
“Asociacionin e Komunave Serbe”, molla e sherrit që na lanë prapa Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa!

Ese për gjuhën nga shkrimtari e poeti shkodran Kasam Shaqirvela
Kasam SHAQIRVELA, Shkodër
SHTRIRJA E DIALEKTIT
(Ese për gjuhën)
Si çdo gjuhë ashtu edhe gjuha shqipe është e shtrirë në të gjithë territorin e saj gjeografik e historik përmes dialekteve e nëndialekteve të saj që, padyshim se, janë pasuria e leksikut të saj dhe, asesi, nuk duhet të ketë favorizime-majorizime apo aversione-ngulfatje ndaj cilitdo prej tyre sepse ato janë të gjitha pjesë të trupit të gjuhës shqipe dhe të shqiptarëve pa dallim konfesioni fetar[qofshin të krishterë apo muhamedanë(sepse rrënjë, trung e degë janë pellazgo-shqiptarë)], përcaktimi politik, shkalle të gjendjes ekonomike e nivel të ngritjes shkollore apo vendnodhje gjeografike si grup etnik apo si individë kudo që ndodhen; si brenda ashtu edhe jashtë atdheut.
Pra edhe gegërishtja ashtu si toskërishtja është e shtrirë gjithandej trojeve Shqiptare….dhe mirë do të ishte, sipas mendimit tim, të ruhen përmes shkrimeve poetike dhe prozaike…fjalët autoktone të gegërishtes dhe të toskërishtes së folur.. pra të gjuhes së gjallë, që e flet populli shqiptar gjithandej ku banon ai sot…
Drejtëshkrimin e gjuhës standarde shqipe e kemi madje kishte me kanë mungesë për çdo intelektual shqiptar dhe jo vetem… qi nuk e njeh dhe zotnon ate por, aj nuk është i mjaftueshëm për studime të lashtësisë… madje dhe shumë i varfër është në krahasim me fondin e fjalëve që kanë gjuhët tjera botërore mjaft të zvilluara. Por, përderisa akoma nuk është bërë një kongres i drejtëshkrimit gegnisht… i përfocuar me libra… dhe fjalorë të mirëfilltë të gegërishtes,… edhe atë, nga autorë individualë apo grupe autorësh… nuk mund të flasim për një standard të drejtshkrimit të gegnishtes. Edhe pse ka shumë grupe që pëpunojnë me entuziazëm për ruajtjen dhe kultivimin e gegërishtes… por, kjo nuk mjafton sepse, e gjitha kjo duhet të merrë karakter institucional-akademik. Dhe kur të jetë bërë kjo punë e paqtë,.. mëpastaj do të bëhej edhe kongresi i ri i gjuhës shqipe i bazuar barabarsisht në të dy dialektet e saj; në dialektin gegërisht dhe në dialektin toskërisht, me të gjitha fjalët që i posedon sot gjuha shqipe, ekzistuese, në fjalorin e vet standard dhe ato fjalë të mbledhura që jetojnë me gjuhën në popull dhe të bëhen bashkë në një fjalor të vetëm të gjuhës shqipe, duke i kapërcyer kështu ambiciet e egove personale dhe institucionale të individëve dhe të grupeve të caktuara që në një farë mënyre, duke dashur ta sforcojnë veten e vet e deforcojnë gjithmonë, duke e lënë të varfër, të përbashktën tonë hyjnore-gjuhën shqipe,.. më mirë me mbajtë tënden sesa me qenë i devotshëm në zbatimin e klishesë së huaj, si thotë një thënie e artë e mendjes hyjnore të popullit tonë të stërlashtë, ”kapu për rrënje e mos u mba për dege”..! Kjo pra do ta forconte kohezionin brendashqiptar, do t’i ruante vlerat historike të gjuhës shqipe si unike, do të ishte shumë më i madh, sesa tani, leksiku i gjuhës shqipe i pasuruar kështu me fjalë të cilat janë lënë jashtë fjalorit të saj standard, do t’ishte me më shumë shprehje e idioma të cilat bashkë me fjalët akoma jetojnë në popull por nuk janë kapitalizuar në një fjalor të madh të gjuhës shqipe siç e kanë gjuhët e tjera botërore të zhvilluara. Kështu më lehtë do ta kishin edhe shkencëtarët edhe laikët, studiues e adhurues të gjuhës shqipe dhe të leksikut të saj, sikurse të huaj poashtu edhe shqiptarë,… që më lehtë, më saktë dhe më me vërtetësi, do ta kishin mundësinë për ta përnjohur pjesëmarrjen e gjuhës shqipe brenda vetes së saj si dhe në ndërtimin e gjuhëve të tjera indoevropiane dhe jo vetëm…., gjuhë kjo e cila vjen si një vijë e pashkëputshme e gjuhës së stërlashtë pellazge, pastaj asaj ilire, mëpastaj asaj arbërore dhe ja tani e gjithë ditën, kësaj që i thuam ne, sot e mot, Gjuha Shqipe. Kështu do të ndalohej njëherë e përgjithmonë, “gara e harkimit me shigjeta helmuese”, drejt një trupi të vetëm–atij shqiptar, ndarja në kampe luftimi veri-jug nuk do të gjente shtrat,! Dhe ne, përfundimisht, do ta kishim mundësinë që vetë të mësonim e ta njihnim veten tonë qysh në zënafillë, aty tek rrënjët tona, të kapur për unin tonë që thirret shqiptarizëm sesa të presim për ta njohur veten tonë nga studiues të huaj kushdo qofshin e sido që të jenë ata, të cilve, gjithsesi se, u falënderohemi shumë …?!
Kostua e fshehtë e vdekjeve nga pandemia
Amri Wandel
Revista “Esperanto” (nëntor 2021)
Sipas statistikave zyrtare, deri në tetor 2021, dmth për një vit e gjysëm, pandemia e Covid-19 shkaktoi rreth pesë milione humbje jete. Por duke i krahasuar vdekjet mesatare para dhe pas fillimit të pandemisë, dalim në përfundimin se numri i vërtetë I vdekjeve duhet të jetë trefish më i lartë. Një studim tjetër tregon se pandemia e shkurtoi jetën mesatare me 1-2 vite. Nga vendet e zhvilluara, SHBA ka qenë më keq e prekur, me gjasë nga mospërdorimi I maskës dhe mospranimi I vakcinimit.
Për numrin e vërtetë të vdekjeve mund të gjykojmë si nga raportimet zyrtare ashtu edhe nga mënyra qysh e kanë përcaktuar shkakun e vdekjes. Shumë njerëz që kanë vdekur nga SARS-CoV-2 nuk janë testuar kurrë për të dhe nuk kanë hyrë në statistikat zyrtare. Anasjellas, disa njerëz për të cilën vdekja është cilësuar si e shkaktuar ngaCovid-19, kanë pasur sëmundje të tjera, që sidoqoftë do ua merrnin jetën në një kuadër kohor të ngjashëm.
Po ç’mund të themi për njerëzit që kanë vdekur për shkaqe të shmangëshme gjatë pandemisë, meqenëse spitalet plot e përplot me pacientë me Covid-19 nuk mund t’i kuronin ata? Edhe sikur këto raste të përllogariten ose vlerësohen, ato duhen kompensuar me vdekjet që nuk ndodhin ose mund të ndodhnin në kohë normale, sikurse ato të shkaktuara nga gripi dhe ndotja e ajrit.
Gazeta “The Economist” ka bërë një hetim për numrin e vdekjeve në gjithë vendet, i cili është paraqitur në https://mallonge.net/i2.
Në vend që të provojë të dallojë llojet e vdekjeve, qasja e “The Economist” ka qenë përllogaritja e të gjithave. Metoda normë për të gjurmuar ndyshimet në vdekshmërinë e tërë është “vdekje të tejshumta”. Ky numër është një çarje ndërmjet asaj sa njerëz kanë vdekur në një rajon të caktuar në një kohë të caktuar, pavarësisht shkaqeve dhe sa njerëz pritej të vdisnin në po atë rajon dhe periudhë kohore në një kohë “normale”, para pandemisë.
Ndonëse numri zyrtar i vdekjeve për shkak të Covid-19 është 4.8 milionë, vlerësimi më i mirë sipas “The Economist” është rreth 16 milionë. Sipas këti modeli, ka 95 % gjasë që numri i vërtetë ndodhet ndërmjet 10 dhe 20 milionë vdekjeve më shumë.

