Kreu Blog Faqe 1463

Erdhi dhe shkoi z.Escobar – Po tash?

0


Nga Frank Shkreli

Ja shkoi në Tiranë, shikoi, u përshëndet me disa dhe u këthye. Fjala është për Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Z. Gabriel Escobar. Nuk besoj se me vizitën e tij në Tiranë fitoi gjë, për t’iu referuar asaj thënjes së famshme të Jul Çezarit, “Veni, vidi, vinçi”, megjithëse Z. Escobar nuk kishte ardhur për të fituar gjë fare, pasi ishte një vizitë krejt e zakonshme, pjesë e një vizite rutinë në rajon. E tillë ishte para njoftuar edhe nga ambasada amerikane në Tiranë.

Por, siç e ka zakon media shqiptare, prisnin se diplomati i lartë amerikan do vinte në Tiranë mbi një kal të bardhë dhe do zgjidhte të gjitha problemet e politikës shqiptare—madje prania e tij do të zgjidhte edhe problemet brenda Partisë Demokratike, se zyrtari i lartë do të sillte informacion aq të dëmshëm kundër Sali Berishës sa që do ta asgjësoj atë para Kuvendit të planifikuar të demokratëve me 11 dhjetor.

Por po të dëgjoje disa media të oborrit, para vizitës së zyrtarit amerikan në Tiranë, ai po vinte në Shqipëri me një shkop të madh për tu renë disa kokave dhe po të ishte nevoja marinsat amerikanë janë gati jashtë Tiranës, të gatëshëm të kontrollonin rrugët e Tiranës, për t’i ndalur hovin Sali Berishës, si rrejdhim i mbështetjes për ‘të, në “foltoret” e kohëve të fundit. Asgjë nuk ndodhi, veçse u harxhuan kot aq shumë orë debatesh boshe, sa që analistët do të kishin bërë më mirë t’i kalonin ato orë me fëmijtë dhe me familjet e tyre.

Nëqoftse shikojmë për fitues dhe humbës të kësaj vizite, krejtësisht të zakontë, media shqiptare, ose më mirë të them një pjesë e madhe e medias shqiptare, ishte humbëse, sepse parashikuan se me ardhjen e Z. Escobar në Tiranë do bëhej nami, “heads will roll”, sipas asaj frazës anglisht. Unë nuk prisja namin nga kjo vizitë, prisja vetëm që për të pasur një pasqyrë më të qartë se ç’po ndodhë në Shqipëri në këtë kohë krize politike, me një shkrim modest, i kisha bërë thirrje zyrtarit të lartë amerikan, që gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, përveç ambasadës dhe karakterave të zakonshëm të politikës shqiptare, të takohej edhe me grupe të tjera, të përjashtuara nga proceset politike të këtyre 30-viteve, ashtuqë të ketë një ide se çfarë mendon pjesa tjetër e shqiptarëve që nuk i pyet askush, për asgjë.

Fatkeqësisht, duket se ai nuk u takua me askënd tjetër, përveç zyrtarëve të ambasadës, të qeverisë Rama dhe të përfaqsuesve të Partisë Demokratike që kontrollohet nga Lulzim Basha. Grupet jo-qeveritare janë humbës nga kjo vizitë, pasi Z. Escobar nuk u takua me ndonjë prej tyre, por edhe unë jam humbës që bëra thirrje për një takim të tillë që nuk ndodhi, për asgjë tjetër, veçse nga përvoja ime kam parë se zyrtarët amerikanë kanë nevojë të dëgjojnë edhe zëra të tjerë të shoqërisë shqiptare — dhe jo vetëm të marrin informacionin nga qarqet zyrtare të qeverisë shqiptare, qoftë edhe opozitës, si dhe nga ambasada. Megjithse një vend i vogël, shoqëria shqiptare është mjaft e ndërlikuar dhe nevojitë njohje më të mirë nga të huajt, duke pasur edhe historinë jo të largët të Shqipërisë, si pikë referimi.

Por uroj që Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Z. Gabriel Escobar, të largohet sadopak fitues nga vizita e tij e shkurtër në Tiranë, me një shije sadopak të vogël, për faktin se sa e çuditshme, për të mos thënë e çmendur, është politika shqiptare. Dhe i vetdijshëm se kur në kazanin e asaj politike futen edhe gishtërinjë të huaj – ajo politikë humb fare busullën e normalitetit dhe atëherë as dreqi nuk e ve në terezi, madje as edhe një zyrtar i një vendi mik si, Z. Escobar. Por uroj që Z. Escobar të këtë porositur ambasadën tonë në Tiranë se klasa politike shqiptare pas 30-vjet “post-komunizëm”, ka nevojë që vetë t’i zgjidh problemet e saja të vet-krijuara, pasi Shqipëria është e tyre dhe e popullit shqiptar, që kjo klasë politike përfaqëson. Dhe se është në dorë të shqiptarëve të vendosin vet se kush do jenë udhçheqsit e tyre, tani dhe në të ardhmen.

Atëherë, pasi vizita e Z. Escobar në Tiranë, erdhi e shkoi — çfarë do ndodhë në skenën politike shqiptare të shumë pritur, për dy tre javët e ardhëshme. Unë besoj se sa i përket Amerikës, asgjë dramatike nuk do të ketë në skenën e politikës shqiptare, lajm i keq ky ndoshta për disa që presin ndërhyrjen amerikane për t’i rregulluar “punët e Shqipërisë” — duke pasur parsysh shpalljen “non grata” të Dr Sali Berishës nga ana e Shteteve të Bashkuara. Fatkeqësi që ka ardhur deri në këtë pikë, por siç duket dy kuvendet e planifikuar të Partisë Demokratike do të mbahen. Do të zgjidhen zyrtarë të ri, Partia Demokratike do mbijetojë, Shtetet e Bashkuara, siç deklaroi edhe Z. Escobar në Tiranë, do bashkpunojnë me Partinë Demokratike, spas interpretimit tim, kushdo që ta drejtojë atë. Nuk besoj se në këtë mes, Washingtoni nuk do të ndërhyjë, se pse nuk ka të drejtë dhe as nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të një partie të një vendi anëtar të NATO-s. A u kujtohet debati para 8 vitesh mbi çeshtjen e armëve kimike. Të gjithë thonin në atë kohë se Amerika ose NATO do ia impononte Shqipërisë që t’i pranonte armët kimike nga Siria. Frank SHKRELI/ Amerika nuk do t’i imponojë Shqipërisë shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë | Gazeta Telegraf

As kësaj radhe, Amerika nuk do të imponojë një zgjidhje për demokratët shqiptarë. Ata duhet t’i zgjidhin vet mosmarrveshjet midis tyre. As Partia Demokratike, as Shqipëria nuk janë vasale të Shteteve të Bashkuara as të ndonjë vendi tjetër. Historikisht, kjo nuk është në natyrën e politikëbërjes së Shteteve të Bashkuara karshi vendeve mike dhe aleate, megjithëse nga ndonjëherë, në rastin e Shqipërisë, mund të duket e tillë sepse vet politika shqiptare kërkon dhe lejon ndërhyrje të tilla të ngutshme dhe të pa menduara mire nga ndonjë individ ose ent zyrtar. Por, normalisht, nuk ndodh ashtu. Shtetet e Bashkuara kanë ndjekur, vazhdimisht, një politikë pragmatike ndaj zhvillimeve politike në Shqipëri, me ndonjë përjashtim të vogël, ndoshta. Ashtu do të ndodh edhe tani.

Besoj se fjala pragmatizëm, është edhe mesazhi që doli nga vizita e djeshme në Tiranë e Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Z. Gabriel Escobar.

I stërzgjaturi është një manipulues i deleve të kurbanit

0

Nga Aurel Dasareti

Ai është “zgjedhur” në mënyrë jo të ndershme, të paligjshme, është sulltan ilegjitim. Ai është më serb se serbët, prandaj vetëm ndonjë idiot mund të mendoj se është i përshtatshëm për të mbrojtur interesat e shqiptarëve. Ka qenë, është dhe mbetet një shkatërrues i Kombit Shqiptar dhe një djall i dobishëm për punëdhënësit e tij të fuqishëm! Dhe, njerëzit shpirtrob, apo ata që nuk e shikojnë rrezikun, janë ulur dhe e kanë lënë që kjo të ndodhë, si lopët në rrugën e tyre për në thertore.
**
Një piktor i gjorë që lufton me vetëm një ose dy vizatime gjatë gjithë jetës së tij. Ai i rrotullon dhe i kthen motivet, por thellë brenda bëhet fjalë për të njëjtën gjë. Kotësinë. Lakuriqësinë. Çmendurinë e tij. Shkarravitje pa asnjë vlerë, por në funksion të shpëlarjes masive të trurit të deleve të kurbanit. Qëllimi final i tij: Të shpopulloj Vendin nga shqiptarët autokton dhe zëvendësimin e tyre me të huajt nga i gjithë rruzulli tokësor, të rrënon qenien shqiptare, në Shqipëri, Kosovë, FYROM (…), shpërbërjen e kombit shqiptar brenda dhe jashtë kufirit të imponuar. Rivendosjen e hegjemonisë serbe në të gjithë Shqipërinë, Kosovë, FYROM, mbi çdo gjë shqiptare; këtë herë me mashtrimin e radhës: “Ballkani i hapur”.
Për të arritur këtë qëllim tradhtie, kriminale antikombëtare, i duhet një opozitë e përçarë që të mbetet në pushtet përjetësisht, edhe pas vdekjes. Prandaj brenda kështjellës pothuajse të shkatërruar të kundërshtarit kryesor, për ta eliminuar përfundimisht pengesën e fundit, instaloi “Kalin e Trojës” ku strehohen shërbëtorët, thënë më mirë, mizat e tij që pickojnë të zotin e shtëpisë sa për të bërë tollovi. Dredhitë e fundit të diktatorit të shtetit më të korruptuar dhe më të varfër në Evropë, nga i cili vetëm vitet e fundit largoi mbi 600.000 shqiptarë nga Shqipëria, dhe në të cilin fukarenjtë e shumtë kërkojnë bukën e gojës në koshin e mbeturinave apo lypin lëmoshë rrugëve, ndërkaq “refugjatët” e paftuar nga popullata – banojnë në hotele luksoze me pishine.
**
Kur nuk ka drejtësi për popullin, nuk do të ketë qetësi për qeverinë.
Ajo që shqiptarët janë në gjendje të sakrifikojnë për “politikanët” e tyre të pabesë është absolutisht e pabesueshme. Vështirë se një kokëtul në përjetësi, por një pasthirrmë, një pikë-çuditëse e patjetërsueshme për momentin. Megjithatë, nëse nuk ndërgjegjësohen sa më shpejt që të jetë e mundur, fati i pabesueshëm do të pengojë shqiptarët të shpëtojnë nga mbytja. E gjithë kjo mund të jetë e juaja! Për koston tepër të ulët të gjithë kohës dhe mirëqenies suaj, ju mund t’i bëni të gjitha problemet e politikanëve të pabesë tuajat, dhe të gjitha problemet tuaja shumë më të mëdha!
Atdhedashuria është të kujdesesh, ta ruash dhe ta mbrosh, të qëndrosh pranë Vendit tënd gjatë gjithë kohës, ndërkaq pranë Partisë dhe Qeverisë vetëm kur e meritojnë atë.
**
Ai është i papërshtatshëm për të qenë “komandant” i përgjithshëm. Ai është përgjegjës kryesor për fatkeqësinë shqiptare në këto 30 vitet e fundit.
Dhe kështu, për shkak të leximit të tepërt dhe mungesës së gjumit, truri i tij u tha aq shumë dhe u tkurr, saqë ai përfundimisht u çmend plotësisht. Unë refuzoj ta trajtoj klounin e stërgjatë si një aktor të dobishëm politik para se dikush të tregojë se ai përfaqëson më shumë se veten. “Errësira e së kaluarës sime është drita e së ardhmes suaj”, – përpiqet ai të mashtrojë shqiptarët.
Rrugët janë të përhumbura nga një përbindësh që kap prenë e tij duke shpalosur krahët me një model hipnotizues nga i cili askush nuk është në gjendje t’i heqë sytë. Viktimat janë magjepsur në mahnitje të thellë dhe kanë mbetur të pafuqishme. Mënyra e vetme për të luftuar përbindëshin është të shikoni nga ana tjetër.
Vështrojnë dhe vështrojnë. Unë mendoj për këtë kur shikoj gjithçka që shkruhet dhe thuhet për personin. Ata shikojnë dhe shikojnë, shkruajnë dhe shkruajnë, flasin dhe flasin për atë që kanë parë. Të gjithë për të kuptuar se kush është ky diktator në të vërtetë. Dhe të gjithë shohin diçka pak më ndryshe nga të tjerët. Ndoshta është e mundur të kuptohet klouni që është dashuruar aq thellë në armikun e përjetshëm që ka kryer aq fatkeqësi, masakra dhe gjenocide të tmerrshme ndaj nesh, por edhe unë mendoj se mban me një përmbledhje: Ai është një ekstremist politik, servil, tradhtar, kuisling dhe ndoshta 100% i çmendur.
**
Ju nuk keni braktisur atdheun, por nuk ndiheni më si në shtëpinë tuaj. Jeni bërë të huaj në vendin tuaj. Jeni në mërgim të brendshëm. Është koha për të shpëtuar Shqipërinë dhe jo vetëm. Prandaj duhet të vendosim për ta hedhur në koshin e plehrave këtë regjim të ndotur. Ndihmo edhe ti! Bashkojini forcat me atdhetarët tjerë. Përpara jush do të ngrihet një përbindësh i ftohtë dhe i vendosur që do të përpiqet të na ndotë. Por ju do të ngulni këmbë, nuk do dorëzoheni.
**
Shpresa është një mbajtëse e ngarkesës së shpirtit.
“Foltorja” mund të nënkuptojë vërtet fillimin e diçkaje! Një shpresë të paktën është ndezur, por ajo do të ketë nevojë për pika të pakufizuara fuqie.
Jam shumë entuziast për rithemelimin e partisë kryesore opozitare dhe opozitës në përgjithësi, demokratizimin e vërtetë të saj, sepse në këto momente kritike kur bëhet fjalë për të jetuar apo jo si Komb dhe Vend, nuk është aspak me rëndësi se cila parti apo politik-bërës do të qeverisë, gjëja më e rëndësishme është të kesh lirinë (nëse komandanti i vërtetë i saj do t`i mbaj premtimet, të përmbys regjimin antishqiptar), por kjo nuk është e mundur me një opozitë joreale.
**
Fanatikët e partisë që minojnë ekzistencën e kombit dhe vendit. Partia politike është një shoqatë e anëtarëve të partisë, të cilët kanë një pikëpamje relativisht të ngjashme për çështjet politike dhe duan të ushtrojnë ndikim në proceset e vendimmarrjes politike. Në demokraci, partitë politike zgjidhen për të qeverisur nga votuesit.
Politikanët janë shërbëtorë të popullit. Në demokraci. Unë flas për ata që e marrin pushtetin si të mirëqenë. Politikanët duhet të mësojnë, si në Shqipëri, Kosovë, FYROM dhe vende të tjera shqiptare, se ata nuk janë zotërinjtë tanë. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë çdo ditë kur zgjohen dhe çdo natë kur shkojnë në shtrat, se ata janë shërbëtorët tanë, të cilët duhet të jenë në roje për ne. Nëse nuk e kuptojnë këtë, është më mirë që ata vetë të zhduken atje ku e çojnë kombin, në ferr.
**
Vullneti për të mohuar realitetet është i fortë në klasën e folësve papagaj dhe të kalemxhinjve gjysmë analfabetë të trojeve arbërore, shpirtrobërve. Armiqtë tuaj kanë aftësinë ta bëjnë veten të padukshëm. A duhet ta doni armikun tuaj? Armiku juaj bëhet më i fortë nga ajo që lini pas. Kaosit në vendin tuaj.
Gjyshi im, një ish oficer i lartë: “Kur populli ka frikë nga shteti, ne kemi diktaturë. Kur shteti ka frikë nga populli, ne kemi liri”.

_____________

Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Organizimi në Mërgatë!

0
Afrim Caka, Gjakovë
Intelektualët Shqiptarë nuk kanë mundur, por as nuk kanë vepruar, të ndikojë që në jetën tonë të krijohet një solidaritet më i fortë. Sot pushtetarët pasurohen, pasurohen gjithnjë e më shpejtë. Solidariteti ynë është gjithnjë më i rrallë. Jemi dëshmitar të një eurozioni të shpejtuar moral. Megjithëse ishim sunduar prej një qeverie të korruptuar.
Mërgata shqiptare duhet të bëhet një subjekt i rëndësishëm i botës shqiptare, sot kur mbi gjysma e kombit ndodhet jashtë Atdheut. Mërgata shqiptare duhet të bashkohet rreth programit kombëtar: bashkimit shqiptar dhe integrimit në qytetërimin perëndimor. Insitutcionalizmi i mërgatës bëhet me program dhe statut të veçantë. I kemi sa e sa parti politike e asociacione të tjera, por ende s’kemi udhëheqje kombëtare!
Programi shpreh qëllimet kryesore të angazhimit dhe të rolit të mërgatës në jetën kombëtare, siç janë ruajatja he zhvillimi i identitetit etnokulturor, afirmimi i kulutrës shqiptare, solidarizmi kombëtar dhe miqësia me popujt e vendeve mikpritëse. Statuti përcakton format e organizimit mërgatës. Bërthamë e organizimit duhet të jetë bashkësia shqiptare, që formohet nëpër qytete a rajone të një vendi. Të gjitha bashkësitë formojnë Mërgatën Shqiptare në një shtet. Organi më i lartë i mërgatës është Kuvendi zgjedh Kryesinë e Mërgatës, e cila drejton veprimtarinë e saj në seksione të veçanta: politik, ekonomik, kulturor, arsimor, social, humanitar etj. Kështu do të formoheshin mërgatat shqiptare në Angli, Austri, Greqi, Gjermani, itali, Zvicër, Turqi, në vendet skandinave, tejoqeanike etj.
Mërgata mund të organizohet në një vend edhe nga bashkimi i shoqërive, shoqatave e klubeve të ndryshme, por ato nuk mund t’i përfshijnë të gjithë mërgimtarët. Të gjitha mërgatat në vende të ndryshme formojnë Lidhjen e Mërgatave Shqiptare. Organi më i lartë i Lidhjes është Kongresi, i përbërë nga përfaqësuesit e të gjitha mërgatave, i cili zgjedh Kryesin, që drejton veprimtarinë e Lidhjës. Lidhja e Mërgatës Shqiptare krijon fondin e vet, boton gazetën e përditshme dhe zhvillon veprimtari botuese, kulturore-artistike, politike-diplomatike, solidare etj. Kështu, Lidhja e Mërgatave Shqiptare do të ishtë një lloj lobi shqiptar ne botë, që do të luante rol të rëndësishëm në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe në forcimin e miqësisë me popujt e tjerë. Po ashtu, ajo do të mbronte mërgatën shqiptare nga procesi i asimilimit dhe dukuritë e ndryshme të kriminalizimit.
Lidhja e Mërgatave Shqiptare do bëhej urë ë Atdheut me botën, do ta përfaqësonte denjësisht atë dhe do të kontribonte shumë për rilindjen kombëtare dhe qytetërimin modern shqiptar. Degët praktike në mërgatë duhet të shuhen fare, sepse janë kërpurdha, që janë bërë përçuese të ndarjeve e përçarjeve ideologjike e krahinore, madje jane shndërruar edhe në mafia të aferave skandaloze.

