E diel, 17:15 në VOYAGE – RTK1: TITO dhe KOSOVA, mitet dhe të vërtetat historike!
“Fletërrufe” nr. 5, moderatorit Leonard Kerquki!
“Vlerat e përbashkëta” amerikano-shqiptare dhe vizita e diplomatit të lartë amerikan, Z. Gabriel Escobar në Tiranë

Nga Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njoftoi se më 9 dhjetor, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Z. Gabriel Escobar, do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, “me qëllimin për të thelluar miqësinë tonë të ngushtë, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike.”
Kam venë re se Ambasada Amerikane në Tiranë, sidomos, kohët e fundit, thekson shpesh, “vlerat e përbashkëta demokratike” midis dy vendeve tona. Unë nuk e dijë se çfarë barometri të vlerave të përbashkëta përdorë ambasada jonë në Tiranë kur i cilëson si të “përbashkëta” vlerat demokratike, por që kurrë nuk i identifikon se cilat janë këto vlera të përbashkëta” midis Shteteve të Bashkuara – vendit më të përparuar dhe demokratik në botë, me Shqipërinë e sotëme pseudo-komuniste.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Z. Gabriel Escobar.
Me një vend ish-komunist, i cili edhe pas tri dekadave të shembjes së Murit të Berlinit – dhe ndryshe nga shumica e vendeve ish-komuniste evropiane – vazhdon të mos distancohet nga e kaluara e saj komuniste dhe as nga krimet e komunizmit dhe për më tepër ende nuk gjenë forcë morale as politike për të dënuar krimet e komunizmit enverist në Shqipëri. Me një vend, regjimi aktual i të cilit jo vetëm që refuzon, në mënyrë arrogante, të përballet me të kaluarën kriminale komuniste, por që me ndihmën e mbështetsve të tij perëndimorë në Tiranë, e paraqet veten si një vend “humanitar” i kohëve tona, që pranon strehimin e refugjatëve afganë. Por harrojnë se, ndërsa kryeministri i këtij vendi të quajtur Shqipëri, po merrte dekoratën në Nju Jork për këtë “akt humanitar”, në të njëjtën kohë mijëra shqiptarë po largohen nga Shqipëria dhe trojet shqiptare duke u bërë vetë ata, refugjatë në dhe` të huaj, në mëshirë të dikujt tjetër, diku në botë – pikërisht si rrjedhim i keq-qeverisjes 30-vjeçare së kësaj klase politike fatzezë, të korrupsionit, padrejtësive, papunësisë, drogës dhe dyzina problemesh të tjera, përfshir mungesën e zgjedhjeve të lira – si barometri kryesor i demokracisë. Janë probleme këto që numërohen vazhdimisht në raportet ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut dhe mbi gjëndjen e përgjithëshme në Shqipëri. Por që, siç duket, nuk i lexo kush, as qeveria shqiptare as diplomatët ndërkombëtarë në Tiranë, të cilët i mbyllin sytë para problemeve të mëdha politike dhe ekonomike me të cilat përballet sot Shqipëria – duke na e paraqitur atë vend si një “kopsht me lule”, si një demokraci perëndimore, vlerash të përbashkëta me Amerikën, pretendojnë ata.
- Escobar, ju uroj qëndrim të këndëshëm në Shqipëri. Me fat që je në Tiranë me rastin e 31-vjetorit të protestave të studentëve shqiptarë në Tiranë. Ju do të takoheni me Kryeministrin dhe me zyrtarë të tjerë si dhe me stafin e ambasadës tonë në Tiranë. Të gjithë këta do të japin përspektivën e tyre se si po shkojnë (ose nuk shkojnë) sot punët në Shqipëri. Mendimet e mia mund të jenë të influencuara nga vlerat amerikane të lirisë dhe demokracisë, pasi për më shumë se një gjysëm shekulli jetoj në Amerikë. Si shtetas amerikan me origjinë shqiptare, si një person që pa kurrfarë interesi, jam munduar të veproj gjithmonë dhe modestësisht, për të mirën e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë, sidomos në interesin më të mirë të marrëdhënieve amerikano-shqiptare – ashtuqë që Shqipëria vërtetë të arrinte nivelin e ndarjes “së vlerave demokratike”, me Shtetet e Bashkuara. Por, megjithë sukseset e arritura deri tani, besoj se kushdo që sot pretendon se marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve tona bazohen në “vlerat e përbashkëta”, amerikano-shqiptare, ofendon vlerat e vërveta amerikane dhe gënjen brutalisht shqiptarët.
Kështuqë, i nderuar Z. Escobar, nëqoftse nuk e ke në agjendë, gjejë kohë të takosh — në këtë 31-vjetor — ndonjë pjesëmarrrës ose grup pjesmarrësish në protestat studentore të vitit 1990, nëqoftse ka mbetur ndonjë në Shqipëri sepse pothuaj të gjithë të zhgënjyer janë arratisur/refugjatë, anë e mbanë botës – “si afganët sot”. Të zhgënjyer dhe të dëshpëruar nga kjo klasë politike e korruptuar dhe e papërgjegjshme, të cilën diplomacia amerikane e ka përkrahur dhe e përkrah edhe sot si një regjim me të cilin Shtetet e bashkuara ndajnë “vlerat e përbashkëta demokratike”. Me modestinë më të madhe do të sugjeroja që në këtë përvjetor të protestave studentore anti-komuniste në Shqipëri, të gjejsh kohë dhe të takohesh gjithashtu edhe me ndonjë të përsekutuar ose grup të pëndjekurish nga komunizmi, 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit, për të dëgjuar — nëqoftse je i interesuar – pikëpamjet e tyre se si po shkojnë punët në Shqipëri, 30-vjet pas “shembjes” së komunizmit zyrtar. Në këtë 31-vjetor, ju siguroj, Z. Escobar se, këto dy grupe shqiptarësh, por jo vetëm, e ndjejnë veten të abandonuar nga Shtetet e Bashkuara – aleati i tyre natural do thonin ata — por edhe të përjashtuar nga atdheu i tyre –Shqipëria – të cilin 31- vite më parë, ata e dëshironin si e “gjithë Evropa”, me vlera perëndimore, por ja ku është Shqipëria, aq larg Evropës sa ishte edhe në vitin 1999.
- Escobar, janë këto dy grupe shqiptarësh, ndër të tjera — që të pakën dhe mos tjetër, duhet të dëgjohen dhe jo të përjashtohen nga diplomacia amerikane. Në vend të mbështetjes amerikane, pa kushte, të një klase politike të indoktrinuar në ish-regjimin komunist dhe që gjithnjë beson se, “komunizmi ishte në anën e duhur të historisë” dhe se regjimi i Enver Hoxhës kishte, “të mira e të këqia”, ka grupe të tjera interesi që meritojnë vëmendjen, nqëoftse vërtetë jemi të ingeresuar të zhvillojmë “vlerat e përbashkëta” midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë – pikëspari, vlerat e lirisë dhe të demokracisë dhe vlerën e jetës së shenjtë dhe të paprekshme –mbrojtja e jetës së njeriut, mbi të gjitha.
