, filloi të dashuronte gruan. Kësisoj ai i bëri vetes më shumë të mira se ç’i kishte bërë djalli të këqija atij. Kjo gjë kaq e hollë ka qenë gjetur qëkurse doli në skenë parajsa tokësore – GRUAJA. Bëhuni Filomenë e Baskidë!

**

Regullojeni punën, që kur jeni njeri pranë tjetrit, të mos u mungojë asgjë, që Kozeta të jetë diell për Mariusin dhe Mariusi të jetë gjithësia për Kozetën. Pasha bukën! MËNYRA MË E MIRË PËR TË ADHURUAR ZOTIN, ËSHTË TË DASHUROSH GRUAN TËNDE. Të dua! Ja katekizmi im. Miqtë e mi, RROFTË GRUAJA! ——-

**

Bëhuni Filomenë e Baskidë = çift legjendar I mitologjisë antike. Emir I tyre është bërë symbol i dashurisë bashkëshortore. (Shënim: Marrë prej romanit “Të mjerët”, v.3, Tiranë, 1983, f. 514-516)

Eva Dori, “misionarja” e gjuhës dhe vlerave kulturore, certifikatë mirënjohje nga Shoqata “Bijtë e Shqipes”, Filadelfia

0

Intervistoi: Eneida Jaçaj

Eva Dori: Ndihem krenare kur puna vlerësohet, qendra e valleve shqiptare, së shpejti do të hapet në Filadelfia

Misioni për ruajtjen e gjuhës shqipe, promovimit të vlerave dhe traditave kulturore është një mision sa moral, njerëzor, detyrues, por aq edhe hyjnor. Ruajtja e gjuhës amtare pellazge, Gjuhës së Perëndive, forcon personalitetin tonë si komb, pasi pa të nuk mund të ekzistojmë në sytë e kombeve të tjera. Duhet ta ruajmë si një thesar të çmuar, i cili duhet t’i rezistojë çdo uragani të mundshëm. Misionarët dhe martirët e lirisë e kanë ndriçuar gjuhën shqipe, e kanë ngritur shumë lart, duke i dhënë vendin që i takon, vendin hyjnor. Sa këngë e poema i kanë thurrur rilindasit Gjuhës së Perëndive, duke e ngritur në altarin e pavdekshmërisë! Në gjuhën shqipe janë gdhendur përpjekjet dhe kujtimi i të parëve, gjaku i martirëve të lirisë, që e lanë me testament vijimin e luftës titanike për ruajtjen e saj. Gjuha është mushkëria e një kombi!
Misionarët e parë kanë luftuar disa me penë e disa me pushkë, intelektualë të një rangu të lartë, me veprimtarinë e tyre të paepur kanë lobuar nëpër sallonet më të larta të botës për ruajtjen e gjuhës pellazge, Gjuhës së Perëndive, çështjen e trojeve shqiptare, kur Fuqitë e Mëdha kërkonin të copëtonin dhe tjetërsonin kombin shqiptar. Misioni për ruajtjen e Gjuhës së Perëndive është një mision i cili vazhdon edhe në ditët e sotme, nga shqiptarët e Diasporës. Sa më larg vendit të jesh, aq më shumë e ndjen deri në qelizë sesa i dashur është atdheu me vlerat e tij të pasura tradicionale, kulturore-folklorike.
Eva Dori, me profesion gazetare, është një nga shqiptarët e diasporës, misionare e gjuhës shqipe dhe promovimit të kulturës shqiptare në Filadelfia. Së bashku me komunitetin shqiptar të Filadelfias, Eva Dori qëndron në ballë të projekteve, misioneve dhe aktiviteteve, që kanë në thelb gjuhën shqipe dhe traditat shqiptare. Ajo është e palodhur, plot pasion dhe dëshirë për t’i dhënë dritë shqipes, kësaj gjuhe hyjnore që duket akoma më e bukur kur flitet edhe nga fëmijë që kanë lindur jashtë atdheut. Kur puna e palodhur dhe fisnike vlerësohet, dëshira dhe pasioni bëhet akoma edhe më i pashtershëm!
Eva Dori, gazetarja e njohur në Shqipëri, por edhe në Amerikë, është vlerësuar me një certifikatë mirënjohje nga Shoqata Atdhetare Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Bijtë e Shqipes”, Filadelfia, për pasqyrimin dhe publikimin e veprimtarive të shoqatës dhe Shkollës Shqipe “Gjuha Jonë” Filadelfia, në rrjetet sociale dhe media televizive në Shqipëri. Ajo ndihet mjaft krenare, por këtë çmim ia atribuon edhe bashkëpunëtorëve të saj, pa të cilët misioni do të ishte i pamundur. Eva Dori flet në një intervistë ekskluzive për gazetën “Dielli”, për çmimin dhe aktivitetet kulturore në Filadelfia.

-Përshëndetje Eva! Kam vërtet kënaqësinë të jemi sërish së bashku në një bashkëbisedim
miqësor, gjithashtu edhe për publikun shqiptar të diasporës në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës. Ju e keni vendosur veten në qendër të misionit të promovimit të vlerave, kulturës dhe traditave shqiptare në shtetin ku jetoni. Do të të quaja Misionare e Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Filadelfia. Gjithmonë, puna e mirë nuk kalon në heshtje, por shpërblehet. Së fundmi jeni vlerësuar me një certifikatë mirënjohje nga Shoqata Atdhetare Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Bijtë e Shqipes”, Filadelfia, për pasqyrimin dhe publikimin e veprimtarive të shoqatës dhe Shkollës Shqipe “Gjuha Jonë” Filadelfia, në rrjetet sociale dhe media televizive në Shqipëri. Si e prite një vlerësim të tillë?

Së pari dua të të falënderoj në emër të komunitetit shqiptar që jeton në Filadelfia, për
vëmendjen dhe gatishmërinë që tregoni për të pasqyruar aktivitetet tona.
Natyrisht që u emocionova shumë kur Kryetari i Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, Bujar Gjoka, thirri emrin tim! Mund të them që ishte surpriza më e bukur që më është bërë në jetën time profesionale. Unë isha duke xhiruar programin e festave të fundvitit, që Shkolla Shqipe, “Gjuha Jonë”, kishte përgatitur me nxënësit e saj. Ishte një moment shumë prekës për mua! Mësuesja e klasës së dytë, Mimoza Sotiri, u shndërrua në një nënë me krahë të mëdhenj, ku përqafoi dhe i puthi me rradhë të gjithë nxënësit e klasës së saj. Është aq bukur kur shikon mësuese të tilla që e duan aq shumë profesionin; nxisin dhe inkurajojnë me shpirt fëmijët tanë të mësojnë gjuhën shqipe. Më përloti përqafimi i saj!
Aq i bukur ishte dhe momenti kur salla e mbushur me prindër duartrokitën, kur unë e hutuar u ngrita e mora certifikatën e mirënjohjes. U përlota sepse, edhe pse jemi të gjithë vullnetarë, ne punojmë me seriozitet e me shumë përkushtim për t’i realizuar sa më bukur këto projekte. Çmimi i mirënjohjes nuk ishte vetëm i imi atë ditë. Ai çmim u takonte edhe atyre.
Pa bashkëpunimin e tyre, nuk mund të realizoja aq bukur ato emisione. Më lejoni të falënderoj stafin e palodhur pedagogjik të Shkolles Shqipe, “Gjuha Jonë”, zonjat Irini Zenelaj, mësuesja e klasës së parë; zonja Mimoza Sotiri, mësuesja e klasës së dytë; Rajmonda Bardhi, klasa e tretë; Rudina Bani, mësuesja e klasës së katërt, njëkohësisht edhe nënkryetare e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”; Afërdita Muzhaqi, klasa e pestë.

-Komuniteti ynë shqiptar është shumë i madh në një territor po kaq të madh siç është Amerika. Padyshim kemi nevojë për mikpritjen dhe ngrohtësinë e njëri-tjetrit. Çfarë do të vlerësonit në veprimtarinë e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, me kryetar Bujar Gjoka, dhe për çfarë do t’u ishe mirënjohëse, ju dhe komuniteti shqiptar në tërësi?

