Kreu Blog Faqe 1461

Shkrimtari Florim Zeqa i shkruan letër të hapur kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

0

Florim Zeqa, shkrimtar, Itali

Reformone partinë, kthene besimin e elektoratit!

  • Letër e hapur kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku

Ideja e kësaj letre të hapur publike më lindi pas një thënje dykuptimëshe të kryetarit aktual të LDK-së, Lumir Abdixhikut, po e citoj; “Unë nuk e dëmtojë asnjëherë LDK-në, e ruaj si shtëpinë time”! Pa e ditur motivin e kësaj thënje të kryetarit të LDK-së, në mendje më erdhën qindramijëra anëtarë besnik të LDK-së rugoviane, të cilët me dashuri të madhe e ruajtën amanetin e Ibrahim Rugovës, tri shkronjat e arta LDK.

Nëntë muaj të humbura për LDK-në

I nderuari kryetar i LDK-së, Lumir Abdixhiku, momentumi kohor në të cilin ju u zgjodhët kryetarë i katërt më radhë i partisë së parë politike shqiptare në hapësirat politike ballkanike, ju obligon të jeni të matur në deklarata publike dhe më konkret në veprime praktike.

E themë këtë për faktin se LDK-ja nuk ka më kohë për të humbur me eksperimente politike, kërkon veprime energjike në reformimin dhe konsolidimin e brendshëm strukturor, me organizimin e kuvendeve zgjedhore nëpër të gjitha degët, nëndegët dhe aktivet, pavarësisht rezultateve të fundit të zgjedhjeve lokale.

I nderuari kryetar Abdixhiku, edhe pse kanë kaluar nëntë (9) muaj nga koha e mbajtjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor të LDK-së të 14 marsit 2021, në të cilin ju u zgjodhët kryetarë i partisë (me mandat dy vjeçar), nuk ndodhi asnjë iniciativë e juaja për reformim të partisë!

Për të mos u ndalur në mënyrën e ardhjes së pararëndësit tuaj (Isa Mustafa) në krye të LDK-së, edhe ai kishte ardhur me premtimin për reforma në LDK. Mirëpo, jo që nuk i bëri asnjëherë reformat në subjektin që e sundoi për 11 vjet rresht, e katandisi siq është më së keqi. Nga një parti solide dhe prijetare të proceseve politike dhe të zhvillimeve demokratike e ktheu në patericë të partive tjera, përderisa në zgjedhjet e fundit parlamentare e solli LDK-në buzë greminës me vetëm 12 %.

Nuk ka pasur sesi të përfundonte ndryshe, kur nga ardhja në krye të LDK-së e pararëndësit dhe mentorit tuaj politik Isa Mustafa, elektorati i LDK-së nuk e shijojë asnjëherë kënaqësinë e fitores, por vetëm dëshprimin e humbjeve të njëpasnjëshme.

Mirëpo kjo situatë nuk e shqetësonte aspak humbësin serik e të gjitha zgjedhjeve! Pse ta shqetësonte, kur humbjet e partisë i kthente gjithnjë në fitore personale duke iu bashkangjitur në pushtet partive rivale.

Kësisoji Isa Mustafa duke e krijuar një grup të fuqishëm klientelist rreth vetes nga humbës serik të zgjedhjeve, përmes kontrabandimit të besimit (votës) të elektoratit besnik rugovian ktheheshin në pushtetarë të gërditshëm dhe neveritshëm për qytetarët e vendit.

E njëjta situatë ka ndodhur dhe ende po vazhdon të ndodhë edhe në nivelin lokal, ku humbësit serik të zgjedhjeve për interesa personale i vardisen secilës parti që vjen në pushtet në nivelin komunal, duke e lënë në harresë elektoratin e zhgënjyer dhe thyer shpirtësisht.

I nderuari kryetar Abdixhiku, nëntë (9) muaj nga ardhja juaj në krye të LDK-së nuk janë shumë, por edhe nuk ishin pak për të filluar reformimin e LDK-së.

I humbe 9 muaj pa bërë asnjë hap para në drejtim të rimëkëmbjes politike të LDK-së.

Rezultati i zgjedhjeve lokale meritë e kandidatëve

Pas debaklit të pësuar në zgjedhjet parlamentare, rezultatet e zgjedhjeve lokale në dukje të parë janë një infuzion i mirë për imazhin e LDK-së, por nëse i analizojmë me kujdes rezultatet në komunat e mëdha, atëherë ky rezultat nuk është edhe aq impresionant dhe shpresëdhënës për LDK-në siq ju e proklamoni në vazhdimësi!

E vetmja fitore e madhe dhe e pastër si loti është ajo e Gazmend Muhaxherit në Pejë. Fitorja e Prishtinës në balotazh nuk erdhi si produkt i fitores së kandidatit Përparim Rama, por si hakmarrje e partive të tjera ndaj LVV-së, këtë e dëshmon rezultati i raundit të parë të zgjedhjeve në Prishtinë, e cila u përmbysë në balotazh me ndihmën e partive tjera.

Humbja e komunave të mëdha si Mitrovica, Prizreni, Podujeva, Ferizaji, Gjakova dhe Gjilani në asnjë rrethanë nuk kompensohen me fitoren e Prishtinës. Sikur të mos ndodhte humbja e z. Arben Vitia në Prishtinë, përseri LDK do të mbetej në margjinat e fitores në zgjedhjet lokale sa i përket fuqisë elektorale në nivel vendi.