Miti antik i Romës nga emigrimi pellazgo- shqiptarë, mbase shumë përpara mbërritjes së Eneas i kishte dhënë etimiologjinë emrit të Romës

Nga: Dr. Nusha Zhuba (Anna Hida), studjuese nga Roma, Itali
Sigurisht që historia e Romës ka afashinuar të gjithë me legjendën e sajë por fjala Rom shpreh fjalën shqip të përdorur nga arbëreshët. Një doktoreshë Kalabrese që punon me mua dhe që është arbëreshe, kur më përshëndet më thotë: “Rim mirë!
Fjala Roma
Ne priremi që miti antik i Romës i futur në Romë nga emigrimi pellazgo- shqiptarë, mbase shumë përpara mbërritjes së Eneas i kishte dhënë origjinën o etimiologjinë emrit të Romës duke e vendosur këtë qytet si Mbretëreshën e botës dhe si provë e pohimit tonë besojmë shumë të volitshme të sjellim të sjellim këtu atë që na referon bashkë qytetari i jonë Giramolo De Rada në opuskulin e tij mbi Antikitetin e kombit shqiptar duke shpresuar ta kujtojmë edhe herë të tjera. Duke folur për afërsinë ndërmjet Helenëve dhe Latinëb e ai thotë: ” Pikërisht memorja e lidhjeve familjare të etërve të Hesperisë dhe të Epirit bëri të lindë Lazio, për këtë poeti Virgjil i detyruar nga kufinjtë e përrallës së tijë vendos popullin trojan profug në të dy gadishujt, dhe ka shumë të drejtë për të besuar që kjo afërsi vinte që nga kohët e lashta dhe është një popull kunetërish që ka jetuar që në fillim në dy brigjet e Adriatikut , që të shpërndarë erdhën deri në kohën e Herodotit dhe nga që ajo kohë i dhanë emrin atij gjirit Atyria (Adria) . Vendi i të parëve. I njëjtë ishte fillimi i Romës i mbështjellur dhe i refuzuar me qëllim nga mite dhe popuj të mëdhenj, të ndryshëm nga gjuha e themeluesve të parë, që e banuan më vonë, por çdo gjë vjen prej popullit Pellazg. “Rom”në të folurën tonë do të thotë “Rron” (jeton) pothuajse duke u larguar nga shprehjet dhe nga vështirësitë e një jetë donin t’a thërrisnin me emrin e pavdekshëm Rom – Ron – jeton , duke ndjekur ndjenjën e pushimit dhe lirisë , Romi e Rimi – “Rroni e rrini “, të jetojmë e të rrimë ishin dy idetë e para duke filluar me “Romolon e Remon” pastaj dëshira e dytë Rimi- Rrini – rrimë tregon vendin dhe nevojën për të jetuar pse jo edhe duke sulmuar, sepse Remo vdiq nga dora e vëllaut të tijë “Romolo “dhe Roma pati të vetmin emër të Jetës.

Bilinguizmi (dygjuhësia) si realitet i nxënësve të mësimit plotësues

0

Foto Nexhmije Mehmetaj, në mësimin shqip në Delemont 

Shkruan: Nexhmije Mehmetaj, Zvicër

  1. Baza historike

Mijëra e mijëra bashkatdhetarë, për shkaqe ekonomike, politike e shoqërore kanë ardhur nder vite në Zvicër. Fillimisht erdhën individualisht si punëtorë stinor e më vonë sidomos në vitet ’90 të shekullit që lëmë pas, gjatë regjimit të Millosheviqit në Kosovë u krijuan kushte detyruese që prindërit të merrnin me vete në mërgim edhe familjet.

Në këto rrethana, për ta ruajtur e për të kultivuar gjuhën amtare dhe identitetin kombëtar te fëmijët shqiptarë, u hapën shkollat e mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Një mbështetje e tillë nga vendi pritës dhe nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar “Naim Frashëri” përbën një rrugëzgjidhje të efektshme për konsolidimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe.

Gjuha amtare përbën shenjën e parë të identitetit kombëtar, prandaj  për ta ruajtur dhe zhvilluar më tej kulturën dhe gjuhën shqipe duhet drejtuar sidomos shkollës.

Tradicionalisht, nxënësit/et shqiptarë/re ndaj mësimit shqip u ndanë në dy kategori. Një numër modest ka frekuentuar shkollat shqipe të mësimit plotësues, ndërsa shumica e fëmijëve për shkaqe të ndryshme nuk kanë vijuar mësimin shqip, kanë braktisur gjuhën shqipe si diçka të pa rëndësishme, kanë humbur kompetencën gjuhësore të shqipes, iu kanë përkushtuar vetëm mësimit në gjuhën e vendit pritës, kanë mësuar gjermanisht apo frëngjisht, por kanë mbetur analfabet në gjuhën amtare, d.m.th. nga mundësia për t’u bërë dygjuhësorë kanë mbetur me një gjuhë.

Nxënësit/et që vijojnë në shkollat e mësimit plotësues janë më shumë nga anë të ndryshme të Kosovës dhe viseve shqiptare të Maqedonisë Veriore, më pak nga trojet tjera shqiptare. Shtrirja gjeografike e të folmeve të nxënësve në Zvicër përfshinë të folmet e shqipes gjegjësisht dialekti i gegërishtes veriore, veriperëndimore dhe verilindore.

Fëmijët kryesisht janë një gjuhësh me dy prindër shqiptarë, të lindur në Zvicër folës burimor të shqipes por që rriten në kushte të dygjuhësisë së mërgimit. Për këta fëmijë shqipja është më e lehtë për ta mësuar.

Marrëdhëniet martesore midis shqiptarëve dhe grupeve tjera etnike vijnë duke u shtuar. Për të mësuar shqipen vijnë edhe nxënës me familje dygjuhëshe fëmijët  shqiptaro-zviceranë. Fëmijë me familje të përziera  me baballarë shqiptarë dhe nëna zvicerane në të shumtën e rasteve ndonjëherë italiane, spanjolle, libaneze, ukrainase etj.. Kohëve të fundit, ka nxënës me baballarë të bashkësisë pritëse dhe nëna shqiptare. Në këtë rast për fëmijë mësimi i shqipes është pak më i vështirë, sepse ata në shtëpi dëgjojnë më pak gjuhën shqipe dhe në të gjitha ambientet e tjera dëgjon gjuhën e vendit ku jetojnë.

Shkolla ka për qëllim që fëmijët shqiptarë ta zotërojnë sa më mirë gjuhën e folur amtare shqipe dhe atë të shkruar, ta kultivojnë dhe të njohin letërsinë shqiptare, historinë dhe gjeografinë e vendit të të parëve. Për arritjen e këtij qëllimi, shkolla luan rol kryesor, pasi para saj del detyra të mbështes nxënësit pa ndërpre brez pas brezi.

  1. Rëndësia e mësimit shqip

Mësimi i gjuhës amtare fillon të zhvillohet në familje, vazhdon të përvetësohet në shkollën e mësimit plotësues ku përvetësohen të katër shprehitë komunikuese gjuhësore: të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit, të shkruarit.

Padyshim suksesi është i dukshëm kur fëmijët fillojnë të përdorin elemente të gjuhës së shkruar dhe të lexojnë e zgjerojnë thesarin e tyre leksikor, zhvillojnë aftësitë e të shprehurit dhe nxënë kështu gradualisht gjuhën amtare e cila bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, si në shkollë, ashtu edhe jashtë saj. Në mënyrë të theksuar forcohet edhe kompetenca e orientimit mes gjuhës standarde dhe dialektit. Gjithashtu mësimi shqip, frenon ndikimin e tepruar të huazimeve nga gjuhët e vendit pritës.

Mësimi plotësues shqip është një kriter social mjaft i rëndësishëm i cili luan rol vendimtar në zhvillimin dhe përmirësimin e të folmeve të shqipes në përgjithësi dhe afrimin e tyre me normën standarde Dallimet mes një folësi që ka ndjekur mësimin shqip dhe atij që shqipen e ka mësuar vetëm në gjirin familjar janë të dukshme.

  1. Mësimi shqip luan rol thelbësor në ndërtimin e dygjuhësisë

Me termin dygjuhësi do të kuptojmë aftësinë që ka një individ (në rastin tonë fëmijë apo nxënës) për t’u shprehur saktë në dy gjuhë dhe për t’i njohur ato në mënyrë të rregullt si dhe për t’i pasur të dyja si gjuhë të domosdoshme për komunikimin e përditshëm.

Fëmijët duke ditur shqipen (L1 ) si dhe duke nxënë në shkollën zvicerane njërën nga gjuhët e vendit pritës gjermanishten, frëngjishten apo italishten (L2) në ketë mënyrë ndërtojnë një identitet dy kulturor dhe dygjuhësor.

Mbi një bazë të thjesht nxënësit/et përdorin shqipen me pjesëtarët e familjes, rrethin më të gjerë si dhe me të afërmit kur kthehen në vendlindje, ndërsa gjuhën e vendit pritës, të shkollës së përditshme që medoemos duhet ta nxënë deri në nivele më të larta shprehëse, shtrohet si domosdoshmëri që kërkon mjedisi, për të u arsimuar dhe integruar në shoqërinë pritëse.

Prania e një situate të tillë të kontaktit përcakton, një situatë të bilinguizmit më fort potencial se real, sepse vetëm disa nga këta folës janë në gjendje të zotërojnë me të njëjtën kompetencë, të dy gjuhët.

  1. Probleme sociolinguistike. Dukuritë e ndër ndikimit (interferencës). Në përsiatjen tonë do të kufizohemi në trevën zvicerane frëngjisht folëse në kantonin Jura.

Situata gjuhësore e nxënësve/eve paraqet kontaktin gjuhësor të dy gjuhëve në zhvillim e sipër, andaj gjuha është individuale që i nënshtrohet një procesi të zbulimit të rregullave shndërruese nga struktura sipërfaqësore tek struktura e thellë (Chomsku 1957,1965). Ndërsa struktura e thellë është e njëjtë si në gjuhën frënge ashtu edhe në shqip apo në ndonjë gjuhë tjetër, ajo sipërfaqësore ndryshon nga një gjuhë në tjetrën duke u krijuar akte gjuhësore pafund që e karakterizojnë komunikimin njerëzor. Nxënësi dygjuhësh do të mbështetet dhe në ato pika ku strukturat sipërfaqësore të gjuhës frënge dhe asaj shqipe përkojnë me njëra-tjetrën.

Interferencat që konstatohen janë të niveleve të ndryshme: fonetike, leksikore, drejtshkrimore. Në shqiptimin gojor të fjalëve paraqet shmangie në drejtshqiptimin shqip të atyre tingujve të cilët i ka shqipja e jo  frëngjishtja si ( ë, h, c, ç, dh, gj, ll, q, rr, x, xh).

Mungesë e tingujve, disa nxënës që nuk e theksojnë tingullin ë (shpi -shtëpi), tingullin h ena/hëna) e të tjerë. Humbje e diftongut; ia, ie, io, oi etj. . Në veçanti ky ndryshim fonologjik është tipik te nxënësit e brezit të dytë dhe të tretë, të cilët tregojnë zotërim më të mirë të gjuhës frënge dhe integrim më të mirëfilltë në shoqërinë zvicerane në krahasim me gjeneratat e mëparshme.

Tek nxënësit të folurit shqip është i ngadalshëm, shoqërohet me pauza të gjata e të shpeshta, përdorin fjalë nga frëngjishtja, nuk shprehen qartë. Kanë vështirësi në shqiptimin e fjalëve me theksin e duhur. Fjala shqipe shqiptohet me theksin e gjuhës frënge. I përdorin gabimisht fjalët përcaktuese sidomos mbiemrat dhe përemrat. Nuk arrijnë të bëjnë përshtatjen e tyre në gjini, numër e rasë me fjalët që përcaktojnë. Në përdorimin e foljeve kanë vështirësi në përshtatjen e saj në vetë, numër e kohë me kryefjalën. Ndërtimi sintaksor i fjalive është i mangët. Fjalët e paraqitura në tabelën vijuese i përkasin dy sistemeve të ndryshme gramatikore ose nënsistemeve.

Huazime nga frëngjishtja         Termi standard frëng     Fjalë shqip
     Kjo është   tomat e kuqe.          tomate       domate
    Natura është e mirë.         nature       natyra
     Kjo vuatur është e babit.          voiture       veturë
     Më pëlqen të ha oliva         olive       ulli

 

  1. Huazimet leksikore

Sa i përket gjuhës së folur huazimet leksikore janë dukuri e rregullt, shqipja ndikohet dukshëm nga frëngjishtja, në fakt shqipja funksionon duke u ndihmuar nga frëngjishtja. Nevoja e komunikimit, domosdoshmëria e pasjes së fjalëve të reja që i mungojnë në shqip i shtyn ata të përdorin fjalë nga frëngjishtja. Ja disa shembuj fjalish ku kanë depërtuar huazime nga frëngjishtja dhe duket një përzierje e theksuar. Fjalët e reja nga frëngjishtja  që përdoren në shqip pësojnë ndryshime fonetike të shqipes, përshtaten në gjini dhe trajtë. Ndonjë herë përdoren edhe fjalë nga frëngjishtja të pa ndryshuara.

6.Lloje të ndryshme të ndërrimit të kodit shqip – frëngjisht.

Përzierja e kodeve (codsmixiting dhe prishja e kodeve (codswiching) në mjedisin e nxënësve/eve dygjuhësor ku gjuha shqipe është edhe në kontakt me frëngjishten. Shqipja dhe frëngjishtja janë dy gjuhë origjinale, por, gjatë të folurit shpesh afrohen dhe përzihen.

Gjatë bisedës në shqip, dukuria më e shpeshtë është ( code switching ) ndërhyrja e një fjale nga frëngjishtja brenda një fjalie  të shqipes por, struktura e fjalisë mbetet shqip. P.sh. A duhet të mësoj vjershënpar coeur (përmendsh)? Kam harruar mes devoirs (detyrat e mia) në shtëpi.

Ndërrimi i kodit është edhe i përzier (codsmixting) hyjnë në veprim karakteristikat strukturore të dy gjuhëve, në një fjali kemi dy fjalë nga frëngjishtja. Ndërhyrja bëhet duke marrë fjalë si pas dy mënyrave: fjalë të përshtatura në fonetiken e shqipes dhe fjalë të pa asimiluara nga frëngjishtja. Pozicionet e ndryshme mbi fenomenet e ndërrimit të kodeve dallohen nga funksionet e tyre përballë strategjive të ligjërimit dhe kompetencës dygjuhësore. Në përgjithësi dallojmë dy lloje të ndërrimit të kodit:

a). Kod suiçing paliativ, folësi e përdor fjalën nga frëngjishtja për motive të varfërisë
së  fjalorit nga gjuha amtare. Struktura e fjalisë mbetet shqip. Shembull :
Sonte është séance des parents në Delémont. (Sonte është mbledhja e prindërve në Delémont). Kur unë repassage këmishët, nëna më falënderon. (Kur unë hekurosi këmishët ,nëna më falënderon). Vëllai im e ka humb connaissance nga temperatura.(Vëllai im e ka humbur vetëdijen nga temperatura.

b). Kod–suiçing « exspresiv », praktikohet sikur lojë, funksionon sikur zhargon te një grup i caktuar folësish. Shembull: Unë për chaque matin e rregulloj mon lit, la rob vë në armoire.
Unë për çdo mëngjes e rregulloj shtratin, rrobat i vë në dollap. Kjo është cousine e jeme, elle ka ardhur me oncle vetëm sot. (Kjo është kushërira ime, ajo ka ardhur me xhaxhin vetëm sot). Prishtina është capitale e Kosovës, là-bas flasin albanais.( Prishtina është kryeqyteti i Kosovës atje flasin shqip).

  1. Qëndrimet e prindërve ndaj mësimit shqip sipas brezave

Brezi i parë i mërgimtarëve me njohuri minimale të gjuhëve të shtetit pritës e favorizoi më shumë mësimin shqip përkundër rrethanave jo të favorshme të asaj kohe.

Brezi i mesëm i mërgimtarëve është më indiferent ndaj mësimit shqip, prindër me bindje të gabuar se mjafton të flitet shqip me fëmijë dhe jo nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë për të mësuar gjuhën e kombit të vet. Thënia e shumë prindërve se mësimi i gjuhës amtare e pengon mësimin e gjuhës së dytë është plotësisht i gabuar.

Tek brezi i ri ( prindër të arsimuar në shkollat zvicerane), kanë  njohuri të pakta të shqipes, për të ia transmetuar fëmijës. Një kategori e prindërve nuk e flasin më gjuhën shqipe as në familje, është vënë re presioni i fëmijëve që ushtrojnë mbi prindërit ( me sukses ) që mos të shkojë në mësimin shqip. Këto qëndrime të fëmijëve, prindërit i marrin si të drejta. Duke thënë se “fëmija im nuk po donë të shkojë në shkollën shqipe”.

Në situatën që ka të bëjë me qëndrimet, brezat e dy niveleve të fundit janë në rrugë e sipër të asimilimit nga bashkësia mbizotëruese për shkak se gjuha e parë në të shumtën e rasteve nuk flitet më as në familje.

  1. 8. Përfundim

Të përdorësh të dy gjuhë do të thotë më tepër dimensione, vlera dhe mundësi të thelluara për zhvillimin e njohurive. Megjithatë për fëmijët e mërgimtarëve që flasin një gjuhë të ndryshme nga ajo e shkollës nuk është gjithmonë e lehtë në shkollat zvicerane. Shumica e përballojnë mirë, por ekzistojnë të tjerët që nuk ia arrijnë qëllimit të diturisë. Ekzistojnë disa faktorë që bashkëveprojnë. Një nder ta është mungesa e mësimit të gjuhës amtare, është e njohur ndihmesa e hershme gjuhësore sidomos te moshat parashkollore, mbështetja është e rëndësishme në këtë moshë. Është e rëndësishme, prandaj, që për fëmijët që lindin larg vendlindjes, të mendohet dhe projektohet  zbatimi i një politike integruese, ndaj gjuhëve amtare (MP), të hartohet një dokument politik që do të orientojë marrëdhënien e shtetit me këto shkolla, që mos të mbetet gjuha amtare në bazë vullnetare, por të jetë një konkurrente e tyre në kushtet e një shoqërie shumëgjuhëshe.

Delemont, 27. 11. 2021

Ç’i duhet hoxhës një ligjëratë kundër babadimrit e bredhit?