U jam mirënjohëse jo vetëm punës që bën shoqata, por gjithë komunitetit shqiptar. Në Filadelfia, të gjithë janë të prirur të ndihmojnë njëri-tjetrin, sidomos emigrantët e rinj.
Të gjithë ne bëjmë përpjekjet tona për t’i ndihmuar që ata të integrohen sa më shpejt në jetën e re amerikane. Kur të gjithë bashkëpunojmë për të mirën e përbashkët, frytet do të jenë shumë të arrira, pasi kjo na forcon edhe si komunitet. E mira ime është edhe e mira jote! Duke i dhënë dorën njëri-tjetrit, kapërcejmë çdo vështirësi së bashku. Ky është komuniteti i Filadelfias. Në kuadër të ndihmës që ofrohet, unë do të doja të përmendja përurimin e dy shtëpive të reja të ndërtuara pas tërmetit, në Shqipëri. Këto shtëpi u ndërtuan nga fondet financiare të mbledhura nga komuniteti shqiptar dhe 293 biznese të ndryshme shqiptare.

-Si po ecën emisioni “Shtëpia e Ëndrrave”, një projekt të cilin e sollët me shumë pasion nga Shqipëria?

Ky projekt e ka arritur qëllimin e tij. Unë dua të falenderoj fëmijët, por në veçanti prindërit, të cilët ndjejnë përgjegjësinë se fëmijët e tyre duhet të gjejnë kohë edhe për të mësuar gjuhën shqipe, këngët dhe vallet shqiptare. Ky emision nuk mund të ishte i realizueshëm pa ndihmën e prindërve, pasi ata janë shtysa e parë për fëmijët e tyre, që të drejtohen drejt rrugës së drejtë, në këtë rast promovimit të vlerave tona kulturore shqiptare.

-Cili është projekti më i ri që pritet të vijë vitin e ardhshëm?

Projekti më i ri që dua të realizoj është në lidhje me emisionin “Shtëpia e Ëndrrave”. Një ndër rubrikat më të sukseshme në këtë emision ishte “Vallja e Shqipes “, në bashkëpunimin me Dreams House Dance Academy në Shqipëri. Mezi pres që dy koreografët e talentuar, Anxhel Goga dhe Enea Goga t’i kem këtu në Philadelphia, për të hapur qendrën e dancit, pasi ka shumë kërkesa nga komuniteti shqiptar. Viti 2022 është shumë i rëndësishëm, pasi kemi edhe 110 vjetorin e krijimit ëe Shtetit Shqiptar. Ndaj dua më shumë se kurrë që të kërcejmë pafund! Dua të kem në skenë fëmijët e komunitetit shqiptar, që të sjellin jo vetëm gjuhën e bukur shqipe, por edhe këngët dhe vallet e mrekullueshme të vendit tonë.

-Me rastin e Festës së Flamurit, 28 Nëntorit, komuniteti shqiptar në Filadelfia zhvilloi një
aktivitet madhështor. Si arritët ta përcillnit këtë organizim spektakolar? Çfarë risie apo të veçantë sollët këtë vit?

Nëntori i “Bijve të Shqipes” është i mbushur plot aktivitet, ku fillojnë me “Mayfair Thanksgiving Parade”, në zonën e Northeast të Filadelfias. Në këtë paradë që tashmë është kthyer në traditë, u bë një paraqitje shumë e mirë e veshjeve kombëtare, simboleve, muzikës dhe valleve shqiptare. Falenderojmë të gjithë prindërit, mësuesit, nxënësit dhe kryesinë e shoqatës, si dhe gjithë pjesëmarrësit e tjerë, të cilët na përfaqesuan denjësisht.
Pas kësaj parade, e cila quhet sipari i aktiviteteve të muajit nëntor, vjen edhe ngritja e flamurit në qendër të Filadelfias. Në këtë veprimtari madhështore, në Ditën e Flamurit morën pjesë shumë pjestarë të komunitetit shqiptar, të cilët me flamuj në duar, me veshjet kombëtare kënduan himnin e flamurit, ndërsa mësuesja më e vjetër e shkollës shqipe, “Gjuha Jonë”, znj.Rajmonda Bardhi, me dy nxënësit e saj realizuan ngritjen e flamurit para Bashkisë së Filadelfias. Më pas, ceremoninë e hapjes e mbajti nënkryetari i shoqatës, zoti Dritan Matraku. Në fjalimin e tij, ai ftoi të kujtojmë e të nderojmë me respekt heronjtë e kombit patriot dhe atdhetarët e shquar, që nuk kursyen asgjë për interesat e kombit shqiptar.
Në këtë aktivitet mori pjesë znj. Sheila Hess, përfaqësuese e bashkisë, gazetarja shqiptare-
amerikane, Katie Katro e kanalit televiziv 6 ABC, e cila e përcolli urimin dhe mesazhin e saj në gjuhën shqipe.

-Sa e vështirë apo e lehtë është të ndërmarrësh aktivitete të tilla organizuese ndër shqiptarë?

Nuk është aspak e vështirë! Përkundrazi, komuniteti na nxit të ketë sa më shumë aktivitete
të tilla. Pjesëmarrja është e madhe, aktiviteti e arrin qëllimin e tij, por ajo që lë pak për të
dëshiruar është mbështetja e bizneseve. Besoj se duhet të punohet më shumë në këtë drejtim, për t’i sensibilizuar ata e për të na ndihmuar që t’i realizojmë edhe më bukur këto aktivitete. Ide kemi shumë, por shpeshherë është ana financiare ajo që të kufizon.

-A pritet të kemi aktivitete dhe mbrëmje artistike më të shpeshta, ku shqiptarët të mblidhen dhe të mos harrojnë asnjëherë promovimin e vlerave tradicionale të brezat e rinj?

Po do të kemi shumë aktivitete, pasi jemi në prag të 20 vjetorit të shoqatës “Bijtë e Shqipes”, dhe, natyrisht, të gjithë së bashku po përpiqemi të vëmë në jetë projektet që kemi planifikuar. Mendoj që në një tjetër intervistë mund të flasim më gjatë në lidhje me këta projekte. Natyrisht, aktivitetet artistike kanë rëndësinë e vet, por ashtu siç thotë edhe një ndër anëtarët e shoqatës, zoti Vlashi Fili, ne si emigrantë, së pari duhet të realizojmë këto dy detyra: Së pari, të integrohemi sa më shpejt në jetën amerikane, për ta ndjerë veten si qytetar të denjë të këtij shteti; së dyti, të mos harrojmë nga vimë, duke ruajtur gjuhën dhe kulturën tonë. Pra, thelbi i gjithë punës sonë është promovimi i vlerave kulturore dhe të ruajmë gjuhën tonë të bukur shqipe brez pas brezi.

Kritikë për terrin …, por me prapavijë!

