Kreu Blog Faqe 1462

Dole në vitin 1990 , gjatë vizitës në Prishtinë: “Ndryshimi po vjen, liria po vjen, demokracia po vjen…”

0

Antigona Baxhaku – Idrizi 

  • Profil për Senatorin Bob Dole

Robert Joseph Dole i njohur si Bob Doll, politikan dhe avokat, lindi më 22 korrik 1923.
U rrit në Russell, Kansas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shërbeu në Ushtrinë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Pas një detyre si avokat i Qarkut Russell, në vitin 1960 Doll i fitoi zgjedhjet për Dhomën e Përfaqësuesve.
Më 1968, Bob Doll u zgjodh senator, ku shërbeu si kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan nga viti 1971 deri në vitin 1973, si dhe kryetar i Komitetit të Financave të Senatit nga viti 1981 deri në 1985.
Doll i udhëhoqi Republikanët në Senat për 11 vjet, nga 1985 deri në dorëheqjen e tij më 1996.

Bob Doll, është emri i senatorit amerikan i cili do të ngulitej në mendjen e çdo shqiptari në fillim të viteve të 90-ta, për të mos u harruar kurrë.

Në cilësinë e senatorit amerikan, Bob Dole vizitoi për herë të parë Kosovën në vitin 1990.

Kjo vizitë në vitet më të vështira për popullin shqiptarë të Kosovës, atëherë kur regjimi serb shtonte nga dita në ditë represionin ndaj shqiptarëve dhe ju mohonte madje edhe të drejtat elementare, ishte fillimi i një epoke që po paralajmëronte kthesën historike për Republikën e Kosovës.

Pikërisht, 30 gushti i vitit 1990, ishte dita që solli shpresën më të madhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Vizita e delegacionit nga Senati amerikan në Kosovë, e udhëhequr nga senatori Bob Doll ishte organizuar nga veprimtarët e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me kontribut të jashtëzakonshëm të atdhetarit Jim Xhema.

TONIKE: Alfonisi Tomato, senator amerikan

‘’Ju sjelli përshëndetjet, urimet dhe lutjet nga komuniteti shiptaro amerikan i New Yorkut, në veçanti nga Jim Xhema, i cili po punon shumë në sensibilizimin e çështjes së Kosovës’’.

Ky delegacion i shpresës, në Prishtinë u prit nga presidenti historik i Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.

TONIKE: Bob Dole, senator amerikan

“Ne nuk jemi këtu që të shkaktojmë ndonjë problem, ne jemi këtu që t’ju tregojmë që ne e përkrahim demokracinë. Qeveria jonë është kundër abuzimit të të drejtave të njeriut”.

TONIKE: Ibrahim Rugova, presidenti i Kosovës

“Ne jemi në një situatë absurde, neve nuk na lejohet veprimi praktik në Kosovë, e as tubimet. Në kuadër të Federatës Jugosllave për t’i siguruar edhe të drejtat e njeriut edhe të drejtat kolektive do të ishte mirë që të përkrahet ideja që Kosova ta ketë pavarësinë e vet në kuadër të Federatës Jugosllave”.

Vizita e senatorit Doll, dëshmoi para komunitetit ndërkombëtarë abuzimin e vazhdueshëm të të drejtave të njeriut në Kosovë nga regjimi i Millosheviqit.

Takimi i cili paralajmëroi përfundimisht çlirimin e Kosovës ishte ai i 5 marsit të vitit 1999, ku presidenti Rugova u takua në Shkup me Senatorin Amerikan, Bob Doll, atë kohë i dërguari i posaçëm për Kosovën i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Pas çlirimit të Kosovës, në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në nëntor të vitit 2002, presidenti Ibrahim Rugova, e shpalli senatorin amerikan, Bob Doll, Ambasador Nderi i Republikës së Kosovës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ndërsa, dy vite më vonë, më 2004 ish-senatori amerikan dhe ambasador nderi i Kosovës në ShBA, Bob Doll zhvilloi vizitë tre ditore në Kosovë, ku u nderua nga presidenti Ibrahim Rugova me “Medaljen e Artë të Lirisë” për kontributin e tij në çështjen e Kosovës.

Ndër dekada, shqiptaro-amerikanët ishin ura lidhëse midis Kosovës dhe institicioneve dhe popullit amerikan. Roli i tyre për konsolidimin e shtetit të Kosovës ishte dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm.

Watch | Facebook

TONIKE: Bob Doll, senator amerikan

‘’Njërëzit si zoti Xhema, kanë ndihmuar duke mbledhur fonde për çështjen e Kosovës. Ai qysh në vitin 1986 më ka folur për gjendjen e rëndë në Kosovë, për shkeljen e të drejtave të njeriut. Senator shikoni këto, shikoni këto senator’’.

Në vitin 2004, veprimtari shqiptaron amerikan, krahu i djathtë i presidentit historik, Ibrahim Rugova, Elmi Berisha, u caktua përfaqësues i presidentit të Kosovës në zyrën e ambasadorit të nderit të Kosovës në Shtetet e Bashkuara , senatorit Bob Doll.

I gjithë angazhimi për Kosovën i senatorit amerikan Bob Doll kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Institucionet e shtetit më të ri në Evropë, morën vendim që kontributin e senatorit amerikan Bob Doll ta vlerësojnë me punimin e bustit të tij.

Pikërisht, tri dekada pas vizitës së parë të senatorit Doll në Kosovë, më 30 gusht të vitit 2020, ky bust u vendos në lagjen Dardania në kryeqytet, në vendin ku kryqëzohen rrugët “Bob Doll” e “Bill Clinton”, në shenjë mirënjohje për rolin e pamohueshëlm të seantorit Doll për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ben Andoni qenka i një mendjeje me Schmittin

1

Reagim i Fahri Xharrës

Sa më shumë që po lexoj po vij në një përfundim se Kosova dhe tokat tjera shqiptare janë për t`u dhimbsur që nuk e patën Nënën Shqiperi – një nënë ashtu si duhet, një nënë si i ka hije një kombi të lashtë bile edhe të stërlashtë.
I duhet Zotit Escobar t`iu përmendë udhëheqësve të Shqipërisë çështjen e kufinjve të Kosovës që janë të pa prekshëm- ndërsa nga goja e tyre ende nuk ka dalë një kërkesë e tillë më herët. Sidoqoftë, sot e kam një temë tjetër e cila më shokoi . Ben Andoni e boton një intervistë me Oliver C.Schmittin për Skënderbeun dhe ky pajtohet me atë se ç ka i tha bashkëbiseduesi dhe e titullon shkrimin e tij me fjalët e historianit, antihistorian të historisë shqiptare Oliver C. Schmittit:

Schmitt: “Sllavët dhe vllehët ishin mbështetësit e Skënderbeut andaj këtu vihet në dyshim prejardhja shqiptare e tij” . A nuk është kjo një katastrofë nga një shqiptar që mburret , paguhet dhe e dezinformon shqiptarinë me një shkrim të tillë?
Së pari , kush është Ben Andoni ? Ben Andoni ka lindur më 1966 në Tiranë dhe ka studiuar Histori dhe Gjeografi në Universitetin e Tiranës. Prej vitit 1996 është gazetar profesionist dhe prej vitesh aktivizohet si publicist. Ka shkruar për gazetën Koha Jonë, ishte redaktor kulture i gazetave Gazeta Shqiptare dhe Korrieri, kryeredaktor i revistës ABC dhe zëvendëskryeredaktor i revistës MAPO dhe i revistës politike Java. Veç kësaj, ka qenë korrespondent i agjencisë së lajmeve të Beogradit BETA dhe disa agjencive të tjera të huaja. (https://albas.al/team/ben-andoni/ )
“Me prejardhje nga Radostina e Fierit,[1] u lind në Tiranë, i biri i Ismetit dhe Agustellës. Ka studiuar gjeografi dhe punoi më së pari në Institutin Hidrometeorologjik. Prej vitit 1996 është gazetar profesionist. Ka shkruar për gazetën “Koha Jonë”, ishte redaktor kulture i gazetave “Gazeta Shqiptare” dhe “Korrieri”, kryeredaktor i revistës “ABC” dhe zv. kryeredaktor i revistës “MAPO”. Veç kësaj ka qenë korrespondent i agjencisë së lajmeve të Beogradit “BETA” dhe agjencive e gazetave të tjera të huaja. Andoni përkthen nga serbishtja, kroatishtja, bosnjishtja dhe anglishtja.” (https://sq.wikipedia.org/wiki/Ben_Andoni )

Profilin e Oliver C. Shmittit ndoshta nuk ka nevojë të iu përshkruaj sepse e njihni pak a shumë. Përndryshe është anëtar nderi i Akademisë së Shkencave të Kosovës, i cili u bë mu atëhërë kur ky shkruente që Skënderbeu ka luftuar kundër osmanëve në hakmarrje për vrasjen e prindëve të tij si dhe origjina e tij është serbe.
Pak nga intervista
-Ben Andoni : Juve e vlerësoni shumë personalisht si figurë Skënderbeun, ndërkohë që teza juaj për fillimin dhe motivin e hak.marrjes së tij ka bërë që disa nga studiuesit shqiptarë ta shikojnë këtë tezë si të vjetër dhe të paqenë. A i qëndroni sërish kësaj teze?

Schmitti : “Po. Por më lejoni të përsëris atë që kam shpjeguar në librin tim:… Në vitin 1443, udhëheqësi i kryengritjes kishte gjithashtu një motiv personal të hakmarrjes. Por ky motiv nuk shpjegon të gjithë kryengritjen, megjithëse shumë njerëz që nuk e kanë lexuar librin ende vazhdojnë dhe e pretendojnë këtë. Pra, ekzistonte një kombinim i ndërlikuar i motiveve”…. Dukagjinët dhe shqiptarët e islamizuar luftuan kundër Skënderbeut; shumë shqiptarë ortodoksë në Jug nuk u bashkuan me kryengritjen e tij, ndërsa sllavet e jugut dhe vllehët mund të gjenden midis mbështetësve të tij”.
Nuk ka reagim nga Ben Andoni në këto shpifje

Ben Andoni :’ Çfarë sfidash e presin në të ardhmen ndriçimin e figurës së Skënderbeut?

Oliver C. Schmitti : Skënderbeu, megjithatë, do të vazhdojë të jetë pasqyrë e debateve të identitetit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në vendet përreth. Aktualisht, ka disa interpretime, Enveriste, nacionaliste rilindase, evropianiste, Kristiane (katolike dhe ortodokse), Muslimane dhe Islamiste, të gjitha këto pak a shumë kanë shprehur një tendencë autoritare; tendenca e dytë kryesore është një interpretim kritikë dhe liberale që dekonstruon modelet ideologjike shtypëse të cilat qëndrojnë prapa qasjeve të përmendura më lart. Më lejoni të shprehem qartë: Intelektualët si Fatos Lubonja kanë bërë shumë më tepër për analizimin e shoqërisë shqiptare se pothuajse të gjithë historianët profesionistë në Shqipëri dhe Kosovë së bashku – për të mos folur për kontributin e tij të rëndësishëm në zhvillimin e një fryme kritike në Shqipëri. Lubonja është një intelektual tejet i vlerësuar ndërkombëtarisht ndërsa kundërshtarët e tij janë pothuajse fare të panjohur jashtë Shqipërisë “

( Për Ben Andonin : “Gjatë gjithë vitit 1999, për herë të parë në jetën time, për shkak të luftës në Ballkan, kam mbajtur, në mënyrë të vijueshme, shënime. Nën titullin “Ra ky mort e u pamë”, shënimet, në trajtë ditari, janë botuar si libër më vete në shqip dhe në disa gjuhë europiane.Ditën e 31 majit 1999, në kulmin e bombardimeve të NATO-s, shënimi i ditës merret me një polemikë midis shqiptarësh në gazetën “Illyria” të Nju-Jorkut. Shkak është shkrimi “Skënderbeu e kishte nënën sllave” (me autor Fatos Lubonjën), botuar pak ditë më parë në “Courrier International” të Parisit. Autori shqiptar i shkrimit fajësohet me një gjuhë tejet të ashpër, për qëndrim antishqiptar e njëherësh antieuropian. Pra, është 31 maj i vitit të fundit të mijëvjeçarit të dytë. Shprehja “ora e keqe”, më shumë se metaforë, është përcaktim i saktë i kohës për Kosovën. Ajo mezi po merr frymë nën masakrën serbe, një nga më të egrat e shekullit. NATO-ja është duke bombarduar Serbinë, për shkak të shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarët po paguajnë taksën. Shkurt, për ndëshkimin e Serbisë, NATO-ja ka vënë aviatorët dhe avionët më modernë të saj, kurse Kosova ka vënë gjënë më të vjetër në botë, në kësi rastesh: gjakun. Liria e kërkon se s’bën këtë karburant të vjetër, dhe shqiptarët e dinë këtë. Kadare http://www.gazetadita.al/streha-e-fundit-e-horrave/ )
Prapë nga Kadare për Lubonjën e Schmittit :” Në pranverë të vitit 1999, ndaj autorit të shkrimit të “Courrier International” do të përdoreshin së paku gjysma e këtyre cilësorëve. Për strehsat, të thoshe se nëna e Skënderbeut ishte serbe, e sidomos ta thoshe këtë pikërisht në maj të vitit 1999, ishte vërtetimi më i saktë se punoje për serbët. Në thelb, akuza tingëllonte groteske. Me nënë jo sllave ose sllave (çka mund të ishte e vërtetë për Vojsava Tribaldën, një sllave, me sa dukej, e martuar me Gjon Kastriotin, të atin e Gjergjit, sipas dokeve mesjetare, kur feudalët në krushqitë e tyre shkërbenin mbretërit), Gjergj Kastrioti mbetej po ai. Madje, edhe të atin ta kishte serb (do t’i vinte radha edhe këtij), përsëri nuk ndryshonte asgjë. Ai ishte heroi i parë i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, i njohur nga gjithë bota si i tillë dhe vetëm si i tillë, dhe kjo nuk mund të ndryshohej kurrë në kurrfarë rrethanash nga kurrkush.)

Schmitti :”Evokimi i krenarisë kombëtare dhe e lavdërimit të heroit kombëtar në një mënyrë që nuk ka të bëjë fare me hulumtimet dhe debatet shkencore është në pikëpamjen time kryesisht një program politik – jemi dëshmitarë të valëve të reja të nacionalizmit në Ballkan, një autoritarizëm i ri që po shfaqet gjithashtu në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë duhet gjithashtu të pyesin pse politikanët fillojnë një debat për Skënderbeun dhe çfarë do të thotë me të vërtetë ky diskutim për Shqipërinë moderne”.

Përfundim: Si e lejon vetën Ben Andoni,të provokohet nga Oliver Schmitti dhe të na i ngritë nervat në qiell me këtë palo historian i cili punon kryesisht në deformimin e historisë shqiptare

Ja se për çka është i angazhuar Schmitti:
– Me çfarë po merret në ditët tona studiuesi Oliver Schmitt?
“Që nga korriku 2017, unë jam Presidenti i Sektorit të Shkencave Humane dhe Sociale dhe gjithashtu anëtar i Kryesisë së Akademisë Austriake të Shkencave. Unë jam përgjegjës për departamentin e krijuar kohët e fundit të studimeve të Ballkanit në Akademi, i cili fokusohet në studimet shqiptare. Për momentin po mbaroj një botim të raporteve konsullore Austro-Hungareze mbi vilajetin osman të Kosovës dhe vitet e para të okupimit serb (1870-1914) në pesë vëllime”.

E moj Shqipëri , të ruajt Zoti që flet shqip !

Gjakovë , më 10.12.2021

Rindertimi i Memorialit të heronjëve të Mirditës, hapje e rrugës për realizimin e projekteve të tjera

2

Pllaka 8 Dhjetor 2021

Nue Oroshi, Kiel, Gjermani 

Rindertimi i Memorialit të heronjëve të Mirditës, hapje e rrugës për realizimin e projekteve të tjera

Mirdita njihet si një krahinë e cila ka bërë një rezistencë të fuqishme antikomuniste.Në këtë vatër të traditës ,trimërisë,kulturës e burrërisë janë lindur dhe rritur burra atdhetar që kur ka qenë nevoja të vdiset për atdhe e kanë dhënë jetën si me le.Mirdita historikishtë është udhëhequr nga dera më e madhe e Shqipërisë ajo e Gjomarkajve që i priu për pesë shekuj me faqe të bardhë Mirditës dhe la gjurmë të pashlyera në historinë shqiptare.Më, 8 dhjetor 2021 fal kontributit finanaciar të Fondit të Sarajeve të kapidan Gjon Marka Gjonit, që udhëhiqet nga e bija e atdhetarit e luftëtarit të Shqipërisë Etnike dhe udhëheqësit shumëvjeçar të Blokut Kombëtar Independent Kapidan Ndue Gjomarkaj, Bianka Gjomarkaj dhe e përkrahur në çdo hap nga pinjolli tjetër i Gjomarkajve nipi i  major Nikollë Preng Lleshi (Gjomarkaj),Artan Lleshi-Gjomarkaj, arritën që ta rivendosin pllakën përkujtimore të 34 heronjëve të kombit që u vranë në luftë kundër komunizmit pansllavist.

Bianka Gjomarkaj

Kjo pllakë përkujtimore është e thjesht por tregon faktin se Mirdita kurrë nuk do ti harroj bijtë e tyre më të mirë që luftuan për Shqiptarinë e jo për ideologji pansllaviste.Dielli për këta trima atdhetar lindte gjithmonë në perëndim ashtu siç ka lindur në Mirditë edhe për pesë shekuj robëri aziatike.Duke i kërkuar një rrjedh kronoligjike të ndërtimit dhe rindërtimit te kësaj pllakate Artan Lleshi-Gjomarkaj më njofton: ” Në vitet e para te demokracisë , me rastin e zhvarrimit të eshtrave te 14 martirëve te demokracisë dhe rivarrimit te tyre në varrezat e Shpalit , Shoqatës Kombëtare të të përsekutuarve ju dha rasti dhe mundësia te ngrinte një përmendore jashtë varrezave për 33 martir të tjerë mirditas nga bajrak te ndryshëm të cilët shumica figuronin pa eshtra të gjetura e pa mundësi t´iu gjindeshin eshtrat si kapidan Llesh Gjomarkaj e gjyshi im major Nikollë Preng Lleshi (Gjomarkaj).Monumenti i atëhershëm ka qenë ndërtue në një pllakatë të bardhë cimentoje me emra të stampuem me të zezë.Nuk e di arsyen pse në atë monument nuk është vendosur emri i më të lavdishmit kapidan Mark Gjomarkajt përderisa edhe i ndjeri kapidan Marku figuron si i zhdukur nga regjimi famëkeq bile si një martir me kufomë te dhunuar pas vdekjes.Me kalimin e kohës pllakata dhe muri mbajtës janë rrenuar nga kushtet atmosferike dhe monumenti ka shkuar drejt degradimit të plotë.

Me ardhjen e bijës se Kapidan Ndue Gjomarkajt si trasheguese e derës , unë jam përpjekur si kushërini ma i njatë me e prezantue Biankën me nji pjesë te mirë te historisë se vërtetë e reale të Mirditës dhe kam pëlqye dhe mbështetë më të gjitha forcat e mia projektin e saj të ringritjes se Sarajeve të Kapidanit të Mirditës.

Në kuadër të këtij projekti unë i kam kërkue Biankes që ajo të vizitoj e të prezantohet me pikat kulminante të historisë e në këtë kuadër kemi ba vizita tek memorialet dhe muzeu i kryeheroit Gjergj Kastrioti në Lezhë , kemi vizituar Oroshin dhe Abacinë , kemi gjetur e vizitue varrin e kapidanit Marka Gjoni në varret e Fanit pranë kishës se Shmarkut në Fan të Mirditës,kemi vizitue gjithashtu Shpalin si vend ku u mbajt besa e 5 bajrakeve dhe monumenti që kemi rindërtue ndodhet pak metra larg pemës shekullore ku u mbajt Besa e vitit 1928 nga Kapidan Gjon Marka Gjoni.Këtë monument e kemi gjetur në kushte të mjerueshme dhe prag shembje ndaj kemi marrë masa urgjente me e riparue , kemi ba përforcimin e murit mbajtës duke i shemb suvanë e vjetër e duke e rikonstruktuar me material special që ti rezistoj kohës , e kemi mbulue atë mur në mënyrë që lagështia te mos e dëmtoj , kemi mbledhur gur të bardhë dhe i kemi vendos tek shtroja e degradueme  dhe kemi prodhue mermerin e ri në granit të kushtueshëm e të rrojshem.

Më këtë rast , në krye të asaj liste martiresh kemi vendosur edhe emrin e kapidan Mark Gjomarkajt bashkë me një kryq e me hartën e Mirditës se Bajrakëve. ”

Artan Lleshi Gjomarkaj

Projektët që duhet kryer në të ardhmën në Mirditë

Mëqenëse ka tridhjetë vjet qe mirrem me historinë shqiptare në përgjithësi dhe me historinë e Mirditës në veçanti propozoj që projektet që duhet kryer sa ma shpejt që Mirdita ti kthehet historisë së saj shumëshekullore janë:

1.      Ndërtimi i Sarajeve të kapidan Gjon Marka Gjonit në Orosh të Mirditës.Këto Saraje pas ndërtimit të shëndrrohen në Muze Kombëtar ku do të vijnë vizitorët e huaj dhe ata shqiptar nga të gjitha viset etnike shqiptare e diaspora e madhe atdhetare dhe të njoftohën me vendin ku u ruajt e paprekur historia e Shqipërisë.

2.      Ndërtimi i Monumentit të atdhetarit dhe udhëheqësit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Prenkë Bibë Doda i cili udhëhiqte një ushtri prej dhjetë mijë luftëtarëve nga Shqipëria e veriut nga tetëmbdhjetë mijë luftëtar sa kishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe njërit ndër shtyllat kryesore të Pavarësisë së Shqipërisë.

3.      Ngritja e monumentit të Kapidan Mark Gjon Markut komandantit legjendar i cili e udhëheqi luftën antikomuniste derisa ra heroikisht.Me porositë e Kapidan Markut vepruan edhe luftëtarët e tjerë atdhetarët Mirditor ku në Mirditë u vazhdua rezistenca antikomuniste deri në vitin 1952.Për ata që nuk e njohin historinë kjo ishte vatra e fundit e rezistencës antikomuniste në të gjithë shtetët e Evropës që mbetën nën pushtimin e komunizmit.

E drejta historike mund të vonoj por ajo do të ngadhënjej. Kjo na jep për të kuptuar se drita  do të ngadhënjej kundër territ kurse e vërteta do të ngadhënjej mbi gënjeshtrën.Kur zëri arbëror i këngëtarit mirditor e jep kushtrimin dhe deri sa i jepja përfundimin këtyre pak rreshtave si djal i familjes Kokaj që ishte familje e Bajraktarit të Oroshit dhe e kishte udhëhequr luftën kundër osmanlive,i zgjodha si përfundim të këtij shkrimi fjalët e këngës se Paulin Gegajt për derën e Kapidanëve të Mirditës i cili i këndonte me krenari vargjët e shkruara me aq dashuri të  tekst shkruesit të talentuar Amarildo Vokrrit, këngë  e cila duhet të shërbej si himn i Mirditës:” Na pri pra o Mark Gjon Marku pushkës tande si prishet qarku-toka dridhët e gjemojnë malet-gjak martirësh toka lahet-kta Gjomarkajt si rrezja dritës- bashkë me shumë trima t´Mirditës- se durun rrugën e regjimit-u banë tmerri i komunizmit-për Shqipni nuk ju dhimt jeta-nuk harrohen kurrë nder breza-faqe t´bardh i lan konakut-lavdi paç dera e Gjomarkut. ”

Falsifikimet e hartës së atlasit të V. M. Coronelli-t të botuar më 1689 në Venedik

0

Dr. Qazim Namani , Prishtinë  

Me theks të veçantë falsifikimi i Fushës së Kassovës (CAMPO CASSOVO), në Kampus Merula

Në njërën nga hartën e botuar në atllasin e V. M. Coronelli-t të botuar në Venedik më 1689, i gjejmë disa toponime për disa vendbanime në rrethinën e Prishtinës, dhe hidronime  për proçkat, të cilat derdhen në lumin e sotëm Sitnica. Përveç këtyre toponimeve në këtë hartë e gjejmë edhe Fushën e Caasovës, ku në një fjali përmende edhe si Fusha e Mëllenjave e cila shtrihej deri në kufijtë e Rasisë mesjetare.

Siç e shohim në këtë hartë ka shumë pasaktësi, mirëpo për ne ka rëndësi për të kuptuar emërtimin e disa toponimeve të kësaj treve. Në këtë hartë përshkruhet Prishtina me 4000 veprimtari, pak të shpërndara nga të krishterët. Në këndin e djathtë të hartës e shohim të shënuar vendbanimin Goglin, për të cilin mendoj se fjala  është për Gllogovicën e sotme, e cila shtrihet në Malësinë e Galabit, 35 km në lindje të Prishtinës.

Gllogovica është një vendbanim që shtrihej buzë rrugës së antikitetit, që e lidhte Justiniana Primën me Justiniana Secondën. Po ashtu në këtë fshat, janë zbuluar gjurmë të qytetërimit, nga periudha e antikitetit, mesjetës, dhe kisha e fshatit i kishte mbijetuar kohës deri në fund të shekullit XIX.

Si toponim tjetër më rëndësi, në këtë hartë është shënuar Liqeni i Janjevës. Bazuar në konfiguracionin e terrenit dhe të dhënat arkeologjike për Janjevën dhe fshatrat për rreth, mund të pohojmë se, në Janjevë nuk ka pasur liqe, gjatë antikitetit dhe mesjetës. Mendoj se në hartë është përshkruar liqeni në mes të fshatrave Hencë, Miradi dhe Radevë, andaj këtu kemi të bëjmë me një falsifikim apo pa saktësi, nga mos njohja e terrenit.

Në anën e djathtë, në këndin e poshtëm të kësaj harte, buzë lumit Lepencë, përshkruhet Kështjella e Kaçanikut, në të cilën ishin të vendosur 50 turq. Përshkrimi i vendosjes në Kështjellën e Kaçanikut të 50 turqve, na shtynë të mendojmë se kjo hartë është përpunuar dhe publikuar në shekullin XIX, apo XX,  duke e ditur se banorët e P. Osmane në shekullin XVII, quheshin osmanlinj e jo turq.

Nga ky fakt mund të pohojmë se për historiografinë osmane e botërore, deri në vitin 1923, kur është shpallur Republika e Turqisë, nga Kemajl Ataturku, të gjithë banorët brenda kufijve të P. Osmane janë njohur si osmanlinj. Emërtimi për etninë turke, nuk ishte dëgjuar para shekullit XIX, por në fillim të shekullit XX, përkatësisht në vitin 1908, përmendet lëvizja Gjon-turke.

Pas përmbysjes së kësaj lëvizje e deri në vitin 1923, në asnjë dokument zyrtar, nuk është shkruar, se popullata e P. osmane të jetë quajtur si popullatë turke.

Përveç këtyre katër vendbanimeve në këtë hartë është përshkruar edhe rrjedha e lumit të sotëm Sitnica, dhe proçkave, pranë disa vendbanimeve që derdheshin në këtë lum.

Siç e vërejmë, këtu lumi Sitnica, na paraqitet me emrin Pina. Në hartë mes tjerash e lexojmë lumin Lab, proçkat Sutesca (lagje sot në fshatin Mramuer), Chisnica (Kishnica e sotme), pranë të cilës paraqiten dhe përshkruhen në hartë, rrënojat e Kështjellës së Veletinit. Rrënojat e Kështjellës së Veletinit, gjenden në Kodrinën e parë vullkanike, që ngrihet në veri-lindje të Janjevës.

Në përshkrimin e lumit të sotëm Sitnica, në pjesën e epërme të proçkës së Gushtericës përshkruhet edhe kisha e Shën Nikollës në Janjevë. Pranë lumit Pina (Sitnica e sotme), dhe vendit ku bashkohet proçka që vjen prej Gushtericës, në këtë hartë paraqitet edhe fshati Vragoli, me banorë turq dhe grekë ( shqiptarë të besimit mysliman dhe ortodoks Q.N). Prapë dyshimi për falsifikimin e të dhënave në këtë hartë, duke e ditur se popullata autoktone shqiptare, gjatë sundimit të P. osmane, nga vendet e lindjes së mesme, njihej me emrin arnaut, ndërsa nga vendet perëndimore njiheshin si albanë.