Grafiku, që po paraqesim, tregon numrin ditor të vdekjeve në mbarë botën që nga fillimi i pandemisë sipas statistikave zyrtare (në gri) në krahasim me vlerësimin e “vdekjeve të sipërfaqshme” mesatarisht” (vija e kuqe), e mbështjellë nga anashngjyrimi i sigurisë 50 % (shtylla rozë) dhe 95% (roze e hapur). Shihet se nga korriku 2020 vlerësimi për vdekjet e tejshumta i kalon 20 000 në ditë dhe, si rrjedhojë e shfaqjes së variantit “Delta” (që nga maji 2921), madje e kalon 40 000, ndërsa numri zyrtar është rreth 10 000. Pakësimi që nga shtatori ka të ngjarë se pasqyron vakcinimin në shkallë të gjerë, kryesisht në vendet e zhvilluara.

Disa studiues britanikë, danezë dhe gjermanë krahasuan jetëgjatësinë në 28 vende para dhe pas fillimit të pandemisë. Grafiku i dytë tregon rënien e jetëgjatësisë në shumë vende. Me të kuqe për gratë dhe blu për burrat. Bën përjashtim Norvegjia dhe Danimarka, ndërsa Finlanda ka rritje për gratë. SHBA që raportoi numrin më të madh të vdekjeve nga pandemia, u prek më shumë me një ulje jetëgjatësie më shumë se dy vjet. Në Itali, Poloni e Spanjë u shkurtua më shumë se një vit.
Gjatë shekullit 20 pati rritje jetëgjatësie. Në Britani nga tre vjet çdo dhjetëvjeçar. Jetëgjatësia aty u pakësua, në krahasim me 2015 për gratë në më shumë se gjysmën e vendeve dhe për burrat në më shumë se një të tretën.

Përktheu: Bardhyl Selimi, Tiranë, më 7 dhjetor 2021
Cila do të jetë gëlltitja e radhës e Albin Kurtit?!
Florim Zeqa
Anipse Federata e Boksit e Kosovës që nga viti 2014 është anëtare me të drejta të plota në Federatën Botërore të Boksit, boksierët kosovarë nuk u lejuan që të udhëtojnë dhe marrin pjesë në Kampionatin Botërorë të Boksit të mbajtur në Beograd nga 24 tetor deri më 6 nëntor 2021, vetëm pse ishte logoja e Federatës së Boksit bashkë me logon e Republikës së Kosovës në uniformat e tyre. Urdhëri i ndalimit të boksierëve kosovarë në pikëkalimin në Merdare nga autoritetet serbe ishte i qartë dhe i prerë, Serbia nuk e njehë shtetin e Kosovës dhe simbolet e saj.
Kush e thotë se Albin Kurti është i pathyeshëm!?
Tashmë të gjithë e kemi të ditur që Albin Kurti nuk e vuri fusnotën, mirëpo dihet botërisht që Albin Kurti gjersa ishte në opozitë, fusnotën* e quante ‘tradhti shtetërore’, kurse dje e përfaqësojë Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Stabilizim-Asocimit me të njëjtën fusnotë*! Pra në takimin me drejtuesit më të lartë evropianë, kryeministri ynë e përfaqësojë shtetin me fusnotë* dhe jo me emrin kushtetues Republika e Kosovës!
Pra të gjithë e dijmë kush e solli fusnotën, sikurse qe i mbajmë mirë mend edhe deklaratat e Albin Kurtit si opozitarë për fusnotën*, i cili përveqse e kundërshtonte fusnotën*, i quante tradhtarë ata që përfaqësonin Kosovën me këtë fusnotë*!
Si ta quajmë tani Albin Kurtin që e bëri të njëjtën gjë!?
Ku mbetën parimet dhe premtimet e Albin Kurtit?!
Siq dihet Albin Kurti erdhi në pushtet me premtime të mëdha ndaj qytetarëve. Nuk do të bëjë dialog me Serbinë pa njohje paraprake dhe se dialogun me Serbinë do ta ketë prioritet të gjashtë, e ktheu në prioritetin numër 1. Premtimin se kur të vie në pushtet do ta heqë fusnotën, jo vetëm që nuk bëri përpjekje për ta heqë atë, u bë pjesë e ‘tradhtisë shtetërore’, duke u ulur në tavolinën me mbishkrimin KOSOVO*!
Tashmë ka filluar ta kuptojë Albin Kurti, se jo vetëm fusnota* apo “fluska e sapunit” e Edita Tahirit, por edhe marrëveshjet paraprake të dëmshme dhe antishtetërore të nënshkruara nga pararëndësit e tij (Thaçi e Mustafa) në Bruksel nuk mund të ndryshohen aq lehtë siq e kishte menduar (pa 2/3 e votave në Kuvendin e Republikës së Kosovës)!
Por kryeminsitri i vendit tim është dashur ta kushtëzojë pjesëmarrjen në këtë takim me heqjën e fusnotës në mbishkrimin KOSOVO*, respektivisht me vendosjen e emrit kushtetues Republika e Kosovës, ndryshe nuk arsyetohet më asgjë ky lëshim i Albin Kurtit!
Qoftë edhe më kushtin për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, Albin Kurti nuk është dashur të ulet si “skifter” pas fusnotës* së vënë nga BE-ja!
Duhet kujtuar se edhe marrëveshja për targat nuk flet për një marrëveshje ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por si marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtines për CCP (Common Crossing Points) apo për pikat e përbashkëta të kalimit. Ndryshe i bie që në marrëveshjet e Albin Kurtit me Aleksandër Vuçiqin nuk përmendet fare Republika e Kosovës.
Mirëpo shumë shpejtë (para kohës së paraparë) edhe marrëveshjes për targat i erdhi përfundimi në mënyrën më qesharake “u hargjuan stikerat”!
Bëni çka t’iu themë unë, por mos bëni çfarë bëjë unë!
Edhe një herë po i kthehem fillimit të shkrimit. Me rastin e ndalesës së boksierëve kosovarë në pikën e kalimit në Merdare, autoritetet serbe i kishin kushtëzuar ata që t’i heqnin uniformat me mbishkrimin Republika e Kosovës nëse dëshirojnë për të vazhduar tutje rrugëtimin drejt Beogradit, mirëpo një gjë të tillë nuk e bënë pasi nuk deshën ta mohojnë identitetin shtetërorë të tyre.
Vlenë për të cekur se, për këtë veprim ishin mbështetur edhe nga kryeministri Albin Kurti, por kur i erdhi radha këtij të fundit që ta dëshmojë veten, ia bëri sikur klerikët fetar; “bëni çka t’iu themë unë, por mos bëni çfarë bëjë unë”, duke e gëlltitur fusnotën* sikur të ishte akullore!
Gëlltitja me kaq lehtësi e fusnotës* nga kryeministri ynë i lë rrugën hapur gëlltitjes së radhës e cila padyshim do të jetë akoma më e mundimshme, por e arsyetueshme në të njëjtën mënyrë “lirinë nuk ua solla unë, e gjeta në mesin tuaj”!
Deklaratat e guximshme më pas në konferencë shtypi me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, nuk e arsyetojnë gabimin fatal të Albin Kurtit më fusnotën*.
Ata që gabimin e shohin gjithmonë diku tjetër e asnjëherë të vetja, mbesin gjithmonë të papërmirësueshëm! Mosmbajtja e premtimeve elektorale dhe gabimi në veprime, janë duke e kthyer Albin Kurtin në mashtrues të qytetarëve të vendit. Liderët populist u ngjajnë daullëve, edhe pse lëshojnë zë të fuqishëm, nga brenda janë të zbrazët!
Albin kësaj radhe i zhgënjeve të gjithë, edhe kundërshtarët politikë!
P.S. Kryeministër i vendit tim, Albin Kurti, do ta keni mbështetjen time në mbrojtjen e parimeve dhe premtimeve elektorale lidhur me dialogun, fusnotën*, asociacionin dhe çka do tjetër që ka të bëjë me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, por mos e mendoni se do t’iu kursej me kritika për çdo lëshim apo mosmbajtje të premtimeve me të cilat ua more votën qytetarëve të vendit tim.
Eshref Ymeri: Kodi i krijimtarisë së gazetarit Bajram Kabashi në librin”Rilindja, përkushtim e trishtim”, që çdo gazetar duhet ta ketë në tavolinën e punës

Prof.dr. Eshref Ymeri
Gazetari i shquar kosovar, Bajram Kabashi, me banim në Norvegji që prej prillit të vitit 1999, para do kohësh më dërgoi me internet librin me titull “Rilindja, përkushtim dhe trishtim”. Është një libër befasues për të vërtetat tragjike që ai shpalos në faqet e tij. Për këtë libër ai shkruan:
“… është testamenti im për jetën e hidhur e krenare, të kaluar në profesionin e gazetarisë nga koha e pushtimit serb. A janë ftohur këto plagë pas afro dy dekadash në liri? Mjekja, poetja e figura e njohur publike, Flora Brovina, do të thoshte “Plagët dhembin kur ftohen””.