0
Ka më shumë se 10 ditë, qe temë e ditës dhe e natës është bërë terri!
Kjo temë u ka ardhë si sihariq të gjithë politikanëve, qe keqpërdorën për këto vite; të gjithë biznesmenëve, të cilët për para, jo veç shtetin, po dhe babën e nënën e shesin; të gjithë bashkëpunëtorëve, të krimit të organizuar politik e ekonomik.
Po, mendoj, qe populli është sterngopë, prej frazave boshe të tyre.
Unë nuk mund ta kuptojë, politikanin gënjeshtar, i cili rrenë një herë, e përsëritë rrenën, e ripërseritë e prap tenton ta mashtron qytetarin e Kosovës! Si ka fytyrë , sot të deklarohet, hajni, ish kryeministri, Isa Mustafa, qe: “Le të nxehen me votat e tyre, 51% e qytetarëve”!
Pas gjithë atyre të zezave, qe i bëri Kosovës,ky mendon, qe dikush duhet ti besojë! More Isë, ti me partinë tënde, patericë e pronto mafisë, ke bërë komunat serbe në Kosovë, ke falë trashigiminë fetare ortodokse, ke vjedhë e tjetërsue “Dardania bank” edhe dhjetra, tjera punë të pista! Ti meriton burgun e përjetëshëm.
Në secilën levizje e veprim të qeverisë, tipat, si Isa Mustafa, kritikojnë pa bazë, ndërsa vet kanë bërë llapsuze, qe do ti kushtojnë shtrenjtë, jo vetëm qeverisë Kurti, po edhe Kosovës, tërësisht!
Ramush Haradinaj, poashtu bluan e kurr nuk lodhet me kritika kundër Albin Kurtit, thue se, është harruar Çakorri, Kulla, bisedimet me Serbi, rezervat shtetërore, autostrada, Radojçiçi e një varg veprash e veprimesh korruptuese e të dëmshme për Kosovën.
Rasti i “territ”, është politizue skajshëm, është instrumetalizue, përmes ish pushtetarëve. Këta shties e keqpërdorues, kanë mjaft dritë e nuk dijnë ç’është terri, po dëshirojnë, vend e pa vend ta kritikojnë qeverinë për redukime të rrymës, si argument me të cilin synojnë ta rrxojnë qeverinë Kurti dhe të bashkohen prap hajnat e ta rimarrin pushtetin. Hashim Thaqi me Erdoganin, si dy përsonalitete kyqe në alleshvereshin me KEK, janë kontribuesit më të mdhenj të territ të sotëm! As Thaqi me pronto kompaninë, nuk duhet, as gojën ta hapin, lidhur më këtë gjendje të furnizimit me energji elektrike. Një pjesë e territ, është dhe fakti se kush po e bojkoton dhe shkakton avari në KEK?
Përse këta politikanë të dështuar, nuk e fuqizojnë Kosovën, qenë pjesë koordinuese e aksioneve të përbashkëta me pozitën, si: open ballkan, asociacionin, shtrirjen e pushtetit në veri, po vetem bëjnë pengesa.
Kësisoj, i bëjnë dem, jo vetem pushtetit aktual, po edhe ecurive për ta ndërtuar një shtet të mirë filltë. Ju, qytetarë të thjeshtë, të këtij vendi, vetem përcillëni, se kush po e kritikon Albin Kurtin e do të gjeni zgjidhjen: E kritikon, Vuçiçi, Brrnaviqka, Edi Rama, Radojçiqi, Ramushi, Isa, myhybët e Hashimit.
Mos i harroni veprimet e tyre. Me kënd e kishte formue qeverinë, Ramush Haradinaj, dhe cilët deputetë i priti, për ti bërë numrat?
Mos e harroni as deklaratën e Hashimit në forum, ku pati deklarue:”po, jam për ri përcaktimin e kufijve”! Ku paraprakisht kishte cekur:”kompromisin e dhembshem” dhe,”duhet ti kthejmë tokat qe na i pat dhuruar Rankoviqi”!
Mos i harroni këto!
Qeveria Kurti, ka shumë punë për ti kryer, ka shumë premtime të dhena,qe pritën të realizohen. Ka vend për kritika; ka vend kritika, për mos punë, ka vend kritika, për kuadra të pa afta, ka vend për kritika për stagnim ekonomik, po dhe lëvdata shumë me shumë se kritika. Ne duhet të mburremi, se Kosova tani po udhëhiqet ndryshe nga e kaluara. Po, mos të harrojmë, se gjithë këta njerëz, qe tani janë në krye të shtetit, janë të Kosovës. Dhe mund të jenë edhe të frymëzuar nga një trend, jo i mirë, qe nënkupton tendenca për veprime jo të drejta në secilën situatë . Ne duhet ti besojë kësaj qeverie, deri sa mos të bëjë një veprim kundër interesit kombëtar.
Unë mund ti jep këshillë kësaj qeverie, punoni: pa hile, se populli do tu vlerësojë ashtu, siq e meritoni!

Shkolla shqipe në Gjenevë: Një monografi – dhuratë me shumë rëndësi për fundvitin 2021 dhe për kulturën shqiptare

1

 Përgatitur nga:  Abas  Fejzullahi 

Në mbrëmjen e 28 Dimrorit (Dhjetorit) të viti 2021, përmes postës elektronike më erdhi lajmi se doli nga shtypi libri Monografik i autorit Agim Paçarizi “ SHKOLLA SHQIPE NË GJENEVË “. 

Librin Monografik të Agim Paçarizit SHKOLLA SHQIPE NË GJENEVË “ e kam lexuar me shumë vëmendje gjatë vjeshtës së viti 2021, para se të përcjellet për t’u shtypur, tani më është një Dhuratë  e çmuar e me shumë vlerë me rastin e 30 Vjetorit të SHKOLLËS SHQIPE TË MËSIMIT PLOTËSUES NË ZVICËR dhe për Këshillin Kantonal të LAPSH ”Naim Frashëri” të Gjenevës në veçanti, për mësimdhënëset-it, nxënëset-it, për prindër, bashkëpunëtorë e veprimtarë të Shkollës Shqipe, për shoqatat kulturo-artistike, institucionet përgjegjëse Zvicërane të arsimit në kantonin e Gjenevës, për institucionet e arsimit në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni dhe për misionet e tyre diplomatike të vendosura (akredituara) në Zvicër, për studiues dhe lexues të interesuar.  

Agim PAÇARIZI u lind në Dragobil të Malishevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Prizren. Studioi histori në Fakultetin Filosofik të Universitetit të Prishtinës (1979). Në fillim punoi si profesor i historisë në Gjimnazin «Ramiz Sadiku» të Rahovecit si dhe në paralelet e ndara në Malishevë e Ratkoc. Si pjesëmarrës i demonstratave studentore të vitit 1981 arrestohet dhe dërgohet në burgun e Lipjanit bashkë me shumë profesorë të tjerë. Njëkohësisht pushteti i atëhershëm ia ndaloi punën në arsim dhe atë prej vitit 1981 deri në vitin 1990. Në vitin 1990 rifilloi punën si profesor në Shkollën e Mesme Profesionale «Lasgush Poradeci» në Kijevë, e cila zgjati deri në fund të vitit 1993, kurse, më pas, nga janari i vitit 1994 vazhdoi në Gjimnazin «Abdyl Frashëri» të Malishevës. Duke qenë vazhdimisht në sy të autoriteteve lidhur me veprimtarinë e tij kundër diskriminimit, që tashmë gjithnjë e më hapur po ushtrohej ndaj shqiptarëve, në prill të vitit 1994 përjetoi një bastisje brutale në shtëpi dhe arrestim. Së këndjemi, duke parë se puna e veprimtaria e tij në Kosovë praktikisht po bëhej e pamundur, u detyrua të emigrojë në Zvicër (1994) e ku menjëherë u integrua në veprimtaritë e ndryshme politike, kulturore e arsimore të bashkatdhetarëve, veçmas në fushën e zhvillimit të Shkollës Shqipe (prej mësuesit të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare për fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë të Gjenevës e deri te kryetari i LAPSH-së për Gjenevë). Është i martuar e baba i pesë fëmijëve. Ky është libri i tij i parë. 

Agim Paçarizi në librin monografik ”SHKOLLA SHQIPE NË GJENEVË”, me një përgjegjësi morale dhe profesionale, ka bërë një punë të mrekullueshme në mbarështim gjithëpërfshirës të një pune 30 vjeçare me të dhëna e dëshmi, lidhur me rrjedhatë e punës në kohë dhe hapësit të Shkollës shqipe në  Gjenevë.  Është bazuar në gjurmimin, hulumtimin, grumbullimi, përpunimin, studimin e materialeve  me të dhëna e dëshmi por edhe të shoqëruara edhe me fotogravi.  