Mbështetësit — qofshin ata edhe në nivelet më të larta të qeverisë shqiptare — të vlerave të regjimit komunist të Enver Hoxhës – njërit prej regjimeve komuniste më barbare në botë, nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat amerikane, Zoti Escobar. Këtë duhet ta heqin nga mendja, njëherë e mirë diplomatët amerikanë, qoftë në Washington, qoftë në Tiranë. Them, nuk kanë gjë të përbashkët sepse për më shumë se dy shekuj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, megjithë sfidat dhe zhgënjimet, nga koha në kohë, janë të kushtuara ndaj parimit se të “gjithë njerëzit janë të krijuar të barabartë” nga Perëndia. Se për dekada populli amerikan ka luftuar në mbështetje të lirisë për veten dhe për të tjerë përtej oqeanit — që duan t’i pranojnë vlerat amerikane — në mbështetje të parimeve dhe vlerave të lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut, për të gjithë pa dallim, dhe tolerancës. Të gjitha këto si një trashëgimi e traditës së vlerave dhe virtyteve amerikane drejt përparimit të idealit të lirisë dhe demokracisë në këtë vend dhe në botë. Megjithë të metat dhe sfidat gjatë historisë, kjo është një trashëgimi ose vlerë amerikane që bashkon dhe që, njëkohësisht, edhe respekton opinionet e ndryshme që shpeshëherë janë edhe në konlikt me njëra tjetrën. Këto janë virtytet amerikane, si të thuash, që vërtetë, përcaktojnë madhështinë dhe shkëlqimin e vlerave amerikane. Të thuhet se këto vlera amerikane kanë diçka të përbashkët me vlerat e një regjimi në shekullin XXI, që refuzon të dënojë krimet e komunizmit, është imorale, e pa përgjegjëshme dhe diçka shumë e gabuar. Për më tepër, ti thurësh lavde një regjimi dhe klase politike nostalgjike për komunizmin, e cila për 30-vjet “post-komunizëm”, ka përjashtuar nga jeta politike, jo vetëm të përndjekurit dhe viktimat e komunizmit por edhe rininë trimëreshë të 1999-tës, për angazhimin e saj që solli “ndryshimin”.
Në njoftimin e Ambasadës amerikane në Tiranë, me rastin e 31-vjetorit të protestës anti-komuniste së studentëve shqiptarë, thuhet se, “Ne jemi krenarë që kemi qëndruar në krah të popullit shqiptar atëherë dhe do të qëndrojmë krah tij ndërsa ata përqafojnë të ardhmen.” E vërveta është një vlerë tepër e rëndësishme amerikane që të pasqyrohet me fjalë dhe me vepra se Shtetet Bashkuara janë krahë mbarë popullit shqiptar, pa dallim, dhe jo vetëm në krah të një segmenti të shoqërisë shqiptare. Fatkeqësisht, për mirë ose për keq, ju Z. Escobar duhet të jeni në dijeni se shumë shqiptarë, mbrenda dhe jashtë Shqipërisë, mendojnë se Ambasada amerikane është bërë palë me Partinë socialiste në fuqi. Një dukuri e tillë – edhe nëqoftse është një perceptim i gabuar — nuk shërben për më të mirën për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve amerikano-shqiptare. Prandaj është e rëndësishme që ju të gjeni kohë dhe të takoheni me përfaqësues të ish-studentëve të protestave 30-vite më parë — megjithse shumë prej tyre sot janë të përjashtuar nga pjesëmarrja në politikë — dhe me përfaqsues të shtresës së të përndjekurve politikë dhe viktimave të komunizmit, edhe këta të përjashtuar dhe të harruar nga qeveritë e këtyre 30-viteve, por që do të thonë se e ndjejnë veten të abandonuar e të përjashtuar edhe nga ndërkombëtarët, përfshir Shtetet e Bashkuara. Një takim i tillë me ta, Z. Escobar, do të ishte vërtetë një gjest që do pasqyronte një prej vlerave amerikane – mbrojtjen e të drejtave dhe lirive bazë për të gjithë shqiptarët, pa dallim — si dhe mbështetjen e tolerancës ndaj mendimeve ndryshe. Përjashtimi, historikisht, mund të jetë një vlerë shqiptare, por nuk është as nuk duhet të jetë një vlerë amerikane, madje as në një mjedis politik siç është Tirana zyrtare!
Në çështjen e imponimit të padrejtë të asociacionit të “komunave serbe”, JEMI ME TY KRYEMINISTËR – JEMI NJË!


Kosova e shkretë !
shkruan: Fahri Xharra, Gjakovë
(Nëno moj , po na kërcënohen . Në moj hallemadhja që nuk të mbaruan « dertet “ nuk të përfunduan brengat. E di moj nënë që ishe në zor , e di moj nënë që ishim një milion ata që ikëm e të lamë` gati të vetmuar në mëshirën e djegëjeve , rrënimeve dhe dhunimeve , Donin ta ndërronin faqen e dheut tënd , donin që t`i mos të flasësh më gjuhën e të parëve, atyre të parëve që na i ke lindur ti dhe që na kishin mësuar brez pas brez se si të rrojmë. Kosova e jonë halle madhe ! nga Fahri Xharra :Kur do të vijnë bijtë e shekullit të ri ?04.02.2018 https://www.ikvi.at/?p=27025
Të them në fillim të shkrimit që nuk i takoj asnjë partije, nuk kam dashur të lëpihem pas “ të mëdhenjve “ , por nuk i takoj as partisë në pushtet. Kaq. Por kur Kosova rrezikohet atëherë edhe unë si pjesëtar i shtetit të dytë shqiptar – Kosovës, ia jap të drejtën vetvetes që shprehi keqardhjet e mia , për ngjarjet e fundit që sillen rrethe Kosovës.
Rrahim Sadiku, shkrimtar dhe luftëtar i UÇk-s, invalid lufte shkruan:
“MARRËVESHA PËR ASOCIACIONIN
Në marrëveshjen për asociacionin e komunave serbe, në fund të së cilës janë nënshkrimet e Aleksandër Vuçiqit dhe Isa Mustafës, në pasusin e fundit shkruan se ajo marrëveshje mund të bëhet e zbatueshme vetëm pas vlerësimit të saj nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Gjykata ka dhënë vendimin e saj dhe Vuçiqi ka nënshkruar se do ta përfill vendimin e saj! Pse nuk publikohet ajo marrëveshje, që të hiqen dilemat si në vend, ashtu edhe te ndërkombëtarët?! “
Tani ç`keni ju kasapët e Kosovës që jeni çue në këmbë kundër mospranimit të asaj që po e kërkon Borreli ?
Si guxoni të jeni kundër vetvetes dhe kërkoni rrëzimin e vetvetes, vetëm pse është ai në pushtet dhe me kokëfortësi të mençur po e mbronë Kosovën nga shkapërderdhja e saj ?
Nga reagimet e juaja shihet që jeni për “asociacionin “ ( nënshkrimi famëkeq të Isa Mustafës ! E dini çfarë pasoja ka për Kosovën sikur ai që ju nuk e doni të e pranonte? Por ai nuk është Esad Pashai .
“Besnikëria e Esad Pashës ndaj popullit serb dhe qeverisë mbretërore serbe, mbetet e pandryshuar dhe kategorike. Ai e ka lidhur fatin e tij me Serbinë dhe pavarësisht pengesave të ndryshme, ka zgjedhur të ndjekë rrugën që Serbia ka përcaktuar për të. Nuk ka forcë në botë që të mund të lëkundë vendimin e tij.” (Dushan. T. Batakovic, 1017)
Ju e doni këtë lloj besnikërie ?
Gazetat tona alarmohen ! Dramatizojnë: “Tension në konferencën e Kurtit me Borellin në Bruksel, shkak Asociacioni “ Po punë e madhe , le të tensionohen. Nuk e shihni që Borreli po i mbronë interesat e Serbisë ?