0

Prof. Bajram Binaku, Pejë

Rastësisht, degjova hoxhën, Ardian Sejdiu, në një ligjeratë të mbajtur “para xhematit të tij“, me të cilën, hodhi gurë e dru mbi babadimrin dhe bredhin. Sipas tij, babadimri i sotëm e ka prejardhjen nga Shën Nikolla. Sipas tij, deri në shekullin e kaluar festohej përmes, emrit të tij Babadimri, për ta shndërruar në babadimër, qe ta marrin edhe muslimanët. Asnjë vlerë muk ka babadimri, vetem se përmes tij, Europa don të paraqitet si vend i përparuar dhe me kulturë. As bredhi, u tha hoxha, xhematit, nuk është asgjë tjetër veç një mashtrim, sepse përmes fesë se krishterë, këtë e paraqesin si bimë të xhenetit dhe se, kush e mban në shtepi, bredhin, nga ai ikë shejtani, sepse bredhi, na qenkesh, bimë e xhenetit. Nga kjo qe dëgjova nga një hoxhë, qe sipas meje ishte i menqur dhe orator i mirë, lë të kuptohet, se qellimi nuk ishte, shpjegimi i babadimrit e as i bredhit, po luftimi i pa rezervë i kundërshtarit fetar, në këtë rast i krishterizmit.

Lufta të tilla ishin, qe nga zanafillet e krijimit të besimeve fetare, të cilat sollen shumë viktima. Lufta 150 vjeçare në mes të botës se krishterë e asaj islame, ishte vetem njera nga gjitha luftërat tjera të bëra ndër shekuj. A duhet të pushojnë këto luftëra dhe a do të pushojnë fare? Tjerër është deshira e tjetër realiteti! Ishte dashur të pushojnë hasmëritë fetare, po për fat të keq, ato nuk do të përfundojnë, përderisa ka përfaqësues të komuniteteve fetare, gjithandej globit dhe interesa ekonomike e politike, të faktorëve me ndikim në botën tonë të vogël.

Ç’i duhet hoxhës një ligjeratë e tillë kundër babadimrit e bredhit?

A nuk ka hoxha punë me të menqura e ligjerata me të nevojshme, se sa hudhja vrer, kundër babadimri e bredhit? Kundërshtimi i referohet vetem psehit, se ai e bëri e se bëra unë! Pra mospranimi i manifestimit të figurave dhe mohimi i festës se vitit të rinj, paraqet autorësinë e jo arsyeshmerinë. Tani, jemi në prag të festave të fund vitit. Jemi në prag të krishtlindjeve e vitit të ri. Përse ta kundërshtojmë një festë, si krishtlindjet, ashtu siç lindë pyetja, përse ta kundërshtojnë festën e Bajramit musliman?

Asnjë festë shpirtërore të besimtarëve të caktuar nuk duhet të mohohet, nese ajo shprehë vullnetin shpirtëror të individit apo komunitetit. Por duhet të mohohet, nëse rrezikojnë interesat kombëtare e shtetërore, përmes dogmave të rreme fetare. Hoxha më mirë do të ishte, qe festat e fund vitit t’ua urojë gjithë atyre, qe festojnë. Krishtlindjet i festojnë edhe vëllezërit tanë të krishterë, prandaj duhet nga hoxhollaret, të degjohet zëri i arsyes, duke krijuar ura për afrimi e jo ndarjeje. Ndërsa viti i ri, është simbolikë e njerëzimit, qe nga Australia e largët e deri të Brazili, për ta festuar, ngase po vjen një fillim i ri, ku pritjet janë më të mdha. Për këtë arsye nuk mungojnë vizitat e urimet. Përmes këtij shkrimi, unë, personalisht, shprehi, mirëkuptim me të gjithë besimtarët dhe i ftoj, qe festën e krishtlindjeve t’ua urojnë vëllëzërve të besimit katolikë si dhe ta festojnë vitin e ri, me mundësitë, qe kanë.

Viti i ri, sipas disa hoxhollarëve nuk duhet të festohet, sepse i ka rrënjët e krishtera. Na qenka, si epiqendër, Krishti, Shen Nikolla e Bredhi! Sikur ti dëgjonim disa hoxhollarë, të pa ditur apo të shitur, askush, nuk do të festonte vitin e ri, askush, nuk do të dëgjonte muzikë, askush nuk do të hante me pirun e lugë, askush nuk do të pinte verë e shanpanjë; të gjithë do të shkonin në xhami, të gjithë do të mendonin ndëshkimin, të gjithë do ti përkushtoheshin vetëm zotit!

Gjitha këto qendrime dhe reklama hoxhollaresh, janë të demshme dhe në përputhje me thënien popullore:”bëj si të them unë e mos bëjë si bëjë unë”!

Unë kërkoj një zot, qe me ndihmon, qe me bën të lumtur, qe me lejon të festojë e ta gëzojë jetën.

Pjesa tjetër i takon atij.

Por, të gjithë ne pa përjashtim, qofshim praktikantë të fesë së caktuar apo afetar, duhet ta kemi parasysh se të gjithë jemi Shqiptarë dhe se Shqiptarët në asnjë rast e rrethanë nuk rreshtohen e as që e pranojnë urrejtjen ndaj tjetrit siç do “kolona e pestë” në mesin tonë,-pra ajo që i ka dhënë vetës detyrë të flas në emrin e dikujt prej nesh, pasi të besosh a mos të besosh është diçka krejt personale e që i takon intimës së njeriut, kurse përkatësia kombëtare është ajo që nuk luan dhe ndërlidhet me të kaluarën tonë, doket, zakonet, traditat dhe historinë tonë, pra na bënë të jemi popull e kulturë e veçant në nënqiellin e kësaj bote.

Fërkimet për mosdurim e luftëra fetare mund ti takojnë tjetërkujt e në asnjë mënyrë Shqiptarëve pasi si popull nuk e kemi asnjë “çështje myslimane”, “budiste”, “hinduiste”, apo “çështje të krishtere” për të zgjidhur.

Eshtë krejt e kundërta: Secili Shqiptarë e Shqiptare në kohën bashkëkohore në të cilën jetojmë, nuk pranon që të kthehet pas në kohë, e të futet (ta fusin) në ngatërresa të nxitura ndërreligjioze prej shovenistëve religjioz, por mendon të ecën përpara sikurse të gjitha kombet dhe shoqëritë moderne e të qytetëruara të botës.

Dhimbje për fëmijët shqiptarë që po i mbushin xhamitë antikombëtare dhe asimiluese gjithandej në mërgatë

0

Fëmijë shqiptarë në një xhami zviceriane, të cilët në vend se ta vazhdojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe, i mashtrojnë dhe i tërheqin nëpër xhami kahdo në Zvicër e mërgatë.

Nga: Nexhmije Mehmetaj, mësimdhënëse e mësimit plotësues në Zvicër

E lexova me vëmendje shkrimin e botuar në www.drini.us , Një luftë e pashpallur fetare po e trazon Ballkanin. Një temë që prekë në një plagë të madhe që po na e krijojnë islamistët antishqiptar-shqipfolës gjithandej, madje edhe në mërgatë. Artikulli pasqyron një gjendje reale të shoqërisë shqiptare në Kosovë. Gjatë kësaj vere gjatë pushimeve dëgjova se dy vëllezër që kishin lëshuar mjekrrat kishin prishur muran e varrit të nënës së vet e ndërtuar kohë më parë nga babai i tyre. Një rast tjetër djali ka rrah dy prindërit që nuk kanë pranuar të agjirojnë e shumë aste tjera trishtuese.
Kjo frymë antikombëtare ka arrit të depërtojë edhe tek komuniteti shqiptar në Zvicër. Klerikët shqipfolës për përfitime të veta janë bërë vegël e kulturave dhe interesave të huaja, turke dhe arabe.
Në vend që të ndërtojnë qendra të kulturës shqiptare ku do të trashëgohet kultura jonë shqiptare një numër i shqiptarëve janë dhënë pas xhamive dhe fesë islame.
Në këto dhjetë vjetet e fundit në Zvicër janë bërë shumë investime në xhami, miliona e miliona janë depërtuar pa i vlerësuar me vëmendje pasojat e dëmshme e afatgjata të tyre.
Numri i xhamive të shqipfolëseve në Zvicër padyshim është i madh por nuk dihet saktë numri i tyre dhe vazhdon të shtohet me shpejtësi. Kujt po i shtrohet kjo rrugë? Këto qendra kanë status shoqate ose kanë objektet e tyre private të blera dhe të ndërtuara në pronat e tyre. Asgjë nuk kanë shqiptare, në mure shkrime arabisht, përshëndetje arabisht, që as vet nuk i kuptojnë çfarë thonë. Të dhimbsen fëmijët shqiptarë të cilët mbushin ato xhami antikombëtare dhe asimiluese.
Për ndërtimin e xhamive shqipfolësit në radhë të parë shfrytëzuan ligjin bazuar në të Drejtat e Njeriut, kushte të favorshme, por duke keqpërdor fisnikërinë e popullit zviceran, i regjistruan si shoqata humanitare prapa tyre qëndron xhamia.
Shumica e xhamive janë të shqiptarëve nga Maqedonia V dhe Kosova Lindore por nuk mungojnë edhe ato nga Kosova, Shqipëria.
Në këtë mënyrë imamët shqipfolës janë bërë misionar të interesave dhe kultuarave të huaja. Ata janë aktiv me të gjitha llojet e skemave, duke filluar nga ndërtimi i xhamive deri në themelimin e shkollave fetare.
Të rinjtë shqiptarë një pjesë e tyre po arsimohen dhe integrohen mirë në shoqërinë pritëse, por ekziston kjo pjesë e shqiptarëve të arabizuara që errëson qiellin, të rinj që ende i besojnë hoxhës.

Refuzimi i gjuhës shqipe, mohim i identitetit kombëtar

1

Nga: Dr. Nail  Draga, Ulqin

Tema dhe dilema

Dukuria e shëmtuar nga një numër i konsideruar shqipfolësish  në Mal të Zi të cilet nuk e përdorin shqipen në dokumentet personale, duke refuzuar të drejtën kushtetuese, dëshmon injorancën, servilizmin apo vazalitetin  ndaj pushtetit si  ndërgjegje e     vetëdije të ulët kombëtare që  nuk arsyetohet më asgjë ne pluralizëm

Çështja e barazisë se popujve në mjediset e ndryshme multinacionale vlerësohet përmes barazisë praktike dhe zbatimit të ligjeve në vendet përkatëse. Në vendet me traditë demoktarike këto çështje janë zgjidhur me kohë dhe janë pjesë e kulturës së qeverisjes shtetërore, ndërsa e kundërta është në vendet hegjemoniste, ku tipike janë vendet nga ish kampi socialist. Në këtë aspekt përjashtim nuk bën as Mali i Zi, sepse ndaj shqiptarëve ka ndjekur politikën e mohimit të barazisë kombëtare duke iu  mohuar te drejtën e përdorimit të gjuhës amtare në dokumentin personal gjatë kohës së monizmit.

Ndonëse me vonesë në pluralizëm u kriuan rrethana të favorshme në këtë aspekt, por, të një pjesë e popullatës shqiptare vazhdon të jetë  e pranishme psikologjia e hegjemonzmit shtetëror nga koha e monizmit. Andaj nuk ka si të shpjegojmë ndryshe situatën paradoksale, kur qytetari i përkatësisë kombëtare shqiptare nuk e realizon në praktikë një të drejtë të garantuar me ligj dhe kushtetutë e cila është në favor të identitetit dhe të barazisë kombëtare.

Pasojat e politikës hegjemoniste

Nuk ka dilemë së kjo çështje nuk është e thjeshtë, sepse  e kaluara  ishte e hidhur dhe me pasoja. Andaj një vetëdije e tillë shtetërore ndaj  popullit tonë nuk mund të eliminohet lehtë, ku ne këtë gamë të qasjes  mund të kuptohet ngurrimi i shfrytëzimit te të drejtave të garantuara.

Pikërisht në lidhje me barazinë gjuhësore  të qytetarëve në Mal të Zi ekziston Ligji për letërnjoftim(2007) si dhe Ligji për emrin personal(2008), që janë në favor të ruajtjës dhe mbrojtjës se emrit   personal që të shkruhet në gjuhën dhe alfabetin  e saj. Ndërsa  më së fundit në pluralizëm, ndonëse me vonesë për të parën herë kemi të bëjmë me tekstin e dokumentit personal  që është letërnjoftimi  edhe në gjuhën shqipe. Por, sa është duke u zbatuar në praktikë  një e drejtë e tillë  e garantuar nga popullata shqiptare në Mal të Zi, paraqet çështje për diskutim  të veçantë.

Pikërisht në  lidhje me këtë çështje në sajë të një informate që disponoj nga  ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi,  për  periudhën kohore 01.01.2008 deri me 31.12.2019, që mban datën 25.6.2020, në Mal të Zi sipas komunave ku shqiptarët janë popullsi autoktone(Ulqin, Tivar, Tuz, Podgoricë, Guci, Plavë dhe Rozhajë) në gjuhën shqipe janë lëshuar 6380 letërnjoftime dhe 7254 pasaporta me emrin personal në gjuhën shqipe.

Duke marrë parasysh se sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Mal të Zi(2011) si popullsi rezidente ishin  30439 shqiptarë, nga kjo i bie që vetëm 20.9% e shqiptarëve kanë letërnjoftim  në gjuhen shqipe dhe   23.8% pasaporta me të dhënat(emri e mbiemri) në gjuhën shqipe.

Nuk ka dilemë se një informatë e tillë është shumë shqetësuese që dëshmon refuzimin e përdorimit të gjuhës shqipe në dokumentin personal, që është mohim i identitetit gjuhësor dhe kombëtar  të shqiptarëve në Mal  Zi.

Refuzimi i identitetit gjuhësor  në pluralizëm (?!)

Nëse në të kaluarën në kohën e monizmit, si pasojë e politikës unitariste të pushtetit ku  edhe kërkesa më elementare për barazi gjuhësore e kombëtare vlerësohej armiqësore dhe me pasoja, në pluralizëm gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht. Andaj veprimet refuzuese  të përdorimit të gjuhës shqipe në dokumentin personal nga  individë të ndryshëm  nuk kemi  si ti kuptojmë ndryshe në pluralizëm por si  servilizëm  apo  vetidije të ulët kombëtare.

Nëse një vlerësim i tillë mund të arsyetohet për të moshuarit, të cilët  e kanë përjetuar pabarazinë dekada  me radhë në monizëm, një qendrim i tillë nuk mund të arsyetohet tash në pluralizëm,  sepse  nuk ka pasoja ta mbash dokumentin personal me emër e mbiemër  në gjuhën shqipe.

Nuk ka dilemë se kjo temë paraqet çështje të veçantë për analizë e hulumtim, jo vetëm në aspektin personal, familjar, por edhe ate shoqëror. Në këtë aspekt, edukimi shkollor duhet të jetë parësor për nxënësit tonë, por si mund të jetë shëmbull pozitiv për nxënësin shqiptar kur mësimdhënësi  i tij  dokumentin personal nuk e ka në gjuhën shqipe(!?).

Andaj, mbetet që kjo çështje të trajtohet në vazhimësi në familje e shoqëri, për të eliminuar defektet ekzistuese duke eliminuar sindromin psikologjik të sistemit monist në favor të  mbrojtjës së identitetit kombëtar të popullsia shqiptare në Mal të Zi si kudo në mjediset demokratike.

Servilizmi apo vetëdija e ulët kombëtare

Nëse me parë ishte e ndaluar nga viti 2007, letërnjoftimi  është në tre gjuhë, duke përfshi edhe shqipen që është dëshmi e barazisë gjuhësore edhe për shqiptarët në Mal të Zi. Eshtë çështje tjetër se ka mundësi të manipulohet në  ketë drejtim nga zyrtarët e gjendjës civile, duke mos i informuar qytetarët për ketë drejtë ekzistuese, apo duke i dhënë përparësi gjuhës zyrtare(malazeze). Kur kështu veprohet, p.sh. në komunën e Ulqinit ku shqiptarët janë shumicë absolute, në mjediset tjera ku janë pakicë as qe  ia vlen të diskutohet për këtë çështje.

Nëse për individët pa përgatitje shkollore një qendrim i tillë nuk duhet të jetë befasues,  për ata  më përgatitje të mesme apo të lartë shkollore nuk arsyetohet më asgjë, përveç me  servilizmin dhe komplekset e tyre personale, qe është për çdo gjykim. Madje një numër i konsideruar i tyre, jo qe nuk skuqen por duan edhe të shesin moral.

Në këtë aspekt përgjëgjësia kryesore  bie  mbi subjektët politike të shqiptarëve, si përfaqësuese autentike të tyre, sepse deri me tash nuk kemi pasur rast të dëgjojmë ndonjë diskutim në lidhje me këtë çështje identitare gjatë fushatave zgjedhore, duke marrë parasysh se elektorati i tyre votues është shqiptar. Një qendrim i tillë idiferent  thënë më së buti dëshmon  joseriozitetin e tyre ndaj identitetit gjuhësor e  kombëtar në përgjithësi, që është pjesë e programeve politike partiake.

Barazia gjuhësore dëshmi e barazisë kombëtare

Kujtojmë me këtë rast se e kaluara për shqiptarët në Mal të Zi ka qenë diskriminuese, sepse deri në vitin 1968 çdo gjë ishte në gjuhën serbe e ate me alfabet cirilik.  Ishte koha kur edhe  kërkesat për barazi  gjuhësore, në dokumenta personale apo dëftesat shkollore  cilësoheshin si kërkesa nacionaliste, nga del se pushteti kishte qasje hegjemoniste duke mos i përfillur kërkesat legjitime për barazi kombëtare  të shqiptarëve në këtë mjedis.

Por, pas vitit 1968, në sajë të rrethanave të reja shoqërore, si rezultat i demonstratave në ish Jugosllavi e në veçanti ata në Kosovë  patën jehonë pozitive edhe këtu sepse filluan të lejohen në përdorim librezat shkollore dy gjuhësore të shtypura në Kosovë, duke  u përdorur  për herë të parë në gjuhën shqipe, sepse  deri në ketë kohë gjuha shqipe dhe shkrimi i saj  ndalohej  së përdoruri, që dëshmohet përmes dokumentëve personale e ato shkollore.

Ndërsa pas ngjarjeve në Kosovë të vitit 1981, në Mal të Zi u institucionalizu fushata antishqiptare shtetërore, ku kërkesat e ligjshme për barazi gjuhësore si p.sh. letërnjoftimi apo çërtifikatat e ndryshme  edhe në gjuhën shqipe cilësoheshin armiqësore. Ndonëse në rrethana të tjera shoqërore në pluralizëm, me vonesë  të konsiderueshme në vitin 2007 u legalizu  letërnjoftimi edhe në gjuhën shqipe, që paraqet dëshmi të barazisë  kombëtare të shqiptarëve në Mal të Zi.