Për këtë arsye, i nderuari kryetar Abdixhiku, rezultati i zgjedhjeve lokale nuk është kriter matës i punës tuaj si kryetarë i LDK-së, por është meritë e sukseseve të kryetarëve komunal të cilët me punën e tyre i kanë bërë për vete qytetarët në komunat e tyre.

Fillo reformat përmes kuvendeve zgjedhore e jo të emërimeve nga lartë

I nderuari kryetar Abdixhiku, nëse e keni me gjithë mendje deklaratën tuaj “Unë nuk e dëmtojë LDK-në, e ruaj si shtëpinë time, atëherë pa humbur kohë duhet të filloni me zgjedhjet e brendshme në LDK nga baza elektorale, nga poshtë-lartë, gjegjësisht me mbajtjen e kuvendeve zgjedhore, të lira dhe transparente në secilën degë, nëndegë dhe aktiv të LDK-së pavarësisht rezultatit zgjedhor.

Pra, zgjedhjet e brendshme janë testi i parë demokratik për ju e jo zgjedhjet komunale! Duhet të dëshmoheni para elektoratit rugovian të LDK-së se jeni duke ndjekur frymë tjetër me atë të Isa Mustafës, ndryshe nuk funksionojnë më maskaradat mashtruese me mbajtjen e kuvendeve zgjedhore të orkestruara nga lartë.

Nuk duhet të ketë më kuvende zgjedhore nëpër degë me nga një kandidat për kryetar sikurse deri më tani, nuk duhet të ketë më ndërhyrje nëpër nëndegë se kush duhet të zgjedhet për kryetar nëndege apo delegat për kuvendin komunal, por duhet t’iu ipet hapësisë të gjithëve që dëshirojnë ta sfidojnë veten me kandidaturat e tyre nga aktivet, nëndegët dhe degët…, i fundit duhet të mbahet Kuvendi qendror i LDK-së në Prishtinë me përbërje krejtësisht të re, e cila pa asnjë llojë ndikimi apo presioni duhet të zgjedhë strukturat e reja drejtuese të partisë në mënyrë transparente, të lirë dhe demokratike, filluar nga Këshilli i Përgjithshëm, kryesia dhe kryetari i ri i partisë.

Vetëm në këtë mënyrë mund ta bindni elektoratin se jeni në rrugë të mbarë të ruajtjes dhe forcimit të LDK-së. Reformimi i partisë dhe kthimi i besimit në elektorat bëhet duke i ofruar rrethë vetës figurat themeltare, aktivistët dhe veprimtarët e devotshëm të LDK-së, duke iu dhënë hapësirë veprimi aktivistëve dhe veprimtarëve që e mbajtën mbi supet e tyre barrën e organizimit të aktiviteteve të LDK-së në këto 3 dekadat e fundit, të cilët edhe në kohët më të vështira i qëndruan besnik amanetit të tri shkronjave të arta LDK. Ndryshe, çdo ikje nga vlerat dhe amaneti i figurave themeltare e dëmton LDK-në dhe ulë kredibilitetin tuaj si kryetar i partisë.

Prandaj, nëse me të vërtetë e doni LDK-në siq e thoni në deklarata publike, atëherë i nderuari kryetar Abdixhiku demonstroje në vepër e jo më fjalë dhe atë jo më largë se në ditët e para të janarit 2022. Për shkak se çdo vonesë në këtë drejtim do të jetë e kushtueshme për LDK-në, për shkak se zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare mund ta zënë të papërgatitur LDK-në e fragmentizuar pas 14 shkurtit 2021.

Hapni rrugë ndryshimeve substanciale në LDK

Lideri i ardhshëm i partisë i dalë nga zgjedhjet e rregullta, të lira dhe demokratike duhet të jetë një figurë unifikuese, i pranueshëm nga të gjithë, simbol nxitës për kthimin e të gjithë të larguarëve nga ky subjekt politik.

I nderuari kryetar Abdixhiku, reflektimi i juaj pozitiv si kryetar partie, i kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm për reformimin dhe konsolidimin e partisë, gjegjesisht për hapje rrugë të ndryshimeve reale dhe substanciale, do të thotë hapje rrugë atyre që e kanë dijen, vullnetin dhe guximin për ta kthyer besimin e elektoratit në subjektin e traditës demokratike, për ta kthyer LDK-në rugoviane një herë e përgjithmonë kah vlerat e saj themeltare.

Caktimi i një grupi punues nga figura unifikuese, nga veprimtar të devotshëm dhe të dëshmuar të frymës politike rugoviane për përgaditjen e zgjedhjeve të rregullta dhe demokratike brenda partisë, do të krijonte kushtet për një proces të rregullt zgjedhor në LDK, do të hiqte të gjitha dilemat për mundësinë e ndikimit të liderit në caktimin e kandidatëve nëpër forumet e reja të partisë.

Vetëm mundësia e shprehjes së lirë të vullnetit të elektoratit dhe reformimi i thellë nëpër aktive, nëndegë dhe degë do të garantonte kushtet për krijimin e një bazamenti të shëndoshë dhe qëndruseshëm, të pastër dhe prospeures të LDK-së, për të qenë e gatshme të dali në ballafaqim me elektoratin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të rregullta apo të jashtëzakonshme qofshin ato.