Po ashtu edhe përshkrimi i Fushës së Casssovës, si Fushë e Mëllenjave, prapë e përforcon bindjen se kjo hartë e publikuar si e shekullit XVIII, është përpunuar në fund të shekullit XIX, apo në fillim të shekullit XX.

Arsyeja e shprehjes së dyshimit, se kemi ndërhyrje në përshkrimin e kësaj harte, në shekullin e XIX, apo XX lidhet me aktivitetin e klubit pan sllavistë polak, që ishte themeluar në Paris. Klubi polak pan sllavistë, në dekadat e fundit të shekullit XVIII dhe dekadat e para të shekullit XIX, kishte anëtarësuar shumë student çekë e polakë, ortodoks nga Gadishulli Ilirik, rusë, dhe gjermano-verior (Prusianë). Nga ky klub kishin dalë edhe idetë e para, për një projekt pan sllavistë, që me përkrahjen e madhe të Rusisë dhe Kishës Ortodokse Ruse, të hartohet projekti për formimin e shteteve kombëtare sllave në Gadishullin Ilirik, dhe për asimilimin e ortodoksëve të gadishullit në sllavë.

Duke u bazuar në idenë e këtij projekti, dhe vendbanimin e Kosovo (Campus Merulus), që gjendet në Poloni, filluan që këtë emërtim ta bartin edhe për Cassovën dhe Fushën e Kosovës në Dardani.

Në fillim të shekullit XIX, nga ky klub, doli edhe miti i rrejshëm serbë për betejën e Kosovës 1389. Këto ishin idetë dhe projektet për sllavizmin e tokave ilire, përmes toponimeve dhe miteve të rrejshme.

Duke u bazuar në këto falsifikime dhe mite në vitin 1844, u publikua projekti pan sllavist serbë, për krijimin e një shteti serbë në tokat ilire. Është me rëndësi të dihet se emir i Cassovës dhe Fushës së Cassovës, zyrtarisht trajtën sllave Kosovo, e mori vetëm pas krizës lindore dhe formimit të shtetit serbë, në vitin 1878. Deri në këtë periudhë në të gjitha hartat e botuara evropiane dhe aziatike, emri i kësaj fushe, figuron të jetë Cassova.

Nga të dhënat e cekura më lartë dhe të dhënat burimore e historike të kohës arrijmë  në përfundim se harta e publikuar për Fushën e Kassovës, nga atlasi i Coronelit të vitit 1698, është falsifikuar apo retushuar në fund të shekullit XIX apo fillim të shekullit XX.

Në këtë hartë shihet qartë se falsifikimi është bërë me qëllim që të ju shërbejë shteteve sllave të formuara në tokat ilire, dhe është përdor me prapavijë politike, për ti sllavizuar toponimet, asimiluar popullatën ortodokse shqiptare në Fushën e Kassovës, dhe për ta forcuar mitin për betejën e Kassovës të vitit 1389, që e krijuan në fillim të shekullit XIX.

Gjurmë të mbishkrimeve në gurë në territorin e Dardanisë Qëndrore

0

Nga Dr. Qazim Namani – Arkeologji/Trashëgimi Kulturore

Mbretëria e Dardanisë, padyshim se kishte arritur një shkallë të lartë të zhvillimit, ekonomik e kulturorë gjatë shekullit IV e deri në shekullin e I-rë para erës sonë. Burimet e deri tanishme na e bëjnë të ditur, se gjatë kësaj periudhe në Dardani ishte e zhvilluar xehetaria dhe përpunimi i metaleve. Dardanët ishin të njohur për përpunimin e arit, andaj nuk qëndronin prapa përkrah zhvillimi ekonomik dhe kulturorë me popujt fqinjë.

Gjatë kësaj periudhe Mbretëria e Dardanisë kishte dal në skenë dhe si fuqi e rëndësishme ushtarake në rajon.

Duke i pasur parasysh këto burime për zhvillimin e Dardanisë, duhet të besojmë se edhe në territorin e saj ishte i zhvilluar shkrimi, në material të ndryshme sikurse te popujt fqinjë rreth saj.

Për ta kuptuar sadopak realitetin e asaj periudhe lidhur me alfabetin dhe shkrimin e lashtë te fiset ilire ne po japim disa të dhëna nga studimet e deri tashme.

Shqiptarët flasin dhe shkruajnë një gjuhë që është shumë e veçantë nga gjuhët tjera dhe konsiderohet ndër më të vjetrat në Ballkan dhe Evropë.

Lidhur me lashtësinë e gjuhës shqipe dhe lidhjen e saj me gjuhët tjera, të dëshmuara edhe përmes shkrimeve epigrafie po japim disa nga mendimet e studiuesve më eminent në këtë lëmi.

Petro Janura në librin e tij “Nga historia e alfabetit të gjuhës shqipe” shkruan se gjuha shqipe është gjuhë e stërlashtë, por shkrimi i saj që dokumentohet është mjaftë i ri.

Enzo Gatti në librin e tij Ilirët citon profesorin e Universitetit të Tubingenit De Simeone i cili deklaron se: Me njohuritë që i kemi deri më sot nuk është e mundur, të rindërtojmë qoftë edhe pjesërisht një gjuhë ilire, pasi që nuk ekziston deri më sot asnjë mbishkrim tipik ilir.

Enzo Gatti na ofron të dhëna se në luginën e lumit Drava janë zbuluar dy shkrime të lashta (Dali, viti 3200 para Krishti). Këto janë ndoshta shkrimet e para alfabetike të botës. Në këto shkrime vërehen dy sisteme të ndryshme shkrimi. Njëri ka germa solemne (të mëdha shtypi) dhe tjetri ka germa të vogla kursive( të vogla me lajlelule). Njëri ndër ta është i pari i të gjitha shkrimeve të tipit lapidar romak, ndërsa tjetri i atyre të tipit arab fenik. Nga këto prototipa lindën dy degët e mëdha të shkrimeve alfabetike botërore, perëndimi dhe lindja, germat e mëdha dhe të vogla. Pra alfabeti i parë ka lindur në zemrën e Ballkanit, dhe burimi gjuhësor i shkrimeve të vjetra duhet kërkuar në një gjuhë ballkanike.

Robert D’Angely shkruan, se gjuha shqipe ka qenë e shkruar në antikitet, dhe kjo provohet nga mbishkrimet etruske ose shqipe dhe nga ato po ashtu shqipe ose Likiase e të tjera, që janë zbuluar në Azinë e Vogël, në Lemnos, në Kretë dhe në Itali.

Petro Janura shkruan se supozohet që stërgjyshërit e shqiptarëve, ilirët e përdorën alfabetin ETRUSK dhe atë grek të latinizuarë deri sa u themelua alfabeti latin i shekullit III para erës sonë.

Niko Stylo në librin e tij “Historia e shenjtë e Arvanitëve” jep të dhëna për një shkrim në gjuhën etrure të zbuluar në një fasho të një mumie. Mumia u dhurua nga trashëgimtarët e kroatit Michael Bariç në Muzeun kombëtar të Zagrebit në korrik të vitit 1862. Ky shkrim ishte i panjohur në fund të shekullit XIX për profesorin Henrich karl Brugsch. Pas që fasha e shkruar u dërgua në Universitetin e Vjenës dhe specialistët vunë në dukje se bëhet fjalë për gjuhën etrure. Analizat e karbonit datimin e shkrimit e përcaktuan me shënimet historike të Plutarkut për trupin e balsamosur të Alkmenës (për grekët) nëna e Herkulit. Sipas Plutarkut varrimi dhe rivarrimi i Almenës ndodhi në kohën e faraonit egjiptas Nektanavi të parë, sundimi i të cilit nisë më 378 para erës së re.

Nermin Vlora Falaski citon Herodotin “Etruskët flisnin gjuhën e një populli të lashtë, që jetonte në krahinat e Mesdheut para ardhjes aq grekëve.

Pellazgët nga Homeri u quajtën popull hyjnor. Herodoti shënoi se Greqia para ardhjes së helenëve quhej Pellazgji dhe se pellazgët ju mësuan atyre përpunimin e metaleve, ndërtimin e mureve e madje edhe alfabetin.

Mbishkrimet etruske interpretohen me anë të ilirishtes prandaj kjo ka kuptim që Romakët i quajnë Etruskët TOSCHI (TUSCI), duke e ditur se ata flisnin të njëjtën gjuhë TOSKE të Ilirisë jugore.

Shkencëtari italian, abati Emidia Luzi në veprën e tij “Epoca Eroica”, të botuar më 1847 shkruan: pellazgët kanë qenë banorët më të vjetër të Italisë sonë….Në të vërtet, vendasit Ombiuenët, Osonët, Oskët, Britët, Rutualët dhe Enotrienët janë emra të parë të italianëve që shënonin një popull të vetëm të së njëjtës origjinë….me pellazgët që quheshin popull hyjnor nga Homeri.

Plini, Plaku, ne shekullin e parë shpjegon se germat e alfabetit fonetik i prunë në Itali Pellazgët. Sipas Diodorit të Sicilisë, Pellazgët qenë të parët që e prunë në Evropë alfabetin duke ia përshtatur gjuhës së vendit, sistemin e shkronjave me disa ndryshime e përmirësime. Diodori shkruan se këtë alfabet të njohur me emrin alfabeti “Pellazgë” e përdorën gjithë poetët para Homerit. Në vitin 1875, dy arkeolog francez zbuluan në ishullin pellazgë të Lemnos (Egje) gjurmë të një shkrimi para helen.

Studijuesi L. Benlow, në veprën e tij “Greqia para ardhjes së grekëve”, të botuar në vitin 1877 në Paris shkruan: Shumë emra të vendeve, të maleve, të Lumenjve, të personazheve legjendar, nuk mundë të shpjegohen me etimologjinë greke. Vetëm një gjuhë ka qenë në gjendje të hedh dritë mbi emrat e këtyre vendeve, e kjo është gjuha shqipe.

Mbishkrimet e zbuluara në Shqipëri janë të shumta por po veçojmë fjalën XAIPE=HAIRE, e cila haset shpesh në portat e qyteteve, për të thënë u “Qoftë më hair” ardhja e mysafirëve.

Nermin Vlora Fallaski shkruan se Ilirët dhe Etruskët shkruanin zakonisht pa ndërprerje, prandaj çdo shkrim kërkon analizë të posaçme për të bërë vendin e saktë të ndarjes, në mënyrë që fraza të ketë kuptim logjik. Me që gjuha etruske rezulton se mundë të interpretohet me anë të gjuhës shqipe, provohet se kjo gjuhë e fundit është vazhdim i ilirishtes.

Lloji i shkrimeve epigrafie është gati identik në një hapësirë të gjerë gjeografike që nga Deti Egje (një shembull është dhënë nga stelat e Lemnosit), në Iliri (mbishkrimet nga Durrësi, Kosova e vende tjera), te Venetët, te Mesapët dhe natyrisht te Etruskët.

Lidhjen linguistike ndërmjet Etruskishtes dhe gjuhës shqipe e ka shqyrtuar gjerësisht prof. Zacharie Mayani, ligjërues në Universitetin e Sorbonës. Prof. Guiseppe Catapano në studimin tij “Lashtësia e gjuhës shqipe” vërteton gjurmët e pellazgeve në territoret e banuara nga Egjiptianët e lashtë, nga Fenikasit, nga Kartagjenasit dhe nga Babilonasit.

Lidhja kulturore ndërmjet Etruskëve dhe ilirëve vërtetohet edhe me anë të kulturës materiali siç janë varrezat monumentale dykatëshe të zbuluara në Shqipëri që përngjajnë në mënyrë të çuditshme me varrezat etruske të njëkohshme duke paraqitur të njëjtat veçori.

Studiues të shumtë kanë konstatuar se gjuha shqipe ka elemente të përbashkëta me trakishten.

Në territorin e Rumanisë është vërtetuar se ekzistojnë mbishkrime pellazge që janë të kuptueshme me anë të gjuhës shqipe, sepse Trakët, banorët e lashtë të atij territori ishin njëri nga fiset më të mëdha pellazge.

Akademiku rumun Grigore Brankush shkruan se midis gjithë gjuhëve ballkanike që kanë trajta të përbashkëta me gjuhën shqipe, vendin e parë e zë padyshim gjuha rumune. Shqipja dhe rumanishtja kanë lidhje të ngushta në fushën e fonetikës, morfologjisë, leksikut, të formuarit të fjalëve, të sintaksës, të frazeologjisë, të fjalëve të urta dhe lokucioneve proverbiale.

Elementet e përbashkëta para latine, që i bashkojnë shqipen me rumanishten, nxjerrin në dritë lidhjen gjenetike të tyre përmes shumë fjalëve të përbashkëta.

Janë disa fjalë nga fondi i përbashkët rumuno-shqiptare, para romake që përfundojnë me germën S (SH) të cilat janë shumë të vjetra dhe kanë ardhur nga të dy gjuhët si: Gushë (Gusa), Mosh (Mos), Mushk (Musc), Shapi (Shaparla), Shtirë (Shtira) etj., shkruan Brankush. Ky studiues në librin e tije jep të dhëna për shumë emër vende që e kanë për bazë fjalën “Gushë” në Rumuni dhe Shqipëri, Unë në Kosovë po e veçoj fshatin Gushtericë, që bazuar në studimet e akademikut rumun Brankush, nëse këtij emër vendi ia heqim prapashtesën icë, atëherë emri i këtij fshati na del në gjuhën shqipe Gushter (Gusha e terur-tharë).

Grigore Brankush në studimet e tij konstatoj se shqipja popullore dhe rumanishtja e vjetër kanë shumë trajta të përbashkëta.

Eqrem Çabej në studimet e tij ka ofruar të dhëna dhe supozime rreth origjinës së gjuhës shqipe. Sipas tij dhe shumë studiuesve tjerë shqiptarët rrjedhin nga ilirët dhe gjuha shqipe është vetë ilirishtja, por duke mos e mohuar edhe mundësinë që gjuha shqipe të rrjedhë nga një përzierje e iliro-trakishte.

Vlladimir Georgiev, me rastin e gërmimeve arkeologjike në kodrinën e Bashovës në fshatin Duvanli të Pllovdivit në Bullgari njofton se  janë zbuluar disa mbishkrime në enë dhe në një unazë të cilat datojnë kah fundi i shekullit V ose kah fillimi i shekullit IV para erës së re. Në një enë të argjendit është gjetur mbishkrimi DADALEME, mirëpo si emër i tillë trakas ishte i panjohur. Teksti përmban tri fjalë që mundë të përkthehen fjalë për fjalë në gjuhën shqipe. Në këtë lokalitet u zbulua edhe një unazë ari me figurë kalorësi me tekst EYSE…DELE MEZHNAI.

Aleksandër Stipqeviqi në librin e tij Historia, jeta dhe simbolet e kultit jep të dhëna për shumë monedha “Barbare” siç i njihnin në atë kohë të shekullit të dytë para erës së re të zbuluara në pellgun e Danubit dhe në fshatin Ribnjaça shkruante me shkronja të alfabetit të etruskëve emri i sundimtarit lokal Sosthenes.

Duje Rendiç-Mioçeviq për një shkrim nga Grebeshtica te Shibeniku mendoi se ishte një variant vendor i shkrimit latin.

Në një shkrim të gjetur në Braç është shkruar emri prej dy pjesësh Veselia Felicitas. Pjesa e parë Veselia është fjalë ilire ndërsa pjesa e dytë Felicitas është fjalë latine që do të thotë fat shkruan Aleksandër Stipqeviqi.

Eçrem Qabej në vepren studime gjuhësore (V) njofton se në nekropolin e kalasë së Dalmacës pranë Komonit dihet se që në fillim të shekullit XX, midis objekteve tjera është gjetur një unazë prej bronzi të hollë, e cila e mbanë mbishkrimin ANA  OHOH  ICER(ICEB). Me këtë mbishkrim u morën studiuesit Degrand, Traeger, Ippen, Nopça etj. Ippen ishte i pari që e shprehu mendimin se ka gjasa se kemi të bëjmë me një mbishkrim në gjuhën ilire. Mendimin e tij e përforcoi më vonë edhe Hans Krahe që sipas tij kemi të bëjmë me një mbishkrim të ilirishtes ballkanike.

Domethënia e disa emrave të lashta ilire ka qenë e mundur që të dihen nëpërmjet të gjuhës shqipe të vetmes gjuhë bashkëkohore në Ballkan që mundë të konsiderohet trashëguese e drejtpërdrejtë e ilirishtes.

Këto të dhëna edhe pse të pakta janë dëshmi se ilirët krahas popujve fqinjë e kishin alfabetin e tyre. Përveç alfabetit është e pa mundur që ilirët të mos i kishin edhe bibliotekat e tyre krahas bibliotekave të zhvilluara  të kohës në Mesdhe. Në këtë periudhë kohore ekzistonin biblioteka të famshme si në: Aleksandri, Athinë, Romë, etj që i bashkonin njerëzit më të ditur të kohës në Mesdhe. Mbretëritë Ilire duke jetuar në fqinjësi me këta popuj në mungesë të burimeve të shkruara supozojmë se i kishin edhe bibliotekat e tyre.

Këtë e dëshmon edhe Aleksandër Stipçeviqi që lenë hapësirë për të menduar se në Iliri kishte biblioteka kur shkruan se: Oktavian Augusti pas nënshtrimit të ilirëve duke u kthyer në Romë, nga plaçka që solli prej Ilirisë urdhëroi që të ndërtohet një bibliotekë e madhe publike, të cilën për nderë të motrës së tij, Oktavisë, e quajti Oktaviana.

Në periudhat e më vonshme, me të drejtë duhet theksuar se ilirët (shqiptaret) në shkrimin e tyre e përdorën alfabetin latin, kur Roma ndikoi mbi ilirët në pikëpamje kulturore. Gjatë sundimit të perandorisë romake në Iliri përmes misionarëve të krishterë filloi që të përhapet krishterimi. Me legalizimin e krishterimit sipas burimeve të shkruara mundë të flitet për një etapë të shkollimit fetar edhe ne gjuhën ilire.

Budimir Milan, në librin e tij “O etnickom odnosu Dardanca prema Ilirima” ndër tjera shkruan: Kalimi i fisit dardan Galabri-Kalabri në Itali përveç pasurisë dardane që e morën me veti në Romë ata e sollën edhe bibliotekën.

Kjo e dhënë haset edhe në librin “Izraelska veza”, ku shkruhet se në Sicili u shpërngulën Galabrët-Kalabrët, fis dardan, pasurinë dardane dhe bibliotekën e ka sjellë nga lindja në Romë fitimtari PERSEJA.

Fanula Papazoglu duke ju referuar autoreve antik, jep të dhëna për lidhjen e emrit të Kalabrisë me Galabrët e Dardanisë si dhe Dardët në Itali me Dardanët.

Këto të dhëna historike dëshmojnë se në Mbretërinë e Dardanisë, ekzistonin shkrime dhe biblioteka të pasura me të dhëna të rëndësishme për kohën.

Nga burimet historike mësojmë se në Dardaninë qendrore dhe atë lindore jetonte fisi i njohur dardan Galabroi, për të cilin kemi të dhëna edhe nga autorët antik, për zhvillimin ekonomik dhe migrimin e disa prej tyre, në Kalabri të Italisë.

Gjurmët arkeologjike, të zbuluara deri me tani në Dardani, dëshmojnë për një qytetërim të zhvilluar. Autorët antik kanë shkruar, edhe për ekzistimin e qyteteve në Dardani, para pushtimit romak. Deri me tani janë zbuluar rrënojat e qytetit dardan në Kërshevicë afër Vrajës. Shumë studiues e mbështesin mendimin se edhe qyteti Aria dhe Damastioni, duhet kërkuar në Dardaninë qendrore, si zona më e zhvilluar pëe eksplatimin dhe përpunimin e metaleve.

Straboni, njëri nga autorët antik,  shkruan se ata janë një fis i madh i Dardanëve, në vendin e të cilit është një qytet i lashtë. Sipas Strabonit, Galabrët ishin një nën fis i fuqishëm, në kuadër të fisit ilir të dardanëve. Në lindje të fisit Galabroi, jetonte edhe fisi tjetër i njohur dardan i Thunatëve

Ata zotëronin  një rajon të gjerë në Kosovën e sotme Lindore, Serbinë e sotme jugore dhe shumë territore në Maqedoninë e sotme veriore. Në territorin që e zotëronin Galabrët, përfshiheshin shumë vendbanime të rëndësishme të cilat u zhvilluan edhe gjatë periudhës romake si: Qytetet Nishi (Naisusi), Vendenisi (Gllamniku), Ad Fines (Hamenium-Kursumlija), Herkulium (Prokupla), Viminacium (Kostolac), Vicinianum (afër Ulpianës), midis Vendenisit dhe Therandës, Tranupara, midis Astibus (Shtip) dhe Skupi (Shkupit).

Shkupi u bë kryeqyteti i Dardanisë, që shtrihej), në shekullin e dytë para Krishtit, deri te Bylazora (Velesi i sotshëm).

Nga kjo kuptojmë se për nga zhvillimi ekonomik dhe ushtarak, Dardania dhe qytetet e saj, nuk qëndronin mbrapa qytetërimit të asaj kohe, dhe se Mbretëria e Dardanisë, ishte ndër mbretëritë më të fuqishme në Mesdhe.

Harta që tregon shtrirjen e fisit dardan Galabroi

Mbishkrimet në gurë që po i ofrojnë të fotografuara, janë hasur në muret e një shtëpie banimi në fshatin Dumnicë të Epërme, në lagjen e Tihovcëve, komuna e Besianës. Territori i këtij fshati shtrihet në brezin kufitar të sotëm midis Kosovës dhe Serbisë. Si territor mes qytetit të Besianës dhe Kushumlisë, dhe pranë rrugës së njohur antike Nish-Lezhë, mundë të supozojmë se këta gurë janë marrë nga gërmadhat e ndonjë lokaliteti arkeologjik, për tu murosur në murin e kësaj shtëpie. Këtë e vërtetojnë se në muret e këtij objekti ku janë murosur edhe shumë gurë tjerë me plastikë gurore, që simbolizojnë simbole astrale e mitike.

Shtëpia ku janë murosur gurët me mbishkrim dhe plastikë gurore është dy kate, dhe e ndërtuar gjatë shekullit XX.

Mbishkrime në gurë, në themelet e shtëpisë në fshatin Dumnicë e Epërme, komuna e Besianës.

Për deri sa njëri nga gurët me mbishkrim është murosur, në themelin e objektit, guri tjetër është murosur në katin e dytë, rreth 1m nën çatinë e objektit.

Pozita e murosjes së këtyre gurëve në këtë objekt banimi, dëshmon qartë se gurët janë bartur nga rrënjat e një objekti shumë më të vjetër.

Pozita e gurëve me mbishkrim të murosur në këtë objekt banimi

Gurë me simbole astrale dhe mitike në fshatin Dumnicë të Epërme, komuna e Besianës

Përveç gurëve më mbishkrim që gjenden në fshatin Dumnicë të Epërme në komunën e Besianës, edhe dy gur tjerë me mbishkrime u  zbuluan në vitin 2005, në fshatin Gërmovë, komuna e Vitisë.

Gurët e zbuluar në themelet e hajatit të xhamisë së vjetër në fshatin Gërmovë të komunës së Vitisë dëshmojnë për kulturën e lashtë të shkrimit edhe në vendin tonë. Mendoj se kemi të bëjmë me një shkrim shumë të vjetër, pasi që së bashku me këta dy gurë është gjetur edhe një altar i pa përpunuar.

Germat në këto mbishkrime janë mjaftë të dëmtuara. Vërehet se është përdorur stili i shkrimit pa ndërprerje, andaj është me interes shkencor që ky mbishkrim të studiohet nga ekspertë të kësaj fushe. Këta gur qëndrojnë në një kënd të oborrit të xhamisë dhe janë në rrezik që të zhduken nga pakujdesia pasi që institucionet kompetente nuk ndërmorën asnjë masë për ti marrë në përkujdesje.

Mendoj se këta gurë kanë vlera të mëdha për trashëgiminë kulturore, dhe është me interes që të barten në institucionet që merren me ruajtjen e monumenteve.

Mbishkrime në gurtë i zbuluara në fshatin Gërmovë të Komunës së Vitisë

Altarë gjysmë të përpunuar në fshatin Gërmovë

Pse Jugosllavija i lidhi katër marrëveshje (konventa) për shfarosjen e Shqiptarëve në Anadoll 1933 – 1953?

0

Akademik Prof Dr Hakif BAJRAMI, historian nga Prishtina

Më 1978-1982 kam punuar në temën “SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE 1877-1966”. Atëbotë i pata pyet nxënësit serbë: A kanë bërë të parët e juej krime ndaj shqiptarëve?”; i pata pyet nxënsit turq: A kanë bërë të parët e juej krime ndaj shqiptarëve”? Përgjegja e të dy palëve ishte-JO! I kam pyetyr njëherit nxënësit gjermanë: A kanë bërë gjermanët krime nepër Evropë, pra edhe ndaj shqiptarëve? Seriozisht janë për gjegjë se –PO.