Më la një vragë të thellë në shpirt fjala e fundit e titullit të librit – trishtim, e cila, në këndvështrimin tim, do të thotë zhgënjim.
Zhgënjimi i gazetarit Bajram Kabashi është një ndjenjë pakënaqësie që i ka lindur për shkak të mosrealizimit të shpresave ose ëndrrave, të pritjeve të mbetura larg, përtej një horizonti që nuk është arritur kurrë, të mospërputhjeve të përfytyrimeve të punës që i ishte përkushtuar me mish e me shpirt me kodin e krijimtarisë së tij, duke pasur si busull orientuese ndershmërinë shembullore profesionale për të zbuluar të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Prandaj ai shkruan:
“Intelektuali i vërtetë kurrë nuk pranon mendime të “gatshme” për tjetrin.., mendimin e duhur për këdo e krijon vetë, duke e respektuar tjetrin, jetën dhe dinjitetin e
tij… Betimi im profesional është i shenjtë dhe i shtrenjtë dhe prej tij as nuk jam shmangur dhe as që jam ligështuar ndonjëherë duke e zbatuar, pra, për asnjë çast deri në këto momente. Kam qenë pothuaj gjithë kohën “i vetmuar” në rrugën time profesionale, i tradhëtuar madje edhe nga ai që nuk e prisja, ta zëmë, “shoku im më i ngushtë””.
Ku e ka burimin zhgënjimi i gazetarit në përgjithësi? Në këndvështrimin tim, ekzistojnë disa burime të tilla.
Së pari, në praktikën e jetës profesionale qëllon që gazetarët t’i vlerësojnë edhe si gënjeshtarë, si servilë të shitur, si njerëz të pasigurt, të cilëve nuk iu besojnë. Kjo mund të sjellë si pasojë edhe mungesën e dëshirës së të intervistuarve për të dhënë informacion, duke filluar nga bishtnimi me marifet deri te refuzimi kategorik, edhe qëndrimin negativ ndaj gazetarëve dhe ndaj mjeteve të informimit masiv që gazetari përfaqëson, edhe moslejimin e tij për të marrë pjesë në aktivitete të rëndësishme.
Së dyti, gazetari, shumë më shpesh se përfaqësuesit e profesioneve të tjera, përplaset me disa realitete të pista të jetës shoqërore, me egërsinë e tyre, me padrejtësinë, çka ngjall në shpirtin e tij ndjenja pakënaqësie, dhembje dhe dëshpërim, ndërkohë që atij, si përfaqësues i “pushtetit të katërt”, s’i krijohet mundësia t’i vijë në ndihmë një njeriu konkret që ka një shqetësim që e mundon, apo për të zbuluar një të vërtetë ulëritëse.
Së treti, gjatë ushtrimit të profesionit të vet, gazetarit i krijojnë vështirësi të tilla, të cilat sjellin si pasojë pamundësinë për të siguruar një jetesë dinjitoze.
Së katërti, përveç talentit dhe meritave për një karrierë të suksesshme, në praktikën profesionale janë të domosdoshme edhe disa tipare jo fort ideale, por ama tepër jetësore, si aftësia për të qenë “i afërt” me instancat e larta, në mënyrë që, kur është e domosdoshme, të ushtrohet një presion i gjithanshëm ndaj, fjala vjen, një burimi “kryeneç” për marrjen e një informacioni të domosdoshëm.
Së pesti, siç dihet, konkurrenca jo gjithmonë është e ndershme, si në mjetet e informimit masiv, ashtu edhe në radhët e gazetarëve.
Në krijimtarinë gazetareske të Bajram Kabashit bie në sy menjëherë pozicioni që ai ka zënë në raport me realitetin dhe me qytetarin e thjeshtë, sistemi i vlerave që ai mbron. Mjetet e informimit masiv, si instrument i ndikimit mbi opinionin publik, mund ta nxisin këtë të fundit të pranojë versionin që gazetari jep për realitetin e përditshëm. Por ai, si gazetar tashmë veteran i gazetës “Rilindja”, ka pasë vënë re se gazeta në fjalë jo thjesht informonte opinionin publik për ngjarjet e ditës, por edhe e formësonte “realitetin” përmes përzgjedhjes, theksimit dhe interpretimit të atyre ngjarjeve, çka rezultonte se auditorit i imponohej një realitet i caktuar. Kjo sillte si pasojë që ngjarjet reale, shpesh herë, të mbeteshin në prapaskenë ose të përshkruheshin midis rreshtave. Pra, hidhej dritë mbi ngjarjet, por lihej mënjanë nënteksti, thelbi i tyre.
Dihet që informacioni në gazetari është si puna e mallit në treg, i cili mund ta interesojë publikun, kurse gazetari shërben si subjekt i atij tregu të mjeteve të punës, për të cilat ka kërkesë. Në këtë mes lind konkurrenca që luan rolin e stimulit. Por problemi është se për çfarë konkurrence bëhet fjalë? Është fjala për konkurrencë të ndershme, kur gazetarit i rritet paga, duke punuar më mirë se të tjerët, apo për konkurrencë të pandershmë, kur ai arrin poste të larta dhe merr një pagë të mirë, pa bërë kurrfarë pëpjekjesh në ushtrimin e profesionit të vet?
Gazetari Bajram Kabashi pati vënë re se gjatë punës, ai, megjithëse gazetar mjaft i talentuar, nuk gëzonte gjithmonë respektin e duhur nga ana e drejtuesve të gazetës dhe të disa kolegëve që nuk ishin të paktë në numër. Nga ana tjetër, ai ka pasur parasysh se pasqyrimi krejtësisht i plotë i ngjarjeve, sidomos i atyre me ngjyresë emocionale negative, në radhët e opinionit publik ngjall një reagim të caktuar ndaj pozicionimit të gazetës. Por ai ka qenë i bindur thellësisht se ndjenja e përgjegjësisë, pozicioni shoqëror i gazetarit, në përputhje të plotë me kodin e profesional, shtronte gjithmonë para tij alternativën: të mbronte me vendosmëri vetëm të vërtetën dhe t’ia përcillte me hollësi, tërësisht, opinionit publik. Sepse për të ishte i papranueshëm parashtrimi i fakteve me mosinteresim, me moskokëçarje. Por, fatkeqësisht, siç dëshmon ai, “përveç gazetarëve të zgjuar e fisnikë që flijuan edhe jetën në luftën e tyre për lirinë dhe bashkimin e Shqipërisë, siç ishte dëshmori i kombit Jusuf Gërvalla, në Rilindje u injektuan edhe gjithfarë dobiçësh, spiunësh dhe karrieristësh nga lloji më i lig. Këta të fundit, qoftë nëpërmjet shërbimit të verbër ndaj pushtetit jugosllav, qoftë nëpërmjet rrugëve të dyta nepotiste e karrieriste, arritën të zënë poste me rëndësi në hierarkinë e gazetës”.
Këto pohime me domethënie kuptimplote aforistike, janë thellësisht dëshpëruese.
Bajram Kabashi e filloi punën në gazetën “Rilindja” në vitin 1982 dhe e vazhdoi deri më 01 prill 1999, kur e mbylli serboshovinizmi i kriminelit Millosheviç. Pasqyrimi që ai i ka bërë jetës kosovare gjatë 17 vjetëve në atë gazetë, shërben si një enciklopedi e vërtetë për njohjen e saj sa më afër nga ana e lexuesve. Nga sa shtjellon autori, del në pah më së miri se udbashizmi kishte hyrë thellë në poret e jetës kosovare dhe rrjeti i mercenarëve në shërbim të tij nuk ishte i vogël. Prandaj jetën e ka pasur të rrezikuar me kurthe të organizuara për rrëmbin e tij. Familja e tij ka qenë objekt përndjekjesh të egra nga udbashët e instaluar gjithandej në Kosovë. Babain e tij, atdhetarin trim Hysen Kabashi, sepse mbrojti me ngulm një familje që rrezikohej ta internonin në Srem të Vojvodinës, udbashët e torturuan rëndë, çka solli si pasojë vdekjen e tij në moshën 50-vjeçare, pasi edhe më herët si ushtar i Mulla Zek Berdynajt nga Radaci i Pejës, ishte plagosur rëndë në Kaquber të Malit të Zi, ku sëbashku me shumë dukagjinas të tjerë kishte shkuar tu dilte në mbrojtje shqiptarëve të Sanxhakut (tashmë shumica të asimiluar gjuhësisht), që viriteshin e preheshin nga armët e thikat e shovenistëve serb e malazias. Vëllain e tij, Sali Kabashi, gazetar i talentuar dhe trim, i cili me gjeneralin Naim Maloku, gjeneralin Fadil Demiri e të tjerë që nga fundi i viteve të ’80-ta, e kishin udhëhequr Shoqatën Kulturore “Migjeni” në Libjanë të Sllovenisë,- duke pri me shtypin e lirë në shqiptari, Alternativen dhe Republika, që kishin pasur ndikim të madh në formësimin e opinionit publik në atë kohë, pas luftës (në janar 2001) shërbimi i ashtuquajtur sekret i PDK-së, sikurse të ishte një degëzim i vërtetë i UDB-ës (BIA-s), e kishte rrahur mizorisht në orët e vona të natës, duke e sjellë pothuaj buzë vdekjes.