Ka ardhur momenti i fundit që LDK-ja të reformohet dhe freskohet me kuadro të reja, të përgaditura dhe të specializuara, me veprimtar të orëve të para të LDK-së si në Kosovë dhe gjithë andej vendeve evro-perëndimore, të cilët janë të gatshëm në mënyrë vullnetare të  kontribuojnë edhe një herë për të mirën e vendit sikur në vitet e ’90-ta, pa asnjë kompensim material, pa asnjë ambicie pushteti apo privilegji shtetëror, për t’ju treguar dezertorëve dhe mercenarëve, mashtruesve dhe matrapazëve, karrieristëve dhe lakmitarëve të pushtetit sesi punohet për shtet dhe atdhe pa llogaritur në poste dhe privilegje personale.

LDK-ja dhe Rugova për shqiptarët janë dy simbole të shenjëta të historisë së re të Kosovës, të papërseritshme, të paharruara dhe të pashlyerara në kujtesën historike të brezave.

LDK-ja rugoviane është vlerë dhe pasuri kombëtare, është vetë historia dhe gurthemeli i shtetit të Kosovës. Andaj, mbrojtja e kësaj vlere kombëtare është obligim i secilit prej nesh, qoftë ai anëtarë apo mbështetës i filozofisë politike rugoviane, pra edhe i juaji kryetar Lumir Abdixhiku.

Në fund, i nderuari kryetarë Abdixhiku, urojë që të mos i përseritni më dy gabimet që i bëre në fillim të drejtimit të partisë me shpërblimin e dy figurave që e sollën LDK-në në kuotat më të ulëta historike, përkatësisht me shpalljen “Kryetar Nderi” të shkatërruesit të LDK-së (Isa Mustafa) dhe shpërblimin që i bëre me sigurimin e kuorumit në Kuvend abuzueses dhe mashtrueses së dekadës (Vjosa Osmanit) e cila i dërgojë mbi 100 mijë vota të LDK-së në taborrin tjetër!

Me respekt e dashamirësi: Florim Zeqa    

Orsago (TV-Itali) 

12.12.2021

Imazh, poezi nga Shqipe Bytyqi

0
Prek
kufinjët e kohë-hapsirës
kërkoj njësinë e tyre matëse
lutem, veç porta e botës së errët
t’mos hapet
Fundja, secili arrinë
jo tjeter, veçse aty ku ka vendin
shoh si mendimet e mija, veprat e mija
kthehen në gjykatës
nē gjykatës kthehen…
Ti vazhdon
dobësitē tua
n’tjetrin ti projektosh
Të përgjëroj
shih veten në mua
i hollë është ai pé kalues
i një fillimi të ri
I hollë shumë…
Zgjohem
ah, ky vēllai i vogël i vdekjes
gjumi…

Deklarata e Aleksandar Vulin për Reçakun, le t‘ju kujtoj të gjithë atyre që mbështesin idenë për “Ballkanin e hapur”

0

Nga: Shqipe Bytyqi, Saint Gallen, Zvicër

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin ka provokuar sërish duke thënë se masakra ndaj civilëve shqiptarë në fshatin Reçak në Kosovë, më 1999 ka qenë “një gënjeshtër e madhe dhe një falsifikim i tmerrshëm”.
Kjo deklarate le t‘ju kujtoj të gjithë atyre që mbështesin idenë për “Ballkanin e hapur” që një ditė jo shume tė larget (mos e dhashte Zoti) ky skenar mund te perseritej ne Durres, ne Shkoder apo ne Vlorë!
Le t‘ju kujtoj, tė gjithëve, qe gjitha kombet qe paten bashkėjetuar me serbet mbrenda Jugoslavise, arriten te shkeputen prej tyre vetem me lufte dhe shume humbje njerzore dhe materiale. Duhet te jesh shume naiv politik ose tradhetar, te shpresosh ne bashkejetese me Serbinë!
Drejtësi për shpirtërat e shqiptarëve te masakruar!
S‘ka Jugosllavi te dyte!