Pra, serbët sot, as që mendojnë për të i përmirësuar marëdhëniet me Shqiptarë. Përfundimi: Përmirësimi i mardhënjeve shqiptaro serbe është një ILUZION, sepse 35 programe dhe 5 konventa për shfarosje të shqiptarëve, nuk harrohen lehtë, sepse lakmia për toka të huaj është më tepër se fashiste.
Katër marrëveshjet (plus një më 1999), tregojnë sa sa urrejtëje e pashëruar mshifet kundër shqiptarëve nga jugosllavët, e ndihmuar gjithëmonë nga “nëntoka” europiane, për një “Ballkan të krishterë”. Kujdes shqiptarë, ajo shkollë është në modë edhe sot (2021). Shikoni se ç’far re të zeza i përgatitën Kosovës, për çdo muaj. Dhe, prap ka shqipatarë që nuk besojnë në këtë realitet. E ka sepse tradhtinë e Esat Pashës nuk e kanë mësuar deri në detaje.
Çështja e shpërnguljës së shqiptarëve nga ato treva që Serbia dhe Mali i Zi i okupuan në Luftën e Parë Ballkanike (1912), mbeti edhe në shtetin e sllavëve të jugut që quhej Jugosllavi (1918-1941) temë kujdestare diplomatike, religjioze dhe politikë dhe mbi të gjitha shtetërore. Lidhur me këtë shpronësimi dhe shpërngulja e shqiptarëve për t` u kolonizuar vatrat e tyre me sllavë, do të provohet të propagandohet nepër Europë, sidomos, si çështje ‘rreligjioze muslimane, se po e ndihmojmë krishtërimin e Ballkanit”. Por, dokumentet e kohës dëshmojnë se fjala ishte për realizimin e një programi që kishte për bazë që në Kosovë dhe në anën e djathtë të Luginës Vardarit, ku popullsia shqiptare e rreligjionit isalam ishte në përqindje absolute, të shpronësohet, shpërngulet dhe shfaroset shqiptarët e religjionit musliman, kurse ata shqiptarë që ishin ortodoks të sllavizohen, në mënyrë që të përseitet si thuhet në program “Toplica 2”, sepse “Toplica 1” kishte ngja më 1877. Atëbotë (më 1877) në Aranutllëk, si quhej Sanxhaku i Nishit, 714 katunde dhe 6 qytete shqiptarët ishin shfarosur për 26 ditë, deri në njeriun e fundit. Pra, serbianët, sidomos provonin që shembullin e Toplicës ta bartin në Kosovë dhe Krahinë të Pollogut edhe Pas Luftës Ballkanike, edhe pas Luftës Parë Botërore. E këtë program mund ta realizonin vetëm me dhunë shtetërore dhe ajo ishte permanente, deri me kapitullimin e Jugosllavisë më 17 prill 1941.
Por, shtrohet pyetja: Cilët faktorë e pengonin këtë planifikim parafashist serbian, sepse shfarosja nuk ndodhi ashtu si planifikohej. Në rend të parë, këtu duhet llogaritur dashurinë e shqiptarit për dheun e vet. Në realitet, shqiptari nuk ishte i shkolluar, sepse nuk e kishin lejuar okupatorët. Por dashurinë për vatrat e veta, shqiptari dinte edhe t`a shfaqë, por edhe më mirë ta mbrojë, me fuqinë e dokeve dhe zakoneve të veta, e më në fund edhe me armët e veta. Mu për këtë qëllim, më 1 maj 1918 në Shkodër do të themelohet Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Kjo organizatë politike, me programin themeltar do të rreshtohet që të luftojë me të gjitha mjetet kundër okupimit serbian të Kosovës, Sanxhakut dhe Krahinës së Dibrës. Dhe lufta e drejtuar nga Azem Galica, siç dihet nuk mungoi, kudo që toakt shqiptare ishin të okupuara, kudo që ujit i thuhej ujë e bukës-bukë.
E vërteta, edhe në Shkup u themelua partia politike me emër turk “XHEMJET” (BASHKIM), parti kjo që të gjithë shqiptarët që ishin të okupuar nga Mbretëria Serbo Kroato Sllovene, i tuboi nën një “çati”. Pra, politikisht shqiptarët nuk ishin të paemancipuar si aludohet në shumë shkrime. E themi këtë, sepse ajka e diplomacisë dhe politikës Turke, pothuej se 55% ishte shqiptare gjatë viteve 1877-1912 dhe ajo kulturë gati në përgjithësi u vu në sherbim të kombit dhe më 28 XI 1912 në Vlotën heroike e shpalli pavarësin e trojeve shqiptare.
Në anën tjtër, edhe fanatizmi popullor, që femra shqiptare të jetë e mbuluar e dobësoi shpërnguljen në masë si planifikonte okupatori, e kjo për faktin se në Turqi, KEMAJLIZIMI i kishte evituar mbulesat. Pra, ky fakt ishte një shkak relevant që shqiptari musliman, në viset e okupuara nuk pranonte një reformë që turku e kishte zbatuar. Së dyti, viset e okupuara shqiptare, nga viti 1923 ishin mbushur me sekta fetare islame, të këndeve të ndryhsme. Ato sekta në Turqi ishin rrebtësisht të nadluara, nga viti 1923 kur pushoi Halifati. E ata që u përkitëshin sektave fetare, zakonisht ishin të kolektivizuar në vendime dhe çka i dedikonte prijësi, myhybët (antarët) e zabtonin me saktësi. Edhe çështja e fesit të hoxhollarëve ishte një guri i vogël në thelelin e refuzimit të ylemave të shumtë shqiptarë musliman, që të refuzojnë shpërnguljen në Anadoll.
Edhe një fakt, që sot do të dukej anakronik e ka penguar shpërnguljen në masë të konsideruar. Lidhur me këtë, pjesa dërmuese e ylemave muslimanë kishte përhapur porosi që femra shqiptare e rreligjionit silam në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që të f o t o g r a f o h e t e të merr PASHAPORTË të “shkaut mizor”. Të gjitha këto adete, në një mënyrë e plotësonin MOZAIKUN e kundershtimit me armë që drejtonte Komitreti i Kosovës me një anë dhe kundershtimi me politikë që drejtonte legalisht XHEMJETI, si parti e të gjithë “Muslimanëve “ në Kosovë, Maqedoni dhe Sanxhak, në anën tjetër. E vërteta, “XHEMJETI” e botonte një gazetë në Shkup si organ të saj, që quhej “HAK” ( E DREJTA). Gazeta botohej me germa arabe, për çdo ditë, sepse germat e Alfabetit KOMBËTR SHQIPTAR ishin të ndaluara. Pra ishte i ndaluar çdo lloj shkollimi shqip. Por duhet theksuar se “HAK” (E DREJTA), e kreu misonin e vet historik dhe kombëtar, dhe për çdo ditë e ftonte popullin shqiptar: “Mos i lëshoni vatrat stergjyshore”.
Mu për këto shkaqe qeveritë e Beogradit, do të provojnë edhe me diegje të fshtarave shqiptare më 1919-1921; do të provojnë me vrasje të parisë politike shqiptare 1921-1933; do të provojnë me krijimin e kampeve të përqëndrimit për familjet e kryengritësve shqiptarë, duke i futur në kampe në Nish, Leskofc dhe Nikshiq 604 familje; do të provojnë edhe me sulemt nepër xhamia për ta FRIKËSUAR SHQIPTARINË; do të provojnë edhe me detyrimin e regrutëve shqiptarë që ta hanë mishin e derrit dhe të bëjnë kryq; do të provojnë me shpronësim, duke kolonizuar komplekse tokësore me sllavë; do të provojnë me rrenimin e mureve rreth shtëpive; do të provojnë për ta ngacmuar shqiptarin edhe me prishjen e varreve; do të provojnë me rritëje enorme të taksave. Asnjë metodë parafashite serbe, nuk do t` i kanaqë politikanët e Beogradit, sepse PLISI I SHQIPTARIT kudo shkelqente si bora, nepër trevat shqiptare. Prandaj, në vitet tridhetë të shekullit XX, qeveritarët e Karagjorgjëve, do të provojnë të lidhin Marrëveshje me Turqinë, në mënyrë që me detyrim shqiptarët të DËBOHEN në ANADOLLI. Këto marrëvehje mendohej se ishin mjeti i fundit për t` u përseritë “Topica NJË” e vitit 1877 edhe në tërë Shqipërinë Kontinentale(1912-1918).
E verteta, edhe gjatë viteve 1945-1966 dhe 1981-1999, pra gjatë gjithë shekullit XX, shqiptarët i janë ekspozuar të njejtës politkë, me qëllim që të i shfarosin duke i shpërngulë në shkretirat e Anadollisë, ku mbi gjysma vdisnin nga smundjet ngjitëse dhe klima shumë e rëndë për oragnizmin e tyre.
Kësaj radhe do t` i botojmë për herë të parë, marrëveshjet, me të cilat Mbretëria Jugosllave provoi për t` i shfarosë shqiptarët nga ajo pjesë e Shqipërisë Etnike Kontinentale, që e kishte riokupuar më 1918 Mbretëria jugosllave e që e vazhdoi të njejtën politikë edhe Jugoslavia e dalur nga Lufta e Dytë Botërore.
Definicioni i GJENOCIDIT i ka TETË faza: 1. Klasifikimi; 2. Simbolizimi; 3. Dehumanizimi; 4. Organizimi; 5. Polarizimi; 6. Përgatitja; 7. Shaforsja dhe humbja a e kufomave; 8. Mohimi i plotë i një kombi. Lexoni konventat dhe i gjeni elementet e kësaj porosie mizore.
MARRËVESHJA E PARË JUGOSLLAVO TURKE PËR SHPËRNGULJËN E SHQIPTARËVE NË TURQI
28 XI 1933
Rregullorja sekrete e kërkesave reciporke në mes Mbretërisë Jugosllave dhe Republikës Turqisë për shpërnguljën e shqiptarëve me detyrim në Anadoll, përpiluar në Beograd më 28 XI 1933, duke imituar Marrëveshjen e Lozanës 1923, me të cilën Greqia e largoi çdo familje muslmane në Turqi, me detyrim. Ja teksti integral, të cilin opinioni i gjërë nuk ka mësuar se ka ndodhë:
“Duke patur parasysh në mënyrë konzullare dhe definitivishtë të gjitha çështjet relevante të kërkesave reciproke dhe ato të qytetarëve me të drejtat e autorizuara nga Pushteti i Madhërisë Mbretit të Jugosllavisë dhe Republikës së Turqisë, kanë rënë në pajtim me sa vijon:
Neni I
Duke shqyrtuar kërkesat reciproke te të dya shteteve dhe të qytetarëve të tyre, përfaqsuesit e dy shteteve KONTRAKTUESE kanë konstatuar se dëmshpërblimi i bërë me këtë rast Pushteti jugosllavë ia tejkalon Pushtetit turk një shumë prej 17 000 000 dinarë.
Neni II
Pushteti jugosllavë do ta paguej borxhin Pushtetit turk shumën prej 17 milionë dinarësh në këtë mënyrë.
a). 7 milionë kredi në Bankën popullore të Jugosllavisë, më 5 prill 1934, në emër të pushtetit Turqisë, për të blerë mall; e shuma e përmendur nuk do të hynë në sistemin e kompenzmimit, evnetualisht të tregtisë në mes dy shteteve;
b). 10 milionë në TREZOR (Bankë), prej nga 5 milionë do të paguhën me 5 prill 1935, dhe 5 milionë të paguhën më 31 dhjetor 1935.
Neni III
Për këtë kontratë janë rregulluar të gjitha kërkesat egzistuese në mes dy vendeve kontraktuese si dhe të qytetarëve të njerit nga dy Vendet në mes Pushtetit të Vendit tjetër që rrjedhë nga MASAT e vërtetuara për pasuritë e patundshme të përshkruara sipas ligjeve të Reformës agrare, të kolonizmit, si dhe pasuritë e braktisura fshatare shqiptare.
Neni IV
Duke u nisur nga data e kësaj kontrate, Pushteti jugosllavë do të përpiqet, që t` i merr në të ardhmën PASURITË, të drejtat dhe interesat që u takojnë qytetarëve turq në territorin e Jugosllavisë, ashtu që këto pasuri të drejta dhe interesa t` iu lejohen në dispozicion, dhe Pushteti turk, të angazhohet nga ana e vet, që t` i lejojë lirishtë qytetarëve jugosllavë pasuritë dhe të drejtat, që do t` i kanë në territorin turk, të kanë vlerë të njejtë.
Neni V
Kjo kontratë do të vërtetohet dhe vertetimet do të këmbehen në Ankara. Kontrata do të hyjë në fuqi në të njejtën ditë me vertetimin e saj.
E bërë në Beograd, në dy kopje në frengjisht, më 28 Nëntor 1933.*
*Dokumenti gjindet në DASIPB, Përfasia në Turqi, F. 19/ 1934.
(L.S.) Bogolub D. Jeftiq d. v. (L. S.) Dr. T. Rushti Beg d. v.
Shtrohet tash pyetja: a i ka marrë paratë e sipërtheksuara Republike e Turqisë nga Jugosllavia parafashiste?

Përgjigja është se kjo ishte hera e dytë, që Stambolli, (për këtë ekzistojnë dëshmitë historike. Vër. H.B.), prakatësisht Ankaraja merrte para nga Serbia ( hera e parë më 1878 për pronat e muhaxherëve shqiptarë të Sanxhakut Nishit-SHIPNISË MOÇME-ARNAUTLLËK, në të cilën trevë 714 katune dhe 6 qytete shqiptare Padishau me tradhti ua la në “pronësi serbianëve dhe fallangës krishtere evropiane, sepse 614 oficerë të lartë evropian lufuan 28 ditë në anën e serbit si komandues dhe instruktor për shfarosjen e popullsisë shqiptare, sepse ushtria turke me kohë ishte larguar nga tërë Sanxhaku.
Në rastin e dytë, Mbretëria Jugosllavia më 28 nëntor 1933, në 10 vjetorin e Marrëveshës Lozanës (1923), por kryente pazarin e dytë për shfarosjen e të gjithë shqiptarët, në Shqipërinë Kontinentale, pasi që nuk kishte mundur t` i shfarosë me të gjitha ato metoda mizore që i cekëm më lartë.
E si historian, e shtroi pyetjen ku janë dhe si janë harxhuar ato para (17 miliomnëshe?!). Folë TURQIA “MIKE”, pse edhe ti ke bërë pazare, me një pushtet xhelat, mbi kurrizin e një populli, që nuk është as sllavë, as turk, por është populli më i lashtë i Ballkanit, me prejardhe Pellazgo-Ilire.
Populli kurrë nuk gabon. Kësaj tradhtie me kohë i këndoi me pezm:

-Baba mbret mos ma shit Kosovën,
Ma shite Nishin e Kushumlinë,
Ma shite Ulqinin, Plavën e Gucinë, (1877-1881)
Don me shitë edhe këtë trohë Shipni
Pa deti që në robni me 1912 mbeti

Meqë kjo Marrëveheje (28 Nëntor 1933), nuk pati jehonë kolektive, që shqiptarët ta pranojnë, edhe për faktin se donin të REAGOJNË edhe me fuqinë e armës, pse u ishte vrarë edhe LIDERI i TYRE Hasan PRISHTINA në Selanik (1933), me hjekësi (agjenturë), shqiptarët as që do të mendojnë të dorëzohen, e t` ia lëshojnë serbianit trojet e veta stergjyshore. Pra, pazari i 28 XI 1933, ishte i njëanshëm dhe shpresohej në Beograd që të realizohej për nja gjashtë vite. Nuk ndodhi ekzodusi masiv. Dhe meqë shpërngulja me 17 000 000, KREDI duke shitë shqiptarë, nuk solli sukses, “as për turkun e as shkaun”, me pelqim të dy palët ndryshuan kurs politik. Pra në vijim Jugosllavia dhe Turqia nuk do ta përdorin modelin Rumunë të shpërnguljës së njëanëshme, por do ta zbatojnë modelin Turko-Grek të vitit 1923, për këmbim të popullsisë.

E për këtë pazar të radhës, në njerën anë ishin 1 000 000 shqiptarë të rreligjionit musliman të okupuar nga Jugoslavia, e në anën tjetër, ishte një koloni serbe në Stamboll me 16 shtëpi, që duhej këmbyer. Pra, Mbretëria Jugosllave i shpërngulëte 1000 000 shqiptarë dhe si kundërvlerë i pranonte 16 shtëpi serbe nga kolonia serbiane e Stambollit, të cilave Padishahu ua lejoi shkollën serbiane më 1868 në Stamboll, ndërsa 2 380 000 shqiptarëve në trojet e veta etnike ua ndalonte.

Bile, edhe Alfabetin Kombëtar Shqiptar të Manstirit (1908), turku e dogji me urdhër të Valiut në Selanik më 1910, dhe me urdhër të MYTESERIFIT në Edrene, publikisht më 1911.
Teksti i përkthyer nga frengjishtja

MARRËVESHJA E DYTË JUGOSLLAVO-TURKE PËR KËMBIM TË LIRË TË POPULLSISË MË 24 VI 1934*
*(DASIPB-Përfaqsia në Turqi, F.19/1934)
Ky dokument është një kopje strikte e Konventës Llozanës nga viti 1923, si model ideor, për këmbim të popullsisë në mes Jugosllavisë dhe Turqisë. Por shumë shpejt, kur Jugosllavia nuk pati çfarë popullsie të merr nga Turqia, përpos atyre 16 familjeve nga Kolonia e Stambollit, pa u tharë ngjyra, filluan pazaret tjera të njëanshme dhe çështja u PASTRUA. Të dy palët në PAZAR me një popull u pajtuan që shpërngulja të ndodhë me detyrim nga Jugosllavia në Turqi.
Se për çka ishte bërë kjo Konventë më 1934, flet vet brendia e dokumnetit, nëse analizohet me parime shkencore të heuristikës (e kam zbuluar më 1977 në DASIPB, Përfaqisa jugosllave në Turqi) dhe hermeneutikës, që do të thot sa më shumë informata për domethënje të brendëshme të dokumentit. E për çka është bërë kjo Marrëveshje (Konventë), më së miri flasin tri (3) fjalë që figurojnë në te. Është fjala për “këmbim dhe vendosje të qytetarëve në mes palëve kontraktuese”. Së dyti, “LIRIMI NGA SHERBIMI USHTRAK i atyre shqiptarëve që largohen në shtetin tjetër kontraktues”. Së treti, më 1933 Turqia dhe Jugosllavia lidhin marrëveshje që e para (Turqia) t` i ketë 17 milionë dinarë kredi pa kthim nga Jugosllavia, si kompenzim të pronës së shqiptarëve që u mbetetj në trevat e veta, pas largimit tyre për kolonistët sllavë. Bile ishte theksuar në Beograd, se ato para janë të Finasimit të “kolonizimit agrare”. E, edhe “zogjët e malit” e dijnë se për çfarë “reforme agrare” ishte fjala në Jugosllavinë parafashiste. Pra, për të gjitha pazaret jugosllavo-turke, që janë bërë mbi kurrizin e popullit shqiptarë në Jugosllavi, një ditë Turqia KEMAJLISTE (Republika e Turqisë) duhet t` u kërkojë falje publike shqiptarëve. E kjo kërkesë nuk vjen nga asnjë urrejtëje, por e imponojnë dokuemnetet e zbuluara, sepse vetëm ZOTI i plotëfuqoishëm dhe lufta ANTIFASHISTE Nacionalçlirimtare (1941-1999), na ka shpëtuar si pjesë e kombit, që një ditë aspiron të bashkohet siç ishte i bashkuar, për pesë mijë vjet, që i njeh arkeologjia dhe historia.

Pason botimi i KONVENTËS DYTË (1934) në shkallë integrale

“Në kohën e vizitës të bërë në Ankara nga Ekselenca e tij Zotëri Bogolub Jeftoviq, ministër i Punëve të Jashtëme të Jugosllavisë, Kontrata e dy vendeve mike është vendosur të sjellë relacione reciporke elementare për të cilat ata kanë qenë të ndaluar gjer tani dhe të veprojnë me këtë rast në konkludimin e shpejtë të marrëveshjeve të tregtisë, VENDOSJES, eskteritorialitetit dhe gjyqeve.
Në pajtim me këtë vendim dhe si vazhdim për KËMBIMIN e ideve me këtë rast në mes Sekretarit gjeneral të Ministrit P. Jashtëme të Republikës Turqisë, ekselenca e tij Numan Bej, dhe ministrit të Jugosllavisë në Ankara-Jeftoviq, Delegati Mbretëror i Jugosllavisë ka nderin të dërgojë me këtë një PROJEKT të KONVENTËS së VENDOSJËS së popullsisë shqiptare në Turqi”.

Përpiluar në Ankra më 24 VI 1934

MBRETËRIA E JUGOSLLAVISË DHE REPUBLIKA E TURQISË E KOPJOJNË MARRËVESHJNËN E LOZANËS (1923) për KËMBIM TË POPULLSISË*

*(DASIPB, Përfaqisia në Turqi F. 20/1934)-

Ja TEKSTI i përkthyer nga frengjishtja)

Madhëria e Tij, Mbreti i Jugosllavisë me një anë dhe Kryetari i Republikës Turqisë në anën tjtër i shfrytëzuar nga DËSHIRA që t` i rregullojë kushtet e VENDOSJËS së qytetarëve jugollavë në Turqi dhe qytetarëve turq në Jugosllavi, kanë VENDOSË të bëjnë një KONTRATË dhe kanë emëruar me këtë rast si fuqiplotë: Madhëria e tij Mbreti i Jugosllavisë dhe Krytari i Republikës së Turqisë pasi që të jetë komunikuar fuqiplotësia e saj përkatëse sipas ligjit, t`i përshtatin dispozitat vijuese:

DISPOZITAT GJENERALE

Pika e parë
Çdo dispozitë e Konventës së tanishme në lidhje me kushtet e VENDOSJËS,të zbatueshme për qytetarët dhe për lidhjën e njerit nga Palët kontraktuese është e varur me kusht të posaçëm dhe anasielltas me palën tjetër.
Pika e dytë
Shtetasit e seicilës palë kontraktuese me të njejtat kushte sikur shtetasit të kombit më të favorizuar do të kanë në territorin e tjetrit të drejtën e blerëjes që të POSEDOJË dhe të shes të gjitha llojet e pasurisë, mobileve dhe pasuri të patundëshme përveq të atyre të parapara me legjislacionin përkatës, në pajtim me ligjet dhe rregulloret e vendit.
Ata do të mundin, me të njejtat kushte sikurse nënshtetatsit e kombit në fjalë, të disponojnë lirishtë për blerëje, shitje, trasfer, kurorëzim, testament, trashëgimi me të gjitha mënyrat.
Ata nuk do të ngarkohën me rastet e lartë përmendura me tatim, taksa ose tatim në të ardhura, me disa emërtime tjera që të janë ndryshe ose më të ngritura se sa të atyre që janë ose do të jenë të vëndosura për kombësitë ose shtetasit e nacionalitetit vendor.
Pika e tretë
Shtetasit e seicilës Palë Kontraktuese do të kanë të njejtat të njejta si shtetasit vendor në territorin e tjetrit, që të kryejnë punët në pajtim me ligjet dhe rregullat e vendit për të gjitha llojet e prodhimit indistriual dhe të mundësisë tregtimit dhe t` i ushtrojë të gjitha mjeshtritë dhe profesionet e ndryshme.
Pika e katërt
Shoqatat tregtare, industriale dhe finansiare, nënkuptpohet se për trasport dhe sigurim social në mnyrë të rregullt vëndosin në territorin e njerës palë dhe tjetrës.Tregatër do të bashkëunojnë në mes vedi.
Çdo gjë që ka të bëjë me konstituimin e tyre, kapacitetin dhe të drejtat e tyre, do të trajtohen sipas ligjit nacional.
Shoqatat e përmenduara do të kanë të drejtë që shoqatën e kombit vendor ta bëjnë tregtinë dhe industrinë e tyre në territorin e palës tjetër kontraktuese, me kusht që t` u nënshtrohet ligjeve dhe rregullave që janë ose do të janë në fuqi në atë territor.
Këto shoqata do të kanë të njejtat të drejta sikur shoqatat e vendorëve, në kuadër dhe nën veçantitë legjislative të vendit, që të blejnë të gjitha llojet e pasurive, të tundëshme dhe të patundëshme të nevojshme për funksionim, duke nënkuptuar se këto blerëje nuk kanë qëllimin e shoqatave.
Pika e pestë
Nënshtetasit e njëres Palë Kontraktuese nuk do të u nënshtrohen në territorin e tjetrës palë sipas ligjeve në lidhje me shërbimin USHTARAK. Ata janë të liruar nga të gjitha shërbimet dhe obligimet e sherbimit ushtrak.
Pika e gjashtë
Shtetasit e seicilës palë kontraktuese nuk do të mundën në territorin e palës tjetër , të janë të shpronësuar nga pasuria e vet ose t` u ndalohet përkohësisht shfrytëzimi i pasurive të veta për shakqe legalisht të marrura në përdorim publik dhe vetëm nëse dëmshpërblimi u paguhet popujve. Asnjë shpronësim nuk do të bëhet pa publikim të mëparëshem.
Pika e shtatë
Për vëndosjen në territorin e njerës Palë Kontraktuese si dhe për kryerjen dhe për ushtrimin e punëve të tregtisë, industrisë, profesionit të adpotimit ose çdo aktiviteti tjetër të çfardo natyre, shtetasit e Palës tjetër kontraktuese, nuk do t` u nënshtrohen taksave (tatimeve dhe të drejtës doganore) të shlyen taksat për derisa ato të janë analoge me tatimet ose taksat tjera të ngashme, të ndryshme ose më të larta se ato, që janë valide për shtetasit vendas.
Shtetasit e njerës Palë Kontraktuese, që për shkak të çfrado okupimi, kalojnë dhe vendosen në territorin e palës tjetër kontraktuese nuk do të ngarkohen me kurrfarë tatimesh as doganash për një kohë të caktuar derisa këto të bëhen analoge me tatimet ose taksat e ngjshme me ato të shtetasëve vendas-sipas dispozitave që janë në fuqi.
Pasuritë, të drejtat dhe interesat e shtetsëve të njerës nga Palët kontraktuese, që gjinden në territorin e Palës tjetër, nuk do të i nënshtrohen kurrafar tatimi, taksash direkte ose indirekte, më tepër se pasuritë, të drejtat dhe intresat e shtetasëve vendas, lidhur me blerëjen, posedimin, trasferin, ndryshimin ose trashëgiminë e pasurive.
Nënshtetasit e Palëve kontraktuese do të EKSPORTOJNË lirisht pordhimiet e pasurive të tyre dhe vetë pasurive, sipas dispozitave legale ligjore që janë në fuqi. Ata nuk konsiderohen si të huaj dhe nuk do të paguajnë tatime ose taksa të tjera më të larta se ato që do t` i paguajnë shtetasit vendas.
Pika e tetë
Asociacionet komercilae, industriale ose finansiare, sikurse edhe sigurimi social dhe tarsportues, që janë edhe sigurimi social dhe tarsportues, që janë konstituar në pajtim me ligjet e njerës Palë Kontraktuese sikurse kushtet e parapara në pikën PESË, vendosen në territorin e Palës tjtër, ose aty i kryejnë aktivitetet e tyre duke mos iu nënshtruar kurrfarë takse (dogane) do të janë të barabartë sikurse vendasi.
Të njejtat dispozita do të aplikohen me degët e agjencive ose forumeve tjera në lidhje.
Pala Kontraktuese e cila në kushtet e parapara me pikën 5 janë të vendosur në territorin tjetër ku i kryejnë punët e tyre, mbasi të mirren vesh që seicila palë e këtyre shoqatave të mos gjindet në territorin e kësaj Pale dhe degëve të përmdnura të agjencive ose firmave, të mos TATIMOHEN për kapital realisht të investuar në territorin e kësaj Pale ose në brneficionet dhe rikthimet që i kanë realisht. E këta mund të shërbejnë për vlerësimin e kapitalit të firmës, por në lartësinë e tij nuk mund të ndryshohet ose vëndoset asgjë.
Pika e nëntë
Në qoftë se Qeveria e njerës palë kontarktuese bën përjashtimin e tatimeve të çfarëdo natyre, këto përjashtime bëhen edhe për qytetarët e palës tjetër, të vëndosur në territorin e saj –njësoj si shtetsit dhe asiciacionet vendase.
Kjo dispozitë nuk do të vlejë për asociacionet e themeluara nga shteti.
Pika e dhjetë
Taksat, tatimet, të drejtat doganore, shlyerjet e tatimeve etj të parnuara me matrerien e pikave 8 dhe 10 duhet të jenë analoge me tatimet ose ngarkesat e tjera të ngjashme, të tatimuara nga administrata provinciale dhe lokale për shtetasit e palëve kontarktuese, dhe nuk mund të jenë më të larta se ato që i kanë shtetasit vendas.
Pika e njëmbëdhjetë
Asnjë truall ose akontacion i veçant për nevoja lufte, që nuk kërkohet me ngulm nga të gjithë të huajt, nuk mund të kërkohet nga shtetsit e palës tjetër kontraktuese, të vendosur ose që zhvillon aktivitetin e vet në territorin e palës tjetër kontarktuese.
Dispozitat përfundimtare
Pika e dymbëdhjetë
Kjo Konventë hyn në fuqi një muaj pas shkëmbimit të dokumneteve të ratifikimit dhe zgjatë tre vjet. Në qoftë se Konventa nuk abrogohet nga njera ose tjetra palë kontraktuese së pakur 6 muaj para kalimit të periudhës së lartëpërmendur, ajo do të jetë në fuqi deri në abrogimin e saj ose gjashtë muaj pasi ajo t` i abrogojë vetë veprimet e saj.
Konventa do t` i shtrohet RATIFIKIMIT e dokumentet e ratifikimit do të shkëmbehen në Beograd dhe menjëherë do të zbatohet. Sipas kësaj fuqiplotët në fjalë e kanë nënshkruar këtë Konventë.
Ankara më 24 VI 1934 në dy kopje”.
Është punë shumë e vështirë për ta kuptuar esencën e kësaj konvente, sepse detyra parësore e përpiluesëve ishte që të mjegulohen gjërat, sepse TREGTIA po bëhej me një popull të TRETË, vatra e të cilit ishte e okupuar prej të dy kontarktuesëve. Lidhur me këtë, nuk ka fuqi mondore dhe logjikë trunore që e zbërthen faktin se si shpëtoi kjo pjesë e Kombit shqiptar, pa u shfarosë. Prandaj, studiuesi, për ta kuptuar duhet ta njeh realitetin nga çdo anë. Shkojmë tutje drejtë zbërthimit të fenomenit pse shqiptarët nuk u shfarosën në Jugosllavi, sikurse Çamët në Greqi?
Zbërthimi i parë diplomtik
DISA DILEMA TË PANJOHURA DERI ME SOT RRETH DOMINIUMIT DHE IMPRIUMIT
LETRA E KONSULLATIT JUGOSLLAV NË MARSEJ DËRGUAR KONSULLIT JUGOSLLAV NË ANKARA
MBI INTRRPRETIMIN JURIDIK NDËRKOMBËTAR TË KONVENTËN PËR KËMBIM TË LIRË TË POPULLSISË*
*(Dokumneti gjindet në DASIPB.Legata në Turqi F. 20/1934)
Konsullata e përgjithshme e MPJ të Jugosllavisë, sekret nr. 54, Marsej, më 30 VI 1934
Legatës Mbretërore në Ankara
“Me letren e vet, rez. Nr. 284 të k.m., Legata Mbretërore urdhëroi të kërkojë që t` i sqarojë dispozitat KALIMTARE të Projektit të Konvetës mbi VËNDOSJEN midis Turqisë dhe Jugsllavisë, të cilën e kam hartuar në marrëveshje me Legatën Mbretërore, në mënyrë që Ministria e P. të J.të mund ta fillojë zgjidhjen e kësaj çështje.
Kam nderin t` i përgjigjem Legatës Mbretërore lidhur me pyetjet e parashtruara:
1.-MPJ e Turqisë nuk ka pasur rastin t` i interpretojë dispozitat e nenit 4 të Traktatit Stambollit, të datës 1 mars 1914, sepse ky Traktat nuk ka hy në fuqi (nuk ka qenë aplikuar).
2.- Neni 1 i Traktatit të Stambollit e ka pranuar vlerën e dispozitave politike të Traktatit Sen Zhermenit (1919), por Traktati i Stambollit (1914) nuk ka HY NË FUQI, sespe nuk është bërë këmbimi i INSTRUMENTEVE të RATIFIKIMIT (e instrumenti i ratifikimit të këtij Traktati gjendet në Arkivin Politik të Ministrisë, i përgatitur për këmbimin e instrumenteve të ratifikimit-hb). Pas Luftës Dytë Ballkanike (korrik gusht 1913-Hb),Mbretëria e Serbisë dhe Mbretëria e Malit Zi kanë bërë ndryshimin e KUFIJËVE të ish territoreve të Perandorisë Otomane, sipas dispozitave të Traktatit të Bukureshtit. Madje, edhe çështjet politike ( ndryshimi i kufijëve) kanë mbetur të pazgjidhura midis Turqisë, nga njera anë, dhe Serbisë e Malit Zi, pastaj Jugosllavisë, në anën tjetër, sepse ne nuk i kemi nënshkruar aktet e Lozanës. Turqia na e ka pranuar gjendjen e krijuar me nënshkrimin e Traktatit mbi përtritjen e mardhënjeve diplomatike në tetor të vitit 1925, i cili nuk përmban kurrfarë dispozitash të tjra. Prandaj, as Mbretëria e Serbisë, as Mbretëria e Malit Zi, pra as Mbretëria e Jugosllavisë, NUK KANË KURRFAR AKTI JURIDIK, me të cilin Turqia do ta pranonte LËSHIMIN E ISH-KRAHINAVE TË PERANDORISË OSMANE, e që JANË TASH në përbërjëe të Mbretërisë Jugosllavisë. Rrjedhimisht, NUK EKZISTOJNË AS DISPOZITAT QË DO T` I RREGULLONIN MIDIS NESH e TURQISË ÇËSHJTET TJERA që dalin nga LËSHIMI I TERRITOREVE që do të thot DOMUNIUMI ( Çështjet e pasurive, sundimi i tyre) dhe IMPERIUMI ( Çështjet e sundimit mbi personat). E çështja e pasuive është zgjidhur në Beograd në mbarim të vitit të kaluar (1933) pa marrë parasysh të gjitha ato që i kanë paraprirë. Në të njejtën mënyrë, duhet të zgjidhet edhe çështja e PERSONAVE. (E ky spjegim diplomatko juridik i çështjeve ndërkombëtare, tregon se Jugosllavia dhe Turqia po bënin tregti me një popiull që nderkombëtarisht nuk u takonte, de jure, sepse de jure shqiptarët do t` i takonin Shqipërisë, që ishte antare e Shoqatës Kombeve nga viti 1920.
3. –Në projektin e Konventës mbi vëndosjen- dispozitat kalimtare-janë rregulluar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me personat e trerritoreve të ish –Perandorisë Otomane, që kanë hyrë në përbërje të Mbretërisë së Jugsollavisë. Është zgjidhur çështja e “shtetasëve kontestues” –të krishterëve të këtyre territoreve të vendosur në territorin e Turqisë së sotme. Për këta është paraparë opcioni (zgjidhja e lirë). Turqit, të vëndosur tash në territorin e Mbretërisë së Jugosllavisë, brenda afatit të caktuar, mund të zgjidhin dhe mund të shpërngulën në Turqi. Dispozitat që kanë të bëjnë me MUSLIMANËT në Serbinë Jugore janë në frymën e nenint 55 të Ligjit mbi nënshtetësin. Ndryshimi është vetëm për aq që SHPËRNGULJA e MUSLIMANËVE nga Serbia Jugore, sipas projektit të Konventës, për të cilën është fjala, nuk është më akt i njëanshëm. Në cilësinë e Konzullit të Përgjithshëm në Stamboll kam marrë QENDRIM se një MUSLIMAN NGA SERBIA JUGORE MUND TË KONSIDEROHET I SHPËRNGULUR, kur i plotëson të gjitha kushtet nga neni 55 i Ligjit mbi shtetësinë dhe kur nga autoritetet konsullare turke në Mbretëri e merr vizën e shpërnguljes, në bazë të cilës nga autiritetet turke e merr NUFUSIN (Vertetimin për nënshtetësi). Autoritetet tona në Jugosllavi i kanë zbatuar dispozitat e nenit 55 mbi nënshtetësinë duke konsideruar se shpërngulja është akt i njëanshëm dhe për këtë arsye janë shfaqur mosmarrëveshje, sepse shumë muslimanë nga Serbia Jugore, kanë marrë viza të RREGULLTA nga autortetet konsullare turke në Mbretëri në pasaportat EMIGRUESE të lëshuara nga ana e autoriteteve tona. Këta muslimanë, nuk kanë mundur ta MARRIN NUFUSIN dhe të mbeten shtetas turq. Në qoftë se Qeveria tyrke i pranon porpozimet që i përmbajnë dispozitat kalimtare të Konventës mbi vëndosjen, shpërngulja e musliamnëve nga Serbia Jugore, do të vazhdojë pa kurrfar pengesash, sepse nuk do të shfaqen mosmarrëveshje. Musliamnët nga Serbia Jugore, të cilët kanë ardhur në Turqi me pasaportat tona (Jugisllave-hb) emigruese dhe me viza turke të SHPËRNGULJES, janë bërë NËNSHTETAS të Turqisë. Në këto raste, shpërngulja është bërë me MARRËVESHJE TË HESHTUR. (EDHE KY KONSTATIM FLET PËR NJË TREGTI ILEGALE FASHISTE ME NJË POPULL TË PAMBROJTUR-HB). Prandaj, nuk duhet të shtrohet çështja e MUSLIMANËVE tashmë të shpërnguluar nga Serbia Jugore; mund të parashihet OPCIONI për musliamnët që gjinden në territorin e Turqisë së sotme si nënshtetas tanë (mulsiamnë që kanë pasaportat tona të rregullta për kalimin e kufirit). Muslimanët (ishin të gjithë shqiptarë dhe nuk kishin asnjë lidhje gjaku me turkun, por dëboheshin me dhunë shtetërore ose presione nga kolonistët e armatosur, që shqiptarëve u jepinn AFAT 24 orë të largohen nga shtëpitë, kuptohet pasiqë nja 50 metra më largë kolonistit, ishin 12 ushtarë dhe 10 xhandarë të armatosur dhe e pritnin komandën për sulm ndaj familjes shqiptare që duhej të shpërngulej -HB).
Kurrfar personash të tjerë nuk vijnë në KONSIDERIM për rregullimin e çështjes së shpërnguljës nga trritoret e ish Perandorisë Otomane.
4. Nenei 15 i Projektit të Konventës mbi vendosjen flet për “nështetasit kontestues”. Këta janë sllavë me prejardhje nga territori i ish-Perandorisë Otomane, që tash janë në përbërje të Mbretërisë së Jugoslavisë, të vendosur në territorin e Turqisë së sotme. Turqit i konsiderojnë me të drejtë nënshtetas të tyre këta persona, sepse që para luftërave ballkanike ata janë vendosur në territorin e Turqisë së sotme, por shumë prej tyre e kanë marrë edhe nënshtetësinë tonë-kanë, pra, nënshtetësi të dyfishtë. Në shumë raste unë i kam shkruar Ministrisë se duhet të rregullohet çështja e “nënshtetasëve kontestues”. Në dispozitat kalimtare të Projektit të Konventës mbi vendosjen e kam përdorur shprehjen: “persona me prejardhje sllave”, sepse neni 55 i Ligjit mbi nënshtetësinë flet për “sllavët” nga Serbia Jugore. Pra, “persona me prejardhje sllave” ose sllavë mund të konsiderohen shprehjet ligjore dhe, në qoftë se nuk gaboj, edhe Traktati i Stambollit i përdorë këto shprehje.
Neni 15 i projektit të Konventës është aq i qartë sa nuk janë të nevojshme kurrfar shpjegimesh.
Konzulli i përgjithshem.