Mjaft të dhimbshme janë faqet e librit, në të cilat autori përshkruan largimin biblik nga ana e kriminelëve serbë të banorëve të Prishtinës, të rrasur me dhunë nëpër trena me drejtim Bllacën e Maqedonisë, ku njerëzit, nën qiellin e hapur, kaluan ditë të tëra në gjendje mjerimi, por mbijetuan në saje të ndihmës së vëllezërve shqiptarë në atë shtet. Me këtë rast, ai përmend hakërrimin e një polic-banditi serb, i cili e pati kërcënuar:
“Kuptoje mirë ti…, kur të bëhen dy javë, nuk do të ketë më shqiptarë në këtë vend”.
Pra, serbosllavizmi shovinist po vinte në jetë platformat e shpopullimit të Kosovës, të hartuara nga kriminelët shovinistë Ivo Andriç dhe Vasa Çubrilloviç në fundvitet ’30 të shekullit që lamë pas.
Bajram Kabashi, në rolin e gazetarit, pati shkuar në Shqipëri në shtator të vitit 1996. Aty ai pa me sytë e vetë se ku ishte katandisur Shqipëria, pa “mjerimin dhe poshtërimin e një populli nga udhëheqja e po atij populli!”. Prandaj ai deklaron: “Zoti ua kishte dhënë të gjitha – dhe njeriu ua kishte marrë”. Dhe vazhdon:
“Kur u hap perdja e hekurt dhe e zbuloi pamjen e tmerrit, ne mbetëm të shtangur nga zhgënjimi i madh, meqenëse shumica prej nesh, megjithatë, Shqipërinë e kishte menduar ndryshe, më të fortë dhe më të përparuar. Do të thotë se mjerimi, poshtërimi, përgjakja dhe vrasja e njerëzve të atij populli, nuk kishin ndodhur si pasojë e një pushtimi të jashtëm, siç i kishte ndodhur Kosovës, por, fatkeqësisht, si pasojë e pushtimit të brendshëm, apo vetëpushtimit!.. Varfëria e madhe në vend e kishte ulur aq poshtë dinjitetin kombëtar e shtetëror…” (Të njëjtën gjë thotë Profesori i nderuar Vedat Kokona, i cili, në librin me kujtime “Në tisin e kohës”, shkruan: “Pushtimi i shqiptarëve nga shqiptarët ka qenë më i rëndë se pushtimi i huaj”).
Këto fjalë të dhimbshme të këtij gazetari të rrallë në zbulimin e së vërtetës për Shqipërinë, më sollën në kujtesë diçka. Ishte 23 qershori i vitit 1999, kur, për herë të parë, shkova në Kosovë për të shoqëruar në rolin e përkthyesit një grup gazëtarësh ukrainas, të cilët, me sponsorizimin e Zyrës së Shtypit të NATO-s, kishin ardhur në Prishtinë për përgatitjen e disa reportazheve në mbarim të luftës. Pas përfundimit të shërbimit, në orën 08:00 të mbrëmjes së 30 qershorit, hipa në autobusin e linjës Prishtinë-Tiranë. Autobusi qe mbushur me emigrantë kosovarë, të cilët udhëtonin për herë të parë në atë linjë, për të shkuar në Durrës dhe për t’u nisur me traget drejt vendeve evropiane. Kishte kaluar ora 01:00 e natës kur arritëm në Fushë Arrëz. Atje qëndruam për të ngrënë diçka në një lokal nate. Kur dolën nga autobusi, kosovarët mbetën të befasuar me pamjet e mjedisit përreth, çka dëshmonte se Shqipëria qenkej katandisur në një mjerim të papërfytyrueshëm. Dikush nga kosovarët m’u drejtua me habi:
“Ore zotëri, po ne kemi menduar se Shqipëria është krejt ndryshe, është vend i përparuar, por ky mjedis po na kall lemerinë”.
Mbresa të thella të lënë faqet e librit, ku autori bën fjalë për Kishën tonë ortodokse, veprën e shquar të Fan Nolit dhe të mbretit Ahmet Zogu për pavarësimin e saj, por, për shkak të tradhtisë së klasës politike të Tiranës, ajo ra në duart e Janullatosit, emisarit të shovinizmit grekokaragjoz në Tiranë. Për herë të parë u njoha me qëndrimin e një gazetari me dinjitet të lartë kombëtar në mbrojtje të Kishës sonë fanoliane, për pushtimin e së cilës nga Janullatosi dhe pasojat e rënda të atij pushtimi, qenë botuar dikur me dhjetra e dhjetra analiza vetëm në gazetën “Rimëkëmbja” që drejtonte diplomati i njohur Abdi Baleta. Për fat të keq dhe për fatkeqësinë tonë të rëndë kombëtare, presidenti Ilir Meta, në rolin e mercenarit në shërbim të Athinës, Janullatosit i dha shtetësinë shqiptare, duke ia shitur përfundimisht Kishën tonë ortodokse shovinizmit grekokaragjoz me një dekret të posaçëm të datës 24 dhjetor 2017 dhe duke i bërë realitet fjalët e historianit shovinist grek
“Futja në dorë e kishës shqiptare është fitorja më e madhe e jona në Shqipëri në shek. XX” (Citohet sipas deklaratës së zotit Petrit Bidoshi, Kryetar i Komitetit për Mbrojtjen e Autoqefalisë, në emisionin “Shqip” të zonjës Rudina Xhunga në kanalin TV “Top Channel” të datës 04 dhjetor 2004. Citatin e mësipërm zoti Bidoshi e kishte nxjerrë nga libri me titull “Grekët dhe ballkanasit e rinj” të historianit të lartpërmendur).
Megjithëse gazetari kishte ardhur në atdheun amë, prapëseprapë nuk i shpëtoi dot provokimit të një agjenti të Beogradit, i cili, me sa duket, e përgjonte ngado që shkonte dhe në një lokal të Tiranës u shpreh me shpoti, pa iu drejtuar drejtpërdrejt:
“Ja si është bërë si me qenë komandant i NATO-s. Me çantë të zezë e kokën lart! Kujtojnë se kanë çfarë t’i bëjnë Serbisë… Amerika dhe askush tjetër s’ka çka t’i bëjë Serbisë, se Serbia është e fortë…”.
Jo vetëm kaq, një tjetër provokator i fëlliqur dhe agjent i UDB-së e pati goditur deri në gjakosje dhe ashtu, i përgjakur, pati shkuar në shtëpinë e Abdi Baletës.
Nga sa pati parë dhe pati vëzhguar edhe gjatë dy vizitave të tjera në Shqipëri në mars dhe në qershor të vitit 1999, Bajram Kabashi, si një gazetar mendjehollë, vjen në këtë përfundim shumë të drejtë:
“Shqipëria mund dhe duhet kritikuar, por nuk duhet harruar se ajo nuk ka mundësi të dalë nga lëkura e vet për shkak të problemeve të trashëguara nga lufta civile e shkaktuar qyshkur. Enver Hoxha e kishte pushtuar me dhunë pushtetin në fund të viteve të ’40 të shekullit njëzet”.
Artikujt e tij me të dhëna nga Shqipëria lexoheshin me shumë ëndje në Kosovë. Por, çuditërisht, në intervistat me Abdi Baletën, Bajramit nuk ia shënonin emrin ata të gazetës Rilindja. Atij i kishin lënë ca mbresa të thella, deri në befasi, disa fjalë që Abdi Baleta ia kishte thënë gjatë një interviste:
“Megjithëse ju kosovarët e keni serbin mbi krye, nganjëherë duhet ta ktheni shikimin nga Jugu i Shqipërisë që na e kërcënon greku!”.
Si kosovar, i cili e ka pasë konsideruar Shqipërinë si një mbështetje të fuqishme për Kosovën, e kishte të vështirë ta përfytyronte që ajo të ishte katandisur deri në atë gjendje, saqë jugu i saj të kërcënohej nga grekoshovinizmi.