Vendim i duhur i Qeverisë

1
Prof. Bajram Binaku, Pejë
Qeveria e Kosovës paska nxjerrë një vendim, i cili do të pret aprovimin nga Kuvendi i Kosovës.  Fjala është për plotësimin e ligjit mbi deklarimin e pasurisë. Me këtë ligj, qe do të aprovohet nga kuvendi, në listën e deklarimit të pasurisë do të futën edhe profesorët e mjekët, qe punojnë në institucione publike.
Në Kosovë kemi shumë punëtorë, sidomos nga shëndetësia, të cilët punojnë, në nivelet shëndetësore primare, sekondare dhe terciare dhe qe mbajnë një punë.të dytë apo të tretë, në klinika të tyre private, apo të angazhuar nëpër ente tjera private shëndetësore. Para disa vitësh, ishte iniciativa, qe punëtorët shëndetësorë, nëpër institucione publike nuk mund të mbajnë njëkohësisht 2 vende pune, pra të kenë sherbime private dhe njëkohësisht të jenë të punësuar në ato publike.
Kjo iniciativë nuk u realizue, për shkak të ndikimit të madh, qe kishin kuadrat shëndetësore në politikë. Tani ka mundësi të realizohet një ide e tillë. Mendoj, qe vendimi i fundit i qeverisë, ka të bëjë me fitimet e mdha monetare nga profesorët e fakulteteve dhe specialistëve të fushave mjekësore, në mënyrë të jashtë ligjshme.
Profesorët, gjatë këtyre viteve, duke shpërfillur ligjet në fuqi, kanë kontrabandue nota, diploma e tituj universitarë në kembim të parave të majme, duke krijuar pasuri të luajtshme e të paluajtshme të pa verifikueshme ligjërisht. Poashtu mjekët, përveç se kanë keqpërdorur orarin e punës, materiale nga institucioni shëndetësor, ata në të shumten e rasteve nuk kanë paguar tatimin e vlerës se shtuar për sherbimet private. Një inqizim i organeve, në ambulantat private kushton mesatarisht 20 euro, plus kontrolla dhe ndërhyrje tjera ambullantore; pacienti mund të paguaj rreth 60 euro mesatarisht. Një ortoped privat, pasi kishte konfirmuar terminet kishte kontrolluar 60 pacientë në ditë. Njëri, qe ka shtepinë në lagjen time, shkon me termin për kontrollë të ky mjek, ortoped; kishte babanë e sëmurë me almaizher dhe nga sheqeri. I duhej ta bënte një ndërhyrje kirurgjike të ortopedi, për babain. Mjeku i kishte refuzuar kontrollin, edhe pse klienti do ti paguante dhe kishte caktuar terminin
 Vetëm ortopedi e di se sa ka fituar atë ditë.
Për sherbimet private duhet të ketë kuota pagese, sepse të sëmuarit, po paguajnë çmime të larta, ndërsa sherbimet nuk u bëhën në nivelin e duhur, sipas pagesës. Sot, qytetari e di, se shumë nga materialet e barnat esenciale i posedon mjekësia, po ato nuk bijnë në destinacion të pacientëve. Shumë nga kuadrat mjekësore, pas orës 12 nuk gjenden në vendin e punës.
Shperdorimi i detyrës, në Kosovë është trend i ngulitur, qysh nga fillimi i çlirimit; euforia, lakmia e morali i futi këto shprehi të këqia në qenien tonë të brishtë! Këto vese duhet ti heqim, nese jo, ligji duhet të veprojë. Një rrëfim i shokut tim me bindi, se ligji mbi prejardhjen e pasurisë duhet të jetë i përgjithshëm dhe  të vlejë për gjithë popullatën. Në një bisedë qe kishte pasë, ky me një mik të tij, miku i kishte tregue se djali i kishte blerë veturën, qe kishte kushtue 80000 euro. Kur, ky e kishte pyetur, se ku i punonte djali; miku i’u kishte përgjigjur:”askund”!
Këto, pra janë anomalitë tona, qe po na çmendin. Qytetari jonë, merr “social” , ndërsa vozitë veturë të shtrenjët; merr penzion veterani, ndërsa punon në kompaninë private, pa u lajmërua në entin e caktuar, duke u ikur obligimeve tatimore. Secila firmë, qe kam hulumtuar, ka punëtor, qe punojnë në shpërputhje me ligjin. Unë përshëndes veprimin e sotëm të qeverisë për vendimin e nxjerrur, për deklarimin e pasurisë se kuadrit mësimor e shëndetësor.Ky vendim meriton të aprovohet në kuvendin e Kosovës, po dhe njëkohësisht të aplikohet e mos të mbetët vetëm në letër.

Kam bërë shumë për Kosovën e shqiptarët, por kurrë nuk do të jetoja në Kosovë ku gjithë kohën dëgjohen çirrje të “e-zanit” arabisht!