Për të dëshmuar për gjithë ate që ka hulumtuar në kohë dhe hapësirë me përgjegjësi ndjek parimin e gjithëpërfshirjes, me lëndën e grumbulluar e të përpunuar me kujdesë, tue i ofruar lexuesit  të vërtetën rreth punës së bërë brenda 30 vitesh, në bazë të dokumentacionit të mbledhur me kujdesë që i mbarshtron në librin e tij Monografik,  të posadalur nga  shtypi për lexuesit.  

Libri do t’iu shërbejë të gjithë të interesuarve për rrugëtimin e LAPSH-së ”Naim Frashëri” në kantonin e Gjenevës ku shumë nga veprimtaritë e organizuara me nismën dhe drejtimin e Agimit dhe në bashkëpunim me mësuese, prindër e veprimtarë të tjerë të shumtë janë bërë ushqim kulturor e arsimor për të gjitha moshat e shqiptarëve të Gjenevës. E gjithë kjo fiton në vlerë kur dihet se çdo gjë ka ndodhur në baza vullnetare e pa pagesë, siç ka ndodhur e është duke ndodhur edhe në shumë kantone të tjera në Zvicër. 

Gjatë leximit të monografisë me plotë të dhëna e dëshmi gjeta mjaft të dhëna për bashkëpunimin tonë të ndërsjellë (ai si përgjegjës kryesor i LAPSH” Naim Frashëri” në kantonin e Gjenevës e unë në kantonin e Soloturnit; fillimisht si mësimdhënës dhe përgjegjës e në ndërkohë, më pas, edhe si sekretar i LAPSH ”Naim Frashëri” për Zvicër /prej vitit 2010 deri në qershor të vitit 2018/), të cilat edhe më tej e pasqyrojnë profilin e tij prej njeriu të përgjegjshëm në komunikime e bashkëpunime profesionale e organizative në të gjitha fushat e me të gjitha subjektet.  

 Ky libër duhet lexuar me syrin në mendje, sepse është e njohur që ata që lexojnë me mendjen në sy e shohin vetëm pamjen e jashtme, kurse ata që lexojnë me syrin në mendje e shohin realitetin. Falënderim e mirënjohje Agimit për këtë dhuratë të çmuar për punën dhe përpjekjet në vazhdimësi të LAPSH-së “Naim Frashëri” në Gjenevë 

Me Ueli Leumberger gjatë bisedës rreth LAPSH-së në Gjenevë (17 tetor 2020) 

Agim Paçarizi ka qenë përgjegjës për shumë vite me rradhë i LAPSH-së “Naim Frashëri” në Gjenevë, që lidhi e krijoj miqësi, zgjeroi e jetësoi bashkëpunimin dhe veprimin me LAPSH ”Naim Frashëri” në Zvicër, me bashkatdhetarë e me institucionet shtetërore në Gjenevë, me kolege dhe kolegë në kantonet tjera të Zvicrës, me institucione të atdheut, për qëllimin madhor, ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare përmes Shkollës Shqipe.  

 Faleminderit Agim Paçarizi. 

 Shëndet e suksese të reja! 

National Fisherman (1935) / Rekomandimi i Gjon Milit për dallimin dhe përdorimin e dritës së fenerëve përtej mjegullës

0

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Dhjetor 2021

 “National Fisherman” ka botuar, në gusht të 1935, në faqen n°24, një shkrim në lidhje me rekomandimin e Gjon Milit për dallimin dhe përdorimin e dritës së fenerëve përtej mjegullës, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 Rekomandimi i intensiteteve elektrike anormale për dritat shpuese të mjegullës

Burimi : National Fisherman, gusht 1935, faqe n°24

Mbitensioni i llambave inkandeshente në reflektorë ose thjerrëza speciale do të rriste fuqinë e qirinjve të llambave të fenerëve detarë një mijë herë dhe dukshmërinë në një drejtim të caktuar në mjegull deri në tre herë, sipas Gjon Milit, inxhinier i kompanisë Westinghouse Lamp.

Për vite me radhë inxhinierët kanë kërkuar pa sukses një burim të ri ngjyrash për dritën që do të depërtonte në mjegull në një distancë të sigurt për navigimin ajror dhe detar, thotë z. Mili.

Megjithatë, vetëm kohët e fundit inxhinierët menduan të rrisin shkëlqimin e dritave të fenerëve detarë duke i ndezur ato në mbitension dhe duke përdorur reflektorë dhe lente për të intensifikuar fuqinë e rrezeve të dritës.

Byroja e Lighthouses, Departamentit të Tregtisë, ka kryer eksperimente të një natyre të tillë. Llamba të veçanta të fenerëve janë instaluar përgjatë brigjeve të lumenjve dhe vijës bregdetare të porteve për t’u përdorur vetëm gjatë mjegullave dhe mund të bëhen praktikë standarde në të ardhmen për të përballuar lundrimin e sigurt. Ata gjithashtu pajisën sinjalet detare në mënyrë që llambat të jenë në mbitension gjatë mjegullës.

Në një mjegull të ditës me densitet mesatar, ose në atë në të cilën objekti mund të shihet në afërsisht 400 këmbë, sinjali detar me një llambë me fuqi 50 qirinjsh ka një gamë dukshmërie prej rreth 800 këmbësh, shton z. Mili.

Në një reflektor ose lente të projektuar siç duhet, i njëjti mbitension i llambës mund të prodhojë deri në 500.000 fuqi qirinjsh. Do të ishte e dukshme tre herë më larg se burimi i 5 qirinjve.

Funksionimi i mbitensionit të një llambe inkandeshente (të flaktë) u shpjegua si aplikimi i më shumë volteve sesa nevojitej për të prodhuar dritë të bollshme gjatë jetëgjatësisë mesatare të zakonshme prej 1.000 orësh, si p.sh. përdorimi i një llambe 115 volt në 140 volt. Mbitensioni bën që filament (rezistenca) të shkëlqejë më shumë dhe kështu të prodhojë më shumë dritë; por llambat kanë jetë më të shkurtër.

Reduktimi i jetëgjatësisë së llambës përmes funksionimit të mbitensionit të llambave sinjalizuese gjatë mjegullës mund të kompensohet duke i vënë ato në nën tension gjatë motit të kthjellët, shton z. Mili

* Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania). Linku: https://www.darsiani.com/la-gazette/national-fisherman-1935-rekomandimi-i-gjon-milit-per-dallimin-dhe-perdorimin-e-drites-se-fenereve-pertej-mjegulles/.

Mashtrimet serbe me kisha dhe freska – pjesa e dytë

1

Shkruan Fahri Xharra

Manastiri serb mesjetar gjëndet në kilometrin e 6-të largë Prijepoljes të cilin e paska ndërtuar mbreti Stefan Radislav(1234-1243) në cilin edhe është varrosur. Para të gjithash në atë kohë nuk kishte serb por vetë një numër i vogël i ushtarakëve rus të veshur në uniformen e priftave ortodoks. Aso kohe vetëm 10 % e popullates i dinte gjuhën “staroslavjanski “ sepse nuk kishte gjuhë serbe.

Më poshtë e keni një falsifikim të shkrimi staroslavjanski, që serbët e sotit mundohen ta “ bëjnë” të lexueshëm. Por e kotë.
Kjo qenka “Повеља краља Стефана Уроша II Милутина 1282-1321 “
Një lexues shkruan : Letër shumë kualitative për një përshkrim të një një “shkrimi” para 800 vitesh.

Të kalojmë te freska e fasifikuar :

Engjulli i bardhë është vizatuar në shke.13-të ? Nëse e shikojmë freskën me vëmendje do të vërejmë se mbi oreolen e Engjëllit të bardhë shofim se freska e shek..13 është vizatuar mbi një freskë më të vjetër –shikoni shigjetat

Me shigjetë të kuqe shihet oreoli i ndonjë shenjtori tjetër, mbi të cilin është vizatuar Engjulli i bardhë. Nga kjo shihet që këte manastir e ka ndërtuar dikush tjetër dhe jo Stefan Vladislav Nemanjiqi.