Si një gazetar me vetëdije të lartë kombëtare, Bajram Kabashit i ka pasë bërë shumë përshtypje servilmercenarizmi i disa kolegëve të Tiranës, të shndërruar në argatë të pështirë të politikës neokomuniste të partisë soicialiste. Pas kundërrevolucionit të vitit 1997, ata servilmercenarë, si Ben Blushi, Frrok Çupi e Vladimir Prela, u shpërblyen me poste të larta në hierarkinë qeverisëse të asaj partie.
Me shumë dëshpërim në shpirt lexova faqet e librit, ku autori bën fjalë për vrasjet në Kosova gjatë dhe pas luftës. Ato vrasje janë një njollë e zezë jo vetëm në historinë e Kosovës, por edhe në historinë e mbarë kombit shqiptar. Me trishtim të thellë në zemër ai flet për vrasjet e kolegëve të vet gazetarë, si Ali Ukaj, Xhemajl Mustafa, Enver Maloku. Në gazetën “Bota Sot”, në njërin nga numrat e saj të dhjetorit të vitit 1999, gazetari Bajram Kabashi kishte lexuar një artikull të Mero Bazes, në të cilin theksonte se zëdhënësin e parë publik të UÇK-së, Ali Ukajn, e kishte vrarë Hashim Thaçi. Një muaj më parë, Mero Bazes, këtij njeriu të njohur mirë në varganin e gazetarëve kryeservilë të pështirë të politikës së Tiranës, të cilët lëpijnë herë sahanët e PS-së, herë sahanët e PD-së, gazetari me dinjitet të lartë profesional Bajram Kabashi, ia ka nxjerrë bojën paq në analizën me titull“Mero Baze, “gjenerali i SHIK-ut të Partisë Demokratike”, vazhdon t’i dalë në mbrojtje Hashim Thaçit e ta sulmojë Albin Kurtin!”, të botuar në portalin “Drini”. 08 nëntor 2021. Në atë analizë ai bën fjalë për vizitën e Mero Bazes në qelinë e Hashim Thaçit në Hagë më 05 nëntor 2021, vizitë që u pasua me botimin e artikullit me titull “Gjyqi i pafilluar ndaj Hashimit dhe gjyqi i mbaruar ndaj Albinit”, ribotuar po në të njëjtën datë në portalin e përmendur më lart. Bajram Kabashi, në atë analizë, shkruan:
“… për Mero Bazen, nëse gjykojmë bazuar në shkrimet e tij, personazhi më negativ ishte Hashim Thaçi, si dhe të tjerë “të luftës” që synonin t’ua merrnin “pushtetin” atyre të “paqes”. Pra, mu ai Hashim Thaçi që Meroja njëzet e sa vite më vonë e viziton në Burgun e Hagës, në Holandë. Mero Baze atëherë, sikurse sot, ka mbetur një gazetar i shpifur… Si të kuptohet ndryshe afria e tij aq e madhe me Sali Berishën dje dhe urrejtja e paimagjinueshme ndaj tij sot?”.
Sipas të dhënave që janë bërë publike në mjetet e informimit masiv, gjatë dhe pas luftës, në Kosovë janë kryer 1820 vrasje, të cilat kanë mbetur të pazbuluara deri në ditët tona.
Sipas rreshtimit që gazetari u bën ngjarjeve rreth atyre vrasjeve, rezulton se Beogradi, që para fillimit të luftës, në Kosovë ka ndjekur të njëjtin skenar, si edhe në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në Shqipëri pati rekrutuar fillimisht njeriun pa shtyllë kurrizore Enver Hoxha, për ta vënë në krye të partisë komuniste, me qëllim shndërrimin e saj në agjenturë të serbosllavizmit, siç edhe e shndërroi konkretisht, futjen e vendit në luftë vëllavrasëse dhe vazhdimin e saj me luftën e klasave pas nëntorit të vitit 1944, për shfarosjen me rrënjë të përfaqësuesve të nacionalizmit shqiptar. Edhe në Kosovë, Beogradi pati rekrutuar me kohë krytradhtarin Hashim Thaçi, kopjen e kryetradhtarit Enver Hoxha, për ta vënë në krye të PDK-së, po me të njëjtin pikësynim – shndërrimin e PDK-së në agjenturë të Beogradit. Franca, si mbështetëse e fuqishme e serbosllavizmit dhe e rusopolitikës, armikes tradicionale të kombit shqiptar, e pati rekrutuar Hashim Thaçin përmes shëbimit të saj sekret. Në një informacion, të botuar në internet një vit më parë, thuhet:
“Hashim Thaçi është agjent i Francës. Kështu thotë ish-shefi i shërbimit francez Pierre Siramy, në një dokumentar special të Canal +. Sipas tij, në historinë e rekrutimit të Thaçit është i përfshirë Arnaud Danjean, në atë kohë oficer hulumtues për Çështje të Ballkanit” (Citohet sipas: “Ish-shefi i shërbimit sekret francez: Thaçi është agjent i yni, e rekrutuam në Rambuje”. Faqja e internetit “Lajm”. 09 dhjetor 2020).
Në kulmin e trishtimit, gazetari Bajram Kabashi i drejtohet popullit të përgjumur, të cilin kryeargati i Beogradit Hashim Thaçi po e shpërbënte kulturalisht dhe shpirtërisht, duke e mbajtur nën trysninë e frikës nga vrasjet e shumta që ndodhën pas luftës.
Në këndvështrimin e tij, vrasjet ishin rezultat i ndeshjes mes dy shërbimeve sekrete të PDK-së dhe të LDK-së. Prandaj ai shkruan:
“… vrasjet e aktivistëve të ndryshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë ndodhur, dhe ato nuk i ka ekzekutuar asnjë lloj UDB-je drejtpërdrejt, siç dëshirojnë sot ta mjegullojnë çështjen “qerthuj” të ndryshëm analistësh, pseudointelektualësh dhe policësh të rrejshëm. Ata, është e qartë se i ka vrarë “UDB”-ja, por ajo është “UDB”-ja e “kokës sonë”, që përbëhej nga njerëz-hijena e patriotë të shpifur…”.
Diku më lart citova autorin e këtij libri, i cili theksonte se Shqipëria e ka të vështirë të dalë nga lëkura e vet për arsye të ndotjes që i shkaktoi psikologjisë së popullit kryekrimineli Enver Hoxha me përçarjen tragjike përmes luftës së klasave. Pra, Shqipëria vazhdon të mbetet e robëruar ende në kthetrat e enverizmit, sepse neokomunistët që morën pushtetin pas demoshëmtisë dhjetoriste, nuk e dënuan me ligj të posaçëm enverizmin, nuk bënë dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare Prandaj edhe kryekrimineli vazhdon të mbajë ende titullin e heroit të popullit. Sigurisht, s’mund të ndodhte ndryshe. Sepse e ashtuquajtura demokraci dhjetoriste, të cilën unë e kam etiketuar si demoshëmti dhjetoriste, nuk buroi nga poshtë, nga radhët e popullit, ajo u injektua nga lart, nga Ramiz Alia, sipas platformës që parashtroi në mbledhjen e Byrosë politike në nëntor të vitit 1989 dhe në dhjetor të vitit 1990, sipas së cilës neokomunistët do ta gëzonin pushtetin përjetësisht. Po ashtu, Kosova e ka të vështirë të dalë nga lëkura e udbashizmit, të cilin serboshovinizmi gjakatar e ka pasë kultivuar gjatë një periudhe më shumë se njëshekullore në psikologjinë e jo pak njerëzve, për t’i pasur këta si argatë të bindur për përçarjen e popullit. Pikërisht vrasjet gjatë dhe pas luftës kanë shërbyer si mënyrë djallëzore për mbajtjen gjallë të përçarjes ndërshqiptare në radhët e popullit kosovar. Prandaj një letër që i ka pasë dërguar në Norvegji Bajram Kabashit, gazetarja Emine Berisha shprehet me nota të theksuara pesimizmi:
“Ke dëgjuar për ekzekutimet që po bëhen gjithandej? Mos u befaso, por nëse s’u ndalet turri disave, shoqëria jonë do të jetë më e sëmurë dhe më e egër sesa ajo në Shqipëri. Beso, nganjëherë kam përshtypjen se kemi lindur me nga një pllakë të padukshme hekuri, që do ta bartim mbi supe derisa të vdesim”.
Libri i gazetarit Bajram Kabashi, siç e përmenda më lart, është një enciklopedi informacioni për ngjarjet që kanë ndodhur në Kosovë gjatë 40 vjetëve të fundit. Çdo gazetar me vetëdije të lartë kombëtare dhe me dinjtet të lart profesional, këtë libër duhet ta ketë përherë në tavolinën e punës, sepse ai shërben si një burim i madh informacioni për të vërtetat që autori aty trajton, si një shkollë model që të mëson se si të bëhesh gazetar i aftë, i sakrificës, i guximshëm dhe trim. Sigurisht, guximi, sakrifica dhe trimëria në gazetari janë zeje shumë të vështira dhe ato nuk mund t’i ushtrojë dokushdo.