0

Diana Rexhepi, gazetare nga Zagrebi

Nuk janë të gjitha këto bardh e zi për çka flitet dhe debatohet rreth shkrimit të Aurel Dasaretit (shkruar me 2 prill të vitit 2019), me titullin: “Zemra e mërgimtarit lëngon dhe vuan shumë në dhe të huaj “, të botuar në portalin Drini.
Kështu mendoj une. Qoftë edhe me kusht që ndoshta nuk kuptoj definicionin e sakt të termit “diaspora”.
Nëse me termin diasporë-a nënkuptohen vetëm ata që janë duke jetuar jasht vendit, shtetit ku kanë lindë, dhe nga ku janë të parët e tyre, dhe kanë shkue nga vendi, shteti në kohë e rrethana të ndryshme, që të fitojnë pare atëhere nuk i takoj atyre që emrohen dhe/apo i emron dikush si “diaspora”.
Une jetoj në Kroaci. Qyshkur i takoj asaj shtrese të qytetarëve të Kroacisë që janë shtresë e caktuar e klasifikohen si shtresë më të ulët për një jetë, ku kuptohet se ndonjëherë munden me qenë edhe të unët (uritur) dhe nuk kanë të ardhuna, pagë (rrogë) të rregullt. Por, nuk isha kthy në Kosovë, e njëkohësisht nuk mundem me thanë që jam asimilue në atë mënyrë se nuk jam e ndihem si shqiptare.
Jam shqiptare, rrjedhi nga Kosova. Prindërit dhe të parët e tyne janë nga Kosova. Kjo është fakt dhe i pa lëkundur. Me radhë nuk diskutohet. Por nuk kam drejt, ashtu mendoj, të kërkoj asgjë nga shteti i Kosoves. E as shtetësinë e saj. Sepse nuk i thej ligjet e shtetit ku jam, ngase neve që nuk jemi kroat me kombesi, nuk na lejohet të kemi dyshtetësi.
Por, edhe me na u leju me pasë dy nënshtetësi, për çka, hajt për çka me e marrë une shtetësinë e Kosovës? Për çka pra? Ndoshta me këtë akt i kisha dëftue dikujt që jam patriote?
Çka i bjen kjo me qenë patriot? Çka i bije?!
Të gjitha mundësitë që kanë eksistue këtu, e me luftu për Kosovën siç luftova une, i kam gjetë dhe i kam marrë dhe përdorue. Sipas asaj, merre ose leje, i kam marrë. Me dhjetëra demostrata publike ne Kroaci, në mediat kroate, e me vite me paramendim dhe për mue shumë e rëndësishme ka qenë thyerja apo neutralizimi i paragjykimeve tek qytetarët kroat për shqiptarët. Këtë e kam përceptu si obligim, sepse ishte obligim. Ka pas dhe konsekuenca, kuptohet. Sidomos me presidentin kroat dr Franjo Tugjman, e që këtu shumë nga kroatët ma kanë zanë si mëkat ngase, si janë deklaru edhe publikisht: “Diana Rexhepi ia ka shkurtue jeten”.
Ai ia ka shkurtu jetën vehtës me disa paragjykime të Tij dhe me një politikë raciste që i aplikoi ndaj shqiptarëve, sidomos ndaj studentëve shqiptarë që ishin në Kroaci, shumë nga ta ishin kah fundi i studimeve, e ai dhe administrata e Tij, mbas 8.tetor 1991., kur ndërprehen të gjitha lidhje administrative me Jugosllavinë nuk merr parasysh që studentët shqiptarë nuk kishin dokumente të tjera, perveç pasaportave jugosllave, sepse Kosova ishte e okupueme. Plus këtë luftë me të, me administrate te Kroacisë, por ia arrita, me fat dhe pëlqim nga Zoti, që asnjë student të mos përjashtohet nga Kroacia pa i përfundue studimet në Universitetin e Zagrebit. Ndoshta kjo duket se nuk është temë e këtij artikulli dhe qëndrimi, definicioni se çka është apo nuk është diaspora.
Por, mendoj që në këtë rast Pro apo Contra të kuptimit dhe përjetimit me radhë definicionit bardhe e zi “diaspora“, nuk klasifikohen aq rrept kësi fenomene apo ky fenomen. Kisha ba në të njejtën mënyrë të gjitha ato çka i kam ba, edhepse në një mënyrë ka pas ndëshkim për këtë, por e kisha ba të njetën gjë përsëri dhe për Kosovë dhe për shiptarët në Maqedoni, si dhe për ata të Luginës së Preshevës. Do ti kisha ba. Por, po e përsëris: Nuk e konsideroi këtë akt apo kësi akte si patriotizëm (pakëz me duket i përgjithesuem ky si term, e me radhë jo aq i qartë) dha asnjë herë vehten nuk e kisha rendit në kategori të patriotëve.
Nuk kuptoj çka i bjen ajo… patriot, patriotizëm. E nëse i bjen, sipas definicionit të sakt që patriotizmi nënkupton që kisha jetu në Kosovë, aq më pak nuk jam në kategori të patriotëve. Nuk kisha jetue në Kosovë, se nuk kisha mujt me dëgju 5 herë në ditë “e-zanin” në gjuhën arabe, 7 here në javë, 30 ditë në muaj, 12 muj në vit, e nga viti ne vit. Nuk kisha me mujt. Me asnjë kusht. Edhe me kusht që me ma afru pagën 10 apo 50 mijë euro në muej, njësoj për mue i bjen ajo shifër madje edhe me ma dhënë shtëpinë më të bukur, vozitësin që më kishte vozitë nga pika A deri në pikë B, kahmos, anë e mbanë Kosovës, Jo, nuk kisha me jetue në Kosovë.
Këtu në Kroaci i marr 900 kuna pagë në muej, (nuk e dij sa i bjen kjo shumë në euro), por më parë këto i pranoj, se të gjitha ato që i numrova, e në rast se do ti kisha ato privilegje në Kosovë, dhjetëra mijë euro, shtëpi, vozitsin, por si “dhuratë” me za (zë) gjuhën arabe, 5 herë në ditë, e 7 ditë në javë… me muj e me vite.
Nëse kjo quhet, emrohet si antipatriotizem, qe pra, tregonie vendin ku duhet me ardhë dhe pushkatomni!
Kaq pata për termin, kuptimin e fjalës “diaspora” shqiptare dhe për patriotizmin shqiptar. Pushkatomni! Por, ju lus që të më tregoni se ku duhet me ardhë për tu pushkatuar nëse eventualisht duhet pushkatuar kësi persona “antipatriotë shqiptarë.
Edhe një. Nëse dikund duhet me ardhë për tu pushkatuar … , ju them se nuk kam para për pagesën e biletës … Nuk kam në këto momente.
Pra, dikush duhet me e sponzoru ardhjen time në vendin e ngjarjes, vendin e pushkatimit të një antipatriotje shqiptare, e cila e pranoi që nuk qenka patriote shqiptare!

Kryeministri Kurti priti në takim kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi

0

Prishtinë, 11 dhjetor 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi.

Kryetari Arifi e falënderoi kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës për buxhetimin e 2 milionë eurove për komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

E kemi mirëpritur ndarjen e këtyre mjeteve edhe për faktin që për herë të parë jemi bërë pjesë e buxhetit të Kosovës, tha z. Arifi, duke shprehur shpresën se kjo shumë do të rritet vit pas viti.