Ndonëse e mohuar dekada më radhë  një e drejtë e lejuar nuk bën të refuzohet nga popullsia shqiptare sepse nuk kemi të bëjmë me çështje personale, por me identitetin kombëtar, ku gjuha shqipe e shkruar është dëshmia autentike e një konstatimi të tillë. Andaj, në këtë aspekt duhet eliminuar abuzimin e refuzimin me angazhim të vazhdueshëm,  sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët.

(9 dhjetor  2021)

Katër marrëveshjet (konventat) e Jugosllavisë për shfarosjen e shqiptarëve në Anadoll 1933-1953

1

Akademik Prof. Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

MARRËVESHJA E PARË 28 XI 1933

  • DOKUMENTI GJINDET NË: DASIPB. Përfaqsia në Turqi F. 19/1934.

Katër marrëveshjet tregojnë sa sa urrejtëje e pasheruar mshifet kundër shqiptarëve nga jugosllavët, e ndihmuar gjithëmonë nga “nëntoka” evropiane, për një “Ballkan të krishterë”. Kujdes shqiptarë, ajo shkollë është në modë edhe sot (2021). Shiqoni se çfar re të zeza i përgatiotën Kosovës, për çdo muaj. Dhe, prap ka shqipatarë që nuk besojnë në këtë realitet. E ka sepse tradhtinë e Esat Pashës nuk e kanë mësuar deri në detale.
Çështja e shpërnguljës së shqiptarëve nga ato treva që Serbia dhe Mali i Zi i okupuan në Luftën e Parë Ballkanike (1912), mbeti edhe në shtetin e sllavëve të jugut që quhej Jugosllavi (1918-1941) temë kujdestare diplomatike, rreligjioze dhe politike dhe mbi të gjitha shtetërore. Lidhur me këtë shpronësimi dhe shpërngulja e shqiptarëve për t` u kolonizuar vatrat e tyre me sllavë, do të provohet të propogandohet nepër Evropë sidomos, si çështje ‘rreligjioze muslimane, se po e ndihmojmë krishtërimin e Ballkanit”. Por, dokumentet e kohës dëshmojnë se fjala ishte për realizimin e një programi që kishte për bazë që në Kosovë dhe në anën e djathtë të Luginës Vardarit, ku popullsia shqiptare e rreligjionit isalam ishte në përqindje aspolute, të shpronësohet, shpërngulet dhe shfaroset shqiptarët e rreligjionit musliman, kurse ata shqiptarë që ishin ortodoks të sllavizohen, në mënyrë që të përseitet si thuhet në program “Toplica 2”, sepse “Toplica 1” kishte ngja më 1877. Atëbotë më 1877 në Aranutllëk, si quhej Sanxhaku i Nishit, 714 katunde dhe 6 qytete shqiptarët ishin shfarosur për 26 ditë, deri në njeriun e fundit. Pra, serbianët, sidomos provonin që shembullin e Toplicës ta bartin në Kosovë dhe Krahinë të Pollogut edhe Pas Luftës Ballkanike, edhe pas Luftës Parë Botërore. E këtë program mund ta realizonin vetëm me dhunë shtetërore dhe ajo ishte permannente, deri më me kapitullimin e Jugosllavisë më 17 prill 1941.
Po shtrohet pyetja, cilët faktor e pengonin këtë planifikim parafashist serbian, sepse shfarosja nuk ndodhi ashtu si planifikohej. Në rend të parë, këtu duhet llogaritur dashurinë e shqiptarit për dheun e vet. Në realitet, shqiptari nuk ishte i shkolluar, sepse nuk e kishin lejuar okupatorët. Por dashurinë për vatrat e veta, shqiptari dinte edhe t` e shfaqë, por edhe më mirë ta mbrojë, me fuqinë e dokeve dhe zakoneve të veta, e më në fund edhe me armët e veta. Mu për këtë qëllim, më 1 maj 1918 në Shkodër do të themelohet Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Kjo organizatë politike, me programin themeltar do të rreshtohet që të luftojë me të gjitha mjetet kundër okupimit serbian të Kosovës, Sanxhakut dhe Krahinës së Dibrës. Dhe lufta e drejtuar nga Azem Galica, siç dihet nuk mungoi, kudo që toakt shqiptare ishin të okupuara, kudo që ujit i thuje ujë e bukës-bukë.
E vërteta, edhe në Shkup u themelua partia politike me emër turk “XHEMJET” (BASHKIM), parti kjo që të gjithë shqiptarët që ishin të okupuar nga Mbretëria Serbo Kroato Sllovne, i tuboi nën një “çati”. Pra, politikisht shqiptarët nuk ishin të paemancipuar si aludohet në shumë shkrime. E themi këtë, sepse ajka e diplomacisë dhe politikës Turke, pothuej se 55% ishte shqiptare gjatë viteve 1877-1912 dhe ajo kulturë gati në përgjithësi u vu në sherbim të kombit dhe më 28 XI 1912 në Vlotën heroike e shpalli pavarësin e trojeve shqiptare.
Në anën tjtër, edhe fanatizmi popullor, që femra shqiptare të jetë e mbuluar e dobësoi shpërnguljen në masë si planifikonte okupatori, e kjo për faktin se në Turqi, KEMAJLIZIMI i kishte evituar mbulesat. Pra, ky fakt ishte një shkak relevant që shqiptari musliman, në viset e okupuara nuk pranonte një reformë që turku e kishte zbatuar. Së dyti, viset e okupuara shqiptare, nga viti 1923 ishin mbushur me sekta fetare islame, të këndeve të ndryhsme. Ato sekta në Turqi ishin rrebtësisht të nadluara, nga viti 1923 kur pushoi Halifati. E ata që u përkitëshin sektave fetare, zakonisht ishin të kolektivizuar në vendime dhe çka i dedikonte prijësi, myhybët (antarët) e zabtonin me saktësi. Edhe çështja e fesit të hoxhollarëve ishte një guri i vogël në thelelin e refuzimit të ylemave të shumtë shqiptarë msuliman, që të refuzojnë shpërnguljen në Anadoll.
Edhe një fakt, që sot do të dukej anakronik e ka penguar shpërnguljen në masë të konsideruar. Lidhur me këtë, pjesa dërmuese e ylemave muslimanë kishte përhapur porosi që femra shqiptare e rreligjionit silam në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që të f o t o g r a f o h e t e të merr PASHAPORTË të “shkaut mizor”. Të gjitha këto adete, në një mënyrë e plotësonin MOZAIKUN e kundershtimit me armë që drejtonte Komitreti i Kosovës me një anë dhe kundershtimi me politikë që drejtonte legalisht XHEMJETI, si parti e të gjithë “Muslimanëve “ në Kosovë, Maqedoni dhe Sanxhak, në anën tjetër. E vërteta, “XHEMJETI” e botonte një gazetë në Shkup si organ të saj, që quhej “HAK” ( E DREJTA). Gazeta botohej me germa arabe, për çdo ditë, sepse germat e Alfabetit KOMBËTR SHQIPTAR ishin të ndaluara. Pra ishte i ndaluar çdo lloj shkollimi shqip. Por duhet theksuar se “HAK” (E DREJTA), e kreu misonin e vet historik dhe kombëtar, dhe për çdo ditë e ftonte popullin shqiptar: “Mos i lëshoni vatrat stergjyshore”.
Mu për këto shkaqe qeveritë e Beogradit, do të provojnë edhe me diegje të fshtarave shqiptare më 1919-1921; do të provojnë me vrasje të parisë politike shqiptare 1921-1933; do të poervojnë me krijimin e kampeve të përqëndrimit për familjet e kryengritësve shqiptarë, duke i futur në kampe në Nish, Leskofc dhe Nikshiq 604 familje; do të provojnë edhe me sulmet nepër xhamia për ta FRIGËSUAR SHQIPTARINË; do të provojnë edhe me detyrimin e regrutëve shqiptarë që ta hanë mishin e derrit dhe të bëjnë kryq; do të provojnë me shpronësim, duke kolonizuar komplekse tokësore me sllavë; do të provojnë me rrenimin e mureve rreth shtëpive; do të provojnë për ta ngacmuar shqiptarin edhe me prishjen e varreve; do të provojnë me rritëje enorme të taksave. Asnjë metodë parafashite serbe, nuk do t` i kanaqë politikanët e Beogradit, sepse PLISI I SHQIPTARIT kudo shkelente si bora, nepër trevat shqiptare. Prandaj, në vitet tridhetë të shekullit XX, qeveritarët e Karagjorgjëve, do të provojnë të lidhin Marrëveshje me Turqinë, në mënyrë që me detyrim shqiptarët të DËBOHEN në ANADOLLI. Këto marrëvehje mendohej se ishin mjeti i fundit për t` u përseritë “Topkica NJË” e vitit 1877 edhe në tërë Shqipërinë Kontinentale(1912-1918).
E verteta, edhe gjatë viteve 1945-1966 dhe 1981-1999, pra gjatë gjithë shekullit XX, shqiptarët i janë ekspozuar të njejtës politkë, me qëllim që të i shfarosin duke i shpërngulë në shkretirat e Anadollisë, ku mbi gjysma vdisnin nga smundjet ngjitëse dhe klima shumë e rëndë për oragnizmin e tyre.
Kësaj radhe do t` i botojmë për herë të parë, marrëvehjet, me të cilat Mbretëria Jugosllave provoi për t` i shfarosë shqiptarët nga ajo pjesë e Shqipërisë Etnike Kontinentale, që e kishte rikokupaur, më 1918 Mbretëria jugosllave e që e vazhdoi të njejtën politikë edhe Jugoslavia e dalur nga Lufta e Dytë Botërore.

Definicioni i GJENOCIDIT i ka TETË faza: 1. Klasifikimi; 2. Simbolizimi; 3. Dehumanizimi; 4. Organizimi; 5. Polarizimi; 6. Përgatitja; 7. Shaforsja dhe humbja a e kufomave; 8. Mohimi i plotë i një kombi.

Lexoni konventat dhe i gjeni elementet e kësaj porosie mizore.

MARRËVESHJA E PARË JUGOSLLAVO TURKE PËR SHPËRNGULJËN E SHQIPTARËVE NË TURQI

28 XI 1933

Rregullorja sekrete e kërkesave reciporke në mes Mbretërisë Jugosllave dhe Republikës Turqisë për shpërnguljën e shqiptarëve me detyrim në Anadoll, përpiluar në Beograd më 28 XI 1933, duke imituar Marrëveshjën e Lozanës 1923, me të cilën Greqia e largoi çdo familje muslmane në Turqi, me detyrim. Ja teksti integral, të cilin opinioni i gjërë nuk ka mësuar se ka ndodhë:
“Duke patur parasysh në mënyrë konzullare dhe definitivishtë të gjitha çështjet relevante të kërkesave reciproke dhe ato të qytetarëve me të drejtat e autorizuara nga Pushteti i Madhërisë Mbretit të Jugosllavisë dhe Republikës së Turqisë, kanë rënë në pajtim me sa vijon:

Neni I

Duke shqyrtuar kërkesat reciproke te të dya shteteve dhe të qytetarëve të tyre, përfaqsuesit e dy shteteve KONTRAKTUESE kanë konstatuar se dëmshpërblimi i bërë me këtë rast Pushteti jugosllavë ia tejkalon Pushtetit turk një shumë prej 17 000 000 dinarë.

Neni II

Pushteti jugosllavë do ta paguej borxhin Pushtetit turk shumën prej 17 milionë dinarësh në këtë mënyrë.

a). 7 milionë kredi në Bankën popullore të Jugosllavisë, më 5 prill 1934, në emër të pushtetit Turqisë, për të blerë mall; e shuma e përmendur nuk do të hynë në sistemin e kompenzmimit, evnetualisht të tregtisë në mes dy shteteve;
b). 10 milionë në TREZOR (Bankë), prej nga 5 milionë do të paguhën me 5 prill 1935, dhe 5 milionë të paguhën më 31 dhjetor 1935.

Neni III

Për këtë kontratë janë rregulluar të gjitha kërkesat egzistuese në mes dy vendeve kontraktuese si dhe të qytetarëve të njerit nga dy Vendet në mes Pushtetit të Vendit tjetër që rrjedhë nga MASAT e vërtetuara për pasuritë e patundshme të përshkruara sipas ligjeve të Reformës agrare, të kolonizmit, si dhe pasuritë e braktisura fshatare shqiptare.

Neni IV

Duke u nisur nga data e kësaj kontrate, Pushteti jugosllavë do të përpiqet, që t` i merr në të ardhmën PASURITË, të drejtat dhe interesat që u takojnë qytetarëve turq në territorin e Jugosllavisë, ashtu që këto pasuri të drejta dhe interesa t` iu lejohen në dispozicion, dhe Pushteti turk, të angazhohet nga ana e vet, që t` i lejojë lirishtë qytetarëve jugosllavë pasuritë dhe të drejtat, që do t` i kanë në territorin turk, të kanë vlerë të njejtë.

Neni V

Kjo kontratë do të vërtetohet dhe vertetimet do të këmbehen në Ankara. Kontrata do të hyjë në fuqi në të njejtën ditë me vertetimin e saj.
E bërë në Beograd, në dy kopje në frengjisht, më 28 Nëntor 1933.*
*Dokumenti gjindet në DASIPB, Përfasia në Turqi, F. 19/ 1934.
(L.S.) Bogolub D. Jeftiq d. v. (L. S.) Dr. T. Rushti Beg d. v.
Shtrohet tash pyetja: a i ka marrë paratë e sipërtheksuara Republike e Turqisë nga Jugosllavia parafashiste?. Përgjigja (kemi argumnete-HB) është se kjo ishte hera e dytë, që Stambolli, prkatësisht Ankaraja merrte para nga Serbia ( hera e parë më 1878 për pronat e muhaxherëve shqiptarë të Sanxhakut Nishit-SHIPNISË MOÇME-ARNAUTLLËK, në të cilën trevë 714 katune dhe 6 qytete shqiptare Padishau me tradhti ua la në “pronësi serbianëve dhe fallangës krishtere evropiane, sepse 614 oficerë të lartë evropian lufuan 28 ditë në anën e serbit si komandues dhe instruktor për shfarosjen e popullsisë shqiptare, sepse ushytria turke me kohë ishte larguar nga tërë Sanxhaku.
Në rastin e dytë, Mbretëria Jugosllavia më 28 nëntor 1933, në 10 vjetorin e Marrëveshës Lozanës (1923), por kryente pazarin e dytë për shfarosjen e të gjithë shqiptarët, në Shqipërinë Kontinentale, pasi që nuk kishte mundur t` i shfarosë me të gjitha ato metoda mizore që i cekëm më lartë.
E si historian, e shtroi pyetjën ku janë dhe si janë harxhuar ato para (17 miliomnëshe)?!!!). Folë TURQIA “MIKE”, pse edhe ti ke bërë pazare, me një pushtet xhelat, mbi kurrizin e një populli, që nuk është as sllavë, as turk, por është populli më i lashtë i Ballkanit, me preardhe Pellazgo-Ilire.

Populli kurrë nuk gabon. Kësaj tradhtie me kohë i këndoi me pezm:

-Baba mbret mos ma shit Kosovën,
Ma shite Nishin e Kushumlinë,
Ma shite Ulqinin, Palvën e Gucinë, (1877-1881)
Don me shitë edhe këtë trohë Shipni
Pa deti që në robni me 1912 mbeti

Meqë kjo Marrëveheje (28 Nëntor 1933), nuk pati jehonë kolektive, që shqiptarët ta pranojnë, edhe për faktin se donin të REAGOJNË edhe me fuqinë e armës, pse u ishet vrarë edhe LIDERI i TYRE Hasan PRISHTINA në Selanik (1933), me hjekësi (agjenturë), shqiptarët as që do të mendojnë të dorëzohen, e t` ia lëshojnë serbianit trojet e veta stergjyshore. Pra, pazari i 28 XI 1933, ishte i njëanshëm dhe shpresohej në Beograd që të rrealizohej për nja gjashtë vite. Nuk ndodhi ekzodusi masiv. Dhe me që shpërngulja me 17 000 000, KREDI duke shitë shqiptarë, nuk solli sukses, “as për turkun e as shkaun”, me pelqim të dy palët ndryshuan kurs politik. Pra në vijim Jugosllavia dhe Turqia nuk do ta përdorin modelin Rumunë të shpërnguljës njëanëshme, por do ta zbatojnë modelin Turko-Grek të vitit 1923, për këmbim të popullsisë. E për këtë pazar të radhës, në njerën anë ishin 1 000 000 shqiptarë të rreligjionit musliman të okupuar nga Jugoslavia, e në anën tjetër, ishte një koloni serbe në Stamboll me 16 shtëpi, që duhej këmbyer. Pra, Mbretëria Jugosllave i shpërngulëte 1000 000 shqiptarë dhe si kundërvlerë i parnonte 16 shtëpi serbe nga kolonia serbiane e Stambollit, të cilave Padishahu ua lejoi shkollën serbiane më 1868 në Stamboll, ndërsa 2 380 000 shqiptarëve në trojet e veta etnike ua ndalonte. Bile, edhe Alfabetin Kombëtar Shqiptar të Manstirit (1908), turku e dogji me urdhër të Valiut në Selanik më 1910, dhe me urdhër të MYTESERIFIT në Edrene, publikisht më 1911.

Teksti i përkthyer nga frengjishtja

MARRËVESHJA E DYTË JUGOSLLAVO-TURKE PËR KËMBIM TË LIRË TË POPULLSISË MË 24 VI 1934*

*(DASIPB-Përfaqsia në Turqi, F.19/1934)

Ky dokument është një kopje strikte e Konventës Llozanës nga viti 1923, si model ideor, për këmbim të popullsisë në mes Jugosllavisë dhe Turqisë. Por shumë shpejtë, kur Jugosllavia nuk pati çfarë popullsie të merr nga Turqia, përpos atyre 16 familjeve nga Kolonia e Stambollit, pa u tharë ngjyra, filluan pazaret tjera të njëanëshme dhe çështja u PASTRUA. Të dy palët në PAZAR me një popull u pajtuan që shpërngulja të ndodhë me detyrim nga Jugosllavia në Turqi.
Se për çka ishte bërë kjo Konventë më 1934, flet vet brendia e dokumnetit, nëse analizohet me parime shkencore të heuristikës (e kam zbuluar më 1977 në DASIPB, Përfaqisa jugosllave në Turqi) dhe hermeneutikës, që do të thot sa më shumë informata për domethënje të brendëshme të dokumentit. E për çka është bërë kjo Marrëveshje (Konventë), më së miri flasin tri (3) fjalë që figurojnë në te. Është fjala për “këmbim dhe vendosje të qytetarëve në mes palëve kontraktuese”. Së dyti, “LIRIMI NGA SHERBIMI USHTRAK i atyre shqiptarëve që largohen në shtetin tjetër kontraktues”. Së treti, më 1933 Turqia dhe Jugosllavia lidhin marrëveshje që e para (Turqia) t` i ketë 17 milionë dinarë kredi pa kthim nga Jugosllavia, si kompenzim të pronës së shqiptarëve që u mbetetj në trevat e veta, pas largimit tyre për kolonistët sllavë. Bile ishte theksuar në Beograd, se ato para janë të Finasimit të “kolonizimit agrare”. E, edhe “zogjët e malit” e dijnë se për çfarë “reforme agrare” ishte fjala në Jugosllavinë parafashiste. Pra, për të gjitha pazaret jugosllavo-turke, që janë bërë mbi kurrizin e popullit shqiptarë në Jugosllavi, një ditë Turqia KEMAJLISTE (Republika e Turqisë nderuar) duhet t` u kërkojë falje publike shqiptarëve. E kjo kërkesë nuk vjen nga asnjë urrejtëje, por e imponojnë dokuemnetet e zbuluara, sepse vetëm ZOTI i plotëfuqoishëm dhe lufta ANTIFASHISTE Nacionalçlirimtare (1941-1999), na ka shpëtuar si pjesë e kombit, që një ditë aspiron të bashkohet siç ishte i bashkuar, për pesë mijë vjet, që i njeh arkeologjia dhe historia.