Do të kishte qenë një mrekulli sikur Presidentja dhe Kryeministri i i Republikës së Kosovës
të ishin kujtuar për gazetarin Bajram Kabashi, ta ftonin të kthehej në atdhe dhe t’i ofronin një post të rëndësishëm në administratën shtetërore. Sepse është për të ardhur keq që talentet tona i gëzon bota. Më ka pasë lënë mbresa të thella një bisedë telefonike që zonja Elena Kadare ka pasur me një gazetar amerikan. Ajo shkruan:
“Para ca ditëve mori në telefon një gazetar amerikan qe kërkonte një intervistë me Is. Dhe bëmë pak muhabet mbasi ai dinte ca frëngjisht. E dini ç’më tha? Në Amerikë shqiptarët e arsimuar që kanë ardhur këtu, bëjnë një përshtypje të jashtëzakonshme. Janë të dijshëm, shumë të zotë, dinë rrjedhshëm nga tri gjuhë të huaja, që i përdorin pa problem, gjë që nuk është aq e lehtë për një amerikan. Shqiptarët e tillë janë shumë të mirëpritur në Amerikë. Unë vetë kam qenë në Shqipëri dhe jam mahnitur nga bukuria e këtij vendi. Dhe kam pyetur veten, përse ky vend me këto kapacitete njerëzore, me këtë natyrë e klimë të mrekullueshme, nuk arrin ta ngrejë kokën, ka përherë probleme, nuk ecën përpara, ashtu siç do të ishte dashur të ecte…” (Citohet sipas: “Helena Kadare: Edhe në Paris jetoj me Tiranën. Intervistoi Mira Kazhani. Faqja e internetit “Lapsi Lajme”. 08 mars 2017).
San Diego, Kaliforni
08 dhjetor 2021

Gjergj – Bajram Kabashi
- Një falenderim nga zemra dhe një përgjigje për propozimin e Prof. Eshref Ymerit, se : “Do të kishte qenë një mrekulli sikur Presidentja dhe Kryeministri i i Republikës së Kosovës të ishin kujtuar për gazetarin Bajram Kabashi, ta ftonin të kthehej në atdhe dhe t’i ofronin një post të rëndësishëm në administratën shtetërore.“
Profesor i nderuar,
Të falemnderoj dhe shprehi mirënjohjen dhe konsideratën time që paske shkruar recension tejet vlerësues për librin tim: Rilindja, përkushtim e trishtim . Shkrimi Juaj ishte një kredhje e thellë psikologjike në vetminë time si gazetar hulumtues (investigues) , e sidomos në zbërthimin kuptimor të përmbajtjes dhe hyrje në porosinë e librit tim, që e përfshin një jetë të kaluar në profesion si dhe pikëpamjet e mija për Kosovën e Shqiptarinë, ashtu sikurse që i kam vërejtur përgjat asaj kohe.
Raport për Shqipërinë e 1886

Përgatitur nga: Dr. Nusha Zhuba (Anna Hida), studjuese nga Roma, Itali
Ndërmjet provincave turke që janë afër nesh , nuk është asnjëra që paraqet më shumë interes se Shqipëria e Veriut, në të cilën pasuritë natyrore , pyjet e pasura , prodhimet e tokës, deri më tani janë të sapo kultivuara dhe vënë në përfitim. Shumë pak udhëtarë kanë kanë vizituar vendin në brendësi, dhe Shkodra është i vetmi vend që frekuentohet nga tregtarët. Nëse do hysh në brendësi të vendit do të gjesh qytete të rëndësishme dhe interesante për më shumë se një titull shkrimi, Prisrend (Prizreni)për shembull i cili ka më shumë se 35 mijë banorë , në këtë qytet ku dhe e vendbanimin pasha guevernator i përgjithshëm, por dhe një ipezhgv katolik. Ata kanë një konsull në Shkodër, Janinë e Prevezë në gojën e gjirit të Artës. Rruga nga Shkodra për në Prizren , kalon nëpërmjet Drinit të zi, i cili derdhet në Adriatik, në Alesio (Lezhë) ku është edhe vendvarrimi i Skënderbeut heroit legjendar i cili ka vdekur në 1469 .
Drini mund të bëhet i lundrueshëm nga Lezha deri në grykderdhje, kjo mundësohej nga projekti i bërë nga një zyrtar i marinës Austriake. Nësë do ishte bërë ky projekt , do të rriste në masë bujqësinë dhe tregtinë, të të dy pashallëqeve si dhe prerjen dhe lundrimin mbi lumë të drurëve që gjenden përreth. Qyteti i Prizrenit është i ndërtuar në rrëzë të Malit të Sharrit. Popullsia e tij është prej 22.000 myslyman e 11. 000 të krishterë dhe 2000 ciganë. Ushtria është e pajisur sikurse armata europiane e formuar nga ushtarë të vjetër që bëjnë një shërbim të shkëlqyeshëm . Menazheria është ndër më të bukurat që zotëron Rumelia. Ndërmjet Prizrenit e Gjakovës , shtrihet jë fushë prej dhjetë ligash, ( rrerh 40 km) e cila kultivohet në mënyrë të admirueshme nga një koloni Mirditore. Kjo popullsi shqiptare katolike që s’ka më shumë se 7000 individ , ka ruajtur autonominë e sajë dhe njeh gjithmonë Bib Dodën si princ të Mirditës, dhe ju bindet magjistratëve të emëruar me zgjedhje. Ajo ka pasur privilegjin të mbante armët e sajë ndërsa të krishterëve të tjerë të provincës ju është hequr kjo e drejtë. Këta Mirditorët janë një të denjë për një interesim më të madh (duhet të shkruhet më shumë për ta).
Janë paqësorë dhe punëtorë dhe qytetet e fushës e kanë qetësinë prej tyre.
Stabilimenti i Çerkezëve i ndërtuar në Izov dhe Pejë , për të cilën qeveria turke ka shpenzua shumë është i gjatë dhe i ndërtuar bukur. Çerkezët , emigrantë të ardhur nga Kaukazi. kanë neveri të kultivojnë tokat që ju janë dhënë atyre, por preferojnë të shkojnë nga një fshat në tjetrin të punojnë ose jetojnl duke kërkuar lëmoshë . Ata kanë aspektin e një populli të mjerë.
Afër Gjakovës gjendet një mrekulli e përbërë prej dy urash me origjinë romake , të ruajtura në mënyrë perfekte. Qyteti është i populluar prej 16 mijë myslymanësh, dhe prej 1200 të krishterësh. Të krishterët gjenden më të shumtë në numër në fushat e Gjakovës. Katër orë nga Gjakova në grykën me pyje shekullore gjendet njëri prej monomenteve më të ruajtura nga një shkëlqim i lashtë nga Mretërit e Serbisë , Manastiri i Deçanit, i ngritur në mermer në stilin bizantin.
Muajin e kaluar duke kaluar konsulli i Francës monakët mblodhën të gjithë popullin e krishterë duke kënduar një Te Deum solemne për ruajtjen e ditëve në nder të Perandorit Napoleon. Bazilika e Deçanit ka një sargofak në të cilën gjendet hiri i Shën Shtjefnit të Serbisë.
Qyteti i Pejës ka 17000 banorë 2000 prej të cilëve janë të krishterë dhe zotërojnë një kishëz latine dhe jë manastir grek me një elegancë të mahnitshme arkitekture.
Nga brigjet e liqenit të Plavës rreth disa km nga Peja gjenden malet e larta të Shaipërisë së Veriut të cilat formojnë një panoramë të shkëlqyeshme që shtrihet deri në kufinjtë e Malit të Zi.
Mbi këto gjendet kështjella Medum të guvernatori i Shkodrës e ka ndërtuar dhe armatosur me topa që qëllojnë shumë larg. Pika më kryesore e provincës së Shkodrës si pozicion ushtarak e tregtar ëshgë Podgorica e cila ka 1000 shpi turke e 160 të krishtera . Guvernatori i këtij qygeti ka nën komandë të gjithë trupat që janë në kufi me Malin e Zi.