Në takim u diskutua për problemet me të cilat po përballen qytetarët shqiptarë dhe z. Arifi shprehu shqetësimin për vazhdimin e shlyerjes së tyre nga regjistri civil.

Në Serbi ekziston ligji për shlyerjen e qytetarëve nga regjistri civil nëse nuk banojnë në adresat të cilat i kanë të paraqitura, por kjo shlyerje apo pasivizim, po ndodh në mënyrë selektive dhe nga kjo më së shumti pësojnë qytetarët shqiptarë.

Për ne ky veprim i politikës serbe paraqet tendencë për ndryshimin demografik të komunave me shumicë shqiptare, tha z. Arifi.

Teksa u shpreh mirënjohës për subvencionimin nga Qeveria të specializantëve që deri më tani ishin me vetëfinancim, z. Arifi theksoi problemin e mosnjohjes nga Serbia të diplomave të Republikës së Kosovës, që po e pamundëson punësimin e të diplomuarve dhe po nxit migrimin e profesionistëve në vendet perëndimore.

Kryeministri Kurti tha se në takimet që ka pasur në Bruksel me palën serbe, por edhe në të gjitha takimet e konferencat ndërkombëtare vazhdimisht e rithekson se për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë, duhet të zbatohet reciprociteti i të drejtave të minoriteteve në shtetet e rajonit.

Për çështjen e diplomave, certifikatave, patent shoferëve e lejenjoftimeve është duke u insistuar  në Bruksel, por Serbia vazhdon të refuzojë të njohë dokumentet zyrtare të Republikës së Kosovës.

Kryeministri theksoi se Qeveria e Kosovës do të jetë gjithmonë e hapur për bashkëpunim dhe për të ndihmuar banorët shqiptarë, dhe kërkoi nga liderët shqiptarë që t’i koordinojnë dhe t’i bashkërendojnë veprimet politike.

Në takim ishin të pranishëm edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, z. Hydajet Hyseni e z. Avni Dehari, dhe babai i aktivistit të vrarë të LVV-së, Arben Xheladini, z. Shaban Xheladini.

Takimi me z. Nagip Arifi është vazhdimësi e takimeve që kryeministri Kurti mban me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit për ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe shtimin e bashkëpunimit për avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

Urim i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptar “Trojet e Arbërit” me rastin e vendosjes së bustit të Monsinjor dr. Zef Oroshit në Lezhë

0

I nderuari familjar i Monsinjor dr.Zef Oroshit – Prend Gjoka;

I nderuar biograf i katër veprave enciklopedike për Monsinjor dr.Zef Oroshi –Tomë Mrijaj;

I nderuari dr.dom Nikë Ukgjini Famullitar i Kuklit-koordinator i këtij projekti;

I nderuar Kryetar i Klubit Letrar ” Ndoc Gjetja ” në Lezhë Viktor Gjikolaj

Shoqata e Intelektualëve shqiptar ” Trojet e Arbrit ” me gëzim e mori lajmin se më datën 13 dhjetor 2021 në Lezhën e Gjergj Kastriotit do të vendoset busti i priftit,atdhetarit,studiuesit dhe themeluesit të kishës së parë katolike shqiptare me emrin ” Zoja e Këshillit te Mirë ” që sot mbanë emrin ” Zoja e Shkodrës”  në Nju Jork.Jeta e Monsinjor dr.Zef Oroshit ishte një jetë e cila ishte e gërshetuar në mes të dijes ku u shqua si shkenctar, në mes të atdhetarizmit ku nuk iu dorëzua mortajes komuniste por doli në malet dhe shkrepat e Mirditës dhe me pushkë në krah e uratë në dorë e luftoi komunizmin bolshevik duke ju prirë qetave në Male të Mirditës krahas luftëtarëve të lirisë që udhëheqëshin nga Kapidan dr.Mark Gjon Marku,Kapidan Ndue Gjon Marku,Kapidan Llesh Gjon Marku dhe me pas nga Monsinjor dr.Zef Oroshi.Monsinjor Zefi gjatë tërë jetës se tij prej dritëjetës e deri tek dritëvdekja rrezatoj dituri, trimëri,humanitet dhe sakrificë.Ai ishte intelektuali dhe eurditi i cili tërë jetën e shkriu për Shqipërinë e me shqiptarët.Në Amerikë rrezatoj dritë duke e hapur kishën e parë katolike shqiptare ” Zoja e Këshillit te Mirë ”  në Nju Jork por edhe duke predikuar fjalën e Zotit tek shqiptarët e mërguar në Amerikë.Ai krahas fjalëve të Zotit nuk harronte asnjëherë që të predikoj edhe për lirimin e Shqipërisë nga mortaja e kuqe komuniste.

Shoqata ” Trojet e Arbrit ” tani e 18 vjet me radhë ka botuar në 20 veprat enciklopedike deri me tani disa studime shkencore që kanë të bëjnë me jetën dhe veprimtarinë atdhetare e fetare të Monsinjor dr. Zef Oroshit.Të përshkruara me një hollësi të mendjës dhe të pendës me aq dashamirësi dhe bestari nga atdhetari dhe publicisti Tomë Mrijaj.Toma ështe biografi i katër veprave shkencore për Monsinjor Oroshin. Ai gjithashtu ishte edhe kumar i Monsinjor dr.Zef Oroshit dhe njeriu me i besuar i tij në Amerikë. i cili i qëndroi afër deri në momentët e fundit të jetës së tij duke u kujdesur pas vdekjes së tij, që të mbledh dhe të botoj me një përkushtim të madh veprat e Monsinjor dr.Zef Oroshit,ku edhe vet e bëri financimin e këtyre veprave enciklopedike.