Shqyrtim eksplikativ i pazarit të shekullit me një popull të pambrojtur

Se Konventa që u prezentua më lartë ishte një PAZAR në mes dy shteteve me një popull që nuk ishte as turk e as sllavë, flet katercipërisht dokumenti që më poshtë e prezantojmë. Fjala është se Konventa nuk pati mundësi të RATIFIKOHET, për shkak të kunderthënjeve dhe reagimeve shqiptare. Prandaj, duke pasë për bazë se Turqia dhe Jugosllavia nuk bazohen në drejtësi ndërkombëtare, por në politikë dhe forcë, do të dalin më 1935 me propozim konkret se fjala është për DEPORTIMIN e një populli (SHQIPTAR) në Anadolli, vetëm pse kishin forcë dhe pse bëhej kjo padrejtësi ndaj shqiptarëve nuk kishte ndonjë reagim, që me forcë ta ndalojë, sepse argumenti i forcës mungonte.

Ja teksti i dokumentiti që e zbardhë qëllimin serbian në tërësi.

Në realitet, Konveta e 24 qershorit 1934, shumë shpejtë u kuptua se nuk ka sesi të realizohet me KËMBIM të popullsië, sepse Jugosllavia në Turqi nuk kishte popull, e as Turqia në Jugosllavi nuk kishte popullsi turke. E pse me Konventën e TRRTË të 11 korrikjut 1938, u vëndosë që të shpërngulet njëanshëm vetëm popullsia FSHATARE shqiptare, e zbulon qëllimin e palës jugosllave se kemi të bëjmë me qëndrim nazifashist për shfarosje të një populli, e që në rastin konkret ishin shqiptarët. Mu për këtë e botojmë të plotë Marrëveshjen e TRETË Jugosllavo-Turke që u përpilua pas katër vitesh negociata dhe dredhi diplomatike, nga të dy anët.

MARRVESHJA E TRETË JUGOSLLAVO TURKE PËR DEPORTIMIN E SHQIPTARËVE NË TURQI

11 KORRIK 1938

Marrëveshja (Konventa) u përpilua me një entuziazëm nga të dy palët. Kjo për faktin se Turqia republikane planifikonte për të hy në një avanturë të re, me i përdorë shqiptarët për një REVANSH të shekullit, me u kthye serish aty ku ishte para vitit 1912. Megjithë këtë, vdekja e Kemajl Ataturkut (1938), reagimi i Mbretërisë së Shqiptarëve, përgatitja e shqiptarëve për kryemgritje nëse Konventa do të fillonte të zbatohet, e mbi të gjitha okupimi i Shqipërisë nga Italia fashiste (6 IV/39), me çka ishte bërë e pamundur çdo tentativë për ndarjen e Shqipërisë, Konventa do të mbetet si një dokument i PARATIFIKUAR. Këtë realitet terthorazi e futën në aplikim komunistët jugosllavë, pas mbarimit të Luftës Dytë Botërore. Prandaj, pa ratifikim dhe pa asnjë të drejtë shpërnguljën e vazhduan po me ato metoda, që mund të quhen neofashiste.
E ai zbatim u aplikua me forcë brutale shtetërore dhe me mjeshtri perfide. Së pari, Komunistet në Jugosllavi më 1947, urdhëruan që FEMRA SHQIPTARE ta hudhë MBULESËN sepse atë e kishte bërë Ataturku. Së dyti, komunistët e Titos më 1949, filluan për ta krijuar KOMBËSINË turke. Kështu nga 1914 turq sa u regjistruan më 1948, katër vite më vonë Shtabi i Aleksander Rankoviqit dhe Krste Cervenkovskit, numrin i tyre me detyrim do ta ngrisin në Kosovë në 54 250 persona më 1951. Dy vite më vonë, në mars të vitit 1953 J. B. Tito dhe Fuad Kyprili (MPJ) i Republikës Turqisë do të lidhin Marrëveshja Xhentelmene në Split, që ishte një ratifikim perfid i Konventës së 11 korrikt 1938. Të njihemi me tekstin e Konventës së 11 korrikut 1938, nen për nen. Pason teksti i përkthyer nga frengjishtja:

TEKSTI INTEGRAL I i KONVENTËS 11 korrik 1938
(Për shfarosjen e shqiptarëve nga trojet e veta etnike)

KONVENTA

Mbi rregullimin e emigrantëve të popullsisë turke nga rajoni i Serbisë Jugore të Jugosllavisë
Qeveria e Republikës së Turqisë dhe Qeveria e Madhërisë së Tij, Mbretit të Jugosllavisë,
Konstatojnë tendecën e manifestuar të emigrimit të popullsisë turke muslimane nga rajoni i Serbisë Jugore, dhe Konstatojnë e vlerësojnë, nga ana tjetër, se kjo popullsi në përgjithësi nuk e pëlqen regjimin liberal në Jugosllavi dhe se është përcaktuar për ta braktisur territorin e Mbretërisë, me dëshirën e vet legjitime që t` u bashkohet bashkëkombësve të vet të natyrshëm etnik në Turqi.
Ato vendosen ta lidhin një Konventë me të cilën do të rregullohen mënyrat e emigrimit dhe për këtë çështje i emruan përfaqsuesit e vet-Mbretria e Tij, Mbreti I Jugosllavisë; Shkëlqesia e Tij , Presidenti I Republikës së Turqisë: Të cilët do të komunikojnë me ta dhe do t` i realizojnë dëshirat e tyre sipas mënyrave të ckatuara me dispozita ligjore. (O Tempores, O more-çdo fjalë në këtë tekstë fashit është rrenë!!-HB).

Neni 1.
Me këtë Konventë përfshihen nënshtetasit jugosllavë muslimanë me origjinë turke që flasin turqisht dhe kanë kulture turke.
Ndërkaq me këtë Konventë nuk përfshihen personat të cilëve u ndalohet hyrja në Turqi në bazë të ligjeve dhe rregullave turke në fuqi, si janë popullsia nomade dhe ajo jevge.

Neni 2.
Rajonet që parashihen për emigrim sipas kësaj Konvente janë këto:
1.Nga Rajoni I Banovinës së Vardarit:
Rrethi I Shrrit (Prizreni), I Gorës (Dragashi), I Podgorës (Theranda), I Nerodimjes (Ferizaji), I Pollogut të Ulët (Tetova), I Pollogut të Epërm (Gostivari), I Galicës( Rostusha), I Dibrës( Dibra), I Strugës( Struga), I Graçanicës (Prishtina), I Kaçanikut( Kaçaniku), I Gjilanit (Gjilani), I Preshevës( Presheva), I Prespes (Resnja), I Ohrit ( Ohri), I Kërçovës (Kërçova), I Poreçit ( Brodi Jugor), I Prilepit (Prilepi), I Morihovës( Morihova e Manstirit), I Manastirit ( Manastiri), I Kavadarit ( Kavadari), I Negotinit të Vrdarit ( Negotini I Vradarit), I Shkupit ( Shkupi), I Kumanovës( Kumanova), I Velesit (Velesi), I Ovçe Poles (Ovçe-Pola), I Shtipit ( Shtipi), I Koçanës ( Koçana), I Radovishtes ( Radovishta), I Strumicës ( Strumica), I Dojranit ( Valandova), I Gjevgjelisë (Gjevgjelia), I Kriva Palankës ( Kriva-Palnaka), I Kratovës (Kratova ), I Carevo Sellës ( Carevo –Sella), I Maleshit (Berova);
2.Nga rajoni I Banovinës së Zetës:
Rrethi I Pejës (Peja), I Istogur (Burimi), I Mitrovicës (Mitrovica), I Gjakovës( Gjakova) I Pordimjes ( Rahoveci);
3.Nga rajoni I Banovinës Moravës:
Rrethi I Llapit (Besiana), I Vushtrris (Vushtrria), dhe I Drenicës (Skenderaj).
Qeveria jugosllave do të vendosë nga cili rajon do të fillojë EMIGRIMI.
Neni 3.
Qeveria turke obligohet të pranojë 40 000 familje nga rajonet e përmendura në nenin 2 të kësaj Konvente.
Me këtë nënkuptohen bashkësitë familiare dhe antarët e tyre, fëmijët e një gjaku, të cilët , në momentin e nënshkrimit të kësaj Konvente, jetojnë të pandarë në një bashkësi familijare dhe nën të njetin kulm.
Neni 4.
Riatdhesimi i këtyre 40 000 familjeve do të bëhet brenda gjashtë vjetëve, sipas kësaj ecurie:

Në vitin 1939-4000 familje
Në vitin 1940 -6000 familje
Në vitin 1941 -7000 familje
Në vitin 1942- 7000 familje
Në vitin 1943- 8000 familje
Në vitin 1944- 8000 familje

Nëse ky numër i familjeve nuk mund të realizohet sipas viteve të parapara për shkak të vështërsive evntuale, dy palët kontraktuese do të bëjnë marrëveshje sipas dispozitave përkatëse ligjore për numirn e emigrantëve (të shpërngulurve-HB), të cilët do të shpërngulen nga njera anë dhe do të pranohen nga pala tjetër –tre muaj para fillimit të emigrimit . Por, nënkuptohet se ndryshimet eventuale të numrit vjetor të të shpërngulurve nuk mund të zgjasin më tepër se një vit gjatë gjashtë vjetëve të ckatuara për emigrim (Shpërngulje të detyrueshme të shqiptarëve-HB).
Periudha e emigrimit vjetor fillon prej muajit MAJ deri më pesëmdhjetë TETOR të çdo viti , pos kontigjentit të parë , i cili do të filloj në fillim të KORRIKUT të vitit 1939.
Neni 5.
Kjo Konventë do të aplikoheet vetëm për emigrimin (shpërnguljen-HB) e popullsisë rurale (fshtare) si u përmend më sipër.
Turqit muslimanë,që jetojnë në qytete e rajone të lartpërmendura, njerëzit dhe pasuritë e tyre nuk përfshihen me dispozitat e kësaj Konvente.
Nëse deshirojnë të emigrojnë në Turqi, ata do të mund të emigrojnë si të lire, në pajtim me Ligjin mbi emigrimin që është në fuqi në Turqi. Me këtë rast, ata mund t` I likuidojnë lirisht pasuritë e veta rurale e urbane. Qeveria jugosllave cakton sasinë dhe shumën e pasurisë, që ata që mund ta marrin me vete në Turqi, kurse Qeveria turke u jep vizat për hyrjen e tyre definitive në Turqi dhe u ofron të gjitha lehtësimet e nevojshme.
Neni 6.
Në bazë të kësaj Konvente, tërë pasuria e patundshme në FSHAT, që u takon emigrantëve , do të mbetet prone e Qeverisë jugosllave në momentin kur Qeveria jugosllave do t` ua paraqes përfaqësuesve të Turqisë në Jugosllavi listen vjetore të emigrantëve. (Përmenden vetëm pasuritë në fshtra sepse Jugosllavia dëshironte serbizimin e fshtrave shqiptare. Popullsia në viste shqiptare afro 87% jetonte në fshat. Kurse nepër qytete synohej të përdorej eksperimenti i vitit 1878 duke i djegur kuartet e qyteteve dhe duke i akuzuar shqiptarët, se ‘po u hakmirren turqve”. Ja, makiavelizmi në vepër. -HB).
Sa u përket pasurive të patundshme në qytet, ato do të mbeten në disponim të lire të pronarëve të tyre.
Kuptohet se Qeveria jugosllave nuk i merr në pronësi pasuritë e patundshme rurale (fshtare) deri në çastin kur emigrantët , që gjenden në listen e emigrantëve , t` i braktisin vendbanimet e tyre dhe të nisen për emigrim në vendin e caktuar. Derisa këto pasuri t` i marrë Qeveria jugosllave, ato i shfrytëzojnë pronarët e tyre.
Qeveria jugosllave i disponon lirisht këto pasuri në pajtim me Ligjin mbi kolonizimin e viseve të Serbisë Jugore, i cili, aktualisht është në fuqi. (Me këtë konstatim tregohet hapur se cili ishte qellimi e Konventës dhe për cilën popullsi ishte fjala, sepse nepër fshtra turq nuk kishte-HB).
Neni 7.
Qeveria jugosllave do t` i paguaj Qeverisë turke 500 lira turke për një familje , kurse shuma e përgjithshme do të jetë 20000000 lira turke për 40 000 familje-pa marrë parasysh numrin e antarëve të secilës familje. (Po , kemi vrejtë në seksionin e pashaportave se në një familje shënoheshin edhe deri në 214 anatarë. E këtë fashizëm e bënin vetëm serbët, por e pranonin edhe turqit që e kishin një plan “kurth” që do ta zbërthej në fund, duke u bazuar në dokumentet e tyre (turke)-HB).
Në bazë të kësaj pagese globale, të gjitha pasuritë e patundshme rurale (fshtare) që u përkasin emigrantëve, në pajtim me nenin 6 , kalojnë në pronësi të Qeverisë jugosllave.
Sa u përket pasurieve të patundshme rurale (fshtare), që i takojnë Komunitetit Musliman ose Vakufit, kuptohet se kjo Konventë nuk prek në dispozitat e ligjit ekzistues, i cili e rregullon këtë çështje.

Neni 8.

Qeveria jugosllave, më 1 prill dhe më 1 tetor të çdo viti , do të bëjë pagesën semestrale , e cila do të jetë në proporcion me numrin e familjeve të emigrantëve që janë shpërngulur gjatë vitit, e që mund të zvoglohet ose rritet në proporcion me numrin e tyre. Pagesa, shuma e të cilës është përcaktuar me nenin e mëparshëm, bëhet në dymbdhjetë këste brenda gjashtë vjetëve.
Neni 9.
Qeveria jugosllave secilën pagesë do ta bëjë në këtë mënyrë:
30% në deviza, të cilat do t` ia lërë në dispozicion Qeverisë së Republikës së Turqisë përmes Bankës Kombëtare të Jugosllavisë.
70% në dinarë, që do të depozitojë në Bankën Kombëtare të Jugosllavisë në xhiro-llogarinë në obligim të Qeverisë së Republikës së Turqisë.
Banka Kombëtare e Jugosllavisë për secilën pagesë do ta njoftojë menjëherë LEGATëN e TURQISë në Beograd se pagesa është bërë në këtë xhiro-llogari.
Neni 10.
Banka Kombëtare e Jugosllavisë dhe Banka Qendrore e Turqisë do ta bëjnë me marrëveshje të përbashkët këmbimin e dinarëve në lira sipas kursit të këmbimit, që vlen ditën e këmbimit , përkatësisht ditën kur bëhet secila pagesë.
Neni 11.
Fondet (shuma) e depozituar në Bankën Kombëtare të Jugosllavisë do të shfrytëzohen nga ana e Qeverisë së Republikës së Turqisë qoftë për pagesa e shpenzime të të gjitha formave që bëhen në Jugosllavi, qoftë për blerje të të gjitha llojeve të mallrave në Jugosllavi , përveç atyre , eksportimi i të cilave është i ndaluar ose i kushtëzuar me pagesën e tyre me deviza, siç janë: bakri, leshi, prodhimet e lëkurës e drurit të arrës, frutet vjetore, ullinjët, gruri dhe misri.
Blerja e të gjitha mallrave do të realizohet dhe do të destinohet për Turqi. Këto mallëra do të lirohen nga çdo tatim, taksë e çdo ngarkim tjetër i paraparë për eksport.
Kuptohet se për eksportim nuk do të zbatohen dispozitat e parapara në bazë të marrëveshjes tregtare , ose që do të lidhen, por eksporti do të bëhet në pajtim me dispoazitat e kësaj Konvente.

Neni 12.

Personat që do të shpërngulen gjatë periudhës së emigrimit sipas listës vjetore, duhet të japin deklaratë me shkrim para autoriteteve jugosllave në vështrim të nenit 53 të Ligjit jugosllav mbi shtetësinë në fuqi se HEQIN DORë me dëshirë nga nënshtetsia jugosllave. Këta persona do t` i kenë cilësitë dhe do t` i gëzojnë të drejtat e emigrantëve sipas ligjeve turke, që nga moment kur përfaqsuesit e Turqisë, të emruar për këto çështje, t` I nënshkruajnë listat vjetore të emigrimit në Turqi. (Dihet se si nacizmi (Hitleri) I ndiçëte hebrenjët. Por ndiekja e shqiptarëve në këtë mënyrë, në masë dhe metoda monstruoze nga Jugosllavia Mbrterore ua kalonte nacistëve. E them këtë sepse më 1918-1938 shqiptarët përjetuan golgotë të paparë në historinë e Evropës dhe diploamcia e saj heshti! Qysh më 1918 filloi një presion brutal në çdo pore të jetës së shqiptarëve e që kishte për qëllim parapërgatitjen psikologjike që “më mire shqiptari të bëhet turk, se sa të digjet nepër shtëpia në zjarr me robe e fëmi”-HB).

Neni 13.
Emigranët, në përgjithësi, do të jenë të lirë t` i likuidojnë ose marrin me vete pasuritë e veta të patundshme të të gjitha llojeve, që i kanë në pronësi personale, pastaj shtazët e shpezët nga fermat e tyre, instrumentet, makinat etj. Që mund të përdoren për punë bujqësore ose industriale apo për ushtrimin e zejeve e të profesioneve të tjera.
Qeveria jugosllave merr përsipër t` i trasportojë GRATIS deri në limanin e ngarkimit në Selanik mallërat dhe pasuritë e tyre të tundshme, veglat bujqësore, e gjithashtu edhe për çdo familje nga 4 kafshë të trasha dhe nga 10 kafshë të imta, pa llogaritur të vegjlit e tyre:vjetat , qëngjat etj.
Emigrantët gëzojnë të drejtën e zbritjes së taksave për trasportimin e mallrave sipas tarifës në fuqi, por jo edhe nëse trasportojnë për një familje më shumë se tetë kafshë të trasha e njëzetë kafsh të imta, pa llogaritur të vegjlit e tyre: vjetat, qëngjat etj.
Eksportimi i kafshëve bëhet sipas dispozitave të Konventës ekzistuese të veterinarisë dhe në bazë të çertifikatave të veterinarit, të cilat do të lëshohen pa pagesë për ata që shpërngulen.
Ata që shpërngulen janë të autorizuar që të marrin me vete legalisht stolitë e tyre personale, qaforet e pjesët e punuara prej ari e argjendi, që i përdorin femrat, por secili emigrant nuk mund të marrë me vete më shumë se nga një sosh.
Përveç kësaj , secili kryefamiljar, kur të dal nga Jugosllavia, ka të drejtë të marrë me vete lirisht 2000 dinarë të holla të gatshme dhe deri në 4000 dinarë të ndrruar me kundërvlerën e tyre në valutë të huaj.
Neni 14.
Ata që shpërngulen, pas likuidimit të pasurive të tyre të tundshme e të patundshme në fshat e në qytet, kanë të drejtë të blejnë me dinarë në tregun e brendëshëm mallara, eksportimi i të cilave nuk është i kushtëzuar me deviza ose i ndaluar në Jugosllavi dhe në qoftë se importimi i tye nuk është i ndaluar në Turqi.
Të gjithë këta mallra lirohen nga taksat dhe ngarkesat e tjera të eksporitit.
Neni 15.
Banka Kombëtare e Jugosllavisë do ta hapë në emër të Qeverisë së Republikës së Turqisë xhiro-llogarinë speciale në Bankën Qendrore të Republikës së Turqisë, në të cilën secili emigrant do të ketë mundësi të depozitojë të gjitha shumat që i takojnë dhe të cilat i disponin për garantimin e transferit të mallrave të blerë në Jugosllavi. Banka Kombëtare e Jugosllavisë do ta njoftojë LEGATëN e Turqisë në Beograd për secilën pagesë të bërë në efektiv me shenime të hollësishme të depozituesit.
Këto shuma, të trasferuara në këtë mënyrë në Tuqi, përmes mallrave të blera në Jugosllavi, do t` u kthehen interesentëve nga ana e Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë.
Neni 16.
Fondet, mobiljet dhe të gjitha objektet e tjera të vlefshme, që u takojnë të MITURVE dhe personave të tjerë nën KUJDESTARI ose në kompetencën e organeve kompetente jugosllave, do t` i dorëzohen Qeverisë së Republikës së Turqisë, e cila do të sigurojë administrimin dhe ruajtjen e tyre derisa të rriten ose të lirohen nga KUJDESTARIA pronarët e tyre konform me ligjet turke.
Neni 17.
Të gjithë të rinjët turq musliman (lexo shqiptarë-arnautë-HB), fëmijët e të cilëve janë regjistruar në listat vjetore për shpërngulje, e të cilët ndodhen në radhët e ushtrisë jugosllave, do të lirohen menjëherë nga sherbimi i mëtejshëm ushtarak dhe do të shpërngulen në të njëtën kohë bashkë me familjet e tyre.
Nën të njëjtat kushte do të veprohet me të rinjët turq muslimanë që jetojnë në rajonet, ku popullsia është caktuar për shpërngulje brenda vitit vijues. (Kjo do të thot se detyrimi ishte i prerë, me u shfarosë viset shqiptare sipas itinerarit të Konventës-HB).
Neni 18.
Qeveria jugosllave do të emrojë një Komision special, i cili do të angazhohet për ta bërë listen vjetore të emigrantëve me të gjitha shënimet e nevojshme për natyrën, profesionin dhe preokupimet e emigrantëve.
Këto lista duhet t` u prezantohen përfaqësuesëve të Qeverisë turke, pasi të miratohen nga ana e tyre, të sherbejnë si bazë për dhënien e pasaportave turke dhe për llogaritjen e numrit të familjeve që DUHET të emigrojnë.
Ky Komision do të bashkëpunojë gjithnjë me përfaqusuesin e Turqisë dhe, me kërkesën e tyre, do t` u ofrojë të gjitha informacionet për të cilat ata kanë nevojë.
Neni 19.
Nisja dhe ngarkimi i emigrantëve do të bëhet në bazë të pasaportave KOLEKTIVE turke, (ku futeshin edhe nga 146 antarë të “një familje”-HB), të cilat do t` u jepen nga autoritetet konsullare të Qeverisë së Republikës së Turqisë në Jugosllavi. Pasaportat KOLEKTIVE turke dhe të gjitha dokumentet e tjera të nevojshme që vlejnë si dëshmi , si dhe përgatitja e listave vjetore dhe vizave përkatëse të pasaportave për dalje nga Jugosllavia , do të bëhen absolutisht FALAS. (Ky ‘beneficion” ndodhte sepse ata, poseduesit e pasaportave kolektive do të shfarosen si shqiptarë dhe përnjëhere do të konvertohen në “TURQ”-HB)

Neni 20.
Në zonën e lirë të Jugosllavisë në Selanik, do të formohet një komision i përzier turko-jugosllav i përbërë nga nëpunësit e emruar nga të dy qeveritë, i cili , në marrëveshje të përbashkët , do të angazhohet që t` i marrë të gjitha masat e domosdoshme, sipas kushteve e rrethanave , për ngarkimin dhe zbarkimin e emigrantëve.
Neni 21.
Kjo Konventë hyn në fuqi ditën e RATIFIKIMIT të saj nga ana e të dy qeverive. Njëkohësisht nënshkruesit do ta vërtetojnë Konventën me vulat përkatëse.
U punua në dy kopje në frengjishte, në vitin një mijë e nëntqind e tridhjetë e tetë.
M. R. V.(oisllav) M (agovqeviq). H.(asan) S.(aka). Dr. C. A.