“Kryeministri Kurti dhe kryediplomati evropian, Josep Borell s’janë pajtuar për zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe. Kurti në konferencën e përbashkët me Borell tha se Asociacioni është në shërbim të Beogradit teksa Borell tha se s’pajtohet me Kurtin që Gjykata Kushtetuese nuk e mundëson zbatimin e marrëveshjes për Asociacioni. Kryeministri Kurti tha se Asociacioni do t’i shërbejë Beogradit më shumë se sa qytetarëve serbë.”
E dikush nga shqiptarët deklaron dhe e pret me padurim:” Analisti politik, Vehbi Kajtazi gjatë emisionit Debat Plus tha se nëse Kosova në krye me kryeministrin Albin Kurti nuk merr masa të zgjidhen dy çështje; Problemi me Asosacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe Manastirit të Deçanit ndërkombëtarët do ta rrëzojnë në çdo mënyrë transmeton Kosova ime. Kajtazi tha se kryeministri Kurti nuk do ta ketë përkrahjen e Presidentës Vjosa Osmanit kur do të vij puna me vendimet e ndërkombëtarëve e sidomos nga Amerika pasi ajo pozitën e ka të siguruar për 5 vite e ndërsa Kurti jo. “
Kajtazi është haptas për Asociacionin :” Ky deklarim i analistit politik vjen pas mbledhjes së Këshillit të Stabilizim-Asociimit ku ishte i ftuar Albin Kurti. Shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell tha se marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet e pikërisht kjo për Vehbi Kajtazin është paralajmërimi që po i bëjnë ndërkombëtarët Kurtit para se të marrin masat e ta largojnë nga kryeministria.”
Por nëse largohet Kurti, ( për shumë e shumë kajtaza ) do të vij dikush që e aprovon sepse Borreli paska thënë: s’pajtohet me kryeministrin Kurti se Gjykata Kushtetuese e pamundëson zbatimin e Asociacionit, duke thënë se Asociacioni duhet të zbatohet sepse është marrëveshja më e rëndësishme.”
Është e udhës që nënshkruesi i këtij dokumenti të pavlerë Kushtetuese të pranon fajin dhe të bëjë diçka të madhe.
Ta e zëmë që dikush i madh është në ndikim të alkoholit, drogës apo frikës apo parave nënshkruan diçka kundër Kushtetutës së Kosovës, Gjukata Kushtetuese e saj e rrëzon at nënshkrim me të drejt juridike
Edhe një herë nga Rrahim Sadiku: Në marrëveshjen për asociacionin e komunave serbe, në fund të së cilës janë nënshkrimet e Aleksandër Vuçiqit dhe Isa Mustafës, në pasusin e fundit shkruan se ajo marrëveshje mund të bëhet e zbatueshme vetëm pas vlerësimit të saj nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Gjykata ka dhënë vendimin e saj dhe Vuçiqi ka nënshkruar se do ta përfill vendimin e saj! Pse nuk publikohet ajo marrëveshje, që të hiqen dilemat si në vend, ashtu edhe te ndërkombëtarët?! “
“Sa më vjen vështirë që po të hidhëroj oj nëna e jonë . Ti nuk ke faj . I kemi do kuçedra që janë dhjamosur dhe mundin e zemërnikëve të UÇK-së dhe të dërguarve të perëndisë, atyre të perëndimit po duan t`iu kthejnë shpinën .
E di moj nëno, këtë këngë që para 20 viteve e këndonim “S’duem me humbë, në lojë të përgjaktë të historisë njerëzorë, jo! jo! s’i duem humbjet prore -duem ngadhnim! ngadhnim, ndërgjegje dhe jetë të lirë!” disa “ kalbsina të vjetra, po kërkojnë “shejtnim”, të zhytemi prap në pellgun e mjerimit “ ?
Nëno moj , “Të gjithë armiqtë po dehen n’epopea të veta, flakë e zjarrmit të tyne na i përzhiti ftyrat dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat, e nën kambë e mbi krye tinzë po na ik jeta.”
Më 08.12.2021
Bashkëpunimi Kosovë-Kanada, reflektim i vlerave të përbashkëta
Presidentja Osmani priti në takim ambasadorin jorezident të Kanadasë, z. Alan Bowman
PRISHTINË, 8 Dhjetor 2021/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Kanadasë në Kosovë, z. Alan Bowman. Ajo ka shprehur mirënjohje për mbështetjen kanadeze për Kosovën që nga viti 1999 dhe ka mirëpritur mundësitë për thellim të bashkëpunimit ndërshtetëror, në veçanti pas takimeve me udhëheqjen e Kanadasë muajin e kaluar.
Presidentja Osmani e ka theksuar se mbështetja e Kanadasë për njohje të reja dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare është tregues i angazhimit më të madh të Kanadasë për sigurinë dhe paqen e rajonit. Ajo ka shprehur gatishmërinë për të intensifikuar raportet e Kosovës me Kanadanë gjatë viteve vijuese në fushën e diplomacisë, shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes. Presidentja Osmani ka nënvizuar se bashkëpunimi Kosovë-Kanada është reflektim i vlerave të përbashkëta dhe besimit në aleancën transatlantike.

Ambasadori Bowman i ka shprehur Presidentes Osmani falënderimin e Kanadasë për ndihmën që Kosova ka dhënë në strehimin e refugjatëve afganë. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka shprehur se qytetarët e Kosovës, nga përvoja e tyre si refugjatë gjatë luftës së fundit, e çmojnë rëndësinë e strehimit të sigurt, dhe se institucionet e Kosovës do të jenë përkrah aleateve të saj të NATO-s në ballafaqimin e sfidave të tilla humanitare.
Një luftë e pashpallur fetare, po e trazon Ballkanin!
Njëzet e më shumë vite politikë e pandalshme antishqiptare – islamiste: Parada e “iftari-it” politik në sheshin e Dardanës (Komunës së Kamenicës).

Zeqir Bekolli, Prishtinë
Ballkani kohëve të fundit ndodhet para një krize serioze, për shkak të apetiteve të ngjyrave dhe taborreve të ndryshme. Reagimin e njëanshëm te Borellit ndaj çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë , e sheh si diçka që nuk i takon Shefit të diplomacisë evropiane.
Janiq kishte të drejtë kur e cilësoi si të padrejtë ndërhyrjen e Borellit dhe animin kah Beogradi, por në këtë kontekst lind edhe pyetja: Çka po e shtynë Borellin të jetë kaq anues: E para, Borell vjen nga Spanja, vend që nuk e ka njohur Kosovën dhe për shkak të telasheve që i ka me Kataloninë vërsulet ndaj Kosovën me synimin që të mos e lë të qetë, ta shndërrojë në një shtet jofunksional.
Pos kësaj, ky individ dyshohet se ka edhe ngarkesa fetare që e shtyjnë që ndaj Kosovës të ketë qëndrim të njëanshëm. Është mëse e vërtetë se gjatë luftës së Bosnjes BE-ja i pat mbyllur sytë ndaj asaj që ndodhte në atë vend dhe ky qëndrim i saj qe shpjeguar në mënyra të ndryshme, deri te ai fetar.