Të nderuar pjesëmarrës, 

Rikthimi i Monsinjor dr.Zef Oroshit në bronz në Lezhën e Gjergj Kastriotit është një fillim i mbarë që në të ardhmën të kthehën në bronz edhe shumë bashkëluftëtar të Monsinjor dr.Zef  Oroshit që ndanë rezistencën e përbashkët në malët e Mirditës kreshnike dhe heroike.Monsinjor dr.Zef Oroshi dhe bashkëluftëtaret e tij janë heronjët e vërtetë të shqiptarizmës.Për këta burra gjithmonë dielli ka lindur në perëndimin Evropian e jo në lindjen satanike.

Në emër të Shoqatës ” Trojet e Arbrit”  ju uron suksese të gjithë pjesëmarrësve të këtij akti ceremonial të vendosjes se bustit të Monsinjor Dr.Zef Oroshit në Lezhë!

 Mr.sc.Nue Oroshi kryetar  

Presidentja Vjosa Osmani, rreth deklaratave fashiste të Aleksandar Vulin-it rreth Reçakut dhe përgjithësisht gjenocidit që Serbia e ushtroi në Kosovë

0

Ish-zëdhënësi i gruas së kriminelit Millosheviq, me propagandë po përpiqet t`i ndryshojë faktet historike. E pamundshme dhe e paarritshme. Në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit. Ky fakt është i njohur dhe i dokumentuar botërisht. Tendencat e Vullinit shpërfaqin ambicien e Serbisë për ndryshimin e historisë, kjo përpjekje e kamotshme e këtij shteti në relacion me Kosovën.

Përpjekjet e tilla janë vazhdimësi e mendësisë së regjimit të Millosheviqit, nga e cila nuk po arrin të shkëputet Vullini si një besnik i tij. Mohimi i fakteve të luftës nëpërmjet rehabilitimit të kriminelëve të luftës është krim i përsëritur.

Por, e vërteta për Reçakun është me e fuqishme se çfarëdo propagande e Vullinit dhe bashkëmendimtarëve të tij. Ata mund të bëjnë filma, por në Reçak e anekënd Kosovës ka ndodhur një realitet që ka shpërfaqur qëllimin e shtetit serb për shfarosjen e popullit shqiptar në Kosovë. Pikërisht shkaku i Reçakut dhe masakrave të tjera, NATO ndërhyri ushtarakisht ndaj Serbisë dhe caqeve ushtarake të saj në Kosovë për ta ndalur mizorinë e një regjimi gjenocidal.

Më 13 dhjetor 2021, në Lokalet e Shoqatës së të Burgosurëve Politik të Kosovës në Prishtinë, promovohet albumi përmbyllës i 40 vjetorit 1981-2021