Pason botimi i KONVENTËS DYTË (1934) në shkallë integrale

“Në kohën e vizitës të bërë në Ankara nga Ekselenca e tij Zotëri Bogolub Jeftoviq, ministër i Punëve të Jashtëme të Jugosllavisë, Kontrata e dy vendeve mike është vëndosur të sjellë relacione reciporke elementare për të cilat ata kanë qenë të ndaluar gjer tani dhe të veprojnë me këtë rast në konkludimin e shpejtë të marrëveshjeve të tregtisë, VËNDOSJES, eskteritorialitetit dhe gjyqeve.
Në pajtim me këtë vendim dhe si vazhdim për KËMBIMIN e ideve me këtë rast në mes Sekretarit gjeneral të Ministrit P. Jashtëme të Republikës Turqisë. ekselenca e tij Numan Bej, dhe ministrit të Jugosllavisë në Ankara-Jeftoviq, Delegati Mbretëror i Jugosllavisë ka nderin të dërgojë me këtë një PROJEKT të KONVENTËS së VENDOSJËS popullsië shqiptare në Turqi”.
Përpiluar në Ankra më 24 VI 1934

MBRETËRIA E JUGOSLLAVISË DHE REPUBLIKA E TURQISË E KOPJOJNË MARRËVESHJNËN E LOZANËS (1923) për KËMBIM TË POPULLSISË*

*(DASIPB, Përfaqisia në Turqi F. 20/1934)-Ja TEKSTI i përkthyer nga frengjishtja)
Madhëria e Tij, Mbreti i Jugosllavisë me një anë dhe Kryetari i Republikës Turqisë në anën tjtër i shfrytëzuar nga DËSHIRA që t` i rregullojë kushtet e VËNDOSJËS së qytetarëve jugollavë në Turqi dhe qytetarëve turq në Jugosllavi, kanë VËNDOSË të bëjnë një KONTRATË dhe kanë emëuar me këtë rast si fuqiplotë: Madhëria e tij Mbreti i Jugosllavisë dhe Krytrai i Republikës së Turqisë pasi që të jetë komunikuar fuqiplotësia e saj përkatëse sipas ligjit, t`i përshtatin dispozitat vijuese:

DISPOZITAT GJENERALE

Pika e parë

Çdo dispozitë e Konventës së tanishme në lidhje me kushtet e VENDOSJËS,të zbatueshme për qytetarët dhe për lidhjën e njerit nga Palët kontraktuese është e varur me kusht të posaçëm dhe anasielltas me palën tjetër.

Pika e dytë

Shtetasit e seicilës palë kontraktuese me të njejtat kushte sikur shtetasit të kombit më të favorizuar do të kanë në territorin e tjetrit të drejtën e blerëjes që të POSEDOJË dhe të shes të gjitha llojet e pasurisë, mobileve dhe pasuri të patundëshme përveq të atyre të parapara me legjislacionin përkatës, në pajtim me ligjet dhe rregulloret e vendit.
Ata do të mundin, me të njejtat kushte sikurse nënshtetatsit e kombit në fjalë, të disponojnë lirishtë për blerëje, shitje, trasfer, kurorëzim, testament, trashëgimi me të gjitha mënyrat.
Ata nuk do të ngarkohën me rastet e lartë përmendura me tatim, taksa ose tatim në të ardhura, me disa emërtime tjera që të janë ndryshe ose më të ngritura se sa të atyre që janë ose do të jenë të vëndosura për kombësitë ose shtetasit e nacionalitetit vendor.

Pika e tretë

Shtetasit e seicilës Palë Kontraktuese do të kanë të njejtat të njejta si shtetasit vendor në territorin e tjetrit, që të kryejnë punët në pajtim me ligjet dhe rregullat e vendit për të gjitha llojet e prodhimit indistriual dhe të mundësisë tregtimit dhe t` i ushtrojë të gjitha mjeshtritë dhe profesionet e ndryshme.

Pika e katërt

Shoqatat tregtare, industriale dhe finansiare, nënkuptpohet se për trasport dhe sigurim social në mnyrë të rregullt vëndosin në territorin e njerës palë dhe tjetrës.Tregatër do të bashkëunojnë në mes vedi.
Çdo gjë që ka të bëjë me konstituimin e tyre, kapacitetin dhe të drejtat e tyre, do të trajtohen sipas ligjit nacional.
Shoqatat e përmenduara do të kanë të drejtë që shoqatën e kombit vendor ta bëjnë tregtinë dhe industrinë e tyre në territorin e palës tjetër kontraktuese, me kusht që t` u nënshtrohet ligjeve dhe rregullave që janë ose do të janë në fuqi në atë territor.
Këto shoqata do të kanë të njejtat të drejta sikur shoqatat e vendorëve, në kuadër dhe nën veçantitë legjislative të vendit, që të blejnë të gjitha llojet e pasurive, të tundëshme dhe të patundëshme të nevojshme për funksionim, duke nënkuptuar se këto blerëje nuk kanë qëllimin e shoqatave.

Pika e pestë

Nënshtetasit e njëres Palë Kontraktuese nuk do të u nënshtrohen në territorin e tjetrës palë sipas ligjeve në lidhje me shërbimin USHTARAK. Ata janë të liruar nga të gjitha shërbimet dhe obligimet e sherbimit ushtrak.

Pika e gjashtë

Shtetasit e seicilës palë kontraktuese nuk do të mundën në territorin e palës tjetër , të janë të shpronësuar nga pasuria e vet ose t` u ndalohet përkohësisht shfrytëzimi i pasurive të veta për shakqe legalisht të marrura në përdorim publik dhe vetëm nëse dëmshpërblimi u paguhet popujve. Asnjë shpronësim nuk do të bëhet pa publikim të mëparëshem.

Pika e shtatë

Për vëndosjen në territorin e njerës Palë Kontraktuese si dhe për kryerjen dhe për ushtrimin e punëve të tregtisë, industrisë, profesionit të adpotimit ose çdo aktiviteti tjetër të çfardo natyre, shtetasit e Palës tjetër kontraktuese, nuk do t` u nënshtrohen taksave (tatimeve dhe të drejtës doganore) të shlyen taksat për derisa ato të janë analoge me tatimet ose taksat tjera të ngashme, të ndryshme ose më të larta se ato, që janë valide për shtetasit vendas.
Shtetasit e njerës Palë Kontraktuese, që për shkak të çfrado okupimi, kalojnë dhe vendosen në territorin e palës tjetër kontraktuese nuk do të ngarkohen me kurrfarë tatimesh as doganash për një kohë të caktuar derisa këto të bëhen analoge me tatimet ose taksat e ngjshme me ato të shtetasëve vendas-sipas dispozitave që janë në fuqi.
Pasuritë, të drejtat dhe interesat e shtetsëve të njerës nga Palët kontraktuese, që gjinden në territorin e Palës tjetër, nuk do të i nënshtrohen kurrafar tatimi, taksash direkte ose indirekte, më tepër se pasuritë, të drejtat dhe intresat e shtetasëve vendas, lidhur me blerëjen, posedimin, trasferin, ndryshimin ose trashëgiminë e pasurive.
Nënshtetasit e Palëve kontraktuese do të EKSPORTOJNË lirisht pordhimiet e pasurive të tyre dhe vetë pasurive, sipas dispozitave legale ligjore që janë në fuqi. Ata nuk konsiderohen si të huaj dhe nuk do të paguajnë tatime ose taksa të tjera më të larta se ato që do t` i paguajnë shtetasit vendas.

Pika e tetë

Asociacionet komercilae, industriale ose finansiare, sikurse edhe sigurimi social dhe tarsportues, që janë edhe sigurimi social dhe tarsportues, që janë konstituar në pajtim me ligjet e njerës Palë Kontraktuese sikurse kushtet e parapara në pikën PESË, vendosen në territorin e Palës tjtër, ose aty i kryejnë aktivitetet e tyre duke mos iu nënshtruar kurrfarë takse (dogane) do të janë të barabartë sikurse vendasi.
Të njejtat dispozita do të aplikohen me degët e agjencive ose forumeve tjera në lidhje.
Pala Kontraktuese e cila në kushtet e parapara me pikën 5 janë të vendosur në territorin tjetër ku i kryejnë punët e tyre, mbasi të mirren vesh që seicila palë e këtyre shoqatave të mos gjindet në territorin e kësaj Pale dhe degëve të përmdnura të agjencive ose firmave, të mos TATIMOHEN për kapital realisht të investuar në territorin e kësaj Pale ose në brneficionet dhe rikthimet që i kanë realisht. E këta mund të shërbejnë për vlerësimin e kapitalit të firmës, por në lartësinë e tij nuk mund të ndryshohet ose vëndoset asgjë.

Pika e nëntë

Në qoftë se Qeveria e njerës palë kontarktuese bën përjashtimin e tatimeve të çfarëdo natyre, këto përjashtime bëhen edhe për qytetarët e palës tjetër, të vëndosur në territorin e saj –njësoj si shtetsit dhe asiciacionet vendase.
Kjo dispozitë nuk do të vlejë për asociacionet e themeluara nga shteti.

Pika e dhjetë

Taksat, tatimet, të drejtat doganore, shlyerjet e tatimeve etj të parnuara me matrerien e pikave 8 dhe 10 duhet të jenë analoge me tatimet ose ngarkesat e tjera të ngjashme, të tatimuara nga administrata provinciale dhe lokale për shtetasit e palëve kontarktuese, dhe nuk mund të jenë më të larta se ato që i kanë shtetasit vendas.

Pika e njëmbëdhjetë

Asnjë truall ose akontacion i veçant për nevoja lufte, që nuk kërkohet me ngulm nga të gjithë të huajt, nuk mund të kërkohet nga shtetsit e palës tjetër kontraktuese, të vendosur ose që zhvillon aktivitetin e vet në territorin e palës tjetër kontarktuese.

Dispozitat përfundimtare

Pika e dymbdhjetë

Kjo Konventë hyn në fuqi një muaj pas shkëmbimit të dokumneteve të ratifikimit dhe zgjatë tre vjet. Në qoftë se Konventa nuk abrogohet nga njera ose tjetra palë kontraktuese së pakur 6 muaj para kalimit të periudhës së lartëpërmendur, ajo do të jetë në fuqi deri në abrogimin e saj ose gjashtë muaj pasi ajo t` i abrogojë vetë veprimet e saj.
Konventa do t` i shtrohet RATIFIKIMIT e dokumentet e ratifikimit do të shkëmbehen në Beograd dhe menjëherë do të zbatohet. Sipas kësaj fuqiplotët në fjalë e kanë nënshkruar këtë Konventë.
Ankara më 24 VI 1934 në dy kopje”.
Është punë shumë e vështirë për ta kuptuar esencën e kësaj konvente, sepse detyra parësore e përpiluesëve ishte që të mjegulohen gjërat, sepse TREGTIA po bëhej me një popull të TRETË, vatra e të cilit ishte e okupuar prej të dy kontarktuesëve. Lidhur me këtë, nuk ka fuqi mondore dhe logjikë trunore që e zbërthen faktin se si shpëtoi kjo pjesë e Kombit shqiptar, pa u shfarosë. Prandaj, studiuesi, për ta kuptuar duhet ta njeh realitetin nga çdo anë. Shkojmë tutje drejtë zbërthimit të fenomenit pse shqiptarët nuk u shfarosën në Jugosllavi, sikurse Çamët në Greqi?

Zbërthimi i parë diplomtik

DISA DILEMA TË PANJOHURA DERI ME SOT RRETH DOMINIUMIT DHE IMPRIUMIT
LETRA E KONSULLATIT JUGOSLLAV NË MARSEJ DËRGUAR KONSULLIT JUGOSLLAV NË ANKARA MBI INTRRPRETIMIN JURIDIK NDËRKOMBËTAR TË KONVENTËN PËR KËMBIM TË LIRË TË POPULLSISË*

*(Dokumneti gjindet në DASIPB.Legata në Turqi F. 20/1934)

Konsullata e përgjithshme e MPJ të Jugosllavisë, sekret nr. 54, Marsej, më 30 VI 1934
Legatës Mbretërore në Ankara
“Me letren e vet, rez. Nr. 284 të k.m., Legata Mbretërore urdhëroi të kërkojë që t` i sqarojë dispozitat KALIMTARE të Projektit të Konvetës mbi VËNDOSJEN midis Turqisë dhe Jugsllavisë, të cilën e kam hartuar në marrëveshje me Legatën Mbretërore, në mënyrë që Ministria e P. të J.të mund ta fillojë zgjidhjen e kësaj çështje.
Kam nderin t` i përgjigjem Legatës Mbretërore lidhur me pyetjet e parashtruara:
1.-MPJ e Turqisë nuk ka pasur rastin t` i interpretojë dispozitat e nenit 4 të Traktatit Stambollit, të datës 1 mars 1914, sepse ky Traktat nuk ka hy në fuqi (nuk ka qenë aplikuar).
2.- Neni 1 i Traktatit të Stambollit e ka pranuar vlerën e dispozitave politike të Traktatit Sen Zhermenit (1919), por Traktati i Stambollit (1914) nuk ka HY NË FUQI, sespe nuk është bërë këmbimi i INSTRUMENTEVE të RATIFIKIMIT (e instrumenti i ratifikimit të këtij Traktati gjendet në Arkivin Politik të Ministrisë, i përgatitur për këmbimin e instrumenteve të ratifikimit-hb). Pas Luftës Dytë Ballkanike (korrik gusht 1913-Hb),Mbretëria e Serbisë dhe Mbretëria e Malit Zi kanë bërë ndryshimin e KUFIJËVE të ish territoreve të Perandorisë Otomane, sipas dispozitave të Traktatit të Bukureshtit. Madje, edhe çështjet politike ( ndryshimi i kufijëve) kanë mbetur të pazgjidhura midis Turqisë, nga njera anë, dhe Serbisë e Malit Zi, pastaj Jugosllavisë, në anën tjetër, sepse ne nuk i kemi nënshkruar aktet e Lozanës. Turqia na e ka pranuar gjendjen e krijuar me nënshkrimin e Traktatit mbi përtritjen e mardhënjeve diplomatike në tetor të vitit 1925, i cili nuk përmban kurrfarë dispozitash të tjra. Prandaj, as Mbretëria e Serbisë, as Mbretëria e Malit Zi, pra as Mbretëria e Jugosllavisë, NUK KANË KURRFAR AKTI JURIDIK, me të cilin Turqia do ta pranonte LËSHIMIN E ISH-KRAHINAVE TË PERANDORISË OSMANE, e që JANË TASH në përbërjëe të Mbretërisë Jugosllavisë. Rrjedhimisht, NUK EKZISTOJNË AS DISPOZITAT QË DO T` I RREGULLONIN MIDIS NESH e TURQISË ÇËSHJTET TJERA që dalin nga LËSHIMI I TERRITOREVE që do të thot DOMUNIUMI ( Çështjet e pasurive, sundimi i tyre) dhe IMPERIUMI ( Çështjet e sundimit mbi personat). E çështja e pasunive është zgjidhur në Beograd në mbarim të vitit të kaluar (1933) pa marrë parasysh të gjitha ato që i kanë paraprirë. Në të njejtën mënyrë, duhet të zgjidhet edhe çështja e PERSONAVE. (E ky spjegim diplomatko juridik i çështjeve ndërkombëtare, tregon se Jugosllavia dhe Turqia po bënin tregti me një popiull që nderkombëtarisht nuk u takonte, de jure, sepse de jure shqiptarët do t` i takonin Shqipërisë, që ishte antare e Shoqatës Kombeve nga viti 1920.
3. –Në projektin e Konventës mbi vëndosjen- dispozitat kalimtare-janë rregulluar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me personat e trerritoreve të ish –Perandorisë Otomane, që kanë hyrë në përbërje të Mbretërisë së Jugsollavisë. Është zgjidhur çështja e “shtetasëve kontestues” –të krishterëve të këtyre territoreve të vendosur në territorin e Turqisë së sotme. Për këta është paraparë opcioni (zgjidhja e lirë). Turqit, të vëndosur tash në territorin e Mbretërisë së Jugosllavisë, brenda afatit të caktuar, mund të zgjidhin dhe mund të shpërngulën në Turqi. Dispozitat që kanë të bëjnë me MUSLIMANËT në Serbinë Jugore janë në frymën e nenint 55 të Ligjit mbi nënshtetësin. Ndryshimi është vetëm për aq që SHPËRNGULJA e MUSLIMANËVE nga Serbia Jugore, sipas projektit të Konventës, për të cilën është fjala, nuk është më akt i njëanshëm. Në cilsinë e Konzullit të Përgjithshëm në Stamboll kam marrë QENDRIM se një MUSLIMAN NGA SERBIA JUGORE MUND TË KONSIDEROHET I SHPËRNGULUR, kur i plotëson të gjitha kushtet nga neni 55 i Ligjit mbi shtetësinë dhe kur nga autiritetet konsullare turke në Mbretëri e merr vizën e shpërnguljes, në bazë të cilës nga autiritetet turke e merr NUFUSIN (Vertetimin për nënshtrtësi). Autoritetet tona në Jugosllavi i kanë zbatuar dispozitat e nenit 55 mbi nënshtetësinë duke konsideruar se shpërngulja është akt i njëanshëm dhe për këtë arsye janë shfaqur mosmarrëveshje, sepse shumë muslimanë nga Serbia Jugore, kanë marrë viza të RREGULLTA nga autortetet konsullare turke në Mbretëri në pasaportat EMIGRUESE të lëshuara nga ana e autoriteteve tona. Këta muslimanë, nuk kanë mundur ta MARRIN NUFUSIN dhe të mbeten shtetas turq. Në qoftë se Qeveria tyrke i pranon porpozimet që i përmbajnë dispozitat kalimtare të Konventës mbi vëndosjen, shpërngulja e musliamnëve nga Serbia Jugore, do të vazhdojë pa kurrfar pengesash, sepse nuk do të shfaqen mosmarrëveshje. Musliamnët nga Serbia Jugore, të cilët kanë ardhur në Turqi me pasaportat tona (Jugisllave-hb) emigruese dhe me viza turke të SHPËRNGULJES, janë bërë NËNSHTETAS të Turqisë. Në këto raste, shpërngulja është bërë me MARRËVESHJE TË HESHTUR. (EDHE KY KONSTATIM FLET PËR NJË TREGTI ILEGALE FASHISTE ME NJË POPULL TË PAMBROJTUR-HB). Prandaj, nuk duhet të shtrohet çështja e MUSLIMANËVE tashmë të shpërnguluar nga Serbia Jugire; mund të parashihet OPCIONI për musliamnët që gjinden në territorin e Turqisë së sotme si nënshtetas tanë (mulsiamnë që kanë pasaportat tona të rregullta për kalimin e kufirit). Muslimanët (ishin të gjithë shqiptarë dhe nuk kishin asnjë lidhje gjaku me turkun, por dëboheshin me dhunë shtetërore ose presione nga kolonsitët e armatosur, që shqiptarëve u jepinn AFAT 24 orë të largohen nga shtëpitë, kuptohet pasiqë nja 50 metra më largë kolonistit, ishin 12 ushtarë dhe 10 xhandarë të armatosur dhe e pritnin komandën për sulm ndaj familjes shqiptare që duhej të shpërngulej -HB).
Kurrfar personash të tjerë nuk vijnë në KONSIDERIM për rregullimin e çështjes së shpërnguljës nga trritoret e ish Perandorisë Otomane.
4. Nenei 15 i Projektit të Konventës mbi vendosjen flet për “nështetasit kontestues”. Këta janë sllavë me prejardhje nga trritori i ish-Perandorisë Otomane, që tash janë në përbërje të Mbretërisë së Jugoslavisë, të vendosur në territorin e Turqisë së sotme. Turqit i konsiderojnë me të drejtë nënshtetas të tyre këta persona, sepse që para luftërave ballkanike ata janë vendosur në territorin e Turqisë së sotme, por shumë prej tyre e kanë marrë edhe nënshtetësinë tonë-kanë, pra, nënshtetësi të dyfishtë. Në shumë raste unë i kam shkruar Ministrisë se duhet të rregullohet çështja e “nënshtetasëve kontestues”. Në dispozitat kalimtare të Projektit të Konventës mbi vendosjen e kam përdorur shprehjen: “persona me prejardhje sllave”, sepse neni 55 i Ligjit mbi nënshtetësinë flet për “sllavët” nga Serbia Jugore. Pra, “persona me prejardhje sllave” ose sllavë mund të konsiderohen shprehjet ligjore dhe, në qoftë se nuk gaboj, edhe Traktati i Stambollit i përdorë këto shprehje.
Neni 15 i projektit të Konventës është aq i qartë sa nuk janë të nevojshme kurrfar shpjegimesh.
Konzulli i përgjithshem.
Shqyrtim eksplikativ i pazarit të shekullit me një popull të pambrojtur
Se Konventa që u prezentua më lartë ishte një PAZAR në mes dy shteteve me një popull që nuk ishte as turk e as sllavë, flet katerciprisht dokuemnti që më poshtë e prezantojmë. Fjala është se Konventa nuk pati mundësi të RATIFIKOHET, për shkak të kunderthënjeve dhe reagimeve shqiptare. Prandaj, duke pasë për bazë se Turqia dhe Jugosllavia nuk bazohen në drejtësi ndërkombëtare, por në politikë dhe forcë, do të dalin më 1935 me propozim konkret se fjala është për DEPORTIMIN e një populli (SHQIPTAR) në Anadolli, vetëm pse kishin forcë dhe pse bëhej kjo padrejtësi ndaj shqiptarëve nuk kishte ndonjë reagim, që me forcë ta ndalojë, sepse argumenti i forcës mungonte. Ja teksti i dokumentiti që e zbardhë qëllimin serbian në tërësi.
Në realitet, Konveta e 24 qershorit 1934, shumë shpejtë u kuptua se nuk ka sesi të realizohet me KËMBIM të popullsië, sepse Jugosllavia në Turqi nuk kishte popull, e as Turqia në Jugosllavi nuk kishte popullsi turke. E pse me Konventën e TRRTË të 11 korrikjut 1938, u vëndosë që të shpërngulet njëanshëm vetëm popullsia FSHATARE shqiptare, e zbulon qëllimin e palës jugosllave se kemi të bëjmë me qëdrim nazifashist për shfarosje të një populli, e që në rastin konkret ishin shqiptarët. Mu për këtë e botojmë të plotë Marrëveshjen e TRETË Jugosllavo-Turke që u përpilua pas katër vitesh negociata dhe drdhëri diplomatike, nga të dy anët.