Vetëm pas tre vjetësh luftë atje, pat ndërhyrë SHBA-ja për të shpëtuar atë pak Bosnje të mbetur nga shqyerjet e Serbisë së Madhe. Ishte aspekti fetar që u bë shkas që sot Bosnja u nda në tre etnitete, dhe në Ballkan qendron si bombë e kurdisur e cila një ditë edhe mund ta zhbëjë atë bashkësi të krahinave. Akademiku Muhamed Filipoviq para lufte pati bërë përpjekje të mëdhaja që boshnjakët të mos identifikoheshin fetarisht, por krahu i Alija Izetbegoviqit e vazhdoj identifikimin fetar të asaj poullate, njejt sikuse që kishte bërë në kohën e vet Josip Broz Tito, kur e patën shpikur “kombin musliman” të Bosnjes e Hercegovinës, në mënyrë që përmes këtij kombi inekzistent ta joshnin botën arabe-islamike apo Të Painkuadruarit, qysh i quanin në atë kohë.
Si rezultat i kësaj joshjeje me pasoja tragjike për boshnjakët, ardhmëria e boshnjakëve të Bosnjës e Hercegovinës është vetëm zhdukja dhe zhbërja graduale, pasi nuk mund të ketë komb-fe në hapësirat e Gadishullit Ilirik (Ballkanit), sikurse ua theu qafën agjentura serbe-ruse parasëgjithash boshnjakëve të Bosnjës.
Si garancë e kumt i zi se s’mund të ketë entitet të bazuar në fe, është forcimi dhe përkrahja e hapur dhe tepër e rrezikshme që Republika Srpskas ia jep Serbia, e sidomos Rusia, e cila hapur i premton Milorad Dodikut që do ta armatos këtë republikë separatiste me armët më moderne, e armatosja e saj me armë moderne do të thotë në praktikë se gjenocidi i viteve të ’90-ta të shekullit të kaluar mund të vazhdoj ndaj atij populli fatkeq me prejardhje ilire.
Çuditërisht, diçka e tillë po synohet të bëhet edhe me Kosovën e cila është njohur si shtet multienik me kufijtë ekzistues. Në Kosovën Shqiptare të cilën Anti-Shqiptarët që nga paslufta mësyn që ta bënin një “vend mysliman” pa qenë kurrë në historinë shumëshelkullore të saj e tillë. Por ajo që nuk po thuhet, por që është shumë e vërtetë, ka të bëjë me një luftë të pashpallur fetare, që ndodhet në prapaskenë e që po e destabilizon, jo vetëm Kosovën, por edhe Ballkanin.
Burime të mirëinformuara flasin se në takime të ngushta, sidomos nga pala e Beogradit pothuaj çdoherë preket edhe faktori fetar i cili gjoja po rrezikohet nga ai islam.
Athua si e lejoi politika e Kosovës vetën që nga paslufta që në vend se ta forconte identitetin kombëtar shqiptar, të cënuar me shekuj, t’i hapeshin dyertë e dritaret ndikimit antishqiptar neoosman dhe ta shndërronin vendin në një punishte të madhe e të pafundme të investimeve religjioze turkomëdha e islamomëdha, prapa të cilave vazhdimisht ka qëndruar me logjistikë agjentura e Serbisë ?! …
Xhamizimi i vendit, në vend të shqiptarizimit dhe forcimit të mëtejshëm të identitetit kombëtar shqiptar, është ndër helmimet më të mëdhaja në histori të ndërgjegjës kombëtare të popullit autokton shqiptar, që deshti a nuk deshti, dikush ia futi “kokën nëpër xhami” dhe e bëri të vraponte pas riteve muslimane, që tashmë ia kanë zënë frymën ndërgjegjës kombëtare shqiptare.
Eshtë koha e fundit që Shqiptarët në asnjë mënyrë e në asnjë rrethanë të mos e pranojnë etiketën Muslimane, pasi jo vetëm islami, por asnjë fe tjetër nuk ka mundësi dhe nuk mund të lejohet ta zhbëjë kulturën kombëtare shqiptare për interesat antishqiptare të Turqisë neootomane dhe të Serbisë klerofashiste ortodokse, që në mbarë historinë e saj gjenocidale mbi dyqindvjeçare është pjekë e djegë që Shqiptarët të mos i lë të arsimoheshin e kulturoheshin, por vetëm që të fetarizoheshin me islam, pasi duke i shndërruar në mysliman edhe i ka shpërngulur, dëbuar dhe vrarë shumë më lehtë, pa e zgjuar zhurmën e të tjerëve në botë për masat e ndërmarra.
Behram Syla, Becki, Capi i Sadri Metës dhe dashuria e tironses për turjakasin
Në foto: Unë me këmishtë të bardhë e flokë të zeza, si nxënës, me Beckin, dhe Isanë, djalin e vëllait 1972 (?) në Turjakë.

Sinan Kastrati, Suedi
Të kam shpirt e të kam xhan
Vazhdon nga “Dashuria e pafat e turjakasit dhe tiranses”
“Ngutu po të pres”!
“Une e mbaj, po ti, a e mban fjalën?”
(Letrat e Sierit e Sylës, Sulos) Ardhja e Sanijes, vajzës së Sierit dhe e Sylës në vendlindjen e babës, në Qypevë e në Turjakë, nga katundarët turjakas ishte pritur me habi si një ngarje e jashtëzakonshme që kurrë nuk kishte ndodhur e as nuk ishte dëgjuar diçka e tillë, kurse qypevasve nuk iu kishte bërë kurrfarë përshtypje.
Këso ngjarje, shumë rrallë tregoheshin nëpër katundet e krahinat tjera të Kososovës, por jo në Turjakë. Rasti i humbjës pa gjurmë i Sylës i kishte bërë të gjithë të flasin me shpresë dhe dyshime sipas dëshirës për Sylën. Askush nuk dinte a është i gjallë Syla dhe ku jeton apo ka vdekur në kampet e burgjet e Shqipërisë në burg vend në tjetër?.
Ndoshta është mundua të ik nëpër det për në Itali?
Syla ishte bërë “legjendë” e “mit” në Turjakë. Më me dëshirë fëmijët do të dëgjonin një “përrallë” për Sylën se sa ato për Dragojt e Kulshedrat, Shrigat, zhuganat, qosat e qelat.
Flitej se në një fshat të Qyqavicës rrethi i Artakollit, krahinë afër Vushtrrisë. paska shkua një djalë i ri ushtar, asker i turkut. Në shtepi nuk paska ardhur asnjë letër apo ndoshta ai shkaku që nuk dinte të shkruante, nuk iu paska lutur asnjë ”hoxhe” ti shkruaj letër. Në shtepi, në katundin S. kishte lënë ai gruan, nuset ë re me dy fëmi, vëllezërit, babën e nënen.

“Ularica”, (Ujëvaret e Mirushës).
Kur djali e kryen ushtrinë, pas 12 vjetëve niset me ardhur në shtëpi, Deri në Shkup, nëpër Selanik vjen me anije, tren e këmbë . Pas 3 muajve rrugë, arrin në Kosovë. Kur afrohet afër katundit ndalet dhe pushon pakëz. I kujtohet se si e kishte lënë katundin para 12 vjetëve, nusja e re e nëna plakë.
A do ti gjej babën dhe nënen plakë gjallë?
Mendja nuk I hiqej nga gruaja. Në katund ishin përhap fjalët se … ka vdekur. Nusen sigurisht e kanë këthye për ndonjë vëlla. Po sikur nusja të jetë martua me vëllain tim?
Ushtari tebdil 1*)
Dhe vendosi ”ushtari” që të mos në shtëpi para se të sigurohet se nusja nuk është martua.