REZULTAT I KËSAJ POLITIKE FASHISTE ISHTE

Më 1919-1940 u shpërngulën në Anadoll; Më 1919 u shpërngulën 23 508 shqiptarë; Më 1920 u shpër ngulën 8536 shqiptarë; Më 1921 u shpërngulën 24 532 shqiptarë; Më 1922 u shpërngulën 12 307 shqiptarë; Më 1923 u shpërngulën 6389 shqiptarë; Më 1924 u shpërngulën 9631 shqiptarë; Më 1925 u shpërngulën 4215 shqiptarë; Më 1926 u shpërngulën 4012 shqiptarë; Më 1927 u shpërngulën 5197 shqiptarë; Më 1928 u shpërngulën 4326 shqiptarë; Më 1929 u shpërngulën 6219 shqiptarë; Më 1930 u shpërngulën 13215 shqiptarë; Më 1931 u shpërngulën 29807 shqiptarë; Më 1932 u shpërngulën 6219 shqiptarë; Më 1933 u shpërngulën 4320 shqiptarë; Më 1934 u shpërngulën 14508 shqiptarë; Më 1935 u shpërngulën 9567 shqiptarë; Më 1936 u shpërngulën 4252 shqiptarë; Më 1937 u shpërngulën 4234 shqiptarë; Më 1938 u shpërngulën 7251 shqiptarë; Më 1939 u shpërngulën 7215 shqiptarë; Më 1940 u shpërngulën 6729 shqiptarë. Këta fatmjerë ishin me prejardhje nga ish Vilajetet e Kosovës dhe Manstirit. Ndërsa nga Sanxhaku u dëbuan 1919-1939 sipas seksionit pashaportave 12582 shqiptarë dhe boshnjakë.

NË SHQIPËRI U SHPËRNGULËN SIPAS DOKUMENTEVE JUGOSLLAVE

(Nga viset e okupauara nga Jugosllavia apo nga Turqia janë vëndos në Shqipëri, me organizmim të Komitit Kosovës 1919-1938: Më 1919-1923 i instaluan 583 familje; Më 1924 u instaluan 43 familje;Më 1925 u instaluan148 familje; Më 1926 u instaluan 299 familje; Më 1927 u instaluan 316 familje; Më 1928 u instaluan 149 familje; Më 1929 u instaluan 216 familje; Më 1930 u instaluan 199 familje; Më 1931 u instaluan 624 familje; Më 1932 u instaluan 211 familje; Më 1933 u instlaun 181 familje; Më 1934 u instluan 328 familje; Më 1935 u instluan 386 familje; Më 1936 u instaluan 182 familje; Më 1937/38 u instaluan 105 familje.
Për këtë instalim human dhe patriotik merita kanë: Mithat Frashëri dhe Ibrahim Gjakova.

Posedohen dokumente edhe në cilat rrethe të Shqipërisë Bregdetare janë vëndosë (instaluar.Do të botohen në monografi detalisht-hb). -(AVIIB. P. 17. K.95-a. D. 1 /429; K.24/6504/1938).

MARRËVESHJA E KATËRT JUGOSLLAVO TURKE TITO-KYPRILI PËR DEPORTIMIN
E TË GJITHË SHQIPTARËVE NGA JUGOSLLAVIA NË TURQI SIPAS NENIT 2 TË KONVENTËS SË VITIT 1938

(SPLIT më 3 III 1953)

Diktatori Tito do ta nënshkruaj këtë Marrëveshje neofashiste pa e konsultuar fare parlamentin. E verteta, Konventa e vitit 1938 nuk u ratiufikua sepse reagoi opinioni shqiptar. Përndryshe, shtetet e Evropës e perlqenin çdo Pazar që do t` i largonte të gjithë shqiptarët MUSLIMAN nga Ballkani. Mbi këto qëndrime, qarqet Jugosllavo-Turke më 1947 filluan ta aktualizojnë çështjen e Konventës 11 korrikut 1938, duke i bërë përgatitjet, sidomos nga pala jugosllave me një diankëri dhe qëllim pansllavist. Lidhur me këtë Titistët e dinin se në Turqinë kemajliste mbulesa e gruas ishte e ndaluar. Prandaj, do të fillojnë për ta evituar këtë pengesë, duke ua hequr femrave ferexhën. Hapi vijues ishte krijimi i një popullsie SALDUESE, një kombësie që nuk ishte ndier se ekziston në viset shqiptare. Fjala është për krijimin e kombësisë turke. Dhe, më 1948 nuk do të arrijnë për t` i grumbulluar më shumë se 1914 turq, të cilët si thuhet në dokumentet e PKJ-ës u “konvertuan brenda 15 ditëve”. (KEF/1948/T+UDB-a).

Fillimi i punës së agjentëve antishqiptar për ta krijuar kombësinë turke në Jugosllavi 1949-1951

Misioni i Hulusi Kajnanit (1949/1953) ishte identek me atë të Jashar Nabiut më 1937/1938. Që të dy ishin agjent të sigurimiit shtetëror, ekspert për nacionalitete joturke. Ata në epokat e tyre, dëshmojnë 86 dokuemnte sekrete, e kishin shndërruar qëndrimin në Beogad sikur të ishin në ndonjë lagje të Stambollit. Natyrisht, përkrah tyre NUK do të jetë jo tash Ilija Milikiqi (nga 1935-1939), por i tërë Shtabi i Aleksander Rankoviqit (1950-1966). E në shtab ishin edhe: Krste Crvenkovski, Svetisllav Stefanoviq (i programuar për dhunë në Duakgjin), Vojkan Llukiq (i progarmjuar për dhunë në Rrafshin e Kosovës dhe Maqedonisë deri te Prespa), Millan Bartosh, Leo Grishkoviq, Marko Vukçeviq dhe Pavle Iviçeviq. Pas një javë punë, Krste Cervenkovski do të lidhet në Beograd me Mehmet Kyprilin (ambasador fuqiplotë i Republikës Turqisë në Beograd, për ndryshe vëllai i MPJ Fuad Kyprili). Në saje të punës intenzive, ku me kërcnime, e ku me shantazhe dhe ofrim të funksioneve deri me regjistrimin e popullas (1951) do të arrijnë për t` i regrutuar jo më pak se 54 212 turqë, mjaftueshëm sa për ta filluar Musolini i kuq në Beograd, që ta ftojë për vizitë Fuat Kyprilin për ta lidhë Marrëveshjen Xhentelmene e quajtur “TITO-KYPRILI” Split 1953.

E kjo Marrëveshje e kishte një parathënje. Fjala është për vizitën ilegale të Koça Popoviqit, Krste Crvenkovskit dhe Ali Shukriut në Turqi më 1952. Këta, në një hotel në Stamboll biseduan dy ditë me Hulusi Kajnanin dhe dy nëpunsa të lartë të Xhelal Bajarit. Dokumenti thekson se derisa Ali Shukriu “flente” në Hotel, duke e gjurmuar njëfar Kurteshin, K. Popoviqi dhe K. Cervenkovski e hapën rrugën e pazarit që Konventa 1938, të “ratifikohet” në stilin “tet a tet” (Tito-Kyprili).

MARRËVESHJA e KATËRT JUGOSLLAVO TURKE mars 1953 e kishte këtë përmbajtje

1.Nuk përmendet Konventa 1938, por nënkuptohet. Fjala është për popullsi të rreligjionit të njejtë (me turq).
2. Nuk përkufizohet sasia (numri i emigrantëve) as koha e emigrimit publikisht. Limitet do të mbesin çështje e posaçme e Ministrive respektive.
3. Obligimet e dyanshme janë: procedurë e “lëvizjes lirë” të njerëzve në të dy drejtimet. Shqiptarët në Turqi do të shkojnë si turq të natyralizuar me kërkesa të domosdoshme konzullare.
4. Hekurudhat jugosllave do të mbesin në dispozicion të dyashëm. Në kufirin me Bullgarinë do të krijohen lehtësira përmes kanaleve të dyanshme. Në kufirin me Greqinë çështja do të lëvizë pa pengesa. Aksioni të fillojë menjëherë*.

*(KEF/D. Tajna –Albanija 1949/1964; Mergata shqiptare: Ëma e mergatës/1953-1967).
Përfundim tragjik i këtij pazari për shqiptarë: Më 1951-1952 shpërngulën 37000 shqiptarë, boshnjakë dhe turq (të konvertuar); Më 1953 shpërngulën 19300; Më 1954 shpërngulën 17500; Më 1955 shpërngulën 51000; Më 1956 shpërngulën 7710; Më 1957 shpërngulën 41300; Më 1958 shpërngulën 41300; Më 1959 shpërngulën 32000; Më 1960 shpërngulën 27880; Më 1961 shpërngulën 31600; Më 1962 shpërngulën 15940; Më 1963 shpërngulën 25720; Më 1964 shpërngulën 21530; Më 1965/6 shpërngulën 19821.Në shtëpitë dhe pronat e shqiptarëve u sollën 64 220 kolonë sllavë*. *(Shih Jedan elaborat za resavanje kolonialne politike na jugu/tajni dok/1965/6-KEF.).

SIPAS VLLADIMIR DEDIERIT NË ARKIVIN E TITOS ËSHTË GJETUR TËRË DOKUMENTACIONI I KONVENTAVE (28 XI 1933; 24 VI 1934; 11 korrik 1938 dhe ky referat special i përpliuar më 1939.
PROJEKTI PËR SHPËRNGULJËN E SHQIPTARËVE NGA VISET JUGORE NË TURQI, Beograd, mars 1939
I
Shpërngulja e popullsisë muslimane e theksuar në pikën një të nenit 1, të Konventës për shpërngulje dontë bëhet nga trevat e numruara nga neni 2 i Konventës, përkatësisht nga rrethet e Serbisë Jugore dhe Malit Zi .
II
Për të gjitha punët rreth zbatimit të Konventës për shpërnguljën e popullsisë muslimane, të themelohen institucione speciale ku do të përfshihen organet ushtarake dhe civile në kryerjen e detyrës së caktuar sipas nevojës, e që me kohë dhe shpejt do ta kanë ndihmën e kërkuar.
III
Këto institucione speciale ddo të jenë: 1. Komiteti qendror në Beograd, si organ suprem mbikqyrës. 2.Inspektorrri suprem në Shkup si organ kryesor organizativ dhe ekzekutiv për shpërngulje. 3. Dy inspektorate lëvizëse, si organe ndihmëse për inspektoriatin suprem në Shkup.
IV
Në Komitetin qendror në Beograd do të hyjnë përfaqsuesit e ministrive: Të Punëve të Brendshme; të Punëve të Jashtëme; Ushtrisë dhe Marinës; Ministrisë së Finansave dhe asaj të Bujqësisë. Përfaqsuesit dhe zëvendësit e tyre do t` i caktojnë ministrat kompetentë.
V
Komiteti qendror për shpërngulje është kompetent: 1. Të ndërmarrë të gjitha masat e duhura me qëllim të organizimit të shpërnguljës dhe të kujdeset për zbatimin e drejtë të Konventës si dhe t` i plotësojë të gjitha obligimet që dalin nga Konventa. 2. Të japi instruksione të obligueshme për punë rreth përgatitjës dhe kryerjës së shpërnguljës. 3. Që të zbatojë mbikqyrjen e punës së inspektoratit Suprem dhe të inspektorëve të krahinave.
VI
Në krye të Inspektoratit Suprem në Shkup do të qëndrojë Inspektori Suprem, të cilin si përfaqsues i pushtetit mbrtetëror, do ta vendosë MPB, duke e caktuar në atë pozitë një nëpunës të lartë krahinor ministror, i cili është me përvojë dhe njohës i mirë i stuatës në Serbinë Jugore. Atij, MPB do t` ia caktojë një numër të caktuar ndihmësish të rinjë.
Inspektoriati Suprem në Shkup, do t` i caktojë si bashkkpunëtor nga një përfaqsues i Ministrisë së Ushtrisë dhe Marinës si dhe Ministrisë së Brendshme, sipas nevojës që do ta caktojë për punë të Inspektoratit Suprem në Shkup duke llogaritur edhe një numër mëpinësish profesioanl nga resoret tjera.
VII
Detyrat e Inspektoratit Suprem
1.Në bazë të autorizimeve më të gjëra, nga Qeveria Mbrtetërore dhe Komiteti Qendror për shpërngulje, të veprojë për rrealizimin e qëllimeve të Konventës. 2. Që në vendin përkatës të organizojë shpërnguljën sipas dispozitave të theskuara në Konventë, që do të thot sipas Komitetit Qendror për shpërngulje në Serbinë Jugore. 3. Që si organ kolektiv t` i kryej të gjitha detyrat e shpërnguljës, ssi dhe punët e parapara me nenin 18 të Konventës së nënshkruar për shpërngulje. 4. Që të organizojë punën e inspektorëve lëvizës, duke iu dhënë të gjitha urdhëresat dhe udhëzimet për punën e tyre. 5. Të kryej të gjitha punët lidhur me shpërnguljen që ia jep për detyrë Komiteti Qendror për shpërngulje me seli në Beograd.
VIII
Në krye të inspektorateve lëvizëse, si organe ndihmëse të Inspektorit Suprem në Shkup janë instruktorët, të cilët së bashku me numrin e nevijshëm të personaleit ndihmës, i përcakton MPB. Inspektotër drejtpërdrejt janë të varur nga Inspektirati Suprem, i cili do t` ua caktojë vendin dhe krahinën dhe do t` ua japë të gjitha udhëzimet dhe urdhëresat e nevijshme për punë.
IX
Detyrat e Inspektoratit për shpërngulje
1.Që sipas urdhëresave të udhëzimeve të Inspektoratit Suprem t` i kryejë të gjitha punët administrative dhe teknike në vend, që kanë të bëjnë me grumbullimin dhe rregullimin e të dhënave sistematike, klimatike dhe të tjera për personat, të cilët duhet të shpërngulën, t` i përpilojë regjistrat e duhur me qëllim të përpilimit të regjistrave te të shpërngulurve për t` i dërguar këta deri në stacionin më të afërm hekurudhor, së bashku me orenditë shtëpiake dhe gjësendet e tjera të lëvizshme. 2. Të organizojë të gjitha trasportet e të shpërngulurve dhe gjerave të tyre të lëvisshme: bagëtive dhe gjërave tjera deri te stacioni hekurudhor. 3. Që në krahinën e tij të vendosë të shpërngulurit në vagonet e caktuar. 4. Që të kujdeset për trasportin e rregullt dhe të shpejtë nepër territorin e tyre dhe në përgjithësi të organizojë dhe kryej të gjitha shërbimet e trasportit te të shpërngulurve. 5. Që për çdo familje të shpërngulur të sigurojë të dhëna të mundshme sesa familje bujqësore po shpërngulen, sa tokë kanë dhe shtëpi e ndërtesa ekonomike tjera i posdojnë. Të dhënat t` i shënojnë në regjistrat e saktë për t` ua dërguar organeve agrare më së largu në afatin prej 20 ditësh, nga fillimi i shpërnguljes. Për punën e mëtejme duhet të punohet në përputhje me nenin 6 të Konventës për shpërngulje. 6. T` i kryej të gjitha punët e tjera, të cilat i cakton Inspektorati Suprem me qellim të zbatimit të drejtë të dispozitave të Konventës për shpërngulje, si dhe dispoziatve përkatëse të Ligjit për KOLONIZIM të interesuarëve.
X
Për zbatimin e kësaj Konvente për shpërngulje dhe të gjitha veprimeve lidhur me te, të gjitha ministritë kompetente me kohë duhet t` i kryejnë punët e organizimit duke llogaritur të gjitha sherbimet dhe të sigurojnë sa më parë finansat e nevojshme për ekstra (korruspsion të personave turq në nivele më të larta) dhe intra ( financa që duhet siguruar nga puna joprofitabile e doganave shtetërore) sherbie.
XI
Komiteti Qendror i caktuar për shpërngulje me seli në Beograd, me autirzimet e plota zyrtare të drejtojë aaksionin e plotë për shpërngulje sipas dispozitave të Konventës për shpërngulje të popullsisë MUSLIMANE nga Serbia Jugore. Këtij Projekti të punës i kanë paraprirë disa mbledhje të zgjëruara dhe të ekspertëve, të organizuara nga inspektorët e MPB, sidomos zotërisë Kunoviq dhe MB, zotëri Magovçeviq. Mbledhje janë mabjtur edhe me ekspertë të MPJ. Në të gjitha takimet janë bërë përgatitjet për zbatimin e Konventës. Në mbledhjen e fundit jemi autorizuar ta përpilojmë këtë Projekt për ta dërguar në MPJ për punë të mëtejme. Edhe MPJës ia kemi përgatitur një historik të gjithë kësaj çështje strategjike për intereast nacionale dhe shtetërore.”*
*(Dok. gjindet në AJ. Fondi 66, i përpiluar nga Petar A Kunoviq dhe Voja Magovqeviq në mars 1939).
PSE PO I BOTOI KATËR KONVENTA-PËR FAKTIN SE SHQIPTARËT DUHET TË MËSOJNË NGA KONVENTA E PESTË, SI PASOJË (1998/1999) ishte paraparë që në Kosovë mos të mbetet shqiptarë i gjallë, deri më 28 VI 1999. Por, lufta e UÇK-ës dhe e NATOS, bënë që plani i masonerisë për një “Ballkan të krishterë” të dështojë, pikërisht më 10 qershor 1999, kur ushtria dhe policia Serbe me mercenarë nga shumë vende të Botës u detyrua të KAPITULLOJË në Kumanovë.
U kthehemi temës së pasojave të konventave
Në një dokument të MPJ të Jugosllavisë (1939) theksohet historiati i përpilimit të Konventës famëkeqe Jugosllavo-Turke më 11 korrik 1938, e cila në prag të Luftës Dytë Botërore, parashihte shfarosje totale të popullsisë FSHATARE shqiptare në Jugosllavi. Konventa ishte rezultat i konventave të mëparëme në mes Turqisë dhe Greqisë (1923); Turqisë dhe Bullgarisë më 1937; Turqisë dhe Rumunisë (4 shtator 1938); nga udhëzimet e Këshilit të Antantës Ballkanike në shkurt 1938; Në kuvendin e Antantës Ballkanike, më 25-27 korrik 1938 MPJ i Turqisë Ruzhdi Aras, do të kërkojë popullsi nga ish viset e Perandorisë; Në MPJ të Jugosllavisë mbledhje mbaheshin në kontinuitet, për ta shfrytëzuar shansin e shekullit: më 6 mars,më 13 prill, më 30 maj, më 15-16 qershor 1938. Konventa Jugoslalvo-Turke u konstatua e kryer më 11 korrik 1938, duke u parafuar nga dy zyrtarë jugosllav ( M. R. dhe V. M) dhe zyrtari i Republikës Turqisë Hasan Saka dhe Dr C. Astrogan. Gjatë përpilimit të konventës ishin të pranishëm përfaqsuesi i Greqisë dhe një opservator nga Qeveria Greke. E verteta, gjatë gjithë kohës sa u përgatit Konventa, Gjeneral Shtabi i Turqisë zhvillonte debate se prej kah duhet filluar LUFTA, për ta kthuer sersh fuqinë turke në Ballkan. Ky debat zhvilohej në shembullin e majorit Beqir Grebene, që ishte kthyer në Shqipëri në fund të vitit 1913, krejtë me program për t` i shpallë luftë Serbisë dhe Greqisë, dhe për ta kthyer shansën e një PRINCI musliman, karshi qendrimit të papranuar në Trieshtë (mars 1913), se Shqipërisë i duhet në princë i krishter evropian; përkatësisht përpiekjsë së Kuvendit të Krujës (maj 1913), se Shqipërisë i duhet një princ Musliamn, ku fjalën kryesore e kishte Esat Pasha. E deshtimi i dy kuvendeve dhe isntalimi i Komisonit Nderkombëtar të Kontrollit në Shqipëri, do t` u jep fund pazareve, prë një kohë, por jo që ta ndalë luftën e Esat Pashës kundër Ismail Qemailit. E vërteta, Beqir Grebene me palnin e tij legal ( e kishte palnin ilegal të xhonturqve) e kishte bindë edhe Hasan Prishtinën se ai po angazhohej që ta kthej Kosovën dhe Çamërinë nën sundimin e Qeverisë Vlorës. Bisedimet me konzullin bullgar në Vlorë (Pavllovin) e binden Ismail Qemalin të pranoi një aalenacë të mundëshme: Turqi-Bullgari-Shqipëri. Por këta politikanë nuk e kuptonin se Fuqitë Evropiane ishin të ndara në DY TABORRE kundershtare: GJERMANIA, AUSTRO-HUNGARIA dhe ITALIA ishin boshti; Kurse Anglia, Franca dhe Rusia ishin Antanta. E shqiptarët u rreshtuan andej kaah ishte Austro-Hungraia.
Deri me tash në historiografi ka mbretëuar mendimi 1918-1941, se: “Turqia kishte nevojë për popullsi”. E vërteta, ishte se Republika e Turqisë aspironte ta përseritë historinë me një Beqir Grebene të Dytë, por jo të denohet me vdekje nga evropianët (holandezët). E vërteta, Turqia e kishte të njohur mabrimin e kongreseve shqiptare në Trieshtë( ku dominuan të krishterët) dhe në Krujë me organizim të Esat Pashps, ku dominuan muslimanët. Po jo vetëm kaq, MPJ e Turqisë ishte në dieni pse nga Gjenerali Trollamn u PENGUA Kongresi panëshqiptar i paraparë të mbahet në Elbasan më 5 mars 1916.
Të përfundojmë, se major Beqir Grebenea në fund të vitit 1913 dhe fillim 1914 e kishte shti në hasmëri me Evropën Ismail Qemalin, sepse KINSE provoi ta kthej pushtetin e Sulltanit në Shqipëri. Prapavia ishte aq perfide sa që Esat Pasha një kohë i ndejti pranë, sepse “paska ardhur ta çlirojë Kosovën dhe ÇamërinË. Kuptohet se Beqir Grebene u nxu dhe sipas porosisë së atyre që ishin pro Prncit Krishter në maras 1913 në Trieshtë, u denau me vdekje, duke ia kthyer burgimit e përjetëshëm me 20 oficerë të tjerë xhonturq. Por tërë pazarin e prishi Lufta e Parë Botërore.
Më 1938, Jashar Nabiu ishte REGJISOR i Konventës 1938 për faktet se: Ahmet Zogu ishte shpallë Mbret i shqiptarëve pa e pyetur Ankaranë; për faktin se ishte martuar me një hungareze; për faktin se donte ta zhveshte nga popullsis shqiptare nën Jugosllavinë, e cila për çdo kohë mund t` i jepte PESË divizione. Edhe këtë Pazar e prishi Lufta e Dytë Botërore. E vërteta në këtë kohë (1938) Italia ishte në gatëshmëri ta okupojë Shqipërinë që praktikisht konsiderohej e plagosur. Jo vetëm kaq, Italia u kishte premtuar disa komiteteve shqiptare se: “do t` i bashkojë të gjitha toakt shqiptare nën protektoratin e saj”. Pra,Konventa për shfarosjen unanime (neni 2 i konventës) e shqiptarëve deri më 1944 (neni 4 i konv.), konsideronte Shefqet Verlaci ishte jugoslavo-turk, por jo pa hisen e Antantës Ballaknike, e cila ideohej nga Franca si krijuese e Mbretërisë SKS (Jugoslalve), për ta penguar dominimin e ndikimit gjerman në Ballkan. Edhe këtë Pazar e prishi Lufta e Dytë Botërore.
Konventa e KATËRTË (1953), ishte e ideuar nga agjenturat Perendimore për ta ZHVESHË pushtetin e Enver Hoxhës nga GJASHTË DIVIZIONET që konsideronte se i ka në Kosovë dhe Maqedoni. Pra nuk ishte në esencë Enver Hoxha e as ideologjia sepse edhe Tito ishte komunist, por ishte fjala për shfarosje të një populli që ishte me shumicë apsolute musliman. E dikush do të thot e pse Turqia ishte hisedar në këtë aksion, sepse fanatikët turq, mendonin se “Shqiptarët e kanë shkatrruar Perandorinë e tyre”, akuzë kjo që nuk ka asnjë të vërtetë. Ata nuk e kuptonin se kush është Europa dhe rekonkuista e saj. Ideator i kësaj konvente xhentelmene (1953) ishte Hulusi KEJNANI, agjent i UDB-ës; MI6 dhe një sherbimi ndër më të fuqishimt në botë. Qendra e tyre ishte në Kretë, Nish dhe Gerum afër Trieshtës.
Historia tragjike shqiptare e shpërnguljës u përseritë edhe në fund të shekullit. Në këtë kohë, Kosova ka pasë tradhtarë më shumë se kurdoherë më parë. Por kishte PATRIOTË me të guximshëm se sa në tërë historinë kombëtare së bashku, të ngjitur si mishi e thoni në UÇK, sepse e kreu punën së bashku me NATO-n.

Sot, jemi në shansë të shekullit për bashkim kombëtar. Mendoni, flisni dhe veproni e ta bëjmë Shqipërinë Etnike, ashtu si projektuan Rilindasit famëlartë.