Pse nuk flitet për ketë mashtrim. Kjo tregon që Nemanjat i kanë “ ndërtuar” manastiret duke i fshehur gjurmët e vjetra me vizatimin e freskave të reja sipas shijes së tyre
(Ovo je samo jedan od dokaza kako su Nemanjici “podizali” manastire premalterisava-njem starih i slikanjem novih fresaka ili rusenjem starih i od istog materijala podizali svoje “nove zaduzbine.”)

Nëse flitet e vërteta do të rrënohej miti i i Nemanjave si ndërtues të manastireve serbe, dhe me qenë se serbët rrenën e kanë vegël të mbijetesës atëherë jetojnë edhe me rrenë.
( Zasto se o ovom starijem sloju fresaka cuti? Cuti se zato sto bi se objavljivanjem istine srusio mit o Nemanjicima kao graditeljima srbskih manastira, a posto Srbi inace vole lazi i zive u lazi, njima je bas potaman ovako kako jest. )

E njëjta është edhe me Manastirin e Deçanit , Pejës, Graqanicës dhe shumë e shumë manastireve dhe kishave në Kosovë.

Të kalojmë te mashtrimi tjetër serb : për Tribalët dhe Car Dushanin

TRIBALET NUK JANË SERB E AS CAR DUSHANI SEPSE ËSHTË FIS TRIBAL
Car” Dushani s’ishte serb, sepse nuk kishte serb aso kohe
Shkruan: Fahri XHARRA
Me 20 Dhjetor 1355 kishte vdekur i vetshpalluri “mbret “ Stefan Dushani , të cilin nuk e pranoi askush nga fqinjët. Ishte i fisit Nemanëve të Dukles ( me prejardhje dokleate). Çudi e madhe se si Njegoshi, ( i cili e mbante veten për serb e ishte me origjinë malësori në “ Kurorën e maleve’ i këndoj me aq dashuri “
KJO ERDHI NGA SIMA SARAJLIA I PAGUAR NGA RUSIA
Se si ditën serbët të lindin Dushanin” (“zna Dušana rodit Srpka” ) kur as vet as Dushani nuk ishin serb. Tek e fundit serb nuk kishte.
Miroslav Qosoviqi në shkrimin e tij : Dragulju istorije: Caru Dušanu niko nije priznavao carsku titulu” shkruan se Njegoshi i kishte dy qëllime politike, largimin e otomanëve dhe “ngjalljen” e një kombi të ri të Malazezit në gjiun e kombit serb që aso kohe filloi të lindë.” Kurora e maleve” e Njegoshit është botuar në vitin 1846 ( Gorski vijenac je ep napisan narodnim, crnogorskim jezikom 1846. na Cetinju.)
Ideologjia politike serbe e Njegoshit e kultivuar nga Sima Sarajlija ,bazohej në madhërimin e Daushanit dhe historisë së tij. Ajo ide e realizur me mjeshtri ia mundësoi një pakice pa identitet që nga “ Pashallyku i Beogradit “ të shekujve 18-19-të “ te fitojnë” të drejtën “historike” të Serbisë së Madhe. Pra, Njegoshi e rriti kultin jo vetëm të Millosh Obiliqit dhe Kargjorgjes por edhe të Dushanit.
Dushani përshkruhej si një hero i madh icili pushtoi toka të huaj dhe e zgjeroi shtetin e tij.
Kjo nuk është e vërtetë- shkruan Miroslav Qosoviq, i cili me të madhe por me fakte e lufton serbizmin tek malazezët . Por, falë Qosoviqit edhe ne po e mësojmë historinë e rrejshme serbe.
Kur Car Dushani pushtoi shumicën e Shqipërisë, përfshirë Durrësin, shqiptarët katolikë u detyruan të ktheheshin në besimin ortodoks dhe shumë u asimiluan dhe pagëzoheshin me forcë
Nga katalicizmi në ortodoksizem
Kjo e ban CAR DUSHANIN SERB MË 1878
“Dushanov zakonik 1349, Ligjet e Dushanit janë një kopje bullgare :” “Servie, Dioclie, Chilmie, Zente, Albanie et maritime regionis rex, nec non Bulgarie imperii partis non modice particeps et fere totius imperii Romanie dominus.” (Miodrag Purković, Srpski patrijarsi srednjega veka, Dizeldorf, 1976, str 14)
Nëse e shikojmë hartën e më poshtem nuk shohim asnjë serbi as të madhe e as të vogël. Ishte kjo shtrirja e Peshkopatave ortodokse e Ohrit dhe e Konstantinopojes të cilat tregojnë se nuk kishte serb këndej pari. Peshkopata e Ohrit ishte e Samoilit, kurse ajo e Konstatinipojes bizantine shqiptare

Sikur të punonin historianët , institutet dhe Akademitë shqiptare , serbëve do iu kishim mbyllur gojen.
Fol shqiptar se na mbyti heshtja !

Gjakovë, më 29.12. 2021

Ish-presidenti i Greqisë, Theodoros Pangallos  : Gjysma e gjakut tim është shqiptar dhe jam krenar për këtë!

0
Na kanë sharë, na kanë shtyrë e shumë herë edhe na kanë vrarë për “qëllimet e tyre të larta”, po kur sot na dalin fakte të tilla si ato që shumë zyrtarë të lartë të qeverisë së saj kanë qenë pikërisht shqiptar, diçka ndryshon dhe fillon i shikon gjërat ndryshe.

Sot do të flasim për një nga njerëzit më me influencë në shtetin tonë fqinj, Greqinë, ish- presidentin Theodoros Pangallos.

Ai ka bërë një deklaratë të fortë, ku ka thënë se ai është shqiptar. Deklaratën e tij të plotë e sjellim më poshtë…

“Gjysma e gjakut tim është shqiptar dhe jam krenar për këtë, admiral Kundurioti, admiral Seqellariu, gjeneral Kunduli dhe shumë grekë të tjerë të zgjedhur janë të gjithë me origjinë shqiptare”

Nga Presidenti i Greqisë gjeneral Theodoros Pangallos

“Për sa i përket fqinjit tonë Ballkanik, është më se e njohur dhe për këtë dëshmojnë arkivat e ministrisë së jashtme, se marrëdhëniet tona arritën gati-gati nivelin e një Konfederate, më 1925 dhe 1926.

Që nga koha e Esat Pashës dhe Ahmet Zogut, miku më i përzemërt i Shqipërisë jam unë. Që nga mosha e foshnjërisë flas gjuhën shqipe, pse e ndjera nëna ime, që më rriti, nuk dinte greqisht.

Ajo ishte vajza e më të madhit pasanik të Megaridës, Andon Birbilit, në shtëpinë e të cilit në Salaminë, la frymën e fundit mareshalli i paharruar Gjergj Karaiskaqi. Rrjedhimisht, gjysma e gjakut tim është shqiptar dhe jam krenar për këtë.

Admiral Kundurioti, tre Nikolaidhët, gjyshi biri dhe nipi, gjeneral Konduli, admiral Saqellariu, heroi i nëndetëses “L.Kconi” V.Lasko dhe shumë grekë të tjerë të përzgjedhur, janë që të gjithë me origjinë shqiptare dhe janë të njohura shërbimet që ata i bënë atdheut.

Paparigopulos shkruan se nga të gjitha racat që erdhën në Greqi, përzierja me gjakun shqiptar prodhoi amalgamën e shkëlqyer. Hidriotët, Speciotët, Miaulët, Sahturi dhe mijërat e luftëtarëve të 1821-shit e deri më sot, dëshmojnë vërtetësinë e mendimit të Paparigopulit.

2. Më 1914, me fillimin e Luftës se parë Botërore, u ktheva në Greqi nga Franca ku kreva studimet dhe iu paraqita Eleftherios Venizellos, atëherë kryeministër dhe ministër i Ushtrisë, i cili më emëroi përgjegjës të shtabit në Divizionin e 8-të të Prevezës.