Aty afët ”ushtari” i sheh disa djem që kishin qenë duke i kullotur delet. Apa një pa dy, afrohet dhe i pyet:
– A keni dëgjuar për një ushtar nga katundi “S” që para 12 vjetëve ka shkua ushtar në Turqi, si bedel! (2*)
–Po, përgjigjen qobanët!
-A dini gjë, a ka lënë kund gjallë ai tash ?
–Po i thonë çobanët, kemi ni (dëgjua). Ai ka lënë gruan dhe dy djem. Ka edhe babën gjallë dhe dy vëllezër.
-Po gruaja a mos është martua?
–Jo, nuk është martua! Ajo i ka ruajt fëmijët.
Kur bindet ”ushtari” se është ashtu, dmth gruaja nuk ishte martua, atherë ai niset dhe shkon në shtëpi. Hyn në oborr por askush nuk e njeh përveç qenit që atherë e kishte lënë klysh por që i kishin ruajt bashkë lopët verës në Qyqavicë 3*).
Shumë ushtarë shqiptarë që kishin shkua në Persi, Mesapotomi, në Qyrtistan e në Siri, në Bagdat e në Misir si ushtar të “babes davlet” në Turqi, kishin vdekur ose ishin vrarë në luftë. As eshtrat nuk iu gjindeshin

Shpella e Flladit në Panorc, është ndër më të bukurat në Ballkan
E nuset e reja kur vinte behari, iu luteshin qyqeve që të këndojnë mbi kryet e tyre e vitet vinin e shkonin por burrat nuk ktheheshin e “shtruni” (Vendi ku flenin nuset, aty ku kishin fjetur me burrin natën e pare të martesës, aty ku ia kishin shtrua një një dyshek me kashtë, shtrojë) me pajen e nuses prishej e nuset plakeshin ….
Edhe në një fshat të Rekës së Keqe, në malësinë e Gjakovës, kur kish vdekur një djalë i ri, e kish pas lënë nënen plakë, nusen e re dhe një djalë, dy muajsh.
Vjehrra pajtohet që nusja të martohet për djalë të kunatit e mos të k`thehet në gjini te baba vetëm e vetëm që nipi të rritet me nënë, afër gjyshës. Gjyshja, në çdo mëmngjes, e milte lopën i qonte tamël djalit, nipit të vet dhe kujdeset që nipi të rritet i shëndetshëm e të burrnohet para kohe. Kjo ka ka ndodhur në Hereq dhe unë kam ndejtur me djalin që është martua me nusen e kusheririt. Ai ishte i kënaqur.
Më 1998, kam dëgjua se ai djalë a burrnua e pas ati viti nuk kam dëgjua gjë më por do të dëshiroja që ai ketë pasur fat më të mirë se baba e nëna e familje e të ketë shumë fëmijë.
Për nipin e plakës nuk di a është gjallë apo, mos edhe ai është vrarë më 1999. Ata i njoha më 1973, ku punoja si puntor ndihës në ndertimin e shtëpisë së Dervish Nezirit, me mjeshtrin Arif Hazirin e Greqinës, me Xajën e me Sefer Haxhinë ….
Po rasti i Sylës ishte krejt ndryshe. Për Sylën flitej kudo dhe nga të gjithë në Turjakë por askush nuk dinte se a ishte Syla babë i djalit me Verën, qikën malazeze nga Vrraka?
Turjaka e kishte “harrua” Sylën, kur ja tash erdhi një vajzë tjetër, “Vajza e Sylës”, Sanija (?)
Ajo, thonin plakat kishte disa syreta dhe do letra të Sylës që ia paska dërgua Sierit në Tiranë, por askush nuk dinte me tregua a kishte qenë Syla në burg në Shqipëri apo kishte ikur edhe nga Shqipëria e jetonte dikund larg Shqipërisë?

Unë, me këmishë të bardhë e flokë të zeza, Becki dhe Isai, djali i vëllait, Turjakë 1972
Po pse atherë, Syla nuk i shkruajti asnjë letër babës e nënes që vdiqën atherë kur mendonin se ata do ta martonin Sylën e do të gëzoheshin me nipërat e mbesat, me fëmijët e Sylës?
Nëna e Sylës dilte çdo mbrëmje kur dilte hëna i lutej duke i ngritur duart përpjetë që ti kthehej djali e pastaj i lidhte të duart në gjoks e dukej sikur mërmëronte e i lutej Zotit…..Këndonte ndonjë dovë, dua (lutje). Ndodhte që e ziente gjumi në shtëpinë e zjemit, aty ku gatuante e nuk shkonte në dhomën e gjumit ….
E baba i Sylës, si burrë që ishte, nuk jipej. Ai rrinte në odë të burrave. Cigaret me duhan nga kutia që ia kishte falur gjyshi, i pshtillte ngadalë e me tereqillak, “sahat e dakik”.
Nga oda ai, nuka ”luante kâmt”, nuk dilte e nuk shkonte askund përveç te vëllai. As te miqt nuk shkonte, vetëm kur kishte ndonjë dekë. Po as nëna e Sylës nuk shkonte as te nëna e baba dhe e dinte se ata e kanë “një kam në dhe e një mbi dhe”. Priste mos po vjen Syla e donte që ajo të çel derën e ta marrë në ngryk e te bërtas nga gëzimi sa mundet:
-O më erdhi djali, Syla jem i dashtun dhe ashtu e gëzuar të shkonte te ”ai njeri” n`odë të burrave pa e pyetur fare burrin a të hyjë në odë a jo.
Syla kishte lënë babën e nënen në Turjakë. E vëllai i babës së Sylës kishte 7 djem e dy qika. Edhe ai mërzitej për vëllain që s`i fali Zoti tjetër djalë po kështu qenka shkrua atje nelt, thonte xhaxhai i Sylës
Kur Syla iku në Shqipëri, baba e nëna nuk patën “ymer” të gatë (jetë) më shumëi, vdiqën nga mëzia e malli për djalin e vetëm.
Dhetë e ogiqët i kishte pas shitur baba i Sylës në Pazarin e Rahahvecit, një të shtune. Kumonat e dhenëve nuk i kishte shitur. Kur ishte kthyer në shtëpi, gruaja dhe qeni i Sylës i kishin dalur përpara. Nëna kishte qajtur e qeni kishte lehur, sikur vajtonte kur i dëgjon kumonat e dhenëve. Vrapon sikur dikur kur i kishte pasur dhentë te ahur por as aty nuk i gjen dhentë dhe shkon në torishtën ku verës flenin dhetë dhe bjen “më fjetur” e nuk qohet më. Te nesërmen e gjejnë qenin të ngordhur. As bukën e gjellën që ia kishte qit nëna e Sylës nuk i kishte hëngër.

Grapi, Panorci në dimër
Tregime për qen të çobanëve të Turjakës e të Panorcit kisha dëgjuar edhe më parë por kjo për Sylën më kishte mbetur në kujtesë e nuk më largohej nga mendja ndoshta pse edhe unë isha turjakas, ndoshta.
Gjyshi, Imer Seferi tregonte kur Tita (J. B. Tito, ish kryetari jugosllav) kishte dhënë urdhër me i hjek dhitë, shumë familje që kishin pasur deri në 100 copa dhi, i kishin qua në stacionin trenit të Ujmirit e prej atje, me dhitë e kuqe shqiptare, vagonat e shumtë të trenave ishin nisur për Beograde. Mandej askush nuk e dinte se ku i kanë qua dhite. Thonin se iu kanë dhënë dhitë tona rusëve se nuk kishin ”shka” (çka) me hangër..