MARRVESHJA E TRETË JUGOSLLAVO TURKE PËR DEPORTIMIN E SHQIPTARËVE NË TURQI

11 KORRIK 1938

Marrëbeshja (Konventa) u përpilua me një entuziazëm nga të dy palët. Kjo për faktin se Turqia republikane planifikonte për të hy në një avanturë të re, me o përdorë shqiptarët për një REVANSH të shekullit, me u kthye serish aty ku ishte para vitit 1912. Megjithë këtë, vdekja e Kemajl Ataturkut (1938), reagimi i Mbretërisë së Shqiptarëve, përgatitja e shqiptarëve për kryemgritje nëse Konventa do të fillonte të zbatohet, e mbi të gjitha okupimi i Shqipërisë nga Italia fashiste (6 IV/39), me çka ishte bërë e pamundur çdo tentativë për ndarjene Shqipërisë, Konventa do të mbetet si një dokument i PARATIFIKUAR. Këtë realitet terthorazi e futën në aplikim komunistët jugosllavë, pas mabrimit të Luftës Dytë Botërore. Prandaj, pa ratifikim dhe pa asnjë të drejtë shpërnguljën e vazhduan po me ato mretoda, që mund të quhen neofashiste.
E ai zbatim u aplikua me forcë brutale shtetërore dhe me mjeshtri perfide. Së pari, Komunistet në Jugosllavi më 1947, urdhëruan që FEMRA SHQIPTARE ta hudhë MBULESËN sepse atë e kishte bërë Ataturku. Së dyti, komunistët e Titos më 1949, filluan për ta krijuar KOMBËSINË turke. Kështu nga 1914 turq sa u regjistruan më 1948, katër vite më vonë Shtabi i Aleksander Rankoviqit dhe Krste Cervenkovskit, numrin i tyre me detyrim do ta ngrisin në Kosovë në 54 250 persona më 1951. Dy vite më vonë, në mars të vitit 1953 J. B. Tito dhe Fuad Kyprili (MPJ) i Republikës Turqisë do të lidhin Marrëveshja Xhentelmene në Split, që ishte një ratifikim perfid i Konventës së 11 korrikt 1938. Të njihemi me tekstin e Konventës së 11 korrikut 1938, nen për nen. Pason teksti i përkthyer nga frengjishtja:

TEKSTI INTEGRAL I i KONVENTËS 11 korrik 1938
(Për shfarosjen e shqiptarëve nga trojet e veta etnike)

KONVENTA

Mbi rregullimin e emigrantëve të popullsisë turke nga rajoni I Serbisë Jugore të Jugosllavisë
Qeveria e Republikës së Turqisë dhe Qeveria e Madhërisë së Tij, Mbretit të Jugosllavisë,
Konstatojnë tendecën e manifestuar të emigrimit të popullsisë turke muslimane nga rajoni I Serbisë Jugore, dhe
Konstatojnë e vlerësojnë, nga ana tjetër, se kjo popullsi në përgjithësi nuk e pëlqen regjimin liberal në Jugosllavi dhe se është përcaktuar për ta braktisur territorin e Mbretërisë, me dëshirën e vet legjitime që t` u bashkohet bashkëkombësve të vet të natyrshëm etnik në Turqi.
Ato vendosen ta lidhin një Konventë me të cilën do të rregullohen mënyrat e emigrimit dhe për këtë çështje I emruan përfaqsuesit e vet-Mbretria e Tij, Mbreti I Jugosllavisë; Shkëlqesia e Tij , Presidenti I Republikës së Turqisë: Të cilët do të komunikojnë me ta dhe do t` I realizojnë dëshirat e tyre sipas mënyrave të ckatuara ma dispozita ligjore. (O Tempores, O more-çdo fjalë në këtë tekstë fashit është rrenë!!!-HB).

Neni 1.
Me këtë Konventë përfshihen nënshtetasit jugosllavë muslimanë me origjinë turke që flasin turqisht dhe kanë kulture turke.
Ndërkaq me këtë Konventë nuk përfshihen personat të cilëve u ndalohet hyrja në Turqi në bazë të ligjeve dhe rregullave turke në fuqi, si janë popullsia nomade dhe ajo jevge.

Neni 2.

Rajonet që parashihen për emigrim sipas kësaj Konvente janë këto:

1.Nga Rajoni I Banovinës së Vardarit

Rrethi i Sharrit (Prizreni), I Gorës (Dragashi), I Podgorës (Theranda), I Nerodimjes (Ferizaji), I Pollogut të Ulët (Tetova), I Pollogut të Epërm (Gostivari), I Galicës( Rostusha), I Dibrës( Dibra), I Strugës( Struga), I Graçanicës (Prishtina), I Kaçanikut( Kaçaniku), I Gjilanit (Gjilani), I Preshevës( Presheva), I Prespes (Resnja), I Ohrit ( Ohri), I Kërçovës (Kërçova), I Poreçit ( Brodi Jugor), I Prilepit (Prilepi), I Morihovës( Morihova e Manstirit), I Manastirit ( Manastiri), I Kavadarit ( Kavadari), I Negotinit të Vrdarit ( Negotini I Vradarit), I Shkupit ( Shkupi), I Kumanovës( Kumanova), I Velesit (Velesi), I Ovçe Poles (Ovçe-Pola), I Shtipit ( Shtipi), I Koçanës ( Koçana), I Radovishtes ( Radovishta), I Strumicës ( Strumica), I Dojranit ( Valandova), I Gjevgjelisë (Gjevgjelia), I Kriva Palankës ( Kriva-Palnaka), I Kratovës (Kratova ), I Carevo Sellës ( Carevo –Sella), I Maleshit (Berova);
2.Nga rajoni I Banovinës së Zetës:
Rrethi I Pejës (Peja), I Istogur (Burimi), I Mitrovicës (Mitrovica), I Gjakovës( Gjakova) I Pordimjes ( Rahoveci);

3.Nga rajoni I Banovinës Moravës:

Rrethi I Llapit (Besiana), I Vushtrris (Vushtrria), dhe I Drenicës (Skenderaj).
Qeveria jugosllave do të vendosë nga cili rajon do të fillojë EMIGRIMI.
Neni 3.
Qeveria turke obligohet të pranojë 40 000 familje nga rajonet e përmendura në nenin 2 të kësaj Konvente.
Me këtë nënkuptohen bashkësitë familiare dhe antarët e tyre, fëmijët e një gjaku, të cilët , në momentin e nënshkrimit të kësaj Konvente, jetojnë të pandarë në një bashkësi familijare dhe nën të njetin kulm.
Neni 4.
Riatdhesimi I këtyre 40 000 familjeve do të bëhet brenda gjashtë vjetëve, sipas kësaj ecurie:
Në vitin 1939-4000 familje
Në vitin 1940 -6000 familje
Në vitin 1941 -7000 familje
Në vitin 1942- 7000 familje
Në vitin 1943- 8000 familje
Në vitin 1944- 8000 familje
Nëse ky numër I familjeve nuk mund të realizohet sipas viteve të parapara për shkak të vështërsive evntuale, dy palët kontraktuese do të bëjnë marrëveshje sipas dispozitave përkatëse ligjore për numirn e emigrantëve (të shpërngulurve-HB), të cilët do të shpërngulen nga njera anë dhe do të pranohen nga pala tjetër –tre muaj para fillimit të emigrimit . Por, nënkuptohet se ndryshimet eventuale të numrit vjetor të të shpërngulurve nuk mund të zgjasin më tepër se një vit gjatë gjashtë vjetëve të ckatuara për emigrim (Shpërngulje të detyrueshme të shqiptarëve-HB).
Periudha e emigrimit vjetor fillon prej muajit MAJ deri më pesëmdhjetë TETOR të çdo viti , pos kontigjentit të parë , I cili do të filloj në fillim të KORRIKUT të vitit 1939.
Neni 5.
Kjo Konventë do të aplikohet vetëm për emigrimin (shpërnguljen-HB) e popullsisë rurale (fshtare) si u përmend më sipër.
Turqit muslimanë,që jetojnë në qytete e rajone të lartpërmendura, njerëzit dhe pasuritë e tyre nuk përfshihen me dispozitat e kësaj Konvente.
Nëse deshirojnë të emigrojnë në Turqi, ata do të mund të emigrojnë si të lire, në pajtim me Ligjin mbi emigrimin që është në fuqi në Turqi. Me këtë rast, ata mund t` I likuidojnë lirisht pasuritë e veta rurale e urbane. Qeveria jugosllave cakton sasinë dhe shumën e pasurisë, që ata që mund ta marrin me vete në Turqi, kurse Qeveria turke u jep vizat për hyrjen e tyre definitive në Turqi dhe u ofron të gjitha lehtësimet e nevojshme.
Neni 6.
Në bazë të kësaj Konvente, tërë pasuria e patundshme në FSHAT, që u takon emigrantëve , do të mbetet prone e Qeverisë jugosllave në momentin kur Qeveria jugosllave do t` ua paraqes përfaqësuesve të Turqisë në Jugosllavi listen vjetore të emigrantëve. (Përmenden vetëm pasuritë në fshtra sepse Jugosllavia dëshiromnte serbizimin e fshtrave shqiptare. Popullsia në viste shqiptare afro 87% jetonte në fshat. Kurse nepër qytete synohej të përdorej emsperimenti I vitit 1878 duke I djegur kuartet e qyteteve e duke I akuzuar shqiptarët, se ‘po u hakmirren turqve”. Ja, makiavelizmi në vepër. -HB).
Sa u përket pasurive të patundshme në qytet, ato do të mbeten në disponim të lire të pronarëve të tyre.
Kuptohet se Qeveria jugosllave nuk I merr në pronësi pasuritë e patundshme rurale (fshtare) deri në çastin kur emigrantët , që gjenden në listen e e emigrantëve , t` I braktisin vendbanimet e tyre dhe të nisen për emigram në vendin e caktuar. Derisa këto pasuri t` I marrë Qeveria jugosllave, ato I shfrytëzojnë pronarët e tyre.
Qeveria jugosllave I disponon lirisht këto pasuri në pajtim me Ligjin mbi kolonizimin e viseve të Serbisë Jugore, I cili, aktualisht është në fuqi. (Me këtë konstatim tregohet hapur se cili ishte qellimi e Konventës dhe për cilën popullsi ishte fjala, sepse nepër fshtra turq nuk kishte-HB).
Neni 7.
Qeveria jugosllave do t` I paguaj Qeverisë turke 500 lira turke për një faamilje , kurse shuma e përgjithshme do të jetë 20000000 lira turke për 40 000 familje-pa marrë parasysh numrin e antarëve të secilës familje. (Po , kemi vretë në seksionin e pashaportave se në një familje shënoheshin edhe deri në 214 anatarë. E këtë fashizëm e bënin vetëm serbët, por e pranoinin edhe turqit që e kishin një plan “kurth” që do ta zbërthej në fund, duke u bazuar në dokumentet e tyre (turke)-HB).
Në bazë të kësaj pagese globale, të gjitha pasuritë e patundshme rurale (fshtare) që u përkasin emigrantëve, në pajtim me nenin 6 , kalojnë në pronësi të Qeverisë jugosllave.
Sa u përket pasurieve të patundshme rurale (fshtare), që I takojnë Komunitetit Musliman ose Vakufit, kuptohet se kjo Konventë nuk prek në dispozitat e ligjit ekzistues, I cili e rregullon këtë çështje.

Neni 8.
Qeveria jugosllave, më 1 prill dhe më 1 tetor të çdo viti , do të bëjë pagesën semestrale , e cila do të jetë në proporcion me numrin e familjeve të emigrantëve që janë shpërngulur gjatë vitit, e që mund të zvoglohet ose rritet në proporcion me numrin e tyre. Pagesa, shuma e të cilës është përcaktuar me nenin e mëparshëm, bëhet në dymbdhjetë këste brenda gjashtë vjetëve.
Neni 9.
Qeveria jugosllave secilën pagesë do ta bëjë në këtë mënyrë:
30% në deviza, të cilat do t` Ia lërë në dispozicion Qeverisë së Republikës së Turqisë përmes Bankës Kombëtare të Jugosllavisë.
70% në dinarë, që do të depozitojë në Bankën Kombëtare të Jugosllavisë në xhiro-llogarinë në obligim të Qeverisë së Republikës së Turqisë.
Banka Kombëtare e Jugosllavisë për secilën pagesë do ta njoftojë menjëherë LEGATëN e TURQISë në Beograd se pagesa është bërë në këtë xhiro-llogari.
Neni 10.
Banka Kombëtare e Jugosllavisë dhe Banka Qendrore e Turqisë do ta bëjnë me marrëveshje të përbashkët këmbimin e dinarëve në lira sipas kursit të këmbimit, që vlen ditën e këmbimit , përkatësisht ditën kur bëhet secila pagesë.
Neni 11.
Fondet (shuma) e depozituar në Bankën Kombëtare të Jugosllavisë do të shfrytëzohen nga ana e Qeverisë së Republikës së Turqisë qoftë për pagesa e shpenzime të të gjitha formave që bëhen në Jugosllavi, qoftë për blerje të të gjitha llojeve të mallrave në Jugosllavi , përveç atyre , eksportimi I të cilave është I ndaluar ose I kushtëzuar me pagesën e tyre me deviza, siç janë: bakri, leshi, prodhimet e lëkurës e drurit të arrës, frutet vjetore, ullinjët, gruri dhe misri.
Blerja e të gjitha mallrave do të realizohet dhe do të destinohet për Turqi. Këto mallra do të lirohen nga çdo tatim, taksë e çdo ngarkim tjetër I paraparë për eksport.
Kuptohet se për eksprotim nuk do të zbatohen dispozitat e parapara në bazë të marrvesjes tregtare , ose që do të lidhen, por eksporti do të bëhet në pajtim me dispoazitat e kësaj Konvente.