Kushtetuesja në Kosovë, më 23 dhjetor 2015: Asociacioni i Komunave Serbe me pjesë antikushtetuese
Gjykata Kushtetuese mori vendim që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të themelohet ashtu siç është parashikuar në Marrëveshjen e parë të Brukselit, e nënshkruar në prill të vitit 2013 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në vendimin e saj prej 39 faqesh që Gjykata Kushtetuese e publikoi (23.12) në faqen e vet zyrtare thuhet se “Gjykata konstaton se parimet e këtij asociacioni, siç janë përshkruar në marrëveshjen e 25 gushtit të këtij viti, nuk janë tërësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës, përkatësisht me disa nene që kanë të bëjnë me kapituj mbi barazinë para ligjit, të Drejtat dhe Liritë Themelore dhe kapitullin mbi të drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre.
Prandaj “Gjykata konstaton se akti juridik i Qeverisë së Kosovës dhe statuti që zbaton parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, duhet t‘i plotësojnë standardet kushtetuese dhe duhet të jenë në pajtueshmëri me kapitujt e saj”.
Kërkesën për intepretimin e kushtetueshmërisë së parimeve të marrëveshjes së 25 gushtit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, e ka bërë më 30 tetor të këtij viti presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga. Kjo kërkesë pasoi pasi tri partitë politike opozitare, lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, penguan mbajtjen e seancave të kuvendit, duke kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa tërheqjen e nënshkrimit nga marrëveshja me palën serbe, marrëveshje kjo që sipas opozitës është antikushtetuese.
Me vendimin e së mërkurës (23.12) të Gjykatës Kushtetuese të nënshkruar nga kryetarja e kësaj Gjykate Arta Rama Hajrizi ka përfunduar edhe pezullimi i përkohshëm i marrëveshjes për asociacionin. Në këtë mënyrë Gjykata Kushtetuese i lë dorë të lirë qeverisë së Kosovës që ta themelojë asociacionin e komunave me shumicë serbe në bazë të parimeve të marrëveshjes së 19 prillit të vitit 2013.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga nga ana e saj, bëri të ditur se e ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në kërkesën e saj për të shqyrtuar përputhshmërinë e parimeve të asociacionit të komunave me shumicë serbe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Prandaj në këtë linjë presidentja kërkon zbatimin e vendimit.
“Presidentja Jahjaga u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve dhe spektrit politik në Kosovës që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e presidencës së Kosovës. Presidentja fton partitë e koalicionit qeverisës dhe opozitën ta shfrytëzojnë këtë moment për të rinisur dialogun politik në Kosovë dhe për të rikthyer normalitetin në vend.
I menjëhershëm ishte reagimi i partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj. Kjo parti siç thuhet në reagimin e saj e “mirëpret aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me vlerësimin e përputhshmërisë së parimeve që përmban dokumenti i titulluar Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe në Kosovë, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.
“Konstatimi se Parimet e përgjithshme/elementet kryesore “nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 (Barazia para Ligjit) , paragrafi 1, me Kapitullin II (Të Drejtat dhe Liritë Themelore) dhe me Kapitullin III Të (Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre), është dëshmi e pamohueshme se Marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe, është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ky aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohet kështu siç është shkruar e zeza mbi të bardhë dhe çdo sugjerim apo kërkesë e Gjykatës Kushtetuese se si të procedohet më tutje me këtë marrëveshje, nuk mund të jetë në domenin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në reagimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
_______
Letër Francesco Crispit, arbëreshit që ishte edhe kryeministër i Italisë



Fjalimi i kryeministrit Kurti në mbledhjen e katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit
Bruksel, 7 dhjetor 2021
I nderuar Zëvendës President i Komisionit Evropian, Përfaqësues i Lartë, z. Josep Borrell,
I nderuar Komisioner, z. Oliver Varhelyi,
Zonja e zotërinj,
Të nderuar miq,
Në këtë ditë, dy dekada më parë, u lirova nga burgu i Nishit në Serbi. Isha arrestuar më 27 prill 1999 në Kosovë, vetëm 34 ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë dhe caqeve të saj ushtarake e paraushtarake për ta ndalur gjenocidin në Kosovë.
Njëzet vjet më vonë, shumë gjëra kanë ndryshuar në botë, por ende e gjejmë veten, dhe unë e gjej veten, duke luftuar për të njëjtat kauza dhe duke u përballur me kërcënime jo aq të ndryshme. Kauza e një Kosove sovrane dhe të pavarur, e cila tani është një realitet i njohur nga shumë dhe i mohuar nga pak, dhe kërcënimi në rritje nga fqinji agresiv.
E nuk ka vend më të mirë se në këtë shtëpi të Evropës dhe në këtë familje të madhe evropianësh që t’i ndaj këto kujtime dhe të bëj thirrje për më shumë zgjim ndërsa ne së bashku përballemi me një kërcënim në rritje të autokratëve që po rriten gjithnjë e më shumë.
Të nderuar të pranishëm,
Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret mbledhjen e katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës. Megjithatë, kjo është mbledhja e parë e qeverisë sonë të re në këtë format.
Kjo mbledhje është një piketë e rëndësishme në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, veçanërisht në funksion të nisjes së fazës së dytë të zbatimit të prioriteteve politike në kuadër të Agjendës së Reformave Evropiane (ERA). Tashmë kemi miratuar planin e ri të ERA II me prioritete që vijnë nga MSA-ja më 4 tetor 2021, të cilin jemi zotuar ta zbatojmë me prioritet të lartë.
Për ne, MSA-ja është një marrëveshje e rëndësishme ndërkombëtare. Kosova deri më tani ka treguar përkushtim dhe përpjekje në të gjithë spektrin e gjerë të reformave dhe nga të gjithë aktorët në përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA-ja. Prandaj, besojmë se ka ardhur koha që Kosova dhe Bashkimi Evropian t’i përshpejtojnë përpjekjet e përbashkëta për trajtimin e çështjeve më komplekse që kanë qenë pengesa në rrugëtimin tonë drejt fazës së ardhshme të procesit të integrimit në BE.
Tani, më shumë se kurrë, kemi stabilitet politik, institucione të konsoliduara dhe vullnet të jashtëzakonshëm për ta bërë këtë, duke e bërë këtë, më shumë se një synim ideal, një objektiv realist. Për këtë qëllim, ne e konsiderojmë kritike për perspektivën e anëtarësimit në BE që dialogu politik, siç kërkohet në Titullin II të MSA-së, të jetë zyrtarisht i vendosur dhe plotësisht funksional në të gjitha sferat.
Kosova është e përgatitur të angazhohet plotësisht në këtë fushë të reformave, si në aspektin politik ashtu edhe në aspektin e strukturës dhe kapaciteteve institucionale. Për më tepër, në përputhje me reformat e brendshme dhe në përmbushje të perspektivës së premtuar të BE-së, Kosova synon të aplikojë për anëtarësim vitin e ardhshëm.
Ritheksojmë bindjen e fortë të popullit të Kosovës se e ardhmja e vendit tonë është brenda Bashkimit Evropian. Ekziston një mbështetje e fortë publike për integrimin në BE në mesin e qytetarëve dhe të gjithë aktorëve politikë në Kosovë, si dhe respektimin e vlerave të BE-së dhe gatishmërinë për t’i nisur reformat që e sjellin Kosovën gjithnjë e më afër anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Evropa është kontinenti ynë dhe BE-ja është fati ynë.
Besojmë se kushtet e BE-së duhet të jenë të drejta dhe të lidhura me progresin real dhe të na motivojnë të gjithëve që ta sjellim rrugën e Kosovës drejt BE-së më afër qytetarëve dhe ta bëjmë anëtarësimin më realist dhe më të qëndrueshëm.
Dështimi i BE-së për ta realizuar premtimin pas përmbushjes së kushteve dëmton besimin në reforma dhe krijon një ndjenjë padrejtësie që minon besimin në BE-në. Pra, është e rëndësishme që vazhdimi i besimit në mesin e qytetarëve t’i shfaqë përfitimet e të qenit pjesë e BE-së me veprime konkrete duke filluar nga liberalizimi i vizave, duke qenë se besimi është shumë i nevojshëm në çdo vend që dëshiron të nisë rrugëtimin e vështirë të anëtarësimit në BE. Janë bërë 3 vjet, 4 muaj e 3 javë që nga rekomandimi për herë të dytë i Komisionit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Përveç shqetësimeve të shkaktuara nga pandemia COVID-19, për Kosovën dhe qytetarët e saj ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm. Ne mbajtëm dy palë zgjedhje demokratike të cilat ishin të organizuara mirë dhe shfaqën ngjyrat e vërteta të demokracisë. Zgjedhjet kombëtare prodhuan një shumicë të re në parlament dhe sollën legjitimitet dhe stabilitet në institucionet tona.