Prishtinë, më 7 XII 2021

Kujtime për barinjt e Turjakës

0

Sinan Kastrati, Suedi

Pjesë nga ditari im për Turjakën

Januz, t`ka bâ sukses Jemin

Katundi 1*) Turjakë është një nga katundet e njohura të Llapushës. Dikur i takonte “serezit” të Rahavecit e Bajrakit të Astrazubit. Kufizohet me fshatrat Lubizhdë, në lindje, Damanekin, në Veri, me Bublin, në perëndim dhe Panorcin e Bjeshkët e Zatriqit në Jug-perëndim. Me pjesët tjera Turjaka kishte kryesisht male e livadhe. Në mes, ka lumin Mirusha dhe jo larg është edhe Vll. Drenofci i njohur me Shahirat e Drenofcit, Salihin e Ferizin.
Ka dy fise më të mëdha e disa të tjerë më të vogla me afro 100 familje.
Para se me ardhur Kastratët, nga Zatriqi në Turjakë, Turjaka edhe Damaneku ishin shpesh fusha të mejdanit ku i qëronin hesapet komitët në mes të vetit. Unë në një shkrim timin të mëhershëm i kam përmend kush ishin ata. Më të njohurit ishin Topi, Rrakaqi, Qorri, Karadaki etj. Kur erdhën djemt e Ali Agës, sidomos Avdullah Aga, me autoritetin që kishte e sigurisht edhe me njerëzit e vetë komitë ti quaj, ato vrasje, hajni e hasmëri u zogëluan dhe u zhduken.
Turjaka është e Zatriqit por njihej edhe si Turjaka e Damanekut.
Deri në mes të viteve 1860-1870,Turjaka ka pas veç disa qipqi e rrogtarë, kryesisht të fisit zogjan por edhe të tjerë, Kajtazët. Atherë kanë ardhur shumica e Kastratëve nga Zatrqi dhe janë vendosur në të dy mahallat, në mahallën e Madhe dhe në Mahallën e Vogël.
Ka pasur mendime se Damaneki apo ndonjë katund tjetër për rreth është më i mirë për jetesë se sa Turjaka, për shkak të tokës së mirë të punë, siq është Damaneki (Dem- Neka apo edhe Dukati) por Xhemajlia i Brahim Agës kish pas thënë se një katund që nuk ka bjeshkë dhe Lum, Mulli…  nuk është mirë me jetua aty. Turjaka i ka të të gjithat edhe lumin e edhe bjeshkën për kullosa, katund për bujqësi, blegtori e vreshtari.
Turjaka, nuk më hiqet nga mendja. Kudo që isha e kudo që shkoj,Turjaka më duket e madhe, e pastër, e bukur, e mirë, e virgjër, me pleq të mençur, burra të mirë, bujq e blegtorë të vyeshëm e me gra të urta e puntore, qika të bukura e djem të pashëm e të lazdruar.
Turjaka, me ato male që s`i ka asnjë katund tjetër, Damaeku e as Lubizhda, me ara bukanike që ngjiten deri në fund të maleve, e me livadhe të buta plot barë e lule që i ushqen lumi Mirusha për midis të midist, siq i thonë Turjaka mesit.
Isha e ku nuk isha nëpër Evropë. Isha deri edhe te “Varri” i Bethovenit që gjermanët do të jepnin shumë para po ta dinin ku ëshë ai varr, në Alpet e Austrisë e rrjedhën e Danubit e pash. Pushova nën hijet e atyre lisave qindra vjeçar të maleve dhe i lajta duart e faqet me ujë të Danubit. Pash fushat e fermat daneze me shpezë e bregdetin kroat. Shkela edhe shkallët e Univerzitetit të Lundit, e nuk munda të rrijë shumë gjatë sepse nuk mund të ndahesha e nuk kishte vend më të mirë se Turjaka.

Bajram Ramadani, mixha Bajrë, plaku i urtë, çobani i Turjakës

Sot më tepër se ditët e tjera mu kujtuan ata burra pleq, që nuk janë më dhe mendova:
-A i kanë dashur ata gratë e tyre si ne turjakasit “rinj”?
Shumica e atyre pleqëve që unë i njoh kanë pasur nga dy gra.
Po filloj me radhë dhe me më të vjetrit. Smajl Zeneli ka pasur dy gra. Me më të parën kishte dy djem, Hamzën e Alushin e me gruan e dytë kishte Zenelin e Murtezin.
Pas Mixhës Smajl, burra tjerë të fisit Zogaj që unë i njoh ishin djemt e Metë Xhemës: Asmani, Rexha, Xhemajlia e Limani. Brahimi, Syla, Muharremi, Bajrami, Neziri, Hasani, Sefer e Shaban Ramadani, 8 vëllezër. Edhe këta ishin vëllezër nga baba por me nëna të tjera. Tjetër, përveç Nebih Cufës e Islam Maliqit, nga fisi Zogaj nuk kishte.
Amrush Bajrami, Haradini e Avdyli kishin ardhur nga Lladrofci, edhe ata maheshin me Zogaj.
Fisi Kastrat.
Në Turjaka kishte dy fise me familje Kastrat dhe Zogaj
Familja e Mulla-Muqëve (apo Mugjëve) që nga Imer Mulla Muqa, Sadri Meta, Musli e Ali Meta. Sadriu ishte vëlla me Musliun e Aliun por nuk ishin të një nëne.
Haxhi e Sejdi Mala, ishin gjithashtu, Mullamuq (Mulla, një nga të parët e tyre kishte qenë hoxhë ”mulla”).
Haxhi Mala kishte katër djem:
Dinën (Haradin). Malushin, Seferin dhe Zyberin kurse Sejdiu kishte Hasanin dhe Hakinë.
Afer tyre, me truall ka qenë edhe Cufë Mllanaviqi, nga Mllanaviqi me djalin Latifin e djalin e vëllait, Demushin.
Familja e Dylybashëve (Delibash) ishin familje e madhe por të gjithë janë shpërngulur në Prizren:
Idriz Dylybashi, Sylyman Elezi, Asman e Sadik Limani, Ahmet Mehmeti e Rexhep Demiri …
Familja e Nurqave ishte familja e njohur si puntorë të mirë e çoban të dalluar. Ata ishin:
Gjelë e Hajdin Nurqi, djemtë e Beqës, djemtë e Ali Nurqit ishin Kapllani, Faiku e Hasani… e të Miftarit, Miftarit ishin:
Murati e Smajli… dhe djemtë e Fetahit ishin:
Ibishi, Abedini e Bislimi.
Edhe Lat Shashivari, mbahej me familjen e Nurqëve.
Shabani, Ilazi e Zeqa, ishin djemtë e Shaqë Kamerit, të afërt me Dylybasht.
Avdyl e Ilaz Imeri dhe Sylë Sahiti, ishin familje në vete, familja e Imer e Sahit Mstafës. Këtyre iu kishte bashkangjitur edhe familja e Xhemë Maxharrës që nuk ishte shtua që nga koha kur kishin ardhur si hyzmeqarë të Bali Agës, nga Maxharri (Hungaria) dhe familja tjetër, ajo e Qyrtëve, Ahmet Qyrtit. Edhe kjo familje, i pari i tyre kishte ardhur si hyzmeqar i Bali Agës, nga Qyrtistani (Kurdistani) nuk ishte shtua. Vetëm Ahmeti, i pari nga kjo familje kishte katër djem: Zenelin, Zymerin, Shukriun dhe Xhemajliun. Këta mbaheshin me familjen e Jup Rexhepit dhe deri vonë kanë jetua në një oborr me Rexhep Jupën.
Abaz Aga, kishte lënë djalin, Jupë Agën që tash janë Jupa, Muhameti e Abazi (Muhameti ka vdekur).
Dhe … Familja e Ali Agëve, që kishin ardhur nga Zatriqi, diku rreth viteve 1870. Ali Aga kishte katër djem me tri gra:
Avdullah Aga, Brahim Aga, Hamza dhe Hasani.
Avdullah Aga ishte djali i madh i Ali Agës. Ishte i njohur si pleqnar dhe ishte njeriu më i autoritetshëm i kohës. Kishim pasur miqësi dhe muhabet me Xhemajl Abrinë, pleqnar i pashoq i Drenicës ….
Sa herë që kishte ardhur Shemsi Pasha me ushtri në Livadhet e Turjakës, i kishte thirrur Avdullahin dhe Xhemajlin. Avdullahi kishte qenë i pashëm dhe burrë afro afro 2 metra. Kish pas jetuar 120 vjet. Ai e kishte lënë veç një djalë, Seferin, edhe ai ish kânë patriot por dembel i madh e papuntor.
Brahim Aga ish kânë puntor më i madh dhe e kish pas mbajtur shtëpinë gjallë. Te tre vëllezërit, Avdullahi, Hamza e Hasani nuk kishin punua fare, sa kishin pas jetua bashkë por kur ishin ndarë Hamza e Hasani donin me u shky duke punua ndërsa Avdullahi përseri nuk kishte punua.
Brahim Aga kish pas thënë:
– Veç Avdullahit, hallall i koftë se ishte kânë i fjalës e nuk ka punua as atherë e as tash por jo edhe Hamza e Hasani.
Njëherë, më tregoj baca Nezir, Nezir Cufa ishin pas ankua Hamza e Hasani pse Avdullahi nuk po punon dhe Avdullahi që të mos e prishte shtëpinë kish pas dalur me mih kallamoq në Seishta por si i mshon me shati tokës, i del një lirë dhe me at lirë e kish pas pagua një hyzmeqar, puntor që të punoj në vend të tijë.
Brahim Aga ka lënë dy djem: Xhemajlinë dhe Cufën (Isufin). Edhe këta, djemtë e Xhemajlisë (Meta dhe Salihi) në fund viteve të 50-ta kishin dalur në Pejë. Cufa (Isufi) kishte dy gra: Bahtishahin dhe dhe Nurën. Djemtë e bacës Cufë, me gruan e parë, Bahtishahin nga Mllanaviqi, Asmani, Ramadanin e Sylymanin. Asmani kishte shkua në Ferizaj, te Mullini i Kukës (Oso Kukës?) dhe Ramadani e Sylymani në Prizren. Edhe Neziri, Alia e Muslia, djemtë me gruan e dytë që ishin vëllezër nga baba me Asmanin e … Ramadanin e Sylymanin, kishin shkua në Prizren.
Hamza, djali i tretë i Ali Agës që në Turjakë dhe rrethinë, e njohin si Tusha, kishte dy djem, Hamidin dhe Shaqen dhe Hasani, djali i katërt i Ali Agës ishte shpërngulur në Damanek, që tash janë një mahallë, Mahalla e Dervishëve, me Januz Dervishin, Alinë, vëllain e Januzit, Bajramin me djemtë: Hajdarin, Hasanin, Haxhinë dhe Muharremin.
Kjo ishte vetëm sa i përket Mahallës së Madhe- Turjakës ndersa dy mahallave të tjera, asaj te Mahallës së Vogël dhe Mahallës së Goqëve, nuk di shumë por sot do ti përmendi disa nga pleqt e burrat e kësaj mahalle.

Ullarica, Ujëvaret e Mirushes

Mahalla e Vogël
Met, Sahit dhe Hasan Jemini, Mulla Haliti, Xhemajli dhe Banush Nuredini, ishin si një familje.
Rexhepi, Murati edhe Rifati ishin djemtë e Asllanit. Meta me djemt dhe Sadrinë.
Tush Asmani, familje tjetër, kishte dy djem Asmanin dhe Sinanin.
Mixha Dergut ishte ndër më të njohurit në Mahallë të Vogë. Ai kishte dy djem: Tafilin e Halilin (Lilin).
I kësaj familje ishte edhe Xhafar Behrami me dy vëllezër: Shabani e ka lënë Muharremin. Haxhia, Hakinë dhe Behramin, Sejdinë dhe Hakinë. dhe dy djem (Miftarin dhe Ganiun)

Po i kësaj mahalle, Mahallës së Vogël ishte edhe komita i njohur Hasan Zatriqi.
Ishin edhe disa familje të tjera, si Hamzë Haliti, Idrizi Demush Amrushi, E djemtë e Elezit, Azemi e Ademi.
Dul Jetullahit i kishte tre djem:
Sakolin, Hajdarin e Hamdinë.
Xaferi, kishte Miftarin dhe Ganinë. Shabani e ka lënë Muharremin. Haxhia, Hakinë dhe Behramin.

Burimi i Vrellës, pas 30 vjetëve, Vrella përsëri të rrjedh ujë, Turjakë, Pranverë 2021

Sadri Xhema i cili nuk ka lënë djalë ishte i kësaj mahalle. Ka vetëm një qikë të martuar te pagarusht e Damanekit, për Brahimin.
Të gjithë ishin të fisit Kastrat.

Mahalla e Goqëve

Xhem Syla me djemtë Fazlinë dhe Muslinë. Malokt: Dema edhe Sejdia. Ramadan Zeqiri, Rexhep Berisha, Muhamt e Shaban Fejza.
I kësaj mahalle ishte e

dhe Bajram Qaushi i njohur si qaush, oficer i turkit.
Në Turjakë ka edhe edhe dy mahallë krejt të vogla: Mahalla e Kajtazëve, Muhamet e Avdyl Kajtazi e Xhelir Islami, që është në mes të dy mahallëve, të Madhes dhe të voglës, në fund të malit të Çukës.
Mahallam ë e vogël për nga numri i familjeve është edhe mahalla e Qorrëve. I njohur dhe burrë trim e i mençur i kësaj familje ishte Fazli Qorri.
Mahi e mesele nga Turjaka e turjakasit.
O qonu se po dridhet toka
Bajram Ramadani ishte ndër pleqt më të dashur në Turjakë. Sa herë që shkoja në Turjakë, nga Prishtina, e shihja mixhën Bajrë. Ai gëzohej sikur ndonjë fëmi dhe më folte aq mirë sikur të ishte gjyshi im, më i miri plak e gjysh.
Takohesha në mbrëmje kur kthehej nga bjeshka me dhen.
Unë menxi pritesha me u përshëndet me një plak të dashur qysh ishte ai.
Kur vinte te Mahalla e Ali Agëve, dhenëve iu rrinte mbrapa e thonte:
Ali Agët ma marrin naj dele.
Mixha Bajrë kishte tre djem: Ramadanin, Jeminin dhe Isën.
Njëherë natën, Jemini i hinë ner krevet mixhës Bajrë e ai nuk e sheh dhe fillon me ia lëkund krevatin. Në fillim e lëkund ngadalë e dikur më shpejt. Mixha Bajrë mendon se po dridhet toka dhe fillon me ra Shahadet me të Madhe “La i Lahi Ilallah ….” e dikur qohet e del në oborr dhe me sa zë që ka bërtet:
– O qohuni more se po dridhet toka!
Baca Tah kur ish pas shku dhânerr s`pari në Bellenicë.
Baca Tah shkon dhânerr s`pari në Bellenicë. Me bacën Tahë shkon Alia ¨q ishte më i vogël, por zot shtëpie. Alia edhe pse ishte më i vogli prej vëllezërve, ishte zot shtëpie. Rrugës Alia i thot Fetahit që të mos flet. E Fetahi i thot Alisë:
-Mas ki gajle se nuk flas.
Ishte adet që dhanuert, i mundonin dhe shpesh në lojra të ndryshme, iu qitnin edhe samar dhanuerve dhe i shtinin kishi me u falur afër muri e provokime nga më të ndryshmet sepse iu kishin marrë qikat.
Por Fetahi nuk folte fare dhe Bellenica e bâjnë men qysh me shti Fetahin me fol. Njëri prej tyre thotë:
–Kuvalt Roda, kur të pshurren, i bâjnë edhe ka dy pordhë. Baca Tah, e shtin me fol me zor atherë flet edhe Baca Tah:
-Edhe unë kur të pshurri, i l`shjoj ka dy e tri pordhë.
A ka më të madh se Bajram Begi a?
Në një dasëm të madhe në Turjakë e ku shahirat ishin përveç Xhelir Islamit e Muhamet Kajtazit edhe Salihi e Ferizi të cilët e shyhretonin odën me këngë, bënin edhe muhabet. Më qef kishe me ngue Salihin kur folte se se kur knonte, aq i meçëm ishte. Kur e këndonin ndonjë këngë, nuk dëgjohej as miza e në fund bënin llafe, tregonin anekdota e gjuheshin me fjalë. Kur e këndojnë këngen e Bajram Begut që askush nuk e këndonte më mirë, Islam Maliqi nuk e kishte dëgjua dhe i drejtohet Salihit:
-Salih, k`nona naj kâng të burrave e Salihi i thot Islamit:
-Islam, a ka burrë me të madh se Bajram Begi a?

Pamje vjeshtore në Gradinën e Madhe, Turjakë, 2021

Është interesant se kur këndohej kënga e Bajram Begut, nuk duhej me qit me pushkë. Njëherë thuhet se kur e ka këndua Salihi me Ferizin Bajram Begin, dikush nga dasmorët ka qit pushkë e Salihi e ka lënë dasmën e ka shkua në shtëpi. Pushka qitet për gëzim e jo kur të vritet Ali Pasha-Gucia, Bajram Begi a Oso Kuka.

Zogjët e shotës të pulës së Cufë Brahimit

Baca Cufë i ka pas dy gra:Bahtishahin dhe tezen Nurë, qikën e dajes Xheledin nga Dragabili. Me të parën që ishte nga Mllanaviqi i kishte tre djem: Asmanin, Ramadanin e Sylymanin dhe me tezen Nurë, kishte: Nezirin, Alinë. Njëherë kur kishin pas dashur me qit ni pulë klluq, nuk kishin pasur ve të pulave dhe ia kishin qit do ve të shotave.
Kur qelin zogjtë e shotës, ata hynin në ujë e pula bënte “ku-ku” por ata nuk i vini pas. Njëri nga pleqtë i kish pas thënë, në hajgare:
– Cufë, edhe ty kanë me të lân djemt kur të rriten se i ki me dy gra. Por baca Cufë deri sa i ka vdekur Bahtishahi, ka fjetur një javë te njëra e një javë te tjetra.
A je lodh axha Shaqë?
Djemt e Sylë Ramadanit, Hamdia e Gania, kur i lëshojshin lopët në Sabah, Shaqë Tusha dilte para dyerve të oborrit e ulej në nje pastaqi (likurë e deleve) dhe ikqyrte gjân e katundit. Çabanët i përshëndesnin, varësisht se në çfarë kohe ishte me:
-A munu qove, në mëngjes; a u lodhe në drekë e darkë etj. E Gania me Hamdinë i thonë axhës Shaqë:
– A u lodhe o axha Shaqë, kur ai sa ish qu e ai iu përgjigjej:
– Po Vallahi jam lodhur se me Xhylen jemi kapur gjithë natën, fyt për fyti e dikur e rrxova (Shaqa njihet si hajgaregjia më I madh I katunit e Xhyla ishte grueja e Shaqes) . Kjo do të thotë, nuk duhet me i thënë askujt në sabah a u lodhe por a munu qove, ishte porosia e Shaqës Tushës.
1*) Katund. KATUND m.
1. Fshat. Katund i ri. Katund më katund. Katund me njëqind shtëpi. Banoj (jetoj) në katund. U ngrit gjithë katundi.
• 2. hist. Bashkësi e njerëzve, që merreshin kryesisht me blegtori e bënin një jetë shtegtare; vendbanimi i përkohshëm i këtyre njerëzve; fshat i madh, me shtëpi të shpërndara e larg njëra-tjetrës. • Ia fut katundit thjeshtligj. flet kot, pa gjykuar thellë; bën një veprim të pamatur. Sa poshtë ka rënë katundi mospërf. shih te POSHTË.
Dhe FSHAT m. 1. Qendër e vogël banimi, ku njerëzit merren kryesisht me bujqësi dhe me blegtori, katund. Fshat fushor (malor). Fshat i largët. Fshatrat e Shkodrës (e Beratit). Kroi i fshatit. Shtëpi fshati. Shkoj (punoj, jetoj) në fshat. Ngushtimi i dallimeve midis fshatit dhe qytetit. 2. përmb. Tërësia e banorëve të kësaj qendre; fshatarët. U mblodh (u ngrit) i gjithë fshati. 3. Qendër e vogël ku banojnë përkohësisht grupe njerëzish që kryejnë një veprimtari të caktuar. Fshat olimpik. Bën fshat më vete jeton më vete, zhvillon veprimtari më vete; vepron sipas mendjes së vet. Kryeplak në fshat të huaj shih te KRYEPLAK,~U. Fshati që duket s’do kallauz fj.u. diçka që duket a njihet nuk ka nevojë për shpjegime të mëtejshme; është fare e qartë e nuk ka nevojë për ndonjë provë a dëshmi.
Unë Turjakën e quaj ”katund” e jo fshat për arësye të kuptueshme se është kryesisht afër maleve e bjeshkëve dhe tokën e punës, arat i ka kodrinore e malore. Ndërsa fjalën ”fshat”, e shpjegoj sipas fjalës ”fushat”. Që do të thotë ”fushat” janë vendbanime fushore dhe nga shqiptimi i dendur i fjalës ”fushat”, zanorja ”u” ka rënë dhe kemi fjalën e re ”fshat”.
Për Turjakën disa shënime i kam marrë nga Veli Sadria, Jup Rexhepi, Sefer Imeri, Kapllan Muslia etj.

Një vikend në Bjeshkë, Turjakë, 2021

Emrat e maleve dhe bjeshkës së Turjakës

Emrat e disa nga vendet, në malet dhe bjeshkët e Turjakës.  

Gradina e Vogël,  

Balli i Kerrshit,  

Lugi i Asojës,  

Kalenicat e bacës Ukë,  

Gropa e Asojës,   

Selishta,  

Rrafshi i Selishtës,  

Lugi i Selishtës,  

Gropat e Selishtës,  

Zabeli i Behramit,  

Brenezhi,  

Dushkaja e Brenezhit,  

Qafa e Brenezhit,  

Shpati i Billës,  

Gropa e Gjemës së Vogël,  

Gropat Rrumullake,  

Gropa e Gatë,  

Guri i Madh,  

Gropa e Gurit të Madh,  

Llozet,  

Lugi i Llozeve,  

Ardhija e Rrushit,  

Sukaqi,  

Qafa e Sukaqit,  

Rrafshi i Sukaqit,  

Funi i Billës,  

Shpatinat,  

Gerrjaqa,  

Lugi Gerrjaqës,  

Guri i Gerrjaqes,  

Gropa e Hithave,  

Gropa e Mullamuqëve,  

Gropa e Ukit,  

Gropa e Avdi Rrahmanit,  

Rrasat e Ramadanëve,  

Gropat Binake,  

Gropa e Gatë,  

Gropat e Llaparit,  

Ara e Selmanit,  

Gropa e Pllumave,  

Maja e Orrlave,  

Funi i Maje Orrlave,  

Gropa e Shaban Demirit,  

Kulla e Keqe,  

Kulla e Ali Agës (?),  

Lugi i Ularit,  

Lugi i Kasum Patokit,  

Lugi i Mallavodit,  

Livadhi i Abazit,  

Livadhi i Fazlisë,  

Te Lugi i Bletës,  

Therra Panorcit,  

Udha Ravnit,  

Zabeli i Hasan Cufës,  

Livadhi i Durakit,   

Murrizi,  

Funi i Murrizit,  

Qafa Gradinës,  

Llokma Gradinës,  

Ledina Sylë Rexhepit,  

Guri Qyskisë,  

Kerrshi Sylymanit,  

Udha Rabaxhive,  

Fusha Kuvalëve,  

Lugi i Qereqhanes,  

Lugi i Llazit,  

(Ulica e Breshancit),  

Vavi Stanës,  

Livadhet e Frashnit,  

Zakuta,  

Kregsi i Asllan Pagarushës,  

Livadhet ner Gardh,  

Bashqet (Livadhet),  

Bunarishtat,  

Livadhet e Vidhit,  

Kerrshinat,  

Gryka e Fangit,  

Zabelet (Vakafet),  

Vrella,  

Petrani,  

Livadhi Behramit,  

Livadhi Rahmotit,  

Kerrshi Avdylit,  

Shkozinat,  

Quka,  

Podi i Qukes.  

1*) MAL m. 

Turjaka kishte dhe ka male1*) të buta, dushkaja e bjeshkë 2*), me drunj dhe gurë të mëdhenj e të thepisur, shpella, gropa e një vrellë me ujë.
Malet e Turjakës janë afër katundit, në perëndim, ngjitur. Afër shtepive janë arat jo fort bukanike, dhe menjëherë pas arave më në kodër fillojnë Krye Dushkajat e vazhdojnë deri te Llokma për të vazhduar në Fund të Gradinës së Madhe dhe në pjesën tjetër, pa u shkëputur, fillon drejtimi i Veri Përëndimit deri në Bubël e te Fusha e Kuvalve (Kuajve) jo larg Lumit Mirusha
Këto male kanë dhe të bardhë dhe dheu (dheu, toka) i tyre shërbente me maru Qerpiç 3*). Dheun e përdornin katundarët e Turjakës me i ly shtëpitë.
Toka (dheu) është i bardhë dhe i ëmbël e i ngrohtë sikur toka e Rahovecit dhe mund të rritet rrushi, bastani (shalqini) dhe pemët tjera.
Bjeshkët janë disa kilometra, deri në Panorc, Zatriq, Rahavec, Astrazub dhe Carravranë dhe në to ka shumë lloje të drunjëve e bimëve, Ah, Bung, Qarr, Frasher, Lejthi, Shkozë, Thana, Plep të Butë e të Egër, Shpardh, Murriz etj.
Në bjeshkët e Turjakës ka edhe shtazët e egra: Ujku, Dhelpra, Kaproi, Lepuri, Derri i Egër, Maca Egër, Jasbaci etj.
Fatkeqësisht malet Turjakës janë prerë shumë, pas 12 Qershorit 1999 nga keqbërsit. Katundarët e katundeve që nga Bllaca, Bellenica, Banja, Lladrofci… Carralluka, Arllati … Drenica i kanë shkatrrua Malet e Turjakës pa kurrfarë kriteri e dihet se Malet nuk rriten për disa dhjetëra vjet, Qarrin dhe Bungun si dy lloje të drurit më të mira që nga Gradina e Vogël, Lugi i Gradinës së Madhe e deri te Kerrshi i Sylymanit, pronë e Turjakës dhe Murrizin e Lugin e Murrizit e, në kufi me katundin e Panorcit e kanë pre e vjedhur, sepse Kosova nuk ishte shtet e njerëzit bënin çka donin.
Qarri dhe Bungi janë dy lloje të botës bimore që në Suedi psh nuk guxon ti pres as nëse ato janë në oborr të shtëpisë pa pasur leje nga komuna e Suedia ka me miliona hektarë me pyje, disa mijëra kilometra.
Drunët para disa decenie, Bungi e Qarri në Turjakë kanë qenë të trash dhe të gjatë. Nëse i ke shikua se sa të gjatë kanë qenë, kapuqi të ra në tokë.

Pamje me gurë në Bjeshkë, Ledina e Gradinës së Madhe, Turjakë

1*) MAL m.
1. Vend shumë i ngritur mbi sipërfaqen e tokës që ka përreth, më i lartë se kodra, me majë a me kreshtë dhe me shpate zakonisht të pjerrëta, që zbresin në lugina. Mal i lartë (i madh). Mal i veshur (i zhveshur, i thatë). Mal shkëmbor. Mali i Tomorit
(i Korabit, i Dajtit). Malet e Shqipërisë. Majë (kreshtë, shpat, faqe, brinjë, qafë, grykë) mali. Rrëza e malit. Rrugë mali. Çaj mali shih te ÇAJ,~I 1. Lule mali. Lëpjetë mali. Shpend mali. Erë mali. Vargu i maleve. Arë (kullotë) në mal. Fshatrat rrëzë (prapa) malit. Doli në mal. bised. doli partizan. Mori malet doli në mal, u arratis. Buçasin (gjëmojnë) malet. Iu ngjitën (iu qepën) malit. Zbresin nga mali. Rrofsh (të paçim) sa malet! ur. U mbushën malet me borë. Mali me malin nuk piqet, njeriu me njeriun piqet. Fjalë pop.

(Pamje dimërore e Gradinës së Madhe)
2. BJESHKË f.
1. Mal i lartë me kullota verore. Bjeshkë të larta. Bjeshkë me dëborë. Bari i bjeshkës.
Ujë bjeshke. Ngjiten në bjeshkë. Zbresin nga bjeshka. Verojnë në bjeshkë. Është si bjeshka është e bëshme e plot shëndet (zakonisht për vajzat). Të rrojë sa bjeshkët! ur.
2. Tokë gurishte e jopjellore në vend të thepisur.
* E bëri bjeshkë diçka e zmadhoi shumë një punë, e bëri qimen tra, e bëri mizën buall. Sheh përtej bjeshkë (prapa malit) sheh larg, është largpamës. Sikur ka bjeshkën në shpinë e ndien veten shumë keq nga ana shëndetësore; është në një gjendje të rëndë, ka shumë halle e kokëçarje.