Neni 12.
Personat që do të shpërngulen gjatë periudhës së emigrimit sipas listës vjetore, duhet të japin deklaratë me shkrim para autoriteteve jugosllave në vështrim të nenit 53 të Ligjit jugosllav mbi shtetësinë në fuqi se HEQIN DORë me dëshirë nga nënshtetsia jugosllave. Këta persona do t` i kenë cilësitë dhe do t` I gëzojnë të drejtat e emigrantëve sipas ligjeve turke, që nga moment kur përfaqsuesit e Turqisë, të emruar për këto çështje, t` I nënshkruajnë listat vjetore të emigrimit në Turqi. (Dihet se si nacizmi (Hitleri) I ndiçëte hebrenjët. Por ndiekja e shqiptarëve në këtë mënyrë, në masë dhe metoda monstruoze nga Jugosllavia Mbrterore ua kalonte nacistëve. E them këtë sepse më 1918-1938 shqiptarët përjetuan golgotë të paparë në historinë e Evropës dhe diploamcia e saj heshti! Qysh më 1918 filloi një presion brutal në çdo pore të jetës së shqiptarëve e që kishte për qëllim parapërgatitjen psikologjike që “më mire shqiptari të bëhet turk, se sa të digjet nepër shtëpia në zjarr me robe e fëmi”-HB).

Neni 13.
Emigranët, në përgjithësi, do të jenë të lirë t` i likuidojnë ose marrin me vete pasuritë e veta të patundshme të të gjitha llojeve, që I kanë në pronësi personale, pastaj shtazët e shpezët nga fermat e tyre, instrumentet, makinat etj. Që mund të përdoren për punë bujqësore ose industriale apo për ushtrimin e zejeve e të profesioneve të tjera.
Qeveria jugosllave merr përsipër t` i trasportojë GRATIS deri në limanin e ngarkimit në Selanik mallërat dhe pasuritë e tyre të tundshme, veglat bujqësore, e gjithashtu edhe për çdo familje nga 4 kafshë të trasha dhe nga 10 kafshë të imta, pa llogaritur të vegjlit e tyre:vjetat , qëngjat etj.
Emigrantët gëzojnë të drejtën e zbritjes së taksave për trasportimin e mallrave sipas tarifës në fuqi, por jo edhe nëse trasportojnë për një familje më shumë se tetë kafshë të trasha e njëzetë kafsh të imta, pa llogaritur të vegjlit e tyre: vjetat, qëngjat etj.
Eksportimi I kafshëve bëhet sipas dispozitave të Konventës ekzistuese të veterinariesë dhe në bazë të çertifikatave të veterinarit, të cilat do të lëshohen pa pagesë për ata që shpërngulen.
Ata që shpërngulen janë të autorizuar që të marrin me vete legalisht stolitë e tyre personale, qaforet e pjesët e punuara prej ari e argjendi, që i përdorin femrat, por secili emigrant nuk mund të marrë me vete më shumë se nga një sosh.
Përveç kësaj , secili kryefamiljar, kur të dal[ënga Jugosllavia, ka të drejtë të marrë me vete lirisht 2000 dinarë të holla të gatshme dhe deri në 4000 dinarë të ndrruar me kundërvlerën e tyre në valutë të huaj.
Neni 14.
Ata që shpërngulen, pas likuidimit të pasurive të tyre të tundshme e të patundshme në fshat e në qytet, kanë të drejtë të blejnë me dinarë në tregun e brendëshëm mallara, eksportimi I të cilave nuk është I kushtëzuar me deviza ose i ndaluar në Jugosllavi dhe në qoftë se importimi I tye nuk është i ndaluar në Turqi.
Të gjithë këta mallra lirohen nga taksat dhe ngarkesat e tjera të eksporitit.
Neni 15.
Banka Kombëtare e Jugosllavisë do ta hapë në emër të Qeverisë së Republikës së Turqisë xhiro-llogarinë speciale në Bankën Qendrore të Republikës së Turqisë, në të cilën secili emigrant do të ketë mundësi të depozitojë të gjitha shumat që i takojnë dhe të cilat I disponin për garantimin e transferit të mallrave të blerë në Jugosllavi. Banka Kombëtare e Jugosllavisë do ta njoftojë LEGATEN e Turqisë në Beograd për secilën pagesë të bërë në efektiv me shenime të hollësishme të depozituesit.
Këto shuma, të trasferuara në këtë mënyrë në Tuqi, përmes mallrave të blera në Jugosllavi, do t` u kthehen interesentëve nga ana e Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë.
Neni 16.
Fondet, mobiljet dhe të gjitha objektet e tjera të vlefshme, që u takojnë të MITURVE dhe personave të tjerë nën KUJDESTARI ose në kompetencën e organeve kompetente jugosllave, do t` I dorëzohen Qeverisë së Republikës së Turqisë, e cila do të sigurojë administrimin dhe ruajtjen e tyre derisa të rriten ose të lirohen nga KUJDESTARIA pronarët e tyre konform me ligjet turke.
Neni 17.
Të gjithë të rinjët turq musliman (lexo shqiptar-arnautë-HB), fëmijët e të cilëve janë regjistruar në listat vjetore për shpërngulje, e të cilët ndodhen në radhët e ushtrisë jugosllave, do të lirohen menjëherë nga sherbimi I mëtejshëm ushtarak dhe do të shpërngulen në të njëtën kohë bashkë me familjet e tyre.
Nën të njëjtat kushte do të veprohet me të rinjët turq muslimanë që jetojnë në rajonet, ku popullsia është caktuar për shpërngulje brenda vitit vijues. (Kjo do të thot se detyrimi ishte I prerë, me u shfarosë viset shqiptare sipas itinerarit të Konventës-HB).
Neni 18.
Qeveria jugosllave do të emrojë një Komision special, I cili do të angazhohet për ta bërë listen vjetore të emigrantëve me të gjitha shënimet e nevojshme për natyrën, profesionin dhe preokupimet e emigrantëve.
Këto lista duhet t` u prezantohen përfaqsuesëve të Qeverisë turke, pasi të miratohen nga ana e tyre, të sherbejnë si bazë për dhënjen e pasaportave turke dhe për llogaritjen e numrit të familjeve që DUHET të emigrojnë.
Ky Komision do të bashkëpunojë gjithnjë me përfaqusuesin e Turqisë dhe, me kërkesën e tyre, do t` u ofrojë të gjitha informacionet për të cilat ata kanë nevojë.
Neni 19.
Nisja dhe ngarkimi i emigrantëve do të bëhet në bazë të pasaportave KOLEKTIVE turke, (ku futeshin edhe nga 146 antarë të “një familje”-HB), të cilat do t` u jepen nga autoritetet konsullare të Qeverisë së Republikës së Turqisë në Jugosllavi. Pasaportat KOLEKTIVE turke dhe të gjitha dokumentet e tjera të nevojshme që vlejnë si dëshmi , si dhe përgatitja e listave vjetore dhe vizave përkatëse të pasaportave për dalje nga Jugosllavia , do të bëhen absolutisht FALAS. (Ky ‘beneficion” ndodhte sepse ata, poseduesit I pasaportave kolektive do të shfarosen si shqiptarë dhe përnjëhere do të konvertohen në “TURQ”-HB).
Neni 20.
Në zonën e lirë të Jugosllavisë në Selanik, do të formohet një komision I përzier turko-jugosllav I përbërë nga nëpunësit e emruar nga të dy qeveritë, i cili , në marrëveshje të përbashkët , do të angazhohet që t` I marrë të gjitha masat e domosdoshme, sipas kushteve e rrethanave , për ngarkimin dhe zbarkimin e emigrantëve.
Neni 21.
Kjo Konventë hyn në fuqi ditën e RATIFIKIMIT të saj nga ana e të dy qeverive. Njëkohësisht nënshkruesit do ta vërtetojnë Konventën me vulat përkatëse.
U punua në dy kopje në frengjishte, në vitin një mijë e nëntqind e tridhjetë e tetë.
M. R. V.(oisllav) M (agovqeviq). H.(asan) S.(aka). Dr. C. A.

REZULTAT I KËSAJ POLITIKE FASHISTE ISHTE:

Më 1919-1940 u shpërngulën në Anadoll; Më 1919 u shpërngulën 23 508 shqiptarë; Më 1920 u shpër ngulën 8536 shqiptarë; Më 1921 u shpërngulën 24 532 shqiptarë; Më 1922 u shpërngulën 12 307 shqiptarë; Më 1923 u shpërngulën 6389 shqiptarë; Më 1924 u shpërngulën 9631 shqiptarë; Më 1925 u shpërngulën 4215 shqiptarë; Më 1926 u shpërngulën 4012 shqiptarë; Më 1927 u shpërngulën 5197 shqiptarë; Më 1928 u shpërngulën 4326 shqiptarë; Më 1929 u shpërngulën 6219 shqiptarë; Më 1930 u shpërngulën 13215 shqiptarë; Më 1931 u shpërngulën 29807 shqiptarë; Më 1932 u shpërngulën 6219 shqiptarë; Më 1933 u shpërngulën 4320 shqiptarë; Më 1934 u shpërngulën 14508 shqiptarë; Më 1935 u shpërngulën 9567 shqiptarë; Më 1936 u shpërngulën 4252 shqiptarë; Më 1937 u shpërngulën 4234 shqiptarë; Më 1938 u shpërngulën 7251 shqiptarë; Më 1939 u shpërngulën 7215 shqiptarë; Më 1940 u shpërngulën 6729 shqiptarë. Këta fatmjerë ishin me prejardhje nga ish Vilajetet e Kosovës dhe Manstirit. Ndërsa nga Sanxhaku u dëbuan 1919-1939 sipas seksionit pashaportave 12582 shqiptarë dhe boshnjakë.
NË SHQIPËRI U SHPËRNGULËN SIPAS DOKUMENTEVE JUGOSLLAVE
(Nga viset e okupauara nga Jugosllavia apo nga Turqia janë vëndos në Shqipëri, me organizmim të Komittit Kosovës 1919-1938: Më 1919-1923 i instaluan 583 familje; Më 1924 u instaluan 43 familje;Më 1925 u instaluan148 familje; Më 1926 u instaluan 299 familje; Më 1927 u instaluan 316 familje; Më 1928 u instaluan 149 familje; Më 1929 u instaluan 216 familje; Më 1930 u instaluan 199 familje; Më 1931 u instaluan 624 familje; Më 1932 u instaluan 211 familje; Më 1933 u instlaun 181 familje; Më 1934 u instluan 328 familje; Më 1935 u instluan 386 familje; Më 1936 u instaluan 182 familje; Më 1937/38 u instaluan 105 familje.
Për këtë instalim human dhe patriotik merita kanë: Mithat Frashëri dhe Ibrahim Gjakova.Posedohen dokumente edhe në cilat rrethe të Shqipërisë Bregdetare janë vëndosë (instaluar.Do të botohen në monografi detalisht-hb). -(AVIIB. P. 17. K.95-a. D. 1 /429; K.24/6504/1938).
MARRËVESHJA E KATËRT JUGOSLLAVO TURKE TITO-KYPRILI PËR DEPORTIMIN
E TË GJITHË SHQIPTARËVE NGA JUGOSLLAVIA NË TURQI SIPAS NENIT 2 TË KONVENTËS SË VITIT 1938
(SPLIT më 3 III 1953)
Diktatori Tito do ta nënshkruaj këtë Marrëveshje neofashiste pa e konsultuar fare parlamentin. E verteta, Konventa e vitit 1938 nuk u ratiufikua sepse reagoi opinioni shqiptar. Për ndryshe, shtetet e Evropës e perlqenin çdo Pazar që do t` i largonte të gjithë shqiptarët MUSLIMAN nga Ballkani. Mbi këto qëndrime, qarqet Jugosllavo-Turke më 1947 filluan ta aktualizojnë çështjen e Konventës 11 korrikut 1938, duke i bërë përgatitjet, sidomos nga pala jugosllave me një diankri dhe qëllim pansllavist. Lidhur me këtë Titistët e dinin se në Turqinë kemajliste mbulesa e gruas ishte e ndaluar. Prandaj, do të fillojnë për ta evituar këtë pengesë, duke ua hekur femrave ferexhën. Hapi vijues ishte krijimi i një popullsie SALDUESE, një kombësia që nuk ishte ndier se ekzoston në viset shqiptare. Fjala është për krijimin e kombësisë turke. Dhe, më 1948 nuk do të arrijnë për t` i grumbulluar më shumë se 1914 turq, të cilët si thuhet në dokumentet e PKJ-ës u “konvertuan brenda 15 ditëve”. (KEF/1948/T+UDB-a).
Fillimi i punës së agjentëve antishqiptar për ta krijuar kombësinë turke në Jugosllavi 1949-1951
Misioni i Hulusi Kajnanit (1949/1953) ishte identek me atë të Jashar Nabiut më 1937/1938. Që të dy ishin agjent të sigurimnit shtetërore, ekspert për nacionalitete joturke. Ata në epokat e tyre, dëshmojnë 86 dokuemnte sekrete e kishin shndërriar qëndrimin në Beogad sikur të ishin në ndonjë lagje të të Stambollit. Natyrishtë, përkrah tyre NUK do të jetë jo tash Ilija Milikiqi (nga 1935-1939), por i tërë Shtabi i Aleksander Rankoviqit (1950-1966). E në shtab ishin edhe: Krste Crvenkovski, Svetisllav Stefanoviq (i programuar për dhunë në Duakgjin), Vojkan Llukiq (i progarmjuar për dhunë në Rrafshin e Kosovës dhe Maqedonisë deri te Prespa), Millan Bartosh, Leo Grishkoviq, Marko Vukçeviq dhe Pavle Iviçeviq. Pas një javë punë, Krste Cervenkovski do të lidhet në Beograd me Mehmet Kyprilin (ambasador fuqiplotë i Republikës Turqisë në Beograd, për ndryshe vëlla e MPJ Fuad Kyprili). Në saje të punës intenzive, ku me kërcnime, e ku me shantazhe dhe ofrim të funksioneve deri me regjistrimin e popullas (1951) do të arrijnë për t` i regrutuar jo më pak se 54 212 turqë, mjaftueshëm sa për ta filluar Musolini i kuq në Beograd, që ta ftojë për vizitë Fuat Kyprilin për ta lidhë Marrëveshjen Xhentelmene e quajtur “TITO-KYPRILI” Split 1953. E kjo Marrëveshje e kishte një parathënje. Fjala është për vizitën ilegale të Koça Popoviqit, Krste Crvenkofcit dhe Ali Shukriut në Turqi më 1952. Këta, në një hotel në Stamboll biseduan dy ditë me Hulusi Kajnanin dhe dy nëpunsa të lartë të Xhelal Bajarit. Dokumenti thekson se derisa Ali Shukriu “flente” në Hotel, duke e gjurmuar njëfar Kurteshin, K. Popoviqi dhe K. Cervenkofci e hapën rrugën e pazarit që Konventa 1938, të “ratifikohet” në stilin “tet a tet” (Tito-Kyprili).

MARRËVESHJA e KATËRT JUGOSLLAVO TURKE mars 1953 e kishte këtë përmbajtje

1.Nuk përmendet Konventa 1938, por nënkuptohet. Fjala është për popullsi të rreligjionit të njejtë (me turq).
2. Nuk përkufizohet sasia (numri i emigrantëve) as koha e emigrimit publikisht. Limitet do të mbesin çështje e posaçme e Ministrive respektive.
3. Obligimet e dyanshme janë: procedurë e “lëvizjes lirë” të njerëzve në të dy drejtimet.Shqiptarët në Turqi do të shkojnë si turq të natyralizuar me kërkesa të domosdoshme konzullare.
4. Hekurudhat jugosllave do të mbesin në dispozicion të dyashëm. Në kufirin me Bullgarinë do të krijohen lehtësira përmes kanaleve të dyanshme. Në kufirin me Greqinë çështja do të lëvizë pa pengesa. Aksioni të fillojë menjëherë*.
*(KEF/D. Tajna –Albanija 1949/1964; Mergata shqiptare: Ëma e mergatës/1953-1967).
Përfundim tragjik i këtij pazari për shqiptarë: Më 1951-1952 shpërngulën 37000 shqiptarë, boshnjakë dhe turq (të konvertuar); Më 1953 shpërngulën 19300; Më 1954 shpërngulën 17500; Më 1955 shpërngulën 51000; Më 1956 shpërngulën 7710; Më 1957 shpërngulën 41300; Më 1958 shpërngulën 41300; Më 1959 shpërngulën 32000; Më 1960 shpërngulën 27880; Më 1961 shpërngulën 31600; Më 1962 shpërngulën 15940; Më 1963 shpërngulën 25720; Më 1964 shpërngulën 21530; Më 1965/6 shpërngulën 19821.Në shtëpitë dhe pronat e shqiptarëve u sollën 64 220 kolonë sllavë*. *(Shih Jedan elaborat za resavanje kolonialne politike na jugu/tajni dok/1965/6-KEF.).