Venizellos më tha në mirëbesim se ka vendosur të pushtojë befasisht Epirin e Veriut (Gjirokastrën, Sarandën, Himarën, Vlorën, shënim i A. Llalla). “Kam bindjen se do t’ia dalësh mbanë, pse flet edhe gjuhën e shqiptarëve”, shtoi.

Atëherë isha major, shkova në Prevezë dhe pas pak ditësh mora një urdhër sekret, ku divizioni urdhërohej të pushtonte Epirin e Veriut, duke zbarkuar në portin e Sarandës. Politikani i madh, theksonte në veçanti nevojën e mbajtjes rreptësisht sekretet nga italianët.

Operacioni u krye me rregull të plotë dhe u pushtua vija e vjetër në veri të Gjirokastrës. Kur pas pak ditësh shkova në Athinë, kisha natyrisht një kuvend të gjatë me kryeministrin dhe mbeta i befasuar se ky politikan demonik, që kishte vetëm tre vjet në Greqi, kishte kuptuar plotësisht rëndësinë jetike që kishte për Greqinë Çështja e Shqipërisë.

Mendimet dhe këndvështrimi i Venizellosit, qenë bazat kryesore, ku mbështeta politikën që zbatova më 1925, e cila veç të tjerash kishte si rezultat të dërgoheshin djelmosha shqiptarë në Athinë për të studiuar në shkollën e kadetëve dhe atë të marinës.

Në fillim të korrikut 1925, marrëdhëniet me Shqipërinë u gjendën para krizës, për shkak të Çështjes së Çamërisë. Përfaqësuesi i Shqipërisë erdhi në zyrën time dhe më njoftoi se autoritetet greke në mënyrë të dhunshme, dhe pa marrë parasysh marrëveshjen, dëbojnë banorët shqiptarë të asaj zone (Çamërisë shënim A. Llalla) dhe nëpërmjet detit i dërgojnë në Azinë e Vogël dhe kundërshtimeve të tyre u përgjigjen duke u thënë se ata janë të shkëmbyeshëm.

Shqyrtova dokumentat përkatëse dhe u binda që deklarimi i ministrisë së jashtme greke nuk qëndronte, pasi Marrëveshja e Lozanës përcaktonte prerë se shqiptarët muhamedanë të Epirit konsideroheshin minoritet dhe jo të shkëmbyeshëm, si turqit e Thrakës, e të tjerë.

Për sqarim më të plotë të çështjes, i telefonova ambasadorit tonë në Londër Kaklamonos, i cili kishte përfaqësuar Greqinë gjatë hartimit të Marrëveshjes së Lozanës dhe ai m’u përgjigj pa ngurrim se çamët nuk janë të shkëmbyeshëm dhe rrjedhimisht vendimi i ministrisë së jashtme nuk qëndronte.

Thirra me një herë drejtorin përkatës dhe ai tha diçka që më la me gojë hapur: “Formalisht shqiptarët kanë të drejtë, mirëpo arsyet emergjence dhe qëllimi kombëtar na detyrojnë të dëbojmë shqiptarët për t’u zbrazur fshatrat e tyre dhe për t’u vendosur refugjatët tanë homogjenë që kanë ardhur nga Azia e Vogël.

Nuk ia vlen të merremi me 5-6 mijë palo shqiptarë (“shqiptarë të këqinj” ) zoti Kryetar.” Mezi e mbajta veten dhe nuk e nxora përjashta me shkelma diplomatin. Ndërkaq, sipas raporteve të autoriteteve policore në Epir po luhej një dramë e vërtetë; fshatarët duke qarë ndaheshin nga shtëpitë e tyre, ku kishin lindur dhe jetuar ndër shekuj dhe hipnin në anijet që do t’i shpinin në Azinë e Vogël.

Dhashë urdhër të zbriten dhe të kthehen të lirë në fshatrat e tyre. Shqiptarët, ashtu si gjithë popujt e pazhvilluar, kanë dobësi serioze, por kanë edhe virtyte të shkëlqyera. Ky fakt ishte shkaku që ndërmjet dy vendeve tona u vendosën marrëdhëniet kaq të përzemërta, të cilat morën, siç do shohim, pothuaj trajtën e një konfederate.

Mbreti Ahmet Zogu, nëpërmjet një letre të ngrohtë, më shprehte mirënjohjen, që siç thoshte, nuk do ta harronte kurrë.

Dhe vërtetë, deri në ditën e largimit të tij nga froni, sa herë që vinte ndonjë përfaqësues shqiptar në Greqi, me porosi të Zogut, vinte dhe në shtëpinë time dhe më sillte përshëndetjet e Mbretit, duke më thënë në shqip “Vëlla i madh”. Dhe unë atëhere nuk isha veç një gjeneral i çmobilizuar. Kjo është ajo që në shqipe quhet “Besa”.

Po t’i hedhim një vështrim të shpejtë në hartën e Ballkanit, mjafton për të kuptuar rëndësinë strategjike të Shqipërisë.

Për Greqinë, një Shqipëri mike dhe aleate përbënë një mburojë natyrore të madhe, kundër çdo sulmi nga Veriu. Kur u vendosën marrëdhëniet miqësore dërgova si ambasador të Greqisë në Tiranë gjeneralin Aleksandro Konduli, bashkëqytetar i imi që dinte shkëlqyeshëm jo vetëm shqipen tonë, atë të Shqipërisë së Jugut, por edhe idiomat e gegëve.

Brenda një kohe të shkurtër Konduli arriti të fitojë miqësinë e mbretit shqiptar Ahmet Zogut. Brenda vitit u nënshkruan katër marrëveshje ndërmjet të dy vendeve; ajo konsullore, nënshtetësisë, bashkëpunimi tregtar dhe detar, për dërgimin e kriminelëve e të tjera. Përveç këtyre marrëveshjeve, kishin përparuar shumë bisedimet e fshehta.

Kufiri në mes të dy vendeve, në të vërtetë ishte hequr dhe djemtë shqiptarë siç e thashë dhe më sipër, u dërguan për studime në shkollën e kadetëve dhe atë detare.

Në korrik 1926, pas bisedimesh të gjata, gjenerali Konduli arriti në marrëveshjen përfundimtare për çështjen e Bankës së Shqipërisë, Mbreti Zog pranoi si aksionere Bankën e Greqisë me 25% të aksioneve.

E kuptoni rëndësinë e madhe të këtij fakti. Nuk diskutohet fare se, po të ndiqej një politikë e studiuar dhe e qëndrueshme ndaj Shqipërisë, Shqipëria do të ishte jo armike, por do mund të ishte mikja më e mirë, më e çmuar dhe e vetmja besnike e Greqisë në Ballkan.

Nga pikëpamja racore shqiptarët nuk janë as mongolë, as sllavë, as turq. Është historikisht e vërtetuar se ata janë ilirë, pasardhës të pellazgëve.

Shqiptarët nuk kanë asgjë të përbashkët me italianët, me serbët, bullgarët, por përkundrazi, gjaku, traditat dhe zakonet, i ndërlidhin ngushtë me popullin grek.

Miauli, Kundurioti, Sahturi, Odiseas Andruços dhe mijëra grekë të tjerë me origjinë shqiptare luftuan me heroizëm për pavarësinë e Greqisë në kryengritjen e 1821.

Profesori i Universitetit të Mynihut, historiani Hertzbert, në librin e tij mbi historinë e kryengritjes, shkruan ndër të tjera: “Pak ditë pas ngritje së flamurit të kryengritjes, në prill 1821, 1.500 shqiptarë të krishterë, banorë të fshatrave të Dervenit, u mobilizuan nënkomandën e Haxhi Meletit në Korinth kundër Qamil Beut të tmerrshëm”.

Nuk qenë shqiptarë ushtarët që përmend Hertzberti, por ishin shqipfolësit gjyshërit e stërgjyshërit tanë që banonin në Vila, Kindira, Mandra, Elefsina. Qenë gjyshërit e gjeneralëve Nikolaidhit, Kondulit, Roka, të autorit të këtyre rreshtave, të admiralit Sakelariut, të heroit kombëtar Laska, dhe kaq e kaq grekëve të zgjedhur, me origjinë shqiptare.