0
FTESË PËR 40 VJETORIN E 1981- 2021 
Syle Mujaj <mujajsyle@gmail.com>
Projekt i promovimit te Albumit të 40 vjetorit te 1981-2021
Ftesat e program për promovim te Albumit
Nën përkujdesjen e kryeministrit Albin KURTI
Vendi- SHBPK- SHOQATA E TE BURGOSURËVE POLITIK TE KOSOVES
Data-: 13.12.2021 Ora-: 16:00 h
PROGRAMI: Hapje me Aperitiv Moderatori:
Fillon me Këngën e Musli Kosumit: “Do te doja te dalë n`maje te Bjeshkës…” 16:00
Hapja nga Prof. Dr. Zymer NEZIRI:16:20-.
Fjalimi nga Kryeministri Albin KURTI: … 16.35-.
Kronologji e periudhës se mbyllur ne gjuhen angleze Prof. Dr. Sabri Kiçmari: 16.45-.
Kronologji e Kritik ne gjuhen Shqipe nga Prof. Dr. Sadri Ramabaja 16.50-. Fjalë Rasti nga te ftuar… 17.20-.
Nga dy- tri fjalë autorët e Albumit Hydajet Hyseni: Musli Kosumi, e unë Sylë Mujaj: 17.40-.
Mbyllja e programit e inaugurim ekspozitë me 40 vepra Burgu Përfundon më Këngen e Musli Kosumit “Trokitje ne Mur”
NDERIM TE 40 VJETORIT 1981-2021: Agim Aliçkaj,
Albulenë Haxhiu- Ministre e Drejtësisë,
Arberie Nagavci – Ministre e Arsimit, Don Shan Zefi,
Donikë Gërvalla-Ministre e MPJ,
Glauk Konjufca -Kryetar i Parlamentit,
Hajrullah Çeku Ministër i Kulturës,
Ilami Shala, Liburn Aliu – Ministër i Infrastrukturës,
Murat Jashari -Nderime për Familjen Jashari
Rozeta Hajdari – Ministre e Turizëm e tegeti
Shpresa Gashi- Soprano
Shukrije Ramadani. Konzull
NDERIME TE VEQANTA:
1. Agesa Toska: /KFOR CARABINIERI MSU/
2. Ahmet Jusufi,
3. Ali Lajçi,
4. Luan (Asllan) Dibrani,
5. Avni e Xhemile Dehari,
6. Bajram Kosumi,
7. Bardhyl Mahmuti,
8. Berat Luzha,
9. Enver Dugolli,
10. Fazli Shala,
11. Fleta Mujaj,
12. Gani e Xhemile Vlahna,
13. Gani Krasniqi,
14. Hamdi Hajdini, 15.
Isa Maloku,
16. Jeton Kelmendi,
17. Kastriot Haxhirexha,
18. Korab Blakaj,
19. Lirim Gashi,
20. Meriman Braha,
21. Muhamet Rugova,
22. Osman Kelmendi,
23. Ramadan Avdiu,
24. Ramadan Gashi,
25. Ramë e Lule Mujaj,
26. Resim Morina, Tv Malisheva
27. Reshat Nurboja,
28. Riza Demaj,
29. Salih Lajçi,
30. Salih Lukaj,
31. Salih Sefa,
32. Sejdi Veseli,
33. Selatin Maxhuni Novosella,
34. Skenderbeg Klaiqi,
35. Smail Smakiqi,
36. Shefik Sadiku,
37. Shpend Belegu, Pro Print Marketing, Comunication Agency,
38. Shqiptar Demaçi,
39. Tv RTK,
40. TvDukagjini,
41. Veton Mujaj: Syri i Vizionit,
42. Xhafer Murtezaj,
43. Xhevdet Ademaj,
44. Informim: FTESA për të gjithë ambasadoresh e konsujve me atashe te kulturës nga shtetet qe janë ne misioni ndërkombëtar ne Kosovën tonë
PËRGATITJET KONKRETE: Etiketat, Panon /Pllakati/ dhe identiteti e veprave: Pro Print Marketing, Comunication Agency Shpend Belegu : +383 49 402 500 Zerimi
30 ekzemplar te Albumi për 40 vjetorin e 1981 – ës nga Hydajet Hyseni e Sylë Mujaj 43 tituj te stampuar dedikuar punimesh qe ekspozohen
6 – Këngë Burgu nga Musli Kosumi
Vepra për ta nderuar promovimin me 40 vizatime Burgu nga Hydajet Hyseni e Sylë Mujaj
Me respekt e nderime Sylë Mujaj , Rr. “Qamil Morina” 22, 10000, Pejë, Kosovë, me tel., Whatsapp, Viber: + 383 49 758 563 E-mail: mujajsyle@gmail.com
P.S. – Ekspozita mbahet e hapur për vizitorët një muaj ditë, nga ora 09:30 h – 16:00 h, nga dita e hënë deri të premten.
Një ciceron në ekspozitë mbylljes se 40 vjetorit

Shkrimtari dhe piktori Sylë Mujaj, organizator i promovimit të albumit (1981-2021) dhe një ndër udhëheqësit e kryengritjes studentore të vitit 1981.

Gazeta amerikane (1929) / Urdhëri i Mbretit Zog për realizimin e reformës agrare : “Toka është pasuria më e madhe e Shqipërisë.”

0

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Dhjetor 2021

Burimi : The New York Herald, e diel, 27 janar 1929, f.3

“The New York Herald” ka botuar, të dielën e 27 janarit 1929, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me kërkesën e Mbretit Zog ndaj qeverisë shqiptare për të realizuar reformën agrare, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti Zog urdhëron reformën agrare në planin e politikës së tij

Lideri shqiptar thotë se do të kërkojë bindje.

I shkruan kryeministrit

 Modernizimi u shmang për të mos demoralizuar jetën në fshatrat malore.

(Nga The Herald dhe Herald Tribune Bureau.) Vjenë, e shtunë. — Mbreti Zog i Shqipërisë nisi sot një deklaratë politike në përputhje me premtimet e tij të mëparshme dhe gjithashtu tregoi se ai duhet t’i bindet.

Në një letër drejtuar Kryeministrit të tij, ai shpjegon projektet e tij, të cilat do të kulmojnë me një reformë të plotë agrare, me qëllimin kryesor për shpërndarjen më të drejtë të tokës.

Mbreti thotë se toka është pasuria më e madhe e Shqipërisë, se ajo duhet punuar me efikasitet dhe tërësisht, duke shtuar se aty ku është e pamjaftueshme për të ushqyer njerëzit, duhet të krijohen ndërmarrje industriale.

Pjesë të tjera të “dekretit” thonë se zyrtarët fajtorë për abuzime ose për shpërfillje të detyrës do të shkarkohen dhe Mbreti i paralajmëron zyrtarët e tij që të kuptojnë se çdo qytetar që vjen tek ata është një anëtar i kombit.

Duke treguar një dëshirë për të tërhequr kapital të huaj, Mbreti shpjegon se përfaqësuesve të ndërmarrjeve të huaja duhet t’u jepet shpejt çdo informacion i dëshiruar.

Mbreti Zog, megjithatë, me sa duket nuk dëshiron të modernizojë vendin e tij — ose të paktën shumë shpejt — sepse ai deklaron se traditat e vjetra duhet të respektohen, pasi braktisja e tyre mund të demoralizojë banorët primitivë të fshatrave malore.

 * Aurenc Bebja, Francë (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania): https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-amerikane-1929-urdheri-i-mbretit-zog-per-realizimin-e-reformes-agrare-toka-eshte-pasuria-me-e-madhe-e-shqiperise/.