Burimi i Vrellë së Turjakës, pas më shumë se 30 vjetëve, filloj të rrjedh ujë.
3*) QERPIÇ m.
Tullë prej balte e tharë në diell dhe jo e pjekur në furrë; plithar. Mur qerpiçi. Shtëpi me qerpiç. Bëjnë (presin qerpiçë).
Vazhdon
Dëshirat dhe ”dyshimet” e tiranses për Turjakën

Vazhdimi i trembëdhjetë dhe i fundit

“Djali shka i thot qikes o
Zemra llubenices,
Qika shka i thot djalit o,
Hajde rrethit malit o” (Këngë baritore e dashurisë)
Pas dy ditëve e tri netëve, Sanija, tiransja “e vogël” doli në oborr.Të gjithë u gëzuan që tiransja ishte më mirë. Madje edhe plaku që kurrë nuk delte nga oda, ku rrinte me burra, doli në pengjere dhe e shikoi Sanijen. Plaku i ngratë që kurrë nuk ishte dorëzu e as plakën e vetë nuk e kishte dëgjua, para Sanijës e kishte “dhân teslimin”. Ndërsa Sanija për hatër të tyre kishte pranua që ti fryej Halla Nurë e Rexhep Demiri (një rit, bestytni).
Ndërsa plaka e zonja e shtëpisë që pa lejen e saj as nuset e as qikat nuk bënin asgjë, ate mëngjes vetë kishte marrë një xheveq me tamel, pa ia marrë mazën dhe një kusi me tamel të vluet e kishte shkua te Dudi i Madh. Nuset, kishin marrë dy shkama, një për vjehrrën e tjetrin për Sanijen. Ndërsa, bënë ashtu qysh iu tha vjehrra, tash rrinin në këmbë dhe shikonin nga Sanija e pritnin nga një urdhër nga vjehrra.
E Sanija dukej e zbehtë në fytyrë por e gëzuar që më në fund e kishte kaluar edhe këtë “krizë”. Hijeshia e saj i bënte për vete jo vetëm nuset e qikat por nuk kishte djalë në Turjakë që nuk dëshironte ta shoh Sanijen. Bukuria e tiranses mund të krahasohej vetëm me hënen e plotë që natën dilte në Malet e Turjakës e shpejt mëshifej pas reve të holla e humbëte në Malet e Zatriqit. Po nuk ishte vetëm bukuria e Sanijes që “i linte pa gojë” gratë e qikat turjakase, ishte thjeshtësia e saj në në të folur e në të veshur. Ajo i vishte teshat e kusherirave dhe iu jepte teshat që kishte marrë nga Tirana qikave turjakase. Pastaj, kur hante bukë, ajo ulej në tokë apo në një cung e nuk priste që dikush me ia pru një shkam druri, me tri këmbë. Fliste me të gjithat e me kusherinjët që ishin moshatarë, më të mëdhenj e më të vegjël. Edhe me ta gjente tema që ata i kishin shumë në qejf por Sanija ishte e kujdeshme që vetëm për “dashuri” të ketë më shumë kujdes e të mos flet.
Dhe sytë i shkuan te gjokset që i kishte sa pjeprat e llubenicat e Turjakës që bëheshin vetëm në arën e Bratatinit e te Vorr i Lugatit …e nga larg dëgjohej një këngë:
”Kur kam nejt ni dit me ty, qiko
Ni dit` sa a dita
Gjylpanen ta hpqa,
Për … gjoksa te ngjit”
Djali shka i thot qikes o
Zemra llubenices,
Qika shka i thot djalit o,
Hajde rrethit malit o” dhe këngën tjetër që qika i thonte djalit:
“Sam met kujt mi besu (S´ka met kujt me iu besue)
Mram m`ke puth
Sot ke kallxu”
Tiranses i pëlqyen keto dy bejte të këngëve baritore që i këndonin barinjët turjakas sepse në Tiranë nuk kishte dëgjua këso këngë aq të ndieshme që aq bukur “flasin” për dashurinë qikat e djemt.
Tiransja kishte vendosur që të rrinte edhe së pakut një javë në Turjakë, kjo pasi kishte lexua disa letra të nënes që i kishte gjetur në fund të çantes ku Sieri e donte Sylën dhe prandaj kjo ishte në qef.
Pastaj, plaku kish qef që Sanija të rrijë në Turjakë se ishte gjak gjak i vëllait të tij.
(Për këto, dëshirat e Sanijes dhe disa nga qindra letra, do të shkruaj më vonë)
Disa nga letrat e Sierit dhe të Sylës:
– Çdo fjalë tënden e lexova. Shpëtuam. Nuk u mbytem në urrejtje.
– Më vjen keq, ndihem i turpëruar.
Nëse më pranon … Të puthi.
– Po dhe dua të më puthësh gjatë.
A je flasim tani? Mbase je i zënë se edhe unë nuk kam shumë kohë.
Uroj të kesh një dite të mbarë!
Të mora por nuk e ngrite. Jam në bus. E shikoj qe nuk je i lire, flasim me vone. Do perpiqem të të marr, mos u preokupo!
– Sier, erdha në banesë.
– Më merr, flasim pak!
– U nderpre, pse?
– Më moren nga zyra ne cel. Shkruajmë se këtu përgjohemi. Te puth!
– Të puthi në buzë … !
-Nesër do të jem prap ne pune. Flasim paradreke. Sot erdha ne zyrë vetëm për të folur me ty.
– Sier, me vjen keq nga ti.
-Jo! Mos! Jam me njerëz dhe nuk dua të më degjojnë. Kanë kuptua diçka nga gjendja ime jo gazmore. Këto ditë isha e humbur. Por tani jam mirë, normal. Nuk dua të dinë asgjë!
– Oj Sier!
– Or Sulo! O me ka marrë malli për ty.
– Me ka marrë malli për ty. Ka diiçka të vogël që kam kujdes më shumë.
– Sier, sa momente te mira kemi pasur, a të kujtohet?
– Shumë, shumë. Ishte bukur.
Gjëja me e bukur në këtë botë është të dush e të të duan.
– Nuk ka kush ta pershkruan dashurinë tënde qe ke për jetën e për … njeriun.
– Nuk ka.
– Ato fjalë pata fatin ti dëgjoj nga goja jote unë dhe askush tjetër.
– Jo! Kurre me aq intensitet. Ne shtynim njëri tjetrin. Pasqyronim.
– Bukuriaj jote ishte tërheqëse dhe ajo më çmendi.
– Ti ishe dashnor i mirë, i butë dhe i zgjuar.
– E ti ishe njeriu që më së shumti më dhe mua dashurinë… per jetën.
– E egesuar. Une të dua ty dhe ta di për nder që më deshe shumë, që më dhe aq shumë çdo ditë e me orë të tëra.
– Dhe ti nganjëhere ishe “bishë e egër” qe doje të më haje e të mi shkulësh flokët!
– Pa u lodhur po akoma dua ta bëje, akoma.
-Dhe unë dua. E dashura Sier, ti ke një zemër mali.
– Une zemrën e kam hambar.
– Do të doja të jem vetëm me ty.
– Po! Kam nevojë për vëmendje e dashuri dhe kur nuk e gjej, iki si hëna mes reve, larg.
– Edhe sikur të më ikesh, kam me të zënë. E kur të zë, kam me të shtrëngua e nuk kam me të lënë të më ikësh.
– Të kam xhan.
Unë ti kam dhënë të gjithat, dashurine, edhe trupin sepse ti më pëlqen e me tërheq fizikisht … Por nuk e di realisht … Është si një ëndërr e bukur pranverore, kjo ”ëndërra” jonë.
– Unë nuk dua tjetër, pos dashurisë e trupit tënd …
– Ato i ke. …… . Unë kam qenë e bukur. Tani përpiqem të mbahem
-A je vetem tash? Më ka marrë malli …
-Jo! Jam me …
Por ato po shtrojne dreken. Me duhet të të le
Te dua!
Te puth!
-Ty të kisha puthur para …
Të puthi edhe une. Zemra ime, paskna harrua kur kam marre zemra. Me duket se kane kalua dy shekuj
-Mos lejo asnje idjote, grua tjetër të të dergoje zemra! Kurrë!
Këtu duhej për ilustrim një poezi e Pushkinit …..I loved you …
Kenaqu!
– Kenaqem, kur te takoj ty dhe kënaqemi së bashku.
-Kur më takon …”në botën tonë”
-Në Tiranen e tiranses
-Aty po.Tirana është e bukur ..,
-Ose në Turjakën e turjakasit, në lumin Mirushë.
-Aty pastaj … do të ishte super.
-Do të lahemi … e pastaj do të ….
-Mirusha është përrallë nga e kaluara… Kryevepër.
-Po, do te laheshim e me pas do te “laheshim “….
– E unë do të puthja, sikur po ta fërkoj shpinën, ndërsa ”zemra” .. ?
-Do të ndodhnin … të gjitha.
-Në uje, në Mirushë …. .
Do të ndodhnin në uje, ne Mirushe …. ?
-Në çdo terren: në ujë e tokë e krevat.
– Oh, Sier, ti je e përkryer.
Ti puthi …!
-Të tuat janë.
– Të miat?
-Po, janë të tuat o rrugaç
Po ti duash … !
Është yti.
– Më çmende, oj bukuroshja tiranse!
-Ate dua … të të çmend e ta mbash mend
…pas teje!
– Rash në krevat, dua të flej. Jam i lodhur. Sier, te dua! Naten e mire!
-Natën e mirë! Unë jam në një darke me m…
Sapo u ngrita. Kam lënë disa gjëra për të bërë …
Flasim më vonë…
– Në fotografinë që ma dergove, kishe ”ra ne mendime”, ishe e lodhur?
-Po ti ku je? Unë ashtu dal. Nuk jam e lumtur si person … Jam vetëm e kënaqur për çfare kam.
Te puth!
Martina ta marrt lulen e ballit

Disa këshilla për mbledhësit e ri të folklorit,
kujtime nga ditari im

Mahi e mesele të fshatit Turjakë

Kur shkova për herë të parë në Prishtinë, ishte viti 1970, si nxënës i klasës së tetë.
Ishte gjenerata e parë e shkollës fillore tetë klasëshe “Migjeni” në Lubizhdë, fshati më i afërt i Turjakës, 4 km.
Drejtoria e shkollës, me drejtorin e parë, Selman Hazir Morina, (vdiç para një jave, ndjesë paste), kishte vendosur që gjenerata e jonë, si gjenerata e parë, nxënësit e klasë së tetë të shkojmë në shetitje apo ekskursion, brenda Kosovës.
Ishim vetëm 23, 24 nxënës, shumica djem dhe vetëm 4 vajza, Sanije Asmani, nga Turjaka,  Lumnije Haliti nga Damaneki një vajzë nga Mirusha, emri nuk më kujtohet dhe Hanka, qika e kuririt të shkollës, Pajazit Kiliqit. Ndërsa djem, kishte më shumë. Nëse nuk i kam harrua ata kanë qenë: Unë, (Sinan Kastrati), Jakup Balia, Haxhi Dina (Haradini), Arif Latifi, Demir Ahmeti, Met Alia, Rexhep Shaqa, të gjithë nga Turjaka.
Nxënësit e klasëse së tetë nga Damaneku kanë qenë: Fatmir Hamiti, është vrarë, Rasim Brahimi dhe Naim Avdija e nga Qypeva ka qenë veçAvdyl Brahimi. I vetmi nxënës nga Mirusha ishte Salih Rifati kurse nga Lubizhda ishin Ismet Alia, ka vdekur (është vrarë), Hajriz Neziri, Sherif Selmani e Xhemajl Islami.
Prej mësuesëve me ne në shetitje ishin Destan Islami, mësues muzike, Deli Thaqi, mësues i gjuhës shqipe dhe Rexhep Bubaveci, teknik bujqësor që punonte si mësues biologjie, fizike e kimie. Udhtimin e bëmë me autobus e shofer ishte Hamit Kadri Minushi, i vrarë më 1999 në Fushë Kosove. Rruga, ishte një rrugë e vjetër gjarpërore, Xhade, e shtruar me gurë dhe me shumë kthesa që nga Lubizhda, Mirusha, Malisheva e sidomos Carralluka e për të vazhduar për në Arllat, Kamaran, Sllatinë, Fushë Kosovë e deri në Prishtinë.
Ama, jo të gjithë nxënësit e as njëra nga nxënëset nuk erdhi në shetitje. Vajzat nuk i lënë prindërit ndërsa djemtë kanë me punua në ara e në fusha tokën.
Ishte fundi i muajit maj 1970. Dielli përcëllonte. Bënte vapë e madhe e pluhuri hynte në autobus sikur me e gjuajt dikush me lopatë në kohë të fshimeve (të grurit) por ne nxënësit katunadarë që kishim hypur për herë të parë në autobus, dëshironim që sa më shumë të rrimë në autobus e rruga të ishte edhe më e gjatë.
Në Prishtinë vizituam fabrikën e Amortizatorëve dhe një të tekstilit. Ishte hera e parë që shihnim gra me k`misha të shkurtëra që punonin në tjerrtore e fabrika të tjera prandaj interesimi i jonë shtohej e kusrreshtja rritej. Ato punonin me kësmisha të shkurtëra e iu shihej leshi në mes të krahëv. Për mua ishte hera e parë që shihja vajza e gra gjysëm lakuriqe. E ne si fëmijë, i shikonim ato më me shumë vëmendje se si gishtat e duarve të tyre të arta lëviznin aq shpejt duke i drejtuar penjtë. Nga njëra prej tyre, kur e ngritëte dorën përpjetë, ne shihnim edhe një pjesë tjetër të trupit të saj e deri te gjokset që donin të iu dilnin nga krahërori.

***

E mësuesit, sidomos Deliu, na “këshillonte” që të sillemi mirë sepse nëse nuk sillemi mirë, na qesin në gazetë. E pamë edhe Rexhep Hoxhën, shkrimtarin e dashur të “Lugjeve të verdha”, mu te sheshi “Vllaznim- Bashkim”.
Vizituam Termocentralin në Obiliq dhe … pastaj shkuam me autobus në Mitrovicë e në Trepçë ndërsa gjumin e bënim në konviktin e nxënëseve në Pishtinë.
Oh sa lakmoja edhe unë të isha banues në internat.
Dëshirat ishin tës shumta e fantazia ime lodronte e papenguar.
Por për këto ngjarje, ditët e vite si nxënës fillorist do të flas edhe herave tjera.
….
Sa mbaj mend unë në Shkolla të Larta e në Univerzitet, nga katundet tona mësimet i kanë vazhdua dhe i kanë kryer, unë (Sinan Kastrati), Letërsinë, Avdyl Brahimi, gjuhën dhe letërsi, Sanije Asman-Zogaj, nuk di në cilën drejtim dhe Fatmir Hamit Krasniqi, mjekësinë (është vrarë në shtëpi, në Fushë Kosovë më 1999). Disa nga nxësnësit janë vrarë e disa të tjerë kanë vdekur.
Por pasi ti marrë edhe disa të dhëna e ndoshta edhe ndonjë fotografi, nëse ma dërgon ndonjë ish nxënës i imi, do të shkruaj më shumë. Mjerisht, unë nuk kam asnjë fotografi si nxënës me klasë e as si mësues me nxënësit e mi.
Turjaka
Turjaka, është katundi im. Aty u linda nga nëna Nazë e baba Ukë, tash të ndjerë dhe e rrita shtatin, jo shumë të madh por u “pjeka” e u forcova …..
Fjala “Turjakë” kuptimi dhe kur njihet si vendbanim nuk e di, nuk jam i sigurt.’
Pleqtë që e kanë njohur ”Historinë” e Turjakës, kanë vdekur, Gjemajlia i Brahim Agës, Meta dhe Salihi, dy djemt e Xhemajlisë, baba Ukë e baca Dulë, Din Haxhia, Lil Derguti, Ilaz Imeri e Sylë Sahiti, Rexhep Asllani (është plakur).
Një miku im nga Bubli, me profesion hoxhë, Harun Shabanaj imam në rrethin e Deqanit mi dërgoi disa të dhëna që ai i paska gjetur. Letra që ma dërgoi Haruni po e publikoj pa ndërhyerje të mëdha:
“Turjaka është vend parahistorik. Gradina ka qenë e kohës ilire. Kulla e kuqe i përket Gradinës. Në dokumentet e vjetra, në defterin kadastral të Sanxhakut të Prizrenit nr 368 te vitit 1530, me emrin Turjakë kam gjetur edhe këto të dhëna.Turjaka më 1591 i kishte 20 shtepi e 8 beqar. Përmendet edhe në një hartë austriake e përpiluar në bazë të shënimeve të viti 1689”

Sipas pleqëve, të katundit Turjaka ka qenë tokë e Zatriqit por ka pas qipqi e rragtarë (sherbtorë) krysisht zogjanë që ende janë aty. E njohur aso kohe,Turjaka ka qene si Turjaka e Damanekut deri sa kanë ardhur Ali Aga me djemte: Avdullahin, Brahimin, Hasanin dhe Hamzën nga Zatriqi, diku rreth viteve 1873-1877.
Në Turjakë dhe në Damanek kishte pas shpesh edhe luftåera në mes të cubave, si Qorrit, Karadakit, Rrakaqit etj. deri sa kanë ardhur Ali Aga me djem. Më vonë ato “luftëra” të cubave, janë rrallua e zhdukur.
Krejt katundet, që nga Turjaka e deri në Halilaq, te Sllatina janë kanë qiflliqe të Agallarëve të Zatriqit.
Turjaka kufizohet me Lubizhdën, në Veri lindje. Në Veri të Turjakës është katundi Damanek. Në Veri- Përëndim është Bubli kurse Panorci është në Jug-Perëndim. Në Jug-Lindje janë malet e Turjakës, Bjeshkët që shkojnë, pa ndërprerë deri në Zatriq e te Zdrella e Rahavecit e për të vazhduar edhe më larg …. afër Rahavecit.
Bjeshkët e Turjakës janë të pasura me llojet të ndryshme të drunjëve, Ah, Bung, Frashër, Lejthi, Kregs, Shkozë, Thanë e drunj të tjerë kurse Dushkajat janë toka, tokë e butë dha kanë vetëm llojet e drunjëve, Qarr e Bung. Ato shrihen deri në Bubël dhe te Garaqevat e Panorcit
Ka kullosa të shumta që nuk ka nevojë çabani me i ndërru drejtimin dhenëv, deri në minges (ora 10:00-11:00) ose në mbrëmje.
Livadhet e Turjakës janë ndër më të mirat e më me shumë lloje të bimëve e barë në ato katunde.
Në mes është lumi Mirusha që i ndan livadhet por edhe katundin Turjakë me Damanekun e ato, livadhet janë të gjata disa kilometra që nga Vakafi i Lubizhdës e deri te Ura dhe Mullini i katundit në Bubël.
Arat e Turjakës janë, shumica kodrinore por që e bëjnë shumë bereqetin. Nga drithërat mbillen gruri, misri, elbi, tërshera e nga pemët, ka molla kumbulla, dardha, arra, ftoj, kojsia, qershia, duda e dikur kishte edhe vreshta me rrush, vojsa e pjeshka.
Në katundin e Turjakës janë disa mahallë. Më e madhja është Turjaka ose Mahalla e Madhe, që edhe aty nga turjakasit i ndajnë psh në: Mahalla e Aliagëve, e Mullamuqëve, e Nurqëve.
Në Turjakë janë dy fise: Kastrat e Zogja, ndërsa në mahallat e tjera ka edhe Berishë, Bytyq, Morinë.
Familjet, tash mahallë, më të njohura kanë qenë, përvec Familës së Ali Agëve edhe ajo e Smajl Zenelit dhe Ramadan Nezirit.
Zogajt
Ndërsa jashtë Turjakës (Mahallës së Madhe), ka edhe tri mahallë: e Kajtazëve, mahalla e Vogël dhe mahalla e Goqëve.
Pakë më vonë do të flas edhe për Krent e katundit, njerëzit më të njohur e me peshë të Turjakës, pa dallim fisi e mahalle por tash do të filloj të flas pakëz për Mahitë, Meselet dhe … Anekdotat që tregohen ende në Turjakë dhe disa këshilla për (poetët) mbledhësit e ardhshëm të folklorit në Turjakë.
Profesor Anton Çetta po edhe profesor Shefqet Pnlana na mësonin e na udhëzonin se si duhet mbledhur folklori.
Zakonisht, na këshillonin ata që të shkojmë te shtëpitë e mëdha aty ku ka ka oda burrash e shahira, sepse aty, thonin, vijnë edhe mysafirë e njerëz të njohur. E ata pastaj, vetë i gjejne ata që kanë mbajtur më shumë në mend, ndonjë fjalë të urtë, mahi, mesele, këngë, prrallë, anekdotë, fabul.
Êshtë me rëndësi që të shkruhet drejt emri, emri i babës, mbiemri, viti i lindjes, profesioni dhe vendi ku jeton i atij ose asaj që e tregon ose e këndon një … këngë.
Unë kam pas mbledhur shumë këngë nga disa të afërme (gra e qika) por edhe burra e pleq nga Turjaka, Vll. Drenofci, Panorci, Damaeki, Astrazubi e Carravrrana por ato, gati të gjithat më kanë humbur, më janë konfiskua nga policia jugosllave, janë djegur e janë kalbur dhe tash e disa vjet po mundohem me i rikujtua, edhe njëherë nëse mundem me i qit në letër e pastaj me i mbledhur në një libër.
Përveç, që në Turjakë ishin të shumtë pleqët, e ku mblodha shumë ngjarje që kishin ndodhur, si pleqni e fjalë të uerta (proverva), unë mblodha edhe disa këngë te Muhamet Kajtazi, Xhelir Islami i Turjakë dhe te Salih, Feriz e Ali Krasniqi në Vll. Drenofc.
Edhe këto materjale, në prill të vitit 1981, gjatë bastisjes sa isha i burgosur në burgun e Prishtinës dhe në Ferizaj, Sherbimi i Sigurimit Shtetëror bashkë me disa policë nga stacioni i Policisë në Malisheve, mi kanë marrë dhe nuk mi kanë k`thye më.
Pse unë i quaj Mahi, Mesele … ?
Një fjalor të vogël të termave të letërsisë nuk munda ta gjej, sigurisht e kam lënë në bibliotekën time të vogël në Prishtinë.
Fjalori ka shumë fjalë e terma të letërsisë që shpjegohen dhe është e këshillueshme që edhe stuedjuesit e rinj ti ndjekin ato rrugë e ato rregulla.
Kur thash kam dy biblioteka, natyrisht shumë të vogla, një në Kosovë (Prishtinë, fatkeqësisht jo në Turjakë se nuk kam shtëpi në Turjakë) e një në Suedi (Malmö) mu kujtua një shkrimtar i madh grek që jeton në Suedi, Theodor Kallifatides. Ai ka dy biblioteke në banesën e vet në Stockhom. Në njërën ka libra greke e në tjetrën, libra e literaturë suedeze dhe thotë ai “Kur hy në bibliotekën me libra greke, mendoj, frymoj, flas e shkruaj greqisht… ”.
Mahi
Mahi do të dmth, hajgare, shaka shpoti. Mahitë në Turjakë tregoheshin nga të vjetrit por edhe nga plakat e djemtë e ri. Kur dikush fliste, në odë e nuk ia qëllonte, tjetri ia priste, si në “shaka” dhe tregonte një “mesele” e të tjerët qeshnin.
Më shumë se sa në katundet e tjera, Turjaka ka pasur mahitarë.
Meselja
Edhe meselet, term shumë i njohur në Turjakë por edhe në katundet dhe krahinat e tjera në Kosovë, janë mgjarje apo ndodhi që tregohen nga të vjetrit me gojë. Janë “histori”, e ngjarje të shkurtëra.
Për mesele janë të njohur pleqt e Drenicës të cilët shpesh në pamundësi që të tregojnë drejt për një ngjarje, ata kanë përdorur fjalë të tjera që mos ta kuptojnë të tjerët, nëse në atë odë ka pasur njerëz të hyqymetit ose hafi (spiun), ose të të ndonjë përkatësie tjetër fetare e kombëtare
Mahitë e meselet, ndryshe i quajnë edhe Rrotlla.
Anekdotat
Kjo fjalë më tepër përdoret në literaturën shkencore se sa nëpër oda.
Pleqt nuk e kuptojnë dhe prandaj edhe ata që tregojnë anekdota, ose mesele, ata i quajnë “Meselegji”
Anekdota është tregim i shkurtër, zhbabitës, tërheqës a na bënë për të qeshur.
Këto, Anekdotat i tregojnë kryesisht njerëzit e njohur. Ose tregohen për njerëz të njohur, për me u bërë ngjarja më bindëse. Shpesh thuhet: Kish pas thënë Nastradin Hoxha, Dervish Gogjuli, Xhemajl Abria, Salih Bajrami etj për shkak personat e përmendur jane të njohur, ani pse ata nuk kanë thënë.
Me anë të anekdotave tregohen të metat e njerëzve.
Ka shumë anekdota për punën, për barinjët e për pushtetarët. Varësiht nga vendi një anekdotë e ka vlerën sa një libër, nëse tregohet ku dhe kur e ka vendin.
Unë do të tregoj një mesele që e kam përdorur në një të pame.
Ishte viti 1980. Shkova në Prishtinë, në fakultetin Filozofik. Dëgjova se kishte vdekur një ish shoku i studimeve, Fuat Krasniqi nga Dajkofci i Kamenicës, i afërt Metush Krasniqin, atdhetarin më të madh në 100 vjet që ka pasur Kosova.
Menjëherë, sapo dëgjova shkova në fakultet dhe bisedova me profesor Gani Lubotenin. Nuk më kujtohet a ishte Ganiu shef i katedrës së Letërsisë apo dekan i fakultetit Filozofik.
Ai më tha:
-Po dhe shkuam e blemë një kurorë dhe me dy kerre (makina) udhtuam për në Dajkofc. Me neve, perveç profesorit Ganiut, erdhi edhe Agim Vinca, ligjërues i Poezisë.
Por fakulteti Filozofik kishte vetëm një kerrr prandaj Ganiu e kishte kërkua edhe një kerr tjetër, në Raktorat. Shoferi i njërit kerr kishte qenë serb. Ai që voziste në Komitetin Krahinor të LK-së, që e quanin Niq? dhe e fliste shumë bukur shqipen si kur të ishte shkodran.
Në oden e Dajkofcit, pasi u përshëndetëm dhe i tham fjalët e kryeshnoshit, pleqt e fshatit flisnin kundër pushtetit dhe qeveritarëve serbë. Profesor Ganut i vinte keq dhe nuk kishte mundësi me iu tregua se kemi një serb me vete.
Atherë pasi me shikoi në sy mua, sikur të më jepte leje të flas, unë fillova dhe e tregova një mesele, anekdotë ku porosia e meseles ishte që të përmbahemi se kemi edhe këtu, njerëz me besime e kombe të ndryshme, serb.
Meselja ”Martina ta marrt lulen e ballit”!
Dhe e fillova meselen. ”Ish pas dal ni plak me nipin me ec (shetit). Plaki ish i fesë islame dhe inonte (gjinonte) në Ramazan. Një djalë i ri i fesë katolike, pakë më larg pinte duhan e plakin kjo e pengonte:
-Kush është ai kaurr qi pa pin duhan? Nipit po i vjen keq me i thënë gjyshit se ai është katolik, por po i thot:
-O gjysh, ai është Martini!
-Martina ja marrt lulen e ballit!
Kur e kreva meselen, e pash se fytyra e profesor Ganiut i keshte ndërsa pleqët që kishin folur deri atherë, iu erdhi keq dhe nuk folën më.
Vazhdon me mahi e mesele nga Turjaka.

Januz, sukses t`ka ba Jemini!