Kur kthehen nga Ujmiri çovanët me të zotë e shtëpisë nga Panorci, me kumonat e dhive, i zoti i shtepisë kish pas thënë:
-Kumonat e dhive të kuqe, ngjittnju dhenëve! Dhe ashtu kishin bërë çobanët e kur i lëshojnë dhetë mengjesin tjetër me kumonat e dhive, qentë vrapojnë pas dhenve dhe nga gëzimi apo nga mëzia, kur i kanë dëgjua kumonat, kishin pas cof qentë çobanë (cof, ngordh, thuhet për kafshë, kurse për njerëz thuhet: ka vdekur).
Dilema më e madhe për mua ishte, a janë krejt të vërteta ato që fliteshin për Sylën?
Pse askush nga hyqymeti nuk ishte interesua për Sylën, kur Rankovii nuk ishte më në pushtet 5*). A do të thot kjo se edhe pas Rankoviqitit, kishte ende Rankoviq?
Dyshimet se a është gjallë apo i vdekur dhe aferat me gra, me malazezen që flitej se ka lindur një djalë jashtë martese me Sylën e një tiranase, që paskan një vajzë, i bëjnë me dyshua se ai nuk ishte Syla që e kishin njohur në Turjakë. Po atherë kush është dhe ku është Syla?
Disa nga letrat, na bëjne të shpresojmë se ai është gjallë dhe jeton shëndosh e mirë e një ditë do të kthehet në Turjakë. Këto shpresa i gjejmë te disa nga letrat që i paska sjellur vajza e Sierit, Sanija nga Tirana.
Nga letrat, të cilat unë, autori i këtyre shkrimeve i pash, kuptova se Syla e Sieri, përveç dashurisë që kanë pasur njëri me tjetrin, ata edhe janë nxënë shpesh në mes veti e nuk kanë folur me ditë e javë. Letrat janë si një ditar dhe duket sikur Sieri të ketë mbajtur shënime.
Disa pjesë të shkëputura nga bisedat dhe letrat e Sierit dhe Sylës, ose tiranses e turjakasit u mundova ti paraqes, ashtu qysh janë por kishte edhe letra tepër të ndieshme, intime e private, ato nuk do ti publikoj.
Letrat nuk janë të plota dhe unë zgjidha disa pjesë nga to kjo edhe nga shkaku se një miku im më shkruante:
-”Urime i nderuar Sinan, “Ngutu po te pres” ky tregim ka mundesi me u dramatizu dhe kishte me dal nje drame shqiptare e përkryer-… suksese te metejme i nderuar. Zoti të ndihmoft, të prift e mbara, te punoft shendeti dhe mendja ty dhe familjes!”
Eh, mendova, do të ishte me vend, sikur të zgjidhja pjesë nga letrat e dy të rinjëve të pafat e ti “dramatizoja”, të shkruaja një dramë të vockël për turjakasin e humbur, unë turjakasi në mërgim.
Bisedë
– Çfarë mbremje …ngjyra rozë e përsosur e horizontit. Se patriot jeni në zemër.
-Unë po dëgjoj një kënge qytetare: ”Bubullin te shkami Kavajes”- Fitnete Rexha.
-I ëmbël është zëri i kësaj që i këndon i fukarasë.Tironse puro.
Të perqafoj !
Naten e mire
– E dashura Sier, mirëmengjes! Sapo u zgjova.
– Unë kam fjetur pak por të kam menduar … shumë Ty.
-Edhe unë… kam fjetur pak dhe kam menduar shumë. …. Oh sa bukur. Nga dritarja e dhomës shikoj një pjesë të oborrit dhe Detin .
– Mrekulli. Për një mëngjes si ky që ke ti atje. Po të isha tani,, aty me ty …do të falja gjithçka.
– Nuk po me pritet …. kur do të të shoh Ty
-Unë nuk e mendoj ate. Më merzit se mund të mos shihemi por më lumturon ideja.
Ku i dihet jetes???
Po kjo ishte nata me e bukur për ne…Po ngrihem të behem gati. Realiteti i shëmtuar krahasuar me ëndrrën për ty…
Të puth..!
– Fantastike! Shumë bukur! Si i bëjnë këto shtëpi të bukura? Kanë shumë para?
-Unë po pi kafe në verande para detit.
-Jo …por nuk kam besim dhe nuk i bëj këto lloj mardhëniesh dot. E vërteta e shkrete, i thash vetvehtes.
Nuk e ka qef asnjeri. (sigurisht shikon ndonjë foto të qytetit e detit apo të oqeanit):
-Çfarë pamje e mrekullueshme ! Kënaqu atje se qenka si parajsë !
Ishte nje ” lidhje e shkurter” E verteta del në këtë formë.
-Por nuk më dhe kohë, afat me të tregua të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.
– Nuk më duhen fjalët. Do lexoj fjalët e tua që shkruan e do ti shikoj fotot e tua .
– Eh Sulo ! Po ne nuk e pime as kafen. Ti shikoj fotot. është fantazi puro. As që mund të përgjigjem seriozisht po nuk të mbajta erë te paktën për mua
-Sier, te …!
– Edhe unë. Më intereson shumë sinqeriteti. Është e shtrenjtë për mua. Por nuk jam ekstremiste. Sulo, nuk besoj se kjo eshte aq dramatike, ti mua më pëlqen.
-”Muajin e mjaltit” ku do ta presim?
-Të sillemi si të rritur. Më duket humbje. Por nuk dua as të bëj ate qe thua ti!
-A është e vërtë se ne do …?
– Me mënyrën time, të dua. Kam nevoje për miqësinë tënde.
….
– Jo se unë nuk ndahem ligjërisht nga burri im. Gjersa qe nuk e bëj vetë, nuk të kërkoj ty ….
Por ka plot gjëra të tjera, të mira e të qenësishme. Çfarë ndodhi i dashur???
-Jo, unë me nuk mundem. E don numrin e telef ?
– Po!
-Nese nuk të shoh ty, nuk dua asgje në …. !
– Po hajde të më shohësh!
Do të të gelltis që të të kem në bark e të të nxjerrë kur të dua. Unë dua vetëm të mos gënjesh për asgjë.
– Sier, nr i telef tim eshte ky : …………………… Cila eshte fjala jote e fundit për mua?
– Të kam xhan.
1*) TEBDIL ndajf. bised.
Krejt ndryshe në veshje, në fytyrë, me pamje tjetër a me rroba të tjera për të mos u njohur. I veshur tebdil. U bë tebdil. Kishte dalë (bredhte) tebdil)
2* Bedel m.sh. –
- hist. Ai që shkonte në vend të një tjetri në ushtri ose në punë të detyruar kundrejt një pagese. Bedel në ushtri. Dërgoi (vuri, pagoi) bedel. Shkoi (hyri) bedel. La bedel. Punoi bedel.
- keq. Ai që bën një punë në vend të një tjetri, i cili e ka për detyrë; ai që bën a pëson diçka në vend të një tjetri kur nuk duhet. S`bëhem bedel i tjetrit. Nuk pranon bedel. S`ka bedel sot.
- hist. Taksë që paguhej në kohën e pushtimit turk nga meshkujt myslimanë për të zëvendësuar shërbimin ushtarak, asqerie; pagesë që jepej në vend të punës së detyrueshme. Bedeli i rrugës. Të hollat e bedelit. Paguanin bedelin.