A nuk kisha të drejtë, kur dëgjova drejtorin e përgjithshëm të thoshte, “paloallvani” (“shqiptar i keq”, shënim i A. Llalla) të thoja dhe unë se ministria e jashtme ishte një çmendinë? Kur fliste kështu drejtori i përgjithshëm, e marrë me mend se si qenë vartësitë e tij të afërt.

Askush nuk e di se çfarë të papriturash na ruan e ardhmja. E gjykova si detyrë të bëja përshkrimet e mësipërme, që të mësojë populli grek pamjen e përgjithshme të problemit. Nuk jam dakord me atë pjesë të shtypit, që shan dhe përbuz popullin shqiptar.

Kam bindjen e patundur se shumica dërrmuese e popullit shqiptar nuk mban asnjë lloj përgjegjësie për prirjen kundër greke të qeverisë komuniste. Jam i sigurt se shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk i dinë as si emra Marksin, Leninin, Stalinin e të tjerët ”.

Botuar në gazetën “Akropolis”, gusht 1949

Marrë nga Albanian Montreal Press

Suksesi i firmës “Shq1pe” në Amerikë

0

Shq1pe, Alma Gashi, Billy Veizi, Lori Miho. Foto nga King & Ace Films, Gem Belushi

Për Drini.us: Nga E.B., Nju Jork 

Firma “Shq1pe” është një brand i rrobave në Nju Jork mjaft i njohur për stilin urban, sidomos mes të rinjve. Ajo është veshja e preferuar e vipave dhe yjeve muzikore. Stili “Shq1pe” është kthyer në një firmë globale, dhe është bërë e njohur në tregun amerikan dhe europian.   

“Shq1pe” është firma e parë shqiptaro-amerikane në Amerikë në industrinë e veshjeve. Ajo ka për qëllim promovimin e gjuhës dhe identitetit shqiptar nëpër botë. Dizajnimi i veçantë i markës ka tërhequr shqiptarët në diasporë, amerikanët dhe të huajt, duke e bërë atë një nga firmat e veshjeve më të dashura për të gjithë.  

Shq1pe, Alma Gashi, Billy Veizi, Melisa Kulla, Dante Drishti. Foto nga King & Ace Films, Gem Belushi

Është themeluar në 28 nëntor 2019 nga Ervin Toro dhe përfaqëson stilin e veshjes së Nju Jorkut, duke lënë gjurmë në modën amerikane me motive shqiptare. Ervin Toro ka lindur në Fier dhe në vitin 1997 lëvizi në Nju Jork bashkë me familjen e tij. Ai ka qenë një aktivist i njohur në komunitetin shqiptar të Nju Jorkut, gjithashtu është edhe bashkëthemelues i organizates “Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots” (2008).  Ka mbi 10 vite përvojë pune në industrinë e biznesit në manaxhim të projekteve, duke punuar për disa korporata të mirënjohura si, Sony Music Entertainment, Siemens Corporation, Samsung Electronics, etj. Ai ka kryer studimet e larta Bachelor në Pace University në Nju Jork për “Business Administration, International Management” (2007) dhe Master (MBA) në Wagner College, NY (2012) për “Business Management”.  

Një ndër synimet e tij është që të sjelli brandin Shq1pe dhe prodhimin e rrobave në Shqipëri dhe rajon.  

Shq1pe fotoshoot në Nju Jork, Lori Miho, Billy Veizi, Melisa Kulla, Alma Gashi,dhe Dante Drishti. Foto nga NYC Pro Video, Olsi Beci

Intervistë ekslusive me Ervin Toro, themelues i firmës “Shq1pe” 

  • Kur u formua firma e rrobave “Shq1pe Co.” si kompani?   

 Ervin Toro: Kompania u bë publike në 28 Nëntor, 2019. E zgjodha këtë datë sepse është një  datë e rëndësishme për kombin Shqiptar dhe doja që kjo datë të ishte ditëlindja e  kompanisë Shq1pe Co. Dua që firma “Shq1pe” të shërbejë si një platformë urdhëlidhëse për diasporën shqiptare nëpër botë 

  • Si lindi ideja?  

Ervin Toro: Duke qëne i angazhuar dhe i përfshirë në komunitetin Shqiptar në Nju Jork me organizime si parada, parti edhe evenimente desha te krijoja një brand që përfaqëson të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen në botë dhe mendova që një mënyrë për të bërë këtë ishte me anë të firmës së rrobave.  

  • Çfarë koleksionesh ka brandi Shq1pe?  

 Ervin Toro: Për momentin kemi një seleksion të gjërë për meshkuj edhe femra. Disa nga më të preferuarat janë hoodies, kostume sporti, dhe rroba për palestër. Ideja mbrapa stilimit është që ky brand ka rroba me veshje të lirë që vishen për ditë kur del jashtë ose kur je edhe më aktiv.  

  • Mund të flasësh për influencën dhe detajet e stilimit?  

Ervin Toro: Influenca është një stil Amerikan, stil urbani, por gjithashtu disa nga stilet kanë  edhe mesazhe brënda tyre. Jemi një brand që është ndryshe nga të tjerët. Me anë të rrobave ne promovojmë kulturën dhe gjuhën  shqiptare.  

  • Cilat nga produktet Shq1pe janë më të preferuarat nga publiku, më të shiturat?  

Ervin Toro: Kapelet, hoodies dhe kostumet sportive janë më të preferuarat nga publiku dhe më të shiturat në dyqanin online www.Shq1pe.com 

  • Kush është mbrapa ekipit të stilimit/dizajnimit?  

Ervin Toro: Kam punuar personalisht vetë mbrapa çdo stilimi dhe koncepti. Si një i ri me ambicie në këtë industri kam dashur që çdo ide që kam pasur t’a sillja në jetë dhe jam munduar të influencoj sa do pak stilin Amerikan urban. 

  • A po punon me ndonjë stilist?    

Ervin Toro:  Shq1pe Co. është e hapur për bashkpunim me çdo stilist të talentuar. Ne duam që të zgjerojmë sa më shumë stilet dhe koleksionet. Për momentin stilimi bëhet në New York por kemi dëshirë që në një të ardhme produksionin ta bëjmë në Shqipëri.  

Procesi ka qënë goxha intesiv, por kam mësuar shumë nga kjo industri dhe pasioni që kam për këtë më motivon që të mësoj sa më shumë. Mbas shumë punë kur produkti finalizohet dhe është në dorën tënde është vërtet një ndjenjë shumë speciale.  

  • Çfarë plani ka brandi Shq1pe në të ardhmen? 

Ervin Toro: Fokusi jonë për momentin është që të promovojmë sa më shumë brandin në komunitetin shqiptar. Kemi shpenzuar këto dy vitet e kovidit duke promovuar me anë të mediave sociale edhe influencers si dhe artistë Shqiptar. Fokusi jonë do vazhdoj me promovimin e brandit por gjithashtu do nxjerrim prurje edhe stile të reja. 

  • Ju gjithashtu keni pasur eksperiencë me muzikën si Dj.  Sa e rëndësishme është moda për identitetin e një artisti? 

Ervin Toro: Po Dj ka qenë një hobi më shumë dhe e kam shijuar por tani nuk e praktikoj më por jam fokusuar me organizime evenimentesh nën emrin e brandit. Mendoj se moda apo mënyra se si vishesh për një artist tregon shumë imazhin dhe identitetin e një artisti.  

Në rastin tim unë vetëm rroba të Shq1pes vesh, por besoj se ky brand është një brand që përfaqëson të gjithë Shqiptarët ose të gjithë ata që kanë një lidhje me Shqiperinë dhe jo vetëm. Por besoj se brandi Shq1pe përfaqëson më shumë se një identitet shqiptar. Ky brand përfaqëson sakrificat që kalojnë të gjithë emigrantët duke filluar nga zero për të arritur një jetë sa më të mirë për veten dhe familjen tonë. Shq1pe përfaqëson stilin e jetës së New Yorkut, karakterin edhe kulturën e New Yorkut.  