Qeveria e re përbëhet nga persona të arsimuar mirë, me integritet të lartë dhe të orientuar drejt reformave, të cilët janë të etur për të shtyrë përpara suksesin. Si rezultat, kemi parë progres në të gjitha sferat. Pas një tkurrjeje prej 3.1% në vitin 2020, siç raportohet nga Banka Botërore, tani po përjetojmë një rritje të jashtëzakonshme ekonomike. Eksportet tona janë rritur për 66%, të hyrat tona janë rritur për 30% dhe kemi shtuar rreth 10 mijë vende të reja pune në ekonomi.
Gjithashtu jemi duke udhëhequr në Ballkanin Perëndimor me mesataren më të lartë të qytetarëve të vaksinuar, mbi 1.6 milionë doza të administruara, dhe me më së paku raste të reja me COVID-19.
Siç e kemi thënë shumë herë, për ne BE-ja fillon nga brenda, sepse reformat që nevojiten për t’u anëtarësuar në BE janë gjithashtu reforma që kërkohen nga qytetarët tanë për ta përmirësuar jetën e tyre.
Fatkeqësisht, kjo nuk mund të thuhet për rajonin ku autokracia po rritet dhe bashkë me të edhe agresioni ndaj fqinjëve, një sjellje që duhet dënuar dhe shpresojmë që BE-ja të dërgojë mesazhin e saj të qartë duke mos lejuar avancimin në procesin e anëtarësimit për këdo që guxon të angazhohet në aktivitete të tilla armiqësore. Nuk bën të ketë fonde evropiane pa vlera evropiane.
Gjithashtu ndjejmë keqardhje që katër marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Tregut të Përbashkët Rajonal nuk u materializuan për shkak të kërkesave të paarsyeshme që synonin ta bllokonin këtë nismë. Jemi plotësisht të përkushtuar për integrimin rajonal dhe besojmë se është koha e fundit që t’i trajtojmë mangësitë në këtë fushë duke shqyrtuar një bazë të re që zgjidh mosmarrëveshjet për terminologjinë, parasheh mekanizma të pavarur për monitorimin dhe zbatimin e marrëveshjeve të reja dhe na afron drejt BE-së.
Ne kemi propozuar tashmë SEFTA-n (Southeast European Free Trade Agreement), e modeluar sipas EFTA-EEA, si një marrëveshje e cila trajton të gjitha çështjet e mësipërme dhe hap dyert për progres.
Ju falemnderit.
Asociacioni ka lindë në Bruksel, por mund të sfidohet vetëm në Washington
Shkruan: Faton Bislimi
Pranvera e vitit që po vije do të jetë më e ngrohtë se secila verë që kemi përjetuar deri më tani. Jo në kuptimin meteorologjik, por në atë politik. Kosova do të gjendet edhe njëherë para vendimeve të mëdha. Çdo ditë e humbur sot, e rritë koston që do na duhet eventualisht ta paguajmë nesër.
Çdo huqje diplomatike sot (e të tillat janë të panumërta në MPJ) është kosto nesër. Angazhimi totalisht ad hoc e kryesisht edhe i munguar krejtësisht në avansimin e përkrahjes për Kosovën në qendrat e vendimmarrjes politike botërore, e vecanërisht në Capitol Hill, është shenjë alaramente për dëshmtim nesër, ngase “dështimi për t’u përgatitur, është përgatitje për dështim!”
Nuk mjaftojnë vizitat jashtë vendit sa për photo-op e pa asnjë rezultat konkret. Nuk është zgjidhje assesi ‘kontraktimi i firmave lobuese në Washington, DC’ siç po përgatitet të bëjë MPJ e jonë ngase siç kemi parë në të kaluarën, janë shpenzuar me miliona euro për “lobim” e janë arritë zero, ama bash zero, rezultate për vendin.
Edhe nëse duam, e kemi të pamundur që me ‘pagesa për lobim’ të arrijmë të fitojmë betejën diplomatike aty ku ka nevojë më së shumti. Nëse MPJ mendon se në ditët apo javët në vijim nënshkruan kontratë lobimi me një ose dy firma në SHBA (të dyja që i njohim thellësisht), le ta dijë se nuk do të arrijë as rezultatin më të vogël. Kosova në përgjithësi e MPJ në veçanti e kanë kaqikun e vogël financiar për të fituar betejën diplomatike me para për firma lobiste që sot punojnë për neve, realisht për paret tona, e neser edhe për ato të tejtërkujt. Fundja, dollari amerikan nuk njehë kombësi e as shtet.
MPJ e ka për obligim kryesor, bashkë me krejt qeverinë, që fokusin ta kenë tek ripërtrirja e përkrahjes së parezervë amerikane për Kosovën. Nëse krejt klasa jonë politike – pozitë e opozitë – janë të bindura se nuk do të lejohet krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me të drejta ekzekutive, atëherë ekziston veç një mënyrë se si mund ta shpëtojmë Kosovën nga kjo kërkesë e bashkësisë ndërkombëtare, kryesisht BE-së: ne duhet që dje, sepse edhe sot veç jemi vonë, të ishim duke punuar intensivisht me miqët tanë të vërtetë në Capitol Hill në Kongresin e SHBA-ve për t’i bindur ata se ky Asociacion e dëmton Kosovën dhe një Kosovë e dëmtuar, e lëndon interesin gjeo-strategjik amerikan në Ballkan e më gjerë.
Ne ende i kemi njerzit që na ndihmojnë në këtë kauzë, ashtu siç na kanë ndihmuar të çlirohemi e të pavarësohemi. Dhe, për këtë, flasin kajrtë faktet historike. Mjafton të bëni një kërkim në Google apo në YouTube për Joe DioGuardin dhe Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe e shihni me sytë tuaj. Që nga viti 1985 e këndej, lidhja jonë me Amerikën zyrtare dhe përkrahje e Washingtonit për kauzën tone kombëtare bëhet përmes DioGuardit dhe shumë e shumë figurave tjera kyçe të politikbërjes amerikane me të cilat na ka lidhë fillimisht pikërisht DioGuardi.
Edhe DioGuardi edhe Liga mbesin edhe sot e kësaj ditë gardianë të vërtetë të lidhjeve tona unike me Amerikën. Sepse, ata këto lidhje i ndërtuan me punë të sinqertë, me fakte historike, me argumente kritike, me perkrahje te mergates sone ne Amerike, dhe me bazë në interesin gjeo-strategjik amerikan, në përputhje të së cilit është edhe vet kauza jonë kombëtare.
Kosova sot ndihmohet duke ruajtur këto miqësi të krijuara tash e mbi tri dekada e jo duke hargjuar kot paranë publike me firma lobiste pa asnjë rezultat konkret. MPJ këtë duhet ta ketë mëse të kjartë. Një miqësi e ndërtuar për dekada, as nuk blihet as nuk shitet. Edhepse po humbim miq të mëdhenjë si McCain e pardje edhe Dole psh, lidhjet me njerzit e tyre nuk kanë vdekë. Përkundrazi, respekti i tyre tek kolegë tjerë është enorm i madh dhe aset veç i atyre që punuan me këta burrështetas për vite të tëra, siç janë Joe e Shirley DioGuardi dhe Liga!
Nuk ka shembull më të mirë se sa deklarata e Kryetarit të Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve, z. Bob Menendez, i cili në takim me Ligën shprehet kategorikisht kundër Asociacionit me të drejta ekzekutive. Kjo është beteja që duhet fituar me secilin lider tjetër kyç të Kongresit të SHBA-ve. Dhe, pos Ligës e DioGuardit bashke me znj. Cloyes, nuk ka kush që mundet me pas më shumë sukses në këtë drejtim.
MPJ mund të bëjë çfarëdo kontrate lobiste për të ndrequr imazhin e vet pak ndoshta, por assesi për t’i ndihmuar Kosovës realisht. Jemi në kohën kur edhe minutat e humbur do t’i kushtojnë gjeneratave të ardhëshme. Jemi në kohën e veprimit konkret, të përbashkët, për interesin kombëtar të shtetit tone, jo për rregullimin kozmetik diplomatik.
Kushdo që mendon se “kompromiset e dhimbëshme” që janë përmendur nga amerikanët janë hajgare, është vet veçse një hajgaregji në politikë. Nëse duam t’i sfidojmë suksesshëm këto “kompromise,” rrugën e dijmë (e kemi parë tash e mbi tri dekada), veç a e kemi vullnetin! E përveç vullnetit, na duhet edhe dija, përvoja, njohja e kuluareve të Capitol Hill-it. Përndryshe, kur të jemi para aktit të kryer me marrëveshjen finale mbi tavolinë, ikja nga përgjegjësia do të jetë e pamnudur.
Dr. Faton Bislimi është Anëtar Ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe ish-Deputet i Kuvendit të Kosovës nga LDK.