SIPAS VLLADIMIR DEDIERIT NË ARKIVIN E TITOS ËSHTË GJETUR TËRË DOKUMENTACIONI I KONVENTAVE (28 XI 1933; 24 VI 1934; 11 korrik 1938 dhe ky referat special i përpliuar më 1939.
PROJEKTI PËR SHPËRNGULJËN E SHQIPTARËVE NGA VISET JUGORE NË TURQI, Beograd, mars 1939

I
Shpërngulja e popullsisë muslimane e theksuar në pikën një të nenit 1, të Konventës për shpërngulje dontë bëhet nga trevat e numruara nga neni 2 i Konventës, përkatësisht nga rrethet e Serbisë Jugore dhe Malit Zi .
II
Për të gjitha punët rreth zbatimit të Konventës për shpërnguljën e popullsisë muslimane, të themelohen institucione speciale ku do të përfshihen organet ushtarake dhe civile në kryerjen e detyrës së caktuar sipas nevojës, e që me kohë dhe shpejt do ta kanë ndihmën e kërkuar.
III
Këto institucione speciale ddo të jenë: 1. Komiteti qendror në Beograd, si organ suprem mbikqyrës. 2.Inspektorrri suprem në Shkup si organ kryesor organizativ dhe ekzekutiv për shpërngulje. 3. Dy inspektorate lëvizëse, si organe ndihmëse për inspektoriatin suprem në Shkup.
IV
Në Komitetin qendror në Beograd do të hyjnë përfaqsuesit e ministrive: Të Punëve të Brendshme; të Punëve të Jashtëme; Ushtrisë dhe Marinës; Ministrisë së Finansave dhe asaj të Bujqësisë. Përfaqsuesit dhe zëvendësit e tyre do t` i caktojnë ministrat kompetentë.
V
Komiteti qendror për shpërngulje është kompetent: 1. Të ndërmarrë të gjitha masat e duhura me qëllim të organizimit të shpërnguljës dhe të kujdeset për zbatimin e drejtë të Konventës si dhe t` i plotësojë të gjitha obligimet që dalin nga Konventa. 2. Të japi instruksione të obligueshme për punë rreth përgatitjës dhe kryerjës së shpërnguljës. 3. Që të zbatojë mbikqyrjen e punës së inspektoratit Suprem dhe të inspektorëve të krahinave.
VI
Në krye të Inspektoratit Suprem në Shkup do të qëndrojë Inspektori Suprem, të cilin si përfaqsues i pushtetit mbrtetëror, do ta vendosë MPB, duke e caktuar në atë pozitë një nëpunës të lartë krahinor ministror, i cili është me përvojë dhe njohës i mirë i stuatës në Serbinë Jugore. Atij, MPB do t` ia caktojë një numër të caktuar ndihmësish të rinjë.
Inspektoriati Suprem në Shkup, do t` i caktojë si bashkkpunëtor nga një përfaqsues i Ministrisë së Ushtrisë dhe Marinës si dhe Ministrisë së Brendshme, sipas nevojës që do ta caktojë për punë të Inspektoratit Suprem në Shkup duke llogaritur edhe një numër mëpinësish profesioanl nga resoret tjera.
VII
Detyrat e Inspektoratit Suprem
1.Në bazë të autorizimeve më të gjëra, nga Qeveria Mbrtetërore dhe Komiteti Qendror për shpërngulje, të veprojë për rrealizimin e qëllimeve të Konventës. 2. Që në vendin përkatës të organizojë shpërnguljën sipas dispozitave të theskuara në Konventë, që do të thot sipas Komitetit Qendror për shpërngulje në Serbinë Jugore. 3. Që si organ kolektiv t` i kryej të gjitha detyrat e shpërnguljës, ssi dhe punët e parapara me nenin 18 të Konventës së nënshkruar për shpërngulje. 4. Që të organizojë punën e inspektorëve lëvizës, duke iu dhënë të gjitha urdhëresat dhe udhëzimet për punën e tyre. 5. Të kryej të gjitha punët lidhur me shpërnguljen që ia jep për detyrë Komiteti Qendror për shpërngulje me seli në Beograd.
VIII
Në krye të inspektorateve lëvizëse, si organe ndihmëse të Inspektorit Suprem në Shkup janë instruktorët, të cilët së bashku me numrin e nevijshëm të personaleit ndihmës, i përcakton MPB. Inspektotër drejtpërdrejt janë të varur nga Inspektirati Suprem, i cili do t` ua caktojë vendin dhe krahinën dhe do t` ua japë të gjitha udhëzimet dhe urdhëresat e nevijshme për punë.
IX
Detyrat e Inspektoratit për shpërngulje
1.Që sipas urdhëresave të udhëzimeve të Inspektoratit Suprem t` i kryejë të gjitha punët administrative dhe teknike në vend, që kanë të bëjnë me grumbullimin dhe rregullimin e të dhënave sistematike, klimatike dhe të tjera për personat, të cilët duhet të shpërngulën, t` i përpilojë regjistrat e duhur me qëllim të përpilimit të regjistrave te të shpërngulurve për t` i dërguar këta deri në stacionin më të afërm hekurudhor, së bashku me orenditë shtëpiake dhe gjësendet e tjera të lëvizshme. 2. Të organizojë të gjitha trasportet e të shpërngulurve dhe gjerave të tyre të lëvisshme: bagëtive dhe gjërave tjera deri te stacioni hekurudhor. 3. Që në krahinën e tij të vendosë të shpërngulurit në vagonet e caktuar. 4. Që të kujdeset për trasportin e rregullt dhe të shpejtë nepër territorin e tyre dhe në përgjithësi të organizojë dhe kryej të gjitha shërbimet e trasportit te të shpërngulurve. 5. Që për çdo familje të shpërngulur të sigurojë të dhëna të mundshme sesa familje bujqësore po shpërngulen, sa tokë kanë dhe shtëpi e ndërtesa ekonomike tjera i posdojnë. Të dhënat t` i shënojnë në regjistrat e saktë për t` ua dërguar organeve agrare më së largu në afatin prej 20 ditësh, nga fillimi i shpërnguljes. Për punën e mëtejme duhet të punohet në përputhje me nenin 6 të Konventës për shpërngulje. 6. T` i kryej të gjitha punët e tjera, të cilat i cakton Inspektorati Suprem me qellim të zbatimit të drejtë të dispozitave të Konventës për shpërngulje, si dhe dispoziatve përkatëse të Ligjit për KOLONIZIM të interesuarëve.
X
Për zbatimin e kësaj Konvente për shpërngulje dhe të gjitha veprimeve lidhur me te, të gjitha ministritë kompetente me kohë duhet t` i kryejnë punët e organizimit duke llogaritur të gjitha sherbimet dhe të sigurojnë sa më parë finansat e nevojshme për ekstra (korruspsion të personave turq në nivele më të larta) dhe intra ( financa që duhet siguruar nga puna joprofitabile e doganave shtetërore) sherbie.
XI
Komiteti Qendror i caktuar për shpërngulje me seli në Beograd, me autirzimet e plota zyrtare të drejtojë aaksionin e plotë për shpërngulje sipas dispozitave të Konventës për shpërngulje të popullsisë MUSLIMANE nga Serbia Jugore. Këtij Projekti të punës i kanë paraprirë disa mbledhje të zgjëruara dhe të ekspertëve, të organizuara nga inspektorët e MPB, sidomos zotërisë Kunoviq dhe MB, zotëri Magovçeviq. Mbledhje janë mabjtur edhe me ekspertë të MPJ. Në të gjitha takimet janë bërë përgatitjet për zbatimin e Konventës. Në mbledhjen e fundit jemi autorizuar ta përpilojmë këtë Projekt për ta dërguar në MPJ për punë të mëtejme. Edhe MPJës ia kemi përgatitur një historik të gjithë kësaj çështje strategjike për intereast nacionale dhe shtetërore.”*
*(Dok. gjindet në AJ. Fondi 66, i përpiluar nga Petar A Kunoviq dhe Voja Magovqeviq në mars 1939).
PSE PO I BOTOI KATËR KONVENTA-PËR FAKTIN SE SHQIPTARËT DUHET TË MËSOJNË NGA KONVENTA E PESTË, SI PASOJË (1998/1999) ishte paraparë që në Kosovë mos të mbetet shqiptyarë i gjallë, deri më 28 VI 1999. Por, lufta e UÇK-ës dhe e NATOS, bënë që plani i masonerisë për një “Ballkan të krishterë” të deshtojë, pikërisht më 10 qershor 1999, kur ushtria dhe policia Serbe me mercenarë nga shumë vende të Botës u detyrua të KAPITULLOJË në Kumanovë.
U kthehemi temës së pasojave të konventave
Në një dokument të MPJ të Jugosllavisë (1939) theksohet historiati i përpilimit të Konventës famëkeqe Jugosllavo-Turke më 11 korrik 1938, e cila në prag të Luftës Dytë Botërore, parashihte shfarosje totale të popullsisë FSHATARE shqiptare në Jugosllavi. Konventa ishte rezultat i konventave të mëparëme në mes Turqisë dhe Greqisë (1923); Turqisë dhe Bullgarisë më 1937; Turqisë dhe Rumunisë (4 shtator 1938); nga udhëzimet e Këshilit të Antantës Ballkanike në shkurt 1938; Në kuvendin e Antantës Ballkanike, më 25-27 korrik 1938 MPJ i Turqisë Ruzhdi Aras, do të kërkojë popullsi nga ish viset e Perandorisë; Në MPJ të Jugosllavisë mbledhje mbaheshin në kontinuitet, për ta shfrytëzuar shansin e shekullit: më 6 mars,më 13 prill, më 30 maj, më 15-16 qershor 1938. Konventa Jugoslalvo-Turke u konstatua e kryer më 11 korrik 1938, duke u parafuar nga dy zyrtarë jugosllav ( M. R. dhe V. M) dhe zyrtari i Republikës Turqisë Hasan Saka dhe Dr C. Astrogan. Gjatë përpilimit të konventës ishin të pranishëm përfaqsuesi i Greqisë dhe një opservator nga Qeveria Greke. E verteta, gjatë gjithë kohës sa u përgatit Konventa, Gjeneral Shtabi i Turqisë zhvillonte debate se prej kah duhet filluar LUFTA, për ta kthuer sersh fuqinë turke në Ballkan. Ky debat zhvilohej në shembullin e majorit Beqir Grebene, që ishte kthyer në Shqipëri në fund të vitit 1913, krejtë me program për t` i shpallë luftë Serbisë dhe Greqisë, dhe për ta kthyer shansën e një PRINCI musliman, karshi qendrimit të papranuar në Trieshtë (mars 1913), se Shqipërisë i duhet në princë i krishter evropian; përkatësisht përpiekjsë së Kuvendit të Krujës (maj 1913), se Shqipërisë i duhet një princ Musliamn, ku fjalën kryesore e kishte Esat Pasha. E deshtimi i dy kuvendeve dhe isntalimi i Komisonit Nderkombëtar të Kontrollit në Shqipëri, do t` u jep fund pazareve, prë një kohë, por jo që ta ndalë luftën e Esat Pashës kundër Ismail Qemailit. E vërteta, Beqir Grebene me palnin e tij legal ( e kishte palnin ilegal të xhonturqve) e kishte bindë edhe Hasan Prishtinën se ai po angazhohej që ta kthej Kosovën dhe Çamërinë nën sundimin e Qeverisë Vlorës. Bisedimet me konzullin bullgar në Vlorë (Pavllovin) e binden Ismail Qemalin të pranoi një aalenacë të mundëshme: Turqi-Bullgari-Shqipëri. Por këta politikanë nuk e kuptonin se Fuqitë Evropiane ishin të ndara në DY TABORRE kundershtare: GJERMANIA, AUSTRO-HUNGARIA dhe ITALIA ishin boshti; Kurse Anglia, Franca dhe Rusia ishin Antanta. E shqiptarët u rreshtuan andej kaah ishte Austro-Hungraia.
Deri me tash në historiografi ka mbretëuar mendimi 1918-1941, se: “Turqia kishte nevojë për popullsi”. E vërteta, ishte se Republika e Turqisë aspironte ta përseritë historinë me një Beqir Grebene të Dytë, por jo të denohet me vdekje nga evropianët (holandezët). E vërteta, Turqia e kishte të njohur mabrimin e kongreseve shqiptare në Trieshtë( ku dominuan të krishterët) dhe në Krujë me organizim të Esat Pashps, ku dominuan muslimanët. Po jo vetëm kaq, MPJ e Turqisë ishte në dieni pse nga Gjenerali Trollamn u PENGUA Kongresi panëshqiptar i paraparë të mbahet në Elbasan më 5 mars 1916.
Të përfundojmë, se major Beqir Grebenea në fund të vitit 1913 dhe fillim 1914 e kishte shti në hasmëri me Evropën Ismail Qemalin, sepse KINSE provoi ta kthej pushtetin e Sulltanit në Shqipëri. Prapavia ishte aq perfide sa që Esat Pasha një kohë i ndejti pranë, sepse “paska ardhur ta çlirojë Kosovën dhe ÇamërinË. Kuptohet se Beqir Grebene u nxu dhe sipas porosisë së atyre që ishin pro Prncit Krishter në maras 1913 në Trieshtë, u denau me vdekje, duke ia kthyer burgimit e përjetëshëm me 20 oficerë të tjerë xhonturq. Por tërë pazarin e prishi Lufta e Parë Botërore.
Më 1938, Jashar Nabiu ishte REGJISOR i Konventës 1938 për faktet se: Ahmet Zogu ishte shpallë Mbret i shqiptarëve pa e pyetur Ankaranë; për faktin se ishte martuar me një hungareze; për faktin se donte ta xhveshte nga popullsia shqiptare nën Jugosllavinë, e cila për çdo kohë mund t` i jepte PESË divizione. Edhe këtëa Pazar e prishi Lufta e Dytë Botëroee. E vërteta në këtë kohë (1938) Italia ishte në gatëshmëri ta okupojë Shqipërinë që praktikisht konsiderohej e plagosur. Jo vetëm kaq, Italia u kishte premtuar disa komiteteve shqiptare se: “do t` i bashkojë të gjitha toakt shqiptare nën protektoratin e saj”. Pra,Konventa për shfarosjen unanime (neni 2 i konventës) e shqiptarëve deri më 1944 (neni 4 i konv.), konsideronte Shefqet Verlaci ishte jugoslavo-turk, por jo pa hisen e Antantës Ballaknike, e cila ideohej nga Franca si krijuese e Mbretërisë SKS (Jugoslalve), për ta penguar dominimin e ndikimit gjerman në Ballkan. Edhe këtë Pazar e prishi Lufta e Dytë Botërore.
Konventa e KATËRTË (1953), ishte e ideuar nga agjenturat Perendimore për ta ZHVESHË pushtetin e Enver Hoxhës nga GJASHTË DIVIZIONET që konsideronte se i ka në Kosovë dhe Maqedoni. Pra nuk ishte në esncë Enver Hoxha e as ideologjia sepse edhe Tito ishte komunist, por ishte fjala për shfarosje të një populli që ishte me shumicë apsolute musliman. E dikush do të thot e pse Turqia ishte hisedar në këtë aksion, sepse fanatikët turq, mendonin se “Shqiptarët e kanë shkatrruar Perandorinë e tyre”, akuzë kjo që nuk ka asnjë të vërtetë. Ata nuk e kuptonin se kush është Evropa dhe rekonkuista e saj. Ideator i kësaj konvente xhentelmene (1953) ishte Hulusi KEJNANI, agjent i UDB-ës; MI6 dhe një sherbimi ndër më të fuqishimt në botë. Qendra e tyre ishte në Kretë, Nish dhe Gerum afër Trieshtës.
Historia tragjike shqiptare e shpërnguljës u përseritë edhe në fund të shekullit. Në këtë kohë, Kosova ka pasë tradhtarë më shumë se kurdoherë më parë. Por kishte PATRIOTË me të guximshëm se sa në tërë historinë kombëtare së bashku,të ngjitur si mishi e thoni në UÇK, sepse e kreu punën së bashku me NATO-n. Sot, jemi në shansë të shekullit për bashkim kombëtar. Mendoni, flisni dhe veproni e ta bëjmë Shqipërinë Etnike, ashtu si projektuan Rilindasit famëlartë.

Prishtinë, më 7 XII 2021

Mesuesi (i keq) si diplomati Borrel … dhe nxënësi!

0
Prof. Bajram Binaku, Pejë
Gjatë ndjekjes se shkollimit, qe nga ditët e para në bankat shkollore e tutje, mësuesit ishin të ndryshëm. Kishte mesues të mirë, qe na edukonin, se si të mësojmë, na këshillonin, se si duhet ti respektojmë prindërit, si të sillemi me shokë. Po kishte dhe mesues, qe ndaj nxënësve përdornin dhunë, nuk i edukonin e as mesonin, si parashikojnë rregullat shkollore. Ata kurrë nuk e harronin thupren, të cilën e merrnin se bashku me ditarë. Mund ta harronin lapsin, të cilin, e kërkonin nga nxënësit, për ta shenuar orën mësimore, po thupren asesi!
Këtë shembull desha ta lidhi me politikën e Kosovës. Sot me sy të mi pash një mesues të keq, qe në rastin konkret, nuk kishte nevojë ta luaj rolin e mësuesit rrebel, sepse në radhë të parë nuk është mesues po diplomat i BE-së, i caktuar si ndërmjetësues i bisedimeve Kosovë-Serbi. Ishte ky, ndërmjetësues i BE, z. Borel! Nga konferenca për gazetarë, mu duk si ata mësuesit e kqinjë, qe se bashku me ditarë marrin dhe thupren. Ai në mënyrën urdhërore e qortoj Kryeministrin e Kosovës duke i thënë.” S’jemi këtu për ti kryer punët tuaja, fokusohuni në dialogun me Serbinë”! Ky pastaj shtoj, se:”Asociacioni nuk bie ndesh me kushtetutën, sepse e kanë nënshkruar qeveritë e përparshme”.
 Ky, pra tenton t’i jep ligjeratë, z. Kurti dhe ta detyron, qe ta nënshkruan një marrëveshtje, të cilën e kishte pasë nenshkrue Thaqi e Isa Mustafa, duke shkelur 23 nene të Kushtetutës se Kosovës.
Kjo me ngjanë me mashtrimin e madh rreth nënshkrimit të demarkacionit me Malin e zi, si kusht për liberalizimin e vizave, të cilin kusht, sipas krerëve të atëhershem i paska vu BE-ja Kosovës. Me vonë u pa se kjo kishte qenë farsë, si e faktorit të jashtem, poashtu edhe e  elitës kosovare.
Mesuesi i keq kishte marrë parasysh metodat shantazhuese të pararendesve, të cilat kishin arritë tu futnin frigën në palcë presidentit dhe kryeministrit të atëhershëm. Ketrin Eshton dhe Federica Moderini, kishin shantazhuar Hashim Thaqin, Isa Mustafën e  Avdullah Hotin, ku kishin nënshkrue dhe ishin pajtue në shumicën e pikave të cilat, i kishin ofrue në tavolinë, zonjat e cekura. Edita Tahiri, ishte vetem një kukull helmuese në këtë lojë anti kombëtare, duke na sjellur fusnotën e duke nënshkruar çdo gjë qe i servohej nga përfaqësuesi serb, Borko Stefanoviç. Këto, pra Ketri dhe Moderini, ishin përfaqësueset me të besueshme të politikës serbe dhe të Vuçiçit.
Në të gjitha takimet  në Bruksel, me Vuçiçin, Thaqi dilte me një sharm artisti, pa koncept, pa fletore e laps, sikur të ishte, fitues  Oskar-i dhe tu falenderonte të pranishmëve më një fjalë rasti.
Isa e Avdullahu, dilnin në takime në Bruksel, sikur studenti i pa pregatitur para profesorit në provim. Ndërsa delegacioni ynë, në një nga takimet qe ishte fotografuar në një kthinë ku mbaheshin takimet të lenin përshtypje, sikur të ishin në odën e burrave, sidomos Ramushi e Pacolli.
 Mësuesja e keqe, Ketrin Eshton, kishte arritur, ta friksojë Thaqin në atë masë, sa qe nënshkrimet nuk ishin më problem, po puthjet e tyre, se si do të trajtohen në opinion.
Definitivisht Thaqi me nënshkrimin e disa marrëveshtjeve, kishte arritur deri në atë masë, sa qe psikologët dhe popullata kishin fillue ta quanin të smurë mentalisht, pra të çmendur. Çmenduria e tij, nese ka qenë i tillë apo e ka fitue gjatë procesit të dialogimit me Serbinë, kishte arritur kulmin kur ishte nënshkrua marrëveshja për asociacionin dhe kur ai deklaronte për ndarjen e Kosovës. Me kujtohet parafrazisht një deklaratë e tij ku ai shprehej:”Serbisë duhet ti kthehen tokat qe Kosovës ja kishte dhurue Rankoviqi”! Fjala ishte për veriun e Kosovës. Sot, përkundër, mësuesit të keq, qe merr thupren me ditarë, ishte një nxënës i mirë, i aftë, më shumë se mësuesi. Jo vetëm, qe nuk ju frigue, fjalëve kërcënuese, po as thupres dhe i ligjeroj  atij.
Prandaj mesuesi i keq kishte marr shembullin e zonjave të kqija duke menduar se kanë përballë nxënës të këqinj, sikur Hashimi, Isa, Ramushi, Edita, Avdullahu, të cilët ishin pula, para faktorit ndërkombëtar, e shtiheshin luan në kuvendin e Kosovës.
Sot, kryeministri Kurti ishte luan në Bruksel, sikur qe është dhe në Kosovë!