3*) Qyqavicë
Vargmale që ndajnë Drenicën me Artakollin
4* HABER m. bised
Lajm; njoftim. Haber i mirë (i keq, i lig). Erdhi haberi. I solli haberin. Çoj (pres) haber. I jap (marr) haber. Bëj haber lajmëroj
S’ka haber për diçka ose nga diçka nuk di gjë fare për diçka, s’di ta bëjë fare një punë, nuk e njeh fare, s’merr erë. S’merr haber nuk kupton; s’merr vesh për çka i thua.
5* NIZAM m. hist.
Ushtar i shërbimit të detyrueshëm në kohën e Turqisë; rekrut. Merrnin djemtë nizamë. Nuk pranonin të shkonin nizamë. Këngët e nizamit. folk.
6*) (Aleksandar Rankoviq ka lindur më 28 nëntor 1909 në Drazevac, Serbi dhe ka vdekur më 20 gusht 1983 në Dubrovnik, Kroaci. Rankoviqi ka qenë një komunist jugoslav, i komunitetit serb dhe llogaritete se ishte personi i tretë për nga fuqia pas Josip Broz Titos dhe Edvard Kardel. Ka qenë Ministër Punëve të Brendshme dhe gjatë aasj koha ka ushtrua dhunë të madhe kundër shqiptarëve në Kosovë deri më 1963.
(E mërkurë, 16 maj 2018)
Vazhdim nga shkrimi në vazhdime “Mahi e mesele të Turjakës së Zatriqit” dhe “Në kujtim të mësuesve e një falenderim për burrat e Panorci e të Rudit
”Fragmente të zgjedhura nga Ditari im
Një kujtim i shkruar ndryshe nga të tjerët.
Tregim për Panorcin, për mësuesit e nxënësit … e për vete
Çka ka Panorci e Rudi bukuri natyrore, nuk ka Kosova
Beha e Becki
Çka ka Panorci e Rudi, nuk ka krejt Kosova. Ky do të ishte titulli që do `ja leja shkrimit tim. Kjo ma kujtoj Ramiz Kelmendin kur shkruante për Shkodrën, në ndërrimin e motmoteve më 1979 e1980 në Rindjen e Prishtinës, “Çka ka Shkodra, nuk ka bota”.
Sa herë që e përfundoj një shkrim, pasi ta publikoj më bien ndërmend shumë ngjarje, kujtime të mira e nganjëherë edhe të dhimshme por … por kështu e ka puna e tregimeve, novelave, romancave, poezisë.
E përdora fjalën “poezisë” pasi që “letërsinë” e quajmë nga njëherë me të drejtë edhe “poezi” e imagjinatës ia hapa dyert, le të kullot lirshëm në hapsirë e mote por gjithsesi duhët të shkoj në ecejakjet e mia, rrugët me baltë dimrit e me pluhur verës, në Panorc, në Bubël, Damanek, Lubizhdë e në TURJAKË, aty ku flejnë MUZAT e mia e në Bjeshkët tona, te Guri i Madh, te Gropa Rrumullake, te Gropa e Gatë, te Selishtat aty ku luanim çabanët me shtaga, Haxhi Dina e Ramiz Hasani, Rexhep Shaqa e Jakup Balia, Vefajë Sadria e … me shtaga te thanës, G… e Teze, te Ledina e Sylë Rexhepit, te Fundi i Gradinës, aty ku pushojnë Orët e Zanat e Malit që veç Turjaka e Panorci i kanë … dhe aty ku lumi Mirusha herë ngadalë e qetë e herë furishëm “pushton” livadhet, deri në Bubël për të vazhduar edhe pakë rrugë e me mbërri te ULARICA, që është e njohur edhe si Ujvaret e Mirushës, për të cilën thuhej nga të vjetrit se ka edhe djaj, dreqër, kofshin larg, thonin pleqt për arsye se nuk dëshironim të hypim në gurë e shkembinjë të thepisur që kishte shumë lejthia, dredhëza të egra, thana e bletë, vojshtinë me mjaltë …..
Edhe sikur të ishte gjallë Behrami, Beha, ndoshta do ti mbetej hatri që emrin “Becki” ia bashkangjita edhe emrin “Beha”, të dytë shokë e miq.
Balta e Panorcit, më zgjoi herët, në orën 03:00 dhe menjëherë e kërkoja lapsin të shkruaj emrat e Behramit, Beckit e të Capit që i kisha harrua dje ti kujtoj. Dikur e gjeta lapsin dhe një bllok që e mbaj te kryet e nëse më kujtohet diçka, natën nëpër terr zgjohem duke prekur e i kujdeshëm që mos t`ja “prishi” gjumin … dhe shkruaj emra e data … .
Fillova me shkruajt, ani pse isha ende në krevet e me sy gati mbyllë. Mundohesha ta gjej se ku e kam llampën por duke i zgjat duart, llampa që e kam te kryet e shtratit, ra në tokë e u thye. Shqyr që nuk e kisha gruan se kish kris kjameti.
Shkova me vrap në dhomën e punës dhe fillova të skruaj:
-Behram Syla i Lubizhdës, ish mësues i Panorcit, Becki, qeni im besnik dhe Capi i Ademit, tash te Baca Loku- Sadri Meta, i ndjerë.
(Unë me këmishtë të bardhë e flolë të zeza, si nxënës, me Beckin, dhe Isanë, djalin e vëllait 1972 (?) në Turjakë)
Kur punoja në Panorc, më 1979/1980 në çdo mëngjes, në orën gjashtë zgjohesha dhe haja kaftjall bashkë me babën e me Ademin. E nëna na rrinte te kryet. Baba nganjëherë i bërtiste:
– Shko te shpija e ajo dilte pa guxuar të flas as edhe ni fjalë. Kështu ishte ajo kohë. Gruaja burrit, nuk ia k`thente fjalën.
Ende pa u nisur për punë, në Panorc, thirrte te dera e Oborrit Behrami. Ai vinte nga Lubizhda deri te na në Turjakë e mandej bashkë me mua e Ademin e bënim rrugën bashkë, të tretë për në Panorc, nëpër malet tona, nëpër Dushkaja, Llokma e Gradinës, Lugina e Asojave, Qafen e Gradinës, Garaqva e deri sa hynim në Panorc.
Becki, qeni i Sinanit
Nganjëherë ndodhte që Behrami vonohej, atherë unë e Ademi nisheshim vetë.
Becki, qeni im i dashur, na përcillte deri sa hynim në mal e atherë i thoja me dashamirësi Beckit tim:
-Kthehu Beck te shpija! Ai e ulte bishtin, si shenjë që jam i detyruar të dëgjoj urdhërin sepse edhe unë do të doja të vije me juve. Kështu më dukej se më thoshte Becki.
Eh, Becki im. Në katund të gjithë i thonin:
-Becki i Sinanit.
Për Beckin kam shkruajt shumë tregime e vjersha por ato mi ka marrë UDBA Jugosllave, fletoret e mija, disa gjëra personale dhe … këngët, katër bobina e fotografitë, me shumë se 100 copë.