  • Mund të na tregosh disa nga momentet më të bukura që ka kaluar brandi Shq1pe?  

Ervin Toro: Po, faktikisht kemi pasur disa momente të bukura për mua dhe brandin edhe ato kanë qënë kur disa artist të njohur Shqiptar kanë veshur rrobat tona si, Tayna, Rina, Alban Skënderaj, Capital T, etj. Vlerësoj shumë respektin nga komuniteti artistik shqiptar si dhe diasporën shqiptare. Kjo mbështetje ka qënë shumë domethënse për mua personalisht edhe për brandin edhe na bën shumë krenar fakti që këta artist të mëdhenj e vlerësojnë dhe përkrahin brandin Shq1pe. Motoja e Shq1pe-s është, “Jemi një” dhe më vjen mirë kur ne si komunitet përkrahim njëri-tjetrin në sukseset dhe rrugëtimet tona. 

  • A po përgatit ndonjë performancë apo eveniment në të ardhmen?  

Ervin Toro: Po, jemi duke planifikuar disa evenimente për të promovuar brandin. Objektiva jonë eshtë të kemi një dyqan në një të ardhme por për momentin çdo oportunitet që kemi për të reklamuar brandin do e bëjmë me anë të evenimenteve.  

  • A keni disa këshilla për sipërmarësit e rinj që duan të marrin këtë iniciativë e të fillojnë një biznes të tyren?  

Ervin Toro: Të fillosh një biznes nuk është aspak e lehtë sepse kërkon dedikim, planifikim, dhe shumë punë. Kjo do të thotë të kalosh orë të gjata duke zgjidhur çdo sfidë të mundshme. Por besoj në qoftë se ke vërtet pasion për këtë biznes mendoj se do ja dalësh.  

Këshilla ime është që vetëm filloje! Mos ki frikë të marrësh risqe gjithashtu mos dëgjo njërëzit që thonë të kundërtën, mos ki frikë t’a nxjerrësh kreativitetin tënd botës. Ky ka qënë parimi im kur mora këtë iniciativë, duke iu përkushtuar punës çdo ditë për të ngritur sa më lartë brandin.  

  • Si ka qenë integrimi në Amerikë pas largimit nga Shqipëria?  

Ervin Toro: Fillimi ka qënë një  periudhë shumë  e vështirë  për mua duke mos ditur gjuhën, gjithashtu integrimi në një kulturë të re shumë ndryshe nga çfarë  isha mësuar. Pas shumë vitesh kur fillova kolegjin zgjerova networking dhe u njoha me studentë të tjerë shqiptarë dhe aty fillova të angazhohesha shumë në komunitetin shqiptar. Mbas kolegjit themelova edhe organizatën “Albanian Roots” (Rrënjët shqiptare) me qëllim promovimin e kulturës Shqiptare.  

  • Si bëhet porosia e rrobave nga Shq1pe Co.?  

Ervin Toro: Porosia bëhet online në faqen www.Shq1pe.com ose në faqet e instagramit @Shq1pe_co ose në Facebook @Shq1pe_co. Rrobat do ju dërgohen me postë brënda 2-3 javesh. Duhet të theksoj që ne postojmë në shumë vënde te botës edhe në Evropë. Deri tani kemi shitur në 9 shtete të ndryshme.  

Më vjen mirë të theksoj se edhe Amerikanët e pëlqejnë edhe e veshin brandin Shq1pe dukepasur shitje në shtete te ndryshme te Amerikës dhe Kanada, gjë që na bën akoma edhe më krenar për brandin.  

Objektiva jonë është që brendi Shq1pe të vijë në Shqipëri e të kemi prezencë edhe në rajon.  

  • Në dhjetor organizuat një fotoshoot në Nju Jork? Me kë keni bashkëpunuar për realizimin e këtij projekti? 

Ervin Toro: Për koleksionin e ri të Shq1pes, me 22 dhjetor 2021 organizuam një fotoshoot në një nga pikat më të famshme në Manhattan, Soho. Një falenderim i madh shkon për të gjithë pjesëmarrësit që organizuan këtë projekt: për dy videografët/fotografët në set, NYC Pro Video (Olsi Beci) dhe King & Ace Films (Gem Belushi); modelët Alma Gashi, Lori Miho, Melisa Kulla, Billy Veizi dhe Dante Drishti. Gjithashtu vlerësoj mbështjetjen e projektit nga Omer Klobucista dhe NY Elite. 

Shq1pe, Lori Miho, Melisa Kulla, Alma Gashi, Foto nga NYC Pro Video, Olsi Beci

Sa shpejt kaloi koha!

0

Nga Aurel Dasareti

Një vit i ri shpaloset – si një lule ku petalet e mbështjella fort fshehin bukurinë brenda. 

*** 

Sa shpejtë kalon koha! Një vit ka përfunduar, një tjetër është në fillim. Ne kujtojmë mendimet përmbledhëse për vitin e kaluar. Viti i Ri është shumë afër në kohë dhe përjetohet ndryshe nga secili prej nesh. Viti i Ri ofron mundësinë për përmbledhje. Konsideratat. Mbyll një kapitull. Në të njëjtën kohë, ne e dimë se jo të gjitha proceset mund të mbyllen ose të zhvendosen, edhe nëse viti ndryshon numrat. 

Disa njerëz përjetojnë liri dhe optimizëm të madh kur hyjnë në vitin e ri. Për të tjerët, viti i ri nuk duket aq i ri. Çarçafët nuk ndihen me shkëlqim dhe të bardhë. Sikur një vit më parë nuk i kanë nxjerrë ngjyrat e zymta. Gjurmët nga shkarravitjet e vitit të kaluar janë shtypur në letër në fletët e vitit të ardhshëm. Atëherë është e vështirë të injorosh të vjetrën tek e reja, jepini vitit të ri mundësinë që dëshiron të tregojë. 

Nuk më pëlqen fjala “qëllim”, shpejt mund të bëhet shumë sherr dhe ndërgjegje e keqe. Fjala “dëshirat” nga ana tjetër, është shumë më e mirë. Dëshira për vitin e ri jep kuptim dhe motivim. Dëshirat e mia për vitin e ri bazohen kryesisht në përvojat e mia nga ai i mëparshmi, di më shumë se çfarë dua dhe nuk dua, cilin drejtim duhet të marrë jeta ime. 

Cilat janë dëshirat tuaja? Nëse do të guxonit të ëndërroni, çfarë dëshironi të jeni ndryshe në vitin e ri? Cilat gjëra mund të bëjnë ndryshimin e madh në ditët e javës së këtij viti? S’janë pjerrtësitë që të lodhin kur ngjitesh lart shpatit shkëmbor, por të kesh guralecë në këpucë, thuhet. Çfarë guralecash dëshironi të hidhni në plehra këtë vit? 

Të gjithë shqiptarëve patriot ju uroj një vit të ri të lumtur, në kalimin e suksesshëm mbi të gjitha gjërat e vështira që mund të jenë përpara. 

Gëzuar Vitin e Ri 2022 

Faleminderit për vitin e kaluar, për gjithçka që kemi përjetuar dhe mësuar. Faleminderit për përvojën dhe miqtë e rinj. Kujtime magjike që nuk do t’i harrojmë kurrë. Tani jemi gati për vitin e ri dhe shpresojmë të mësojmë gjëra të reja. Me fletë të zbrazëta, ne shkelim dhe shpresojmë që viti të na japë pikërisht atë që dëshirojmë. 

Ne rikujtojmë mendime përmbledhëse për vitin e kaluar 2021. Viti i Ri jep fletët e zbrazëta të gatshme për fotografi, ngjyra dhe fjalë, mundësinë për të marrë me vete të mirat e vitit, por të mësojmë nga të këqijat, që mos na përsëriten.  

Urime për një Vit të Ri dhe një mundësi e re për ne për ta bërë atë siç duhet. 

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike