Kreu Blog Faqe 1443

Pse Erdogani nuk e shpalosi falmurin shqiptar ?

0

shkruan Fahri Xharra

Nga lajmet e dites: “ Me ftesë të Kryetarit të Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, Mustafa Şentop, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi. Në përbërje të delegacionit janë edhe deputetët Shpresa Marnoj dhe Shpëtim Idrizi. Vizita nisi me vendosjen e kurorës në mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürk, themeluesit, reformatorit dhe modernizuesit të madh të Republikës së Turqisë. Në Pallatin e Asamblesë së Madhe të Republikës, Kryetarja Lindita Nikolla u prit nga Kryetari Mustafa Şentop. Kryetarja Nikolla nënvizoi se “Lidhjet midis Shqipërisë dhe Turqisë janë të thella, të fuqishme, tradicionale dhe vëllazërore. Bashkëpunimi parlamentar midis të dy (https://kohajone.com/lindita-nikolla-vizite-zyrtare-ne-turqi-takon-homologun-mustafa-sentop/.
Lajm i mirë . Jam për bashkpunim ndërmjet dy shteteve, kjo e lëvizë popullin tonë ashtu të cvilitur nga politikanët e paralizuar, nga gazetarët milionera, nga fukarenjt që ta djegin shpirtin, nga ikjet nga atdheu, nga … nga,
Por një gjë po më dhemb shumë, pse përçmohet shteti ynë amë. Shqipëria nuk ë shtet ilegal, nuk ësht shtet i sajuar, . Shqipëria është shtet i NATOs.
Politika ka simboliikë të cilën duhet kuptuar, në politikë shumë pak flitet, ajo shprehet me gjuhën e trupit, ajo jep shenja me mimikën e fytyres.
Por dashuria apo antipatia ndaj partnerit shihet edhe në vendin që ia jep mikpritësi.
Dashuria ose antipatija shihet edhe në flamujt shtetëro që shpalosen , si ai i i mik pritësit ashtu edhe i ai i mysafirit.
Turqia po na e nënçmon fort flamurin tonë. Nuk e kuptoj pse? Ndoshta pse është i Skënderbeut?
ku ta di? Më duket që as kryeparlamentraja nuk e di pse. Ndoshta as që e ka pa se cilin flamur e ka pas shpine. Ndoshta.


Nga lajmet: “Shqipëria vlerëson partneritetin strategjik dhe marrëdhëniet tradicionale shumë të mira e miqësore me Turqinë, në shërbim të fqinjësisë së mirë, zhvillimit, stabilitetit, paqes e përparimit në rajon e më gjerë. Shqipëria dhe Turqia janë partnerë të ngushtë e të besueshëm në NATO dhe po punojnë për të arritur objektivin kombëtar, anëtarësimin në BE. “
Edhe unë e vlerëso shumë këtë vlerësim të Zonjes Lindita, kryetarës së Parlamentit shqiptar.


Por as Kryetari i Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, Mustafa Şentop, nuk na e paska nderuar flamurin shqiptar . Çudi, për besë çudi e madhe !

Të shikosh më larg , pse flamuri serb qëndron pas Vuçiqit ?
Por edhe Rames i ka ndodhur, që të shtriej dorën pa flamur kombëtar?

Çudi e madhe! Po pasha zotin, po çuditem dhe nuk po kam përgjegje.
Zoti i amadh e di, pse.

Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë Mustafa Şentop ka deklaruar në takimin me Lindita Nikollën se ai ka marrë vetë dozën e tretë të vaksinës turkovac, të cilën kërkon që ta shpërndajë te vendet mike, një nga të cilat sigurisht është Shqipëria!

Mirëpo kjo vaksinë dihet që nuk është e certifikuar në Europë, dhe prezenca e këtyre vaksinave në vendin tonë do të sillte problemin e hasur me Sinovac dhe me Sputnik V, që ende nuk janë të njohura nga BE, gjë e cila sjell pengesa për qytetarët.

“ O , mjerë ne ?!…”

0

shkruan: Fahri Xharra, Gjakovë

Në serialin e shkrimeve që do të pason në ditë e ardhshme do të ballafaqohemi me shkrimet sllave dhe mohimin e tyre të çdo gjëje shqiptare duke filluar nga historia, veshjet, muzika dhe autoktonia e jonë në këto anë ku jetojmë me dhjeta mijëra vjet.
Është për të ardhur keq që të thirrurit në këtë lëmi ose heshtin ose shkojnë krahas shkrimeve sllave.

Shqiptarëve të Kosovastanit ,Albanistanit dhe atij grumbulli të vogël që ka mbetur rreth Tetovës desha t`iu rikujtoj se falë vetvetes ( po e bojmë tabirë me gojën tonë) , “shkencëtarët” sllav të Maqedonisë na e paskan “zbuluar” që gjuha shqipe qenka përzierje e katër gjuhëve (језик са речима четири језика: грчког, румунског, татарско-турског (монголског) и словенског) pra asaj greqishte , rumune,tataro-turke dhe sllave.

T`iu them të drejtën se ta kisha ditur këte , “tybe” me ju ngacmue ndonjë herë. Po juve të Tetovës , Kumanovës dhe Shkupit vetëm pak me iu përmendur turkun doni me na i nxjerrë sytë , si nuk ju paska tronditur shkrimi i Др Ристо Ивановски – “ Gjuha shqipe përbëhet nga katër gjuhë “ ( “ Шиптарски језик је (вештачки) састављен од речи из четири језика” ( variantin në gjuhën sllavo – maqedone nuk e gjeta )” Pra,shkrimi i këtij far` doktori Risto Ivanovsaki , qenka gati i njëjtë me ato shkrime që i gjejmë në Albanistan dhe Kosovastan “ Пошто изван Арбаније (тзв. Албаније) живе 90% Геге, а Шиптари Тоске 10%, било би логично да су Албанци у Југославији говорили само језик Гега, који је неразумљив за Тоске.” ( shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë janë 90% Gegë dhe 10% ” Shiptari Toske”. dhe kështu ata nuk merren vesh ndër veti ) Autori sllav na e thotë: “могло би да се изброји само четристо непомешаних индоевропских елемената, затим 1180 татарско-турских, 1420 румунских , 840 грчких а 540 словенских речи.“ (qenkan 400 fjalë indoeuropiane, 1180 tataro-turke, 1420 rumune , 840 greke dhe 54o sllave ; pra kjo qenka “Шиптарски вештачки језик “ ( gjuha artifiaciale shiptarski ).

Medet për ne ! Edhe kjo miq të dashur , ju të kosovarishtës dhe ndarjes së gjuhës Gati harrova shqip : “Përfundimi i dr.Risto Ivanovskit – autorët shqiptar janë gënjeshtarët më të mëdhenj. Shqipëria ka qenë dhe është edhe sot 100 % sllave. Aspak e çuditshme që aty nuk kishte shkolla shqipe (шиптарска школа ) deri në vitin 1924 , të cilat më vonë i hapen vendet katolike si Italia dhe Austria. Shqipëria ishte edhe pjesë e Vatikanit në luftën kundër ortodoksisë sllave, luftë e cila vazhdon edhe sot. Për këtë duhet që ne sllavët të bashkohemi jo vetëm për veti por edhe për mbrojtjen e ortodoksisë pravosllave. (: “Закључак – албански аутори су највећи лажови. Арбанија је била 100% словенска и до данас у њој највише страдају неодрођени тзв. Словени. Нимало случајно – шиптарска школа у Арбанији није постојала до 1924, а отвориле су је само католичке земље Италија и Аустрија. Па Арбанија је била дело Ватикана у борби против православља, та борба се непрекидно наставља до данас, и трајаће заувек. Због тога ћемо ми тзв. Словени морати да се ујединимо и то само ради нас самих и нашег православља.” (111116 )

Historikisht, fatkeqësia e jonë e madhe ka qenë, që nuk kemi dijt të zgjedhim mikun. e ende vazhdojmë me të njëjtën fatkeqësi. Të bardhës i kemi thënë e zezë dhe të zezës e bardhë. Athua pse? Fatkeqësia edhe më e madhe ka qenë të bindurit tonë në atë që na është thënë, e kjo si rrjedhojë e mosdijes sonë, mos shkollimit tonë. Lëvizjet kanë qenë të kufizuara, e me një kufizim të tillë, deomos njëriu i ynë i ka zënë besë krejt se çka iu është thënë. A na janë spjeguar drejt gjërat? A na është spjeguar drejtë historia e jonë? Feja, a na është spjeguar drejt, të cilës iu kemi veshur me shekuj? Po historia ? Kush ishin ata që e përhapnin fenë, qëllimet e tyre? Pse më duhej mua, apo babit tim, apo gjyshit tim t`i bindemi diçkafit, e cila ishte për ne e largët e paprekshme? Pse unë ashtu i pafajshëm që isha, gjithmonë të rrija me një dro, se diçka do të më ndodhë? Pse, ne nuk guxonim të qeshnim dhe të kënaqeshim me kënaqësinë e bisedës qesharake që bënte t`i harrosh hallet? Por duhej menjëherë të kërkonim ndihmën e zotit që të na sjellë fat mbas gjithë asaj qeshjeje.
Të gjitha pyetjet e kanë përgjigje njëjte: Mosinformimi.!

Po sot? Sot kur, mundësia e informimit është shumë e madhe, kur mundësia e mësimit është shumë e madhe në krahasim me atë se çka kemi mundësi të lexojmë, të shohim, dhe të ballafaqohemi, biejmë pre e mos shpjegimit të drejtë apo më mirë të themi pre e mashtrimit.

Kjo ka ber që serbë e kishin të lehtë manipulimin me ne.

“ O , mjerë ne !

Më 28.12.2021

Ta lëmë pas vitin e mbrapsht, me këmbë të mbarë në Vitin e Ri 2022!

0

Florim Zeqa

Po e lëmë pas një vit zgjedhor, po e lëmë pas edhe një vit pandemik, po e lëmë pas edhe një vit të mbrapsht pa asnjë gjurmë të mirë në kujtesën e qytetarëve. Edhe optimistët më të mëdhenjë nuk mund ta ndjejnë vetën mirë në këtë fundvit, shkaku i dështimeve të mëdha të politikës dhe katandisjes së shtetit për shkak të politikanëve të papërgjegjshëm!

Pa forcim të ligjit dhe pa barazi qytetare nuk ka ardhmëri

Sadoqë përpiqemi t’i ikim politikës nuk mundemi, shkaku i politizimit të skajshëm të jetës dhe dallimeve shoqërore të shkaktuara nga politika. Optimist apo pesimist, çfarë jemi, pak ka rëndësi, janë sondazhet ato që na tregojnë realitetin me renditjen e Kosovës ndër të parat në listat e zeza, kurse të fundit për zhvillim ekonomik, siguri e mirëqenje qytetare.

Brendia e jonë na thotë së diçka s’është në rregull me ne. Ecja përpara dhe zhvillimi i vendit tonë është i ngatërruar më ndërskamca, inate personale, më luftë përçarëse për pushtet.

Në kapërcimin kohor secili në mënyrën e vet bënë analizën e fundvitit, ç’bëra gjatë këtij viti, e çfarë dua të më sjellë viti i ri!? Këto pyetje janë bërë si refren i çdo fundviti, përgjigjen e të cilave e gjejmë tek secili njeri i vendit tonë.

Sa më parë që te kthjellemi nga agonia e pritjes së gjatë, aq më shpejtë do ta gjejmë rrugën e ecjës përpara, të zgjidhjes së mijëra problemeve. Kjo është e mundur të arrihet vetëm përmes ndryshimeve reale dhe substanciale në vend, e jo përmes ndryshimeve si sllogan politik, si mjet për arritjen e qëllimit, të mbajtjes apo marrjes së pushtetit, siq ndodhi gjatë këtyre viteve të paspavarësisë në Kosovë.

“Rritja” virtuale e zhvillimit ekonomik nga pushtetarët është vetëm një mashtrim për qytetarët

Vitet po ikin, Kosova vendnumëron pa ndryshuar asgjë sa i përket zhvillimit ekonomik dhe zbutjes së varfërisë së qytetarëve. Bilanci edhe i këtij fundviti është i njëjtë; përderisa qeveritarët i numërojnë “sukseset” imagjinare, qytetarët i numërojnë ditët e fundit para largimit nga Kosova!

Shteti i ri për dikë është bërë “nënë e për dikë tjetër njerkë” siq e thotë populli, dikujtë i mundësoi t’i ketë të gjitha të mirat e kësaj bote, e dikujtë tjetër asgjë, Kosova u bë parajsë për pushtetarët dhe u shndërrua në ferr për qytetarët!

Të rinjët kosovar e kanë të vështirë të gjëjnë motivimin për jetë në atdheun e tyre. Përfundimi i studimeve, të rinjët i gjenë pa shpresa për punësim shkaku i mungesës së zhvillimit ekonomik, nepotizmit dhe familjarizmit qeveritar.

Edhe përkundër ndërrimit të pushtetit në nivelin qendrorë dhe ndërrimit të pushteteve në nivelin lokal, mentaliteti i politikanëve dhe çasja në qeverisjen e vendit mbeti e njëjtë.

Me ndryshime reale përmes Alternativës së Re politike, me forcimin e ligjit dhe barazisë qytetare, Kosova mund të bëhet vendi ku qytetari ndëshkon pushtetin kur e keqëpëdor shtetin, e shteti e ndëshkon qytetarin kur e shkelë ligjin.

Me mundimet dhe problemet e vitit që po e lëmë pas, do e fillojmë edhe vitin e ri 2022. Njerëzit e veshur me pushtet dhe ata që qëndrojnë afër tyre edhe më tutje do të mbushin xhepat me paratë e taksapaguesve të varfër të Kosovës, ndërsa në anën tjetër mijëra shtetas kosovar të shtyer nga varfëria dhe denigrimi social do ta braktisin Kosovën, ndoshta për të mos u kthyer më asnjëherë në vendlindjet e tyre!

Kjo klasë politike, pa dallim pushtet dhe opozitë për dy dekada rresht asnjëherë nuk ka qenë e përkushtuar për të ardhmen e qytetarëve, por për interesin personal, grupor dhe partiak. Avazi i keq-qeverisjes ka vazhduar nga njëra legjislaturë në tjetrën, nga njëra qeveri në tjetrën deri tek kjo e fundit, e cila përveç retorikës, nuk dallon me asgjë tjetër nga qeveritë paraprake.

Të mos përseriten gabimet e mërgatës

Mbështetja nga mërgata e partive të dështuara politike dhe angazhimi parcial i mërgatës në politikë, jo vetëm që nuk e ndihmoi ndryshimin, i ndihmojë vetëm politikanët mashtrues që të ngriten në majat e shtetit, kurse naivët dhe anonimët që të kapin pushtetin!

Vëllezër dhe motra, qytetar të dashur të vendit tim dhe bashkatdhetarë në botën mbarë, përmes këtij shkrimi po e përfundojë edhe këtë vit kalendarik, duke i ndarë me ju mendimet dhe opinionet, analizat dhe kolumnet politike.

Me këtë rast ju falenderoj të gjithëve për kontributin e dhënë në mbështetjen dhe kritikat e shëndosha në funksion të ndryshimeve pozitive për të mirën e shtetit dhe qytetarëve.

Pasqyrimi i realitetit është obligim qytetar i secilit prej nesh, e aq më tepër i një analisti dhe gazetari në përmbushjen e misionit fisnik ndaj shtetit dhe qytetarëve të vendit në përgjithësi.

Sikurse deri më tani, edhe në vitin 2022 do të jemi së bashkë në shërbim të vendit dhe qytetarëve, pa u dorëzuar asnjëherë përballë sulmeve dhe kërcënimeve të hijenave partiake, klaneve dhe grupeve të interesit.

Alternativa e Re politike e shpresë për ndryshim

“Të gjithë bashk kundër së keqës” duhet të jetë sllogani i fuqishëm i bashkimit në luftën për ndryshim dhe mobilizim të përgjithshëm rrethë Alternativës së Re politike pa dallime ideologjike apo fetare.

Të bashkohemi në Alternativën e Re politike për ta dërguar në muzeun historik këtë klasë të konsumuar politike në pushtet dhe opozitë, për t’ia kthyer përfundimisht shpresën dhe dinjitetin qytetarit të vendit tonë, për ta ndarë së bashku të mirën dhe të keqën, gëzimin dhe pikëllimin me njëri-tjetrin në shtëpinë e përbashkët të quajtur Kosovë.

I erdhi fundi edhe një viti të mbrapsht, ta mirëpresim Vitin e Ri dhe ti mbajmë fuqishëm në mendjen tonë kujtimet e bukura. Të numërojmë mbrapsht duke e lënë pas vitin e vjetër dhe të fillojmë mbarë numërimin e sukseseve gjatë Vitit të Ri 2022.

Të gjithë kemi dëshirë që ditën e parë të vitit të ri ta fillojmë mbarë. Dita e parë e Vitit të Ri është një emocion i veçantë në jetën e njerëzve. Secili i projekton dëshirat dhe të arriturat në 12 muajt e ardhshëm të vitit plot shpresë dhe optimizëm.

Viti i Ri është një faqe e re në librin e jetës, është një fillim i ri, një mundësi e mirë për ta lënë pas të kaluarën dhe për të filluar kapitullin e ri të sukseseve personale dhe familjare.

Ta lëmë pas të keqën, bashkë me këtë edhe vitin e mbrapsht, me këmbë të mbarë në Vitin e Ri! Të ngrejmë dolli e të festojmë, sepse po e lëmë pas një nga vitet më të mbrapshta politike dhe më të zymta shëndetësore, për të vazhduar rrugëtimin e jetës drejt ndryshimit pozitiv dhe shtigjeve të ardhmërisë në Republikën e Kosovës.

Urime Viti i Ri 2022 për të gjithë shqiptarët në trojet etnike dhe diasporë, qoftë ky një vit i mbarë dhe i shëndetshëm për të gjithë ne! Suksese të gjithë shqiptarëve kudo që janë!

Gëzuar Viti i Ri 2022!

Pemët e fikut, këngë nga Gjimi Skot

0
Pemët e fikut
Kam ide njeri
Më merr në një sheti
Nën pemët e fikut
Pemët e errëta që godasin, i dashur
Në pemët e errëta që godasin
Dhe unë do të të shoh
Dhe ti do të më shohësh
Dhe unë do të të shoh në degët që godasin
Në puhi
Do të të shoh në pemët
Do të të shoh në pemët
Nën pemët e fikut.
_______
Këngë nga Gjimi Skot
Vera Xerxa, Londër 28 dhjetor 2021

Shteti nuk bie si e dëshiron ndonjë “babale ekonomik”

0

Fahri Dahri, Itali

Janë disa shkrime që po lexoj edhe sot lidhur me publikimin e disa treguesave ekonomiko-teknikë. Personalisht jam shumë i habitur pse të gjithë rrahin në një çekan. Të gjithë po “tmerrohen” se dolën në shtyp pagat, numrat e ID, apo dhe patentat. Interesant. Në vend që të trajtohet edhe si veprim pozitiv, po vihet kuja se po bëhet kiamti në këtë fundviti. Të kuptohemi, poziviteti qëndron se nga këto dalje të disa treguesave, duan nuk duan “paritë” do detyrhen të marrin masa për të evituar negativitetet në të ardhmen, do të shkundemi të gjithë nga plogështia, do të rritet siguria, vigjilenca. Sigurisht nëse pushtetarët do të duan të rrisin me ndërgjegje menaxhimin e duhur të forcimit të shtetit ligjor.

Eh, atyre që ju doli emri, numri i kartës së identitetit, paga, ndofta ju vjen keq se u doli sheshit një e vërtetë ose e pa vërtetë. Ta sqarojmë këtë rast. E para Ju vjen keq se në fakt nuk marrin atë pagë, por u binden pagadhënësve duke firmosur atë që nuk marrin; e dyta ju vjen keq se dalin në shesh si servilë, të nënështruar dhe ndihmues në grabitjen e shoqërisë nga pronarët e tyre. Ju vjen keq se u poshtruan si hyzmeqarë të padronëve.

Tjetër bëhet shumë zhurmë qëllimisht në drejtim të kundërt të shkakut dhe pasojës.

Zotërinj, nuk mund të quhet kaq shumë e keqe dalja në shesh e pagave vetëm në drejtimin që po i jepet, përkundrazi këto veprime tregojnë se sa fallcitete përdoren nga shteti dhe bizneset lidhur me shpërdorimin e vlerave materiale dhe morale në këtë vend plot halle. Të fshehësh dhe të fshihesh me mashtrime nga detyrimet ndaj shtetit dhe shoqërisë quhet vjedhje, frikë, i krijon vetes trishtim, dëshpërim, humbje qetësie etj. të cilat në tërësinë e tyre të shkëpusin nga familja, shoqëria dhe në gjuhën popullore mbetesh një “vulë humbur”.

Pse ju analistë, gazetarë, “këshilltarë”, profesorë nuk shkruani atë që është e vërtetë? Veprimet me pagat, ju thoni të larta, nuk janë të larta, janë të pa imagjinueshme, të llahtarëshme, të pa kuptueshme, sikundër dhe mjaft domethënëse. A nuk e mendoni ju se veprime të tilla shpien në disa veprime të paligjëshme? A nuk e mendoni ju se këtu fshihet një mënyrë e PASTRIMIT TË PARAVE? A nuk e mendoni ju se po ecet në ura me dërrasa të kalbura?. Këto paga të pa imagjinueshme, shkojnë ose jo në personat që emrat u kanë dalë, na shpien të gjykojmë në fitime të llahtarshme të padrejta, edhe të jashtë ligjëshme që krijohe evazione fiskal. Zotërimj të gjitha devijimet nga ligjet në ekonomi, shpien në rritje të përkeqësimi të nivelit ekonomik. Kemi dekada që na rriten çmimet me arësyen se: fjala vjen do investohet për ujin, do sigurohet ujë 24 orë, apo në energji etj dhe uji tretet në xhepat e individëve, ja kështu duke paguar rroga të larta, jashtë llogjikës për kohën, etj.

Cilatdo qofshin rastet, na shpien në, jo pa aftësitë e shtetit për kontroll, por në mosdashjen, apo lejimin në heshtje, sepse siç është deklaruar edhe disa vite më parë, duhet të “krijohet klasa e mesme”, pa marrë parasysh metodat që do përdoren. Mungesa e kontrolleve, ose lejimi i pranimit të ryshfeteve”, më saktë “gjobveniet” nga kontrolluesit shtëror në çdo subjek tatimor, për çmimet, punësimin, si dhe fiktivitetet e pagave etj. krijojnë korrupsione galopante në të gjitha drejtimet. Do thotë dikush që shteti nuk ndërhyn tek çmimet, po ashtu duhet të jetë, por ligjërisht shteti detyrohet të përdori leva ekonomike të atilla të cilat sigurojnë ekuilibrat mes shtetit, bisneseve dhe konsumatorit. Leva të cilat dihen, njihen por nuk ka vullnet për zbatim prej dy të parëve. Ç’janë këta këshilltarë që “këshillojnë” institucionet shtetërore dhe jo shtetërore që të paguhen me shifra marramendëse? Ku është aftësia profesionale dhe “urtësia” e tyre që nuk arrijnë të ekuilibrojnë interesat e shtetit, bisneseve dhe konsumatorit? Kemi 30 vjet që hendeqet mes tyre jo që nuk arrihet të “kapërcehen”, përkundrazi zgjaten, zgjerohen dhe thellohen. Pak vite më parë dolën sheshit vjedhjet, manipulimet dhe nepotizmi plus pagat e larta te tyre, por kush ishte rezultati? Vetëm zhurmë, ose si thotë refreni: zhurmë, zhurmë, shumë zhurmë… kjo është Tirana …. etj. Sot po nepotismë kaq i llahtarshëm sa dhe pagat mujore dhe që përfitojnë familjarët e të dy palëve. Por ja që mediat, kontrolli i lartë shtetëror dhe kontrollet e brendshme në hallkat e ekonomisë nuk kanë “këllqe” për ti publikuar dhe eliminuar. Nuk ecet kështu!!! Shpresoj që edhe ky skandal të japë një mësim për t’i dridhur trutë dhe trupin drejtuesave të të gjitha strukturave paralele dhe nga lart poshtë.

Akoma nuk po kuptohet se çdo veprim i mirë nuk mbetet i pa ndryshuar, siç ndryshon dhe veprimi i keq. Nëse e mira kërkon ndryshim për mirë, e keqja tek ne vazhdon të thellohet. Pse? Sepse shteti nuk ka arritur të komandojë, por i ka pëlqyer dhe i pëlqen të komandohet?.

Edhe vite më parë është propozuar me artikullin “Krijimi i Akumulimit fillestar” tek ne, ku veç të tjerave, kërkohet se ka ardhur koha, më plotë i ka ikur koha, prandaj duhet urgjentisht të vendoset për rishikimin e “normës së fitimit”. Shteti drejton me “pengore” dhe jo “hergjele”. Shpenzime tejet abuzive kanë përfshinë çdo fushë menaxhimi. Po, në të gjitha aktivitetet shtetërore, sociale, ekonomike, juridike, kulturore, politike. Nuk them ushtarake, mbasi herë pas here lexojmë artikuj kritikues që tregojnë shqetësime si për shërdorime dhe nënvlerësime. Luftë, ose më qartë një propagandë e madhe prej të gjithëve: “të ndryshojë paga minimale”, dakort por pse nuk kërkohet të vihet kufi maksimal edhe për pagat e larta, në rishikim me raportin e nivelit të zhvillimit ekonomik?.

Sipas publikimit për pagat, marrim për ilustrim rastin e një page 20,000 $ në muaj. E Analizojmë. Paga minimale (gjoja niveli i jetesës) rezulton mesatarisht 200 $ në muaj, afërsisht 100 herë më e ulët se paga e një këshilltari. Një punonjësi të thjeshtë do ti duhen 100 muaj t’a arrijë, ose pak më shumë se 8 vjet!?. Ku është llogjika ekonomike, politike, sociale dhe humane në këtë ekstrem trajtimi të njeriut?

Ka dhe thirrje bajate që e lidhin publikimin e pagave etj. me gjoja rënien e “themeleve të shtetit”, kur shteti përbëhet nga të gjithë edhe nga opozita, institucionet shtetërore dhe ato shoqërore, përfshi gjyqet, brigjet, ushtrinë etj. Nëse themi se “kanë rënë themelet e shtetit”, kur të gjithë bëjmë shtetin, vetvetiu duhet të nxjerrim përgjegjësitë tona. Ku ndidhet opozita? Ku ndodhen organizatat e shumta jo qeveritare? Ku ndodhet policia, ushtria, sistemi i drejtësisë? Ku ka humbur e drejta e Zërit Qytetar? Apo do ecet me mendimin: “Ta lëmë qeverisjen të gabojë rëndë në dëm të gjithë shoqërisë, pastaj të turremi për të zaptuar karriket”. Shoqëria nuk e pret prosperitetin nga karriket “ulu- ngrihu”, por tek mendjet e ndritura që pjellin ide, projekte dhe veprime të dobishme në realizim e tyre.

Për ta përfunduar këtë shqetësim mbarë shoqëror, do të ishte më e udhës që politika dhe aksesorët e saj (gazetarët, analistët, këshilltarët) të ndalen në revanshet propagandistike, ta ulin pak demagogjinë dhe ti kthehen realitetit që ekziston dhe njëherazi ti mëshojnë fort, pa hezitim zbatimit rigoroz të ligjeve. Don dikush, apo nuk don, ta dijnë se ekonomia e çdo vendi, veç legjislacioneve institucionale, vepron dhe me ligje objektive, të cilat i shpartallojnë veprimet politike subjektive. Këtë na e mëson realiteti i djeshëm dhe i sotëm.

Ky shkrim mori shkas nga publikimet e dy-tre treguesave. Mirë apo keq do ta kuptojmë jo shumë vonë. Ashtu siç u kuptua “Babalja në politikë”, do kuptohet edhe “Babalja në ekonomi”. Do ta kuptojmë nëse është “babale” e opozitës apo e pozitës, por sidoqoftë më gjason si një mënyrë që përdoret për të ulur vemendjen nga ngjarjet lidhur me  luftën kundër korrupsionit. Shoqëria jonë do i fundosi edhe këto të këqia. Kjo është dialektika që tregon koha e sotme.

  • Fafri Dahri është ekspert ekonomie 

Më 28/12/2021

Ndijimi lirik i poezisë arbëreshe

0

Shefqet Dribrani

Franco Esposito, “OMERO CIECO – HOMERI I VERBËR”, poezi, botoi “INTERLINEA EDIZIONI”, NOVARA – Itali 2002, përktheu: Diamant Abrashi

KODRA ARBËRESHE

Kodrat arbëreshe janëmbretëria e erërave.Nga kjo dritarenuk merret vesh kush vjenas kush ikën drejtë aventurës së madhe.Sa darka të fundit… Sa mungesa…Kush ngelet?Qentë lehin të papenguarnë pyllin e plepave.

 

Poeti arbëresh Franco Esposito, është zë lirikë i poezisë bashkëkohore arbëreshe dhe asaj italiane, ai ka disa libra të botuar në gjuhën italiane, kurse në gjuhën shqipe është ky libri i parë. Në këtë përmbledhje janë përfshirë 32 lirika të shkurtra të futura brenda kopertinave të librit me format xhepi 12X16 dhe ka një përgatitje të lartë teknike, kurse në fillim e shoqëron parathënia e Carlo Della Corte, kritik letrar i njohur i Italisë, Franco Esposito, shkruan ai: “me këtë përmbledhje të fundit bën, njerëzisht, e për pasoj edhe letrarisht një hap të rëndësishëm përpara: janë, këto vargjet e pjekurisë së tij, të një lidhjeje me ngrohtësinë e bardhë në mes të bjeshkëve Arbëreshe, ku ka lindur dhe pjesërisht është rritur, dhe liqenit të Madh, Stresës ku jeton dhe boton që nga viti 1979 “Microprovincia”-n, revistën jehonëdhënëse të Rosminit, Continit, Reboras, Sinigaglia-s, Chiara-s, Serenit, Emanuellit dhe heronjëve të tjerë tashmë mitikë apo në rrugën e mitizimit”.

Jo rrallë për t’u kuptuar mesazhi i poezisë lirike dhe për t’u zbërthyer esencialiteti i saj duhet gjetur dhe përshtatur ambientit krijues të autorit, e sidomos të qenit larg atdheut do të jetë si parakusht i parë për të frymuar ndjeshëm e dhembshëm, privilegj tragjik që e kanë pasur me bollëk arbëreshët dhe shqiptarët e mërguar anë e këndë botës.

Këto pamje magjepse dhe po aq mallëngjyese, janë ndijime artistike të arbëreshit Esposito, mozaik i ndijimeve të këtij mërgimtari i cili ndër shekuj portretizon vetveten e atdheun e tij mbi sipërfaqen horizontale të ujit. Duke lexuar poezitë e poetit arbëresh Esposito, të përfytyrohen “kodrat arbëreshe (janë mbretëria e erërave” që figurativisht do të zbërthejnë jetën në këto anë me plot të papritura, ngase “qentë lehin të papenguar në pyllin e plepave”, kurse në mes të këtyre rreshtave të fillimit dhe atyre të fundit “nuk merret vesh kush vjen askush ikën drejt aventurës së madhe” sikundër nuk do të dihet as për “mungesa” të shumta, as për mbetje të gjalla, por do të dihet se:

  Para kishës së vogëlgreko – ortodoksedy miq dhe një papas;të ulur kujtonin vitete dëshpërimit dhe zisë së bukës,vitet e dashurive dhe ndershmërisëdhe flisnin shqip. Homeri i verbër.

 Poezia: „Dy miq“, faqe 20.

Franco Esposito, merret dendësisht me fatin e arbëreshëve duke përshkruar me nota sentimentale të kaluarën e largët dhe ballafaqimet e përhershme duke i harmonizuar raportet e kohërave të ndryshme. Si karakteristikë do të jetë e dhëna se poeti në tërë përmbledhjen e tij artistike do të mbetet rob i të qenit shqiptar në tokën e tij i trajtuar si i huaj. Ai me një bagazh kulturor të thithur nëpër këto anë do të arrijë të bëjë krahasime hiperbolike të heronjve mitikë të Homerit me figura identike të arbëreshëve të cilët kaluan një det për të mbuluar një tokë plot kodra e mite historike.

Poeti ka prekur vëmendshëm të ndodhurat në Jugun e Italisë, atje ku jetojnë Arbëreshët, konotacion ky i cili del si pezëm lirik te poezia “Agonia e jugut” kushtuar kritikut letrar dhe personalitetit të shquar Dante Maffias, poezi, kjo mjaftë e shkurtër, me një notë të rreptë qortimi e distancimi nga veprimtaria mafioze të të rinjve arbëresh. Megjithatë, jeta e autorit pranë Liqenit të Madh të Stresës në të gjitha vargjet e bënë melankolik, të butë dhe të sinqertë, të tejdukshëm sikurse uji i liqenit, shpirt që tejduket ashtu siç tejshikohet dendësia në ujin e këtij liqeni me sentenca lirike sikur të lexonim poezitë e Lasgushit, i cili ndër shqiptarët është poeti më i lidhur me liqenin, ashtu sikurse Franco Esposito që strumbullar të poezisë e ka të qenit në bashkëjetuesi me pamjen dhe bukuritë magjepse të Liqenit të Madh të Stresës.

Metaforat e shumta si: “hëna e liqenit rrëshqet nëpër xhama” apo “era e liqenit e pret kryeneças”, “në këtë vjeshtë të liqentë”, “si hëna gungaçe e këtij gushti mbi liqe” e sidomos te poezitë “Era e liqenit”, “Kafeneja e liqenit” dhe në disa poezi të tjera, të cilat në mënyrë figurative dëshmon poetin pranë liqenit dhe do të ngjizej me një toponim të ri letrar si “liqenizim i poetit”.

Ishin këto metafora poetike të nxjerra nga vargjet e disa poezive që sforcojnë të dhënën se Franco Esposito është një poet tjetër i liqenizuar dhe që me afsh e dashuri i ka kënduar Liqenit të Madh të Stresës. Poezia e shkurtër “Poeti i vjetër”, është një ligjërim emocional i ngarkuar me pezmin e trazuar, duke shprehur zemërimin e theksuar për “teoritë labile të fajdexhinjve” letrarë do të shtonim në rastin konkret:

  Është i njëjti poet i vjetërqë si një Pasquin guxont’i varë vargjet e tij natënën stelën e liqenit.Thotë: <Miqë, zgjoni vetëdijet e varrosuranga paratë tua>. Pasuria nuk ka lumturuar askëmegjithë teoritë labile të fajdexhinjve.

Poezia: „Poeti i vjetër”, faqe 50.

Franco Esposito, është poet i mendimit të gjerë dhe i metaforave të fuqishme, lirik i kristalizuar me plotë mallëngjim letrar dhe do të vënë në pah se të jesh arbëresh është një sfidë e pafundmë për të mbijetuar dhe për të ruajtur vlera të rralla letrare, kulturore dhe etnografike.

Gjithmonë kam urryer ngulmine krimbave që punojnë në heshtje ,

 

Sidomos metafora e shkruar në fillim të poezisë “Letër mikeshës” me përkushtim Dianës ku thotë se “duhet qenë poetë për t’a dashuruar vetminë. Heshtjen”, i përmbyll vargjet me një notë të theksuar pesimizmi e dëshpërimi si një alarm a kumt për të papriturën e mundur:

pas vdekjes simeaskush s’do t’a ndjejë mungesën e një poetitë pasigurt, pa publik, të padashur( mbase të urrejtur ),të poshtëruar, që si një i mallkuarka peshkuar pa leje në ujëra të ndaluara”,

 

Këto vargje që i theksuam do të mbeten mesazhi më rrëqethës jo vetëm i arbëreshit Franco Esposito, por i një krijuesi të ditëve tona.

Duke lexuar librin “OMERO CIECO”,apo “Homeri i Verbër” të Franco Espositos, kam vërejtur se për një çast ndjenjat poetike më vunë mbi rrafshin horizontal të ujit, puhiza e ditëve pranverore prishte fytyrën reflektuese të ujit, me ç’rast mesazhet poetike të arbëreshit Franco Esposito, nuk janë të ngurta. Ato janë të ndjeshme, ato tani largoheshin edhe nga unë, nga vetja ime, ngase më parë kishin dalë nga ndjenjat e poetit dhe lundronin qetas në formë kojrrilash si në vjeshtën e bruztë. E, po poezia ka këtë qëllim, të depërtoj në ndjenjën e tjetrit, ta shqetësoj atë, në momente të caktuara ta lumturoj dhe posa të ikën të lë gjurmën e një kujtimi të gjatë, si një shplodhje ndjenjash e ndijimesh letrare që si mbresa do të kujtohen gjatë. Aq gjatë sa as mendja e poetit nuk e ka paraparë ngase ai në çastin e caktuar i ka shprehur vetëm ndjenjat, vetëm përjetimet e tija.

Ishin këto përshtypje dhe përjetime që më mbajtën gjatë pran liqenit të Stresias, aq gjatë sa vetëm kur dielli reflektonte mbi relievin e thyer të ndjenjave e mesazheve krijonte në vetdijën time atë mozaikun arbëresh, që nuk është metaforë, por një dhembje e përmallshme duke lidhur të gjitha harqet e kohërave mitike dh të ngjarjeve mistike: Dhe pa dashje, dielli do të rrokulliset matanë një bote të tretë duke i lënë vend muzgut të pafund dhe metaforave lirike të mbyllura në brendësinë e kopertinave të këtij libri.

Tiranse, ku je ?

1

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Tiranse, kthehu!
Nga Ditari im i papërfunduar

Dimër

Foleja e prishur e zogjëve
Banesa e re e krevati i ri me kashtë
Gjumi i gjatë e i rëndë dimëror në mërgim

A të kujtohet besa që më ke dhân?
”Ti ku je i dashtun ja bân
A e din besën që ma ke dhân-e
Ke pas thânë jom fort azgan-e
Plumi i pushkes ska qka m’bân-e
Gjylja e topit s’munet me mnxân-e
Kur ta ni zonin tân-e
Kur ta ni edhe zânin ton-e
Drrasa e dhe po i qes njat an-e
Drrasa e dhe po i qes njat an-e
Ta çenisi faqen me dhom-e” (Një verzion i këngës ”N’drrasë të vekut o kush po kan-e”?
Thoje se do të jetojmë në Turjakë e do të kemi 14 fëmijë. Gjithë ditën do të punojmë bashkë, do të mbjellim arat me grurë e misër e do të kosoítim livadhet, ti do të kosistësh e unë me grabujë e tërfurk do ta tuboj sanën. Bashkë do të shkojmë në mal për dru e në mulli me bluajt. Vreshtën do ta ruajmë bashkë. Kur të vjelim rrushin, kalaveshët me rrush të mardhë, kokrrat sa gishti i dorës do ti vjerrim në dhomën tone të fjetjes që e ke zgjedhur ti, afër ahurit. E era e baglave të bagtive dhe cicërimat e dallëndysheve në mëngjes kur të hyjnë në ahurin plot avull, do ta nxjerrin gjumin. Ti nuk do të ngopesh duke më puthur. Fëmijët, ata që janë më të vegjël do të flenë në dhomë me ne, kjo është edhe dëshira jote e ato, gocat më të mëdha, do të flenë në dhomën mbi dhomën tone, mbi neve, në katin e dytë të shtëpisë së vjetër me gurë të Gërrjaqës e Gradinë.
Në vend të shtratit, do të flemë në kashtën e grurit të Turjakës. Jetë idilike ashtu qysh ti e mendoje.
Tiranse, ke harrua që më thoje se do të kemi të gjitha e nuk do të kemi nevojë të dalim në Pazar, tamlin e mishin, vetë e tlynin, pemët e perimet tona e do të lahemi në lumin Mirusha, pa shampun do ti lajmë flokët e rrobat, punë e madhe çka mendojnë e flasin të tjerët. Fëmijët do të afrohen e të na shikojnë kur ne dishemi afër shelgjeve të lumit. Nga leshi i deleve do ti punoj unë rrobat, me veku duke kënduar shllungat me lesh me krrabëza do të maroi meste e çorape. Punë e madhe çka mendojnë e flasin të tjerët.
Po ti e doje Turjakën dhe Turjaka të deshi ty. Ti moj tiranse do të ishe princeshë në Tiranë e do të bësheshe një zonjë e rëndë turjakase.
Nuk do të kishim nevojë për shërbëtore sepse vetë do të kujdeseshim për arën e Bratatinit e Fangjet, për Rrahun e Jarugat, për arat Te molla e Asmonicat, livadhin Te Vidhi … për Delet e lopët, vjetat e qingjat, bletë e pulat.
Do të kemi një fermë të vogël katundi.
Do ta dua edhe më shumë turjakasin e Turjakën, të 14 fëmijët, thoje ti.
Do ta dua edhe më shumë Sylën tim nuk do ta lë askund vetëm.
Turjakasit në kokë i tingëllonin fjalët e tiranses të thëna para disa vjetëve e para veti kishte dhuratat e saja modeste por me vlerë që ia kishte dhënë tiransja.
Ato dhurata i ruante si sytë e ballit. Edhe fjalët e saj nuk i harronte si diçka më të shenjën në jetë.
“… ne e kemi patur dashurinë të madhe por edhe të fortë e shpesh herë na ka prishur punë sepse na ka shkatërruar nervat e gjumin duke na marre malli.
Por gjërat janë ashtu në këtë botë që çfare “mbjell, korr”.
Ashtu është edhe për ne. Kur unë kam patur prioritet e vëmendje totale nga ty, te kam dhënë çdo gjë që kam për të dhënë. Dhe kur e kam ndjerë qe ti nuk e ke patur më ate, jam tërhequr për të liruar veten nga shqetësimet pa bereqet dhe sigurisht, për të të lene ty të lirë me jetën tënde … atje përtej maleve e detrave.
Unë nuk e ndjej nga ti që kam kaq rëndësi për ty. Dhe kam të drejtë.
Nuk e di se çfarë kërkon nga unë. Fjalët që të kam shkruar dhe gjërat që kam bërë për ty, i kam ndjerë në palcë.
Tani, pra që në korrikun e … dhe deri në korrikun … pra disa vite rresht, kam ndjerë që ti nuk më do. Dhe unë për të mbrojtut veten, kam hequr dore nga ti. Ka disa muaj qe nuk kemi patur asnje komunikim me letra e telefon. Dhe papritur e pa asnje logjikë, të kthehesh siç kemi qenë?
Nuk mund ta bëj dot më sepse nuk ka asgjë që më mbush zemrën e mendjen nga ti, as vëmendjen tënde as kohën tende as ndonjë interes sado të vogël.
Është një vakuum.
Megjithate ne mbetemi ketu ku e filluam, në mes, në ….
Dhe kjo nuk është aq keq.
Nuk kemi vdekur fare, akoma….
E lexova letrën tënde të fundit. Nuk kuptova ndërprerjen e aktiviteteve. Mos u tremb nga unë e mos u merzit. Per mua, v. e mia, janë e vetmja gjë me rëndësi në jetën time. Dhe prandaj rri urtë e nuk bëj budallallëqe, as them gjë. Bëj kujdes shëndetin e mendjen!
Beje edhe ti!
Ditë të mbare !
Me këto mendime për tiransen, e zuri gjimi turjakasin.
Në mëngjes shikoj nga dritarja diellin që drita i kishte hyrë në dhomë pa paralajmërim dhe ”pa e pyetur”.
Foleja e zogjëve ishte prishur. Më nuk vinin si dikur dy zogjët- pëllumbat duke u puthur.
Sirena e një anije dëgjohej por turjakasi nuk i interesonte asgjë. Ai nuk mund të ndahej nga tiranjsja e Turjaka e nëdorë kishte dy fotografi të tiranses, njëra kur ishte e vogël kryet mbi libër dhe tjetra, si një grua buzëkuqe, syshndritur dhe e hareshme.

Qyteti i pasur Venediku, libër i Roger Crowley

0

Ja një libër tjetër, vëllimor (mbi 480 faqe) huazuar nga miku im Ing. Fisnik Kruja. Aty pasqyrohet lulëzimi dhe ngritja e Venedikut si perandori detare. Për shqiptarët kjo kishte shumë kuptim, pasi në historinë e tyre edhe Venediku ka lozur rol të madh. Kujtojmë kohën e Skënderbeut, rrethimin e Shkodrës që aq bukur e ka përshkruar Marin Barleti. Por mbi të gjitha, flitet për Detin Adriatik dhe Jon që lagin edhe brigjet tona, ku u ngrit pikërisht kjo perandori interesante. Mësova edhe unë shumë gjera të reja, ndonëse e kam vizituar atë qytet vetëm një herë si turist njëditor. Ja disa fragmente,
f.25
Aniet kalonin lart e poshtë bregdetit të strehuar dalmat me mallrat e Arabisë, Gjermanisë, Italisë, Detit të Zi, Indisë dhe Lindjes më të largët. Gjatë shekujve, ata kanë bartur qelibarin e Balltikut për në dhomat e varrosjes të Tutankhamenit, rruazat blu prej fajance nga Mikena për në Stounhenxh, kallajin e Kornuollit për në shkritoret e Levantit, erëzat e Malakës për në oborret e Francës, leshin e Kotsuoldit për te tregtarët e Kajros. Lënda drusore, skllevërit, pambuku, bakri, armët, farat, tregimet, shpikjet dhe idetë lundruan lart e poshtë këtyre brigjeve.
“Është mahnitëse- shkruan një udhëtar arab i shekullit 13 për qytetet e Rhinit- se, eedhe pse ky vend gjendet në Perëndimin e Largët, ka aty erëza që mund të gjenden vetëm në Lindjen e Largët- piper, xhenxhefil, karafil, livandë, kostus dhe galangal, të gjitha në sasi të mëdha”.
Ato vinin nga Adriatiku.

f. 146
(gjatë Kryqëzatës së Katërt)
Një listë e jashtëzakonshme thesaresh fetare të botës ortodokse u dërguan në manastiret e Italisë dhe të Francës: Qefini i Shenjtë, flokët e Virgjëreshës Mari, kocka e kërcirit e Shën Palit, fragmente të kurorës së supozuat të gjembave, koka e Shën Jakobit- objektet e nderueshme u listuan me kujdes në raportet e kronikanëve. Dondoloja (dozhi i Venedikut) siguroi një copë nga kryqi i vërtetë i Krishtit, pak nga gjaku i Krishtit, krahun e Shën Gjergjit dhe një pjesë të kokës së Shën Gjonit.
…Duke hapur varret me qysqi, ata panë fytyrën e Justinianit të Madh, ndërtuesit të Shën Sofisë, i vdekur para shtatëqind vjetësh. Kufoma e tij nuk ishte dekompozuar në varrin hermetik. E panë këtë pamje si një mrekulli, pastaj e zhveshën trupin nga të gjitha gjerat e çmuara.

f.151
Kësaj makutërie do t’i shtohej shkatërrimi i plotë i një mijë viteve art perandorak dhe fetar.

f. 154
Bastisja e Kostandinopojës la një njollë në historinë e krishterë, ishte skandali i epokës dhe Venediku u konsiderua thellësisht bashkëfajtor në këtë akt.

f.160
Në letër Venedikut iu dha e gjithë Greqia perëndimore, Korfuzi dhe ishujt e Jonit, një mori bazash dhe ishujsh në Detin Egje, kontrolli kritik i Galipolit dhe i Dardaneleve, dhe, më e çmuara, 3/8 e Kostandinopojës, përfshi molet dhe arsenalin e saj, gurin e themelit të pasurisë së tyre tregtare.

f.169
Pas vitit 1381, kur në Venedik u ndalua tregtia e skllevërve, Kreta u bë për Republikën qendra e paligjshme e kësaj praktike.

f. 180
Gjenova ishte e para në shumë nga risitë tregtare dhe praktike që revolucionarizuan tregtinë ndërkombëtare. Monedha e artë, hartat detare, kontratat e sigurimeve, përdorimi i timonin në pupë, futja e orëve mekanike publike- të gjitha u përdorën, disa dhjetëvjeçarë para venedikasve.

f.182
Sikurse venedikasit edhe gjenovezët ishin të kudogjendëshëm: nga fillimi i shekullit 14 tregtarët gjenovezë mund t’i shihje që nga Britania në Bombei, duke krijuar qendra tregtare, duke zhvendosur ngarkesat me karvanë devesh ose mushkash, duke ngarkuar erëza në anie, duke blerë e shitur mëndafsh, grurë dhe drithëra të tjera.

f.193
Shekulli 13 pa një revolucion tregtar që u premtoi qyteteve të paqeta tregtare të Italisë një rritje të konsiderueshme të pasurisë.. Hynë në qarkullim më shumë monedha së kurrë më parë, njerëzit kaluan nga pagesa në natyrë te pagesa në parë, tek investimi në vend të grumbullimit, te huaja e ligjshme e parave, deri te bankat ndërkombëtare, te kredia dhe faturat e shkëmbimit, te kontabiliteti me dy hyrje dhe te format e reja të organizatave sipërmarrëse.

…Përtej barrierave të luftës së shenjtë, kryqëzatat u kishin dhënë europianëve një shije për rafinimin oriental. Erëzat ishin manifestimi i parë i një tregtie botërore dhe i mallrave të saj ideale. Ata ishin të lehta, me vlerë të lartë, me vëllim të vogël dhe pothuaj të paskadueshme, mund të transportoheshin shpejt në distanca të largëta me anie ose deve, mund të ripaketoheshin në sasi më të vogla, të ruheshin për periudha pothuaj të papërcaktuara.

f.211
(me gjithë rreziqet), ajo që i nxiste tregtarët në Tana (Deti Azov) ishin fitimet e mundëshme, etja e pashueshme për pasuri, gjë që e çudiste shumë Petrarkën (poetin dhe dijetarin). Në Tana ata siguronin jo vetëm sende luksoze të Lindjes së Largët, të transportueshme, të lehta e me vlerë të madhe, por edhe sasi të mëdha mallrash dhe produktesh ushqimore nga brendësia e stepave, gurë të çmuar dhe mëndafsh nga Kina dhe Deti Kaspik, gëzofë dhe lëkurë, dyllë blete dhe mjaltë erëkëndëshëm nga lëndinae pyjeve ruse, dru, kripë, drithë dhe peshq të thatë ose të kripur në varietete të pafundme nga Deti Azov.
Në këmbim, ata dërgonin mallrat e përpunuara të një Europe industriale në zhvillim: pëlhurë prej leshi të punuar nga Italia, Franca dhe Bryzhi, armë dhe vegla hekuri gjermane, verë dhe qelibar nga Balltiku. Në bregun përballë, në Trebizond ata çonin lëndë të para si bakër dhe shap, perla nga Deti i Kuq, xhenxhefil, piper dhe kanellë nga India.

f. 220
Murtaja
Viti 1347
Ajo vërshoi fuqishëm, saqë sheshet, portikët, varret dhe të gjitha vendet e shenjta u mbushën me kufoma. Gjatë natës shumë njerëz varroseshin në rrugët publike, disa nën dyshemetë e shtëpive të tyre,shumë vdiqën pa u rrëfyer, kufomat kalbeshin brenda shtëpive të braktisura..baballarët, djemtë, vëllezërit, fqinjët dhe miqtë e braktisën njëri-tjetrin.

Kur murtaja u zhduk, ndoshta 2/3 e popullsisë së Venedikut kishte humbur, 50 familje fisnike pushuan së ekzistuari. Të mbijetuarit shkenin realisht mbi të vdekurit. Për shekuj me radhë, peshkatarët e pakujdesur, që zbarkonin në brigjet e ishujve të shkretë në thelëlsi të lagunës, shkelnin mbi eshtrat e zbardhur të viktimave të varrosura me nxitim.
Vdekja e Zezë e ndryshoi rrënjësisht këndvështrimin e tregtarëve venedikas.

f. 382
Deri në vitn 1400 otomanët kishin arritur në skaj të perandosris detare dhe të zonave tregtare të Republikës. Për Venedikun, si për pjesën tjetër të Europës, osmanët multikulturorë që fushonin në Ballkan, ishin gjithmonë dhe vetëm “turq” kurse sulltani i tyrë quhej “Turku i Madh”.
Nën flamujt e tyre përkatës, luani dhe gjysmëhëna, dy fuqitë perandorake, ishin si dy pole të kundërta: të krishterët dhe myslimanët, klasa e tregtarëve lundrues, të shqeëtësuar për tregtinë dhe luftëtarët kontinentalë, pasuria e të cilëve llogaritej me zotërinin e tokave. Republika jopersonale që çmonte larine dhe sulltanati që varej nga tekat autokratike të një njeriu të vetëm.

Konspektoi Bardhyl Selimi, 27 dhjetor 2021

Kryeministër Kurti, shkollat shqipe i ndaloi Serbia dhe hapi shkollat për islamizim dhe turqizim të Shqiptarëve! (1)

0

Medreseja e Madhe “Mbreti Aleksander” e Shkupit, e formuar prej pushtuesve serbë menjëherë pas largimit të pushtuesve turq-osman nga trojet shqiptare. Ajo u formua me synimin parësor që përmes kuadrove fetare të asaj shkolle të përgatiteshin spiuj të shtetit, në mënyrë që të shpërnguleshin shqiptarët “për në vendin e vet” në Turqi, posa ti islamizonin e turqizonin dhunshëm, duke i vendosur në tokat e Kurdëve dhe Armenëve ndaj të cilëve Turqia vazhdonte të ushtronte gjenocide për ti shfarosur.

Gjergj – Skender Jashari

Bota vlon me tensione në maksimum në vatra të ndryshme të krizave, kërcënime ushtarake e për luftë, armatosje të ngutshme, manovra dhe veprime paraluftarake etj, jo vetëm në Ukrainë, por edhe në Gadishullin Ballkanik. Për më keq, kërcënime serioze drejtuar edhe kundër Republikës së Kosovës, e që në permanencë Serbia ka shprehur hapur pretendime territoriale, kërcënime ushtarake kundrejt saj.
Rusia kishte përpilu një strategji kryesisht kriminale për ringritjen e saj pas rënijes së BRSS-së, e që konsistonte kryesisht në: korruptimin e personave të ndryshëm në vendet ku dëshironte shtrirjen e ndikimit a zbutjen e kundërshtimit; në përdorimin e krimit të organizuar dhe në përdorimin e terrorizmit kryesisht islamik, por edhe atijë pansllavist( si rastin e serbëve në Ballkan, rastin e rusëve në shtetet Baltike a Ukrainë), por edhe në propagandën ekstreme etj. Serbia të njejtën strategji adoptoi dhe zbatoi në Gadishullin Ballkanik.

Medreseja e Mesme “Alauddin” e Prishtinës, për rritën e së cilës “si institucion fetar islamik” foli Kryeministri Albin Kurti këtyre ditëve, duke mos u kujtuar se kur Aleksander Rankoviqi e themelo në vitin 1951, në Kosovë nuk kishte asnjë shkollë fillore e të mesme shqipe, pasi nuk i lejonte Serbia. Ishte koha kur shqiptarët vriteshin në prag të dyerve të shtëpive të veta, lidheshin për trungje në kopshtet e shtëpive, apo mbaheshin të lidhur me zinxhirë, në acar, në trungje shelgjesh, buzë lumenjve …

Që nga shtator 2001, filloi rënija e faktoritetit të Shqiptarëve. Për të vazhduar me defaktorizimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e poashtu edhe defaktorizimin e Republikës së Kosovës. E sot, paqëndrueshmëria politike, ekonomike, sociale e Republikës së Kosovës, pa lënë anash edhe atë të sigurisë dhe ushtarake, edhe më shumë e bënë situatën më të rrezikshme.
Pak ditë më parë, me rastin e përvjetorit të 70 të medresesë Alaudin në Prishtinë, u shokova kur dëgjova dhe lexova, një deklaratë plotësisht absurde, të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit.

Ndër të tjera ishin:
Kurti tha se mund të krijohet përshtypja e gabuar sikur historia e medreseve në Prishtinë dhe Kosovë, është vetëm kaq e vjetër, pra vetëm 70 vjet, duke përmendur se qysh në mes të shekullit të 15-të, ky lloj i shkollimit përbashkon frymën fetare islame me dijet shkencore dhe filozofike.

Ambasadori rus në Sofije 1815, përpiloi programin për përdorimin e hoxhallarëve rus, në gadishullin Ballkanik. Të njejtën e përvetësuan edhe Serbia e Greqia në elaboratet e tyre, përmes Naçertanie dhe Megali Idea. Pas viteve 1835, kur Perandoria Osmane filloi përfundimisht osmanizimin e Shqiptarëve në njërën anë, nga ana tjetër Serbia, Greqia etj, në pajtim me elaboratet e tyre, vepronin në asimilimin dhe forcimin e ndjenjës islamike tek Shqiptarët.

Derisa Serbia dhe Greqia e viteve 1810-1850, territorialisht ishin shumë të vogla, ato dërguan kontigjente agjentësh që bashkëvepronin (e disa herë edhe në sytë e autoriteteve osmane), për të kriju kushte të përshtatshme që në një të ardhme për t’i pushtu territoret e tilla.

Mos të harrojmë që kontribut shumë të madh për ushtritë Osmane kanë dhënë agjentët serb dhe minoritarët serb, kujto betejat e Grykës së Kaçanikut, Silivovës etj.

Gjatë pushtimit të Trojeve Shqipëtare, çdo njësi ushtarake e Ushtrisë së Serbisë, kishte hoxhë, duke filluar nga njësitë më të vogla, deri tek “drzhavni imam”, derisa asnjë musliman në ushtrinë serbe nuk ishte.

Prandaj islamizimi i kriptokatolikëve të Karadakut të Luginës së Preshevës deri në Shkup, është vepër vetëm e hoxhallarëve të ushtirsë serbe, derisa ultësira ishin islamizuar edhe gjatë pushtimit Osman. Fatkeqësisht kujtojmë edhe sot, në Luginë të Preshevës, se me rastin e pushtimit nga ushtritë serbe, më 16-18 tetor 1912, një fes (kapelë e ushtarit Osman) i shitej a këmbehej me tërë pasurinë e paluajtshme të një familje shqiptare, nëse donin të shpëtonin jetën si turq, e të iknin për Turqi, mirëpo edhe në rastin kur iknin, të njejtët i vritnin për turq.

Pasiqë u dëbua Perandoria Osmane nga Gadishulli Ballkanik dhe shkaku i injorancës dhe analfabetizmit total mesin e shqiptarëve, por nga ana tjetër në pamundësi që t’i shfarosnin me spastrim etnik e gjenocid gjatë viteve 1878-1912, e as gjatë Luftës së I Botërore, e panë të levërdishme që t’i përdornin xhamitë për asimilim të shqiptarëve.

Serbia krijoi Bashkësinë Islame pas Luftës së I Botërore, ku në krye të saj vendosi:Hasan Rebac, Ahmed Mehmedbashiq, Fejzi Haxhiamziq, Sheçer Kadiq e të tjerë, të cilët i shërbyen Beogradit në projektet e më poshtme.

Pas vitit 1937, Bashkësinë Islame me seli në Shkup, e morën “shqipëfolës” që sipas Vasa Çubrilloviqit, i cili në referatin e tij “Problemet e pakicave në Jugosllavinë e Re”, pohonte që ” seperatistët shqiptar përfituan një armë të fuqishme në duart e veta. Ata për dy tre vjet aq shumë e shfrytëzuan, saqë e morën në duart e veta krejt organizatën fetare dhe arsimore të muslimanëve në jug, përmes së cilës ata organizuan politikisht dhe kaluan në ofenzivë…”

Me këtë rast kuptojmë që gabimisht Shqipëtarët në emër të fesë, filluan të organizonin edhe jetën politike-e cila i shkonte në interes Serbisë, pasiqë forconte ndjenjën fetare dhe dobësonte ndjenjën kombëtare Shqipëtare.

Derisa Mbretëria e SKS-së, nuk lejoi asnjë shkollë shqipe, mbylli edhe shkollat shqipe të kishave katolike, madje gjatë viteve 1912-1929, vrau të gjithë klerikët katolik që ishin në frymën e Rilindjes Kombtare Shqiptare, por edhe shumicën e prijsëve dhe kryengritësve shqiptar( Kaçakëve).
Mbretëria e SKS-së, më 1925, hapi në Shkup shkollën e mesme islame për krijimin e hoxhallarëve për qëllime shoveniste serbe, që quhej Medreseja e Madhe Kral Aleksandri i I-rë, drejtori i së cilës ishte Mehmet Bashiq nga Bosnja që deklaronte veten serb, të gjithë mësuesit ishin serb dhe rus që ua mësonin islamin.

Shembull: sipas statistikave turke të 1908, në:Pejë, Gjakovë, Prizren, Mitrovicë, Vushtri, Prishtinë, Gjilan, Kaçanik, Ferizaj, Gjilan, nuk kishte asnjë turk, derisa në Shkup, Tetovë, Dibër etj, shumicë ishin Shqipëtarët, kurse serbët ishin minoritet derisa turqit nuk figurojnë as si minoritet. Derisa Shkupi ishte si kryeqendër për Shqipëtarët, ku kishte të vendosur seli diplomatike të huaja. Pastaj erdhi periudha e pushtimit serb, kur në Trojet tona përdhuni dhe me hoxhallarë të Rusisë, Serbisë, Bullgarisë, u asimiluan numër i madh i Shqipëtarëve. Me rastin e pushtimit mbi 120.000 Shqipëtar u dëbuan për turq në Anadolli, pasuar me shpërnguljet 1912-1914, ishin 239.807 shqiptarë kurse në muajt maj-korrik 1914, u shpërngulën edhe 565.472 shqipëtarë, Konventa jugosllavo-turke e 1938, në nenin 4 parashihte shpërnguljen e 40.000 familjeve Shqipëtare( 1939/ 4000 familje; 1940/6.000 familje; 1941/7.000 familje; 1942/7.000 familje; 1943/8.000 familje dhe 1944/8.000 ), ligjet agrare serbe dhe ligjet për kolonizim, pastaj edhe ligjet për kolonizim që parlamenti turk edhe në vitin 1934 i aprovoi, që në Turqi të emigronin jo vetëm turqit, por edhe popullatat muslimane. Pastaj vazhduar pas Luftës së II Botërore, në janar 1953 mes Fuat Kyprilit që ishte ministër i jashtëm i Turqisë dhe Titos, në Split, marrëveshje gojore, që në vitet 1953-1959 të shpërnguleshin nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Sanxhaku, për në Turqi rreth 400.000 muslimanë/Shqipëtarë.

Në këtë periudhë u krijuan kuadro hoxhallarësh të dirigjuar nga Serbia, që në përbuzje i quanim “bedni oxhi” (hoxhallarët e mjerë), që ishin pjesë e Bashkësisë Islame të Jugosllavisë, të cilët propagandonin turqizimin dhe muslimanizimin e Shqipëtarëve.

Vetëm në Maqedoninë e Veriut, në vitin 1948 kishte 95.940 turq, kurse në vitin 1953, u bënë 203.938 turq, kurse krahasuar me këtë Shqipëtar më 1948 ishin 197.389, kurse në vitin 1953 ranë në 162.254 shqiptarë. Këtë e konfirmonte edhe Komisioni për pakicat nacionale të Jugosllavisë në tetor 1959, ku thoshte që Shqipëtarët kryesisht u bënë turq. Shpërngulja e Shqipëtarëve nga viti 1956 deri mars 1959, nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe Sanxhaku, ishte 143.800 banorë, ndërsa në vitin 1966 arriti në mbi 250.000 banorë. Pas vitit 1966 (por edhe më parë) Serbia nxiti shumicën e Shqipëtarëve që të iknin në botën perëndimore, për të gjetur një jetë më të mirë. Kështu disa dhjetëra mijëra kryefamiljarë e më pas që tërhoqën familjet e tyre, migruan për në SHBA, Belgjikë, Francë, Holandë, Austri, Suedi, Danimarkë, Norvegji etj.
Prandaj, pasi së pari ishte synim i Serbisë, Lugina Morava-Vardar, për të dalur në Selanik, u angazhua në shfarosjen e shqiptarëve që banonin në atë hapësirë. Mirëpo pastaj edhe e njejta praktikë u apliku edhe në Kosovë. Prandaj, Medreseja Alaudin dhe të tjera, janë në vazhdën e njejtë.

Medreseja Alauddin, është hapur me vendimin e Këshillit Ekzekutiv i Këshillit Krahinorë për Kosovën e Metohinë, me vendimin Nr.29503, të datës 26.6.1949, por e cila filloi punën më 1.11.1951.

Gjatë kësaj periudhe kujtoni edhe shfarosjet që bënë kundër shqiptarëve në “Aksionin për Mbledhjen e Armëve”, gjykimet dhe vrasjet e nacionalistëve shqiptar etj. Kurse në vitin 1962/1963, me vendimin Nr. 759-65, të Kryesisë Supreme Islame të RSF të Jugosllavisë në Sarajeve, u hap “Medreseja e mesme Alaudin” në Prishtinë. Në këto dy medrese, u mësuan gjuhët serbe, turke, arabe dhe thuhet edhe gjuha shqipe. Numri i maturantëve në këtë medrese ishte 19 veta më 1966-1967, kurse në vitet 1993-1994, ishin 43 veta.

Kurse sa i përket shkollave gjatë mesjetës, në Trojet tona, ato më së keqi pësuan nga Perandoria Osmane.

Duke qenë se shkollimi mesjetar ishte pothuajse plotësisht nën udhëheqjen e kishës katolike, e njejta ishte edhe në Trojet Arbërore. Universiteti teologjik i Durrësit, që ishte universiteti i parë mesjetar në Ballkan dhe ndër universitetet e para në Europë, ku edhe universiteti i parë gjerman u hap në Vjenë 1365, në Haidelberg me 1385, në Këln më 1388, në Erfurt më 1392 etj. Ky universitet kishte 100 studentë dhe u promovuan shumë doktor shkencash dhe shumë teologë-meshtarë për Trojet Arbërore dhe për Dalmaci, Itali etj. Më i njohuri personalitet që doli nga ky universitet ishte Gjon Durrsaku.

Ky universitet u mbyll me rastin e pushtimit të Durrësit nga Perandoria Osmane më 1501, kështu u shkatërru shkollimi i lartë mesjetar. Madje në shekujt XIV-XV, kishte shkolla në Drisht, në Pult, Shkodër, Tivar, Ulqin, Durrës, Prizren, Ulpianë etj. Pastaj kishat katolike që shërbenin në atë periudhë edhe si shkolla, një ndër to ishte edhe Kisha e Shën Barbarës në Balldre, apo që At Donat Kurti tek Hylli i Dritës më 1935, përmend tre shkollat e para shqipe atë të Pllanës, Blinishtit dhe Shkodrës ose studiuesi amerikan Edëin Jacques në librin e tij e përmend shkollën e parë shqipe në Velë të Mirditës, Pllanë afër lumit Mat, në Troshan dhe Shkodër; apo shkollat ilegale shqipe në kishat katolike, si ajo e Stubllës etj.
Sipas librit të Serge Metais, të botuar më 2006, në Paris, të titulluar “Historia e Shqiptarëve”, thuhet se në 1887, në Shqipëri kishte 3.000 shkolla, prej tyre 1.200 shkolla publike turke, 1.200 shkolla private greke, 300 shkolla bullgare, serbe dhe vllahe dhe 1 shkollë shqipe me drejtor Pandeli Sotirin. Edhe shkolla e Prizrenit, e 1889 e ipeshkvit Ndre Logoreci, e drejtuar nga nipi i tij Mate Logoreci, u ndesh në armiqësinë e Osmanëve dhe serbëve. Për të vazhduar pastaj me Mësojtoren e Korçës dhe përndjekjet e pushtetit Osman dhe të klerikëve ortodoks antishqiptar. Për të vazhduar pastaj deri në vitin 1911, françeskanët kishin hapur 47 shkolla shqipe, mes tyre edhe 10 për vajza, por të cilat u mbyllën me urdhërin e Zogut më 1933.

Kurse shkollat e para serbe, u hapën me lejen që e fituan nga Perandoria Osmane, në vitin 1836 në Prizren, më 1848, në Graçianë(Graçanicë), në Vushtri, Pejë. Në këtë periudhë, ishte vala e asimilimit të shqiptarëve nga Perandoria Osmane, derisa kjo perandori serbëve ia dha tokat shqiptare, u lejoi shkolla etj. Madje në organin zyrtar të Vilajetit të Kosovës, në gazetën “Prizren” botohej në osmanisht e serbisht që shkolla serbe do hapeshin në çdo fshat që kishte më shumë se 100 shtëpi. Por nuk lejohej asnjë shkollë shqipe. Kurse në vitet 1893/1894, në Sanxhakun e Prishtinës, funksiononin 27 shkolla serbe për meshkuj dhe 4 tjera për femra me gjithsej 1149 nxënës meshkuj dhe 207 nxënëse femra.

Më shokuese dhe më absurd ishte deklarata e Kryeministrit Albin Kurti: ”Si një popull me shumicë myslimane, shqiptarët ditën ta ruajnë Islamin mes tyre edhe gjatë këtyre dekadave të fundit, kur për shkak të luftës globale kundër terrorizmit, të ishe mysliman ishte sikur ta mbaje një gacë në dorë, saktë ashtu siç kishte parashikuar profeti i Islamit, Muhamedi”.
Fatkeqësisht vazhdon ende talebanizimi i Trojeve tona.

Më 28.12.2021

Skender Jashari  (Gjergj – Skender Jashari) , ish i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Ne secilin mal ka derra, por derra ka më shumë në Prishtinë se sa në Shkup, që po gënjejnë hapur për shqiptarët e Maqedonisë!

1
Nga: Tim Shkupi, Shkup
(Musa Lamallari)
Pse ju vjen inati gazetareve dhe analisteve te sektit hanefi, te sektit te myslimanizmit ne Prishtine me e pranuar te verteten? Hoxhallaret e Kraljit, te Tites, e te gjithe kane qene nga Kosova dhe me mision ne Maqedoni?
Afrim Gashi (qe sot thote se pa implikimin e Turqise nuk ka paqe ne Ballkan) eshte me origjine nga Kosova.
Ne secilin mal ka derra, por derrat po shtohen me shume ne Prishtine se sa ne Shkup dhe po dojne me rrejt ne pike dites per shqiptaret e Maqedonise.
Ish-Presidenti Thaci e sponzoroi punen e turkoshakut Nexhmedin Spahiut per Nexhip Dragen, e jo shqiptaret e Shkupit. Tani eshte vetem nje pyetje: Kush ishte ai qe i tha Thacit me sponzoruar levizjen e Nexhip Drages ne Prishtine?
Ne Shkup ka pasur biblioteke, kur Prishtina ka qene Fshat! Ne Shkup ekrani televiziv ka folur Shqip, kur Prishtina nuk ka pasur rryme, njejte sikurse nuk ka edhe sot.
Nuk gjykohen shqiptaret e Maqedonise me pronat private te ardhacakeve per Biblioteka, qe i hapin per perfitime personale ose per ndonje pozite te larte ne drejtorite e qeverise se Maqedonise.
Ja nje informate per juve gazetareve dhe analisteve atje ne Prishtine, asnje medium televiziv nuk drejtohet, e as menagjohet nga shqiptaret e Shkupit. Te gjithe jane nga jashte kufijve administrativ te Maqedonise.
Kur vjen nje gazetar nga Prishtina, fol serbisht me nje maqedon, ku bashkarisht kujtojne ditet e vellazerim bashkimit me nostalgji per Jugosllavine!!!!
Kend po doni me rrejt!? …