Barinjët e Turjakës, gjenerata e artë, veteranët turjakas

(Vazhdimi i katërt)
Mahi e mesele nga Turjaka
Personazhet e mia, të shkrimeve të mia dhe këtij që po e bëjë publik sot, janë ndër më të dashurit çoban (barinj) të kohës. Ata janë, do tï quaja “gjenerata e mesme” por “e artë”, si barinj të Turjakës pas Asllan Islamit dhe para Kamet Ilazit. Edhe këta nuk kanë pasur fat hiç më të mirë se Asllan Islami e Kamer Ilazi.
Të gjithë janë (Ish) barinj të lindur afërsisht në vitet 1945 -1948 si Smajl Asman, Halim Hamzë Smajli, Hasan Sejdia, Isni (Hysni) Hamzë Hamidi, Sali Seferi, Zeqir Uka (vëllain im), Gani Shaqa e … Zenel Sadiki.
Disa nga këta, “heronjë” të shkrimeve të mia, kanë vdekur, Isni Hamza, Hasan Sejdia e Zeqir Uka (vëllai im) që shkurt e thirrnim, Zeqë.
Zeqa është vëllai im, i dytë i lindur pas bacës Lahë dhe para Ademit dhe meje (Sinanit).
Laha, vëllai im i madh jeton në Gjakovë kurse Ademi e unë jetojmë në Suedi
Januz, sukses t`ka bâ Jemini! (Zeqir Uka)
Ukë Imeri (Kastrati) ishte baba im e Naza Fazli Jeta (Morina), nëna, bijë e Astrazubit: Të dytë kanë vdekur, nëna më 1987 kurse baba më 2002. Baba e nëna së bashku, na kishin lindur 4 djem e tri vajza. Më i madhi ishte Laha, me profesion mjeshtër (murator9, ndërtimtar. I dyti, Zeqa, me profesion bujk e bari buallicash. I treti ishte Ademi, gjimnazist i diplomuar dhe më i vogli isha unë Sinani. Kishim edhe tri motra (Tri motra, tri ngjarje, tri histori…. ). Motrat kanë vdekur të gjithat kur ishin të vogla. E mbaj mend vetëm motrën më të madhe, por më të vogël se unë, Feriden dhe shumë pakë Hanifen ndërsa motrës së vogël, pas Hanifes ia kam harrua edhe emrin.
Vdekjet e fëmijëve në vitet e 1950-1960-ta në Turjakë ishin të shumta e të shpeshta. Askush, edhe nëse kishte ndonjë sëmundje serioze, nuk e dërgonte fëmiun te mjeku.
Në vend të mjekut, shpesh e thirrnin Hoxhën ose shkonim deri te Mulla Asmani në Vll. Drenofc e ai na shkruante nga një “Hajmali”.
Edhe në odën tonë shpesh vinte një hoxhë, kusheri nga katundi Maxharrë. Magjarra është katund, në mes të fshatrave Dragabil, Marali, Mllanaviq dhe dhe Astrazub. Mulla Ali Maxharra rrinte te na nga dy, tri e 4 javë ditë. Aty, kur ai vinte, tuboheshin të gjithë fqinjët dhe disa edhe nga mahallat tjera dhe e falnin Namazin së bashku me Imam. Mulla Alia, na shkruante edhe Hajmali, nëse dikush ishte s`mut. Ai iu shkruante edhe gjave (buallicave, deleve, lopve, kive) nëse ato nuk kishin ose e ndalnin tamlin (qumshtin) ose vriteshin lopët e vjetat në mes veti. Ai ishte shumë i dashur e nuk na merrte para. Ai shpesh na falte para, dinarë jugosllavë që për at kohë mund të blenim shiqerka në gernapin (dugajën,dyqanin) e Žives.
Por ishte edhe Rexhep Demiri e Islam Maliqi, si “mjekë popullor” që na “fryenin” dhe nëse kishim ndonjë “varrë” të vogël, baca Rexhep, na lëmonte me një penel të pulave varrën dhe i fryente ngadalë e i thonin disa fjalë që ne s`i merrnim vesh por na pëlqenin me i dëgjua.
Gati e paskna harrua edhe një grua, ”mjeke”. Ajo ishte edhe halla Nurë, gruaja e Cufë Mllanaviqit që na “frynte”. Asaj ia jepnim ndonjë kokërr ve (voe të pulave) e rrallë ndodhte iu jipnim edhe tlyen e djath, e mjeku nuk kishte vend në Turjakë derisa i kishim ”mjekët” tanë.
Para se të flas për të tjerët, dua të tregoj pakëz edhe unë për vehten time.
Kur i kreva (4) katër klasë fillore, diku në mes të viteve 1965, mbeta te shtëpia dhe dy vjetë i ruajta buallicat bashkë me Jakup Balinë (ish kryetarin e ardhshëm të komunës së Malishevës, djalë axhe), me Vefajë Sadrinë, Haxhi Dinën, Demir Ahmetin, Enver Amrushin, Ramiz Hasanin ….
Ne kishim fatin se nganjëherë, si barinj i shihnim edhe barinjët e vjetër, “veteranët”.
Ç`dreqin mu kujtua kjo fjalë “veteranë”?.
Turjaka nuk kishte tjerë veteranë aso kohe përveç barinjëve e tash sa mora vesh kur isha në Turjakë, kishte edhe disa “veteranë” të “luftës” së fundit, kësaj të “uçk-së” se nasim haradinajve e jakup krasniqave që edhe gardhin në Kosharë e paskan thy këta dy.
Turjaka nuk e ka pas “adet” mu rreshtua pas të kuqve bile Fadil Hoxhën me partizanë, më 1941-1943, Turjaka e kanë gjuajt me pushkë në livadhe Përereke e nuk i kanë lënë partizanët “komunistët sllavë” me hy në Turjakë.
Ata, pasi i kanë lënë kapuçat nëpër livadhet me baltë e, kryet e kanë pshtua, kanë shkua në Damanek te Kadri Minushi e ai iu prente dashin.
Për “veteranet e luftës”, turjakasit që ka dashtë Zoti e nuk janë shumë, sigurisht do të flas herave tjera.
E tash po e vazhdoj pakëz për vehten e pastaj për të tjerët, për shkakun e vetë se nuk kishte shkollë afër Turjakës, unë i nderpreva ”studimet” . Shkolla fillore, tëvjeqare më e afërme ishte në Kijeve, 5 orë ose Malisheva, 4 orë, shkuarje e ardhje, në të dy drejtimet.
Kur u hapën paralelet e para të pesta në katundin Lubizhdë, më 1966, aty ku i kisha krye 4 klasët e fillores, katund që nuk ishte më larg se 3, 5 km. unë fillova përsëri pas dy vjetëve “pushim” si barinj. Ishte gjenerata e parë, që shkolla hapej për disa fshatra e katunde.  Përveç nxënësve të Lubizdës, shkonin edhe fëmijët e katundit Mirushë, afër Malishevës, Damanek, Bubël, Qypevë, lagje në mes të katundit Bubël dhe Damanek dhe Turjakës.
Në shkollën e Lubizhdës vinin edhe disa fëmi të lagjeve të largëta të Panorcit, të Carravranës dhe të Vll. Drenofcit, (e mbaj mend djalin e Feriz e Krasniqit, Florimin  …..) .
Si fillorist, pra isha gjenerata e parë por po at vit, viti 1970/1971, u hapën klasët e para të gjimnazit në Malisheve. Edhe këtu i vazhduam mësimet me Jakupin … si gjenerata e parë, gjimnazistë.
Kur na e mbyllën gjimnazin në Malishevë, pushteti i athershëm që ishte vendosur padrejtësisht në Rahovec, për afro 45 fshatra e lagje të Llapushës, unë i vazhdova studimet, me qëllim thash studimet në gjimnazin e Kijevës, tash si gjenerata e dytë dhe, shkurt pasi kreve studimet e mesme dhe diplomova me notë shkëlqyeshën, vijova studimet në Letërsi, në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, si student i gjeneratës së tretë.
Sa mbaj mend, unë isha turjakasi i parë që me një trastë baltë Turjake shkova në Prishtinë dhe i kreva studimet Univerzitare për Letërsi.
Ka pasur turjakas edhe para meje që kanë kryer studimet por ata herët kanë ikur, familjet e tyre janë shpërngulur në Prizren e në Prishtinë, si Rexhep Zogaj, ish drejtori gjeneral i ish Rilindjes, Azem Asman Zogaj, nipi i Rexhepit, Shaip Sylymani ish drejtor i Bankës së Kosovës etj.
Zeqa, ishte vëllai i dytë por nga ne të katërt, sa ishim, ai punonte më shumë se gjithë të tjerët. I mbillte arat me grurë e me kallamoq. Mbillte edhe bastan (pjepra e shalqin), shkonte në malë për dru, në mulli me bluajt dhe… ishte çabani i ballicave bashkë me Salih Seferin, Isni Hamzën, Smajl Asmanin, Gani Shaqen, Zenel Sadikin, Hasan Sejdinë, Idriz Gjemën etj.
Zeqa muhabetin më të madh e kishte me Salih Seferin që ishin rritur bashkë.Të tjerët ishin më kopila, “sherra” e Zeqa ishte i pahile.
Zeqa punonte sa ne tre vëllezërit por ishte hallig e fatkeq. Disa herë e ka thye dorën dhe në fund të jetës, para se me vdekur, nga nevoja e kërkesat e kohës që kishte familja e ndërroi profesionin, qilte, hapte puse (bunarë) dhe nga kjo i erdhi edhe vdekja.
Vdekja e hershme, 40 vjeçare i erdhi nga djali i sh shokut më të mirë, Salih Seferi (dje e ka pasur 33 vjetorin e vdekjes, 9 dhjetor 1988) që ishte i mirë dhe dëshironte ti ndihmonte edhe të tjerët ani pse vetë kishte më shumë nevojë se i kishte “1 kerr  me fëmi”, tri qika, tre djem dhe babën e nënen, që jetonin me Zeqën në katund.
Zeqa, Salihi e Isnia shkonin edhe në shkollë bashkë. Në çdo klasë, që nga e para, rrinin nga dy vjet me një klasë. Ishin nxënësit më të dobët por dalloheshin me punë të tjera, edhe me mësues ata mahiteshin. Nëse mësuesi i pyeste diçka, ata, të tretë në vend të përgjigjes së drejtë, mësuesit i thonin:
Ali Hoxha e Hoxhë Alia.
Edhe në shkollë shkuan me vonesë dhe të gjithë nxënësit ishin më të rinj se Isnia, Salihi, Zeqa, Zenel Sadiku, Hasan Sejdia e Smajl Asmani.
Por Zeqa e Salihi ishin çabanë të mirë. Ata kurrë nuk janë ndarë. Me ta shkonte edhe Zenel Sadiki.
Në fund të vitit 1987, Zeqa hapte puse (bunarë) dhe për shkak të kushteve të vështira që i kishte Salih Seferi, Zeqa e merr një djalë te Salihit, Enverin, një haram që veç me gurë i gjuante pulat e huaja e besa edhe udhtarët. Enveri, me punua, s`ja donte shpirti prandaj Zeqa i thotë:
-Ti Enver rri në në breg e unë hy në bunarë. Unë i mbushi kofat me dhe e me gurë, e ti shprazi, vetëm e vetëm që ai ta ndihmoj babën e vetë, Salihin e ta largoj nga sherri e prapsirat që bënte Enveri. Enveri duke ia ngreh kofat me kanop nga fundi i bunarit, një kofë nuk mundet me e rrok dhe kofa plot me dhe e gurë i bjen Zeqës në krye disa metra poshtë. Zeqën e nxjerrin nga bunari por në rrugë për në spital, vdes.
Zenel Sadiku: M`ki hanger n`sy Zeqë.
Si barinj, sikurse edhe të tjerëve, çabat përveç lojrave si çaban, peta, poga, strinca, teze ata edhe janë mahitë e janë rrokur si “pelivanë”.
Zeqa edhe pse më halllig, Zenel Sadikin e rrxonte por ai nuk pajtohet. I thonte Zeqës:
-Zeqë me ke hanger nsy, hajde rrokëm edhe njëherë !
Po e përfundoj me një mahi të Zeqës për me e vazhdua në ditët e ardhshme me persona, herojnj e veteranë të tjerë të Turjakës.
Januz, Jemini t`ka bâ sukses!
Njëherë Zeqën e sheh Jemini, djali i Sahit Jeminit nga Mahalla e vogël. Jemini ishte kohanik me Januzin, djalin e axhës (ish kryetari i LDK-së për Malisheve, kandidat për kryetar, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe zv. Ministër i Tregtisë). Ai, kur ndahen i thot baca Zeqës:
Baca Zeqë, bëni të fala Januzit!
Kur vjen Zeqa në shtëpi kishte harrua fjalën të fala ”por i thot:
-Januz bac, Jemini t`ka bâ sukses!
Prap nuk arrita të flas për të gjithë por e vazhdoj herën tjetër e potikën, politikanët e partitë, i kemi “lënë”. Asman Cufa, një kusheri imi, turjakas që e kishin shpërngulur djejmtë në Fezijaj, kur vinte ne¨Turjakë, shmallej. Vetëm aty pushonte. Nëse kishte nevojë për “yzer”, ndonjë djalë i ri i afrohej dhe pasi ia afronte një palë zhage (këpucë të kqija), ngadalë e afër veshit i thonte:
-Baca Asman, a don ujë, me marrë tahret e ai i përgjigjej:
-Ja, tash jemi kulturua, veç letra pa përdorum në WC !
Vazhdon (me me Zeqën, dhe me Barinjët e bujqit, veteranët e Turjakës).

Marrë nga:
1. Januz, t`ka ba sukses Jemini.
Turjaka e Zatriqit, katund i njohur dhe i pasur, 27.01.2019
2. Emrat e maleve dhe bjeshkës së Turjakës
(Nga Revista Drini 24 Shkurt 2021)
3. Dëshirat dhe dyshimet e tiranses për Turjakën
19 QERSHOR 2018 NË ORA: 11:54
4. ”Martina ta marrt lulen e ballit”
Bota Sot 14 PRILL 2018 NË ORA: 13:13
5. ”Januz, sukses t`ka bë Jemini!”
Bota Sot, 19 PRILL 2018 NË ORA: 13:12

Malmö, 10 dhjetor 2021

Amerika jep mesazhin më të fuqishëm direkt prej Tiranës për kufinjt e Kosovës ! Ja çfarë do ndodhi …?

0
Gjatë një vizite në Shqipëri, ku është takuar me kryeministrin Edi Rama, mini.stren e Jashtme Olta Xhaçka, kryetarin e Partisë Demo kratike, Lulzim Basha dhe udhëheqës të tjerë, Escobari, i shoqë.ruar nga ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, temë diskutimesh e ka pasur edhe Kosovën, krahas atyre për politikën në Shqipëri. Krye.demokrati Lulzim Basha pas takimit me të ka potencuar se me zëvendës ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit ki.shin gjetur mirëkuptim për pa.cenueshmërinë e integritetit territorial të Kosovës
Përkrahjen amerikane për pacenueshmërinë e integritetit terri.torial të Kosovës e ka ritheksuar të enjten në Tiranë Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm për Ballkanin i De.partamentit amerikan të Shtetit.

Gjatë një vizite në Shqipëri, ku është takuar me krye.ministrin Edi Rama, ministren e Jashtme Olta Xhaçka, kryetarin e Partisë Demo kratike, Lulzim Basha dhe udhëheqës të tjerë, Escobari, i shoqëruar nga amba.sadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, temë diskutimesh e ka pasur edhe Kosovën, krahas trajtimit të çësh.tjeve aktuale politike në Shqipëri.
Mirëkuptimin Shqipëri-SHBA rreth kës.aj çështjeje e ka potencuar në një kon.ferencë pas takimit kryedemokrati Basha.

“Diskutuam për të gjitha çështjet e aktualitetit politik shqiptar, naty.risht edhe për situatën në rajon, me theks të veçantë, sigurisht për ato çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e shqip.tarëve dhe në veçanti me Kosovën. Këtu ia bëra të qartë z. Escobarit qëndrimin e Partisë Demokratike për pace.nueshmërinë e integritetit territorial të Kosovës, në përputhje me përkushtimet e ndërmarra sipas pakos Ahtisaari, që çojnë në pavarësinë e Kosovës dhe në përputhje me angazhimet që të gjitha shtetet që e kanë njohur Kosovën kanë në raport me integ.ritetin territorial të saj. Jam i kënaqur t’u raportoj se në këtë qëndrim që par.aqita, kam marrë mbështetjen dhe mirëkuptimin e plotë të zotit Escobar”, ka thënë ai.
E Escobari në konferencën pas takimit është përqendruar te luf.timi i korrupsionit në Shqipëri. Ka thënë se ai duhet të jetë një angazhim i vazhdueshëm i institucioneve shqiptare.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem në Tiranë, është vizita ime e parë në Shqipëri dhe më kanë rezer.vuar një mikpritje shumë të ngrohtë. Isha gjithashtu i lumtur që kisha mundësi të takohesha me opo.zitën dhe ata kanë shprehur angazhimin e tyre ndaj NATO-s, integrimit evropian dhe luftës ndaj korrup.sionit. Jemi gjithashtu të kënaqur që jemi pjesë e kësaj, për.fshirë dhe përpjekjet tona të forta kundër korrupsionit, si sanksionet. Por për ta kthyer këtë në realitet do të nën.kuptoj dhe kërkoj një përkushtim të fortë nga institucionet shqip.tare. Pres me kënaqësi të zhvilloj takime të tjera pasdite dhe gjithashtu pres me kënaqësi vijimin e marrë.dhënieve me PD-në, përfshirë takimin sa më të shpejtë të z. Bashës në Washington”, ka thënë ai.

Republika e Hashimit, Zajednica e Isës apo Republika e tretë e Albinit?!

0

Florim Zeqa

Marrëveshjet ndërkombëtare për Asociacionin të viteve 2013 dhe 2015 të nënshkruara nga dy ish kryeministrat e Kosovës (Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa), janë marrëveshje të plotfuqishme ndërkombëtare. Na pëlqeu apo s’na pëlqeu “Zajednica” u projektua në Beograd, u nënshkrua në Bruksel dhe u miratua në Kuvendin e Kosovës.

“Zajednica” e Isës dhe Hashimit, patate e nxehtë në duart e Albin Kurtit

Marrëveshja e parë, e 19 prillit 2013 e nënshkruar nga Hashim Thaçi është miratuar edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës. E dyta, e 25 gushtit 2015 e nënshkrruar nga Isa Mustafa, për shkak se Gjykata Kushtetuese e shpalli antikushtetues me shkelje të 23 neneve të Kushtetutës mbeti e pa aprovuar në Kuvend, megjithatë vlerëshmëria e saj mbetët e njëjtë tek ndërkombëtarët!

Edhe përkundër dëshirës së Isa Mustafës për ta shfajësuar veten për nënshkrimin e marrëveshjes së 25 gushtit 2015 për “Zajednicën” apo Asociacionin e Komunave Serbe (AKS), një gjë e tillë është e pamundur!

Ngase, për shfuqizimin e këtij vendimi nga ana e Kuvendit të Kosovës, siq po propozon Isa Mustafa, duhet që Lista Serbe të voton me 2/3 për zhvlerësimin e vendimit të Asociacionit, dhe pa e dhënë një miratim me këtë përqindje nga ana e deputetëve serb assesi nuk mundë të zhvlerësohet Asociacioni serb.

E njëjta gjë vlenë edhe për Albin Kurtin, i cili po mundohet ta anashkaloj çështjen e Asociacionit në dialogun e Brukselit. Obligimet ndërkombëtare në të cilat e kanë futur Kosovën qeveritë paraprake, jo qeveria e Albin Kurtit, por asnjë qeveri tjetër nuk mund t’iu ikë obligimeve ndërkombëtare pa pasoja fatale për shtetin e Kosovës, per shkak se Kosova ka marrë zotime për zbatimin e marrëveshjeve të Asociacionit edhe në marrëveshjen e Washingtonit në fund të vitit 2020.

Pendesa e vonuar e Isa Mustafës, hipokrizi e kulluar

Të gjithë kemi të drejtë t’i bëjmë presion Albin Kurtit që të mos e pranoj Asociacionin, por këtë të drejtë nuk e ka Isa Mustafa ish-kryeministër i Kosovës dhe ish kryetar i LDK-së, nënshkrues i marrëveshjes së asociacionit të komunave në ditën e 25 gushtit 2015, i cili po kërkon me ngulm nga Albin Kurti që të merr vendim të shpejtë dhe të prerë lidhur me këtë çështje, që ua la në dorë si patate të nxehtë të gjithë kryeministrave pasues.

Kjo lojë plot hipokrizi e monstrumit politik i cili pasi është liruar nga përgjegjësia politike dhe institucionale, fajësinë dhe gabimin e vet historik, po mundohet ta hedh tek pasuesit e tij, duke i akuzuar për papërgjegjësi dhe paaftësi politike për dhënjën fund të çështjes së asociacionit serb.

Pavarësisht epilogut të Asociacionit, prokuroria e Kosovës duhet të ngritë aktakuzë për tradhti shtetërore, ndaj atyre që nënshkruan marrëveshje, të cilat e cenojnë sovranitetin dhe rrezikojnë shkatërrimin e shtetit në plotni!

Marrveshjet e nënshkruara në Bruksel, ajo e 19 prillit 2013 dhe 25 gushtit 2015, e kanë futur edhe legalisht Serbinë brenda Kosovës. Prandaj, e ka të vështirë, do të thoja të pamundur Albin Kurti t’i bind serbët e veriut (mbarë Kosovës) që ta pranojnë Republikën e Kosovës si shtet të tyre!

“Zajednica” kancer për shtetin e Kosovës

Nënshkrimi i marrveshjes së 25 gushtit 2015 nga Isa Mustafa është goditja më e rëndë për shtetin e Kosovës në këto 22 vjetët e fundit.

Me këtë marrëveshje AKS do të ketë kompetenca ekzekutive, do të ketë president, zëvendës-president, kuvend, stemë, flamur. AKS do të financohet dhe kontrollohet drejtëpërdrejt nga Serbia, do të ketë kompetenca të gjera ekzekutive dhe lidhje direkte me Serbinë.

Zajednica” nuk është OJQ, siq po mundohen ta minimizojnë rolin e saj liderët e dështuar politik të Kosovës. Zajednica shënon kurorëzimin e ndarjes etnike të territorit të Kosovës, duke e lënë këtë të fundit (Kosovën) pa Republikë e në fund edhe pa shtet me perspektivë zhvillimore.

Negociatorët matrapaz, pamëshirshëm dëmtuan pavarësinë e vendit të tyre, rrënuan rendin kushtetues dhe juridik të vendit. Tani pas marrëveshjeve të fundit do t’ju vie radha ndryshimeve kushteuese ashtu siq ndodhi me “Specialen”, pra “Zajebnica” e shtetit të Kosovës do të futet edhe në kushtetutë.

Për “Zajednicën” antikushtetuese, antishtetërore dhe antikombëtare e futur në marrëveshje ndërkombëtare, të miratuar nga deputetët shqiptarë në Kuvendin e Kosovës edhe pse nuk është fajtorë, Albin Kurti me prolongimin e kësaj çështje mund të bëhet përgjegjës për zgjatjen e vuajtjve të qytetarëve të getoizuar.

Agresioni politik i Serbisë ndaj Kosovës vazhdon edhe pas “Zajednicës”

Serbia nuk do të ndalet me kaq, agresioni politik i saj do të vazhdon tutje, ndikimi i kontrollit ekonomik dhe politik i shtetit serb ndaj Kosovës do zgjerohet akoma më shumë. Pas kësaj marrëveshje, liderët e shtetit seb nuk do të kenë më nevojë të kërkojnë “leje” nga autoritetet vendore për hyrje në Kosovë, ngase atë ua garanton “Zajednica”.

Produket dhe mallrat nga Serbia do të hyjnë lirshëm, të papenguara dhe pakontrolluara nga askush në Kosovë, por jo edhe të kësaj të fundit në drejtimin tjetër, ngase këtu nuk bëhet fjalë për marrveshje reciproke.

Tani e tutje, jo vetëm në veri, por edhe në brendi të vendit, në komunat dhe vendbanimet serbe do të vendosen mbishkrimet ne çirilicë “Republika Serbija” së bashku me flamujt e shtetit serb, pra do të kemi minishtet serb brenda shtetit të Kosovës.

Neve shqiptarëve si ngushëllim na ka mbetur vetëm nocioni “Republikë” me flamurin lara-lara, i cili nuk simbolizon asgjë nga identiteti ynë kombëtar.

Pas 25 gushtit 2015 Kosova më nuk i ngjet një shteti të pavarur, për më tepër i ngjetë një territori multietnik poashtu me sovranitet multietnik sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në këtë prizëm ishte edhe paraqitja e fundit e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në mbledhjen e Këshillit të Stabilizim-Asocimit në Bruksel me fusnotë, KOSOVO* e jo me emrin kushtetues Republika e Kosovës! Na mbetët të presim përfundimin e dialogut me Serbinë, për ta nxjerrur konkludimin përfundimtar të shtetit të Kosovës; Republika e Hashimit, Republika me Zajednicën e Isës plus apo Republika e tretë e Albin Kurtit?!

Nëse Albin Kurti arrinë që ta përmbyllë dialogun me Serbinë pa Asociacion të komunave serbe, do të hyjë në histori si lideri më i suksesshëm i shqiptarëve në shekullin 21, në të kundërtën rrezikon të përfundojë karrierën politike pa e lënë gjurmë pozitive në politik-bërjen kosovare të këtyre 3 dekadave të fundit.

Imazhi flet vetë

0

Sali Bytyçi , Prishtinë

(Reflektime)

Imazhi i një njeriu, i krijuar me vetëdije apo pa pjesëmarrjen e vetëdijes, shpërfaq atë që njeriu është në brendinë e vet.
Njeriu është modeli që do të bëhet. Dhe modelin jo rrallë njeriu e sheh në moshë shumë të re, ndoshta pak vjet porsa ka filluar të flasë, ama kur e përbrendëson një model, atëherë gjithë jetën është rob i atij modeli.
Marrim dy shembuj: Dukagjin Goranin dhe Migjen Kelmendin.
Të dy nga qyteti i Pejës, ndoshta të dy të rritur në Prishtinë!
Për të dytin do të flas një ditë tjetër, sot shkurt për të parin.
Imagjinojeni Dukagjinin e ri, në banesën apo shtëpinë luksoze, të pajisur me Tv të shtrenjtë, që sheh çdo ditë filma serbë e jugosllavë. Përveç filmave sheh edhe emisione serbe për fëmijë. Lexon edhe letërsi serbe dhe gjithnjë e më shumë mishërohet me botën serbe, do të bëhet si ata. Shihini portretet e krijuesve serbë të shekullit 19 e 20, shiheni edhe fytyrën e Dukagjinit! Shihjani syzet si i mban Dukagjini dhe shihini syzet si i mbajnë ata shkrimtarë! Pastaj shihja edhe shikimin si e ka! Shihja flokët si i mban! Shihja lëvizjen e kokës! Me vetëdije apo pa, modeli është serb.
Kur t’i shihni të gjitha këto, pastaj shiheni si flet, shiheni si rezonon, dëgjojeni me çfarë gjakftohtësie flet për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që në esencë është themel për një Republika Srbska brenda Republikës së Kosovës! Me vetëdije apo pa të, Dukagjini gjithnjë është në anën e serbëve.
Futeni Dukagjinin në mesin e 100 serbëve, nga pamja që ka, a mund ta dallojë kush që aty është një njeri që nuk është serb? Dikush mund të thotë se pamjen ia jep Zoti! Tani bëjmë një provë tjetër: Përmblidhini mendimet e 99 serbëve për Kosovën, i 100-ti të jetë mendimi i Dukagjinit, a mundet dikush të gjejë një mendim ndryshe ndër ato 100 mendime? Jo. Nëse përgjegjës për imazhin e Dukagjinit është Zoti, për mendimet e tij kush është përgjegjës?!
Për ta thjeshtuar pak çështjen e imazhit, po e japim një shembull:
Shkoni një të premte në xhami, shikojini njerëzit që janë mbledhur aty për të falë xhumanë: pa i njohur fare dhe edhe pa i pyetur, do të dallosh qartë kryesisht dy imazhe: ata të orientimit islamik turk dhe ata të orientimit islamik arab. Dallimi shihet në fytyrë, në veshje, po edhe në ecje. Dhe të gjithë janë shqiptarë.
Ndonëse pak më të dukshëm po edhe të sofistikuar janë individët e orientimit proserb. Këta të fundit nuk i gjen në xhami, dhe një ditë, këta i gjen në kanalet televizive pothuaj çdo mbrëmje, këta janë shumica e analistëve të televizioneve të Prishtinës. Mos përtoni, për një moment mbylleni veshët, sepse tani i keni mësuar përmendësh të gjitha ato që i thonë, po shiheni pamjen e tyre!