Sadri Meta, qabani plak me dhi e Capi i Ademit
Posa dilnim nga dyert e Aborrit, për në punë, e takonim Sadri Metën me dhi. Ai i kishte afro 40, 50 copë dhi dhe dilte me to në Bjeshkë me i kullotë. Cjapi i madh, i shkonte mbrapa. Ai Cap ishte i joni, i Ademit, vëllait tim më të madh por Sadri Meta u bë marak dhe Ademi ia dha sepse kishte më shumë se 50 copa dhi e ne, sa më kujtohet i kishim pakë dhi e disa ballica (Buall-ica). Po ai,Capi nuk shkonte me dhi por dëshironte të rrije me ne, me njerëz sepse e njihte vehten si më të privilegjuar e nganjëherë, sidomos fëmijët edhe i “vrante me brina”. Si më shihte mua, vraponte mos kam bukë apo kallamoq me i dhënë. Atherë, unë ia hija me dorë në Byth Capit, që të shkoj. Capi i bënte turr Baca Lokut e i mshonte me brina në shpinë Baca Lokut, kështu i thonim Sadri Metës.
– O mâ bre ti djalë mas ma nguc Capin! Dhe hajt e hajt edhe me Bacën Sadri shkonim deri diku e pastaj ai iu bërtiste dhive me e ndërrua drejtimin duke iu hi ngapak me thupër e duke bertitur që ta dëgjojnë edhe të tjerat dhi. Ai më shpesh i qonte dhitë kah Vrella ose kah Balli i Kerrshit deri te Kasum Patoki e ne me Ademin vazhdonim rrugën. Ademi nuk folte e unë gjatë gjithë rrugës e ngucsha me fjalë. Por ai atherë nuk ma k`thente fjalën.
Kur ishte Behrami me ne, rrugës së gjatë, natyrisht këmbë gjithmonë, rrugën e bënim në këmbë e koha shkonte “si me kali” duke bisedua e mahitë.
Behrami edhe pse “paqariz”, frigohej shumë nga qentë prandaj edhe vinte me neve. Por unë edhe më shumë ia shtoja “tutën” duke e lënë vetë nganjëherë në mal. Hyja në mal ose e ndërroja rrugën, shkoja kah Kerrshi i Sylymanit e mëshifesha e ai më thirrte me zë të lartë, si në ma më dhe gati sa si mbushte brekët ….
Dhe këto fjalë mallengjimi i thash sepse kam MALL për at kohë, për ato rrugë deri në Panorc, për ata njerëz e për qenin tim besnik, Beckin, për capin tim, që ma kujton Capin e Vraninës, për Behramin i cili kishte vdekur dhe për të cilin atherë e tash kam shumë kujtime. Behramit i kërkoj FALJE se shumë e kam mundua, e kam “tut” dhe e kam “driblu pa top”.
Becki ka cof. Suedezët thonë, “ka vdekur”, nuk e kanë fjalën nënçmuese “cof” e Capin sigurisht, Baca Loki e ka pre ndonjë festë ndersa Behrami ka vdekur.
Kur hynim në Panorc, na dukej vetja si fitimtarë, sikur të kishim qenë në ndonjë “betejë” e tash ktheheshim triumfalisht. Të parin që e shihnim para dyerve, ishte Asman Pajaziti i Panorcit, nip i Shaban Shaqës nga Turjaka. Ai na përshëndeste me fjalët më të ëmbëla:
– O dajë, a munu qut !
Pastaj shihnim edhe katundarë të tjerë, “të rruar e të parruar”, duke i lshua lopt, dhentë e djhitë.
Kur afroheshim të Prroni i Panorcit që e ndante katundin në dy pjesë, Hisen Derguti i l`shonte tufën me lopët e në dorë e kishte një shtagë shkoze e në dorën tjetër një copë bukë me djathë. E hante bukën e gjave iu bërtiste “hajt, hajt!.
Murat Brahimi, një burrë që s`kishte si ai, sa na shihte, me një dashamirësi na përshëndeste:
-O tezakë, a erdhët mire dhe me 100 delet e 4 qentë i malliste delet mu te oborri i shkollës, për në Grap.
Në pjesën tjetër të katundit, më së shpeshti e takonim njeriun shumë popullor, që i ka hije Panorcit, e ai ishte Halil Amrushi. Edhe ai i qitke lopt deri në Grap. Nganjëherë kur kthehej nga Grapi Halil Amtrushi, afrohej te dritarja e shkollës e më zë të lartë i thonte Kamerit
– O Kamer, a pat ngojnë fmija!
Mandej, rrugën e vazhdonim duke u përshëndetur me katundarë. Nganjëherë ndodhte që ndonjë grua ose vajzë qëllonte në rrugë, kur na shihte neve kt`hehej me të shpejtë kah kishte ardhur dhe mbyllte derën me forcë sikur ajo të ishte fajtore apo me vrap hynte në derën e parë që e kishte më afër. Ne ngjiteshim në maje të katundit aty ku Panorci i kishin vorret e Rudi, lagja tjetër, tash e kishte fitua “statusin” katund, shihej si me pas në pëllëmbë të dorës.
Nuk kishim as 200 metra e hynim në “oborr të shkollës. Oborri i shkollës nuk ishte i rrethuar me gardh prandaj lopt vinin deri te dritarja e kur ishin dritaret të hapura, lopët e shtinin kryet brenda në klasë e nxënësit fillonin me qesh …….
Në të majtë të rrugës, në hyerje të oborrit ishte edhe një barakë e vogël, Ambulanta.
Mbrëmë, pasi e kisha publikua shkrimin, mora shumë letra falenderimi nga Panorci. Ndër ta ishte edhe djali i Halim Kadrisë, ish nxënësi im, Bejtutullahi. Ai më shkruante:
“Jam Bejtullahi, djali Halim Kadris. Desha të përshëndes nga zemra e të uroje shëndet e jetë të gjatë për shkrimin që ke shkrua në Bota sot”.
Sa mirë kishte shkruajt nxënësi im.
Dhe edhe këto fjalë që i thash, janë fjalë që dalin nga thellësia e shpirtit tim për Panorcin e Rudin për ata ish kolegë e nxënës të mi dhe mbi të gjitha, për ata që s`janë më; për Halim Kadri, Kamer Asllanin e Pagarushëve, Behram Sylën e Lubizhdës, për Beckin e Capin tim, për TURJAKËN që edhe në ëndërra e shoh, ashtu siq ishte, me kalldrem në mes të katundit, që nga shtëpia e Sadri Shaqës në perëndim e deri të ajo e Hasan Sejdisë dhe e Shaban Shaqes, Xhemë Maxharrës, Rexhep Jupës e Asman Metës, në lindje.
Unë që po ju shkruaj jam: Ish biri i juaj, tash i humbur në Suedinë e largët e të ftohtë, ish mësuesi i juaj i dashur, kolegu i paharruar e miku i të gjithë atyre burrave … Sinan Kastrati.
Nuk desha ta koorigjoj shkrimin. E lash ashtu siq e shkruajta. Fjalët i qita nga goja në letër. E lejova imagjinatën time të shpërthej e të fluturoj te ato shtëpi, ato ledina, male, fusha e varre ku i kam kalua vitet më të mira, më të hareshme por edhe më të dhimshme të jetës si i ri e pa rini në Turjakë, Lubizhdë, Damanek, Bubel e Panorc.
(11 shkurt 2018)
Vazhdon
- S. dhe
Shkrimet, për herë të parë janë publikua në Bota Sot, më 11 shkurt dhe më 16 maj 2018
Malmö, 8 dhjetor 2021
Çfarë shkruajnë studiuesit e viteteve 1800 për fjalën Athinë e Spartë



Historiani e shkrimtari Jusuf Buxhovi ia dhuron 50 libra Shkollës Fillore “Pjetër Budi” në Poçestë









